218
Dr. Biljana Apostollska – Toshevska Dr. Aleksandër Stojmilov GJEOGRAFIA EKONOMIKE PËR VITIN III Drejtimi ekonomik, juridik dhe tregtar Teknik i ekonomisë

gjeografia ekonomike

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: gjeografia ekonomike

Dr. Biljana Apostollska – Toshevska Dr. Aleksandër Stojmilov

GJEOGRAFIA EKONOMIKE

PËR VITIN III

Drejtimi ekonomik, juridik dhe tregtarTeknik i ekonomisë

Page 2: gjeografia ekonomike

Autorë:Dr. Biljana Apostollska-Toshevska Dr. Aleksandër Stojmenov

Recensentë:Prof. Dr. Mitre Stojanovski, Fakulteti Ekonomik, ShkupStopan Stojmenov, profesor në ShFP “Aco Ruskoski”, BerovëSilvana Krzhovskea, profesoreshë në Gjimnazin “Josip Broz Tito”, Shkup

Lektor: Andriana Pavllova

Përkthyes:Bajram Selmani

Redaktor i botimit në gjuhën shqipe:

Prof. Dr. Rahim Imeri

Lektor:

Armira Kolari

Redaktor teknik:

Inxh. Goran Stojmilov

Botuesi: Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi: Grafi cki centar dooel, Shkup

Me vendim të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë të Republikës së Maqedonisë, nr. 22-5388/1 , të datës 13.12.2010 , lejohet përdorimi i këtij libri.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје911 . 3 : 33 (075.3)911 . 3 : 33 (497 . 7) (075 . 3)АПОСТОЛОВСКА-Тошевска, БилјанаЕкономска географија за III година : економска, правна и трговска струка : економски техничар / Билјана Апостоловска-Тошевска, Александар Стојмилов. - Скопје: Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2011, - 21 стр. : илустр. ; 29 смISBN 978-608-226-184-31. Стојмилов, Александар [автор]COBISS.MK-ID 86474762

Page 3: gjeografia ekonomike

PARATHËNIE

Libri ekonomia gjeografi ke për vitin e III - teknik i ekonomisë është shkruar

sipas programit më të ri mësimor i përgatitur nga Biroja për zhvillim të arsimit pranë

Ministrisë për arsim dhe shkencë në Republikën e Maqedonisë, si dhe mbi koncep-

cionet bashkëkohore për përgatitjen e librave. Gjatë përgatitjes së tij janë shfry-

tëzuar rezultatet më të reja nga studimi i gjeografi së, ekonomisë dhe gjeografi së

ekonomike.

Lënda Gjeografi a ekonomike, është karakteristike për profi lin arsimues Te-

knik i ekonomisë, sepse krahas anëve profesionale ka edhe njohuri nga praktika pro-

fesionale. Për atë në libër janë përpunuar resurset natyrore në botë dhe Maqedoni si

faktor i zhvillimit dhe zhvendosjes së zhvillimit dhe qarkullimit, pastaj popullsia dhe

njohurit e saj për zhvillimin ekonomik si dhe roli i degëve të veçanta ekonomike dhe

zhvendosja e prodhimit industrial për zhvillimin ekonomik në përmasa botërore dhe

në R. e Maqedonisë. Për shkak të karakterit specifi k të përmbajtjeve dhe qëllimeve

që duhet të arrihen përmes lëndës Gjeografi a ekonomike në realizimin e procesit

mësimor dhe përdorimit të librit është e nevojshme zbatimi i më shumë metodave

mësimore si përshkrime, krahasime, sqarime, demonstrime, diskutime dhe zgjid-

hjen e problemeve konkret praktike. Gjatë kësaj posaçërisht duhet kushtuar kujdes

mbi korrelacionin ndërmjet tërësive tematike nga Gjeografi a ekonomike dhe lëndës

Ekonomia për vitet e III.

Fjalori dhe stili i të shkruarit në doracakun është përshtatur sipas moshës së

nxënësve për shkollat e mesme. Numrat dhe tabelat edhe pse janë pjesë përbërëse i

ndërtimit mësimor, nuk duhet të mësohen përmendësh, ato janë dhënë vetëm që të

bëhen krahasime dhe zhvillohet aftësia te nxënësi për të vërejtur, menduar, gjykuar

dhe nxjerr përfundimin.

Sigurisht se doracaku nuk mundëson gjithçka. Edhe nxënësve edhe mësim-

dhënësve ju mbetet liria për kreativitet. Vetëm angazhimi i tyre i gjerë çon nga qël-

limi i dëshiruar dhe kjo është garant se njohurit e arritura me sukses do ti zbatojnë

në praktikën ekonomike.

Falënderime të sinqerta autorët drejtojnë te sugjerimet qëllim mira për

lëshimet e caktuara nga opinioni profesional dhe shkencor dhe të njëjtat do të

pranohen me respekt të veçantë. Autorët

Page 4: gjeografia ekonomike
Page 5: gjeografia ekonomike

1

I. GJEOGRAFIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE

PARAQITJA, LËNDA E STUDIMIT DHE NDARJA E EKONOMISË GJEOGRAFIKE

Gjeografi a ekonomike është disiplinë shkencore relativisht e re gjeografi ke. Paraqitja dhe formimi i saj është i lidhur me zhvillimin kapitalizmit. Ajo del prej nevojës sa më mirë t njihet mjedisi natyror në të cilin jetojnë njerëzit dhe të vihet në shërbim të shoqërisë, më saktë nga nevoja për shndërrimin e natyrës në pasuri ekonomike. Të dhënat e para nga gjeografi a ekonomike datojnë nga kohe e zbuli-meve të mëdha gjeografi ke, kur lundruesit e ndryshëm detar dhe hulumtuesit kanë lëndë nga udhëtimet e tyre, në formë të udhë shkrimeve, të dhëna për natyrën, njerëzit dhe profesionet e tyre, përkatësisht prodhimet në pjesët e botës të cilat i vizitonin. Më vonë, zhvillimi i gjeografi së ekonomike merret me studimin e mjedisit natyror dhe veprimi i tij mbi njeriun dhe shoqërinë. Ato e futën edhe metodën kra-hasimtare (komparative) në gjeografi përmes së cilës dukuritë në natyrë fi llojnë të studiohen, kurse jo vetëm të përshkruhen.

Kontribut të madh në zhvillimin e gjeografi së ekonomike ka dhënë gjeografët francezë. Ato e formuan dhe e zhvilluan të ashtuquajturën gjeografi humane. Karak-teristik e saj është që studimet nuk orientohen në hapësirën siç ishte rasti me shkol-lën gjermane, por ndaj njeriut në hapësirë dhe të ndikimeve të tyre reciproke. Ato e përfaqësonin qëndrimin se mjedisi gjeografi k shoqërisë i jep mundësi të caktuara, por prej njeriut, përkatësisht shoqëria dhe shkalla e tij e zhvillimit, varetë se deri te cili nivel do të jenë të shfrytëzohen.

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore gjeografi a ekonomike në Angli u afi r-mua shumë dhe përfshiu problematikë të re. Atëherë për shkak të vështirësive që u lajmëruan rreth furnizimit me artikuj ushqimorë nga venet tej detare, Anglezët e zhvilluan teorinë për shpenzimet më të ulëta dhe shfrytëzimi më rentabil e tokës së punueshme. Për atë qëllim ato zgjodhën numër të madh të hartave të kushteve natyrore të regjioneve të ndryshme të shtetit me tregimin e kulturave bujqësore të cilat në kushtet e dhëna do të jepni edhe rezultate më të mira. Në këtë mënyrë është kryer ndryshimi i strukturës prodhuese, specializimi dhe rajonalizimi i prodhi-meve agrare, me çka është rritur prodhimi dhe është zvogëluar nevoja për import të prodhimeve ushqimore. Kjo teori dhe metodologji për shfrytëzimin më racional të sipërfaqeve agrare sot është pranuar dhe shfrytëzohet në shumë vende.

Page 6: gjeografia ekonomike

2

Në gjysmën e dytë të shekullit 20 gjeografi a ekonomike ishte orientuar krye-sisht nga rajonizimi. Ofrohet zhvendosje territorial të prodhimeve agrare, industrisë, komunikacionit etj. me qëllim që të sigurohet përmes lokacioneve të volitshme shfrytëzimi optimal i potencialeve njerëzore dhe natyrore. Nga këtu rrjedh edhe defi nimi bashkëkohor i gjeografi së ekonomike. Ajo është shkencë gjeografi ke që i studion kushtet, vetit dhe zhvendosjen gjeografi ke të prodhimeve, këmbimeve dhe konsumit të tyre, në botë ose shtete të veçanta.

Lënda e studimit paraqet prodhimi, gjatë të cilit më par hulumtohet mjedisi gjeografi ke sepse ajo e paraqet bazën në ë cilën zhvillohet prodhimi. Megjithatë, elementet e atij mjedisi, siç janë: reliefi , klima, hidrografi a , sipërfaqet e tokës, boto bimore dhe shtazore dhe pasurit minerale, nuk studiohen në mënyrë të izoluar por në mënyrë komplekse në nivel të unitetit dhe lidhshmërisë. Vëzhgimet kryhen nga aspekti i ndikimit të tyre mbi nivelin, strukturën dhe zhvendosjes territoriale e pro-dhimit.

Pas studimit të karakteristikave të natyrës zbatohet ndaj faktorit të dytë të rëndësishëm, ndërsa kjo është popullsia. Te ajo nuk është e rëndësishme vetëm di-namika e lëvizjes në numrin e përgjithshëm të popullsisë dhe zhvendosjes territo-riale. Por edhe më tepër kualiteti i fuqisë ë punës, struktura e tij kualifi kuese, si dhe karakteristikat e tjera strukturore, sepse vetëm kualifi kimi i punës munde të jetë i produktiviteti të lartë.

Pastaj vijojnë hulumtimet në fushën në transferimit gjeografi k të llojeve të veçanta të prodhimit dhe komunikacionit. Gjatë kësaj zakonisht vëzhgohet zhvil-limi, struktura dhe transferimi i prodhimit agrarë, sepse vargu i prodhimeve agrare shërbejnë si lëndës së parë e bazës industriale dhe si të tilla kontribuojnë për shp-jegimin e pyetjeve nga fusha e transferimeve e prodhimeve industriale. Industria, prapë, zhvillohet sipas një rendi personal. Më së pari tregohet ekonomia energjetike, pastaj industria bazike dhe më në fund degët e industrisë së lehtë. Prodhimet indus-triale agrare mbarojnë me rajonizimin e atij prodhimi, me qëllim që të gjendet ajo hapësirë ku ekzistojnë kushte optimale për llojet e veçanta të prodhimeve.

Gjeografi a ekonomike ndahet në: gjeografi a e përgjithshme ekonomike,

e cila e studion transformimin e prodhimeve në përmasa botërore, e veçantë, ose gjeografi a ekonomike regjionale, e cila e studion transformimin e prodhimeve në suazë të një shteti ose të një regjioni gjeografi k dhe dega ekonomia gjeografi ke, e cila i studion degët e veçanta ekonomike dhe në varshmëri prej lëndës së studimit ndahet në: gjeografi n agrare, gjeografi në industriale, gjeografi n e komunika-

cionit, gjeografi n tregtare, gjeografi në turistike etj.

Page 7: gjeografia ekonomike

3

1. RESURSET NATYRORE NË BOTË SI DHE FAKTORËT E ZH-VILLIMIT DHE TRANSFERIMIT TË PRODHIMIT

DHE QARKULLIMI

Ndikimi i faktorëve natyrore-gjeografi k mbi zhvillimin e ekonomisë është shumë i ,madh. Si rolë vendimtarë në këtë pikëpamje ka njeriu, përkatësisht bashkë-sia njerëzore. Sot në kushte të progresit të fuqishëm shkencore-teknik vend gjithnjë e më të theksuar kanë njohurit dhe puna kreative.

Pasurit natyrore ndahen në katër grupe edhe atë:1. toka 2. ujërat,3. klima dhe 4. resurset minerale me burimet energjetike.Të gjitha këto kanë ndikim dominues mbi zhvillimin dhe strukturën e ekono-

misë. Pasurit natyrore së bashku me kushtet ekonomiko-shoqërore janë njëri nga faktorët themelor në ekonomi i numrit të madh të vendeve në botë. Ato i kanë ven-dosur themelet e strukturës ekonomike, kurse ekonomit e tyre edhe sot në shumë raste mbështeten mbi to. I tillë është për shembull, rasti me thëngjillin për Kinën, Rusin, Poloninë, Gjermanin ShBA dhe vende të tjera, hekurudha për Norvegjinë, Rusinë, Venezuelën dhe Britaninë dhe tjera, ose nafta dhe gazi për Arabinë Saudite, Rusinë, Venezuelën etj.

Sot shumë vende në zhvillim, prodhues të lëndëve të para si: nafta, gazi tokësor, metale për metalurgjinë e zezë dhe të ngjyrosur ose resurse të tjera naty-rore kanë vend të theksuar në prodhimin botërorë dhe tregtinë me të. Në çdo vend pasurit natyrore kanë ndikim të fuqishëm mbi zhvillimin territorial të ekonomisë së tyre, pastaj për transferimin hapësinorë të prodhimit, si dhe mbi këmbimin e jash-tëm tregtarë. Vendet që janë kthyer nga shfrytëzimi i pasurive të veta natyrore, më pak janë të varura prej importit. Ato kanë mundësi më të mëdha për përfshirjen në tregun botëror dhe në ndarjen ndërkombëtare të punës.

Me eksploatimin ose me koncesionet të pasurive të veta natyrore vendet poseduese, formojnë kapitalin fi nanciar që e përdorin për zhvillimin e degëve të reja ekonomike, kurse me këtë e zhvillojnë edhe ekonomin nacionale. Gjatë eksploatimit të resurseve natyrore, domosdo të kihet parasysh, se një pjesë e tyre nuk janë të përtëritshme, për atë ato duhet në mënyrë racionale të përdoren, mjetet fi nanciare të fi tuara prej tyre në mënyrë të ardhurave të investohen, dhe kujdes i madh ti kush-tohet në ruajtjen e ambientit jetësor.

Page 8: gjeografia ekonomike

4

1.1. Sipërfaqet e tokës si faktor i zhvillimit i bujqësisë dhe

transformimeve gjeografi ke të prodhimeve bujqësore

Sipërfaqet tokësore janë me rëndësi të posaçme për bujqësinë, sepse kanë ndikim të fuqishëm mbi nivelin dhe strukturën e prodhimeve bujqësore. Prej tyre bimët e thithin ushqimin dhe paraqesin bazë për çfarëdo vegjetacioni. Nga ana tjetër rreth 45 % nga popullsia botërore merret me bujqësi, që së bashku me pyll-tarin siguron rreth 70 % nga vlera e prodhimit të lëndëve të para (pa naftën) në botë. Në të njëjtën kohë, në këmbimin tregtarë botëror, prodhimet bujqësore janë njëra nga më prezentët dhe më të kërkuarit, sepse përmes bujqësisë sigurohet ushqim për popullsinë.

Sipërfaqet e tokës formohen me shkatërrimin e shkëmbinjve. Ato janë re-zultat i ndikimit kompleks i të gjithë faktorëve në mjedisin gjeografi k si: reliefi , për-bërja gjeologjike, kushtet hidrografi ke, klima dhe bota bimore dhe shtazore. Ndikim të rëndësishëm mbi formimin e sipërfaqeve tokësore ka edhe njeriu. Kështu, për shembull në bujqësinë bashkohore me zbatimin e masave agroteknike formohen të ashtuquajturit sipërfaqe antropogjene me të cilat arrihet pjellori e madhe në pro-dhimtarin agrare.

Në shpërndarëshmërinë horizontale në sipërfaqet e tokës të tokës ekziston rregull e rëndësishme. Kështu fushat më të kuqe në Evropë, Azi dh Amerikën e Veri-ut shtrihet tundra sipërfaqja tokësore e të cilës është pa humus dhe jo pëlleshme. Në jug të tundrës shtrihet nënzona, e cila është dobët pjellore por me zbatimin e mjeteve agroteknike jep rendiment të mirë. Është e volitshme për kultivimin e patates dhe elbit. Shkretëtirat në Amerikën e Veriut, regjionet e stepeve në Ukrainë, pjesa e mesme në Rusi, pastaj Kinën dhe pjesa e mesme e Argjentinës janë të mbu-luar me tokë të zezë ose çernozem. Ato janë tokat më pjellore të cilat japin mun-dësi të shkëlqyeshme për prodhimin e drithërave dhe posaçërisht grurit edhe atë si për nevojat shtëpiake të popullsisë në shtetet e veçanta ashtu edhe për qëllime komerciale. Në trevat monsune, në regjionet e pellgjeve të s Amazonave dhe në viset veriore të Austrisë janë përhapur tipa të veçantë të tokave me emrin tokat e kuqe tropikale. Tokat shumë pjellore lajmërohen në rrjedhat e poshtme të lumenjve të mëdhenj si Nili, Misisipi në Indi, Gangë dhe tjerë, që janë shumë të volitshëm për kultivimin e kulturave bujqësore, posaçërisht orizit.

Fondi i tokës si resurs natyror paraqet bazë e prodhimit bujqësor në botë. Sipërfaqja e fondit tokësor në botë, që përdoret për prodhim bujqësore, është rreth 4700 milion hektar. Megjithatë ajo është e përhapur jo njëtrajtësisht. Për shem-bull, në mesatare të një banori bujqësor në botë vjen nga o, 25 hektar sipërfaqe e punueshme, por në Indonezi një banor bujqësie ka rreth 0,06 hektar, në Indi 0,12 hektar, përderisa në Kanada arrin 11,7 hektar.

Page 9: gjeografia ekonomike

5

Edhe shfrytëzimi i fondit të tokës në botë është ndryshëm. Në Evropë lavër-tarit dhe kulturat e përhershme përfshijnë më shumë se 60% nga sipërfaqja tokë-sore, në Amerikën e Veriut mbi 40%, përderisa në Amerikën Latine dhe Afrikë përf-shija e tyre arrin rreth 20%.Për shfrytëzimin e tokave prapëseprapë si më të mia llogariten rendimentet mesatare të cilat fi tohen nga kulturat e caktuara bujqësore. Kështu prodhimet mesatare në Evropë arrijnë 50 Mc/hekë., (në Holandë mbi 75 mc/hekë.), në Azi 24, kurse në Afrikë rreth 20 mc/hekë. Kjo tregon qartë se mundësit për zmadhimin e prodhimeve bujqësore, kurse me këtë edhe me zvogëlimin e urisë në botë, janë shumë të mëdha nëpërmjet rritjes së prodhimit dhe intensifi kimit të bu-jqësisë.

1.2. Fushat metalogjene si burim i lëndës së parë nga origjina

minerale dhe furnizuesit kryesor në tregun botëror

Për viset metalogjene konsiderohen ato vise në korën bujqësore në të cilat janë koncentruar rezerva shumë të mëdha e një lloji xehe. Sasia e xehes me të cilën disponon një regjion metalogjen së bashku me mundësit eksplloatuese,lidhshmërisë së komunikacionit dhe koniunkturës së tregut për atë xehe, kanë ndikim të madh mbi zhvillimin të ekonomisë së një vendi. Për shumicën e vendeve mbi pasurit e xe-heroreve mbështete ekonomia nacionale dhe ato janë mallra mjaftë të rëndësishëm për eksport.

Në botë ekzistojnë më shumë fusha metalogjene. Në to janë zhvilluar ak-tivitete të fuqishme ose prej tyre fi llojnë qarkullime të rëndësishme ndaj tregjeve të metaleve në botë. Vise të tilla metalogjene më shumë ka në Amerikën e Veriut. Më të rëndësishëm ndërmjet tyre janë: brezi Kanadez i cili në masë të madhe është ndërtuar prej kuarcit arë bartës, që e bënë Kanadanë njërin nga prodhuesit ë arit në botë. Derdhja e limit Misisipi është i njohur për ka pasuria e xeheve të plumb-zinkut që shtrihen në formë të brezit të gjatë rreth 800 km.

Në pjesën jug perëndimore të Amerikës Veriore shtrihet zona metalogjene e bakrit, pastaj në Kaliforni është regjioni metalogjene për ari, i cili gjendet edhe në Basenin e Madh. Njërën e paraqet i njohuri brezi i Çiles i bakrit, ndërsa tjetri janë viset malore të Bolivisë, Perusë dhe Argjentinës ku gjenden rezerve të mëdha të argjendit.

Në Evropë zonë madhe metalogjene për xehe të hekurit gjendet në Suedi te Kiruna, pastaj, baseni i Krushnogorit për kobalt, argjend dhe uranium në Çeki, regjioni i xehes së hekurit në Helva në Spanjë dhe regjioni Almaden për xehe të zhivës. Baseni i Lorenës është regjion metalogjen e xehes së hekurit në Francë ai shtrihet edhe në Gjermani dhe Luksemburg. Në Ukrainë Kremençugu dhe në Rusi Kursku janë regjione metalogjene për hekur. Mali Oral është gjithashtu është regjion i madh metalogjen në Federatën Ruse.

Page 10: gjeografia ekonomike

6

Në Azi, regjion i madh metalogjen për hekur dhe bakër ka në Kazakistan, pastaj për antimon në Hunon në Kinë, në Malaj është regjioni më i madh komercial për kallaj në botë.

Në Afrikë lajmërohen disa regjione metalogjene me rëndësi të madhe komer-ciale për tregun botëror. E tillë është provinca Shaba, Katanga e mëparshme. Ajo është njëra ndër fushat më të mëdha metalogjene edhe për bakrin në botë. Provinca Transval, Oranj, dhe Kepland në Afrikën e Jugut është njëra nga regjionet më të mëd-ha në botë për diamant dhe ari. Në Guine dhje Malavi shtrihet regjioni metalogjen i boksitit. Në vendet atlantike shtrihen regjionet metalogjene e posaçme për hekur. Australia, gjithashtu disponon me më shumë fusha. Ndërmjet tyre veçmas thekso-het regjioni për ari në Viktori, si dhe fusha metalogjene e boksitit në siujdhesën Jork, e cila konsiderohet si njëra nga më të mëdhatë në botë.

Nga ajo që u ekspozua për zonat metalogjene shihet se ato në hemisferën e tokës jo barabarsishtë janë vendosur. Në shtete shumë të zhvilluara si ShBA, Kanad-aja, Franca Gjermania, Rusia dhe të tjera në të janë ndërtuar kombinate të mëdha metalurgjike dhe sot ato paraqesin pole të zhvillimit të ekonomisë në ato vende. Në vendet në zhvillim, që posedojnë regjione të këtilla metalogjene, lëndët e para prej tyre janë bërë të prodhime eksportuese të rëndësishme, mbi të cilat mbështete zhvillimi i krejt ekonomisë dhe shtetit.

1.3. Llojet e resurseve në botë dhe rëndësia e tyre ekonomike

Si element i mjedisit gjeografi k ujërat janë faktor prej të cilave në masë të madhe varet prodhimi dhe transferimi i tyre territorial. Në vendet ujërat para-qiten, kryesisht, në dy lloje: si masa të mëdha oqeanike dhe si ujëra të rrjedhshëm kontinental. Vetë fakti që 71, % nga sipërfaqja e tokës është nën ujë fl et mjaftë se çfarë rëndësie ka uji për planeti ton. Ndërmjet të tjerash , oqeanet janë rregullator i rëndësishëm termik që ndikojnë mbi rastet e nxehtësisë në tokë dhe burimi krye-sor i lagështisë në atmosferë. Oqeani botëror përmban rezerva gjigante të shumë elementeve kimike, kripën detit, organizma shtazor dhe bimor. Ai disponon me en-ergji të rëndësishme, kurse sipërfaqja e tij në të njëjtën kohë është rruga më e lirë dhe më e madhe në Tokë. Kjo vërteton faktin që më shumë se 70 % nga qarkullimi i përgjithshëm ndërkombëtarë i mallrave (naftës, drithërave, xeheve, thëngjillit, drurit etj.) zhvillohet nëpërmjet komunikacionit detar.

Duke i shfrytëzuar përparësitë dhe volitshmëritë që i ofron komunikacioni detar numri i madh i vendeve në botë si Britania e Madhe, Japonia, Holanda, Dani-marka, Spanja, Portugalia, Greqia, Singapori dhe vende të tjera, i kanë themeluar dhe ndërtuar ekonomit e tyre nacionale. Në brigjet oqeanike dhe dete janë ndërtuar numri i madh i limaneve si Londra, Lisbona, Marsejë, Njujork Rio de Zhaneiro etj.

Page 11: gjeografia ekonomike

7

Rëndësia e ujërave kontinental gjithashtu është e shumëfi shtë. Rrafshinat ujore me hapësira aluviuale të rrafshëta, të volitshme për përpunimin bujqësor,. Me mundësi peshkimi dhe lidhshmëri komunikacioni i kanë tërhequr njerëzit prej ko-hërave më të lashta, mandej buzë tyre kanë lindur edhe civilizimet më të hershme në botë. Të tillë janë Egjipti nëpër rrjedhën e Nilit, Mesopotamia ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat etj. Lumenjtë edhe sot paraqesin lidhje të lirë transportuese shumë të lirë dhe përshtatshme, kurse dhe mbi to mbështetën sistemet e irigacionit. Në rrafshinat e tyre aluviale është përfaqësuar zhvillimi bujqësor shumë i zhvilluar. Posaçërisht është rëndësia e lumenjve si burim i energjisë. Në rrjedhat e tyre janë ndërtuar akumulacione të mëdha artifi ciale dhe hidrocentrale grandioze prod-huese. Sasia e përgjithshme e ujërave e fuqisë së ujërave në të gjitha ujërat rrjedhës në botë vlerësohet në 32.000 miliard kilovat orë. Megjithatë, sot ajo ende pak është e shfrytëzuar.

Lloji i dytë i ujërave kontinental sipërfaqësor janë liqenet. Ato mbulojnë[ rreth 2 % nga sipërfaqja e përgjithshme kontinentale. Rëndësie e tyre ekonomike ujore qëndron në shfrytëzimin për zhvillimin e turizmit dhe aktiviteteve rekreative, komunikacioni ujor, peshkimi dhe ngjashëm.

PYETJE DHE DETYRE:

� Si ndahen pasurit natyrore dhe cilat janë ato?� Çfarë janë njohurit e sipërfaqeve tokësore për prodhimet bujqësore dhe trans-

formimi i tyre gjeografi k? � Cilat regjione konsiderohen për metalogjene dhe numëroi atë në të cilat gjenden

rezervat e mëdha të arit në botë?� Ku shihet rëndësia ekonomike e oqeaneve, lumenjve dhe liqeneve në botë?

TEMA PËR DISKUTIM:

Prej enciklopedisë ose internetit analizoi efektet ekologjike që lajmërohen gjatë shfrytëzimit të pasurive natyrore!

Page 12: gjeografia ekonomike

8

2. POPULLSIA NË BOTË SI FAKTORË I ZHVILLIMIT EKONOMIK

Që të munden njerëzit të ekzistojnë, është e nevojshme ato të punojnë dhe prodhojnë të mira të ndryshme materiale me të cilat do ti kënaqë nevojat e tyre të përditshme. Veprimtaria prodhuese është e mundshme me kusht që ai të disponon me vegla për punë (vegla, makina dhe pajisje të tjera) dhe me objektin e punës

(metale, drunj, pambuk, lesh, lëkur dhe tjera), të cilat i përpunon me ndihmën e ve-glave. Megjithatë, njeriu është faktori më i rëndësishëm në prodhimtarinë, sepse pa të edhe makinat më të përsosura do të mbeteshin të palëvizshme dhe të papërdor-shme. Popullsia lajmërohet në rolin e faktorit fondamental të zhvillimit ekonomik, para së gjithash si prodhues dhe konsumues. Popullsia ka rëndësi të madhe për nivelin e strukturës dhe dinamikës me të cilat zhvillohet procesi i prodhimit dhe i sferës së përgjithshme të riprodhimit shoqëror.

2.1. Lëvizja e numrit dhe rritja natyrore e popullsisë në Botë

Numri i përgjithshëm i popullsisë në një shtet, si dhe në përgjithësi në botë, ka rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë, sepse njerëzit janë faktori krye-sor dhe i pa zëvendësueshëm në veprimtarin prodhuese. Popullsia mbi ekonomin ndikon si faktor i fuqisë punuese dhe si konsumues i të mirave materiale prodhuese. Numri më i madh i njerëzve do të thotë fuqi e punës më e madhe dhe më shumë prodhues, por në të njëjtën kohë edhe më shumë konsumues i prodhimeve të llojl-lojshme. Gjatë së kaluarës por edhe sot, numri i popullsisë botërore tregon rritje kon-tinuele, paralelisht,me zhvillimin, përsosjen dhe ndryshimin e shoqërisë njerëzore. Megjithatë, në epokat e ndryshme historike ka pasur periudha të shkurtra kohore kur numri i popullsisë ka stagnuar, mandej edhe ka rënë, për shkak të luftove, epi-demive ose urisë, që i kanë shkaktuar thatësirat e mëdha, vërshimet ose fatkeqësitë e tjera elementare.

Sipas disa vlerësimeve, ka fundi i bashkësisë së parë njerëzore në Tokë jeton-in vetëm disa dhjetëra milion njerëzish. Pastaj ai numër gjithnjë e më shumë është rritur dhe në vitin 1900 në botë jetonin 1, 6 miliardë njerëz.

Në kufi jtë e ekumenës së sotshme jetojnë 6 miliardë banorë. Kjo do të thotë se vetëm në shekullin tonë numri i popullsisë në botë është rritur për 4,5 miliardë banorë.

Rritja e numrit të popullsisë në kohën tonë shpjegohet, para se gjithash, me përparimin e medicinës, shkencës dhe teknikës, pastaj me përdorimin e energjisë nga karburantet fosile, zbatimi i pajisjeve të llojllojshme me të cilat lehtësohet procesi prodhues, zgjerimi i sipërfaqeve të punueshme si dhe me industrializimin dhe urbanizimin.

Page 13: gjeografia ekonomike

9

Sot në mënyrë të konsiderueshme është më i vogël mortaliteti, posaçërisht e foshnjave, pastaj njerëzit punojnë në kushte më të mira, prodhojnë më shumë mjete për jetë dhe më mirë ushqehen. Krejt kjo ndikon edhe mbi vazhdimin e periudhës jetësore të vendeve të zhvilluara. Koha mesatare e jetës së njeriut në vendet e zhvil-luara arrin mbi 75 vjet, kurse në disa vende të pa zhvilluara është më pakë se 50 vjet. Ndërmjet kontinenteve në botë, numër më të madh të popullsisë ka Azia ku jetojnë mbi tri miliardë banorë ose rreth 60% nga numri i përgjithshëm në botë. në vendin e dytë, sipas numrit të popullsisë është Evropa, ndërsa pastaj Afrika, Amerika Latine dhe Anglo Amerika. Australia ka numër më të vogël të popullsisë, sepse përfshinë vetëm 0,5 % nga popullsia botërore.

Ndryshime në pjesëmarrjen e kontinenteve të veçanta në popullsinë botërore (në %)

Kontinenti 1900 1950 2000Evropa 24,9 22,5 15,0Angloamarike 5,1 6,9 5,2Amerika Latine 3,9 6,8 8,4Afrika 7,4 8,3 12,4Azia 58,3 55,0 58,5Oqeania 0,4 0,5 0,5

Në Azi prej moti jetonte pjesa më e madhe e popullsisë së botës, kurse jo vetëm në kohën e sotshme. Rritja e numrit të popullsisë në Amerikën latine dhe An-gloamerikane është rezultat i migracioneve të njerëzve prej Evropës dhe kontinen-teve të tjera, të tërhequr prej pasurive të tyre të mëdha natyrore. Marrë përgjithë-sisht, me zhvillimin e ekonomisë kapitaliste në Evropë dhe Amerikë, numri i popull-sisë së tyre u rrit mjaftë shpejtë.

Sipas numrit të popullsisë larg prej të gjitha vendeve të tjera është Kina. Në të jetojnë 1300 000 000 banorë ose 21,7 % i numrit të përgjithshëm të popullsisë botërore. Pas kinës, me numrin e madh të popullsisë veçohen India (1 miliardë), ShBA (270 milion), Rusia, Indonezia, Brazili etj. Numri më i vogël i popullsisë jeton në shtetet e vogla, siç janë Monako, Andorra, Lihtenshtaini etj.

Rritja natyrore është faktori kryesor dhe themelor për rritjen e numrit të përgjithshëm të popullsisë në botë.

Rritja mesatare vjetore e popullsisë në botë arrin 17 %. Kjo do të thotë se në çdo 1000 banorë numri i popullsisë rritet për 17 banorë në vit ose numri vjetor i popullsisë botërore nëpërmjet rritjes natyrore rritet për rreth 87 milion banor.

Page 14: gjeografia ekonomike

10

Rritja natyrore e popullsisë në botë

Lartësia e rritjes natyrore e popullsisë varet,. Par se gjithash, nga standardi jetësor, mbrojtja shëndetësore dhe prej kushteve higjienike në të cilat jetojnë njerëz-it. Pastaj, mbi lartësinë e rritjes natyrore ndikon edhe niveli i arsimimit të popullsisë, ngase me të drejtë popullsia e arsimuar d planifi kon familjen e vetë.

Në varshmëri prej rritjes natyrore, vendet në botë mundet të grupohen

në tri grupe themelore - vendesh, me rritje të lartë natyrore, me rritja natyrore

të mesme dhe të ulët.

Rritje të lart natyrore kanë të cilët tejkalojnë 15 promilë, kurse në disa vende arrin edhe deri në 35 promilë. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha vendet nga Afrika, përveç JAP, ndërsa pastaj nga Azia Jugperëndimore, Jugore, nga Amerika e Mesme, përveç Kubës, dhe numri më i madh i vendeve nga Amerika Jugore. Rritje mesatare

natyrore kanë vendet në të cilat ai sillet prej 10 deri në 15 promilë. Këtë grup e për-bëjnë Kina, JAP, Kuba, Argjentina, Uruguai, Çile dhe disa vende të tjera. Rritje të ulët

natyrore kanë vendet ku ai është nën 19 promilë. Këtu bëjnë pjesë të gjitha vendet evropiane, përveç Shqipërisë (20 promilë), Rusia, ShBA, Kanada, Austria dhe Japonia.

Në kohën tonë ka fi lluar të formohet edhe një grup i vogël vendesh me rritje

natyrore negative, në të cilat mortaliteti është më i madh se nataliteti. Dukuria e këtillë quhet depopullacionë, ndërsa është karakteristike për Gjermaninë dhe Dan-imarkën. Shumë afër këtyre vendeve janë Austria, Franca dhe Bullgaria, ku rritja na-tyrore është gati 0 promilë. Rënia e numrit të popullsisë në një vend, përkatësisht, depopullacioni, mund të ndodh edhe për shkak të shpërnguljes së popullsisë.

Rritja e madhe natyrore sjellë deri te rritja e numrit të popullsisë punuese. Për vendet e zhvilluara kjo është mjaftë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomive të tyre. Në vendet e pazhvilluara, prapë, rritja e lartë natyrore sjellë deri te një varg prob-lemesh, siç janë ushqimi i njerëzve, punësimi, sigurimi i banesave, mbrojtja shënde-

Page 15: gjeografia ekonomike

11

tësore, arsimimi dhje ngjashëm. Për largimin e këtyre problemeve në shumë vende të botës merren masa për kufi zimin e lindjeve të fëmijëve në një familje, përkatësisht kryhet planifi kimi i familjes. Kështu është, për shembull, rasti me Indinë dhe Kinën.

PYETJE DHE DETYRE:

� Sa është numri i sotshëm i popullsisë në botë dhe cili kontinent është më së shumti i banuar?

� Çka është rritja natyrore?� Numëroi kushtet dhe faktorët prej të cilave varet shtimi i lartë!� Cilat janë shkaqet për dallimet në shtimin natyror ndërmjet vendeve të zhvilluara

dhe pa zhvilluara?� Çka është depopullacioni? Theksoi shkaqet për paraqitjen e tillë.

2.2. Migracionet e popullsisë në botë

Ri transferimet territoriale të popullsisë në botë kryhen nëpërmjet lëvizjeve të shpërnguljeve ose migracionit. Gjatë saj, procesi i shpërnguljes quhet emigra-cion, ndërsa procesi i shpërnguljes në vende të tjera quhet imigracion.

Edhe pse gjenia njerëzore është paraqitur në hapësirën e caktuar gjeografi ke, njerëzit sot janë të shpërndarë në të gjitha pjesët e sipërfaqes Tokësore ku ekzistojnë kushte të volitshme për ekzistencën e tyre. Domethënë, atë kaherë kanë migruar dhe migrojnë ose vazhdimisht kanë lëvizur dhe janë shpërngulur prej një vendi në tjetrin dhe prej njërit skaj në tjetrin. Në këtë mënyrë, ato e kanë ndërruar mjedisin e tyre jetësor duke kërkuar kushte më të mira për jetë.

Gjatë historisë më të afërt dhe më të largët të njerëzimit janë vërejtur lëvizje të mëdha dhe masovik shpërngulësh të popullsisë. E tillë ka qenë, për shembull, Shpërngulja e madhe e popujve, e cila është kryer që në shekujt e parë të erës sonë. Me të për një periudhë relativisht të shkurtër kohore numri i madhe i popujve nga Azia qendrore janë shpërngulur në Evropë.

Po, shumë më masovik e kjo shpërngulje ishte Shpërngulja tej oqeanike e

Evropianëve, që është bërë nga fundi i shekullit XIX dhe fi llim të shekullit XX. Me të gati 70 milion njerëz prej Evrope janë shpërngulur në kontinente të tjera, kurse veçmas në Amerikën Veriore (43 milion), Amerikën e Jugut (9 milion) dhe Australinë (3,2 milion). Gjatë kësaj pjesa më e madhe e njerëzve janë shpërngulur prej Britanisë së Madhe, pastaj prej Irlande, Italisë, Spanjës dhe vendeve të tjera evropiane. Kjo shpërngulje prej Evropës ishte më migracioni më i fuqishëm dhe më i shumtë në numër në Tokë. Nëpërmjet migrimeve dyndja e madhe dhe masovike e popullsisë kishte edhe në disa vende të Azisë. Kjo posaçërisht është karakteristike për Japoninë, Kinën

Page 16: gjeografia ekonomike

12

dhe Indinë. Japonezët në mënyrë më masovike janë shpërngulur buzë brigjeve të pacifi kut në ShBA, në Havaje dhe Filipine. Mërgata kineze është shpërngulur, gjithë ashtu, në Amerikë, kurse indianët në JAR, buzë bregut lindor të Afrikës dhe më pak në Amerikën e Jugut.

Vëllimi dhe drejtimet janë kushtëzuar prej numrit të madh të faktorëve

të ndryshëm. Ndërmjet tyre më të rëndësishëm janë shkaqet ekonomike, kurse

pastaj politik, kulturor dhe ato fetare, fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë.

Drejtimet kryesore e emigracionit Tej oqeanikë i Evropianëve – Cilat regjione i kanë popullzuar Evropianët, ndërsa cilët Kinezët dhe “indianët”?

Migracionet e kushtëzuara për shkaqe ekonomike janë më të shpeshtit, kurse kryhen nga dëshira e njerëzve të sigurojnë të ardhura më të mira dhe kushte më të mira për jetë. Migruesit, sipas rregullit, rrjedhin prej krahinave të varfra ose me kushte më pak të volitshme natyrore dhe prek viseve më pak të zhvilluara dhe mbi-populluara dhe vendet, kurse shpërngulen në shtetet ekonomikisht të zhvilluara ose vise, në të cilat ekzistojnë kushte më të mira për punësim dhe fi tim. Migrimet këtilla të popullsisë janë kryer në të kaluarën, si për shembull, shpërngulja Tej oqeanike dhe Evropianët në Amerikë dhe Australi, kurse kryhen edhe sot.

Në kohën tonë në vendet e pazhvilluara ekonomike ekziston mbi popullzim, për shkak të shtimit të madh natyrorë të popullsisë dhe për shkak të mos pasjes mundësi të punësimit të tyre. Për atë, një pjesë e popullsisë shpërngulet - migron dhe vendoset - emigron në vendet e zhvilluara ekonomike në të cilat ka neve për krahë pune, i nevojshëm për zhvillimin e ekonomive të tyre. Kështu, për shembull, nga vendet e Evropës Jugore , të cilat ekonomikisht nuk janë të zhvilluara ekonomik-isht, numri i madh i njerëzve shkojnë me punë të përkohshme në shtetet e zhvil-luar ekonomike të Evropës Perëndimore, Mesme dhe Veriore. Pjesa e popullsisë së atjeshme, prapë, shpërngulet edhe në vendet më të zhvilluara, siç janë ShBA dhe Kanadaja.

Page 17: gjeografia ekonomike

13

Deri te migrimet masovike të popullsisë, kryesisht, për shkaqe me karakter dhune kanë sjellë edhe migracionet e ndryshme politike. Shembuj të migrimeve të këtilla ekzistojnë në shumë pjesë të botës edhe të historisë më të lasht edhe të asaj më të re të njerëzimit. Në krijimin e shtetit Palestinez ishin të detyruar të shpërn-gulen nga atdheu i tyre. Pas mbarimit të luftës së Dytë botërore, numri i madh i popullsisë gjermane u shpërngul prej Polonie, Çekie, Kroacie dhe vende të tjera. Në kohën e luftës Qytetare në Greqi, numri i madh i popullsisë nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë ishte e detyruar që ti lëshoi vatrat e tyre dhe të vendoset në Jugosllav-inë e mëparshme, Poloninë, ShBA, Kanada dhe vende të tjera të botës.

Shpërngulja e popullsisë prej hapësirës së caktuar gjeografi ke mundet të ndodh edhe për shkaqe kulturore dhe fetare.

Fatkeqësitë natyrore sjellin deri te shpërnguljet e shpeshta të popullsisë, posaçërisht nga hapësirat e mbipopulluara. Fatkeqësi të njohura natyrore janë thatësirat, vërshimet, erërat e fuqishme, tërmetet katastrofe, erupsionet vullkanike dhe tjera. Këto fatkeqësi shkaktojnë dëme të mëdha materiale, kurse popullsia mbe-tet pa mjete themelore për jetë - pa ushqim. Nëse këto fatkeqësi natyrore përsëriten më shpesh, njerëzit detyrohen të shpërngulen nga vendi i tyre dhe të vendosen në regjione të tjera më të sigurta ku ka kushte më të mira për jetë.

Epidemitë, gjithashtu, sjellin deri te migrimet e shpeshta të popullsisë. Lëvizjet migruese të popullsisë mundet të kenë karakter të ndryshëm. Ato ndërmjet tyre dallohen sipas vendit të migrimit dhe sipas kohëzgjatjes.

Sipas vendit të migrimit, migracionet mundet të jenë të brendshme dhe të jashtme. Migrimet e brendshme paraqesin shpërnguljen e popullsisë prej një vendi në tjetrin në kufi jtë e shtetit të tyre. I tillë është, për shembull, migrimi fshat – qytet. Ai është migrimi më masovik i brendshëm në kohën tonë, kurse lajmërohet në lidhje me zhvillimin e industrisë dhe me nevojat e saja gjithnjë e më të mëdha për fuqi pune, nga njëra anë, me tepricën e fuqisë së punës në bujqësi, në anën tjetër. Nëse njerëzit shpërngulën prej një shteti në tjetrin, ato janë migrime të jashtme.

Sipas kohëzgjatjes, migrimet mundet të jenë të përhershme, sezonale

dhe ditore. Migracione të përhershme ose defi nitive janë ato kur popullsia shpërn-gulet nga vendi i tij i të jetuarit dhe përgjithnjë shpërngulet në vendin tjetër. Mig-rimet sezonale paraqesin shpërngulje të përkohshme ose sezonale të njerëzve në vende të tjera për kryerjen e ndonjë pune sezonale. Migrimet ditore janë lëvizjet e përditshme të punëtorëve, nxënësve ose studentëve nga vendi i të jetuarit të për-hershëm deri te vendet ku punojnë ose mësojnë.

Ndërmjet numrit të madh të migrimeve bëjnë pjesë edhe migrimet no-

made. Nomadët nuk kanë vendqëndrim të përhershëm, por lëvizin prej një skaji në tjetrin në intervale të caktuara kohore duke kërkuar kullota më të mira për kopetë e tyre. Këto lëvizje janë të kushtëzuara prej kushteve klimatike. Lloj karakteristik i veçantë i migrimeve në botën bashkohore janë edhe migrimet turistike.

Page 18: gjeografia ekonomike

14

Migrimet e popullsisë shkaktojnë pasoja të ndryshme edhe në vendet ose regjionet migruese edhe në imigruese. Me to ndryshon numri, transformimi gjeografi k dhe struktura e popullsisë. Vendet emigruese ose viset humbin fuqi të punës të profi leve të ndryshme, kurse ato imigruese fi tojnë dhe kjo është e rëndë-sishme për zhvillimin e ekonomive të tyre. Së bashku me shtimin natyror, migracio-net ndikojnë mbi dendësinë e popullsisë nga vendet e veçanta dhe krahinat.

PYETJE DHE DETYRA:

� Çka janë migracionet?� Theksoi shkaqet për migrimet e popullsisë. Cila prej shkaqeve të përmendura

janë më të rëndësishme për migracionet? � Cilat fatkeqësi natyrore sjellin deri te migracionet e popullsisë? Shpjegoje

ndikimin e tyre.

2.3. Dendësia e popullsisë

Njerëzit çdoherë synojnë të vendosen dhe të jetojnë në ato krahina ku ekzis-tojnë kushte më të mira natyrore dhe të tjera për ekzistencën e tyre. Për këtë shkak, të gjitha pjesët në sipërfaqen e Tokës në janë njësoj të banuara.

Popullzimi i “botës së vjetër” është shumë larg më i madh në krahasim me popullzimin e “botës së re”. Në “botën e vjetër” jetojnë 86 % nga popullsia botërore, kurse në “botën e re” 14 %, edhe pse ai përfshinë 37 % nga pjesa e popullzuar në kontinent. Në brezin e ngrohët të mesëm janë vendosur ¾ 3 popullsisë në botë, ndërsa në të nxehtin vetëm ¼ . Përveç kësaj, ekzistojnë mjaftë dallime të mëdha edhe në vendosjen e gjysmë hemisferës tokësore të Veriut dhe Jugut. Përderisa në gjysmë hemisferën Veriore jetojnë 90 % e popullsisë botërore, në gjysmë hemisferën Jugore është vendosur vetëm 10 % e popullsisë.

Dendësia mesatare e popullsisë në botë nuk ka qenë çdoherë e njëjtë. Ajo është rritur në mënyrë paralele me rritjen e numrit të përgjithshëm e popullsisë botërore. Kështu, për shembull, në fi llim të shekullit 20 ajo arrinte 11 banor në 1 km2, sot sillet rreth 35 banorë në 1 km2. Megjithatë, ajo nuk është çdokund e njëjtë. Përderisa në disa krahina ajo është më e vogël se 1 banor në 1 km2, në pjesë të tjera ai numër e tejkalon mbi 1000 banor në 1 km2.

Dendësia e popullsisë varet prej më shumë faktorëve. Nga njëra anë, ajo është e kushtëzuar prej mjedisit natyror, përkatësisht klimës, ujit, reliefi t, tokës pjel-lore dhe pasurive natyrore, ndërsa nga ana tjetër, nga zhvillimi i ekonomisë, nga shtimi natyror i popullsisë dhe nga vëllimi i drejtimeve të migracioneve. Sipas rregul-lit, dendësia e popullsisë është më e madhe atje ku ekzistojnë kushtet më të mira për jetë të njerëzve dhe për aktivitetin e tyre ekonomik.

Page 19: gjeografia ekonomike

15

Pjesët më të dendura të popullsisë në Tokë janë: rrafshulëtat dhe deltat e lumenjve të mëdhenj në viset monsune dhe subtropik dhe viset me industri të lartë të zhvilluar, kurse pastaj ultësirat pjellore, kodrinat, luginat e gjëra të lumenjve dhe viset bregdetare, posaçërisht në zonat klimatike mesdhetare.

Ultësirat dhe deltat e lumenjve të mëdhenj Hoanghoa, Jangcekjang, Me-kong, Gangë, Bramaputra, Ind, Eufrat, Tigri dhe Nili janë pjesët më të vjetra të Tokës me dendësi të madhe të popullsisë. Në luginën e lumit Nil, për shembull, dendësia mesatare e popullsisë arrin 1200 banor në 1 km2, kurse në luginat e disa lumenjve në Azinë Monsune e tejkalon edhe mbi 2000 banor në 1 km2. Mu dendësia e popullsisë nuk është në përputhje me shkallën e zhvillimit ekonomik dhe ekziston mbi popul-lzimi agrar.

Viset industriale, si pjesë të dendura me popullsi të Tokës, janë të kohës më të re. Ato janë krijuar me zhvillimin e industrisë dhe me paraqitjen e qendrave të mëdha industriale. Në viset industriale ekziston koncentrimi i madh i popullsisë, sepse pa fuqinë e mjaftueshme të punës nuk mundet të mendohet zhvillimi i in-dustrisë. Vise karakteristike të dendura me popullsi në botë janë pjesa verilindore e ShBA, Evropa Perëndimore dhe e Mesme dhe viset industriale në Rusi dhe Japoni.

Ultësirat pjellore, luginat e lumenjve dhe viset bregdetare, posaçërisht në zonën mesdhetare, janë viset kryesore për vendosjen e njerëzve. Në to janë vendo-sur rreth ¾ e popullsisë nga numri i përgjithshëm i popullsisë botërore.

Pjesët më rrallë të populluara të Tokës janë xhunglat, shkretëtirat, malet e larta dhe viset e ftohta polare. Në to dendësia e popullsisë është shumë e vogël, sepse kushtet për jetë të njerëzve dhe për aktivitetet ekonomike janë përafërsisht jo të volitshme.

Shikuar sipas kontinenteve, dendësia mesatare e popullsisë është e ndry-shme. kontinenti më dendur i popullzuar është Evropa, kurse më rrallë është Aus-tralia. Në Evropë dhe Amerikën Veriore janë vendosur viset industriale. Në Azi dhe kontinentet e tjera, ku industria është më pak e zhvilluar, dendur janë të populluar ultësirat pjellore, fushëgropat, luginat e lumenjve, viset bregdetare dhe deltat e lu-menjve të mëdhenj. Përveç kësaj, kontinentet në “bota e vjetër” janë më dendur të popullzuar në krahasim me kontinentet e tjera.

Ndërmjet vendeve të ndryshme në botë, gjithashtu, ekzistojnë dallime të ndryshme në dendësinë mesatare të popullsisë. Në njërën anë, ekzistojnë vende me dendësi të theksuar të popullsisë, në të cilat në 1 km2 jetojnë edhe mbi 700 banor. Në anën tjetër, kemi vende me dendësi shumë të vogël të popullsisë, ku në 1 km2 jetojnë më pak se 10 banor. Shtetet më dendur të popullzuara janë Bangladeshi, pastaj Republika e Koresë, Holanda, Japonia dhe tjera. Megjithatë, dendësi larg më të madhe të popullsisë nga këto vende kanë shtete e vogla - Monako, Vatikani, Malta

Page 20: gjeografia ekonomike

16

dhe tjera. Shtete më rrallë të banuara janë Mongolia, Gjana Franceze në të cilat në 1 km2 ka vetëm nga një banorë. Pastaj vijojnë Islanda, Libia, Surinami, Kanadaja, Aus-tralia, kurse rrallë janë të banuar edhe Argjentina, Brazili, Norvegjia etj.

Sipas kësaj, dendësia e popullsisë është në lidhje të drejtpërdrejtë me kush-tet natyrore dhe me shkallën e zhvillimit ekonomik në krahinat dhe shtete e caktu-ara. Megjithatë, dendësia e popullsisë mundet të ndryshoi për një kohë relativisht të shkurtër. Kjo më së shumti varet prej migrimeve dhe ndryshimit të shkallës së shtimit natyror dhe ngjashëm.

PYETJE DHE DETYRE:

� Prej cilëve faktorëve varet dendësia e popullsisë?� Cilët pjesë të[ Tokës janë më dendur me banor, ndërsa cilët më rrallë? Shpjegoi

shkaqet për të.� Theksoi vendet me popullsi më të dendur dhe më të rrallë në botë.

2.4. Strukturat themelore të popullsisë në botë

Nga numri i përgjithshëm i popullsisë në botë përqindje mjaftë e madhe bie mbi popullsinë joprodhuese e cila, kryesisht, për shkak të moshës nuk merr pjesë në procesin prodhues. Nga ana tjetër, të gjithë njerëzit janë konsumues të, të mi-rave materiale, pa dallim të moshës së tyre. Megjithatë, edhe vetë prodhuesit nuk janë njësoi të aftë për prodhim. Aftësia e tyre varet prej moshës, profesionit, nivelit kulturor-arsimor dhe të ngjashëm. Kjo do të thotë se struktura e popullsisë është mjaftë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë në cilindo qoftë shtet.

Nga struktura gjinore, varret shtimi natyror i popullsisë, përkatësisht re-produkimi i tij. Në botë gati se nuk ekzistojnë shtete në të cilat është barazuar numri i personave femra dhe meshkuj. Numri më i madh i shteteve kanë popullsi më të madhe femërore, ndërsa numri i shteteve me numër më të madh të meshkujve është mjaftë i vogël. Vendet karakteristike me numër më të madh të meshkujve janë: India, Indonezia, Siria, Venezuela dhe vende të tjera. Deri te çrregullimi i raportit numër ndërmjet personave meshkuj dhe femra sjellin luftërat kur jetën e humbin numri larg më i madh i meshkujve. Shtete e njohura në të cilat për një periudhë më të gjatë është numri më i madh i konsiderueshëm i popullsisë femërore janë: Rusia, Gjerma-nia, Italia, ShBA, Japonia, Polonia dhe shtetet e tjera që kanë marrë pjesë në luftën e Dytë botërore. Përveç luftërave, deri te çrregullimi i raportit ndërmjet popullsisë femërore dhe mashkullore sjellin edhe migracionet, kur zakonisht prej një mjedisi më shumë shpërngulet fuqia punëtore e popullsisë mashkullore, kurse vendoset në vendin tjetër. Për shembull, në Zelandën e Re më i madh është numri i popullsisë mashkullore, sepse ajo është shtet i njohur imigrues në të cilin shpërngulet fuqia e punës mashkullore.

Page 21: gjeografia ekonomike

17

Struktura e pleqërisë e tregon raportin numër ose përqindje të popullsisë sipas grupeve të pleqërisë. Kjo strukturë është e rëndësishme për zhvillimin e ekon-omisë, sepse aftësia e punës e njeriut në masë të madhe varet edhe prej vjetërsisë së tij. Struktura e pleqërisë është në varshmëri të drejtpërdrejtë nga nataliteti, mor-taliteti dhe lëvizjet migruese. Nëse nataliteti është më i madh, numri i popullsisë së re do të jetë më i madh dhe anasjelltas. Ky raport mundet të çrregullohet edhe me lëvizje masovike migruese.

Gjatë ndarjes së popullsisë sipas grupeve të pleqërisë ndahen tri grupe: e

re prej 0 – 19 vjet, e mesme, prej 20 – 60 vjet dhe e plakur mbi 60 vjet. Ndarja e këtillë është e nevojshme, sepse e të tregohet raporti i grupeve ndaj prodhimit dhe konsumit të, të mirave materiale. Me fj alë të tjera, në konsumin marrin pjesë të tri grupet e moshës, kurse në prodhim, sipas rregullit, vetëm grupi i mesëm. Personat e ri nën 19-vjet,kryesisht, nuk janë aktiv në ekonomi, por ato janë potenciali mjaftë i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm ekonomik. Grupi i ri është brezi i ri ose popullsia e ardhshme aktive që nëpërmjet sistemit për arsim përgatiten që të marrin zhvillimin perspektiv të veprimtarive ekonomike dhe joekonomike. Personat më të moshuar se 60 vjet zakonisht nuk janë prodhues, por popullsi e mbajtur ose persona m të ardhura personale.

Struktura e moshës së popullsisë në vendet e pazhvilluara dhe të zhvilluara

Përfaqësimi në përqindje i popullsisë sipas grupeve të moshës në shtete të

Piramida e moshës në vendet e pazhvilluara Piramida e moshës në vendet e zhvilluara

Page 22: gjeografia ekonomike

18

ndryshme është i ndryshëm. Në shtetet e pazhvilluara përqindja e popullsisë së re është mjaftë i madh, sepse në to shkalla e nataliteti është e madhe. Përkundër kësaj, përqindja e popullsisë së plakur është i vogël, kurse kjo është pasoj e zgjatjes më të shkurtër të jetës mesatare të njerëzve. Në vendet e zhvilluara, gjendja është më e ndryshme. Në to përqindja e popullsisë së re është e vogël për shkak të shkallës së ulët së natalitetet, kurse përqindja e popullsisë së plakur është mjaftë i madh, sepse jeta mesatare e njerëzve në vendet e zhvilluara është më e gjatë.

Nga përfaqësimi në përqindje i popullsisë së re dhe të vjetër në masë të madhe varet edhe përqindja e popullsisë aktive. Në vendet e pazhvilluara ku jeton numri i madh i popullsisë së re, përqindja e popullsisë aktive është i vogël. Përkundër kësaj vendet e zhvilluara n botë kanë përqindje të lartë të popullsisë ak-tive. Për shembull, në Danimarkë, gati 55 % e popullsisë është aktive, në Finlandë

dhe Kanada 52 %, në ShBA dhe Japoni 51 %, në Gjermani dhe Zvicër 50 % etj. Struktura e popullsisë sipas aktiviteti ka lidhje direkte me zhvillimin e ekonomisë.

Për zhvillimin e ekonomisë dhe për përparim të përgjithshëm të një vendi rëndësi të madhe ka edhe niveli kulturor-arsimor i popullsisë. Për atë, në gati të gjitha vendet e botës më pak ose më shumë shkrimit dhe arsimimit i kushtohet vë-mendje e domosdoshme. Sot në botë ka rreth 700 milion fëmijë analfabetë më të moshuar se 10 vjet, kurse rreth 100 milion persona në vendet e pazhvilluara nuk janë përfshirë në arsimin fi llor.

Përqindja e popullsisë analfabete është më i madh në vendet e pazhvilluara dhe shpesh është mbi 40%. Me këtë rast, analfabetizmi posaçërisht është karakter-istik për vendet afrikane si dhe disa vende në Azi dhe Amerikën Latine. Në vendet e zhvilluara analfabetizmi gati është i çrrënjosur, ashtu që në to personat analfabet bie në më pak se 5% nga popullsia më e vjetër se 10 vjet. Në disa vende të zhvilluara aspak nuk ka persona analfabetë. I tillë është rasti, për shembull, me vendet skandi-nave. Në vendet e pazhvilluara i vogël është numri i kuadrove me mbarim të shkollës së mesme dhe arsimimit të lartë. Në këtë planë shumë më e volitshme është gjendja në vendet e zhvilluara, ndërse posaçërisht në ShBA, Kanada, Japoni etj.

Struktura socio-ekonomike e trego shkallën e zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë së një vendi. Në të kaluarën popullsia aktive është marr me bujqësinë, blegtorinë, gjuetinë dhe peshkimin. Megjithatë, sot ekzistojnë vistër i profesioneve ku është angazhuar popullsia e aftë për punë. Për kohën e sotshme posaçërisht është karakteristik lëshimi i fshatit dhe bujqësisë dhe punësimi në veprimtaritë bujqësore. Ai është një proces i përgjithshëm që në masën më të madhe ose më të vogël ka të bëjë me të gjitha vendet e botës. Në vendet e zhvilluara në bujqësi janë punësuar më pakë se 10% nga personat aktiv. Megjithatë, në numrin e ,madh të vendeve të pazhvilluara më shumë se 70% e popullsisë ende jeton prej bujqësisë.

Page 23: gjeografia ekonomike

19

PYETJE DHE DETYRA:

� Shpjegoje rëndësinë e strukturës gjinore dhe të moshës së popullsisë për zhvil-limin e ekonomisë.

� Cilët janë shkaqet për çrregullimin e raporti numër ndërmjet popullsisë femërore dhe mashkullore?

� Pse vendet e zhvilluara në botë kanë numër të vogël të popullsisë së re, kurse numër më të madh të popullsisë së moshuar?

� Theksoi shkaqet e rënies së numrit të popullsisë punuese aktive në bujqësi.

TEMË PËR DISKUTIM:

Pse vendet e pazhvilluara kanë natalitet më të madh për dallim nga vendet me zhvil-lim të lart?

HARTA DEMOGRAFIKE E BOTËS - DENDËSIA E POPULLSISË

Dendësia e popullsisë në km2

Prej 500 deri 1 000

Prej 300 deri 500

Prej 200 deri 300

Prej 100 deri 200

Prej 50 deri 100

Prej 0 deri 50

Page 24: gjeografia ekonomike

20

HARTA DEMOGRAFIKE E BOTËS – MJEDISET URBANE MË TË MËDHA

POPULLSIA URBANE NË BOTË

BOTA AFRIKA AZIA ALK* VTZh*

(vlerësimi)

Burimi: UN, World Urbanisation Prospects. The 1996, Revisoon 1998 ALK – Amerika Latine me Karibet VTZh – Vende të tjera në zhvillim

Dhjetë shtetet me popullsi më të dendur në botë në km2

Singapori

Monako

Maldivet

Malta

BahreiniBangladeshi

Barbados

Mauriti usiKoreja Veriore

Holanda

Dendësia e popullsisë, numri i banorëve

Ska të dhëna

Prej 0 deri 3 banorë

Prej 3,1 deri 25 banorë

Prej 25,1 deri 130 banorë

Prej 130,1 deri 260 banorë

Prej 260,1 deri 500 banorë

Prej 500,0 dhe më shumë banorë

Mjedise urbane ku jetojnë më shumë se 6.000.000 banorë

Page 25: gjeografia ekonomike

21

LËVIZJA E POPULLSISË NË BOTË PREJ 1750 DERI NË VITIN 2050

Burimi: Par 1950: PR8 (supozimet); 1950-2050: OKB – Projekcione për popullsinë e botës deri në vitin 2150.

Miliarda mld

Vendet e zhvilluara Vendet e pazhvilluara

1-Popullsia në Azi 2- Popullsia në Botë

Azia –pjesa e mbetur 0,7 mld Kina 1,3 mld.Azia 3,0 mld

India 1,0 mld PJESA TJETËR NË BOTË

STRUKTURA E MOSHËS SË POPULLSISË NË BOTË

prej 0 deri 19 vjeç 38 %

mbi 60 vjeç 10%

prej 20 deri 60 vjeç

Page 26: gjeografia ekonomike

22

3. KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME TË EKONOMISË BOTËRORE

Zhvillimi jo i barabartë - kundërthënia e themelore e botës bashkëkohore

Me paraqitjen e kapitalizmit, ndërsa posaçërisht pas revolucionit social,shtete në botë fi lluan të zhvillohen në mënyrë jo të barabartë. Me këtë rast, vende të cak-tuara fi lluan në mënyrë industriale shpejtë të zhvillohen dhe të pasurohen, kurse të tjerat u zhvilluan më ngadalë dhe ngecën në zhvillimin e tyre prapa shteteve të zh-villuara industriale. Në këtë mënyrë shtete në botë gradualisht u ndanë në shtete të zhvilluara dhe shtete në zhvillim. Megjithatë, edhe sot ekzistojnë shtete të cilat janë skajshmërisht të varfra dhe ato e përbëjnë grupin e tretë të shteteve, të njohura me emrin shtete e pazhvilluara.

Pjesa më e madhe e pasurisë botërore është koncentruar në venet e zhvil-luara. Në to prodhimi shoqëror për banor është mbi 10 mijë dollarë në vjet. Ato japin 85% nga prodhimi i përgjithshëm industrial në botë. ndërmjet tyre veçmas dallohen: Zvicra, Japonia, Norvegjia, ShBA, Kanada, Suedia, Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe, Australia etj.

Shtete shumë të zhvilluara kanë industri të zhvilluar, prodhime intensive bu-jqësore dhe standard të lartë jetësor. Ato në tregun botëror lajmërohen si ekspor-tues të mëdhenj të mallrave të ndryshëm, por edhe si eksportues të mëdhenj të kapitalit. Vend udhëheqës në prodhimin e tyre industrial kanë monopolet e mëdha të njohura si kompani multinacionale, sepse punojnë dhe veprojnë në më shumë shtete. Me ndërmjetësimin e këtyre kompanive vazhdon eksploatimi i pasurive na-tyrore dhe fuqisë punëtore vendeve në zhvillim dhe vendeve të pazhvilluara. Kështu, shtetet e zhvilluara nga veriu, bëhen bartës të formës së re t kolonizimit nënshtrimit të vendeve nga jugu i pazhvilluar - neokolonializmi.

Transferimi i popullsisë botërore në Gjysmë hemisferën Veriore dhe Jugore – Cilat janë shkaqet për vendosjen jo të barabartë në të dy gjysmë hemisferat e Tokës?

Page 27: gjeografia ekonomike

23

Shtetet në zhvillim dhe shtetet e pazhvilluara, kryesisht karakterizohen me prodhim të lëndëve të para dhe synojnë nga zhvillimi i industrive të tyre. Pjesa më e madhe e burimeve energjetike dhe lëndëve të para në botë është e koncentruar në këto vende. Për shembull, rreth 77% e rezervave të përgjithshme të naftës gjendet në vendet e pazhvilluara dhe vendet në zhvillim. Ato në tregun botëror lajmërohen si importues i prodhimeve industriale dhe i kapitalit të huaj. Gati të gjitha vendet në zhvillim, si dhe të pazhvilluarat, karakterizohen me borxhe fi nanciare tepër të mëd-ha. Në to prodhimi i energjisë është i ulët, zotëron uria, analfabetizmi, dhe popullsia shpesh herë i ekspozohet sëmundjeve të llojllojshme. Këto vende kanë natalitet të madh, me ç’rast mortaliteti është posaçërisht i lartë te fëmijët e vegjël. Sipas vlerësi-meve të OKB, sot gati 1 miliard njerëz janë të uritur. Shumica e tyre jetojnë në Afrikë dhe Azi.

Bot e sotshme gjithnjë e më shumë diferencohet në veriun e pasur dhe jugun e varfër. Fuqia ekonomike gradualisht koncentrohet në numrin e vogël të vendeve. Revolucioni i ri shkencore-teknik çanë nga thellimi i mëtutjeshëm të jazit ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe pazhvilluara.

Në rrugën e industrializimit të tyre, shtete në zhvillim dhe shtete e pazhvil-luara hasin në probleme shumë të vështira. Para së gjithash, ndërtimi i industrisë së rëndë është shumë i shtrenjtë dhe kërkon investime të kapitalit të madh fi nanciar. Pastaj, teknologjia prodhuese në industrinë bashkëkohore është mjaftë e ndërlikuar dhe kërkon kuadër të kualifi kuar. Megjithatë, shtetet e pazhvilluara nuk kanë as mje-tet e veta fi nanciare e as kuadër të vet të arsimuar. Edhe njëri edhe tjetri janë të de-tyruar ti importojnë nga vendet e zhvilluara.

Që t’i largohen prapambeturisë së ekonomive të tyre dhe që ta përshpej-tojnë zhvillimin e saj, shtetet në zhvillim dhe shtete e pazhvilluara patjetër do të mbështeten në potencialet e veta natyrore dhe në fuqinë e tyre të punës. Megjit-hatë, atë do të detyrohen gjithnjë e më shumë të lidhen me shtete e zhvilluara, ta shfrytëzojnë përvojën e tyre dhe ndihmën e tyre për zhvillimin e tyre ekonomik dhe për zhvillimin në përgjithësi.

Page 28: gjeografia ekonomike

24

3.1. Energjia, lëndët e para dhe ushqimi - probleme kryesore i

ekonomisë botërore

Problemet kyçe në ekonomin botërore sot paraqesin energjia, lëndët e par dhe ushqimi. Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare zhvillohen nën ndikimin e fuqishëm të krizës energjetike, lëndëve të para me origjinë minerale dhe prodhimit të ushqimit.

Kriza energjetike në mënyrë më drastike e shqetëson botën bashkëkohore. Ajo erdhi si rezultat i faktit që karburantet fosile që marrin pjesë mbi 90 % në pro-dhimin e energjisë sot njeriu i eksploaton shumë shpejtë ngaqë natyra ka krijuar. Me tempin e sotshme të konsumit vlerësohet se rezervuarët e karburanteve fosile mun-det të zgjasin rreth 600 vjet. Marrë parasysh se 88% nga rezervat e përgjithshme i takojnë thëngjillit, teknologjia e ardhshme domosdo duhet të mbështete në mbi të. Vetëm 3% të rezervave të karburanteve fosile i takojnë naftës dhe 8% gazit natyror. Kjo tregon qartë se, në qoftë se tempi i konsumit nuk zvogëlohet, rezervat e naftës do të shteren për 50 vitet e ardhshme, ndërsa rezervat e gazit natyror për 40 vitet e ardhshme.

Nafta, ndërsa posaçërisht thëngjilli janë ndotësit e mëdhenj të mjedisit jetë-sor. Kështu, është vërtetuar se një termocentral prej 1000 megavatesh në vit shpen-zon (djeg) rreth 2,5 milion tonë thëngjill dhe në ajër gati në secilin minutë hedh rreth 300 kg sulfur dyokside. Me të direkt i ndotë ujin dhe ajrin, e sterilizon edhe sipërfaqen e tokës.

Kriza në tokë është e lidhur edhe me shterjen e rezervave të lëndëve të para, posaçërisht të atyre me origjinë minerale. Me konsumin e sotshëm, është konstatuar se rezervat e tyre pas një kohe të eksploatimit do të shterën. Sot janë t njohura dy prognoza shkencore për shkatërrimin e botës - nga ndotja e ujit dhe nga shterimi i lëndëve të para. Supozohet se problemi me lëndët e para të origjinës minerale është edhe më kritik se problemi me energjinë. Kjo nuk është vështirë të kuptohet kur dihet se krejt industria bazike mbështete mbi lëndët e para të origjinës minerale.

Prodhimi bashkëkohorë i bujqësisë karakterizohet me shpërndarje jo të barabartë në pjesët e veçanta të botës. Kështu, në vendet e zhvilluara ku jetojnë rreth 30% e popullsisë, në botë realizohet 70% nga prodhimi i përgjithshëm bujqë-sor, kurse në vendet pazhvilluara ku jetojnë 705 e popullsisë realizohet vetëm 30% nga prodhimet e bujqësisë botërore. Për atë sot me siguri vërtetohet se çdo i gjashti i popullsisë botërore vuan nga uria, përkatësisht në mënyrë të pamjaftueshme ush-qehet dhe i ndjen pasojat nga ushqimi i keq dhe jo kualitativ. Përderisa për vendet e pa zhvilluara problemi është si ta ushqejnë popullsinë e tyre, në disa prej vendeve të zhvilluara problem është super produksioni i prodhimeve bujqësore.

