8
M e lumturi, nuk nënkuptohet patjetër një opti- mizëm i madh, me një fytyrë të buzëqe- shur kot më kot, por një ndjenjë e thellë kënaqësie, mundësia për të qenë i/e qetë dhe një njohuri e brendshme se gjërat janë OK. Lumturia e vërtetë në fakt duket sikur na shmanget shpesh herë dhe ja përse. Edhe përse e dëshirojmë më shumë se çdo gjë tjetër, ne bëjmë disa zgjedhje që na çorientojnë. Ne zgjedhim disa sjellje stresuese, besime të shtrembra, me të cilat shikojmë botën dhe kaosin emocional. Dhe duke vepruar në këtë mënyrë, ne vështirësojmë potencialin tonë për të qenë të lumtur. Lumturia është absolutisht diçka që mund të arrihet nga të gjithë. Por, si ta zbulojmë lumtu- rinë? Si fillim duhet të studioni mirë mendimet dhe emocionet tuaja. Shikoni çfarë janë ato gjëra që nuk lejojnë që ju të jeni të lumtur, pastaj ngu- lini këmbët mirë në tokën e lumturisë. Bëni këto dhjetë zgjidhje dhe lumturia më e madhe që ju keni imagjinuar, do të vijë tek ju. 1) Merrini përsipër përgjegjësitë tuaja. Mos i fajësoni të tjerët dhe ta bëni veten një viktimë, apo të prisni që dikush të vijë t’u shpëtojë. Nëse doni të jeni të lumtur, kapeni demin nga brirët, domethënë, përballuni me gjithçka që iu del përpara. Qëndroni të gatshëm të kuptoni se si qëndroni përpara lumturisë suaj. 2) Shprehni entuziazëm. Duhet të jeni të ha- pur, të gatshëm, modest dhe guximtar. Pranoni ato që nuk shkojnë mirë dhe jini të gatshëm për mundësinë e ndryshimeve rrënjësorë nëse duhet. 3) Fshijini mendimet e këqija. Asgjë më shumë se lëndimet, fyerjet dhe >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E DIELË, 11.11.2012 VITI I - NR.250 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Berisha: Të votojmë kushtet e KE-së për ëndrrën e çdo qytetari!....................................fq.2 Dhuna në familje, Tota: Në 6 mujorin e parë të 2012-ës janë regjistruar mbi 1100 raste!..............................fq.4 Statusi i Invalidëve, Agolli: Vetëm 5 përqind e invalidëve në Gramsh marrin ndihmë ekonomike!.fq.5 Në Kampusin "Vitrina", i ftuar këngëtari Ilia Basho!..fq.7 Promovohet në Pukë "Turqia e Re e Erdoganit të Madh", Loloçi: Një testament politik dhe një model pozitiv!.fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Olli Rehn >>fq.3 Ja zgjidhjet e mençura që iu shtojnë lumturinë! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Rehn-Fullanit: Ekuilibrat makro-ekonomikë të Shqipërisë, premisë pozitive për integrimin!

Gazeta 77 News botimi Nr 250

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 250

Me lumturi, nuk nënkuptohet

patjetër një opti-mizëm i madh, me një fytyrë të buzëqe-shur kot më kot, por një ndjenjë e thellë kënaqësie, mundësia

për të qenë i/e qetë dhe një njohuri e brendshme se gjërat janë OK.

Lumturia e vërtetë në fakt duket sikur na shmanget shpesh herë dhe ja përse. Edhe përse e dëshirojmë më shumë se çdo gjë tjetër, ne bëjmë disa zgjedhje që na çorientojnë. Ne zgjedhim disa sjellje stresuese, besime të shtrembra, me të cilat shikojmë botën dhe kaosin emocional. Dhe duke vepruar në këtë mënyrë, ne vështirësojmë potencialin tonë për të qenë të lumtur.

Lumturia është absolutisht diçka që mund të arrihet nga të gjithë. Por, si ta zbulojmë lumtu-rinë? Si fillim duhet të studioni mirë mendimet dhe emocionet tuaja. Shikoni çfarë janë ato gjëra që nuk lejojnë që ju të jeni të lumtur, pastaj ngu-lini këmbët mirë në tokën e lumturisë. Bëni këto dhjetë zgjidhje dhe lumturia më e madhe që ju keni imagjinuar, do të vijë tek ju.

