24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Neglizhenca e Gent Sejkos i shkaktoi vendit 28 milionë euro dëme, ja si dështoi me masat për kursin e këmbimit, ekspertët japin alarmin Tirazhi 10000 kopje E Enjte 13 Shtator 2018 Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben sekuestrimit të pasurisë, ja si SPAK garanton skanimin dhe ndëshkimin e pushtetarëve & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Pesë pyetje për Albana Vokshin dhe jo vetëm... Nga Jorgo MANDILI Nga Spaten SULI S’ka veting politik, por SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me forcat tona” në veting, forcimi tiranisë së establishmentit politik! Ç m i m i 2 0 l e k ë Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën“SOT”, Shehi fillimisht... Abuzimet e kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me tenderat duket se nuk kanë të sosur. Në vazhdën e asaj që gazeta publikoi dje, sot po nxjerr të tjera fakte sesi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka abuzuar me tenderat... Dashamir Shehi: PDIU të korrigjojë zigzaget, jo dy javë majtas dhe dy javë djathtas, aksioni i opozitës duhet të jetë në Parlament Erion Veliaj skandale dhe në ujësjellës, ja si janë eliminuar kompanitë në tenderat e UKT, miliona lekë janë dhënë pa garë Faqe 8 Faqe 7 Sezoni artistik nis me jo pak probleme për artistët. Në reagimet e tyre ata herë pas here po- hojnë se në kushtet sot përballen me mbijetesën. Për artistët Ministria e Kulturës ... ADRIANA TOLKA: Artistët diskutojnë mbijetesën, në Ministri të Kulturës punojnë njerëz që merren me fasadat Faqe 18 Detyrimet e prapambetura të aksidenteve vijojnë të jenë një shqetësim sepse ka shumë qyte- tarë që nuk po arrijnë dot të marrin dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimeve. Një problematikë e tillë shkaktoi ditën e djeshme... Komisioni i Ekonomisë “gozhdon” Ervin Koçin, AMF dështon me masat për sigurimet, Erjon Braçe kërkon ndërhyrjen e KLSH Faqe 9 Faqe 10 Meta-Berisha sinjal për një aleancë të dytë, pas takimit për librin e Frank Shkrelit, shfaqen bashkë në aktivitetin për Azem Hajdarin Faqe 3 Komisioni i vetingut përcakton planin, ja 113 gjyqtarët dhe prokurorët që do skanohen gjatë 1 viti, në sitë emrat e dosjeve “VIP” Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë shfaqur ditën e djeshme sërish krah njëri-tjetrit. Të martën presidenti dhe ish-kryem- inistri ishin në promovimin e librit publicistik, të ish-drejtorit të“Zërit të Amerikës”për Euro-Az- inë, Frank Shkreli. Ndërkohë që dje Meta dhe Berisha kanë qenë bashkë në përkujtimoren e mbajtur për vrasjen e ish-deputetit Azem Ha- jdari. Këto takime nuk janë... Faqe 4,5 Kreu i ri i KLSH do futet në veting, Kuvendi nis procedurat për pasardhësin e Bujar Leskajt Dokumentet e CIA: Ja si u nda në tre klane qeveria komuniste në vitin 1950, amerikanët skeptikë për rolin e Hasan Dostit gjatë kohës që ishte ministër F. 12 Faqe 6 Faqe 2 Basha përplaset me gardën e vjetër, Patozi kritika kreut demokrat Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht procedurat për të zgjedhur kreun e ri të kontrollit të Lartë të Shtetit. Gazeta e ka theksuar prej disa ditësh se kanë nisur negociata qeveri-president, ndërkohë që tani duhet të ndiqet rruga zyrtare.Vetë kreu aktual Bujar Leskaj...

Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Neglizhenca e Gent Sejkos i shkaktoi vendit 28 milionë euro dëme, ja si dështoi me masat për kursin e këmbimit, ekspertët japin alarminTirazhi 10000 kopje E Enjte 13 Shtator 2018

Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben sekuestrimit

të pasurisë, ja si SPAK garanton skanimin dhe ndëshkimin e pushtetarëve

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Pesë pyetje për Albana Vokshin dhe jo vetëm...

Nga Jorgo MANDILI

Nga Spaten SULI

S’ka veting politik, por SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e

peshkaqenëve të politikës

Nga Besi BEKTESHI

Tendenca “me forcat tona” në veting, forcimi tiranisë së establishmentit politik!

Çmimi 20 lekë

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Shehi fillimisht...

Abuzimet e kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me tenderat duket se nuk kanë të sosur. Në vazhdën e asaj që gazeta publikoi dje, sot po nxjerr të tjera fakte sesi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka abuzuar me tenderat...

Dashamir Shehi: PDIU të korrigjojë zigzaget, jo

dy javë majtas dhe dy javë djathtas, aksioni i opozitës duhet të jetë në Parlament

Erion Veliaj skandale dhe në ujësjellës, ja si

janë eliminuar kompanitë në tenderat e UKT, miliona

lekë janë dhënë pa garë

Faqe 8

Faqe 7

Sezoni artistik nis me jo pak probleme për artistët. Në reagimet e tyre ata herë pas here po-hojnë se në kushtet sot përballen me mbijetesën. Për artistët Ministria e Kulturës ...

ADRIANA TOLKA: Artistët diskutojnë mbijetesën, në Ministri të Kulturës punojnë njerëz që merren me fasadat

Faqe 18

Detyrimet e prapambetura të aksidenteve vijojnë të jenë një shqetësim sepse ka shumë qyte-tarë që nuk po arrijnë dot të marrin dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimeve. Një problematikë e tillë shkaktoi ditën e djeshme...

Komisioni i Ekonomisë “gozhdon” Ervin Koçin, AMF dështon me masat

për sigurimet, Erjon Braçe kërkon ndërhyrjen e KLSH

Faqe 9

Faqe 10

Meta-Berisha sinjal për një aleancë të dytë, pas takimit për librin e Frank Shkrelit, shfaqen

bashkë në aktivitetin për Azem Hajdarin

Faqe 3

Komisioni i vetingut përcakton planin, ja 113 gjyqtarët dhe prokurorët që do skanohen gjatë 1 viti, në sitë emrat e dosjeve “VIP”

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë shfaqur ditën e djeshme sërish krah njëri-tjetrit. Të martën presidenti dhe ish-kryem-

inistri ishin në promovimin e librit publicistik, të ish-drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euro-Az-inë, Frank Shkreli. Ndërkohë që dje Meta dhe

Berisha kanë qenë bashkë në përkujtimoren e mbajtur për vrasjen e ish-deputetit Azem Ha-jdari. Këto takime nuk janë... Faqe 4,5

Kreu i ri i KLSH do futet në veting, Kuvendi nis procedurat

për pasardhësin e Bujar Leskajt

Dokumentet e CIA: Ja si u nda në tre klane qeveria komuniste

në vitin 1950, amerikanët skeptikë për rolin e Hasan Dostit gjatë kohës që ishte ministër F. 12 Faqe 6

Faqe 2

Basha përplaset me gardën e vjetër, Patozi kritika kreut demokrat

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht procedurat për të zgjedhur kreun e ri të kontrollit të Lartë të Shtetit. Gazeta e ka theksuar prej disa ditësh se kanë nisur negociata qeveri-president, ndërkohë që tani duhet të ndiqet rruga zyrtare. Vetë kreu aktual Bujar Leskaj...

Page 2: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

2 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

JA EMRAT QË DO KALOJNË NË SITËN E VETINGUT1. Ramadan Troci, kandidat për KLP2. Besnik Cani, kandidat për KLP3. Shpëtim Kurti, kandidat për KLP4. Kastriot Selita, kandidat për KED5. Marsida Xhaferllari, kandidate për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë6. Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED7. Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, kandidat për KED8. Ahmet Jangulli, Gjykata Administra-tive Shkodër, kandidat për KED9. Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë, kandidat për KED10. Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese11. Luan Dervishi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese12. Rexhep Bekteshi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese13. Regleta Panajoti, kandidat për Gjykatën Kushtetuese14. Valbona Bala (Pajo), kandidat për Gjykatën Kushtetuese15. Arta Vorpsi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese16. Elsa Toska, kandidat për Gjykatën Kushtetuese17. Artan Çupi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat18. Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë19. Emona Muçi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec20. Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë21. Entela Shedula (Sorra), kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë22. Halil Vani, kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër23. Isuf Shehu, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës24. Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë25. Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës

së Rrethit Durrës26. Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë27. Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet28. Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier29. Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë30. Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë31. Sulejman Kurti, kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan32. Sandër Simoni Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda33. Astrit Shema Kryetar i Gjykatës Administrative Vlorë34. Eriol Roshi Kryetar i Gjykatës Ad-ministrative Tiranë35. Mariana Velçani Kryetare e Gjykatës Administrative Durrës36. Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër37. Sokol Ibi Kryetar i Gjykatës Admin-istrative Korçë38. Valbona Durraj Kryetare e Gjykatës Administrative Shkodër39. Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë40. Dritan Banushik, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër41. Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë42. Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër43. Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë44. Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës45. Fehmi Petku, kjykata e Apelit për Krimet e Rënda46. Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë47. Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së

Rrethit Berat48. Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër49. Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin50. Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë51. Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë52. Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër53. Alketa Nushi, drejtuese e Prokuror-isë së Rrethit Kukës54. Anton Martini, drejtuesi i Prokuror-isë së Rrethit Shkodër55. Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër56. Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë57. Ardjan Nezha, drejtues i Prokuror-isë së Rrethit Elbasan58. Artan Madani, drejtues i Prokuror-isë së Rrethit Kavajë59. Artan Shtrungza, drejtues i Proku-rorisë së Rrethit Tropojë60. Çlirim Shahini, drejtues i Prokuror-isë së Rrethit Lushnjë61. Donika Prela, drejtuese e Prokuror-isë së Rrethit Durrës62. Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë së RrethitKorçë63. Edison Ademi, drejtues i Prokuror-isë së Rrethit Sarandë64. Elidjana Kasaj, drejtuese e Proku-rorisë së Rrethit Pukë65. Eloida Goxhaj, drejtuese e Proku-rorisë së Rrethit Berat66. Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier67. Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet68. Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat69. Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë

70. Simon Pashuku, drejtues i Proku-rorisë së Rrethit Lezhë71. Sotir Kllapi, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec72. Shkëlzen Canaj, drejtuesi i Proku-rorisë së Rrethit Dibër73. Zeqir Hodaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin74. Besim Hajdarmataj, drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda75. Esmeralda Cami, drejtuese e Proku-rorisë së Rrethit Dibër76. Enkelejda Millonai, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Elbasan77. Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë78. Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë79. Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër80. Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë81. Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër82. Ferdinand Elezi, drejtues, Proku-roria e Apelit Durrës83. Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda84. Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda85. Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda86. Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda87. Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda88. Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda89. Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda90. Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda91. Nure Dreni, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda92. Saida Dollani, gjyqtare në Gjykatën

e Apelit për Krimet e Rënda93. Adnan Xholi, Prokuroria e Përg-jithshme94. Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme95. Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme96. Alma Muça, Prokuroria e Përg-jithshme97. Arben Kraja, Prokuroria e Përg-jithshme98. Arqilea Koça, Prokuroria e Përg-jithshme99. Artur Selmani, Prokuroria e Përg-jithshme100. Petrit Fusha, Prokuroria e Përg-jithshme101. Sokol Stojani, Prokuroria e Përg-jithshme102. Thoma Jano, Prokuroria e Përg-jithshme103. Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda104. Fiona Papajorgji, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese105. Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë106. Gentian Jahjolli, këshilltar në Gjykatën e Lartë107. Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë108. Arnisa Këlliçi, këshilltare në Gjykatën e Lartë109. Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë110. Miranda Nakaj, ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit111. Ana Golloshi, ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit112. Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë113. Enkel Peza, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë

Kliti TOPALLI

Komisioni i Pavarur i Kuali-fikimit parashikon që përg-jatë një viti të skanojë plot 113 gjyqtarë dhe prokurorë.

Deri më tani kanë kaluar në sitë 49 emra nga lista prioritare, ndërkohë që janë dhe 5 të tjerë që do të dalin në seanca dëgjimore në ditët në vijim. Por në faqen zyrtare në internet të KPK është bërë e ditur se janë hedhur shortet e trupave gjyqësore për 3 lista me gjyqtarë dhe prokurorë, secila me nga 36 emra. Bashkë me 4 emrat e mbetur nga lista e parë, bëhet fjalë për plot 113 gjyqtarë dhe prokurorë që do të skanohen përgjatë një viti. Vetingu në ditët në vijim do vijojë me 4 emra: Ramadan Trocin, kandidat për KLP, Besnik Canin, kandidat për KLP, Shpëtim Kurtin, kandidat për KLP; Kastriot Selitën, kandidat për KED dhe Marsida Xhaferllari, kandidate për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Këta janë emrat që do të vendosin më pas dhe fatin e organeve të reja të drejtësisë. Pasi të mbarojë vetingu për ta do hidhet shorti nga Prokuroria e

Ja emrat e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që do futen në veting

Komisioni i vetingut përcakton planin, ja 113 gjyqtarët dhe prokurorët që do skanohen

gjatë 1 viti, në sitë emrat e dosjeve “VIP”Përgjithshme për anëtarë të KLP nga prokuroria e Apelit Tiranë. Po ashtu pritet që Presidenca ose Kuvendi të hedhin shortin për anëtarët e KED. Më pas do të vijohet më listën e dytë, me 36 emra, ku bëjnë pjesë disa kan-didatë për KED, kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese dhe krerët e gjykatave dhe të prokurorive në vend. Më pas do të vijohet me krerët e të gji-tha prokurorive në vend dhe anëtarët e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa në fund do të vijohet me këshilltarët e Gjykatës së Lartë. Ajo që bie në sy është se për të gjithë këta emra janë përcaktuar trupat që do të kryejnë verifikimin dhe për një pjesë të mad-he ka përfunduar puna kryesore. Për shumë prej tyre janë grumbulluar të dhënat dhe në ditët në vijim pritet që KPK të nisë me disa seanca dëgjimore në javë për të ezauruar sa më shpejt emrat në listë. Emrat që kanë hetuar korrupsionin

Me interes pritet vetingu për anëtarët e Prokurorisë së Përg-jithshme. Të gjithë ata kanë pasur në dorë dosje të mëdha korrupsioni. Para një viti Prokuroria e Përgjithshme

ishte organi kompetent për të hetuar zyrtarët e lartë, përfshirë ministra, ish-ministra, deputetë, etj. Të gjithë akuzat e ngritura këto vitet e fundit për pushtetarët janë hetuar pikërisht nga 10 anëtarët e Prokurorisë së Përg-

jithshme. Ata kanë qenë në detyrë gjatë kohës që në krye të organit të akuzës ishte Adriatik Llalla dhe peri-udha e tij do të mbahet mend vetëm për mbylljen e dosjeve të bujshme të korrupsionit. Vetë qeveria aktuale

ka ngritur padi për rreth 8 ministra të qeverisë “Berisha”. I vetmi që e pësoi ishte Spiro Ksera, por dhe ai sot është jashtë burgut. Asnjë tjetër nuk u ndëshkua. Po ashtu Kontrolli i Lartë i Shteti ka bërë me dhjetra kallëzime për ministra, zv/ministra e Sekretarë të Përgjithshëm dhe sërish nuk u ndëshkua askush. Mbetet të shihet nëse anëtarët e Prokurorisë së Përgjithshme do ngelin në veting apo do të rezultojnë të pastër.

Verifikime jashtë venditPor telashet për gjyqtarët dhe

prokurorët nuk do të jenë vetëm brenda vendit, pasi ka rrezik që të ketë hetime dhe jashtë vendit, ndërsa në sitë do të kalojnë dhe të afërmit e tyre. Ka shumë njerëz në drejtësi që gëzojnë dy shtetësi dhe kjo do e rrisë rrezikun për ta. Por nga ana tjetër, nëse në shtete të ndryshme të botës ata kanë pastruar para apo kanë fshehur të ardhurat, atëherë dhe këto shtete mund të nisin hetime kryesisht. Por njëkohësisht janë të rrezikuar dhe familjarët e tyre. Pra kjo rrugë do të ndiqet dhe për të gjithë ata që kanë përfshirë dhe famil-jarët në deklarimet e tyre.

Page 3: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Akuzat penale kundër Presidentit të Republikës Kryetarit të Kuvendit,KryeministritAnëtarit të Këshillit të MinistraveGjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Të Gjykatës së LartëProkurorit të PërgjithshëmInspektorit të Lartë të Drejtësisë

Kryetarit të BashkisëDeputetitZëvendësministritAnëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të

Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj

Çdo akuzë ndaj ish-funksionarëve të më-sipërm, për vepra të kryera gjatë detyrës

ZYRTARËT QË DO HETOHEN NGA SPAK

Kolegji i Posaçëm i Apelimit fundos Besa Nikëhasanin, prokurorja e Shkodrës 15 vite larg sistemit të drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë dje në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sa i takon vetingut për prokuroren e Shkodrës, Besa Nikëhasani KPK e gjeti atë me shumë shkelje dhe vendosi shkarkimin nga detyra. Por Hasani nuk u pajtua me këtë masë dhe ju drejtua Apelit. Dje u mbaj seanca në KPA dhe u la në fuqi vendimi i KPK. Kjo do të thotë se Hasani për 15 vite nuk mund të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur në prill të këtij

viti, relatorja Genta Tafa (Bungo) deklaroi se nga verifikimet e bëra nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive (ILDKPI), ishte konstatuar se deklarimet e Nikëhasanit janë të sakta, nuk ka fshehur pasurinë, nuk ka kryer deklarim te rremë, si dhe ka burim të ligjshëm pasurie. Por pavarësisht raportit të ILDKPI, relatorja bëri me dije se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte bërë një hetim të thelluar ndaj subjektit të rivlerësimit, ku kishte arritur në përfundimin se prokurorja e Shkod-

rës nuk justifikonte burimin e ligjshëm të dy apartamenteve, dy garazheve dhe një makinë fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro. Një nga apartamentet që nuk justifikohej ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë. “ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet e Nikëhasanit janë të sakta, nuk ka fshehur pasurinë nuk ka kryer deklarim te rremë. Ka burim të ligjshëm pasurie. Kemi kryer një hetim të pavarur nga përgjigja e ILDKPKI. Nikëhasani ka një apartament me vlerë 90 mijë euro në Tiranë, apartament me

vlerë 28 mijë euro në Shëngjin dhe një dyqan në Lezhë, fituar me prishjen e një apartamenti të vjetër. Nikëhasani ka gënjyer për një apar-tament në Lezhë me sip 130 m2. Nuk ka pasur asnjëherë certifikatë pronësie. Nikëhasani nuk ka burim pasurie për blerjen e automjetit një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. 130 m2 apartament në Lezhë dhe apartament 140 m3 e dy garazheve në Tiranë dhe fuoristradës 19 mijë e 500 euro. Janë pa burim të justifi-kuara”, deklaroi relatorja Genta Tafa (Bungo).

Kliti TOPALLI

Politika shqiptare është mbërthyer ditët e fundit nga debatet sa i takon vetingut në politikë. Opozita doli me një propozim për të futur presidentin,

kryeministrin, ministrat dhe deputetët në veting, por për PS kjo është një lëvizje strateg-jike për të shmangur reformën në drejtësi. Gazeta e deklaroi pak ditë më parë se Basha e Kryemadhi po kërkojnë të dalin kundër SPAK dhe Byrosë së Hetimit, ndërsa sot po tregojmë specifikisht se si organet e reja antikorrupsion garantojnë skanimin e të gjithë politikës. Nëse shohim ligjin për SPAK dhe Kodin e Proce-durës Penale, aty tregohet me detaje se kushdo që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve, jo thjesht do largohet nga politika, por do japë llogari para drejtësisë. Opozita kërkon largim vetëm të personave që kanë lidhje me kontig-jentë të botës së krimit. Vetë SPAK do jetë një institucion që mund të hetojë dhe raste të tilla. Nëse ka indicie, denoncime në media, denon-cime publike nga partitë se një person ka pasur lidhje me individë të inkriminuar, atëherë të gjithë do kalojnë në skaner. Por PD kundërsht-on vetingun në pasuri, element i cili rrezikon gati gjysmën e politikanëve. SPAK dhe Byroja e Hetimit kanë në kompetencë një sërë veprash penale, që do fundosin shumë zyrtarë. SPAK do ketë akses në të dhënat e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në të dhënat e Drejtorisë së Pastrimit të Parave, në të dhënat e ZVRPP, prokurorisë, doganave, etj. Në këtë mënyrë nëse vihet re se një deputet, ministër, kryeministër, apo dikush tjetër ka parregullsi me pasurinë, automatikisht nisin hetimet. Por ndryshe nga sa pretendon PD, në momentin që nis verifikimi pasuror hyn në lojë dhe ligji antimafia. Sipas tij, do verifi-kohen dhe familjarët dhe nëse ka parregullsi, përveç se do ketë dënime sipas Kodit Penal, do ketë dhe sekuestrime pasurish. Këtu duket se qëndron dhe strategjia e opozitës. Në draftin e propozuar nga PD theksohet se në rastet kur ILDKP vë re se një zyrtar nuk e justifikon pas-urinë, ai largohet. Por me SPAK, nuk ka vetëm largim, por dhe arrestim dhe sekuestrim pas-urie. Opozita nuk e do diçka të tillë dhe po del me një skenar më vete. Por një tjetër detaj që tremb opozitën është se SPAK mund të hetojë dhe ish-ministrat dhe ish-kryeministrat. Dihet që shumë ish-ministra të PD janë akuzuar për afera dhe janë të rrezikuar. Por në vetingun e opozitës nuk përfshihet diçka e tillë.

Veprat që do jenë kompetencë e SPAKSipas përcaktimeve në ligj, Struktura e

Posaçme Antikorrupsion do hetojë dhe krimin e organizuar, por sa i takon korrupsionit janë 17 vepra penale. Ndër këto mund të pamenden:

Ja kompetencat që do të ketë SPAK

1. Krimet e parashikuara nga nenet”NENI 244- Korrupsioni aktiv i personave

që ushtrojnë funksione publike NENI 244/a- Korrupsioni aktiv i nëpunësve

të huaj publikë NENI 245- Korrupsioni aktiv i funksionarëve

të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorëNENI 245/1- Ushtrimi i ndikimit të palig-

jshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

NENI 257- Përfitimi i paligjshëm i interesave NENI 258- Shkelja e barazisë së pjesëmar-

rësve në tendera apo ankande publike NENI 259- Korrupsioni pasiv i personave

që ushtrojnë funksione publikeNENI 259/a- Korrupsioni pasiv i nëpunësve

të huaj publikë NENI 260- Korrupsioni pasiv i funksion-

arëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

NENI 319- Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë

NENI 319/a- Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

NENI 319/b- Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

NENI 319/c- Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

NENI 319/ç- Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të or-ganeve të drejtësisë

NENI 319/d- Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

NENI 319/dh- Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

NENI 319/e- Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja2. Çdo vepër penale e kryer nga grupi i struk-

turuar kriminal, organizata kriminale, or-ganizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal;

3. Akuzat penale kundër Presidentit të Repub-likës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Larte të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, de-putetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj;

4. Akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

SPAK garanton veting dhe sekuestrim pasurie edhe për ish-ministrat e ish-kryeministrat

Prapaskenat e vetingut në politikë, Kryemadhi-Basha i tremben sekuestrimit të pasurisë, ja si SPAK garanton skanimin dhe ndëshkimin e pushtetarëve

5ARSYET PSE PD-LSI DUAN VETING MË VETE

1- Kërkojnë të anashkalojnë SPAK dhe BKH2- Të shmangin kontrollin pasuror3- SPAK garanton jo vetëm përjashtim, por dhe arrestim dhe sekuestrim

pasurie4- SPAK do skanojë ish-ministrat dhe ish-kryeministrat, gjë që e shqetëson PD5- SPAK do hetojë dhe pasurinë e familjarëve të politikanëve

Neni 244- Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ky është dhe neni kryesor, përmes të cilit pritet që të dërgohen pas hekurave gjyqtarë, prokurorë, politikanë apo funksionarë të tjerë. Por interesant është fakti se në hetim mund të merren dhe punonjës të huaj. Ndërkohë pjesë e SPAK do jetë dhe neni 245 i Kodit Penal, i cili ka të bëjë me korrupsionin aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë. Një tjetër nen që do të prekë një pjesë të madhe të pushtetarëve dhe zyrtarëve shqiptarë, pasi vetëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë kallëzuar gjatë 3 viteve të fundit rreth 500 zyrtarë, është neni 258 që ka të bëjë me abuzimet me tenderët. Ndërkohë në listë është dhe korrupsioni aktiv apo pasiv i gjyqtarit dhe prokurorit.

Ja si do futen në kurth zyrtarëtKodit të Procedurës Penale i janë bërë ndry-

shime në nenin 294/a, ku përcaktohet se zyrtarët e korruptuar mund të futen në kurth nga individë të policisë gjyqësore. “Oficeri i policisë gjyqësore ose një person i autorizuar, mund të ngarkohet për të kryer blerje ose shitje të simuluar të sendeve që janë të ndaluara për t’u prodhuar, zotëruar, mbajtur apo tregtuar, apo sende që rrjedhin nga një krim, ose simulimin e një akti korruptiv ose të kryejnë veprime të tjera simuluese, për të zbuluar dhe mbledhur prova për personat e dyshuar për kryerjen e një krimi, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e tyre si punonjës policie”, thuhet në ligj. Pra aty dëshmohet qartë se do ketë provokime për zyrtarët kur ka dyshime se ata janë të përfshirë në afera korrupsioni.

Page 4: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

4 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bislim Ahmetaj: Hajdari u vra se denoncoi skenarët e lidhjeve të Tiranës zyrtare me Beogradin, nuk e mbylli gojën ndaj kontrabandistëve

Kreu i grupimit “Dhjetor '90”, Bislim Ah-metaj ka reaguar dje në lidhje me 20 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Përmes një postimi në “Facebook”, Bislim Ahmetaj u shpreh se Hajdari u pushkatua pasi nuk e mbylli gojën për asnjë moment duke denoncuar krim-inelët. Sipas kryetarit të grupimit “Dhjetor ‘90”, Hajdari u pushkatua se denoncoi lidhjet e Tiranës zyrtare me Beogradin dhe veglat e tyre në Kosovë. “12 shtatori, dita që shënon përvjetorin e 20-të të pushkatimit pa gjyq nga Policia e Shtetit të Princit të Mendjeve të Lira,

liderit të Lëvizjes Studentore, kryetarit të parë të Partisë Demokratike shqiptare të fenomenit të papërsëritshëm Azem Hajdari është një ditë që na thërret të reflektojmë thellë në ndërg-jegjen tonë në emër tw jetës, në emër të lirisë, demokracisë dhe vlerave të saj të vëna në pran-ga. Azem Hajdari u pushkatua se nuk u përkul, nuk u shit, nuk bëri kompromis në kurriz tw lirisë dhe demokracisë së qytetarëve për inte-resat e tij personale. Azem Hajdari u pushkat-ua pasi nuk e mbylli gojën për asnjë moment duke denoncuar kriminelwt, kontrabandistët

e zullumqarët e pushtetit që erdhën në pushtet me grykën e pushkës pas revolucionit punis-to-mafioz të mars-qershorit ‘97. Azem Hajdari u pushkatua se denoncoi skenarët e lidhjeve të Tiranës zyrtare me Beogradin dhe veglat e tyre në Kosovë”, tha ai. Kreu i grupimit “Dhjetor ‘90”, Bislim Ahmetaj u shpreh gjithashtu se kjo ditë duhet të jetë një apel i fortë për të gjithë të djathtën shqiptare. Ai akuzoi Bashën se të vet-min veprim të guximshëm që ka bërë ka qenë dalja para mediave. “Po jetojmë në vendin ku alternativa që i afrohet shumicës se qytetarëve

nga qeveritaret është një derë e hapur burgu, uria dhe skamje ose braktisja e atdheut. Po je-tojmë në një kohë kur ligjet bëhen për mafiozët, mafiozët janë shtetarë, kohë kur kufiri midis mafies dhe shtetit është shuar. Po jetojmë një kohë të ligë ku qeveria ka dhunuar çdo grup interesi dhe opozita është shndërruar në zgjatin të saj. Veprimi më i “guximshëm” i kryetarit të opozitës deri sot ka rezultuar të jetë dalja para kamerave brenda gardhit të partisë së tij si edhe denigrimi e ndjekja kundërshtarëve brenda partisë që sa vinë dhe shtohen”, u shpreh ai.

PD përkujton vrasjen e Azem Hajdarit, Basha përplaset me gardën e vjetër, Astrit Patozi kritika kreut demokrat

Basha: Ne nuk do t’i nënshtrohemi të keqes

Endri ARIZI

Partia Demokratike ka përku-jtuar dje 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Simpatizantë të shumtë demokratë, mes

të cilëve dhe figura politike, ku binte në sy pjesëmarrja e kreut demokrat Lulzim Basha, presidentit Meta apo dhe ish-kryeministrit Berisha si dhe familjarë, bënw dje homazhe pranë memorialit të Azem Hajdarit. Por teksa Meta dhe Berisha u bënë sërish bashkë, dje nuk kanë munguar as përplasjet mes kreut demokrat Lulzim Basha me gardën e vjetër. Në simpoziumin dhe ekspozitën “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Evropa” që organizuan demokratët, Basha u përball me gardën e vjetër. Ish-ministri Jashtëm, Besnik Mustafaj gjatë fjalës së mbajtur në nder të Azem Hadjarit nuk i kurseu thumbat në dre-jtim të kreut demokrat. Mustafaj, teksa kishte zgjedhur që përmes një letre im-agjinare t’i drejtohej Azemit, u shpreh se Partia Demokratike nuk është aty ku historia e kërkon. Ai thumboi gjithashtu kreun demokrat se nuk është i zoti për të drejtuar partinë. “PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për t’i dhënë zë politik kësaj pa-kënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për t’i udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrrës tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa. Do t’i njoftoja një lajm të gëzueshëm. Se ka shumë të rinj, djem dhe vajza të cilët nuk e kanë njohur Azem Hajdarin dje, por që duan Azem Hajdarin siç ishte në të vërtetë. I besojnë atij dhe frymëzohen nga ai për të mos u pajtuar me të keqen”, tha Mustafaj.

Basha i përgjigjet Mustafajt Kreu demokrat ka reaguar dje

menjëherë pas akuzave të hedhura në drejtim të tij nga ana e ish-deputetit të PD Besnik Mustafaj. Gjatë homazheve të mbajtura para memorialit të Azem Hajdarit, Basha u përpoq ta lidhte dështimin e tij në krye të partisë, me argumentin se politika është e lidhur me krimin dhe se janë nënshtruar të gjithë qytetarët ndaj këtij fenomeni. Më tej, Ba-sha u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen dhe të luftojnë kundër qeverisë. “Por sot në mënyrë tragjike dhe epike Azemi na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit, kur krimi dhe qeverisja bëhen një, kur

Rudina Hajdari: Ëndrra e Azemit që Shqipëria

të ishte si Evropa Vajza e Azem Hajdarit, Rudina

Hajdari, njëherësh deputete e Partisë Demokratike foli dje gjatë ceremonisë përkujtimore të 20 vjetorit të vrasjes së të atit që organizoi PD. Në fjalën e mbajtur, deputetja Hajdari deklaroi se ëndrra e Azemit ka qenë që Shqipëria të ishte si Europa. Sipas Hajdarit, babai i saj Azem Hajdari arriti të realizonte brenda7 viteve ato që shumë njerëz nuk do mund t’i realizonin. Deputetja e PD, Rudina Hajdari deklaroi ndër të tjera se arsyeja se pse Azem Hajdari mposhti komunizmin ishte për fak-tin se sistemi nuk kishte respekt për atdheun dhe familjen.“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte Shqipëria si Evropa. Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt atdheun dhe as për familjen”, deklaroi dje Rudina Hajdari.

