24
Cyan magenta yellow black Faqe 10-11 Faqe 8 Konflikti Ia mohon Agjencia 17 familje pa shtëpi nxirren pa vendim gjykate Leka Zogu kërkon 1.015 ha tokë në Mat Ekspres Bingo Emrat e goglat fituese të shorteut të djeshëm Faqe 12 EKSPRES BINGO Rezultati i shorteut të datës 26 mars 2013 luajtur në TV Klan Numrat fitues i lexoni në faqen 12 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 LEKË 30 Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit nga e fundit nga Faqe 23 Kadri Vokopola PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR” OSBE takon Policinë e Shtetit, kërkon paanshmëri gjatë procesit Volfart: Të jeni të pavarur në zgjedhje. Përgjigjet Burgaj: Profesionalë. Dalin fotot e kreut të SHKB, ndërron foton e Preisdentit me Sali Berishën SHEFI I SHKB NXJERR FOTOT ADHURUESE PER BERISHEN Faqe 4 Koment Gjyqtarët s’i pyet njeri për rrogën NGA GENCI KOJDHELI J avën e kaluar Minis- tri i Drejtësisë Eduard Halimi publikoi një iniciativë të qeverisë lidhur me reformën e sistemit të drejtësisë, ku midis të tjerash propozohej ngritja e rrogës së gjyqtarëve si një mjet për të ulur korrupsionin në gjykata. Propozimi për një sektor kaq të rëndësishëm të një shteti u la disi në heshtje duke qënë se, siç ndodh rëndom, vëmendja e publikut dhe e komenta- torëve mediatikë u fokusua nëpër gjëra ca më bombas- tike. Sidoqoftë, propozimi i Ministrit meriton të diskuto- het në detaj, veçanërisht për faktin se vjen shumë pak kohë përpara zgjedhjeve të përgjith- shme parlamentare. Së pari duhet theksuar se korrupsioni në drejtësi është një fenomen thuajse global, dhe si rrjedhim edhe praktikat e mira për përballjen me të nuk mun- gojnë. Respektivisht nuk mun- gojnë as studimet e hollësishme lidhur me shkaqet e niveleve të larta të korrupsionit, të cilat pak a shumë janë të ngjashme në të gjithë vendet që preken prej fenomenit dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Në të tilla studime... vijon në faqe 17 IRONIA E MINISTRES Faqe 6 Bregu: T’i japim rrogë Linda Ramës, të bindë Edin për tre ligjet DY MUAJ PARA GARES N ë një sondazh të organi- zuar nga “Soros” rezulton se 48 përqind e shqiptarëve të pyetur nuk kishin vendosur të votonin për... TIRANE JAKIN MARENA Faqe 5 PS-PD në nivele të ulta mbëshetjeje. Analistët: Jo profesional Sondazhi i Soros, 48% nuk duan asnjë parti politike NJË SHQIPTARE NË NEW YORK NGA MIRELA GEGPRIFTI TË BUKURIT DHE BISHAT Faqe 17 DEKRETET Alibeaj dhe aleati i PD kundër Nishanit për gjyqtarët Faqe 6 NË FOTO: Hajredin Berisha , shef i SHKB, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, në zyrën e tij duke treguar adhurimin për Kryeministrin Sali Berisha dhe duke shmangur Presidentin (foto Facebook)

PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

Cyan magenta yellow black

► Faqe 10-11 ► Faqe 8

Konfl ikti Ia mohon Agjencia17 familje pa shtëpi nxirren pa vendim gjykate

Leka Zogu kërkon 1.015 ha tokë në Mat

Ekspres BingoEmrat e goglat fituese të shorteut të djeshëm

► Faqe 12

EKSPRES BINGORezultati i shorteut të datës 26 mars 2013

luajtur në TV Klan

Numrat fitues i lexoni në faqen 12

VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013LEKË 30

Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit ngae fundit nga

► Faqe 23

Kadri Vokopola

PARA ZGJEDHJEVE

POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon Policinë e Shtetit, kërkon paanshmëri gjatë procesit

Volfart: Të jeni të pavarur në zgjedhje. Përgjigjet Burgaj: Profesionalë. Dalin fotot e kreut të SHKB, ndërron foton e Preisdentit me Sali Berishën

SHEFI I SHKB NXJERR FOTOT ADHURUESE PER BERISHEN

► Faqe 4

Koment

Gjyqtarët s’i pyet njeri për rrogën

NGA GENCI KOJDHELI

Javën e kaluar Minis-tri i Drejtësisë Eduard Hal imi publ ikoi një

iniciativë të qeverisë lidhur me reformën e sistemit të drejtësisë, ku midis të tjerash propozohej ngritja e rrogës së gjyqtarëve si një mjet për të ulur korrupsionin në gjykata. Propozimi për një sektor kaq të rëndësishëm të një shteti u la disi në heshtje duke qënë se, siç ndodh rëndom, vëmendja e publikut dhe e komenta-torëve mediatikë u fokusua nëpër gjëra ca më bombas-tike. Sidoqoftë, propozimi i Ministrit meriton të diskuto-het në detaj, veçanërisht për faktin se vjen shumë pak kohë përpara zgjedhjeve të përgjith-shme parlamentare.

Së pari duhet theksuar se korrupsioni në drejtësi është një fenomen thuajse global, dhe si rrjedhim edhe praktikat e mira për përballjen me të nuk mun-gojnë. Respektivisht nuk mun-gojnë as studimet e hollësishme lidhur me shkaqet e niveleve të larta të korrupsionit, të cilat pak a shumë janë të ngjashme në të gjithë vendet që preken prej fenomenit dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Në të tilla studime... ► vijon në faqe 17

IRONIA E MINISTRES ► Faqe 6

Bregu: T’i japim rrogë Linda Ramës, të bindë Edin për tre ligjet

DY MUAJ PARA GARES

Në një sondazh të organi-zuar nga “Soros” rezulton

se 48 përqind e shqiptarëve të pyetur nuk kishin vendosur të votonin për...

TIRANEJAKIN MARENA

► Faqe 5

PS-PD në nivele të ulta mbëshetjeje. Analistët: Jo profesional

Sondazhi i Soros, 48% nuk duan asnjë parti politike

NJË SHQIPTARE NË NEW YORK

NGA MIRELA GEGPRIFTI

TË BUKURIT DHE BISHAT

► Faqe 17

DEKRETET

Alibeaj dhe aleati i PD kundër Nishanit për gjyqtarët

► Faqe 6

NË FOTO: Hajredin Berisha , shef i SHKB, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, në zyrën e tij duke treguar adhurimin për Kryeministrin Sali Berisha dhe duke shmangur Presidentin (foto Facebook)

Page 2: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

2 E mërkurë, 27 mars 2013

POLITIKE

PD, Bozdo:

Edi Rama, një “mace

e zezë” për biznesin

Zëvendës ministri i METE, Eno Bozdo gjatë një konference për shtyp deklaroi

se Partia Demokratike do të punojë për të ndihmuar më tej biznesin e vogël dhe të mesëm, teksa ka sulmuar kreun e PS se si të vetmin plan ka rritje të taksave. “Rama vazhdon me slogane boshe, të ngjizura në dhomën e tij ‘pink’ të gjumit, ndërkohë që nuk ka ende një plan për krijimin e

vëndeve të punës, por vetëm një plan për rritjen e taksave që shkaktojnë humbje të vëndeve të punës. Le t’i pyesë zoti Rama këta sipërmarrës se si ndihen ata për planin e tij, për rritjen e taksave? Le t’i pyesë ata, po pati guxim, kur ata vetë e dinë që do të detyrohen t’i heqin punëtorët nga puna po u ra për pjesë ‘taksa me kate’ e Ramës, që edhe ai vetë nuk e di se sa

kate do të ketë, por ka thënë se do t’ua tregojë pas zgjedhjeve. Ata do të të thonë, zoti Rama, se duan të rrisin biznesin e tyre dhe të punësojnë më shumë njerëz e jo t’i heqin nga puna”, shtoi Bozdo. Ndër të tjera, ai tha se Rama ka bllokuar Gjykatën Administrative që do të ndihmonte biznesin për të zgjidhur çështjet me qeverinë “në mënyrë të ndershme dhe të paanshme”.

Kryeministri ka caktuar fundin e vitit për të mbyllur procesin

Regjistrimi i tokave, Berisha pranon dështimin

Para dy vitesh kërkoi dixhitalizim në fund 2012

Taksat

“Berisha po lëpin atë çka ka pështyrë”

LajmiKryeministri Sali

Berisha ka pranuar dje dështimin e reg-jistrimit dixhital të tokës, të cilit deri tani i ka ndrysh-uar tri herë afatin e përmbylljes, pavarë-sisht se e cilëson të dytin për nga rëndë-sia pas regjistrit të qytetarëve

TIRANE

GENC KONDI

ProcesiRegjistrimi po vijon me ritme shumë të ngadalta. Deri tani ka përfshirë disa zona të kryeqytetit, Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Sarandës, etj. Pretendimi për ta mbyllur në 2013 është tejet i ekzagjeruar

ANËTARËT E TASK FORCËS PËR REGJISTRIN THEMELOR TË TOKËS

■ Kryeministri (Kryetar)

■ Ministri i Drejtësisë

■ Ministri i Financave

■ Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit

■ Zëvendësministri i Drejtësisë

■ Zëvendësministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit

■ Zëvendësministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

■ Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë

■ Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

■ Këshilltari i Kryeministrit për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit

Pas objektivit “Shqipëria superfuqi energjetike ra-jonale”, ka dështuar re-

alizimi edhe i një objekti tjetër të rëndësishëm ekonomik nga ana e qeverisë. Duke folur dje në Lushnje, kryeministri Berisha tha, ndër të tjera, se “kryeministri i territorit është kryetari i komunës. Ky është koncepti ynë dhe, nëse ka një pengese, ne do të ndërhyjmë në ligj dhe do t’i japim zgjid-hjen përfundimtare. Kemi një moment të vogël për të sqaruar. Ne po bëjmë reg-jistrin dixhital të tokës. Siç bëmë regjistrin dixhital të qytetarëve, do të bëjmë edhe regjistrin dixhital të tokës, i cili përfundon brenda vitit 2013. Kemi ecur shumë në këtë drejtim. Ky është regjistri i dytë më i rëndësishëm i këtij shteti dhe një Task Force, e kryesuar nga kryeministri, e ndjek në mënyrë të pandër-prerë këtë proces. Kjo do të jetë një arritje e madhe për vendin”.

Berisha thotë se admin-istrata ka ecur shumë në këtë drejtim, por ka harruar se, sipas porosive të tij, të bëra publike, procesi duhej të kishte mbaruar të paktën 15 muaj më parë.

FILLESATKa qenë muaji mars i vitit

2010, kur ministria e Drejtë-sisë ka paralajmëruar fi llim-isht dixhitalizimin e regjis-

trimit të pasurive të paluajt-shme. Sipas drejtuesit të këtij institucioni, atëhere ministrit Bujar Nishani, dixhitalizimi i këtij shërbimi është shpëtimi i vetëm nga korrupsioni në këtë sektor. Deklarata u bë, pas një takimi që ministri pati me homologun e tij të Republikës së Estonisë, Rein Lang. Të dy ministrat ranë dakord të ngrenë një struk-turë bashkëpunimi “Taks

Force” mes ministrive të dy vendeve, me qëllim forcimin e bashkëpunimi në fushën e sistemit teknologjik dhe shkëmbimit të informacion-eve në fushën e regjistrimit të pasurive.

Ministri estonez është prit-ur edhe nga kryeministri Beri-sha, i cili e ka konsideruar dix-hitalizimin e regjistrave pro-nësorë si “një çështje shumë të rëndësishme për Shqipërinë,

ku kemi angazhuar të gjitha burimet për përfundimin e këtij procesi në një kohë sa më të shkurtër”.

TASK FORCANisur nga deklaratat e kreut

të Ekzekutivit, shumëkujt iu krijua ideja se pas pak ditësh do të krijohej institucioni që do të drejtonte procesin, Por, koha nuk ka qenë e shkurtër deri në fi llimet e këtij institu-cioni. Mbledhjen e parë të tij, kryeministri Berisha e ka drejtuar më 3 tetor të vitit 2011. JNë këtë mbledhje të parë, Berisha theksoi se, pas Regjistrit të Gjendjes Civile, Regjistri Themelor i Tokës është regjistri më kryesor i vendit dhe se ai duhet të përfundojë brenda vitit 2012. Në këtë kuadër Kryeministri tha se duhet të angazhohen të gjitha burimet dhe fondet për kompletimin e këtij procesi. “Regjistri Themelor i Tokës është përparësia numër një e qeverisë. Ne duhet të kemi regjistrin dixhital të tokës për të gjithë territorin e vendit”, u shpreh kryeministri.

Në përbërje të Task Forcës, veç kryeministrit, janë min-istri i Drejtësisë, ministri i Financave, ministri për Inova-cionin dhe Teknologjinë e In-formacionit e të Komunikimit, zëvendësministri i Drejtësisë, zëvendësministri për Inova-cionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komu-

nikimit, zëvendësministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, Drejtori i Përgjith-shëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe këshilltari i Kryeministrit për Teknologjinë e Informa-cionit dhe Komunikimit.

VONESATNdryshe nga sa deklaroi

Berisha, regjistri nuk rezul-toi përparësia numër një e qeverisë së tij, ndryshe do të ishte zgjidhur me kohë. Në korrik 2012, ai drejtoi sërish mbledhjen e rradhës të Task Forëes për Regjistrin Theme-lor të Tokës, ku nuk mungoi të mbajë fjalimin e rradhë, duke vënë në dukje se “ky regjistrim është njëkohësisht edhe regjistri më i komplikuar dhe, si i tillë, kërkon sërish monitorimin më të rreptë dhe vëmendjen më të madhe”. Me këto fjalë, u duk qartë se afatet e mëparshme nuk do të arriheshin.

Kryeministr i Ber isha kërkoi në atë mbledhje shpe-jtimin e ritmeve të projektit. “Zoti ministër i Drejtësisë dhe zoti kryeregjistrues i Pasurive të Paluajtshme, është normale që administrata gjatë muajit gusht do të marrë pushimet me alternim dhe njerëzisht do të kërkoja që pushimet të merren, por pa cenuar ritmin e punës së këtij procesi. Nuk mund të regjistrojmë më pak në muajin gusht, sesa në muajin korrik. Përkundrazi, duhet të bëjmë gjithçka për të qëndruar në lartësinë e muajit gusht e për ta dyfi shuar në tërësi procesin në muajin shtator, tetor, nëntor e vi-jim”, porositi ai. Ndërkohë, paraqiti një afat krejt tjetër për përfundimin e tij: “Ne kemi marrë një zotim që ky proces të përfundojë brenda pranverës së vitit 2013”. Një pohim ky, që nuk i qendronte së vërtetës.

Pas kësaj, dje doli prem-timi i tretë: regjistrimi të mbyllet deri në fund 2013.

Qeveria do të sjellë sot në Komisionin parla-

mentar të Ekonomisë një propozim për ndryshim fi skal, të bërë më parë nga opozita dhe të kundër-shtuar vazhdimisht prej Berishës, njofton deputeti socialist Erjon Braçe. Sipas tij, “Berisha do tyë lëpijë atë që ka pështyrë dy herë të tjera, mnë mar dhe në dhjetor të vitit 2012”. Fjala është për heqjen e TVSH-së në sektorin e bujqësisë, pra bërjen e saj zero. “Në mars, Beri-sha na quajti të çmen-dur për këtë propozim, ndërkohë që në dhjetor tha se një masë e tillë rrëzon shtetin”, shkruan Braçe në FB. Duke shtuar se “asnjë fshatar nuk gënjehet më, pasi e ke rrjepur për tetë vjet me 20-përqindëshin tënd!”

Berisha dhe anëtarët e Task Forcës për Regjistrimit dixhital të Tokës

Page 3: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

3E mërkurë, 27 mars 2013

POLITIKE

Olldashi: Rama kur

ishte kryebashkiak

pengonte legalizimet

Ministri Olldashi reagoi nëpërmjet Facebook rreth deklaratave të Kreut

të PS bërë mbi procesin e legalizimeve. “Edi Rama molloisi prapë sot. Këtë herë për legalizimet. As dëgjoi njeri, as pyeti njeri e as e kuptoi njeri. Zoti Rama u tha qytetarëve qe “i pikon shpirti e s’e zë gjumi natën” për hallin e tyre. Gënjeu! Vetëm pak vite më parë i quante “çeçenët e Saliut që po shëmtojnë

Tiranën”, tha ai. Më tej ai akuzoi Ramën se kur ka qenë kryetar i Bashkisë Tiranë bëri çmos për të penguar procesin e legalizimeve. “Zoti Rama tha se qeverisë do t’i duhen 160 vjet për të mbyllur procesin. Gënjeu! Megjithëse vetë ai kur drejtonte bashkinë e me porosinë e tij gjithë kryetarët socalistë të bashkive e komunave kanë bërë çdo përpjekje për t’a penguar procesin, legalizimet do

mbyllen brenda vitit 2013. Ne po legalizojmë aktualisht diçka me shumë se 2300 objekte në javë, pra rreth 10.000 në muaj. Këto janë statistikat e legalizimeve, të cilat tregojnë se angazhimi ynë është real dhe i vërtetë”, tha Olldashi. Sipas tij, Rama për 11 vjet në krye të bashkisë la pa legalizuar mijëra familje dhe në qendër të kryeqytetit, për shkak të abuzimit me lejet e ndërtimit.

“PS, proces transparent. Kompensim financiar”

Kreu i PS në tryezë: Konflikti për pronën, 8 mijë të vdekur

Rama: Legalizimet Saliu nuk i bën as për 160 vjet

Planifikimi i territorit

Rriten gjobat për ndërtimet informale,ndryshimet në ligjNëpërmjet projektligjit

të mbrritur në Kuvend “Për planifi kimin e territorit” qeveria propozon rritjen e gjobave. Masa e gjobave për të parandaluar fenomenin e ndërtimeve informale do ndryshojë në përpjesëtim të zhdrejtë me vlerën e objektit. Ministria e Punëve Publike ka paraqitur para Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ndryshimet në ligjin për planifi kimin e ter-ritorit. Kështu, çdo banesë që vlerësohet deri në 10 milionë lekë do të paguajë 30% të vlerës, për banesat deri në 50 milionë lekë do të paguhet 20 % e vlerës dhe për ato mbi 50 milionë lekë 15% e vlerës. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar ndryshimet në ligj dhe kanë kërkuar zhvillimin e bisedi-meve me palët e interesit. Zv/ministri Ernest Noka, tha se, ndryshimet në ligj para-shikojnë eliminimin e ndër-timeve informale dhe rritjen e përgjegjësive për pushtetin vendor. Ndër ndryshimet e tjera që prek ligji është edhe heqja e miratimit nga KRT për planet e detajuara të pushtetit vendor. Pas mira-timit të planeve të përgjith-shme, ndryshimet do mund të bëhen nga vetë vendorët nën monitorimin e këshillit

teknik të çdo njësie vendore. Komisioni miratoi ndry-shimet pa votat e opozitës. Por opozita e kundërshtoi këtë nisëm, pas sipas de-putetit Shalsi është marrë pa konsulta më parë me grupet e interesit. “Një ligj i miratuar 4 vite më parë ende pa fi lluar zbatimi tij ndryshon shumë nene të rëndësishme. Që nga 2009 ky ligj s’është zbatuar. Ajo që propozojmë ne është që të konsultohet me grupet e interesit. Ky pr/ligj duhet t`i nënshtrojet konsultimit me shoqatat e ndërtimit, pasi dhe USAID ka punuar për planifi kimin e territorit”, tha Shalsi. Ky propozim u rrëzuar nga kryetari i këtij komisioni, Jemin Gjana, i cili theksoi se është i pambështe-tur nga 3/5 e deputetëve në komision.

Artan Lame:

Artan Lame, kryetar i grupit të punës për in-

frastrukturën dhe territorin në PS u shpreh se asgjë në portalet elektronike të kësaj qeverie nuk gjen, madje aq qesharake është situ-ata sapo të hapësh faqen on-line të ALUIZNI gjen ende përditësimin e fundit në vitin 2009. “Nuk ka as-një vend tjetër të Lindjes Komuniste, nga deti Ball-tik e deri në Detin e Zi, që nuk e ka mbyllur procesin e kthimit e kompensimit të pronave, përveç Shqipërisë. Këto 20 vjet, 13 ka qenë në pushtet e djathta, e cila ka pretenduar se i ka qarë zemra për ish-pronarët. Duhet të kemi parasysh që ligji mbi të cilin këta kanë 8 vjet që operojnë, është Ligji 9235 dt.29.07.2004, i miratuar që në kohën e qeverisjes social-

iste. As një ligj të ri për këtë punë nuk e bënë! Po ç’bënë këta? Ligjin për kthimin dhe kompensimin e Pronës, e kanë ndryshuar 8 herë në 38 nene, pika, nënpika e para-grafë. Vetë ligji bazë kishte 31 nene”, tha Lame. Sipas tij qeveria ndryshoi afatin e kompensimit dy herë, ndërsa tani e shtynë dhe ku-fi rin kohor të kompensimit deri në vitin 2018.

“ALUIZN-i, përditësimi ifundit, në vitin 2009”

TIRANE

JAKIN MARENA

Legalizimet ishin objekti i tryezës së djeshme të PS të mbajtur me specialistë

e banorë të zonave informale, përfshirë dhe ata të Bathores. Kreu i PS Edi Rama ka thënë se Berisha ka kthyer këtë proces në një proces grabitje dhe që e përdor vetëm për fushata. Ai tha se Berisha premtoi më 2005 që do përfundonte pro-cesin e legalizimeve brenda një viti, por sot e kësaj dite kjo gjë s’ka ndodhur. Sipas tij PS e la vendin më 2005 me 250 mijë ndërtime të palegalizuara, ndërsa sot ky numër ka shkuar në 400 mijë ndërtime. “Kjo gjë, nuk mund të bëhet me “Shaban Tapinë”, zyra e të cilit është kthyer në një tmerr për njerëzit që duan të legalizojnë pronat e ndërtimet e tyre. Duhet 160 vjet që t’ju legalizojë Saliu. Ata po e lënë Shqipërinë me 400 ndërtime pa leje dhe më një numër qesharak legalizimesh. Me këta që janë në qeveri, këta do lenë stërnipërit e stërnipërve e stërnipërit e stërnipërve pa u legalizuar. Ju keni ardhur në Ti-ranë thjesht të keni një shtëpi, jo, keni ardhur për të ikur nga fshati në qytet”, tha Rama. I cili ka nënvizuar se mund ta konsideronin kryeministrin si nga ana e tyre, por ai ka kohë që ka ikur prej aty, ka ikur në drejtim të paditur. “Nëse a’ka ardhur ende te ju, do vijë me vrap që t’ju thotë se është koha e legalizimeve. Sa herë është fushata ka stinë legalizimi, vjen ju premton. Sa mbaron fushata, aty mbaron legalizimi sepse ju i duheni më tepër të pale-galizuar”, tha Rama. Kreu i PS e akuzoi kryeministrin se është tallur me legalizimet. “Procesi i legalizimeve do çlirojë 3 miliard euro, nuk e kam thënë unë, e ka thënë kryeministri por dhe ju keni fi lluar të mos e hani atë që ju thotë Saliu, ky është një hap i mirë nga ana juaj. Kjo është tallje e dyfishtë, tallje për ata që ndërtojnë ndërtime pa leje dhe tallje me pronarët. Se u është thënë këta do t’i

legalizojmë dhe do jua japim lekët juve”, tha Rama. Për të cilin konfl ikti i pazgjidhur me pronat ka shkaktuar mijëra të vdekur në Shqipëri. “Se çfarë ndodhi me pronat në Shqipëri kjo dihet, histori barbare, kaosi, falsifi kim dokumentash, kalim

pronash nga njëri tek tjetri. Falë fi rmave në zyra e fatzinjve dhe babëzisë së njerëzve në pushtet, u krijuan konfl ikte që sollën 8 mijë të vdekur në Sh-qipëri”, tha Rama. Ai shpjegoi se çfarë parashikon programi i PS mbi legalizimet, duke nënvi-

zuar se do krijohen kushte për një ritëm tjetër në proces, për të mos e lënë atë që perspektivën ta ketë pas 160 vjetësh siç e ka me PD. “Ne do integrojmë në radhë të parë dhe kjo është shumë e rëndësishme procesin e legalizimeve me procesin e regjistrimit të pronave. Regjis-trimi i fundit i pronave i këtij vendi i plotë i çdo prone daton më 1432. Defteri i sanxhakut arnaut. Dihet çfarë bënë komu-nistat me pronat dhe që atëhere s’ka më regjistër të plotë. Sot janë të regjistruar vetëm 60% të pronave”, tha Rama. Duke nënvizuar se do të ketë një legalizim të sigurtë. “Ne do le-galizojmë me prioritet shumë të madh ndërtime që janë në tokë private apo në tokë shtet. Nuk ka asnjë arsye që në këto dy kategori të ketë zvarritje. Aty ku toka është private dhe atyre që kanë ndërtuar në truallin e tyre shtëpinë e aty ku është shtet do legalizohet përderisa është thënë se do legalizohet. Por në pjesën ku shtëpia është ndërtuar në pronën e dikujt, legalizimi të kalojë në proces normal të sigurt që duhet ta garantojmë ne si qeveri, për pronarët”, tha Rama. Sipas tij, “kuadratin sh-qiptar 7 me 8 km do e nxjerrim nga fundi i dherit e do e nxjer-rim nga procesi për pronarët e ata që duan të legalizohen. S’do ketë pronë publike që do legalizohet përmes korrupsionit. Kompensimi në natyrë do ketë kompensim fi nanciar. Procesi do jetë me transparencë por duhen mekanizma e ne jemi të gatshëm t’i ndërtojmë këta mekanizma”, tha Rama ne tryezën mbi procesin e legali-zimeve, duke premtuar zgjid-hjen e kësaj çështjeje tepër të rëndësishme.

