108
METAMORFOZA E GJËRAVE IDEALE dhe me madhërinë e tyre qetësojnë zemrat e ndrymë në hekura në hekura që s’dinë kurrë të çlirojnë zemrën nga pluhuri i marrëzisë dhe skamjes 81

Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Uploaded from Google Docs

Citation preview

Page 1: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

METAMORFOZA E GJËRAVE IDEALE

dhe me madhërinë e tyre qetësojnë zemrat e ndrymë në hekuranë hekura që s’dinë kurrë të çlirojnë zemrën nga pluhuri i marrëzisë dhe skamjespër ditë nga qielli zbresin fijet e shpresave tona të jemi ata që pas vdekjes do të lëmë ose një përkujtim të madh ose një kori të madhe dhe kështu që në fronin e zotave të jemi ulur galuc edhe ne...

po ekstaza e vuajtjes njerëzore, ato privilegje të ndershme si ujkonja mbi grykën e pllajës që pret e egërsuar nën ata sytë e kuq dhe plot shkëndija i zbresin zotat e hidhëruar, të egër dhe plot urrejtje, ku ekstaza e atyre syve humb në shkëlqimin e ashpër shtazor... ku edhe me shtazë rilind njeriu...

për ditë ndër ne, ndër gjirin tonë lëshon rrënjë thellë metamorfoza e gjërave ideale

81

Page 2: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

ku as zemra s’ka forcë të mbajë ndër damarë fuqinë e asaj dridhme të mallkuarqë s’është as fushë me borzilok e as burg me pengje të pafajshme..., zotat dhe pengjet e tyre rrallohen në tru dhe dije e zënë e përqeshen me vetveten... e sa më shumë ata qeshin vetveten, aq më shumë unë rrah kryet dhe s’e kuptoj kurrë pse jam i ngjashëm me të gjithë njerëzit, që s’kanë tjetër veç një drejtim kah vdekja

për ditë rilind i njëjti diell dhe po ashtu tërhiqet zhagaz dhe në fund të ditës përflaket ndoshta nga turpi ndoshta nga lodhja i skuqet fytyra dhe humb pas bjeshkës që të zërë vend edhe ai në metamorfozën si njeriu i natyrës së pavërtetë e ne besojmë se dita që vjen nesër do të vijë e magjishme me koshat e grurit krahëve e qerret e rrushit duke tërhequr zvarrë për gëzim të fëmijëve e që ata fëmijë dashur e pa dashur jemi NE.

përditë frymëzohet njeriu me pjellën e fantazisë që s’është tjetër veç pjellë e një fryti të zdralë e që me dashje lë gjurmë dhe njolla mbi faqen e urtësisë së atij që lind i virgjër, jeton i varfër dhe vdes i marrë...

Pontassieve, 8 mars 2009

I. NYJË JETE

81

Page 3: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

DUA TA ZË BALLKONIN

Lagem në shiun e parëheshtje... dhe sëmundja qan... sapëshpëritje në fund të lodhjes?!Kush mund ta mbajë veten para vdekjes?!Mugë, ndërsa mbyll kapakët,në horizont martese me engjëj,dasmën, dasmorë në zi!Luftoj të humbë para këmishës,

81

Page 4: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

duel me lulet të ndaj dhe të qeshen më gaz,të vyshkur, pse mundohem të flas me atë,kur ajo rri e varur në zinxhir.Moj, a ke parë kaq mjegull?Në sytë aq të kthjellët që herët zhvesh pemën,A dua ta zë ballkonin, ta zhvesh pemën.Lakuriq do të dukej nata, ndërsa... dita do të dukejujë i turbullt që aq shumë kam etje ta pijë.Ah dua ta zë ballkonin që të jetë arkivoli im para diellit.

VOLIO PRENDERE IL BALCONE

Mi inumidisco nella prima pioggia, silenzio... e la malattia piange... quantisussurri al termine della fatica?!Chi può trattenersi difronte alla morte?!Oscurità, mentre chiude le palpebre,

81

Page 5: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

nel orizzonte nozze con gli angeli,festa, festeggianti in nero!Combatto per perdere innanzi alla camicia, perciò, duello con i fiori e sorrido con una avvizza allegria,perché provo a parlarle quando lei sta appesa nella catena.Ehi, hai mai visto così tanta nebbia?Negli occhi così profondi ché al alba spoglie l'albero,voglio prendere il balcone, così spoglio l'albero.Nuda sembrerebbe la notte, invece... il giorno sembrerebbeacqua scura che cosi tanto tengo sete per berla.Ah, voglio prendere il balcone diventando la mia bara difronte al sole.

NË FIRENCE QESHET NJË VOGËLUSH

Në Firence qeshet një vogëlush,një qerre e diellit,

81

Page 6: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

një kokë e një busti,dialog...Fryn, se koha pëlcet.Acar dhe natyrë të mermertë!Tjegullat e kuqe vallëzojnë,mbi urë ndalet ora.Ushtari luan me letra në klub,dhe këput litarët e hallit në gotë.

Në Firence qeshet një vogëlush,horizonti mbyllet në kuti,e dielli me çantë në krahë mërgon diku.

A FIRENZE RIDE UN BAMBINO

81

Page 7: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

A Firenze ride un bambino,un carro del sole,il capo di un busto, dialogo...Sofia, perché il tempo esplode.Gelo e natura di marmo!Le rosse tegole ballano,sopra il ponte il corso del tempo si ferma.Un soldato gioca a carte in un bar,e nel bicchiere sfoga i suoi pensieri.

A Firenze ride un bambino,l'orizzonte si richiude nella scatola,e il sole migra da qualche parte con il zaino nelle spalle.

81

Page 8: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

NË BERLIN

A mund të shihemi një ditë,të mos tremben fluturat,të mos mbetemi vetëm miq,në Berlin po bie shi.Nën porte luftëra,nën asfalt ujëra të zezapo bie vetëm shi,ky rregull natyre,ky mjegull nën sy,kjo afishe: “një i vdekur...”Po bie shi dhe mbyll sytë dita.

81

Page 9: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

A BERLINO

Riuscissimo a vederci un giorno, a non intimidire le farfalle, a non rimanere soltanto amici, a Berlino piove.Guerre sotto le porte,sotto l'asfalto le fogne.soltanto piove, questa legge della natura,questa fitta nebbia sotto gli occhi,questo avviso: “un morto...”Continua a piovere mentre il giorno chiude le palpebre.

81

Page 10: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

NËN KULLËN E PARISIT

E di, ke një mall.T’i lodh sytë, t’i rëndonqepallat.Unë jam këtu,në Paris, mbi kohët që më rëndojnësi lisat e dukalit.Kot drita,kot rrugë me neone,kot Shilarëse,unë jam në vetmi gjërash. Mbi letër vizatoj një lule,një motiv Kosove,një erë Parisi.Sa e lodhshme kjo gjë?!E di, ke një mallpor, mos qaj, se unë të presme dashuri Kosove.nën kullën e Parisit.

81

Page 11: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

NEL CASTELLO DI PARIGI

Lo so, hai un desiderio.Ti stanca gli occhi, te li assona le palpebre.Io mi trovo qui,a Parigi, nel corso dei secoli che mi pesano come le querce nelle montagne millenari. Invano il giorno,vuote strade con il neon, vuota l'Altalena,mi trovo nel invano delle cose.

Su un foglio mi metto a pitturare un fiore,un motivo del Cossovo,un sospiro Parigino.Com'è affaticante questa cosa?!Lo so, hai un grandissimo bisognoma non piangere,Io ti aspetto con amore Cossovaro,sotto la torre di Parigi.