Page 29: gjeografia ekonomike

25

Sipas mendimit të shumë shkencëtarëve të njohur, problemi i shqimit të popullsisë botërore mundet në mënyrë të volitshme të zgjidhet nëpërmjet rritjes së prodhimtarisë bujqësore edhe atë përmes rrugës së zgjerimit të sipërfaqeve punuese në të gjitha krahinat e tokës ku ekzistojnë kushte të volitshme, pastaj me zbatimin e makinerisë dhe kimizimit dhe rritjes së prodhimeve për hektar ose për frymë të kafshëve në nivel të vendeve të zhvilluara, si dhe planifi kimi i familjes që do të çonte deri te shtimi më i matur i popullsisë botërore.

PYETJE DHE DETYRA:

� Numëroi shtetet më të zhvilluara në botë. çka i detyrohet zhvillimi i tyre i lart?� Pse kriza e energjisë vjen në shprehje shumë sot?� Me sa përlind marrin pjesë rezervat e thëngjillit, naftës dhe gazit natyror në rez-

ervat e përgjithshme botërore të karburanteve fosile?� Për sa periudhë kohore parashihen se rezervat e hekurit, aluminiumit, bakrit dhe

plumbit do të jenë krejtësisht të shterura?� Sa përlind e popullsisë botërore sot konsiderohet se është e uritur?

4. Industria dhe transferimi i prodhimtarisë industriale në botë

Industria paraqet veprimtari ekonomike që i përfshijnë përpunimin lëndëve të para të ndryshme përmes rrugës makinerike. Zhvillimi i tij në botë zhvillohet nën ndikimin e një varg faktorëve natyror-gjeografi k dhe shoqëroro ekonomik. Në qoftë se ndikimi i këtyre faktorëve është i volitshëm, kuptohet se edhe zhvillimi i industrisë do të jetë më i shpejtë, dhe anasjelltas. Në krahasim me bujqësinë, industria është veprimtari prodhuese më e re, sepse është paraqitur shumë më vonë.

Para paraqitjes, përkatësisht në para historinë e saj, njerëzit merreshin me punë dore shtëpiake dhe me zejtari, kurse kalimi në prodhimin industrial ishte kryer nëpërmjet manifakturës. Me fj alë të tjera, në gjysmën e dytë të shekullit XVIII në Britaninë e Madhe ishte zbuluar makina e avullit nga ana e Xhems Vatit. Me të ishte shënuar fi llimi i industrisë, respektivisht revolucioni i parë industrial. Ajo solli deri te zëvendësimi i prodhimit me dorë me anë të makinës, rritjen e produktiviteti të punës dhe deri te zgjerimi i vëllimit të prodhimit. Në të njëjtën kohë, me zbulimin e makinës me avull edhe paraqitja e anijes me avull në vitin 1807, kurse më vonë edhe lokomotivës me avull në vitin 1814. Për lëvizjen e makinës me avull ishin të nevo-jshëm burime të tjerë energjetike, kurse veçmas thëngjillit, ndërsa jo si deri atëherë kur ishte përdorur vetëm fuqia e ujit. Prandaj ndërmarrjet industriale nga rrjedhjet e lumenjve u zhvendosën nga basenet për thëngjill dhe xehes së hekurit. Në atë periudhë Britania e Madhe u bë vendi i parë industrial në botë. më vonë, prej saj industria u zgjerua nëpër basenet e thëngjillit në Gjermani dhe Francë, kurse pastaj në ShBA dhe Rusi.

Page 30: gjeografia ekonomike

26

Me zbulimin e motorit me djegie të brendshme nga fundi i shekullit XIX dhe shfrytëzimi i energjisë elektrike paraqitet hov i ri në zhvillimin e industrisë. Motori e zëvendësoi makinën me avull në detari dhe në industri. Me përdorimin e naftës u përshpejtua zhvillimi i komunikacionit automobilistik, kurse lajmërohet edhe ai ajrorë. Me këtë rast, industria makinerike u bë bartësi kryesor i progresit. Sipas shka-llës së zhvillimit industrial në krye të botës dalin ShBA, Gjermania dhe Japonia.

Faza vijuese, respektivisht revolucioni i ri shkencor-teknik në zhvillimin e in-dustrisë u bë nga mesi i shekullit tonë. Ajo karakterizohet me përdorimin e energjisë atomike dhe me zhvillimin e elektronikës dhe automatizimit. Industria gradualisht bëhet proces botëror dhe nga ajo orientohen gati të gjitha vendet në botë. Megjith-atë, në prodhimin-bruto shoqëror ajo në vendet e zhvilluara merr pjesë me mbi 50%, përderisa në vendet e pazhvilluara me më pak se 20%. Në esencë, bartësit e indus-trisë moderne bëhen vendet e Evropës Perëndimore, Angloamerika, Japonia dhe ish shteti BRSS. Këto katër fushë industriale, respektivisht shtete realizojnë 95% nga prodhimi botëror i automobilave, mbi 90% nga prodhimi i çelikut, mbi 85% i pro-dhimit të energjisë elektrike në botë etj. Këto janë vendet klasike industriale. Por, në kohën më të re industria ka fi lluar të depërtoi edhe në pjesët e tjera të botës, më pak të zhvilluara. Të tilla janë vendet nga Azia Lindore - Republika e Kores, Tajvani dhe Kina, pastaj India, Australia, Brazili, Argjentina, më shumë vende evropiane dhe tjera. Sipas objektit të punës, industria ndahet në ekstraktive dhe përpunuese. Industria ekstraktive është ajo industri që prodhimet i merr direkt prej natyrës. Industria për-punuese, prapë, përpunon lloje të ndryshme të lëndëve të para.

Sipas llojit të prodhimit, industria ndahet në të rëndë ose bazike dhe lehtë.

Industria e rëndë prodhon mjete për prodhimtari. Në të bëjnë pjesë: metalurgjia,

industria metalike, makinë ndërtimtaria, industria e rëndë kimike, elektroin-

dustria dhe industria për materiale ndërtimore. Ajo është e domosdoshme për zhvillimin e degëve të tjera industriale, ndërsa i përparon edhe bujqësinë dhe komu-nikacionin. Për ndërtimin e saj është e nevojshme investim i madh i kapitalit, kurse

në procesin e prodhimit shpenzon shumë energji dhe lëndë të parë. Në indus-

trinë e lehtë bëjnë pjesë të gjitha llojet e tjera të industrisë: industria e tekstilit,

ushqimore, e lëkurës, gomës dhe këpucëve, industria e lehtë kimike, industria

e duhanit dhe e drurit.

Page 31: gjeografia ekonomike

27

Në industrinë e vendeve të veçanta, industria grupohet në dy lloje themelore: punuese-intensive dhe kapital-intensive. Në industrinë punuese-intensive

bëjnë pjesë ato degë industriale të cilat cilësohen me punësim të madh, kurse

me investim të vogël të kapitalit, kështu është, për shembull, industria e teks-

tilit. Industria kapitalo-intensive mbështetet mbi investimin e madh të fi nan-

cave dhe makinave të shtrenjta moderne, ndërsa numri i punëtorëve të kyçur

në prodhimin e drejtpërdrejtë është relativisht i vogël. Ky lloj i degëve industri-ale, nëse janë mirë të organizuara realizojnë edhe fi tim relativisht më të madh. Në këtë pikëpamje posaçërisht shquhen, për shembull, industria elektronike dhe disa lloje të industrisë kimike.

PYETJE DHE DETYRA:

� Me çka ishte e kushtëzuar paraqitja e revolucionit të parë industrial?� Shpjegoje, çfarë ndikimi bënin mbi industrinë motori me djegie të brendshme

dhe rryma elektrike? � Kur ndodhi revolucioni më i ri shkencoro-teknik në industri? Me çka karakterizo-

het ai?� Si ndahet industria sipas objektit të punës?� Theksoi degët e industrisë së rëndë dhe të lehtë?

4.1. EKONOMIA ENERGJETIKE NË BOTË

Burimet energjetike ndahen në dy grupe themelore – burime tradicionale

ose të vjetra energjetike dhe burimet bashkëkohore ose të reja.

Burimet tradicionale energjetike posaçërisht ishin përdorur në të kalu-arën, respektivisht deri te paraqitja e revolucionit të parë industrial në gjysmën e dytë të shekullit XVIII. Megjithatë, disa prej tyre ende përdoren në shumë pjesë të botës, sidomos në vendet e pazhvilluara. Në kohërat më të lashta njeriu i pari e shfry-tëzoi fuqinë e vetë, që ishte burim i vetëm i energjisë me të cilat i kryente aktivitete punuese. Në zhvillimin e tij të mëtutjeshëm, ai kaloi në përdorimin edhe të burimeve të tjera energjetike - fuqinë e kafshëve shtëpiake, energjinë e zjarrit dhe fuqinë. mekanike të erës dhe lumenjve. Me këtë rast, shfrytëzimi i këtyre burimeve kryhet në mënyrë primitive në përmasa të kufi zuara.

Duke fi lluar prej revolucionit të parë industrial, dhe këndej, për fi timin e energjisë fi lloj shfrytëzimi i burimeve bashkëkohore të energjisë. Me zbulimin e makinës së avullit, burim kryesor i energjisë bëhet thëngjilli, kurse me këtë në mënyrë të ndishme rritet edhe prodhimi i tij. Në gjysmën dytë të shekullit XIX, me zbulimin e motorit me djegie të brendshme dhe prodhimit të automobilave, krahas thëngjillit si burim i energjisë në mënyrë masovike fi llon të përdoret edhe nafta dhe derivatet e saja. Paralelisht me të, gradualisht rritet edhe përdorimi i gazit natyror. Nga fundi i shekullit XIX lajmërohet edhe energjia elektrike. Me zbatimin e saj në

Page 32: gjeografia ekonomike

28

ekonomi rritet edhe interesi i eksploatimit të potencialit hidroenergjetik. Nga fundi i shek. XX, me zbulimin e reaktorit bërthamor, fi llon në mënyrë masovike të për-doret edhe energjia atomike. Nevojat e mëdha për energji kanë sjellë për qasje ndaj shfrytëzimit edhe të disa llojeve të tjera të energjisë, siç janë: energjia e diellit,

gjeotermale, fuqia e erës dhe tjera. Në grupin e burimeve bashkëkohore, siç duket, bëjnë[ pjesë edhe disa nga burimet tradicionale, për shembull, fuqia mekanike e ujërave dhe erës. Megjithatë, shfrytëzimi i tyre kryhet në mënyrë bashkëkohore dhe shumë më mirë të organizuar.

Burimet energjetike ndahen edhe në jo përtëritëse, kurse ato janë thëngjil-

li, nafta dhe gazi natyror dhe të përtëritëshme, siç janë, energjia e ujit, energjia

e diellit dhe tjera. Prodhimi i energjisë elektrike në botë është në rritje të vazh-dueshme. Prodhimi i sotshëm botëror i energjisë elektrike i energjisë elektrike arrin 11 000 miliard kfq. Nga ky prodhim 80 % realizohet prej termocentraleve në cen-tralët atomik. Ato si karburant e përdorin thëngjillin, naftën, mazutit, gazin natyror dhe karburantin nuklear. Të tjerat 20% të rrymës elektrike fi tohet në hidrocentralet që si fuqi të punës e përdorin ujin.

Nga prodhimi i përgjithshëm i rrymës elektrike, 90% realizohet në: An-gloamerikë, Evropa, Rusia dhe Japonia. Të gjitha vendet e tjera së bashku realizojnë vetëm 10% nga prodhimi botëror.

а). Thëngjilli si burim i energjisë dhe objekt i tregtisë botërore

Thëngjilli është krijuar me karbonizimin e bimëve në korën e Tokës ku la-jmërohet në formë të shtresave të trasha edhe të më shumë metrave. Formimi i tij është bërë gjatë të gjitha epokave gjeologjike, duke fi lluar prej paleozoikut, dhe gjithnjë deri më sot. Sa më herët që të jetë i formuar , për aq më tepër thëngjilli ka vlerë kalorike. Ndërmjet llojeve të thëngjillëve të veçantë vlerë më të vogël ka-lorike ka treseti, i cili sot formohet në moçalet. Ai në veti përmban 50% karbon dhe jep pothuajse energji të njëjtë sikurse druri. Sipas kohës së formimit, më oi vjetër se ai është linjiti i cili përmban 60% karbon. Thëngjilli i hirit përmban 70% kar-bon. Thëngjilli i gurit përmban 85% karbon. Në fund, thëngjilli më i vjetër - antraciti përmban mbi 90% karbon dhe jep nxehtësi prej 37 000 xhul. Me proces të posaçëm teknologjik, nëpërmjet kokësimit, thëngjillit i cili ka vlerë më të vogël kalorike i rritet vlera e nxehtësisë.

Thëngjilli në të kaluarën dhe në kohën e sotshme është burim i rëndësishëm energjetik. Megjithatë, në të njëjtën kohë edhe lëndë e parë shumë e rëndësishme industriale, kurse për disa vende edhe artikull i jashtëzakonshëm eksportues. Me përpunimin kimik të thëngjillit fi tohet: kauçuku, masat plastike, rrëshirat, katrani

dhe një varg i prodhimeve të tjera.Rezervat botërore të thëngjillit ende nuk janë studiuar dhe vërtetuar në

Page 33: gjeografia ekonomike

29

mënyrë të mjaftueshme. Sipas njohurive të deritanishme rezervat vlerësohen në rreth 8600 miliardë tonë. Nga këto 6 500 miliardë tonë janë thëngjill guri, kurse pjesa tjetër thëngjill i hirit dhe linjit. Rezervat e thëngjillit ekzistojnë gati në të gjitha pjesët e Tokës, megjithatë, ato janë mjaftë jo barabarësish të shpërndara. Sipas madhësisë së rezervave të disponueshme, në botë mundet të ndahet katër krahina kryesore.

Regjioni i parë e përfshinë territorin e shtetit të mëparshëm BRSS. Ajo është në vendin e parë në botë, sepse disponon me rezerva më të mëdha. Në të janë kon-centruar 52% nga rezervat e përgjithshme botërore të thëngjillit të gurit dhe më shumë se 60% të linjitit. Basene ma të njohura të thëngjillit në këtë krahinë janë: Baseni i Donit në luginën e lumit Don, i Kuznjeckit në Sibirin Perëndimor, kurse pastaj i Tunguskut, Karagandës, Lenskit, Peçorski dhe tjera.

Regjioni i dytë, e cila është bollshme me rezerva të thëngjillit gjendet në territorin në ShBA. Në të gjenden 17% të rezervave botërore të thëngjillit të gurit dhe 20% të linjitit. Basen më i pasur në këtë krahinë është ai që shtrihet në perëndim të Maleve Aligene, në gjatësi prej rreth 1 300 km dhe me trashësi të shtresave edhe deri më 35 metra. Nëpër rrjedhën e mesme të lumit Misisipi gjendet baseni i dytë i madh i thëngjillit në ShBA.

Rezerve të mëdha ka edhe në regjionin e tretë i cili e përfshinë territorin e Kinës. Në të basene më të njohura e rezervave janë: Shensi, Shansi dhe Manxhuria.

Regjioni i katërtë gjendet në Evropë. Ai shtrihet nëpër pjesën qendrore të kontinentit, duke fi lluar prej: Britanisë së Madhe, Francës Veriore, Rur dhe Sari në Gjermani, dhe gjithnjë deri në Shlezi në Poloni.

Sipas kësaj, katër regjionet më të njohura për thëngjill në botë gjenden në gjysmë hemisferën veriore të Tokës. Në hemisferën Jugore rezervat e thëngjillit janë dukshëm më të vogla. Ato janë vendosur, kryesisht, në pjesët jugore të Amerikës Jugore, në Afrikën Jugore dhe në Australinë Juglindore. Në kohën më të re rezerva të thëngjillit janë zbuluar edhe në viset polare.

Prodhimi botëror i thëngjillit arrin rreth 5 miliard tonë. Prodhuesi më i madh i thëngjillit të gurit në botë është Kina, kurse të thëngjillit të hirit dhe linjitit Gjermania dhe Rusia.

Thëngjilli është prodhim i rëndësishëm në tregtinë botërore. Eksportues më të mëdhenj janë: ShBA, Polonia, Gjermania dhe Rusia. Importuesit më të njohur janë vendet që në territorin e tyre nuk disponojnë me thëngjill. I tillë është rasti me Japoninë, Italinë, Suedinë, Zvicrën dhe vende të tjera.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat birime të energjisë i përdornin njerëzit në periudhën para revolucionit të parë industrial?

Page 34: gjeografia ekonomike

30

� Theksoi burimet e energjisë së pa përsëritshme dhe të përsëritshme.� Cilat vende në botë janë prodhuesit më të mëdhenj në botë të thëngjillit?

b). Nafta dhe gazi natyror si burime të energjisë dhe objekt i

tregtisë ndërkombëtare

Nafta është zbuluar dhe përdoret ende pra erës sonë. Me të Persianët dhe Babilonasit e lashtë i kanë lyer pishtarët për ndriçim. Pastaj bitumoni natyror e kanë përdorur gjatë ndërtimit të rrugëve, kurse emulsionin e asfaltit për lidhjen e tullave në ndërtimtari. Megjithatë, nafta si burim energjetik fi llon të përdoret në gjysmën e dytë të shekullit XIX me zbulimin e motorit me djegie të brendshme dhe me zhvil-limin e automobilizmit. Prodhimi i tij industrial fi llon në vitin 1859, kur në ShBA - në Pensilvani, u bë shpimi i parë. Nga ajo kohë, dhe këndej, prodhimi dhe konsumi i naf-tës tregojnë rritje të vazhdueshme, kurse derivatet që fi tohen prej saj (mbi 300 lloje - benzinë, vaj për motor, masa plastike, plehra artifi cial, goma, barna, fi je artifi ciale etj), u bë lënda e par e jashtëzakonshme në vargun e degëve të industrisë.

Nafta është formuar me zbërthimin e organizmave ujor, të njohura me emrin plankton, në geosinklinalet e mëdha në sipërfaqen Tokësore. Burimet e mëdha të naftës më shpesh gjenden në kontaktin ndërmjet masive të reja malore dhe basen-eve të vjetra detare, por naftë ka edhe në shtresat më të vjetra të baseneve të dikur-shme detare. Ajrorin në brendësin e Tokës, gati çdoherë mbi shtresën e kripur të ujit, mbi të cilën ka sasi të sasi të konsiderueshme të gazit natyror, ashtu që presioni i gazit përdoret gjatë eksploatimit të naftës. Rezervat botërore të sotshme të naftës vlerësohen në rreth 76 miliardë ton. Pjesa më e madhe e këtyre rezervave janë koncentruar në dy regjione të mëdha. I pari haset ndërmjet Detit të kuq dhe të Zi, Gjirin e Persisë dhe Liqenit Kaspik. Në të gjenden rreth 70% nga rezervat e përgjithshme botërore. Regjioni i

dytë i madh shtrihet rreth Detit Karib dhe Gjirit të Meksikos në Amerikë, me rreth 10% nga rezervat botërore të naftës. Jashtë këtyre dy regjioneve të mëdha rezerve të naftës ka në Rusi, pjesën veriore të Saharës, në ShBA, në Detin e Veriut, Rumani, Indonezi etj.

Prodhimi i përgjithshëm i naftës në botë arrin rreth 3 miliard ton. Eksploatimi i naftës në masë të madhe është mbi kontrollimin e monopoleve të mëdha të va-jgurit, siç janë: ”Ekson” dhe “Mobil Oil” në ShBA, “Rojal Daç Shel” në Holandë, “British Petroleum” në Britani të Madhe etj.

Page 35: gjeografia ekonomike

31

Prodhuesit më të mëdhenj dhe shfrytëzuesit e naftës në botë në vitin 2006/ 1 barel - 159 litra/

Prodhuesit më të mëdhenj të naftës Shfrytëzuesit më të mëdhenj të naftës

Shteti Miliona barel/ në ditë Shteti Miliona barel/ në ditë

Arabia Saudite 10.7 САД 20.6

Rusia 9.7 Kina 7.3

ShBA 8.4 Japonia 5.2

Irani 4.1 Rusia 2.9

Kina 3.9 Gjermania 2.7

Meksika 3.7 India 2.5

Kanadaja 3.3 Brazili 2.3

ОАЕ 2.9 Kanadaja 2.2

Venezuela 2.8 Koreja e jugut 2.2

Norvegjia 2.8 Arabia Saudite 2.1Burim i të dhënave: Energs Information Administration , viti 2007.

Më shumë vende prodhuese të naftës janë të bashkuar në organizatën e veçantë - OPEK, nëpërmjet së cilës synojnë ti kontrollojnë çmimet e naftës dhe vël-limin e prodhimit të tij.

Prodhuesi më i madh i naftës në botë, kuptohet, janë atë vende që në ter-ritorin e tyre disponojnë me rezerva të naftës. Në botën e sotshme është prezent është shumë e shprehur jo proporcioni ndërmjet prodhuesit dhe konsumuesit të naftës. Në këtë pikëpamje ndahen tri grupe të ndryshme vendesh. Të parat janë prodhuesit e mëdhenj, kurse konsumues të vogël të naftës, (vendet në Azinë Jug-perëndimore), të dytët janë prodhuesit e mëdhenj, por edhe konsumues dhe për-punues të mëdhenj (ShBA, Rusia dhe tjera) dhe të tretat me prodhim të vogël, por kërkues të mëdhenj dhe konsumues të naftës (vendet evropiane dhe Japonia).

Gazi natyror është përcjellës i përhershëm i naftës dhe shkëlqyeshëm ek-sploatohet në mënyrë paralele me të. Ai përdoret si burim i nxehtësisë dhe energjisë dhe si lëndë e parë për industrinë. Prej tij fi tohen lloje të ndryshme të alkooleve dhe etereve, rrëshirave, fi jeve artifi ciale, acetilenit, eksploziveve etj. Rezervat e gazit në botë vlerësohen në rreth 200 trilion m3. pjesa më e madhe, gati 50% nga këto rez-erva janë koncentruar në territorin e BRSS së mëparshme, pastaj në ShBA - rreth 20% etj. Këto vende janë prodhuesit më të mëdhenj në botë të gazit. Pastaj vijojnë Kina, Holanda, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Eksportuesi më i madh është Rusia prej ku përcillen gaz përçuesit nga vendet e Evropës Lindore deri te vendet e Evropës Perëndimore.

Page 36: gjeografia ekonomike

32

PYETJE DHE DETYRA:� Si është formuar nafta?� Në hartën gjeografi ke të botës gjejë regjionet më të pasura me naftë?� Sipas prodhimit dhe konsumit të naftës, si grupohen vendet në botë?

c). Hidroenergjia – prodhimi dhe vendosja hapësinore në botë

Hidroenergjia është burimi më i lirë i energjisë, sepse përherë përtërihet. Ai ka përparësi të mëdha në krahasim me llojet e tjera të burimeve energjetike. Për shfrytëzimin e saj më të përshtatshëm janë lumenjtë që kanë rënie të madhe, pa rrjedh të ujit dhe regjimit të përhershëm ujor. Këto veti i kanë posaçërisht lu-menjtë malor fuqia e madhe mekanike e të cilëve shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike në hidrocentralet rrjedhëse. Në regjionet e rrafshëta lumenjtë kanë rënie të vogël, por sjellin sasi të madhe të ujit. Por atë në të ndërtohen aku-mulacione të mëdha nga pendët e të cilave ngritën hidrocentrale, të njohura si hidrocentrale akumuluese. Grupin e tretë e përbëjnë hidrocentralet derdhës të cilat e shfrytëzojnë lëvizjen natyrore të ujit të detit - baticën dhe zbaticën, për-katësisht mbushjen dhe derdhjen.

Potenciali i përgjithshëm hidroenergjetik i lëmenjve në botë vlerësohet se është 32 000 miliard klf. Ky potencial në mënyrë gjeografi ke është shumë jo barabarësish i shpërndarë. Kontinenti më i pasur me hidro energji me afër 36% nga potenciali botëror është Azia, pastaj vijojnë Afrika, Angloamerika, Amerika Latine, Evropa dhe Australia. Megjithatë shfrytëzimi i energjisë së ujit është më i madh në Evropë dhe në Angloamerikë me rreth 25% i potencialit disponues. Në kontinentet e tjera potenciali hidro energjetik shfrytëzohet në masë jo të mjaftueshme. Në Azi shfrytëzohet vetëm 4%, në Amerikën Latine 2% kurse në Afrikë 0,2%. Nga kjo rrjedh se potenciali hidroenergjetik në botë ende dobët shfrytëzohet. Prodhimi vjetor i hidro energjisë në botë arrin rreth 2 000 miliard KW. Pro-dhim shumë i vogël i hidro energjisë është i kushtëzuar, para se gjithash, nga ajo që pjesa e madhe e potencialit ujor gjendet në vendet dhe regjionet e pazhvil-luara ekonomike në botë.

Page 37: gjeografia ekonomike

33

Vendosja territoriale e potencialit hidroenergjetik sipas kontinenteve

Nga ana tjetër, në vendet e zhvilluara kapitali privat largohet të investoi në hidrocentrale, sepse qarkullimi i kapitalit dhe fi timit të profi tit në to kryhet më ngadalë se sa nëse investohet në ndërtimin e termocentraleve. Në këtë rap-ort bëjnë përjashtim ato vende të zhvilluara që janë të pasura me hidro energji, kurse të varfra me burime të tjera energjetike. Kështu në prodhimin e përgjith-shëm të rrymës elektrike, Hidroenergjia në Norvegji arrin 50% etj. Përndryshe, prodhimi i përgjithshëm i hidroenergjisë është në pajtim me zhvillimin ekonomik të vendeve, prandaj prodhuesit më të mëdhenj botëror të hidroenergjisë janë vendet më të zhvilluara ekonomike në botë - Kanadaja, ShBA, Rusia, Norvegjia dhe tjera.

Hidrocentralet më të mëdha në botë janë ndërtuar në Rusi (Krasnojarska në lumin Enisej, Bratska në lumin Angara, Volgogradska dhe Kujbishevska hidro-centrale në lumin Vollgë) dhe në ShBA (Grand Kuli dhe Bonvil në lumin Kolumbia, Huver në Kolorado dhe hidrocentralet e mëdha në lumin Tenesë). Hidrocentrale të mëdha, ekzistojnë edhe në shtete të tjera të botës, ndërsa veçmas në Kanada, Japoni, Kinë dhe shtete të tjera.

Page 38: gjeografia ekonomike

34

ç). Energjia atomike

Karburanti themelor nuklear prej të cilave fi tohet energjia atomike është uraniumi dhe toriumi. Prej tyre energjia atomike fi tohet me ndarjen (fi sionin) e atomeve të tyre, gjatë së cilës lirohet sasi e madhe e energjisë. Ajo përdoret jo vetëm për prodhimin e rrymës elektrike, por edhe si energji e fuqisë punuese në ekonomi.

Për uranin, si karburant nuklear, problemi është në atë që ai nuk është i përtëritshëm por shterues dhe që paraqitet në pak vende të sipërfaqes Tokësore. Mbi 70% të rezervave të uranit gjenden në: Kanada, SHBA dhe Zair. Rezervat e tjera gjenden në: Rusi, JAP dhe Australi. Rezervar kryesore, prapë të toriumit janë koncen-truar në Indi dhe Brazil. Numri më i madh i centralëve atomik gjendet në ShBA, Rusi, Britani të Madhe, Japoni, Gjermani dhe Francë.

Shumë vende të botës edhe më tutje vazhdojnë të ndërtojnë central elektrik atomike. Me këtë rast, synohet ndërtimi i tyre të jetë plotësisht i siguruar me qëllim që të largohen avarit eventuale të cilat mundet të sjellin deri te pasojat katastrofave. Kështu, Franca dhe Japonia sot 80% të energjisë elektrike e fi tojnë pre centralëve atomik, Zvicra 60% etj.

Pasqyra q reaktorëve nuklear sipas shteteve

Shtete Numri i reaktorëve nuklear

ShBA 107Franca 60Japonia 54Britania e Madhe 35Rusia 20Gjermania 20Kanada 16Ukraina 16Suedia 12Republika e Koresë 12India 10Spanja 9Belgjika 7Kina 6Zvicra 5

Krahas burimeve themelore të përmendura të energjisë, prej kaherë është synuar të shfrytëzohen edhe disa burime të tjera energjetike. Këto synime veçmas janë bë të zëshme viteve të fundit kur shumë u rrit konsumi i të gjitha llojeve të energjisë, kurse me këtë janë potencuar njohurit se në disa burime kryesore të en-ergjisë, posaçërisht nafta, shpejtë ju zvogëlohen rezervat. Për atë më shumë vende në botë bëjnë përpjekje për shfrytëzimin e energjisë diellore, energjisë së erës, të

Page 39: gjeografia ekonomike

35

baticës dhe zbaticës energjisë gjeotermale etj. Ndërmjet tyre synimet më të mëdha janë orientuar nga energjia diellore. Energjia diellore sot tanimë përdoret për pro-dhimin e rrymës elektrike, për ngrohjen e banesave, për ngrohjen e ujit, për lëvizjen e pompave për ujitje dhe ngjashëm. Në ShBA shtëpitë në shumë qytete ngrohen me energji diellore, kurse në Pirinet e Francës është ndërtuar fura shumë e madhe diel-lore për shkrirjen e metaleve etj.

PYETJE DHE DETYRA:� Pse hidroenergjia është burimi më i lirë i energjisë?� Theksoje vendosjen e potencialit hidroenergjetik sipas kontinenteve?� Cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të hidroenergjisë në botë?� Shpjegoje në çka qëndron rëndësia e energjisë atomike?� Cilat lloje të tjera të energjisë përdoren në botën bashkëkohore?

4.2. METALURGJIA E ZEZË DHE E NGJYROSUR NË BOTË

Metalurgjia paraqet degën kryesore dhe themelore të industrisë. Ajo kryen shkrirjen dhe përpunimin e xeheve të llojllojshme dhe prodhon metale dhe legura të metaleve. Si lëndë të para kryesore të metalurgjisë së zezë lajmërohen: heku-

ri, nikeli mangani, kromi etj., kurse për metalurgjinë e ngjyrosur: xehet e bakrit,

plumb-zinkut, boksitit dhe tjerave. Me rezerva më të mëdha të xehes së hekurit disponojnë: Suedia, Rusia, Kanada, ShBA dhe Brazili. Rezerve më të mëdha të xehes së bakrit kanë vendet: Çile, ShBA, Kongo, Peru, Kanadaja etj. Në varshmëri prej asaj se cilat metale i përpunon metalurgjia ndahet në të zezë dhe të ngjyrosur.

Metalurgjia e zezë është veprimtari industriale në suaza të së cilës prodho-het hekuri i papërpunuar, çelin dhe prodhime të rrafshuara. Hekuri i papërpunuar fi tohet në hekurana me shkrirjen e xehes së hekurit në furrnaltat, ndërsa çeliku në furrnaltat e Simens-Martinit dhe furat elektrike, nëpërmjet fi timit të ferolegurave të hekurit të papërpunuar. Prodhimet e rrafshuara, prapë teneqe, tela, shina dhe të ng-jashme prodhohen në uzinat për shtypjen e metalit. Çeliku është prodhim shumë i rëndësishëm i ,metalurgjisë së zezë i cili ka zbatim të llojllojshëm. Në bazë të prodhimit të çelikut mundet të vlerësohet niveli i industrializimit dhe standardit të përgjithshëm të një vendi.

Shpërndarja e metalurgjisë së zezë varet prej sasisë së energjisë, lëndëve të para dhe ujit. Për atë ajo mundet të jetë e vendosur në afërsi të xehes së hekurit dhe thëngjillit, që është më i volitshëm, por rast i rrallë. Pastaj, hekuranat mundet të ndërtohen në afërsi të xeheroreve për xehe të hekurit, kurse thëngjilli të transpor-tohet. E tillë është metalurgjia e zezë në Ural dhe kjo nuk është shumë e volitshme, sepse është e nevojshme të transportohet sasi e madhe e thëngjillit. Në raste të cak-tuara metalurgjia e zezë ngritët në afërsi të minierave të thëngjillit, kurse xehja e hekurit transportohet. I tillë është rasti me Rurin në Gjermani. Locimi i kësaj lloje të

Page 40: gjeografia ekonomike

36

industrisë mundet të jetë buzë komunikacioneve të mëdha dhe në limanet detare, ashtu që edhe thëngjilli ehe xehja sjellën nga largësitë më të mëdha. Metalurgjia e tillë është zhvilluar rreth Liqeneve të Mëdha në Amerikën Veriore dhe rreth limaneve në Japoni. Lokacioni i tillë konsiderohet mjaftë rentabil, sepse lëndët e para sjellën përmes rrugës së lirë ujore.

Metalurgjia e zezë është e zhvilluar në më shumë vende në botë. Megjithatë, sipas shkallës së zhvillimit më të njohur janë: Japonia, ShBA, Rusia, Kina dhe Gjerma-nia.

Në rusi regjione me të njohura të metalurgjisë së zezë janë baseni i Uralit

dhe Kuznjeckoit, ndërsa njëra nga qendrat më të mëdha është Megnitotorck. Kjo degë e industrisë në Japoni është zhvilluar në bazë të xehes së hekurit të impor-tuar prej Indisë, Malajzisë, Filipineve dhe Brazilit dhe thëngjillit të importuar nga ShBA. Regjionet kryesore janë Kitakjushu në pjesën veriore të ishullit Kjushu, Tokio - Kavasaki dhe Osaka - Kobe. Në ShBA janë zhvilluar disa regjione të njohura, kurse posaçërisht rreth Maleve Apalaçke, buzë brigjeve të Liqeneve të Mëdha dhe breg-detit Atlantikë. Kapacitete më të njohura të metalurgjisë së zezë në Kinë janë ndër-tuar në disa regjione, por regjioni më i njohur është ai i Manxhurisë. Në Gjermani kjo degë më e zhvilluar është në Rur dhe Sar.

Përveç vendeve të përmendura, sipas zhvillimit të metalurgjisë së zezë më të njohur janë edhe Britania e Madhe (Midlendi, Jorkshiri, Vellsi i Jugut dhe Skocia e mesme), Franca (lordi), Polonia (Shlezia), Italia, Brazili, JAP, Australia dhe shtete të tjera.Eksportuesit kryesor të prodhimeve të metalurgjisë së zezë janë Gjermania, Brita-nia e madhe, Franca dhe vende të tjera nga Evropa Perëndimore. Rusia dhe ShBA, edha pse janë prodhues të mëdhenj nuk janë shumë eksportues të njohur të këtyre prodhimeve, sepse kanë industri metalike shumë të zhvilluar. Importuesit kryesor të hekurit të papërpunuar dhe çelikut janë vendet në të cilat metalurgjia e zezë nuk është mjaftë e zhvilluar, kurse kanë nevojë nga prodhimet e këtilla.

Metalurgjia e ngjyrosur është veprimtari industriale e cila merret me pro-dhimin e: bakrit të papërpunuar, aluminiumit, plumbit, zingut, dhe metaleve të

tjera të ngjyrosura. Ato kanë rëndësi të madhe për shkak të vetive të tyre specifi ke; shkrirja dhe përpunimi i lehtë, ngurtësia, rezistenca, përçueshmëria e elektricitetit dhe të ngjashme. Këto metale kanë zbatim të madh në elektroindustrinë, automo-bilistiken, aviacionin, ushtarake dhe degë të tjera industriale.

Në procesin teknologjik për ndarjen e metaleve nga xehet zbatohet fl ota-cioni, shkrirja dhe rafi nimi. Flotacioni është proces në të cilin nga xehja largohet dheu, përkatësisht zgura dhe fi tohet koncentrati. Kjo zakonisht kryhet në vetë mini-erat. Në shkritoret koncentrati shkrihet dhe fi tohet metali i parafi nuar. Në rafi ner-itë, nëpërmjet elektrolizës, metali i parafi nuar rafi nohet dhe prej tij ndahen metalet përcjellëse siç janë, për shembull, ari dhe tjera. Rafi neritë ngritën në limanet impor-

Page 41: gjeografia ekonomike

37

tuese ose në afërsi të burimeve të lira të rrymës elektrike.Për dallim nga metalurgjia e zezë, vëllimi i prodhimit të metalurgjisë së ngjy-

rosur nuk është aq i madh, por vlera e prodhimit është larg më e madhe . ndërmjet metaleve të ngjyrosura bakri është më i rëndësishëm, kurse prodhues të tij të mëd-henj janë: ShBA, Çile, Rusia, Japonia, Kanada, Zambia dhe Kongo. Vendet Evropiane lajmërohen si konsumues të mëdhenj të këtij metali. Në to shpenzohet gati gjysma nga prodhimi botëror.

Xehet e plumbit dhe zinkut në natyrë më shpesh lajmërohen së bashku. Në shkritoret ato ndahen, sepse edhe përdorimi ju është i ndryshëm. Plumbi përdoret për prodhimin e baterive dhe akumulatorëve, pastaj të gypave për ujësjellës, në in-dustrinë ushtarake dhe ngjashëm. Prodhuesit e tij më të mëdhenj janë. ShBA, Gjer-mania, Japonia, Franca dhe Kanadaja. Zinku më së shumti përdoret për galvanizimin e hekurit dhe çelikut për të qenë rezistues ndaj korrozionit. Pastaj, përdoret në in-dustrinë automobilistike, kimike dhe në degë të tjera industriale. Prodhues më të mëdhenj të zinkut janë: Rusia, Kanada, Japonia dhe SHBA.

Aluminiumi fi tohet nga xehja e boksitit. Ai ka zbatim të gjerë në industrinë automobilistike, të aviacionit, elektroindustrinë, ndërtimtarinë etj. Përderisa boksi-tin e prodhojnë vendet në zhvillim, prodhues më të mëdhenj të aluminiumit janë vendet e zhvilluara të cilët disponojnë me rrymë elektrike të mjaftueshme. Të tilla vende janë: ShBA, Rusia, Kanada, Norvegjia, Gjermania dhe tjera.

BURIME TË METALEVE DHE JOMETALEVE TË NGJYROSURA NË BOTË

1.Ari, 2.Argjend, 3.Mangan, 4.Bakër, 5.Krom, 6.Nikël, 7. Plumb, 8. Zinku, 9.Kallaj, 10. Sulfuri, 11.Volframi

12.Fosfati, 13-14. Burime kryesore të boksidit, 15-16. Krahina kryesore prodhuese të aluminiumit, 17-18.

Burime kryesore të magneziumit

Page 42: gjeografia ekonomike

38

PYETJE DHE DETYRA: � Theksoi faktorët kryesor që ndikojnë në locimin e kapaciteteve industriale? � Cilat vende janë prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në botë?� Theksoi prodhuesit kryesor të bakrit, plumbit, zinkut dhe aluminiumit?� Në hartën gjeografi ke të botës gjejë fushat kryesore ku janë të zhvilluara met-

alurgjia e zezë dhe e ngjyrosur?

4.3. INDUSTRIA PËRPUNUESE NË BOTË

Industria makinerike

Industria makinerike bënë pjesë në radhët e degëve më të reja industriale, sepse lajmërohen më vonë nga industria ushqimore dhe e tekstilit. Vendi i parë ku u zhvillua kjo degë industriale është Britania e Madhe, e cila një kohë të gjatë kishte polin udhëheq. Megjithatë, në fi llim të shekullit të XX atë e tejkaluan vendet më të reja industriale - ShBA dhe Gjermania, kurse ka mesi i këtij shekulli ndaj tyre u bashkëngjitën: Rusia, Japonia, Kanada, Franca, Italia dhe vende të tjera. Vendet me industri të zhvilluar makinerike sot janë në pozitë shumë më të volitshme në raport me ato vende në të cilat ajo ende nuk është zhvilluar.

Industria makinerike e përfshinë prodhimin e makinave të ndryshme, pajisje teknike dhe, përgjithësisht, mjete për prodhim. Ajo prodhon: vegla të makinave, makina për xehetari dhe ndërtimtari, makina bujqësore, mjete të komunikacionit, prodhime elektroteknike dhe tjera. Për atë ajo paraqet bazë për zhvillimin e të gjitha degëve të tjera industriale dhe konsiderohet për “zemër” e industrisë së përgjith-shme.

Për shkak të llojllojshmërisë së prodhimit, industria makinerike ndahet në më shumë degë të posaçme - të specializuara industriale. Ndërmjet tyre posaçërisht janë të rëndësishme: industria për prodhimin e veglave dhe makinave, industria

për mjetet e komunikacionit, për makina të bujqësisë.

Industria për makina dhe vegla prodhon makina për instalime të cilat më tutje prodhojnë makina të tjera. Për atë ajo ka rëndësi të posaçme në suazë të industrisë makinerike, sepse drejtpërdrejt ndikon mbi zhvillimin e krejt industrisë makinerike, mbi produktivitetin në të, mbi kualitetin e prodhimit dhe ngjashëm. Për vendosjen e kësaj veprimtarie industriale ndikim më të madh kanë fuqia e punës së kualifi kuar, lëndët e para dhe nevojat e tregut. Prapëseprapë, ajo në masë të madhe është e koncentruar në shtete më të zhvilluara të botës ShBA, Rusin, Japoninë, Gjer-maninë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, Kanadanë etj.

Industria për mjete të komunikacionit e përfshin prodhimin e të gjitha llojeve të automobilave, mjetet transportuese në shina, anije dhe avion. Sipas num-rit të, të punësuarve, sipas vlerës së vëllimit të prodhimit ajo merr vend qendror në industrinë makinerike.

Page 43: gjeografia ekonomike

39

Industria automobilistike, edhe pse është degë e re e industrisë, karakterizo-het me zhvillim të jashtëzakonshëm të shpejt. Ajo më së pari fi lloi të zhvillohet në Francë, pastaj gradualisht u zgjerua në: Britani të Madhe, Gjermani, SHBA, Japoni, Itali, Rusi, Kanada, Suedi dhe në vende të tjera. Në kohën e sotshme industria au-tomobilistike, kryesisht është vendosur në katër regjione karakteristike në botë: Evropën Perëndimore, Angoamerikën, Japoninë dhe Kinën. Pjesa më e madhe e pro-dhimit realizohet në Evropën perëndimore. Ndërmjet vendeve të veçanta në botë vend udhëheqës në prodhimin e automobilave për udhëtarë kanë Japonia, Gjerma-nia, Franca, Italia dhe SHBA, por prodhues të njohur janë edhe Spanja, Rusia, Britania e Madhe, Kanadaja, Suedia dhe tjera. Këto vende, ndërsa edhe Brazili dhe Republika e Koresë në të njëjtën kohë janë prodhues të mëdhenj të autobusëve.

Industria e mjeteve transportuese në shina është vendosur në afërsi të drejtpërdrejtë të lëndëve të para. Vend udhëheqës në prodhimin e mjeteve trans-portuese në shina kanë: Rusia, SHBA dhe Kina, ndërsa pastaj Gjermania, Japonia, Franca dhe Britania e Madhe. Karakteristikë është se në kohën më të re kjo industri zgjerohet edhe në disa vende në zhvillim si India dhe Brazili ku komunikacioni heku-rudhor ka ndikim të madh.

Shpërndarja e industrisë automobilistike në botë dhe drejtimet e eksporti

Prodhimtaria e automobilave 1994 në mil.

Page 44: gjeografia ekonomike

40

Industria e anie ndërtimtarisë merret me ndërtimin, pajisjen dhe rinovimin e anieve me të cilat kënaqen nevojat e komunikacionit ujor. Për zhvillimin e tij ësh-të i nevojshëm çeliku dhe hekuri me kualitet, fuqia punëtore e kualifi kuar, dru dhe limane anësore. Përveç kësaj, është e domosdoshme të ekzistojnë edhe porosi për anije, sepse ato ndërtohen, kryesisht sipas porosisë.

Deri në vitin 1975, industria e anie ndërtimtarisë në botë zhvillohej me tem-pin intensiv. Megjithatë, nën ndikimin e krizës ekonomiko botërore shumë vende përnjëherë hoqën dorë nga porosia e anijeve, kurse kjo solli deri te stagnimi i zhvil-limit të saj. Si rezultat i kësaj, zvogëlohet edhe prodhimi vjetor i anijeve.

Industria e anie ndërtimtarisë më së shumti është e zhvilluar në dy regjione më të njohura të botës. Ato janë: regjioni i Lindjes së Largët dhe i Evropës. Në

regjionin e parë, prodhuesi më i madh i anieve është Japonia, e cila posaçërisht është e specializuar për ndërtimin e super tankerëve për transportin e naftës. Ajo, në të njëjtën kohë e merë vendin e parë në botë, sepse realizon gati 40% nga prodhimi botëror i hapësirës së anijeve. Përveç Japonisë, në regjionin e lindjes së largët prod-hues i njohur i anijeve është Republika e Koresë. Në Evropë, prodhues më i madh i hapësirës së anieve janë: Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Finlanda, Polonia dhe Spanja.

Jashtë këtyre dy regjioneve të njohura, prodhues më të njohur të anijeve është Brazili.

Industria e aviacionit u paraqit dhe u zhvillua gjatë shekullit XX. Për atë ajo paraqet degë të re të industrisë. Prodhimi i aeroplanëve është përfaqësuar në vendet shumë të zhvilluara, ndërmjet të cilave posaçërisht shquhen: SHBA, Rusia, Franca, dhe Britania e Madhe.

Industria për makinat e bujqësisë është zhvilluar në vendet me ekonomi shumë të zhvilluar. Vende të tilla janë: Rusia, Japonia, SHBA, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe, por ajo është e përfaqësuar edhe në shtete të tjera në botë - Ar-gjentina, Brazili, Meksiko, India dhe tjera. Ajo ka rëndësi të madhe për mekanizimin në bujqësi.

PYETJE DHE DETYRA:

� Pse industria makinerike e paraqet bazën për zhvillimin e të gjitha degëve të tjera industriale?

� Në cilat degë të veçanta ndahet industria makinerike? � Theksoi regjionet më të rëndësishme në bot ku industria e automobilizmit është

më e zhvilluar?� cilat vende në botë kanë industri më të zhvilluar të anie ndërtimtarisë?

Page 45: gjeografia ekonomike

41

Elektroindustria

Elektroindustria dhe elektronika cilësohen me prodhim të llojllojshëm dhe të ndërlikuar. Elektroindustria prodhon pajisje për prodhim, përçarjen dhe distribuimin e rrymës elektrike. Prodhimet e saja më të rëndësishme janë turbinat, gjeneratorët, transformatorët, elektromotorët, kabllot dhe aparatet e llojllojshme për amvisëri. Elektroindustri më të zhvilluar në botë kanë: SHBA, Japonia, Rusia, Gjermania, Italia, Holanda dhe tjera.

Në suazë të elektroindustrisë në kohën më të re, në të gjitha vendet e zhvil-luara mjaftë shpejtë zhvillohet elektronika si degë e posaçme e elektro industrisë. Prodhimet e tij më të rëndësishme janë pjesët janë pjesët për televizion dhe ra-diopranues, pajisje radari, aparate të ndryshme për rregullimin dhe kontrollimin e prodhimit dhe komunikacionit, kompjuterë dhe të tjerë. Elektronika ka rëndësi të madhe për sjelljen e automatizimit në prodhim, komunikacion, si dhe në përpun-imin e operacioneve të ndërlikuara matematike. Elektronika në esencë, bëhet bazë e revolucionit të ri shkencor-teknologjik. Shkalla e zhvillimit të kësaj dege më të ndër-likuar industriale sot merret si një ndër shkallët për zhvillimin e vendeve të caktuara. Prodhuesit më të mëdhenj dhe eksportues të aparateve elektronike janë: Japonia, Republika e Koresë, Gjermania, SHBA, Holanda, Britania e Madhe, Rusia etj.

Përgjithësisht në ekonomit nacionale të caktuara (Gjermania, Britania e Madhe, Franca etj.) në qytete e mëdha dhe qendrat universitare janë formuar qen-dra të fuqishme të “teknikës dhe teknologjisë së lartë”, siç janë industria elektronike dhe elektroteknika. Ato janë kryesisht qendra industriale me traditë të gjatë mbi të cilat është mbështetur industria elektronike, për dallim prej Japonisë ku nën ndikim të “revolucionit informativ” janë formuar edhe qendra të reja. Kështu në Japoni, kra-has tjerave edhe qendra Cukuba, në afërsi të drejtpërdrejtë të Tokios, si teknopolisi më i madh në botë.

SHBA kanë elektroindustri dhe elektronik të zhvilluar. Teknologjia e saj për-cillet në shumë shtete të botës. Ajo është më e përfaqësuar në rrethinat e qendrave të mëdha universitare sepse për zhvillimin e saj shkenca ka rëndësi primare. Regjioni më i njohur është Lugina e Silikonit.

Japonia doli në krye të prodhimit botëror i numrit të madh të prodhimeve nga fusha elektronike. Nga fi llimi ai zhvillim mbështetej mbi teknologjinë amerikane të importuar. Megjithatë, me zhvillimin e shkencës dhe teknikës së vetë ajo zhvilloi ehe teknologji të vetë. Me krejt atë u mundësua zhvillimi i shpejtë i elektronikës në Japoni. Ajo sot është prodhuesi më i madh dhe eksportues i transistorëve, kurse e para është edhe sipas prodhimit i radiopranuesve dhe televizorëve. Ndërmarrja e saj “Hitaçi” është njëra prej më të njohurave në botë.

Gjermania ka elektronik më të zhvilluar dhe më të përsosur në Evropë. Në të bartësit kryesor të zhvillimit janë ndërmarrjet “Simens” dhe “AEG”. Në Rusi industria u zhvillua drejtpërdrejt me elektrifi kimin e vendit. Në vitet e fundit shpejt zhvillo-

Page 46: gjeografia ekonomike

42

het edhe elektronika. Vendet e tjera shumë të zhvilluara në botë, gjithashtu e kanë shumë të zhvilluar elektroindustrinë.

Në Finlandë për shembull shumë është e zhvilluar industria për prodhimin e mobil telefonave.

Industria kimike

Industria kimike paraqet degë të rëndësishme të industrisë në të cilën prod-hohen shumë prodhime nëpërmjet rrugës industriale. Ajo është industria e vetme në të cilën përpunohen lëndët e para të origjinës edhe bimore edhe shtazore.

Industria kimike për herë të parë u paraqit nga fundi i shekullit XVIII, kur në Britaninë e Madhe ishin ndërtuar entet e para për fi timin e acidit sulfurik. Prej atëherë, dhe këndej, ajo shpejt u zhvillua dhe sot ka vend të rëndësishëm në indus-trinë e të gjitha vendeve të zhvilluara.

Lëndët e para më të rëndësishme për industrinë kimike janë: nafta, thëngjil-li, gazi natyror, kripa e kuzhinës, druri dhe gëlqerja. Prodhimet e saj janë të rëndë-sishme për shëndetin, veshmbathjen dhe ushqimin e njerëzve, pastaj r. bujqësinë, ndërtimtarin, komunikacionin, industrinë ushtarake dhe të ngjashme.

Industria kimike ndahet në të rëndë ose bazike dhe të lehtë ose industri kon-sumuese. Industria e rëndë përfshin prodhimin e: acideve, plehrave artifi cial, ma-save plastike, eksploziveve dhe prodhimeve të tjera, kurse industria e lehtë - barnat, mjete kozmetike, sapunin, detergjentet dhe prodhime të tjera për konsumin e gjerë.

Acidi sulfurik është prodhimi më i rëndësishëm në industrinë kimike me zbatim të madh. Ajo fi tohet me nxehjen e sulfurit dhe piritit, më saktë prej gazrave që formohet gjatë shkrirjes së xehes së bakrit dhe plumbit. Një e teta e prodhimit botëror përdoret për prodhimin e plehrave artifi cial, kurse 2.3 e tjera për degë të tjera të ndryshme të industrisë. Prodhues më të mëdhenj të acidi sulfurik janë: SHBA, Rusia, Japonia dhe Kina. Këto katër vende prodhojnë më shumë se gjysma nga pro-dhimi i përgjithshëm botëror i acidit sulfurik.

Acidi i azotit shërben për prodhimin e komponimeve të ndryshme. Rreth ¾ e saj përdoret për fi timin e plehrave azotik, kurse pjesa tjetër për prodhimin e eksploziveve, ngjarave dhe tjera. Prodhuesit më të mëdhenj t acidit të azotit dhe plehrave azotik janë:SHBA, Rusia Kina dhe India.

Fijet kimike fi tohen prej përpunimit të celulozës, me distilimin e thëngjil-lit ose naftës. Fijet më të njohura kimike janë: najloni, perloni, terileni, orloni, po-liestri etj. fi jet kimike gjithnjë e më shumë i zëvendësojnë fi jet e leshit, pambukut, mëndafshit dhe jutës dhe shkakton çrregullimin në prodhimin e lëndëve të para natyrore të tekstilit. Prodhuesit më të mëdhenj botëror të fi jeve kimike janë: SHBA, Rusia, Gjermania, Japonia dhe Franca.

Page 47: gjeografia ekonomike

43

Masat plastike janë prodhime të rëndësishme në industrinë kimike, kurse fi tohen prej naftës, thëngjillit, kashtës së sheqerit, kafesë, sojës dhe lëndëve të para të tjera. Në natyrë nuk i kemi të gatshme. Shndërrimin në masa plastike në prodhime të gatshme kryhet përmes dergjjes, shtypjes ose tërheqjes. Të gjitha ato kanë zbatim të gjerë duke i falënderuar ngurtësisë, peshës së vogël dhe rez-istencës së madhe. Përdoren si zëvendësim për metalet, lëkurës, drurin, qelqin dhe lëndëve të tjera të para natyrore. Prodhuesit më të mëdhenj të masave plas-tike janë: SHBA, Japonia; Gjermania, Britania e Madhe, Rusia, Italia dhe Franca.

Detergjente janë prodhime të industrisë së lehtë kimike, kurse përdoren për pastrim dhe larje. Ato për herë të parë kanë fi lluar të zbatohen gjatë luftës së Dytë botërore. Fitohen prej disa prodhimeve anësore që paraqiten gjatë për-punimit të naftës, thëngjillit dhe gëlqeres. Gati të gjitha vendet e zhvilluara sot më shumë prodhojnë detergjent, sesa sapunë.

PYETJE DHE DETYRA:

� Çka prodhon elektroindustria, kurse çka elektronika?� Cilat janë lëndët e para kryesore që i përpunon industria kimike?� Numëroi degët e industrisë kimike të lehtë dhe të rëndë?� Numëroi vendet në botë që janë prodhuesit më të mëdhenj të fi jeve kimike dhe

masave plastike?

Industria e tekstilit

Industria e tekstilit është dega industriale më e vjetër në botë, sepse me të ka fi lluar zhvillimi industrial gati në të gjitha vendet. Ajo më herët u paraqit dhe u zhvil-lua në Britaninë e Madhe dhe shumë kohë ka qen dega e saj industriale kryesore, kurse tekstili artikulli më i rëndësishëm. Zhvillimi industrial i shteteve ka fi lluar me industrinë e tekstilit, sepse për të nuk janë të nevojshme investime të mëdha mate-riale, lehtë sigurohet fuqia e punës, kurse edhe prodhimet e tij janë artikuj shumë të rëndësishme që kërkohen në krejt botën. Industria e tekstilit përpunon lëndët e para me origjinë të ndryshme - nga origjina bimore, shtazore dhe lëndët e para të origjinës minerale. Sipas lëndëve të para që i shfrytëzon, industria e tekstilit ndahet në: industrinë e pambukut, tekstilin e leshit, industrinë për përpunimin e mëndafs-hit, lenit dhe jutës. Sipas prodhimeve të gatshme, prapë, industria e tekstilit ndahet në: industrinë për endeje, për konfeksion dhe trikotazh.

Industria tekstile e pambukut është lloji më i zhvilluar i industrisë së teks-tilit. Prej pambukut në tjerrtoret fi tohet mbrehje pambuku prej së cilës në tjerrtoret fi tohet pëlhurë pambuku, kurse më të tutje fi tohen prodhimet fi nale të pambukut.

Page 48: gjeografia ekonomike

44

Vendet e Evropës Perëndimore dhe Japonia industrinë e tyre të pambukut e kanë zhvilluar mbi bazën e pambukut të importuar, por ato edhe sot janë impor-tuesit më të mëdhenj të kësaj lënde të parë. Industria e re e tekstilit në vendet e pazhvilluara ngrihet mbi bazën e shfrytëzimit e prodhimit të tyre shtëpiak të pam-bukut.

Qendra kryesore e industrisë së pambukut në Britaninë e Madhe është Mançesteri, Në Francë –Lip, kurse në Itali –Milano. Në SHBA kjo industri më së pari u zhvillua në Anglinë e Re, ndërsa pastaj u zhvendos në pjesët e jugut, ku është zhvilluar prodhimi i pambukut. Në Rusi është e koncentruar rreth Moskës, kurse ko-hës më të re zhvendoset në regjionet e mëdha prodhuese të pambukut. Industria e pambukut është veprimtari e rëndësishme industriale në Japoni, Indi, Kin dhe vende të tjera.

Industria tekstile e leshit, gjithashtu, paraqet njërën nga veprimtarit prod-huese më të vjetra në industri. Leshi fi lloj të përpunohet më së pari në Francë dhe Firenc, kurse pastaj edhe në Britaninë e Madhe. Megjithatë, më tutje kjo industri është zhvilluar në: Gjermani, Rusi, Japoni, Australi, SHBA, dhe shumë vende të tjera.

Prodhuesit më të mëdhenj botëror të tjerrjes së leshit dhe pëlhurave janë: Britania e Madhe, Rusia, Japonia, Kina dhe Franca. Pastaj, rritje e madhe në prodhim shënojnë edhe vendet që janë të njohur të leshit - Australia, Zelanda e re, Argjentina, JAP.

Vend dominant në prodhimin e pëlhurës së linit në botë kanë Rusia dhe Po-lonia, kurse të konopit dhe prodhimeve të jutës India, Pakistani dhe Bangladeshi. Mëndafshi natyror deri te zbulimi i atij artifi cial, ishte njëra nga lëndët e para më të rëndësishme të industrisë së tekstilit. Megjithatë, viteve të fundit, me prodhimin gjithnjë e më të madh të mëndafshit artifi cial, mëndafshi natyror e humb rëndësinë që e kishte në të kaluarën si lëndë e parë. Prodhimi dhe përpunimi i mëndafshit na-tyror më së shumti është zhvilluar në: Japoni, Kinë dhe Republikën e Koresë.

Prodhimi i konfeksionit më së pari fi lloi në SHBA. Atëherë Nju Jorku u bë metropol e konfeksionit industrial. Sot, megjithatë, qendrat më të mëdha për pro-dhimin e konfesionit janë: Parisi, Londra dhe Vjena. Parisi është metropol botërore i modës. Viteve të fundit numri i madh i fabrikave të konfesionit realizohen në shtete e pazhvilluara dhe në zhvillim, ku ka fuqi pune të lirë, kurse prodhimi organizohet sipas të ashtuquajturit Lon sistem.

Page 49: gjeografia ekonomike

45

PYETJE DHE DETYRA: � Numëroi lëndët e para me origjinë bimore, shtazore dhe minerale që i përpunon

industria e tekstilit. � Sipas lëndëve të para që i përpunon, si ndahet industria e tekstilit? � Pse me industrinë e tekstilit fi lloi procesi i industrializimit në të gjitha vendet e

botës?� Theksoi qendrat kryesore të industrisë tekstile të pambukut në: Britani të Madhe,

Francë dhe Itali.

Industria ushqimore

Industria ushqimore përpunon lëndë të para nga origjina bujqësore. Një varg i prodhimeve nga origjina bimore dhe shtazore nuk munden direkt të përdoren si ushqim për njerëzit derisa nuk përpunohen. Përveç kësaj, prodhime të caktuara mundet të shfrytëzohen vetëm në periudha të kufi zuara kohore, kurse pastaj bëhen të papërdorshme. Këto jo përshtatshmëri i largon industria ushqimore e cila, përmes përpunimit, prodhimet bujqësore, i bënë të përdorshme për një kohë më të gjatë. Në këtë mënyrë industria ushqimore siguron ushqim të njëtrajtshëm dhe llojllo-jshëm të popullsisë për një periudhë më të gjatë. Pastaj, kjo industri siguron edhe prodhime të llojllojshme të cilat më tutje paraqesin lëndë të parë për degë të tjera të industrisë.

Industria ushqimore është ngushtë e lidhur me bujqësinë. Ajo e intensifi kon prodhimin bujqësor. Mundëson kultivimin e një varg kulturash që pa ekzistimin e tyre nuk do të kultivoheshin aq masovikisht. Prodhime të caktuar të kësaj industrie, siç është, për shembull, pogaçet yndyrore dhe rriskat përdoren si ushqim për kaf-shët, kurse me këtë kjo industri ndikon mbi zhvillimin e blegtorisë.

Në suazë të industrisë ushqimore hyjnë më shumë degë industriale. Ato janë: industria e bluarjes, industria e përpunimit të mishit, industria për prodhimet e qumështit, industria për yndyrat, industria e sheqerit, industria e konservimit dhe industria për pije alkoolike dhe joalkoolike.

Industria e bluarjes më së shumti është zhvilluar në vendet që janë ë njo-hur si prodhues të mëdhenj të drithit. Kapacitete e tyre, kryesisht, janë të lidhura me regjionet e lënëve të para ose me qytete e mëdha, si konsumues të mëdhenj të miel-lit. Kjo industri posaçërisht është e zhvilluar në: SHBA, Kanada, Francë, Itali, Britaninë e Madhe, Australinë dhe vende të tjera.

Page 50: gjeografia ekonomike

46

Industria e përpunimit të mishit është e zhvilluar në vendet që disponojnë me fond të madh të kafshëve. Vende të tilla janë vendet nga: Evropa Perëndimore, SHBA, Kanada, Australia, Brazili, Argjentina dhe tjera. Industria e përpunimit të mis-hit është vendosur në regjionet e theksuar të blegtorisë ose në afërsi të qyteteve të mëdha ku mishi konsumohet në sasi më të mëdha. Përpunimi i mishit fi llon në thertoret, pastaj vazhdon në uzinat për konservim. Industria për prodhime të qumështit, ngjashëm si industria e përpunimit të mis-hit, është locuar në regjionet e blegtorisë ose në afërsi të qendrave të mëdha kon-sumuese. Sot në botë ekzistojnë katër fusha të njohura për prodhimin e qumështit: Evropa Perëndimore me vendet e alpeve, Angloamerika dhe Australia. Qumështi më tutje përpunohet në djathë, gjalpë, dhe qumësht në pluhur. Prodhuesit më të mëd-henj të djathit janë: SHBA, Franca dhe Holanda, kurse të gjalpit - India, Franca dhe Danimarka.

Industria për vajrave është shumë degë e zhvilluar e industrisë ushqimore. Për prodhimin e yndyrës përdoren:luledielli, ullinjtë, rrepa yndyrore, soja, afi oni, kiki-rikët, susami, misri dhe lëndë të para të tjera. Kapacitete prodhuese në këtë vep-rimtari industriale më shpesh ngritën në afërsi të lëndëve të para. Prodhues më të vajrave nga luledielli janë SHBA dhe Argjentina, kurse prej ullinjve-Italia, Spanja dhe Greqia.

Industria e sheqerit bazohet mbi përpunimin e kallam sheqerit dhe panx-har sheqerit. Kallam sheqeri përpunohet në dy faza. Në fazën e parë fi tohet sheqeri i papërpunuar, kurse ai përpunim kryhet në afërsi të plantacioneve të kallam sheqer-it. Pastaj, sheqeri i përpunuar dërgohet në rafi neri që më shpesh locohen në limanet e mëdha ose në vendet prodhues të sheqerit. Panxhar sheqeri, prapë, përpunohet në procesin e unik deri te prodhimi fi nal. Fabrikat janë të ndërtuar në regjionet ku prodhohen lëndët e para për shkak të zvogëlimit të shpenzimeve të transportit të panxhar sheqerit.

Industria e konservuar bënë konservimin e: pemëve, perimeve, peshqve, mishit dhe prodhimeve të tjera. Për vendosjen e kësaj industria ndikim më të madh kanë lëndët e para, pastaj rrjeti i komunikacionit, sigurimi i ujit, fuqia e punës dhe madhësia e tregut.

Industri më të zhvilluar të konservimit në botë kanë SHBA. Ato prodhojnë rreth 70% nga prodhimi botëror i konservave. Konservimi i peshqve më së shumti është përfaqësuar në Japoni, Peru, Norvegji dhe vende të tjera bregdetare.

Industria e pijeve alkoolike dhe jo alkoolike bazohet mbi përpunimin e prodhimeve të llojllojshme të agrikulturës -rrushit, pemëve, patates, kallam sheqerit, drithërave të ndryshëm dhe ngjashëm. Në këtë degë të industrisë ushqimore bënë pjesë edhe përpunimi i kafesë, kakaos dhe çajit. Kjo industri më së shumti është e zhvilluar në këto vende të botës që janë prodhues të njohur të lëndëve të para të domosdoshme, por edhe konsumuesve të prodhimeve të gatshme.

Page 51: gjeografia ekonomike

47

PYETJE DHE DETYRA:

� Shpjegoje në çka përbëhet lidhshmëria ndërmjet industrisë ushqimore dhe bu-jqësisë?

� Si ndahet industria ushqimore sipas llojit të prodhimit/� Prej cilëve faktor varet lokacioni i fabrikave në industrinë ushqimore?

TEMA PËR DISKUTIM

Britania e Madhe është tregu kryesor në botën e pambukut, edhe pse në të pambuk as-pak nuk prodhohet, por edhe për lesh për të cilin prodhuesi kryesor është Australia.

BILANCI ENERGJETIK DHE RESURSET ENERGJETIKE NË BOTË

Legjenda

Dallimi midis prodhimtarisë dhe konsumi i energjisë së naftës e shprehur në mil.ton

Defi citi i energjisë

Konsumi i balancuar

SUFICITI I ENERGJISË

Nuk ka të dhëna

Fusha primare të naftës

Burime primare të qymyrit

Burime primare të gazit natyror

Fushat sekundare të naftës

Burime sekundare të gazit natyror

Page 52: gjeografia ekonomike

48

SHPËRNDARJA E PASURIVE TË XEHEVE DHE NAFTËS NË BOTË

Prodhimtaria e energjisë Tregti a botërore me energjeti kë

Konsumi më i madh në v.2000Emri Konsumi

Totali Bota

ShBA- KanadaEvropa J.KinaJaponiaAzia (të gjitha)Amerika lat.Lindja e mesmeAfrikaAustralia & Oqeania

Naft a, Gaz natyror

Qymyr,Transport

Drejti me kryesore në tregti në me energensët

Page 53: gjeografia ekonomike

49

VENDET PRODHUESE TË ENERGJISË HIDROELEKTRIKE

5. BUJQËSIA DHE TREGJET E PRODHIMEVE AGRARE NË BOTË

Bujqësia është veprimtari ekonomike e cila qëndron në përpunimin e tokës dhe kultivimit dhe shfrytëzimit të kulturave bimore dhe kafshët shtëpiake. Ajo është njëra ndër aktivitete më të rëndësishme ekonomike, sepse jep artikuj të llojllojshëm për ushqimin e popullsisë.

Përveç kësaj, shumë prodhime të bujqësisë shërbejnë si lëndë të para për përpunimin industrial. Me rol të këtillë bujqësia siguron kushte shumë të rëndë-sishme për ekzistencën e bashkësisë njerëzore.

Prej fondit të përgjithshëm tokësor në pjesën kontinentale të Tokës, shfrytë-zohet vetëm 66%. Prej tyre 11% është tokë e punueshme, 25% luadhe dhe kullota dhe 40% paraqet tokë pyjore. Pjesa tjetër e fondit të tokës, përkatësisht 34% tani për tani nuk shfrytëzohet për prodhimin bujqësor, sepse atë, kryesisht, e mbulojnë shkretëtirat, fushat polare, terrenet gëlqerore dhe majat e zhveshura malore. Meg-jithatë, hapësira agrare në botë gjithnjë e më shumë ndryshon dhe zgjerohet. Kjo arrihet me marrjen e sipërfaqeve të reja bujqësore nga shkretëtirat, viset moçalike, nga pjesët e cektë bregdetare të deteve dhe përmes shkatërrimit të lëndinave.

Deri te shekulli i kaluar tipa të caktuara të prodhimit bujqësor janë formuar nën ndikimin kushteve natyror-gjeografi ke dhe traditës së përhershme të popullsisë

Lëndët e para në botë

Urani

Argjendi

Naft a

Hekuri

Diamanti

Boksiti

Qymyri

Bakri

Ari

Plumbi dhe zinku

Page 54: gjeografia ekonomike

50

bujqësore. Megjithatë, me zhvillimin e industrisë dhe me zbatimin gjithnjë e më të madh e të arriturave shkencor-teknike edhi deri te ndryshimet e mëdha në bujqësi dhe deri te paraqitja të e tipave të reja dhe më të ndërlikuara të prodhimeve indus-triale.

Sipas mënyrës së punës dh sipas rendimenteve që realizohen për njësinë prodhim, sot në botë, mundet të ndahen dy tipa themelore të prodhimit bujqësor: ekstensive dhe intensive. Prodhimi bujqësor ekstensiv është i vjetër, arkaik, ndërsa ai intensiv është i ri dhe bashkëkohorë.

Prodhimi ekstensiv bujqësor është përfaqësuar në shumë pjesë të botës, kurse posaçërisht në vendet e pazhvilluara ku industria ende nuk ka kryer trans-formim rrënjësor dhe të themeltë. I tillë është rasti me vendet e Azisë Jugperëndi-more dhe Monsune, Afrika e Tropike dhe në pjesë të Amerikës latine. Në ato vende pjesa më e madhe e popullsisë merret me bujqësi. Megjithatë, për shkak të produk-tivitetit të ulët të punës dhe për shkak të dendësisë më të madhe agrare të popull-sisë, bujqësia shpesh nuk është në gjendje të siguroi ushqim të mjaftueshëm për popullsinë e vendit, dhe problemi me ushqimin është vazhdimisht prezentë dhe aktual.

Prodhimi intensivë bujqësor u zhvillua nën ndikimin e industrisë dhe rev-olucionit agrar. Njëra prej vetive themelore të saj janë pronat e mëdha në të cilat zakonisht kultivohet një kulturë agrare, kurse prodhimi është i dedikuar për treg, por edhe për plotësimin e nevojave të prodhuesve. Për atë, bujqësia intensive është shumë kulturash dhe për treg. Përpunimi i tokës dhe kultivimit të kafshëve shtëpi-ake bëhet në mënyrën bashkëkohore, me zbatimin e gjerë të masave agroteknike dhe zooteknike. Për këtë shkak kjo lloj bujqësie karakterizohet me rendimente të larta për njësi prodhim dhe me përdorimin e vogël të fuqisë së punës.

Prodhimi intensiv bujqësor është përfaqësuar në regjionet dhe shtete shumë të zhvilluara në botë, ndërsa posaçërisht në vendet, nën ndikimin e industrisë zhvil-lohet bujqësia e m produktivitet të lartë që prodhon ushqim për popullsinë indus-triale dhe mjaftë lëndë të para për nevojat e industrisë. Në lidhje me këtë u para-qitën edhe disa lloje specifi ke të prodhimeve intensive bujqësore, siç janë, bujqësia lagjeve periferike dhe bujqësia e tipit fermer dhe e plantacioneve.