Transparenca“S’do ketë pronë publike që do legalizohet përmes korrupsionit. Kompensimi në natyrë do ketë kompensim fi nanciar. Procesi do jetë me transparencë, por duhen mekanizma dhe ne jemi të gatshëm t’i ndërtojmë këta mekanizma”.

Artan Lame

Page 4: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

4 E mërkurë, 27 mars 2013

POLITIKE

Fyle: Nuk kënaqemi me

referendumin për tre ligjet

duke shmangur konsesusin

Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Stefan

Fyle, në emisionin “Tonight Ilva Tare”, deklaron se referendum për tre ligjet, nuk është më I rëndësishëm se konsesusi dhe kompromisi mes partive politike. “E vetmja gjë që dëgjojmë kur vijmë në Shqipëri janë 3 ligjet, politikanët në barrikadat e tyre dhe askush nuk dëshiron që të bëjë kompromis.

E shoh që ka një trysni që është gjithnjë e në rritje për shkak të zgjedhjeve, por shoh gjithnje e më pak vend për kompromis. Dhe për këtë më vjen keq. Pra, nëse dikush këtu mendon se ne do të kënaqemi me miratimin me referendum të tri ligjeve, duke shmangur konsensusin dhe gjetjen e një kompromisi, duhet të dijë se kjo nuk do të funksionojë”, është shprehur ai.

Sipas Fylesë, vendet anëtare të Bashkimit Europian e kanë bërë tashmë të qartë se mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, do të jetë shumë e rëndësishme për hapat e mëtejshëm për integrimin e vendit tonë. “Ne nuk harrojmë dot se çfarë ndodhi në 2009 dhe më pas. Shpresoj që të gjithë të jenë duke punuar mirë”, u shpreh ai.

Dje takimi mes uniformave blu dhe ambasadorit të OSBE, Volfart

Polici e papolitizuar për zgjedhje, dalin fotot

LajmiOSBE i kërkon poli-cisë të jetë e pavarur dhe e paanshme për zgjedhjet e përgjith-shme parlamentare, ndërkohë që Hysni Burgaj ia premtoi një gjë të tillë amba-sadorit Volfart gjatë takimit të djeshëm në shkollën e poli-cisë. Në mënyrë iron-ike, në facebook, u shpërndanë fotot e drejtuesit të SHKB në Gjirokastër, i cili në vend të fotos së Nishanit mban foton e kryeministrit Beri-sha, dhe po ashtu në kompjutera, shpreh qartë “adhurimin e tij” për kryeministrin.

Pavarësia SHKB është institucioni i pavaruar i administratës publike, strukturë e veçantë e Ministrisë së Brendshme me kompetenca hetimore dhe inspektuese, e pavaruar nga Policia e Shtetit në varësi të drejtëpërdrejtë nga ministri i Brendshëm.

Kreu i SHKB shpreh “adhurimin” me foto për kryeministrin

■ Çfarë ka ndodhur?Dje u zhvillua një takim i përbashkët mes policisë dhe OSBE për të kërkuar angazhim të paanshëm të uniformave blu për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ndërkohë që drejtori Hysni Burgaj premtoi përpara ambasadorit mbajtjen e këtij angazhimi.

■ Pse kërkohet?Në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe në zgjedhjet e vitit 2005 u fol për një rol të paanshëm të policisë në zgjedhje. Por situata po ndryshon gjatë këtij viti, kur janë shtuar akuzat e socialistëve jo vetëm për manipulimin e listave zgjedhore, por edhe për vendosjen në kupolën drejtuese të policisë të militantëve, dukshëm të PD. ■ Si u reagua ditën e

djeshme?Dje në facebook u shpërndanë fotot e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Bredshëm, strukturë në varësi të ministrisë së Brendshme, të qarkut të Gjirokastrës. Në zyrën e tij, në vend të fotos së presidentit Bujar Nishani, kishte vendosur foton e kryeministrit Sali Berisha. E të njëjtën gjë kishte edhe në kompjuterat e tij.

OSBE i kërkoi policisë së shtetit shqiptar që të garantojë papreksh-

mërinë e votës në 23 qershor gjatë zgjedhjeve të përgjith-shme, ndërsa zyrtari i lartë i policisë së shtetit, u zotua se asnjë polic nuk do të prekë votën.

Këto ishin temat e disku-tuara në takimin e djeshëm mes kreut të OSBE Volfart dhe drejtuesit të policisë së shtetit Hysni Burgaj.

“Ju duhet të jeni në gadish-mëri të zgjedhjeve të 23 qer-shorit, që të siguroni zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por krahas garantimit të zgjedhje-ve, policia duhet të vazhdojë punën në luftën kundër kor-rupsionit dhe kriminalitetit”, tha Volfard gjatë takimit të mbajtur dje në shkollën e Policisë në Sauk të Tiranës.

“Unë dhe ekipi im shpreso-jmë shumë dhe presim që klasa politike, ashtu si dhe ata që ndihmojnë në admin-istrimin zgjedhor-gjithashtu, edhe kushdo që është i pran-ishëm këtu sot- do sigurojnë që këto zgjedhje të përm-bushin standardet e kërkuara ndërkombëtare, në mënyrë që Shqipëria të ecë vërtet përpa-

ra. Edhe pse këto zgjedhje të ardhshme janë padyshim një ngjarje kyçe për Shqipërinë në këtë moment, ne duhet të sigurojmë gjithashtu që puna normale e policisë të vazhdojë-veçanërisht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përf-

reagimi i Drejtorit të Përgjith-shëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.

“Askush dhe për asnjë motiv nuk mund të penal-izojë organizatën e Policisë së Shtetit me veprimet apo mosveprimet e tij, në përm-bushje të detyrës së ngarkuar

me ligj. Këtë ta keni parasysh mirë ju si drejtues dhe ua transmetoni edhe punonjësve në varësi tuaj”, tha Burgaj duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

REALITETIPor në realitet faktet duken

krejt ndryshe. Dje në rrjetin social facebook, në mënyrë ironike fi lluan të qarkullojnë edhe fotografi të zyrtarëve të policisë, për të treguar pa-varësinë apo paanshmërinë e tyre në procesin zgjedhor.

Hajredin Berisha, është me detyrë drejtor i SHKB në policinë e qarkut të Gjirokas-trës. Fotoja e tij, ishte ndër më kryesoret që u qarkullua në këtë rrjet social, me komentet përkatëse, madje edhe me ironi drejtuar kreut të policisë së Shqipërisë dhe vetë amba-sadorit të OSBE Volfard.

“Nuk e dimë se ç’mund të presim nga drejtues të tillë, nëse do të ruajnë apo jo votat në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit”, ishin batutat ironike në rrjetin social.

Në dy foto që botohen sot në shqiptarja.com, duken qartë elementët e politizuar të policisë së shtetit. Kështu, në njërën prej fotove, Hajredin Berisha ka pozuar në zyrën e tij, duke refuzuar që sipër kokës të ketë portretin e Presi-dentit Bujar Nishani, por, sikurse duket qartë nga foto, ka portretin e kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë që një tjetër foto, e tregon zyrtarin e lartë të policisë së shtetit, duke pozuar me përpara tre komp-juterave. Duket qartë se në

print screen në faqen kryesore të kompjuterave, ka vetëm foton e kryeministrit Sali Berisha.

Fotot fl asin më shumë se 1000 fjalë ndërkohë që gjithç-ka po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Hajredin Berisha, është vetëm një prej zyrtarëve që drejton zyrën e SHKB në Gjirokastër, dhe ka varësi direkte nga ministri i Brend-shëm Flamur Noka. Ndërkohë nga PS, gjithmonë ka pasur akuza për zyrtarët e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, të lidhur drejtpërsëdrejti me Partinë Demokratike.

Në organizimin dhe funk-sionimin e Shërbimit të Kon-trollit të Brendshëm thuhet se ai është një institucion i pavarur i administratës pub-like, dhe në varësi të Ministrit të Brendshëm.

Fotot e shpërndara, kanë të evidentuar vetëm faktin e militantizmit në strukturat e policisë, që është dhe një ndër elementët më kryesorë të atakuar nga opozita gjatë këtyre ditëve, pa marrë para-sysh edhe denoncimin për listat zgjedhore.

shirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe kultivimin e paligjshëm të lëndëve narko-tike të vazhdojnë me nivelin e lartë të dedikimit siç është e nevojshme, gjithashtu edhe në kohë zgjedhjesh”- ambasa-dori i OSBE.

I menjëhershëm ka qenë

Në foto: Hajredin Berisha , shef i SHKB, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, në zyrën e tij duke treguar adhurimin për Kryeministrin Sali Berisha dhe duke shmangur Presidentin (foto Facebook)

Page 5: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

5E mërkurë, 27 mars 2013

POLITIKE

LAJME SHKURT

PS-PD, nivele të ulta mbështetjeje. S’ka rritje

Dy muaj para garës, shqiptarët s’kanë besim te zgjedhjet

Sondazhi i Soros 48% nuk duan asnjë parti

LajmiNë një sondazh të or-ganizuar nga “Soros” rezulton se 48 përq-ind e shqiptarëve të pyetur nuk kishin vendosur të votonin për asnjë parti poli-tike, ndërsa vihej re një mbështetje e ulët për partitë kryesore, mungesë besimi te qeverisja, gjykatat dhe zgjedhjet.

TIRANE

JAKIN MARENA

Eduard Zaloshnja

Një prezantim joprofesional isondazhit të Fondacionit SorosFondacioni “Shoqëria e Hapur për Sh-

qipërinë” “Fondacioni Soros” prezantoi dje të dhënat paraprake të një sondazhi për gjendjen sociale të shqiptarëve, krahasuar me vendet e tjera të Europës. “Prezantimi ishte tejet jo-profesional, sepse nuk u dha nga prezantuesit asnjë e dhënë për marzhin e gabimit statistikor të sondazhit. Dhe kjo është a-ja e çdo sondazhi! Kur u pyetën për marzhin e gabimit, organizuesit thanë se nuk e kanë llogaritur ende”, thotë Eduard Zaloshnja, eksperti i sondazheve. Sipas tij, llogaritja e marzhit bëhet me formulë të thjeshtë statistikore që bazohet në numrin e të intervistuarve shkallëzimin e kampion-imit e numrin e popullsisë nga përzgjidhet kampioni. Nga llogaritje të përafërta të ba-zuara në dhënat që raportuan organizatorët e rezulton se, për shumicën e përgjigjeve në rang kombëtar, marzhi i gabimit të sondazhit ka qenë mbi plus/minus 5 pikë përqindje. Ndërsa në rang qarku, marzhi i gabimit ka qenë deri në plus/minus 35 pikë përqindje. “Një e metë e madhe e prezantimit të sondazhit ishte paraqitja

e rezultateve për qarqe të veçanta ndërsa kampionimi ishte bërë në rang kombëtar. Në qarkun e Kukësit ishin intervistuar vetëm 34 persona. Qarku që kishte më shumë të intervistuar ishte Tirana (334 nga rreth 600 mijë banorë) e përsëri mbetet me një kampion shumë, shumë të vogël. Në rastin e Tiranës, një fëmijë 6-vjeçar mund të jepte përgjigje më të saktë se sondazhi i sipërcituar, thotë Zaloshnja.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros), prezantoi gjetjet

e Sondazhit Social Evropian, i kryer për herë të parë në Sh-qipëri nga ku zbulohet se 47,8% e të intervistuarve s’përkrahin asnjë parti. Sondazhi tregon shifra të ulëta të besimit që kanë shqiptarët te institucionet shtetërore nga 10 që është vlerësi-mi maksimal 4.5 kanë besim tek policia, 3.2 në sitemin ligjor, 2.8 tek Kuvendi. 3.8, vlerësimi që japin shqiptarët për mënyrën si funksionon demokracia në vend. Sa demokratike është Shqipëria nga 0 në 10, japin vlerësimin 4.5, ndërsa 8.9 është vlerësimi se Shqipëria duhet të ketë qeverisje demokratike. Me 9.7 vlerëso-het roli medias në informimin e qytetarëve për të vlerësuar punën e qeverisë. Të intervistu-arit i japin një rëndësi të veçantë lirisë së medias për të kritikuar qeverinë. Qytetarët i japin vlerësim të ulët rolit të qeverisë në mbrojtjen nga varfëria 2.4, ndërsa trajtimi nga gjykatat i të gjithëve njësoj është 3.0. Për sa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme vërehet një nivel i ulët besimi 3.8. Me-diat në Shqipëri që kritikojnë qeverinë marrin vlerësimin 6.9, ndërsa 7.2 është liria e partive opozitare në të kritikuarit e qeverisë. Shqiptarët i japin një notë të ulët punës së qeverisë kur janë pyetur sa të kënaqur janë me punën e saj. 3.3 është vlerësimi ndërsa akoma më i ulët është vlerësimi për situatën ekonomike në vend. Në bllokun e sondazhit me karakter politik qytetarëve i është drejtuar pyetja: Cila është partia me të cilën ndi-hen më afër se me partitë e tjera? Rezultatet: PD-22.7%,PS-19,6 %,FRD-1,3%,AK-1.2%,LSI-1,0 %,PDIU-1,0%, asnjë parti 47,8%. Të dhëna interesante dhe për lëvizjen e elektoratit nga një parti në tjetrën nëpërmjet pyetjes se cilën parti kanë votuar në 2009

që është partia me të cilën ndihen më afër sot? PS-63.3% ruan një elektorat të pandryshuar ndërsa prej 54.5%, e atyre që kanë vo-

tuar PD 2.9% sot ndihen më afër me PS. Lëvizje elektorati ka dhe LSI. Nga 33.3% që kanë votuar këtë forcë politike në 2009, sot

6.7% e tyre ndjehen më afër me PS. Ndërsa PDIU e Idrizit, së bashku me PBDNJ e Dules s’kanë lëvizje në elektorat.

Realizuesit e sondazhit thonë se janë të dhëna paraprake, marzhi i gabimit nuk është llogaritur ende.

■ Sa kohë ka që në Shqipëri kanë filluar sondazhet dhe roli i tyre?Në Shqipëri janë bërë gjithnjë sondazhe për zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore, dhe kanë startuar që në zgjedhjet e vitit 2005. Por gjithnjë kanë qënë larg realitetit që është prezantuar pas zgjedhjeve, gjë që ka sjellë me të vërtetë çrregullime në “tregun” e politikës në Shqipëri.

■ Sondazhi më i fundit i “Soros” sjell një qasje ndryshe...?Pyetësori i publikuar ditën e djeshme me rezultatin e anketimit të qytetarëve në të gjithë vendin, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit, prezanton një pamje me të vërtetë të zymtë të situatës, teksa 48% e të pyeturve thonë se ende nuk e kanë vendosur për cilën parti politike do të votojnë. Ndërsa PS, PD dhe partitë e tjera kanë një nivel të ulët mbështetje.

■ Cilat janë kritikat e ekspertëve ndaj sondazhit?Ekspertët shqiptarë shprehen se sondazhi është joprofesional dhe shumë larg realitetit përderisa ka një marzh gabimi deri në 35 përqind sipas qarqeve dhe kampionet që janë pyetur nuk janë në proporcion të drejtë me numrin e popullsisë që përfaqësojnë.

■ Ish-të përndjekurit të zhgënjyer: s’votojmë më 23 qershorSekretari i përgjithshëm i shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, tha se pas 23 vjetësh të vendosjes së pluralizmit në Shqipëri krimi komunist nuk është dënuar dhe sërish dominojnë pinjollët e komunistëve. Ai ka parajamëruar se ish të përndjekurit politik nuk do të votojnë asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme pasi vota e tyre është keqpërdorur. “Në Kuvend duhet të vijnë djemtë e ish bashkëpunëtorëve të diktaturës komuniste ata duhet të na bëjnë leksion demokracie”, u shpreh Ndregjoni.

■ Shqiptarët, besimtarët më të mëdhenj në EuropëFondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë” ka përgatitur një sondazh për gjendjen sociale të shqiptarëve, krahasuar me vendet e europiane. Ajo që bie në sy është se shqiptarët deklarohen besimtarët më të mëdhenj në Europë. Shkalla e besimit në Shqipëri është 7.3 nga 10, duke lënë shumë prapa shoqëri ku feja ka një ndikim mjaft të madh si Irlanda apo Izraeli. Por ndërkohë, të pyetur se sa është numri i atyre që marrin pjesë në shërbime fetare njëherë në javë, këtu jemi ndër vendet e fundit në Europë. Po sipas këtij sondazhi, Shqipëria është vendi më homofobik në Europë.

■ KQZ shpik shoqata gazetarësh. Monitorimi, në rrezik KQZ po saboton me vetëdije ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, që do të monitorojë fushatën zgjedhore. Në shkelje të plotë të ligjit, KQZ, jo vetëm që nuk ka kontaktuar asnjë organizatë aktive të medies në Shqipëri, por bën sikur kërkon informacion nga Gjykata e Tiranës dhe kjo e fundit i kthen përgjigje për gjithë organizatat që nuk ekzistojnë dhe fsheh nga regjistri i saj gjithë organizatat që ekzistojnë. Duke u përpjekur të KQZ i ka kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës listën e organizatave jofi timprurëse që operojnë në fushën e medias, nga ku rezultojnë 54 organizata të regjistruara. Në listën prej 54 organizatash s’është asnjëra nga organizatat aktive të gazetarëve, që edhe më parë kanë rekomanduar anëtarët.

Grafiku i sondazhit të Fondacionit Soros(lart) Grafikët me rezultatet e mbështetjes për Demokracinë dhe Lëvizjeve Elektorale në katër vite

Eduard Zaloshnja

Page 6: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

6 E mërkurë, 27 mars 2013

POLITIKE

Ministrja Bregu, ironi në

FB me punësimin e

Linda Ramës për MSA

Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, pa “teknikë”

europiane, sulmon bashkëshorten e Edi Ramës në statuse Facebooku. “Linda Rama, bashkëshortja e kryetarit të opozitës, po punon si eskperte e MSA (marrëveshja e stabilizim asociimit) pranë Ministrisë së Integrimit në Kosovë.

Sikur ta denim që znj. Rama, ishte eksperte për integrimin në BE, mund ta kishim marrë dhe ne, për të na dhënë asistencë për votimin e 3 ligjeve nga opozita që drejton bashkëshorti I saj! Nuk e di sa do të paguhet në Kosovë, por për të na ndihmuar ne që të bindnim Edi Ramën të votonte tre ligjet, mund

edhe të kishim dialoguar…!!! Ky është komenti ironic I Ministres së Integrimit të Shqipërisë, pas lajmit të punësimit të Linda Ramës, bashkëshortes së kryetarit të Partisë Socialiste në Prishtinë, si trainuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asoçimit, pranë Ministrisë së Integrimit Europian të Republikës së Kosovës.

Deputeti i PD, aleatët e Berishës dhe opozita kundër dekreteve për gjykatat

Deputeti Alibeaj dheRoshi kundër Nishanit

Deputeti mbështet Zaganjorin. Roshi: Nishani, vazhdim i Topit

LajmiDeputeti i PD

Eklelejd Alibeaj, kreu i PBKD në aleancë me demokratët Artur Roshi janë shprehur kundër dekreteve të kreut të shtetit Nishani për anëtarët e Kush-tetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke sjellë përçarjen e mazho-rancës. Kundër ka vo-tuar dhe opozita

TIRANE

ARTEMISA HOXHA QendrimiNjëri ndër deputetët kryesorë të saj, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe kreu i partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi janë shprehur kundër tre kandidaturave të paraqitur nga ana e kreut të shtetit, nën argumentin se janë të papërshtatshme.

JA KUSH JANË 3 TË DEKRETUARITE PRESIDENTIT NISHANI

Besnik Imeraj, Kushtetuese: ■ 1995-1998 avokat. ■ 1997 në Gjykatën e Apelit në Durrës. ■ Maj 1991-1998 ministria e tranporteve. ■ 2005 anëtar i Gjykatës së Lartë. Anëtar i Këshillit të Lartë

të Drejtësisë në vitet 2000-2005. 2010 e në vazhdim anëtar nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore.

Gani Dizdari, Kushtetuese: ■ 1973-1982 prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë. ■ 1982-1989 prokuor në drejtorin gjyqësore në Prokurorinë

e Përgjithshme në Tiranë. ■ 1995-1999 zv.prokuror i Përgjithshëm. ■ 1999-2006 avokat. ■ 2006 e në vazhdim anëtar i gjykatës së Lartë.

Xhezair Zaganjori, Gjykata e Lartë: ■ 1987- 1992 pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare Publike. ■ 1992-1997 ambasador në Gjermani. ■ 2003 anëtar i Gjykatës Kushtetuese e deri më tani.

Dekretet e Presidentit Bujar Nishani për anëtarët e Gjykatës

Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë kanë sjellë dhe çarjen e mazhorancës. Njëri ndër deputetët kryesorë të saj, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe kreu i partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi janë shprehur kundër tre kandi-daturave të paraqitur nga ana e kreut të shtetit, nën argumentin se janë të papër-shtatshme. Kështu, ka dhënë një votë abstenuese deputeti demokrat Alibeaj, për dy emrat e dekretuar si anëtarë të Kushtetueses përkatë-sisht Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari, dhe atë pro dekretit të Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë, madje duke e shpjeguar dhe arësyen e këtij votimi. “Vota ime është pro zotit Xhezair Zaganjori dhe vota ime është abstenim për dy kandidaturat e tjera të Gjykatës Kushtetuese. Linja politike dhe morale që kam mbajtur edhe në të gjitha rastet e tjera, besoj se në këtë rast është një logjikë e pastër shkak-paso-jë”, tha Alibeaj. Duke dalë në këtë mënyrë dhe kundër vendimit të grupit parla-mentar të mbajtur javën e kaluar, ku ishte vendosur për t’u votuar të tre dekretet

e presidentit Nishani në institucionet më të larta të pavarura kushtetuese. Ndër-kohë që dhe kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi një nga aleatët e Berishës i kundërshton emrat e propozuar nga presi-denti i vendit për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj

Kushtetuese. “Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani me ardhjen e tij në këtë post premtoi reformimin e sistemit gjyqësor për më shumë drejtë-si shoqërore. Nga shumë qytetarë shqiptarë u pa me skepticizëm. Sot dekreti i tij për poste në hieararkinë më të lartë të sistemit gjyqësor

në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kaloi në Komisionin e Ligjeve. Ky dekret i Presidentit, nuk për-puthet me atë që shqiptarëve u premtoi, pra me reformimin e gjyqësorit, mbasi emrat e njerëzve që propozoi kishin një karrierë të lidhur fort me të kaluarën, me drejtësinë e padrejtë të sistemit diktato-rial. Reformimi nuk mund të kuptohet pa reforma në burimet njerëzore të gjykat-ave. Reformimi nuk është një nocion abstrakt, që lidhet vetëm me fantazi të qytetarëve shqiptarë për drejtësi të mo-huar, por është reformë që nuk ka vlerë pa njerëzit që e aplikojnë. Siç duket Presiden-ca e z.Nishani është një fi llim i vazhdimësisë të Presidentit Topi”, thotë Roshi. Duke dalë në këtë mënyrë dhe ai kundër qëndrimit të mazhorancës, pavarësisht se nuk ka votë në

Kuvendin e Shqipërisë dhe e ka të pamundur ndikimin e tij me votën kundër tre kandi-datëve të kreut të shtetit për

në gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.

