8
Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al E MARTË, 09.07.2013 VITI II - NR.490 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE MENDIMI POZITIV Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.2 Si të jesh njeri i veprimit! Italia, Spanja dhe Kina, gjithnjë e më tepër kërkojnë prodhimet "Made in Albania”!................fq.3 Aligordelina: Bashkia të më strehojë, fëmijët e mi po rriten në kushte të vështira!...........fq.4 Arapi: Mungesa e koshave të plehrave në Bathore, burim sëmundjesh!...........................fq.5 Kakaoja rivendos gjallërinë intelektuale!..............fq.6 Bursa hyn në Unionin e Qyteteve Historike Termale të Europës!.................................fq.7 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Partia Përndryshe nuk ka as nuk ka për të pasur ndonjëherë Drejtësi në këtë vend! Edmond Vlashaj: Duhet një sistem i ndershëm dhe i drejtë Zgjedhor! B ota është e nje- rëzve të vepri- mit. Nëse nuk je i tillë, duhet të bëhesh. Nëse je, duhet të preokupohesh që të bëhesh më tepër. Ja disa metoda: 1. Të duash punën... > > VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr.490

Embed Size (px)

DESCRIPTION

gazeta 77 News e perditshme informative organ i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77  News Botimi Nr.490

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

E MARTË, 09.07.2013 VITI II - NR.490BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

MENDIMI POZITIV

...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.2

Si të jesh njeri i veprimit!

Italia, Spanja dhe Kina, gjithnjë e më tepër kërkojnë prodhimet "Made in Albania”!................fq.3 Aligordelina: Bashkia të më strehojë,

fëmijët e mi po rriten në kushte të vështira!...........fq.4 Arapi: Mungesa e koshave të plehrave

në Bathore, burim sëmundjesh!...........................fq.5 Kakaoja rivendos gjallërinë intelektuale!..............fq.6 Bursa hyn në Unionin e Qyteteve

Historike Termale të Europës!.................................fq.7

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Partia

Përndryshe nuk ka as nuk ka për të pasur ndonjëherë Drejtësi në këtë vend! Edmond Vlashaj: Duhet një sistem i ndershëm dhe i drejtë Zgjedhor!

Bota është e nje-rëzve të vepri-

mit. Nëse nuk je i tillë, duhet të bëhesh. Nëse je, duhet të preokupohesh që të bëhesh më tepër. Ja disa metoda:

1. Të duash punën... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77  News Botimi Nr.490

2 77 NEWS E MARTË, 09 KORRIK 2013POLITIKË

E ndërsa po fillojnë t’i dalin një e nga një petët e lakrorit të gatuar natën e

22 Qershorit dhe ditën e datës 23 Qershor, ndërkombëtarët me vesin e vjetër, nuk bëjnë asgjë tjetër, vetëm se po na japin shembu-llin më të mbrapshtë dhe më të keq, sesi një arbitër mund të pranojë jo vetëm "faulle" por edhe "sakatim dhe eleminim lojtarësh", duke i mbyllur veshë e sy dhe duke bërë rolin e "të pafuqishmit" që vetëm mund të shënojë ndoj gjë në raportin përfundimtar, raport i cili edhe ky në vetvete, përfundon me një sy qorr dhe me dy veshët shurdh. Në këto zgjedhje ku PLSHR në sondazhe deri në ditën e fundit para zgjedhjeve dilte në vendin e tretë pas dy partive kryesore, ne u dëmtuam jashtëzakonisht jo vetëm prej kundërshtarëve politikë me blerjen e votave me dhjetra miliona euro, por u për-ballëm edhe me vjedhjen haptas të votave në numërim prej komisionerëve numërues edhe të koalicionit tonë ku ne ishim të in-

kuadruar. Edhe pse jemi të hidhëruar prej këtyre vjedhjeve në formën e akteve geno-ciduese politike, në "mirëdije, mirëkuptim dhe kompromis" prej instancave më të larta apo fare të larta, prapëseprapë kemi gjithë fuqinë dhe potencialin për të dhënë kontributin tonë në të mirë dhe në dobi të zhvillimit të vendit tonë në Drejtësi dhe në të Vërtetën.