Bujqësia e lagjeve periferike është përfaqësuar në rrethin e qyteteve të mëdha. Ajo realizon prodhime të llojllojshme bujqësore e dedikuar për sigurimin e popullsisë së qytetit. Zhvillimi i tij është në lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e num-rit të popullsisë së qytetit dhe me nevojat për furnizimin e tyre me prodhime agrare të freskëta dhe me kualitet.

Tipi fermer i prodhimit bujqësor është i zhvilluar në SHBA, Kanada, Australi dhe në disa vende të tjera të botës, që disponojnë me sipërfaqe të mëdha bujqë-sore. Fermat disponojnë me prona të mëdha në të cilat kultivohen kulturat agrare të caktuara. Zbatimi i masave agroteknike në fermat është në nivel shumë të lartë.

Page 55: gjeografia ekonomike

51

Për atë karakterizohen me prodhimin e madh dhe produktivitet të madh të punës. Bujqësia e plantacioneve është karakteristik posaçërisht viset tropikale

dhe subtropikale, por është e përfaqësuar edhe në pjesët e tjera të botës. Në planta-cionet kultivohet kafeja, druri i kauçukut, palme e kokosit, kallami i sheqerit, lloje të ndryshme pemësh, vreshtat e vinës dhe tjera. Prodhimi që realizohet në plantacio-net është i dedikuar për plotësimin e nevojave të vendeve të zhvilluara industriale, kurse posaçërisht të vendeve nga Evropa dhe Amerika Veriore.

Bujqësia në kontinentet e veçanta të botës ka karakteristika të veta specifi ke. Kjo i dedikohet ndikimit të kushteve natyrore, por edhe të faktorëve shoqëror.

Bujqësia në Afrikë, kryesisht ka karakter ekstensiv, sepse toka përpunohet me mjete primitive. Makinat bujqësore përdoren vetëm në pronat e mëdha të pas-anikëve të vendit dhe të ardhurve evropianë. Tokë të punueshme k mjaftueshëm. Megjithatë, ajo karakterizohet me kualitet të dobët, kurse për përmirësimin e saj nuk zbatohen masat e domosdoshme të agrikulturës. Për atë edhe rendimentet në agrikulturë janë në mënyrë shprehëse të ulëta. Vetëm në pronat e mëdha, ku është e përfaqësuar bujqësia e plantacionit, realizohet prodhim më i madh i dedikuar për eksport në tregjet e huaja. Sipërfaqet e punueshme në Afrikë më shumë janë të për-faqësuara rreth liqeneve, në luginat e gjera të lumenjve dhe buzë brigjeve detare. Kultura kryesore janë: kurorës, misri, orizi, pemët tropikale, kulturat kopshtare, kurse në disa pjesë bëhet kafj a dhe kakao. Bujqësia afrikane shpesh është e ekspozuar në fatkeqësitë elementare, kurse posaçërisht thatësirave, të cilat mundet të zgjasin pandërprerë edhe për disa vjet. Kjo shkakton dëme të mëdha, varfëri dhe uri nga çka vdesin qindra mijëra njerëzish.

Bujqësia në Amerikën Latine është posaçërisht specifi ke, si në pikëpamje të përpunimit të tokës, ashtu edhe nga aspekti i marrëdhënieve pronësore. Në kon-tinent ende ekzistojnë mbeturina të feudalizmit. Për atë, në njërën anë, ekzistojnë prona të mëdha në pronësi të numrit të vogël të njerëzve, kurse në anën tjetër, numër i madh i bujqve që disponojnë me sipërfaqe të vogla të sipërfaqeve punuese. Në pronat e mëdha është përfaqësuar prodhimi i plantacioneve, kurse shumë kul-tivohet kafeja, kallami i sheqerit, bananet dhe tjera. Në pronat e vogla kultivohet misri dhe patatja që paraqesin ushqimin kryesor për popullsinë, ndërsa toka përpu-nohet në mënyrën e vjetër ekstensive.

Në Azinë e Monsuneve dhe Lindjes së Largët bujqësia karakterizohet me prona të vogla dhe me dendësi të madhe agrare të popullsisë. Pastaj, bujqësia ka karakter ekstensiv, sepse toka përpunohet me vegla primitive dhe realizohen rendi-mente të vogla. Ajo ka përparua vetëm në Japoni, bë viset bregdetare Kineze dhe Republikën e Koresë.

Toka më pjellore në këto pjesë të Azisë gjendet në luginat e lumenjve të mëdhenj, ku dendësia e popullsisë është më e madhe se 1 000 banor në 1 km2. Në sipërfaqet e punueshme më së shumti kultivohet orizi, kurse pastaj gruri, misri dhe

Page 56: gjeografia ekonomike

52

kultura të tjera. Ujitja artifi ciale e tokës ka traditë shumë të gjatë, por ajo edhe sot zbatohet në përmasa të mëdha bujqësia në Azinë e Monsuneve përjeton dëme të mëdha nga vërshimet e shpeshta që ndodhin si pasoj e shirave të njohur të mon-suneve.

Bujqësia në Evropë, Angloamerikë dhe Australi, gjithashtu, i ka specifi kat e veta. Ajo ka karakter intensiv, ngase masat agroteknike zbatohen në masë të madhe. Për SHBA, Australinë, Kanadanë dhe për shumicën e vendeve nga Evropa perëndi-more, janë karakteristike tipi i bujqësisë fermerë dhe të plantacioneve. Në vendet ish socialiste evropiane deri kohë më parë ekzistonin prona të mëdha dhe bashkuara të shtetit. Megjithatë, për shkak të riprivatizimit ato sot janë në proces të shkatërrimit.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat janë tipat themelore të bujqësisë që ndahen sipas mënyrës së punës dhe sipas rendimenteve sipas njësisë prodhim?

� Shpjegoi vetit e tipit të bujqësisë ekstensive dhe intensive.� Pse bujqësia ekstensive ka karakter kryesisht natyror?� Në cilat vende të botës është zhvilluar bujqësia intensive, ndërsa në cilat eksten-

sivja?� Shpjegoje çka është bujqësi e lagjeve periferike, fermerë dhe e plantacioneve?

5.1. AGRIKULTURA NË BOTË

Agrikultura është degë e bujqësisë e cila përfshinë përpunimin e tokës dhe shfrytëzimin e bimëve të dobishme. Ajo prodhon produkte të ndryshme për ush-qimin e popullsisë dhe kafshëve dhe lëndë të para për industrinë përpunuese. Pro-dhimet kryesore të agrikulturës janë: drithërat, bimët kopshtare, industriale dhe

tagjit, pemët dhe rrushi.

Prodhimet e agrikulturës më herët janë paraqitur në brezin tropikë dhe sub-tropik, ku ka fi lluar kultivimi i kulturave të caktuara. Gruri dhe disa lloje pemësh të Evropës së mesme kultivohen në Azinë Jugperëndimore misri, patatja dhe duhani në Amerikë, kafeja dhe melit në Afrikë, kurse orizi në Azinë e Monsuneve. Megjith-atë, më vonë sidomos pas forcimit të lundrimit tej oqeanik, lajmërimit të hekurud-hës dhe pas kolonizimit masovik të vendeve tej oqeanike, erdhi deri ndryshimi në shpërndarshmërinë gjeografi ke të kulturave të ndryshme. Gruri nga bota e vjetër është bartur në Amerikë dhe Australi; misri, patatja dhe duhani prej të riut janë bar-tur në botën e vjetër, kurse kafeja prej Afrikës në Amerikën Jugore. Në këtë mënyrë njeriu ka kryer ndikim esencial mbi shpërndarshmërinë e tanishme gjeografi ke

Page 57: gjeografia ekonomike

53

të kulturave bimore. Përveç kësaj, njeriu me kohë ka kryer ndikim të madh edhe mbi zgjerimin e kufi jve e prodhimeve të agrikulturës nga gjerësitë më të mëdha gjeografi ke dhe lartësitë mbidetare.

Kufi ri më veriorë i agrikulturave gjendet në siujdhesën Kola, në 71, c.g.sh., ndërsa më jugorja prek deri në j.g.sh., respektivisht Tokën e Zjarrtë. Kufi ri i lartësisë i agrikulturave varet nga gjerësia gjeografi ke. Në gjerësitë e matura gjeografi ke ajo arin 1 200 metra, kurse në tropikët deri më 4 000 metra. Megjithatë, në Andet në Amerikën Jugore patatja kultivohet edhe në lartësinë mbidetare prej 4 400 metrash.

Kulturat e drithit, vendosja hapësinore, prodhimi dhe tregtia

botërore me to

Drithërat janë kultura njëvjeçare në kokrra, që në ushqimin e njerëzve kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Përveç kësaj, ato në masë të madhe përdoren si lëndë e parë në industrinë, ndërsa disa prej tyre shërbejnë edhe për ushqimin e kafshëve. Ndërmjet drithërave që kultivohen, sipas sasisë së prodhimit dhe sipas konsumit, më të rëndësishëm janë gruri, orizi dhe misri. Drithërat e tjerë kanë më pakë rëndësi.

Në raport me përhapjen e tij, drithërat janë, kryesisht universal, sepse për kultivimin e tyre më pak ose më shumë ekzistojnë kushte në të gjitha kontinentet, përveç në Antarktikë. Në sipërfaqen Tokësore, megjithatë ekzistojnë regjione prod-huese të vërtetuara kryesore të llojeve të caktuara të drithërave. Kështu, për shem-bull, 92% nga prodhimi botëror i orizit realizohet në Azinë e Monsuneve, 90% nga thekra në Evropën Veriore, 44% nga grurit në Ultësirën Qendrore në Amerikën Veri-ore.

Gruri është kultura më e rëndësishme e drithit për prodhimin e bukës në Evropë, Amerikën veriore dhe Australinë. Me të ushqehet rreth 40% nga numri i përgjithshëm i popullsisë në botë.

Kultivimi i grurit është i përfaqësuar në regjione të ndryshme dhe në kushte të ndryshme klimatike. Megjithatë, ajo më mirë bëhet në brezin e mesëm tropikal. Regjionet kryesore dhe më të njohura për prodhimin e grurit në hemisferën Veriore hapësirat e ulëta në Evropën e Mesme dhe Lindore, Sibirin Perëndimor, Kinë, SHBA dhe Kanada. Në hemisferën jugore ajo kultivohet në pjesët e ulëta të: Argjentinës, Afrikës jugore Australisë Juglindore dhe Zelandën e Re.

Page 58: gjeografia ekonomike

54

Regjionet prodhuese të grurit në botë dhe ndryshimet kryesore

Prodhimi vjetor i grurit në botë vazhdimisht rritet. Ajo i detyrohet zbatimit gjithnjë e më të madh të masave bashkëkohore agroteknike, por edhe i nevojave gjithnjë e më të mëdha nga kjo kulturë e rëndësishme të drithit. Në kohën e sotsh-men botë prodhohen 430 milion ton grurë. Prodhuesit më të mëdhenj të grurit janë Rusia, Kina, SHBA, Ukraina, India, Franca, Argjentina dhe Australia.

Eksportuesit kryesor të grurit janë SHBA, Kanadaja dhe Australia, kurse im-portuesit më të mëdhenj janë Japonia, Egjipti, India, Italia dhe vende të tjera.

Orizi është kultura e dytë e rëndësishme e drithit me të cilën ushqehen pjesa më e madhe e popullsisë botërore. Përveç për ushqim, orizi përdoret edhe si lëndë e parë industriale, dhe prej kashtës së orizit prodhohet letër me kualitet.

Orizi kultivohet në shumë pjesë të botës. Megjithatë, ai më së miri bëhet në zonat klimatike tropikale dhe subtropikale, ku ka lagështi të mjaftueshme, ngro-htësi dhe tokë pjellore mesatare. Kultivimi i orizit më së shumti është përfaqësuar në: Azinë e Monsuneve, SHBA, Meksikë, Brazil dhe në vendet mediterane evropiane.

Prodhimi i përgjithshëm vjetor i orizit në botë është mbi 500 milion tonë prej të cilit më shumë se 90% prodhohet në vendet aziatike. Gjatë kësaj, prodhuesi më i madh botëror është Kina. Eksportuesit kryesor janë: SHBA, Pakistani dhe Burma, kurse importues më të mëdhenj janë vendet nga Evropa dhe India. Kjo do të thotë se prodhuesit më të njohur të orizit nuk janë në të njëjtën kohë edhe eksportuesit më të mëdhenj, sepse ato janë konsumues të mëdhenj të kësaj kulture të drithit.

Page 59: gjeografia ekonomike

55

Plantazhet e orizit në Burma

Misri është kulturë e rëndësishme e drithit në brezin e ngrohtë mesdhetar, ndërsa rrjedh nga Meksika. Ajo sot më së shumtë përdoret për ushqimin e kafshëve shtëpiake dhe si lëndë e parë në industri, kurse më pak për ushqimin e popullsisë. Misri më shumë bëhet në luginat e lumenjve dhe rrafshinat pjellore dhe kodrinore ku ka lagështi dhe ngrohtësi të mjaftueshme. Regjionet më të njohura për kultiv-imin e misrit në botë janë: Lugina e lumit Misisipi në SHBA, ku shtrihet brezi i njohur Amerikan i misrit, kurse pastaj pjesë bregdetare lindore e Kinës, Ukraina, rrafshina e Vllahisë, Panonisë dhe Lombardisë, Rrafshnalta Qendrore Meksikane, Brazili dhe Argjentina.

Page 60: gjeografia ekonomike

56

Prodhimi i sotëm vjetor i misrit arrin në rreth 500 milion tonë prej të cilës gati gjysmë realizohet në luginat e lumit Misisipi dhe Amerikën Veriore. Sasi më të mad-he e misrit prodhohet në SHBA. Eksportues më të mëdhenj janë: SHBA, Franca dhe Brazili, ndërsa importuesit më ë mëdhenj janë: Japonia, Spanja, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Regjionet prodhuese të misrit në botë dhe orientimet kryesore të ndryshimit

Soja ka zbatim të llojllojshëm në ushqimin e njerëzve. Prej saj, përveç vajit, qumështi i përhimët, miell për bukë dhe rreth 50 lloje të tjera të artikujve ushqimor. Soja ka zbatim të madh në industri dhe ushqimin e kafshëve.

Meqenëse kjo kulturë është rezistente ndaj thatësirës dhe sëmundjeve, ajo është e përhapur nëpër të gjitha kontinentet. Megjithatë, kultivimi i saj ,më së shum-ti është i përfaqësuar në SHBA, Brazil, Kinë; Argjentinë, Itali, Rusi dhe vende të tjera. Prodhimi vjetor i sojës është 100 milion tonë. Prodhuesit më të mëdhenj botëror janë SHBA, që realizojnë mbi 50% të prodhimit botërorë, kurse pastaj Brazili, Kina dhe vende të tjera. Në vendet evropiane kultivimi i sojës përfaqësohet në Itali, Rusi, Rumani, Bulgari dhe vende të tjera.

PYETJE DHE DETYRA:

� Në cilat pjesë të botës agrikultura u paraqit më së pari?� Shpjegoje ndikimin e njeriut mbi përhapjen e tanishme të kulturave bimore?� Cilat janë viset kryesore në botë ku kultivohet gruri, orizi dhe misri?� Në mënyrë të kujdesshme studioi prodhuesit më të mëdhenj të misrit, orizit dhe misrit në botë?

Page 61: gjeografia ekonomike

57

Kulturat industriale në botë, përhapje hapësinore dhe prodhimtaria

Kulturat industriale paraqesin lëndë të para shumë të rëndësishme në in-dustri. Me përpunimin e tyre fi tohen produkte të llojllojshme me të cilat plotësohen nevojat e përditshme të popullsisë. Ndërmjet kulturave industriale që kultivohen në botë, posaçërisht janë ë përhapura ato të cilat i përpunon industria ushqimore dhe e tekstilit. Kultura të tilla janë. Kallami i sheqerit, panxharsheqeri, bimët vajore, kafeja, kakao, pambuku, juta dhe tjera. Prej kulturave të tjera industriale vend të veçantë zë duhani dhe bimët për fi timin e kauçukut.

Kallami i sheqerit është kultura më e rëndësishme industriale për prodhimin e sheqerit. Ajo më së shumti bëhet në viset tropikale, por edhe në subtropikale ku ekzistojnë kushte për ujitje. Për zhvillimin e tij më të përshtatshme janë viset e ulëta buzë detrave, ku zotërojnë temperatura të larta gjatë tërë vitit. Kjo kulturë më së pari u kultivua në Indi, kurse më vonë, pas zbulimeve gjeografi ke, ishte bartur edhe në pjesë t tjera të botës dhe u bë kulturë e rëndësishme e plantacioneve.

Prodhimi botëror i kallam sheqerit arrin 900 milion tonë, kurse pjesa më e madhe e prodhimit realizohet në Amerikën Latine dhe Azinë e Monsuneve. Ndërmjet vendeve të veçanta në botë, prodhuesit më të mëdhenj janë: Brazili dhe India, ndër-sa pastaj vijojnë Kuba, Meksika, Kina etj.

Panxharsheqeri, gjithashtu, është lëndë e parë e rëndësishme për pro-dhimin sheqerit. Ndërkaq, për dallim prej kallam sheqerit, ajo përmban më pak sheqer. Panxharsheqeri më së shumti bëhet në viset me klimë mesdhetare. Për atë, prodhuesit më të mëdhenj janë Rusia, Franca, Gjermania dhe Polonia në Evropë, pastaj SHBA në Amerikën Veriore dhe Turqia dhe Kina në Azi.

Prodhimi i përgjithshëm vjetor i panxharsheqerit në botë arrin 300 milion ton. Prej ati prodhimi rreth gjysma realizohet në vendet evropiane. Rendimentet më të larta për hektar fi tohen në Holandë dhe Danimarkë, edhe pse ato nuk janë prod-huesit më të mëdhenj në bot.

Pambuku është bima më e rëndësishme e tekstilit dhe së bashku me leshin dhe fi jet plastike, e përbëjnë bazën e industrisë së tekstilit. Me përpunimin e fi jes së saj fi tohen tjerrje dhe pëlhura, kurse prej farës vaji teknik. Pambuku më me kualitet është ai i cili ka fi je të gjatë dhe të hollë, shkëlqim dhe fortësi.

Për kultivimin e pambukut është e nevojshme tokë pjellore, ngrohtësi e mjaftueshme dhe ujitje artifi ciale në periudhën e rritjes, kurse e pjekjes dhe vjeljes, periudhë thatësie më e gjatë. Për atë ai më së miri bëhet në viset tropike dhe sub-tropik.

Page 62: gjeografia ekonomike

58

Regjionet më të njohura për kultivimin e pambukut janë shtete mesdhetare aziatike, pjesët jugore të ngrohta të SHBA, lugina e Hunghuo dhe Jangcenganit në Kinë, rrafshnalta Dekan në Indi, lugina e Nilit dhe regjione të tjera.

Prodhimi i përgjithshëm i pambukut në botë arin deri në 20 milion ton. Ek-sportuesit më të mëdhenj janë SHBA dhe Egjipti, kurse importuesit më të mëdhenj janë: Japonia dhe vendet evropiane. Në tregun botëror pambuk më me kualitet pla-sojnë: Egjipti, India dhe Meksika.

Regjionet komercial-prodhuese të pambukut në botë dhe drejtimet kryesore ndryshuese

Duhani është bimë një vjeçare që është lëndë e parë e rëndësishme në in-dustri për duhanin dhe në industrinë farmaceutike.

Atdhe i duhanit janë pjesët tropike të Amerikës prej ku është sjell urë në Ev-ropë dhe pjesë të tjera të botës. Ai sot kultivohet në viset tropike, subtropik dhe mes-dhetare-kontinentale në të gjitha kontinentet. Duhani është shumë i ndjeshëm ndaj acarit, breshrit, shirave të dendur dhe thatësirave të gjata. Regjione më të njohura për prodhimin e duhanit në botë është Azia, e cila realizon rreth 6-% nga prodhimi i përgjithshëm botëror. Prej vendeve aziatike vende posaçërisht prodhuese janë Kina, India dhe Turqia. Regjioni i dytë i njohu për prodhimin duhanit është Amerika që në prodhimin e përgjithshëm botëror merë pjesë ,me rreth 20%. Në Amerikë prodhues më të njohur janë SHBA dhe Brazili. Evropa është regjioni i tretë ku realizohet rreth 10% nga prodhimi botëror. Në shtete evropiane prodhues më të mëdhenj janë: Ru-sia, Italia, Greqia dhe Bulgaria. Duhani më me kualitet në botë prodhohet në Kub,

Page 63: gjeografia ekonomike

59

Turqi, Bulgari, Greqi dhe në vendin ton. Prodhimi i duhanit në botë arrin 10 milion tonë. Eksportues më të mëdhenj janë: SHBA, Turqia, Greqia dhe India, kurse impor-tuesit më të mëdhenj janë më shumë vende evropiane, Japonia dhe SHBA.

Sot në botë është shumë e zhvilluar industria e përpunimit të duhanit. Ajo e përfshinë tharjen, fermentimin dhe fi timin e prodhimeve të gatshme prej duhanit. Prodhues më të mëdhenj të cigareve në botë janë: SHBA, Rusia, Japonia dhe Gjer-mania. Prodhimi i përgjithshëm vjetor i cigareve në botë arrin rreth 5 miliard copa.

Bimët aromatike - vendosja, prodhimi dhe tregtia botërore

Në grupin e bimëve aromatike bëjnë pjesë: kafeja, kakao, biberoni, kanella dhe tjera. Kafeja dhe çaji në mënyrë jo proporcionale më shumë shpenzohen, për shkak të shijes karakteristike dhje aromës, ndërsa kakao është prodhim ushqimor dhe lëndë e parë e rëndësishme në industrinë e çokollatës.

Kafeja është bimë shkurresh drunore e cila ka origjinë nga regjioni me emër të njejtë në Etiopi. Prej këtu është bartur në: Arabi, Azinë Jugore, Malajzi dhe Indon-ezi. Konsumi i tij posaçërisht rritet gjatë shekullit të XVIII, kur Holandezët e bartën në Java, kurse më vonë Portugezët në Brazil në të cilin edhe sot më së shumti kul-tivohet. Në Brazil aq shumë u përhap që vendet në Amerika Jugore dhe e Mesme tani prodhojnë rreth 60% të prodhimit botëror. Prodhues dhe eksportues të tjerë janë: Kolumbia, Salvadori, Guatemala dhe Meksika, në Afrikë - Etiopia, kurse në Azi Indonezia.

Kafeja më së shumti bëhet në kodrat kodrinore dhe të zhveshura, e cila është e thellë, mirë e tharë dhe përmban mjaftë humus. Kafe me kualitet më të mirë fi to-het në lartësi prej 900 dhe 1800 metrash, me kusht që temperatura të sillet ndërmjet 16 dhe 26 oC. Çdo drunj në vjet lëshon nga rreth 2 000 bobina, kurse kjo është rreth 450 gram kafe. Për atë kultivohet numri i madh i drunjve, për shembull, vetëm në Brazil ka rreth 2,5 miliard drunj kafe.

Vlera e kafes varet prej llojit dhe kualiteti. Në botë, kryesisht, kultivohen tri lloj kafesh, edhe atë: kafe arabika, kafe robusta dhe kafe liberika. Ndërmjet tyre kafe-ja më e mirë është arabikë dhe ajo merr pjesë me 90% në prodhimin botëror. Kafeja klasifi kohet edhe si kafe e butë dhe e fortë. Kafeja e cila konsumohet në vendet me zhvillim të lartë më shpesh paraqet përzierje prej më shumë llojeve. Sot, pas naftës, kafeja prodhimi vjetor i të cilës sillet rreth 5 milion tonë, është objekti më i rëndë-sishëm në tregtinë ndërkombëtare. Nju jorku është bursa kryesore e kafesë në botë.

Çaji me origjinë është nga Azia e Monsuneve. Deri në fundin e shekullit XIX monopolin në prodhimin e çajit e mbante Kina. Më vonë Britanikët ngritën planta-cione në Indi she Shri Lank. Deri m sot këto dy shtete kanë mbetur prodhuesit më të mëdhenj botëror të çajit.

Page 64: gjeografia ekonomike

60

Vendosja e i prodhimit botëror të kafesë, kakaos dhe çajit dhe rrjedhat e tyre eksportuese

Çaji është bimë e gjelbër edhe gjatë dimrit që bënë rreth 30 vjet. Rritet në regjione ku ka tokë të kuqe të shkriftë, shumë të reshura (deri më 1 500 mm në vit) dhe temperaturë të lartë. Ekzistojnë tri lloje të çajit: i gjelbër ose i pazier, i cili, krye-sisht, prodhohet në Kinë dhe Japoni; i zi ose i zier, i cili më së shumti prodhohet në Indi dhe SiriLankë dhe çaji kinez, i cili i ka karakteristikat edhe të çajit të gjelbër dhe të zi.

Regjionet e kafesë

Regjionet e kakaosRegjionet e çajit drejtimet eksportuese

Page 65: gjeografia ekonomike

61

Vjelja e çajit në Shri Lankë

Rreth 80% e prodhimit botëror të çajit e jep Azia, edhe atë: Kina, India, Shri Lanka, Japonia, Indonezia dhe Gruzia, pastaj vijon Afrika me rreth 10%, ndërsa më së shumti prodhohet në Keni. Gati gjysma e prodhimit botëror të çajit, prodhimi vjetor i të cilit është mbi 2 milion ton, eksportohet në Evropë. Bursa kryesore për shitblerjen e çajit gjendet në Londër.

Kakao me origjinë nga Amerika e Mesme, në shekullin XVI. Spanjollët e sol-lën në Evropë, kur për shkak të kushteve jo të barabarta natyrore nuk ka mundur të kultivohet. Në vitin 1890 është përcjellurë në Guinenë Afrikane ku aq shumë është përhapur që sot ajo është bërë prodhuesi i saj më i madh. Përndryshe, kakao paraqet bimë drunore fryti i të cilave përmban 30 deri më 45 kokrra prej të cilave, kur do të piqen, ekstradohet yndyra e kakaos, kurse me bluarjen e tij fi tohet si pluhur. Ai paraqet lëndën e parë themelore për fi timin e çokollatës dhe pijes së kakaos. Druri i kakaos lulon dy herë gjatë vitit, dhe sipas kësaj edhe dy herë vjelën frytet.

Kakao është kulturë tropikale që sot kultivohet ndërmjet 20o në veri dhe 20o në jug të gjerësisë gjeografi ke. Kërkon tokë të thellë dhe të lagësht, temperaturë mesatare prej rreth 27 oC dhe sasi të mëdha të shirave (prej 1 500 deri më 3 800 mm). Viset ku kultivohet duhet mirë të jetë e mbrojtur prej erërave, por drunjtë e kakaos nuk guxojnë të ekspozohen drejtpërdrejt në diell. Për atë ato më shpesh kultivohen nën hijet e drunjve më të mëdhenj.

Në botë prodhohen , kryesisht, dy lloj të kakaos: e rëndomtë dhe e lëmuar. Prodhues më të mëdhenj të kakaos janë: Gana, Bregu i Ashtit të Elefantit, Nigeria

Page 66: gjeografia ekonomike

62

dhe Brazili. Këto katër vende japin rreth 70% nga prodhimi botëror që është rreth 1,5 milion tonë në vit. Bursa kryesore për shitblerjen e kakaos është Nju Jorku.

Moraça, gjithashtu, paraqet prodhim të rëndësishëm tregtar në botë. Prej rreth 50 lloje në tregun botëror më së shumti hasen biberonët, kanella, karafi li dhe vanilja.

PYETJE DHE DETYRA:

� Në çfarë toke bëhet kafj a, cilat janë llojet e kafes dhe në cilat vende më shumë prodhohet?

� Prej ku e ka origjinën çaji, çfarë lloje të çajit ekzistojnë, sa është prodhimi i tij vjetor dhe cilat vende janë prodhuesit e tij kryesor?

� Sa herë gjatë vitit vjelët kakaoja, prej çka duhet të jetë i mbrojtur druri i kakaos, sa është prodhimi vjetorë botërorë i kakaos dhe në cilin qytet gjendet bursa krye-sore botërore për shitblerjen e kakaos?

� Me cilat moraça më së shumti tregtohet në tregtinë ndërkombëtare?

5.2. KOPSHTARIA DHE VRESHTARIA NË BOTË

а). Kopshtaria dhe shtrirja e saj në botë

Kopshtaria e përfshinë kultivimin e trungove të pemëve dhe prodhimin e pemëve. Ajo siguron sasi të konsiderueshme të ushqimit t freskët, të pasur me sheqer natyror dhe vitamina. Me përpunimin e pemëve në industrinë bashkëkohore ushqimore prodhohen lloje të ndryshme të marmelladeve, kompostove, lëngjeve të pemëve dhe tjera. Në këtë mënyrë pemëtaria kontribuon për përmirësimin e ush-qimit të popullsisë gjatë tërë vitit, posaçërisht atëherë kua atë nuk e kemi në gjendje të freskët. Përveç kësaj, pemët janë lënda e parë themelore për prodhimin e alkoolit,

Në varshmëri prej kushteve klimatike në të cilat rriten, dallojmë tri lloj pemësh: mesdhetare, subtropikale dhe tropikale.

Pemët e mesdhetare më së miri bëhen në regjionet ku sundon klima e mes-me- kontinentale, posaçërisht në anët e shullaneve dhe terrenet kodrinore dhe në shpatet e ulta të maleve që janë të mbrojtura prej erërave të ftohta dhe acarit. Disa lloje të pemë të mesdhetare bëhen edhe në viset me klimë kontinentale, por kual-iteti i pemëve çdoherë është më i mirë nëse klima është e volitshme.

Sipas prodhimit dhe konsumit, llojet më të njohura të pemëve Evropës-së mesme janë: molla, dardha, kumbulla, pjeshke, qershia, vishna, arat, pjepri dhe

tjera.

Page 67: gjeografia ekonomike

63

Molla është njëra nga llojet më të rëndësishme të pemëve mesdhetare, sepse ka rol të rëndësishëm në ushqimin e njerëzve. Përveç kësaj, është më e ngurtë, më lehtë mirëmbahet dhe ka përparësi në këmbimin tregtar botërorë. Molla më së shumti kultivohet në Evropë, Amerikën Veriore dhe Australi, ndërsa ndërmjet llojeve më të njohura janë molla kanadeze, kalifornike dhe australiane.

Prodhimi i përgjithshëm i mollës në botë arrin mbi 25 milion tonë, prej të cilës diçka më shumë se gjysma realizohet në Evropë. Prej vendeve evropiane prod-hues më të njohur janë: Franca Gjermania dhe bulgaria, kurse prej jo evropiane SHBA, Kina dhe Australia.

Dardha është e pema e freskët e dyta me radhë, pas mollës. Prodhimi botëror i dardhave arrin 12 milion tonë në vit. Gati gjysmën nga prodhimi i përgjithshëm e realizon Evropa, kurse pjesa tjetra kontinentet e tjera. Ndërmjet vendeve në botë prodhues më të njohur të dardhave janë: Italia, SHBA dhe Kina.

Kumbulla përdoret për ushqimin e njerëzve në gjendje të freskët ose tharë, ndërsa me përpunimin e saj prodhohet reçel ose raki e kumbullës. Si e tharë, ajo ka rëndësi të madhe në regëtin ndërkombëtare, ngase eksportohet edhe jashtë zona klimatike të mesme-kontinentale. Kumbulla më së shumti bëhet në pjesët jugore të Evropës dhe në Bregdetin e Oqeanit të qetë në Amerikën Veriore, në botë në vit prodhohen rreth 11 milion tonë kumbulla. Pjesa më e madhe e këtij prodhimi reali-zohet në Evropë, rreth 60%, kurse pastaj në Azi, Amerikë Veriore etj.

Pjeshka është njëra ndër kulturat kryesore të plantacionit. Së bashku me mollën dhe dardhën, ajo ka zbatim të madh në ushqimin e njerëzve. Pjeshka është e hatashme dhe lehtë prishet. Për atë, problemi i transportit të shpejt të tij deri në treg është vazhdimisht aktual. Si e tillë, ajo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe në tregtinë ndërkombëtare.

Prodhimi vjetor i pjeshkave në botë është rreth 8 milion tonë. Ajo, gjithashtu, në sasi ,më të mëdha prodhohet në Evropë, pastaj në Amerikën Veriore dhe Jugore dhe vende të tjera.

Pemët subtropikale kultivohen në regjionet ku dominon klima subtropikale, me dritë dhe ngrohtësi të mjaftueshme të diellit. Kjo pemë nuk duron temperatu-ra të ulëta dhe acare. Në botë kultivohen lloje të ndryshme pemësh subtropikale - portokajtë, limonët dhe mandarinat, të cilat me emër të përbashkët quhen agrume, pastaj shega, fi kat, hurmat, bademi dhe tjera. Prej të gjitha këtyre llojeve sipas rëndësisë që e kanë në ushqimin e njeriut, më të rëndësishme janë agrumet,

fi kat dhe hurmat.

Agrumet janë ushqim shumë i shëndetshëm për njerëzit, ngase karakterizo-hen me bollëkun e vitaminave dhe me shijen e mirë. Përveç kësaj, ato janë artikuj të rëndësishëm për eksport. Agrumet rrjedhin nga viset subtropikale të Azisë Lindore dhe Jugore. Megjithatë, prodhimi i sotëm komercial i tyre më së shumti është për-faqësuar në SHBA, Amerikën Latine, në vendet rreth Bregdetit Mesdhe, Azinë e jugut dhe në Japoni. Ato janë në të njëjtën kohë regjionet më të njohura për prodhimin e agrumeve. Prodhuesit kryesor botëror janë SHBA, Italia, Spanja, Brazili Meksika dhe Japonia.

Page 68: gjeografia ekonomike

64

Për kultivimin e hurmave është e nevojshme koha e nxehtë dhe e thatë, por me ujë të mjaftueshëm nëntokësor. Ato më shumë bëhen në oazat e Afrikës Veriore dhe Azinë Jugperëndimore. Palma e hurmës është bimë shumëvjeçare e cila mun-det të bëjë edhe deri më 200 vjet. Prodhues më të mëdhenj të hurmave janë: Egjipti, Iraku, Irani dhe Arabia saudite.

Pemët tropikale kultivohen në viset tropik me nxehtësi të mjaftueshme

dhe me sasi të madhe të lagështisë. Llojet më të rëndësishme të pemëve

tropikale janë banania dhe ananasi. Banania është më e njohur nga të gjitha pemët në viset tropikale. Përdoret

në gjendje të freskët dhe thatë. Ajo mundet të vilet edhe e papjekur. Si e tillë letë transportohet dhe paraqet kulturë të rëndësishme eksportuese. Në botë në vit prod-hohen rreth 40 milion tonë banane. Nga ky prodhim 50% realizohet në Amerikën Latine. Prodhues më të mëdhenj janë: Brazili, Hondurasi, Kostarike, India, Indonezia etj. Ananasi më së shumti kultivohet në: Azi, Amerikën Latine, ose Afrikën.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat lloje të pemëve ekzistojnë në varshmëri të kushteve klimatike?� Cilët janë prodhuesit më të mëdhenj botëror të llojeve të caktuara të pemëve?� Me ndihmën e hartës mësoje përhapjen gjeografi ke të llojeve të pemëve mesd-

hetare, subtropikale dhe tropikale?

b). Vreshtaria - regjionet prodhuese dhe tregtia me vinë

Vreshtaria është degë e rëndësishme e agrikulturës e cila merret me kultiv-imin e hardhisë së verës dhe me prodhimin e rrushit. Rrushi është ushqim i rëndë-sishëm për njerëzit dhe lëndë e parë për prodhimin e alkoolit dhe pijeve joalkoo-like. Përveç kësaj, vreshtaria kontribuon edhe për shfrytëzimi proporcional të tokës, ngase hardhia e verës kultivohet edhe në toka jo mjaftë pjellore në të cilat me renta-bilitet të njëjtë nuk mundet të kultivohen kultura të tjera të agrikulturës. Përmes kultivimit të hardhisë së rrushit, sipërfaqet jo mjaftë pjellore bëhen frytdhënëse dhe shndërrohen në regjione të rëndësishme ekonomike.

Hardhia e rrushit më së miri bëhet në regjionet ku dominon klima kontinen-tale, me verëra të ngrohta e të gjata të thata, pa të reshura të mëdha. Megjithatë, ajo është e përhapur edhe në viset me klimë të mesme kontinentale në të cilat nuk ka ngrica të mëdha dimëror dhe ku fi llimi i vjeshtës është e ngrohtë dhe thatë. Si karakteristikë e kulturës mesdhetare, hardhia e rrushit në sipërfaqe më të mëdha kultivohet në toka që gjenden rreth Detit Mesdhe, ndërsa posaçërisht në: Francë, Itali, Kroaci, Greqi, Turqi dhe Algjeri. Pastaj, ajo kultivohet edhe në: Rumani, Bulgari, Hungari, në pjesët më të ngrohta të Rusisë dhe vende të tjera. Hardhia e verës në masa përafërsisht të mëdha është e përhapur edhe në disa, vende joevropiane,

Page 69: gjeografia ekonomike

65

kurse posaçërisht në SHBA, Argjentinë, në vendet që gjenden në Jug të Afrikës, në Australinë Juglindore dhe vende të tjera.

Prodhimi vjetor i përgjithshëm i rrushit në botë është rreth 70 milion tonë. Prodhuesit më të mëdhenj të rrushit dhe vinës janë vendet e Evropës Jugore - Fran-ca, Portugalia, Spanja, Italia dhe Greqia. Ato së bashku prodhojnë gati 60% të pro-dhimit botërorë të vinës. Ndërmjet tyre, kurse edhe në botë në vendin e parë gjen-det Franca. Në vendet e kontinenteve jo evropiane prodhues më të njohur të rrushit dhe vinës janë: SHBA, Argjentina, Australia dhe çile.

Nga sasia e përgjithshme e rrushit që prodhohet në vreshtarinë e planta-cioneve në botë, rreth 80% shërben për prodhimin e vinës. pjesa tjetër e rrushit për-doret për ushqimin e njerëzve në gjendje të freskët ose si rrush i thatë, pastaj për prodhimin e lëngjeve dhe për konservim.

Rrushi i thatë fi tohet nëpërmjet tharjes e llojeve speciale të rrushit. Kur rrushi thahet në diell, sasia e sheqerit i rritet për rreth 20% për shkak të, të cilit bëhet shumë më ushqyes. Rrushi i thatë është i rëndësishëm për tregtinë ndërkombëtare. Sasitë më të mëdha të rrushit të thatë prodhohen në vendet mediterane, kurse ven-din udhëheqës në atë planë e kanë Turqia dhe Greqia në Evropë dhe Argjentina në Amerikë.

Shtrirja gjeografi ke e hardhisë së rrushit

Page 70: gjeografia ekonomike

66

Vreshtaria bashkëkohore në botë paraqitet shumë përparuar dhe produk-tive degë e agrikulturës. Ajo i dedikohet zbatimit të masave të llojllojshme - zgjed-hjes së llojeve më të mitra të mbjelljes, përpunim modern, mbrojtja prej dëmtuesve dhe sëmundjeve etj.

PYETJE DHE DETYRA:

� Në cilat pjesë të botës është më e përfaqësuar hardhia e vinës? Shpjegoje pse.� Për cilat qëllime përdoret rrushi?� Cilat vende në botë kanë vendin udhëheqës në prodhimin rrushit të thatë?

5.3. BLEGTORIA NË BOTË

Blegtoria është degë e bujqësisë e cila merret me kultivimin dhe shfrytëz-imin e kafshëve shtëpiake. Së bashku me gjuetinë dhe peshkimin dhe agrikulturën ajo është veprimtaria ekonomike më e lashtë e njeriut.

Kultivimi i kafshëve shtëpiake është më shumëfi shë i dobishëm. Prej tyre fi t-ohen prodhime me kualitet për ushqimin e popullsisë - qumështi, mishi, vezët dhe tjera, dhe prodhime të llojllojshme për përpunimin industrialë ndërmjet të cilave rëndësi më të madhe kanë lëkura dhe leshi. Përveç kësaj, prej kafshëve shtëpiake fi tohet edhe plehu, që ka rëndësi të madhe për përmirësimin e pjellorisë së tokës së punueshme , sidomos në atë treva ku është e vogël përdorimi i plehrave artifi cial. Në regjionet jo mjaftë të zhvilluara dhe vende që kafshët shtëpiake ende përdoren si fuqi tërheqëse, kurse atje ku nuk ka kushte për ndërtimin e rrugëve bashkëkohore edhe si mjetë i rëndësishëm transportues. Kështu, për shembull, deveja përdoret për transport në shkretëtira, dreri në viset subpolare, kali dhe gomari në viset malore, karstike dhe vise të tjera, elefanti në pyje tropikale, kali në Rrafshnaltat e Tibetit etj.

Blegtoria së pari ka fi lluar të zhvillohet në stepet dhe viset tjera të barishtore, kurse pastaj nën ndikimin e njeriut ajo ka fi lluar të zgjerohet në të gjitha pjesët e botës. Edhe sot kushtet më të volitshme për blegtorin ekzistojnë në viset barishtore: pampaset dhe lanoset në Amerikën e Jugut, preritë në Amerikën Veriore, savanet në Afrikë, stepet në Australi, Azi dhe Evropë, lagështi bregdetare buzë oqeaneve dhe kullotat malore. Përveç vegjetacionit natyror barishtor, për zhvillimin e blegtorisë rëndësi të madhe ka edhe ushqimi i llojllojshëm i kafshëve q prodhohet në suazë të agrikulturës. Për atë, blegtoria më shpesh zhvillohet në mënyrë të kombinuar me agrikulturën, megjithatë, blegtoria gjeografi kisht është shumë më gjerë e përhapur nga agrikultura, ngase kafshët shtëpiake janë shumë më pakë të varura nga toka

Page 71: gjeografia ekonomike

67

dhe kushtet klimatike në krahasim me kulturat bimore. Ka popuj në botë që jeto-jnë ekskluzivisht nga prodhimtaria e blegtorisë, përderisa rastet që të jetohet vetëm prej agrikulturës janë shumë të rralla.

Blegtoria e sotshme, posaçërisht në disa decenie të fundit përnjëherë është zhvilluar. Ajo është rezultat i rritjes së numrit të përgjithshëm të popullsisë, vetmas bujqësore, që shpenzon sasi të mëdha të prodhimeve të blegtorisë dhe zbatimit të masave zooteknike. Përveç kësaj, mbi zhvillimin e blegtorisë direkt ndikon edhe in-dustria me konsumin të sasive gjithnjë e më të ,mëdha të lënëve të para me origjinë të blegtorisë.

Sipas rëndësisë ekonomike që e ka, si dhe sipas numrit të kafshëve, degë kryesore të blegtorisë janë: gjedhetaria, dhentaria, derrave, kuajve dhe shpezëve.

Gjedhëtaria është njëra ndër degët më të zhvilluara të blegtorisë në botë. Gjedhët janë përhapur në të gjitha pjesët e botës që i banon njeriu përveç në viset polare dhe moçalet ku kushtet natyrore janë shumë jo të volitshme. Megjithatë, për kultivimin e kafshëve kushte më të mira ka në viset e ngrohta me lagështi të brezit mesdhetar, ku ekzistojnë kullota të shtrira me kullotë të bollshëm të lëngshëm.

Në vendet me gjedhëtari të zhvilluar dhe përparuar, nëpërmjet zgjedhjes dhe kryqëzimit të rasave ekzistuese, janë krijuar lloje gjedhesh të reja me produk-tivitet të lartë. Njëra prej tyre është e njohur me prodhimin e madh të qumështit, të tjerat për kualitetin e lartë të mishit, kurse disa të tjera sipas qëndrueshmërisë punuese. Për fi timin e qumështit janë të njohur rasa zvicerane dhe friziste, ndërsa për mish, gjedhet që kultivohen në: Argjentinë, Austri, Zelandë të re, SHBA dhe Bra-zil.

Gjedhet më së miri janë të përfaqësuara prej të gjitha llojeve të kafshëve shtëpiake që i kultivojnë njerëzit. Numri i tyre i përgjithshëm arrin rreth 1 miliard dhe 300 milion frymë. Sipas numrit të gjedheve numri i parë në botë është India. Megjithatë, edhe përskaj kësaj, ajo nuk ka prej tyre dobi përkatëse ekonomike, sepse për shkaqe religjioni mishi dhe qumështi prej lopëve nuk përdoren për ushqimin e popullsisë. Pas Indisë me numrin e madh të gjedheve karakterizohen: Brazili, SHBA, Kina dhe Argjentina. Ajo i detyrohet, parasegjithash, përhapjes së luadheve dhe kul-lotave natyrore me të cilat disponojnë këto vende dhe prodhimit të madh të kultur-ave të tagjive. Sipas numrit të gjedheve për banor, vend udhëheqës në botë kanë: Zelanda e re, Irlanda, Argjentina dhe Brazili.

Dhenaria është, gjithashtu, degë e rëndësishme e blegtorisë. Dhentë kërko-jnë kushte më modeste në krahasim me gjedhet dh kënaqen me kullota më të do-bëta. Për atë, ato janë të përhapura në shumë vise të botës, përveç në ekuatorikë dhe tropikale për shkak të lagështisë së madhe dhe temperaturave të larta dhe në viset me temperaturë të ulët. Kushtet për zhvillim të dhentarisë janë më të volitshme në të gjitha viset e brezit të mesdhetar dhe subtropikale dhe në malet.

Page 72: gjeografia ekonomike

68

Sot në botë kultivohen më shumë lloje të dhenve, të fi tuara me përzgjedhja dhe kryqëzim. Disa prej tyre kultivohen për fi timin e leshit, të tjerat për qumështin, kurse të tetat edhe për njërën edhe për tjetrën. Nga aspekti ekonomik, gjithsesi, më të dobishme janë ato lloje prej të cilave në të njëjtën kohë fi tohet lesh dhe qumësht dhe lesh i mjaftueshëm, dhe mish dhe lëkurë me kualitet. Në kohën e sotshme më të përhapura janë delja-merino, që kultivohen për fi timin e leshit, linkoln për mish dhe karakul astragan për lëkurë.

Numrit të përgjithshëm të dhënëve në botë arrin 1 miliard e 200 milion frymë. Nga ky numër 1/5 kultivohen në Australi dhe Zelandë të Re ku ekzistojnë kullota natyrore dhe kushte të volitshme për zhvillimin e dhentarisë fermerë. Në Ev-ropë me numër më të madh të dhënëve disponojnë: Rusia, Britania e Madhe, Roma-nia, Franca dhe Italia. Vetëm në këto vende evropiane kultivohen 80% e numrit të përgjithshëm të dhënëve në Evropë. Kjo tregon për shtrirjen gjeografi ke të dhënëve në kontinent, në përputhje me kushtet e përhershme natyrore. Në Azi numër më të madh të dhenve kanë: Kina, India, dhe Irani, në Afrikë -JAP, kurse në pjesën kontinen-tale amerikane - Argjentina, Brazili dhe SHBA.

Sipas numrit të dhenve për banorë larg prej të gjitha vendeve në botë janë Zelanda e Re dhe Australia.

Derrëria është e zhvilluar në të gjitha kontinentet dhe në numrin e madh të vendeve në botë. Megjithatë, nuk janë aq universalisht të përhapur, siç është rasti

TRANSFERIMI I LLOJEVE KRYESORE TË MALLIT NËPË BOTË1.Gjedhët2.Buell3.Derra4.Dele5.Dhitë6.Drejtimet kryesore të tregtisë botërore me mish

Page 73: gjeografia ekonomike

69

me gjedhet dhe dhentë. Në përhapjen e tyre nuk ndikojnë vetëm klima dhe ushqi-mi, por edhe disa rrethana të njeriut. Thënë ndryshe, për shkaqe fetare dhe bindjeve të myslimanëve. Derrat nuk kultivohen në më shumë vende të Afrikës Veriore, Azinë Jugperëndimore dhe regjione të tjera ku jeton popullsia myslimane.

Kushte më të volitshme për kultivimin e derrave në viset e pasura me drithëra, ngase drithërat janë ushqimi kryesor për derrat, e sidomos misri. Regjione të tilla janë, për shembull, brezi mosëror amerikan, pjesët e ulëta të Evropës dhe Kinës dhe pjesa jugore e Brazilit dhe Argjentinës. Në botë kultivohen rreth 860 milion dera. Sipas numrit të derrave, vendin udhëheqës e ka kina, e cila kultivon 360 milion derra ose 42% e numrit të përgjithshëm të derrave. Në Evropë numri më i madh i derrave kultivohet në: Rusi, Gjermani, Poloni, Rumani, Itali, Holandë dhe Francë, kurse në Amerikë - SHBA dhe Brazil.

Përveç gjedhëtarisë, dhentarisë dhe derrërisë, në botë janë të zhvilluara edhe degë të tjera të blegtorisë si kultivimi i kuajve, kurse sidomos shpendaria. Në botë kultivohen numri i madh i shpezëve nga të cilët njerëzit kanë dobi të shumëfi shtë. Sipas numrit të shpezëve, vendet më të njohura në botë janë: Kina, Rusia dhe SHBA.

Prej të gjitha prodhimeve bujqësore që realizohen në blegtori, për ushqimin e përditshëm të popullsisë dhe për nevojat e industrisë rëndësi më të madhe ka mishi, qumështi, leshi dhe lëkura. Sasia e prodhimit të tyre në botë, dhe shtete e veçanta është në varshmëri të drejtpërdrejtë nga zhvillimi i blegtorisë dhe produk-tivitetit të saj.

Mishi është njëri nga produktet themelore në ushqimin e njerëzve. Prodhi-mi i përgjithshëm vjetor i tij është 170 milion ton. Gjatë kësaj, sasi më të madhe të mishit ose 40% fi tohet prej derrave, pastaj 30% prej gjedheve dhe pjesa tjetër prej dhenve, shpezëve dhe kafshëve të tjera shtëpiake.

Prodhues më të mëdhenj të mishit të gjedhit dhe viçit në botë janë SHBA, Brazili, Argjentina dhe Franca, kurse të derrit - Kina, SHBA, Gjermania dhe Franca. Prodhimi më i madh, prapë, i mishit të dhenve dhe qengjave realizohet në Australi dhe Zelandë të Re. Eksportuesit kryesor të këtij mishi janë: Australia, Zelanda e Re dhe Argjentina, kurse importuesit më të mëdhenj janë vendet evropiane.

Konsumi i mishit në botë është shumë i pa barabartë. Në vendet e Lindjes së Afërt, Indi dhe Afrikë konsumi është krejtësisht i vogël, megjithatë në Australi, Zelandë të Re, SHBA, Kanada, Argjentinë dhe vendet e Evropës Perëndimore, kon-sumohen edhe më shumë se 100 kg mish për banor në vit.

Qumështi dhe prodhimet e qumështit janë ushqim shumë i rëndësishëm i njeriut. Në botë më së shumti prodhohet dhe më së shumti konsumohet qumështi që fi tohet prej lopëve, kurse shumë më pak prej dhenve. Prodhimi i përgjithshëm i qumështit në botë arrin 3,5 milion tonë, kurse prodhuesit më të mëdhenj janë SHBA, (70 milion ton), kurse pastaj vijon Rusia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Brazili etj.

Page 74: gjeografia ekonomike

70

Leshi përdoret si lëndë e parë në industrinë e tekstilit dhe përpunimin shtë-piak. Në botë në vit prodhohet 3,3 milion ton lesh i palarë, prej të cilave rreth gjysma realizohet në vendet e hemisferës jugore. Vetëm në Australi dhe Zelandë të Re japin rreth 40% nga prodhimi i përgjithshëm i leshit në botë dhe ato janë furnizuesit krye-sor në tregun botërorë të leshit.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat vende e kanë numrin më të madh të gjedheve, kurse cilat të dhenve në botë?

� Numëroi prodhimet kryesore të blegtorisë, të rëndësishme për ushqimin e njerëzve dhe përpunimin industrial?

� Numëroi prodhuesit më të mëdhenj të mishtit të gjedheve dhe derrave?� Kush janë konsumuesit më të mëdhenj të mishit në botë?� Cilat vende janë prodhuesit kryesor të leshit në botë? Çka i detyrohet kjo?

5.4. GJUETIA DHE PESHKIMI NË BOTË

Gjuetia ka paraprirë blegtorisë dhe për njerëzit e bashkësisë së parë ka para-qitur profesionin më të vjetër dhe kryesor. Megjithatë, gjatë kohës njerëzit janë ori-entuar nga profesionet e tjera më rentabile, ndërsa me këtë e humb rëndësinë e tij të vetë të dikurshme dhe deri në kohën e sotshme gjithnjë e më shumë mbahet për shkak të sportit dhe rekreacionit. Si veprimtari ekonomike ajo sot ka rëndësi më të madhe vetëm në viset e mëdha malore dhe Amerikën Veriore, Azi dhe Evropë, man-dej në viset tropikale dhe subtropikale ku gjuetia paraqitet edhe si profesion kryesor i njerëzve.

Në botë gjuhet egërsirat e llojllojshme, më pak për shkak të mishit, kurse shumë më shumë për shkak të lëkurës. Kafshët gjaknxehta më së shumti gjuhen në regjionet që janë të mbuluara me pyje halore. Për lëkurën e shtrenjtë janë të njohur: shqarthi , kunadhja , brejtësi, dhelpra e bardhë, vjedulla siberiane dhe

tjera. Tregjet më të njohura për lëkurën e çmueshme në botë gjenden në Kanada, SHBA dhe Rusi. Përveç gjaknxehtëve, gjuhen edhe kafshë të tjera - dreri, suta, dhitë

e egra, lepuri, shpezët e ndryshme dhe egërsirat e dëmshme ujku, derrat e egër, dhelprat dhe tjera), të cilët bujqësisë për çdo vjet i shkaktojnë dëme në miliona.

Kafshët e egra të dobishme paraqesin pasur të rëndësishme natyrore në botë. që të mbrohen nga asgjësimi i plotë, ato mbrohen me dispozita të veçanta ligjore, kurse gjuetia më shumë orientohen kah asgjësimi i dëmtuesve. Me dispozita ligjore është vërtetuar se në cilën pjesë të vitit cila egërsirë mundet të gjuhet, kurse për disa raste të rralla kafshët e egra të gjuhen është përherë i ndaluar.

Page 75: gjeografia ekonomike

71

Peshkimi ka rëndësi më të madhe ekonomike nga gjuetia, ngase peshku ka rol të madh në ushqimin e popullsisë, posaçërisht në shtete bregdetare.

Ai mundet të përdoret në gjendje të freskët, kripur, tharë ose konservuar. Përveç në ushqimin e njerëzve, peshku ka zbatim të madh edhe në industri.

Sipas asaj si kryhet, peshkimi munde të jetë ekstensiv dhe intensiv. Peshki-mi ekstensiv kryhet në mënyrën e vjetër, me përdorimin e anijeve të peshkimit të vjetruara dhe pajisje tjetër, angazhon fuqi punë e shumë numërta, ndërsa arrin re-zultate të vogla. Peshkimi intensiv është i përparuar, ndërsa arin efekte larg më të mëdha. Ai kryhet me anije peshkimi që janë të pajisura me mjete teknike bashko-hore dhe pajisje bashkëkohore për peshkim. Për peshkimin posaçërisht rëndësi të madhe kanë anijet speciale - fabrika të cilat peshkun e gjuajtur drejtpërdrejtë e për-punojnë. Flota bashkohore e peshkimit është e aftë për peshkim të shpejtë dhe sig-urt jo vetëm buzë brigjeve por edhe në detin e hapur.

Peshkimi mundet të jetë: detar, liqenor dhe i lumenjve. Prej tyre më i rëndësishëm është peshkimi detar, sepse në detërat peshkohet sasi më e madhe e peshqve.

Sipas pasurisë me peshq më të njohura janë ato pjesë të oqeaneve dhe de-trave ku ka më së shumti planktone. Ato janë organizma të vogël bimor dhe shtazor të cilët lundrojnë në sipërfaqe ose nën vetë sipërfaqen e detrave dhe paraqesin ush-qimin themelor për peshqit. Planktoni i cili e përbënë “kullotën” e detrave, ngadalë lundron me rrymat detare deh baticën dhe zbaticën. Posaçërisht të pasur me plank-ton, kurse në lidhje me to edhe me peshq, janë ato regjione ku ndeshen dhe për-zihen rrymat e ngrohta dhe ftohta detare, pastaj detërat e cektë buzë brigjeve të kontinenteve. Peshkimi botëror më së shumti është i zhvilluar në hemisferën Veriore, përkatësisht në pjesët veriore të oqeanit Atlantikë dhe të Qetë ku ekzistojnë par-akushtet kryesore për paraqitjen e planktonit dhe për qëndrimin e peshkut. Në këto pjesë të, të dy oqeaneve ekzistojnë veranda të cektë bregdetar, kurse ndeshen edhe rrymat e ngrohta edhe të ftohta detare - në Atlantikun - e Golfi t dhe Labradorë, kurse në Oqeanin e Qetë - OjaShio dhe Kuro Shio.

Regjionet kryesore të peshkimit në Oqeanin Atlantik gjenden rreth Nju-faunlendit, Lobradorit, Islandës, Ujdhesave Lofotine dhe në Detin Verior dhe Mes-

dhe. Në hapësirën e oqeanit të Qetë, regjione më të njohura peshkimi janë ato që gjenden rreth Japonez dhe Kurileve, në Detin e Ohotit dhe pjesët bregdetare të Alaskës, Perusë dhe Çiles. Për peshkim janë të njohur edhe detërat që gjenden ndërmjet Azisë Juglindore dhe Australisë. Prej llojeve të shumta të peshqve më së shumti peshkohen: haringa, sardina, tuna, lasos dhe bakalaro.

Përveç peshkimit detar, në botë janë zhvilluar edhe ai liqenor dhe i lumen-jve, kurse në kohën më të re peshku gjithnjë e më shumë kultivohet në peshkatari artifi ciale.

Peshkimi i përgjithshëm i peshkut në botë arrin 100 milion ton. Sipas sas-isë së peshkut të peshkuar, vende udhëheqëse në botë janë: Kina (12 milion tonë), Japonia, Rusia, Peru, SHBA, çile dhe Danimarka.

Page 76: gjeografia ekonomike

72

Përveç peshkut, prej deteve botëror peshkohen edhe rreth 50 mijë balena në vit. Gjuetia e balenave më i zhvilluar është në detërat rreth Arktikut, por është përfaqësuar edhe Oqeanin e Qetë dhe Indian dhe Detin e Beringovit. Anijet për balena janë të pajisura me mjete më bashkëkohore për gjuetinë dhe përpunimin e balenave. Me marrëveshje ndërkombëtare gjuetia e balenave është e kufi zuar.

Në detërat gjuhen edhe gaforret, shpuzoret, korale dhe tjera. Në disa ishuj në Detin e Beringovit është i zhvilluar gjuetia e fokave.

PYETJE DHE DETYRA:

� Shpjegoje në çka qëndron rëndësia e gjuetisë?� Në cilat pjesë të botës gjuetia ende zhvillohet si profesion kryesor i njerëzve?� Pse peshkimi më i zhvilluar është në pjesët veriore të Oqeanit Atlantikë dhe të

Qetë? � Theksoi regjionet më të njohura të peshkimit në botë. gjejë ato regjione në hartën

gjeografi ke të botës?� Cila vende në botë e kon rolin udhëheqës në peshkimin e peshqve?

TERRITORE KRYESORE TË PESHKIMIT NË BOTË1.Vende me peshkim të zhvilluar2.Territore afër bregut të peshkimit3.Territore për peshkim në det të hapur4. Kryesore dhe 5. Territore për gjuajtje të kitëve

Page 77: gjeografia ekonomike

73

5.5. PYLLTARIA NË BOTË

Pylltaria është veprimtar ekonomike e njerëzve që përfshin shfrytëzimin, përtrirjen dhe ngritje e pyjeve.

Pyjet janë pasuri e rëndësishme natyrore prej të cilave njeriu ka dobi të jas-htëzakonshme të madhe. ajo ndikon mbi zbutjen e ekstremeve klimatike, e rregul-lon regjimin e ujërave, e pengojnë erozionin, e përmirësojnë produktivitetin e tokës dhe e mundësojnë ekzistimin dhe zhvillimin e egërsirave. Përveç kësaj, pyjet janë zbukurim i mjedisit gjeografi k dhe kanë rëndësi të madhe për shëndetin dhe rekrea-cionin e popullsisë. Megjithatë, ajo çka është posaçërisht e rëndësishme për jetën ekonomike të njeriut është ajo që pyjet japin drunj, si njërën nga lëndët e para më të kërkuara. Druri ka zbatim në ndërtimtari, anije ndërtimtari, industrinë kimike dhe të drurit. Përveç kësaj, druri ende shërben për ngrohje, edhe pse në shumë vende ekziston synimi që ajo të zëvendësohet me thëngjillit, rrymë elektrike ose me lloj tjetër të energjisë së ngrohjes. Më në fund prej pyjeve fi tohen edhe prodhime të tjera: fruta të ndryshme, rrëshirë, ekstrakte për prodhimin barërave dhe tjera. Për atë, pyjet duhet të ruhen, të përdoren me plan dhe në mënyrë racionale dhe në mënyrë të përhershme të përtërihen.

Të gjitha pjesët e botës nuk janë njësoj të pasura me pyje. Sipërfaqe më të mëdha të pyjeve gjenden në viset klimatike ekuatoriale, tropike dhe mesdhetare ku ka nxehtësi dhe lagështi të mjaftueshme. Me këtë rast, ka rrallë, pyje të ketë edhe në viset subtropikale. Në regjionet polare dhe pjesët më të larta të maleve të larta m për shkak të kushteve të vrazhdët klimatike, nuk ka kushte për rritjen e pyjeve.

Sot pyjet mbulojnë gati 1/3 e pjesës kontinentale të Tokës. Ato më së miri janë ruajtur në Amerikën Latine, ku përfshijnë 50% nga sipërfaqja, pastaj në An-gloamerikë (37%) dhe në Evropë (28%). Në Australi si kontinenti më i thatë, pyjet përfshijnë vetëm 4% nga sipërfaqja. Pyjet në botë nuk janë njësoj të përhapura edhe sipas shteteve të veçanta. Më të pasur me pyje janë Brazili (60%) nga sipërfaqja e përgjithshme), Finlanda dhe Norvegjia. Megjithatë në të kaluarën pyjet zinin sipërfaqe shumë më të madhe. ato më së shumti i dëmtoi njeriu me gërmimin për shkak të gërmimit të sipërfaqeve të reja të agrikulturës. Pastaj, pyjet shpesh asgjësohen edhe me zjarret e mëdha të pyjeve, me shfrytëzimin jo racionalë dhe prerjen e trungjeve të pyjeve etj.

Në varshmëri të kushteve klimatike, pyjet ndahen në: pyje tropikale,

subtropikale dhe në zonat mesdhetare klimatike.

Pyjet tropikale rriten në regjionet ku zotëron ekuatoriale dhe tropikale. Ato përfshijnë 50% nga sipërfaqet e përgjithshme pyjore në botë. për shkak të bollëkut të ngrohtësisë dhe lagështisë, këto pyje janë në mënyrë të vrullshme shpesh. Më shumë janë të përhapura në pyjet e Amazonave dhe Kongos, pastaj në siujdhesën India dhe në ishujt nga Arkipelagu i Himalajeve. Në pyjet tropike rriten drunj të çmueshëm të llojllojshëm: abonosovot, tikovoja, mahagani, sandalova dhe tjera lloje. Megjithatë, pyjet tropikale nuk janë të përshtatshëm për shfrytëzim ekonomik.

Page 78: gjeografia ekonomike

74

Ato janë të patejkalueshëm dhe vështirë të qasshme, kurse drunjtë me kualitet janë të shpërndarë nëpër pra pyjet, respektivisht nuk janë të grupuara në sipërfaqe më të madhe, dhe duhet veçmas të kërkohen. Për atë, eksploatimi i tyre zakonisht kry-het në pjesët periferike pra pyjeve, buzë lumenjve lundrues dhe në pjesët ku kanë depërtuar rrugët.

Përhapja territoriale e llojeve të veçanta të resurseve të drurit në botë.

Pyjet subtropikale janë të kufi zuara viset subtropikale. Ato janë gjethem-bajtëse, zënë hapësirë të vogël dhe kanë rëndësi të vogël ekonomike. Masa drunore, për shkak të kualiteti të dobët, nuk është i përshtatësh për përpunim industrial me përjashtim të kedarit, dushkut plutovit dhe disa lloje tjera më të trasha. Pyjet sub-tropikale më shumë janë të përhapura në Australinë Juglindore buzë bregut të paci-fi kut në SHBA dhe rreth Mediteranit.

Pyjet e zonës së klimës mesdhetare përfshinë 33% nga sipërfaqe e përgjith-shme pyjore në botë. Ato më shumë janë të përhapur në hemisferën Veriore, kurse, më pak në Jugoren. Këto pyje përfshinë brez të gjerë në: Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi. Në Amerikën Veriore ai i përfshinë malet e larta nga pjesa perëndimore e SHBA dhe pjesën më të madhe nga territori i Kanadës. Në Evropë fi llon nga bregu i Norvegjisë dhe përmes malit Ural dhe Sibirit shtrihet deri te lumi Amur. Në hemis-ferën Jugore ato janë përfshirë në pjesën veriore të Austrisë, në Afrikën e Jugut dhe pjesët Jugore të Amerikës.

Pyjet e zonës klimatike mesdhetare përbëhen prej drunjve gjetherënëse dhe halor. Në varshmëri nga kushtet klimatike ato janë zonale dhe zakonisht përbëhen prej llojeve grupore të pyjeve. Për atë, ato janë më të përshtatshme për organiz-imin e shfrytëzimit ekonomik. Pyjet gjethe halore përfshijnë hapësirë shumë më të

Pisha

Dru i matur i fortë

I përzier

E fortë tropike

Milje

Page 79: gjeografia ekonomike

75

madhe nga gjetherënësit. Më shumë janë të përhapur në pjesët veriore të Amerikës Veriore dhe tokën evroaziatike, si dhe në lartësi më të madhe mbi detare. Ato kanë vlerë më të madhe dhe shumë m shumë kërkohen në tregun botëror.

Pyjet tropikale nga xhunglat e Amazonit

Pyjet gjetherënëse në hemisferën Veriore janë të përhapura në jug nga gjethe halorët, kurse në të Jugut në veri prej tyre dhe në lartësi më të vogël mbidetare. Ato, gjithashtu, kanë rëndësi të madhe ekonomike në industri dhe ndërtimtari. Nga as-pekti komercial më të rëndësishme janë pyjet e njëllojshëm me prerje të pastër dhe pjellore, me dru të butë (pish, çam, dëllinjës), që shtrihen në gjerësinë gjeografi ke veriore. Ky brez pyjor shtrihet prej vendeve skandinave, nëpërmjet tajgës së sibirit në Rusi deri në Kanada dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Page 80: gjeografia ekonomike

76

=�����%�� ������� �� � � ��������� �� '������ � ����

Sipërfaqja e arealit pyjor është afër 15 milion kilometra katrorë, kurse prej tyre janë të arritshme për eksploatim afër 60%. Në këtë kompleks qëndron gati 90% nga masa drunore halore e përgjithshme në botë, me përdorim mjaftë të gjerë komercial. Ndikim të llojit të vetë për mundësit e volitshme të jashtëzakonshme ek-splloatuese dhe i qëlluar, krahas resurseve të drurit të butë, kanë: hapje të komu-nikacionit dhe lidhshmëri me arealet pyjore me qendra përpunuese, që edhe më shumë zmadhon drejtimin meridian të rrjedhjeve të lumenjve të përshtatshëm për transport, në mënyrë territoriale përputhen me vendet lartë të zhvilluara industriale (SHBA, Kanadaja, Suedia, Finlanda dhe Rusia); industria e zhvilluar e drurit, industria kimike, industria e letrës etj. Këtu realizohet pjesa më e madhe e prodhimit e drunjve të sharritura, celulozës, letrës dhe nga këtu rrjedhin drejtimet kryesore qarkulluese për konsumatorët evropian dhe SHBA.

PYETJE DHE DETYRA:

� Në çka qëndron rëndësia e pyjeve si veprimtari ekonomike?� Theksoi shkaqet themelore për shkak të së cilës sipërfaqja pyjore sot është shumë

m e vogël se sa në të kaluarën?� Në hartën gjeografi ke të botës gjejë regjionet në të cilat janë përhapur pyjet

tropikale dhe pyjet e brezit mesdhetar?� Pse pyjet tropikale janë më jo të përshtatshme për shfrytëzimin ekonomik se sa

pyjet e zonës mesdhetare klimatike?

Transferimi gjeografi k i industrisë së letrsë në botë

Page 81: gjeografia ekonomike

77

6. KOMUNIKACIONI NË BOTË

Në botën bashkëkohore nuk ekziston asnjë vend ose vis ku mundet të sig-urohen të gjithë të mirat material, të nevojshme për njeriun bashkëkohor. Për atë, vendet dhe popuj në botë gjithnjë e më shumë drejtohen nga kontakti ndërmjet tyre, bashkëpunimit dhe këmbimit tregtar, kurse për këtë qëllim është e nevojshme shtrirja e komunikacionit, si aktivitet i posaçëm i njerëzve.

Komunikacioni është aktivitet i posaçëm i cili merret me transportin e mall-rave, energjisë, njerëzve dhe lajmeve prej një vendi në tjetrin. Ai drejtpërdrejtë është i lidhur me ekonomin, ngase është lidhja kryesore ndërmjet prodhuesit dhe kon-sumuesit, por edhe për jetën e përditshme të njerëzve.

6.1. Faktorët për zhvillimin e komunikacionit

Nga fi llimet e tij të para, dhe deri më sot, komunikacioni në zhvillimin e tij ka arritur rezultate shumë të mëdha. Megjithatë, ai nuk është njolloj i zhvilluar në të gjitha vendet dhe viset në botë, ngase kushtet dhe faktorët që ndikojnë ,mbi zhvil-limin e tij nuk janë çdo kund të njëjtë. Zhvillimi i komunikacionit varet prej ndikimit nga numri i madh i faktorëve të cilat nuk veprojnë në mënyrë të veçantë dhe izoluar, por në të njëjtën kohë dhe mënyrë huazore. Ato mundet ti grupojmë në dy grupe themelore: faktorët natyroro-gjeografi k dhe shoqëroro-ekonomik.

Faktorët më të rëndësishëm natyrore-gjeografi k që ndikojnë mbi zhvillimin e komunikacionit janë: pozita gjeografi ke, reliefi , kushtet klimatike dhe hidrologjike dhe pasurit natyrore.