OPOZITANëdkohë që në mbled-

hjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve ka qënë dhe opozita ajo ashtu sikurse kishte paralajmëruar refuzoi të votonte 3 dekretet e presidentit Nishani për dy prej gjykatave kryesore në vend. Në shenjë proteste për një proces që e konsiderojnë të kundraligjshëm, emërimin si anëtarë të Kushtetueses para 21 majit të Gani Dizdarit dhe të Besnik Imerajt, deputet e PS-së u larguan nga mbledhja. “Ne nuk marrim pjesë në këtë histori çorbe. Këtu ka një palë dekrete të depozituara të cilat për arsye politike tuajat nuk i sillni për t’i shqyrtuar, qoftë edhe për t’u votuar kundër, dhe tani na sillni një palë të tjera për t’i mbivendosur. Ky është një proces jotransparent, ky është një proces antikushtetues. Ne si deputetë të opozitës po largo-hemi se nuk mund të jemi pjesë e kësaj historie”, tha deputeti i PS Pandeli Majko. Për të cilin nuk ishte e udhës që të mbiv-endoseshin dekretet e kreut të shtetit për të njëjtin institucion të pavarur kushtetues, pavarë-sisht se kush janë emrat e presi-dentëve që i kanë depozituar ata në Kuvendin e Shqipërisë.

■ Cilët janë dekretet e presidentit për institucionet kushtetuese?Dekretet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese kanë emrat e Gani Dizdarit dhe të Besnik Imerajt, të cilët kanë kaluar dje vetëm me votën e disa deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Kështu ka kaluar dhe emri i Xhezair Zaganjorit, për anëtar të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit te Kushtetuesja.

■ Përpos opozitës, kush i kundërshtoi dekretet e Nishanit?Deputeti i PD, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka abstenuar për dy kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duke votuar pro vetëm kandidaturës së Zaganjorit në Gjykatën e Lartë. Ndërsa Artur Roshi, kreu i PBKD aleate e Berishës në pushtet është shprehur kundër tre dekreteve të Presidentit Nishani, duke e akuzuar atë si vazhdues të Topit.

■ Pse janë kundërshtuar dekretet e Nishanit...?Alibeaj është ka nënvizuar se po ndjek linjën e tij politike, ndërsa kreu i PBKD Roshi ka nënvizuar se këto emra vijnë si pjesë një karriere të lidhur fort me të kaluarën, me drejtësinë e padrejtë të sistemit diktatorial. Sipas tij reformimi nuk mund të kuptohet pa reforma në burimet njerëzore të gjykatave.

NË FOTO: (majtas)

Enkelejd Alibeaj (djathtas)

Artur Roshi

Page 7: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

7E mërkurë, 27 mars 2013

POLITIKE

Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:

• Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.• Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.• Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.• Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve.

Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan

Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - TiranëTel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95

E-mail: [email protected]:www.salajakustik.com

KABINETI

APARATE DËGJIMI

Noka kryeson

listën e PD për

deputet në Kukës

Ministri i Brendshëm Flamur Noka do të jetë kryesuesi i listës së kandidatëve të

PD-së për deputet në Qarkun e Kukësit. Kjo gjë është konfi rmuar nga ana e kryetarit të PD-së për Kukësin, Ibsen Elezi. një deklarate për mediat, Elezi theksoi se, “PD do arrijë të marrë 4 mandate në Kukës, Has dhe Tropojë”. Ai shtoi se PD është një forcë politike që del para elektoratit me premtime

të mbajtura. Por ndërkohë që ende nuk janë bërë publikë asnjë emër nga PD se si do të shpërndahen emrat e deputetëve si dhe ndryshimet që do të pësojë lista për 23 qershorin. Noka u zgjodh deputet në këtë qark për herë të parë në 2009 ndërkohë që tashmë është bërë ministër i Brendshëm. Elezi gjatë konfi rimit të kandidaturës së Nokës në Qarkun e Kukësit, ka thënë se PD do t’i fi tojë

të katër mandatet në këtë zonë. Kjo, pasi sipas tij, PD është një parti që i mban premtimet e dhëna. Mandatet për Qarkun e Kukësit u bënë një motiv për debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa çështja shkoi në Gjykatën Kushtetuese. Opozita akuzoi se qeveria rriti në mënyrë fi ktive rritjen e popullsisë në Kukës, duke bërë që ky Qark të ketë sërish katër mandate deputeti, sin ë 2009.

Të ezaurohen të gjitha ambientet publike

Anëtarja e KQZ, Albana Shtylla apel për zbatimin e Kodit Zgjedhor

Qendrat e votimit, jo në shkelje të ligjit TIRANE

ARTEMISA HOXHA

KodiKodi ka parashikuar që KQZ-ja do të marrë vendim pas të ketë vlerësuar me kujdes propozimet e njësive të qeverisjes vendore, për: - së paku dy objekte alternative, -planimetrinë e tyre apo fotografi të e ambientit

Vendimi

Gjonçaj: Kundër draftit të KQZ,rrezik manipulimi Administrata e Komision-

it Qendror të Zgjedhjeve ka propozuar 132 qendra votimi në ambiente private si banesa e lokale për pesë qarqe të vendit. Ky draft, i cili pritet të shqyrtohet në Komi-sionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë kësaj jave është kundër-shtuar nga përfaqësuesi lig-jor i Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj, i cili duke iu referuar Kodit Zgjedhor tha se qen-drat e votimit nuk mund të ngrihen në këto ambiente pasi ka rrezik për manip-ulim. Ai solli në vëmendje zgjedhjet e 2009 dhe 2011 ku votimet në Kamzë dhe Paskuqanit kanë qene mjaft problematike për shkak të vend votimeve në ambiente private. “Ligji inponon de-tyrimin që të gjitha qendrat e votimit duhet të jenë në ambiente publike dhe në mungesë të tyre mundtë tentohet akomodimi në QV

private. Referuar zgjedhjeve të mëparshme debati është përqëndruar në rrethinat e Kamzës, Paskuqanit she Tiranës. Me shumë gjasa do të gjejmë gjithë forcën dhe argumentin jurifi k dhe moral tonin për ta kundër-shtuar në mënyrë që qytetari të mos indimidohet fare nga slogani, ngjyra e fl amurit apo nga pronësia e banesës apo lokaleve private të një zyrtari apo funksionari politik”, shprehet Gjonçaj.

Anëtarja e KQZ, Albana Shtylla fl et për Shqiptarja.com lidhur me projekt-

vendimin më të ri që pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në KQZ, atë të ngritjes së qendrave të votimit edhe në ambientet pri-vate në disa qarqe të vendit. Ajo thekson se njësitë vendore duhet të ezaurojnë të gjitha mundësitë që këto qendra të ngrihen në ambiente publike duke marrë parasysh dhe vendosjen e tyre në zgjedhjet e mëparshme.

A jeni njohur me draf-tin që është përgatitur nga administrata e KQZ lidhur me qendrat e votimit në ambintet private dhe cili është gjykimi juaj?

Anetarët e KQZ janë njohur para rreth dy ditësh, me draftin e përgatitur nga administrata, për qendrat e votimit të cilat KQZ do të vendosë që të ngrihen në objëkte private. Para se gjithash dëshiroj të sqaroj se sipas Kodit Zgjedhor, qëndrat e votimit krijohen si rregull në ndërtesa publike me hyrje të lirë. Pra, kjo do të thotë që njësitë e qeverisjes vendore të cilat kanë nën tagrin e tyre të drejtën e përcaktimit të Qendrave të Votimit, duhet që të ezaurojnë të gjitha mundësitë e ambjenteve publike, të cilat janë në territorin ku ato shtrijnë juridiksionin e tyre. Për më tepër njësitë e qeverisjes vendore në përcaktimin e vendndodhjes së qendrës së votimit, duhet të mbajnë në konsideratë edhe historikun e vendosjes së tyre në zgjedhjet e mëparshme, në mënyrë që zgjedhësit të jenë të orientuar lehtësisht, për gjetjen e tyre në ditën e votimit. Thënë ndryshe njësitë e qeverisjes ven-dore nuk mund të ndryshojnë qendrat e votimit të vendosura në ambjentet publike, nga njëra zgjedhje në tjetrën.

Çfarë parashikon Kodi Zgjedhor?

Gjithashtu Kodi Zgjedhor parashikon detyrimin që përpara

se të merret vendimi për ngritjen e një qendre votimi në një am-bjent privat, duhet që KQZ të ketë vlerësuar edhe mundësinë e vendosjes së saj në një ambjent publik, në një zonë qendre votimi fqinje. Vetëm pasi të jenë bërë të gjitha përpjekjet e sipërcituara, dhe nuk ekzistojnë mundësi për vendosjen e tyre në amb-jente publike, njësitë e qeverisjes vendore mund të bëjnë propoz-ime pranë KQZ, për ngritjen e qendrave të votimit në objekte private. Megjithatë edhe në këto raste Kodi ka parashikuar që KQZ-ja do të marrë vendim pas të ketë vlerësuar me kujdes propozimet e njësive të qeverisjes vendore, për: - së paku dy ob-jekte alternative, -planimetrinë e tyre apo fotografi të e ambientit, -lehtësitë që ofron objekti për zh-villimin normal të zgjedhjeve dhe -plotësimin e kritereve të tjera të parashikuara në nenin 93 të Kodit Zgjedhor. Përjashtim nga rregulli i paraqitjes se propozimit me dy objekte alternative, sipas Kodit Zgjedhor bëjnë vetëm rastet kur nuk është e mundur gjetja e një objekti tjetër alterna-tiv privat të përshtatshëm, për qendër votimi. Pra nga sa më sipër, duhet të theksoj se për-caktimi i qendrave të votimit në objekte private nga KQZ, është një proces i cili kërkon një kujdes dhe vlerësim të plotë, mbi propo-zimet e paraqitura nga njësitë e qeverisjes vendore, por edhe për kriteret që këto ambjente duhet të përmbushin.

Zgjedhjet

5 qarqet, QV në shtëpi e lokale private

KQZ pritet të shqyrtojë një projekt-vendim

lidhur me ngritjen e qen-drave të votimit në ambi-ente private. Në relacionin që ka përgatitur adminis-trata thuhet se në qarkun e Shkodrës janë propozuar për t’u ngritur 21 QV në ndërtesa private, në qarkun e Kukësit janë propozuar për t’u ngritur 4 QV, në qarkun e Dibrës janë propozuar për t’u ngritur 17 QV, në qarkun e Lezhës janë propozuar për t’u ngri-tur 27 QV dhe në qarkun e Durrësit janë propozuar për t’u ngritur 63 QV.

Genc Gjoncaj

Albana Shtylla

Page 8: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

8 E mërkurë, 27 mars 2013

EKONOMI

REPUBLIKA E SHQIPERISE

NJ O F T I M

INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kujton të gjithë të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë që 31 Marsi i vitit 2013 është afati i fundit për deklarimin e interesave private periodike vjetore për vitin 2012.

Në formularin e ri të deklarimit, krahas ndryshimeve (shtesave dhe pakësimeve) të interesave private, duhen plotësuar dhe shpenzimet mbi 500.000 lekë për arredim, shërbim shëndetësor, arsimin dhe pushime, të realizuara gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2012, si dhe duhen bashkëlidhur dokumentat justifi kues për pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet (sipas ndryshimeve në ligjin e deklarimit të pasurive, tetor 2012).

Formulari i ri i deklarimit të interesave private mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e ILDKP www.hidaa.gov.al.

Ju rikujtojmë që çdo tejkalim afati në dorëzimin e formularit të deklarimit të interesave private dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.

Kalon në Komision,

jo taksa për pagat

deri në 30 mijë lekë

Të gjithë të punësuarit që marrin një pagë mujore deri në 30 mijë lekë nuk

do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi dje ndryshimet në ligj, të cilat, sipas zv.ministrit të Financave, rregullojnë pragun e taksimit. Qeveria pret që, nga kjo masë, të përfi tojnë mbi 200 mijë persona dhe ndikim në rritjen e konsumit. Gjithashtu,

të gjithë atyre që kanë të ardhurat vjetore deri në 1 milion lekë parashikohet t’u rimbursohet taksa e ndërtesës. Ndryshimet janë kundërshtuar nga deputetët e opozitës, sipas të cilëve, ky hap që po ndërmerret ka karakter elektoral. Deputeti Arben Malaj, e ka konsideruar papërgjegjshmëri sjelljen në Kuvend të paketës fi skale në këtë periudhë, ndërkohë që, sipas tij, ajo duhej

të ishte sjellë në momentin e miratimit të buxhetit të vitit 2013. Gjatë mbledhjes së komisionit, deputëtët e opozitës janë shprehur se në seancën plenare të rradhës do të paraqesin zyrtarisht amendamentet përkatëse për këto ndryshime. Komisioni miratoi edhe ndryshime në taksat vendore, që parashikojnë përjashtim fi skal të antenave celulare në hapësira jopublike.

Hidrokarburet

Ahmetaj: Shteti na vjedh qindra milionë USD në vitDeputeti i Partisë Socialiste

Arben Ahmetaj ka denon-cuar dje, në një deklaratë për shtyp, abuzimet korruptive që shteti shqiptar bën me kon-çensionet e naftës. Ai ka nën-vizuar se, për shkak të këtyre aferave, vendit i shkaktohen dëme fi nanciare kolosale që arrijnë qindra miliona dollarë. “Borxhi në dëm të interesave të shqiptarëve është 150 mil-ionë dollarë. Shteti eksporton naftë bruto duke bërë që vendi të humbasë miliona dollarë. Shqipëria prodhon 1 milion ton naftë në vit; ajo eksporto-het bruto, kur nevoja e tregut të brendshëm është 650 mijë ton në vit. Nevojat e vendit mund të plotësoheshin me

naftën vendase”, ka deklaruar Ahmetaj.

Një tjetër pikë ku deputeti i PS është ndalur ka qenë me-naxhimi i dëmshëm i kompa-nisë “Albpetrol”, që gjithashtu po i shkakton vendit humbje

të mëdha ekonomike. “Me-naxhimi politik dhe korruptiv i ‘Albpetrol’-it shkakton dëme marramendëse. Në ‘Albpetrol’ vidhen 45 milionë dollarë në vit. Këtij abuzimi i shtohet kontrabanda e naftës”, ka nënvizuar Ahmetaj. Në emër të Partisë Socialiste, Ahmetaj ka premtuar se, me ardhjen e PS në pushtet, sektori i naftës dhe interesat e tij do t’u kthe-hen qytetarëve shqiptarë.

“Pas 89 ditësh, ne u prem-tojmë shqiptarëve kontribut më të madh dhe më serioz nga sektori i naftës, rilindjen e tij dhe të ekonomisë në favor të punësimit të tyre dhe ekono-misë së vendit”, ka shtuar Ahmetaj.

Marrëveshja

Britani-Shqipëri, hiqet taksimi i dyfi shtë

Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Bri-

tanisë së Madhë lidhur me eliminimin e pagesës dy herë të taksave nga qytetarë të të dy shteteve, është nënshkruar dje nga ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon dhe ministri shqiptar i Financave Ridvan Bode. Ajo parashikon elimin-imin e tatimeve të dy-fishta dhe parandalimin e evazionit fiskal, si dhe ka një rol të rëndësishem në kompleksin e faktorëve që garantojnë, favorizo-jnë dhe stimulojnë mar-rëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve. Marrëveshja midis dy qeverive mendohet se kri-jon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të

individëve apo personave juridikë shqiptarë dhe të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut që kanë aktivitete biznesi apo të ardhura të tjera që bien nën juridiksionin e legjis-lacioneve tatimore të të dy shteteve.

Ambasadori britanik theksoi me këtë rast se këto marrëveshje janë një mjet i rëndësishëm në nx-itjen e tregtisë dypalëshe dhe investimeve. Ai tha se ato luftojnë shmangien e taksave dhe evazionit fi skal dhe mbrojnë taksa-paguesit nga trajtimi dis-kriminues. Ato gjithashtu përmbajnë dispozita për shkëmbimin e informa-cionit midis autoriteteve tatimore të shteteve.

Këshilltari i presidentit shkon në gjyq

Agjencia e Pronave ja mohoi në janar të 2009-ës

Leka Zogu kërkon 1.015 ha tokë në Mat

LajmiPinjolli i familjes

mbretërore shqiptare ka hedhur në gjyq civil Agjencinë e Pro-nave, duke kërkuar anulimin e një vendi-mi të saj të marrë në vitin 2009 për 1.015 hektarë prona në rre-thin e Matit

TIRANE

GENC KONDI

PronatLeka Zogu I nuk pati probleme me kthimin e pronave të babait të tij Ahmetit, ndërkohë që shihej si një aleat politik i rëndësishëm i së djathtës. Leka II nuk po njeh privilegje të tilla

Leka Zogu II ka hedhur në gjyq Agjencinë e Kthimit e Kompensimit të Pro-

nës, duke kërkuar anulimin e vendimit të saj të datës 10 janar të vitit në vazhdim. Duket se pozicioni i tij si këshilltar politik pranë presidentit të Republikës nuk ka penguar aspak AKKP-në që t’u japë të drejtë pronësie mbi tokat e pretenduara prej tij personave të tjerë.

Sikurse del nga njoftimi

lidhur me çështje e porsa-hapur gjyqësore, Leka Zogu II ka kërkuar shfuqizimin e dy vendimeve njëherazi: të atij nr 4, datë 23 janar të vitit 2009 të Zyrës rajonale të Kthimit e Kompensimit të Pronave të Qarkut të Dibrës, të marrë kur ende ekzistonin zyrat zonale të AKKP-së, si dhe shfuqizimin e vendimit nr.4 të datës 10 janar të këtij viti, tashmë nga

Agjencia e vetme, që ndodhet në kryeqytet. Kjo e fundit ka konfi rmuar vendimin e agjen-cisë së Dibrës. Zogu ka kërkuar edhe njohjen, kompensimin e kthimin e pronës të ndarë në dy parcela, me sipërfaqe 394.956 metra katrorë, e para dhe me sipërfaqje 9.760.199 metra katrorë, e dyta, të ndodhura në Rrethin e Matit.

Kjo nuk është hera e parë që

“familja mbretërore” shqiptare ka probleme gjyqësore. Vitin e kaluar një bankë ngriti padi ndaj tij për faktin se, përnjë kredi me vlerë 518.022 euro për blerjen e një shtëpie me afat 300 muaj shlyerje detyrimi, nuk janë paguar në hapësirën e 40-muajve që kurse është marrë kjo kredi, 25 këste. De-tyrimi total i kredimarrësit i papaguar arrinte në 607.126 euro. Në pamundësi pagese, banka ka kërkuar që të vihet dorë mbi pronat tashmë të kthyera familjes së pretendentit për fronin mbretëror, që duhet të sekuestrohen për të shlyer detyrimin ndaj bankës.

lidhur me çështje e porsa Agjenci t ë d dh

Faksimile e kërkesë padisë nga Leka Zogu kundër Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronës

Arben Ahmetaj

Ridvan Bode dhe Nicholas Cannon

Page 9: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

9E mërkurë, 27 mars 2013

EKONOMI

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në ligjin, nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, i ndryshuar, në VKM, nr. 27, datë 19.01.2007, “Për mira-timin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve”, i ndryshuar, në VKM, nr. 109, datë 13.02.2013 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dobrenjë - Tomorricë” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjed-hëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, si dhe në VKM, Nr. 268, datë 18.4.2012 “Për kryerjen në mënyrë elektronike të procedurave konkurruese të dhënies së koncesionit”, shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dobrenjë -Tomorricë”.

1. Kërkohet, që projekti të realizohet në pellgun ujëmbledhës të përrenjve të Hijes dhe Burranja nga fi llimet e rrjedhave deri në derdhje në lumin e Tomoricës .

2. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarde të procedurës konkur-ruese në faqen zyrtare te Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurën konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fi timi i procedurës konkurruese.

4. Ofertat duhet të shoqërohen me dokumentet ligjore dhe administrative origjinale ose kopje të noterizuara, si provë e kërkesave kualifi kuese të përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese dhe të ngarkohen ne sistemin e prokurimit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën 2% të vlerës së Projektit, të dorëzohet së bashku me ofertën. Format e pranueshme të sigurimit janë përshkruar në dokumentet e procedurës konkurruese.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë.

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25/04/2013, ora 12:00. Ofertat e dorë-zuara pas këtij afati do të refuzohen.

9. Ofertat do të hapen në mënyrë elektronike pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 25/04/2013, ora 12:00.

10. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËSDREJTORIA E PËRGJITHSHME RREGULLATORE

Adresa: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, 1001 Faqja web: http://www.mete.gov.al

FTESË PËR OFERTË

FSHZH nis

rikonstruksionin e

rrugës së Qafë Shtamës

Gjatë dimrit me reshje intenisve të shiut e dëborës banorët e komunës

Cudhi në Krujë prej vitesh izoloheshin dhe nuk kishin asnjë komunikim me qytetin. Ndërkohë, edhe në kushte moti më të mira, prej dekadash mungonte një rrugë me kushte normale për kalimin e automjetëve. Për të lehtësuar 4 mijë banorët në lëvizjen e tyre dhe për të mos patur më këtë situatë,

si dhe për t’i dhënë dhe shtysë turizimit në parkun kombëtar të Qafë Shtamës, Fondi Shqiptar i Zhvillimi nisi rikonstruksionin e kësaj rruge. Banorët thonë se rruga ka qënë tërësisht e amortizuar. Rruga ka një gjatësi mbi 18 km. Edhe pse formacioni shkëmbor vështirëson ndërhyrjet, ekspertët thanë se punimet po ecin në ritme optimale. Benet Beci, drejtor i FSHZH, inspektoi ndërhyjen.

Rruga Krujë-Qafë Shtamë do të lidhë komunën Cudhi me qytetin e Krujës dhe qytetin me parkun e Qafë Shtamës. Projekti parashikon bankina, vepra arti, sinjalistika etj. Drejtori Beci vazhdoi konsultat me drejtuesit e pushtetit vendor për të njohur më mirë nevojat e komunitetit dhe për të bërë rivlerësimet, nëse është e nevojshme, e projektit.

Bono e depozita, ulen interesatProblemet e bankave jashtë vendit i kanë bërë më të kujdesshëm klientët në vend edhe për të depozituar paratë e kursyera; në rënie edhe interesi i kredive, që jepen me kursim

Shqiptarët joshen më pak që të përdorin letrat me vlerë të qeverisë

TreguINSTAT: Shpenzimet jetike në vend kanë rënë 10 për qindSipas shifrave më të fundit

të Institutit të Statistikave, rezulton të kenë shënuar një ulje gati 10% importet e ush-qimeve, pijeve dhe duhanit, çka tregon se kriza ka prekur tashmë shpenzimet jetësore të familjeve. Në një kohë kur pro-dhimi sezonal vendas është i ulët, ulja e importeve tregon se situata ekonomike për familjet është përkeqësuar.

Importet kanë rënë me 9.4% me bazë vjetore në dy muajt e parë të këtij viti, duke vazhduar prirjen tkurrëse të konstatuar gjatë 2012-s, çka reflektoi një tkurrje të kon-sumit në vend, nga njëra anë, dhe frenimin e investimeve nga bizneset shqiptare (rënia e importeve të makinerive

pajisjeve, materialeve të ndër-timit e metaleve). Në tkurrje kanë qenë dhe dy grupmallra, që janë tregues të rëndësishëm të nivelit të investimeve në vend: importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve ranë me rreth 5% dhe blerjet e maki-nerive, pajisjeve e pjesëve të këmbimit nga jashtë u reduk-tuan ndjeshëm me 11%.

