24
TI PUTH DUA RT HENES. DISA POEZI NGA: VALENTINA.

Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

TI PUTH DUART HENES.

DISA POEZI NGA:

VALENTINA.

Page 2: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Do..

Do të zgjidhja nje det pafundësish mirësish,Me aromat më të ëmbëla të krejtë gjithësisë,Do ti shpërndaja e sdo ndieja lodhje asnjiherë,Do lumturohesha kur mirësia të trokiste derë me derë,

Gjyshi I vetmuar.

E shikoje perhere me shpatullat paksa te krusura,Endej rrugeve krejt I vetem, me xhaketen e tij ngjyre griNje steme sec I ndrinte ne mes te xhaketes se vjeter,Ashtu shtynte diten ky gjyshi kaq I vjeter..

I vjeter dhe I vetmuar , nuk kishte asnji njeri , Dy djem I kishin ikur , kohe me pare shume large..E vitet po kalonin , ashtu ja ne vetmi,Asnji prej djemte e tij , asnji su be I gjalle,

Rrugeve te Greqise , nga mali ishin nisur,Me canat permbi shpine me dhimbjet thelle ne gjoks,Su pane e su degjuan, te gjoret djemte e tij,E gjyshi I vetmuar shetiste plote pikellim..

Page 3: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

I rriti plote mundime, te dy djemte e tij,Gruaja I kish vdekur , e hallet I kish hequr ai..Ata e donin shume, ishin kaq te degjueshem,Fjalen kurre sia kthenin , por ishin te kuptueshem..

Nje dite ata vendosen te iknin large shume large,Ashtu si tere te tjeret , te benin “ leke “ ndopak,Iken , ashtu vendosen mes lotesh pambarim,Te gjenin atje tej , pak pune, .. jo “pasuri”

Te kishin nje jete ndryshe , te flaknin varferine,Shtepite ti rregullonin, e plackat ti ndryshonin,Ndaj edhe u nisen , rrugeve plote lote,Dy djemte e ketij plaku, qe endej verdalle kot,

E qante I gjori plake, po valle kush e degjonte,Te gjithe me dhimbjet e tyre, halli hallin se shikonte,Vertitej ne qytet , me stemen ne xhakete,Fliste e lotonte, ah e hidhura jete…

E shikoje cdo here, mengjes per mengjes,Rrugeve te qytetit me stemen tek e vjetra xhakete,As lote skishte me , dhe fjalet ishin mbaruar,

Page 4: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Nje dite nuk u pa me… gjyshi I vetmuar…

Hape dritaren.

Lëre të të hyjë pak diell,Hape pra dritaren,Ajri të bën mirë,Dielli është gëzim..

Mbushu me flladin e ri dhe ti,E shikon !! ai kërkon të hyjë tek ti, Flake ajrin e ndotur, rifreskoji mendimet,Qeshu dhe gëzohu , hidhi tej trishtimet…

Kërkoje çdo mëngjes diellin,Atë bëj të parën gjë,Shikoji një moment fluturat edhe zogjtë,Do të ndjesh në shpirt me të ëmbëlin zë…

Hoje e mjaltezuar.

Lehte e pa u ndier, si nje fllad I lehte,Trokiti pranvera stina me e blerte,Pranvera plote me lule, zbukuroi natyren,Aroma e saj e mbushi krejt hapesiren,

Page 5: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Pranvera e embel, mikesha ime e mire,Buzeqeshja jote , rrezatim I delire,Mbretereshe stinore, si uje I kulluar,E embel nder te embela hoje e mjaltezuar..

Këtë mëngjes.

Këtë mëngjes më erdhi frymëzimi,Në fakt si çdo mëngjes tjetër,i mbarova të tëra fletoret ,Nuk kam më ; as laps dhe as letër..

Në këtë mëngjes dielli më përshëndeti sërish,Unë nis që të shkruajë , e ai me korrigjon ndonjë “ gabim “Zogjtë kanë nisur këngën , ja aty më tej,Në rrugë njerëzia , herë ikën herë vjen,

Dita nis me shkrime, ashtu shpejtë e shpejtë,Nuk mbarokan shkrimet ndonjëherë në këtë jetë??!!Shkruajë me dëshirë , çdo ide a mendim,Në letër duhet ta hedh, kështu thotë shpirti im..

Koha pa na pyetur ikën plotë shpejtësi,Dhe jeta edhe njerëzit , formojnë shumë poezi…Ti hedhësh e ti shkruash , oh!- më e ëmbëla ndjesi,Le të vazhdojë kjo ndjenjë , gjer në pafundësi..

Page 6: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Këtë mëngjes, më erdhi sërish frymëzimi,Në fakt si çdo mëngjes tjetër,i kam të tëra të shkruajtura në shpirt, Nuk paskam më nevojë per laps apo për letër…

Lulet erëmira.

