40
ZYRA E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE QENIEVE NJEREZORE TRAFIKIMI I FEMRAVE Ermira Garunja 1

METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

ZYRA E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM

METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE

QENIEVE NJEREZORE

TRAFIKIMI I FEMRAVE

Ermira Garunja

Tiranë, 2005

1

Page 2: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

ZYRA E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM

METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE

QENIEVE NJEREZORE

TRAFIKIMI I FEMRAVE

Në ndihmë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore

Ermira Garunja

ProkurorZyra e Prokurorit të Përgjithshëm

Tiranë, 20052

Page 3: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

METODIKË PËR HETIMIN E TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

TRAFIKIMI FEMRAVE

1. Kuptimi i trafikimit të qënieve njerëzore. Dallimi nga dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm (kontrabandim i njerëzve).

Fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore përbën anën më të erët që ka shoqëruar dhe po shoqëron proçeset globalizuese.

Si një formë veçanërisht abuzive e krimit ekonomik, tiparet themelore të kësaj dukurie kanë mbetur të pandryshuara këto vitet e fundit; viktimat rekrutohen nga vendet e pazhvilluara nga pikpamja ekonomike dhe transportohen në vendet e destinuara që janë më të pasura, ose në vende ku janë vendosur të pasurit e vendeve të destinacionit.

Format e shfrytëzimit, nga të cilat burojnë fitimet e jashtezakon- shme, janë nga më të ndryshme, por të gjitha ato kanë në bazë të tyre ushtrimin e shfrytëzimit dhe të abuzimit të qënieve njerëzore. Këto forma mund të variojnë nga shfrytëzimi për qëllime seksuale apo pune, në shërbime skllavëruese si punëtore shtëpijake, punëtore nëpër agjensi kriminale, për dhurim organesh, për shërbimin ushtarak të detyruar apo shërbime të tjera të detyruara dhe martesa të ndërmjetësuara.

Trafikimi për shfrytëzim seksual mbetet kategoria më e gjerë që e përbën këtë krim, për arsyen e thjeshtë që ky shërbim gjithmonë do të gjeneroje të ardhurat më të mëdha për trafikantët. Ndërsa format e tjera të trafikimit, si shfrytëzimi i punës, futja në një agjensi kriminale dhe dhurimi i organeve vazhdojnë të rriten, fakt mbetet që shfrytëzimi i një femre të re dhe i fëmijëve në industritë e seksit të vendeve më të pasura, gjeneron shumë më tepër të holla se sa shfrytëzimi i qënieve njerëzore si skllevër pune, apo se një pagesë e njëhershme për heqjen e një veshke.

Baza social-ekonomike e fenomenit janë raportet kërkesë – ofertë që përcaktojnë tendencën e lëvizjes nga vendet e pazhvilluara në ato të zhvilluara bazuar në shfrytëzimin dhe abuzimin e qënieve njerëzoreTrinomi: KËRKESË-OFERTË-KONTROLL I TYRE NGA INDIVIDË APO RRJETE KRIMINALE NËPËRMJET SHFRYTËZIMIT TË VIKTIMAVE 1, përbën bazën kuptimore tëtfenomenit të trafikimit të qënieve njerëzore.1 ICMPD, manual i gjyqtarit dhe prokurorit

3

Page 4: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

1.1 Dallimi i trafikimit të qenieve njerëzore2 nga dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm me qëllim fitimi 298/2 i K. Penal (kontrabandimi i njerëzve).

Trafikimi i qënieve njerëzore duhet të dallohet nga kontrabandimi i njerëzve-trafikimi I migranteve3. Dallimi esencial qëndron në atë se trafikimi i qënieve njerëzore cënon të drejtat themelore të individit duke e kthyer njeriun në kafshë apo mall nëpërmjet abuzimit me të dhe të drejtat e tij duke keqpërdorur aspiratat e tij për një jetë më të mirë. Kjo ështe arsyeja që trafikimi i qënieve njerëzore njihet ndryshe edhe si “skllavëri e kohëve moderne”

- Kontrabandimi – vepër penale kundër rendit publik e kufijve; trafikimi – vepër penale kundër personit e dinjitetit

- Kontrabandimi nënkupton kalimin e kufirit; trafikimi mund të kryhet dhe pa kaluar kufirin

- Kontrabandimi nuk cënon vullnetin e të dëmtuarit; në trafikim ky vullnet është i cënuar

- Trafikimi nënkupton “viktimë” ; kontrabandimi jo

- Në trafikim krijohen marrdhënie shfrytëzimi ose synohen ato të cilat dallohen nga vazhdimësia; në kontrabandim nuk krijohen të tilla marrdhënie dhe marrdhëniet migrant-kontrabandist ndërpriten në momentin që është realizuar kalimi i kufirit apo dorëzimi i përfitimit.

