12
GËZUAR KRISHTLINDJET! NGJALLJA Nr. 12 (227) Viti XIX i botimit DHJETOR 2011 Çmimi 20 lekë “Ja Krishti lind, lavdërojeni; ja Krishti i qiellit vjen, dilni priteni; ja Krishti mbi dhenë, ngrehuni; Zotin pra, e këndoni lart e mbi dhé, dhe me ngazëllime përhimnojeni me mall popuj dhe me lavdi.” TJETËRSIM I PALEJUESHËM I HISTORISË Intervistë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, prof. dr. Anastasit Lexoni në faqen 6-7 Qëndrime të pajustifikuara kundër Kishës Or thodhokse Autoqefale të Shqipërisë “Edhe në ato ditë doli urdhër prej Qezarit August të regjistrohen gjithë bota. Ky regjistrim u bë për të parën herë, kur ishte Kirini qeveritar i Sirisë. Edhe vinin të gjithë të regjistroheshin, secili në qytetin e tij. U ngjit edhe Josifi prej Galilesë, nga qyteti Nazaret, në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Vithlehem, - sepse ai ishte prej shtëpisë e prej atësisë së Davidit, - që të regjistrohet bashkë me Mariamin, që ishte fejuar me të për grua, e cila ishte shtatzënë. Edhe ndërsa ata ishin atje, asaj iu mbushën ditët që të lindë. Edhe lindi birin e saj, të parëlindurin, dhe e mbështolli në shpërgënj, dhe e vuri në grazhd, sepse nuk kishte vend për ata atje ku kishin rënë. Edhe në atë vend nëpër arat ishin disa barinj, duke ruajtur me radhë natën tufën e tyre. Edhe ja një engjëll i Zotit erdhi tek ata, dhe lavdia e Zotit ndriti rreth tyre, dhe u trembën me frikë të madhe. Edhe engjëlli u tha atyre: Mos u frikësoni, sepse ja tek po ju jap juve lajmin e mirë për një gëzim të madh, që do të jetë për gjithë popullin. Sepse sot ju lindi juve në qytetin e Davidit një shpëtimtar, i cili është Zoti Krisht. Edhe kjo do të jetë shenja për ju, do të gjeni një foshnjë mbështjellë në shpërgënj, shtrirë në grazhd. Edhe papandehur, bashkë me engjëllin u duk një shumicë ushtrie qiellore, duke lavdëruar Perëndinë, e duke thënë: Lavdi Perëndisë është në të lartat, edhe paqe mbi dhé, pëlqim në njerëzit. Edhe si ikën engjëjt prej tyre në qiell, njerëzit, barinjtë i thanë njëri- tjetrit: Le të shkojmë tani në Vithlehem e të shohim këtë punë që është bërë, të cilën Zoti na e tregoi. Edhe erdhën me vrap e gjetën Mariamin dhe Josifin e foshnjën shtrirë në grazhd. Edhe si panë, treguan për fjalën që iu fol atyre për këtë djalë. Edhe të gjithë ata që dëgjuan, u çuditën për ato që u folën barinjtë. Edhe Mariami i ruante në vete gjithë këto fjalë, duke menduar për ato në zemrën e saj. Edhe barinjtë u kthyen duke lavdëruar e duke nderuar Perëndinë për gjithë ato që dëgjuan e panë, siç iu tha atyre.” Lluka 2:1-20 Sot ju lindi juve një Shpëtimtar Lindja jote, o Hyjlindëse, gëzoi e ndriti tërë gjithësinë, se prej teje shkëlqeu Dielli i Drejtësisë, Krishti, Perëndia ynë, që zgjidhi mallkimin dhe na dha bekimin, duke e prishur vdekjen dhe duke na dhënë jetën e amshuar. (Përlëshorja)

Gazeta e Dhjetorit 2011

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta e Dhjetorit 2011

Citation preview

Page 1: Gazeta e Dhjetorit 2011

1DHJETOR 2011 NGJALLJA

GËZUAR KRISHTLINDJET!

NGJALLJANr. 12 (227) Viti XIX i botimit DHJETOR 2011 Çmimi 20 lekë

“Ja Krishti lind, lavdërojeni;ja Krishti i qiellit vjen, dilni priteni;

ja Krishti mbi dhenë, ngrehuni;Zotin pra, e këndoni lart e mbi dhé,

dhe me ngazëllime përhimnojeni me mall popuj dhe me lavdi.”

TJETËRSIM I PALEJUESHËMI HISTORISË

Intervistë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës,Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë,

prof. dr. AnastasitLexoni në faqen 6-7

Qëndrime të pajustifikuara kundër KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

“Edhe në ato ditë doli urdhër prej Qezarit August të regjistrohengjithë bota. Ky regjistrim u bë për të parën herë, kur ishte Kirini qeveritari Sirisë. Edhe vinin të gjithë të regjistroheshin, secili në qytetin e tij. Ungjit edhe Josifi prej Galilesë, nga qyteti Nazaret, në Jude, në qytetin eDavidit, që quhet Vithlehem, - sepse ai ishte prej shtëpisë e prej atësisësë Davidit, - që të regjistrohet bashkë me Mariamin, që ishte fejuar metë për grua, e cila ishte shtatzënë. Edhe ndërsa ata ishin atje, asaj iumbushën ditët që të lindë. Edhe lindi birin e saj, të parëlindurin, dhe embështolli në shpërgënj, dhe e vuri në grazhd, sepse nuk kishte vendpër ata atje ku kishin rënë.

Edhe në atë vend nëpër arat ishin disa barinj, duke ruajtur meradhë natën tufën e tyre. Edhe ja një engjëll i Zotit erdhi tek ata, dhelavdia e Zotit ndriti rreth tyre, dhe u trembën me frikë të madhe. Edheengjëlli u tha atyre: Mos u frikësoni, sepse ja tek po ju jap juve lajmin emirë për një gëzim të madh, që do të jetë për gjithë popullin. Sepse sotju lindi juve në qytetin e Davidit një shpëtimtar, i cili është Zoti Krisht.Edhe kjo do të jetë shenja për ju, do të gjeni një foshnjë mbështjellë nëshpërgënj, shtrirë në grazhd.

Edhe papandehur, bashkë me engjëllin u duk një shumicë ushtrieqiellore, duke lavdëruar Perëndinë, e duke thënë: Lavdi Perëndisë qëështë në të lartat, edhe paqe mbi dhé, pëlqim në njerëzit.

Edhe si ikën engjëjt prej tyre në qiell, njerëzit, barinjtë i thanë njëri-tjetrit: Le të shkojmë tani në Vithlehem e të shohim këtë punë që ështëbërë, të cilën Zoti na e tregoi. Edhe erdhën me vrap e gjetën Mariamindhe Josifin e foshnjën shtrirë në grazhd. Edhe si panë, treguan për fjalënqë iu fol atyre për këtë djalë.

Edhe të gjithë ata që dëgjuan, u çuditën për ato që u folën barinjtë.Edhe Mariami i ruante në vete gjithë këto fjalë, duke menduar për atonë zemrën e saj. Edhe barinjtë u kthyen duke lavdëruar e duke nderuarPerëndinë për gjithë ato që dëgjuan e panë, siç iu tha atyre.”

Lluka 2:1-20

Sot ju lindi juve një Shpëtimtar

Lindja jote, o Hyjlindëse,gëzoi e ndriti tërë gjithësinë,

se prej teje shkëlqeu Dielli i Drejtësisë,Krishti,

Perëndia ynë, që zgjidhi mallkimindhe na dha bekimin, duke e prishur

vdekjen dhe duke na dhënë jetën e amshuar.(Përlëshorja)

Page 2: Gazeta e Dhjetorit 2011

2 NGJALLJA DHJETOR 2011

Më poshtë po ju japim një listë të reduktuar të monumenteve të kulturës tëkultit ortodoks, të cilat janë vjedhur dhe dëmtuar 4 vitet e fundit:

1. Kisha në fshatin Bularat, Gjirokastër është vjedhur më 19 mars 2011, kur janëmarrë dy ikona të veçanta të ikonostasit dhe tani më 24 nëntor, kur janë marrë 27ikona (gjithsej është vjedhur 5 herë në dy dekadat e fundit.2. “Shën Maria” në Leusë të Përmetit. Janë vjedhur pjesë të gdhendura tëikonostasit, 19 nëntor 2009.3. “Shën Gjergji” në Libofshë të Lushnjës. Është bërë vjedhja e kambanës së kishësmë 4 prill 2011. Në këtë kishë, vitet e fundit janë bërë dhe vjedhje të tjera tëherëpashershme, të cilat si pasojë kanë sjellë zhdukjen e plotë të ikonostasit.4. “Shën Kolli” në Vanaj, Fier. Kemi pasur vjedhje të derës kryesore të kishës dhetë ikonostasit më 10.12. 2007 dhe kemi vjedhjen e kambanës më 6.2.2011.5. “Shën Maria” në Zervat, Gjirokastër. Janë bërë tri vjedhje rresht nga dhjetori2010 deri në shkurt 2011, duke vjedhur ikonat e të gjithë ikonostasit përfshirëkëtu dhe baltakinin, kryqin mbi ikonostas dhe polielein.6. “Shën e Premtja” në fshatin Çetë, Kavajë. Është vjedhur më 11.2.2011 gjatëprocesit të restaurimit ku janë zhdukur lekët e mbledhura në kishë, si dhe gjithëpajisjet e grupit restaurues.7. “Shën Thanasi” në Karavasta, Lushnjë. Përveç vjedhjeve të tjera të mëparshmevjedhja e fundit është bërë në dhjetor 2007, duke zhdukur një pjesë të mirë tëikonostasit, i cili tani nuk ekziston më.8. “Shën Mëria” në Bënjë, Përmet. Është vjedhur më 19 nëntor 2009. Në të ështëzhdukur një ikonë me vlera të veçanta shpirtërore dhe artistike.