81

Page 12: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

SA ZILI IA KAM ËNDRRËS

Mbi këngë shi...Mbi lahutë borë...Çka flet zemra në dry?!Sulm në dritare me grila.Qesh hija,me vete thotë akull!

Fle mbi shtratin tim e qet,sa klithje lëshonlëkura e drurit.nën sqetulla pa Meshar.Kur hapen sytë,bie perdja.Fundi i një gjëmimitë lehtë...

Fle në shtratin tim...Mbi këngë bryme...Mbi lahutë zjarre...Përplasje fërfëllizash.Në prag të stinës.

Fle në shtratin tim Si gjysmëfemër,dhe dënesë e përjavshmembi këngën sulm,

81

Page 13: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

mbi lahutë vaj.Sa fund i dhembshëmpër fillimin e gëzuar

Fle në shtratin tim,E çoroditur si ushejzë,Mbi këngë e hare.Mbi lahutë tel i nxehur...Sa dhimbje e madhe...Në shpirtin e huaj,

QUANTO LO INVIDIO IL SOGNO

Sulla canzone pioggia... Sul liuto neve...Cosa dice il sogno incatenato?!Assalto alla finestra con le griglia. L'ombra sorride,con se stessa sussurra, ghiaccio!

Dorme nel mio comodo letto,quanti strilli emette il guscio del legno,senza la Bibbia sotto le braccia.Quando gli occhi si aprono,cala la cortina.La fine di un tuono,Lento...

Dorme nel mio letto,Sulla nebbia sulla canzone...Sul liuto fuochi,che si scontrano a fiochi nel entrare della stagione.

Dorme nel mio letto,Come mezza femmina,

81

Page 14: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Come un pianto perpetuo.Attacco sula canzone...Pianto sul liuto...Che fine addolorante.Per l'inizio gioioso.

Dorme nel mio letto,Distratta come una sanguisuga,Con canzoni e furore.Sul liuto il filo caldo...Che gran dolore...Nel anima straniera.

MOS M’I LIDH DUART

A mund ty të quaj lot,kur lot nuk je?!Ëndërr nuk je,Fat kur nuk je.

A mund ty të flas,kur nuk dëgjon?!Të thërras,kur nuk sheh?!

A mund ty të quaj këngëkur nuk je?!As hap, kur nuk je?!

A mund ty të quaj natyrë, kur nuk je?!Mos m’i lidh duartse nuk mund ty të quaj asgjë,kur asgjë nuk je.

81

Page 15: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

NON UCCIDERMI LA SPERANZA

Ti posso chiamare a te lacrima,quando lacrima non lo sei?!Sogno non sei,Fortuna quando non lo sei.

Posso a te parlarti,quando non senti?!Chiamarti, quando non vedi?!

Posso chiamarti a te canzone,quando non lo sei?!Neanche passo, quando non lo sei?!

Posso te chiamarti paesaggio, quando non lo sei?!Non uccidermi la speranza, perché non potrei chiamarti niente,

81

Page 16: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

quando niente non lo sei.

LAMTUMIRË KUJTIMI IM

Sa lehtë t’i flasësh zogut,ta ledhatosh ëndrrën,ta kapërcesh qiellin.Vetmia ngjallet Nositnjë valë me shkumë.Sirena në zi...Zot, a më fal?!se sikur ta dija…I vakët ai lot,e butë ajo buzë,e pastër ajo zemër...Zot, pse lejove?!të ngjitëm aq lartdhe të bjerë në zgrip,të bëhem Nosit

81

Page 17: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

dhe të vdes…Mbi mua pikëllimi,mbi ty pritja,nuk u takuam kurrë,si dikur fëmijë.Gjatë, shumë gjatë shpresa...U plakën sytë,u tha gjuha, vdiq buza...Lamtumirë kujtimi im,po mbyllëm në murg.Dritarja kapak i rëndë,burg për jetë vetmia.

ADDIO RICORDO MIO

Quanto lentamente si deve parlare al uccello,accarezzare il sogno, oltrepassare il cielo.La solitudine rinasce Fenice,un onda con la schiuma.La sirena in nero...Dio, mi puoi perdonare?!solo se lo sapessi...Tiepida quella lacrima,morbido quel labbro,limpido quel cuore...Dio, perché permettessi?!

81

Page 18: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Salire cosi in alto e cadere nel angolo,diventare una Fenice,e morire...Su di me la pena,su di te l'attesa,non ci incontreremo mai,come una volta bambini.Tropo lungo, lunga l'attesa...Gli occhi si son invecchiati,la lingua si è seccata, è morto il labbro.Addio ricordo mio,mi sto rinchiudendo nel monastero.La finestra una persiana pesante,carcere a vita la solitudine.

MË MBAN SHIU

Mbi gotë veç një vështrim i thartë.Një poet mbledh kujtimet e tij.Sa e gjatë letra...Ndryshe do luftohej në Spartë,do të ishte gjithçka si në foto,ndryshe në ëndrra do të ishte Frojd!Kujdes gjithçka është relative,se mua më mban shiu.Në pëllëmbë të tij fle i etur,

81

Page 19: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

ajo ka mbetur veç ëndërr,butësirë mirazh dhe plagë.Mua më mban shiu.Sa votova për heshtjen?!Ndaj lagem në etje,Se gjurmë aty s’po lë,as gota s’ka vështrimvetëm thartirë.Brenda…Dëgjoj poetin të thotë,po merr fund poema.Ai zog po fluturon...Edhe ai do t’i njom lehtësisht pendlat nga shiu.

MI REGGE LA PIOGGIA

Sopra un bicchiere solo un triste sguardo.Un poeta racchiude i suoi ricordi.Come lunga la pagina...In un altra maniera si dovrebbe lottare a Sparta,sarebbe stato tutto come in una foto,se no, nei sogni dovrebbe essere Freud!

81

Page 20: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Attenzione!!! è tutto relativo,perché a me mi regge la pioggia.Nel suo palmo dormo assettato,è rimasto soltanto un sogno,tenerezza del miraggio e ferita.A me mi regge la pioggia.Quanti ho votato per il silenzio?!Perciò mi bagno nella sete,perché il sonno non lo sto lasciandoe neanche il bicchiere non ha sguardo,solamente amarezza.Al interno...Ascolto il poeta che dice,si sta finalizzando il poema.Quel uccello sta volando...Anche lui le bagnerà delicatamente le penne dalla pioggia.

NË FUND JE TI

Mos fol, ndaj një gëzim.Në prani, një lutje në gjunjë.Me duar flas me zemër.

81

Page 21: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Ëndërro... me sy shih, me vetull shpejto!Gjuaje një gur!Larg në hapësirë.Gjeje një unazë në shpirt,dhe duaj...

Mos fle, por shtrihu mbi natyrëdhe vështro...Jehonë bëhu,dhe duaj...

Kërko brenga!Det dhe akull,rërë dhe diell.Burrë mos vuaj!Por duaj...

Ngjitu në pirg!Vë një emblemë!Dhe mëso zbrit!Në fund je ti.Duaj...

ALLA FINE È IL TUO TURNO

81

Page 22: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Non parlare, dividi la gioia.Nella presenza, una preghiera in ginocchia.Con le mani, parlo con il cuore.Sogna... con il cuore guarda, con il sopracciglio sbrigati!Tira un sasso!Lontano nello spazio.Trova un anello nel cuore,e ama...

Non dormire, masdraiati nella naturae guarda...Meditazione sorgi!!!Eco diventa,e ama...