- Në kontrabandim është migranti që kërkon shërbimin e kontrabandistit

ndërsa në trafikim është trafikanti që nëpërmjet detyrimit apo shtrembërimit të vullnetit realizon migrimin. Viktima nuk mund të zgjedhë

- Qëllimi i lëvizjes në kontrabandë është kalimi i kufirit – në trafikim është vendosja e viktimës në një ambjent të huaj me pamundësi mbrojtje

- Në trafikim kemi shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, - në kontrabandë nuk kemi një gjë të tillë.

2 Protokolli i Dytë Shtesë i Konventës së Palermos, neni 3, fletore zyrtare nr.41,viti 2002,fq 12323 Protokolli i Parë Shtesë i Konventës së Palermos, neni 3, po aty, fq.1221” Trafik i migrantëve, do të thotë prokurimi për qëllim përfitimi financiar ose material, në menyrë të dretjperdrejtë apo të terthortë, nga kalimi i paligjshëm në një shtet pale të një personi, në të cilin ai/ajo nuk është shtetas ose resident i përhershëm”

4

Page 5: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

- Kontrabandimi kërkon që kalimi i kufirit të jetë doemos i paligjshëm; në trafikim kjo nuk është domosdoshmëri.

- Në trafikim, viktima nuk është e ndërgjegjshme për atë që e pret pas kalimit të kufirit (shfrytëzimin).

1.2 Tri elementet bazë të trafikimit: rekrutimi, zhvendosja dhe shfrytezimi

Trafikimi i njerezve permbledh ne vetvete tre elementë të ndërlidhura : Së pari, “trafikimi” kërkon rekrutimin e lëndës së parë njerëzore, e

cila do të shfrytëzohet për të marrë fitime. Kjo mund të arrihet forcërisht nëpërmjet marrjes me dhunë, por realizohet më së shumti nëpërmjet një mashtrimi të plotë apo dhe të pjesshëm të viktimave në lidhje me natyrën e ‘punës’ që u shpjegohet se do t’u ofrohet, apo nëpërmjet mashtrimit në lidhje me kushtet financiare apo mjediset e punës ku do të operojnë, ose duke i përdorur të dyja këto.

♦ Së dyti, rekrutimi ndiqet më pas nga zhvendosja, e cila nuk bazohet mbi dëshirën e mirë dhe informimin e plotë të personave që transportohen. Zhvendosja e një personi nga një vend tek tjetri zakonisht nënkupton kalimin e kufirit shtetëror apo të disa kufijve shtetërore; ose dhe në të kundërt, kjo zhvendosje mund të nënkuptojë lëvizjen brenda kufijve shtetërore, meqënëse dhe trafikimi i brendshëm po shënon rritje.

♦ Së treti, pas mbërritjes në destinacionin e fundit, viktima e trafikuar i nënshtrohet një regjimi shfrytëzimi. Ky regjim realizohet me anë të një shumëllojshmërie mekanizmash detyrues, që nga përdorimi apo kërcënimi për përdorim të dhunës, deri në shfrytëzimin e pozicionit të dobët ekonomikisht të viktimës dhe të izolimit të saj4.

Krimi i trafikimit normalisht përfshin më shumë se një person dhe, gjithashtu, mund të përfshijë kriminelë që i tregëtojnë qëniet njerëzore si një mall, duke përbërë kështu edhe një element shtesë të trafikimit. Megjithatë, nga pikëvështrimi kriminal dhe moral, nuk duhet të ketë ndonjë dallim nëse ndodh një ndarje e tillë e punës, apo nëse e gjithë kjo punë kryhet vetëm nga një individ. Pra, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me një apo më shumë trafikantë, veprimtaria e tyre ka vetëm 4 ICMPD, manual i gjyqtarit dhe prokurorit

5

Page 6: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

një produkt, që është abuzimi dhe mjerimi human të cilin e përjetojnë viktimat e veprimtarisë kriminale.