Kemi të bëjmë me padrejtësinë më të madhe mbi këtë tokë, nëse këtij populli nuk i garantohen zgjedhje të ndershme dhe në drejtësi.

Duhet votim elektronik dhe numërim elektronik. Na duhet një sistem i pastër proporcional kombëtar, me një prag prej 10%, të hyrjes në Parlament, për të garan-tuar qëndrueshmëri dhe stabilitet politik. Këto do të ishin zgjidhjet e vetme për të eleminuar shitblerjen e votës së njerëzve, shitblerjen e komisionerëve, si dhe shitbler-jen e interesave dhe aspiratave të njerëzve

të thjeshtë dhe të të gjithë popullit shqiptar. Përndryshe padrejtësia s'e ka të gjatë pa

krijuar rroposjen vullkanike të zemëratës popullore të radhës.

Duhet me patjetër Drejtësi dhe Zhvillim, aty ku lindin institucionet e shtetit shqiptar. Drejtësi dhe Zhvillim aty ku merr formë vullneti i popullit.

Kryeministri i ri Edi Rama, ka thënë se është aktiv në politikë, sepse kërkon të mbe-tet në histori për veprat e tij të mira dhe në dobi të këtij populli.

Tashmë e ka një rast për të bërë një të mirë të madhe. Është një e mirë, themel i të gjitha të mirave të tjera që do t’i vijnë këtij populli nëse ia nis për hajër.

Le të marrë inisiativën e korrigjimit të gjithë kësaj padrejtësie prej të cilës e ka pësuar dhe mund ta pësojë në të ardhmen edhe ai vetë.

Le të korrigjojë dhe të sistemojë në mëny-rën më perfekte të mundshme duke ia hequr pushtetin e administrimit dhe numërimit të votës çdo njeriu në Shqipëri. Le ta vendosë në sistem votimi dhe numërimi elektronik, vullnetin e popullit shqiptar, në mënyrë që pazari i fëlliqur i devijimit të votës të mos bëhet identifikues në mbarë botën e i shtetdeformimit dhe shtetdegjenerimit të shqiptarëve. Është në tagrin e këtij Lideri, të bëjë rregull në këtë kaos ku ne rrezikojmë të lëmë nam dhe të merremi si rast studimor në të gjitha shkollat e botës, duke iu refe-ruar shembullit tipik shqiptar, sesi mund të degradojë shteti që në embrion.

PLSHR përveç vullnetit të mirë për të qenë konstruktive në këtë proces si dhe në të gjitha proçeset e tjera demokratike në 4 vitet që vijnë, ofron çdo mbështetje të mundshme për çdo rast kur do të synohet të ndërtohet shteti i së drejtës dhe i drejtësisë duke u bazuar në ndërtimin dhe krijimin e sistemeve që përjashtojnë padrejtësinë dhe korrupsionin, pikësëpari korrupsionin e votës dhe votimeve.

Edmond Vlashaj,Kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re.

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Përndryshe nuk ka as nuk ka për të pasur ndonjëherë Drejtësi në këtë vend! Edmond Vlashaj: Duhet një sistem i ndershëm dhe i drejtë Zgjedhor!

Edmond Vlashaj

<< VIJON NGA FAQJA 1 energjinë lëvizjen dhe të urresh dembelizmin, rehatllëkun, mënyrat e panumërta të humbjes së kohës

2. Të jesh i pasionuar me aktivitetin tënd profesional: Koha kushtuar punës është e vet-mja e harxhuar mirë, sepse është e vetmja

që pjell diçka.3. Të mos mërzitesh kurrë: Mbaje vazhdi-

misht trurin në aktivitet, mos e lejo në asnjë moment të ndalojë. Njerëzit që mërziten, janë për t’u mëshiruar dhe përçmuar në të njëjtën kohë.