Klevis Balliu: PD të marrë në dorë fatet e vendit Deputeti i PD, Klevis Balliu deklar-

oi dje në kuadër të 20-vjetorit të përku-jtimit të vrasjes së Azem Hajdarit se ai është një inspirim për luftën për demokraci. Përmes një postimi në “Facebook”, Balliu u shpreh se PD sot duhet të marrë në dorë fatet e vendit e të çojë deri në fund ëndrrën e Hajdarit. “Azem Hajdari është një inspirim për luftën për demokraci dhe për integrimin Europian. Ai është shembull i guximit dhe sakrificës për një Shqipëri evropi-ane. Ëndrra e Azemit ishte Shqipëria si gjithë Europa. Ai nuk është më mes nesh por veprat e tij janë dhe do të mbeten gjithnjë pjesë e historisë tonë. Vepra e tij është ende e pa përfunduar ndaj në nder të tij, të sakrificës së tij ne duhet të vazhdojmë misionin e tij. Sot, ashtu si dhe 28 vite më parë vendi ynë ka nevojë për ndarjen nga nomenklat-ura komuniste dhe integrimin në BE. PD sot duhet të marrë në dorë fatet e vendit dhe të çojë deri në fund ëndrrën e tij, ëndrrën e të gjithë shqiptarëve: “Shqipëria si gjithë Evropa””, tha ai.

bandat nënshtrojnë politikën dhe qyte-tarët. Pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azem Hajdarit, për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndaj sot është dita më domethënëse që, së bashku, nga ky shesh të shprehim vendosmërinë tonë për hir të të gjithë shqiptarëve, por edhe për nder të Azem Hajdarit dhe mijëra patriotëve të tjerë, të përpjekjeve për liri, atdhe dhe demokra-ci se: Ne nuk do t’i nënshtrohemi të

“Sot, kujtojmë Azem Hajdarin dhe mikun e tij të pandarë deri në vdekje Besim Çera, në një 20 vjetor, i cili na mori njeriun por na dha legjendën, tribunit dhe heroit të demokracisë, të pavdekshmin Azem Hajdari. E kujto-jmë sot Azemin si një njeri, Azemin si prind, si bashkëshort, si shok, si mik, si qytetar. E kujtojmë dhe e respektojmë

sot Azemin si lider, si simbol të kurajës për liri, dinjitet dhe të drejta njerëzore. Sot më shumë se kurrë jeta e shkurtër, por e plotë e Azemit, duhet të na fry-mëzojë dhe nxisë. Azemi tregoi se para së keqes, para robërisë, para dhunës, nuk duhet heshtur, por duhet luftuar. Se në Shqipëri do të ketë edhe liri, edhe demokraci”, tha Basha dje.

BASHA: JETA E AZEMIT DUHET TË NA FRYMËZOJË

keqes. Ne nuk do t’i nënshtrohemi as dhunës së shtetit, dhe as dhunës së krimit. Le të zotohemi sot para Azem Hajdarit, Zotit dhe kombit, se ne do ta pastrojmë politikën nga krimi për t’i hapur Shqipërisë rrugën e bllokuar prej pesë vjetësh”, tha ai.

Patozi: PD në periudhën më të keqe

Në ceremoninë e djeshme në nder të përkujtimit të vrasjes së 20 vjetorit të Azem Hajdarit, u pa edhe Astrit Patozi, Ridvan Bode, Arben Imami etj. Në një prononcim të dhënë për mediat, Patozi u shpreh se nuk vajti në ceremoni për Bashën por për nder të Azem Hajdarit. Patozi tha se PD pas vrasjes së Hajdarit ndodhet në periudhën më të keqe të saj

pasi, sipas tij, ajo është privatizuar nga Basha. “Unë mendoj se Partia Demokra-tike 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit është në periudhën e vet më të vështirë, ne jemi më keq se përpara 20 vjetësh, jo thjeshtë në numra por mbi të gjitha në frymë dhe atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Sepse në atë kohë Partia Demokratike ishte në vështirësi e agresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolu-cioni për të ardhur në pushtet kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës, po edhe lidershipit të tij”, tha ai.

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi deklaroi dje për mediat se vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit kanë lidhje me historinë moderne të Shqipërisë. Ai tha gjithashtu se nuk ju bashkua përkujtimores së Hajdarit për hatër të Bashës. “Ardhja ime nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën dhe me partinë personale të tij. Unë kam ardhur sot të respektoj në radhë të parë historinë e Par-tisë Demokratike dhe historinë e Shqipërisë sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit kanë lidhje me historinë moderne të Shqipërisë. Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si shqiptarë por mbi të gjitha si demokratë”, deklaroi dje ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

20-vjetori i vrasjes së Hajdarit, Patozi: Nuk

erdha për Bashën

Page 5: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

JA KUR U VRA HAJDARI

Më 12 shtator 1998, në Tiranë u vra deputeti 35-vjeçar i Partisë Demokratike, Azem Ha-jdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjim-it komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas peri-udhës së diktaturës. Për vrasjen e tij janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje, etj. Megjithatë, der më tani kjo ngjarje nuk është zbardhur.

Kreu i shtetit asnjëherë nuk e ka fshehur afeksionin për Berishën, por duket se takimet e fundit mes

tyre janë mesazhe të koduara edhe për sim-patizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, se Meta është krah doktorit. Ndërsa ajo që e forcon më tej këtë aleancë të re me presi-dentit dhe ish-kryeministrit, ka të bëjë...

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shfaqur dy ditë më parë krah ish-kryeministrit Sali Berisha. Ka qenë promovimi i një libri që ka bërë bashkë dy liderët dikur aleatë. Fotot janë publikuar nga kreu i shtetit në “Face-book” ku tregon edhe për aktivitetin që i ka mbledhur. Mes të tjerash, Meta ka përcjellë edhe një mesazh për demokracinë duke u bazuar në titullin e librit të gazetarit

Shkreli. “Me një kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në promovimin e librit publicistik ‘Demokracia nuk pret’ të gazetarit dhe personalitetit të shquar shqiptaro-amerikan, ish-Drejtorit të ‘Zërit të Amerikës’ për Euro-Azinë, Frank Shkreli. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar, sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni”, shkruan ai.

META DHE BERISHA, MESAZH PËR DEMOKRACINË

Fatmir Merkoçi zbardh bisedën me Hajdarin para eliminimit: Ja kush mund të jetë përfshirë në vrasjen e tij

Avokat Fatmir Merkoçi, një ndër protago-nistët e rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike ka zbardhur dje detaje nga eliminimi i Azem Hajdarit. Merkoçi, i cili njihet edhe si mik i Azemit, gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deklaroi se Hajdari para eliminimit ishte mjaft i shqetësuar dhe se kishte indicie se mund t’i bënin atentat. Megjithatë, Merkoçi theksoi se dosja “Hajdari” ende dhe sot e kësaj ditë nuk është zbardhur, pasi sipas tij, dikush u kujdes të mos kishte hetim të thelluar. “Azemi ishte deputet, pa dyshim që kish dhe armiq. Kjo e bënte që kjo çështje të hetohej me profesional-izëm. Azemi e dinte që ishte i shënjestruar. Këtë

ma ka thënë disa herë, pasi rrinim mjaftueshëm bashkë deri në orët e vona të natës. Ajo që më ka bërë përshtypje në atentatin e tij. Është fakti se ato ditë ndjente një rrezik aktual, ndryshe nga herët e tjera ai, kishte një bindje se diçka do ti ndodhte. Kryesisht e lidhte me SHIK-un. Pra i bindur se njerëzit e shtetit do ta godisnin. Bënte lëvizje të kontrolluara. Ndoshta dhe hetimi këtu duhet të nisej. Si kryetar i Komisionit të Rendit e SHIK-ut, ai, kishte mjaft informacion. Kjo e bënte më mister idenë se pse hetimet ishin aq të vakta. Dikush ndoshta kishte vendosur që të mos kish hetim të thelluar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje sot, pas 20 vitesh. E vështirë që të kenë mbetur

prova për të zbardhur të vërtetën. Them prova pasi, gjatë këtyre viteve, ka pasur mjaft tymnaja”, deklaroi ai. Më tej në reagimin e tij për gazetën “SOT”, avokat Merkoçi ka hedhur edhe hipotezat se kush mund të ketë qenë i përfshirë asokohe në eliminimin e Hajdarit. Sipas tij, dritë hije për zbardhjen e vrasjes së ish-deputetit Hajdari do të hedhin dëshmitë e krerëve të dy institucioneve të asaj kohë, për të cilët tha se nuk janë marrë në pyetja nga organet e drejtësisë. “Ka pasur gjykime deri në marrëzi. Të parët që duhet të dëshmojnë për të zbardhur atë ngjarje. Është pa dyshim grupi hetimor që u mor me ngjarjen. Janë ata që mbyllën hetimet duke zbatuar urd-

hërat e dikujt që kishte kaq shumë forcë për të komanduar prokurorinë. Dhe vetë ish-kryemi-nistri Nano duhet të hapi letrat. Kjo pasi është i akuzuari i vetëm si pushtetari më i lartë. Apo dhe SHIK-u, i cili ishte në dijeni e kishte informacion për një kanosje jete të deputetit Hajdari. Janë dy institucione që nuk kanë dhënë dëshmitë e tyre para drejtësisë. Hetimi nis nga ata që drejtojnë shtetin. Dëshmitë e tyre janë tepër të vlefshme për këtë çështje. Sot, flasin plot njerëz, me apo pa pushtet për këtë vrasje. Flasin dhe implikojnë çdo kënd që kanë dëshirë. Kjo vjen si pasojë e mos daljes në dritë të vërtetës së kësaj ngjarjeje”, nënvizoi avokat Fatmir Merkoçi.

tësishme. Azemi ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri i lindur i guximshëm. Këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij. ishte një njeri me genin e ti demokrat. Këtë e tregoi jo vetëm në dhjetor të 90 por edhe më pas. Për shumë çështje të caktuara kishte mendimet e veta. Ishte njeri i bashkëpunimit dhe me vlera shoqërore të veçanta. Kishte një kimi të

lindur me njerëzit aq sa shprehja që ka mbetur ende; sa njerëz i mblidheshin Azemit kur i çpohej goma e makinës, nuk i mblidhej askujt. Ndaj dëshiroja që të vazhdoja më tej. Demokracia nuk vjen as si dhuratë, dhe as qëndron e tillë. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të pavdekshëm”, deklaroi ai.

Rigels SELIMAN

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë shfaqur ditën e djeshme sërish krah njëri-tjetrit. Të

martën presidenti dhe ish-kryeministri ishin në promovimin e librit publicistik, të ish-drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, Frank Shkreli. Ndërkohë që dje Meta dhe Berisha kanë qenë bashkë në përkujtimoren e mbajtur për vrasjen e ish-deputetit Azem Ha-jdari. Këto takime nuk janë rastësi, pasi është një mesazh i qartë se pas aleancës Basha-Kryemadhi, tanimë ka edhe një aleancë të re Meta-Berisha. Kreu i shtetit asnjëherë nuk e ka fshehur afeksionin për Berishën, por duket se takimet e fundit mes tyre janë mesazhe të kod-uara edhe për simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, se Meta është krah doktorit. Ndërsa ajo që e forcon më tej këtë aleancë të re mes presiden-tit dhe ish-kryeministrit, ka të bëjë me lëvizjen më të fundit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Gazeta mësoi se Meta dhe Berisha janë “kumbarë” të afrimit të PDIU-së në kampin opozitar, pasi dy ditë më parë janë takuar me Shpëtim Idrizin, ku i kanë dhënë da-kordësinë dhe garancinë këtij të fundit që t’i bashkohej minorancës. Thënë më drejtë, frenat e opozitës në të vërtet i ka binomi Meta-Berisha dhe jo dyshja Basha-Kryemadhi. Ndërkohë nga ana tjetër, gazeta mësoi se disa deputetë të Partisë Demokratike janë rreshtuar kategorikisht kundër afrimi të PDIU-së së Idrizit në kampin opozitar. Pra duket qartë se Meta e Berisha po shkojnë drejt një pakti të dytë mes tyre kundër Ramës.

Berisha flet në aktivitetin për Hajdarin

Në Simpoziumin “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, në kuadër të 20-vjetorit të vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari, mes shumë personal-itetesh ka folur edhe me ish-kryeministri Sali Berisha. Teksa e cilësoi Hajdarin lider epokal, Berisha u shpreh se është joreale që të mendosh që Azemi nuk kishte armiq. Në këtë kontekst, Berisha vuri në dukje faktin se Hajdari u vra nga shteti me uniformë. “Kjo nuk është ditë përkujtimore në kuptimin që në rast se ka një njeri që është i gjallë edhe pas

Berisha: Azem Hajdari u vra nga shteti me uniformë, kishte armiq

Meta-Berisha sinjal për një aleancë të dytë, pas takimit për librin e Frank Shkrelit, shfaqen bashkë në aktivitetin për Hajdarin

vdekjes unë them se është Azem Hajdari. Mund të mendoj kush se unë e teprova, me superlativa, ju siguroj që jo. Nëse shkojmë në ditën e tij, nëse kthehemi në dhjetorin e tij do gjejmë një gjeni të gux-imit njerëzor, por edhe të vizionit, askush në histori, rrallë, mund të gjendet një figurë që për një orë të bëhet lider, lider pozicion të cilin mund ta paguante në çdo moment me jetën e tij. Megjithatë, atë e vranë sigurisht, shteti me uniforma dhe natyrisht është jo reale të mendosh se ai nuk kishte armiq. Por nesë ka një njeri që ruante komunikimin me të tjerët, askush më shumë sesa ai. Ai kishte respekt për njeriun. Azemi ishte një tribun ne çësht-jen kombëtare”, deklaroi ai.

Meta vlerëson HajdarinMe superlativa për ish-deputetin

Hajdari ka folur edhe Presidenti Ilir Meta. Teksa e cilësoi Hajdarin si figurë të përmasave epokale, Meta theksoi se ishte në gen demokrat. “Dua të nënvizoja rëndësinë se figura e tij nuk ishte e ras-

Imami: Hajdari kishte vlera, demokracia ishte

gjithçka për tëDitën e djeshme në kryeqytet janë

zhvilluar homazhet për 20-vjetorin e vrasjes së deputetit të PD-së Azem Hajdari. Me moton: “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, figura të rëndë-sishme të politikës në vend kanë kujtu-ar një prej figurave më të rëndësishme të demokracisë shqiptare. Por ajo që ra në sy ishte edhe “rikthimi” i shumë figu-rave veteranë të PD-së të mospërfshira në listat e deputeteve. Bëhet fjalë për Arben Imamin, Ridvan Boden, Astrit Patozin, Besnik Mustafaj dhe Igli Cara. Gjatë fjalës së tij të shkurtër, ish-minis-tri i Mbrojtjes, Arben Imami vlerësoi kontributin e Hajdarit, ndërsa e quajti këtë të fundit pishtar të demokracisë. “Azemi ishte njeri që e donte vendin e tij. Ishte i gatshëm të ulej dhe me palë të tjera mbi bazën e principeve të lirisë e demokracisë. Kështu e mbaj mend dhe besoj se do e mbajnë mend të gjithë Azem Hajdarin”, deklaroi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami.

Belind Këlliçi: Azem Hajdari, frymëzim për të gjithëKryetari i FRPD, Belind Këlliçi

reagoi dje në rrjetet sociale me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit. Sipas tij, Azem Hajdari është një simbol i guximit dhe vendosmërisë. Ai shtoi se Azem Hajdari sot i frymëzon të gjithë për të vijuar betejat për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. “Sot çdo shqiptar e veçanërisht të rinjtë përkulen me mirënjohje dhe nderim ndaj veprës së Azem Hajdarit. Azem Hajdari është për çdo demokrat por dhe çdo qytetar që e do lirinë dhe demokracinë, burim i pashtershëm frymëzimi për qën-dresën, guximin dhe vendosmërinë e tij për të vazhduar betejat deri në fitore. Sot më shumë se kurrë Azemi na frymëzon me kurajo, vizion dhe shpirtin e tij të pamposhtur për tu përballur me regjimin kriminal që është instaluar në vendin tonë dhe për ta vazhduar me vendosmëri misionin e tij për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Nderim përjetë heroit të demokracisë Azem Hajdari”, deklaroi Këlliçi.

Page 6: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

6 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Kontrolli i Lartë i Shtetit dre-jtohet dhe përfaqësohet nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të

Republikës, për një mandat shtatëvjeçar, me të drejtë rizg-jedhje.

3. Paga e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është e bara-bartë me atë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

ZGJEDHJA DHE QËNDRIMI NË DETYRË

NENI 19

Kliti TOPALLI

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyr-tarisht procedurat për të zgjedhur kreun e ri të kontrollit të Lartë të Shtetit. Gazeta e ka theksuar

prej disa ditësh se kanë nisur negociata qeveri-president, ndërkohë që tani duhet të ndiqet rruga zyrtare. Vetë kreu aktual Bujar Leskaj i është drejtuar me një letër Komisionit të Ekonomisë ku e ka vënë në dijeni për mbarimin e mandatit dhe ka deklaruar se nuk preferon më një mandat të dytë. Ka qenë kreu i komisionit, Erion Braçe, ai i cili në një prononcim televiziv ka dhënë detaje. “I është drejtuar Kuvendit me një letër të qartë, ku konfirmon që nuk do të vazhdojë me kërkesën për një mandat të dytë pavarësisht vullnetit të Presidentit apo institucioneve të tjera që kanë detyrimin kushtetues për të nominuar kandidatura të mundshme. Kuvendi i është drejtuar, ose do t’i drejtohet presidentit të Republikës me një letër për të pasur në vëmendje pikërisht këtë gjë dhe nisjen e procedurave për të thirrur kandidatura të mundshme”, tha Braçe. Sa i takon pasardhësit të Leskajt, Braçe ka deklaruar se Kuvendi do të ndjekë procedurën standarde. Emri do të propo-zohet nga presidentit dhe më pas votohet në seancë plenare, pasi kalon procedurat në Komisionin e Ekonomisë. “Në detyrën time si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë kam detyrimin që të respektoj kriteret që ka vendosur ligji për kandidaturën e krye-tarit të KLSH, në rast se më pyesni pastaj për një marrëveshje politike do të doja t’iu kujtoja që e drejta e propozimit është e Presidentit jo e Kuvendit, Kuvendi thjesht përzgjedh me votë midis kandidatëve që sjell Presidenti”, shprehet Erion Braçe.

Bie plani Meta-AngjeliGazeta e deklaroi ditën e djeshme se

kandidatura që Presidenti Meta pritet të propozojë është ajo e deputeti socialist, Anastas Angjeli. Por duket se plani i tyre ka rënë, pasi Braçe ka deklaruar se do të ketë veting për këdo që do të jetë në garë. Ishte gazeta “SOT” që këmbënguli gjatë për një veting në KLSH dhe Komisioni i Ekono-misë do të fusë në skaner këdo emra që do të sjellë Meta. “Ne kemi vendosur që kësaj radhe të aplikojmë standardin e vetingut për të gjithë kandidaturat që paraqiten në Ku-vendin e Republikës së Shqipëri për detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thotë Braçe. Por si bie plani Meta-Angjeli? Nëse kreu i shtetit i dërgon Kuvendit emrin e Angjelit, ky i fundit është ndër njerëzit më të pasur në vend dhe jo më në Parlament. Pasuria e tij kap shifra miliona euroshe dhe ka shumë pikëpyetje për justifikimin e saj. Nëse shohim atë që ka ndodhur deri më tani

I pari që hodhi idenë e vetingut në KLSH ishte deputeti socialist Spartak Braho. “Kon-trolli i Lartë i Shtetit është një institucion i një rëndësie të veçantë të cilin Kushtetuta e ka përcaktuar si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar të shtetit. Ai varet nga Parlamenti dhe raporton përpara tij një herë në vit, por punonjësit e tij duhet urgjentisht t’i nënshtrohen vetingut. KLSH e mbuluar gjithmonë nën aureolën e “pavarësisë”, dhe e argumentuar e ndërtuar si element i kontrollit

të opozitës ndaj strukturave shtetërore, ka në përbërjen e vet aktualisht, afro 200 punonjës. Pra një armatë të tërë kontrollorësh, që kanë për detyrë mirëmbajtjen e punëve të adminis-tratës shtetërore, por dhe mirë-administrimin në përdorimin e mjeteve monetare dhe vlerave financiare. Është në detyrën e këtij institucioni të kontrollojë, por edhe të denoncojë shkeljet ligjore dhe veprimet korruptive në përdorimin e fondeve publike nga administrata shtetërore”, tha Braho pak kohë më parë.

BRAHO: JA PSE DUHET VETING NË KLSH

Ruçi takon Veselin: Mbështetim dialogun

Kosovë-SerbiKryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

u takua dje me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. Në takim u diskutua mbi pozicionin e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi. “Shqipëria ka qenë që në krye të herës mbështetëse pa rezervë e Dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE. Në vlerësimin tonë, kjo është platforma e duhur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe farkëtimin e destina-cionit të tyre europian. Në këtë kënd-vështrim, po ndjekim me vëmendje mak-simale zhvillimet e fundit dhe përfshirjen e palëve në procesin e Dialogut. Dialogu është mekanizmi më i efektshëm për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme, që do të garantojë zbatimin e Marrëveshjeve të arritura dhe, mbi të gjitha, njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, përmes një Dokumenti ligjërisht të detyrueshëm, siç përcaktohet në Strategjinë e Komisionit Europian. Ne presim dhe inkurajojmë të gjithë aktorët e përfshirë që kjo zgjidhje të jetë e drejtë, e pranueshme, afatgjatë dhe në interes të Kosovës dhe gjithë Ra-jonit”, tha Ruçi.

Basha-Veseli: Të ndalojmë cenimin

e kufijveKryetari i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha pas takimit me Kryetar-in e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, doli dje në një deklaratë për mediet ku theksoi se tre kushte bazë: parimin e integritetit territorial, pacenueshmërinë e kufijve, parimin e formës unitare të qeverisjes dhe natyrisht përcaktimin e qartë të Kosovës për të ardhmen e saj si anëtare e NATO-së dhe anëtare e BE-së. “Theksi është te uniteti dhe bashkimi i faktorit politik shqiptar, te qëndrimi i përbashkët i të gjitha forcave politike në Kosovë dhe në Tiranë për t’i shër-byer interesit kombëtar, duke qëndruar fuqishëm për parimin mbi të cilat u ngrit pavarësia e Kosovës; parimin e integritetit territorial, pacenueshmërisë së kufijve, parimin e formës unitare të qeverisjes dhe natyrisht përcaktimin e qartë të Kosovës për të ardhmen e saj si anëtare e NATO-s dhe anëtare e BE-së, rrugë e cila sikurse për vendet e tjera kalon nëpërmjet reformave, fuqizimit të demokracisë, shtetit ligjor, ekonomisë së tregut”, tha Basha.

Aviacionin Civil “masakër” me vonesat e fluturimeve, Taulant Balla shpërthen në kritika: Nuk po respektohen udhëtarët

Partia Socialiste “shigjetoi” ditën e djeshme Aviacionin Civil. Ditën e djeshme u mblodh Komisioni për Integrimin Evropian nën dre-jtimin e Taulant Ballës, në mungesë të opozitës, ndërsa në rend dite ishte diskutimi i projek-tligjit “Për Kodin Ajror”. Kohët e fundit nga shumë pasagjerë ka pasur shumë ankesa për vonesa dhe anulime të fluturimeve. Pavarësisht ngritjes së zërit nga qytetarët, Aviacioni Civil, i cili është edhe institucioni përgjegjës, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për situatën e krijuar. Pikërisht këtë e ngriti si shqetësim edhe Taulant

Balla dje në mbledhjen e komisionit, teksa i kërkoi llogari Aviacionit Civil dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas tij, këto dy organe duhet të japin shpjegime për arsyet dhe masat që pritet të merren në këtë drejtim. “Me vëmendjen tek njerëzit, ngritëm sot në Komisionin e Integrimit Europian gjatë diskutimit të projekt-ligjit “Për Kodin Ajror” shqetësimin e shumë pasagjerëve, kryesisht emigrantë shqiptarë në Itali por edhe turistë italianë, lidhur me vonesat, anulimet e fluturi-meve që lidhin Italinë me Shqipërinë gjatë

muajve të sezonit të lartë Qershor - Gusht dhe Dhjetor-Janar. Shqetësimet lidhen me mos respektimin e të drejtave të pasagjerëve të cilat duhet të trajtohen në përputhje me nen-et 138 dhe 140 të Kodit Ajror të RSh, si edhe aktet nënligjore në ndjekje të tij, përkatësisht Urdhri i Ministrit “Për kompensimin dhe asist-encën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve”, transpozim ky i Rreg-ullores Evropiane Nr. 261/2004, për rregullat e përbashkëta për kompensimin dhe ndihmën

për pasagjerët, në rast anomalish në operim prej shoqërive ajrore”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Pas ngritjes së zërit nga pasagjerët për vonesat dhe anuli-met e fluturimeve dhe duke qenë se Aviacioni Civil nuk ka marrë asnjë masë, mesa duket qeveria është vënë në lëvizje dhe po kalon në lupë punën e Aviacionit Civil. Kjo pasi në fund të mbledhjes komisioni miratoi propozimin për t’i kërkuar Autoritetit të Aviacionit Civil një informacion të plotë për masat e marra në adresimin e këtij problemi.

Bujar Leskaj letër Kuvendit për të zgjedhur emrin e ri të KLSH

Kreu i ri i KLSH do futet në veting, Kuvendi nis procedurat për pasardhësin e Bujar Leskajt

në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku kanë ikur gjyqtarë e prokurorë me 10 milionë lekë të vjetra pasuri më tepër, me siguri Angjeli nuk e kalon dot këtë proces. Ligji e përcakton që emri propozohet nga Presidenti, por miratohet nga Parlamenti. Por nëse nuk ka një konsensus mes Ramës dhe Metës, me shumë gjasë asnjë emër i kreut të shtetit nuk do e gjejë rrugën e mira-timit. Duke e ditur këtë gjë, Meta po tenton

të kapë KLSH me njerëz brenda PS. Emri më i afër ti tij është Anastas Angjeli. Gazeta dje tregoi të gjitha lidhjet mes tyre. Kush dominon KLSH merr dhe frenat e shtetit, pasi KLSH ka në dorë të gjithë institucionet dhe mund të denoncojë e kallëzojë ministra, drejtorë, kryebashkiakë, e funksionarë të lartë. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë, por futja e kandidatëve në veting, duket se i ka prishur planin presidentit.

Page 7: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

DASHAMIR SHEHI:

Besoj se PDIU do të korrigjojë zigzaget dhe qasjen politike. Madje, kam bindjen se një forcë politike si ç’është PDIU, që dy javë majtas dhe dy javë djathtas sikur nuk shkon kjo punë. Megjithatë, besoj se duhet të gjejnë një lloj akordi me Lulzim Bashën dhe me Partinë Demokratike që e kanë për detyrë, në fund...

Shehi: Ka ardhur koha që politikanët në Shqipëri t’i nënshtrohen vetingut

4

PDIU të korrigjojë zigzaget, jo dy javë majtas dhe dy javë djathtas, aksioni i opozitës duhet të jetë në ParlamentKryetari i Lëvizjes për Zhvillim

Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një

interviste për gazetën “SOT”, Shehi fillimisht e ndali theksin tek aksioni opozitar dhe ax-henda e opozitës. Në këtë kontekst, numri një i LZHK-së theksoi se aksioni i opozitës duhet të përqendrohet në Parlament, dhe jovetëm jashtë tij, duke përmendur këtu mbledhjet që minoranca ka zhvilluar ditët e fundit në disa qytetet. Duke komentuar lëvizjen e fundit të PDIU-së, e cila iu bashkua kampit opozi-tar, Shehi kërkoi nga partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi që të heqë dorë nga skema dy javë majtas dhe dy javë djathtas. Sipas tij, përpara se një forcë politike t’i bashkohet kampit opozitar, ajo para-prakisht duhet të bëjë publike pikëpamjen e saj politike, në mënyrë që të gjitha partitë e tjera opozitare të njihen më të. Sa i takon, idesë së artikuluar nga Basha për veting në poli-tikë, deputeti Shehi u shpreh hapur se ka ardhur koha që politikanët t’i nënshtrohen një procesi të tillë.

-Kush është axhenda e opozitës sa i takon aksionit opozitar. A duhet që opozita ta përqendrojë aksionin e saj në Kuvend dhe komisionet parlamentare?

Axhenda e aksionit opozitar është bërë e njohur. Ne të enjten jemi në Durrës në një mbledhje ku janë të pranishëm të gjithë ak-torët e partive parlamentare të opozitës, për të denoncuar situatën e rënduar ekonomike dhe të krimit në të cilën ndodhet Shqipëria, ku fajtori padyshim është kjo qeveri. Por nga ana tjetër besoj, madje kam bindjen se opozita duhet ta përqendrojë aksionin e saj në Kuvend dhe komisione parlamentare, për t’u përballur me qeverinë, pas këtyre protestave, siç është ky tur i takimeve të së enjtes në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Thënë më troç, kjo përballje e opozitës me qeverinë është permanente, nga këtu e deri në zgjedhje kjo punë do të jetë. Kështu që jovetëm jam partizan i përqendrimit të ak-sionit në Kuvend, pasi po i vjen koha edhe kësaj pune. Por njëherë për njëherë, di të them që të enjten do të jemi në Durrës. Ndërkohë që javës tjetër do të vendoset me detaje se çfarë do të bëhet dhe kush do të jetë axhenda e opozitës.

-Sa i kënaqur jeni me ecurinë e re-formës zgjedhore? Deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim, ndërkohë mbetet ende mister ajo se çfarë është dakordësu-ar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike?

Unë besoj se reforma zgjedhore duhet të prodhojë ndryshimet e kërkuar nga ne si aleatët, apo si parti më të vogla se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Madje, unë besoj fort dhe do insistoj që të merren parasysh kërkesat tona. Kështu që në gjykimin tim objektiv i vetmi komisioni që duhet të vijojë punën me intensitet të lartë dhe pa u ndikuar nga ambiciet dhe

truket politike është Komi-sioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Më lejoni t’ju jap edhe disa arsye se përse ky komision duhet të vijojë të përmbushë misionin e tij. E para ka të bëjë me ligjin aktual zgjedhor, që për men-dimin tim është e pamundur që të futem në zgjedhje me këtë ligji. Pra duhet të ndry-shojë ky ligj dhe ky besoj se është mendimi edhe i Partisë Demokratike. Së dyti falë ndryshime të kodit zgjedhor duhet të ndryshojë mënyra e votimi dhe numërimit, që sipas meje, duhet të jetë el-ektronik. Ndërsa më pas do të shkojmë tek çështja e sistemit, i cili duhet të ndryshojë, dhe që për mua është

më e rëndësishmja dhe e pa negociueshmja.

-Në PD dhe LSI ka pasur zëra për një ashpërsim të aksionit opozitar. Çfarë po ndodh me protestat e para-lajmëruara dhe kur pritet të ndodhin?

Të jem i sinqertë me ju, deri më tani asgjë nuk është vendosur se kur dhe çfarë date do të bëhet apo se kur pritet të nisin protestat. Megjithatë, ne do të shikojmë si të thu-

ash në fillim reaksionin nga Durrësi dhe mbrapa, si dhe perceptimin e qytetarëve, madje dhe mundësitë. Pasi tashmë kur vjen puna për protesta ne kemi bërë pa fund të tilla me thënë të drejtën dhe duam të vazhdo-jmë të bëjmë. Kështu që ne duam protestë për të patur rezultat, se kështu protestë rutinë, besoj se nuk ka rezultat.

-Ditën e martë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se do të kërkojë të bëhet pjesë e opozitës. Si e shihni këtë lëvizje dhe do pranoni ju që të rritet numri i partive në opozitë?

PDIU, madje çdo lloj force politike është e mirëpritur në gjirin opozitar, përsa kohë që lëvizjen e saj e ka seriozisht dhe të sinqertë. Të mirëpritur janë dhe sigurisht ata i dinë mirë punët e veta. Por nga ana tjetër besoj se PDIU do të korrigjojë zigzaget dhe qasjen politike. Madje, kam bindjen se një forcë politike si ç’është PDIU, që dy javë majtas dhe dy javë djathtas sikur nuk shkon kjo punë. Megjithatë, besoj se duhet të gjejnë një lloj akordi

me Lulzim Bashën dhe me Partinë

Demokratike që e kanë për detyrë, në fund të fundit. Pra thënë më drejtë, përpara se PDIU t’i bashkohet kampit opozitar duhet që të njihen me qasjen

politike të PDIU, sa opozi-tare është ajo, ta dinë se çfarë kërkon dhe deri ku shkon bashkëpunimi me këtë parti. Si përfundim, gjykoj se kjo është detyrë

e Bashës dhe e Partisë Demokratike.

