42
= Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri ISSN: 2708 - 1656 www.eurospeak.al 1 Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021 Hyrje EuroSpeak (www.eurospeak.al) revista online e Lëvizjes Europiane në Shqipëri rikthehet e printuar në formatin e një përmbledhjeje të artikujve të botuar në këtë Revistë online gjatë periudhës tetor 2020-janar 2021. Në këtë përmbledhje gjenden një pjesë e mirë e artikujve të shkurtuar dhe të përzgjedhur në sajë të tematikave që ato kanë trajtuar ku dy temat kryefjalë të kësaj periudhe kanë qenë: Pandemia Covid-19 dhe efektet e saj në të shëndetin mendor dhe median; Zgjedhjet amerikane dhe ndikimi në dinamikat politike dhe ekonomike në Europë; radikalizmi islam dhe islamofobia në rritje në BE dhe ndryshimet legjislative të abortit. Në këtë kuadër kjo përmbledhje përmban artikujt që kanë analizuar çështje madhore, ndodhi dhe ndryshime më të fundit në Bashkimin Europian duke i sjellë ato në një stil publicistik, kombinuar me opinionet e sugjerimet e vetë autorëve, por gjithmonë bazuar në argumente dhe burime të mirëbesuara. Gjatë kësaj periudhe në EuroSpeak janë botuar gjithsej 20 artikuj në shqip, ndërkohë që autorët kanë qenë të fushave dhe profileve të ndryshme, duke filluar që nga gazetarë të mirënjohur e me eksperiencë në shtypin e shkruar, analistë dhe politologë, ashtu dhe akademikë, studiues, ekspertë por edhe të rinj e studentë të karakterizuar nga origjinaliteti dhe aftësia e tyre argumentuese. Artikujt e plotë të përfshirë në këtë përmbledhje si dhe artikujt e tjerë të botuar i gjeni në faqen online të EuroSpeak, e cila përditësohet në mënyrë periodike me artikuj të rinj dhe elemente të tjerë informativë:www.eurospeak.al.

Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

1

Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeakTetor 2020– Janar 2021

Hyrje

EuroSpeak (www.eurospeak.al) revista online e Lëvizjes Europiane në Shqipëri rikthehet e printuar në formatin e një përmbledhjeje të artikujve të botuar në këtë Revistë online gjatë periudhës tetor 2020-janar 2021. Në këtë përmbledhje gjenden një pjesë e mirë e artikujve të shkurtuar dhe të përzgjedhur në sajë të tematikave që ato kanë trajtuar ku dy temat kryefjalë të kësaj periudhe kanë qenë: Pandemia Covid-19 dhe efektet e saj në të shëndetin mendor dhe median; Zgjedhjet amerikane dhe ndikimi në dinamikat politike dhe ekonomike në Europë; radikalizmi islam dhe islamofobia në rritje në BE dhe ndryshimet legjislative të abortit. Në këtë kuadër kjo përmbledhje përmban artikujt që kanë analizuar çështje madhore, ndodhi dhe ndryshime më të fundit në Bashkimin Europian duke i sjellë ato në një stil publicistik, kombinuar me opinionet e sugjerimet e vetë autorëve, por gjithmonë bazuar në argumente dhe burime të mirëbesuara. Gjatë kësaj periudhe në EuroSpeak janë botuar gjithsej 20 artikuj në shqip, ndërkohë që autorët kanë qenë të fushave dhe profileve të ndryshme, duke filluar që nga gazetarë të mirënjohur e me eksperiencë në shtypin e shkruar, analistë dhe politologë, ashtu dhe akademikë, studiues, ekspertë por edhe të rinj e studentë të karakterizuar nga origjinaliteti dhe aftësia e tyre argumentuese. Artikujt e plotë të përfshirë në këtë përmbledhje si dhe artikujt e tjerë të botuar i gjeni në faqen online të EuroSpeak, e cila përditësohet në mënyrë periodike me artikuj të rinj dhe elemente të tjerë informativë:www.eurospeak.al.

Page 2: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

2

Ndikimi i Covid-19:

Në shëndetin mendorTe fëmijët Stresi dhe pasiguria e lidhur me shpërthimin e Covid-19 ka potencialisht efekte të konsiderueshme negative në shëndetin mendor të fëmijëve. Rritja e ankthit të përgjithshëm

për shpërthimin e virusit, izolimi dhe masa të tilla si karantina totale apo e pjesshme, mbyllja e shkollës dhe pasiguria për provimet përfundimtare dhe sigurisht distancimi shoqëror, po ndikojnë në jetën e përditshme të fëmijëve në një mënyrë negative (OECD, 2020). “Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë atë çfarë shohin në internet, televizion ose atë që dëgjojnë nga njerëz të tjerë, kështu që ata mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe mërzitjes”, është shprehur Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e fëmijëve (Radio Europa e Lirë, 2020). Por ndërkohë që ka një krizë në fushën e trajtimit psikologjik të fëmijëve, në SHBA 13% e adoleshentëve marrin trajtim për shëndetin mendor (JamaPediatrics2020). Duke filluar nga prilli i vitit 2020, përqindja e vizitave të lidhura me shëndetin mendor të fëmijëve u rrit dhe mbeti në rritje deri në tetor. Krahasuar me vitin 2019, përqindja e vizitave të lidhura me shëndetin mendor për fëmijët e moshës 5–11 dhe 12–17 vjeç u rrit afërsisht 24% dhe 31% (Save the Children2020).

Rekomandime për institucionet shqiptare Së pari, institucionet arsimore duhet të jenë pararendëse në trajtimin e fëmijëve dhe të rinjve gjatë pandemisë. Ajo që duhet të bëjnë institucionet gjatë pandemisë, e cila duhet të vlejë edhe si momentum

Page 3: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

3

për të reflektuar në këtë aspekt edhe më vonë, është që të rrisin fillimisht numrin e psikologëve në shkolla. Në vijim, duhet të shtohen orët mësimore posaçërisht për shëndetin mendor të fëmijëve, ku të flitet për Covid-19 nga një optikë e ndryshme, duke u përpjekur të ulet paniku që fëmijët mund të kenë si pasojë e lajmeve që dëgjojnë në media dhe rrjete sociale. Studime të ndryshme kanë treguar se ekziston një raport mes përdorimit të tepruar të rrjeteve të ndryshme sociale dhe rritjes së depresionit dhe ankthit (Health of Children and Adolescents).

Një rol akoma dhe më të rëndësishëm luan institucioni i familjes. Prindërit padyshim që luajnë rolin e tyre në edukimin e fëmijëve, dhe do duhet të jenë më të kujdesshëm në këtë periudhë, duke u përpjekur që t’i sqarojnë fëmijëve pandeminë pa ndikuar negativisht tek ta, duke u shtuar panikun apo duke i shkaktuar stres dhe ankth. Kjo krizë shëndetësore mund të shërbejë edhe për mundësi të reja bashkëpunimi prindër-fëmijë, në mënyrë që lidhja e tyre të forcohet. Një ndihmesë kanë dhënë organizata të ndryshme si OBSH dhe Unicef, të cilat kanë bashkëpunuar për të publikuar burime në internet gjatë kësaj periudhe ku jepen këshilla të hollësishme për një prindërim sa më të shëndetshëm (Parenting in a time of Covid-19).

Së fundmi, mediat, përmes emisioneve informative dhe edukative, mund të zgjerojnë hapësirën gjatë pandemisë në këtë aspekt, duke u fokusuar tek fëmijët si kategori, pasi siç theksova edhe në krye të artikullit ata po e përjetojnë më keq stresin nga pandemia. Kjo pandemi nxori në pah kalbëzimin dhe mosfunksionimin e shumë strukturave tejet të rëndësishme. Mendoj se një nivel i lartë ndërgjegjësimi kolektiv dhe institucional, mund të shërbejë si një shtysë drejt veprimit në kohë për të parandaluar kriza edhe më të rënda ekzistenciale sesa pandemia në vetvete.

Arbjona Çibuku, janar 2021

Page 4: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

4

Vetëvrasjet

Në epoka të ndryshme historike kur janë shfaqur pandemi, ka pasur dhe shtim të numrit të vetëvrasjeve. Ky fenomen është studiuar nga mjekë-epidemiologë, mjekë –psikologë, por edhe historianë, apo sociologë.

Gjatë gripit spanjoll në vitin 1918 (Wasserman, 2010), por edhe gjatë epidemisë SARS në vitin 2003 sidomos në Hong Kong, janë shënuar një numër i madh rastesh vetëvrasjeje (Cheung et al, 2008). Po ashtu, edhe gjatë Covid-19 ka pasur vetëvrasje në vende të ndryshme të botës si në Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Bangladesh, Gjermani, ShBA (Sher, 2020), madje edhe në vendin tonë shënohen disa të tilla.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), konkludon se Covid-19 shkakton pasoja direkte dhe indirekte në shëndetin mendor dhe neurologjik të pacientëve të prekur. Disa nga këto ndërlikime janë dementia encefalopati, agjitacion, goditje në tru, pagjumësi, humbje e shqisës së shijes dhe nuhatjes, ankth, depresion si dhe sindroma e Guillain – Barre (5-8) e cila prek muskujt dhe si rrjedhojë kushtëzon përdorimin e gjymtyrëve (OBSh, 2020). Për këtë arsye, OBSh ka përcaktuar, që mbështetja e shëndetit mendor dhe psikologjik duhet të jetë pjesë e paketës kundër pandemisë Covid-19. Por pavarësisht kësaj, të gjendura përpara situatës së papritur, strukturat e shëndetit publik të vendeve të ndryshme janë përqëndruar më së shumti në kurimin e rrugëve të frymëmarrjes, pra aty ku vihen re simptomat fatale të kësaj sëmundjeje. Në këtë mënyrë, është anashkaluar ndoshta pa qëllim, kujdesi për shëndetin mendor dhe psikologjik.

Për të pasur një panoramë të përgjithshme të këtij aspekti, OBSh ndërmori një studim mbi mbështetjen e shëndetit mendor dhe psikologjik të shteteve të ndryshme në këtë periudhë emergjence. Ndonëse në studim nuk morën pjesë të gjitha shtetet anëtare të OBSh-së, por vetëm 130 vende, studimi sjell të dhëna të mjaftueshme

Page 5: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

5

për të kuptuar që ky aspekt i trajtimit të pandemisë nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Rezulton se 89% e shteteve kanë deklaruar se kanë përfshirë mbështetjen e shëndetit mendor dhe psikologjik, por nga këta të fundit vetëm 17% kanë siguruar të gjitha fondet dhe burimet njerëzore shtesë të domosdoshme për këtë shërbim(OBSh, 2020).

Por çfarë mund të bëjnë strukturat qeverisëse dhe jo vetëm për këtë fenomen? Në rajonin e Venetos në Itali funksionon që prej vitit 2012 një shërbim telefonik, falas, 24 orë, në 7 ditë të javës, i cili ofron konsulencë psikologjike. Si një inciativë e Universitetit të Padovës, e cila lindi fillimisht për t’i ardhur në ndihmë biznesmenëve gjatë krizës ekonomike të 2012, tashmë është në funksion të krizës Covid-19. Pas fillimit të pandemisë, numri i telefonatave është rritur ndjeshëm, sot janë rreth 9 telefonata në ditë për 10 psikologë që ofrojnë shërbim telefonik, duke shënuar rreth 9000 telefonata në total. Më së shumti ky shërbim kërkohet nga shtresa vulnerabël të shoqërisë, si nëna të vetme me fëmijë, të rinj me punësim të brishtë (pasigurtë), të papunë, pensionistë të vetmuar, etj. (Corriere del Veneto, 2020).

Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve (IASP) është duke botuar kontributet e më shumë se 30 specialistëve të fushës nga të gjitha vendet e botës (IASP, 2020), në menyrë që të japë rekomandime të vlefshme për komunitete të ndryshme me impakt në menaxhimin e pandemisë si: qeveritë dhe strukturat përkatëse të shëndetit publik, gazetarët, mjekët, psikologët, mësuesit etj. Meqë një nga shkaqet e njohura që çon në vetëvrasje është humbja e punës dhe të ardhurave, rekomandohen që strukturat qeverisëse, të japin ndihmë financiare për strehim, ushqime dhe arsim, madje të sigurohet vazhdimësia e ndihmës për një periudhë kohore edhe përtej fazës emergjente. Ndihmë komunitare dhe mbështetje për ata që jetojnë në vetmi, kontroll më të madh në shitjen e substancave që njihen gjerësisht për vetëvrasje, etj. (Gunnell, et al, 2020).

Rekomandime të rëndësishme bëhen të ditura nga IASP edhe për institucionet mediatike, sepse kanë një rol thelbësor në menaxhimin e fenomenit. Nuk rekomandohet që të publikohen rastet e vetëvrasjes

Page 6: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

6

sa herë që ka të tillë, sepse krijohet një impakt shumë i madh në shoqëri, që mund të ulë besimin te sistemi shëndetësor, por gjithashtu mund të stimulohen pacientë të rrezikuar. Në fund të fundit, vetëvrasja është rezultati tragjik i disa kushteve të njohura dhe të panjohura, prandaj publikimi i lajmit, përgjithësimet, apo vendosja e një korrelacioni mes pandemisë dhe vetëvrasjes, është tepër delikat dhe me impakt tek personat e prekur. Mbi të gjitha, duhet të tregohen edhe paraqiten rastet pozitive, ku janë shpëtuar dhe kuruar pacientë të ndryshëm të prekur nga probleme psikologjike shkaktuar nga Covid -19 (Reindeberg, Niederkrotenhaler, 2020), apo nga pandemi e kriza të tjera globale që kanë çuar në shtimin e numrit të vetëvrasjeve.

Sa më shumë shoqëria informohet për problemet psikologjike, sa më shumë njohuri të kompletuara asimilohen, aq më pozitiv është impakti në ndihmë të përballjes të krizave globale dhe fenomeneve që ato sjellin.

Belina Bedini, dhjetor 2020

Në media:

Infopandemia Covid 19, parashtroi sfida të shumta në ecurinë profesionale të mediave online dhe ato elektronike në Shqipëri. Duke iu referuar një monitorimi sasior të kryer nga vetë autorja gjatë muajit prill

dhe maj në portale dhe televizione, rezultoi se, në 3 televizione (ato informative si News 24, Ora News dhe Fax News) janë transmetuar mesatarisht tre kronika në ditë përgjatë edicioneve te lajmeve, ku nuk përfshihen lidhjet direkte me Ministrinë e Shëndetësisë apo me gazetarët që kryenin standup në Spitalin Infektiv. Në portale (u monitoruan panoramaonline.com.al, balkanweb.com.) peizazhi

Page 7: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

7

mediatik u paraqit më i pasur në përmbajtje. Informacioni lidhur me Covid përcillej dhe nga statuse të personaliteteve të ndryshme të fushës së mjekësisë apo edhe të fushave të tjera.

Televizionet shqiptare kanë pasur pluralitet në ekspertizë dhe shpjegime që kanë dhënë specialistët e fushës (kryesisht mjekët a studiuesit infeksionistë). Të gjitha televizionet i janë bindur Ligjit 97/2013 për transmetimin e mesazheve pa pagesë në rastin e COVID 19. Ato iu janë përgjigjur thirrjeve të AMA-s për emetimin e spoteve audiovizive shpjeguese që i ka shpërndare autoriteti zyrtar shëndetësor.

Lidhur me cilësinë e informacionit në televizione shefi i Urgjencës në QSUT, profesor Brataj si një nga zërat më aktiv në publik gjatë pandemisë sheh si problematike dhënien e hapësirës mediatike njerëzve jo kompetentë. “Gjëja më negative ka qenë fakti i dhënies hapësirë në disa televizione i njerëzve të pakualifikuar, pa baza shkencore në interpretimin e situatës që për fatin e keq vazhdojnë edhe sot. Nuk ka një kontroll etik apo institucional nga ana e mediave të vërtetojnë profesionalizmin e këtyre personave që dëmtojnë rëndë imazhin e institucioneve por mbi të gjitha dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.”

Kryeredaktorja e Tv Fax News, Nertila Spiri shprehet se kanali i saj është munduar të ruajë karakterin informues mbi bazat e paanshmërisë dhe profesionalizmit. “Stafi i gazetarëve ka mbajtur vazhdimisht kontakte me mjekë, specialistë të shëndetit vendas dhe të huaj. Në disa raste TV luajti edhe rol këshillimor për publikun përmes specialistëve të fushës së psiko-analizës”. Gazetari i News 24 Erion Skendo shpjegon: “Të dhënat zyrtare në shumë raste kanë qenë jo bindëse ballafaquar me të dhënat e mbledhura në terren nga gazetarët përmes burimeve brenda spitalit si dhe vetë të afërmve të pacientëve. Të afërmit në vijimësi kanë akuzuar edhe publikisht për fshehje dhe mungesë informacioni. Për këtë arsye ka një përplasje të dhënash që shkakton pështjellim tek audienca që nuk di se cilin lajm të besojë. Ka munguar totalisht bashkëpunimi nga komiteti teknik me përjashtim të disa mediave të privilegjuara.”

Page 8: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

8

Gazetarja e Platformës Together for life, Denisa Cenameti vlerëson se portalet kanë qenë interpretuese, dhe kjo metodologji pune sipas saj ka qenë një nga arsyet pse u krijua dhe ndjenja e pasigurisë dhe e ankthit midis njerëzve.

Disa sugjerime nga eksperienca e krizës:Nga intervistat e kryera për këtë artikull, referencat në studimet dhe bibliografinë përkatëse rezultojnë të përafërta përfundimet dhe sugjerimet mbi pasqyrimin mediatik të epidemisë. Disa nga këto çështje lidhen me:

-Vërtetësinë e informacionit, intervista me profesionistë të certifikuar të mjekësisë dhe sistemit shëndetësor në tërësi;

-Referimin në burime të certifikuara në sistemin shëndetësor;

-Transparencën dhe aksesin më të lartë në informacionin dhe komunikimin me institucionet shëndetësore;

-Vendosjen e filtrave penguese ndaj fake news në portale dhe rrjete sociale;

-Edukimin, trajnimin e gazetarëve që pasqyrojnë fenomene të tilla.

Suela Musta, nëntor 2020

“Fakenews” Kur e “vë nën akuzë” njeriun e bëj për gjitha spekulimet e mundshme mbi pandeminë Covid-19, po ashtu për sulmet terroriste që janë organizim i njeriut, madje edhe lajmet e rreme për situata të jashtëzakonshme janë krijuar dhe shpërndarë nga njeriu. Me vetëdije njeriu e di që

arma më e fortë me të cilën mund të pushtojë botën është media, pushteti më i rëndësishëm në ditët e sotme.

Page 9: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

9

Dua të përmend një rast konkret ku mes kaosit të tërmetit të Nëntorit të vitit 2020, një gazetar përmes një portali online mediatik prodhoi dhe shpërndau një lajm duke i bërë thirrje qytetarëve të largoheshin menjëherë nga banesat, pasi një tërmet edhe më i fuqishëm do të shkundte vendin. Ky lajm u shpërnda menjëherë si një kopje e shëmtuar vrullshëm në të gjitha portalet e vendit duke krijuar kështu ndjenjën e frikës tek qytetarët, të cilët braktisën banesat dhe u endën rrugëve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës etj. Në këtë rast media u përdor si një burim që nxiti ndjenjën e frikës tek qytetarët, shkaktoi kaos, aksidente, vjedhje të banesave, panik dhe detyroi menjëherë policinë të vepronte me shërbime të përforcuara në terren. Këtu kemi qartësisht një nga format e cënimit të sigurisë kombëtare, pasi përmbajtja e shpërndarë në media shkaktoi frikë dhe destabilitet. Madje patëm reagime zyrtare dhe thirrje për qytetarët nga Kryeministri, Policia e Shtetit dhe Ministrja e Mbrojtjes, të cilët u munduan të qetësonin qytetarët dhe të shmangnin probleme edhe më të mëdha.

Lidhur me ndikimin e lajmeve të rreme për sigurinë kombëtare z.Lavdim Kazazi, profesor në Akademinë e Sigurisë, në Policinë e Shtetit na shpjegon se lajmet e rreme janë një fenomen real, fatkeqësisht në përhapje mjaft të gjerë. Z. Kazazi na shpjegon se angazhimi i ekspertëve mbi identifikimin, zbulimin dhe përcaktimin e problematikës së lajmit, si edhe shumë proceseve të tjera të ngjashme kërkon angazhim të strukturave përkatëse, burimeve njerëzore e materiale, pasi lajme të tilla sjellin pasoja për shtetin dhe nga ana tjetër kërkojnë bashkëpunim edhe më të madh mes institucioneve me qëllim zgjidhjen e problematikës duke patur fokus trasparancën e procesit te vendimmarrjes veçanërisht për opinion publik.

Pikërisht z.Hergis Jica, Përgjegjës për Sektorin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit bën me dije se fyerja dhe shpifja në rrjet aktualisht po bëhet një çështje komplekse, e cila gjithnjë e më shumë po merr vëmendje të shtuar. Aktualisht fyerja dhe shpifja janë vepra penale, të cilat ndiqen drejtpërdrejtë në gjykatë nga personat që preken nga këto vepra penale.

Page 10: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

10

Si nevojë z.Hergis Jica gjykon të kishim sa më parë ndryshimin e legjislacionit për këto vepra penale, të cilat do të duhet të hetoheshin nga strukturat përkatëse të krimit kibernetik ashtu si dhe vepra të tjera penale të cilat i diktojnë kohërat e zhvillimeve teknologjike ku po jetojmë.

Lidhur me rëndësinë e zërit të medias dhe pasojat që vijnë nga lajmet e rreme z.Andrea Danglli, gazetar, bën me dije se pas Covid-19, mbase një nga luftërat më të mëdha që ka bota sot është përballja me lajmet e rreme për të cilat fatkeqësisht ende nuk ekzistojnë medikamente shëruese apo vaksinë parandaluese, që mund të frenojnë mendjet e shumë prej atyre që pretendojnë se bëjnë gazetari. Sipas tij, duhet pranuar se dizinformimi mediatik padyshim është një virus më vete i cili jo vetëm dëmton individin drejtpërdrejt, por prek të gjithë shëndetin e demokracisë. Kjo e fundit, nëse cungon mekanizmat e saj të besueshmërisë, transparencës dhe integritetit përmes Fake News, atëherë zbeh para syve të qytetarëve të gjithë rolin e saj dhe raportin me të vërtetën. Është fatkeqësi të zvogëlohet imazhi i medias në të tilla nivele pasi ka përgjegjësinë kundrejt publikut që të shkojë përtej informimit si mjet edukativ dhe formues.

Është pothuaj e pamundur të ndalosh publikimin e lajmeve të rreme, veçanërisht në rrjete sociale ndonëse në botë ka shumë organizata, institucione që po punojnë për të luftuar publikimin e lajmeve të rreme. Në fakt ndaj këtij fenomeni, kërkohet një përpjekje e koordinuar në një nivel ndërkombëtar në mënyrë që të trajtohet me efektivitet problematika e rritjes së lajmeve të rreme. Pikërisht ekspertët e këtyre institucioneve besojnë se në të ardhmen aftësitë njerëzore do të udhëheqin, ndërsa inteligjenca artificiale dhe të mësuarit mekanik do të luajnë rol mbështetës për të luftuar kundër lajmeve të rreme.