Grabitet për të gjashtën herë kisha e “ShënThanasit” në Bularat të Dropullit të Sipërm nëGjirokastër, një monument kulti nga më tëveçantët në Luginën e Drinos. Kujdestari ikishës ishte personi i parë që konstatoi se kishaishte grabitur dhe, sipas tij, autorët e vjedhjeskanë përdorur pothuajse të njëjtën mënyrë si nërastet e mëparshme për të kryer grabitjen eradhës. Është grabitur e shkatërruar ikonostasi200-vjeçar, nga i cili janë marrë 27 ikona mevlera historike dhe shpirtërore. Kjo është njënga vjedhjet më të mëdha që i është bërë kësajkishe.

Policia, e cila hetoi në vendin e ngjarjes, nukka mundur, si dhe herë të tjera, të zbulojë ngjar-jen dhe hipotezat e hedhura deri tani kanë re-zultuar të pabaza.

Grabitet për të gjashtën herëkisha e “Shën Thanasit”

në Bularat

Në Komunën Shirgjan, konkre-tisht në fshatin Kuqan, në Elbasan,komuniteti i zonës me rastin efillimit të sezonit të ri të përpunimittë ullinjve dhe në kuadër të inici-ativave për forcimin e traditave sinë përpunim por edhe në gatimin erecetave të ndryshme me bazë vajine ullirit organizoi një veprimtari tëpërbashkët. Këtu ekziston edhe njëbashkim vullnetar i fermerëve tëzonës që njihet si Federata Bujqë-sore Elbasan (FBE), e cila punonpër të përmirësuar dhe vlerësuarproduktet tipike të rajonit, e në ve-çanti vajin e ullirit.

Në këtë ditë u mblodhën së ba-shku jo vetëm kultivues të kulturëssë ullirit, por edhe gra shtëpiake,të cilat merren me përgatitjen erecetave për gatime të ndryshme

Ringjallja e traditavenë zonat rurale

në shtëpi, dhe sidomos gjatë festa-ve të mëdha të Krishtlindjeve. Me-qenëse në këtë zonë një shumicë emadhe e banorëve i përkasin besi-mit të krishterë orthodhoks, ishin tëftuar të merrnin pjesë edhe klerikëtë këtij besimi, të cilët, gjatë kohëssë zhvillimit të këtij aktiviteti mepjesëmarrjen e tyre shpjeguan sesi vaji i ullirit përdorej dhe përdoretnë misteret e shenjta të Kishës Or-thodhokse si në Pagëzimin e Shenj-të etj.

Në përfundim të këtij aktivitetitë pranishmit, në një tavolinë tëpërbashkët vëllazërore, shijuanshumë nga gatimet e ndryshmetradicionale, të cilat ishin përgatiturnga banorët për këtë rast.

Dhimitër Piligriu

Vjedhjet në kishat monument - dukuri e përsëriturdhe pa fajtorë

Nën kujdesin e Kryepiskopit tëAthinës z. Jeronimos, me mikpritjene Mitropolitit te Ftiotidhës z. Ni-kolaos dhe nën drejtimin e Mitro-politit të Selanikut z. Anthimos, nëfillim të nëntorit u organizua në Greqinë qytetin Lamia, Konferenca “Or-thodhoksia dhe Pentikostianizmi”.

Ditën e parë pas Shërbesës së Aja-zmës së Vogël, programi vazhdoime urimin dhe mirëseardhjen nëLamia nga Mitropoliti i Ftiotidhës.

Më pas vijuan përshëndetjet ePatriarkanave dhe Kishave Autoqe-fale nga përfaqësuesit e tyre.

Konferencë NdërorthodhokseGREQI

Dita e parë përfundoi me dy re-ferate: I pari u mbajt nga Mitropo-liti i Nikopojës dhe Prevezës z. Me-letios, me temë: “Çfarë është pohi-mi Orthodhoks”, dhe referati i dytëu mbajt nga Episkop Kirilli i Avidhit,i cili është dhe Profesor në Univer-sitetin Theologjik të Athinës, me te-më: “Historia dhe mësimdhënia ePentikostianëve”.

Ditën e dytë, pas Liturgjisë Hyj-nore, në Katedralen “Ungjillëzimi iHyjlindëses”, vijuan edhe katërreferate të tjera..

Ditën e tretë të Konferencës uzhvillua njëbisedë e për-gjithshme mbipërfundimet earritura dhepër miratimine tyre.

Joan Meni

Page 3: Gazeta e Dhjetorit 2011

3DHJETOR 2011 NGJALLJA

Në këtë klinikë kryhen të gjitha ekzami-nimet okulistike dhe shërbime të O.R.L. dukefilluar që nga vizita e thjeshtë e deri tek ekza-minimet e një teknologjie të fundit si:

Vizitë okulistike ku përfshihet- Përcaktimi vizusit dhe dhënia e recetës sësyzave me ndihmën e autorefraktometrit

- Ekzaminimi i segmentit anterior me biomi-kroskop,

- Matja e presionit intraocular me metodatmë të sakta,

- Fundoskopi, ekzaminim i retinës.

OCTOCT (optical coherence tomography) është

një teknikë jo invasive që shërben për ima-zherinë e retinës, e cila është një ind meshumë shtresa në fundin e syrit. Ështëinstrumenti i parë që lejon mjekët të shohinretinën në preje tërthortë dhe shërben përdiagnostikimin që në fazat e hershme të disasëmundjeve që çojnë në humbjen e përher-shme të pamjes si membranës retinal, e edemësmakulare apo vrimës makulare etj. Me këtëaparat bëhet dhe Angiografi me kontrast.

Argon laser YAG LASERMe anë të lazerit kryhen ndërhyrjet e

nevojshme terapeutike të rasteve të shumtatë retionopatisë diabetike, të grisjeve retinale,si dhe disa ndërhyrje të tjera ku është enevojshme heqja e turbullimeve që zhvillohenpas operacioneve të katarakteve.

Fondacioni “Klinika Orthodhoksee Ungjillëzimit “shton aktivitetin me njëgodinë të re dhe moderne, e cila do tëshërbejë si Qendër Diagnostike Oku-listike dhe Otorinolaringologjike. Qe-ndra është e pajisur me aparatura ba-shkëkohore dhe teknologji të re dhegaranton një diagnostikim me cilësi tëlartë dhe me mjekë të specializuarjashtë vendit.

Hapja e kësaj qendre u bë me kuj-desin e drejtpërdrejtë të KryepiskopitAnastas dhe fondet e siguruara prej tij.Veprimtaria e saj filloi me Shërbesëne Bekimit të Ujit, Ajazmën, siç ështëgjithmonë në traditën Orthodhokse.

Shërbimet që ofron klinika e reFusha vizive ose perimetri i automatizuar,

për përcaktimin e dëmtimeve dhe ndjekjen e tësëmurëve me glaukoma (tensioni i syrit).

PentacamShërben për studimin topografik të kornesë

të sipërfaqes anteriore dhe asaj posteriore, sidhe kryen studim me prerje të tërthorta të saj.Bën gjithashtu matje të trashësisë së kornesëdhe është metoda më bashkëkohore për përcak-timin e çrregullimeve topografike nga patologjitë ndryshme.

Terapia e Katarakit (është çdo turbullim ikristalinës së syrit dhe karakterizohet nga uljegraduale e pamjes kryesisht në moshat e treta),kryhet me mikrokirurgji bashkëkohore që quhetFakoemulsifikim dhe Implantim i lentes intrao-kulare.

Ekografi B dhe A. Për studimin e retinës.Janë ekzaminime që shërbejnë për ekzamini-

min e strukturave më të thella të syrit në atoraste kur nuk mund të shihen qartë, gjithashtupërdoren dhe në përcaktimin e numrit të lentesintraokulare në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikaletë kataraktes.

VideonistagmografiaVlerësohet gjendja e veshit të mesëm. Është

një studim, i cili përdoret për të vlerësuar pacientëtme marrje mendsh apo disfunksion të ekuilibrit.