1.2.1 RekrutimiNë varësi nga niveli i deformimit të vullnetit që trafikanti i bën viktimës

rekrutimi mund të bëhet:

• Me detyrim të plotë- rrëmbim-dhunë fizike, psikike- përdhunim- shitja e fëmijëve

• Me mashtrim të plotë- për jetë më të mirë- për punë të mirë,- martesë apo bashkëjetesë normale- për shkollim- martesë e ndërmjetësuar- udhëtime jashtë shtetit

• Mashtrim me gjysëm të vërteta duke i premtuar - Punë në bare,pube, klube nate apo për striptease

dhe pas mbërritjes në destinacion, viktima vendoset në situatën e shfrytëzimit skllavërues• Mashtrim apo fshehje e kushteve në të cilat do të ushtrojnë prostitucion duke mos i bërë të ditur :

- brutalitetin që e pret- kontrollin e plotë nga të tjerët- pamundësinë për të marrë vendime dhe zgjedhur klientët dhe llojin e shërbimit.- kushtet çnjerëzore të punës- humbjen e kontrollit mbi të ardhurat

- mos lejimin e legalizimit të qëndrimit - mbajtjen në kushte vunerabël

1.2.2 TranzitimiQëllimet : 1)Të arrihet tregu fitimprurës. 2)Të largohet nga ambjenti i

njohur për të humbur mundësinë e mbrojtjesTranzitimi mund të përfshijë:transportin dhe transferimin

(strehim,pritje)• Tranzitimi shoqërohet me abuzime të të drejtave • Shoqërohet me abuzime fizike• Synohet që viktimat të mos disponojnë dokumente identiteti.

6

Page 7: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

• Tranzitimi mund të shfaqet disa ciklesh

1.2.3. Destinacioni, Pritje + shfrytëzim

Mënyrat e hyrjes në vendet e destinacionit- Hyrje e fshehtë (këmbë, mjete transporti, skafe)- Hyrje e hapur me dokumente të fallsifikuara- Hyrje e hapur me anë të dokumenteve për studime, punësime, udhëtime turistike (dok. Bona fide)

Shfrytëzimi- synimi kryesor i trafikuesit

Synimet e trafikantit pas mbërritjes në vendin e destinacionit janë– realizimi i kontrollit të plotë mbi viktimën – realizimi i fitimeve maksimale prej saj

Sjellja kriminale e tij karakterizohet nga këta elemente kryesore:

- -Vendosja në kushte skllavëruese për arritjen e fitimeve maksimale

- -Zhvendosja e vazhdueshme e viktimave- Ushtrimi sistematik i dhunës fizike, psikike dhe seksuale- Përdorimi i vrasjeve si “leksione”

Mënyrat e kontrollit të viktimave

1 Detyrimi me anë të borxhit (për udhëtimin, për mbajtjen në hotele, për qeratë)

2 Izolimi fizik e kulturor3 Marrja e dokumenteve për ta mbajtur në situatë ilegale4 Shfrytëzimi i pikave të dobëta të viktimave5 Marja me të mirë dhe përdorimi i gënjeshtrës• Premtim për martesë “pasi të zgjidhin hallet”• Lejimi për të dërguar disa të holla në familje• Faza të sjelljes së mirë• Blerje të veshjeve apo bizhuterive6 Ushtrimi i dhunës fizike, psikike, seksuale

7 “Dhënia e mësimit” Kur viktima shfaq shenja mosbindjeje Kur viktima tenton kontaktin me policinë Kur viktima tenton kontaktin me familjaret Nëpërmjet keqtrajtimit apo ekzekutimit të viktimave të

tjera në sy të saj. Synon terrorizimin ekstrem të viktimës dhe vartetësinë

pa kushte.