-Kauza e re e opozitës do të jetë realizimi i

vetingut në politikë. Zoti Basha ka dalë me një propozim konkret, i cili po has vështirësi në radhët e mazhorancës. Si e shihni këtë nismë dhe a mendoni se PS do e pranojë propozimin?

Unë besoj që kryeministri Edi Rama do ta pranojë, madje duhet ta pranojë idenë e artikuluar nga Basha që politika dhe politikanët të hyjnë në veting. Sigurisht që

ka ardhur koha, madje koha ka kaluar që politikanët të japin llogari, pasi duhet të ishin kontrolluar me kohë. Por megjithatë, unë them se sado me vonesë, sado me mangësi, vetingu në politikë më në fund do të prodhojë diçka dhe do të jetë i dobishëm, duke pastruar politikën. Siç ishte edhe ligji i dekriminalizimit shumë i ç’fry-në, ku disa thoshin nuk bën, disa thoshin nuk do të prodho-jë gjë, por në realitet ishte krejt ndryshe. 6-7 deputetë ikën. Gjithashtu, falë dekriminal-izimit edhe 4 kryetar bashkie ikën. Domethënë unë shpresoj që vetingu në politikë do sjellë dobi të mira. Unë e mbështes këtë propozim, pasi edhe e kam firmosur. Sigurisht që vetingu në politikë nuk mund

të jetë propozimi më i mirë, më i kolauduar dhe më ideal, por si një ftesë për t’u diskutuar politikisht, sigurisht që është.

-Ju jeni përfolur ditë e fundit si një kan-didat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës. Si e komentoni punën e kryebashkiakut Veliaj, i cili ditët e fundit është akuzuar për shumë skandale nga opozita?

Unë nuk jam prokuror dhe nuk para mer-rem me këto punë dhe për rrjedhojë nuk kam asnjë koment. Aq më tepër që ne jemi njerëz, që nesër pasnesër edhe mund të përplasemi në rrethana të tjera dhe është normale. Por që për një gjë të jeni të sigurt që jovetëm kryebashkiaku Erion Veliaj por që të gjithë bashkë këta rilindasit e kanë dorën e rëndë, duke vjedhur dhe grabitur qytetarët, kjo është një gjë që nuk ka nevojë për koment.

-A do të garoni përballë tij në zgjedhjet e 2019, të cilat po afrojnë?

Ka ende kohë për këtë punë, pasi kjo është një gjë që është përtej meje dhe do merren vendime politike kur të trokasë vakti. Sot për sot kemi halle dhe probleme të tjera që të largojmë atë që pretendojmë krimin nga qeveria. E dyta të risistemojmë sistemin Kushtetues, duke i gjetur një vend të drejtë drejtësisë, gjykatave, të cilat janë në mungesë dhe inekzistente sot. E treta të rishikojmë ligjin e zgjedhjeve. Këto janë imediate dhe domosdoshmëri, për të cilat duhet të luftohet.

Intervistoi: Rigels SELIMAN

Unë besoj që kryem-inistri Edi Rama do ta pranojë, madje duhet ta pranojë idenë e artikuluar nga Basha që poli-tika dhe politikanët të hyjnë në veting.

Sigurisht që ka ardhur koha, madje koha ka kaluar që politikanët të japin

llogari, pasi duhet të ishin kontrolluar...

Unë them se sado me vonesë, sado

me mangësi, vetin-gu në politikë në

fund do të prodho-jë diçka dhe do të jetë i dobishëm, duke pastruar

politikën. Siç ishte edhe ligji i dekrim-inalizimit shumë i

ç’frynë, ku disa tho-shin nuk bën, disa

thoshin...

Page 8: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

8 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ligji për teatrin, Vokshi: PD kundër çdo ligji që prek pronën publike, qytetarët të mos lejojnë prishjen e godinës

Partia Demokratike ka reaguar dje në lidh-je me çështjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një deklarate për mediat, nga ambientet e jashtme të teatrit, deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh se PD është kundër çdo ligji që ka si subjektin prishjen apo shkatërrimin e Teatrit. Sipas Vok-shit, PD është kundër çdo ligji që prek pronën publike. “Partia Demokratike ka një qëndrim shumë të qartë në lidhje me ligjin “Fusha”. Par-tia Demokratike është kundër çdo ligji i cili ka për subjekt shkatërrimin dhe prishjen e Teatrit Kombëtar. Partia Demokratike është kundër çdo

ligji prek pronën publike duke e tjetërsuar atë dhe duke ia dhuruar privatit për afera klienteliste kriminale. Partia Demokratike është kundër çdo ligji i cili ka për subjekt tjetërsimin e pronës publike në varësi të pushtetit vendor pasi shkel parimet kushtetuese. Kushtetuta i ka fare të qartë ndarjen e kompetencave të pushteteve, të atij qendror dhe pushtetit lokal. Në momentin që kemi të bëjmë me një varësi apo në kompetencë të bashkisë për tjetërsimin e saj siç është rasti edhe i një pjesë të sipërfaqes prej 2200 metra katrorë në varësi të Bashkisë së Tiranës, kom-

petencë për tjetërsimin e kësaj sipërfaqe është vetëm Këshilli Bashkiak i Tiranës me votim mbi 3 të pestat”, tha ajo. Më tej, Vokshi u shpreh se dhe Komisioni Europian vërtetoi atë që ka thënë PD se ligji për Teatrin është klientelist. “Rama në asnjë moment nuk ka nevojë për një ligj të ri, për një ligj special. Edhe përgjigja e Bashkimit Europian vërtetoi pikërisht atë që PD ka thënë që ditën e parë, që ligji “Fusha” është një ligj klientelist dhe korruptiv. Ndaj ai duket kthyer mbrapsht. Partia Demokratike denoncon gjithë cirkun e Edi Ramës. Denoncon gjithë talljen që Edi Rama po bën me

qytetarët për gjoja amendimin e një ligji për të hapur një garë për tia dhënë përsëri kompanisë me të cilën ka bërë pazarin, me kompaninë Fusha. Partia Demokratike e ka fare të qartë që ligji Ra-ma-Fusha është një projekt për pastrimin e parave të krimit dhe të drogës dhe përfitimin e minimumit 205 milionë euro të cilat do ti ndajnë Rama dhe Fusha. Kjo është arsyeja që Partia Demokratike është kundër këtij projektligji”, u shpreh Vokshi. Deputetja Vokshi u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë me çdo kusht dhe kosto vlerat e Teatrit dhe të mos lejojnë prishjen e tij.

Veliaj skandale dhe në ujësjellës, ja si janë eliminuar kompanitë në tenderat e UKT, miliona lekë janë dhënë pa garë

Kryebashkiaku i Tiranës në 4 tendera për UKT s’kualifikon operatorët konkurrues

Endri ARIZI

Abuzimet e kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me tenderat duket se nuk kanë të sosur. Në vazhdën e asaj

që gazeta publikoi dje, sot po nxjerr të tjera fakte sesi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka abuzuar me tenderat. Dje gazeta publikoi 7 tendera ku kryebash-kiaku Veliaj nuk kishte shpallur garë për operatorët konkurrues, ndërsa sot do publikojë fakte sesi janë eliminuar operatorët konkurrues në tenderat e ujësjellësit. Në listën e siguruar nga gazeta, kryebashkiaku Veliaj për llojin e kontratës publike blerje mallrash me objekt tenderimi “blerje makineri pajisje (automjete)”, me vlerë 43,200,000,00 lekë, ka eliminuar nga gara tre nga katër operatorët duke shpallur fitues kompaninë “LIGUS SHPK”. Kjo për faktin se sipas listës, Veliaj ka përjash-tuar nga gara kompaninë BO “Pas-trime Silvio Shpk & Timak” Shpk me argumentin se: Nuk e ka përmbushur kriterin e kërkuar në shtojcën 9 të DST pasi në kontratën e bashkëpunimit nuk janë përcaktuar elementët konkret në përputhje me bazën ligjore në fuqi. Ndërsa operatori konkurrues “Mektrin Motors” Shpk është përjashtuar me argumentin se: Nuk plotëson Kriteret e Veçanta për Kualifikim pika 1 gërma “d” të vendosur në DST. Por po ashtu është përjashtuar nga gara edhe operatori konkurrues Rrapi Myzeqari Shpk me argumentin se: Nuk ka paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike dhe dokumentacionin e plotë ligjor e teknik të kërkuar në Shtojcën e DT, duke shpallur kështu automatikisht fitues kompaninë LIGUS SHPK. Por skandalet nuk ndalen me kaq. Veliaj ka bërë të njëjtin veprim edhe sa i takon tenderit për blerje kimikatesh për UKT me vlerë 89,795,578,00 lekë ku është shpallur fitues operatori konkurrues W.Center SHPK. Në garën për tender kanë marrë pjesë 6 kompani por Veliaj i ka përjashtuar 4 prej tyre me argumente nga më të ndryshmet. Kompania “2-MJ” Shpk dhe “T&MCHEMICALS” Shpk u përjashtuan me argumentimin se nuk kanë paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike. Ndërsa operatori “2 AT” shpk dhe “ATLANTIK-3" Shpk me argumentimin se nuk kanë paraqitur do-kumentacion sipas kritereve të kërkuar.

Nikolla dhuron libra falas në MirditëMinistrja e Arsimit Lindita Nikol-

la ka dhuruar dje libra për familjet nga kategoritë e veçanta përfituese në zonat e Mirditës. Dy vajzat e vogla të familjes Nikolli, Eitilda dhe Erjana morën në familjen e tyre nga ministr-ja pakon e librave duke marrë edhe urimet për një vit shkollor sa më të mbarë. Znj. Nikolla deklaroi se ky është një hap i parë për t’u qëndruar sa më pranë këtyre familjeve dhe për t’u lehtësuar shpenzimet që do duhet të kenë gjatë ditës së parë të shkollës duke u premtuar se për këto familje do të bëhen edhe më shumë. Ministrja theksoi se taksat e prindërve shqiptarë rikthehen për të lehtësuar shpenzimet e familjeve që kanë më shumë nevojë. Ndërkohë për të ndihmuar familjet në nevojë që fëmijët mos të braktisin shkollën për shkak të pamundësisë ekonomike, ministrja e mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu ka ndër-marrë dhe ajo një iniciativën për të shtuar në ndihëm ekonomike +300 lekë në muaj për fëmijë.

Milva Ekonomi: Dekoderat, përgjegjësi e AMA

Një ditë pas rikthimit të sinjalit analog për Tiranën dhe Durrësin, nënkryetarja e komisionit të Medias u shpreh dje se situata e pajisjes me dekodera të qytetarëve ishte një përgjegjësi e AMA-s. Por pavarësisht se procesi i dixhitalizimit është i pakthyeshëm, mazhoranca shprehu shqetësimin për situatën me të cilin u përballen qytetarët. Nënkryetar-ja e komisionit të medias, Milva Ekonomi kërkoi takim me drejtuesit e autoritetit për sqarimin e situatës. “Kemi një situatë me AMA që ishte situata drejt dixhitalizimit dhe ne kemi ndjekur këto ditë problemet që kanë qenë nga kalimi analog në dix-hital për Tiranë dhe Durrës. Ju e patë vendimin që mori AMA për ta spos-tuar afatin e pajisjes me dekorder. Në fakt unë mendoj se kjo është një përgjegjësi institucionale për ente të pavarura që veprojnë drejt kur kanë një situatë të aksesit jo të plotë të qytetarëve për të qenë të pajisur me dekodera”, tha Milva Ekonomi.

Miliona lekë pa garë Për tenderin publik për “kryerjen

e shërbimeve të printimit dhe zarfimit të faturës mujore të ujit”, me vlerë 21,000,000,00, Veliaj ka shpallur fitues operatorin konkurrues Albanian Digital Printing Solutions & Services SHPK, duke nxjerrë nga gara tre konkurrentët e tjerë. Sipas listës së siguruar nga gazeta, operatori “ILAR” sh.p.k., nuk ka plotësuar kriterin e vërtetimit për shlyerjen e taksave vendore. Ndërsa operatori “Adel CO” ka pasur mangësi

në dokumentacione. Por edhe opera-tori tjetër “Sinteza Co” sh.p.k. ka pasur mangësi në dokumentacione. Pra me pak fjalë njëjti argument skualifikimi për të gjithë operatorët konkurrues. Por sa i takon tenderave të ujësjellësit, Veliaj ka dhënë dhe tre tendera pa shpallur garë. Kryebashkiaku Veliaj i ka dhënë tenderin publik për “mirëmbajtje dhe riparim me të tretët për elektropompa”, me vlerë 6,400,000,00 lekë operatorit konkurrues ELEKTROINVEST SHPK. Po ashtu, për tenderin publik për blerje

materialesh ndërtimi për UKT me vlerë 23,056,008,00 lekë, kryebashkiaku ka shpallur fitues në mënyrë abuzive oper-atorin ARJEIL SHPK, për faktin se nuk kanë munguar operatorët konkurrues. Sakaq, edhe sa i takon tenderit për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujës-jellësit në rrugën Gani Toptani, me vlerë 7,139,250,00 lekë, Veliaj ka shpallur në mënyrë të njëanshme fitues operatorin “FRAKULLI SHPK & ERGI SHPK”. De-taje këto që tregojnë shkelje të hapura të ligjit nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

1.Tender për ndërtim rrjet shpërndarës ujësjellësi në rrugën Gani Toptani me vlerë 7,139,250,00 – kompania fituese FRAKULLI SHPK & ERGI SHPK

2.Tender për mirëmbajtje dhe riparim me të tretët për elektropompa me vlerë 6,400,000,00 – kompania fituese ELEKTROINVEST SHPK

3.Tender për blerje makineri pajisje (automjete) me vlerë 43,200,000,00 – kompania fituese LIGUS SHPK (tre operator të përjashtuar nga gara)

4.Tender për blerje kimikate për UKT sha me vlerë 89,795,578,00 – kompania fituese W.Center SHPK (5 opera-torë të përjashtuar nga gara)

5.Tender për kryerjen e shërbimit të printimit dhe zarfimit të faturës mujore të ujit me vlerë 21,000,000,00 – kompania fituese Albanian Digital Printing Solutions & Services SHPK (3 operatorë të përjashtuar nga gara) 6.Tender për blerje materialesh ndërtimi për UKT sh.a. me vlerë 230,56,008,00 – kompania fituese ARJEIL SHPK

TENDERA E DYSHIMTË PËR UKT 6

Dje gazeta publikoi 7 tendera ku krye-bashkiaku Veliaj nuk kishte shpallur garë për operatorët konkurrues, ndër-sa sot do publikojë fakte sesi janë elim-inuar operatorët konkurrues në ten-derat e ujësjellësit...

1. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “2-MJ ” Shpk - Nuk ka paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike dhe dokumentacionin e plotë ligjor e teknik të kërkuar në Shtojcën 9, të dokumenteve të tenderit për këtë procedurë.

2. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “T&M-CHEMICALS” Shpk - Nuk ka paraqitur në sistemin ele-ktronik ofertën ekonomike dhe dokumentacionin e plotë

ligjor e teknik të kërkuar në Shtojcën 9, të dokumenteve të tenderit për këtë procedurë.

3. Oferta e paraqitur nga Operatori Ekonomik “2 AT” shpk - Komisioni i vlerësimit te ofertave pas shqyrtimit të dokument-acionit të paraqitur për përmbushjen e pikës 1 të kritereve të përgjithshme të kualifikimit gjykon se nuk ka paraqitur dokumentacion sipas setit te DST qe APP ka publikuar.

Ja argumentet që përdor Veliaj për të nxjerr jashtë lojë operatorët

Page 9: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

............GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Edi Rama vizitë të mistershme në SHBA, i beson drejtimin e qeverisë Senida Mesit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shte-tet e Bashkuara të Amerikës. Pasi mbaroi të gjitha angazhimet me Partinë Socialiste këtu, kreu i qeverisë nisi një vizitë zyrtare në SHBA. Edhe pse zyrtarisht nuk konfirmohet, burimet i thanë gazetës se Edi Rama u nis për në SHBA pasi përfundoi mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku edhe ndau direktivat për zgjedhjet vendore. Akoma nuk ka një njoftim zyrtar që të hedhë dritë për takimet e kryeministrit në Amerikë, por sipas

burimeve, ai do të takohet me personalitete të rëndësishme të vendit dhe do të diskutohet për çështje të rëndësishme. Ajo që e fakton vizitën e Ramës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe mbledhja e grupit par-lamentar të PS ditën e hënë. Kjo mbledhje u drejtua nga kryetari i grupit të Partisë So-cialiste, Taulant Balla. Po ashtu, një tjetër fakt është edhe mbledhja e qeverisë e zhvilluar ditën e djeshme. Kjo mbledhje është drejtu-ar nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi

dhe vendimet mbajnë po ashtu firmën e saj. Ndërkohë, mbetet të shihet fakti nëse kryem-inistri Edi Rama do t’ju parashtrojë personal-iteteve amerikane edhe propozimin e Partisë Demokratike për të shtrirë procesin e vetingut edhe në radhët e politikanëve, duke qenë se është edhe një nga çështjet më të ndjeshme aktualisht që po shkakton edhe debat politik. Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një ndër aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Shqipërisë, të cilët kanë dhënë një ndihmesë

të madhe në zhvillimin e vendit. Ambasadori në ikje, Donald Lu njihet si “babai” i reformës në drejtësi, i cili shtyu të gjithë deputetët e Par-lamentit të jepnin votën pro. Por nga ana tjetër kujtojmë që Lu ka shprehur shumë shpesh në deklarata se ka shumë politikanë që duhet të tremben nga reforma në drejtësi dhe organet e reja. Në këto kushte, duket sikur qëndrimi i SHBA për vetingun në politikë është që të bëhet përmes SPAK dhe BKH, megjithatë mbetet për tu parë.

Komisioni i Ekonomisë “gozhdon” Ervin Koçin, AMF dështon me masat për

sigurimet, Braçe kërkon ndërhyrjen e KLSH

Braçe i lë afat deri në janar të 2019 AMF për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura

Mimoza IBRA

Detyrimet e prapam-betura të aksidenteve v i jo jnë të j enë n jë shqetësim sepse ka

shumë qytetarë që nuk po arri-jnë dot të marrin dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimeve. Një problematikë e tillë shkaktoi ditën e djeshme një përplasje të ashpër në Komisionin e Ekonomisë midis kryetarit të këtij komisioni, Erjon Braçe dhe drejtorit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi. Gjatë raportimit të tij, Koçi deklaroi Fondi i Kompensimit i miratuar nga Bordi i Autoritetit për vitin 2018 është 1.68 miliardë lekë. Por Braçe i kërkoi llogari për mënyrën sesi shpërndahet ky fond dhe se çfarë po ndodh me detyrimet e prapambetura. “Ne duam të dimë sesi ecën puna me shlyerjen e detyrimeve të prapam-betura. Keni bërë një raport, por mua mu desh 3 herë ta lexoja që të kuptoja diçka”, tha Erjon Braçe. Sipas tij, detyrimet e prapambetu-ra deri tani janë shlyer në masën 59%, ndërsa theksoi se shlyerja e plotë e tyre duket e pamundur në një kohë kur ka kompani sig-urimi me nivel shlyerje 25-28%. “Raporti që kam përpara është ezauruar deri tani në masën 59%. Por ka kompani me nivel shlyerje deri në 30%. Sesi do të shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura sa më parë, unë nuk e di dhe nuk e kuptoj sepse nëse ecet me këtë ritëm, zor se bëhet. Si mendoni ju se kompania që ka shlyer deri tani vetëm 25% të detyrimit, do ta shlyejë deri në fund të dhjetorit pjesën tjetër?”, iu drejtua krye-tari i Komisionit të Ekonomisë Ervin Koçit. Për Braçen, procesi i kompensimit të qytetarëve është kthyer në një proces korruptiv. Sipas tij, ka shumë qytetarë të cilët ankohen se u kërkojnë para për të marrë atë që u takon. “A e dini se çfarë thonë? Që e gjithë kjo është kthyer në një proces korruptiv, duhet të lësh paratë që të marrësh paratë. Ai që ka mik, mund të marrë paratë që i takojnë. Ja ky është turpi”, theksoi deputeti socialist.

Ndërhyrja e KLSHAkuzat e Braçes për punën e

kryer nga AMF për sigurimet vijuan më tej, teksa deklaroi se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të audituar punën dhe mënyrën sesi shpërndahet Fondi i Kompensimit. Për më tepër, ai ud-hëroi drejtorin e AMF, Ervin Koçi që tani e tutje të raportojë para komisionit çdo dy javë për shlyerjen e detyrimeve, dhe jo çdo 3 muaj siç është tani. “Për të qenë i ndershëm, unë do të kërkoj që të verifikohen të gjitha këto shifra dhe të dhëna. Dua të di çfarë marrëdhënieje ka AMF me Byronë Shqiptare të Sigurimit. Do të ketë kontroll edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si edhe auditime për këtë çështje dhe për mënyrën sesi

JA DEBATET NË KOMISIONIN

E EKONOMISËErjon Braçe: Ju keni marrë zotërim

që deri në 1 janar 2019 do të zerohen de-tyrimet e prapambetura. Kjo zeroja nuk bëhet zero me marifet. Raporti që kam përpara tregon se deri tani janë shlyer 59% e detyrimeve të prapambetura. Ka kompani që janë me nivel shlyerje 25-28%. Sesi do të shlyet kjo deri në janar unë nuk e di, megjithatë unë nuk kam lidhje me kompanitë, kam lidhje vetëm me ju.

Ervin Koçi: Në lidhje me vendimet e formës së prerë, janë 59 të tilla që kanë filluar procesin e pagesave. Byroja ka marrë presion nga Autoriteti për të shpërndarë fondet.

Erjon Braçe: Çfarë është ky in-stitucion që punon me presion? Bandë është? Kanë një detyrim ndaj qytetarëve që nuk e kanë paguar. Pse nuk e kanë paguar?

Ervin Koçi: Tashmë procesi ka hyrë në fazën përfundimtare të zgjidhjes.

Erjon Braçe: Si mendoni, kompa-nia që deri tani ka shlyer 25%, deri në janar do e shlyejë pjesën tjetër?

Ervin Koçi: Nëse nuk e bën, do ia marrim ne përmes urdhrave tanë.

Erjon Braçe: Vlerat që duhet të paguajnë këto kompani nuk arrijnë 500 mijë euro, por shpenzimet që shoh për reklama lart e poshtë e tejkalojnë këtë shifër. Pra, kompanitë kanë kapacitete për të paguar, por kjo do të thotë se qytetarët janë të fundit për nga rëndësia. Po ashtu, kapacitetet njerëzore janë të mangëta. Këtë proces e ndjek një per-son i vetëm. Nejse, llogaritë i bëni ju, deri në janar keni afat. Unë dua të di kur vjen radha për të marrë paratë.

Ervin Koçi: Nuk ka radhë.Erjon Braçe: A e dini çfarë thonë?

Që e gjitha kjo është kthyer në një pro-ces korruptiv. Duhet të paguash para për të marrë paratë ose të kesh mik. Ja ky është turpi se po mbaron mandati juaj dhe i imi si kryetar dhe sërish vijon.

Ervin Koçi: Njerëzit le të paraqiten në Autoritet nëse hasin problematika.

Erjon Braçe: Po ku të vijnë ore, ju një njeri keni. Për të qenë i ndershëm, do të kërkoj që të verifikoj të gjitha këto të dhëna. Do të ketë kontroll nga KLSH deri në fund për mënyrën e punës. Për të parë suksesin e gjithë këtyre nismave tuaja, raportimi juaj do jetë çdo dy javë.

ndahet fondi deri në fund. Për të parë suksesin e gjithë këtyre gjërave që keni marrë ju, raportimi juaj do jetë çdo dy javë. Pra, çdo dy javë do ju kërkojmë raportim për shlyerjen e detyrimeve”, tha Erjon Braçe. Në fund, Braçe i la afat Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare datën 1 janar 2019 për shlyerjen e të gjitha detyri-meve të prapambetura. Sipas tij, AMF duhet t’i bëjë vetë llogaritë se çfarë ndodh pas kësaj date nëse një gjë e tillë nuk realizohet. Drejtori i AMF, Ervin Koçi tha dje se deri në datën

10 shtator 2018 shoqëritë e sigurimit kanë kryer rreth 541 milionë lekë dëmshpërblime. Gjithashtu, shoqëritë e sigurimit kanë lidhur marrëveshje me qytetarët për të paguar me këste detyrimet në vlerën prej rreth 303 milionë lekë. Ndërkohë, nga fondi prej 1.68 miliardë lekë i miratuar për 2018, 923 milionë lekë janë detyrimet e prapambetura të cilat janë për t’u ekzekutuar dhe rreth 745 milionë lekë janë për ngjarjet e sigurimit në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë.

Kjo nuk është përplasja e parë mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe dhe drejtorit të AMF, Ervin Koçi. Pak kohë më parë Braçe paralajmëroi shkarkimin e tij pasi sipas tij, nuk e ka bërë detyrën siç duhet dhe nuk ka përmbushu rekomandimet e lëna nga komisioni. “Shqetësimi më i madh ka qenë krijimi i një borxhi të madh ndaj qytetarëve. Unë nuk e kuptoj pse

ju vijoni akoma me vërejtje për rastet kur nuk paguhen detyrimet. Ju duhet të merrni masa konkrete. Duhet të vendosni rregull. Ti duhet t’i kthesh në ligjshmëri dhe t’i japësh fund kësaj historie që kompanitë nuk paguakan detyrimet. Kur do të ndodhë kjo? Këtë pyetje nuk dua ta bëj më herën tjetër. Bëni detyrën tuaj. Një zgjidhje ka: o ju këtu, o ne këtu”, deklaroi Braçe para pak kohësh.

PARALAJMËRIMI PËR SHKARKIM PËR DREJTORIN E AMF

1.Erjon Braçe i kërkoi dje llog-ari drejtorit të AMF, Ervin Koçi për mënyrën e ndarjes së Fondit të Kompensimit.

2.Sipas tij, duhet që detyrimet e prapambetura deri në vitin 2013 të shlyhen deri në 1 janar të vitit 2019.

3.Braçe deklaroi se procesi i shlyerjes së detyrimeve është kthyer në një proces korruptiv dhe për këtë kërkoi edhe ndërhyrjen e KLSH.

4.Në fund, kryetari i Komision-it të Ekonomisë i dha ultimatum Ervin Koçit që të raportojë çdo 2 javë para komisionit për shlyerjen e detyrimeve.

PËRPLASJET MES BRAÇES DHE ERVIN KOÇIT

4

Për të qenë i ndershëm, unë do të kërkoj që të verifikohen të gjitha këto shifra dhe të dhëna. Dua të di çfarë marrëdhënieje ka AMF me Byronë Shqiptare të Sigurimit. Do të ketë kontroll edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si edhe auditime për këtë çështje dhe për mënyrën sesi ndahet fondi deri në fund...

Page 10: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

10 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Procesi i dixhitalizimit, 4 anëtarë të AMA kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Gentian Sala: Kërkesa e padrejtë

Posti i kryetarit të Autoritetit të Medias Audio-vizive, Gentian Sala duket se nuk është fort i sigurt. Ditën e djeshme katër anëtarë të AMA-s kërkuan shkarkimin e tij. Kërkesa vjen pas vendimit të AMA-s për të ndërprerë transmetimet analoge, gjë që solli një kakofoni të madhe në radhët e qytet-arëve. Kërkesa është firmosur nga tre anëtarët e PD dhe një i LSI, respektivisht Sami Neza, Agron Gjekmarkaj, Suela Musta dhe Zylyftar Bregu. Megjithatë duhen 5 vota që Parlamenti të shqyrtojë kërkesën e anëtarëve të AMA-s për shkarkimin.

Ndërkohë, vetë Gentian Sala komentoi po dje lëvizjen e anëtarëve të AMA-s. Gjatë një pronon-cimi mediatik, ai e cilësoi si të padrejtë kërkesën, ndërsa shpjegoi se rregullorja nuk është shkelur. “Sot kishim një mbledhje Bordi dhe zoti Sami Neza kërkoi këtë shkarkim. Unë nuk e shoh kur është shkelur rregullorja e bordit sepse nuk është mbled-hur. Nuk e kërkuan të hidhej në votim kërkesa sot por e shtynë dhe më pas dolën me një deklaratë. Mbledhja e bordit nuk bëhet për këto çështje. Nuk ka asnjë shkelje në procesin e dixhitalizimit. AMA

nuk merret me çështje administrative. Ata panë reagimin qytetar dhe reaguan, por argumentet më duken të padrejta”, tha ai. Sakaq, Gentian Sala dha edhe një sqarim në rrjetet sociale mbi dinamikën e procesit të dixhitalizimit të transmetimeve audio-vizive në qarqet e Tiranës dhe Durrësit. “Angazhimi në procesin e digjitalizimit për qarqet e Tiranës dhe Durrësit ka qenë dhe është i bazuar në Strateg-jinë Kombëtare të miratuar nga Këshilli i Min-istrave në vitin 2012, gjithashtu bazuar në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e

Shqipërisë”. Ka qenë e njëjta performancë nga AMA, si në tre rastet e kalimit nga analogu në numerik të zbatuara hap pas hapi, fillimisht në qarkun e Beratit, e duke vijuar më pas në atë të Korçës dhe të Fierit. Vlen të përmendet se askush nga kolegët në Bord, përfshirë dhe ata të qën-drimit të sotëm mediatik, në asnjë rast nuk kanë përmendur ndonjë kontestim mbi procedimin, për shpalljen e afatit për fikjen e sinjaleve analoge brenda territorit të qarkut, për renditjen e kan-aleve në platforma, etj”, thuhet në reagimin e tij.

Neglizhenca e Gent Sejkos i shkaktoi vendit 28 mln euro dëme, ja si dështoi me masat për kursin e këmbimit, ekspertët japin alarmin

Selami Xhepa: Tregu i stabilizuar, por niveli i euros në krahasim me më parë është i ulët

Mimoza IBRA

Neglizhimi i rënies së euros nga ana e Bankës së Shqipërisë i ka kush-tuar shqiptarëve plot 28

milionë euro. Prej muajsh në tre-gun e brendshëm ka filluar rënia e monedhës së euros, e cila gjatë kësaj kohe ka prekur edhe pikën e saj më të ulët që nga viti 2009, duke shkuar poshtë vlerës 127 lekë. Të gjithë ekspertët e ekonomisë dhanë alarmin për këtë situatë të krijuar, por ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të normalizuar disi rënien nuk erdhi në momentin e duhur. Pikërisht ky neglizhim shkaktoi në të ardhurat buxhetore një goditje negative, e cila lloga-ritet në masën 28 milionë euro, ose 3.6 miliardë lekë. Mirëpo edhe pse Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor duke blerë valutë, në një veprim të jashtëzakon-shëm, që të ndalohej rënia e lirë e monedhës së përbashkët, efektet nuk janë ato të pritshmet. Ndë-rhyrja e bankës i dha një ritëm pozitiv këmbimit valutor dhe në ditët e para u duk sikur euro nisi të merrte “frymë” sërish. Por as ky veprim i jashtëzakonshëm i Bankës së Shqipërisë nuk e nda-loi rënien e euros, e cila pësoi një rivlerësim të vogël që zgjati vetëm pak ditë. Momentalisht monedha e përbashkët evropiane është fiksuar në kuotën e 126 lekëve dhe rritjet e saj dita-ditës janë fare të papër-fillshme. Një situatë e tillë vijon që nga fillimi i muajit shator dhe nuk po lëviz. Kujtojmë që më parë euro në vendin tonë ka kapur edhe nivelin e 140 lekëve prandaj kuota e 126 lekëve mund të themi se është e pamjaftueshme. Pra, në kushtet kur rritja e euros në krahasim me më parë është gati e papërfillshme, është sërish detyrë dhe përgjegjësi e Bankës së Shqipërisë që të marrë masa për kapërcimin e kësaj krize.