Valeria Bardhaj, dhjetor 2020

Page 11: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

11

Zgjedhjet e SHBA dhe dinamikat politike e ekonomike në BE

Ndikimi në ekonominë globale dhe atë europiane

Sipas statistikave, pas mbylljes së përgjithshme në muajin mars të këtij viti, sipërmarrjet e vogla u mbyllën në gjithë kontinentin amerikan. Në prill raportoheshin

mbi 23 milion amerikanë që nuk kishin vende pune, duke e ngritur në 14.7% papunësinë në krahasim me 3.5% sa ajo raportohej në janar të vitit 2020 (Deutsche Welle, 2020). Kjo ishte dhe norma më e ulët e papunësisë në 50 vitet e fundit që i dha dhe titullin “Presidenti i punësimit” Donal Trump-it. Duket sikur me premtimet në fushën shëndetësore, por edhe i ndikuar nga humbjet e jetës dhe katastrofa humanitare që po shkakton Covid-19, Biden është edhe më i prirur të besojë se një “Obama Care” më e mirëstrukturuar do të ishte zgjidhja kryesore për SHBA-në në kushtet aktuale, duke vendosur në vend të parë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe më pas përfitimet ekonomike të bizneseve dhe sipërmarrjeve. Impakti në ekonominë amerikane me zgjedhjen e Biden do të jetë i menjëhershëm, pasi në përputhje me planin 10-vjeçar të investimeve që ai ka shpallur, do të rimbursojë një pjesë të investimeve kryesore duke bërë që të realizohen shërbime më cilësore për qytetarët amerikanë, por nga ana tjetër do të kërkojë rishikimin e sistemit të tatim taksave, duke rritur taksat për korporatat dhe bizneset e mëdha nga 21% në 28%, dhe rritur taksat për të gjithë ata që fitojnë më shumë se 400.000$ në vit. Të gjitha këto pritet të ndihen për një periudhë kohore në bursat ndërkombëtare dhe tregtinë transnacionale dhe atë evropiane deri sa të arrihet një stabilizim i situatës ekonomike amerikane.

Siç dhe pritej, politikat e Biden do jenë komplet të kundërta në

Page 12: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

12

karahasim me ato të Trump. Biden synon uljen deri në 8.5% të sigurimeve shëndetësore dhe rritjen e pagës minimale me 15 $ për orë, e deri në ndërtimin e 1.5 milion banesave të qëndrueshme, ndalimin e prodhimit të armëve dhe shitjes së tyre etj. Nëse rikthehemi në retrospektivë natën e zgjedhjes së Trump në 2016, çmimi i naftës si dhe kursi i këmbimit të dollarit ra ndjeshëm; korporatat dhe investitorët u tronditën si me zgjedhjen e Trump por edhe me lajmin për Brexit të Mbretërisë së Bashkuar për të rigjetur forcën dhe rifuqizuar gjatë administratës së Trump më shumë se kurrë.

Duket sikur pavarësisht situatës së paparashikueshme ekonomike për shkak të Covid-19 korporatat dhe investitorët janë më të përgatitur, me Trump e dinë që do kenë një aleat afatgjatë ndërsa me Biden një rikthim në vitet e presidencës Obama me fokus në mirëqenien sociale dhe taksa më të larta për invesitorët si burim të ardhurash për programet sociale të shpallura. Përpos sa më sipër, duhet marrë parasysh që ekonomia globale dhe shkëmbimi i mallrave do të lehtësohet me ardhjen e Biden, i cili nuk ka politika represive karshi Kinës apo Bashkimit Europian, përkundrazi ka një qasje më të hapur dhe mbështetëse ndaj organizmave transnacionalë, fakt ky që në vitet në vijim do të nxisë fuqizimin e kalimit të kapitalit dhe mallrave dhe do të kontribuojë në rimëkëmbjen ekonomike jo vetëm të SHBA por edhe të shteteve të tjera në rang global.

Duke qenë se ekonomia shpeshherë dikton politikën ose edhe kur nuk ka forcë ta diktojë ajo e mbikqyr apo sugjestionon politikën, ekonomistët amerikanë që prej zgjedhjeve të vitit 1789 kanë filluar të testojnë dhe mbështesin idenë e ciklit elektoral katër vjeçar duke studiuar sjelljen e tregjeve kryesisht në vitet elektorale. Studiuesit arrijnë në konkluzionin se në përgjithësi ekonomia dhe korporatat në dy vitet e para të një mandati presidencial regjistrojnë rezultate më të dobëta se sa rendimenti i dy viteve të fundit, i cili kryesisht është mbi mesataren. Sipas Jurrien Timmer, drejtor i përgjithëm i Global Macro Fidelity Management (Fidelity) “gjëja më e rëndësishme e një cikli zgjedhor 4 vjeçar, pavarësisht problematikave që ka shënuar tregu në 2 vitet e para, situata stabilizohet dhe çdo pengesë zhduket në vitin e katërt që është dhe viti zgjedhor”.

Page 13: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

13

Sipas të njëjtit burim, cikli presidencial dhe impakti i tij mbi tregun dhe korporatat paraqitet sipas këtij grafiku:

Sipas ekspertëve mund të përfitohet më së miri nga kjo situatë, konkretisht në këto fusha:

1. Investime në sektorët më të fuqishëm dhe kompanitë, kryesisht në vitin e tretë dhe të katërt të ciklit elektoral;

2. Investime në indikatorin e përgjithshëm të tregut të bursës në vitin e tretë dhe të katërt të ciklit elektoral;

3. Investime në afat të shkurtër 1-2 vitet e para elektorale tek sektorët me performancë më të dobët dhe tërheqja nga tregu menjëherë;

Një nga studiuesit ekonomist më në zë në SHBA, Gerald Kramer pohonte se shpeshherë ishin të ardhurat dhe kapitali social i çdo zgjedhësi që influenconin rezultatin e zgedhjeve më shumë se vetë

Page 14: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

14

premtimet elektorale për ulje taksash, rritje GDP apo rritje vendesh pune (Hager R. W, 1995).

Deri më tani kemi të njohur qëndrimin e Trump i cili nëse me anë të gjykatave, gjë që ka pak gjasa, do të shpallet fitues, ai do të rishpallë luftën tregtare me Europën, pasi sipas tij Europa e ka trajtuar SHBA-në më keq se vetë Kinën. Pritet që një luftë tregtare midis dy kontinenteve të sjellë pasoja më negative për Europën pë shkak të rritjes së tarifave doganore për eksportet e saj drejt SHBA se sa për këtë të fundit (Eurostat, 2019). Nga ana tjetër, fitorja e Biden sërish do të vinte në provë tregun global dhe atë europian, pasi rritja e taksave dhe rregullimet ligjore të tepërta të forcës dhe tregut të punës do të ndikojnë direkt në eksport-importet e SHBA-së në ekonominë globale. Duke qenë se ekonomia globale lidh shtetet mes tyre me fije të padukshme, një ulje apo dobësim i ekonomisë amerikane do të ndikonte drejtpërdrejtë në tregun europian duke favorizuar Kinën të shtrijë akoma më shumë produktet e saj në Europë.

Nga ana tjetër, më të prekurit do të ishin gjigandët amerikanë të teknologjisë, Apple dhe jo vetëm, të cilët arrijnë një fitim të konsiderueshëm nga shitjet në tregun e BE-së. Në konkluzion, vë re se trinomi ekonomi vetjake dhe interesa korporative, reforma sociale dhe faktori ndërkombëtar do të jenë vendimmtarë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sidomos në mënyrën e implementimit të reformave të premtuara nga kandidati fitues.

Elona Bano, nëntor 2020

Page 15: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

15

Entuziazmi europian për Biden

Në rrafshin ndërkombëtar plani i Biden është për një Amerikë në krye të çështjeve ndërkombëtare me një axhendë rikthimi për disa prej tyre të anashkaluara nga presidenti Trump ka “entuziazmua” partnerët.

Politika e ndjekur nga presidenti Trump ku në qendër ishte “Amerika e para” dhe interesi amerikan mbi çdo gjë tjetër e çoi politikën e jashme amerikane drejt heqjes së përgjegjësive duke rrezikuar rolin e saj në arenën ndërkombëtare. Në lidhje me politikën e jashtme, presidenti i ri Joe Biden është kujdesur që në krye të herës të shtjellojë hapat e menjëhershëm që do të ndërmarrë në lidhje me domosdoshmërinë për të rinovuar demokracinë dhe aleancat e SHBA-ve, për të mbrojtur të ardhmen ekonomike dhe që një herë tjetër Amerika të udhëheqë përsëri botën (Biden, 2020). Kështu nën presidencën Biden pritet që gjatë vitit 2021, Shtetet e Bashkuara të organizojnë një Samit global për Demokracinë për të rinovuar frymën dhe qëllimin e përbashkët të kombeve të botës së lirë. Këto objektiva madhore dhe axhenda që pritet të vihet në zbatim janë mirëpritur nga shumë lider kudo në botë dhe padiskutim dhe nga partnerët europian.

Ka një vlerësim të dyanshëm si nga ana e lidershipit të ri amerikan dhe liderëve në Europë për domosdoshmërinë e marrëdhënieve të ngushta transatlantike për përballimin së bashku në të njëjtën vijë të sfidave më të mprehta që bota po përjeton. Pavarsisht peshës dhe forcës ekonomike që përfaqëson SHBA-ja me ¼ e produktit botëror bruto, lidershipi i ri vlerëson fuqinë e bashkëpunimit me aleatët e demokracive perëndimore duke theksuar se forca e tyre e bashkuar dyfishohet (Biden, 2020). Në artikullin e saj me titull “Shtatë shtyllat e politikës së jashtme të presidentit Bajden”, gazetarja Robin Wright analizon se me “Rikthimin e Perëndimit” në axhendën e Biden si shtylla e tij e parë e politikës së jashme dhe qasja “romantike” në lidhje me marrëdhëniet transatlantike është e dëshirueshme dhe nga Europa. Ajo vlerëson se: “...veçanërisht në mes të tensioneve

Page 16: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

16

të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, shumica e njëzet e shtatë kombeve në BE - me përjashtim të mundshëm të autokratëve në Hungari dhe Poloni - janë të lehtësuar për zgjedhjen e tij” (Wright, 2020).

Vlen të përmendim qasjen për “një front të bashkuar” së bashku me aleatët dhe partnerët e SHBA-ve kundrejt Kinës për çështje që lidhen me shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut apo ndryshimet klimatike, mospërhapja e armëve bërthamore apo siguria e shëndetit global (Biden, 2020). Pikëpamja franceze në lidhje me sigurinë bazohej në “nocionin e sovranitetit ushtarak dhe teknologjik europian” (The Economist, 2019) pra fokusi qëndron në mbështetjen drejt një “autonomie strategjike europiane” (Küfner, 2020). Nga ana tjetër, gjermanët e cilësojnë si “iluzion” këtë pikëpamje e cila sipas Ministres së Mbrojtjes të Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer se “...shkon shumë larg në qoftë se ajo ushqen iluzionin se NE mund të garantojmë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në Europë pa NATO-n dhe pa SHBA,” (Deutsche Welle, 2020). Britanikët, siç është pohuar dhe nga ish-ambasadori i Britanisë në Washington Kim Darroch: “Kryeministri Boris Johnson dhe qeveria e tij prisnin - nëse nuk shpresonin - që presidenti Trump do të rizgjidhej” (Booth, 2020). Drejtori i Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve me Jashtë (Chatham House) Robin Niblett, ngre shqetësimin se qeveria e Britanisë së Madhe duhet të punojë shumë për të futur veten në planet e ekipit të Biden për një partneritet të ripërtërirë transatlantik pasi shumë nga përparësitë e administratës së re të SHBA-ve, të tilla si sanksionet ndaj Rusisë, marrëdhëniet tregtare me Kinën, taksimi dhe rregullimi i kompanive të teknologjisë amerikane do të jenë negociatat SHBA-BE me Britaninë e Madhe të përjashtuar” (Niblett, 2020). Megjithatë pikat e përbashkëta janë aty, të dyja vendet ndajnë të njëjtin qëllim për çështjen e Iranit, ndryshimet klimatike, forcimin e NATO-s dhe sigurinë kibernetike.