4. Mos i lër kurrë asgjë rastit! Parashiko gjithçka. Mos merr vesin e shëmtuar të varësh shpresat tek fati, rrethanat, apo tek e papritura.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77  News Botimi Nr.490

377 NEWSE MARTË, 09 KORRIK 2013 AKTUALITET

A-Logistics ofron vend pune koordinator logjistik, të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: [email protected]. / Për më tepër www.njoftime.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

ALBANO

Adresa: Rr. “Teodor Keko”, TiranëCel: +355 68 20 20 188

e-mail: [email protected]

GIPS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Italia, Spanja dhe Kina, gjithnjë e më tepër kërkojnë prodhimet "Made in Albania”!

Nga të dhënat e INSTAT, vendin e parë e zënë eksportet drejt tregjeve

të Spanjës, duke e kthyer këtë vend në partnerin e dytë tregëtar të Shqipërisë. Në periudhën janar-maj eksportet zunë 14% të totalit, nga vetëm 0.1% që ishte kjo peshë për të njëjtën periudhë të vitit 2008. Ndikim kryesor po japin shitjet e lëndëve djegëse, ku kryeson shitja e naftës bruto nga kompania kanadeze, “Bankers Petro-

leum”, që u rrit me 94% në 13.6 miliardë lekë për periudhën janar-maj, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2012, duke zënë gati gjysmën e rritjes të totalit të ekspor-teve shqiptare. Gjatë tre viteve të fundit, shitjet drejt Spanjës janë rritur me ritme galopante, duke luajtur një rol kryesor në performancën pozitive të eksporteve shqip-tare në total. Edhe eksportet drejt Kinës u zgjeruan me 168%, ose 4.8 miliardë lekë

për të njëjtën periudhë. Italia mbetet pri-tësi kryesor i eksporteve shqiptare edhe pse pesha e saj ndaj totalit ka rënë për shkak të ritmit të ulet të tyre. Për periudhën janar-maj drejt tregjeve të Italisë shkuan 48% e eksporteve shqiptare, nga 55% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2012, por me bazë vjetore, rezultojnë me rritje 3.5% , ose 46.7 miliardë lekë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77  News Botimi Nr.490

4 77 NEWS

Është babai i dy fëmijëve dhe endet pranë një kazani mbeturinash të mo-

difikuar në formën e një shtëpie. Sejdin Aligordelina jeton në kushte të vështira dhe pa asnjë përkrahje. Ja se si u shpreh për “77 News”, kryefamiljari nga Tirana, i pafuqishëm për të ndryshuar situatën e

mjerushme ekonomike të familjes së tij. Mund të më flisni për veten?

Unë quhem Sejdin Aligordelina dhe jam nga Tirana. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë përkatësisht 7 dhe 3 vjeç, të cilët po rriten në kushte ç’njerëzore. Kam je-tuar prej vitesh në zonën e Alliasit dhe asnjëherë nuk kam qenë në gjendje më të vështirë se sot. Jam i pastrehë dhe jetoj me ndihmën e të tjerëve, pasi gjendja në të cilën ndodhem është jashtëzakonisht e rënduar si psikologjikisht po ashtu edhe financiarisht. Fëmijët e mi ushqehen me frutat dhe perimet e mbetura që më falin tregëtarët. Tani që nuk kam shtëpi, kam sajuar një kazan mbeturinash sa për të mos qenë në qiell të hapur. Për të fjetur shtroj disa kartona dhe batanije të falura nga shoqëria.Cili është problemi juaj aktual?

Jam i pastrehë dhe ndihem i rrezikuar pasi është shumë e vështirë dhe tortu-ruese të flihet natën me fëmijë të vegjël në qiell të hapur. Gjithashtu po vuajmë për bukën e gojës. Fëmijët e mi nuk arri-jnë të ngopen plotësisht asnjë natë. Dua të theksoj faktin që shumë të drejta më janë cënuar pasi mua më takon të marr ndihmë ekonomike, por nuk e kam për-fituar asnjëherë deri në momentin që ne po flasim. Ndërkohë unë po përpiqem që të gjej punë, por nuk më marrin as në punë ngaqë më shohin të pa larë dhe të veshur mjaft keq. Të gjitha këto pasoja e

kanë fillin nga prishja e shtëpisë që më është bërë nga bashkia e Tiranës para 8 vitesh si dhe braktisja, nga të afërmit e mi. Si të trajtojnë qytetarët?