Reagimi i ekspertëvePër ekspertin e ekonomisë, Se-

lami Xhepa, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për normalizimin e sit-uatës ishte e vonuar. Gjatë një re-agimi për gazetën “SOT”, ai tha se banka kishte mundësi që veprimi i jashtëzakonshëm të ndërmerrej edhe më parë, por shtoi se momen-

talisht situata është e stabilizuar. “Mendoj se Banka e Shqipërisë mori masa për të ndërhyrë e për të frenuar fuqizimin e mëtejshëm të lekut dhe rënien e euros dhe besoj që u rivendos një lloj ekuilibri. Në gjykimin tim, prapë së prapë mendoj që leku është i mbiçmuar, por unë them që ishte ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë që e stopoi një rënie të lirë të euros. Kështu që unë e quaj efektive ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. Është e drejtë të thuash që ndërhyrja ishte e vonuar. Ndoshta një ndërhyrje më e hershme mund të kishte frenuar rënien, por ndoshta ishin pasiguritë ato që e bënë bankën të hezitonte”, tha eksperti. Sipas

Plotësimi i formularit A3 nis me 15 shtatorRaundi i parë i regjistrimit në

universitete u mbyll ditën e djeshme nga ku u regjistruan rreth 16 mijë e 400 maturantë. Sipas drejtorit të Rr-jetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhe-laj, degët e Universitetit të Mjekësisë dhe të Tiranës kanë qenë edhe më të preferuarat nga të rinjtë. Por nga ana tjetër, vijojnë të mbeten bosh disa kuota. Më konkretisht, nga 36 mijë kuota, kanë mbetur bosh pothuajse gjysma e tyre. Në Universitetin e Tiranës janë ende të lira 1.300 kuo-ta, në Universitetin Politeknik 500, ndërsa në atë të Mjekësisë vetëm 100 kuota. “Kuota aktive ka akoma, kryesisht janë ezauruar kuotat në degët e Universitetit të Mjekësisë. Është vetëm një kuotë në Mjekësi dhe disa kuota në Stomatologji dhe Farmaci”, shpjegoi drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar. Për kuotat e mbetura bosh, studentët do të kenë mundësi sërish të aplikojnë. Të shtunën e 15 shtatorit do të nisin aplikimet për formularin A3.

Ndihma ekonomike, bonus 300 lekë për fëmijët në shkollë

Familjet në vështirësi ekonomike do të ndihmohen nga qeveria. Kjo e fundit ka menduar që në paketën e ndihmës ekonomike të shtohen edhe 300 lekë në muaj për çdo fëmijë që është në shkollë. Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë ministrja e Shën-detësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat. Sipas saj, nga kjo nismë përfitojnë 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë. “Programi i mbrojtjes sociale bashkë me skemën e ndihmës ekonomike që përfshin 47 mijë fëmijë, familjet e të cilëve marrin bonusin, i cili alokohet për mosbrak-tisjen e shkollës. Është vetëm një nga elementët e mbrojtjes sociale pasi edhe librat falas për të gjithë fëmijët e familjeve të cilët përfitojnë nga ndi-hma ekonomike i marrin falas prej vitesh për të gjithë vitet e ciklit të de-tyrueshëm”, tha Ogerta Manastirliu. Vetëm për vitin 2018, fondi i vënë në dispozicion për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, për fëmijët që nuk braktisin shkollën është 171 milionë lekë.

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici kritikoi pak kohë më parë Bankën e Shqipërisë. Sipas tij, zhvlerësimi i euros ka ardhur si pasojë e një ndërhyrjeje të pamjaftueshme të Bankës së Shqipërisë, por edhe si rezultat i efekteve sezonale që kanë shtuar euron në qarkullim. “Mendoj që

ndërhyrja dhe veprimet e BSH duhet të jenë më të dukshme, më të qarta që të kuptohet se deri në çfarë niveli kjo ndërhyrje ndikon në të paktën pengimin e frenimit të rënies së euros dhe stabilizimin e kursit të këmbimit, pavarësisht nga niveli se ku do stabilizohet”, deklaroi ai.

ARDIAN CIVICI: VEPRIMET E BSH TË JENË MË TË DUKSHME

tij, nëse krahasohet më nivelet e mëparshme, niveli momental i euros konsiderohet i ulët. Në vi-jim, Selami Xhepa argumentoi se në rënien e euros një faktor mjaft ndikues kanë qenë paratë e pista. “Faktorët që kanë qenë jashtë kontrollit të autoriteteve kanë qenë ato kryesorët që kanë çuar në ndryshimin e këmbimit, të cilat kanë të bëjnë me futjen e parave nga kanalet informale, etj. Duket që tregu është stabilizuar. Efek-tivisht kursi mesatar mujor është 126 lekë dhe vazhdon të qëndrojë

në mënyrë konsistente pasi kaluan ato turbulencat. Duket se është krijuar një lloj kursi i ri ekuilibri. Nëse kujtojmë pastaj nivelin e 140 lekëve, atëherë ky është një nivel i ulët. Në momente të caktuara kurset e këmbimit pësojnë një lloj zhvendosjeje në vlerën e tyre dhe normalisht sjellja tipike e tregjeve është që kjo lloj vlere të bëhet e qëndrueshme për një periudhë kohe, derisa sa mund të ndodhin ngjarje të tjera apo goditje nga faktorë të jashtëm që risjellin një kurs të ri”, deklaroi Selami Xhepa.

Të gjithë ekspertët e ekonomisë dhanë alarmin për këtë sit-uatë të krijuar, por ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të nor-malizuar disi rënien nuk erdhi në momen-tin e duhur. Pikërisht ky neglizhim shkaktoi në të ardhurat bux-hetore një goditje negative, e cila llog-aritet në masën 28 milionë euro, ose 3.6 miliardë lekë...

1.Në muajin qershor euro pësoi një rënie drastike.

2.Banka e Shqipërisë ndërhyri për të normalizuar situatën, por duket se një gjë e tillë nuk është arritur ashtu siç duhet.

3.Euro prej ditësh mban nivelin e 126 lekëve, një nivel i ulët në kra-

hasim me më parë. 4.Sipas ekspertit të ekonomisë, Selami

Xhepa, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë mund të ishte më e shpejtë.

5.Neglizhimi i Bankës së Shqipërisë i ka shkaktuar vendit një dëm prej 28 milionë eurosh.

PROBLEMATIKAT E EUROS5

Page 11: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

............GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 11

C M Y K

e k o n o m i www.sot.com.al

“Air Albania”, miratohet marrëveshja mes 3 ortakëve për statutin

Ankesat e bizneseve në gusht, nga gjobë e padrejtë te cenimi i markës

Qeveria ka miratuar dje një vendim të veçantë që lid-het me marrëveshjen mes tre ortakëve të shoqërisë “Air Al-bania” për statutin e kësaj të fundit. Marrëveshja është lid-hur mes Albcontrol, që është autoriteti shtetëror që përfaqë-son shtetin në këtë sipërmarrje, ndërkohë që dy kompanitë e tjera janë Turkish Airlines dhe MDN Investment. Shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a. duhet të ndjekë procedurat përkatëse për regjistrimin e marrëveshjes në regjistrin tregtar. Ministria e

Financave dhe Ekonomisë, Min-istria e Infrastrukturës dhe En-ergjisë dhe shoqëria “ALBCON-TROL”, sh.a., janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi. “Air Albania” prej kohësh la-kohet nga ana e qeverisë si një zgjidhje loë cost për fluturimet në disa destinacione por edhe pse janë dhënë një sërë afatesh për nisjen e këtyre fluturimeve ende nuk ka asgjë të saktësuar. Referuar statutit Albcontrol zotëron 10% të aksioneve, MDN Investment 41% dhe Turkish Airlines 49%.

Përmes një dokumenti, Ministria e Shtetit për Mbro-jtjen e Sipërmarrjes bëri të ditur se gjatë muajit gusht 2017, nga bizneset janë depozituar 31 kërkesa, ndër të cilat pjesa dërrmuese kanë qenë në formë ankesash. Pas këshillimeve dhe gjetjes së hapësirave lig-jore për të trajtuar çështjet, ministria njofton se i janë dhënë zgjidhje kërkesave të ardhura nga subjekte të ndrys-hme. Në regjistrin e ankesave të trajtuara vihen re 16 kërkesa të trajtuara nga Ministria e

Ekonomisë dhe Financave, si dhe 4 nga Ministria e En-ergjisë. Të tjera tematika për të cilat bizneset janë ankuar kanë qenë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Turizmit, Bash-kisë së Tiranës, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Drejtësisë etj. Ndër tematikat që bizneset kanë dërguar kërkesën e tyre për shqyrtim për zgjidhje, vihen re disa kërkesa si: “vështirësi në regjistrimin e kontratave të kalimit të kredisë në sportelet e ADISA” kërkesë kjo e datës 31 gusht.

Statistikat, borxhi i jashtëm u rrit me 162 mln euro në prill-qershor

Borxhi i jashtë i ekonomisë shqiptare u rrit me 162 mln euro në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku total i detyrimeve që sektori publik dhe privat në Shqipëri ka ndaj kreditorëve jo rezidentë arriti në 8.11 mld euro. Rritja gjatë tremujorit të dytë ka ardhur në pjesën më të madhe nga rritja e borxhit të bizneseve, me 125 milionë euro më shumë. Besohet se efektin kryesor e ka dhënë kredia e Korporatës Elektroen-ergjetike Shqiptare nga Banka

Europiane për Rindërtim dhe Zh-villim. Kjo kredi u mor me qëllim zëvendësimin e overdrafteve që KESH kishte pranë bankave treg-tare në Shqipëri, me interesa më të ulëta. Pjesa tjetër e rritjes së borx-hit të jashtëm erdhi nga sektori bankar, që e rriti stokun e detyri-meve të jashtme me 42 mln euro. Ndërkohë, qeveria shqiptare e uli lehtë ekspozimin në borxhe jashtë vendit, me 7 mln euro më pak krahasuar me tremujorin e parë. Në vitet e fundit, rritja e borxhit të jashtëm të ekonomisë shqiptare ka qenë mjaft e moderuar.

Gjiknuri-Voltana Ademi përplasen për bypass-in e Shkodrës, ministri: Bashkia të hapë dritën

jeshile. Kryebashkiakja: Dëmshpërbleni pronarët

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNdërhyrje në rrugët e veriut, investimi 14.5 milionë euro

Ministri i Infrastruk-turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është përplasur dje

me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi për për bypass-in e këtij qyteti. Gjiknuri kërkoi nga kryebash-kiakja Ademi që t’i hapë dritën jeshile vazhdimit të punimeve të projektit për bypass-in e Shkod-rës. Menjëherë ka reaguar dhe Ademi, duke i kërkuar ministrit dhe qeverisë si fillim dëmshpër-blimin e banorëve për tokën e zënë nga projekti. Gjiknuri: Të zhbllokohen punimet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjik-nuri bashkë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro inspektuan kantierin e hapur në aksin rrugor Shkodër-Mur-riqan. Që prej fillimit të javës, në këtë aks rrugor kanë nisur punimet për rehabilitimin e plotë të 12 kilometrave me një vlerë financimi prej 1.48 milion euro në kuadër të programit të për-bashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të rrugëve. “Ndërhyrja parashikon prishjen e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënsh-tresave në çakëll dhe stabilizant, realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë si guardrails, vizim termoplastik, sinjalistikë verti-kale/horizontale dhe ndërtim të sistemit të drenazhit”, u shpreh drejtori i ARRSH, Afrim Qen-dro. Aktualisht, në drejtorinë verilindore të Autoritetit Rrugor është duke u ndërhyrë edhe në segmentet Melgushë-Mjedë 7 kilometra, Ura e Kirit-Mjedë me gjatësi 17.2 kilometra dhe Lezhë –Shengjin (Knalle). Vlera totale e investimit në këto akse shkon në 3.56 milion euro ndër-sa shumë shpejt pritet të fillojë rehabilitimi edhe në aksin Qafë Çelë-Fushë Arrëz me investim

Gjiknuri kërkoi nga kryebash-kiakja Ademi që t’i hapë dritën jeshile vazhdim-it të punimeve të projektit për bypass-in e Shko-drës. Menjëherë ka reaguar dhe Ademi, duke i kërkuar ministrit dhe qeverisë si fillim dëmshpër-blimin e banorëve për tokën e zënë nga projekti...

kryeministrit Rama me një shkresë zyrtare pak ditë pas zhvillimit të dëgjesës. Tani të flasim për Lotin e parë, atë ku po punohet aktualisht. E thamë edhe më parë dhe e përsëri-sim: interesat e qytetarëve janë prioritet i Bashkisë së Shkodrës. Në këtë segment, preken shumë prona të qytetarëve të Shkodrës, të cilët duhet të marrin shpër-blim për pronën që u merret për një investim publik. Pavarë-sisht shkresave të Bashkisë së Shkodrës nga kryeministri deri tek ARRSH, pavarësisht edhe protestave të banorëve që edhe ju si media i keni përcjellë, sot e kësaj dite nuk po realizohet pagesa e shpronësimit. Madje, nuk ka para të planifikuara për këtë qëllim as sot që po flasim”, deklaroi Ademi.

9 milionë euro. Gjiknuri tha se fokusi i përmirësimit të infra-strukturës është në dy fronte, së pari tek ndërtimi i rrugëve të reja dhe përfundimi i atyre të zvarritura prej vitesh dhe së dyti tek mirëmbajtja. Më tej, ai kërkoi nga Bashkia e Shkodrës që të bashkëpunojë dhe zh-bllokojë investimin e qeverisë për bypass-in e qytetit. “Ne në Shkodër kemi investime tjera të rëndësishme siç është përfundi-mi i unazës së Shkodrës. Unë i bëj thirrje Bashkisë së Shkodrës që ti japë përfundimisht dritën jeshile të zgjidhjes dhe vazhdim-it të atij projekti, në bazë të pro-jektit të rishikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjetëm da-kordësinë dhe tanimë shpreso-jmë në dhënien e dritës jeshile nga bashkia për të vazhduar me punimet për bypass-in duke ele-minuar futjen e kamionëve dhe rëndesën e trafikut brenda qytet-it. Kryetarja e Bashkisë duhet ta japë këtë zgjidhje që ARRSH të

vazhdojë zbatimin e kontratës”, nënvizoi Gjiknuri.

Ademi: Dëmshpërbleni banorët Menjëherë pas deklaratës së

ministrit, kryebashkiakja doli në një deklaratë për mediat. Ademi tha se Drejtori i ARRSH, Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro në krah të shefit të tij, ministrit Damian Gjiknuri tentoi të gënjejë shkodranët e shqiptarët lidhur me By- Pass-in e Shkodrës, ndërsa shpjegoi gjithë historinë e këtij projek-ti, sipas saj, me fakte. “Them tentoi të gënjejë për ta kuptuar ai, sepse në Shkodër ne i themi rren ditën për diell. Për të gjithë bashkëqytetarët, bazuar në dokumenta do të paraqesim të vërtetën, e cila nuk mund të fshihet nga Qendror i ARRSH, apo edhe shefat e tij politikë në Tiranë apo Shkodër. By- Pass-i Shkodër është i ndarë në dy lote: Loti i parë është ai ku punohet në territorin e Njësisë Admin-istrative Rrethina dhe një pjesë

të qytetit, ndërsa Loti i dytë në afërsi të Pedonales së Molos është ai që pritet prej pesë vitesh të nisin punimet e të hiqet ai mal me zhavorr. Për Lotin e dytë, nuk mund të flitet sepse sot e kësaj dite, Bashkia e Shkodrës nuk ka asnjë projekt të dorëzuar nga ARRSH. Është thjesht një ide e prezantuar shkurtimisht në një dëgjesë publike, e cila u bë në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër vitin e kaluar. Në dëg-jesën publike të datës 2 nëntor 2017, është diskutuar mbi një projekt të paraqitur për Lotin e parë, atë ku po punohet edhe aktualisht. Qytetarët e pran-ishëm në dëgjesë, kanë paraqitur objeksionet e tyre për projek-tin në fjalë dhe çdo gjë është e dokumentuar. Dëgjesa publike ka evidentuar disa probleme aktuale të zbatimit të projektit. Të gjitha këto shqetësime të qytetarëve në dëgjesën publike, i janë bërë të ditura ARRSH, ministrit Gjiknuri, madje edhe

Page 12: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

12 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA tregon detaje nga zhvillimi i operacioneve për rrëzimin e regjimit komunist

CIA: Ja si u nda në tre klane qeveria komuniste në vitin 1950, amerikanët skeptikë për rolin e Hasan Dostit gjatë kohës që ishte ministërCIA tregon me detaje se

si qeveria komuniste nisi të përçahej në fillimet e saj. Në një dokument të

deklasifikuar prej tyre tregohet se në vitin 1950 ishin krijuar 3 klane në të. Po ashtu tregohen detaje dhe për rolin e Hasna Dostit. Ai ndihmoi amerikanët në tentativat për rrëzimin e regjimit komunist, por një letër kundër tij ngriti dyshimet te amerikanët, të cilët nisën verifikimet mbi rolin e tij.

Aktiviteti politikPas ardhjes së Said Kryeziut

në Nju Jork, janë mbajtur një seri takimesh mes tij Hasan Dostit dhe Nuçi Kotës në Nju Jork, për të bindur kryesinë e Komitetit Shqipëria e Lirë të zgjerojë për-faqësimin e saj. Një nga planet që po studiojmë është ai i shtimit të një përfaqësuesi i fraksionit të Këlcyrës nga Balli Kombëtar, mundësisht i një figure të pa-varur e të pranueshme si Ndue Markagjoni, ndërsa një tjetër plan është zgjerimi i komitetit drejtus me gjashtë anëtarë të rinj. Është formuar një grup prej tre vetësh i Komitetit për rekrutimin e kandidatëve për aktivitete në Turqi. Kanë nisur gjithashtu veprimet për kundërveprimin ndaj kërcënimit të komitetit të refugjatëve shqiptarë të sponsori-zuar nga Jugosllavia. Instrumenti jugosllav për çështjet shqiptare kohët e fundit ka mbajtur një konferencë në Prizren, e organ-izuar nga Dushan Mugosha, përfaqësuesi i plotfuqishëm i Titos për çështjet shqiptare, ku në linja të përgjithshme sinjalizohet vull-neti i Beogradit për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Në konferencë u tha se “veprimi duhet të kryhet nga rrethet demokratike shqiptare të Jugosllavisë, dhe jo nga rrethet reaksionare shqiptare të Italisë, Greqisë apo të tjetërkund. Para kongresit, Nik Sokoli, kreu i lidh-jes shqiptare jugosllave, i shprehu besimin Abaz Kupit se kishte mjaftueshëm terren të përbash-kët për veprim mes Partisë së Legalitetit dhe Lidhjes jugosllave të Prizrenit, por nuk do të mer-reshin veprime deri në qartësimin e qëndrimit të Lidhjes jugosllave ndaj Komitetit Shqipëria e Lirë të SHBA. Në lidhje me këto zhvil-lime KSHL është instruktuar të mbajë një qëndrim skeptik, duke mirëpritur krijimin e një tjetër grupi në shenjë të opozicioni ndaj regjimit të Hoxhës, por duke theksuar se KSHl është organi-zata e vetme shqiptare që gëzon mbështetjen e fuqive të mëdha. Me kërkesën e OPC, DASH po merr në konsideratë rekrutimin e ambasadorit tonë në Beograd për të tentuar të mësojë mbi qëllimet e vërteta të organizatës shqiptare të Jugosllavisë, duke i pyetur hapur autoritetet e atjeshme nëse kanë

objektiva ndërhyrjeje në Shqipëri, apo nëse i tremben një reagimi të BRSS, siç kanë deklaruar. Edhe gjenerali Omar Bradly është instruktuar të përpiqet të mësojë prej jugosllavëve mbi çështjen, gjatë bisedave me përfaqësuesit ushtarakë.

Nëntor 1951Letra e mëposhtme e marrë

nga zyra jonë e Nju Jork vjen nga Alberto Malis dhe përmban akuza për Hasan Dostin. Qendra kërkon të informohet nëse ka baza për akuzat e bëra në letër nga zoti Malis. Letra akuzon Hasan Dostin për kolaboracionizëm si me gjer-manët ashtu dhe komunistët, por duket se është nxitur nga urrejtja personale dhe jo në interes të popujve të lirë, prandaj nuk duhet të përdoret si bazë për veprime diskriminuese ndaj Dostit. Akuzat e përgjithshëm për kolabora-cionizëm gjatë kohës së luftës në sipërfaqe mund të duken të rënda, por nuk konfirmojnë informa-cionet tona. Akuza specifike për furnizimin e gjermanëve me mate-riale ushtarake nuk është e veri-fikueshme. Ne besojmë se infor-macioni i dyshimtë i ofruar është

i një observuesi me paragjykime. Është e vërtetë se në dhjetor 1941 deri në maj 1942, Dosti ka qenë ministër i Drejtësisë në kabinetin e Mustafa Krujës, i cili konsidero-het nga qeveritë më mizore të ital-ianëve. Por raportohet se ai mori postin me këshillën e udhëheqësit të njohur Mit’hat Frashri, me shpresën se do të mund të paran-dalonte veprime hakmarrëse ndaj popullit shqiptar. Nga ky post ai kaloi si presidenti i gjykatës së lartë kriminale në maj 1942, dhe qëndroi deri në gusht 1943 kur u shkarkua për aktivitete anti-gjer-mane, të cilat kishin lidhje me rolin e tij në grupin nacionalist të rezistencës Balli Kombëtar. Edhe regjimi aktual, ashti si shkruesi i letrës, e akuzojnë Dostin për ligjin e dënimit me vdekje për ata që mbanin armë pa leje dhe për autorizimin e pushkatimit të dy partizanëve, që në fakt mund të kenë qenë terroristë komunistë. Qeveria e Hoxhës e akuzon Dos-tin si anëtar të “komitetit qendror të organizatës tradhtare kolab-oracioniste të Ballit Kombëtar”. Por Dosti ka qenë pjesëmarrës në konferencën e 1943 për arritjen e marrëveshjes për rezistencën ndaj

kanë tërhequr vëmendje të kon-siderueshme nga fuqitë botërore që prej ndarjes me Titos dhe grupit të Cominform. Situata tashmë pritet të kristalizohet pas rivendosjes së marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Greqisë. Një jave më parë SHBA raportoi se po kryheshin negociata sekrete në Romë mes delegacioneve shqiptare, britanike e greke. Ata pranuan se në Romë kishte një delegacion shqiptar, por thanë se ishte delegacion tregtarësh që kishin ardhur vetëm për bisedime tregtare. Por këto raportime duket se konfirmojnë faktin se ka pasur trazira në Shqipëri për arsye të rritjes së opozicionit. Megjithëse problemi zyrtarisht është mbyl-lur ka sinjalizime se udhëheqja shqiptare është në siklet prej disa kohësh dhe ndoshta kërkojnë të hyjnë në marrëdhënie me Perën-dimin. Pas afrimit Greqi-Jugosl-lavi situata është bërë më e qartë se ndoshta Moska do ta braktisë Shqipërinë në fatin e saj. Ka raportime se diktatori shqiptar Enver Hoxha ka qenë në Moskë duke u lutur për ushqim dhe gjithashtu për forca ushtarake për të shtypur lëvizjen e rezistencës që po rritet në vend. Raportimet vijën në kohë negociatash sekrete mes Romës dhe Perëndimit. Në fakt Partia Komuniste Shqiptare ka një përçarje të trefishtë. I pari është grupi i Hoxhës i lidhur ver-bërisht me Moskën, grupi i dytë i përket rrymës nacionaliste titiste pro-jugosllave, i cili kundërshton çdo iniciativë të sovjetikëve dhe kërkon braktisjen e sistemit të kolkozeve (kooperativave) i cili nuk ka pasur sukses prej fillimit dhe që po e çon vendin në një katastrofë ekonomike. Me sa kuptohet gjatë kësaj përpjekjeje kanë ndodhur përplasje me armë që e kanë vënë pushtetin e Hox-hës në vështirësi. Ndërsa grupi i tretë i cili ia ka dalë me sukses të sigurojë postet qeveritare si rezu-ltat i dobësisë regjimit, favorizon një orientim drejt Perëndimit. Anëtarët e ministrisë së tregtisë dhe të Byrosë Politike që ishin në takimin e Romës i përkasin këtij grupi. Reagimet e Perëndimit ndaj rrëmujës politike dhe ekonomike në Shqipëri duhet të llogariten mirë. Ka nga ata që thonë se kushtet e vështira ekonomike e bëjnë të volitshëm momentin për ndihma ekonomike dhe ndërhyrje për shkëputje të tij nga Perdja Komuniste e Lindjes. Beogra-di insiston se nuk ka hyrë në negociata me Hoxhën dhe se nuk dëshiron të përshkallëzojë kon-frontimin me sovjetikët. Po ashtu dhe fuqitë perëndimore nuk kanë dëshirë të përfshihen në Adriatik për të trazuar qetësinë relative në Ballkan, para se të qartësohet tërësisht lidhja e tyre me Jugosl-lavinë dhe problemi i Triestes.

gjermanëve mes Ballit Kombëtar dhe frontit çlirimtar partizan, pas të cilës Hoxha ekzekutoi të gjithë pjesëmarrësit komunistë, duke i quajtur tradhtarë. Si presidenti i Partisë Shqiptare Agrare (emri i ri i Ballit Kombëtar) dhe i Komitetit Shqipëria e Lirë, Dosti ka një rol udhëheqës në përpjekjen anti-ko-muniste të shqiptarë në ekzil. Për arsye se disa anëtarë të familjes së tij janë ende në Shqipëri, Dosti hezitoi për disa kohë para se të pranonte presidencën e komitet-it por u bind ta bënte atë për interesat e vendit të tij. Në këtë pozicion ai ka bashkëpunuar nga afër me kolegët amerikanë dhe nuk ka treguar asnjëherë urrejtje për racën anglo-saksone. Bazuar në këto fakte, duhet të merret parasysh roli i Dostit me Ballin Kombëtar gjatë kohës së luftës dhe aktivitetet anti-komuniste në Komitetin Shqipëria e Lirë, dhe jo një letër e tillë pa substancë të qartë.

Korrik 1950Artikull i shtypit turk

Përçarje tre-palëshe mes komunistëve shqiptarë

Politikat e Moksës në Shqipëri

Pas ardhjes së Said Kryeziut në Nju Jork, janë mba-jtur një seri takimesh mes tij Hasan Dostit dhe Nuçi Kotës në Nju Jork, për të bindur kryesinë e Komitetit Shqipëria e Lirë të zgjerojë përfaqësimin e saj. Një

nga planet që po studiojmë është ai i shtimit të një përfaqësuesi i fraksionit të Këlcyrës nga Balli Kombëtar, mundësisht i një fig-ure të pavarur e të pranueshme si Ndue Markagjoni, ndërsa një tjetër plan është zgjerimi i komitetit drejtus me gjashtë anëtarë të rinj. Është formuar një grup prej tre vetësh i Komitetit...

Page 13: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

............GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 13

C M Y K

Parlamenti Evropian dënon Hungarinë për shkelje të vlerave demokratike

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPE voton për masa disiplinore kundër Hungarisë

Andi LAMKO

Hungaria mund të përballet së shpejti me humbjen e të drejtës së votës në Bashkimin Evropian pasi

parlamentarët e unionit votuan dje për aktivizimin e procedurës së penalizmit të saj, për hapa prapa në demokraci, rendin ligjor dhe të drejtat e njeriut. Në votën e paprec-edentë që ekspozoi ndarje të thella mes vendeve anëtare, Parlamenti Evropian në Strasburg mbështeti raportin që thoshte se Hungaria duhet të sanksionohet për shtypjen e OJQ-ve, mediave dhe universiteteve, duke i referuar fushatës anti-Soros të disa javëve më parë. Por ministri i Jashtëm i Budapestit, Peter Szijjar-to, denoncoi votën e aktivizimit të “Nenit 7” duke e quajtur “hakmarrje e vogël e politikanëve pro-emigra-cion”. Ai pretendoi gjithashtu se vota ishte një mashtrim pasi në shifrën finale nuk ishin numëruar abstenimet për të arritur sa më lehtë maxhorancën.

Parlamenti kërkon veprim Para votimit fushata për sank-

sionet ndaj Hungarisë u kryesua nga deputetja holandeze e Të Gjelbërve Evropianë, Judith Sargentini e cila tha se qeveria e Organ po bënte të heshtnin mediat dhe akademikët. "Është një shenjë pozitive që ky parlament po merr përgjegjësitë e tij duke kërkuar veprim. Qeveria e Viktor Orban ka qenë në krye të një fushate kundër vlerave evropiane duke bërë të heshtin mediat e pa-varura, duke zëvendësuar mbajtës të posteve kritike në gjyqësor, dhe duke i vënë frerët akademikëve”,

Opozita i shkruan Mogherinit, kundër shkëmbimit të territoreve

Limaj: Politika në Kosovë të bashkohet për dialogun me Serbinë

Partitë opozitare në Ku-vendin e Kosovës, LDK, VV, PSD dhe Alternativa i kanë dërguar dje letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për të kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territor-eve për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë. Shefi i Grupit Parlamen-tar të LDK, Avdullah Hoti, tha se në këtë letër është sqaruar qën-drimi lidhur me pakënaqësinë e opozitës, e cila përfaqëson 60 për qind të qytetarëve të Kosovës, lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve apo korrigjim të

kufijve. “Këto ide nuk do të kenë mbështetje dhe çfarëdo marrëve-shje që rrjedh prej tyre nuk do të përkrahet”, tha Hoti, duke shtuar se në letër gjithashtu kërkohet që faza finale e dialogut me Serbinë të bazohet në parime të qarta sipas Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Opinion e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe faktin se Kosova është pranuar nga shumica e kombeve të lira të botës. Hoti shtoi se qeveria aktuale ka humbur legjitimite-tin për të përfaqësuar Kosovën në këtë proces.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i zgjedhur së fundmi si drejtues i delega-cionit qeveritar për dialogun me Serbinë, tha dje se nevojitet unitet i klasës politike pasi temat të tilla ndërkombëtare nuk negociohen për çdo ditë. Zëvendëskryeminis-tri ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë propozim nga Serbia se ajo do ta njohtë me ndonjë kusht pavarësinë e Kosovës. “Le të thotë Serbia do gjysmën e Kosovës në këmbim të njohjes së Kosovës, dhe ne do ta japim përgjigjen tonë. Por pa një propozim zyrtar, nuk dimë

për çfarë po flasim. Nëse Kosovës i bashka-ngjiten territore nuk prish punë, por nëse ndodh e kundërta, pra nëse duhen dhënë territore, atë s’mund ta bëjë gjithkush”, ka thënë Limaj. Kreu i Nismës tha se ka mosbesim në Kosovë, por në këtë moment duhet të jemi të bashkuar. “Në Kosovë kemi mos-besim për arsye të ndryshme nga përvoja të ndryshme. Unë kam probleme me Presidentin, është normale edhe kjo. Por kjo është një temë nacionale. Në Bruksel duhet të bëhemi bashkë dhe të marrim përgjegjësi”, deklaroi Limaj.

Ali Ahmeti: Jashtë NATO, Maqedonia vështirë të mbijetojë

Kryetari i partisë kryesore shqiptare në Maqedoni, Ali Ah-meti, tha dje në një intervistë se Maqedonia do ta ketë të vështirë të mbijetojë si shtet jashtë NATO, duke shtuar se referendumi i 30 shtatorit është vula që mbyll një kapitull 25-vjeçar. Në mbështet-je të referendumit për mar-rëveshjen e emrit, ai theksoi se shqiptarët e Maqedonisë janë në vendin e tyre dhe se do të votojnë për anëtarësim në NATO dhe BE. “Dhe pa dyshim se shqiptarët votojnë për anëtarësim në NATO dhe BE dhe shqiptarët votojnë

për arritjen e synimeve të tyre për një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë”, tha kreu i BDI, duke shtuar se i ka bërë me dije edhe palës maqedonase dhe palës greke se cilët emra të shtetit janë të pranueshëm për shqiptarët. “Jam takuar me zyrtarë grek, më ato ndërkombëtarë dhe u kemi bërë me dije edhe palës maqe-donase se cilët emra nuk janë të pranueshëm, apo cilët janë të pranueshëm për shqiptarët. Është me rëndësi se shqiptarët gjith-monë kanë qenë për zhbllokim të kontestit”, ka thënë Ahmeti.

tha Sargentini, e cila ka hartuar raportin mbi korrupsionin dhe njëanshmërinë e gjyqësorit në vend, në lidhje me të drejtat e mi-noriteteve dhe emigrantëve. Hun-garia ka debatuar prej kohësh me Brukselin për kuotat e detyrueshme të emigrantëve dhe është bërë palë me liderë euroskeptikë si ministri i brendshëm italian Matteo Salvini. Edhe deputetë të Partisë Evropiane të Popullit, grupi më i madh i PE, janë kthyer kundër Orban pasi e kishin mbështetur për disa vite. Grupi i deputetëve konservatorë britanikë votuan kundër mocionit, për çka qeveria e Londrës tha se nuk ishte konsultuar fare.Orban: PE po ofendon Hungarinë

Megjithëse masat disiplinore duhet të miratohen nga dy të tretat

e qeverive të vendeve anëtare të BE, vota është një veprim i paprec-edent në bllok. Për vite me radhë kryeministri hungarez kishte qenë në gjendje t’i shmangte pasojat me gjithë kritikat ndërkombëtare lidhur me demokracinë, sistemin e drejtësisë, keqtrajtimin e imi-grantëve dhe të drejtat e njeriut. Por kritikat ishin rritur edhe brenda Partisë Popullore Evropiane, anëtar i së cilës është partia e tij Fidesz. Në fund të vitit të kaluar procedu-rat e Nenit 7 filluan edhe kundër Polonisë lidhur me gërryerjen e pavarësisë së gjyqësorit. Por me Hungarinë, është hera e parë që ma-sat merren për shkak të kërcënimit ndaj vlerave evropiane. Orban ka akuzuar Parlamentin Evropian për tentativë “shantazhimi” ndaj Buda-

Merkel: Hebrejtë dhe myslimanët, pjesë e shoqërisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri dje thirrje në Bunde-stag për tolerancë dhe respektim të shtetit juridik, duke vënë në dukje në dukje përgjegjësinë e Gjermanisë për ruajtjen e paqes dhe sfidat e mi-gracionit. "Hebrejtë dhe myslimanët janë pjesë e shoqërisë sonë, ashtu si edhe të krishterët dhe ateistët", tha kancelarja gjermane, gjatë debatit të përgjithshëm mbi buxhetin, duke shtuar se shumë njerëz janë të trondi-tur nga krimet që dyshohen të kenë bërë azilkërkuesit në Gjermani.