Otoemisioneve akustike DPOAEAkustike1-OAE janë një metodë e vlefshme klinike

për zbulimin dhe ndjekjen e dëmtimit të dëgjimit

nga zhurmat në persona të cilët reklamohenndaj zhurmave të forta.

- Për diagnostikimin e hershëm dhendjekjen klinike të pacientëve me ulje akutedëgjimi,

- Zbulimi i hershëm i dëmtimeve të dëgjimit- Kontrolli i hershëm i neonateve, si dhe

kontroll audiometrik objektiv i fëmijëve.E rëndësishme është të theksohet se

DPOAE gram është metoda më e saktëe përcaktimit të gjendjes audiometriketë moshës deri 1 vjeç. Rekomandohettë kryhet brenda vitit të parë të jetës,sidomos në fëmijë të lindur prematurë.

AudiogramaAudiograma e toneve të pastra është një

grafik i cili tregon sesa mirë dikush dëgjonnjë grup tingujsh.

Ajo përdoret për të treguar nëse ky per-son dëgjon në nivele normale apo ka humbjedëgjimi. Gjithashtu ajo na tregon natyrën euljes së dëgjimit.

Tympanometria është një ekzaminim, icili përdoret për të testuar gjendjen e veshittë mesëm, lëvizshmërinë e membranëstimpanike dhe të kockave të vogla të dëgjimit.

Për më tepër informacion Ju mundtë shikoni faqen e Klinikës në ËEB,

www.klinikaorthodhokse.com.Adresa: Rruga e Dibrës, (përballë

Klinikës Orthodhoke të Ungjillëzimit),Tiranë

Tel: +355 4 2221266

Një klinikë e re në shërbim të të gjithëve- Filloi veprimtarinë Qendra

Bashkëkohore e DiagnostikimitOkulistik dhe Otorinolaringologjik -

Page 4: Gazeta e Dhjetorit 2011

4 NGJALLJA DHJETOR 2011

Ecën nëpër qytetin e vjetër tëJerusalemit dhe e ndien se kudo qëshkel ke të mirën përpara... se je nëvendin e Jisuit. Ecën dhe mediton...në këtë qytet të trazuar, në një ditëtë bukur pa re, me diell, madje shu-më të nxehtë për kohën. Pavarë-sisht nga problemet politike të mo-mentit në atë shtet, në Qytetin eShenjtë sheh shumë lëvizje, njerëzme larmi veshjesh tradicionale apotë kohës, vendas por dhe shumëpelegrinë nga të tëra vendet e botës,që vijnë për të parë vendet e shenj-ta, që luten në to... që vijnë për tëtakuar Atë që i ndriçon në jetën etyre. Po, po! Ai është aty, ku ngritilavdinë me pësimet e tij, ku ndërtoipërjetësinë; është kudo ku ka njerëzdhe gjithnjë me moton “kamardhur të shpëtojmë jetë nje-rëzish”.

Çdo hap që hedh dhe... simbole.Bën kryqin, puth ikona, gurin eGolgotasë, vendin e Varrimit e tëNgjalljes, e kudo ndez qirinj...lutesh… dhe pas gjithë këtyre ve-primeve vjen dhe momenti i largimitfizik... por tashmë i lehtësuar sido-mos në shpirt, madje me një vizionmë të qartë për veten, familjarët etë tjerët, me një udhërrëfyes që tëtregon vërtetësinë, kuptimin e jetës,sidomos dashurinë dhe “faljen”.

Ashtu si tërë njerëzit me “kom-plekset” e tyre edhe unë, pikërishtnë vendin e Ngjalljes duke kundruartërë ata njerëz vizitorë që prisninnë radhë për të hyrë në Vendin eShenjtë, kujtova mjaft gjëra jetëso-re... meditova dhe vetiu më lindimendimi: Ne që vemi në kisha endjekim ritet e besimit a jemi tëdenjë për atë vend që zëmë nëKishë?

Në moment, përgjigjen e gjyko-va të lehtë, por....jo!! Pyetja kërko-nte një përgjigje të menduar mirë.

Në kishë, ne shohim klerikë,punonjës laikë që kryejnë detyra,por dhe besimtarë të shumtë, qëplotësojnë ritet e tyre. Ndërmjet nje-rëzve besimtarë ka të shëndetshëm,por ka dhe nga ata që vuajnë, ka tësëmurë, ka nga ata me kompleksee vese, ka nga ata që janë penduarvërtet për sjelljet e tyre jo të denja,ka dhe nga ata “pendestarë”, të ci-lëve u duket se afërsia me “njerëzite Zotit dhe faltoren e tij” shërben

A jemi të denjë për vendin që zëmë në Kishë?

si një shpëtim kalimtar, ka nga ataqë vijnë sa për të ndezur një qiri,ndoshta pa ndenjur për të dëgjuarmeshën, ka… Në shoqëri shehedhe më shumë...

Gjen njerëz që i kryejnë detyratme devotshmëri, veprojnë me kë-naqësi pranë njerëzve, e sidomosndaj atyre me probleme, e ndiejnëtë mirën dhe të keqen, të japinkurajë, të ngushëllojnë... E pra këtajanë njerëzit e Perëndisë.

Por has... edhe punonjës, që përdetyrën që kryejnë shpesh të impo-nohen që t’u japësh pjesë nga punae djersa jote,... sheh nga ata që ekanë bërë qëllim në vetvete përfiti-min në kurriz të klientit, të shoqërisë,të kishës..., të cilët me këto veprimeçojnë në denigrimin e idealeve të

krishtera, ...në korrupsionin e aqshumëpërfolur.

E pra këto janë anët e medaljesqë të shfaq jeta. Mirë ne, që nëbazë të mësimeve të Zotit Krishtarrijmë të vlerësojmë: Po Perëndiasi i gjykon këta njerëz? Po ata vetëa e kuptojnë se çfarë vendi zënënë kishë, në shoqëri?

E këtu, le të kujtojmë thirrjen qëna bëhet para kungimit: ...me frikëPerëndie, Shpresë e Dashuriafrohuni... E pra të gjithë duhet tëjemi skllevër të shpresës e tëfrikës...

Dhe ka njerëz apo besimtarë, qëe mësojnë fjalën e Zotit, e zbatojnëatë, e predikojnë bukur jo vetëm nëkishë, por dhe kudo. Por mësimett’ua predikojmë të tjerëve pasi të

jemi vetë shembull në zbatimin etyre.

Mësimet e Zotit tonë Jisu Krishtna qartësojnë, na hapin rrugë ehorizonte për të ecur në jetë, nalartësojnë si njerëz, na bëjnë më tëdenjë për atë vend që do zëmë nëkishën tonë.

Përmendëm disa raste të për-

gjithshme, por kështu mund tëvazhdojmë pa fund... me karakteretdhe format e ndryshme të jetësuaratë njerëzve tanë. E në situatat esotme i hasim gjithnjë e më shpeshato, por ne besimtarëve na bie de-tyrë t’i luftojmë e të dalim në për-fundimin: “asnjë tolerancë shma-ngieve nga mësimet e fesë”, sepsekështu do të meritojmë ndershmë-risht pozicionin tonë ndaj Perëndi-së, do të fitojmë vendin tonë në gri-gjën e Zotit... dhe në Kishë.

E thjeshtë është gjuha e sëvërtetës, që të lejon të gjesh etë kesh paqen brenda shpirtittënd, të besosh në “muzikën”magjike të zemrës tënde dhe tëndjekësh me devocion mësimete Zotit tonë Jisu Krisht.

E pra, secili le t’i bëjë analizënvetes dhe le të gjejë vendin e tij, qëzë në kishë.

Kristofor Beduli

Nga 9-13 nëntor 2011, në mje-diset e Pallatit të Kongreseve, nëTiranë, u mbajt edicioni i 14-të iPanairit të Librit “Tirana 2011”. Nëkëtë ngjarje të përvitshme morënpjesë rreth 90 ekspozues, kryesishtsubjekte botuese shqiptare, poredhe universitete e shtëpi botuesenga jashtë vendit, të cilat për pesëditë me radhë prezantuan te lexu-esit në stendat përkatëse autorë tëndryshëm vendas dhe të huaj, titujtë rinj, si dhe botime të viteve tëkaluara.

Në këtë panair, si çdo vit, moripjesë edhe Kisha jonë Orthodhokseme rreth 100 botime, ku libri më iri ishte “Udhëtim Shpirtëror” iKryepiskopit Anastas. Shumë le-

xues shprehën interesimin e tyre,duke u afruar në stendë, ku veçlibrave të ekspozuar u informuanedhe për rolin dhe rëndësinë që ka

Prezantim dinjitoz i botimeve të Kishës në Panairin e XIV-të të Librit

Kisha Orthodhokse Autoqefale eShqipërisë dhe kontributin e saj nëshoqërinë shqiptare.