1) Merrini përsipër përgjegjësitë tuaja. Mos i fajësoni të tjerët dhe ta bëni veten një viktimë, apo të prisni që dikush të vijë t’u shpëtojë. Nëse doni të jeni të lumtur, kapeni demin nga brirët, domethënë, përballuni me gjithçka që iu del përpara. Qëndroni të gatshëm të kuptoni se si qëndroni përpara lumturisë suaj.

2) Shprehni entuziazëm. Duhet të jeni të ha-pur, të gatshëm, modest dhe guximtar. Pranoni ato që nuk shkojnë mirë dhe jini të gatshëm për mundësinë e ndryshimeve rrënjësorë nëse duhet.

3) Fshijini mendimet e këqija. Asgjë më shumë se lëndimet, fyerjet dhe >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIVE DIELË, 11.11.2012 VITI I - NR.250

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Berisha: Të votojmë kushtet e KE-së për ëndrrën e çdo qytetari!....................................fq.2 Dhuna në familje, Tota: Në 6 mujorin e parë të 2012-ës

janë regjistruar mbi 1100 raste!..............................fq.4 Statusi i Invalidëve, Agolli: Vetëm 5 përqind

e invalidëve në Gramsh marrin ndihmë ekonomike!.fq.5 Në Kampusin "Vitrina", i ftuar këngëtari Ilia Basho!..fq.7 Promovohet në Pukë "Turqia e Re e Erdoganit të Madh",

Loloçi: Një testament politik dhe një model pozitiv!.fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Olli Rehn >>fq.3

Ja zgjidhjet e mençura që iu shtojnë lumturinë!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Rehn-Fullanit: Ekuilibrat makro-ekonomikë të Shqipërisë, premisë pozitive për integrimin!

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 250

2 77 NEWS

Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur thirrjen drejtuar opozitës, për mira-

timin e ligjeve me shumicë të cilësuar. Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga afati i Komisionit Evropian për plotësimin e kushteve që i hapin rrugën nisjes së nego-ciatave për anëtarësimin në Bashkimin

Evropian, kreu i qeverisë i ka bërë apel Partisë Socialiste të mos e kushtëzojë inte-grimin me çështjen e qarkut të Fierit. “Në emrin tuaj i bëj thirrje PS-së,që në këtë 100-vjetor kur kombi vjen i lirë, të votojmë ligjet. I bëj thirrje PS-së, që të votojmë li-gjet për hir të fëmijëve, për ëndrrën e tyre,

për punën e çdo qytetari. PS të mos men-dojë se do të shpërblehet në qershor, duke bllokuar e përdorur forcën e së shkuarës. Qytetarët nuk do mund të gënjehen për hir të Gramoz Ruçit dhe Vangjel Ndrekës. Ne po ecim drejt zgjedhjeve dhe fitores së thellë, e cila lexohet në sytë e çdo qytetari shqiptar”, është shprehur kryeministri. Deklaratat e tij ai i bëri gjatë përurimit të rrugës së re që lidh Vrijonin me Qeresh-nikun në Berat. Investimi kap një shifër prej 186 milionë lekësh dhe ka një gjatësi prej 6 km. Kjo rrugë përshkon krahinat kryesore të prodhimit të ullirit, vreshtarisë dhe prodhimeve bujqësore, dhe prej saj përfitojnë 2 mijë banorët e komunës së Rroshnikut.

Gjatë përurimit kryeministri u premtoi banorëve se do të asfaltojmë çdo metër rrugë të qarkut të Beratit.“Ju jap fjalën se nëse gjatë këtyre viteve kemi asfaltuar mbi 400 metër rrugë, gjatë viteve që do të vijnë do të asfaltojmë çdo km rrugë aty ku banojnë qytetarët e këtij qarku”, ka garan-tuar kryeministri.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 mëritë e vjetra, nuk e vrasin lumturinë. Nëse ju po e harxhoni kohën tuaj të çmuar të ngulitur në një his-tori të trishtuar të së kaluarës, kuptojeni se po ndikoheni më shumë se çdo kush tjetër. Mbështilleni të gjithë dhimbjen tuaj me çarçafin e dashurisë dhe pastaj vazhdojeni rrugën tuaj me nur dhe hijeshi.

