234
ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN “PALLATI I ËNDRRAVE” TË ISMAIL KADARESË Punim për gradën ‘Doktor’ në Gjuhësi Disertante Udhëheqës shkencor Morena BRAÇAJ Prof. Dr. Shezai RROKAJ

ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN “PALLATI I ËNDRRAVE” TË ISMAIL KADARESË

Punim për gradën ‘Doktor’ në

Gjuhësi

Disertante Udhëheqës shkencor

Morena BRAÇAJ Prof. Dr. Shezai RROKAJ

Page 2: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Tiranë, 2016

ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN “PALLATI I ËNDRRAVE” TË ISMAIL KADARESË

Punim për gradën ‘Doktor’ në

Gjuhësi

KOMISIONI

1.__________________________ (Kryetar)

2.__________________________ (oponent)

3.__________________________ (oponent)

4.___________________________(anëtar)

5.___________________________(anëtar)

Disertante Udhëheqës shkencor

Morena BRAÇAJ Prof. Dr. Shezai RROKAJ

Page 3: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Tiranë, 2016

FALENDERIME

Dëshiroj të shpreh falenderime dhe mirënjohje për të gjithë ata që më qëndruan pranë dhe më inkurajuan gjatë gjithë kësaj nisme të gjatë e të vështirë deri në realizimin e plotë të saj.

Së pari, dëshiroj të shpreh falenderime dhe mirënjohje pakufi për udhëheqësin e këtij punimi Prof. Dr. Shezai Rrokaj, i cili me udhëzimet e tij të vazhdueshme, mbështetjen shkencore dhe ndihmesën e pakursyer, bëri të mundur realizimin e këtij punimi.

Gjej rastin gjithashtu të falenderoj Departamentin e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Tiranës që më dhanë mundësinë të bëhem pjesë e programit të doktoraturës të këtij Universiteti. Së fundmi, do të doja të falenderoja shumë familjen time, e cila më ka motivuar dhe qëndruar pranë në çdo hap të këtij rrugëtimi, dhe në veçanti bashkëshortin dhe dy fëmijët e mi, të cilët janë forca ime më e madhe. Ju falenderoj!

Page 4: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Pasqyra e lëndës

Hyrje.................................................................................................................................... i 0.1 Përligjja e studimit ......................................................................................................... i 0.2 Objektivat e studimit ..................................................................................................... ii 0.3 Metodologjia ................................................................................................................ iii 0.4 Struktura ....................................................................................................................... iii

KREU 1 Vështrim i përgjithshëm mbi përkthimin dhe përkthimin letrar..................1 1.1 Historia e përkthimit ..................................................................................................... 1 1.2 Tradita e përkthimit në shekullin IX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX .............. 5 1.3 Përkufizimi i përkthimit ................................................................................................ 8 1.4. Llojet e përkthimit sipas Jakobson-it ......................................................................... 11 1.4.1 Pikëpamjet e Jakobsonit dhe Pierce-it ..................................................................... 13 1.5 Llojet e interpretimit ................................................................................................... 14 1.6 Përkthimi semantik përkundër atij komunikues ......................................................... 16 1.7 Teoria e “Skopos”-it ................................................................................................... 17 1.8 Përkthimi në perballje me gjuhën dhe kulturën .......................................................... 18 1.8.1 Kultura si një nga sfidat e përkthimit ....................................................................... 21 1.8.2 Përkthimi dhe kultura në kontekstin global ............................................................. 26 1.9 Barasvlefshmëria në përkthim .................................................................................... 28 1.9.1 Barasvlefshmëria funksionale...................................................................................29 1.9.2 Barasvlefshmëria pragmatike ................................................................................... 30 1.9.3 Problemi i mosbarasvlefshmërisë në përkthim ........................................................ 30 1.10 Përkthimi letrar dhe sfidat e përkthyesit letrar në përkthim ..................................... 36 1.11 Kriteret për përkthimin letrar .................................................................................... 41 1.12 Stili dhe përkthimi letrar.............................................................................................42 1.13 Ndikimi estetik në përkthimin letrar………………………......................................44 1.14 Veçori gjuhësore të tekstit letrar................................................................................46 1.15 Përfundime .................................................................................... ........................... 50

KREU II Shqipja dhe anglishtja si dy gjuhë dhe dy kultura në kontakt. Veçori tipologjike të dy gjuhëve.................................................................................................53 2.1 Shqipja dhe anglishtja si dy gjuhë në kontakt ............................................................. 53 2.2 Shqipja në kontekstin e ri shoqëror-gjuhësor .............................................................. 54 2.3 Shqipja në epokën e globalizimit ................................................................................ 56 2.4 Vështrim historik rreth gjendjes së anglicizmave në gjuhën shqipe ........................... 58 2.4.1 Anglicizmat – huazimet angleze në gjuhën shqipe .................................................. 59 2.4.2 Anglicizmat në shqipe para vitit 1990 ..................................................................... 65 2.4.3 Anglicizmat në shqipe pas vitit 1990 ....................................................................... 66 2.5 Përshtatja fonetike e anglezizmave në gjuhën shqipe ................................................. 67 2.6 Veçori tipologjike të gjuhës shqipe............................................................................. 74 2.7 Veçori tipologjike të gjuhës angleze ........................................................................... 78 2.8 Përfundime .................................................................................................................. 81

i

Page 5: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. KREU III Sfondi historiko-letrar i krijimtarisë së shkrimtarit Ismail Kadare. Analiza e përbërësve stilistikorë dhe ndërthurja tekstuale e tyre në veprën “Pallati i Ëndrrave”. Përftesat përkthimore.................................................................................83 3.1 Sfondi historiko-letrar i krijimtarisë së shkrimtarit Ismail kadare.. .......................... 83 3.2 Veçoritë stilistikore të veprave të Ismail Kadaresë ..................................................... 87 3.3 Hyrje në veprën “Pallati i Ëndrrave” .......................................................................... 92 3.4 Tiparet stilistikore që dominojnë tek “Pallati i Ëndrrave” .......................................... 94 3.4.1 Analogjia gjuhësore ................................................................................................. 97 3.4.2 Analogjia e Urbanistikës dhe e arkitekturës ............................................................ 98 3.4.3 Analogjia e mendësive dhe e psikozave në vepër .................................................. 102 3.4.4 Analogoni i dosjes.................................................................................................. 107 3.5 Alegoria e ferrit në vepër .......................................................................................... 107 3.6 Absurdi si fenomen i sistemit totalitar ...................................................................... 108 3.7 Simbolika e ëndrrës dhe pallatit ................................................................................ 110 3.8 Transmetimi i analogjisë gjuhësore në përkthim ...................................................... 112 3.9 Transmetimi i analogjisë së urbanistikës dhe arkitekturës në gjuhën angleze .......... 115 3.10 Transmetimi i gjuhës së figurshme në përkthim ..................................................... 125 3.11 Përshtatja e turqizmave në gjuhën angleze...................................................................135

KREU 4 Përftesat përkthimore në vepër nga shqipja në anglisht. Analiza gjuhësore midis dy gjuhëve ..................................................................................... ... 137 4.1 Përkime dhe dallime midis shqipes dhe anglishtes...................................................137 4.2 Perfekti i i gjuhës angleze dhe shqipe/Funksionet .................................................... 141 4.3 Zhvendosjet ............................................................................................................... 143 4.4 Heqje/Fshirje ............................................................................................................. 157 4.5 Zgjerimi/Shtesat ........................................................................................................ 160 4.6 Zhvendosje të rendit të fjalëve në fjali, nga shqipja në anglisht ............................... 163 4.7 Parafrazimi ................................................................................................................ 165 4.8 Barasvlefshmëria dhe efekti i saj në përkthim .......................................................... 165 4.9 Shënimet ................................................................................................................... 168 4.10 Fjalët e papërkthyera/Transferimi ........................................................................... 169 4.11 Sinonimia ................................................................................................................ 171 4.12 Përshtatja e emrave ................................................................................................. 171 4.13 Përkthimi i fjalive pa kryefjalë ............................................................................... 172

KREU V Elemente ndërgjuhësore për shprehjen e aspekteve socio-kulturore të shqipes dhe anglishtes ................................................................................................... 174 5.1 Përkthimi i nocioneve specifike ndërkulturore ......................................................... 174 5.2 Diskutime mbi transmetimin e shprehjeve kulturore në gjuhën e përkthimit ........... 178 5.2.1 Idiomat ................................................................................................................... 180 5.2.2 Proverbat ................................................................................................................ 182 5.2.3 Njësitë frazeologjike .............................................................................................. 183 5.3 Transmetimi i shprehjeve idiomatike me vlerave të njëjtë kuptimore nga shqipja në anglisht........................................................................................................... 185 5.4 Humbja e shprehjeve kulturore në përkthim ............................................................. 189

ii

Page 6: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 5.4.1 Humbje të lehta stilistikore .................................................................................... 190 5.4.2 Humbje të efektit akustik ....................................................................................... 191 5.4.3 Humbjet eksplicite: ................................................................................................ 192 5.4.4 Humbjet implicite .................................................................................................. 193 5.4.5 Humbjet e modifikuara .......................................................................................... 195 5.4.6 Humbjet tërësore .................................................................................................... 197 5.4.7 Humbje në shprehjet frazeologjike ........................................................................ 200 5.5 Zgjerimi kuptimor i shprehjeve kulturore ................................................................. 203

Përfundime .................................................................................................................... 205 BIBLIOGRAFIA........................................................................................................... 213

iii

Page 7: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Hyrje

Përkthimi ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol thelbësor në transmetimin e

teksteve të shkruara apo të folura, nga gjuha burimore në gjuhën përkthimore. Qëllimi i tij kryesor është të prodhojë tekste me qëllime të ndryshme, në fusha të ndryshme të jetës si në letërsi, shkencë, politikë, fe, mjekësi, teknologji, filozofi etj., në mënyrë që t`ia prezantojë një publiku të gjerë, me interesa të ndryshme. Në të gjithë morinë e përkthimeve, përkthimi letrar përbën një pjesë të rëndësishme të përkthimit, për vetë natyrën e vështirë dhe sfiduese që ka ky lloj përkthimi, sepse përkthimi nuk është vetëm shpërngulje e shenjave verbale, por në të përfshihen një sërë faktorësh gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë, që e vështirësojnë dhe më shumë këtë proces. Mirëpo, ky proces i ndërlikuar bëhet i mundur falë rolit të përkthyesit, i cili ndërhyn në procesin e komunikimit dhe mundëson përçimin e mesazhit burimor te lexuesit përkthimorë, duke i informuar ata për tematika të ndryshme e rrjedhimisht, për kultura të ndryshme. Për këtë arsye, për të bërë të mundur komunikimin ndërmjet dy kodeve gjuhësore të ndryshme, përkthyesit i nevojitet jo vetëm njohja e gjuhës përkthimore, por edhe njohja e bashkësive të vlerave dhe realiteteve shoqërore të çdo kulture. Në dukje, ky proces mund të duket i lehtë dhe pa probleme, por, në fakt, përkthimi letrar përbën një nga vështirësitë e mëdha të punës së përkthyesit, sepse në të përfshihen tiparet stilistikore të autorit, elementet kulturore, fjali me struktura të ndryshme, të cilave shpeshherë është e vështirë t’ua gjesh barasvlerën në gjuhën përkthimore. Për më tepër, një tekst letrar nga vetë natyra e veçantë që e karakterizon, devijon nga normat gjuhësore të gjuhës burimore, duke krijuar kështu ndryshime në stilistikë, sintaksë, leksikë, semantikë dhe fonologji. Prandaj, një përkthyesi letrar i duhet të marrë në konsideratë të gjitha këto veçori gjatë procesit të përkthimit të një vepre letrare nga gjuha burimore në gjuhën përkthimore, dhe për këtë arsye mund të thuhet se një përkthyes i këtillë bën punën e autorit burimor. Përveç kësaj, procesi i përkthimit duhet të sigurojë përcjelljen e plotë të elementeve thelbësore të tekstit burimor në tekstin përkthimor, në mënyrë që të shmangen sa më shumë humbjet gjuhësore dhe kulturore, pasi vetëm kështu do të ishte i mundur transmetimi i të njëjtit efekt si në tekstin burimor. Studimi ynë me titull “Çështjet të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave”i Ismail Kadaresë synon të japë një kontribut modest në fushën e Studimeve Përkthimore në mënyrë që të konsolidojë më tej atë traditë, e cila është krijuar më parë prej profesorëve tanë. 0.1 Përligjia e studimit

Ky punim i qaset procesit përkthimor duke u përqendruar në pikëpamjet gjuhësore dhe kulturore të përkthimit letrar. Studimet e bëra deri më tani, e kanë përqendruar analizën e përkthimit kryesisht në fushën gjuhësore, duke trajtuar më së shumti pikëpamjet sintaksore, fonetike, morfologjike etj., dhe duke prekur pak apo fare pak pikëpamjet kulturore, të përfshira në përkthimin letrar. Kështu, përmes këtij punimi menduam t’i trajtojmë analizën gjuhësore dhe kulturore të veprës, si dy rrafshe të ndërthurura dhe të pandashëm nga njëri-tjetri. Për më tepër, ky punim është konceptuar si një studim i karakterit teorik dhe praktik në fushën e Studimeve Përkthimore, në vazhdimësi të studimeve të bëra më parë në këtë fushë, si dhe është bazuar gjithashtu në

iv

Page 8: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. studimet e derimëtanishme gjuhësore. Nëpërmjet teorive të përkthimit dhe strategjive të procesit përkthimor, studimi ynë hedh dritë mbi përkthimin e veprës “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë, duke i bazuar kërkimet dhe analizën krahasimore te mendimet dhe këndvështrimet e teoricienëve dhe studiuesve si: Peter Newmark, Eugen Nida, Susan Bassnet, Mona Baker, André Lefevere, Umberto Eco etj.

0.2 Objektivat e studimit

Punimi ynë ka si objekt studimi një nga veprat e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, e titulluar “Pallati i Ëndrrave”. Përzgjedhja e Ismail Kadaresë, si autor i gjuhës burimore dhe e veprës në fjalë, janë bërë për disa arsye. Një nga arsyet për përzgjedhjen e këtij shkrimtari, është fakti se Kadareja është një nga personalitet më të shquara të letërsisë shqiptare, i cili ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin dhe pasurimin e letërsisë shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e huaja. Në këtë mënyrë, ai ka bërë të mundur prezantimin e letërsisë, historisë, kulturës e traditave të vendit tonë. Një arsye tjetër e përzgjedhjes së këtij shkrimtari, është veçantia e tij në shkrimet letrare, ku ai dallohet jo vetëm për stilin e të shkruarit, por edhe për ndërthurjen e aspekteve të ndryshme në veprat e tij, si elementet kulturore, historike dhe gjuhësore. Përsa i përket përzgjedhjes së veprës, ndër një numër të madh romanesh të shkruara nga autori, ne vendosëm të përzgjidhnim veprën letrare “Pallati i Ëndrrave”, sepse në të autori i referohet mjeshtërisht dhe artistikisht një realiteti të përjetuar nga shqiptarët nën regjimin komunist, duke dhënë me anë të figuracionit artistik dhe një stili të papërsëritshëm, vuajtjet shpirtërore, tronditjet psikologjike të shkaktuara nga ky regjim te njerëzit, si dhe normat kulturore shqiptare. Së fundi, me këtë vepër Ismail Kadare është nominuar për të marrë çmimin Nobel. Studimi në këtë punim ka në fokus procesin e përkthimit letrar dhe veçanërisht aspektet gjuhësore e kulturore, duke ruajtur stilin e tekstit origjinal, për të përcjellë të njëjtin efekt estetik, si ai i krijuar nga vetë autori. Në këtë kuadër, ky punim ka këto objektiva:

1. Të analizojë pikëpamje të ndryshme të teorive të përkthimit të dy dekadave të fundit, të cilat fokusohen në ndikimin e pashmangshëm që ka kultura në procesin përkthimor, si dhe te rëndësia që përkthyesi duhet t’i japë asaj, gjatë transmetimit të mesazhit nga gjuha burimore në gjuhën e përkthimit.

2. Të vërë në dukje probleme dhe çështje të ndryshme që lidhen me përkthimin e

veprës, si dhe të paraqesë kontraste të këtyre teksteve, lidhur me përcjelljen e stilit, përftesat përkthimore, si dhe me gjuhën e figurshme.

3. Të analizojë strategjitë përkthimore që përkthyesi ka përdorur, për të sjellë në anglisht strukturat e ndryshme gjuhësore, në përputhje me normat gjuhësore të gjuhës.

4. Të ilustrojë me shembuj praktikë gjetjet e ndryshme teorike.

5. Të paraqesë sesi mungesa e barasvlerës, në rrafshet gjuhësore dhe kulturore, ndikon në kuptimin e saktë të gjuhës dhe të kulturës shqipe. Me mungesë të barasvlerës u referohemi atyre elementeve që semantikisht shkaktojnë vështirësi

v

Page 9: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

në përkthim, ku shembujt më tipikë janë idiomat, metaforat dhe shprehjet e ndryshme kulturore të gjuhës burimore.

0.3 Metodologjia

Punimi ynë është kryer duke shfrytëzuar dy metoda bazohet në dy metoda analize: metodën analitike dhe metodën krahasuese. Metoda analitike u realizua përmes analizës së shembujve të vjelë nga teksti burimor dhe teksti përkthimor, në mënyrë që të përcaktoheshin strategjitë që përkthyesja ka përdorur, për të përkthyer struktura të ndryshme gjuhësore. Gjatë analizës në nivelin e strukturës gjuhësore, u përqendruam kryesisht në mënyrën se si përkthyesja i vë në zbatim përftesat gjuhësore, për të arritur barasvlerën në gjuhën përkthimore, duke analizuar kështu metodat përkthimore, zgjedhjet dhe zgjidhjet që u janë dhënë këtyre problemeve nga përkthyesja. Të gjitha këto hapa realizohen duke përdorur një literaturë të pasur të autorëve të huaj por edhe shqiptarë, në të cilën bazohen dhe teoritë. Nëpërmjet teorive të përkthimit dhe strategjive të procesit përkthimor, punimi ynë bazohet në kërkimet dhe analizën krahasimore, në mendimet dhe këndvështrimet e teoricienëve dhe të studiuseve si Peter Newmark, Eugen Nida, Susan Bassnet, Mona Baker, Umberto Eco etj .

Përveç analizës të strukturave gjuhësore të përdorura në vepër, ky punim synon të bëjë një analizë analitike dhe të elementeve kulturore të pranishëm në roman dhe të mënyrës se si ato janë përkthyer në anglisht, ku ndër të tjera do të vërejmë dhe humbjet gjuhësore dhe kulturore. Analiza përkthimore e këtyre elementeve është mbështetur në dy rrafshe: në rrafsh fjale dhe në rrafsh fraze. Në rrafsh fjale ajo ka të bëjë me barasvlerën kulturore dhe përdoret për të vënë në dukje ato humbje që i shkaktojnë kontekstit ku përdoren. Nga ana tjetër, analiza në rrafsh fraze është pak më e gjerë dhe bëhet për të parë humbjet e koherencës së përgjithshme të tekstit burimor.

Ndërkaq, përmes metodës krahasuese, përqasen dy versionet përkatëse të një teksti të vetëm të veprës “Pallati i Ëndrrave”, në gjuhën burimore dhe në gjuhën përkthimore, për të përcaktuar përputhjet dhe mospërputhjet ndërmjet tyre. Duke u bazuar në këtë përqasje, punimi nxjerr në pah dallimet midis dy kodeve gjuhësore, shqip-anglisht dhe dallimet në lidhje me aspektet kulturore. Kështu, metodologjia e përdorur për këtë studim është e lidhur me studimet teorike nga fusha e përkthimit, po ashtu me studimin e literaturës përkatëse për pjesën teorike, të punimeve të mëparshme të bëra në këtë fushë, të fjalorëve gjuhësorë, të faqeve të caktuara interneti, të artikujve shkencorë e të botimeve të ndryshme.

0.4 Struktura

Ky punim është i organizuar në pesë krerë dhe ata janë: Në kreun e parë kemi parashtruar disa nga teoritë e përkthimi, të zhvilluara gjatë dy dekadave të fundit dhe kryesisht ato që mbizotëruan pas viteve 1980, kur vëmendja u zhvendos nga përkthimi gjuhësor te përkthimi kulturor. Me kalimin e viteve, edhe studimet përkthimore u orientuan drejt përkthimit kulturor, ndaj për ilustrim të kësaj prirjeje, kemi paraqitur metoda të ndryshme, nga teoricienë të ndryshëm për përballjen e sfidave të sjelljes së elementeve kulturore, që dalin në pah gjatë procesit të vështirë të përkthimit. Duke

vi

Page 10: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. qëndruar po tek aspekti kulturor, si faktori kryesor ndikues në procesin e përkthimit, në këtë kre kemi trajtuar disa nga idetë mbizotëruese të zhvillimit të përkthimit kulturor gjatë dy dekadave të fundit, duke u përqendruar pikërisht në rolin e rëndësishëm të përçimit të elementeve kulturore nga njëra gjuhë në tjetrën, krahas përçimit gjuhësor të tekstit, duke krijuar në këtë mënyrë sfidat më të vështira që has një përkthyes gjatë përkthimit, ku elementet kulturore dhe barasvlefshmëria kulturore përbëjnë një nga vështirësitë kryesore për përkthyesit e përkthimit letrar. Në këtë kre, krahas rëndësisë kulturore trajtohen gjithashtu veçoritë dhe vështirësitë e përkthimit letrar, duke theksuar faktin se ky lloj përkthimi nuk është thjeshtë përcjellja e një teksti nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, pasi procesi në fjalë lidhet me një sërë kriteresh e sfidash që kanë të bëjnë me kuptimin e tekstit origjinal, besnikërinë ndaj formës dhe efektin estetik. Prandaj, shpeshherë thuhet se në përkthimin letrar është thelbësore të arrihen tri gjëra bazë si: transkripit i plotë i ideve dhe ndjenjave të pasazhit origjinal, 2. ruajtja e tiparit “stil” dhe 3. ruajtja e rrejdhshmërisë dhe kuptueshmërisë së tekstit origjinal. Kështu, ky kre përbën edhe bazën teorike, mbi të cilën do të bazohemi për të analizuar dhe ndërthurur aspektet praktike në krerët pasardhës. Në kreun II, trajtohen dy gjuhët, shqipja dhe anglishtja, nga aspekti i lidhjes së këtyre gjuhëve në periudha të ndryshme. Sikundër dihet, një numër i konsiderueshëm i fjalëve të gjuhës angleze ka hyrë në gjuhën shqipe, dhe për shkak të përdorimit të gjerë të tyre ato janë bërë tashmë pjesë e gjuhës sonë të përditshme dhe në fusha të ndryshme të jetës. Prandaj, ky kre përqendrohet në këto prurje të ndara në dy periudha. Anglicizmat në shqipe para vitit 1990 dhe anglicizmat në gjuhën shqipe, pas vitit 1990. Në këtë mori prurjesh, çdo gjuhë që pranon elemente gjuhësore të huaja, pas një farë kohe, fillon të bëjë përshtatjen e tyre sipas sistemit fonologjik dhe gramatikor të saj, dhe ky është një problem tjetër për gjuhën shqipe. Qëllimi kryesor i përshtatjes së elementeve gjuhësore të huaja, është që fjala e huaj të ‘përpunohet’ e të ‘gdhendet’ sipas gjedheve të gjuhës që i pranon, në mënyrë që fjala e huaj të tingëllojë e të duket si pjesë e gjuhës marrëse. Mirëpo, kjo përbën një problem në vetvete, sepse fjala që hyn në gjuhën marrëse duhet të kalojë disa etapa, për t’u bërë pjesë e fjalorit të asaj gjuhe. Në vazhdim të kreut, e kemi parë me vlerë të paraqesim një studim krahasimor të Vesel Nuhiut, i cili paraqet dallimet dhe ngjashmëritë e dy sistemeve fonemike të gjuhës angleze dhe shqipe. Kjo çështje paraqet një rëndësi të veçantë në fushën gjuhësore, sepse ajo trajton se çfarë ndodh me huazimet angleze në gjuhën shqipe, përkatësisht si përshtaten ato nga pikëpamja fonemike dhe fonetike. Në përfundim të kreut, kemi parashturar disa veçori tipologjike të të dyja gjuhëve, të shqipes dhe të anglishtes, në mënyrë që të paraqesim një tablo më të gjerë të të dyja gjuhëve dhe nga pikëpamja historike. Kreu i III i punimit përqendrohet në dy pjesë të rëndësishme të analizës që janë: analiza e përbërësve stilistikorë dhe analiza e transmetimit të përkthimit të analogjisë, si veçori tipike që përshkon veprën, si dhe në përkthimin e gjuhës së figurshme, në veçanti metafora dhe krahasimi, si dy figura të veçanta të stilit të Kadaresë, në veprën në fjalë. Së pari, ky kre nis me sfondin historiko-letrar të krijimtarisë së shkrimtarit, ku paraqitet një biografi e shkurtër e Kadaresë dhe një vështrim i përgjithshëm mbi veprat e tij dhe tematikat që trajtohen në to, në mënyrë që të njohim më shumë karakterin e shkrimit të autorit. Krahas këtyre janë trajtuar dhe veçoritë stilistikore në veprat e ndryshme të autorit, duke vënë në dukje stilin e veçantë dhe interesant të të shkruarit. Më tej, ky kre vijon me analizën letrare të romanit “Pallati i Ëndrrave”, që përbën dhe objektin e

vii

Page 11: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. studimit tonë. Në analizën e veprës përqendrohemi te përbërësit e saj stilistikorë, te temat, simbolet si dhe te përshkrimet që u bëhet personazheve kryesore. Këto detaje janë të rëndësishme të studiohen, pasi në këtë mënyrë arrijmë dhe të kuptojmë e të hyjmë më në brendësi të karakterit shkrimor të autorit burimor. Ndërsa, pjesa tjetër e kreut, vijon me transmetimin e figurave letrare në gjuhën e përkthimit, si një çështje tjetër e rëndësishme në këtë punim, ku u ndalëm në shembujt e marrë nga teksti origjinal dhe studiuam se si kanë mbërritur ata në tekstin përkthimor. Sikundër e dimë, përkthimi i gjuhës së figurshme mbetet një temë e vështirë në tekstet letrare, për shkak të kompleksitetit të formës dhe kuptimit që mbart gjuha e figurshme, dhe kjo vështirësi sa vjen e rritet, kur gjuha burimore ndryshon ndjeshëm, si në rastin tonë, nga gjuha e përkthimit. Në këto rrethana, përkthyeja përballet me një vështirësi jo të lehtë, pasi përveç se duhet t’i njohë dhe t’i kuptojë mirë figurat letrare, për t’i sjellë në gjuhën përkthimore, detyra e saj bëhët edhe më e vështirë, kur i duhet mbi të gjitha të arrijë një përkthim cilësor të veprës.

Kreu IV, parashtron analizën krahasuese të korpusit tonë gjuhësor. Ky kre merret me përftesat gjuhësore, apo me strategjitë e ndryshme përkthimore, që përkthyesja përdor gjatë procesit përkthimor të veprës nga shqipja në anglisht. Gjatë analizës në nivelin e strukturës sintaksore, vëmendjen e përqendrojmë kryesisht në mënyrën se si përkthyesja i përdor përftesat përkthimore si transpozimi, përkthimi i barasvlefshëm, si dhe analizën e strukturave të ndryshme sintaksore etj. Në këtë aspekt, duke u bazuar në metodat e ndryshme të përkthimit, jemi fokusuar edhe në parimin e efekteve të barasvlefshme me origjinalin, në mënyrën sesi përkthyesja strukturon gjuhën e përkthimit në një tekst ku ndërthuren struktura të ndryshme sintaksore dhe shprehje kulturore. Kështu, gjatë analizës kontrastive të dy romaneve, njëri në shqip dhe tjetri në anglisht, përqendrohemi te dukuritë më tipike të karakterit gjuhësor gjatë procesit të kalimit nga njëra gjuhë te tjetra, si dhe gjatë krijimit të konteksteve të barasvlefshme gjuhësore dhe kulturore. Studimi ynë bazohet në zgjedhjen e disa fjalive dhe fragmenteve nga korpusi ynë gjuhësor, pjesë që paraqesin vështirësi të ndryshme përkthimore. Në analizimin e tyre trajtojmë se si janë përballuar këto vështirësi dhe zgjidhjet që përkthyesja ka dhënë në çdo rast. Në të njëjtën kohë, japim edhe mendimet dhe sugjerimet tona, në ato raste kur zgjedhjet e bëra nga përkthyesja lënë vend për diskutim të mëtejshëm. Kreu V është një pjesë tjetër e rëndësishme e punës sonë kërkimore, pasi në këtë kre analizohet aspekti i arritjes së çështjeve kulturore të veprës, në tesktin përkthimor. Në hyrje të kreut, parashtrojmë disa procedura të teoricienëve të ndryshëm si Newmark, Harvey, Graedler, të cilët ofrojnë disa mënyra zgjidhjeje, në rast se përkthyesi has vështirësi në përkthimin e koncepteve kulturore dhe kësisoj ia lehtësojnë punën përkthyesit në trajtimin e koncepteve kulturore të hasura gjatë procesit përkthimor. Për të vazhduar më tej, në këtë kre, jemi përqendruar në çështjet kulturore dhe kryesisht në shprehjet me vlera të njëjta kuptimore midis të dy gjuhëve, humbjeve kulturore të ndara sipas klasifikimit të tyre, dhe shprehjeve kulturore apo fjalëve të cilat shprehin zgjerim kulturor në gjuhën përkthimore. Këto nënçështje pasqyrojnë se gjatë procesit përkthimor kemi hasur raste me shprehje kulturore, të cilat shprehen po me të njëjtën vlerë kuptimore dhe në gjuhën përkthimore; kemi raste kur përkthimi ka shkaktuar disa humbje në rrafshin e thellësisë, gjë që ka bërë të mos përcillen qëndrimet kulturore burimore si dhe informacioni i fshehur kulturor në tekstin burimor, si dhe fjalë apo me shprehje të cilat vijnë në gjuhën përkthimore me më shumë vlerë apo me vlerë më të

viii

Page 12: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shtuar se në gjuhën burimore. Rastet më të shumta, do t’i vërejmë në ato shembuj ku kemi barasvlefshmëri të shprehjeve në të dyja gjuhët dhe në rastet me humbje kulturore ku është e vështirë të gjesh përputhshmëri kulturore për vetë natyrën e ndryshme që kanë të dy gjuhët. Mirëpo, në rastet e humbjeve mund të themi se kjo gjë ka çuar në humbjen e qëndrimeve kulturore burimore dhe në eliminimin e identitetit të autorit burimor. E thënë më specifikisht, përkthimi ka shkaktuar humbje të informacionit të fshehur kulturor, që përfaqësojnë realilitet përmes së cilave autori e vështron botën. Shembujt ku i ndeshim këto humbje kulturore janë kryesisht në proverbat, idiomat, njësitë frazeologjike dhe në shprehje të ndryshme kulturore, të cilat dëshmojnë karakterin e shoqërisë sonë, mënyrën e jetesës shqiptare apo dhe traditat e zakonet. Të gjitha këto humbje kulturore janë trajtuar duke u bazuar në ndarjen e humbjeve si: ekspilicite, implicite, të modifikuara dhe tërësore, të cilat i kemi të ilustruara me shembuj, gjithashtu kemi vënë në dukje ato pjesë të përkthimit ku humbjet prekin kuptimin dhe mesazhin e tekstit burimor nga ana gjuhësore dhe kulturore, pa lënë mënjanë shembujt që kanë një ndikim të lehtë në tekst. Të gjitha këto çështje përbëjnë dhe qëllimin kryesor të këtij kreu, ku e rëndësishme është të kuptuarit dhe të zbërthyerit e termave kulturorë gjatë procesit të përkthimit, duke marrë parasysh dhe kontekstet e ndryshme ku ata ndodhin e shprehen.

ix

Page 13: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. KREU 1 Vështrim i përgjithshëm mbi përkthimin dhe përkthimin letrar

1.1 Historia e përkthimit

Përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, gjuha ka qenë dhe vazhdon të jetë mjeti më i rëndësishëm i komunikimit njerëzor, me ndërmjetësinë e së cilës njerëzit shkëmbejnë mendime, ide, shprehin ndjenja, si dhe arrijnë të kuptohen me njëri-tjetrin. Sikurse dihet, komunikimi i njerëzve me anë të gjuhës realizohet në dy mënyra: me gojë dhe me shkrim. Në rastin kur komunikuesit zotërojnë të njëjtën gjuhë, atëherë komunikimi ndodh në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kur njerëzit zotërojnë gjuhë të ndryshme, komunikimi i drejtpërdrejtë është i pamundur. Në këtë rast na vjen në ndihmë përkthimi si një mjet i rëndësishëm që bën të mundur realizimin e komunikimit midis njerëzve të cilët shprehin mendimet e tyre në gjuhë të ndryshme. Fakti që njerëzimi, që në krijimin e tij ka njohur një shumëllojshmëri gjuhësh kulturash, ku njerëzit nuk ndajnë të njëjtën gjuhë dhe kulturë, e ka vështirësuar komunikimin mes anëtarëve të komuniteteve të ndryshme dhe për këtë arsye është parë e nevojshme ndërhyrja e përkthimit, si çelësi kryesor për zgjidhjen e situatave të tilla. Në ketë aspekt përkthimi ka luajtur dhe luan një rol thelbësor në shkëmbimin e ideve, kulturave, përvojave e dijeve midis popujve të ndryshëm dhe mbi të gjitha funksioni kryesor i përkthimit mbetet, komunikimi, dialogu dhe këmbimi ndërmjet sistemeve të ndryshme kulturore dhe letrare. Përkthimi është i lashtë sa vetë njerëzimi. Ai ka një traditë të gjatë dhe është praktikuar përgjatë gjithë historisë së njerëzimit. Edmomd Tupja, studiues i njohur dhe teoricien përkthimi, në librin e tij “Këshilla një përkthyesi të ri”, shprehet se përkthimi ka një zanafillë të hershme dhe se në fillimet e tij ai është përdorur në trajtë gojore, për nevoja komunikimi dhe më pas, me lindjen e arteve në përgjithësi e të letërsisë në veçanti, ka filluar me të shkruar, edhe me përcjelljen e vlerave letraro-estetike. Një nga dëshmitë më të vjetra të veprimtarisë përkthimore është kthimi i Biblës nga hebraishtja e lashtë në greqishten e vjetër, që ka ndodhur në shekullin III-II, para lindjes së Krishtit dhe për të cilin thuhet se është kryer nga 72 përkthyes, ndaj mban emrin e “variantit të shtatëdhjetë” 1. Përsiatjet e para teorike mbi përkthimin i gjejmë në shekullin V te Shën Jeronimi, por zhvillime të mirëfillta teorike hasen në shekullin XVI, te Martin Luteri “Qarkore mbi përkthimin”(1530), te dijetari francez Étienne Dolet “Si të përkthejmë mirë nga një gjuhë në tjetrën” (1540), si dhe te bashkëkohësi i tij, Joachim du Bellay, i cili i kushton vëmendje të posaçme problemit të përkthimit2. E. Tupja pohon se në shekullin XX, që cilësohet si epoka e përkthimit dhe e përkthimeve, numri i teoricienëve të përkthimit është rritur shumë, dhe disa prej tyre janë: në Francë Dalica Seleskovitch-i, Marianne Lederer-i, në Angli Steiner-i e Newmark-u, në Gjermani Reiss-i e Wilss-i3 etj. Deri në gjysmën e dytë të shekullit XX, teoritë e përkthimit vërtiteshin në debatin rreth përkthimit literal (fjalë për fjalë) dhe përkthimit të lirë. Dallimi midis përkthimit të fjalëpërfjalshëm dhe atij të kuptimshëm, daton që në shekullin e I, në kohën e Ciceronit dhe Shën Jeronimit, në shekullin IV, ku formohet baza e shkrimeve rreth përkthimit, në

1 Tupja, E. Keshilla nje përkthyesi te ri. Onufri, Tiranë, 2000, f. 8. 2 Po aty, f 14. 3 Po aty, f 18.

1

Page 14: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shekujt më të afërt me kohën tonë. Ciceroni e përshkruan qasjen e tij ndaj përkthimit, në veprën “De optimo genere oratorum” (46 BCE/1960 CE), duke thënë se: “Kam përkthyer jo si interpretues, por si orator, duke ruajtur të njëjtat forma dhe ide, por në përputhje me gjuhën tonë. Nuk e pashë të arsyeshme për ta përkthyer fjalë për fjalë, por iu përmbajta stilit të përgjithshëm dhe forcës së gjuhës”4. Shën Jeronimi për t’u mbrojtur nga kritikat e përkthimit jokorrekt, në përkthimin e Biblës nga greqishtja e vjetër në latinisht, u shpreh kështu: “Unë jo vetëm e pranoj por edhe deklaroj hapur që në përkthimin nga greqishtja, ku madje dhe sintaksa është një mister, unë nuk përktheva fjalë për fjalë, por iu përmbajta kuptimit”5.

Në shekullin XVII, shumë studiues të përkthimit filluan të paraqisnin parimet e tyre rreth përkthimit. Një nga të parët ishte Etienne Dolet-ja, i cili parashtroi pesë parimet e tij sipas rëndësisë që kanë6:

1. Përkthyesi duhet të kuptojë në mënyrë të përkryer materialin e autorit origjinal, ndonëse ka raste kur përkthyesi duhet të qartësojë paqartësitë.

2. Përkthyesit i lipset të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës burimore dhe asaj të synuar, me qëllim që përkthyesi të mos pakësojë madhështinë e gjuhës.

3. Përkthyesi duhet të shmangë përkthimin fjalë për fjalë. 4. Përkthyesi duhet të shmangë format e pazakonta. 5. Përkthyesi duhet t’i lidhë fjalët në mënyrë elokuente, me qëllim shmangien e

paqartësisë.

Studiuesi skocez, Alexander Fraser Tytler, në shkrimin e tij “Ese mbi principet e përkthimit” (1797), e përkufizon një përkthim të mirë duke vendosur në qendër lexuesin, në këtë mënyrë: “Merita e punës origjinale arrihet kur ajo transfuzohet në një gjuhë tjetër, në atë mënyrë që kuptohet dallueshëm dhe ndjehet fuqishëm nga lexuesi, njësoj sikur lexuesit që flasin gjuhën e vepës origjinale”7.

Teoricieni Eugen Nida, thekson se suksesi i përkthimit mbi të gjitha varet nga gjetja e gjegjëses ekuivalente. Sipas tij, katër kërkesat bazë të përkthimit janë8:

1. Të ketë kuptim; 2. Të transmetojë shpirtin dhe formën e origjinalit; 3. Ta shprehë formën në mënyrë sa më natyrale; 4. Të prodhojë një reagim të ngjashëm;

Në historinë e linguistikës, përkthimi ka pasur për një kohë të gjatë një rol dytësor,

edhe pse ka lindur shumë më parë se çdo teori linguistike dhe ka luajtur një rol të

4 Cituar te Munday, J. (2001). Introducing translation studies. Theories and application. Routledge. London and New York,f 19. 5 Po aty, f 20. 6 Po aty, f 26. 7 Po aty, f 26. 8 Po aty, f 42.

2

Page 15: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. rëndësishëm në zhvillimin e qytetërimit njerëzor. Të mendojmë vetëm për gurin e varrit të Rozetsës që falë mbishkrimit dygjuhësh në gjuhën greke dhe atë egjiptiane, në vitet 700, u bë çelësi për të zbuluar sekretin e hieroglifeve. Ai i përket shekullit II p.k. dhe kjo stelë është, në kuptimin real dhe metaforik, guri kilometrik i përkthimit. Gjithashtu dëshmi të përkthimit i gjejmë edhe më herët. Babilonia në epoken e Hamurabit (1700 p.K.) ishte një qytet poliglot dhe shumë çështje civile dhe administrative zgjidheshin falë nje grupi shkruesish që përkthenin ligjet në gjuhë të ndryshme. Një pjesë e tyre konsistonte në përgatitjen e listave me fjalë ekuivalente në gjuhë të ndryshme; disa nga këta glosarë dygjuhësh dhe shumëgjuhësh janë ruajtur në pllaka balte të epokave dhe vendeve të ndryshme. Aktiviteti i përkthyesve ka qenë i pranishëm edhe në veprimet diplomatike, në traktet e paqes.

Në Romë letërsia fillon me përkthimin, me Andronikun që përkthen Odisenë e Homerit, me Nevin dhe Enin që sjellin në latinisht teatrin grek. Mbas tyre Ciceroni, që në veprën e tij “De optimo Venere oratorium”, formuloi problemin teorik bazë të përkthimit, i cili thotë se i duhet qëndruar besnik tekstit origjinal, përsa i përket fjalëve apo mendimit që ai përmban. Sikundër e theksuam dhe më lart, ai pohon se, “nuk kam përkthyer si interpreto por si orator, duke përshtatur fjalitë dhe formën e tyre, figurat dhe fjalët që përdorim. Nuk e kam parë të nevojshme të përkthej fjalë për fjalë, por të ruaj veçantinë dhe forcën e të gjitha fjalëve. Në të vërtetë, kam menudar se nuk është e nevojshme t’u numëroj fjalët lexuesve, por t’i bëj të ndiejnë peshën e tyre”. Nga ky pasazh kuptojme se zgjidhja është që shkrimtari të mos mbetet i nënshtruar nga struktura e origjinalit, por ta përdorë modelin në mënyrë kreative, duke bërë që teksti që imitohet të jetë i suksesshëm për nga cilësia e stilit. Në konceptimin roman imitatio, është kuptuar si ndjekje e shembullit të artistëve të mëdhenj të së shkuarës, si një rrugë për të arritur sublimen dhe ky është qëllimi i propozuar nga përkthimi. Ciceroni, e pas tij Oraci janë plotësisht pjesë e këtij vizioni që pasqyron idealin e perandorisë, sipas të cilit Roma duhej të pasurohej duke përvetësuar modelet e huaja me të mira. Gatishmëria për të “ndjekur” fjalë pas fjale origjinalin, ndalet aty ku këto të fundit bien ndesh me përdorimin e gjuhës amtare. Bibla, me anë të së cilës përhapej dhe krishterimi, ka më shumë se 22 shekuj që përkthehet, në thuajse 1200 gjuhë. Një nga përkthyesit më të rëndësishëm të shekullit IV, Shën Jeronimi, përktheu një pjesë të mirë të Biblës nga greqishtja (vulgata). Ai përcakton dy mënyra të ndryshme përkthimi sipas llojit të tekstit: “për tekstet laike një përkthim të lirë në formë, që synon ta mbajë të paprekur mendimin e origjinalit (“non verba, sed sententias”, jo fjalët, por konceptet), ndërsa për tekstet e shenjta, një përkthim fjalë për fjalë, pasi në këto shkrime edhe “ordo verborum” (rendi i fjalëve) është një mister i besimit”.9 Në Mesjetë, historia e përkthimit lidhet dhe me rënien e Perandorisë Romake, e cila pati ndër të tjera dy pasoja të mëdha që janë: zhvillimin e individualiteteve kombëtare, që për pasojë sollën gjuhët e popujve dhe përhapjen e dijes klasike. Përkthime dhe përshtatje të teksteve latine gjejmë në dokumentet e para të gjuhëve neolatine, në të cilat gjatë gjithë Mesjetës, ripunimet zënë një pjesë të rëndësishme në aktivitetin letrar. Arabët luajtën një rol të rëndësishëm si përkthyes të teksteve hebraike dhe greke të mjekësisë, filozofisë, matematikës, astronomisë dhe gjeografisë. Veprat e Aristotelit u njohën falë përkthimeve të Avincenës dhe Averroes, me shkollën e tyre të përkthyesve në Kordova dhe Toledo. Në Spanjë, një

9 San Girolamo, Epistola a Pammachio: 70-71.

3

Page 16: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. vend tjetër, qendër e tri qytetërimeve: atij arab, hebraik, dhe kristian, në shek. XII u krijua shkolla e parë e përkthyesve, në të cilën punohej në ekip. Ndonëse në Mesjetë nuk munguan në Itali dhe në Francë mendimet në lidhje me problemet për përkthimin, debati i vërtetë nisi gjatë periudhës së Rilindjes. Kalimi nga njëra epokë te tjetra shenjon një ndryshim të thellë konceptual. Në kuadrin fetar vihet në diskutim modeli mbizotërues i përkthmit literal, kurse në përkthimet laike sistemi i përpunimit arbitrar që çonte në përshtatje të tekstit në formë mjaft liberale, sipas frymëzimit të përpunuesit, ose nevojave dhe shijeve të kohës e vendit. Duke filluar nga vitet 1500, një sërë studiuesish dhe shkrimtarësh si Sébillet, Du Bellay, Lutero etj. përcaktuan normat e “të përkthyerit mirë”.

Një rëndësi në fushën e përkthimit pati dhe shpikja e shtypshkronjës, e cila i dha një forcë të paimagjinueshme përkthimit. Në kuadrin e letersisë laike, numri i përkthimeve nga një gjuhë evropiane në tjetrën shtohet në mënyrë marramendëse, por në fushën e letërsisë religjioze pasojat janë më të mëdha. Në vitet 1500, historia e përkthimit të Biblës lidhet ngushtë me lindjen e protestantizmit. Me në krye Luterin, protestantët theksojnë se shkrimet e shenjta duhet të jenë të lexueshme për të gjithë besimtarët, pra të përkthehet kuptimi dhe jo fjalëpërfjalshëm. Duhet theksuar se përkthimet e teksteve religjioze të këtyre viteve kontribuan në përmirësimin e stilit. Në vitet 1600 dhe 1700, përkthimi ishte në qendër të polemikave të furishme përsa i përket lulëzimit në Francë dhe në të gjithë Europën të belles infidéles. Bëhet fjalë për përshtatje në përkthim që modernizonin veprat klasike sipas shijeve dhe zakoneve të kohës, me pretendimin për t’i përmirësuar dhe “ëmbëlsuar” ato. Në vitet 1700, janë të shumta veprat në Francë dhe në Gjermani që iu kushtohen teorive dhe prirjeve që herë pas here mbizotërojnë praktikën e përkthimit, por do të jetë Anglia që do të mbyllë epokën klasike me “Essay on the Principles of Translation” të Alexander Fraser Tytler-it, në 1792. Qëndrimi i tij ndaj përkthimit është përfaqësues i ndjeshmërisë romantike, kur shprehet se “përkthyesi duhet të synojë ta bëjë të vetën “ndjenjën e autorit”, “ta bëjë të flasë përmes organeve të veta” , të rikrijojë “shpirtin” e veprës së artit”10.

Teoricienët romantikë pohojnë se për të arritur origjinalitetin poetik, është e nevojshme të çlirohesh nga modelet e poetëve latinë dhe të meditosh për veprat e mëdha të letërsisë antike dhe moderne, të zgjerosh rrethin e leximeve, të bësh përkthime, sepse vetëm të kuptuarit e ndjenjës së poetëve antikë dhe të atyre të huaj, mund të zgjojë forcat e thella të unit dhe të shpërthejë kreativitetin e fantazisë. Përkthyesi si rikrijues i veprës, konsiderohet “një gjeni krijues në kontakt me gjeniun e tekstit origjinal, prurës i pasurive të reja për letërsinë dhe gjuhën mbërritëse”. Në këtë periudhë janë shumë të rëndësishme kontributet e dhëna për evolucionin e mendimit linguistik nga Schleiermacher-i e Humboldt-i, përsa i përket heshtjeve të përkthimit. Duke e konsideruar gjuhën jo me një produkt, por një aktivitet krijues, arrihet në përfundimin se gjuha është dinamike dhe e lidhur ngushtë me zhvillimin e mendimit njerëzor dhe të kulturës.

10 Tytler, A. F. (1774). Essay on the Principles of Translation. London: Edinburgh.

4

Page 17: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 1.2 Tradita e përkthimit në shekullin XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX

Tradita e përkthimit në vendin tonë ka një histori të vjetër dhe mjaft të pasur për sa i përket shumëllojshmërisë së titujve dhe llojeve të letërsisë së përkthyer, po aq sa dhe emrave të shumtë të përkthyesve të talentuar. Pa u futur thellë në histori, ku tradita e përkthimit të literaturës së huaj në gjuhën shqipe shënon data të hershme, të cilat pritet që t'i hulumtojnë studiuesit dhe kërkuesit e specializuar të kësaj fushe, mjafton të themi se përkthimi në vendin tonë zë fill, me aq sa njihet deri më sot, në shekullin XIX. Të gjithë rilindësit tanë të mëdhenj u morën me përkthime të veprave të shquara të letërsisë botërore, apo edhe me pjesë të veprave të udhëtarëve dhe të personaliteteve të shquara që kishin kaluar nëpër Shqipëri dhe e kishin përshkruar atë me mjaft realizëm dhe simpati. Krahas veprave artistike, më së shumti u përkthyen libra me tematikë fetare, për nevojat e kryerjes së shërbimit fetar në gjuhën shqipe. Por vetë rilindësit tanë të shquar ishin mëse të vetëdijshëm se këto përkthime të pakta, sado cilësore që të ishin nuk mund në asnjë mënyrë që të përmbushnin nevojat e shumta që kishte vendi dhe populli ynë. Veprimtaria përkthimore në botën kulturore shqiptare ka histori të gjatë, por jo edhe të pasur, përsa i takon anës sasiore. Disa nga autorët e parë që janë marrë me përkthime janë shkrimtarët e Mesjetës: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani. Më pas vijnë rilindësit si: Konstandin Kristoforidhi, Naim Frashëri dhe Çajupi. Me përkthime janë sprovuar edhe Gjergj Fishta, Vincent Prendushi, Faik Konica, Lumo Skëndo, Fan Noli, Koliqi etj. Në fund të viteve ’30, kemi figura si Hasan Lacaj, Pashko Geci, Skënder Luarasi, Andre Varfi, Ismet Toto, Branko Merxhani etj. Në vitet ‘50 – ‘70 u afirmuan përkthyes sikurse Vedat Kokona, Lasgush Poradeci, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Ali Hashorva, Gjergj Shllaku, Petroj Zheji, Alqi Kristo, Robert Shvarci, Perikli Jorgoni, Jorgo Bllaci, Donika Omari etj., ndërkaq në vitet ‘80 e ‘90 kemi emrat e Aurel Plasarit, Piro Mishës, Shpëtim Çuçkës, Bashkim Shehut, Ardian Marashit, Mira Meksit, etj. Në mesin e këtyre emrave duhen përmendur edhe ata që përkthyen nga shqipja në gjuhë të tjera, ku dallohet Jusuf Vrioni, pa të cilin vepra e Ismail Kadaresë nuk do të ishte e njohur në botë. Kemi edhe rastin e disa shkrimtarëve, të cilët krahas veprimtarisë letrare janë marrë edhe me përkthime. Në mesin e tyre bëjnë pjesë Fan Noli, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Fatos Kongoli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj. Gjithashtu duhen përmendur edhe emrat e shumë përkthyesve nga viset e ndryshme shqiptare, nga Kosova dhe Maqedonia, si p.sh. Eqrem Basha, Nehat S. Hoxha, Mensur Raifi, Rexhep Ismajli, Esad Mekuli, Vehap Shita etj.11 Gjysma e parë e shek. XX shënon një epokë të vrullshme, të trazuar, por edhe të artë për lëmin e botimeve dhe të lidhur ngushtë me të edhe të përkthimit në gjuhën shqipe. Kemi një rritje të menjëhershme dhe të paimagjinuar të gazetave, të botimeve, të librave, të revistave në gjuhën shqipe, si dhe krijimin e një aradhe të vërtetë të krijuesve, mendimtarëve, gjuhëtarëve, poetëve dhe përkthyesve, të cilët tashmë mund të punonin edhe brenda kufijve të vendit tonë, këtu kemi parasysh edhe trojet shqiptare që ende nuk ishin copëtuar. Në kontekstin kohor flitet gjithmonë për dhjetëvjeçarin e parë dhe atë të dytë, të fillimit të shekullit. Hapja e gjithë këtyre organeve të publicistikës, ngritja e shtëpive të para botuese, hapja e klubeve të para patriotike e kulturore dhe e shkollave të para shqipe në shumë qytete të vendit, sidomos pas vitit 1908, më pas shpallja e Pavarësisë dhe formimi i shtetit të parë shqiptar, krijuan mundësi shumë të mëdha për t'u

11 Tupja.E., “Këshilla një përkthyesi të ri”, Onufri, Tiranë, 2000, f. 10-11.

5

Page 18: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. marrë me punë të mirëfilltë shkencore të përkthimeve artistike dhe të fushave të tjera, po ashtu edhe të përkthimeve për nevoja të administratës shtetërore. Krijimi i një numri kaq të madh intelektualësh të vërtetë, me njohuri të shumanshme dhe me interesa tepër të gjera shkencore dhe kulturore, ishte fruti i drejtpërdrejtë i punës së pareshtur vigane të plejadës së rilindësve tanë.

Pas vitit 1920 kur Shqipëria u shpall realisht vend i pavarur nga Kongresi i Lushnjës dhe nga lufta heroike e popullit shqiptar dhe Tirana kryeqytet i saj, edhe zhvillimi i arsimit, kulturës dhe në këtë mes edhe fusha e përkthimit u vunë mbi baza të organizuara shtetërore. Qendra kryesore kulturore e vendit u bë Tirana, që pasi fitoi atributet administrative si kryeqendër e vendit gradualisht, me përqëndrimin e intelektualëve dhe të shtëpive dhe enteve të tjera botuese, filloi të bëhej promotori i zhvillimit të artit dhe kulturës për të gjithë vendin. Tashmë, pas formimit të Qeverisë së parë shqiptare dhe formimit të dikastereve përkatëse, edhe përkthimi u fut në suazën e shërbimit për interesat e përgjithshme shtetërore dhe për zhvillimin e kulturës kombëtare. U rrit shumë ndjenja e përgjegjësisë dhe e sedrës profesionale te përkthyesit shqiptarë, për shkak se tashmë cilësia e përkthimeve të tyre do të njihej dhe do të vlerësohej nga një numër i madh lexuesish në të katër anët e vendit, në një kohë kur ishte shtuar shumë inteligjenca dhe në vijimësi po formoheshin radhë të pashkëputura brezash të rinj të kulturuar, që njihnin disa gjuhë të huaja perëndimore. Përgjegjësia shtohej edhe më shumë se në kushtet e reja të krijuara nuk bëhej më fjalë për përkthime librash sipas preferencave individuale, me apo pa shumë vlerë, për një grup të ngushtë lexuesish, por për një popull të tërë, për një brez të rinjsh të etur për kulturën e madhe botërore, ndaj edhe kujdesi në zgjedhjen e veprave të duhura, u shtua edhe më tepër. Përcjellja e mesazheve të fuqishme që kishte një ndikim shumë të madh për t'ia përcjellë sa më shpejt lexuesve të formuar, njohuritë mbi shkencat, rrymat filozofike, politike dhe sociologjike, për t'i ofruar shoqërisë së re shqiptare rrugët e arritjes së nivelit të shoqërive të vendeve më të përparuara për atë kohë, u bë busulla orientuese për përkthyesit e rinj shqiptar të atyre viteve, në përzgjedhjen e veprave nga literatura e huaj. Për ta realizuar një detyrë të tillë me peshë, përkthyesve të asaj periudhe iu duhej përveç një njohjeje të përsosur të gjuhëve nga ata përkthenin, edhe një formim i shumanshëm gjuhësor, sidomos i gjuhës shqipe, për të njësuar bashkë me pasurinë leksikore të dialekteve të saj edhe formimin kulturor të përgjithshëm, që siç e përmendëm më lart, ata e kishin të plotë. Majat e veta përkthimi shqiptar i arriti në vitet '30. Kohë kur arriti një lulëzim të vërtetë edhe shkolla dhe arsimi shqiptar, si dhe arti dhe kultura shqiptare në përgjithësi. Në rritjen e numrit dhe të cilësisë së përkthimeve një rol vendimtar luajtën edhe shtëpitë botuese që u ngritën në disa qytete kryesore të vendit, të cilat për interesa të tyre dinin të tregonin një numër sa më të madh librash tek lexuesit, në kushtet kur letërsia shqiptare ende nuk ishte afirmuar dhe kristalizuar plotësisht, nxitën me të madhe përkthimin e veprave të njohura të literaturës botërore. Natyrisht përkthimet e viteve '20 dhe '30, nuk u kufizuan vetëm me përkthime nga letërsia artistike, por edhe nga shumë fusha të tjera si nga historia, filozofia, mjekësia, turizmi, tregëtia, jurisprudenca, arsimi, gjuhësia, detaria etj. Krijimi i shtetit shqiptar dhe i administratës së re për konsolidimin e tyre kishin nevojë për hartimin e dhjetëra kodeve, statuteve, rregulloreve, që kërkonin një përgatitje të lartë juridike. Po kështu përkthimet e rregulloreve, manualeve dhe përgatitja e teksteve shkollore për degë të tilla specifike si shkollat profesionale si ajo Teknike në Tiranë, Tregtare në Vlorë, Bujqësore në Golem të Kavajës, etj., apo shkolla për oficerë, kërkonin

6

Page 19: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. njohuri të veçanta në njohjen e shumë termave që nuk përdoren në gjuhën e përditshme, por kanë një përdorim të posaçëm vetëm në këto fusha të jetës. Puna e pasionuar bëri që nga nevoja për këto përkthime të veçanta të krijoheshin me qindra neologjizma, të pasurohej fondi i leksikut të gjuhës shqipe, të nxirreshin nga harresa plot fjalë të vjetra, si dhe të bëhet një spastrim i gjuhës shqipe nga mjaft fjalë të vjetra orientale, të huazuara në shekuj, por njëkohësisht u bë një kujdes i madh për të mos përdorur në mënyrë të panevojshme terma gjuhësorë të burimit latin. Në përkthimet dhe botimet e këtyre viteve vihet re prirja për të pasur dhe për të përdorur një gjuhë shqipe sa më të kulluar.

Kështu me këmbëngulje dhe vullnet u krijua shkolla e re e përkthimit shqiptar, veprimtaria e së cilës vijoi deri në vitin 1944 dhe solli vlera të reja dhe të panjohura në fondin e kulturës shqiptare, vlera të cilat vazhdojnë që t'i qëndrojnë kohës sonë me dinjitet. Duhet të nderohet dhe të mësohet nga puna e përkthyesve të këtij brezi që arritën vlera të larta dhe të papërsëritshme në fushën e përkthimit të veprave të nivelit më të lartë të vështirësive gjuhësore, të cilët me mjeshtërinë dhe talentin e tyre arritën që t'i shqipërojnë këto vepra. Mjaft prej këtyre përkthyesve e meritojnë plotësisht të quhen mjeshtër të përkthimit të nivelit europian dhe botëror, ku si shembull më të spikatur do të përmendim Nolin, këtë poliglot që dinte gjithësej plot 16 gjuhë të huaja dhe që me shqipërimin e famshëm të "Ruabairave" të të madhit imam persian Omar Khajam, arriti që të marrë njëzëri nga studiuesit më të njohur të përkthimit të veprës së Khajam-it kurorën si përkthyesi më i mirë në botë, duke lënë në vend të dytë përkthimin e Fitzgerald-it në gjuhën angleze. Si përkthyes i teksteve fetare, Noli vazhdoi traditën e Gjon Buzukut dhe Konstandin Kristoforidhit. Ai solli në gjuhën shqipe disa libra të shërbesës për nevojat e kishës shqiptare të porsathemeluar. Përkthimet e teksteve fetare u shoqëruan me vështirësi të shumta, ndërkohë që iu desh të ndiqte një tjetër metodë përkthimi, në krahasim me përkthimin e librave letrarë, pra të qëndruarit besnik ndaj tekstit burimor, ndryshe nga përkthimi i teksteve letrare, ku teksti i synuar (përkthimi) jo domosdoshmërisht respektonte tekstin burimor (origjinalin). Para se të përkthente tekste nga librat e shenjtë, Noli i kishte ftuar publikisht filologët dhe teologët për një punë të përbashkët në përkthimin e këtyre teksteve. Ai besonte se vetëm një punë e përbashkët do t’i sillte gjuhës shqipe përkthime të sakta dhe me jetëgjatësi të garantuar. Ai morri një hap të këtillë për disa arsye: atëherë nuk kishte studiuar për filologji dhe as për teologji. Përkundër këtyre mungesave, ai kishte disa përparësi të tjera. Për përkthimin e teksteve liturgjike ai kishte përparësi sepse njihte greqishten bizantine, në të cilën janë shkruar tekstet origjinale, por edhe greqishten e re. Greqishtja biblike dhe bizantine krijojnë lidhjen e greqishtes së vjetër dhe asaj të re. Një tjetër përparësi ishte njohja e muzikës kishtare. Gjatë përkthimeve të para ai e pasuroi gjuhën shqipe me terma të huaj ose po ata i shqipëroi, ndërkohë që vazhduan të përdoreshin edhe në përkthimet tjera të librave liturgjikë. Studiuesit konsiderojnë se Fan Noli përdori një gjuhë letrare e cila për bazë kishte atë që përdorej nga autorët pararendës. Megjithatë, ai e çoi më tutje pasurimin e gjuhës, për sa kohë i duhej ky “mjet” shprehës, për të shprehur terminologjinë bashkëkohore të gjuhëve evropiane. Gjatë përkthimit të teksteve liturgjike Noli ndoqi modelin e përkthimit të fjalëpërfjalshëm, ndërkaq gjatë përkthimit të teksteve letrare ai ndoqi një model krejt tjetër përkthimi. Kështu, Noli prirej për përkthime-rikrijime, përkthime të lira. Në të dy rastet Noli u përball me vështirësi të shumta për sa kohë numri i veprave të përkthyera ishte shumë i vogël, ndërkaq përsa u përket përkthimeve të teksteve fetare edhe më i paktë.

7

Page 20: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Në analogji me të sipërthënën, mund të themi se Fan Noli i kishte pothuajse të gjitha këto cilësi, që të mund të quhet përkthyes i mirëfilltë. Megjithatë, debatet rreth përkthimeve të Nolit, fokusohen te mënyra e zgjedhur e përkthimit: përkthimi besnik apo i lirë, debate që janë të pranishme në mesin e teoricienëve të përkthimit. Ata janë të grupuar në dy grupime. Në grupin e parë bëjnë pjesë teoricienët që janë për një përkthim besnik, pra sa më afër origjinalit në planin ideor e stilistik, kurse në grupin e dytë bëjnë pjesë ata që janë për një përkthim të lirë, larg formës dhe shpesh jo pranë ideve të tekstit origjinal. Kjo ndasi ndryshe ilustrohet edhe me dallimin që ekziston shpesh ndërmjet përkthimit të teksteve të shenjta dhe përkthimit të librave letrare. Ndërsa përkthimi i teksteve nga librat e shenjtë është pothuajse i fjalëpërfjalshëm, ai i teksteve letrare ndodh që të jetë jobesnik ndaj origjinalit, kështu që vepra në përkthim është, sikurse thonë francezët, “bukuroshe e pabesë”. Përkrahësit e përkthimit të lirë, madje bëjnë ndryshime edhe në tekstin origjinal, duke ndryshuar mendimin dhe idetë e autorit, por duke iu përmbajtur stilit të tij. Kjo mënyrë e të përkthyerit kritikohet nga shumë studiues që thonë se përkthyesi duhet që të jetë i përunjuri i autorit dhe jo korrigjuesi i mendimeve të tij12. Prirjen për përkthim të lirë e hasim herë pas here edhe te Fan Noli, sidomos në rastin e përkthimit të romanit Don Kishoti të Servantesit, që më pas vijohet edhe nga Petro Zheji, i cili përktheu pjesën e dytë të këtij romani.

1.3 Përkufizimi i përkthimit

Shpeshherë lind pyetja ç’është përkthimi? Të përkufizosh përkthimin nuk është aq e thjeshtë sa duket, sepse nuk ekziston një përkufizim i vetëm për këtë term dhe kjo është e vërtetuar nga përkufizimet e shumta të teoricienëve të ndryshëm, në lidhje me këtë fushë studimore. Mendojmë se në këtë rast, është e udhës të paraqesim këndvështrimet e teoricienëve të përkthimit dhe të shohim pikat e përbashkëta dhe dallimet midis tyre. Kështu, Bell pohon se “përkthimi është të shprehurit në gjuhën e synuar e asaj çka është shprehur në gjuhën burimore, duke ruajtuar barazavlefshmërinë semantike dhe atë stilistike”13. Newmark-u14 është i mendimit se përkthimi është thjesht përcjellja e një mesazhi në një gjuhë tjetër , nga gjuha e origjinës. Kurse Toury15 e përkufizon këtë dukuri si “një lloj aktiviteti ku përfshihen në mënyrë të pashmangshme të paktën dy gjuhë dhe dy tradita kulturore, që nënkupton të paktën dy bashkësi me sisteme normash në secilin nivel”. Ndërsa, përkthyesi dhe teoricieni i njohur Edmond Tupja, në librin e tij “Këshilla një përkthyesi të ri”, e përkufizon përkthimin në këtë mënyrë: “përkthimi është një veprimtari psiko-gjuhësore ushtruar nga dikush me gojë a me shkrim me qëllim komunikimi midis bashkësisë a individësh që nuk flasin të njëjtën gjuhë”16. Ndërsa, studiuesi, shkrimtari, përkthyesi dhe semiologu i njohur në përmasa

12 Mira Meksi “Mbi përkthimin letrar”, Mehr Licht, Maj, 1997, f.9. 13 Bell, R.T. ( 1991) “Translation and Translating, Theory and Practice”, London: Longman 14 Newmark, P. (1998). “A Textbook of Translation”. London: Prentice Hall International. 15 Toury,G. (2004). “The nature and role of norms in translation”. In L.Venuti (Ed), (2000) The translation studies of Reader. London and New York: Routledge, f. 205. 16 Tupja, E. Këshilla nje përkthyesi të ri, Onufri, Tiranë, 2000, f. 11-12.

8

Page 21: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. botërore, Umberto Eco 17 , e konsideron përkthimin si ‘proces negociate’, jo vetëm ndërmjet autorit dhe përkthyesit, por në marrëdhënie: autor-përkthyes-lexues. Përkthimi, sipas tij, nuk është thjesht kalimi nga një gjuhë në tjetrën, por edhe kalimi nga një kulturë në tjetrën, nga një enciklopedi në tjetrën, nga një psikologji në tjetrën, nga një sistem kulturor në një sistem tjetër kulturor. Pra, rezulton se përkthimi është vënia e një teksti në një kontekst tjetër. Përkthyesit “lipset të mos i trembet syri, jo vetëm nga rregullat rreptësisht gjuhësore, por edhe nga elementet kulturore, në kuptimin më të gjerë të fjalës”18.Eco e vijon mendimin e tij, duke pohuar se të përkthesh do të thotë: “të kuptosh sistemin e brendshëm të një gjuhe dhe strukturën e një teksti të caktuar në atë gjuhë, pastaj të ndërtosh një sistem të dyfishtë tekstor që, me përshkrim të caktuar, mund të shkaktojë pasoja të ngjashme tek lexuesi, si në planin semantik, metrik, fonosimbolik, e po aq në efektet gjithë pasion që teksti burim prirej të sillte”19. Të përkthesh do të thotë “të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër”, dhe për të bërë këtë duhet që të kesh pasur përvojë aktive dhe pasive në përkthim.20 Puna e përkthyesit, ndonëse jo aq e çmuar, madje shpesh edhe e ndëshkuar21, është shumë e ndërlikuar. Para së gjithash, një përkthyesi të mirë, krahas njohurive gjuhësore i duhet edhe kulturë e gjerë. Prandaj, studiuesit e teorisë së përkthimit janë marrë edhe me aftësitë që do të duhej t’i zotëronte një përkthyes për t’u cilësuar si i mirë. Para së gjithash është ardhur në përfundimin se cilësitë e përkthyesit të mirë janë këto: të njohë shumë mirë gjuhën amtare në të cilën përkthen; të njoh mirë gjuhën e huaj nga e cila përkthen; të analizojë dhe të kuptojë një tekst a ligjëratë të dhënë; të dijë të bëjë një përkthim jo vetëm gjuhësor, por edhe interpretativ; të ketë kompetenca që dalin jashtë kuadrit gjuhësor, pra të ketë kulturë të përgjithshme; të zotërojë njohuri mbi përkthimin si teknikë, shkencë, art apo profesion; të ketë pasionin apo dhuntinë e të lexuarit, të kuptuarit, të folurit, të shkruarit dhe të krijuarit në gjuhën amtare dhe atë të huaj; të ketë kureshtje të mprehtë intelektuale dhe të jetë i hapur ndaj botës që e rrethon22. Po të hedhim një vështrim në origjinën e fjalës përkthim, do të shohim se vetë fjala përkthim (traduction) u përdor në gjuhën frënge për herë të parë në vitin 1540 nën pendën e Etiene Dolet-it, një shtypshkrues humanist dhe përkthyes. Vetë varianti në frëngjisht i fjalës traduction buron nga folja në gjuhën italiane tradurre me origjinë të hershme latine trans-ducere që do të thotë “të kalosh përmes, përtej” pra “kalim prej diku, transportim përtej”. Fjala e përdorur para shekullit XVI në gjuhën frënge është “translation”, e cila u ruajt në anglisht si e tillë dhe e gjen rrënjën e vet në latinishten klasike “translation” çka do të thotë “zhvendosje”, “transferim”, “përçim”. Ndonëse me baza latine, gjuha shqipe ka parapëlqyer një term origjinal për të emërtuar këtë veprimtari intelektuale: përkthim,përkthej, nga rrënja gjuhësore kthej. Madje jo vetëm këtë, por në gjuhën shqipe kemi dhe një tjetër term tejet shqiptar: shqipërim, shqipëroj, që

17E,Umberto. “Të thuash gati të njëjtën gjë”. Përvoja përkthimi. Dituria, Tiranë, 2006. 18Po aty, f.171. Cituar nga Snell-Hornby (1988) fliste, në shkencën e përkthimit, për një cultural turn, për analogji me filozofinë, në të cilën është folur për një linguistic turn. Lefevere (1992:XIV) pohon që gjuha është ndoshta ajo më pak e rëndësishmja. 19Po aty, f.17. 20Po aty, f.14. 21Si shembull ilustrues mund të marrin rastin e humanistit dhe përkthyesit të njohur francez, Etienne Dolet-it (1509-1546), i cili u var për herezi dhe ateizëm, sepse nuk e kishte përkthyer sipas “frymës së fjalës” së origjinalit, një fragment nga shkrimet e shenjta. 22Tupja, E. Këshilla një përkthyesi të ri, Onufri, Tiranë, 2000, f. 19-20.

9

Page 22: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. parapëlqehet shpesh sidomos për përkthimet me shkrim në gjuhën shqipe ndryshe nga termi përkthim/përkthej. Nëse do t’i referohemi Fjalorit të Shqipes së Sotme (2002) shpjegimi jepet kështu: Përkthej -1. Kthej diçka të folur a të shkruar nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, duke e ruajtur tërësisht kuptimin e fjalëve e përmbajtjen.23 Shqipëroj - 1.Përkthej në gjuhën shqipe një vepër nga një gjuhe tjetër; kthej shqip një fjale të huaj ose i jap trajtën shqiptare një emri të perveçëm të huaj.24

Ndërsa në “Fjalorin enciklopedik letrar”, gjejmë vetëm një përkufizim për përkthimin artistik: Përkthim artistik - Riprodhimi me mjetet e një gjuhe, të një vepre letrare, që është shkruar në një gjuhe tjetër. […].25 Përkthimi i jep një teksti kontekst tjetër. Pra, tekstin nistor (origjinal) e vendos në një kontekst tjetër kulturor, social, shoqëror, duke krijuar kështu tekstin synim (përkthimin). Përkthimi është mundësi takimi me një vepër tjetër që e ka lindur një kulturë tjetër, por që është i hapur edhe për një kulturë që e bën të vetin pasi përkthehet. Detyrimisht, teksti i përkthyer gjithmonë varet prej një teksti tjetër që ka ekzistuar më parë. Njëkohësisht, çdo vepër në përkthim tingëllon ndryshe nga origjinali, e në veçanti librat poetikë. Gjatë përkthimeve, çdo popull i jep një personazhi disa specifika të veta, teksa ai bëhet pjesë e një letërsie kombëtare. Kështu, Don Kishoti, Hamleti, Makbethi e shumë vepra të tjera, kanë kuptim krejtësisht tjetër te shqiptarët pas përkthimit që ua bëri Noli. Sistemi kulturor shqiptar, i cili i pranoi veprat në fjalë, i kundroi ato nga konteksti i vet socio-kulturor. Procesi i ndërthurjes së tekstit origjinal dhe kontekstit është i pashmangshëm, prandaj, jo rastësisht, krahas studimeve për cilësinë e përkthimit, studiuesit merren edhe me receptimin e një vepre letrare. Kësisoj, themi përkthyesi është ndërmjetësues gjuhësor dhe kulturor. Puna e tij konsiderohet si punë e një “interpretuesi” dhe përfaqësuesi kulturor. Kritiku nuk është vetëm bartës mekanik i një vepre prej një sistemi në sistemin tjetër letrar, por është edhe kritik. Ai gjithmonë është i lidhur me “letërsinë burimore” për të krijuar “letërsinë vendëse”. Letërsisë që përkthehet, gjithmonë i ngel një pjesë që nuk pranohet nga sistemi letrar në të cilin përkthehet, sepse letërsia e përkthyer asnjëherë nuk e humb prejardhjen e huaj. Prandaj, themi se përkthimi është një veprimtari e pazakonshme, ku leximi i një teksti të huaj do të prodhojë një tekst të ri, sozi të të parit. Duke e krahasuar me gjuhën burimore, te çdo përkthim mund të shihet njëfarë zbehjeje. Mirëpo, duke e parë nga aspekti i gjuhëssë synuar, teksti i përkthyer merr kuptime dhe dimensione të reja. Pra, me fjalë të tjera, mund të shprehemi se kemi të bëjmë me njëfarë tradhtie.

Në lidhje me këtë, Antoan Berman-i shprehet se përkthimi i ngjan një gruaje: kur është e bukur, nuk është besnike dhe kur është besnike, nuk është e bukur. Përkthim do të thotë që teksti të paraqitet në pasqyrën e një gjuhe dhe të një kulture të huaj (Antoan Berman). Në këtë pasqyrë kemi vetëm imazhin që nuk është besnik, por i ndryshëm. Në përgjithësi përkthimi është konsideruar si urë shpirtërore, mbartje e vlerave estetike dhe ndërmjetësim kulturor, pa një ngurtësim absolut në veçantitë gjuhësore të origjinalit, veçanërisht gjatë përkthimeve poetike, ku finesat e një poezie nuk mund që të mbarten në një gjuhë tjetër, në rast se pretendohet për një saktësi absolute. Megjithatë,

23Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalori i Shqipes së Sotme, Botimet Toena, 2002, f. 979. 24Po aty, fq. 1288. 25Zheji Gjergj, Xhafka Natasha, Fjalori enciklopedik letrar, Shpërndarja e Librit shkollor, 2001, f. 160.

10

Page 23: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. këto tejkalime nuk duhet që të kalojnë kufirin sepse mund të dëmtohet vepra origjinale që mbartet në një kulturë tjetër. Po t’i rikthehemi pyetjes së mësipërme, do të thoshim se përkthimi konsiderohet si një shkencë që ka lidhje të ngushta me gjuhësinë, psikologjinë, leksikologjinë dhe leksikografinë; konsiderohet si teknikë, që ruan lidhje të forta me gramatikën, stilistikën dhe artin e të shkruarit; konsiderohet edhe art, sepse përkthyesi letrar, gjatë procesit përkthimor, kryen edhe një përvetësim estetik të një realiteti gjuhësor, që rrjedh nga një përvetësim estetik i një realiteti jashtëgjuhësor26. Lexuesit, në shumicën e rasteve, lexojnë libra të përkthyer, sepse është e pamundur njohja e të gjitha gjuhëve të botës. Prandaj, domosdoshmërisht, letërsia e përkthyer merr statusin e lëvizjes së proceseve ndërkulturore gjatë komunikimit ndërmjet letërsive dhe kulturave. Studiuesi i letërsisë së krahasuar, Iv Shevrel, konsideron se “tekstet e përkthyera janë sektor kapital në këmbimet kulturore.” Sipas tij, përkthimi mbetet mjet i zakonshëm takimi me një vepër të huaj. Ky studiues është i mendimit se teksti letrar i përkthyer mbetet burim i një diskutimi që ka të bëjë me vetë thelbin e tij: a është ky tekst vepër “si gjithë të tjerat”, d.m.th. a ka autonomi, qoftë kjo edhe relative?Apo është kopje ose stampë e origjinalit? Mos vallë është interpretim? Apo duhet të ketë vetëm një rrugë të vetme deri te origjinali? Këto pyetje, sipas Shevrel-it, në një masë të madhe, kanë të bëjnë me kuptimin që i jepet përpunimit të gjuhës, çka ngërthen çdo veprimtari përkthimore27. Ai e vijon mendimin duke u shprehur se “të përkthesh, të botosh një përkthim nuk do të thotë vetëm të kryesh një veprim gjuhësor; do të thotë gjithashtu të marrësh një vendim, që vë në diskutim një ekuilibër kulturor dhe shoqëror. Përkthimi i tekstit rrallë herë është i pavarur nga sistemi, që është paracaktuar ta presë” 28.

1.4 Llojet e përkthimit sipas Jakobson-it

Në asnjë projekt pedagogjik për përkthimin nuk mund të vazhdohet pa iu referuar shqyrtimit konceptual klasifikues të Roman Jakobson-it (1970), që vazhdon të mbetet i qartëdhe aktual. Në librin e tij “Rreth aspekteve gjuhësore të përkthimit”, strukturalisti Roman Jakobson29 përshkruan tri mënyra për të interpretuar një shenjë gjuhësore sipas përkthimit dhe këto tri forma gjuhësore përkojnë me:

1) Përkthimin brendagjuhësor (ose intralingual) ku riformulimi (rewording) konsiston në interpretimin e shenjave gjuhësore me anë të shenjave tëtjera të së njëjtës gjuhë. Çka na kujton gjithë sistemin e sinonimisë, parafrazës dhe ekuivalencës brenda së njëjtës gjuhë.

2) Përkthimin ndërgjuhësor (interlingual) ose përkthimin e mirëfilltë, që konsiston në interpretimin e shenjave gjuhësore me anë të një tjetër gjuhe.

26Tupja, E. Këshilla një përkthyesi të ri, Onufri, Tiranë, 2000, f. 10-11. 27Chevrel, Y. ( 2002). Letërsia e krahasuar, Albin, Tiranë,.op.cit. f.17. 28Po aty, f.25-26. 29Munday, Jeremey. “ Introducing Translation Studies”. Theories and Application. Second Edition, 2008, f.37

11

Page 24: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

3) Përkthimin ndërsemiotik ose transmutacioni, ku këmbimi konsiston në interpretimin e shenjave gjuhësore me anë shenjash jogjuhësore.

Nëse do të provojmë t’iu japim një emër disiplinave që merren me studimin e kësaj tipologjie, do të shohim se përkthimi brendagjuhësor duket të jetë objekt i gjuhësisë, përkthimi ndërgjuhësor, objekt i asaj që më vonë do të quhej përkthimologji (traductologie/transaltion studies), ndërsa përkthimi ndërsemiotik, i semiotikës. Megjithatë, formulimi që bën Roman Jakobsoni për të cilësuar përkthimin lë të kuptohet se sipas tij përkthimi i gjen më shumë shpjegimet e veta në gjuhësi. Sipas Jakobson-it përkthimi brendagjuhësor, i quajtur ndryshe edhe riformulim (rewording) konsiston në “një interpretim të shenjave verbale nëpërmjet shenjash të tjera të së njëjtës gjuhë.”Ndërsa, “përkthimi ndërgjuhësor” (që quhet dhe përkthimi i mirëfilltë) konsiston në “interpretimin e shenjave gjuhësore me anë të një tjetër gjuhe”, çka do të thotë që, me gjithë kufijtë ekzistues, problemi mbetet kryesisht gjuhësor. Së fundmi, përkthimi ndërsemiotik është ai në të cilin kemi “një interpretim të shenjave verbale nëpërmjet një sistemi shenjash joverbale”, pra, kur“përkthehet”një roman në një film ose një përrallë në një interpretim në balet. Jakobsoni propozonte që ky lloj përkthimi të quhej edhe transmutim (transmutation). Kështu, sipas Jakobson-it, të përkthesh do të thotë të zëvendësosh shenja gjuhësore të huaja me shenja të tjera gjuhësore vendase, ose e kundërta, dhe kështu përkthimi thjeshtohet në një operacion gjuhësor të një tipi tjetër, ndoshta më të përpunuar, por gjithsesi gjuhësor.

Gjithsesi, përkufizimi i tij për tri lloje përkthimesh u hap rrugën shumë nënllojeve të reja. Ashtu siç ekziston riformulimi brenda së njëjtës gjuhë, po kështu ekzistojnë forma të riformulimit brenda sistemeve të tjera semiotike, për shembull, kur transpozohet në një tonalitet tjetër nënjë kompozim muzikor. Duke folur për transmetimin, Jakobsoni kishte parasysh variantin e një teksti verbal në një sistem tjetër semiotik (edhe në veprën e Jakobsonit (1960), shembujt e sjella janë “përkthimi” i romanit Cime tempestose në një film, përkthimi i një legjende mesjetare në afresk, Apres midi d’un faune të autorit Mallarme në balet, deri tek Odiseja në libër apo film vizatimor); por nuk i konsideronte si transmetime përkthimet midis sistemeve të tjera, si p.sh. variantin në balet të Apres midi të Debussy-së, interpretimin e disa pikturave të një ekspozite nëpërmjet kompozimit muzikor Piktura në një ekspozitë, ose madje variantin e një pikture në fjalë. Megjithatë, problemi më i rëndësishëm nuk është ky. Jakobsoni përdorte tri herë fjalën interpretim, për të përkufizuar tri lloje përkthimesh. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe për një gjuhëtar, që, megjithëse i përkiste traditës strukturaliste, ishte i pari që kishte zbuluar begatinë e koncepteve pirsiane (Ch. S. Peirce). Ky përkufizim i tri llojeve të përkthimit, lejonte kësisoj një farë ambiguiteti. Nëse të tria llojet e përkthimeve janë interpretime, mos vallë Jakobsoni ka dashur të thotë që tri llojet e përkthimit janë tri lloje të interpretimit? Kjo na duket zgjidhja më e mundshme dhe nëse ai ka këmbëngulur në termin përkthim, kjo vjen nga fakti se ai i shkruante përsiatjet e veta për një përmbledhje shkrimesh me titullin On translation (Brower 1959), ku atij i interesonte të bënte dallimin midis llojeve të larmishme të përkthimit, duke e konsideruar si të vetëkuptueshëm faktin që të gjitha këto qenë forma të interpretimit. Jakobsoni ka pasur në mendje një diagramë të atillë:

12

Page 25: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. brendagjuhësor riformulim Përkthim ndërgjuhësor përkthim i mirëfilltë ndërsemiotik transmutim

1.4.1 Pikëpamjet e Jakobsonit dhe Pierce-it

Pierce-i i është kthyer shumë herë idesë së përkthimit. Mjafton të përmendim C.P 4.127, pikërisht në një kontekst në të cilin ripohohet ideja e tij qendrore që domethënia e një shenje shprehet duke e interpretuar atë nëpërmjet një shenje tjetër (Pierce-i e kupton termin shenjë në kuptim më të gjerë, p.sh. domethënia e shenjës xhelozi mund te interpretohet nga e gjithë drama “Otello” e Shekspirit dhe e anasjellta). Është i njohur fakti se leksiku i këtij autori është i ndryshueshëm dhe jo rrallë impresionist. Për këtë është e lehtë të bindësh që si këtu dhe në kontekste të tjera, Pierce-i e përdor fjalën “translation” në kuptim të figurshëm: jo si një metaforë, përkundrazi si pars pro toto (në kuptimin që e sheh termin përkthim si sinekdokëtë termit interpretim)30. Në këtë kontekst Pierce-i sjell argument kundër disa ithtarëve të logjikës në lidhje me kuptimin e shprehjes immediate neighborhood të përdorur në përkufizimin e shpejtësisë së një grimce. Çka është e rëndësishme këtu është fakti që Pierce-i kundërshton immediate neighborhood është një shprehje thjesht konvenciale. Ajo mund të interpretohet nëpërmjet një diagrame dhe vetëm kështu mund të njihej “kuptimi” (meaning). Ai synon të shpjegojë se çdo të thotë të interpretosh dhe këtë e bën njësoj sikur të zhvillonte argumentin e mëposhtëm:

A) Kuptimi jepet, arrihet, kur një shprehje zëvendësohet nga një tjetër, nga vijnë tëgjitha rrjedhojat deduktive që rrjedhin dhe nga shprehja e parë;

B) Në qoftë se nuk kuptoni se çfarë thuhet, mendoni se çfarë ndodh në nje proces, vështirësia e të cilit është e dukshme për shumëkënd, pra te përkthimi (ideal) i një fraze nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, në të cilën presupozohet ose synohet që nga shprehja e gjuhës së synuar të burojnë të gjitha rrjedhojat deduktive, që burojnë nga shprehja në gjuhën e zanafillës;

C) Përkthimi nga gjuha në gjuhë është shembulli më i dukshëm sesi synohet të thuhet me sisteme shenjash të ndryshme e njëjta gjë;

D) Kjo aftësi dhe kjo vështirësi interpretuese nuk është karakteristikë vetëm e përkthimit nga gjuha në gjuhë, por e çdo përpjekjeje për të qartësuar kuptimin e një shprehjeje.

30Shih p.sh. sesi në C.P.2.89 translation është përdorur bashkë me transaction, transfuzion, transcendental, si diçka që mund të “sugjerohet” nga termi Transuasion që tregon Thirdness si ndërmjetësi, derisa është e ndryshme nga Originality (apo Firstness, “ being such as that being is, regardless of aught else”) dhe nga Obstinence ( si Secondness).

13

Page 26: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Pierce-i ka arritur ta vërë re dhe ta nxjerrë në pah veçanësinë e këtij fenomeni përkundrejt të tjerëve, si dhe shumësinë e mënyrave të interpretimit. Ai ka ditur të bëjë disa dallime, gjë që është vënë në dukje edhe nga Gorlée-ja (1993). Por kjo sinekdokë e tij e kishte mahnitur Jakobson-in, i cili pohon me entuziazëm: “Një nga idetë më fatlume dhe të shkëlqyera që gjuhësia e përgjithshme dhe semiotika kanë marrë nga Piece, është përkufizimi i kuptimit si “përkthimi i një shenje në një sistem tjetër shenjash”. Sipas këndvështrimit të Pierce-it, problem i përkthimit është thelbësor dhe mund/duhet përdorur në “mënyrë sistematike”. Jakobson-i nënvizon idenë se nocioni i interpretimit si përkthim nga shenja në shenjë të lejon të kapërcesh diskutimin e ashpër rreth problemit se ku qëndron kuptimi, në mendim apo në sjellje. Ai nuk thotë se të interpretosh dhe të përkthesh janë gjithmonë dhe gjithsesi i njëjti operacion, por që është e dobishme të diskutosh për nocionin e kuptimit përmes përkthimit. Jakobson-i shprehet se të interpretosh një element semiotik do të thotë “ta përkthesh atë” në një tjetër element (që madje mund të jetë një ligjeratë e tërë), dhe që nga një përkthim i tillë elementi që interpretohet, rezulton gjithmonë i pasuruar në mënyrë krijuese.” Sipas këndvështrimit të Jakobson-it, duhej pasur gjithmonë parasysh aspekti i problemit të kuptimit dhe jo vënia e shenjëssë barazmit absolut midis përkthimit dhe interpretimit.

1.5 Llojet e interpretimit

Më poshtë po paraqesim llojet e interpretimit, të ndara sipas llojeve së bashku me nëndarjet e tyre. Interpretimi si transkriptim Interpretimi ndërsistemor

Interpretimi brendasemiotik Interpretimi brendagjuhësor ose riformulim

Nëse do t‟i bëhet një ripërcaktim duke detajuar klasifikimin e bërë më lart, atëherë do të dilte një tipologji e tillë:

1. Interpretimi si transkriptim (tejshkrim) 2. Interpretimi ndërsistemor 2.1 Ndërsemiotika, brenda sistemeve të tjera semiotike 2.2 Ndërlinguistika brenda së njëjtës gjuhë natyrore 2.3 Ekzekutimi 3. Interpretimi ndërsistemor 3.1 Me variacione të ndjeshme në përmbajtje

14

Page 27: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 3.1.1 Interpretimi ndërsemiotik 3.1.2 Interpretimi ndërgjuhësor ose përkthim midis gjuhëve natyrore 3.1.3 Rishkrimi 3.2 Me ndryshime të substancës 3.2.1 Parasinonimia 3.2.2 Përshtatja ose transmutimi

Ideja që çdo aktivitet interpretimi duhet marrë si përkthim, i ka rrënjët thellë në traditën hermeneutike. Motivet janë të qarta: nga këndvështrimi hermeneutik 31 çdo proces interpretues është një perpjekje për të kuptuar fjalët e të tjerëve dhe prandaj është vënë theksi mbi njësinë themelore të të gjitha përpjekjeve për të kuptuar të ashtuquajturin Tjetri. Gadamer-i (1960) pohon se “çdo përkthim është gjithmonë një interpretim”, madje nënvizon që çdo përkthim vjen si rezultat i një interpretimi që përkthyesi i ka dhënë fjalës që synon të përkthejë. Pra, është kryekëput i logjikshëm mendimi, që, për të përkthyer duhet paraprakisht ta interpretosh tekstin. Nga ana tjetër, ai përpiqet të tregojë identitetin e thellë strukturor midis interpretimit dhe përkthimit, që i vendos të dyja nën shenjën (pozitive) të kompromisit, pra, të asaj që quhet proces negocimi, marrëveshjeje: Ashtu si në dialog, replika tjetër e diskutimit mund të të çojë, në fund të fundit, në një kompromis, po kështu përkthyesi kërkon në një varg të alternuar provash dhe përpjekjesh, zgjedhjen më të mirë, që mund të jetë gjithmonë dhe vetëm një kompromis. Ashtu si në një dialog sforcohemi që të vendosemi në pozicionin e tjetrit për të kuptuar këndvështrimin e tij, po kështu dhe përkthyesi sforcohet të futet plotësisht në rolin e autorit, por ky kapërcim në dialog nuk barazohet ende me të kuptuarin e plotë. Po kështu edhe në përkthim nuk mund të identifikohet patjetër me rezultatin e mbarë të riprodhimit. Prandaj, situata e përkthyesit dhe ajo e interpretuesit janë pra identike në mënyrë thelbësore. Mirëpo, ai gjithashtu ripohon që çdo përkthyes është një interpretues, gjë që nuk do të thotë që çdo interpretues është një përkthyes. Gadamer-i pohon, që “kuptimi dhe interpretimi janë në fund të fundit e njëjta gjë” dhe kjo pikëpamje përputhet me këndvështrimin e tij, sipas të cilit në riaktualizimin e kuptimit të një teksti, njohuritë e mirëfillta të interpretit janë vendimtare – aspekt që askush nuk e vë në dyshim. “Procesi i të kuptuarit ndodh i gjithi në sferën e kuptimit që transmetohet nëpërmjet ligjërimit.” Universi i interpretimit është më i gjerë sesa ai i përkthimit të mirëfilltë. Shpeshherë thuhet, që të këmbëngulësh në këtë pikë nuk është veçse çështje fjalësh dhe nëse synohet që të përdoret gjithmonë termi përkthim si sinonim me interpretim, mjafton që për këtë të biesh në një mendje. Por, mbi të gjitha, të paktën nga këndvështrimi etimologjik, çështjet e fjalëve nuk janë të parëndësishme.32Ricoeur-i (1999) është joshur nga ideja e Steiner-it dhe nga fakti që në interpretim (edhe në kuptimin piercean) dhe në përkthim thuhet “e njëjta gjë në një mënyrë tjetër”, ashtu siç bëjnë fjalorët ose siç ndodh

31Hermeneutika: teoria e teknika e interpretimit të teksteve, veçanërisht atyre religjioze. Në filozofinë bashkëkohore (sidomos gjermane dhe franceze) kuptimi i realitetit historik dhe kulturor i bazuar mbi interpretimin e kuptimeve shumëplanëshe implicite në tekstet e shkruara ose në ligjërim. [M.Y.] 32Montari vë në dukje (200, 203), që ta vësh çdo interpretim nën mburojën e përkthimit “nuk gjen ndonjë verifikim në autokualifikimin e veprave artistike”. Mbase ky nuk është një argument, sepse artistet nuk do të shihnin lidhje të zakonshme aty ku semiologu i sheh, por është interesante që regjisori që përkthen një film, nuk njihet si përkthyes, por si autor i filmit të ri, duke e përmendur tekstin burim në titrat e fillimit (nxjerrë nga, frymëzuar lirisht nga). Meqenëse thuhet që për një estetikë të mirë duhen marrë parasysh poetikat e artisteve, nuk mund te lihet pas dore kjo autondërgjegjje e tyre.

15

Page 28: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. kur riformulojmë një argument që nuk është kuptuar nga dikush. Kështu, ai arrin në përfundimin që të thuash një gjë me fjalë të tjera është pikërisht i njëjti proces që ndërmerr edhe përkthyesi33.

1.6 Përkthimi semantik përkundër atij komunikues

Sipas Newmark-ut ekzistojnë dy ndarje të mëdha në përkthim, që janë: përkthimi semantik dhe përkthimi komunikues. Përkthimi semantik përpiqet të transmetojë, në atë shkallë që lejojnë strukturat semantike dhe sintaksore të gjuhës së përkthimit, kuptimin e përpiktë situativ-kontekstual të origjinalit. Ky lloj përkthimi, meqenëse respekton nivelin gjuhësor të autorit të origjinalit, përdoret kryesisht për tekste letrare si novela, poezi ku stili i shkrimtarit është aq i rëndësishëm sa vetë përmbajtja. Nga ana tjetër, përkthimi konunikues përpiqet të prodhojë tek lexuesit e gjuhës së synuar të njëjtin efekt që kanë pasur lexuesit e gjuhës burimore. Pra, mund te themi se përkthimi komunikativ “synon të përcjellë kuptimin e përpiktë kontekstual nëmënyrë të tillë që përmbajtja dhe forma të jenë të pranueshme dhe të kuptueshme për lexuesit”. 34 .Në dallim nga përkthimi semantik, ky lloj përkthimi përdoret për tekste joletrare si referate, reklama, manuale, e të ngjashme. Këto dy lloje përkthimesh do t’i ngjasonim me ekuivalencën dinamike dhe formale të Nidës. Kështu, përshkrimi i përkthimit komunikuestë Newmark-ut, i ngjason ekuivalencës dinamike të Nidës, përsa i përket ndikimit që përpiqet të krijojë në lexuesin e gjuhës së synuar, ndërsa përkthimi semantik ka ngjashmëri me ekuivalencën formale të Nidës. Pavarësisht nga kjo, Newmark-u e distancon veten nga parimi i efektit ekuivalent, kur “ky efekt është i pavlefshëm, nëse teksti është jashtë kontekstit të hapësirës dhe të kohës së tekstit të synuar”35. Një shembull për ta ilustruar do të ishte përkthimi i Homerit në një variant modern në gjuhën angleze. Përkthyesi nuk mund të shpresojë apo të presë nga vetja për të prodhuar po të njëjtin efekt mbi lexuesin e gjuhës së synuar, të njëjtë me atë që kishin ata të gjuhës burimore në Greqinë e lashtë.36 Peter Newmark-u, nëpërmjet parashtrimeve të tij racionale, bindëse dhe me vlera të spikatura teorike-praktike, duke mbështetur më tepër përkthimin semantik, në të cilin ndërthuren vërtetësia me saktësinë, thekson se mund të shmangemi nga përkthimi literal vetëm në rast se ekzistojnë arsye të forta semantike dhe pragmatike. Newmark-u i konsideron të dyja llojet e përkthimit si plotësuese të njëri tjetrit, duke theksuar se përkthimi semantik apo ai komunikues mund të jenë të domosdoshëm në varësi të natyrës së tekstit. Por, duke qenë se në përkthimin semantik stili ka tendencën për të qenë më kompleks dhe më i detajuar, përkthyesi përpiqet të jetë specifik, duke mos humbur asnjë nuancë kuptimore apo ndonjë element të tekstit, kjo mund ta çojë atë në keqinterpretim të mesazhit. Ndërsa, përkthimi komunikues përqendrohet te mesazhi dhe synon të jetë më i thjeshtë, më i qartë dhe më i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë shkruhet në një stil të natyrshëm.

33 Eco, U. Të thuash gati të njëjtën gjë. (2006). Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë. f.248. 34Newmark, P. (1988). “A textbook of translation”, Prentice Hall, London, f. 47. 35 Newmark, P. (1981). “Approaches to Translation”. Oxford: Pergamon Press, f.69. 36Munday, Jeremey. “Introducing Translation Studies”. Theories and Application. Second Edition, 2008, f .44.

16

Page 29: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 1.7 Teoria e “Skopos”-it

Teoria “Skopos” e zhvilluar në Gjermani, fillimisht nga Vermeer-i, e më pas nga Riess-i dhe Nord-i, nga fundi i viteve ’70, u prezantua si një teori që paraqiste një zhvendosje nga aspekti gjuhësor dhe formal i përkthimit, në një koncept të orientuar më shumë drejt metodës funksionaliste dhe konceptit socio-kulturor të përkthimit. “Skopos” është baza e teorisë funksionaliste të përkthimit, që do të thotë se përkthimi shikohet si një akt jo i kushtëzuar nga pikëpamjet konvenciale të tekstit burimor. Vermeer-i thekson se, sipas kësaj teorie, çdo akt ka një qëllim, dhe përderisa përkthimi është një akt, ai duhet të ketë një qëllim në vetvete gjithashtu. Nëse i referohemi kuptimit të fjalës skopos, ajo është një fjalë greke që do të thotë “qëllim” dhe ky term hyri në teorinë e përkthimit fillimisht nga Hans J. Vermeer-i, si një “term teknik për të shenjuar qëllimin e përkthimit dhe aktin e të përkthyerit37. Parimi thelbesor i teorisë së “Skopos”-it (Skopostheorie) përqendrohet para së gjithash mbi qëllimin e përkthimit, i cili përcakton metodat dhe strategjitë e përkthimit, si dhe zbatimin e tyre në mënyrë që të prodhohet një rezultat funksional i përshtatshëm. Ky rezultat është teksti i përkthyer, të cilin Vermeer-i e emërton si “translatum”. Prandaj, ideja esenciale në këtë teori është se përkthyesi duhet të jetë i vetëdijshëm për arsyen e përkthimit të tekstit origjinal dhe çfarë funksioni do të ketë teksti mbërritës.Kjo bëhet në mënyrë që përkthyesi të zgjedhë se cilat metoda të përdorë në prodhimin e një teksti të duhur në gjuhën mbërritëse.38 Për një kohë të gjatë, në historinë e studimeve përkthimore, kur është vlerësuar cilësia e përkthimit, ështëvënë në zbatim koncepti “barasvlefshmëri” ose “besnikëri” në tekstin burimor si kriteri më i plotëfuqishëm për të gjykuar nëse përkthimi është apo nuk është i suksesshëm. Megjithëse, kjo luan një rol pozitiv nga ky aspekt, nuk duhen neglizhuar edhe faktorët e tjerë, sepse siç e dimë, përkthimi është një veprimtari e ndërlikuar dhe në të përfshihen shumë aktorë. Në këtë kuadër, teoria “Skopos” e shikon përkthimin si një akt me qëllim, dhe përpiqet të paraqesë një perspektivë të re në aspekte si, lidhja midis tekstit burimor dhe atij mbërritës, konceptit të perkthimit, rolit të përkthimit si dhe standardeve dhe strategjive të përkthimit.Në 1984, Reiss-i dhe Vermeer-i në librin e tyre të titulluar “Bazat për një teori të Përgjithshme të përkthimit”39 u përqendruan në rregullat themelore të kësaj teorie, që përfshijnë: 1. Versioni përfundimtar i tekstit mbërritës përcaktohet nga skopos-i i tij. 2. Roli i tekstit origjinal në kulturën e origjinës mund të jetë i ndryshëm nga roli i tekstit mbërritës në kulturën e gjuhës mbërritëse. 3. Teksti mbërritës duhet të jetë koherent për nga brendia. 4. Teksti mbërritës duhet t’i qëndrojë besnik tekstit original, në koherencë me gjuhën burimore. 5. Këto rregulla janë radhitur sipas rëndësisë, kështu që skopos-i vjen i pari.

37Munday, J. (2001). Introducing Translation Studies. Theories and applications, London, Routledge, ISBN:0-415-22927-8, f .79. 38 Po aty, f 79. 39 Reiss, K. and Vermeer, H. (1984). Cituar nga Jeremy Munday.Introducing Translation Studies. Theories and applications, London, 2001, f .79.

17

Page 30: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Rregulli i dytë është i rëndësishëm, sepse lidh tekstin burimor dhe atë mbërritës me funksionin e tyre në kontekste gjuhësore dhe kulturore të ndryshme. Përkthyesi është çelësi kryesor në procesin e komunikimit ndërkulturor dhe në prodhimin e translatum-it. Papërkthyeshmëria në rregullin e tretë tregon se funksioni i translatumit në kulturën mbërritëse nuk është domosdoshmërisht e njëjta me kulturën burimore. Rregulli i katërt dhe i pestë prekin “rregullat” e përgjithshme të Skopos-it, të cilat lidhen prej faktit se si suksesi i veprimit dhe transferimi i informacionit mund të gjykohej, rregulli i koherencës lidhet me koherencën tekstuale të brendshme, ndërsa rregulli i besnikërisë lidhet me koherencën ndërtekstuale me tekstin burimor.Rregulli i koherencës pohon se teksti mbërritës duhet të jetë i interpretueshëm, koherent me situatën e marrësit të tekstit mbërritës. Me fjalë të tjera, teksti mbërritës duhet të përkthehet në mënyrë që të jetë koherent për marrësit e tekstit mbërritës. Rregulli i besnikërisë pohon se duhet të ketë koherencë midis translatum-it dhe tekstit burimor, ose, më veçanërisht midis:

A) Informacionit të tekstit mbërritës marrë nga përkthyesi; B) Interpretimit që përkthyesi i bën informacionit; C) Informacionit që është shifruar për marrësit e tekstit mbërritës.

Megjithatë teoria “Skopos” është kritikuar për arsye të ndryshme. Së pari, është

thënë se kjo teori nuk është e vlefshme për tekstet letrare. Ato konsiderohen të mos kenë qëllime të caktuara dhe/ ose se janë më të ndërlikuara nga ana stilistike. Një nga argumentet kundër kësaj teorie është se nga këndvështrimi gjuhësor, “Skopos”-i cilësohet negativisht si më i lirshëm nga pikëpamja stilistikore dhe semantike, edhe për faktin se nuk i kushton vëmendjen e duhur tipareve të mikro-nivelevemikro të tekstit të përkthyer. Edhe nëse “Skopos”-i plotësohet mjaftueshëm, ai është i pamjaftueshëm në nivele stilistike dhe semantike.Vermeer-i jep argumentat e tij duke e kundërshtuar idenë se kjo teori është e pavlefshme për tekstet letrare duke u shprehur se veprat letrare janë krijuar për një qëllim të caktuar, edhe pse ky qëllim koncentrohet në parakushtin e ashtuquajtur “Art për hir të Artit”40

1.8 Përkthimi në përballje me gjuhën dhe kulturën

Gjuha është një faktor kryesor që shërben si urë lidhëse midis kulturave të ndryshme që bën të mundur shprehjen e mendimit, ndjenjave dhe ideve që njerëzit duan të përcjellin. Larmia e gjuhëve me kultura të ndryshme dhe nevoja e njerëzimit për të komunikuar, bëri që përkthimi të fitojë një rëndësi të madhe në komunikim dhe në shkëmbimin e kulturave dhe njohurive. Nocioni i kulturës është thelbësor në shqyrtimin e ndërlikimeve gjatë procesit të përkthimit dhe, pavarësisht se ekzistojnë debate mbi faktin nëse gjuha është pjesë e kulturës, në të vërtetë, që të dyja, kultura dhe gjuha janë të pandashme, ato janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe është e rëndësishme që të shihen të dyja si faktorë ndikues në procesin e përkthimit. Kështu që, përkthyesi, i gjendur para këtij fakti, përballet me një mori sfidash të natyrave të ndryshme gjatë përkthimit, pasi i duhet jo vetëm të përçojë sa më natyrshëm elementet kulturore të tekstit

40Munday, J. (2001). Introducing Translation Studies. Theories and applications, London, Routledge, ISBN:0-415-22927-8, f. 81.

18

Page 31: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. burimor në kulturën e gjuhës së përkthimit, por duhet të paraqesë edhe pangjashmëritë që ekzistojnë midis dy kulturave.

Teoricienë të ndryshëm kanë shprehur mendime të ndryshme përsa i përket lidhjes që ekziston mes gjuhës dhe kulturës. Megjithëse shumë prej tyre janë të mendimit se gjuha dhe kultura janë dy koncepte të pandashme, ka dhe disa hipoteza, të cilat tregojnë mospërputhjen midis tyre. Prandaj në vijim do të paraqesim mendimet dhe qëndrimet e tyre. Katan-i shprehet se Malinowski ishte një nga antropologët e parë që doli në përfundimin se gjuha mund të kuptohet vetëm duke iu referuar kulturës. Në vitin 1923, ai krijoi një term të ri, “context of situation” (“konteksti i situatës”), dhe pohoi se një gjuhë mund të kuptohet plotësisht, vetëm kur këto dy kontekste (situata dhe kultura) janë të qarta për bashkëbiseduesin apo dëgjuesin, si haptazi ashtu edhe në mënyrë të nënkuptuar.41 Bennet-i 42 ka thuajse të njëjtin këndvështrim për gjuhën dhe kulturën; ai shprehet se kushti themelor për “përqasjen e komunukimit ndërkulturor” është fakti se kulturat janë të ndryshme në gjuhë, mënyrë sjelljeje dhe vlera”.