Fitorja e presidenti Biden ndezi reagime pozitive në Europë. Në postimin e saj në Twitter më 20 nëntor, presidentja e Komisionit Europian Ursula Ursula von der Leyen shkruante: “Flamuri i Bashkimit Europian dhe Flamuri i Shteteve të Bashkuara së bashku

Page 17: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

17

kanë fuqinë dhe ndikimin që është “i domosdoshëm” për të ankoruar bashkëpunimin global në shekullin 21” (Twitter, 2020). Në të gjitha planet zgjedhja në krye të Shteteve të Bashkuara e presidentit Biden ishte një lajm i mirë për Europën. Eksperienca e tij e jashtëzakonshëm në politikën e jashtme dhe vizioni i tij për bashkëpunimin me BE-në zgjoi shpresa për një politikë të ekuilibruar mes partnerëve që ndajnë të njëjtat vlera.

Elda Zotaj, nëntor 2020

Radikalizmi në Europë

Vorbulla e ekstremizmit të dhunshëm në BE

“Sot, Islami është një fe që është në krizë në të gjithë botën.” Kjo ishte deklarata e Presidentit të Francës më 2 tetor, ndërsa shpalli “planin e tij kundër-radikalizmit”

(Lester, 2020). Vetëm dy javë më vonë, më 16 tetor, një besimtar radikal vrau mësuesin e shkollës së mesme, Samuel Paty, për shkak se ai shfaqi karikaturat famëkeqe të Profetit Muhamed në klasën e tij (Rahim et al, 2020). Vetëm pak më vonë, besimtarë të një kishe në Nice u vranë egërsisht nga një tjetër terrorist i cili dukej se kishte të njëjtin motiv: të ndëshkonte blasfeminë kundër profetit të Islamit (Auley, 2020). Në vijim, autoritetet franceze filluan një goditje ndaj gjithçkaje që ata e konsideruan si islamizëm dhe gjithashtu projektuan karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed në ndërtesat qeveritare në Francë (Cuthbertson, 2020)—çka provokoi protesta masive në pjesë të ndryshme të botës muslimane (BBC, 2020). Ndërkohë qe sulmi terrorist ndaj Samuel Paty kishte motiv islamik, shembuj të ngjashëm të ekstremizmit të dhunshëm në Europë nuk janë të paktë edhe tek grupet e ekstremit të djathtë, i fundit me përmasa të konsiderueshme ishte ai i shkurtit në

Page 18: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

18

Gjermani, ku autori vrau rreth 10 persona në një “hookah bar” që frekuentohej kryesisht nga imigrantët. Gazeta Bild tha se personi i armatosur kishte shprehur pikëpamje të ekstremit të djathtë në një letër rrëfimi të lënë pas (Connolly, 2020). Një rast tjetër i ngjashëm është ekstremisti i së djathtës ekstreme i cili në vitin 2019 ndërmori dy sulme në dy xhami në Zelandën e Re ku ngelën të vrarë 49 persona që ishin duke u falur gjatë ditës së premte - dhe më pas postoi një manifest 74-faqesh në mediat sociale në të cilin ai e identifikoi veten si një supremacist i bardhë i cili i kreu sulmet për të marrë hak ndaj sulmeve të kryera nga muslimanët në Europë (Baker, 2019). Të gjitha këto raste forcojnë konceptin e radikalizimit reciprok, në të cilin individët ose grupet lëvizin drejt konfliktit në përgjigje të lëvizjes së të tjerëve.

Pavarësisht se cili prej këndvështrimeve duket më i drejtë, përfundimi është bindës: të gjitha këto ngjarje kanë krijuar një cikël vicioz ku intoleranca dhe/ose ekstremizmi i njërit krah, ushqen intolerancën dhe ekstremizmin e krahut tjetër – ky proces njihet ndryshe si “efekti pygmalion”. Shfaqja e dhunës nga secila palë i shërben këtij cikli vicioz nga i cili përfitojnë vetëm grupet fundamentaliste të secilës palë. Në vijim, grupet e ekstremit të kundërt kundërpërgjigjen me veprime të dhunshme ndaj atyre që ata i perceptojnë si armiq.

Prania e muslimanëve në Europë ka rrënjë më të thella historike, madje muslimanët janë edhe komunitete indogjene në disa shtete të Europës, megjithatë, ky artikull fokusohet te mbërritja e muslimanëve në Bashkimin Europian pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas llogaritjeve të fundit që datojnë në vitin 2017, rreth 26 milion muslimanë jetojnë në shtetet anëtare të Bashkimit Europian (BE), duke zbritur numrin e muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar, përllogaritet që momentalisht të jenë rreth 22 milion muslimanë në BE. Deri në vitin 1970, nuk kishte as një “problem” imigrimi, as një “problem” musliman në Europën Perëndimore - pavarësisht se perceptimi europian dhe më gjerë ai perëndimor për Islamin dhe muslimanët ka rrënjë shumë të thella dhe bazohen kryesisht në fantazi (Arjana, 2015) - imigrantët ishin kryesisht të padukshëm në vendet publike. Ata nuk kishin kërkesa specifike në lidhje me fenë e tyre pasi nuk

Page 19: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

19

kishin ndërmend të vendoseshin përgjithmonë dhe nuk vuanin nga diskriminimi ose paragjykimi pasi po kontribuonin në mirëqenien e shoqërive europiane. Nuk kishte islamofobi, megjithëse racizmi klasor ekzistonte. Për ta përmbledhur, imigrimi u pa si një dhuratë, jo si një barrë dhe aq më pak si një kërcënim. Në fillim të viteve 1970 shtetet europiane miratuan ligje që kufizuan imigrimin e rregullt, por, në të njëjtën kohë kishin politika relaksuese të ribashkimit të familjes. Imigrantët nxituan të sjellin familjet e tyre, dhe këto masa prodhuan efekte të konsiderueshme sasiore dhe cilësore. Së pari, ardhja e familjeve nga zonat rurale ndryshoi qëndrimet e imigrantëve ndaj vlerave fetare dhe kulturore. Së dyti, dukshmëria e imigrantëve në hapësirën publike u rrit (gratë e mbuluara, fëmijët që shkojnë në shkollë, etj.). Së treti, familjet imigrante u mblodhën në zona të caktuara ku mund të gjenin struktura informale mbështetëse dhe rrjete sociale.

Të paktën që nga vitet 1980, imigrimi është bërë një problem, kryesisht sepse dy të tretat e migrantëve janë muslimanë. Në të vërtetë, gjithçka që lidhej me Islamin në Europë u bë një shkak ankthi: rritja e numrit të xhamive, mbulesat e grave dhe zelli i ri fetar, së bashku me sulmet terroriste nga grupe të vogla të fanatikëve islamikë dhe radikalizimi i “mijëra” europianëve muslimanë vendas, nxitën më tej ndjenjat islamofobe në Europë (Khader, 2016).

Muslimanët janë një pakicë relativisht e vogël në Europë, duke përbërë afërsisht 5% të popullsisë. Një studim paraqet një vlerësim se si popullsitë muslimane në Europë u rritën midis 2010 dhe 2016 dhe parashikimet sesi ato do të vazhdojnë të rriten nën tre skenarë imigrimi. Nëse të gjitha migrimet do të ndaleshin menjëherë dhe përgjithmonë - një skenar “imigrimi zero” - popullata muslimane e Europës pritet që të rritet nga niveli aktual prej 4.9% në 7.4% deri në vitin 2050 sepse muslimanët janë më të rinj (me 13 vjet, mesatarisht) dhe kanë lindshmëri më të lartë (një fëmijë më shumë për grua, mesatarisht) sesa europianët e tjerë. Një skenar i dytë, “mesatar” i imigrimit supozonte se të gjitha flukset e refugjatëve të ndaleshin nga mesi i vitit 2016 por nivelet e fundit të imigrimit “të rregullt” në Europë të vazhdojnë. Më në fund, një skenar i “lartë” imigrimi

Page 20: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

20

projekton fluksin rekord të refugjatëve në Europë midis viteve 2014 dhe 2016 që të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në të ardhmen me të njëjtën përbërje fetare (dmth. të përbërë nga muslimanë) përveç fluksit tipik vjetor të imigrantëve të rregullt. Në këtë skenar, muslimanët mund të përbëjnë 14% të popullsisë së Europës deri në vitin 2050. Flukset e refugjatëve rreth vitit 2015, megjithatë, ishin jashtëzakonisht të larta dhe filluan të bien që në vitin pasardhës pasi Bashkimi Europian dhe shumë prej vendeve anëtare të saj kanë bërë ndryshime në politikën e refugjatëve (Hackett et al, 2019). Këto numra nuk janë kërcënues. E megjithatë ekziston një ndjenjë e përhapur, e promovuar nga politikanë të krahut të djathtë si Viktor Orbán, Marine Le Pen, Alice Ëeidel ose Geert Wilders se Europa po pushtohet nga një popullsi muslimane në rritje që nuk mund ose nuk do të asimilohet dhe që ëndërron ta pushtojë atë.

Një sondazh i Ipsos Mori mati hendekun midis perceptimit të publikut dhe realitetit në 40 vende në vitin 2016, zbuloi se të anketuarit francezë kishin shumë të ngjarë të mbivlerësonin popullsinë aktuale muslimane të vendit të tyre. Vlerësimi mesatar francez ishte se 31% e popullsisë ishte muslimane, ndërsa në realitet përqindja nuk kalon 8.8%. Francezët nuk ishin të vetmit që kishin keqkuptime të tilla, pasi të anketuarit italianë, gjermanë dhe belgë mendonin se më shumë se një e pesta e popullsisë rezidente ishte muslimane, ndërsa në realitet shifra varion nga 4.8% në Itali, 6.1 në Gjermani, në 7.6 % në Belgjikë (Duncan, 2016).

Qasja e politikave shtetërore ndaj komuniteteve ka rëndësi të madhe. Për shembull, politikat amerikane janë kryesisht tolerante ndaj fesë, ndërsa politikat franceze zakonisht ndalojnë dukshmërinë e saj publike, siç shihet në ndalimet e tyre ndaj shamive muslimane. Në Shtetet e Bashkuara, ideologjia dominuese është “laiciteti pasiv”, i cili kërkon që shteti të luajë një rol pasiv, duke lejuar dukshmërinë publike të fesë. Ideologjia dominante në Francë është “laiciteti kategorik”, i cili kërkon që shteti të luajë një rol kategorik në përjashtimin e fesë nga sfera publike (Kuru, 2009). Duke u ndjerë të lirë për të zhvilluar jetesën, komunitetet minoritare ndjehen më të lidhura me shtetin ku jetojnë. Ndryshe nga Presidenti i Francës, i cili

Page 21: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

21

ndërmori një projekt të sponsorizuar nga shteti për të “krijuar një lloj Islami të iluminuar”, Presidenti i 44 i SHBA-ve ka pasur një qendrim tjetër rreth Islamit, kur mbajti një fjalim në Egjipt në vitin 2009, me synimin e përmirësimit të marrëdhënieve të SHBA me botën Islame, ai theksoi “Eshtë e rëndësishme që vendet perëndimore të shmangin pengimin e qytetarëve muslimanë nga praktikimi i fesë siç e gjykojnë të arsyeshme - për shembull, duke diktuar se çfarë rrobash duhet të veshë një grua muslimane” (Office of the Federal Register, 2010).Fjalimi i Presidentit Obama pasqyroi një “melting pot - bashkëjetesë” të idealizuar amerikane, një vend ku identitetet e ndërtuara, si për shembull ato muslimano-amerikane, janë të zakonshme. Laiciteti francez nuk sheh identitete të ndërtuara - vetëm identitet francez ose jo-francez.