Dua të falenderoj një pjesë të konside-rueshme të qytetarëve që janë solidari-zuar. Ata duke kontribuar me të holla, kanë bërë të mundur që fëmijët e mi të mbijetojnë. Ka patur edhe raste që natën vonë i është gjuajtur me gurë shtëpisë së sajuar nga ana ime, ku unë jetoj së bashku me familjen. Sjellja e qytetarëve ka qenë e shumë llojshme, por në përgjithësi më kanë ndihmuar dhe mirëkuptuar pjesa më e madhe. Unë i bëj thirrje Bashkisë së Tiranës që të më ndihmojë me banesë në mënyrë që fëmijët e mi të dalin nga ka-zanët e mbeturinave dhe nga kjo gjendje e mjerueshme e të jetuarit. Kërkoj që Bash-kia ta marrë në konsideratë problemin tim, pasi ky institucion më la pa shtëpi. Dua që të më sigurojë një banesë ku të strehoj fëmijët ose të dëmshpërblehem me të holla. Gjithashtu kërkoj nga orga-net përgjegjëse që e drejta për të marrë ndihmën ekonomike të më jepet sa më shpejt. Situata në të cilën unë gjendem është tëpër e rënduar.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 09 KORRIK 2013

A&B-2 ofron vend pune agjent shitje, të interesuarit të kontaktojnë në nr.cel. 0684000699. / Për më tepër www.njoftime.al

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Adresa: qendër, në hyrje të pazarit të vjetër Cel: 069 20 34 533 Tel:00355 511 2 3092Mail: [email protected]

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Base sh.p.k ofron vend pune operatore Backoffice të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: [email protected]. / Për më tepër www.njoftime.al

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Aligordelina: Bashkia të më strehojë, fëmijët e mi po rriten në kushte të vështira!

Sejdin Aligordelina

Page 5: Gazeta 77  News Botimi Nr.490

77 NEWSE MARTË, 09 KORRIK 2013

Base sh.p.k ofron vend pune operatore Backoffice të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: [email protected]. / Për më tepër www.njoftime.al

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Qytetari A.Arapi nga Tirana pohon në qendrën për "Drejtësi dhe Solidari-

tet" se mbeturinat që hidhen në afërsi të shtëpive, janë problem për shëndetin e mbarë shoqërisë. Mungesa e koshave të mbeturinave ka bërë që qytetarët të hedhin ku të munden mbetjet e konsumit të tyre të përditshëm. Për më tepër lëxoni inter-vistën.Si quheni dhe nga jeni?

Unë jam A. Arapi nga Tirana dhe punoj në një servis makinash këtu në Tiranë. Ditët e nxehta të kësaj stine kanë bërë që të shqetësohemi më shumë se herë të tjera për shëndetin tonë. Problemi që unë dua të paraqes është fakti se në lagjen ku unë banoj në Bathore, Njësia Bashkiake nr.4

është një katastrofë e vërtetë papastërtie në ambjentet e lagjes, kryesisht pranë shtëpive dhe rrugëve. Nëse do të shihni papastër-titë që na rrethojnë, atëherë do ta kuptonit rrezikun në të cilin ne ndodhemi. Duke u bërë objekt për sëmundje të ndryshme Çfarë masash ka marrë bashkia për këtë problem?