Page 5: Gazeta e Dhjetorit 2011

5DHJETOR 2011 NGJALLJA

“U bëftë vullneti yt si në qiell ashtu edhe mbi dhé”(Matth. 6.10)

I bekuar është Shën Joan Pagëzori, sepse e përmbushi Ungjillinpërpara Ungjillit! U nis për në shkretëtirë, dhe iu dha tërësisht vullnetittë Zotit si në trup ashtu edhe në frymë. Dhe vullneti i Zotit u plotësuanë trupin e tij mbi tokë siç u plotësua në frymën e tij në qiell. Asuria, as egërsirat nuk e kërcënuan trupin e tij gjatë viteve që kaloinë shkretëtirë, as edhe dëshpërimi nuk e cenoi frymën e tij kur ishtenë vetmi, as krenaria kur pati vizione qiellore. Nuk kërkoi as ushqim,as njohje nga njerëzit. Perëndia i dha atë çka ishte e nevojshme,sepse e kishte braktisur veten në duart e Perëndisë. Nuk i drejtoi ainga vetja hapat e tij drejt shkretëtirës, edhe kur ishte jashtë saj. Jetae tij drejtohej nga një timonier i padukshëm, pasi kur erdhi koha tëbraktiste shkretëtirën dhe të shkonte të takonte Zotin, u shkrua:“Fjala e Perëndisë iu drejtua Joanit” (Lluk. 3 :2).

Joani foli për lidhjen që ai kishte me fuqitë qiellore me thjeshtësinëe një fëmije të pafajshëm: “Dhe nuk E njihja, por Ai që më dërgoi tëpagëzoj me ujë, Ai më tha: “Ai mbi të cilin do të shikosh Frymën tëzbresë dhe të ndalojë, është Ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë”.”

Kështu, dhembshurisht dhe thjeshtësisht ai fliste për gjëraqiellore! Dhe megjithatë sa i ashpër ishte, si një luan, kur iu flistenjerëzve të parregullt si Herodit apo Herodianës!

Qengji dhe luani jetojnë bashkë tek ai. Qielli është po kaq pranëtij sa nëna fëmijës, dhe vullneti i Perëndisë është kaq i qartë dhepranë tij, sa engjëjt në qiej.

O Zot i urtë, drejto jetën tonë mëkatare që është në shkretëtirëne kësaj bote drejt përmbushjes së vullnetit tënd, ashti si Ti e drejtoveShën Joan Pagëzorin.

Ty të përket lavdia dhe nderimi përjetë.Nga Shën Nikolla Velimiroviç

Përktheu Eleni Pani

Nënshtrimi ndaj vullnetit të PerëndisëHomeli për 7 janarin - mbledhja e Shën Joan Pagëzorit

Ajo fillon me psalmet e lavdërimit. Përlëshorja dhe Shkurtorja shënojnëhyrjen me Ungjillin. Rreshtat që flasin për pagëzimin, prej Galatianëve3:27, përsëri zëvendësojnë Trishenjtorin. Apostulli është nga Galatianët.

Por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindurprej gruaje, të nënshtruar ligjit, që të shpërblente ata që ishinnën ligj, që ne të fitojmë birërinë. Dhe, duke qenë se jeni bij,Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret:“Aba! Atë!”. Prandaj, ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe nëqoftë se je bir je dhe trashëgimtar (Galatianët 4:4-7).

Këndimi i Ungjillit është historia familjare e Krishtlindjes nga Ungjilli iMatheut (2:1-12) dhe Mesha vazhdon normalisht. Pastaj, kemi një kre-mtim të veçantë dyditësh, kushtuar Marisë Hyjlindëse dhe ShënStefanit, Dëshmorit të Parë. Periudha e gëzuar e Krishtlindjes shtrihetderi në Ujin e Bekuar. Gjatë kësaj kohe këndohen këngë dhe agjërimidhe rënia në gjunjë nuk kërkohet nga Kisha.

Festa e Krishtlindjes titullohet zyrtarisht Lindja në Mish e Zotit dhePerëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Në Krishtlindje ne

Liturgjia Hyjnore e Krishtlindjeskremtojmë lindjen si njeri të Birit të Perëndisë, të atij që së bashku meAtin dhe Shpirtin e Shenjtë është me të vërtetë Perëndi në jetë të jetëve.Prandaj ne këndojmë në Kishë.

Virgjëresha lindi sot të përmbiqenëshmen Fjalë, edhe dheu iblaton të paafruarit shpellën; Engjëjtë, me barinjtë polavdërojnë, Magët pra, bashkë me yllin po udhëtojnë; se përne ka lindur Krishti, si djalë foshnjë, i parëjetëshmi Zot.

Lindja jote, o Krisht Perëndi dhe Zot, i lindi botës dritën edijes së hyjshme; se ata që adhuronin çdo yll në qiell, si sotprej yllit po mësoheshin, ty t’adhurojnë, Diellin e Drejtësisëdhe të të njohin si Lindjen që lartazi (Lluka 1:78), o Zot lavdimë Ty! (Përlëshorja)

Kështu, festa e Krishtlindjes, është kremtimi i shpëtimit të botës nëpërmjetBirit të Perëndisë, i Cili u bë njeri për ne, që me anën e Tij, ne të mund tëbëhemi hyjnorë, bij të Perëndisë Atë, me anë të banimin ndër ne tëShpirtit të Shenjtë.

Page 6: Gazeta e Dhjetorit 2011

6 NGJALLJA DHJETOR 2011

1. Gazetari i Ngjalljes: Z. Arben Puto nëlibrin e tij që ka dalë në qarkullim kohët efundit, (“Lufta Italo-Greke, diktatorë dhe ku-islingë”, Botimet Toena, 2011), midis tëtjerave në fq. 292-3 thotë: “Mbetet gjithnjë ipaprekshëm parimi se autoqefalia e KishësShqiptare nuk pajtohet me vënien në krye tënjë kleriku të huaj... Për pasojë, në kushtetaktuale Kisha Ortodokse Shqiptare e ka humburautoqefalinë. Kjo çështje ka tërhequr edhe vë-mendjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë,siç del nga kabllogramet e publikuara ngaorganizata Wikileaks”. Ambasadori Witherska shprehur rezerva për pjesëmarrjen ekishës në çështjen e zhvarrimeve dhe thotë:“Kisha Ortodokse në këtë rast rezulton të jetëmë shumë një zyrë e qeverisë së Athinës nëShqipëri sesa një kishë autoqefale, sepse nukka ndonjë lidhje të funksioneve të kishës mevarrezat ushtarake të një shteti” dhe më tej:“Peshkopi Janullatos rezulton kështu të jetë njëzyrtar i Karamanlisit, me të cilin është kon-sultuar në lidhje me çështjen e varrezave”.

Kryepiskopi Anastas: Këtë frazë, ambasa-dori Withers nuk e ka thënë kurrë. Nuk ek-ziston në tekstin në origjinal të kabllogramitme nr. kod. 06, Tirana 662 të datës 21 qershor2006, të cilin e publikoi organizata “Wikileaks”.Duke i hedhur një sy kritik tekstit, që i re-ferohet z. Arben Puto (Gazeta Shqip, 6 shtator2011), konstatohet lehtë se teksti që para-shtron z. Puto, në thonjëza, është bashkim iqëllimshëm i dy fjalive të shkëputura nga njëkoment fyes, bërë nga një gazetar. Përveç kë-saj, ishte e pamundur për ambasadorin ameri-kan z. Withers të formulonte një mendim tëtillë, sepse në vitin 2006 kur u shkrua ky kab-llogram që referohet në libër, z. Withers nukkishte ardhur ende në Shqipëri. Kabllograminënshkruhet nga ambasadorja znj. Marcy Ries. Për më tepër që as nuk ekziston një frazëe tillë në origjinalin në anglisht të tekstit tëpublikuar nga Wikileaks. Historiani z. Puto,për të fyer ashpër Kishën Orthodhokse dheKryepiskopin e saj, i bashkëngjit me keqda-shje librit të tij dy fjali shpifëse të një gazetarishqiptar, i mbështjell me mantelin e Amba-sadës Amerikane dhe i paraqet në thonjëza,

si fjali dhe mendim të një ambasadori ame-rikan. Sigurisht, një gjë e tillë nuk quhet“histori” por tjetërsim i historisë me qëllimdiskreditues.2. Gazetari: A mund të na sqaroni diçka përpikëpamjen e z. Puto se Kisha Orthodhokse eShqipërisë e ka humbur tani Autoqefalinë e saj?