7

Page 8: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

8 Kërcënimi për familjarët9 Drogimi.

Siguron rendimet më të lartë Sigurom vartësinë ndaj drogës që mund t’ja gjeje trafikanti

Situata: E vetme në vend të huaj, e izoluar nga kontakti me bashkëkombësit, me miqtë, me familjen, nuk njeh gjuhën, pa identitet zyrtar pasi është pa dokumente, e çorientuar nga lëvizje të shpeshta, objekt dhune brutale, në pamundësi për t’iu drejtuar policisë pasi mund të dëbohet, shërbime të lodhshme e të pasiguruara, nën mbikqyrje e kërcënime të vazhdueshme ndaj saj dhe familjes5.Vijëmësia e kësaj situate çon në deformimin e psikikës së viktimës, psikikë e cila mund të kontrollohet nga trafikanti dhe pa qënë në kontakt fizik me viktimën.

2. Legjislacioni që duhet të mbahet parasysh

Trafikimi i qënieve njerëzore përbën një aktivitet kriminal me synime të qarta ekonomike të bazuar në shkeljen e të drejtave themelore të individit. Nisur nga ky këndvështrim dhe legjislacioni që duhet të mbahet parasysh duhet të jetë ai që godet aktivitetin kriminal, që godet përfiti- met ekonomike të kundërligjshme dhe ai që merret me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individit.

Legjislacion që merret me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të individit

Kushtetuta :Neni 3 Bazat e shtetitNeni 25, 26, 27 Liritë dhe të drejtat vetjakeKonventa Europiane mbi të Drejtat e Njeriut

Legjislacion qe merret me penalizimin e trafikimit dhe goditjen e përfitimeve të paligjshme

Kodi PenalDispozitat mbi trafikiminNeni 110/aNeni 114/bNeni 128/bProtokolli i Dytë Shtesë i Konventës së Palermos (Fletore Zyrtare nr.41 e vitit 2002)

5 ICMPD, manual I gjyqtarit dhe prokurorit

8

Page 9: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

Dispozita që kanë lidhje me trafikiminNenet 114 ; 114/a; 115; 298 K. PenalDispozita që lidhen me krimin e organizuarNenet 28; 333, 333/a e vijues të K.Penal; 334; 284/b; 287; 287/aKonventa e PalermosDispozita të pjesës së përgjithshme që kanë një lidhje me objektinNenet 7; 29; 30/2; 34/5; 36 te Kodit Penal.

Dispozita të K.Pr.Penale përdorimi i ti cilave rrit efektivitetin e goditjes së krimit të organizuarNenet 221 e vijim (pergjimet); 294/a, 294/b, 270 (sekuestro konserva- tive); 316 (sigurimi i provës)Ligji “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” Ligjin nr. 8610, 17.5.2000 “Për parandalimin e pastrimit të parave”Ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar nr.9284, datë 30.9.2004.

Është e qartë se dispozitat kryesore që godasin trafikimin e qënieve njerë- zore janë nenet 110/a,114/b,128/b të K. Penal. Ndër to, dispozita më e përdorur është 114/b e K.penal. Për herë të parë këto dispozita shfaqen me Ligjin nr.8733 dt.24.1.2001 ”Për disa shtesa e ndryshime në K.Penal të RSH” dhe më pas ndryshojnë me ligjin Ligji nr.9188 datë 12.2.2004 ”Për disa shtesa e ndryshime në K.Penal të RSH”.Këto ndryshime janë një reflektim i menjëhershëm i detyrimeve të marra nga nënshkrimi i Konventës së Palermos më15.12.2000.

Dispozitat mbi trafikimin, sipas Ligjit 8733, janë dispozita blankete dhe të referojnë në definicionin e Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës së Palermos.Neni 114/b dhe neni 128/b janë forma të cilësuara të trafikimit të qënieve njerëzore parashikuar nga neni 110/a K. Penal.– Neni 114/b cilësohet në dy elemente të cilët duhet të jenë të pranishëm njëkohësisht.

• Gjininë e viktimës (femra)•Lloji i shfrytëzimit në qëllimin e trafikimit (prostitucioni)

–Neni 128/b cilësohet vetëm në moshën e viktimës së trafikut (neni 18 vjeç)Sipas këtyre parashikimeve, sa herë evidentohen elemente të trafikimit dhe i dëmtuari nuk është femër dhe nuk është i mitur vepra do të kualifikohet sipas nenit 110/a K.PSa here që do të evidentohen elementët e trafikimit dhe i dëmtuari është femër por qëllimi i trafikimit nuk është shfrytezimi i prostitucionit, vepra do të kualifikohet sipas nenit 110/a të K.P

9

Page 10: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

Sa here që evidentohen elementët e trafikimit dhe i dëmtuari është i mitur (edhe pse mund të jetë femër dhe të shfrytëzohet për prostitucion), kualifikimi duhet të jetë sipas nenit 128/b të K. Penal.