Kurse, në librin e tij titulluar “Hyrje në Gjuhësinë e Përgjithshme”, Prof. Shezai Rrokaj shprehet për kulturën në këtë mënyrë: “Kultura është tërësia e sjelljeve të kodifikuara, të realizuara e të interpretuara nga pjesëtarët e një bashkësie shoqërore në situata komunikimi.”43 Ndërsa te Newmark-u44 do të shohim se ai e përkufizon kulturën si “mënyra e jetesës dhe manifestimet e saj, të cilat janë tipike për një komunitet që përdor një gjuhë të caktuar si mjet shprehës”, duke pohuar se nuk e konsideron gjuhën si një ndër përbërësit e kulturës, në kundërshtim me mendimin e Veermer-it, sipas të cilit “gjuha është pjesë e kulturës”. Kramsch-i, (1998)45 gjithashtu, beson fuqishëm në lidhjen midis gjuhës dhe kulturës, duke pohuar se “gjuha është një sistem shenjash, i cili mbart në vetevete vlera kulturore. Folësit e identifikojnë veten e tyre dhe të tjerët nëpërmjet përdorimit të gjuhës; ata e shikojnë gjuhën e tyre si simbol të identitetit të tyre social dhe pengesa e përdorimit të saj perceptohet nga folësit e gjuhës si refuzim ndaj grupit social dhe kulturës së tyre. Rrjedhimisht, mund të thuhet se gjuha simbolizon realitetin kulturor”. Edward Sapir-i (1929)46, ashtu si B. Malinowski, ishte i mendimit se gjuha mund të interpretohet vetëm nëpërmjet kulturës. Gjithashtu, në esenë e tij “Rryma e gjuhës dhe kulturës” (1949), e nis esenë me këto fjalë: “Gjuha ka një formë….gjuha nuk ekziston e ndarë nga kultura”.47 Hongwei (1999)48 është një teoricien tjetër, i cili mbështet dhe ai idenë se në të vërtetë ekziston një lidhje e ngushtë dhe e pandashme midis gjuhës dhe kulturës. Ai e shikon si një portret të kulturës dhe beson se gjuha pasqyron anët e tjera të kulturës, i mbron ato, i shpërndan dhe më pas ndihmon për të zhvilluar pjesët e tjera”. Kjo veçori e veçantë e gjuhës e dallon atë nga aspektet e tjera të kulturës dhe e bën atë të

41 Katan, D. (1999). Translating cultures an introduction for translators, interpreters and mediators. Manchester: St. Jerome. 42Bennett, M. J. (1998).Intercultural communication: a current perspective. In M. J. Bennett (Ed.), Basic concepts of intercultural communication:Selected reading (pp. 1-34).Yarmouth, ME: Intercultural Press Inc. 43Rrokaj, Sh. (2012). “Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme” Arbëria, Tiranë, f. 62. 44Newmark, P. “A Textbook of Translation”. New York: Prentice Hall. 1988, f. 94. 45Kramsch, C. (1998). Language and culture. Oxford: Oxford University Press, f.3. 46Sapir, E. (1929).The status of linguistics as a science.Language, f.214. 47Sapir, E. (1949).Culture, language and Personality. Los Angeles: University of California Press, f. 207. 48Hongwei, C. (1999). Cultural difference and translation. Translators` Journal, 44, f. 121.

19

Page 32: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. rëndësishme për përçimin e saj. Ai e mbështet idenë e tij duke pohuar se, nuk do të ishte aspak e tepruar po të thuhet se “gjuha është gjaku i kulturës dhe se kultura është gjurma përgjatë së cilës gjuha formohet dhe zhvillohet.” Formimi dhe zhvillimi i të gjitha aspekteve kulturore janë të lidhura fort me njëra-tjetrën dhe gjuha nuk bën përjashtim. Një teoricien tjetër i përkthimit, Eugene Nida 49, në vitin 1964, diskutonte për problemet e përputhshmërisë në përkthim, duke i dhënë të njëjtën rëndësi ndryshimeve kulturore dhe gjuhësore të gjuhës burimore dhe gjuhës së synuar. Ai arriti në përfundimin se dallimet midis kulturave mund të shkaktojnë vështirësi shumë më të mëdha në përkthim sesa ndryshimet strukturore të gjuhës. Natyrshëm lind pyetja: po kultura dhe përkthimi, sa ngushtë janë të lidhura me njëri-tjetrin? Elementet kulturore, duke qenë se ekzistojnë në çdo shoqëri, përcaktojnë sesi individët e kryejnë procesin e të kuptuarit dhe të interpretuarit e teksteve të shkruara apo të folura. E thënë ndryshe, qofshin ato të shkruara apo të folura, tekstet nuk janë boshe; përkundrazi janë treguese të normave socio-kulturore të një shoqërie të veçantë, ku njerëzit e shoqërisë interpretojnë sjelljet e tyre dhe ato të të tjerëve. Tekstet me specifikime kulturore nuk mund të përkthehen drejtpërdrejt nga gjuha burimore në gjuhën e synuar, dhe ky fakt përbën një problem të madh për përkthyesit, kur ata përballen me njësi kulturore, gjatë procesit të përkthimit.

Nida dhe Taber-i pohojnë se “përkthimi konsiston në riprodhimin në gjuhën e synuar të ekuivalentin më të afërt të natyrshëm të gjuhës burimore, së pari në kuptim dhe së dyti në stil” 50. Me fjalë të tjera, përkthimi shihet si përcjellja e kuptimit, mesazhit dhe stilit nga gjuha burimore në atë të synuar. Sipas tyre, duke marrë në konsideratë përparësitë, stili është i fundit për nga rëndësia. Në pikëpamjen e Bell-it, gjatë procesit të përkthimit përveç njohurive shumë të mira të gjuhës burimore dhe gjuhës së synuar, ku përfshijnë leksikun, fjalëformimin, gramatikën, dhe shqiptimin, përkthyesi duhet të zotërojë të ashtuquajturën kompetencë socio-gjuhësore, e cila e ndihmon atë për ta kuptuar tekstin brenda kontekstit te tij, si dhe për të përcaktuar funksionet e tija dhe për të parashikuar se kush do ta lexojë atë.51 Toury (2000, 207) e përkufizon përkthimin në këtë mënyrë: “Përkthimi është një veprimtari që, në mënyrë të pashmangshme, përfshin dy gjuhë dhe dy kultura.” Kurse Armstrong-u (2005) 52 është i mendimit se vetëm një përkthyes dykulturor dhe dygjuhësor është në gjendje të kryejë një përkthim të plotë.

Kështu, kultura dhe përkthimi janë parë si dy koncepte, të cilat ecin paralelisht me njëra-tjetrën, për vetë faktin se procesi i përkthimit është një transferim që nuk ndodh vetëm ndërmjet dy gjuhëve,por ndërmjet dy kulturave, duke qenë se si gjuha burimore, ashtu edhe gjuha e synuar, janë të rrënjosura në situata komunikative të ndryshme në kulturat e tyre respektive. Këtë fakt e mbështet dhe House-i kur pohon se “përkthimi nuk është vetëm një akt gjuhësor, por edhe kulturor, një akt komunikimi nëpërmjet kulturës. Përkthimi gjithmonë përfshin gjuhën dhe kulturën, si dy nocione të pandara nga njëra tjetra. Gjuha është e ngulitur në kulturë; ajo shpreh dhe formëson realitetin kulturor, dhe kuptimet e njësive gjuhësore, qofshin ato fjalë apo segmente të gjata të një teksti bëhen të kuptueshme vetëm atëherë kur këto konsiderohen së bashku me kontekstin kulturor në të

49Eugene Nida, “Towards a science of translation”, 1964. 50Nida, E.J. & C.R, Taber,. The Theory and Practice of Translation.Leiden: E.J.Brill, 1982, f. 12. 51Bell, R.T (1991) Translation and translating. London: Longman. 52 Armstrong, N. (2005) Translation, linguistics, culture: A French- English handbook.Clevedon: Multilingual Matters.

20

Page 33: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. cilën këto njësi gjuhësore janë përdorur”53. House-i vazhdon mendimin e saj duke thënë se, në procesin e përkthimit janë në kontakt jo vetëm dy gjuhë, por dhe dy kultura. Në këtë pikëpamje, të përkthesh është një formë e komunikimit ndërkulturor”.54 Me fjalë të tjera mund të thuhet se përkthimi dhe kultura ecin paralelisht me njëra-tjetrën dhe, gjatë procesit përkthimor, faktorët kulturorë përshihen fuqishëm në të. Duke e parë nga i njëjti këndvështrim,Venuti shprehet se qëndrueshmëria e një përkthimi “realizohet nga marrëdhënia e tij me kushtet kulturore dhe sociale, kushte nën të cilat përkthimi prodhohet dhe lexohet”.55

Kushdo që përpiqet të përkthejë një tekst e di shumë mirë se njohuria për atë gjuhë nuk është e mjaftueshme dhe nuk të garanton sukses. Newmark-u thekson me këmbëngulje se “dhe një njeri jo shumë i mençur mund të mësojë një gjuhë, por duhet të jesh një njeri i zgjuar për t’u bërë përkthyes”. 56 Në mbështetje të mendimeve të lartpërmendura janë dhe Nida e Taber-i (1982), të cilët mendojnë se përkthimi kulturor është “një përkthim ku përmbajtja e mesazhit ndryshon në përputhje me kulturën e synuar dhe/ ose informacioni që paraqitet nuk është gjuhësisht i nënkuptuar në origjinal.”57 Duke pasur parasysh lidhjen që ekziston midis kulturës dhe përkthimit, Snell-Hornby58 thekson se përkthyeshmëria e një teksti varet prej faktit se në çfarë përmase teksti është i ngulitur në kulturën e tij specifike” dhe gjithashtu se sa larg qëndrojnë teksti burimor nga teksti i synuar, në lidhje me kohën dhe vendin. Ritva Leppihalme-i (1997)59 është e mendimit se studimet përkthimore që kanë në qendër kulturën nuk e shohin tekstin burimor dhe tekstin përkthimor thjesht si shembuj të materialeve gjuhësore, por tekstet ndodhin në një situatë të caktuar, në një kulturë të caktuar, dhe secila ka një funksion specifik dhe audiencën e saj, ku së pari duhet parë konteksti kulturor, më pas ai situacional dhe në fund vetë teksti. Fakti se ndikimi kulturor nuk duhet të mënjanohet në procesin e përkthimit e përkrah dhe Venuti kur pohon se: “përkthimi është një proces që përfshin ngjashmëri midis gjuhës dhe kulturës, veçanërisht që përcjell mesazhe të njëjta dhe teknika formale, dhe e bën këtë gjë sepse vazhdimisht përballet me mospërputhje. Ai nuk duhet asnjëherë dhe nuk duhet të synojë për t’i zhvendosur këto mospërputhje. Një tekst i përkthyer duhet të shfaqë një kulturë të ndryshme, ku lexuesi merr njohuri të shpejta për kulturën tjetër”.60

1.8.1 Kultura si një nga sfidat e përkthimit

Përkthimi ka luajtur gjithnjë një rol parësor në krijimin e një kulture universale. Përkthimi është konsideruar si ura lidhëse për të bashkuar të gjitha gjuhët nëpër botë, po

53House,J. (2009). Translation. Oxford and New York, Oxford university press, f. 11. 54Po aty, f. 12. 55 Venuti, L. (1995). The translator`s invisibility. A history of translation.London and New-York: Routledge. 56Newmark, P. (1995). Paragrahs on Translation. Clevedon/Philadelphila/Adelaide: Multilingual Matters Ltd. 57Nida, E.J. & C.R, Taber,. “The Theory and Practice of Translation”.Leiden: E.J.Brill, 1982, f.12. 58Snell-Hornby, M. (1988). Translation studies: An integrated approach. Amsterdam: John Benjamins. 59Leppihalme, R. (1997). Culture bumps.Clevedon: Multilingul Matters, f. 3. 60 Venuti, L. (1995). The translator`s invisibility. A history of translation.London and New-York: Routledge, f.305.

21

Page 34: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. veçanërisht ato që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, duke marrë parasysh karakteristikat gjuhësore dhe traditat kulturore. Nga ana tjetër, përkthimi njeh edhe ekzistencën e kufijve midis kulturave tëndryshme, por edhe vetë përkthyesi është po aq i vetëdijshëm për këta kufij, siç është i vetëdijshëm për pashmangshmërinë e tyre. Procesi i përkthimit do të ishte i pamundur nëse nuk do të kishim ngjashmëri kulturore dhe universalizma, dhe njerëzit të cilët ndajnë kultura të ndryshme nuk do të arrinin dot të komunikonin me njëri-tjetrin. Kur dy gjuhë fliten dhe duhet të kryhen përkthime mes syresh, duke i përshtatur ekuivalentët e tyre, përkthyesit duhen të përçojnë kuptimet e njëjta preferenciale, pragmatike dhe ato të ndërlidhura. Shpeshherë, për shkak të diferencave të mëdha që ekzistojnë midis dy kulturave, të cilat krijojnë një hendek per përkthyesin, barasvlefshmeria semantike bëhet e vështirë për t’u arritur.

Eugene Nida, i cili është një teoricien i njohur i përkthimit, është i mendimit se për të prodhuar “ekuivalentin më të afërt natyror” në gjuhën mbërritëse, ai ndikohet nga ndryshimet kulturore. Për shkak të ndryshimeve kulturore, por jo vetëm, edhe të ndryshimeve në histori, të pozicionit gjeografik, zakoneve apo besimeve fetare, si dhe të një sërë shkaqesh të tjera, përkthimi has në pengesa, të cilat i privojnë njerëzit që të kuptohen me njëri-tjetrin në mënyrën e duhur. Për këto arsye, mund të themi se procesi i përkthimit nuk përfshin vetëm aftësitë gjuhësore të përkthyesit apo të interpretuesit, por përkthimi duhet të jetë vazhdimisht në kontakt me kulturat e vendeve të ndryshme. Në këtë kuadër, është e udhës të ritheksohet se përkthimi nuk është thjesht përkthimi i fjalëve, fjalive apo artikujve nga gjuha burimore tek ajo mbërritëse, por me përkthim nënkuptohet edhe përçimi i kulturës nga njëra gjuhë në tjetrën.

Sikundër e theksuam dhe më lart, kultura luan një rol të madh dhe me ndikim në procesin e përkthimit duke u konsideruar atë si njënga sfidat më të vështira për përkthyesin, për vetë faktin se përkthyesi duhet të jetë i pajisur me dije të thella të elementeve kulturore të tekstit burimor për t’i përcjellë ato sa më natyrshëm në gjuhën e synuar, duke transmetuar tek lexuesi po atë ndjenjë që përçon autori tek lexuesi i gjuhës burimore. Shumë përkufizime të përkthimit, duke e parë atë si një mjet komunikimi, e kanë lidhur kryesisht me gjuhët. Por, me kalimin e viteve dhe veçanërisht në vitet 1980, roli i përkthimit ka marrë drejtim tjetër, duke i dhënë rëndësi të veçantë problemeve kulturore si dhe vështirësive që ato i sjellin përkthyesit. Kështu, në vitet e fundit, përkthimi është orientuar drejt përqasjeve kulturore sesa gjuhësore. Snell-Hornby (1988) është i mendimit se “përqasjet e përkthimit janë orientuar drejt funksionit të tekstit së synuar (përkthim prospektiv) sesa orientuar drejt preskripsionit të tekstit burimor (përkthim retrospektiv). Ajo e vijon mendimin e saj duke shtuar se, “ata e shohin tekstin si pjesë përbërëse të botës dhe jo si një pjesë të izoluar të gjuhës”61. Pa dyshim, mund të themi se pengesat që dalin në pah për shkak të ndryshimeve kulturore përbën një nga sfidat si dhe problemet më serioze për një përkthyes, dhe ky fenomen ka krijuar një keqkuptim te lexuesi. Kultura në vetvete ka limitimet e saj, në përçimin nga një tekst burimor në tekstin mbërritës, sepse çdo shoqëri apo grup njerëzish të mbështetur në gjuhën e tyre të veçantë, formimin e tyre historik, si dhe në besimet e bindjet e tyre fetare, formësojnë kulturën e tyre, e cila paraqitet dhe pranohet së bashku

61Snell-Hornby, M. (1988).Translation Studies. An integrated approach. Amsterdam: John Benjamins, f.43.

22

Page 35: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. me limitet e saj. Limitimi në përkthim është një nga veçoritë e kulturës, jo domosdoshmërisht i nxitur nga bota e jashtme.62

Siç e theksuam më sipër, kultura është tërësi njohurish, aftësish dhe perceptimesh. Nëse gjuha është pjesë përbërëse e kulturës, përkthyesit i nevojitet të jetë i aftë jo vetëm në dy gjuhët, por duhet të jetë njohës i mirë i të dyja kulturave. Siç e thekson dhe Vermeer-i(1994): “përkthyesi duhet të jetë dygjuhësh dhe dykulturësh. Shkalla e njohurisë, aftësisëdhe e perceptimit të përkthyesit, përcakton jo vetëm aftësinë e tyre për të prodhuar në gjuhën e synuar, por është përcaktuese edhe për kuptimin e tyre”. Teoricienët e përkthimit kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm për problemet që shfaqen nga njohja e kulturës dhe diferencave kulturore që në kohën e Romës së lashtë. Elementet dhe diferencat kulturore kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, qoftë në teori ashtu dhe në praktikë të përkthimit, të paktën për aq kohë sa kanë ekzistuar këto të dyja. Tradicionalisht, përqendrimi kryesor është treguar tek fjalët dhe shprehjet që janë pjesë e një kulture të caktuar dhe janë të rrënjosura aq thellë, sa janë pothuajse të pamundura për t’u përkthyer në terma verbalë apo joverbalë në një kulturë tjetër. Për këtë arsye, kanë ekzistuar vazhdimisht debate të gjata, se kur duhet të bëhen parafrazime, kur duhet të zëvendësohen me ekuivalentin e përafërt të gjuhës mbërritëse, kur të krijohet një fjalë e re duke bërë përkthimin fjalë për fjalë të termit, apo kur duhet lënë po ajo fjalë e transkriptuar, që do të thotë sipas rregullave që zotëron gjuha tjetër. Të gjitha këto fjalë apo shprehje “të papërkthyeshme”, të cilat janë të lidhura ngushtë me kulturën e gjuhës origjinale, vazhdojnë të jenë një nga sfidat parësore të përkthyesve dhe teoricienëve të përkthimit63. Në vitet ’90, studiuesit Susan Bassnett dhe André Lefevere botuan, së bashku, një përmbledhje esesh të titullara “Përkthimi, historia dhe kultura”64, qëllimi kryesor i të cilave ishte vënia në dukje e ndryshimeve rrënjësore në fushën e studimeve përkthimore. Studimi i praktikës së përkthimit kishte ndryshuar, duke e përqendruar vëmendjen në çështje më të gjera si ato të kontekstit, historisë dhe traditës. Me fjalë të tjera, këto ndryshime sinjalizonin zhvendosjen nga një fazë më formaliste drejt një hapi tjetër, që u jepte përparësi faktorëve jashtëtekstorë. Bassnett-i dhe André-ja theksojnë se “objekti i studimit të përkthimit është ripërcaktuar, që do të thotë se ajo çka studiohet tani është teksti i përfshirë brenda rrjetës së shenjave kulturore të të dyja gjuhëve, asaj burimore dhe mbërritëse. Në këtë mënyrë, studimet përkthimore kanë arritur të shfrytëzojnë edhe përqasjet gjuhësore dhe të zhvendosen nga ajo”. 65 Pikërisht, kjo zhvendosje solli ndryshime në perspektivën e përkthimit, ku vëmendja zhvendoset nga këndvështrimi teorik në njëçështje më të gjerë, ku objekti i studimit përqendrohet në termat kulturorë të gjuhës burimore dhe asaj mbërritëse. Kjo zhvendosje njihet si “cultural turn” (kthimi kulturor) dhe mund të thuhet që është koncepti i parë në lidhje me rolin e kulturës në studimet përkthimore dhe ishte një fenomen masiv intelektual, i cili pa dyshim nuk po ndodhte vetëm në studimet përkthimore, por edhe në shumë disiplina të tjera të shkencave humane, si në gjuhësi, letërsi, antropologji, etj. Përveç kësaj, pati zhvendosje

62W.H. Goodenough. Cultural Anthropology and Linguistics. Në D. Hymes (Red.), Language in Culture and Society. New York: Harper & Row. 1954, f. 36-39. 63The theories of translation. (2009). From history to procedure. Cultural Translation nga Samira Mizani, Translation Studies, Fars science, and Research Azad University of Iran, f. 52-53. 64Bassnet, S. and Lefevere, A. (red.) (1998). “Constructing Cultures”. Essays on literary translation topics in translation. Multilingual Matters.Frankfurt Lodge, Clevedon Hall, England, f. 123. 65Po aty,123.

23

Page 36: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. dhe në rolin e përkthyesve, të cilët, nga ndërmjetës ndërgjuhësorë, morën rolin e ndërmjetësit kulturor, funksioni primar i të cilëve kishte të bënte me prezantimin e ndryshimeve kulturore, se sa të atyre gramatikore dhe leksikore.

Siç e theksuam më sipër, kultura është tërësi njohurish, aftësish dhe perceptimesh. Nëse gjuha është pjesë përberëse e kulturës, përkthyesit i nevojitet të jetë i aftë jo vetëm në të dyja gjuhët, por duhet të jetë njohës i mirë i të dyja kulturave. Siç e thekson dhe Vermeer-i (1994): “përkthyesi duhet të jetë dygjuhësh dhe dykulturësh. Shkalla e njohurisë, aftësisëdhe e perceptimit të përkthyesit, përcakton jo vetëm aftësinë e tyre për të prodhuar në gjuhën e synuar, por është përcaktuese edhe për kuptimin e tyre”. Teoricienët e përkthimit kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëmpër problemet që shfaqen nga njohja e kulturës dhe diferencave kulturore që në kohën e Romës së lashtë. Elementet dhe diferencat kulturore kanë qenëvazhdimisht në qendër të vëmendjes, qoftë në teori ashtu dhe në praktikë të përkthimit, të paktën për aq kohë sa kanë ekzistuar këto të dyja. Tradicionalisht, përqendrimi kryesor është treguar te fjalët dhe shprehjet që janë pjesë e një kulture të caktuar dhe janë të rrënjosura aq thellë, sa janë pothuajse të pamundura për t’u përkthyer në terma verbalë apo joverbalë në një kulturë tjetër. Për këtë arsye, kanë ekzistuar vazhdimisht debate të gjata, se kur duhet të bëhen parafrazime, kur duhet të zëvendësohen me ekuivalentin e përafërt të gjuhës mbërritëse, kur të krijohet një fjalë e re duke bërë përkthimin fjalë për fjalë të termit, apo kur ta lënë atë fjalë të transkriptuar, që do të thotë sipas rregullave që zotëron gjuha tjetër. Të gjithë këto fjalë apo shprehje “të papërkthyeshme”, të cilat janë të lidhura ngushtë me kulturën e gjuhës origjinale, vazhdojnë të jenë njënga sfidat parësore të përkthyesve dhe teoricienëve të përkthimit66.

Në vitet ’90, studiuesit Susan Bassnet dhe André Lefevere botuan së bashku, një përmbledhje esesh të titullara “Përkthimi, historia dhe kultura”67, qëllimi kryesor i të cilave ishte vënia në dukje e ndryshimeve rrënjësore në fushën e studimeve përkthimore. Studimi i praktikës së përkthimit kishte ndryshuar, duke e përqendruar vëmendjen në çështje më të gjera si ato të kontekstit, të historisë dhe të traditës. Me fjalë të tjera, këto ndryshime sinjalizonin zhvendosjen nga një fazë më formaliste drejt një hapi tjetër, që u jepte përparësi faktorëve jashtëtekstorë. Bassnett dhe André theksojnë se “objekti i studimit të përkthimit është ripërcaktuar, që do të thotë se ajo çka studiohet tani është teksti i përfshirë brenda rrjetës së shenjave kulturore të të dyja gjuhëve, asaj burimore dhe mbërritëse. Në këtë mënyrë, studimet përkthimore kanë arritur të shfrytëzojnë edhe përqasjet gjuhësore dhe të zhvendosen nga ajo”. 68 Pikërisht, kjo zhvendosje solli ndryshime në perspektivën e përkthimit, ku vëmendja zhvendoset nga këndvështrimi teorik në njëçështje më të gjerë, ku objekti i studimit përqendrohet në termat kulturorë të gjuhës burimore dhe asaj mbërritëse. Kjo zhvendosje njihet si “cultural turn” (kthimi kulturor) dhe mund të thuhet që është koncepti i parë në lidhje me rolin e kulturës në studimet përkthimore dhe ishte një fenomen masiv intelektual, i cili pa dyshim nuk po ndodhte vetëm në studimet përkthimore, por edhe në shumë disiplina të tjera të

66 The theories of translation. (2009). From history to procedure. Edited by Zainurrahman. Cultural Translation by Samira Mizani, MA Translation Studies, Fars science, and Research Azad University of Iran, f. 52-53. 67Bassnet, S. and Lefevere, A. (eds.) (1998). “Constructing Cultures”. Essays on literary translation: topics in translation. Multilingual Matters.Frankfurt Lodge, Clevedon Hall,England , f. 123. 68Po aty, f.123

24

Page 37: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shkencave humane, si në gjuhësi, letërsi, antropologji, etj. Përveç kësaj, pati zhvendosje dhe në rolin e përkthyesve, të cilët, nga ndërmjetës ndërgjuhësorë morën rolin e ndërmjetësit kulturor, duke qenë i të cilëve ishte kryesisht në prezantimin e ndryshimeve kulturore sesa në atë gramatikor dhe leksikor. Që nga viti 1990, ky kthim drejt kulturës është munduar të zgjerohet duke përfshirë në fokusin e tij të studimit një gamë të gjerë përqasjesh nga studimet kulturore, dhe kjo ndërthurje përbën një tregues të vërtetë të natyrës ndërdisiplinore të studimeve bashkëkohore përkthimore. Si rezultat i këtij të ashtuquajturi «kthim kulturor», studimet kulturore kanë filluar të tërheqin vëmendje të veçantë në praktikat e përkthimit. Për rrjedhojë, kjo ka bërë që shumë studiues të disiplinave të ndryshme të mblidhen për të trajtuar pikërisht këto probleme të kthimit tek kultura. Këto përqasje kulturore kanë zgjeruar horizontet e studimeve përkthimore me këndvështrimet e reja, por në të njëjtën kohë, ato janë kthyernë pika të forta konflikti midis këtyre disiplinave. Gjithashtu, është me vlerë të përmendet se ekzistenca e këndvështrimeve të ndryshme në këtë kuadër është e pashmangshme”.69 Lawrence Venuti thekson se kudo, kurdo dhe sido që të ndodhë, përkthimi është përshkruar gjithmonë si: “Çdo hap në procesin e përkthimit, duke filluar që nga përzgjedhja e teksteve të huaja deri në zbatimin e strategjive të përkthimit,redaktimit, rishikimit dhe leximit të përkthimit, ndërmjetësohet nga vlerat e shumëllojshme kulturore, të cilat qarkullojnë gjithnjë në gjuhën mbërritëse në një rend hierarkik”.70

“Përkthimi ndërlikohet gjithmonë në një sërë lidhjesh të fuqishme që ekzistojnë në kontekstet burimore dhe mbërritëse. Problemi i deshifrimit të një teksti për një përkthyes përfshin më shume se gjuhë, pavarësisht faktit se baza e çdo lloj teksti të shkruar është gjuha e tij. Rëndësia e të kuptuarit se çfarë ndodh gjatë procesit të të përkthyerit është e një rëndësietë qenësishme përsa i përkettë kuptuarit tonë për botën ku ne jetojmë. Sëkëndejmi, përderisa studimet përkthimore kane qenë të përqendruara vazhdimisht në lidhjen midis teksteve individuale dhe sistemit kulturor brenda të cilitprodhohen dhe lexohen këto tekste, nuk do të ishte e habitshme, që brenda studimeve kulturore, duke pasur parasysh, në veçanti, teorinë post-koloniale, përkthimi po shikohet gjithmonë e më tepër si një praktikë e kohës dhe si një metaforë njëkohësisht”.71

Në vitin 1992, Mona Baker pohonte se fjala e gjuhës burimore mund të shprehë një koncept që është tërësej i panjohur në kulturën mbërritëse. Ajo fjalë mund të jetë abstrakte ose konkrete. Mund t’i përkasë regjistrit të një besimi fetar, një zakoni social apo dhe një lloj ushqimi a flijimienkas për të. Në librin e saj, “In other words”, ajo arsyeton rreth termave më të zakonshëm, jo ekuivalentë, me të cilët ndeshet një përkthyes gjatë përkthimit nga gjuha burimore tek ajo mbërritëse, ndërsa të dyja gjuhët kanë

69 The theories of translation. (2009). From history to procedure. Edited by Zainurrahman. Cultural translation, by Samira Mizani, Ma Transaltion Studies, Fars Science and Research Azad University of Iran, f. 50. 70Venuti, L. (1995). Cituar tek Bassnet, S. and Lefevere, A. (eds) (1998). “Constructing Cultures”. Essays on literary translation topics in translation. Multilingual Matters.Frankfurt Lodge, Clevedon Hall, England, f. 137. 71Bassnet, S. and Lefevere, A. (eds) (1998). ”Constructing Cultures”. Essays on literary translation topics in translation. Multilingual Matters, Frankfurt Lodge, Clevedon Hall, England , f. 137.

25

Page 38: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. specifikat e tyre kulturore që i bëjnë të dallueshme nga njëra-tjetra. Ajo i rradhit ato sipas këtij rendi72:

a) Konceptet specifike të kulturës. b) Koncepti i gjuhës burimore, i cili nuk mund të leksikalizohet në gjuhën

mbërritëse. c) Fjala e gjuhës burimore, e cila është e ndërlikuar nga pikëpamja semantike. ç) Gjuha burimore dhe mbërritëse kanë dallime në kuptim. d) Gjuhës mbërritëse i mungon termi i përgjithshëm. dh) Gjuhës mbërritëse i mungon termi specifik (hiponimi).

e) Dallime në perspektivën fizike apo ndërpersonale. ë) Dallime në shprehjen e kuptimit. f) Dallime në formë. g) Dallime në shpeshtësinë dhe qëllimin e përdorimit të formave specifike. gj) Përdorimi i fjalëve të huazuara në tekstin burimor.

1.8.2 Përkthimi dhe kultura në kontekstin global

Përkthimi konsiderohet si një nga mënyrat që bën të mundur, që kultura të ndryshme të afrohen më shumë me njëra tjetrën. Shpeshherë, kjo afri bën që kulturat të përvetësojnë disa elemente kulturore nga nga njëra-tjetra. Cronin (2003) e emërton këtë dukuri “globalizim” 73 . Kjo merr një rëndësi kryesore kur bëhet fjalë për kultura dominante dhe të dominuara. Përkthimi ka luajtur dhe vazhdon ende të luajë një rol thelbësor në globalizimin e kulturave. Në ditët e sotme, njerëzit e vendeve të ndryshme ndajnë me njëri-tjetrin më shumë tradita kulturore se më parë. Megjithatë, njerëzit janë ende pjesë e shoqërive ku ekzistojnë kultura të ndryshme dhe lidhja midis këtyre kulturave është josimetrike. Sipas mendimit të Wang-ut, “nëse përkthimet që vijnë prej kulturash dominante ndërtojnë një imazh për kulturat joperëndimore si inferiore, duke sajuar një nevojë dhe justifikim për misionet e cilivilizuara perëndimore, këto përkthime nga kulturat dominante, të cilat janë më të shumta në sasi se sa ato nga kulturat e dominuara, shërbejnë si qëllim të kolonizimit intelektual”.74 Si rezultat i globalizimit, anglishtja po zë edhe më shumë terren në përdorim në arenën globale. Ky fakt mund të vërehet në numrin e madh të përkthimeve nga anglishtja në një gjuhë tjetër. Kjo nënkupton se shoqëritë joanglishtfolëse importojnë produkte letrare nga gjuha angleze, që do të thotë se ata nuk importojnë thjesht tekstet letrare, por se brenda tyre gjendet e mbartur edhe kultura. Në këto situata, përkthyesit përballen me dilema të natyrave të ndryshme. Përkthyesit, në të tilla raste, ose mund të importojnë elementet kulturore në gjuhën dhe kulturën mbërritëse, domethënë të lejojnë hyrjen e komponentëve kulturorë në gjuhën dhe kulturën mbërritëse, ose mund t’i ndryshojnë

72 The theories of translation. (2009). From history to procedure. Edited by Zainurrahman. Cultural translation, by Samira Mizani, Ma Transaltion Studies, Fars Science and Research Azad University of Iran, f. 52 -53. 73Cronin, M. (2003). Translation and Globalization. London and New York: Routledge 74 Cronin, M.(2009). Globalization. In M. Baker, & G. Saldanha (eds.), Routledge Encyclopedia of Translation Studies (2nd edn.), f. 126-129. London and New York: Routledge.

26

Page 39: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. elementet kulturore si kundërshtim ndaj gjuhës dhe kulturës potente, duke mos lejuar që të hyjnë në gjuhën mbërritëse nga gjuha burimore. Në lidhje me këtë, në librin e tij “Padukshmëria e përkthyesit” (The Translator’s Invisibility), Lawrence Venuti duket sikur është kundër përdorimit të metodës së amëtarizimit në përkthim, sa më shumë që të jetë e mundur. Ai thekson se një nga problemet kryesore që haset sot në përkthimet në gjuhën angleze të teksteve që u përkasin kulturave dhe gjuhëve të tjera, sidomos ato që vijnë nga vende të botës së tretë, vuajnë nga “amerikanizimi” në përkthim. Kjo do të thotë, se në mjaft raste, teksteve u vishen elemente të botëkuptimit amerikan nga ana e përkthyesve, duke bërë në këtë mënyrë që tekstet të humbasin origjinalitetin e kulturës dhe botëkuptimit që përfaqësojnë. Ndaj, Venuti thekson bindshëm: “Shpesh përkthimi shihet me dyshim, pasi, në mënyrë të paevitueshme, ai amëtarizon tekstet e huaja, duke u veshur atyre vlera gjuhësore dhe kulturore vendase, të cilat nuk janë lehtësisht të kuptueshme për lexuesin e tekstit të përkthyer”75. Letërsia, pa dyshim, ka një ndikim të madh në kulturë dhe përkthimet e teksteve letrare janë dëshmueset kryesore të ndryshimeve kulturore. Përkthimet e teksteve letrare përçojnë ide të reja, si dhe elemente kulturore, në vende të ndryshme. Kulturat, të cilat dominohen nga të tjerat janë më tëgatshme për ndryshimetkulturore.Përkthyesit e këtyre kulturave shpeshherë konsiderohen si përkthyestë huazuar,kurse përkthyesit e kulturave dominuese parapëlqejnë natyrshmëri dhe rrjedhshmëri në përkthim. Me anë të përkthimit, ne sjellim më pranë vepra të ndryshme letrare të autorëve të ndryshëm nëpërbotë, për shembull, ata lexues, të cilët nuk mund të lexojnë në rusisht, kanë mundësinë të lexojnë veprat e Tolstoit përmes përkthimit, sikundër ata lexues që nuk mund të lexojnë në gjuhën frënge, kanë mundësinë të lexojnë veprat e Zolasë. Një tjetër rast janë filmat me titra.Me anë të mjeteve të përkthimit, shumë regjisorë ndërkombëtarë arrijnë tëbëhentë njohur në mbarë botën.Suksesi i shumë prej tyre është një shembull shumë më i mirë për sa i përket anës pozitive të globalizimit përmes përkthimit. Kështu, mund të thuhet se globalzimi ka ndikuar edhe nëmënyrën se si përkthyesit e bëjnë punën e tyre.Në nivel social, globalizimi i ka ndihmuar përkthyesit që të bëhen ndërmjetës të rëndësishëm të shumë kulturave përmes ofrimit të mundësive për të kuptuar më mirë. Nuk mund të mohohet fakti, se si rezultat i globalizimit, njerëzit arrijnë të familjarizojnë veten e tyre me kulturat e tjera, dhe kjo gjë nuk mund të arrihet më mirë vetëm se përmes përkthimit. Po të hedhim një vështrim të sipërfaqshëm se çfarë po ndodh me procesin e globalizimit, i cili ështëduke u zhvilluar me një shpejtësi marramendëse, do të kuptojmë, se në vitet e ardhshme, tregu i përkthimit do të fuqizohet mëtepër se çdo treg tjetër, për shkak se kufijtëmes vendeve janë drejt zhdukjes. Një pyetje vjen natyrshëm, në lidhje me kulturën, kur flitet për globalizimin. Sa i lidhur është koncepti i kulturës me globalizimin? Me fjalë të tjera mund të pyesnim: A i bën globalizimi njerëzit mëtë njëjtë/ngjashëm apo më të ndryshëm se ç’janë? Këtyre pyetjeve u janë dhënë përgjigje të ndryshme. Disa, si Walter (1995) dhe Opris (1999) mendojnë se përdorimi i kompjuterave Microsoft, të ngrënit Mcdonalds, të pish Coca-Cola, si dhe të ndjekësh filmat hollivudianë, bashkon pjesë të ndryshme të botës, duke i

75Venuti, L. (1998), “Scandals of Translation - Towards an Ethics of Difference”, Routledge, 11 New Fetter Lane, London EC4P 4EE, . ISBN: 0-415-16929-1, f.67.

27

Page 40: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. bërë ata të njëjtë nga kjo pikëpamje. Thomas-i76 mendon ndryshe në lidhje me këtë çështje, ai shprehet se për të arritur një komunikim dhe diskutim të frytshëm ndërkulturor, duhet që pjesë të ndryshme të botës të kenë ide dhe këndvështrime të ndryshme, sikundër njerëzit që ndajnë të njëjta ide priren të ndërtojnë një dialog më të paqshëm, por që shpeshherë përfundojnë në diskutime joproduktive. Të tjerë, si Scolte-ja (2000)77, janë të mendimit se globalizimi sjell diversitet kulturor. Megjithatë, ky mendim është kundërshtuar nga një pjesë tjetër, të cilët e shohin diferencën si klasifikues kulturash, në kultura inferiore/superiore, dominante/e dominuar, në zhvillim/e zhvilluar, të prapambetura/moderne. Përveç kësaj, dominimi i një kulture të caktuar rrezikon shumë identitetin e kulturës vendëse. Për një gjë jemi të gjithë të bindur, se bota po ndryshon në mënyrë drastike. Të mund të bashkëveprosh me mbarë botën, nuk ka qenë kurrë parëkaq e lehtësa ç’është sot. Përmes teknologjisë së avancuar, njerëzit kanë mundësinë të komunikojnë lehtësisht, madje komunikimi ndërkulturor mund të arrihet thjesht me shtypjen e një tasti.Në këtë drejtim, Bassnett e sheh “përkthimin si mjetin jetësor në procesin e transmetimit të kulturave në nivel global në lidhje me rritjen e madhe të kërkesave për t’i njohur më mirë të tjerët”78. Kështu, mund të themi me bindje se kjo është epoka e komunikimit masiv dhe e një bote ku audienca kërkon të ndajë njëherazi tekstin e kohëve të fundit, qoftë ai teksti i një filmi, i një kënge apo i një libri, përmes vendeve të ndryshme. Nga ky këndvështrim, përkthimi po luan rolin kryesor në prezantimin e kulturave të ndryshme për të përmbushur qëllimin global. Megjithatë, një pyetje që ngrihet është nëse ideologjia e përkthyesit, vlerat, traditat apo pikëpamjet që përbëjnë kulturën e tij, ndikojnë në zgjedhjen e materialit e strategjive kur përkthejnë kulturën dhe veçanërisht ato kultura, te cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën.

Si përfundim, nuk ka dyshim, se roli i përkthimit është i pazëvendësueshëm në ndërtimin e një shoqërie bashkëkohore, të qytetëruar dhe me vlera. Nga historia kemi mësuar për shembullin e një Institucioni mesjetar spanjoll, të njohur si Convivencia apo Bashkëjetesa, ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë kanë punuar për përkthimin në gjuhën latine të shumë veprave në gjuhën arabe, greke dhe hebreje.

1.9 Barasvlefshmëria në përkthim

Përkthyesit mundohen që të bëjnë përkthime të përshtatshme për lexues të veçantë. Përkthyesit letrarë, gjatë procesit të përkthimit, përpiqen që ta arrijnë “barasvlefshmërinë” në një a më shumë nivele të përkthimit. Megjithatë duhet pranuar se ky term nuk është i qartë dhe që ka shkaktuar gjithmonë polemika midis përkthyesve të letërsisë.79 Për shembull, Hatimi dhe Masoni80 shpjegojnë se përkthyesi duhet të marrë në konsideratë natyrën problematike të termit dhe faktin që të prodhuarit e një përkthimi

76Thomas, S. (1998) Translating as Intercultural Conflict. In S. Hunston (ed.). Language at Work [British Studies in Applied Linguistics 13].Clevedon: Multilingual Matters, f. 98-108 77Scholte, J. (2000). Globalization: a critical introduction. London: McMillan Press Ltd 78Cituar tek Alvarez, R. & Vidal, C. (1996). Translating: a political act. In R. Alvarez & C. Vidal (eds) Translation, Power, Subversion. Clevedon: Multilingual Matters. 79Baker, M. In Other Words: A Coursebook on Translation. London: Routledge,1992, f.6. 80Hatim, B. and I. Mason. Discourse and the Translator. London: Longman, 1990, f.8.

28

Page 41: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. plotësisht të barasvlefshëm me tekstin burimor është i pamundur. Levi 81 e shqyrton përkthimin letrar si një punë sa riprodhuese aq edhe krijuese, e cila ka si qëllim efektin estetiktë njëjtë. Përkthimi “plotësisht i barasvlefshëm” nuk është i mundur për shkak se kalimi nga njëra gjuhë në tjetrën sjell ndryshime në mënyrë të pashmangshme. Gjithashtu, prodhimi i një efekti plotësisht të njëjtë pengohet nga ndryshimi i kontekstit të komunikimit dhe të lexuesve.

1.9.1 Barasvlefshmëria funksionale

Raymond van Broeck82 (1978) dhe Munday83 (2008) e konsiderojnë efektin e barasvlefshmërisë si të pamundur (si mund të matet “efekti” dhe mbi cilin kriter? Si mund të ndodhë që një tekst të ketë të njëjtin efekt dhe të pritet njësoj në kultura dhe kohë të ndryshme?). Kjo është e vështirë, veçanërisht kur koha dhe mjedisi i tekstit burimor sjell distancë. Kështu që përkthyesi duhet të jetë i kujdesshëm që të përcjellë një tekst të tillë në kontekstin kulturor që është larg origjinalit dhe kontekstit kulturor modern të tekstit burimor. Munday pohon se “e gjithë çështja e barasvlefshmërisë në mënyrë të pashmangshme kërkon gjykim subjektiv nga përkthyesi apo analisti.”84 Kjo të çon si pasojë në reagimin subjektiv të lexuesit. Interpretimi i teksteve varet nga vetë përvojat subjektive të lexuesve. House-i pohon se kushti më thelbësor për barasvlefshmëri në përkthim është që përkthimi të ketë një funksion të barasvlefshëm me atë të origjinalit dhe ky funksion i barasvlefshëm të “mund të vendoset dhe vlerësohet duke iu referuar origjinalit dhe përkthimit në kontekstin e situatës që rrethon të dyja tekstet, si dhe duke shqyrtuar ndërveprimin e faktorëve të ndryshëm kontekstualë siç reflektohen në tekst apo si e formësojnë atë”, në format dhe llojet e tij të ndryshme; një shumëllojshmëri leximesh të ndryshme.85 Nord-i, lidhur me këtë, thekson se një pjesë specifike e funksionit të një teksti letrar është që të shkaktojë një efekt të veçantë estetik apo poetik tek lexuesit e tij. Ky efekt i jep tekstit një vlerë të veçantë estetike të vetën, duke ndikuar në ndërveprimin midis shkrimtarit dhe lexuesit.86 Nord87 shpjegon se efekti specifik i një teksti letrar varet edhe nga faktorët kulturorë dhe individualë (të caktuara nga kultura). Të prodhuarit e një përkthimi të kënaqshëm, që në funksion është i barasvlefshëm me tekstin original burimor,mund të arrihet duke synuar barasvlefshmërinë funksionale, e cila mund të arrihet përmes barasvlefshmërisë formale ose dinamike, përkthimit semantik ose komunikues. Me rëndësi është që një përkthim i përshtatshëm duhet të tërheqë lexuesit e

81 Levy, J. Die literarische Ubersetzung: Theorie einer Kunstgattung Frankfurt am Main and Bonn: Athenaum, 1969, f.65. 82Broeck, R. V. D. 1978. The Concept of Equivalence in Translation Theory: Some Critical Reflections. In: J. S. Holmes, J. Lambert and R. V. D. Broeck, eds. Literature and Translation.Leuven: Academic, f. 40. 83Munday, J. 2008a. Introducing Translation Studies: Theories and Applications. 2nd ed. London and New York: Routledge, f.43. 84Po aty, f.43. 85House, J. 1998. Politeness and Translation.In: L. HIickey, ed. The Pragmatics of Translation.Clevedon: Multilingual Matters, f. 64. 86Nord, C. 1997.Translating as a Purposeful Activity: FunctionalistApproachesExplained.Manchester: St Jerome, f.82. 87Po aty, f.84.

29

Page 42: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. tekstit të synuar. Megjithatë, duhet pasur parasysh se parimi i efektit të barazvlefshëm nuk nënkupton njëjtësi. Dickins-i, Hervey-i and Higgins-i (2002: 20) sugjerojnë se do të ishte më mirë që në procesin e përkthimit "të shmanget një ambicie absolute për të rritur njëjtësinë midis TB dhe TS, në favor të një ambicieje relative për të minimizuar diferencën: për të mos kërkuar për atë që duhet përfshirë në TS, por për atë që mund të ruhet nga TB”88. Përkthyesit duhet të tregohen realistë dhe të pranojnë që humbja në përkthim është e pashmangshme gjatë kthimit të një teksti letrar nga një gjuhë në tjetrën, për shkak të ndryshimeve midis kulturës burimore dhe kulturës së synuar. Për t’u arritur kjo, koncepti i barazvlefshmërisë pragmatike është kyç.

1.9.2 Barasvlefshmëria pragmatike

Koncepti i “barasvlefshmërisë pragmatike” “lidhet me mënyrën si shprehjet përdoren në situatat komunikuese dhe mënyrën se si ne i interpretojmë sipas kontekstit”89. Ky paragraf shqyrton disa nga çështjet pragmatike që lidhen me teorinë e përkthimit. Baker-i 90 e përkufizon pragmatikën si “studimi i gjuhës në përdorim”. Pragmatika është studimi i kuptimit, jo siç nxirret nga sistemi gjuhësor, por siç përcillet dhe manipulohet nga pjesëmarrësit në një situatë komunikimi.” Gjatë punimit të teorisë së Relevancës, Gutt-i 91 thekson se vështirësitë më të mëdha me të cilat përballet përkthyesi është ato pragmatike: fakti që një përkthim dallon, jo vetëm përsa i përket gjuhës, por edhe nga konteksti dhe, natyrisht, prej pjesëmarrësve, duke përfshirë lexuesit. Njohuritë e përkthyesit për konceptet pragmatike - të tilla si nënkuptimi, konteksti, lloji i tekstit, mirësjellja, koherenca dhe kohezioni–i mundësojnë atij/asaj të zgjedhë strategjitë/procedurat më tëpërshtatshme të përkthimit, kur përballet me një problem të përkthimit në lidhje me ndonjë çështje qoftë stilistike, gjuhësore, semantike apo kulturore. Ne do të përqendrohemi kryesisht tek ato kulturore. Për shembull, kur përkthyesi është i vetëdijshëm që nënkuptimi është një mënyrë për të lënë të kuptohet më tepër nga ç’thuhet fjalë për fjalë, ai/ajo duhet të përpiqet që të përcjellë atë nënkuptimin në mënyrë të barasvlefshme, me qëllim që të ruajë kuptimin e origjinalit dhe të shmangë humbjen në përkthim. Procedurat që zgjedh përkthyesi duhet të jenë në përshtatshmëri me çështjet pragmatike të përfshira në procesin e përkthimit, për të prodhuar një TS që është i barasvlefshëm nga ana pragmatike me TB.

1.9.3 Problemi i mosbarasvlefshmërisë në përkthim

Barasvlera është një koncept thelbësor në teorinë e përkthimit. Ajo është parë si një tipar i rëndësishëm përbërës dhe udhëheqës në përkthim. Catford thekson se çështja kryesore e praktikës përkthimore është gjetja e barasvlershmërisë në gjuhën mbërritëse.

88Dickens, J., S. Hervey and I. Higgins. 2002. Thinking Arabic Translation: A Coursein Translation Method: Arabic to English. London: Routledge, f. 20. 89Baker, M. 1992. In Other Words: A Coursebook on Translation. London: Routledge. f. 217. 90Po aty, f.217. 91Gutt, E.-A. 2000. Translation and Relevance: Cognition and Context. 2nd ed. Manchester and Boston: St. Jerome, f. 26-34.

30

Page 43: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Studimi i përkthimit u zhvillua kryesisht në gjysmën e dytë të shek.XX; edhe teoria e barasvlerës është studiuar shkencërisht që nga fillimi i gjysmës së dytë të shek. XX e deri në ditët e sotme, ku shumë teoricienë e kanë përfshirë dhe shtjelluar ekuivalencën përkthimore në teoritë e tyre për përkthimin.

Në këtë çështje do të diskutohen llojet më të zakonshme të mungesës së ekuivalencës, të cilat paraqesin vështirësitë kryesore për përkthyesin dhe disa strategji se si mund të përballohen këto vështirësi. Megjithatë, zgjedhja e një ekuivalenti të përshtatshëm brenda një konteksti të caktuar varet nga shumë faktorë. Disa prej këtyre faktorëve mund të jenë krejtësisht gjuhësorë. Disa të tjerë mund të jenë jashtëgjuhësorë. Logjikisht është e pamundur të ofrohen rregulla të prera për të përballuar problemet e mungesës së ekuivalencës që ekzistojnë midis gjuhëve.

Teoricienët që e përcaktojnë përkthimin me anë të nocionit të barasvlefshmërisë janë të shumtë. Catford-i pohon se përkthimin e përcakton si “zëvendësimin e materialeve tekstuale të një gjuhe me materiale barasvlerëse në një gjuhë tjetër”92. Kurse Nida dhe Taber-i93 janë të mendimit se “përkthmi ka të bëjë më gjuhën mbërritëse të barasvlerës më të afërt të mesazhit të gjuhës burimore, në përmbajtje, e më pas në stil”. Në të vërtetë, që të dyja gjuhët, burimore dhe mbërritëse, përfshijnë një sërë barasvlerash duke filluar që nga morfema, e cila është njësia më e vogël kuptimplotë, deri tek njësitë më të mëdha, siç është fjalia. Në procesin e përkthimit, këto nivele gjuhësore paraqiten si nivele barasvlere midis gjuhës së orgjinës dhe asaj pritëse. Për shembull, nëse kemi një fjalë në gjuhën burimore, ajo përkthehet në gjuhën pritëse në nivelin e fjalës. Sipas kësaj, rezulton se përkthimi është çështje ndërtimi të barasvlerës midis dy gjuhëve, kështu që vlen të theksohet se barasvlera është një koncepti rëndësishëmi lëmit të përkthimologjisë. Megjithatë, shpeshherë, koncepti i barasvlerës është shtrembëruar dhe mbase kjo është arsyeja pse disa nuk e shohin si të domosdomshëm në procesin e përkthimit. Për të diskutuar këtë ceshtje, në fillim, duhet të kuptohet kuptimi i vetë fjalës “barasvlerë”. Sipas Mary Snell-Hornby-t, profesoreshë e Përkthimit në Universitetin e Vjenës, në pesëdhjetë vitet e fundit, fjala “barasvlerë” në gjuhën angleze është përdorur si një term teknik në shkencat ekzakte për t’iu referuar procesesh apo fenomenesh të ndryshme shkencore. Për shembull, në matematikë, ajo tregon raportine barazisë absolute. Nga ana tjetër, ajo përdoret si një fjalë e zakontë në fjalorin e anglishtes, dhe në këtë kuptim ajo do të thotë i një “kuptimi të ngjashëm”. Kështu që, në gjuhën angleze fjala “barasvlerë” përdoret si një term teknik, por edhe si një fjalë e zakontë. Si një koncept bazë në teorinë e përkthimit, “barasvlera” nuk gjen përdorim në terminologjinë shkencore, por vetëm si një fjalë ë zakontë. Snell-Hornby nuk e njeh vlefshmërinë e ekuivalencës përveçse në fusha të sakta, si në terminologjinë teknike.Nga këndvështrimi filozofik, nuk ekzistojnë dy objekte që janë absolutisht të njëjta. Duke qëndruar tek e njëjta ide, këndvështrimi i Nidës (1986:60) për ekuivalencën parashtrohet në këtë mënyrë: Nuk ka dy gurë të ngjashëm, dy lule të njëjta, apo dy njerëz të njëjtë; megjithëse, strukturat e ADN-së në bërthamat e qelizave të tyre mund të jenë të njëjta, këto persona ndryshojnë si pasojë e disa faktorëve të zhvillimit. Sikurse dy tinguj nuk janë të njëjtë, ashtu dhe i njëjti person që shqipton të njëjta fjalë nuk arrin t’i shqiptojëato në të njëjtën mënyrë.

92Catford, J. (1965) A Linguistic Theory of Translation. Oxford: Oxford University Press, f.20. 93Nida, A. & Taber, C. R. (1969) The Theory and Practice of Translation. Leiden: Brill, f.12.

31

Page 44: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Eksistojnë mendime të ndryshme lidhur me natyrën e përkthimit; si për shembull, “përkthimi është shkencë”, “përkthimi është art”, “përkthimi është veprimtari gjuhësore”. Në thelb, përkthimi është një mënyrë komunikimi. Përkthimi ndër shekuj ka kryer rolin e e një ure lidhëse midis njerëzve që nuk flisnin të njëjtën gjuhe me njëri-tjetrin. Në të vërtetë, përkthyesit dhe teoricienët e përkthimit e kanë kuptuar prej kohesh se të përkthesh do të thotë të komunikosh. Kështu, duke qenë se përkthimi është një lloj komunikimi, në thelb, barasvlera midis tekstit burimor dhe atij pritës kthehet në një domosdoshmëri, pra në qëllim. Në përgjithësi, domosdoshmëria në çdo lloj komunikimi është të sigurosh se mesazhi transmetohet mjaftueshmërisht nga origjinali tek mbërritësi. Kështu që, në përkthim, përkthyesi duhet të bëjë më të mirën e tij të mundshme për të dhënë mesazhin sa më afër ekuivalencës të tekstit origjinal në tekstin mbërritës, në mënyrë që lexuesi të arrijë ta kuptojë mesazhin burimor mjaftueshëm, përndryshe, përkthimi si komunikim do të dështonte. Si rrjedhim, mund të themi se në procesin e përkthimit kërkohet nevoja për barasvlerë. Shpeshherë, fjala “ekuivalencë” mbart në vetvete kuptimin e ambiguitetit në fushën e përkthimit. Ndryshe nga kuptimi i saktë apo ekzakt që ka në matematikë dhe logjikë, në fushën e gjuhësisë dhe të përkthimit ky term nuk përdoret me të njëjtën saktësi. Problemi në këtë fushë qëndron në faktin nëse mund ta përkufizojmë ekuivalencën përkthimore me të “njëjtën”. Duke qëndruar tek kjo ide e ekuivalences, Van Der Broek-u (1981) shprehet kështu:” në matematikë ekziston një përkufizim i ekuivalencës që është tepër i saktë, por përbën një pengesë kryesore në teorinë e përkthimit. Veçoritë e ekuivalencës strikte (simetria, kalueshmëria, reflektueshmëria), nuk mund të zbatohen në lidhje me përkthimin”94. Në lidhje me këtë, Jakobson (1966)95 është i mendimit se ekuivalenca nuk mund të përkufizohet si e njëjta në teorinë e përkthimit. Ai mendon se asnjë përkthim nuk mund të jetë një version i plotë i origjinalit, sepse përkthimi në vetvete nuk është gjë tjetër veçse “një zhvendosje krijuese”. Për Jakobsonin, përkthimi i poezisë, sipas tij është një zhvendosje krijuese nga një formë poetike në një formë tjetër në rastin e formulimit. Në rastin e përkthimit, nga njëgjuhë në tjetrën, Jakobson e konsideron si një zhvendosje ndërgjuhësore. Ndërsa në rastin e transferimit të shenjave nga një sistem në tjetrin, për shembull nga gjuha verbale në muzikë, ai e e quan ndërsemiotike. Në të vërtetë, këndvështrimet e Van de Broeck-ut dhe të Jakobson-it paraqesin një të vërtetë të pamohueshme. Ekuivalenca në gjuhë nuk mund të përkufizohet me fjalët e ‘njëjtë’ apo ‘sinonim’. Ne të gjithe jemi në dijeni se gjuhët janë sisteme shumë komplekse të cilat përcaktohen nga faktorë të ndryshëm, disa prej të cilëve lidhen drejtpërdrejtë me strukturat e këtyre gjuhëve, kurse disa të tjera jane jashtëgjuhësore, si përshembull, kontekstet sociale apo ato kulturore. Fakti se dy gjuhë nuk ndajnë të njëjtën strukturë apo të njëjtat përkime identike sociale dhe kulturore, ekuivalenca është pothuajse e pamundur gjatë procesit të përkthimit. Gorjan-i (1969) thotë se “përkthyesit përpiqen shumë që t’i afrohen sa më shumë të jetë e mundur tekstit origjinal, por ata e kanë të pamundur të arrijnë të njëjtin identitet në

94Broeck, Raymond van den. (1981) "The Limits of Translatability ExempLified by Metaphor Translation in: Poetics Today, voL.2 Part 4, f. 32. 95Jakobson, R. (1966) "On Linguistic Aspects ofTranslation" in: Brower, R.A. (ed) On Translation. Oxford University Press, f. 232 – 239.

32

Page 45: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. përkthimet e tyre”96. Në të vërtetë, nuk ka rëndësi sesa e madhe mund të jetë dëshira e përkthyesit për të arritur një ekuivalencë të plotë, ajo çka ai do të arrijë do të jetë si një mision i paarritshëm për të, sepse përkthyesi nuk do ta arrijë asnjëherë ekuivalencën identike të origjinalit. Prandaj, mungesa e ekuivalencës në tekst nuk mund të përkufizohet si e njëjta, por duhet parë si një përkthim i përafërt i një teksti nga gjuha burimore në atë mbërritëse. Të pranosh këtë fakt nuk do të thotë se mjafton për të zgjidhur problemin e ekuivalencës, sepse ende duhen gjetur kushtet e këtij “përkthimi të përafërt”. Shpeshherë, shtrohet pyetja: Kur themi se ka ekuivalencë në përkthim? Kur një tekst përçohet në mënyrë të mjaftueshme në gjuhën mbërritëse? Apo kur kemi një përshtatje të kontekstit kulturor të gjuhës burimore në perceptimin e lexuesit të gjuhës mbërritëse? Savory (1967)97 i përgjigjet në këtë mënyrë pyetjeve të mësipërme, duke u bazuar në parimet e tij:

1- Një përkthim duhet të përkthejë fjalët e origjinalit. 2- Një përkthim duhet të përkthejë idenë e origjinalit.

Këto dy parime janë të rëndësishme për vetë faktin se ato paraqesin dilemën e çdo përkthyesi, i cili përballet në procesin e përkthimit dhe e cila formulohet më qartë nga Knox-i, (1957) i cili thotë “se cila duhet të vijë në fillim, versioni letrar apo kuptimi fjalë për fjalë? Por a është përkthyesi i lirë që ta shprehë kuptimin e origjinalit sipas stilit që ai zgjedh”? 98 Në të vërtetë, të gjitha këto çështje janë diskutuar gjerësisht nga shumë teoricienë të përkthimit, dhe pavarësisht nga përkufizimet e shumta të fjalës “përkthim”, është arritur një marrëveshje e përbashkët për t’iu përmbajtur mënyrës dhe kuptimit të origjinalit. Në librin e titulluar “Principles of translation as Exemplified by Bible translating”,

Nida (1966) shprehet se ekuivalenca ka të bejë me “prodhimin e gjuhës burimore në ekuivalentin natyror më të afërt me mesazhin e gjuhës burimore, së pari në kuptim dhe së dyti në stil”.99 Sipas Nides, ekuivalenca arrihet në dy faza, njëra në nivelin semantikor dhe tjetra në nivelin stilistikor.Vështirësia e problemit të përkthimit si proces, por edhe e punës së përkthyesit qëndron në faktin se pari duhet të merret kuptimi i tekstit origjinal; dhe së dyti qëndron në gjetjen e fjalëve, shprehjeve dhe fjalive ekuivalente që japin kuptimin e kërkuar. Që të dyja këto janë të vështira për t’u plotësuar njëkohësisht. Çdo tekst i përkthyer përbën një krijim individual në një gjuhë të caktuar. Ajo përbëhet nga një sërë fjalësh të organizuara sipas një strukture të caktuar gjuhësore, në përputhje me norma të caktuara letrare dhe përcjell një ide apo mendim që përcaktohet nga konteksti historik, social dhe kulturor te një komunitet i caktuar. Siç e theksuam më sipër, ekuivalenca e formës dhe përmbajtjes është diçka tejet e vështirë për t’u arritur. Në lidhje me këtë, Cambell-i shprehet se “përveç se teksti të ketë kuptim, pjesa e përkthyer duhet të

96Watson, G. (1969). The Study of Literature, London, f. 201. 97Savory, Th. (1967). The Art of Translation, London, f. 49. 98Knox, R. (1957). On EngLish Translation. Oxford University Press, London, f. 4. 99Nida, E.A., (1966). "PrincipLes of TransLation as Exemplified By Bible Translating" in: Brower, R.A. (ed). On translation.Oxford University Press, f. 19.

33

Page 46: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. përçojë edhe shpirtin edhe mënyrën e origjinalit”100. Duke u bazuar në atë çka u përmend më lart, mund të paraqesim disa nga llojet më të përdorshme të mosekuivalencës, të cilat përbëjnë vështirësi për përkthyesin gjatë përkthimit. Zgjedhja e një ekuivalenti të përshtatshëm në një kontekst varet në disa faktorë. Disa nga këta faktorë mund të jenë gjuhësorë dhe disa jashtëgjuhësorë. Kështu që është e pamundur për të ofruar udhëzime absolute për të zgjidhur llojet e ndryshme të mospasjessë një barasvlere midis gjuhëve. Zgjedhja e një ekuivalenti të duhur varet jo vetëm nga sistemet gjuhësore me të cilat ka të bëjë përkthyesi, por edhe në mënyrën sesi shkrimtari i tekstit burimor dhe prodhuesi i tekstit pritës zgjedhin për të manipuluar sistemet gjuhësore. Mospasja e ekuivalencës në nivelin e fjalës do të thotë se gjuha pritëse nuk ka ekuivalentin përkatës për një fjalë që përdoret në tekstin burimor. Lloji dhe niveli i vështirësisë varion sipas natyrës së mosekuivalencës. Lloje të ndryshme kërkojnë strategji të ndryshme, disa janë më të drejtpërdrejta, disa të tjera janë më të vështira për t’u zgjidhur.

Cilat janë disa nga llojet e mosekuivalencës, të cilat përbëjnë problem në përkthim? a)Konceptet specifike kulturore.

Gjuha burimore mund të shprehë një koncept, i cili është i panjohur në kulturën pritëse. Ky koncept mund të jetë abstrakt ose konkret; mund të lidhet me besimin fetar, zakon, apo një lloj ushqimi. Një shembull është fjala speaker, me kuptimin e kryetarit të parlamentit, ku në shumë gjuhë, si rusishtja, kinezishtja dhe arabishtja, etj. kjo fjalë nuk e ka ekuivalentin e saj. Në rusisht, kjo fjalë në shumicën e rasteve përkthehet si kryetar, e cila nuk shpreh rolin e kryetarit të parlamentit si një person që zotëron autoritet dhe rregull në parlament. b) Koncepti i gjuhës burimore që nuk ka përputhje leksikore në gjuhën pritëse. Në këtë rast kemi të bëjmë me fjalë, të cilat nuk kanë një ekuivalencë në GJP. Një shembull do të ishte fjala “standard”, që do të thotë “e zakontë”, shpreh një koncept të kuptueshëm nga shumica e njerëzve, por në gjuhën arabe nuk ekziston një barasvlerëse për të. c) Fjala e origjinës është komplekse nga kuptimi semantikor Nuk është e thënë që fjalët të jenë morfologjikisht të ndërlikuara për të qënë semantikisht të ndërlikuara. (Bolinger and Sears, 1968). Shpeshherë, një fjalë e vetme e cila mund të jetë një morfemë e vetme, mund të shprehë më shumë kompleksitet sesa një fjali e tërë. Ndonjeherë, ndodh që ne nuk e kuptojmë se sa komplekse mund të jetë një fjalë semantikisht, derisa na duhet ta përkthejmë atë në një gjuhë ku nuk ekziston ekuivalenti i saj. ç) Gjuha burimore dhe ajo pritëse bëjnë dallime të dukshme në kuptim Në disa gjuhë ndodh që GJP mund të bëjë më shumë apo më pak dallime në kuptim sesa GJB. Atë çka një gjuhë e quan një dallim të rëndësishëm nga ana kuptimore, një gjuhë tjetër nuk e perception si të tillë. Kjo ilustrohet duke marrë një shembull nga

100Shih: Nida, E.A. (1964). Towards A Science of Translating. E.J. Brill. Leiden, Netherlands, f. 19.

34

Page 47: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. gjuha indoneziane. Indonezianët bëjnë dallim midis të dalësh në shi pa e ditur që po bie shi (kehujanan) dhe të dalësh në shi duke e ditur që po bie shi (hujan-hujanan).Shumë gjuhëtë tjera nuk e bëjnë këtë dallim. Kështu që, nëse një përkthyes indonezian përkthen një tekst që i referohet daljes në shi, e ka të vështirë të zgjedhë ekuivalentin e duhur, në qoftë se konteksti nuk e bën të qartë nëse personi në fjalë e di apo jo për shiun që bie. (d) Gjuhës pritëse i mungon një term specifik (hiponomi) Në përgjithësi, gjuhët përmbajnë fjalë të përgjithshme por nuk kanë fjalë specifike. Ka shembuj të pafund të këtij lloji, ku është e vështirë të gjesh barasvlerën. Anglishtja ka shumë hiponime, të cilave është e vështirë t’ua gjesh ekuivalentin e saktë në gjuhë të tjera. Për shembull, në anglisht, për fjalën shtëpi (house) eksiztojnë varietete bungalow, cottage, croft, chalet, lodge, hut, mansion, manor, villa dhe hall, të cilat, në shumë gjuhë, nuk e kanë ekuivalentin përkatës. Po kështu, për fjalën hidhem (jump) gjenden folje specifike si leap, vault, spring, bounce, dive,clear, plunge and plummet. (dh) Ndryshime në perspektivë fizike dhe ndërpersonale

Perspektiva fizike është më e rëndësishme në një gjuhë sesa në një tjetër. Perspektiva fizike ka të bëjë me ku gjërat apo njerëzit janë në marrëdhënie me njëri-tjetrin apo me një vend, siç shprehet në çiftet e fjalëve si vjen/shkon, marr/bring, arrij/nisem, etj. Perspektiva përfshin gjithashtu lidhjen midis pjesëmarrësëve në diskurs. Për shembull, japonishtja ka gjashtë ekuivalentë për fjalën jap, përdorimet e së cilës varen nga kush i jep kujt. e) Ndryshime në formë Shpeshherë ndodh që në gjuhën pritëse të mos ketë ekuivalent për një formë të veçantë në gjuhën burimore. Prapashtesa dhe parashtesa të caktuara, të cilat në anglisht shprehin kuptime të ndryshme, nuk i korrespondon ekuivalenti i plotë në gjuhët e tjera. Anglishtja ka shumë çifte si employer/'employee (punëdhënësi/punëmarrësi), trainer/trainee (trajneri/i trajnuari), and payer/payee (pagues/pagëmarrës). Përveç kësaj, në anglisht, një përdorim tëgjerë kanë dhe prapashtesa të tjera si: –ish p.sh.: boyish-djaloshar, greenish-gjelbërosh, dhe prapashtesa –able si psh; drinkable - i pijshëm, conceivable – i përfytyrueshëm. Në disa gjuhë të tjera, si në arabisht, nuk eksiztojnë forma të tilla për të prodhuar forma të atilla dhe shpesh ato zëvendësohen nga parafraza të përshtatshme, duke u bazuar tek kuptimi që ato përcjellin. Fjala drinkable (i pijshëm), do të përkthehej si e përshtatshme për t’u pirë. Megjithatë, ka dhe nga ato fjalë që shprehin kuptim shprehës, si journalese (stil gazetaresk), që janë më të vështira për t’u përkthyer duke përdorur parafrazën. Kontributi i hollë që i japin kuptimit të përgjithshëm të tekstit këto fjalë, ose humbet, ose plotësohet vend tjetër me anë të teknikave kompensuese. Prandaj, është e rëndësishme që përkthyesit të kuptojnë kontributin që parashtesat japin në kuptimin e fjalëve dhe shprehjeve, kurse prapashtesat në anglisht përdoren në mënyrë krijuese për të prodhuar fjalë të reja për arsye të ndryshme, si plotësimi i hapësirave semantike në gjuhë dhe për situata humoristike. Kontributi i tyre është gjithashtu i rëndësishëm edhe në fushën e terminologjisë. (ë) Ndryshime në shpeshtësinë dhe qëllimin e përdorimit të formave specifike

35

Page 48: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Edhe kur eksizston një formë e veçantë, e cila ka ekuivalentin në GJP, mund të ketë ndryshime në shpeshtësinë me të cilën përdoret apo më qëllimin për të cilën përdoret. Anglishtja përdor më shpesh se gjuhët e tjera formën –ing për të bashkuar fjali, të cilat e kanë ekuivalentin për të, si p.sh. gjermanishtja apo gjuhët skandinave. Kështu që, të përkthesh çdo formë të –ing nga një tekst në gjuhën angleze me ekuivalentin e formës –ing në gjermanisht, suedisht etj. do të rezultonte në një stil jo të natyrshëm.

(f) Përdorimi i fjalëve të huazuara në tekstin origjinal

Përdorimi i fjalëve të huazuara në tekstin origjinal paraqet një problem të veçantë në përkthim. Po të lëmë mënjanë kuptimin e tyre të propozuar në çdo rast, fjalët e huazuara përdoren shpesh për qëllime stilistikore në tekst dhe për t’i shtuar tekstit origjinal ngjyrime dhe vlera stilistikore, pasi ato i japin tekstit, apo lëndës së tij, një ndjesi kompleksiteti. Këto fjalë, zakonisht, humbasin gjatë procesit të përkthimit, për shkak se nuk është gjithmonë e mundur të gjesh një fjalë të huazuar në gjuhën e përkthimit që të ruajë të njëjtin kuptim leksikor, si në atë të tekstit origjinal. Fjalët e huazura mund të shkaktojnë një tjetër problem për një përkthyes, i cili nuk i kushton vëmendje, problem që njihet në teorinë e përkthimit me termin “false friends”. “False friends”apo “miqtë e rremë” janë fjalë ose shprehje që kanë të njëjtën formë në dy a më shumë gjuhë, por në kuptime të ndryshme. Ato shoqërohen zakonisht me gjuhët e lidhura me njëra-tjetrën nga pikëpamja historike apo kulturore, siç janë anglishtja, frëngjishtja, apo gjermanishtja, por ato mund të gjenden edhe në gjuhë të tjera indoeuropiane, si rezultat i ndikimit të latinishtes. Disa fjalë janë lehtësisht të dallueshme dhe edhe përkthyesi më i pavëmendshëm mund t’i dallojë ato. Por disa të tjera paraqiten vërtet problematike në përkthim. Më poshtë po shënojmë disa “false friends” që hasen rëndom ndërmjet anglishtes dhe shqipes:

Sensible (i arsyeshëm, apo i logjikshëm) - sensibël (i ndjeshëm) në shqip. Sympathetic (i dhembshur, person që ndjen keqardhje për të tjerët) – simpatik në shqip. Conditioner (balsam flokësh) – kondicioner në shqip.

1.10 Përkthimi letrar dhe sfidat e përkthyesit letrar në përkthim

Përkthimi letrar është një lëmë i gjerë. Ai nuk mund të mbyllet brenda në korniza apo modele ku ka një sërë strukturash e terminologjish të caktuara si në rastin e përkthimit të llojeve të tjera. Kjo nënkupton se nuk ka modele apo vetëm një teori të veçantë, e cila duhet ndjekur në rastin e përkthimit letrar. Në të gjitha kërkimet që kemi kryer në këtë fushë, nuk kemi hasur në një teori të vetme, e cila të përdoret për të lehtësuar procesin e përkthimit letrar. Megjithatë, mund të themi se përsa i përket këtij përkthimi, ka shumë teoricienë, të cilët kanë paraqitur teoritë e tyre më me ndikim në studimet përkthimore apo këndvështrimet e ndryshme lidhur me atë se çfarë do të funksiononte më mirë për çdo përkthim të dhënë. Po në të vërtetë çfarë është përkthimi letrar? Përkthimi letrar, sikurse dhe kuptohet nga vetë fraza ka të bëjë me përkthimin e teksteve të shkruara në një gjuhë letrare, e cila është e ndryshme nga çdo lloj tjetër të zhanrit gjuhësor. Sipas Andewunit

36

Page 49: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. (2004)101, çdo shkrimtar letrar ka veçoritë e tij leksikore dhe stilistikore që përbëjnë stilin e tij të veçantë. Me anë të imagjinatës, çdo shkrimtar letrar përdor aftësi të ndryshme letrare, si për shembull figurat letrare që të formojnë “kompozicionin” letrar. Gjuha letrare ka aftësinë për të shprehur mendime intelektuale, emocionale, si dhe shpirtërore të njerëzve. E thënë me fjalë të tjera, gjuha letrare është forma unike e gjuhës që ndriçon aspekte të ndryshme të njerëzimit përmes mënyrave të ndryshme që ndryshojnë nga një shkrimtar letrar në tjetrin. Fowler-i do ta përkufizonte përkthimin letrar si një shumëllojshmëri aspektesh të ndërthura me njëra-tjetrën, madje ai sqaron më tej se “tri aspektet e lidhura të gjuhës letrare janë: devijimi i saj nga përdorimi i normave te gjuhës se përditshme, gjymtyrët e njësive gjuhësore për të krijuar rimë dhe ritëm dhe ndërtimet paralele, si dhe mënyrat në të cilën përzgjedhja e fjalëve ndikon në zmadhimin e kuptimit.”102 Do të ishte e udhës te parashtronim përkufizime të ndryshme që teoricienë të ndryshëm kanë bërë në lidhje me përkthimin letrar, në mënyrë që të kuptohet më qartë se ç’është përkthimi letrar dhe çfarë e dallon atë nga llojet e tjera të përkthimit. Kështu, një teoricien tjetër i njohur në fushën e përkthimit është Welcher-i. Ai e përshkruan atë si “art të çuditshëm”, sepse “ky lloj përkthimi kërkon një person që të ulet në një tavolinë dhe të shkruajë një poezi apo një trillim që është shkruar më parë nga një tjetër dhe mban emrin e tij në të.”103 E thënë ndryshe, është natyra e tij më e veçantë e përkthimit letrar që përcakton kompleksitetin e tij, përderisa ai i ngarkon përkthyesit letrar barrën e të rishkruarit të tekstit letrar në gjuhën mbërritëse, veprën e shkruar në gjuhën origjinale. Përkthyesi i teksteve letrare kthehet në një autor të dytë për çdo pjesë letrare që i duhet të përkthejë, çka e rrit vështirësinë e përkthimit letrar. Ndërsa Gote-ja, në një përshkrim simbolik, e konsideron përkthimin letrar si “një nga sipërmarrjet më të rëndësishme dhe dinjitoze në botën e tregtisë”. (cituar tek Welcher ). Me anë të kësaj thënie Gote-ja ka dashur të krijojë një analogji midis përkthimit letrar dhe sipërmarrjeve tregtare, duke theksuar rëndësinë e përkthimit letrar në përhapjen e trashëgimisë letrare të njerëzve, ashtu siç një sipërmarrje kontribuon fuqishëm në shpërndarjen e mallrave nëpër botë. Landers-i (1999) e konsideron përkthimin letrar si “formën më unike nga të gjitha llojet e tjera të përkthimit, si përkthimi teknik, shkencor, ligjor apoi llojeve të tjera. Kështu që ai e kufizon atë në këtë formë: “Vetëm përkthimi letrar të bën të përfshihesh në procesin krijues. Këtu përkthyesi përjeton kënaqësi estetike duke punuar me vepra letrare, duke e rikrijuar veprën me një gjuhë të re, e cila përndryshe do të ishte e paarritshme”.

Andewun-i e mbështet mendimin e Lander-it, duke pohuar se përkthyesi i teksteve letrare përfshihet në punën artistike të autorit origjinal dhe, më pas,rikrijon strukturat e gjuhës mbërritëse duke përshtatur tekstin e gjuhës mbërritëse me atë të gjuhës burimore në mënyrën më strikte që e lejon kuptueshmëria. E thënë ndryshe, puna e përkthyesit letrar merret me rimodelimin e pjesës letrare në gjuhën mbërritëse, në mënyrë që ai të paraqesë kuptimin origjinal së bashku me formën e tekstit në gjuhën burimore.

101Adewuni,S. (2004). The literary translator and the concept of fidelity: kirkup’s translation of laye’s l’enfant noir asa case study. Translation Journal. 12 (2). (from http: //www.accurapid.com/ journal/) 102Cook, G. (2003). Applied Linguistics. Oxford, Oxford University Press, f.62. 103Welcher, R. (1998). Performing Without a Stage: The Art of Literary Translation. North Heaven: Catbird Press.

37

Page 50: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Në lidhje me funksionin e përkthyesit, Tytler-i shprehet se “detyra e përkthyesit letrar është shumë e ndryshme, që do të thotë se ai përdor të njëjtat ngjyrime me origjinalin, por nga ana tjetër i kërkohet t’i japë imagjinatës së tij të njëjtin emocion dhe efekt”.104 Me këtë ide kuptohet se çdo përkthyesi letrar i duhet të krijojë një pjesë të re letrare, në një gjuhë të re, e cila përmban një kuptim dhe ndikim ekuivalent me origjinalin. Por, në të vërtetë, kjo përbën një barrë të rëndë për përkhyesin, sepse përkthyesit letrarë janë të detyruar të riprodhojnë idenë origjinale së bashku me formën. Përkthimi letrar, duke qenë se është një detyrë artistike, përfshin në vetvete transmetimin e qëllimit, mendimit, ndjenjës dhe përvojën e autorit me anë tëgjuhës së një gjuhe letrare që është pothuajse e njëjtë me stilin e gjuhës burimore. Kjo tregon punën e vështirë që i duhet të ndërmarrë përkthyesi letrar për të mbajtur të bashkuara të gjitha vlerat e punës origjinale.

Përkthimi letrar është konsideruar nga shumë ekspertë të përkthimit si lloji më kërkues dhe sfidues për përkthyesin, pasi ajo transmeton një shumëllojshmëri tiparesh, si kuptimi, forma, emocioni, toni dhe ndikimi nga teksti burimor tek ai mbërritës, kështu, në vijim po paraqesim disa nga sfidat kryesore të përkthyesit, të cilat i has gjatë procesit të përkthimit të një vepre. Në një përkthim letrar synohet kalimi nga një sistem në një tjetër; në një sistem me shumë faktorë të përfshirë dhe shenja që ndryshojnë nga shenjat dhe strukturat e një gjuhe tjetër. Për këtë arsye, përkthyesit i duhet të zotërojë disa cilësi të veçanta me qëllimin për të arritur një përkthim të mjaftueshëm dhe sa më afër origjinalit. Së pari, përkthyesi duhet të ketë njohuri të gjuhës burimore, gjuhës dhe kulturës së saj, sepse përkthyesi nuk është vetëm një marrës i tekstit burimor, por edhe një krijues i tekstit të tij. Rabassa-i105, një teoricien tjetër i përkthimit, i ka përmbledhur të gjitha këto çështje, duke pohuar se përgjegjësitë e përkthyesit shkojnë në shumë drejtime. Për mirë a për keq, ai duhet të kënaqë natyra të ndryshme njërëzish; autorin, redaktorin, kritikun dhe lexuesin. Pra, bota e një përkthyesi është e ndërlikuar sepse duhet të bëjë të lumtur, me anë të përkthimit, shumë persona.

Për më tepër, në përkthimin letrar kombinohen mjaft sfida. Një prej tyre lidhet ngushtë me njohuritë për GjB dhe për GjP që përkthyesi zotëron. Në lidhje me këtë, Nida thekson se “përkthyesi duhet të zotërojë njohuri të plota të dy gjuhëve dhe njohuri të thellë të subjektit që do të përkthejë”.106 Njohuritë dhe familjariteti me subjektin e punës janë faktorët më kryesorë që kanë ndikim në suksesin e përkthimit. Kështu, njohuritë në sistemin gjuhësor dhe kontekstin kulturor të origjinalit, e bën më të lehtë kuptueshmërinë e përkthyesit. Nga ana tjetër, një çështje tjetër, shumë e rëndësishme për t’u marrë parasysh në përkthim, është se përkthyesit i duhet të zotërojë, jo vetëm komandë të mirë të dy apo më shumë gjuhëve, por dhe një komandë të mirë të gjuhës letrare, çka përbën sfidën e radhës për përkthyesin. Përsa i përket kësaj çështjeje, Savory107 shprehet se “prania e alternativave të mundshme, midis të cilave përkthyesit i duhet zgjedhjë, është thelbi i artit”. Nida, gjithashtu, e mbështet mendimin e Savory-t, duke theksuar se

104Tytler, A. F. (1774). (3rd ed.) Essay on the Principles of Translation. London:Edinburgh, f. 211. 105Rabassa, G., 1984, The Silk Purse Business: A Translator's Conflicting Responsibilities", in Frawley, W. ed. Translation, Literary, Linguistic, and Philosophical Perspectives. 106Nida, E. A, Leiden. (1995). A Textbook of Translation, Prentice-Hall, Toward a Science of Translating, EJ Brill. 107Savory, Th.(1957), The Art of Translation, Jonathan Cape. London.

38

Page 51: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. përkthimi i suksesshëm i një pune artistike letrare kërkon zotërimin e aftësive të mira artistike nga ana e përkthyesit. Përdorimi i fjalëve të duhura kërkon ndjeshmëri estetike, ashtu sikurse kërkon kompetence estetike rregullimi i ngjyrave i hapësirës tre-dimensionale.108 Një tjetër sfidë e madhe për përkthyesin letrar ka të bëjë me elementet kulturore të pandashme që ndodhen në çdo vepër letrare. Kështu, përkthyesi e ka tepër të vështirë të zbulojë çdo element kulturor apo referencë që ka përfshirë autori i tekstit origjinal. Ndodh shpesh që bashkësitë kulturore të dy gjuhëve janë shumë të ndryshme dhe vështirësia qëndron pikërisht tek kuptimi i kuadrit të referencave që secila prej tyre mbart. Përkthyesi ka shumë përgjegjësi që të veprojë si ndërmjetës midis dy kulturave. Situata ideale për përkthyesin nuk është vetëm që ai të njohë dy gjuhët, po edhe dy kulturat. Përkthyesi duhet ta njohë shumë mirë kulturën e tij, po kështu më e mira do të ishte që të dinte po kaq shumë edhe për kulturën e autorit, pra të TB. Kjo do të bënte të mundur që përkthyesi, gjatë procesit të punës, të bëjë zgjedhjet që do të përcillnin dhe përshtatnin informacionin kulturor të TB në një informacion të kuptueshëm edhe për lexuesit e kulurës së TP. Njohuritë e kulturës së TB i mundësojnë përkthyesit që ai të rikrijojë reagimet e mundshme të marrësve të TB dhe njohja e tyre e kulturës së TP i mundëson përkthyesit të parashikojë reagimet e mundshme të marrësve të TP. Për të vijuar më tej, Hayes-i109, një teoricien tjetër i përkthimit, pohon se përkthyesi luan katër role të rëndësishme në përkthim. Së pari, përkthyesi lexon punën origjinale në mënyrë që ta kuptojë atë tërësisht. Së dyti, përpiqet të përcaktojë mjetet që autori ka përdorur për të arritur efektet e veçanta. Së treti, përkthyesi vendos se cila janë ato struktura leksikore dhe sintaksore që do të prodhojnë në tekstin e përkthyer po ato efekte që gjenden në tekstin origjinal. Së katërti, prodhon një vepër arti që është edhe e vetë përkthyesit. Përkthyesit letrarë përballen shpeshherë me një nga problemetmë madhore, që është gjuha. Gjuha, si një kod në vetvete përfshin fusha të ndryshme, si veçori110 fonologjike, sintaksore, leksikore dhe semantike, dhe veçoritë e kodit janë zgjedhur për të “vepruar si mjete për komunikimin e kuptimit”. Në tekste letrare gjuha e përdorur ndryshon dhe ka shumë veçori, të cilat janë të ndryshme nga gjuha e zakonshme. Përzgjedhja e leksikut, strukturat gramatikore, gjuha e figurshme, ritmi janë elementeqë e bëjnë përktheysin të gjendet në një udhëkryq përsa i përket kalimit nga GJB në GJM, duke e munduar atë për të ruajtuar të gjitha elementet e sipërpërmendura me kujdes dhe mesazhi të ketë po të njëjtin efekt në GJM. Një sfidë tjetër e përkthimit është dhe natyrshmëria. Natyrshmëria është një element shumë i pëlqyer nga përkthyesit, por realisht jo gjithmonë i arritshëm nga shumica prej tyre. Një përkthim i natyrshëm nënkupton përballimin me sukses të të gjitha sfidave që paraqet teksti origjinal, ruajtjen e regjistrave të përshtatshëm të gjuhës, ruajtjen e tonit, qëllimit dhe synimit të autorit dhe mbi të gjitha ruajtjen sa më shumë që të jetë e mundur të stilit të autorit, pa u munduar të bëhesh bashkëautor dhe t’i veshësh tekstit elemente gjuhësore, apo kulturore, që në fakt nuk kanë qënë në origjinal. Natyrisht që ka humbje semantike, por ka edhe kompensime. E rëndësishme është që lexuesit e tekstit të

108Nida, E., (1976), A Framework for The Analysis and Evaluation of The Theories of Translation, In Brisilin, R., (ed.), Translation Application and Research. Gardener Press, inc., New York. 109Hayes, A. J., (1975), "The Translator and the form-content Dilemma in Literary Translation" . in MLN. Vol-90. 110Bell, T.R, (1993) “Translation and Translating, Theory and Practice”, Longman, f.8.

39

Page 52: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. përkthyer të marrin pak a shumë të njëjtën ndjesi kur e lexojnë një vepër të caktuar ashtu siç kanë marë lexuesit e tekstit origjinal. Një sfidë tjetër për përkthyesit letarë ka të bëjë me papërkthyeshmërinë e tekstit letrar nga një gjuhë në tjetrën. Lidhur me këtë fakt, disa nga shkrimtarët klasikë, poetë apo njerëz të letrave, si Dryden-i, Shën Jeronimi, Humboldt Benjamin-i dhe mjaft të tjerë parashtrojnë pikëpamje të ndryshme rreth mundësisë dhe pamundësisë së përkthimit letrar. Si për çudi, ky diskutim për ndarjen e këtyre dy ekstremeve vazhdon ende, edhe në ditët e sotme. Zëra te fuqishëm, si Humboldt-i në shek. XVIII dhe XIX, dhe dy pionerët e Teorisë Relative të Gjuhës, Sapir-i dhe Whorf-i në shek. XX, ngritën zërin rreth çështjes së pamundësisë së përkthimit, për shkak të elementeve kulturore të gjuhës burimore. Sipas tyre, gjuha është pjesë përbërëse e kulturës së një vendi. Në këtë këndvështrim, përkthyeshmëria e një teksti nga GJB në GJM bëhet më e vëshirë dhe sfiduese, veçanërisht në përkthimin e veprave letrare, ku elementet kulturore janë të pranishme më shumë se çdo tekstet tjetër joletrar.111 Ky diskutim vazhdon edhe në ditët e sotme, me studiues si Snell-Hornby, Bassnet-i, McGuire-i, Robinson-i dhe mjaft të tjerë, të cilët pohojnë se gjuha është pjesë e kulturës, që prezanton terma kulturorë dhe mënyra të veçanta për të shprehur kuptimin në një gjuhë dhe pjesa tjetër e më e madhe e gjuhës është ‘universale’, që nënkupon se ato janë të përbashkëta në të gjitha gjuhët, për të gjithë njerëzit nëpër botë. Këto fjalë apo shprehje ‘universale’ janë pjesë e gjuhës, të cilat e bëjnë përkthimin të mundshëm. Snell-Hornby e vijon këtë mendim duke u shprehur se me kulturë kuptohet tërësia e njohurive, aftësive, dhe perceptimeve. Duke qenë se gjuha është pjesë përbërëse e kulturës, rrjedhimisht, përkthyesit i nevojitet të jetë jo vetëm dygjuhësh, por edhe dykulturësh.112 Kështu që, është tepër e vështirë për përkthyesin që të zbulojë çdo element kulturor që ka përfshirë autori i tekstit origjinal. Rrallë herë ndodh që ngjashmëritë kulturore të jenë të përafërta dhe vështirësia qëndron pikërisht tek kuptimi që përkthyesi duhet t’i japë këtyre elementeve kulturore që mbart secila prej tyre. Kjo është ajo që e bën përkthimin letrar shpeshherë të pamundur, sepse një përkthyes mund të zotërojë dy gjuhë, por jo dy kultura, sepse është e pamundur. Kjo qasje ndaj përkthimit letrar ka ndryshuar duke mos u pranuar nga teoricienë të tjerë të përkthimit dhe nga vazhdimësia e pandalshme e praktikave në fushën e përkthimit dhe publikimeve të përkthimeve të veprave të mëdha nga përkthyes të mëdhenj në mbarë botën. Ashtu sikurse dhe shprehja e shumë dëgjuar “Përkthyesit janë tradhëtarë.” (Traduttori traditori), një shaka e vjetër nga Raffel-i113, të çon në arsyetimin se përkthimi letrar nuk duhet përshkruar më si i pamundur, madje dhe tekstet poetike arrijnë të përkthehen, pohojnë Dryden-i dhe formalisti i njohur, R. Jakobson. Megjithëse ky i fundit pranon mundësisë e asaj që ai e quan ‘zhvendosje krijuese’ e letërsisë në përkthimet letrare. 114 Një arsye tjetër që e kundërshton

111Boase-Beier, J. (2006).Stylistic Approaches to Translation. Manchester, UK & Kinderhook, USA: St. Jerome Publishing. 112Snell-Hornby, M. (1988).Translation Studies: An Integrated Approach. Amsterda/Philadeliphia: John Benjamins Publishing Company, f. 42. 113Raffel, B. (1988). The Art of Translating Poetry. Pennsylvania: The Pennsylvania State University Press. 114Schulte, R. and Biguenet, J (1992). Theories of Translation: an Anthology of Essays From Dryden to Derrida. Chicago and London: The University of Chicago Press.

40

Page 53: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. pamundësinë e përkthyeshmërisë është “rëndësia e pamohueshme dhe e vazhdueshme e përkthyesve në shoqëri,”115– shprehet Rojo. Si një përgjigje për ata, të cilët vënë në diskutim çështjen e mundësisë së përkthimit, Rojo shtron pyetjen: “Pse është e justifikuar një praktikë katërmijë vjeçare që vazhdon të luajë një rol kryesor në shoqërinë moderne?”. Ajo e vijon mendimin duke u shprehur se si “përkthimi është i pamundur kur raftet e librarive dhe bibliotekat janë të mbushura me përkthime”.116

1.11 Kriteret për përkthimin letrar

Përkthimi i gjuhës letrare është po aq i veçantë sa edhe vetë gjuha letrare. Rrjedhimisht, mund të thuhet se përkthyesit letrarë dallojnë nga pjesa tjetër e komunitetit të përkthyesve. Përsa i përket kritereve të përkthimit letrar, ekzistojnë këndvështrime të ndryshme, por ekspertet e përkthimit i japin rëndësi vetëm disave prej tyre, të cilat parashtrohen si më poshtë:

Një nga pikat kryesore ka të bëjë me objektivat e përkthyesit si një imitues i përmbajtjes dhe formës së punës origjinale. Fillimisht, një përkthyes letrar duhet të përcaktojë qëllime te qarta përpara se të fillojë të përkthejë ndonje tekst letrar. Kështu që eshtë e rëndësishme që këto qëllime të përfshijnë përkthimin e formës, stilit, emocionit, kulturës, imazhit, përvojës dhe efektit të punës origjinale.

Pasioni për letersinë është cilësuar si fillimi për një përkthim të mirë letrar. Kështu që përkhyesit letrar duhet të lexojnë një gamë tëgjerë librash letrarë.

Për përkthyesit letrar është i rëndësishëm kuptimi i stileve dhe imazheve me

përdorimet e tyre te duhura në gjuhën burimore dhe mbërritëse.

Përkthimi letrar është shumë kërkues, pasi ai kërkon rikrijimin e një vepre të re letrare, në një gjuhë të re, ku përkthyesi merr njëfarësoj rolin e autorit.

Për një vepër letrare nuk ekziston vetëm një përkthim i vetëm. Përkthyes të ndryshëm do të prodhojnë variante të ndryshme përkthimi.

Përkthimi është letrar vetëm atëherë kur ngërthen edhe formën edhe përmbajtjen. Në kuadrin e kritereve të sipërpërmendura, çdo përkthim letrar është i pavlefshëm nëse nuk arrin qëllimin thelbësor, që ka të bëjë me riprodhimin e plotë të cilësive të tekstit burimor në tekstin mbërritës dhe vërteton një mjeshtëri të përdorimit të saktë të të dyja gjuhëve, me qëllim që të krijojë nje copëz të re e të vlefshme të letërsisë në tekstin mbërritës. Tytler-i117 propozon parimet e tij në lidhje me kërkesat e përkthimit letrar: Për përkthimin letrar është thelbësore që:

115Rojo, A. (2009). Step by Step: A Course in Contrastive Linguistics and Translation. Peter Lang, f. 21. 116Po aty, f. 26. 117Tytler, A. F. (1774). (3rd Ed.) Essay on the Principles of Translation. London: Edinburgh,f. 179.

41

Page 54: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

• Të japë nje transkript të plotë të ideve dhe ndjenjave të pasazhit origjinal. • Të bartë tiparin “stil”. • Të këtë rrejdhshmërinë dhe kuptueshmerinë e tekstit origjinal.

Në këtë mënyrë, me anë te këtyre principeve, përkthimi letrar pritet t’i sigurojë lexuesit mendimet dhe ndjenjat e përfshira në tekstin burimor, duke mos anashkaluar stilin dhe natyrën e kënaqshme të origjinalit.

1.12 Stili dhe përkthimi letrar

Stili ka qënë një faktor i rëndësishëm në fushën e përkthimit në veprat e hershme, madje stilistika është parë si një disiplinë e veçantë. Konceptet e stilit në teoritë e përkthimit nisin me këndvështrimin e Ciceron-it dhe Horak-ut, të cilët e konsideronin stilin dhe efektin e teksteve origjinale si faktor të rëndësishëm dhe theksonin ruajtjen e tij në përkthim. Shkrimtarët romakë, mendimet e të cilëve mbështeteshin në teoritë e retorikës dhe poetikës së Aristotelit, bënë dallimin midis përkthimit “fjalë për fjalë” dhe“kuptim për kuptim”. Lidhja midis përmbajtjes dhe stilit u prezantua për herë të parë nga Arnold-i118 dhe më pas u përshtat nga teoricienë të tjerë të përkthimit. Boase-Beier-i shprehet se përkthyesi duhet të jetë i vetëdijshëm për stilin e gjuhës burimore dhe të asaj pritëse119, por të arrihej kjo nga një përkthyes nuk është e lehtë. Rreth mesit të shek. XX, pati përkufizime të ndryshme për stilin, si “stili si shtim apo ngjyrim”, “stili si zgjedhje”, “stili si zbukurim”. Megjithatë, teoritë bashkëkohore të përkthimit nuk e kanë më stilin në fokusin e tyre, si më parë, dhe kjo lidhet me synimin e studimeve stilistike në përkthim, i cili merret me çështje të relativitetit, universalitetit dhe letraritetit. Siç përmendet edhe më lart, përkthimi letrar konsiston në përkthimin e teksteve të shkruara në gjuhën letrare. Një përbërës thelbësor qëpërbën gjuhën letrare është stili. Sipas Chesla-s (2001), stili ka të bëjë me mënyrën se si vepron diçka; qoftë me të folurën, me veshjen, të ecurit, të ngrënit apo të shkruarit, pra ajo nënkupton mënyrën e kryerjes së një veprimi.120

Kështu, vetë emri sugjeron se një vepër letrare e përkthyer paramendohet të lexohet si vepër letrare. Përkthyesi letrar duhet të riprodhojë në gjuhën marrëse ndjenjën artistike të origjinalit, në mënyrë që përkthimi të ngjallë, frymëzojë e të kënaqë lexuesin e gjuhës marrëse njësoj sikur ka ngjallur, frymëzuar e kënaqur teksti orgjinal në gjuhën burimore lexuesin e tij. Nëse përkthimi përbën një kontribut me cilësi e funksione kaq artistike, përkthyesi do të duhej të ishte gjithnjë i kujdesshëm përsa i përket tipareve stilistike, si në fazën e të kuptuarit edhe në atë të perifrazimit. Ndërsa, nëshkrim, stili përbëhet nga tre komponentë që janë: struktura e fjalisë, specifikimi dhe formaliteti. Përsa i përket komponentit të parë, fjalitë mund të jenë të shkurtra ose të gjata, të thjeshta ose të ndërlikuara, dhe shkrimtarët jane të lirë të përdorin

118Arnold, Matthew. 1861. “On Translating Homer: Three Lectures Given at Oxford.” Edited by Alfred J. Drake. http://www.victorianprose.org/texts/Arnold/Works/on_translating_homer.pdf. 119Boase-Beier, Jean. (2006). Stylistic Approaches to Translation. Manchester: St. Jerome 120Chesla, E. (2001). 8th Grade Reading Comprehension Success. New York: Learning Express, LLC, f. 90.

42

Page 55: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. nje përzierje të llojeve të fjalive ose një kategori të vetme, fakt ky që përcakton një aspekt të stilit të shkrimtarit. Së dyti, një tipar tjetër ka të bëjë me nivelin e specifikimit që një shkrimtar arrin; që do të thotë se sa shumë detaje ofrohen në përshkrimin e një koncepti të dhënë. Së treti, shkalla e formalitetit dhe joformalitetit që shkrimtari paraqet në shkrimin e tij tregon një aspekt tjetër. Me fjalë të tjera, stili perceptohet me anë të formimit të fjalive, detajeve dhe formalitetit, të cilat paraqiten nga shkrimtarët në shkrimet e tyre.

Duke e parë nga një këndvështrim edhe më i ngushtë, siç e përshkruan dhe Kane-i121, stili eshte amplituda e të gjitha zgjedhjeve qëbën një shkrimtar, duke pasur parasysh fjalët dhe kombinimet e tyre, me qëllim që të përçojë mesazhin nëmënyrën më elegante të mundshme. Në natyrën e tij, stili është fleksibël dhe është “esenca e shkrimit”. Po ta zgjeronim më tej, do të thoshim se stili është mënyra përmes sëcilës transmetohen mendimet, meqenëse paraqet përzgjedhjen e fjaleve dhe strukturave. Stili është ideosinkretik dhe pa dyshim, që është identik për çdo shkrimtar. “Stili nuk mund të mendohet pa gjuhën. Paragrafët, fjalitë dhe fjalët janë të rëndësishme për stilin. Paragrafët, fjalitë dhe fjalët përbëjnë bazën e stilit. Fjalitë përbwhen nga fjalë, paragrafët nga fjali dhe e gjithë vepra nga paragrafë.”122 Ky mendim thekson faktin se gjuha dhe stili janë dy anët e së njëjtës monedhë. Pa gjuhë nuk do të kishte stil, sepse gjuha është mjeti me anë të të cilit shkrimtarët shfaqin stilin e tyre individual, që është unik tekçdo shkrimtar. Prandaj, fjalët, fjalitë dhe paragrafët që zgjedh një shkrimtar për të komunikuar kuptimin, janë cilësuar si elementet bazë për ndërtimin e stilit.

Sidoqoftë, sipas pohimit të Toury-t123, kultura e TP mund të mos e quajë TB si letërsi në sistemin përkatës kulturor. Kultura e TP mund të përdorë tipare, modele e teknika të ndryshme kur bëhet fjalë për letërsi. Sipas Toury-t, janë raste të rralla ato, kur dy sisteme të ndryshme përputhen plotësisht. Kështu, në mënyrë që përkthimi të jetë përkthim letrar, rezultati i përkthimit duhet të jetë i njohur edhe në letërsinë e kulturës marrëse, duke përmbushur të gjitha kërkesat letrare-artistike të gjuhës marrëse. Përkthimi i letërsisë nënkupton se teksti përputhet me modele dhe norma, të cilat konsiderohen si letrare në gjuhën e përkthimit. Duke qenë se TB do të jetë në përputhje me kulturën e synuar, nënkupton se disa nga tiparet që e caktuan tekstin si letërsi në kulturën burimore, do të shuhen. Shi-u 124 pohon se gjuha letrare që përmban formën e duhur e transmeton përmbajtjen në mënyrën më të mjaftueshme dhe të drejtë, që do të thotë se stili i pasur ndihmon në pëlqyeshmërinë e përcjelljes së kuptimit. Shi-u e vijon mendimin duke e përkufizuar termin stil si “përzgjedhje e fjalëve dhe e frazave qëformulon shkrimtari dhe mënyra se siai i organizon të gjitha fjalët dhe frazat në fjali dhe më pas në paragrafe. Me anë te stilit, shkrimtari modelon përvojat e tij nëveprën letrare, me qëllim që lexuesi të marrë kënaqësi sëbashku me kuptimin. Për ta

121Kane, T. S. (2000).The Oxford Essential Guide to Writing. New York: Berkley, f. 11. 122Xiaoshu, S. Dongming, C. (2003). Translation of literary style.Translation of Journal, 7(1). (from http: //www.accurapid.com/journal/), f. 4. 123Toury, G. (1976). Translational Norms and the Concept of Equivalence: Colloquium on Problems of Translation Theory, Budapest 124Shi, A. (2009). Style and Stylistic Accommodation in Translation.( Zainurrahman , ed.),The Theories of Translation from History to Procedures.(61-65) Personal Journal of Philosophy of Language and Education (from http: //Zainurrahmans. Wordpress. com)

43

Page 56: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shprehur këtë me fjalë të tjera, çdo shkrim artistik bëhet unik nga mënyra se si autori organizon komponentët gjuhësorë dhe keto organizime karakterizojne stilin e shkrimtarit”. Lidhjen që ekziston midis stilit dhe përkthimit Xiaoshu and Dongming-u e shprehin kështu: “Puna e shkëlqyer dallon nga paragrafët e përsosur, nga paragrafët me fjali të sakta dhe me fjali që përmbajnë zgjedhjen e duhur të fjalëve. Ky eshte qëllimi për çdo shkrimtar dhe përkthyesit duhet të bëjnë të pamundurën që përkthimi të ngjasojë me origjinalin për nga stili, në mënyrë që të arrihet ngjashmëria estetike. Ndërkohë, përkthyesi duhet t’i përkthejë fjalët, fjalitë dhe paragrafët në mënyrë që të arrihet edhe ngjashmëria në formë.”125 Brenda të njëjtit kuadër, Nida e përkufizon përkthimin, si vijon: “Përkthimi ka të bëjë me prodhimin e ekuivalenteve natyrore më të aferta nga gjuha origjinale në atë mbërritëse, së pari në kuptim dhe së dyti në stil.”126 Kjo nënkupton se përkthimi është imitimi i kuptimit dhe stilit origjinal, asisoj, që të krijohet ekuivalenti më i afërt. Ky përkufizim pasqyrohet edhe në përkthimin letar, duke qenë se stili është vlera me kryesore në gjuhën letrare. Sipas Xiaoshu dhe Dongming-it, çdo fjalë e një vepre letrare duhet trajtuar me delikatesë gjatë procesit të përkthimit dhe çdo figurë letrare duhet të shprehë punën origjinale, duke treguar besnikëri ndaj stilit të tij.Të gjitha aspektet e stilit letrar, si përzgjedhja e fjalëve dhe e mjetevetë tjera figurative duhet të jetë në qendër të vëmendjes së përkthyesit letrar, në mënyrë që të prodhojë të njëjtin kuptim dhe stil,njësoj si në materialin e gjuhës burimore. Për ta përmbledhur, stili dhe përkthimi letrar kanë një marrëdhënie reciprokemes tyre, ku mund të thuhet se, nëse nuk arrihet stili origjinal, atëherë nuk kemi të bëjmë me një përkthim të arrirë.

1.13 Ndikimi estetik në përkthimin letrar

Përkthimi letrar, si çdo lloj tjetër përkthimi, ka ndikime të shumta në një grup të caktuar lexuesish. Ndikimet gjuhësore, semantike dhe komunikative janë më të përhapurat. Tekstet letrare karakterizohen nga kënaqësia që shkaktojnë gjatë leximit, prandaj ata krijojnë një dimension tjetër përsa i përket ndikime vetë përkthimit letrar, që është ndikimi estetik. Ndikimi estetik është një nga karakteristikat e shkrimit letrar, ku Stecker-i (2003) 127 pohon se… letërsia është trupi i veprës së artit dhe ky trup përkufizohet në aspektin e zotërimit të vlerave artistike… një sërë vlerash për të cilatvlerësohen veprat e letërsisë.