Kryepiskopi: Është shumë e qartë, se përshkak të mungesës së dijeve teologjike e nëveçanti të atyre nomokanonike, por edhengaqë nuk bën pjesë në Kishën Orthodhokse,autori në fjalë nuk e njeh faktin se Autoqefa-lia në Traditën Orthodhokse nuk varet ngashtetësia e Primatit të saj. Autoqefalia e Ki-shës Orthodhokse të Shqipërisë njihet, pa asngurrimin më të vogël, që nga viti 1992, ngatë gjitha Kishat Orthodhokse pa përjashtim,në mbarë globin. Gjithashtu emri i Primatittë saj përmendet nga të gjithë Patriarkët dheKryepiskopët-Kryetarë të Kishave AutoqefaleOrthodhokse në mbarë botën, çdo të diel e tëkremte, kur këta meshojnë. Fakti se Kisha Or-thodhokse e Shqipërisë është Autoqefale nji-het edhe prej Kishave të krishtera dhe orga-nizmave ndërkombëtarë ndër të krishterë.“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-

risë”, me Kryepiskopin konkret aktual ështënjohur si person juridik nga gjykatat shqipta-re dhe ligji nr. 10057 i datës 22.1.2009. Tëbën përshtypje fakti se këtë përpiqet ta injo-rojë një historian. Fatmirësisht qindra mijëratorthodhoksët e Shqipërisë e dinë shumë mirëse Kisha e tyre pas shpërbërjes së saj nga regji-mi ateist, është përsëri Autoqefale që nga viti1992, sipas Kanoneve të Shenjta.3. Gazetari: Po për sa shkruan gazetari rrethmarrëdhënieve tuaja me z. Karamanlis, ciliështë komenti juaj?

Kryepiskopi: Episkopi Andon Merdani,emri i të cilit përmendet në kabllogramin qëbotoi “Wikileaks” e siguroi Sinodin e Shenjtëse fjalët e tij u shtrembëruan. Kërkoi falje qënuk i përgënjeshtroi menjëherë ato që i atri-buohen se ka thënë në një takim personal pu-ne me një nga përfaqësuesit e AmbasadësAmerikane në Kryepiskopatë në vitin 2006(kur ishte ende prift). Ndërsa, sa i takon infor-macionit që vjen nga kabllogrami lidhur mepyetjen tuaj, ku edhe mbështetet komentigazetaresk, se gjoja më 7 qershor 2006 i bëranjë vizitë z. Karamanlis dhe diskutuam përvarrezat etj., deklaroj me përgjegjësi se kjoështë gënjeshtër. Më 7 qershor të vitit 2006,

TJETËRSIM I PALEJUESHËM I HISTORISËIntervistë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë,

prof. dr. Anastasit

Qëndrime të pajustifikuara kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Faksimilee artikullittë “Shqip”,nga z. Puto,

në të cilinciton

si pjesëkabllogramesh

opinionetpersonale

të gazetarit.

Page 7: Gazeta e Dhjetorit 2011

7DHJETOR 2011 NGJALLJAndodhesha në një udhëtim. Gjatë javëve që ikishin paraprirë zhurmës së madhe në lidhjeme zhvarrimet, ndodhesha në London Derrytë Irlandës, në mbledhjen e Komitetit Qendrortë Konferencës së Kishave Evropiane, sizëvendëspresident i kësaj organizate.Me këtë rast dua të them se me zotinKaramanlis jemi miq përpara se ai të bëhejkryeministër. Mos harroni faktin se përveçse Kryepiskop i Shqipërisë kam qenë përrreth 35 vjet profesor i Universitetit “Kapo-distria” të Athinës, jam anëtar nderi i Akade-misë së Athinës, President i Këshillit Botërortë Kishave, si rrjedhojë kemi edhe shumë çë-shtje të tjera për të diskutuar me persona pu-blikë në shumë vende, përfshirë Shqipërinëdhe Greqinë.Fraza se Kryepiskopi Anastas është “njëzyrtar i Karamanlisit”, jo vetëm që është egënjeshtërt dhe keqdashëse, por edhe qe-sharake. Dhe me të drejtë të habit fakti se sinjë profesor universiteti, në epilogun e librittë tij historik, përdor sajesa të tilla për të dis-kredituar Kishën Orthodhokse dhe Kryepi-skopin e saj.

4. Gazetari: Po rreth atyre që thuhen përvarrezat dhe pjesëmarrjen e Kishës nëzhvarrime, çfarë do të thoshit?

Kryepiskopi: Kisha Orthodhokse Autoqe-fale e Shqipërisë nuk është marrë kurrë mezhvarrime, për të cilat është bërë një zhurmëaq e madhe. Fraza se “Kisha Ortodokserezulton kështu të jetë më shumë një zyrë eQeverisë së Athinës në Shqipëri sesa njëKishë Ortodokse…” tregon padije dhe te-ndencë dashakeqe. Bisedimet dhe drafti i parëi Marrëveshjes midis dy Qeverive, asaj tëShqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me varrezate të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, filluannë vitin 2002. Kjo ishte në vazhdim të “Marrë-veshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dheBashkëpunimit të Ndërsjellë” që nënshkruantë dy vendet në Tiranë (21.3.1996). Kishajonë, për të lehtësuar të dyja qeveritë në rea-lizimin e marrëveshjes që ato kishin vendo-sur të nënshkruanin, ofroi truallin e mana-stirit të Shën Nikollës, pranë Këlcyrës, jo për“mauzole”, por për varreza. Diçka e tillë ështëe zakonshme për shumë shekuj në Shqipëri,

pra që varrezat orthodhokse të jenë tëvendosura pranë kishave dhe manastireve.Pozita e Kishës Orthodhokse në lidhje metë vdekurit, të çfarëdolloj etniciteti qofshin,është diçka e njohur: respekt i plotë. Veçanë-risht, për sa janë orthodhoksë, është një dety-rim të kenë mbi varr një kryq dhe të lexohetnjë lutje e veçantë përkujtimore, që quhet“trisai”. Bëhet fjalë për një detyrim fetarshumëshekullor.Teoritë shpifëse mbi synimet politike, mbiplanet e errëta, mbi caktimin e kufijve etj., për-doren nga disa qarqe nacionaliste që u pëlqentë krijojnë zhurmë dhe të kultivojnë dyshi-min e lig dhe armiqësinë midis popujve fqinjë.Dhe krejt e kundërta, përpjekja e KishësOrthodhokse - e konkretisht dhimbja dhepërpjekja ime personale - është kultivi-mi i mirëkuptimit reciprok, respekti indërsjellë si edhe arritja e bashkëpuni-mit të sinqertë për bashkekzistencënpaqësore dhe përparimin e përbashkëttë popujve fqinjë të Ballkanit brendakuadrit të Bashkimit Evropian.

Formimi i strukturave kishtare• U riorganizuan rreth 460 enori orthodhokse dhe zhvillohet veprim-tari liturgjike, predikuese e katekiste në qytete e fshatra.Kleri• Me kujdesin e Kryepiskopit u arsimua dhe u hirotonis një brez i riklerikësh, nënshtetas shqiptarë. Sot shërbejnë 146 klerikë (të të gjithagradave) me arsim të lartë. (Ndërkohë kanë ndërruar jetë 17 klerikë.)

Vepra ndërtuese• Janë ndërtuar 150 kisha të reja (të mëdha e të vogla), janë restauruar 60kisha e manastire-monument kulture dhe janë riparuar mbi 160 kisha.• Janë ngritur, blerë dhe rikonstruktuar më shumë se 70 godina për kop-shte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, selitë mitropoli-tane, shtëpi pritjeje, punishte, mensa për të varfrit etj. E tërë vepra ndër-tuese arrin në mbi 450 objekte.

Page 8: Gazeta e Dhjetorit 2011

8 NGJALLJA DHJETOR 2011

Kisha e Shën Markos, Grizë, u rikonstruktua plotësisht

Kisha e ShënMarkos, Grizë,

Fier, e cila urikonstruktua

plotësisht passhkatërrimit në 40

vitet e shkuara.Kjo kishë është

një nga 160 kishate rindërtuara, nënkujdesin dhe me

fondet e siguruaranga Kryepiskopi

Anastas.

Page 9: Gazeta e Dhjetorit 2011

9DHJETOR 2011 NGJALLJA

JOAKIM MARTINIANI

Dr. Dion Tushi

1.4 Emërimi i JoakimMartinianit si kryeprift në

mitropolitë e Greqisë

Në Konstandinopojë Joakimi ubë anëtar i Sinodit të Shenjtë të Pa-triarkanës Ekumenike. Me traktatine Lozanës, krijohet një situatë e re,por si konseguencë e saj ishte edhendalimi për të marrë pjesë në Sino-din e Patriarkanës Ekumenike ikryepriftërinjve të zonave kishtarejashtë kufijve të shtetit turk. Atë-herë së bashku me shumë kryeprif-tërinj edhe Joakimi i Beratit lar-gohet nga Sinodi i Shenjtë. Gjitha-shtu së bashku me të largohen dhedy kryepriftërinj të tjerë që mbanintitujt e mitropolive brenda shtetitshqiptar, Mitropoliti i DurrësitJakovi dhe Mitropoliti i KorçësJoakimi. Siç kuptohet, jeta e këtyrehierarkëve u vështirësua mjaft,pasi as në Sinodin e PatriarkanësEkumenike nuk mund të qëndronindhe as në mitropolitë e tyre nëShqipëri nuk mund të ktheheshin.Në nëntor të vitit 1923, për çështjenkishtare të Shqipërisë, u ringrit njëKëshill prej tre kryepriftërinjsh, kuu caktua edhe Joakimi i Beratit, porkjo çështje mbeti pezull për njëkohë të gjatë.