Pozita e volitshme gjeografi ke ka ndikim të madh mbi zhvillimin e komu-nikacionit në të gjitha vendet në botë. ajo ndikon mbi vëllimin e përgjithshëm të transportit në vetë vendin, por edhe më shumë të transportit transit që kry-het përmes territorit të saj. Megjithatë, pozita e volitshme gjeografi ke e një vendi paraqet vetë kushtin paraprak për zhvillimin e transportit transit, sepse ajo duhet të ketë edhe rrugë me kualitet. Në të kundërtën, transporti transit mundet të oriento-het përmes vendit tjetër ku ekzistojnë rrugë më të mira. Për shembull, vendi i jonë ka pozitë të volitshme natyrore-gjeografi ke. Por, që të zhvillohet komunikacion transit, ajo duhet të ketë rrugë me kualitet. Në të kundërtën, komunikacioni transit mundet të orientohet përmes vendeve të tjera ku ka rrugë më të mirë. Për shembull, vendi jonë ka pozitë të volitshme komunikatave- gjeografi ke. Por, që të zhvillohet komu-nikacioni transit, ajo duhet të ketë rrugë të mira që do të sigurojnë komunikacion të shpejt dhe sigurt.

Prej faktorëve natyrorë-gjeografi k, relievi ka ndikim më të madh mbi zhvil-limin e komunikacionit. Megjithatë, ndikimi i tij nuk është njësoi në të gjitha degët e komunikacionit ajo më shumë ndikon në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor, kurse më pak në atë detar, ajror dhe llojeve të tjera.

Page 82: gjeografia ekonomike

78

Kushte më të volitshme për zhvillimin e komunikacionit tokësor ka në viset e rrafshëta dhe luginat e lumenjve. Në viset e larta malore, megjithatë ekzistojnë një varg pengesash natyrore të cilat e vështirësojnë dhe e shtrenjtojnë ndërtimin e komunikacionit. Për atë në to komunikacioni më dobët është i zhvilluar në krahasimi me viset e ulëta.

Në komunikacionin bregdetar ndikon reliefi dhe thellësia e detit, posaçërisht me shkëmbinjtë nënujorë, shtrirjet e rërës, lënurës korale dhe ngjashëm. Ato, janë shënuar në hartat bregdetare dhe gjatë kushteve normale të lundrimit ju largohen. Megjithatë, kur kushtet kohore janë jo të volitshme, ato mundet të jenë të rrezik-shme për komunikacionin bregdetar.

Gjatë ndërtimit të aeroporteve, gjithashtu, mbahet llogari për kushtet e re-liefi t. Me fj alë të tjera, ato zakonisht ndërtohen në hapësirë të rrafshët ku nuk ka të theksuar forma të theksuar të reliefi t, që mundet të jenë të rrezikshme për zhvillimin e komunikacionit ajror.

Klima në komunikacion ndikon me të reshurat, erërat dhe temperaturat e ulëta. Shirat e rrëmbyeshëm e zvogëlojnë dukshmërinë, kurse bora e vështirëson ose e ndërpret komunikacionin tokësor, sidomos në viset malore. Erërat e fuqishme shkallore, mjegulla dhe ngricat, gjithashtu, në mënyrë negative ndikojnë në të gjitha llojet e komunikacionit.

Kushtet hidrologjike mundet të ndikojnë negativisht posaçërisht në kom-ponentën e komunikacionit. Lumenjtë e gjerë, tokat moçalike, ujërat e mëdha nëntokësor dhe ngjashëm, e vështirësojnë ndërtimin e komunikacioneve. Përveç kësaj, prej kushteve hidrologjike varet furnizimi me ujë i stacioneve hekurudhore, moteleve, pompat e benzinës, servileve dhe objekteve të tjera që ndërtohen buzë rrugëve. Kushtet hidrologjike, veçmas nëse janë të volitshme, kanë rëndësi të mad-he për zhvillimin e komunikacionit ujor.

Nga vendosja territoriale e pasurive natyrore në përafërsisht masë të madhe varen drejtimet e komunikimeve të komunikacionit. Kjo rrjedhë, para së gjithash, prej nevojave prej cilit dhe deri te cili vend që ti shfrytëzoi pasurit e tij natyrore. Përveç kësaj, viset që disponojnë me pasuri të mëdha natyrore më shpesh karakteri-zohen me ekonomi të zhvilluar. Në lidhja me këtë, në to mbinë qendra të mëdha të qyteteve dhe industriale që tërheqin numër të madh të popullsisë, kurse ato qendra duhet të jenë të lidhura me komunikacion.

Për dallim prej faktorëve natyrorë-gjeografi kë, faktorët shoqëroro-

ekonomik kanë ndikim më të ndërlikuar dhe më vendimtarë mbi zhvillimin e komu-nikacionit. Prej tyre më të rëndësishëm janë: popullsia, zhvillimi ekonomik i një ven-di, zhvillimi i shkencës dhe teknikës dhe marrëdhënieve politike ndërkombëtare.

Page 83: gjeografia ekonomike

79

Popullsia është faktori themelor dhe kryesor për zhvillimin e komunika-cionit, sepse ai zhvillohet për plotësimin e nevojave të ndryshme të njerëzve. Për zhvillimin e komunikacionit sidomos janë të rëndësishëm numri, struktura dhe ven-dosje territoriale e popullsisë. Sa është më i madh numri i popullsisë në ndonjë vend ose regjion, për aq janë më të mëdha nevojat për transportin e njerëzve dhe mall-rave dhe për përcjelljen e lajmeve prej një vendi në tjetrin. Kjo varet nga strukturat e veçanta të popullsisë, kurse sidomos prej moshës, strukturës kulturore-arsimore dhe socio-ekonomike, sepse kategoritë e ndryshme të popullsisë kanë edhe nevoja të ndryshme për komunikacion. Për shembull, nevojat e fëmijëve janë më ndryshe nga nevojave e të rriturve, nevojat e të punësuarve dallohen prej atyre të papunëve, pastaj nevojat e komunikacionit e njerëzve të qyteteve të mëdha janë më ndryshe nga nevojat e popullsisë së fshatit etj. Vendosja territoriale e njerëzve, gjithashtu, në mënyrë të rëndësishme ndikon mbi zhvillimin e komunikacionit të një vendi.

Vendet e pazhvilluara ekonomike, sipas rregullit, kanë komunikacion shumë më të zhvilluar se të pazhvilluarat. Me fj alë të tjera, së është vëllimi i prodhimit më i madh, aq është më e madhe dhe nevoja për komunikacion të zhvilluar me të cilat do të transportohen lëndët e para, prodhimet e gatshme dhe fuqia e punës.

Zhvillimi i komunikacionit është në varshmëri të drejtpërdrejtë nga shka-

lla e zhvillimin të shkencës dhe teknikës. Çdo përparim i ri i shkencës ka rëndësi epokale për kohën kur paraqitet. I tillë është, shembulli, me rastin e paraqitjen e makinës së avullit, motorit me djegie të brendshme, pastaj me shfrytëzimin e en-ergjisë elektrike dhe atomike si fuqia e punës e disa mjeteve transportuese dhe të ngjashme. Sot jetojmë në kohën e revolucionit të ri shkencore- teknik zbulimet e të cilave kanë zbatime gjithnjë e më të madh në komunikacion. Me këtë përmirësohet efi kasiteti i madh, shpejtësia, siguria dhe një varg i karakteristikave të tjera. Më në fund, përparimi i komunikacionit varet pre stabiliteti të marrëdhënieve politike në

çdo vend dhe marrëdhëniet politike ndërkombëtare. Nëse marrëdhëniet politike janë stabile, atëherë edhe kushtet për zhvillimin e komunikacionit janë më të mira. Megjithatë, gjatë marrëdhënieve politike jo stabile - grusht shtete, demonstrata masovike, luftuat ndërkombëtare dhe ngjashëm mundet të vij deri te ndërprerja dhe ngadalësimi në zhvillimin e komunikacionit.

Komunikacioni zhvillohet në kushte të ndryshme gjeografi ke dhe plotëson nevoja të ndryshme për njerëzit. Për atë është e domosdoshme ekzistimi i më shumë degëve të komunikacionit, prej të cilave rëndësi më të madhe ka: komunikacioni rrugor, hekurudhor, detar dhe i telekomunikacionit. Degët e tjera të komunikacionit ndërmjet tyre plotësohen dhe përbëjnë sistem unik të integruar.

Page 84: gjeografia ekonomike

80

PYETJE DHE DETYRE:

� Numëroi faktorët më të rëndësishëm natyror-gjeografi k prej të cilave varet zhvil-limi i komunikacionit. Shpjegoje ndikimin e çdo faktori natyror-gjeografi k?

� Theksoi faktorët më të rëndësishëm shoqëroro-ekonomik dhe shpjegoje ndikimin e tyre për zhvillimin e komunikacionit?

� Pse popullsia paraqet faktorin më të rëndësishëm për zhvillimin e komunika-cionit?

6. 2. Komunikacioni tokësor

а) Komunikacioni rrugor

Komunikacioni rrugor e përfshin transportin e udhëtarëve dhe mallrave me: automobil, autobus, kamion dhe mjete të ndryshme motorike speciale -maune, au-tocisterna, tanker, feribot, kamion-friko dhe të ngjashme. Në krahasim me degët e tjera të komunikacionit ai ka një varg karakteristikash , për shkak të, të cilave ai sot ka rëndësi të madhe në transportin e përgjithshëm të udhëtarëve dhe mallrave. Pa, të gjitha mjetet transportuese të udhëtarëve, përveç të vijave, nuk janë të lidhura me orarin e trenave. Kjo do të thotë se ato kohën e nisjes mundet ta rregullojnë sipas dë-shirave të shfrytëzuesve, kurse mundet ti ndryshojnë edhe drejtimet e lëvizjes nga qëllimi i caktuar. Pastaj, komunikacioni rrugor kryen transportimin direkt të mallrave prej derës në derë, pa mbingarkim, lehtë përshtatet ndaj llojeve të tjera të komu-nikacionit dhe paraqet vazhdimin e tyre, ngase transporton udhëtarë dhe mallra prej stacioneve hekurudhore, aeroporteve, limaneve, dhe anasjelltas i dërgon deri te ato.

Komunikacioni rrugor më së pari u paraqit në Evropën Perëndimore, në ko-hën e zhvillimit industrial të saj, ndërsa menjëherë pas saj u zgjerua në SHBA dhe në më shumë shtete evropiane. Automobilat e parë u konstruktuan në Gjermani, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ndërsa prodhimi i tyre industrial në përmasa më të mëdha fi lloi në Francë. Vozitjen e parë me automobil e bëri Arman Pezho (1891), në relacionin Paris-Brest, me shpejtësi prej 13,5 km në orë. Kështu fi lloj epoka e komu-nikacionit rrugor. Zhvillimi i tij i mëtutjeshëm u krye me temp të përshpejtuar me përsosje të përhershme mjeteve motorike të komunikacionit dhe rrugëve automo-bilistike.

Në fi llim të zhvillimit të tij, komunikacioni rrugor përdorte rrugët ekzistuese që ishin ndërtuar për nevojat komunikacionit karrocier. Ato ishin rrugë tokësore dhe makadam, të papërshtatshme për komunikacion të shpejtë. Komunikacioni model, posaçërisht gjatë shekullit XX e imponoi nevojën për ndërtimin e rrugëve bashkëko-hore me bazament të fortë-asfalt, beton, ose kocka të vogla prej guri. Në vitin 1923 në Itali ishte ndërtuar autostrada e parë - rrugë nëpër të cilën komunikacioni zhvillo-

Page 85: gjeografia ekonomike

81

hej me shpejtësi të lartë. Rrugët bashkëkohore automobilistike ishin ndërtuar edhe në pjesë të tjera të botës - Angloamerikë, Evropën Perëndimore, Japoni dhe Australi. Megjithatë, në kohën e sotshme rrugët gjithnjë e më shumë ndërtohen në: Azi, Af-rikë dhe Amerikën Latine.

Gjatësia e sotshme e përgjithshme e rrjetit rrugor në botë është afër 22 milion km. Megjithatë, ajo karakterizohet me vendosje shumë të pa barabartë dhe me kual-itet jo të njëjtë të rrugëve. Nëpër rrugët botërore lëvizin rreth 500 milion automobila dhe 150 milion kamionë dhe autobusë. Gjatësia e rrjetit rrugor në Evropë është rreth 6 milion km, prej të cilave afër 4 milion janë rrugë me bazë të fortë. Me gjatësi më të madhe të rrugëve bashkëkohore disponojnë: Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia. Në Britaninë e Madhe dhe belgjik rrjeti rrugor krejtësisht përbëhet prej traseve bashkëkohore, kurse auto rrugë më të shumta kanë Gjermania dhe Italia.

Drejtimet kryesore në Evropë

Angloamerika karakterizohet me komunikacion rrugor më të zhvilluar në botë. ajo disponon me më shumë se 7 milion km rrugë, prej të cilave gati 90% janë me trase bashkëkohore.

Kontinentet dhe regjionet e tjera në botë mjaftë ngecin në zhvillimin e komu-nikacionit rrugor. Në Azi, komunikacioni rrugor është më shumë i zhvilluar vetëm në Japoni, Republikën e Kores dhe Izrael, në Afrikë në JAP, ndërsa në Amerikën Lat-ine kjo degë e komunikacionit më shumë është e zhvilluar në Brazil, Argjentinë dhe

Page 86: gjeografia ekonomike

82

Venezuelë. Komunikacioni rrugor në Australi është shumë i zhvilluar, por vetëm në pjesën e tij juglindore rreth qyteteve zëmëdha.

Komunikacioni rrugor në botë ka rëndësi të madhe në transportin e mallrave dhe komunikacionit, ngase me të, sidomos në vendet e zhvilluara, transportohen rreth 90% në numrin e përgjithshëm të udhëtarëve dhe rreth 80% nga mallrat e transportuar. Megjithatë, kjo gjendje është karakteristike vetëm për disa dhjetëra vitet e fundit. Në të kaluarën, në transportin e mallrave dhe udhëtarëve, shumë më shumë pjesëmarrje kishte komunikacioni hekurudhor. Komunikacioni rrugor posaçërisht është i përshtatshëm për transportimin e prodhimeve fi nale industriale, perimeve dhe artikujve të tjerë ushqimor.

PYETJE DHE DETYRE:

� Në cilat degë themelore ndahet komunikacioni? Pse është i nevojshëm i më shumë llojeve të komunikacionit?

� Theksoi përparësitë të komunikacionit rrugor në krahasim me degët e tjera të komunikacionit?

� Në cilat pjesë të botës komunikacioni rrugor është më i zhvilluar? Shpjegoje pse?� Çfarë është pjesëmarrja e komunikacionit rrugor në transportin e përgjithshëm

të mallrave dhe udhëtarëve në botë?

b) Komunikacioni hekurudhorë

Komunikacioni hekurudhorë është dega e dytë themelore në komunika-cionin tokësor. Ai karakterizohet me kapacitet të madh për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, me shpejtësi mjaftë të madhe dhe me përafërsisht pavarësi të madhe të kushteve klimatike. Këto përparësi të komunikacionit hekurudhor vijnë në shprehje në relacione më të gjata dhe gjatë transportit të mallrave që kërkojnë që kërkojnë hapësirë të madhe.

Komunikacioni hekurudhor, ngjashëm si ai rrugor, u paraqit në Evropën Perëndimore në lidhje me nevojat e industrisë për transport të sasive të mëdha të lëndëve të para dhe prodhimeve të gatshme. Si fi llim ofi cielë i komunikacionit hek-urudhor konsiderohet viti 1825 ku u lëshua në përdorim vija e parë hekurudhore në botë në relacionin Stokton-Derlington në Britaninë e Madhe. Në atë grupin e parë, e gjatë 40 km, ishte arritur shpejtësia prej 19 km në orë.

Jashtë nga Britania e Madhe, vijat e para hekurudhore u ndërtuan pas 10 viteve në Gjermani dhe Belgjikë, kurse pastaj në Francë, Austri, Rusi, Itali, Holandë dhe vende të tjera evropiane. Vija e parë hekurudhore në vendin tonë ishte lëshuar në komunikacion në vitin 1873, ndërsa ajo ishte vija hekurudhore Selanik - Shkup.

Page 87: gjeografia ekonomike

83

Edhe pse u paraqit në hapësirën evropiane, hekurudha prosperitetin e saj të parë e përjetoi në Angloamerikë. Në të vija e parë hekurudhore u dorëzua në për-dorim në vitin 1830, në relacionin Baltimor-Ohajo. Megjithatë, tanimë në vitin 1840 në territorin e saj kishte 4600 km vijë hekurudhore, përkatësisht 60% nga gjatësia e përgjithshme në rrjetën e atëhershëm hekurudhorë.

Për dallim prej Evropës dhe Angloamerikës, vijat e para hekurudhore në kontinentet e tjera u ndërtuan diçka më vonë. Në Azi vija e parë hekurudhore ishte ndërtuar në Indi në vitin 1853, ndërsa ndërtimi vazhdoi në Australi, Afrikë dhe

Amerikën Latine. Në këtë mënyrë, kah mesi i shekullit XIX ishte kryer ndërtimi i hek-urudhave të para në të gjitha kontinentet, ndërsa me këtë ishte mundësuar zgjerimi i mëtutjeshëm dhe përsosja e rrjetit hekurudhor dhe parku i trenave. Në fi llim të shekullit XX gjatësia e përgjithshme e rrjetit hekurudhor kaloi mbi 1 milion kilom-etra, kurse në vitet e tridhjeta të këtij shekulli ajo e arrin gjatësinë e saj maksimale deri në rreth 1,3 milion km dhe në atë nivel përafërsisht mbahet edhe sot.

Vendosja e rrjetave hekurudhore në botë

Rrjeti hekurudhor në botë karakterizohet me shtrirje gjeografi ke jo të bara-bartë, sepse nuk është barabarësish e përfaqësuar në të gjitha kontinentet dhenë të gjitha vendet në botë.

Angloamerika disponon me rrjetë hekurudhorë më të gjatë në botë. gjatë-sia e saj arrin 430 000 km ose 30% nga gjatësia e përgjithshme e vijave hekurudhore në Tokë. Nga kjo gjatësi rreth 75% gjendet në territorin e SHBA, kurse pjesa tjetër në Kanada. Në Angloamerikë posaçërisht janë të rëndësishme hekurudhat hekurud-

Page 88: gjeografia ekonomike

84

hore transkontinentale me të cilat lidhen brigjet e Oqeanit Atlantik dhe Paqësor. Ato pushtojnë shtrirje shumë të mëdha dhe kontribuojnë për aktivizimin ekonomik të hapësirës së madhe në SHBA dhe Kanada.

Gjatësia e vijave hekurudhore në Evropë është rreth 410 000 km. Në konti-nentin evropian vijë më të gjatë hekurudhore ka Franca, Gjermania, Polonia dhe Ita-lia. Përveç në gjatësi, ndërmjet shtete evropiane ekziston dallimi edhe në dendësinë e rrjetit hekurudhor. Rrjetë më të dendur ka Hungaria, Gjermania dhe Belgjika.

Në territorin e Rusisë ekziston rrjetë i zhvilluar hekurudhor e cila në mënyrë të konsiderueshme është më e dendur dhe më e gjatë në pjesën evropiane. Për shkak të gjerësisë së binarëve (1 524 mm) ajo paraqet sistem të posaçëm hekurudhor

në pjesë kontinentale evropiane. Vija më e gjatë hekurudhore në Rusi, kurse edhe në botë është hekurudha Transsiberike e cila çon prej Moske në Vladivostok.

Kontinenti i Azisë, me gjatësinë e vijave hekurudhore prej rreth 200 000 km, është në vendin e tretë ndërmjet kontinenteve në botë. megjithatë, duke e marrë parasysh madhësinë e territorit të saj, ai disponon me gjatësi të shkurtër dhe dendë-si të vogël të rrjetit hekurudhor. Rrjeta e vijave hekurudhore në Azi e përbëjnë rrjetat hekurudhore e izoluara dhe jo mjaftë të lidhura të Indisë dhe Pakistanit., Indokinës, Japonisë dhe të gjitha vendeve nga Azia Juglindore. Përjashtim nga ky proces bëjnë vijat hekurudhore në Mongoli, Kinë dhe Korenë Veriore, të cilat përmes Rusisë janë të lidhura me vijat hekurudhore evropiane.

Në Afrikë vijat hekurudhore marrin vetë 6 % nga gjatësia e përgjithshme e rrjetit hekurudhorë botëror. Rrjetë më të gjatë dhe më të dendur në kontinent kanë JAP, vendet atlantike dhe Egjipti. Vijat hekurudhore në Afrikë ende nuk janë në mënyrë të mjaftueshme të lidhura.

Në Amerikën Latine rrjeta hekurudhore, gjithashtu, nuk është e lidhur në tërësi unike. Nga vendet latino-amerikane rrjetë ,më të zhvilluar hekurudhore kanë: Argjentina, Brazili, Peru, Çile dhe Meksika.

Rrejti hekurudhorë në Australi është më i zhvilluar në pjesën e tij juglindore dhe jugore, kurse pjesa tjetër gati se nuk ka rrjetë hekurudhore.

Paralelisht m ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit hekurudhor, përsosej dhe rritet parku i trenave. Sipas numrit të lokomotivave, vende më të njohura në botë janë: SHBA, India dhe Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Me numrin pakrahasimisht të madh të vagonëve të ngarkues, gjithë ashtu, vendet më të përparuara të thek-suara më parë. Sipas numrit të vagonëve të udhëtarëve në vendin e parë në botë është India, pastaj Britania e Madhe dhe Japonia. Numri i parqeve të trenave në ven-det e zhvilluara tregon se në komunikacionin e ri hekurudhor ka rol të rëndësishëm në transportimin e mallrave. Për Indin është karakteristike shfrytëzimi maksimal i hekurudhës, për shkak të zhvillimit të dobët të degëve të tjera të komunikacionit.

Numri më i madh i udhëtarëve me komunikacion hekurudhor transporto-hen në Japoni, ndërsa ajo i detyrohet shpejtësisë së madhe, saktësisë dhe rehati të trenave. Përveç kësaj, me hekurudhën e këtij vendi transportohen numri i madh i punëtorëve të cilët për çdo ditë udhëtojnë nga vendi i jetesës deri te vendi i punës,

Page 89: gjeografia ekonomike

85

dhe anasjelltas. Në Rusi, gjithashtu, me komunikacionin hekurudhor udhëtojnë numri i madh i udhëtarëve. Kjo është rezultat i territorit të madh dhe konkurrencës së dobët në komunikacionin e rrugor. Në vendet tjera në botë komunikacioni heku-rudhorë ka pjesëmarrje më të vogël në transportin e udhëtarëve, për shkak të rolit dominantë të komunikacionit rrugor.

Sipas transportimit të përgjithshëm të mallrave me komunikacion heku-rudhor, larg prej të gjitha vendeve në botë është Rusia. Kjo është rezultat e distan-cave të mëdha që i zotëron hekurudha dhe ekonomikshmëria e saj. Pastaj, qarkullimi mjaftë i madh i mallrave realizohet në Kanada, për shkak të kushteve të njëjta sikurse edhe në Rusi dhe në disa shtete të tjera. Komunikacioni hekurudhor në të gjitha ven-det e botës shumë rëndësi më të madhe në transport e mallrave kishte në të kalu-arën, kur degët e tjera të komunikacionit, posaçërisht rrugor, ishin dobët të zhvilluar.

Me komunikacionin hekurudhor shumë transportohen mallra që mundet të durojnë transport të gjatë dhe që kërkojnë hapësirë më të madhe transportuese. Mallra të tilla janë: thëngjilli xehet koncentratet e metaleve të zeza dhe ngjyrosura, drunjtë, drithi, panxharsheqeri, prodhime të ndryshme të industrisë së rëndë dhe tjera.

Në botë ekzistojnë shumë qendra të njohura të komunikacionit hekurudhor. Të tilla janë: Parisi, Berlini, Milano, Varshava , Moska, Beogradi dhe tjera në Evropë, Çikago dhe Nju Jorku në SHBA, Tokio në Japoni etj.

PYETJE DHE DETYRE:

� Shpjegoje pse komunikacioni hekurudhor më herët u paraqit në Evropën Perëndi-more?

� Në cilat kontinente të botës rrjeta hekurudhore është më e gjatë dhe më e den-dur?

� Në cilat vende komunikacioni hekurudhor ka rëndësi ë të madhe për transportin e udhëtarëve dhe mallrave? Sqaroje pse?

� Cilat lloje të mallrave më së shumti transportohen me komunikacionin hekurud-hor?

� Theksoi qendrat kryesore të komunikacionit hekurudhor në botë?

6.3. Komunikacioni ujor

а). Komunikacioni detar

Komunikacioni detar është njëri nga degët më të vjetra të komunikacionit për transportin masovik të udhëtarëve dhe mallrave. Njerëzit nëpër sipërfaqen de-tare fi lluan të lundrojnë në kohën kur tanimë kishin përvojë të caktuar në lundrimin e lumenjve. Në kohërat më të lashta ato lundronin në afërsinë e afërt të brigjeve detare dhe rreth ujdhesave, respektivisht nuk guxonin të largoheshin prej tyre,

Page 90: gjeografia ekonomike

86

sepse anijet e para ishin primitive. Më tutje, me përsosjen e anijeve dhe teknikës së lundrimit, njerëzit fi lluan të pushtojnë shtrirje gjithnjë e më të mëdha detare dhe oqeanike.

Për zhvillimin e komunikacionit detar rëndësi posaçërisht të madhe kishte zbulimi i makinës me avull dhe shfrytëzimi i saj për lëvizjen e anijeve. Gjatë kohës së shekullit tonë anijet edhe më shumë përsosen. Makina e avullit zëvendësohet me motorin dizel më ekonomik, ndërse në kohën më të re ndërtohen edhe anije më forcë atomike.

Shikuar në tërësi për zhvillimin e komunikacionit detar më të rëndësishme janë ndryshimet në burimet e energjisë lëvizëse. Në të kaluarën e largët përdorej forca e njeriut (rremave), ndërsa pastaj forca mekanike e erës, avulli i ujit, dizel-mo-tori dhe energjia atomike. Në lidhje me këtë ndryshuan shpejtësitë dhe madhësitë e anijeve. Megjithatë, me përparimin e komunikacionit detar sidomos rëndësi ka përsosje e mjeteve naviguese. Me zbulimin e radios, radarit dhe mjeteve të tjera për navigacion, lundrimi u bë më i sigurt, kurse anijet lehtë e vërtetojnë pozitën e tyre dhi ju ikin rreziqeve gjatë kohës së erërave të fuqishme dhe valëve të mëdha, gjatë lajmërimit të dukurisë së blloqeve të akullta, mjegullës etj.

Komunikacioni detar ka një varg lehtësirash në krahasim me degët e tjera të komunikacionit. Deti është sipërfaqe natyrore e komunikacionit. Për atë, për rrugët detare nuk janë të nevojshme mjete të mëdha materiale, ngase ato reduktohen vetëm në ndërtimin e rrugëve detare. Pastaj me komunikacioni detarë në distanca të mëdha mundet të lidhen sasi të mëdha mallrash. Për këtë shkak, ai është shumë më ekonomik dhe më i ekonomik në krahasim me llojet e tjera të komunikacionit. Komu-nikacioni detar dorëzohet nga ai tokësor vetëm për atë se është më i ngadalshëm.

Nga koha e paraqitjes së para anijes së parë, dhe deri më sot, fl ota detare botërore shënon rritje të përhershme. Në fi llim të shekullit XX ajo ishte rreth 30 mil-ion BRT. Sot kapaciteti i tij i përgjithshëm është më shumë se 400 milion BRT.

Pjesëmarrja e vendeve të veçanta në fl otën detare botërore është e ndry-shme. me hapësirë më të madhe të anijeve disponon Liberia (500 milion BRT) që është pasoje taksave të ulëta për regjistrimin e anijeve nga vendet e tjera, ndërsa pastaj vijojnë shtete e vërteta detare - Japonia, Greqia, SHBA, Kina, Norvegjia; Filipi-net , Brazili, Republika e Koresë, Italia etj.

Komunikacioni detar ka rëndësi të madhe për transportimin e mallrave. Me të më së shumti transportohen mallra që nuk prishen, siç janë nafta, thëngjilli, drunjtë, xehet, drithërat etj. Përmes tij realizohen 80% nga këmbimi i përgjithshëm ndërkombëtarë i mallrave. Për transportin e mallrave përdoren më shumë lloje të an-ijeve speciale. Për transportin e naftës dhe derivateve të saj përdoren tankerët. Ato janë objekte të mëdha lundruese fuqia bartëse e të cilave mundet të arrij edhe deri më 500 mijë tonë. Për transportin e kompozicioneve hekurudhore dhe kamionëve ndaras ose së bashku shfrytëzohen anijet - feribot. Transporti i mishit, peshkut dhe pemëve jugore bëhet me anije - frigorifer, kurse llojet e tjera të mallrave me anije të tjera të mallrave.

Page 91: gjeografia ekonomike

87

Për transportin e udhëtarëve komunikacioni detar ka rëndësi më të vogël. Në vijat ndërkombëtare njerëzit më pak udhëtojnë me anije, sepse udhëtimi zgjatë mjaftë gjatë, dhe në raste të tilla gjithnjë e më shumë udhëtohet me aeroplan. Që të tërhiqet kujdesi i udhëtarëve, sot ndërtohen anije bashkëkohore për udhëtarë me kino salla, biblioteka, salla për argëtim, basene për larje, objekte sportive, restorante dhe shitore, kurse disa e kanë edhe programin e vetë televiziv. Përveç kësaj, është rritur edhe shpejtësia e anijeve, si dhe kapaciteti i tyre deri më 2000 udhëtarë. Pjesa më e madhe nga fl ota e udhëtarëve tej oqeanik i takon Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Rrugët kryesore detare dhe limanet kryesore në botë

Numri i konsiderueshëm i madh i udhëtarëve në komunikacionin detar transportohen me lundrim bregdetar, pastaj me anijet që transportojnë turist dhe shëtisin për rreth nëpër detrat botëror edhe me anije speciale - feribot të cilët trans-portojnë numër të madh udhëtarësh përmes kanaleve detare ose përmes detrave më të vegjël. Feribot për transport të udhëtarëve posaçërisht shfrytëzohet në Detin

Baltik dhe të Veriut dhe ndërmjet Ishujve Japonez.Rrugët detare i përfshijnë sipërfaqet oqeanike dhe detare. Sipas rëndësisë

dhe intensitetit të lundrimit, rrugët kryesore në Oqeanin Atlantik janë:

Page 92: gjeografia ekonomike

88

1 rruga lundruese e vero atlantikut,

2. jugo atlantiku,

3. perëndimorë dhe

4. lindorë atlantikë.

Në Oqeanin e Qetë janë:1. rruga lundruese veriore e Pacifi kut,

2. jugore e Pacifi kut,

3. perëndimore e Pacifi kut,

4. lindore e Pacifi kut, dhe

5. Detit të Mesdheut-Oqeanit Indian dhe Oqeani të Qetë.

Ndërmjet të gjitha këtyre rrugëve më e rëndësishme është veriore e atlan-

tikut, sepse me të lidhen dy regjionet më të zhvilluara në botë Evropa Perëndimore

dhe Angloamerika. Nëpër të për çdo ditë udhëtojnë më shumë se 35 mil anije, të cilët transportojnë gjysmën e qarkullimit detar botërorë. Që të mundet ky komu-nikacion i dendur me sukses të zhvillohet, janë dëshmuar dy drejtime për lëvizjen e anijeve - njëri nga Lindja drejtë Perëndimit, kurse i dyti prej Perëndimit ndaj Lindjes. Rrugët e tjera të anijeve, gjithashtu, kanë rëndësi të madhe për lundrimin detar. Që të shkurtohet koha e lundrimit përdoren kanale artifi ciale. Në botë ato janë të shumta, por më të rëndësishmit janë: Kanali i Seulit, Panamasë, i Kilit dhe i Korintit.

Për zhvillimin normal të lundrimit detar të domosdoshme janë limanet e mëdha dhe të pajisura mirë. Ndërmjet limaneve të tilla që ekzistojnë në botë, sido-mos janë të rëndësishëm: Roterdami –limani më i madh në botë, Kobe, Nju Jorku,

Jakohama, Nju Orleansi, Marsejë, Ras Tanura (në Arabinë Saudite për eksportin e naftës) dhe tjera.

PYETJE DHE DETYRE:

� Numëroi përparësitë e komunikacionit detar në relacion me degët e tjera të komunikacionit?

� Sa është kapaciteti i përgjithshëm i fl otës detare botërore?� Shpjegoje çfarë është roli i komunikacioni detarë në transportin e mallrave dhe

udhëtarëve?� Theksoi rrugët më të njohura detare dhe limanet më të mëdha në botë. gjej atë

në hartën gjeografi ke të botës.

Page 93: gjeografia ekonomike

89

6.4. komunikacioni ajror

Komunikacioni ajrorë është degë e re e komunikacioni, sepse zhvillohet gjatë këtij shekulli,edhe pse ideja e njeriut për fl uturim në ajër është mjaftë e vjetër. Fluturuesja e parë e përdorur ishte konstruktuar në gjysmën e dytë të shekullit XVIII. Ajo ishte ballon i mbushur me ajër të nxehtë i cili ishte provuar mbi Parisin. Flu-

turimin e parë me aeroplan e bënë vëllezërit Rajt në vitin 1903 në SHBA. Flu-turimi i parë në lartësi prej 3 metrave dhe gjatësi prej 30 metrave, zgjati 12 sekonda. Në këtë mënyrë fi lloj epoka e komunikacionit ajrorë. Nga ajo kohë, e deri më sot, aeroplanët gjithnjë e më shumë janë përsosur, kurse komunikacioni ajror përjetoi zhvillim intensiv dhe depërtim në të gjitha pjesët e botës dhe u bë gjithnjë e më i pavarur nga kushtet natyrore.

Në krahasim me degët e tjera të komunikacionit, komunikacioni ajror ka për-parësi të caktuara. Aeroplani është mjet i vetëm i transportues i cili pa vështirësi i zotëron edhe kontinentet edhe oqeanet, kurse pastaj shkretëtira, pyjet dhe moçalet, vargjet e larta malore dhe luginat e thella kanjoneve. Ai është mjeti më i shpejt transportues për të cilin sot asnjë vend në sipërfaqen e Tokës nuk është më larg se 24 orë. Për atë mundet të konstatohet se asnjë degë tjetër e komunikacionit nuk i afron vendet dhe popujt në botë sikurse komunikacioni ajror. Përveç kësaj, njësoi sikurse edhe lundrimi detarë, për zhvillimin e tij nuk janë të nevojshme investime për ndërtimin e vijave ajrore, përvese aeroporteve. Në komunikacionin ajror gjithnjë e më shumë përdoren aeroplan gjigant, të cilët mundet të bartin edhe deri në 500

udhëtarë. Disa prej tyre arrijnë shpejtësinë edhe deri në 2 000 km në orë, kurse në ajër mundet të fl uturojnë 6 000 km pa fl uturuar në tokë.

Në përparësitë e këtilla komunikacioni ajrorë fi ton rëndësi gjithnjë e më të madhe për transportimin e udhëtarëve, posaçërisht në distanca të mëdha. Me komunikacionin ajrorë transportohen numër i madh i udhëtarëve. Me këtë rast ai është veçanërisht i madh në Amerikën Veriore, kurse pastaj në Evropë. Në të dy kon-tinentet, transportohen më shumë se 80% nga numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në botë.

Edhe pse për transportimin e mallrave komunikacioni ajror është ende i shtrenjtë dhe jo rentabil me të gjithnjë e më shumë transportohen artikuj ushqimor lehtë që prishen, lule, makina të shtrenjta dhe pajisje elektronike, fi lma dhe tjera. Për transportin e sasive më të madhe të mallrave përdoren aeroplanët e mëdhenj - transportier.

Ndërmjet shteteve të veçanta në botë, komunikacioni ajror më i zhvilluar është në SHBA, pastaj vijon Rusia, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Italia dhe Gjer-mania. Në komunikacionin ajrorë posaçërisht vjen në shprehje madhësia e territorit nacional të shteteve.

Page 94: gjeografia ekonomike

90

Vijat kryesore të aeroplanëve dhe aeroportet më të mëdhenj në botë

Vijat kryesore ajrore në botë janë të përhapur në mënyrë jo të barabartë. Rrjeti i fl uturimit ajror më e dendur është në Angloamerikë, në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik dhe në Evropë. Drejtimet më të rëndësishme ndërkombëtare janë të drejtuara ndërmjet Evropës dhe Angloamerikës, kurse pastaj Evropë-Afrikë, Ev-ropë - Lindja e Afërt - Australi, Evropë-Lindja e Afërt-Lindja e largët dhe ngjashëm.

Aeroportet, gjithashtu, në mënyrë gjeografi ke në mënyrë jo të barabartë janë vendosur. Nga gjithsejtë 4 100 aeroporte, mbi 1000 gjenden në SHBA dhe rreth 500 në Evropën Perëndimore. Në qytetet e mëdha që janë udhëkryqe të njohura në komunikacionin ajror ka edhe më shumë aeroporte. Kështu, për shembull, Moska

ka 5 aeroporte, Parisi dhe Nju Jorku nga tri etj. Në transportimin e udhëtarëve qarkullim më të madh kanë aeroportet vijuese: Çikago - aeroporti më i madh në

botë, Losë Anxhelosi, Nju Jorku, San Francisko dhe Londra, mandej të njohur janë edhe aeroportet në: Romë, Parisë, Frankfurt, Toronto, Tokio, Pekini, Moska,

Kajro, Sidnej, Rio de Zheneiro dhe tjera.

6.5. Komunikacioni telekomunikues

Në globalizimin e sotshëm të botës, si rezultat i komunikacionit të shpejtë kulturor, ekonomik dhe lidhjes politike, ndërmjet popujve, me rëndësi ekskluz-ive është mundësia për informim me kohë. Për këtë qëllim janë zhvilluar lloje të

Page 95: gjeografia ekonomike

91

posaçme të telekomunikacionit si: postarë, telegrafi k, telefonik, radio dhe TV komu-nikacioni. Sistem hipermodern telekomunikues është ai satelitor i cili është në për-dorim prej vitit 1962. atë e përbëjnë satelitë artifi cial i më shumë vendeve, anëtare të shoqatës së posaçëm ndërkombëtare për telekomunikacion, të cilat orbitojnë rreth tokës dhe shërbejnë për transmetimin pa tel të: bisedave telefonike, radio dhe TV valëve ndërmjet vendeve në botë, nga fundi i shek. XX në suazë të komunikacionit telekomunikuese u paraqitë INTERNETI, më saktë komunikacioni kompjuterikë, nëpërmjet të cilit sot komunikojnë miliona shfrytëzues.

PYETJE DHE DETYRE:

� Kur është kryer fl uturimi i parë me aeroplan? � Numëroi përparësitë e komunikacionit ajrorë në krahasim me degët e tjera të

komunikacionit?� Në çka qëndron rëndësia e komunikacionit ajror në transportin e udhëtarëve? � Në cilat pjesë të botës komunikacioni ajrorë është më i zhvilluar?� Në hartën gjeografi ke të botës gjejnë drejtimet kryesore të komunikacionit me

aeroplan. Gjej aeroportet më të njohura?

7. TURIZMI NË BOTË

Fillimet e turizmit si dukuri masovike u paraqit në mesin e shekullit XIX. Deri atëherë udhëtimi paraqiste privilegj e vetëm njerëzve të pasur. Me zhvillimin e indus-trisë dhe komunikacionit hekurudhor shpejtohet edhe zhvillimi i turizmit. Impulse të reja në zhvillimin e tij ndodhin me paraqitjen dhe zhvillimin e automobilizmit dhe komunikacionit ajror. Megjithatë, posaçërisht zhvillim t shpejtë përjetoi pas luftë së parë botërore, ndërsa posaçërisht të Dytës. Mbi zhvillimin e turizmit ndikojnë fak-torët e shumtë natyror dhe shoqëror. Ai ka rëndësi të madhe ekonomike, kulturore, shëndetësore dhe politike për secilin popull dhe për secilin shtet.

Regjioni kryesor prej ku rrjedhin turistët janë qytete e mëdha dhe qen-

drat industriale.Regjionet kryesore turistike janë bregdeti subtropik dhe malet në zonat mesdhetare. Deti mesdhetar dhe Alpet janë regjione turistike më të zhvilluara në botë.

7.1. Kushtet dhe faktorët për zhvillimin e turizmit

Turizmi në botën bashkohore përjeton zhvillim ekspansiv. Industrializimi i shpejtë gjithnjë e më shumë sjellë deri te sjellja e mjediseve gjeografi ke dhe zma-dhimit të lodhjes psikofi zike te njerëzit të cilat jetojnë dhe punojnë në mjedisin e këtillë. Te njeriu punues gjithnjë e më shumë është prezent nevoja për ndryshimin e

Page 96: gjeografia ekonomike

92

vendit të jetesës dhe për qëndrim në vende të cilat ende janë të pastra dhe pa ndo-tura, me qëllim që të kënaqin nevojat rekreative. Në anën tjetër, të shumënumërta janë edhe udhëtimet për kënaqjen e nevojave të caktuara kulturore. Krejt kjo solli deri te masivizimi i lëvizjeve turistike dhe deri te koncentrimi i njerëzve në hapësira të caktuara dhe në vendin e caktuar si turist. Numri i tyre është në rritje të përher-shme. Në vitin 1965, për shembull, numri përgjithshëm i turistëve ishte 113 milion, ndërsa në vitin 1995 ai numër do të shumëfi shohet në më shumë se 400 milion tu-ristë.

Gjatë defi nimit të nocionit turizëm, duhet të nisemi nga njeriu-turist, sepse ai është subjekti kryesor i turizmit. Për nocionin turizëm janë të rëndësishme dy karakteristika. E para, ndërrimi i përkohshëm i vendit të jetesës dhe udhëtimi në

vendin tjetër dhe e dyta, udhëtimi për shkak të kënaqjes së nevojave të cak-

tuara shëndetësore-rekreative, kulturore dhe tjera. Mu për këtë, turizmi është defi nuar si shumë e marrëdhënieve dhe dukurive që dalin prej udhëtimit dhe qën-drimit në vizitimin e ndonjë vendi, nëse me atë qëndrim nuk themelohet qëndrim i përhershëm jetese dhe nëse me të nuk është i lidhur kryerja e ndonjë veprimtarie ekonomike. Zhvillimi i turizmit është i kushtëzuar me një varg faktorësh që e nxisin dhe e mundësojnë zhvillimin e tij. Ato së bashku mundet të grupohen në tri grupe themelore: iniciative, receptive dhe faktorë ndërmjetësues.

Faktorët iniciativë veprojnë në vende të jetimit të përhershëm të popull-sisë dhe i kushtëzojnë udhëtimet turistike. Në iniciativat ose ngritjen e faktorëve i numërojmë ato që i indicojnë nevojat për udhëtime turistike në to bëjnë pjesë: gjendje e mjedisit jetësor dhe punues, koha e lirë, mjetet e disponueshme fi -

nanciare të lira, tradita, kultura dhe niveli i arsimit të popullsisë.

Faktorët receptiv veprojnë në vendet turistike dhe ndikojnë mbi tërheqjen e turistëve. Me faktorët receptiv nënkuptohet ekzistimi i të mirave dhe shërbimeve nga kualiteti i caktuar në kohën e caktuar që janë në gjendje ti kënaqin nevojat e turistëve. Këto faktorë grupohen në tri grupe: atraktive, komunikatave dhe

ndërmjetësuese. Faktorët atraktiv janë të njohur edhe nën emrin motive turistike. Ato ndahen në natyrorë dhe shoqëror. Motivet natyrore sipas origjinës ndahen

në gjeomorfologjike (male, grykë, shpella), klimatike (klima bregdetare dhe

malore), hidrografi ke (detrat, liqenet, lumenj, burime termominerale) dhe bi-

ografi ke (botën bimore dhe shtazore). Të gjitha këto motive kryesisht, ndikojnë mbi funksionet fi ziologjike të njeriut që të plotësoi nevojat e tij rekreative. Motivet shoqërore turistike janë në lidhje me zhvillimin shoqëror dhe historik të një vendi. Të tilla janë përmendoret kulturore-historike, karakteristikat etnike, manifestimet

e ndryshme dhe të ngjashme. Të gjitha këto në mënyrë të caktuar i kënaqin nevo-jat kulturore të turistëve.

Përveç me faktor rekreativ, vendet turistike duhet të disponojnë edhe më lidhje të mirë komunikacioni dhe me objekte të mjaftueshme për vendosjen e tur-istëve.

Page 97: gjeografia ekonomike

93

Nga faktorët ndërmjetësues më të rëndësishëm janë agjencionet turis-

tike ose të udhëtarëve. Veprimtaria kryesore e tyre është drejtuar nga organizimi i udhëtimeve dhe dhënia e shërbimeve të tjera ndërmjetësuese në lidhje me udhë-timet.

Turistët që udhëtimet turistike i kryejnë në vendin e tyre quhen turistë të vendit, kurse turizmi turizëm vendorë. Ato turistë, prapë, që udhëtimet e tyre i krye-jnë jashtë vendit të tyre quhen turistë të huaj, ndërsa ai lloj turizmi quhet turizëm i huaj ose ndërkombëtarë.

7.2. Karakteristikat themelore të turizmit bashkëkohorë dhe

regjionet turistike në botë

Karakteristika themelore e turizmit në botën bashkëkohore është zhvillimi i tij shumë i shpejt. Kjo ka të bëjë sime turizmin e vendit, ashtu edhe atë ndërkombë-tarë. Sasi të madhe në qarkullimin vendor turistik realizojnë vendet shumë të zhvillu-ara industriale - SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca. Turizëm të zhvilluar të huaj, prapë, kanë vendet që dalin në Detin e ngrohtë Mesdhe, siç janë: Spanja, Italia, Greqia ose vendet që në territorin e tyre kanë pjesë nga Alpet, si për shembull, Austria dhe Zvicra.

Karakteristika vijuese e turizmit është ajo që ka rëndësi të madhe ekonomike dhe politike. Turistët gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në vendet turistike shfrytëzo-jnë numër të madh të shërbimeve në sferën e komunikacionit, hotelerisë, tregtisë, sporti dhe ngjashëm. Me këtë rast shpenzojnë mjete të mëdha fi nanciare.

Funksioni ekonomik i turizmit, kryesisht, shihet në atë që ai e stimulon zh-villimin e të gjitha veprimtarive me të cilat ka pika kontakti. Veprimtari të tilla janë: komunikacioni, hoteleria, artizanatet, tregtia, mandej edhe deri te veprimtari jo ekonomike, siç është, për shembull, shëndetësia. Nëpërmjet turizmit “shiten” peiza-zhe të bukura turistike, ajri i pastër malor, plazhe me rërë, bora në malet e larta dhe tjera. Këto vlera pa të nuk do të mundeshin në mënyrë tjetër të aktivoheshin. Në esencë, ato vetëm turizmi është në gjendje ti shndërroi nga vlera jo ekonomike në ekonomike.

Për turizmin thuhet se paraqet eksport të padukshëm, sepse në vend të mall-rave të eksportohen jashtë nëpërmjet këmbimit tregtarë, turisti i huaj vjen në ven-din e prodhimit të mallrave dhe këtu i shpenzon. Gjatë kësaj, mallin e blerë e paguan në deviza dhe atë me çmim më të lartë, sepse i serohet në hotel. Nëpërmjet turizmit të huaj sjellën mjete revizore që janë shumë të rëndësishme për çdo vend. Në qoftë se në të ardhurat devizor nga turizmi është pozitiv ai në masë të madhe ndikon në baraspeshimin e bilancit devizor në vend. Në këtë pikëpamje turizmi rëndësi më të madhe ka në Spanjë, Italia, Greqia dhe në vende të tjera.

Krahas rëndësisë ekonomike, turizmi ka edhe rëndësi të caktuar politike. Gjatë udhëtimi dhe qëndrimit, njerëzit ndërmjet tyre njihen dhe afrohen, pa marrë

Page 98: gjeografia ekonomike

94

parasysh bindjen e tyre politike dhe përkatësin fetare. Turizmi i përforcon lidhjet ndërkombëtare, respektin e ndërsjelltë dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve dhe popujve.

Pjesa më e madhe e qarkullimit turistik në botë realizohet në Evropë. Në të zhvillohet rreth 75% nga qarkullimi i përgjithshëm ndërkombëtarë turistik. Në Ev-ropë, prapë, Mesdheu është regjioni turistik më i rëndësishëm. Atë e përbëjnë brezi

bregdetar Mediteran i Evropës, Afrikës dhe Azisë. Ajo karakterizohet me klimë

subtropikale dhe vegjetacion veti të volitshme fi zike të ujit, numri i madh i për-

mendoreve koltororo-historike, kapacitete të mëdha turistike-hotelerie dhe me pozitë të volitshme gjeografi ke. Riviera të njohura në hapësirat e Mesdheut janë: Kosta Brava (Bregu i Artë), Kosta Azhar (Bregu i luleve të portokalli), Kosta de

Sol (Bregu i Diellit) dhe të tjerë në Spanjë, bregdeti i azurit në Francë, bregdeti

Adriatik në Itali dhe Kroaci dhe bregdeti grek. Në kohën më të re edhe breg-deti i Detit të Zi tërheqë mjaftë turistë. Në të janë ndërtuar, përkatësisht janë rreg-ulluar lokalitetet siç janë: Sonçev Breg, Zllatni Pesoci, Mamaja, Jalta dhe Krime.

Në bregdetin afrikan mediteran në turizëm gjithnjë e më shumë afi rmohet: Egjipti, Tunizi. Algjeri dhe Maroku.

Regjioni i dytë turistikë në Evropë janë Alpet. Duke i falënderuar natyrës së pasur dhe llojllojshme ato janë njësoi tërheqëse edhe gjatë kohës së verës edhe dimrit. Qendra më të njohura turistike janë: Garmishpartenkurhen në Gjermani,

Kicbihel në Austri, Sen Moric në Zvicër, Shamoni në Francë, Kortina dam Peco

në Itali dhe Kralska Gora në Slloveni.

Në Evropë, në vitin 2005 më së shumti turistë qëndruan në Francë (75 milion), pastaj në Spanjë me (56 milion), Italia (37 milion) dhe tjera.

Alpet - njëra nga regjionet më të vizituara turistike në botë

Page 99: gjeografia ekonomike

95

Pas Evropës, regjion i dytë turistik në botë është Amerika Veriore. Në

të zhvillohet 17 % nga qarkullimi i përgjithshëm turistik. Në Amerikën Veriore

regjione kryesore turistike janë: Kalifornia, Florida dhe parqet nacionale në

Kordiljeret.

Në kohën më të re, turizmi shpejt zhvillohet edhe në: Amerikën e Mes-

me (Meksika dhe Antilet), Afrika lindore (Kenia), Japonia dhe në disa ujdhesa

pacifi ke, posaçërisht në Havaje.

PYETJE DHE DETYRA:

� Numëroi faktorët e rëndësishëm për zhvillimin e turizmit? � Në çka qëndron rëndësia ekonomike e turizmit? � Cilët janë regjionet më të rëndësishme turistike në botë?� Numëroi vendet në Evropë që karakterizohen me turizëm më të zhvilluar?� Gjejë në hartën gjeografi ke qendrat më të rëndësishme turistike në Alpet?

TEMA PËR DISKUTIM:

Rëndësia e infrastrukturës për zhvillimin e turizmit.

Page 100: gjeografia ekonomike

96

II. ASPEKTET EKONOMIKO-GJEOGRAFIKE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Emri dhe pozita gjeografi ke e Republikës së Maqedonisë

MAQEDONIA paraqet regjion kodrinoro-malor në Siujdhesën Ballkanike. E përfshinë pjesën qendrore të siujdhesës dhe gjerësisht del në Detin Egje dhe gjirin e Selanikut. Në veri është e kufi zuar me Malin Sharë, Malin e zi të Shkupit, Kozjakun, Osogovin dhe Rilën, kurse në jug derdhjen e lumit Bistrica dhe bregun e Detit Egje deri te dergjja e lumit Mesa. Në perëndim kufi ri çon nëpër pjerrësitë e maleve: Korab, Deshat, Krçin, Jabllanic, Gramos dhe Pind, kurse në lindje nëpër lumin Mesta dhe shpatet perëndimore të malit Rodop.

Emrin e saj Maqedonia e ka trashëguar nga shteti antik me të njëjtin emër të Filipit II dhe Lekës së Madh, Aleksandrit të Maqedonisë. Për prejardhjen e emrit Maqedoni ka shumë mendime. Disa mendojnë se emrin e ka marrë sipas mbretit të saj të parë, Maqedoni. Këtë mendim e përfaqëson edhe gjeografi i shquar i kohës antike, Straboni Sipas disa të tjerëve, emri i Maqedonisë buron nga fj alët e maqe-donishtes së vjetër: makos- i madh, i lartë, malor; dhe don-tokë, që në përkthim tekstual do të thotë, tokë e lartë, e madhe, malore. Me këtë emër Maqedonia është e njohur gjatë gjithë historisë së saj.

Këto kufi j natyrorë dhe etnik të Maqedonisë përfshijnë sipërfaqe prej 68.541 km2. në vitin 1913 me marrëveshjen paqësore të Bkureshtitë territori i saj ishte ndarë ndërmjet forcave fi tuese në luftërat ballkanike, më saktë ndërmjet Serbisë Bullgar-isë dhe Greqisë. Këtu pjesa më e madhe e territorit i takoj Greqisë - 34.411 km2 ose 50,3 % pjesë më të vogël se Serbia -26440 km2 ose 38,6% dhe pjesën më të vogël Bullgarisë - 6798 km2 ose 9,9 %, ndërsa regjione të caktuara i ishin ndarë Shqipërisë, me sipërfaqe 802 km2. Në esencë, pjesa e vardarit e Maqedonisë ishte e okupuar prej Serbisë, e egjeut nga Greqia dhe pjesa e pirinit të Maqedonisë nga Bullgaria.

Në Luftën e Dytë Botërore, më saktë në vitin 1943, në mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it, populli maqedonas për herë të parë në histori, si rezultat i luftës së tij për liri, u pranua si komb i veçantë dhe u vendos Maqedonia të hyjë në përbërjen Re-publikës Demokratike Federative të Jugosllavisë, si njësi e posaçme federative. Në vitin 1944, pjesa e vardarit të Maqedonisë u shpall për Republikë dhe ajo bëhet re-publikë e barabartë federative me emrin Maqedonia Demokratike Federale. Në vitin 1946 presidiumi i Kuvendit Popullor e ndërron këtë emër në emrin Republika Social-iste e Maqedonisë. Prej vitit 1965 e deri më vitin 1991 ajo e mbanë emrin Republika Socialiste e Maqedonisë, që në vitin 1993 u pranua si shteti i 181 -anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Page 101: gjeografia ekonomike

97

Sipas nenit 1 të Kushtetutës, Republika e Maqedonisë është shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe social. Sovraniteti i Republikës së Maqedonisë është i pan-dashëm, i patjetërsueshëm, dhe i pa bartshëm. Sipas rregullimit të vetë shtetëror ajo është republikë parlamentare. Ka kuvend si ligjdhënës dhe Qeveri të republikës së Maqedonisë si organ ekzekutiv.

REPUBLIKA E MAQEDONISË është shtet jugor evropian. E vendosur në pjesën qendrore të Siujdhesës Ballkanike dhe paraqet vend ballkanik karakteristik. Gjen-det ndërmjet 40o 5116 dhe 42o 22 21 gjerësi veriore gjeografi ke dhe 20o 2732 dhe 23o 0212 gjatësi gjeografi ke lindore. Në veri kufi zohet me R. e Serbisë dhe R. e Ko-sovës, në lindje me R. e Bullgarisë, në jug me R. e Greqisë dhe në perëndim me R. e Shqipërisë. Gjatësie e përgjithshme e të gjithë kufi jve është 850 km. Përfshinë sipër-faqe pre 25.713 km2. Është e vendosur në Evropën Jugore dhe në Ballkan. Republika e Maqedonisë ka pozitë të mirë dhe të rëndësishme gjeografi ke. Krejt tetori i saj është i kthyer dhe graviton nga baseni i mediteranit. Karakteristikat e këtilla hapësi-nore japin mundësi për kontaktim të gjerë gjeografi k dhe lidhje indirekte. Detrat më të afërt deri te hapësira e Republikës së Maqedonisë është: Deti Egje, Adriatik dhe Jonë, ndërsa diçka më larg edhe Deti i Zi, përkatësisht gjiri i Selanikut gjendet në vetëm 80 km vijë ajrore nga kufi ri greko-maqedon, ndërsa sipas distancës rrugore në 90 km. Nga kufi ri maqedono-shqiptar nga Deti Adriatik largësia në ijë ajrore është 110 km, kurse largësia rrugore prej kufi rit deri në Durrës 156 km. Komponentë med-iterane ka ndikim të thekuar jo vetëm mbi karakteristikat natyrore të Republikës, por edhe mbi rrjedhat e tij civilizuese. Kështu, ai ndikim sidomos manifestohet përmes klimës, pastaj botës bimore dhe shtazore, prodhimit agrarë, tipit të shtëpive, mandej edhe mënyrës së të jetuarit të njerëzve. Sot, rrjedhat e rëndësishme ekonomike dhe lëvizjet turistike nga Evropa Veriore, Perëndimore dhe e Mesme kah vendet e Mes-dheut Lindor zhvillohen nëpër territorin e vendit tonë, më saktë Luginën e Vardarit. Rëndësia e pozitës gjeografi ke e Republikës së Maqedonisë, si vend qendrorë bal-lkanikë e cila kufi zohet me pesë shtete, të ndryshme sipas potencialit dhe zhvillimit të tyre ekonomik është ajo që ato janë të orientuara në këmbimin tregtarë ndërmjet tyre dhe plotësimin e ekonomive të tyre, mu përmes territorit të Republikës sonë.

1. Kushtet natyrore dhe resurset e Republikës së Maqedonisë

Me faktorët natyror të përshtatshëm për zhvillim të ekonomisë së një shteti bëjnë pjesë elementet që e përbëjnë mjedisin natyror të ati vendi. Në Maqedoni ato janë: reliefi , klime, ujërat, bota bimore dhe shtazore dhe përbërja gjeologjike-petrografi ke e tokës. Të gjitha këto elemente ndërmjet tyre janë të lidhura, varen

Page 102: gjeografia ekonomike

98

njëra prej tjetrës dhe kushtëzohen njëra me tjetrën. Ato janë pasuritë natyrore të shtetit tonë që njeriu me aktivitetin e tij i ndryshon, përshtat dhe shfrytëzon për nevojat e veta. Faktorët natyrorë-gjeografi kë kanë rëndësi të theksuar për zhvillimin e ekonomisë sonë.

Mjedisi gjeografi k ndikon mbi mënyrën e jetës së popullsisë. Kështu, për shembull, të ndryshme janë kushtet për vendbanim, veshmbathje dhe ushqim të njerëzve në viset malore prej atyre në fusha. Në esencë, çdo regjion i Maqedonisë në një mënyrë të caktuar e përcakton strukturën e prodhimit material. Përhapja e xehe-tarisë prodhimtaria në tërësi varet prej ekzistimit të shtresave të xeheve, më saktë, xehja mundet të nxirët vetëm atje ku ka. Gjithashtu, edhe struktura e prodhimeve bujqësore ngushtë është e lidhur dhe kushtëzohet nga kushtet natyrore. Për shem-bull, bima e caktuar, si: orizi, afi oni, pambuku dhe të ngjashme mundet të kultivohen vetëm atje ku përgjigjen kushte klimatike, hidrografi ke dhe tokësore në Maqedoni.

Reliefi është njëri ndër elementet e qenësishme e mjedisit natyror. Prej tij në masë të madhe varet klima (temperatura, të reshurat, erërat etj.) formimi dhe përbërja e tokës, përhapja e botës bimore dhe shtazore, drejtimi dhe shpejtësia e rrjedhjeve të ujore e të ngjashme. Në reliefi n e kompleksit ekonomik veçmas është i rëndësishëm për zhvillimin dhe përhapjen prodhimeve bujqësore dhe pylltarisë, pastaj për komunikacionin dhe energjetikën, ndërsa përmes tyre në mënyrë indi-rekte ndikon edhe mbi vendosjen e industrisë përpunuese.

Mbi përhapjen e prodhimeve bujqësore në Maqedoni, reliefi ndikon në mënyrë direkte dhe indirekte. Ndikimi direkt është në atë që viset e rrafshëta aktiv-iteti ekonomik i njeriut është më i madh se sa në ato kodrinore-malore. Kjo, në rendë të parë, vjen nga ajo se në viset e rrafshëta është më i madh koncentrimi i tokës produktive, ngase viset e rrasëta janë më të volitshme për përpunimin e tokës dhe është e mundur përdorimi i makinave, për atë se mundet më lehtë të ujiten, pse janë më komunikuese etj. krejt kjo kontribuon edhe koncentrimi i popullsisë në fushat tona sot të jetë shumomë i madh, kurse me këtë të rritet edhe aktiviteti ekonomikë i njeriut në të.

Krejtësisht janë të ndryshme në viset malore. Pasurit e tyre natyrore më vësh-tirë shfrytëzohen për shkak të jo qasjes. Anët malore, shpesh janë të pjerrëta, të ek-spozuara në erozion të madh dhe nuk janë të përshtatshme për përpunim. Pasurit natyrore janë nënshtruar për pyje dhe kullota, ndërsa me këtë edhe profesioni i pop-ullsisë këtu është orientuar nga shfrytëzimi i këtyre pasurive.

Drejtpërdrejtë reliefi ndikon mbi përhapjen e prodhimeve bujqësore, sepse prej tij në masë të madhe varet klima dhe elementet e tjera të mjedisit natyrorë. Kështu, në malet tona ka rrafshina në lartësi edhe mbi 1000 metra, por për shkak të kushteve klimatike të ashpra dhe përbërjes specifi ke të tokës, ato nuk mundet të përdoren për kultivimin e bimëve drithërore.

Page 103: gjeografia ekonomike

99

Ndërtimi i rrugëve, vijave hekurudhore dhe objekteve të tjera të infrastruk-turës në viset malore është shumë i vështirësuar. Është e nevojshme shpesh të hapen tunele të mëdha ose ngritën ura që shumë e shtrenjtojnë ndërtimin. Për shembull gjatë vazhdimit të vijës hekurudhore prej Gostivar në Kërçovë ishte e nevojshme ndër malin Bukovik njëri ndër tunelet më të gjata në Siujdhesën Ballkanike, ndërsa edhe vazhdimi i të njëjtës vijë hekurudhore deri në Ohër, ndërmjet tjerash, është e kushtëzuar nga hapja e gjithashtu, tunelit të madh në qafën Treska.

Klima jo vetëm që është njëra nga elementet më të rëndësishme të mjedisit gjeografi k, por është edhe faktorë i rëndësishëm për zhvillimin dhe përhapjen e të gjitha degëve prodhuese, ndërsa veçmas të bujqësisë, komunikacionit dhe turiz-mit. Kjo veçmas, përmes hidrografi së, tokat, botën bimore dhe shtazore, ndikon në njeriun dhe aktivitetin e tij të përgjithshëm. Prej elementeve të tij veçmas rëndësi të madhe ka temperatura e ajri, të reshurat dhe era. Kushtet e ndryshme dhe të volit-shme klimatike të përfaqësuara në Republikën mundësojë zhvillimin e llojllojshëm të prodhimtarisë bujqësore, kështu, në regjionet me klimë të ndryshueshme mes-dhetare kultivohen shumë lloje të kulturave subtropik, si: orizi, pambuku, afi oni, susami, kikirikët, fi ku, sheqëza, si dhe kultivimi si sipërfaqeve të mëdha të hardhisë së rrushit dhe kulturat e hershme kopshtare.

Në viset me klimë të mesme kontinentale më shumë bëhen drithërat, bimët industriale, kopshtare foragjere.

Në malet, prapë, ku dominon klimë malore, më së miri bëhen patatet dhe disa lloje të drithërave, si tërshëra dhe thekra, që janë rezistente në temperaturat e ulëta. Klima malore është e përshtatshme për pushim dhe rekreacion të njerëzve, përkatësisht për zhvillimin e sporteve dimërore, më saktë, të turizmit në përgjithësi.

Nga kima varet edhe përhapja gjeografi ke e vegjetacionit natyrore, kurse në lidhje me të edhe bota e caktuar shtazore. Në malet, për shkak të sasisë së të re-shurave, paraqiten bashkësi të zhvilluara malore dhe kullota malore me të cilat është i lidhur zhvillimi i pylltarisë dhje blegtorisë. Në lidhke të ngushtë me përhapjen e botës bimore është vendosja e botës shtazore.

Përveç ndikimit pozitiv, klimaks edhe ndikim negativ mbi zhvillimin e ekono-misë. Kështu, thatësirat, që shpesh janë dukuri në vendin tonë, bujqësisë i sjellin shesh, edhe dëme katastrofave. Pora, përveç që i mbron mbjelljet nga ngrirjet, tokën e siguron me lagështi, kurse në viset e larta malore e mundëson zhvillimin turizmit dimërorë, kur bie me sasi të madhe, shpesh herë e vështirëson mandej edhe e ndër-pret komunikacionin. Kjo paraqitet sidomos në viset malore ku në rrugët e shpesh lëshohen ortek. Komunikacionin shpesh e vështirësojnë edhe mjegullat e dendura, që paraqiten në kodrinat tona dhe luginat e lumenjve.

Page 104: gjeografia ekonomike

100

Uji paraqet pasuri të rëndësishme natyrore dhe njërin prej kushteve elemen-tare për ekzistimin e botës organik, kurse me këtë edhe të njeriut.

Zhvillimi i bujqësisë dhe industrisë shumë vret prej rezervave të ujit. Uji i pastër dhe i shëndosh nga burimet, lumenjtë dhe liqenet është i rëndësishëm, para se gjithash, për furnizimin me ujë për vendbanimet tona. Sot për shkak të zhvillimit të shpejtë të qyteteve tona, problemi i furnizimit me ujë është gjithnjë më aktualë, si për zhvillimin e popullsisë , ashtu edhe për nevojat e industrisë. Në disa degë të industrisë shpenzohen sasi të mëdha sasi shumë të mëdha të ujit që përdoret si lëndë e parë në procesin e prodhimit, pastaj për ftohjen e makinave, për pastrim, larje etj., kështu për përpunimin e një tonë masë druri në letër janë të nevojshme rreth 250 tonë ujë, gjithashtu uji shpenzohet për konsumimin e 1 tonë çeliku, ndërsa për fi timin e 1 tonë fi je sintetike është e nevojshme prej 2 000 deri në 8 000 tonë uji. Problemi me ujë ndërmjet qyteteve tona posaçërisht është kryesor në Prilep, Shtip, Kumanovë dhe qytete të tjera.

Është e njohur se në shumë regjione të vendit tonë, bien sasi të vogla të, të reshurave dhe ende janë dukuri e shpeshtë. Për atë ujërat kanë rëndësi të madhe për ujitjen e sipërfaqeve ë punueshme. Në fushëgropë e Koçanës, Strumicës dhe Vallandovës, Gjevgjelisë për prodhimin e perimeve të hershme gjithnjë e më shumë përdoret edhe uji i ngrohtë mineral.

Oranzheritë e qelqit në Viniçko Pole, të cilat në sipërfaqe prej 12 heka. ngrohen me uji termal nga burimet e fshatit Istibanja

Lumenjtë tonë disponojnë me 6.436 milion kf energjie potenciale dhe për-doren si burim energjie. Në to sot janë ndërtuar 16 hidrocentrale me mundësi të prodhimit mesatar vjetor të rrymës elektrike prej 1, 443 milion kf, respektivisht nga

Page 105: gjeografia ekonomike

101

potenciali i përgjithshëm i shfrytëzuar hidroenergjetik në Republikë shfrytëzohet vetë 22,5%, kurse pseja tjetër ende është e pashfrytëzuar.

Liqenet e mëdha tektonik në Maqedoni, posaçërisht i Dojranit janë mjaftë të pasur me peshq dhe në to është i zhvilluar peshkimi. Me peshq janë të pasur edhe disa liqene tonë artifi ciale, sidomos i Mavrovës, peshkimi është prezentë edhe në lumenjtë tonë më të mëdhenj.

Ujërat në Maqedoni, posaçërisht liqenet, burimet termominerale dhe lumen-jtë malor janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. Megjithatë, duhet të thuhet se burimet e ujit në vendin tonë janë përafërsisht të kufi zuar. Për të ato duhet të shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe mbrohen prej ndotjes.

Bota bimore dhe shtazore ka, gjithashtu, rëndësi të madhe për ekonominë dhe për jetën e njerëzve në shtetin tonë. Prej tyre sigurohen një varg prodhimesh për ushqimin e popullsisë, si dhe lëndë të para të ndryshe për nevojat e industrisë. Bota bimore dhe shtazore çdoherë njerëzve ju kanë shërbyer si burim i vetëm i ush-qimit. Me këtë rast, njerëzit ndjejnë nevojë për ushqim si nga origjina bimore, ashtu edhe nga shtazore.

Pyjet, që mbulojnë 950.000 he ose 37,6% nga territori i përgjithshëm i Re-publikës dhe lajmërohen prej 300 deri në 2.000 metra në lartësi mbidetare, kanë rëndësi të shumëfi shtë. Prej tyre sigurohet sasi e madhe e drurit, që përdoret për ngrohje, kanë zbatim në ndërtimtari, industrinë e drurit, xehetari, në komunika-cionin hekurudhor dhe të postës. Pastaj, prej tyre fi tohet rrëshirës, ekstrakt për pro-dhimin e ilaçeve dhe frutave për ushqim të njerëzve. Malet janë të rëndësishme edhe për agrikulturën, sepse e pengojnë erozionin, kurse me ngritjen e brezave py-jor, siç është rasti në Ovçe Pole dhe Pellagoni, sipërfaqet e punueshme mbrohen nga erërat e fuqishme.

Në Republikën e Maqedonisë rëndësi të madhe ekonomike kanë edhe kullo-tat. Ato shtrihen nëpër sipërfaqet prej 692.000 he dhe paraqesin bazë për zhvillimin e blegtorisë.

Në shtetin tonë është i përhapur dhe i llojllojshëm bota shtazore. Ai ka rëndësi të vetë ekonomike sepse mbi të bazë të tij zhvillohet gjuetia dhe peshkimi, pastaj turizmi i gjuetisë, kurse lëkura e egërsirave përdoret edhe si lëndë e parë në industrinë e lëkurës.

Sipërfaqet tokësore, gjithashtu, janë pasuri e madhe natyrore në vendin tonë. Ato janë të rëndësishme për jetën e njeriut dhe për aktivitetin e tyre ekonomik, sidomos për zhvillimin bujqësisë, pylltarisë dhe blegtorinë. Në sipërfaqet tokësore pjellore në kodrinat, luginat e lumenjve, dhe në anët e buta kodrinore-malore kul-tivohen të gjitha llojet e kulturave bujqësore të cilat kultivohen te ne. Prej tyre sig-urohen prodhimet e domosdoshme për ushqimin e popullsisë sonë, si dhe lëndë të para të ndryshme për industrinë. Tokat malore, prapë, janë të përshtatshme për zhvillimin e pyjeve malore dhe kullotat e maleve të larta, që janë bazë për zhvillimin e blegtorisë dhe industrisë së drurit.