Ndryshimet e bëra me Ligjin nr.9188 datë 12.2.2004, u kanë dhënë këto karakteristika dispozitave mbi trafikimin:

•Nuk janë më dispozita të bardha pasi përshkruan në çdo dispozitë kuptimin e trafikimit (të personave, femrave, fëmijëve)•Në pjesën përshkruese të dispozitave përfshihet përkufizimi i dhënë nga Konventa duke bërë modifikimet në vartësi nga elementi cilësues•Neni 114/b tashmë përbën formë të cilësuar të trafikimit të personave duke u cilësuar vetëm në gjininë e viktimës duke hequr cilësimin e qëllimit për shfrytëzimin e prostitucionit. Kjo nënkupton që pavarësisht nga qëllimi për të cilin trafikohet një femër, kualifikimi do të bëhet sipas nenit 114/b tëK. Penal.•Me vendosjen e termit “si dhe formave të tjera të shfrytëzimit”, krijon mundësinë për kualifikim si trafikim edhe në rastet kur qëllimi i shfrytëzimit nuk është një prej atyre që renditet në dispozitë. •Përcakton detyrimin që përvec dënimit me burgim të jepet edhe gjobe duke synuar të godasë synimin e krimit (fitimet maramendëse).•Shkëputet nga dënimi fiks (në kundërshtim me parimet) në rastet kur viktima ka pësuar vdekjen sikurse parashikohej.•Bën të cilësuar në paragraf të dytë çdo vepre për organizuesit, drejtuesit, financuesit e trafikimit.•Bën të cilësuar në paragraf të pestë kryerjen e veprës nga subjektet e posaçëm duke rritur masat e dënimit me ¼ duke synuar të godasë korruptimin e strukturave shtetërore.Sipas situatës së sotme të dispozitave, do të aplikohet neni 110/a i K. Penal sa herë që viktimat e trafikimit janë meshkuj madhore. Do të aplikohet neni 114/b i K. Penal sa herë që viktima të trafikimit janë femra madhore dhe do të aplikohet neni 128/b, sa herë që viktimat e trafikimit janë të mitur, pavarësisht nga gjinia e tyre.

Veprat parashikohen në Kreun II “Vepra penale kundër personit” në seksionet VIII dhe IX “VP kundër moralit dhe dinjitetit” “VP kundër fëmijëve.Objekt i v.p. janë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, morali dhe dinjiteti i tij, të drejtat themelore të fëmijëve.

Nga ana objektive vepra kryhet me anë të rekrutimit, transportimit, tran- sferimit, fshehjes apo pritjes së personit duke përdorur kërcënimin, for- cën, shtrëngimin, mashtrimin, marrjen me forcë, dredhinë, abuzimin me pushtetin, abuzimin me pozicionin vunerabël, dhënien apo marrjen e pagesave.

10

Page 11: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

Struktura e konceptit të trafikimit:1. Rekrutim, transportim, transferim,strehim,pritje

- Të një personi madhor : me anë detyrimi, marrje me forcë, me mashtrim, abuzim me pozicionin dominues, duke marre apo edhe në përfitime për të arritur pranimin e një personi që kontrollon viktimën.

- Të një personi nën 18 vjec (pavarësisht nga qëndrimi i të miturit, apo pavarësisht në se është përdorur një nga format e deformimit të vullnetit të përmendur më lart).

2. Për qëllime shfrytëzimi - Shfrytëzim të prostitucionit apo shërbime seksuale- Punë të detyruar apo shërbime të detyruara- Për skllaveri apo forma të ngjashme- Heqie organesh- Forma të tjera shfrytëzimi