Lulet erëmira,mbushur me aromë,Mbire nëpër lëndina, ç,bukuri shikon,

aroma e tyre,shpërndarë në kët mëngjes,petalet e luleve më e bukura ves,

lulet erëmira,oh kaq shumë aromë,brishtësi e tyre,shpirtin ma gëzon.

Page 7: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Qenie plote faj.

Ti njeri qe vrapon pas lakmise, A e di ti , qe te tjeret para teje po si ty kane bere!!E ku jane !!??- he?? Atje kane ikur atje praKu do te shkoje serish nje bote e tere,Lakmi e pa lakmi - aty do te veme te gjithe,Nji e nga nji , ne qeshje apo ne zi…Te tere atje do shkojme o njeri,E ndersa une flas vazhdo ti po poti vazhdo at pune qe ke bere gjithmone,mbushi xhepat , rrembe sa me shume,jepi pra, derdhe “djersen lume”,pse spo kupton xhanem qe cdo gje kaq e kote!!Jetoje pra kete dimension ne menyren me te plote.Po , ne menyren me te mire, tek e fundit te gjithe e dime,Qe: nga miresia vjen lumturia,Vjen flladi I paster e te hyn te shpirti e ta ben te kalterTe ben drite e te mbron nga cdo ligesi,

Page 8: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Provoje te pakten nje here dhe ti…Aha, ti sdo te heqesh dore nga lakmia Apo nga vargojte qe vijne pas saj,Vazhdo pra ta ndjekesh skaj me skaj ,E tere jeten do te ndihesh nje qenie plote faj,

Rinia.

Rinia eshte larguar, ndoshtaDiku large per te punuar,Do te kthehet serish nje dite,do ti japin vendit shume drite.

Shqiperi.

Shqiperi vend i bekuar,

Page 9: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Me shtate shkronja mjaltezuar,Vend shqiponjash ne lartesi,Vend I paster i nje dimensioni te ri.

Si një ëndërr.

Si një ëndërr e bukur mes ëndrrës që shoh gjithmonë,Dritë dhe mirësi rrethuar në çdo orë,Mbushur hapësira me dimensione të pafundme ngjyrash çiltërsie,Rrezatuar diejtë,- aroma të mirëfillta dashurie.

Te kujtoj moj gjyshja ime e mire!.

E kujtoj sot gjyshen time te mire,Fytyre-bardhe dhe gjithmone arom-mire,Cdo here fjale te embela, ngjyra dashurie,Fjalet qe ti thoshe , sa te kishin hije,

Gjyshja ime e bukur, po po shume e bukur,Dy syte e tu te zinj , dhe krahet porsi flutur,Si flutur e bardhe me zemer te mire,

Page 10: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Te gjitheve na falje oh sa ngrohtesi…

Ti puth duart hënës.

Sonte kam dëshirë ti puth duart hënës,Hënës , gjysmëhënës, atje lartë në qiell,Errësirën mposht me dritën e saj të vogël,Natën e bën ditë , hëna si një diell.

Ti.

Ti beso,të mirën syno,Ti shpreso, veten kurrë mos e lësho,Ti syno, ec përpara , realizo,Ti dashuro, ndjenjën e pastër lartëso,

Zogjtë.

Page 11: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Zogjtë po këndojnë,Këngës ja kanë marrë,Hidhen degë me degë,Duken krejt pa faj.

Vjeshta.

Vjeshta melankolike, padyshim svonoi se trokituri,Ashtu ndoshta sic bejne te tera stinet perhere,me gjethet ngjyre verdhe te shperndara gjithandej,e me gjys buzeqeshje si ai shiu me ere..

Te njejten enderr.

Me ndodh qe te shoh gjithmone te njejten enderr,Me nje bardhesi, ne me te bukuren lartesi,Shume qieje te mencur, e shume dieje te rinje,E shoh shpesh ket enderr , cudi , o sa cudi..

Page 12: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Te fshati perballe.

Fshat I paster, me shtepite si kuti shkrepese,Te shperndara harmonishem e qe u dukerkan te tera njelloj,Pulat qe po hane mengjesin ne fushen me jonxhe,Dielli qe sapo ka dale I pershendet me dore..

Nje bukuri e pafund ai fshati kaq I pastert,Ajri te mbush plote , dhe uji si kristal,Njerezit punetore, heret dhe sot paskan dale,Punojne shume te lumtur aty te fshati perballe.

Buzëqeshja e fëmijës.

Kur buzëqesh fëmija , Zemra bëhet flutur,Qesh edhe natyra,Shpirti me i bukur,Kur buzëqesh fëmija,Qesh e tërë shtëpia,Brishtësi e saj,

Page 13: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Ëmbëlsi e saj.