Meqenëse pjesa më e madhe e muslimanëve janë imigrantë ekonomikë ose të lindur nga prindër imigrantë, ata janë më të varfër se mesatarja e vendit dhe ata shpesh jetojnë në lagje të ndara. Sidoqoftë, është gjithashtu e vërtetë që varfëria shpesh lidhet me kontrollin e dobët të prindërve, braktisjen e shkollës dhe mungesën e mundësive. Dështimi i dukshëm për t’u integruar është parë në aspektin kulturor, domethënë, si dështim për t’u përshtatur me kulturën europiane dhe për të miratuar normat, vlerat dhe stilet europiane. Me fjalë të tjera, muslimanët nuk integrohen sepse janë muslimanë dhe Islami perceptohet si i papajtueshëm me kulturën dhe vlerat perëndimore. Sidoqoftë, nuk ka asnjë komunitet musliman në Europë; kjo është një fantazi. Muslimanët vijnë nga vende të ndryshme, jetojnë në vende të ndryshme dhe flasin gjuhë të ndryshme. Si gjithë komunitetet e tjera, muslimanët janë të ndarë në besimin e tyre, në etninë e tyre dhe gjithashtu në lidhje me praktikën fetare dhe rolin që luan feja në jetën e tyre. Histori të shumta suksesi të muslimanëve në të gjithë sektorët, nga ekonomia, politika, kultura dhe sporti, japin prova të bollshme se nuk ka fatalitet musliman. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e muslimanëve në Europë janë imigrantë ekonomikë ose fëmijë të emigrantëve të punës të cilët janë të pajisur keq për t’u integruar më mirë në shoqëritë europiane, jo për shkak të Islamit, por për shkak të gjendjes së tyre socio-ekonomike. Muslimanët po vendosen në Europë dhe numri i tyre po rritet nga viti në vit, por po ashtu po rritet edhe

Page 22: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

22

numri i mbështetësve dhe retorikës të së djathtës ekstreme. Duke pasur parasysh këtë realitet, shtetet europiane duhet të bëjnë çmos për integrimin e mëtejshëm të muslimanëve, dhe muslimanët duhet të kontribuojnë duke treguar lidhjen dhe besnikërinë e tyre ndaj vendeve të tyre të reja. Nëse nuk ka një përpjekje të përbashkët nga secila palë, tensionet mund të bëhen shqetësuese.

Romario Shehu, dhjetor 2020

Islamofobia

Qëllimi në vetvete i Bashkimit Europian është krijimi i një zone të sigurtë, bazuar në liri, të drejta të barabarta dhe zhvillim për të gjithë popujt që janë pjesë

e këtij bashkimi. Kështu u krijua “Axhenda e Sigurisë” në vitin 2015, që kishte si qëllim ruajtjen e e sigurisë dhe parandalimin me çdo kusht të sulmeve të tjera terroriste (Komisioni Europian, 2015). Një sërë masash u morën në këtë kuadër, dhe u hartuan strategji për të parandalur kërcënimin nga ekstremizmi, terrorizmi dhe radikalizmi. Prioriteti i Bashkimit Europian ishte që deri në vitin 2020 të arrihej siguria e mëparshme dhe të parandalohej me çdo kusht terrorizmi, që përbënte edhe sfidën më të madhe siç shprehej në raportin e vitit 2015 të hartuar nga Komisioni Europian drejtuar Parlamentit (Komisioni Europian, 2015). Megjithatë sulmet e ndodhura në Paris, Kopenhagen dhe Bruksel, nënvizuan më shumë nevojën për kundërpërgjigjen e Bashkimit Europian kundrejt terrorizmit dhe personave që dyshoheshin ose deklaroheshin si të tillë. Ndërkohë që në vitin 2020 Komisioni Europian lançoi Strategjinë për vitin 2020-2025, duke u fokusuar tek prioritet kryesore, ku terrorizmi edhe për këtë vit mban vendin kryesor të vëmendjes (Komisioni Europian, 2020).

Page 23: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

23

Me të gjitha masat e ndërmarra dhe me shtrëngimet në fushën e sigurisë, Europa u vu prapë në lëvizje duke hartuar ligje, strategji dhe programe specifike për të luftuar radikalizmin dhe terrorizmin, duke harruar terrorin psikologjik që po mbillnin tek popullsia civile, të cilët filluan të përndiqen nga frika, ankthi dhe pasiguria. Nga ana tjetër këto masa ndikuan tek fëmijët, gratë dhe burrat e komunitetit musliman të Europës. U targetuan si institucione që simbolizonin terrorizmin shkollat islame dhe xhamitë ku ata predikonin ritet e tyre fetare. Në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme ata zhvilluan “Islamofobinë”, duke e kategorizuar çdo musliman në Europë si radikal dhe të prirur për terrorizëm.

Nësë analizojmë rrugën e krijimit të një Europe islamofobe, faktorët që kanë ndikuar në këtë përqasje, duhen rishikuar në një perspektivë të gjerë dhe disavjeçare. Në mënyrë të pashmangshme kanë ndikuar faktorët socialë, ekonomikë, historikë dhe kulturorë të thënë në tërësi, por të marrë në veçanti secili ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në këtë fenomen. Islamofobia është forma më e gjerë dhe më e shfaqur e racizmit kundrejt çdo qytetari musliman të Europës. Por ky fenomen përveçse ka një ndikim negativ në mënyrë direkte dhe indirekte tek muslimanët që janë pjesë e Europës, duke prekur fushat më të rëndësishme të jetës së tyre si: punësimin, edukimin dhe integrimin e tyre në shoqëritë europiane, shoqëri që po i refuzojnë dhe po pengojnë rimëkëmbjen e tyre. Sipas Perocco (2018), komuniteti i muslimanëve në Bashkimin Europian janë grupi më i organizuar ndër grupet imigruese, duke sfiduar politikën jo mbështetëse, institucionet kundërshtuese dhe duke luftuar në të njëjtën kohë për të drejta të barabarta pavarësisht prejardhjes dhe besimit të tyre të ndryshëm.

Përveç politikës dhe institucioneve të Bashkimit Europian, dy aktorë të tjerë po aq ndikues në formimin e islamofobisë kanë pasur organizatat e shoqërisë civile dhe media. Shoqëria civile duke pasur ndikim në shoqëri dhe në opinionin publik, ka luajtur një rol vendimtar në këtë kontekst. Organizata të shoqërisë civile, fondacione, institute kërkimore me ose pa dashje kanë promovuar islamofobinë, nëpërmjet mekanizmave, aktiviteteve dhe thirrjeve të vazhdueshme

Page 24: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

24

për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin në të gjitha fazat dhe proceset e tij (Perocco, 2018). Në mënyrë të tërthortë shoqëria civile, ka ushtruar njëfarë presioni tek politika dhe vendimmarrja, që ata të ndërmarrin veprime, të hartojnë strategji, të kalojnë ligje që të kenë një ndikim dhe kontroll mbi komunitetin musliman të Europës.

Organizatat e shoqërisë civile në vend që të promovojnë vlerat e këtij grupi, të mbështesin kulturën dhe integritetin e tyre, dhe të luftojnë për të drejta dhe liri të barabarta, në fakt kanë ushtruar një rol pasiv, duke lejuar në një fare mënyrë që ky fenomen të ndodhë (Isbilir, 2013). Nevoja e komunitetit musliman për të pasur një mbështetës në ndryshimin e opinionit publik ka qenë e madhe, por organizatat e shoqërisë civile që duhet ta ushtronin këtë rol nuk e kanë realizuar funksionin e tyre. Të drejtat dhe liritë e tyre janë lënë mënjanë dhe ky komunitet nuk ka pasur as mbështetjen e këtyre organizatave. Dy janë arsyet e mosreagimit të shoqërisë civile: së pari, edhe profesionistët janë të ndikuar personalisht dhe kanë besuar fajësinë e komunitetit musliman dhe së dyti, ekziston një lidhje e pashmangshme midis organizatave të shoqërisë civile dhe politikës duke sjellë si pasojë një mosreagim ndaj islamofobisë dhe diskriminimit të komunitetit musliman në Europë (Husain, 2020).

Një rol të rëndësishëm në fuqizimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm luan edhe media. Gjuha e urrejtjes në media ka qenë shpesh ndikuese në zhvillimin e fenomeneve të ndryshme, dhe në fakt, as në këtë rast nuk ka bërë përjashtim. Njerëzit nga vetë natyra që kanë, tërhiqen nga titujt që serviren në media sidomos kur ato shprehin një tejkalim të kufirit të normales që duhet transmetuar dhe botuar. Në fakt edhe gjuha e urrejtjes në media, edhe radikalizmi janë fenomene që nuk kanë lindur nga asgjëja, ato janë zhvilluar për një periudhë kohore por ndikimi i këtyre fenomeneve nuk ka qenë kurrë më i pranishëm sesa dekadat e fundit, kjo për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe internetit në të gjithë botën (Baldauf, Ebner and Guhl, 2019).

Kur Shteti Islamik u themelua dhe filloi të shpërndante videot me akte dhe thirrje terroriste shumë media nuk i bënë dot ballë

Page 25: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

25

tundimit të publikimit të pamjeve. Mediat që i transmetuan videot që menjëherë u bënë kryefjala e titujve botërorë, patën ndikim të jashtëzakonshëm (Honig and Yahel 2017). Shumë nga personat që i`u bashkuan këtij grupi terrorist, ndikimin e parë dhe shumë të fuqishëm e patën nga media dhe publikimi në rrjetet sociale.

Por çfarë ndodhi me komunitetin musliman të Europës të cilët në pamje të parë ushtronin të njëjtin besim sikurse deklaronin këta terroristë të cilët besonin? Ata duke u njësuar me anëtarët e “Shtetit Islamik” mbi bazën e gjoja besimit të njëjtë që predikonin u vunë në shenjestër të kritikave dhe u dyshuan për terrorizëm. Lidhur me këto akuza që po u bëheshin, sipas një studimi të bërë nga Debah (2016), tregoi që në 50% të përgjigjeve të marra nga pjesëtarë të komunitetit musliman në Europë, deklaruan se media dhe politika kanë ndikimin më të madh në zhvillimin e islamofobisë.

Nga këto të dhëna, civilizimi i botës perëndimore vihet në pikëpyetje nëse shikohet në perspektivën e veprimeve të politikës ndërkohë që media e servir atë me parime dhe vlera. Është për të ardhur keq kur masa të shumta sigurie ndërmerren në sy të fëmijëve dhe familjeve të cilat tentojnë të përjashtohen nga një shoqëri që promovon gjithpërfshirjen. Këto vlera dhe parime bien poshtë kur ndërmerren aksione sigurie të panevojshme duke sulmuar çdo qytetar të këtij komuniteti (Debah, 2016). Media duke pasur një ndikim të madh në grupet e ndryshme të shoqërisë, shpërndan në këtë kuadër, një frymë kundër qytetarëve muslimanë të Europës duke forcuar akoma më shumë islamofobinë në këto shoqëri.

Krijimi i “Shtetit Islamik” pati një ndikim shumë të madh për terrorin që përcolli në shoqëritë europiane dhe mbolli tek ato ankth, urrejtje dhe zemërim për vite me radhë. Media me anë të lajmeve, publikimit të videove shpeshherë të papërshtatshme për audiencën, për përmbajtjen e shkrimeve, titujve në shtyp dhe në portale kanë shenjëstruar “islamizmin” të unifikuar me terrorizmin, dhunën, dhe ekstremizmin. Politika nga ana tjetër e prirur për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve europianë ndërmori një sërë masash ekstreme, në dëm të lirive dhe të drejtave të komunitetit musliman duke vënë

Page 26: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

26

në pikëpyetje ekzistencën e këtyre lirive. Shoqëria civile si pjesë e këtij zinxhiri vazhdoi në të njëjtën rrugë, pavarsisht zërit që duhet të përcillnin. Të gjithë këta aktorë ndoshta pa dashje u shfaqën radikalë kundër komunitetit musliman, me qëllim parandalimin e radikalizmit në vetvete.