Ashtu siç është përmendur edhe më lart, letërsia dallon për nga larmia e shkrimeve letrare, të cilat përmbajnë shumë vlera artistike. Këto vlera janë shkaku i

125Xiaoshu, S. Dongming, C. (2003). Translation of literary style.Translation of Journal, 7(1). (from http: //www.accurapid.com/ journal/) 126 Nida, E. (1984). Cituar tek Shi, A. (2009). Style and Stylistic Accommodation in Translation. (Zainurrahman , ed.),The Theories of Translation from History to Procedures.(61-65) Personal Journal of Philosophy of Language and Education (from http://Zainurrahmans. Wordpress. com). 127 Stecker, R. (2003). What is Literature? (Eileen, J. Dominic, L. eds.), Philosophy of Literature: Contemporary and Classic Readings: an anthology, f. 65.

44

Page 57: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. admirimit që lexuesit shfaqin për letërsinë. Goodarzi (2003)128 është i mendimit se tekstet letrare transmetojnë një ndjenjë të veçantë tek lexuesi, për faktin se janë të organizuara në mënyrë elegante dhe janë më komplekse krahasuar me tekstet joletrare. Gjymtyrët e veçantë të zgjedhjeve leksikore, strukturore dhe stilistike krijojnë thelbin unik të dëfrimit, i cili mungon ne llojet e tjera të shkrimit. Goodarzi shton se “ndikimi estetik është ndjenja e kënaqësisë që përjeton lexuesi”. Duke iu referuar asaj që pohuam më lart, mund të themi se çdo vepër letrare është e ndryshme nga çdo lloj tjetër shkrimi, si dhe është e priryr për të krijuar ndikimin estetik te lexuesi.

Siç e theksuam dhe më lart, duke qenë se përkthimi letrar përçon kuptimin origjinal së bashku me formën, stilin dhe ndikimin në gjuhën mbërritëse, duhet që edhe ndikimi estetik të ruhet në tekstin mbërritës, në mënyrë që përkthimi të jetë sa më i efektshëm dhe sa më i plotë. Të gjitha aspektet e gjuhës letrare të përdoruara në praktikën e përkthimit letrar, duhen të përcillen në produktin mbërritës. Kështu që, ndikimi estetik, si një aspekt domethënës në gjuhën letrare-artistike, duhet të ruhet në procesin e përkthimit letrar, me qëllim që të argëtojë lexuesit e gjuhës mbërritëse, po aq sa edhe lexuesit e gjuhës burimore argëtohen nga materiali në gjuhën e tyre. Në përputhje me këndvështrimin e Goodarzi-t rreth ndikimit estetik, Stecker-i thekson se: vlera letrare shpeshherë identifikohet si vlerë estetike, vlerë e përvojës së një vepre letrare... e konsideroj vlerën estetike të një shkrimi që karakterizohet nga kënaqësia që përcjell tek ata, të cilët përjetojnë apo meditojnë rreth botës së veprës.

Meqenëse përkthimi letrar synon përcjelljen e kuptimit origjinal së bashku me formën, stilin dhe efektin në GJM, atëherë efekti estetik duhet ruajtur që përkthimi të jetë i saktë dhe i frytshëm. Pra, tekstet letrare duhet të trajtohen vetëm në kuadrin e përkthimit letrar, që do të thotë se të gjitha aspektet e gjuhës letrare, që janë përdorur në një vepër të caktuar, duhet të kthehen edhe në produktin përfundimtar. Efekti estetik, si një aspekt domethënës i gjuhës së figurshme letrare, është një përbërës i qenësishëm që duhet ruajtur gjatë procesit të përkthimit, në mënyrë që lexuesit marrës të marrin po atë ndjesi të së bukurës që kanë marrë edhe lexuesit e gjuhës burimore nga materiali burimor. Kështu hodhëm dritë mbi tiparin kryesor për të cilin vlerësohet vepra letrare: vlera estetike. Kjo do të thotë, siç u përmend dhe më sipër, se thelbi në veprat letrare qëndron në natyrën e tyre artistike-letrare. Karakteri estetik i veprës letrare duhet të ruhet maksimalisht teksa përkthehet nga gjuha burimore në atë marrëse. Pra, përkthimi letrar ka të bëjë me besnikërinë ndaj aspekteve estetike të veprës origjinale. Përkthimi letrar është riprodhimi i gjuhës së imazheve origjinale artistike në një gjuhë tjetër, në mënyrë që lexuesi i përkthimit të mund të frymëzohet, të preket dhe të zbavitet estetikisht njësoj si lexuesi i origjinalit.

Përkthimi letrar nuk është thjesht një proces që transmeton funksionet gjuhësore dhe komunikative të tekstit burimor në tekstin mbërritës, por është gjithashtu një mënyrë për të treguar besnikërinë ndaj aspekteve estetike të punës origjinale. Xiaoshu and Dongming-u shprehen se: përkthimi letrar prodhon imazhet artistike origjinale në një gjuhë tjetër, në mënyrë që lexuesi i përkthimit të mund të frymëzohet dhe të argëtohet estetikisht po në të njëjtën mënyrë si lexuesi i tekstit origjinal.

128Goodarzi, Z. (2003). Lexical patterning in poetic text: analyzing literary style. Translation Journal, 6(2). (from http: //www.accurapid.com/ journal/), f. 9.

45

Page 58: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Në të njëjtin kuadër, përkthimi letrar, sipas Shi-ut129, nuk është thjesht një shndërrim gjuhësor midis gjuhëve, por ai kërkon “strehim” në shumë faktorë të tjërë, siç janë aspektet kulturore dhe estetike të tekstit origjinal letrar. E thënë ndryshe, sado besnik të jetë përshtatja gjuhësore në përkthimin letrar, ajo mbetet e paplotë nëse ajo nuk i përshtatet një sërë aspekteve të shkrimit origjinal, kryesisht aspekteve kulturore dhe artistike.

1.14 Veçori gjuhësore të tekstit letrar

Çështja e shqyrtimit dhe e përcaktimit të veçantive të tekstit letrar dhe të atij joletrar, përkatësisht të strukturës gjuhësore dhe të strukturës gjuhësore poetike lidhet me ndërlikueshmërinë e dy koncepteve themelore: gjuhë dhe letërsi. Dihet se gjuha, si dukuri shoqërore, ka si qëllim kryesor komunikimin, marrëveshjen midis njerëzve. Si e tillë, si aktiviteti i lashtë shenjëzues – simbolik i njeriut, me kalimin e kohës, ajo u bë pjesë e pandashme e gjallimit dhe e botës së tij. Në këtë rrjedhë, gjuha u bë edhe mjeti kryesor për përftimin e krijimeve letrare artistike, për krijimin e veprave të artit të fjalës. Ç’është e vërteta, prania e letërësisë, çka e bën një tekst të cilësohet si letërsi, dëshmohet pikërisht përmes gjuhës si materie kryesore dhe prej faktit se ajo nuk mund të krijohet pa gjuhën, nuk mund të ekzistojë, të komunikojë e as të shkaktojë ndikimin e saj estetik. Së këndejmi, ndërliqësia nuk shprehet vetëm në rrafshin e përcaktimeve të dukurisë gjuhë dhe të dukurisë letërsi, por dhe të ndërlidhjeve dhe të marrëdhënieve shumëplanshe që ekzistojnë midis tyre. Në gjuhë çështja shprehet e ndërliqshme nga fakti se kemi të bëjmë me tri kategori të veçanta: ligjërim, gjuhë, të folur.130

Në artin e fjalës, në letërsi, çështja shkon e bëhet e ndërliqshme nga fakti se teksti letrar, krijohet, funksionon – komunikon dhe e shkakton ndikimin estetik nëpërmjet gjuhës, përkatësisht nëpërmjet mesazheve që dalin nga struktura e veçantë gjuhësore. Së këndejmi, kur flasim për veprën letrare artistike, dashur e padashur, flasim edhe për gjuhën, për veçantitë e kumteve dhe të mesazheve që shprehen në të nëpërmjet saj. Natyrisht, kur e kundrojmë veprën letrare, ne nuk flasim për gjuhën si sistem rregullash, kategorish e tiparesh gramatikore dhe sintaksore, që e bëjnë atë të njëjësishme dhe të papërsëritshme përballë dukurive të të njëjtit sistem gjuhësor ose përballë një sistemi tjetër gjuhësor, por për tiparet e kumteve dhe të mesazheve, të shumësisë kuptimore që gjenerohet prej strukturave përkatëse gjuhësore, përkatësisht të mundësive të ndryshme të receptimit, jo vetëm nga lexues të ndryshëm, por edhe nga i njëjti lexues në kohë e në gjendje të ndryshme. Studiuesi i shquar i gjuhësisë, F. de Sosyri, vë në dukje me të drejtë se s’ka e as nuk mund të ketë as tekst dhe as tekst letrar pa gjuhë.131 Me fjalë të tjera, pa e njohur vendin dhe rolin e gjuhës në dukurinë letrare, përkatësisht pa zgjidhjen e kësaj çështjeje, nuk mund të krijohet as teoria e letërsisë e as mund të ndriçohen veçoritë e një vepre

129 Shi, A. (2004). Accommodation in translation. Translation Journal, 8(3). (from http: //www.accurapid.com/ journal/) 130Shih Rexhep Ismajli, Konceptet: ligjërim / gjuhë / të folur. Në “Shumësia e tekstit”. Botimi i dytë. Rilindja, Prishtinë 1980, f. 33 – 68. 131Ferdinand dë Sosyr, Kursi i gjuhësisë së përgjithshme, vep. e cit. f. 50 – 53.

46

Page 59: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. letrare e as të bëhet dallimi midis tekstit letrar dhe tekstit joletrar, përkatësisht ndryshimi midis strukturës gjuhësore dhe strukturës gjuhësore poetike.

Edhe gjuha 132 edhe letërsia janë sisteme të caktuara të komunikimit. Brenda procesit të ndërliqshëm përftues dhe komunikues, teksti është mekanizmi që luan rolin kryesor. Pa të nuk mund të ketë komunikim, nuk mund të ketë as strukturë gjuhësore e as strukturë letrare.

Teksti gjuhësor, si forma më kryesore dhe më e rëndësishme e komunikimit, është njësi – sistem gjuhësor kuptimisht i caktuar. Ai përbëhet nga raportet e rrjedhës sintagmatike (lineare) dhe paradigmatike (mbi bazën e hierarkisë) të njësive të veçanta përbërëse, që, përveç të tjerash, kanë vlerë dalluese kuptimore brenda tërësisë së tekstit dhe teksti si i tillë, si strukturë gjuhësore e veçantë shprehëse, si mjet komunikues, është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Pra, teksti nuk është njësi e përbërë prej shenjash të grumbulluara rastësisht dhe dosido. Përkundrazi, ai është një raport i ndërliqshëm dhe i caktuar i shenjave gjuhësore që shndërrohen në kuptime të ndryshme. Teksti ka fillimin dhe mbarimin e vet, por edhe gjithë atë që gjendet midis këtyre dy pikave të skajshme të tërësisë së tij.

Sikurse e shprehëm dhe më lart, nëpërmjet materies gjuhësore realizohet dhe ekziston gjuha si sistem komunikimi midis njerëzve. Po kështu, nëpërmjet materies gjuhësore krijohet, ekziston, përjetohet (artistikisht) letërsia dhe shkakton ndikimin e saj estetik tek marrësi, dëgjuesi apo lexuesi. Mirëpo, edhe pse teksti gjuhësor, përkatësisht teksti joletrar dhe teksti letrar, kanë si element themelor përbërës (konstitutiv) materien gjuhësore, shenjën gjuhësore; prapë se prapë, ato ndryshojnë prej njëra-tjetrës. Ky ndryshim shprehet para së gjithash në mënyrën e përdorimit të materies gjuhësore, në mënyrën e realizimit të strukturës gjuhësore nga del kuptimi, mesazhi (kumti) dhe të ndikimit të mundshëm të tij, i cili, në thelb, e përcakton karakterin dhe qëllimin e tekstit, qoftë në rrafshin thjesht gjuhësor, qoftë në rrafshin e ‘strukturës’ jashtëgjuhësore. Ndodh kështu prej faktit se struktura e tekstit gjuhësor nuk është e njëjësishme me tiparet e strukturës së tekstit letrar poetik: Struktura specifike e veprës letrare nuk është, pra e njëjësishme me strukturën gjuhësore. Ajo është strukturë që shpreh botën nëpërmjet gjuhës. Struktura e tekstit letrar përmban diçka të veçantë, pra është më shumë se vetëm strukturë e zakonshme gjuhësore, e cila (struktura gjuhësore) ka si qëllim kryesor informimin dhe komunikimin. Së këndejmi, shenja gjuhësore as nuk është e as nuk mund të jetë njësi njohëse e natyrës dhe e karakterit letrar të tekstit, e as e strukturës së llojit apo e veçantisë së mikrostrukturave të veprës letrare dhe e makrostrukturës së saj. Pra, “kush e kupton tekstin letrar si shenjë gjuhësore, nuk kupton vetvetiu edhe natyrën e tij letrare dhe nuk ndien vetvetiu edhe vlerën e tij letrare.”133

Kur dëgjojmë apo kur lexojmë ndonjë vepër letrare, përkatësisht një tekst letrar, atë e lexojmë dhe e kuptojmë në mënyrë individuale dhe të veçantë.Në procesin e konotimit

132 Duke bërë fjalë për vlerën gjuhësore, përkatësisht për gjuhën si mendim i organizuar në materien tingullore, Dë Sosyri thotë: “Gjuhën mund ta quajmë rrafsh të nyjëtimeve, duke e marrë këtë fjalë në kuptimin e përkufizuar: çdo term gjuhësor është njëfarë nyjeje, një articulus ku fiksohet një ide në një tingull dhe ku tingulli bëhet shenjë e idesë. Gjuha mund të krahasohet edhe me një fletë letre: mendimi është njëra e tingulli faqja tjetër; nuk mund të pritet njëra faqe pa e prërë në të njëjtën kohë edhe tjetrën; po kështu edhe në gjuhë, nuk mund të izolohet as tingulli nga mendimi, as mendimi nga tingulli; mund ta arrijmë këtë gjë vetëm përmes abstraksionit.” Shih, F. dë Sosyr, Kursi i gjuhësisë së përgjithshme, vep. e cit. f. 184. 133 Radoslav Kati . Arti si shenjë. Zagreb 1977, f. 129.

47

Page 60: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. kapet – zbërthehet një formë ose disa forma të mundshme të kuptimësisë së srtukturës përkatëse gjuhësore poetike. Kjo lidhet edhe me përgatitjen profesionale e me përvojën, edhe me gjendjen konkrete të subjektit – marrës gjatë procesit të leximit dhe të ndikimit estetik që shkakton vepra letrare. Së këndejmi, i japim të drejtë vrojtimit të Robert Scholes-it i cili duke folur për shumësinë e kuptimit të strukturës gjuhësore, por edhe të kontekstit shoqëror e kulturor, thotë: “Kuptimi asnjëherë nuk është i mbyllur thjeshtë në vepër, prandaj mund të zbërthehet nga studiuesi i dukurive të gjuhës. Në këtë mënyrë, teksti letrar poetik edhe përftohet, edhe lexohet, edhe receptohet ndryshe, prandaj edhe ndikimi estetik që shkakton është parësor; ai e përcakton, qoftë natyrën e tekstit letrar, qoftë procesin e perceptimit e të konotimit nga secili individ. Ndikimi dhe përjetimi estetik ndryshojnë nga çdo përjetim tjetër, prandaj edhe përjetohen nga secila vetje në mënyra të mëvetësishme. Në qoftë se pajtohemi me Eduard Sapir-in se “gjuha është arti më masiv dhe më përmbledhës që njohim, vepra më vigane dhe anonime e gjeneratave të pavetëdijshme” 134, atëherë gjuha e veprës letrare, gjuha poetike, është një shkallë edhe më e ngritur e aftësisë gjeniale të njeriut. Gjuha është fenomen që ofron më shumë sesa përcjelljen e kumteve. “Gjuha është më shumë se sistem i përcjelljes së mendimeve. Ajo është veshja e padukshme që na zbukuron shpirtin dhe të gjitha shprehjeve të saj u jep formë të paracaktuar. Kur shprehja ka rëndësi të jashtëzakonshme, ne e quajmë letërsi.”135 Veçoritë nuk shprehen vetëm brenda një gjuhe, një sistemi të caktuar gjuhësor, por edhe midis sistemeve të ndryshme gjuhësore. Pikërisht ky ndryshim midis gjuhëve të ndryshme shpreh në mënyrë të pandërmjeme ndërliqësinë e gjuhës si sistem komunikimi dhe si sistem i konotimeve (të shumta) në një rrafsh më të gjerë. Rreth kësaj dukurie E. Sapiri shkruan: “Gjuha është mjet i letërsisë siç janë mermeri, bronzi apo argjili materiale të skulptorit”. Meqë çdo gjuhë ka veçoritë e saj dalluese, përkufizimet dhe mundësitë e brendshme formale të një letërsie nuk janë kurrë krejtësisht të njëjta me ato të një letërsie tjetër. Letërsia e modeluar nga forma dhe substanca e gjuhës, ka ngjyrën dhe thurjen e vet. Artisti i letërsisë mund të mos jetë kurrë i ndërdijshëm për atë si e pengon, e ndihmon apo përndryshe e udhëzon modeli, por kur paraqitet çështja e përkthimit të veprës së tij në një gjuhë tjetër, menjëherë manifestohet natyra e modelit origjinal. Të gjitha efektet e saj janë llogaritur ose janë matur me intuitë, me referencë të ‘frymës’ formale të gjuhës së tij; ato nuk mund të barten më tutje pa humbur ose pa ndryshim. Prandaj Kroçeja ka shumë të drejtë, kur thotë se vepra e artit letrar nuk mund të përkthehet kurrë.”136 Gjuha e tekstit letrar ndryshon nga gjuha e tekstit joletrar. Ky ndryshim shprehet sidomos në mundësitë dhe cilësitë shprehëse komunikuese dhe receptuese të srtukturës gjuhësore dhe të konotimit të saj nga marrësi. Edhe pse ndodh shpesh që tipare të gjuhës së tekstit letrar t’i hetojmë e t’i dallojmë edhe në tekstin joletrar, funksioni i gjuhës tek njëri dhe tek tjetri tekst është i ndryshëm, gjë që shkakton karakterin e ndryshëm dhe tërësinë e ndryshme të teksteve dhe forcën komunikuese dhe ndikuese të tyre. Gjuha e veçantë, përkatësisht të folurit konotativ në tekstin letrar, ku mundësia e shumësisë kuptimore është e dukshme dhe herë – herë e pakufijshme, është elementi kryesor i çdo teksti letrar artistik. Kështu, në tekstin letrar çdo gjë që thuhet, që shqiptohet e

134 Eduard Sapir, Gjuha – hyrje në studimin e ligjërimit. Përktheu nga anglishtja Vejsel Nuhiu, Rilindja, Prishtinë 1980, f. 248. 135 Po aty, f. 249. 136Po aty, f. 150.

48

Page 61: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. transmetohet nëpërmjet sistemit gjuhësor të veçantë, thuhet me atë strukturë që shkakton konotim të nyjshëm. Pra, të folurit në tekstin artistik nuk synon asnjëherë njëkuptimësinë, qoftë në rrafshin sintagmatik, qoftë në atë paradigmatik, as saktësinë kuptimore e as qartësinë sa më të plotë të pjesëve dhe të tërësive. Përkundrazi, synon shumëkuptimësinë dhe pakufijshmërinë kuptimore. Këtë gjë nuk e kushtëzojnë vetëm gjuha e zgjedhur, leksiku i pasur, leksemat me nuanca e ngarkesa kuptimore polivalente, ngjyrimi ndjenjësor e muzikor, etj. por, para së gjithash, raporti i fjalëve midis njëra-tjetrës, raporti i ndërsjellë i tyre edhe me njësitë më të mëdha ose më të vogla tekstore si vlera dalluese, të cilat, brenda sistemit përkatës, përbëjnë tërësinë unike.

Në tekstin letrar krijohet ajo strukturë gjuhësore, më saktësisht të folurit e tillë, që përjetimin artistik, mundësinë e shumësisë së konotimit dhe të ndikimit estetik të tij e nxjerr në planin e parë dhe të gjitha elementet përbërëse tekstore dhe jashtëtekstore i shërbejnë dhe i nënshtrohen këtij qëllimi. Si do të shprehet gjithë kjo tek personi konkret, në çfarë hierakie do të vendosen elementet përbërëse tekstore dhe kuptimore, në ç’përmasë do të shprehet konotimi i njësive të veçanta dhe i tërësisë së tyre, kjo do të varet nga procesi që do të ndodhë në rrafshin e receptimit të tekstit letrar brenda totalitetit të përvojës jetësore të tij. Pikërisht këtu duhet kërkuar shpjegimii shfaqjes së dukurisë, që për të njëjtën vepër letrare të shprehen qëndrime e të bëhen vlerësime të ndryshme ose një tekst të jetë për dikë letrar e përdikë tjetër joletrar.

Struktura jashtëgjuhësore e krijimit letrar shkon e bëhet më e qartë kur problemin e vështrojmë nga aspekti i teorisë receptive dhe të ndikimit, ku faktorët krijuesi – vepra – marrësi janë në një raport të ndërsjellë kushtëzues e determinues. Kur autori e koncepton dhe e krijon veprën letrare, ai ka parasysh marrësin dhe përvojën e tij jetësore, e cila është krijuar e formuar nga përvoja diakronike (përmes përvojës historike, socio-kulturore, letrare, fetare, etj.) dhe sinkronike (përvojës në kohën kur vepron dhe krijon autori), prandaj këto elemente të rëndësishme do të shprehen e do të formësohen në mënyra të ndryshme dhe do të marrin funksione të ndryshme në rrjedhën paradigmatike dhe sintagmatike të strukturës gjuhësore letrare. Që të depërtojmë sa më thellë në qenësinë e tekstit letrar, që t’i kemi më të qartë natyrën dhe karakterin e tij po i sjellim disa mendime të semiologut dhe të studiuesit të shquar të artit letrar, Jurij M. Lotman, i cili me rezultatet e punës së tij, ndoshta ka shkuar më së largu në theksimin dhe përcaktimin e tipareve e të veçantive të tekstit letrar artistik, të funksionit, të forcës komunikuese, njohëse dhe ndikuese të tij. Lotman-i vë në dukje, me të drejtë. se arti letrar është gjeneratori jashtëzakonisht i organizuar i tipit të veçantë gjuhësor, që njerëzimit i ofron një shërbim të pakompensueshëm, duke përmbushur njërin ndër aspektet më të ndërliqshme dhe, për nga mekanizmi, më të paqarta të dijes njerëzore.137 Brenda kësaj problematike, ai e vështron tekstin artistik nga aspekte të ndryshme dhe pohon se “teksti artistik është mendim shtjellues i ndërliqshëm. Të gjitha elementet e tij janë elemente kuptimore”138 dhe se në të “…çdo detaj dhe i gjithë teksti në tërësi janë të përfshirë në sisteme të ndryshme raportesh dhe, njëkohësisht, arrijnë si rezultat më tepër se një

137Jurij M. Lotman, Die Struktur des künstlerischen Textes. Herausgegeben mit einem Nachwort und einem Register von Rainer Grübel, SV, Frankfurt am Main 1973, f. 14. Shih edhe J. M. Lotman, Struktura umetniÄÂ�kogteksta. Nolit, Beograd 1976, f. 35. 138J. M. Lotman. Struktura e tekstit. vep. e cit. f. 44.

49

Page 62: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. kuptim.”139. Lotmani thekson edhe një element të rëndësishëm të tekstit artistik dhe të mënyrës së funksionimit të tij: “Teksti artistik nuk është, thjeshtë, realizim i normave strukturore, por edhe i shkeljes së tyre. Ai funksionon në fushën dyfish të strukturuar, e cila përbëhet nga tendencat e realizimit të ligjësisë dhe të shkeljes (rrënimit) së tyre. Edhe pse secila prej këtyre tendencave synon që ekskluzivisht të mbretërojë dhe ta anulojë të kundërtën, fitorja e cilësdo prej tyre është shkatërruese për artin. Jeta e tekstit artistik shprehet në ngritjen e tyre të ndërsjellë”140.

Nëse pajtohemi me mendimin se teksti letrar është strukturë e veçantë gjuhësore, ku çdo pjesë dhe të gjitha së bashku janë të shtjelluara në një sistem të ndërtuar në shkallë të lartë dhe ku gjuha e tij synon para së gjithash konotimin (nyjëtimin) e shumtë kuptimor, atëherë gjuha artistike është një ndër elementet më të rëndësishme të qenësisë së tekstit letrar; vetëm ajo është në gjendje të krijojë një kontekst të pasur poetologjik141dhe të kushtëzojë një intensitet komunikues, një përjetim artistik të thellë dhe një ndikim estetik në marrësin, çka e bën atë të ndryshojë prej çdo teksti tjetër.

1.15 Përfundime

Në këtë kapitull trajtuam disa nga çështjetkryesore të përkthimit në përgjithësi dhe përkthimit letrar bazuar në idetë dhe teoritë më të njohura të fushës përkthimore gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XX dhe dekadës së parë të shekullit XXI. Në pikëpamjen e këtyre studiuesve, përkthimi ka luajtur gjithnjë një rol parësor në krijimin e një kulture universale. Përkthimi është konsideruar ura lidhëse për të bashkuar të gjitha gjuhët nëpër botë, po veçanërisht ato të cilat kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, duke marrë parasysh karakteristikat gjuhësore dhe traditat kulturore. Nga ana tjetër, përkthimi njehedhe ekzistencën e kufijve midis kulturave të ndryshme, por edhe përkthyesi është po aq i vetëdijshëm për këta kufij, siç është i vetëdijshëm edhe për mos shmangien e tyre. Procesi i përkthimit do të ishte i pamundur nëse nuk do të kishim ngjashmëri kulturore dhe universalitete dhe njerëzit, të cilët u përkasin kulturave të ndryshme, nuk do të arrinin të komunikonin me njëri-tjetrin. Kur dy gjuhë fliten dhe duhet të kryhet një proces përkthimi mes tyre, duke përshtatur ekuiavalenetin e tyre, përkthyesit duhen të përçojnë kuptime të njëjta preferenciale, pragmatike dhe kuptime të ndërlidhura. Shpeshherë, për shkak tëndryshimeve të mëdha që ekzistojnë midis dy kulturave, duke krijuar një hendek për përkthyesin, barasvlefshmëria semantike bëhet e vështirë për t’u arritur. Qëllimi i përkthimit është të bëjë të mundur të kuptuarit midis kulturave e kombeve të ndryshme, pavarësisht nga ndryshimet midis tyre. Eugene Nida, një teoricien i njohur përkthimi, është i mendimit se për të prodhuar “ekuivalentin më të afërt natyror” në gjuhën mbërritëse, ajo ndikohet nga ndryshimet kulturore. Ai besonte se ndryshimet ndërmjet kulturave mund të shkaktojnë shumë më tepër probleme për përkthyesit nga ç’mund të shkaktojnë ndryshimet strukturore të dy gjuhëve. Duke marrë në konsideratë elementet kulturore, ai i kushtoi më shumë vëmendje ekuivalencës dinamike, e cila përpiqet të lidhë lexuesin e tekstit të përkthyer me mënyrat e sjelljes brenda kontekstit të kulturës së tij, pa

139 J. M. Lotman, Teza mbi pyetjen: “Arti në një seri të sistemeve të modelit”. Botim i veçantë, Kritika. Zvezak 4, Zagreb 1970, f. 251. 140 J.M.Lotman. Struktura teksta, vep. e cit. f. 384. 141Anton Nikë Berisha.“Konteksti poetologjik” në librin:Teksti poetik. Rilindja, Prishtinë 1985, f. 23 – 28.

50

Page 63: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. këmbëngulur që ai të kuptojë sjelljen dhe modelet kulturore të tekstit në gjuhën burimore. Sipas tij, ekuivalenca dinamike është më e përshtatshme dhe njëkohësisht më e qartë për lexuesin e tekstit të përkthyer.

Susan Bassnett-i dhe André Lefevere-i, në vitet ’90, botuan së bashku një përmbledhje me ese, të titulluar “Përkthimi, historia dhe kultura”142, ku kishin për qëllim vënien në dukje të ndryshimeve madhore në fushën e studimeve të përkthimit. Studimi i praktikës së përkthimit kishte ndryshuar, duke e përqendruar vëmendjen në çështje më të gjera, si ato të kontekstit, historisë dhe traditës. Me fjalë të tjera, këto ndryshime sinjalizonin zhvendosjen nga një fazë më formaliste drejt një hapi tjetër që u jepte përparësi faktorëve jashtëtekstorë. Bassnett-i dhe André-ja theksojnë se objekti i studimit të përkthimit është ripërcaktuar, që do të thotë se ajo çka studiohet tani është teksti i përfshirë brenda rrjetës së shenjave kulturore tëtë dyja gjuhëve, asaj burimore dhe asaj mbërritëse. Në këtë mënyrë, studimet për përkthimin kanë arritur të shfrytëzojnë edhe përqasjet gjuhësore dhe të zhvendosen nga ajo.Pikërisht kjo zhvendosje solli ndryshime në persepktivën e përkthimit, ku vëmendja zhvendoset nga këndvështrimi teorik në njëçështje më të gjerë, ku objekti i studimit përqendrohet në termat kulturorë të gjuhës burimore dhe asaj mbërritëse. Kjo zhvendosje njihet si “cultural turn” (kthimi kulturor) dhe mund të thuhet që është koncepti i parë në lidhje me rolin e kulturës në studimet përkthimore dhe ishte një fenomen masiv intelektual, i cili pa dyshim nuk po ndodhte vetëm në studimet për përkthimin, por edhe në shumë sfera të tjera të shkencave humane si në gjuhësi, letërsi, antropologji, etj. Përveç kësaj, pati zhvendosje dhe në rolin e përkthyesve, të cilët, nga ndërmjetës ndërgjuhësorë, morën rolin e ndërmjetësit kulturor, fokusi i të cilëve qëndronte kryesisht në prezantimin e ndryshimeve kulturore sesa të atyre gramatikore dhe leksikore.

Në mes të viteve 1980, Vermeer-i prezantoi teorinë e “Skopos”-it, e cila përqendrohet, mbi të gjitha, në qëllimin e përkthimit. Ai këmbëngulte që metodat dhe strategjitë e përkthimit duhet të vihen në shërbim në mënyrë që të përftohet një rezultat i mirë funksional. Si rrjedhim, elementet kulturore duhet të përkthehen sipas qëllimit të përkthimit dhe ruajtja e ngjyrimit lokal të tekstit burimor do të varet nga po nga qëllimi i përkthimit. Sipas kësaj teorie, përkthyesi konsiderohet si “ekspert” dhe është veçanërisht ai që mban përgjegjësi për tekstin e përkthyer sipas qëllimit që i është ngarkuar nga autori apo botuesi. Faktin se ndikimi kulturor nuk duhet të mënjanohet në procesin e përkthimit e përkrah edhe Venuti, kur pohon se:“përkthimi është një proces që përfshin ngjashmëri midis gjuhës dhe kulturës, veçanërisht që përcjell mesazhe të njëjta dhe teknika formale, dhe e bën këtë gjë sepse përballet vazhdimisht me mospërputhje. Ai nuk duhet dhe nuk duhet të synojë asnjëherë që t’i zhvendosë këto mospërputhje. Një tekst i përkthyer duhet të shfaqë një kulturë të ndryshme, ku lexuesi merr njohuri të shpejta për kulturën tjetër”.

Në vitin 1992, Mona Baker nënvizonte se ishte e domosdoshme që përkthyesi duhet të kishte njohuri rreth semantikës dhe njësive leksikore dhe vlerës së fjalëve në gjuhën burimore. Ajo përmendte se një përkthyes mund të zhvillojë strategjitë e tij për të përballur fusha semantike ku ekziston mungesa e ekuivalencës në përkthim. Këto strategji organizohen në mënyrë hierarkike, nga e përgjithshmja tek specifikja.

142Bassnet, S. and Lefevere, A. (eds) (1998). “Constructing Cultures”. Essays on literary translation topics in translation. Multilingual Matters.Frankfurt Lodge, Clevedon Hall,England , f 123.

51

Page 64: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Duke qëndruar po tek aspekti kulturor si faktor kryesor ndikues në procesin e përkthimit, në këtë kapitull është trajtuar gjithashtu edhe përkthimi letrar dhe sfidat më të vështira që has një përkthyes i këtij lloji gjatë përkthimit, ku elementet kulturore dhe barasvlefshmëria kulturore paraqesin një nga vështirësitë kryesore për përkthyesit e përkthimit letrar.

Sikurse e dimë, përkthyesit letrarë shpeshherë përballen me një nga problemet më madhore, që është gjuha. Gjuha, si një kod në vetvete përfshin fusha të ndryshme, si veçorifonologjike, sintaksore, leksikore dhe semantike dhe veçoritë e kodit janë zgjedhur për të “vepruar si mjete për komunikimin e kuptimit”. Në tekste letrare, gjuha e përdorur ndryshon dhe ka shumë veçori, të cilat janë të ndryshme nga gjuha e zakonshme. Përzgjedhja e leksikut, strukturat gramatikore, gjuha e figurshme dhe ritmi janë elementeqë e bëjnë përktheysin të gjendet në një udhëkryq përsa i përket kalimit nga GJB në GJM, duke e munduar atë që ta ruajë secilin nga elementet e sipërpërmendura me kujdes dhe mesazhi të ketë po të njëjtin efekt në GJM.

Një sfidë tjetër e përkthimit është dhe natyrshmëria. Natyrshmëria është një element shumë i dëshiruar nga përkthyesit, por në të vërtetë, jo gjithmonë i arritshëm nga shumica prej tyre. Një përkthim i natyrshëm, nënkupton përballimin me sukses të të gjitha sfidave që paraqet teksti origjinal, ruajtjen e regjistrave të përshtatshëm të gjuhës, ruajtjen e tonit, qëllimit dhe synimit të autorit dhe, mbi të gjitha, ruajtjen sa më shumë që të jetë e mundur të stilit të autorit, pa u munduar të bëhesh bashkëautor dhe t’i veshësh tekstit elemente gjuhësore apo kulturore, që në fakt nuk kanë qenë pjesë e origjinalit. Natyrisht, ka humbje semantike, por ka edhe kompensime. E rëndësishme është që lexuesit e tekstit të përkthyer të përkapin pak a shumë të njëjtën ndjesi kur e lexojnë një vepër të caktuar, ashtu siç kanë marë lexuesit e tekstit origjinal.

Mirëpo, sfidat për përkthyesin letrar nuk përfundojnë këtu, pasi ata përballen vazhdimisht me sfida të natyrave të ndryshme në tekstet letrare. Një sfidë tjetër,të cilën e kemi përmendur në këtë kre,ka të bëjë me papërkthyeshmërinë e tekstit letrar nga një gjuhë në tjetrën. Lidhur me këtë fakt, disa nga shkrimtarët klasik,ë, poet apo njerëz të letrave, si Dryden-i, Shën Jeronim-i, Humboldt Benjamin-i dhe mjaft të tjerë parashtrojnë pikëpamje të ndryshme rreth mundësisë dhe pamundësisë së përkthimit letrar. Si për çudi, ky diskutim për ndarjen e dy ekstremeve vijon ende, edhe në ditët e sotme.

52

Page 65: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. KREU II Anglishtja dhe shqipja si dy gjuhë dhe dy kultura në kontakt. Veçori tipologjike të dy gjuhëve.

2.1. Shqipja dhe anglishtja si dy gjuhë në kontakt

Anglishtja konsiderohet tashmë prej disa dhjetëvjeçarësh gjuhë mbizotëruese botërore. Ndikimi i saj kulturor është zgjeruar e thelluar shumë në hapësirë të gjerë globale. Pozita e saj mbizotëruese ka krijuar mundësi të shumta e të shumëfishta të ndikimit te gjuhët me të cilat është në kontakt, prandaj edhe me shqipen, sidomos kohët e fundit, kontakti është i mjaft i ngushtë. Ajo tashmë flitet si gjuhë amtare, si gjuhë e mësuar, ose si gjuhë e dytë në shumë vende të botës. Anglishtja, si gjuhë zyrtare ose si gjuhë gjysmëzyrtare, flitet në thuajse njëqind shtete, ndërsa shtrirja e saj mbulon të gjitha kontinentet. Përdorimi i saj epërsor shihet pothuajse, të gjitha fushat e zhvillimit shoqëror, ekonomik, shkencor, kulturor, duke nisur nga biznesi ndërkombëtar, nga komunikimi elektronik, fusha e botimeve, gazetaria e publicistika, konferencat ndërkombëtare shkencore e kulturore, përgjithësisht në shkenca, në teknologji e në mjekësi, sport dhe gara ndërkombëtare, film, muzikë, modë e reklama. Sikurse dhe gjuhët e tjera, edhe shqipja nuk është përjashtuar nga ndikimi i gjuhës angleze dhe kjo gjë vihet re në numrin e madh të anglicizmave të përdoruara tashmë nga folësit e gjuhës shqipe. Anglicizmat i gjejmë edhe më herët në shqipe, por kohët e fundit numri i tyre është rritur, sepse ato vijnë nga shumë anë dhe me shpejtësi. Sot, shqipja njeh depërtim të madh të fjalëve edhe nga gjuhë të tjera. Në të vërtetë prirjet e shqipes në gjithë historinë e saj kanë treguar se ajo i pranon me lehtësi elementet e huaja, i modifikon me lehtësi dhe se i zhvillon më tej çerdhet fjalëformuese mbi atë bazë. Në qoftë se huazimet e hershme të shqipes dhe ato të ardhura, sidomos në dy shekujt e fundit, janë ato latine dhe greke, dhe më vonë ato nga gjuhët me bazë latine si frëngjishtja, italishtja, shumë nga ato të konsideruara ndërkombëtarizma, huazimet e fundit janë më shumë të burimit anglez, por edhe të burimeve të tjera, por që në shqip na vijnë përmes anglishtes. Edhe pse shqipja përbën grup më vete në tipologjinë e gjuhëve indoeuropine, ashtu si latinishtja dhe greqishtja si gjuhë klasike, ajo i pranon dhe i modifikon me lehtësi elementet gjuhësore nga këto gjuhë dhe kjo tregon se ka strukturë të ngjashme gjuhësore me to143. Prirjet e shqipes nëpër kohë kanë treguar, gjithashtu, se brenda saj lëvizjet puriste nuk janë shumë të qëndrueshme dhe se në rrugën e pasurimit të gjuhës me elemente dhe me mjete vetjake, ajo shpreh maturi.

Pasurimi i shqipes së sotme, në të vërtetë zgjerimi i mjeteve shprehëse, mund të thuhet se ka ecur pak a shumë krahas me zhvillimet shoqërore, ekonomike, shkencore, kulturore, tekniko-teknologjike e të tjera. Ky proces ka ecur natyrshëm dhe i papenguar. Duke qenë se është koha e një “ekspansioni” të përgjithshëm të zhvillimit të dijeve tekniko-teknologjke, e shumë nëndisiplinave të tyre në fusha shumë të ngushta e shumë të specializuara, në nënfusha e në ndërfusha, po ashtu duke qenë se është koha shënjuese e informatikës, e dixhitalizimit, e karakaterizuar me vërshim tepër të shpejtë të medieve elektronike e rrjeteve kompjuterike, dhe nga ana tjetër, duke qenë koha kur shpejtësia e shtimit dhe e thellimit të dijeve nga të gjitha fushat, është e dukshme, kur këmbimet e informacioneve kapërcejnë hapësira shumë të mëdha me shpejtësi marrëmedndëse, shqipja, vërtet, gjendet para sfidave të mëdha.

143 Islamaj, Sh. (2008). Gjuha dhe Identiteti. Botimet Toena, Tiranë. f.21.

53

Page 66: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Kontaktet e kulturave të ndryshme s’kanë qenë asnjëherë më të mëdha, nga sa janë tani. Kufijtë nuk kanë më asnjë kuptim në shumë fusha të jetës njerëzore. Mund të flitet për kulturat në kontakt, për dijet në kontakt, për nocionet dhe konceptet në kontakt, ndaj mund të flitet dhe për raportet gjuhësore ship-anglisht. Problemet që dalin në këtë rrafsh nuk lidhen vetëm me çështjen e përzgjedhjes, si përdorimi i fjalës shqipe i ndërtimit shqip, apo i fjalës së huaj e ndërtimit të huaj, si p.sh: zgjedhës apo elektorat, shtypës apo printer, web faqe e internetit apo faqe web e internetit e kështu me rradhë, por lidhen edhe me çështjet që kanë të bëjnë me përshtatjet fonologjike e morfologjike të prurjeve leksikore nga kjo gjuhë në gjedhet fonologjike e gramatikore të shqipes. Në vijim do të paraqesim se si këto fjalë të gjuhës angleze kanë hyrë në gjuhën shqipe, duke pësuar ndryshim në mënyrën e të shkruarit.

2.2 Shqipja në kontekstin e ri shoqëror-gjuhësor

Konteksti shoqëror, politik, ekonomik e kulturor botëror ka ndryshuar shumë dhe njërëzimi po kalon nëpër procese të ndryshme, të përbëra e të rëndësishme, në të gjitha fushat e jetës së tij. Situata e gjuhës në botë po ashtu është tjetër dhe ndryshimet që shfaqen në këtë rrafsh janë të kushtëzuara nga ky kontekst i ri. Mbizotërimi i gjuhës globale, anglishtes është një ndër shfaqjet kryesore në kontekstin e ri shoqëror- gjuhësor. Tashmë mund të flitet për krizat e mundshme gjuhësore, rrjedhojë e ndikimeve dhe e ndërndikimeve gjuhësore në pothuajse gjysmën e gjuhëve botërore. Interrneti dhe përgjithësisht teknologjitë e reja informative, shumëmediatike, u japin dorë këtyre shfaqjeve. Ekziston një frikë, megjithëse ende hipotetike, për rrezikimin serioz të gjuhëve nga anglishtja si gjuhë globale. Enciklopedisti David Cristal, ka publikuar shifra shqetësuese që tregojnë se sot, në botë shumë gjuhë vdesin me shpejtësi marramendëse dhe se nga 6000 gjuhët që ekzistojnë në botë, vetëm katër prej tyre fliten nga 96% e banorëve të botës. Kjo do të thotë se vetëm një numër i vogël gjuhësh mund të hyjnë në kategorinë e gjuhëve të “sigurta” dhe se shumë gjuhë janë të rrezikuara të vdesin ose të shuhen, se ndërgjegjësimi për këtë nga individët dhe bashkësitë shoqërore-gjuhësore është ende shumë i vogël.144

Mund të thuhet se sot, megjithatë, vihet re një ndjeshmëri globale për situatën gjuhësore botërore. Tashmë linguistë të njohur e rrahin këtë problematikë nga shumë anë. Ajo që tërheq vëmendjen është shtrirja marramendëse e anglishtes në gjithë globin dhe ndikimi shumë i madh i internetit te gjuhët. Interneti ka zhvilluar forma plotësisht të reja të komunikimit dhe ky zhvillim ecën me shpejtësi, duke sjellë përsosje të teknologjive informatike. Shpesh shtrohet pyetja: a i rrezikon interneti gjuhët e “vogla”? Mendimi më i përhapur është se interneti, përkundrazi, është ndihmës i madh i gjuhëve të vogla, sepse përmes tij mund të dëgjohet edhe “zëri i tyre” në botë dhe mund të paraqiten publikisht. Në këtë kontekst, sipas përkrahësve të kësaj ideje, interneti mund të ndihmojë krijimin e bashkësive gjuhësore virtual. Sipas njohësve të kësaj problematike, sot në internet janë të pranishme më shumë se 1500 gjuhë.

144 David Cristal, autor, i An Encycklopedia Dictionary of Language and Languages (Cambridge 1987) e A dictionary of Linguistics and Phonetics, Oxford 1985 dhe i një numri të madh librash teorikë gjuhësorë, edhe i librave: The language revolution (London 2004), Language and the Internet (Cambridge 2001), English as global language (Cambridge 1997), The English language (London 1993), The World of Language (Tokio 2002), Language death (Cambridge 2000) etj.

54

Page 67: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Fundi i shekullit XX e ka pasuruar shkencën linguistike me disiplina të reja gjuhësore. Ndër to shquhet gjuhësia ekologjike. Raportet midis gjuhëve, brenda raporteve midis popujve e shteteve janë ndër çështjet më aktuale të sociolinguistikës, ndërsa janë objekt trajtimi pikërisht i gjuhësisë ekologjike, fillet e së cilës shënohen në vitet ‘70 të shekullit të kaluar. Në qendër të vëmendjes së gjuhësisë ekologjike janë marrëdhëniet ndërmjet gjuhës dhe kontekstit në të cilën jeton ajo gjuhë, raportet midis gjuhëve bashkëjetuese ose gjuhëve fqinje, ndikimi i institucioneve të caktuara shoqërore në këto raporte, ndikimi deri edhe i faktorëve të ndryshëm natyrorë, gjeografikë e të tjerë. Një problematikë tjetër e kësaj disipline është “ndotja” e gjuhës, qoftë e natyrës etike, si keqpërdorim i gjuhës, sidomos me mjetet bashkëkohore të informimit, të internetit, madje edhe ideologjizimi i gjuhës. Edhe raportet ndërmjet gjuhëve të mëdha dhe atyre të vogla përfshihen në kompetencën e gjuhësisë ekologjike. Sociolinguisti norvegjez, Einar Hogen, konsiderohet ndër themeluesit e ekologjisë gjuhësore.145 Një tjetër disiplinë e përafërt me ekologjinë gjuhësore është linguistika e kontaktit ose linguistika e kontakteve gjuhësore. Bashkëtakimet gjuhësore, siç dihet, nuk janë vetëm kategori gjuhësore, por edhe jashtëgjuhësore, politike, sociologjike, e të tjera, prandaj studimi i tyre mund të jetë gjuhësor dhe jogjuhësor. Në studimet e fundit të kësaj fushe ndeshet shpesh edhe nocioni kontaktologji.146

E vështruar nga kjo anë dhe në këtë kontekst, edhe shqipja u gjend në rrethana e situata të reja gjuhësore, dhe rrjedhimisht, edhe para sfidash të reja. Për shqipen, ashu si edhe për shumë gjuhë të tjera, kjo disiplinë e re do të thotë provokim i ri, në të vërtetë një mënyrë e re trajtimit të bashkëtakimeve të reja gjuhësore, trajtim i ri i elemneteve të huaja tashmë të pranuara e të ambienuara në shqipen dhe i atyre që janë në atë rrugë, një trajtim ndryshe nga trajtimet e mëparshme, ndonëse siç na është e njohur në gjuhësinë shqiptare, huazimet dhe fjalë e huaja janë trajtuar dhe vazhdojnë të trajtohen nga shumë aspkte ashtu si edhe vetë marrëdhëniet e bashkëmarrëdhëniet e shqipes me gjuhët fqinje e me gjuhë me ndikim.

Shqipja, në historinë e saj përgjatë shekujve, është zhvilluar nën trysninë e gjuhëve të mëdha-greqishtes, latinishtes, turqishtes, po edhe të gjuhëve fqinje – gjuhëve slave. Duke e ditur se për studimet e bashkëmarrëdhënieve gjuhësore janë të domosdoshme teoria, metodat dhe korpusi, mund të thuhet se studimet shqiptare nga ky rrafsh jo gjithherë janë trajtuar në sistem. Trajtimet më shumë kanë rrokur çështje që lidhen me përshtatjen e huzimeve në shqipen, me aspektin normativ ose me çështjen e tipologjisë së tyre. Jo rrallë, huazimi leksikor është trajtuar vetëm si dukuri gjuhësore, e jo si dukuri kulturore. Në këtë kontekst vlen të thuhet se studimet etimologjike të gjuhëtarëve tanë, sidomos ato të Çabejt, por edhe të të tjerëve dhe atyre të huaj, që janë

145 Sociolinguisti norvegjez E. Hogen ka botuar në 1972 librin The Ecology of Language –Stanford University Press, Stanford, CA, 1972; ndërsa një libër tjetër i rëndësishëm nga fusha e sociolinguistikës është Language Conflict and Language Planning: The case of Modern Norwegian (Cambridge, Mass: Harward University Press, 1996). 146 Në linguistikën moderne, kontaktologjia linguistike përkufizohet si disiplinë e gjuhësisë që studion kontaktet gjuhësore të dy ose më shumë gjuhëve nën ndikimin e kushteve të caktuara shoqërore-historike, rrugët e mekanizmat e këtyre kontakteve dhe projekton modelet që realizojnë këto mekanizma. Koncepti bazë i kontaklogjisë gjuhësore është përshtatja, ndërsa objekt i kontaktologjisë janë kontaktet gjuhësore, konfliktet gjuhësore, dygjuhësia, shumëgjuhësia, përkthimi, zotërimi i gjuhëve të huaja, të gjitha format e ndërndikimeve e interferencave, çështje të transkriptimit të emërtimeve të huaja, fjalët e huaja, huazimet, kalket etj.

55

Page 68: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. marrë me shqipen dhe e kanë përparuar shumë etomologjinë shqiptare. Trajtime të tilla janë me shumë peshë për gjuhësinë shqiptare, por kanë munguar studimet që do ta trajtonin huazimin gjuhësor në sistem dhe nga të gjitha aspektet. Duhet të përmendet, po kështu, se një trajtim të tillë e ka kushtëzuar, në rend të parë, mungesa e korpusit leksikor të fjalëve të huaja, mungesa e fjalorëve historikë të fjalëve të huaja, të cilët do të zbulonin më qartë edhe rrugën e hyrjes së tyre në shqipe, do të përballeshin më lehtë elementet më të hershme nga ato më të rejat, do të ndihmonin sqarimin e etimologjive ekzistuese, po sidomos, do të qartësonin shumë çështje jashtëgjuhësore, që lidhen me kontekstin shoqëror-historik të shqipes e të shqiptarëve.

2.3 Shqipja në epokën e globalizimit

Globalizimi, sot, kuptohet në mënyra të ndryshme. Shpesh kuptohet si globalizim i ideve dhe i realiteteve të botës pluraliste, shumëgjuhësore dhe shumëkulturore, si globalizim i bashkëpunimit dhe i këmbimit të barabartë të ideve, i vlerave kulturore dhe i vlerave të tjera, si integrim në tregjet financiare, në tregjet e mallrave e të shërbimeve, si lëvizshmëri e lartë e njerëzve dhe e kapitaleve, por shpesh kuptohet edhe si zgjerim i dhunshëm i sferës së ndikimit të grupit të vendeve më të fuqishme147. Në literaturën shkencore tashmë janë dhënë mendime dhe përkufizime të ndryshme për globalizimin, përfshirë aspektin historik, prej kur mund të thuhet se bota është futur në rrjedhat e këtij procesi. Në enciklopedi të ndryshme, si p.sh, në enciklopedinë “online”, në Stanford Encyclopedia of Philosophy, e gjejmë kështu përkufizmin për globalizimin: “Në diskursin e përditshëm globalizimi shpesh funksionon pak më tepër sesa një sinonim për një a më shumë nga fenomenet në vijim: përkrahja e politikave klasike liberale (ose të tregut të lirë) në ekononominë botërore (liberalizimi ekonomik), dominimi në rritje i formve të jetës politike, ekonomike dhe kulturore perëndimore (ose edhe amerikane), përhapja e shpejtë e teknologjive të reja të informacionit (“revolucioni i internetit”), si dhe nocioni se njerëzimi është duke qëndruar në pragun e realizimit të një bashkësie të vetme të njësuar, në të cilën forcat e mëdha që kanë shkaktuar konflikte shoqërore janë duke u zhdukur (“integrimi global”)148. Ndërkaq, sipas sociologut Anthony Giddens, globalizimi paraqet “Intensifikimin e marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëri-tjetrin, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese, sikurse edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas”149 . Duke mos dashur të zgjatemi më shumë rreth përkufizimeve teorike lidhur me globalizimin, pajtohemi me pohimin e Anthony Giddens-it kur thotë se “globalizimi ka ardhur si rrjedhojë historike e kolonializmit dhe industrializimit të Perëndimit dhe ndikimit të këtij të fundit në vendet e Botës së Tretë dhe se globalizimi duhet të trajtohet më shumë si dukuri sociologjike, për shkak të ndikimit që ka në jetën dhe në ndryshimet shoqërore”150. Sido që të jetë, shumësia e përkufizimeve dhe e përpjekjeve për ta përcaktuar globalizimin, në ditët tona, paraqet vështirësi të konsiderueshme rreth asaj se çka në të

147 Islamaj, Sh. Gjuha dhe Identiteti. Botimet Toena. Tiranë 2008, f.34. 148 Shih:http://plato.stanford.edu/entries/globalization/ 149 Anthony Giddens, Sociologjia, Shtëpia botuese “Çabej”, Tiranë, 2002. 150 Po aty.

56

Page 69: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. vërtetë paraqet ky proces me përmasa globale. Si çdo fushë tjetër jetësore, edhe gjuha nuk ka mundur t’iu ikë ndikimeve që ka sjellë ky proces. Sido që të jetë globalizmi, në aspektin gjuhësor, ka edhe veti pozitive, si p.sh përpjekjet zyrtare në nivel të mekanizmave botërorë, siç janë OKB-ja dhe BE-ja për ruajtjen dhe kultivimin e shumëgjuhësisë, ndonëse këto parime dhe vlera universale jo gjithherë zbatohen në tërësi. Nga ana tjetër, në ditët tona është dukuri qenësore që globalizimi gjuhësor dita-ditës po zgjerohet me anë të teknologjive të reja të informimit dhe komunikimit, pasi që me hovin e madh të shpikjeve, që emërtohen me gjuhën e shtetit ku zbulohen apo prodhohen, është e pamundur të bëhet përkthimi dhe përshtatja e gjithë atyre termave në gjuhën shqipe. Pra, në këtë drejtim vërehet një vërshim i huazimeve në leksikun e shqipes, ndonëse fjala “huazim gjuhësor” për mendimin tonë tingëllon ironike, pasi po t’i referohemi Fjalorit të shqipes së sotme, fjala huazim ka kuptimin e gjësendit material që mund të huazohet për një kohë të caktuar e pastaj të kthehet te pronari i saj, por jo kuptimin e fjalës. Pra, fjala nuk mund të huazohet për një kohë e pastaj të kthehet te gjuha dhënëse, apo jo? Në këtë drejtim, mendojmë se në vend të fjalës “huazim gjuhësor” në shqipe, duhet të gjendet apo krijohet një term i ri, i përshtatshëm në aspektin logjik e gjuhësor. Siç mund të kuptohet, globalizimi paraqet përpjekje të ndërtimit të diçkaje të re në gjithë botën. Por, dihet se kur diçka ndërtohet, kjo duhet të ndodhë në hapësirë të lirë, ose duhet të rrënohët diçka ekzistuese për t’i bërë vend të resë. Në tokë nuk ka shumë hapësirë të lirë, për këtë arsye globalizimi mund të kuptohet edhe si proces rrënues. Format e këtij procesi janë edhe copëzimi, lëkundja, prishja, imtësimi, çrrënjimi e rrafshimi. Por të kujt? Të shteteve, të ekonomive, të kulturave, prandaj edhe të gjuhëve. Prirje rrënuese e copëzueze vërehen edhe në hapësirën shqiptare, kulturore e gjuhësore, sidomos gjuhësore. Në librin e tij “Language and Globalization”, Norman Fairclough-i (2006) trajton çështje që ndërlidhen me ndikimin e proceseve të globalizimit në gjuhë. Fairclough-i përmend tri aspekte që i karakterizojnë këto procese. Aspekti i parë ka të bëjë me faktin që rrjetet (networks), lidhjet dhe ndërveprimet, të cilat kalojnë përgjatë vijave hapësinore dhe kufijve, përfshijnë dhe varen vendosmërisht nga format e posaçme (Fairclough-i i quan zhanre) të komunikimit, të cilat janë të specializuara për ndërveprime transnacionale dhe ndër-rajonale. Këto rrjedha përfshijnë rrjedhat e paraqitjes, narrativat dhe diskurset. Në esencë, zhanri, sipas Fairclough, është mënyra e komunikimit ose e ndërveprimit, ndërsa diskursi është mënyra e paraqitjes së disa pjesëve ose aspekteve të botës. Zhanret që përmend autori përfshijnë zhanret e komunikimit të mediave si CNN-i dhe të organizatave ndërkombëtare si OKB-ja, Bashkimi Evropian etj. Aspekti i dytë sipas Fairclough-it, se është me rëndësi të bëhet dallimi midis proceseve aktuale dhe prirjeve të globalizimit dhe diskursit të globalizimit. Së treti, pasi të jetë bërë ky dallim, është po me aq rëndësi të shihet se cilat janë marrëdhëniet midis proceseve aktuale të globalizimit dhe diskursit të globalizimit.

Ndikmi i globalizimit në shqipe nuk mund të shihet ngushtë, si ndikim i anglishtes në shqipe që shprehet përmes huazimeve kulturore në formë të huazimeve të drejtpërdrejta, të kalkeve e të hibrideve. Forma kryesore e ndikimit të proceve të globalizimit dhe të integrimit në shqipe, manifestohet në ndryshimin e diskurseve publike, zhanreve dhe stileve. Globalizimi dhe proceset integruese kanë ndikuar edhe në diskurset e shqipes, duke i reflektuar të gjitha këto procese ekonomike, politike dhe kulturore nëpër të cilat po

57

Page 70: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. kalon shoqëria shqiptare. Kështu, këto diskurse, sidomos diskursi ekonomiko-politik dhe diskursi i biznesit, reflektojnë aspiratat për ekonominë e tregut, për ndërtimin e instituticioneve, për integrimin në BE dhe në NATO, për thithjen e investimeve të huaja e kështu me rradhë. Bashkë me këtë diskurs, shfaqen dhe njësitë gjuhësore që e karakterizojnë diskursin, dhe po të analizohen këto njësi, vërehet qartë se janë të ndikuara fuqishëm nga anglishtja, si gjuhë globale dhe si gjuhë e institucioneve ndërkombëtare nën trysninë e të cilave shoqëria shqiptare është duke bërë rishkallëzimin politiko-ekonomik. Rrjedhimisht, nën po këtë trysni, po bëhet dhe rishkallëzimi gjuhësor, për të cilin thamë se pasqyrohet me ndryshimin e diskursit dhe e zhanreve e stileve të tij. Mjafton të analizohen deklaratat e politikanëve, bankierëve, biznesmenëve, përfaqësuesëve të medieve dhe në to do të gjejmë përplot fjalë e ndërtime si: ekonomia e tregut, tregjet globale, tregjet kapitale, bankat komerciale, integrim evropian e euroantlantik, reformë, menaxhim, menaxhment, privatizim, partner, partnership, auditim, ndërtim i kapaciteteve, resurse humane, draft, online, email, chat, web sajt, certifikim, lincesim, administrim biznesi etj. Të gjitha këto fjalë janë reflektim i pastër i ndikimit të diskursit të globalizimit, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e tjera të popoujve që janë duke kaluar në proceset e njëjta të tranzicionit dhe të integrimit. Një prej formave të ndikimit të proceseve të globalizimit në gjuhën shqipe dhe në diskurset publike të shqipes, në stilet dhe zhanret e saj, është edhe imponimi formateve dhe standardeve për projekte, prezantime e dokumenta të tjera që janë të ndërlidhura me korrespondencën institucionale midis insititucioneve vendore shqiptare me institucionet ndërkombëtare si BE-ja, FMN-ja, Banka Botërore etj. Shkëmbimi dhe komunikimi gjuhësor midis përfaqësuesëve të institucioneve dhe bizneseve shqiptare me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e korporatave të biznesit, jo vetëm që kryhet në gjuhën angleze, por është i diktuar plotësisht nga standardet dhe formatet kominikuese e raportuese, të cilat i përcaktojnë organizatat e huaja dhe korporatat151. Ky ndikim është i pamundur të shmanget, sepse ndërlidhet me aspiratat e shiptarëve për integrim dhe është pikërisht kjo formë që ndikon drejtpërdrejtë në rishkallëzimin ose ripërshtatjen e diskurseve, zhanreve e stileve komunikuese të shqipes. Duke qenë se këto standarde e formate, bashkë me diskursin, u imponohen qytetarëve shqiptarë si mjete me të cilat shprehen vlerat dhe aspiratat e tyre për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë, atëherë është normale që këto standarde e formate, bashkë me diskursin me të cilin vijnë, të pranohen nga shoqëria shqiptare.

2.4 Vështrim historik rreth gjendjes së anglicizmave në gjuhën shqipe

Ndryshimet tashmë të ditura, që kanë ndodhur në gjuhën shqipe këta dy dhjetëvjeçarët e fundit, për shkak të ndikimit të faktorëve jashtëgjuhësorë, kanë bërë të nevojshëm rivlerësimin e vendit dhe të peshës së anglicizmave, krahasuar me shtresat e tjera të huazimeve, ndër të cilat më të theksuarat mbeten: latinizmat, greqizmat dhe italianizmat. Zhvillimet dhe shndërrime e mëdha në fushat politike, ekonomike, kulurore

151 Fairclough, Norman (2006). “Language and Globalization”, Routledge, Taylor & Francis Group, London and New York, f.85.

58

Page 71: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. etj., në Shqipëri, të cilat kushtëzuan kalimin e shoqërisë shqiptare nga ekonomia e mbyllur dhe e përqendruar, në ekonominë e tregu të lirë, hapën shtigje të mëdha edhe për marrëdhëniet me botën anglishtfolëse: drejtpërdrejt me SHBA-në, me Anglinë dhe me dokumentacionin e literaturën e BE-së, tashmë kryesisht në gjuhën angleze. Anglishtja tashmë është bërë jo vetëm gjuhë e dytë kryesore në shkollimin e shqiptarëve, por edhe mjeti më i pëlqyeshëm e më i ushtruar gati masivisht nga rinia edhe si mjet i shprehjes artistike, me përhapje të gjerë në këngët, në mediat etj. Numri i anglicizmave që kanë hyrë dhe që po hyjnë çdo ditë në shqipe, është i madh dhe me prirje rritjeje. Prof. Gjovalin Shkurtaj152, në librin e tij “Si të shkruajmë shqip”, i ndan anglicizmat në dy periudha: periudha para vitit 1990 (si periudha e kontakteve të kufizuara me gjuhët e mëdha të botës, veçanërisht me anglishten. Periudha mbas vitit 1990 deri më sot, (si periudha e kontakteve të pakufizuara me gjuhët e pakufizuara, me gjuhët e mëdha të botës, veçanërisht me anglishten si gjuhë edhe e komunikimit ndërkombëtar. Nën trysninë e fuqishme të globalizimit kulturor, në të cilin është përfshirë thuajse gjithë bota e sotme, anglishtja përbën gjuhën parësore ndërmjet gjuhëve të tjera të mëdha në fushën e komunikimit ndërkombëtar, të botës moderne, kështu që edhe anglicizmat, të ngulitura e të përdorura në shumë gjuhë, në të shumtën e rasteve mund të pranohen në çdo gjuhë si fjalë ndërkombëtare, pra, si fond gjuhësor i kulturës botërore., e po kështu mund të ndodhë edhe në gjuhën shqipe.

2.4.1 Anglicizmat – huazimet angleze në gjuhën shqipe

Huazimet thuhet se e kanë përcjellë gjuhën që nga fillesat e saj. Të huazuarit, pra, është një përvojë e gjatë e të gjitha gjuhëve. Me shtimin e mënyrave dhe të mjeteve të komunikimit, huazimeve gjuhësore iu hapen dyert gjithnjë më shumë. Sado që një gjuhë të jetë konservative dhe puristët e saj të bëjnë çmos për ta ruajtur atë të “pastër”, nuk mund t’ua ndalin hovin gjuazimeve gjuhësore; ata vetëm mund ta ngadalësojnë depërtimin e tyre. Sot nuk ka gjuhë plotësisht të “qëruar” nga huazimet.153 Dikur të huazuarit bëhej më shumë mes gjuhëve fqinje, kur dy popuj ishin afër njëri-tjetrit ose jetonin të bashkuar, të përzier, ose kishin marrëdhënie të mira midis tyre. Sot mjetet e kominikimit janë përsosur aq shumë, saqë për huazimet, territori e kufiri nuk paraqesin më pengesa të mëdha. Po të përmendim një shembull, siç është fjala “skajlab” (skylab), brenda disa orësh mund të dëgjohet në shumë vende të botës154. Në shqipe ka pasur huazim të pandërprerë, me intensitet të ndryshëm në periudha të ndryshme dhe e gjithë kjo është dukuri shumë normale. Mirëpo, ekzistojnë disa norma të përcaktuara në vija të trasha përkitazi me të huazuarit gjuhësor. Pra, të huazuarit deri para një kohe bëhej sipas disa rregullave tashmë të përcaktuara nga gjuhëtarët që merren me to 155 . Sh. Rrokaj156 mendon se edhe teoritë a qëndrimet e ndryshme për purizëm gjuhësor a për prirje të skajshme në kulturën e gjuhës janë vetëm ideale teorike, sepse gjuha reflekton

152 Shkurtaj, GJ, “Si të shkruajmë shqip”. Botimi i tretë, Tiranë, 2013. 153 Nuhiu, V. Ndikimi i anglishtes në gjuhën shqipe, Prishtinë, 2013, f.93. 154 Po aty,93. 155 Weinreich, Uriel: Language in Contact: Findings and Problems, New York, Linguistic Circle of New York, No. Mouton, The Hague, 1953 (rishtypur në vitin 1963); Haugen, Einar: Language Conflict and Language Planning; The case of Modern Norwegian, Harward University Press, Cambridge, Mass., 1966. 156 Rrokaj, Sh. “Çështje të gjuhës shqipe 3”, Arbëria, Tiranë, 2014, f.39.

59

Page 72: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. lëvizjet shoqërore, të cilat kushtëzojnë sjelljen e saj. Si edhe gjuhët e tjera, edhe shqipja ka huazuar dhe do të huazojë nga gjuhët e tjera, sot kryesisht nga anglishtja. Për aq kohë sa huazimi shihet si nevojë apo si mjet pasurimi i gjuhës amtare, që vjen nga kërkesat e shoqërisë në marrëdhëniet e saj me shoqëritë e tjera, mund të thuhet se huazimi duhet parë pozitivisht. Shoqëritë, gjuhët e kulturat e tyre nuk mund të mbijetojnë duke u mbyllur e izoluar, përkundrazi hapja dhe përballja midis tyre rrit aftësinë konkurruese e rezistencën për mbijetesë. Prof. Rrokaj paraqet disa mendime në lidhje me qëndrimin ndaj huazimeve dhe ato janë si më poshtë157:

1.Të merret vetëm ajo fjalë që është e nevojshme dhe që i shërben funksionimit të jetës dhe bashkësisë shqipfolëse, 2.Të vendosen rregulla të qarta për zbatimin e parimit fonetik në drejtshkrim, 3. Të vendosen rregulla të qarta për zbatimin e parimit gramatikor, 4.Të mbrohet nga institucionet e shtetit (administrata, shkolla, qëndra kërkimore, media etj) me përgjegjësi kombëtare gjuhën amtare, 5.Vetë shoqëria duhet të nxitë vetëdijen gjuhësore shqipfolëse, nëpërmjet kulturimit të përhershëm të gjuhës amtare, 6.Të vazhdohet me zgjerimin e standardit me prurje dialektore të hapur edhe me bazën e tij gjuhësore , për të rritur në këtë mënyrë aftësinë e tij qëndrestare. Ata që merren me çështjet e huazimeve duhet të jenë neutralë. As duhet të jenë puristë të skajshëm, sipas të cilëve thuajse nuk duhet të lejohet fare huazimi i fjalëve të huaja, po as të jenë liberalë të skajshëm, sipas të cilëve mund të lejohet huazimi i fjalëve të huaja madje edhe jo shumë të nevojshme. Pra, duhet të zbatohet parimi që mbizotëron për lejimin apo moslejimin e huazimit të një elementi gjuhësor të huaj: të mos huazohet dosido, por edhe të mos ndërpritet plotësisht të huazuarit. Elementi gjuhësor i huaj huazohet nëse paraqet një nocion të ri, i cili nuk ekziston në gjuhën marrëse dhe nuk është lehtë ose e mundshme të gjendet ndonjë term a shprehje përkatëse për ta zëvendësuar (Wenreich: 1953; Haugen:1950). Të huazuarit bëhet sepse përmes këtij procesi edhe begatohet gjuha. Studiuesi, Vesel Nuhiu shprehet se ata që merren me çështjet e huazimeve duhen të analizojnë mirë fjalët dhe shprehjet e huaja, si nga përbërja e tyre fonetike dhe fonemike, ashtu edhe nga struktura gramatikore e sidomos nga aspekti semantik. Pas një analize të hollësishme të elementeve gjuhësore nga ana e ekspertëve gjuhësorë, rëndom duhet të bëhen propozime që me elementet e tilla gjuhësore të veprohet në njërën nga mënyrat vijuese:

a) fjala ose shprehja e huaj të përvetësohet; b) fjala ose shprehja e huaj të zëvendësohet me ndonjë fjalë ose shprehje të gjuhës marrëse; c) fjala ose shprehja e huaj të përkthehet në gjuhën marrëse; d) fjala ose shprehja e huaj të refuzohet.

Gjuhëtarët janë të mendimit se më lehtë është të huazohet, sesa të zëvendësohet ndonjë element i gjuhës së huaj me ndonjë element gjuhësor përkatës të gjuhës marrëse (Wenreich: 1953). Por, nga ana tjetër, konsiderohet se për gjuhën marrëse është më mirë

157 Po aty, f.40

60

Page 73: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. të zëvendësohet fjala a shprehja e huaj me ndonjë fjalë a shprehje të gjuhës marrëse, ose madje edhe të përkthehet në gjuhën marrëse, sesa të huazohet. Depërtimi i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe gjatë kësaj periudhe, për dallim nga kohët e tjera, ka qenë dhe është shumë i vrullshëm dhe del sikur mbrojtësit e gjuhës shqipe nuk janë në gjendje të përballojnë një turr aq të madh të tyre. Zhvillimi i jetës dinamike ka shkaktuar që çdo gjë të jetë dinamike, ndërsa ne jemi mësuar më parë t’i trajtonim gjërat më ngadalë. Ky dinamizëm i depërtimit të fjalëve të huaja e ka gjetur gjuhën të papërgatitur dhe të hutuar për të frenuar këtë dukuri dhe për t’i zgjidhur si duhet problemet që dalin. Në të kaluarën, një fjalë e huaj sillej rreth e rrotull me vite të tëra në të folur, apo edhe në shkrime shqipe, derisa përfundimisht e gjente vendin në këtë gjuhë marrëse, duke kaluar nëpër proceset e përshtatjes, të asimilimit dhe të integrimit në gjuhën marrëse. Mirëpo, tani fjalët vijnë në grumbuj me depërtimin dinamik nga jashtë të teknologjisë informative dhe të teknologjisë në përgjithësi, për shkak të një hapjeje globale të politikës, të ekonomisë dhe të kulturës së vendit tonë ndaj botës dhe për arsye të pranisë së institucioneve ndërkombëtare që u vendosën këtu pas luftës në Kosovë. Ritmi ynë i bërë shprehi për të reaguar ndaj elementeve gjuhësore të huaja të futura në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa nevojë, nuk u del dot atyre përpara me sukses. Para fillimit të tranzicionit në vendin tonë, elementet e gjuhëve të huaja (pra edhe të anglishtes) hynin në shqipe kryesisht sipas mënyrës së të huazuarit kulturor, ose të tërthortë. Prandaj edhe numri dhe denduria e tyre ishin shumë më të vogla. Me ardhjen e shumë organizatave të tjera ndërkombëtare, nga shumë vende të botës si UNMIK, KFOR, OSBE, USAID, si dhe shumë organizatave të tjera ndërkombëtare, në ato u punësuan përkohësisht shumë të rinj e të reja, të cilëve u mungonte dija e mirëfilltë e anglishtes, por edhe e shqipes. Prandaj filluan të përdornin fjalë të huaja (angleze), qoftë në të folur ose në shkrime. Nevojiteshin shumë përkthyes në të gjitha organizatat e tilla ndërkombëtare, dhe për çudi edhe në organizatat vendore. Ata përkthyes, ndihmës (asistentë), shoqërues e të tjerë filluan të përdornin fjalë angleze edhe për shumë nocione që ekzistonin në gjuhën shqipe. Prej asaj kohe ndryshoi mënyra e të huazuarit – nga mënyra e të huazuarit të tërthortë, kaloi në mënyrën e të huazuarit të drejtpërdrejtë.158 Kjo pasoi ngase kontakti midis këtyre dy gjuhëve u bë i drejtpërdrejtë. Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje gjuhësore edhe qasja, shqyrtimi dhe analiza linguistike e tyre, tani duhet të bëhet ndryshe, në përputhje me mënyrën e të huazuarit, ashtu siç janë bërë studimet e ndikimit të anglishtes në gjuhët e ndryshme në Amerikë e gjetiu (Haugen:1966), ku folësit e anglishtes dhe të ndonjë gjuhe tjetër jetojnë dhe veprojnë në të njëjtën hapësirë gjeografike dhe shoqërore. Nga ana tjetër, me ndryshimin e sistemit politik, ekonomik dhe kulturor në vendin tonë, është paraqitur nevoja për emërtimin e shumë nocioneve të reja që nuk kanë ekzistuar më parë ndër ne. Kurdo që nuk është gjetur në gjuhën shqipe, si gjuhë marrëse, një term ose shprehje përkatëse për to, ato janë huazuar. Me siguri disa elemente gjuhësore të huazuara do të duhej edhe të mbeteshin në gjuhën shqipe, siç

158 Një ndër linguistët e shquar të hershëm që u mor edhe me huazime gjuhësore ishte amerikani Leonard Bloomfield, i cili u bë i njohur me veprën e tij gjuhësore Language (Gjuha), të botuar ne vitin 1935, e cila citohet nga shumë linguistë që erdhën pas tij. Ai, përveç tjerash, kishte përcaktuar se huazimet përvetësoheshin në një gjuhë marrëse në dy mënyra kryesore: në mënyrë të drejtpërdrejtë apo intime dhe në mënyrë të tërthortë apo kulturore. Sipas Bloomfieldit, forma e parë e të huazuarit bëhej kur folësit e dy gjuhëve jetonin dhe vepronin, prandaj dhe i përdornin gjuhët e tyre në të njëjtën hapësirë gjeografike dhe topografike, kurse forma e dytë e të huazuarit gjuhësor –ajo kulturore ose e tërthortë – bëhej kur dy gjuhët, gjuha dhënëse dhe gjuha marëse, përdoreshin në dy hapësira të ndryshme gjeografike dhe topografike.

61

Page 74: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. ndodh gjithmonë me dukurinë e të huazuarit. Dhe huazimi i tyre, pas një analize të hollësishme të potencialit të gjuhës marrëse dhe të pamundësisë për t’i emërtuar me fjalë a shprehje shqipe, do të ishte veprim i drejtë. Por edhe elementet gjuhësore të huazuara për këtë arsye duhet t’i nënshtrohen procedurës së përshtatjes fonetike, gramatikore dhe semantike. Në kohën e përhapjes së globalizmit, gjuha shqipe nuk ka ndonjë fuqi të mjaftueshme për t’u përballur me vrullin e fjalëve të huaja, siç do të mund t’u qëndronin gjuhët më të mëdha, si gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja, turqishtja e të tjera, të cilat kanë me dhjetëra milionë folës, madje edhe me një traditë më të gjatë dhe organizim e regjim shumë më të sistemuar të gjuhëve të tyre. Në një rrethanë të tillë, shqipja vetëm mund të pësojë ndikime nga gjuhë të tjera, e jo të ushtrojë ndikim mbi to. Në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, të vitit 1980159, i cili mund të mbahet sot si i pari, i hartuar sipas kritereve leksikografike bashkëkohore dhe i mbështetur në një bazë të gjerë lëndore objektive (Kartoteka e leksikut të shqipes), më i ploti e më sistemori në glosar e në strukturimin semantik të fjalëve për kohën e për kushtet kur u botua, ka mbi 70 anglicizma të huazuara deri atëherë, të fushave të ndryshme të veprimtarisë dhe të rrafsheve të ndryshme të ligjërimit, si: basketboll, balast, bar “lokal i vogël...”,biftek, biznes, blister, boks, boksier, buding, buldozer, bum (ek.), bumerang, bunker, buxhet, çek(fin.), dok (det.), doker, dollar, futboll, gol, golf, hendboll, hipi, hokej, jaht, jard, konvejer, kilovat, kloun, koks, koktej, kros, legë, lord, miting, park, penallti, radar, raketë, rekord, rul, sekser, ski, snajper, spiker, sport, sterlinë, sherif, shik, tenis, tenist, trafik, tramvaj, trolejbus, volejboll, xhaul, xhaz, xhol, xhungël etj. Edhe pse me plot fjalë “të huaja”, anglishtja, jo vetëm që gjallon edhe sot e kësaj dite, por është më me ndikim se kurrë më parë. Anglishtja, është bërë një gjuhë që shumë më tepër jep sesa merr. Anglishtja është duke krijuar fjalë të reja me një ritëm që vështirë e kanë ta ndjekin gjuhët e tjera, ndaj duhet të marrin mjaft fjalë prej saj, nëse dëshirojnë të jenë në një hap me shkencën, teknikën, teknologjinë e ekonominë e përparuar të botës. Anglishtja është njëra prej gjuhëve me shtrirje më të gjerë përdorimi. Rreth një miliardë e gjysmë njerëz në botë e flasin anglishten si gjuhë amtare, si gjuhë të dytë ose si gjuhë të huaj. Mbi 80% të informacioneve të ruajtura në mënyrë elektronike në botë janë në anglisht, më shumë se 200 milion, komunikojnë në anglisht. Anglishtja është gjuhë zyrtare ose ka status special në mbi 75 territore të botës (www.i-uk.com/servlet). Fjalët e marra nga anglishtja, apo anglicizmat, si: baipas, basketboll, biftek, bilanc, bilbord, biznes, boks, buxhet, fermer, fiskal, futboll, gol, grant, draft, hobi, kolegj, kompjuter, koncern, kompani, lob, marketing, menaxher, monitor, nokaut, ofset, parking, piknik, printer, pulovër, ramstek, rekord, ring, rokenroll, sandviç, satelit, skaner, skaut, smog, printer, staf, stres, shok, tank, teleprinter, tenis, trajnim, trust, tuist, uiski, vagon, vaterpolo, vinç, volejboll, xhaz, xhentëlmen, xhinse, xhungël dhe shumë e shumë të tjera, numri i të cilave nuk dihet saktësisht, kanë hyrë ose presin të hyjnë jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në shumicën e gjuhëve të botës. Përdorimi i shumë fjalëve të huaja në gjuhën shqipe është plotësisht i panevojshëm. Kjo për faktin se ekzistojnë fjalë shqipe të cilat plotësisht e kanë kuptimin e duhur. Për ta ilustruar, po paraqesim disa raste të përdorimit të panevojshëm të fjalëve të huaja. Në tabelën nr.1 është bërë krahasimi mes fjalëve të duhura shqipe, me fjalët e huazuara dhe burimin e tyre në terminologjinë e ekonomisë.

159 Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

62

Page 75: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Tabela nr. 1: Disa fjalë të huazuara nga anglishtja që përdoren në ekonomi .160

Fjala e duhur në shqipe

Fjala e huazuar në përdorim

Fjala burimore e huazuar

Burime/Pasuri njerëzore

Resurse humane

Human Resources

Ekonomikë

Ekonomiks

Economics

Këshilli drejtues

Bordi i menaxhmentit

Menagement Board

Konkurrim

Aplikim

Apply/Application

Lakorja

Kurba

Curve

Para e gatshme/Arka

Kesh

Cash

Pasuri/Mjete

Asete

Assests

Vendosje

Alokim

Allocation

Veprimtari

Aktivitet

Activity

Shoqatë Afariste

Asociacion i biznesit

Business Association

Rendiment/Rezultat

Performancë/Autput

Performance/Output

Dërgesat monetare të emigrantëve

Remitanca

Remittances

Kushtet e dhënies së kontratës

Temat e referencës

Terms of reference

Siç shihet në tabelën e mësipërme, fjalët e huazuara të cilat përdoren shumë shpesh në ekonomi, e kanë zëvendësimin e tyre me fjalë kuptimplota në gjuhën shqipe. Atëhërë, natyrshëm shtrohet pyetja: po përse të përdoren fjalët e huaja kur këto fjalë e kanë gjegjësen e tyre në shqipe? Përdorimi i këtyre termave të huaj nuk ka asnjë arsyetim. Përkundrazi, një gjë e tillë është një pengesë në komunikim. Po ashtu, shmangia e përdorimit të fjalëve shqipe përballë fjalëve të huaja është një goditje e rëndë për vetë gjuhën shqipe. Për më tepër, përdorimi i termave të huaj në literaturën shkencore e bën të vështirë nxënien e lëndës për studentët, e në veçanti për ata që nuk e njohin gjuhën

160 Mulaj, Isa. (2008) “S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe”. Revista shkencore AKTET e Takimit Ndërkombëtar Vjetor IASH 2008 Tiranë, 1-3 shtator 2008, Vëll. II, Nr. 2 Botim i institutit alb- shkenca 2009 ISSN 2073- 2244

63

Page 76: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. angleze. Etimologët shqiptarë si prof. Eqrem Çabej, prof. Idriz Ajeti, prof. Shaban Demiraj etj., janë shprehur se ata nuk janë kundër huazimeve gjuhësore që kanë hyrë ose që mund të hyjnë në gjuhën shqipe standarde, kur shënojnë një send të ri a një dukuri të re, kur hyjnë si terma në një fushë të dijes etj., pra, kur kanë zënë a kur mund të zënë ndonjë qelizë të zbrazët në sistemin e gjuhës. Ata janë kundër fjalëve të huaja a me prejardhje nga gjuhë të huaja, që përdoren subjektivisht, pa vend e pa nevojë, sidomos në gazetarinë televizive, por edhe në mjaft përkthime e botime ekonomike, financiare, informatike etj. Ne jemi kundër fjalëve a shprehjeve të huaja, të marra drejtpërdrejt a të përkthyera drejtpërdrejt keq nga gjuhë të huaja, kryesisht nga anglishtja, të cilat janë janë kthyer gati-gati në zhargon (fjalë të tipit impakt e implementim, promocion e akses, handikap e opsion, draft e suport, evazion fiskal e në respekt të… etj.). Ne jemi kundër fjalëve të huaja, që po zëvendësojnë fjalë a struktura të shqipes, me jetë të qëndrueshme në gjuhë, jo vetëm në ligjërimin libror, por edhe në ligjërimin bisedor, të përditshëm. Ndërsa, Hajri Shehu161 shprehet se ka disa arsye subjektive për përdorimin pa vend të fjalëve të huaja. Ne do të përmendim vetëm dy. Së pari, është formimi i pamjaftueshëm gjuhësor e sidomos, njohja e pamjaftueshme e leksikut (fjalorit) të shqipes nga ndonjë gazetar, redaktor, përkthyes etj. Natyrisht, aksh gazetar, redaktor a përkthyes mund të mos e dijë, p.sh. që fjala mendësi dokumentohet në Kartotekën e leksikut të shqipes në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, që në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Por, po të hapë Fjalorin e gjuhës shqipe, do ta gjejë dhe me metodat e teknikat leksikografike, i thuhet të parapëlqejë fjalën mendësi dhe jo fjalën e huaj mentalitet. Ka disa fjalorë shpjegues të gjuhës shqipe. Ka edhe dy fjalorë sinonimikë. Ka edhe një botim, “Për pastërtinë e gjuhës shqipe (Fjalor)”. Ka edhe një varg fjalorësh terminologjikë. Aty gjenden fjala shqipe, formimet brenda shqipes (tipi përuroj për inauguroj), këshillimet gjuhësore (tipi risi për inovacion) etj. Në fjalorë, për informacion a për këshillim, mbahet qëndrim edhe për fjalët e huaja që kanë njëfarë jete a tradite përdorimi, duke dhënë dysorin (dubletin) shqip (tipi sensibilizoj = ndjeshmëroj). Kurse për fjalë që konsiderohen mish i huaj për gjuhën, mbahet qëndrim më i prerë: këshillimi për to është të mos përdoren, prandaj nuk pasqyrohen në fjalorë. Dhe, kësisoj, në Fjalorë të gjuhës shqipe të këtij tipi e me këtë prerje nuk mund të gjenden fjalë të tilla, si akselerim, bipartizan, billbord, benefit, bllekaut, dekonfliktoj, diklin (profil në diklin), disponsibël, eksit poll, elaboroj, feirplei, frustrim, interferoj, kooperacion, obstruktiv, restriksion, supervizoj, toplistë etj. Një arsye tjetër subjektive është mosnjohja e kulturës së gjuhës. Të njohësh kulturën e gjuhës nuk do të thotë të njohësh vetëm normën drejtshqiptimore, drejtshkrimore e gramatikore, por edhe normën leksikore e stilistikore, domethënë, të dish të zgjedhësh e të përzgjedhësh fjalën a shprehjen për thënien tënde. Ja një shembull: Shpesh në mediatat televizive dëgjohet të thuhet : vendet e involvuara në konflikt …”. Nga pikëpamja drejtshqiptimore, drejtshkrimore e gramatikore, krijimi i fjalës involvuar (pjesorja e foljes involvoj, si mbiemër prejpjesor) është e rregullt: është si të gjitha pjesoret e foljeve me –o•j të shqipes (siç dihet, shqipja ka aftësinë t’i rindërtojë

161 Shehu, H. Rreth anglicizmave në mjetet e sotme të informimit masiv, Studime Filologjike, 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 2002.

64

Page 77: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. fjalët e huaja nga pikëpamja e shkrimit, gramatikës etj.); por ajo nuk është e rregullt nga pikëpamja e normës leksikore, pasi kemi të bëjmë me një fjalë të huaj (nga anglishtja involve e më tej, prej latinishtes), krejt të panevojshme, sepse kemi fjalën shqipe përfshij / i përfshirë / e përfshira. Pra, nuk është kulturë gjuhe të përdorësh fjalët e huaja në vend të fjalëve shqipe. Të njohësh kulturën e gjuhës do të thotë të mos përdorësh fjalë të huaja të panevojshme; kulturë gjuhësore do të thotë të njohësh normën fjalëformuese të shqipes.

2.4.2 Anglicizmat në shqipe para vitit 1990

Anglicizmat në gjuhën shqipe, deri në vitin 1990, për shkak të përdorimit të një numri relativisht të vogël dhe në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, kryesisht në Shqipëri, sidomos në fushën e sportit (gol, basketboll, futboll, penallti), të gjellëtarisë (biftek, ramstek) e ndonjëherë më rrallë në fushën e plotikës e të jetës shoqërore, sidomos në rastet e emërtmit të mënyrës së jetesës ose të veprimtarive politike, karakteristike për botën angleze e amerikane, janë identifikuar e janë veçuar si shtresë gjuhësore leksikore. Nga fundi i viteve ’80, të shekullit të kaluar, anglicizmat janë studiuar si shtresë e veçantë huazimesh dhe janë nënvizuar disa veçori të tyre. Fjalët angleze në shqipen e sotme kanë hyrë si terma të veçuar në pak fusha të veprimtarisë shoqërore, një pjesë është zëvendësuar me fjalë shqipe, sidomos në fushën e sportit (ence- goditje dënimi, ofsaid – pozicion jashtë loje, korner – goditje këndi/ këndore, penallti – njëmbëdhjetëmetërsh), kurse pjesa tjetër përfshihet në fondin e leksikut të gjuhës shqipe të shkruar ( p.sh. në ekonomi : eksport, import, dollar). Para vitit 1990, anglicizmat kanë pasur vëllim, shtrirje e denduri përdorimi të ngushtë, të kushtëzuar kryesisht nga rrethanat jashtëgjuhësore dhe nga politika gjuhësore e kohës në Shqipëri. Prirja kryesore ishte mënjanimi i anglicizmavesi emërtime të dukurive “ të botës kapitaliste e të huaja” për sistemin e shoqërisë së re socialiste të ndërtuar në Shqipëri. Përdorimi i fjalëve nga bota amerikane e angleze, sidomos në fushën e politkës, të ekonomisë, të së drejtës, të arsimit etj., ndodhte vetëm në raste të detyrueshme. Kështu, më shumë anglicizma kanë hyrë në fusha të veçanta, si p.sh.: në terminologjinë e sportit: badmington, gol, golf, korner, out, start, futboll, basketboll, volejboll, ence, trajner, kros, pas; në tregti: trust, licencë, dollar, sterlinë, bum; në bujqësi: grejpfrut, kultivar; në teknikë, shkencë, ndërtim: raketë, blister, kampion, laser, logaritëm, stop, holl, në terminologjinë ushtarake: snajper, bunker; etnografizma ose fjalë me karakter vendor të botës amerikano-angleze: janki, sherif, bos,lord, kauboj, fut, paund, tuist, rok.

Pas vitit 1990 u shtuan huazime të tjera në këto fusha dhe në fusha të tjera, si: politikë, drejtësi, sociologji, art, administrim: akses, bekground, dixhital/ dixhitalizëm/ dixhitalizoj/ dixhitalizim/ dixhitalizoj, videoklip, xhekpot, penalitete; mjekësi: aids (sida), bajpas, handikap/ handikapat, skaner, kolaps; produkte: xhin, popkorn, korn fleks, fast fud, etj. Hyrja e anglicizmave në leksikun e përgjithshëm ishte në numër të kufizuar ose shumë të vogël. Si rrjedhim shtresa e përgjithshme e leksikut mbeti më e pastër se fusha e terminologjisë. Aftësia e kufizuar fjalëformuese sillte që edhe ato të funksionin kryesisht si fjalë të veçuara. Pranoheshin fjalë, zëvendësimi i të cilave ishte i pamundur, meqë kishin karakter specifik. Më me sukses kanë rezultuar përpjekjet për të shqipëruar

65

Page 78: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. disa terma, siç u tha më lart, nga fusha e sportit, ndonëse në disa raste me togfjalësha, disa shqipërime njëfjalëshe qenë më të përshtatshme si: refer- gjygjtar, maç- ndeshje, trajnoj – stërvit. Një pjesë shumë e vogël huazimesh, ndonëse të pashquara për ndonjë valencë të pasur të brendshme, është futur në shtresën aktive të gjuhës, si të shkruar, ashtu edhe të folur ( p.sh. gol, futboll, basketboll, volejboll, eksport, import, raketë, snajper, bunker). Një pjesë e tyre është dalluar edhe për aftësi fjalëformuese (gol/golshënues; importoj/importoj/importim/ importues/i importuar), por për aftësi kombinuese me fusha të tjera: bar, bar-bufe, bar- restorant.

Para vitit 1990, anglicizmat kanë hyrë edhe në gjuhë “të mëdha” e të zhvilluara evropiane, si në italishte, frëngjishte, spanjishte, gjermanishte etj., kurse në gjuhë më “të vogla” ata nuk kanë qenë shumë të pranishëm. Hyrja e tyre në gjuhën shqipe, sikurse edhe në shumicën e vendeve të Evropës Lindore, përfshirë këtu edhe rusishten, kushtëzohej kryesisht nga shkaqe ideologjike e politike, prandaj vetëm një pjesë shumë e vogël, si u përmend më sipër, ka mundur të ngulitet në gjuhë, disa prej tyre me kohë edhe janë shqipëruar. 2.4.3 Anglicizmat në shqipe pas vitit 1990

Periudha mbas vitit 1990 e deri në ditët e sotme shënon hyrjen e menjëhershme, të vrullshme dhe të vazhdueshme të sasisë më të madhe të anglicizmave, që gjallojnë sot në gjuhën shqipe në të gjitha rrafshet e saj. Faktorët ideologjikë, ekonomikë e kulturorë në Shqipëri pas vitit 1990, si kalimi i drejtpërdrejtë në ekonominë e tregut etj., ndikuan fuqishëm në drejtim të kundërt me faktorët pengues para vitit 1990. Edhe konteksti i ri ekonomiko-shoqëror e kulturor në gjithë hapësirën shqiptare iu shtrua kësaj gjendjeje. Faktorët ndikues jashtëgjuhësorë, mbas vitit 1990, çuan në vërshimin e anglicizmave për shkaqe të shumta objektive të mirëfillta, por edhe subjektive, që u ngritën ndonjëherë si shkaqe objektive. Disa nga shkaqet më të rëndësishme që çuan në hyrjen e vrullshme të anglezizmave në gjuhën shqipe, lidhen me një varg veçorish të truallit gjuhësor, në të cilën hynë anglicizmat. Duke u futur në mënyrë të menjëhershme, ato e gjetën gjuhën të papërgatitur dhe një pjesë përdorej madje duke zëvendësuar pa vend barasvlerësit e tyre të njohur në shqipe si: (draft për projekt ose projekt ide, impakt për ndikim, resurs për burim, shoping për treg apo pazar). Disa anglecizma, për shkak se shënonin koncepte të reja në fusha të ndryshme, pothujase pak nga të gjitha rrafshet e gjuhës, madje edhe në ligjërimin e rëndomtë, u futën bashkë me sendet, konceptetet dhe mënyrën e re të jetesës, por edhe pse afroheshin nga kuptimi me fjalë shqipe, ato mbetën më specifikë si: (pab, disko, badigard, okej). Ndërsa, disa anglecizma të tjera e gjetën vendin e zbrazët dhe hynë menjëherë në përdorim si: (kompjuter, hardisk, maus, monitor, lap- top, desk-top ). Në këtë periudhë fushat e veprimtarisë shoqërore (politike, ekonomike, shkencore, kulturore etj.) krahasuar me periudhën para vitit 1990, u zgjeruan në mënyrë të dukshme dhe anglicizmat hynë vrullshëm, ku më shumë e ku më pak, pothuajse në çdo fushë. Fusha ku u prek më shumë nga hyrja e anglicizmave, ishte informatika, ku një pjesë e anglicizmave të këtyre fushave u përfshinë edhe në Fjalorin e gjuhës shqipe, (2006) dhe ato janë: kompjuter/ kompjuterizoj /kompjuterizim, kompaktdisk, maus, tasjerë, ekran etj.

66

Page 79: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Këtu ia vlen të përmendim edhe fjalë të ngulitura para vitit 1990 dhe disa prej të cilave me vlerat “specifike”, që kanë gjetur përdorim të gjerë si në politikë: lider, lidership, lob/ loboj/ lobim; në ekonomi, tregti, drejtësi: apdejtoj, audit/auditim, benefit, biznes/ biznesmen, çek, çekin, dizajn/ dizajnoj, draft/ draftoj, informal, kesh, logo, market, marketing, monitoroj/ monitorim, menaxher/ menaxhoj/ menaxhim, sponsor/ sponsorizoj/ sponsorizim, tender/ tenderoj/ tenderim, resurs, rixhid; në mjetet e komunikimit: një pjesë si formime brenda shqipes: undërgraund, bekgraund, fizibilitet, impakt, involvoj, spiker,risk/riskoj/riskim, rekrutoj, samit; në fushën e artit, spektaklit: disko, dixhej, mis, mister, star, singëll, superstar, smoking, shou, topstori, shougërl, shoumen, trendi, tuist, xhaz, xhins; në fushën e sportit: fitnes, hokej, golf, kriket, minigolf, relaks/relaksohem.reklasim, serf/serfoj, regbi, kriket, kroket etj. Pjesa më e madhe e huazimeve nga anglishtja i takon fushës së informatikës, ku shumica e fjalëve janë të ngulitur në shqipe dhe përdoren në gjuhën e përditshme. Një pjesë e këtyre fjalëve e kanë zëvendësuesin e tyre dhe mund të përdoren në vend të termit të huaj. Po përmendim disa nga termat më të njohur të kësaj fushe, duke dhënë në kllapa zëvendësuesin në shqip: Autput (nxjerrje-t), akses (hyrshmëri), dejtabejs (bazë të dhënash), displey (shfaq), input (futje-t), klik, klikoj, format/ formatoj, interfejs(ndërfaqe), kompaktdisk, kompjuter/ kompjuterizoj/ kompjuterizim, onlajn (në linjë), selektoj(zgjedh)/ selektim, sejvoj/(ruaj)/ sejvim etj.

Anglicizmat, sikurse edhe fjalë të huaja nga gjuhë të tjera, nuk mbeten gjithnjë vetëm me kuptimin e tyre fillestar, por zhvillohen më tej nga ana kuptimore, duke fituar kryesisht kuptime të figurshme, si edhe futen në sistemin fjalëformus të shqipes, duke krijuar njësi të reja me mjetet fjalëformuese të saj. Më tej, anglicizmat, që përfshihen në sistemin fjalëformues të shqipes, duke krijuar njësi të reja emërtuese, meqë elementi rrënjor është i huaj, kurse mjetet fjalëformuese janë të shqipes, mund të shihen si formime brenda shqipes.

2.5 Përshtatja fonetike e anglicizmave në gjuhën shqipe

Çështja e shqiptimit të një fjale të huazuar nga një gjuhë e huaj, në një sistem tjetër gjuhësor është një temë e diskutuar shumë nga gjuhëtarët, për vetë faktin se sistemet fonologjike të dy gjuhëve mund të përputhen pak dhe fort rrallë. Prandaj në të shumtën e rasteve fonemat e gjuhës dhe nëse zëvendësohen me format më të afërta të sistemit të gjuhës marrëse. Mirëpo, fonema e gjuhës dhënëse nuk zëvendësohet gjithherë me të njëjtën fonemë të gjuhës marrëse, sidomos nëse në gjuhën marrëse nuk ekziston diçka e tillë. Për këtë arsye togjet e konsonanteve shpesh mund të zhduken në huazime gjatë hyrjes në gjuhën marrëse, ose mund të zëvendësohen me togje më të thjeshta e më të lehta të gjuhës marrëse162. Përsa i përket përshtatjes së fjalëve në gjuhën shqipe, leksikologu shqiptar Jani Thomai (1999:231) shkruan: “fjalët që merren nga gjuhët e huaja i janë nënshtruar sistemit fonetik dhe gramatikor të gjuhës sonë, d.m.th. shkruhen dhe shqiptohen sipas vlerës fonike të alfabetit tonë, eptohen sipas klasave gramatikore

162 Nuhiu, V. Ndikimi i anglishtes në gjuhën shqipe, Prishtinë 2013, f.25.

67

Page 80: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. dhe rregullave përkatëse. Në qoftë se janë emra, kanë trajtë të shquar, të pashquar, numrin njëjës e shumës dhe lakohen; po të jenë folje, marrin ato forma në mënyrë, vetë e kohë, sikurse fjalët e tjera”. Sipas Sapir-it, “huazimi i fjalëve të huaja gjithmonë sjell me vete modifikimin e tyre fonetik” dhe “tingulli i huaj apo veçoritë e tij që lidhen me theksin, nuk përputhet me rregullat fonetike; ai ndryshon aq sa të shkelë sa më pak të jetë e mundur këto rregulla, dhe kështu që, në përfundim, arrijmë në atë që quhet kompromis fonetik”163.

Çdo gjuhë që pranon elemente gjuhësore të huaja, pas një kohe, do të fillojë të bëjë përshtatjen e tyre sipas sistemit fonologjik dhe gramatikor të saj. Qëllimi kryesor i përshtatjes së elementeve gjuhësore të huaja, është që fjala e huaj të ‘përpunohet’ të ‘gdhendet’ sipas gjedheve të gjuhës që i pranon. Pra, fjala e huaj duhet t’i afrohet dëgjuesit ose folësit të vet, duke bërë përpjekje që ajo tingëllojë e t’i duket si e vetja. Shqipja, si çdo gjuhë tjetër, në kohën e sotme të komunikimit shumë intensiv, deshi s’deshi, duhet të përdorë elemente gjuhësore të huaja, qofshin ato apelative ose emra njerëzish, emra gjeografikë etj. Për të emërtuar njerëz, vende e ngjarje të ndryshme të huaj. Marrja e emrit të huaj për përdorim në gjuhën shqipe, bën që emri të bëhet element i shqipes, prandaj, si i tillë, duhet të bartë edhe etiketën e shqipes. Me fjalë të tjera, emrat e huaj duhet t’iu nënshtrohen të gjitha rregullave gjuhësore të shqipes, pa marrë parasysh prej nga vijnë ata. Këtu, pra, konkretisht bëhët fjalë për mënyrën e të shqiptuarit dhe të të shkruarit të atyre emrave, por edhe për përshtatjen e tyre gramatikore sipas gjinisë, rasave etj. të gjuhës shqipe. Sa i përket shqiptimit, duhet të kihen parasysh dy gjëra: a) që tingujt e emrit të huaj të zëvendësohen me tingujt të ngjashëm që i ka gjuha shqipe, e jo me të tjerë që nuk i ka shqipja, b) që theksi i emrit të huaj, nëse nuk përputhet me vendin e theksit të gjuhës shqipe për secilin rast konkret, të zhvendoset sipas natyrës së gjuhës shqipe, e jo të përdoret emri në gjuhën shqipe me theks të huaj, të panatyrshëm për shqipen. Me një fjalë, emrat dhe elementet gjuhësore të tjera të huaja duhet të natyralizohen në sistemin e gjuhës shqipe dhe, si të tillë, të bwhen më të pranueshëm. Gjuha shqipe, sipas një ndarjeje që ka bërë L.Tesniere-i në veprën “Elementet e sintaksës strukturale”, duhet t’i përkasë grupit të gjuhëve me rend strukturor centrifugal. Me fjalë të tjera, sipas këtij linguisti, kriter për klasifikimin tipologjik të gjuhëve është rendi i fjalëve në fjali. Sipas këtij fakti, ai dallon gjuhët me rend të fjalëve të strukturës centrifugale, siç janë gjuhët romane, në të cilat në sintagmën emërore me mbiemër si përcaktor prin emri dhe pas tij vijon mbiemri. Gjuhët që kanë rend të fjalëve në sintagmë të kundërt me këtë, siç janë gjuhët gjermanike, sllave etj., Tesniere-i i quan gjuhë centripetale. Ky dallim midis gjuhëve të ndryshme është i rëndësishëm për klasifikimin e tyre tiplologjik dhe për identifikimin e tyre, prandaj dhe gabimet e bëra në këtë aspekt duhet të konsiderohen shkelje të rregullave të gjuhës shqipe. Mirëpo në shtypin tonë dhe në televizion, si dhe në ligjërim të përgjithshëm të shqipfolëseve, hasen shpesh ndërtime që nuk përkojnë me natyrën e gjuhës shqipe. Ky mosrespektim i natyrës së gjuhës shqipe bëhet edhe me huazimet angleze. Në studimin e huazimeve angleze në gjuhën shqipe në rrafshin fonemik, hulumtohen ndryshimet që kanë hyrë dhe hyjnë nga anglishtja në gjuhën shqipe. Përkatësisht, hulumtohen ndryshimet që kanë pësuar ose pësojnë fonemat e anglishtes

163 R.Filipović, The Phonetic Compromise. Studia Romanica et Anglica, Facultas Philosophica Universitatis Studiorum, Zagreb, 1958, f.77.

68

Page 81: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. duke u zëvendësuar me të gjuhës shqipe, ose duke u përshtatur fonemae të shqipes. Ky proces ëshë i pranishëm pothuajse përherë dhe në çdo huazim, sepse sistemet fonemike të të dy gjuhëve thuajse kurrë nuk janë të njëjta, madje shpeshherë, nuk hasen në asnjë fonemë, nëse merren parasysh të gjitha tiparet karakteristike të fonemave në një gjuhë me tiparet e tyre përkatëse në gjuhën tjetër.

Sipas mendimit të Filipovic-it164, një studiues kroat, fjalët e huaja, gjatë kalimit prej gjuhës marrëse në gjuhën dhënëse, iu nënshtrohen tri fazave:165 1. Nëse fjala e huaj në gjuhën marrëse përdoret fare e paasimiluar, domethënë është bartur në mënyrë të drejtëpërdrejtë në gjuhën e dytë dhe pa asnjë përshtatje, ajo konsiderohet fazë ose dukuri e bartjes së drejtpërdrejtë, kurse fjala e tillë quhet fjalë e huaj. 2. Nëse fjala e huaj gjatë përshtatjes në gjuhën marrëse fillon të pranojë disa tipare të sistemit fonemik të kësaj gjuhe, në të vërtetë paraqitet dukuria e përputhjes së dy sistemeve fonemik, dhe kjo quhet interferencë. Fjala e huazuar në këtë fazë të përshtatjes quhet huazim i huaj. 3. Materiali gjuhësor i huaj përdoret një kohë të gjatë në gjuhën marrëse. Gjatë përdorimit të shpeshtë e të gjatë ai rëndom i përshtatet shumë gjuhës marrëse, saqë më në fund nuk dallon asnjë fonemë apo tipar foneme nga sistemi fonemik i gjuhës marrëse. Kjo fazë e përshtatjes quhet integrim ose asimilim, ndërsa fjala në këtë fazë quhet huazim. Procesi i përshtatjes gjatë fazës së parë dhe të dytë nuk zgjat shumë, sepse fjala e huaj, porsa të hyjë në gjuhën marrëse, fillon procesin e përshtatjes, i cili vazhdon derisa të mos arrijë në intgrim apo asimilim të plotë. Dy fazat e para, sipas kohës, janë në përpjestim të zhdrejtë me dendurinë e përdorimit të fjalëve të huaja, që do të thotë se sa më shpesh të përdoren fjalët e huaja, aq më shpejt ato përshtaten në gjuhën marrëse. Në këto dy faza të para gjenden jo shumë fjalë angleze në gjuhën shqipe dhe ato vazhdimisht lëvizin drejt fazës së tretë – integrimit të tyre të plotë. Gjithashtu, mund të thuhet se fjalët në këto dy faza nuk kanë formën as të gjuhës së huaj as të gjuhë marrëse dhe se ato kanë status gjysmë të huaj. Kjo gjendje e fjalëve të huaja quhet kompromis fonetik.

Në momentin kur fjalët angleze paraqiten në shqipe, vihet re disa të dhëna fonetike. Kur fjalët angleze paraqiten për herë të parë në gjuhën shqipe, është konstatuar se ato hasen në njërën nga këto forma:

• Fjala shkruhet në trajtën origjinale të anglishtes. Ky rast është më i shpeshtë tek emrat e përveçëm të njerëzve dhe tek emrat gjeografikë, por kjo dukuri haset edhe në fjalët e tjera, p.sh. love story, newsroom.

• Fjala angleze shkruhet në trajtën origjinale, ndërsa në kllapa jepet trajta e shqiptimit të saj në shqipe, si p.sh.: Wall Street (Uoll Strit).

• Fjala angleze paraqitet me shkrimin shqip brenda thonjëzave, kurse në kllapa shkruhet në trajtën origjinale, p.sh: “skajlab” (skylab).