Nuk është e rëndësishme në se viktima në fund, për shkak të parakush- teve apo pozicionit lehtësisht të cënueshëm (vunerabël) ku ka arritur, të japë pëlqimin për shfrytëzim6.Subjekti i v.p. është subjekti i përgjithshëm.Nga ana subjektive kryhet me dashje direkte dhe kërkon si element të domosdoshëm qëllimin e shfrytëzimit (vetë apo nga të tjerë).Vepra do të quhet e konsumuar edhe kur personi ka kryer vetëm një nga veprimet: rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen, ose pritjen e personave.•Nuk është e domosdoshme që shfrytëzimi të bëhet doemos prej atij që kryen rekrutimin apo transportimin … •Trafikimi si v.p. konkuron me kalimin e paligjshëm apo dhënien ndihme për kalim të paligjshëm 297,298 K.P•Ai konkuron me v.p. të mbajtjes së lokaleve për prostitucion, me falsifikimin.•Trafikimi thith shfrytëzimin e prostitucionit kur këtij shfrytëzimi i paraprin një proces rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehje apo pritje;Është e domosdoshme që në një nga fazat e trafikimit të evidentohet një ndër fomat e deformimit të vullnetit (kur viktima është madhor).

3. Prokurori (oficeri i policisë gjyqësore) dhe viktima

3.1 Kontakti psikologjik me viktimën. Në dallim nga hetimi dhe gjykimi i mjaft veprave të tjera penale më të dëmtuara, procedimet penale që lidhen me trafikimin njerëzor , e sidomos ato që 6 Protokolli I Dyte Shtese I Konventes se Palermos neni 3 pika (b)

11

Page 12: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

lidhen me trafikun e fëmijëve dhe të femrave, kanë një veçori, nënvleftësimi i të cilës, mund të çojë në dëmtimin serioz të proçesit. Në këto procedime, mbajtja e një kontakti psikologjik të ngrohtë dhe të vazhdueshëm me viktimën mund të ngrejë cilësisht proçesin. Duke analizuar fenomenet psikologjike post traumatike të viktimës , është e nevojshme që qysh në momentin e parë të kontaktit me viktimën të bëhet kujdes për të mos riviktimizuar ato. Kjo nënkupton shpesh dhe nevojën e pranisë së një psikologu gjatë marrjes në pyetje të tyre. Trajtimi njerëzor, jofyes, i ngrohtë me elementë të transmetimit të besimit te viktima për rivendosjen e drejtësisë, do të ndikojë dukshëm në një bashkëpunim me të frytshem të tyre. Ky kontakt psikologjik duhet të vazhdojë dhe në momentin e pyetjes në gjykatë. Viktimës duhet ti bëhet e qartë se si do të zhvillohen ngjarjet në gjykatë duke i dhënë besim për të mos patur frikë nga i pandehuri. Përveç sa më sipër, nevoja e një personi të tretë të pranishëm (mundësisht psigolog, punonjës social, apo person tjetër në mungesë të tyre) gjatë procesit të marrjes së deklarimeve nga viktimat e trafikimit është i domosdoshëm dhe për të parandaluar çdo keqkuptim për mënyren e marrjes së dekla-rimeve apo probleme të tjera të evidentuara jo rrallë herë në proceset e kësaj natyre.

3.2.Qëndrimi penal ndaj viktimave të trafikimit njerëzor. Konstatohet se ka një qëndrim jo ligjor ndaj viktimave që për shkak të përfshirjes në trafikim kanë konsumuar elementë të veprave penale të ndryshme. Në këtë aspekt shihet se nuk njihet mirë Konventa e Palermos e përmëndur më lart dhe protokollet e saj shtesë të cilat, pas ratifikimit janë bërë pjesë e legjislacionit tonë të brëndshëm. Sipas kësaj konvente, në protokollin e dytë shtesë, përjashtohen nga përgjegjësia penale viktimat e trafikimit kur për shkak se i janë nënshtruar këtij trafikimi, kanë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale. Kjo nuk do të thotë që ato të përjashtohen nga kjo përgjegjësi për vepra penale që nuk lidhen me pozitën e tyre si viktimë në trafikim. Në këtë kontekst duhet të bëhet sidomos kujdes, kur merret në përgjegjësi penale një viktimë trafikimi për kallzim të rremë apo dëshmi të rreme. Ёshtë e papranushme që njëkohësisht të mbahen në përgje- gjësi penale tutori i viktimës për trafikim apo shfrytëzim prostitucioni dhe viktima për kallzim të rreme. Në këto lloj procedimesh ku deklarimet e të dëmtuarës kanë rëndësi të vecante, këto dy përgjegjësi përjashtojnë njëra – tjetrën. Shkaku kryesor që arrihet në këtë situatë është pikërisht mungesa e kontaktit psikologjik të vazhdueshëm me viktimën. Prokurori do të mendojë për përgjegjesi penale të mundshme ndaj viktimes, vetëm pasi të ketë përfunduar përpjekjet për të provuar akuzën ndaj të pandehurit për trafikim. Në këto përpjekje, detyrimisht përfshihen heti- met që lidhen me gjetjen e shkaqeve të ndryshimit të deklarimit nga viktima. Nëse ai konkludon dhe provon se kjo është bërë si rezultat i kanosjeve ndaj saj apo