LajmiInteresat e bonove njëvjeçare të Thesarit po i afrohen nivelit 6 për qind, ndërkohë që janë ulur njëkohësisht edhe ato të depozitave në banka. Nisur nga kriza globale, shqiptarët po tregohen më të kujdesshëm për paratë e tyre

TIRANE

GENC KONDI

DepozitatNorma mesatare vjetore e depozitave të reja 12-mujore në lekë ka shënuar ulje. Për vitin 2012 ishte 5.38%, nga 5.87% që ishte në vitin 2011. Që nga viti 2008, interesi i depozitave ka rënë 1.55 pikë përqindjeje

Deri para pak vitesh, pyetja se ku është më me leverdi të vendosen

paratë, kishte një përgjigje të thjeshtë: në bono Thesari. Letrat me vlerë të qeverisë ofronin interesa afro 10 për qind në vit, ndërkohë që edhe siguria që ofronte shteti për paratë ishte maksimale. Duket se në të dy këto drejtime diçka ka ndryshuar.Bonot e Thesarit prekën dje një minimum të ri historik në ankandin e zh-villuar. Norma mesatare e interesit arriti në 6.13%, nga 6.21% që ishte në ankandin e fundit. Ka qenë oferta e lartë për fi nancim nga bankat dhe

institucionet e tjera fi nanci-are arsyeja kryesore e rënies rekord të interesit të bonove, por ka ndikuar këtu edhe politika monetare e Bankës Qendrore. Interesi më i ulët historik i bonove përkon me nivelin më të ulët historik të normës bazë, 3.75%.Por, edhe në sektorin privat, norma mesatare vjetore e depozitave të reja 12-mujore në lekë ka shënuar ulje. Kështu, për vitin 2012 ishte 5.38%, nga 5.87% që ishte në vitin 2011. Që nga viti 2008, interesi mesatar i depozitave 12-mujore ka rënë me 1.55 pikë përqindjeje.

Nga ana tjetër, blerja e bonove nuk ofron më atë ga-ranci sigurie, që ofronte më parë, tani që duket se Financat po kridhen në borxhe, që do

të jenë vështirë të shlyhen edhe nga qeveritë e ardhshme. Ngjarjet në arenën ndërkom-bëtare tregojnë se edhe shtetet mund të përjetojnë situata të mungesës së aftësisë paguese. Kjo ndjenjë frike, madje më e theksuar, lidhet edhe me bankat private. Madje, kanë qenë vetë bankat, në kushtet kur rreziku i investimeve në vend perceptohet i lartë, që po preferojnë t’i depozitojnë paratë e tyre në institucionet fi nanciare jashtë vendit, edhe përkundrejt një norme kthimi shumë të ulët.

■ Përse ka rënë interesi i bonove dhe ai i depozitave?Lidhur me bonot, kërke-sa e shtetit për borxh të brendshëm po fi llon të kufi zohet, pasi niveli i tij është shumë i lartë dhe interesat e përvitshme po kthehen në një barrë mbytëse për buxhetin. Po kështu, bankat po blejnë mjaft bono.

■ A ka rrezik blerja e bonove për qytetarët?Deri tani, mendohej se Banka e Shqipërisë dhe qeveria ishin streha më e sigurtë për paratë e kursy-era. Rasti i Qipros, kur po vihet dorë mbi paratë e qytetarëve, tregon se shteti shqiptar, që ka për-dorur shumë borxhet vitet e fundit, mund të ndodhet në situata të vështira, që janë të rrezikshme edhe për këta qytetarë.

■ Po depozitat, nuk kanë një nivel sigurie?Kanë, deri në 25 milionë lekë të vjetra, përgjigjet BSH për to. Mbi këtë shifër, nuk përgjigjet askush në rast falimenti të një banke të caktuar.

■ Do të ishin më të sigurta paratë po të mbaheshin “nën dyshek”?Aspak, në kushtet e rritjes së kriminalitetit.

Page 10: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

10 E mërkurë, 27 mars 2013

Vjollca Kola është e para nga familjet që është nxjerrë jashtë nga Zyra e Përmba-

rimit Tiranë, pasi gjykata nuk e ka cilësuar bashkëshortin e saj pronar të banesës ku ata jetonin. Familja e Vjlllcës ka gati 15 vjet që jeton aty, por tani ajo është e detyruar të dalë jashtë, duke mbetur në rrugë të madhe. Vjoll-ca është nënë e dy djemve, më të madhit 17 vjeç dhe tjetrit 9 vjeç. ”Kemi 15 vite që i bëjmë kërkesë Ministrisë së Ekonomisë dhe privatizimit, për përfshirjen e 15 familjeve, në ankand. Shteti nuk mori parasysh asgjë” thote Vjollca. Ajo tregon se është 4 veta në familje dhe tani nuk kanë ku të shkojnë “Ne

jemi 4 veta në familje. Kemi njoftuar të gjitha instancat shtetërore dhe absolutisht askush nuk ka marrë masa për të na ndihmuar dhe të na kthejë një përgjigje. Shteti na hodhi në

rrugë të madhe, nuk e dimë ku do shkojmë”. Ajo tregon se nuk mund të përfi tojnë edhe nga mundësia për të marrë kredi të zbutur për shkak të kushteve ekonomike. Vjollca me lot në sy tregon së është nëna e dy fëmijëve, ku njërin prej tyre e ka të sëmurë dhe e kuron nga tumori. “Kam dy fëmijë djali i madh është 17 vjeç, kurs tjetri është 9 vjeç dhe është i sëmurë me

tumor” tregon Vjollca. Familja Kola tashmë është lënë në rrugë dhe pa asnjë vend ku të strehohet, e vetmja mundesi për ta për pak ditë janë fqinjët e tyre.

SOCIALE

Femrat në Shqipëri

më pak të punësuara

se sa meshkujt

Në Shqipëri femrat janë më pak të punë-suara se meshkujt. Sektori me pjesëmar-

rjen më të lartë të femrave mbetet sektori privat bujqësor. Përqindja e femrave të punë-suara është e lartë edhe në sektorin e fi nancës dhe në tekstile. Ndërkohë në të gjithë sektorët e tjerë janë meshkujt ata që mbizotërojnë punësimin. Bazuar në studimin e kryer nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim,

rezulton se gjatë 10 viteve të fundit punësimi i femrave ka pësuar një rënie me 19%. Pa-varësisht nga fakti që më shumë femra janë diplomuar ndër vite, vihet re se përqindja e meshkujve të punësuar është më e lartë. Stu-dimi i Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim arrin dhe në përfundimin se femrat janë më pak të paguara se meshkujt me rreth 17,4%. Diferenca në pagë rritet me rritjen e moshës,

rreth 40% më shumë për burrat në fund të moshës zyrtare. Por kjo diferencë gjinore vjen duke u ulur me ngritjen e nivelit të edu-kimit. Në të njëjtën kohë duhet përmendur dhe fakti se femrat punojnë 1,7 orë në ditë më shumë se meshkujt. Pavarësisht kësaj, rezulton se meshkujt marrin dy herë më shumë bonuse sesa femrat për performancën e lartë në vendin e punës.

Midis banorëve dhe pronarit ka pasur dhunë fi zike dhe verbale

Përmbarimi nxjerr 17 familje te “Siri Kodra”

Kujtim Kola familjari i parë që del në rrugëLajmi

Mbi 17 familje në rrugën “Siri Ko-dra” rrezikojnë të mbeten të pastre-ha. Kjo pasi zyra e Përmbarimit Tira-në, i ka nxjerrë ata nga banesat e ish-pronarëve, me ven-dimin e Qeverisë për kthimin e banesave. Midis banorëve dhe pronarit të truallit ka pasur konflikte dhe tension.

TIRANE

JONIDA LATE

Vjollca KolaAsnjë nga institucionet shtetërore s’na ka ndihmuar

TIRANE

BanorëtMë kanë prishur të gjithë murin e shtëpisë dhe oborrin. Këtu janë krahët e mi janë lekët e mija, asnjë nuk mund të më kthejë dëmin që më është bërë. Këta kanë ardhur këtu pa asnjë vendim dhe më kanë prishur të gjithë oborrin. Ku mund ta kërkoj unë të drejtën time.

Zyra e Përmbarimit të Tiranës ka nxjerrë nga banesat, rreth 17 familje

në rrugën “Siri Kodra”, të cilat strehoheshin në banesat e ish-pronarëve. Ndërmjet banorëve dhe përmbaruesve, që zbatonin urdhrin për daljen nga banesat të familjarëve, ka pasur debat dhe tension. Familja që ka lënë e para banesën ka qenë familja e Kujtim Kolës, pasi kjo familje e kishte humbur gjyqin me pronarin e truallit Ardi Prifti. Por veç largimit nga banesa të Kujtim Kolës, Zyra e Përmbarimit ka dhënë urdhër që edhe banesat e tjera që ndodheshin pranë asaj të familjes Kola të dëmtohen. Fakt ky që ka degjeneruar në dhunë verbale dhe fi zike midis banorëve dhe Zyrës së Përmba-rimit. Në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Rendit, të cilët kanë tentuar të qetësojnë konfl iktin midis familjarëve dhe pronarëve. Kujtim Kola, kryefamiljari që tani ka mbetur i pastrehë thotë se “ Unë e kisha humbur gjyqin dhe ne kemi dalë vetë me vullnetin tonë. Por çështja është se këta kanë dëmtuar edhe banorët e tjerë, që ende janë në proces gjyqësor” thotë Kola. Po sipas banorëve para dy ditësh pronarit që i është

dhënë trualli ka ardhur dhe ka prishur muret dhe obor-rin e banesave të tjera. “ Më kanë prishur të gjithë murin e shtëpisë dhe oborrin. Këtu janë krahët e mi, janë lekët

e mija, asnjë nuk mund të më kthejë dëmin që më është bërë. Këta kanë ardhur këtu pa asnjë vendim dhe më kanë prishur të gjithë oborrin. Ku mund ta kërkoj unë të

drejtën” thotë një nga banorët e dëmtuar. Po sipas banorëve që u janë dëmtuar banesat në kohën që ka ndërhyrë fa-droma, policia nuk ka marrë asnjë masë për ta ndaluar.

“Policia ka qenë këtu kur na është prishur muri dhe nuk ka ndërhyra fare. Sot na prishën oborrin dhe murin, nesër na vijnë na prishin shtëpinë. Kur nuk kemi mbrojtje nga shteti, nga kush do kemi” ankohen familjarët e banesave të dëm-tuara. Sipas banorëve godina ku ata jetojnë aktualisht ka qenë magazinë më parë dhe u janë dhënë për banim disa ish-punëtorëve që punonin në magazina. “Unë kam 30 vite që jetoj në këtë banesë, atëherë ja kanë dhënë burrit, sepse punonte në magazinë. Si mund të dalim ne tani? Kemi vite që jetojmë këtu” thotë një nga banoret. Ndërsa Ardi Prifi t, pronari i truallit thotë se “ Unë jam pronar i ligjshëm i godinës dhe këtë e kam fi tuar me ven-dim gjykate. Prandaj këtu dua të marrë pronën time” shprehet prifti. Godina ku banojnë 17 familjet kërkohet t’u kthehet ish-pronarëve sipas aktit nor-mativ të miratuar nga Qeveria për kthimin e godinave të ish pronarëve. Që nga koha kur ka dalë akti normativ i Qeverisë për kthim të pronave te ish-pronarët, Zyra e Përmbarimit, ka nxjerrë shumë familje nga banesat e tyre. Sipas aktit normativ familjet e pastreha kanë të drejtë të marrin kredi të zbutur ose të përfitojnë banesa sociale. Nëse qiramar-rësi nuk liron pronën, pronari ose përfaqësuesi ligjor i tij i dërgon njoftim Entit Kom-bëtar të Banesave.

■ Ç’thotë akti normativ?Lirimin dhe dorëzimin e banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpro-nësuara, emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Bane-save. ■ Çfarë

përfitojnë banorët ekzistues?Përfi tojnë kredi, në kushtet deri 30 vjet afat, me 0 (zero) % interes vjetor, sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti, në zbatim të udhëzimit nr. 6257, datë 2.9.2008 ■ Çfarë ndodh

kur nuk lirohen banesat? Pronari i pronës ose një përfaqësues ligjor i ngarkuar prej tij, me autorizim të posaçëm, i dërgon Entit Kom-bëtar të Banesave njoftimin respektiv. Enti Kombëtar i Banesave i dorëzon me proces-verbal me shkrim, pronarit të tokës apo përfaqësuesit ligjor të ngarkuar prej tij me autorizim të posaçëm, urdhrin e ekzekutimit

Banorët e nxjerrë jasht nga banesat

Page 11: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

11aE mërkurë, 27 mars 2013

SOCIALE

Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website:

www.MerrJep.al

Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje

Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet!

KËRKOJ APARATE FOTOGRAFIK METALIK TË VJETËRTiranë, kërkoj të blej Aparate Fotografi k Metalik të vjetër. Koleksionoj aparate fotografi ke të vjetër të të gjitha markave. TEL+355696688088

PEUGEOT 206 BENZINË 1.1CC,Shes Peugeot 206 motorr 1.1cc benzinë me dokumenta të rregullta targa Italiane. Makina ka 120.000 km, origjinale me 4 dyer, tapiceri super e pastër me goma të reja të sapo vëna me faturë HANKOOK, disqe alumini , kasetofon mp3.TEL. 0686803203

IPHONE 5 FACTORY UNLOCKIphone 5 factory unlock i ardhur nga Italia shumë pak i përdorur as një muaj 16 gb i bardhë.TEL. 0692401666

Kompania që

privatizoi godinën në

2007 u padit nga METE

Kompani që ka blerë truallin pran godinës ku jetojnë 17 familje në

rrugë “Siri Kodra”, në datën 22, kor-rik të viti 2007, është paditur nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, me objekt “Prishja e Shoqërisë Alb Italia Konstruksion” sh.p.k dhe kalimi në likuidimi i shoqërisë” thuhet në kërkesë padinë

e Ministrisë së Ekonomisë. Shoqëria “Alb Italia Konstruksion” sh.p.k, ka pasur përfaqësues dhe administra-tor të saj Ardi Priftin. Ish-admin-istratori Ardi Prifti është person i cili ka pasur problem me banoret e ish-ndërmarrje së tensionit të lartë. Shoqëria “Alb Italia Konstruksion”, ka punuar deri në dhjetor të viti 1993

në vendin tonë, që prej asaj kohë kjo shoqëri nuk ka funksionuar, por është regjistrua si pasive në gjykatë. Duket se ky fakt i ka bërë banorët e rrugës “Siri Kodra”, të mos i lirojnë këto prona. Ndërsa banorët preten-dojnë se ata janë pronar të banesave ku ata jetojnë.

Viktor Gjika: Gjykata ka pezullluar çështjen

Familjarët tregojnë si u janë prishur banesat

Banorët: Na prishën shtëpitë pa vendim

Violeta

“Përmbarimi më prishi shtëpinë pa vendim gjykate”

Banorët që jetojnë në godinën e ish-ndërmarrjes së tensionit të lartë, tregojnë se e kanë marrë ndërtesën

pa asnjë kusht dhe e kanë rregulluar të gjithë vetë. Violeta një prej banoreve tregon “Ne e kemi marrë karabinë këtë dhe kemi investuar për ta bërë kështu, këta na i prishin pa asnjë të drejtë” tregon Violeta. “Përmbarimi më ka prishur oborrin, pa vendim gjykate. Ai më tha “Unë kam dalë për vete në rrugë nuk dua ta di, unë jam shteti ligjin e bëj unë”. Na kanë dëmtuar ne të gjithëve. Më ka prishur murin, pas asnjë vendim gjykate, ndërsa policia rrinte dhe shikonte. Përmbarimi nuk ka të drejtë të hyjë te ne pa një vendim gjykate” tregon banorja.

TIRANE

Kanë ardhur me mjete private, dhe në prani të Policisë së Shtetit, u them që jam në proces gjyqësor. Është pezulluar vendimi i Përmbarimit dhe jemi në pritje të rishqyrtimit të çështjes.

Banesa e Viktor Gjikës është një nga shtëpitë e dëmtuara, nga Zyra e

Përmbarimit edhe pse Gjika është në proces gjyqësor, pasi vendimi është pezulluar dhe çështja është në rishqyrtim. Sipas Viktor Gjikës, banesa e tij është dëmtuar për ti bërë presion, pasi ata nuk mund të ndalin pa një vendim gjykate. Bonorët e godinës në rrugën “Siri Kodra”, ku je-tojnë mbi 15 familje kanë gati 6 vite që janë në proces gjyqësor me prona-rin e truallit. Sipas tyre pronari nuk e ka marrë këtë truall në mënyrë të rreg-ullt. Por familja e Viktor Gjikës, duket se nuk është e vetm-ja, që është dëmtuar nga fadromat e sjel-la në mënyrë private nga pronari, edhe banesa të tjera janë dëmtuar, ndonëse ende nuk ka një vendim gjykate që ata të dalin nga shtëpitë e tyre. Banorët thonë se kanë vite që jetojnë këtu dhe nuk mund të dalin kështu, pasi ata kanë bërë gjithë atë mundim për të ndërtuar dhe mirëmbajtur këto banesa. Viktor Gjika në

pronën e dëmtuar na tregon se si ja kanë shkatërruar hyrjen e shtëpisë, pa e pyetur fare dhe pa zbatuar vedimin e gjykatës.

Z.Gjika juve jua u kanë dëmtuar shtëpinë?

Po. Ma kanë prishur pa më pyetur fare. Jemi dakord që të zbatohet ligji, por jo në këtë formë. Sipërfaqja prej 24 metra katrorë, në pronësi të Viktor Gjikës, me një mur rrethues. Kjo sipas vendimit të gjykatës.

Me cfarë jua u kanë dëmtuar banesën

Kanë ardhur me mjete pri-vate, dhe në prani të Policisë së Shtetit, u them që jam në proces gjyqësor. Është pezul-luar vendimi i Përmbarimit dhe jemi në pritje të rishqyr-timit të çështjes. Kam edhe vendimin e Gjykatës së Lartë që thotë prerë pezullimin e vendimit të Përmbarimit. Kemi 6 vjet që e kemi ndjekur

këtë çështje.Sa vite keni që jetoni

këtu?Kemi 20-30 vjet në këto

banesa. Pronari pretendon që ja ka blerë pronarit italian 40 mijë euro në vitn 1997 gjatë kohës së rrëmujave.

Ju keni bërë keni bërë ndonjë bisedë me pronari e truallit?

Kemi takuar këtë që pre-tendon të jetë pronari, pimë kafe me të. E lamë që pas vitit të ri të blinim tokën bashka-

risht. Në 4 janar e takoj dhe më thotë që nuk janë dakord vëllezërit dhe nuk do ti përm-bahej paktit që kishim bërë. I vetmi pretendim i imi është si mund të nxirren nga banesat familjet që kanë dokumente të rregullta dhe Gjykata nuk ka dhënë një vendim ende. Gjykata e Lartë ka pezulluar vendimin e Përmbarimit. Si mundet të ekzekutohet një urdhër që është pezulluar? A ishte e nevojshme që të vinin kaq shumë policë për të nxjerrë një familje nga banesa e ligjshme e tyre?

Kush ka tentuar tu nxjerrë jashtë?

Përmbaruesi privat urd-hëroi policinë që të më nxir-rte mua nga banesa. Policia e Shtetit është në mbështetje të Përmbarimit, dhe jo të ekzekutojë urdhërat e tij i cili nuk denjon as të tregojë dokumentin ku është urdhër ekzekutimi.

NË FOTO: (Majtas) Shtëpia e dëmtuar nga fadroma në rrugën “Siri Kodra” (Lart) faksmile e vendimit të Gjykatës për pezullimin e çështjes

NË FOTO: Banorët duke u konfrontuar me

përmbarimin

Page 12: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

12 E mërkurë, 27 mars 2013

Cyan magenta yellow black

EKSPRES EKSPRES BINGO

Rezultati i shorteut të datës 26 mars 2013 luajtur në TV Klan, numrat fi tues janë:

Fiona Çuka ka qenë fi tuesja e shumës prej 1 milionë lekësh

“EKSPRES BINGO”, BILETA FITUESE ËSHTË SHITUR NË BURREL PËR 2.7 MLN LEKË

FITUESIT E LOJËS TELEFONIKE TË “EKSPRES BINGO”

■Avni Matoja 20,000 lekë Elbasan ■Bexhi Kamberi 30,000 lekë Vlorë ■Xhevat Dushi 30,000 lekë Tiranë ■Armand Shkurti 10’000 lekë Korçë ■Fredi Çomo 50,000 lekë Pogradec ■Fiona Çuko 100,000 lekë Tiranë

“Ekspres Bingo” short-eu i çdo të marte, ka vijuar edhe këtë javë me surpriza dhe

çmime të shumta. Këtë javë bileta fituese e çmimit Ekspres Bingo është shitur në Burrel dhe shuma e fi tuar ka qenë 274’785 lekë të reja. Ndërsa për Super Kutinë këtë radhë ka pasur vetëm një fi tues, shuma e fituar ka qenë 39’255 lekë dhe bileta është shitur në qytetin bregdetar të Vlorës. Për Super Unazën ka pasur vetëm një fi tues dhe shuma e fi tuar ka qenë 39’255 lekë, bileta fi tuese është shitur në qytetin e Shijakut. Për çmimin kutia ka pasur 206 fi tues me një shumë prej 225 lekësh, ndërsa për çmimin Unaza ka pasur 873 fitues me nga 130 lekë. Në Shorteun “Ekspres Bingo”, të kësaj të marte që prezantohet nga dy prezantues shumë simpatikë, Alba dhe Graciano, nuk kanë munguar as telefonatat e shumta që u janë dhuruar lojtarëve të këtij shorteu. Shuma më e madhe që është fi tuar këtë javë ka qenë 100’000 lekë dhe

ka shkuar për familjen Çuka nga Tirana, pasi fi tuesja e këtij çmimi Fiona Çuka është përgjigjur “Ek-spres Bingo”. Fituesit e kësaj të marte nga telefonatat kanë qenë 6, ndërsa shpërndarja gjeografi ke ka qenë e larmishme, duke pasur shumë fitues edhe nga rrethet.

Avni Matoja nga Elbasani ka qenë një nga fi tuesit me telefonata, ai ka fi tuar shumën prej 20’000 lekësh. Bexhi Kamberi nga Vlora ka që një prej fatlumëve të kësa jave, ai ka fi tuar shumën prej 30’000 lekësh. Xhevat Dushi nga Tirana ka fituar shumën prej 30’000

lekësh. Ndërsa fi tuesit nga rethet këtë të martë kanë qenë të shumtë. Një ndër ta ka qenë edhe Armand Shkurti nga Korça që ka fituar 10’000 lekë. Ndërsa Fredi Çomo nga Pogradeci ka fituar 50’000 lekë. Por telefonatat këtë rradhë kanë qenë edhe më të shumta , por

disa prej tyre nuk janë përgjigjur. Onida Hoxha nga Fieri nuk është përgjigjur, ndërsa Naile Bukmishi nga Tirana ka thënë “Alo”, në vend të “Ekspres Bingo”. Kurse Lejla Myrto nga Elbasani nuk është përgjigjur në telefon. Ndërsa zari i artë këtë të martë ka qenë numri 4.

