8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E HËNË, 30.07.202 VITI I - NR.46 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Kavajë!............................................f.3 Nëna nga Durrësi, apel bashkisë: Më jepni banesën sociale që më takon!..................f.2 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Erald Halili: Praktika më ndihmoi për temën e diplomës!..........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e menaxherit, Shefqet Tasha......f.5 1 .Konsideroji fat ato që ke! Kur të vësh re sesa vlen, do rifillosh të buzëqeshësh, do sho- hësh diellin të shkël- qejë, më në fund do jesh në gjendje të shkosh kundër jetës ashtu siç zoti e kish parashikuar për ty… me falenderim, forcë, kurajo e besim. Një nga sekretet më të rëndë- sishëm e të pakundërshtueshëm të jetës që duhet të të mësoj është se në dhimbje, nuk mund as të fillosh të modifikosh një ekzistencë të dështuar e të pashpresë, një punë monotone e përbuzëse ose një gjëndje të rëndë financiare që duket sikur të dënon në humbjen personale derisa nuk di të vlerësosh të mirat që tashmë zotëron. 2.Çdo ditë bëj më shumë sesa ke paguar për të bërë! Njëherë mësova sekretin se të bësh më shumë sesa të kërkohet, suksesi do jetë pothuajse i ar- ritshëm. Bëj të mundur të jesh aq i rëndësishëm në punën tënde sa të bëhesh i pavarur. Ushtrohuni të ecni disa kilometra më shumë e shijo shpërblimin që do marrësh. E meriton! 3. Kur bën një gabim ose jeta të zhgënjen, mos shiko shumë gjatë pas! Gabimet janë mënyra nëpërmjet të cilave jeta do të të mësojë diçka. Aftësia jote për të reaguar ndaj gabimeve të mëdha është e pandashme nga aftësia jote për të arritur objektivat që ke vendosur. Askush nuk fiton gjithmonë, edhe humbjet kur vijnë, bëjnë pjesë në proçesin tënd të rritjes. Hidhi pas shpine gabimet që ke bërë. 4. Ndërtoje këtë ditë mbi themelet e mendimt pozitiv! >> VIJON NË FAQEN 2 12 rregulla për të jetuar më mirë! Qendra e Mendimit Pozitiv I moshuari: Kam 8 vite që jetoj me borxhe dhe ha bukë thatë! Qemal Almeta...>>fq.4

Gazeta 77 News Botimi Nr 146

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme e pavarur organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 146

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 30.07.202 VITI I - NR.46BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Kavajë!............................................f.3 Nëna nga Durrësi, apel bashkisë:

Më jepni banesën sociale që më takon!..................f.2 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Erald Halili:

Praktika më ndihmoi për temën e diplomës!..........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e menaxherit, Shefqet Tasha......f.5

1.Konsideroji fat ato që ke!

Kur të vësh re sesa vlen, do rifillosh të buzëqeshësh, do sho-hësh diellin të shkël-qejë, më në fund do

jesh në gjendje të shkosh kundër jetës ashtu siç zoti e kish parashikuar për ty… me falenderim, forcë, kurajo e besim. Një nga sekretet më të rëndë-sishëm e të pakundërshtueshëm të jetës që duhet të të mësoj është se në dhimbje, nuk mund as të fillosh të modifikosh një ekzistencë të dështuar e të pashpresë, një punë monotone e përbuzëse ose një gjëndje të rëndë financiare që duket sikur të dënon në humbjen personale derisa nuk di të vlerësosh të mirat që tashmë zotëron.

2.Çdo ditë bëj më shumë sesa ke paguar për të bërë!

Njëherë mësova sekretin se të bësh më shumë sesa të kërkohet, suksesi do jetë pothuajse i ar-ritshëm. Bëj të mundur të jesh aq i rëndësishëm në punën tënde sa të bëhesh i pavarur. Ushtrohuni të ecni disa kilometra më shumë e shijo shpërblimin që do marrësh. E meriton!

3. Kur bën një gabim ose jeta të zhgënjen, mos shiko shumë gjatë pas!

Gabimet janë mënyra nëpërmjet të cilave jeta do të të mësojë diçka. Aftësia jote për të reaguar ndaj gabimeve të mëdha është e pandashme nga aftësia jote për të arritur objektivat që ke vendosur. Askush nuk fiton gjithmonë, edhe humbjet kur vijnë, bëjnë pjesë në proçesin tënd të rritjes. Hidhi pas shpine gabimet që ke bërë.