Më 9 tetor të vitit 1924 Joakimiu zgjodh Mitropolit i Paramithisë,ndërkohë që nuk reshti asnjëherësë interesuari për gjendjen kishtarenë Shqipëri. Më 25 janar 1925 idrejtohet Patriarkanës me një rela-cion ku i kërkon që për zgjidhjensa më të shpejtë të problemit kish-tar me Shqipërinë në vend të Jero-theut të dërgohej si eksark ndonjëtjetër. Me zgjidhjen e këtij problemidhe me vendosjen e gjendjes kish-tare në baza kanonike, Joakimi shpre-sonte që të kthehej në Shqipëri përtë shërbyer si kryeprift. Por kjo gjënuk u realizua kurrë. Më 3 shtatortë vitit 1925 Joakimi emërohet Mi-tropolit i Nea Pellagonisë, Ptole-maidhës. Në këtë mitropoli ai që-ndroi 10 vjet. Kur në vitin 1926 Mi-

tropoliti i Trapezundës Hrisanthoserdhi në Tiranë si eksark (i dërguar)i Patriarkanës, për t’u marrë veshme qeverinë shqiptare për zgjidhjene problemit kishtar, në marrëve-shjen që u firmos nga ana shqiptareprej ministrit të jashtëm Hysen bejVrionit, emri i Joakimit përmendejsi kandidatura më e mundshme përnjë nga tri mitropolitë e mbetura va-kante, ajo e Tiranës, Durrësit dhee Gjirokastrës, ndërkohë që nëmitropolitë e Korçës dhe të Beratitdo të vendoseshin përkatësisht Je-rotheu i sipërpërmendur dhe Kri-stofor Kissi, Mitropolit i Sinadhës,ish - anëtar i Sinodit të PatriarkanësEkumenike të Konstandinopojës.

Në vitin 1928, qeveria shqiptarevendosi që ta zgjidhte probleminkishtar, pa marrë mendimin e Patri-arkanës. Kështu kemi thirrjen eKongresit Kishtar, i cili e fton edheMitropolitin tashmë të Ptolemai-dhës, që nëse donte mund të vintedhe të merrte pjesë në formacionine ri kishtar. Por Joakimi nuk pranoikëtë ftesë, pasi e kontestonte këtëKongres nga mënyra se si u zhvi-llua. Më 5 shtator të vitit 1935, Joa-

kimi u emërua Mitropolit i Ksanthit.Më 5 dhjetor të vitit 1942 u emëruaMitropolit i Pulanisë dhe Kilkisitdhe më 12 dhjetor të vitit 1945 ri-emërohet përsëri Mitropolit i Ksan-thit. Në Ksanthi ai ndërron jetë më11 dhjetor të vitit 1953. Në testa-mentin e tij, bibliotekën e tij të pasursi dhe një shumë të hollash i la përmitropolinë e Korçës dhe manasti-rin e “Shën Prodhromit” në Vosko-pojë, por kjo dëshirë e tij nuk uplotësua asnjëherë.

1.5 Kontributi i J. Martinianitnë fushën e Ballkanologjisëdhe Historisë, veprimtaria e

tij botuese

Joakim Martiniani ka qenë njëfigurë tepër karizmatike. Ai ishte ipajisur me dhunti e intelekt të ve-çantë. Njohës i shumë gjuhëveevropiane dhe me një kulturë të ad-mirueshme, ai ushtroi edhe një ve-primtari të vlefshme botuese. Pa-varësisht kushteve të pazakonta poli-tike dhe shoqërore ku ai jetoi e pu-noi, si dhe ndërrimit të vazhdue-shëm të ambienteve ku ai ushtroi

aktivitetin e tij, Mitropoliti Joakimla pas disa vepra me vlerë të ma-dhe në fushën e filologjisë, albano-logjisë, ballkanistikës dhe historisë.Dy veprat kryesore të tij janë Sim-volai eis tin Istoria tis Moskopo-leos, H Iera Moni tou TimiouProdhromou kata ton en autikodhika 1630-1857 (Kontributenë Historinë e Voskopojës, Mana-stiri i Shenjtë i Shën Prodhromitsipas Kodikut të tij 1630 -1857),Athinë 1939 dhe Moskopolis1330-1930, Voskopoja 1330-1930,Selanik 1940.

Vepra mbi kodikun e Manastirittë Shën Prodhromit në Voskopojë,jep një informacion të pasur për sai përket historisë së manastirit dheqytetit në fjalë. Nëpërmjet trans-kriptimit dhe komentimit të këtijkodiku, njihemi me ngjarjet kryeso-re historike e shoqërore në kuadrine disa shekujve jo vetëm të Vosko-pojës, por edhe të zonës përreth,nga ku marrim një informacion tëkonsiderueshëm edhe për mitropo-linë dhe qytetin e Korçës. Gjitha-shtu prej këtu marrim një informa-cion të plotë për sa i përket figura-ve kryesore të këtij qyteti, kontribu-teve të tyre në të mirë të komuni-tetit, si dhe të lidhjeve tregtare ekulturore të Voskopojës me vendetë ndryshme të Evropës, të dhënatë rëndësishme jepen këtu edhe përJustinianën e Parë Kryepiskopatëne Ohrit, që nga gjeneza e saj rrethviteve 530 deri në shkatërrimin eplotë nga turqit, në vitin 1767, dyvjet para shkatërrimit të qytetit tëfamshëm të Voskopojës. Nga tëdhënat e këtij Kodiku njihemi edheme shkaktarët e shkatërrimit tëparë të këtij qyteti, si dhe me përje-timin e kësaj fatkeqësie nga popu-llata e mbetur.

Ndërkohë që libri i dytë për Vos-kopojën, ruan vlera të veçanta përvetë faktin se studimi i historisë dhekulturës së këtij qyteti përfshin njëhark prej pothuajse gjashtë she-kujsh. Për nga mënyra e trajtimittë bën përshtypje dashuria dhe

(Vijon nga numri i kaluar)

(vijon në faqen 10)

Është për të ardhur keq që figura të tilla si ajo e ImzotJoakimit për vetë kushtet dhe rrethanat e kohës kur jetuan, nukpatën mundësinë që të qëndronin dhe të punonin gjatë gjithëkohës në vendin e tyre për të kontribuar ashtu siç dëshironin.Gjithsesi kontributi i tij mbetet tepër i çmuar si në aspektinreligjioz e arsimor, ashtu edhe në atë shkencor edhe përShqipërinë.

Page 10: Gazeta e Dhjetorit 2011

10 NGJALLJA DHJETOR 2011

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

JANAR 20121 E Diel † RRETHPRERJAE JISU KRISHTIT. Vasili i Madh.4 E mërkurë Mbledhja e 70 Ap.Osh. Theoktisti. Apolinaria, se-natore. (Vaj, verë, peshk)5 E Enjte † Vigjilja e Theofa-nisë. Theopemti e Theonai.(Kreshmë) (Orët e mëdha)6 E Premte † Pagëzimi iShpëtimtarit tonë Jisu Krisht(Theofania). (Vaj, verë, peshk)7 E Shtunë † Mbledhja e JoanPagëzorit, Pararendësit. Athana-si në Izmir.

8 Ediel † PAS THEOFANISË.Osh. Gjergj Hozeviti. Osh. Aga-thoni, Domnika.11 E Mërkurë † TheodhosQinovjarku. Osh. Vitali në Gaza.(Vaj, verë)14 E Shtunë † Mbyllja e Theo-fanisë. Osh. vrarë në Sina eRaitho. Shën Nina.

15 E Diel † 12 LLUKAIT. Osh.Pavli i Tebës. Osh. Joan kalivi.17 E Martë † Osh. Andoni iMadh. Dësh. i ri Gjergji nëJaninë.18 E Mërkurë † Athanasi eKirili të Aleksandrisë. Dëshg.Theodhuli. (Vaj, verë)20 E Premte † Osh. Efthimi iMadh. Petro doganieri. Dësh. riZaharia. (Vaj, verë)21 E Shtunë † Osh. MaksimOmologjeti. Dësh. Patrokli,Neofiti e Agnia.

22 E diel † 15 LLUKAIT. Ap.Timotheu nga të 70-t. Oshd.Anastas persiani.25 E Mërkurë † GrigorTheologu, i Konstandinopojës.Osh. Marisi. (Vaj, verë)27 E Premte † Transf. i lips.të Joan Gojartit. MbretëreshaMarkiana. (Vaj, verë)28 E Shtunë † Osh. Efremsiriani, Paladi e Jakovi. Dëshg.Harisa.