Page 106: gjeografia ekonomike

102

Duke e pasur parasysh rëndësinë e madhe të sipërfaqeve tokësore, ato duhet me kujdes të mbrohen prej erozionit,në mënyrë racionale të përdoren, të ruhet pjel-loria e tyre dhe të mbrohen nga ndotja.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat pasuri natyrore janë të rëndësishme për jetën e njerëzve në Republikës e Maqedonisë?

� Shpjegoje ndikimin e drejtpërdrejt dhe indirekt të reliefi t mbi prodhimet bujqë-sore?

� Pse prej klimës varet shtrirja e kulturave bujqësore, e vegjetacionit natyror dhe botës shtazore?

� Në çka qëndron rëndësia ekonomike e ujërave?� Për cilat janë veprimtarit ekonomike janë të rëndësishme sipërfaqet tokësore dhe

pse?

2. NDIKIMI I FAKTORËVE SOCIO-EKONOMIK MBI ZHVILLIMIN EKONOMIK TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

2.1. Popullsia e Republikës së Maqedonisë

а). Numri i lëvizjeve të popullsisë dhe dendësia e

popullsisë në Republikën e Maqedonisë

Popullsia është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në zhvillimin sho-qëroro-ekonomik të Republikës së Maqedonisë. Ajo ka rëndësi shumë të madhe madhësinë, strukturën dhe zhvillimin jo vetëm të prodhimeve, por edhe të aktiv-itetit të përgjithshëm shoqëroro-ekonomik në shtetin tonë. Popullsia në zhvillim-in socio-ekonomik ka rol të dyfi shtë. Aktivitet ekonomik, një pjesë e popullsisë e kryen funksionin prodhues, ndërsa popullsia e përgjithshme e paraqet funksionin konsumues. Me analizat detale dhe studimin e popullsisë në Maqedoni zbulohen të gjitha elementet demografi ke që paraqesin faktorë të rëndësishëm në vlerësimin e fuqive prodhuese, por edhe të popullsisë së përgjithshme si konsumuese. Krejt kjo ndikon mbi rritjen e interesit për studimin e popullsisë me të gjithë strukturat e tij demografi ke.

Popullsia e përgjithshme në Maqedoni paraqet numrin e personave që jeto-jnë në të. Ai numër vërtetohet me regjistrim. Të dhënat e përgjithshme për num-rin e përgjithshëm të banorëve në Maqedoni datojnë nga viti 1900. Ato i publikoi B.K’nçov, ndërsa të dytat në vitin 1913 i shpalli M.Vuiliq. Ato kryesisht janë përm-

Page 107: gjeografia ekonomike

103

bledhur prej mësuesve, klerikëve dhe personat e tjera, për ç’arsye nuk mundet të konsiderohen shumë vërteta.

Lëvizjet në numrin e përgjithshëm të banorëve në Republikën e Maqedonisë

Viti Numri i banorëve Rritja vjetore Rritja ndërmjet regjistrimeve Indeksi vargor

1900 908.904 - - 1001913 938.000 2238 29.096 103,21921 797.841 -17.52 -140.159 85,01931 937.643 13.980 139.802 117,51948 1.152.986 12667 215.343 123,01953 1.304.514 30.306 151.528 113,41961 1.406.003 12.686 101.489 107,71971 1.647.308 24.130 241.305 117,11981 1.909.136 26.182 261.828 115,91991 2.033.964 12.482 124.882 106,51994 1.945.932 -22.000 -88.032 95,62002 2.022.547 9.577 76.615 103.9

Nga të dhënat e parashtruara shihet se në periudhën prej vitit 1900-2002, numri i popullsisë në Republikën e Maqedonisë është rritur prej 908.804 banorë në 2.022.547 ose për 2,2 herë, që nuk është shumë në krahasim me rritjen e popullsisë në botë. Rritja e këtillë e vogël nuk përgjigjet as me rritjen e lartë natyrore, që do të thotë se në periudhën e analizuar Maqedonia ka dhënë numër të madh të shpërn-gulurve. Pastaj të dhënat tregojnë se dinamika për lëvizjet e shumta të popullsisë në Maqedoni është shumë i jo barazuar.

0

500000

1000000

1500000

2000000

2500000

1900 1913 1921 1931 1948 1953 1961 1971 1981 1991 1994 2002-30000

-20000

-10000

0

10000

20000

30000

40000

Broj na `iteli Godi{en prirast

Lëvizja e popullsisë dhe rritja vjetore sipas viteve të caktuar të regjistrimit

Numri i banorëve Rritja vjetore

Page 108: gjeografia ekonomike

104

Kështu, në periudhën prej vitit 1900 deri më 1913, popullsia në shtetin ton është grumbulluar vetëm për 29.096 banor, respektivisht rritja natyrore është 2.238 banorë, që në krahasim me rritjen natyrore (rreth 15%) është i parëndësishëm. Shkaku për të është gjendja e rëndë shoqëroro-politike dhe ekonomike në Maqe-doni pas kryengritjes së Ilindenit dhe litrat Ballkanike, si dhe ndarja e Maqedonisë, kur territori i saj padrejtësisht është ndarë ndërmjet Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Atëherë një pjesë e popullsisë së Maqedonisë ishte e detyruar të emigroi jashtë në atdheu i tyre, kurse një pjesë e popullsisë myslimane emigroi në Turqi. Posaçërisht zvogëlim të madh në numrin e përgjithshëm në Maqedoni lajmërohet në periudhën prej vitit 1913-1921. Atëherë popullsia në shtetin tonë u zvogëlua për më shumë se 140.000 banorë, ose për 15 %. Shkak për këtë, në rendë të parë, është shpërngulja masive e popullsisë myslimane në Turqi, kurse në masë të madhe edhe Lufte Parë Botërore që pjesërisht është zhvilluar në territorin e vendit ton.

Duke fi lluar nga viti 1921 dhe këndej, numri i banorëve në Maqedoni fi lloi të rritet. Në periudhën prej vitit 1921-1931, ajo rritje është 139.802 banorë ose 17.5%. Kjo rritje në mënyrë preventive i detyrohet numrit të madh të të ardhurave si kolo-nist nga Jugosllavia e atëhershme, pastaj të rritjes natyrore, si dhe në kthimin e një pjese nga popullsia e migruar më herët e Maqedonisë.

Në periudhën prej vitit 1931-1948, rritja vjetore e popullsisë është më e ulët nga rritja natyrore, ashtu që numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni zmad-hohet për 215.343 banor ose për 12.667 banor në vit. Rritja më e vogël natyrore nga rritja natyrore para se gjithash detyrohet: viktimave njerëzore gjatë luftës së Dytë Botërore, të emigrimit të pjesës më të madhe të Serbëve ardhacak pas luftërave Bal-lkanike, pastaj të shpërnguljes së një pjese të Vllehve nga Rumania dhe numri i njo-hur i Maqedonasve nga Vojvodina (pas çlirimit) si dhe të shpërnguljes me dhunë të Çifutëve me dhunë dhe likuidimi i tyre nga Gjermania.

Ndërmjet të gjitha periudhave të analizuara, popullsia në Maqedoni është rritur me tempin më të shpejtë në periudhën prej vitit 1948-1953. Rritja e këtillë në këtë e periudhë (mesatarisht në vit për 30.306 banor), i detyrohet jo vetëm në rritjen natyrore (që është 24.2 % në vit), por edhe të ardhjes të numrit të madh të Maqedo-nasve nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë.

Periudha vijuese, prapë, prej vitit 1953 deri më vitin 1961 karakterizohet me mjaftë rritje të ulët vetëm 12.686 banorë. Shkaku kryesor për rritjen e këtillë të vogël është shpërngulja masovike e Turqve dhe popullsisë tjetër myslimane nga Maqedo-nia për në Turqi.

Në periudhat vijuese, rritja më e madhe e popullsisë në Maqedoni ka ndërmjet vitit 1971 dhe 1981. Në këtë periudhë rritja natyrore e popullsisë në Maqedoni është nga 26.182 banor ose në përgjithësi popullsia jonë në këtë periudhë është rritur për 261.828 banor dhe është 1.909.136 banorë.

Page 109: gjeografia ekonomike

105

Në vitin 1991 numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni e kaloi numrin 2.000.000 dhe është 2. 033.964 banorë. Rritja vjetore në periudhën prej vitit 1981-1991, në raport me numrin vijues është përgjysmuar dhe është 12.484 banorë, dhe sipas kësaj edhe zmadhimi i përgjithshëm i popullsisë është zvogëluar dhe është 124.882 banor. Rritja e këtillë e vogël është pasoj përveç shtimit të vogël natyror, në pjesë të mirë edhe të zmadhimit të migracionit të popullsisë nga Maqedonia në shtete Evropiane dhe Tejoqeanike.

Në vitin 1994 , në Maqedoni për herë të parë pas vitit 1921 lajmërohet zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të popullsisë. Në krahasim me regjistrimin mëparshëm të vitit 1991 popullsia është zvogëluar për 88.032 banorë ose për 4.4% dhe është 1.945.932 banor. Ky zvogëlim kryesisht është pasoj e ndryshimit të mënyrë së regjistrimit, sipas të cilit në popullsinë e përgjithshme nuk janë përfshirë banorët e Maqedonisë që në kohën e regjistrimit jashtë kanë qëndruar më shumë se një vit.

Sipas metodologjisë së njejtë është kryer edhe regjistrimi në vitin 2002 paraqitet rritja më e vogël vjetore që është vetëm 9.577 banorë, përkatësisht rritja e përgjithshme e popullsisë prej 76.615 banorë. Tani gjithsejtë në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë.

Shkaqet për një rritje të këtillë, përveç mënyrës së re të kryerjes së regjistrim-it, gjithsesi se është rënia e vazhdueshme e rritjes natyrore dhe vale e përforcuar e shpërnguljes e numrit gjithnjë e më të madhe të banorëve nga Maqedonia në shtete të huaja.

Dendësia e popullsisë është e dhënë mjaftë e rëndësishme, ngase tregon sa banor deri teni kanë gjetur mjete për ekzistencë në njësinë sipërfaqe (kilometra katrorë) në shtetin. Ai është element i rëndësishëm për vlerësimin e zhvendosjes të forcave prodhuese, kurse me këtë edhe vlerësimin e mundësive për jetesë të njerëzve në hapësirën e caktuar. Republika e Maqedonisë në raport me dendësinë e popullsisë ende është relativisht rrallë e banuar. Dendësia e popullsisë nga regjist-rimet para dhe deri tani, në varshmëri prej dinamikës së përgjithshme të popull-sisë, vazhdimisht ka ndryshuar gjegjësisht është rritur. Kështu, në vitin 1921 sipas të dhënave nga regjistrimi i parë zyrtarë, në një km2 në Maqedoni jetonin nga 32,o banorë, në vitin 1061 ajo dendësi rritet në 54,7 banorë, përderisa në vitin 2002 është 78,6 banor.

Sot, sipas dendësisë së popullsisë shteti jonë barazohet me Spanjën-78, ndër-sa afrohet me Greqinë-80 banorë në km2. më rrallë është e banuar Shqipëria-118, ndërsa shumë më dendur se Norvegjia-14 banorë në km2.

Megjithatë, dendësia e popullsisë në të gjitha pjesët e vendit tonë në është e barabartë. Ajo është kushtëzuar nga kushtet natyrore, pastaj prej rritjes natyrore të popullsisë dhe nga zhvillimi i ekonomisë në pjesët e caktuara të shteti. Pjesët më

Page 110: gjeografia ekonomike

106

të dendura të populluara në Republikën e Maqedonisë janë fushëgropat pjellore si: fushëgropa e Shkupit, Pollogut, Kumanovës, Strumicës dhe Pellagonis. Regjioni më dendur i popullzuar në Maqedoni është lugina e Shkupit. Në të në vitin 2002 jetonin 578.114 banor ose nga 318 banorë në km2. Dendësia e popullsisë në mënyrë të kon-siderueshme është më e vogël në malet tona, iç janë Bistra, Osogova, Jakupica dhe tjera, ndërsa ka regjione të cilat janë krejtësisht rrallë të popullzuara, siç është rasti me Mavrovën.

PYETJE DHE DETYRA:

• Analizoje tabelën për lëvizjen e numrit të banorëve në R. e Maqedonisë në per-iudhën prej viti 1900 deri më vitin 1002 dhe thekso çka përfundon?

• Sa ishte rritja vjetore e popullsisë në R. e Maqedonisë në vitin 1948 dhe 2002?

b). Karakteristikat strukturore të popullsisë në

Republikën e Maqedonisë

Karakteristikat strukturore të popullsisë janë tregues i rëndësishëm për di-namikën e popullsisë. Ndryshimet në strukturë tregojnë jo vetëm shenjë kuantitative, por edhe në karakteristikat kualitative në elementet e veçanta demografi ke. Përmes karakteristikave demografi ke i zbulojmë ndryshimet themelore të lidhura për vetit sociale, etnike dhe tjera dhe ndryshimet të popullsisë e cila është fuqia themelore lëvizëse në zhvillimin e çdo shteti. Si struktura themelore të popullsisë konsiderohen: struktura gjinore, e moshës, arsimimit, ekonomisë, struktura etnike dhe tjera.

Struktura gjinore e tregon raportin numerik ndërmjet popullsisë mashkul-lore dhe femërore. Nga studimet e deritanishme të strukturës gjinore të popull-sisë së Maqedonisë mundet të vërehet se ndërmjet popullsisë mashkullore dhe femërore ekziston baraspeshë e caktuar edhe krahas lindjes së rastësishme të fëmi-jëve meshkuj dhe femra. Megjithatë, nga analizat e viteve të regjistrimit vërehet se dominon, jo në përmasa të mëdha, popullsia mashkullore mbi atë femërore. Në vitin 2002 meshkujt merrnin pjesë me 50,2%, kurse femrat me 49,8%%.

Struktura e moshës së popullsisë është faktorë rëndësishëm demografi k ngase mosha është shenja themelore biologjike e popullsisë. Ajo paraqet rezultante në zhvillimin e popullsisë në të kaluarën, kurse në të njëjtën kohë determinantë e zhvillimit të tij të ardhshëm. Nëpërmjet strukturës së moshës shihen çfarë janë mun-dësitë për reproduktimin e popullsisë, prej tyre varet shuma e fuqisë së punës dhe struktura e pjesës konsumuese të popullsisë. Ajo e tregon gjendjen dhe raportin ndërmjet popullsisë aktive dhe të mbajtur, kurse gjithashtu edhe raportin ndërmjet popullsisë së re dhe të vjetër që është bazë e rëndësishme për zgjidhjen të shumë

Page 111: gjeografia ekonomike

107

problemeve socio-ekonomike. Në bazë të strukturës së moshës dhe të rriturve të popullsisë planifi kohen dhe ndërtohen objekte arsimore dhe shëndetësore, kop-shte fëmijësh, shtëpi pleqsh dhe një objektesh të tjera. Struktura e popullsisë sipas moshës varet prej më shumë faktorëve. Ato mundet të jenë ekzogjen dhe endogjen.

Në faktorët ekzogjen të cilët nuk janë të përhershëm i numërojmë krizat ekonomike, luftërat, epidemitë, katastrofat natyrore, migrimet etj., kurse në faktorët endogjen që janë të cilët janë të përhershëm bëjnë pjesë nataliteti, mortaliteti dhe rritja natyrore. Nga intensiteti i ndikimeve të këtyre faktorëve varet tipi i strukturës së plakjes. Ka tri tipe themelore të strukturave të plakjes: ekspansive, stagnues dhe regresiv ose tipi rënës. Tipi ekspanzues paraqitet kur kemi rritje të lartë natyrore të popullsisë. Tipi stagnues karakterizohet me rritje natyrore të ulët ose nulta, kurse ai regresiv kur shkallët e natalitetit janë në nivel të shkallëve të mortaliteti ose janë nën të. Kjo tregon se popullsia është përfshirë ,me proces të shpopullzimit. Struktura e moshës së popullsisë tregohet nëpërmjet grupimit të popullsisë së përgjithshme në grupe më të mëdha ose më të vogla varësisht prej nevojave dhe qëllimeve të analizës. Kështu, për shembull, kur analizohet potenciali reproduktiv i popullsisë në Maqedoni, atëherë numri i përgjithshëm i popullsisë mashkullore dhe femërore grupohet sipas moshës në tri grupe të moshë:

1. Mosha para fertile prej 0-14 vjet 2. Mosha fertile pre 14-49 vjet 3. Mosha pos fertile prej 50 e më shumë vjet.

Për vlerësimin e aftësisë punuese të popullsisë dhe potencialit të resurseve të punës, popullsia e përgjithshme gjithashtu, ndahet në tri grupe të moshës:

1. Kontingjenti para punues prej 0-14 vjet

2. Kontingjenti punues prej 15-64 vjet

3. Kontingjenti post punues përmbi 65 vjet

Në lidhje me arsimin e pjesës së popullsisë, struktura e moshës ndahet në katër grupet vijuese:

1. Mosha parashkollore pre 0-6 vjet 2. Mosha e shkollimit të obliguar prej 7-14 3. Mosha e shkollës së mesme prej 15-19 vjet 4. Mosha e rregullt studentore prej 20-24 vjet

Ndryshimet në strukturën e moshës kryesisht manifestohen së par përmes tranzicionin demografi k dhe pastaj përmes procesit të plakjes demografi ke. Përmes procesit të tranzicionin demografi k në mënyrë të qenësishme ndryshon struktura e moshës së popullsisë, me ç’rast në fi llim të atij procesi, që ka fi lluar rreth vitit 1921, pjesëmarrje të madhe në popullsinë e re pre 0-14 vjet është 39,4%, përderisa më e vogël është pjesëmarrja e popullsisë së moshuar prej 65 vjet e më shumë e cila është 7,2%. Në vitet e mëvonshme pjesëmarrja e popullsisë së re gradualisht zvogëlohet dhe në vitin 2002 është 21,2%.

Page 112: gjeografia ekonomike

108

Procesi prapë i plakjes demografi ke manifestohet përmes rritjes së vazh-dueshme së pjesëmarrjes në grupin e moshës prej 14-64 vjet i cili rritet prej 53,4% në vitin 1921 në 68,3% në vitin 2002, dhe rritje e posaçme e popullsisë në grupin e moshës mbi 65 vjet pjesëmarrja e të cilit në popullsinë e përgjithshme është rritur prej 7,2% në vitin 1921 në 10,5% në vitin 2002. Sot në R. e Maqedonisë ka regjione në të cilat grupi i moshës prej 65 dhe më shumë vite” merr pjesë me mbi 20% në popull-sisë e përgjithshme, kurse pjesëmarrja e popullsisë së re është deri 20%. Kjo tregon se ato regjione në mënyrë të konsiderueshme janë përfshirë me procesin e plakjes demografi ke. Regjione të tilla janë: i Demirhisarit, Kratovës, Prespës, Poreçit she tjera. Të dhënat e këtilla janë posaçërisht të rëndësishme nga aspekti i prognozimit për zhvillimin e mëtutjeshme të popullsisë në këto regjione. Përkundër këtyre pjesëve të Republikës, gjenden regjione në të cilat pjesëmarrja e popullsisë së re është më e madhe se 30%. Të tilla janë: regjioni i Lipkovës, Pollogut, Dibrës etj.

Kur pjesëmarrja e personave të plakur 60 e më shumë vjet arrin 12% nga popullsia e përgjithshme, konsiderohet se popullsia e ati vendi ose regjione ka fi l-luar të plaket. Për popullsinë në Maqedoni sipas regjistrimit nga viti 1981, ai numër ishte 9,2%, përderisa në vitin 2002 është rritur në 15,0% përkatësisht shënon rritje prej 5,8%.

-150000 -100000 -50000 0 50000 100000 1500000-4

5-9

10-14

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65 +

Nepoznato

Ma`i @eni

@enMa`

-150000 -100000 -50000 0 50000 100000 1500000-4

5-9

10-14

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65 +

Nepoznato

Ma`i @eni

@enMa`Mashkull Femër Mashkull Femër

Mashkull Femër Mashkull Femër

Piramida e moshës së popullsisë në Republikën e Maqedonisë sipas regjistrimit të vitit 1981 dhe 2002

Struktura e popullsisë sipas arsimimit. Në studimin e strukturës de-mografi ke të popullsisë vend të rëndësishëm merr analiza e strukturës arsimore të popullsisë. Ai është faktorë i rëndësishëm për zhvillimin kulturor të popullsisë, ndër-sa përmes atij edhe për zhvillimin shoqëroro-ekonomik të shtetit. Në esencë nga shkalla e zhvillimit të nivelit të arsimit varet përparimi i një varg veprimtarie, ndërsa veçmas shkenca, kultura, arti, në ekonomi shuma dhe kualiteti i prodhimit etj. për atë shumë janë të rëndësishëm masat q shteti i merë për përparimin jo vetëm të

Page 113: gjeografia ekonomike

109

kuantitetit, por edhe të kualitetit të arsimit. Sot kur jo vetëm arsimi fi llor por edhe ai i mesëm është i obliguar dhe falas

për krejt popullsinë, ndishëm është përmirësuar gjendja e strukturës arsimore të popullsisë.

Sipas të dhënave të regjistrimit, popullsia prej moshës 10 vjeçare e më shumë, tregon rritje të vazhdueshme të personave të shkolluar, kurse bie ai i analfabetëve.

Struktura ekonomike e popullsisë. Struktura e popullsisë sipas shenjave ekonomike në mënyrë të caktuar e determinon jetën e përgjithshme shoqërore, duke fi lluar prej riprodhimit biologjik, përmes procesit prodhues deri te proceset sociale. Përmes saj përcillet përbërja e popullsisë sipas aktivitetit ekonomik, si dhe struktura e popullsisë sipas veprimtarive dhe profesioneve. Gjendja dhe ndryshimet e shumta të popullsisë sipas aktivitetit janë elemente të rëndësishme përmes të cilave shihet, nga njëra anë, kontingjenti i aftësisë punuese të popullsisë, kurse nga ana tjetër, numri i madh i popullsisë së paangazhuar në veprimtaritë e punës, respektivisht popullsia e mbajtur. Kjo është faktor shumë i qenësishëm për planifi kimin e kuadrit dhe për orientimin profesional të popullsisë së aftë për punë. Struktura e popullsisë sipas aktivitetit ndahet në tri grupe themelore: personat aktiv, personat me të ard-hura personale dhe personat e mbajtur.

Si persona aktiv konsiderohen ato të cilët kryejnë ndonjë profesion dhe përmes atij realizojnë mjete për jetë. Personat me të ardhura personale janë ato të cilat kanë të ardhurat e veta prej të cilave mbahen. Ato nuk janë në marrëdhënie pune, por sigurojnë mjete për jetë në bazë të punës së kalua, si pensionist, invalid dhe persona të tjerë në bazë të, të ardhurave personale, pastaj ndihma sociale, bur-sat, alimentacionet, të ardhura prej qirasë etj. Për persona të mbajtur konsiderohen ato të cilët jetojnë prej punës të popullsisë aktive ose personave me të ardhura per-sonale. Në këtë grup bëjnë pjesë fëmijët, nxënësit, studentët, të paaftit për punë dhe kategori të tjera të ngjashme.

Struktura ekonomike e popullsisë është në lidhje të ngushtë me përbërjen dhe lëvizjen e popullsisë së aftë për punë dhe aktive. Kështu popullsia e aftë për punë varet prej strukturës së moshës së popullsisë, ndërse popullsia aktive formo-het nga kontingjenti i punës. Angazhimi prapë i fuqisë punuese varet nga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe struktura e ekonomisë.

Në zhvillimin e veprimtarive ekonomike dhe joekonomike në republikën e Maqedonisë janë krijuar ndryshime të rëndësishme në strukturën e popullsisë aktive sipas sektorëve të veprimtarive. Kështu, për shembull, prej vitit 1953 dhe këndej, numri i popullsisë aktive në veprimtarit sekondare është në rritje të vazh-dueshme, përderisa në veprimtarit primar dhe sekondare varion. Ndryshime të kon-siderueshme te popullsia aktive vërehen dhe punësimi në vetë veprimtarit e veçan-ta. Më herët numri i përgjithshëm i të punësuarve ishte në rritje të vazhdueshme, përderisa viteve të fundit ai stagnon ose bie. Sot, në veprimtarit ekonomike janë

Page 114: gjeografia ekonomike

110

punësuar rreth 70%, kurse në veprimtarit joekonomike rreth 305. pjesa më e mad-he nga të punësuarit në Maqedoni punojnë në industri dhe xehetari, pastaj vijon arsimi, shkenca dhe kultura, pastaj shëndetësia dhe mbrojtja sociale, ndërtimtaria, komunikacioni dhe lidhjet etj.

Struktura etnike e popullsisë. Për vendet më shumë nacionale siç është e jona, studimi i strukturës etnike të popullsisë ka rëndësi të madhe. Njohja e vetive që e karakterizojnë popullin në shtet dhe bashkësitë etnike të caktuara si nacionaliteti, gjuha, përkatësia fetare, tradita, zakonet etj. Kanë rëndësi të madhe për zhvillimin demografi k.

Në R. e Maqedonisë ngaherë dhe sot, numrin më të madh të popullsisë e përbënë populli maqedonas. Megjithatë, edhe pjesëtarët e shumë pakicave dhe grupeve etnike. Përfaqësimi i tyre është rezultat e shpërnguljeve të popullsisë në të kaluarën historike, të shkaktuara nga shkaqet politike, ekonomike dhe të tjera. Raportet janë ndryshuar në varshmëri prej lëvizjeve migruese dhe rritjes natyrore të popullsisë.

Sipas të dhënave, në vitin 2002 në shtetin tonë, krahas popullit maqedonas që është më shumë i përfaqësuar, jetojnë edhe përfaqësuesit e 22 pakicave etnike dhe 4 grupeve etnike, përderisa disa fare nuk janë deklaruar dhe janë shënuar si të tjerë.

Nga regjistrimet duket qartë se çdoherë numri më i madh i popullsisë që jeton në territorin e R. së Maqedonisë e ka përbërë populli maqedonas. Prej vitit 1900 e deri më 2002 numri i Maqedonasve është në rritje të vazhdueshme. Kështu në vitin 1900 numri i tyre ishte 534.000, në vitin 1961 1.000.854 ose 71,18 % ndërsa në vitin 2002 1.297.981 ose 64,18% nga popullsia e përgjithshme në Republikë. Në vitin 2002 në raport me vitin 1961 numri i tyre është rritur për 297.127 banorë.

Rënia në pjesëmarrjen e numrin e numrit të përgjithshëm të popullsisë nga 71,18 në vitin 1961 në 64,18 % në vitin 2002 është rezultat u zvogëlimit të rritjes naty-rore te maqedonasit, ndërsa është rritur te pakicat, sidomos te bashkësia shqiptare, si dhe prej shpërnguljes të maqedonasve ose shkuarjes me punë të përkohshme në shtete të huaja.

Në aspektin hapësinor Maqedonasit jetojnë në të gjitha republikat e Maqe-donisë. Pjesëmarrja lëviz prej 0,1% në komunën e Bogovinjës deri te 99,7 % në komunën e Obleshevës.

Ndërmjet pakicave (sipas kushtetutës bashkësitë etnike) më shumë janë Shqiptarët. Numri i tyre është 88.000 në vitin 1900, rritet në 183.108 në vitin 1961 që në vitin 2002 të jetë 509.083 banor. Në vitin 2002 në raport të vitit 1961, numri i pakicave është rritur për 359.975 banorë. Në të gjitha vitet e regjistrimit numri i pa-

Page 115: gjeografia ekonomike

111

kicës shqiptare shënon rritje. Vetëm në regjistrimin e vitit 1953 është shënuar rënie e kësaj popullsie. Ajo nuk është rënie reale e numrit të shqiptarëve të Maqedonisë, ngase numri i madh i tyre janë deklaruar si Turq që të mundet të marrin pjesë në shpërnguljen për në Turqi.

Përfaqësimi më i madh i Shqiptarëve është në komunën e Zhelinës me 99,20%, ndërsa ndërmjet komunave të qytetit më së shumti përfaqësohet në Tetovë me 70,32%.

E dyta për kah numri bashkësi etnike në Republikën e Maqedonisë është ajo turke. Është interesant të përcillet përfaqësimi i numrit të Turqve në Maqedoni. Ato sipas sasisë së masës së popullsisë ishin shumë të shumtë deri në luftërat Ballkanike, ndërsa numri i tyre sidomos është rritur në gjysmën e dytë të shekullit 19, kur në Maqedoni u vendosën shumë Turqi-të kthyer, të quajtur Muhaxhir. Zvogëlimi më madh i popullsisë nga pakica e bashkësisë turke në Maqedoni lajmërohet në vitin 1953 dhe këndej kur ashtu masovikisht shpërngulet për në Turqi. Kështu sot turqit e vërtetë, gjegjësisht ato që kanë qenë kolonizuar nga shekujt e kaluar, ka shumë pak. Si të tillë konsiderohen, për shembull, Jurucit, bashkësi etnike-turke të cilët, pothua-jse, jetojnë vetëm në rrethin e Radovishit, në të ashtuquajturën regjion Juruklluk.

Sipas të dhënave më të reja statistikore në territorin e R. së Maqedonisë si Turq në vitin 2002 deklarohen gjithsejtë 77.957 persona ose 3,85% e popullsisë së Maqedonisë. Turqit në aspektin hapësinor jetojnë në të gjitha pjesët e Republikës. Sipas numrit, më së shumti janë në Shkup 8549 persona ose 11% nga pakica turke në Republikë.

Pakica vijuese e cila sipas numrit e merë vendin e tretë në Republikë janë Serbët. Prej tyre në vitin 2002 në Maqedoni jetonin 35.939 persona ose në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Republikës merrnin pjesë me 1,78%. Më së shumti jetojnë në Shkup ku janë regjistruar 14.251 banor ose 40% nga numri i përgjithshëm i Serbëve në Republikë.

Me regjistrimin e vitit 1994 në Maqedoni evidentohen si pakica edhe Bosh-njakët. Me atë regjistrim si boshnjak maqedonas janë regjistruar 6.829 banorë ose 0,84% nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Republikë. Rritja e këtillë kryesisht është rezultat i vërshimit të pjesës së madhe të popullsisë e cila më herët deklaro-hej vetëm si mysliman. Edhe boshnjakët si Serbët më së shumti janë në Shkup, ose 38,0% nga numri i përgjithshëm i boshnjakëve në Maqedoni.

Në grupet më të mëdha etnike (bashkësitë etnike) në Maqedoni jetojnë Romët dhe Vllahët. Ndërmjet tyre bashkësia Rome është më e madhe. Për to është e njohur se me origjinë janë prej Indisë, më saktë nga shteti i indian Penxhab. Në

Page 116: gjeografia ekonomike

112

Maqedoni kanë ardhur nëpërmjet Lindjes së Afërt, kryesisht së bashku me Turqit, por këtu, supozohet se Romët jetonin edhe para tyre. Në vitin 2002 numri i tyre ishte 53.875 persona, ose 2.66% nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Republikë. Më së shumti jetojnë në Shkup - 23,202, që paraqet 43% në raport me të gjithë Romët në Republikë. Prej tyre vetëm në lagjen Shuto Orizare jetojnë 13.311 banorë që ësh-të lagjja më e madhe rome në Maqedoni.

Vllahët sipas përfaqësimit paraqesin grupin e dytë etnik. Konsiderohen si popullsi vendase në Siujdhesën ballkanike. Për origjinën e tyre ekzistojnë më shumë mendime, por paraqitja e tyre ende paraqet enigmë historike. Megjithatë për Vllahët e Maqedonisë është vërtetuar se kanë origjinën në pjesën më të madhe ose prej Moskopoles dhe rrethit të tij, ose nga mali Gramos. Shpërngulja e tyre në Maqedoni u bë, kryesisht, nga fundi i shek. 18, pasi në Shqipëri u shkatërrua Moskopolja nga ana e Ali Pashës (Janinës). Më së shumti janë në Shkup, 2.546 persona ose 26,3 % nga Vllahët e Maqedonisë.

Sipas regjistrimit të fundit, me të tjerët, janë regjistruar 20.993 banor ose 1,04% nga popullsia e përgjithshme në Republikë. Këto janë kryesisht persona të cilën në mënyrë nacionale nuk janë deklaruar ose janë deklaruar si pakica por me përfaqësim të vogël. Ndërmjet tyre veçanërisht për tu shënuar janë Çifutët, Armenët, Ruset dhe tjerë.

PYETJE DHE DETYRA:

• Si është raporti numerik ndërmjet popullsisë mashkullore dhe femërore në vitin 2002 në Maqedoni dhe çfarë rëndësie ka kjo në regjionet agrare?

• Si është grupuar popullsia sipas moshës, aftësisë për punë dhe arsimimit?• Analizoi piramidat e moshës prej vitit 1981 dhe 2002 dhe shpjego çka vëren?• Si ndahet popullsia sipas aktiviteti?• Paraqite përmes grafi konit strukturën etnike të popullsisë në R. e Maqedonisë

sipas regjistrimit të vitit 2002?

c). Lëvizja natyrore e popullsisë

Në bazë të shkaqeve që vijojnë mbi ndryshimin e sasisë së popullsisë, lëvizja e popullsisë ndahet në lëvizje mekanike dhe natyrore. Këto dy determinantë krye-sor e kushtëzojnë zhvillimin e popullsisë në një vend. Lëvizja natyrore të popullsisë është element i qenësishëm në statistikën vitale të Republikës së Maqedonisë, sepse përmes tyre përcillet lëvizja e popullsisë së përgjithshme në Republikë. Atë e për-

Page 117: gjeografia ekonomike

113

bëjnë dy komponente themelore nataliteti dhe mortaliteti. Nataliteti i popullsisë. Për përcaktimin e kësaj komponente në lëvizjen na-

tyrore merret shkalla e përgjithshme e natalitetit që kryesisht shprehet në promil dhe ka të bëjë në numrin e përgjithshëm të porsalindurve e gjallë për një vit në Republikë. Nëpërmjet numrit të, të lindurve tregohet pjelloria e shtimi i popullsisë në Maqedoni për një vit. Si faktorë themelorë që e përcaktojnë shkallën e natal-itetit konsiderohen: faktorët biologjik, social, ekonomik dhe psikologjik. Në faktorët biologjik bëjnë pjesë: struktura e moshës së popullsisë, steriliteti, koha mesatare e lidhjes martesore, mos pjesëmarrja e grave në riprodhim, dhe faktorët e ndryshëm biologjik dhe medicional që ndikojnë mbi lindjen e foshnjave në shtetin tonë.

Faktorët ekonomiko-social gjithashtu janë paraqitur me shumë elemente ndërmjet të cilëve më të rëndësishëm janë: shkalla e arritur e zhvillimit ekonomik, kushtet ekonomike për lidhjen e martesave të reja, pozita shoqëroro politike e gruas dhe shkalla e arsimimit, shkalla e punimit në Republikë etj.

Në krahasim me vendet e tjera në botë R. e Maqedonisë me shkallën e natal-itetit prej 13,7% në vitin 2002, bënë pjesë në grupin e vendeve me natalitet të ulët. Duke e përcjellë vijimin e natalitetit në vitet prej luftës së Dytë Botërore dhe këndej, në Maqedoni vërehet se ajo është në rënie të vazhdueshme.

Natalitet më të madh në republikën tonë kishte në vitin 1948, kur në 1000 banorë shkalla e porsalindurve të gjallë ishte 40,7 %, pastaj kjo gradualisht bie që në vitin 2002 të lëshohet në

Faktori koi vlijaat vrz

fertilitetot

Biolo{ki Socijalni Ekonomski Kulturni

Antropolo{ki Geografski Psiholo{ki

Biologjike Sociale Ekonomike Kulturore

Antropologjike Gjeografi ke Psikologjike

Diagram i faktorëve që ndikojnë mbi fertilitetin

Tregues i posaçëm i natalitetit paraqet fertilitetin ose pjelloria e popullsisë. Për periudhë fertile në r. e Maqedonisë konsiderohet intervali i moshës te femrat 15-49 vjet. Dhe shkalla e fertilitetit në vendin tonë është në rënie të vazhdueshme. Në vitin 1990 është 64,6% o, në vitin 2000 është zvogëluar edhe për plotë 9%o dhe është 55,6%o.

Faktorët që ndikojnë mbi

fertilitetin

Page 118: gjeografia ekonomike

114

Mortaliteti i popullsisë. Me mortalitet kuptohet numri i rasteve të vdekjes që lajmërohen te popullsia gjatë periudhës së caktuar kohore, më shpesh për kohën një vit. Ajo paraqet komponent negative të lëvizjes natyrore e popullsisë së përgjith-shme dhe më së shumti ndikon mbi zvogëlimin e tij. Lartësia e mortalitetit varet prej faktorëve biologjik, social dhe ekonomik në një vend. Në grupin e faktorëve biologjik hynë para se gjithash, struktura e moshës së popullsisë, ndërse në faktorët ekonomiko social: niveli i arritur i standardit jetësor, niveli i arsimimit të popullsisë, kushtet shëndetësore të jetës dhe faktorë të tjerë.

Shkalla e mortalitetit paraqet raport të numrit të vdekjeve gjatë një viti, si-pas numrit mesatarë të banorëve, shumëzuar me 100 dhe shprehet në promil. Nga lufta e Dytë Botërore dhe këndej, shkalla e mortaliteti në Maqedoni është zvogëluar mjaftë. Në vitin 2002 arrinte 8,9%o.

Me zvogëlimin e shkallës së mortalitetit zgjatet zgjatja e jetës. Me këtë rast jeta mesatare e popullsisë mashkullore është 70,4 vjet, ndërsa e femrave 74,7 vjet. Mosha mesatare prapë te popullsia femërore tani është 35,1, kurse e meshkujve 33,54 vjet.

Rritja natyrore e popullsisë. Rritja natyrore e popullsisë paraqet prodhim ndërmjet natalitetit dhe mortalitetit të popullsisë. Nataliteti i rritur kontribuon për rritjen e popullsisë, ndërsa mortaliteti i rritur sjellë deri te zvogëlimi i popullsisë. Kur prapë, nataliteti dhe mortaliteti janë të barazuar lajmërohet stagnimi natyror i popullsisë. Rritja natyrore e popullsisë në Maqedoni kryesisht është i varur prej fak-torëve biologjik, por a është edhe nën ndikimin e fuqishëm edhe të faktorëve socio-ekonomik, kulturor, etnik dhe tjerë. Në republikën tonë në vitin 2002 ai ishte 4,8%0..

Rritja e popullsisë. Rritjen e popullsisë e përbëjnë lëvizjet natyrore dhe mekanike të popullsisë përkatësisht nataliteti, mortaliteti, imigrimi dhe emigrimi i popullsisë. Gjatë kësaj nataliteti dhe imigrimi ndikojnë në drejtim të zmadhimit të numrit të popullsisë, kurse mortaliteti dhe emigrimi në drejtim të zvogëlimit të pop-ullsisë ose pjesës së caktuar të tij.

Në vitin 2002 rritja e përgjithshme e popullsisë në Maqedoni arrinte 10,915 banor. Ajo është më shumë se 1116 banor se sa rritja natyrore në popullsinë e përgjithshme në Republikë.

Sipas projeksionit të bërë në entin shtetëror për statistikë në R. e Maqedon-isë pritet që në periudhën e ardhshme të rritet popullsia e përgjithshme në Repub-likë, por me tempin shumë më ngadalë se nga i deritanishëm. Kështu në vitin 2014 pritet në Maqedoni të ketë gjithsejtë 2.187.400 banorë. Pastaj, parashihet popullsia të stagnoi mandej edhe të zvogëlohet. Kështu sipas vlerësimit të byrosë Ndërkom-bëtare për popullsi Maqedonia në vitin 2050 do të ketë 1,9 milion banorë. Kjo është 145.000 ose 9% më pak se i tanishmi 2.022.547. zvogëlimi i numrit të banorëve do

Page 119: gjeografia ekonomike

115

të jetë rezultat në rendë të parë i lindjes më pak fëmijë në familje. Është vlerësuar se gratë do të lindin mesatarisht nga 1,5 fëmijë, që nuk është e mjaftueshme të rruhet numri i tanishëm i banorëve.

ç). Lëvizjet migruese të popullsisë

Migrimet e shënojnë dinamikën gjeografi ke të popullsisë dhe atë paraqesin dukuri shumë të rëndësishme socio-gjeografi ke. Lëvizja e popullsisë çdoherë ka shkaktuar shumë pasoja në hapësirën. Posaçërisht koha dhe drejtimet e migracionit varen prej shkaqeve, që janë të llojllojshme dhe në mënyrë të ndryshme shpre-hen mbi dinamikën dhe rivendosjen e popullsisë. Në esencë, kushtet më të qenë-sishme përkatësisht faktorë që i shkaktojnë migracionet rrjedhin prej aspekteve ekonomike, sociale dhe demografi ke, më saktë nga shkaqet historiko-psikologjike dhe ekonomike.

Në Republikën e Maqedonisë prej kohërave më të lashta, dhe deri më sot janë prezente lëvizje të fuqishme migruese. Ndonjëherë ato kanë pasur forma të shpërnguljes masive. Maqedonia, në esencë, është njëra nga zonat më dinamike mi-gruese në Ballkan. Shkaku kryesor për të është pozita gjeografi ke e saj e volitshme, për ç’arsye territori i saj me shekuj ka qenë sferë interesi i pushtuesve të ndryshëm. Përparësitë hapësinore, strategjike dhe natyrore të Maqedonisë kanë tërhequr pop-ullsi nga shumë regjione më të largëta, që janë paraqitur ose si pushtues ose janë shpërngulur për jetë të përhershme në të.

Migrimet në shtetin tonë, në sasi më të madhe ose më të vogël, janë zhvil-luar në periudha të ndryshme kohore. Ato janë lajmëruar ende me kolonizimin e Sllovenëve në Maqedoni, mandej kanë qenë aktiv në mesjetë, si dhe në kohën kur territori i jonë ka ra nën sundimin serb ose bullgar. Migracione të shumta dhe llojllo-jshme kanë ekzistuar gjatë sundimit turk, pastaj gjatë kohës së luftërave Ballkanike dhe luftës së Parë Botërore,në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, ndërse ato janë të llojllojshme dhe aktuale edhe sot.

Pasojat nga migrimet janë me karakter të ndryshëm. Në të kaluarën përmes emigrimit ose imigrimit në hapësira të caktuara ka ndryshuar struktura etnike e pop-ullsisë, me migrimin e popullsisë së fshatit janë krijuar zona plotësuese në Maqedoni. Disa fshatra, për shembull, në Mariovë, Debarcë, Kozjk, regjioni i Lakavicës, tanimë krejtësisht janë shpërngulur, ndërsa të tjerat janë në fazë të zhdukjes së plotë. Me migrimet sot mjaftë është ndryshuar struktura demografi ke e popullsisë sonë. Ajo kryesisht është koncentruar në qytete dhe fushëgropa, kurse regjionet kodrinoro malore janë zbrazur.

Page 120: gjeografia ekonomike

116

Sipas drejtimeve, lëvizjet migruese të popullsisë ndahen në migrime të

jashtme dhe të brendshme. Migrimet e jashtme karakterizohen me ardhjen dhe shpërnguljen e popullsisë dhe janë të njohur si imigrim nga shtetet e tjera në Re-publikën e Maqedonisë dhe emigrimi nga vendi jonë në shtete të tjera të botës. Saldoja migruese prapë paraqet dallimin ndërmjet të shpërngulurve dhe personave të ardhur në Maqedoni.

Në vitin 2002 saldoja migruese për Republikën e Maqedonisë ishte 1 116 persona. Në të qytetarët e Republikës së Maqedonisë merrnin pjesë me 642 per-sona, ndërsa shtetasit e huaj me 474 persona.

Sipas kohë zgjatjes, migrimet e brendshëm në Maqedoni lajmërohen si: di-torë, javor, sezonal, më shumë vite dhe migrime të përhershëm.

Në vendin tonë, sot sidomos janë karakteristik migrimet ditore të popullsisë. Ato kryesisht janë të drejtuara nga qendrat e qytetit, ndërsa janë të kushtëzuara zh-villimi i tyre industrialë dhe përgjithësisht zhvillimit poli funksional. Pjesëmarrësit në këtë lloj migrimi janë numri i madh i punëtorëve, pastaj nxënësve, studentëve dhe personave të tjerë.

Migrimet sezonale janë të lidhura për punët që kryhen vetëm gjatë kohës së caktuar të vitit. Kështu, gjatë kohës së sezonit të verës numri i madh i punëtorëve nga fshatrat pasiv punësohen si punëtorë sezonal në regjionet e zhvilluara bujqë-sore. Në Tikvesh punësohen në vreshtari, në Prespë shkohet në vjeljen mollës dhe ngjashëm. Lëvizjet e mëdha të blegtorisë në të kaluarën, kurse në masë më të vogël edhe sot, janë kafshët në malet për shkak të shfrytëzimit të kullotave të verës bëjnë pjesë, gjithashtu, në lëvizjet sezonale. Në lëvizjet sezonale numërohen edhe udhë-timet e pushimit vjetorë, kur numri i madh i popullsisë e lëshon vendin e vet të jetës dhe një kohë të caktuar kalon në vendet turistike verore ose dimërore.

Për Maqedoninë janë karakteristike edhe shpërnguljet prej saj. Ato janë lloj i posaçëm i migrimit të jashtëm. Lëvizjet migruese nga Republika e Maqedonisë ndaj shteteve të tjera të Evropës dhe botës karakterizohet jo vetëm sipas sasisë dhe di-namikës, por edhe sipas vetive strukturore, drejtimeve të migrimit dhe zhvendosjes territoriale të migruesve. Sipas sasisë së migrimit të përkohshëm ekonomik sot Maqe-donia numërohet në regjionet me migrim të jashtëm të shprehur. Përqindje më të lartë të migrimit ekonomik lajmërohet në komunat e Resnjës dhe Manastiri. Viteve të fundit valë e fuqishme shpërngulësh e ka përfshirë edhe Maqedoninë Lindore.

Numri i madh i popullsisë sonë në shtetet e huaja sot është vështirë në mënyrë precize të përcaktohet. Megjithatë, duhet se nga të punësuarit e personave të përkohshëm më së shumti gjenden në Evropë (vlerësohet se në Itali ka 78.000, në Gjermani 62.000, në Zvicër 60.000). Sipas në raporti të Bankës Botërore, i titulluar migracionet dhe dërgesat e parave në vitin 2008 nga Maqedonia deri më vitin 2005, kanë shkuar në shtete të huaja gjithsejtë 370.000 qytetarë, që paraqet 18% nga pop-ullsia e përgjithshme në shtet.

Page 121: gjeografia ekonomike

117

Drejtimet migruese i lëvizjeve shpërngulëse nga Maqedonia.

Si pasoj e lëvizjeve shpërngulëse sot konsiderohet se rreth 540.000 Maqedo-nas jetojnë në shtetet Tejoqeanike. Numri më i madh i tyre, rreth 190.000 jetojnë në Kanada, ndërse pastaj 180.000 në Australi, (sipas regjistrimit zyrtar nga viti 2001, në Australi me origjinë maqedonase janë deklaruar 81.891 banorë. 150.000 në SHBA, dhe rreth 20.000 në Argjentinë. Ndërmjet qyteteve koncentrimi më i madh i popull-sisë maqedonase është në Toronto – rreth 90.000, Geri, Adelaid dhe qytete të tjera.

PYETJE DHE DETYRA:

� Sa është shkalla e natalitetit në R. e Maqedonisë në vitin 2002?� Prej cilëve faktorë varet lartësia e mortalitetit në R. e Maqedonisë? � Sa është rritja natyrore e popullsisë në vitin 2002?� Si është vlerësimi për popullsinë e Maqedonisë për vitin 2050?� Si ndahen migrimit sipas kohë zgjatjes?

Page 122: gjeografia ekonomike

118

Toronto, pas Shkupit vendi i dytë në botë ku jetojnë numër më i madh i maqedonasve

Page 123: gjeografia ekonomike

119

3. LAGJET NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

3.1. Nocioni dhe ndarja e lagjeve në

Republikën e Maqedonisë

Lagjet paraqesin aglomeracione të pavarura në të cilat jeton numër i caktuar i popullsisë në hapësirën e caktuar. Në praktikën tonë zyrtare lagjet konsiderohet çdo vendbanim i përhershëm ose i përkohshëm, pa marrë parasysh numrin e shtëpive, por me emër të veçantë. Lagjet e pavarura kanë distriktin (territorin) dhe pavarësinë e vetë ekonomike dhe sociale. Lagjet paraqesin shprehje më të dukshme materiale nga aktiviteti i njeriut në hapësirën.

Formimi i lagjeve në shtetin tonë, zhvillimi i tyre dhe formësimi i rrjetave të lagjeve është kushtëzuar si prej karakteristikave natyroro-gjeografi ke, ashtu edhe prej ngjarjeve dhe ndryshimeve historiko-ekonomike.

Duke re përcjell formimin e lagjeve tona, mund të konstatojmë se numri i madh i tyre rrjedhin që nga periudha para romake. Zhvillimi i tyre ka vazhduar gjatë periudhës romake, bizantine dhe sllovenëve të hershëm, pastaj gjatë mesjetës, ndërsa ndryshime të rëndësishme janë bërë gjatë kohës së sundimit turk. Megjith-atë formësimin më të qartë lagjet tona e përjetuan në shek. XX edhe atë, më konk-retë, në gjysmën e dytë të këtij shekulli, pas krijimit të shtetit të pavarur. Atëherë lagjet e qytete në mënyrë të qenësishme e ndryshojnë jo vetëm fi zionominë e tyre por ndikojnë mbi hapësirën më të gjerë, që është refl ektuar edhe mbi dinamikën e zhvillimit edhe të lagjeve fshatare. Sipas madhësisë dhe sipas funksionit që e kanë, lagjet ndahen në të fshatit dhe qyteti.

Sot në Republikën e Maqedonisë sipas të dhënave nga viti 2002, statistika ka evidentuar 1795 lagje. Me gjithat ky numër nuk mundet të merret si i realë, sepse prej tyre 145 lagje janë shpërngulur dhe në to nuk jetojnë popullsi. Ato statistika i evidenton për nevojat e shërbimeve të librave amzë dhe shërbimeve kadastrale. Kështu lagje me popullsi ka 1.650. Prej tyre 34 janë lagje qytet dhe 1616 lagje fshati. Shteti janë dallohet me rrjetë të rrallë të lagjeve. Në vitin 2002 në 100 km2 vijnë nga 6,4 lagje dhe atëherë dendësia se vazhdimisht zvogëlohet sepse në vitin 1961 ar-rinte 6.9 lagje. Megjithatë rrjeti i përhershëm i vendbanimeve tejkalohet me disper-zitet në hapësirën nëpër territorin në Republikë. Megjithatë, pjesa më e madhe pre tyre e përbëjnë vendbanimet e vogla, deri më 99 banorë. Numri i tyre në vitin 2002 arrinte 630, çka paraqet 38% nga numri i përgjithshëm i vendbanimeve në Maqedo-ni. Ato janë kryesisht fshatra në të në të cilat ekzistojnë tendenca për shpërnguljen e përgjithshme, por popullsia, që nga aspekti demografi k dhe shoqëroro-ekonomik është plotësisht i paarsyeshëm.

Page 124: gjeografia ekonomike

120

Në 34 qyteteve në vitin 2002 jetonin 1.233.508 banorë, që paraqesin 61,0%, kurse në 1.616 fshatra jetonin 789.039 banorë ka 39,0% nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Republikë.

Lagjet e qytetit. Ekzistojnë më shumë kriteriume për defi nimin e lagjeve të qytetit si: urbanistik, ekonomik, sociologjike etj. Megjithatë, për defi nimin e qytetit dominantë janë tri karakteristika, edhe atë: karakteristikat popullativo-demografi ke, funksionale dhe fi zionomiko-morfologjike. Përmes karakteristikës popullativo-de-mografi ke (numri i banorëve) vërtetohet madhësia e lagjeve, përkatësisht struktura demografi ke e popullsisë. Karakteristika funksionale e thekson funksionin funksion-alë dhe rëndësinë e lagjes në hapësirë, ndërsa karakteristika fi zionomike e jep kara-kteristikën e përmbajtjes urbane të lagjes, më saktë mënyrën e ndërtimit të lagjeve, formën e saj dhe pamjen me të gjithë infrastrukturën.

Kështu, qytet defi nohet si lagje e ndërtuar kompakte më e madhe me më shumë funksione në të cilat dominojnë veprimtarit sekondare dhe terciare. Në ligjin për organizim territorial të vetëadministrimit lokal në Republikën e Maqedonisë, qyteti defi nohet si vendbanim në të cilin: “ka më shumë se 3.000 banorë, me struk-turë të zhvilluar të veprimtarive në të cilët mbi 51% nga të punësuarit janë jashtë veprimtarive primare; ka fi zionomi të ndërtuar urbane me zona për banim, ekonomi, rekrreim dhe gjelbërim publik, shesh, sistem i ndërtuar i rrugëve dhe shërbimeve komunale dhe paraqet qendër funksionale i vendbanimeve në rrethinë”. Sot në Re-publikën e Maqedonisë rrjetin e lagjeve të qytetit e përbëjnë si të qytetit konsid-erohen 34 logje.

Sipas madhësisë, pra sipas numrit të popullsisë, qytetet tona mundet të grupohen në tri grupe: në qytete të mëdha, të mesëm dhe të vegjël. Për qytete të mëdha konsiderohen ato në të cilët jetojnë mbi 50.000 banorë. Ti tillë janë 5 qytete: Shkupi (467.000), Manastiri (74.000), Prilepi (69.000), Kumanova (78.000) dhe Tetova (52.000).

Qytete mesatare kanë prej 10.000 deri në 50.000 banorë. Në Maqedoni të tillë ka 18 qytete. Ato janë; Velesi, Shtipi, Ohri, Gostivari, Strumica, Kavadari, Koçani, Kërçova, Struga, Radovishi, Gjevgjelia, Dibra, Sv, Nikle, Negotina, Kr. Pallanka, Del-lçeva, Vinica dhe Probishtipi.

Qytete të vogla janë ato që kanë më pakë se 10.000 banorë. Te ne 11 qytete konsiderohen për qytete të vogla edhe atë: Berova, Resnja, Kratova, Krusheva, Val-landova, Pehçeva, Bogdanci, Demir Kapija, M. Kamenica, M.Brodi dhe Demir Hisari.

Qytetet në shtetin tonë karakterizohen sipas fi zionomisë së tyre në kushte të ndryshme kohore, por edhe sipas funksioneve. Për të gjitha ndryshimet fi zionomike, funksionale dhe territoriale të qyteteve tona, rol të rëndësishëm kanë planifi kimi ur-

Page 125: gjeografia ekonomike

121

banistik. Vetëm me plane të mira urbanistike mundësohet zhvillimi i funksioneve që mundësojnë prosperitet optimal jo vetëm të qytetit, por edhe në regjionin më të gjerë gravitues.

Manastiri, në të kaluarën qytet me 12 konsuj, sot përsëri qytet i konsujve

Lagjet e fshatit. Fshatrat sipas fi zionomisë së tyre, funksionit, strukturës de-mografi ke të popullsisë dhe veprimtarive të tyre dallohet prej qytetit. Ato paraqesin vendbanime të tilla në të cilat pjesa më e madhe e popullsisë merret me bujqësi. Sipas Ligjit për organizimin territorial të administrimit lokal në R. e Maqedonisë, fshati është defi nuar si vendbanim me rëndësi një funksionale në të cilin dominon një veprimtari, kurse distrikti është me fi zionomi dhe funksion agrarë. Shikuar, në tërësi, fshatin e përbëjnë disa elemente themelore, kurse ato janë: tipi dhe funksioni i shtëpive, fi zionomia e lagjeve, profesioni i popullsisë dhe distrikti i fshatit, përkatë-sisht sipërfaqja bujqësore.

Pas krijimit dhe zhvillimit konsiderohet se fshatrat janë formuar para qyteteve. Me kohë, mbi rrjetin e tanishëm të lagjeve të fshatit kanë ndodhur një varg i transformimeve interesante. Pra, disa fshatra sipas krijimit janë mjaftë të lashtë, mesjetarë, mandej edhe i kanë ruajtur edhe emrat e atëhershëm, të tjerët janë for-muar gjatë kohës së sundimit turk, të tretat - mbinë ndërmjet dy luftërave botërore si lagje kolonish, ndërsa disa, edhe pse në numër të vogël, janë formuar mandej në kohën tonë.

Page 126: gjeografia ekonomike

122

Nga mikropozita që e marrin fshatrat në raport me tërësitë e veçanta të re-liefi t, ato ndahen në fshatra të rrafshëta, kodrinor dhe malor. Numri i fshatrave dhe popullsisë në këto tri tërësi morfologjike është i ndryshëm. Më e popullzuar është rrafshinorja, kurse më rrallë është e popullzuar zona malore. Faktori i reliefi t mbi tipin e fshatrave, ndërtimin dhe funksionin e shtëpive , llojin e profesioneve të popullsisë, mënyrën e jetës dhe të ngjashme. Në raport me tipin, përkatësisht sipas largësisë ndërmjet tyre të shtëpive në lagjet e fshatit, në Maqedoni kryesisht paraqiten dy lloj i fshatrave - fshatrat e dendur dhe fshatrat e tipit të shpërndarë.

Fshati Gorobinci në Ovçe Pole - pozita e shtëpive të fshatit nga tipi i ngjeshur

Sipas tipit, përkatësisht sipas largësisë ndërmjet veti të shtëpive në lagjet e fshatit, në Maqedoni kryesisht paraqiten dy tipe fshatrash - fshatra të tipit të ngje-shur dhe rrallë. Në fshatrat e tipit të ngjeshur, shtëpitë janë afruar pranë njëra tjetrës dhe fshatrat zënë sipërfaqe të vogël. Fshatrat, prapë, të tipit të rrallë, përbëhen prej numrit të madh të mëhallëve, mjaftë të larguar njëra prej tjetrës dhe fshati përfshinë sipërfaqe të madhe. ky lloj i fshatrave më shumë është i përfaqësuar në mallin Os-ogovë. Përveç sipas tipit, fshatrat tona dallohen edhe për nga tipi i shtëpive. Ato dallime kryesisht janë kushtëzuar nga kushtet lokale morfologjike, nga materiali i disponueshëm ndërtimor dhe profesionit të njerëzve. Në të kaluarën numri më i madh i shtëpive me fshatrat tona ishin përdhese, që janë të njohura si përdhese. Tipi më i zhvilluar i shtëpive se përdheset, ishte shtëpia çardaklie. Sot ajo është mjaftë e përfaqësuar në fshatrat tona. Krahas shtëpive, në fshatrat tona ekzistojnë edhe ndërtesat ndihmëse si: mashna, hambari,vatha, ahuri, derrëria (koçina), koteci i pu-lave, furra etj.

Page 127: gjeografia ekonomike

123

HORIZONTALE NË 100m.

Fshati Bezikovë, Tip i shpërndarë i fshatit në Malin e Osogovës i cili përbëhet prej 23 lagjeve

Page 128: gjeografia ekonomike

124

Hambari, njëra nga hapësirat më të rëndësishme pranë shtëpisë së fshatit në të cilin rruhet drithi.

Për dallim nga e kaluara, tani fshatrat shpejt zhvillohen dhe e ndryshojnë pamjen e tyre. Fshatrat më të mëdha kryesisht zhvillohen në bazë të planit urbanis-tik, shtëpitë pajisen me pajisje bashkëkohore për amvisëri, ndërtohen objekte arsi-more, shëndetësore dhe stacione të PTT, është ndërtuar rrjeti i kanaleve, kurse fshat-rat lidhen edhe me rrugë asfalti. Megjithatë, ekzistojnë edhe fshatra të prapambetur dhe lëshuar, kurse disa të tjerë edhe pa energji elektrike.

PYETJE DHE DETYRA:

� Si është defi nuar qyteti sipas Ligjit për organizim territorial në R. e Maqedonisë?� Cilat qytete konsiderohen për të mëdha në R. e Maqedonisë dhe nga sa banorë

kanë ato? � Sa ishte numri i lagjeve të fshatit sipas statistikës në vitin 2002?� Si janë të ndarë fshatrat në Maqedoni sipas tipit të tyre?

KËRKO DHE MËSO:

Nga monografi të, fotografi t dhe materialit të vjetër arkivor, përshkruaje zhvillimin his-torik të qytetit tënd.

Page 129: gjeografia ekonomike

125

4. BUJQËSIA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Bujqësia edhe në të kaluarën edhe sot ka rol t rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë. Në vitin 1948 72% e popullsisë merrej me bujqësi. Në vitet e mëvon-shme numri i popullsisë bujqësore gradualisht bie dhe sot është rreth 10% nga popullsia merret me bujqësi, por prapëseprapë, ajo pjesëmarrje është ende rela-tive e madhe. Vulën e përgjithshme që e bartë bujqësia jonë është prapambeturia e përgjithshme që manifestohet si përmes rendimenteve të ulëta për njësi sipërfaqe dhe për një frymë kafshë shtëpiake, ashtu edhe në prodhimin dhe produktivitetin përgjithshëm të ulët. Prapambeturia më së shumti shihet përmes faktit që popullsia aktive në bujqësi nuk është në gjendje ta ushqej popullsinë tjetër, për çka një pjesë nga nevojat në krejt periudhën e pasluftës mbulohet me eksport. Për, shembull, nevojat e Republikës nga gruri arrijnë rreth 300.000 tonë, kurse në vit mezi mblid-hen 150.000 tonë. E ngjashme është gjendja edhe me mishin i cili, për shembull i lopës, në vit konsumohet nga 18.000 tonë, kurse prodhohen vetëm 9.000 tonë, tjetra importohet.

Pozita ekonomike në bujqësi gjatë kohë nuk ka qenë në nivelin e kënaqshëm, kurse viteve të fundit edhe ndishëm e keqësuar. Numri i madh i të aftëve për punë e ka lëshuar bujqësinë, që ka sjellë deri te dukuria e amvisëri të vjetruar të pa aftë për punë dhe mungesa sezonale e fuqisë së punës.

Gjendja e shumtë, fuqia konsumuese dhe përhapja e popullsisë janë fak-torët e rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë. Për dallim nga prodhimi industrial që zhvillohet kryesisht në qendra të caktuara, prodhimtaria bujqësore zhvillohet gati nëpër të gjithë territorin e Republikës. Përhapja e këtillë është në lidhje të ngushtë me nevojat për shfrytëzimin e tokës si mjetë themelor për këtë lloj prodhimi. Me këtë rast, kushtet dhe resurse natyrore për bujqësinë si sektor e aktiviteti primar ekonomik kanë rëndësi të madhe, ndërsa në raste të caktuara edhe vendimtare. Si bazë e prodhimit bujqësor, fondi i tokës së Republikës është mjaftë i kufi zuar dhe ai lajmërohet si determinantë për zhvillimin e bujqësisë. Gjithashtu edhe imtësimi paraqitet si faktorë kufi zues për zmadhimin për prodhimin agrarë.

Industria, gjithashtu, ka ndikim të vetë në zhvillimin e bujqësisë. Para se gjith-ash, ajo është përcjellës i domosdoshëm i prodhimeve bujqësore, zhvillohet paralel-isht me të ose në raste të caktuara i paraprinë, dhe në këtë mënyrë e specializon dhe intensifi kon. Për shembull, industria e konservimit mundëson zgjerimin e prodhimit të kulturave kopshtare dhe pemëve edhe në ato regjione që janë gjeografi kisht të larguar nga qendrat konsumuese. Industria e përpunimit të mishit e nxitë zhvillimin e blegtorisë etj.

Page 130: gjeografia ekonomike

126

Peizazh agrar në Pellagoni. Ndarja në numrin e madh të parcelave të vogla paraqet faktorë kufi zues për zhvillimin e bujqësisë.

Kurse në zhvillimi i bujqësisë rëndësi të theksuar ka edhe politika ekonomike. Ajo me rolin e saj orientues dhe investimet e përcakton përhapjen e prodhimeve bu-jqësore, ndikon mbi specializimin dhe regjionalizimin e atij prodhimi etj.

Fondi i tokës paraqet bazën për prodhimet bujqësore. Nga territori i përgjith-shëm në Republikën e Maqedonisë, sipërfaqet bujqësore përfshijnë 1.236.000 he ose 48%. Kjo përqindje është më e ulët se sa një varg vendesh në Evropë. Sipas kësaj, baza për prodhimet bujqësore, shikuar përmes fondit të tokës në Maqedoni është mjaftë i kufi zuar.

Masat për përparimin bujqësisë. Kushtet natyrore në Maqedoni mundë-sojnë prodhimin e llojllojshëm bujqësor. Për shfrytëzimin e tyre racional, kurse me qëllim të përsosjes dhe përparimit të bujqësisë dhe zmadhimin e riprodhimit bujqë-sor merren një varg masash. Ndërmjet tyre veçmas janë të rëndësishme: organizimi i territorit bujqësor nga aspekti i bujqësisë, marrja e masave agroteknike për për-parmin e bujqësisë, seleksionimin e farave, materialin mbjellës, dhe kafshët shtëpi-ake të fi snikëruara, mbrojtjen veterinare dhe tjetër, kuadri profesional, etj.

Në grupin e masave agroteknike bëjnë pjesë: masat meliorative, agromekan-izimi, agrokimizimi, seleksionimi i farave, rajonizimi etj.

Masat meliorative i përfshijnë të gjitha aktivitete që janë drejtuar nga shfry-tëzimi më efi kas i tokës bujqësore. Te ne deri tani janë kryer llojet vijuese të mel-ioracioneve: 1. Tharja dhe ujitja hidroteknike; 2. Pastrimi kulturo-teknik i barojave

Page 131: gjeografia ekonomike

127

të tokës, rrafshimit dhe trazimet të sipërfaqeve dhe 3. Melioracionet agroteknike - përmirësimit të tokës me klasifi kim, mumifi kim dhe luftën kundër erozionit.

Melioracionet hidroteknike i përfshinë të gjitha aktivitete që kanë të bëjnë me tharjen dhe ujitjen e tokës. Në vitin 2000 në Maqedoni ishte tharë sipërfaqja e përgjithshme prej 98.000 he. Vlerësohet se sipërfaqet e përshtatshme për tharje në Republikë janë rreth 420.000 he, kurse të njëjtin vit gjithsej sipërfaqe ishte shterur prej 45.000 he. që tregon se nuk është e mjaftueshme.

Agromekanizimi paraqet njërin prej kushteve themelore për bukësin e përparuar. Edhe pse me përdorimin e makinerisë bujqësore, toka përpunohet në mënyrë më kualitative dhe me më pak numër të punëtorëve, kurse realizohen ,më shumë rendimente, megjithatë në bujqësinë tonë ende përdoret edhe parmenda e drurit dhe një varg i veglave tradicionale bujqësore.

Parmenda e drurit, tër-furku dhe grabuja, ve-gla të vjetra bujqësore nga f. Rusi-novë-Berovë. Sot të gjitha janë ende aktive dhe përdoren në përpunimin e tokës, sidomos në regjionet kodrinor dhe malorë të Maqedonisë.

Korja me kombajnë në Ovçe PoleMakineria është gjithnjë e më shumë prezente në fushat tona

Page 132: gjeografia ekonomike

128

Kimizimi i përfshin masat për përmirësimin e pjellorisë së tokës me për-dorimin e plehrave artifi cialë, mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit dhe sëmundjet, si dhe mbrojtja e kafshëve shtëpiake nga sëmundjet e ndryshme. Shpenzimi i plehrave artifi cial është në rritje të vazhdueshme, por kjo ende nuk është e mjaftueshme. Sot në sipërfaqet e punueshme të vendin tonë shpenzohen rreth 60.000 tonë lloje të ndryshme të plehrave artifi cial.

Rajonizimi paraqet, gjithashtu, masë e rëndësishme për përparimin e bu-jqësisë. Me të, kurse në varshmëri nga kushtet natyrore, në Maqedoni ndahen 6 ra-jone të bujqësisë në të cilat kultivohet lloje të caktuara të kulturave të agrikulturës, kopshtarisë, kultivimin e vreshtarisë ose lloje të kafshëve shtëpiake.

Në atë pikëpamje në Maqedoni sipas hulumtimeve të deritanishme janë ndarë gjashtë rajone të bujqësisë: rajoni Mediteran (në të cilin janë përfshirë: i Gjevgjelisë, Vallandovës, Strumicës, Radovishit, Negotinës, Kavadarit, Shtipit, Koçanës, Vinicës, Cv. Nikolës dhe Velesit);. Pellagonis (i Manastirit, Prilepit, Demir Hisarit dhe Krushevës); Shkupit-Kumanovës (i Shkupit dhe Kumanovës): Regjioni perëndimor (Pollogu, Dibrës, Kërçovës dhe Poreçit); Rajoni Lindor Malishevës, Pi-janecës dhe Sllavishës) dhe rajoni i Liqeneve të mëdhenj fushëgropa e Ohrit-Strugës dhe Prespës).

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilët faktorë më së shumti ndikojnë mbi zhvillimin e bujqësisë në R, e Maqedon-isë?

� Cilat masa janë ndërmarrë në vendin tonë për përparimin e bujqësisë?� Në sa rajone të bujqësisë është ndarë Maqedonia dhe cilat janë ato?

4.1. AGRIKULTURA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Agrikultura i përfshinë prodhimet e drithërave, industriale, kopshtare dhe kulturat foragjere. Sipas sasisë së prodhimeve ajo është fusha më e rëndësishme e bujqësisë, sepse përfshijnë më së shumti në sipërfaqet e përpunueshme, angazhon fuqi më të madhe punuese dhe pjesë të madhe të mjeteve agroteknike dhe sig-uron ekzistencë të pjesës më të madhe nga popullsia e fshatit. Megjithatë, sasitë e kënaqshme për nevojat e konsumit në Maqedoni dhe për plasman në eksport japin vetëm kopshtarin nga kulturat industriale duhanin, kurse nga drithërat orizin. I pam-jaftueshëm është i drithërave më të rëndësishme - grurin dhe misrin si dhe të kultur-ave industriale - panxharsheqeri dhe lule dielli.

Page 133: gjeografia ekonomike

129

Në vitet e pasluftës në Maqedoni ndodhin ndryshime të rëndësishme në strukturën e sipërfaqeve të mbjelljeve. Llojllojshmëria e madhe nga kulturat agrikul-ture, që sot janë përfaqësuar në vendin tonë, është rezultat i faktorëve të ndryshëm klimatik, pedologjik dhe të tjerë që e kushtëzojnë kultivimin e tyre. Megjithatë, edhe përkundër përfaqësimit i numrit të madh të kulturave të ndryshme, si nga sipër-faqja, ashtu edhe për nga prodhimi, dominojnë kulturat e drithit. Ato agrikulturës i japin tipar të ekstenzivitetit dhe njëanshmërish. Kulturat e drithit në vitin 2000 ishin mbjell në sipërfaqe prej 222.000 he, ose përfshijnë 43% nga sipërfaqja e mbjella, ndërsa në periudhat e mëparshme përfaqësimi i tyre ishte edhe më i i madh.

a) kulturat e drithit

Kushtet e volitshme klimatike mundësojnë në vendin tonë të kultivohen të gjitha llojet e kulturave të drithit, kurse posaçërisht gruri, elbi dhe orizin, dhe në masë më të madhe thekra dhe tërshëra. Sipërfaqja e përgjithshme e mbjell me drithë në vitin 2000 arrinte 222.000 he nga e cila pjesa më e madhe ishte mbjell me grurë edhe atë 121.000 he, kurse sipërfaqja më e vogël nën tërshërë, vetëm 2.370 he.