■ PAGESA TOTALE e arkëtuar për xhiron e lojës (lekë): 1,570,200.00

■ FONDI I FITUESVE për xhiron (50% e pagesës totale): 785,100.00

ZARI I ARTE 4

SUPER KUTIA33, 21, 13, 3, 12, 15, 37, 56, 10, 41, 17, 28, 34, 5, 11, 55, 26.Bileta është shitur në Vlorë Shuma e fituar 39’255 lekë

SUPER UNAZA69, 75, 2, 65, 50, 47, 29, 74, 9, 5, 25, 6, 64, 62, 67Bileta është shitur në ShijakShuma e fituar, 39,555 lekë të rëja

01 - 11 33 21 13 3 12 15 37 56 10 41 1712 - 22 28 34 5 11 55 26 27 69 75 2 6523 - 33 50 47 29 74 9 25 6 64 62 67 7334 - 44 38 72 16 36 53 70 71 49 59 7 2345 - 55 20 51 24 43

NUMRAT KANË DALË ME RENDITJEN VIJUESE:

6 23 36 * 7412 25 43 51 7210 24 * * ** 16 34 55 677 20 33 49 70

Nr serial 900073754477Zari i Arte225.00

Kutia 873 130.00Unaza 206

Super Kutia39,255.001Super Unaza

4,151 50.00

39,255.001Ekspres Bingo 1 274,785.00

RAPORTI PERFUNDIMTAR PER FITIMET BINGOKategoria fituesve Numri i fituesve Vlera e fituar (leke)

■ 1. Kombinim fitues i

EkspresBingo shitur ne Burrel me

date 28.02.2013

Page 13: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

13E mërkurë, 27 mars 2013

Cyan magenta yellow black

DUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN QË NGA ORA 2:00 E MËNGJESIT, DHE PAGUANI MË PAKDUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN

KURSENI!

Lexojeni gazetën në

ipadnë kompjuter

SHKARKON FALAS APP TE SHQIPTARJA.COM

NGA APPLE STORE

NE VERSIONIN DIXHITAL

iphone

origjina e lajmit...

Në adresën: www.shqiptarja.com

Page 14: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

14 E mërkurë, 27 mars 2013

AKTUALITET

KËRKESA për caktimin e masës së arrestit shkon sot në Gjykatën Penale të Tiranës. Ja si u arrestuan i ati i Saimir Tahirit dhe dy personat tjerë. Reagoi dhe Rama: Babain ia arrestoi babai kryeministër

Ilaçet

Babai i deputetit, sot në gjykatëBashkim Tahiri, probleme me tensionin 24 orë pas arrestimit. Një grup mjekësh e vizito-

jnë, normalizohet gjëndja. Prokuroria merr dosjen dhe e konsideron arrestimin të ligjshëmLajmi

Babai i deputetit socialist, Saimir Tahiri, pritet të dalë sot për masë sigurie në Gjykatën Penale të Tira-nës. Dosja e tij është marrë dje nga prokuroria, e cila e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin, ndërsa sot do t’u dërgohet togave të zeza.

TIRANE

GRANIT SOKOLAJ

Çfarë medikamentesh janë sekuestruar?

Ne nuk mund t’i bëjmë të ditur emrat e medikamenteve, për aq kohë sa ato janë në hetim, pasi mund të dëmtojnë hetimet.

Përse përdoreshin barnat e sekuestruara?

Ishin disa lloje dhe përdoreshin për sëmundjet kancerogjene dhe pjesa

tjetër për skizofreni.

Pse janë zgjedhur këto barna, janë më të shtrenjta këto?

Po sigurisht, këto barna janë më të shtrenjat.

Sa kushton një kuti Respidal?Një kuti me Respidal, kushtonte 250

euro në tregun fi nal, pra kur shkon te pacienti.

Medikamentet e sekuestruara gjenden në farmaci?

Po gjenden në farmaci dhe janë të rregjistruar sipas rregullave të Kontrol-lit të Barnave. Janë me pullë, janë të kontrolluara dhe gjenden në të gjitha farmacitë e Shqipërisë.

Cfarë problemi ka me këto medika-mente, kanë datë skadence?

Ato datë skadence, barkod kanë, por nuk kanë origjinën. Nuk dihen kushtet e ruajtes së barnave që janë thelbesore në ruajtjen e barnave. Pasi, nëse ato nuk ruhen në kushte të përshtatëshme,

Drejtori i QKB:

TIRANE

Barnat që janë sekuestruar të hënën nga policia, janë medikamente

që kushtojnë shumë. Ato në disa nga farmacitë e kryeqytetit është e vështirë t’i gjesh. Ndërsa sipas drejtorit të Qendrës së Kontrollit të Baranave, medikamentet e seksuestruar gjenden në çdo farmaci. Medikamentet e sekuestruara të hë-nën nga policia e kryeqytetit gjenden në farmacitë e Tiranës me vështirësi, kjo pasi ato janë medikamente të shtrenjta. Nga një vëzhgim i bërë në disa farmaci, Risperdali varjonte nga 3900 deri në 4600 lekë. Kurse Zyprexa, 10 mg, nga 5500 deri në 13200 lekë. Ndërsa sipas Arif Shahinit, drejtorit të Qendrës së Kontrollit të Barnave, këto medika-mente gjenden në të gjitha farmacitë e vendit. Arif Shahini, në një intervistë për Shqiptarja.com, tregon se përse përdoreshin barnat e sekuestruara dhe sa e dëmtojnë tregun farmaceutik këto barna.

Veç kontrabandës, ilaçet përbëjnë edhe rrezikato nuk kanë efekt te pacienti ose bëhen të rrezikshme. Respidali është i rregis-truar nga një kompani nga Austria, por janë nga Italia.

Si bëhet kontrolli i barnave nga ana juaj?

Çdo medikament është i kontrol-luar, për arsye se në momentin që ato vijnë në doganë, çdo medikament ka një mumër serie që ne na del online sa vjen në doganë. Na vjen në sistem i gjithë importi që ka bërë kompania. Pasi vijnë medikamentet, ne çojmë instruktorët tanë. Ata bëjnë kontrol-lin fi zik të mallit, me numër serie, me datë skadence dhe kodbarin. Pasi ata merren dhe u bëhët analiza nga ne nëpërmjet mostrave që marrim. Në momentin që ato janë në rregull, ne i japim pullën e sigurisë për ta hedhur në treg.

Sa e dëmtojnë tregun famaceu-tik barnat e hyra në këtë mënyrë?

Sigurisht që tregu farmaceutik dëm-tohet shumë. jo.la

VERIFIKIMI

Çmimet e llojeve të medikamenteve të sekuestruara, në disa farmaci

■ Risperdal 60 ml, 4500 lekë, 30 ml 3900 lekë dhe 4200 lekë

■ Effexor 75 mg, 6000 lekë, 75 mg, 28 tableta, 2200 lekë

■ Akineton 2 mg, 50 tableta, 700 lekë

■ Abilify 10 mg, 28 tableta 10000 lekë, 15 mg, 28 tableta 12000 lekë

■ Leponex 100 mg, 3600 lekë, 100 mg, 50 tableta, 2300 lekë

■ Zyprexa 10 mg, 5500 lekë, 1230 lekë

Tahiri ka pasur luhatje tensioni dhe menjëherë janë thirrur bluzat e bardha, të cilët i kanë dhënë ilaçe dhe gjëndja e tij është normalizuar

NË FOTO: Medikamentet e sekuestura

dy ditë më parë nga Policia e

Tiranës, e cila arrestoi tre

persona

Paraditen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës,

ka një ambulancë ka sjellë një grup mjekësh, të cilët kanë vizituar Bashkim Tahirin. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së kryeqytetit kanë pohuar, se Tahiri ka pasur lu-hatje tensioni dhe menjëherë janë thirrur bluzat e bardha, të cilët, pasi e kanë kontrolluar, i kanë dhënë ilaçe dhe gjëndja e tij është normalizuar. Bashkim Tahiri, së bashku me Dritan Gjizën dhe Nadire Tagën, prej dy ditësh ndodhen nën arrest në polici, pasi policia i prangosi në fl agrancë me një sasi ilaçesh kontrabandë, të cilat po i tregë-tonin në kryeqytet.

DOSJA DHE ARRESTIMI

Dosja e tyre është marrë në dorëzim nga prokuroria e Tiranës, dje rreth orës 15.00. Burime nga organi i Akuzës kanë pohuar për “Shqiptarja.com”, se nga prokurorët e kanë konsideruar të ligjshëm arrestimin e Tahirit, ndërsa nesër (sot), shkon në gjykatë kërkesa e prokurorisë për cak-timin e masës së arrestit ndaj Bashkim Tahirit, Dritan Gjizës dhe Nadire Tagës. Sipas të njëjtave burime, masa mund të caktohet dhe për të enjten, por gjithësesi, kërkesa do të çohet të merkurën në mëngjes.

Policia e Tiranës deklaroi dy ditë më parë, se arrestimi është bërë në fl agrancë, teksa po shkëmbenin ilaçet me pa-rarë. Po sipas njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës, vlera e medikamenteve kontrabandë kap shifrën e 10 mijë eurove. Po sipas uniformave blu të kryeqytetit, të prangosurit hetoheshin prej 3 muajsh. Nga hetimet e policisë ka rezultuar, se medikamentet i siguronte në një qendër shën-detësore në Itali, në mënyrë në kundraligjshme, vjehrra e Dritan Gjizës. Më pas, kur kalonin pa u deklaruar në Portin e Durrësit (mendohet

me çanta dore), po sipas policisë, dërgoheshin në far-macinë e Bashkim Tahirit, pranë QSUT-së, nga ku dhe më pas shpërndaheshin.

REAGIMETTë menjëhershme kanë

qenë dhe reagimet. Mbrëmjen e të hënës, deputeti Saimir Ta-

hiri ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të takuar babain e tij, por nuk është lejuar. Ai ka deklaruar për mediat, se rasti i arres-timit të tre personave duhet të hetohet plotësisht dhe pa asnjë anshmëri. Ndërkohë, tha, se edhe pas arrestimit të të atit, nuk do të mund t’ia

mbyllin gojën për të denonc-uar kupolën e shtetit, as kry-eministri Berisha, as fëmijët e tij dhe as krerët e policisë. Po ashtu, edhe lideri socialist Rama, duke kërkuar hetimin e ngjarjes, duke thënë se të gjithë janë dhe duhet të jenë të barabartë para ligjit, deklaroi se “babain e Tahirit e arrestoi

babai kryeministër”. “Dihet botërisht që nuk është goditja e parë e shtetit ndaj familjes së Saimir Tahirit, tha Rama, apo ndaj vetë deputetit socialist, i cili është i mirënjohur nga opinioni publik për kurajën dhe këmbënguljen, me të cilën ka denoncuar në vijimësi kor-rupsionin qeveritar”.

Arif Shahini

Page 15: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

15E mërkurë, 27 mars 2013

RRETHE

Vlorë, miliona

investime, impianti i

ujërave të zeza s’punon

Një investim prej 8 milionë eurosh i Qeverisë shqiptare për

sistemimin e ujrave të zeza të qytetit të Vlorës, është jashtë funksionit. Ai ka nisur në vitin 2005 nga fi rma zbatuese “Kamataqis”, e cila më pas falimentoi, duke u përfunduar nga një tjetër, “Alob Star”. Megjithatë, impianti sot është jashtë funksionit. Ky investim

parashikonte që ujrat e zeza të qytetit të Vlorës të mblidheshin në zonën e përpunimit në afërsi të Pyllit të Sodës, nëpërmjet pesë nënstacioneve në pika të ndryshme të Vlorës. Sot, ky nënstacion është jashtë funksionit. Drejtorja e Ndërmarjes së Ujrave në Vlorë, Varvara Gjika tha, se “shpesh i kemi hequr nga funksioni pompat

për të mos u djegur, pasi shpesh here këto të fundit thithnin dhe mbetje”. Gjika shprehet, se si pasojë e mosfunksionimit, njësia kryesore e nënstacionit, është shkatëruar dhe për këtë, ditën e hënë do të jenë në Vlorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujrave, specialistë të fi rmës “Alb Star”, e së shpejti ky rrjet do të vihet në punë.

LAJME SHKURT

LajmiFamilja e Ardian Prrenjasit, pedofi lit të Laprakës, kërkon mbrojtje. Vëllai dhe të afërmit tjerë të monstës janë ngu-juar, ndërsa kanë marrë kërcënime pas zbulimit të Prenjasit. Ndërkohë, ata kanë ardhur në familjen e Julian Çelës për të kërkuar falje nëse e ka vrarë Prenjasi, por nuk janë pranu-ar brenda.

PRRENJAS

ANDI QOSJA

Brindizi, zhduket në det jahti me një shqiptar e një italian ITALI

Një shqiptar, në shoqëri dhe të një shtetasi italian, janë nisur nga shteti

fqinj drejt Shqipërisë 5 ditë më parë, por nga dje, konsiderohen të zhdukur. Mediat italiane shkruajnë se 42-vjeçari Vittorio Danese dhe një 62-vjeçar sh-qiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, janë nisur nga porti i Barit 5 ditë më parë. Të dy shtetasit kishin marrë një anije me vela me qera dhe janë nisur drejt brigjeve shqiptare. Sipas pronarit të jahtit “Thompson”, dy shtetasit, njëri shqiptar dhe tjetri italian, Vittorio Danese, duhet të kthenin jahtin me datë 18 mars, sipas marrëveshjes që kishin nënshkruar, por kjo nuk ka ndodhur. Të gjitha dyshimet

AbuzimiArdian Prenjasi, duket se ka pasur dhe më parë prec-edent pedofi lie. Në vitin 2004, ai ka mbajtur në makinën e tij dy të mitur, për gjithë natën, njërin prej të cilëve e kishte dhe gjakun e vet.

Ngujohet familja epedofi lit të Laprakës

PRRENJAS Vëllai: Në shtëpinë e Julianit s’na pranuan

“Policia të na mbrojë, na kanë kërcënuar”

Prej 9 ditësh, hyrjet e daljet e anëtareve të familjës Prenjasi në Përrenjas të

Librazhdit janë rralluar. Nga frika e një hakmarrje ata nuk dalin nga shtëpia, madje po mendojnë një largim të shpejtë drejt Greqisë. Korrespodenti i TV A1 REPORT dhe Shqiptarja.com, ka udhëtuar drejt Prren-jasit, për të pare, se si po jeton familja e pedofi lit monster në Laprakë. Të afërm të familjes dhe banorët e pallatit pohojnë, se pak ditë më parë, vëllai dhe motra e Ardian Prenjasit kanë udhëtuar drejt Tiranës, për të kërkuar faljen në familjen e 11-vjeçarit, Julian Çela, të cilin pedofili 45-vjeçar pre-tendon se e ka vrarë, por nuk janë pranuar në shtëpi.Prej më shumë se një javë, motra e Prenjasit ka braktistur edhe vendin e saj të punës, atë të shitëses ambulante pranë tre-gut të qytetit ku ajo banon, në Përrenjas. Besnik Prenjasi, i cili prej më shumë se 10 vitesh nuk fl et me vëllanë e tij, aktu-alisht të arrestuar, thotë se ka marrë kërcënime dhe i kërkon zyrtarisht policisë të marrë në mbrojtje familjen e tij. Ai thotë, se ndihet i kërcënuar së bashku me të ëmën dhe motrën që prej 18 marsit, kur Ardiani, pas ar-restimit, pranoi në polici, se kishte ushtruar dhunë seksu-ale ndaj një fëmijë 10-vjeçar, por dhe se kishte vrarë Julian Çelën, vogëlushin 11-vjeçar, në Laprakë të Tiranës.Një javë pasi pedofi li i arrestuar Ardian Prenjasi pranoi autorësinë e vrasjes së Julian Çelës, ende asnjë gjurmë për gjetjen e trupit të 11-vjecarit. Hetimet mbeten të hapura, ndërsa op-eracioni i kërkimit për gjetjen e trupit të Julianit vazhdon në

vendgrumbullimin e mbjetjeve urbane në Sharrë. Pak ditë më parë, ekskavatori gjeti në zonën numër 2 të vendit të grumbul-limit të mbeturinave në Sharrë, dy batanije, njëra e kuqe dhe njëra e kuqerremte. Shpresat u ngjallën, duke menduar që, vetë 45-vjeçari Prenjasi kishte

deklaruar, se pasi e ka vrarë 11-vjeçarin, e ka mbështjellë me një batanije të kuqe, të mëndafshtë. Madje, në Sharrë, pranë batanijeve, u gjet edhe një kockë, e cila u mor për ek-spertim. Por, Mjekësia Ligjore deklaroi, se ajo nuk ishte njerë-zore e nuk kishte kurrëfarë lid-

hje me 11-vjeçarin e zhdukur që prej 20 nëntorit 2012.Pedofi li Ardian Prrenjasi u zbulua dy javë më parë në Laprakë, pasi policia e arrestoi, kur ai kishte futur në shtëpi dhe mbante me dhunë një djalë 10-vjeçar, me të cilin kishte kryer me forcë, edhe marrëdhënie seksuale.

ITALI Humbja

deri tani flasin për mbytjen e jahtit së bashku me dy pasagjerët që ndodheshin në të. Nuk ka asnjë shenjë nga jahti dhe as nga dy personat dhe mendohet se shkak i zhdukjes së tyre të jetë bërë moti i keq

dhe deti i trazuar i këtyre ditëve të fundit. Ndërkaq autoritetet italiane kanë njoftuar edhe ato shqiptare dhe kanë nisur kërkimet. Ndërsa Policia e Vlorës deklaroi, se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë rast.

■ Shkodër, kapet për vrasjen e arabit në BelgjikëKa rënë në prangat e poli-cies, Shpend Rruka, 38 vjeç nga Vorfa e Malësisë së Madhe. Arrestimi i tij u bë, pasi prokuroria kishte lësh-uar urdhër ndalimi, sepse dyshohet, se në Belgjikë, ka kryer një vrasje me armë të ftohtë në bashkëpunim me një përson tjetër. Sipas njoftimit të policies, ngjarja ka ndodhur në 16 Janar 2002, në qytetin e Liege, ndërsa Rruka sëbashku me një tjetër, përson kanë qël-luar me thika shtetasin arab Muadh El Arkaubi.

■ Tiranë, arrestohet një shofer turk me klandestinëNjë shtetas turk është ar-restuar në kryeqytet për transport klandestinësh. Me anën të kamionit të tij, ai ka sjellë në Shqipëri gjashtë palestinezë, të cilët kishin si destinacion Italinë. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur, se Ramadan Sançaktar, 56 vjeç, lindur në Komotini Greqi dhe banues në Izmirde, Turqi, me kombësi dhe shtetësi turke, u arrestua pasi dyshohet të ketë ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufi rit.

■ Tiranë, vidhnin pllaka te Monumenti i PavarësisëKomisariati numër 3 në kryeqytet, ka bërë arrestimin e dy personave që vidhnin pllaka tek Monumenti i Pavarësisë, tek Parku Rinia. Kështu, në pranga kanë rënë Amarildo Demiri, 18 vjeç, lindur në Poliçan dhe banues tek Uzina Dinamo e Re dhe Qemal Mustafa, 18 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Breg Lumi. Arrestimi i tyre u bë pasi një ditë më parë, në vendin e quajtur Sheshi Pa-varsia, janë kapur në fl agrancë duke vjedhur pllaka te Monu-ment i Pavarsisë.

■ Athinë, mediat: Arratisjen e organizoi UÇKNë blogjet “informative” greke kanë fi lluar të qarkullojnë skenaret, se arratisja e të burgosurve shqiptarë nga burgu i Tri-kallës ishe organizuar dhe inskenuar ne mënyrë kin-ematografi ke nga komandot e UÇK-së dhe ndoshta edhe të UÇÇ (Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë). Shkrimet në fjalë nuk kanë asnjë besueshmëri, por i drejtohen një opinioni dhe kategorie të caktuar të opinionit publik grek, gjithsesi. Mediat greke bëjnë me dije se pas ar-ratisjes së mirë organizuar dhe të armatosur të burgut të Trikalës, fshihet UÇK.

NË FOTO: (Majtas)

Shtëpia e familjarëve të Ardian Prenjasit (Djathtas)

Ardian Prenjasi

NË FOTO: Vittorio Danese

dhe Jahti i marrë

me qera në Brindizi

Page 16: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

16 E mërkurë, 27 mars 2013

SOCIALE

Korçë, ekspertiza

shtyn në Apel

“Boboshticën”

Vijon të shtyhet gjyqi në ngarkim të tre të akuzuarve për dhunimin e varrezave

në fshatin Boboshticë, konkretisht të pandehurve Naum Disho, Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe. Seanca e katërt në Apel, është shtyrë pasi organi i akuzës e ka cilësuar të paplotë aktekspertizën e kryer nga ekspertja, Evana Vangjeli, ndërkohë që mbrojtja ka kërkuar kohë për t’u

njohur me të dhe më pasi të dalë në një përfundim konkret. Sipas prokurores Roza Qirjazi, aktekspertiza nuk ka përcaktuar nëse ka ndërtim, në kuptimin e ligjit të urbanistikës, njëkohësisht, nëse kjo sipërfaqe quhet apo jo varrezë, llojin e tokës mbi të cilën u krye ndërtimi dhe nëse kjo sipërfaqe fi guron në ZRPP së Korçës, në pronësi të kishës dhe nëse është

rregjistruar si varrezë. Pasi ka dëgjuar kërkesat e mbrojtjes dhe prokurores, trupi gjykues ka vendosur të shtyjë sërish seancën për në datën 11 prill, duke kërkuar ndër të tjera, plotësimin e të gjithë dokumentacionit përkatës. Edhe në këtë seancë, ka munguar i akuzuari kryesor, kreu i “Omonias”, Naum Disho, ndërsa janë paraqitur punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe.

LAJME SHKURT

LajmiReshjet e shiut të dy ditëve të fundit, kanë bërë që disa zona në shkodër të izolohen sërish. Ndërsa kryetari i Komunës Ana e Malit, duke treguar se dëmet janë shumë më të mëdha se në vitin 2010, akuzon qeverinë për mung-esë investimesh për argjinatura, si dhe në mosdhënje ndi-hme për banorët.

SHKODER

ELVIS NABOLLI

bilitimin e ligatinave, karakterizimin e liqeneve, si dhe përcaktimin e ob-jektivave mjedisorë, sipas kërkesave të Bashkimit Europian. “Projekti do të zgjatë dy vjet dhe ka për qël-lim që zona e Drilonit të kthehet në një zonë kreative, e cila mund të shihet, jo vetëm në aspektin e një turizmi dymujor në sezonin e verës, por të prezantojë dhe vlerat e saj të fl orës dhe faunës. Aktualisht, puna ka filluar me trajnimin e të gjithë personave që kanë lidhje direkte me projektin”, shprehet Drejtor i Sekretariatit Birateral të Peshkimit, Arjan Merolli. Ndërsa koordinatorja e projektit, Ermira Deçka, ka theksuar se, “projekti

ka katër komponentë kyç. Parësorë janë monitorimi i faunës dhe fl orës, mbrojtja dhe reabilitimii i ligatinave, karakterizimi i liqeneve, si dhe për-caktimii i objektivave mjedisorë, sipas kërkesave të Bashkimit Europian. E rëndësishme është dhe ngritja e një qëndre informacioni, si dhe një rrugë pedonale që t’i shër-bejë jo vetëm pjesës ekologjik, por dhe një turizmi të qëndrueshëm”. Mbrojtja dhe përdorimi i qën-drueshëm i biodiversitetit në liqenet e Ohrit,Prespës dhe Shkodrës,është një projekt i qeverisë Gjermane,e cila ofron asistencë teknike.Projekti kap shifrën e 2 milon eurove dhe pritet të përfundojë në janar të 2014-ës. da.is.

Mbrojtja e liqeneve, projekte në PogradecMarrëveshja për Ohrin, Prespën e Shkodrën, parësore, monitorimi i faunës e fl orës, mbrojtja i ligatinave

POGRADEC

Ka startuar në qytetin e Pogradecit zbatimi i marrveshjes së për-

bashkët midis Shqipërisë, Maqedon-isë dhe Malit të Zi, për mbrojtjen e liq-eneve të Ohrit, Prespës dhe Shkodrës, marrëveshje kjo e nënshkruar në vitin 2012. Marrëveshja synon përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në këto tre liqene, si dhe përmirësimin e legjislacionit për ruajtjen e tyre. Zbati-mi i marrëveshjes ka nisur rrugëtimin nëpërmjet trajnimit të përfaqësuesve lokalë, duke u mbështetur kryesisht në katër pika kyçe, si monitorimi i faunës dhe fl orës, mbrojtjen dhe rea-

ReshjetEdhe gjatë gjithë ditës së djeshme, deri në mbrëmje vonë, reshjet e shiut nuk kanë pushuar. Në këtë situ-atë, niveli i ujit ka bërë që sipërfaqet e tokës të shto-hen dhe shumë shtëpive u është afruar edhe njëherë, rreziku i përmbytjeve.