164 R, Filipovićit. (1960) Morphemic Importation, Studia Romanica et Anglica Zagrebiensis.Nos.9-10, Zagreb. 165 Këtu nënkuptohen ato fjalë që mbeten në gjuhën marrëse, përkatësisht ato që ajo i pranon, sepse fjala e huaj mund të mbetet në fazën e parë dhe të mos përshtatet më tutje, ose gjuha marrëse të mos e pranojë për gjithnjë në fjalorin e saj.

69

Page 82: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

• Shkruhet trajta origjinale, kurse në kllapa jepet përkthimi i saj, p.sh: fibre glass (fije qelqi).

• Fjala angleze shkruhet në trajtën origjinale, por brenda thonjëzave, p.sh: “boom”. • Fjala angleze shkruhet në thonjëza, kurse në kllapa jepet përkthimi i saj, p.sh:

“miss” (bukuroshe). • Fjala angleze shkruhet me shkronja të pjerrëta ose me grafi tjetër dalluese.

Sipas Filipović-it dhe teorisë së tij të përshtatjes 166 , gjatë procesit të pranimit të huazimeve angleze në shqipe, ato paraqiten në tri shkallë të përshtatjes:

1) Fjala angleze përdoret plotësisht e paasimiluar dhe e papërshtatur, domethënë kalon drejtpërsëdrejti në gjuhën shqipe, përkatësisht, në gjuhën e dytë. Kjo dukuri quhet transferim.

2) Nëse huazimi arrin deri në atë shkallë sa të ndodhë përputhja e dy gjuhëve, fjala e ndërron formën e vet, por procesi nuk përfundon këtu. Ky proces i përshtatjes gjuhësore quhet interferencë.

3) Materiali linguistik i gjuhës dhënëse, përkatësisht i anglishtes, përdoret në gjuhën marrëse, përkatësisht në gjuhën shqipe. Kjo shkallë e përshtatjes gjuhësore quhet integrim.

Dy shkallët e para në pikëpamje kohore janë të shkurtra. Ato nuk zgjasin shumë, sepse posa të hyjë fjala në gjuhën marrëse, fillon përshtatja e saj. Periudha kohore e dy shkallëve të para është në marrëdhënie të zhdrejtë me dendurinë e përdorimit, domethënë sa më shpesh të përdoret elementi i huaj gjuhësor, aq më shpejt ai përshtatet. Në këto dy shkallë mendohet se nuk gjenden shumë huazime angleze në gjuhën shqipe. Ndërsa, shkalla e tretë – integrimi – është shkalla ku do të ndalemi në integrimin e huazimeve, duke filluar me zëvendësimin e tyre.

Kështu, gjatë përshtatjes së fjalëve angleze në gjuhën shqipe, si në çdo gjuhë, patjetër bëhet zëvendësimi i fonemave angleze me fonema të gjuhës shqipe. Shikuar nga ky këndvështrim, vihet re se pothuajse secila fonemë e anglishtes, zëvendësohet me fonemën përkatëse ose më të afërt të gjuhës shqipe. Tiparet e çdo foneme të gjuhës dhënëse, sado që mund të jenë të ngjashme me ato të fonemave të gjuhës marrëse, konkretisht të anglishtes me të shqipes, ato nuk përkojnë plotësisht mes tyre. Shpeshherë, fonemat e ngjashme mes dy gjuhëve i konsiderojmë të jenë identike, megjithëse ato nuk janë plotësisht të tilla. Për shembull, fonema angleze /d/ nuk është plotësisht identike me fonemën /d/ të shqipes, sepse e para është okluzive dhëmbore, kurse e dyta nuk e njeh dukurinë fonetike e aspirimit. Megjithatë, nuk ka asnjë fonemë e shqipes, e cila do t’i mund afrohej më shumë se kjo, madje as sa kjo /d/, fonemës /d/ të anglishtes. Pra, nuk ka zgjudhje tjetër praktike, përveç që të themi se fonema /d/ e anglishtes të zëvendësohet me fonemën /d/ të shqipes167. Në një studim krahasimor të Vesel Nuhiut, i cili paraqet dallimet dhe ngjashmëritë e dy sistemeve fonemike të gjuhës angleze dhe shqipe, ka rëndësi të madhe për të parë se çfarë ndodh me huazimet angleze në gjuhën shqipe, përkatësisht si

166 R, Filipović. Kontakti jezika u teoriji i praski, Školska knjiga, Zagreb, 1971, f.114. 167 Nuhiu, V. Ndikimi i Anglishtes në gjuhën Shqipe. Prishtinë, 2013, f. 95-96.

70

Page 83: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. përshtaten ato nga pikëpamja fonemike dhe fonetike, si dhe ku ekziston mundësia për t’u shfaqur dukuria e transfonemizimit, e zëvendësimit dhe e importimit të fonemave.

Sipas Nuhiut, këto janë disa nga ndryshimet që ekzistojnë midis gjuhëve në këtë aspekt:

• Zëvendësimi i zanoreve:

• Zanorja angleze e gjatë /i:/ është zëvendësuar me /i/ të shkurtër të shqipes. freeze [fri:z] ~ në shqipe [friz].

• Fonema /i:/ e anglishtes paraqitet me disa zëvendësues të ndryshëm në shqipe, a) ku njëherë zëvendësohet me ekuivalentin më të afërt të shqipes /i/, p. sh: design [dizajn]

b) Nën ndikimin e drejtshkrimit të huazimit anglez, shpesh bëhet zëvendësimi i /i/ angleze me /e/ të shqipes, p.sh.

racket [ ‘rækit ] raket

c) Në disa raste, drejtshkrimi i huazimeve angleze, ndërron edhe strukturën fonetike të fjalës. Kështu që /i/ e anglishtes zëvendësohet me /ej/ të shqipes, p.sh.:

jockey [ ‘dȝoki] – [dȝo’kej]

• Zanorja e shkurtër e anglishtes /e/ zëvendësohet kryesisht me /e/ të shqipes, p,sh.: sketch [sketʃ] – [skeç]

• Zanorja e anglishtes /æ/ nuk e ka ekuivalentin në gjuhën shqipe, kështu që ajo zëvendësohet me në dy mënyra me /a/ dhe me /e/ si p.sh.: skylab [ skailæb] – skajlab [ skaj’lab] back [ bæk] – bek [bak]

Fonema angleze /a:/ nuk ka ekuivalentin në shqipe, kështu që zëvendësimi i saj bëhet me disa fonema në shqip. Më poshtë po paraqesim disa raste kur fonema /a:/ zëvendësohet nga disa fonema të tjera të shqipes:

a) /ar/: bar [ba:] – bar bar] b) /er/: derby [‘da:bi] – derbi [‘derbi] c) /a/ e shurdhët e shqipes: dancing [‘da: nsiŋ] – dansing [dan’sing]

71

Page 84: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

• Zanorja qendrore e shkurtër e anglishtes /ʌ/ nuk ekziston si fonemë në sistemin fonologjik të gjuhës shqipe. Prandaj me rastin e përshtatjes së huazimeve angleze në shqipe është zëvendësuar me disa fonema të ndryshme dhe ato janë: a) /a/: summit [‘sʌmit] – samit [sa’mit] b) /u/ : jungle [ ‘dȝuŋgl] – xhungël c) /e/: rugby [‘rʌgbi] – regbi [‘regbi] d) /o/: bluff [ blʌf] – blof

• Zanorja qendrore e gjuhës angleze /ә:/, për shkak se nuk ka ekuivalent në gjuhën

shqipe, bëhen zëvendësime të ndryshme. Në të shumtën e rasteve, gjuha marrëse gjen si rrugë më të lëhtë dhe zgjidhje më të thjeshtë shkrimin e huazimit në trajën origjinale. a) Ka fjalë të cilat këtë fonemë e zëvendësojnë në gjuhën shqipe me /er/, p.sh:

detergent [de’tә:dȝәnt] – detergjent

b) Nën ndikim e shkrimit bëhet edhe zëvendësimi i kësaj foneme me /ir/ në shqipe:

flirt [ flә:t] – flirt

c) Ka shembuj edhe të këtyre llojeve të zëvendësimit të bërë sipas shkrimit të huazimeve angleze: 1. /ә:/ furlong [‘ fә:lonŋ] - /ar/ farllong 2. /ә:/ Hayworth [‘ heiëә:Ɵ] - /or/ Hejvorth 3. /ә:/ Melbourne [‘melbә:n] - /ur/ Melburn

ç) Kemi raste edhe kur zëvendësimi i fonemës angleze /ә;/ bëhet me kombinimin /әr/ të shqipes, natyrisht nën ndikimin e shkrimit, por që konsiderojmë se është forma më e përafërt e shqiptimit, pra mënyra më adekuate e përshtatjes. P.sh:

a) sir [sә:] – sër [sәr]

• Zëvendësimi i disa diftongjeve angleze. Duke qenë se gjuha shqipe nuk ka diftongje fonologjike, po vetëm fonetike. Diftongjet e anglishtes, pra, zëvendësohen me diftongjet fonetike të shqipes. Mirëpo, ky zëvendësim nuk vijon në mënyrë konsekuente atë rrugë, prandaj nganjëherë zëvendësohen me zanore, siç do të shohi nga shembujt e mëposhtëm.

72

Page 85: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

1. a) Diftongu i anglishtes /ei/ në disa raste zëvendësohet me grupin /ej/ të shqipes, p.sh.:

long-play [‘loŋplei] – [longplej] baseball [ ‘beisbo:l] – [bejzboll]

a) Në disa raste huazimesh diftongu ei i anglishtes zëvendësohet me zanoren e të shqipes: lady [‘leidi] – [ledi]

b) Në zëvendësimin e këtij diftongu ka ndikim edhe shkrimi i huazimeve angleze, prandaj ndosh zëvendësimi /ei/ me a: favourite - [‘feivәrit] – [favorit]

2. a) Diftongu i anglishtes ai në shumicën e rastevezëvendësohet me grupin /aj/ të shqipes, p.sh. combine [‘kombain] – [kombajn]

c) Nën ndikimin e shkrimit janë edhe këta shembuj të zëvendësimit ai – i :

cyclone [‘ saukloun] - [ciklon]

3. a) Pothuajse të gjitha huazimet angleze, të cila kanë pasur diftongun au, e kanë zëvendësuar atë me diftongun e shqipes /au/

out [aut] - [aut]

b) Ka raste kur diftongu au i anglishtes zëvendësohet me u në këta shembuj: round [raund ]- [rund]

4. a) Diftongu anglez /әu/ zëvendësohet me /ou/ i cili është i rrallë në gjuhën shqipe. Këto raste i hasim kryesisht në përshtatjen e emrave të njerëzve dhe emrave gjeografikë me anë të transkriptimit. P.sh. Glasgow [ ‘glas:gәu] – [Glazgou]

b) Ka raste kur diftongu әu i anglishtes zwvendwsohet me ou tw shqipes, p.sh: goal [gәul – [gol]

5. A) Diftongu i anglishtes /oi/ zëvendësohet në shqipe me /oj/: Boiler [‘boiler] – [bojler]

6. Zëvendësimi i diftongut të anglishtes /iә/ në gjuhën shqipe bëhet në disa mënyra:

73

Page 86: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

a. Ky diftong zëvendësohet me /ir/, në bazë të shkrimit: Hampshire [‘hæmʃiә] – [Hampshir]

b. Ky diftong zëvendësohet me i të shqipes: Clearing [‘ kliәriŋ] – [kliring]

7. a) Diftongu u gjatë qendror i anglishtes /ɛә/, bën zëvendësimin në gjuhën shqipe me grupin er, p.sh:

Fair [fɛә] - [fer]

c) Ky diftong haset dhe me zëvendësimin e e të shqipes: Mary [‘mɛәri] – [Meri]

8. Përshtatja e diftongut /uә/ të anglishtes bëhet kryesisht në mbështetje të shkrimit të huazimit anglez: Stewardess [‘ stjuәrdis] - [stjuardesë]

2.6 Veçori tipologjike të gjuhës shqipe

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shek. XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese. Karakteri indoevropian i shqipes shfaqet në të gjitha nënsistemet e saj: në fjalor, në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore. Por kuptohet se këtu bëhet fjalë për tiparet thelbësore, që ajo ka trashëguar nga një fazë e hershme indoevropiane. Natyrisht, edhe këto tipare nuk kanë mbetur të pandryshuara, ashtu siç kanë qenë mijëra vjet më parë. Ato i janë nënshtruar një ndryshimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm, derisa kanë arritur në gjendjen e tyre të sotme. Veç kësaj, gjuha shqipe, ashtu si gjuhët e tjera simotra, gjatë evolucionit të saj historik ka mënjanuar disa tipare të hershme indoevropiane dhe ka zhvilluar disa tipare të tjera, që i ka ndier të nevojshme për të plotësuar gjithnjë e më mirë funksionin e saj si mjet kumtimi. Disa nga këto tipare të reja janë zhvilluar vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa disa të tjera janë zhvilluar edhe në disa gjuhë të tjera, sidomos në gjuhët ballkanike. Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane (së këndjemi i.e.) në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjuhë perëndimore ose konum, shqipja është pranuar që bën pjesë në grupin e gjuhëve i.e. satem168, i cili i kundërvihet grupi të gjuhëve i.e. kentum.

168 Për këtë shih,ndër të tjerë, Meyer, Stellung d.Alb., 185-187;Pedersen, Gutturale,KZ 36, 277-340, Jokl, Ein Betrag, “Jutlandica”….IX/1, f 16, Çabej, Hyrje, 8, etj.

74

Page 87: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Kjo ndarje e gjerë e gjuhëve i.e. në dy grupe të mëdha është bërë duke u mbështetur në mënyrën se si ato i kanë reflektuar bashkëtingëlloret tektale169.

Origjina e gjuhës shqipe është një nga çështjet tejet të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo buron prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e gjuhës shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve. Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez, Hans Erich Thunmann-i, në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker”, që u botua në Lajpcig, në vitin 1774. Duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në dëshmi gjuhësore e onomastike, ai arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua, siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve. Teza e origjinës ilire të shqiptarëve është mbështetur nga albanologu i mirënjohur austriak, Johannas Georges von Hahn-i, në veprën e tij Albanische Studien, që u botua më 1854. Që asokohe deri në ditët tona, mjaft dijetarë të shquar, historianë, arkeologë e gjuhëtarë, duke plotësuar njëri-tjetrin, kanë sjellë një sërë arsyetimesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës së shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre.

Shqipja, ashtu si çdo gjuhë tjetër, gjatë evolucionit të saj historik ka ndjekur një rrugë zhvillimi të vetën, që pjesërisht përkon me atë të gjuhëve të tjera i.e., sidomos të gjuhëve ballkanike dhe pjesërisht karakterizohet nga disa tipare të veçanta. Kjo do të thotë se disa dukuri gjuhësore, janë shfaqur vetëm në gjuhën shqipe, ose duket qartë se janë një zhvillim i brendshëm i saj, sado që ndonjë prej tyre mund të ndeshet edhe në ndonjë gjuhë tjetër i.e., sidomos balkanike. Pra, në këtë rast është fjala për disa risi gjuhësore, që pjesërisht janë përftuar ose mund ta kenë zanafillën që në periudhën, kur shqipja nuk ishte formuar ende si një gjuhë cilësisht e ndryshme nga “nëna” e saj. Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjetër janë zhvillime te mëvonshme. Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit. Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, , 9 janë diftongje (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç). Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicën e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.

Gjithashtu, shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.

Në librin “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, Shaban Demiraj 170 shprehet se shqipja karakterizohet nga ngulitja e theksit mbi një rrokje të caktuar të temës së fjalës. Si

169 Shih Mayrhofer, Idg.Grammatik, I,102 (me literature).

75

Page 88: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. rrejedhim, ai rregullisht nuk lëviz nga një rrokja në tjetrën gjatë lakimit të emrave, mbiemrave e përemrave, ose gjatë zgjedhimit të foljeve; gjithashtu ai nuk bie mbi treguesit gramatikorë. P.sh.: flứtur, flứturës, fluturat etj. Përjashtimet nga ky rregull i përgjithshëm janë shumë të pakta dhe vihen re vetëm te disa forma shumësi emrash dhe mbiemrash, si: shkëmb~ shkëmbínj, lumë~luménj etj.

Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasën gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përveç fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshëm (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përbërë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetëshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.

Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishëm. Shqipja ka një sistem të pasur formash mënyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë mënyra (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhshme ndërtohet në mënyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar). Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshëm është rendi: kryefjale+folje+objekt. Përsa i përket, leksikut të shqipes, që nga kohët më të lashta të historisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij amtare, ka ardhur duke u zhvilluar, duke u ndryshuar e duke u pasuruar vazhdimisht, për t’iu përgjigjur kështu nevojave gjithnjë në rritje të shoqërisë e të kulturës shqiptare, sipas fushave të ndryshme të jetës e të veprimtarisë. Këtë pasurim e zhvillim të leksikut të shqipes ne mund ta ndjekim duke vëzhguar e studiuar veprat e shkruara e të botuara në shqip, që nga dokumentat e para të saj (me veprën e Buzukut në shek. XVI, të F.Bardhit e P.Bogdanit në shek. XVII, të I.Kadaresë, të D.Agollit etj.). Shqipja standarde ka fituar tipare të dallueshme edhe në fushën leksikut, të frazeologjisë e të formimit të fjalëve. Një tipar themelor është veprimi pasurues i barabartë i të dy dialekteve në leksikun e saj. Në këtë fushë nuk mund të flasim as për zotërim as për mbizotërim të këtij ose të atij dialekti, sepse që të dy dialektet marrin pjesë njësoj si në bërthamën e leksikut të gjuhës standarde, ashtu edhe në pasurimin e tij të mëtejshëm. Një kuptim i drejtë shkencor i kësaj dukurie është vetë vlerësimi i gjithë pasurisë leksikore e frazeologjike të gjuhës shqipe si pasuri e përbashkët kulturore kombëtare, pavarësisht nga burimi dialektor. Vlerësimi i një fjale a i një shprehjeje nuk bëhet sipas burimit dialektor, por sipas vlerës reale që ka në sistemin leksikor të këtij standardi. Ky veprim pasurues i pakufizuar mbështetet edhe në afrinë leksikore të të dy dialekteve të gjuhës shqipe. Megjithatë, leksiku i standardit nuk mund të shihet thjesht si prodhim i bashkëveprimit ndërdialektor, as si i krijuar në dhjetëvjeçarët a në shekullin tonë. Ai përmban si elemente nga më të lashtat e shqipes, ashtu edhe elemente nga më të rejat, si

170 Demiraj,Sh. “Gjuha shqipe dhe historia e saj”. Botim i dytë i ripunuar, Botime Onufri, Tiranë, 2013, Kreu XIII: Lëvrimi i gjuhës shqipe, f.324-331.

76

Page 89: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. fjalë të gjuhës së përbashkët, ashtu edhe fjalë me burim dialektor a krahinor. Prandaj, mund të bëjmë një shtresëzim të leksikut të gjuhës standarde nga pikëpamja e formimit të normës dhe e përgjithësimit në përdorim. Më poshtë po paraqesim shtresimin leksikor të shqipes: a) Shtresën kryesore të leksikut të standardit të sotëm e përbëjnë fjalët e shprehjet që i takojnë gjithë truallit gjuhësor të shqipes, të cilat nuk mund të cilësohen më si të këtij a si të atij dialekti. Siç kuptohet, kjo shtresë përfshin pjesën kryesore të fjalëve e të shprehjeve të mbarë shqipes, pa të cilën nuk mund të merret me mend jeta e gjuhës së një kombi. Të tilla janë fjalët e shprehjet që emërtojnë sendet që na rrethojnë, cilësitë, veprimet etj.; këto fjalë e shprehje janë të përbashkëta për të dy dialektet, si: ah, diell, ditë, dorë, dy, eci, edhe, i kuq, larg, me, i mirë, njeri, një, njoh, për, i përdorshëm, qaj, ruajtje, rritem, sipër, shoh, shtatë, udhë, vonë e dhjetëra mijë fjalë të tjera; po ashtu: ngul këmbë, marr vesh, heq dorë, i ktheu krahët, sy ndër sy, si qeni me macen e mijëra shprehje të tjera. Për shqipen mund të thuhet se kjo lëndë e përbashkët është mjaft e gjerë dhe vërteton se dialektet në leksik nuk kanë qenë e nuk janë fort larg njëri-tjetrit. b) Një shtresë tjetër të leksikut të gjuhës standarde shqipe e përbëjnë fjalët e shprehjet që janë formuar brendapërbrenda shqipes ose janë huazuar nga gjuhë të tjera. Shumë fjalë të leksikut të përgjithshëm e terma të fushës politiko-shoqërore, të shkencave të ndryshme në zhvillim, të industrisë e të bujqësisë moderne, të financave e të biznesit, të artit e të kulturës etj., që janë krijuar me brumin e shqipes ose që kanë hyrë në shqipe nga gjuhë të tjera e janë përvetësuar prej saj, janë pronë e përbashkët e gjuhës shqipe dhe mund të bëhen pjesë e leksikut të standardit. Kësaj pasurie nuk mund t’i vihet asnjë ngjyrë dialektore. Në etapën e tashme të zhvillimit të shqipes standarde është rritur në mënyrë të veçantë numri i fjalëve me prejardhje (me ndajshtesim) dhe me përbërje, si edhe është zgjeruar struktura kuptimore e shumë fjalëve të tjera. Këto dy rrugë të brendshme të pasurimit të leksikut të gjuhës shqipe zotërojnë kryekëput mbi rrugën e jashtme, të huazimit. Duhet theksuar se mënyrat, modelet dhe mjetet kryesore për formimin e fjalëve, që janë gjallëruar më shumë tashti, kanë qenë pronë e mbarë gjuhës shqipe, pra, e të dy dialekteve. Kështu, prapashtesat -ar, -tar, -or, -tor të emrave të vepruesit, -im, -je të emrave të veprimit, -i, -ri, -si të emrave abstraktë të cilësisë, -or, -tor, -ar, -shëm, -të të mbiemrave etj., si edhe modelet e formimit të fjalëve (me parashtesim, me prapashtesim etj.), nuk mund të quhen dialektore. Prandaj, fjalë të tilla, si i artë, këpucar, kufizoj, lulishte, malësor, mbarëvajtje, ndërlidh, orizore, pleqësi, trimërisht etj. nuk mund t’i cilësojmë si të burimit dialektor. c) Shtresën e tretë të leksikut të shqipes standarde e përbëjnë ato fjalë e shprehje që i kapërcejnë kufijtë e dialekteve e të të folmeve dhe ngrihen në normë. Kjo është shtresa që formohet nga veprimi pasurues i dialekteve në leksikun e gjuhës standarde. Gjuha letrare merr prej dialekteve çdo fjalë e shprehje që i duhet për të plotësuar sistemin dhe që i sjell asaj një pasurim të vërtetë. Kështu, janë bërë pronë e gjuhës letrare një varg fjalësh e shprehjesh me burim nga dialekti i Veriut:akullnajë, almise, argëtoj, arushë, befas, bjeshkë, bungajë, burrneshë, kreshnik, krye, kubël, kumtoj, kurrkund, lahutë, lamtumirë, log, madje, mashtroj, njoftoj, ortek, i pafytyrë, etj. Në dialektet e të folmet e shqipes ka shumë fjalë e shprehje të tilla të vlefshme, që duhen mbledhur e duhen futur në përdorim të përgjithshëm, sepse i sjellin pasurim të

77

Page 90: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. vërtetë leksikut të gjuhës standarde. Edhe në fushën e formimit të fjalëve shqipja standarde ushqehet nga dialektet. Kështu, për formimin e disa emrave të vepruesit (lexues, mësues, ndërtues, parashikues etj.), të disa mbiemrave (shifra krahasuese, punë sqaruese, plan rregullues, shtëpi botuese etj.), të disa fjalëve të përbëra (hekurpunues, shinashtrues, vetëshkarkues etj.) dhe të mbiemrave me prapashtesën -shëm (i dëgjueshëm, i kuptueshëm, i lejueshëm, i pranueshëm etj.) ka shërbyer si temë prodhuese pjesorja e dialektit të Veriut, që mbaron me togun zanor -ue (lexue, mësue, ndërtue, shtrue, shkarkue, dëgjue, kritikue, kuptue, lejue, pranue etj.), kurse vetë trajta e pjesores së foljeve dhe trajta e mbiemrave (mësuar, ndërtuar, punuar, mbaruar etj. dhe i mësuar, i punuar, i mbaruar etj.) është ajo e dialektit të Jugut. Ja se si dy mjete me prejardhje dialektore janë ngritur njësoj në normë dhe janë bërë pronë e gjuhës standarde. 1. Një tipar tjetër i rëndësishëm i leksikut të shqipes standarde është prirja për pastrimin nga fjalët e huaja të panevojshme.Çështja e pastrimit të leksikut të gjuhës letrare nga lënda e huaj, si edhe e pasurimit të tij me mjetet e vetë shqipes, është bërë tashti një çështje jo vetëm e gjuhëtarëve, por edhe e njerëzve të arsimit e të kulturës, e shkrimtarëve, e përkthyesve, e publicistëve, e specialistëve etj. 2. Së fundi, duhet theksuar që leksiku i shqipes standarde shquhet për begatinë e mjeteve të shprehjes dhe të mjeteve emocionuese, që i japin ligjërimit shkathtësi e forcë të veçantë dhe zhvillojnë më tej sistemin e stileve funksionale. Shprehje e begatisë janë letërsia artistike origjinale dhe e përkthyer, publicistika e folur dhe e shkruar, ligjërimi bisedor letrar në situata të ndryshme etj.

2.7 Veçori tipologjike të gjuhës angleze

Gjuha angleze i përket gjenetikisht grupimit të gjuhëve gjermanike në familjen indoeuropiane të gjuhëve. Mendohet se fillimet e gjuhës angleze përkojnë me zbarkimin e tribuve gjermanikë në ishujt britanikë. Banorët të cilët në atë kohë flisnin keltisht e zëvendësuan gjuhën e tyre me Englisch, nga e cila më pas rrodhi fjala English (anglisht). Fillimisht, gjuha angleze shkruhej me alfabetin runik, i cili u zëvendësua më vonë me alfabetin latin, i sjellë nga Irlanda nga misionarët kristianë. Gjatë historisë së saj, anglishtja është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në Evropën kontinentale. Një pjesë e madhe e fjalorit në anglisht vjen nga gjuhët anglo-normane. Anglishtja vazhdimisht përfshin në gamën e fjalorit të saj një sërë fjalësh me origjinë nga gjuhët e tjera. Anglishtja e Mesjetës ndryshon nga anglishtja e vjetër për shkak të dy pushtimeve të cilat ndodhën gjatë viteve të Mesjetës. Pushtimi i parë u bë nga njerëzit të cilët flisnin gjuhët gjermanike të veriut. Ata pushtuan dhe kolonizuan pjesë të Britanisë gjatë shekujve të VIII dhe IX. Ndërsa pushtimi i dytë u bë nga Normadët e shek. XI, të cilët flisnin normanishten e vjetër dhe më pas zhvilluan anglishten nga kjo e folur, që quhej anglo-norman. Fjalori i ri i kësaj kohe pati ndikim të madh në shumë organizata duke përfshirë kisha, sisteme gjyqësore dhe qeveri. Gjuhët evropiane që përfshihnin gjermanishten, hollandishten, latinishten dhe greqishten e lashtë patën ndikime në fjalorin e gjuhës angleze gjatë periudhës së Rilindjes. Gjuha angleze ndahet në disa periudha historike. Çdo periudhë e anglishtes ka

78

Page 91: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. pasur veçori të caktuara të cilat e bënin të dallueshme njërën nga tjera. Periudha e anglishtes së vjetër përfshin kohën nga mesi i shek.V deri në mes të shek.XI, periudha e anglishtes së mesme fillon nga nga fundi i shek. XI deri nga fundi i shek. XV; periudha e anglishtes së hershme modern fillon nga fundi i shek. XV deri nga fundi i shek. XVII dhe periudha modern e anglishtes fillon fundi i shek.15 deri nga fundi i shek. XVII dhe periudha e anglishtes modern përfshin kohën nga fundi i shek. XVII deri në kohën e tanishme. Geoffrey Chaucer-i është shkrimtari më i njohur i periudhës së mesme të anglishtes dhe “Canterbury tales” është një nga veprat e tij më të famshme. Gjatë kësaj kohe, anglishtja pati ndryshime të mëdha si në fushën sintaksore, leksikore e gramatikore. Ndërsa anglishtja e vjetër ishte një gjuhë sintetike, ndodhën shumë ndryshim me mbaresat gramatikore në anglishten e mesme duke e kthyer atë në një gjuhë analitike. Mbaresa e shumësit për emrat ndryshoi nga –en në –s dhe nuk pati më gjini gramatikore. Për më shumë se 10.000 fjalë të huazuara nga frengjishtja kanë hyrë gjatë kësaj periudhe dhe ato ishin fjalë që veçanërisht kishin të bënin me qeveri, kisha, ligje, ushtri, modë dhe ushqim. Siç dihet, gjuha angleze është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh të tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Anglishtja, është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”. Anglishtja është gjuha zyrtare e Indisë, Filipinës, Singaporit dhe e shumë vendeve të tjera që përfshijnë dhe Afrikën e Jugut. Anglishtja është zgjedhja e parë nga gjuhët e huaja në shumë vende të botës dhe është pikërisht ky statut që i ka dhënë pozicionin e lingua franca-s. Thuhet se 1/3 e popullsisë së botës, rreth 2 billionë njerëz përdorin gjuhën angleze. Gjuhëtarë të ndryshëm e përshkruajnë gjuhën angleze kryesisht si një gjuhë të lakueshme (inflecting), ndërsa të tjerë si të izoluar (isolating). Gjatë zhvillimit të saj, dihet që gjuha angleze ka kaluar në tri etapa të rëndësishme dhe këto periudha së bashku me faktorë të tjerë politikë e socialë, kanë lënë gjurmë në gjuhë. Historiku i anglishtes është disi i veçantë, pasi kalimi i gjuhës në tri periudha të ndryshme zhvillimi historik, ka shënjuar jo vetëm strukturën fjalëformuese të saj, por është shoqëruar edhe me ndryshime rrënjësore tipologjike, fonetike, morfologjike e sintaksore. Ndryshimet kanë shenjuar edhe fjalësin, ku një pjesë e madhe fjalësh janë huazuar nga frëngjishtja dhe latinishtja, gjë që mund të vërtetohet duke studiuar etimologjinë e fjalëve të anglishtes. Anglishtja e vjetër u krijua si një grup me dialekte të ndryshme, duke pasqyruar origjinat e ndryshme të mbretërive të anglo-saksonëve të Britanisë. Dialekti sakson perëndimor u bë dominant, ndërsa shkrimi i anglishtes së vjetër i ngjasonte gjuhëve të tjera gjermanike, për sa i përket fjalorit dhe gramatikës. Anglishtja e vjetër, ndryshe nga anglishtja moderne, ka qenë gjuhë sintetike , por me evolimin e gjuhës fjalët kanë ardhur duke u thjeshtësuar nga forma të ndryshueshme në forma të pandryshueshme. Në anglisht, format e lakuara gjenden tek emrat, përemrat, mbiemrat dhe foljet. Përveç thjeshtimit të formave të lakuara, anglishtja karakterizohet nga dy veçori të tjera të cilat janë, ndryshueshmëria e funksionit dhe pranimi i fjalëve nga gjuhët e tjera. Ndryshueshmëria e funksionit ka ardhur si pasojë e humbjes së lakimit, që do të thotë më parë fjalët dalloheshin si emra apo folje nga ndryshimet në format tyre,

79

Page 92: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. tashmë ato përdoren si emra dhe folje. Këtë mund ta ilustrojmë me një shembull dhe si ky shembull gjenden dhe shumë të tjera në anglisht, si p.sh: booking a place (të rezervosh një vend) dhe placing a book (të vendosësh një libër), duket qartë se fjala book luan dy funksione të ndryshme. Te shembulli i parë, ajo është funksionin e foljes dhe në rastin e dytë është një emër. Më pas, gjatë periudhës së Mesjetës (Middle English) pati një pakësim të ndjeshëm të mbaresave të patheksuara, gjë që shkaktoi humbjen e formave sintetike morfologjike. Kështu që, si rrjedhojë paradigmat morfologjike të anglishtes së sotme janë të pakta. Disa prej tyre po i paraqesim si më poshtë:

Shumësi: boy - boys

veta e tretë e foljes në kohën e tashme: write - writes

rasa gjinore e emrave: girl – girl’s

koha e shkuar e foljeve: stay - stayed

Këto mbaresa gramatikore i kanë humbur tiparet e tyre si mbaresa dhe janë shndërruar kryesisht në aglutinative, ku morfemat -(e)s dhe -(e)d si në shembujt e mësipërm përshtaten fonetikisht me bashkëtingëlloren e fundit të rrënjës. Më pas, format morfologjike sintetike u zëvendësuan nga forma gramatikore analitike, si mënyra, diateza, koha për foljen dhe nyja shquese dhe joshquese për emrin. Në anglishten e sotme (Modern English) përshtatja gjendet si tipar tipologjik në kombinimin e emrave me përemrat dëftorë si p.sh: that chair – those chairs, dhe në marrëdhënie kallëzuesore të emrit me formën e vetës së tretë njëjës të kohës së tashme, p.sh:

I listen – she listens

Struktura e fjalisë ka rend të ngulitur, kryefjalë – kallëzues – kundrinor. Për t’iu përshtatur këtij rendi sintaksa e anglishtes së sotme përdor forma analitike përpara kryefjalës, për të ruajtur rendin SVO në formën pyetëse dhe negative. P.sh.:

- Do you like watching TV?

- I do not like watching TV.

Në gjuhët e tjera indo-evropiane, përveç disa rasteve në gjuhët skandinave, emrat dhe foljet nuk luajnë funksionin e njëri-tjetrit, për shkak të nevojës për mbaresa të emrave dhe të foljeve të cilat janë të veçuara. Në anglisht, përemrat, mbiemrat dhe ndjafoljet, ndodh që të funksiojnë si emra; mbiemrat dhe ndajfoljet si folje; emrat, përemrat dhe ndajfoljet si mbiemra.

Karakteristika tjetër e gjuhës angleze ka të bëjë me pranimin e fjalëve nga gjuhët e tjera dhe krijimin e fjalëve të përbëra e të prejardhura. Në anglishte ka fjalë të cilat janë marrë të pandryshuara nga gjuha tjetër, ose i përshtat ato me ndryshime të vogla për të emërtuar objekte të reja apo për të shënuar procese të reja. Fjalë të atilla kanë hyrë nga

80

Page 93: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. më shumë se 350 gjuhë në anglisht. Megjithëse është një gjuhë gjermanike në gramatikë e fonologji, pjesa më e madhe e fjalorit anglez është në fakt me origjinë neolatine.

Shumica e fjalëve në anglisht kanë mbaresën e shumësit (-e)s, por kjo formë shfaq ndryshime në shqiptim në fjalë të ndryshme si cats që përfundon me një tingull në (s) , dogs me një tingull në (z) dhe horses që në shqiptim përfundon me (iz). Ndërsa, 7 emra e kanë shumësin të parregullt dhe ato janë: man - men; woman - women; tooth – teeth; foot – feet; goose – geese; mouse – mice; louse – lice. Gjithashtu, ka fjalë që e formojnë shumësin dhe me mbaresën –en : ox – oxen; child – children. Disa të tjerë mbeten të pandryshuar si: deer, sheep, moose, grouse. Mbiemrat kanë mbaresa të dallueshme për shkallën krahasore dhe sipërore.

Format e foljeve nuk janë komplekse. Folja to be (me qenë) gjendet në tetë forma të ndryshme si: be, am, is, are, was, were, being and been. Foljet kryesore kanë pesë forma si: ride, rides, rode, riding, ridden. Përveç mbaresave të sipërpërmendura, anglishtja ka dhe dy procese të tjera morfologjike, prefikset dhe kompozitat.

2.8 Përfundime

Në kreun II, trajtuam dy gjuhët, shqip dhe anglisht, në këndvështrimin e lidhjes së dy gjuhëve në periudha të ndryshme. Duke qenë se në ditët e sotme një numër i konsiderueshëm i fjalëve të gjuhës angleze ka hyrë në gjuhën shqipe dhe për shkak të përdorimit të gjerë që kanë në gjuhën e përditshme, por edhe në fusha të ndryshme të jetës, menduam t’i trajtonim këto prurje të ndara në dy periudha. Anglicizmat në shqipe para vitit 1990. Anglicizmat në gjuhën shqipe, deri në vitin 1990, për shkak të përdorimit të një numri relativisht të vogël dhe në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, kryesisht në Shqipëri, sidomos në fushën e sportit (gol, basketboll, futboll, penallti), të gjellëtarisë (biftek, romstek) e ndonjëherë më rrallë, në fushën e plotikës e të jetës shoqërore, sidomos në rastet e emërtmit të mënyrës së jetesës ose të veprimtarive politike, karakteristike për botën angleze e amerikane, janë identifikuar e janë veçuar si shtresë gjuhësore leksikore. Periudha mbas vitit 1990 e deri në ditët e sotme shënon hyrjen e menjëhershme, të vrullshme dhe të vazhdueshme të sasisë më të madhe të anglicizmave, që gjallojnë sot në gjuhën shqipe në të gjitha rrafshet e saj. Faktorët ideologjikë, ekonomikë e kulturorë në Shqipëri pas vitit 1990, si kalimi i drejtpërdrejtë në ekonominë e tregut etj., ndikuan fuqishëm në drejtim të kundërt me faktorët pengues para vitit 1990. Në këtë periudhë fushat e veprimtarisë shoqërore (politike, ekonomike, shkencore, kulturore etj.) krahasuar me periudhën para vitit 1990, u zgjeruan në mënyrë të dukshme dhe anglicizmat hynë vrullshëm, ku më shumë më ku më pak, pothuajse në çdo fushë. Fusha që u prek më shumë nga hyrja e anglicizmave, ishte informatika, ku një pjesë e anglicizmavetë këtyre fushave u përfshijë edhe në “Fjalorin e gjuhës shqipe 2006” dhe ato janë: kompjuter/kompjuterizoj/kompjuterizim, kompakt disk, maus, tasjerë, ekran etj. Çdo gjuhë që pranon elemente gjuhësore të huaja, pas një kohe, do të fillojë të bëjë përshtatjen e tyre sipas sistemit fonologjik dhe gramatikor të saj dhe ky ishte një problem tjetër për gjuhën shqipe. Qëllimi kryesor i përshtatjes së elementeve gjuhësore të huaja, është që fjala e huaj të ‘përpunohet’ të ‘gdhendet’ sipas gjedheve të gjuhës që i pranon.

81

Page 94: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Pra, fjala e huaj duhet t’i afrohet dëgjuesit ose folësit të vet, duke bërë përpjekeje që ajo tingëllojë e t’i duket si e vetja. Shqipja, si çdo gjuhë tjetër, në kohën e sotme të komunikimit shumë intensiv, deshi s’deshi, duhet të përdorë elemente gjuhësore të huaja, qofshin ato apelative ose emra njerëzish, emra gjeografikë etj. Për të emërtuar njerëz, vende e ngjarje të ndryshme të huaj. Marrja e emrit të huaj për përdorim në gjuhën shqipe, ai bëhet element i shqipes, prandaj, si i tillë, duhet të bartë edhe etiketën e shqipes. Me fjalë të tjera, emrat e huaj duhet t’u nënshtrohen të gjitha rregullave gjuhësore të shqipes, pa marrë parasysh prej nga vijnë ata. Këtu, pra, konkretisht bëhët fjalë për mënyrën e të shqiptuarit dhe të të shkruarit të atyre emrave, por edhe për përshtatjen e tyre gramatikore sipas gjinisë, etj. të gjuhës shqipe. Sipas mendimit të Filipovicit, një studiues kroat, fjalët e huaja, gjatë kalimit prej gjuhës marrëse në gjuhën dhënëse, u nënshtrohen tri fazave: 1.Nëse fjala e huaj në gjuhën marrëse përdoret fare e paasimiluar, domethënë është bartur në mënyrë të drejtëpërdrejtë në gjuhën e dytë, pa asnjë përshtatje, ajo konsiderohet fazë ose dukuri e bartjes së drejtpërdrejtë, kurse fjala e tillë quhet fjalë e huaj. 2. Nëse fjala e huaj gjatë përshtatjes në gjuhën marrëse fillon të pranojë disa tipare të sistemit fonemik të kësaj gjuhe, në të vërtetë paraqitet dukuria e përputhjes së dy sistemeve fonemik, dhe kjo quhet interferencë. Fjala e huazuar në këtë fazë të përshtatjes quhet huazim i huaj. 3. Materiali gjuhësor i huaj përdoret një kohë të gjatë në gjuhën marrëse. Gjatë përdorimit të shpeshtë e të gjatë, ai rëndom i përshtatet shumë gjuhës marrëse, saqë më në fund nuk dallon asnjë fonemë apo tipar foneme nga sistemi fonemik i gjuhës marrëse. Kjo fazë e përshtatjes quhet integrim ose asimilim, ndërsa fjala në këtë fazë quhet huazim. Procesi i përshtatjes gjatë fazës së parë dhe të dytë nuk zgjat shumë, sepse fjala e huaj, porsa të hyjë në gjuhën marrëse, fillon procesin e përshtatjes, i cili vazhdon derisa të mos arrijë në integrim apo asimilim të plotë. Dy fazat e para, sipas kohës, janë në përpjesëtim të zhdrejtë me dendurinë e përdorimit të fjalëve të huaja, që do të thotë se sa më shpesh të përdoren fjalët e huaja, aq më shpejt ato përshtaten në gjuhën marrëse. Në këto dy faza të para gjenden jo shumë fjalë angleze në gjuhën shqipe dhe ato vazhdimisht lëvizin drejt fazës së tretë, integrimit të tyre të plotë. Gjithashtu, mund të thuhet se fjalët në këto dy faza nuk kanë formën as të gjuhës së huaj, as të gjuhë marrëse dhe se ato kanë një status gjysmë të huaj. Kjo gjendje e fjalëve të huaja quhet kompromis fonetik. Për më tepër, në një studim krahasimor të Vesel Nuhiut, i cili paraqet dallimet dhe ngjashmëritë e dy sistemeve fonemike të gjuhës angleze dhe shqipe, ka rëndësi të madhe për të parë se çfarë ndodh me huazimet angleze në gjuhën shqipe, përkatësisht si përshtaten ato nga pikëpamja fonemike dhe fonetike, si dhe ku ekziston mundësia për t’u shfaqur dukuria e transfonemizimit, e zëvendësimit dhe e importimit të fonemave. Këtu jemi bazuar duke paraqitur raste të ndryshme zëvendësimesh nga anglishtja në shqip. Si përfundim në këtë kre, kemi parashturar disa veçori tipologjike të të dyja gjuhëve, shqipes ashtu si dhe anglishtes, duke nisur që nga historiku i të dyjave e deri te disa tipare të veçanta leksikore e gramatikore të tyre, duke treguar se midis shqipes dhe anglishtes ekzistojnë rregulla të ngjashme, por dhe dallime të dukshme në formimin e fjalëve e në fushën sintaksore.

82

Page 95: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. KREU III Sfondi historiko-letrar i krijimtarisë së shkrimtarit Ismail Kadare. Analiza e përbërësve stilistikorë dhe ndërthurja tekstuale e tyre në veprën “Pallati i Ëndërrave”. Përftesat përkthimore. 3.1 Sfondi historiko-letrar i krijimtarisë së shkrimtarit Ismail kadare

Për të kuptuar stilin dhe procesin krijues të Ismail Kadaresë, i cili është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore shqiptare, duhen njohur kushtet sociale, historike por edhe ekonomike të vendit në kohën kur shkrimtari ka nisur krijimtarinë e tij letrare. Ismail Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër ku përfundoi edhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Asim Zeneli”. Në 1958-n mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve, (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954), “Ëndërrimet” (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell” (1968) dhe “Koha” (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë, deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975). Në romanin “Kronikë në gur” (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare, është romani “Pallati i ëndrrave” (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Në vjeshtën e viti 1990, Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas, vepra e tij u bë shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990, bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfajen e identitetit shqiptar. Ismail Kadare është

83

Page 96: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ismail Kadare më 23.06.2009, u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias për Letërsi", një nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve, nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo i italianit Antonio Cabucchi. Në Shqipëri dhe jashtë saj, ai është lëvduar si një Nobelist i mundshëm. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit “Man Booker” për letërsinë në vitin 2005, Xhon Keri e cilësoi Kadarenë si “një shkrimtar që mbulon një kulturë të tërë... një shkrimtar universal me një traditë në të treguarin e historive që shkon pas deri në kohët e Homerit”. Ky vlerësim i Kadaresë si rojtari i identitetit shqiptar, natyrisht që ngërthen një anë të veprave të autorit. Kadareja sjell në shkrimet e tij, një sens të fortë identiteti etnik, duke paraqitur për herë të parë, në skenën ndërkombëtare, zakonet dhe ritet e vendlindjes së tij. I talentuar dhe me dhunti të veçantë në shkrim, ai e botoi poemën e tij të parë, kur ishte vetëm 16 vjeç dhe me pas shkoi të studionte letërsi botërore në institutin e famshëm te Moskës “Gorki”. Aty ai qëlloi të ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i funksionimit të një regjimi komunist të sofistikuar në problemet kulturore, me ciklet e tij të ngrirje-shkrirjes. Për të njohur më nga afër veprat e Kadaresë, në vijim do të paraqesim disa nga veprat e shkrimtarit së bashku me tematikat kryesore të trajtuara në çdo vepër. Në romanin e tij “Kronikë në gur” (1970), ai dokumenton një fëmijëri mes pushtimit dhe luftës italo-greko-gjermane për marrjen nën kontroll të Gjirokastrës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek. “Kronike në gur” flet rreth ndeshjes së dy botëve, të para nga sytë e një fëmije dhe të ritreguara nga të rriturit. Kjo kronikë është kronika e qytetit të bukur jugor të Gjirokastrës, i pushtuar gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ky qytet përrallor me mure, kulla e shtëpia kështjellore prej guri, që ngjiten e zbresin anës shpatit të malit e deri në rrugicat e ngushta të shtruara me kalldrëm, këmbeu disa pushtime, ashtu si një pjesë e mirë e Shqipërisë së asaj periudhe, nga grekët, italianët dhe gjermanët. Kronikë në gur nuk është aq përshkrim i ngjarjeve historike të rënda në këtë qytet të pushtuar, se sa një përzierje e natyrshme e vrojtimeve, mbresave dhe fantazisë fëminore të një djali gjirokastrit. Përmes vëzhgimit të lidhjeve të ngatërruara midis politikës dhe letërsisë në shtetet komuniste, Kadare arriti në përfundimet e veta logjike. Këto përvoja janë dokumentuar edhe në veprën e tij të dytë autobiografike,“Muzgu i perëndive të stepës” (1976). Në vitin 1961 E. Hoxha i ndërpreu marrëdhëniet me Bashkimin Sovietik dhe ashtu si shumë studentë të tjerë në Evropën Lindore, Kadareja u riatdhesua, ndërkohë që regjimi filloi të vëtizolohej si nga shtetet e tjera komuniste, ashtu edhe nga ato kapitaliste. Që nga ajo e kohë e tutje, ai filloi të shkruante nën regjimin e Hoxhës, një diktator i cili e mbajti vendin e tij të vogël nën kontroll të plotë nga viti 1945 e deri në 1985. Në vitet 1960-1970, Kadareja punoi si gazetar dhe si shkrimtar, kur krijoi edhe kryeveprën e dykuptimësisë, “Dimri i madh”, një paraqitje kritike e nënkuptuar ndaj modernizimit të komunizmit. Kjo vepër pasqyron ngjarje emocionuese në dy rrafshe: në atë politik e në atë personal, që nga tryeza e bisedimeve në Kremlin e deri te shtëpitë e njerëzve të thjeshtë në Tiranë. Personazhi kryesor i romanit është një gazetar nga Tirana, që caktohet si përkthyes në përbërjen e delegacionit shqiptar dhe niset për në Moskë në një kohë kur nëpër vendet e Evropës Lindore po zbresin dëborërat e para të dimrit të madh. Atje ai merr pjesë në bisedimet, pritjet dhe bisedat e fshehta në nivel të lartë, duke përjetuar e dëshmuar drejtpërdrejt intrigat politike. Me mjeshtëri Kadareja ka rindërtuar mjaft nga

84

Page 97: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. dialogu i zhvilluar, dhe këtë e ka bërë pasi ka shfletuar protokollet e bisedimeve dhe kujtimet e Enver Hoxhës, duke na hapur kështu një dritare unikale për të parë disi mekanizmin e botës komuniste të asaj periudhe. Personazhi kryesor i kësaj vepre nuk është tjetër, veçse një prej atyre shumë vetëve që i preku politika. Kadareja sjell këtu edhe një numër të madh figurash dytësore, që nga fshesaxhinjtë e rrugës e deri te krerët e dikurshëm të borgjezisë që befasohen nga ngjarjet e këtij dimri të madh. Marrëdhëniet politike e ekonomike prishen përfundimisht. Në të vërtetë, asgjë nuk ka lënë më shumë gjurmë te shqiptarët gjatë këtyre tridhjetë vjetëve të fundit, se sa shkëputja nga ai përqafim mbizotërues e mbrojtës i Rusisë. Ashtu siç mund ta dinë edhe studentët e letersisë së socializmit, linja midis kundërshtimit dhe bashkëpunimit ishte shpesh e hollë në mjediset socialiste të pasluftës. Historia e Kadaresë është shembulli i situatës së një intelektuali nën socializëm, i gjendur midis mbijetesës, përkushtimit ndaj idealeve humaniste, në dijeni të nevojës urgjente të modernizimit në një shtet të prapambetur, të turpëruar dhe të papërvojë në joshjen e pushtetit.

Në veprat si “Kalaja” (1970), “Kamarja e turpit” (1978) dhe “Ura me tri harqe” (1978), Kadareja ka përdorur personazhe historike si Skënderbeu, Ali Pasha dhe ka risjellë kohën e kalimit nga sundimi bizantin në atë osman, për të zbuluar historinë kombëtare të Shqipërisë dhe për ta krahasuar me të tashmen. Në këto romane zënë vend të konsiderueshëm çështje të qeverisjes, ndikimit kulturor dhe modeleve të nënshtrimit dhe kontrollit. Një nga temat kyçe në letërsinë e Evropës Lindore në shekullin XX ka qenë tragjedia e modernizimit. Në një vepër të kohëve të fundit “Dasma”, Kadareja ka shkruar për konfliktin midis traditave të vjetëruara dhe modernizimin e shpejtë të modelit sovietik. Në kundërshtim me traditat thellësisht të rrënjosura të vendlindjes së tij, pas shekujsh pushtimi prej osmanëve dhe fuqive të tjera, Kadareja përshkruan procesin e modernizimit, i cili do të forconte paqen qytetare, do t’i lironte gratë nga skllavëria ekstreme dhe do të eleminonte analfabetizmin dhe supersticionet përmes edukimit masiv. Megjithëse ka frymën e Mesjetës, romani “Prilli i thyer” (1978), ndalet në një dukuri jashtëkohore, që ka qenë gjerësisht i përhapur në fiset e Shqipërisë Veriore deri vonë në kohët e reja, Kadare trajton temën e gjakmarrjes për të ballafaquar të shkuarën tragjike me të tashmen e vdekur. Gjatë tridhjetë vjetëve të fundit, pena e Ismail Kadaresë e ka ftuar lexuesin për sa e sa udhëtime magjepsëse nëpër ngjarjet e çuditshme e të pazakonta të historisë së Shqipërisë. Çështje të tilla si trajtimi i grave, niveli i arsimimit dhe shëndetësisë, zakonet kombëtare, supersticionet dhe praktikat shkatërruese si gjakmarrja nuk mund të injoroheshin. Që nga viti 1963, Ismail Kadareja është afirmuar plotësisht si mjeshtër i romanit shqiptar. Vepra e tij e parë, e ndoshta më e njohura, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, trajton vitet e para të Pasluftës, dhe gjatë kësaj kohe ne ndjekim një gjeneral italian të shoqëruar nga një prift me mision në Shqipëri, për të zhvarrosur dhe riatdhesuar eshtrat e ushtarëve italianë të rënë këtu gjatë luftës. Në 1988, Kadareja na dha një epos tjetër të historisë së re shqiptare në romanin “Koncert në fund të dimrit”, titulli simbolik i të cilit mjafton për të kuptuar vazhdimësinë e tij nga “Dimri i madh”. Në esenë e tij të gjatë “Eskili, ky humbës i madh” (1988), autori vë figurën e Prometeut, modernizuesit dhe krijuesit, kundër asaj të Zeusit, përfaqësuesit të rendit. Figura e faraonit të ri, në librin “Piramida” (1992), është ndoshta portreti më i mprehtë i diktatorit, i përshkruar njëkohëshisht si modernizues dhe si tiran. Kryeveprën e tij, Kadareja e shkroi në vitet 1980, atëherë kur gjendja në Kosovë ishte gjithnjë e më shqetësuese dhe kur diktatori po bëhej gjithnjë e më i thyeshëm dhe më i paparashikueshëm. “Pallati i

85

Page 98: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. ëndrrave” është një roman politik në vazhdën e traditës së Oruellit dhe Kafkës, një “Kështjellë” moderne, i përhumbur në temën e identitetit etnik shqiptar, në formën e rapsodive të vjetra. Pallati është një ministri e qeverisë, e cila është përgjegjëse për mbledhjen dhe analizimin e ëndrrave të banorëve të perandorisë dhe për formulimin e politikave në bazë të informacionit të grumbulluar. Protagonisti i Kadaresë, Mark-Alemi, nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave, është i dyzuar mes rolit të tij familjar, si një shqiptar i asimiluar në dinastinë e vezirëve dhe ministrave në Perandorinë Osmane, të fundshekullit XIX dhe ndjenjës së tij ende të fortë të identitetit etnik. Në roman, ndjenjat e përziera të familjes përballë atyre të shqiptarëve etnikë dhe identitetit osman, shprehen në diskutimet e ungjërve të Mark-Alemit rreth avantazheve dhe disavantazheve të situatës. Pas “Pallatit të ëndrrave”, gjendja e Kadare-së u bë edhe më e vështirë. Ai u bë objekt i kritikave të rënda nga ana e partisë dhe e mendoi seriozisht idenë e të kërkuarit azil politik në Francë. Ndërsa, në veprat si “Pranvera e ngrirë” (2000), “Jeta, loja dhe vdekja e LuI Mazrekut” (2002) dhe “Pasardhësi” (2004), Kadareja vazhdon të zbulojë dhe të eksplorojë sekretet dhe perversitetet e mendjeve “të zëna rob” nën regjimin diktatorial. Në veprat e tij autobiografike “Ftesë në studion e shkrimtarit” (1990), “Pesha e kryqit” (1991), dhe në intervistat e ndryshme dhënë Erik Faje-së, Alain Bosquet-së etj., ai është përpjekur të paraqesë kujtime të veprimeve dhe përgjegjësive të tij nën regjimin komunist, megjithëse për disa, këto karakterizohen si “lënie jashtë dhe mistifikime”. Do të ishte gabim ta përshkruaje Kadarenë si një figurë të heshtur nën komunizëm. Veprat e tij janë botuar në mënyrë të përzgjedhur, ai ishte një anëtar i mirënjohur i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe i ishte dhënë mundësia e udhëtimit jashtë shtetit. Ai ia doli mbanë të shmangte format më të egra të ndëshkimit, por gjithsesi, u dërgua për gjashtë muaj në një fermë në Myzeqe. Megjithatë ai vuajti tmerrësisht nga lodhja, kërcënimet dhe terrori që lindte nga lëvizjet e paparashikueshme të Hoxhës. Ndërsa kishte me të vërtetë disa privilegje, është e rëndësishme të kuptohet që Kadareja nuk e kishte lirinë për të kundërshtuar. Si çdo aspekt tjetër i jetës në Shqipëri, edhe veprat e tij ishin të kontrolluara nga lart. Për të mbijetuar, atij i është dashur të pranonte në heshtje regjimin dhe të përdorte privilegjet që kishte për të shkruar. Kadareja nuk ia dha kurrë miratimin e tij regjimit komunist, megjithë rolin si ambasador kulturor. Përkundrazi, ai i përdorte të gjitha mundësitë që i paraqiteshin për të shpërndarë të gjitha veprat letrare që flisnin qartë për gjendjen e vështirë të vendit. Përsa i përket përkthimeve të veprave të tij, mund të themi se shumë nga romanet e Kadaresë janë përkthyer në anglisht nga frëngjishtja e Jusuf Vrionit, apo Tedi Papavramit, se sa nga shqipja origjinale. Ai ka pununar gjithnjë shumë ngushtë me përkthyesit e tij francezë, por, dhe Jusuf Vrioni, i arsimuar në Francë dhe i ndaluar në Shqipëri, ia ka kushtuar jetën e tij përkthimit të veprës së Kadaresë. Për më tepër, Kadareja i ka riparë veprat e tij herë pas here, për një botim të plotë (aktualisht dymbëdhjetë vëllime) të botuara njëkohësisht në shqip dhe frëngjisht, nga botuesi francez Fayard. Librat më të mirënjohur të Kadaresë që mund të gjenden në anglisht janë “Pallati i ëndrrave”, “Prilli i thyer”, “Doruntina”, “Ura me tri harqe” dhe “Kronikë në gur”. Romani i tij i diskutuar shumë, gjysmë dokumtentar, “Dimri i madh”, është përkthyer në frëngjisht dhe gjermanisht, por ende jo në anglisht. “Pasardhësi”, romani i Kadaresë rreth vdekjes misterioze në 1981 të Mehmet Shehut, ka dalë kohët e fundit në një version në anglisht, të përkthyer nga David Bellos.

86

Page 99: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 3.2 Veçoritë stilistikore të veprave të Ismail Kadaresë

Shumë është shkruar e folur për vlerat letrare dhe artistike të veprës së Ismail Kadaresë. Arsyeja ka qenë dhe mbetet befasimi aq i këndshëm që përjetojnë lexuesit nga stili dhe formësimi gjuhësor që ndjen shkrimtaria e këtij mjeshtri. Në mënyrë të veçantë shquan mjeshtëria e tij në lëmin e fjalorit. Ai shkruan në gjuhën letrare standarde, çka do të thotë se u përmbahet po atyre normave drejtshkrimore dhe gramatikore të shqipes së sotme, njësoj si pjesa dërmuese e krijuesve shqiptare, porse kjo nuk e pengon atë aspak për të shprehur vetiakësinë dhe veçantitë e tij gjuhësore. E veçanta e Ismail Kadaresë, pra, mbetet pikërisht në fushën e fjalëve dhe ka të bëjë me "lëndën" që zgjedh dhe përdor ai, me hapësirat prej nga vijnë prurjet leksikore dhe mjetet fjalëformuese, por edhe me atë proces shoshitjeje e shqyrtimi të përhershëm të këtij krijuesi, për të shtuar ato lloje fjalësh e shprehjesh që u shkojnë për shtat dhe meditimeve të tij krijuese dhe tematikës që ai trajton në veprat e veta. Ai vëzhgon e dëgjon çfarë thuhet, shfleton dhe vjel në dokumente të moçme të shqipes, grumbullon dhe pastaj përzgjedh me durim dhe, pavarësisht nga ato që nden gjuha në gjithë larminë e gjerësinë e saj, i vihet edhe një punë të ngultë përpunuese e krijuese. Ismail Kadare është një fjalëkrijues gjithmonë i veçantë, i etur për rrjedha të reja të fjalës. Ai është një shoshitës i paepur i leksikut dhe i frazeologjisë shqiptare; mbledh dhe grumbullon prej trevave të ndryshme, por edhe përpunon e rikrijon pa u ndalur fjalë, terma e mënyra të thëni që nuk i kishte më parë as gjuha e folur letrare, as letërsia para tij. Në mos tjetër, ai përtërin sadopak kuptimet dhe përdorimet e fjalëve të njohura, rigjallëron fjalë të moçme të trevave veriore e më gjerë, lëmon dhe përditëson kuptime e përdorime të tyre dhe, në përgjithësi, kryen pa u lodhur një punë prej zejtari të sprovuar e të papërtuar. Disa studiues e kishin vënë re këtë cilësi të stilit e të ecurisë krijuese të Kadaresë, por pa u ndalur enkas e ngultas në kundrimin, shqyrtimin dhe vlerësimin që meriton. Studiuesi Tefik Çaushi dhe prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, në librin “Kadareja dhe fjala shqipe”, rendisin një fjalës të shkrimtarit me rreth 2000 fjalë të rralla, ose pak të përdorura, shqipërime, fjalë të reja ose kuptime të reja të fjalëve të njohura, fjalëformime të gjithfarshme, shumica e të cilave nuk gjendet as në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe171. Kështu, studiuesi Tefik Çaushi, i cili ka kryer një studim të thellë të veprës së Ismail Kadaresë, pasi ka qëmtuar e vëzhguar për kohë të gjatë edhe fjalësin e veprave të Kadaresë, ka nxjerrë se në prozën e tij ka rreth 2000 fjalë dhe forma a kuptime fjalesh, shumica e të cilave nuk gjenden në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe. Për më tepër, ai shprehet kështu “kur lexova atë pohim dhe fjalësin e sjellë prej tij te "Kadareja përmes pasqyrave" më përshkroi një si drithërim i përzier me kërshëri e dyshim dhe me vete mendova ‘shumë fjalë të tilla paska, pa të shohim a është e vërtetë që nuk i ka fjalori!’ Dora-dorës që kryeja këtë sprovë përqasëse u befasova me atë hapësirë të gjerë dhe me atë prurje të shumëkahshme që nden procesi krijues i përzgjedhjes, i fjalëformimit dhe i përpunimit të fjalës shqipe në prozën e Kadaresë172. Çdo lexues, sadopak i njohur me letërsinë e Kadaresë, do të dallonte çfarëdo shkrim të tij, edhe në mungesë të emrit të autorit. Treguesi i parë është gjuha dhe stili i tij173. Në artin e tij lexohen lehtë parapëlqimet për disa mjete gjuhësore e stilistikore, për

171 Çaushi, T dhe Shkurtaj, Gj. “Kadareja dhe fjala shqipe”, Albas, Tiranë. 2014. 172 Çaushi,T. “Kadareja përmes pasqyrave”, Onufri, Tiranë, 2002. 173 Po aty, f 139.

87

Page 100: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shkallën dhe mënyrën e përdorimit të tyre174. Siç thekson studiuesja Viola Isufaj në studimin e saj “Çështje të përkthimit të veprës së Kadaresë në gjuhën angleze”: “Kadareja ka meritë në:

1. rigjallërimin e fjalëve dhe strukturave dialektore a të folmeve 2. në krijimin e fjalëve me devijim klase 3. në shqipërimin e fjalëve të huaja me prejardhje të largët 4. në krijimin e fjalëve të prejardhura. Por, gjithë ky thesar fjalësh e strukturash, është shumë pak ose aspak i ndjeshëm gjatë një transmetimi të dyfishtë. Kjo anë e veçanësisë së stilit të Kadaresë nuk gjen shprehje në gjuhën angleze pasi disa herë kemi të bëjmë me kalke nga gjuhët e huaja, herë me shqipërime nga gjuhët e huaja, ndërsa neologjizmat e krijuara duke shfrytëzuar potencialin e shqipes do të ishin jonormative në sistemin të gjuhës angleze”175. Po ashtu, gjuha që përdor Ismail Kadareja karakterizohet nga një bashkësi fjalësh, të cilat kanë mospërputhje drejtshkrimore midis fjalëve të nxjerra dhe fjalorëve, siç është për shembull fjala zgafellë (Lulet e ftohta të marsit f. 145), por, po ashtu, mjaft nga njësitë që përbëjnë leksikun e parapëlqyer të Kadaresë, ekzistojnë në fjalorin e shqipes, por në vepër kanë kuptime dhe nuanca të reja. P.sh. emri rizë-a, në fjalor shpreh kuptimet: a-peshqir për të fshirë fytyrën, buzët etj., b.- pëlhurë, zakonisht e qëndisur, që vënë gratë në kokë. etj. Në tekst bëhet fjalë për një perde (plastike) f.146. Në gjuhën angleze është e përkthyer “curtain” (f. 109), çka nuk sjell asgjë të re në leksikun e gjuhës angleze dhe nuk kryen funksionin që kryen në shqipe, duke mos qenë njësi me kuptim tjetër nga ai që ka fjalori i gjuhës angleze. Emra të tjerë janë: skajim~i, frushullimë; por po ashtu kemi foljet: veton, shfaq, thua se; kemi dëftorët: kësi, këso, etj. Disa njësi të motivuara që nuk janë në fjalorin e Gjuhës Shqipe, po ashtu nuk mund të krijojnë te marrësi i huaj efektin që krijojnë gjatë aktit të receptimit te lexuesi shqiptar. I tillë është emri: zgavrin/ë-a vjen që nga emri “zgavër” me prapashtesën zvogëluese -inë sipas modelit rrug-inë; i tillë është edhe emri trandje. Fjalë të krijuara a të rigjallëruara nga autori të cilat nuk gjejnë dot gjegjësen e tyre në gjuhën angleze janë dhe formimet onomatopeike p.sh.: kërkëllitje/a është një formim anomatopeik i ndërtuar sipas foljes “kërkëllit” me prapashtesën-je për analogji me shëtitje, gëlltit-je; formime të tjera janë: vrundullimë, (suddenly the door swings open (f.60)–dera hapet me vrundullima (f.64), llapashitje, çu-çu-çu-ja, etj176. Me fjalë të tjera, do të thonim se vepra e Kadaresë nuk ka disa fjalë të reja, por është e tëra një neologji, një fjalë e re në letërsinë shqipe. Përftesat leksikore e kuptimore te Kadareja jo vetëm e kanë pasuruar shqipen, por edhe e kanë tejkaluar në mënyrë të pashembullt më parë. Këtu nuk kemi disa fjalëformime të reja, por hapjen e përftesave që nuk janë njohur më parë në gjuhën tonë. Ai ka shkelur shtigje të paeksploruara, në të cilat tashti po ecin edhe të tjerë letrarë. Pas Kadaresë gjuha e letërsisë shqipe nuk është më ajo e dikurshme; është një ligjërim tjetër. Ai e bëri atë jo thjesht më të pasur, por edhe më të lirë, më të bukur, më artistike, më të zhdërvjellët, më shprehëse, më intriguese, më tronditëse.

174 Po aty, f. 140. 175 Isufaj, V. Çështje të përkthimit të veprës së Kadaresë në gjuhën angleze, Aktet: revistë shkencore e institutit Alb-Shkenca, Vol III , nr. 4 Tetovë 2009. 176 Po aty

88

Page 101: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Shqipja ka një traditë të gjatë të pasurimit të gjuhës nga ana e shkrimtarëve. Në këtë kontekst, është e pashmangshme përmendja e rilindësve si lëvrues më të mëdhenj të gjuhës. Megjithatë, nëse për një çast lëmë anash traditën e Rilindjes dhe i hedhim një sy letërsisë bashkëkohore, ai që nxjerr krye mbi të tjerët me prurjet dhe kujdesin e jashtëzakonshëm është Ismail Kadareja. Studiuesit që kryesisht janë marrë me studimin e fjalës së Ismail Kadaresë dhe i kanë mbledhur shumicën e fjalëve të krijuar ose të ringjallur nga ai, janë Tefik Çaushi dhe Natasha Sotiri. Natasha Sotiri në librin e saj “Fjalor i gjuhës së Ismail Kadaresë” thekson se krijimi i fjalëve dhe i kuptimeve të reja është një nga burimet shprehëse në letërsinë artistike dhe një dukuri e rëndomtë në veprën e Ismail Kadaresë. Në këtë fushë Kadareja paraqitet si njohës dhe lëvrues i talentuar i gjuhës. Me anë të fjalëkrijimit ai emërton nocione të reja ose nocione të njohura, por në mënyrë të re. Këto kanë të bëjnë zakoniht me mënyrën vetiake të kundrimit të realitetit dhe të qëndrimit ndaj tij, mënyrë që shkrimtari e shpreh gjuhësisht me rrugë nga më të ndryshmet. Kështu p.sh. jo rrallë ai krijon fjalë me papashtesat – (ë)z e th-, jo vetëm me kuptim zvogëlues ose përkëdhelës, gjë që është e zakonshme për gjuhën shqipe, por edhe me kuptim nënvleftësues ose tallës177. Si të tillë mund të përmendim fjalë të marra nga romani “Pallati i Ëndrrave”: vëllath (f.94), qytetth (f.136), filth (f.186), pëllumbth (f.207), dritëzat (f 182), udhëzës (f.185), qafëza (f.35). Për të shprehur kundrimin vetiak të realitetit, shkrimtari Ismail Kadare krijon fjalë të reja edhe duke ndërthurur dy nocione të ndryshme. Kështu për të shprehur ndjenjën e boshllëkut shpirtëror të krijuar nën ndikimin e një realiteti objektiv, ai krijon fjalën fushëtirë, e cila është një shkrirje e nocionit bazë të fjalës fushë dhe e ngjyrimit emocional të fjalës shkretëtirë. Në fjalët e reja me shprehësi të lartë bëjnë pjesë edhe një varg kompozitash të formuara nga dy ose më shumë nocione të ndryshme, madje edhe të kundërta, çka nuk është e zakonshme për gjuhën shqipe, të cilat shkrimtari i përdor për të shprehur gjendje të veçanta të papërcaktuara. Si të tilla mund të përmenden: solemnohareshëm, këshillurdhër etj. Fjalë të reja krijon Ismail Kadare edhe për të shprehur nocione krejtësisht irreale, si përtejjetë, i tejjetshëm, i mosqoftshëm etj, ose nocione për realje jo të vërteta, por të ngjashme me realje ekzistuese, gjë që i bën ato të mundshme. P.sh. kinezifikim, që është formuar mbi bazën e proceseve dhe fjalëve të njohura: ronamizim, osmanizim etj, çshkrimtarizim të krijuar sipas çkrishtërim a çkishëzim178. Ajo vijon më tej duke u shprehur se, për përsosjen e gjuhës, Ismail Kadare shfrytëzon të gjitha mjetet që i jep gjuha letrare në përgjithësi e dialektet në veçanti, madje nuk janë të rralla rastet, kur ai i tejkalon ato. Kështu p.sh., për shkak të të karakterit polifonik të veprës, që buron prej pasurisë së emave e ideve që ajo sjell, prej thellësisë së mendimit dhe prej mënyrës vetjake të kundrimit të realitetit objektiv prej shkrimtarit, të cilat realizohen, midis të tjerash, edhe me anën e polivalencës së fjalës, Ismail Kadare përdor shumë animizimin si mjet të fuqishëm jo vetëm letrar, por edhe gjuhësor. Në veprën e shkrimtarit, bota jo e gjallë vepron me ndjesitë e ndjenjat e qenies së gjallë njerëzore. Po si arrihet kjo gjuhësisht? Kjo arrihet duke krijuar lidhje të reja midis fjalëve, pra lidhje të reja shoqërimore. Kështu, Ismail Kadare shkruan: “Lumi urrente urën, xhadeja urrente lumin, përenjtë urrenin muret, era malin që i priste furinë, dhe të gjitha bashkë urrenin qytetin”. (Kronikë në gur).

177 Sotiri, N. Fjalori i Gjuhës së Ismail Kadaresë. Ndihmesë për një fjalor historik të shqipes. Tiranë, 2007, f 9. 178 Po aty, f 10.

89

Page 102: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Një veçori tjetër që është mbizotëruese në veprën e Ismail kadaresë është ndjenja e papërcaktueshmërisë, ose ngjyra gri në kuptimin konkret e figurative, të cilat, së bashku me lakonizmin që karakterizon stilin e tij, e bëjnë të domosdoshëm krijimin e fjalëve ose të kuptimeve e ngjyrimeve të tyre të reja. Këtë ndienjë shkrimtari e shpreh duke shfrytëzuar gjuhësisht dendurinë e parashtesave dhe pjesëzave mohuese (mos, nuk), dendurinë e fjalës gjysmë si gjymtyrë të parë të shumë kompozitave dhe të përemrave e ndajfoljeve të pacaktuara (askush, ndokush, kurrkush, diku, askund, kurrkund, kurrkah) etj. Në këto kohë të turbullta kur gjuha sulmohet nga gjuhët globale, kur zhvillimi teknik dhe teknologjik është i vrullshëm marramendës, Kadareja, me largpamësinë e shkrimtarit të madh, kërkon dhe nxjerr fjalë të lëna në harresë, fjalë të përdorura në krahina të largëta, fjalë që kishin dhënë shpirt e që ai i rikthen në jetë. Këto dhe karakteristika të tjera të krijmtarisë së tij hapin shumë çështje për t’u shtruar. Duke u nisur nga moria e krijimeve gjuhësore dialektore, do të veçojmë formimet me prapashtesën –shëm e –(n)ajë. Këto prapashtesa, që janë të gegërishtes veriore, tërheqin vëmendjen jo vetëm për nga denduria, por edhe për nga mënyra e formimit dhe e evolucionit të tyre semantik Kategoria e mbiemrave të nyjshëm më –shëm në gjuhën shqipe është shumë e pasur. Por ajo që tërheq vëmendjen në mbiemrat e krijuar prej Kadaresë me këtë prapashtesë, është se në shumë prej tyre tema është togfjalësh i njëfjalëzuar; duke krijuar kështu një emër të ri, dhe më pas e përdor këtë si temë për të krijuar një mbiemër, duke e nyjëzuar dhe parashtesuar njëherësh. Kështu nga togu fundi i botës, ai ka krijuar emrin fundbota dhe prej këtij mbiemrin i fundbotshëm. Të tillë janë dhe mbiemrat: i disaditshëm, i fundbotshëm, i jashtëkohshëm, i krejtrrokshëm, i mosqoftshëm, i paradyditshëm, i tjetërbotshëm, i tjetërfarshëm, i trupshpirtshëm etj. Në këta mbiemra vërehet një sintetizim semantiko-gjuhësor, që i kapërcen shpesh kufijtë e formimeve sintetiko-prapashtesore me temë një folje, nje ndajfolje ose një emër179, të cilat janë veçori e shqipes letrare. Për këtë qëllim, shkrimtari përdor si temë të tyre një togfjalësh, të cilin e njëfjalëzon, duke krijuar kështu një emër të ri, dhe më pas e përdor këtë si temë për të krijuar një mbiemër, duke e nyjëzuar dhe prapashtesuar njëherësh. Gjithashtu, Kadareja përdor shumë edhe ndajfolje me këtë prapashtesë, të cilat janë veçori e pasqyrohen në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe dhe që ai ose i merr të gatshme nga gegërishtja ose i krijon vetë sipas modelit të saj, duke e rritur sasinë e tyre. Të tilla janë: këtejshëm, kobshme, kryehershme, kujdesshëm, etj gegërishtes veriore. Ai fut në përdorim një numër të madh ndajfoljesh më -shëm, të cilat nuk pasqyrohen në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe dhe që ai ose i merr të gatshme nga gegërishtja ose i krijon vetë sipas modelit të saj, duke e rritur sasinë e tyre. Të tilla janë: këtejshëm, kobshme, kryehershme, kujdesshëm, etj. Siç thotë dhe prof. Rrokaj, gjuha që përdor Ismail Kadareja është një letrarishte dydialektore po të krahasohet, fjala bie, me prozën e Camajt përsa i përket elementit gegë180. Siç e theksuam më lart, Ismail Kadare ka meritë në rigjallërimin e fjalëve dhe strukturave dialektore, një dukuri kjo, gjithashtu e pandjeshme në përkthimin në gjuhën angleze. Më poshtë po paraqesim disa shembuj, ku gjejmë të renditura fjalët e krijuara me devijim klase, fjalë të huaja të shqipëruara dhe fjalë të prejardhura a

179 Kostallari, A. Pjetër Bogdani dhe gjuha letrare shqipe, S.F.4, Tiranë 1998. 180 Rrokaj, Sh. Çështje të gjuhës shqipe, Albatros, Tiranë, 2007, f 145.

90

Page 103: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. kompozita të krijuara nga autori. Këta shembuj janë marrë nga romani “Lulet e ftohta të marsit”, ku vërehen dukshëm këto dukuri181. Fjalësi me (ue)shëm)

• muzika e pikëllueshme -hearttrending old tunes • kujdesshëm (përkim) – carefully (f.29) • ngutshëm (f.101) - faster and faster (f.101) • marramendshëm (f.101) - at vertiginous speed (f.101) • dantealigershëm (f.101) - Toward Dante’s Inferno- (f.101) • qeshte trandafilshëm -she laughes a pink laugh (f.8) • thoshte përhumbshëm (f.115)- Mark said, looking as forlorn as ever (f.116) • fërgëllontë mallëngjyeshëm (f.89) - exuded an air of euphoria (f.88) • vëmendshëm (f.73)- great attention (f.113)

Një prapashtesë tjetër që vihet re dukshëm në veprat e Kadaresë, është prapashtesa –najë, e cila ka dalë nga një përzierje e prapashtesës –ajë me mbaresën –na të shumësit, si drithnajë, tymnajë, ujnajë etj. dhe vjen gjithashtu nga dialekti i Veriut me po ato vlera semantike që ka prapashtesa emërore –ishtë në dialektin e Jugut. Me neologjizmin akullnajë, prapashtesa –najë hyri në shqipen letrare si një mjet për formimin e emrave abstraktë, të cilën Kadareja e zgjeron në veprën e tij dhe ë bën të dallohet kuptimisht nga përgjegjësja e saj toske, duke i shtuar kuptimin e përmasave të mëdha. Kjo vlerë e re kuptimore, të cilën prapashtesa –najë e kishte tashmë, por në trajtë embrionale, i jep asaj një karakter gjithmonë e më abstrakt. Kështu, krahas qelnajë, që përdoret për të zëvendësuar huazimin vitrin/ë,~a, Ismail Kadare krijon gjithnajë, qiellnajë, thashethemnajë etj, për të dhënë kuptimin e lartësisë, të përmasave dhe hapësirave shumë të mëdha, të ndërthurura edhe me ngarkesa emocionale. Kur thotë qiellnajë komuniste, nuk nënkuptohet vetëm hapësira e madhe, që sundohej prej komunizmit, por edhe qëndrimi kundështues i shkrimtarit ndaj kësaj ideologjie sunduese. Përfundimisht, Ismail Kadare jo vetëm krijon fjalë të reja me –najë, por edhe i jep kësaj prapashtesë një kuptim e përdorim të ri, duke e kthyer nga një prapashtesë dialektore me kuptim konkret, në një prapashtesë të gjuhës letrare me vlera përherë e më shumë abstrakte182. Për sa i përket përkthimit të neologjizmave e rigjallërimeve të fjalëve të vjetra e dialektizmave, figuracionit dhe strukturat që përcaktojnë stilin e Kadaresë, ato paraqesin mjaft vështirësi dhe sfida për përkthyesin. Ja disa shembuj me prapashtesën – najë, nga romani “Lulet e ftohta të marsit”, të cilat janë pothuajse të pandjeshme në përkthimin e gjuhës angleze:

Fjalësi me “najë” • leshnajë (f.39)- pubic hair (f.5) • thashemthemnaja e këndellur (f.44) rumor, vivified over the weekend (f.39) • qelqnajë (53) - of the bay window (f.48)

181 Isufaj, V. Çështje të përkthimit të veprës së Kadaresë në gjuhën angleze, Aktet: revistë shkencore e institutit Alb-Shkenca, Vol III , nr. 4 Tetovë 2009. 182 Sotiri, N. Fjalori i Gjuhës së Ismail Kadaresë. Ndihmesë për një fjalor historik të shqipes. Tiranë, 2007, f 15.

91

Page 104: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

• gjithë ajo vjedhnajë(f.49) - so much murderous criminality • gjithnajë (f.54) - (f.49) the sea of dreams - • ardhur nga një tjetër gjithkahnajë (f.68)- an alien idea that had come to him from

some other world (f.65) • (f.93) hole-gërmajë

3.3 Hyrje në veprën “Pallati i Ëndrrave”

Ismail Kadare është një nga autorët shqiptarë që me veprimtarinë e tij letrare ka dhënë një kontribut të madh sa i përket zhvillimit dhe pasurimit të fondit të letërsisë shqiptare. Jehona e artit të tij letrar ka kapërcyer kufijtë e letërsisë shqipe, duke krijuar ura lidhëse dhe duke u integruar me sukses në letërsinë evropiane dhe atë botërore. Kemi marrë në shqyrtim veprën e Ismail Kaderesë i cili ka sjellë vazhdimisht jo vetëm risi strukturore, leksikore, apo konceptuale në traditën e të shkruarit, por ka prezantuar denjësisht dhe suksesshëm letërsinë shqiptare nëpër botë. Kadareja, është shkrimtari shqiptar që u rrit në kushtet e një sistemi të egër totalitar. Ky sistem ishte sistem i mbyllur, pa sensin e ndjesisë për jetën shpirtërore dhe jetën materiale të njeriut të rëndomtë. Parim i punës së këtij sistemi ishte mbikultivimi i qytetarit si qenie krejtësisht e varur, si qenie krejtësisht e frikësuar për fatin e vet shpirtëror. Diktatura në Shqipërinë komuniste ka goditur jo vetëm mbi qytetarët e zakonshëm. Kjo diktaturë ka patur edhe dimensionin e brendshëm goditës të saj. Ajo është aplikuar edhe mbi vetë mekanizmat njerëzorë që kanë qenë pjesë e makinës diktaturëbërëse. Kadareja, duke patur sensin e shkrimtarit që kap fenomenet shoqërore në vetë rrënjët e tyre, në romanin “Pallati i Ëndrrave” e sjell edhe këtë dimension të diktaturës. Shkrimtari, në këtë roman bën përsjelljen e këtij dimensioni të jetës, si njërin nga elementet më psikologjike që e karakterizojnë jetën njerëzore në kushtet e totalitaritetit. Është gati i pakontestueshëm fakti se Kadareja ka zgjedhur si përcaktim që, në këtë strukturë narrative, shpërfaqjen e diktaturës ta bëjë, jo aq nga përmasa e saj e jashtme, pra, jo aq nga formati i saj i dukshëm, sa nga formati i të padukshmes, nga formati i ndjesores, nga formati i të zënit rob të kryepersonazhit nën trysninë ndërgjegjësore. Kadare, e sjell gjithë këtë klimë politiko-sociale të krijuar në Shqipëri para viteve ‘90, mjeshtërisht dhe artistikisht bukur në sytë e lexuesit duke përdorur analogjinë, alegorinë, simbolin, krahasimin, duke ndërtuar kështu një vepër e cila tërësisht projektohet për të sjellë përmes një teksti dy kontekste të ndryshme. Kadaresë, forca e imagjinatës dhe logjika krijimtare i buron nga talenti i jashtëzakonshëm për absorbimin dhe përjetimin e jetës së përrethshme njerëzore; talenti i jashtëzakonshëm për gjetjen e mekanizmave letrare për shpërfaqjen e të njëjtave përrethime, dhe për përjetësimin e të njëjtëve në shkrimin letrar; talenti i jashtëzakonshëm për t’u përcaktuar për trajtimin e dukurive e problemeve më të veçanta, që lënë gjurmët më të thella në shpirtin delikat njerëzor; talenti i jashtëzakonshëm për të trajtuar tema që janë të lidhura ngushtë me problemet historike dhe kombëtare të shqiptarëve dhe që njëkohësisht janë tema universale; talenti i jashtëzakonshëm për të gjetur përmasën e vërtetë të saktësisë së shprehjes në ligjërimin artistik. “Pallati i Ëndrrave” është romani i parë dhe i vetëm me një porosi kundërtotalitare, që ka arritur të botohet në Shqipëri në periudhën e realizmit socialist. Porosia e fuqishme kundërtotalitare nuk shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por

92

Page 105: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. nëpërmjet analogjisë, simbolikës dhe alegorisë, prandaj vepra mundi t’i shpëtojë cencurës. Por, pasi doli në dritë, u kritikua ashpër dhe u kaluar në rradhën e veprave të ndaluara. Për origjinalitetin e madh, numërohet ndër romanet më të shquara kundër totalitarizmit dhe tiranisë së pushtetit, krahas romaneve të këtij lloji të Franc Kafkës, George Orwell etj. Ky roman është cilësuar si një kryevepër tjetër e letërsisë shqiptare që ka hyrë në fondin e letërsisë evropiane. Në këtë roman, si në asnjë roman tjetër të I.Kadaresë, madje rrallë edhe në letërsi të tjera, është njësh e njëmendta me të panjëmendtën (irealen), e besueshmja me të pabesueshmen, e zakonshmja me absurden, paradoksalen dhe grotesken, e përcaktuara me të papërcaktuarën, rrëfimi i drejtëpërdrejtë me rrëfimin simbolizues të shkallës së lartë, në përmasat dhe në nivelin e një alegorie parabolike shumë të shtrirë 183 . Kështu që, “Pallati i Ëndrrave” ka një fabul të pabesueshme, të jashtëzakonshme, gati ireale dhe groteske. Mijëra nëpunës të posaçëm të Perandorisë Osmane mbledhin ëndrrat, që shohin njerëzit anembanë perandorisë. Në kryeqytetin e kësaj perandorie ndodhet një institucion i tmerrshëm, i panjohur me këtë emërtim as në histori dhe askund në botë, që quhet pallati i Ëndrrave. Punjonësit e tij, në zyra të shumta, pikërisht nëpërmjet ëndrrave, zbulojnë rreziqet që kërcënojnë perandorinë dhe sulltanin. Prandaj ai emërtohet Pallati i Ëndrrave. Rruga e karrierës së personazhit kryesor, Mark – Alemi në institucionin Pallati i Ëndrrave është përftesa për të paraqitur përndjekjen e tmerrshme të mendimit të lirë në totalitarizëm, e cila përshkon jo vetëm vetëdijen njerëzore, por kërkon të zotërojë edhe pavetëdijen nëpërmjet ëndrrave, të cilat janë frute të saj. Natyrisht, ky është mishërim letrar i kulmit të përndjekjes së mendimit të lirë në historinë e njerëzimit. Romani “Pallati i ëndrrave”, nuk është vetëm roman ku me analogji trajtohet makthi i zyrtarëve dhe qytetarëve në një sistem ku qeverisja bëhet me metodat e njohura të diktaturës. Ky roman, për më tepër është një ngrehinë letrare ku bëhet zbërthimi, pothuajse deri në detaje, i delikatesës shpirtërore, qoftë ajo delikatesë e sistemit shoqëror që vepron me “syrin e madh të të madhit” mbi jetët e njerëzve, qoftë ajo delikatesë e vetë shpirtit pësues të njeriut të shoqërisë apo qytetarit. Ky roman, në vetështrirjen e tij është shprehja e vazhdimësisë së preokupimeve të autorit, për të trajtuar tema delikate që lidhen me jetën e njeriut bashkëkohës dhe me problemet përcjellëse përgjatë jetës së njeriut në mbitokë. Për më tepër, ky roman është edhe vendderdhje e shqetësimeve të autorit, për të trajtuar edhe fatin dhe ndërgjegjen e fjetur, por edhe të lënduar të njerëzve, që për inerci të fatit janë gjetur lart në hierarkinë e pushtetit të një perandorie të madhe e të huaj, dhe larg kufijve ndjesorë të origjinës. Kadareja, duke qenë një shkrimtar që trajton temat e mëdha njerëzore dhe sistemeve ekstreme shoqërore, në këtë roman ka derdhur gjithë kapacitetin e tij prej shkrimtari, dhe gjithë përvojën e fituar përgjatë rrugës së tij letrare. Ai, në krah të trajtimit artistik të temës narrative, shpërfaq një kult ngrehine. Ky kult është kulti i ngrehinës së pallatit, nga janë të drejtuar sytë njerëzorë të njerëzve të perandorisë, dhe ku dërgohet gjumi i tyre njerëzor. Kjo është ngrehina ku deportohet, përzgjidhet, seleksionohet dhe interpretohet ëndrra njerëzore. Ajo është ngrehina nga ku ëndrra e një vartësi apo një banori të perandorisë, hyn si ëndërr dhe mund të dalë së andejmi si kumt. Ky kumt në të shumtën e rasteve është i zi, dhe ankthi i pritjes së këtij kumti është i gjatë sa vetë jeta. Vetëm në më të rrallën e herës, ky kumt mund të jetë i gëzuar për ëndërrparësin apo ëndërrpërpunuesin, dhe ky është grepi që pothuajse nuk lë ëndërr të parë pa e kapur sistemi. Ankthi i ëndërrdërguesit nuk është vetëm ankthi i ëndërrdërguesit: më shumë se i tij, ky ankth është ankthi i seleksionuesve,

183Kuçuku, B. Botuar te parathënia e “Pallati i Ëndrrave” , Onufri, Tiranë, 2009.

93

Page 106: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. interpretuesve, kryeëndërrorëve, dhe i gjithë profilimeve tjera strukturore që frymojnë e kryejnë detyra rangu brenda këtij pallatit. Ky ankth ka krahë të gjatë e të pushtetshëm, dhe shtrihet me këta krahë edhe mbi gjithë perandorinë. Madje, ky ankth banon edhe në shpirtin e zyrtarëve të lartë të vetë perandorisë.

3.4 Tiparet stilistikore që dominojnë tek “Pallati i Ëndrrave”

Romani “Pallati i ëndrrave”, mes të tjerash, konsiderohet si një nga romanet më të bukura dhe më të guximshme të Ismail Kadaresë. Një sërë kritikësh lejimin e botimit të kësaj vepre gjatë qeverisjes komuniste e kanë parë si mrekulli më vete, duke pasur parasysh shtresimet alegorike që përmban ajo. Kadare përdor çdo pjesëz të shkruar, qoftë edhe ajo edhe më e vogla, për ta vënë pastaj në funksion të qëllimit të tij primar, e në këtë rast, te “Pallati i Ëndrrave”, qëllimi i tij primar është të përdorë simbolin dhe alegorinë në qendër të veprës, duke ndërtuar kështu një vepër e cila tërësisht projektohet për të sjellë përmes një teksti dy kontekste të ndryshme. Për të siguruar një dualitet të tillë, krijohet një sistem shenjash gjuhësore të cilat udhëheqin nëpër sistemin e ndërtuar në vepër nga Kadareja dhe si të tilla bëjnë të mundur edhe zbërthimin e saj përtej rrafshit të parë të paraqitur, duke kaluar në rrafshin e dytë, atë virtual. Që në shënimet paratekstuale, siç janë titulli i veprës dhe titujt e kapitujve, kuptohet se vlera dyfishe e fjalëve e si rrjedhojë e tekstit është një nga tiparet bazë të romanit. Ky i fundit ndahet në shtatë kapituj, dhe secili prej tyre, përveç funksionit të parë që duket se luan, pra përmbledhjes së fakteve e të dhënave tekstore, nën një titull kapitulli, ka edhe funksionin e dytë, që paraqitet përmes simbolit. Shtatë kapitujt e titulluar; “Mëngjesi”, “Seleksionimi”, “Interpretimi”, “Dita e pushimit”, “Arkivi”, “Darka”, “Afrimi i pranverës”, paraqesin dy anë të rëndësishme, të cilat janë thelbi i ruajtjes dhe mbajtjes së pushtetit. E para pasqyrohet te “Mëngjesi”, “Dita e pushimit”, “Darka”, “Afrimi i pranverës” dhe ka të bëjë me rekrutimin dhe me drejtimin e individit/shoqërisë sipas mendësisë që ka krijuar sistemi dhe e dyta që reflektohet në “Seleksionimi”, “Interpretimi” dhe “Arkivi” paraqitet vetë metodologjia që përdor sistemi për të funksionuar. Te e para, duket sikur secili emërtim përdoret për të treguar kohë të veprimit, e cila mund të vendoset në mëngjes, gjatë ditës së pushimit, në darkë, apo me afrimin e pranverës, por nga ana tjetër këto njësi mund të shihen edhe si etapa të jetës së njeriut. Mark-Alemi është shembulli tipik që e vërteton këtë. “Mëngjesi”, është etapa e parë, ku paraqitet personaliteti i pastër, i papërpunuar i Mark-Alemit. Bëhet shkëputja e tij nga jeta papërgjegjësi e fëmijërisë dhe rinisë së hershme dhe hyrja në rrjedhat serioze të jetës dhe është pikërisht kjo etapë e jetës së tij e cila përcakton sfidat dhe synimet për të ardhmen. “Dita e pushimit” simbolizon shqyrtimin e opsioneve, dilemat dhe pavendosmërinë. Është faza kur jepet përpunimi fillestar psikologjik i individit dhe natyrisht, ku sugjerohet drejtimi në të cilin ai duhet të shkojë. “Darka”, shenjëzon linjën përfundimtare që paraqet përmbylljen e një kapitulli jetësor. Së pari bëhet qartësimi i rrugës që do të ndjekë, zgjedhja aludon me përfundimin e etapës së parë, pra personazhi heq dorë nga parimet jetësore të ndjekura deri atëherë, duke treguar se besnikëria ndaj vetes ndërpritet dhe se mekanizmat e shfrytëzuar për ta çuar deri në këtë pikë kanë qenë të suksesshëm. “Afrimi i pranverës” simbolizon fillimin

94

Page 107: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. e një etape të re në jetë, por paraqet edhe se kjo etapë tashmë do të jetë përfundimtare, pa kthim mbrapa. Kjo etapë thjeshtë hapet me fillimin e ri të cilin e simbolizon pranvera, fillim ky që paraqet edhe shndërrimin e tërësishëm të karakterit, mendësisë, por edhe fizikut dhe pozicionit profesional-shoqëror të personazhit dhe përfundon pa u elaboruar më tutje, duke lënë të kuptohet se zhvillimi i tij do të vazhdojë tashmë në drejtimin e ri që veçse ka nisur. Sikurse një sërë romanesh të tjera të Kadaresë, edhe kjo vepër tematizon përgjimin e rreptë nga frika se mos depërton ndonjë ide e huaj në mendjet e shtetaseve, prej nga mund të vijë shthurja dhe shkatërrimi i krejt perandorisë, sado e madhe dhe e fortë ushtarakisht qoftë ajo. Pallati i ëndrrave mund të shkonte më mirë si një metaforë e Sigurimit të Shtetit a e institucioneve të tjera të këtij tipi, të gatshme të merren me mjete a metoda të sofistikuara për të mbajtur njerëzit nën kontroll duke i përgjuar ata gjer në skutat më të errëta të ndërgjegjes, siç janë gjumi dhe ëndrrat. Një veçori tjetër dalluese në “Pallatin e Ëndrrave”, por jo vetëm, lidhet ngushtë me simbolin e ferrit. Analogjia me Ferrin gjehet tek struktura narrative e këtij romani. Kadare ka dashur të krijojë një Ferr që të ishte i denjë përballë atij të Dantes. Struktura e Tabir Sarajit dhe, posaçërisht, ajo e Arkivit, ku shkohet nga më e hershmja tek më e largëta, nga ëndrrat e pafajshme tek ëndrrat e ndaluara të Sovranëve, të kujton “pusin” e poetit fiorentin, si dhe labirintin e Minosit (ligjvënës dhe gjykatës i Skëterres në mitologjnë greke; ai rishfaqet në hyrje të rrethit të dytë)184 . “Pallati i ëndrrave” është një lloj arkivi dhe instituti studimesh, njëherësh. Pallati quhet arkiv sepse ai është i mbushur vetëm me dosje ëndrrash të para nga “shtetas” të ndryshëm në mbarë Perandorinë Osmane dhe është institut studimesh pasi këto ëndrra vijnë dhe shqyrtohen nga “interpretuesit” specialistë. Siç thuhet dhe në roman, “ai është një nga bazat e shtetit” përmes të cilit “kuptohet gjendja e vërtetë e perandorisë”.

Një tipar tjetër stilistikor që bie në sy dhe që rrit dinamikën e dramacitetit në vepër dhe tragjizmin e stilit të shkrimtarit gjatë gjithë veprës janë përdorimi i emrave të kafshëve, të cilat përdoren qëllimisht nga autori. Krahas gjendjes së rënduar të njerëzve dhe vuajtjeve të tyre psikologjike, autori e bën edhe më të zymtë gjendjen në veprën e tij duke shtuar emrat e kafshëve, të cilat e përforcojnë dramacitetin dhe na sjellin një panoramë të errët. Në vijim po paraqesim fragmente të ndryshme të cilat japin këtë ide: E uli kokën përsëri dhe nisi të lexonte tekstin: “Tri dhelpra të bardha në minaren e xhamisë së nënprefekturës...”. (P.Ë., f. 57) Një mace e zezë kishte kapur në gojë hënën dhe po vraponte e ndjekur nga turma.(P.Ë. f.77) Fillonte me ca pupacë që ecnin nëpër një stepë të plehëruar nga kufoma tigrash të sëmurë, vdekur në shekullin e njëmbëdhjetë. (P.Ë., f.128) ....ndjeu gjoksin t’i çirrej nga një kthetër tigri. (P.Ë., f. 205)

...kuaj të dehur me verë,....kuaj gjithashtu të verbër që enden bjeshkëve si në makth...(P.Ë., f. 96)

184 Kadare, I. “Pallati i Ëndrrave”, Onufri, Tiranë 2011, f 13.

95

Page 108: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

..tek i vërtitet mbi varr me dyqind qen, rënkimet që s’ngrihet dot nga gropa për t’u ndeshur me armikun. (Po aty, f.96)

...qyqe që paralajmërojnë fatkeqësi,..(Po aty, f.96) Simbolet i dyndeshin në kokë me dhjetra: gjarpri pikalor me shtyllën, .....(P. Ë., f.107) ....i ndryrë në atë karrocë të zezë me ” Q”-në e damkosur anëve, si vulë fati, qyqe e vetmuar...(P.Ë., f. 154) Djerrina me hedhurina, ura e moçme, vegla muzikore e panjohur dhe demi i egërsuar. (P.Ë., f. 123) Në përfytyrimin e tij kryeëndrrat ishin shndërruar tani në ca nepërka që kafshonin.(P.Ë., f. 152) ...kishin gjetur diku një fjalim të vjetër dhe e kishin ndarë në mes veti si hienat. (P.Ë., f.53)

Ajo çka bie në sy më tepër se çdo gjë tjetër në këtë vepër është përdorimi i analogjisë. Ky roman është ndërtuar mbi analogjinë185 ose mbi ngjashmërinë midis dy sistemeve totalitare, konkretisht: të totalitarizmit komunist dhe totalitarizmit osman. Për shkak të censurës, totalitarizmi komunist nga bashkëkohësia është mbartur larg në histori, nëpërmjet totalitarizmit osman. Analogjia e I. Kadaresë, si përftesë aryestimi dhe figurimi, mbi të cilën është ndërtuar krejt romani, i ngjan një ure me dy këmbë përngjasuese, njërën në të kaluarën, në histori, tjetrën në të sotmen, në bashkëkohësi. Prej këtij përbërësi themelor, megjithëse rrëfehet vetëm për ngjarje dhe bëma në Perandorinë Osmane, me referencë kohore fillimin e shekullit XIX, vazhdimisht shfaqet një tablo e fuqishme krahas, në dy rrafshe kohore dhe për dy sisteme shoqërore të ngjashme: despotizmi osman dhe despotizmi komunist 186. Prandaj, në këtë vepër, analogjinë do ta studiojmë në katër rrafshe që janë: 1. Analogjia gjuhësore 2. Analogjia e urbanistikës dhe e arkitekturës 3. Analogjia e e mendësisë dhe i psikozës së personazheve 4. Analogjia e dosjes.

Përveç analizës së analogjisë, një nënçështje tjetër e rëndësishme që trajtohet në vijim lidhet me përkthimin e neologjizmave, emërtimeve të përvetshme dhe emrave karakteristikë shqiptarë. Pikërisht, përkthimi i tyre përbën një nga vështirësitë që has përkthyesi gjatë punës së tij përkthimore sepse këto nuk mund të përkthehen fjalë për fjalë, prandaj atij i duhet të bëjë një marrëveshje me tekstin. Përkthyesja i zëvendëson këto njësi duke ruajtur thuajse të plotë kuptimin në përkthim, por duke i humbur diçka

185 Analogjia është ngjshmëri ose përngjasim që zbulohet duke krahasuar sende dhe dukuri, të cilat kanë cilësi të përbashkëta. Përngjsimi mund të jetë për një ose për disa tipare, mund të jetë i pjesshëm ose i shumëanshëm. Anlaogjia është edhe mënyrë arsyetimi, prandaj është edhe përftesë letrare. Duke u mbështetur në disa tipare të ngjashme të dy dukurive të ndryshme, me anë të analogjisë, asosiativisht arrihet në përfundimin edhe për ngjashmërinë e tipareve të tjera të tyre. Dukuria e krahasuar quhet analogon, që do të thotë barazvlerës ose përngjasues i krahasuesit. 186 Kuçuku, B. Botuar si parathënie e romanit “Pallatit i Ëndrrave”, Tiranë, 2009.

96

Page 109: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. nga autoktonia dhe karakteristika shqiptare. Kështu, në çështjet vijuese do të shohim se cilat kanë qenë zgjedhjet e përkthyesit dhe si kanë ndikuar ato në receptivin e veprës nga lexuesi anglisht folës, dhe ajo çka është më e rëndësishme do të ndalemi të analizojmë transmetimin e përkthimit të analogjisë, e cila është veçori tipike për këtë vepër dhe sa është arritur të transmetohet realiteti shqiptar i asaj kohe tek lexuesi në gjuhën angleze.

3.4.1 Analogjia gjuhësore

Në romanet analogjike më të njohura të letërisisë europiane moderne, sikurse janë ato të Viktor Hygoit dhe Gustav Floberit, rrëfehet me vërtetësi, herë-herë deri në besnikëri skrupuloze, për ngjarje e dukuri të një të kaluare historike, të përcaktuar konkretisht me shenjat më dalluese të saj, te të cilat zbulohen ngjashmëri me ato të realitetit bashkëkohor, pa u ndërfutur në tekst asgjë prej tyre. Nëpërmjet kësaj ure analogjike midis kohëve që shkrimtari ka krijuar në vepër, lexuesi vjen e shkon nga e kaluara tek e sotmja dhe nga teksti letrar në kontekstin shoqëror në të cilin jeton, e anasjelltas, duke i krahasuar dhe njësuar ato vazhdimisht. Kështu, romani për një të kaluar konkrete istorike, nëpërmjet ngjashmërisë së shëmbëlltyrave, bëhet asociativisht edhe roman i bashkëkohësisë. Ismail Kadare e risoi me guxim analogjinë e trashëguar, duke ndërfutur në tekst, më mënyra dhe në nivele të ndryshme, edhe fjalë, koncepte, dukuri e detaje të bashkekohësisë, për ta lidhur mjedisin drejtpërdrejt me të dhe me mjedisin e vet. “Pallati i Ëndrrave” ka marrë shkas dhe është ngjizur në klimën bashkëkohore, si edhe çdo vepër analogjike, dhe, po ashtu është ndërtuar me mjaft lëndë të totalitarizmit komunist. Mbikëqyrja e mendimit të lirë nëpërmjet të gjitha formave dhe mjeteve të komunikimit ekzistues njerëzor, krijimi i dosjes për çdo të dyshuar dhe i institucioneve përkatëse të mbikëqyrjes, ankthi rëndues, i kthyer në makth, janë karakteristika tipike të totalitarizmit komunist. Prandaj, fjalët, shprehjet, konceptet, mendësitë bashkëkohore, të shenjuara shprehimisht, janë në harmoni të plotë me tërësinë e lëndës politiko-psikologjike të totalitarizmit komunist, që është ndryrë në tekst. Përftesat e ardhjes nga e shkuara e Perandorisë Osmane në të sotmen komuniste dhe, anasjelltas, janë të disallojshme. Më e thjeshta është përftesa gjuhësore e përdorimit të një sërë fjalësh shqipe, që mbartin baskëkohësinë, krahas historizmave turko-arabe, që sjellin të kaluarën. Përballja tyre vihet gjegjësja shqipe, për të theksuar karakterin bashkëkohor të dukurisë, pasi, në kontekste të tillë, mishërojnë mendësitë e reja, moderne. E njëjta dukuri, në rrjedhën shekullore, ka ndryshuar vetëm lëvozhgën gjuhësore. Dikur emërtohej me fjalë arabe ose turke, ndërsa, në kohën e rrëfimit, me fjalë shqipe. “Kjo është bashëndrra apo kryeëndrra, siç i thonë tani: për bashëndrrën punojnë qindra vetë, bashëndërrorët apo kryeëndërrorët, siç quhen tani 187. Për të shmangur ngarkesën politike të drejtpërdrejtë, fjala ndërkombëtare, disident, e njohur edhe në shqipen e ligjërimit bisedimor, kalkohet, duke marrë një trajtë shqipe të panjohur, e cila kryen të kundërtën, e largon dukurinë prej bashkëkohësisë. Heretiku, disidenti, ai që mendon tjetërsoj dhe është në kundërshtim me bindjen e përgjithsme, quhet tjetërmends. “Mos do të më quash tjetërmends, - tha Kurti. Është një fjalë e re që përdoret përherë e më shumë kohët e fundit”188.

187Kuçuku, B. Botuar si parathënie e romanit “Pallatit i Ëndrrave”, Tiranë, 2009, f. 23. 188 Kuçuku, B. “Pas eklipsit letrar”. Letërsi shqipe bashkëkohore. Botimet Toena, Tiranë, 2014, f. 240.

97

Page 110: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Në tablonë historike të Perandorisë Osmane përshkruhet analogoni ose përngjasuesi bashkëkohor i komunizmit. Analogoni i komunizmit në mënyrë më të dukshme përbëhet nga një varg fjalësh- terma, që janë përdorur vetëm në komunizëm, ose që, në atë sistem, morën nuanca kuptimore të veçanta. Këto fjalë-terma e mbartin të sotmen në histori dhe komunizmin në Perandorinë Osmane. Këto fjalë-terma, të përdorura në socializëm me kuptime e nuanca të veçanta, si dhe shprehje karakteristike të tij, që e çojnë të sotmen në histori. Ato janë kryesisht të sferës administrative, të fushave dhe shkallave të ndryshme, ne funksion të temës së pushtetit, që trajtohet. Le të shohim së pari analogonin e përftesave gjuhësore që i përkasin realitetit shqiptar189.