4. Ndërtoje këtë ditë mbi themelet e mendimt pozitiv!

>> VIJON NË FAQEN 2

12 rregulla për të jetuar më mirë!

Qendra eMendimit Pozitiv

I moshuari: Kam 8 vite që jetoj me borxhe dhe ha bukë thatë!

Qemal Almeta...>>fq.4

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 146

2 E HËNË, 30 KORRIK 201277 NEWS SOCIALEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA ... Mos i vi në dukje të metat që ke frikë se

mund të pengojnë progresin tënd. Kujto, sa herë që të jetë e nevojshme, që ke forcë për të realizuar çdo ëndërr që krijojnë mendimet e tua. Mund të ‘fluturosh’ kur të vendosësh se je në gjendje ta bësh. Mos mendo më për humbjen. Lere që vizioni që ke në zemër të hyjë në projektet e tua të jetës. Buzëqesh!

5.Çdo ditë është një dhuratë e veçantë!Edhe pse jeta mund të mos jetë gjithmonë

e drejtë, nuk duhet të lejosh që dhimbjet, barrierat e pengesat e momentit të shkatë-rrojnë sjelljen e projektet e tua për veten dhe të ardhmen tënde. Nuk do të mund të fitosh kurrë nëse ti ndjen mëshirë për veten tënde: tingulli i pakëndshëm i ankimit do largojë me siguri të gjitha mundësit e suksesit. Mos e bëj kurrë më. Ka një mënyrë më të mirë.

6. Mos i mbush më ditët dhe netët me gjëra kaq të kota e pak të rëndësishme sa të mos kesh kohë të përballosh një sfidë të vërtetë!

Kjo vlen si për kohën e lirë ashtu edhe për punën. Një ditë në të cilën nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke mbijetuar nuk meriton të festohet. Nuk je këtu për të humbur kohë të çmuara, meqënëse, duke ndryshuar rutinën tënde, do kishe mundësinë të arrije rezultate më të mira. Mjaft u more me budallallëqe, mjaft u fshehe nga suksesi. Gjej kohë për t’u rritur. Tani. Jo nesër, tani!

7. Jetoje këtë ditë si të jetë e fundit!

Kujto që “nesër” ekziston vetëm në ka-lendarin e të pamendëve. Harro humbjet e të djeshmes dhe injoro problemet e të nesërmes.

Ja. Dita e gjykimit. Gjithçka që ti ke, bëje ditën më të mirë të vitit. Fjalët më të trishta që ti mund të thuash janë: “Sikur të mund të kthehesha pas…”.

Kape jetën me duar, tani! Kjo është dita jote! Pjesa më e madhe e dështuesve sillen sikur kanë akoma 1000 vite për të jetuar para tyre. Disa flenë 2 ose 3 orë më shumë në natë sesa është e nevojshme.

8. Trajtoje këdo që takon, mik ose armik, të dashur ose të huaj, sikur do vdes në mesnatë!

Kushtoji çdo personi, edhe nëse bëhet fjalë për një raport sipërfaqësor, të gjithë vëmend-jen, mirësjelljen, mirëkuptimin e dashurin që mund të japësh, e bëje pa pritur ndonjë shpërblim të mundshëm. Jeta jote nuk do jetë më e njëjtë.

9. Mos neglizho kurrë gjërat e vogla!Mos e kurse kurrë atë përpjekje shtesë, ato

pak minuta më shumë, atë fjalë të ëmbël lavdërimi ose falenderimi, ajo vërteton atë që ju mund të bëni më mirë. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët, ajo që ka rëndësi është çka mendon për veten tënde. Je special, sillu si një i tillë. Mos i neglizho kurrë gjerat e vogla!

10. Prit çdo mëngjes me një buzëqeshje!Shikoje ditën e re si një dhuratë tjetër të

veçantë, një tjetër mundësi të artë për të mbaruar atë që nuk munde ta mbarosh dje. Përpiqu të jesh një person i dobishëm, që nuk humb kohë. E sotmja nuk do përsëritet më. Mos e ço dëm me një nisje false ose, më keq akoma, pa u nisur fare. Nuk ke lindur për të dështuar.