“Shteti nuk ndërtoiargjinatura në Bunë”

SHKODER Kryekomunari i Anës së Malit: Gjendja, e rëndë

Përkeqësohet situata, 1400 hektarë nën ujë

Situata e përmbytjeve sa vjen e vështirësohet në komunën e Anës së Malit

në rrethin e Shkodrës. Kon-fi rmimi ka ardhur nga kreu i kësaj komune Xhevat Mollça, sipas të cilit, janë 1400 hek-tarë nën ujë, ndërsa fshati Obot dhe Goricë vijojnë të mbeten të izoluara, ndërkohë që ka prezencë uji në fshatrat Muriqan dhe Oblikë. Referuar dëmit ekonomik të shkaktuar, sipas kryekomunarit të Anës së Malit, ai është disa herë më i lartë krahasuar me përmbytjet e vitit 2010, duke qenë, se këtë vit, përmbytjet erdhën në muajin mars, kur prodhimtaria bujqësore ishte në kulmin e saj. Molla shprehet pesimist përsa i përket dëmshperblimeve,

duke qënë se banorët e kësaj komune ndonëse më e dëm-tuara, nuk kanë përfi tuar asn-jëherë dëmshpërblime. “Që me 14 Mars, që uji ka përmbytur tokat, situata ka ardhur duke u

përkeqësuar. Fshatrat e Obotit dhe Goricës janë të izoluara, kemi probleme pranë fushës së Muriqanit, ku 12 banesa kanë prezencë uji, ndërsa përmbytje ka edhe në fshatin e Oblikës.

Tashmë dëmi është shumë i madh për banorët e kësaj zone, madje edhe më i madh se ai i përmbytjeve të 2010-ës. Mund të thoni pse? Sepse në 2010, përmbytjet ndodhen në janar, ndërsa këto po ndodhin në mars, atëherë kur prodhim-taria në sera ishte gati, tani edhe po të tërhiqet uji, situata nuk mund të ndryshojë, pasi dëmi është bërë”, deklaron kryekomunari Mollça, ndërsa shton, se “banorëve iu ka ikur besimi, se shteti do t’i dëmsh-përblejë, pasi ato akoma nuk kanë marrë lekët e përmbytjes

së 2010-ës, ndërsa tani askush nuk po kujtohet për to”. Kry-etari i komunës Ana e Malit ka shprehur gjithashtu rezerva, përsa i përket gatishmerisë se treguar nga emergjencat civile në Prefekturën e Qar-kut Shkodër. “Kanë ardhur e kanë sjellë nja 200 pako me ushqime dhe këtej nga paritë, nuk është parë më të vijë njeri, ndërsa fshatarët kanë probleme të mëdha me ushqimet për blegtori, e cila po përballet me probleme të kosiderueshme”, bën të ditur Mollça. Ndërkohë Kryetari i Komunës nuk harron të theksojë, se “në këtë komunë, nuk janë ndërtuar argjinatura mbrojtëse, por vetëm prita në shtratin e lumit Buna, të cilat pengojnë erozionin dhe rezultati i kësaj pune, janë përmbytjet e tanishme, ku 1400 hektarë gjenden nën ujë”. Situata në fshatrat e izoluar të kësaj komune, por edhe në tokat bujqësore, duket drejt përkeqësimit, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna në rrethin e Shkodres, si dhe shkarkimeve nga hidro-centrali i Vaut Dejsit.

POGRADEC Deklaratat

■ Tepelenë, rrihet teksa merrte mbesën në shkollëNjë person është dhunuar nga një tjetër, si pasojë e një konfl ikti të mëparshëm. Ngjarja është denoncuar nga Dragush Halili, nga fshatu Toç, i cili tha në polici, se mesditën e djeshme, teksa merrte mbesën nga shkolla, Redian Haderi e ka goditur me grushte dhe i ka thyer xhamin e parë të makinës së tij. Halili deklaroi, se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një konfl ikti që Ha-deri ka pasur me kunatin e vëllait të tij, dy ditë më parë.

■ Librazhd, pranga dy grave për vjedhje dhe kanosjePolici e Librazhdit kanë arrestuar 3 persona, tre shtetas për vjedhe dhe ka-nosje. Burime zyrtare kanë bërë të ditur, se në pranga kaë përfunduar Gezim Prrenja, 45 vjeç, banues ne fshatin Babje, pasi ky person ka kërcënuar me thikë një grua me inicialet M.Ll, 28 vjeç. Po sipas policisë së Librazhdit, u arrestuan edhe Bajame Mema, 53 vjeçe e Manushaqe Mahmullari, 42 vjeçe, të dyja nga Pogradeci, pasi kanë vjedhur një dyqan.

■ Durrës, procedohet shoferi për vjedhjeNjë i ri është ndaluar duke vjedhur hekur për ta shiotur për skrap dhe ndaj tij, Policia e Durrësit ka nisur proced-imin në gjëndje të lirë. Sipas Drejtorisë së Policisë së Durrësit, ka fi lluar procedimi penal në gjëndje të lirë për 26-vjeçarin O.L., banues në Durrës. I riu, i punësuar si eskavatorist prerës për llogari të një fi rme, rreth orës 14.00, është kapur në fl agrancë nga shërbimet e policisë, duke vjedhur hekur për skrap, në sasinë e 300 kg, tek Baza e Hekurudhes ne lagjen 13, në Durrës.

■ Krujë, hajdutët bëjnë kërdinë në fshatraVjedhjet e bagëtive në rrethin e Krujës kanë marrë përmasa tepër shqetësuese. Vetëm gjatë katër ditëve të fundit, kanë ndodhur vjedhje lopësh e viçash në fshatrat Budull, Bubq, Bilaj dhe Murqine që kanë shkuar deri në përleshje. Siç thonë edhe vetë fshatarët, hajdutët vijnë dhe vjedhin çfarë të mundin. Vetëm në fshatin Budull, një fermeri iu vodhën të dy lopët që kishte, duke e marrë të vetmin burim të ardhurash që kishte. Një tjetër fermer është përleshur me hajditët dhe ka arritur ta shpëtojë lopën, që ia kishin nxjerrë nga stalla në rrugë.

Përmbytjet e fundit në Shkodër

Liqeni i Pogradecit

Page 17: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

17E mërkurë, 27 mars 2013

OPINION

Në qoftë se do bëja një hartë të vendeve që më kanë lënë mbresa të mira, Pogradeci

pa dyshim do të ishte një prej tyre. Vështirë të thuash në është thjesht natyra e bukur, apo gjurmët e thella të Lasgushit të madh, por diçka magjike ndodh në atë vend! Diçka që s’është e lehtë të përshkruhet me fjalë, por gjithsesi i bën njerëzit pak më mendimtarë, më fi lozofë, më poetë.

Disa miq të vjetër ma kundër-shtojnë shpesh teorinë e mësipërme me antitezën se një qytet i tillë ekzis-ton vetëm në imagjinatën time. Ç’ka vazhdon, me siguri do t’jua shtojë bindjen. Problemi në fjalë nuk ka të bëjë me qytetin, por është thjesht një problem i gjithkundshëm social në Shqipëri.

Disa të njohur, të cilët ishin kalimthi në Pogradec, u gjendën në një situatë kritike mjeksore dhe normalisht shkuan në spitalin e Pogradecit. Gjëndja e mjeruar e spitalit ku s’të kapte syri pothuajse asnjë aparaturë mjeksore ishte gjëja e fundit që i tronditi ata. Doktorët e turnit i lanë të tmerruar me dobës-inë profesionale – dy diagnozat që kishin dhënë u provuan plotësisht të gabuara nga një spital tjetër në Tiranë. Mbi të gjitha, mungesa e thellë e humanizmit dhe respektit që treguan për personin e çuar atje dhe familjarët e tij (duke folur me zë të lartë nëpër korridore mbi diagnozat gati makabre që jepnin pa ju vajtur në mendje se tek e fundit ajo është një gjë krejt personale dhe s’duhet ndarë me gjithë botën!) i zhvesh krejtësisht nga titulli doktor. Më saktësisht i bën të meritojnë titullin nallbanë.

Ashtu të tronditur siç vazhdojnë të jenë, miqtë e mi m’u lutën që të mos shkruaja për këtë gjë. Kur i pyeta pse, më thanë nuk donin “t’i hapnin probleme askujt.” Reagimi i tyre me të vërtet që më hidhëroi.

Në qoftë se unë e ngrej këtë problem ky s’ka të bëjë me qytetin dhe qytetarët e tij pasi problemi

i spitaleve shtetërore në Shqipëri është një problem i thellë infrastruk-ture dhe institucional që ve në pah rrjetin e dobët shëndetsor shqiptar. Spitale mjerane me doktorë që nuk meritojnë të quhen të tillë gëlojnë në Shqipëri. Pacientët futen për të kuruar veshkat dhe dalin edhe me apandesit të hequr ashtu kot pa lidhje. Besoj të gjithë në një mënyre apo në një tjetër jemi prekur nga pazotë-sia a doktorëve sh-qiptarë të cilët se kanë për turp të jenë harbutë – një egërsi e pajustifi -kueshme kjo.

Problemi më i madh është fakti që ata që vuajnë vendo-sin të mbyllin gojën për të mos ”lënduar” ata që nuk meritojnë të quhen doktorë por nallbanë.

E bukura dhe bisha. Më erdhi menjëherë në mendje kjo përrallë e vjetër jo për historinë që pëcjell, por për metaforat e forta që po i huazoj në kontektsin e historisë së mësipërme.

Edhe sa kohë do vazhdojmë ne

shqiptarët të mbyllim veshë, sy e mendje kundrejt:

- Doktorëve bisha që jo vetëm nuk shërojnë, por madje lëndojnë njerëz?

- Gjykatësve të korruptuar që praktikojnë ligjin me hile?

- Shkollave dhe universiteteve që po pajisin gjeneratën e re me

diploma fallco?- Politikanëve tah-

maqarë që e kanë kthyer politikën në biznesin më fitimprurës në Shqipëri?

Për aq kohë sa ne të vazhdo-jmë të mbajmë

standarte kaq të ulta karshi njëri-tje-

trit dhe vetes, s’mund të pretendojmë asnjë gjë

të mirë në kthim.Le ta gjejmë kurajon dhe t’i

mbajmë të përgjegjshëm dok-torët, avokatët dhe politikanët për mungesën e profesionalizmit dhe punën e dobët që bejnë.

Vjen një moment që të bukurit duhet t’i dalin vetes zot. Ndryshe, dihet fare mire se cila është puna e bishave.

Koment

NGA GENCI KOJDHELI

vijon nga faqja 1

Gjyqtarët s’i pyet njeri për rrogën

...(Banka Botërore, UNDP, OSCE etj.) vihet re se ndër shkaqet kryesore të korrup-sionit në sistemin gjyqësor numërohen rëndom influ-enca (presioni) e politikës dhe ekzekutivit mbi gjyqësorin, boshllëqet në legjislacion sa i përket fuqive diskrecionare të gjyqtarëve apo dobësitë në sistemet monitoruese e mbikqyrëse të punës së gjykat-ave, kultura e pandëshkuesh-mërisë për individë të veshur me pushtet e para, favoritizëm përkundrejt ekzekutivit, mungesa e transparencës dhe raportimit lidhur me veprim-tarinë e ditëpërditshme të gjykatave, akses i mangët i publikut në dokumentacionin gjyqësor, vonesat e pajustifi -kuara në trajtimin/gjykimin e çështjeve, e kështu me rradhë. Po ashtu studimet shumë pak herë raportojnë si shkak të korrupsionit në gjyqësor nivelin e ulët të pagave, qoftë kjo në vende të botës së tretë apo në vende tranzicionalë si Shqipëria.

Së dyti, duhet thënë e pran-uar se perceptimi që publiku shqiptar ka për gjyqësorin është tejet negativ, dhe prej vitesh kjo degë e shtetit kon-siderohet si më e korruptuara. Shqiptarët që janë përballuar qoftë edhe një herë të vetme me sistemin e drejtësisë dinë të të thonë se thuajse gjith-monë kanë paguar para, edhe kur e drejta ka qënë qartazi në anën e tyre; dinë të të thonë se gjyqtarët, prokurorët e avokatët janë të mirëlidhur me një rrjetë të ndërlikuar favoresh, mirëkuptimi e in-teresi që shkon shumë më lart sesa kompetencat që u lejon ligji dhe që kanë krijuar një konglomerat sistemik thu-ajse të paprekshëm; dhe dinë të të thonë se përfaqësuesit e këtij sistemi janë pasuruar në nivele gati të papercep-tueshme për publikun e gjerë, nivele të cilat mund të kupto-hen me sy të lirë duke parë standartin dhe stilin e jetesës të përfaqësuesëve të gjyqëso-rit. Me shumë të drejtë, një nga batutat që qarkullon rën-dom mes shqiptarëve është se gjyqtarët nuk i pyet askush se sa e kanë rrogën, pavarësisht se kurioziteti për pagesën është ndër sported e preferu-ara të popullit tonë.

Si rrjedhim, propozimi i Ministrit të Drejtësisë për të

rritur rrogat e gjyqtarëve është teknikisht minimalist dhe deri diku qesharak; të besosh se një rritje rroge me 20.000 apo 30.000 lekë në muaj do të incentivojë gjyqtarët që të korruptohen më pak është gati kalamaleske, duke konsideruar që shifrat që dëgjohen nga njerëzit që kanë

“mbyllur” çështjet në gjykatë janë shumë herë më të larta se edhe gjithë rroga mujore apo dhe vjetore e një gjyqtari. Në këtë ekuacion gjithashtu duhet faktorizuar edhe që gjyqtarët nën zë pranojnë se kanë paguar shifra astrono-mike për të marrë e ruajtur vendet që kanë apo për t’u

promovuar nëpër vende ‘më të mira’. Po ashtu, të propozosh rritje të rrogave të një grupi njerëzish që shikohen nga popullësia si tejet të korruptu-ar është edhe një tallje e hapur me ndjenjat e shqiptarëve të cilët e kanë provuar mbi kur-riz makutërinë e gjyqësorit, dhe në vend që këta njerëz të

ndëshkohen për pangopësinë e tyre, qeveria zgjedh t’i shpër-blejë duke u rritur rrogat. Me këtë logjikë në mendje, qeve-ria i bie të fi llojë një fushatë të rritjes së rrogave në të gjithë sektorët e administratës publike që janë të prekur gjerësisht nga korrupsioni, duke futur këtu doganat, ad-

ministratët tatimore, sistemin e shëndetësisë, policinë etj., ndonëse kjo do ishte tejet e palogjikshme, financiarisht e papërballueshme dhe sig-urisht e paefektshme.

Lufta me korrupsionin e sistemit të drejtësisë sigurisht që duhet të jetë shumëfaqëshe e të përfshijë iniciativa për të rritur ndërgjegjësimin, zërin dhe denoncimet e pub-likut në lidhje me gjyqtarët e korruptuar, krijimin e me-kanizmave brenda dhe jashtë gjyqësorit për të monitoruar e identifi kuar abuzimet kor-ruptive, strukturimin dhe mirëfunksionimin e sistemeve të karrierës gjyqësore për të ulur varësinë nga politika dhe ekzekutivi, përgatitjen dhe zbatimin real të kodeve të etikës gjyqësore, dhe rritje të transparencës së veprimtarisë gjyqësore në përgjithësi. Në këtë perspektivë, nisma e Ministrit të Drejtësisë më shumë tingëllon si një shashkë mediatike me sfond elektoral që sigurisht nuk impresionon gjyqtarët (të cilët me shumë gjasa kanë harruar që marrin rrogë) e aq më pak shqiptarët e thjeshtë të cilët e kanë pro-vuar mbi kurriz (e veçanërisht në xhep) se sa e padrejtë është drejtësia në këtë vend, e që nuk kanë asnjë dëshirë që të paguajnë edhe ca më tepër për të marrë të njëjtin shërbim.

Blog/ Një shqiptare në New York

Të bukurit dhe bishat

NGA MIRELA GEGPRIFTI

Gjykata e Lartë

Page 18: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

18 E mërkurë, 27 mars 2013 DOSSIER

KUSH ISHTE djaloshi shqiptar që u rrit jetim e u doktorua në Berlin. Çfarë kontrib-utesh la pas dhe çfarë ndërtoi në dy sisteme e realitete që nuk ia shuan dot pasionet rinore

Personazh

Njihet si Vasfi Samimi, por edhe Vasfi Samim Visoka, për të kujtuar origjinën e

vendlindjes, nga Visoka e Mallakas-trës. Për të ka shumë vlerësime e sa ishte gjallë ushtroi disa pasione, ku ndër to spikasnin: ai për drama-turgjinë e teatrin, sportin dhe futbol-lin dhe sigurisht, edhe ai për natyrën e gjënë e gjallë, kuajt e zoologjinë. Ai mbahet si njëri ndër themeluesit e shërbimit veterinar e zooteknik në Shqipëri dhe edhe si njëri ndër futbollistët e parë shqiptarë që ka luajtur jashtë vendit, në një sezon të rregullt futbollistik, para se këtë ta provonin Riza Lushta e Loro Bo-riçi në Itali. Jetoi në dy epoka dhe në fund vdiq me disa pengje, ndër të cilat ishin mosbotimi i shumë veprave, të cilat, sa ishte gjallë nuk mundi dhe nuk e lejuan t’i bot-onte. Për të kanë shkruar e dhënë mendimet e vlerësimet e tyre shumë fi gura, që nga ish anëtarët e Regjencës, Patër Anton Harapi e Lef Nosi, e deri tek krerët e ish-regjimit të vjetër, të cilët megjithëse i kishin shkaktuar shumë dhim-bje dikur, ia njihnin dhe ia vlerësonin meritat. Në një bisedë me të birin, Genc Samimi, mësojmë shumëçka rreth të kalu-arës së ndritur të babait të tij, të cilin edhe ai vetë me modesti e cilëson si një njeri erudit e pasion-ant të paetur.

FËMIJËRIA DHE RINIA

E ndarë mes Sh-qipërisë, Turqisë e Gjer-manisë, në realitete të ndryshme. Kjo ka qenë fëmijëria, adoleshenca dhe rinia e hershme e

Dr. Vasfi Samim Visoka TIRANE

ARMAND PLAKA

Flet i biri, Genci: Babait ia çuam deri në fund amanetin. Jeta plot Vasfi Samimit, ose e djalit me shami të verdhë, siç e thërrisnin shokët në gjimnaz. Por si nisi rrugëtimi i dr. Samim Visokës? Largohet fare i vogël nga vendlindja, ku kishte mbetur jetim ( datëlindja mendohet të jetë viti 1905, por ky fakt nuk na dëshmohet dot zyrtarisht, na thotë Genci), duke u marrë nga dajallarët e vet e pas disa peripecive vendoset në Stamboll, ku kryen filloren e spikat për pasionin e zgjuarsinë. Pas gjimnazit nis studimet e larta në Stamboll ku diplomohet në vitin 1927 si “Mjek Veteriner” me re-zultate të shkëlqyera. Pikërisht në këtë kohë, teksa zienin pasionet që s’mund t’i linte dot në heshtje, stër-vitet me ekipin lider të Stambollit,

“Fenerbahçe”, si portier i dytë dhe aktivizohet dy sezone të rregullta në vitet 1927-1928 me ekipin e parë. Njëkohësisht ushtron gazetarinë me korrespondenca për gazetat e mëdha turke si “Hyrrijet” por edhe në re-vistat qëndrore “Serveti Fumun”, “Resimli-Aj”, “Vakit” etj. Në të nje-jtën kohë merret edhe me veprimtari krijuese letrare. Shkroi disa drama, disa prej të cilave u vunë në skenë me sukses nga disa trupa teatrale me emër në Stamboll, në Zskzdar e në Kadikoy.

THIRRJA E ATDHEUTI biri, Genci, na thotë se ndoshta

e bëri edhe për t’i shpëtuar shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Turqi, porse realisht, ai iu përgjigj thirrjes së Bilal Golemit, babait të veterinar-isë shqiptare, për të ardhur e kon-tribuar pasi: “Shqipëria ka shumë

nevojë për veterinerë, mjekë etj.-i shkruante Dr.Bilali. dhe vijonte: ”çdo intelektual, kudo që ndodhet, këtu do të pritet mirë”. (Shih revistën “Panorama”, e përmuajshme e Min-istrisë së Bujqësisë, 1991, nr.11,f.35) Nis punë në prefekturën e Vlorës, në shërbimin zooteknik, por aktivizohet rregullisht edhe me ekipin e futbol-

lit të qytetit si portier. Ndërsa merr në këtë kohë edhe nënshtetësinë shqiptare, i del një bursë 2-vjeçare për specializim në Universitetin e Berlinit, në vitin 1929, dhe më 19 dhjetor 1931 mbron disertacionin me vlerësimin “sehr gut bestanden” (Shumë mirë), duke merituar gradën e lartë shkencore: “Doktor i mjekë-sisë së veterinarisë”. Njëkohësisht ndiqte edhe kurset për aktrim në metropolin më të madh artistik të Europës për kohën. Admironte shkollën e Rajnhardit, mësuesit të Aleksandër Moisiut, dhe sigurisht këtë të fundit vetë, të cilin e kishte parë edhe “live” e për të cilin më vonë shkroi pesë artikuj në shtypin e viteve ’30 pa kthimit në atdhe.

KTHIMI NË ATDHE, EPOKA PARA ÇLIRIMIT

Pas përfundimit me sukses të studimeve kthehet në atdhe ku e priste një punë e madhe në shër-bim të atdheut. Pas një emërimi afatshkurtër si Shef i Zooteknisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Pyjeve, më 20 shtator 1933 gradohet Drej-tor i Veterinarisë duke zëvëndësuar Dr.Bilal Golemin, që e kishin dënuar e burgosur si pjesëmarres në lëvizjen e Vlorës, gjë të cilën e përjetoi shumë keq. Me siguri kjo e shtyu të kishte një alergji për politikën, në të cilën ai kurrë nuk pati aktivizim praktik, në asnjë kohë e regjim. Vitet 1933-1940 për Dr.Vasfi un ishin vite të një pune intensive për organizimin e shërbi-mit veterinar e zooteknik. Në arkivin e tij vetiak ruhen shumë studime, raporte dhe trajtesa për gjendjen dhe zhvillimin e këtyre degëve në Shqipërine e atyre kohëve, si dhe shumë shkresa, letra e dokumenta që i drejtoheshin atij nga kryeveter-

PasioniNë çdo ndeshje merrte me vete edhe të shoqen e shkonin në stadium. Dikur,kur Gjermania shpallej kampione bote, ai i shkruante një letër trajnerit të kombëtares gjermane, Helmut Schoen, ku i shprehte urimet për suksesin dhe ngrinte lart aftësitë e tij teknike.

Në Shkodër pati fatin të njihej me Enver Hoxhën e

Hysni Kapon. Në një takim ku ndodhej edhe “udhëheqësi”, ai ngrihet një moment dhe i kërkon atij që të kujdeseshin më shumë për porositë e tij, dmth. kolitë me libra, të cilat herë pas here nuk i vinin ose i ktheheshin mbrapsht. Të gjithë kujtuan se ai do të anko-hej për transferimin, por mer-aku i tij i vetëm ishin librat. Më pas sidomos Hysni Kapo

e Mehmet Shehu, tregonin në dukje vëmendje ndaj tij dhe bënin rekomandime për t’a vlerësuar siç duhej. Kështu ndodhi që nga infermier i thjeshtë veterinar, të bëhej sërish drejtor. Gjithashtu, për këtë, dikur kishin ndikuar edhe specialistët rusë, të cilët ishin habitur me aftësitë shkencore të Dr. Samimit dhe ishin shprehur se: “Ne s’kemi se çfarë t’i mësojmë atij nje-riu, pasi ne jemi nxnësit e tij”.