29 E Diel † 17 MATEUT.Transf. i lips. të Ignat Hyjmbaj-tësit.30 E hënë † 3 Hierarkët: Vasilii Madh, Grigor Theologu, JoanGojarti.

nostalgjia e shkrimtarit për atdheune tij. Parathënia e këtij libri ështënjë punim i vërtetë shkencor mevlera shumë të mëdha, këtu autoriflet për zonën në fjalë në aspektinhistorik qysh para mijëvjeçarit tëparë deri në periudhën e mesjetëssë vonë, duke cituar autorët më nëzë që i janë referuar që në lashtësizonës ku shtrihet Voskopoja dheKorça, ai flet për popullatat, ndiki-met, luftërat dhe qytetërimet, dukecituar autorë e studiues seriozë si AbelOtto, Arnaudoff M, Diehl Charles,Anastasiou G., Fallme-rayer J. etj.

Për nga pikëpamja kompozi-cionale kjo vepër voluminoze merreth 400 faqe, ndahet në 24 ka-pituj, ku në secilin prej tyre trajto-hen tema të ndryshme, duke filluarqë nga themelimi i Voskopojës,popullatave në të, zhvillimeve ur-bane sociale e kulturore, figuravetë shquara në dimensione evropia-ne dhe botërore që nxori ky vend,kultivimit të veçantë të artit, kul-turës dhe arsimit këtu, objekteve tëkultit dhe shtypshkronjës, botimevenë të dhe rëndësisë së madhe qëpati Akademia e Voskopojës në kul-tivimin e gjuhëve ballkanike dhe nëemancipimin e zonës.

Në mënyrë të veçantë autori fletpër marrëdhëniet e Voskopojës meqendrat më të përparuara të Evro-

pës Perëndimore e Qendrore, mengulimet e voskopojarëve dhe kon-tributet e tyre në këto qendra etj.,pa harruar të japë të dhëna të saktapër gjeopolitikën e periudhave nëfjalë për qëndrimet e Voskopojësdhe aleancat e saj të heshtura ku-ndër Turqisë, siç janë p.sh. lidhjetdhe ndihma e madhe me të hollaqë ky qytet i jep Katerinës së Rusi-së në luftërat e saj kundër ushtriveturke etj. Në mënyrë të detajuarme të dhëna të plota dhe elementëburimorë të mirëqëmtuar, autoripërshkruan shkatërrimet e njëpas-njëshme të Voskopojës që nga aifatal i shtatorit të vitit 1769 deri tekai i fundit i vitit 1916. Për nga tëdhënat dhe risitë që sjell ky libërpërbën ndoshta një nga monogra-fitë më të mira dhe më të plota përqytetin dhe fenomenin Voskopojëndër dhjetëra e dhjetëra libra tëshkruar për të nga autorë të ndry-shëm në kohë dhe vende të ndry-shme. Veç të tjerash ky punim shqu-het për bibliografinë tejet të pasurdhe të përzgjedhur, e cila flet përnjë punë të kujdesshme të autoritnë fjalë.

Përveç këtyre librave imzot Jo-akimi ka shkruar dhe disa vepra tëtjera si O Kastorias DhionisiosMandoukas (1648-1741) (Mitro-politi i Kosturit Dionis Mandukas1648-1741). Në këtë vepër flitet Marrë nga revista “Kërkim”, nr. 6

JOAKIM MARTINIANI(vijon nga faqja 9) për një figurë shumë të madhe

iluministe me orgjinë voskopojare,i cili e ushtroi aktivitetin e tij si mitro-polit i qytetit të Kosturit, për DionisMandukën dhe veprën kishtarepedagogjike e filologjike të tij etj.

Ndërkohë vepra e tij, e cila nuke ka parë ende dritën e botimit,është tepër interesante dhe mevlera të veçanta. Nga të dhënat enxjerra mësojmë se ai ka lënë shu-më studime të rëndësishme të pa-botuara, prej të cilave përmendim:

1. Berati dhe juridiksionishpirtëror i këtij vendi, Apolo-nia, Nimfeon, Aulona, Kanina,Orikumi, Amantia, Gllavenica,Sason (Sazani). 2. Korrigjime dhetë dhëna të tjera në monografinëe Gleizerit për KryepiskopatënAutoqefale të Ohrit. dhe 3. Kri-shterimi në Shqipëri.

Është për të ardhur keq që figu-ra të tilla si ajo e Imzot Joakimit përvetë kushtet dhe rrethanat e kohëskur jetuan, nuk patën mundësinë qëtë qëndronin dhe të punonin gjatëgjithë kohës në vendin e tyre përtë kontribuar ashtu siç dëshironin.Gjithsesi kontributi i tij mbetet tepëri çmuar si në aspektin religjioz earsimor, ashtu edhe në atë shken-cor edhe për Shqipërinë.

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtarepërpiqet të përcjellë mesazhin dhe informacionin e sajedhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve,- botimet kishtare etj.Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,

muzikor e filmik.Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,

anglisht e greqisht.

Me www.orthodoxalbania.orgdo të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në momentdhe kudo në të gjithë globin me

www.orthodoxalbania.org

Page 11: Gazeta e Dhjetorit 2011

11DHJETOR 2011 NGJALLJA

nieve me Bashkimin Sovjetik, në nëntor 1961,si përgjigje u ndërmor veprimi i mbylljes së saj,në dt. 29.12.1961, nga pushteti vendor iurdhëruar nga ai qendror.

Me ardhjen e vitit 1962, filloi me vrull ndërti-mi i një objekti të ri, duke e propaganduar si njënga veprat më të rëndësishme të atij pesëvjeçari,që do të quhej: “Hotel-mensë për oficerët, nëqytetin e Shkodrës”.

Ky objekt, me sip. 1164m2, i ndërtuar me 3 dhe4 kate, përfundoi dhe u inaugurua me ceremonidhe solemnitet të madh nga regjimi i asaj kohe,me rastin e 20-vjetorit të çlirimit, më 29 Nëntor1964, nga autoritet më të larta qeveritare epartiake. Dhe objekti në fjalë, e pati jetëgjatësinëpër qëllimin për të cilin u ndërtua, vetëm përrreth 30 vjet, pasi në fund të vitit 1994, si rezultati zbatimit të reformave në ushtri, nuk shërbentemë.

Godina u përdor duke dhënë me qira lokalete saj në katin përdhe personave të tretënëpërmjet ESKU, i cili e kishte marrë në admi-nistrim nga dikasteri i Mbrojtjes, kjo gjendjevazhdon ende dhe sot, me gjithë kërkesat eKishës gjatë këtyre 20-vjetëve, drejtuar 9 mini-strave të mbrojtjes nga 1991-2011.

Përpjekjet dhe interesimi i KomunitetitOrthodhoks të Shkodrës, si edhe ato të KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk kanëreshtur gjatë këtyre 20-vjetëve të tranzicionitdemokratik, që po përpiqemi të lëmë pas. Ato ekanë fillesën e tyre, që me ardhjen e Kryepi-skopit Anastas në korrik 1991, dhe kanë vazh-duar gjatë gjithë këtyre 20-vjetëve me kërkesëndhe intensitetin konstant për një zgjidhje sa mëoptimale dhe racionale të këtij problemi tëakumuluar gjatë këtyre 50-vjetëve të kaluara.

Po kështu interesim dhe preokupacion utregua edhe nga ana e Patrikut Ekumenik, Tërë-shenjtërisë së Tij, Vartholomeut I, i cili gjatëvendosjes së gurit të parë në kishën “Ngjallja eKrishtit”, në Shkodër, në nëntor 1999, u inte-resua edhe për çështjen dhe zgjidhjen sa më tëshpejtë të problemit në fjalë, pasi Kisha e konsi-deron si një simbolikë, tregues të prezencës dheveprimtarisë së saj për atë komunitet tëShkodrës.

Duke shpresuar dhe besuar, që pas 50 vje-tësh të kemi një lajm të mirë dhe të gëzuar, sidhuratë për Krishtlindjet 2011, atë që pretKomuniteti Orthodhoks i Shkodrës dhe i gjithëShqipërisë, urojmë që të nisë procedura zyrtaree privatizimit konform Ligjit, gjë për të cilën tëgjitha palët e interesuara bien dakord, pasi siçdel dhe duket qartë nga dokumentet zyrtare,Kisha zotëron më shumë se gjysmën e territoritmbi të cilin janë ngritur këto godina.

Ing. Petrika Shalësi

Duke shfletuar këtë fund viti dokumentet eshumta arkivore (të AQSH) për Shkodrën, natërhoqi vëmendjen dhe veçuam si më të spika-turat për aktualitetin e sotëm, 3 prej tyre, të peri-udhës 11 prill 1960 deri më 11 prill 1967, që janë:

1. STUDIMI I DAKTILOGRAFUAR prej 16 fletësh,i përgatitur nga hulumtimet prej Lluka H. Karafili,që mban datën 11 prill 1960, me temë: “Shënimehistorike mbi Komunitetin Orthodhoks të Shko-drës - Përmbledhur me kujdes nga shkrimtarëte moçëm dhe të rinj”. Ky studim u krye sipaskërkesës së bërë nga Episkopi, Hirësia e Tij,Imzot Irine Banushi, prandaj dhe dedikimi ngaautori është për të.