Putin: Koreja e Veriut të nxitet

drejt denuklearizimit Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin,

tha se Koresë së Veriut duhet t'i jepen garanci sigurie në këmbim të hapave drejt denuklearizimit. Duke folur në një forum ekonomik në qytetin Vlad-ivostok, Putin tha se Koreja e Veriut ka bërë hapa pozitivë dhe se tani po pret përgjigje. "Nëse Koreja e Veriut bën diç-ka drejt denuklearizimit, ajo pret hapa reciprokë dhe jo kërkesa të pafundme për çarmatim të plotë", tha Putin, duke iu referuar kritikave të Donald Trump se Peniani nuk po bën mjaftueshëm.

Kina dhe Rusia, rregullisht stërvitje të përbashkëta

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha dje se Moska dhe Pekini kanë ndërmend të bëjnë rregullisht stërvitje të përbashkëta luftarake, të ngjashme me ato që po mbahen kësaj jave në Siberi. Ai dhe homo-logu i tij kinez, gjenerali Uej Feng-he, vizituan dje poligonin e qitjeve në Tsugol në Siberinë lindore, ku afro 300 mijë trupa ruse dhe rreth 3,200 trupa kineze, po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta. Manovrat ushtarake një javore Vostok 2018, përfshijnë rreth 300 000 trupa ruse.

Në fjalimin e tij vjetor para Parlamentit Evro-pian kryetari i Komisionit Jean-Claude Juncker, paralajmëroi dje për ndikim të jashtëm në Ballkan, prandaj shtoi se BE duhet të bëjë më të qartë qën-drimin e saj për zgjerim të pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor. “Duhet të përcaktojmë qëndrimin tonë të pakthyeshëm për anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, në të kundërtën të tjerët do të afrohen drejtpërdrejt te fqinjët tanë”, tha Juncker. Ai gjithashtu tha se zgjerimi i deritanishëm i BE është i suksesshëm, por shtoi se ngelet për të bërë punë në vende si Hungaria, Polonia dhe Romania. “Nëse duam më shumë stabilitet në fqinjët tanë, atëherë du-het të kemi kredibilitet dhe perspektivë për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor”, tha Juncker.

Rajonet e Karolinës së Veriut dhe Jugut në SHBA, po përgatiten për uraganin shkatërrimtar që mund të sjellë përmbytje të mëdha, erëra të forta dhe ndërpre-rje të energjisë elektrike, i cilësuar si superstuhia më e fortë në 25 vitet e fundit. Dje në mesditë uragani i quajtur Florence, ishte vetëm 800 km larg brigjeve të Karolinës së Jugut, të cilën pritet ta godasë mëngjesin e të premtes. Ndërkohë më shumë se 2 milionë njerëz janë evakuar nga tre shtete të SHBA por rreth 5 mil-ionë pritet të preken nga stuhia. “Syri” i stuhisë është një uragan i kategorisë 4. Ashtu si uragani Harvey, që solli dëme masive në Texas në 2017 edhe Florence pritet të ngadalësojë disi ashpërsinë e tij duke iu afruar brigjeve, por gjithsesi pritet të depërtojë thellë në brendësi të territorit tokësor.

Juncker: BE, qëndrim të pakthyeshëm për zgjerimin në Ballkan SHBA përgatitet për goditjen e uraganit shkatërrimtar Florence

pestit, ndërsa ka cilësuar raportin si “abuzim të pushtetit”. Kryemi-nistri hungarez tha dje se raporti i PE përmban keqinterpretime serioze të fakteve dhe ka premtuar se Hungaria nuk do të përulet. “Ky raport ofendon Hungarinë dhe sulmon nderin e kombit hungarez”, ka thënë ai. Partia e tij Fidesz ka fituar dy të tretat e ulëseve në parlamentin hungarez më herët gjatë këtij viti, në fushatën radikale anti-emigracion. Në mënyrë që masat disiplinore të vazhdojnë më tej, duhet të ketë përkrahje nga dy të tretat e ligjvënësve evropianë në votimin e 12 shtatorit.

Është një shenjë pozi-tive që ky parlament po merr përgjegjësitë e tij duke kërkuar veprim. Qeveria e Viktor Orban ka qenë në krye të një fushate kundër vlerave evropi-ane duke bërë të hes-htin mediat e pavaru-ra, duke zëvendësuar mbajtës të posteve kritike në gjyqësor, dhe duke i vënë frerët akademikëve...

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Page 14: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

14 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

............

k r o n i k e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraShpëtim Çekrezi, në prangat e uniformave blu të kryeqytetit

SHBA, 2500 USD shpërblim për vrasësin e 23-vjeçarit shqiptar Policia amerikane ka venë në dispozicion një shumë prej

2500 dollarësh për cilindo që jep informacione për vrasjen e të riut shqiptar Grei Frashëri. 23-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e të premtes së kaluar në rrugën 93 në Bay Ridge, më pak se gjysmë milje larg shtëpisë së tij. Në momentin që policia arriti në vendngjarje, i riu shqiptar ishte në gjendje të rëndë, dhe pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në qafë. Autori apo autorët e ngjarjes janë ende të lirë, teksa familjarët kërkojnë të sqarohen rrethanat në të cilat humbi jetën 23-vjeçari. Për ta, Grei ishte një djalë i qeshur dhe i mirë. “Po përpiqemi të qëndrojmë të fortë për prindërit, por është shumë e vështirë t’i mbash ata”, thotë Kristi Leka, kushëriri i viktimës. Një nga pistat ku po hetohet është edhe mundësia që i riu shqiptar të jetë gjendur në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Kjo për shkak se nga hetimet nuk janë gjetur lidhje të 23-vjeçarit me aktivitete të paligjshme.

U gjendet kokainë gjatë kontrollit, arrestohen dy të rinj në BeratPas një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur “Ura

e Velabishtit”, policia ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët kishin me vete një sasi e vogël kokaine. Në prangat e uniformave blu kanë përfunduar shtetasit Klodian Papa, 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori dhe Toli Vodica, 31 vjeç, banues në lagjen “22 Tetori”. Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve Klodian Papa dhe Toli Vodica iu gjetën një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Gjithashtu nga policia është arrestuar edhe Refat Paja, 33 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku'’për veprën pe-nale "Moskallëzim krimi". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 , "Moskallëzim krimi", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Ellvis MYRTA

Arrestohet kryetari i shoqatës artistike "Ferdinand Deda”, në Tiranë e cila sigu-

ronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni. Pas denoncimit në “Fiks Fare”, policia ka arrestuar Shpëtim Çekrezin, kryetarin e Shoqatës Artistike. 45-vjeçari, banues në fshatin Dardhë të Li-brazhdit, nën emrin e një sho-qate artistike, punësonte vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve online dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate. Pak ditë më parë u bë publik skandali i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda” përmes së cilës shtetasi Shpëtim Çekrezi rekrutonte vajza me qëllim prostitucionin. Emisioni investigativ “Fiks Fare” transmetoi me zë e figurë se si ai linte takime me vajzat dhe u tregonte për punën që duhej të bënin. Njoftimet për punë nxirreshin online, por kur vajzat takoheshin me të, ai u shpjegonte se për çfarë pune bëhej fjalë. Pas verifikimeve të kryera, policia bëri prangosjen e shtetasit Shpëtim Çekrezi. Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie. Nuk dihet ende numri i vajzave të rekrutuara nga ky shtetas. Siç u vërtetua përmes pamjeve një javë më parë në emisionin “Fiks Fare, ai i çonte të rejat në Maqedoni ku ato punonin në një lokal dhe hiqeshin si këngëtare. Ndaj tij rëndon akuza e shfrytëzimit të prostitucionit parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si i rekrutonte vajzat 45-vjeçari

Shoqata artistike “Ferdi-nand Deda”, me seli në Tiranë, mashtronte me vendet e punës të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punon-jëse seksi nëpërmjet njoftimeve online të punësimit. Shoqata

kërkonte të punësonte vajza të reja si sekretare, ndërkohë që në të vërtetë rekrutoheshin për punonjëse seksi. Pasi njofto-heshin për pozicionin e punës, vajzave iu bëhej më pas e qartë puna që duhej të bënin. Pas një denoncimi në redaksinë e një emisionit investigativ se shoqata artistike “Ferdinand Deda” kërkonte sekretare, por në fakt mashtronte pasi në të vërtet puna ishte si prostitutë. Pas marrjes së këtij denonci-mi emisioni investigativ “Fiks Fare” nisi një investigim. Një nga gazetaret e këtij emisioni fillimisht telefonoi në numrin që kjo shoqatë kishte vënë në dispozicion, në një portal

punësimi online. Në telefon, përgjigjja erdhi nga Shpëtimi, kryetari i kësaj shoqate, i cili menjëherë shprehu se ishte i interesuar për punonjëse dhe shpjegoi shkurtimisht pozicionin e punës. Kriter për ta fituar atë ishte paraqitja e jashtme. Shpëtimi tha se kjo shoqatë menaxhonte një arenë artistike dhe se puna ishte në Maqedoni. Ai kërkoi edhe vajza të tjera, duke thënë se kishte nevojë për staf, e sipas tij vajzat duhej të ishin të pa-raqitshme dhe pa impenjime familjare. “Nëse je pa impen-jime është koha që ti të bësh lekë. 1.200 euro rrogë bazë, 40 euro çdo mbrëmje, plus bak-

Qëlloi ish dhëndrin me sopatë, Gjykata e Korçës jep 30 ditë burg për 54-vjeçarinGjykata e Korçës ka lënë në burg me

një afat kohor prej 30 ditësh Nizami Bez-atin. 54-vjeçari ka dalë përpara togave të zeza të qytetit juglindorë për tu njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” 30 ditë për Bezatin, i cili tre ditë më parë goditi disa herë me sopat ish dhëndrin e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë të Korçës. Nizami Bezati, 54 vjeç, banues në fshatin Kamenicë ka goditur me sëpatë duke e lënë të plagosur rëndë, Aleksandër Mak-sutin, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë. I riu u transportua menjëherë në spitalin

e Korçës me plagë të thella në kokë dhe qafë si pasoje disa goditjeve që mori nga ish vjehrri. Ai u mbajt për rreth dy orë në spitalin e Korçës dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore, u transferua për në spita-lin e traumës në gjendje të rëndë për jetën. Pak pas krimit autori i plagosjes u ndalua nga policia, ndërsa dyshohet se prishja e lidhjes me vajzën e tij dhe problemet e lindura pas ndarjes kanë qenë shkaku i ngjarjes. Konfliktet mes 54-vjeçarit ishin të vazhdueshme dhe të përditshme, pasi autori dhe ish dhëndri i tij jetonin në të njëjtin fshat. Shkaku kryesorë i këtyre de-bateve dhe konflikte është se i plagosuri,

Aleksandër Maksuti ka një vajzë të mitur me vajzën e autorit. Fëmija ka ardhur nga bashkëjetesa që i plagosuri ka pasur me vajzën e autorit. Dhe shkak i konflikteve të tyre, dyshohet se është bërë mosnjohja e atësisë së vajzës së mitur duke sjellë dhe ndarjen me vajzën e 54-vjeçait. Ndërkohë që pas ndarjes autori e ka paralajmëruar disa herë 25-vjeçarin, ish dhëndrin e tij që mos ti afrohej më banesës, fëmijës së mitur dhe vajzës së tij. Të gjitha këto konflikte përfunduan me plagosjen e 25-vjeçarit, Aleksandër Maksuti. Bezati e ka goditur me sëpate duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe qafë.

shishe. Po të jesh gocë e zgjuar merr 70-80 euro bakshish”, shprehet Shpëtimi. “Fiks Fare” realizoi më pas një takim me kryetarin e shoqatës në një nga baret e kryeqytetit, ku pas këtij takimi, gazetarja e fitoi menjëherë pozicionin e punës. Përveç pagës së majme prej 1.200 eurosh, ai i shpjegon se nëse ajo do të ishte e shkathët, do të kishte bakshishe të ma-jme që mund të arrinin deri në 80 euro në ditë. Pas takim-it me kryetarin e shoqatës, gazetarja niset të nesërmen në Maqedoni, së bashku me dy vajza të tjera që ishin prej kohësh punonjëse të lokalit. Në Doganën e Morinës, Shpëtimi i thotë policit kufitar se janë punonjës të cirkut dhe se po shkojnë për shfaqe artistike. Gjatë udhëtimit për Tetovë, vajzat i shpjegojnë gazetares së “Fiksit” sesi punohet dhe sesi mund të fitojë më shumë para. Njëra nga punonjëset i thotë se klienti duhet mbajtur gjatë, që ai të vijë më shpesh në lokal dhe të mos kërkojë vajza të tjera, e nëse ndonjë klient i ofronte shumë parà mund të shkonte me të. Por, ato thanë se, më të detajuara rregullat e lojës do t’ia shpjegonin gaze-tares vet pronarët e lokalit dhe hotelit ku do të shkonin.

Rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni, arrestohet kryetari i shoqatës “Ferdinand Deda”

Durrës, gjendet 16-vjeçarja nga Maliqi e zhdukur prej dy ditësh Pas denoncimit në polici për zhdukjen prej dy ditësh, është

gjetur vajza 16-vjeçe nga Maliqi. Mesditën e së martës nëna denoncoi se ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer, ndërsa pas publikimit të lajmit në media dje e mitura është gje-tur. Mësohet se vajza ka qenë në Durrës, prindërit kanë arritur të flasin në telefon me të miturën, ndërsa ajo është shprehur se i ishte fikur telefoni, pasi nuk kishte bateri. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, teksa 16-vjeçarja rezultoi se kishte shkuar në Dur-rës. Familjarët kanë thënë se nuk i dinë arsyet se përse ishte larguar, ndërsa vëllai i vajzës K. Rika ka shkuar për ta marrë. E mitura ishte zhdukur nga banesa pa lenë asnjë gjurmë dhe familjarët nuk patën kontakt. Ende nuk janë bërë me dije arsyet e largimit të saj nga Vloçishti për në qytetin bregdetar. Pritet që vajza të merret në pyetje në komisariatin e Malqit, në praninë e prindërve të saj për të treguar dhe arsyet që është larguar nga shtëpia, pasi në komisariatin e Durrësit ajo nuk ka thënë asgjë.

Pak ditë më parë u bë publik skandali i Shoqa-tës Artistike “Ferdinand Deda” përmes së cilës

shtetasi Shpëtim Çekrezi rekrutonte vajza me qëllim prostitucionin. Emi-sioni investigativ “Fiks Fare” trans-metoi me zë e figurë se si ai linte takime me vajzat dhe u tregonte për punën që duhej të bënin...

Page 15: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Uniformat blu kanë bastisur vilat e fisit Haka dhe Bami në Fushë Krujë

Elvis MYRTA

Forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zhvillu-an në orët e para të

mëngjesit të djeshëm një op-eracion blic, në fshatin Nikël të Krujës. Operacioni është zhvilluar për të bërë të mun-dur goditjen e elementëve kriminalë, që dyshohet se mund të fshiheshin në këtë zonë. Kontrollet janë përqen-druar në gjetjen e armëve dhe municioneve ushtarake, lëndëve narkotike dhe çdo elementi tjetër të jashtëlig-jshëm. Operacioni zgjati deri në mesditë. Gjatë këtij opera-cioni uniformat blu arrestuan 5 persona dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armë zjarri dhe municione. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në vazh-dim të operacionit policor të koduar “Forca e Ligjit”, forcat e Drejtorisë së Përg-jithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Pol-icisë Durrës, nën drejtimin e hetimeve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Kruje , lidhur me gjetjen dhe sekues-trimin e sendeve të kundra-ligjshme, bënë ekzekutimin e vendimeve për kontrollin e banesave te shtetasve, Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zy-ber Bami, ku në përfundim të kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë, i shtetasve Lutfi Haka, lindur dhe banues në fshatin Zezë të Rrethit Krujë; Marklen Haka, lindur dhe banues në Zeze të rrethit Krujë; Ylli Çangu, banues në fshatin Nikel të rrethit Krujë; Skënder Leza, lindur dhe banues në fshatin larushk të rrethit Krujë si dhe Valter Bamit, banues në fshatin Larushk të Rrethit Krujë. Gjate kontrollit të ushtruar në banesat e personave të mësipërm u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri Pistolete e markës Bareta, me Nr L95899Z; një arme zjarri revolver “Trident”,

me nr 10883; 28 copë fishekë luftarakë me kalibër 9mm; tre armë gjahu; një pushkë sportive pleumatike; 4 armë të ftohta; 4 dylbi; 1 automjet i blinduar; 39 mijë euro; 1200 dollarë si dhe 29 milionë lekë Në këtë operacion kanë mar-rë pjesë qindra forca policie, të shoqëruar me makina të blinduara dhe snajper.

Mes të shoqëruarve, Durim Bami dhe Flamur HakaNga operacioni i zhvillu-

ar në Nikël të Krujës mëng-jesin e djeshëm, mes të sho-qëruarve ishin dhe shtetasit Durim Bami dhe Flamur Haka. Referuar burimeve, mësohet se janë sekuestruar disa armë dhe municione, ndërsa kontrolli është ush-truar në 9 banesa, për të cilat kishte informacione se disponohej lëndë narkotike dhe armë. Ajo që është e dukshme është fakti se të gjitha banesat e kontroll-uara janë të personave me precedentë të mëparshëm penal. Shtetasi Flamur Haka, i njohur dhe si “Tuku”, është i shoqëruar gjatë operacionit të djeshëm, është mjaftë i njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2008, është dënu-ar me 16 vite burg, pasi u akuzua për 7 grabitje me dhunë, atentat dhe rrëmbim personi. Por 16 vitet, Haka i ka shlyer në harkun kohor të 6 viteve, pasi në 2014 është

Armë dhe municione në banesë, pranga 51-vjeçarit në Librazhd

Bashkëpunimi Polici-Komunitet, godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen në Librazhd katër armë zjarri dhe municione luftarake në një banesë në fshatin Dorëz. Policia njofton se kishte marrë informa-cione nga komuniteti se në fshatin Dorez, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri dhe për këtë organizuan punën për verifikimin e informacionit. Gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Shaban Hidri, 51 vjeç, banues në këtë fshat, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri (2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaban Hidri për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". Materialet i kaluan Proku-rorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

U dënua për korrupsion, ish zv/drejtori i Burgjeve apelon vendimin

Ish-zëvendës drejtori i Burgjeve Iljaz Labi dhe katër biznesmenët Elidjan Laskaj, Shemsi Sinani, Ylber Kalaja dhe Nexhmi Balla kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, që i shpalli të fajshëm për akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksion-arëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor, më shumë se një herë (dy herë). Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak në banesë, parashikuar nga neni. “Korrupsioni pasiv” i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor, në bashkëpunim. Ata u dënuan në 12 korrik të këtij viti, pas një procesi që zgjati rreth 1 vit e gjysmë. Konkretisht Krimet e Rënda dënuan me 3 vite burg si dhe i ndaluan për 5 vjet të ushtrojë funk-sione shtetërore, Iljaz Labit. Gjithashtu, 3 vite burg është vendosur edhe për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë si dhe 4 vite burg për Shemsi Sinanin. Për të njëjtën çështje është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ish drejtori i burgjeve, Artur Zoto.

Tentoi të vrasë nipin pas një sherri banal, arrestohet 59-vjeçariNjë krim në familje është parandaluar mëngjesin

e djeshëm në Kurbin, ndërsa në pranga ka rënë një 59-vjeçar, i cili tentoi të vrasë nipin e tij. Burime zyrtare nga policia e Kurbinit bënë me dije se u arrestua, Preng Teska pasi, tentoi që të vrasë me armë zjarri nipin e tij, shtetasin A. Teska, 22 vjeç. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua një pushkë me një karikatore me 10 fishekë. “Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas telefonatës tek Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë, është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Poli-cisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A. Teska, 22 vjeç, banues në Rrëshen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

liruar nga Gjykata e Krujës në liri me kusht. Që prej vitit 2009, Haka ka përfituar ulje të dënimit dhe kjo gjë ka vazhduar me çdo kërkesë të tij, deri sa në vitin 2014 është lënë i lirë përfundimisht. Ndërkohë dhe emri i Durim Bamit është mjaftë i njohur jo vetëm për drejtësinë, por edhe për publikun e gjerë, pasi në vitin 2016, “ngatërroi” keq politikën shqiptare, duke u hequr si vrasësi me pagesë që do të eliminonte deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshin. Për këtë inskenim, ai u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 8 muaj burg, pasi u vërtetua

se atentati ishte i stisur dhe asgjë nuk ishte e vërtetë. Nuk zbulohen arsye të shoqërimit të tij, por ajo që bëhet e ditur është se është shoqëruar edhe vëllai i tij, Valter Bami. Ky i fundit përmendet në disa ng-jarje kriminale në të shkuarën, për të cilat është shoqëruar edhe në polici. Kujtojmë vras-jen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2015 në lulishten “1 Maj” me viktima Aurora Oskian dhe Kevin Rugova, ndërsa i plagosur mbeti Elvis Gaçaj. Valter Bami u kap pranë Spi-talit të Traumës, ku ndodhej i shtruar Gaçaj dhe u shoqërua si person që kishte dijeni për ngjarjen.

Gjatë këtij operacioni, uniformat blu arrestu-an 5 persona dhe se-kuestruan në cilësinë e provës materiale armë zjarri dhe muni-cione. Burime zyrtare nga poli-cia bëjnë me dije se në vazhdim të operacionit policor të koduar “Forca e Ligjit”, forcat e Drejtor-isë së Përgjithshme të Policisë...

FNSH dhe RENEA rrethojnë Niklën, shoqërohen në komisariat 11 persona, 5 në pranga

Vdes foshnja në Durrës, familjarët akuza mjekëve, reagon spitaliNjë foshnje ka ndërruar jetë në Spitalin e Dur-

rësit vetëm 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së foshnjes, ndërsa mësohet se prindërit e tij kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit me arsyen e moskujdesit nga ana e mjekëve të Spitalit Rajonal. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetarë bëjnë me dije se ditën e djeshme, ka bërë kallëzim shtetasi me inicialet B. G., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia me inicialet V. G., 35 vjeçe, ka lindur në maternitetin e spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë, ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen

foshnjës së porsalindur. Burime nga Spitali i Durrësit bëjnë me dije lidhur me rastin në fjalë se foshnja ka ardhur ne jetë nëpërmjet lindjes çezariane. Dyshohet se ka patur një sëmundje të trashëguar gjenetikisht, që konsistonte në thyerje të të gjitha kockave të fëmijës sapo prekej nga mjeku. Lidhur me ngjar-jen i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Spitalit të Durrësit, ku thuhet se foshnja humbi jetën për shkak se lindi me anomali gjenetike, një sëmundje e rrallë e trashëgueshme e cila i shkaktonte thyerjen e kockave. Trajtimi nga mjekët, thuhet në reagim, ka qenë maksimal, ndërsa shton se anomalia te foshnja është konstatuar që në momentin e lindjes. “Duke

shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e fëmijës së tyre, drejtoria e spitalit rajonal të Durrësit sqaron opinionin publik, në lidhje me lajmin e publi-kuar në media për “mosveprim të mjekëve në rastin e humbjes së jetës së një foshnje të porsalindur, ju bëjmë me dije se shtetësia me inicialet V. G,. u paraqit në spital më datë 07.09.2018 në orën 08.00, gravidance 39 javë, paraqitje podalike dhe menjëherë u krye ndërhyrja sectio caesarea segmentare. Pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes dhe foshnja u reanimua në sallën e operacionit dhe më pas në repartin e terapisë intensive, në mënyrë konsultative. Sipas mjekut operator, ekstraksioni

i fetusit paraqiti vështirësi dhe u vu re gjatë lindjes frakturë femorale dhe humerale, vërtetuar dhe me grafi. Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, në konsultë me ortopedët dhe shërbimin terciar, por fatkeqësisht fëmija ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë më datë 11.09.2018. Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë patur një sëmundje të rrallë gjenetike, anomali skeletike kongenitale, që mund të vlerësohet nga autopsia. Aktualisht është kryer autopsia dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së foshnjës”, thuhet në deklaratën e spitalit të qytetit bregdetar për vdekjen e foshnjës.

Page 16: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

16 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

Nga Spaten SULI

Propozimi i fundit i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për imple-mentimin e një vetingu në politikë, ishte produkt i panikut që ka sjellë në

skakierën politike reforma në drejtësi. Pa i hyrë thellësisht analizës së projektit Basha-Kryema-dhi, kuptohet qartë, që ky ligj është një vrimë miu salvahajdutësh, për të shpëtuar lukuninë e të babëziturve, hajdutëve, të korruptuarve, që për fatin e keq të këtij kombi qëndrojnë në piedestalin e organeve ligjvënëse, ligjzbatuese dhe në administratën shqiptare.

Në propozimin e sipërpërmendur nuk kishte të përfaqësuar në asnjë paragraf të ti fjalën pasuri, sekuestrim pronash, apo dhe kon-troll të të ardhurave ndër vite të klasës politike shqiptare. Modeli veting është i qartë dhe i barazvlefshëm me atë që po ndodh në drejtësinë shqiptare. Mbi 90 përqind e gjykatësve, proku-rorëve dhe gjithë sistemit të drejtësisë shqiptare është e penalizuar nga mungesa e burimeve të të ardhurave që kanë deklaruar në ILDKP.

Vetingu, si instrument është duke shkrirë një e nga një gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, duke rrëzuar një e nga një të gjithë per-sonazhet që po kalojnë në sitën e këtij meka-nizmi. Aq e vështirë është situata në gjyqësor sa nuk po gjenden njerëz që të krijojnë KLGJ, KLP dhe KED, duke çuar në paralizë totale sistemin, fakt që po krijon problematika ka-pitulluese për dhjetëra mijëra dosje të cilat presin dritën e gjykimit.

Nga Besi BEKTESHI

Sa më shumë kalon koha në reformën e drejtësisë, sa më shumë vjen fundi i

krijimit të "krahut të ashpër" të kësaj reforme ose SPAK e BKH, aq më shumë shto-hen lëvizjet krahmarrëse dhe anashkaluese deri në sabotim, të establishmentit politik në Shqipëri! Si reforma vetë, ajo e drejtësisë mbi të gjitha reformat, kryesisht vetingu si kontrolli ndërkombëtar, si investimi ndërkombëtar profesional dhe ligjor, si inves-timi i qartë i BE dhe SHBA-ve nxehtësisht dhe strategjikisht, si fondet dhe njerëzit e ndërkombëtarëve sidomos SHBA, Gjerma-ni, Itali, etj., etj., janë shprehjet e qarta, se vendosja e shtetit shqiptar mbi baza ligjore është vepër e ndërkombëtarëve! Në estab-lishmetin tonë politik, janë të paktë individët krejtësisht pro kësaj reforme! Nuk e duan dhe tashmë nuk mohojnë, e akoma më qartë, e pohojnë armiqësinë e tyre për ndërkom-bëtarët, institucionet e tyre, ambasadorët e tyre, njerëzit e tyre në kancelaritë e USA dhe BE!? Ky establishment që është sot, duhet ta pësojë si ai i "Passok, Nea-Demokracisë" në Greqi! Unë mendoj se duhet ta pësojë akoma më keq, në raport me ligjin e zbatuar! Në Tiranë duhen rrëzuar me akuza të plota për vrasje, shkatërrim me qëllim të shtetit lig-jor, të ekonomisë së vendit, për tradhti ndaj Kushtetutës së Shqipërisë, për korrupsion të avancuar në krim të organizuar me atë të rrugës dhe të bandave! Në Tiranë duhen hapur dosjet financiare dhe kontrolli i miliardave të vjedhura, grabitura shtetit dhe publikut, të grabitura me hir dhe pahir e pastaj me tendera dhe afera të jashtëzakonshme korruptive!

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

S’ka veting politik, por SPAK dhe Byro Hetimore që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës

Tendenca "me forcat tona" në veting, forcimi tiranisë së establishmentit politik!

Opozita shqiptare si qëllim principal të saj ka vendosur bllokimin e procesit të vetingut, duke futur në ngërç ngritjen e dy mekanizmave tejet të rrezikshme për përfaqësuesit e korruptu-ar politikë, siç janë SPAK dhe Byroja Hetimore. Të jemi të sinqertë, SPAK dhe Byroja Federale e Hetimit do jenë organe shumë të ashpra inkuizicioni për politikën shqiptare. Reforma shqiptare në Drejtësi është më e plota dhe më e ashpra në të gjithë Evropën juglindore.

Nëse në Kroaci, Rumani apo dhe në Maqe-doni kryeministrat përfunduan në burg në saj të Spak, në Shqipëri reforma ka hyrë në qelizë të sistemit duke spastruar rrënjësisht sistemin e akuzës dhe të gjykimit. Të ndodhur në këto kushte kapitulluese, politikanët mendjelehtë shqiptarë pretendojnë të shembin këtë sistem nëpërmjet një mekanizmi vetingu për politikën, duke bërë një amnisti për krimet e tyre që nisin që nga krimi i organizuar ekonomik, korrupsioni, mitmarrja, pastrimi i parave apo dhe bashkëpuni-mi me bandat kriminale. Të gjithë pa përjashtim, të majtë e të djathtë ndodhen përballë shpatës së demokleut që sot ka marrë nofkën veting.

I vetmi që e pranoi me dëshirë të plotë dhe e miratoi pa kushte procesin ishte Edi Rama, i cili miratoi një për një kërkesat amerikane për spastrimin e drejtësisë dhe padiskutim është meritë e tij kjo reformë shkatërrimtare për klasën politike shqiptare. Ashtu si Sanaderi në Kroaci edhe Edi Rama në Shqipëri i hapi të gjitha rrugët këtij procesi, duke ditur më së miri kostot që mbart ky proces i rrezikshëm për këdo duke përfshirë edhe vetë atë.

Si u pasuruan këta njerëz me rroga duke qenë në shërbim publik, deputetë apo ministra? Nga brekëgrisur deri në vitet 2000, latifondistë tokash dhe posedues pasurish marramendëse. Kanë deklaruar rrogat, por dhe marifete që nuk ju justifikojnë pronat. Miliarda të deklaruar dhe qindra miliardë të padeklaruara kanë politikanët shqiptarë. Ilir Meta vilë në Lalës, apartament një kat në bllok, apartament vilë në Kodrën e Diellit. Fëmijë të arsimuar në Londër, studimi i të cilëve minimalisht ka shkuar mbi 500 mijë paund. Sali Berisha shpi në Lalës, shpi në lundër, shpi në rrugën e Elbasanit, zyra te godina e Bashkim Ulajt e dhjetëra pasuri lart e poshtë që zotëron së bashku me të bijën, djalin e dhëndrin. Lulzim Basha pallate, shpi, vila, diamante, florinj dhe vjehrrin xhafë si menaxher stoik i pronave të tij.