11. Stabilizo synimet për këtë ditë të vetme!

Mendo projekte jo të gjata e të vështira për t’u realizuar, por që të çojnë hap pas hapi, drejt suksesit final. Shkruaji nëse do, por bëj që lista të mos jetë shumë e gjatë, për të mos lënë për nesër gjërat që sot nuk arrite t’i mbaroje. Kujto që në 24 orë nuk mund të ndërtosh një piramidë. Ji i durueshëm. Mos lejo që dita jote të jetë aq plotë sa të lësh pas dore qëllimet më të rëndësishme: bëj më të mirën që mundesh, shijoje këtë ditë e shko të flesh i kënaqur për atë që ke arritur.

12. Gjej farën e mirë në çdo vështirësi!Zotëroje këtë parim e do kesh me vete

një mburojë të vlefshme që do të të mbrojë kur të kalosh luginat më të errta. Mund të shihen yjet në fund të një pusi edhe kur nuk mund t’i adhurosh nga maja e një mali. Kështu, në vështirësi, do mësosh gjëra që, pa probleme, nuk do i kishe zbuluar kurrë. Ka gjithmonë një farë të mirë. Gjeje e bëje të rritet.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

“Im bir vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë. Indiferenca e pushtetit vendor e

ka ‘‘vrarë’’ fëmijën tim dyfish”, kështu e nis rrëfimin e saj Bukurie Murizi nga Durrësi, nëna e një djali me aftësi të kufizuar. Ajo kërkon çdo ditë para bashkisë së këtij qyteti një banesë sociale që sipas saj, kohë më parë i është premtuar nga ky institucion. Murizi tregon për “77 News” vuajtjet dhe skamjen, e cila e ka rënduar akoma edhe më shumë gjendjen e kësaj nëne të re që lufton çdo

ditë për t’i ofruar të birit një jetë më të mirë. Keni aplikuar për banesë sociale në bash-kinë e Durrësit?

Po, kam aplikuar para disa vitesh. Më thanë që të takon dhe në momentin që do të përfundonte procesi i ndërtimit të godinave mua do më jepej një apartament. Premtimi nuk u mbajt nga ky institucion prandaj u detyrova të ngre zërin. Kam më shumë se një javë që vij këtu, por më orvasin, më thonë hajde në Shtator. Nuk pres më, nëse nuk më japin shtëpi do të hyj me forcë. I keni dorëzuar dokumentet përkatëse?

Po, i kam dorëzuar të gjitha. Unë jam e papunë edhe bashkëshorti im nuk punon. Kemi dy fëmijë, djali është me aftësi të ku-fizuara. Jetojmë me paratë që marrim nga shteti për trajtimin e tij. Unë kërkoj drejtësi, pra atë që më takon me ligj, nuk dua asgjë

më shumë.Cila është përgjigjja që keni marrë nga bashkia e Durrësit?

Banesat janë ndërtuar po në to janë futur shumë të tjerë që nuk e meritojnë. Kjo pasi ka korrupsion. Nuk më japin përgjigje thjes-ht më sorollasin. Kujt i bëni apel?

I kërkoj kryebashkiakut të marrë masa. Jam në një gjendje të dëshpëruar. Im bir vuan prej vitesh, por kjo sjellje e këtij insti-tucioni po e “vret” fëmijën tim dyfish. Jetoj në një shtëpi me qera të cilën e paguaj me pa-ratë e djalit. Varfëria është e madhe. Ju lutem atyre që kanë fuqi vendimmarrëse të shohin shtresat në nevojë me më shumë prioritet pasi ne nuk kemi asnjë rrugëzgjidhje.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Nëna nga Durrësi, apel bashkisë: Më jepni banesën sociale që më takon!