Gruri. Sipas madhësisë së sipërfaqes së ,mbjell ndërmjet kulturave të mb-jella ndërmjet kulturave të drithit, gruri është në vendin e parë. Në vitin 2000 me grurë ishin mbjellë gjithsejtë 121.000 he që paraqet 54% nga përfaqësimi i të gjitha kulturave të drithit. Kjo është pasoj e faktit që gruri drithi më i rëndësishëm i bukës te ne. Kultivohet për shkak të kokrrës dhe kashtës. Kokrra paraqet interes i posaçëm për njeriun, sepse përdoret si bukë për ushqim, kurse kjo paraqet edhe lënda e parë e rëndësishme në industrinë e brumorëve - fi dhe, makarona, shpagesë, keksëve, grisinave, ermik etj.

Kushtet e tokës janë shumë të rëndësishme për kultivimin e grurit. Ajo kërkon toka të pasura me materie ushqyese letë të afrueshme. Te ne mjaftë është e përhapur në fushëgropën e Pellagoni, Ovçe Pole, Tikveshit, Shkupit dhe fushëgrope të tjera.

Periudha vegjetuese e grurit është mjaftë e gjatë. Te ne, gruri i vjeshtës mb-jellët prej fi llimit të tetorit deri te mesi i nëntorit, kurse koret në korrik, përkatësisht kjo periudhë zgjatë rreth 20 ditë. Sipas kohës së mbjelljes ajo ndahet në grurit vjesh-tor dhe pranveror.

Prodhimi i grunajave direkt është i varur nga madhësia e sipërfaqeve të mb-jella dhe rendimentit. Në vitin 2000 në Maqedoni janë prodhuar 300.000 tonë ose 2.470 kg për hektar. Rajon më i rëndësishëm për prodhimin e grurit është Pellagonia.

Misri. Misri paraqet kulturë shumë të rëndësishme. Para se gjithash, përdoret edhe për ushqimin e popullsisë, si dhe në industri.

Në të kaluarën, misrin te ne popullsia më shumë e përdorte për ushqim edhe atë veçmas në rajonet pasive, për çka është paraqitur edhe sëmundja pelagra. Sot

Page 134: gjeografia ekonomike

130

kryesisht përdoret për ushqimin e kafshëve shtëpiake dhe paraqet lëndën e parë të klasës së parë industriale. Nga misri në kombinim me prodhimet e tjera fi tohen mbi 800 prodhime industriale për industrinë ushqimore, farmaceutike, kozmetike, kimike dhe degë të tjera të industrisë. Kështu, nga kokrra e misrit fi tohen: amidin, vaj, sheqer, alkool, acidi i uthullës, acidi citron dhe prodhime të tjera. Për shkak të zbatimit të gjerë në blegtori dhe industri, misri është prodhim shumë i kërkuar si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në të jashtmin, gjegjësisht luan rolë të rëndësishëm në tregti. Kultivohet në ato zona të cilat kanë mjaft nxehtësi, dritë dhe lagështi të mjaftueshme, si dhe toka pjellore, të glinës.

Ara me misër në f. Shemshovë, Pollogu i Poshtëm. Në Fushëgropën e Pollogut misri gati rreg-ullisht mbillet bashkë me groshën dhe misri shërben si mbështetës i saj. Në këtë mënyrë rendi-

mente të shumta fi tohen nga grosha dhe misri.

Më shumë misër në Maqedoni prodhohet në Fushëgropën e Pollogut. Në vi-tin 2000 gjithsejtë në Maqedoni prej 37.000 he është prodhuar 125 tonë misër për he.

Elbi. Në strukturën e sipërfaqeve me drithëra, ndërsa edhe sipas sasisë së prodhimit, në vendin tonë në vendin e tretë vjen elbi. Sipërfaqet me këtë drithë janë konstante dhe sillen rreth 50.000 he. Elbi duron klimë si të ftohtë, ashtu edhe të

Page 135: gjeografia ekonomike

131

ngrohtë. Më pakë pëson nga thatësira dhe ka periudhë të shkurtër vegjetuese (rreth 100 ditë). Me këto karakteristika nuk ka qenë vështirë të përhapet nëpër të gjitha viset tona, ndërsa sidomos në ato me të reshura shiu të parëndësishme, siç janë rrethi i Tikveshit dhe Ovçe Poles, ku në masë të madhe e kompenson mungesën e prodhimit të misrit.

Elbi kultivohet për shkak të kokrrës dhe kashtës. Kokrra është e pasur me ma-terie ushqyese në rendë të parë me amidon. Ajo ka zbatim të gjerë për përgatitjen e ushqimit të koncentruar për kafshët shtëpiake. Krahas kësaj, elbi përdoret edhe për ushqimin e njeriut, por buka prej elbi nuk ka kualitet të mirë. Kështu i përdoret elbi në viset e larta malore ku drithërat tjerë më pak kultivohen. Në industri elbi përdoret për fi timin ermik, spiritusit, birës etj.

Thekra. Në krahasim me grurin, përfaqësimi i thekrës edhe në botë edhe te ne është mjaftë i vogël në rënie të vazhdueshme. Për te, megjithatë duhet të thekso-het se është drithi më modest në krahasim me kushtet klimatike dhe tokësore. Ajo mundet të kultivohet edhe në lartësi mbidetare deri më 2.000 metra.

Thekra kultivohet për shkak të kokrrës dhe kashtës. Kokrra përdoret për in-dustrinë ushqimore për prodhimin e bukës, e cila ka aromë karakteristike dhe për-doret për ushqimin e diabetëve. Nga kokrra fi tohet edhe spiritusi. Krahas kokrrës, kashta ka rëndësi të posaçme. Popullsia nga viset kodrinoro malore me të madhe e përdorë për mbulimin e objekteve, për përpunimin e hasrave, për bërjen e litarëve, të ashtuquajturit lejtira për lidhjen e duajve, për ngrohje dhe qëllime të tjera. Mbjel-lët në sipërfaqe prej rreth 6.000 he. Më e përhapur është në Malishevi dhe fushë-gropën e Sllavishës.

Orizi. Orizi është njëra prej kulturave të drithit më i përhapur në botë. rëndë-si të veçantë ka për ushqimin e njerëzve në viset tropikale dhe monsune ku vlerë-sohet si gruri në viset mesdhetare dhe veriore. Kokrra e orizit është e pasur me ma-terie ushqyese që e bën të përshtatshme për ushqimin e njeriut . në industri prej saj fi tohet amidoni dhe bëhen lloje të ndryshme të budingëve. Kashta e orizit përdoret në blegtori për ushqim dhe shtrirjen, në industri prej saj prodhohen letra më me kualitet, biku përdoret i material karburanti.

Prodhimi i orizit ka teknologji mjaftë të ndërlikuar, prej ndërtimit të rrjetit për ujitje, nëpërmjet përpunimit të tokës, dhe deri te korrja. Në Maqedoni përpunimi i tij ka traditë të gjatë dhe specifi citete në prodhimin. Orizi në krahasim me drithërat e tjera ka edhe kërkesa specifi ke. Ato kërkesa kryesisht kanë të bëjnë me nxehtësinë dhe ujin. Ai mundet të kultivohet nëse gjatë 4-5 muajve gjatë vegjetacionit ka tem-peraturë mesatare ditore prej 20oC, pastaj kërkon edhe sasi të madhe të ujit, ngase duhet të ujitet gjatë krejt vegjetacionit.

Page 136: gjeografia ekonomike

132

Viset e parce-lave me Oriz (te popullsia e njohur si gjolovi) në Fushën e Orizit - të Koçanës.

Parcelat e orizit domosdo çdoherë të jenë të mbushura me ujë i cili lëshohet që nga mbjellja dhe mbetet deri në fund të vegjetacionit. Për shkak të kushteve specifi ke që i kërkon gjatë mbjelljes, në Maqedoni prodhohet vetëm në tri zona: Fushëgropën e Koçanës, Fushëgropën e Strumicës-Radovishit dhe Titovelesit. Më e përhapur është në fushëgropën e Koçanës, ku ekzistojnë kushte optimale për pro-dhimin tij.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat kultura dominojnë në agrikulturën ton dhe me sa hektarë janë përfaqësuar në vitin 2000?

� Sipas madhësisë së sipërfaqeve të mbjella në vitin 2000 gruri ishte në vendin e parë. Me sa hektarë ishte mbjellë ajo?

� pse elbi mbjellët nëpër krejt Maqedoninë dhe sa sipërfaqe mbjellën me te?� Cilat kushte i kërkon orizi për kultivim dhe në cilat zona kultivohet në vendin tonë?

b) Kulturat industriale

Bimët industriale janë të përhapura nëpër të gjitha viset e vendit tonë. Megjithatë, edhe pse ka kushte të përshtatshme natyrore për kultivimin e këtij lloj bimësh, kushtet klimatike dhe pedologjike, ato nuk janë mjaftë të shfrytëzuara, ne nuk janë të përfaqësuara në mënyrë adekuate. Kjo e vërteton faktin që si në të ka-luarën, ashtu edhe sot me bimët industriale mbillen vetëm një pjesë e vogël nga sipërfaqet e kufi zuara. Sot mbillen rreth 6% nga sipërfaqet e kufi zuara. Në vendet

Page 137: gjeografia ekonomike

133

agroindustriale kulturat industriale përfshijnë edhe deri më 35% nga sipërfaqet e kufi zuara.

Përfaqësimi i llojeve të kulturave industriale te ne është mjaftë e gjerë, por sa-sia prodhimeve është e pamjaftueshme. Kjo tregon jo vetëm për pamjaftueshmërinë e bujqësisë, por edhe prapambetjen e industrisë në të cilat bimët industriale shërbe-jnë si lëndë e parë. Në anën tjetër kemi edhe dukurin që industria pjesën e madhe të nevojave të saja ta mbuloi me import ose, për shkak të mungesës së lëndës së parë, kapacitetet ti shfrytëzoi vetëm për përqindje të vogël.

Sipas dedikimit dhe përfaqësimit të saj bimët industriale ndahen në: vajd-hënëse, të tekstilit dhe bimë të tjera industriale. Nga industria e tekstilit te ne për-faqësohen konopi dhe pambuku. Nga ato vajdhënëse: luledielli, afi oni, susami, soja, rrepa vajdhënëse, kikirikët, ricinit, anasonet ndërsa nga bimët tjera industriale: du-hani, speci industrial, domatet industriale, panxharsheqeri dhe kulpra.

Duhani. Duhani është njëra kulturat industriale më të përfaqësuara dhe më të rëndësishme ekonomike në Maqedoni. Me origjinë janë nga Amerika. Në Maqedoni konsiderohet se është sjell në vitin 1573, ndërsa fi llon në mënyrë të organizuar të prod-hohet në vitin 1873 kur edhe është ndërtuar magazina e parë në Prilep.

Terja e duhanit në zonën e Prilepit. Kultivimi i duhanit është punë e mundimshme. Puna e njeriut është e pashmangshëm në të gjitha fazat e prodhimit. Dhe faza e terjes në varg duhet vazhdimisht të mbikëqyret.

Në botë ekzistojnë mbi 70 lloje të duhanit. Në vendin tonë kultivohen tipet vijuese të duhanit: tipi oriental, gjysmë oriental dhe i virxhinisë.

Nga tipi oriental në Maqedoni janë përfaqësuar llojet: prilep, jaka dhe

xhebel, nga llojet gjysmë orientale holla dhe maja kurse nga tipi virxhinisë llojet virxhinia brajt dhe virxhinia klejton.

Në vitin 2000 me duhan janë mbjellë 22.000 hektarë, nga e cila sipërfaqe janë fi tuar 22.000 tonë duhan, ose 1.000 kg për hektarë.

Page 138: gjeografia ekonomike

134

Prodhohet nëpër gjithë territorin e vendit tonë. Nuk ka komunë ku nuk mbil-let. Megjithatë, pjesa më e madhe e prodhimit realizohet në Pellagoni dhe luginën e Strumicës-Radovishit. Në Pellagoni prodhohet gati 50% e duhanit, me ç’rast vetëm zona e Prilepit jep 30% nga prodhimi i duhanit dh ajo është zona kryesore prod-huese.

Në vendin tonë kultivohet numri i madh i bimëve vajdhënëse. Ndërmjet tyre rëndësi kanë: luledielli, afi oni, soja, susami, rrepa e vajit, kikirikët dhe bima e ricinit. Pët të gjitha këto është karakteristik se përmbajnë vaj në farën e tyre.

Luledielli. Luledielli është bima jonë më e përhapur dhe më e rëndësishme vajdhënëse. Kultivimi i saj në vendin ton posaçërisht është i përhapur pas luftës së dytë botërore.

Në vitet e fundit mbillen krejtësisht sipërfaqe të vogla me luledielli vetëm rreth 6.000 he, nga çka ka rezultuar edhe prodhimi i vogël prej rreth 7.000 tonë. Pro-dhimi i lulediellit kryesisht është i koncentruar me katër zona prodhuese: Pellagonis, Kumanovës, Shkupit dhe Ovçe Poles.

Afi oni. Afi oni është bimë vajdhënëse dhe e rëndësishme shëruese. Prej tij fi tohen dy prodhime - fara dhe cefël. Fara shërben për fi timin e vajit, ndërsa cefl a për mbledhjen e morfi umit dhe alkaloidëve të tjera, që janë lënë e parë e kërkuar në industrinë farmaceutike.

Afi oni e ka origjinën nga Azia e Vogël, në Maqedoni e sollën Turqit. Prodhimi i afi onit te ne është, mjaftë i kufi zuar dhe shpesh pëson nga ngrirjet e pranverës. Për shembull, në vitin 2000 ishin mbjell gjithsejtë 490 he. Megjithatë gjysmën e atyre sipërfaqe ngricat pranverore e zhdukin, ashtu që ai është kultivuar në 200 he. Në vitet e fundit në mënyrë më masovike kultivohen në zonën e Velesit ku gjenden gati 50% nga sipërfaqet e mbjella.

Niveli i lulediellit në Pellagoni. Gjethet e lulediellit janë të pasura me nektar dhe luledielli përveç in-dustrisë së vajit është i shfrytëzueshëm edhe si bimë mjaltë.

Page 139: gjeografia ekonomike

135

Bimët e tjera vajdhënëse si: rrepa vajdhënëse, susami, kikirikët dhe tjera kul-tivohen në sipërfaqe më të vogla.

Cefl at e pjekura të afi onit për vjelje. Afi oni në të ka-luarën ishte kulturë indus-triale shumë e përhapur në Maqedoni. Me ligjin e vitit 1973 ndalohet prodhimi i opiumit (katranit) me prerjen e cefl ave, për shkak të së cilës zvogëlohet pagushmëria ekonomike për kultivimin e tij, ashtu që sot sipërfaqet me afi on janë reduktuar në mini-mum.

Pambuku. Ndërmjet bimëve për fi timin e fi jeve, pambuku në botë dhe te ne merr vendin më të rëndësishëm. Në vendet tropikale prej nga e ka origjinën ajo është bimë shumëvjeçare, ndërsa në brezin ton mesdhetar është njëvjeçar. Me qël-lim që sa më shumë të lirohemi nga importi i pambukut, kurse edhe zhvillimi i shpe-jtë i industrisë së tekstilit, në vitet e pasluftës, është krijuar konjuktura e volitshme për prodhimin tonë të pambukut, është formuar Institut i posaçëm për pambukun në Strumicë. Në vitet e shtatëdhjeta pambuk mbillej në sipërfaqe prej 12.000 he prej të cilave fi tohej prej 7 deri në 12.000 tonë pambuk. Megjithatë, importi i lirë i pambukut ka kontribuar edhe ajo konjuktura shpejtë të shuhet, ndërsa sipërfaqet me këtë kulturë të rëndësishme në mënyrë të ndishme të zvogëlohen, kurse viteve të fundit aspak të mos kultivohet.

Panxharsheqeri në Maqedoni paraqite madje në vitin 1950, edhe pse në Evropë ka fi lluar të kultivohet para 200 vitesh. Ajo është bimë njëvjeçare, që përm-ban sheqer 18%, kurse më së miri rritet në kushte nxehtësisë mesdhetare, tokës së pjellore dhe me lagështi të lartë.

Në Maqedoni, pas sjelljes së saj më së pari u kultivua në Pellagoni ku janë arritur rendimente të larta, jo shpejtë u përhap edhe në luginat e tjera. Pas ndërtimit të Rafi nerisë së sheqerit në Manastir në vitin 1961, është krijuar stim-ulim i fuqishëm stimulues për zhvillimin e mëtutjeshëm të panxharsheqerit te ne.

Piperi industrial. Kultivimi i piperit industrial në Maqedoni veçmas përha-pet në vitin 1950 dhe këndej. Në vit mbillen rreth 1000 he edhe atë në luginat e Strumicës-Radovishit dhe Pellagonisë.

Page 140: gjeografia ekonomike

136

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat bimë industriale janë të përhapura në R. e Maqedonisë?� Cilat tipe të duhanit kultivohen në vendin ton dhe cilat lloje prej tyre janë të për-

faqësuara?� Pse afi oni në të kaluarën ishte shumë i përfaqësuar në arat tona e sot është shpër-

fi llur?� Prej cilit vit fi llon të kultivohet panxharsheqeri në Maqedoni dhe në cilat rajone

kultivohet?

c. Kulturat kopshtare

Në botë janë të njohur rreth 140 lloje të bimëve të cilat shfrytëzohen si kultura kopshtare. Në Maqedoni kultivohen rreth 50 lloje, ndërsa të tjerat nuk përfaqësohen për shkak të kushteve jo përkatëse klimatike, produktivitetit të ulët ose mosnjohja e tyre. Ndërmjet tyre patatja, bostani, specat dhe domatet janë më të përfaqësuara, kurse të tjerat mbjellën në sipërfaqe më të vogla.

Domatet. Domatet janë bimë njëvjeçare kopshtare. Rrjedhin prej regjioneve tropike në Amerikë. Në Maqedoni përdoren prej shekullit XIX. Është interesant se një kohë të gjatë te ne janë përdorur vetëm frutat e gjelbër, kurse të pjekurit janë konsideruar për helmues dhe janë hedhur. Sipas asaj që kanë treguar popullsia nga Maqedonia juglindore, gjatë luftës së Parë Botërore ushtarët francez i kanë mësuar banorët vendas që ti përdorin frutat e pjekur. Për atë në luginën e Gjevgjelisë-Vallan-dovës dhe Strumicës, Radovishit edhe tani domatet i quan frenki, përderisa më gjerë në Maqedoni janë të njohur si patlixhana.

Te kultura e domates konsiderohet se ekzistojnë mbi 700 lloje. Të gjitha ato kryesisht ndahen në dy grupe: lloje të larta dhe të ulëta. Nga llojet e larta te ne më së shumti kultivohet lloji juxhere ose te populli të njohur si jabuçar, ndërsa nga llojet e ulëta kambeli. Jabuçari kryesisht kultivohet për nevojat e vendit, ndërsa domatet nga llojet e ulëta përdoren për qëllime industriale. Domatet kultivohen në sipër-faqe të hapura dhe të mbrojtura - foli dhe oranzheri. Në vitet e fundit në Maqedoni mjaftë është e përhapur prodhimi në foli i domateve. Kultivohen në sipërfaqe prej rreth 7.000 he, kurse prodhimi vjetor sillet rreth 130.000 tonë. Rajonet më të mëdha prodhuese janë Lugina e Strumicës dhe e Gjevgjelisë-Vallandovës.

Piperi. Piperet kultivohen për shkak të frutave, që jo vetëm që janë të shi-jshëm, por edhe perime shumë ushqyese.

Në Maqedoni kultivohen më shumë lloje të piperit. Të gjithë ato ndahen në dy grupe: piper të gjatë frutmadh, piper të gjerë frutmadh dhe piper frutimët. Përveç llojeve të pipereve të importuar, në vendin tonë kultivohen edhe më shumë lloje lokale. Kështu, për shembull në Demirkapi më së shumti kultivohen kurtovka e demirkapisë, në Strumicë - e ajvarit, në luginën e Shkupit mjaftë është e përhapur

Page 141: gjeografia ekonomike

137

lloji Kavërxhiki i Stakovcit (emrin e ka marrë sipas fshatit Stakovc) në Pellagoni ësh-të e përhapur pomanka, kurse në Pollog -speci i verdh tetovar. Piperi kultivohet në sipërfaqe të hapur dhe të mbrojtur, përkatësisht nën foli dhe oranzheri. Gjithsejtë kultivohet në sipërfaqe prej rreth 8.000 he), kurse prodhimi vjetor sillet ndërmjet 80 dhe 120 tonë. Kjo kulturë kopshtare, edhe pse kërkon kushte specifi ke, megjithatë është e përhapur dhe kultivohet në të gjitha luginat në Republikë. Rajoni më i madh prodhues paraqet lugina e Strumicës.

����������

Spec i Stru-micës “ajvarka”. Shitet jo vetëm në të gjitha ven-det në Maqe-doni, por edhe në tregjet e shteteve fqinj.

Shalqira dhe pjepëri, të njohur me emrin bostan.

Page 142: gjeografia ekonomike

138

Bostani. Nocioni bostan e përfshinë kultivimin e shalqinjve dhe pjeprave, kurse në disa vende në Maqedoni ndaj tyre shtohen edhe kungujt. Të gjithë këto në sektorin individual kultivohen së bashku, në një arë, në emrin bostan.

Bostan në Maqedoni kultivohet në sipërfaqe prej 8 deri në 15.000 he. Në var-shmëri prej sipërfaqeve, variron edhe rendimentet. Ai sillat ndërmjet 100.000 dhe 130.000 tonë. Prodhimi më i madh i bostanit realizohet në luginën Strumicës.

Patatja. Patatet janë bimë njëvjeçare që e kanë origjinën nga Amerika e Jugut, kurse te ne është kulturë relativisht e re, kultivohet nga fi llimi i shekullit XIX. Përveç me këtë emër në disa pjesë të Maqedonisë është i njohur edhe me em-rin, katofi , kartol etj. Më së shumti rritet me klimë të matur të lagësht. Nuk është shumë shtues në kushtet tokësore. Për te janë më të volitshme tokat e lagshta dhe të thella, por toka të shkriftë dhe të pasura me materie ushqyese. Në vendin tonë më së shumti bëhet në viset malore dhe më të lagësht me lartësi mbidetare prej 800 deri më 1.500 metra. Terrene të këtilla ka në Pollog, Berovë, Kriva Pallankë, Manastir (f.Dihov, f. Nizhepole), Shkupit (f. Tanushec, f. Brez) etj. Megjithatë prodhimi i patates së hershme është përhapur edhe në viset e rrafshëta në luginat e Gjevgjelisë, Stru-micës dhe Shkupit. Kultivohet në sipërfaqe prej 10.000 deri në 13.000 he, kurse pro-dhimi vjetor sillet prej 70.000 deri më 160.000 ton. Prodhimi më i madh realizohet në luginën e Pollogut, kurse të patates së hershme në luginat e Gjevgjelisë-vallandovës dhe Strumicës-Radovishit.

Fasulja. Fasulja është bimë barishtore njëvjeçare që ka rëndësi të madhe ekonomike. Rrjedh prej Amerikës së Mesme. Kërkon klimë të mesme të ngrohtë, ka nevoja modeste të lagështisë, në raport me tokën mjaftë është mjaftë zgjedhës. Më së shumti kultivohet, në viset e ngrohta, argjilore, lymërishte dhe toka të pasura me gëlqere. Në botë ekzistojnë 300 lloje të ndryshme ë groshës. Në bazë të formës së rrënjës të gjitha ato janë të grupuara në dy gupe: grosha e lartë dhe e ulët. Në Re-publikën tonë janë të përfaqësuara të dy llojet, kurse kultivohet si e pastër edhe ndërmjet kulturave. Prodhimi i përgjithshëm vjetor sillet rreth 6000 tonë. Rajone kryesore prodhuese janë: i Kumanovës dhe Shkupit, kurse si ndërmjet kulturave i Pollogut dhe Strumicës.

Përveç fasulës në vendin ton kultivohet dhe furrat, pastaj qepa, preshi, lakra, bizelja, bishtajat, batha dhe kultura të tjera kopshtare, por në sipërfaqe më të vogël.

ç) Kulturat foragjere

Kultivimi i kulturave foragjere: jonxha, deltina, thirçe, bizelja e tagjisë, tagjia e misrit, tagjia e rrepës, rrepa e kafshëve dhe urovi është me rëndësi të madhe për bujqësinë dhe blegtorinë. Për kafshët shtëpiake të gjitha këto paraqesin ushqim të shkëlqyeshëm, kurse disa prej tyre me vetit e tyre e absorbojnë azotin nga ajri dhe e grumbullojnë përmes rrënjës në tokë, dhe në këtë mënyrë, shkëlqyeshëm e ush-

Page 143: gjeografia ekonomike

139

qejnë tokën, ashtu që kulturat që mbjellën pas tyre rregullisht japin rendimente më të larta.

Kulturat më të përfaqësuara foragjere të ne janë: jonxhe, therka, dhe tagjia e misrit. Në të bie rreth 70% nga sipërfaqja e përgjithshme e kulturave foragjere.

Jonxha. Jonxha është njëra ndër kulturat foragjere më të përhapura dhe më të rëndësishme te ne. Sipas rendimentit ajo i tejkalon të gjitha bimët shumëvjeçare foragjere. Jonxha karakterizohet me vlerë të lartë ushqyese dhe përdorët për ush-qimin e kafshëve shtëpiake si në gjendjet gjelbërt, ashtu edhe si barë, miell jonxhe, briketave dhe paletave. Rëndësia ekonomike nga aftësia që shpejt të rigjeneroj dhe të jep 3-4, kurse në kushte të ujitjes edhe 5-6 dhe më tepër kositje, si dhe në me jetëgjatësinë e saj që sillet deri në 7 dhe më shumë vjet.

Luadhe me jonxhë në Kumanovë

Në Maqedoni kultivohen rreth 18.000 he. Sipërfaqe më të mëdha me jonxhë ka në Pellagoni dhe Pollog.

Thirçja sipas përfaqësimit është kultura e dytë foragjere në Maqedoni. Bëhet në të gjitha llojet e tokës edhe deri në 2.000 m lartësi mbidetare, për atë sot është me interes edhe për rajonet malore me çka sigurohet ushqim për kafshët edhe në rajonet më pasive. Kultivimi është stabilizuar në rreth 350 he. Regjionet kryesore prodhuese janë i Kumanovës, pastaj Ovçe Poles dhe Shkupit.

Misri foragjerë. Krahas për kokrra, misri kohë së fundit ka rëndësi edhe më të madhe për fi timin e ushqimit kualitativ për kafshë nga gjethet e tij, trungut dhe koçanit. Përdoret për ushqimin kafshëve si ushqim i gjelbër për kafshë, në muajt veror, ose për përgatitjen e silazhit në muajt e dimrit. E mirë e veçantë është edhe

Page 144: gjeografia ekonomike

140

ajo që silazhi i misrit mundet të kultivohet edhe si kulturë e dytë. Prodhimi i përgjith-shëm i misrit foragjer sillet rreth 50.000 ton. Rajoni kryesor i prodhimit është Pel-lagonia.

Krahas kulturave foragjere të theksuara në masë më të vogël janë të për-faqësuara ehe bizelja foragjere, pastaj tërfi li, rrepa për kafshë dhe urovi.

Luadhet dhe kullotat. Me luadhe kuptohen sipërfaqet për prodhimin e bar-it që kryesisht fi tohet me anë të kositjes, ndërsa si kullota konsiderohen sipërfaqet barin e të cilave e përdorim me anë të kullotjes. Luadhet dhe kullotat kanë rëndësi të shumëfi shtë dhe të madhe sepse sigurojnë ushqim të lirë për të gjitha llojet e kafshëve shtëpiake.

Shtogjet me barë, mënyra tradi-cionale për ruajtjen e barit të dimrit për kafshë

Ekzistojnë më shumë ndarje të kullotave na-tyrore, edhe atë: sipas përfaqësimit të bëmës së barit ndahen në t rën-domta, të stepave dhe moçalore; sipas kohës së shfrytëzimit ndahen në kullota dimërore dhe të verës, ndërsa sipas vendit ku gjenden në: kullota e maleve të larta, pyjore,

kodrinore dhe ultësirave. Në vendin tonë paraqiten të gjitha llojet e kullotave, vetëm që nuk ka tipike të stepave por gjysmë stepike në të Vardarit.

Luadhe sipas shtrirjes gjeografi ke ndahen në luadhe të ultësirave dhe malore. Luadhet e ultësirave janë më të përhapur në Pellagoni dhe Pollog, kurse malorët në viset malore buzë shtretërve të lumenjve dhe shpatet e kthyera nga veriu. Në vendin ton gjithsejtë me luadhe janë rreth 56.000 he, kurse nën kullota 636.000 he.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat kultura të kopshtarisë janë më të përhapura në R. e Maqedonisë?� Në sa sipërfaqe kultivohen shtëpiaket dhe sa është prodhimi i tyre vjetor?� Cilat lloje lokale të piperkave kultivohen dhe cili është rajoni më i madh prod-

hues?

Page 145: gjeografia ekonomike

141

4.2. KOPSHTARIA DHE VRESHTARIA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

а. Kopshtaria

Maqedonia disponon ,me kushte të mira natyrore për zhvillimin e kopsh-tarisë edhe atë, si degë specifi ke e bujqësisë, ka rëndësi të veçantë për ekonominë e saj. Numri i madh i fushëgropave të ulëta dhe të mesme, të mbrojtura me male nga erërat e ftohta, disponojnë me sipërfaqe të rëndësishme me tok diluviale dhe aluvi-ale jashtëzakonisht të volitshme për kultivimin e pemëve të ndryshme. temperatu-rat e larta verore, sidomos në fushëgropat e ulëta mundësojnë kultivimin jo vetëm të pemëve me vitamina të pasura dhe sheqer pemët e Evropës së mesme, por edhe të disa llojeve të pemëve mesdhetare, siç janë fi kat, sheqëza dhe bademet, kurse kohës së fundit edhe ullinjtë dhe aktinidi.

Në Maqedoni kultivohen më shumë lloje të pemëve. Sipas frutave ato mun-det të grupohen në pesë grupe, edhe atë: pemët e mollës - molla, dardha, ftoji, mushmolla dhe surva; 2. pemët me koc - kumbulla, kajsia, pjeshka, qershia dhe vish-njat; 3. pemët me bërthamë- ara, gështenja, bademi dhe lajthia l; 4. pemët e dredhë-zave - dredhëzave, rrush toke, mjedra, kapinat, boronica dhe man i zi dhe 5. pemët e jugut - fi ku, shega etj.

Në praktikë ekziston edhe një ndarje edhe atë pemë të Evropës së Qendrore që bëhen në klimën kontinentale të mesdhetare dhe e matur: molla, dardha, kum-bulla, ara, qershia, vishna, kajsia, pjeshka dhe pemët e tjera jugore, dhe ato që bëhen vetëm në viset me klimë të ndryshuar të Evropës Qendrore: fi ku, shega etj.

Molla sipas numrit të drunjve dhe përhapjes është në vendin e parë ndërmjet të gjitha pemëve në Maqedoni. Me 3.500.000 mijë drunj, ajo përfshin 30% e numrit të numrit të përgjithshëm të drunjve të pemëve në shtet. Në vendet me pemëtari të zhvilluar kjo përqindje lëviz rreth 40%, që do të thotë se molla është pema kryesore në kopshtari të shumë vendeve.

Dinamika e lëvizjes e numrit të përgjithshëm të trangujve në periudhën prej viti 1961 deri më vitin 2000 tregon rritje të vazhdueshme: në vitin 1960 - 1.200.000 dhe 2000-3.500.000, që në mënyrën e llojit të vet i shpreh tendencat për zhvillimin intensiv të kopshtarisë sonë.

Për shkak të vetive që të përshtatet në kushte të ndryshme klimatike, molla ka areal dhe shtrirje të madhe. Por, megjithatë, ajo kërkon më shumë lagështi (me të reshura rreth 700 mm) dhe klimë jo shumë të nxehtë, përderisa në raport me tokat nuk është zgjedhës i madh. Këto kërkesa në Maqedoni i plotësojnë më shumë rajone dhe duke i falënderuar asaj janë formuar disa regjione më të shprehura të prodhimit. Njëra prej tyre, që është rajoni kryesor i prodhimit të mollëve është Prespa. Në këtë fushëgropë gjenden ¼ nga numri i përgjithshëm i trungjeve të mollëve te ne. Lloji më i përfaqësuar i mollëve këtu janë delishesi dhe jonatani.

Page 146: gjeografia ekonomike

142

Delishesi i kuq nga Prespa. Fil-limet e kultivim-it të organizuar të mollës në këtë rajon rrje-dhin nga vitet e njëzeta në shek-ullin e kaluar. Si themelues i kopshtarisë bashkohore konsiderohen Andrej Zografi dhe mësuesi Millan Marko-vski nga f. Jankovec.

Rajoni i dytë prodhues më i rëndësishëm është Pollogu, pas të cilit vijon fushëgropa e Ohrit-Strugës fushëgropa e Pellagonisë, kurse në Maqedoninë Lindore - Sllavishte, Pijanec dhe Malesh. Gjatë kultivimit të mollëve, me zbatimin e masave agroteknike realizohen rendimentet edhe deri në 100.000 tonë në vit.

Kumbulla sipas numrit të trangujve vjen në vendin e dytë ndërmjet pemëve. Megjithatë, ajo në të kaluarën ishte lloji më i përfaqësuar i pemëve. Maqedonia sot disponon me rreth 1.500.000 tranguj kumbullash që është rreth 30% nga numri i përgjithshëm trangujve të pemëve. Kështu përfaqësimi i madh i kumbullave, edhe pse në dukje pozitiv, në esencë, e tregon anën negative të kopshtarisë sonë, sepse ajo është shprehje e moszhvillimit të kopshtarisë, kumbulla është prezente në ven-det e parëndësishme.

Kultivimi i kumbullës është e përfaqësuar nëpër tërë territorin e Maqedonisë, por më së shumti në Maqedoninë Lindore - Slivishte, Osogov, Pijanec dhe Malesh, pastaj në Pellagoni, fushëgropën e Ohrit dhe Pollog. Në Maqedoninë Lindore, sido-mos në Malesh, dominon kumbulla e kaltër, kurse në rajonet tjera xhania që paraqet llojin më ekstensiv të pemës.

Dardha në Maqedoni është e përfaqësuar me rreth 550.000 trungje. Ajo ësh-të më e ndishme se molla dhe kryesisht kërkon klimë të mesme. Kultivohet nëpër tërë territorin e Republikës, por sipas përfaqësimit vendin e parë e merr fushëgropa e Shkupit.

Page 147: gjeografia ekonomike

143

Qershitë dhe vishnjat, gjithashtu, janë pemë mjaftë të përhapura në Maqe-doni. Me përfaqësim prej rreth 1.000.000 trangujsh, vishna gjendet në vendin e tretë ndërmjet pemëve në Republikë. Ajo vjen nga ajo se kultivimi i kësaj peme fi snike është shumë rentabile. Llojet e hershme të qershive më së paku janë të përhapura në Strumicë, kurse të vonshmet në Ohër. Qendra kryesore për kultivimin e qershive në Ohër është f. Velgoshti. Në rrethinën e tij kultivohen llojet e dëgjuara të vendit sipas kualitetit qershia e bardhë e Ohrit dhe e zezë. Plantazhet më të mëdha me vishna ka në Manastir, Berovë dhe në Kratovë.

Pjeshkat bëjnë pjesë në grupin e pemëve desert, që ka zbatim të madh edhe në përpunimin shtëpiak dhe në industri. Pjeshka është pemë kontinentale me kërkesa më të mëdha ndaj ndotësisë, që është në lidhje me origjinën e saj të Azisë lindore. Kushtet natyrore për tretjen e saj në Maqedoni janë shumë të volitshme, sidomos në luginën e Vardarit. Me ndërtimin e më shumë fabrikave për përpunimin e pemëve dhe perimeve pjeshka u bë lënë e parë e kërkuar në industrinë. Interesi i rritur për pemë ndikoj edhe në rritjen e sipërfaqeve, përkatësisht numrit të trangu-jve i cili lëviz rreth 650.000. Kultivimi më së shumti është i përhapur në Luginën e Tikveshit, pas saj vjen fushëgropa e Shkupit, pastaj Strumicës-Radovishit, lugina e Gjevgjelisë dhe rajoni i Kumanovës.

Kajsitë kryesisht kultivohen në viset e ngrohta. Bëhen në tokën ranore në kushtet e klimës së nxehtë. Edhe kultivimi i tyre është mjaftë rentabil, ngase para-qiten herët në treg dhe për to formohen çmime të mira. Si pemë që ka zbatim të gjerë, si në amvisëri, ashtu edhe si lëndë e parë për industri. Numri i trangujve sillet rreth 300.000, kurse më së shumti kultivohet në luginën e Shkupit dhe Tikveshisë.

Arat janë pemë që ka rëndësi të madhe ekonomike. Frutat e tij janë të pasura me vitamina, vajra dhe amidon, lëvoret e përmbajnë mjaftë tanin dhe përdoren ngjy-rosje dhe regjje të lëkurës. Druri i arës është shumë i qëndrueshëm dhe paraqet lëndën e parë të jashtëzakonshme në industrinë e drurit për përpunimin e mobileve me kual-itet, kurse në industrinë luftarake për përpunimin e kondakëve të pushkës. Rritet në rajone me lagështi dhe dritë të mjaftueshme dhe në toka të thella dhe të lëshuara. Shumë është i ndishëm ndaj ngricave dhe duron temperatura të larta. Me këto cilësi ai është adaptuar nga viset me klimë më të lagësht, kurse kjo është pjesa e manastirit të Pellagonis, fushëgropa e Ohrit-Strugës, Pollogut dhe Sllavishtes. Numri i trangujve të arave sillet rreth 180.000. Prodhimi vjetor i arave nuk i kënaq nevojat e tregut, prandaj arat shpesh importohen.

Gështenja në republikën tonë paraqitet në formë të mbjelljeve natyrore të cilat ngjajnë në pyje të vërteta. Për atë edhe përfaqësimi i tyre i shumtë si dhe rendi-mentet në mënyrë statistikore nuk evidentohen. Më së shumtë është e përhapur në rrëzë jugore të malit Sharr edhe atë në brezin e pandërprerë prej Vrutoku, dhe krejt deri në lindje të fshatit Vratnoicë, çka paraqet kompleksin më të madh të gësh-tenjave në Siujdhesën Ballkanike. Pastaj mjaftë është i përhapur në luginën e lumit Radikë, në Poreçje dhe Malin e zi të Shkupit.

Prej pemëve mesdhetare më i rëndësishëm është prodhimi i bademeve,

fi kut dhe shegës.

Page 148: gjeografia ekonomike

144

Ato paraqiten vetëm në fushëgropa në të cilat depërton klima e ndryshuar mediterane. Bademi më së shumti është i përhapur fushëgropën Strumicës-Radovis-hit dhe Ovçe Poles, kurse fi ku dhe shegat në fushëgropën e Gjevgjelisë-Vallandovës.

Shega në Vallan-dovë. Kultivohet në fushëgropën Gjevgjelisë- Val-landovës dhe Fushëgropën e Dojranit. Është pemë shumë e shijshme meg-jithatë me pa të drejtë është lënë padore.

Pemët e dredhëzave, (dredhëzat, rrush toke, mjedra, kapinat, boronica dhe man i zi) është mjaftë i përhapur në Maqedoni. Për to janë karakteristike që lajmëro-hen edhe si të vetvetishme në rajonet malore, dhe popullsia si të tilla edhe i mbledh nga këto mjedise.

Page 149: gjeografia ekonomike

145

b). Vreshtaria

Vreshtaria në Maqedoni është degë e rëndësishme e ekonomisë. Nga vresh-ta fi tohet rrushi që paraqet ushqim shumë të shëndetshëm për njerëzit, pastaj lëndë e parë e rëndësishme për prodhimin e pijeve alkoolik dhe jo alkoolike, si dhe për një varg prodhimesh të tjera industriale.

Kushtet klimatike dhe tokësore në Maqedoni janë jashtëzakonisht të volit-shme për kultivimin e hamgjisë së vinës. Ajo bëhet në terrene kodrinore, ranore, çakallit dhe tokë me gurë të cilat janë të varfra me materie humuse dhe në të cilat shpesh nuk bëhen ose nuk është ekonomik kultivimi i kulturave të tjera. Terrene dhe toka të këtilla në Maqedoni janë me përqindje të madhe dhe me kultivimin e har-dhisë së rrushit mundësohet shfrytëzimi racionalë i kushteve të tyre natyrore dhe sigurimi i rendimenteve më të larta.

Vresh-taria nga rrethina e Velesit. Mënyra tradicion-ale në kultivimin hardhisë së vinës në teren kodrinor.

Vreshtaria në Maqedoni daton që nga periudha antike. Popullsia e Maqedon-isë ka traditë të pasur në kultivimin e hardhisë së rrushit dhe përpunimit të rrushit. Nga fundi i shek. XIX dhe fi llim të shek. XX, vreshtaria në Maqedoni e arriti kulmina-cionin e vetë me sipërfaqe të përgjithshme vreshtarie prej gati 20.000 he. Megjith-atë, periudha prej 1912 deri më 1928 është katastrofal për vreshtarinë. Atëherë nën vërsuljen e fi lokserës në vitin 1912, vreshta në Maqedoni, ishte asgjësuar. Sipërfaqet me hardhi rrushi prej vitit në vit zvogëloheshin dhe në vitin 1928 ishin reduktuar në rreth 5.000 hektarë. Pas atij viti vreshtaria fi llon të përtërihen mbi mbjelljet e shar-tuara në bazamentin amerikan dhe sipërfaqet me vreshta fi llojnë të zmadhohen, ashtu që në vitin 1939 tanimë kishte mbi 8.000 hektarë me vresht.

Page 150: gjeografia ekonomike

146

Rrushi i bardhë i sofrës nga regjioni i vreshtarisë së Gjevgjelisë-Vallandovës.

Vreshtaria në Maqedoni në mënyrë të konsiderueshme përhapet në sipër-faqe dhe ndryshimet e shumanshme në strukturë përjetoi prej vitit 1945 e këndej. Paraqiten edhe ndryshime të konsiderueshme në mënyrën e kultivimit i hardhisë së rrushit, dhe kështu në vitin 1952 fi llon ngritja e plantacioneve të para të hardhisë mbi bazën e shpalirës dhe në vitet vijuese vazhdimisht zgjerohen. Bëhet kthesë e madhe në strukturën e vreshtarisë me atë që kalohet në kultivimin e llojeve desertë gjithnjë e më kualitativ. Në plantacionet e reja të sapo ngritura të vreshtarisë gati gjysmë bie në llojet desert mesatarisht të hershme, siç është lloji i hafuzali, një e katërta e llojeve të vreshtarisë së hershme, siç është kardinali, kurse një e katra nga llojet e vonshme ndërmjet të cilave dominon lloji i rrushit të bardhë. Llojet e vjetra shtëpiake të vinës si çaushi, sariçibuk dhe të tjerët nuk kultivohen, ndërsa në vend të tyre mbillen lloje më kualitative, si zhillavka, rizlingu, burguneci, dhe tjera. Lloj autokton i Maqedonisë paraqet stanushina. Ajo karakterizohet me pjellori të mirë, pjekje e vonshme dhe është njëra nga llojet më rezistente ndaj thatësirës.

Në vitin 1990 gjithsejtë në vendin tonë me mbjellje të vreshtarisë ishin 35.000 he. Megjithatë, në vitet e fundit në mënyrë t konsiderueshme janë zvogëluar deh sillen rreth 25.000 he, kurse mesatarisht në vit prodhohen rreth 250.000 tonë rrush. Rreth 30% nga prodhimi është rrush tryeze, kurse 70% e rrushit tjetër përdoret për vinë. Gjysma nga rrushi i tryezës plasohet në tregun e vendit , kurse tjetri ekspor-tohet në vendet me të cilët kemi lidhur marrëveshje preferenciale tregtare. Nga pro-dhimi i vinës, që mesatarisht në vit arrin rreth 130 milion litra, 80% eksportohet, prej

Page 151: gjeografia ekonomike

147

të cilave dy të tretat plasohen në tregun evropian. Mbi bazën e përshtatshmërive të natyrës në Maqedoni formohen tri regjione të vreshtarisë: rajoni i vardarit, lindorë dhe perëndimorë.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat nga pemët janë më të përfaqësuare në vendin tonë? � Sa është gjendja numerike e trangujve të mollës dhe në cilat regjione të Maqe-

donisë është më i përfaqësuar kultivimi i mollës?� Cilat nga pemët mesdhetare janë përfaqësuar te ne dhe në cilat rajone kultivo-

hen ato?� Në çfarë toke bëhet hardhia e rrushit dhe sa sipërfaqe ka të hardhisë së rrushit te

ne?

4.3. BLEGTORIA

Blegtoria pas agrikulturës është dega bujqësore më e përhapur në Maqe-doni. Prodhimet e blegtorisë marrin vend të rëndësishëm në ushqimin e popullsisë. Ato në të njëjtën kohë janë edhe lëndë të para industriale të rëndësishme, por edhe prodhime të rëndësishme prodhuese. Në amvisnit e fshatit kafshët shtëpiake për-doren edhe për transportin e ngarkesave, ndërsa me plehrat e kafshëve në mënyrë të konsiderueshme përmirësohet pjelloria e tokës së punueshme. Për atë gati çdo prodhues bujqësor është në të njëjtën kohë merret edhe me agrikulturë edhe me blegtori. Megjithatë, derisa në vendet me bujqësi të zhvilluar pjesëmarrja në bleg-tori në vlerën e prodhimeve bujqësore sillet ndërmjet 60 dhe 80, kurse te ne ajo ende sillet ndërmjet 15 dhe 20%. Blegtoria jonë kryesisht është zhvilluar në kushte natyrore. Për atë është e prapambetur , me numrin e vogël të kafshëve dhe veti të dobëta prodhuese.

Shkaqet për gjendjen jo të kënaqshme të blegtorinë sonë janë të shumta, por kryesisht reduktohen në kushtet e veçanta natyrore dhe kushtet ekonomiko-historike nën të cilat është zhvilluar kjo degë ekonomike. Kështu ushqimi i kafshëve në territorin e Republikës bazohej, ndërsa edhe tani në masë të madhe mbështetët mbi kullotat natyrore. Për shkak të verërave të thatë dhe nxehta, mbulesa e kullo-tave mbi të është mjaftë i pakët dhe mundet të shfrytëzohet për kullotjen kryesisht e kafshëve të imta. Ky fakt ka kushtëzuar blegtorin në Maqedoni që të zhvillohet në degën më të rëndësishme të blegtorisë, që blegtorisë i jep shenjë të ekstenzivitetit. Përkundër bollëkut në kullotat dhe sipërfaqeve të vogla me luadhe, Maqedonia ka sipërfaqet të vogël me luadhe. Ato janë kryesisht luadhe natyrore në të cilat nuk zbatohen kurrfarë masa agroteknike, kositen vetëm njëherë në vit, për çka japin rendiment të ulët dhe nuk janë në gjendje ti kënaqin nevojat të barit pr ushqimin e

Page 152: gjeografia ekonomike

148

dimrit të kafshëve. Nuk është gjendje më e mirë as me kulturat foragjere edhe ato nuk sigurojnë prodhim më të madh të ushqimit të lirë për kafshë.

Edhe përbërje a racave të kafshëve tona nuk është në përputhje me kërke-sat e blegtorisë bashkëkohore. Në tërësi te ne përfaqësohet racat e vendit me veti të ulëta prodhuese. Këto janë kafshë që janë krijuar me selektim natyror. Në vitet e para të periudhës pas luftës më së shumti ka pësuar dhijëtaria. Me lidh dhitë ishin ndaluar për kultivimin dhe numri i tyre prej 516.000 në vitin 1947, novitet vijuese si të dëmshëm për pylltarin ato plotësisht asgjësohen.

Dhentaria. Dhentria është dega udhëheqëse e blegtorisë, si lloj ekstensiv i kafshëve dhe shumë është pjesëmarrja se e intensives, përkatësisht produktiviteti t lartë, lopëve dhe derrave. Për të kontribut të madh kanë sipërfaqet e mëdha me kullota me të cilat disponon vendi jonë, sepse vetëm delja është e aftë më së miri ti shfrytëzoi ato. Prej dhenve fi tohen më shumë prodhime të rëndësishme të blegtor-isë, edhe atë: mish, qumësht, lesh, gëzof, lëkur, dhjam dhe pleh. Për atë populli me të drejtë thotë: krejt çka jep delja njeriu e përdorë.

Numri i dhenve në Maqedoni në tërë periudhën e pasluftës është në stag-nim, kurse kohëve të fundit edhe në rënie. Kështu, nga 2 milionët e mëparshëm tani sillet rreth 1.200.000 frymë.

Në Maqedoni, kryesisht kultivohen tip i tillë i dhenve që mund të sigurojnë prodhim të kombinuar. Mish, qumësht dhe lesh. Kjo është delja primitive pramenka. Gjendja e këtillë deri diku është përmirësuar me merinizimin e dhenve, por ky proc-es ngadalë zhvillohet, sepse ende çdo e treta dele është merinizuar. Në strukturën e kopesë së vendit, rasat e produktiviteti të ulët (pramenka) merr pjesë me 65%. Ndërmjet tyre më së shumti përfaqësohen llojet shtëpiake të premenkës edhe atë e Ovçe Poles, malit Sharr dhe delja e karakoçanës.

Rasa merino e deles më produktivitet të lartëNë Maqedoni fi llojnë të kultivohen në vitin 1950.

Nga importueset e llojeve me produktivitet të lartë më e përfaqësuar është delja-merino me pjesëmarrje në kopenë e përgjithshme prej 35%.

Page 153: gjeografia ekonomike

149

Stanet në Bistra. Në vathat e posaçme janë vendosur dhentë që milen, kurse në të posaçmet qengjat dhe shelegët.

Në Maqedoni më shumë në të kaluarën, më pak sot, te dhentaria janë ruajtur forma të posaçme të dhentaris, edhe atë: dhenaria e tipit nomad dhe dhentaria e tipit të staneve. Duke i falënderuar Ligjit për kultivimin e dhive prej vitit 1989, dhia përsëri e fi ton atributin kafshë e butë shtëpiake. Prej atëherë e këndej numri i kë-tyre kafshëve të fi snike është në rritje të vazhdueshme, kurse kultivimi i tyre është mbështetur mbi tipin e fermës.

Gjedhëtaria. Gjedhëtaria në Maqedoni paraqet degë tipike ekstensive e gjedhëtarisë. Atë e vërteton përfaqësimi i madh më shumë se 40% e qeve në num-rin e përgjithshëm ë gjedheve. Në vendet e zhvilluara të gjedhëtarisë ai relacion i mëzetërve ndaj lopëve është shumë më i volitshëm për lopët, se sa është gjendja te ne. Në krejt territorin e Maqedonisë kryesisht është përfaqësuar lopa autoktone shtëpiake busha. I takon tipit ilirë të lopës, kurse haset në disa ngjyra: hirit, që është më e përhapura, pastaj e kuqja, kafe dhe e zezë. Karakterizohet me rritjen e vogël, peshën e vogël dhe aftësi të vogla prodhuese. Nëpër fermat nëpër Republikë është përfaqësuar kultivimi i lopëve i tipit me produktivitet të lartë.

Page 154: gjeografia ekonomike

150

Kultivimi në stalla i lopëve nga rasa frize në Pel-lagoni.

Derrëria. Si degë e blegtorisë në Maqedoni, derrëria ka histori të pasur. Përhapja e madhe e pyjeve të dushkut me bollëkun e sasisë së xhelatinës janë ter-ritoret e para për derrërinë. Më vonë zonat e ulëta ku është përhapur prodhimi i misrit, si ushqim themelor për derrat, ka mundësuar të përhapet derrëria edhe në ato regjione. Sot derrëria është shtrirë çdo kund nëpër Republikë. Përjashtim bëjnë fshatrat me popullsi myslimane të cilat për shkaqe fetare nuk konsumojnë mish derri. Njëra nga pyetjet kryesore që e pengon zhvillimin normal është se amvisëritë private kryesisht kultivojnë rasa të dobëta produktive, si: marovka, mangupica dhe

turopolka. Shpendaria. Shpendaria e vendit, pulat, patat, rosat, dhe pula e detit, shër-

bejnë kryesisht për fi timin e dy prodhimeve kryesore: vezëve dhe mishit. Prej xhezve fi tohen prodhime të cilat, gjithashtu, kanë vlerë të lartë përdoruese, kurse ato janë: puplat, vajrat, plehu etj. Për shpezët në tërësi është karakteristik që dallohet me af-tësinë për prodhimin e madh dhe intensiv. Në krahasim me kafshët e tjera shtëpiake karakterizohet me rritje më intensive, pjellori e lartë, mundet të kultivohet numri i madh në hapësirën relativisht të vogël etj. Ato,si dhe shumë karakteristika të tjera biologjike, e bëjnë shpendarinë shndërrues të shpejtë dhe efi kas të ushqimit për kafshë në mish dhe vezë. Marrë parasysh se shpendaria paraqet burim të rëndë-sishëm për furnizimin e popullsisë me prodhime ushqimore kualitative, pastaj jep prodhimi për eksport dhe lëndë të parë për punë në industrinë ushqimore, mundet të përfundohet se ajo për republikën ka rëndësi të madhe ekonomike. Në Maqedoni ekzistojnë kushte të volitshme për zhvillimin e kësaj dege. Ndërmjet shpezëve domi-non kultivimi i pulave, ndërsa patat dhe rosat dhe posaçërisht pulat e detit dobët janë përfaqësuar.

Page 155: gjeografia ekonomike

151

Bletaria. Edhe përskaj kushteve natyrore të volitshme dhe të ardhurave të larta që e jep bletaria, ajo te ne ende është e pazhvilluar dhe shumë e prapam-betur. Numri i madh i bletëve shtëpiake në 20 vitet e fundit mjaftë stagnon. Ato sil-len ndërmjet 75.000 dhe 120.000, kurse me këtë ndryshon edhe prodhimi i mjaltit. Maqedonia nuk i plotëson nevojat nga prodhimi i vendit të mjaltit dhe paraqitet i importues i këtij prodhimi të rëndësishëm ushqimorë dhe shërues.

Peshkimi dhe peshkataria. Peshkataria e ujërave të ëmbla në Republikën ton ka traditë të gjatë. Edhe sot në zonat e ndryshme ajo është e degë e rëndësishme ekonomike. Objektet kryesore të peshkimit janë liqenet, lumenjtë dhe peshkatarit artifi ciale. Në to mesatarisht në vit peshkohet 2.000 tonë peshq ndërmjet të cilave më të përfaqësuara janë: pastërma dhe krapi. Megjithatë, me prodhimin tonë nuk plotësohen nevojat e vendit dhe kjo në masë të madhe importohet. Pastërma e Ohrit. Lloj endemik i peshkut, që në kuptimin e vërtet të fj alës është e “Ohrit”, ngase jeton vetëm në Liqenin e Ohrit edhe atë ende para kohës së akullnajave. Peshkimi në Maqedoni karakterizohet me disa specifi ka të veta. Në liqenin e Dojranit, për shem-bull, peshkimi bëhet në tri mënyra specifi ke edhe atë: 1. në mandre, 2. në prerje dhe 3. në kolibe, në liqenin e Ohrit peshkimi bëhet me “rrejt shpelle”, kurse në lumin Drin në “dajlani”. Skicë e Mandrës në liqenin e Dojranit. Mandrat ndërtohen në pjesët e liqenit që më dendur është rritur me kallamishte. Ngritën në muajin tetor, kurse peshkimi zhvillohet në muajin janar, shkurt dhe mars.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat janë shkaqet kryesore për zhvillimin e pa barabartë të blegtorisë sonë?� Pse dhentaria është degë udhëheqëse në blegtorinë tonë dhe cilat lloj dhensh

përfaqësohen në Maqedoni?� Derërria Në Maqedoni relativisht dobët është e zhvilluar pse?� Prej kur fi llon mënyra industriali e kultivimit të shpezëve te ne?

TEMË PËR DISKUTIM:

Prodhimi i drithit në R. e Maqedonisë dhe problemi i plotësimit të nevojave të tregut.

Page 156: gjeografia ekonomike

152

4.4. PYLLTARIA NË R. E MAQEDONISË

Rëndësia dhe ndarja e pyjeve në R. e Maqedonisë

Pylltaria është veprimtari ekonomike që përfshinë kultivimin dhe shfry-tëzimin e pyjeve. Kultivimi i pyjeve përfshinë përtëritjen natyrore dhe artifi ciale, përkujdesjen e sipërfaqeve pyjore, meliorizimin e sipërfaqeve pyjore, pyllëzimi dhe mbrojtjen e pyjeve prej sëmundjeve, kafshëve, egërsirave, njerëzve,fatkeqësive el-ementare etj. Shfrytëzimi i pyjeve, në kuptimin më të ngushtë, përfshin fi timin e prodhimeve prej pyjeve, si: drurin, rrëshirën, frutat malore, kurse në kuptimin më të gjerë rëndësia e pyjeve për rekreacion, mbrojtjen e tokës nga erozioni etj. Në es-encë prej pyjeve kemi dobi të shumëfi shtë. Ato ndikojnë mbi formimin dhe dukjen e mjedisit gjeografi k në të cilin jeton dhe punon njeriu, pastaj ndikojnë mbi konden-simin e avujve të ujit, e rrisin sasinë e të reshurave dhe ndikojnë rrjedhjen e tyre të barabartë sipërfaqësore, thithjen dhe avullimin. Ato e pengojnë përshpejtimin e erozionit, i zbusin dallimet e ngrohtësisë në ajër, e ngadalësojnë shpejtësinë e erës. Pyjet e pastrojnë ajrin prej pluhurit dhe prodhojnë oksigjen pa të cilin nuk mundet të mendohet jeta në Tokë, në mënyrë të dobishme ndikojnë mbi shëndetin, argëtim dhe pushim të njeriut. Ato janë burim i madh i masave të drurit që njeriu e përdorë për ngrohje, si material ndërtimor dhe si lëndë e parë industriale. Mbi bazën e drurit, si bazë e lëndës së parë, zhvillohet industria për përpunimin e drurit, industria për celulozë dhe letër dhe një varg degësh të tjera industriale.

Pyje ahu nga lumi Shkumbin në Malin Sharr

Page 157: gjeografia ekonomike

153

Kushtet natyrore në Maqedoni janë të volitshme për rritjen e pyjeve. Kushtet klimatike dhe tokësore mundësojnë në të, të rriten llojet e ndryshme të drurit edhe atë prej brezit subtropik nëpërmes të llojeve mesme, për shembull, ahu, dhe të gjitha ato lloje që janë karakteristike për zonat e ftohta. Kushtet natyrore të maleve tonë veçanërisht janë të volitshme për llojet evropiane të drurit: ahu, dushku pisha etj,

kurse krahas lumenjve edhe për gjeth butët,sidomos shelgu. Në përbërjen e bashkë-sive të caktuara pyjore marrin pjesë numri i madh i llojeve të drunjve: përafërsisht rreth 90 lloje druri dhe 170 lloj shkurresh. Ndërmjet tyre numri i konsiderueshëm janë lloje relikte, kryesisht fl ore terciare, kurse më shumë lloje paraqiten edhe si en-demike. Sot në Republikën e Maqedonisë pyjet mbulojnë sipërfaqe prej 950.000 he që arrin 37,0%, e territorit të përgjithshëm të Maqedonisë. Megjithatë të gjitha pyjet në Republikë nuk janë të barabarta. Ato dallohen sipas llojit, përkatësisht i ka ulëta dhe tranguj lartë. Pyjet e ulëta janë të përhapura dhe mbulojnë 70% nga territori i Republikës, por ato për ekonomin pak janë të rëndësishme. Pyjet tranguj lartë përf-shijnë 30% nga pyjet e përgjithshme në Republikë dhe mbi to bazohet industria e përpunimit të drurit.

Sipas llojeve të drunjve, Maqedonia është vend i pyjeve gjeth rënëse. Në të bëjnë pjesë gati 60%, kurse të halorëve 8.0%, ndërsa të tjerat 30% me pyje të përzi-era. Në pyjet gjithë rënëse vendi dominant i takon ahut, që është dukuri e papërsh-tatshme, sepse ai në raport me llojet e tjera të pyjeve më pakë vlerësohen, për atë se jep përqindje të vogël teknike, kurse përqindje më të madhe të drurit për ngrohje. Dushku e merë vendin e dytë ndërmjet drunjve gjethe rënës. Ndërmjet mbjelljeve halore më i përhapur është pisha e zezë. Te fondi pyjor i pavolitshëm është edhe rap-orti ndërmjet pyjeve të reje uh mesmit dhe pyjet e pjekura. Pjesëmarrja e pyjeve të pjekura, të cilat vijnë parasysh për përpunimin është e vogël dhe kjo shumë ndikon mbi rentabilitetin e maleve.

Eksploatimi i pyjeve. Rritja e masës së drurit në Maqedoni është 2 milion m3. këto janë edhe në të njëjtën kohë edhe sasia vjetore maksimale që mund të priten pa rrezik që të rrezikohet zhvillimi normal i pyjeve. Në vitet e fundit sasia e prerjes në pyjet sillet prej 1 milion m3 masa bruto-dru dhe ka dinamik të qetë të zh-villimit. Kjo është nën rritjen vjetore të masës së drurit, respektivisht arrin 50% nga ajo. Megjithatë, kjo Ka të bëjë vetëm me prerjen evidente të masës së drurit, kurse ajo që evidentohet, gjithsesi, është më e madhe për shkak të prerjes pa leje veçmas për nevojat popullsisë së fshatit për ngrohje.

Në strukturën e prerjes dominojnë pyjet gjeth rënëse të cilat priten me 90%, kurse në to ahu me 60% pjesëmarrje, dhe dushku me 30% kanë vendin e theksuar. Drunjtë halor japin kryesisht dru industrialë me kualitet të lartë të asortimentit dhe në prerje marrin pjesë vetëm me 10%%. Struktura e këtillë e prerjes është në për-puthje me resurset disponues të drunjve në pyje.

Page 158: gjeografia ekonomike

154

Pyjet e ahut nga mali Ograzhden. Në strukturën e prerjes ajo merë pjesë me 60% dhe është më e përfaqësuar në pyjet e Maqedonisë.

Njëri nga faktorët shumtë të rëndësishëm për shfrytëzimin e shumëfi shtë dhe rentabil të pyjeve dhe resurset e drurit është rruga e hapur në komplekset py-jore. Ajo te pyjet tona është jo e kënaqshme, është vetëm 2,5 km në 100 he sipërfaqe pyjore. Rrjeti i këtillë rrugor nuk është në gjendje, as për nga shuma, as për nga kual-iteti që të mundësoj i udhëheqje racionale, sidomos në eksploatimin e resurseve të drurit në lartësinë e prerjes. Më tutje, kjo mundëson eksploatimin vetëm në per-iudhën e thatësirës të vitit, që negativisht ndikon mbi furnizimin gjatë tërë vitit në industrinë e përpunimit të drurit me lëndë të para.

Ngritja dhe përtëritja e pyjeve. Pyllëzimi në Maqedoni në të kaluarën ishte shumë më i madh. Ajo sidomos është zvogëluar me zhvillimin e xehetarisë në shekujt mesjetarë, si dhe gjatë sundimit turk, nuk në ekzistonin dispozita lidhore për mbrojtjen dhe kultivimin e pyjeve. Atëherë, pyjet tej mase priteshin për ngrohje, për pjekjen e gëlqeres, për bërjen e thëngjillit të drurit, kurse m së shumti digjeshin për zgjerimin e kullotave tokave të punueshme, me çka vazhdimisht është zvogëluar fondi i pyjeve. Ai proces ka vazhduar edhe ndërmjet dy luftërave botërore, ashtu që reperkusionet negative ndihen edhe disa vjet pas luftës. Edhe sot hasen zona të degraduara ose plotësisht të shpyllëzuara, si Slivovit në Kriva Rekë dhe Pçinjë, zonën e Tikveshit, zonën e Mavrovës etj.

Pas luftës në krejt territorin e vendit tonë është hapur proces i gjerë për pyllëzimin. Ky proces vazhdon deri më sot dhe në këtë planë janë arritur rezul-tate mjaftë të kënaqshme. Pra se prapë, pyllëzimi nuk është zhvilluar me dinamik

Page 159: gjeografia ekonomike

155

të njëjtë. Deri tani kryesisht është pyllëzuar terrenet e eroduar dhe zhveshura. Për shkak të kushteve klimatike dhe pedologjike kurse edhe të zjarreve të shpeshta, pyl-lëzimi mjaft është vështirësuar. Megjithatë, rezultate të mira janë arritur me ngritjen e brezave mbrojtës, si për shembull, në Ovçe Pole. Pjesa më e madhe e ngritjeve dhe përtëritjes së pyjeve bëhet me pyje halore, kurse krejtësisht pakë me lloje të drunjve gjetherënës. Sot tanimë kemi mbjellje pishe të shtrira te Bogoslloveci në Ovçe Pole, në rrethin e Berovës, të Tikveshit etj.

Në vitet e fundit kujdes të madh i kushtohet edhe mbi rregullimin e pyjeve. Kështu, rreth 80% e fondit pyjor konsiderohet për i rregulluar, kurse sipas dedikimit rreth 90% është kategorizuar në pyje ekonomike. Pyjet në parqet nacionale dhe pyjet e mbrojtura me gati 7% në fondin e përgjithshëm pyjor, që fl et se për mbro-jtjen e pyjeve udhëhiqet kujdes i posaçëm.

PYETJE DHE DETYRA:

� Në çka qëndron rëndësia e pylltarisë dhe për cilat lloje të drunjve është e përsh-tatshme territori i Maqedonisë?

� Sa sipërfaqe mbulojnë pyjet në shtetin tonë dhe a thua ato në mënyrë të bara-bartë janë shpërndarë në krejt territorin?

� Sa është rritje e masës së drurit në pyjet tona dhe si sillet shuma e prerjeve në prerjet?

� Sa i kushtohet kujdes pyllëzimit dhe pse e njëjta është vështirësuar?

5. INDUSTRIA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

5.1. Energjetika në Republikën e Maqedonisë

Energjetika paraqet bazë për zhvillimin e çdo vendi. Prodhimi i sotëm dhe krejt jeta kulturore dhe ekonomike nuk mundet të mendohen pa energjinë si forcë lëvizëse. Ajo është baza e industrisë, ka zbatim në xehetari, komunikacion, bujqësi, hoteleri dhe në përgjithësi në ngritjen e standardit jetësor të popullsisë. Bazohet në një varg burimesh energjetike rëndësia e të cilave në kohën e caktuar dhe në shka-llën e caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në mënyrë të ndryshme përdoret.

Page 160: gjeografia ekonomike

156

Burimet kryesore për prodhimin e energjisë në R. e Maqedonisë janë: thëngjilli, forcat e ujit, nafta, gazi dhe druri. Prej tyre Republika e Maqedonisë dis-ponon me thëngjillit, forcat e ujit dhe drurin, ndërsa naftë dhe gazë ende nuk janë zbuluar. Në vitet e fundit, veçmas pas krizës energjetike, veprohet edhe ndaj shfry-tëzimit edhe të disa burime të energjisë që deri tani nuk shfrytëzoheshin. Ndërmjet tyre sidomos është për tu shënuar shfrytëzimi i erës, energjisë së diellit, pastaj shfry-tëzimi i biomasës etj. Megjithatë energensë kryesorë të vendit mbetën thëngjilli dhe forcat e ujit.

а). Madhësia dhe vendosja e potencialit hidroenergjikë

Uji ende paraqet burimin më të lirë të energjisë. Ajo bënë pjesë në grupin e energjisë së përtëritëshme. Ajo ju jep rëndësi të posaçme dhe e bën burim shumë të kërkuar për energjinë, megjithatë menjëherë duhet të konstatojmë se potenciale hidroenergjetik i lumenjve të Maqedonisë është mjaftë modest. Gjendja e këtillë është pasoj e më shumë e faktorëve të shumtë kompleks të lidhur ndërmjet veti edhe atë para së gjithash të regjimit jo të volitshëm pluvimetrik dhe të reliefi t. Regji-mi jo i volitshëm pluvimetrik është pasoj e ndikimeve klimatike. Sasia e të reshurave është shumë e vogël, ndërsa edhe përhapja e tyre vjetore dhe territoriale nuk është i barabartë. Lumenjtë e Maqedonisë kryesisht kanë karakter rrëke dhe karakterizohen me rrjedha jo të njëtrajtshme ujore. Për shembull periudhën e verës, Bregallnica, ka ujë minimal dhe shtrati i tij te derdhja e Vardarit ndodh që të jetë edhe thatë, kurse në ujërat më të larta këtu rrjedha maksimale arrin 640 m3/sek.

Përkundër ndikimit negativ të, të reshurave dhe rrëmbimit mbi rrjedhjen ujore dhe potencialit hidroenergjikë, relievi nëpër të cilin kalojnë lumenjtë në Re-publikën tonë, ofron mundësi për përmirësimin e gjendjes me forcat e ujit, sepse në pjesët e grykave të rrjedhjeve të lumenjve mundet të ndërtohen akumulime ujore me çka në masë të madhe do të largohet jo barabarësia e rrjedhjeve, kurse rritet po-tenciali i tyre hidroenergjetik. Pjesa më e madhe e potencialit hidroenergjetik në R. e Maqedonisë është koncentruar në lumin Vardar. Grykat e Dervenit, Taorës, Velesit dhe Demirkapisë, me lëvizje më të volitshme me akumulimin e ujërave.

Page 161: gjeografia ekonomike

157

Gryka e Demirkapisë. Me potencial energjetik të lumit Vardar në të prej 1300 milion KWO, ajo ende mbetët e pashfrytëzuar. Lokalitete për hidrocentrale të mundshme në lumin Vardar. Gjatë rrjedhjes së lumit Vardar nga Gryka e Taorës deri te kufi ri me Greqinë në gjatësi 200 km ekzistojnë mundësi për ndërtimin e 12 hid-rocentraleve. Gryka e Demirkapisë. Me potencial energjetik në lumin Vardar në të prej 1300 milion KWO, ajo ende mbetët e pashfrytëzuar.