Bashkia nuk ka marrë asnjë masë. Ajo ka vënë vetëm disa kosha mbeturinash në anët kryesore të rrugëve, ndërsa në bren-dësi të lagjeve eshtë llahtari. Askush nuk po e mendon se në këto ditë vere që tempera-turat arrijnë kulmin e tyre, rrezikojmë të prekemi më lehtë nga lloj lloj sëmundjesh. Para disa ditësh, vajza ime e vogël pati një alergji në trup dhe kur e dërgova tek mjeku

më tha se ajo është infektuar nga papastër-titë që mund të ketë prekur. Ndërkohë, kjo është më e pakta që mund të ndodhë pasi çdo ditë e më shumë po rritet ky problem.Sa kohë ka që ndodh ky fenomen?

Pothuajse gjithmonë. Problemi i mbe-turinave ka qënë i pranishëm në këto për-masa, por ky problem ndihet akoma më shumë në këtë stinë të nxehtë, pasi tem-peraturat e larta bëjnë që mbeturinat të çlirojnë gazra të dëmshëm për njerëzit. Unë se kuptoj se si i mbyllin sytë këta njerëz për këto probleme që në pamje të parë duken si të vogla, por nuk e dimë se sa të dëmshme dhe se sa efekte negative japin në shëndetin tonë. Jemi të rrezikuar ndaj sëmundjeve.Apeli juaj?

I bëj thirrje Bashkisë së Tiranës që të ma-rrë masa për këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur. Jeta jonë vlen më shumë së sa një kosh mbeturinash, prandaj ju lutem paraqiteni këtë problem në instuticionet përkatëse për të bërë të mundur vendosjen e koshave në çdo hapësirë të nevojshme. Ne si qytetarë detyrohemi t’i hedhim mbetjet në buzë rrugëve, pasi është shumë e vës-htirë të gjesh një kosh mbeturinash në rrugët e lagjeve.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Arapi: Mungesa e koshave të plehrave në Bathore, burim sëmundjesh!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Foto ilustruese

Page 6: Gazeta 77  News Botimi Nr.490

77 NEWS E MARTË, 09 KORRIK 2013KURIOZITETE

- Zbardhje me Aparat- Ura Porcelani- Skelete Metalike

- Grafi- Heqje- Zirkon- Mbushje- Atashment

Tel: +355 42 226 647 Cel: +355 69 20 66 558Adresa: Rruga e Durrësit - Tiranë

Klinika Memo Dental

Ju paraqesim zgjidhjen e duhur ndaj mushkonjave!

Kakaoja rivendos gjallërinë intelektuale!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

ep & partners ofron vend pune agjent udhëtimesh, Dërgoni CV në adresën e e-mailit: [email protected]. / Për më tepër www.njoftime.al

Mushkonjat vijnë me ardhjen e verës dhe janë të padurueshme. Pothu-

ajse nuk ekziston njeri në botë që nuk ka ndier në lëkurën e tij/saj se sa irrituese dhe e bezdisshme është kruajtja e shkaktuar nga

pickimi i mushkonjave. Do t’ju paraqesim mënyra natyrale për kurimin ndaj pickimit të mushkonjave.

1. Kripa, bikarbonat natriumi, limoni, këto janë disa prodhime që ndodhen në

shtëpinë e gjithësecilit dhe që vazhdojnë të këshillohen ende nga gjyshet tona për t’u shpëtuar mushkonjave dhe pickimeve të bezdisshme të tyre.

2. Vajrat esencialë: Vaji esencial i livandës, vajrat esencialë të citronelës dhe të barba-rozës, vaji i pemës së çajit, vaji “Neem” dhe Aloe Vera.

Këto që përmendëm më sipër, janë mënyra natyrale që ju duhet t’i përdorni për të anashkaluar dhe parandaluar atë që shkakton pickimi i mushkonjës: alergjinë, irritimin e lëkurës, kruajtjen në trup, puçr-rat e kuqe, sëmundjet infektive. Kujdesuni për veten, kujdesuni për të jetuar të shën-detshëm.