4) Interesohuni më shumë në jetën tuaj të brendshme. Shkaku i gjithë hidhërimeve është përdorimi i shumtë i disa zakoneve që nuk iu shërbejnë. Gjejini cilat janë ato dhe fokusohuni për të parë se si funksionojnë. Sapo t’i keni gjetur, bëni disa zgjidhje të shëndetshme.

5) Vini në pikëpyetje besimet tuaja. Ne i ndërtojmë jetët tona të përfshira në disa besime dhe shpresa, në mënyrë shumë të pandërgjegjshme. Vendosni çdo mendim nën mikroskop për tu ekzaminuar, për të parë nëse ato janë të vërteta dhe padyshim që do të shihni që po jetoni nën një vello çoroditjeje dhe limitimi. Largohuni nga këto besime që përkrahni dhe iu janë bërë pjesë e jetës dhe mundohuni të shikoni çdo gjë me sy të kulluar.

6)Vlerësoni prezencën. Aty gjendet lum-

turia, në të tashmen e përjetshme – jo në të shkuarën apo të ardhmen. Qetësohuni. Lërini të gjitha përpjekjet ne një anë dhe merreni gjithçka si të vijë. Kënaquni në çuditë e ndjenjave tuaja ndërsa jeta juaj vazhdon.

7) Studiojini emocionet tuaja. Jeta ngarkohet dhe bëhet shumë e rëndë kur ju drejtoheni nga emocione të vështira. Ilaçi për këtë sëmundje emocionale është interesi dhe vëmendja. Mos i tregoni më vetes histori që iu ndezin emocionet, por më mirë, pranoni me kënaqësi përjetime të drejtpërdrejta të ndjenjave dhe ndjesive të trupit tuaj. Mos u mundoni të çliroheni nga ata. Me kalimin e kohës, do të largohen dhe do t’u lënë në paqe, retë do të hapen duke shfaqur lumturinë që ju kishit aq shumë kohë që po e kërkonit.

8) Jetoni me zemër. Largoni çdo men-dim, emocion apo zakon që nuk iu shër-ben më. Dhe në fund çfarë do të mbetet? Patjetër që dashuria. Lëreni dashurinë të depërtojë ne bisedat, aktivitetet tuaja, dhe në mënyrën se si e trajtoni veten. Pyeteni veten në çdo moment, “ Çfarë do të bëjë dashuria ?” dhe pastaj lëreni të rrjedhë si

lumi. Shijoni ëmbëlsinë e një zemre të hapur dhe plot dashuri.

9) Zgjidhni lirinë përmbi frikë. Frika është një tjetër vrasës i lumturisë. Duhet ta shihni kur frika po ju shtyn drejt zgje-dhjeve që nuk do t’i bënit. Takojeni atë me dashurinë dhe pastaj kini guximin të veproni ashtu si doni.

10) Lëreni lumturinë të pushtojë jetën tuaj. Çdo moment na jep mundësinë për të qenë të lumtur. Nëse dyshoni për këtë, kujtoni eksperiencat dhe përvojat tuaja. Kur i ulni në thelbin e tyre, do të kuptoni që ka gjithmonë mundësi për një zgjidhje. Keni mundësi të f lisni ose të heshtni,ta kritikoni ose ta doni veten, të vazhdoni të jeni të stresuar ose të merrni frymë thellë, të çliroheni.

Kur jeni në paqe me eksperiencat tuaja, patjetër që do të jeni të lumtur. Asgjë nuk do t’u pengojë. Mjegulla e besimeve të ga-buara dhe historive dramatike, do t’u lënë të gatshëm të arrini lumturinë. Ajo nuk do të jetë më një mister. Bëni këto 10 zgjedhje dhe lumturia do t’u vijë patjetër.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 11 NËNTOR 2012POLITIKËE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Berisha:

Sali Berisha

Të votojmë kushtet e KE-së për ëndrrën e çdo qytetari!