Lona do të shkojë në klasë të parë.

Lona e gëzuar,Bredh nëpër shtëpi,Librat i ka blerë, Në shkollë do shkojë tani,

Ështe kaq e gëzuar,Këndon me zë të lartë,Shkollën e ka me qef, Do shkojë klasë e parë,

Mamaja e vështron ,Me shumë dashuri,Vajza e saj e vogël ,Në shkollë do shkojë tani..

E ka blerë përparësen,Me jakën e bardhë,Dhe librat dhe fletoret,Te rafti rradhë - rradhë.

Page 14: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Shkolla do ndriçojë.

Shkollë e sapolyer, E bukur sa më ska,Po i pret fëmijët,Të mësojnë gjithçka,

Shkolla ngjyrë ëmbëla,Është gati për tu mbushur,Më zërat e me këngët ,E fëmijëve të lumtur,

Oh sa shumë gëzim,Fëmijët në çdo anë,Do takojnë shokët,Dhe shoqet me shume mall,

Një vit i ri shkollor,Ata do ti bashkojë,Dhe shkolla e zbukuruar,Me ta do të ndriçojë.

Page 15: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Qyteti im.

Qyteti im , me ata pak njerez qe vene e vijne,Hera heres mbushur pak me tym, Nga ai tymi qe eshte perhapur ngado ne cdo ane,Po prape je kaq I embel, je si flutur e bardheQyteti im!! I vogel por jeshil,Me puset e naftes shperndare ne cdo hapesire,Endesh mes ketij shekulli qe ka dhe papunesi,Qyteti me I embel ne tere ket gjithesi,

Qeni.

Brenda nje makine te vogel ,Aty prane nje qendre te madhe tregtare,Nje qen I vogel qe dic kerkonte nga brenda xhamave te veshur ,Ndoshta donte pak ajer I gjori , Vertitej e vertitej po me kot,Ate e kishin mbyllur atyDhe aty do priste te tijin “Zot”

Page 16: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Peshku hileqar.

Cu vune peshqit rradhe rradhe,Donin te benin nje gare,Kush do dilte me i pari, Do te merrte nje super cmim ari!!U rreshtuan qe te tere,Sy e vesh gjithe spektatoret,Cmimi varur atje larte,Te tere syte atje fap – fap,Dy binjaket te vegjel peshq, Thane nje goje : do veme dhe ne!!Ata ngjanin ohhhh- sa shume,Njeri ne fillim e tjetri atje ne fund…Peshku I vogel iku larg Afer bregut u ndal pak,Filloi gara me te shpejte

Page 17: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Shtyheshin peshqit lehte lehte,Oh cu be kaq shume rremuje,Peshqit vrapit per ne breg,Medalje e arit atje larte Po I shihte per qef te vet,Peshku i vogel hileqari,Nxori koken me te shpejte i buzeqeshi vellait t, vetePor at cmimin e mori vete…

Ne udhetim.

Udhetimi permes shiut pambarim,Nga xhami arrije te dalloje kercimin e piklave mbi asfalt,Pemet dhe krejte rruga qe veshur me nje shkelqim,Nje vezullim ngjyrash qe dukej ja atje me large..

Mos u vono me..

Page 18: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Mos u vono me, te lutem shpejtoe hapin tend,Mendohu mire, po shpejtohe se koha iken Ashtu si ka ikur dhe me pare, me kaq mendime Mbushur cdo lartesi e zaptuar hapesiren.

Me shume humanizem.

Sa mire kur tjetrin e ndihmon me zemer,Sa mire kur punen e ben shkelqyer,Sa mire kur dijet I ve krejtesishte ne sherbim te tjetrit,Oh sa mire kur je thellesisht e mire

Me pelqen jeta ne fshat.

Me pelqen kaq shume jeta ne fshat,Me ajrin me te paster e me token me te begate,Traktori neper fushe, dhe bari shume jeshil,Dhe pulat edhe zogjte te qeshura mbi lendine

E dua aromen e fshatit , se eshte krejte e vecante,Qetesine dhe hijeshine , aromen dhe pastertine,Ujin te burimi , ja aty prane tij, Dhe njerezit bujare , te qeshur e zemermire.

Page 19: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Lule-dielli

Fushat me luledielli , përhapur gjithandej,aroma e tokës së mirë, aty ndihej çdo herë,dielli që matanë ca rreze u dhuronte,lulet verdhacuke , rreze ai u çonte.

Largohu moj greze.