Bukurie Murizi

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 146

3E HËNË, 30 KORRIK 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

RT Design Group ofron vend pune si dizenjues webi. Të interesuarit të kontaktojnë në nr. ecel: 0673002887/për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja Shqipëria e Re ka organizuar në qytetin e Kavajës një tryezë të

rrumbullakët me të rinj. Koordinatori i Lëvizjes Shqipëria e Re, Sevin Serjani në fjalën hapëse u shpreh se qëllimi krye-sor i kësaj tryeze është përthithja e sa më shumë mendimeve dhe ideve mbi pro-

blematikat që hasen në sistemin arsimor, punësimin, çështjet sociale. ‘’Të gjitha këto tryeza do të sjellin ide dhe perspek-tiva të reja, të cilat do na ndihmojnë të dalim më një platformë konkrete mbi këto çështje’’, u shpreh zoti Serjani. Ai ftoi të rinjtë të shprehim lirshëm idetë e

tyre dhe të bëhen pjesë e debatit. Sipas të riut, Marius Gjuzi, një problematikë e madhe është punësimi, sipas tij i takon pushtetit vendor dhe qendror të ofrojë më shumë vende pune. Më pas ai hodhi idenë që t’i jepet përparësi zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit. Ndërsa i riu, Erjon Sukaj, mjek në profesion, tha se sistemi shëndetësor në Shqipëri duhet të zgjerojë degët e sistemit spitalor privat. Si problematikë të sezonit veror, ai tha që mungojnë qendrat shëndetësore në komunat e bregdetit, kështu që duhet t’i kushtohet vëmendje jo vetëm hapjes së tyre, por edhe përmirësimit të cilësisë së atyre ekzistuese.

Një pikë e rëndësishme që solli debat në tryezë, ishte korrupsioni në sistemin arsimor. Pjesmarrësja në këtë tryezë, Xhulia Stefa foli për këtë problematikë të theksuar që sipas saj haset te shkol-lat publike. ‘’Duhet të ngrihet zëri dhe të luftojmë korrupsionin’’, u shpreh zonjusha Stefa. Të rinjtë propozuan që t’i kushtohet rëndësi arsimit profesio-nal, kjo sipas tyre do të sjellë më shumë mundësi për t’iu përshtatur kërkesës së tregut të punës. Koordinatori i Lëvizjes Shqipëria e Re, Sevin Serjani i garantoi të rinjve se Lëvizja Shqipëria e Re do të japë mbështetje të madhe për të qenë pranë tyre dhe për t’i dhënë zgjidhje këtyre pro-blematikave.

Për më tepër: www.77news.al

“Arsim, punësim, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, flasin të rinjtë!

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë në Kavajë!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 146

4 E HËNË, 30 KORRIK 201277 NEWS

Adresa: Lushnje-Fier km 8 www.kompleksijoti.com

HISTORI NJERËZOREBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Hair Style ofron vend pune si parukiere. Të interesuarat të kontaktojnë në nr. e cel:0692710586/Për më tepër: www.njoftime.com

Migrimi, shpesh herë shoqërohet me pasoja sociale, veçanërisht për

të moshuarit, të cilët kanë ardhur nga rrethet në Tiranë, duke sakrifikuar për një jetë më të mirë, për fëmijët e tyre. Kjo ka ndodhur dhe me 76 -vjeçarin nga Librazhdi, Qemal Almeta, babai i gjashtë fëmijëve, i cili jeton nën minimumin e jetesës dhe të ardhurat e familjes së tij janë 88 mijë lekë (të vjetër) të pensionit. Sipas të moshuarit, kjo shumë shpenzo-het e gjitha për ilaçet e bashkëshortes së tij, e cila është operuar tre herë. Në këto kushte Almeta shprehet se, tetë vite rres-ht ka qënë i detyruar të hajë bukë thatë si dhe të marrë borxhe pafund me qëllim që të ndihmojë bashkëshorten e tij.

Nga jeni dhe sa është shuma e pensionit tuaj?

Unë jam me origjinë nga Librazhdi dhe që në vitin 2004 kam ardhur të banoj në Tiranë. Gjithashtu, kam gjashtë fëmijë dhe aktualisht jetoj në familjen e njërit prej tyre. Djali, të shumtën e kohës, është i papunë. Gjithashtu edhe fëmijët e tjerë punojnë me kohë të pjesshme. Unë kam dalë në pension të pjesshëm në vitin 1996 dhe marr vetëm 88 mijë lekë të vjetër. Aktualisht banoj në Babrru dhe herë pas herë dal në qendër, sepse që të vi çdo ditë është e pamundur për shkak të biletës së autobuzit. Më parë kam punuar 18 vite në kooperativë dhe arrita të paktën që të shpërblehesha me një pension. Sa kohë ka bashkëshortja juaj që është sëmurë?