Për të vazhduar më pas me Anastas An-gjelin, pasuritë e tundshme e të patundshme lëvizin mbi 10 milionë euro, këto të deklaruara se të padeklaruara as vetë ai nuk i di ku i ka. Gjithë zinxhiri drejtues i opozitës PD, hibrid opozitës LSI, dhe i mazhorancës aktuale ka pasuri të barabarta me buxhetin e shtetit në një 4 vjeçar. Ku i gjetën? Këta as hanë, as pushojnë, as udhëtojnë, as vishen, as shpenzojnë, por me rrogat 150 mijë lekëshe të jeni të garantuar që nuk i kanë bërë. Mona, Sali, Baba Like, Luli, Caci Sudja, peshkaqeni më i ri në politikën shqiptare, Lalush Eri, e shumë të tjerë duhet ta kenë të qartë se s’ka veting politik, por...

Spak, Byro Hetimore, Gjykata speciale që do ju gërmojë çdo centezimo që i kanë zgrapur këtij populli.

Në Tiranë, duhen akuzuar për terrorizëm korruptiv ndaj qytetarëve me pasojë vdekjen masive të tyre dhe Gërdeci si çështje atë pret! Në Tiranë, duhen akuzuar për nxitës së luftës civile me akuzën e hapjes me qëllim të depove të armëve! Në Tiranë, duhen akuzuar për vrasje të qytetarëve të pafajshëm në protestë me qëllim mbytjen, anulimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, e krijimin e kushteve për tirani personale! Në Tiranë, duhen akuzuar për shpërdorime miliardash, i gjithë estab-lishmenti politik që ka hipur vazhdimisht në pushtet! Në Tiranë, sot duhen akuzuar për krijim monopolesh gjigande, shpirtkazma e anti qytetarit, por dhe anti kombit për zhvil-lim ekonomik dhe prosperitet demokratik! Momenti antitrast me qëllim kontrollin e imët të strategjive monopoliste sunduese tiranike në treg, media, kulturë, naftë, turizëm etj., etj., kërkon veprim të fortë dhe akuzë të fortë nga drejtësia e lirë nga sundimi politik korruptiv! Por të gjitha këto nuk i ndreq dhe nuk i bën dot "establishmeti korruptiv dhe kriminal" i deritanishëm! As nuk mund ti iniciojë fare! Ai duhet të përjashtohet nga inisiativat e tij për "veting" ndaj vetes! Nuk mund ta bëjë se ka një pengesë të madhe që është "konflikti interesit"?! Për konflikt interesi nuk lejojnë një punësim me pagë varfërie kur ju do "by..a këtyre" dhe u dashka që ne (sipas kësaj lëtyre politike) "budallenjtë poshtë" mos të kuptojmë konfliktin e interesit të establishmentit politik me vetingun ndaj politikanëve! Duhet ndë-rhyrja e ndërkombëtarëve! Njësoj si në ditët kur arritëm të rrëzojmë (në marrëzinë tonë të fajshme nga lart) shtetin nga vjedhja e madhe me piramida! Ky establishment për një model të afërt për ’97-tën po përgatitet dhe prandaj përditë e më shumë ulëret kundër ndërhyr-jeve të SHBA dhe BE-Gjermanisë! Nuk është vetëm opozita tashmë e shpartalluar nga humbja e besimit në publik dhe shoqëri, por

Gjithë pjesa tjetër e politikës shqiptare duke filluar nga Sali Berisha, Ilir Meta, ministrat e qeverisë Berisha, të qeverive socialiste kanë qenë kundërshtarët më të flaktë të kësaj reforme që lindi për të spastruar përfundimisht politikën shqiptare nga metastazat kanceroze të korrupsionit galopant. Propozimi i vetingut në politikë është një kambanë alarmi e Likes, Monës, Saliut, Cac sudes, Lulit dhe shumë të tjerëve që do ju vendoset aparati matës i pasurive të vëna në këto vite pushtet.

Ulërimat e Monës për oligarkët biznesmenë janë kamuflim i realitetit ekonomiko politik shqiptar. Biznesmenët shqiptarë janë pararo-ja e shoqërisë shqiptare që po ndryshon çdo ditë këtë vend, duke ndërtuar pa fund rrjete shërbimi, industri turizmi apo dhe industri të ndryshme duke ndryshuar gjithçka. Politika shqiptare si një plakë gërnjare grindavece nuk ka qenë kurrë në gjendje të ndjekë hapat galopantë të iniciativës së lirë shqiptare, duke e sabotuar në çdo moment me korrupsionin e saj. Janë mijëra biznesmenë shqiptare që lundrojnë në borxhe pa fund, duke investuar në projekte të guximshme, për të shtyrë para zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

S’ka biznesmenë oligarkë Shqipëria. Oli-garkët mund të gjenden në politikën shqiptare, duke filluar që nga Likja dhe Mona, Saliu dhe Liria, luli me xhafë e pa xhafë, të cilëve nuk ju numërohen vila, apartamentet e pallatet. Mjafton të kontrollosh Lalzin dhe shikon Sali-un, Ilirin, Cacin me gjithë fondacionin e sudes mesdhetar, Tit Vasilin, Haxhinaston e dhjetëra ministra dhe drejtorë të administratës publike.

sa kinezët ktheheshin nga amerikanët, Enveri thoshte: Me forcat tona i bëjmë të gjitha! E dinte se do të rrëzohej po të vazhdonte! Njësoj është dhe sot! Ky establishment nuk i do as amerikanët, as europianët, as gjermanët dhe as italianët, sepse e kanë të qartë se do të përg-jigjen do rrëzohen! Ato shpëtojnë duke forcuar tiraninë e tyre dhe mos lejuar ndërkombëtarët të ndërtojnë institucione të afta drejtësie! Ky establishment, ka letra e prera për në burg nga të huajt miqtë tanë! Jua kanë gjetur pasuritë, krimet dhe paratë ku i kanë dhe padyshim ju shikohen qartë dhe veprimet që bëjnë! Kështu që për ata që e dinë mirë dhe qartë se kush është ky "establishment" i korruptuar, mbrojtja e strategjive të USA dhe UE, të Gjermanisë dhe të tjerëve në integrimin tonë në Europë është detyrim kombëtar! Të huajt tanimë, kanë bërë gjysmën e punës dhe mbetet dhe gjysma tjetër, që implementon reformën dhe dënon korrupsionin dhe krimin politik në Shqipëri. Tirania e "Establishmentit Politik" nuk duhet të kalojë, ajo kërkon të forcohet përfundimisht në kthimin e pastër në "plutokraci" të pa shpirt, ku njerëzit janë të privuar nga të gjitha liritë dhe nga jeta në demokraci! Ky është qëllimi i thirrjeve kundër ndërkombëtarëve dhe parimit të dikurshëm - me forcat tona! "Me forcat tona" nga ky establishment do të thotë të pasurohen akoma më shumë, të varfërohen ata poshtë akoma më shumë, dhe ligji të largohet për-fundimisht nga sistemi i drejtësisë! Janë bërë bashkë sërish dhe duan të përsërisin ndodhitë e trishta dhe fatkeqe të vitit 1997! Kjo rrugë ju ka mbetur! Ose të ikin, të arratisen, gjë që nuk e bëjnë dot, se nuk kanë se ku të fshihen! Kush ju mbetet? Luftënxitja, anarkia, rrëzimi shtetit, revolucioni i ashtuquajtur demokratik, që vjen me dhunë një pjesë e establishmentit kundër tjetrës! A do ta lejojnë ndërkombëtarët këtë skenar? Nuk besoj, por rrugë tjetër një establishment i tillë nuk ka!

janë segmente të PS-së dhe lidershipit që nuk guxojnë, por si opozita mendojnë!

Ata kanë parimin e shokut Enver! Po, por pa talentin e tij justifikues dhe mobilizues! Sot establishmenti tiranik i Shqipërisë. Ai që ka 27-të vite që sundon padrejtësisht në injorancë, krim dhe korrupsion, që ka ngritur vrasës si deputet injorantë dhe gra sypërdred-hura, "biba qorre si kualitet profesional" dhe të stërkorruptuara si ministre, kryeministra të mega aferave dhe monopoleve anti pop-ullore, zhytës së ekonomisë në fatkeqësi dhe të rritjes së borxheve në kurriz të publikut! Ky establishment është tirani politike! Nuk është diktaturë! Diktatura është stad i lartë zhvillimi si regjim! Diktatura ka tiraninë si sundim, por përmbajtja është shteti në regjimin ideologjik me rregulla loje në diktaturë! Tirania korrup-tive është monstër që nuk njeh kufi dhe që nuk ndalet në asnjë formë dhe mënyrë nga vjedhja dhe grabitja! Establishmeti jonë është tirani dhe pikërisht ai sot ka "shpikur" ose është kthyer te parrulla " me forcat tona" që nuk e thotë kështu, por shprehet se "ndërkombëtarët po na mërzisin dhe reformat i bëjmë vetë ne shqiptarët"?! Po pra "na janë bërë si nënë e babë"! Imagjinoni çfarë marrëzie si shprehje - na janë bërë si me i pas "nënë e babë"?! Duke i ditur që shprehja është bërë na është bërë si "vjehërr"! Po si nënë e babë, që të duan gjith-monë të mirën?! Nëna dhe babai pra?! Duan vetingun e tyre, atë personal nga vetja! Duam të shpëtojnë veten, të dënojnë ndonjë fakir dhe të mos bëjnë asnjë reformë në drejtësi! Se pastaj çohen në protestat e tyre të marrosura dhe gjithmonë e më shumë të "pak-osura"?! Duhet që krimeve dhe korrupsionit të tyre ti bëjnë "drejtësi ata vetë" ata pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve! Kështu bënte dhe shoku Enver! Sa rusët dënonin Stalinin, Enveri, ky pra prishej me rusët dhe thoshte "nuk na du-hen" janë tradhtarë?! Lidhej me kinezët dhe

Page 17: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 17

Nga Jorgo MANDILI

Pak ditë më parë, kryetarja e Komi-sionit Parlamentar për Mediat dhe Ar-

simin, Albana Vokshi, pasi i bëri "pretencën" ministres së Arsimit për dështimet e saj në reformat arsimore duke u ndalur tek mbyllja e disa kla-save kolektive, për "rrjedhje" të nxënësve, për politizim të arsimit dhe një lumë akuzash të tjera sipas devizës "shpif shpif se diçka do ngelet", përfundoi me solemnitet se: "Kur të vijmë ne në pushtet, PD-do ta ketë prioritet arsimin"!?

Mirë moj Albanë, a nuk ishit ju në pushtet dhe bëtë gjëmën në arsim, sidomos gjatë viteve 2005-2013, plot 8 vjet në pushtet? U vërsulët si barbarë drejt dijes dhe shkollave me sloganin "I ka ndërtuar komunizmi, o burra t'i shkatër-rojmë se do të ndërtojmë të reja më të mira". Dhe konkretisht:

- Shkatërruat të gjithë infrastrukturën arsimore dhe edukative të shtrirë në të gjithë Shqipërinë: çerdhe, kopshte, shkolla, universi-tete e institute, duke i kthyer nga institucione edukimi në ngrehina të rrënuara.

Pyetja e parë - Si thoni Albanë, a ju ka shkuar në mend si prioritet ringritja e kësaj infrastrukture arsimore dhe edukative më e mirë dhe më cilësore se e kaluara?

- Si rrjedhojë e miopisë intelektuale, talljes dhe papërgjegjshmërisë publike për hapjen e universiteteve publike për interesa klienteliste, elektorale, politike, krahinore etj., hapët plot 12 ngrehina që ju i quani universitete, që nuk janë as në nivelin e gjimnazeve klasikë të së kaluarës, qoftë nga niveli i stafeve akade-miko-shkencore, qoftë nga mësimdhënia, apo nga baza materiale, etj.

Pyetja e dytë - A e keni guximin Albanë ta vendosni si proritet në programin tuaj reduktimin e 12 universiteteve publikë sipas standarteve europiane- një universitet për një milion banorë?

-Masivizimi marramendës i arsimit të lartë në të tre nivelet e tij: Bachelor, Master dhe Dok-toraturë, masivizim i cili nga ana e vet çoi në abuzivizmin me dhënien e gradave shkencore dhe titujve akademikë, pasojë e të cilit ishte lindja e një tregu të ri akademik-shkencor -"trafikut të punës shkencore" duke manipul-uar e plagjiazuar të dhëna, analiza, raporte. U krijua arradha e pseudoprofesorëve çerek të ditur që "shpikën" një treg tjetër të ri -shitbler-jen e dijes: shitjen e provimeve studentëve dhe blerjen e gradave e titujve nga pedagogët, gjë që çoi në një korrupsion galopant në të gjitha nivelet, por sidomos në atë universitar dhe pasuniversitar. Korrupsion, që çoi në degjen-erimin moral të studentëve dhe pedagogëve, certifikim të paaftësisë së tyre etj. Fillesat, një gjëmë e tillë i ka me Genc Pollon e që vazhdoi me Myqeremin. Të kujt ishin këta moj Albanë?

Pyetja e tretë - A do keni guximin ju Albanë të vendosni në programin tuaj për arsimin si prioritet një Veting për stafet universitarë të ngjashëm me atë të gjyqtarëve për verifikimin e pasurisë, performancës profesionale dhe morale?

- Një e keqe tjetër e heshtur që ka ndikuar në zhbërjen e arsimit përveç korrupsionit, është edhe nepotizmi -një dukuri dukshëm më e pështirë, që "përkatësisë familjare, fisnore, partiake dhe miqësore në përzgjedhjen e lid-ershipit akademik (drejtor shkollash, drejtor DAR-esh, rektorë, dekanë etj., kuadro politikë të arsimit) dhe në punësim të stafit akademik, ua përshtat të gjitha kriteret, vlerat dhe meritat, që do të duhej të përcaktojnë atë përzgjedhje

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Pesë pyetje për Albana Vokshin dhe jo vetëm...

dhe atë punësim. Institucionet arsimore duke filluar nga çerdhet e deri te universitetet, nga DAR-et e deri në dikasteret e MAS-it, janë "vendet më ekzotike" për politikanët dhe pushtetarët për të punësuar të afërmit, miqtë, shokët, familjarët (djalë, vajzë, nuse, dhëndër, krushq, burrë e grua, nipër e mbesa etj), e militantët e tyre.

Pyetja e katërt - Si mendoni ju Albanë a do ta keni prioritet kur të vini në pushtet luftën këtij nepotizmi për t'i kthyer arsimit dinjitetin e dikurshëm?

-Në kohën tuaj lulëzuan qindra shkolla dhe dhjetra universitete private.-zbatuat dhe sistemin arsimor të Bolonjës, më përkush-tueshëm dhe më besnikërisht në arsimin e lartë, se edhe vetë ato vende të zhvilluara që e inicuan atë. Zbatimi i këtij sistemi neoliberal që u zbatua prej jush me mendjelehtësinë dhe papërgjegjshmërinë më të madhe, i ka sjellë dëme të shumta arsimit të lartë duke prevaluar sasia në dëm të cilësisë, duke i dhënë prioritet fitimit në dëm të humanizmit.

Pyetja e pestë - Si e mendon ti Albanë, si parimore e idealiste që je në luftën kundër kor-rupsionit, a do të jetë prioritet mbyllja e këtyre bizneseve private që janë kthyer në "rrjepore" të xhepave të prindërve shqiptarë?

Kam edhe shumë pyetje të tjera Albanë, por le të mjaftohemi me kaq. Edhe këto janë të mjaftueshme për të treguar se, para se të de-noncosh dhe të akuzosh duhet së pari, të jesh i moralshëm, së dyti të jesh i besueshëm. Ju nuk keni as moralin e as besueshmërinë në ato që deklaroni. Se ju shkatërruat, erdhët në pushtet e nuk ndërtuat, por ikët nga pushteti duke lënë mbeturina "haxhiqamiliste" dhe filluat akuzat duke i kërkuar llogari pozitës për ato që latë ju të rrënuara .Kjo nuk është e moralshme .Kjo është hipokrizi!Kjo ju bën akoma më të pabesueshëm si opozitë, kur dilni në podiume e tribuna e llomotisni broçkulla e thashetheme si "kakopinoja"sokaqeve të Gjirokastrës.

Që të bëheni të besueshëm, njerëzit duan alternativën tuaj me vizionin, mjetet dhe njerëzit që do ta realizojnë. Por, pasi ju të keni bërë "katarsisin" e qeverisjeve tuaja. Me "kakopino", me "erotismues" salianjër, me nokër diabolikë e murrizër vagabondë (rrugeçër), me berishër nekrofilikë e lulër hipokritë, qajeni pushtetin!

Albanë, mos mendo se të kritikoj ty dhe

forcën tënde politike për të mbrojtur palën që është në pushtet. Jo! Kurrë! Nuk jam as social-ist, as rilindas. Ashtu si edhe ju zonjë nuk jeni e djathtë. E majta dhe e djathta e vërtetë ka ideal e ideologji. Ju të dy krahët jeni pa ideal e pa ideologji. Ideali dhe ideologjia juaj është paraja pushteti... Ju (politikanë, pushtetarë, deputetë, gazetarë, opinionistë, profesorë, rektorë, akade-miq, etj) keni shkëmbyer të vërtetën me kuletën. Jam një taksapagues si qindra mijra të tjerë, i shqetësuar për arsimimin e nipërve dhe mbesave të mia. A do t'u sigurojë ky arsimim të ardhmen e tyre? Dhe këtë siguri e kërkojmë nga ju si pozitë dhe opozitë. Ndaj dhe paguajmë taksa e tarifa. Që të mos haheni ju si "qentë" në parlament e jashtë tij, pa e vrarë mendjen për cilësinë e të "mirës publike", që duhet t'u garantoni qytetarëve tuaj, duke bashkëpunuar pozitë-opozitë. Sepse edhe ju qeverisni me opo-nencën tuaj duke korrigjuar qeverinë. Prandaj, nuk jam dakord me ju, se jeni hipokritë duke e "demonizuar" qeverinë për çdo gjë. Ky "de-monizim", dmth mohimi absolut i çdo gjëje që realizon mazhoranca, pa dhënë alternativën se si do ta bënit ju më mirë, është një strategji e gabuar. Se ju kthehet në bumerang. E mërzitët dhe e lodhët popullin me "babalet e bobolet!".

Por nuk jam edhe me ata që glorifikojnë Rilndjen. Sepse Rilindja nuk ka Rilindur vetë,

në rradhë të parë dhe pastaj të rilindte mor-alin dhe intelektin e rrënuar të një populli të rraskapitur nga ju (klasa politike) me anarsh-inë e injektuar në çdo qelizë të shoqërisë. Pritshmëritë nga Rilindja ishin të mëdha. Aq sa, tani zhgënjimi është akoma më i madh. Rilindja nuk e rilindi arsimin. Në vend të një revolucioni kopernikas në arsim për një edukim të Ri, moral të Ri, Universitet të Ri, ajo preferoi kozmetikën e atyre vjetërsirave që latë ju. Sepse në krye të saj u vendos mediokriteti dhe paaftësia. Një ministre që e karakterizon një kompleksitet inferioriteti për të guxuar të monitorojë, kontrollojë apo të bëjë reforma radikale për të ndryshuar realitetin e shëmtuar sidomos në arsimin e lartë.

Albanë, arsimi është një projekt inteligjent dhe për menaxhimin e tij kërkohen njerëz inteligjentë, që nga kryetari i komisionit par-lamentar e deri tek kreu i dikasterit, sepse arsimi nuk është një grumbull mbeturinash projektesh e reformash që kanë arritur pikën e vdekjes, por është një projekt për integrimin e individëve në realitetin shoqëror-historik, duke pasur parasysh interesat, ekuilibrat dhe perspektivën e shoqërisë. Këto qasje nuk janë dëshira subjektive të ndonjë formacioni politik apo qeverie të radhës, as të formuluara nga ndonjë komision "ad hock" apo agjensive të huaja të çdo fushe qofshin, por domosdoshmëri objektive e përballimit nga arsimi të ndrys-himeve të shpejta që po ndodhin në shoqëri, shkencë, teknologji, ekonomi e kulturë. Jashtë këtij kuptimi dialektik të lidhjeve, madhësive, varësive dhe ndikimeve të ndërsjellta të më-sipërme nuk ka patur dhe nuk mund të ketë ecje përpara, zhvillime, ndryshime e shndër-rime të reja, rrënjësore e thelbësore, sasiore e cilësore të vazhdueshme në fushat përkatëse për përgatitjen e produkteve humane të shek XXI.

Sfida që qëndron sot para arsimit është përgjigja, që duhet t'i japë kësaj pyetjeje kru-ciale: Do të “prodhojë” arsimi ynë, qytetarë të formuar me normat dhe standartet e demokra-cisë së të drejtës, të cilët e konsiderojnë shër-bimin e tyre për shoqërinë si problem madhor të jetës së tyre apo “servilë të regjimit”, individë standartë pa origjinalitet dhe pa identitet indi-vidual e mendor, turma që ndjekin verbërisht të parin e tyre? Kjo është dilema "shekspiriane" që lidhet drejtpërsëdrejti me të ardhmen e sho-qërisë shqiptare. A do të jetë e ardhmja jonë, ajo e një shoqërie të lirë, liberale e tolerante apo si deri tani e një shoqërie të gënjeshtërt:

- që nuk prodhon dot demokraci funksion-ale, por një "totalitarizëm demokratik?

- që nuk ndërton dot një kapitalizëm njerëzor me prosperitet ekonomik, por një kapitalizëm të egër, të zbatuar në mënyrë skllavopronare, antihuman, me polarizim të skajshëm midis të varfërve dhe të pasurve?

- që nuk prodhon dot intelekt, virtyt, qytet-ari, elita intelektuale, politike e akademike, por mediokritet, korrupsion, nepotizëm e paaftësi?

- që nuk garanton dot drejtësi dhe bara-zi sociale, me një shtet ligjor si mbrojtës i demokracisë, sigurisë dhe lumturisë? A do të marrë fund kjo amulli shkretuese dhe ne të jetojmë si të gjithë të ngjashmit tanë në Eu-ropë nëse jemi vërtetë europianë? Prandaj si qytetar, ju kërkoj juve si kryetare e komisionit parlamentar, i kërkoj ministres së Arsimit dhe kryeministrit të japë përgjigje (këto përgjigje i kërkojnë të gjithë taksapaguesit).

Çfarë kërkohet nga ju Albanë dhe pse? Duke qenë se ju jeni më e pranishme në de-noncime e më e shkathëta në artikulime, bëj të paktën një punë të dobishme. Merr inisiativën për miratimin e një Doktrine moderne në ar-sim, duke sensibilizuar të gjithë shoqërinë që nga vendimmarrësit, biznesmenët e deri tek

qytetarët e thjeshtë për domosdoshmërinë e një arsimi cilësor.Dhe kjo, sepse ka munguar dhe vazhdon të mungojë vizioni, organizimi dhe bashkëveprimi i të gjitha qarqeve të spe-cializuara arsimore, shkencore e pedagogjike me ato afariste ku problemet e arsimit dhe shkencës e zgjidhjet praktike të tij nëpërmjet reformave të reja arsimore e shkollore t’i nën-shtroheshin analizës, diskutimit debateve të herëpashershme të gjera e të hapura ku të mer-rnin pjesë të gjithë subjektet politike, ekono-mike, shkencëtarë, akademikë, profesorë, mësues e prindër, të interesuar për arsimin e shkollën, për gjendjen, nivelin, efektshmërinë dhe fatin e tyre në të ardhmen dhe mbi bazën e këtyre veprimtarive të hartohet një platformë arsimore strategjike e miratuar në Kuvend dhe e paprekshme nga çfarëdo forcë politike që do të fitonte pushtetin. (Ministri i Arsimit, madje duhet të jetë një individ me integritet të lartë shkencor, profesional e moral jashtë partive dhe mundësisht nga Diaspora). Kjo platformë, kjo strategji duhet të kthehet në një dokument shtetëror, e cila do të përbënte Doktrinën e Reformës për modernizimin e sistemit Arsimor.

Nëse një nismë të tillë do ta merrnit ju Albanë, si më e guximshmja në atë forcë politike apo të gjithë bashkë (klasa politike) do ta realizonit në praktikë një projekt të tillë në arsim, atëherë me të vërtetë do të kishim arsye përse do t'u ishim historikisht mirën-johës. Deri më sot, të gjitha forcat politike e kanë humbur këtë shans historik. Aq më tepër Rilindja. Por lërini mënjanë mëritë, akuzat e shpifjet, lakminë për pushtet e para për hir të së ardhmes së fëmijëve dhe nipërve të pop-ullit të shkretë. Se tuajt i keni siguruar në tre breza ndoshta. Na siguroni edhe tanët. Por... jo si Vetingu i politikanëve, artikulimi më i çuditshëm i kryetarit tuaj "sycophantic", ditët e fundit. E, na befasoi si në kohën e çadrës me Republikën e Re. Por këtë rradhë me Vetingun e vetvetes- "Harakir" para popullit të vet që deri më tani e kanë nëpërkëmbur, vjedhur, gënjyer, mashtruar e vrarë? Zot na ruaj mendtë! Çfarë na dëgjojnë veshët! Vërtete kaq budallenj jemi bërë apo dukemi, që ky sharlatan tallet kaq hapur me ne? Kaq i pacipë është? Kaq naiv je o lule,s aqë ne ta besojmë se ju mund të bëni "Harakirin"? Zot ruaju mendtë politikanëve tanë se po u ikin! Do të tregojnë kusaritë, korrupsionin, paratë, vrasjet e të gjitha mëkatet që kanë bërë? Zoti im, e padëgjuar ndonjëherë! Por, të paktën mos na çmend neve se boll jemi çmendur prej tyre këto 27 vjet. Mos vallë e mendojnë veten si më të mençurit e më të diturit e të gjithë njerëzve, duke e instaluar kështu gjithë qenien e tyre brenda budallallëkut të vet? Apo nuk është kështu Albanë? Vërtet a duhet ta besojmë edhe këtë Vetingun tuaj si Republikën e Re, që u artikulua në çadrën tuaj? Besimi, Albanë është recetë e injorancës. Dhe një popull i shkolluar (që di shkrim e lexim), por i paditur (analfabet funksional), sundohet më lehtë. Mos vallë, kjo është arsyeja që arsimin e keni zhytur në llumin e padijes gjatë këtyre 27 vjetëve? Bindemi në vërtetësinë e kësaj teorie, po të kujtojmë fjalët e Lordit Braungham se "Arsimi e bën një popull të lehtë për ta udhëhequr, por të vështirë për ta sunduar, të lehtë për ta qeverisur, por të pa-mundur për ta skllavëruar". Por, dyshojmë se mund të jeni kaq të thellë. Besojmë më tepër tek mediokriteti juaj për një vizion perspektiv të arsimit dhe tek paaftësia menaxhuese e drejtuesve politikë të Ministrisë së Arsimit. Gjithsesi, nëse vërtet e keni seriozisht prioritet arsimin, Albanë, keni mundësinë që ju,dhe kla-sa politike të ndërmerrni veprime dhe inisiativa konkrete. Do presim me shpresën tuaj dhe të Zotit, që prioritetet në arsim të konkretizohen me Doktrinën për një Arsim Modern.

Page 18: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

18 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

............

NË SKENË ME KOMEDINËAktorja Adriana Tolka ka spi-

katur në skenën teatrore me inter-pretimet e saj, duke sjellë role nga më të ndryshmet para publikut. Këtë sezon artistik që ka nisur prezan-timin e parë aktorja do ta ketë me "Boeing Boeing" cilësuar si komedia e jashtëzakonshme, që rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksper-imental “Kujtim Spahivogli”. Aven-turat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij buku-roshe vijnë në komedinë me autor Marc Camoletti. Komedia “Boeing Boeing” vjen në skenë me regji nga Kiço Londo. Ngjarjet ndodhin në Paris në ditët e sotme. “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqa-rit francez Bernard me stjuardesat

e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Ber-nardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në aparta-ment në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë per-sonazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert.

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktorja pohon se nevojat e artistëve janë në fund të listës së prioriteteve të Ministrisë së Kulturës

Artistët diskutojnë mbijetesën, në Ministri të Kulturës punojnë njerëz që merren me fasadat

ADRIANA TOLKAADRIANA TOLKA

Sezoni artistik nis me jo pak probleme për artistët. Në reagimet e tyre ata herë pas here pohojnë se në kushtet

sot përballen me mbijetesën. Për artistët Ministria e Kulturës nuk ka dëgjuar problemet e tyre dhe situa-ta vijon njëlloj. Në intervistën për “SOT” aktorja Adriana Tolka, që prej dy dekadash është aktive në skenën e teatrit tregon se sot artistët për-ballen me shumë mungesa. Adriana Tolka shprehet se pas 20 vitesh punë si aktore ajo duhej të mendonte rritje standardi të jetesës, por po diskutohet mbijetesa. Aktorja tre-gon se rrogat e artistëve janë shumë të ulëta dhe problem mbetet shumë dhe mungesa e statusit. Sipas ak-tores, Ministria e Kulturës duhet të bënte mirë që të ndryshonte shumë gjëra, por ata kanë strategjinë e tyre dhe nuk dëgjojnë asnjëherë. Sipas saj nuk marrin sugjerime nga masat e gjera të komunitetit teatror dhe nevojat e tyre ndodhen në fund të listës së prioriteteve të ministrisë.

-Si nis ky sezon për ju nga ana

artistike?Ky sezon artistik për shkak të

gjendjes së krijuar ende është pezull. Projektet e artistëve në përgjithësi janë pezull, asgjë e saktë nuk dihet. Unë personalisht do të vij në skenë me komedinë “Boeing-Boeing”, që rikthehet në teatër pas një sezoni të suksesshëm artistik. Deri tani “Boeing-Boeing” ka bërë 50 shfaqje në të gjithë vendin.

-Edhe më herët jeni shprehur se projektet janë pezull, sipas jush nuk ka asnjë ndryshim?

Po është e njëjta gjendje, asgjë nuk dihet. Nuk dihen ende ku do të performojnë njerëzit. Por unë dhe të gjithë ne që jemi të përfshirë në mbrojtjen për teatrin duam të per-formojmë po aty. Duam që të perfor-mojmë në sallën ekzistuese të teatrit. Ne duam të vijojmë të performojmë te salla e Teatrit Kombëtar si edhe te sallat e Teatrit Eksperimental.

-Ju i jeni bashkuar artistëve që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Deri tani si e komenton situatën?

Situata është e tillë, që ne pro-testuesit, ku unë jam dhe pjesëtare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do ta çojmë deri në fund atë që kemi nisur. Dy institucionet që përfshihen në kompleksin teatror, Teatrin Kombëtar dhe atë Eks-perimental do ti mbrojmë që mos të shkatërrohen, dhe të gjenden plotësisht fondet për restaurimin. Të restaurohen dhe të kthehen në institucione të denja siç i takon artit që zhvillohet aty.

-Ka nisur sezoni artistik dhe problem janë dhe kushtet e punës të artistëve, por dhe buxhetet e pakta për jetën artistike. Çfarë po ndodh sipas jush?

Ne ndaj jemi në këtë gjendje, sepse artisti nuk ka status. Një nga gjërat e statusit përfshin që

dhe unë që jam aktore prej 20 vitesh në këtë profesion duhet të jem e mbrojtur nga shteti, duhet të jem e mbrojtur me ligj. Unë kam dhënë diçka, kam kontribuar, dhe jo të rinis gjërat dhe të mendoj a rrezikoj, a do kem të ardhura për të siguruar jetesën time.

-Në kushtet sot, si janë artistët?Ka shumë artistë, që janë në

këtë gjendje që unë përmenda. Pas 20 vitesh punë si aktore unë nuk duhet të mendoj mbijetesën, por rritje standardi të jetesës sime. Por ne po diskutojmë mbijetesën sot. Rroga jonë është për mbijetesë. Shumë artistë merren vetëm me këtë profesion, dhe rrogat janë për mbijetesë.

-Përballë zërave të artistëve që flasin për problemet me jetën artis-

tike është Ministria e Kulturës. Sa ju ka dëgjuar?

Ministria e Kulturës duhet të bënte mirë që të ndryshonte shumë gjëra, por ata atje kanë strategjinë e tyre dhe nuk dëgjojnë asnjëherë. Nuk marrin sugjerime nga masat e gjera të komunitetit teatror. Pra unë mendoj që nevojat tona ndodhen në fund të listës së prioriteteve të tyre dhe nuk mendoj se do të merrnin parasysh ndonjë mendim nga unë apo dhe të artistëve të tjerë.