Po me vjen verdalle nje greze,ka tere diten perreth meje ik moj greze me ler te qete,thumbi yt seshte gje e lehte,e ndjeva nje here pickimin tend te hunda me le thumbin dhe ike u largove,e leshove helmin ti grez tekanjoze,edhe sot verdalle mendjen sec ma more,mar shkopin e mizave dhe sulem te te vras,fajin e ke vete : pse sme le rehat,ti je kaq e keqe, dhe une ty ste dua,

Page 20: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

ik tani te thashe , ik pra ti nga mua

Fytyre e akullt.

Fytyre shume e akullt E asaj zyrtares qe syte I leviste nga te katra anet,Dukej sikur ne te skish asnji pike gjaku,Ish krejtesishte vetem nje akull, cope akull.

E dua vendin tim.

E dua Token time, aty ku une u linda,E dua thellesishte, token time te brishte,Vendin e bekuar , me hoje mjaltezuar,Bukurine valle , ja kini veshtruar!!

E dua pafundesishte vendin tim te shtrenjte,Arsyen me te bukur arsyen me te drejte ,Krenare edhe I larte si shqipja ne furtune,Toka ime e dashur te dua kaq shume une..

“Drita e sinqerte.”

Page 21: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

A mund te kete valle nje :“Parajse “ brenda intriges???brenda thirrjes se agoniseSe pashmangshme per qark nates dhe tere dites??Ne pamje te pare zbukuruar me ca ngjyra te ndezura Ashtu lehte verdalle, e me nje parfum te lehte Per te te marre mendjen si ne “perralle”..Nje parajse e vertete, nuk ka as fjale e as “leke”..Nuk ka pabesi , intrige dhe tradheti,Ajo eshte e embel, e thjeshte porsi nje blete,Ajo te jep jete , te fal dashuriA mund te kete valle nje parajse , brenda ‘ mashtrimit?”Brenda kaq komploteve , e dukshem mosbarazimit??Brenda neteve te erreta, me hijet e trishtimit,Perqark thellesise, te maskes se dyfyteresimit,Si mund te kete “ Parajse” ne kete Toke te ftohte, Ku ndjenjat jane rrezuar , ashtu fare pertoke,Ku hojet jane shkaterruar, pertoke hedhur rrezuar,Gezimi me trishtimin qe kurre skane per tu pajtuar..

Page 22: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Po prape nje drite shkelqen, ashtu iken e vjen,Nje drite qe po ta shohesh , magjishem te rremben,Drite e mjaltezuar, magjishem e kulluar,E paster si blerim, nje drite vec me gezim..Kjo Drite e bekuar, perhapur gjithandej,Drita e mjaltezuar, me nje bukuri kaq te thelle..Ajo duhet shtrenguar, cdo kohe e cdo moment,Parajsen perqafuar,vec me driten e sinqerte..

Burokraci.

Oh sa shume burokracire, shoh e rishoh ,E di si zgjohen e rizgjohensi kerpudhat pas shiut ashtu gjallerohen,nuk ndalet e nuk reshtet se dukuri e uruara burokraci,sorrollatje te pakuptimta e kaq shume e kaq pambarim.

Ajo nena aty te rruga.

Ndersa po kthehesha per ne shtepi,

Page 23: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Aty tek nje rruge nje e moshuar Me nje cante super te ngarkuar,Mezi sa po ecte, ecte dhe ndalonteNdonje makine e gjora donte te ndalonte,Nje cante plote me rroba kish futur ajo nene,Po shkonte ne spital, te vajza atje e kish lene,E kish te semure me tha … kish kancer dhe qe keq,Tre dite e tri net atje me oksigjen kish mbet..I thashe qe ta ndihmoje nenen me sa te mundja Cantat pak tia ngrija , e deri diku ta percillja,Ajo vetem me qeshi e tha me rrofsh moj bije,Po me mire do qe te ndalte ndonje makine..Oh sa keq me erdhi , nena e vetmuar,Me hallin kaq te madh , ne rruge e turbulluar,U ndala per nje cast , makinat sec kalonin,Nena u ngrinte doren e ato benin sikur nuk shikonin..Po ceshte keshtu !! mendova!! Dhe mendjen po e vrisja,Per nenen e moshuar nje zgjidhje une po prisja,Asnji nuk po ndalonte , dhe nena kaq e lodhur,Aty te cep I syrit ca lote dilnin te shplodhur,Vec lotet I kishin mbetur, nenes se vetmuar ,Me vajzen e semure , ne at spital te trishtuar,Asnji nuk po ndalonte , dhe une vazhdova rrugen ,Per nenen po mendoja sa doja ta ndihmoja,Pak metro me tej mora nje taksi ,

Page 24: Ti puth duart henes, poezi nga valentina

Svonoi as dy minuta ajo erdhi atyI zgjata ato leke taksistit te hutuar,I thashe te merrte nenen me tej kaq e trishtuar,Ai nxitoi atje, dhe nena u gezua,Taksia u be ere , nje dhimbje kish mbaruar..