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 250

77 NEWS

"Shqipëria vazhdon të ruajë ekuilibrat makro-ekonomikë e financiarë dhe

kjo është një premisë pozitive edhe në dis-kutimin për marrjen e statusit". Kështu është shprehur komisionari evropian për ekonominë, Olli Rehn gjatë një takimi që ka zhvilluar me Guvernatorin e Bankës

së Shqipërisë, Ardian Fullani në Bruksel. Komisioneri Rehn ka vlerësuar reformat strukturore që ka bërë Shqipëria në vitet e tranzicionit, ndërsa guvernatori Fullani ka bërë një tablo të qartë të përpjekjeve të Shqipërisë për të mbajtur nën kontroll borxhin dhe defiçitin. Sipas tij politikat

monetare dhe ato fiskale kanë lehtësuar biznesin. "Ka një balancë të mirë mes normës së interesit që banka merr nga depozita dhe asaj që ajo jep për kredinë dhe kjo si rezultat i këtyre politikave. Ne nuk mendojmë që është norma e interesit ajo që ndalon kreditimin, është në radhë të parë tkurrja e bankave për të kredituar dhe njëkohësisht hezitimi i bizneseve për të hyrë në iniciativa të reja fitimprurëse, domethënë është një proces ku të dyja palët po testojnë njëra-tjetrën, por në vend që të bëjnë këtë ato duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të rritur kreditimin", tha Fullani.

Guvernatori mori pjesë në punimet e forumit Iniciativa Viena 2, një organizëm i krijuar në 2008 për të mbikqyrur dhe mbë-shtetur me likuiditete bankat perëndimore dhe filialet e tyre, që u mbajt në Bruksel. Në këtë forum u diskutua rreth situatës ekonomike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të rajonit.

Për më tepër: www.77news.al

E DIELË, 11 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 750 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 12 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

AKTUALITET

ZIP Market ofron vend pune Kasiere/Shitëse Bulmeti/Raftues. Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Rehn-Fullanit: Ekuilibrat makro-ekonomikë të Shqipërisë,premisë pozitive për integrimin!

Olli Rehn

Më 16 nëntor do të kthehen në Shqipëri eshtrat e mbretit Zogu i Parë për

t’u rivarrosur në atdhe. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia ka bërë të ditur se homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadav,e ndërsa më pas do të bëhet dhe ceremonia zyrtare e rivarrimit të eshtrave. Ai ka ftuar qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në ceremoninë e pritjes dhe

varrosjes së mbretit Zogu i Parë. "Pas 51 vjetësh në datën 16 nëntor kthehen esh-trat e mbretit Zogu i Parë nga Parisi dhe në datën 17 nëntor do të zhvillohen homazhe te pallati mbretëror, i quajtur sot Pallati i Brigadave. Në orën 13.00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare shtetërore, për rivarri-min e eshtrave të mbretit Zogu i Parë. Do të ftojmë të gjithë shqiptarët të marrin pjesë

në pritjen dhe ceremoninë për rivarrimin e eshtrave të mbretit Zogu i Parë sepse ai ishte mbreti i të gjithë shqiptarëve", ka bërë të ditur kreu i PLL-së, Ekrem Spahia. Kryetari i PLL-së ka theksuar se, në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë duhet të kujtojmë se një pjesë e historisë së shtetit shqiptar lidhet edhe me historinë e familjes mbretërore.

Për më tepër: www.77news.al

Më 16 nëntor, eshtrat e mbretit Zogu i Parë në Shqipëri!

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 250

77 NEWS

“Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” ka pasqyruar prej kohësh në të përditsh-

men "77 News" raste të dhunës në familje, ku në të shumtën e tyre subjekte kanë qenë gratë dhe fëmijët. Në kuadër të balancimit të informacionit kemi pasqyruar edhe zërin e organizatave të ndryshme jofitimprurëse që veprojnë në vendin tonë për të paranda-luar këtë fenomen. Synimi është të japim tek lexuesi edhe zërin e institucioneve që merren me bërjen e politikave të caktuara kundër dhunës në familje. Duke iu referuar shifrave, fenomeni ka ardhur në rritje. Në bazë të statistikave të marra në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në 6 mujorin e parë të vitit 2012-të janë regjistruar mbi 1100 raste të dhunës në familje. Në një intervistë për "77 News", drejtoresha e Politikave për Shanse të Bara-barta dhe Familjen, Alida Tota ndalet tek

ndryshimet e bëra në Kodin Penal të Repu-blikës së Shqipërisë, ku dhuna në familje trajtohet si vepër penale, zbatueshmërinë e tij nga Gjykatat si dhe në ratifikimin e Konventës të Këshillit të Evropës për Paran-dalimin dhe Luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e cila pritet të miratohet ditën e enjte në Parlamentin e Shqipërisë. Znj. Tota pas rasteve të publikuara edhe në media, çfarë hapash po ndërmerren nga MPÇSSHB lidhur me dhunën në familje?