Vlerësohet se Vardari, në krejt rrjedhën, mundet të ndahet në 15 vija. Meg-jithatë, deri sot asnjëra nga këto akumulacione nuk janë ndërtuar nga shkaku se lugina e Vardarit paraqet korridorin kryesor të komunikacionit në R. e Maqedonisë që e vështirëson ndërtimin, kurse edhe ajo që Vardari është ujë ndërkombëtar për shkak të, të cilit mbi të gjithçka që ndërtohet patjetër duhet të jetë në pajtim me Greqinë fqinje. Sipas energjisë së ujit dhe mundësive për shfrytëzimin e saj, poten-ciali i përgjithshëm teknik energjetik shfrytëzues i të gjithë lumenjve në Republikë është 6.436 milion KWO. Në to derdhje e Lumit Vardar merr pjesë me 5 193 milion KWO, në lumin Drini i Zi me 1 208 KWO dhe në lumin Strumica me 35 milion KWO.

b). Xeheroret dhe prodhimi i thëngjillit

Paraqitjet e thëngjillit në R. e Maqedonisë lidhet me sedimente e liqeneve përkatësisht për fushëgropat që në të kaluarën ishin uzaurar. Ai është formuar prej moçaleve dhe vegjetacionit të bujshëm që në të kaluarën këtu ekzistonte. Sot gati në të gjitha fushëgropat është konstatuar prezenca e thëngjillit por me rezerva jo aq të mëdha.

Page 162: gjeografia ekonomike

158

Minierat dhe xeheroret e thëngjillit, hidrocentralet dhe termocentralet në Maqedoni

Është zbuluar prezenca dhe janë vërtetuar rezervat e thëngjillit në R. e Maqe-donisë ka në basenet vijuese: baseni i Pellagonis, baseni i Strugës, baseni i Res-

njës, baseni i Mariovës, baseni i Tikveshit, baseni i Shkupit, baseni Berovës

dhe baseni i Dellçevës. Sasi e thëngjillit në to nuk është e madhe kurse edhe vetë thëngjilli bënë pesë në klasën e thëngjillit e kalorës së ulët. Megjithatë, ato prapë se prapë paraqesin potencialin e rëndësishëm energjik ngase është i mundshëm përdorimi këtij linjiti në termoelektranet për prodhimin e rrymës elektrike, në termo ngrohtoret për fi timin e energjisë së nxehtësisë, kurse pjesë dhe për përdorimin e gjerë në amvisëritë për ngrohje.

Në basenin e Pellagonis krahinës së thëngjillit kryesisht është zbuluar në pjesën jugore të fushëgropën edhe atë në rrethin e fshatrave: Suhodoll, Gneotin

dhe Zhivojno. Rezervat e përgjithshme janë vërtetuar në rreth 420 milion tonë. Sot

RUDNICI për qymyr

1 Burime në eksploatim

1.Osllomej2.Suvodoll3.Piskupushtina4.Ratevski shirini

II burime të zbuluara

1.Zhivojno2.Gneotino3. Mariovo4. Negotinë5. Katllanovë6. Dellçevë

LEGJENDA

Hidroelektrocentrale1.Pena2. Ramne3. Matka4. Gostivari5. Zrnovci6. Pesoqani7. Sapunica8. Doshnica9. Vrutok10. Raven11. Vrben

12. Lipkova13. Gllobocica14. Tikveshi15. Shpilje16. Kamenica

Termoelektrocentralet1. Negotinë2. Osllomej3. Manastir I II dhe III

Page 163: gjeografia ekonomike

159

eksploatohet vetëm xeherorja në Suhodoll, me mihjen sipërfaqësore, kurse kapac-iteti vjetor prodhues është 6 milion tonë. Krejt prodhimi përdoret për fi timin e en-ergjisë elektrike në termoelektranet në Manastir, I,II dhe III, prodhimi vjetor i të cilave arrin 34 000 milion KWO energji elektrike.

Në basenin e Kërçovës është zbuluar në më shumë vend zbulime edhe atë te fshatrat: Osllomej, Popovjani, Strogomishte, Gjubrino dhe Arangjellë. Rezervat e përgjithshme vlerësohen në rresh 100 milion tonë, kurse eksploatohet vetëm në xe-heroren e Osllomejit. Thëngjilli eksploatohet me mihje sipërfaqësore, ndërsa kapac-iteti i minierës është 1.200.000 tonë në vit. Krahas minierës është ndërtuar edhe ter-moelektrana “Osllomej” me prodhim të 660 milion kilovat orë energji elektrike në vit.

Në basenin e Strugës thëngjilli eksploatohet te fshati Piskupshtin. Meg-jithatë rezervat janë të vogla, arrijnë vetë në rreth 3,5 milion tonë. Në Maqedoni thëngjill eksploatohet edhe në rrethinën e Berovës, në minierën Ratevski Shirin, në të cilin gjithashtu rezervat janë të vogla rreth 2,5 milion tonë. Minierat e thëngjillit në basenet e tjera, edhe pse janë vërtetuar rezervat e tyre nuk eksploatohet. Kështu në basenin e Pijaniçkës rezervat janë rreth 100, në të Tikveshit 140, në të Shkupit 20, Në të Mavrovës 110 milion tonë dhe tjera. Gjithsejtë në 12 vend zbulime në Re-publikë, janë vërtetuar rezerva prej 1 miliard tonësh. Ndaj këtyre rezervave mundet të shtohen dhe rreth 700.000 tonë treset, i cili lajmërohet në më shumë vende të Republikës. Megjithatë, për shkak të rezervave të vogla dhe kalorisë së ulët ai nuk eksploatohet. Sot thëngjill eksploatohet prej katër minierave me sasinë e përgjith-shme vjetore deri më 7,5 milion tonë.

Prej emergjentëve të tjerë në Maqedoni paraqitet edhe rasa e Parafi nës dhe lëndët e para nukleare. Megjithatë ato ende nuk janë hulumtuar në mënyrë të mjaftueshme dhe nuk eksploatohen. Prezenca e energjisë gjeotermale, gjithash-tu, është konstatuar në më shumë zona. Megjithatë me përjashtim të së Koçanës, Gjevgjelisë dhe Strumicës, ku përdoret për ngrohjen e oranzherive, ajo ende nuk ka siguruar vend më të rëndësishme ndërmjet burimeve energjetike. Në Maqedoni ekzistojnë kushtet edhe për shfrytëzimin e energjisë diellore dhe energjisë së erës, por përfshirje më të madhe në këtë planë ende nuk ka.

c). Ndërtimi i objekteve elektroenergjietike, prodhimit dhe

konsumit të energjisë së elektrike.

Zhvillimi ekonomik i Maqedonisë në të kaluarën zhvillohej në kushte speci-fi ke dhe shumë të vështira dh kishin reperkusionet e veta edhe mbi zhvillimin e ele-ktroekonomisë. Për atë edhe ndërtimi i hidrocentraleve dhe prodhimi i rrymës ele-ktrike te ne fi llon më vonë se sa në pjesët e tjera të botës. Kështu centralja e parë ele-ktrike në Maqedoni është ndërtuar në vitin 1909 në Shkup. Në periudhat ndërmjet dy luftërave botërore procesi i elektrifi kimi është shpejtuar mjaftë, ashtu që në vitin 1940 në territorin e vendit tonë ishin ndërtuar 18 centrale elektrike, prej të cilave

Page 164: gjeografia ekonomike

160

7 ishin hidrocentrale dhe 11 centrale elektrik kalorike. Ndërmjet tyre, me përjash-tim të hidrocentrales së Matkës në Shkup dhe hidrocentrales në lumin Shkumbin në Tetovë, të gjitha ishin me forcë të vogël ndërtimi ekskluzivisht për plotësimin e nevojave lokale të qyteteve të veçanta.

Pas çlirimit vazhdon ndërtimi por i gjithashtu hidrocentraleve të vogla. Kësh-tu, në periudhën prej vitit 1950 e deri më 1953 janë ndërtuar hidrocentralet “Zrnko-va” në f. Zërnovci në Koçan, “Sapunisa” në f. Dihove në Manastir, “Dishnica” afër Demir Kapisë dhe “Pesoçani” në f. Pesoçan në Debërcë. Krahas ndërtimeve të këtyre hidro-centraleve të vogla në vitin 1948 është fi lluar me ndërtimin e sistemeve të mëdha hidroenergjetike të hidrocentraleve në Mavrovë, “Vrutoku” “Vërbeni” dhe Raveni të cilët u lëshuan në përdorim në vitin 1059. Prej atëherë, dhe deri më vitin 2004 janë ndërtuar edhe disa hidrocentrale më të mëdha, si: “Glloboçica”,”Tikveshi”, “Shpilje” dhe tjera, ashtu që sot gjithsejtë janë 16 hidrocentrale më të mëdha. Përveç kësaj ekzistojnë edhe më shumë të ashtuquajtura mini hidrocentrale . prodhimi vjetorë i mundshëm i tyre i energjisë elektrike arrin 1.443 KWO, përkatësisht nga potenciali i përgjithshëm hidroenergjetik teknik i shfrytëzueshëm në R. e Maqedonisë , është shfrytëzuar 22%, kurse 78% rrjedh ende i pashfrytëzuar.

Krahas hidroelektraneve në Maqedoni ekzistojnë edhe termoelektranet. Të tilla janë: termoelektrana në “Negotin” në Negotin me fuqinë punuese të mazutit, respektivisht naftës,”Osllomej” në Kërçovë dhe “Manastiri I,II dhe III” në Pellagoni, të cilat punojnë me thëngjill.

REK “Bitola”. Paraqet strumbullar i elektroekonomisë së Maqedonisë. Në vit siguron nga 3400 KWO energjisë elektrike.

Page 165: gjeografia ekonomike

161

Sot në r. e Maqedonisë ekzistojnë pesë termocentrale me mundësi prodhimi vjetor prej 5432 KWh. Prodhimi i përgjithshëm i hidroelektranave dhe termoele-ktranave në vitin 2000 arrin 6.797.517 milion KWh. Nga ndjekja e zhvillimit të de-ritanishëm e prodhimit të rrymës elektrike mundet të përfundohet se ajo është e përcjelluar me distanca të mëdha kohore në ndërtimin e kapaciteteve energjetike. Kështu për shembull prej vitit 1970 deri më vitin 2004, kur është lëshuar në përdorim hidrocentralja e “Kozjakut” në vendin tonë nuk është ndërtuar asnjë hidrocentral. Kjo ka pasur ndikimin e vetë mbi kontinuitetin dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Përkundër prodhimit të këtillë, konsumi i energjisë elektrike është rritur shumë më shpejtë, ashtu që vazhdimisht është ndier mungesë. Ajo mungesë krye-sisht importohet ng shtetet fqinje.

Problemi me energji së mjaftë është zbutur me ndërtimin e rafi nerisë së naf-tës në Shkup, me të cilën në vit përpunohen mbi 1 milion tonë naftë. Gjendja është përmirësuar edhe me ndërtimin e gaz përcjellësit Sofj e-Shkup.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilët burimet kryesore për prodhimin e energjisë në R. e Maqedonisë dhe me sa në të merë pjesë thëngjilli?

� Sa është potenciale energjetik mekanik i shfrytëzueshëm i të gjithë lumenjve në vendin tonë, sa në to merë pjesë derdhje e lumit Vardar, sa derdhja e lumit Drini i Zi?

� Në cilat basene në Maqedoni është zbuluar thëngjilli, kurse në cilat miniera sot eksploatohen?

� Sa janë rezervat e përgjithshme e thëngjillit në Republikën tonë, prej kur fi llon më me shumicë të eksploatohet dhe sa është prodhimi i sotshëm i lignitit?

� Kur është ndërtuar hidrocentrali më i madh në Maqedoni, sa të tilla ka sot, dhe sa është prodhimit i hidroenergjisë, ndera sa është i termo energjisë?

DISKUTIMI I ORIENTUAR:

Shkalla e shfrytëzimit e potencialit hidroenergjetik i lumenjve të Maqedonisë, rez-ervat dhe shfrytëzimi i thëngjillit në Maqedoni.

Page 166: gjeografia ekonomike

162

5. 2. Metalurgjia e zezë dhe e ngjyrosur në

Republikën e Maqedonisë

a) Metalet e zeza dhe metalurgjia e zezë.

Hekuri është metali themelor për metalurgjinë e zezë. Llojet i tij komerciale të xeheve janë: magnetiti, hematiti, sideriti dhe limoniti. Maqedonia bënë pjesë në grupin e vendeve që relativisht janë të pasura me xehe të hekurit. Rezervat e përgjithshme janë rreth 150 milion tonë me përmbajtje mesatare të hekurit në xehe me rreth 36%. Për shtratin e xehes së hekurit, si bazë e lëndës së parë për zhvillimin e metalurgjisë së zezë te ne mundet të thuhet se rezervat e përgjithshme janë relativ-isht të mëdha. Megjithatë, në raport me kualitetin, Maqedonia nuk disponon xehe të pasur me hekur me përmbajtje të hekurit mbi 50% dukuri që sot është karakteristike për vendet në botë. xehet e hekurit tonë hyjnë në grupin të xeheve të varfra që në vete përmbajnë mjaftë sulfur dhe fosfor për ç’arsye kërkojnë fi snikërimin dhe pas-urimin e mëparshëm, që gjithsesi është dukuri e pavolitshme në zhvillimin e met-alurgjisë sonë të zezë.Metalurgjia e zezë mjaftë përdore edhe koks. Maqedonia nuk disponon me këtë lëndë të parë, prandaj e importon prej Polonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroa-

cisë dhe vendeve të tjera. Problem për metalurgjinë tonë të zezë është edhe en-ergjia elektrike e cila, gjithashtu, një pjesë importohet.

Xehet e hekurit në Maqedoni janë zbuluar në më shumë vende, kurse vendz-bulimet më të njohura janë: Tajmishte dhe Demir Hisari. Tajmishtja gjendet në shpatet perëndimore të malit Bistra në distriktin e fshatit Tajmishte. Rezervat e përgjithshme të xehes së hekurit vlerësohen në rreth 100 milion tonë, kurse përm-bajtja mesatare e xehes së hekurit arrin 37%. Miniera është lëshuar në eksploatim në vitin 1969, kurse eksploatimi me mihje sipërfaqësore. Në vitet e fundit nuk punon.

Minierat për xehe të hek-urit “Tajmishte” - Kërçovë

Page 167: gjeografia ekonomike

163

Miniera e Demir Hisarit gjendet ndërmjet fshatrave Zhvan nga ana veriore dhe fshati Slepçe nga ana jugore në Demir Hisar. Xehja ka përmbajtje mesatare të hekurit prej 37%. Miniera është ndërtuar dhe lëshuar në eksploatim në vitin 1964 edhe ajo sot nuk punon.

Xehja e hekurit është zbuluar edhe në Malishevi, më saktë në rrethinën e Pehçevës. Rezervat janë vlerësuar në 10 milion tonë, kurse përmbajtja e hekurit në xehe mesatarisht është rreth 39%. Deri tani nuk është bërë eksploatimi i kësaj xehe.

Xehet e bukurit-nikelit paraqiten në fshatin �Rzhanov - të Kavadarit. Përbërja mineralogjike është 31% hekur dhe 1% nikel. Rezervat e xehes vlerësohen në 56 milion tonë me rezerva potenciale të edhe 300 milion tonëve. Në bazë të këtyre rez-ervave në vitin 1982 është ndërtuar Shkritorja “Feni” në Kavadar.

Me shtimin e vogël të hekurit te metalet e tjera që mundet të legurohen, fi tohen ferolegura. Të tilla, përveç nikelit i cili ishte e theksuar, edhe me kromin, man-ganit, volframit, molibdenit etj. në këtë mënyrë, çeliku fi snikërohet deri në atë masë që fi ton një varg vetish të rreja, siç janë: ngurtësia, qëndrueshmëria, rezistueshmëria etj. Për shkak të këtyre vetive, ferolegurat sot janë të pazëvendësueshme gjatë për-punimit të një varg pjesësh në industrinë makinerike dhe degë të tjera të industrisë. Për atë me interes është që ti tregojmë edhe xehet prej ku fi tohen metalet me të cilat legurohen, ndërsa cilat paraqiten në territorin e Republikës sonë.

Kromi. Me komponimet e tij kromi ka zbatim të madh në industrinë e çe-likut, pastaj në industrinë kimike, si dhe kromatet dhe bio kromatet që përdoren në industrinë e ngjyrave, në industrinë e lëkurës për regjjen e lëkurës, në industrinë e materialeve zjarrduruese etj. Prej xeheve të kromit në Maqedoni janë të njohur më shumë shtretër, por më së shumtë janë të koncentruar në tri zona: Radush, Llojanë

dhe Rabrov. Në të kaluarën këtu është kryer eksploatimi intensiv i xehes së kromit. Është e njohur, për shembull, se për shkak të nevojave të mëdha të industrisë së ush-tarake Gjermanët në luftën e Dytë Botërore, nga xeherorja e Radushës kanë nxjerr 290.000 ton të kromit, përkatësisht i kanë harxhuar të gjitha rezervat e tij. Sot të gjitha ato tri miniera janë mbyllur.

Mangani mjaftë përdoret për metalurgjinë e zezë si metal për legurimin. Paraqitje të manganit janë zbuluar në më shumë vende në Maqedoni. Ndërmjet tyre, paraqitjet e manganit më së miri janë hulumtuar në Stagov, ku rezervat e përgjith-shme vlerësohen se arrijnë rreth 6 milion tonë.

Molibdeni gjithashtu ka zbatim të gjerë në legurimin e metaleve. Paraqitje të molibdenit në Maqedoni ka në një brez të gjatë nga Mali Sharë, dhe deri te fushë-gropa e Prespës, por më së shumti janë hulumtuar në Fushëgropën e Kërçovës rreth fshatit Strelcë dhe në Pollogun e Sipërm rreth fshatit Vrutok, por për shkak të rez-ervave të vogla në asnjërin lokalitet nuk eksploatohet.

Page 168: gjeografia ekonomike

164

Xehet e volframit, kanë rëndësi të madhe gjatë legurimit me metale të tjera, sepse e rrisin ngurtësinë, ndërsa përdoren edhe në industrinë e motorëve, pastaj në medicinë dhe industrinë kimike etj. Në Maqedoni është i njohur vetë si dukuri min-eralogjike në lymërishtave të lumenjve në zonën e vardarit, në fushën e Vallandovës, Llojan dhe në vende të tjera.

Të dhënat e shkruara për eksploatimin e hekurit në Maqedoni nuk ka shumë. Është e njohur e dhëna se në zonën e Kratovë-Zletovës, përveç, plumbit dhe zingut, ishte gërmuar edhe hekuri, diku në shekullin XII. Nga mjedisi i shekullit XVIII deri në mesin e shek. XIX, në rrethin më të gjerë të f. Samkovë të Brodit, në mënyrë intensive është larë rëra që përmbante magnetit. Xehja e hekurit pastaj është shkrirë në fura primitive, kurse hekuri i fi tuar është përpunuar në më shumë kovaçhane ose është eksportuar në Selanik. Gjurmë të shfrytëzimit të dikurshëm të xehes gjenden edhe sot te Samakova. Në Maqedoni mbeturinat në formë të gurës dhe sendeve të vjetra për eksploatim janë regjistruar edhe në disa vende, si, për shembull, në Damjan të Radovishit, në Demir Hisar, në rrethin e Kriva Pallankës etj.

Pas luftës eksploatimi intensiv i i xehes së hekurit në Maqedoni fi llon në minierën e Tajmishtës në vitin 1969, ashtu që në vitin 1970 tanimë ka prodhim prej 845.000 tonë, kurse maksimumin e arrin në vitin 1974, kur janë prodhuar 975.000 tonë. Në vitet vijuese prodhimi i xehes së hekurit fi llon të bie, ashtu që në vitin 1992, si rezultat i krizës me energji që lajmërohet në metalurgjinë e zezë dhe plasmanit të vështirësuar, plotësisht pushojnë të punojnë të gjitha minierat për eksploatim të hekurit në Republikë.

Fillimi i metalurgjisë së zezë, përkatësisht fi timi i hekurit, çelikut dhe teneqes në Maqedoni lajmërohet në vitin 1967 kur është ndërtuar dhe lëshuar në punë Hek-urana e Shkupit. Prodhimi në vitet vijuese gradualisht rritet që të arrij maksimumin në vitin 1974, kur në Hekuran punonin 5 furra dhe është realizuar prodhimi prej 284.000 tonë hekur., 398.000 tonë çelik dhe 436 tonë teneqe e ndryshme. prodhimi i këtillë, me oscilime të njohura, ruhet në vitet e tetëdhjeta, kurse pastaj fi llon të bie dhe në vitin 1992, për shkak të gjendjes së ndërlikuar energjetike prodhimi i hekurit dhe çelikut në Hekuranën e Shkupit plotësisht pushon. Në vitet e mëvonshme aktiv-izimi u bë nëpërmjet shitjes së saj investitorëve të huaj.

Produksionit i ferolegurave në Maqedoni ka traditë më të gjatë nga pro-dhimi i hekurit dhe çelikut. Kështu, prodhimi i ferokromit te ne fi llon ende me ndërtimin e kombinatit “Jugokrom” në Jegunovcë në vitin 1957, kurse prodhimi i ferolegurave në lëshimin në prodhim në kombinatin “FENI” në Kavadar. Nikeli është prodhim strategjik dhe sot është shumë fi tim prurës. Megjithatë për të vlen se është “metal i djallit”, ngase ka oscilime të mëdha në çmimin. Kështu për shembull në vitin 2000, çmimi i nikelit në tregun botëror ishte 4.500 dollar për tonë, në vitin 2004 ajo u ritë në më shumë se 13.000 dollar për tonë. Për atë në botë ka rreth 17 kompani të mëdha që merren me prodhimin e nikelit.

Page 169: gjeografia ekonomike

165

Prodhues i ferosiliciumit është kompania “Silmak” (“Jugokrom” i mëparshëm”). Për dallim prej nikelit çmimi i të cilave në bursën e Londrës për metal osicilon edhe deri më 100 për qind, çmimi i ferosiliciumit është mjaft stabile, në vit ajo osicilon vetëm 5 deri në 10%. Me prodhimin e tij në botë merren numri i madh i kompanive. Vetëm në Evropë ka rreth 50. Prodhuesi i parë është Norvegjia, kurse shfrytëzues më i madh është Kompania franceze “Peshina”.

Nga metalurgjia e zezë në Maqedoni fi tohet edhe një prodhim - ato janë gypat me teh, përkatësisht të salduara dhe profi let. Prodhimi i tyre fi llon në vitin 1956, kur është ndërtuar Fabrika për gypa tehu në Kumanovë. Kështu në Maqedoni sot nga fusha e metalurgjisë së zezë ekzistojnë kapacitete për prodhimin e: hekurit të përpunuar, çelikut, teneqet e petëzuara, ferolegurat dhe gypat dhe profi let e sald-uara. Prodhimi është koncentruar kryesisht në katër kapacitete edhe atë: “Silmak”

Kombinati kimiko-elektrometalurg “Silmak” Jegunovc-Tetovë (ish JUGOHROM)

Kombinati metalurgjik për fernonikel “Feni” në Kavadarci

Page 170: gjeografia ekonomike

166

në Jegunovcë, Hekurana e “Shkup”, përkatësisht “legurat e Shkupit” dhe “Makstilit” në Shkup, Shkritorja “Feni” në Kavadar dhe Fabrika për profi la gypa të salduara në Kumanovë.

b). Metalet e ngjyrosura dhe metalurgjia e ngjyrosur

Metalurgjia e ngjyrosur përfshinë fi timin dhe pasurimin e xeheve nga met-alet e ngjyrosura, siç janë: plumbi, zinku, bakri, ari, argjendi, antimoni, kadmiumi etj, shkrirja e kësaj xehe dhe fi timi i metalit. Maqedonia disponon me më shumë lloje nga grupi i metaleve të ngjyrosura. Ndërmjet tyre sidomos janë të përhapur xehet e plumb-zinkut bakrit dhe antimon-arsenit.

Plumbi është i but, por i rënd, metal me ngjyrë hiri, që lehtë farkohet dhe rrafshohet dhe mjaftë është rezistente ndaj korrozionit. Ka zbatim të gjerë në pro-dhimin e legurave të ndryshme, instalimeve dhe në industrinë ushtarake. Sot shumë përdoret për përpunimin e baterive akumuluese dhe në industrinë grafi ke. Zinku është metal me ngjyrë të bardh-përhimët, i cili njësoj sikurse plumbi kalitet dhe rraf-shohet. Përdoret si teneqe ose tel dhe për lyerjen e hekurit, për shkak të mbrojtjes nga korrozioni. Rezerva të përgjithshme të xeheve të plumbit-zinkut në Maqedoni vlerësohen në rreth 45 milion tonë. Më së shumti gjenden në Malet e Osogovës edhe atë në tri zona: zona e Kratovës-Zletovës, Sasës dhe Toranicës. Në ë gjitha tri vendet sot ekzistojnë miniera dhe xehe aktivisht eksploatohet. Paraqitje më të vogla të xeheve të plumb-zinkut hasen në Nezhelivo -Veles, Openica - Ohër dhe Bashibac - Vallandovë. Megjithatë këtu rezervat janë të vogla dhe nuk eksploatohen. Mineralizimi i xeheve të plumb-zingut në Maqedoni është në lidhje të ngushtë me vullkanizmin terciar, kurse bartës i mineraleve janë shkëmbinjtë andenzitë-dacitskit.

Separacioni në minierën për plumb dhe zink “Sasa” në M. Kamenicë. Miniera disponon me rez-erva të përgjithshme prej 22 milion tonë xehe të plumb - zinkut.

Page 171: gjeografia ekonomike

167

Prodhimi i xehes së plumb-zinkut në vit është mbi milionë tonë. Ngjarje e rëndësishme në metalurgjinë e ngjyrosur paraqet ndërtimi i lëshim-

it në punë i shkritores për zink dhe plumb “Zletovo” në vitin 1976. Ajo prodhon 60% zink dhe 40% plumb. Më vonë, një periudhë më të gjatë kohore nuk punon, tani është në fazën e startimit.

Bakri është metal me ngjarë të kuqe të ndryshme dhe është shumë i për-shtatshëm për përpunim. Është përçues i mirë i elektricitetit dhe përdoret për për-punimin e elektropërçuese, gypave, teneqeve dhe enëve. Maqedonia disponon me paraqitjet e shumta të xehes së bakrit. Deri më sot janë të njohura rreth 40 vende në të cilat lajmërohen xehet e bakrit, prej të cilave shtretërit më të rëndësishme gjenden në territorin e Komunës së Radovishit në Buçimë dhe vendin Borov Doll. Rezervat potenciale të përgjithshme të xehes së bakrit në Republikë vlerësohen në rreth 800 milion tonë.

Minierë e bakrit “Buçim” -Radovish

Xehet e antimon-arsenit janë shumë të rralla, kurse metalet e tyre - anti-moni dhe arseni kanë zbatim të gjerë, sidomos antimoni në industrinë ushtarake dhe automobilistik për prodhimin e baterive, kurse komponimet e arsenit shërbejnë në medicinë dhe në industrinë kimike. Burimet më të rëndësishme prej këtyre xe-heve gjenden në rajonin e Kumanovës në fshatin Llojan. Në të kaluarën këtu ekzis-tonte miniera aktive kurse tani është e mbyllur. Arri lajmërohet si dukuri e rregullt së

Page 172: gjeografia ekonomike

168

bashku me burimet e bakrit, siç është rasti me Buçinin, kurse haset edhe në lymërish-tat e disa lumenjve, si në: Pçinjë, Markova Rek, Konska Rek etj. Argjendi lajmërohet si dukuri e rregullt në shtretërit e xeheve të plumbit - zinkut, dhe prej tyre fi tohet.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat prodhime prodhohen nga metalurgjia e zezë në Maqedoni?� Nga cilat vise të vendit tonë gjenden minierat më të mëdha të xehes së hekurit?� Prej kur fi llon prodhimi i metalurgjisë së ngjyrosur? � Cilat janë karakteristikat themelore të metalurgjisë së ngjyrosur?� Në cilat miniera eksploatohet xehja e plumb-zinkut në Maqedoni?

5.3. Degët përpunuese industriale në Republikën e Maqedonisë

Minierat, prodhimi dhe përpunimi i mineraleve jometalike

(industria e jometaleve dhe materiali ndërtimor)

Jo metalet janë shumë të përhapura në natyrë. Prej gjashtëdhjetëve sa janë të njohur në botë, te ne paraqiten rreth 46 lloje. Hulumtimet e deritanishme tregojnë se mineralet jo metalike hasen në të gjitha trojet e Maqedonisë. Paraqitja e tyre është kushtëzuar me përbërjen gjeologjike rrethanat gjeologjike që janë zhvilluar në të ka-luarën. Numri më i madh i jometaleve sot në mënyrë intensive eksploatohen dhe shfrytëzohen në ndërtimtari, kimi, farmaci, tekstil, industrinë e tekstilit dhe degëve të tjera industriale. Burimet kryesisht eksploatohen në mënyrë sipërfaqësore dhe në raport me lëndët e para të metaleve më shpejtë studiohen dhe ndërtimi i xeheroreve dhe objekteve përcjellëse është më e lirë. Jometalet më të rëndësishme të cilat te ne shfrytëzohen janë: laporcet e çimentos, argjilat, feldspatët, gipsi, opalit, mermerët, gëlqeroret, travertini, çakalli, rëra etj.

Laporcet e çimentos paraqesin lëndën e parë të rëndësishme për prodhimin e çimentos. Eksploatohen në rrethinën e Shkupit te f. Usie, ku rezervat vlerësohen në rreth 50 milion tonë. Prodhimi i çimentos fi llon në vitin 1957 kur edhe është ndër-tuar fabrika e çimentos “Usie” në Shkup. Prodhimi vjetor sillet rreth një milion tonë.

Argjilat përdoret në industrinë e tullave. E kemi gati në të gjitha fushë-gropat në Maqedoni. Vendzbulim të rëndësishme të argjilave të tullave janë në fushëgropën e Katllanovës, Veles, Strumicë, Resnjë, Vinica etj. Me kapacitete më të mëdha cilësohen “Kiro Çuçuk” nga Velesi dhe “KIS” nga Shkupi. Fushëgropat me argjilit të kualitetit të lart përdoren për prodhimin e porcelanit, elektroporcelanit dhe qeramikës së bukur. Këto argjile lajmërohen në rrethinën e Pehçevës, kurse në vendet e tjera, është e njohur fabrika e porcelanit “Borois Kidriç” nga Velesi.

Page 173: gjeografia ekonomike

169

Fabrika e çimentos “Usie”, Shkup. Në vit prodhohen deri në një milion ton çimentë.

Ndërmjet argjilave sidomos janë të rëndësishme argjilat e bentonitit ose siç janë të njohura në popullin me emrin uma. Burimet më të rëndësishme gjenden në fshatin Ginovce dhe Rankovce në Sllavishko Pole. Ato kanë zbatim të gjerë në industrinë e tekstilit, naftës, farmacisë dhe kimisë, në të cilat përdoren si mjete për pastrim. Në Ginovce ekziston miniera për eksploatimin e argjilave të betonit “Bento-mak”.

Minieri për prodhimin e argjilave të bentonitit “Bentomak” në fshatin Ginovcë Kriva Pallankë

Page 174: gjeografia ekonomike

170

Feldspatet, eksploatohen në lokalitetin Ramna në Mariovë, kurse përpuno-hen në fabrikën “Partizan” në Prilep. Shërben si lëndë e parë për qeramikën e bukur në industrinë e porcelanit. Pastaj ka edhe në shtretërit “Amzali” te f.Dërvosh në malin Ograzhden në Strumicë. Në përgjithësi feldspatët kanë zbatim të gjerë në indus-trinë e porcelanit dhe qelqit. Prodhimi i tyre vjetor sillet rreth 10.000 tonë dhe është dedikuar kryesisht për eksport.

Maqedonia është mjaftë e pasur me gips. Shtresa të mëdha të gipsit në lug-inën e Radikës, me rezerva prej rreth 20 milion tonë. Në vetë minierën është ndërtu-ar fabrika për përpunimin e gipsit e cila punon në përbërje të ndërmarrjes “KNAUF”. Në të në vit përpunohen edhe deri në 100.000 tonë gips.

Kuarci është njëri nga mineralet më të përhapura në korren e Tokës.

Fabrika e prodhimit të qelqit “Stakllara”, Shkup. Është ndërtuar në vitin 1956 si mjaftë per-spektive megjithatë sot nuk punon.

Në Maqedoni sasitë më të mëdha dhe për nga kualiteti rërat më të mira të kuarcit ka në rrethinën Dollno Sonje dhe Markova Rek - Shkup. Ato zbatim më të madh kanë n industrinë e qelqit dhe në bazën e këtyre shtresave rezervat e të cilave janë vlerësuar në mbi 600.000 tonë në vitin 1956 është ndërtuar fabrika e qelqit në Shkup.

Vendzbulimet, prapë, më të mëdha të kuarcitit gjenden në rrethinën e Gos-tivarit me rezerva në mbi 2.500.000 tonë dhe mbi bazën e kësaj në vitin 1957 në Gostivar është ndërtuar fabrika për siliko-opeke. Në rrethinën e Kratovës në shtresën e Cërn Vërvit lajmërohen të ashtuquajturat kuarcite të sileksit. Ato shërbejnë për fi ti-min e sferave që janë të domosdoshme në industrinë për bluarjen e materialit të ngurtë, kurse kuarcitet në përgjithësi shërbejnë edhe si lënë e parë kryesore në pro-dhimin e ferosiliciumit në “Jugokrom” -Jegunovcë.

Dolomiti lajmërohet në formën e masave shkëmbore edhe atë në më shumë vende të republikës. Për shembull, mali Suva Gorë gati 50% është e përbërë prej këtij shkëmbi. Dolomitët eksploatohen në rrethin e Gostivarit dhe në minierën “Sivec” në

Page 175: gjeografia ekonomike

171

Prilep. Përdoret për përpunimin e tullave sinter-dolomiti, kurse prej tij fi tohet edhe magneziumi metalikë.

Prej më shumë vendzbulimeve të mermerit eksploatohen ato në minierat e Prilepit. Gostivarit dhe Kërçovës. Edhe gëlqeroret janë përhapur gjerësisht në num-rin e madh të maleve. Kanë zbatim gjatë fi timit të gëlqeres, materialit ndërtimor, kar-bitit, etj. Minierë e njohur për eksploatimin e gurit gëlqeror është miniera “Banjani” te f. Banjan -Shkup, përderisa fabrikë të përpunimit për gëlqere ka në Veles.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat prej jometaleve paraqiten në vendin tonë dhe në cilat degë industriale ato më së shumti përdoren?

� Ku gjenden rezervat më të mëdha për laporeci e çimentos në Maqedoni dhe në cilin qytet është ndërtuar çimentore për përpunimin e tij?

� Ku janë zbuluar kaolinët me kualitet të lartë, ndërsa ku argjilat e betonit?� Rezervat më të mëdha të gipsit në Maqedoni gjenden në cilat vise dhe si quhet

fabrika për përpunimin e tyre?

Industria metalopërpunuese

Industria metalopërpunuese merret me përpunimin e metaleve dhe pro-dhimin e prodhimeve metalike të llojllojshme. Pjesa e këtyre prodhimeve janë dedikuar për përpunimin e dhe përsosjen e më tejmë në degë të tjera të industrisë, kurse një pjesë për konsumin e gjerë.

Në vendin tonë në industrinë e metalopërpunimit përpunohen më shumë prodhime, ndërmjet të cilave më të rëndësishmet janë: gjysmfabrikatet metalike, konstruksione metalike ndërtimore dhe konstruksione të tjera, gypa dhe profi le të ndryshëm saldues, ambalazh metalike, pajisje për ngrohje qendrore, enë për am-visëri dhe hoteleri, enë për ushqim dhe prodhime të tjera.

Zhvillimi i industrisë metalike në Republike fi llon ende në vitet e para pas çlirimit. Nga fabrikat ekzistuese në Shkup, është formuar enti Metalik “Tito”, pastaj, në vitet vijuese, janë ndërtuar më shumë fabrika si: “Braqa Koshulçevi” në Veles, “Metalna” në Shtip, “11 Oktombri” në Kumanovë, “Bratsvo” në Ohër, “Borisë Kidriç” në Strugë, “Fakom” në Shkup, “Metalec” në Prilep, “Algreta” në Resnjë, fabrika e për-punimit të zingut në M. Kamenicë etj.

Zhvillimi i shpejtë i ndërtimtarisë shkaktoi edhe hapjen e fabrikave për pro-dhimin e konstruksioneve të hekurit, armaturë, pajisje sanitare, kazanë dh radiator për ngrohje qendrore etj. Si prodhues të mëdhenj të këtyre prodhimeve paraqiten fabrika: “FAKOM” në Shkup, “11 Oktombri” në Kumanovë, ““Metaleci” në Prilep, për

Page 176: gjeografia ekonomike

172

pajisje sanitare në Strumicë, për radiatorë në Resnjë, vidhosje dhe zhvidhosje në Kërçovë për enë të emaluar në Strugë, vegla për ushqim Ohër etj.

Përhapja gjeografi ke e më shumë fabrikave nga industria e metalopërpunimit makinerisë dhe elektroindustrisë në Republikës së Maqedonisë

Si vlerësim i përgjithshëm për industrinë metalike mundet të thuhet se ajo në hapësirë lajmërohet jo vetëm në qytet e mëdha, por edhe në qytete më të vogla, por në zhvillimin e mëtutjeshëm gjithnjë e më ashpër shtrohet pyetja për kualitetin e prodhimeve të tyre dhe ekonomikshmërinë e prodhimit, si dhe nevoja për push-timin e tregjeve të reja të huaja.

Industria makinerike

Industria makinerike prodhon makina, pajisje teknike dhe në përgjithësi mjete për prodhim metë cilat zëvendësohet puna e dorës. Prodhimet e industrisë makin-erike zbatohen në të gjitha degët e ekonomisë dhe e kushtëzojnë dhe përshpejtojnë

Industria e përpunimit të metalit

Industria makinerike

Elektro industria

Page 177: gjeografia ekonomike

173

zhvillimin e tyre. Për atë jo paraqet veprimtari të rëndësishme industriale. Sipas pro-dhimit dhe përdorimit të makinave vlerësohet shkalla e zhvillimit të ekonomisë së çdo vendi. Nga këtu edhe synimi i të gjitha vendeve të kenë industri të zhvilluar mak-inerike, mandej edhe ato që nuk kanë lëndët para të vendit dhe burimet energjetike.

Industria makinerike në vendin tonë është jo mjaftë e zhvilluar. Në Maqedoni nuk ekzistojnë disa kapacitete më të rëndësishme të kësaj dege industriale. Ndërmjet prodhimeve më të rëndësishme që i prodhon industria makinerike te ne bëjnë pjesë: vegla punuese për përpunimin e metalit, makina ndërtimore, makinë për industrinë ushqimore, makina bujqësore, mjete komunikacioni etj. Në makinat punuese bëjnë pjesë jo vetëm makinat e përpunimet e metalit, por edhe makinat që shërbejnë për përpunimin e makinave të tjera pa të cilat sot nuk mundet të mendohet zhvillimi bashkohorë i industrisë së përgjithshme. Makinat e punës, pompa dhe agregate për shi artifi cial te ne prodhohen në E. M. “Tito”” në Shkup dhe në “Metalna” në Shtip.

Gjendja edhe me prodhimin e makinave për bujqësi, për të cilat ndihet nevo-jë e madhe, nuk është e kënaqshme. në Maqedoni ende prodhohen vetëm makinat lidhëse për përpunimin e tokës si plugje, mbjellëse, brenë, cilindra etj. Ato prodho-hen në Kumanovë, Vinicë dhe Strumicë.

Nga mjetet e komunikacionit sot prodhohen autobus, mjete për binar, rimor-kë për kamion dhe më shumë pjesë për industrinë automobilistike. Autobusë prod-hohen në Fabrikën “11)Oktombri” në Shkup, mjete në binar në Veles, kurse rimorkiot për kamion në Fabrikën “Mllaz” Bogdanci. Nga pjesët për mjete motorike, në Koçanë prodhohen kapëse, në Shkup dhëmbëzor, kurse në Ohër galanteri e ndryshme për industrinë e autobusëve. Këto prodhime kryesisht janë të orientuara për eksport dhe në të ardhmen kanë perspektiv të zgjerohen.

Elektroindustria

Elektroindustria në vendin tonë është degë e re industriale, por ajo tanimë dallohet me prodhime të llojllojshme dhe ndërlikuara. Kryesisht është e orientuar nga prodhimi e pajisjeve për prodhim, përcjellje dhe distribuimin e energjisë ele-ktrike dhe prodhimin aparateve për amvisëri e cila në njëfarë mënyre nuk varet nga prodhimi i elektroindustrisë. Është e përfaqësuar me më shumë kapacitete në të cilat realizohet prodhimi i pajisjeve elektro makinerike për tension të ulët, mesëm dhe lartë, kabllo, material elektoizolues, aparate për saldim, akumulatorë dhe apa-rate të ndryshme për amvisëri si frigoriferë me ftohje të thellë, trupa ndriçues etj.

Deri te çlirimi i Maqedonisë nuk ekzistonte kurçfar prodhimi elektro indus-trial. Sidomos zhvillim të shpejt kjo degë e industrisë ka përjetuar pas vitit 1970,. Me themelimin e Fabrikës “Elektromontazha” në Ohër. Në përbërjen e saj me kohë janë ndërtuar 18 fabrika nga fusha e elektroindustrisë të njohura me emrin “EMO” që janë locuar jo vetëm në Ohër por edhe në më shumë qytete nëpër Republikë.

Page 178: gjeografia ekonomike

174

Sot në fushën e elektroindustrisë ekzistojnë fabrika në qytetet vijuese: për pajisje elektromakinerike “EMO” në Ohër, për aparaturë teknike “Rade Konçar” në Shkup, për kabllo “9 Maji” në Negotinë, për frigoriferë dhe frizë “Frinko” Manastir, për akumulatorë “Zletovo” në Probishtip, për aparate elektrike për amvisëri “Mikron” në Prilep dhe në qytete të tjera.

Në suazë të elektroindustrisë shpejtë zhvillohet elektronike, më konkret, industria për përllogaritës elektrikë. Kjo ka rëndësi të madhe pë automatizimin e prodhimit, komunikacionit, shërbimeve për komunikacion si dhe përpunimin e të dhënave të ndërlikuara matematike. Në esencë, elektroteknika, shndërrohet në bazë teknike e revolucionit të ri shkencoro-teknik. Bartës i këtij lloj prodhimi janë fabrikat për materiale kompozite dhe pllaka shtypëse “11 Tetori” nga Prilepi, fabrika për pajisje elektronike “Vidioinzhinering” nga Ohri, “Semos” nga Shkupi etj.

PYETJE DHE DETYRA:

� Në cilat qytete të Maqedonisë gjenden fabrika të industrisë metalike?� Ku janë fabrikat për prodhimin e: konstruksioneve të hekurit, armaturës, pajisjeve

sanitare dhe radiatorëve?� Në cilat qytete janë vendosur fabrikat për makina bujqësore, kurse në cilat për

mjete të komunikacionit?� Ku në vendin tonë prodhohen aparate për elektroindustrinë?

Industria kimike dhe e farmacisë

Për zhvillimin e industrisë kimike, vendi janë disponon me bazë të lëndës së parë të llojllojshme, por ajo është e pamjaftueshme për plotësimin e nevojave të saj. Përveç kësaj ekziston edhe fuqi e punës me kualifi kim të lartë që është e domo-sdoshme për shkak të proceseve të ndërlikuara prodhuese në këtë degë të indus-trisë.

Industria kimike ndahet në industrinë e rëndë (bazike) dhe të lehtë (konsum-uese). Në Maqedoni ekzistojnë ndërmarrje nga të dy veprimtarit.

Në botë industria kimike paraqitet nga fundi i shek. 18 edhe atë së pari në Britani të Madhe. Në Maqedoni fi lloi të zhvillohet në periudhën ndërmjet dy luftërave Botërore edhe atë në kufi j të kufi zuar. Ndërmarrja e parë industriale për prodhimin sapunit ishte ngritur në Kumanovë në vitin 1914. pas çlirimit në këtë degë industri-ale janë investuar mjetë të mëdha fi nanciare.

Page 179: gjeografia ekonomike

175

Janë ndërtuar kombinate të mëdha industriale dhe është zgjeruar asorti-menti i prodhimeve. Me këtë është krijuar baza kimike për punën e papenguar dhe zhvillimin e degëve të tjera të industrisë. Kështu në vitin 1957 është ndërtuar kom-binati kimiko-elektrometalurgjik “Jugokrom” në Jegunovcë, në vitin 965 industria organiko-kimike në “OHIS” në Shkup, në vitin 1976 shkritorja për plumb dhe zing “Zletovo” në Veles dhe në vitin 1982 është ndërtuar kombinati i fundit i madh nga fu-sha e industrisë kimike, e ajo është rafi neria e naftës në Shkup. Me këtë janë vendo-sur bazat e petrokimisë në Republikë. Në ndërkohë përveç kombinateve të mëdha janë ndërtuar edhe një varg i fabrikave më të mëdha në më shumë qytete ku prod-hohen prodhime të ndryshme kimike. Ndërmjet tyre më të përhapura janë fabrikat për masat plastike. Materiale themelor për reprodukimë për industrinë bazike ose të madhe kimike është acidi sulfurik. Prodhuesi i tij kryesor me vite ka qenë Shkritorja për zing dhe plumb në Veles. Pjesa më e madhe e prodhimit të tanishëm është për-dorur për fi timin e plehrave artifi cial.

Prodhimi i fi jeve artifi ciale kimike realizohet në industrinë organiko-kimike “OHIS” në Shkup. Në të krahas fi jeve artifi ciale edhe një varg prodhimesh kimike si: masat plastike, ngjyrat dhe llaqet, mjete për mbrojtjen e bimëve, detergjent etj. Masat plastike ende prodhohen edhe në Dibër, Ohër,, Kumanovë, Strugë, Strumicë, ndërsa ekzistojnë edhe uzina më të vogla në qytete të tjera.

Maqedonia disponon me bazë të gjerë të lëndëve të para për zhvillimin të industrisë farmaceutike. Territori janë, në aspektin klimatik është e volitshme për ekzistencën dhe përhapjen e bimëve mjekuese. Në këtë pikëpamje veçmas veço-het hapësira ndërmjet Demir Kapisë - Gjevgjeli dhe Liqenin e Dojranit. Në mënyrë shkencore është vërtetuar se në Maqedoni rriten më shumë se 200 bimë mjekuese, ndërmjet të cilave afi oni konsiderohet për njërin nga më kualitativët në botë. Ai në vete përmban rreth 25 alkaloidë që kanë zbatim të gjerë në industrinë farmaciste.

Prodhimi sintetik i industrisë farmaciste është përfaqësuar në më shumë fabrika. Ndërmjet tyre më të njohura janë “Alkaloidi”, “Lek” dhe “Replek” në Shkup, “Jaka” në Radovish etj. Industria e jonë kimike në masë të konsiderueshme është e orientuar nga eksporti, megjithatë për një varg prodhimesh kimike ende nuk është miratuar prodhimi dhe ato mungojnë në tregun tonë.

Industria e përpunimit të drurit dhe fi timit të letrës

Industria e drurit në vendin tonë është degë industriale relativisht e vjetër dhe ka traditë të gjatë. Ndërmjet sharave të para përmenden ato në Malishevi dhe Mavrovë ato ishin “mullixhitë” forca e punës së të cilëve ishte uji. Industria bashkëko-hore e sharës është themeluar në vitin 1952 edhe atë me emrin Ndërmarrja për treg-ti dhe përpunimin e drurit Treska në Shkup.

Page 180: gjeografia ekonomike

176

Zhvillimi të rëndësishëm industria për përpunimin e drurit përjetoi pas luftës së Dytë Botërore. Më parë u formuan ndërmarrje për udhëheqjen me pyjet në të gjitha viset që ekzistonte fondi pyjor. Ato kryesisht merreshin me eksploatimin e pyjeve dhe prodhimit të veglave për tërheqje, pastaj në disa ndërtime më të mëdha janë ngritur kombinate të drurit që ishin orientuar nga prodhimi i prodhimeve fi nale nga druri si mobile shtëpiake dhe për zyra, parket, ambalazh druri etj.

Nga vitet e shtatëdhjeta paraqitet një periudhë e rëndësishme në zhvillimin e industrisë së drurit në Maqedoni. Atëherë formohen dy kombinate të mëdha in-dustriale: “Treska” në Shkup dhe “Cërn Bor” në Prilep. Ato në vete integrojnë një varg ndërmarrjesh më të vogla ë industrisë së drurit ng më shumë qytete në republikë. Megjithatë këto dy sisteme, më vonë u treguan si jo funksional dhe gradualisht u shkatërruan.

Materiali i sharruar në fabrikat në Berovë, Radovish, Kërçovë etj. Pjesa më e madhe nga ato edhe atë rreth 80% është material i ahut. Prodhimi i rimesos, shper-pllakave dhe plakave të lehta kryesisht është koncentruar në fabrikën e Kavadarit.

Prodhimet fi nale të drurit prodhohen në më shumë fabrika nëpër shtetin. Ndërmjet tyre përveç më të vjetërve që ekzistonin në Koçanë,Kavadar, Strumicë dhe tjera, hapen edhe fabrika të reja si në Gostivar, Vinicë etj. Pjesa më e madhe e pro-dhimeve e industrisë së drurit është e dedikuar për tregun e vendit. Në tregun e vendit kryesisht eksportohet material i sharruar edhe atë në Greqi, Egjipt, Itali dhe në shtetet e tjera.

Industria e letrës dhe celulozës është degë e re e industrisë në shtetin tonë. Prodhimi i letrës dhe celulozës zhvillohet në fabrikën e vetme të celulozës dhe letrës në Koçanë. Ajo është e ndërtuar mbi bazën e kashtës së orizit, kurse në prodhimin e rregullt është lëshuar në vitin 1965. në të kryhet konfekcionimi i letrës. Prodhimi kryesisht varet nga furnizimi i fabrikës me bazën e lëndës së parë - kashtën e orizit që prej vitit në vit varijon.

Ambalazhi i letrës prodhohet në fabrikën “Komuna” në Shkup, përderisa ndërmarrja për përpunimin e ambalazhit të letrës gjendet në: Shtip, Kumanovë, Ma-nastir dhe qytete të tjera.

PYETJE DHE DETYRA:

� Kur fi llon të zhvillohet industria kimike në Maqedoni?� Cilat prodhime prodhohen në OHIS?� Numëroi fabrikat e ilaçeve në Maqedoni dhe mendo pse pjesa më e madhe e tyre

janë vendosur në Shkup? � Si ndikon pylltaria në zhvillimin e industrisë përpunuese në Maqedoni?

Page 181: gjeografia ekonomike

177

Industria e tekstilit

Industria e tekstilit është njëra nga degët industriale më të vjetra dhe sot më e përfaqësuar në R. e Maqedonisë. Fabrikat e para themelohen ende në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar në rrethinën e Manastirit, më saktë në fshatin Dihovë në vitin 1883 dhe Magarev në vitin 1890. ato ishin fabrika për përpunimin e leshit, dhe paraqitja e tyre ishte në lidhje të ngushtë me rrethanat ekonomiko-gjeografi ke nën të cilat u zhvillua Manastiri dhe rrethina e tij. Ndërmjet tjerash ekzistonte baza e lëndës së parë solide (ngase vetëm vilajeti i Manastirit në atë kohë dispononte me 1.700.000 dhenë dhe dhi) nga leshi i vendit e cila i përgjigjej prodhimit të atyre artikujve që në at kohë më shumë kërkoheshin si: Shajaku, çoja, gajtanët e leshit etj.

Themelet e industrisë së sotme bashkohore të tekstilit janë vendosur në vitet e para pas çlirimit. Zhvillimi i kësaj dege fi lloj mbi bazën e vendit të bazës së lëndës së parë. Ther u ndërtuan tri kombinate të mëdha të tekstilit edhe atë: “Makedonka” në Shtip për pambuk, “Teteksi” në Tetovë për lesh dhe “Nonça Kamishova” në Veles për përpunimin e mëndafshit. Në vitet vijuese to jo vetëm që u zhvilluan në organizate më të mëdha nga fusha e industrisë së tekstilit, por u bënë edhe bartësit kryesor të zhvil-limit të kësaj dege të industrisë në pjesët tjera të Republikës. Kështu fabrika të tekstilit janë ndërtuar në të gjitha qytete e Republikës.

Duke e shqyrtuar rrugën e zhvillimit të tij relativisht të gjatë dhe interesante vërehet se ai ka qenë mjaftë dinamik dhe ka pasur shprehje të fuqishme mbi zhvil-limin përgjithshëm ekonomikë të republikës.

Fabrika e mëndafshit “Nonça Kamishova” në Veles, e ndërtuar në vitin 1950

Page 182: gjeografia ekonomike

178

Krahas ndërtimit të theksuar të kombinateve të mëdha të tekstilit, në vitet pas çlirimit paraqitet dhe merr hov të madh edhe një degë specifi ke e industrisë së tekstilit, ndërsa kjo është endja e qilimave. Me fj alë të tjera, që në vitin 1946/47 për periudhë shumë të shkurtër në krejt Maqedoninë ishin hapur rreth 50 qilimtari. Bartësit dhe organizatorët kryesor të kësaj veprimtarie të tekstilit ishin kooperativat punuese të fshatit. Me rënien e tyre pas vitit 1952 shuhet edhe kjo veprimtari.

Fabrika “Todor Cipovski Merxhan” në Tetovë. Është ndërtuar në vitin 1951 dhe paraqet bazën e zhvillimit për zhvillimin e industrisë tekstile të leshit në Maqedoni.

Impulsi i dytë vijues në zhvillimin e industrisë së tekstilit lajmërohet rreth viteve të 60-ta. Atëherë gjithsejtë u ndërtuan më shumë se 20 fabrika të tekstilit edhe atë gati në të gjitha pjesët e Republikës. Dhe zgjerimi i tretë i industrisë së tekstilit në R. e Maqedonisë lajmërohet në mesin e viteve të shtatëdhjeta të shek. të kaluar kur vetëm në vitin 1976 u lëshuan në prodhim pesë fabrika të reja, edhe atë si të dytat ose tri në Strumicë,. Berovë, Veles, Shtip dhe Prilep.

Në periudhën pas vitit 1990 industria e tekstilit si dhe degët e tjera industriale gjenden në tranzicion. Është përfshirë nga procese të rënda transformuese dhe pri-vatizimi. Numri i rëndësishëm i kombinateve të mëdha të tekstilit e zvogëluan sasinë e prodhimit, ndërsa disa edhe pushuan së funksionuari. Në vend të kombinateve të ndërlikuara të tekstilit në qytetet me me industri të zhvilluar të tekstilit, në mënyrë masovike u formuan ndërmarrje të shumta të vogla të tekstilit, kryesisht nga veprim-taria e konfeksionit, të cilat punojnë në lon sistem. Si ilustrim ta theksojmë Shtipin, në të cilin kombinati “Makedonka” tanimë disa vite nuk punon, kurse në qytet funk-sionojnë më shumë se 80 ndërmarrje të vogla industriale. Në Manastir të tilla ka më shumë s e 20, kurse gjendja është e ngjashme edhe në Gjevgjeli, Strumicë, Veles,

Page 183: gjeografia ekonomike

179

Shkup dhe qytete të tjera. Nga gati 600 të punësuar në industrinë e tekstilit në per-iudhën e mëparshme, ai numër zvogëlohet në rreth 20.000. kjo më së miri e ilustron stagnimin dhe rënien e kësaj dege industriale.

=�����%�� ������� �� � ��� ��� ��� �� ��

������ ��� � ������� � ��������� ������ ���

Sot lloji më i përfaqësuar i industrisë së tekstilit është industria e konfek-sionit. Për të është karakteristik që pjesa më e madhe e ndërmarrjeve punojnë sipas së ashtuquajturit “llan sistem”, në të cilët porositësit e huaj në mënyrë masive shfry-tëzojnë fuqi punëtore të lirë.

Megjithatë industria e tekstilit edhe më tutje mbetet degë e rëndësishme industriale në ekonominë e Maqedonisë. Ajo në vitin 2003 realizoi eksport prej 452 milion dollarëve, me çka morri pjesë në eksportin e Republikës me 33 %. Prej saj rreth 50% është realizuar në tregjet e UE. Eksporti më i madh është regjistruar në Gjermani. Përderisa partneri i dytë tregtar për prodhimet tona të tekstilit është SHBA. Specifi k e posaçme por jo edhe anë pozitive është që pjesëmarrjen dominantë në eksport e kanë llan përpunimet.

PYETJE DHE DETYRA:

� Ku dhe në cilin vit janë lajmëruar fabrikat e para të tekstilit në Maqedoni dhe cilat ishin kushtet që e mundësuan lokacionin e tyre?

� Numëroi disa fabrika të konfeksionit në Maqedoni, dhe në cilat qytete gjenden ato?� Cili është lloji më i përfaqësuar në industrinë e tekstilit dhe mendo si ndikon llan

prodhimi mbi standardin e punëtorëve të tekstilit?

Tjerrje

Endje

Konfekcia

Tapetë

Shpërndarja gjeografi ke e degëve kryesore të industrisë së tekstilit në Republikën e Maqedonisë

Page 184: gjeografia ekonomike

180

Industria ushqimore

Industria ushqimore, së bashku me atë të tekstilit bënë pjesë në degët e vjetra industriale në Maqedoni. Ajo direkt është e lidhur me bujqësinë prej të cilës siguron lëndën e arë themelore. Një varg prodhimesh që i jep bujqësia dhe bleg-toria nuk mundin të shërbejnë si ushqim për njerëzit për aq sa nuk përpunohen dhe nuk fi snikërohen. Përveç kësaj, disa prodhime mundet të përdoren vetëm një kohë të caktuar, kurse pastaj bëhen të papërdorshme. Prodhimet e tjera nuk durojnë transportin e gjatë. Këto papërshtatshmëri i largon industria ushqimore, e cila me përpunimin i shndërron lëndët e para me origjinë bimore dhe shtazore në ushqim të koncentruar edhe atë për një periudhë të gjatë kohore.

Mbi bazën e lëndëve të para të llojeve të ndryshme me origjinë bimore

dhe shtazore, që i shfrytëzon, industria ushqimore në Maqedoni është e për-

faqësuar me më shumë degë si: industria e bluarjes-bukëpjekës, industria e

vajit, për sheqer, industria e konservave, industria e përpunimit të qumështit,

mishit dhe industria e pijeve alkoolike dhe joalkoolike

Zhvillimi relativisht i hershëm i industrisë ushqimore në Maqedoni (mulliri i parë industrial është ndërtuar në vitin 1880 në Shkup), i detyrohet në rend të parë në bazën e disponueshme të lëndës së parë deh faktit se për llojin e këtillë të indus-trisë nuk ka qen i domosdoshme investimi i kapitalit të madh, si dhe nga procesi i rëndomtë teknologjik i prodhimit. Ai nuk ka kërkuar punësime të numrit të madh të punëtorëve me kualifi kim të lartë. Për atë që në kohën e sundimit otoman indus-tria ushqimore më së shumti ishte e përfaqësuar. Edhe në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, industria ushqimore ishte dega më e zhvilluar e industrisë.

Megjithatë, numri më i madh i fabrikave të industrisë ushqimore janë ndër-tuar në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. Shpërndarja gjeografi ke e fabrikave është e lidhur drejtpërdrejtë me ato regjione të vendit tonë ku prodhohen materiale bazë për riprodhim të përpunimit të tyre. Industria e mullirit-furrës më së shumti është zhvilluar në viset tona të pasura me drithë ose në qytete më të mëdha si kon-sumuesit më të mëdhenj të prodhimeve të tyre. Ato janë Shkupi, Manastiri, Sveti Nikolla, Kumanova, Prilepi dhe qytete të tjera. Për prodhimin miellit është karakter-istike që në vite të caktuara mungon lënda e parë, sepse prodhimi i grurit ndishëm varijon, ashtu që ajo domosdo të importohet.

Industria e vajit, vazhdimisht vuan nga mungesa e lëndës së parë. Bimët e tona kryesore vajdhënëse, luledielli dhe afi oni as kultivohen në sasi të mjaftueshme, e as në vite të caktuara japin rendimente të mjaftueshme. Afi oni në vitet e 80-ta tanimë edhe plotësisht pushojë të kultivohet. Për atë edhe prodhimi i vajit ndishëm

Page 185: gjeografia ekonomike

181

variron. Krahas fabrikës “Bllagoj Gjorev” në Veles, fabrika për vajin ekzistojnë edhe në Sv. Nikollë, Strumicë dhe Shtip. Zhvillimi i mëtutjeshëm kësaj dege ushqimore është në lidhje të ngushtë me sigurimin e lëndës së parë të mjaftueshme.

Shtrirja hapësinore e degëve të caktuara nga industria ushqimore në Maqedoni

Sheqeri në Maqedoni prodhohet thjesht në Fabrikën për sheqer në Manas-tir. Ai fi tohet prej panxharsheqerit dhe është në varshmëri direkte nga kultivimi i tij. Me prodhimin vjetor të sheqerit nuk plotësohen nevojat e vendit dhe ato importo-hen. Industria e mishit dhe prodhimeve të sallamerisë bazohet mbi blegtorin. Në vendin ton ka 15 thertore të vendosura në qendrat më të mëdha industriale dhe konsumuese si: Shkupi, Manastiri, Gostivari, Kumanova, Shtipi, Strumica dhe qytet të tjera. Fabrika për prodhimin e sallamerisë ka në Sv. Nikollë, Shkup, Shtip, Kumanovë, Veles dhe vende të tjera.

Industria e konservimit kryesisht është e orientuar në konservimin e pemëve dhe prodhimeve kopshtare. Rritja e numrit të popullsisë dhe standardit jetësor, ndryshimet në ushqimin në mënyrë pozitive u shprehën edhe në zhvillimin e kësaj dege industriale. Sot fabrika të industrisë së konservimit ekzistojnë në Shkup, Tetovë, Ohër, Resnjë, Prilep, Gjevgjeli, Negotinë, Strumicë, Shtip, Sv. Nikollë edhe në disa qytete të tjera.

Page 186: gjeografia ekonomike

182

Industria konditore është e përfaqësuar kryesisht në Shkup, Manastir, Ne-gotinë, Vinicë, Shtip dhe qytete të tjera. Është e orientuar nga prodhimi i bonbon-eve, prodhimeve të çokollatës dhe ëmbëlsirave. Prodhimi kryesisht konsumohet në tregun e vendit.

Industria e pijeve alkoolike dhe joalkoolike në vendin tonë mjaftë është e zhvilluar, ndërmjet pijeve, prodhimi i vinës dhe rakisë ka traditë të gjatë. Ato më herët prodhoheshin në mënyrën primitive. Çdo familje prodhonte për nevojat e veta, ndërsa sot prodhimi zhvillohet në bodrume speciale, edhe pse shumë është e përhapur edhe prodhimi shtëpiak. Bodrume të mëdha të vinës për prodhimin e vinës ekzistojnë në Kavadar, Negotinë, Gjevgjeli, Veles, Ohër, Manastir, Shtip dhe Shkup , kurse për prodhimin e rakisë në Kavadar, Negotinë, Strumicë, Shtip, Ohër, Manastir dhe qytete të tjera. Këto prodhime fi tohen nga lëndët e para të vendit dhe në masë të konsiderueshme janë të dedikuara për eksport. Megjithatë, prodhimi prej viti në vit variron, kryesisht varet pre begatisë së vitit. Rreth 80% nga prodhimi i përgjithshëm i vendit i vinës eksportohet.

Prodhimi i birës mbështetët mbi elbin e prodhimit të vendit dhe kulprës e cila kryesisht importohet. Birraria e parë në Maqedoni është ngritur që në vitin 1890 në Manastir, më vonë në vitin 1905 ishte e ndërtuar birraria në Shkup. Megjithatë gjatë kohës së luftës së Parë Botërore ato ishin shkatërruar. Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u përtëri prodhimi i birës me atë që në vitin 1924 u ndërtuar birraritë në Shkup dhe Prilep. Ato, të modernizuara dhe zgjeruara, ekzistojnë edhe sot, kurse pas luftës është ndërtuar edhe birraria në Manastir. Prodhimi i birrës është në rritje të vazhdueshme. Me prodhimin e tanishëm plotësisht plotësohen nevojat e vendit dhe një pjesë e konsiderueshme eksportohet.

Pijet joalkoolike të freskëta prodhohen në më shumë qytete në Republikë, por më së shumti në Shkup, Prilep. Resnjë, Ohër, , Strumicë, Kavadar dhe Shtip. Krejt prodhimi kryesisht konsumohet në tregun e vendit.

Page 187: gjeografia ekonomike

183

Industria e duhanit

Prej bimëve industriale, duhani ka mbetur deri më sot kultura më e përhapur në Maqedoni dhe si e tillë është bërë bazë solide për zhvillimin e industrisë së du-hanit. Paraqitja e tij fi llon me futjen e monopolit të duhanit dhe ndërtimi i magazi-nave për mbledhje, deponim, manipulim dhe fermentim të duhanit.

Magazina e parë e duhanit në Maqedoni është ndërtuar në prilep në vitin 1873, kurse i dyti në Gjevgjeli. Në vitin 1940 ishin ndërtuar edhe 11 deponi për du-hanin, edhe me dy të trashëguarit, gjithsejtë në Maqedoni para fi llimit të luftës së Dytë Botërore kishte 13 depo. Pas luftës, deponi të duhanit janë ndërtuar edhe në 10 qytete, ashtu që sot në vendin tonë në 23 qytete ka depo të duhanit. Deponitë e du-hanit zakonisht janë ndërtuar në qendrat e prodhimit të duhanit, kurse janë locuar në afërsi të vijave hekurudhore ose në rrugët më kryesore. Kështu ato, nga njëra anë, ju mundësonin prodhuesve që lehtë ta dorëzojnë lëndën e parë të duhanit kurse nga ana tjetër e bënin transportin më të lirë të duhanit të fermentuar. Ndërmjet tyre, më të mëdha janë deponitë në Shkup, Prilep dhe Kumanovë. Në këto qytete janë ndërtuar edhe tri fabrikat cigare në Maqedoni.

Sot, pjesa e rëndësishme prodhimit të duhanit të fermentuar, ndërsa veçmas nga prodhimi i cigareve, eksportohet në tregjet e huaja. Për shembull, në vitin 1985, e cila konsiderohet njëra nga më të suksesshmet në këtë pikëpamje, industria e duhanit në përgjithësi eksportonte mall në vlerë prej 43 milion dollarë amerikan. Në vitet e kaluara prodhimi i përgjithshëm i duhanit zinte vend të lartë në prodhimin e përgjith-shëm në Republikë. Nëse kihet parasysh se në Maqedoni prodhohet duhan me kual-itet, ndërsa edhe pjesa e madhe e popullsisë merret me kultivimin duhanit, mundet të përfundohet se industria e duhanit edhe në të kaluarën do të luaj rol të rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë, kurse në përputhje me të edhe duhet të zhvillohet.

Industria e lëkurës, gomës dhe këpucëve

Lëndë e parë për prodhimin e këpucëve dhe galanterisë së lëkurës janë lëku-ra, gomës, lëkurë artifi ciale dhe masave plastike. Për zhvillimin kësaj dege industriale vendi jonë disponon m bazën e lëndës së parë, ndërsa ka edhe traditë të caktuar.

Duke i falënderuar zhvillimit të blegtorisë në Maqedoni, që në të kaluarën ishte përfaqësuar përpunimi i lëkurës. Në shekullin e kaluar në më shumë qytete ekzistonte numri i madh i punëtorive artizanale - tëbane në të cilat në mënyrë primi-tive përpunohej lëkura në sasi të mëdha. Qytete të tilla ishin Shkupi, Tetova, Velesi dhe sidomos Ohri. Në Ohër, në vitin 1863 theksohet se kishte 150 punëtori që pu-nonin dhe tregtonin me lëkura. Në Veles sidomos është përpunuar lëkura e dhisë dhe ishte i dëgjuar sofi ani i Velesit, i cili direkt eksportohej në Peshtë.

Page 188: gjeografia ekonomike

184

Ky zanat pastaj fi lloi të bjerë dhe në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore pothuaj se plotësisht humbi. Por, as që u paraqit dhe u zhvillua industria e lëkurës. Në territorin e sotëm të Maqedonisë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar ekzistonin vetëm dy ndërmarrje të lëkurave edhe atë një në Shkup e formuar në vitin 1908, kurse tjetra në Tetovë e formuar në vitin 1924, por edhe ato ishin ndërmarrje të vogla, ngase në njërën punonin 12 punëtor, kurse në tjetrën 15 punëtor.

Industria për përpunimin e lëkurës dhe këpucëve fi lloi të zhvillohet pas çlirimit. Fabrika e parë për lëkurë u themelua në vitin 1947 në Shkup, kurse 6 vite më vonë, në vitin 1953, në Manastir është ndërtuar fabrika e specializuar për për-punimin e lëkurës së imët që më vonë u rrit në kombinat për lëkurë, gëzofi t dhe galanteri të lëkurës. Industria e këpucëve ka fi lluar të zhvillohet prej vitit 1960, dhe këndej. Ky prodhim sidomos është zhvilluar pas ndërtimit të kombinatit për këpucë “ÇIK” në Kumanovë dhe fabrika për këpucë dhe prodhime të gomës “Gazela” në

Shkup. Pastaj u ndërtuan më shumë fabrika të vogla ose u hapën uzina të kombi-nateve më të mëdha në më shumë qytete. Prej vitit 1991, dhe këndej, është prezent procesi i hapjes së fabrikave të vogla private, sidomos për përpunimi e këpucëve. Në vitin 1990, gjithsejtë në Maqedoni ekzistonin 15 ndërmarrje nga fusha e kësaj dege të industrisë. Prej tyre tri ishin për përpunimin e lëkurës dhe gëzofi t dhe 12 për prodhimin këpucëve të lëkurës dhe galanterisë. Në to gjithsejtë ishin të punësuar 11.250 punëtorë.

Industria e lëkurës, gomës dhe këpucëve kryesisht është e koncentruar në Shkup, Kumanovë dhe Shtip. Në Kumanovë ekzistojnë edhe më shumë ndërmar-rje të vogla që janë formuar në kohën më të re si: “Centro”, “Shevro”, “Shuster” dhe tjera, kurse ato formohen edhe në qytete e tjera. Ndërmarrje nga fusha e industrisë së gëzofi t ekzistojnë edhe në Veles, Dellçevë dhe Kriva Pallankë, kurse nga fusha e prodhimit të këpucëve në Shtip, Prilep, Ohër, Tetovë etj. Sot në Maqedoni ekzistojnë më shumë se 100 fabrika për këpucë. Ndërmjet tyre i më e madhe paraqitet fabrika

“Bargalla” në Shtip, e cila punëson 1.300 punëtorë dhe realizon prodhim vjetorë prej 1,2 milion çifte këpucësh. Karakteristikë për këtë fabrikë është pothuajse 95% të prodhimit e plason në vendet e UE dhe në Amerikë. Industria e lëkurës, gomës dhe këpucëve, në vit prodhon rreth 400 mijë m2 lëkurë dhe 2,5 milion çifte këpucësh të lëkurës.