Cerca tormenti!Mare e giaccio,sabbia e sole.Uomo non soffrire!Ma ama...

Sali in cima!Metti un emblema!E impara, scendi!Alla fine è il tuo turno.Perciò ama...

81

Page 23: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

SYTË E VËLLAIT TIM

Ata sy - sirtar,ruajnë thellë diçkaqë s’ka fillim as fund.Ata sy - kuadër,ruajnë një portret,i falin ngjyrë. Ata sy - arkivol, bartin një zemërqë ka vdekur një ditë. Ata sy - kapak kulle.mbyllen nën vetullën harkdhe nuk çelen kurrë më.

81

Page 24: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

GLI OCCHI DEL MIO FRATELLO

Quei occhi un cassetto,custodiscono qualcosa dentroche non ha ne inizio e ne fine.Quei occhi un quadro,tengono un ritratto,gli regalano colore.Quei occhi una bara,mantengono un cuoreche è morto un giorno.Quei occhi un portone della torre,si chiudono con un arco sotto il sopracciglioe non si aprono mai più.

81

Page 25: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

NUK JEMI LARG

Nëpër rrugë thellë nëpër natë,me çantën krahëve, bashkë me veriun e thatë,çaj errësirën, flamur dështimesh,maje një ideje,gulfojnë në pranga.Kudo zëra,kudo tym dhe brymë.S’ka verë as pranverë,veç jug dhe lindje.Një lugë e pjerrtë,një enë bakri.Piramidë në skamje,Në shtëpinë pa kulm.  Një atdhe në gjunjë,Një mëmëdhe i fjetur,një komb në piedestal.Zot i mëshirshëm!S’ka asgjë veç territ që për ditë mbretëron.Ne s’jemi largsi dikur Bibla,Kurani dhe Psalmet...Ne s’jemi afër si dikur vdekja dhe lindja,ne s’jemi të parë dhe të paparë,ne s’jemi të gjithë aty ku nuk shihemi. Kurrë me njëri-tjetrin,Por dëgjojmë vetëm klithje.

81

Page 26: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

NON SIAMO LONTANI

Nelle strade, profondamente per la notte,con il zaino nelle spalle, insieme con il secco vento,piango il buio. Bandiera dei fallimenti,cima di un idea,scaturiscono in manette. Voci da tutte le parti,fumo e brina da tutte le parti.Non c'è ne estate ne primavera,soltanto sud e ovest.Un cucchiaio reclinato,un contenitore di rame.Piramide in miseria,nella casa senza estremità.

Una patria in ginocchia,Una madrepatria addormentata,una nazione sul piedistallo.Dio pietoso!Non esiste niente tranne il buio che regna ogni giorno.Noi non siamo lontanicome prima la Bibbia, Il Curano, e i Salmi...Noi non siamo vicini come prima la morte con la nascita,noi non siamo visti o invisibili,noi non siamo tutti li dove non ci vediamo.Mai con l'uno l'altro,ma sentiamo solamente strilli.

81

Page 27: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

TI ISHE NË QYTEZË

Atje, ku ranë dritat, ku u ndezën zemrat, ishe qeshje... Me sy kërkoje, me shpirt doje, praninë e tij.

Këtu po vdes kënga, po frymon vdekja. Zot, sa trishtim në fund natë!Atje, ku gjendet ura, qoshku, një puthje. Nën trëndafil të tharë, ndërruat ju.

Këtu po vdes dëshira. Këtu po fle vetmia. Ti ishe në qytezë sonte. Neone, shtylla kati i pallatit.Tjegullat e kuqe për ju trumcakë...E ruajnë çastin, ju dorë për dore. Këtu po bie heshtja, ankimi, xhelozia. Këtu po merr fund pritja. 

Ti ishe në qytezë, Si Barbara këmbëzbathur e lagur nga shiu. Mban mend si binte shiu?

81

Page 28: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Ti ishe atje... s’ka gjë... Se ti e dije se po përmbyll sonte mërzinë.

TU ERI NEL PAESE

Lì, dove scesero le luci,dove si accesero i cuori,fu sorriso...Con gli occhi cercavi,con il cuore desideravi,la sua presenza.

Qui si sta spegnendo la canzone,sta fiatando la morte.Dio, quanta tristezza in fondo notte!Lì, dove si trova il ponte,nel angolo, un bacio.Sotto la secca rosa,siete cambiati. Qui sta morendo il desiderio.Qui sta dormendo la solitudine.Tu eri nel paese stasera.Neon, pali, il pianerottolo del palazzo.Le rosse tegole son' per voi passerotti...Aspettano l'attimo, voi mano per mano.Qui cala il silenzio, il lamento, la gelosia.Qui sta terminando l'attesa.

81

Page 29: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Tu eri nel paese,come Barbara a piedi scalzi e bagnati dalla pioggia.Ti ricordi come pioveva?Tu eri lì...non fa niente...Perché tu sapevi che stasera sto rinchiudendo la noia.

PRANË NESH VJESHTA DHE SHIU

Lotët e një vashe si lule,Ndër sy meje dhembja qeshet.Kur të vish! pa zhurmë,pa vështrim të egër.Mos trokit!Ëndrratshqetësohen.Sa burg ka në sytë e tu?!Vajze sa burg dhe tela?! Kur të vish?!mike kur të vish në heshtje eja.

81

Page 30: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

ACCANTO A NOI L'AUTUNNO E LA PIOGGIA

Le lacrime di una fanciulla come un fiore,Fra gli occhi mieiil dolore sghignazza.Quando verrai!Senza rumore,senza sguardo furioso.Non bussare! I sognisi preoccupano.Quanti anni di carcere ci sono nei tuoi occhi?!Fanciulla, quanti anni di carcere e fili?!Quando verrai?!Amica, quando verrai, vieni in silenzio.

81

Page 31: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

JAM KËTU

Jam këtu në qelizat e tokës.Kur të ndizni një qiri do t’ju kem pranë,kur të derdhni lot do t’ju ndiej, kur të thërritni do t’ju dëgjoj, kur të shkoni do të pikëllohem, kur të ndjeheni do të gëzohem.

Jam këtu ku balta ruan shpirtin tim, ku lumi ma sjell shiun për zjarrin tim, ku ju shkoni dhe vini. Një ditë erdhi nëna,një ditë babai,një ditë erdhën të gjithë.

Këtu, këtu më lanë,këtu ku s’jam vetëm por me të tjerë.Ku ndihem mire kur qaj dhe qesh,

81

Page 32: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

ku përditë rritem kur përditë dëgjoj këngën e kumrisë mbi dude, ku përditë dëgjoj zilen e shkollës. Këtu jam unë...

MI TROVO QUI

Mi trovo qui nelle cellule della terra.Quando accenderete una candela vi avrò vicino,quando verserete lacrime vi percepirò,quando chiamerete vi sentirò,quando vedrete mi rattristerò,quando vi sentirete mi allegrerò.

Mi trovo qui, dove il fango custodisce la mia anima,dove il fiume mi porta la pioggia per il mio fuoco,dove voi andate e tornate.Un giorno venne la mamma,un giorno il papa,un giorno vennero tutti.

81

Page 33: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Qui, qui mi lasciarono,qui dove non sono solo ma con gli altri.Quando mi sento bene, quando piango e rido,quando ogni giorno sento la canzone della tortora sul' cipresso,quando ogni giorno sento il campanello della scuola.Qui sono io...