2. VENDIMI NR.169, dt. 29.12.1961, i lëshuarnga Komiteti Ekzekutiv i K.P. të QytetitShkodër, të firmosur nga Muharrem Kastrati -sekretar dhe Luigj Shala - kryetar, për mbylljendhe shpronësimin e një kishe orthodhokse nëqytetin e Shkodrës.

3. DEKRETI NR. 4263, i dt. 11 prill 1967, me 3nene për:…, si edhe shtetëzimin e pasurisë sëpaluajtshme të komuniteteve fetare. I Presidiu-mit të Kuvendit Popullor të Republikës sëShqipërisë, të firmosur nga Bilbil Klosi - sekretardhe Haxhi Lleshi - kryetar, të bazuar në gazetënzyrtare, në maj 1967, në faqet 67 e 68 të saj.

Nga dokumentet e mësipërme, fjala ështëpër ish-Kishën katedrale orthodhokse “Aleksa-ndër Nevski”, të lagjes “Gjuhadol” - Shkodër, sotështë ish “Shtëpia e Ushtarakëve” - me nr.380,inventari sipas Ministrisë së Mbrojtjes, e publi-kuar ndërmjet 1500 objekteve të listuara dhe tëshpallura për privatizim-shitje, në organet e shty-pit dhe të medias në datat 13 e 14 tetor 2011.

Duke marrë shkas nga sa më sipër, e shikoj-më të udhës që të njihemi të gjithë me historikune trishtuar të kësaj ish-kishe që (sipas pikës 1),e ka fillesën e saj, që nga viti 1858, kur u lejuanndërtimet e kultit nga qeveria otomane për ko-munitetet e krishtera në Shkodër, (kjo pasi qënga viti 1479, nga rënia e Shkodrës e deri nëvitin 1858, nuk lejohej asnjë ndërtim i ri i tillë).Kështu që nga mesi i vitit 1858, pas përpjekjevedhe ndërhyrjeve të shumta të Komunitetit Ortho-dhoks të Shkodrës, u sigurua leja për ndërtimine saj nga autoritetet vendore, filloi edhe punapër ndërtimin e kishës, duke hedhur themeletnë vitin 1859, në tokën truall që ishte siguruarmë parë nga besimtarët. Pas shumë peripecive,vështirësive dhe ndërprerjeve të punimeve, ajopërfundoi në vitin 1861, me një sipërfaqendërtimi rreth 360 m2, e rrethuar me avlli, murguri rreth e qark saj.

Duhet theksuar se një ndihmë të madhemorale dhe financiare ka dhënë qeveria ruse,nëpërmjet konsullit të saj në Shkodër, që përveçfondeve për përfundimin e kishës, u kujdes edhe

për zbukurimin me ikona dhe muret meikonografi, si dhe për pajisjet me materiale ki-shtare, brenda vitit 1864 vlen të përmendet se nëkëtë kishë ka pasur edhe një ikonë e bërë ngapiktori i njohur Riepini i madh, që ishte dhuruarnga familja e carëve të Romanovëve, dhe fati isaj nuk dihet. Ajo u zhduk pas vitit 1961 dhepas vitit 1967, ajo u fshi fare nga inventari.

Kjo kishë u ndërtua në tokën truall që iudhurua Komunitetit Orthodhoks nga besimtarët,të cilët ishin dalluar në rritjen dhe përparimin eShkodrës, duke zënë vend në qendër të qytetit,me qëllimin për ta pasur sa më afër, për të marrëpjesë dhe kryer ritet fetare. Kjo për faktin se ekishin të pamundur, për shkak të largësisë që tëfrekuentonin shërbesat fetare në kishën e Ma-nastirit femëror të “Shën Nikollit”, - përtej lumitBunë, në ish-lagjen “Kazenë”, në të djathtë tëTaraboshit, (kur vjen nga Shiroka në Shkodër).Kjo kishë e Manastirit femëror të Shën Kollit,ka qenë ndërtuar rreth vitit 1234 (nga Helena,

50 vjet më parë u mbyllKisha Katedrale Orthodhokse në Shkodër

e veja e mbretit Urosh), dhe ka qenë mjaft epasur dhe zbukuruar me ikona e ikonografi, pasi(sipas pikës 1) ishte ndërtuar siç thuhet po prejatij arkitekti dhe grupit të tij, që ndërtoi dhezbukuroi manastirin e Deçanit të Janevës nëKosovë.

Sot, në atë vend, me sipërfaqe rreth 8.200 m2

është njohur dhe kthyer fizikisht vetëm 5100m2,edhe kjo e ndarë në 2 pjesë të shkëputura largnjëra-tjetrës) në mes të së cilës ndodhen akomambeturinat e bazamenteve, të asaj që para mëshumë se 20-vjetësh, quhej: NYJA ASFALTO-BETONI-Shkodër.

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912,Kisha Katedrale “Aleksandër Nevski”, do tëevidentohej në dokumentet zyrtare me kufizimete njohura përqark si me pronat e: familjesFabiono; familjes Pogu; familjes Kaçulini dheme pasuritë e Kishës Katolike, pra me trualltoke me sip. rreth 1280m2.

Kjo kishë e ndërtuar me shumë peripeci dhesakrifica e pati jetëgjatësinë e saj vetëm për 99vjet, pasi menjëherë pas prishjes së marrëdhë-

Page 12: Gazeta e Dhjetorit 2011

12 NGJALLJA DHJETOR 2011D

oli n

ë qa

rkul

lim K

alen

dari

i ri

201

2

Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Vartho-lomeu priti Joseph Baiden, Zëvendëspresidentin eShteteve të Bashkuara, në Selinë e Shenjtë të ShënAndreas, të Parëthirrurit të Apostujve. Vizita u zhvilluamë 3 dhjetor 2011 dhe zgjati dy orë.Zëvendëspresidenti Baiden, u prit në hyrjen ePatriarkanës nga Hirësia e Tij, Kryepiskopi Dhimitër iAmerikës, bashkë me Protosingjelin, Kryesekretarine Sinodit të Shenjtë.

Perëndia u shfaqnë mish...

Festa e Krishtlindjes, sikundërpërsëritet për vit, na fton çdo

herë të rimendojmë për rëndësinë esaj, të meditojmë përsëri për kup-timin që mbart, në kushtet e çastitkonkret historik. Çdo peshkop du-het t’iu theksojë besimtarëve disa tëvërteta të caktuara, që burojnë ngakjo ngjarje unikale, të cilat frymë-zojnë dhe japin mbështetje. Tekstetqë botohen në këtë vëllim janë frytetë këtij detyrimi. Mesazhe Krisht-lindjesh që u predikuan nga viti 1992deri në vitin 2010, një periudhëshumë e ngjeshur me lëkundje dhetepër të rëndësishme për Shqipërinë,por edhe më gjerë me zhvillimeserioze për mbarë rruzullin. Mesa-zhet u lexuan në kishat e Shqipërisë,

(Mesazhe të Krishtlindjeve)1992-2010

- Botim i dytë, i plotësuar -

(I Tim. 3:16)

u paraqitën në botime të ndryshme,u transmetuan nga stacionet radiofo-nike e televizive dhe u komentuan.Megjithatë është e vështirë t’i gjeshtë gjitha bashkë. Të botuara në njëvëllim të vetëm, mund të përdoren përstudim vetjak, në takime të studimittë Shkrimit të Shenjtë, takime medi-timi, katekizmi ose në mbledhje mekarakter konstruktiv.

Zëvendëspresidentiamerikan

në Patriarkanën Ekumenike

Tërëshenjtëria e Tij, u takua me Zëvendëspreside-ntin në zyrën e tij për të bërë një bisedë private. Midisçështjeve të ndryshme, u diskutua për lirinë fetare nëTurqi, rihapjen e Shkollës Theologjike të Halkit, hyrjene Turqisë në Bashkimin Evropian dhe iniciativat eko-logjike të Patriarkanës Ekume-nike.Në përshëndetjen e shkurtër,Zëvendëspresdenti Baiden për-sëriti edhe njëherë mbështetjene SHBA-së për institucionin ePatriarkanës Ekumenike dheveçoi personalitetin e Primatit tëOrthodhoksisë. Siç u shpreh aivetë: “Dy personalitete të rëndë-sishme ka njohur në jetën e tij,Patriarkun Ekumenik Vartholo-meun I dhe Presidentin NelsonMandela”.Pas këtij takimi, Zëvendës-presidenti u takua me anëtarët eSinodit të Shenjtë, klerikë dhelaikë të Patriarkanës Ekumenikedhe në fund vizitoi Kishën Patri-arkale të Shën Gjergjit, ku tregoinjë interesim të veçantë përhistorinë e kishës, për lipsanete shenjta dhe reliket që ruhenbrenda saj dhe u lut me shpre-sëtari të veçantë përpara shty-llës së Kamxhikimit të Krishtit,ku u lidh Jisui për t’u rrahur mekamxhik.Përktheu Dhjak A. Bendo