Në këtë veprim, për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, janë anga-zhuar edhe institucione të rëndësishme, si: institucioni i Kryeministrit, Parlamentit, ku është kërkuar ashpërsimi i dënimeve për shkaktarët e dhunës në familje dhe apliki-min e burgimit të përjetshëm për krimet në marrëdhëniet familjare. Parlamenti, në shkurt të 2012, miratoi propozimet e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për ashpërsimin e dënimeve për dhunën në familje. Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, për herë të parë dhuna ndaj grave dhe dhuna në fa-milje trajtohet si vepër penale. MPÇSSHB ka shtuar kontaktet me Njësitë e Qeverisjes Vendore, institucionet që ofrojnë shërbime dhe organizatat që veprojnë në fushën e të drejtave të grave për të rritur vëmendjen ndaj zbatimit të masave kundër dhunës në

familje. Paralelisht po punohet për ngri-tjen e Mekanizmave Kombëtare të Refe-rimit të Rasteve të Dhunës në Familje, një shërbim që synon të ofrojë mbrojtje më të madhe ligjore dhe sociale për të mbijetua-rat e dhunës. Reagimi i koordinuar kundër dhunës në familje, ku bëjnë pjesë institu-cionet e Prokurorisë, Gjykatave, Policisë së Shtetit dhe të gjitha zyrat që ofrojnë shër-bime, vepron tashmë në 24 Bashki dhe po punohet për shtrirjen e këtij sistemi edhe në njësitë e tjera të qeverisjes vendore.Znj. Tota, Shqipëria pritet të ratifikojë në Parlament Konventën e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Çfarë do të sjellë të re kjo Konventë?

Dhuna ndaj grave, përfshirë dhunën në familje, është një nga format më serioze të dhunimit të të drejtave të njeriut, bazuar tek gjinia. Konventa e Këshillit të Evropës “Për Parandalimin dhe Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Fa-milje” përforcon angazhimet e qeverive të shteteve anëtare për një Evropë pa dhunë ndaj grave dhe dhunë në familje.

Për më tepër: www.77news.al

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 11 NËNTOR 2012

Spa-rekaxprimavera ofron vend pune Parukiere. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Dhuna në Familje

Alida Tota

Tota: Në 6 mujorin e parë të vitit 2012-të janë regjistruar mbi 1100 raste të dhunës në familje!

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 250

577 NEWS

“Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” ka publikuar shpesh herë në të përditsh-

men "77 News" raste të personave invalidë të cilët jetojnë në kushte të vështira jetese, larg vëmendjes së shoqërisë e institucioneve që hartojnë politika në mbështetje të kësaj kategorie shoqërore. Duke synuar të përcje-llim zërin e të gjitha kategorive shoqërore si dhe situatën jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë vendin, në një intervistë me krye-tarin e Shoqatës së Invalidëve për rrethin e Gramshit Shkëlqim Agolli, mësuam se në këtë rreth edhe pse numri i personave me aftësi të kufizuar është në rritje, ndihma ndaj tyre sa vjen e pakësohet. Sipas Agollit vetëm 5-së për qind e invalidëve të rrethit trajtohen me ndihmë ekonomike. Si duket situata në rrethin e Gramshit përsa i përket personave me aftësi të kufizuar?

Rrethi i Gramshit përbëhet nga një Bashki dhe 9-të komuna me një popullsi rreth 32 mijë banorë. Infrastruktura është e vështirë vetëm 15 km rrugë janë të asfaltuara. Në shu-