KUR IKËN DALLENDYSHET

Kur ikën dallëndyshet,ikën dhe vashat.Të lashtat mbeten shkret!

Stinët ndërrojnë vishen,qershitë vyshken.Zot sa mjerim!

Mbetet plagë dita,nata s’durohet.Vaj për pleqërinë!

81

Page 34: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Sa dukje e shëmtuar,fosil në vete.Natyrë e vrarë!

Po pse ikën dallëndyshet,vallë kuptohet?!Zot pres përgjigje...

QUANDO LE RONDINE VANNO VIA

Quando le rondine vanno via,vanno via anche le fanciulle.Le tenute nei campi rimangono deserte!

Le stagioni cambiano la veste,le ciliegia si appassiscono.Dio quanta disgrazia!

81

Page 35: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Rimane ferito il giorno,la notte non si supporta.Pianto per la vecchiaia!

Che vista triste,fossile in se stesso.Natura ferita!

Perché vanno via le rondine,dunque, si capisce ?!Dio, aspetto risposta... 

SARA          

Kushtuar S...

Sara sa larg...                      Kilometra pa fund...               Rruge...                                 

81

Page 36: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

në Francë digjet Parisi,           në dhomën time digjet            trëndafili...                          

Mbi tavolinë proteste                vargjesh dhe lutje,                     nën qerpik ëndrra,                     në sy malli,                        në Francë digjet Parisi.           

Sara... në dhomën time,              digjen vargjet,                           se larg shumë kilometra          rruge... thëniet e shpirtit             digjen si Parisi.                         

Fiket shpirti,si qiri.       Natën e mirë se larg, kilometra rruge,        në dhomën time digjet trëndafili.  

SARA

Dedicato a S...

81

Page 37: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Lontano…Kilometri senza fine...La stradain Francia, fiamme a  Parigi,nella mia stanza sibruciauna rosa...

Su un tavolo protestadi versi e preghiere,su le ciglia un sogno,negli occhi nostalgia,in Francia, fiamme a Parigi.

Sara... nella mia stanza,si bruciano i versi,perché molto lontanokilometri di strada..le parole dell’anima si bruciono come Parigi.

L’anima si spegne,come il lume di una candela.La buona notte lontana,kilometri di strada,nela mia camere si brucia una rosa.

MIKE

81

Page 38: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Ndoshta një dite do bëhet luftë,ndoshta një ditë do të qeshim,  sa vonë do të kuptojmë se ishim njerëz...

Ndoshta një lule,një fjalë,             dhimbja s’do t’ketë fund... 

Rri se prania jote më tremb,shko... se do të lotoj për ty. 

Ndoshta do të jemi shokë,  ndoshta do të jemi miq,      e ardhmja na ndan...           Ti në një tren                    me flokë të krehura rrallë,     unë në një flutur,                  në det marinar...                   

Ndoshta një ditë,                  ndoshta një jetë,                 ndoshta!!!                    ndoshta... ndoshta!!!            

81

Page 39: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

AMICA

Forse un dì si farà guerra,forse un dì rideremo,molto tardi capiremo che eravamo umani...

Forse un fiore,forse una parola,il dolore non avrà fine...

La tua presenza mi intimidisce,vai… piangerò per te.

Forse saremò amici,forse lo saremò,il futuro ci divide…

Tu su un trenocon i capelli pettinati,io su una bandiera,su un mare marinaio...

Forse un giorno,forse una vita,forse!!!forse… forse!!!

81

Page 40: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

DORUNTINA E GJALLË

Kushtuar Shumit

Si zog fluturove qiellit    qielli të mban në gji.Pikat e shiutlehtësojnë dhimbjen.

ora jote ra                kalorës i natës         për Doruntinën e gjallë. 

në zemër të tokës,           vatra jote,                  përrallat e gjyshit,       dhe ti burrë...              

dasmat u shtyn...         pranvera iku vrap,      nusja u kthye,          në fytyrë u zbeh         hëna...                       

ora jote ra,           Doruntinë e gjallë...Gjallë nëpër horizont, ti dhe troku               i kalit të bardhë.         

81

Page 41: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

DORUNTINA VIVA

Dedicato a Shumi

Come un passero volaviverso il cielo che ti tiene in se.La pioggiaallenta il tuo dolore.

è la tua ora,cavaliere della notteDoruntina è viva.

Nel cuore della terra, il tuo nido,le favole del nonno,e tu già uomo...

rimandate...La primavera ormai lontana,una sposa in lacrime,il volto della lunapallido...

è la tua ora,Doruntina e viva...Nell’orizzonte,tu e il galoppo del cavallo bianco.

81

Page 42: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

EH, VOCËRRAK

eh, vocërrak...,Si pikon ëndrra gjak!Si zihet në zgrip        Ora e lëvizjes        aq kohë u bëqë s’ngroh dielli,që nuk pushon   era dhe shiu...    

aq kohë u bë, mblodhe vetëm  lule të zisë...         

Para meje shtati yt virgjëria e syve,     para meje edhe dhimbja... 

eh, vocërrak,                     ti atje                      unë këtu,                    s’di çka na ndanë?!           

81

Page 43: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

FANCIULLO

…Fanciullo,Come piange il sogno insanguinato!Come si racchiude in un angolo! Il corso del tempo... è da tempo ormaiche il sole non riscalda più,che la pioggia e il ventonon finiscono…

è da tempo ormai, che raccogli solo viole appassite...

Davanti a me il tuo essere,la verginità del tuo sguardo,davanti a me il dolore...

...fanciullo,tu te ne stai lae io qua,non so cosa ci divide?! 

81

Page 44: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

 

II. KËNGA E PËRMALLIMIT

81

Page 45: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

AH KUJTIMI I PARË

mblidhi krahët flutur e mirëdil në pllaje ku ka veç degëgjinjtë e trëndafilit dhe lilakëputi bashkë me luleshegëpo të duhen duart e miapo të duhen edhe këta sypo të duhen brigje e hijabashkë i bëj t’gjitha për typo ti deshe një zemër djalisi freski që fal pranvera

81

Page 46: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

po të fal një erë maliku blegërijnë qindra shqerrase kujtimi nis me zemërdhe nuk ndalet nga ky mallpo t’u deshën gishtat e miedhe dorën ka me t’faldhe me gjak që do t’pikoishkruaj ti dhe vetëm një letërnjë kujtim që s’do t’harrojnjë kujtim i parë i vjetër.

VJESHTË

mbi xham zogj të strukurdhe shiu i lag të gjorëtnë zemër kujtim i këputurnë vatër lëngojnë skamnorëtgjethi i ik një pemedhe vallëzon mbi erënë sy ëndërr e rreme

81

Page 47: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

nuk erdhe asnjëherësa të prita mbi dritarefolur vetëm me zogjti s’u duke këtej parindaj zjarri shpirtin dogjvjeshta shkoi nusepo vjen vëlla stuhiati nuk u ktheve kur u zhukevdiq shpirti nga vetmiamos rri se jeta po merr fundkëtu ku janë këto pika shiufresko shpirtin ç’u bë shkrumbse malli dogji, shpirtin shkriuikën dhe zogjtë, i mori tufanimbeta vetëm nga perëndimivdiq zemra, zjarri i një vullkaniu zhduk gjithçka tej xhami... 