Gruaja ime ka probleme të rënda shën-detësore dhe është operuar tre herë vite më parë. Që prej asaj kohe trajtohet me ilaçe. Jam i detyruar që lekët e pensionit t’i harxhoj për të blerë ilaçet e saj. Ndërsa për vete, prej 8 vitesh që kam ardhur në Tiranë, ha bukë thatë sa për të mbajtur frymën gjallë. Madje kam marrë edhe shumë lekë borxh nga njerëzit që njoh për t’i shpëtuar jetën gruas. A ka ardhur mjeku i familjes në shtëpi për të vizituar bashkëshorten?

Mjeku i familjes nuk ka ardhur asnjëherë në familjen tonë që të inte-

resohet për shëndetin e bashkëshortes, por ne gjithnjë kemi shkuar në qendrën mjekësore ku vetëm sa kemi marrë ilaçet e asgjë më tepër. A mendoni se, nëse nuk do të kishit ard-hur në Tiranë do të jetonit më mirë në Librazhd?

Natyrisht që do të jetonim më mirë, por të gjithë këtë sakrificë e bëmë për fëmijët. Dy prej fëmijëve të mi qëndro-jnë në fshat dhe s’kanë mundësi që të largohen jashtë për një jetë më të mirë, pasi nuk kanë të ardhura ekonomike. Që kur kam ardhur në Tiranë po bëjmë një jetë që as e kishim menduar ndonjëherë. Gjatë gjithë kësaj kohe asnjëherë nuk i kemi paguar dritat edhe pse punonjë-sit e elektrikut insistojnë që ne duhet të shlyejmë faturat. Kohët e fundit më kanë thënë se do të më presin dritat nëse nuk i paguaj, por unë nuk kam çfarë të bëj. Nëse do të ndërpriten dritat do jetoj me qiri, sespse nuk dua të kem konflikte me askënd. Pensioni që marr nuk mund të dalë për asnjë gjë dhe ajo që kërkoj nga shteti është rritja e pensionit. Kam tre muaj që nuk paguaj dot ujin dhe më duhet të gjej 36 mijë lekë të vjetër. Nuk e di se çfarë do të bëj nëse nuk e paguaj, sepse pa drita dhe me bukë thatë mund të jetosh, por pa ujë është e vështirë.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Varfëria, i moshuari: Kam 8 vite që jetoj me borxhe dhe ha bukë thatë!

Qemal Almeta

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 146

E HËNË, 30 KORRIK 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

3d1ofron vend pune punëtore në një dyqan lulesh. Të interesuarat të kontaktojnë në nr.e cel0692391099/ Për më tepër: www.njoftime.com

Cel: +355 66 200 23 46

Çfarë ndodhi në 17 janar?

“77 News” vijon misionin e saj për të përcjellë tek lexuesit të vërtetën mbi

dhunimin e universitetit “Vitrina” në 17 janar. Menaxheri i bar-restorantit të kam-pusit universitar "Vitrina", Shefqet Tasha, dëshmon dyndjen e efektivëve të policisë në ambientet e tij të punës. Ai tregon për dhunimin e kolegëve të tij dhe presionin psikologjik të ushtruar nga efektivët e poli-cisë.Çfarë kujtoni nga 17 janari?

17 janari nisi si një ditë normale në kam-pusin universitar "Vitrina", por papritur rreth orës 10:00 shoh shumë persona që nuk ishin të kampusit. Ishin të veshur civilë dhe të armatosur. Po vinin drejt bar-resto-

rantit, nuk hynë nga porta kryesore por nga dera e pasme. Ishin mbi gjashtë vetë. U dal përpara dhe i pyes se çfarë kërkonin dhe kush ishin, duke i sqaruar se nuk mund të futeshin në atë pjesë të barit, pasi aty ishte personeli. Ata mu përgjigjën duke më thënë: "Ne jemi ata që ta kthejmë lokalin përmbys"! I kërko-va sërish që të më prezantoheshin, por nuk pranuan të më jepnin asnjë lloj sqarimi. Pas këtij momenti u futën tek banaku, kontro-lluan arkën dhe kthyen edhe disa gjëra përm-bys. Insistova sërish për identitetin e tyre, por ata vijonin të mos më prezantoheshin. Nuk më kthenin asnjë lloj përgjigje. Nga aty kaluan tek guzhina. Punonjëset u frikësuan shumë sepse ato nuk dinin asgjë se çfarë po