Padyshim që sulmet e njëpasnjëshme që ndodhën në disa qytete europiane ishin vendimtare në fillimin e urrejtjes dhe përçarjes, që trazuan themelet deri atëherë të sigurta të civilizimit perëndimor. Ngjarje të tilla e drejtuan Europën akoma më shumë në vendime anti-muslimane dhe anti-imigrante, duke ushqyer islamofobinë në përpjekje për të luftuar terrorizmin dhe radikalizmin. Duke qenë të vetëdijshëm që islamofobia tashmë është përhapur si fenomen në shoqëritë europiane dhe ndoshta do të jetë e pranishme për një kohë të gjatë, i mbetet politikës, shoqërisë civile dhe medias që ta pranojnë atë dhe të fillojnë që, njësoj si radikalizmin ta luftojnë për të parandaluar një dëm akoma më të madh kundrejt komunitetit musliman të Europës.

Lubjana Malaj, dhjetor 2020

Radikalizmi islam

Gjatë dekadës së fundit në Europë është vënë re një tendencë në rritje e sulmeve terroriste me bazë një ideologji të mbështetur në të ashtuquajturin Islam radikal. Por çfarë është në vetvete Islami radikal?

Si fillim, dua të qartësojmë diçka thelbësore, sulmet terroriste nuk kryhen nga individë të indoktrinuar nga Islami

si fe në tërësi, por në veçanti nga sekti selefist, sekt i cili retorikën e tij zhvillimore e ka të ndërtuar mbi Xhihadin ose luftën e shenjtë,

Page 27: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

27

që sipas tyre do sjellë rendin e ri politik, ku Sheriati ose ligji islamik mesjetar do të duhet të zëvendësojë ligjet dhe kushtetutat laike. Selefizmi rrënjët e tij i ka nga mësimet e dijetarëve Ibn Tejmijje (1263-1328), Muhamed bin ‘Abd al-Wahhab (1703-92) dhe Muhamed al-Shawkani (1759-1834). Këta dijetarë fetarë u përpoqën të pastronin Islamin nga një numër risish (bid’a) dhe t’i ktheheshin praktikës së paraardhësve të devotshëm (salaf al-salih), dmth tre gjeneratave të para të muslimanëve. Gjatë shekullit të 20-të, kryesisht përmes ndikimit të Muhamed al-Albani (me origjinë nga Shqipëria) dhe ‘Abd al-’Aziz bin Baz, u krye konsolidimi i selefizmit si sekt ashtu siç e njohim ne sot. (Norwegian Peacebuilding Resource Center, 2013).

Shumë studime kanë hedhur tezën se kjo ideologji sektariste e ka vendin e saj të eksportit dhe mbështetjes, Arabinë Saudite. Shoqata Britanike Henry Jackson, një “think tank”, ka botuar një raport mbi financimet e dyshimta me origjinë saudite në Britaninë e Madhe (Henry Jackson Society, 2017). Arabia Saudite vlerësohet qartazi si një nga mbështetëset më të mëdha të sektit në fjalë. Në një periudhë kohore prej 50 vitesh, Riadi ka investuar të paktën 76 miliard euro (86 miliard dollarë) për forcimin e lëvizjes selefiste, bazës ideologjike të lëvizjeve ekstremiste dhe xhihadiste në mbarë botën. Këto para shpenzohen për të ndërtuar xhami, institucione arsimore, qendra kulturore dhe organizata të ngjashme, në mënyrë që botëkuptimi sektarist selefist të mund të reklamohet me sukses. Në Spanjë, gjysma e 98 xhamive spanjolle ku predikohet selefizmi janë në Katalonjë, sipas të dhënave nga organet e sigurimit (European Post, 2017). Mjafton të kujtojmë sulmin terrorist të 17 Gushtit 2017 në Barcelonë, ku humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 130 të tjerë, për të kuptuar nivelin e rrezikut që na vjen nga kjo ideologji. (BBC, 2017).

Përveç se me përballjen me radikalizmin islam, Europa po përballet dhe me një problem tjetër, Islamofobinë. Sipas ish-Komisionerit të Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg, Islamofobia është një “simptomë e shpërbërjes së vlerave njerëzore”, - vlera të tilla si mosdiskriminimi, toleranca, liria e mendimit, drejtësia, solidariteti dhe barazia. (Commissioner for Human Rights, 2010)

Page 28: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

28

Demonizimi nga mediat liberale i Islamit dhe mungesa e kategorizimit ose ndarjes nga Islami tradicional i sektarizmit xhihadist, përbën një faktor ndihmues në perceptimin kolektiv europian, të muslimanëve si të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm për shoqërinë dhe stilin “oksidental” të jetesës. Në kuptimin më mirë të situatës, mendoj se së bashku me dhënien e përgjigjeve duhen shtruar pyetjet e duhura. Një pyetje së cilës i mungon përgjigja e duhur është: Si ti ndihmojmë muslimanët që të mos bien pre e rrezikut fundamentalist?

Siç argumenton filozofi dhe psikoanalisti slloven Slavoj Zizek: “Ajo çfarë ISIS kërkon të arrijë është asgjësimi i demografisë së “muslimanit të moderuar perëndimor” dhe që t’i radikalizojë ata, në mënyrë që të krijohen kushtet për një luftë totale civile”. Më tej, Zizek e vazhdon argumentimin e tij: “Duhet të vërehet se ky qëllim përputhet fort mirë me qëllimin e racistëve antiemigrantë - të dyja palët duan një përplasje qytetërimesh të pamëdyshur dhe të plotë” (Slavoj Zizek, 2016). Gjithashtu, politikat qeveritare të vendeve të BE-së nuk kanë arritur të sigurojnë të drejta të barabarta për të gjithë, duke detyruar pjesë te konsiderueshme të pakicave muslimane të përballen me papunësinë, varfërinë dhe pjesëmarrjen e kufizuar civile dhe politike, faktorë të cilët përkeqësojnë diskriminimin e tyre dhe rrisin mundësitë për rekrutim nga qarqet terroriste.

Islami momentalisht ndodhet në një krizë, dhe këto lloj politikash nuk po e ndihmojnë, por përkundrazi, po kontribuojnë në acarimin e mëtejshëm të saj. E vetmja gjë e sigurtë që mund të sjellë kjo metodë është një reaksion zinxhir i rritjes së mëtejshme të radikalizimit, duke i fryrë akoma më shumë retorikës së përplasjes së qytetërimeve. Në vazhdën e këtyre ngjarjeve ja vlen të përmendet dhe paaftësia e të majtës europiane në përballje me të djathtën ekstreme - tradicionalisht anti-emigrante dhe regresiste. E majta politikisht korrekte, me slogane të tilla si: Çdo kritikë ndaj Islamit është e gabuar dhe çon në Islamofobi; fatkeqësisht pengon në krijimin e një debati të sinqertë publik ku duhen diskutuar alternativat dhe rrugëzgjidhjet. Rezervimi për të kritikuar - edhe pse ekziston mundësia e kritikës nga optika marksiste tradicionale e së majtës e këtij fenomeni - i vesh tabu kauzave që historikisht i ka mbrojtur dhe pasur në thelbin e

Page 29: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

29

saj politik. Në këtë rast, si dhe në disa komplekse të tjera që e majta duhet t’i flakë, vendoset një barrierë moralizmi arrogant dhe disa herë patetik i cili nuk lejon hapësirë për zhvillimin e një njohjeje më të plotë se çfarë i shkakton këto fenomene nën dinamikat e kapitalizmit të globalizuar.

Me pak fjalë, e majta, si e vetmja forcë përparimtare në thelb dhe balancuese në terrenin gjithnjë e më të irrituar me frymë raciste, po dështon mahnitshëm në përqendrimin e opinionit publik drejt problemeve substanciale, duke i lënë fushë të lirë nacionalistëve dhe populistëve në manipulimin e debatit drejt një “përplasjeje qytetërimesh” ku islami “mesjetar” dhe “mizogjen” po përpiqet të pushtojë dhunshëm Europën e kulturës dhe vlerave liberale.

Rreziku i vërtetë Europës nuk i vjen nga muslimanët e rraskapitur nga luftërat në vendet e tyre të dërrmuara por nga politikanë si Nigel Farrage apo Marine le Pen të cilët në mungesë të një debati të gjerë publik mbi kushtet socio-ekonomike të cilat fuqizojnë migrimet masive dhe mbi zgjidhjet e mundshme, shfrytëzojnë çdo hapësirë të mundshme për forcimin e lëvizjeve të tyre politike. Filozofja Hannah Arendt, në librin e saj “Origjinat e totalitarizmit” thekson se kur në një shoqëri individët atomizohen, aty ka më shumë mundësi që një lëvizje ose një njeri i fortë të ofrojë një histori ose një ideologji e cila pretendon të shpjegojë gjithçka, pse njerëzit janë të pakënaqur (Arendt, 1951).

Nëse vërejmë me kujdes përbërjen e partisë së Le Pen, atëherë do të shikojmë se shumica dërrmuese e votuesve të saj vjen nga klasa punëtore dhe klasa e mesme e ulët, të përjashtuara nga kryerrjedha e shoqërisë franceze dhe të vendosur në marxhinat dhe periferitë e sistemit kapitalist (The Front National in France, 2017). Tek Le Pen, ata shohin fytyrën e shpëtimtarit me një kontur tashmë më human dhe të feminizuar, në dukje “përparimtar” dhe modern.

E djathta ekstreme dhe populistët, e kanë gjetur prenë e tyre, të vendosur përpara krizave të shumëfishta, të manipuluar dhe të çoroditur. Nëse të majtët dhe progresistët europianë vazhdojnë me këtë retorikë të korrektesisë politike dhe standardeve të dyfishta,

Page 30: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

30

me emigrimet gjithnjë e më masive dhe me krizat ekzistuese dhe të ardhshme ekonomiko-shoqërore, atëherë si do të duket Europa pas 10 vitesh le të themi? Një proto-model tashmë ekziston si një kambanë alarmi, mjafton të hedhim sytë pak më në lindje, në Poloni dhe Hungari.

Por, ç’të bëjmë? Cilat janë zgjidhjet që kemi? Ngjarjet e fundit në Europë, nje miksim kaotik i deklaratave dhe akteve të përfaqësuesve më të lartë të BE-së, si dhe mungesa e veprimeve të koordinuara pasqyron jo vetëm dështimin e BE-së në menaxhimin e krizave dhe vendimmarrjes, por edhe një rrezik për vazhdueshmërinë e unionit. Një mënyrë e mundshme për të dalë prej kësaj situate të trazuar është drejtimi kah analizës konkrete socio-ekonomike. Detyrimisht duhet të këmbëngulim në tolerimin e mënyrave të ndryshme të jetesës si dhe në përshtatjen e disa normave të përbashkëta, duke zgjeruar perspektivat me forma të reja bashkëpunimi dhe koordinimi. Një lloj solidariteti real, ku theksi të vendoset mbi pikat e përbashkëta të popujve, jo mbi ndasitë dhe në çfarë na bën të ndryshëm. Edhe pse utopike në dukje, mbase është e vetmja zgjidhje që kemi.