NJË KËNGËTAR ME KITARË

një këngëtar me kitarëlidh tri nota, do-re-mije këngëtar në tel kitarelehtë i këput dy lot të zise u këput dhe filli shpresës

81

Page 48: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

nga një notë e valë mallila-sol-fa-do-re, çfarë kujtesësdjersë e ftohtë e shtegut të ballitmbi tastierë dorë e lehtëqë përkëdhel butë e beftëlot i tij i zjarrtë i urtëi shpon zemrën si shigjetëah kitarë, kitarë, kitarëç’mllef i mjerë sot më zurisi nuk dija unë qyqarzemra e saj më përzurindaj këndo kitare e pastërmos u ndal kur une duase gjithmonë do jem i varfërndaj do vuaj me tela tua…

KUR NJË ËNDËRR FLUTURON ME KRAHËT E MI

kur një ëndërr fluturon me krahët e mi

81

Page 49: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

më mallkoi dita e diel dikur pasditesi pulëbardhë aq e trembur pse më ike

pse ti ike flokëlëshuarnga ëndrrat e mia

81

Page 50: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

LARG TEJE NDODHUR

larg nga bota ime

kur mendon të vish prapëunë s’do të luaj asnjë hap jam, jam i lodhurlarg teje ndodhur

81

Page 51: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

MOS KËRKO TË MË GJESH ATY

kushedi si mbet heshtja në qytetkujtime të liga pikëllimiduke qarë iku dhe u tretnga sytë e mi vajzëror

mos kërko të më gjesh aty

fletë gjethi, zog kënge të dëgjohemveç një shpirt si tingull rronshpejt do t’vdes, shpejt do t’harrohem.

aty s’do t’më gjesh më

81

Page 52: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

DIELLI PËRKDHEL RRASËN

delli përkëdhel rrasën shkronjat i merr në gji këngë dhe bilbilivallë ku na mbeti flutura trëndafilimalli na i tretiku na treten valletku na mbet mileti seç na u rritën halletsi buçimë nga deti

 

81

Page 53: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

VAJE

gropë e shpirtit mbyllu pakm’janë lodh’ sytë jam ligshtuegropë e shpirtit mlue me plagëdue veç pak me pushue

fik si qiri, n’valë jam raflokt’ e ballit kam shkurtuehije nates i kam ngja

kob i fjetur n’rroba t’zisëflokt’ e zeza t’vajzeris’me gersher’ i kam shkurtuen’ shami t’zez’ i kam mbulue

ah mor vlla i dashuni vllapo si mundi engjulli ytgrop’ kaq t’madhe n’shpirt mem ba

 

81

Page 54: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

LULJA E KUJTIMIT

kujtoj diten qekur ikemall atdheu lshue n’sykujtoj zemren kur e fikeku si prang e mbylle n’drymora udhë andej kah shtigjetkah i bjen votra e lokesi lash krojet kodrat brigjettrast’ e mbushur fshamje t’tokespo s’m’u dhimt natyre e pasursa m’u dhimten syt e sajpo s’m’u dhimte as lot i paqtnga ata sy që ran pastajpo s’m’u dhimten rrugt e gjanaas keta plepa plot me zogjas s’m’u dhimten mrizi e zanasa m’u dhimten bli e shtogpo s’mu dhimten krejt djelmniaqë i lash në log të lojessa m’u dhimte lulja e kujtimitqë ia lash aty rrez shtrojesqë ia lash dy fjal në leterdhe i thash mem pritun muese për t’gjalle s’pranoj u’ tjeterpër jete t’jetes ate due

81

Page 55: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

PLEQNIA E NANES

Kushtuar nanes teme

pleqnia u zdorgj n’fytyrë të sajlodhjen ia shoh, aty ku i ka sytë ia ndiej një frymëmarrje të ligshtnjëqind shpresa në shpirt strukurn’fund të zemrës një fole ku mban të ngrohtë gjithë fmijtë e sajfmijtë që e rrethojnë ditë për ditëdhe fmijtë që gjithmonë i mbeten uzdajë

tre fmijë jetojnë jashtë gjirit t’sajdo të shihemi në një çast më t’mirëlotin e vakët do t’derdhim prej gëzimit

81

Page 56: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

KËPUTI HËNA TRËNDAFILIN

Motrës teme të vetme

rrugë kur mbetesh valë e dritësborzilok që çel në zemërma kujton motrën e rritësma kujton veç atë emër

treten vitet dhe pranverabashkë me to dhe vajzëriapor si la t’i merrte eraato t’mira kujtime t’mia

këputi hëna trëndafilindhe mbi fletë shkroi një fjalëvëlla për ty kam thur’ mindilinn’shpirt e mbaj me aq shumë mall

kam rrethue me yje t’shpresësdo ta japë për ditë t’martesëskur hyn n’valle me motra e bijatuj u dridhur si pëllumb i shkruarkur t’betohesh në guri t’votrësse ma kurrë s’ke për t’mërguar

81

Page 57: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

kur t’ia merr duart e plakëse t’i vesh rreth e rreth qafëskur t’i shuan turrat e flakësta jep motra për freski t’qafes

këputi hëna trëndafilinrriti therren mu te shpijamotra bëri kanagjegjinkurrë si pa vallet e mia kurrë s’më pa tuj e lue shotenas me burra tuj vallëzuegjithherë në sy e mora botëngjithherë larg dhe mërgue

FLOKU I BARDHË I MALLITvetvetes

desh’ nga malli qyqe mbetursi kujtim i lashtë i vjetërfundi i botës seç i shfaqetsikur sy i mbyllur paktokë e bukur por e djerrëqiparis rrëzuar prej kohështrungu i fisit flakë në oxhaksi vajton fëmijë braktisurgjirin e nënës kur se kae fluturim si dergjen fluturatvargje-vargje ato vdesine për flokët e bardhë të vashëssi i la e më si pase në fund të shpirtit të lodhurveç kujtime ato mbesintash kërkon t’i bie shtegute të hyjë në lojë të fëmijësme iu kthye vatrës së vjetërqë e la tash e sa vjet

81

Page 58: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

ta kundrojë krejt lakmitarflokun e bardhë të dashurisëe nuk mundi...e u tret u tret u tret 

VEÇ NJË LETËR T’MË KISH ARDHUN

Kushtuar dajës Rifat

Veç një letër t’më kish ardhunnga ai vend që s’di ku jeme një rresht t’m’kishe thanunas uri as etje s’kepo ta dinte motra jotese ke ngran dhe ke pirëpasha dhimbjet e kësaj trohelot e syve i kisha fshim’çeli dita, m’zuni natan’kuvendim me zogj shtegtarës’i kupton jo motër ngratase mos vallë të kanë parëah, përvëlu’ m’ka malli ytjam bërë lule midis therrash kurrë prej mallit s’m’teren sytë

81

Page 59: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

nuk i gëzoj as dit’ e verësveç një letër t’më kish ardhunveç një letër me një fjalësi haber ta kisha marrunse ti je - je ti i gjallë

MESUESI

Kushtuar profesorit tim Hamdi Berishës

a e keni lexuar në altara e keni parë në flatrën e zogutpo mësuesin që u bë ushtara e keni vërejtur mes togut

 

81

Page 60: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

JETA NJË DEGË LAJTHI

rrëzohen sytë për dhe pa shpirtzemra shqetësohet fillonme dhimbjen shikimi ngadalë mërgon në jugbuzëqeshja venitetndryhet në burgdorë s’ke lehtëta prek flokunprandaj pa zhurmë

81

Page 61: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

qepalla shkëput lotinke ëndrra shumëdëshiron të jesh fëmijëkur ndjen se humb vitejeta është një degë lajthi 

Ç'FAJ KAM

kur qesh e qansi lule vjeshte mbylleshkur ec e ndaleshsi e marrë silleshç'faj kam unë që nuk thashqë nuk ditaqë eca s’u ndala