Drejtësi: komplot kundër shtetit, dosje, verifikim, provokator, dhomë veçimi, ankim.

Ideologji: ndikime të jashtme (quheshin ndikimet nga kultura dhe mënyra e jetësës perëndimore), për të qenë brenda (për të qenë në rregull me censurën), larje truri (lufta kundër botëkuptimit dhe kulturës perëndimore), porosi e sovranit, fjalim.

Politikë: Shtetet e Bashkuara Osmane (në analogji me shtetet e bashkuara të Amerikës), republikë, konfederatë, mbretëri parlamentare.

Hierarki zyrtare: zëvendësdrejtor i parë (sekretar i parë), me urdhër nga lart,

Shprehje të përditshmërisë: punohej me orar të zgjatur, radhë (e kafesë), ëndërr pa emrin dhe adresën e parësit (letër anonime denouncuese), mbledhje, udhëzim i prerë, rishikim i ëndrrës (verifikim i denoncimit).

3.4.2 Analogjia e Urbanistikës dhe e arkitekturës

Përngjasimi i Perandorisë Osmane të përshkruar me Perandorinë Komuniste është i dukshëm edhe në strukturën administrative të qendërzuar, që nga periferia, të quajtur bazë (term i socializmit, përdorur disa herë), deri në majën e piramidës pushtetërore – Pallati i Ëndrrave; në thelbin e mistershëm e të gjithëfuqishëm të tij, në fuqinë absolute dhe shfarorëse të diktatorit, në njësimin me krejt pushteti190. Kështu, në të ashtuquajturin kryeqytet të Perandorisë Osmane janë mbartur disa të dhëna të urbanistikës së Tiranës. Sahati dhe xhamia pranë tij, banka në qendër, ish-kafe Flora, Akademia e Arteve të Bukura, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Pallati i Ëndrrave, që është një aluzion për Komitetin Qendror, janë të përshkruara në roman sipas planimetrisë së njëmendtë të Tiranës. Të gjithë këta përbërës realë, të njëmendtë, të marrë nga bashkëkohësia shqiptare, edhe pse janë mbartur në histori, në Perandorinë Osmane, përftojnë shëmbëlltyrën analogjike të totalitarizmit komunist. Dukuritë dhe tiparet e tjera të Perandorisë Osmane, që nuk njëjtësohen konkretisht me ato të komunizmit, krijojnë, në mënyrë analogjike, projeksionin e tyre asosiativ, shoqërimor bashkëkohor. Kështu, herë

189 Faktin që këto shenja i përkasin realitetit shqiptar e ka saktësuar studiuesi Bashkim Kuçuku në studimin Kryevepra e fshehur botuar si parathënie e romanit, f. 24. 190 Kuçuku, B. “Pas eklipsit letrar”. Letërsi shqipe bashkëkohore. Botimet Toena, Tiranë, fq 240-241.

98

Page 111: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. në mënyrë konkrete dhe herë në mënyrë analogjike, përftohet tabloja e plotë e totalitarizmit komunist dhe kjo bëhet e dukshme në përshkrimin e e mjediseve zyrtare të Perandorisë së ëndrrave si dhe në itinerarin që ndjek personazhi kryesor i romanit, Mark – Alem për të shkuar nga shtëpia në punë, nëpër rrugët e kryeqytetit të Perandorisë Osmane. Ky itinerar që përshkruan autori përmban planimetrinë e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, dhe më poshtë do të paraqesim disa shembuj që ilustrojnë këtë ide. Po të vërejmë përshkrimet që janë bërë në tekst të mjediseve zyrtare të Perandorisë së ëndrrave do të gjejmë të përbashkëta me urbanistikën e kryeqytetit shqiptar dhe të arkitekturës së shesheve qendrore administrative, qendrës së Tiranës apo Ministrive, ku në gjithë këtë planimetri bie në sy Komiteti Qendror apo Ministria e Punëve të Brendshme.

Rruga gjer në Tabir Saraj ishte më e gjatë se ç’kishte menduar dhe, veç kësaj, në këtë sqotë mund të rrëshqitje keq. Po kalonte përpara Bankës Qendrore. Më tutje dukeshin karroca të shumta të mbuluara me brymë përpara një ngrehine tjetër katërkatëshe, që kushedi e ç’ministrie ishte. (P.Ë., f.35-36)

Më në fund, kundër zakonit, e afroi kokën dhe nëpërmjet avullit të lehtë që sajoi frymëmarrja e tij mbi qelq, pa se po kalonin përskaj

Parkut Qendror.(P.Ë., f. 232) Sahati në mes të sheshit qendror të kryeqytetit ose Ora e madhe e udhëkryqit:

Përmendet gjithashtu edhe xhamia me dy minaret, të cilat janë të shkretëtuara:

Mark-Alemi i erdhi rrotull një sheshi gjysmë të shkretë, ku ngrihej një xhami me dy minare, çuditërisht të holla. (P.Ë., f. 37)

Ura e Gjysëmhënës të kujton Urën e Tabakëve:

Tek Ura e Gjysmëhënës, pa përsëri ushtarë me përkrenare, por tani gjendja e tij ishte e tillë, që as mund të rëndohej, as mund të lehtësohej më. (P.Ë., f.182)

Përshkrimi i institucioneve të tjera na paraqitet kështu:

Mark –Alemi njohu nëpunësit e Bankës së Vakëfëve, që ndodhej njëzet hapa larg, pastaj hyri polici i udhëkryqit. (P. Ë., f. 148)

Ra një orë diku nga e majta, me një tingull të bronxtë, si në punë të vet, në mjegull. Mark Alem shpejtoi hapat. (P.Ë., f. 36)

...drejtori i Bankës Qendrore Perandorake, në një takim të gjatë me Mark-Alemin i kishte shpjeguar rrezikun e ri të zhvleftësimit të monedhës. (P. Ë., f.228)

99

Page 112: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Rruga mbretërore ose Rruga e Brikadave.

Ndër mend solli shtëpinë e tij të madhe në Rrugën Mbretërore, fisin e tij të fuqishëm që mblidhej shpesh pas darkave në dhomën e madhe të miqve. (P. Ë., f.39)

Akademia e Arteve të Bukura përmendet kështu:

Ndryshe nga vëllezërit e tjerë, nuk qe ngulur në asnjë post të rëndësishëm, përkundrazi, përherë kishte hyrë në ca punë disi të çuditshme që i braktiste shpejt: në një institut të oqeanografisë, nën arkitekturë, kurse kohët e fundit merrej me muzikë. (P. Ë., f. 82 ).

Harta e ndërtesave ministrore bëhet më e plotë duke dhënë përshkrime si më poshtë:

Një ditë, pa rënë ende zilja e pushimit të mëngjesit, e lajmëruan të paraqitej në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme. Po përse?- pyeti ai dhe në çast u pendua, ngaqë iu duk se dalloi një nënqeshje shpotitëse në cepat e buzëve të lajmësit. (P. Ë., f.100)

Te Ministria e Financave Mark-Alemit iu duk se rojat ishin shtuar, por s’pati guximin të kthentre kokën për të vështruar më mirë. Fenerët ishin të zbehtë dhe ai murmuriti: “në dreq të venë”(...) Nje grumbull i madh ushtarësh dhe policësh, gati një gjysëm batalioni, nxinin përpara rrethojës së hekurt. (P. Ë., f.181)

Kafeneja e udhëkryqit (ish-kafe Flora), si dhe kafenetë e tjera të kryeqytetit paraqiten si më poshtë:

Nga kafeneja e udhëkryqit po dilte i dehur tapë fqinji i tyre, oficeri në lirim Beç Beu.-Me thanë të shkosh t’i takosh nesër ose pasnesër në atë...atë ..si e quajnë të mallkuarin, klob ose klub. (P. Ë., f.79)

Nëndhesa e Pallatit të ëndrrave i ngjan kafenesë (në bodrum) të Komitetit Qendror.

Në nëndhesën ku pihej kafja dhe salepi ishte po ajo gjallëri e zakonshme. Ishte i vetmi vend ku Mark-Alemit i takonte të këmbente ndonjë bisedë me njerëz të njohur apo të panjohur. (...) ndaj ndryshe nga ditët e tjera ku zakonisht zbriste në bufe me shpirtin vrer, sot ndihej disi më i lehtë. (P. Ë., f.113)

Portat e rënda prej druri, më tepër të mbyllura se të hapura, mesoret e gjata pa

ndriçim natyror, me dyer varg pa numër a shenjë tjetër dalluese e përngjasojnë Pallatin e Ëndrrave, herë me ndërtesën hijerëndë të Komitetit Qendror të atëhershëm, herë me

100

Page 113: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. ndërtesën e frikshme të ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme. Bufeja, nëntokë, me shkallët, ngushtësinë, banakun dhe orendi ka shenja të bufesë në ish-ndërtesën e Komitetit Qendror dhe të ministrisë191. Me anë të përshkrimit të korridoreve, kateve, salloneve, anekseve të zymtë, bodrumeve dhe shpesh pa dritë që i japin këtij “pallati” përmasat e një ngrehine të llahtarshme, autori ka dashur t’i japë lexuesit një panoramë të plotë e të gjerë të vuajtjes psikologjike, shpirtërore e sociale të këtyre njerëzve që jetonin nën diktaturën e këtij regjimi mizor. Të jetosh në këtë ferr e tmerron individin dhe vë në luftë trupin dhe shpirtin, sidomos në ato zona ku nuk arrin të depërtojë askush, në misterin e ëndrrave. Prandaj, dhe autori falë mjeshtrisë së tij arrin t’i përshkruajë institucionet në atë mënyrë që të kujton Tiranën e atyre viteve të trazuara që rëndonin psikikën e mbarë kombit dhe ai e konkretizon këtë planimetri duke dhënë përshkrime të atilla si:

...Ndërtesat hijerënda, që çoheshin drejt e mbi lëvizjen e rrugës, me portat e me flegrat e mbyllura, e bënin edhe më të hirtë fillimin e ditës. (P. Ë., f. 35)

Ai u gjend, më në fund, përpara hyrjes. Fletët e portës dukeshin më të rënda se ç’qenë. Ato ishin katër, të gjitha njëlloj, me dorezat e rënda prej bronzi. Mark-Alemi e shtyu njërën prej tyre, që, për çudi, u hap. Hyri në një mesore të ftohtë, sipërfundi jashtëzakonisht i lartë i së cilës e bënte të dukej si një fund grope. Nga të gjitha anët kishte dyer. Mark-Alemi shtyu dyert me rradhë, gjersa njëra prej tyre u hap dhe ai u gjend në një mesore tjetër, më pak të ftohtë. (P. Ë., f. 38)

Kadare, i jep vëmendjen e duhur në një kapitull të veçantë dhe përshkrimit të

Arkivit, si pjesë e rëndësishme e këtij “pallati”, në të cilin bëhet e mundur arshivimi i të gjithë ëndrrave, duke përfshirë këtu dhe kryeëndrrat. Dialogjet rreth arkivit midis arkivistit dhe Mark-Alemit, ndihmojnë lexuesin të kuptojë më mirë funksionin dhe rëndësinë e arkivit dhe të hyjë në atë botë që quhet ferr. Më poshtë po paraqesim fragmente të ndryshme që na japin këtë ide:

Arkivi është poshtë, në nëntokë, - tha mbikëqyrsi. (P. Ë., f.158)

O Zot, ia bëri me vete, përherë e njëjta histori në këtë pallat të mallkuar.(...) Tani po i dukej se galeria kishte trajtë rrehore. (P. Ë., f.159)

- I gjithë ky është Arkivi? – pyeti Mark-Alemi, duke bërë me kokë nga galeritë e shumta që kryqëzoheshin me njëra-tjetrën. (P. Ë., f.162)

- Po,- tha arkivisti. – Është një labirint ku mund të humbasësh fare

lehtë. (P. Ë., f.162)

191 Kuçuku, B. “Pas eklipsit letrar”. Letërsi shqipe bashkëkohore. Botimet Toena, Tiranë, f. 241.

101

Page 114: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

- Në qoftëse Tabir Saraji është si një gjumë në krahasim me jetën, Arkivi është një gjumë edhe më i rëndë midis Tabirit, - vazhdoi arkivisti, duke shtyrë një portë. – Me një fjalë, është si një gjumë brenda gjumit. (P. Ë., f.163)

- Ka dhjetra kthina të tilla, - vazhdoi arkivisti, duke treguar me dorë nga raftet. – I shikon dosjet? Ato janë me mijëra, për të mos thënë dhjetra-mijëra. (P. Ë., f.163)

-Ngrtitja e të vdekurve, - tha arkivisti, duke treguar me dorë një pjesë të murit. Allah, ç’tmerre ka këtu...Po nejse, shkojmë më tej. Kaosi: toka e qielli, të përzier bashkë, - vazhdoi të tregonte ai. – Gjithë këto arkat këtu. Jetëvdekja ose Vdekja-jeta, thuaje si ta duash. (P. Ë., f.165)

Makthet e mëdha, përsëriti me vete Mark-Alemi, pa i hequr sytë nga arkat. Gjer kur do të vërtitej në këtë ferr? (P. Ë., f.166)

-Dhe s’është për t’u çuditur, sepse këtu mund të gjesh lemeritë më të mëdha, duke nisur nga ato që disa popuj kohët e fundit i qujanë “rilindje kombëtrae” të ryre, më kupton, jo ringjallje e një të vdekuri, por e një kombi të tërë, e gjer në gjëra që as goja s’ti thotë dot.( ...) Ja kthina që të duhet ty. Ëndrrat në prag gjakderdhjesh, (...) (P. Ë., f.166)

3.4.3 Analogjia e mendësive dhe e psikozave në vepër

Shkrimtari, duke jetuar në një sistem të tillë, ka arritur ta kapë edhe dimension tjetër të jetës njerëzore në diktaturë. Ai në këtë roman bën përsjelljen e këtij dimensioni të jetës, si njërin nga elementet më psikologjike që e karakterizojnë jetën njerëzore në kushtet e totalitaritetit. Është gati i pakontestueshëm fakti se Kadareja ka zgjedhur si përcaktim që, në këtë strukturë narrative, shpërfaqjen e diktaturës ta bëjë, jo aq nga përmasa e saj e jashtme, pra, jo aq nga formati i saj i dukshëm, sa nga formati i të padukshmes, nga formati i ndjesores, nga formati i të zënit rob të kryepersonazhit nën trysninë ndërgjegjësore dhe atë të ankthit. Prandaj, në vepër të bie sy rrënimi i personazheve të cilët pësojnë një metamorfozë shpirtërore dhe fizike të parikuperueshme, madje, kjo ishte e dukshme edhe tek nëpunësit e rinj. Personazhin kryesor, Mark-Alemin, kjo gjendje shpirtërore e shoqëron në gjithë veprën, që në momentin e fillimit të punës në këtë pallat e deri në fund. Për ta ilustruar, më poshtë do të paraqesim disa fragmente ku përshkruhet gjendja e rëndë emocionale e personazhit, e cila sa vjen e rëndohet, aq sa dhe ngjyra e qiellit të sixhades e cila shëronte zakonisht ankthet, nuk arrinte dot ta qetësonte. Situatën e rënduar të personazhit, autori zgjedh ta përçojë nëpërmjet përdorimit të fjalëve të zymta, të cilat shprehin konotacionin infernal të gjendjes shpirtërore të personazhit, tek i cili autori depërton psikologjikisht duke parathënë se këtej e tutje gjithçka do të jetë ndryshe. Në këtë mënyrë, lexuesi parapërgatitet duke hamendësuar fatin e tronditjet që e presin personazhin, simptomat e para të së cilës kanë filluar të ndjehen në jetën e tij. Autori, në të vertetë, duke na përshkruar situatën shpirtërore dhe

102

Page 115: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. atë psikologjike të personazhit, ka dashur të na e bëjë më të qartë dhe të kuptueshme gjendjen e njerëzve të cilët punonin në këtë “pallat” nën udhëheqjen e sistemit totalitar. Kështu, "Pallati i Ëndrrave" e jep realitetin e kohës dhe të njerëzve të saj prapa metaforave të tilla të gatshme si "pallati i ëndrrave", i cili është zotëruesja, përftesat themelore dhe tërë struktura romanore e tij kanë për substrat të njëmendtë Pallatin e Komitetit Qendror dhe ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të atëhershme, por, për shkak të censurës, përcaktorët Komiteti Qendror dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë zëvendësuar gjuhësisht me përcaktorin më të pakapshëm, i/ e/ të ëndrrave192, nëpunësit dhe interpretuesit e tyre, ëndrra kolektive dhe individuale, ëndrra fatsjellëse dhe rrezikndjellëse, ëndrra e rëndomtë dhe bashëndrra. Të gjitha këto Kadaresë ia ofroi mekanizmi i ndryshkur i shtetit të fuqishëm të perandorisë otomane në fundin e tij. Karakteri shumëkohësh i "Pallatit të Ëndrrave", përkundër karakterit shumëkuptimësh të një vargu veprash të tjera të Kadaresë, lidhet me raportin themelor që qëndron në boshtin e romanit: raporti i individit me shtetin, më saktë raporti i individit që ka ambicjen të integrohet në strukturat shtetërore dhe që e gënjen mendja se do të fuqizojë veten prej fuqisë së pushtetit, por në të vërtetë, duke e parë nga brenda këtë ngrehinë të përbindshme, ai njeh dobësinë dhe pafuqinë e tij, sheh peshën mbytëse të strukturave gjigande të makinës perandorake, e cila ndryshon vetëm nga përmasa fizike, por jo nga mënyra e të ushtruarit të artit të shuarjes së identitetit njerëzor. Kadareja i ka dhënë karakterin e një konflikti të përjetshëm marrëdhënies pushtet/individ. Çdo përpjekje e individit për t'u matur me shtetin, për të depërtuar në brendësi të tij dhe për ta marrë me të mirë, është e dështuar. Individi në çfarëdo raporti që ta vendosë veten me shtetin, mbetet i kërcënuar prej tij. Fati i Mark-Alemit, që e përjeton si shtegtim nëpër ferr kalimin nga një pjesë e "pallatit të ëndrrave" në tjetrën, ndonëse është i përkrahur nga një klan i fuqishëm që kontrollon e administron pushtetin, siç ishin Qyprillinjtë, është gjithnjë i kërcënuar dhe pikërisht për këtë arsye, shërben si një paralajmërim për fatin e shtetasve në përgjithësi. Në marrëdhëniet midis individit dhe shtetit, që pasqyrojnë shkallën e qytetërimit të një shoqërie, në vend e në emër të nderimit hyri përulja, në vend e në emër të respektit hyri lakmia dhe ambicia. Ky ka qenë një nga deformimet më të thella dhe një shkallmim i vërtetë i vlerave dhe i karaktereve njerëzore. Kjo vepër arriti t’i jepte goditjen e parë këtyre marrëdhënieve krejtësisht të shtrembëruara midis të drejtës së njeriut dhe të drejtës së shtetit. Ai e ktheu përmbys, piramidën shtetërore dhe për herë të parë nomenklatura e ndereve denoncohej si shkallëzim i fajit dhe i përgjegjësive; që hierarkia e lavdisë karakterizohej si hierarki e turpit; që vlerat e vërteta njerëzore kërkoheshin jashtë korpusit kryesor të piramidës së shtetit, jo brenda saj. Në vijim po paraqesim disa fragmente që përcjellin situatën e lartpërmendur.

Mark-Alemi s’kishte gabuar. Dukej menjëherë që ishte një nëpunës i ri, ashtu siç kishte qenë ai vetë para një muaji. -Ke qenë sëmurë?- e pyeti pasi gjerbi kafen, i habitur dhe vetë nga siguria e tij. -Dukesh shumë i zbehtë. -Jo zotni, - u përgjigj tjetri, duke e lënë në çast kupën e salepit mbi tryezë. –Por....kemi shumë punë dhe...

192 Kuçuku, B. Botuar si parathënie e romanit “ Pallati i Ëndrrave”, Tiranë 2009, f.26.

103

Page 116: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

-Mark-Alemit iu duk se edhe disa tundje të tilla dhe qafa e tij e hollë nuk do të duronte më, po do të thyhej. Për dy muaj ke arritur te bëhesh kockë e lëkurë, mendoi Mark-Alemi. Si do të bëhej vallë ai vetë pas ca kohe? (P. Ë., f. 114-115)

Një copë herë eci si i trallisur nëpër galerinë e pafund të katit të parë. S’kishte pse të ngutej dhe mund të ecte gjer atje, për të mos u mbyllur para kohe ne sallën e neveritshme të punës. Galeria ishte krejtësisht e shkretë, pasi ngriti kokën nën të si nën ndonjë humnerë, po bëhej gati të kthehej, kur iu duk se ndjeu një zhurmë në atë shurdhëri. (P. Ë., f. 125)

Kishte përshtypjen se në fytyrë e kishte ende nënqeshjen shpotitëse me të cilën i qe dukur se ishte zgjuar atë mëngjes. Ishte ngritur nga gjumi për t’u nisur me ngut në Tabir Saraj, zyrat e famshme që merreshin me gjumin dhe ëndrrat, dhe kjo mjaftonte që cilitdo në vendin e tij, bashkë me hutinë t’i shkaktohej ajo nënqeshje. Kishte qenë nata e tij e fundit kur kishte shijuar gjumin e mirëfilltë njerëzor. Këndej e tutje, gjithçka do të ishte ndryshe. Ishte gjithsesi e çuditshme, veçse ai kishte shumë ankth për të nënqeshur vërtet. (P. Ë., f. 36)

E kujtoi zbritjen e shkallëve të veshura me qilim të kuq, dy orë më pas, në kohën që nëna me shërbyesen e prisnin për të ngrënë. Atë ditë përpara se të hynte në dhomën e bukës, ishte futur në kthinën e madhe të bibliotekës, sixhadeja ngjyrë qielli e së cilës kishte qenë përherë qetësuese për ankthet. Por atë mëngjes ajo s’kishte mjaftuar. Ishte aruar te raftet e librave për të kërkuar, siç bënte përherë në kësi rastesh, fletoren e trashë, në mbulesën e së cilës nën një Q të madhe të praruar ishte shkruar Qyprillinj den baba den”. Nën të, me një shkrim të lakuar, si prej dore ojnatare, nga ato që unazat e shumta e pengojnë të mbajnë penën, ishte shtuar fjala frënge, “Chronique”. Mark-Alemi mori frymë thellë, si për ta mbajtur edhe pak kujtimin e shtëpisë, por ai po e linte me shpjetësi në mëshirën e ankthit. (P. Ë., f. 39)

Dyshimi e kapi menjëherë. Mos e kam gabim, mos nuk është kështu, përsëriti me vete. Pas pak iu duk se ishte i sigurt që zbërthimin e kishte bërë gabim. Balli iu mbush me djersë të ftohta dhe me sy krejt të mekur po vështronte ata rreshta që dora e tij i kishte shkruar me gjallëri pak kohë më parë dhe tani i ngjanin të huaj e armiqësorë. Ç’të bënte? Njëherë tha: në dreq të vejë, kush do t’i japë kaq rëndësi asaj midis dhjetra-mijëra ëndrrave që përpunohen këtu, dhe u mat ta linte fletën ashtu siç qe, po në çastin e fundit dora u tërhoq prapë. ( P. Ë., f.110-111)

Vënia e elementeve të shumta letrare në gjendje simbiotike me njëri tjetrin, janë një tjetër çelës që Kadareja përdor për hapjen dhe ndriçimin e kthinave brendastrukturore në narrativën e tij letrare. Në romanin “Pallati i Ëndrrave”, autori përgjatë gjithë strukturës narrative, bën shtrirjen e gjendjeve të tilla simbiotike. Më së shumti bie në sy

104

Page 117: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. atmosfera e përshkruar, në simbiozë me mjetin letrar të dialogut. Ja një dialog tipik në vepër:

-Ai nuk është vetëm një nga zyrat më të vjetra të shtetit; për mendimin tim, ai pavarësisht nga emri i bukur që ka, është zyra më e tmerrshme. -Ka edhe të tjera zyra më të tmerrshme, - e kundërshtoi kushëriri.

-Kurti buzëqeshi. -Po tmerri i tyre është i zbuluar, - tha ai. Lemeria e tyre nxin që tutje,

kurse Tabir Saraji është tjetër gjë. -Turmat e pafundme vërtet nuk qeverisin, -vazhdoi ai, - por kanë një vegël me anë të së cilës ndikojnë në të gjitha punët, aventurat dhe krimet e shtetit, dhe ky është Tabir Saraji. (P. Ë., f. 88) “Në krijimin e figurave-personazhe të Kadaresë ka mprehtësi dhe gjerësi vizioni,

forcë imagjinative, intuitë; struktura e saj i nënshtrohet një konceptimi origjinal, përmes mënyrave nga më të ndryshmet të lidhjes e kombinimit të fjalëve, njësive frazeologjike, veprimeve të shprehura prej tyre, ngjarjeve, etj., me anë të të cilave shkrimtari jep lëvizjen e jetës së jashtme dhe të brendshme të personazhit. Në poetikën e romanit të Kadaresë vepron logjika e bashkimit zinxhir, sipas së cilës çdo fjalë, çdo veprim e çdo mendim fiton vlerë të veçantë në mekanizmin e ndërtimit të figurës – personazh. Kjo e fundit, duke u shfaqur si një sistem mjetesh ligjërimore, që kanë hyrë në raporte të veçanta midis tyre, është në të vërtetë sistemi i të menduarit artistik të Kadaresë”193. Kjo shihet edhe në ndërtimin e figurës së Mark – Alemit. Karakteristikë e ndërtimit të kësaj figure janë paradokset, të cilat fillojnë që me emërtimin e tij, bashkimin e dy emrave, i pari emër i krishterë, i dyti emër mysliman. Por specifika e këtyre emrave shkon përtej përkatësisë së tyre fetare, Mark është emri i njërit prej dishepujve të Krishtit, shkruesi i njërit prej katër ungjijve, e tërë filozofia krishtere qëndron mbi këto katër shtylla. Simbolika që përcjell ky emër është e thellë dhe e madhe. Emri i Markut paraqitet si reminishencë asociative, emër ky që i jep vlera personalitetit psikologjik të personazhit, emër ky që, nëpërmjet analogjisë, përshkruan forcën e karakterit të Mark-Alemit. Alem është emri i tij i dytë, i cili për nga rëndësia nuk qëndron aspak pas të parit. Alem është njëri nga epitet e shpeshta që i vendoset, gjatë ligjërimit ose lutjes, Zotit. Allahu – alem, ka kuptimin Zoti i gjithëdijshëm. Pra, alem do të thotë i gjithëdijshëm. Duke pasur parasysh se Kadare, të shumtën e herëve gjatë ndërtimit të veprave të tij, asgjë nuk i lë rastit, atëherë konsiderohet se kjo zgjedhje është bërë për të pasur një funksion.

Për më tepër, ajo çka e bën edhe më dramatike stilin e autorit në këtë vepër është fundi i jetës së Mark-Alemit, në kulmin e karrierës së tij. Kur e zbrazim shikimin tonë në thellësinë e kësaj ekzistence do vërejmë se sa më shumë që Mark Alemi i ngjit shkallët e hierarkisë aq më lehtësisht ai bëhet pre e kësaj fuqie makabre, duke u kthyer madje, pa dashjen e tij, në bashkëfajtor kundër vrasjes së të ungjit.

Personazhi, në kulmin e karrierës së tij, në emërimin si drejtori i pallatit të ëndrrave, parandien fundin e jetës së tij, një fund ky i pashmangshëm. Autori përshkallëzon mallkimin në familjen e Qyprillinjve, ku çdo brez është i destinuar të ketë

193 Dado, F. “Teoria e vepres letrare”. SHBLU, Tirane 2003, f. 296.

105

Page 118: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. kurbanin e vet. Ashtu si Kurti, ungji i Mark-Alemit, të cilit iu dha dënim me vdekje, edhe Mark-Alemi po shkon drejt fundit të tij duke u bërë viktima e rradhës së familjes së Qyprillinjve. Fatalieti është shoqëruesi i vazhdueshëm i familjes së Qyprillinjve dhe ky fatalietet nuk hoqi dorë nga ata, por përkundrazi vazhdon t’i ndjekë hap pas hapi, pavarësisht, prerjes së flokëve, si tek grekët e lashtë, siç thotë autori, apo ndërrimit të mbiemrit nga Uraj në Qyprillinj. Fati tragjik i Mark Alemit ishte një paralajmërim për fatin e gjithë shqiptarëve që jetonin si skllevër të mbajtur peng nga tirania e kohës. Por Ja si e përshkruan gjendjen e rënduar dhe tronditjet e vazhdueshme psikologjike të personazhit, të përjetuara si pasojë e sistemit:

Atje tani duhet të ketë rënë dëbora e parë.....Nuk shtoi gjë tjetër vetëm se e ngriti penën me forcë, thua se ajo do t’i mbetej e do t’i ngrinte aty si e zënë në kurth. Iu desh të kalonte turbullira e çastit për të shkruar pastaj fare shkurt, me fraza të ngjashme me stilin e kronikës, dënimin e Kurt Qyprilliut me emërimin e atij vetë në krye të Pallatit të Ëndrrave. Pastaj pena i mbeti prapë në dorë, ndërsa mendja i shkoi tek ai stërgjysh i largët me emrin Gjon, që shumë shekuj më parë, në një dië dimri, merrte pjesë në ndërtimin e një ure, e bashkë me urën ndërtonte mbiemrin e vet. Në atë mbiemër, si në një kumt të fshehtë, qe paralajmëruar fati i Qyprillinjve nga brezi në brez, Që ura të qëndronte, në themelet e saj kishte kërkuar një pré. Kaq kohë kishte kaluar, megjithatë spërkatja e atij gjaku mbërrinte që larg, gjer tek ata. Që të qëndronte ura....Që të qëndronin qyprillinjtë, ata që duhej të quheshin Urajt... Ndoshta pikërisht për këtë arsye, njëlloj si grekët e vjetër që, kur shoqëronin varganin mortor, i prisnin flokët e tyre në mënyrë që shpirti i të vdekurit në rast zëmërimi të bëftë, të mos i njihte dot për t’i dëmtuar, ashtu edhe Qyprillinjtë e kishin ndërruar mbiemrin, për t’iu shmangur kështu njohjes prej urës. Ai e dinte këtë, megjithatë, njëlloj si në atë darkën e fatale, ndjeu prapë dëshirën djegëse të flakte maskën mbrojtëse, atë lëvozhgën lindore, për të marrë një emër nga ata të hershmit, të krishterët, që ndillnin rrezikun e ndiqeshin prej fatalitetit: Pjetër, Zef, Gjorg. Dhe, ashtu si atëherë, përsëriti me vete: Mark Ura, Gjorg Ura, ndërsa penën e mbante ende në dorë, thua se mëdyshej të nënshkruante apo jo me të në “Chronique”-n e lashtë. (P. Ë., f. 231)

Paskan çelur lulet e bajames, mendoi me mallëngjim. Deshi të tërhiqej në çast në thellësi të karrocës, ashtu siç kishte bërë gjithmonë, sa herë që kishte diçka e kishte ndjellë përjashta, por s’mundi të lëvizte dot. Çeljen e motit, ngrohjen e reve, lejlekët dhe dashurinë, ai i kishte ditur që ishin aty, dy hapa larg, por kishte bërë sikur s’i kishte parë, i trembur se mos ato e nxirrnin nga magjepsja e Pallatit të Ëndrrave. I qe dukur se ishte strehuar aty pikërisht për t’u mbrojtur dhe, në çastin kur i joshur prej jetës do të dilte nga ai strehim, pra në çastin e tradhëtisë, trullosja do të merrte fund dhe pikërisht atëherë

106

Page 119: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

ata do të vinin ta merrnin, kur era të frynte kundër Qyprillinjve, ja, në një fund pasditeje të tillë, ashtu si Kurtin, ndoshta më qetësisht, për ta çuar atje prej nga nuk kthehej më askush. (P.Ë. f. 232).

3.4.4 Analogoni i dosjes

Me funksion të veçantë ideor dhe emocional është fjala dosje, ndër katër fjalët më vepruese, krahas fjalës ëndërr, Qyprillinj dhe shtet. Në kuptimin e drejtpërdrejtë në tekst, fjala dosje shënon mjetin ku ruhen ëndrrat e shkruara, ndërsa simbolikisht mjetin, ku janë dokumentuar prej hetuesisë mendimet e lirë, kundër, dhe gjithë procesi i fshehtë që e shoqeron atë. Kja fjalë, në socializëm, mori një kuptim politiko-juridik te ri. Zakonisht,përdorej në shprehje të tilla: është me dosje, i është hapur doje, e ka dosjen plot, i është mbyllur dosja, etj, të cilat kishin kuptimin e mbikëqyrjes dhe të heimit për shkak të dyshimit ndaj dikujt. Në të ishte edhe subjekti pasiv, i pakënaquri, bëmat dhe fjalët e tij, pra,viktima, edhe subjekti veprues, mbikëqyrsi dhe informatori denoncues, simbol i njërës nga dukuritë më të rëndësishme, të totalitarizmit komunist kundër lirisë së mendimit dhe të vëprimit. Për shkak të përdorimit të madh, 131 herë, gati në çdo faqe, mund të quhet edhe romani i dosjes, dmth. Është institucioni i mbikëqyrjes, hetimit dhe dënimit. Po ashtu, institucioni i Pallatit të Ëndrrave është institucioni i mbikëqyrjes, mbledhjes, studimit dhe nxjerrjes së përfundimeve prej tyre për ushtrimin e dhunës shtetërore. Ajo risjell parasysh 131 herë procesin e përpunimit të ëndrrës, mbyllur në kafazin zyrtar, dhe, po aq, përmes analogonit – rrëfimit simbolizues, rishfaqet 131 herë vizioni i denoncimit, mbikëqyrjes, hetimit, duke projektuar në perspektivë dënimin e mundshëm. Këto vizione, në tekst, nuk janë pak për të përftuar idenë shtypëse të mbikëqyrjes totale/tërësore. Fjalët-terma të këtij lloji, të shtresëzuara stilistikisht sipas fushave, krijojnë vizionin e shkallave administrative përkatëse, ndërsa, të gjitha së bashku konturet e pushtetit totalitar komunist, në shëmbëlltyrën e përgjithshme të totalitarizmit osman.

3.5 Alegoria e ferrit në vepër

Pallati i Ëndrrave është më tepër se një simbol, që shumëfishon idetë. Në tërësinë e vet të domethënieve është një alegori e madhe, të cilën Kadareja e quan ferr. “Kishte kohë që më joshte projektimi i një skëterre, shkruan në “Ftesë në studio”. Ndaj kur nisa të shkruaj “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, ose më saktë, kur isha duke menduar kapitujt e mesit, me një hare e frikë njëkohësisht, pashë se padashur po realizoja ëndrrën e vjetër: në të gjithë strukturën e romanit tim, si një plan i dytë spikaste skëterra. Sa më shumë e mendoja, aq më i qartë më bëhej. Ishte njëlloj mbretërie vdekjes, ku në mos ne vetë, ishte gjumi dhe ëndrrat tona, pra një pjesë jona që gjendej ndërkaq matanë, në kownqë ne ndodheshim këtej. Të gjitha elemnetet e ferrit të grekëve të vjetër ishin aty: Terri, squllosja e trishtë e gjithçkaje, ngritja e kohërave, ecja e tyre mbrpsh, mbetja në vend”194.

194 Kadare, I. “Ftesë në studio”, Naim Frashëri, Tiranë, 1990, f 176.

107

Page 120: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Disa përbërës themelorë janë të ferrit grek dhe dantesk. Mark-Alemi, ngjashëm me apostullin Shën Pali, nga jeta e zakonshme- parajsë hyn atje, nga ku nuk dilet më, si në ferrin e Dantes. Vozitësit e arkëmorteve të ëndërrparësve përjatë mesoreve janë karontët anonimë, dhe Luçiferi, është Kurti tjetërmends, kryengritës që pritet195. Ferri i Kadaresë, pohon studiuesi Zhil Banderie196, ka ndërtim horizontal, që e dallon prej atij dantesk me ndërtim vertikal. Mirëpo, për ne, më e rëndësishme është planimetria e abstraksionit, rrathët e padukshëm të hierarkisë psikologjike dhe administrative, e cila kurdoherë është vertikale, edhe kur zyrat përkatëse, janë në të njëjtin rrafsh. Shkrimtari, në sqarimet e veta, vë në dukje një lloj shkallëzimi administrativ, sektorët nëpër të cilët kalonin, shoshiteshin e interpretoheshin ëndrrat197. Arkitektura e tij, sipas shkallëve zyrtare:

7.Drejtori 6.Kryeëndërrorët 5.Arkivi 4. Interpretimi 3.Seleksionimi 2. Grumbullimi. Kopisteria (Shkruesi). Dhoma e veçimit ose Hetuesia. 1. Bufeja nën tokë. Dalja e sekretit. Prandaj, më tepër se në horizontalizmin arkitekturor qëndron në vertikalizmin e hierarkisë pushtetërore, që hedh projeksionin e vet vertikal në vetëdijen e personazheve. Ferri i vërtetë është i pushtetit dhe i vetëdijes së tmerruar prej trysnisë së tij, në përputhje edhe me llojin e personazheve, që vuajnë psikologjikisht dhe jo fizikisht. Ndëshkimi i heronjve të Dantes rëndohet, duke kaluar nga njëri rrathë në tjetri, ndërsa sfilitjet e Mark Alemit, duke kaluar nga Seleksionimi, në Interpretim dhe Arkiv arrijnë deri në pragthyerje njerëzore. Kur ngjitet ne majë, në drejtimin e Pallatit të Ëndrrave, prej nga mban në duar natën e botës, i shfaqet vegimi i varrit të vet, skaji i fundit i vuajtjeve. Vertikalizmi i tyre, i dendur dhe i rënduar, është kahu i rrymës kryesore emocionale.

3.6 Absurdi si fenomen i sistemit totalitar

Përdorimi i absurdit, gjithashtu, është një nga veçoritë që e karakterizon këtë vepër. Duhet theksuar se pjesa më e madhe e fjalorëve si atyre të letërsisë, filozofisë e arteve dramatike, absurdin e përcaktojnë si diçka që del jashtë të menduarit logjik e të shëndoshë. Ekzistenca e një institucioni si Pallati i ëndrrave, për më tepër roli thelbësor që luan ky institucion në jetën politike dhe shoqërore të shtetit dhe duke qenë se i tërë romani trajton temën, motive, ngjarje e rrethana, të cilat lidhen drejt për drejt me funksionalizimin dhe vendimet e tij, tregon se situatat absurde do dalin përtej Pallatit të ëndrrave si institucion dhe do të zënë vend në shumë pjesë të romanit. Mbledhja e ëndrrave dhe dërgimi i tyre në Pallat, përbën stadin e parë të ndërtimit të absurdit. Duke qenë se ëndrrat, siç e kemi përmendur më lart, janë produkt i

195 Kuçuku, B. “Pas eklipsit letrar”. Letërsi shqipe bashkëkohore. Botimet Toena, Tiranë,2014, f. 251. 196 Gilles Bandérier “Kadareja dhe Dantja”, “Drita” 28 janar, 1996, përktheu:Ilia Lëngu (Revue de littérature comparée”, 1995/2). 197 Kadare, I. “Ftesë në studio”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, f. 175-176.

108

Page 121: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. pavetëdijshëm, duke qenë se nuk shprehin veprime reale dhe si pasojë as rrezik real, duke qenë se interpretimi i tyre është tërësisht subjektiv e si pasojë jo i vlefshëm për t’u marrë parasysh, përmes absurdit paraqiten situata, që të para nga aspekti i ndërtimit logjik, në dukje të parë dalin si qesharake, por që janë të ngarkuara me dozë të tillë emocionesh e të shoqëruara me një ligjërim tipik që nuk lë vend për hamendësime, por shtron përpara lexuesit ngjarje që dramatizohen e madje marrin edhe përmasa tragjike. Aq sa është absurde ekzistenca e një institucioni të tillë, është absurde edhe rëndësia e madhe që i kushtohet rezultateve që dalin nga puna që ai bën. Autori me anë të fragmentit të mëposhtëm, na paraqet fajësimin e drejtpërdrejtë të hiearkisë absurde të mbikyqyrjes, e cila ka arritur kulmin e saj për sa i përket survejimit të gjumit, ku nuk lejohet depërtimi i askujt, e për më tepër i mekanizmave shtetërore. Kështu, në roman vërehet dukshëm frustrimi psikologjik, frika dhe tmerri nga dënimi i pabazuar në ligj, i cili mund t’i ndodhte kujtdo pa paralajmërim dhe këtë e shikojmë në roman përmes ekzekutimit të kurtit, i cili ekzekutohet me prerje koke. Gjykimi dhe ekzekutimi i tij jepet me një paragraf në vepër, duke paraqitur rrathët viciozë të absurdit që ndërtohen mbi njëri-tjetrin. Këto ide na paraqiten kështu në vepër:

Njerëzit mund t’i fajësosh për shumë gjëra, e sidomos për përtaci. Por kurrsesi për gjumë. Të gjithë flenë, i dashur mik, qysh nga fillimi i botës, e kështu do të flenë gjer në mbarim të saj. Mark-Alemi deshi të qeshte për mirësjellje, por nuk mundi.

...Kurti qe dënuar me vdekje. Lajmi i prerjes së kokës së tij porsa kishte mbërritur.

Por ajo çka paraqitet edhe më absude është veçimi dhe si përfundim, vdekja nga torturat e shitësit të perimeve, ëndrra e të cilit u zgjodh si bashëndërr. Në këtë vepër theksohet me nota të larta njeriu dhe mundi i tij për ekzistencë. Situatat i kalojnë kufijtë e normales dhe arrijnë në kulmin e absurdit, për të vazhduar deri në një flijim klasik. Vetëm po të shihet vdekja tragjike e Kurtit e më pas edhe ajo e perimeshitësit do të kuptojmë se deri ku kalon mendja shkatërruese e njeriut, e në anën tjetër vuajtja absurde e njeriut tjetër. Ky binom duket se na dërgon deri te ekzistenca e dy botëve brenda të të njëjtit planet. Shumë ngjarje në këtë roman zhvillohen në mënyrë shumë paradoksale dhe situatat e pakuptimta nuk kanë fund.

Në ato dhoma mbyllen vetëm ëndërrparësit, që siç mund ta dini, Tabir Saraji e quan te nevojshme t’i thërresë për të dhënë shpjegime plotësuese rreth ëndrrës që kanë dërguar këtu. (P. Ë., f. 116)

Ndërsa ngjiste shkallët, Mark-Alemit nuk i hiqeshin nga mendja ato që i kishte thënë kopisti. Ç’ishin vallë ato dhoma veçimi? Në vështrimin e parë dukej si diçka e marrë, krej pa kuptim, po nuk duhej të ishte ashtu. Ky ishte, pa dyshim, një lloj burgimi. Po pse? Kuptohet që nga ajo ëndërr s’kishte mbetur asgjë në kujtesën e tij, kishte thënë kopisti. Kjo duhet të ishte ndoshta arsyeja e vërtetë e burgimit të ëndërrparësit: që të harronte ëndrrën e tij. Marrje në pyetje sfilitëse ditë e natë, mbushje

109

Page 122: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

procesverbalesh të pafundme, kërkime kinse saktësimesh për diçka që s’mund të ishte kurrë e përpiktë, siç është ëndrra, gjersa kjo e fundit shpërbëhej e të humbte përfundimisht në kujtesën e ëndërrparësit. Me një fjalë, një larje trush, mendoi. (P. Ë., f. 118)

Në dhomat e veçimit vazhdonte pyetja e shitësit të perimeve. Procesverbali i tij kishte kaluar të tetëqind faqet dhe ende ishte larg mbarimit. Një ditë e kërkoi t’ia sillnin dhe me orë të tëra u mor me të. Ishte hera e parë që shikonte një procesverbal të tillë. Qindra faqet ishin të mbushura me gjithfarë hollësish të jetës së përditshme të perimtarit. Atje ishin shënuar të gjitha pa përjashtim: llojet e perimeve e të barishteve, lulelakrat, specat, sallatat, lakrat, mbërritja e tyre, shkarkimi, freskia, firot e shkaktuara nga kalbja, koha e vyshkjes, grindja me katundarët për të gjitha këto, lëvizja e çmimeve, trillet e blerësve, bisedat e tyre, brengat shtëpiake që zbuloheshin nga ato, shtrëngesa ekonomike, sëmundjet e fshehta, mëritë, krizat, krushqitë, gjithfarë thashethemesh të dëgjuara gjysma-gjysma, fraza pijanecësh të orëve të vona, fshesarësh, endacakësh, fjalë kalimtarësh të panjohur, të mbetura, kushedi pse, në ndërgjegje, dhe prapë moria e barishteve, e spinaqeve, shija e tyre në fillin apo në mbarim të stinës, spërkatja me ujë për t’ua ruajtur freskinë, kokëtrashësia e fshatarëve që i sillnin, ngrindjet për çmimet, për firot, bulëzat e ujit, vesa sipër sallatës, që rriste megjithatë peshën, trillet e amvisave, bisedat, thashethemet, gjithçka që fillonte nga e para dhe që dukej sikur s’do të kishte fund kurrë. (P.Ë., f. 226)

3.7 Simbolika e ëndrrës dhe pallatit

Në romanin “Pallati i Ëndrrave” nuk rrëfehet thjesht për ngjarje a dukuri të jetës, siç ndodh zakonisht në prozë, por rrëfehet, në rradhë të parë, për dy dukuri të simbolizuara që janë: ëndrra dhe pallati i ëndrrave. Prandaj dhe rrëfimi i tij është simbolizues, që do të thotë se ka edhe kuptime të tjera, të tërthorta. Në Perandorinë Osmane, të shtrirë në tri kontinente, të gjithë merren me ëndrrat, që nga njeriu më i humbur i Allahut deri te Veziri. Perandoria që përshkruhet është perandoria e ëndrrës, ku qenia e shtetit dhe e njeriut varet prej saj. Njerëzit janë të hipnotizuar prej ëndrrës, që ka zëvendësuar jetesën e përditshme, punën dhe marrëdhëniet e zakonshme familjare, intime e shoqërore dhe besojnë se nëpërmjet saj mund të gjejnë lumturinë. Përdorimi i fjalës ëndërr në këtë rast luan rol të dyfishtë. Si element i pavetëdijes, dëshira për kontrollimin e saj, tregon maninë skizofrene për të pasur nën kontroll gjithçka, madje edhe të pakontrollueshmen. Tregon tiraninë në formën e saj më të plotë që do të skallavërojë edhe atë pjesë të qenies njerëzore që as vetë natyra e tij s’e drejton dot, tregon një sistem të hekurt diktatorial e totalitar që shpik mekanizma nga më të paimagjinueshmit për të vendosur kontroll absolut, qoftë edhe mbi grimcat e fundit intime që mund të ekzistojnë në qenien e subjekteve të tij. Nga ana tjetër fjala ëndërr, jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në shumë gjuhë tjera të botës, ka edhe kuptimin e dëshirës, idealit, qëllimit të synuar. E parë në këtë plan, fjala ëndërr del nga kuptimi i saj sistematik dhe merr një vlerë tjetër kuptimore. Në këtë

110

Page 123: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. rast, ëndrra nga produkt i pavetëdijes kthehet në ëndërr e cila udhëhiqet nga vetëdija. Klasifikimi i ëndrrave individuale dhe atyre kolektive lidhet pikërisht me përdorimin e fjalës ëndërr në kuptimin e qëllimit të synuar. Seleksionohen individët e dëmshëm për shtetin, ashtu siç seleksionohen edhe grupet e ndryshme që konsiderohen si rrezik i mundshëm për organizimin e komploteve ndaj pushtetit dhe kreut të këtij pushteti. Fjala ëndërr, më vepruesja në zhvillimin e domethënieve dhe të strukturës së brendshme shfaqet 295 herë. E pranishme një, dy dhe më shumë herë në secilën faqe, zotëruesja e parë, e vesh çdo qelizë e njësi strukturore me velin e shumëngjyrshëm simbolik, grotesk, paradoksal dhe absurd. Për këtë arsye, “Pallati i Ëndrrave” është roman i ëndrrës, sikundër e ka në titull. Në këtë mori kontekstesh zbulohen kuptime, nuanca dhe funksione kuptimorë mjaft të larmishëm. Nga milionat e përpunuara, të vlefshme janë vetëm ato që parathonë fatin e shtetit. “Historia e shteteve është historia e përpunimit të ëndrrave, Pallati i Ëndrrave, nuk është ëndërr, por një nga bazat e shtetit”198, Ëndrrat e vjetra osmane janë të shenjta....,sepse kanë qenë gurët e themelit të shtetit”199. I ashtuquajturi proces i përpunimit të ëndrrës: vjelja, mbledhja, seleksionimi, klasifikimi, interpretimi dhe, më në fund, vendimi që buron prej tij, përbëjnë zinxhirin simbolik të mbikëqyrjes tërësore, të hetimit dhe të dënimit për mendimin e lirë. Tërë procesi ka shenjat karakteristike të mbikëqyrjes dhe të hetimit të shkeljes ligjore apo të krimit. 1. Ëndërrparja shënohet sipas kërkesave të rregullta të një akti juridik hetimor, me emrin e ëndërrparësit, profesionin, banimin, pashallëkun, nënprefekturën, qytetin a fshatin ku është parë, me kohën kur është parë, me datën, orën e përafërt. 2. Ëndrrat mbahen në dosje, e cila studiohet me kujdes të madh si dosja e të hetuarit. Dosja e ëndrrave është e njëllojtë me dosjen hetimore. 3. Ëndërrparësit i dërgohet një fletëthirrje si të dyshuarit për t’u paraqitur në Pallatin e Ëndrrave. Plotësimi dhe verifikimi i ëndrrës është i ngjashëm me procesin hetimor; fletëthirrja për t’u paraqitur në Pallatin e Ëndrrave është e njëjtë me fletëthirrjen për t’u paraqitur në hetuesi. 4. Kryeëndra është metaforizuar me nëpërkën vdekjeprurëse që kafshon, me Kont Ugolinin, që hante në ferr kokën e kundërshtarit politik. Kryeëndrra është shkaku i dënimit me vdekje. 5. Ëndërrparësi i kryeëndrrës është viktima fatale. Ndërsa, Pallati i Ëndrrave, ku përpunohen ëndrrat për të shpëtuar shtetin dhe sulltanin, është mëshirim simbolik i institucionit kryesor të shtetit totalitar, i cili në një anë përhap indoktrinimin, kurse, në anën tjetër, përndjek edhe shenjën më të vogël të mendimi të lirë. Si çdo pallat, edhe Pallati i Ëndrrave, në kuptimin simbolik, shënon, një institucion të stërmadh mbizotërues dhe mbisundues. Pallati i Ëndrrave konkretizon mitin e diktatorit bashkëkohor, të gjithëpushtetshëm, gjoja të pagabueshëm, dhe, njëherësh, konkretizon mitin e të gjithë diktatorëve të tillë. Në krahasim me ëndrrën, që është e panjëmendtë dhe e papërcaktuar, ky, që në titull, është i njëmendët dhe deri diku i përcaktuar prej emrit pallat. Edhe pse figurë tërësisht kadareane, gjithsesi e ka gjedhen e vet historike, institucionet totalitare, konkretisht, Pallatin e Komitetit Qëndror dhe Ministria e Punëve të Brendhsme të atëhershme, por, për shakak të censurës, përcaktorët

198 Kadare, I. “Pallati I Ëndrrave”, Onufri, Tiranë, 2011, f. 18. 199 Po aty, f. 146-147.

111

Page 124: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Komiteti Qendror dhe Ministria e Punëve të brendshme janë zëvendësuar gjuhësisht me përcaktorin më të pakapshëm, i ëndrrave, duke e shndërruar në simbol grotesk dhe fantazmagorik të institucionit ideologjik-hetimor200. Për të ka një varg përcaktimesh të drejtpërdrejta. Në një shkallëzim kuptimor do të radhiteshin, kështu: Tabir Saraji, Pallati i Ëndrrave, Tabir Total, Tabir i Fshehetë, Pallati misterioz i Ëndrrave, i mbushur me gjithfarë fytyrash të rrezikshme, Pallat i mallkuar; Pallati i Ëndrrave qëndron më jashtë vullneteve njerëzore, është më i jashtarsyeshmi, më i verbri, më fatali, pra, edhe më shtetërori. Puna atje është çmenduri, me nënkuptimin, se, Pallati është çmendinë, institucioni më i marrë i shtetit, përbindësh, ferr201. Pallati i Ëndrrave duke qenë shëmbëlltyrë e institucionit indoktrinues, mbikqyrës/hetimor e gjykues totalitar, është vetvetiu shëmbëllyes i harmonisë negative, me arkitekturën e kupolës gjithëpërfshirëse dhe të piramidës së nënshtrimit. Edhe në kuptimin thjesht gjuhësor, si çdo lloj pallati instituticion, ashtu edhe ky, shënjon një institucion të madh mbizotërues dhe mbisundues. Pallati i Ëndrrave, cilësohet një nga institucionet themeltare të shtetit mbretëror; një nga bazat e shtetit; Kush ka në dorë Pallatin e Ëndrrave, ka çelsat e drejtimit të shtetit202. Pallati i Ëndrrave ka përputhje, megjithëse jo torësore, edhe me shkallarët e psikikës, që simbolizon pallati në vetvete. Nga tri shkallaret e saj: pavetëdijen (fshehtësinë), vetëdijen (pushtetin dhe diturinë) dhe mbivetëdijen (thesarin ose idealen), në shtrirjen e vet të gjerë, mbart dy prej tyre: pavetëdijen (fshehtësinë) dhe vetëdijen (pushtetin). Dhe këto nuk janë ndonjë pjesë e “mbetur” rastësisht nga brendia e tij universale, por shtresa më e thellë psiko-filozofike, e paramenduar prej shkrimtarit. “Përveç mbikëqyrjes, prej pushtetit, të gjumit njerëzor, pra, të pjesës më të pambikqqyrshme të njeriut, në këtë roman, pohon shkrimtari, kam dashur të prek zona më të ndërlikuara, duke shtruar, për shembull, pyetjen se cila bottë kontrollon tjetrën. Bota e anktheve, e ëndrrës, e pavetëdijes kontrollon botën e vetëdijes apo e kundërta203 dhe më tej “një çështje, pothuajse tabu, sidomos për ne shkrimtarët e Lindjes, fajësinë e popullit”204. Marrëdhëniet e tyre, ku herë duket se vetëdija kontrollon pavetëdijen, dhe, anasjelltas, herë të tjera duket se pavetëdija kontrollon vetëdijen, zhvillohen nëpërmjet një rrjedhe përsiatjesh të luhatshme, këmbyes, dhe, po aq intriguese, përgjatë fabulës. Edhe ëndrrat, edhe anktht, në fund të fundit, sipas shkritarit, është ajo që i zgjedh bota e vetëdijes, e pushtetit) për t’i ngjitur në sipërfaqe...Është ajo që zgjedh në humnerë atë që i duhet205.

3.8 Transmetimi i analogjisë gjuhësore në përkthim Siç e kemi theksuar edhe në çështjet e mësipërme, një nga përftesat kryesore të romanit Pallati i ëndrrave është analogjia. Në roman kemi dy lexime të mundshme, njëri që i referohet periudhës së Perandorisë Osmane, dhe një lexim që nuk i referohet kësaj

200 Kuçuku, B. “Pas eklipsit letrar”. Letërsi shqipe bashkëkohore, Botimet Toena, Tiranë 2014, f 247. 201 Po aty, f 248 202 Po aty, f 249. 203 Ismail Kadare “Dialog me Alain Bosquet”, Onufri, Tiranë, 1996, f.150-151. 204 Po aty, f 153-154. 205 Kuçuku, B. “Pas eklipsit letrar”. Letërsi shqipe bashkëkohore, Botimet Toena, Tiranë 2014, f . 250.

112

Page 125: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip- anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. periudhe. Ky lexim i dytë na shfaqet nëpërmjet shenjave të përshkrimit dhe të rrëfimit të cilat nuk i përkasim Perandorisë Osmane. Këto shenja i referohen bashkëkohësisë, pra sistemit totalitar në Shqipëri dhe ne do të shohim se si këto shenja transmetohen në gjuhën angleze tek lexuesi i huaj, veçanërisht tek ai perëndimor, i cili nuk mund të dijë për realitetin e diktaturës shqiptare dhe diktatorëve lindore dhe për më tepër përjetimit të këtij realiteti nga populli shqiptar. Sikurse, e kemi përmendur dhe shpjeguar në çështjen e mësipërme dukurinë e analogjisë, do të shtonim gjithashtu se analogjia është një lloj interteksti, dhe dimë që interteksti varet nga intuita e lexuesit. Siç shkruan dhe Eco: “[...] kur një tekst bazohet në dinamikën e referimit ndërtekstual, doemos që mundësia për të pasur një lexim të dyfishtë do të varet nga gjerësia e njohurive enciklopedike të lexuesit, çka mund të ndryshojë sipas rasteve.”206 Si transmetohet kjo analogji te lexuesi, i cili mbase nuk zotëron enciklopedizmin për ta njohur?

Le të shohim së pari analogonin e përftesave gjuhësore që i përkasin realitetit shqiptar dhe përkthimin e tyre në anglisht:

Zyrat qendrore - Ministries Pallati i Ëndrrave – the Palace of Dreams Banka qendrore – Central Bank Nënpunës – Clerks Zyrë qeveritare – government office Fletë rekomandimi – letter of recommendation Leje e veçantë – special pass Institucionet themeltare të shtetit tonë mbretëror – one of our great imperial

state’s most important institutions Degët e bazës – provincial sections Ministër i Jashtëm – Foreign Minister Mbikëqyrës – inspector Raport policie – Police report I krijuar me nxitjen e drejtpërdrejtë të sulltanit sovran – created directly by the

reignin sultan Bashëndrra – Master Dream

206 Eco, U. “Të thuash gati të njëjtën gjë”, Dituria, Tiranë, 2006 , f.236

113

Page 126: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Dosje - file Provokatorët - provocateurs Drejtoria - Administration Interpretimi – interpretation Sipas alfabetit të gjuhës shqipe – in the Albanian fashion Qyprylli - Quprilis SH.B.O. – U.O.S Post - post Karrierë - advancement Tjetërmendës – (s’ka përkthim) pasi kreu punë kundër shtetit - who’d committed a fraud against the State Drejtori i përgjithshëm – Director-general Hetuesit – pople who work there Procesverbale - depositions Dhomë veçimi (izolimi) – solitary rooms Bufe – cafeteria Shkelbaltës – (e papërkthyer) Mbikëqyrësi – the supervisor Ministria e financave – Ministry of Finance Hetimet e befta – sudden inspections Raki - raki Letërnjoftime – papers U emërua – he was being made Udhëzim i drejtpërdrejtë nga lart – by direct orders from on high Zëvendësministri i brendshëm – the Assistant Minister of the Interior

Duke pasur parasysh shenjat e mësipërme si dhe përdorimin e tyre në roman mund të themi se analogjia, ndonëse jo me të njëjtin intensitet, shfaqet edhe në përkthimin në anglisht. Shfaqen shenja të bashkëkohësisë si: Central Bank, clerks, government Office, Director-general, cafeteria, Ministry of Finance, the Assistant Minister of the Interior të cilat edhe në përkthim ruajnë formën e tyre pak a shumë zyrtare burokratike. Lexuesi anglez nuk e ka të vështirë t’i interpretojë si shenja të bashkëkohësisë, tipike për burokracinë e zyrave shtetërore. Dallohen qartë shkallët hierarkike të pushtetit, megjithatë disa shenja e humbasin kuptimin e tyre dhe tjetërsohen gjatë përkthimit: Degët e bazës – provincial sections, ku duke përdorur provincial humbet shenjimi në formë piramidale e hierarkisë së pallatit të ëndrrave, Hetimet e befta – sudden inspections, ku inspection nuk e jep kuptimin e ankthit të mbikëqyrjes si fjala hetim. Heqja në përkthim e fjalëve: tjetërmends dhe shkelbaltës i heqin tekstit të përkthyer frymën shqiptare. Megjithatë përkthyesja, Barbara Bray duket se i është dashur të bëjë këtë kompromis për shkak të mungesës së sinonimeve të këtyre fjalëve në anglisht. Zëvendësimi i tyre me grupe emërore do të zvetënonte edhe më tej kuptimin

114

Page 127: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. prandaj heqja është parë si zgjidhja më e mirë. Ruhet fryma shqiptare me emrin e përvetshëm Loke dhe emrin raki. Ky i fundit në përkthim ruhet duke u shënuar me shkronja kursive për të krijuar idenë e një pijeje të lidhur me një kulturë të huaj. Megjithatë lexuesi anglez, i cili nuk e di ç’është rakia e ka të vështirë ta identifikojë si shenjë e lidhur me Perandorinë Osmane apo me bashkëkohësinë dhe aq më tepër me bashkëkohësinë shqiptare. Bashkëkohësia shqiptare shfaqet ndër të tjera në: Sipas alfabetit të gjuhës shqipe – in the Albanian fashion. Pra është e nevojshme përmendja e drejtpërdrejtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve për të krijuar lidhjen mes shenjave. Një lexues anglez me njohuri më të zgjeruara mund të arrijë të dallojë dhe shenjë të tjera që lidhen me Shqipërinë, por një lexues i tillë nuk ka jetuar një totalitarizëm. Jeta në totalitarizëm ka krijuar një leksik burokratik të veçantë të përdorimit të përditshëm. Kalkime të tilla si: “Fletë rekomandimi” – “letter of recommendation”, ku fletë përkthehet letter, humbet ngjyresa kuptimore tipike e shtetit totalitar. Kjo ngjyresë ama ruhet në kalkime më të gjata: Institucionte themeltare të shtetit tonë mbretëror – one of our great imperial state’s most important institutions, pasi kreu punë kundër shtetit - who’d commited a fraud against the State ku fjala “fraud” është mjaft e gjetur edhe për shkak se jep të njëjtën frikë dhe ankth të bërjes së një gabimi fatal dhe “Udhëzim i drejtpërdrejtë nga lart” – “by direct orders from on high”, jep idenë e sundimit hierarkik tipik për sistemin totalitar. Bazuar në rastet e lartpërmendura, mendojmë se ndonëse analogjia nuk transmetohet plotësisht dhe ka bjerrje të shumta, përkthyesja ka arritur të gjejë mënyra për të dhënë një ide të saj tek lexuesi anglez. Vështirësia qëndron më së shumti tek vetë horizonti i pritjes, i cili nuk e ka të lehtë të identifikojë shenjat e totalitarizmit dhe problemet shtohen kur transmetimi i tekstit nga origjinali në anglisht kalon nëpër përkthimin frëngjisht. Prandaj theksohen mjaft lidhjet me Shqipërinë, një vend i Evropës juglindore, i cili ka kaluar nëpër një sistem totalitar. Edhe një lexues i cili nuk i njeh detajet, patjetër në shkollë ka marrë njohuri për periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, deri në rënien e murit të Berlinit. 3.9 Transmetimi i analogjisë së urbanistikës dhe arkitekturës në gjuhën angleze Përveç analogjisë gjuhësore, një tjetër pjesë e rëndësishme e nëntekstit të romanit “Pallati i Ëndrrave” është edhe analogjia e urbanistikës. Urbanistika dhe arkitektura luajnë rol të rëndësishëm në identifikimin e bashkëkohësisë në vepër. Megjithatë shenjat e paraqitura në analogon mbeten krejtësisht shqiptare. Ajo çka na intereson është të vërejmë se si janë transmetuar këto shenja në përkthim dhe sa realiteti shqiptar i asaj kohe ka arritur të kuptohet me anë të përkthimit të përkthyeses. A mund dhe si mund të identifikohen ato nga lexuesi i huaj si dhe a mund të bëhet lidhja me bashkëkohësinë? Më poshtë kemi dhënë analogonin e urbanistikës dhe arkitekturës dhe se si shenjat e këtij analogoni janë transmetuar në përkthim: 1. Rruga gjer në Tabir Saraj ishte më e gjatë se ç’kishte menduar dhe, veç kësaj, në këtë sqotë mund të rrëshqitje keq. Po kalonte

The Tabir Sarrail was further away than he’d thought, and a thin layer of half-melted snow was making the pavements

115

Page 128: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. përpara Bankës Qendrore. Më tutje dukeshin karroca të shumta të mbuluara me brymë përpara një ngrehine tjetër katërkatëshe, që kushedi e ç’ministrie ishte. (P. Ë., f. 35-36)

slippery. He was now walking past the Central Bank. A little further on, a line of frost-covered cariages stood outside another imposing building. He wondered which mininstry it was. (P.D,p. 9-10)

2. Ra një orë diku nga e majta, me një tingull të bronxtë, si në punë të vet, në mjegull. Mark Alem shpejtoi hapat. (P.Ë., f.36)

Somewhere in the mist, away to his left, a clock let out a brazen chime, addressed as if to itself. Mark-Alem walked on faster. (P.D,p. 10)

3. Mark-Alemi i erdhi rrotull një sheshi gjysmë të shkretë, ku ngrihej një xhami me dy minare, çuditërisht të holla. (P. Ë., f.37)

He crossed a small, almost deserted esplanade over which rose the strangely slender minaret of a mosque.(P.D, p.10-11)

Në përshkrimin e sheshit ku kalon Mark-Alemi bëhet aluzion direkt për sheshin

Skënderbej. Aty ndodhen Banka Qendrore dhe godinat e ministrive, ndonëse këto të fundit janë trekatëshe e jo katër. Edhe ora që bie nga e majta është aluzion i kullës së sahatit, që është nga krahu i majtë nëse hyn në shesh nga Banka Qendrore. Prezenca e xhamisë në shesh e shton më shumë përshtypjen se bëhet fjalë për sheshin kryesor të Tiranës. Mirëpo, këto përshkrime arrihen të kuptohen nga një lexues burimor, pasi ai është në dijeni të këtij përshkrimi dhe vendndodhjes së tyre. Ndërsa, një lexues i tekstit përkthimor, i lexon këto përshkrime pa e ditur se kujt i referohen dhe për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë. Si rrjedhojë, themi se referenca analogjike nuk arrihet të përcillet tek lexuesi i huaj duke qenë se ato janë të panjohura dhe për vetë përkthyesen. Për më tepër, ajo që të bën përshtypje në versionin anglisht, është përkthimi i frazës “xhami me dy minare”, sepse nëse në shqip xhamia ka dy minare, në përkthimin anglisht minarja reduktohet në një: “rose the strangely slender minaret of a mosque”. Në këtë rast, sikundër dhe tek të tjerat, për lexuesin e huaj xhamia krijon një pamje orientale, dhe sado përkthimi është i arrirë nga ana gjuhësore, humbet referenca analogjike. 4. Disa ditë më parë drejtori i Bankës Qendrore Perandorake, në një takim të gjatë me Mark-Alemin i kishte shpjeguar rrezikun e ri të zhvleftësimit të monedhës. (P. Ë., f. 228)

To crown all, the Director of the Imperial Bank, in the course of a long interview he’d had with Mark-Alem a few days before, had mentioned the possibility of devaluation as the probable result of the serious economic crisis the Empire was going through.(P.D, p.185-186)

5. Mark –Alemi njohu nëpunësit e Bankës së Vakëfëve, që ndodhej njëzet hapa larg,

Mark-Alem recognised some of the staff of the Vakoufs’ Bank, which was no more

116

Page 129: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. pastaj hyri polici i udhëkryqit. (P.Ë.148) than a stone’s throw away. Then the

policeman who’d just come off point duty came in. (P.D, p.111-112)

6. Ndër mend solli shtëpinë e tij të madhe në Rrugën Mbretërore, fisin e tij të fuqishëm që mblidhej shpesh pas darkave në dhomën e madhe të miqve. (P. Ë., f.39)

Seeing in his mind’s eye his large house in Royal Street and the influential relatives who often gathered there after dinner in the huge drawing room.....(P.D. p. 13)

Akademia e arteve të bukura përmendet kështu:

7. Ndryshe nga vëllezërit e tjerë, nuk qe ngulur në asnjë post të rëndësishëm, përkundrazi, përherë kishte hyrë në ca punë disi të çuditshme që i braktiste shpejt: në një institut të oqeanografisë, nën arkitekturë, kurse kohët e fundit merrej me muzikë. (P. Ë., f. 82 ).

Unlike his brothers he had never stuck to any important job. He’d always gone in for strange occupations as brief as they were odd: at one time he1d devote himself to oceanography, at another to architecture, and lately it had been music. (P.D, p.50)

Njësitë me të zeza në fragmentet e mësipërme janë kryesisht lidhje të veçanta

sintagmatike, të cilat në një kontekst të caktuar, në periudhën e totalitarizmit shenjonin domethënie të veçantë duke i dhënë një kuptim tjetër dhe më tipik nga ai që mund të mbartë kuptimi i tyre në përkthimin e gjuhës angleze, megjithëse përkthimi është i arrirë.

Kështu tek fragmenti 4, “Banka Qendrore Perandorake”në tekstin burimor i referohet Bankës Qendrore që ndodhet në qendër të qytetit, në sheshin Skënderbej, dhe kushdo që e lexon, e ka të qartë se kjo Bankë Perandorake i referohet në të vërtetë Bakës Qendrore, që ndodhet në mes të sheshit. Por a është kështu dhe për përkthyesen dhe lexuesit e huaj? Sigurisht që jo, fraza vjen e përkthyer si “The Imperial Bank”(Banka Perandorake) me referencë dhe kuptim tërësisht të ndryshëm nga ai që nënkuptohet realisht në tekstin burimor, pasi kjo i përket popullit shqiptar dhe për këtë arsye themi se dhe në këtë rast, kemi humbje të referencës analogjike, megjithëse përkthimi është i arrirë nga ana gjuhësore.

Tek fragmenti 5, Banka e Vakëfëve, fjala “Vakëf” i referohet një termi turk, që do të thotë një shoqatë fetare dhe në gjuhën e përkthyer bie në sy ruajtja e së njëjtës fjalë duke e shoqëruar edhe me një shënim në fund të faqes, me qëllim për ta bërë më të kuptueshme për lexuesin. Por, çka vërehet në paragrafin e përkthyer, është se fjala “udhëkryq” nuk është përkthyer, ajo është hequr nga përkthimi, gjë që bën të humbasë një detaj i analogjisë urbanistike të qytetit, pasi udhëkryq në këtë kontekst merr kuptim referencial të ndryshëm, nga kuptimi i saj që ne njohim.

Në fragmentin 6, autori burimor me anë të frazës “rrugës mbretërore” nënëkupton pasarelën e udhëheqjes ose blloku siç njihet ndryshe. Kështu, për lexuesin burimor, kjo frazë nuk është thjeshtë një rrugë e zakontë, e cila mban në vetvete një emër si të tjerat, por ajo i lë për të kuptuar lexuesit se në të banojnë familjet e pushtetshme dhe të fuqishme të familjeve të njohura kryeqytetase. Nëse shikojmë se si kjo frazë ka ardhur në

117

Page 130: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. anglisht, atë e gjejmë të përkthyer si “royal street”, që do të thotë, për një lexues të tekstit përkthimor, ajo është thjesht një emër rruge, për të cilën nuk mund të di se çfarë fshihet mbas kësaj fraze. Në këtë mënyrë, përkthimi i saj nuk e përcjell analogjinë urbanistike me të njëjtën ndjesi dhe referencë, sikurse nënkuptohet në origjinal.

Në fragmentin 7, ndodh e njëjta gjë si në fragmentin 6. Përkthimi i përcjell këto fjalë në anglisht, pa ndonjë referencë konkrete, që do të thotë se lexuesi i huaj e ka të vështirë të marrë mend se çfarë mund të fshihet pas këtyre emrave, si p.sh. togfjalëshit institut i oqeanografisë. Këto referenca urbanistike arrihen të kuptohen nga lexuesit vendas, madje nga ato që kanë jetuar në kohën e regjimit apo qoftë dhe nga ata që kanëdëgjuar apo lexuar për këtë periudhë të jetuar në vendi tonë. 8. Një ditë, pa rënë ende zilja e pushimit të mëngjesit, e lajmëruan të paraqitej në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme. Po përse?- pyeti ai dhe në çast u pendua, ngaqë iu duk se dalloi një nënqeshje shpotitëse në cepat e buzëve të lajmësit. (P. Ë., f.100)

One day, before the bell rang for the break, he was told the Director - General wanted to see him. What about?” he asked the messenger – though, thinking he saw a sardonic smile on the man’s face, he immediately regretted it. (P.D., p. 67)

9. Te Ministria e Financave Mark-Alemit iu duk se rojat ishin shtuar, por s’pati guximin të kthentre kokën për të vështruar më mirë. Fenerët ishin të zbehtë dhe ai murmuriti: “në dreq të venë”(...) Nje grumbull i madh ushtarësh dhe policësh, gati një gjysëm batalioni, nxinin përpara rrethojës së hekurt. (P. Ë., f.181)

It seemed to Mark-Alem there were more sentries than usual outside the Ministry of Finance, but he didn’t have the heart to look and make sure. The street lamps shed a sinister light. He mumbled, “To the deil with all of them – not sure whom he meant.(...) A large group of soldiers and policemen, almost half a battalion, was massed outside the wrought –iron railings. (P.D., p. 143)

Në fragmentin 8, togfjalëshi “zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme” në kontekstin

tonë, i referohet zyrës kryesore të Komitetit Qendror dhe kjo referencë arrihet të kuptohet lehtësisht nga lexuesi vendas, i cili është i informuar për periudhën e asaj kohe dhe që e kupton shumë mirë se çfarë do të thotë të thirresh nga kjo zyrë. Në versionin anglisht, do të vërejmë se kjo frazë është përkthyer si “the Director General” (drejtori i përgjithshëm), gjë që e ka humbur domethënien dhe kuptimin referencial që mbart në shqip, pasi nuk jep po të njëjtin efekt siç mund ta japë në gjuhën shqipe.

Ndërsa, në fragmentin 9, ku përmendet përshkrimi i “Ministrisë së Financës”,dhe ambjentit rrethues përqark ministrisë, vjen e transmetuar në anglisht, duke dhënë të njëjtën kuptim dhe përçohet qartë tek lexuesi.

Analogjinë e shikojmë dhe te fragmenti vijues, ku Perandoria Osmane nuk është tjetër, veçse analogjikisht Perandoria despotike e komunizmit, në majën e së cilës qëndron Pallati famëkeq i Ëndrrave.

118

Page 131: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 10. Shtetet e sotme, duke përfshirë këtu edhe Perandorinë Osmane, s’ishin gjë tjetër, sipas makthdërguesit, veçse ngreha të vjetra gjakatare të varrosura nga koha e të ringjallura pastaj si fantazma. (P. Ë., f.130)

According to the person who’d sent in the dream, all modern States, including the Ottoman Empire, were merely old, bloodthirsty institutions buried by time, only to return to earth as spectres. (P. D., p. 95)

Në paragrafin e mësipërm, në përkthimin e togfjalëshit “ngreha të vjetra

gjakatare” që është dhënë me togfjalëshin e përkthyer si “old bloodthirsty institutions”, të bie në sy përkthimi i fjalës “ngreha” me fjalën ” institutions”, ku kjo e fundit nuk e mbart vlerën dhe analogjinë siç mund ta përcjellë fjala ngreha në shqip. Po t’i referohemi kuptimit të fjalës “ngreha” në fjalorin e Gjuhës Shqipe, ajo do të thotë “tërësia e trarëve që ngrihen nga muret e shtëpisë deri te kulmi dhe që shërbejnë si mbështetje e çatisë”. Mirëpo, në këtë rast, përkthyesja e ka shprehur me barasvlerësin “institutions” (institucione) , fjalë kjo që nuk mund të shprehë të njëjtën kuptim referencial, që mbart në vetvete fjala ngreha. 11. Nga kafeneja e udhëkryqit po dilte i dehur tapë fqinji i tyre, oficeri në lirim Beç Beu. (P. Ë., f. 79)

A neighbour Betch Bey, a former army officer, came out of the corner café, dead drunk, with a couple of friends. (P. D., p.48)

-Me thanë të shkosh t’i takosh nesër ose pasnesër në atë...atë ..si e quajnë të mallkuarin, klob apo klub. (P. Ë., f.79)

They said to tell you to meet them tomorrow or the day after at the klab or klob or whatever you call it –“ (P. D., p. 49).

Kishte arritur më në fund para kafesë “Haxhilelekët”...... (P. Ë., f. 145)

He had now reached the terrace of the Storks Café, .......(P. D., p. 108)

Ja dhe kafeneja “Netët e Ramazanit”, ku si zakonisht kishte muzikë....(P. Ë., f.181)

And there was the café called The Nights of Ramadan, with the music coming out of it as usual. (P. D., p.143)

12. Në nëndhesën ku pihej kafja dhe salepi ishte po ajo gjallëri e zakonshme. Ishte i vetmi vend ku Mark-Alemit i takonte të këmbente ndonjë bisedë me njerëz të njohur apo të panjohur. (...) ndaj ndryshe nga ditët e tjera ku zakonisht zbriste në bufe me shpirtin vrer, sot ndihej disi më i lehtë. (P. Ë., f.113)

There was the usual bustle downstairs. The basement where they had coffee or salep was the only place where people you knew, or even with people you didn’t. (...) Maybe that was why, instead of going down to the cafeteria in the usual bitter mood, he now felt comparatively cheerful. (P. D., p.79)

Edhe përshkrimi i kafenesë në bodrumet e Pallatit të Ëndrrave është një aluzion

për kafenenë në bodrumet e komitetit qendror. Që nga tryezat e banakët e deri tek ato që

119

Page 132: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shërbenin, kafe e salep, është një përshkrim i kësaj kafeneje. Ajo ishte e vetmja në Tiranë ku përgatitej salep. Ky fakt humbet gjithashtu në përkthim. Tashmë analogjinë edhe brezi i ri i lexuesve shqiptarë nuk mund ta bëjë vetvetishëm, pa patur informacione paraprake. Kështu, ajo që na bie në sy në fragmentet është përkthimi i emrave të kafeneve si p.sh., “Kafe Haxhilelekët” me “Stork Café” apo “Netët e Ramazanit” me “The Nights of Ramadan”. Përkthyesja, në këtë rast, ka preferuar t’i përkthejë ato, duke mos i ruajtur siç janë emrat e kafeneve në tekstin burimor, që në në të vërtetë, vetëm nëse do t’i ruante njësoj dhe në tekstin përkthimor, do të mund të përçohet deri diku analogjia për lexuesin e huaj, megjithëse kjo e fundit kërkon një informacion të mëtejshëm për lexuesit, në lidhje me kuptimin e emrave të kafeneve. Gjithashtu, një fjalë tjetër që tërheq vëmendjen në gjuhën e përkthyer, është përkthimi i fjalës “bufe” me “cafeteria”, ku “cafeteria” i ngjason më shumë një mencë ku mund të hahet, sesa një vendi ku mund të pihet diçka. Prandaj, mendojmë, se në vend të fjalës “cafeteria” mund të ishte përdorur fjala “canteen”. 13. ...Ndërtesat hijerënda, që çoheshin drejt e mbi lëvizjen e rrugës, me portat e me flegrat e mbyllura, e bënin edhe më të hirtë fillimin e ditës. (P. Ë., f. 35)

The tall buildings, looking down on the bustle in the streets with their heavy doors and wickets still shut, seemed to add to the gloom. (P. D., p.9)

14. Fletët e portës dukeshin më të rënda se ç’qenë. Ato ishin katër, të gjitha njëlloj, me dorezat e rënda prej bronzi. Mark-Alemi e shtyu njërën prej tyre, që, për çudi, u hap. Hyri në një mesore të ftohtë, sipërfundi jashtëzakonisht i lartë i së cilës e bënte të dukej si një fund grope. Nga të gjitha anët kishte dyer. Mark-Alemi shtyu dyert me rradhë, gjersa njëra prej tyre u hap dhe ai u gjend në një mesore tjetër, më pak të ftohtë. (P. Ë., f.38)

The doors looked very heavy. There were four of them, all exactly alike and fitted with heavy bronze knobs. He tried one of them and found it, strangely, lighter than he expected. He found himself in a chilly corridor with a ceiling so high he felt as if he was at the bottom of a pit. On either side there was a long row doors. He tried the handles of all of them until one opened, admitting him to another, less icy corridor. (P. D., p.11)

Nëse dikush ka pasur rastin të hyjë në godinën e ish-Komitetit Qendror, sot

Kuvendi, do të shohë që aty nuk ka veçse dyer e korridore, por një labirinth korridoresh e dyersh, në të cilin mund të ngatërrohesh shumë lehtë nëse shkon për herë të parë. Megjithatë, ky detaj madje, është i panjohur për shumicën e lexuesve shqiptarë, të cilët nuk kanë pasur rastin të hyjnë dhe të njihen më nga afër me këtë ndërtesë, që i ngjan një labirinthi të vërtetë dhe jo më për një lexues anglishtfolës, i cili nuk ka vizituar kurrë vendin tonë, e aq më tepër të ketë hyrë në godinat qeveritare. Kështu që, e parë nga ky këndvështrim mund të themi se është e vështirë që analogjia arkitektonike e Komitetit Qendror të përçohet lehtësisht tek lexuesi i huaj. Për këtë arsye, lexuesi e ka të vështirë të depërtojë në realitetin e asaj kohe dhe të përfytyrojë këtë ndërtesë, duke mos përjetuar dhe dëgjuar asgjë për atë regjim.

120

Page 133: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Në fragmentin 13, me anë të togfjalëshit “ndërtesat hijerënda, autori burimor ka dashur t’i tregojë dhe kujtojë njëherazi lexuesve burimor për gjendjen e rëndë të kryeqytetit, i cili vuante në çdo ditë e më shumë në atë ferr të tmerrshëm, duke mos lënë mënjanë dhe vuajtjet psikike të njerëzve. Po të vërejmë, në versionin e përkthyer, ky togfjalësh përkthehet si “tall buildings”, kuvvërejmë se humbet referenca analogjike. Kështu, në togfjalëshin “tall buildings” fjala “tall”(i lartë) përdoret si përkthim i fjalës “hijerënda”, dhe në këtë rast, kjo barasvlerë nuk e mbart atë peshë dhe domethënie si në gjuhën shqipe, pasi kuptohet se fjala hijerëndë tregon më shumë se fjala të larta. Me anë të kësaj fjale, nënkuptohen se këto ndërtesa kanë pamje të rëndë, të zymtë, dhe mbajnë brenda tyre vuajtje shpirtërore e psikike, makth si dhe trishtim. Prandaj, tall nuk mund të jetë fjalë zëvendësuese për hijerëndë, në vend të saj ne sugjerojmë fjalën “stately”(hijerëndë), e cila mund t’i përafrohet kuptimit të fjalë burimore. Të gjitha rastet e sipërpërmendura na dëshmojnë se, për fat të keq analogjia e urbanistikës dhe arkitekturës në roman, humbet për shkak të tejçimit në kohë të veprës. Shumë nga shenjat që i referohen bashkëkohësisë nuk përbëjnë më bashkëkohësi. Prandaj është e vështirë që një përkthyes të tejçojë në gjuhën e tij shenja që as vetë lexuesi i tekstit në shqip nuk do të ishte i aftë t’i dallonte. Në paragrafët në vijim do të japim përshkrime në lidhje me arkivin, si një pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e pallatit, i cili mbart me dhjetëra mijëra dosje ëndrrash të njerëzve të pafajshëm, duke përfshirë këtu dhe kryeëndrrrat. Do të vërejmë se si këto ide janë përçuar në versionin e përkthyer dhe do të analizojmë se sa e arrirë është përzgjedhja leksikore që ka bërë përkthyesja, për të transmetuar forcën shprehëse e fjalëve të zgjedhura nga autori.

15. Arkivi është poshtë, në nëntokë, - tha mbikëqyrsi. (P. Ë., f. 158)

The Archives are downstairs in the basement, -said the supervisor. (P. D., p.122)

16. - Ka dhjetra kthina të tilla, - vazhdoi arkivisti, duke treguar me dorë nga raftet. – I shikon dosjet? Ato janë me mijëra, për të mos thënë dhjetra-mijëra. (P. Ë., f. 163)

There are dozens of rooms like this, said the archivist, pointing to the shelves. You see these files? There are thousands of them. Tens of thousands. (P. D., p .126)

Tek shembulli 15, vërejmë përkthimin e fjalëve “poshtë, në nëntokë” me

ekuivalentin e tyre në gjuhën e përkthyer “downstairs in the basement”. Mendojmë se në këtë fjali, pesha e fjalëve poshtë dhe nëntokë, të cilat mbartin konotacion të errët, dhe jo pa qëllim përdoren nga Kadareja, për ta bërë edhe më të qartë imazhin e ferrit shqiptar, kanë arritur të transmetohen edhe në anglisht më referentët përkatës, duke përçuar te lexuesi i huaj po atë efekt dhe ndjesi kur mbikëqyrsi përshkruan vendndodhjen e arkivit.

Tek shembulli 16, bie në sy përkthimi i fjalës “kthina” që në anglisht është dhënë e barasvlefshme me fjalën “room”. Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, kthinë do të thotë hapësira e ndarë në një shtëpi, dhomë etj, dhe në këtë rast mendojmë se përdorimi i kësaj fjale është një tipar stilistikor i autorit burimor dhe që përdoret në tekst për efekte

121

Page 134: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. stilistikore. Në vend të saj, mund të ishte përdorur fjala “alcove”, apo dhe “cubby-hole”, që të dyja këto fjalë kanë kuptimin e një sipërfaqe e vogël e cila është më e futur, në krahasim me pjesën tjetër të dhomës, dhe në këtë mënyrë i japim imazhin e një sipërfaqeje të vogël e më të ngushtë, se sa të një dhome.

Ndërsa, përshkrimin e arkivit autori e shoqëron vazhdimisht me gjendjen

psikologjike të rënduar jo vetëm të njerëzve, por edhe të personazhit kryesor të veprës, Mark-Alemit, i cili gjendet në situata mbytëse ku frymëmarrja bëhet edhe më e vështirë për të. Për të përshkuar këto fragmente, autori përdor fjalë të cilat i shtojnë edhe më shumë vlerë emocionale dhe ankthi veprës, dhe mund të thuhet se këto fjalë janë pjesë përbërëse stilistikore të tij. Po si kanë mbërritur këto situata dhe përbërës stilistikorë në gjuhën e përkthyer? Në vijim do të paraqesim disa shembuj për të ilustruar këtë ide. 18. Makthet e mëdha, përsëriti me vete Mark-Alemi, pa i hequr sytë nga arkat. Gjer kur do të vërtitej në këtë ferr? (P. Ë., f.166)

Really wild imaginings....Mark-Alem couldn’t take his eyes off the shelves. How long would he go on wandering through this inferno? (P. D., p. 129)

19. Dhe s’është për t’u çuditur, sepse këtu mund të gjesh lemeritë më të mëdha, duke nisur nga ato që disa popuj kohët e fundit i qujanë “rilindje kombëtrae” të tyre, më kupton, jo ringjallje e një të vdekuri, por e një kombi të tërë, e gjer në gjëra që as goja s’ti thotë dot.( ...) Ja kthina që të duhet ty. Ëndrrat në prag gjakderdhjesh, (...) (P. Ë., f. 166)

There’s nothing surprising about that. All the great disasters are gathered together here, beginning with what some peoples have recently taken to calling ‘national renaisssance’. This refers, you understand, not to the resurrection of a dead person, but to that of a whole nation – the sort of thing one daren’t even name. Dreams dreamed on the eve of bloodshed, you said? (P. D., p.129)

Në shembullin 18, vërejmë se togfjalëshi “makthet e mëdha”, përkthehet me togfjalëshin “really wild imaginings” në anglisht, ku fjala “imaginings” është e barasvlefshme për fjalën “makthet”. Në rastin tonë, fjala makthet përdoret nga autori për t’ia shtuar edhe më shumë dramacitetin veprës, por përzgjedhja e fjalës “imaginings”(imagjinime/përfytyrime),nga përkthyesja, si ekuivalente për fjalën “makthet”, nuk arrin të përcjellë plotësisht atë ngarkesë emocionale që përcjell në shqip fjala makth. Kështu që, jemi të mendimit se një fjalë tjetër si “nightmare”apo “torment” mund të ishte një mundësi zgjedhjeje, në vend të asaj që është përdorur në tekst.

Në shembullin 19, bie në sy përkthimi i “lemeritë më të mëdha”, me togfjalëshin all “the great disasters”, ku fjala “lemeri”, është një fjalë që përdoret kryesisht në të folurën e përditshme dhe përkthyesja e ka përshatur me fjalën “disaster”. Zgjedhja e kësaj fjale duket e drejtë, megjithatë, mund të zëvendësohet edhe me fjalë të tjera si “fright”, “catastrophe” apo dhe “horror”. Në të njëjtin paragraf, është dhe togfjalëshi “në prag gjakderdhjesh”, i cili shprehet në anglisht si “on the eve of bloodshed”, duke dhënë po atë kuptim dhe efekt tronditës, sikurse edhe në versionin origjinal.

122

Page 135: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 20. Tabir Saraji atëherë bie në zi. Ai i ngjan më tepër një gërmadhe ku nëpunësit enden si hije rreth e rrotull. Çdo gjë duket sikur po shuhet, po jep shpirt. Të gjithë me gjak të ngrirë (...) Zaten, këtë gjendje zie, nga mbyllja një fije e ndan. (P. Ë., f.177)

Tabir Sarrail had gone into mourning. You’d think it was some sort of ruin, with the staff roaming round the corridors like souls in torment. Everything seems on the point of giving up the ghost. Everyone just waits, chilled to the bone (...) And from the state of affairs to the closing down of the Tabir, it’ only a stone’s throw. (P. D., p.139)

Në shembulin 20, tërheq vëmendjen shprehja frazeologjike“ me gjak të ngrirë”, e

cila është përkthyer e në anglisht me shprehjen “chilled to the bone”, shpjegimin e të cilës do ta gjejmë në fjalorin idiomatik, të barasvlefshme me “i hyn frika në palcë”. Kjo shprehje e përdorur shumë në gjuhën e përditshme, është përdorur nga autori për t’ju referuar një situate të rëndë, ku gjithçka tashmë duket e errët dhe të gjithë presin që të ndodhë diçka. Përsa i përket zgjedhjes së përkthyeses në lidhje me këtë shprehje, mendojmë se i përshtatet kontekstit duke përçuar po të njëjtën ndjesi dhe emocion që përjetohet edhe në shqip. Por, sinonim me këtë shprehje janë edhe frazeologjizmat si “chilled somebody’s blood” (ngrij gjakun) apo “make somebody’s blood run cold”, të cilat mund të gjenin përdorim në kontekstin e dhënë. Po ashtu, në të njëjtën paragraf bie në sy shprehja në shqip “po jep shpirt” e përkthyer po shprehje “giving up the ghost”. Zgjedhje kjo me vend nga ana e përkthyeses, pasi përcjell po atë ngarkesë stilistikore si në versionin e origjinalit. 21. Ah, është fjala për ëndrrat e shikuara në prag grirjesh të mëdha. (P. Ë., f. 164)

Oh, one of those dreamed just before great slaughter. (P. D., p. 127)

22. Këtu është fundbota sipas popujve që e kanë dimrin me erë shumë.(P. Ë., f. 16)

This is where they keep the dreams about the end of the world, according to the inhabitants of places where the winters are very windy. (P. D., p.128)

23. Hapat e tij nisën të kumbonin vetmueshëm nëpër galeri. (P. Ë., f. 174)

His footsteps echoed along the corridor. (P. D., p. 136)

Në shembullin 21, autori ka përdorur shprehjen si “në prag të grirjesh të mëdha”,

ku i referohet shfarosjes së egër masive dhe në këtë shprehje na bie në sy fjala “grirje”, e cila përbën një tipar tjetër stilistikor që i përket stilit të autorit. Në këtë kuptim, Kadareja mund të kishte përdorur dhe fjalën masakër apo masakrim, por për ta bërë akoma dhe më të egër dhe të rëndë situatën, ai ka zgjedhur fjalën “grirje”. Po të studiojmë versionin anglisht, këtë shprehje e gjejmë të përkthyer si “before great slaughter”, për të cilën

123

Page 136: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. mendojmë se i përshtatet kontekstit dhe ajo çka është e rëndësishme është se arrihet të transmetohet situata dhe ndjesia se çfarë është në gjendje të shkaktojë një ëndërr. Në shembullin 22, na tërheq vëmendjen kompozita “fundbotë”, një fjalë kjo që nuk gjendet në Fjalorin e Sotëm të Gjuhës Shqipe dhe mund të themi që përbën përsëri një tipar stilistikor të autorit. Në këtë rast, kemi të bëjmë me sintetizëm të sintagmës frazeologjike “fundi i botës” dhe autori e përdor në vend të fjalëve “kiamet”, “apokalips” apo “katastrofë”. Përkthyesja, e ka përkthyer me togfjalëshin “the end of the of the world”, duke e përshtatur fjalën në gjuhën angleze dhe është një zgjedhje e duhur nga ana e saj.

Në shembullin 23, ashtu sikurse dhe në shembullin e mësipërm, edhe ndajfolja “vetmueshëm”, është një fjalë tjetër që i përket fjalësit të Kadaresë. Sikundër e kemi theksuar dhe në këtë kapitull, mbaresa –shëm përdoret dendur në veprat e shkrimtarit si një nga mbaresat e preferuara të tij. Kështu, duke qenë një fjalë që i përket stilit të autorit dhe është e krijuar prej tij, mendojmë se përkthyesja e ka pasur të vështirë të gjejë një fjalë të barasvlefshme, ndaj për këtë arsye nuk e gjejmë të përkthyer në anglisht. 24. .....sikur globi ynë të zhdukej pa gjurmë e shenjë, mjaftonte të mbetej kjo zgavrinë, mbushur me dosje, për të kuptuar ç’ka qenë kjo botë. (P. Ë., f.163)

(...) – if the globe just vanished leaving no trace but this cellar full of files, that would be enough to show what it used to be like”.(P.D. p. 127)

25. Mark Alemi ndjeu ankthin t’i ngjitej nëpër trup nga zgavra e lukthit. (P. Ë., f.177)

Mark-Alem could feel a lump creeping up from his stomach to his throat. (P. D., p.139)

Në shembulin e mësipërm, vërejmë një fjalë që i përket sërish stilit të Kadaresë, dhe ajo është fjala “zgavrinë”, e cila vjen nga emri “zgavër” me prapashtesën zvogëluese –inë. Në Fjalorin e Gjuhës shqipe, kjo fjalë shpjegohet si “vrimë e madhe e gërryer a e hapur brenda trungut të një druri ose në një shkëmb”. Ndërsa, fjala “zgavrinë” nuk ndodhet në Fjalor e po ashtu nuk mund të krijojë gjatë aktit të receptimit tek marrësi i huaj, atë efekt që krijon gjatë aktit të receptimit tek lexuesi shqiptar. Kjo fjalë është përdorur nga autori me kuptimin e fjalës nëndhesë apo bodrum. Por, mendojmë se përdorimi i pikërisht kësaj fjale e jo i ndonjë tjetre, e bën stilin e autorit më të veçantë dhe unik në llojin e tij. Kurse, në gjuhën e përkthimit, vërejmë se fjala “zgavrinë” është përkthyer “cellar”, një zgjedhje e drejtë nga përkthyesja, duke i dhënë kuptimin që autori burimor synon të përcjellë te lexuesit.

Në shembullin 25, vërejmë se togfjalëshi “ndjeu ankthin t’i ngjitej nëpër trup nga zgavra e lukthit”, është përkthyer “feel a lump creeping up from his stomach to his throat”, ku dallojmë se fjala “ankth” është përkthyer “lump”, ku sipas kuptimit që ofron Longman Dictionary do të thotë “ fryrje në lëkurën apo në trupin e dikujt”, dhe kjo zgjedhje është bërë qëllimisht nga përkthyesja në mënyrë që të përçohej efekti si në tekstin origjinal. Po ashtu “zgavra e lukthit” e cila është një shprehje që nuk e hasim në gjuhën e përditshme, por që do ta quanim përsëri një veçanti tjetër të stilit të autorit, e

124

Page 137: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. përdorur për efekte stilistikore, është përshtatur nga përkthyesja me fjalët “from his stomach to his throat”. 26. Bota atje dyzohej, shumë shpejt fillonte e mosrrokshmja dhe pikërisht kjo megullinë i dukej asaj si streha më e mirë, pas së cilës Mark-Alemi mund të fshihej gjatë kohës së rrebesheve.(P. Ë., f.86)

Reality split in two there and led swiftly to unreality; and the resulting mistiness seemed to her likely to offer her son the best possible refuge when storms broke. (P. D., p.54)

Në fragmentin 26, fjala “mosrrokshmja”, bie në sy si një fjalë e krijuar nga autori

dhe është e vështirë të gjesh një fjalë të barasvlefshme me këtë. Kështu, përkthyesja e ka përshatur fjalën duke dhënë kuptimin e jo vërtetësisë “unreality”, e cila duket të jetë një zgjedhje e duhur për këtë kontekst.

3.10 Transmetimi i gjuhës së figurshme në përkthim

Gjuha figurative përbën një nga veçoritë kryesore të stilit. Kane-i 207 dallon gjuhën e drejtpërdrejtë nga ajo figurative, duke theksuar se gjuha e drejtpërdrejtë është e thjeshtë, e qartë, e jo e tërthortë dhe shpreh fjalët në kuptimin e tyre të vërtetë, kurse gjuha figurative ndryshe nga gjuha e drejtpërdrejtë, merr një kuptim krejt të ndryshëm nga kuptimi i zakontë. Kufizimet sintaksore, semantike dhe pragmatike e shoqërojnë gjuhën e drejtpërdrejtë dhe nuk lënë hapësirë për ambiguitet apo keqkuptim. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për gjuhën figurative; format figurative, në përgjithësi, përputhen me rregullat sintaksore, rrallë herë thyejnë rregullat semantike, dhe shpeshherë thyejnë rregullat pragmatike. Për më tepër, gjuha figurative luan një rol të rëndësishëm në veprën letrare. Chesla shprehet “se gjuha figurative është shumë efektive, pasi ajo ndihmon lexuesin të përfytërojë se çfarë autori don të thotë në mënyrë imagjinare. Me fjalë të tjera, kur lexuesi ndeshet me figura letrare gjatë leximit, në fillim imagjinon konceptin e përshkruar, e më pas kupton atë çka autori ka për synim të shpreh”.208 Metafora

Termi metaforë është shpikur fillimisht nga Aristoteli, filozofi i madh grek, i cili zbuloi fuqinë e metaforës në shërbim të njerëzve për të prodhuar dije. Në mënyrë tradicionale, ajo përkufizohet “si përdorim i një fjale apo shprehje që tregon një ide ose një objekt në vend të një fjale ose shprehje tjetër, me qëllim që të sugjerojë ngjashmërinë ndërmjet këtyre të dyjave” 209. Sipas analizës tradicionale të metaforës, supozohet se metafora tregon një devijim të caktuar nga përdorimi i zakonshëm i gjuhës për të shkaktuar një kuptim të mbështetur në ngjashmëritë midis tyre. Më pas, me zhvillimin e këtij koncepti, metafora nuk shihet më si zbukurim i fjalëve apo shprehjeve, por, përkundrazi, si mjet stilistikor dhe i domosdoshëm në procesin e komunikimit. Që në

207 Kane, T. S. (2000). The Oxford Essential Guide to Writing. New York: Berkley, f. 295. 208 Chesla, E. (2001). 8thGrade Reading Comprehension Success. New York: Learning Express, LLC. Concise Encyclopedia of Philosophy of Language. (1997). (P. V.Lamarque,ed.) UK: Elsevier Science, f 93. 209 Danesi, M & P. Perron. 1999. Analyzing Cultures: An Introduction and Handbook., IL: Indiana University Press, Bloomington 1999, f.162.

125

Page 138: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Antikitet metafora është quajtur mbretëresha e figurave letrare. Retorika e mëvonshme e ka pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e tjera. Figura e metaforës është proces i thjeshtë gjuhësor, por që ngrihet në një nivel të lartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më të madh kuptimor.

Kështu, duke qenë se metafora është një prej figurave që përdoret gjerësisht e veçanërisht nga shkrimtarët, ka shërbyer si instrument letrar që mund të bëjë lidhjen e botës së përvojave të autorit me botën e jetës reale të përditshme. Në Fjalorin e Termave Letrarë, Shaw-i, e përcakton metaforën si: “një figurë letrare, ku një fjalë apo frazë i referohet një personi, ideje apo objekti me të cilin zakonisht nuk ka lidhje”210. Me fjalë të tjera, themi se metafora është një analogji e nënkuptuar, që identifikon në mënyrë imagjinare diçka me një tjetër. Për shembull në shprehjen: “ Adela është lule”, këtu kemi të bëjmë me personin se, “Adela” është e bukur sa një “lule”. Në këtë rast, shprehja nuk shpreh ngjashmëri konkrete, por shpreh se Adela ka një tipar identik me “lulen”, që simbolizon bukurinë e freksinë e lules. Përkatësisht, metafora bën lidhjen ndërmjet dy gjërave që janë të natyrave e funksioneve të ndryshme, nëse i krahasojmë me kuptimin e tyre parësor në letërsi, duke lidhur diçka të zakonshme me diçka të pazakonshme. Prandaj, mund të themi se, një metaforë është një nga mjetet me anë të cilës autori “luan” me kuptimin e fjalisë. Duke u mbështetur në atë që thamë pak më lart, metafora mbart njësi gjuhësore për një koncept të caktuar, e cila nuk përputhet, por që ky koncept fiton karakteristikat e njësisë së përdorur gjuhësore. Duke qenë se jemi në kuadrin e përkthimit letrar, gjuha figurative dhe veçanërisht metaforat, e bëjnë edhe më të komplikuar procesin e përkthimit në tekstet letrare. Çdo përkthyes letrar i duhet të përballet me vështirësi të dyfishtë kur bën kalimin e metaforave nga GJB në GJP. Së pari, i duhet të gjej kuptimin e synuar në tekstin original dhe së dyti, i duhet të gjej kuptimin e metaforave që i korespondojnë dhe ndikimin e tyre në tekstin e përkthyer. Krahasimi

Krahasimi është përqasje ose përafrim midis dy imazheve që arrihet duke bashkuar fjalët përkatëse me ndihmën e lidhëzave. Krahasimi është një nga figurat më të thjeshta, sepse mjafton të vihen përballë fjalët që shënojnë dukuri, sende a frymore që kanë ngjashmëri dhe të lidhen me lidhëzat: si, ashtu si, porsi,etj. për ta patur krahasimin. P.sh.: Syri i saj si kokrra e rrushit. Në këtë figurë stilistike vihen përballë veçoritë e dyta, ato që bien në sy dhe shërbejnë për të vënë në pah anë të ngjashme, për ta ndricuar më mirë njërën prej tyre, për ta shprehur me më shumë gjallëri e pasuri mendimin. Krahasimi është një figurë pothuajse e ngjashme me metaforën211, por me një dallim të dukshëm nga metafora sepse krahasimi është më pak shprehës, ngaqë në brendinë e tij krahason dy gjëra me anë të lidhëzave “si” e “sikur”. Këto lidhëza e përmirësojnë ose qartësojnë kuptimin e synuar të shkrimtarit. Për shembull, siç përmendëm dhe më lart, metafora “Adela është lule” bën një lidhje të pazakontë ndërmjet “Adelës” dhe “lules”. Ndërsa krahasimi “Adela është si lule” thjesht përafron tiparet e “Adelës” me ato të “lules”. Fakti që krahasimi është më i drejtpërdrejtë, nuk përbën sfida aq të mëdha për përkthyesit letrar. Në vijim, po paraqesim shembuj të ndryshëm të vjelë

210 Shaw, H. “Concise Dictionary of Literary Terms”. New York: McGraw-Hill, 1976. 211 Young, S. (2008). Learn More Study Less. (nga http: //www.scotthyoung.com/blog/), f 117

126

Page 139: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. nga teksti burimor dhe ai përkthimor, në lidhje me dy figurat letrare që shpjeguam pak më lart.

Metafora e marrë nga “Pallati i Ëndrrave”

Përkthimi i

përkthyeses Barbara Bray

Komenti

Mark-Alemit iu duk se në sytë e tjetrit pikasi një shkëndijë qesëndie. (P. Ë., f. 42)

Mark-Alem thought he detected a mocking gleam in his eye. (P. D., p.14)

Përkthyesi ka riprodhuar të njëjtin imazh nëpërmjet përkthimit të drejtpërdrejtë të metaforës. Në këtë rast imazhi është lehtësisht i kalueshëm në drejtim të efektit estetik, pasi kemi të bëjmë me një metaforë idiomatike të njëjtë në të dyja gjuhët.

Mark-Alemit i erdhi zemra në vend dhe ia zgjati edhe më letrën. Por gëzimi i tij qe i parakohshëm. Nëpunësi, ashtu si edhe herën e parë, nuk e preku atë. (P. Ë., f. 43)

Mark-Alem, reassured, held it out nearer, but his relief was premature, for the other, as before, drew back and wouldn’t touch the letter. (P. D., p.15)

Në këtë rast përkthyesja ka zgjedhur që metaforën “i erdhi zemra në vend” ta shuajë duke përdorur një foljen “reassure” në vend të saj, gjë që nuk arrin ta ruajë efektin estetik, pasi kjo folje ka kuptimin të sigurohesh për diçka.

Ndërsa e vështronte zyrtarin, Mark-Alemi ndihej kaq i qetë, saqë një çast iu duk se lëkura e fytyrës së tij ishte e aftë të pillte madje edhe një buzëqeshje. (P. Ë., f. 45)

As he watched him Mark-Alem was now so much at ease that for a moment he felt his face might break into a smile. (P. D., p. 17)

Përkthyesja ka marrë një idiomë standarde në gjuhën e përkthimit për të përcjellë metaforën origjinale në GjB. Efekti është i plotë dhe i arritur përsa i përket formës dhe kuptimit.

(1)Një flakë e shpejtë lodruese kaloi një çast mbi prushin e përgjumur, (2) që dukej si i thinjur nga shtresa e hirit. Pastaj flakëza u shua, duke lënë pas letrën e shkrumbuar. (P. Ë., f.