PYETJE DHE DETYRA:

� Mbi çka bazohet zhvillimi i hershëm i industrisë ushqimore në Maqedoni?� Cilat degë të industrisë ushqimore janë të përfaqësuara në vendin tonë?� Kur ka fi lluar zhvillimi i industrisë së duhanit, respektivisht deponimi i duhanit, në

Maqedoni dhe kush ishte shkaku, më vonë shteti të ndërtoi numër aq të madh të deponive të ashtuquajtur monopole?

� Në cilat qytete sot është e koncentruar industria për këpucë në Maqedoni?

Page 189: gjeografia ekonomike

185

6. Komunikacioni në Republikën e Maqedonisë

Për zhvillimin e komunikacionit në Republikën e Maqedonisë me rëndësi të veçantë është pozita e saj gjeografi ke, karakteristikat natyrore(reliefi ,klima hid-rografi a, përbërja gjeologjike), popullsia dhe zhvillimi i ekonomisë. Duke u gjendur në pjesën juglindore të Evropës dhe në pjesën qendrore të Siujdhesë Ballkanike, Maqedonia ka kushte për kontaktin e gjerë gjeografi k dhe lidhjen e kualitetshme të komunikacionit. Në pozitën e mirë të komunikacionit edhe kushtet e mira naty-rore të luginave, fushëgropave dhe qafave nëpër të cilat dhe përmes të cilave çojnë komunikacionet e rëndësishme dhe ofrojnë kushte për formimin e rrjetit të kualitet-shëm të komunikacionit: si dhe largësia relativisht e vogël e tri detrave për rreth: deti i Egjeut, Adriatik dhe Deti i zi. Shikuar nga aspekti morfologjik, rrafshinat, luginat, grykat dhe qafat janë format kryesore të reliefi t që e mundësojnë rrjedhën nëpër hapësirën e Maqedonisë. Në to përmes rrugës natyrore orientohen komunikacio-net, ndërsa masivet malore dhe bilat e tyre e pamundësojnë rrjedhën dhe paraqesin pengesa për zgjerimin e rrjetit të komunikacionit.

Fushëgropat paraqesin struktura më të volitshme morfologjike për formim-in e rrjetit të komunikacionit në Republikë. Në to edhe në të kaluarën edhe sot çojnë rrugët kryesore, kurse në disa kryqëzohen edhe rrugët më kryesore në Republikë. Të tilla janë fushëgropa e Shkupit, e Pellagonisë, Velesit etj.

Luginat në Maqedoni paraqesin të përshtatshmëri natyrore në për të cilat kalojnë komunikacionet e rëndësishme në shtet. Ndërmjet luginave me drejtim me-ridianësh të shtrirjes për shtetin tonë më të rëndësishme janë: Vardarit, Drinit të Zi dhe Lepecit. Lugina e Vardarit e cila në veri nëpërmjet qafës malit të Kumanovë-Preshevës lidhet me luginën e Moravës dhe të dyja e përbëjnë luginën e njohur të Vardarit-Moravës nëpër të cilën kalon njëra nga rrugët më të rëndësishme për së gjati ballkanike. Ajoi e lidh Evropën e Mesme përmes Maqedonisë me detin Mesdhe.

Nga luginat e lumenjve në Maqedoni rëndësi të theksuar në pikëpamje të komunikacionit kanë lumenjtë: Kriva Reka, Treska, Kriva Llakavica dhe lumi Strum-icë. Me këtë rast duhet theksuar se Bregallnica dhe Treska në rrjedhat e tyre të posht-me për shkak të grykave luginore vështirë të kalueshme deri më sot kanë mbetur të palidhura në komunikacion.

Grykat paraqesin lidhje natyrore, kurse shpesh edhe lidhje të vetme ndërmjet fushëgropave të veçanta dhenë mënyrë të qenësishme ndikojnë mbi af-tësinë e komunikacionit në hapësirën e krejt shtetit. Nëpër disa prej tyre tanimë ka-lojnë trasetë e rrugëve të rëndësishme dhe vijave hekurudhore, PTT instalimeve dhe sisteme të tjera të infrastrukturës.

Qafat ë cilat lajmërohen si lidhje natyrore ndërmjet tërësive të veçanta naty-rore e rrisin aftësinë e komunikacionit të republikës sonë. Për shembull shpesh nga

Page 190: gjeografia ekonomike

186

kalimi në pjesën dimërore të vitit, në Pletvar ose Strazh varet kalimi i krejt Maqedon-isë Perëndimore. Sot të gjitha drejtimet e komunikacionit në mënyrë aktive shfrytë-zohen, kurse këtë funksion pritet edhe në të ardhmen këto ta kryejnë.

Klima paraqet gjithashtu faktor të rëndësishëm për zhvillimin e sigurt dhe të papengueshëm të komunikacionit. Në këtë pikëpamje rëndësi të veçantë kanë: shirat, erërat, mjegullat deh ngricat.

Në republikën e Maqedonisë sot janë të përfaqësuar komunikacioni rrugor, hekurudhor, ajrorë, ujor (liqeneve), komunikacioni i PTT, gypërcjellësi dhe komu-nikacioni i qytetit. Në viset kodrinoro-malore ende ekzistojnë edhe disa lloje tradi-cionale të komunikacioni, si i qerreve, transporti me rrëshqitje dhe sajë, transpor-tues, mandej edhe komunikacioni këmbësor-bartës.

6.1. Komunikacion rrugor

Rrjeti rrugor sot paraqet bazë për krejt sistemin komunikacionit në Maqe-doni. Kjo nuk është aq se pse është lloj më i zhvilluar i komunikacionit në Republikë, por për atë se në pikëpamje të komunikacionit ai i lidh viset më të hedhura në shte-tin, kurse gjithashtu i lidh edhe sipërfaqet eksploatuese në bujqësi dhe pylltari.

Pjesë nga rruga magjistrale М-1

Gjendja e tanishme të rrjetit rrugor të Republikës së Maqedonisë e përbëjnë rrugët me gjatësi të përgjithshme prej 12.500 km. Prej tyre 10% janë Magjistrale,

Page 191: gjeografia ekonomike

187

30% regjionale dhe 60% rrugë lokale. Sipas llojit të rrugës rrjeti hekurudhor është kategorizuar me: rrugë me rrugë bashkohore (asfalt, beton dhe kocka); makadam dhe rrugë tokësore.

Rrugët magjistrale janë kurrizi kryesor i rrjetit hekurudhor në republikën e Maqedonisë. Ato janë rrugë publike që i lidhin viset e veçanta ekonomike në shtet deh lidhen me rrugët e shteteve fqinje. Maqedonia është e mbuluar me 6 drejtime rrugësh magjistrale me gjatësi të përgjithshme pre 900 km.

Rruga magjistrale M-1 çon prej Tabanovcit përmes Kumanovës-Milladinovcit-Velesit dhe Gjevgjelisë deri te kalimi kufi tar Bogorodica në kufi rin grek-maqedon. Rruga magjistrale M-2 shtrihet prej Kumanove përmes Rankovce-Kriva Pallankë deri te Deve Bair. Rruga magjistrale M-3 fi llon prej Petrovecit dhe çon përmes Shkupit deri te kalim Bllacë kufi ri maqedono-kosovar. Rruga magjistrale M-4 fi llon prej Mil-ladinovcit dhe shkon përmes Shkupit-Tetovë-Gostivar-Kërçovë-Podmole-Strugë deri në Qafë Thanë në kufi rin shqiptaro-maqedon. Rruga magjistrale M-5 fi llon nga f. Podmole në Ohër dhe shkon përmes Ohrit-Resnjës-Manastir-Prilep (përmes Babunes)-Velesit-Shtipit-Koçanës-Dellçevës deri te kalimi kufi tar në kufi rin bujaro-maqedon. Një degë në Manastiri ndahet nga kjo rrugë dhe shkon deri në Mexhtli në kufi rin greko-maqedon. Rruga magjistrale M-6 fi llon prej Shtipit dhe shkon përmes Radovishit dhe Strumicës deri në Novo Sell në kufi rin maqedono-bullgar.

Rrugët regjionale janë rrugë publike që lidhin viset ekonomike të dy ose më shumë regjioneve në shtet së bashku me sistemin e lagjeve që në to ekzistojnë. Sipas kategorizimeve ekzistuese rrjetën e rrugëve regjionale në Maqedoni e për-bëjnë 100 drejtime rrugore.

Rrugët lokale janë rrugë publike që lidhin vendbanime në një komunë ose që janë me rëndësi për komunikacionin në komunën. Për dallim prej rrugëve regjionale deh magjistrale që për ndërtimin dhe mirëmbajtjen janë në kompetenca të Republikës,ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve lokale është në kompetencë të komunës.

Autostradat paraqesin tipin më të përsosur të rrugëve publike të dedikuara ekskluzivisht për komunikacionin me motor. Detyrimisht kanë nga dy vija të traseve të cilat domosdo të jenë të ndara fi zikisht dhe çdo trase të ketë së paku dy shirita në trasetë. Kryqëzimi dhe lidhja me rrugët e tjera kryhet përmes kyçjeve të ndërtuara të posaçme në shiritin përkatës të trasesë së autostradës. Në Republikën e Maqedon-isë autostradat ndërtohen vetëm në drejtimet e rrugëve magjistrale dhe ato në të njëjtën kohë paraqesin rrugë magjistrale. Në Maqedoni ekzistojnë tri seksione auto-stradash: autostradë në rrugën magjistrale M-1 e cila shtrihet prej Kumanove deri në Demir Kapi dhe prej Gjevgjelie deri në kufi rin me Greqinë. Autostrada në rrugën M-4 që shkon prej Miladinovci përmes Shkupit-Tetovë deri në Gostivar, dhe autostrada

Page 192: gjeografia ekonomike

188

në rrugën magjistrale M-3 në relacionin Petrovec-Hipodrom. E-Rrugët ndërkombë-tare në Maqedoni janë pjesë nga rrugët magjistrale ose përputhen me to në tërë gjatësinë. E tillë është rasti me rrugën magjistrale M-1 e cila në krejt gjatësinë e saj nëpër Republikë përputhët me rrugën ndërkombëtare E-75.

Korridori rrugor К-10 dhe К-8 në Republikën e Maqedonisë

Në Maqedoni ekzistojnë dy korridore rrugore K-10 dhe K-8. Korridori K-10 shkon kryesisht nëpër luginën e lumit Vardar. Shtrihet prej kalimit në “Tabanovc” deri te kalimi “Bogorodica”. Një pjesë prej tij ndahet në Veles dhe përmes Mexhitlisë vazh-don në Greqi. Korridore K-8 në Maqedoni shkon nga Deve Bairi përmes Shkupit deri në Qafë Thënë.

6.2. Komunikacioni hekurudhor

Ndërtimi i rrjetës hekurudhore në Maqedoni paraqitet në gjysmën e dytë të shek. XIX. Vija e parë është ndërtuar në vitin 1873 në relacionin Selanik-Shkup (250 km). Ajo ishte rezultat i interesimit i fuqive të mëdha të atëhershme veçmas Austro-hungarisë për lidhjen e saj me Turqinë. Për atë hekurudha ndërtohej si pjesë e vijës hekurudhore Stambollit-Selanik-Shkup-Mitrovicë e Kosovës. Megjithatë, meqenëse

KORRIDORE EVROPIANE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

REPUBLIKA E MAQEDONISË

KORRIDORI 8 : LINDJE-PERËNDIMBULLGARI-MAQEDONI-SHQIPËRIGjatësia: L=304 km

KORRIDORI 10 : Veri-JugSËRBI-MAQEDONI-GREQIGjatësia L=174 km

KORRIDOR 10d- DellnicëVELES-MANASTIR-GREQIGjatësia: L=127 km

Legjenda

Page 193: gjeografia ekonomike

189

prej Beogradit në jug hekurudha tanimë ishte ndërtuar deri në Vranjë, në vitin 1889 është ndërtuar rruga Shkup - Vranjë, kurse është ndërprerë ndërtimi i hekurudhës Mitrovicë e Kosovës-Banja Llukë. Në këtë mënyrë Maqedonia lidhet në vend me hek-urudhat e Austrohungarisë nëpërmjet Bosnjës me hekurudhat serbe, kurse përmes tyre edhe me vijat hekurudhore të Evropës së Mesme dhe Perëndimore. Në vitin 1894 është ndërtuar hekurudha Selanik-Manastir. Me të ka mbaruar periudha e parë në ndërtimin e rrjetit hekurudhor në Maqedoni. Gjatësia e përgjithshme e tri bijave hekurudhore arrin 262 km. Me lëshimin në komunikacion të këtyre hekurudhave është bërë kthesë revolucionare në transportin e udhëtarëve dhe mallit në territorin tonë. Në vend të komunikacionit të atëhershëm me karvan dhe qerre, transportin e ,mallrave dhe udhëtarëve e morri hekurudha.

Periudha e dytë në ndërtimin e vijave hekurudhore në Maqedoni fi llon gjatë kohës së luftës së Parë botërore deh vazhdon deri në fi llim të luftës së Dytë botërore. Pas mbarimit të luftës së Parë botërore në v. 1919 është lëshuar në komunikacion hekurudhe me binarë të ngushtë (0,60 m) Shkup- Tetovë-Gostivar, që u ndërtua gjatë kohës së luftës për qëllime ushtarake. Në vitin 1920 ajo ka vazhduar deri në Kërçovë, kurse në vitin 1921 deri në Ohër dhe Strugë. Në v. 1919 është lëshuar edhe heku-rudha, gjithashtu me binarë të ngushtë, në relacionin Gradsko-Prilep-Manastir. Disa vite më vonë, më saktë në vitin 1924 është ndërtuar hekurudha me binarë normal Veles-Shtip, që në vitin 1926 ka vazhduar deri në Koçanë. Në Vitin 1931 hekurudha Manastir-Prilep është zëvendësuar me binar normal, kurse në vitin 1936 ajo ka vazh-duar deri në Veles. Kështu në fi llim të luftës së Dytë botërore në territorin e sotëm të Republikës së Maqedonisë ekzistonin vija hekurudhore me gjatësi të përgjithshme prej 711,3 km prej të cilave 477,3 km ishin me binarë normal kurse 234 km të tjerë me binarë të ngushtë.

Pas luftë së dytë fi llon periudha e tretë për zhvillimin e rrjetit hekurudhor në Maqedoni. Ajo kryesisht karakterizohet me modernizimin e rrjetit tanimë ekz-istues. Në vitin 1952 është lëshuar në komunikacion hekurudha me binarë normal Shkup-Gostivar, e cila më vonë është vazhduar deri në Kërçovë me një pjesë deri në Tajmishte, ndërsa hekurudha e vjetër me binarë të ngushtë ndërmjet Kërçovës dhe Ohrit përkatësisht Strugës është demontuar. Në vitin 1957 është ndërtuar hekurud-ha Kumanovë Benjakovec si pjesë e hekurudhës Shkup-Kumanovë-Kriva Pallankë-Sofj a dhenë vitin 1982 për nevojat e kombinatit FENI në Kavadar është ndërtuar hekurudha Gradsko-Shivec. Kështu rrjeti hekurudhor i ndërtuar është ruajtur deri sot, me atë që në vitet e mëvonshme magjistralja kryesore hekurudhore Tabanovc-Kumanovë-Shkup-Veles-Gjevgjeli është modernizuar përkatësisht elektrifi kuar.

Zhvillimi i rrjetit hekurudhor në Maqedoni, në 50 vitet e fundit nuk mundet të shënohet si ekstensiv, por më shumë si stagnues. Sot rrjeti hekurudhorë një bina-rësh në të cilin zhvillohet komunikacioni hekurudhor në vijat e hapura hekurudhore arrin 700 km. Krahas kësaj ekzistojnë edhe 225 km binarë të stacioneve dhe 102 km industrial.

Page 194: gjeografia ekonomike

190

Nënsistemet hekurudhore në R. e Maqedonisë është në mënyrë të konsid-erueshme nën nivelin e hekurudhave evropiane. Para se gjithash Maqedonia ka dendësi të vogël të rrjetit hekurudhor. Me dendësi mesatare rrjeti hekurudhor prej 27 km në 1 000 km, është larg vendeve evropiane. Për shembull, Austria ka 70 km, Franca 61 km, gjatësia e hekurudhave në 1 000 km2. Periudhë më e gjatë në gjys-mën e dytë të shekullit të kaluar, komunikacioni hekurudhor në vendin tonë kishte

Pjesë e hekurudhave në ndërtim fshati Beljakovce Deve Bair

Hekurudhat e Maqedonisë

Prugje me planDrejti me kryesore

Page 195: gjeografia ekonomike

191

dominim absolut në transportin e udhëtarëve që është pasojë e jo zhvillueshmërisë të komunikacionit rrugor. Më vonë kjo gjendje ndryshon në dobi të komunikacionit rrugor.

Rrjeti i jonë hekurudhor ende nuk është e pa ndërtuar me skaje “qore”. Me vendet fqinje është e lidhur në një drejtim vetëm me fqinjin e veriut dhe jugut. Vijat e tjera hekurudhore mbarojnë qorr. Lidhja me sistemin ekzistues hekurudhor me sis-temet hekurudhore fqinje të R. së Bullgarisë dhe R. e Shqipërisë paraqet nacionalitet funksional dhe nevojë e domosdoshme që patjetër të realizohet.

6.3. Komunikacioni ajrorë

Komunikacioni ajrorë është dega më e re e komunikacionit. Paraqitja e tij aton nga decenia e tretë e shek. XX. Aeroporti i parë në Maqedoni është ndërtuar në Shkup në vitin 1928 kur është hapur vija e parë ajrore në relacion Shkup-Beograd. Në atë kohë fl uturimet zhvilloheshin vetëm ditën edhe atë në periudhën e verës.

Komfori, shpejtësia e transportit dhe siguria janë vetit kryesore të komunika-cionit ajrorë, për atë çdo vend në zhvillimin e tij i kushton kujdes të veçantë. Në Republikë funksionojnë dy aeroporte në Shkup dhe Ohër dhe janë vendosur më shumë vija ajrore ndërkombëtare. Ato disponojnë me pistën fl uturuese që mundet ti pranoi, nën kushte të përcaktuara të gjitha llojet e aeroplanëve, duke i përfshirë edhe atë më të rëndët.

Krahas këtyre dy aeroporteve për komunikacion publik në Maqedoni ekzis-tojnë edhe 5 aeroporte sportive dhe 8 ekonomike, gjegjësisht Republika disponon me gjithsejtë 15 objekte aeroportesh.

Nga kontrollimi i lokacioneve të aeroporteve, posaçërisht ekonomikët, që kryesisht janë dedikuar për bujqësinë, mundet të konstatohet se me to nuk është mbuluar krejt territori i Republikës, kurse ndihet nevoja edhe për ndërtimin e aero-porteve për komunikacion publik.Deri në vitin 1991 nuk ekzistonin kompani aero fl uturuese. Kjo ka lënë edhe pasoja të rëndësishme mbi zhvillimin e komunikacionit ajror. periudha prej viti 1992 deri më sot kaloj në organizimin e aero komunikacionit. Megjithatë, ende edhe funk-sionimi i sotëm i këtij lloji komunikacioni nuk është në nivelin e standardeve dhe normativave ndërkombëtare. Transporti i udhëtarëve nuk kënaq, kurse edhe bartja e mallrave është e vogël.

6. 4. PTT komunikacioni

PTT komunikacionin e përbën infrastruktura e komunikacionit postierë, e telekomunikacionit, radiodifuzionit dhe video infrastruktura. Të gjitha këto janë të njohura ende me emrin infrastruktura e lidhjes. Edhe ky lloj i komunikacionit k

Page 196: gjeografia ekonomike

192

rëndësi të madhe për jetën e njerëzve në Maqedoni dhe zhvillimin e ekonomisë. Posta e parë në territorin tonë është themeluar në vitin 1948 në Manastir.

Pastaj hapen edhe posta edhe në qytete të tjera. Edhe telegrafi i parë në Maqedoni është sjellur gjithashtu në Manastir në vitin 1861, ndërsa telefoni te ne për herë të parë fi llon të përdoret deri në fi llimin e shek. XX.

Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore komunikacionit të PTT nuk i kushtohet kujdes i veçantë. Në vitin 1945 në Maqedoni ekzistonin vetëm 45 pos-ta. Numri i tyre vonë gradualisht rritet dhe posta hapen në të gjitha vendet më të mëdha, ashtu që sot në Maqedoni funksionojnë rreth 300 posta. Më së shumti njësi postare ka në Shkup - 52, pastaj vijon Manastiri me 26, Strumica me 19 etj. Transporti i postar është organizuar si komunikacion i brendshëm dhe ndërkombëtarë. I brend-shmi kryesisht zhvillohet me mjete rrugore postare, kurse i jashtmi me hekurudhë dhe me transport aeroplani. Komunikacioni telefonik është i organizuar në tri nivele hierarkie: ndërkombëtar, nacional dhe lokal.

Në Maqedoni në rritje të shpejtë është zhvillimi telefonisë mobile. Ajo ka rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike, krahas tjerave edhe për zhvillimin e viseve malore dhe kodrinore ku nuk ekziston infrastrukturë e telekomunikacionit.

Si nënsistem i sistemit të lidhjeve lajmërohen: sistemi informues kompju-terik, sistemi i radiodifuzionit, sistemet për komunikacion të specializuar në organet e veçanta ekonomike dhe shtetërore etj. Sistemi kompjuterik informues shumë su-ksesshëm nëpërmjet internetit dhe rrjetave kompjuterike lokale mundëson qasje deh prezantimin e numrit shumë të madh të informacioneve. Në suazë të këtij sis-temi është sistemi informues gjeografi k -GIS në të cilin njohuritë nga gjeografi a tërësisht shfrytëzohen. Ai jap mundësi tepër të mëdha për kërkimin, përpunimin, prezantimin dhe rruajtjen e të dhënave më të llojllojshme masovike për përmbajtjen e tërësishme të hapësirës në shtet.

Sistemin radiodifuziv në Republikën e Maqedonisë e përbëjnë RTM me sis-temin e emetuesve dhe numrit gjithnjë e më të madh të shtëpive të TV. Sistemin e emetuesve e përbëjnë 10 punkte amë emetuese, kurse programi i parë emetohet përmes punktit Ovçe Pole.

Ndërmjet llojeve të tjera të komunikacionit që ekzistojnë në Republikën tonë veçmas për tu shënuar janë: komunikacioni ujor, i qytetit dhe tubacioneve. Komunikacioni ujor është i zhvilluar në liqenet tona të mëdhenj: të Ohrit, Prespës dhe Liqenin e Dojranit. Ai kryesisht shërben për transportin e udhëtarëve, në pjesën më të madhe turistë dhe është e karakterit sezonal. Komunikacioni i qytetit dhe ndërmjet qyteteve është i organizuar vetëm në qytete e mëdha si në Shkup, Ma-nastir, Prilep dhe tjerë. Nga komunikacioni i tubacioneve rëndësi më të madhe ka gaz përçuesi i cili vjen prej Bulgarie përmes Kriva Pallankës dhe Kumanovës dhe çon në Shkup, si dhe naftë sjellësi Selanik-Shkup. Në Maqedoni ekziston edhe një lloj tjetër komunikacioni e ato janë teleferikët dhe ski ashensorët. Ato janë ndërtuar në qendrat malore-rekreative dhe kanë rënësi të posaçme për zhvillimin sidomos të turizmit sportiv dimëror.

Page 197: gjeografia ekonomike

193

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat lloje të komunikacionit sot janë përfaqësuar në vendin tonë?� Sa është gjatësia e përgjithshme e rrjetit rrugor në R. e Maqedonisë dhe sa prej

tyre janë magjistrale, sa regjionale dhe sa me rëndësi lokale?� Si është zhvilluar ndërtimi i vijave hekurudhore sipas Periudhave në Maqedoni

dhe sa është gjatësia e tyre sot?� Ku dhe kur është hapur posta e parë në Maqedoni dhe sa njësi postare të postës

ka sot në vendin tonë?

MUNDOHU TË DISH:

Ndikimi i komunikacionit mbi zhvillimin e ekonomisë.

7. TURIZMI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

7.1. Faktorët e zhvillimit të turizmit

Zhvillimi i turizmit kryhet nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm. E tillë është gjendja me mjedisin natyror, kohën e lirë, mjetet fi nanciare në disponim, tradita dhe shprehia e njerëzve për udhëtime turistike etj. mbi zhvillimin e turizmit ndikim të rëndësishëm kanë edhe komunikacioni, hoteleria, tregtia dhe shumë veprimtari të tjera.

Për zhvillimin turizmit në Maqedoni rëndësi të posaçme ka pozita e tij gjeografi ke turistike. Përmes saj tregohet vlera turistike e resurseve, kurse në raste të caktuar, pozita gjeografi ke ka edhe vlerë turistike.

Në aspektin funksional pozita turistike - gjeografi ke e R. së Maqedonisë de-fi nohet si: transitive, kontaktuese dhe polivalente. Pozita transitive sidomos është e theksuar me atë që Maqedonia paraqet udhëkryq i rëndësishëm dhe urë natyrore ndërmjet shteteve ballkanike. Pozita turistike-gjeografi ke kontaktuese e Maqedon-isë është shprehur përmes katër vendeve të saj kufi zuese: Bullgarin, Serbinë, Ko-sovën Shqipërinë dhe Greqinë. Kontaktshmërinë e rritë fakti që pjesa e madhe e maqedonasve jetojnë në shtete fqinjë, sidomos në Bullgari dhe Greqi. Kjo ka rëndësi të theksuar për zhvillimin e qarkullimit turistik me pakicë kufi tare. Polivalentshmëria prapë manifestohet nëpërmjet ekzistimit i numrit të madh dhe të llojllojshëm i resurseve turistike si: malet, liqenet, banjat, përmendoret kulturo-historike etj. që tërheqin lloje të ndryshme të lëvizjeve turistike.

Page 198: gjeografia ekonomike

194

Atraktiviteti i resurseve turistike është njëri nga elementet më të rëndë-sishme në formimin e ofertës turistike në R. e Maqedonisë. Potenciali i resurseve turistike i shtetit tonë sipas përbërjes, pasurisë, shtrirjes hapësinore dhe atraktivitetit është shumë i llojllojshëm. Megjithatë, potenciali i tillë ende plotësisht nuk shprehet mbi sasinë, dhe tempin e rritjes të qarkullimit turistik.

Liqenet paraqesin resurse turistike më atraktive në vendin tonë. Ato sot janë më të vizituarat dhe në të njëjtën kohë janë potenciali turistik. Në varësi prej atraktivitetit, ato paraqiten si hapësira të pavarura ose komplementare turistike. Si të mëvetësishme ndahet liqenet e mëdha tektonik: Liqenet e Ohrit, Prespës dhe Dojranit, nga natyrorët dhe i Mavrovës nga liqenet artifi ciale, kurse në grupin kom-plementarë i numërojmë liqenet glaciale dhe të gjithë liqenet e tjera artifi ciale. Rëndësia e madhe turistike i liqeneve të Maqedonisë është rezultat para se gjithash i vlerës së tyre të lartë atraktive-rekreative, si dhe i kualiteteve shumë karakteristike fi ziko-kimike dhe biologjike të ujit. Kështu vetëm katër liqenet e mëdha: Ohrit, Pre-spës, Dojranit dhe Mavrovës disponojnë me sipërfaqe të përgjithshme ujore prej 679,2 km2 prej të cilave në territorin e R. së Maqedonisë gjenden 447,5 km2. Për zh-villimin e turizmit element shumë i rëndësishëm gjatësia dhe degëzimi i brigjeve të tyre. Nga ai aspekt liqenet e mëdha disponojnë me gjatësi të përgjithshme të plazheve prej 43,5 km, përkatësisht sipërfaqe prej 161,5 he. Me zbatimin e normës prej 600 notuesve në 1 he plazh, fi tohet kapaciteti i përgjithshëm i plazheve të liqe-neve dhe ai është 100.000 plazhistëve.

Autokampi “Gradishte” në bregun e liqenit të Ohrit

Prej resurseve të tjera hidrografi ke turistike me të cilat disponon Republi-ka, kurse të cilët sipas rëndësisë së vetë vijnë menjëherë pas liqeneve janë burimet termominerale. Ato si objekte të posaçme hidrografi ke janë shumë të përhapur. Gjithsejtë në R. e Maqedonisë lajmërohen më shumë se 50 burime minerale dhe

Page 199: gjeografia ekonomike

195

ujërave termominerale me kapacitet të përgjithshëm prej 1500 l/sek. Vlerat turistike të këtyre resurseve burimore janë për karakteristika ambientale - të pejsazhit dhe funksioneve rekreative-shëndetësore. Ato luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, sidomos në masivizimin e turizmit të vendit. Deri tani si vende turistike të pavarura banjave janë formuar 8 banjat vijuese: Banja e Katllanovës, Banja e Banish-tës, Banja e Kostovrastit, Banja e Negorskës, Banja e Strumicës, Banja e Kezhovicës, Banja e Kumanovës dhe Banja e Koçanës.

Banja e Kostovrastit - hotel “Termal”

Malet e Maqedonisë gjithashtu paraqesin resurse komplekse turistike. Re-publika e Maqedonisë kryesisht është vend malor. Në të në hapësirën relativisht të vogël ngritën rreth 40 male të larta, të larta të mesme dhe të ulëta. Ndërmjet tyre përshtatshmëri më të madhe për turizëm kanë malet e larta. Karakteristika e tyre kryesore turistike është se disponojnë me ekspozicion të volitshëm, pjerrësira të buta, pyllëzim i madh dhe klimë malore me kualitet, ashtu që mundësojnë zhvillim e turizmit të stacionuar malor të verës, ashtu edhe të zhvillimit të turizmit dimëror-sportiv.

Për atraktivitetin e maleve tona me rëndësi të veçantë janë përshtatshmëritë e relievit. Kështu me studime detale në terrenet për sporte dimërore është vërtetuar se në malet e larta në Maqedoni mundet të formohen gjithsejtë 30 qendra sportive-dimërore. Denivelizim i tyre i përgjithshëm (dallimi i vërtet i patekave për skijim) është 115 m. Me zbatimin normave ndërkombëtare në shfrytëzimin e shtigjeve për rrëshqitje (1 m denivelizim ndaj një rrëshqitësi) vihet në përfundim se kapaciteti

Page 200: gjeografia ekonomike

196

maksimal i qendrave tona sportive dimërore (ekzistueset dhe perspektivet) arrin 115.000 rrëshqitës që mundë të rrëshqasin në të njëjtën kohë.

Sot në malet tona ekzistojnë 6 qendra dimërore-sportive edhe atë: Popova Shapka në Malin Sharr, Mavrova në Bistra, Krusheva në malin Busheve, Nizhe Pole në Pelister, qendra dimërore-sportive në Galiçicë dhe Ponikva në Osogov.

Qendra dimërore-sportive në Kodrën e Diellit

Nga aspekti turistik malet grupohen në tri grupe: ekskursionist-rekreativ, sportiv-manifestues dhe male me rëndësi të kombinuar.

Në relievin e Maqedonisë, krahas forma malore ka edhe të tjera morfologjike që kanë rëndësi së theksuar të madhe turistike. Të tilla janë për shembull shpellat,

grykat, kantonet, format vullkanike etj. Si vend në të cilin mjaftë janë përfaqësuar shkëmbinjtë gëlqeror në to janë zhvilluar gati të gjitha format kreshmore, prej të cilave shpellat turistike janë më atraktive. Përgjithësisht në Republikë deri tani janë regjistruar dhe hulumtuar rreth 250 objekte spelologjike.

Flore dhe fauna në Maqedoni kanë gjithashtu vlera të rëndësishme turis-tike dhe ofrojnë mundësi të shumta për shfrytëzimin e tyre për qëllime turistike. Ndërmjet botës bimore, pyjet janë më të rëndësishme për turizmin. Prej tyre për turizmin sidomos janë të rëndësishme ato të mbrojturat, sidomos ato në parqet na-cionale ose llojet e drurit të vëna me shenjën mbrojtëse.

Nga bota shtazore në R. e Maqedonisë vlertë veçantë turistike kanë egër-sirat për gjuajtje dhe llojet endemike të kafshëve. Gjuetia shpesh paraqet motiv të pavarur për tërheqjen e turistëve dhe atë hapësira që disponojnë me egërsira për gjuajtje paraqesin regjione potenciale të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Si

Page 201: gjeografia ekonomike

197

gjueti më të rregulluara në Republikë konsiderohen: Dojrani për derrat e egër, Bog-osllovec për thëllëzat, Katllanova për fazanë, Mozdraça në Malin Sharr për derrat dhe dhitë e egra, Brzovesi në Bistra për dhitë e egra.

Përmendoret kulturor-historike për shkak të numrit të madh dhe rëndë-sisë kanë rëndësi të posaçme për zhvillimin e turizmit. Ato në territorin e Republikën e kemi më shumë se 700. Kjo pasuri e përmendoreve haset nëpër të gjithë terri-torin e Maqedonisë. Prapë se prapë numri më i madh përmendoreve paraqiten rreth liqenit të Ohrit, më shumë se 180. nga aspekti turizmit rëndësi të posaçme kanë lokalitetet arkeologjike si : Stobi, Skupi, Heraklea etj. Numri i shumtë dhe atraktiv i përmendoreve është nga shekulli i mesëm. Nga ajo kohë janë ruajtur më shumë kisha dhe manastire si Shën Sofi a në Ohër, Shën Naumi dhe Shën Jovani në bregun e liqenit të Ohrit, Shën Jovan Bigorski në luginën e lumit Radikë etj.

Nga drugdhendësit e dëgjuar P. Filipovski - Garkata dhe M. Filipovski

Specifi kat etnografi ke me të cilat Maqedonia karakterizohet, paraqes-in faktor të rëndësishëm për turistët. Ato sillen në mënyrën e jetimit të popul-lit Maqedon dhe pakicave në Maqedoni, pastaj në kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore, të folklorit, ushqimit, veshmbathjes, më saktë krejt atë çka e përbënë jetën e këtij populli.

Page 202: gjeografia ekonomike

198

7.2. Hoteleria si sektor për zhvillimin e turizmit

Njëri nga elementet më të rëndësishëm të receptives turistike është faktori themelor në ofertën turistike në territorin e caktuar turistik është hoteleria. Kapacite-tet për vendosjen dhe ushqimin i përcaktojnë dimensionet e qarkullimit turistik dhe drejtpërdrejt ndikojnë mbi shumën e tij. Përkushtimi i kujdesit gjithnjë e më të madh mbi zhvillimin e turizmit nga ana e më shumë përbërësve, mundësoi ekonominë turistike në Maqedoni që të fi rohet me bazë solide materiale. Përveç karakteristikë së ofertës së përgjithshme turistike të kapaciteteve të vendosjeve është që shuma e tyre në një periudhë më të gjatë kohore në të kaluarën është në rritje të vazh-dueshme. Vetëm në vitet e pavarësimit të R. së Maqedonisë vërehet rënie e caktuar.

Zhvillimi i hotelerisë në vendin tonë fi llon që në fi llimin e shek. të kaluar. Ho-teli i parë më modern i ndërtuar është në Ohër në vitin 1911 dhe quhej “Orient”. Në vitin 1926 në Pelister është ndërtuar pushimorja për fëmijë, të njëjtin vit është ndër-tuar edhe pushimorja për fëmijë në Krushevë të cilat edh sot ekzistojnë. Ndërtimi i shtëpive malore fi llon në vitin 1930 kur është ndërtuar shtëpia malore “Luboten” në Luboten në Malin Sharr.

Dinamika më e madhe e zhvillimit e kapaciteteve vendosëse lajmërohet në vitet pas luftës së Dytë botërore edhe atë gati në krejt periudhën prej vitit 1950 dhe deri në vitin 1990. Kështu objektet e para për vendosje në këtë periudhë fi llojnë të ndërtohen në vitin 1952 kur u ndërtuan dy objekte pushuese në Ohër, dy lagje tur-istike - “Oteshev” dhe “Carina” në Prespë dhe nga një hotel në Krushevë dhe Popova Shapkë. Zhvillimi më i hovshëm në ndërtimin e kapaciteteve të reja hotelerie është realizuar në periudhën prej vitit 1970 deri më vitin 1988. Atëherë janë ndërtuar më shumë se 65000 shtretër ose për çdo vit mesatarisht hoteleria është zgjeruar me 3620 shtretër. Në vitin 1988 Maqedonia dispononte me numrin maksimal prej 85 284 shtretër.

Në pikëpamje të shtrirjes gjeografi ke kapacitetet hotelerike, është karak-teristike që më shumë se 80% nga numri i përgjithshëm shtretërve në Republikën gjenden në vendet turistike të liqeneve.

Zhvillimi i deritanishëm i hotelerisë në drejton në përfundimin se ajo donë ta përcjell zhvillimin e turizmit dhe i plotëson nevojat e tij, ajo duhet në mënyrë per-manente të modernizohet, zgjerohet dhe riaftësohet ndaj kërkesave bashkohore të mysafi rëve.

Page 203: gjeografia ekonomike

199

Hoteli “Metropol” në bregun e liqenit të Ohrit

7.3 Zhvillimi i turizmit në Republikën e Maqedonisë

Tradita për udhëtime e popullsisë që jetonte në Maqedoni ekziston prej ko-hëve më të lashta. Prej një vendi në tjetrin kryesisht udhëtohej për plotësimin për nevojat shëndetësore-rekreative, kulturore ose religjioze. Objekti i zbuluar modern nga Banja Romake, në banjën e Banjskos në Strumicës ose ekzistimi i artefakteve të mëdha në qytetet e Maqedonisë nga periudha Romake si në Stobi, Skupi, Heraklea, Lihnidos dhe tjera, vërtetojnë se ato janë vendosur nga numri i madh i popullsisë e cila synonte që ti plotësoi kulturor-zbavitëse.

Mbeturina e Banjës Romake në banjën Bansko

Page 204: gjeografia ekonomike

200

Udhëtimet masovike me përmbajtje religjioze kemi në shekullin e Mesëm. Ato kryesisht kishin karakteristik lokale, or ekzistimi i numrit të madh të kishave dhe manastireve nga ajo kohë tregon se ato kanë qenë të vizituara në mënyrë masive. Megjithatë ato janë vetëm dukuri analogjike të turizmit. Lëvizjet bashkohore turis-tike në Maqedoni lajmërohen vetë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Veprim-taria e parë turistike e organizuar në Maqedoni paraqitet në vitin 1927, kur në Shkup është themeluar shoqëria turistike “Jug”.

Zhvillimi i turizmit në Maqedoni prej luftës së Dytë botërore dhe këndej, ësh-të në varësi direkte prej kushteve shoqëroro ekonomike dhe zhvillimit të përgjith-shëm të ekonomisë. Me këtë rast duhet pasur parasysh se menjëherë pas luftës ishte trashëguar pak sipas sasisë dhe për nga kualiteti bazë e dobët materiale për zhvil-limin e turizmit. Në periudhën e mëvonshme të turizmit nga ana e shteti fi llon ti kushtohet kujdes më i madh, me të që përshpejtohet edhe zhvillimi i tij.

Lëvizja e qarkullimit të përgjithshëm turistik Periudha prej 1950 deri në 2000 (në 000)

Viti Vizitues Bujtje Qëndrimi mesatar

1950 311 495 1.6

1960 302 868 2.91970 465 1282 2.71980 970 3081 3.21990 974 3099 3.22000 632 2434 3.8

Në varësi të kushteve shoqëroro ekonomike, zhvillimi i turizmit në Maqedoni mundet të ndahet në tri periudha edhe atë:

1. periudha administrative,

2. periudha e vetëqeverisjes punëtore dhe

3. periudha e ekonomisë së tregut.

Në të parin që është i njohur si periudhë e qeverisjes administrative me ekonominë deh që ka zgjatur prej viti 1946 deri më vitin 1952, kryesisht është zhvil-luar turizmi i vendit. Mundi i bashkësisë ishte i drejtuar nga dallimi i turizmit shënde-tësore-rekreativ dhe funksionit kulturore-edukativ. Efektet ekonomike nga turizmi ishin shpërfi llur.

Në periudhën e dytë që ka zgjatë prej vitit 1953 e deri më vitin 1990 dhe është e njohur si periudhë e vetëqeverisjes, turizmi i vendit gradualisht vendoset në baza ekonomike, ndërsa i kushtohet kujdes më i madh zhvillimit të turizmit të huaj, gradualisht përmirësohet baza e tij materiale, kurse rritet edhe qarkullimi turistik.

Page 205: gjeografia ekonomike

201

Në vitin 1987 numri i vizitorëve arrin 118300. kurse numri i bujtjeve në 3978000. ajo është në krejt zhvillimin e deritanishëm të turizmit në Maqedoni viri më i vizituar.

Periudha e tretë prej vitit 1991 dhe këndej është specifi k sipas asaj që Maqe-donia bëhet e pavarur dhe shtet sovran dhe turizmi si edhe ekonomia në përgjithësi, fi llon të zhvillohet në kushte të ekonomisë së tregut. Agjencitë turistike shoqërore, sidomos ato që shin të përmasave jugosllave transformohen në ndërmarrje të pa-varura, kurse formohen edhe numri i madh i agjencive private, që karakterizohen me numrin e vogël të, të punësuarve. Shuma e kapaciteteve vendosëse zvogëlohet prej 82 000 në vitin 1990 në 73 000 në vitin 2000. bie edhe qarkullimi turistik edhe atë prej 974 000 në 632 000, kurse zvogëlohet edhe numri i bujtjeve prej 3 099 000 në vitin 1990 në 2434 000 bujtje në vitin 2000.

Kjo është kryesisht i ristrukturimit nacional i ekonomisë së përgjithshme por edhe pasoj e shkatërrimit të federatës jugosllave me çka u zvogëlua madhësia i tregut turistik. Turizmi jonë i vendit cilësohet me më shumë karakteristika. Ndërmjet tyre më të rëndësishme shpërndarja jo e barabartë hapësinore dhe koncentrimi i theksuar sezonal. Kështu turistët nga Maqedonia më së shumti i vizitojnë vendet turistike të liqeneve. Në raport me sezonin, qarkullimi më i madh zhvillohet në muajt korrik dhe gusht.

Qarkullimi turistik i huaj për republikën tonë ka rëndësi të posaçme. Ai Maqe-donisë si vend receptiv i sjell deviza m ç’rast as malli e as shërbimet nuk e kapërcejnë kufi rin shtetëror, por konsumuesit përkatësisht turistët e huaj vijnë dhe konsumojnë në vetë vendin. Në mënyrë efektive asgjë nuk eksportohet, kurse realizohet fi tim devizor. Për atë turizmi i huaj emërohet edhe si “eksport i padukshëm”.

Në të kaluarën numri më i madh i turistëve në Maqedoni, ndër vite ishin turistët nga Gjermania dhe Holanda. Pastaj gjendja në mënyrë të konsiderueshme ndryshon ashtu që viteve të fundit vendin tonë më së shumti e vizitojnë turistët nga vendet fqinje: Bullgaria, Greqia, Shqipëria dhe Serbia.

Nëse analizohet qëndrimi mesatar i turistëve të huaj do të vërehet se ai është mesatarisht i vogël dhe mesatarisht është rreth dy ditë. Kjo tregon se qarkullimi tu-ristik i huaj në Republikën tonë në pjesën më të madhe ka karakter transitiv. Karak-teristika vijuese e këtij loj qarkullimi turistik është koncentrimi i tij i theksuar sezonal. Turistët e huaj te ne më së shumti qëndrojnë në dy muajt e verës korrik dhe gusht. Distribuimi i pabarabartë hapësinor është gjithashtu karakteristik e rëndësishme e turizmit të huaj në Maqedoni. Në atë pikëpamje numri më i madh i turistëve dhe bujtjeve realizohet në Ohër dhe Shkup.

Funksioni ekonomik i turizmit më së shumti vërehet në derdhjen e të hyrave prej njërit territor në tjetrin, kurse te turizmi ndërkombëtar në derdhjen e të ardhurave prej njërit vend në tjetrin. Për vendet turistik receptive ajo derdhje e të hyrave ka domethënie të rëndësishme dhe shumëfi shtë. Bëhet fj alë para se gjithash për konsum

Page 206: gjeografia ekonomike

202

plotësues që pa prezencën e turizmit të huaj nuk do të realizohej. Sipas rregullit përmes turizmit, në mënyrë efektiv asgjë nuk eksportohet, kurse realizohen të hyra devizore.

Njëra nga karakteristikat e këtij lloj eksporti është që nëpërmjet turizmit të huaj në këmbimin ndërkombëtarë kyçen edhe veprimtari të tilla ekonomike dhe jo ekonomike që pa turizmin do të mbeteshin të pashfrytëzuara. Me këtë turizmi i huaj sot bëhet burim shumë i rëndësishëm i të hyrave devizore. Për atë gati se nuk ka vend në botë, pavarësisht nga shkalla e zhvillimit, madhësisë dhe akumulimit të pasurisë shoqërore e cila nuk e nxitë zhvillimin e turizmit të huaj.

Derdhjet dhe daljet devizore (në milion dollar USD) në bazë të turizmit në R. e Maqedonisë.

Viti Derdhje Daljet Neto

1995 19,45 27,25 -7,802000 37,94 34,28 3,662005 83,90 59,65 24,252006 129,17 70,72 58,45

Sipas evidentimit që e mbanë banka Popullore e Maqedonisë, pjesëmarrja e turizmit në vlerën e këmbimit joekonomik në periudhë më të gjatë sillet rreth 30%. Në vitin 2006 të hyrat nga turizmi i huajtshin 129 milion dollar USD. Megjithatë, tu-ristët e Maqedonisë që qëndronin në shtetet e tjera në të njëjtin vit shpenzonin 70 milionë dollar të SHBA. Me të ndishëm zvogëlohet derdhje devizore neto.

7.4. Sistematizimi turistik i hapësirës së

Republikës së Maqedonisë

Në bazë të vetive natyrore dhe të tjera si: pozita turistike-gjeografi ke, shtrirja dhe atraktiviteti i pasurisë turistike, gjendja e bazës materiale, vëllimi dhe struktura e qarkullimit turistik, në Maqedoni qartë ndahen tre qendra më të mëdha hapësi-nore turistike: regjioni turistikë i lindjes, mesme dhe i perëndimit. Vendet turistike edhe pse janë njësia më e vogël turistike, përfshinë më shumë lloje të resurseve dhe turistike dhe objekteve me format e aktivitetit turistik që në të zhvillohen. Vendet turistike në Maqedoni janë të shpërndara në katër grupe edhe atë: Shkupi, vendet e Banjave, vendet Malore dhe vende të tjera turistike.

Në bazë të, të gjithë faktorëve relativ për zhvillimin e turizmit, kurse me zba-timin e kriteriumeve të veçanta në Maqedoni janë ndarë 210 lokalitete turistike.

Nëpërmjet studimit të mundësive hapësinore të liqeneve, është vërtetuar se në të gjitha liqenet në Republikë mundet të formohen (38) vende turistike. Në Liqen-in e Ohrit janë formuar dhe zhvilluar numri më i madh i lokaliteteve turistike, edhe atë: në bregun lindor janë Ohri, Gorrica, Shën Stefani, Llagadini, Peshtani, Gradishte,

Page 207: gjeografia ekonomike

203

Tërpejca, Llabunishta dhe Shën Naumi; në bregun verior Struga, Lagjja e Eurotelit dhe tanimë e “Anton Dukovit” dhe në bregun perëndimor Kalishta dhe Radozhda. Në bregun e liqenit të Prespës:Carina, Otesheva, Pretor, Asamati, Krani, Nakolec dhe Dolni Dupeni. Në liqenin e Dojranit: Dojrani i Vjetër, Dojrani i ri dhe Açiku, dhe në liqenin e Mavrovës lagja Mavrovë, f. Mavrovë, Nikiferova dhe Lenova.

Kushte potenciale për zhvillimin e turizmit të Banjave në Maqedoni mun-dësojnë rreth 50 burime termominerale. Megjithatë si banja janë përfaqësuar tu-rizmi i banjave dhe kanë vetëm vende të banjave edhe atë: Banja e Katllanovës, Banja e Banishtës, Banja e Banskos, Banja e Kostovrastit, Banja e Kumanovës; Banja Kezhovcit, Banja e Koçanës Banja e Negorskës. Qarkullimi më i madh turistik realizo-het në banjën e Katllanovës. Ndërmjet qyteteve në Maqedoni qarkullimi më i madh

Legjenda:Lokaliteti turisti k

Lokaliteti i bajës

Lokaliteti i liqenit

Qendrat e qyteti t turisti k

Pikat kufi tare Lokaliteti malor klimati k shërrues

Lokalitet malor sporti v i dimrit Lokalitet klimati k shërrues

Kufi ri i regjionit turisti k

Korridor tranzit

Kupti m ndërkombëtar

Kupti m kombëtar Kupti m regjional

Page 208: gjeografia ekonomike

204

turistik realizohet në Shkup. Prej të gjitha vendeve të mundshme turistike sot në Maqedoni janë aktivizuar vetëm 25%. Kjo tregon se turizmi në të ardhmen ka poten-cial hapësinor për zhvillim.

PYETJE DHE DETYRA:

� Mbi cilat forma atraktive zhvillohet turizmi në Maqedoni?� Çfarë është lidhshmëria ndërmjet zhvillueshmërisë dhe kapaciteteve të ven-

dosjes dhe shumë e vizitave turistike?� Cilat janë periudhat kryesore në zhvillimin e turizmit në Maqedoni dhe cilat janë

karakteristikat e saj më të rëndësishme?� Sipas sistematizimit si janë të ndara vendet turistike në vendin tonën dhe në cilat

prej tyre realizohet qarkullimi më i madh turistik?

MUNDOHU TË DISH PËR:

Ndikimi i turizmit mbi transformimin e hapësirave turistike

Page 209: gjeografia ekonomike

205

Page 210: gjeografia ekonomike

206

Page 211: gjeografia ekonomike

207

III. VËSHTRIM I SHKURTËR I ASPEKTEVE EKONOMIKO-GJEOGRAFIKE TË UNIONIT EVROPIAN

1. Formimi dhe zhvillimi i unionit Evropian

Unioni Evropian (UE). Është formuar me Marrëveshjen e Mastrihut në vitin 1993, të cilën e ratifi kuan të gjitha vendet anëtare të bashkësisë Evropiane (BE). Në esencë rruga e saj zhvillimore fi llon me formimin e Bashkësisë Evropiane për

thëngjill dhe çelik nga ana e Francës, Gjermanisë Perëndimore, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut në vitin 1951. ideja rridhte prej shefi t të institutit na-cional francez për planifi kim Zhan Mone (prandaj ende quhet edhe Montanunioni). Ajo kushte për qëllim ti bashkoi industritë e thëngjillit dhe çelikut të këtyre 6 vendeve. Në fi llim të formimit të tyre ishin larguar të gjitha pengesat për tregtinë me thëngjill, çelik dhe hekur, kurse më vonë Bashkësia e mbikëqyri zvogëlimin e tepricës së pro-dhimit të vendeve anëtare. Ajo u arit me heqjen doganave dhe kontingjenteve dhe futjen e doganave të përbashkëta në raport me vendet e tjera. Bashkësia evropiane për thëngjill dhe hekur ishte reformuar në vitin 2002, kur pushoj të vlej marrëveshja me të cilën është themeluar.

Bashkësia ekonomike Evropiane (BEE). Duke e shfrytëzuar përvojën e Bashkësisë për thëngjill dhe hekur, gjashtë vende të Evropës perëndimore në vitin 1958 me marrëveshjen e Romës formuan bashkësi ekonomike Evropiane. Më vonë statut të vendeve shoqëruese ishin pranuar Greqia dhe Turqia, si dhe 18 shtete afri-kane, kolonit e dikurshme franceze, italiane, dhe të Belgjikës. Në vitin 1973 në BEE me status të vendeve të përhershme janë pranuar Irlanda, Britania e Madhe dhe Danimarka, me çka bashkësia u zgjerua prej 6 në 9 anëtarë. Qëllimi i këtyre 9 anë-tareve ishte që të integrohen ekonomit e tyre dhe malli të qarkulloi i lirë pa pengesa doganore, çka edhe u realizua. Me akte juridike është rregulluar lëvizja e lirë e kapi-talit, mallit dhe fuqisë së punës në krejt territorin e Bashkësisë. Posaçërisht është par-aparë heqja graduale e të gjitha pengesave në qarkullimin e prodhimeve bujqësore ndërmjet vendeve anëtare. Barazimi i çmimeve është bërë me zvogëlimin gradual ose heqjen e premive, tatimeve dhe masave të tjera për integrimin shtetëror. Vendet e Bashkësisë kështu u organizuan që fi lluan të luajnë rol të rëndësishëm në ekonom-inë dhe regëtin botërore.

Bashkësia Evropiane (BE). Me bashkimin e bashkësisë evropiane për thëngjill dhe çelik, bashkësia ekonomike Evropiane dhe Bashkësia Evropiane për en-ergji atomike në vitin 1967 është formuar organizatë e re e njohur me emrin Bashkë-sia evropiane. Si organe kryesore udhëheqëse të Bashkësisë janë formuar Komisio-net e bashkimit Evropian dhe Këshilli i Ministrave. Organe të tjera ekzekutive, juridike dhe gjyqësore gjithashtu ishin bashkuar nën mbrojtjen e bashkësisë Evropiane. Në suazë të Bashkësisë rritje të shpejtë shënon prodhimi industrial dhe tregtia por edhe këmbimi i mallit me vendet e treta. Megjithatë, në mënyrë intensive është punuar edhe në transformimin e brendshëm të vetë bashkësisë. Krahas kujdesit ekonomik, kujdes të posaçëm i kushtohet edhe rregullimit të përbashkët politik dhe ngjalljen e Bashkësisë.

Page 212: gjeografia ekonomike

208

Unioni Evropian (UE). Në vitin 1993 vendet nga bashkësia Evropiane, mbi bazën e marrëveshjes së Mastrihut, formuan organizatë të re, tanimë jo vetëm ekonomike por edhe politike me emrin unioni Evropianë. Bashkësia e suksesshme Evropiane ju mundësoi vendeve të veta anëtare të jenë më të hapura ndaj integri-meve më të mëdha për veprimin e bashkuar në politikën e sigurisë, politikës së jas-htme dhe bashkëpunimit në pjesën policisë dhe gjyqeve.

Rritja e zhvillimit ekonomik në vendet e UE me tërheqshmëri magnetike ndikoi mbi vendet e tjera për anëtarësim në të ose fi timin e lehtësimeve të caktuara. Me këtë rast procesi i zgjerimit i unionit ishte vazhdimisht i hapur për pranimin e vendeve të tjera evropiane. Ai pranimi u krye në disa kthime, kurse bashkëngjitja është kushtëzuar me plotësimin e të ashtuquajturave “kriteriumeve nga Kopenhaga”. Kështu në vitin 1995 janë pranuar Austria, Suedia dhe Finlanda. Pastaj vijojnë: Span-ja, Portugalia dhe Greqia. Në vitin 1997 Unioni i fi lloi bisedimet për bashkëngjitjen e Polonisë, Hungarisë, Çekisë, Sllovenisë, Estonisë dhe Kiprit, kurse dy viteve më vonë edhe me Latvinë, Lituaninë, Sllovakinë, Bullgarin, Rumaninë dhe Maltën. Më vonë të gjitha këto vende u bashkëngjitën ndaj Unionit, me atë që të fundit në vitin 2007 janë pranuar Rumania dhe Bullgaria. Sot unionin e përbëjnë 27 shtete anëtare.

Që të realizohet qëllimi i madh - formimi i sistemit monetar të përbashkët në vitin 2009 16 vende anëtare të unionit e pranuan euron si valutë të përbashkët që i zëvendësoi njësit nacionale të parave. Është interesant që nga vendet më të vjetra anëtare B. Madhe dhe Danimarka, nuk e pranuan euron për valutë të tyre dhe mbetën jashtë sistemit të përbashkët monetarë.

2. Parashtrimi organizativ i Unionit Evropian

Institucionet të cilat e përbëjnë strukturën organizative të unionit Evropian janë: bashkësitë Evropiane, Këshilli i ministrave, komisioni Evropian, parlamenti Ev-ropian, gjyqi Evropian i drejtësisë dhe banka qendrore Evropiane.

Në mënyrë institucionale, unioni Evropian fi llon në tri shtylla: Bashkësia Ev-ropiane, politika e Përbashkët e jashtme dhe e sigurisë deh Politika e bashkëpunimit gjyqësor.

Bërthama e shtyllës së parë (BE) e përbëjnë tregu i përbashkët, zhvillimi ekonomik, unioni monetar si dhe politikat dhe masat shoqëruese. Ndërmjet këtyre politikave dhe masave kujdes i veçantë i kushtohet punësimit, mbrojtjes sociale, konkurrencës, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ngritjes së nivelit të kualitetit të jetës. Si politika të veçanta që ju kushtohet kujdes i madh ndahen: politika në bu-jqësi, në energjetikë, në industri, në komunikacion, në arsim dhe ngjashëm.

Page 213: gjeografia ekonomike

209

Shtylla e dytë ka të bëjë me politikën e përbashkët të sigurisë. Në vete bashkon: ruajtjen e vlerave ë përbashkëta, të interesit dhe pavarësisë, pastaj, sigur-inë dhe solidaritetin, rruajtjen e paqes, bashkëpunimit dhe forcimit të demokracisë.

Shtylla e tretë ka të bëjë për bashkëpunimin policor dhe të gjyqeve me lëndët penale. Në përmbajtjen e punës janë përfshirë: lufta kundër racizmit dhe modulimit ndaj të huajve, terrorizmit, tregtisë me njerëz, narkotik dhe armë, korrupsion etj.

Prej 1 janari 2007 ekzistojnë 23 gjuhë ofi ciale të Unionit Evropian: gjuha an-gleze, bullgare, gjermane, greke, daneze, estone, irlandeze, italiane, leton, lituane, malteze, polake, portugeze , romane , sllovake, sllovene, hungareze, fi nlandeze, frënge, holandeze, çeke, norvegjeze dhe spanjolle. Në Unionin evropian mundet të përdoret cili do qoftë prej këtyre gjuhëve për korrespondencën me institucionet e Unionit.

3. Karakteristikat më të rëndësishme ekonomiko-gjeografi ke të

shteteve të veçanta anëtare të Unionit Evropian

Unioni Evropian me 27 vendet e veta anëtare, përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 4.325.000 km2. sipas madhësisë së territorit, shtete mundet të ndahen në tri grupe: shtete të mëdha, të mesme dhe të vogla. Në grupin e shteteve të mëdha bëjnë pjesë ato të cilat kanë sipërfaqe më të madhe se 300.000 km2. Atë e përbëjnë shtatë shtete edhe atë: Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Polonia, Finlanda dhe Suedia.

Grupin e dytë dhje më të madh e përbëjnë shtetet me madhësi të mesme, përkatësisht që kanë sipërfaqe ndërmjet 30 deh 300 km2. Të tillë në Union ka 16 shtete. Dhe grupin e tretë, shtetet e vogla që përbëhet prej 4 shteteve edhe atë: Sllovenia, Qiproja , Malta dhe Luksemburgu

. Në raport me popullsinë e Unionit, tani gjithsejtë jetojnë gati 500.000 mil-ion banorë. Ai është numër shumë i madh i popullsisë që formon njërin nga tregjet më të mëdha në botë. si shtete të mëdha konsiderohen: Britania e Madhe , Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe Polonia. Këto anë ato shtete që kanë mbi 30 milion banorë.

Në shtete me popullsi më të dendur në Union bëjnë pjesë Holanda (397 b/km2) Belgjika (336 b/km2) kurse më rrallë të banuara janë: Finlanda (15 b/km2) dhe Suedia 16 b/km2).

Disa shtete të Unionit si: Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia janë pjesë nga grupi G-7, përkatësisht bëjnë pjesë ndërmjet vendeve më të pasura në botë. ato disponojnë me potencial shumë të madh ekonomik.

Page 214: gjeografia ekonomike

210

Sipas të dhënave në disponim prej vitit 2005, Luksemburgu me 109.903, Danimarka me 62.118, Irlanda me 60.460 dhe Holanda me 52.963 dollarë të SHBA e përbëjnë grupin e shteteve në Union me prodhim më të lartë bruto të vendit për banorë në vit, kurse me më të ulët paraqiten Bullgaria me 6.546, Rumania me 9.300 dhe Polonia me 13.845 dollarë të SHBA për banorë në vit.

Karakteristikat themelore ekonomiko-gjeografi ke të shteteve të UE/viti 2005 /

Shteti Sipërfaqja për nr. të ban. në 000 км2 milion b në км2

Bruto prodh. I vendit në dollar të SHBA

1.Austria 84 8,17 97,3 49.599

2.Belgjika 31 10,42 336,1 47.0853.Bullgaria 111 7,74 69,8 6.5464.R. Çeke 79 10,24 97,9 20.6735.Danimarka 43 5,41 125,8 62.1186.Finlanda 337 5,25 15,6 51.3237.Franca 547 60,87 111,3 44.5088.Gjermania 356 82,47 231,7 44.4469.Greqia 132 11,06 83,8 31.67010.Hungaria 93 10,08 108,4 15.40811.Irlanda 70 4,13 59,0 60.46012.Italia 301 58,64 194,8 38.49213.Luksemburgu 3 0,46 153,3 109.90314.Holanda 41 16,31 397,8 52.96315.Polonia 313 38,18 121,9 13.84516.Portugalia 92 10,41 113,1 22.92317.Suedia 450 7,44 16,5 51.95018. Britania 244 60,21 246,8 43.54119.Spanja 505 41,0 81,2 35.21520.Rumania 238 22,5 94,5 9.30021.Sllovakia 49 5,8 118,4 18.21222.Lituania 65 3,7 56,9 14.09823.Letonia 64 2,4 37,5 14.90824.Sllovenia 20 2,0 100,0 27.01925.Estonia 45 2,4 53,3 17.45426.Qiproja 9 0,8 88,8 31.41027.Malta 3 0,4 133,3Gjithsej: 4325 488,49 123

Republika e Maqedonisë prej vitit 2005 është vend kandidat për anëtare në Unionin Evropian. Sipas kriteriumeve të vendosura për anëtarësim nga ana e Un-ionit, ajo deri tani në pjesën më të madhe i k plotësuar ato kriteriume. Megjithatë, bisedimet për pranim defi nitiv vazhdimisht shtyhen për shkak të vetos ë e vë Greqia

Page 215: gjeografia ekonomike

211

në lidhje me emrin. Prapëseprapë Maqedonia edhe në të kaluarën edhe sot i kush-ton rëndësi shumë të madhe edhe në planin politik edhe në ekonomik vazhdimisht ti përmirësoi marrëdhëniet me Unionin. Kështu me të gjitha vendet e Unionit kemi marrëdhënie të mira politike. Kurse në planin ekonomik numri i konsiderueshëm i eksportit realizohet me vendet e këtij tregu.

Greqia vë veto edhe për pranimin e vendit tonë në NATO paktin, edhe pse në masë të madhe, me pjesëmarrjen në më shumë misione, ne tanimë jemi integruar në strukturat e kësaj organizate.

PYETJE DHE DETYRA:

� Cilat shtete dhe kur e kanë formuar bashkësinë Evropiane për thëngjill dhe çelik?� Në cilin qytet dhe vit është formuar Unioni Evropian dhe cilat vende atëherë

bënin pjesë në të?� Numëroi shtete që sot janë anëtare në UE?� Tregoje nëpërmjet Grafi konit sipërfaqen e shteteve anëtare të Unionit?� Mendo dhe përgjigju çfarë është raporti i Unionit ndaj Maqedonisë?

Page 216: gjeografia ekonomike

212

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE

I. EKONOMIA E PËRGJITHSHME GJEOGRAFIKE

Paraqitja, lënda e studimit dhe ndarja e gjeografi së ekonomike ........................................11. Resurset natyrore në botë si faktor për zhvillimin dhe

shtrirjen e prodhimit dhe qarkullimit .....................................................................31.1. Sipërfaqet tokësore si faktorë i zhvillimit të bujqësisë dhe shtrirja gjeografi ke e prodhimeve bujqësore .............................................................................41.2. Regjionet metalogjene si burim i lëndëve të para me origjinë minerale dhe furnizuesit kryesor të tregut botëror ..................................................51.3. Resurset e ujit në botë dhe rëndësia e tyre ekonomike ..................................................62. Popullsia në botë si faktor i zhvillimit ekonomik ...........................................................82.1. Lëvizja numerike dhe rritja natyrore e popullsisë .............................................................82.2. Migrimet e popullsisë në botë ..................................................................................................112.3. dendësia e popullsisë ..................................................................................................................142.4. Strukturat themelore të popullsisë në botë ........................................................................163. Karakteristikat e përgjithshme të ekonomisë botërore ....................................223.1. Energjia, lëndët e para dhe ushqimi problem kryesor i ekonomisë botërore .........244. Industria dhe vendosja e prodhimeve industriale në botë .......................................254.1. Ekonomia energjetike ..................................................................................................................27 а).Thëngjilli si burim i energjisë dhe objekt i tregtisë ndërkombëtare .......................28 b) . Nafta dhe gazi tokësor si burime të energjisë dhe objekt i tregtisë ndërkombëtare .............................................................................................30 c).Hidroenergjia – prodhimi dhe shtrirja hapësinore në botë .......................................32 ç) . energjia atomike ......................................................................................................................334.2. Metalurgjia e zezë dhe e ngjyrosur në botë ........................................................................354.3. Industria përpunuese në botë ..................................................................................................38Industria makinerike ............................................................................................................................38Elektroindustria ......................................................................................................................................40Industria kimike .....................................................................................................................................41Industria e tekstilit ................................................................................................................................43Industria ushqimore .............................................................................................................................445. Bujqësia dhe tregjet e prodhimeve agrare në botë ...........................................495.1. agrikultura në botë .......................................................................................................................52Kulturat e drithit, shtrirja hapësinore, prodhimi dhe tregia botërore me to....................52

Page 217: gjeografia ekonomike

213

Kulturat industriale në botë, shtrirja hapësinore dhe prodhimi ..........................................56Bimët aromatike, shtrirja, prodhimi dhe tregtia botërore ......................................................58 5.2. Kopshtaria dhe vreshtaria në botë ..........................................................................................61 а) . Kopshtaria dhe shtrirja e tij në botë .................................................................................61 b) . Vreshtaria – regjionet prodhuese dhe tregtia me vinë .............................................635.3. Blegtoria në botë ...........................................................................................................................655.4. Gjuetia dhe peshkimi në botë ..................................................................................................695.5. Pylltaria në botë .............................................................................................................................726. Komunikacioni në botë ...............................................................................................................756.1. Faktorët për zhvillimin e komunikacionit ............................................................................766.2. komunikacioni tokësor ................................................................................................................79 а) . Komunikacioni rrugor ...........................................................................................................79b) . Komunikacioni hekurudhor .......................................................................................................816.3. Komunikacioni ujor.......................................................................................................................846.4. Komunikacioni ajror .....................................................................................................................876.5. Komunikacioni telekomunikativ ..............................................................................................897. Turizmi në botë ...............................................................................................................................907.1. Kushtet dhe faktorët për zhvillimin e turizmit ....................................................................907.2. Karakteristikat e turizmit bashkohorë dhe regjionet turistike në botë......................91

II. ASPEKTET EKONOMIKO-GJEOGRAFIKE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Emri dhe pozita gjeografi ke e Republikës së Maqedonisë ....................................................941. Kushtet natyrore dhe resurset e republikës së Maqedonisë .............................95

2. Ndikimi i faktorëve socio-ekonomik mbi zhvillimin

ekonomik të Republikës së Maqedonisë ................................................................100

2.1. Popullsia në Republikën e Maqedonisë ..............................................................100 а. Lëvizja numerike e popullsisë dhe dendësia e popullsisë ..........................................100 b. Karakteristikat strukturore të popullsisë ..........................................................................104 c. Lëvizjet natyrore të popullsisë ..............................................................................................110 ç. Lëvizjet migruese të popullsisë.............................................................................................1133. Vendbanimet në Republikën e Maqedonisë .....................................................................1173.1. Nocioni dhe ndarja e vendbanimeve në Republikën e Maqedonisë ........................1174. Bujqësia në Republikën e Maqedonisë .................................................................................1234.1. Agrikultura në Republikën e Maqedonisë ..........................................................................126 а). Kulturat e drithit ........................................................................................................................127 b) . kulturat industriale ................................................................................................................130 c) . kulturat kopshtare ...................................................................................................................134 ç) . Kulturat foragjere.....................................................................................................................136

Page 218: gjeografia ekonomike

214

4.2. Kopshtaria dhe vreshtaria në Republikën e Maqedonisë .............................................139 а) . kopshtaria ..................................................................................................................................139 b) . Vreshtaria ...................................................................................................................................1414.3. Blegtoria në Republikën e Maqedonisë ..............................................................................1454.4. Pylltaria në Republikën e Maqedonisë ................................................................................1515. Industria e Republikës së Maqedonisë ................................................................................1555.1. Energjetika në Republikën e Maqedonisë ...........................................................................155 а) . Shuma dhe vendosja e potencialit hidroenergjetikë .................................................155 b) . Minierat dhe prodhimi i thëngjillit ...................................................................................156 c) .Ndërtimi i objekteve elektro energjetike, prodhimi dhe konsumi i energjisë elektrike ................................................................................1585.2. Metalurgjia e zezë dhe e ngjyrosur e Republikën e Maqedonisë ..............................161 а) . Metalet e zeza dhe metalurgjia ..........................................................................................161 b) . Metalet e ngjyrosura dhe metalurgjia e ngjyrosur .....................................................1655.3. Degët e industrisë përpunuese në Republikën e Maqedonisë ...................................167Minierat, prodhimi dhe përpunimi i Mineraleve jometalike .................................................167Industria metalopërpunuese ............................................................................................................170Industria makinerike ............................................................................................................................171Elektroindustria ......................................................................................................................................172Industria kimike dhe e farmacisë .....................................................................................................173Industria e përpunimit të drurit dhe fi timi i letrës .....................................................................174Industria e tekstilit ................................................................................................................................176Industria ushqimore .............................................................................................................................179Industria e duhanit ...............................................................................................................................181Industria për lëkurë, gomë dhe këpucë ........................................................................................1826. Komunikacioni në Republikën e Maqedonisë .................................................................1836.1. Komunikacioni rrugor ..................................................................................................................1856.2. Komunikacioni hekurudhor ......................................................................................................1876.3. Komunikacioni ajrorë ..................................................................................................................1906.4. Komunikacioni i PTT .....................................................................................................................1907. Turizmi në Republikën e Maqedonisë....................................................................................1927.1. Faktorët e zhvillimit të turizmit ...............................................................................................1937.2. Hoteleria si faktorë i zhvillimit të turizmit.............................................................................1977.3. Zhvillimi i turizmit në Republikën e Maqedonisë ............................................................1987.4. Sistematizimi turistik në hapësirën e R. së Maqedoisë ...................................................201

III. VËSHTRIM I SHKURTËR I ASPEKTEVE EKONOMIKO-GJEOGRAFIKE TË

UNIONIT EVROPIAN

1. Formimi dhe zhvillimi i Unionit Evropianë ..............................................................................2062. Vendosja organizative e Unionit evropian ...............................................................................2073. Karakteristikat më të rëndësishme ekonomiko-gjeografi ke të disa shteteve anëtare të Unionit Evropian ..............................................................................208