ndodhte. Ata nuk lanë gjë pa kontrolluar në kuzhinë. Ata nuk ishin punonjës policie, por një bandë kriminelësh, sepse as sjellja e as veshja e tyre nuk ishte e denjë për një punonjës policie, por për një bandit. Në fund kur mbaruan të gjitha kontrollet, u kërkova edhe një herë të fundit që të më prezantoheshin, sepse doja të dija të paktën se kush ishin ata. Edhe në këtë rast nuk mora përgjigje, por vetëm kërcënime, më thanë: "A ka mundësi të mbyllësh gojën, se të lid-hëm edhe ty e të futëm brenda"!Sa zgjati situata e tensionuar?

Të paktën këtu tek vendi im i punës, tensioni ka zgjatur rreth dy orë. Ata vinin vërdallë në çdo hapësirë, kontrollonin dhe kthenin gjërat përmbys deri sa më në fund u larguan. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

Unë e kam përjetuar shumë keq, se kam qenë vetë punonjës policie dhe i njoh ligjet. Madje më erdhi zor që unë kam punuar aty, kur pashë një ish-koleg që sillej në mënyrë të tillë me pronën private, ndërkohë që policia e ka detyrim ligjor të mbrojë pronën dhe pasurinë private. Një punonjës policie nuk ka asnjë të drejtë të kërcënojë askënd, aq më tepër një të pafajshëm. Nëse dikush ka bërë diçka brenda në kampus nuk ka pse të më kërcënojnë mua, apo punëdhënësin. Përgje-gjësia ligjore bie mbi atë që e ka shkelur ligjin dhe mbi askënd tjetër.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e menaxherit të bar-restorantit, Shefqet Tasha

Shefqet Tasha

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 146

6 E HËNË, 30 KORRIK 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

N d r y s h e n g a s h u m i ca e p r o -n a r ë v e q ë u s h t r o j n ë k a f s h ë t e tyre në qyte t in k inez të Chang -zhou, objekti i përkushtimit të t i j është pak më i tmerrshëm.Wang, p ë r s h k a k t ë t e m p e ra t u rav e t ë lar ta merr çdo ditë gjarprin e t i j Python dhe e çon në një park me ujë në qytet për ta f reskuar. Por ai ka lemerisur 2 persona dhe më vonë është kthyer në një kuriozi -tet për të t jerët . Një mjek veteri -ner ka thënë se s i s temi i t i j imu-nitar është dobësuar për shkak të t e m p e rat u rave t ë l a r ta p a s i a ta nuk mund t ' i duro jnë . Burmese Pythons janë ndër gjarpërinjtë më vdekjeprurës në b otë dhe vras in me asphyxiat ing v ikt imat e tyre dhe më pas g l lab ërojnë komplet g jahun e tyre. Edhe pse ata nuk janë konsideruar s i një kërcënim p ë r n j e rë z i t , B u r m e s e P y t h o n s janë të egër dhe nuk mund të hanë

asnjë nga shpendët ap o g j i tarët . Ata v i jnë në ngjyra të ndr yshme d u ke p ë r f s h i rë t ë z ez ë n , ka fe n , jeshilen e të verdhën dhe mund të arri jnë 18 metra gjatësi . Burmese Pythons nuk j anë he lmues. Ata vrasin gjahun e tyre duke e mbyl-lur atë në nofullat e tyre, të ci lat janë të fuqishme, pastaj e shkatër-rojnë në mbështjel l jen e tyre, më pas e gël lt i t in të gj i thë. Suksesi i tyre është për shkak të af tësisë së tyre për të ngrënë me babëzi dhe pastaj mund të durojnë pa ushqim për muaj. Zemra e tyre rr i tet në madhësi për të prodhuar më shu-më gjak për tret je, acid shtesë në s tomak dhe zorrë . Ata j anë g j i -thashtu notarë ekspert dhe shpesh mund të g jenden në ujëra pranë vendeve të egra . Di sa j anë edhe g jysmë-ujorë , e g j i thashtu mund të gjenden edhe në pemë.