81

Page 62: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

që nuk prita

kur flet, e ul qepallëkur ngutesh e nuk thuaasnjë fjalëç'faj kam që kthej të shohe vetes i them nuk e njoh

 

PSE ÇILEN SYTË E ZI

pse çilen sytë e zi zemra këndon ninullapse mbyllet një frëngji brenda ç'përmban kulla

81

Page 63: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

PUTHJE

të mbaj para syve

81

Page 64: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

figurë të gjallështegtim në mall

vajzë e parëpritjet në shibuzët paluarvaj në syul sytëqerpik i rrëzuartrazim në zemërnën çadër timë pret të vijshi nxitimtë lagesh me puthje për rrëmbim

81

Page 65: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

FLAKA E SYVE TU

Pranë tejenë zemër të fshatit ne të gjithëkokulurrrimëfëmijët dhe luletështë prilli vëllaharabel të strukurcicërojnë hidhurkujtim i rëndë malli s’ka fundkaluan vitetkujtuam të gjithafshativarri yti gjyshit dhe gjyshesflaka e syve t’u  

81

Page 66: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

LUNDRA E FATIT

nënë m’gatuaj një bukëse duhet të nisemme lundrën e fatit mërgimtar

81

Page 67: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

NJË GRUMBULL DHEU

Një grumbull dheu mesgrushtesh plakakukamë e malidridhet

dallëndyshja preuudhëtimet e gjatanuk mërgon jopo rri në vaj dhe lidhet

një grumbull dheumes grushtesh lokja

nuk rrit bimë as drurëas shkëmb më toka

ju humbët diku si fletëte lehta të mollës

81

Page 68: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

III. FUSHË ARRËSA

81

Page 69: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

OJ FUSHË ARRËS

Burrë kam qenë, kur lotin e kam lidhun nyjedhe i kam than tokës mbjellë se pemën ma t’rerrite si frutin e zemrës dhe hiqja krypen synitburrë kam qenë

Kam shtrengue gjakun, lidh me litarët e kullës,parmakët e agut i kam vu në flamur,dhe kam qëndruar si trari i lidhun Me kete kmishë keta tirqi, kete plis keto rrudha kam qëndruar kryengul mes vajit dhe kobit,pa nxjerrë zanin e dhimtes.

Kam nxanë ngushtë dhimten mes etheve, gushtin dhe dhjetorin,kam qendrue i gjallë i fortëburrë kam qenë

Nëpër gisht diellin kam sjellëburimin shterrun e kam me grushtapër liri e Iliri

81

Page 70: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

nga gjoksi m’kanë fluturue shqipet, andej kah zgurajatkanë hapun krahët si me pas qenë zana e engjuj që shkojnë bashkë tue pre e tue gridhe janë rrokun për shkambi me kthetra si shigjeta kur ngulet n’zemerburrë kam qenë

Kam ara, bashtina male me lisa e cungahije ku drumtaret pushojnë si me qenë nizam i lodhjesi kam pritun me kuti e duhanmalsorçe bukën iu kam kthyebukë e krypë e qejf

Po sot xhamadani me curron pika dhimteora e qostekut po sjell tik-takun e kobitkemisha e konopt kukatun me za të shtjerrun si kukuvajkëplisi m’ka humbur n’gjamë e n’ziehija e bardhë i ka hupun si fara e melit dhe tirqit s’kanë hijen e rand e s’kanë burrni mà

Hej Fushë Arrës gonxhet e bardha fluturat e piklume me sterpik hej ç'ma theve diellin e syvesi zemren zjarrmi i mallitsi ma plase loçken me kobin e zioj Fushë Arrës

S’jam grue që vajton as femijë që lyp gjinin e nanes jam plaku i maleveqe kukat dijetaretata qe mes abetares lanë shkronjat mes udhesata qe u lekunden si barka mbi dallget e idhtaata qe ma moren qehren dhe me bane plak te rrudhun para kohe

Ata kanë shkue me pa Shqipninë m’i pa ato kreshta te mlueme me shqipe

81

Page 71: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

me pisha e curraata kanë ra në Shtojnë Burrelnë Skraparnë Kuqovëata dojn me pa Krujën ata kanë m’u kthye me vrap me vrap si qingjat e vegjel atyne lendinave pa gropapo po, si ata qingjat e vegjel e te llastuem qe s’e ngojnë nanen e vet po lodrojnë pa kujtue se duhet m’u mbyll në stane...

Aty ishte AjetiDakoli i lokestrandofilli i bankesati iu mshel abetarja në faqen ku është vjersha: O flamur gjak o flamur shkabë...ma recitonte natë për natë kete vjershë... dhe shtinte dorën nen xhamadan dhe nxirrte gjithmonë flamurin e puthte, e puthte si me pas qenë binak me te...

Ajet, ngre koken shihe Lugun e Drinitthirre emnin tand, po janë zanat e shokve tui kanë çantat kraheveshamitë e kuqe i kanë lidhun n’qafë fatosat e gjyshitsi qeshin ambel si falld i veres... kur lekund gjethet e ftojve

Oj Fushë Arrëso varrlule e vyshkur e hidhét e thatëkryp e njelmt në kokerr t’synitti me plasti me shkelti me rrezon perdhèFushë Arrëz ti me dridhe si thupra në ujëFushë Arrëz bir...ja lotin sa shkembi i orlitja zemrën sa plaget e Gjergj Elez Aliseja Fushë Arrës idhnimin sa i lumi zot

Xhevdet, o age i ambel si rreze e yllit mbi pullazin e kulles

81

Page 72: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

bylbyl i knushem nder qetinahap syte... o lumi im,o balada e fjaleve të shkputne nga Mesharidhe çil syt e zi, atje Panorci asht derdhun në vaj e gjamë atje lokja thur gjerdanin e ri për ty o lumhap syt dielli i ri prapë rrezon - po ma ligsht o birthirr Megzonin loja mbetun n’gjysme te Kerrshi i Grapitbiro, hije po ban plepi i andrres e mos vdis biro pa e pa edhe ni herë urën e ngjalljes o trim

Labinot..., po bie nji tupan nji dasem në Lubizhdë burrat me shoka e plisabajraki paska naltue venin qohu biro... shtoje rriten pranverat e tua qumshtorekanë nisun vallen e gjakut mos u helmo bir nga nji valë e hidhét e dhimtesnana ka metun tuj rue venin në soferpse bir... s’po munesh m’i çel qerpiktë e thyem si rrethi i hanesnana po t’thirr me emrin e trollit malsor o buzshkrumun mos ma lig trimninë he sokol kreshtash

Xhevdet Bellanica po vjel pemen e kobitsi rruza e botes s’repo lind psalma e vakt i lotitpreje..., teli i lahutes po gjemon kujendrita e synit tand paska zanun brymë, paska zanun veseo flamur..., oj shtizë... oj shqipe e zhgrehun n'vaj, çil syt dhe qeshuqeshu se gjallnia jote na kthen prapë shpirtin qe msheli syt me ty...

Esat Rexhaflokëzi poshtë gushes tande shtegu i malitbajrak i naltuem si kupa e qielliti madh, i lartë... ylber i etur për rrugëshiko suken e malitzogjte e kuvlise qe janë ngre në vaj me nanenzdirgju nga andrra..., falna prapë gzimin qe po na shprazton e djeg si moti i thatëzgjati duart perkdhel motren... se shamia e zezë ia rrudhi bukurinë femnore për ty o yll...o yll qe viziton token e çarë nga zhegu e dhimbja...