A mischievous flame spurted from the ash-choked embers, then died away leaving scraps of blackened paper. (P. D., p 17)

(1) Metafora origjinale është përcjellë me zëvendësimin e të njëjtave mjete të GjB në GjP, pra përkthyesja ka përdorur ekuivalentët përkthimorë. (2) Përkthyesja e ka shmangur përkthimin e krahasimit duke bashkuar fjalinë pasardhëse me fjalinë e parë. Prandaj, mund të

127

Page 140: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 45)

themi se një pjesë e efektit estetik të origjinalit ka humbur tek pjesa e përkthyer.

Në veshë kishte copëra të fjalimit të nëpunësit të lartë. (P. Ë., f. 50)

Scraps of what the senior official had said were still ringing in his ears. (P. D., p. 21)

Në këtë rast përkthyesja ka gjetur një idiomë të ngjashme metaforike që përkon me metaforën në GjB dhe mund të themi se është qasje e suksesshme për nga konotacioni kulturor, pasi konotacioni është i njëjtë edhe në GjP.

(1) Sytë e tij vazhdonin të përpinin fletën e shkruar të dosjes dhe një çast Mark-Alemit iu duk se në anët e atyre syve mbërrinte (2) si valëzim i dobësuar pjesa anësore e një tmerri, qendra e të cilit duhej të ishte larg.(P. Ë., f. 52)

(1) His eyes went on devouring the closely-written pages in one of the files, yet Mark-Alem had a fleeting impression that on the edge of his glance there lurked, (2) like a dying wave, the outer fringe of something fearful, though its epicentre was far away. (P. D., f. 23)

(1) Metafora burimore përcillet në anglisht qartësisht, duke na dhënë të njëjtën kuptim dhe formë në rastin e parë, ndërsa në rastin e dytë metafora vjen e shprehur me anë të një krahasimi ashtu si në shqip, por ndryshe nga kjo e fundit, ajo është më e fortë sepse “valëzim i dobësuar” përkthehet si “dying wave”, (valëzim i vdekur) ku e shpreh metaforën më me intensitet dhe po me të njëjtën butësi si në shqip.

Mark- Alemi fërkoi tëmthat, si për të dëbuar që andej gjakun që dukej se i qe mbledhur e s’donte të ikte. (P. Ë., f. 107)

Mark-Alem rubbed at his temples to disperse the blood that seemed to have accumulated there. (P. D., p. 74)

Në këtë rast përkthyesja ka zgjedhur që me përkthim të drejpërdrejtë të ruajë metaforën origjinale të kombinuar me kuptimin. Imazhi është përcjellë i plotë. Duke e transmetuar efektin emocional edhe në versionin e përkthyer.

Pa shih, pa shih, na paska hyrë në Tabir Saraj njëfarë Mark-Alemi, (1)një zog pa pupla, i cili, qysh në ëndrrën e parë që shkoqiti, deshi të(2) hidhte baltë kundër zyrtarëve të lartë. Kijeni kujdes këtë

Well, well, a felloë called Mark-Alem, (1)a new boy who’s only just started in the Tabir Sarrail, and as soon as he starts decoding his first dream he tries to (2)sling mud at the senior servants of the

Në rastin e parë, metafora në GJP ka ardhur duke mos ruajtur formën, nga një frazë emërore emër+emër me parafjalë, përkthehet në GjB në mbiemër+emër+folje+lidhëz+emër.Në rastin e dytë metafora është ruajtur e plotë në formë, komponentë dhe efekt estetik pasi nëpërmjet përkthimit të

128

Page 141: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. gjarpër.(P. Ë., f.111) State. Better keep an

eye on that snake in the grass. (P.D. p, 77)

drejtpërdrejtë vjen i barasvlefshëm dhe në GjP. Përkthyesja ka shtuar fjalën “grass”, për ta dhënë më të qartë efektin dhe imazhin në kontekst.

Mark-Alemi ndjeu sytë e tyre të topitur t’i nguleshin gjithë frikë. (P. Ë., f.80)

...Mark-Alem, who as passed them sensed their eyes resting on him with a mixture of curiosity and fear. (P. D., p. 48)

Përkthyesja ka riprodhuar të njëjtin efekt si në GjB dhe në GjP. Përkthyesi ka përdorur ekuivalentët përkthimorë në mënyrë që metaforën origjinale ta përcjellë me zëvendësimin e të njëjtave mjete të GjB në GjP.

Atje flitet për ndjekje të hatashme nëpër bjeshkë, për dyluftime, rrëmbime vajzash e grash, karvanë dasmorësh që udhëtojnë drejt dasmash të rrezikshme, (1)krushq të ngrirë e të kthyer në gur, sepse kanë bërë faj gjatë ecjes, kuaj të dehur me verë, (2) kreshnikë të verbuar tradhtisht mbi kuaj, gjithashtu të verbër, që enden bjeshkëve si në makth, (3) qyqe që paralajmërojnë fatkeqësi, trokitje në porta të çuditshme, (4) thirrje në dyluftim makabër e të gjallit ndaj të vdekurit, tek i vërtitet në varr me dyqind qen, rënkimet e këtij të fundit që s’ngrihet dot nga gropa për t’u ndeshur me armikun, njerëz e hyjni të përzier bashkë, që

They talk about hunts through the mountains; single combats; the abduction of women and girls; wedding processions to marriages full of danger; khroushks rooted to the spot with fear lest they’ve made some mistakes; horses drunk on wine; (2)knights who’ve been treacherously blinded riding on blinded steeds through mountains holding their breath; (3)owls foretelling woe; knockings at the gates of strange manor-houses at night; (4) a macabre challange to a duel, issued to dead man by a live one lurking around his grave with a pack of two hundred hounds; the moans of the dead man unable to rise from his grave to fight his enemy, men and

Në rastin e parë, metafora është dhënë e barasvlefshme me idiomë, ku fjala ”krushq” që i përket kulturës së GjB, nuk ekziston në GjP, për këtë arsye përkthyesja e ka shprehur të transkriptuar dhe me shënim për lexuesin. Kështu efekti estetik ështe dhënë pjesërisht. Në rastin e dytë, kemi të bëjmë me probleme kulturore, të cilat e bejnë punën e përkthyeses të vështirë pasi këto elemente i përkasin kulturës shqiptare. Kështu, kemi fjalën ‘kreshnikë’ që është përkthyer ‘knights’ dhe ‘bjeshkët’ është përkthyer mountains, një fjalë kjo tipike për Malësinë e Veriut, nuk specifikon por është thjesht na jepet mal si gjithë malet e tjera. Prandaj, në këtë shembull mund të themi se megjithëse, përkthyesja është përpjekur të japë ekuivalentin për secilën, efekti estetik nuk është arritur të përcillet. Në rastin e tretë, zëvendësimi i fjalës “qyqe” me fjalën “owl” nuk e ka përcjellë efektin e plotë estetik të metaforës sepse konotacioni kulturor për “qyqe” dhe “owl” nuk është i njëjti, pasi “owl” (buf) është një zog me sy

129

Page 142: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. zemërohen, goditen, martohen me njëri-tjetrin, klithma, kacafytje, mallkime ngjethëse dhe, mbi të gjitha këto, (5) një diell i ftohtë që më shumë ndrit se nxeh.(P. Ë., f. 95-96)

gods quarrelling, fighting, inter-marrying; shrieks, battles, horrible curses; and over all, (5) a cold sun that sheds light but never warms.” (P. D., p.62) *Members of the procession escorting a bride

të mëdhenj, që gjuan natën, ndërsa qyqe është një zog shtegtar i pyjeve, me pendë ngjyrë hiri në të zezë, me sqep të përkulur e me këmbë të shkurtra, që këndon me një zë të përvajshëm dhe që nuk bën fole. Prandaj, për t’iu përshtatur kontekstit mund të ishte përdorur një fjalë tjetër si “cuckoo”(qyqe) për të përcjellë të njëjtin efekt estetik. Në rastin e katërt, të bie në sy përkthimi i fjalës ‘qen’ me ‘hound’ në anglisht. Sipas kuptimit që ofron Oxford Dictionary, kjo fjalë do të thotë ‘qen që ka shqisa të mira nuhatjeje dhe përdoret për gjueti’. Në vend të fjalës ‘dog’, që përdoret zakonisht, përkthyesja ka zgjedhur të përdorë ‘hound’, për t’i dhënë një ngjyresë edhe më metaforike, dhe mendojmë se zgjedhja e kësaj fjalë i shkon përshatat kontekstit sepse dhe në tekstin burimor flitet për qen jo të zakonshëm, por qen zagar. Në rastin e pestë, vihet re se përkthimi i metaforës është i plotë në drejtim të formës, por ajo çka ndryshon nga GjB është se përdorimi i ndjafoljes ‘never’ nuk është i duhuri për të përcjellë efektin estetik, në vend të saj mund të ishte përdorur pjesëza “than” për ta shprehur atë në formën e krahasimit.

(1) Bufeja dukej e ngrysur në atë orë të vonë të pasdites. (2) Bufetierët e paktë, me fytyra të vrara, një pjesë e tryezave të hequra mënjëanë për të bërë pastrim, (3) të

The cafeteria was particularly depressing at this late hour. The few remaining assisstants, their faces drawn with fatigue; the tables pushed aside so that the floor could

Në këtë rast përkthyesja ka riprodhuar të njëjtën efekt estetik, pasi ka përzgjedhur të zëvendësojë një imazh nga GjB me një imazh në GjP, duke ruajtur metaforën origjinale për kulturën e GjP. Për më tepër, përkthyesja ka shtuar fjalën

130

Page 143: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. gjitha këto ia bënin shpirtin vrer. (P. Ë., f, 125)

be swept – it all looked very melancholy.(P. D., p.90)

“particularly” (veçanërisht) për të plotësuar efektin estetik. Në rastin e dytë është ruajtur forma dhe komponentët e tjerë, por pjesërisht ruhet vlera metaforike estetike, pasi përkthyesja ka zgjedhur “assisstants” në vend të fjalës “bufetierët” duke e humbur pjesërisht vlerën estetike të metaforës. Këtu mund të ishte përdorur fjala “barman”. Në rastin e tretë, idioma e GjB është përcjellë në GjP në mënyrë të qartë me të gjithe përbërësit e saj. Efekti estetik është përcjellë plotësisht si në metaforën origjinale.

Vërtetë s’e rraha, por ama ç’nuk i thashë edhe unë. Isha bërë derr nga rruga dhe vonesa dhe gjeta rast të shfryja. (P. Ë., f. 137)

Well, I didn’t hit him, but I did give him a piece of my mind, I was so furious at being held up! (P. D., p.102)

Në këtë rast, përkthyesja ka zgjedhur të përdorë shprehje idiomatike për pjesën e parë dhe “isha bërë derr” e përcjell me një mbiemër furious, e cila i përshtatet kontekstit.

Derisa kuajt s’pranojnë ta çojnë, do të thotë se ajo s’është ëndërr, por djall. Më kupton, djall me brirë është! (P. Ë., f.139)

...and the horses refuse to carry it, that means it’s not a dream – it’s the devil incarnate! Horns and all! (P. D., p.103)

Përkthyesja ka përzgjedhur të zëvendësojë një imazh nga GjB me një imazh standard të pranueshëm në GjP duke ruajtur metaforën origjinale për kulturën e GjP.

Nga turpi ishte gati të hante veten me dhëmbë. (P. Ë., f.150)

He was so mortified he’d liked to sink through the floor. (P. D., p. 113)

Metafora është sjellë në anglisht me formën e GjP. Përqasja në fjalë është e suksesshme, pasi idioma “hante veten me dhëmbë” është njësoj e shpeshtë në regjistër në GjB duke ruajtur kështu konotacionin kulturor nëpërmjet transferimit semantik të plotë.

S’thonë kot se drejtori juaj, i thjeshtë në pamje e pa tituj, hahet për nga fuqia me ne,

It’s not for nothing that the power of your director, who seems quite modest and

Përkthyesja ka përdorur ekuivalentët përkthimorë në GjP duke dhënë efektin e plotë dhe të arritur në drejtim të formës dhe

131

Page 144: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. vezirët më të pushtetshëm. (P. Ë., F 151)

doesn’t have any title, is said to rival the influence wielded by us, the most influential of the viziers...(P. D., p. 114)

kuptimit.

Kuisjet e dyerve të kthinave e rrëqethnin gjer në palcë Mark-Alemin. (P. Ë., f.165)

Every time a door creaked, Mark-Alem shuddered. (P. D., f.128)

Për të përcjellë metaforën e GjB në GjP, përkthyesja ka përdorur ekuivalentët përkthimorë. Togfjalëshi “rrëqethnin gjer në palcë” është e barasvlefshme me foljen “shuddered”, e cila e përcjell efektin estetik tek lexuesi dhe e transmeton atë ndjesi si tek teksti original.

Më prishi gjakun ai trushkulur tha dy-tri herë më vete. (P. Ë., f 180)

It’s that madman that got me down, he thought. (P. D., p.142)

Përkthyesja ka përdorur po shprehje idiomatike në anglisht për të dhënë të njëjtin efekt. Në të dyja gjuhët, këto idioma kanë përdorim të shpeshtë. Në këtë rast, themi se kjo zgjedhje është qasje e suksesshme për nga konotacioni kulturor, pasi konotacioni është i njëjtë edhe në GjP.

Pas një gote rakie, që e rrëkëlleu me fund, ai ndjeu ta pushtonte një valë gazmendi. (P. Ë., f. 186)

After downing a glass of raki in one gulp, he felt a wave of euphoria. (P. D., p.147)

Në këtë rast është ruajtur plotësisht forma dhe komponentët, si dhe efekti estetik i metaforës.

Ata tinguj duhej të visheshin, gjithsesi,me diçka, përndryshe filli i lahutës do t’i cingëriste, gjersa t’i bënte plagë shpirtrat e tyre me atë cijatje të pafund. (P. Ë., f.190)

This kind of music needed to be padded with words, otherwise this string would scrape their souls raw. (P. D., p.151)

Vihet re se përkthimi i metaforës është i plotë në drejtim të formës dhe ruajtjes së komponentëve, por jo plotësisht nga ana kuptimore, pasi mungon pjesa “me atë cijatje të pafund”, pra, metafora në këtë rast është reduktuar pjesërisht megjithëse mund të themi se efekti estetik është përcjellë i plotë.

Zgavrën e lahutës Mark-Alemi e kishte tani mu në gjoksin e vet. (P. Ë., f. 190)

He now felt the hollow of the lahuta inside his own breast. (P. D., p.151)

Përkthyesja ka përdorur përkthimin e drejpërdrejtë në mënyrë që metafora të ruhet e plotë në formë dhe në efekt.

132

Page 145: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Ndonëse ankthi ia shtrëngonte parzmin, ai ndjeu befas një dëshirë të papaërballueshme që ta flakte gjysmën e emrit të vet, atë lindorin, dhe të shfaqej me një emër të ri, nga ata që mbanin në vendlindjen e tij: Gjon, Gjergj, Gjorg. (P. Ë., f. 191)

Though his chest was constricted with tension, Mark-Alem suddenly felt an almost irresistible desire to discard “Alem”, the Asian half of his first name, and appear with a new one, one used by the people of his native land: Gjon, Gjergj or Gjorg. (P. D., p. 152)

Vihet re se përkthimi i metaforës në GjP vjen me po atë ndjesi dhe formë ashtu siç është dhe në GjB. Komponentët janë të ruajtur dhe në anglisht.

Ishte një zë i tillë, prej të cilit kuptohej se gryka e njeriut dhe gryka e malit për një kohë të gjatë qenë marrë vesh për të zhdukur dallimet midis tyre. Dhe pas kësaj qenë marrë vesh edhe me zëra të tjerë gjithmonë e më të largët, duke mbërritur gjer në rënkimet e yjeve. (P. Ë., f. 190)

It was a voice in which the throat of man and the throat of the mountains seemed, over ages, to have attuned themselves to one another and merged. And so with other voices, ever more distant, until they all joined in the lament of the stars. (P. D., p.151)

Në këtë rast, përkthyesja e ka pasur të lehtë kalimin e metaforës në gjuhën angleze, sepse fjala “grykë e malit” është e barasvlefshme me “throat of the mountain”. Në këtë mënyrë, është përzgjedhur dhënia e kuptimit të drejpërdrejtë dhe është arritur i njëjti efekt estetik si në GjP.

Një fije shprese nisi të përpëlitej dobët përbrenda Mark-Alemit. Por ishte aq e zbehtë, saqë dukej se do të fikej në çast. (P. Ë., f.211)

He felt a faint stirring of hope revive deep down inside him. But his face was ashen, and he looked as if he might faint. (P. D., p.170)

Në këtë rast, idioma “fije shprese” është përcjellë me zëvendësimin e imazhit, ku forma dhe përbërësit e metaforës në vetvete janë ruajtur. Kjo zgjedhje duket të jetë e duhura nga ana e përkthyeses.

Po kjo tani bën ‘mu’, duhet të jesh i verbër që të mos e shikosh, -mumuriti fqinji me një vërshëllimë në zë, gati me zemërim, sikur Mark-Alemi të ishte ai që kundërshtonte dyshimet e tij. (P. Ë., f.212)

It’s as plain as a pikestaff –you’d have to be blind not to see it ...” his neighbour hissed angrily, as if it was Mark-Alem who was preventing his theories from proving correct. (P. D., p.171)

Në këtë rast, metafora është shprehur me idiomë në gjuhën angleze, e cila është e barasvlefshme me atë në gjuhën shqipe, duke prodhuar kështu të njëjtën imazh si tek GjB.

133

Page 146: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Krahasimet Sytë e tij u picërruan, sikur t’i vriste ndriçimi i dëborës. (P. Ë., f.92)

He blinked as if blinded by sunlight on snow. (P. D., p.62)

Përkthyesja ka përcjellë në anglisht krahasimin me të njëjtën formë dhe komponentë duke krijuar të njëjtin efekt estetik e duke ruajtur imazhin burimor.

Më të padurueshme, ishin ato ditë të gjata e pa ngjyrë kur nuk flitej asgjë e nuk ndodhte asgjë dhe ai ishte i detyruar të punonte i përkulur mbi dosjen, duke kaluar nga gjumi i dikujt në gjumin e tjetrit,(1) si nëpër mjegull, që herë-herë dukej (2)sikur daravitej, por që në përgjithësi ishte e zymtë dhe gjithë trishtim. (P. Ë., f. 120-121)

But what he found still more trying were the long insipid days when no one said anything, nothing happened, and all he had to do was crouch over his file and pass from one sleep to another. It was like a fog which every so often seemed about to lift, but most of the time remained as thick and gloomy as ever.(P. D., p.)

Përkthyesja ka riprodhuar të njëjtin imazh nëpërmjet përkthimit të drejtpërdrejtë të krahasimeve duke ruajtur formën e GjB dhe i ka sjellë ato me formën e duhur dhe të pranueshëm për GjP.

Një copë herë eci si i trallisur nëpër galerinë e pafund të katit të parë. (P. Ë., f. 125)

He stood as if stunned for a moment when he reached the endless corridor on the ground floor. (P. D., p. 90)

Në këtë rast përkthyesja e ka përcjellë krahasimin me ruajtjen e formës duke na dhënë efektin estetik si në krahasimin origjinal.

Mark-Alemi ndiente gishtat e s’ëmës të ngulur si kthetra në krahun e tij. (P. Ë., f. 196)

Mark-Alem felt his mother’s fingers gripping his arm like a vice. (P. D., f. 156)

Nëpërmjet përkthimit të drejpërdrejtë krahasimi në anglisht është ruajtur i plotë në formë dhe përcjell të njëjtën ide dhe emocion si në shqip. Në këtë rast, megjithëse në tekstin burimor, autori përdor fjalën “kthetër”, në anglisht jepet me barasvlerën “vice”, që do të thotë mors, duke e krahasuar me shtrëngimin që kjo pajisje i bën një vegle.

Mark-Alemi ndjeu gjoksin t’i çirrej si nga një kthetër

Mark-Alem felt as if an elephant was treading on his chest.

Në këtë rast, krahasimi ka ardhur i kuptueshëm dhe i qartë në gjuhën e përkthimit duke na

134

Page 147: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. tigri.(P. Ë., f. 205) (P. D., f.164) përcjellë efektin e plotë dhe të

arritur në drejtim të kuptimit. Por, ajo që dallon është se në anglisht ajo vjen e shprehur me fjalën elefant dhe jo tigër.

Ah, sikur ta kishte zhdukur atë ëndërr qysh atëherë,në Seleksionim, si nëpërkën që i shtypet koka sa është i vogël. (P. Ë., F.208)

If only he’d destroyed the dream in Selection, while he had it in his power –nipped it in the bud as one crushes the head of a young viper to stop it from growing up and doing mischief! (P. D., f.167)

Në këtë krahasim, përkthyesja ka ruajtur mjetin nëpërmjet përkthimit të drejpërdrejtë. Por, për të transmetuar të njëjtën efekt estetik si në GjB dhe për ta bërë më të qartë dhe më të kuptueshëm krahasimin në GjP, ajo ka shtuar përbërës të tjerë në anglisht si “doing mischief”, që do të thotë“të bëjë shejtanllëqe”. Kështu, mund të themi se forma nuk është ruajtur plotësisht në këtë rast.

3.11 Përshtatja e turqizmave në gjuhën angleze

Shqyrtimi i turqizmave në veprën e Ismail Kadaresë nxjerr në pah se shumica e tyre kanë vend vetëm në gjuhën e shkruar të letërsisë artistike. Përzgjedhja dhe përdorimi i tyre është bërë në mënyrë të tillë që këtë ta ndjejë e ta kuptojë lehtë lexuesi. Pra, në veprën e Kadaresë ato kryejnë një punë të dyfishtë: nga njëra anë ndihmojnë shkrimtarin, që të shprehë idenë e tij me ngjyra të holla e të gjalla dhe nga ana tjetër japin ndihmesë në zhvlerësimin e vetvetes në veçanti dhe të të gjithë turqizmave në përgjithësi, me përjashtim të atyre që janë bërë tashmë pjesë e leksikut themelor të gjuhës shqipe ose që bëjnë pjesë në ndërkombëtarizmat. Gjithashtu, turqizmat në veprën e Kadaresë dëshmojnë se ato kanë hyrë vrullshëm në gjuhën shqipe gjatë sundimit të stërzgjatur osman dhe se punën për nxjerrjen e tyre jashtë gjuhës shqipe, të cilën e filluan me zjarr e këmbëngulje rilindësit, e vazhdojnë edhe sot shkrimtarët tanë më në zë, midis të cilëve spikat Ismail Kadare.

Në roman, Kadare përdor jo pak turqizma, me qëllim që t’i japë lexuesit ngjyrat e mjedisit e të kohës së Perandorisë Osmane. Kështu emërtimin Tabir Saraj, që është një amalgamë arabo-turke, shkrimtari e përdor krahas fjalës shqipe Pallati i Ëndrrave, për të mëshiruar totalitarizmin mesjetar osman të përzier bashkë me mbeturina të perandorisë së dikurshme arabe. Për t’i dhënë mjedisin dhe kohën e Perandorisë Osmane, si dhe rrezikun që e kërcënonte me zhdukje gjuhën shqipe, Ismail Kadare përdor huazime turke nga leksiku fetar si (állah-u, imam-i etj), nga leksiku u kulturës materiale (hamam, sixhade, çati etj), nga leksiku familjar (hanëme, mysafir,), nga leksiku i përgjithshëm e kulturor (dynja, muhabet, mynxyrë, etj) dhe nga onomastika (Qyprilli, Sukruhahu, Qystendil, Jakub Çelebi, Jullduz, etj).

135

Page 148: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Në vijim po paraqesim shembuj se si turqizmat e përdorur në vepër janë përcjellur në gjuhën angleze.

Padishah (f.49 Padishah (f.20) Me hajër! (f.50) Good luck (f.21) Eh, inshalla, këtë herë kemi fat (f.69) God grant us better luck this time (f.39 ) Hanëme (f.79) Courtesans (f.48) Beç beu (f.79) Betch Bey (f.48) Me hair! (f.83) My best wishes for your success! (f.51) Hajde, me hair (f.107) Hope for the best (f.74) Imam (f.138) Imam (f.102) Hoxha i xhamisë fqinje (f. 146) The hodja from the neighbouring mosque

(f.109)

Në përkthimin e turqizmave nga shqipja në anglisht, vërejmë se kemi një pështatje të fjalëve apo dhe shprehjeve në anglisht. Fjalët e përzgjedhura nga përkthyesja, tregojnë se janë zgjedhja e duhur për secilën nga ato. Nëpërmjet tyre, ajo ka arritur të japë po atë kuptim ashtu si në origjinal, duke i gjetur fjalët e duhura që përcjellin kuptimin e tyre. Në mes të këtyre fjalëve, na bie në sy fjala hanëme e cila është përkthyer si courtesans. Po t’i referohemi kuptimit të parë të saj, ajo do të thotë zonjë, grua, bashkëshorte dhe ajo mund të ishte përkthyer në anglisht duke dhënë një nga sinonimet e këtyre fjalëve si lady, housewife, apo dhe wife. Mirëpo, në kontekstin burimor, kjo fjalë përdoret me një përdorim ndryshe nga kuptimi i parë i saj, aty shohim se kjo fjalë i referohet atyre grave të bukura të cilat shkojnë në takime të fshehta me njerëz të pushtetshëm. Kështu, përkthyesja ka gjetur fjalën “courtesan”, e cila i shkon përshtat kontekstit ku fjala përdoret në tekstin burimor. Në këtë rast, kjo fjalë ka kuptimin ‘grua e përdalë e cila shoqërohet me njerëz të pasur’. Gjithashtu, një fjalë e cila ka një përdorim të gjerë në gjuhën turke, por tashmë dhe në gjuhën shqipe, është fjala “hair”, e cila është është përkthyer si “good luck” dhe “my best wishes for your succes”, të cilat që të dyja përcjellin në të njëjtin kuptim sipas konteksteve ku këto fjalë gjejnë përdorin në tekst.

136

Page 149: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. KREU 4 Përftesat përkthimore në vepër nga shqipja në anglisht. Analiza gjuhësore midis dy gjuhëve.

4.1 Përkime dhe dallime midis shqipes dhe anglishtes

Sikurse e kemi përmendur dhe në kapitujt e mësipërm teorikë, përkthyesi vazhdimisht përballet me shumë problematika dhe dilema gjatë përcjelljes së përkthimit nga gjuha burimore në atë të përkthimit, të cilave mundohet t’i japë një zgjidhje duke bërë zgjedhjen e duhur për kontekste të caktuara. Ajo çka përpiqet të arrijë përkthyesi në përkthimin e një vepre është përshtatshmëria e strukturave gjuhësore të dy sistemeve të ndryshme duke përcjellë kështu mesazhin e synuar nga autori burimor në gjuhën e përkthimit sa më natyrshëm dhe origjinale, por në të nëjtën kohë duke ruajtur dhe stilin e autorit dhe besnikërinë ndaj tekstit origjinal.

Përsa i përket çështjeve të sintaksës ato, më tepër se sa nga rrethanat kulturore, diktohen nga veçoritë e gjuhës burimore dhe të gjuhës së përkthimit të veprës. Në rastin tonë që kemi si objekt studimi, gjuhët si shqipja dhe anglishtja, themi se “në anglishten e shkruar, [...] idetë duhen shprehur në fjali të qarta e të plota” 212 dhe ky rregull kushtëzon mjaft përkthimin nga një gjuhë ku sintaksa është më pak e ngulitur. Për shembull, në gjuhën shqipe gjejmë shumë raste kur kryefjala është e nënkuptuar, ndërsa në anglisht janë të rralla rastet kur fjalia mund të jetë pa kryefjalë; gjithashtu, përdorimi i përemrave vetorë nuk duhet të jetë shumë i dendur, për të mos e bërë veprën të mërzitshme. Edhe kohët dhe mënyrat e foljeve shpeshherë nuk përkojnë, shembull sjellim mënyrën dëshirore, e cila prodhon fjali të shkurtra e plot ngjyrim emocional. Mund të themi se përgjithësisht në përkthimet në anglisht, përkthyesit kanë bërë të pamundurën për të ruajtur sintaksën tipike të shkrimtarit. Kjo pasi ata kanë për detyrë të transmetojnë stilin e autorit, sigurisht duke dhënë edhe diçka nga vetja. Gjithsesi, mendojmë se kjo ruajtje është arritur vetëm pjesërisht, kjo për shak edhe të rregullave sintaksore të anglishtes të cilat nuk mund të anashkalohen dhe nuk të lejojnë të ndryshosh formën për hir të përcjelljes së mesazhit.

Prandaj, në këtë çështje të punimit, vëmendjen e kemi përqendruar në analizën e transmetimit nga shqipja në anglisht, të romanit “Pallati i Ëndrrave” dhe përftesave kryesore përkthimore të zbatuara nga përkthyesja Barbara Bray, për të sjellë në anglisht të njëjtat kontekste, efekte dhe mesazhe si në veprën origjinale. Gjatë analizës krahasimore midis veprës origjinale dhe asaj të përkthyer, do të ndalemi në mënyrën se si përkthyesja ka realizuar kalimin e strukturave të barasvlefshme nga njëra gjuhë në tjetrën, në përputhje me normat e gjuhës së përkthimit. Në këtë kontekst, kemi trajtuar përftesat përkthimore, përkatësisht transpozimin, si dukuri që haset shpesh në përkthime për shkak të mospërputhjeve strukturore të dy gjuhëve, dhe për këtë arsye kemi vënë në dukje transpozime të llojeve të ndryshme të përdorura nga përkthyesja në mënyrë që të përcjellë veprën po me atë efekt estetik, ndjenjë emocionuese e shprehëse, të cilën Kadareja di ta sjellë aq mjeshtërisht tek lexuesi. Krahas transpozimeve, kemi analizuar edhe përftesat e tjera përkthimore si përkthimi i barasvlefshëm, parafrazimi, zgjerimi apo reduktimi, shënimet, etj., të cilat do t’i shqyrtojmë të përimtësuara më poshtë me shembuj përkatës.

212 Warriner, John E., “English grammar and composition”, Harcourt Brace Jovanovich, Publishers, 1982, f.38.

137

Page 150: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Përpara se të fillojmë me analizën e veprës, duam të theksojmë se ajo çka vërejmë tek “Pallati i Ëndrrave”, janë fjalitë të cilat ndryshojnë sipas karakteristikave të tekstit. Kur teksti bën fjalë për përsijatje të Mark-Alemit, apo për përshkrime, fjalitë janë më të gjata dhe përmbajnë shpjegime. Dialogu ndërkohë është i paktë dhe plot me sintagma të ngulitura. Edhe romani “Pallati i ëndrrave” ka vështirësi në përkthimin e sintagmave të ngulitura, sidomos kur bëhet fjalë për sintagma që përfaqësojnë bashkëkohësinë, megjithatë fjalori burokratik i anglishtes i ka ardhur në ndihmë përkthyeses Bray, për t’i përshtatur këto kalkime në gjuhën e saj. Para se të paraqesim rastet e marra nga vepra që kemi nën shqyrtim, do të donim të parashtronim disa veçori të përbashkëta, por dhe ato dalluese midis gjuhës burimore (shqipes) dhe gjuhës së përkthimit (anglishtes), dhe më tej do të parashtrojmë shembuj të ndryshëm nga të dyja gjuhët për të treguar ndërtimet gjuhësore gjegjëse, apo dhe të ndryshme që kemi arritur të identifikojmë në këtë punim.

Së pari, do të donim ta fillonim me rendin e fjalëve dhe të gjymtyrëve si një nga vetitë më të rëndësishme të formësimit të fjalisë. Përsa i përket gjuhës shqipe mund të themi se rendi i fjalëve është relativisht i lirë: gjymtyrët e fjalisë mund të vendosen në vende të ndryshme pa e ndryshuar funksionin e tyre sintaksor. Ndërkaq, çdo vendosje konkrete e tyre në një fjali të dhënë, kushtëzohet nga rëndësia që kanë ato në atë fjali, nga pesha e tyre kumtuese dhe shprehëse emocionale. Në gjuhën shqipe, disa fjalë kanë rend të ngulitur, i cili është përcaktuar nga forma gjuhësore. Topika e këtyre fjalëve duhet njohur, rregullat e vendosjes së tyre duhen zbatuar; përndryshe shkelet norma gjuhësore, duke sjellë si pasojë, pamundësinë ose vështirësimin e marrëveshjes ligjërimore 213 . Renditja e fjalëve në sintagmë dhe në fjali si mjet për shprehjen e kuptimeve gramatikore, ku më shumë e ku më pak, vepron në çdo gjuhë. Por në disa prej tyre, ku eptimi mungon ose është i zhvilluar dobët, rendi i fjalëve paraqitet si mjeti themelor për shprehjen e funksioneve të fjalëve në fjali. Gjuha angleze karakterizohet nga kjo veti. Kështu, në anglisht, që të kenë një funksion të caktuar në fjali, fjalët duhen vendosur në një rend të caktuar, përndryshe ndryshimi i vendit ndryshon edhe përkatësinë leksikore, edhe funksionet e tyre214. Për të ilustruar atë që shprehëm pak më sipër po japim një shembull, në anglishte, kryefjala qëndron gjithnjë para kallëzuesit, kurse kundrinori prapa tij. Po të përmbyset ky rend, atëherë kryefjala bëhet kundrinor dhe kudrinori kryefjalë: The hunter killed the wolf. “Gjahtari vrau ujkun” The wolf killed the hunter. “Ujku vrau gjahtarin”. Në këtë rast, themi se gjuhë si anglishtja, ku rendi i fjalëve merr vlerë si shprehës i marrëdhënieve gramatikore, quhen gjuhë me rend të ngulitur215. Kur themi se rendi i fjalëve në anglisht është një rend ngulitës, do të thotë se pothuajse gjithmonë kryefjala qëndron në krye të fjalisë dhe më pas vjen kallëzuesi dhe pjesët e tjera plotësuese. Shprehjet ndajfoljore janë përbërësit e vetëm të cilët mund të vendosen në pozicione të ndryshme në fjali. Por rendi i fjalëve në sintagmë dhe në fjali nuk mund të jetë krejtësisht i lirë. Në çdo gjuhë, duke përfshirë dhe ato me rend të lirë, si shqipja, veprojnë rregulla të caktuara

213 Gramatika e gjuhës shqipe 2, Vëllimi II, Tiranë, 2002. 214 Memushaj, R. “Hyrje në gjuhësi”, Botimet Toena, Tiranë, 2008. 215 Po aty, f. 209.

138

Page 151: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. për rendin e gjymtyrëve në sintagmë. Nga rendi i vendosjes mund të dallohen disa pjesë të ligjëratës, p.sh. emri prej mbiemrit. Në gjuhën shqipe, emri i merr përcaktorët mbiemra prapa, kështu që, kur forma e fjalës nuk na ndihmon për të dalluar cila nga fjalët e një sintagme është emër e cila mbiemër, mbështetemi te rendi i fjalëve:

një punëtor (emër) i ri një i ri (emër) punëtor Ndërsa, në anglishte, mbiemëri qëndron para emrit dhe ky rend është mjeti i vetëm për të dalluar cila nga dy fjalët e një sintagme është mbiemër dhe cila emër: the round home (emër) “shtëpia e rrumbullakët” the home round (emër) “rrethi familjar”

Një pikë tjetër për t’u përmendur janë fjalitë. Në të dy versionet gjejmë fjali të thjeshta, të përbëra të cilat lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse, apo dhe fjali me nënrenditje apo dhe komplekse. Kështu, po të krahasojmë të dy gjuhët, do të thonim se ashtu si në gjuhën shqipe edhe në gjuhën angleze fjalitë mund të jenë të thjeshta, të përbëra, komplekse apo dhe fjali të përbëra komplekse, gjë që varet nga lloji i sifjalive që ajo përmban. Këto fjali quhen të pavarura ose nënrenditëse. Fjalitë kryesore mund të qëndrojnë më vete, ose dy apo më shumë fjali mund të lidhen me një lidhëz, ose mund të ndahen me pikëpresje, për të formuar fjali të përbëra. Fjalitë e nënrenditura janë të dallueshme nga lidhëzat nënrenditëse dhe mund të funksionojnë si një përbërës sifjalie (kryefjalë, kudrinor, ndajfoljor, etj), apo dhe si pjesë e një përbërësi. Kështu, në anglisht, një sifjali e nënrenditur nuk mund të formojë një fjali të plotë216. Përveç fjalive që kanë dy gjymtyrë kryesore, kryefjalën dhe kallëzuesin, në gjuhën shqipe ka edhe fjali vetëm me një gjymtyrë kryesore, e cila mund të interpretohet sipas rastit ose si kallëzues ose si kryefjalë. Këto quhen fjali njëkryegjymtyrëshe. Në fjalitë njëkryegjymtyrëshe nuk bëhët fjalë për kallëzues të shprehur e për kryefjalë të pashpehur e anasjelltas as nuk “rindërtohet” fjalia duke shtuar kryefjalë dhe kallëzues. Në disa fjali njëkryegjymtyrëshe, gjymtyra kryesore e të cilave është shprehur me folje, autori i veprimit bëhet i njohur gjuhësisht me anë të mbaresave të foljes. Në disa fjali të tjera njëkryegjymtyrëshe, ai nuk shprehet, sepse rëndësi ka vetëm veprimi. Fjalitë njëkryegjymtyrëshe, gjymtyra kryesore e të cilave shprehet me folje, janë më të larmishme dhe përdoren shumë më tepër se fjalitë njëkryegjymtyrëshe, gjymtyra e të cilave shprehet me emër. Këto të fundit përdoren sidomos në stilin e letërsisë artistike. Ndërsa, fjalitë njëkryegjymtyrëshe, sidomos ato të shprehura me folje, përdoren gjerësisht edhe në stilin bisedor. Ndryshe nga gjuha shqipe, në anglisht nuk mund të kemi fjali njëkryegjymtyrëshe të cilat mund të shprehen vetëm me një folje apo kryefjalë. Kështu, përdorimi i përemrit vetor i vetës së tretë është i domosdoshëm, në mënyrë që fjalia të jetë gramatikisht e saktë, ndërsa në shqipe para foljeve të tilla përdorimi i përemrit vetor do të jepte një formë jogramatikore. Në shqipe por edhe në shumë gjuhë të tjera, kryefjala edhe mund të mos përdoret. Sipas gramatikës gjenerative gjuhë të tilla

216 Verspoor, M & Sauter, K. “English sentence analysis”, John Benjamins Publishing company, Amsterdam,Piladelphia, 2000, f. 30.

139

Page 152: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. quhen prodrope për t’i dalluar tipologjikisht nga gjuhët në të cilat kryefjala nuk mund të mungojë. Në studimin tonë krahasimor kemi gjetur raste të fjalive njëkryegjymtyrëshe në veprën origjinale, të cilat shprehen ndryshe në versionin e përkthyer për shkak të mospërputhjes së dy strukturave. Përveç karakteristikave të lartpërmendura, diateza është një kategori tjetër gramatikore e foljes, të cilën e zotërojnë të dy gjuhët dhe e hasim shpesh në të dy versionet e veprës, por të shprehura në forma të ndryshme me mjete gramatikore të ndryshme. Nëpërmjet një sistemi formash që i kundërvihen njëra-tjetrës, në kategorinë e diatezës gjen shprehje marrëdhënia midis bërësit të veprimit (vepruesit) me kryefjalën e fjalisë. Bashkëlidhja dhe kundërvënia e diatezave veprore dhe pësore vërehet në shumicën e gjuhëve të sotme. Ndërkaq, duhet vënë në dukje se në gjuhë të ndryshme të kësaj familjeje, për të shprehur diatezën pësore, shfrytëzohen mjete të ndryshme217. Kështu, në shqipe format e diatezave pësore e vetëvetore të kohës së kryer formohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme të mënyrës dëftore. P.sh.: jam larë, je larë, është larë, jemi larë, jeni larë, janë larë...... Foljet në të kryeren e thjeshtë, kur përdoren në format e diatezave pësore e vetëvetore, marrin pjesëzën -u, e cila u paravihet formave veprore të ndryshme. Kur përdoren në format e diatezave pësore e vetëvetore, foljet në kohën e pakryer të mënyrës dëftore marrin mbaresat -esha, -eshe, -esh ose -ej (për numrin njejës) dhe -eshim, -eshit, -eshin (për numrin shumës). Ndërsa, në anglishte pësorja ndërtohet prej foljes (be), e cila vendoset në forma të ndryshme për të shprehur veprime të ndodhura në kohë të ndryshme dhe prej pjesores së dytë të foljes. Kategoria gramatikore e diatezës lidhet me kalimtarësinë (tranzitivitetin) dhe jo kalimtarësinë (intranzitivitetin) e foljeve. Kundërvënia folja kalimtare/ folje jokalimtare mbështetet në aftësinë që kanë foljet për të marrë kundrinor të drejtë, e cila shënon objektin mbi të cilin bie drejtpërdrejt veprimi i foljes: lexoj librin (kal), qëndroj pranë dritares (jokal). Aftësinë për të shprehur me forma të vetë foljes drejtimin e veprimit, e kanë vetëm foljet kalimtare, prandaj vetëm këto folje e kanë kategorinë e diatezës. Foljet jo kalimtare s’kanë diatezë, sepse ato nuk mund të përdoren as në trajtë pësore, as në trajtë vetvetore. Fjalitë pësore përdoren kur duam të specifikojmë veprimin e jo bërësin e një veprimi.

(I) The boy broke the vase. Djali theu vazon. Veprore

(II) The vase was broken (by the boy). Vazo u thye (nga djali). Pësore

Në këtë shembull vëmë re se në fjalinë e parë, kryefjala është djali, i cili është dhe bërësi i veprimit dhe vazo është kundrinori i drejtë; ndërsa në fjalinë joveprore vëmë re se kryefjala e kësaj fjalie është vazo, por që nuk është bërësi i veprimit. Një ndryshim tjetër që dallohet në fjalinë e dytë është se fraza foljore ka foljen be (was) e cila ndiqet nga pjesorja e shkuar (broken). Kështu, fjalitë joveprore në anglisht janë të mundura vetëm me foljet transitive, ku përfshihen dy pjesëmarrës. Në këtë rast, kemi tre lloje të ndryshme të foljeve transitive, ato me një kundrinor (foljet monotranzitive), me dy kundrinorë (foljet ditranzitive) dhe ato me një kundrinor dhe plotësues të tjerë kundrinor

217 Memushaj, R. “Hyrje në gjuhësi”. Botimet Toena, Tiranë, 2008.

140

Page 153: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. (foljet komplekse-tranzative)218. Përsa u përket diatezave të anglishtes, vërehet se në shumicën e shembujve të veprës diatezat përkojnë, qoftë në raste kur koha ndryshon, qoftë në raste kur koha nuk ndryshon. Kjo do të thotë se diateza veprore në gjuhën shqipe është përkthyer me diatezën veprore të gjuhës angleze (Active Voice), si dhe diateza pësore e shqipes me diatezat pësore dhe vetvetore të anglishtes (Passive Voice). Nga gjithë shembujt e vjelë, nga kjo pikëpamje del se në përgjithësi përkojnë, por nuk mungojnë dhe rastet ku ndeshemi me mospërputhshmëri të diatezave të njërës gjuhë me tjetrën. Rastet më të shpeshta të tilla janë ato, në të cilat diateza veprore e shqipes përkthehet me diatezën pësore të anglishtes. Kurse, rastet kur diateza pësore e shqipes është përkthyer me diatezën veprore të anglishtes janë të rralla në vepër, por më së miri ilustrohen me shembujt që vijojnë.

4.2.Perfekti i i gjuhës angleze dhe shqipe/Funksionet

Përkthimi i veprës nga gjuha shqipe në gjuhën angleze i është përshtatur natyrës së gjuhës angleze. Ndonëse në shumicën e shembujve të kohës së kryer të mënyrës dëftore kohët përkojnë, hasim edhe mospajtime të kohës. Nga vjelja dhe analiza e shembujve vërehet se perfekti i tashëm i gjuhës shqipe është përkthyer në të shumtën e rasteve me perfektin e anglishtes, që do të thotë, se kjo kohë foljore në përgjithësi përkon në këto dy gjuhë, mirëpo kemi dhe disa raste ku perfekti i shqipes përkthehet përgjithësisht me kohë të tjera të në gjuhën angleze si: me të tashmen apo me të shkuarën e anglishtes. Kështu, para se të paraqesim shembujt e marrë nga vepra, do të ishte e udhës të parashtronim funksionet e kësaj kohe në të dy gjuhët për t’i kuptuar më mirë përdorimet e tyre, ku në shumicën e rasteve gjejmë përputhje midis njëra-tjetrës, por ka edhe raste të mospajtimeve të tyre në përkthim.

Perfekti i së tashmes në gjuhën angleze është një trajtë e veçantë e kohës së shkuar, e cila shpreh një veprim ose gjendje të një kohe të kaluar, mirëpo veprimi i shprehur përmban lidhje edhe me kohën e tashme, me fjalë të tjera, pasojat vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në momentin e ligjërimit. Për këtë arsye kësaj kohe të shkuar i shtohet atributi i së tashmes. G.N. Leech-i219 thekson se gjuha angleze ka dy mënyra me anë të së cilave ndodhitë e shkuara mund të lidhen me prezentin me kuptim të perfektit: a) mund të përfshihet periudha kohore që ka filluar në të kaluarën por zgjat edhe në të tashmen; b) mund të përfshihet vetëm periudha kohore e shkuar pa arritur në të tashmen, mirëpo pasojat kanë mbetur edhe në të tashmen. We have lived in this city since last December.

Ne kemi jetuar në këtë qytet që nga dhjetori i kaluar.

218 Verspoor, M & Sauter, K. “English sentence analysis”, John Benjamins Publishing company, Amsterdam/Piladelphia, 2000, f. 72. 219 G. N. Leech, Meaning and the English Verb, 1980. London: Longman.

141

Page 154: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Mirëpo, në përkthim apo dhe në të folurën e përditshme ne do ta shprehnim këtë fjali kështu: Ne jetojmë në këtë qytet që nga dhjetori i vitit të kaluar. (që do të thotë se ne vazhdojmë ende të jetojmë në këtë qytet edhe tani.) Në gjuhën angleze perfekti i tashëm ndonëse ka funksione të veçanta, prapëseprapë shpeshherë është i afërt me kohën e kryer të thjeshtë. Dallimi qëndron në atë se perfekti i tashëm tregon veprime të zgjatura, të përsëritura ose të pacaktuara në pikëpamje kohore të cilat në thelb kanë aspektin imperativ (të vijimësisë), ndërsa e kryera e thjeshtë e anglishtes tregon veprime që kanë përfunduar në të kaluarën dhe nuk kanë lidhje me të tashmen.

Kurse, funksioni kryesor i perfektit të shqipes, dmth. i kohës së kryer, është që të shënojë një veprim ose gjendje që ka ndodhur në një kohë të shkuar, respektivisht para momentit të ligjërimit ose të shkrimit. Arbeni ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit. Një funksion tjetër shumë karakteristik i perfektit të gjuhës shqipe është që të tregojë një veprim a gjendje të një kohe të shkuar, por që pasojat e atij veprimi vazhdojnë dhe janë të pranishme edhe në kohën e tashme, në momentin e të folurit220.

Më poshtë do të vërejmë se si koha e kryer e shqipes përkthehet në kohën e tashme apo dhe në të shkuarën në anglisht.

1. Nëpunësit kanë mbërritur nëpër zyrat e tyre, mendoi me frikë, por aty për ay e qetësoi veten: në fund të fundit, ai s’kishte punë me ta. (P. Ë., f. 37)

All the clerks are in their offices already, he thought with a pang.But he soon calmed down: his position was quite different from theirs. (P. D., p. 10)

Çdo të premte, ndoshta ke dëgjuar, nga mijëra e mijëra ënrrat e mbërritura e të përpunuara këtu gjatë javës, zgjedhin njërën, atë më të rëndësishmen, ...(P. Ë., f. 64)

As you perhaps know, every Friday a traditional ceremenony is held,ancient bu discreet....(P. D., p. 34)

Mos u druaj. Të gjithë kështu kanë filluar. (P. D., f.106)

Don’t worry. That’s how everyone feels at first. (P. D., p. 72)

Për dy muaj ke arritur të bëhesh kockë e lëkurë, mendoi Mark-Alemi.Si do të bëhej vallë ai vetë pas ca kohe? (P.Ëf.115)

And after only two months you’re all skin and bones, thought Mark-Alem. (P. D., p. 80)

Në shembujt e mësipërm, vërejmë se perfekti i shqipes është përkthyer në të tashmen e anglishtes. Duke iu referuar shpjegimeve në lidhje me këtë kohë, mund të themi se megjithëse në anglisht e gjejmë të përkthyer në kohën e tashme, aspekti i saj është i njëjtë si me perfektin pasi, kjo është një kohë që pasojat apo veprimi lidhet me të tashmen.

220 Gramatika e Gjuhës Shqipe, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë, Vëllimi I, Tiranë 2002, f.312.

142

Page 155: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 2. S’kam dashur t’ju shqetësoj orë e pa kohë. (P. Ë., f. 108)

I didn’t want to bother you for nothing. (P. D., p. 75)

Mbrëmë natën, ose, më mirë, ndaj në të gdhirë, ka ndodhur diçka e ububushme. (P. Ë., f.215)

Last night, or early this morning rather, something very strange happenned... (P. D., p. 174)

Ndërsa, në këto shembuj, perfekti i shqipes përkthehet me të shkuarën e

anglishtes. Në lidhje me këtë, mund të themi se në fjalinë e parë s’kam dashur t’ju shqetësoj është dhënë I didn’t want to bother you sepse foljet që tregojnë gjendje emocionale është mirë të shprehen me kohë të mbyllur. Ndërsa, në rastin e dytë ka ndodhur diçka përkthehet me një folje të thjeshtë happenned, sepse shprehja kohore mbrëmë natën kërkon një kohë folje që shpreh një veprim të përfunduar. Kështu, në të dy rastet themi se është struktura dhe situata kontekstuale që e kërkojnë përkthimin të shprehur me një kohë tjetër.

Në vijim po paraqesim shembuj të ndryshëm të vjelë nga teksti burimor dhe përkthimor, për të treguar më konkretikisht se si këto gjuhë dallojnë nga njëra tjetra bazuar në aspektet e lartpërmendura, por edhe në aspekte të tjera gjuhësore të cilat do të parashtrohen më poshtë me anë të shembujve.

4.3 Zhvendosjet

Zhvendosja (transpozimi) është përftesë që ka të bëjë me ndryshimet gramatikore që ndodhin në përkthim nga GjB në GjP. Kjo strategji preferohet të përdoret shpesh nga përkthyesit në kalimin nga një gjuhë në tjetrën, për vetë faktin se midis dy gjuhësh ekzistojnë rende të ndryshme sintaksore në strukturë apo dhe ndryshime gramatikore dhe për këtë arsye përkthyesit i duhet të bëjë këto transformime strukturore, në mënyrë që përkthimi të tingëllojë sa më natyrshëm dhe sa më i përafërt me gjuhën e përkthimit. Transpozimet ndahen sipas tipave të ndryshëm. Tipi i parë, i cili është dhe ndër transpozimet më të thjeshta dhe që mund të haset në përcjelljen e një teksti nga gjuha burimore në tjetrën, është ndryshimi nga njëjësi në shumës dhe anasjelltas, apo ndërrimi i vendit të mbiemrit në togfjalësh. Tipi i dytë ka të bëjë me ndryshime në strukturat gramatikore të cilat duhen bërë për shkak të mosekzistencës së tyre në gjuhën e përkthimit. Në tipin e tretë përfshihen ato struktura të cilat gramatikisht janë të mundura, por në shumicën e rasteve nuk përputhen me gjuhën e përkthimit221. Ndërsa Nida është i mendimit se transpozimi mund të jetë i nevojshëm të përdoret si strategji dhe në ato raste kur një fjalë e cila dukej të jetë në të njëjtin nivel hierarkik si fjala në gjuhën burimore, por në të vërtetë mund të ketë një vend të ndryshëm për shkak të ndryshimeve kulturore222. Një grupim tjetër transpozimesh, ka të bëjë me ruajtjen ose shtrembërimin e

221 Newmark, P. A Textbook of translation. New York: TiceHall Press, 1988, f. 86. 222 Nida, E. Toward a Science of Translating: With Special Reference to Principles and Procedures Involved in Bible Translating. Netherland: Brill Academic Publishers, 1964, f. 237.

143

Page 156: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. mesazheve stilistike, ruajtjen ose shmangien e dallimeve stilistike të ligjërimit, ruajtjen ose ndryshimin e natyrës së kundërvënieve stilistike223. Në rastin tonë, përkthyesja ka përdorur transpozimin dhe në disa raste edhe përshtatjen, duke përkthyer në bazë të ekuivalencës gjuhësore, me qëllim që të transmetojë regjistrin dhe formën e ligjërimit, sipas kontekstit të dhënë në vepër. Më poshtë kemi paraqitur disa raste të këtyre transpozimeve që vërehen në përkthimin e romanit.

Sikurse e përmendëm dhe mësipër, një tip zhvendosje, që ndeshet në pothuaj të gjitha rastet e përkthimit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, është edhe ndryshimi i rendit të mbiemrit. Në shqip kemi rendin emër+mbiemër në strukturën e frazës, ndërsa në gjuhën angleze rendi zhvendoset në mbiemër + emër. Ja disa shembuj për ta ilustruar këtë ndryshim midis dy gjuhëve: Me dorezat e rënda prej bronzi With heavy bronze knobs

Njeri me fytytrë të gjatë Square-faced man

Fytyrë e gjatë, e kuqërremtë (P. Ë., f. 59) Long ruddy face (P. D., p. 29)

Drithëtirë e ftohtë Cold shudder

Ishte një fytyrë e gjatë, e kuqerremtë, me ca mollëza të mëdha prej njeriu të mirë. (P. Ë., f. 59)

He had a long ruddy face with nice round cheeks. (P. D., p. 29)

Tjetër tip zhvendosjeje që bie në sy dukshëm gjatë veprës nga shqipja në anglisht është se si transmetimi i formave të ndryshme të strukturës së shqipes përkthehen me anë të gerundit (-ing) të anglishtes. Më poshtë po paraqesim disa shembuj të kësaj natyre. Ndërtesat hijërënda, që çoheshin drejt e mbi lëvizjen e rrugës, me portat e me flegrat e mbyllyra, …(P. Ë., f. 35)

The tall buildings, looking down on the bustle in the streets with their heavy doors and wickets still shut, ...(P. D., f. 9)

Struktura që+folje në funksion të përcaktorit përkthehet me formën –ing.

.... vështroi fenerët e hekurt të rrugës me sqotën e rrallë që u vërtitej përreth dhe ndjeu prapë një drithëtirë në trup. (P. Ë., f. 35)

As he glanced at the swirls of delicate flakes fluttering around the wrought-iron street lamps, he felt a cold shudder run down his spine. (P. D., f. 9)

Përsëri dhe në këtë rast kemi strukurën që+folje në funksion të përcakorit.

....., që shpejtonin për të kapur në kohë orarin zyrtar. (P. Ë., f. 35)

....hurrying to get to their offices on time.(P. D., f. 9)

Përemri lidhor që+folje+ paskajoren e foljes me funksioni qëllimor përkthehet në anglisht me gerund+folje në infinitv

223 Ristani, V. “Kontribut në studimet përkthimore gjatë viteve `90, Tiranë, 2010, f.226.

144

Page 157: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Si çdo njeri që kapërcente për herë të parë portën e një zyre të rëndësishme qeveritare, ....(P. Ë., f. 38)

Like anyone entering a large governement office for the first time, ...(P. D., f. 12)

Përemri lidhor ‘që’+ folje është përkthyer përsëri me gerundin e anglishtes në funksion të kallëzuesit

Pa kthyer kryet, eci andej. Vetëm tronditja dhe ajo drithëtirë e ftohtë që ndiente në gjithë trupin nuk e linin ta ndiente veten të fyer. (P. Ë., f. 39)

Without looking round he ëalked on as directed. Only the tension he was under and the cold shudders still running through his body prevented him from feeling annoyed. (P. D., f. 12)

1)forma e pashtjelluar mohore me funksion mënyror+emër përkthehet në gerund, 2) përemri lidhor ‘që’+ folje, është përkthyer këtu si gerundi i anglishtes në funksion të kallëzuesit

Megjithatë, pa ditur pse, psherëtiu. (P. Ë., f. 41)

And yet, without knowing why, he heaved a sigh. (P. D., p. 14)

Forma e pashtjelluar mohore në shqip përkthehet në anglisht në parafjalë+gerund

Ai mbante në njërën dorë një grumbull shkresash, .....(P. Ë., f. 41)

....a very short man holding a sheaf of papers which fortunately,.....(P. D., p. 14)

folje+emër në shqip e përkthyer me gerundin e anglishtes.

Eja pas meje, -tha nëpunësi dhe u drejtua nga dera e jashtme. (P. D., f. 14)

Come with me! Said the little man, heading for the door that led into the corridor. (P. Ë., f. 42)

Përsëri dhe në këtë rast kemi folje+emër e cila është përkthyer me gerundin e anglishtes.

Ai vetëm u kollit lehtë si përpara një fjalimi dhe, duke vështruar herë derën, herë Mark-Alemin, tha: (P. Ë., f. 46)

He merely cleared his throat as if preparing to deliver a speech, then, glancing back and forth between the door and Mark-Alem, said: (P. D., p.18)

1)lidhëz+emër përkthehet me lidhëzën ‘as if’+fojle me ing. 2) forma e përcjellores e foljes duke+folje përkthehet po me gerund në anglisht.

Padashur, sytë e Mark-Alemit e vështruan fletën e shkrumbuar që, e holluar edhe më, lëkundej tani si hije sipër prushit. (P. Ë., f. 49)

Mark-Alem’s eyes involuntarily shifted to the burnt paper now quivering on the embers. (P. D., p. 20)

Folje në shqip përkthehet në gerund në anglisht.

Por, ato në vend që të shqiteshin, e ndiqnin pas me këmbëngulje. (P. Ë., f. 50)

But instead of dispersing, the echoes of the words he’d just heard only clung to him all the more obstinately. (P. D., p. 21)

Struktura që+folje në lidhore përkthehet me parafjalë +ing, strukturë në funksion të përcaktorit.

Sytë e tij vazhdonin të përpinin fletën e shkruar të dosjes dhe një çast Mark-Alemit iu duk se në anët e atyre mbërrinte si valëzim i

His eyes went on devouring the closely-written pages in one of the files, yet had a fleeting impression that on the edge of his glance there

1)Struktura folje+folje në lidhore përkthehet në folje+folje me –ing. 2)lidhëz krahasuese+emër+mbiemër

145

Page 158: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. dobësuar pjesa anësore e një tmerri, qendra e të cilit duhej të ishte larg. (P. Ë., f. 52)

lurked, like a dying wave, the outer fringe of something fearful, though its epicentre was far away. (P. D., p. 23)

përkthehet në lidhëz+mbiemër+emër

Mark-Alemi ndjeu sytë e tyre të topitur t’i nguleshin gjithë frikë. (P. Ë., f.80)

....when he saw Mark-Alem, who as he passed them sensed their eyes resting on him with a mixture of curiosity and fear. (P. D., p. 48)

Kallëzues + kundrinor(i shprehur me emër+përemër pronor+mbiemër) përkthehet në folje+p.pronor+emër+folje-ing+përemër kudrinor.

Qysh nga fëmijëria mbante mend ca ecejake të shërbëtorëve që pa gdhirë në shtëpinë e tyre të madhe, pëshpërimat nëpër dyer, emtat me fytyra të llahatarisura që troktnin te porta e jashtme,.....(P. Ë., f. 84)

Ever since he was a child Mark-Alem could remember the servants coming and going in the house in the middle of the night; the whispering in the corridors; terrified aunts knocking at the gate. (P. D., p. 52)

1)emër+emër në gjinore përkthehet në emër+folje me mbaresën –ing. 2)emër+emër me parafjalë përkthehet me emër me –ing +emër me parafjalë. 3)pjesë e nënrenditur(lidhëzën që+folje+emër me parafjalë+mbiemër përkthehet në folje me ing+emër me parafjalë.

E uli kokën përsëri dhe nisi të lexonte tekstin...(P. Ë., f. 57)

Looking down at the file again he read.(P. D., p. 27)

Struktura folje+emër përcillet me gerundin e anglishtes.

Përveç zhvendosjeve të sipërpërmendura, në përkthimin e veprës, vërejmë dhe tipe të tjera transpozimesh, përkthimi i të cilave në disa raste mund të ishte i drejtpërdrejtë, por për arsye stilistike përkthyeses i është dashur ta ndryshojë frazën, në mënyrë që ajo t’i përshtatet gjuhës së përkthimit dhe të ngjajë sa më natyrshëm me atë, dhe në disa raste të tjera i ështëpërmbajtur rregullave të gjuhës përkthimore.

1. Emër + emër me parafjalë+ emër përkthehet në anglisht me mbiemër + emër; Njeriu me xhybe (P. Ë., f. 37) Hooded man (P. D., p. 10) Hyrja për nëpunësit. (P. Ë., f. 37) Staff entrance (P. D., p. 10)

2. Emër + parafjalën ‘me’ + emër përkthehet në anglisht me emër + emër; Hyrja për nëpunësit. (P. Ë., f. 37) Staff entrance (P.D., p. 10)

3. Mbiemër ose mbiemër i përforcuar me ndajfolje përkthehet me folje këpujore +mbiemër;

I tmerruar, deshi të mbyllte përsëri,madje zgjati krahun për ta kapur flegrën që vazhdonte....(P. Ë., f. 39).

He was terrified, and made as if to close it again. (P. D., p. 12)

Krejt i habitur, ai u vente veshin këtyre Mark-Alem strained his ears to listen and

146

Page 159: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. frazave. (P. Ë., f. 60) was astonished at what he heard. (P. D., p.

30)

4. Një shprehje foljore përcillet me një një folje të vetme në anglisht; Një copë herë qëndroi në mëdyshje, të hynte apo të moste hynte në atë zyrë pa njeri. (P. Ë., f. 39)

He hesitated. Should he go in?

5. Folje e thjeshtë në gjuhën burimore përkthehet me folje + emër (me nyjën

përkatëse “a” përpara); Megjithatë, pa ditur pse, psherëtiu. (P. Ë., f. 41)

And yet, without quite knowing why, he heaved a sigh. (P. D., p. 14)

6. Mbiemër+emër në gjuhën origjinale përkthehet me togfjalëshin emër+parafjalë+

mbiemër+emër; Zyrtari fytyrëvrenjtur, ndërsa vazhdonte leximin, po ngrihej dalëngadalë....(P. Ë., f. 43)

For as he read the letter the official with the morose expression had slowly risen from his chair. (P. D., p. 16)

7. Forma e pashtjelluar mohore+përemër+emër me parafjalë

...., pa lëvizur asgjë në fytyrë. (P. Ë., f . 42) .....,but in such a way that his face remained completely immobile. (P. D., p. 15)

8. Struktura folje+(me)+emër+(mbiemër) përcillet në anglisht me një folje të

thjeshtë; Mark-Alemi pohoi me krye. (P. Ë., f. 52) Mark-Alem nodded. (P. D., p. 24) Kafe,- tha me zë të ulët....(P. Ë., f. 59) A coffee, he whispered. (P. D., p. 30) Tjetri ngriti supet. (P. Ë., f. 117) The other man shrugged. (P. D., p. 82) Arkivisti ngriti qepallat. (P. Ë., f. 166) The archivist looked up.(P. D., p. 129)

9. Strukturat sa+folja vij+folja apo sa+folja vij+folja bëj + mbiemër në shkallën krahasore, që shprehin rritje progresive të veprimit në shqip shprehet në anglisht nëpërmjet strukturës folje (këpujore)+ mbiemër në krahasore ose folje+pjesëzën more+mbiemër/ndajfolje në shkallën krahasore;

Vështrimi i shefit sa vente gjallërohej.(P. Ë., f. 54)

The boss’s eyes were growing brighter and brighter. (P. D., p. 25)

Dritaret sa vente zvogëloheshin. (P. Ë., f. 58)

Mark-Alem noticed that the windows grew narrower on every landing. (P. D., p. 28)

Gjëmimi i hapave sa vinte bëhej më i shurdhër.( P. Ë., f. 58)

The sound of footsteps grew louder, especialy on the stairs. (P. D., p. 28)

Dosjet sa vente bëheshin më të trasha.(P. Ë., f. 67)

The files were getting thicker and thicker. (P. D., p. 37)

Megjithatë, dora e tij sa vente bëhej më e ngadaltë, .....(P. Ë., f.75)

But his hand moved ever more slowly, until finally it just hung poised over the

147

Page 160: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

paper. (P. D., p. 44)

10. Emër+emër+folje përkthehet në folje+emër+parafjalë e gjinores (of)+emër; Vala e gëzimit i shkaktoi të ngjethura në shpinë. (P. Ë., f.57)

He felt a quiver of pleasure run up his spine. (P. D., p. 27)

11. Emër+emër përkthehet në emër;

Nuk iu desh më tepër se një grimë kohe që vrullin e zemërimit ta zinin prapë dyshimet. (P. Ë., f. 75)

And in less than a minute his rage had been replaced by doubt again. (P. D., p .44)

12. Folja kalimtare në gjuhën burimore përkthehet në folje jokalimtare në anglisht;

Ai ngriti kokën sikur ta kishin goditur. (P. Ë., f. 57)

He looked up sharply as if he’d been tapped on the shoulder. (P. D., p. 27)

Vështroi djathtas, majtas dhe mbeti gojëhapët. (P. Ë., f. 57)

Looking first to his left and then to his right, he was amazed by what he saw. (P. D., p.27)

Tani njerëzit lëviznin ngjitur me njëri-tjetrin. (P. Ë., f. 58)

By now all the people were crowded together in one mass. (P. D., p. 28)

...njerëzit nuk i dërgojnë vetë, por që shteti, me anë të mjeteve dhe mënyrave të tij, i shtie në dorë. (P. Ë., f. 62)

the dreams that are anlyzed there are not sent in by people themselves – they’re obtained by the State through methods and means of its own. (P. D., p. 32)

Në çastin e fundit Mark-Alemi bëri një lëvizje drejt tij, sikur ta ndalte, sikur ta pyeste për diçka të fundit, por, ndërkaq, e shtynë nga e majta, pastaj nga e djathta, dhe ai e humbi tjetrin nga sytë. (P. Ë., f. 65)

Mark-Alem would have tried to detain him and ask him one last question, but as he was about to do so he was jostled first to the left and then to the right, and so lost of him. (P. D., p. 35)

Perandoria është e madhe dhe qendra, pavarësisht se punon ditë e natë s’ka mundësi t’i shqyrtojë kaq shpejt gjjithë mizërinë e ëndrrave që mbërrin atje.(P. Ë., f.70)

The Empire1s a big place, and even though they work day and nigh the central office can’t keep up with all the dreams they’re sent. (P. D., p.40)

....shteti merrte masa për t’i dalë përpara së keqes.(P. Ë., f. 72)

So special measures were taken in advance to deal with it. (P. D., p.41)

......do të kalosh në interpretim. (P. Ë., f. 102)

...you’re being transferred to Interpretation. (P. D., p. 68)

I kishin dhënë një dosje, që quhej e lehtë...(P. Ë., f.106)

He’d been given a file that was supposed to be an easy one....(P. D., p. 72)

Ai po mahnitej nga numri i nëpunësve.... (P. Ë., f. 58)

He was impressed by the number of people...(P. D., p. 28)

Mark-Alemi ndjeu një valë gëzimi. (P. Ë., f.58)

He was filled with another wave of delight. (P. D., p. 29)

Thoshin se edhe ministritat mund të hynin këtu vetëm me leje të veçantë. (P. Ë., f. 40)

It was said even ministers themselves weren’t alllowed in without a special pass.

148

Page 161: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

(P. D., p. 13) Befas, tringëllimi i një zileje e bëri të dridhej. (P. Ë., f. 57)

Suddenly he was startled by the ringing of a bell. (P. D., p. 27)

13. Folja jokalimtare në shqip përkthehet në folje kalimtare në anglisht; Përpara se të mbërrinin u ndje era e kafesë dhe ajo e salepit. (P. Ë., f. 58)

He could make out the seperate scents of coffee and salep even before they got to the refreshment room. (P. D., p. 28-29)

Në Tabir Saraj nuk pranohen rekomandime....(P. Ë., f. 45)

We don’t accept recommendations at the Tabir Sarrail....(P. D., p. 17)

Zhurma e hapave u shtua sidomos nëpër shkallë. (P. Ë., f. 58)

The sound of footsteps grew louder, especially on the stairs. (P. D., p. 28)

14. Fjali njëkryegjymtyrëshe në anglisht strukturohet në fjali dykryegjymtyrëshe;

Dukesh. (P. Ë., f. 59) Yes, that’ s obvious. (P. D., p. 29)

15. Fjali e shprehur me formë të pashtjelluar në shqip për të+folje përcillet në anglisht me formën infinitive (to) + folje;

Ato ishin të zhveshura e pa ndenjëse dhe shërbenin vetëm sa për të mbështetur bërrylat dhe sidmos për të lënë kupëzat e zbrazëta. (P. Ë., f.60)

They served merely as ledges to lean on, and a place to leave empty cups.

16. Ndajfolje në shqip përcillet me strukturën folje+ndajfolje kohore;

Tjetri mblodhi buzët mendueshëm. (P. Ë., f. 62)

His companion pursed his lips and thought for a moment. (P. D., p. 32)

17. Folje+emër me parafjalë+mbiemër përkthehet në folje+ndajfolje në anglisht;

Të lutem, më trego edhe diçka,-tha me zë të butë. (P. Ë., f . 63)

Do go on, he said encouragingly. (P. D., p. 33)

18. Emër +mbiemër përcillet në vetëm një emër në gjuhën e përkthimit;

Turmat e pafundme (P. Ë., f. 89) Masses (P. D., p. 56)

19. Ndajfolje+mbiemër përcillet në mbiemër+emër; Shumë i llastuar (P. Ë., f. 94) A spoiled brat

20. Folje+kudrinor+emër me parafjalë përcillet në anglisht me strukturën folje+kudrinor(përemër)+ndajfolje;

Të dy kushërinjtë tundën kryet me dashamirësi. (P. Ë., f. 96)

The two cousins shook their heads indulgently. (P. D., p. 63)

Po ju? – pyeti tjetri me druajtje. What about you? said the other man timidly.

149

Page 162: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Mirëmëngjesi! – iu përgjigjen ato me dhembshuri. (P. Ë., f. 142)

Goodmorning, they answered, looking at him fondly. (P. D., p. 106)

Përveç transpozimeve të lartpërmendura, në vepër gjejmë transpozime dhe të tipeve të tjera të cilat shpeshherë përdoren nga përkthyesja si mundësi për të krijuar efektin stilistik të veprës, si dhe për t’iu përshtatur sa më shumë gjuhës së përkthimit, që ajo të tingullojë po aq origjinale sa gjuha burimore. Kështu, disa fjali të thjeshta në gjuhën shqipe bashkohen në një fjali të vetme në gjuhën angleze me anë të mjeteve lidhëse si and, but, or apo dhe me anë të gerundit duke u bashkuar në një fjali apo dhe me anë të shenjave të pikësimit etj, duke formuar në këtë mënyrë fjali të përbëra. Ja disa shembuj që ilustrojnë këtë lloj transpozimi: Larg iu duk se dalloi njërin krah të Tabir Sarajit. Kur u afrua dhe pak, e kuptoi se nuk kishte gabuar. (P. Ë., f. 37)

In the distance he thought he could make out a wing of the Tabir Sarrail, and when he got nearer he found he was right. (P.D. p. 10)

Ai eci për së gjati, duke ndjekur me bisht të syrit atë rresht portalesh të shkreta. Një njeri me hundë dhe duar të skuqura nga morthi se nga mbiu pranë tij. (P. Ë., f. 37)

As he strolled by them, examining them out of the corner of his eye, a man with a cowl over his head suddenly materialized beside him. (P. D., P. 11)

Përpara se të trokiste, do të donte të pyeste, për t’u siguruar edhe një herë nëse ishte vërtet ajo zyra e njeriut që kërkonte. Mirëpo në atë galeri të gjatë s’dukej frymë njeriu. (P. Ë., f. 39)

He’d have liked to make sure it really was the office of the person he was looking for before he knocked, but the corridor was empty and there was no one to ask. (P. D., p. 12)

Mesorja ishte e gjatë dhe e zymtë. Dyert dilnin në të me dhjetra, të larta dhe pa numra. (P. Ë., f. 39)

The corridor on the first floor was long and dark, with dozens of doors opening off it, tall and unnumbered. (P. D., p. 12)

Vështroi përreth dhe vuri re se brenda në dhomë ishte një derë tjetër. Zërat dukej sikur vinin që prapa saj. (P. Ë., f. 40)

Then looking around the room he discovered but couldn’t tell where it came from. (P. D., p. 13)

Njeriu që doli, më në fund, prej saj ishte trupshkurtër. Ai mbante në njërën dorë një grumbull shkresash, në të cilat Mark-Alemit iu duk se shkarkohej, për fat të 150are, gjysma e vëmëndjes së nëpunësit. (P. Ë., f. 41)

The man he’d glimpsed before finally reappeared – a very short man holding a sheaf of papers which fortunately, as Mark-Alem said to himself, absorbed most of his attention. (P. D., p. 14)

Përpara se të ndiente ngrohtësinë, Mark-Alemi nuhati erën e zjarrit. Një prushanë prej bakri qe vendosur në mes të dhomës. (P. Ë., f. 42)

Even before he felt the warmth he recognized the smell of red-hot coals coming from a big copper brazier in the middle of the room. (P. D., p. 15)

Mark-Alemit i erdhi zemra në vend dhe ia zgjati edhe më letrën. Por gëzimi i tij që i parakohshëm. Nëpunësi, ashtu si edhe herën e parë, nuk e preku atë. (P. Ë., f. 43)

Mark –Alem, reassured, held it out nearer, but his relief was premature, for the other, as before, drew back and wouldn’t touch the letter. (P. D., p. 15)

150

Page 163: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Mark –Alemi nuk arriti t’ia shikonte fytyrën atij që i foli. U ngrit, mbylli dosjen dhe u drejtua si gjithë të tjerët drejt daljes. (P. Ë., f. 58)

Mark-Alem scarcely had time to see what the speaker looked like, but he got up, closed the file and followed everyone else to the door. (P. D., p. 28)

S’kishte asgjë në to nga puna në Tabir Saraj. Flitej për gjithçka të rëndomtë e të përditshme, për të ftohtët në rrugë, cilësinë e kafesë, garat e kuajve, lotarinë shtetërore, gripin që kishte rënë në kryeqytet, por asnjë fjalë për atë që bëhej në këtë ndërtesë. (P. Ë., f. 60)

These people weren’t talking about the Tabir Sarrail at all, but about the most trivial and ordinary things, such as the cold weather, the quality of the coffee, the races, the national lottery, the flu epidemic in the capital. Not a single word about what went on in this building. (P. D., p. 30)

Pas teje është qeruesi, siç i thonë sot, kontrollori tjetër. Ai do ta ndreqë lëshimin tënd. (P. Ë., f. 55)

After you there’ll be another sorter, or, to give him his proper title, a second inspector, and he’ll check what you’ve done and correct any errors. (P. D., p. 26)

Interpretuesit hiqen si aristokracia e Tabirit. Ata na shikojnë me njëfarë nënçmimi, për të mos thënë me përbuzje, ne seleksionuesit. (P. Ë., f. 53)

The interpreters like to think they’re the aristocrats of this institution, and effect to look down on us selectors. (P. D., p. 24)

Mark-Alemi nuk arriti t’ia shikonte fytyrën atij që i foli. U ngrit, mbylli dosjen dhe u drejtua si gjithë të tjerët drejt daljes. (P. Ë., f. 58)

Mark-Alem scarcely had time to see what the speaker looked like, but he got up, closed the file and followed everyone else to the door. (P. D., p. 28)

Një mace e zezë kishte kapur në gojë hënën dhe po vraponte e ndjekur nga turma. Gjithë rrugës nga ikte, dukeshin gjurmët e hënës së plagosur. (P. Ë., f. 77)

A black cat with a moon in its teeth was running along pursued by a mob of people, leaving a trail of blood from the wounded moon in its wake.(P. D., p. 46)

Përpara se të ndjente ngrohtësinë, Mark-Alemi nuhati erën e zjarrit. Një prushanë prej bakri qe vendosur në mes të dhomës. (P. Ë., f. 42)

Even before he felt the warmth he recognized the smell of red-hot coals coming from a big copper brazier in the middle of the room. (P. D., p. 15)

Megjithatë, në vepër nuk hasim vetëm bashkime fjalish apo frazash, por gjejmë dhe të anasjelltën e saj, ku një fjali e përbërë në gjuhën burimore, pra në shqip, shndërrohet në dy fjali të thjeshta në gjuhën e përkthimit. Këtë strategji e hasim në mjaft raste në vepër: Mark-Alemi mbërtheu edhe kopsën e fundit të qafëzës së palltos, atë që e shtrëgonte zakonisht te gryka, vështroi fenërët e hekurt të rrugës me sqotën e rrallë që u vërtitej përreth dhe ndjeu prapë një drithëtirë në trup. (P. Ë., f. 35)

Mark-Alem buttoned his overcoat right up to the neck. As he glanced at the swirls of delicate flakes fluttering around the wrought-iron street lamps, he felt a cold shudder run down his spine. (P. D., p. 9)

Po kalonte përpara Bankës Qendrore. Më tutje dukeshin karroca të shumta të

He was no walking past the Central Bank. A little further on, a line of frost-covered

151

Page 164: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. mbuluara me brymë përpara një ngrehine tjetër katërkatëshe, që kushedi e ç’ministrie ishte. (P. Ë., f. 36)

carriages stood outside another imposing building. He wondered which ministry it was. (P. D., p. 10)

Kujdes, ia bëri me vete Mark-Alemi, pa e ditur as vetë se kujt ia drejtoi atë fjalë: të panjohurit apo vetvetes. (P. Ë., f. 36)

Keep your eyes open! Mark-Alem said inwardly, not quite sure if he was the stranger or himself. (P. D., p. 10)

Kalimtarët në rrugë për një cast iu dukën më të rralluar. Nëpunësit kanë mbërritur nëpër zyrat e tyre, mendoi me frikë, por aty për aty e qetësoi veten: në fund të fundit, ai s’kishte punë me ta. (P. Ë., f. 37

He suddenly noticed there were fewer people about than before. All the clerks are in their offices already, he thought with a pang. But he soon calmed down: his position was quite different from theirs. (P. D., p. 10)

Pas trokitjes së tretë e shtyu derën dhe, për çudinë e tij, ajo u hap fare lehtë. (P. Ë., f.39)

He knocked a third time, and still hearing nothing tried the door. Strangely enough it opened easily. (P. D., p.12)

Një copë herë qëndroi në mëdyshje, të hynte apo të mos hynte në atë zyrë pa njeri. (P. Ë., f.39)

He hesitated. Should he go in? (P. D., p.13)

I tmerruar, deshi ta mbyllte përsëri, madje zgjati krahun për ta kapur flegrën që vazhdonte të hapej ende me një kuisje vajtuese, por në atë çast syte e tij panë se dhoma ishte e zbrazët. (P. Ë., f.39)

He was terified, and made si if to close it again. He even put it out his hand to clutch it back as it creaked open wider still on its hinges. Then he noticed the room was empty. (P. D., p.12-13)

Në atë kohë dera u hap dhe Mark –Alemi u ngrit në këmbë. (P. Ë., f.41)

At that moment the door opened. He stood up. (P. D., p.14)

Ndriçimi i vinte i dobët nga ca mesore të tjera anësore, në njërën prejt të cilave ata u kthyen më në fund. (P. Ë., f.42)

A faint light reached it from other passages branching off it. Mark-Alem and his guide finally turned along one of these. (P. D., p. 14)

Dora e tij, duke u fërkuar në mënyrë armiqësore me palat e palltos, nxorri letrën e rekomandimit, por, ngaqë iu duk se lëvizja e tij e shtoi zymtinë dhe vetëtimthi mendoi se mos e kishte dëgjuar gabim; deshi ta fshihte përsëri letrën. Por dora u zgjat pikët nga ajo..(P. Ë., f.43)

His hand groped nervously inside his coat and brought out the letter of recommendation. But he immediately had the impression that he’ d done the wrong thing and changed the atmosphere for the worse. For a split second he thought he must have misheard, but just as he was about to put the letter back in his pocket the midget reach out for the envelope. (P. D., p. 15)

Në Tabir Saraj nuk pranohen rekomandime, sepse një gjë e tillë, domethënë rekomandimi, është në kundërshtim me thelbin e Tabir Sarajit. (P. Ë., f. 46)

We don’t accept recommendations at the Tabir Sarrail. It’s completely contrary to the spirit of this institution. (P. D., p. 18)

Jo hyrja e ndikimeve të jashtme, por, përkundrazi, mbyllja e tyre, jo depërtimi, por veçimi, pra, jo rekomandimi, por

The fundamental principle of the Tabir Sarrail resides not in being open to outside influences but in remaining closed to them.

152

Page 165: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. mosrekomandimi është një nga parimet bazë të Tabir Sarajit. (P. Ë., f. 46)

Not in openness but in isolation. And so, not in recommendation but in its opposite. (P. D., p. 18)

Me po ato lëvizje të ngadalta, me të cilat kishte ardhur gjer atje, në një kohë që Mark-Alemit iu duk pambarisht e gjatë, zyrtari u tërhoq përsëri mbrapsht gjer në vendin e vet, pas tryezës, por nuk u ul. (P. Ë., f. 46)

With the same interminable movement as before the official moved back to his place behind the desk. But he didn’t sit down.(P. D., p.17)

Gjithë ata njerëz, që gjer atëherë dukeshin si të bërë njësh me ndenjëset, të vënë si në gjumë nga dosjet që kishn përpara, tani ishin shkëputur befasisht nga magjepsja, qenë ngritur në këmbë, bënin zhurmë, flisnin, lëviznin syzat e tryezave, ndërsa tingulli i ziles vazhdonte të përshkonte tejpërtej sallat. (P. Ë., f. 57)

All the people who had hitherto seemed glued to their chirs and mesmerized by the files open in front of them had suddenly broken the spell. They were now standing up, chatting and scraping their chairs on the floor as the bell went on echoing through the rooms. (P. D., p. 28)

Ato ishin të grimcuara si nga një mokër e madhe, po herë-herë, midis zallahisë kapeshin fjalë, madje edhe fraza të tëra që mokra s’i kishte thërrmuar dot gjatë rrotullimit të saj e që do ta bënte këtë gjë, me siguri, në rrotullimin tjetër. (P. Ë., f. 60)

They were like fragments being ground up by some great millstone. But now and then a few audible words or even whole sentences would escape briefly, no doubt to be crushed at the next turn of the wheel. (P. D., p.30)

Ato ishin të zhveshura e pa ndenjëse dhe shërbenin vetëm sa për të mbështetur bërrylat dhe sidomos për të lënë kupëzat e zbrazëta. (P. Ë., f.60)

No chairs were privided, and the table tops were bare. They served merely as ledges to lean on, and a place to leave empty cups. (P. D., p.30)

Prej vitesh qarkullonin legjenda se një njeri i varfër nga një nënprefekturë e padëgjuar, me anë të ëndrrës së tij paskësh shpëtuar shtetin nga një gjëmë e tmerrshme dhe, si shpërblim për këtë, ishte thirrur pastaj prej sovranit në kryeqytet, i cili e kishte futur në pallat e i kishte thënë: zgjidh ç’të duash prej thesareve të mia për grua etj..,etj. (P. Ë., f.69-70)

There was a time-honoured legend about some poor wretch who lived in a forgotten byway and whose dream saved the State from a terrible calamity. As a reëard the Sovereign summoned him to the capital, received him in the palace, told himto take his choice among the royal treasures, and even offered him one of his nieces in marriage. (P. D., p. 39)

Fajtorët mund të ishin interpretuesit, që nuk e kishin zbërthyer drejt kuptimin e shenjës, por mund të ishin dhe seleksionusit,që e kishin nxjerrë ëndrrën të pavlefshme. Në këtë rast, faji i tyre quhej edhe më i rëndë, sepse gabimi i shkoqitësit,që nuk arriti ta shpjegonte drejt kumtin, ishte më i falshëm në krahasim me gabimin e përzgjedhësit që nuk gjeti në ëndërr asnjë kumt. (P. Ë., f. 76)

The guilty parties might be interpreters, but they might equally well be sorters who’d rejected the dream as useless-an even more henious fault, since there was more excuse for an interpreter who misread a sign than for a sorter who missed it altogether. (P. D., p. 44-45)

Nga të gjitha institucionet e mëdha Out of all the great State institituions, not

153

Page 166: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shtetërore, duke përfshirë këtu edhe pallatin e Sheh-ul-Islamit, edhe zyrat e Veziit të Madh, Pallati i Ëndrrave ishte i vetmi që zgjonte kureshtinë e njerëzve gjer në atë shkallë, saqë qindra kalimtarë të ndalonin e të prisnin daljen e nëpunësve.(P. Ë., f. 79)

excluding the Palace of the Sheikh-ul-Islam and the offices of the Grand Vizier, the Tabir Sarrail was the only one that aroused public curiosity. So much so that almost no day went by without hundreds of people gathering to stand and wait for the staff to go home. (P. D., p. 47)

Mark-Alemi e kishte humbur fare dhe hapi gojën pa ditur se ç’fjalë do të nxirrte, për fat, dora i shkoi te pala e setrës ku kishte futur letrën. (P. Ë., f. 161)

Half-dead with embarrassment, Mark-Alem opened his mouth to speak, though he wasn’t very clear what he was going to say. Fortunately his hand went to his pocket and encountered the piece of paper with the dream on it. (P. D., p. 124)

Gjatë përkthimit të këtij romani përkthyesi ka zgjedhur që përveç ndarjeve apo

bashkimit të fjalive, të bëjë të njëjtën gjë edhe me njësitë më të mëdha kuptimore siç janë paragrafët. Më poshtë kemi paraqitur rastin e ndarjeve të një paragrafi në gjuhën burimore në dy paragrafë në gjuhën e përkthimit. Mendojmë se përkthyesja ka zgjedhur ta përdorë këtë strategji për arsye stilistike. Mark-Alemi ndjeu të gjallërohej. Pa iu ftohur vrulli, mori njërën pas tjetrës katër ëndrra që i kishte lexuar disa herë dhe aty për aty shkroi shpjegimin poshtë tyre. Ishte i kënaqur dhe po bëhej gati të tërhiqte fletën e ëndrrës së pestë, kur diçka e pashpjegueshme e shtyu të kërkonte midis fletëve ëndrrën e parë dhe të lexonte shpjegimin poshtë saj. Dyshimi e kapi menjëherë. Mos e kam gabim, mos nuk është kështu, përsëriti me vete. Pas pak iu duk se ishte i sigurt që zbërthimin e kishte bërë gabim. Balli iu mbush me djersë të ftohta dhe me sy krejt të mekur po vështronte ata rreshta që dora e tij i kishte shkruar me gjallëri pak kohë më parë dhe që tani i ngjanin të huaj e armiqësorë. Ç’ të bënte? Njëherë tha: në dreq të vejë kush do t’i japë kaq rëndësi asaj midis dhjetra-mijëra ëndrrave që përpunohen këtu, dhe u mat ta linte fletën ashtu siç qe, po në çastin e fundit dora u tërhoq prapë. Po sikur dikush të hetonte gabimin? Aq më tepër që ëndrra ishte kundër dinjitarëve të shtetit. Veç kësaj, në njëfarë mënyre ajo mund të merrej vesh në rrethet zyrtare dhe e keqja

Mark-Alem felt much better now. Before the impulse had time to weaken he took up four dreams which he’d read several times already, and added his own explanation of each of them. He was feeling quite pleased with himself, and getting ready to deal with a fifith dream again, and re-read the explanation he’d appended to it. He was immediately overcome with doubt. Could I be mistaken? Could the dream have another explanation? He thought. A moment later he was quite sure he’d got it wrong. Beads of cold perspiration broke out on his forehead: he sat staring at the lines which he’d written such a short time ago with so much alacrity, and which now seemed alien and hostile. What ought to do? Then he said to himself, dash it all, who’s going to attach any importance to this one dream out of all the tens of thousands that are dealt with here? And he was just about to leave it as it was when at the last moment his hand dropped away again. What if someone discovered his mistake? Especially as the dream involved State

154

Page 167: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. ishte se gjithkush mund ta merrte fajësimin për veten apo për rrethin e vet. Do të gërmonin kush ua kishte bërë atë zbërthim dhe, kur ta merrnin vesh si qe puna, do të thoshin: Pa shih, shih, na paska hyrë në Tabir Saraj njëfarë Mark-Alemi, një zog pa pupla, i cili, qysh në ëndrrën e parë që shkoqiti, deshi të hidhte baltë kundër zyrtarëve të lartë. Kini kujdes këtë gjarpër. (P. Ë., f. 110- 111)

officials! Government circles might get to know of it somehow, and the worst of it was that everybody might think the accusation applied to themselves or their associates. A search would be made for the person who’d supplied the explanation of the dream, and when they found out it was him they’d say: “Well, well, a fellow called Mark-Alem, a new boy who’s only just started in the Tabir Sarrail, and as soon as he starts decoding his first dream he tries to sling mud at the senior servants of the State. Better keep an eye on that snake in the grass!” (P. D., p. 76-77)

Mark-Alemi e ngriti fletën me aq rrëmbim nga tryeza, sikur të trembej se dikush do të shikonte ç’kishte shkruar në të. Duhej të bëntë diçka për ta ndrequr atë marrëzi sa nuk ishte vonë. Po ç’të bënte? Njëherë i shkoi ndërmend mendimi që ta zhdukte fare ëndrrën, por aty për aty iu kujtua se çdo dosje kishte të shkruar në mbulesë numrin e ëndrrave. Edhe kjo i duhej, të shkonte drejt e në burg si një keqbërës. Tjetër, mendoi, tjetër. Duhej bërë tjetër gjë. Ah, sikur të mos ishte ngutur dhe të mos kishte rrëmbyer penen si i çakërdisur, tani do të mund t’i bënte një shpjegim fare tjetër ëndrrës. Mirëpo e kishte kapur një lloj hovi djallëzor, që e kishte shtyrë ta nxinte për të zezën e vet atë fletë. Dhe tani gjithçka ishte djallosur. Po prit, tha me vete, duke mos i hequr sytë nga shkrimi vet, që i dukej i urrejtshëm, pa dale njëherë, ndoshta nuk ka marrë fund gjithçka. E kaloi fluturimthi tekstin me sy dhe prapë mendoi se diçka mund të bëhej ende. Kur e lexoi fletën për herë të tretë, u habit se si nuk i kishte shkuar ndër mend më parë kjo gjë. Një lehtësim i papritur iu shpërnda nga tëmthat, poshtë nëpër fyt, drejt mushkërive. Në fund të fundit, ndreqjet ishin gjëra më e zakonshme mbi një tekst. Ai do të bënte me një mënyrë të tillë, saqë të mos merrej vesh asgjë. Do të

Mark-Alem hastily snatched the page up, as if to prevent anyone reading what he’d written. He absolutely must try to repair his blunder before it was too late. But how? It occured to him that he might simply do away with the dream altogether, but then he remembered that the cover of each file indicated the number of dreams it contained. To abstract one of them would be enough to get you sent straight to prison as a common thief. Something else, something else – he must think of something else! If he hadn’t been in such a hurry, if he hadn’t dashed the words off so madly, he could now have given the dream a completely different explanation. It was some diabolical impulse that had made him hurl himself upon his own destruction. It was all up with him now. But not so fast, he thought, still gazing at his own writing, perhaps all is not lost yet. His eyes flew over the ëords again, and concluded there was still a possible ëay out. When he’d re-read the page for the third time he was surprised he hadn’t thought of it before. An unexpected sense of relief spread from his temples to his throat and lungs. After all, it was quite usual to make corrections. He ëwould do his in such a way that they wouldn’t call attention to

155

Page 168: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. dukej thjesht si një qortim i frazës, shumë-shumë çështje stili. Mjaftonte të shtonte një folje tjetër. E lexoi kushedi për të satën herë frazën “një grup zyrtarësh, pasi kanë kryer punë të dëmshme kundër shtetit...” dhe, më në fund, me dorën që i dridhej, pas fjalës “kanë” shtoi fjalën ‘penguar” dhe rregulloi mënyrën e foljes “kryer”. Fraza doli me kuptim krejt të kundërt: një grup zyrtarësh pasi kanë penguar të kryhen punë të dëmshme kundër shtetit...” Mark-Alemi e lexoi një herë, dy herë dhe gjithçka iu duk në rregull. Ndreqja nuk binte shumë në sy. Edhe po të binte mund të merrej si një harresë gjatë shkrimit, që hartuesi e kishte qortuar pastaj që në leximin e parë. Mark-Alemi mori frymë i lehtësuar. Ja dhe kjo punë ishte kryer më në fund. (Mark-Alemi pasi kreu punë kundër shtetit...) Ai vështroi përreth me tmerr. Po sikur dikush ta kishte pikasur? Marrëzi, tha me vete. Njeriu më i afërt që punonte përbri tij ishte aq larg, saqë as titullin e dosjes s’mund të shquante, pale pastaj shkrimin e tij. Sa mirë që shkrimin e kam të imët, mendoi pas pak dhe prapë mori frymë i lehtësuar. Tani mund të pushonte pakëz pas gjithë asaj tronditjeje. Punë dreqi ishte kjo. (P. Ë., f. 111-112)

themselves: they’d just look like improvements in accurancy, refinements of style. It would be enough if he merely altered one word. For the umpteenth time he re-read the phrase, “a group of officials who’d committed some fraud against the State...” Finally, with a shaky hand, he altered it to read, “ a group of officials who’d prevented some fraud against the state...”He checked it a couple of times. It seemed all right. You could scarcely see the alteration. And even if anyone did notice it they might put it down as the correction of a slip. He breathed a sigh of relief. The business was settled at last...Mark-Alem, who’d comtted a fraud against the State... He looked about him in terror. What if someonehad noticed what he was doing? Nonsense, he told himself. The clerk, who was nearest to him, and worked at the same table, was too far away to be able to read the name of his file, let alone what he’d written. A good thing my writing’s so spidery, he thought. Now, after all this agigation, he could take a bit of a rest. What a beastly job! (P. D., p.77-78)

Të gjitha këto Mark-Alemi i kishte mësuar dalëngadalë, gjatë bisedave të gjata për punën e re. Natyrisht, kur thuhej se Qyprillinjtë e kishin nënvleftësuar disi Tabirin, kjo s’do të thoshte aspak se ata nuk kishin njerëzit e vet atje. Ata prej kohësh do të kishin pushuar së qëni Qyprillinj, po të kryenin mendjelehtësi të tilla. Mirëpo, të dhënë siç duket, pas ngrehave të tjera të shtetit e sidomos me shpresë se mund të zbehnin përsëri frymën e “gërxhos”, siç e quanin me mahi midis tyre, ata kishin dobësuar vëmendjen ndaj tij. Pikërisht këtë gjë përpiqeshin, me sa duket, të riparonin tani. Ata kishin njerëzit e tyre atje, që ishin me siguri dhjetra, por

Mark-Alem had learned all this gradually, in the course of the long family debates about the kind of employment that would be best for him. Naturally, the fact that the Quprilis somewhat underestimated the Tabir didn’t mean they didn’t have agents there. If they’d been so heedless as to ignore the place completely they’d long ago have ceased to be what they were. Nevertheless, absorbed as they appeared to be in other state mechanisms, and confident that they would again succeed in neutralizing what they jokingly called amongst themselves “that woolly institution”, they had ceased to pay it much attention. Now, however, they seemed to be

156

Page 169: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. “ndryshe janë njerëzit e gjakut tënd”, i kishte thënë Veziri motrës së vet, nënës së Mark-Alemit. Ai ishte pak nervoz dhe ajo pati përshtypjen se ishte më i shqetësuar se ç’dukej për këtë gjë. Me siguri dinte diçka më tepër që asaj nuk ia kishte thënë. (P. Ë., f. 87)

trying to make up for this negligence. Although they had their ownrepresentatives in the Tabir, -and scores of them, at that –you couldn’t, said the Vezier to his sister, rely on them as surely as you could on people of noble blood. He was obviously nervous, and she got the impression that he was more anxious about this matter than he cared to admit. He must have more in mind than he’d revealed to her. (P. D., p. 55)

4.4 Heqje/Fshirje

Përkthyesja, përveç strategjive të lartpërmendura, përdor dhe teknika të tjera gjatë përkthimit të veprës, siç është strategjia e heqjes, që do të thotë heqja e shenjave verbale të tekstit burimor. Në këtë rast, përkthyesi nuk i përkthen fare fjalët, shprehjet apo fjalitë e tekstit burimor. Këto shmangie përfshijnë kryesisht mungesën e barasvlerave gjuhësore apo kulturore. Në varësi të mënyrës sesi shihen, heqjet mund të jenë të lehta ose të rënda. Heqjet janë të lehta në ato raste kur kuptimi i tyre funksional nuk është i rëndësishëm, ato nuk janë pjesë përbërëse e kuptimit real të mesazhit burimor, domethënë, dëmtojnë vetëm vlerat estetike të tekstit burimor. Ndërsa, heqje të rënda ka në ato raste kur shprehjet burimore hiqen nga konteksti pragmatik dhe prekin kuptimin e tij. Përmes vëzhgimit tonë, duke krahasuar të dy tekstet, kemi vënë re se strategjia e heqjes ka prekur folje, mbiemra, fjalë, shprehje apo fjali të plota, idioma, apo dhe terma metaforikë kulturorë, të cilët kanë ndikuar në kuptim, megjithëse mesazhi është marrë nga lexuesi.