micën e rasteve mungojnë shërbimet shënde-tësore për të gjithë personat që janë me status invalidi dhe jeta është tepër e vështirë për këtë kategori. Në rrethin e Gramshit kemi mbi njëmijë e gjashtëqind persona me aftësi të kufizuar nga këta rreth shtatëqind janë in-validë pune. Konkretisht rezultojnë njëqind e pesëdhjetë të verbër mbi gjashtëdhjetë janë para tetraplegjikë dhe rreth shtatëqind të tje-rë janë me aftësi të prapambetura të lindur ose bërë të tillë gjatë jetës. Pesëdhjetë për qind e këtyre personave paguhen me një pen-sion invaliditeti me një mesatare prej 13-të mijë lekë të reja dhe pjesa tjetër nuk e kalon 9-të mije lekë. Shifrat flasin qartë, me këto të ardhura kjo kategori shoqërore nuk përba-llon dot blerjen e medikamenteve mjekësore për të mos diskutuar më pas ushqimin dhe mbajtjen e familjeve të tyre që gjenden në kushte të mjerueshme jetese.Çfarë duhet ndryshuar në ligjin për invali-dët? A është dëgjuar zëri juaj si palë?

Mbështetur në Strategjinë Kombëtare për t'u përshtatur kërkesave të Bashkimit Evro-pian për personat me aftësi të kufizuar që nga viti 1994 e këtej Parlamenti shqiptar ka har-tuar mjaft ligje dhe akte nënligjore shumë progresive që e bëjnë këtë shtresë të reha-bilitohet e të integrohet më pas në shoqëri. Por në praktikë nuk është zbatuar asnjë nen i ligjeve dhe me ndryshimet e fundit që i janë bërë ligjit për invalidët janë hequr shumë të drejtat që më parë këta të fundit i gëzonin me ligj. Të verbrit, paraplegjikët, invalidët e punës dhe ata me aftësi të kufizuara tani e

tutje nuk gëzojnë statusin e vendosur me ligj për të drejtën e shërbimeve mjekësore, të lë-vizjes , të përfitimit të të drejtave ekonomike të arsimimit apo të rabilitimit në mënyrë që të ndihen të barabartë me qytetarët e tjerë. Në Kongresin e Pestë të Shoqatës të Invali-dëve të Punës të Shqipërisë u kërkua që ne bazë të kartës së të drejtave të njeriut dhe kjo shtresë duhet të gëzojë po ato të drejta në bazë të kartës sociale me të cilën trajto-hen edhe personat me aftësi të kufizuar të vendeve evropiane. Po të krahasohemi me vendet fqinje si me Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë etj, një invalid që jeton në këto vende merr jo më pak se treqind euro dhe trajtimi i tyre në shërbimet shëndetësore është falas. Ata gjithashtu gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa pagesë si dhe kanë lehtësira në shërbime të tjera .Po për sa i përket asistencës sociale, a e ma-rrin të gjithë personat me aftësi të kufizuar!

Në bazë të ligjit për shërbimet shoqërore deri në korrik të vitit 2010 invalidët traj-toheshin me ndihmë ekonomike që arrinte tek një mesatare deri në tremijë e dyqind lekë të reja. Me vendimin e fundit të mua-jit shkurt 2011, kjo ndihmë u ndërpre dhe ajo tani jepet e pjesshme deri tek njëmijë e dyqind lekë të reja.

Për më tepër: www.77news.al

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 11 NËNTOR 2012

Kompania Final ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Statusi i Invalidëve, Agolli:

Vetëm 5 përqind e invalidëve në Gramsh marrin ndihmë ekonomike!

Shkëlqim Agolli

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 250

77 NEWS

Manaferra është e pasur me vita-minat A, C, B1, B2 dhe B6, me

thartinë organike, hekur, magnez,fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh. Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Përm-ban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve,uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit. Kjo pemë ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imu-

nitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e reko-mandojnë për zbutjen e hemorroideve.

Manaferrat e freskëta janë më të shi-jshme me pak mjaltë apo sheqer. Nga to mund të bëhen lëngu,vera, komposto, likeri, xhemi, pite të shijshme dhe ëm-bëlsira.

Nga Matilda Pepawww.77news.al

Në botën e biznesit është zakon që t’i japësh dorën një personi që takon.