81

Page 73: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Elgadafpo mrrolat e mia po bora e vetllave t’miapleqnia e odessyt e plakut tandpikun lotin e trimnislotin e shpirtit t’lodhunqan plaku qan kulla..., pragu i deresqan pema e zhveshun asht e lkurTemeqinë hej burrneshë kunoren ruje mos e prek engjullin, le të fle i qetële të kthehet një ditë të virgjër...mengjeset laj me lot e syve mos ia prish gjumin Elgadafit të nanese rrita, thotë nana, t’behet shkollar, t’behet dijetar...guxim, thotë nana, guxim, klith nanaElgadaf o djalë, thotë nana, bir sa e gjatë mërzia...

Sa qenke lartue birsi lisi i GjeravicesRrruhiu imsa ambel buza jote thotë a b c...në kunorëlule... shkrimnë kunorë..., loti i lagt zjarrjam nana, lokja e gjinitFushë Arrës pse...ma more driten Fushë Arrës nana e pati t’zemres...

Mbi bregoret e mallitkaqurrelat e tudhambet e bardhe si gurzit e lumitflokt e bores mbulojnë rruget, fshatinështë dimer vlla, nder oda e ndejaemni yt bir... folet, kujtohetRifat... sa faqe t’kuqemollesa sy të kthjellet lotme buzqesh figura jote në mur

81

Page 74: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

flet, thotë nanë: shoket lexojnëshoket kendojnë me shoke nane jam sot e perjetëkemi mbetur ata kemi ndrrue veç stinen, nga pranvera në vjeshtë nga vera në dimer po jemi ata

Nanes i ike nga prehnilulzove lule mes Fushë Arrësit ia arrnove diellit rrezet e shkymeu mbolle gjelsomin mes asaj lugineLulzim o birTurjaka merr nuse kobinmbi kalvar krushqit ulin koken bahen mermer dasmoretmos i preknijanë të ftohetmos i shtyni, janë lapidarë djemt e lokes

Zani i lagjeszani i shpreses pshtillet merziasi lule ulun kryt ballkoni i shtepisëdhe mban zi zogu i çerdhesVisarshikimi yt lufte i rreptnë zemer katundi, pleqtloja e fmijve... kthen sytfluturon dranguarraj pragut rraj lagjes... dashuriahapin krahet motrat, nusethapin krahet fshataret dhe të marrin ngrykprap nana shamin e bardh ngjet n’krye knaqet tue u çmallun me syt e tu fmijnor o Rinor, o Arbnor, Skenderbe... o Lummadho damar i zemres teme i plasun

Rrokin vallen yjet e qiellitsa tokes ia shkrumojn tamlin e gjinitrrokin vallen djemtboletinat e trollit

81

Page 75: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

aga ymerat e udheverrokin vallen bijtë e tonëkendojnë melodit e vjetra Mujen e Halilin omerat e Mujeskreshniket e Klladushesdhe flatrojn lendinave në kthimdrejt tokes amëAgron bir..., Agron ti vallzona je yll a po i doket lokesti pike mes oborrit ti me pashë qenke rritun bir Agron, anderr asht nanai bajnë syt jo jo nanatë sheh qenke rritunqenke ba vigan lum nanaveç malli m’ka qorrue syt.

Digjet kulla e vatanittrazohet gjaku i zanavepriton vegimi me zbritun nga horizontise shiu s’ndalet dit e natërrotullohet Shkambi i Grapitandej nga lendina andej nga Sukatpellet nji dele e bardhësi retë si pellumbesha gjakon niset mërgon... kudogjendet kobikrenaria.... mbi shkrimi lavdiBerat engjëll, Berat flamur i ri zanore pa za mes librit ngjyra vjeshte, vere... merdhin, ftohettetor i zi, mallkim druni qe copat ia shemb flaka n’oxhak

I shtrenjti Esat i shtrenjtnata bie qerpik mbi vetullgazi yt në ograja si pllumbikah shkon gzushem nder ara e bashtina

81

Page 76: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

djaloshare mrizojn zanat e dalta prrojeshnder ara e bashtina bimet e reja çojnë krye lulkuqet, dritat e syve si gemat e frashnitgjithkah aroma e blinit prej syve t’nanes perkdhelja ta perkund djepin, si qershia lulzon deshiraedhe njeher t’i qasesh deres... oborrit... arave... bashtinave i shtrenjt Esat i shtrenjti çojn krye pipat e gjethetmartohen, shumohen, qajn, qeshin breznithallkë pas hallke emni yt është i shtrenjt Esat i shtrenjti

Shikimi yt si pllugu i aresqe shkyen basat e dheutdhe mbin bima e dijes nder ato vija t’zeza dheu [toke]aty ku rritet dhe ze fill rrnesa e brezaveku ushqehen dhe mbesin therrmiat e bukve t’valaqe dalin nga magjet t’gatume me djersë të amla e t’nxehtaku pas livrimit çohen në qiell qindra zogj dhe n’kthetra mundohen me mbajtunato kokrra gruni, tue fluturue neper qiell harkun e lumturis dhe t’gazit varfanjak ashtu të till janë syt e tu të çilter dhe t’butë e t’langt si masa e ujit t’kthejlltMifail...buzqeshja mahnitse qe është si pluhuni i shigjetes qe niset e rrufeshme nder kroje e kreshta tuj sjell me vete dashnin e kombit dhe tandene ndalet e pjekshme në prehen t’nanes dhe mshtet kryet lodhshem,e pak pa e zanun gjumi thot: nanë prehni yt m’lumnon...

Shkundu o jetë e balta e trollit t’bahet dashnipertej gurrash e brigjesht’zjarrmohen qiejtkur kthen kryet kah vatraflaka e madhe e thrretMegzon o vllai madhe kujtimi, e madhe zijaqofshin të prera ditetqoft e leht paqjambi zemer ku rendon dhimtae gjaku yt lirim, lirim nder fise anemban liriao djal, djalim, djal...

Fushë Arrës, britma e nanave

81

Page 77: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

ofshama e kullesgjaku i trollit t’mallkonpo s’i rujte n’zemer t’voketsi horizont plot diellpo s’i mbajte s’i deshmoret e tuemrat mbi rrasa t’lmueshme po s’u rrite çdo vit lule t’rejatë paqme për jeten currjel qe t’falen keta pesëmb’dhetë sytha

81

Page 78: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

IV. N’MENDJE KOSOVE

81

Page 79: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

N’MENDJE KOSOVE

ADEM JASHARIT

Moj Drenicëmoj grua e rame te Drinitue kërkue plisin e marr’ nga vala e ujitqë ka ra nga kryet e burrit kur luftoi me shkja të zipër liri...

N’mendje Kosove

vija e ujit si vija e qiellit kur skuqet në kraharor burri, në sy burri luftaliria, marshimi, betimiDrenicë, i kuq Drini, uji, plisi...

N’mendje Kosove

shtrëngue dhambt kah vdekjasi kobi i natës ku e pren në besë udhëtarin shtrëngue themelin ka pas kulla ku n’gjemim topash rreh i kanë muret e frëngjitë

81

Page 80: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

ku n’gjamë fërfëllazash tymnajat e maleve qendrue kanë...

N’mendje Kosove

cili àsht ai burrëku me ia prekun ballin e ka si kerrshi i malitku synin e shqipes e ka shigjetë qe vran e kthjellcili àsht ai burrëme shtatin ilir me zemër kanjushe lidh kryet me shami e cili àsht ai ilir ai Taulant ai Bardhyl...