Për më tepër: www.newnews.al

Gjarpri Python trondit qytetarët!

Gruppo Cucine Albania ofron vend pune si agjent shitjesh. Të interesuarit të kontaktojnë nënr. e cel: 0696258427/Për më tepër: www.njoftime.com

Duhet të tregoni kujdes të përditshëm në mënyrë që të stabilizoni pamjen

dhe elasticitetin e saj. Provoni këtë maskë: Avokado, e cila përmban Vitaminë E, si edhe shumicën e vajrave natyrale, është një zbutës shumë i mirë për lëkurën e tha-të. Bëjeni në copa të vogla dhe hidheni në

mikser. Më pas hidhni katër lugë kos dhe përziejeni mirë sa të bëhet si krem. Vëreni në fytyrë duke shmangur pjesën e syve. Lëreni për 14-15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Pas maskës përdorni vajin ose kremin që përdorni zakonisht.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Avokado dhe kos për lëkurë të thatë!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 146

7E HËNË, 30 KORRIK 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Bilardo Lloto ofron vend pune si kamarier dhe banakier. Të interesuarit të kontaktojnë në nr. ecel: 0696386017/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Mundësi shumë të mira në aspektin financiar për ditën e sotme. Për-fitoni!

Demi: Mundësive që do iu jepen për takime mos u bini me shkelm. Me financat do keni fat.

Binjakët: Në planin financiar nuk do ndikoheni aspak nga planetet. Do e menaxhoni buxhetin me kujdes.

Gaforrja: Një takim interesant mund të shfaqet edhe në momentin që ju nuk e prisnit. Kujdesuni më shumë për financat.

Luani: Pritet të ndodhë një takim im-presionues që do sjellë emocione të forta. Me financat do tregoheni të pamatur.

Virgjëresha: Me financat do tregoheni impulsivë dhe do harxhoni më shumë sesa duhet. Buxheti do të tronditet.

Peshorja: Matuni mirë para se të hidhni një hap. Mos harxhoni para sepse do jetë e vështirë ta ekuilibroni buxhetin sërish.

Akrepi: Mos u tregoni të turpshëm sot. Shikoni mirë atje ku do shkelni në sekto-rin e financave sepse mund të rrëzoheni.

Shigjetari: Në planin financiar do keni mundësi të stabilizoni buxhetin dhe të mund të bëni ndonjë shpenzim me tepër.

Bricjapi: Me financat çdo gjë do shkojë shumë mirë dhe pak nga pak ato do të rriten. Mos e humbni vigjilencën!

Ujori: Një melodi e lehtë që do dëgjohet papritur do të zgjojë një pasion të madh.

Peshqit: Beqarët që duan të ndryshojnë status do kenë fat. Financat të shkëlqyera.

Fakulteti Ekonomi -Turizëm diplomoi studentët e tij në mbarim të ciklit Ba-

chelor. Studenti Erald Halili ka finalizuar studimet tre vjeçare në degën Financë-Bankë, me anë të mbrojtjes së temës së diplomës. Ne u gjendëm pranë tij në këtë ditë të rëndësishme për të sjellë dhe për lexuesin e ”77 News” emocionet e kësaj dite dhe eksperiencën e tij në studimet Bache-lor në SH.L.P “Vitrina”.Si do ta përshkruaje eksperiencën tënde në SH.L.P ''Vitrina''?

Nëse bëj një kthim në kohë, këto tre vite studimi kanë kaluar shumë shpejt për mua. Kanë qenë tre vite me punë intensive. Ajo që kam vënë re është përgatitja dhe profe-sionalizmi i stafit akademik, të cilët na kanë mësuar gjatë këtyre viteve.Cila ishte tema që prezantove sot para

komisionit vlerësues?Tema që prezantova sot ishte: ''Zhvilli-

mi i SME-ve në vendin tonë”. Arsyeja se pse zgjodha ta trajtoja këtë temë është se jam shumë i tërhequr nga statistikat. Në tërësi punimi është bazuar mbi statistika, të marra nga INSTAT dhe çdo gjë është e konkretizuar.Si ke proceduar për punimin e diplomës?