Mirëpo, për të krijuar efektin e barasvlefshëm, sugjerohet që shmangiet në përkthim të jenë sa më të pakta që të jetë e mundur, në mënyrë që të përcillen sa më besnikërsisht dhe të plota dhe me të gjitha detajet si në origjinal mesazhet, ngjarjet dhe situatat emocionale. Më poshtë po paraqesim disa raste në të dy variantet ku elementet që janë të pranishëm në gjuhën origjinale, mungojnë në gjuhën e përkthimit dhe kjo është një zgjedhje e bërë nga përkthyesja, duke i menduar ato të parëndësishme nga pikëpamja komunikuese. Këtu, sipas mendimit tonë, edhe pse pa praninë e elementeve të hequra, përkthimi ka arritur të komunikojë përmbajtjen e mesazhit burimor, do të ishte më mirë që detajet të silleshin sa më të plota dhe të natyrshme pa heqjen e detajeve, në mënyrë që varianti në gjuhën burimore, shqipe, të krijonte të njëjtat efekte, ndjenja apo tablo, ashtu siç i ka sjellë vetë autori, po sigurisht të sjella në gjuhën e përkthimit brenda kufijve që lejojnë strukturat e gjuhës angleze. Rrjedhimisht, gjykojmë se këto heqje i kanë shkaktuar tekstit përkthimor humbje të lehta por edhe të rënda në disa raste. Shmangia e fjalive apo dhe paragrafëve të hequr më poshtë, pavarësisht nga konteksti ku dalin, kanë shkaktuar humbje gjuhësore të rëndë, ngaqë në këto raste nuk e kemi atë përshkrim që përçon gjendjen e rënduar të situatave por edhe të personazheve. Prandaj, heqja e tyre ka çuar në dëmtimin e stilit dhe të vlerave estetike të tekstit burimor. Për më tepër, këto shenja gjuhësore kryejnë funksione unike si mjete letrare, duke qenë se janë të ngarkuara me konotacione të rrafshit pragmatik. Kështu, mjete të tilla luajnë rol thelbësor në dramatizimin e tekstit dhe në zhvillimn e subjektit të tij. Me fjaë të tjera, meqë humbjet e

157

Page 170: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. rënda kanë vlera gjuhësore dhe pragmatike të rëndësishme për tekstin, duhen të ruhen në përkthimin e veprave letrare. Ndërsa, në disa shembuj kemi humbje gjuhësore të lehta, ku mospërkthimi i një fjale apo një togfjalëshi, nuk shkakton humbje të mëdha për tesktin, pasi ato ose janë përmendur më parë në tekst, ose nënkuptohen nga vetë konteksti. Për këtë arsye, mesazhi mbërrin i qartë dhe i kuptueshëm te lexuesi. Në vijim do të paraqesim raste të ndryshme heqjesh të cilat nuk janë vetëm në heqjen e ndonjë fjale apo fjalie por kemi edhe heqje paragrafësh, të cilat nuk i gjejmë të përkthyera në versionin anglisht. Ngrehinës së madhe të dy krahët i humbisnin në sqotë, kurse pjesa e saj qendrore ishte e tërhequr përbrenda, sikur të qe zbrapsur përpara diçkaje. (P. Ë., f. 37)

Its two wings streched away into the mist, while the main part of the building stood back a little as if recoiling from some threat. (P. D., p. 11)

O Zot, ende me këto veshje, mendoi Mark-Alemi, duke ecur në drejtimin që i dha ajo dorë e hollë midis asaj mënge të përbindshme. (P. Ë., f. 37)

God heavens, what a strange get-up, thought Mark-Alem as e went in the direction indicated. (P. D., p. 11)

Për çudi, nëpunësi i lartë e mori fletën dhe, duke i shkëputur sytë nga dera (Mark-Alemi e kishte humbur shpresën për diçka të tillë), nisi të lexonte. (P. Ë., f. 43)

Rather to Mark-Alem ‘s surprise, the senior civil servant actually took the letter. (P. D., p. 15-16)

Në këmbë para tij, zyrtari palosi me kujdes letrën e rekomandimit dhe, në kohën që Mark-Alemi proste fjalën e tij të mirë, tjetri e grisi atë në katër copash. (P. Ë., f.45)

The official carefully folded up the letter of recommendation, and just as Mark-Alem was expecting some kindly comment, tore it across, twice. (P. D., p.17)

Një flakë e shpejtë lodruese kaloi një çast mbi prushin e përgjumur, që dukej si i thinjur nga shtresa e hirit. Pastaj flakëza u shua, duke lënë pas letrën e shkrumbuar. (P. Ë.,f 45)

A mischievous flame spurted from the ash-choked embers, then died away leaving scraps of blackened paper.(P. D., p. 17)

Mark-Alemi dëgjonte i mahnitur fjalët e nëpunësit të lartë. (P. Ë., f.47)

Mark-Alem listened in beëilderment. (P. D., p.19)

Në këmbë, përpara tij, zyrtari e palosi me kujdes letrën e rekomandimit dhe, në kohën që Mark-Alemi priste fjalën e tij të mirë, tjetri e grisi atë katër copash. (P. Ë., f. 45)

The official carefully folded up the letter of recommendation, and just as Mark-Alem was expecting some kindly comment, tore it across, twice. (P. D., p.17)

Ata e dinin se, përderisa gjatë katërqind e ca viteve, familjes së madhe kryeministeriale krahas lavdisë nuk i ndahej fatkeqësia, kjo nuk mund të ndryshonte gjer në fikje të tyre. Nuk mbahej mend familje më e lazdruar e, fill pas kësaj, e trunguar mizorisht, si e tyrja. (P. Ë., f. 84)

For nearly four hundred years the Quprilis had seemed fated equally to glory and to misfortune. (P. D., p. 52)

158

Page 171: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Do të humbin këtë hapësirë vigane ku fluturojnë si era, do të mbyllen në atë truallin e tyre të ngushtë, krahët do t’u pengohen e do t’u përplasen nga një mal në tjetrin, si shpendët që s’marrin dot fluturimin, do të vyshken, do të squllen e, më në fund, do të thonë: ç’fituam kështu?! (P. Ë., f. 95)

They will lose the vast space in which they could fly like the wind, and be shut up in their own small territory. Their wings will be clipped, and they’ll flap clumsily from one mountain to another until they’re exhausted. Then, they’ll ask themselves, ‘What did we gain by it?’(P. D., p. 62)

Një mall i panjohur gërryes...(P. Ë., f. 96)

....a strange homesickness...(P. D., p. 63)

Në tryezë zotëroi prapë ajo qetësi e keqe, së cilës ndihej se i trembeshin të gjithë. (P. Ë., f. 97)

Silence fell around the table. (P. D., p. 64)

Madje, flitej se ashtu si mjaft vajza të humbëta qëllonte që përfundonin në haremet e vizirëve, ashtu edhe shumë bashëndrra kishin dalë nga dosjet e thjeshta. (P. Ë., f. 110)

It was even said that many Master-Dreams had come from the most undistinguished of files. (P. D., p.76)

Moti ishte ftohur edhe më. Një kohë e pabesë, nga ato që me ndryshimet e befta u hiqte çdo siguri njerëzve, vazhdonte qysh prej dy javësh. Prapë si dje, psherëtinin ata, duke veshtruar që brenda motin e lagaterrshëm.(P. Ë., f. 119)

The weather had grown even more severe. Even though the big tiled stoves we filled with coal and lit first thing in the morning,...(P. D., p. 84)

Atje edhe ankthi, ndonëse në thelb duhej të ishte i lemerishëm, ngaqë vinte drejt e nga ajthi i qendrës, trajtën e kishte, me siguri, të madhërishme. Diellisht e spërkaste zinë gjithkah, ndryshe s’kishte si të shpjegohej që, edhe me lakth në fyt, të dënuarit klithnin: rroftë sulltani! (P. Ë., f. 122)

I hequr

Ja, edhe kësaj do t’ia gjente kleçkën. Dhe, fill pas kësaj, me përvojën që kishte, do ta flegronte fije e për pe. Kishte dëgjuar se kështu, gjithë epsh, si të flisnin për zhvirgjërimin e një femre, mjeshtrit rrëfenin historitë me ëndrrat e vështira, që në krye s’ishin dorëzuar, i kishin munduar keq, gjersa befas, atëherë kur s’pritej, ishin shkrehur e kishin praniuar depërtimin. (P. Ë., f. 123)

He’d manage to find the key to this dream as he had with others. After all, he had a certain amount of expreience now. (P. D., p. 88)

Mark-Alemi përpiqej të mos i shpëtonte Mark-Alem concentrated, so as not to miss

159

Page 172: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. asnjë hollësi e tjetrit. Tani Veziri ia thoshte shkoqur që të hapte sytë. Ti duhet të kishe hyrë më parë atje, murmuriste nëpër dhëmbë. Po nejse, ky ishte gabimi im. Ndoshta, edhe tani s’është vonë. (P. Ë., f. 153)

a word. There was a long silence. (P. D., p.116)

Ishte bërë, me sa duket, enkas për t’u kujtuar të gjithëve se ku ndodheshin. Megjithatë, s’kishte qenë e nevojshme gjithë kjo sfilitje. Do të mjaftonin ca mbishkrime aty-këtu: nëpunës (ose tabirs, ose ëndërrs), mos harro asnjë çast se ku ndodhesh...Mos u zgjo...(P. Ë., f. 160)

I hequr

Do të shkojmë edhe atje, mos u mërzit, - tha arkivisti. Nëpunësi rrinte mënjanë në pritje. Mark-Alemit i kishte bërë përshtypje se ai kishte folur për betejën e ndodhur pesëqind vjet më parë si për një ngjarje të javës së shkuar. Si t’ia lexonte mendimin, arkivisti i tha me zë të ulët: -Dosja e Luftës së Kosovës është një nga më të kërkuarat këtu. -Ashtu? -Shpesh zyrtarë të shquar të Tabirit, madje disa herë njerëz të dërguar nga lart, vijnë enkas për të. Ti do të pyesësh përse? – Ai uli zërin edhe më, ndonëse nëpunësi ishte tani në thellësi të kthinës. – Politika ndaj Rusisë, ndaj sllavëve në përgjithësi, është një nga arsyet. Sa herë që ka acarim me Moskën ose trazime në Ballkan, të gjithë i sulen asaj dosjeje. Ka edhe një tjetër arsye, - vazhdoi. – Por ajo është e tillë që më mirë të mos e dimë as unë, as ti... (P. Ë., f. 167)

I hequr

4.5 Zgjerimi/Shtesat

Gjatë analizës krahasuese të romaneve në dy variantet, në gjuhën origjinale, shqip dhe të përkthyer në anglisht, kemi hasur raste të shtesave të bëra nga përkthyesja. Këto shtesa janë bërë për qëllim që të ndihmojnë dhe lehtësojnë leximin dhe të kuptuarin e ndodhive apo situatës ligjëmore nga lexuesi i huaj. Ndryshe nga reduktimi, kjo teknikë shton elemente të tjera në kontekst për ta bërë më të kuptueshme dhe më të qartë për lexuesin. Nëpërmjet teknikës së shtimit, përkthyesi bën kalimin e kuptimit nga e

160

Page 173: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. nënkuptuara tek kuptimi i qartë, duke shtuar kështu disa detaje të cilat janë të një rëndësie jo parësore, në mënyrë që lexuesi i gjuhës së përkthyer të kuptojë plotësisht se çfarë do të shprehë autori në tekstin burimor. Pra, përkthyesja përmes përdorimit të kësaj procedure, qartëson në gjuhën e përkthimit ato të dhëna që shprehen në tekstin origjinal, të cilat, ndonëse mund të jenë të kuptueshme për lexuesit e tekstit në origjinal, mund të mos jenë të qarta për lexuesit e përkthimit, në këtë mënyrë përkthyesja përdor zgjerimin për të transmetuar më qartë efektin dhe idenë e përcjellë në origjinal, ose në ato raste kur ka mospërputhje leksikore midis dy gjuhëve. Në shembujt e mëposhtëm vihet re se duke zbatuar strategjinë përkthimore të përpunimit, janë shtuar mjaft elemente si fjalë, togfjalësh apo dhe sifjali të natyrave të ndryshme, të cilat nuk janë të pranishëm në origjinalin e romanit. Me anë të kësaj strategjie, mund të themi se ajo çka bën përkthyesja në këto raste është prekja e stilit përkatës të përcjelljes së tekstit, duke e bërë atë më të ngarkuar në tekstin përkthimor. Megjithatë, pavarësisht nga shtesat mendojmë se vlen të përmendet se përkthimi i qëndron besnik veprës në origjinal, duke mos e dëmtuar kuptimin e mesazhit të synuar të tekstit burimor. Mënga e xhybes së tij ishte aq e gjerë, saqë ajo nuk mori aspak pjesë në tregimin e krahut. (P. Ë., f. 37)

The sleeve of his cape was so ample it remained unaffected by the movement of the arm within, and his hand was dwarfed by the enormous folds of cloth. (P. D., p. 11)

Pas trokitjes së tretë e shtyu derën dhe, për çudinë e tij, ajo u hap fare lehtë. (P. Ë., f. 39)

He knocked a third time, and still hearing nothing tried the door. Strangely enough it opened easily. (P. D., p. 12)

Ndër mend solli shtëpinë e tij të madhe në Rrugën Mbretërore, fisin e tij të fuqishëm që mblidhej shpesh pasdarkave në dhomën e madhe të miqve. (P. Ë., f. 39)

Seeing in his mind’s eye his large house in Royal Street and the influential rlatives who often gathered there after dinner in the huge draëing room with its tall chimney piece, he sat down on one of the benches with a comparatively casual air. (P.D., p. 13)

Sido që të ndodhte, tani ishte brenda në ndërtesën ku rrallëkujt i kishte qëlluar të hynte. (P. Ë., f. 40)

At any rate he’d managed without too much trouble to get inside a building to which very few people had access. (P. D., p.13)

Dritaret sa vente zvogëloheshin. (P. Ë., f. 58)

Mark-Alem noticed that the windows grew narrower on every landing. (P. D., p. 28)

Ishte vërtet ai, me kulmoret e zbehta, të lyera me një ngjyrë që dikur duhej të kishte qenë e kaltër. (P. Ë., f.10)

It really was the Palace, with its faded cupolas which looked as if they’d once been blue, or at least bluish, but which were now almost invisible through the sleet. (P. D., p.37)

Mark-Alemit iu duk se jo vetëm kur hyri, por qysh më parë sytë e tij ishin të ngulur te dera, sikur t’i priste. (P. Ë., f. 42)

Mark-Alem had the feeling he’d been sitting waiting for them with his eyes fixed on the door before they’d even crossed the threshold. (P. D., p.15)

161

Page 174: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Ai ngriti kokën sikur ta kishin goditur. (P. Ë., f.57)

He looked up sharply as if he’d been tapped on the shoulder. (P. D., p.27)

...., ia bëri ai dhe, pa ia dhënë ende kupëzën Mark-Alemit, eci përpara me po atë lëvizje të kujdesshme, në kërkim të ndonjë tryeze të lirë.(P. Ë., f. 60)

......, still holding on to both cups as he tried to steer a way to a table that was free among the scores or even hundreds scattered around the room. (P. D., p. 30)

Ata quhen aristokratët e Tabirit? (P. Ë., f. 62)

And the people who work there are known as the aristocrats of the Tabir? (P. D., p. 32)

Fenërët e rrugëve nuk ishin ndezur akoma. (P. Ë., f. 79)

The street lamps weren’t lit yet, but they would be by the time he reached the street where he lived. (P. D., p. 48)

Në trotuarët përballë, ashtu si çdo mbrëmje, ishte mbledhur një turmë soditësish. (P. Ë., f. 79)

As they did every evening, a crowd of onlookers watched from the pavement opposite as the people who worked in the Palace of Dreams emerged.(P. D., p. 47)

Një njeri i jashtëm, po t’i kishte dëgjuar ato, do të mbetej me gojë hapët: është e mundur të shkoqitej me kaq kujdes se në ç’punë do të hynte një nip nga Qyprillinjtë e familjes së famshme, burrat e së cilës kishin udhëhequr ushtritë perandorake gjer në muret e Vjenës, që edhe tani në zbehjen e saj....(P. Ë., f. 83)

Any outsider hearing them would have been incredulous: how could there be such earnest arguments over a job for a Quprili, the illustrious family which had given the Empire not only five prime ministers but also countless ministers, admirals and generals, two of whom had led campaigns in Hungary, another in Poland, while yet another had invaded Austria. (P. D., p. 51)

Lemeria e tyre nxin që tutje, kurse Tabir Saraji është tjetër gjë. (P. Ë., f. 88)

The fear they inspire can be seen for miles, like a cloud of black smoke. But with the Tabir Sarrail it’s quite different. (P. D., p. 56)

E qeshura e guvernatorit e shkriu acarimin e pakmëparshëm. (P. Ë., f. 95)

The governor’s laughter had relieved the tension, and forks were stretched out to spear the cakes. (P. D., p. 62)

Asnjë ditë të gëzuar s’kishte pasur në Seleksionim. (P. Ë., f. 113)

He hadn’t spent a single satisfactory day in Selection, and perhaps that was why he avoided his former collegues there.(P. D., p. 79)

Asnjë ditë të gëzuar s’kishte pasur në Seleksionim. (P. Ë., f. 113)

He hadn’t spent a single satisfctory day in Selection, and perhaps that was why he avoided his former colleagues there. (P. D., p. 79)

Koha ishte vërtet pa diell. (P. Ë., f. 143) Yes, it was a dull day, as his mother had said. (P. D., p. 107)

Mark-Alemi ndiente një akullsirë në gjoks, ndërsa këmbët po e çonin drejt qendrës së qytetit.(P. Ë., f. 144)

He had an icy sensation in his chest. His legs, after taking his body down the street where he lived, now led him towards the town centre. (P. D., p. 107)

162

Page 175: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Siç thashë, ne Qyprillinjtë kemi pasur të bëjmë shpesh me bashëndrrat. (P. Ë., f. 151)

“As I was saying, we Quprilis have often had dealings with Master –Dreams....” he almost hossed. They have often struck on us. (P. D., p. 115)

4.6 Zhvendosje të rendit të fjalëve në fjali, nga shqipja në anglisht

Në vepër vërejmë midis të tjerash, zhvendosje të rendit të fjalëve nga shqipja në anglisht, një strategji kjo e nevojshme në procesin e përkthimit për të pasur rrjedhshmërinë dhe natyrshmërinë që kërkon gjuha e përkthimit. Kështu, në mënyrë që gjuha e përkthimit të tingëllojë sa më natyrale për lexuesin, përkthyeses i duhet që shpeshherë të zhvendosë rendtitjen e fjalëve. Ja disa shembuj që kemi hasur gjatë analizës kontrastive nga gjuha shqipe në gjuhën angleze: Përpara se të trokiste, do të donte të pyeste, për t’u siguruar edhe një herë nëse ishte vërtetë ajo zyra e njeriut që kërkonte. Mirëpo në atë galeri të gjatë sdukej frymë njeriu. (P. Ë., f.39)

He’d have liked to make sure it really was the office of the person he was looking for before he knocked, but the corridor was empty and there was no one to ask. (P. D., p.12)

Pas një tryeze druri rrinte një njeri me fytyrë të vrenjtur, tepër të gjatë. (P. Ë., f.42)

A square-faced man with a morose expression was sitting at a d table. (P. D., p.15)

Jo hyrja e ndikimeve të jashtme, por, përkundrazi, mbyllja e tyre, jo depërtimi, por veçimi, pra, jo rekomandimi, por mosrekomandimi është një nga parimet bazë të Tabir Sarajit. (P. Ë., f.46)

The fundamental principle of the Tabir Sarrail resides not in being open to outside influences but in remaining closed to them. Not in openness but in isolation. And so, not in recommendation but in its opposite. (P. D., p.18)

Jo ëndrra të vetmuara të njerëzve të veçantë, që për një arsye ose një tjetër shpalleshin të zgjedhura në këtë sferë dhe që kishin praktikisht monopolin e parathënies me anë të kumteve hynore, por Tabir Totalin, domethënë, ëndrrat e gjithë shtetasve pa përjashtim, vuri si detyrë të mblidhte e të shqyrtonte Pallati ynë i Ëndrrave, i krijuar me nxitjen e drejtpërdrejtë të sulltanit sovran. (P. Ë., f. 48)

The task of our Palace of Dreams, which was created directly by the reigning Sultan, is to classify and examine not the isolated dreams of certain individuals – such as those who in the past were for one reason or another granted the privilege, and who in practice enjoyed the monopoly, of prediction through interpretation of divine omens – but the Tabir as a whole: in other words, all the dreams of all citizens without exception. (P. D., p. 19)

Rrëshqitazi njëri sy i Mark-Alemit vështroi lodrimin e fletës së shkrumbuar që, sikur t’i thoshte: ende s’je zhdukur?. (P. Ë., f. 49)

Mark-Alem glanced furtively at the quivering remains of the letter, as if to say, “Haven’t you gone yet?” (P. D., p. 21)

Tre rreshtat e parë qenë nënvizuar me The first three lines were slightly seperated

163

Page 176: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. ngjyrë të blertë dhe qëndronin pak të ndarë nga teksti tjetër. (P. Ë., f. 56)

from the rest and underlined in green ink. (P. D., p. 27)

Çdo të premte, ndoshta ke dëgjuar, nga mijëra e mijëra ëndrrat e mbërritura e të përpunuara këtu gjatë javës, zgjedhin njërën, atë më ë rëndësishmen, që ia paraqesin sovranit me një ceremoni të thjeshtë, por tepër ë lashtë. Kjo është bashëndrra, apo kryeëndrra, siç i thonë sot. (P. Ë., f. 64)

As perhaps you know, every Friday a traditional ceremony is held, ancient but discreet, in which one dream selected as the most important of all the thousands we’ve received and analyzed during the previous week, is presented to the Sultan. That’s the Master-Dream or Arch-Dream. (P. D., p. 34)

Ja, pra, ishte përmbushur dëshira e tij dhe e fisit të tij. (P. Ë., f. 56)

His wish, and that of his family, had been granted. (P. D., p. 27)

Lëkura e fytyrës së tij nuk ishte shkrirë ende nga ngrirja e atij mëngjesi të jashtëzakonshëm. (P. Ë., f. 61)

The icy carapace that seemed to cover his face this extraordinary morning hadn’t quite melted yet. (P. D., p. 31-32)

Në humbëtirat e thella, në mëngjeset me shi apo me baltë, drejt atyre ngrehinave të trishtuara drejtoheshin nganjëherë që pa gdhirë banorët e nënprefekturës, për të dhënë ëndrrat e tyre. Pa trokitur te dera e degës, ata thërritnin që jashtë. (P. Ë., f. 69)

In some remote areas the inhabitants of sub-prefectures would set out before daën and trudge through the rain and mud to relate their dreams in these dismal little offices. They’d bellow from outside, not bothering to knock at the door:

Ishte periudha e zakonshme e vërshimit të ëndrrave. (P. Ë., f. 67)

The flow of dreams tended to increase at this time of year. (P. D., p. 37)

Mark-Alemi e kishte vështruar gjithë habi bashkëfolësin kur i kishte zënë ngoje pagjumsinë e popujve. (P. Ë., f. 72)

When his informant had spoken of whole peoples suffering from insomnia, Mark-Alem had looked at him in astonishment. (P. D., p.41)

Para se të kalonte në të vlefshmet,Mark-Alemi e lexoi edhe njëherë. (P. Ë., f. 77)

Mark-Alem read it again before including it among the dreams that were of interest. (P. D., p.46)

Ai ishte gati i sigurt se, edhe sikur të binte nata dhe terri i përjetshëm, ato koka nuk do të ngriheshin që andej pa rënë zilja e mbarimit të punës. (P. Ë., f. 78)

It was clear they’d never look up before the bell rang even if the room was swallowed up in eternal night. (P. D., p. 47)

Portën ia hapi shërbyesja e vjetër e shtëpisë, Lokja.(P. Ë., f. 80)

Loke, the old servant, came and opened the gate for him. (P. D., p. 48)

Do të ishte i marrë në një botë logjike,-tha Kurti. (P. Ë., f. 89)

In a logical world it would be absurd, said Kurt.(P. D., p. 57)

164

Page 177: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Darkëtarët u ngritën, më në fund, nga tryeza për të pirë kafe në kthinën ngjitur. (P. Ë., f. 98-99)

Finally the visitors rose to go and have coffee in the rawing room. (P. D., p. 65)

4.7 Parafrazimi

Një nga aspektet e tjera të përkthimit në lidhje me përshtatjen është edhe perifrazimi në tekst si një nga teknikat e procesit të përkthimit. Në mënyrë që të jepet informacioni kulturor dhe kuptimi i termave, gjuha angleze e ka mundësinë për ta shprehur atë në forma të ndryshme. Kështu, me anë të parifrazimit, përkthyesi përpiqet të jap të njëjtin mesazh e të rikrijojë të njëjtin efekt me anë të elementeve e strukturave të ndryshme nga ato të tekstit original, me qëllimin që teksti t’i përcillet lexuesit të tekstit të përkthyer sa më kuptueshëm e të qartë. Kjo përftesë përdoret shpesh nga përkthyesit në ato raste kur ato kuptojnë se ka mangësi apo dhe nënkuptime. Për këtë arsye, përkthyesi zgjedh të perifrazojë segmente ose njësi të ndryshme të tekstit, për ta bërë më të kuptueshëm për lexuesit e tij atë çka nuk është shumë e qartë apo e pakuptueshme për shkak se të dy gjuhët përbwhen nga struktura të ndryshme. Ja disa raste ku përkthyesja ka përdorur këtë mikrostrategji: Mark-Alemi mori frymë thellë, si për ta mbajtur ende pak kujtimin e shtëpisë, por ai po e linte me shpjetësi në mëshirën e ankthit. (P. Ë., f. 40)

Unfortuntely the image of his house and relatives soon faded, and he was once more seized with apprehension. (P. D., p. 13)

Në të vërtetë, edhe ajo kishte lidhje me një vidhisje, ndonëse dukej e kundërta e saj. (P. Ë., f. 43)

And what Mark-Alem was feeling was indeed caused by a kind of upheaval. (P. D., p.16)

Megjithatë, përveç asaj, bashëndërrorët kishin edhe barrën e hartimit të kumtesave të fshehta, kryesisht paralajmëruese, që u shkonin drejtpërdrejt zyrave të sovranit.(P. Ë., f. 150)

The Master-Dream officers were also required to write notes alerting the main institutions of the State to matters of interest, as well as reports and other secret studies on such subjects as the psychoses from which the various classes and races of the Empire suffered. (P. D., p. 114)

4.8 Barasvlefshmëria dhe efekti i saj në përkthim Përkthyesit mundohen që të bëjnë përkthime të përshtatshme për lexues të

veçantë. Përkthyesit letrarë, gjatë procesit të përkthimit, përpiqen që të arrijnë “barasvlefshmërinë” në një a më shumë nivele të përkthimit. Megjithatë duhet pranuar se ky term nuk është i qartë dhe që gjithmonë ka shkaktuar polemika midis përkthyesve të letërsisë (Baker 1992:6). Për shembull, Hatim-i dhe Mason-i224 shpjegojnë se përkthyesi

224 Hatim, B. and I. Mason. 1990. Discourse and the Translator. London: Longman, f.8.

165

Page 178: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. duhet të marrë në konsideratë natyrën problematike të termit dhe faktin që të prodhuarit e një përkthimi plotësisht të barasvlefshëm me tekstin burimor është e pamundur. Studiuesi Levy225 e shqyrton përkthimin letrar si një punë sa riprodhuese aq edhe krijuese, që ka si qëllim përçimin e të njëjtit efekt estetik. Përkthimi “plotësisht i barasvlefshëm” nuk është i mundur, për shkak se kalimi nga njëra gjuhë në tjetrën sjell ndryshime në mënyrë të pashmangshme. Gjithashtu, prodhimi i një efekti plotësisht të njëjtë pengohet nga ndryshimi i kontekstit të komunikimit dhe të lexuesve. Shumica e përkthyesve letrarë kanë si qëllim kryesor përçimin e ideve dhe koncepteve kuptimplota dhe për ta bërë materialin e përkthyer tërheqës për lexuesit e synuar. Kjo mund të bëhet duke u munduar të arrijnë një efekt të ngjashëm në lexuesit e synuar dhe të krijojnë një tekst të synuar që është pjesërisht i barazvlefshëm me tekstin burimor dhe jo që të prodhojnë një kopje tërësisht të barasvlefshme të tekstit burimor. Baker-i226 nënvizon faktin se edhe pse zakonisht barasvlefshmëria mund të ruhet, në një farë mënyre është gjithmonë relative, pasi ndikohet nga një mori faktorësh gjuhësorë dhe kulturorë. Në mënyrë të ngjashme, House-i227 thotë se barasvlefshmëria nuk duhet të mendohet kurrë si absolute, por më tepër si relative në vetvete.

Catford-i e përkufizon përkthimin në këtë mënyrë: “zëvendësimi i materialit tekstor të një gjuhe me materialin tekstor ekuivalent të një gjuhe tjetër”228. Pra, sipas Catford-it të përkthesh do të thotë të transportosh kuptimin nga njëra gjuhë në tjetrën duke zbërthyer strukturën e tekstit origjinal në elemente përbërëse dhe duke ndërtuar një strukturë të re, përmes të njëjtave elemente, por të gjuhës mbërritëse. Duke zëvendësuar këto elemente me të tjera të njëjta, por që i përkasin gjuhës mbërritëse, kuptimi i tekstit origjinal mund të “mbërrijë” në tekstin mbërritës i pandryshuar. Në këtë mënyrë tekstit i sigurohej identiteti kuptimor i origjinalit, nga momenti që midis tekstit burimor dhe atij mbërritës krijohej një marrëdhënie ekuivalence absolute. Në të vërtetë, që të dyja gjuhët, burimore dhe mbërritëse përfshijnë një sërë barasvlerash duke filluar që nga morfema, e cila është njësia më e vogël kuptimplotë deri tek njësitë më të mëdha siç është fjalia. Në procesin e përkthimit këto nivele gjuhësore paraqiten si nivele barasvlerë midis gjuhës së orgjinës dhe asaj pritëse. Për shembull, nëse kemi një fjalë në gjuhën burimore, ajo përkthehet në gjuhën pritëse në nivelin e fjalës. Sipas kësaj rezulton se përkthimi është çështje ndërtimi të barasvlerës midis dy gjuhëve dhe vlen të theksohet që barasvlera është një koncept që i përket lëmit të përkthimologjisë. Në të vërtetë, përsa i përket gjuhëve, nuk gjenden dy sinonime absolute në një gjuhë. Sikurse, nuk ekziston që dy fjalë në dy gjuhë të jenë identike në kuptim. Përderisa, përkthimi përfshin të paktën dy gjuhë dhe duke qenë se çdo gjuhë ka veçoritë e saj në fonologji, gramatikë, fjalorë, pasqyrimin e kulturave të ndryshme, mund të themi se deri në një shkallë të caktuar të çdo përkthimi ndodh humbja e kuptimit të tekstit burimor. Nga ky këndvështrim, në përkthim barasvlera duhet perceptuar si një lloj ngjashmërie

225 Levy, J. (1969). Die literarische Ubersetzung: Theorie einer Kunstgattung Frankfurt am Main and Bonn: Athenaum, f. 65- 69. Cituar në Munday J. Introducing Translation Studies: Theories and Applications. bot. II. Londër dhe Nju Jork: Routledge2008, f. 62 226 Baker, M. (1992) In Other Words: A Coursebook on Translation. London: Routledge, f.6. 227 House, J. 1998. Politeness and Translation. In: L. Hickey, ed. The Pragmatics of Translation. Clevedon: Multilingual Matters, f. 63. 228 Catford, J. (1965). ”A Linguistic Theory of Translation”. Oxford: Oxford University Press, f .20.

166

Page 179: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. apo përafërsie dhe kjo do të thotë se atëherë është e mundur të krijojmë ekuivalencën midis tekstit burimor dhe atij pritës në nivele të ndryshme gjuhësor. Shpesh thuhet se qëllimi kryesor i përkthimit është arritja e efektit të barasvlefshëm, ku përkthyesi duhet të arrijë tek lexuesit një efekt të ngjashëm me atë të origjinalit. Mirëpo, duke qenë se midis dy gjuhëve ka dallime kulturore e sintaksore kjo nuk është e lehtë për t’u arritur. Shpeshherë përkthyesi haset me koncepte apo fjalë të një kulture specifike të cilat nuk kanë ekuivalente të drejtpërdrejta në një gjuhë tjetër. Pra, duket se mënyra e arritjes së “efektit barasvlerës” me zëvendësime kulturore është i vështirë në përkthim. Eugene Nida, një ndër teoricienët i cili ka kontribuar shumë në fushën përkthimore, është i mendimit se në termin “efekt barasvlerës” nuk mund të ketë barasvlerës midis gjuhëve të ndryshme. Më poshtë do të vërejmë se si përkthyesja ka arritur të përcjellë me një ekuivalencë dhe natyrshmëri kontekstuale fjali të ndryshme nga shqipja në anglisht, duke iu përshtatur rregullave që përmban gjuha angleze. Përsa i përket shembujve të mëposhtëm mund të themi se barasvlefshmëria kulturore është arritur në momentin kur përkthyesja i ka përshtatur fjalitë si nga ana semantike dhe gramatikore. Këtë barasvlefshmëri kulturore e vërejmë tek shprehjet apo idiomat e paraqitura më poshtë, ku përkthyesja përpiqet të ruajë efektin emcocional dhe atë kontekstual.

Jo më kot kushërinjtë e tij të shumtë kishin dy muaj e ca që kishin bërë të gjitha përçapjet e nevojshme për përgatitjen e këtij takimi. (P. Ë., f.44)

His many cousins wouldn’t have exerted themselves for nothing, moving heaven and earth for over two months to arrange this appointment. (P. D., p.17)

Krejt i habitur, ai u vinte veshin këtyre frazave. (P. Ë., f.60)

Mark-Alem strained his ears to listen and was astonished at what he heard. (P. D., p.30)

....Mark Alemit ia donte zemra të ndërronte dy fjalë me njerëzit e parë që takonte atje, .....(P. Ë., f.38)

.....Mark-Alem would have liked to exchange a feë words with someone...(P. D., p.12)

Dreqi ta marrë, tha me vete. (P. Ë., f.39)

Dash it all, he thought. (P. D., p.13)

....vetëtimthi mendoi se mos e kishte dëgjuar gabim; deshi ta fshihte përsëri letrën. (P. Ë., f.43)

For a split second he thought he must have misheard, but just as he was about to put the letter back in his pocket....(P. D., p.15)

Një copë herë qëndroi, mbajti vesh, por zhurma ishte po aq e paqartë sa në fillim. (P. Ë., f.40)

He sat still for a moment, straining his ears, but the murmur remained as distinct as ever. (P. D., p.13)

Mark-Alemi mbeti një copë herë në këmbë, pastaj ngadalë, duke u pëpjekur të mos bënte zhurmë, zhvendosi pak ndenjësen, u fut midis saj dhe tryezës dhe me po atë kujdes u ul. (P. Ë., f.55-56)

Mark-Alem was momentarily rooted to the spot, then sloëly, trying not to make any noise, he edged the chair back a little, slid beween it and the table, and still very caustiously, sat doën. (P. D., p.27)

Ndërsa rrinte në pritje, veshët e Mark-Alemit kapnin padashur copëra nga bisedat e njerëzve. (P. Ë., f.59)

Mark-Alem, waiting, couldn’t help hearing snatches of the conversations going on around him. (P. D., p.30)

167

Page 180: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Mark-Alemi deshi t’i përgjigjej edhe ai me buzëqeshje buzëqeshjes së tjetrit, por shpejt e kuptoi se dëshira e tij ishte një luks i parakohshëm. (P. Ë., f. 61)

Mark-Alem qas tempted to smile back, but realized it qas too soon to make so bold. (P. D., p. 31)

....nuk më shkoi mendja kaq larg. (P. Ë., f. 64)

....I didn’t imagine those dizzy heights. (P. D., p. 34)

Të dilte një perimtar i mallkuar dhe të ngatërronte mendjen! (P. Ë., f. 76)

A beastly greengrocer, craëling out of his hovel just to make life difficult for you! (P. D., p.45)

....le të vejë ku të dojë, asaj që është shkruar s’i shpëton dot. (P. Ë., f. 85)

Let him do what he likes – you can’t escape what is written! (P. D., p.53)

...që ishte mu në mes të Tabirit. (P. Ë., f. 98)

....though he now spent his days in the very heart of the Tabir...(P. D., p. 64)

Për dy muaj ke arritur të bëhesh kockë e lëkurë, mendoi Mark-Alemi. (P. Ë., f.115)

And after only two months you’re all skin and bones, though Mark-Alem.(P. D., p, 80)

Kuptohet se e ka humbur fare...(P. Ë., f. 116)

Of course he’s completely at sea. (P. D., P. 82)

Ia kishte marrë dorën njëfarësoj punës....(P. Ë., f.121)

By now he was comparatively famaliar with the qork ...(P. D., p. 87)

Pse të mos qeshnin mendoi, për ato mendjet e tyre firifiu bota ishte shesh me lule. (P. Ë., f. 148)

For frivolous fellows like you the world is a bed of roses. (P. D., P. 112)

Mark-Alemi s’e kishte marrë ende veten nga trallisja....(P. Ë., f. 154)

He still hadn’t got over his amazement, ....(P. D., p. 117)

Sytë iu bënë miza-miza. (P. Ë., f. 171) He had spots before his eyes! (P. D., p. 134)

Po sikur të kalonte dikush dhe, kur ta shikonte që rrinte ashtu në këmbë si hu: po ti ç’bën këtu? (P. Ë., f. 159)

But what if someone came along, saw him standing there like a sentry, and asked him: hey, you – what do you think you’re doing here? (P. D., p.123)

Mbrëmë natën ose, më mirë, ndaj të gdhirë, ka ndodhur diçka e ububushme.(P. Ë., f. 215)

Last night, or early this morning rather, something very strange happened.(P. D., p. 174)

4.9 Shënimet

Shënimet në fund faqes është mënyra më e mirë për një përkthyes për të dhënë informacionin e nevojshëm për lexuesin. Ky informacion shtesë që përkthyesi e përdor si teknikë në përkthim mund të jetë kryesisht kulturor, duke marrë parasysh ndryshimet midis gjuhës burimore të tekstit dhe gjuhës së përkthimit. Kështu, këto terma kulturore që

168

Page 181: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. i përkasin gjuhës burimore dhe nuk ekzistojnë në gjuhën e përkthimit dhe lexuesi e ka të vështirë të kuptojë kuptimin e tyre, përkthyesi jep sqarime të shkurtra në fund të faqes, për ta bërë më të lehtë për lexuesin kalimin e fjalëve kulturore nga një gjuhë në tjetrën. Newmark-u (1988)229 shprehet se shënimet mund të përfshihen brenda tekstit, në fund të faqes, në fund të kapitullit apo mund të paraqiten edhe si një fjalorth në fund të librit. Në veprën tonë, përkthyesja ka përdorur disa shënime për fjalët e mëposhtme: Krushq (P. Ë., f. 95) Khroushks – members of the procession

escorting a bride. (P. D., p. 62) Kaurr (P. Ë., f. 122) Giaours –contemptuous term denoting

Christians. (P. D., p.87) Vakëf (P. Ë., f. 148) Vakoufs -members of the Muslim clergy Besë (P. Ë., f. 191) Bessa - promise (P. D., p.152)

4.10 Fjalët e papërkthyera/Transferimi

Sipas Newmark-ut, “transferimi është procesi i kalimit të fjalës burimore në tekstin e gjuhës së përkthimit si një procedurë përkthimore” 230. Ai pohon se vetëm objektet kulturore apo konceptet që lidhen ngushtë me terma specifike kulturore duhen të transferohen ashtu siç janë, të pandryshuar. Newmark-u mendon se përkthyesi duhet të përdorë metodën e transferimit nëse gjatë përkthimit has raste të ndryshme si emra njerëzish, emra gjeografikë, emra gazetash, tituj veprash letrare të papërkthyera, tituj filmash, emra institucionesh publike apo dhe emra rrugësh dhe adresa. Newmark-u e vijon mendimin e tij duke pohuar se “përkthyesi e përdor këtë metodë për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, apo dhe për të krijuar një farë intimiteti midis tekstit dhe lexuesit” 231 . Në lidhje me këtë, gjithmonë është debatuar midis teoricienëve nëse përkthyesi duhet t’i përdorë elementet e kulturës vendase në tekstin e huaj, pra me fjalë të tjera të përdorë metodën amëtarizimit gjatë përkthimit, duke e bërë kështu tekstin e përkthyer lehtësisht të kuptueshëm për lexuesit e huaj, apo t’i ruajë termat e huaja, kryesisht ato kulturore, duke i transferuar ato ashtu siç janë në kulturën mbërritëse, pra, duke përdorur metodën e huazimit. Kështu, përsa i përket kësaj çështje, në librin e tij, The translator’s Invisibility” (“Padukshmëria e Përkthyesit”), Lawrence Venuti shprehet se është për mospërdorimin e metodës së amëtarizmit në përkthim sa më shumë të jetë e mundur. Ai thekson, se një ndër problemet kryesore që haset në ditët e sotme në përkthimet në anglisht të teksteve që janë pjesë e kulturave dhe gjuhëve të ndryshme, është “amerikanizimi” në përkthim. Kjo do të thotë, se shumicës së teksteve u vishen elemente të jetës dhe të botëkuptimit amerikan, duke bërë që tekstet të humbasin origjinalitetin e gjuhës dhe kulturës së tyre. Ndaj, ai është i mendimit se “përkthimi shpesh shikohet me dyshim, pasi në mënyrë të pashmangshme amëtarizon tekstet e huaja, duke u veshur atyre vlerat gjuhësore dhe

229 Newmark. (1988). A Textbook of translation. New York: TiceHall Press, f.92. 230 Po aty, f. 81. 231 Po aty, f. 82.

169

Page 182: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. kulturore vendase, që janë lehtësisht të kuptueshme për lexuesin e tekstit të përkthyer. Ky proces vepron në çdo fazë të prodhimit, qarkullimit dhe pritshmërisë së përkthimit”232. Kështu, për t’iu rikthyer analizës nga shqipja në anglisht të veprës sonë, një aspekt tjetër që dalluam në përkthimin e përkthyeses Bray, është edhe ruajtja e emërtimeve të disa fjalëve kulturorë në gjuhën e origjinalit, duke i transferuar ato të pandryshuara. Duke qenë se këto fjalë lidhen ngushtë me kulturën e veprës origjinale dhe ekuivalenti i tyre është i vështirë për t’u gjetur në gjuhën angleze pasi nuk ato nuk ekzistojnë, sepse nuk bëjnë pjesë në kulturën e gjuhës së përkthimit, përkthyesja ka zgjedhur t’i kalojë ato drejtpërdrejt, duke mos dhënë ndonjë sqarim nëpërmjet poshtë-shënimeve, pasi kuptimi i disa nga këtyre fjalëve arrihet të perceptohet lehtësisht në tekstin origjinal, ku autori e ka dhënë në një farë mënyre shpjegimin e tyre. Kështu, kjo shërben si ndihmë jo vetëm për përkthyesen, por edhe për lexuesin për të kuptuar këta terma kulturorë. Për më tepër, në versionin e përkthyer këto fjalë i gjejmë të theksuara, duke i përdorur me shkronja kursive në tekst, në mënyrë që të tregohet se janë të ndryshme nga fjalët e tjera dhe se përbëjnë atë që quhet term kulturor, që i përket gjuhës burimore. Përveç fjalëve kulturore të papërkthyera, në tekstin e përkthyer ndeshim gjithashtu edhe shprehje të papërkthyera, të cilat i përkasin kulturës shqiptare dhe përkthyesja ka zgjedhur t’i mos i prezantojë në versionin e përkthyer. Kështu, mund të themi se ky fenomen është një ndikim kulturor dhe përfshihet në rastet e papërkthyeshmërisë.

Gjithë vëmendja e Mark-Alemit u përqendrua, së pari, në ato vegla, “lahuta”, siç quheshin, tepër të ngjashme me “guslat” e rapsodëve sllavë. Ai provoi të njëjtën habi, për të mos thënë zhgënjim, që kishte provuar edhe kur kishte parë guslat sllave. (P. Ë., f. 188)

Mark-Alem’s attention was immediately captured by these instruments- lahutas, as they were called. They were very like the guslas of the Slav rhapsodits, and Mark-Alem felt the same surprise, not to say disappointment, as he’d experienced when he first saw the guslas.(P. D., p. 149)

Mark-Alemi kuptonte tek-tuk ndonjë varg të rapsodit. Shumica ishte e vështirë të merreshin vesh. T’ka zanë vorri, o , me besë të dhanë... (P. Ë., f. 191)

Mark-Alem could get the drift of a few lines here and there, but most of them were unintelligible. Thou hast found a grave, O thou, bound by the bessa. (P. D., p. 152)

Shërbëtorët nxirrnin raki në gota të vogla argjendi. Mark-Alemi përpiqej që midis zhaurimës së bisedës të dëgjonte të folurën frëngjisht të ungjit Kurt me austriakun. Pas një gote rakie, që e rrekëlleu me fund, ai ndjeu ta pushtonte një valë gazmendi. (P. Ë., f. 186)

The footmen were serving raki in silver goblets. Through the buzz of talk Mark-Alem tried to hear what Uncle Kurt and the Austrian were saying in French. After downing a glass of raki in one gulp, he felt a wave of euphoria.(P. D., p. 147)

232 Venuti, L. (1998). Scandals of Translation –Towards an Ethics of Difference”, Routledge, 11 New Fetter Lane, London EC4PEE, f.67.

170

Page 183: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 4.11 Sinonimia

Newmark-u, e përkufizon sinoniminë si ekuivalenti më i afërt i gjuhës së përkthyer me atë në gjuhën burimore”233. ....., pa vënë re se ku bie, sepse nga largësia, ku ai është, s’ka nge të merret me hollësi të tilla. (P. Ë., f.48)

...He is too far away to be concerned with such details. (P. D., p.19)

....,drejt mejhanes, ndërsa shkruesi e ndiqte pas me një shikim përçmues dhe,....

.....,most of them probably heading for the tavern (P. D., p.39)

Ata i njihnin mirë banorët e nënprefekturës dhe, pa kapërcyer mirë pragun, e dinin nëse njeriu ishte grykës, pijanec, gënjeshtar apo vuante nga zgjebja. (P. Ë., f.70)

The local inhabitants were an open book to them: even before a new arrival crossed the threshold of their office they knew wether he was a hell-raiser, a drunk, a layabout, or suffered from an ulcer. (P. D., p.39)

Nuk iu desh më tepër se një grimë kohe që vrullin e zemërimit ta zinin prapë dyshimet. (P. Ë., f. 75)

And in less than a minute his rage had been replaced by doubt again. (P. D., p.44)

Ishte vërtet një punë skëterre. (P. Ë., f. 68) It was an awful job.(P. D., p. 38) .........,nga ato që në shikimin e parë i kishte nxjerrë kufka. (P. Ë., f. 77)

.....,out of those he’d at first sight dismissed as worthless.(P. D., p. 45)

Ishte vërtet një ëndërr serioze, me të cilën ta kishte ënda të merreshe. (P. Ë., f.77)

This really was a serious dream which it would be a pleasure to analyze. (P. D., p. 46)

Një kohë të gjatë,ajo, me veten e saj, kishte vendosur ta mbante larg karrierës. (P. Ë., f.85)

For a long time, deep downinside, she had made up her mind that Mark-Alem should not go into government service. (P. D., p. 53)

4. 12 Përshtatja e emrave

Një tjetër aspekt i përkthimit, që bie në sy në vepër është dhe përshtatja e shumë emrave të personazheve apo vendeve brenda rregullave të shqiptimit, sipas sistemit të gjuhës angleze. Përkthyesja duke përdorur përshtatjen gjuhësore bën që lexuesit ta kenë më të lehtë shqiptimin e emrave të njerëzve dhe emërtimet e vendeve. Në ndonjë rast, vërejmë dhe përkthimin e emërtimit të një vendi. Kështu kemi përshtatjen e emrave si: Tabir Saraj. (P. Ë., f. 56) Tabir Sarrail. (P. D., p. 10) “Ëndërr e parë nga nëpunësi Jusuf, i zyrës postare Alexhehisarit, nënprefektura e Kërk-Kilisë, pashallëku i Qystendilit, më 3

Dream of Yussuf, clerk in the post office at Aladjehisar, subprefecture of Kerk-Kili, pashalik of Kustendil, last September 3 rd

233 Newmark. (1988). A Textbook of translation. New York: TiceHall Press, p.84.

171

Page 184: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shtator të këtij viti, ndaj të gdhirë”.(P. Ë., f. 56)

just before dawn. (P. D., p. 27)

Haxhi, e ke hapur? (P. Ë., f. 69) “Are you open yet, Hadji ?” (P. D., p. 39) Beç beu (P. Ë., f. 79) Betch Bey (P. D., p. 48) Isha fare i vetëm në të dalë të Jenisherit...(P. Ë., f. 136)

I was all alone on the steppe on the way out of Yenisehir,... (P. D., p. 100)

Kishte arritur, më në fund, përpara kafenesë “Haxhilelekët”....(P. Ë., f. 145)

He had now reached the terrace of the Storks Café.... (P. D., p. 108)

Jakub Çelebi (P. Ë., f. 173) Jakub Tchelebi (P. D., p. 136)

4.13 Përkthimi i fjalive pa kryefjalë

Ndryshe nga gjuha angleze, rendi i gjymtyrëve në fjali në gjuhën shqipe s’është në përgjithësi i ngulitur. Ekziston një rend i zakonshëm: kryefjalë + kallëzues+kundrinë+rrethanor. Por ai mund të ndryshojë, pa ndryshuar në thelb raportet sintaksore, të shumtën e herës me ndryshime ngjyrimesh sintaksore e stilistike, ku më shumë e ku më pak të ndjeshme për arsye të ndryshme234. Në versionin e përkthyer, vërejmë se fjalitë nuk e kanë këtë lirshmëri, ku fjalia mund të fillojë pa kryefjalë. Ajo kërkon qoftë një kryefjalë, e cila mund të shprehet në forma të ndryshma, apo një fjali të e cila fillon me një pjesë të nënrenditur. Më poshtë po japim disa shembuj për të ilustruar këtë ide: Doli nga salla dhe pa se vërtet ishte ashtu: fenerët ishin të ndezur vetëm në njërin krah. (P. Ë., f. 132)

When Mark-Alem got out in the corridor he saw that the supervisor was right: the lamps were lit only on one side. (P. D., p. 97)

U gëzuam të gjithë për këtë gjetje dhe, pa e bërë të gjatë, nisëm provën, ...duke hequr nga dosja herë një ëndërr, herë një tjetër. (P. Ë., f. 139)

We all approved of this idea, and duly took the dreams out of the bag. (P. D., p. 103)

Ndalova prapë, e ktheva karrocën te vendi ku lashë dosjen, por, porsa e futa atë në karrocë, kuajt ngecën përsëri në vend, shkumëzonin dhe hingëllinin njëlloj si më parë. (P. Ë., f. 136)

I stopped again and went back and collected the file, but as soon as I put it back in the cart the horses started acting up again just as before. (P. D., p. 101)

Kishte një dëshirë të marrë që t’i godiste me shkelm ato dyer memece. (P. Ë., f. 160)

He half a wild desire to give those silent doors a good bashing. (P. D., p. 124)

Një aspekt tjetër që vërejmë gjatë analizës kontrastive midis veprës origjinale dhe asaj të përkthimit është biseda e kryer midis Kurtit dhe të birit të konsullit austriak. Kjo bisedë bëhet në gjuhën frënge dhe në versionin origjinal ajo jepet në gjuhën frënge e papapërkthyer në shqip, ndërsa në versionin anglisht përkthyesja ka menduar ta përkthejë atë në anglisht. Nëse besnikëria ndaj tekstit kuptohet nga shumë studiues si ruajtja e

234 Akademia e shkencave të Shqipërisë. Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë.“Gramatika e gjuhës shqipe”, vëllimi 2, Tiranë 2002, f.72.

172

Page 185: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. mesazhit të autorit burimor të paprekur, në letërsinë artistike është e rëndësishme dhe e domosdoshme njëkohësisht, të ruhen edhe ekuivalentët kulturor për tema të ndryshme. C’est trés difficile á traduire, - thoshte Kurti. C’est presque impossible. (P. Ë., f. 192)

It’s extremely difficult to translate, Kurt was saying. Almost impossible, in fact...(P. D., p. 152)

C’est macabre, n’est-ce pas? C’est magnifique! – përgjigjej tjetri. (P. Ë., f. 192)

Rather macabre, eh? Magnificent! Replied the other. (P. D., p. 153)

Në disa raste tjera vumë re se fjalitë e thëna nga austriaku në gjermanisht, kësaj here, janë ruajtur të papërkthyera në të dy versionet. Kështu, përsa i përket fjalive në gjuhën gjermane, përkthyesja ka zgjedhur t’i ruajë këto fjali ashtu siç janë në tekstin burimor, dhe mendojmë se përzgjedhja e saj është e duhur, sepse në këtë mënyrë ajo arrin të krijojë efektin kulturor, se në çfarë kohe ndodhin ngjarjet dhe për më tepër, ajo qëndron besnike ndaj tekstit origjinal, pa bërë ndryshime në lidhje me këtë aspekt. Por, nga ana tjetër, jemi të mendimit se gjithashtu do të ishte mirë, nëse këto fjali do të jepeshin me anë të poshtë-shënimeve sqaruese, me anë të cilave lexuesi i thjeshtë, i cili/e cila mund të mos ketë njohuri për këtë tip aspekti kulturor, të marrë informacionin e duhur dhe të plotë. Ist das die Orestiaden...(P. Ë., f. 192) Das ist die Orestiaden! (P. D., p. 153) Was ist los? – tha austriaku (P. Ë., f. 156) Was ist los? said the Austrian. (P. D., p.

156) Wo ist Kurt? (P. Ë., f. 197) Wo ist Kurt? (P. D., p. 157)

173

Page 186: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. KREU V Elemente ndërgjuhësore për shprehjen e aspekteve socio-kulturore të shqipes dhe anglishtes.

5.1 Përkthimi i nocioneve specifike ndërkulturore

Një ndër synimet e përkthimit është prodhimi i teksteve të llojeve të ndryshme, si tekste fetare, letrare, shkencore dhe filozofike nga një gjuhë në tjetrën, me qëllim për t’ia ofruar lexuesve me interesa të ndryshëm. Nëse gjuha do të ishte një bashkësi me koncepte universale, ajo do të ishte më e lehtë për t’u përkthyer nga gjuha burimore në atë mbërritëse; për më tepër, procesi i të nxënit një gjuhë tjetër do të ishte më i lehtë sesa është në të vërtetë. Në këtë aspekt, Culler-i235 beson se konceptet e një gjuhe ndryshojnë rrënjësisht nga njëra te tjetra, përderisa çdo gjuhë e organizon botën e vet ndryshe. Ndërsa, përsa i përket përkthimit, Culler-i pohon se një nga problemet shqetësuese në lidhje me përkthimin është mospajtimi midis gjuhëve. Sa më i madh të jetë hendeku midis gjuhës burimore dhe asaj mbërritëse, aq më i vështirë bëhet përçimi i mesazhit nga njëra gjuhë te tjetra. Diferenca midis dy gjuhëve dhe variacionet në kulturat e tyre përkatëse e bëjnë procesin e të përkthyerit një sfidë të vërtetë. Midis faktorëve më problematikë të përfshirë në përkthim si kuptimi, forma, stili, proverbat, idiomat e shumë elemente të tjera, konceptet specifike kulturore janë një pikë tjetër e rëndësishme, për të cilat përkthyesi duhet të ndjekë disa procedura e strategji, me qëllim që të përftojë një përkthim sa më origjinal me tekstin nistor. Prandaj, do të ishte e udhës të paraqesim disa procedura të disa teoricienëve, të cilët ofrojnë disa mënyra zgjidhjeje, në rast se përkthyesi has vështirësi në përkthimin e koncepteve kulturore. Graedler-i236 parashtron disa procedura të përkthimit të koncepteve specifike kulturore, të cilat janë:

1. Krijimi i një fjale të re; 2. Shpjegimi i kuptimit të shprehjeve të gjuhës burimore, në vend të përkthimit të saj; 3. Ruajtja e termit të pacënuar në gjuhën burimore; 4. Zgjedhja e një fjale në gjuhën mbërritëse e cila ka ngjashmëri apo ka të njëjtën “lidhje” me termin në gjuhën burimore;

Ndërsa, Harvey (2000:2-6) 237 paraqet katër teknika kryesore për përcaktimin e termave kulturorë të cilët “i referohen koncepteve dhe specifikave në kulturën e gjuhës burimore”.

Ekuivalenca funksionale (përdorimi i nje referenti në kulturën e gjuhës së synuar,

funksioni i të cilës është e ngjashme me referentët e gjuhës burimore). Në lidhje me këtë, Harvey (2000: 2) thotë se autorët kategorizohen sipas meritave të kësaj teknike; Weston (1991: 23) e përshkruan si “një metodë ideale të përkthimit’’,

235 Culler, J. 1976. Structuralist poetics: structuralism, linguistics, and the study of literature. Cornell: Cornell University Press, f.21-22. 236 Graedler, A.L. (2000) cituar tek “ The theories of translation”, taken from translation directory and translation journals, Source: Personal Journal of Philosophy of Language and Education (http://zainurrahmans.wordpress.com), 2009, f .120. 237 Harvey, M. (2003). A beginner`s course in legal translation: the case of culture-bound terms. Retrieved April 3, 2007 from http://www.tradulex.org/Actes2000/harvey.pdf.

174

Page 187: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

ndërsa Sarcevic (1985:131) shprehet ndryshe duke pohuar se ajo është “çorientuese dhe duhet shmangur”.

Ekuivalenca formale ose “ekuivalenca linguistike” do të thotë përkthim “ fjalë për fjalë”.

Transkriptimi ose “huazimi” (riprodhimi ose transliterimi i termit origjinal) i cili ndryshon nga strategjitë e drejtuara nga gjuha burimore. Nëse termi është formalisht transparent ose shpjegohet në kontekst, ai mund të përdoret ashtu siç është. Në raste të tjera, veçanërisht kur lexuesi i gjuhës së synuar nuk ka informacion mbi gjuhën burimore, transkriptimi shoqërohet me një shpjegim në shënimet e përkthyesit.

Përkthimi deskriptiv ose vetëshpjegues, është një teknikë që përdor terma të përgjithshme (jo terma kulturorë) për të përçuar kuptimin. Kjo teknikë është e përshtashme për një shumëllojshmëri kontekstesh, ku ekuivalenca formale konsiderohet pamjaftueshmërisht e qartë. Një tekst shenjohet për një grup lexuesish të specializuar ndaj mund të jetë e nevojshme të jepet termi origjinal siç është në tekstin burimor për të shmangur ambiguitetin.

Nga ana tjetër, Newmark-u 238 parashtron disa procedura të tjera për zgjidhjen e vështirësive të hasura gjatë përkthimit dhe këto i kemi paraqitur si më poshtë:

Transferimi: është procesi i transferimit të fjalës nga gjuha e origjinës në tekstin e

synuar. Ky proces përfshin transliterimin dhe është i ngjashëm me atë që Harvey (2000:5) e emërton “transkriptim”.

Natyralizimi: ky proces në fillim bën përshtatjen e fjalës origjinale me shqiptimin normal, dhe më pas me morfologjine normale të gjuhës së synuar.

Ekuivalenti kulturor: do të thotë të zëvendësosh një fjalë kulturore në gjuhën burimore me një fjalë të gjuhës mbërritese. Megjithëse, ato nuk janë të sakta gjithmonë. "

Ekuivalenti funksional, i cili kërkon përdorimin e një fjalë kulturore neutrale (Newmark, 1988: 83)

Ekuivalenti përshkrues: do të thotë se kuptimi i termave kulturor shpjegohet në disa fjalë.

Analiza komponenciale: do të thotë të krahasosh një fjalë të gjuhës burimore me një fjalë të gjuhës mbërritëse, e cila ka një kuptim të ngjashëm por nuk është ekuivalent një me një, duke treguar në fillim të përbashkëtat e tyre e më pas komponentet e ndryshme.

Sinonimia: është një ekuivalente e afërt me gjuhën mbërritëse. Përkthimin e tërësishëm i cili është përkthim i fjalëpërfjalshëm i togfjalëshave të

përbashkët, dhe emrave të organizatave. Ai gjithashtu mund të quhet: “calque” (kalk) ose përkthim i marrë hua.

Transpozimet: në këtë proces ndodh një ndryshim në gramatikë nga gjuha e origjinës në atë mbërritëse, për shembull: ndryshimi nga njëjësi në shumës, ose një ndryshim ndodh kur struktura në gjuhën origjinale nuk ekziston në gjuhën mbërritëse, ndryshim mund të ketë dhe në pjesën e ligjeratës, nga një folje në

238 Newmark, P. “A textbook of translation”, Pearson Education, 1988, f. 81- 90.

175

Page 188: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

gjuhën origjinale në një emër në gjuhën mbërritëse, ose ndryshim nga një grup emëror në një emër në gjuhën mbërritëse.

Modulimi: përdoret kur përkthyesi riprodhon mesazhin e tekstit original në tekstin e gjuhës mbërritëse në përputhje me normat e gjuhës mbërritëse, meqenëse gjuha burimore nga ajo mbërritëse mund të mos kenë ngjashmëri.

Përkthimi i njohur zyrtarisht i cili ndodh kur përkthyesi "përdor përkthimin zyrtar ose përkthimin e përgjithësuar të çdo termi institucional.

Kompensimin: kjo procedurë ndodh kur një pjesë e kuptimit të fjalisë humbet, ndaj kuptimi kompensohet në pjesën tjetër të saj.

Parafrazimi: Në këtë procedurë kuptimi i termit kulturor shpjegohej, por shpjegimi është shumë i detajuar sesa ai i ekuivalentit përshkrues.

Kupletin: përkthyesi kombinon dy procedura të ndryshme. Shënimet: kjo është menyra më e mirë për një përkthyes duke përdorur shënime

në përkthim, duke dhënë informacionin e nevojshëm për lexuesin.

Nida (1964: 237-39) mbështet përdorimin e fusnotave për të përmbushur të paktën dy funksionet e mëposhtme:

1. për të siguruar informacionin suplementar 2. për të tërhequr vëmendjen mbi mospërputhjet me origjinalin.

Ndërhyrja e koncepteve kulturore në procesin e përkthimit u morr në konsideratë dhe nga Nida duke dhënë përkufizimet për “ekuivalencën formale dhe dinamike”, ku sipas tij ekuivalenca formale” përqendrohet në formë dhe përmbajtje, të cilat duhen të qëndrojnë sa më besnike të jetë e mundur tekstit origjinal. E parë nga ky këndvështrim formal, mesazhi që duhet përcjellë në gjuhën e synuar duhet të përshtatet sa më shumë të jetë e mundur me elementet e ndryshme në gjuhën burimore. Kjo nënkupton se mesazhi në kulturën mbërritëse krahasohet me mesazhin në kulturën burimore, për të përcaktuar standardet e “përpikmërisë dhe saktësisë”. Përballë kësaj ideje, ekuivalenca dinamike “synon natyralitetin e plotë të shprehjes dhe përpiqet të lidhë marrësin me mënyrat e sjelljes përshtatur brenda kontekstit të kulturës së tekstit të përkthyer, pa u munduar që përkthyesi të kuptojë elementet kulturore të kontekstit në origjinal, me qëllim që të kuptojë mesazhin”239 Në vitin 1988 Newmark-u e përcaktoi kulturën si “mënyrë jetese dhe manifestimet e saj, të cilat janë tipike për një komunitet që përdor një gjuhë të caktuar, si mjet shprehës”, duke pranuar se çdo grup gjuhësor ka tiparet e veta specifike kulturore. Ai gjithashtu paraqet termin “fjalë kulturore” të cilën lexuesi e ka të pamundur ta kuptojë dhe strategjitë e përkthimit për këtë koncept varen nga tipi i veçantë i tekstit, kërkesat e lexuesit dhe klientit, si dhe nga rëndësia që ka vetë fjala kulturore në një tekst të caktuar. Në të njëjtën kohë, Peter Newmark-u i kategorizon fjalët kulturore si vijon :

1) Ekologji: flora, fauna, kodrat, erërat, pllajat 2) Kultura materiale: ushqimi, veshjet, shtëpitë dhe qytetet, transporti 3) Kultura sociale: puna dhe argëtimi

239 Nida, E. “The Principles of correspondence” Botuar tek “The Translation Studies Reader” redaktuar nga Lawrence Venuti, Routledge 2004, f. 129.

176

Page 189: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 4) Organizatat, zakonet, aktivitetet, procedurat Koncepte 1) Politike dhe administrative 2) Fetare 3) Artistike 5) Gjestet dhe zakonet Ai prezanton faktorë të ndryshëm kontekstualë që marrin pjesë në procesin e përkthimit të cilët përfshijnë: Qëllimin e tekstit. Nivelin e motivimit kulturor, teknik dhe gjuhësor të lexuesit. Rëndësinë e referentit në tekstin origjinal. Vendin dhe kohën kur zhvillohet ngjarja. Sa bashkëkohore është fjala apo referenti. E ardhmja e referentit.

Ai e sqaron mendimin e tij më tej, duke u shprehur se ai nuk e konsideron gjuhën si

një element apo tipar të kulturës, një mendim ky krejt i ndryshëm nga pikëpamja e Vermeer-it që pohonte, se “gjuha është pjesë e kulturës”240. Sipas Newmark-ut, qëndrimi i Vermeer-it nënkupton pamundësinë për të përkthyer, ndërsa përsa i përket idesë se gjuha është pjesë e kulturës, Newmark-u është i mendimit, se “përkthimi i gjuhës origjinale në një formë të përshtatshme në gjuhën mbërritëse nuk përbën gjë tjetër veçse një pjesë të rolit të përkthyesit në komunikimin ndërkulturor”. Në këtë kontekst gjuha dhe kultura mund të konsiderohen si dy aspekte të pandashme dhe të lidhura fort në procesin e përkthimit. Ndërsa, përsa i përket përkthimit të fjalëve dhe nocioneve kulturore në përkthim, Newmark-u propozon dy metoda që i kundërvihen njëra-tjetrës, të cilat janë: transferimi dhe analiza komponenciale. Sipas tij, transferenca jep “ngjyrim lokal”, duke ruajtur emrat dhe konceptet kulturore. Megjithëse theksi vendoset te kultura, gjë që mund të ketë kuptim për lexuesit fillestarë, ai deklaron se kjo metodë mund të shkaktojë probleme për lexuesin e gjerë dhe mund të çojë në limitimin e kuptimit të disa aspekteve të caktuara të tekstit. Rëndësia e procesit të përkthimit në komunikim bëri që Newmark-u të propozonte analizën komponenciale, të cilën ai e përshkruan si “procedura më e saktë e përkthimit, që përjashton përbërësit kulturorë dhe vendos në fokus mesazhin. Më poshtë po parashtrojmë disa nga strategjitë e prezantuara nga Newmark-u, për të zgjidhur pengesat kulturore midis dy gjuhëve241.

Natyralizimi Kjo strategji nënkupton që fjala në origjinal transferohet në tekstin e përkthyer, duke ruajtur formën e saj të paprekur, ashtu siç është në tekstin origjinal.

Përdorimi i disa metodave njëkohësisht.

240 Reiss, K., Vermeer, H (1984) “Groundwork for a General Theory of Translation, Tubingen: Niemeyer, f..222. 241 “The theories of translation”, taken from translation directory and translation journals, Source: Personal Journal of Philosophy of Language and Education (http://zainurrahmans.wordpress.com), 2009, f. 50..

177

Page 190: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Kjo është një tjetër teknikë që përshtatet nga përkthyesi në momentin e transferencës, natyralizimit, apo edhe të marrjes së fjalës si kalk, për të shmangur keqkuptimet. Sipas Newmark-ut, për të përballuar një problem në përkthim, përkthyesi duhet të përdorë një numër strategjish dhe metodash të kombinuara me njëra-tjetrën.

Ekuivalenti përshkrues dhe funksional Për të shpjeguar fjalën kulturore të tekstit origjinal përdoren dy elemente: njëri është përshkrues dhe tjetri funksional. Elementi përshkrues jep përmasën, ngjyrën dhe përbërjen e fjalës. Ekuivalenti funksional nga ana tjetër, jep qëllimin specifik të fjalës në kulturën e tekstit burimor.

Shënimet në fund të faqes Përkthyesi mund të dëshirojë të japë informacion shtesë për lexuesit e tij. Në këtë rast ai përdor shënimet në fund të faqes, në fund të kapitullit, apo në fund të librit për ta dhënë këtë informacion shtesë.

Ekuivalenti kulturor Fjala kulturore e origjinalit përkthehet me fjalën kulturore që i përkon në tekstin e përkthyer.

Kompesimi Kjo teknikë përdoret kur kemi të bëjmë me humbje të kuptimit, me humbje të efektit të tingujve, të efektit pragmatik, apo edhe atij metaforik në një pjesë të tekstit burimor.

5.2 Diskutime mbi transmetimin e shprehjeve kulturore në gjuhën e përkthimit

Gjuhët e shfaqin veçantitë e tyre në dy aspekte kryesore, që janë rendi i fjalëve dhe kategoritë gramatikore dhe leksiku. Kjo e fundit lidhet me marrëdhënie të drejtpërdrejta me përvojën dhe realitetin e tyre. Brenda fushës leksikore më i theksuar dallimi bëhet te njësitë e ngurosura, që klasifikohen si njësi frazeologjike, proverba, fjalë të urta, apo dhe dallime të tjera që lidhen me konotacione që shfaqin emrat e përveçëm, që marrin një rol të veçantë në gjuhën e përkthimit. Të kuptuarit e kulturës së gjuhës përkthimore gjatë procesit të përkthimit është thelbësisht e rëndësishme, veçanërisht në përkthimet e teksteve letrare, e cila kërkon përpjekje të madhe nga ana e përkthyesit për të ruajtur informacionin kulturor, dhe kryesisht gjuhën figurative të tekstit burimor në tekstin mbërritës. Sikundër e kemi përmendur dhe më lart, përfshirja e elementeve kulturore në tekst e bën dhe më sfiduese përkthimin për përkthyesit. Këto tekste përmbajnë përkthimin e strukturave gjuhësore si pjesë e kulturës, ku përkthyesi merr në konsideratë jo vetëm barasvlefshmërinë kuptimore, por gjithashtu shqyrton rrafshet më të larta të përmbajtjes, kontekstit, semantikës dhe pragmatikës. Prandaj, përmes këtij kapitulli synohet të analizohen shprehjet kulturore burimore, të cilat përcillen në tekstin përkthimor por me të njëjtën vlerë kuptimore nga shqipja në anglisht; humbjet apo zvogëlimet kuptimore kulturore të llojeve të ndryshme në fjalë apo shprehje idiomatike; si dhe zgjerimet kuptimore gjatë

178

Page 191: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. procesit përkthimor nga gjuha shqipe në gjuhën angleze. Përsa i përket rasteve kur barasvlera në tekstin përkthimor ka të njëjtën vlerë kuptimore me atë në tekstin burimor, është e lehtë për t’u përcjellë, pasi ajo ekziston dhe në gjuhën përkthimore. Në rastet kur ndodh zgjerimi kulturor nga shqipja në anglisht, kemi peshë të fituar në gjuhën përkthimore, ndërsa ato që përbëjnë problem janë ‘humbjet kulturore’ që ndodhin në procesin e përkthimit letrar dhe përqëndrimi ynë kryesor në shembujt e vjelë do të jetë në mungesën e barasvlerave kulturore dhe në faktin se ato vazhdojnë të ndodhin edhe atëherë kur teksti burimor nuk pëson dëmtime në lëmin e barasvlerave gjuhësore. Në vijim do të diskutojmë të tre gjendjet e lartpërmendura të ilustruara me shembujt përkatës për secilën. Por, vëmendjen më të madhe në këtë kre do ta kenë humbjet kulturore dhe arsyet që çojnë në humbje të gjuhës burimore brenda një teksti letrar, duke qenë se përbëjnë numrin më të madh të rasteve dhe një nga problemet kryesore të përkthimit letrar. Së pari, humbjet kulturore apo jobarasvlefshmëria ndodh për shkak të përdorimit të gjuhës së figurshme që përmban gjuha e tekstit burimor. Heqja apo dhe ndryshimi që mund t’iu bëhet figurave letrare (metaforave, shprehjeve idiomatike dhe proverbave) nga teksti burimor në përkthimin letrar rezulton në përkthim jo vetëm të paplotë, por edhe të padrejtë ndaj tekstit, kulturës burimore dhe lexuesve. Së dyti, humbjet kulturore janë humbje në rrafshin e thellë, simbolik, domethënë në “brendësinë” e gjuhës burimore, duke kërkuar kështu që përkthyesi dhe lexuesi përkthimor të bëjnë përpjekje të mëdha për t’i kuptuar domethëniet kulturore, të cilat autori i gjuhës burimore i ka shprehur tërthorazi242. Së treti, humbjet kulturore janë të ndjeshme ndaj kontekstit, si humbje të së panjohurës.

Barasvlera kulturore varet nga shkalla e lidhjes ndërmjet dy gjuhëve që përfaqësojnë kultura të ndryshme. Në studimin tonë, gjuha e tekstit burimor, shqipja dhe gjuha e tekstit përkthimor, anglishtja, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, përveçse bëjnë pjesë në familjen indoevropiane, si dhe nuk kanë ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë te njëra-tjetra, për shkak të largësisë gjeografike. Kështu, dallimet kulturore dhe fetare midis këtyre dy gjuhëve janë të largëta, dhe në këtë rast procesi përkthimor ku përfshihen këto gjuhë, bëhet sfidues. Humbjet kulturore formojnë hierarkinë e tyre të humbjeve që ndahen në katër kategori kryesore: 1) humbje eksplicite (humbje të kuptimit kulturor të tekstit burimor në rrafshin e sipërfaqes dhe në rrafshin e thellësisë njëkohësisht); 2) humbje implicite (humbje të informacionit të fshehur kulturor); 3) humbje të modifikuara (ndryshime të realiteteve të tekstit burimor e parë nga këndvështrimi i lexuesit burimor); dhe 4) humbje të plota (fshirja e karakteristikave kulturore që janë unike për gjuhën burimore).

Sikundër e theksuam edhe në hyrje të këtij kapitulli, diskutimi mbi shprehjet kulturore përqendrohet kryesisht në analizën e figurave letrare, si shprehjet idiomatike, proverbat, njësitë frazeologjike, duke u paraqitur si përfaqësuese të kulturës burimore dhe tregojnë se si këto lëvizje ndikojnë në produktin dhe procesin e përkthimit. Këtu vlen të theksohet se humbjet kulturore janë të bazuara në kontekst dhe si të tilla janë të panjohura dhe të pakuptueshme për lexuesin.

Përpara se të paraqesim shembujt për të tri gjendjet e sipërpërmendura, mendojmë se do të ishte e udhës të parashtrojmë shkurtimisht disa mendime në lidhje me

242 Pike, K. 1954. Language in Relation to a Unified Theory of the Structure of Human Behavior Part 1 (Preliminary Edition). glendale, CA: Summer Institute of Linguistics.

179

Page 192: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shprehjet figurative, meqenëse shembujt e marra nga teksti burimor lidhen me këto të fundit. Metaforat dhe krahasimet, janë dy figura letrare të cilat i kemi trajtuar në kreun III të këtij punimi, kështu në vijim po paraqesim mendime të ndryshme në lidhje me përcjelljen idiomave, proverbave dhe njësive frazeologjike nga gjuha burimore në gjuhën e përkthimit. 5.2.1 Idiomat

Në përgjithësi në literaturën gjuhësore të anglishtes pranohet se idioma është një bashkim fjalësh, me domethënie të ndryshme nga ajo e secilës fjalë individuale, kur ato qëndrojnë më vete. Mënyra se si ato janë vendosur bashkë është shpesh e çuditshme, jo logjike, madje ndonjëherë gramatikisht jokorrekte. Këto janë cilësi të veçanta të disa idiomave. Idioma të tjera janë tërësisht të rregullta, logjike si në aspektin gramatikor, ashtu edhe për nga fjalët që i ndërtojnë. Duke qenë se anglishtja është shumë e pasur me shprehje idiomatike, në fakt, është e vështirë të flasësh dhe të shkruash në gjuhën angleze pa përdorimin e tyre. Shpesh nuk mund të shpjegohet kurrsesi pse një idiomë e veçantë ka zhvilluar një renditje (strukturim) të pazakontë ose një zgjedhje fjalësh të dhëna. Idiomat kanë qenë fikse për një kohë të gjatë, siç është parë, shumë herë nëpër fjalorë shpjegues apo dygjuhësh. Shumë studiues të anglishtes, duke parë strukturën e saj gramatikore, si gjuhë analitike me elemente sintetike, kanë futur në përdorim edhe konceptin gjuhësor shprehje të gjuhës rregullisht të folur që lidhet me renditjen (kujtojmë se anglishtja është gjuhë me rend të ngulitur) e gjymtyrëve në fjali243. Kjo dukuri, në aspektin terminologjik në anglishte ka fituar emërtimin e vet të veçantë gjuhësor, që njihet me termin “collocation”. Idiomat janë shprehje të ndërtuara nga fjalë, të cilat, kur përdoren në kombinim me njëra-tjetrën shfaqin kuptime të ndryshme. Edhe pse shprehjet e gjuhës së përditshme në të folur rregullisht e ruajnë kuptimin e gjymtyrëve të tyre.

Ndërkaq, në letërsi, idiomat, shihen si kategori specifike e njësive leksikore, të cilat përcaktohen jo vetëm përcaktohen përmes strukturës së tyre, por edhe tregojnë një lloj të caktuar të sjelljes në përdorimin e gjuhës244. Robert Trask-u245 shprehet se idioma përkufizohet si shprehje me ndërtim të veçantë, që do të thotë se kuptimi i saj nuk mund të zbërthehet nga fjalët përbërëse të trupit të saj. Sipas Weinreich-it246, idiomat janë njësi frazeologjike me dy përbërës polisemantikë, ku ekziston përzgjedhja e ndërsjellë kontekstuale e nënshtresave kuptimore. Ndërkohë Way-i, vëren lidhjen ndërmjet idiomave dhe metaforave dhe shprehet se “idiomat, ashtu si metaforat, jo gjithnjë nënkuptojnë atë që e thonë në mënyrë të drejtpërdrejtë”247. Kurse, Pedersen-i shprehet se togfjalëshat dhe idiomat përfaqësojnë një nga fushat e gjuhës ku mbivendosen gramatika dhe leksiku”248. Ai flet për togfjalëshat e kufizuar, domethënë, gjysmidiomat dhe idiomat

243 Memushaj, R. “Hyrje në Gjuhësi”, Tiranë 2006: 56. 244 Strässler, J. 1982. Idioms in English: A Pragmatic Analysis. Tübinger Berträge zur Linguistik 185. Tübingen: Gunter Narr Verlag, 1982, f. 11. 245 Trask, R. 1999. “Key Concepts in Language and Linguistics”. London: Routledge. 246 Weinreich, U. Problems in the Analysis of Idioms. Në J.Puhvel (red.), Substance and Structure of Language. Berkeley, CA: University of California Press, 1969, f. 42. 247 Way, E. Knowledge Representation and Metaphor: Studies in Cognitive Systems 7. Dordrecht: Kluwer Academic Publishers, 1991, f. 10. 248 Pedersen, V. Essays on Translation. Studies in Business Language 16. Copenhagen: Erhverus økonon. SIC Forlag, 1988, f.132.

180

Page 193: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. e plota, ku këto të fundit janë të pandryshueshme, ndryshe nga idiomat figurative që janë të ndryshueshme, sepse e pranojnë zëvendësimin me fjalë të tjera. Mona Baker249, një teoriciene tjetër e përkthimit, është e mendimit se idiomat janë gjymtyrë të ngurta të gjuhës, të cilat lejojnë pak ose asnjë ndryshim në formë dhe mbartin kuptime që nuk mund t’i veçosh nga përbërësit e tyre. Baker-i vijon mendimin duke u shprehur se, problemet kryesore që shprehjet idiomatike krijojnë në përkthim, lidhen me dy fusha kryesore që janë: aftësia për të njohur dhe për të interpretuar një idiomë në mënyrë korrekte dhe vështirësitë që kanë të bëjnë me përkthimin e aspekteve të ndryshme të kuptimit që një idiomë transmeton në gjuhën e përkthimit250. Në vijim po paraqesim disa propozime të bëra nga Baker-i, përsa i përket përkthimit të idiomave nga gjuha burimore në gjuhën përkthimore251:

Përdorimi i idiomës me të njëjtin kuptim dhe formë. Kjo strategji nxit përdorimin e një idiome në gjuhën e përkthimit, me anë të së cilës arrihet të komunikohet kuptimi i idiomës në gjuhën burimore, duke përfshirë njëherazi përbërës leksikorë të njëjtë252. Çka vlen të përmendet këtu është se, sa më shumë të ngjajnë të dy kulturat me njëra tjetrën, aq më shumë raste të barasvlefshmërisë do të ketë. Ndërsa, në rastin kur dy kulturat nuk kanë afërsi me njëra-tjetrën dhe ndryshimet kulturore janë të dukshme e të mëdha, atëherë, mundësia e të pasurit barasvlerës për shprehjet idiomatike është shumë e ulët. Venuti253 sugjeron se, në ato raste kur gjuha burimore dhe ajo e synuar kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, ekziston procesi “domestication”, që nënkupton se, idiomat në gjuhën burimore bwhen pjesë e gjuhës së synuar pa ndonjë vështirësi, sepse që të dyja gjuhët ndajnë të njëjtën idiomë dhe ideologji.

Përdorimi i idiomës me të njëjtin kuptim, por me formë të ndryshme. Këto janë rastet më të mundshme për t’u përdorur në përkthim, pasi është më e lehtë të gjehet në gjuhën e përkthimit një idiomë e cila ka të njëjtin kuptim me atë në gjuhën burimore, por me përbërës të ndryshëm leksikor254. Kjo do të thotë se, përbërësit leksikorë të idiomës burimore, nuk ruhen në idiomën e synuar, por ajo që jepet është një ekuivalencë semantike e idiomës.

Parafrazimi i idiomës është një nga strategjitë më të përdorura, në rastet kur nuk gjendet një përshtatje idiomatike në tekstin përkthimor255. Kjo do të thotë se, përbërësit leksikorë të idiomës burimore, nuk ruhen në idiomën e synuar, por ajo që jepet është një ekuivalencë semantike e idiomës256.

Përkthimi duke përdorur “heqjen” si strategji257. Me këtë kuptojmë se, idioma hiqet plotësisht në gjuhën e synuar, sepse asaj nuk i gjendet një lidhje e përafërt dhe kjo idiomë nuk parafrazohet për arsye të stilistikore, apo dhe të tjera. Kjo strategji kryesisht ndodh në nivel fjalie dhe paragrafi. Arsyeja për këtë dukuri

249 Baker, M. In Other Words: A Coursebook on Translation. London: Routledge, 1992, f.63. 250 Po aty, f. 65. 251 Po aty, f. 72-78. 252 Po aty, f. 72. 253 Venuti, L. Translation, Authorship, Copyrights. The Translator, 1 (1), 1995 , f. 1-24. 254 Po aty, f. 74. 255 Po aty, f. 74. 256 Po aty, f.74. 257 Po aty, f.77.

181

Page 194: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

është se në momentin kur shprehja idiomatike hiqet, gjithmonë ndeshemi me humbje në kuptim. Me qëllim që të kompensohet humbja, përkthyesit i duhet të paraqesë fjalë shtesë në disa pjesë të fjalisë apo dhe të paragrafit, ku ka ndodhur humbja.

5.2.2 Proverbat

Sipas Concise Oxford English Dictionary, proverbi përkufizohet si: “një thënie e shkurtër dhe e saktë që ka një përdorim të përgjithshëm, me anë të cilës shprehet një e vërtetë apo këshillë” 258 . Që të jetë proverb, ai duhet të përvetësohet nga njerëz të zakonshëm, dhe një proverb që të jetë popullor duhet të jetë i mençur, dhe që të qëndrojë popullor duhet të përmbajë “urtësi të qëndrueshme”259. Për shembull, “a cat may look at a king”, do të thotë se të gjitha qeniet njerëzore janë të barabarta dhe kanë të drejta të barabarta midis njëri tjetrit, pavarësisht nga statusi që mund të mbajnë në shoqëri. Kështu, nëse do ta përkthenim fjalë për fjalë këtë proverb në shqip do të ishte : Një mace mund të shikojë një mbret, por duke qenë se ky proverb nuk bën pjesë në kulturën e vendit tonë, atëherë do të na duhej ta përshtasim atë, duke i dhënë një kuptim të përafërt me origjinalin: “Një shikim nuk të vret” apo dhe një përkthim tjetër i mundshëm mund të ishte “Jemi bijtë e një Zoti”. Riddout-i and Witting-u, japin shpjegime për origjina të ndryshme të proverbave, si për shembull nga Bibla apo dhe vepra të ndryshme letrare, duke pohuar se shprehjet proverbiale duhen dalluar nga proverbat. Nëse do të marrim një proverb tjetër në anglisht, si për shembull: “an eye for an eye and a tooth for a tooth”, do të ishte e lehtë ta përkthenim në shqip, sepse të njëjtën proverb e kemi dhe në shqip dhe ajo është: “sy për sy e dhëmb për dhëmb”, apo dhe këtë proverbë “kill two birds with one stone”, të cilën e gjejmë me po të njëjtën vlerë kuptimore dhe në shqip dhe barasvlera e saj është: “me një gurë vret dy zogj”.

Kurse, Baker-i260 pohon se proverbat janë të ngjashme me idiomat, në aspektin që ato mund të pranojnë pak ose aspak ndryshime në formë. Megjithatë, ndryshe nga idiomat, proverbat kanë kuptime më të dallueshme. Ato mund të lidhen ngushtë me kulturën dhe historikun e një vendi dhe si rezultat është e vështirë për të gjetur një barasvlerës të drejtpërdrejt në gjuhën e përkthimit, vetëm në ato rastet kur ajo ekziston në gjuhën e përkthimit, si për shembull: “make hay while the sun shines” është një proverb, origjina e së cilës është nga puna e fermës, dhe çdo fermer ia dinte vlerën kësaj thënie. Në shqip këtë proverb do ta shprehnim me një tjetër proverb si: “Hekuri rrihet sa është i nxehtë”.

Në lidhje me proverbat, Brown et. al i përkufizojnë ato si ”fjali të shkurtra, përgjithësisht të njohura nga njerëzit, të cilat përbajnë në vetvete zgjuarsinë, të vërtetën, moralin dhe pikëpamjet tradicionale, dhe të cilat kalojnë gojarisht nga njëri brez në tjetrin” 261. Bakalla 262 i shton përkufizimit të mësipërm, se “proverbat përdoren në

258 Soanes, C. and A. Stevenson. Concise Oxford English dictionary. 11th ed. Oxford: Oxford University Press, eds 2008, f.1156. 259 Ridout, R. and C. Witting. English Proverbs Explained. London and Sydney: Pan Books, 1967, f.8-9. 260 Baker, M. In Other Words: A Coursebook on Translation. London: Routledge, 1992, f.64. 261 Brown, M. & B. Rosenberg. Encyclopedia of Folklore and Literature. Santa Barbara, CA: ABC-CLIO, 1998, f.525.

182

Page 195: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. gjuhën joformale dhe shpeshherë na paraqiten si metafora dhe në formën e rimës”. Sipas tij, proverbat mund të shikohen si sqarime apo ilustrime të kontekstit dhe jo si përfaqësime të veçanta të kontekstit. Me fjalë të tjera, ai pohon se proverbat nuk janë të kufizuara në një kontekst në gjuhën burimore, por ato kanë përdorim të gjerë në kontekste të ndryshme, për shkak të moralit që ato përcjellin, apo dhe për “zgjuarsinë popullore”, siç i përshkruajnë antropologët.

Ndërsa, Hatch-i & Brown-i263 kanë argumentuar se proverbat sa janë të lidhur me kulturat, ekzistimi dhe funksionimi i lidhen me shtrirjen e shteteve dhe përhapjen e kulturës së tyre. Te shumë popuj gjejmë proverba që janë ekuivalentë midis tyre, por më të shumtë janë proverbat që nuk janë ekuivalentë për nga mjetet e shprehjes së proverbialitetit parabolik. Në rastet kur midis proverbave nuk kemi ekuivalencë mjetshprehëse, të njëjtat proverba i interpretojmë si të tilla, sepse aty vepron i fshehur mekanizmi mendor universal.

5.2.3 Njësitë frazeologjike

Frazeologjia qoftë në shqipe, qoftë në anglishte, përbën një thesar të madh e shumë të çmueshëm jo vetëm gjuhësor, por edhe në lëmin e pasurisë së vlerave kombëtare në kulturat materiale. Ajo përfshin të gjitha ato shprehje të shkurtra, të fuqishme e të bukura, me kuptim të figurshëm që janë formuar me kohë në gojën e popullit, që janë përcjellë nëpër shekuj duke u lëmuar me kujdes, me mjeshtëri dhe me shije. Në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe për njësitë frazeologjike kemi këtë përkufizim: “togje, thënie apo shprehje të qëndrueshme të një gjuhe, që janë të pandashme nga ana leksikore, kanë kuptim tërësor, të njësishëm, të mëvetësishëm e gjithnjë të figurshëm, riprodhohen në ligjërim si njësi të gatshme dhe kryejnë funksionin e një fjale apo të një fjalie të vetme”264.

Një tjetër përkufizim është ai i leksikologut Jani Thomai, i cili pohon se “njësia frazeologjike është njësi gjuhësore me kuptim të mëvetësishëm, e përbërë nga dy ose më shumë fjalë shënuese, me gjymtyrë e ndërtim të qëndrueshëm, e formuar historikisht e për një kohë të gjatë, që ka vlerën e një fjale të vetme, që riprodhohet e funksionon në ligjërim si njësi e gatshme dhe e pandashme. Gjithë togfjalëshat e këtij lloji në gjuhën tonë përbëjnë frazeologjinë shqipe” 265 . Në ligjërimin shqip, përmes përdorimit të frazeologjisë nga njëri folës te tjetri, realizohemi si bartës të kësaj etnografie. Frazeologjia është shprehëse dhe shpërfaqëse e mirëfilltë e saj. Pjesa dërrmuese e këtij thesari vjen nga goja e popullit, nga aftësia e tij krijuese dhe në të lehtësisht duken gjurmët e etnosit shqiptar. Të njëjtën dukuri e vërejmë edhe në anglishte, edhe pse një numër shumë i madh idiomash e frazeologjish të kësaj gjuhe janë ngurtësime sintagmash që vijnë nga regjistra të lartë komunikimi, e më saktë nga ligjërimet librore e nga anglishtja e Mesjetës dhe e kohëve moderne.

262 Bakalla, M. Arabic Culture: Through its Language and Literature. London: Kegan Paul International, 1984, f.248. 263 Hatch E. Brown, C., Vocabulary. Semantics & Language Education, Cambridge, University Press 1995: 121-123. 264 FGjSSh, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980 :501. 265 Thomai, J.”Leksikologjia e Gjuhës Shqipe”, Botimet Toena, Tiranë 2006, f.235.

183

Page 196: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Për më tepër, në anglishte ekzistojnë dëshmi që tregojnë se tek njësitë frazeologjike ndodh edhe procesi i shndërrimit duke kaluar në një shkallë më të lartë përgjithësimi. Me qindra e me mijëra njësi frazeologjike në këtë gjuhë, janë kthyer në idioma, që janë të një shkalle më të lartë shndërrimi e ngurtësimi dhe që i kanë shkëputur shumë lidhjet me sintagmat e me togfjalëshat e lirë përgjegjës.

Sikundër e theksuam dhe më lart, frazeologjia shqipe ka karakter të theksuar popullor. Gjuha e folur popullore ose varieteti i të folurit popullor266 është shumë i pasur me njësi të tilla. Në përgjithësi gjuha e folur është më e pasur me frazeologji dhe një pjesë e qenësishme e tyre po thithen fuqishëm nga gjuha e shkruar dhe po standardizohen shumë shpejt. Për karakterin popullor të frazeologjisë, flasin edhe gjymtyrët përbërëse të njësisë. Shumë prej tyre janë ndërtuar me fjalë që tregojnë sende, objekte, kafshë, shpendë, bimë, pjesë të trupit të njeriut, që lidhen drejtpërdrejt me jetën e njeriut dhe me mjedisin ku shqiptari shfaqet materialisht, mendësisht, shpirtërisht a estetikisht. Prandaj, për t’i përdorur drejt njësitë frazeogjike, është e domosdoshme që të njihen mirë të gjitha tiparet e vlerat e tyre: përmbajtja, forma, kategoria leksiko-gramatikore, vlerat stilistike-emocionuese, burimi, aftësitë për lidhje sintagmatike etj.

Duke qenë se gjuhën shqipe e përbëjnë njësitë frazeogjike me burim popullor, në to më shumë se në fjalët e veçanta, shfaqet veçoria kombëtare e gjuhës, historia e zhvillimit të saj, si edhe etno-kultura, mendësia e psikologjia popullore. Kështu, frazeologjia përmban mjete të fuqishme stilistike, të cilat e bëjnë ligjërimin të bukur, të figurshëm, bindës. Këto mjete jo vetëm janë krijuar me mjeshtëri e me shpirt, por edhe janë limuar për një kohë të gjatë deri në përsosmëri. Urtësia popullore, ndjenja e hollë gjuhësore e krijuesit të madh, të mishëruara në këto shprehje të shkurtra, i japin ligjërimit bukuri e larmi të këndshme. Këto vlera të frazeologjisë shfaqen edhe në ligjërimin bisedor, në të folurit e përditshëm, edhe në raste kur nuk ka ndonjë synim artistik. Por ato përdoren dendur në letërsinë artistike, në shkrime publicistike, veçanërsisht në publicistikën letrare, në shkrime satirike etj267. Përpara se të analizojmë trasmetimin e frazeologjizmave të marra nga teksti origjinal në tekstin mbërritës, mendojmë se është e udhës të paraqesim disa nga veçoritë që i karakterizojnë ato:

1. Njësitë frazeologjike nuk krijohen në çastin e të folurit, por hyjnë në ligjërim si njësi të gatshme, të formuara më parë, sikurse fjalët. 2. Në shqipe, njësitë frazeologjike janë të qëndrueshme si nga pjesët përbërëse, ashtu dhe nga ndërtimi i tyre. Numri dhe rendi i gjymtyrëve janë pothuaj të pandryshueshëm. Rendi i fjalëve në njësitë frazeologjike të gjuhës shqipe është në përgjithësi i ngulitur. Prishja e rendit fillestar zakonisht e prish fare njësinë frazeologjike; nuk krijohen njësi frazeologjike të tjera me ndërrimin e vendit të fjalëve. Kështu, në njësitë frazeogjike me krahë të hapur, marr vesh, si sytë e ballit…gjymtyrët nuk mund të ndërrojnë vendet (* me hapur krahë, *vesh marr, *si sytë ballit sytë). Po ashtu nuk krijohen njësi frazeogjike të reja kur mund të ndërrojnë vende gjymtyrët. 3. Te njësia frazeologjike, sikurse te fjala e përbërë ose e përngjitur, nuk duket lidhja e brendshme e gjymtyrëve, sepse gjithë togu frazeologjik shënon një koncept të vetëm.

266 Shkurtaj, Gj. Sociolinguistikë, Tiranë 1996, f.106. 267 Thomai, J.”Leksikologjia e Gjuhës Shqipe”, Botimet Toena, Tiranë 2006, f.238- 239.

184

Page 197: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. P.sh. kokë e madhe “njeri i shquar, i zoti dhe i zgjuar” synimi nuk është të shënohet realia (kokë) dhe cilësia e saj (e madhe), pot ë emërtohet një njeri sipas një tipari që ka. Në rrafshin e përmbajtjes njësitë frazeologjike kanë kuptimin e përgjithshëm kategorial të fjalëve: njësitë frazeologjike mbiemërore kanë kuptimin e përgjithshëm kategorial të fjalëve: njësitë frazeologjike mbiemërore shënojnë cilësi sikundër çdo mbiemër, ato foljore shënojnë veprim sikundër çdo folje etj…: hap gojën, i hedh hi syve, i jap dorën…dhe flas, mashtroj, ndihmoj etj., shënojnë njësoj veprime si folje; ky është dhe kuptimi i tyre i përgjithshëm si kategori foljore. 4. Gjymtyrët e njësisë frazeologjike e kanë humbur përgjithësisht pavarësinë kuptimore. P.sh. te njësia frazeologjike i bie në qafë (dikujt), fjalët bie dhe qafë nuk e ruajnë kuptimin e tyre të pavarur, e kanë humbur kuptimin e drejtpërdrejtë dhe të dyja së bashku japing kuptimin tërësor, frazeologjik. Në çdo lidhje tjetër fjalët bie dhe qafë nuk i kanë më po këto kuptime (i bie derës, i bie me grusht…., qafa e çizmes, qafa e malit…). Prandaj në njësitë frazeologjike kuptimi tërësor nuk është shumë e thjeshtë e kuptimeve të fjalëve përbërëse, por del nga lidhja e shkrirja e bredshme e gjymtyrëve ose nga shndërrimi i figurshëm që është kryer historikisht. 5. Çdo togfjalësh frazeologjik ndërtohet sipas ligjeve të gjuhës, ku nuk krijohen gjedhe, apo mundësia e formimit të një vargu njësish frazeologjike të tjera. Kështu, kodra pas bregut (emër i pashquar shumës në rasën emërore+parafjalë+emër i shquar njëjës në rasën rrjedhore) nuk formohen njësi frazeologjike të tjera. Për këtë arsye njësitë frazeologjike nuk mund të përkthehen fjalë për fjalë nga një gjuhë në një tjetër dhe zakonisht nuk huazohen, siç ndodh me fjalët e togfjalëshat e lirë.

Sikundër e kemi theksuar më lart se proverbat, idiomat dhe njësitë frazeologjike, janë ashti i gjuhës, dhe reflektojnë një marrëdhënie të posaçme, midis përvojës njerëzore dhe përfaqësimit gjuhësor, në procesin e përkthimit, këto lloje identitetesh gjuhësore, krijojnë gjithashtu një problematikë të veçantë. Kalimi nga gjuha A në gjuhën B dhe anasjelltas, e vendos tekstin në 3 gjendje që janë: 1. vlera kuptimore mund të jetë e barabartë nga njëra gjuhë në tjetrën. 2. vlera kuptimore pëson zvogëlim apo humbje gjatë procesit përkthimor. 3. vlera kuptimore pëson zgjerim kuptimor gjatë procesit përkthimor. Duke u bazuar në këto tri gjendje, po paraqesim shembuj të ndryshëm të vjelë nga teksti burimor dhe ai përkthimor, ku gjejmë shprehje kulturore me vlerë të barabartë në përkthim, humbje apo zvogëlime kuptimore të llojeve të ndryshme, në fjalë apo shprehje idiomatike, si dhe zgjerime kuptimore gjatë procesit përkthimor nga gjuha shqipe në gjuhën angleze. Të gjitha këto po i analizojmë për të kuptuar nëse këto shprehje arrihen të transmetohen plotësisht, pjesërisht apo nuk përcillen fare në tekst.

5.3 Transmetimi i shprehjeve idiomatike me vlerë të njëjtë kuptimore nga shqipja në anglisht

Në këtë çështje do të paraqesim disa raste kur transmetimi i vlerave kuptimore të shprehjeve idiomatike në gjuhën e përkthimit vjen njësoj si në gjuhën burimore. Në rastet kur vlera kuptimore e gjuhës kulturore mund të jetë e barabartë nga një gjuhë në tjetrën, e ndihmon shumë përkthyesin në procesin përkthimor, duke mos i krijuar probleme dhe vështirësi në gjetjen e tyre.

185

Page 198: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 1. Çdo njeri, që ka dy para mend, e kupton menjëherë se pa ne, pa Seleksionimin, Interpretimi mbetet si mulliri pa ujë. (P. Ë., f.53)

Anyone with the least gumption can see that without us here in Selection, Interpretation would be like a mill without any wheat. (P. D., p.24)

Në shprehjen e mësipërme ”interpretimi mbetet si mulliri pa ujë” vërejmë se ajo

është transmetuar në anglisht si “interpretation would be like a mill without any wheat” (interpretimi do të ishte si mulliri pa grurë), duke na dhënë të njëjëtën vlerë kuptimore si në tekstin burimor. Në këtë rast, përkthyesja e ka pasur të lehtë të përcjellë atë çka autori burimor dëshiron të japë në kontekstin ku përdoret shprehja, pasi si një shprehje e ngjashme e gjejmë dhe në gjuhën angleze. Siç shikohet, vlera kuptimore e shprehjes në gjuhën e përkthimit vjen e barabartë me gjuhën burimore, dhe lexuesi përkthimor arrin të kuptojë situatën plotësisht, por një dallim në shprehjen e idiomës është ndryshimi i fjalës “ujë” me “wheat”. Në gjuhën shqipe, shprehjen e kemi me fjalën ujë, pra themi, “si mulliri pa ujë”, ndërsa në gjuhën angleze ajo shprehet me fjalën grurë si “mulliri pa grurë”. Pavarësisht, nga ky ndryshim leksikor, shprehja përcjell po të njëjtën vlerë kuptimore si në origjinal. 2. Spastrimi i parë i vërtetë fillon këtu. Ashtu siç ndahet gruri nga egjra, ashtu ndahen këtu ëndrrat me vlerë nga ato pa vlerë. (P. Ë., f.54)

The real selection selection begins here. Just as the farmer seperates the wheat from the chaff, so we seperate the dreams that contain something of interest from those than do not.(P. D., p. 25)

Shembulli i mësipërm është një tjetër rast i cili dëshmon më së miri se kemi

përsëri vlerë kuptimore të barabartë midis shprehjeve idiomatike nga gjuha burimore në gjuhën e përkthimit. Shprehja “siç ndahet gruri nga egjra” shprehet në anglisht po me shprehje idiomatike “separate the wheat from the chaff ” (ndaj/ dalloj egjrën nga gruri apo ndaj kashtën nga kokrrat), e cila shpreh po të njëjtin kuptim si në origjinal. Në kontekstin tonë, lexuesi përkthimor, arrin të kuptojë qartë situatën e përshkruar, pasi ajo që autori don të thotë nëpërmjet kësaj shprehje është se seleksionimi është një nga degët më të rëndësishme të pallatit, ku spastrimi i ëndrrave fillon këtu. Në këtë fazë bëhet ndarja e ëndrrave me vlerë nga ato pa vlerë, dhe këtë ide autori burimor e shpreh duke dhënë si krahasim shprehjen idiomatike, të cilën përkthyesja e ka përkthyer duke dhënë po të njëjtën shprehje për të kuptuar më mirë kontekstin. 3. Pse të mos qeshnin mendoi, për ato mendjet e tyre firifiu bota ishte shesh me lule. (P. Ë., f.148)

For frivolous fellows like you the world is a bed of roses. (P. D., P.112)

Në shembullin e mësipërm, shprehja idiomatike “bota ishte shesh me lule”,

përcillet në anglisht si “the world is a bed of roses”. Ky është një rast tjetër, i cili

186

Page 199: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. dëshmon më së miri se vlera kuptimore është e njëjtë si në gjuhën burimore dhe përkthimore. Shprehja vjen po me të njëjtin kuptim dhe vlerë ashtu i në origjinal. Në gjuhën shqipe shprehja e lartpërmendur ka një përdorim të gjerë dhe përdoret për të treguar se në disa rrethana jeta për disa mund të jetë shumë e lehtë, ku çdo gjë që ata duan e arrijnë pa shqetësime, apo shpeshherë përdoret dhe me kuptimin që shumë njerëz i marrin gjërat shumë lehtshëm dhe nuk shqetësohen për asgjë që mund t’i ndodhë dhe në këtë kuptim kjo shprehje gjen përdorim gjithashtu. 4. Të mos ju vijë çudi aspak, - tha korrieri i vjetër. Nuk thonë kot, qeveria e zë lepurin me qerre. (P. Ë., f. 140)

Don’t sound so surprised, said the old man. The government can catch a hare with an ox-cart! (P. D., p.104)

Në shembullin e mësipërm, vërejmë se me shprehjen “qeveria e zë lepurin me

qerre”, autori burimor me anë të kësaj shprehje, don të tregojë se qeveria sado e ngadaltë mund të duket në veprimet e saj, ajo me pushtetin që ka e arrin synimin e caktuar mbas një kohe dhe në kontekstin tonë, kjo shprehje gjen përdorim në lidhje me mbërritjen e ëndrrave në pallat nga vendet e largëta. Në gjuhën angleze, kjo shprehje vjen e përkthyer si “the government can catch a hare with an ox-cart”. Në këtë rast, nuk kemi një shprehje idiomatike në gjuhën përkthimore, e cila mund të zëvendësojë shprehjen në shqip, por përkthyesja ka bërë përkthimin fjalë për fjalë e cila e përcjell idenë dhe kuptimin e shprehjes burimore. Kështu, përsëri, mund të themi se edhe në këtë shembull, vlera kupimore midis shprehjeve në të dy gjuhët është e barabartë dhe lexuesi përkthimor e kupton qartësisht se për çfarë flet autori burimor në këtë rast. 5. Bota ishte aq e murrme, saqë s’ia vlente barra qiranë të pikëlloheshe për humbjen e saj. (P. Ë., f.156)

The world was so dreary it wasn’t worth tormenting oneself at the thought of losing it. (P. D., P.119)

Shprehja e mësipërme “s’ia vlente barra qiranë”, përdoret gjerësisht në gjuhën

shqipe dhe përdoret për çdo situatë, për ë cilën nuk ia vlen të merresh me të pasi nuk të sjell të mira. Po me të njëjtën vlerë kuptimore, e gjejmë këtë shprehje dhe në gjuhën angleze, e cila transmetohet si “it wasn’t worth”. 6. Të thashë, kryeqyteti të ka llastuar shumë. Një vit shërbim në ndonjë provincë të largët s’do të bënte keq. Larg qoftë! – tha e zonja e shtëpisë. (P. Ë., f.95)

As I said, life in the capital has spoiled you. It would do you good to spend a year working for the government in some distance province. God forbid! Breathed Mark-Alem’s mother. (P. D., p.62)

Shprehja idiomatike “larg qoftë” është një shprehje e cila përdoret shumë nga

shqiptarët. Ajo përdoret në rastet kur një person nuk dëshiron që një situatë të ndodhë dhe kërkon ndihmën e Zotit, duke thënë shprehjen “larg qoftë”. Në anglisht, shprehja transmetohet po me shprehje idiomatike, me barasvlerësin “God forbid”, duke dhënë të

187

Page 200: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. njëjtën kuptim si në gjuhën burimore dhe përdoret në gjuhën e përkthimit po me atë kuptim për rrethana të ngjashme. Fakti që këto shprehje kulturore idiomatike ekzistojnë dhe në gjuhën e synuar, e lehtësojnë më shumë punën e përkthyeses dhe e bën atë të jetë e arrirë në shprehjen e disa shprehjeve, sikurse janë dhe këto. 7. Natyrisht, natyrisht, por sidoqoftë ishin rreziqe ëndrrash, një botë ëndrrash, më kupton, si ka thënë i vjetri kur u gjet pisk: bëje, o Zot, ëndërr! (P. Ë., f.86)

Yes, of course there were risks, but they were of dreams -the very world the Ancients used to wish to be transported to when they were in trouble and cried, “Oh God, let it be only a dream!” (P. D., p54)

Në shembullin e mësipërm, vërejmë se shprehja “bëje, o Zot, ëndërr” në

kontekstin burimor, përdoret me kuptimin që ëndrra e parë të mbetet ëndërr dhe të mos ndodhë në realitet, në mënyrë që të krijojë probleme apo shqetësime të mëtejshme, por të mbetet thjesht një ëndërr. Kështu, të vjetërit e përdornin shprehjen në këto situata dhe për të gjetur shpëtim ato i drejtoheshin perëndisë për realizimin e kësaj dëshire. Nga ana tjetër, në gjuhën angleze, këtë shprehje e gjejmë të përkthyer me një fjali si “Oh God, let it be only a dream!”e cila jep po të njëjtin kuptim dhe transmetimi i saj është i qartë për lexuesin dhe themi se vlera kuptimore vjen e plotë ashtu si në gjuhën burimore. 8. Mirëpo edhe drejtorit ia kishte ënda, me sa duket, të luante me të si macja me miun. (P. Ë., f.222)

But apparently the Director enjoyed playing cat and mouse with him. (P. D., P.181)

Shprehja frazeologjike, “luante me të si macja me miun” përcillet në anglisht po

me shprehje frazeologjike si ”playing cat and mouse with him”, duke dhënë të njëjtën vlerë kuptimore kontekstit. Në gjuhën shqipe, kjo frazeologjizëm përdoret shpesh në gjuhën e përditshme, dhe nënkupton se kur një person është më i pushtetshëm se tjetri, fillon ta vejë në lojë dhe të tallet me të sikurse macja loz me miun. Duke qenë se e njëjta shprehje ekziston dhe në gjuhën angleze, përkthyesja e ka pasur të lehtë ta transmetojë atë në anglisht, duke i gjetur barasvlerësin e duhur për kontekstin ashtu siç është dhe në gjuhën burimore. 9. Ti, nip, ke filluar të mos përzihesh më në asnjë bisedë, -iu drejtua Mark-Alemit guvernatori, për të prishur heshtjen. Siç duket, je futur kokë e këmbë në botën e ëndrrave. (P. Ë., f.97)

To lighten the atmosphere the governor turned to Mark-Alem and said in a sprightly tone: We haven’t heard anything from you lately, nephew! You seem to be up to your neck in the ëorld of dreams! (P. D., p. 64)

Shembulli i mësipërm është një rast tjetër i cili tregon se shprehja “je futur kokë e

kembë” është një shprehje barasvlerën e së cilës e gjejmë dhe në gjuhën e përkthimit. Kështu, në tekstin përkthimor ajo është përkthyer me shprehjen frazeologjike “to be up to

188

Page 201: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. your neck” (të jesh gjer në fyt në një punë), me anë të cilës jepet vlera e barabartë kuptimore si shprehja në gjuhën burimore. 10. Shumë njerëz e shumë rryma kanë dashur të depërtojnë këtu, por Tabir Saraji s’ka rënë kurrë në grackë. (P. Ë., f. 50)

Many, both individuals and whole factions, have tried to infiltrate us, but the Tabir Sarrail has never fallen into the trap. (P. D., p. 21)

Shprehja “s’ka rënë kurrë në grackë” përcillet në tekstin përkthimor po me shprehje në gjuhën e përkthimit dhe ajo është “has never fallen into a trap” (nuk ka rënë kurrë në grackë/kurth). Në këtë rast, përkthyesja e ka të lehtë gjetjen e një shprehje me vlerë të njëjtë si në gjuhën burimore, sepse e njëjta shprehje frazeologjike eksizton dhe në gjuhën e përkthimit. Ky shembull por edhe të tjerët dëshmojnë se dy gjuhë ndajnë dhe të përbashkëta kulturore midis njëra tjetrës, siç janë idiomat, proverbat dhe shprehjet frazeologjike. Në këto raste, puna e përkthyesit bëhet më e lehtë dhe lexuesi përkthimor arrin të marrë emocionet dhe ndjesinë gjatë leximit të tekstit ashtu si dhe lexuesi burimor.

11. Kuisjet e dyerve të kthinave e rrëqethnin gjer në palcë Mark-Alemin. (P. Ë., f.165)

Every time a door creaked, Mark-Alem shuddered.(P. D., f.128)

Për të përcjellë metaforën e GjB në GjP, përkthyesja ka përdorur ekuivalentët përkthimorë. Togfjalëshi “rrëqethnin gjer në palcë” është e barasvlefshme me foljen “shuddered”, e cila e përcjell efektin estetik tek lexuesi dhe e transmeton atë ndjesi si tek teksti original.

5.4 Humbja e shprehjeve kulturore në përkthim

Paaftësia për të arritur një tekst plotësisht të barasvlefshëm në të gjitha shkallët e tij është e natyrshme pasi “gjuha burimore dhe gjuha e synuar janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, për këtë arsye, kalimi nga teksti burimor në tekstin e synuar sjell ndryshim që quhet humbje”268. Vartësia e konceptit të e barasvlefshmërisë të lë të kuptosh se në përkthim ka humbjeje në një a disa shkallë të tekstit. Humbja në përkthim ndodh si pasojë e një sërë arsyeve, sikurse strategjia e përkthimit që ndjek përkthyesi kur i qaset një referencë të një kulture të caktuar. Për shembull, përkthyesi mund të zgjedhë që të heqë referencën ose të shtojë një shënim shpjegues. Në të dyja rastet, një shkallë humbjeje ndodh duke ndikuar perceptimin e përkthimit të TB (tekstit burimor), TS (tekstit të synuar) dhe lexuesve të synuar. Të kuptuarit e qëllimit të synuar të përkthimit dhe njohurive të pritshme të lexuesve ndikon në shkallën e humbjes në përkthim.

268 Dickens, J., S. Hervey and I. Higgins. Thinking Arabic Translation: A Course in Translation Method: Arabic to English. London: Routledge, 2002, f.21.

189

Page 202: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Gjithsesi, vendimet e përkthyesit dhe strategjitë/ procedurat ndikohen nga faktorë të tjerë ideologjikë dhe kulturorë. Këtu lind nevoja që të përmendet se humbja në përkthim nuk sjell me patjetër dështimin e përkthimit për t’iu komunikuar tekstin lexuesve të synuar. Përkthyesi duhet të shqyrtojë strategjitë/ procedurat e mundshme të përkthimit që të kompensojë humbjen sa herë që ka humbje në përkthim. Si rrjedhojë, përkthyesit duhet të studiojnë me imtësi çdo humbje të mundshme në përkthim, përpara se të zgjedhin mënyrën e kompensimit të tij. Prandaj, ashtu sikundër e përmendëm dhe në hyrje të kapitullit, humbjet kulturore apo jobarasvlefshmëria, ndodhin prej gjuhës së figurshme që përmban gjuha e tekstit burimor. Së pari, rastet kur këto shprehje kulturore nuk e kanë barasvlefshmërinë e tyre në gjuhën përkthimore, bëhen problem për përkthyesin, pasi atij i duhet t’i përshtasë ato duke përdorur fjalë apo dhe shprehje të tjera, apo ndonjëherë dhe duke i hequr nga teksti përkthimor. Mirëpo, heqja apo dhe ndryshimi që mund t’u bëhet figurave letrare (metaforave, shprehjeve idiomatike dhe proverbave) nga teksti burimor në përkthimin letrar rezulton në përkthimin jo vetëm të paplotë, por edhe të padrejtë ndaj tekstit, kulturës burimore dhe lexuesve. Së dyti, humbjet kulturore janë humbje në rrafshin e thellë, simbolik, domethënë në “brendësinë” e gjuhës burimore, duke kërkuar kështu që përkthyesi dhe lexuesi përkthimor të bëjnë përpjekje të mëdha për t’i kuptuar domethëniet kulturore, të cilat autori i gjuhës burimore i ka shprehur tërthorazi . Së treti, humbjet kulturore janë të ndjeshme ndaj kontekstit si humbje të së panjohurës. Në vijim po paraqesim përkufizimin e humbjeve kulturore dhe klasifikimin e tyre: “Humbjet kulturore janë humbje të normave kulturore, të bindjeve fetare, të zakoneve shoqërore, dhe të shprehjeve gjuhësore që kalojnë nga njëri brez tek tjetri, dhe përbëjnë identitetin e kulturës gjuhësore burimore. Ato ndodhin në procesin përkthimor në lidhje me shprehjet gjuhësore të një kulture të dallueshme me një tjetër”269.