-Ministria e Kulturës ka nisur konsultimet për strategjinë e kulturës. Ju çfarë kërkoni?

Këtu duhet të përfshihet statusi i artistit, që nënkupton dhe paga më të larta për artistët, shpenzime më të larta për ata. Të jetë një siguri, të ketë jetë hierarkia dhe në trajtimin e artistëve. Çdo teatër të kishte një staf, përshem-bull një aktor të ketë një emërim dhe 5 vjeçar. Çdo teatër të kishte bërthamën e vet me disa aktorë, të cilët tashmë kanë certifikuar emrin e tyre dhe për-bëjnë shtyllat e teatrit ekzistues.

-Si e komenton qëndrimin e disa artistëve, që ndryshoi për Teatrin Kombëtar?

Nuk e kam menduar këtë. Ven-dimet janë shumë personale dhe nuk marr të drejtën të gjykoj kolegët e mi. Nëse dikush merr një vendim pro apo kundër diçkaje shtyhet nga një sërë faktorësh subjektivë dhe objektivë, të cilët i di vetëm ai si mund ti vlerësojë këta faktorë dhe në fund del me ven-dimin. Unë nuk kam të drejtë ti gjykoj, secili e di vetë.

-Jo vetëm aktore, por jeni marrë dhe me përkthime veprash. Si artiste sa je vlerësuar?

Janë dy drama që kam përkthyer veç materialeve të tjera studimore. Dy dramat janë “Tramvaj me emrin dëshirë”, si dhe tjera është ajo me titull “Kthimi në shtëpi”, së fundmi ka qenë dhe libri i autores Stella Adler me titullin “Arti i aktorit”. Unë jam vlerësuar shumë nga ana shpirtërore, por nga ana monetare një pagesë e vogël. Në Shqipëri ka diçka, që sa më shumë talente të zotërosh aq më shumë mundohesh.

-Turbina po pret dhe shfaqjet e para. Si e shikoni ju?

Unë vetë nuk kam vajtur ta shikoj Turbinën dhe nuk kam qenë e interesuar. Unë e kam vendin ku punoj në teatër. Por nga kolegë të mi apo dhe tjerë emra të artit thonë që ka mungesa, për aktivitetin normal të përgatitjes së një shfaqje teatrore.

-Ju jeni pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por në deklaratat e saj herë pas here theksohet mung-esa e transparencës nga Ministria e Kulturës. Çfarë sjell kjo sipas jush?

Ne kemi në krye njerëz që nuk mund ti zësh besë. Ata në ministri dhe kur bëjnë transparencë në dukje duket se fshehin diçka tjetër më të madhe pas. Mendo tani që ne na drejtojnë këta njerëz. Mosbesimi, skepticizmi është kthyer në një normë në shoqërinë tonë. Nuk ua kthen dot besimin njerëzve, sepse iu është vjedhur, dhe zor se do të res-taurohet në shpirtrat e shqiptarëve.

-Mungesë dialogu nga ministria me artistët?

Nuk quhet dialog kur ajo nuk iu jep përgjigje pyetjeve të artistëve, kur thirret në komision për teatrin dhe flet në vend të saj kryetari Bash-kisë, sepse vetë ministrja ndoshta nuk e ka aftësinë që t’iu përgjigjet pyetjeve aq të rëndësishme. Unë nuk e kuptoj se ku shikon ajo. Ndoshta është zëdhënëse e njerëzve të tjerë më të fuqishëm se ajo. Por nga mënyra se si është sjellë nuk më duket se ka integritet figura e saj. Aty ku ndodhet është jo funksionale.

-Ju pohuat se prej 20 vitesh jeni në skena. Problemet sipas jush sa

janë reduktuar, sa ka ndryshuar sit-uata në jetën artistike dhe si ndiko-jnë buxhete e pakta për teatrin?

Buxheti për teatrin në vend du-het të rritet. Edhe në Kosovë është më i lartë apo dhe në Maqedoni për teatrin dhe artin në përgjithësi.

-Mungesa e buxhetit ka bërë që të mungojnë dhe qarkullimet e shfaqjeve në skena të ndryshme. Sa është kjo shqetësuese?

Unë si aktore kam kaq vite që nuk më shikon njeri jashtë Teatrit Eksperimental në Tiranë, sepse nuk ka pasur buxhet që të lëvizim me shfaqjet. Nuk na njohin kolegët, as në Kosovë nuk shkojmë dot. Bëjmë një supershfaqje si “Medea” dhe ne nuk shkojmë dot në skena të tjera. Ishe ëndërr që të shkonim dhe ta jepnim në Greqi, por nuk mundëm. Nuk ndajmë dot eksperiencën me kolegët qoftë dhe jashtë Tiranës. Nuk ka buxhet që të mbështesin edhe thjesht dietat për një shfaqje jo më që të flasin për rritje të bux-heteve.

-Në faqen e Ministrisë së Kul-turës shpesh tregohen për projekte, prezantohen takime që pohojnë bashkëpunime në art dhe kulturë etj. Çfarë mund të na thoni?

Marketingu ka qenë një nga armët më të forta të ministrisë sonë këto vite. Fasada është ajo që duket. Janë njerëz që merren me fasadat, jo me përmbajtjen, si në rastin me Turbinën. U prish më shumë punë muri i rënë i jashtëm i fasadave se sa mosekzistenca e ambienteve funksionale brenda.

Intervistoi: Julia VRAPI

Marketingu ka qenë një nga armët

më të forta të minis-trisë sonë këto vite. Fasada është ajo që duket. Janë njerëz që merren me fasa-dat, jo me përmbajt-jen, si në rastin me Turbinën. U prish më shumë punë muri i rënë i jashtëm i fasadave se sa mo-sekzistenca e am-bienteve funksion-ale brenda...

Page 19: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

............GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zana Çela prezantoi kalendarin artistik për TOB gjatë muajit shta-tor-dhjetor sjell 141 aktivitete, nëntë prej tyre janë premiera në gjini të ndryshme. Baleti “Zhizel” vjen si një rivënie historike në ndër të koreografit të njohur Agron Alisë. Por shfaqja e parë e këtij sezoni është vepra vokalo-simfonike “Stabat Mater”, që sonte në mbrëmje është te Turbina. Drejtoresha Zana Çela mes të tjerave u shpreh se vëmendje do të ketë dhe për të rinjtë. “Opera shqiptare në nivelin më të lartë artistik të artistëve shqiptarë kudoqofshin ata. Do të kemi disa artistë që do të rikthehen për të interpretuar në skenën e tyre. Ardhjen e talenteve të reja në teatrin tonë që e kemi stimuluar tërë kohës do të jenë pjesë e këtij kalendari. Shfaqja “Stabat Mater” një himn i mrekullueshëm për shpresën pas një humbje edhe një dhimbje të madhe, autori i veprës fton të gjithë universin që të shpreso-jnë jo vetëm për një jetë, por për gjithçka të bukur që e pret njerëzimin në vazhdimësi” u shpreh dre-jtoresha Çela. Drejtoresha e TOB-së, Zana Çela për rikonstruksionin e TKOB tha se punimet po ecin me ritme të kënaqshme. “Në fakt premtimi është për 2020-ën, por ne shpresojmë shumë që ritmet të kapin 2019-ën. Ministrja është shprehur vetëm nëpërmjet kontratës, ndërsa dëshira është që të futemi në 2019-ën. Specialistët që merren me punën morën men-dimin tonë për disa detaje që lidhen me akustikën. Kemi punuar dje, por edhe do të vijojmë. Ritmet kanë ecur shumë mirë, nëse i krahasojmë me planin e tyre të punës. Unë jam optimiste me atë që pashë që ne do të hymë më shpejtë, por kontrata është për 30 muaj” tha Çela. E ftuara speciale në shfaqjen e së enjtes është dirigjentja Arlinda Majollari, e cila prej vitesh jeton edhe punon jashtë vendit. “Dëshira më e madhe në zanatin tim është që të kisha një bashkëpunim të tillë me TKOB. Kemi bërë një punë shumë të bukur gjatë javës, si me korin edhe me solistët. Kjo vepër që po bëjmë është shumë e vështirë për solistët edhe për korin, 1 orë e 30 min vepër edhe nga impenjim për çdo pjesëtarë. Vetëm numri i parë zgjatë 20 minuta edhe kori është prezentë tërë kohës. Kuarteti që është numri i dytë është shumë i vështirë për solistët. Është një vepër që është shumë e bukur edhe nga muzika edhe nga mesazhi që ai kalon”, pohoi dirigjentja e “Stabat Mater”.

Vepra e autorit Bashkim Hoxha në skenë me regji nga Andia Xhunga te “Turbina”

save e krijuara pikërisht nga komuni-kimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale. Në mënyrë ironike, autori i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në “Facebook”. Gjithçka mund të presë, edhe mbjellja dhe korrja e arave, edhe lopa e lidhur në haur, por jo komunikimi me miqtë virtualë. Mund të derdhet qumështi në sobë, por nuk mund të harrohet një “tag” shokut apo shoqes, një “share” të një fotografie dalë mes jonxhës. I vendosur në kontekstin e fshatit, ky diskurs teknologjik krijon një “rrjet” ngatërresash dhe situata qesharake mes personazheve që komunikojnë

virtualisht, edhe pse jetojnë fare pranë njëri-tjetrit. Nga autori Bash-kim Hoxha përmendim dhe veprat si si "Heronjtë e Viagrës", "Romancë në ditën e krimit", "Lakuriq", "Ground Zero" ("Dëshmitari i Shkretëtirës"), "Hotel Ballkan", "Mbreti i Vesës", "Mot i keq për dashuri", "Njeriu tjetër", "Një lolo dhe një mbret", "Unë dhe Mefistofeli" (dramë), "Ft-esë për gjyq", "Këngë dashurie dhe korba", "Qyteti pa dashuri". Romani "Balkan Hotel" dhe romani "Ground Zero" janë botuar edhe në anglisht nga Wheatmark (Arizona, USA). Bashkim Hoxha në krijimtarinë e tij shquhet për gjetje origjinale dhe këndvështrime interesante.

Shtator-dhjetor 2018, TOB vjen me 141

aktivitete për publikun

Vepra teatrore shqiptare “Tag”, e para në sezonin e Teatrit Kombëtar

Julia VRAPI

Vepra “Tag” shkruar nga Bashkim Hoxha me regji nga Andia Xhunga është dhe premiera e parë që çel

sezonin artistik të Teatrit Kombëtar, që do të prezantohet te Turbina. Sezoni nis me një vepër teatrore shqiptare, dhe me regjinë e Andia Xhungës në role janë aktorë të njohur të teatrit. “Tag” është një vepër e shkruar për realitetin tonë. Është një fshat i dhënë pas “Facebook”-ut, i cili ka punët dhe angazhimet e veta, por përpiqet që të gjejë veten diku larg, duke kërkuar profile të ndryshëm për komunikim me të gjithë botën, duke harruar në të njëjtën kohë gjërat që ka shumë pranë. Vepra ka në role aktorë të Teatrit Kom-bëtar, por dhe jashtë tij. Për të sjellë këtë vepër teatrore shqiptare regjisorja Andia Xhunga ka zgjedhur aktorë si Olta Daku, Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muça, Naun Shundi, Mehdi Malka, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Artan Imami, Genti Deçka. Skenografia i është besuar skenografit Genc Shkodranit, ndërsa atmosferën e fshatit në kostume na e sjell Berina Kokona. Në jetën artistike të teatrit si regjisore Andia Xhunga është e njohur për publikun dhe me të tjera vepra që ka sjellë në skenë. Këtë herë ajo vjen me një premierë teatrore shqiptare, që do të jetë në skenën e “Turbinës” brenda muajit shtator. Vepra ka angazhuar prej kohësh aktorët, të cilët edhe gjatë verës janë marrë me përgatitjen e shfaqjes për ta sjellë premierë në skenë. Kjo vepër teatrore që mban emrin e autorit të njohur Bashkim Hoxha do të jetë dhe pjesë e festivalit të teatrit që pritet të zhvillohet. “Tag” do të jetë dhe vepra e parë teatrore që do të jetë në skenën e “Turbinës”, për t’ia lënë më pas vendin dhe të tjera shfaqjeve teatrore.

Vepra teatrore“Tag” është një nga veprat e lex-

uara në “Netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e teatrit, dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij. Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një ve-për, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërre-

Punime restauruese në Urën e Nivanit në Zagori

Kumbaro, në Libohovë me studentët për trashëgiminë

E pozicionuar mbi lumin e Zagorisë, Ura e Nivanit është një monument me histori të pasur dhe arkitekturë të veçantë, e cila po del në pah falë ndërhyrjeve konsoliduese restauruese, të cilat po ap-likohen në monument. Pro-jekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës. Ura e Nivanit përfaqëson një struk-turë komplekse me 2 harqe guri dhe një hapësirë dritë rreth 20

m. Ura është e mbuluar me kalldrëm përkatësisht 28 m dhe 40 m të gjatë. Kjo urë i dha jetë në fillim të shek.XIX ko-munikimit jo vetëm tregtar, por edhe shpirtëror mes Gjirokas-trës dhe Përmetit. Karvanet që vinin nga Gjirokastra kalonin mbi urën e Nivanit ndalesh-in më pas në Manastirin e Nivanit ndërtim i vitit 1777, vijonte në Nivan, Sheper në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet. Sot, kjo urë është kthyer në objekt të vizitueshëm për historinë, kuriozitetin dhe arkitekturën e veçantë të saj.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me studentët e Akademisë 100+Fshatrat vizituan Ne-pravishtën e Libohovën, duke parë nga afër potencialet e zonës dhe duke diskutuar konkretisht për projektet që ata kanë hartuar. Akadem-ia mblodhi së bashku stu-dentë masteri të arkitekturës e planifikimit, projektimit të peizazhit e mjedisit, të sapo diplomuar të këtyre fushave, si edhe pedagogë të tyre, të cilët ndajnë vlerësime dhe pa-sione të ngjashme për fshatin

dhe besojnë tek potenciali i tij për t’u zhvilluar si pikë grav-iteti e fuqishme. Akademia 100+ Fshatrat, po ndërtohet sipas shembullit të Akade-misë Verore të Atelier Albania (AASA), por me një shtrirje shumë më të gjerë. Akademia 100+ Fshatrat bazohet në 20 Atelier projektimi të veçanta. “Fokusohemi në këto fshatra për të krijuar 100 zona zhvilli-mi ekonomik rural, të bazuar tek investimet në agrotur-izëm dhe ekoturizëm, duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore”, u pohua në takim.

AQSHF shfaq “Shpella e piratëve”, prodhim i 1990

Filmi “Shpella e piratëve” realizim i vitit 1990 me regji nga Eduart Makria u shfaq të martën në mbrëmje për pub-likun në tarracën e Pallatit të Kulturës. Skenari është shkruar nga Eduart Makria, Ndoc Papl-eka dhe muzika nga Zef Çoba. Aktorë në filma janë Donald Kokona, Yllka Mujo, Vasjan Lami, Fitim Makashi, Altin Ve-laj, Gerti Ferra, Enleti Luzani, Artur Tafilika, Luan Qerimi, Arben Marko, Elona Mile. Filmi pjesë e programit të AQSHF sjell në qendër pesë fëmijë, që po nisen pa leje me një varkë në

kërkim të aventurave. Gjatë këtij udhëtimi ku iu rezervuan shumë surpriza ata njihen më mirë me njëri - tjetrin. Aventura mbaron kur ata gjejnë një libër shumë të vjetër të mbushur me historitë e legjendave të Shqipërisë. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përmes këtij programi ka rikthyer për publikun kinemanë e viteve ’90. Filmat shfaqen këtë herë jo në sallë kinemaje, por në tarracën e Pallatit të Kulturës. Në nisje të programit këtë verë AQSHF bënte me dije se kinemaja e atyre viteve aq sa është domethënëse aq dhe është e panjohur për publikun.

Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale...

Page 20: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

20 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

............

SOTSOT sport www.sot.com.al

Bledi Shkëmbi, Bledar Devolli (i larguar nga Kamza), Klodian Duro (i sapokonfirmuar në krye të Kamzës), Skënder Gega, Orges Shehi, Ze Maria (Tirana i ardhur nga Kategoria e Parë), si dhe Orges Shehi, mund të quhen teknikët e rinj të Superiores që do të luftojnë për titullin kampion këtë edicion në krye të skuadrave të tyre. E vetmja skuadër e madhe që pretendon titullin e nuk ka në krye një teknik të ri është Flamurtari, që i ka besuar Ilir Dajës, ekspertit të titujve në Superligën shqiptare. Ky sezon mbi të gjitha do të spikasë për rivalitetin e teknikëve të rinj dhe mbetet për t’u parë kush do të shkojë deri në fund. Padyshim që Shehi dhe Shkëmbi kanë ambicie të thella.

KOSOVË

SULMUESI

TEKNIKËT

Bardheblutë mundën 4-1 Ilirinë e Fushë-Krujës, fitore dhe për Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeun

Kupa e Shqipërisë/ Të mëdhatë sigurojnë fitore bindëse,

rikthehet frikshëm TiranaAdriatik BALLA

Kupa e Shqipërisë luajti dje ndeshjet e raundit të parë, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha të Superiores në

përballjet e tyre me rivalët që vinin nga kategoria e parë ose e dytë. Pady-shim që me interes ishin ndeshjet e dy skuadrave të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit, që fituan në duelet e tyre të vështira në transfertë në Veri të Shqipërisë, ku bardheblutë u rikthyen frikshëm me një fitore goleadë ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës me shifrat 4-1, ndërsa “demave” të Partizanit u mjaftoi një gol në Pukë që të fitonin 1-0 ndaj Tërbunit. Në fakt, dje u luajtën 16 ndeshje të Kupës së Shqipërisë, tetë takime në grupin A e tetë takime në grupin B. Duhet thënë se formula e garës është e qartë dhe skuadrat e kanë të përcaktuar rrugëtimin e tyre, mbetet vetëm të tregojnë vlerat sportive në fushën e lojës. Skënderbeu as e diskutoi Veleçikun e Koplikut, duke e mundur 3-0 dhe duke e bërë duelin e kthimit një formalitet. Padyshim, skuadra e Orges Shehit po regjistron rezultate surprizë dhe mjaft domethënëse në këtë start të sezonit, duke qenë ekip i pathyeshëm. Në grupin A, përveç Skënderbeut ra në sy fitorja e Partizanit, 1-0përballë Tër-bunit në Pukë. Interesant është qëndrimi që mbajti trajneri Skënder Gega pas ndeshjes, ku priste më shumë tifozë në Pukë që të shihnin Partizanin, sepse di-het që të kuqtë kanë tifozeri në çdo rreth të Shqipërisë. “Ishte hera e parë që unë si trajner, marr pjesë në një kompeticion

të tillë, siç është Kupa e Shqipërisë ndaj Tërbunit. E kishim vlerësuar, erdhëm me qëllim të fitonim dhe ia arritëm qëllimit. Provova lojtarë të rinj dhe një pjesë e ek-ipit po përgatitet në Tiranë për ndeshjen me Laçin. Nuk e kisha nënvlerësuar, humbëm shumë raste dhe shpenzuam shumë. E komplimentoj edhe Tërbunin për shpirtin luftarak dhe sjelljen që tre-guan në fushë. Prisja më shumë tifozë, pasi si në Pukë ashtu dhe në shumë vend të Shqipërisë Partizani ka tifozë. Prisja më shumë tifozë, por mirë ishin edhe ata që ishin. Tërbuni ka luajtur dy herë me ekipin tonë të dytë dhe e njihja pak a shumë. Është një ekip që luan futboll me shpirt dhe treguan se aty ku janë mund të bëjnë më mirë. Është një ekip i ri i ndërthurur me lojtarë me eksperiencë. Ne erdhëm të fitonim për të lehtësuar ndeshjen e dytë dhe u kënaqëm. Qëllimi

tjetër i yni ishte që të shihnim lojtarë të rinj që nuk kanë pasur minutazh deri më tani, por edhe nga ekipi i të rinjve si Kolonja e Çela”, u shpreh Gega. Duhet thënë se në ndeshjet e Kupës të luajtura dje, ra në sy edhe fitorja e thellë e spek-takolare e Laçit në Kuçovë, 0-5, ndërsa Teuta shpartalloi 3-0 Turbinën. Siç shihet, të gjitha skuadrat e Superiores fituan dje në Kupë, ku nuk pati surpriza dhe kalimi në raundin tjetër. Domethënës është dhe fakti se Klodian Duro ka debu-tuar me fitore në stolin e Kamzës, teksa ka mposhtur Besën me rezultatin 0-2. Dopieta e Teqjes i dha fitoren skuadrës kryeqytetas. Kastrioti është i vetmi ekip nga Superiorja që nuk ka triumfuan në Grupin A. Skuadra krutane barazoi me rezultatin 1-1 në transfertë përballë Ko-rabit, teksa kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Më poshtë, të gjitha

Nga Kategoria Superiore u larguan disa lojtarë këtë edicion, duke e pakësuar cilësinë. Poir largimi i tyre është i mirë për Kom-bëtaren, pasi këta futbollistë mund të luajnë pas disa muajsh në ekipin përfaqësues. Ndërkohë, largimi i Myrto Uzunit nga Laçi ka lënë një gropë të madhe tek kurbinasit, që duket se kanë humbur një armë të fortë në repartin e sulmit. Numri 10 ishte heroi i bardhezinjve në Europë me golin e kualifikimit ndaj Anorthosis Famagusta, duke u lar-

guar me shënimin e një tjetër goli të rëndësishëm në Korçë në sfidën e vlefshme për javën e 3-të. Pikëpye-tjet se kush do të jetë pasuesi i tij në skuadrën e Artan Mërgjyshit janë të shumta. Ivan Galic pritet të jetë një element i rëndësishëm në repartin e sulmit, ndërkohë që pritshmëritë janë të mëdha për atë që konsid-erohet si talenti i së ardhmes, Elvi Berisha. 19-vjeçari i dalë nga Apo-lonia vjen pas aventurës në Spanjë, teksa konsiderohet si një element i vlefshëm jo vetëm për të tashmen,

po edhe për të ardhmen. Pikërisht Berisha konsiderohet për momentin si pasardhësi i Myrto Uzunit, pasi luan në të njëjtin pozicion me be-ratasin, por edhe për talentin që ka. Një nga arsyet përse presidenti Pa-shk Laska lejoi Uzunin të largohej, ishte fakti që lojtari fierak shihet si pasuesi ideal i tij, jo vetëm në lojën e skuadrës, por edhe si një shitje e mundshme. Madje drejtuesit e Laçit shpresojnë që Elvi Berisha të sjellë në arkat e klubit të ardhura më të mëdha sesa Uzuni.

Zëvendësuesi/ Pasuesi i Uzunit te Laçi, kurbinasit në kërkim të një ylli në Superiore

Superiorja një “ushtri” me trajnerë të rinj, rivaliteti në kulm

Drita vijon marshimin, Flamurtari i Prishtinës

s’njeh rivalë

rezultatet e takimeve të grupit A dhe të grupit B, ku bie në sy qartazi që kanë fituar skuadrat e mëdha. Ndryshim janë vetëm dy ekipe të Kategorisë së Parë, që janë skuadra të mëdha, si Vllaznia, e cila u ndal në barazim 1-1 me Burrelin, si dhe Dinamo, e cila u thye në fushën e saj nga Egnatia 1-0.

Në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së katërt të kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, e cila do të kulmojë në fillim të javës së ardhshme me kryendeshjen e kësaj xhiroje që është Flamurtari-Skënderbeu. Bëhet fjalë për dy rivalët kryesues të kampionatit aktual, një ndeshje ku merr vlerë dhe për faktin se në pankina do të përballen Ilir Daja dhe Orges Shehi, një vit më parë trajneri dhe lojtari i Skënderbeut. Këtë herë dy personazhet janë rivalë, por mbetet të mësohet nëse do të fitojë mësuesi Daja, apo nxënësi Shehi. Në fakt, Flamurtari-Skënderbeu është kryefjala javës së 4-t të Kategorisë Superiore, pasi përplasen

dy skuadra me ambicie të mëdha këtë edicion e që për momentin kryesojnë së bashku me nga 7 pikë. Ekipe me fizionomi të njëjtë loje, e njëjta vendosje taktike në fushë dhe kontroll sa më i gjatë i topit. E gjitha kjo nuk është rastësi, pasi Ilir Daja vjen pikërisht nga Skënderbeu, skuadër të cilën e shpalli kampion me këtë mënyrë loje, një stil që po e vazhdon dhe Orges Shehi. Ky duel konsiderohet si përballja e profesorit me nxënësin, dhe është e vështirë të përcaktosh një pretendente në një sfidë që vitet e fundit ka qenë gjithmonë e nxehtë. Me ardhjen e Ilir Dajës, Flamurtari ka ruajtur boshtin e skuadrës së vjetshme, duke shtuar disa elementë

që i shkojnë për shtat mënyrës së lojës, e cila po implementohet dalëngadalë. E njëjta mënyrë loje, që te Skënderbeu aplikohet prej kohësh, me Orges Shehin që ka në dispozicion një skuadër më të re në moshë, duke i lënë më shumë liri veprimi, për të treguar dhe aftësitë individuale. Të hënën, në Vlorë do të jenë dy skuadra identike në mënyrën e lojës, por me ndryshimin e madh që në dispozicion të Ilir Dajës është një grup më ekspert, me më shumë eksperiencë krahasuar me korçarët. Një sfidë që pasqyron idetë dhe karrierën e dy trajnerëve, që një vit më parë ishin së bashku në Korçë. Daja trajnonte Shehin për të fituar titullin kampion.

Daja kundër Shehit, ose mësuesi kundër nxënësit – Kush fiton në Vlorë?

Sulmuesi zviceran Xherdan Sha-qiri pati një ndeshje mjaft të mirë, pavarësisht se nuk shënoi apo asistoi dhe dukej një grusht. Që nga bashkimi nga Stoke (13 milionë euro), Shaqiri ka kaluar momente të mira me të kuqtë dhe Xhimi Karrager i ka thurur elozhe. Kësaj radhe, Karrager ka thënë: “Unë mendoj se është një blerje e shkëlqyeshme për Liverpulin. Ai ka qenë në klubet e mëdha dhe ka përvojë të madhe. Ju shikoni etiketën e çmimit dhe gaboheni. Nëse Salah largohet, a do ta zëvendësojë ndonjëherë? Unë nuk mendoj se ai do ta zëvendësojë atë perfekt, por do të afrohet shumë. Shaqiri luan më shumë në qendër të sulmit për Zvicrën, kështu që ndosh-ta është diçka që duhet ta shikojë Klop”, tha Karrager.

Xherdan Shaqiri merr elozhe nga Karrager

Flamurtari nuk njeh rivalë në këtë fillim sezoni të IPKO Superligës së Kosovës. Në javën e 4-t kuqezinjtë nga Prishtina mposhtën 3-1 Lirinë e Prizrenit në kryeqytet. Me këtë fitore Flamurtari ruajti kreun e klasifikimit me pikë të plota 12 pas 4 ndeshjesh. Tjetër humbje për kampionët në fuqi të Dritës që u mposhtën në Gjilan 1-2 nga Llapi, humbje që solli edhe dorëheqjen e trajnerit Bekim Isufi. E nisi me fitore aventurën e dytë në stolin e Feronikelit trajneri Zekirija Ramadani me skuadrën nga Drenasi që triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Ferizaj me golat e Faziliut dhe Da Silvas. Mori fitoren e parë në këtë se-zon Trepça 89’ e Gugash Maganit që shpartalloi me rezultatin 5-1 KEK-un.

TURI I DYTË ELIMINATOR (1/8)Data 23.01.2019 dhe 06.02.2019

Grupi A Grupi BA8 – A1 (C1) B8 – B1 (T1)A7 – A2 (C2) B7 – B2 (T2)A6 – A3 (C3) B6 – B3 (T3)A5 – A4 (C4) B5 – B4 (T4)

NDESHJETTURI I PARË (1/16)

Data 12.09.2018 dhe 26.09.2018GRUPI A

Veleçiku-Skënderbeu (A1) 0-3Vora-Luftëtari (A2) 0-4Tërbuni-Partizani (A3) 0-1Besa-Kamza (A4) 0-2Burreli-Vllaznia (A5) 1-1Korabi-Kastrioti (A6) 1-1Dinamo-Egnatia (A7) 0-1Besëlidhja-Erzeni (A8) 1-0

GRUPI BOriku-Kukësi (B1) 1-2Naftëtari-Laçi (B2) 0-5Shkumbini-Flamurtari (B3) 0-1Turbina-Teuta (B4) 0-3Shënkolli-Lushnja (B5) 1-2Iliria-Tirana (B6) 1-4Tomori-Bylis (B7) 2-1Pogradeci-Apolonia (B8) 0-1

Page 21: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

............GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Në dy ndeshjet e para në Ligën e

Kombeve, Shqipëria fitoi një e humbi një tjetër, duke marrë tri pikë dhe duke besuar se mund edhe të marrë kreun e grupit në fund të këtij aktiviteti. Nat-yrisht, nuk është e lehtë, por shanset matematikore ekzistojnë dhe skuadra mund të rikuperojë energjitë e saj. Por është fakt që ekipi ka mjaft mungesa. Në ndeshjet e zhvilluara skuadrës kuqezi i munguan sulmuesit, e konk-retisht dy sulmuesit anësorë Odise Roshi dhe Eros Grezda, si dhe sulmu-esi Armando Sadiku. Të tre lojtarët janë dëmtuar dhe me përjashtim të Grezdës që po e kalon dëmtimin, nuk rikuperohen as për duelin e kthimit ndaj Izraelit që luhet në tetor. `

IRONIA

MESFUSHORI

DËMTIMET

Presidenti i FSHF merr në mbrojtje trajnerin e Kombëtares, këshillon të mos sulmohet pa shkak

Duka votëbeson Panuçin, i kërkon të reflektojë në sfidat e ardhshmeAdriatik BALLA

Humbja e Shqipërisë në Skoci me shifrat 2-0 ishte një dis-fatë e rëndë për kuqezinjtë që vinin në këtë duel pas një

fitoreje të vështirë por shpresëdhënëse kundër Izraelit. Koha tregoi se Izraeli paska qenë mjaft i dobët dhe se Sko-cia është padyshim ekipi më i fortë i grupit. Skuadra e trajnerit Kristian Panuçi bëri ndryshime të shumta tak-tike, por këto ndryshime rezultuan jo efikase e për pasojë, pas humbjes në Gllasgou, trajneri italian i Kombëtares u vu në shënjestër të kritikave, jo pa të drejtë, gjë që solli një situatë të paqartë ku trajneri nuk e kishte më të sigurt pankinën e tij. Për dy ditë me radhë kritikat mbi Panuçin vërshuan lumë, nisur dhe nga ndryshimet e shumta në formacion që ai bëri krahasuar me ndeshjen ndaj Izraelit. Mbrojtja ishte sërish një nga pikat e dobëta të Kom-bëtares, kurse mesfusha u vetshkatër-rua nga ndryshimet e pozicionit të lojtarëve, por edhe lënia e këtij reparti në duart e skocezëve, repart nga ku ata niseshin me forca të shumta në ofensivë. Në sulm Panuçi i besoi Bekim Balajt, por shkodrani patim vetëm një rast ku mund të bënte diferencën, por nuk ia doli të finalizonte me gjuajtje. Me përjashtim të portës, ku kemi një gardian të cilësisë së lartë si Strako-sha, të gjithë repartet e tjera kanë probleme, sepse lojtarët nuk janë në kapacitetin e tyre maksimal dhe disa madje nuk kanë ende skuadër, gjë që e bën situatën të jetë e pashpresë. Kjo situatë kishte sjellë edhe ekspozimin e Panuçit ndaj një shkarkimi të mund-shëm, nisur dhe nga zërat e shumtë kritikë dhe ulërimat për largim gjatë dy ditëve të fundit. Opinionistët dhe

specialistët janë thuajse në unison, që Panuçi nuk ka çfarë t’i japë kësaj skuadre, duke mos e quajtur njeriun e duhur për Kombëtaren. Duke bërë një krahasim me De Biazin, Panuçi është shumë larg pritshmërive të kuqezinjve. Por, ndërsa të gjithë i janë vërsulur Panuçit, del njëri që e mbron fort atë. Dhe ai që e mbron ka peshë më shumë se të tjerët, pasi është presidenti i Fed-eratës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. I zhgënjyer, padyshim, nga loja e dobët dhe humbja në Gllasgou, Duka i mirëkupton kritikat dhe i pranon ato, por ai ka mbajtur një qëndrim mjaft të prerë kur është fjala për pankinën e Panuçit, duke i dhënë votëbesim, me shprehjen “trajneri duhet të refl-ektojë për sfidat e ardhshme”. Kreu i FSHF-së kërkon maturi në gjykim, sepse rrugëtimi në Nations League sipas tij sapo ka nisur dhe trajnerit duhet t’i jepet koha te reflektojë dhe

të korrigjojë ato aspekte që nuk kanë bërë mirë deri tani. “Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tri pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona, por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe defektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi”, thotë që në fil-lim Duka. Më pas ai bën një analizë të grupit, gjendjes me pikë dhe pozicionit të skuadrave, duke dashur të thotë se fatet e një pozicionimi në vend të parë në grup janë ende në lojë. “Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një trans-fertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet t’i japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër”, vijon presidenti i FSHF-së, Armand

Ai ka ndryshuar disa herë skuadër. Në fillim luajti me Sued-inë dhe kërkoi të vijë te Shqipëria. FIFA e lejoi. Më pas u bë pishman dhe shfaqi interes për Kosovën e prapë për Suedinë, por në asnjë rast FIFA nuk e toleron më dhe lojtarit i duhet të mendojë vetëm për ngjyrat kuqezi, në të kundërt s’ka asnjë shans të luajë tjetërkund. Bëhet fjalë për Loret Sadikun, mesfushorin me origjinë shqiptare, i cili kohë më parë largohej nga ekipi i të rinjve të Suedisë, për të

zgjedhur Shqipërinë si ekipin e tij Kombëtar, por dyert e skuadrës kuqezi, u mbyllën shumë shpejt për të, për shkak të rivalitetit. Në kushte të tilla, Sadiku mendoi që të zgjidhte Kosovën, por ishte FIFA ajo e cila nuk e lejoi duke qenë se mesfushori 26-vjeçar kishte ndër-ruar njëherë ekip. Duke u munduar të shpëtonte karrierën e tij, ai ven-dosi që të rikthehej te Suedia, aty kush kishte hedhur edhe hapat e parë si futbollist, por është sërish FIFA e cila e ka ndaluar shqiptarin

që të rikthehet atje. Shkaku është i njëjtë, ai e ka kryer lëvizjen e tij dhe nuk ka më kthim pas. Në këtë mënyrë, Loret Sadikut i mbetet që të luajë vetëm për Shqipërinë duke qenë se organi më i lartë i futbollit botëror, e ka ndaluar futbollistin që të kalojë në një ekip tjetër. Kjo është konfirmuar disa ditë më parë nga vetë presidenti i Federatës Sue-deze të Futbollit, ndërsa Sadikut që luan me Kasimpasha, i mbetet vetëm të lutet që të ketë sërish një ftesë nga Shqipëria.