Në kohët e lashta, dora e hapur tregonte se personi vinte me qëllime paqësore dhe nuk fshihte armë. Deri në ditët e sotme, truri njerëzor ka të njëjtin perceptim të gjestit. Duke e mbajtur dorën e hapur, ne japim të kuptojmë se jemi të hapur dhe të gatshëm për të krijuar kontakt. Për më

tepër, shkencëtarët kanë hedhur tezën se kënaqësia e dhënies së dorës është e kra-hasueshme me kënaqësinë e një puthjeje. Shkencëtarë të Institutit Beckman të uni-versitetit të Illinois (SHBA) vendosën të zbulonin se cilat mekanizma neurofizio-logjikë përfshihen në ritualin e shtrëngi-mit të duarve. Në eksperimentin e tyre, 18 burra edhe gra panë një video pa zë, e cila tregonte një takim biznesi midis dy personave. Në disa raste, takimi shoqëro-hej me shtrëngim duarsh, ndërsa në të tjerat ky gjest shmangej. Rezultati ishte se amigdala, zona e trurit e që merr sinjalet e kënaqësisë, reagonte gjatë shtrëngimeve të duarve.

Amigdala është gjithashtu zona e trurit që merr sinjale emocionale. Kjo do të tho-të se shtrëngimi i duarve që simbolizon një kontakt shoqëror të suksesshëm na jep kënaqësi. Duke qenë se shtrëngimi i

duarve jep impulse në qendrën e kënaqë-sisë, mund të krahasohet me një impuls të dobët kënaqësie seksuale. Përqafimi është një gjest tjetër që i bën njerëzit të ndihen më mirë.

Një person që përqafohet në subkonshiencën e tij ndihet mirë. Përqa-fimi të rrit vetëbesimin. Sipas ekspertëve evropian të mjekësisë, përqafimi ka aftësi të mëdha kurative. Sa më shumë njerëzit përqafohen, aq më i fortë është sistemi i tyre imunitar si dhe sistemet nervor dhe endokrin.

Përqafimet ndihmojnë të stabilizojnë nivelin e hemoglobinës në gjak. Kjo është e vërtetë edhe për puthjet. Puthjet rrisin funksionin regjenerues të trupit, ulin rre-zikun e atakëve kardiake dhe ka efektin e një qetësuesi dhimbjesh.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E DIELË, 11 NËNTOR 2012KURIOZITETE

Manaferra ndikon si aspirinë!

Shtrëngimi i duarve dhe përqafimet kanë efekte kurative!

Oqean ofron vend pune recepsioniste. Kontaktoni në Cel. : 0692040670 /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 250

77 NEWS

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Unioni i Krijuesve dhe Artistëve,

ftoi në ambientet e Kampusit “Vitrina” këngëtarin e mirënjohur Ilia Basho. Si një traditë e mirë e tyre, të ftuarin e njohëm me ambientet e këtij kampusi dhe më pas u zhvillua një intervistë e shkurtër rreth aktiviteteve të tij si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Për kënaqësinë e të gjithë të pranishmëve ai këndoi disa këngë nga repertori i tij. Këngëtari i muzikës popu-llore Ilia Basho ka lindur në Gjirokastër, nga prindër vlleh.

Që në fëmijërinë e tij është njohur me muzën muzikore vllehe nga babai i tij, i cili edhe tani që po iu afron të 80-ve, vesh kostumin tradicional vlleh dhe merr

pjesë në Festivale Ballkanike e koncerte me fyell në Shqipëri. Falë dhuntisë e talen-tit për të kënduar, Ilia këndon në dasma e gëzime familjare, që në rininë e tij të hershme e deri më sot. Edhe kur mërgoi nuk iu nda muzikës popullore qytetare të jugut, por veçmas asaj të origjinës vllehe. Por nga viti 2000 jeton e punon ne Athinë, ndonëse është ftuar nga shumë TV në Athinë, asnjë TV shqiptar nuk e ka ftuar, ndaj ndihet i privilegjuar që është mes studentëve e pedagogeve të Kampu-sit Universitar "Vitrina". Ai i përket një familjeje të mirëfilltë muzikantësh pasi jo vetëm i ati luan muzikë, por edhe vajza luan violinë dhe djali piano.

Për më tepër: www. 77news.al

E DIELË, 11 NËNTOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 12 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Njohjet tuaja janë duke u zgje-ruar dhe janë duke u hapur dyer të reja.

Demi: Detajet në punë duhet t'i keni vetë shumë kujdes pasi kjo do iu favori-zojë shumë, duke iu bërë të jeni ndër më të preferuarit.

Binjakët: Pa bashkëpunuar me të tjerët nuk do të mund të arrini suksesin që keni dëshiruar gjithmonë.

Gaforrja: Sot do të kuptoni se mundësitë tuaja të vërteta janë shumë më shumë nga sa i kishit menduar.