N’mendje Kosove

nëpër rrugë t’katundit nëpër frëngji t’dekes parakalon i naltshumë i nalt ecburri vetënëpër shteg të malit tyta kamba e kreshnikutshpirtin shtegtonshtatin ilir, zemër kanjushei nalt parakalon

N’mendje Kosove

Kthen sytë nga Prekazivëlla buçima e pushkës si krisma e motitnë’damar të plakut kalon burrniapër Prekaz për Kosovë Shqypni e Plavë

N’mendje Kosove

81

Page 81: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Kthen kryet shamilidhuninë ball kërrshi i malit bahet copënë zemër shkrihen copat e qiellitti i egër si diellti i lartë si hyll

BEKIM BERISHA - ABE-ja

Pikat e shiut ecin ëmbël nëpër pullaze kullashfreskojnë zemrën e gurëve nëpër murelagin rrënjët e trungut të oborrit e nëpër bjeshkë jehona e një fyellidëgjohet larglarg shihen ato kope dele të bardha dhe të urta ku zdirgjen plot blegërima e t’gzueme nëpër ato vija që shqip u thuhet shtigje të kalueshmePikat e shiutfytyrës së lokes zdirgjen me dhjetëra e qindra grumbuj të zjarrit të acartë përplasen si ortekë malesh dhe rriten çdo ditë si yje të lartëe loken e forcojnë më tepër.Pika dhembje, flakëron liria ndër sytë e mbyllur nga tmerri dhe vaji i përditshëme me flamur betohen e me flamur luftojnë djemtë Po ky burrëky lis, me degë e rrënjë në shkëmb ku nëpër kurora i flenë qindra shqipeqindra burra i bëjnë hije rrathësh e ruajnë për ditë. Ajo bukë e bardhë, farat e gatueme e vatra shqiptarenë çantën e thjeshtë trohet e micrrume atdheu rritej nëpër qepalla o bir

81

Page 82: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

PA TITULL

Kushtuar Sejdi Gashit

lëndinë bukuroshe, vashë e reçmendon kështu, o engjëll ç’të ra pse lot i plumbtë të bie për dhe lëndinë e bukur më thua

81

Page 83: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

AGIM ME VESE I LARË

Kushtuar Arsim Gashit

liria të tretimalli kurbetçiutrrezja e dielli t’gjeti

pikë që bie mbi luleu bëre zog i parëshpend n’atdhe u suleagim me vese i larë

gur i truallit t’vjetërshkronjë në një letërburrni, burrni prej burrikëngë në tel lahutelot nga sytë këputeshtegtimin ku gjete

81

Page 84: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

MOJ LULE VJESHTE

Kushtuar Islam Berishës

lule vjeshte ke ul kokëndhe loton si vajzë e remalli i djalit e merr lokendhe si zanë e shtrin përdhe

jo nuk vdiq as nuk tretiyll flakërues mori qiellinn’prehër t’nënës ra e fjetime buzëqeshje puthi diellin  

81

Page 85: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

  

SYTË T’I MORI HËNA

Kushtuar Liman Morinës

valë e gurgullueshme jetën tënde ka tret’tokë e kullueshmen’gji t’saj e mban të nxeht’

sytë t’i mori hënan’vend të tyre të dha hyjinlot të pikoi nëna

81

Page 86: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

e shkrumoi tërë pyllin

lule me shtatë rremazemra vajzës pranoishpresë, dëshirë nga enderralart në qiell fluturoi

këngë në gojë rapsodilegjend me u ndieudhë e shtigje eksodikah mërgojnë kushedi

IA THUAJ NJË FJALË

Kushtuar Drilon Halilajt

perëndon dielli hëna del e plotëe në fshat heshtje e madheme hënën del e fletnëna jote me lot

81

Page 87: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

kuvendojnë si dy shoqepërplot me hallea e ke pa Drilonin ti mori lum hënamë trego pa hileku është vocërrakui thuaj nga mallitë është verbue nënai thuaj se shokëtnuk t’i zë sokakue kam parë thotë hënae kam parë një ditëish bërë shumë i bukure kish lëshuar shtatsi ylber me ngjyrasi rreze plot dritëecte fushë më fushëecte fshat më fshathënë kur ta shohësh ia thuaj një fjalëse nga rruga lodhesh e s’di ku t’bësh pushimte shtëpia e vjetër i thuaj m’u ndali thuaj pushon mu në prehrin tim

TY

Kushtuar Shahin Krasniqit

Ty në fund të gjeta në këmbëtë lidhura me zinxhir

81

Page 88: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

Ty në ëndërr të gjetame plagë të mëdha

Ty në vrap të gjetambi supe flutura

Ty në kujtime të gjetanën trup dhimbja

Ty gjithmonë të gjallë të gjeta

OJ TANUSHE, TANUSHA E KRAJLIT

O moj Tanushe, hapi krahët mbi kreshtën e plisit,

81

Page 89: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

ta shoh diellin që shndrit në shtatë krajlì, gurë, bedena e rrethatore, në sukë të malit që s'ia lidhi zemrën Halilitzinxhiri i ndryshkun në bodrume të Krajlit.

Athù gjallë asht Doruntina, kukama ndihet nga mali i Zidhe thërret... Krujë... Krujë qëndresë baroti, gjallë a vdekur...Recital malcori nën këmbëza dheu.Psherëtin Lokja: ma mbulò dhè Sokolin, se sivjet s'ra nga bjeshka për t’farkue shpatat.

O Skanderbè, o dhè i zì, o korb, o natë e mùrrme, ngrihu... ngrihu... thërret PrishtinaYmer Aga, a je gjalle o nizam

shtatë diej, shtatë kanagjegje në piskamë e luftë, trualli gjëmon, trualli thërret, o mik, armik,gjarpër, korb e luan, ngrihuni...ngrihuni ju dy, o vëllezër, o nipa, o gjysh e stërgjyshër,të bucave të dheut ushtria...

Gjëmon toka, deti dridhet,i gjallë shqyptari s'po lidhet.Oj Tanushe, Tanusha e Krajlit,oj Fushë Kosove, Kosovë oj nuse në vaj e burrin pre.

N'prag të kullës lokja lotinlidh nyje në shami për fis,për farë e djalë, për truall e gjak.Njaj rrethi i hanës e dielli nxehin pak, sikur vonon gjaku me skurrue nëpër sytë e flaktë t'lirisë...flamuri fle, e dergjet në shtizë si trumcak.

O flamur... o bir kryengritjesh, o Torvioll... o Fushë Laç... o Urë Zoge...zgjohu, zgjohu, o shpend i bardhë,ngrihu o Kont Uran, shpalò degët,mblidh toskët, thirr geget,

81

Page 90: Libri Me Poezi Esat Halilaj Final

trualli digjet e ti pse rri?!Ti pse rri o fatzì nga tre meshkuj shpi për shpi,o Torvioll, o krahinë në hì.

Shih krahinat, Krajli i ka shkel me kambën e hekurt,po ti rri si kufomë e vdekur...ngjallu, ngjallu se ke një vëlla që të lindi i ri dje,ruaje këtë e për marre mos të bjèr...

Merre Tanushen sille n’Kosovë nusetë prijnë flamujt e ngjyrës s’kuqe.i pari të jetë prapë Skanderbeu,se krushk ma të madh, s'pati rrit’ dheu,

Me fat Tanushe dasma e re,se gëzimi i madh rà nder ne,me fat Tanush' pavarësia,U ngjall Kosova, e fortë Shqypnija.

81