Për më tepër: www.77news.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Në jetën e përditshme, përdorimi i kakaos ndihmon për të rivendosur

gjallërinë intelektuale te njerëzit me aftësi të kufizuara njohëse. Ajo është e pasur me flavanolis. Ky i fundit mund të jetë pjesë e një qasieje dietike në ruajtjen dhe për-mirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit. Ky përfundim u arrit nga stu-diuesit italianë të Universitetit të Akuilas. Shkencëtarët kanë bërë me dije, se kakaoja është përbërësi numër një për të përfor-cuar trurin. Marrja e sasisë së kakaos duhet të jetë e përditshme, që edhe truri juaj të punojë në gjendje të rregullt.

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77  News Botimi Nr.490

777 NEWSE MARTË, 09 KORRIK 2013 TURQIA

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Pa asnjë detyrim tjetër!

1300 € / 3 vite520 € / 1 vit oseÇdo regjistrim në SH.L.U.P. Vitrina në secilin prej Fakulteteve:

Deri më 15 Korrik

HAPNI DYERT PËR GJËRA TË REJA!

Kompania "Produkte Hallall" ofron ven pune agjent shitjesh, Dërgoni CV në adresën e e-mailit: [email protected]. / Për më tepër www.njoftime.al

Bursa hyn në Unionin e Qyteteve Historike Termale të Europës!

TAP, avantazhet që pritet të kenë kosumatorët shqiptarë!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Foto ilustruese

Ujërat e qytetit Bursa, që në Turqi nji-hen me gjelbërimin dhe historinë e

hershme, kanë hyrë në listat europiane. Bursa, e cila spikat me jetën sociale dhe ujërat termale është zgjedhur si qyteti i parë anëtar në Unionin e Qyteteve Histo-rike Termale të Europës. Bursa, si një nga qytetet shtysë të ekonomisë së Turqisë, ajo dallohet me veçoritë e saj historike dhe me ujërat termalë. Dihet që këto ujëra termale gjatë gjithë historisë kanë qenë burim i shëndetit të mirë. Në qytet ka ende hamame që kanë mbetur nga periudha Ro-make. Thuhet se mbretëresha bizante Teo-dara, ka ardhur në Bursa së bashku me 500

shërbëtorë dhe ka pu-shuar në këtë qytet. Gjithashtu edhe Sulltani i Madhërishëm Sulejman, thuhet se ka ardhur në Bursa së bashku me parinë shtetërore për t’u kuruar. Ndër emrat e shquar që kanë bërë reklamën e ujërave të Bursës janë mbre-tërit e Arabisë dhe të Libisë, Ataturku dhe Elisabeth Taylor. Ujërat termalë të Bursës bëjnë mirë për stomakun, reumatizmën, si dhe shumë sëmundje të tjera të ndryshme si dhimbje të kockave ose sëmundje të lëkurës. Gjithashtu ato kanë edhe shumë minerale pozitive që e rinojnë dhe e zbuku-rojnë trupin e njeriut.

Për më tepër: www.77news.al

Avantazhi që pritet të ketë konsumatori shqiptar nga ndërtimi i TAP-it në furni-zimin me gaz llogaritet të jetë çmimi për këtë burim energjie 30 për qind më i lirë nga sa është sot në tregun vendas. Shkëlqim Bozgo, anëtari i bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), që ka ndjekur nga afër proçesin e miratimit të gazsjellësit TAP, prej dy vitesh shpjegon efektet pozitive nga ky burim energjitik. Sipas tij, pro-jekti energjetik më i rëndësishëm për shqiptarët do të punësojë deri në 15 mijë vetë. Bozgo thotë se gazi, që do të futet në vendin tonë direkt nga Kaspiku do të vijë me çmim më të lirë, të paktën 30% dhe sipas përllogaritjeve, nevojat e ven-dit përfshi edhe TEC-in e Vlorës janë për një sasi gazi të "prenotuar" në rreth 500 milionë metër kub, me vlerë mbi 150 milionë euro në vit. Në Shqipëri pritet që TAP të investojë të paktën 1,4 miliard euro, ku gati gjysma do të kontribuojë direkt në Prodhimin e Brendshëm Bru-to (PBB), ndërsa në vitet e mëtejshme, Shqipëria do të përfitojë nga tarifat, që vlerësohen edhe me 1 miliard euro të tjera për një dekadë të tërë. Me gjatësi 870 kilometra, TAP do të ndërlidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit greko-turk në Kipi, do të përshkojë Greqinë dhe Shqipërinë, si dhe Detin Adriatik duke dalë përsëri në tokë në Jug të Italisë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77  News Botimi Nr.490