Në këtë punim nuk jam mjaftuar vetëm me anën terike apo literaturën shtesë. Ajo që më ka dhënë një ndihmesë të madhe është praktika mësimore, të cilën e kam zhvilluar te INSTAT. Atje pata një përvojë mjaft frytdhënëse dhe mora shkas që edhe punimi im i diplomës të bazohej mbi këtë praktikë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Erald Halili: Praktika më ndihmoi për temën e diplomës!

Erald Halili

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 146

E HËNË, 30 KORRIK 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM!

Deri më 30 Korrik

1 Vit Konvikt + Mensë

= 1000 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

1350 € = 540 €1350 € = 540 €1350 € = 540 €1350 € = 540 €1350 € = 540 €1350 € = 540 €

FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT

PsikologjiSociologjiMësues i Ciklit të UlëtMësues i Arsimit ParashkollorGjuhë AnglezeGjuhë dhe Letërsi Arabe

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Ramiz Shahini është një prej sipër-marrësve më të suksesshëm në

qytetin e Përmetit. Ai ka një hotel me 18 dhoma. Ku përfshihen: bari dhe res-toranti me një ekspozitë fotografish me pamje piktoreske nga Përmeti dhe pikat turistike përreth tij; 2 suita, 4 dhoma me minibar, tv, telefon të brendshëm dhe të gjitha komoditetet e tjera; 4 dhoma me tualete dhe kabina hidromasazhi; dhoma teke, dhoma dyshe dhe treshe për familjarë. Në hollin e hotelit, në një tavolinë moderne pune, mysafirët, turis-tët dhe frekuentuesit e hotelit mund të shfrytëzojnë internetin, përmes wirless-it të vendosur enkas për ta. Përveç kësaj: në bodrumet, ose undergroundin e hotelit, Ramizi ka ndërtuar një punishte të vogël për prodhim verërash, rakie, glikosh dhe reçelnash, për t’i dhënë kënaqësinë turis-tëve të huaj të marrin pjesë drejtpërdrejt në shtypjen e rrushit, në nxjerrjen e verës, rakisë, reçelnave dhe glikove tradicionale të Përmetit. Është mëngjes dhe Ramizin e sheh së bashku me një grup turistësh austriakë, të cilëve u ka përgatitur edhe një guidë turistike: vajtje në llixhat kura-tive të Bënjës; shëtitje dhe vizita në kishat e Leusës, shëtitje në pyllin e Hotovës, në pyjet e Frashërit dhe në kthim, pak sport, lundrim me kanoe në kanionet e lumit Vjosa. Guida është fantastike dhe turistët e huaj duartrokasin programin e të zotit të hotelit, hipin në fuoristradat dhe minibusin e vënë enkas për ta dhe nisen për eksplorim në pikat turistike të propozuara. Ramizi thotë se kanë qenë të shumtë tursitët gjermanë, miliarde-rët anglezë, turistët spanjollë, ameri-kanët, australianët, që kanë ardhur dhe kanë frekuentuar, e më pas kanë shijuar

mrekullitë e natyrës dhe të veprave histo-rike dhe ato të trashëgimisë kulturore në Përmet. Por, le të kthehemi tek hoteli. Pas mëngjesit të shtruar me merak në restorant, ku gjithkush mundi të zgjedhë qumështin, djathin, mjaltin, reçelnat, glikotë, gjalpin, arrat, çajin e malit, lën-gjet e qershisë dhe të portokallit etj., që të gjitha prodhime bio të fermerëve për-metarë, tani i vjen rradha specialiteteve të trevës së Përmetit, ku vetë Ramizi ka

shënuar: lepur i egër i pjekur në tavë, gatuar me qepë dhe erëza të tjera nga ato të kullotave të maleve; kaposh dhe pulë e pjekur, të mbushura me arra dhe përshesh me lëng të florinjtë kaposhi, ose pule, kec dhe qengj të pjekur në furrë, nga ato të Frashërit, spërkatur me gjalpë dhe shoqëruar me patate në tavë, me sallata të ndryshme të freskëta të fushës.

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Hotel “Ramizi”, akomodim dhe rifting në kanonet e Vjosës!

Ramiz Shahini