Luani: Krenaria e tepërt është një bishë shumë e keqe dhe kohët e fundit po ush-qehet veçanërisht me ju.

Virgjëresha: Nuk është e nevojshme që të bëni menjëherë projekte për të ardhmen. Shijoni të tashmen.

Peshorja: Do mund ta gjeni veten duke ëndërruar me sytë hapur edhe gjatë ndonjë takimi të rëndësishëm pune.

Akrepi: Pa i shkelur këmbët askujt gjatë rrugës tuaj do të dini të ecni përpara dhe te hapni rrugën drejt suksesit.

Shigjetari: Disa zgjedhje të reja që duhet të bëni ju kanë zëne rrugën, duke iu impo-nuar që të përballeni me mendime ndoshta pak të dhimbshme.

Bricjapi: Në punë do të keni mundësinë që të bëni të jetë e vlefshme pikëpamja juaj në lidhje me një çështje të rëndësishme.

Ujori: Keni shume përgjegjësi me të cilat duhet të përballeni por ju nuk duhet të trembeni.

Peshqit: Nëse vazhdoni të ankoheni dhe të mendoni që nuk jeni në lartësinë e duhur do të bllokoheni.

Divitech ofron vend pune specialist kompjuteri. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Në Kampusin "Vitrina", i ftuar këngëtari Ilia Basho!

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 250

77 NEWS E DIELË, 11 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Libri "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" është promovuar në qytetin

e Pukës. Pas promovimit të suksesshëm të këtij libri në disa qytete të Shqipërisë dhe Kosovës, kjo vepër vjen edhe pranë qytetarëve të Pukës. Libri "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" është një vepër e “Lëvizjes Shqipëria e Re” dhe “Qendrës së Mendimit Pozitiv”. Përfaqësuesi i LSHR-së, z.Çerçiz Loloçi e cilësoi këtë libër si një

testament politik që flet për Turqinë e re, sidomos duke u fokusuar të dhjetë vitet e fundit. "Lëvizja Shqipëria e Re frymëzo-het nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe lideri i saj, z. Erdogan", u shpreh Lo-loçi. Sipas tij para qeverisjes së Erdoganit Turqia ka pasur problematika në shumë fusha të jetës, sidomos në aspektin politik dhe social. "Pas ardhjes në pushtet, të Par-tisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe liderit

Erdogan, falë reformave konkrete dhe të rëndësishme, bëri të mundur që Turqia të arrijë një zhvillim të jashtëzakonshëm, pasi ajo sot është një fuqi me ndikim në Ballkan, Evropë dhe në botë", tha përfa-qësuesi i LSHR-së.

Më tej, z. Loloçi tha se ky libër përmban ndër të tjera edhe të dhëna nga shtypi bo-tëror dhe nga site i kryeministrisë turke. "Trekëndëshi Ankara-Prishtinë-Tiranë, mund të përfitojë nga kjo vepër duke e marrë si model pozitiv", u shpreh Loloçi. Përfaqësuesi i LSHR-së tha së Turqia sot është një ndër vendet më të zhvilluara të botës dhe një aleate e rëndësishme e perëndimit. Përfaqësuesja e “Qendrës së Mendimit Pozitiv”, Zamira Greva tha se lideri Erdogan i ka dhënë Turqisë në këto dhjetë vitet e fundit shumë energji dhe vlera pozitive. "Lideri i LSHR-së, z. Edmond Vlashaj është nismëtari dhe mbështetësi më i madh që bëri të mun-dur realizimin e kësaj vepre", u shpreh Greva.

Koordinatorja e QMP-së, Mira Përlala tha se ky libër vjen mbi të gjitha si mo-del pozitiv. "Erdogani përmirësoi jetën sociale, ekonomike, politike të Turqisë vetëm falë pozitivitetit të tij", u shpreh Përlala. Edhe pjesëmarrësit në këtë pro-movim u shprehën entuziastë dhe mbë-shtetën fuqishëm nismën e ndërmarrë nga “Lëvizja Shqipëria e Re” dhe “Qendra e Mendimit Pozitiv”, duke e sjellë këtë libër në shqip.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Loloçi: "Turqia e Re e Erdoganit të Madh", një testament politik dhe një model pozitiv!

Libri "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" promovohet në Pukë!