Çfarë i tha Enver HoxhësKërkesa

“Më vonë i përdorën si akuzë librin “Nëna Kosovë”, të cilin e kishte botuar në vitin 1943, pasi Kosova ishte dhe mbeti deri në vdekje, pasioni dhe dhimbja e tij”. Gjatë hetuesisë, i kishte thënë Bedri Spahiut, që të mos shihte me syze të errëta

NË FOTO: (Lart)Vasfi Samimi (në rreth) si portier i Fenerbaçes në sezonin 1927-1928

(djathtas) Vasfi Samimi si pedagog në Institutin e Lartë Bujqësor, vitet `70

Page 19: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

19aE mërkurë, 27 mars 2013

DOSSIER

gur i çmuar i dijes kombëtare

I biri, Genci tregon se babain ia arrestuan me të ardhur komunistët në Tiranë, megjithëse mbi

të nuk mund të ngrihej asnjë akuzë konkrete. Më 7 dhjetor 1944 e futën në burg. E morën nga shtëpia katër partizanë që nisën të talleshin, duke e qëlluar me pushkë e kërcënuar me vdekje para portës së shtëpisë. “Babai me ka treguar se në ato çaste, thjesht i lutej Zotit që vdekja t’i vinte sa më e lehtë”, thotë Genc Samimi, inxhinier ndërtimi. “Më vonë i përdorën si akuzë librin “Nëna Kosovë”, të cilin e kishte botuar në vitin 1943, pasi Kosova ishte dhe mbeti deri në vdekje, pasioni dhe dhimbja e tij”. Gjatë hetuesisë, i kishte thënë Bedri Spahiut, që të mos shihte me syze të errëta, pasi në libër nuk përmendej në asnjë rast fjala “shkjahu” me konotacionin që kjo fjalë mbart, pasi fl asim për një kohë kur marrëdhëniet me Jugosllavinë ishin “tepër miqësore”. Në shtypin e kohës, dënimi i tij u përcoll me fjalët: Ja ç’tha armiku i popullit”. Prokurori gjatë pretencës dha 5 vjet, por ai u dënua me 3. Vetë Dr. Samimi në kujtimet e

Pas çlirimitBurg, vlerësime dhe zhgënjime përkrah pasionit

veta shkruante: “Mbas çlirimit jam arrestuar dhe dënuar politikisht për nje vit rresht per shkak të botimit të librit “Nëna Kosovë” dhe disa artikuj me temë kundër vëllavrasjes, pa asnjë

lidhje me “Ballin Kombëtar”. Kur jam liruar, jam dërguar në fermën e Sukthit “me privim lirie”. Kam punuar 1 vit si teknik e specialist. Më 1946, duke fi tuar nga amnistia e parë, jam liruar. Në rrethana të tilla “të vështira materiale dhe morale dhe nën një kontroll nga disa njerëz” kam arritur rezultate teknike, prandaj Ministria më gradoi “Shef operativ”...”. Më pas kontrolli dhe survejimi do të vijonte pandërprerë dhe ai do të konsiderohej “njeri me njollë”, ndërkohë që kurba profesionale do të njihte rritje, karriera e tij do të njihte ulje-ngritje, sipas humorit të krerëve komunistë të kohës, të cilët, sidomos gjatë viteve të fundit të jetës, “u kujtuan” për t’ia vlerësuar kontributet tek-tuk, dhe vetëm me fjalë, pasi me vepra, për të rezervohej gjithmonë harresa, mosvlerësimi material e intelektual e ndalimi apo kufi zimi i botimeve, për të mos folur më tej për moslejimin absolut për të marrë pjesë në konferenca e aktivitete ndërkombëtare. Kontributet e tij në ato dekada e vite që i mbetën për të jetuar, derisa dha shpirt më 4 gusht

1981, renditen të shumanshme. Kështu nis nga puna në sektorin e fermës së Sukthit, pastaj në Instituitn e Veterinarisë në Shkodër, punoi më pas në Institutin Bujqësor të Kamzës, e deri si mësues i thjeshtë në qytetin e nxënësve në Ti-ranë. Genci tregon detaje, kur Hysni Kapo kishte urdhëruar t’a merrnin menjëherë nga “qyteti i nxënësve” e ta sillnin pegadog në Kamëz, pasi kishte konstatuar se atje mungonte prezenca dhe eksperienca e Dr. Samimit. Po ashtu, të shumta ishin edhe zhgënjimet e kritikat që Dr. Samimi bënte në shtëpi, për atë çka ndodhte për shembull me mangësitë e furnizimit të popullit me mish e prodhime blegtorale, madje thotë se i ati e kishte parashikuar një rrënim të atillë të ekonomisë socialiste, shumë kohë para se të ndodhte “tufëzimi”. Por në aspektin teknik, ai për shembull, ishte një kritik i fortë i përzierjes racore të lopëve, dhe i mbetej besnik racës së pastër shqiptare, megjithëse sigurisht se i njihte përparësitë e racave të veçanta që vinin nga Europa e përmirësonin prodhimin.

Dihet se Dr. Samimi kishte një pa-sion të veçantë e admirim për kuajt.

Dikur, në një bisedë me stafi n që do të bënte të mundur instalimin e veprës madhore të skulptorit të popullit, Odhise Paskali, “Skënderbeu”, që sot mbretëron në Tiranë prej dekadash, ai thuhet se kishte shprehur rezerva për përmasat dhe racën e kalit që do mbante Heroin e madh shqiptar. Sipas Dr. Samimit, ai

i përkiste racës mongole, gjë e cila sipas tij, nuk ishte e drejtë dhe realiste. Gjith-sesi, ky fakt nuk na përcillet nga i biri, Genci, por vjen nga një studiues tjetër i veprës së tij, Dr. Laurant Bica, i cili ka njohur çdo detaj të jetës dhe veprës së Samimit, në Shqipëri e Stamboll. Vetë Dr. Bica është shprehur diku për të se: “Akademinë e kërkoja gjetkë, kur e kisha në krah Samimin”.

Kali i Skënderbeut është mongolVërejtja

Një fakt tejet interesant është edhe botimi pas thu-ajse tri dekadash i veprës së plotë në 28 vëllime

të Dr. Vasfi Samimi, për të cilën Genc Samimi dhe i vëllai, Ergjini, pohojnë se njëri prej tyre i kushtohet tërësisht mendimit e kujtesës së tij sportive. Por aty ka shumë më tepër për zootekninë, veterinarinë, dramaturgjinë, letërsinë, gazetarinë, artin etj. Ako-ma më mbresëlënëse e bën këtë fakt, investimi e përkushtimi total i pasard-hësve të familjes Samimi, të cilët me këtë akt kanë bërë të mundur plotësimin e amanetit të Dr. Samimit, paçka se kjo u ka kushtuar shumë në vlerë monetare, pasi vetëm përkthimi e përshtatja e pjesëve nga turqishtja e osmanishtja, por edhe gjetja, rishkrimi, riprodhimi e përgatitja për botim e tyre, do të ishin të barabarta me investime jo modeste në fushën e ndërtimit, në terma familjarë. Në vitin 1878, shteti donte t’ia ribotonte vëllimin “Nëna Kosovë”, por nuk pranuam, sepse prej atij libri ai kishte kujtime të këqija. Ne i dhamë fjalën se do ta botonim kur t’i vinte koha. Iku pa marrë gëzimet e jetës më 4 gusht 1981, me pengje në jetë, por ne ia çuam amanetin deri në fund, thonë vëllezërit Samimi.

28 vëllimetAmaneti i bërë realitet

inerët e qarqeve dhe të qyteteve të ndryshme të vendit. Njëkohësisht ka një lulëzim edhe veprimtaria e tij letrare e gazetareske, ku shfrytëzon masivisht shtypin periodik të kohës. Kështu vijon jeta e tij edhe gjatë pushtimit, ku anëtarët e regjencës megjithatë nuk mund ta linin dot pa vlerësuar kontributin e tij në një vend plot halle e prapambetje. Patër Anton Harapi dhe Lef Nosi e dekorojnë për meritat e tij me titullin: “Mister i Kulturës Shqiptare”. Në vitin 1940, u emërua Inspektor Epror i Blegtorisë, detyrë të cilën e vazhdoi deri në fund të nëntorit të vitit 1944.

pasion, pengje e zhgënjime e themeluesit të veterinarisë shqiptare

NË FOTO: Vasfi Samimi në

studion e tij të punës më 1968

NË FOTO: Kolana e plotë e botimeve të Dr.Samimit

Page 20: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

20 E mërkurë, 27 mars 2013 KULTURE

KËSHILLTARI shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës kundërshton prerë inciativën e fundit në Tiranë për ndryshime të në drejtshkrimin e shqipes…Debati

Vetëm një kongres i ri kompe-tent, si ai i 1972, do të mund të bënte ndërhyrje në gjuhë

në planin drejtshkrimor. Dhe kjo vetëm kur të jetë e nevojshme dhe me pjesmarrjen e spektrit më të mirë të gjuhëtarëve e letrarëve dhe institucioneve përkatëse kombëtare. S’mund të bëhen ndryshime arbi-trare për hir të ndryshimeve. Prof.dr Qemal Murati këshilltar shken-cor në Institutin Albanologjik të Prishtinës kundërshton prerë inciativën e fundit në Tiranë për ndryshime të reja gjuhësore në drejtshkrimin e shqipes. Sipas Muratit, për ndryshimet e propozuara në standardin e shqipes nga njëfarë i ashtuquaj-turi Këshill ndërakademik, është një çështje a problem i ngritur artificialisht mbi baza krahinore dhe jo mbi baza filologjike. “Një këshill minor e inkompetent i dy akademive tona krejtësisht hon-orifike, nuk e ka tagrin që të mund të propozojë a të bëjë ndryshime të tilla në kodin drejtshkrimor të shqipes standarde”, ka pohuar ai dje në “Kosova sot”. “Shqipja standarde është pronë kombëtare për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Për ndryshimet në kodin drejt-

QEMAL MURATI“Nuk preket drejtshkrimi, do të krijohej anarki gjuhësore”

Gjuhëtari kosovar: Vetëm një Kongres i ri si ai i ‘72 mund të bëjë ndërhyrje në gjuhë

PRISHTINE

Fotografi a e syzeve të përgjakura të John Lennon ka shtyrë vejushën e tij të përku-

jtojë publikun që nga dita kur e kanë vrarë Lennonin me armë zjarri në SHBA dhe me shume se një million njerëzve të vrarë. Ve-jusha më e njohur në botë në përvjetorin e 44-të martesës,ka publikuar fotografinë e syzeve të përgjakura të John Lennonit të vrarë për të përkujtuar njerëzit që nga 8 dhjetori i vitit 1980.Respektivisht nga dita kur “beatelsin” e popullarizuar e kishte vrarë Mark Chapman,në SHBA me armë

Arkeologji

Përvjetori Kënga

Zbulohet harta më e lashtë astrologjike në Kroaci

Yoko publikon “foton” e syzeve të përgjakura të John Lennonit

Këngëtarja Rovena Stefa në fi lmin e Colin Farell “Dead man down”

shkrimor vendosin të gjitha institu-cionet më relevante kombëtare me konsensus. Ndryshe, po të krijonte secili kodin e vet drejtshkrimor,

do të kishim anarki gjuhësore, si të themi babiloni gjuhësore”, ka pohuar ndër të tjera Murati. Ai tha se standardi i shqipes së sotme nuk është krijuar ‘ex nihilo’ nga asgjëja sipas dëshirës së filologëve, por është normuar me punën e filologëve më të mirë që kemi pasur dhe me rrugën më të drejtë shkencore. Sipas tij, ndryshimet në gjuhë nuk ndodhin si ndryshimet në jetën shoqërore, ato janë shumë më të ngadalta. “Hëpërhë unë nuk mund të them se çfarë duhet të ndryshohet e çfarë jo, me një të

“Shqipja standarde është pronë kombëtare për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Për ndryshimet në kodin drejtshkrimor vendosin të gjitha institucionet më relevante kombëtare me consensus”

Është zbuluar në Kroaci nga një ekip arkeologësh harta më lashtë e as-

trologjisë me moshë 2.200 vjeçare! Që nga momenti që kjo hartë doli në dritë, fi lluan dhe dyshimet e para, për prejardhjen e saj ku dominon ajo e periudhës romake-greke, por arkeologët shprehin mendimin se ajo është një hartë vendase, pra jo e impor-tuar pasi vendi ku u zbulua nuk favorizon rrethana të tjera! Padyshim që është harta më e madhe e formacionit zodiak që na vjen nga lashtësia! Konkretisht arkeologët zbuluan 30 pjesë të një pllake nga dhëmbë

elefanti. Mbi pllakë ishin skalitur shenjat e zodiakut si: Binjakët, Peshqit, Shigje-tari etj. Duhet theksuar se astrologjia u zbulua në Babiloni para 2.400 vjetësh. Në vazhdim nga viti 2.100 ajo u përhap në gjithë Egjeun Lindor dhe më gjerë, por më shumë e famshme u bë në Egjipt. Sipas specialistëve astrologjia është studimi i njeriut në raport me trupat qiellor. Më konkretisht studimi i planetëve. Është një sistem mendimesh që mundohet të tregojë marrëdhëniet midis dy njerëzve dhe ndikimin që ushtrojnë planetët.

rënë të lapsit, sepse për këtë duhet të bëhen ekspertiza më të thella e më të përimtuara të kodit drejt-shkrimor, se si realizohet ai kod në gjuhën e shkruar dhe në gjuhën e folur, çfarë nuk funksionon e duhet ndryshuar”, ka pohuar gjuhëtari Murati. Ad.Pe.

NË FOTO: Gjuhëtari Qemal Murati dhe kopertina e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Këngëtarja Rovena Stefa është prezente në fi lmin e

fundit të aktorit hollivudian Colin Farell “Dead man down”. Kështu regjisori i fi lmit, danezi Niels Arden Oplev i cili me filmin e tij “The girl with the dragon tattoo”, me të cilin ka fituar Oskar si filmi i huaj më i mirë, ka përzgjedhur këngën e Rovenën “Çka m’ka syri” për një sekuencë 32 sekon-dash. Filmi “Dead man down” është plot aksion, romance

zjarri janë vrarë më shumë se një milionë njerëz lajmëron Telegraph.

“Vdekja e tij është përvojë shumë e dhimbshme. Mua dhe djalit Sean na mungon edhe pas 33 viteve”, – ka shkruar në Twiter derisa me një tjetër shkrim ka përkujtuar se si “në Amerikë çdo vit nga armët e zjarrit vriten 31.537 persona.”

e dramë dhe ka një buxhet prej 30.000.000 dollarësh. Mësohet se kontrata që u nën-shkrua ndërmjet produksionit DMD Productions, LLC c/o IM Global 8322 Beverly Boule-vard, Los Angeles, CA dhe “TE ROVI2 Production dhe eshte e para kontratë për përdorim të një kënge shqiptare në një fi lm te Hollivudit. Edhe pse nuk bëhet e ditur shuma që ka përfituar këngëtarja, fl itet për një shumë të konsiderueshme.

Page 21: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

21E mërkurë, 27 mars 2013

ARTISTI grek me famë botërore ka bërë një varg portretesh artistike të personaliteteve më të njo-hura botërore. Rrëfi mi pse zgjodhi të bëj portretin dixhital të Nënë Terezës si dhuratë për shqiptarët.

Intervista

HARIS TSEVIS:Si u frymëzova për

portretin “Nënë Tereza”Mësues në Athinë, nxënësit më të mirë janë shqiptarët

TIRANE

DHURATA HAMZAI

Harri Tsevis ka bërë një varg portretesh të personaliteteve të njohura nga e gjithë bota, por veprën dixhitale

“Nënë Tereza” e quan më të mirën mes tyre. “Për një artist, vepra me e çmuar është ajo që dhurohet”, tha ai dje për gazetën “Shqiptarja.com”. Vepra e Harri Tsevis është kompo-zuar me ngjyra të atilla që të shërbejnë si burim drite në portretin e Nënë Terezës dhe këto ngjyra të ndryshojnë herë pas here sipas ndryshimit të ndriçimit. Artisti thotë se një koncept i tillë nuk e lë të bëhet monotone ngjyra . Përtej asaj që komen-ton artisi grek në por-tretin e Nënë Terezës spikasin sytë e saj me një dritë të bukur dhe të qartë. Në portretin e Nënë Terezës janë fëmijët me përmasa të zvogëluara. Portreti lëvrohet sikur fytyra e saj të jetë një qiell plot yje-fëmijë në një natë të ndriçuar me hënë të plotë. Këtë efekt do të ketë ky portret edhe kur të vendoset në sheshin Nënë Tereza në një monitor me mbështetës pranë Korpusit të Universitetit të Tiranës.

Përgëzime për veprën Hari, u shpre-hët se nuk ishte rasti të tregoni sot se vendi ku keni lindur është afër kufi rit të Shqipërisë. Pse? Ju kujtohet kur ju nuk komunikonit dot me fqinjët tuaj të izoluar?

-Unë e kam origjinën time afër kufirit. Nuk desha ta thosha këtë sot, sepse për mua si artist afërsitë dhe distancat e kufijve nuk kanë rëndësi. Për mua nuk ekzistojnë kufijtë, kur bëhet fjalë për miqësinë mes njerëzve. Unë në të vërtetë kam lindur afër kufirit të Shqipërisë, por nuk jam rritur atje. Kështu për fat të keq nuk e mbaj mend atë kohë që ne s’mund të kishim kontakt me fqinjët në kufi. Por pas ‘91-shit unë kam pasur shumë raste të komunikoj me shqiptarë dhe kam pasur mes tyre shumë miq të ngushtë.

Si ju lindi ideja e portretit të Nënë Terezës, dhe pastaj ideja e dhurimit?

-Ideja e portretit të Nënë Terezës lindi përmes takimeve me tre miqtë e mi ta dashur, njëri prej tyre Klodi është shqiptar. Po bisedonin midis nesh për ndryshimet e kulturave që kanë popujt dhe për marrëd-hëniet greke e shqiptare. Në bisedat tona flisnim shpesh për ngjashmëritë dhe ndry-shimet në karakter. Kjo më bëri që t’i njoh më mirë shqiptarët dhe karakterin e tyre.. Sot Greqia është në gjendje të vështirë dhe për fat të keq shoh se tek grekët se nuk ka buzëqeshje, ndërsa tek shqiptarët gjen një lloj optimizmi të asaj natyre që më kujton fëmijërinë time në Greqi, në atë kohë kur Greqia po ecte me shpresën përpara. Sot që kriza ka përfshirë Greqinë dhe vende të tjera, por unë i shoh shqiptarët në këtë situ-atë si njerëz të veçantë se janë një popull i mbushur plot me shpresë. Shqiptarët i sheh të gëzuar, që janë njerëz që punojnë për ta ardhmen, janë të thjeshtë dhe ka buzëqeshje në fytyrat e tyre. Ideja e portretit të Nënë Terezës më erdhi nga vepra e saj plot mirësie njohja me shqiptarët. Puna ime lidhet me

portretet e njerëzve të famshëm në botë. Nënë Tereza do të ishte një nga veprat më të mira ndër to, sepse me të unë simbolizoj njeriun më të mirë në botë. Për mua fëmijët –janë çdo gjë që kemi, ajo u kujdes për atë gjë të shtrenjtë të përbashkët që kemi ne si njerëz. Kjo është Nënë Tereza ime dhe një-

kohësisht Nënë Tereza juaj.

Pse njohja me shqiptarët bëhet burim artistik për ju?

-Shqiptarët i shoh të tillë kudo me sytë tek shpresa. Kjo i bën ata më të mirë. Unë jap mësim në Athinë dhe shqiptarët që janë nxënësit e mi atje, shoh se janë ata që kam rezultate më të mira, janë ata më shumë të zellshëm dhe më të thjeshtë në punë dhe që e duan progresin. Një burim tjetër artistik për mua ka qenë ajo që përjetova kur isha student në Milano. Mbaj mend sesi po pushtoheshin sheshet në Milano me aq shumë shqiptarë që nuk e humbën shpresën. Nuk e harroj pamjen asaj anijeje. Aty pata rastin të takohem me shumë shqiptarë, me shumë të rinj dhe siç ndodh në të tilla raste me njerëz të kishës. Në këto raste nuk ishte më mjet komunikimi gjuha, por gjuha e gjesteve e shenjave. Pra një burim artistik për portretin e Nënë Terezës ishte njohja me karakterin e shqiptarëve.

Për mua fëmijët –janë çdo gjë që kemi, ajo u kujdes për atë gjë të shtrenjtë të përbashkët që kemi ne si njerëz. Kjo është Nënë Tereza ime dhe njëkohësisht Nënë Tereza juaj

Në Tiranë, pikërisht në vendin ku dikur niste blloku i banimit të ish-

udhëheqësve komunistë dhe nuk mund të hynte askush tjetër, dje u përurua një instalacion që i përket artit postmodern, por për nga përbërja ka tri objekte sim-bol të regjimit diktatorial të Shqipërisë dhe Gjermanisë Lindore. Një bunker i ndërtuar që kur u krijua blloku, një kolonë nga burgu famëkeq i Spaçit dhe një pjesë e murit të Berlinit, janë tre ob-jektet me të cilat autorët Fatos Lubonja, ish-i burgosur politik dhe piktori Ardian Isufi krijuan memorialin “PostBlloku”. Fatos Lubonja nuk mund t’i fshihte dot emocionet dhe zgjodhi të fl asë shumë shkurt. Aq sa për të shprehur kujt ia dedikonte këtë memorial. “Unë e vetmja gjë që dua të them është një lloj dedi-kimi nga ana ime të kësaj vepre për ata njerëz që nuk mundën ta kalonin kohën e diktaturës dhe të jetonin këtë kohë që është sot”, u shpreh Lubonja. Kryetarja e Kuvedit, Jozefi na Topalli në fjalën e saj burgun e Spaçit e cilësoi si Aushvicin shqiptar duke e lidhur këtë me historinë e familjes së saj. “Spaçi është vendi i vua-jtjeve dhe barbarive të papërshkrueshme. Këtë emër e kam dëgjuar që e vogël, sepse ashtu si shumë shqiptarë nga qytetet e Shqipërisë, atje dhunoheshin nëna dhe babai im”, tha Topalli. Për ambasadoren gjermane, që mundësoi sjelljen e një pjese të murit të Berlinit në Tiranë dhe për kryeministrin Sali Berisha, memoriali është motivimi më i mirë për të ndërtuar të ardhmen, duke mos harruar të kalu-arën tragjike të dy popujve. “Që prej 26 vitesh, nga lidhja diplomatike mes dy vendeve, ne bashkë me Shqipërinë kemi dashur të jemi agjentë të ndryshimit, që nga kriza e refugjatëve. Siguroj të gjithë se ne mbetemi agjentë të ndryshimit në Shqipëri për të arritur në Europën tonë të përbashkët”, deklaroi ambasadorja Holtkemper. “Në histori e shkuara të shërben më së shumti për të projektuar një të ardhme më të mirë, më të sigurt, ndaj dhe ne shqiptarët kemi shumë arsye që të rikujtojmë të shkuarën tonë dhe të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, tha nga ana tjetër kryeministri Berisha. Ndërkohë, një incident ka ndodhur dje gjatë fjalimit të kryeministrit me ish të përndjekurit politikë, të cilët janë përp-jekur të reagojnë për të kërkuar të drejtat e tyre, por forcat e sigurisë i kanë sho-qëruar menjëherë në rajonin e policisë ku me tyre ka qenë edhe Kryetari i shoqatës së të burgosurve politikë të Shqipërisë, Skënder Tufa. Dhu.Ha

Arte moderne

Përurohet memoriali antikomunist

Murit i Berlinit, pjesë e triptikut të memorialit

Vepra dixhitale “Nënë Tereza” e Haris Tsevis

Artisti grek Haris Tsevis

KULTURE

Page 22: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

22 E mërkurë, 27 mars 2013

LajmiShqipëria regjistroi një fi tore të thellë 4-1 për-ballë ekipit të Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në ‘Qemal Stafa’. Kuqezinjtë re-alizojnë ndeshjen më të mirë miqësore në histori duke shtuar do-zat e besimit që mund të kualifikohen në botëror.

TIRANE

DYLBER BALLA

Marsi duket se është muaji me fat për ekipin kombëtar të

futbollit pasi arriti që të sigu-ronte dy fitore të jashtëza-noshme në një kohë shumë të shkurtër duke u kthyer një kërcënim real për ekipet e grupit E për kualifi kueset e botërorit Brazil 2014. Ndeshja miqësore me Lituaninë ka dhuruar shumë emocione dhe spektakël në fushë dhe në tribunë, pavarësisht reshjeve të dendura të shiut që nuk

Kuqezinjtë poker me LituaninëTrajneri De Biasi pas ndeshjes u shfaq i kënaqur me lojën e ekipit kombëtar duke vlerësuar paraqitjen e debutuesit Valdet Rama, por edhe Bashës, Çanit dhe Alban Mehës për golin

RamaValdet Rama ishte njëri nga furtbollistët më të mirë në fushë. I shpejtë, i saktë, me një driblim perfekt dhe një goditje potente e kanë bërë debutimin e Ramës, ndoshta më të mirë sesa e kishte ëndër-ruar. “Jam i kënaqur me debutimin, shpresoj që të vazhdoj kështu në të ar-dhmen. Mund të kisha shënuar, por nuk kisha shumë fat para portës” tha Rama.