Laert Rakipaj, dhjetor 2020

Ndryshimet legjislative të abortit

Kushtetueshmëria e ligjit polak për abortin

Polonia renditet tashmë si shteti me rregullimin më kufizues të abortit në Europë, pas Andorrës,

Maltës dhe San Marinos, ku aborti është absolutisht i ndaluar (Krajewska, 2020). Për pasojë, kryerja e abortit ne Poloni justifikohet vetëm në rastet kur shtatzënia: rrezikon jetën apo shëndetin e gruas; ka ardhur si rezultat i një akti të paligjshëm (Ligji Polak për Planifikimin Familjar, Mbrojtjen e Fetuseve dhe Arsyet për

Page 31: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

31

Lejimin e Ndërprerjes së Shtatzënisë, 1993). “Fëmija i palindur, si qënie njerëzore e cila gëzon të drejtën e patjetërsueshme të dinjitetit njerëzor, përbën subjekt të së drejtës për të jetuar dhe për pasojë, sistemi ligjor duhet të garantojë mbrojtjen e duhur, pa të cilën përfitimi nga kjo e drejtë do të anulohej.”

Megjithatë, mungesa e paraqitjes së një arsyetimi shterues nga ana e GjKP, në gjykimin tim, legjitimon pretendimet ekzistuese se vendimi është arbitrar. Për këtë arsye, mendoj se është e nevojshme që të shqyrtohet përputhshmëria e vendimit K 1/20 dhe më gjerë, kuadrit ligjor polak, me standardet dhe katalogjet Europiane e ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Rrjedhimisht, në rastet kur dy të drejta kushtetuese, njësoj themelore, konfliktojnë njëra-tjetrën, gjykatat kompetente duhet të ushtrojnë testin delikat të balancimit, sipas të cilit niveli i interferencës apo pakënaqësisë që i shkaktohet njërës të drejtë varet nga rëndësia relative e kënaqjes së të drejtës tjetër (Alexy, 1985).

Duke patur të mësipërmen parasysh, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj), në Strasbourg, është shprehur në lidhje me abortin si më poshtë: “Duke qenë se të drejtat e pretenduara në emër të fetusit dhe të drejtat e pretenduara në emër të nënës janë të lidhura bashkë në mënyrë të pazgjidhshme, liria e veprimit që gëzon një shtet për të mbrojtur fëmijën e palindur, domosdoshmërisht përkthehet në lirinë e veprimit që ai shtet gëzon në lidhje me balancimin e të drejtave konfliktuese të nënës”. Për sa i përket perspektivës së Bashkimit Europian, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian është përpjekur të shfaqet diplomatike duke shmangur konsiderimet në lidhje me moralitetin apo ligjshmërinë e abortit. Megjithatë, në formulimin e vendimit të saj në cështjën Grogan (Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, Shoqëria për Mbrojtjen e Fëmijëve të Palindur Irlandë (Ltd) kundër Stephen Grogan dhe të tjerë ), ka disa elementë të cilët, duket se shprehin një qasje liberale dhe lehtësuese ndaj abortit.

Në sferën ndërkombëtare, e drejta për të jetuar dhe e drejta për një jetë private parashikohen respektivisht në nenet 6 dhe 17 të

Page 32: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

32

Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. Sipas Komitetit, Shtetet Anëtare, megjithëse mund të miratojnë masa në lidhje me rregullimin e abortit, këto të fundit nuk mundet dhe nuk duhet të rezultojnë në shkeljen e të drejtës për të jetuar të gruas apo vajzës shtatzënë.

Për të përfunduar, nga çfarë u tha më sipër, vendimi i GjKP paraqitet problematik për shkak të arbitraritetit dhe papajtueshmërisë me jurisprudencën e GjEDNj. Sipas Vendimit K 1/20 aborti përbën ekskluzivisht masë ndërhyrëse me të drejtën për të jetuar të fetusit dhe jo pjesë përbërëse të së drejtës së privatësisë së gruas shtatzënë. Mungesa e ushtrimit hap pas hapi të testit të proporcionalitetit dhe balancimit e bën këtë vendim të diskutueshëm. Për më tepër, kuadri ligjor i Polonisë shkon kundër një trendi liberal të mirëpranuar në Europë, të bazuar mbi konsensusin e shumicës se Shteteve Anëtare të Konventës Europiane dhe Bashkimit Europian, i cili favorizon të drejtën e gruas shtatzënë për të patur gjithnjë e më shumë akses ndaj abortit. Gjithashtu, prezantimi i barrierave të reja kufizuese në lidhje me abortin në Poloni duket se është i papajtueshëm me standardet ndërkombëtare të parashikuara në Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave Civile dhe Politike, sipas të cilave ndërprerja e shtatzënisë, më shume se pjesë përbërëse e të drejtës së privatësisë së gruas shtatzënë, konsiderohet si pjesë integrale e te drejtës së saj për të jetuar.

Boris Belortaja, dhjetor 2020

Regres në të drejtat e grave

Më 22 tetor 2020 Gjykata Kushtetuese Polake e shpalli antikushtetues abortin për shkak të defekteve të rënda dhe të pakthyeshme të fetusit ose sëmundjeve të pashërueshme që kërcënojnë jetën e fetusit. Sipas të dhënave zyrtare, 96% e aborteve në Poloni kryhen për këtë

Page 33: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

33

shkak dhe rrjedhimisht, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, aborti i ligjshëm në Poloni do të bëhet pothuajse i pamundur për tu aksesuar.

Me 26 nëntor 2020, Parlamenti Europian nxori një rezulotë kundër ndalimit de facto të abortit në Poloni dhe i bëri thirrje Polonisë të ndalojë tentativat e mëtejshme për kufizimin e të drejtave të grave në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Rezoluta vuri në dukje se vendimi polak vë në rrezik shëndetin dhe jetën e grave dhe dështon në mbrojtjen e dinjitetit të qenësishëm dhe të patjetërsueshëm të grave. Revolta ndaj sulmeve të njëpasnjëshme mbi të drejtat e grave, kulmoi pas vendimit të tetorit 2020 të Gjykatës Kushtetuese dhe solli një nga protestat më masive (Davies, 2020) dhe frymëzuese për të drejtat e grave që ka parë historia botërore, edhe pse në kushtet e një pandemie globale.

Studimet tregojnë që ndalimi apo kriminalizimi i abortit nuk rezulton në reduktimin e numrit të aborteve, por përkundrazi, në rritjen e rasteve të aborteve të pasigurta. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (Amnesty International), abortet e pasigurta ose kryhen nga persona që nuk kanë aftësitë e nevojshme ose kryhen në një mjedis që nuk plotëson standardet minimale mjekësore, ose të dyja. Rreth 25 milion aborte të tilla kryhen çdo vit në botë dhe pasojat e tyre mund të jenë fatale për jetën dhe shëndetin e grave, duke sjellë rreth 47,000 vdekje në vit (Gratë që do të zgjedhin ta përfundojnë shtatzëninë e tyre, do të munden të marrin shërbimin shëndetësor të abortit nëse udhëtojnë jashtë Polonisë. Kjo do të shoqërohet minimalisht me kosto financiare shtesë dhe vonesa në marrjen e shërbimit. Në pamundësi për ta bërë këtë, shumë gra mund të përfundojnë duke kryer aborte të pasigurta. Kjo situatë do të jetë veçanërisht sfiduese për gratë e komuniteteve të marxhinalizuara, për shkak se do të ndërthuret edhe me pasojat e pandemisë Covid-19, aksesin e kufizuar në shërbime, kufizimet në lëvizje, vështirësitë ekonomike dhe rritjen e rasteve të dhunës në familje.

Regresi dhe vënia në pikëpyetje e të drejtave bazike të grave, fatkeqësisht po ndodh në të gjithë botën. Ironikisht, në të njëjtën ditë me vendimin e gjykatës polake, 30 shtete firmosën Deklaratën

Page 34: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

34

e Gjenevës për Konsensus për Promovimin e Shëndetit të Grave dhe Forcimin e Familjes(Deklarata e Gjenevës për Konsensus për Promovimin e Shëndetit të Grave dhe Forcimin e Familjes, 2020), një angazhim ndërkombëtar ‘’anti-abort’’, ndër to SHBA-ja, Polonia dhe Hungaria, si dhe Brazili, Uguanda, Arabia Saudite etj. Shumica e shteteve firmëtare njihen për tendencat e tyre autoritare dhe konservatore si dhe listohen në 20 vendet më të këqija në botë për të qenë grua, sipas indeksit botëror Women, Peace and Security (Women, Peace and Security,2019). Një tjetër zhvillim i tetorit 2020 ishte zëvendësimi i shpejtë i ikonës liberale të Gjykatës Supreme të SHBA-ve Ruth Bader Ginsburg, pasi ajo ndërroi jetë. Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe në një klimë të polarizuar, në vend të saj u emërua konservatorja origjinaliste Amy Coney Barrett. Ky emërim është me rëndësi për shkak të implikimeve që mund të ketë mbi të drejtën e abortit dhe mbi çështjen gjyqësore historike të vitit 1973, Roe kundër Wade (Gjykata Supreme Amerikane, 1973), e cila e bëri abortin të ligjshëm në të gjithë SHBA-në. Aktualisht 18 çështje të lidhura me abortin janë vetëm një hap larg për të mbërritur në Gjykatën Supreme, ndërsa dy çështjet e fundit për kufizimet e abortit u vendosën me vetëm një votë ndërsa Ginsburg ishte ende gjallë (Everett, 2020).

Tendenca për të bërë hapa prapa në lidhje me të drejtat e grave është e pranishme kudo në botë dhe siç bëhet e dukshme në këtë artikull, as vende me traditë të konsoliduar demokratike si SHBA-të apo vende anëtare të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, nuk kanë imunitet në këtë aspekt. Demokracitë vazhdojnë të dëshmojnë që janë të brishta në çdo anë të globit dhe mund të devijojnë sa herë ka zhvillime politike të rëndësishme. Ndërkohë që progresi i të drejtave të njeriut zakonisht është i ngadaltë, regresi mund të ndodhë shpejt. Prandaj është e nevojshme që të drejtat bazike të fituara tashmë prej dekadash të mos merren asnjëherë të mirëqena, por të mbrohen aktivisht.

Megi Reçi, dhjetor 2020

Page 35: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

35

Aspektet bioetike që lidhen me abortin

Nëse shqyrtojmë aspektet etike që lidhen me abortin, përballemi me nevojën për të përcaktuar më tej të drejtat e qenieve njerëzore dhe për të

dhënë a priori një përgjigje ndaj debatit aporetik mbi çështjen nëse fetusi është ose jo një person. Të ndryshme janë opinionet e studiuesve në lidhje me përcaktimin e termit person, i cili në antikitet i asociohej një maske teatrale. Me kohën, kuptimi ka ndryshuar, Locke (Treccani, 2018) me person identifikonte një akt të menduari; Hume (Thiel, 2014) e shihte personin si objekt inteligjence të aftë për pasion dhe relacione, ndërsa me Hegel personi kthehet në ndërgjegjen e vetes. Në këtë mënyrë koncepti i personit është pasuruar dhe modifikuar dhe sot ka ende diskutime në fushën juridike, ku nocioni “person moral” – i kuptuar si një entitet me aftësi për të konceptuar të mirën për veten dhe mbartës të sensit të drejtësisë – edhe sot përfshihet në themelet e detyrimeve politike. Duke marrë në konsideratë se embrioni njerëzor është individ nga momenti i konceptimit, për rrjedhojë aborti i vullnetshëm do të ishte një krim kundër jetës personale ose kundër personit dhe do të ishim në fakt të detyruar për të abstenuar nga çdo akt që vendos në rrezik qenien njerëzore.