Loret Sadikun nuk e lejon FIFA të luajë me Suedinë, mbetet i Shqipërisë

Sadiku, Roshi, Grezda, tre lojtarë që

i mungojnë Kombëtares

Kristian Panuçin e përqeshin në Skoci, e prezantojnë si futbollist

Duka. Më tej ai këshillon fansat dhe të gjithë ata që i janë vërsulur trajnerit me kritika që nuk është koha për t’ë bërë sherre me trajnerin apo për ta “gozhduar” atë, përkundrazi, ai thotë se kritikat janë normale, por jo kur kalojnë cakun dhe shfaqen si antis-portive. “Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat janë normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa josportive, nuk i shërbejnë askujt. Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo arti-kulim mediatik, por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!”, përfundoi kreu i FSHF-së. Me këtë qëndrim, Duka praktikisht ka legjitimuar Panuçin në krye të Kombëtares dhe i ka dhënë votëbesimin e tij, por me një kusht që qëndron si tërheqje veshi, që Panuçi të reflektojë në sfidat e ardhshme.

Shqipëria U-21 humbi miqësoren me Italinë U-21 me shifrat 3-1, por një lojtar kuqezi ka arsye të gëzohet. Paraqitja e Xhakomo Vrionit, sido-mos në pjesën e dytë, ishte e një tjetër niveli. Një histori e veçantë ajo e bomberit 19-vjeçar të cilin Sampdoria, pasi i zgjati kontratën deri në vitin 2022, e dërgoi të merrte eksperiencë në Serinë B nën drejtimin e trajnerit të Venecias, Stefano Veki, një person që di të merret me talentet. Tre ndeshje deri tani të siguruara mes kampionatit dhe Kupës, të gjitha nga minuta e parë, sinjal i qartë i besimit që ka stafi i kësaj skuadre. I lindur më 15 tetor të 1998 në San Severino Marke nga

prindër shqiptarë, Vrioni kishte mundësinë që të luante me përfaqësueset italiane U18 dhe U19. Tani erdhi thirrja nga Shqipëria U21, në pritje të një vendimi përfundimtar (që vuloset me ak-tivimin me ekipin A). Ai ra në sy në ndeshjen e djeshme, duke luftuar si një luan i vetëm kundër mbrojtjes së të kaltërve dhe duke vënë disa herë në vështirësi Auderon, për ta mposhtur në minutën e 91-të me një të majtë me harkim. Ndaj Vrioni shfaqi jo vetëm lojën e tij të mirë fizike, por edhe teknikën e bazës që e bëjnë një nga lojtarët më premtues të futbollit europian. Një paraqitje e veçantë duke llogaritur se dje, në tribunën e

stadiumit ulej edhe babai i tij, Arbeni. Vrioni u “zbulua” në vitin 2015 nga menaxheri Silvio Pal-jari kur luante në akademinë e Matelika (klub në Serinë D, ku zhvillonte ndeshje me të rinjtë dhe ekipin e parë, edhe pse në moshë të re) dhe ai ia sinjalizoi Sampdoria. Klubi gjenovez nuk humbi kohë dhe e mori menjëherë, duke e bërë të firmoste fillimisht një kontratë deri në vitin 2020, të cilën më pas e zgjati pak muaj më parë deri në qershorin e vitit 2022. Ai kështu filloi ecurinë e tij në ekipin U17 të këtij klubi, ku shënoi 3 gola në 8 ndeshje nën drejtimin e Françesko Pedone, duke debutuar te ekipi i të rinjve në marsin e

atij viti. Në dy sezonet në vijim, realizoi 17 gola me ekipin e të rinjve të drejtuar nga Xhovani Inverniçi, Marko Masi dhe Françesko Pedone, duke fituar thirrjet në kombëtare e moshave të Italisë, fillimisht me U18 e më pas me U19, nën drejtimin e Marko Baronio. Vitin e kaluar u dërgua në Serinë C për të marrë eksperiencë te Pistoieze, me trajneri Indiani në pankinë, duke shënuar 8 gola në 1443 minuta lojë. Praktikisht një gol në çdo dy ndeshje për djaloshin e ri. Tani, e kishte radhën Seria B, me drejtorin sportiv të Venecias, Valentino Anxheloni, i cili e kërkoi me ngulm derisa siguroi huazimin e tij.

Lojtari i U-21, “Calciomercato” fjalë të mëdha për talentin shqiptar Vrioni

Disfata e skuadrës tonë kom-bëtare në Skoci ishte e paevitueshme për nivelin e loijës që shfaqën kuqez-injtë. Natyrisht, epërsia e padisku-tueshme fizike e skocezëve bëri diferencën, por më shumë se ata kuqezinjtë u ndëshkuan vetë pasi nuk lidheshin dot. Duhet thënë se në këtë ndeshje skuadrës i mungoi “kompozitori” Migjen Basha, i cili në duelin kundër Izraelit ishte nga më të mirët në fushën e lojës dhe e kreu me sukses këtë detyrë. Në Skoci trajneri Panuçi nuk e aktivizoi, pasi nuk e kishte në planet e tij taktike për këtë duel, por qartazi ai gaboi, pasi Basha është një ekspert dhe madje gëzon edhe formë të mirë, pasi luan titullar me Arisin e Selanikut.

Migjen Basha lider, gabim që s’u

aktivizua në Skoci

Transferta e Shqipërisë në Skoci, duket se nuk ka qenë edhe aq e keqe për Kristian Panuçin deri para se të fillonte ndeshja, duke qenë se në fushën stërvitore ku Shqipëria është përgatitur, ka pasur një vizitë shumë të veçantë. Një pjesëtar i stafit të klubit modest, Polok ka përfituar nga rasti që t’i japë një shall Panuçit për të bërë një foto me të. Fotoja është për-dorur në rrjetet sociale, duke postuar sikur Panuçi ka realizuar ëndrrën e tij, që një ditë të jetë në atë “stadium”. “Megjithëse ka luajtur në stadiume si “San Siro” apo “Santiago Bernabeu”, trajneri shqiptar, Kristian Panuçi tha se më në fund ëndrra e tij për të qenë në Njulandsfilld është bërë realitet”, shkruhej në njoftimin e klubit.

“Me këtë qëndrim, Duka praktikisht ka legjitimuar Panuçin në krye të Kom-bëtares dhe i ka dhënë votbesimin e tij, por me një kusht që qëndron si tërheq-je veshi, që Panuçi të reflektojë në sfidat e ardhshme....”

Page 22: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

22 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Iggy Azaela pas 4 vitesh nis koncertet në Amerikën e Veriut

1-Ka për kryeqytet Jaxhikistanin...2-Bërtasin tifozët në stadium...Ka për kryeqytet Portugalia...4-Erdhi për mashtrim...5-Profil mekanik...6-Kidman aktore australiane në inic...7-I thonë plëncot të polës...8-Erë e këndshme që të gudulis hundën...9-Lloji peshku i ujrave të kripura...10-Shkrimtari turk Nesin në inic...11-Kemi qenë...13-Ish futbollisti i Partizanit ... Papadhopuli...14-Vinçenso ... kompozitor italian, pa fund.16-Veshje sportive...17-Një dyshundrrak i egër i amerikës së veriut me një gungë mbi shpatulla...18-Drama “... e Kremlin-it...20-Çarls ... shkrimtar anglez, autori i “David Koperfld” 21-Termocentrali i Fierit...22-Regjizori Spartak...23-Humbjet që pëson malli gjatë shitjes ose gjatë transportimit...24-Detë rus gjiton me Detin e Zi...25-Një ekip futbolli rus...26-Ato mund të jenë edhe proteste...27-Ka pët kryeqytet Gana...29-Këngëtarja sllave ... Brema...30-Lumi që kalon përmes Parisit...31-Liqen tek ne...33-Shkencëtari francez ... Aragon.34-Zemërim i madh që shpërthen me forcë...35-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...36-Shkrimtar i vjetër Buda në inic...37-Gëlltit ose...

1-Usain ... xhamajkani i garave të vrapimit, kampion bote...4-Është trup qiellor, satelit i diellit...7-Një shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Do-ha...12-Shkrimtari dhe poeti kosovar ... Podrima.13-Lloji qumështi i konden-suar me kanoçe...14-Titull fantastik në angli...15-Me qëllim ose...17-Është ma-terial inert për ndërtim...18-Mosha, pa tekst...19-I thuhet qenit femër...20-Jam në hall, dyshime ose...21-Kafshë e egër, gjindet edhe në pyjet tona...22-Nofkë e humorit italian, Antonio Dekurti...23-Është shkenca natyrore qe studion vetitë e pëegjithshme të materies pa fund...24-Patrioti ... Galica.25-Këngëtarja lirike ... Zdravo.26-Markë aparati fotografik japonez...27-Është në përbërje të ajrit...28-Thasët e volejbollit...29-Ish aktorja italjanë Sofia ...30-Eksploratori anglez Robert ...32-Ndërmarje industriale...33-Banor i Riges...34-Fetar i veshur me veladon i sektit bektashian...36-Këpucët e foshnjës...37-Është burimi i të shitha të mirave materiale...28-Këngëtarë në grup...39-Një lloj si zakon...40-Një lloj automjeti gjerman...41-Pritë apo kurth...

Iggy Azalea ka bërë me dije se do të rifillojë koncertet dhe do të performojë në qytetet më të mëdha amerikane. Reperja e njohur australiane ka konfirmuar turneun e saj në Amerikën e Veriut, të parin pas katër vitesh. Turneu në 21 qytete që fillon më 27 tetor do të mbahet edhe në Kanada dhe përfundon më 4 dhjetor në Houston. Biletat shiten në Tidal. Turneu vjen në përkrahje të EP-it të fun-dit të Iggyt, “Survive the Summer”, ku është edhe kënga me Tygan, “Kream”. Këngëtarja Iggy Azalea kur publikoi këngën “Survive the Summer” mori

shumë famë. Kjo këngë është pjesë e albumit të këngëtares, që ka gjithsej gjashtë këngë dhe përf-shin bashkëpunime me Tyga dhe Wiz Khalifa. Reper-ja 28-vjeçare tha se para publikimit të këngës ishte nervoze, sepse po kthehej në stilin e saj. “U ndjeva sikur në një mënyrë isha duke rrezikuar, sepse po kthehesha në mikstape, formën time, pasi viteve të fundit shkova kundër asaj që ishte mënyra ime drejtë suksesit” tha Iggy. Ndërkaq që në faqen e saj në Instagram ajo ka publikuar dhe datat dhe vendet e sakta ku do të zhvillohen koncertet.

Xhamat e thyer

Një burrë, i cili po punon në kopshtin e tij, papritur sheh një fëmijë, i cili po gjuan me gurë drejt xhamave të serës. Vrapon menjëherë pas fëmijës dhe pasi e ka kapur prej veshi i thotë:

- Tani të mësoj unë, sesi të hedhësh gurët në serën time.

Fëmija për çudi tepër i qetë i përgjigjet:

- Do të më pëlqente një gjë e tillë. Sepse kam gjuajtur dhjetë herë dhe kam goditur në shenjë vetëm dy herë.

Lajmi Dy shokë të vjetër tako-

hen dhe përshëndeten njëri me tjetrin:

- Përshëndetje, ku i ke prindërit sot?

Djali tjetër i përgjigjet:- Kanë shkuar në Durrës.Shoku kërkon më tepër hol-

lësi për ta:- Mos kanë kaluar gjë nga

autostrada?Tjetri përgjigjet:- Po andej kanë kaluar, pse i

ke takuar ti?- Po, a kishin një makinë të

vogël ngjyrë të bardhë?- A të thashë se i ke takuar?Shoku mjaft i sigurt se nuk

i kishte takuar, por i kishte parë diku tjetër e pyet:

- A kishin prapa makinës një karton të shkruar?

Tani mëse i sigurt se shoku i kishte takuar prindërit i thotë:

- Të lutem, bjeri shkurt dhe më thuaj ku jeni takuar?

Duke e parë shokun që kishte përballë mjaft të sigurt ai i tregon të vërtetën:

- E di, kishin dalë në gazetë. Kanë pësuar një aksident, ku kanë vdekur të gjithë.

Shoku mjaft i tronditur bërtet:

- Çfarë?Tjetri për ta qetësuar i thotë:- Mos u mërzit, bëra shaka.

Ka vdekur vetëm babai yt.

4 5 3 6 1

7 1 9 5

3 4 1

8 2 7

9 5 2 3

9 1

2 7 9

6 4

8 7 3

4 9 1 8 5

2 6 3 1 4

3 4 8 2 6

6 8 7

8 1 6 3

4 3 8 1

2 6 9

7 2

1

5 8 2 3 9

3 4 8 2 1

5 9 8

4 8 3 2

1 4 9

7 5 3 9 1 4

5 6 3

2 7

7

Page 23: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

GAZETA SOT E Enjte 13 Shtator 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Dita e sotme nuk do të jetë edhe aq e mirë për ju të shen-jës së Peshores. Në dashuri do të dominojë xhelozia, grindjet, kundërshtitë.

23 shattor - 22 tetor

Do të përfshiheni nga frika e të qëndruarit vetëm si pasojë e një ndarjeje të papritur dhe të madhe. Kjo gjë do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Ëndrra juaj e vjetër më në fund do të realizohet. Do kalo-ni një ditë me fat. Në dashuri ka mundësi që të shihni larg, dhe me shumë pjekuri.

Personat që janë në çift do të përfundojnë një periudhë dhe do të fillojnë një tjetër. Do të jetë pozitive nëse do të kuptoheni.

E ardhmja, dëshira për të ndryshuar shumë shpejt jetën tashmë është shumë pranë jush. Ajo që keni kërkuar prej kohësh më në fund do të realizohet.

Dashi Demi

Një ditë jo e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Persona të rrezikshëm ju vijnë përqark. Mund të gjendeni përballë ndonjë historie të shpikur.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Kjo do jetë një periudhë e turbullt me dyshime dhe pasig-uri. S'do keni kohë të qetëso-heni, për të mos u “futur” në gabime që mund të jenë fatale.

Një ditë jo e mirë kjo e sot-mja. Një mik i ri do t’ju gënjejë ndaj kujdes. Po ashtu ju duhet të tregoni kujdes edhe ndaj shoqërisë së vjetër.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Mundësi për të realizuar projekte për një jetë çift: martesa të mundshme. Për sa u përket anëve negative do të përjetoni vështirësi nga familja juaj.

Messenger 10 sjell WhatsApp e Facebook në një aplikacion

Një dashuri e ndërlikuar, e pafajshme dhe fatale për çiftet. Ndërsa beqarët do të kenë vështirësi në gjetjen e dashurive të reja.

Horizontal

Çiftet mund të futen në krizë prej një mashkulli hak-marrës, mbase edhe nga ndonjë i afërm ose mik. Beqarët do takojnë persona të gabuar.

Dashuria që po ndërtoni është plot me mashtrime, gën-jeshtra nga lidhje të fshehta. Materializmi do të shkatër-rojë ndjenjat.

Messenger 10 bashkon dy nga shërbimet më të njohura të mesazheve në botë, Face-book Messenger dhe WhatsApp, në një ap-likacion për Windows 10. Aplikacioni shkon përtej thjesht mbulimit të shërbimeve, duke integruar njoftimet direkt në Windows 10, dhe duke punuar në disa dizajne tërheqëse. Është në dispozicion për 2,99 dollarë në Windows 10 dhe Surface Hub. Ndërkohë që Messenger 10 bashkon versionet në internet të WhatsApp dhe Facebook Messenger, bën shumë më tepër se kaq. Aplikacioni ka një modalitet për përdorim në errësirë për Messenger të Facebook, që mund të ndizet dhe fiket, një ndarje të ekranit që ju lejon të shihni WhatsApp dhe Facebook Messenger pranë njëri tjetrit dhe punon me qendrën e njoftimit të Windows 10.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Janë gjuhët e zjarrit...6-Goli në san-siro...7-Ish aktorja italiane ... Manjani.8-Korça në makina...9-Zyber hallulli...10-Kufij, lim-it...11-Qytet në francë ku zhvillohet festivali i filmit...12-Port slloven në Adriatik...16-Gji-gand...Një shtet gjiton me Iranin...18-Medika-ment që lufton malarjen...19-Viç 1-2 vjeç që mbahet për ndërzim...20-Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizore...22-Boksieri amerikan Tajson në inic...23-Mikael ..., ish futbollist gjerman, ka luajtur me Çelsean.24-Notë në pentagram...25-Një lloj si provimi...26-Stacioni televiziv AL ...27-Ngjarje...29-... Qinari, tek filmi “Komisari Dritës”.30-Vërteton identite-tin...31-Është ngjyrosës flokësh...32-Mori anën e dikujt...33-Vend i hapur në mure anash hoxhakut për të mbajtur sende të vogla si al-etet e kafes...35-Stacioni ndërplanetar rus në hapsirë...36-Ato te ulen e të bisedojnë me njëei-tjetrin...37-Partia Socialiste...38-Një lloj si nr. 20 horizontalisht...39-Ushtria Libaneze...40-Djall, shejtan...41-... Visi, këngëtare greke.42-Arbana aktor...43-... Mihali, ish soprano.

1-Ajo pa lidhje nuk ka kuptim...2-Lumë në Rusinë Lindore rrjedh nga malet Verkajansk dhe derdhet në Detin e Veriut...3-Përemër vetor...4-Komuniteti Europian...5-I bie derës...8-Markë aparati fotografik japonez...10-Kacek prj lëkure ku mban ushqimet bariu...11-Shtëpi banimi...12-Nikola ..., aktore amerikane me origjinë australiane.13-Drama “...e Kremlin-it”.14- Firmë e njohur e baterive të autom-jeteve...15-Ekonomi Komunale...16-Kina për të huajit...18-Xhamija, kusha janë ob-jekte...20-Pjesë kryesore e anijes...21-Goli në Olimpikun e Romës...23-Akademiku Dedja...24-Aparate për zbulimin e objek-teve...25-Mali i lartë në jug të vendit, i pa shquar...26-Vepër muzikore për një ose dy vegla...28-Këngëtari ... Ruso.29-Është lidhëse, gjoja, kinëse, pra...31-Vendqëndrim i anijeve...32-Fëmijë...36-Është burimi i të gjitha të mirave materiale...38-Johan Sebas-tian ... kompozitor gjerman...39-Një lloj si kapriço...40-Lidhja Socialiste...41-Humorizti italian Dekurti në inic...

Hetuesit ushtarakë në Korenë e Jugut identifikuan një grup prej 12 këngëtarësh klasikë në një uni-versitet në Seul, të cilët bënë një përpjekje të koordinuar për të fi-tuar peshë në mënyrë që të ishin të papërshtatshëm për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Nxënësit e përfshirë mund të përballen me burg. Koreja e Jugut ka disa nga rregullat më strikte për shërbimin e detyrueshëm. Çdo i ri duhet të kryejë shërbimin e tij, me përjashtime të dhëna për shumë pak njerëz, siç janë njerëzit me kushte të dobëta ose medalje olimpike. 12 komplotuesit e akuzuar janë të gjithë këngëtarë të muzikës klasike, të cilët kanë marrë diploma nga i njëjti universitet.

12 këngëtarë shëndoshen për të shmangur ushtrinë

Page 24: Prapaskenat e vetingut në politikë, Basha-Kryemadhi i tremben ...€¦ · SPAK dhe BKH që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës Nga Besi BEKTESHI Tendenca “me

24 GAZETA SOTE Enjte 13 Shtator 2018

............

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Italia u bënë disa vite që ka rënie të dukshme të për-faqësueses së saj. Në fillim ra performanca e klubeve

italiane, sidomos e klubeve të mëdha si Milan dhe Inter. Për gati një dekadë Milan ishte fshirë nga qarkullimi, ndërsa Interi, që pas vitit 2010 kur fitoi Champions, pati një tronditje të thellë dhe ishte shumë larg të qenët një skuadër kompetitive. Roma, Lacio dhe Napoli asn-jëherë nuk çanë mjaftueshëm në Champions dhe Europa League dhe i vetmi ekip që mbante gjallë shpresat e ital-ianëve ishte Juventusi, që arriti dy herë në finale të Champions League. E ndërsa klubet itali-ane përpëliteshin në kërkim të suksesit, të munguar në këto vitet e fundit, kombëtarja italiane që nga viti 2006 kur fitoi Botërorin e Gjermanisë, e sidomos pas vitit 2012 kur pë-soi disfatë ndaj Spanjës në Eu-ropian, nuk ka njohur kurrfarë suksesi. Madje italianët as nuk u kualifikuan në Botërorin e Rusisë, duke shkaktuar dramë tek fansat axurrë. Ajo që e bën më shqetësuese situatën lidhet me faktins e Italia e ka

PORTIERI/ Gjykata angleze dënim shembull

për Hugo Lloris

FAKTI Askush nuk e kishte shkuar ndër mend më parë që një teknik katalanas dhe i Barcelonës do të merrte drejtimin e kombëtares së Spanjës duke u bazuar në një grup kryesisht të Realit të Madridit. Kjo është, aktualisht, situata te Spanja, e cila ka filluar të frikësojë sërish, pas fitores 6-0 kundër Kroacisë. Një rezultat i thellë kundër finalistes së Botërorit të fundit, me iberikët që shkëlqyen e dukeshin në formën më të mirë, krejtësisht ndryshe nga

ajo që shfaqën në verën e “ashpër” ruse. Nëse në të kaluarën Spanja bazohej te Barcelona e tiki-takas, sot shumica e lojtarëve të “La Ro-jas” janë të Realit të Madridit. Po të kujtojmë botërorin e Afrikës së Jugut, ishin gjashtë lojtarë kata-lanas që zbrisnin në fushë: Pyjol, Pike, Buskets, Ksavi, Iniesta dhe Pedro. Kundër ballkanasve, ishin pikërisht po gjashtë lojtarë, por që veshin fanellën “merengues”: Ramos, Karvajal, Naço, Keballos,

Isko dhe Asensio. Në 2010-ën, të vetmit madrilenë ishin Kasijas, Ramos e Ksabi Alonso, ndërkohë që i vetmi futbollist “blaugrana”, i cili luajti kundër Kroacisë, ishte Serxhio Buskets. Ndaj ekipit të Zlatko Daliçit u pa një Spanjë e papërmbajtshme, si ajo që pushtoi Europën e Botën nga viti 2008 deri në 2012-ën, ku fitoi dy Europianë si dhe Kupën e Botës. Për Luis Enriken nuk ka rëndësi ku luajnë lojtarët, atij i intereson suksesi i Kombëtares.

SULMUESI MESFUSHORI RINOVIMI

Nejmar po thyen rekordet e Pele në radhët e Brazilit

Sami Khedira mbetet te Juve deri më 2021

Modriç zgjidh dilemat, sezonin tjetër në Serie A

Një ndër lojtarët më të mirë në botë, por njëkohësisht edhe më të kritikuar, Nejmar ka nisur të thyejë rekorde me skuadrën e tij të Brazilit, pavarësisht fjalëve por edhe besimit të humbur për perfor-mancën e tij në Botëror. Në takimin e fituar nga Brazili me rezultatin 5-0 ndaj Salvadorit, Nejmar ishte protagonist duke zhbllokuar rezultatin. Ajo ishte ndeshja e tij numër 92 me Kombëtaren, duke kaluar në këtë mënyrë legjendën brazili-ane të futbollit, Pele. Ky i fundit, ka arritur të luajë vetëm 91 ndeshje me ekipin “Seleçao”, por padyshim që triumfet e

Presidenti i Realit të Ma-dridit, Florentino Perez, refu-zoi të negociojë me Interin, por Luka Modriç duket se e ka ndarë mendjen për tu larguar. Me gjithçka që po ndodh në klub aktualisht, lojtari më i mirë nga UEFA siguron që cikli i tij në Madrid ka arritur fundin e saj. 33-vjeç, Modriç dëshiron sfida të reja, dhe pas sukseseve në Premier Ligë dhe në Spanjë, Italia është destinacioni i tij i preferuar. Modriç nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të kaluar në Serie A me Interin në verë dhe gjithçka tregon se kjo ishte sezoni i tij i fundit

“Do të vazhdojnë të shkruajmë historinë bardhe-zi”. Me këto fjalë Sami Khe-dira ka lajmëruar rinovimin e kontratës me Juventusin deri në vitin 2021, duke larguar zërat se në fund të sezonit do të largohej nga kampionët në fuqi të Serisë A, për t’u trans-feruar në MLS. 31-vjeçari, me nënshkrimin e kontratës së re do të jetë pjesë e Juves thuajse për tre vitet e ardhshme. Në lajmërimin e dhënë nga klu-bi torinez shkruhet se Sami është një lojtar thelbësor në lojën e skuadrës. “Jam shumë krenar për faktin se mbetem pjesë e kësaj skuadre, e famil-

tij karshi atyre të Nejmarit, as që krahasohen. Megjithatë, Nejmar është në një moshë të re dhe ka kohë për të plotësuar muzeun e tij të trofeve.

jes së Juventusit”, tha Khedira. Mesfushori i është bashkuar Juventusit në vitin 2015, pasi u largua me parametër zero nga Reali i Madridit.

nisur mjaft dobët edhe Ligën e Kombeve, ku pësoi disfatë ndaj Portugalisë në ndeshjen hapëse në grup në Divizionin A. Trajneri Roberto Mançini u përpoq të justifikonte grupin, mangësitë e tij dhe natyrisht humbjen, por nën drejtimin e tij Italia ka regjistruar një statistikë të frikshme që nuk ka ndodhur në 40 vjetët e fun-dit me përfaqësuesen italiane. Specialistët thonë se Italia mund të bjerë nga Liga A në Ligën B të Nations League, gjë që duket evidente pas humbjes ndaj portugezëve. Kujtojmë këtu që eliminimi në

Një fitore në pesë ndeshje, Italia e Mançinit më e dobëta në 40 vjetët e fundit

Portieri Hugo Lloris doli pozitiv në testin e alkoolit, duke qenë dyfish sipër normës së lejuar. Policët anglezë rapor-tuan se kampioni i botës nuk arrinte të qëndronte në këmbë e se kishte nevojë për ndihmë që të zbriste nga makina. Në gjyq, Lloris pranoi gjithçka, duke rrëfyer se ishte pen-duar për veprimin e kryer. Gjykatësi i çështjes u shpreh se gjoba korrespondon me

atë që 31-vjeçari kishte bërë, duke qenë se vuri në rrezik jetën e pasagjerëve në mak-inë, kalimtarëve dhe mak-inave të tjera që qarkullonin. Ndërkohë, Totenhemi e gjobiti kapitenin me 300 mijë paun-dë, ose 2 javë rrogë, pasi ai e deklaroi veten fajtor për dhënie të makinës në gjendje të dehur. Gjithsesi, trajneri Mauricio Poçetino vendosi të mos ia heqë shiritin e kapitenit.

“Play-Off” të Botërorit, bëri që të shkarkohej trajneri Ventura dhe vendin e tij e zuri Roberto Mançini që u pa si trajneri që do të shpëtojë të kaltrit por mesa duket aventura e tij në krye të stolit, po shkon gjith-monë e më keq. Nga disfata në disfatë dhe në futboll rëndësi kanë shifrat, pra rezultatet, gjë që Mançini nuk i ka në favorin e tij. Kështu, në pesë ndeshjet e para me ngjyrat e Italisë, trajneri Mançini ka arritur të marrë vetëm një fitore dhe dy barazime, duke pësuar edhe dy humbje. Ky bilanc, e bën atë trajnerin më të keq që ka pasur

Spanja shkëlqen, katalanasi Enrike kombëtare me lojtarët e Realit

mijë paund gjobë dhe heqje patente për 20 muajt e ardhshëm. Kjo është masa që ka dhënë gjykata angleze për kapitenin e Totenhemit, Hugo Lloris.

Portieri i kombëtares franceze u kap në mbrëmjen e 24 gushtit, në gjendje të dehur dhe u mbajt orë në polici.

50

Tekniku e ka nisur mjaft dobët projektin e tij në krye të axurrëve. Në pesë ndeshjet e tij ka një fitore, dy barazime e dy humbje dhe një skuadër që nuk jep asnjë shpresë

në Real Madrid. Kroati do të donte të jetonte një aventurë e fundit në Evropë dhe ndjehet i joshur nga ideja e lojës në Amerikën e largët.

Italia në 40 vitet e fundit. Kurrë më parë gjatë kësaj kohe, nuk ka qenë një trajner që të ketë këto rezultate në pesë takimet e para. Duhet kërkuar në librat e historisë që të gjesh një për-faqësuese italiane kaq të dobët sa kjo e Mançinit. Edhe pse është konsideruar një trajner më përvojë tashmë, sepse ka drejtuar Interin, Mançester Sitin, Zenitin e Shën Peters-burgut etj, tekniku nuk po bind dot me axurrët. Është fakt që futbolli italian ka rënie dhe nuk ka shumë kualitet nga radhët e futbollistëve italianë në Serie A, por rezultatet e dobëta janë të papranueshme. Italia nuk ka sulmues të mirë-filltë, në një kohë që ka pasur në të shkuarën lojtarë të klasit botëror, si Baxho, Vieri, Del Piero, Toti e shumë të tjerë. Aktualisht për Italinë nuk ka një lojtar që të çojë topin në rrjetë dhe skuadra po e vuan mungesën e efikasitetit në vijën e parë ofensive. Nga ana tjetër, Italia ka humbur shkël-qimin në mbrojtje, arma e saj më e fortë, sepse kundërshtarët po e mundin atë, së fundmi e mundi dhe Portugalia, edhe pse nuk kishte në fushë Kris-tiano Ronaldon.