MehaGoli i Alban Mehës nga mezi i fushës me goditje dënimi ishte qershia mbi tortë e kësaj ndeshje spektakolare,ndosha miqësorja më e mirë në histori. Pas ndeshjes mesfushori i Paterbonit deklaroi se “Golin iua dedikoj tifozëve për mbështetjen. Me këtë paraqitje mund të arrijmë botërorin, jemi në formë shumë të mirë” deklaroi pas ndeshjes fantazisti kosovar.

BashaEdgar Çani dhe Migjen Basha shënu-an dy golat e tjerë. Basha në takimin e dytë me kuqezinjtë shënoi golin e parë, ndërsa Egdar Çani shënoi duke u konfi rmur si një nga sulmuesit me potencial dhe pasardhësi i denjë i Erjon Bogdanit. Pas ndeshjes dy futbollistët u shprehën të kënaqur me paraqitjen.

pushuan për asnjë moment Shqipëria fi toi 4-1. Përballë lituanezëve, De Biasi vendos që në fushë të zbresë një for-macion eksperimental. Ajo që bie më shumë në sy ishte debutimi i mesfushorit me ti-pare sulmuese, Valdet Rama, por edhe pjesa e mbrojtjes

me dyshen Osmani-Mavraj dhe mesfusha me Sabien Lilajn. Ndërsa në sulm ishte Bogdani me Çanin. Ndeshja ka nisur shumë e mirë për ekipin tonë kombëtar. Reshjet e shiut vështirësojnë terrenin duke sjellë edhe dëmtimin e Ber-ishës, që zëvendësohet nga Uj-

kani. Pas kalimit të më shumë se gjysmë ore, kuqezinjtë nuk pajtohen me rezultatin duke shënuar me Alban Mehën me një super gol me goditje dënimi nga mesfusha duke lënë të shtan-gur portierin kundërshtarë. Goli ngre në peshë stadiumin, ndërsa pa u qetësuar atmosfera

SHQIPËRI-LITUANI 4-1

është sulmuesi Edgar Çani që dyfi shon shifrat në minutën e 37’ pas një gabimi në mbrojtjen mike. Atëherë kur të dy ekipet po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes Migjen Basha që shënon në ndeshjen e dytë me Shqipërinë duke fundosur Litu-aninë. Pjesa e dytë e ndeshjes ka nisur përsëri shumë e mirë për ekipin tonë që e nis aty ku e la në pjesën e parë. Agolli ush-tron presion nga e majta duke lëshuar një top në zonë që dër-gohet në rrjetë nga Palionis. Në vazhdim trajneri De Biasi nuk mendon për rezultatin por

zëvendësimet, ndërsa Evaldas në minutën e 75’ shënon golin e nderit për Lituaninë. Pas ndeshjes trajneri De Biasi u shpreh i kënaqur me lojën dhe rezultatin, por bëri thirrje që të mos ketë nota euforike, pasi ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. “Ndeshja ishte pozitive, futbollistët treguan karakter në fushë. Rezultati nuk ishte rastësi, Valdet Rama zhvilloi një ndeshje pozitive. Shpresoj që të njëtën gjë të bëjmë edhe më 7 qershor për-ballë Norvegjisë” përfundon De Biasi.

Brazil 2014

‘La Roja’ vendos heshtjen në fushën e ‘gjelave’Spanja ka fi tuar në Francë me rezultatin minimal 0-1 duke marrë kryesimin e grupit

Eleminatoret për kampionatin botëror Brazil 2014 kanë dhu-

ruar shumë emocione në të gjithë Evropën. Ndeshja kryesore që pritej me mjaft interes ka qenë ajo mes Francës dhe ekipit të Spanjës. ‘La Roja’ është e pandalshme edhe në Francë duke mundur me rezultatin minimal 0-1 ‘gjelat’ dhe u ngjitur në vendin e aprë në grup. Ndeshja ka qenë majft e fortë nga të dy ekipet, pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekuara. Ndërsa fraksioni i dytë ka qenë i mbushur me gjithcka të mundur. Fillimisht në minutën e 58’ është Rodrigez që shënon për spanjollët duke vendosur heshtjen në stadium. Trajneri Deshamp nuk pajtohet me rezultatin duke kryer disa zëvendësime, por Spanja qëndrron ‘hermetike’ deri në fund duke marrë tre pikë të çmuara dhe iu dhënë një përgjigje skeptikëve për fundin e epokës. Në ndeshjet e tjera, Portugali ka siguruar një trepikësh me shumë vlerë në, Izraeli fi toi po 0-2 në tranfertë. Në grupin A, Serbia

me Belgjikën dhe Skocia fi tuan. Në grupin B Çekia fi toi 0-3, Danima-rka barazoi me Bullgarinë, ndërsa Italia fi toi lehtësisht në transfertën e Maltës 0-2 me golat e Balotelit. Në grupin H Ukraina dhe Polonia

fi tuan, ndërsa Anglia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Malin e Zi. Pas këtij raundi, Italia, Gjermani dhe Hollanda janë ekipet e para që janë kualifkuar për në kampionatin botëror të Brazilit, pasi nuk ndiejnë asnjë rrezik potencial nga kundër-shtarët dhe me këtë vazhdimësi duket se janë të pandalëshëm. Superfuqitë botërore të futbollit kanë fi lluar të mendojnë për ako-modimin në Brazil që tani. Ndërsa Belgjika, Kroacia, Austria, Sue-dia, Hungaria, Rumania, Turqia, Rusia, Izraeli, Portugalia, Danimarka dhe padyshim grupi E ku bën pjesë edhe Shqipëria janë plotësisht të hapur për vendin e parë.

ZONA E AZISËPër kaulifikueset e kampionatit

botëror janë zhvilluar ndeshje edhe

në Azi. Në përfundim janë arritur këto rezultate. Në grupin A, Korja e Veriut ka fi tuar me Katarin 2-1. Uzbekistani ka fi tuar me Libanin 1-0. Në grupin B, Australia ka barazuar me Omanin

2-2, ndërsa Jordani ka qenë surpriza, pasi ka fi tuar me Japoninë 2-1. Fitore ka siguruar edhe Egjipti me Zimbabven dhe Algjeria me Beninin.

AMERIKA E JUGUT

Argjentina nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me ekipin e Bolivisë në transfertë. Parashikimet e shihnin Argjentinën fituese të

ndeshjes, por nuk rezultoi kështu. Për Bolivinë shënoi fi llimisht Moreno në minutën e 24’ të ndeshjes ndërsa Ben-ega barazoi në fund të pjesës së parë duke ndarë nga një pikë. Barazimi nuk e shqetëson Argjentinën pasi udhëheq grupin bindshëm.

Italia fitoi lehtësisht në transfertën e

Maltës 0-2 me golat e Balotelit. Anglia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me

Malin e Zi

Amnistia

Ibrahimovic do të jetë në fushë përballë Bar-

celonës në ndeshjen e Champions League, pasi UEFA e ka falur. UEFA pranoi ankimimin e PSG, pas kartonit të kuq që mori me Valencian. Sulmuesi u pezullua me dy ndeshje për shkak të ndëhyrjes së rrezikshme duke mos lua-jtur ndeshjen e kthimit në Francë me spanjollët, ndër-sa për Barcelonën është fa-lur nga UEFA. PSG përfi toi nga një gabim i arbitrit në relacionin pas ndeshjes. Në relacion shkruhej se ndërhyrja e Ibrahimovic kishte ndodhur kur loja ishte e ndërprerë, por pamjet vërtetuan se kishte ndodhur gjatë lojës.

Falet Ibra, në fushë me Barcelonën

■ Golat: Meha 33′, Cani 37′, 59′, Basha 43′ / Evaldas 75′ ■ Shqipëria (4-4-2): Berisha (Ujkani 23′), Lila, Mavraj,

Osmani, Agolli, Meha, Basha, Lilaj, Rama (Vajushi 64′), Çani (Sadiku 64′), Bogdani (Cana 70′). Tr: De Biazi

■ Lituania (4-4-2): Setkus (Zubas 62′); Andriuskevicius (Mikoliunas 86′), Palionis, Freidgeimas, Cesnauskis; Cesnauskis, Bartkus (Dapkus 74′), Pilibaitis, Cernychas (Evaldas 46′), Novikovas (Kalonas 65′), Matulevičius. Tr: Ksaba Laszlo

■ Gjyqtarë: Ivaylo Stojanov (Bullgari)

Foto nga ndeshja Shqipëri-Lituani e luajtur dje në “Qemal Stafa”

SPORT

Page 23: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

23E mërkurë, 27 mars 2013

FJALEKRYQI SPORTIV

FJALEKRYQI PA SKEME

HORIZONTAL1. Një libër hartash.-Një fund për balerina.-Inicialet e Daudet.-Gjysma e datave.2. Një atentat kamikaze.-Ishte dekreti i carit.3. Ekstreme në litar.-Satie kompzitor.-Forcohen nga fi zkultura4. Eshtë porosia e fundit -Eshtë thyerje për ortopedë.5. Rafael tenist. -Eshtë vend për këmbësorë. -Fare pa fe6. Atlet pa kufi j. -Kush ka... ka më shumë se kërkesa.7. Eshtë tokë... e Shqipërisë. -Janë katër në violinë.8. Gjysmë kritik. -Eshtë si llahtar. -Eshtë e gjithë.9. Diftong në teori. -U shkrua nga Sartre. -Top... në një fi lm te Tony Scott.10. Gjysmë leader.

7. Etikë pa kufi j -Tregohet pa frikë.8. Bëhet nuse me ne. -Janë françeskanët dhe karmelitanët. -Markë pistolete.9. Kufi zojnë takimet. -Rrotullohet në dinamo. -Dy anët e një elementi.10. Një inert është ndërtimi.11. Eshtë kope ujqërish. -Lind në kufi j.12. Një nivel... rakete.

-Joan këngëtare.13. Janë fenomene -Gjysma e krahut.14. Bëhen me ilaçe. -Argjentina në tabela.15. Një Ilir trainer. -Eshtë poezi vajtimi.16. Agjenci Zyrtare Tiranë -Një pjesë e arumunëve. -Carol Reed.17. Fillojnë teorinë. -Janë anglezët dhe skocezët

V E N D I M E T A H S D E N I R OM A R T I R H O V I L E R I K

M A T A N D A T A I S T A R TA E D O K U M E N T I R N AN J P A R A K A L I M E T S PN E N A V I T A M I N A T O T T OA K O M I T E T I A I A N E DA V E S E T E O B E E L E G J IK L A S T T I L A I K E T AT A K I M I T I S S O T A K AI R M A M E H M A T E R I A L

T R I M E R I T E N E T N I T E

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME

A L I S A P S S A MP R O M S M E S N Z E R IO T K E K A R B O N I R GL C A R L O S T E V E Z I J

M A E D I N S O N C A V A N I G EP O L M A R T I N C A C E R E S O NR R E Z I M N D E R R AO T K A R R I E R A E TV E R R A T T I R T E N Z OA N S T O L A T I R I S P

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

S T E L L A R M A R EH T E O K L I R I KK D O K U M E N T A RO A N A T O M I A AP A R A L E L E T J NI T E R E E U R A T AN S D T S I R E N AJ H O S K R I S

A V A J E V I N E N TS P I O V S O N A RK A L E N D A T R D II T A L I A N T S E N D

DASHI DEMI BINJAKET

MERI

GAFORRJA

LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI

SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT

Kadri Vokopola

SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË

9 20 9 19 12 4 13

12 4 1 2 11 6 16K 5 O 8 R 15B11 19 8 7 4 10 11 6 10 6

20 2 8 13 4 5 10 2 1 10 13

12 5 10 5 17 8 6 18 4 6 4

5 10 6 12 4 7 7 2 8

15 5 20 6 8 6 21 4 5 10 4

6 9 2 7 4 17 4 10 19

12 2 8 4 6 10 1 6 8 2 13

6 7 1 19 18 6 19 11

16 9 2 8 2 10 11 2 13 22 6

5 8 6 1 5 8 4 11 4 2 12

ASTROLOGE - 0900 673 4000

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17123456789101112

DUHET TË NXINI 32 KUTI

1 2 3 4 5 6 7 8 9

10 11 12 13

14 15 16 17 18

19 20 21 22

23 24 25 26 27 28 29

30 31

32 33

34 35 36

37 38 39 40 41 42

43 44

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV

HORIZONTAL1. Arrigo ish-trainer Italian.6. Xherdan te Bayern.10. Fundi i Turandot.11. Janë krahina në... skaje.13. Fillojnë nesër.14. Janë tek në guvë.15. Një kërcim në sport.19. Stam, ish-mbrojtës holandez.21. Në fund të vitit.22. Inicialet e Verratti te PSG.23. Një top në rrjetë.25. Futbollisit në foto.30. Futbollisti në foto.32. Ranocchia te Inter.33. John Lennon.34. Ruan në kufi j.35. Mbahen në skaje.36. Kufi zojnë elemente.37. Në fund majtas.38. Carles te Barcelona.41. Të parat në stacion.

43. Një lëvizje mashtruese.44. Fabio në stolin e Rusisë.

VERTIKAL1. Campbell mbrojtës anglez.2. Mbyllin portat.3. Edinson bomber uruguajan.4. Hapen në kufi j.5. Dieta pa ekstreme.7. Karpov kampion i shahut.8. Gjysma e qepëve.9. Thuhet për atë që s’është më.12. Vitet kur Italia fi toi dy botërorët e parë në futboll.14. Walter te Inter.16. Ylli i baletit.17. Mund të lakohet.

18. Goran Eriksson trainer.19. Menez te PSG.20. De Ceglie te Juventus.23. Në kryr të grupit.24. I ka të ndryshme një legen.25. Gjysma e forcës.26. Ngec në ekstreme.27. Fillojnë temën.28. Role pa çifte.29. Qendër mësimi.31. Inicialet e Daja trainer.

32. Agolli i mesfushës tonë.34. Një sigël për gjuajtësit britanikë.38. Kufi zojnë portat.39. Inicialet e Emanuelson te Milan.40. Janë tek në lice.41. Kështu fi llon sporti.42. Lika në mesfushën e Tiranës (inic).

nga zonjanga zonja RI SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR

-Inicialet e Reed aktor.-I keni në dorë.-Një Agron në Al Pazar.11. Janë si mentalitete-Inspektori i Horst Tappert. 12. Nuk shuhej dot nga Tantali.-Një detyrim që paguhet.-Janë qentë e gjahut.

VERTIKAL1. Eshtë aleanca e NATO-s. -Fillojnë metodën.2. Eshtë uji në llixha. -Janë pjesë për aktorë.3. Ekstremë në letër. -Bëhet për zakon. -Gjysmë enjtje.4. Eshtë edhe ajo e cirkut. -Këndon Ma che freddo fa.5. Julien i E kuqja dhe e zeza -Rajone Lokale Elbasan 6. Një mund të jetë fetar. -Abati i Manon Lescaut

Sot do jetë një ditë e ngje-shur me shumë veprimtari.Jeta juaj mund të marrë një kthesë e cila me sa duket ka shumë mundësi të ketë të bëjë me punën por dhe me mënyrën se sip o e oranizoni jetën tuaj të përditëshme.Merruni me cështjet tuaj ë shëndetit.

Ka shumë mundësi që situ-atat në lidhje me marrëd-hënien tuaj me partnerin në cift të përmirësohen dukshëm përsa I përket planifi kimit apo vendimeve të rëndësishme që do merrni në këtë drejtim.Lajme të mira vijnë ehe nga fëmijët tuaj të cilëve u plotsohen dëshirat.

Dita e sotme me sa duket do sjell një përmirësim të dukshëm në cështjet famil-jare si dhe do keni takime apo organizoni festa të rëndësishme.Në lidhje me karrierën apo punën do dëgjoni cështje që me sa duket nuk do jenë shumë të këndshme.

Dita e sotme premton jo vetëm një psikologji më të mirë por edhe një veprimtari më të zgjeruar në fushën e planeve takimeve apo lajmeve të cilat do jenë shumë favorizuese për ju.Keni në dorë fillime të reja prandaj shfrytëzojini mirë njohjet e këtyre ditëve.

Me sa duket dita e sotme do vazhdoj për jut ë ketë rëndësi në cështjet ekonomike.Jo vetëm do fl itet për shpenz-ime por do keni mundësinë të ndjeheni më të sigurt edhe në lidhje me të ar-dhurat .Në aspektin sen-timental gjërat do marrini një drejtim shumë pozitiv.

Sot Edhe Hëna edhe Mërkuri në shenjën tuaj me sa duket ju gjallërojnë sin ë komunikim ashtu edhe në psikologjinë tuaj.Shumë fat dhe lehtësira do sjell dita e sotme dhe sidomos në lidhje me punën dhe cështje të rëndësishme ligjore dhe familjare.

Kjo ditë me sa duket nuk do ju gjej shumë të gatshëm dhe të përgatitur në lidhje me planet tuaja apo në lid-hje me ndryshimet që keni menduar të bëni sidomos në aspektin e punës.Në lid-hje me shoqërine daljet apo errotizmin gjërat ecin në mënyrë më të ekuilibruar.

Dita e sotme jus jell me sa duket miq dhe shokë të rinj pranë jush dhe kjo sjell si pa-soj një ringritje në aspektet e detyrave dhe qëllimeve që do ti vini vetes.Do keni propozime të rëndësishme pune të cilat duhet ti shi-koni me përparësi pasi do kenë zgjidhje.

Miq shokë dhe qëllime nga më të rigjeneruarat do ketë dita e sotme për ju.Një takim me një person të rëndësishëm do sjell një kthesë në jetën tuaj të deritanishme sidomos përsa I përket aleancave.Në aspektin errotik ju prêt një ditë e mrekullueshme.

Kemi një ditë e cila mund të quhet përplasja e titanëve përsa I përket marrëdhënieve me të tjerët.Do keni njerëz të fuqishëm përball megjithëse ju jeni bindës në qëndrimet tuja.Kjo nuk duhet tju pengoj të bheni tolerant pasi përball ka pengesa të koklavitura.

Dita e sotme me sa duket ka shumë imenjime në planet ekonimike si dhe bal-ance në jetën sentimentale apo botën tuaj të brend-shme.Shpirtërisht do donit të merrnit vendime por kjo nuk ndodh për sa kohë nuk pajtoheni me ndjenjat tuja.

Për ju do ketë rëndësi kar-riera si dhe lajme të mira që mund të vijnë nga takime apo kontakte me njerëz të rëndësishëm.Do keni mundësinë e udhëtimeve të cilat jo vetëm do jenë qetë-suese por edhe frymëzuese për projektet e së ardhmes.

Page 24: PARA ZGJEDHJEVE POLICI “E POLITIZUAR”OSBE takon ......2013/03/27  · LEKË 30 VITI III - NR. 70 E mërkurë, 27-03-2013 FFjalëkryqet jalëkryqet ee fundit nga fundit nga Faqe

24 E mërkurë, 27 mars 2013

LAJMENGA BOTA

Cyan magenta yellow black

Departamenti i Marketingut:Cel: +355696060419

[email protected]

Shpërndarja:Saimir Zenelaj

cel : +355696060418Ermal Kacaniku

cel : +355696088847

• Alba MallteziDrejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila BashaDrejtore e Shqiptarja.com

• Edmond ArizajKryeredaktor

• Genc KondiZv.Kryeredaktor

Design: Altin AliajGenti Manelli

Website: Suela Gera

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: [email protected] - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Aktualitet: Granit SokolajEkonomia: Genc Kondi

Sociale: Esmeralda KetaKulturë: Admirina PeçiPolitika: Jakin Marena

VALË UHFSATELITORTOKESOREKANALI 50KANALI 48

NË PREFEKTURAT:TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158

Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi

Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë

NË TELEVIZIONIN

Origjina e LajmitTë mërkurën ora 22:00

5Pyetjet ngaBABARAMO5Pyetjet ngaBABARAMO

Çdo të martë ora 21:00Ritransmetim

■ Ministri i Jashtëm i Italisë paraqet dorëheqjen“Unë isha kundër që marinarët, e akuzuar pë r v ras jen e dy peshkatarëve indianë, të riktheheshin në Indi, por nuk jam dëgjuar”. Me këtë fjalim, ministri i jashtëm italian Guido Terzi ka dhënë dorëheqjen, në takimin urgjent në Dhomën e Deputetëve për çështjen e dy marinarëve të brigadës “San Marco”, të cilët mbahen në Indi pasi akuzohen për vrasjen e dy peshkatarëve indianë vitin e kaluar. “Për 40 vjet kam mbajtur dhe mbaj edhe sot në një mënyrë akoma më të fortë qëndrimin që duhet mbrojtur nderi i vendit, i forcave të armatosura dhe diplomacisë italiane”, tha ai. Marrëdhëniet mes Italisë dhe Indisë u tensionuan për shkak të mospajtimit në rritje lidhur me procedimin gjyqësor të dy ushtarakëve italianë, që menduan se kishin të bënin me piratë.

■ Greqi, 8 mijë fëmijë shqiptarë morën nënshtetësiPak muaj pas anulimit të dhënies së nënshtetësisë greke për emigrantët, ministria e Brendshme ka njoftuar se procesi i dhënies së nënshtetësisë greke fëmijëve të emigrantëve, në zbatim të ligjit përkatës, që u vendos në mars 2010 nga qeveria e PASOK-ut dhe që u shpall përfundimisht si antikushtetues nga Gjykata e lartë, ka qenë shumë rezultativ. Mbi 8 mijë fëmijë shqiptarë kanë përfi tuar prej tij dhe atyre nuk do t’u hiqet më nënshtetësia greke. Në periudhën nga 24 marsi 2010 deri më 22 gusht 2012, numri i përgjithshëm i personave që morën nënshtetësinë greke për arsye të lindjes në Greqi, ishte 4.595 persona. Nga këta, 3.501 ishin aplikantë që kishin si vend origjine Shqipërinë.

■ Guvernatori i Bankës së Qipros dha dorëheqjenGuvernatori i “Bank of Cyprus”, banka më e madhe dhe kryesorja në ishullin e Mesdheut, deklaroi dhënien e dorëheqjes nga detyra e kreut të insitucionit fi nanciar, pas arritjes së marrëveshjes për një plan shpëtimi ekonomik mes Qipros dhe Trojkës së kreditorëve ndërkombëtarë. Ndërkohë, ministri qipriot i Financave, Mihalis Sarris tha se se bankat e ishullit pritet të rihapen të enjten. “Besoj se bankat do të rihapen ditën e enjte ashtu siç ishte parashikuar”, deklaroi ministri për radion BBC.

■ NATO: Për Malin e Zi, porta mbetet e hapurSekretar i i përg j i thshëm i Aleancës së Atlantikut Verior (NATO) Anders Fogh Rasmussen deklaroi dje, pas takimit me kryeministr in malazez Milo Gjukanoviç , se NATO- ja i mbështet përpjekjet e Malit të Zi për anëtarësim në organizatën e 28 vendeve. Rasmussen nxiti Malin e Zi që të vazhdojë me reformat, veçanërisht kur bëhej fjalë për vendosjen dhe ruajtjen e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në fushën e mbrojtjes. Ai falenderoi autoritetet malazeze për kontributin në misionin e NATO-s në Afganistan.

■ Ish-ministri bullgar dënohet për korrupsionIsh-ministri bullgar i Bujqësisë, konservatori Miroslav Najdenov, u shpall fajtor për korrupsion dhe abuzime me pushtet in gjatë shpërndarjes së fondeve evropiane, njoftoi Prokuroria e Sofjes. Najdenov bënte pjesë në qever inë konserva tore të Bojko Borisovit, i cili dha dorëheqjen më 20 shkurt, pas protestave të përditshme në të gjithë vendin kundër varfërisë dhe korrupsionit. Ai rrezikon deri në gjashtë vjet burgim.