5.4.1 Humbje të lehta stilistikore

Humbjet stilistikore në tekstin e përkthyer i kemi vënë re në efektin akustik, për shembull onomatopeja, në strukturën retorike të fjalive apo dhe në përsëritjet. Pasthirrmat kanë përdorim të gjerë në gjuhën shqipe dhe ndryshojnë nga një kontekst në tjetrin. Heqja e pasthirrmës konsiderohet humbje e plotë e efektit akustik për tekstin përkthimor. Po ashtu, ndryshimi i strukturës retorike në tekst, dëshmon se kemi ndryshim stilistikor të autorit nga origjinali, gjë që nuk transmeton po atë gjallëri sikurse tek origjinali. Përsëritja është një tipar i dallueshëm i stilit të gjuhës shqipe, dhe gjen një përdorim të madh nga shkrimtarët, në përgjithësi. Mospërkthimi i saj në tekstin përkthimor bën që të kemi humbje stilistore të autorit të gjuhës burimore. Në vijim po paraqesim rastet e vjela nga teksti origjinal dhe ai përkthimor, për të parë sesi këto humbje ndikojnë në stilin e autorit.

269 Hanada-al Masri (2002) Journal of Language&Translation 10-01, , 7-44, referuar sipas faqes http://203.250.148.79/upload/word/1_5_Al-Masri_rev_and_finalD.pdf.

190

Page 203: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. 5.4.2 Humbje të efektit akustik

Në tekstin përkthimor do të vërejmë disa humbje të efektit akustik, të cilat janë të ilustruara si mëposhtë: 11. ….upupu, vetëm atje të mos vejë!”…(P. Ë., f. 85)

“Oh, God, anything but that!”…(P. D., p. 53)

12. Sikur të mos mjaftonin me eposin sllav, paskëshin ftuar edhe rapsodët shqiptarë, më kupton, kuku nënë! E paskan mihur vetë gropën nën vete. (P. Ë., f.207)

And there’s something else: as if the Slav epic wasn’t enough, they invited some Albanian rhapsodist to come and perform their version! I ask you! They were digging their own graves.(P. D.,f.166)

13. Hej, ç’më gjeti! Tha me vete dhe lëvizi pak. (P. Ë., f. 159)

What a bore, he thought, and started walking again.(P. D., p. 123)

14. O Zot, të gjitha qenkan të vërteta, tha me vete. (P. Ë., f. 207)

God, it must all be all true! (P. D., p. 166)

Në shembullin 11, vërejmë se pasthirrma “upupu” është humbje e pjesshme e efektit akustik në tekstin përkthimor, pasi ajo është përkthyer si “Oh God”, duke e përcjellë mesazhin komunikues edhe pse në mënyrë të modifikuar. Nëse do të shikojmë funksionin e saj në gjuhën shqipe, vërejmë se kjo pasthirrmë përdoret për t’iu referuar një zemërimi apo një situate të padëshirueshme. Në këtë rast, autori burimor e përdor këtë mjet stilistikor qëllimisht për t’i treguar lexuesit se mundësitë për të gjetur punë për Mark-Alemin janë të vështira dhe puna e parë që njerëzit e afërt kishin menduar për të në fillim, ishte me rrezik. Në tekstin e përkthyer, ajo është zëvendësuar me “Oh, God”, ku “oh” (ah) është një pasthirrmë që shpreh pikëllim, dëshpërim, dhembje dhe megjithëse nuk mund ta zëvendësojë pasthirrmën në shqip plotësisht, pasi ajo kalon përtej përdorimit të “oh”, mund të themi se ajo deri diku e përcjell emocionin që lexuesi pret.

Në shembullin 12, heqja e plotë e pasthirrmës onomatopeike “kuku” nga teksti përkthimor është humbje e plotë e efektit akustik. Zakonisht kjo pasthirrmë në gjuhën shqipe përdoret për t’iu referuar dhimbjes shpirtërore, një hidhërimi të madh apo dhe një fatkeqësie që ka ndodhur ose pritet të ndodhë. Në kontekstin tonë, kjo pasthirrmë përdoret nga bashkëbiseduesi për të treguar se Qyprillinjtë e kanë kërkuar vetë rrëzimin e tyre, duke thirrur rapsodët sllavë që të këndonin për to. Rrjedhimisht, heqja e saj në përkthim, e privon lexuesin përkthimor të shijojë po atë ndjenjë apo emocion që përcjell origjinali i saj. Në shembullin 13 dhe 14, elementet stilistikore “hej” dhe “o” janë hequr plotësisht duke bërë që këta thirrorë të humbin vlerën e tyre pragmatike. Autori burimor i

191

Page 204: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. përdor këta thirrorë për të kaluar situata të ndryshme, për të pasqyruar qëndrimet shoqërore të shprehura në një tekst letrar, apo dhe për të shprehur mendimet e personazheve dhe për t’i bërë ato sa më origjinale dhe të drejtpërdrejta për lexuesin. Rrjedhimisht, shmangia e thirrorëve në përkthim mund të shkaktojë humbje në rrafshin emocional, dhe në këtë mënyrë duhet që ato të përcillen që të na japin po ato emocione apo qëndrime si te origjinali.

5.4.3 Humbjet eksplicite Humbjet eksplicite kanë të bejnë me humbjen e informacionit kulturor në rrafshin sipërfaqësor dhe në rrafshin e thellësisë së tekstit burimor270. Një nga shkaqet kryesore të humbjeve eksplicite mbetet përkthimi i fjalëpërfjalshëm, ku barasvlera gjuhësore arrihet në dëm të barasvlerës kulturore, duke krijuar kështu vështirësi në dekodimin e kuptimit të synuar në tekstin burimor. Në këto lloj humbjesh, përkthimi, megjithëse i përmbahet “parimit të saktësisë”271, e thyen “parimin e barasvlefshmërisë”272. Humbjet eksplicite do t’i shohim të ilustruara te humbjet e idiomave. 15. Për çudi, i zoti i ëndrrës nuk ishte muzikant, por shitës lulelakrash, nga kryeqyteti. Ç’më polli tha me vete Mark-Alemi, pa i hequr sytë nga fleta. Të dilte një perimtar i mallkuar dhe të ngatërronte mendjen. (P. Ë., f.76).

Strangely enough he wasn’t a musician- he was a street trader who had a market stall in the capital. Lord! Said Mark-Alem to himself, unable to take his eyes off his information. (P. D., p. 45)

Shembulli i mësipërm, tregon sesi shprehjet kulturore shkaktojnë vështirësi për

t’u kuptuar dhe si rrjedhim, ndodhin edhe humbjet kulturore në procesin përkthimor. Në këtë rast, kuptimi i kontekstit të situatës ku përdoret shprehja “ç’më polli” është thelbësore, sepse luan rolin kryesor pragmatik në të kuptuarin e shprehjes burimore. Kështu, në kontekstin tonë, kjo shprehje përdoret nga Mark-Alemi, si për të shprehur atë mërzi që i vinte nga një ëndërr e çuditshme, për të cilën ai e kishte të vështirë të gjente një interpretim dhe e mendonte si diçka të pavlefshme, por që ndonjëherë atë gjë që e mendon si të pavlerë, të kthehet në shqetësim dhe të krijon probleme. Sikurse e dimë, në kuptimin e saj të parë, fjala “pjell” në gjuhën shqipe përdoret për kafshët, që kupton procesin e lindjes. Mirëpo, në rastin tonë, kjo fjalë përdoret me kuptim të figurshëm, sepse ajo merr vlera idiomatike, sikundër e shpjeguam në fjalitë e mësipërme. Nëse e shohim në tekstin përkthimor, përkthimi i shprehjes është problematik, sepse nuk arrin të hyjë në kuptimin e synuar, të pasqyruar në kontekstin aktual të saj, duke shkaktuar kështu njëkohësisht humbje në rrafshin e jashtësisë gjuhësore dhe të thellësisë kulturore. Nga

270 Hanada-al Masri, Journal of Language&Translation 10-01, March 2009, 7-44, referuar sipas faqes http://203.250.148.79/upload/word/1_5_Al-Masri_rev_and_finalD.pdf 271 Toury, G. 1986. Translation: A Cultural Semiotic Perspectives. In R.Sebeok (ed.), 73, Encyclopedic Dictionary of Semiotics 3 vols.Berlin & New York: De grugter, f. 11-23. 272 Farghal, M. 1995. Jordanian Proverbs: An Ethnographic and Translational Perspectives. Sendebar 6, 197-208, f.24.

192

Page 205: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. pikëpamja gjuhësore, përkthyesja nuk e merr parasysh plotësisht barasvlerën formale të shprehjes “ç’më polli” të tekstit burimor dhe e zëvendëson atë në tekstin përkthimor me një fjalë të vetme ,“Lord” (perëndi). Barasvlerësi që ka zgjedhur përkthyesja është fjalë fetare, e cila nuk lidhet me kontekstin ku shprehja burimore gjen përdorim. Ndërsa nga pikëpamja kulturore, përkthimi shkakton humbje eksplicite të vlerave kulturore, në shprehjen e tekstit burimor. Në tekstin burimor, shprehja burimore, mbart kuptimin e shqetësimit, mërzisë, sikletit që mban mbi shpatulla personazhi kryesor dhe nuk është një zgjedhje rastësore nga ana e autorit, përkundrazi, me anë të shprehjes në fjalë autori burimor paraqet sesi një fjalë burimore merr ngjyresa të ndryshme në kontekste të ndryshme dhe tregon sesi këto shprehje janë pasqyrime të rëndësishme të natyrës shprehëse të kulturës së gjuhës burimore.

5.4.4Humbjet implicite

Termi humbje implicite iu referohet humbjeve të cilat ndodhin në nivelin kulturor të pranishëm në mënyrë të nënkuptuar në tekstin burimor. Duke qenë se përmbajtja e tyre kulturore nuk është në nivel sipërfaqësor, por në nivel nëntekstor, kemi të bëjmë me një nga situatat e vështira të të përkthyerit dhe të të kuptuarit të mesazhit. Në dallim nga humbjet eksplicite, ku në përkthim kemi humbje të dyfishtë, qoftë në rrafshin e jashtësisë dhe në rrafshin e brendësisë të gjuhës burimore njëherazi, në humbjet implicite kemi humbje në rrafshin e brendësisë kulturore burimore, ndaj edhe leximi midis rreshtave është shumë i rëndësishëm. Në këtë rast, lexuesit i duhet të kuptojë e të kërkojë atë çka thuhet e nënkuptuar në gjuhën e përkthimit, apo dhe sugjerimet e fshehura në tekst. Humbjet implicite mund të ndodhin edhe gjatë përkthimit të proverbave, domethënë,“të shprehjeve, përgjithëisht të njohura, të popullit që mbartin mençuri, të vërteta, doke e zakone tradicionale që trashëgohen gojarisht brez pas brezi”273. Ja disa shembuj me shpjegimet përkatëse. 16. Po s’kam ç’t’u bëj, më ka zënë rrota bishtin. (P. Ë., f. 146)

But there’s nothing I can do – I have no choice. (P. D., p. 110)

Shembujt që vijojnë tregojnë se nga pikëpamja funksionale dhe komunikuese,

përkthimi është i arrirë, kur mesazhi është transmetuar dhe ideja është e kuptueshme. Nga pikëpamja komunikuese, përkthimi është i arrirë pasi e përçon mesazhin komunikues te lexuesi që fshihet pas kuptimit të drejtpërdrejtë. Mirëpo, pavarësisht kësaj, nuk do të thotë se këtu nuk kemi humbje kulturore, sepse me anë të përkthimit në tekstin përkthimor arrijmë të kuptojmë se ka humbje në nënkuptimet shoqërore dhe kulturore. Kështu, po të analizojmë shprehjen në shembullin 1, “më ka zënë rrota bishtin” shohim se ajo vjen e transmetuar në anglisht si “I have no choice”. Në këtë rast, “zë rrota bishtin” është një shprehje që ka një përdorim të gjerë në gjuhën shqipe. Në kulturën shqiptare, kjo shprehje përdoret për të shprehur një shqetësim apo

273 Brown, M and Rosenberg, Bruce. A. Encyclopedia of Folklore and Literature: ABC-CLIO, Santa Barbara, CA 1998, f.525.

193

Page 206: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. ankesë që mund të kesh ndaj një personi apo situate, dhe atëherë kur nuk ke çfarë të bësh, sepse nuk gjen dot mënyrë tjetër për të zgjidhur një çështje. Në kontekstin tonë, kjo shprehje përdoret nga kamerieri i kafenesë ku Mark-Alemi shkonte shpesh për të pirë kafenë e mëngjesit. Kamerieri shpreh shqetësimin e tij ndaj një grupi të caktuar njerëzish, siç ishin të “verbërit” të cilët ishin të shpallur nga vetë shteti si të verbër dhe nuk ishin të verbër për shkak të një sëmundjeje, plagosjeje apo goditjeje. Për këtë arsye, kafetari nuk donte që këta njerëz t’i kishte si myshterinj në kafenenë e tij, por ai ishte i detyruar sepse ata ishin të mbrojtur nga shteti, siç shprehet vetë ai. Prandaj, kjo shprehje në gjuhën burimore, mbart kuptimin e një shqetësimi apo dhe halli, që njeriu e ka vështirë ta zgjidhë. Në anglisht, shprehja nuk është shprehur po me një shprehje të përafërt, por ajo jepet përmes një collocation-i si “have no choice” (nuk kam zgjedhje), e cila e përcjell kuptimin e shprehjes, por jo në mënyrë idiomatike si në tesktin burimor. 17. - O, jo në atë kuptim që mund ta marrësh ti, -tha Kurti, duke vështruar me bisht të syrit nga i nipi. Unë e kisha për tjetër gjë. Për mendimin tim, midis gjithë veglave të shtetit, Pallati i Ëndrrave është ai që qëndron më jashtë vullneteve njerëzore se gjithë të tjerët. Më kuptoni ç’dua të them? Ai është më i jashtarsyeshmi i të gjithëve, më i verbri, më fatali, pra, edhe më shtetërori. -Kurse mua më duket se edhe ai, në një farë mënyre, mund të vërtitet, të kërcejë sipër fyellit, siç i thonë fjalës ...-u hodh kushëriri tjetër. (P. Ë., f. 88)

“It isn’t so in the way you may suppose, said Kurt, with a covert glance at his nephew. I was thinking of something else. If you ask me, of all the mechanisms of State the Palace of Dreams is the most remote from human will. Do you see what I mean? It’s the most impersonal, the blindest, the most deadly, and so the most autocratic.” Even so, I reckon it too can be kept more or less under control,”, said the other cousin. (P. D., p. 56)

Shembulli i mësipërm është një nga shembujt ku tregohet se shprehja idiomatike

ka humbur në tekstin përkthimor. Sikundër shihet, idioma kulturore “të kërcejë sipër fyellit”, në kuptimin që i sillet vërdallë një diçkaje pa i dhënë zgjidhje një problemi apo çështje, përkthyesja e ka zëvendësuar me “it too can be kept more or less under control” (pak a shumë ai mund të mbahet nën kontroll) në tekstin përkthimor. Megjithësë, mesazhi përcillet nga përkthyesja duke përdorur strategjinë e përshatjes, kemi humbje në përmbajtje të shprehjes. Mirëpo, në kontekstin tonë shprehja kulturore, shprehet në mënyrë të përmbledhur dhe të tërthortë nëpërmjet një bisede midis kushërirëve, sesi funksionon pallati i ëndrrave. Shpeshherë, ndodh që vetë ky institucion shtetëror të vërtitet e të sillet vërdallë për një çështje pa i gjetur drejtimin që duhet t’i japë. Kështu, në këtë mënyrë ai arrin t’ja kalojë paqshëm atëherë kur atij i leverdis të sillet në mënyrë të tillë, që mos të prishë punët e tij. Në tekstin përkthimor, kjo thënie nuk vjen po me të njëjtin intensitet në përmabjtje si në tekstin burimor, pasi ai është dhënë në kuptimin se pallati i ëndrrave arrin të qëndrojë nën kontroll, pa e humbur fillin e punës dhe të çështjeve të tjera që ndodhin brenda tij. Në tërësinë e saj, kuptimi i shprehjes është dhënë, por duke shkaktuar humbje në aspektin kulturor.

194

Page 207: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Përveç humbjes së idiomës kemi dhe heqjen e fjalëve “siç i thonë fjalës”, në kuptimin, si i thotë populli, e cila nga pikëpamja pragmatike ka aq rëndësi sa nuk mund të shmanget nga konteksti, pasi dëshmon se kjo thënie është e nxjerrë nga populli dhe mbart vlera dhe domethënie të rëndësishme për vërtetësinë e mesazhit të idiomës kulturore. Kështu, të gjitha këto konotacione kanë humbur në tekstin përkthimor. Për këtë arsye, jemi të mendimit se termat kulturorë duhen të përfshihen në gjuhën përkthimore, në mënyrë që dhe lexuesi përkthimorë të kuptojë dhe të depërtojë më thellë në kulturën dhe gjuhën burimore. 18. Në bisedat e pafundme për Tabir Sarajin, ashtu sikurse në bisedën e turbullt të Vezirit, Mark-Alemi kishte kuptuar se, sa më keq t’i kishte punët Pallati i Ëndrrave, aq më mirë ishte për Qyprillinjtë. Pra, rrjedhimisht, sa më e zezë të ishte kjo ditë për Tabirin, aq më i gëzuar duhej të ndihej ai. Duhej të ndihej…Megjithatë, s’ishte aspak kështu. Kjo pasiguri përreth s’i jepte asnjë gëzim, përkundrazi, i drithëronte eshtrat. (P. Ë., f.177)

In the course of his endless conversations with the Vezier, not to mention their last interview, he’d got the idea that the worse things were for the Palace of Dreams the better they would be for the Quprilis. So the unluckier today proved to be for the Tabir, the more reason he himself ought to have to rejoice. But it wasn’t like that at all. The uncertainty all around him, far from giving him pleasure, only made him more afraid. (P. D., p.140)

Në shembullin 18, me anë të shprehjes “i drithëronte eshtrat” autori i tekstit ka

dashur të shprehë se sa i trishtuar dhe i frikësuar ishte Mark-Alemi në çdo çast të jetës së tij, sa i kishte depërtuar ky ankth thellë në brendësinë e trupit, dhe i jepte atij drithërima të forta. Duke qenë se marrëdhënia midis familjes së Qyprillinjve dhe zyrtarëve nuk ishte e mirë, ai ndihej i pasigurt dhe ishte pikërisht kjo gjendje e krijuar midis tyre që e bëntë atë të kishte frikë se nga çasti në çast çdo gjë mund të ndodhte dhe kjo i shkaktonte rrënqethje e drithërima deri në eshtra. Po të vërejmë tekstin përkthimor, shprehja është përkthyer “only made him more afraid ” (vetëm e frikësonte atë edhe më shumë), me anë të së cilës përkthyesja nuk ka arritur të shprehë shprehjen metaforike po me të njëjtin intensitet dhe domethënie si në tekstin burimor dhe ky fakt ka shkaktuar humbje në përcjelljen e shprehjes idiomatike. Në këtë rast, “made him more afraid”, nuk përcjell po atë ndjesi dhe emocion për lexuesin përkthimor, sikurse ndodh në tekstin burimor. Mendojmë se për t’iu afruar sado pak shprehjes origjinale, përkthyesja mund të kishte zgjedhur fjalë sinonime apo dhe shprehje foljore si “shake up” apo “tremble with fear”, e cila sipas Longman Dictionary do të thotë të dridhesh në mënyrë të tillë që nuk nuk e kontrollon dot veten, për shkak të frikës apo nervozizmit.

5.4.5 Humbjet e modifikuara

Humbjet e modifikuara janë ato humbje që zëvendësojnë shprehjet kulturore të tekstit burimor me shprehje kulturore të barasvlefshme në tekstin përkthimor. Humbjet e

195

Page 208: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. modifikuara kanë ndikim të butë në tekst, prandaj mund të themi se deri diku ato ngjajnë me humbjet implicite, sepse nuk e prekin rëndë thelbin e mesazhit të tekstit burimor274. 19. Zilja e mbarimit të orarit e bëri Mark-Alemin të dridhej. U panë sy më sy me fqinjin dhe Mark-Alemi aty për aty deshi t’ia përplaste në fytyrë: Idiot, më prishe gjakun kot së koti, kjo është një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat, ja dhe zilja po bie në orën e caktuar si përherë, ç’pate që më kalle datën, o idiot. (P. Ë., f. 179)

The bell for the end of work made him start. Mark-Alem’s eyes met those of his neighbour, and he almost shouted, “You see, you idiot – you got me all worked up for nothing! It’s just a day like any other – there’s the bell ringing at the usual time. What did you want to go and frighten me like that for that? (P. D., p. 141)

Në shembullin e mësipërm, vërejmë se tipi i humbjes në këtë shprehje nuk ka

ndikim në tërësinë e veprës, por ajo ka rëndësi për mikrotekstin ku ajo përdoret. Si edhe në shumë raste të tjera të lartpërmendura, përkthimi arrin ta përcjellë kuptimin e synuar, por ajo që nuk transmetohet e plotë te lexuesi përkthimor, është ngarkesa kulturore. Kështu, në këtë shembull, po të analizojmë në kulturën burimore shprehjen “më prishe gjakun kot së koti”, përdoret për të shprehur se për shkak të një situate të padëshiruar apo dhe të marrjes së një lajmi të keq, njeriu dëshpërohet aq shumë dhe pëson një tronditje aq të rëndë sa kjo ka ndikim dhe në gjakun që qarkullon në trupin e tij, duke shkaktuar kështu “prishjen e gjakut”. Sikundër e dimë, “prishja e gjakut”, ndodh në rastet kur njeriu ndahet nga jeta dhe asnjë qelizë e tij nuk funksionon më. Në kontekstin tonë, shprehja metaforike përdoret për të treguar ankthin, frikën që e kishte pushtuar Mark-Alemin në ato momente, sa donte të shante dhe fqinjin e tij të punës, i cili i kishte folur atij për trazirat që po ndodhnin në pallat dhe kjo gjë kishte krijuar gjendjen e ankthit dhe të një trondtitje të thellë tek ai. Me fjalë të tjera, ajo çka i tregoi kolegu i punës për situatën në punë, bëri që Mark-Alemi ta përjetoi shumë keq, duke kaluar një dramë të vërtetë. Por, zilja, që tregoi mbarimin e orarit të punës, ishte një shenjë për t’u thënë punonjësve se gjithçka ishte në rregull dhe se nuk kishin arsye për t’u shqetësuar sepse çdo gjë shkon normalisht si çdo ditë. Mirëpo, në tekstin përkthimor, kjo vjen e përkthyer si “got me all worked up for nothing”(ç’më nxite për asgjë), e cila nuk e përcjell të plotë dramacitetin e situatës që po kalonte personazhi. Po ashtu, në të njëjtën kontekst, kemi dhe shprehjen tjetër idiomatike “ç’pate që më kalle datën, o idiot”, e cila është dhënë me një fjali pyetëse në tekstin përkthimor si “what did you want to go and frighten me like that?”. Në këtë rast, shprehja nuk thuhet por mendohet nga bashkëbiseduesi, dhe pavarësisht se në kulturën dhe sjelljen gjuhësore të gjuhës shqipe ajo nuk e ka formën tipike të pyetjes, ajo vjen në formën e pyetjes për bashkëbiseduesin tjetër. Prandaj, përkthyesja ka menduar ta shprehë mendin e personazhit kryesor në pyetje në tekstin përkthimor. Për më tepër, ajo ç’ka vërejmë në këtë shprehje është se kemi heqjen e fjalës “idiot”, e cila përsëritet dhe më lart. Fakti se ajo përsëritet dy herë, përkthyesja ka menduar ta eliminojë në këtë shprehje duke shkaktuar kështu humbje në elementin gjuhësor dhe stilistikor të saj. Mendojmë se autori

274 Hanada-al Masri, Journal of Language&Translation 10-01, March 2009, 7-44, referuar sipas faqes http://203.250.148.79/upload/word/1_5_Al-Masri_rev_and_finalD.pdf

196

Page 209: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. i gjuhës burimor jo pa qëllim e ka përsëritur dy herë fjalën “idiot”, në mënyrë që ai të shprehë sikletin, ankthin dhe gjendjen e rënduar shpirtërore të personazhit nga fjalët që i tha fqinji i tij në punë për situatën e krijuar. Prandaj, themi se nga pikëpamja kulturore, pavarësisht se kuptimi i synuar i tekstit burimor përcillet pa dëmtime, humbjet e modifikuara kanë rëndësi thelbësore. 20. Mark-Alemi mendoi se, sidoqoftë, puna e shkoqitësve, pavarësisht nga vështirësitë, ishte e kënaqshme, sidomos kur kishe të bëje me ëndrra të tilla. Atij vetë, ndonëse i lodhur, i lindi dëshira ta zbërthente ëndrrën. (P. Ë., f.77)

It made him think that the work of the interpreters, difficult though it might be, must be very interesting, especially, when they had to deal wih such examples as this. Even he, despite his ëeariness, felt the beginnings of an inclination to interpret it. (P. D., p.46)

Shembulli i mësipërm, tregon se togfjalëshi “i lindi dëshira” në tekstin burimor,

është zëvendësuar me barasvlerësin “felt the beginnings of an inclination” në tekstin përkthimor. Në gjuhën angleze, fjala “inclination” (preferencë, prirje) sipas fjalorit të Oxfordit shpjegohet si ndjenja që të shtyn për të bërë diçka. Sikundër duket dhe nga shpjegimi i fjalorit, në këtë rast, fjala “inclination” nuk mund të jetë barasvlerësi i duhur për fjalën “dëshirë” pasi nuk përcjell kuptimin e plotë të fjalës “dëshirë”, por, përkundrazi, e zbeh kuptimin e saj duke dhënë idenë e një nxitjeje, shtyse nga jashtë dhe jo një ndjenje të brendshme për të bërë një gjë. Kështu, në kontekstin tonë, mund të themi se, përkthimi ka shkaktuar humbje në metaforën “i lindi dëshira”, sepse përveç humbjes kuptimore në përzgjedhjen e fjalës jo të përshtatshme, përkthyesja ka dhënë një shpjegim të gjatë dhe sipas mendimit tonë, të panevojshëm, që mund ta kishte shprehur atë me barasvlerësin “felt the desire”, duke qenë se është një fjalë e cila e ka ekuivalentin e saj dhe në gjuhën angleze dhe e shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë mendimin e autorit burimor.

5.4.6 Humbjet tërësore

Sikundër e sugjeron vetë termi, humbjet tërësore i referohen humbjeve të kodeve gjuhësore të tekstit burimor dhe tregojnë se si pjesë nga teksti origjinal hiqen dhe krijojnë vështirësi në lidhjen në tërësi me gjithë pjesët e tjera të veprës në mënyrë që të kenë një koherencë. Këto humbje kanë të bëjnë me shenjat verbale figurative dhe shprehjet të cilat lidhen ngushtë me kulturën. Në këtë aspekt, ato janë unike për tekstin burimor dhe rrjedhimisht, nuk kanë barasvlefshmëri në kulturën përkthimore. Kështu, mund të themi se këto lloj humbjesh nuk kanë ndikim në dekodimin e mesazhit burimor, pra nuk kemi prekje në tërësinë e tekstit burimor dhe përkthimi i kuptueshëm në tekstin përkthimor, mirëpo këto tip humbjesh shkaktojnë humbje të referimeve kulturore që janë të lidhura shumë ngushtë me kulturën e vendit tonë. Nga ana tjetër, heqja apo fshirja e pjesëve të ndryshme të tekstit burimor, bën që lexuesi të mos e marrë të plotë informacionin kulturor si dhe të ketë vështirësi në lidhjen e plotë të mesazheve. Mendojmë se humbjet e plota gjatë përkthimit të veprave letrare, ndodhin për dy arsye kryesore që janë: 1)

197

Page 210: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. largësia kulturore që ekziston midis dy gjuhëve, dhe siç e kemi përmendur dhe në kapitujt e mësipërm se, sa më pak ngjashmëri të ketë midis dy gjuhëve aq më e vështirë bëhët dhe transmetimi i ideve gjuhësisht dhe kulturalisht. 2) Arsyeja tjetër mund të jetë njohuria e paplotë e përkthyesit për çështjet kulturore të gjuhës burimore. Kështu, këto humbje i vërejmë tek idiomat, proverbat, apo dhe në ato pjesë të papërkthyera të cilat kanë në përmbajtjen e tyre informacion kulturor dhe përbëjnë një domethënie për veprën në tërësi. Më poshtë, po paraqesim disa shembuj ku kemi humbje të plota. 21. O Zot! – ia bënte herë pas here nëna e Mark-Alemit. Ç’ne gjithë kjo gjëmë! (P. Ë., f. 198)

Mark-Alem’s mother groaned from time to time. “My God- what was that ghastly business?” (P. D., p. 159)

Në shembullin 21, “Ç’ne gjithë kjo gjëmë!” është një nga fjalitë e nënës së Mark-

Alemit mbas arrestimit të Kurtit, të një prej pjesëtarëve të familjes së Qyprillinjve. Kjo fjali e thënë pas një situate shumë të rëndë të krijuar në familjen e Qyprillinjve, ku përveç arrestimit të tij, policia e perandorit, me urdhër të sovranit, vranë dhe rapsodët të cilët kishin ardhur në shtëpinë e Vezirit për të kënduar për to. Në gjuhën burimore, fjala “gjëmë”, në mënyrë kulturore, tregon fatkeqësi të rëndë, mënxyrë të madhe e lidhur zakonisht me vdekjen. Në kontekstin tonë, kjo fjalë është zgjedhur qëllimisht nga autori, në mënyrë që të japë përshkrimin e duhur të situatës, duke e përshkruar atë si një fatkeqësi të rëndë dhe një zymtësi që i kishte mbuluar ato. Nga ana tjetër, përkthyesja ka zgjedhur shprehjen “ghastly business” (punë e kobshme) për të transmetuar atë çka i ndodhi familjes së Qyprillinjve. Megjithëse barasvlerësi “ghastly business” (punë e kobshme) e gjuhës përkthimore arrin ta përçojë idenë e mesazhit që mbart fjala “gjëmë” në gjuhën burimore, përsëri, në këtë rast kemi humbje semantike dhe kulturore njëkohësisht, domethënë, humbje të konotacioneve të nënkuptuara nga fjalët e përzgjedhura në gjuhën përkthimore dhe humbje në përcjelljen e nocionit kulturor. Duke qenë se fjala business i referohet aspektit të punës/bisnesit, përdorimi i saj do të shkonte përshtat më shumë në fushë. Prandaj, do të sugjeronim përdorimin e një fjale tjetër si “fatality”(fatkeqësi/gjëmë), “catastrophe” (katastrofë) apo “disaster” (shkatërrim), të cilat mund të përdoren si barasvlerësa për fjalën “gjëmë”.

22. O Zot, ç’është kjo natë, - murmuriste e ëma. As rob, as korb gjëkund. (P. Ë., f. 198)

E hequr

Në shembullin 22, vërejmë se kemi humbje të plotë të shprehjes metaforike

kulturore “As rob, as korb gjëkund” në tekstin përkthimor. Mospërkthimi i kësaj shprehjeje, dëmton rëndë qëndrimin e folësit dhe të autorit njëherazi, duke bërë që të mos përcjellë gjendjen e situatës me po ato ndjenja dhe emocione si në tekstin origjinal. Kështu, me anë të kësaj shprehjeje autori tregon për gjendjen e rëndë që ishte krijuar në familjen e Qyprillinjve, mbas arrestimit të Kurtit. Gjatë rrugës për në shtëpi, Mark-Alemi së bashku me nënën e tij, ecnin të mendueshëm pas gjithë asaj gjëme që kishte ndodhur atë natë në shtëpinë e Vizirit, ku përveç se ishin tronditur e tmerruar me atë maskër që

198

Page 211: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. kishin parë, tashmë ndiheshin të frikësuar dhe të pasigurt në ditët në vazhdim, se mos e njëjta gjë do t’u ndodhte edhe atyre. Për më tepër, ajo çka vërejmë tjetër në heqjen e kësaj shprehje metaforike kulturore është humbja e termit kulturor “korb”, e cila në kulturën burimore përdoret gjerësisht me kuptim figurativ, për të shprehur një mallkim, dhembje, pikëllim apo dëshpërim, ashtu sikurse është vetë ky lloj zogu; një zog i madh e me pendë të zinj. Pra, në kulturën shqiptare, korbi simbolizon fatkeqësinë, ligësinë e mjerimin e një gjëje apo e një personi dhe jo pa qëllim autori në kontekstin tonë me anë të kësaj shprehje përfshin dhe ermin korbë, për të treguar për situatën e rënduar e gjëmën që kishte rënë në familjen e Qyprillinjve. Prandaj, heqja e kësaj shprehje idiomatike, bën që lexuesi përkthimor ta humbasë pjesën e rëndësishme tekstuale që, përçohet në tekstin burimor në lidhje me përshkrimin e gjendjes së situatës në tekst. 23. Pra, pasi pësuan goditjen Qyprillinjtë, siç duket, s’ndenjën duarkryq. Nuk i thonë kot fjalës: unazat ranë, por gishtat janë. Dhe merret me mend se ç’gishta e ç’duar të gjata kanë Qyprillinjtë. (P.215-216)

After the blow fell on them, the Quprilis didn’t just sit idly by. E hequr (P. D., p. 174)

Në shembullin nr. 23, proverbin “unazat ranë por gishtat janë”, përkthyesja e ka

shmangur plotësisht, duke zbatuar kështu strategjinë e heqjes totale të elementeve kulturore të gjuhës burimore. Rrjedhimisht, ajo ka dëmtuar rëndë kuptimin e mesazhit të synuar, duke zgjedhur heqjen totale të tyre. Duke i hequr proverbin e lartpërmendur, lexuesit përkthimor i kushtëzohet informacioni për të kuptuar më shumë rrreth Qyprillinjve si dhe rëndësisë dhe peshës së madhe që ka familja e tyre në funksionimin e pallatit. Në kontekstin tonë, proverbi i hequr nënkupton se pavarësisht goditjeve të fuqishme që pësuan Qyprillinjtë, ata arritën të qëndronin kokëlartë dhe nuk u ndien inferiorë para atyre që ua bënë këtë gjëmë. Për më tepër, kjo familje ka aq fuqi dhe pushtet, që sado të sulmohet, ajo arrin të mbijetojë dhe të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve që i bëhen. Në këtë aspekt, humbja kulturore në tekst është e plotë. Së bashku me heqjen e plotë të proverbit në fjalë, është hequr dhe klisheja kulturore “nuk i thonë kot fjalës”, në kuptimin “siç i thotë populli”, e cila ka po aq vlerë nga pikëpamja pragmatike sa dhe vetë proverbi. Në kulturën shqiptare, fjalia klishe “nuk i thonë kot fjalës” dëshmon fuqishëm vërtetësinë e mesazhit të proverbës, si dhe sinjalizon se kemi të bëjmë me një thënie, burimi i së cilës është vetë populli shqiptar. Mirëpo, të gjitha këto konotacione nuk i gjejmë në tekstin përkthimor. Për këtë arsye, jemi të mendimit se termat kulturorë duhej të ishin marrë në konsideratë nga përkthyesja, në mënyrë që lexuesi përkthimor të marrë informacionin e plotë burimor në tekstin përkthimor. 24. Duke ecur kinse me gjallëri, iu afrua tryezës së fjalorëve. Kishte vënë re se shumica i linin shpesh tryezat për t’u këshilluar me ta. I kërkoi shprehjet e

E hequr

199

Page 212: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. çuditshme: u panë hënabrenda ose u panë hënajashtë, dhe nuk e gjeti dot shpjegimin bindës. Ishin shprehje të vjetra, kuptimi i të cilave kishte ndërruar me siguri, me kalimin e shekujve. Po ashtu, emrin e një luleje që i thoshin ”lule qyqeje”, nuk e gjeti kund. I shënoi në një fletë për të pyetur mbikqyërsin, pastaj një copë herë u rrek të nxirrte ndonjë kuptim nga dy ëndrra të dërguara nga brigjet e detit Azov. Ishte atje një njerith me lutësore në dorë, dhe breshka me breshkun, që ecnin si burrë e grua, në të dielën e qetë. Mos u dëshpëro i tha vetes, kur hoqi dorë edhe prej saj. Tjetra, që i vinte pas, iu duk më e lehtë. . (P. Ë., f.109)

Në shembullin 24, kemi të hequr një paragraf, që nga pikëpamja stilistikore përbën një humbje të plotë në lidhje me informacionin që përcjell teksti burimor. Heqja e kësaj pjese nga konteksti, i mohon lexuesit të drejtën për të marrë atë informacion që i përket përshkrimit të situatës së rëndë dhe të trishtuar që po kalonte Mark-Alemi në interpretimin e ëndrrave dhe për më tepër qëndrimi i autorit nuk arrihet të transmetohet. Në këndvështrimin pragmatik gjuhësor, humbja e plotë ka të bëjë me lidhjen që humbet teksti në tërësinë e veprës. Pra, tekstit burimor i mungon një pjesë e përcjelljes së mesazhit që autori ka dashur të përcjellë tek lexuesi përkthimor, e cila ka rëndësinë e vet në koherencën dhe në gjithë kuptimin e veprës në tërësi. Për këtë arsye, për t’i qëndruar sa më besnik dhe sa më afër tekstit burimor, përkthyesja duhet të shmangë sa më shumë të jetë e mundur heqjet apo humbjet që mbartin informacione kulturore dhe informacione parësore për veprën në tërësi.

5.4.7 Humbje në shprehjet frazeologjike

Me gjithë karakterin e ndryshëm të diskutimeve rreth disa tipareve që përcaktojnë identitetin e njësive frazeologjike në shqipe dhe në anglishte, ajo që i bashkon është thelbi funksional i njësive frazeologjike të cilat dallohen veçanërisht për ngjyrimin emocional dhe stilistikor, si pjesë e pandarë e tyre si dhe e qëllimit të funksionimit të tyre në ligjërim. Ashtu si humbjet e tjera që ndodhin në përkthim me aspektet e ndryshme gjuhësore dhe kulturore, gjatë përqasjes së njësive frazeologjike në shqipe dhe anglishte, dalluam humbje në përcjelljen e tyre nga një gjuhë në tjetrën. Këto tipe humbjesh hasen shpesh në procesin përkthimor dhe shikohen si të pashmangshme për shkak të ndikimit kulturor e strukturave gjuhësore të gjuhës burimore. Në shembujt e mëposhtëm do të vërejmë se në shumicën e frazeologjizmave kemi më tepër përshtatje të tyre, se sa përkthime të barasvlefshme.

25. Emta kishte ngelur me gojë hapur, pastaj ishte larguar hundë e buzë. (P. Ë., f.143)

At first the aunt was stupefied, then she went off in a huff, and her daughters had a

200

Page 213: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

lot of trouble calming her down. (P. D., p. 106)

Në shembullin e mësipërm, shprehja frazeologjike kishte “kishte ngelur me gojë

hapur” tregon se kemi humbje të lehta në përkthim, ku nga pikëpamja përkthimore, janë të pranueshme, ndërsa nga pikëpamja kulturore janë të rëndësishme dhe ndikuese në atë çka ato përcjellin. Sikundër e kemi shprehur dhe më lart, pasurinë kryesore të frazeologjisë së gjuhës shqipe e përbëjnë, njësitë frazeogjike me burim popullor. Në këtë frazeologji, më shumë se në fjalët e veçanta, shfaqet veçoria kombëtare e gjuhës, historia e zhvillimit të saj, si edhe, mendësia e psikologjia popullore. Kështu, frazeologjia përmban mjete të fuqishme stilistike, të cilat e bëjnë ligjërimin të bukur, të figurshëm, bindës. Në kontekstin tonë, kjo shprehje përdoret për të treguar një situatë, ku halla e Mark-Alemit shkon në shtëpinë e tij për t’i rrëfyer ëndërrën që kishte parë dhe duke shpresuar të merrte një shpjegim për të. Por, Mark-Alemi, nuk e mirëpret këtë gjë dhe i kthen asaj një përgjigje të ashpër, ndaj ajo largohet e inatosur dhe në këtë rast për t’i dhënë ngjyrëse kontekstit, autori përdor shprehjet frazeologjike. Kjo njësi frazeologjike, ka vlerë foljore, e cila shprehet me folje në kohën më se e kryer + emër me parafjalë+mbiemër, kurse në anglisht vërejmë se përkthyesja e ka përshtatur atë duke modifikuar stilin përkatës dhe e jep të përkthyer me folje + mbiemër pjesor “was stupefied”, “ishte shushatur” që nuk shpreh po atë vlerë apo ngjyresë si në shqip, gjë që tregon se kemi humbje nga pikëpamja kulturore. Ndërsa, tek njësia frazeologjike “ishte larguar hundë e buzë” kemi një shprehje me vlerë foljore, e cila shprehet me folje+emër+emër me parafjalë dhe ndërtohet duke u bazuar në gjymtyrët e trupit të njeriut. Në anglisht, përkthyesja e ka zëvendësuar shprehjen me barasvlerësin kulturor “she went off in a huff”, duke zbatuar strategjinë e përpunimit e të përshtatjes, ku jepet po ashtu me shprehje foljore, por jo me atë intensitet si në shqip. 26. Fqinji e mbylli i pari dosjen dhe, duke i hedhur një shikim, sikur të thoshte “ik sa më parë, nga sytë këmbët!” u largua me ngut. (P. Ë., f.179)

The other was the first to close his file, then he hurried out with a glance at Mark-Alem that seemed to say, “You get off too while you’ve got the chance!” (P. D., p.141)

Në shembullin 2 të paraqitur më sipër, vërejmë përshtatje përkthimore të

shprehjes frazeologjike “ik sa më parë, nga sytë këmbët” me “you get off too while you’ve got the chance”. Në këtë rast, kemi humbje në aspektin gjuhësor ndikuar nga aspekti kulturor të gjuhës së përkthimit. Kështu, po të analizojmë shprehjen “nga sytë këmbët”, nga pikëpamja gjuhësore, vërejmë humbje të referencës. Po t’i krahasojmë shprehjet frazeologjike në të dyja gjuhët, shikojmë se në shqip ajo është e dhënë në formë urdhri dhe është më e ashpër në vetvete se sa në anglisht. Në anglisht ajo është e shprehur me shprehjen foljore “get off”, që do të thotë të ikësh apo largohesh, dhe pjesa tjetër është e shprehur me pjesën nënrenditëse “while you’ve got the chance”, e cila është e butë në të shprehur dhe nuk e përcjell frazeologjizmën e shqipes me të njëjtin intenstitet. Tjetër gjë që lidhet me këtë shprehje është edhe fakti se në shqip kemi një numër të konsiderueshëm

201

Page 214: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. shprehjesh frazeologjike që shprehen duke përdorur pjesët e trupit. Kështu, ky është një rast i atillë dhe në anglisht nuk e gjejmë të transmetuar po me të njëjtën emocionalitet si në origjinal, që shkakton humbje kulturore njëherazi. 27. Dora e tij, duke u fërkuar në mënyrë armiqësore me palat e palltos, nxorri letrën e rekomandimit, por, ngaqë iu duk se lëvizja e tij e shtoi zymtinë dhe vetëtimthi mendoi se mos e kishte dëgjuar gabim; deshi ta fshihte përsëri letrën. Por dora e nëpunësit të shkurtër u zgjat pikërisht nga ajo. Mark-Alemit i erdhi zemra në vend dhe ia zgjati edhe më letrën.(P. Ë., f.43)

His hand groped nervously inside his coat and brought out the letter of recommendation. But he immediately had the impression that he’d done the ërong thing and changed the atmosphere for the ëorse. For a split second he thought he must have misheard, but just as he was about to put the letter back in his pocket the midget reached out for the envelope. Mark-Alem, reassured, held it out nearer, but his relief was premature, for the other, as before, drew back and wouldn’t touch the letter. (P. D., p. 15)

Konteksti i situatës në shembullin 27, përshkruan sikletin dhe gjendjen e rëndë

emocionale të Mark-Alemit, i cili kishte shkuar për të kërkuar punë në institucionin më të madh të vendit. Ai shpresonte se me anë të letrës së rekomandimit që ai mbante në xhep, atij do mund t’i ofrohej punë. Në një nga zyrat e pallatit, Mark-Alemi u përball me një nëpunës të lartë, i cili kishte një fytyrë të vrenjtur dhe i zymtë në natyrën e tij. E gjithë kjo situatë bëri që Mark-Alemi të vihej në siklet dhe të ishte i hutuar. Por më pas, reagimi i nëpunësit tjetër që ndodhej në zyrë me nëpunësin e lartë, iu afrua dhe zgjati dorën drejt tij, për t’i thënë se letrën e rekomandimit duhet t’ia jepte nëpunësit tjetër. Ky veprim e lehtëson paksa Mark-Alemin. Kështu, autori e shpreh këtë gjendje emocionale të tij duke përdorur shprehjen frazeologjike me kuptim idiomatik, “i erdhi zemra në vend”, për të treguar se tashmë Mark-Alemi ndihej më i çliruar dhe i qetë se ç’ndihej para pak minutash. Por, në përkthim vërejmë se kjo shprehje ka humbur pjesërisht, pasi përkthyesja ka përdorur barasvlerësin “reassured” (“e siguroi”, “e qetësoi”), fjalë e cila nuk mund të zëvendësonte këtë shprehje idiomatike si në gjuhën burimore, sepse në vetevete kjo shprehje mbart emocionalitet dhe ngjyresë artistike, të cilën nuk e gjejmë në tekstin përkthimor. Në gjuhën shqipe, shprehja në kuptimin e saj idiomatik, nënkupton rikthimin në jetë pas një “vdekje”, që mund t’i ndodhë një personi për arsye nga më të ndryshme dhe tregon një peshë emocionale aq të madhe, të cilën nuk mundet ta zëvendësojë barasvlerësi “reassure”. Për më tepër, “reassure” është një folje që përdoret më shumë nga ana psikologjike, në kuptimin që qetëson një person mendërisht sesa në kuptimin shpirtëror. Në këtë aspekt, ka humbje kulturore në transmetimin e shprehjes, sepse nuk kemi një efekt barasvlerës për nga kuptimi dhe emocionaliteti. Ndërsa, nga pikëpamja gjuhësore, kemi humbje në transmetimin strukturor të thënies, ku “i erdhi zemra në vend” është togfjalësh, i ndërtuar me folje me trajtë të shkurtër+emër+emër me parafjalë vendi. Kurse, në anglisht ajo shprehet vetëm me një folje të thjeshtë “reassured”.

202

Page 215: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Si përfundim, humbjet e lartpërmendura janë humbje të thelbit të kulturës burimore dhe të identitetit të saj. Duke qenë se këto humbje nuk përcillen të drejtpërdrejta për lexuesin përkthimor, ato krijojnë vështirësi në pasqyrimin e kulturës, traditës apo dhe qëndrimeve shoqërore të gjuhës burimore. Prandaj, mosprezenca apo heqja nga konteksti i idiomave, proverbave apo shprehjeve idiomatike apo dhe mos gjetja e duhur e barasvlerës përkatëse çon në shkeljen barasvlerën funksionale, që është një nga funksionet bazë të përkthimit. Do të sugjeronim që gjatë procesit të përkthimit letrar informacioni kulturor të jetë i plotë, duke e u përcjellë qoftë me shprehje shpjeguese, qoftë me shënime sqaruese për traditat, zakonet apo dhe qëndrimet të cilat mbeten gjithmonë të panjohura për lexuesin e përkthimit.

5.5 Zgjerimi kuptimor i shprehjeve kulturore

Në tekstet përkthimore letrare, përveç humbjeve kulturore, gjejmë dhe raste kur shprehja kulturore fiton vlerë kuptimore në krahasim me atë që jepet në tekstin burimor. Në këtë rast, përkthyesi gjen shprehje idiomatike apo fjalë të cilat kanë një peshë më të madhe kuptimore përkundrejt asaj në gjuhën burimore, duke i shtuar kështu shprehjes vlera më të mëdha jo vetëm kuptimore, por edhe stilistikore. Në vijim, po paraqesim disa raste kur kjo dukuri ndodh: 28. Kushëriri nisi të qeshte me zë, por, meqë guvernatori mbajti një fytyrë të vrerët. Ai e fiku dalëngadalë të qeshurën. (P. D., f. 89)

The cousin laughed heartily, but gradually stifled his mirth when he saw the governor’s face darken. (P. D., p. 57)

Në shembullin e mësipërm “nisi të qeshte me zë” është përcjellë në anglisht si “laughed heartily”(qeshi me gjithë zemër). Ky shembull është rasti kur kemi zgjerim kuptimor në tekstin përkthimor. Në tekstin burimor, nisi të qeshte me zë nuk ka aq intenstitet dhe domethënie sa “laughed heartily”. Duke përdorur këtë, përkthyesja i ka dhënë më shumë vlerë kuptimore dhe stilistikore. 29. Çdo gjë duket sikur po shuhet, po jep shpirt. Të gjithë, me gjak të ngrirë, presin mbylljen e tij. Zaten, këtë gjendje zie, nga mbyllja një fije e ndan. (P. Ë., f.177)

Everything seems on the point of giving up the ghost. Everyone just waits, chilled to the bone, for the day to end. And from that state of affairs to the closing down of the Tabir, it’s only a stone’s throw. (P. D., p. 139)

Në shprehjen e mësipërme, ajo që bie në sy në tekstin përkthimor, është se

përkthimi i shprehjes në gjuhën burimore “zaten, këtë gjendje zie, nga mbyllja një fije e ndan”, është përkthyer si “and from that state of affairs to the closing down of the Tabir, it’s only a stone’s throw”. Kjo shprehje transmetohet me ndikim më të fortë dhe me vlerë të shtuar në krahasim me shprehjen në origjinal, ku në kontekstin tonë “një fije e ndan” përdoret me kuptimin se mbyllja e Tabir Sarajit është aq afër, sa nga mbyllja e ndan veç një fije peri dhe nga momenti në moment pritet që të ndoshë. Mirëpo, nga ana tjetër, në

203

Page 216: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. versionin e përkthyer shprehja na përcillet si “it’s only a stone’s throw”, ku përkthyesja i shton vlerë shprehjes duke e bërë më të fortë, sepse ajo e krahason situatën e kontekstit jo me një fije peri, por me hedhjen e një guri, i cili tregon peshën e rëndë të tij. Në këtë rast mendojmë se, përkthyesja ka bërë këtë zgjedhje jo si preferencë të saj, por duke qenë se është e kufizuar në përshtatjen e shprehjes në gjuhën përkthimore. 30. Ato e lutën prapë, sidomos nëna, i puthi duart, ia njomi me lot, i tha se në një ditë të tillë, ndoshta Tabir Saraji as që ishte hapur fare, por, sa më shumë që lutej ajo, aq më tepër ai bëhej i padëgjueshëm. (P. Ë., f. 201)

They both implored him again, especially his mother, kissing his hands and bathing them in tears, and saying that on such a day the Tabir Sarrail might not even be open. But the more she begged the more he insisted on going. Finally he managed to tear himself away and leave the house. (P. D., p. 161)

Shembulli “ia njomi me lot” është një rast tjetër i cili me përkthimin në tekstin

përkthimor si “bathing them in tears”, i jep më shumë vlerë kuptimit burimor dhe e zgjeron atë, duke e zmadhuar kuptimisht. Në kontekstin tonë burimor, “ia njomi me lot” përdoret nga autori për të treguar mërzitjen e nënës së Mark-Alemit dhe se duart e tij janë të lagura pak nga rrjedhja e pikave të lotëve të nënës të tij, e cila i lutej atij që atë ditë të mos shkonte në punë, mbas trazirave që i kishin ndodhur familjes së Qyprillinjve. Mirëpo, në tekstin përkthimor, përkthyesja ka preferuar ta zmadhojë edhe më shumë situatën, duke e përshkruar këtë veprim si “bathing them in tears” (duart lahen në lot), ku ideja dhe kuptimi vjen i qartë por mendojmë se në vend të saj ajo mund ta kishte zëvendësuar shprehjen me “moisten in tears” apo “get wet in tears”, në mënyrë që të ishte sa më e afërt me frazën burimore.

204

Page 217: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Përfundime

Në punimin tonë me titull, “Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”, trajtuam dhe analizuam çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me veprën dhe kryesisht u përqendruam në çështjet që kanë të bëjnë me përkthimin në përgjithësi, me përkthimin letrar, si edhe në çështjet e mëposhtme: Kreu I, është një kre teorik në thelb, ku janë trajtuar disa nga teoritë e përkthimit të dy dekadave të fundit, të cilat në fokus kishin kryesisht rolin e kulturës në procesin përkthimor, si dhe zgjidhjen e problemeve të përkthyesve kur ata ndeshen me elementet kulturore gjatë përkthimit nga gjuha burimore tek ajo mbërritëse. Në këtë kuadër, parashtruam mendimet dhe teoritë e teoricienëve më të njohur në fushën e përkthimit si Peter Newmark, Mona Baker, Sussan Bassnet, Umberto Eco, Edmond Tupja, Edward Sapir, Eugene Nida, Lawrence Venuti etj., me qëllim që të vëmë në dukje nëse këta teoricienë kishin përputhje apo këndvështrime të ndryshme në qëndrimet e tyre, që lidhen me aspekte të përkthimit. Megjithëse, mendimet e teoricienëve të lartpërmendur, por edhe të të tjerëve nxjerrin në pah idetë e tyre të ndryshme në lidhje me përkufizimin e përkthimit, ato përputhen në mendimin se kultura dhe përkthimi janë parë si dy koncepte të pandara nga njëri-tjetri, për vetë faktin se procesi i përkthimit është një transferim që nuk ndodh vetëm ndërmjet dy gjuhëve, por edhe ndërmjet dy kulturave, duke qenë se gjuha burimore, ashtu edhe gjuha e mbërritëse, janë të rrënjosura në situata komunikative në kulturat e tyre respektive. Duke qëndruar po tek aspekti kulturor, si faktori kryesor ndikues në procesin e përkthimit, në këtë kapitull trajtuam disa nga idetë dominuese të zhvillimit të përkthimit kulturor gjatë dy dekadave të fundit, duke u përqendruar pikërisht në rolin e përçimit të elementeve kulturore nga njëra gjuhë në tjetrën, krahas përçimit të një teksti nga njëra gjuhë në tjetrën. Në këtë aspekt, sfidat e përkthyesit letrar rriten edhe më shumë, duke krijuar në këtë mënyrë vështirësi në gjetjen e elementeve kulturore dhe barasvlefshmërisë së tyre. Teoricieni Newmark i ndau fjalët kulturore në këto nënkategori: Ekologji (flora, fauna, kodra, erëra, hapësira), kulturë materiale (ushqimi, veshja, shtëpitë dhe qytetet, transport); kulturë sociale (puna dhe argëtimi); zakone, aktivitete, procedura, koncepte të organizatave (politike dhe administrative, fetare, artistike), gjeste dhe zakone. Ndërsa, Nida ishte i mendimit se shpeshherë ndryshimet ndërmjet kulturave mund të shkaktojnë shumë më tepër probleme për përkthyesit, nga çfarë mund të shkaktojnë ndryshimet strukturore të dy gjuhëve. Kështu, duke u fokusuar tek elementet kulturore, ai i kushtoi më shumë rëndësi ekuivalencës dinamike, sipas së cilës lexuesi i tekstit të përkthyer përfshihet brenda kontekstit të kulturës së tij, pa u sforcuar që të kuptojë përbërësit kulturorë të tekstit të gjuhës burimore. Në këtë kre, ndër shumë mendime dhe teori të ndryshme për përkthimin, nuk mund të linim pa trajtuar dhe teorinë “Skopos”, si një nga teoritë kryesore të Hans Vermeer-it. Sipas kësaj teorie, vepra e përkthyer duhet të trajtohet në një nivel më të gjerë sesa fjalë për fjalë dhe mbi të gjitha, thelbi i teorisë së skopos-it është që çdo veprim ka një synim dhe një objektiv. Tekstet e shkruara konceptohen me një qëllim në mendje dhe deri diku për një auditor të caktuar. Këto synime e objektiva përbëjnë skoposin e përgjithshëm të gjithë tekstit.

205

Page 218: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Në vijim, parashtruam gjithashtu se përkthimi letrar nuk është thjesht përcjellja e një teksti nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, pasi procesi në fjalë lidhet me një sërë kriteresh e sfidash që kanë të bëjnë me kuptimin e tekstit origjinal, besnikërinë ndaj formës dhe efektit estetik. Prandaj, shpeshherë thuhet se në përkthimin letrar është thelbësore të arrihen tri gjëra bazë si: 1. transkripti i plotë i ideve dhe ndjenjave të pasazhit origjinal, 2. ruajtja e tiparit “stil” dhe 3. ruajtja e rrejdhshmërisë dhe e kuptueshmërisë së tekstit origjinal. Efekti estetik, është një aspekt tjetër domethënës i gjuhës së figurshme letrare në përkthimin letrar, i cili duhet ruajtur gjatë procesit të përkthimit, në mënyrë që lexuesit marrës të përftojnë po atë ndjesi të së bukurës që kanë marrë nga materiali burimor edhe lexuesit e gjuhës burimore. Kësisoj hodhëm dritë në elementin kryesor për të cilin vlerësohet vepra letrare: pra për vlerën estetike. Kjo do të thotë, siç u përmend dhe më lart, se thelbi në veprat letrare qëndron në natyrën e tyre artistike letrare. Karakteri estetik i veprës letrare duhet të ruhet maksimalisht, kur përkthehet nga gjuha burimore në atë marrëse. Si përfundim, mund të thuhet se të gjitha studimet përkthimore bashkëkohore i japin një rol shumë të rëndësishëm elementeve kulturore të gjuhës mbërritëse dhe theksojnë se përkthyesi luan një rol kyç në këtë drejtim, si një negociator shumë i rëndësishëm ndërmjet gjuhës burimore dhe asaj mbërritëse. Në këtë kuadër, mund të themi se krahas rolit të përçimit të gjuhës, sfida kryesore në përkthim në ditët e sotme, është padyshim përçimi i kulturës, ruajtja e elementeve të saj, sa më afër origjinalit, sa të jetë e mundur. Vetëm në këtë mënyrë, mund të flasim për një përkthim të mirë dhe të saktë që respekton gjuhën dhe kulturën e tekstit burimor. Në kreun II, trajtuam dy gjuhët, shqip dhe anglisht, në këndvështrimin e lidhjes së dy gjuhëve në periudha të ndryshme. Duke qenë se në ditët e sotme një numër i konsiderueshëm i fjalëve të gjuhës angleze ka hyrë në gjuhën shqipe dhe për shkak të përdorimit të gjerë që kanë në gjuhën e përditshme, por edhe në fusha të ndryshme të jetës, menduam t’i trajtonim këto prurje të ndara në dy periudha. Anglicizmat në shqipe para vitit 1990 dhe pas vitit 1990. Anglicizmat në gjuhën shqipe, deri në vitin 1990, për shkak të përdorimit të një numri relativisht të vogël dhe në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, kryesisht në Shqipëri, sidomos në fushën e sportit (gol, basketboll, futboll, penallti), të gjellëtarisë (biftek, ramstek) e ndonjëherë më rrallë, në fushën e plotikës e të jetës shoqërore, sidomos në rastet e emërtimit të mënyrës së jetesës, ose të veprimtarive politike, karakteristike për botën angleze e amerikane, janë identifikuar e janë veçuar si shtresë gjuhësore leksikore. Periudha mbas vitit 1990 e deri në ditët e sotme, shënon hyrjen e menjëhershme, të vrullshme dhe të vazhdueshme të sasisë më të madhe të anglecizmave, që gjallojnë sot në gjuhën shqipe në të gjitha rrafshet e saj. Faktorët ideologjikë, ekonomikë e kulturorë në Shqipëri pas vitit 1990, si kalimi i drejtpërdrejtë në ekonominë e tregut etj., ndikuan fuqishëm në drejtim të kundërt me faktorët pengues para, vitit 1990. Në këtë perudhë fushat e veprimtarisë shoqërore (politike, ekonomike, shkencore, kulturore etj.) krahasuar me periudhën para vitit 1990, u zgjeruan në mënyrë të dukshme dhe anglicizmat hynë vrullshëm, ku më shumë e ku më pak, pothuajse në çdo fushë. Fusha që u prek më shumë nga hyrja e anglecizmave, ishte informatika, ku një pjesë e anglicizmave të këtyre fushave janë përfshirë edhe në “Fjalorin e gjuhës shqipe 2006” dhe ato janë: kompjuter/ kompjuterizoj/ kompjuterizim, kompakt disk, maus, tasjerë, ekran etj.

206

Page 219: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Çdo gjuhë që pranon elemente gjuhësore të huaja, pas një kohe, do të fillojë të bëjë përshtatjen e tyre sipas sistemit fonologjik dhe gramatikor të saj dhe ky shënon një problem për gjuhën shqipe. Qëllimi kryesor i përshtatjes së elementeve gjuhësore të huaja, është që fjala e huaj të ‘përpunohet’, të ‘gdhendet’ sipas gjedheve të gjuhës që i pranon. Pra, fjala e huaj duhet t’i afrohet dëgjuesit ose folësit të vet, duke bërë përpjekje që ajo të tingëllojë mirë dhe t’i duket si e vetja. Shqipja, si çdo gjuhë tjetër, në kohën e sotme të komunikimit shumë intensiv, prej domosdosë duhet të përdorë elemente gjuhësore të huaja, qofshin ato apelative, ose emra njerëzish, emra gjeografikë etj. për të emërtuar njerëz, vende e ngjarje të ndryshme të huaja. Përdorimi i fjalës së huaj në gjuhën shqipe, e bën atë pjesë të shqipes, prandaj, si i tillë, duhet të bartë edhe etiketën e gjuhës shqipe. Mirëpo, këta emra të huaj duhet t’iu nënshtrohen të gjitha rregullave gjuhësore të shqipes, pa marrë parasysh prej nga vijnë ata. Këtu, pra, konkretisht bëhet fjalë për mënyrën e të shqiptuarit dhe të të shkruarit të atyre emrave, por edhe për përshtatjen e tyre gramatikore sipas gjinisë të gjuhës shqipe. Sipas mendimit të Filipovic-it, një studiues kroat, fjalët e huaja, gjatë kalimit prej gjuhës marrëse në gjuhën dhënëse, u nënshtrohen tri fazave kryesore. Në një studim krahasimor të Vesel Nuhiut, i cili paraqet dallimet dhe ngjashmëritë e dy sistemeve fonemike të gjuhës angleze dhe shqipe, rëndësi të madhe i jepet procesit se çfarë ndodh me huazimet angleze që hyjnë në gjuhën shqipe, përkatësisht përshtatjes së tyre nga pikëpamja fonemike dhe fonetike, si dhe ku ekziston mundësia për t’u shfaqur dukuria e transfonemizimit, e zëvendësimit dhe e importimit të fonemave. Në fund të këtij kreu, kemi parashturar disa veçori tipologjike të dy gjuhëve, shqipes ashtu si dhe anglishtes, duke u fokusuar në disa struktura bazë sintaksore dhe leksikore. Në kreun III, hodhëm një vështrim të përgjithshëm mbi sfondin historiko-letrar të krijimitarisë të shkrimtarit Ismail Kadare duke u përqendruar te jeta, veprat dhe tematikat kryesore që trajothen në këto vepra, por edhe në veçoritë stilistikore të shkrimtarit, i cili shquhet për një stil të veçantë dhe interesant në të shkruar, sidomos në fjalëformimin dhe rigjallërimin e fjalëve në gjuhën shqipe. Këto karakteristika e bëjnë shkrimtarin të veçantë dhe tërheqës për t’u lexuar nga të gjithë grup moshat. Në vijim, jemi përqendruar në një analizë të përgjithshme letrare të romanit “Pallati i Ëndrrave”, duke trajtuar temat, simbolet dhe personazhin kryesor të veprës. Duke qenë se ky roman është ndërtuar mbi analogjinë ose mbi ngjashmërinë midis dy sistemeve totalitare, konkretisht: të totalitarizmit komunist dhe totalitarizmit osman, për shkak të censurës të asaj kohe, totalitarizmi komunist nga bashkëkohësia është mbartur larg në histori, nëpërmjet totalitarizmit osman. Analogjia e I. Kadaresë, si përftesë arsyetimi dhe figurimi, mbi të cilën është ndërtuar krejt romani, i ngjan një ure me dy këmbë përngjasuese, njërën në të kaluarën, në histori, tjetrën në të sotmen, në bashkëkohësi. Prej këtij përbërësi themelor, megjithëse rrëfehet vetëm për ngjarje dhe bëma në Perandorinë Osmane, me referencë kohore fillimin e shekullit XIX, vazhdimisht shfaqet një tablo e fuqishme krahas, në dy rrafshe kohore dhe për dy sisteme shoqërore të ngjashme: despotizmi osman dhe despotizmi komunist. Kështu, në këtë kre u përqendruam në studimin e analogjisë në katër rrafshe që janë: 1. Analogjia gjuhësore 2. Analogjia e urbanistikës dhe e arkitekturës 3. Analogjia e e mendësisë dhe e psikozës së personazheve 4. Analogjia e dosjes. Në fund të kreut III, u ndalëm në analizën e transmetimit të përkthimit të analogjisë, e cila është veçori tipike për këtë vepër dhe përkthyesja Barbara Bray ka arritur ta përçojë

207

Page 220: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. këtë dukuri nga gjuha shqipe në gjuhën angleze. Duke pasur parasysh shenjat e përdorura në roman, mund të themi se analogjia, ndonëse jo me të njëjtin intensitet, shfaqet edhe në përkthimin në anglisht. Shfaqen shenja të bashkëkohësisë si të cilat edhe në përkthim ruajnë formën e tyre pak a shumë zyrtare burokratike. Lexuesi anglez nuk e ka të vështirë t’i interpretojë si shenja të bashkëkohësisë, tipike për burokracinë e zyrave shtetërore. Gjithashtu, dallohen qartë shkallët hierarkike të pushtetit, megjithatë disa shenja e humbasin kuptimin e tyre dhe tjetërsohen gjatë përkthimit. Një dukuri tjetër e cila na bie në sy në gjuhën e përkthyer janë dhe fjalët e hequra si: tjetërmends dhe shkelbaltë, të cilat i heqin tekstit të përkthyer frymën shqiptare. Megjithatë përkthyeses, Barbara Bray duket se i është dashur të bëjë këtë kompromis për shkak të mungesës së sinonimeve të këtyre fjalëve në anglisht. Zëvendësimi i tyre me grupe emërore do të zvetënonte edhe më tej kuptimin, prandaj heqja është parë si zgjidhja më e mirë. Nga ana tjetër fryma shqiptare ruhet me emrin e përvetshëm Loke dhe emrin raki. Ky i fundit, në përkthim ruhet duke u shënuar me shkronja kursive, për të krijuar idenë e një pijeje të lidhur me një kulturë të huaj. Megjithatë lexuesi anglez, i cili nuk e di ç’është rakia e ka të vështirë ta identifikojë si shenjë e lidhur me Perandorinë Osmane, apo me bashkëkohësinë dhe aq më tepër me bashkëkohësinë shqiptare. Përsa i përket analogjisë gjuhësore mund të themi se arritëm në përfundimin se ndonëse analogjia nuk transmetohet plotësisht dhe ka bjerrje të shumta, përkthyesja ka arritur të gjejë mënyra për të dhënë një ide të saj tek lexuesi anglez. Kurse, në lidhje me transmetimin e analogjisë arkitektonike jemi të mendimit se sado përkthimi është i arrirë nga ana gjuhësore, humbet referenca analogjike dhe këtë e vumë re në shumë fjalë apo togfjalësha, që në gjuhën e përkthyer nuk e mbartin vlerën dhe analogjinë siç mund ta përcjellin fjalët në shqip. Prandaj, mund të themi se për fat të keq analogjia e urbanistikës dhe arkitekturës në roman humbet, për shkak të tejçimit në kohë të veprës. Shumë nga shenjat që i referohen bashkëkohësisë nuk përbëjnë më bashkëkohësi. Prandaj është e vështirë që një përkthyes të tejçojë në gjuhën e tij shenja që as vetë lexuesi i tekstit në shqip nuk do të ishte i aftë t’i dallonte. Së fundi, në një nënçështje të këtij kreu, u përqëndruam dhe në trajtimin e transmetimit të përkthimit të gjuhës së figurshme, në veçanti në përkthimin e metaforave dhe krahasimeve si tipare të veçanta të stilit të Kadaresë në veprën tonë. Lidhur me përcjelljen e këtyre figurave letrare, u ndalëm në shembujt e marrë nga teksti origjinal dhe studiuam sesi ato kanë mbërritur në gjuhën angleze. Përsa u përket metaforave, vumë re se ato janë përkthyer me përkthim të barasvlefshëm, duke e shprehur atë me idiomë të ngjashme metaforike që përkon me metaforën në GjB apo me zëvendësimin e tyre në formë krahasimi, dhe në disa raste vumë re se përcjellja e efektit estetik nuk është arritur plotësisht për shkak të disa termave tipike kulturore vendase, të cilat përkthyesja përpiqet t’i përshtasë në anglisht, por që e japin të njëjtin efekt si te gjuha origjinale. Ndërsa, përsa u përket krahasimeve, përkthyesja ka riprodhuar të njëjtin imazh nëpërmjet përkthimit të drejtpërdrejtë të krahasimeve, duke ruajtur formën e GjB dhe i ka sjellë ato me formën e duhur dhe të pranueshëm për GjP. Kështu, mund të themi se ato vijnë në shqip me formë të njëjtë, komponentë të ruajtur e efekt estetik të plotë. Kreu IV, për të cilin mund të themi se është edhe kreu më i rëndësishëm i këtij punimi, për vetë faktin se trajton analizën gjuhësore të veprës, përftesat përkthimore që përkthesja e veprës, Barbara Bray ka përzgjedhur për të sjellë nga gjuha shqipe në gjuhën angleze romanin “Pallati i Ëndrrave”. Siç e përmendëm disa rreshta më lart, përftesat

208

Page 221: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. kryesore përkthimore, që vumë re se janë përdorur gjerësisht janë transpozimet të shprehura në forma të ndryshme në mënyrë që t’i afrohet sa më shumë gjuhës së përkthimit, në mënyrë të natyrshme dhe origjinale, por në të njëjtën kohë duke ruajtur dhe stilin e autorit dhe besnikërinë ndaj tekstit origjinal. Ndër të tjera, vumë re se shtesat e fjalëve apo dhe fjalive që nuk janë të pranishme në tekstin origjinal, i gjejmë në tekstin e përkthyer, një strategji kjo që përdoret nga përkthyesja në mënyrë që të përcjellë mesazhe sa më të qarta për lexuesin e huaj, apo edhe kur është përballur me mospërputhje leksikore mes dy gjuhëve. Përveç zgjerimit, përkthyesja ka përdorur dendur dhe heqjen e ndonjë fjale, fjalie apo madje edhe paragrafi. Në shumicën e rasteve, kuptimi thelbësor i origjinalit është arritur megjithëse janë hequr disa elemente nga teksti burimor, por kemi dhe raste kur një paragraf nuk e gjejmë të përkthyer në tekstin e përkthyer, gjë që duhet të ishte shmangur sa më shumë, sepse do të ishte më mirë që detajet të silleshin sa më të plota dhe të natyrshme pa heqjen e imtësive, në mënyrë që varianti në gjuhën burimore, shqipe, të krijonte të njëjtat efekte, ndjenja apo tablo, ashtu siç i ka sjellë vetë autori, po sigurisht të sjella në gjuhën e përkthimit brenda kufijve që lejojnë strukturat e gjuhës angleze. Për të përkthyer një vepër letrare, strategjitë e përzgjedhura nga përkthyesi janë të shumta. Kështu, një tjetër strategji që bie dukshëm në sy është dhe zhvendosja e rendit të fjalëve nga shqipja në anglisht, strategji kjo e nevojshme për procesin e përkthimit për të pasur rrjedhshmërinë dhe natyrshmërinë që kërkon gjuha e përkthimit. Parafrazimi, gjithashtu një metodë e përdorur në tekstin e përkthyer për ta bërë sa më të kuptueshëm origjinalin për lexuesit, përkthimin e barasvlefshëm për të përcjellë me orientim nga kultura marrëse njësitë kuptimore, përkthimin e drejpërdrejtë sa herë ka qenë e nevojshme, shënimet për të sqaruar fjalë që nuk ekzistojnë ose që janë të panjohura për lexuesit, transferimin direkt të njësive matëse paçka se do të kish qenë më e qartë dhe e kuptueshme përcjellja e tyre në shqip. Në vepër vërejmë midis të tjerash, barasvlefshmërinë kulturore si një metodë e përdorur gjerësisht nga përkthyesja duke qenë se vepra përmban shprehje apo idioma të gjuhës burimore, dhe pak prej tyre mund të gjenden në gjuhën angleze, kështu përkthyeses i duhet të përdorë këtë strategji, për t’i përshtatur ato në gjuhën angleze dhe përdorimi i tyre të japë po atë efekt dhe ndjesi si në tekstin origjinal. Shënimet në fund faqes është mënyra më e mirë për një përkthyes për të dhënë informacionin e nevojshëm për lexuesin. Këtë informacion shtesë që përkthyesi e përdor si teknikë në përkthim mund të jetë kryesisht kulturor, duke marrë parasysh ndryshimet midis gjuhës burimore të tekstit dhe gjuhës së përkthimit. Kështu, këto terma kulturore që i përkasin gjuhës burimore dhe nuk ekzistojnë në gjuhën e përkthimit dhe lexuesi e ka të vështirë të kuptojë kuptimin e tyre, përkthyesi jep sqarime të shkurtra në fund të faqes, për ta bërë më të lehtë për lexuesin kalimin e fjalëve kulturore nga një gjuhë në tjetrën. Një aspekt tjetër që vërehet në gjuhën e përkthyer, është edhe ruajtja e emërtimeve të disa fjalëve kulturore në gjuhën e origjinalit, duke i transferuar ato të pandryshuara. Duke qenë se këto fjalë lidhen ngushtë me kulturën e veprës origjinale dhe ekuivalenti i tyre është i vështirë për t’u gjetur në gjuhën angleze, pasi nuk ato nuk ekzistojnë, sepse nuk bëjnë pjesë në kulturën e gjuhës së përkthimit, përkthyesja ka zgjedhur kalimin e tyre të drejtpërdrejtë. Për ta përmbyllur, mund të themi se përkthyeses, Barbara Bray, si fillim i është dashur të kuptojë nëpërmjet veprës së Kadaresë jetën shqiptare të jetuar nga shqiptarët

209

Page 222: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. gjatë regjimit të komunizmit dhe më pas të realizojë përkthimin, siç e kemi shpjeguar dhe në kreun III. Mirëpo, sado që përkthyesja të ketë hyrë në brendësi të sistemit komunist dhe të ketë kuptuar mënyrën e jetësës së shqiptarëve dhe përjetimet e rënda psikologjike të popullit shqiptar, do të vërejmë se deri diku në përkthimin e veprës në anglisht kemi humbje të përçimit të analogjisë gjuhësore dhe urbanistike, për faktin se shumica e terminologjisë së përdorur i përket regjimit komunist shqiptar dhe bota perëndimore nuk mund të ketë njohuri të thella mbi funsionimin e këtij regjimi në vendin tonë. Megjithatë, pavarsisht nga ky fakt, mund të themi se përkthyesja ka arritur të përcjellë mesazhin kryesor dhe idenë që autori dëshiron t’ia transmetojë lexuesit dhe kjo pjesë është e analizuar në kreun IV, ku përkthyeja ka ndërthurur një sërë strategjish për të arritur përkthimin e dëshiruar duke iu përmbajtur rregullave të gjuhës së përkthimit. Mirëpo, megjithëse mesazhi është i arrirë dhe i kuptueshm dhe i kuptueshëm, në veprën e përkthyer vërejmë se kemi humbje kulturore përgjatë saj, të cilat e vështirësojnë përcjelljen e mesazhit me gjithë komponentët e saj.

Kreu V përqendrohet në parashtrimin e disa çështjeve të rëndësishme në lidhje më termat kulturorë të hasura nga përkthyesit në gjuhën burimore, gjatë procesit përkthimor. Së pari, paraqesim disa procedura të disa teoricienëve, të cilët ofrojnë disa mënyra zgjidhjeje, në rast se përkthyesi has vështirësi në përkthimin e koncepteve kulturore. Kështu, Graedler-i parashtron disa procedura të përkthimit të koncepteve specifike kulturore, të cilat janë: 1. Krijimi i një fjale të re; 2. Shpjegimi i kuptimit të shprehjeve të gjuhës burimore në vend të përkthimit të saj; 3. Ruajtja e termit të pacënuar në gjuhën burimore; 4. Zgjedhja e një fjale në gjuhën mbërritëse, e cila ka ngjashmëri apo ka të njëjtën “lidhje” me termin në gjuhën burimore. Ndërsa, Harvey paraqet katër teknika kryesore për përcaktimin e termave kulturorë të cilët i referohen koncepteve dhe specifikave të kulturës e gjuhës burimore dhe ato janë: Ekuivalenca funksionale (përdorimi i një referenti në kulturën e gjuhës së synuar, funksioni i të cilës është i ngjashëm me referentët e gjuhës burimore); Ekuivalenca formale ose “ekuivalenca linguistike” që do të thotë përkthim “fjalë për fjalë”; Transkriptimi ose “huazimi” (riprodhimi ose transliterimi i termit origjinal), i cili ndryshon nga strategjitë e drejtuara nga gjuha burimore dhe Përkthimi deskriptiv ose vetë-shpjegues, është një teknikë që përdor terma të përgjithshëm (jo terma kulturorë) për të përçuar kuptimin. Përveç tyre, në këtë kre parashtrohen edhe procedura të tjera të teoricienit Peter Newmark-u, i cili paraqet përkufizime mbi termat kulturorë duke iu referuar kështu koncepteve dhe normave, të cilat janë specifike për kulturën e gjuhës burimore. Ai paraqet aspekte si transferimi, natyralizimi, barasvlerësi kulturor, funksional, sinonimia, analiza komponenciale, transpozimet, përkthimi i drejtpërdrejtë, modulimi, perifrazimi, kompensimi, dupletet dhe shënimet. Megjithëse, shumë nga këto teknika i gjejmë të zbatueshme edhe nga përkthyesja e veprës, përsëri, në disa raste është e vështirë të arrihet një efekt i ngjashëm te lexuesit përkthimorë dhe kjo ndodh për shkak të dallimeve midis gjuhëve dhe se ka fjalë apo koncepte të kulturës specifike të cilat nuk kanë ekuivalente të drejtpërdrejta në një gjuhë tjetër.

Për të vazhduar më tej, në këtë kre jemi përqendruar në çështjet kulturore dhe kryesisht në shprehjet me vlera të njëjta kuptimore midis të dy gjuhëve, humbjeve kulturore të ndara sipas klasifikimit të tyre, dhe shprehjeve kulturore apo fjalë të cilat shprehin zgjerim kulturor. Këto nënçështje tregojnë se gjatë procesit përkthimor kemi

210

Page 223: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. gjetur raste me shprehje kulturore të cilat shprehen po me të njëjtën vlerë kuptimore dhe në gjuhën përkthimore, kemi raste kur përkthimi ka shkaktuar disa humbje në rrafshin e thellësisë, gjë që ka bërë të mos përcillen qëndrimet kulturore burimore si dhe informacioni i fshehur kulturor në tekstin burimor, gjithashtu, dhe fjalë apo shprehje të cilat shprehen në gjuhën përkthimore me më shumë vlerë se në gjuhën burimore. Në shumicën e rasteve, gjetëm barasvlefshmëri të shprehjeve nga shqipja në anglisht, por nuk janë të pakta dhe rastet ku kemi humbje kulturore për shkak të mospërputhjes së dy gjuhëve. Në rastet e humbjeve mund të themi se kjo gjë ka çuar në humbjen e qëndrimeve kulturore burimore dhe në eliminimin e identitetit të autorit burimor. E thënë më specifikisht, përkthimi ka shkaktuar humbje të informacionit të fshehur kulturor që përfaqësojnë realitet përmes së cilave autori e vështron botën. Shembujt ku i ndeshim këto humbje kulturore janë veçanërisht në proverbat, idiomat, njësitë frazeologjike dhe në shprehje të ndryshme kulturore, të cilat dëshmojnë karakterin e shoqërisë tonë, vlerat e vendit, mënyrën e jetesës shqiptare apo dhe traditat e zakonet. Të gjitha këto humbje kulturore janë trajtuar duke u bazuar në ndarjen e humbjeve si: ekspilicite, implicite, të modifikuara dhe të plota. Kështu, mund të themi se, sikundër, duket, deri diku përkthimi është i arrirë, ai ka arritur në përgjithësi t’i përcjellë kuptimet e synuara të tekstit burimor, mirëpo, të arritura vetëm në rrafshin sipërfaqësor, sepse në rrafshin e thellësisë nuk ka arritur të jetë i mjaftueshëm dhe kjo shihet në aspektin kulturor, ku disa shprehje nuk vijnë po me atë intensitet dhe gjallëri si në origjinal, për vetë natyrën që kanë ato fjalë apo shprehje kulturore në kulturën burimore. Si përfundim, mund të argumentojmë se duke qenë se flasim për dy botëkuptime të ndryshme, ku kulturat nuk ngjasojnë me njëra tjetrën, rrjedhimisht, kemi dhe humbje kulturore në tekst, duke bërë kështu që përkthyesja të mos përcjellë plotësisht “brendësinë” e kulturës burimore në tekstin përkthimor për shkak të mungesës së barasvlerave kulturore që ekziston midis dy gjuhëve. Kështu, jemi të mendimit se përkthimi i “Pallatit të Ëndrrave” është i arrirë nga pikëpamja komunikuese, që do të thotë se përkthyesja e ka përçuar të plotë përmbajtjen e mesazhit burimor te lexuesi përkthimor, por ajo nuk ka mundur të përçojë rrafshin e thellë të gjuhës burimore.

Në përmbledhje, mund të shtojmë, se strategjitë apo dhe metodat që një përkthyes përdor gjatë procesit përkthimor për të kapërcyer vështirësitë të natyrave të ndryshme, mund të jenë të ndryshme nga ato të një përkthyesi tjetër, duke iu përshtatur kështu kontekstit dhe natyrës së veprës që ato përkthejnë. Për më tepër, vlen të theksohet fakti se si çdo shkrimtar edhe përkthyesit kanë stilin e tyre të shkruari dhe të përkthyeri, duke e përcjellë këtë veçori në përkthimin e veprave të ndryshme. Në këtë pikë, jemi të mendimit se çdo përkthyes është i ndryshëm nga të tjerët, ku ka parime të përgjithshme për të cilat ata bien dakort, por ka edhe çështje ku ata ndahen nga të tjerët për mënyrën se si i trajtojnë. Prandaj, gjatë punës së tyre ata ndërthurin njohuritë e tyre gjuhësore me ato enciklopedike dhe mbi të gjitha intuitën e tyre të brendshme që në mjaft raste i ndihmon më së miri për të përballuar sfidat e përkthimit dhe në këtë mënyrë arrijnë të krijojnë origjinalitetin e tyre. Kështu, ajo ç`ka ne sugjerojmë është se para çdo përkthimi letrar, çdo përkthyesi i nevojitet të njohë shumë mirë jo vetëm aspektet gjuhësore të gjuhës burimore, por edhe kulturën, mënyrën e jetesës dhe mbi të gjitha botëkuptimin e kulturës burimore, në mënyrë që një vepër të jetë e arrirë dhe të përcjellë ashtu siç duhet përjetimet, ndjenjat dhe emocionet e origjinalit te lexuesi i huaj. Për ta mbyllur, mund të themi se gjatë trajtimit që i bëmë disa çështjeve të rëndësishme të teorisë së përkthimit në

211

Page 224: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. përgjithësi, përkthimit të elementeve gjuhësore dhe kulturore të romanit nga gjuha shqipe në gjuhën angleze, shpresojmë të kemi hedhur sado pak dritë mbi çështjet e lartpërmendura. Gjithashtu, shpresojmë që ky punim ta ketë përmbushur qëllimin e tij dhe të shërbejë si nxitje për studime të mëtejshme në kuadrin e studimeve përkthimore shqiptare.

212

Page 225: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

BIBLIOGRAFIA

Adewuni, S. (2004). The literary translator and the concept of fidelity: kirkup’s translation of laye’s l’enfant noir asa case study. Translation Journal. 12 (2). (from http: //www.accurapid.com/ journal/).

Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2002) Fjalori i Shqipes Së Sotme, Tiranë: Botimet Toena.

Alvarez, R. & Vidal, C. (1996). Translating: a political act. In R. Alvarez & C. Vidal (eds) Translation, Power, Subversion. Clevedon: Multilingual Matters.

Anton Nikë Berisha. “Konteksti poetologjik” në librin: Teksti poetik. Rilindja, Prishtinë 1985.

Armstrong, N. (2005). Translation, linguistics, culture: A French- English handbook.Clevedon: Multilingual Matters.

Arnold, M. (1861). “On Translating Homer: Three Lectures Given at Oxford.” Reaktuar nga Alfred J. Drake http://www.victorianprose.org/texts/Arnold/Works/on_translating_homer.pdf.

AshSh (2002) Gramatika e Gjuhës Shqipe, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë, Vëllimi I, Tiranë.

AshSh, Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë. (2002) “Gramatika e gjuhës shqipe”, vëllimi 2, Tiranë, SHBLU. AshSh. (2002) Gramatika e gjuhës shqipe 2, Vëllimi II, Tiranë. Bakalla, M. (1984) Arabic Culture: Through its Language and Literature. London: Kegan Paul International,. Baker, M. (1992) In Other Words: A Coursebook on Translation. London: Routledge,. Bassnet, S., Lefevere, A. (red) (1998). “Constructing Cultures”. Essays on literary translation topics in translation. Multilingual Matters. Frankfurt: Lodge, Clevedon Hall. Bell, R.T. ( 1991) “Translation and Translating, Theory and Practice”, London: Longman Bennett, M. J. (1998). “Intercultural communication: a current perspective”. Në M. J. Bennett (red.), Basic concepts of intercultural communication:Selected reading (f. 1-34).Yarmouth, ME: Intercultural Press Inc.

213

Page 226: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Boase-Beier, J. (2006). Stylistic Approaches to Translation. Manchester, UK & Kinderhook, USA: St. Jerome Publishing.

Broeck, R. V. D. (1978). The Concept of Equivalence in Translation Theory: Some Critical Reflections. In: J.S. Holmes, J. Lambert and R. V. D. Broeck, eds. Literature and Translation.Leuven: Academic.

Broeck, R. van den. (1981) "The Limits of Translatability Exemplified by Metaphor Translation in: Poetics Today, voL.2 Part 4.

Brown, M. & B. Rosenberg (1998). Encyclopedia of Folklore and Literature. Santa Barbara, CA: ABC-CLIO. Catford, J. (1965). ”A Linguistic Theory of Translation”. Oxford: Oxford University Press. Chesla, E. (2001). 8th Grade Reading Comprehension Success. New York: Learning Express, LLC, Encyclopedia of Philosophy of Language. (1997). (P. V.Lamarque,ed.) UK: Elsevier Science. Chevrel, Y. (2002). Letërsia e krahasuar, Albin, Tiranë.

Cook, G. (2003). Applied Linguistics. Oxford, Oxford University Press. Cronin, M. (2003). Translation and Globalization. London and New York: Routledge. Cronin, M. (2009). Globalization. In M. Baker, & G. Saldanha (eds.), Routledge Encyclopedia of Translation Studies (2nd edn.), 126-129. London and New York: Routledge. Culler, J. (1976). Structuralist poetics: structuralism, linguistics, and the study of literature, Cornell: Cornell University Press, f.21-22. Çaushi, T., Shkurtaj, Gj. (2014) “Kadareja dhe fjala shqipe”, Tiranë: Albas. Çaushi,T. (2002) “Kadareja përmes pasqyrave”, Tiranë: Onufri. Dado, F. (2003) “Teoria e veprës letrare”, Tiranë: SHBLU.

Danesi, M., P. Perron (1999). Analyzing Cultures: An Introduction and Handbook., IL: Indiana University Press, Bloomington. Demiraj, Sh. (2013) “Gjuha shqipe dhe historia e saj”. Botim i dytë i ripunuar, Botime Onufri, Tiranë, , Kreu XIII: Lëvrimi i gjuhës shqipe.

214

Page 227: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Dickens, J., S. Hervey and I. Higgins (2002) Thinking Arabic Translation: A Course in Translation Method: Arabic to English. London: Routledge. E, Umberto. (2006) “Të thuash gati të njëjtën gjë”. Përvoja përkthimi. Dituria, Tiranë. Fairclough, Norman (2006). “Language and Globalization”, Routledge, Taylor & Francis Group, London and New York. Farghal, M. (1995). Jordanian Proverbs: An Ethnographic and Translational Perspectives. Sendebar 6, 197-208. FGjSSh (1980). Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë. G. N. Leech (1980). Meaning and the English Verb. London: Longman. Giddens, A. (2002), Sociologjia, Tiranë: Shtëpia botuese “Çabej”.

Gilles Bandérier “Kadareja dhe Dantja”, “Drita” 28 janar, 1996, përktheu:Ilia Lëngu (Revue de littérature comparée”, 1995/2). Goodarzi, Z. (2003). Lexical patterning in poetic text: analyzing literary style. Translation Journal, 6(2). (from http: //www.accurapid.com/ journal/). Graedler, A. L. (2000) cituar tek “ The theories of translation”, taken from translation directory and translation journals, Source: Personal Journal of Philosophy of Language and Education (http://zainurrahmans.wordpress.com), 2009. Gutt, E.-A. (2000). Translation and Relevance: Cognition and Context.Bot. 2. Manchester and Boston: St. Jerome. Hanada-al Masri (2002) Journal of Language&Translation 10-01, , 7-44, referuar sipas faqes http://203.250.148.79/upload/word/1_5_Al-Masri_rev_and_finalD.pdf. Harvey, M. (2003). A begniner`s course in legal translation: the case of culture –boundterms.RetrievedApril3,2007from http://www.tradulex.org/Actes2000/harvey.pdf. Hatch E. Brown, C. (1995), Vocabulary. Semantics & Language Education, Cambridge, University Press. Hatim, B. and I. Mason (1990) Discourse and the Translator. London: Longman, 1990.

Haugen, E. (1966) Language Conflict and Language Planning; The case of Modern Norwegian, Harward University Press, Mass.

215

Page 228: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Hayes, A. J., (1975) “The Translator and the form-content Dilemma in Literary Translation”. in MLN. Vol-90.

Hongwei, C. (1999) Cultural difference and translation. Translators’ Journal, 44. House, J. (1998). Politeness and Translation. në: L. Hickey, red. The Pragmatics of Translation. Clevedon: Multilingual Matters.

House, J. (2009) Translation. Oxford and New York, Oxford University Press. Islamaj, Sh. (2008) Gjuha dhe Identiteti. Tiranë: Botimet Toena. Ismajli, R., (1980) Konceptet: ligjërim / gjuhë / të folur. Në “Shumësia e tekstit”. Botimi i dytë. Rilindja, Prishtinë. Isufaj, V. (2009) Çështje të përkthimit të veprës së Kadaresë në gjuhën angleze, Aktet: revistë shkencore e institutit Alb-Shkenca, Vol III , nr. 4 Tetovë 2009. Jakobson, R. (1966) "On Linguistic Aspects of Translation" në: Brower, R.A. (red.) On Translation. Oxford University Press. Jan Parandovski (1964) Kultura, Beograd. Jurij M. Lotman (1995) Die Struktur des künstlerischen Textes. Herausgegeben mit einem Nachwort und einem Register von Rainer Grübel, SV, Frankfurt am Main . Jurij M.Lotman (1970) Teza mbi pyetjen: Arti në një seri të sistemeve të modelit”. Botim I veçantë, Kritika. Zvezak 4, Zagreb. Kadare, I. (1990) “Ftesë në studio”, Tiranë: Naim Frashëri. Kadare, I. (1996)“Dialog me Alain Bosquet”, Tiranë: Onufri.

Kadare, I. (2011) “Pallati i Ëndrrave”, Tiranë: Onufri. Kadare, I. (2008). “The Palace of Dreams”. Translated by Barbara Bray, London, Vintage. Kane, T. S. (2000) The Oxford Essential Guide to Writing. New York: Berkley, f. 11. Katan, D. (1999) Translating cultures an introduction for translators, interpreters and mediators. Manchester: St. Jerome. Knox, R. (1957) On EngLish Translation. London: Oxford University Press. Kostallari, A. (1998) Pjetër Bogdani dhe gjuha letrare shqipe, S.F.4, Tiranë.

216

Page 229: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Kramsch, C. (1998) Language and culture. Oxford:Oxford University Press. Kuçuku, B. (2014) “Pas eklipsit letrar”. Letërsi shqipe bashkëkohore. Tiranë: Botimet Toena. Leppihalme, R. (1997) Culture bumps. Clevedon: Multilingul Matters. Levy, J. (1969) Die literarische Ubersetzung: Theorie einer Kunstgattung Frankfurt am Main and Bonn: Athenaum.

Mayrhofer, Idg.Grammatik, I,102 (me literature). Meyer, Stellung d.Alb., 185-187;Pedersen, Gutturale,KZ 36, 277-340, Jokl, Ein Betrag, “Jutlandica”….IX/1, f 16, Çabej, Hyrje, 8. Memushaj, R (2008) “Hyrje në gjuhësi”, Tiranë: Botimet Toena.

Meksi, M. (1997) “Mbi përkthimin letrar”, Mehr Licht.

Munday, J. (2001). Introducing Translation Studies. Theories and applications, London, Routledge.

Mulaj, Isa. (2008) “Ska zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe”. Revista shkencore AKTET e Takimit Ndërkombëtar Vjetor IASH 2008 Tiranë, 1-3 shtator 2008, Vëll. II, Nr. 2 Botim i institutit alb- shkenca 2009 ISSN 2073- 2244 Newmark, P. (1981) “Approaches to Translation”. Oxford: Pergamon Press. Newmark, P. (1988) “A Textbook of Translation”, London: Prentice Hall.

Newmark, P. (1995) Paragrahs on Translation. Clevedon/ Philadelphila/ Adelaide: Multilingual Matters Ltd. Nida, E. (1964). Toward a Science of Translating: With Special Reference to Principles and Procedures Involved in Bible Translating. Netherland: Brill Academic Publishers. Nida, E.A. (1984). Cituar te Shi, A. (2009). Style and Stylistic Accommodation in Translation. (Zainurrahman , ed.),The Theories of Translation from History to Procedures.(61-65) Personal Journal of Philosophy of Language and Education (from http://Zainurrahmans. Wordpress. com). Nida, E.A. (1976) A Framework for The Analysis and Evaluation of The Theories of Translation, Në Brisilin, R., (red.), Translation Application and Research. New York: Gardener Press, inc.,.

217

Page 230: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Nida, E.A., (1966) "PrincipLes of TransLation as Exemplified By Bible Translating" In: Brower, R.A. (red). On translation. Oxford: Oxford University Press. Nida,A.&Taber, C.R. (1969) The Theory and Practice of Translation. Leiden: Brill. Nida, E.J. & C.R, Taber, (1982) The Theory and Practice of Translation. Leiden: E.J.Brill.

Nida, Eugene A, Leiden. (1995) A Textbook of Translation, Prentice-Hall, Toward a Science of Translating, EJ Brill. Nord, C. (1997) Translating as a Purposeful Activity: Functionalist Approaches Explained.Manchester: St Jerome. Nuhiu, V. (2013) Ndikimi i anglishtes në gjuhën shqipe, Prishtinë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Pedersen, V. (1988) Essays on Translation. Studies in Business Language 16. Copenhagen: Erhverus økonon. SIC Forlag. Pike, K. (1954) Language in Relation to a Unified Theory of the Structure of Human Behavior Part 1 (Preliminary Edition). glendale, CA: Summer Institute of Linguistics. R, Filipović. (1958) The Phonetic Compromise. Studia Romanica et Anglica, Facultas Philosophica Universitatis Studiorum, Zagreb, 1958, f.77. R, Filipovićit. (1960) Morphemic Importation, Studia Romanica et Anglica Zagrebiensia, Nos.9-10, Zagreb. R, Filipović. (1971) Kontakti jezika u teoriji i praski, Školska knjiga, Zagreb. Rabassa, G.,(1984) The Silk Purse Business: A Translator's Conflicting Responsibilities, në Frawley, W. red. Translation, Literary, Linguistic, and Philosophical Perspectives. Radoslav , K. (1977) Arti si shenjë. Zagreb. Raffel, B. (1988) The Art of Translating Poetry. Pennsylvania: The Pennsylvania State University Press. Reiss, K., Vermeer, H (1984). Cituar tek Jeremy Munday. Introducing Translation Studies. Theories and applications, London, 2001. Reiss, K., Vermeer, H (1984) “Groundwork for a General Theory of Translation, Tubingen: Niemeyer.

218

Page 231: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Ridout, R., C. Witting (1967) English Proverbs Explained. London and Sydney: Pan Books. Ristani, V. (2010) “Kontribut në studimet përkthimore gjatë viteve ‘90, Tiranë. Rojo, A. (2009) “Step by Step: A Course in Contrastive Linguistics and Translation.” Peter Lang,. Rrokaj, Sh. (2014) “Çështje të gjuhës shqipe 3”, Tiranë: Arbëria. Rrokaj, Sh. (2007) Çështje të gjuhës shqipe, Tiranë: Albatros. Rrokaj, Sh. (2012) “Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme”, Tiranë: Botimi Arbëria. San Girolamo, Epistola a Pammachio: 70-71. Sapir, E. (1929) The status of linguistics as a science. Language. Sapir, E. (1949) Culture, language and Personality. Los Angeles: University of California Press. Sapir, E. (1980) Gjuha – hyrje në studimin e ligjërimit, Prishtinë: Rilindja. Savory, Th. (1957) The Art of Translation, London: Jonathan Cape.

Scholte, J. (2000) Globalization: a critical introduction. London: McMillan Press Ltd. Schulte, R. and Biguenet, J (1992). Theories of Translation: an Anthology of Essays From Dryden to Derrida. Chicago and London: The University of Chicago Press. Snell-Hornby, M. (1988). Translation Studies: An Integrated Approach. Amsterda/Philadeliphia: John Benjamins Publishing Company. Soanes, C. and A. Stevenson. (2008) Concise Oxford English dictionary. 11th ed. Oxford: Oxford University Press.

Sosyr, F. Dë., Kursi i gjuhësisë së përgjithshme, vep. e cit. f. 50 – 53. Sotiri, N. (2007) Fjalori i Gjuhës së Ismail Kadaresë. Ndihmesë për një fjalor historik të shqipes. Tiranë. Stecker, R. (2003). What is Literature? (Eileen, J. Dominic, L. eds.), Philosophy of Literature: Contemporary and Classic Readings: an anthology,.

219

Page 232: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Strässler, J. (1982). Idioms in English: A Pragmatic Analysis. Tübinger Berträge zur Linguistik 185. Tübingen: Gunter Narr Verlag.

Shaw, H. (1976) “Concise Dictionary of Literary Terms”. New York: McGraw-Hill,. Shehu, H. (2002) Rreth anglicizmave në mjetet e sotme të informimit masiv, Studime Filologjike, 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Shi, A. (2004). Accommodation in translation. Translation Journal, 8(3). (from http: //www.accurapid.com/ journal/) Shi, A. (2009). Style and Stylistic Accommodation in Translation. ( Zainurrahman , red.), The Theories of Translation from History to Procedures.(61-65) Personal Journal of Philosophy of Language and Education (from http: //Zainurrahmans. Wordpress. com). Shkurtaj, Gj. (1996) Sociolinguistikë, Tiranë. Shkurtaj, Gj. (2003) “Si të shkruajmë shqip”. Botimi i tretë, Tiranë. Toury, G. (1986) Translation: A Cultural Semiotic Perspectives. In R.Sebeok (ed.), 73, Encyclopedic Dictionary of Semiotics 3 vols.Berlin & New York: De grunter. Toury, G. (2004). “The nature and role of norms in translation”. In L.Venuti (Ed), (2000) The translation studies of Reader. London and New York: Routledge. Toury, G. (1976). Translational Norms and the Concept of Equivalence: Colloquium on Problems of Translation Theory, Budapest Trask, R. (1999) “Key Concepts in Language and Linguistics”. London: Routledge. Tupja, E. (2000) Këshilla një përkthyesi të ri., Tiranë: Onufri. Tytler, A. F. (1774). Essay on the Principles of Translation. London: Edinburgh. Thomai, J. (2006) “Leksikologjia e Gjuhës Shqipe”, Botimet Toena, Tiranë 2006. Thomas, S. (1998) Translating as Intercultural Conflict. Në S. Hunston (ed.). Language at Work [British Studies in Applied Linguistics 13]. Clevedon: Multilingual Matters.

Venuti, L. (1995). The translator’s invisibility. A history of translation. London and New-York: Routledge. Venuti, L. (1998), “Scandals of Translation - Towards an Ethics of Difference”, Routledge, 11 New Fetter Lane, London EC4P.

220

Page 233: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”.

Verspoor, M., Sauter, K. (2000) “English sentence analysis”, John Benjamins Publishing company, Amsterdam/Piladelphia. W.H. Goodenough. (1954) Cultural Anthropology and Linguistics. Në: D. Hymes (red.), Language in Culture and Society. New York: Harper & Row.. Warriner, J.E. (1982)“English grammar and composition”, Harcourt Brace Jovanovich, Publishers. Watson, G. (1969). The Study of Literature, London: . Way, E. (1991) Knowledge Representation and Metaphor: Studies in Cognitive Systems 7. Dordrecht: Kluwer Academic Publishers.

Weinreich, U. (1953) Language in Contact: Findings and Problems, New York, Linguistic Circle of New York, No. Mouton, The Hague, 1953 (rishtypur në vitin 1963). Haugen, Einar: Language Conflict and Language Planning; The case of Modern Norwegian, Harward University Press, Cambridge, Mass., 1966.

Weinreich, U. (1969) Problems in the Analysis of Idioms. Në J.Puhvel (red.), Substance and Structure of Language. Berkeley, CA: University of California Press.

Wechsler, R. (1998). Performing Without a Stage: The Art of Literary Translation. North Heaven: Catbird Press.

Xiaoshu, S. Dongming, C. (2003) Translation of literary style. Translation of Journal, 7(1). (http: //www.accurapid.com/ journal/), Young, S. (2008). Learn More Study Less. (http: //www.scotthyoung.com/blog/).

Zheji Gj., Xhafka N. (2001) Fjalori enciklopedik letrar, ShBLSh.

221

Page 234: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT SHQIP-ANGLISHT NË VEPRËN

Çështje të përkthimit shqip-anglisht në veprën “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë”. Abstrakt

Ky studim u përket Studimeve Përkthimore e veçanërisht lidhet ngushtë me përkthimin letrar, gjuhën e figurshme, strukturat e ndryshme gjuhësore dhe mbi të gjitha me përcjelljen e elementëve kulturorë, të cilat përbëjnë dhe sfidat kryesore për një përkthyes gjatë procesit përkthimorë. Qëllimi i këtij punimi është të vë në dukje se si teksti i përkthyer arrin të ndërthur aspekte të ndryshme të përkthimit si përbërësit stilistikorë, përcjelljen e barasvlefshmërisë funksionale të strukturave gjuhësore dhe shprehjeve kulturore vendase, me anë të strategjive dhe përftesave përkthimore që përkthyesja ka shfrytëzuar për të na sjellë një përkthim sa më afër origjinalit. Kështu, ky studim krahas analizës së strukturave gjuhësore të përdorura në vepër, synon të bëjë një analizë analitike dhe të elementeve kulturorë të pranishëm në roman dhe mënyrës se si ato janë përkthyer në anglisht, ku ndër të tjera do të vërejmë dhe humbjet kulturore të shkaktuara, për shkak të natyrave të ndryshme që këto gjuhë kanë. Analizën përkthimore e këtyre elementeve e kemi mbështetur në rrafsh fjale dhe fraze. Në rrafsh fjale ka të bëjë me barasvlerën kulturore duke vënë në dukje ato raste të cilat tregojnë humbje kulturore fjalisë apo dhe kontekstit dhe nga ana tjetër, analiza në rrafsh fraze është pak më e gjërë, dhe bëhet për të parë humbjet e koherencës së përgjithshme të kontekstit të tekstit burimor. Fjalë kyçe: përkthim letrar, analizë përkthimore, elemente kulturore, strategji përkthimi, barasvlefshmëri.

Abstract

This study belongs to the area of Translation Studies and it is particularly related to literary translation, figurative language, different linguistic structures, and what`s more crucial it studies the ëay the cultural elements are transmitted from SL texts (Albanian) and the way they have been rendered in the TL text (English), which are one of the main challenges for a translation during translation process. The focal point of our research is to highlight the way how the target text transmits different aspects of translation as stylistic components, functional equivalences of linguistic structures, and cultural phrases of source language, by bringing together strategies of translation with the choices and solutions made by our translator to reach a text s similar as the original one. Therefore, apart from linguistic analysis, this study aims to shed light on, and explain the transmission of these cultural elements present in the novel, where we can notice cultural loss, because of the different nature of the two languages. Thus, the translation analysis of such elements works at word and phrase level. At phrase level, it has to do with cultural equivalence pointing out cultural loss in the context where they are used, and on the other hand, phrase analysis shows coherence losses in the whole context of the source text.

Key words: literary translation, translation analysis, cultural elements, translation strategies, equivalences, translation process.

222