77 NEWS E MARTË, 09 KORRIK 2013DREJTËSI DHE ZHVILLIM

Në qarkun e Korçës gjatë dy viteve të fundit është rritur ndjeshëm

numri i sipërmarrjeve të lojërave të fatit, veçanërisht llotove dhe kazinove. Korça numëron mbi 40 të tilla. Vetëm tek sheshi i kinemasë "Morava Majestik", gjenden 11 kazino dhe lojëra të tjera fati. Këto mjedise frekuentohen nga të gjitha grupmoshat,

por shtimi i ndjeshëm i numrit të adoles-hentëve dhe të rinjve. Nga psikologët dhe sociologët, kjo gjykohet me pasoja të rënda e të pariparueshme për të ardhmen e tyre. "Dendësia e lojërave të fatit sa vjen dhe rritet, çka sjell dhe një problematikë që shumë persona të shkojnë dhe të kenë më pas një varësi ndaj lojës së fatit", thotë një

sociologe që është njëherësh edhe peda-goge universitare. Adoleshentët dhe të rin-jtë, në kërkim të fitimit të shpejtë, imitojnë modele të gabuara e të dhunshme, madje arrijnë në varësi totale ndaj kumarit. Socio-logia nënvizon se kurimi në këtë stad është shumë i vështirë. "Është shumë e vështirë për të ndërhyrë, pasi krijohet kjo varësi, duhet të bëhet një punë bindëse nëpërmjet terapive të ndryshme, terapive në grup", thotë sociologia. Në Korçë, lojrat e fatit janë vendosur në qendër të qytetit. Ato frekuentohen edhe nga persona që vijnë për të kaluar fundjavën. Deri tani Bashkia nuk ka marrë asnjë masë që të paktën këto biznese t'i trasferojë në periferi të qytetit. Përpara këtij fakti edhe qytetaria korçare dhe shoqëria civile ndihet e pafuqishme.

Për më tepër: www.77news.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Agjencia Rajonale e Mjedisit, Vlorë do të zbatojë të gjithë masat për paranda-

limin e ndotjes akustike, gjatë sezonit turis-tik. Të gjitha diskotekat, pabet dhe subjek-

tet e tjera që krijojnë zhurma do të jenë në qendër të vëmendjes së grupeve të krijuara posaçërisht për këtë problem. Deklarata vjen nga kryetari i ARM Geron Gumbar-dhi, sipas të cilit do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë me policinë. "Akti normativ mbi diskot dhe mbi mjetet e tjera që gjenerojnë zhurmë është në fuqi, por këtë vit akoma nuk kemi filluar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, sepse kushtet atmosferike nuk kanë qenë në favorin e tyre. Nuk ka pasur shqetësime nga qytetarët dhe nga ana jonë, pasi nuk ka pasur as pushues përg-jatë vijës bregdetare. Pra, diskotekat nuk kanë krijuar probleme. Bashkëpunimi do të vazhdojë me policinë e shtetit, ashtu siç ka qenë dhe vjet ku patëm një përmirësim të situatës”, tha Gumbardhi.

Për më tepër: www.77news.al

Kutia postare 526, Sukth, Durrës, ALBANIAInfo: +355 69 20 64 377

e-mail: [email protected]

Adresa: Rruga e Kavajës, TiranëTel: +355 69 56 75 953

Tek Zgarae Tironës

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Korçë, kazinotë kërcënojnë jetën e adoleshentëve!

ARM e Vlorës merr masa për parandalimin e ndotjes akustike në sezonin turistik!

Qyteti i Korçës