Pra, jeta e embrionit njerëzor nuk mund të varet nga asnjë prej arsyeve që mund të shtyjë gruan shtatzënë të ndërpresë në mënyrë vullnetare një shtatzëni, pavarësisht nëse ato janë ekonomike, sociale apo gjenetike. Edhe në ato raste kur është në rrezik shëndeti i nënës, jeta e fëmijës nuk duhet të instrumentalizohet nga shëndeti i nënës, e drejtë kjo që është dytësore në krahasim me të drejtën e jetës: do të duhej të mbahej parasysh që mëmësia shoqërohet me një përqindje të caktuar rreziku, ashtu si të gjitha ndodhitë e tjera në jetë (Lecaldano,

Page 36: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

36

2002). Impenjimi i shoqërisë, shkencës dhe privatëve, duhet të jetë i orientuar drejt parandalimit me anë të mjeteve legjitime dhe të ligjshme tё situatave tё rrezikut ndaj të cilit mund të ekspozohet gruaja në shtatëzëni, duke i garantuar një asistencë ambulatore dhe spitalore, për të orientuar politikën shëndetësore në mbështetje të jetës dhe jo drejt shtypjes së saj lehtësisht. Edhe shkenca është për jetën si para dhe pas lindjes: ky është edhe impenjimi themelor etik. Në këtë optikë ka nevojë për vlerësimin e situatës në të cilën vlerat në lojë janë jeta e nënës dhe jeta e fëmijës, nuk është e mundur të zgjidhet më shumë njëra se tjetra, prandaj ndërhyrja e mjekut duhet të jetë globale dhe duhet të ketë si qëllim arritjen e më të mirës për të dy. Në ato raste kur ka një ndërhyrje terapeutike urgjente te nëna, e cila shkakton një vdekje të parashikuar por të pashmangshme, nuk flasim për abort të drejtpërdrejtë por të tërthortë, për të cilin vlen parimi i efektit të dyfishtë.

Por krahas argumentave të bioetikës “përpara jetës”, duhet të kujdesemi edhe për etikën e jetës së gruas e cila ka lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë personale. Me Rezolutën nr. 1607 të vitit 2008, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mori në konsideratë disa aspekte që lidhen me aksesin në abortin e ligjshëm dhe të shëndetshëm në Europë, duke insistuar se vendosja e pengesave ligjore është plotësisht e panevojshme dhe e papërshtatshme duke qenë se këto ndalime nuk kufizojnë në fakt zgjedhjet për ndërprerjen e shtatzënive, por rrisin numrin e aborteve klandestine dhe rastet e të ashtuquajturit “turizëm abortues”. Ky instrument tregon qartë vëmendjen e shtuar drejt argumentit të aksesit te aborti si një e drejtë themelore e grave në rrethana të caktuara: veçanërisht kur jeta ose shëndeti psikofizik i nënës janë në rrezik, ose shtatzënia është rezultat i një abuzimi seksual. Në Parlamentin Europian, një Rezolutë mbi të drejtat e shëndetit riprodhues dhe seksual e adoptuar në 3 korrik 2002, nënvizon se aborti nuk duhet të promovohet si formë e planifikimit familjar, por në mënyrë që të ruhet shëndeti dhe të drejtat riprodhuese, aborti duhet të jetë i ligjshëm, i shëndetshëm dhe i aksesueshëm nga të gjithë. Më 4 shtator 2008, Parlamenti Europian miratoi Rezolutën mbi vdekshmërinë mëmësore, duke promovuar aksesin për të gjitha gratë në informacionin dhe shërbimet për

Page 37: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

37

shëndetin seksual dhe riprodhues. Gjithashtu kundërshtoi ndalimin e përdorimit të kontraceptivëve, të advokuar nga kishat, duke shpjeguar se prezervativët janë të domosdoshëm për parandalimin e sëmundjeve dhe shtatzënive të padëshiruara.

Dhe derisa të drejtat seksuale dhe riprodhuese të grave janë të lidhura me shumë të drejta të njeriut si e drejta e jetës, ndalimi i trajtimit çnjerëzor dhe degradues, e drejta për të patur akses në sistemin shëndetësor, e drejta e privatësisë, informimit dhe arsimimit si dhe ndalimi i diskriminimit, Parlamenti Europian dënon vendimin për ndalimin e abortit dhe madje inkurajon Bashkimin Europian për të financuar koordinimin me organizata që ofrojnë abort të ligjshëm e të shëndetshëm.

Gerta Mehmeti, dhjetor 2020

Fjalor:

Banka Qendrore Europiane (ECB)

E themeluar më 30 qershor 1998 në Frankfurt, është përgjegjëse për politikën monetare në të gjitha vendet e Eurozonës. Që

nga 1 janari 1999, detyrat e saj kryesore janë ruajtja e stabilitetit të çmimeve në Eurozonë dhe zbatimi i politikës monetare europiane, të përcaktuar nga Sistemi Europian i Bankave Qendrore. Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore Europiane( Bordi ekzekutiv dhe Këshilli drejtues) drejtojnë Sistemin Europian të Bankës Qendore, që ka për detyrë të menaxhojë qarkullimin e parasë, të kryejë veprimet e shkëmbimit të valutës të huaj, ruajtjen e menaxhimit të rezervave shtetërore në valutë të huaj të shteteve anëtare, si dhe të sigurojë funksionimin sa më të mirë të sistemit të pagesave.

Page 38: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

38

Europol (Zyra Europiane e Policisë)

Europoli është përgjegjës për përmirësimin e bashkëpunimit mes autoriteteve policore dhe doganore të Shteteve Anëtare. Europoli u krijua nga Traktati i Mastritit dhe e filloi veprimtarinë e tij në janar 1994 si njësia e Drogës Europol. Konventa për krijimin e Europolit, u nënshkrua në korrik 1995 dhe kyri në fuqi, më 1 tetor 1998.Traktati i Lisbonës konfirmon ekzistencën e Europol-it si një agjenci dhe parashikon një kontroll më të madh të Parlamentit Europian mbi të.

Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA)

Ndihma përpara anëtarësimit u jepet vendeve që janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, për të përmbushur kushtet (kriteret e Kopenhagenit). Janë të nevojshme investime të konsiderueshme, nëse vendet kandidate duan t’i harmonizojnë institucionet dhe standardet e tyre me legjislacionin e Bashkimit dhe nëse duan të jenë në gjendje t’i përmbushin detyrimet e tyre si Shtete Anëtare.Ndihma paraanëtarësimit, që u jepet vendeve kandidate, është një faktor kyç në strategjinë e paraanëtarësimit dhe përcaktohet nga partneritetet për anëtarësim. Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA), është pjesë e paketës për marrëdhëniet e jashtme me Bashkimin Europian. IPA, si dhe njësitë e tjera plotësuese, paraqesin mundësi për racionalizimin dhe thjeshtësimin e procedurave të Komisionit, si dhe përmirësimin e koherencës dhe koordinimit të aktiviteteve të Komisionit.Qëllimi themelor gjatë krijimit të IPA-s, ishte koordinimi i ndihmës gjithëpërfshirëse parashikuar për fazën e para-aderimit, nën një kornizë të vetme, si dhe bashkimi i shteteve kandidate dhe shtetet potencialisht kandidate për anëtarësim nën një sistem rregullator të vetëm. Ai përbëhet nga pesë komponentë: mbështetja për tranzicionin dhe ngritjen e institucioneve, bashkëpunimi ndërkufitar, zhvillimi rajonal, zhvillimi i burimeve njerëzore dhe zhvillimi rural. Tre komponentët e parë kanë të bëjnë me vendet kandidate dhe vendet e mundshme për kandidate. Tre komponentët e fundit kanë të bëjnë vetëm me vendet kandidate, me synimin për t’i përgatitur ato për miratimin dhe zbatimin e

Page 39: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

39

politikës së kohezionit dhe administrimin e Fondeve strukturore. Edhe Banka Europiane për Investime (BEI) dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) japin bashkëfinancim për vendet kandidate. Pas anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shtetet e reja Anëtare, të cilat nuk kanë më të drejtë të përfitojnë ndihmë paraanëtarësimi, përfitojnë asistencë financiare të përkohshme, e quajtur Linja Kalimtare, e parashikuar nga Traktati i Anëtarësimit.

Krimi kibernetik

Përbën një kategori të krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network). Gjithashtu duke përdorur kompjuterin si target ose si vegël, krimi kibernetik mund të përfshijë: mashtrimin, krimin financiar, terrorizmin kompjuterik etj. Në nëntor të 2016, Tesco Bank u detyrua të ndalonte të gjitha veprimet online, sepse me mijëra llogari bankare të klientëve ishin goditur nga disa hakera(hackers). Me anë të transanksioneve të rremë u arrit të vidhej rreth 2.5 milion£. Kohët e fundit këto krime kanë pasur një rritje eskponenciale, duke detyruar institucionet ligjzbatuese të kërkojnë strategji të reja për të luftuar këtë fenomen. Që prej vitit 2001 e deri më tani BE ka përpiluar dhe implementuar direktiva të ndryshme si: Vendimet Kuadër për luftimin e mashtrimit dhe kryerjes së kopjeve ilegale (2001); Direktiva për Privatësinë (2002); Direktiva për luftimin e ekspozimit online seksual të fëmijëve dhe pornografia e fëmijëve (2011); Direktiva për sulmet ndaj sistemeve informuese (2013) etj. Po në vitin 2013 BE krijoi Qendrën Europiane të Krimit Kibernetik, e cila ndihmon shtetet anëtare me ekspertiza dhe hetime të ndryshme si dhe ka arritur të krijojë një bashkim të të gjithë hetuesve të krimit kibernetik në të gjithë Unionin.

Page 40: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

40

MBI EUROSPEAK:

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) ka lançuar EuroSpeak në fillim të vitit 2011, si revista e parë në Shqipëri që fokusohet në çështjet e BE-së. Nga vetë emri, EuroSpeak (gjuha e përdorur nga burokratët në Bruksel dhe shpeshherë e kuptueshme vetëm për ekspertët), revista është projektuar për të përcjellë tek publiku i gjerë në një gjuhë më të lexueshme dhe jo teknike thelbin e debateve në gjirin e institucioneve të BE-së. Ajo synon të zvogëlojë hendekun aktual informativ mbi tema të tilla duke aspiruar të propozojë analizë cilësore dhe të pavarur e cila shkon përtej listimit të thatë të fakteve apo deklaratave të politizuara mbi integrimin në BE që ndeshen shpesh në media. Njëzët e një botime të printuara janë publikuar në gjuhën shqipe mbi analizat e debateve dhe zhvillimeve kryesore në Bruksel, si dhe një seri raportesh dhe intervistash me personalitete kyçe mbi përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Në 2014 bazuar në zhvillimet e mediave online dhe interesit gjithnjë në rritje për EuroSpeak, avancuam një hap më tej duke sjellë një informacion dhe analizë të tillë nëpërmjet krijimit të një portali elektronik informacionesh në shqip të dedikuar posaçërisht temave të BE-së. Portali elektronik me artikuj i EuroSpeak është faqja e parë në shqip e krijuar mbi çështjet e BE-së duke mundësuar një hapësirë të re informacioni për publikun. Një përparim i tillë u krijon mundësi aksesi qytetarëve dhe profesionistëve të rinj përtej Tiranës, nëpërmjet përhapjes së internetit në mbarë vendin. Për më tepër lejon një analizë më të qartë dhe të freskët duke mbajtur publikun të informuar virtualisht në kohë reale mbi debatet dhe pikat kryesore në BE.

Nisma për të sjellë këtë organ të ri informimi frymëzohet nga përvoja e akumuluar deri më tani nga EMA për sa i përket analizimit dhe

Page 41: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021

=

Revistë online në shqip e Lëvizjes Europiane në Shqipëri

ISSN: 2708 - 1656www.eurospeak.al

41

nxitjes së debatit mbi aspekte të ndryshme të integrimit, duke synuar kësaj here që të informojë një audiencë më të gjerë e cila ushqen interes për zhvillimet në BE dhe procesin e zgjerimit të saj. Artikujt e EuroSpeak janë artikuj origjinalë të realizuar nga stafi i EuroSpeak dhe autorë, gazetarë e ekspertë të fushave të ndryshme.

Që nga janari i 2020 EuroSpeak po mbështetet financiarisht nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Page 42: Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Tetor 2020– Janar 2021