12

Page 13: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

familjarëve, këto prova ai duhet t’i përdore për të mbështetur akuzën ndaj të pandehurit. Nëse prokurori provon se “vikti- ma” është duke përdorur drejtësinë, për arritjen e qëllimeve të caktuara, duhet të pushojë akuzën për të pandehurin për trafikim dhe duhet të mendojë për përgjegjësinë penale të “viktimës”. Vlerësimi i këtij momenti kërkon të bëhet një analizë e hollësishme e provave, kërkon objektivitet dhe ndjenjë e lartë përgjegjësie nga prokurorët.

3.3 Bashkepunimi me OJF-të që merren me trajtimin e viktimave

Bashkëpunimi me OJF përbën një garanci për mbarëvajtjen ë një proçedimi penal për trafikim (veçanërisht ato për trafikim të femrave). Në këtë përfundim arrihet po të njohim mirë rolin e këtyre agjensive si dhe fenomenet psikike post traumatike që ndodhin në ndërgjegjen e viktimës. Këto fenomene njihen me termin Stresi Post Traumatik dhe reflektohet me deformime të dukshme të psikikës së viktimës që janë pasqyrim i dhunës fizike dhe psikike permanente të ushtruar mbi të. Në këtë mëny- rë dukë qënë se funksioni kryeor i këtyre OJF-ve është riaftësimi mendor e social i viktimave, mund të arrihet në një bashkëpunim të drejtë me viktimat për të ndërtuar një proçes penal të qëndrueshëm, duke ditur faktin se në këto lloj proçedimesh, bashkëpunimi i viktimave ka një vlerë të veçantë. Bashkëpunimi me OJF-të stimulon gjithashtu raportimet e rasteve të trafikimit kur viktimat pranojnë të trajtohen prej tyre por nuk kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Parimi bazë i bashkëpunimit - ç’është më e mira për viktimën.

Funksionet themelore të OJF-ve gjatë ndjekjes penale janë7: Asistenca psikologjike, sociale për rritjen e besimit e sigurisë. Shoqëria në seancat hetimore apo gjyqësore që garanton një

prani efektive të saj. Masat mbrojtëse ndaj viktimës (ofrimi i qëndrave të strehimit) Masat për mbrojtjen e intimitetit të viktimës (sidomos nga

mediat) Ndërgjegjësimin e viktimës për rolin e saj, dhe për mënyrën e

funk- sionimit të proçesit penal hetimor dhe gjyqësor Ndërgjegjësimin e saj për rolin dhe të drejtat e të akuzuarit Qënia “zëdhënëse” e viktimës pranë gjyqësorit për problemet që

ajo shfaq dhe që lidhen me gjyqësorin.Kontakti i vazhdueshëm dhe i ngrohtë me viktimat e trafikimit, trans- metimi i besimit mbi drejtësinë, sigurinë personale dhe të familjes, bash- këpunimi sa më i mirë dhe pa paragjykime me OJF-të, mund t’i japë përgjigje një prej pyetjeve dhe problemeve më të vështira që 7 ICMPD, manual I gjyqtarit dhe prokurorit

13

Page 14: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

hasen në proçedimet penale të trafikimit. Cila është kjo pyetje? – Ajo kishte mundësi të kallzonte. Pse nuk e bëri këtë? A është vërtetë viktimë dhe nuk ka kallzuar per shkak te deformimit te psihikes shkaktuar nga dhuna e trafikantit, apo eshte ne nje kontrate civile me te per te nxjerre perfitime nga ushtrimi I prostitucionit apo ndodhemi para elementeve te nenit 114 , 114/a te K.Penal?

4. Hetimi

4.1 Identifikimi i viktimës

Identifikimi i një viktime si të tillë është një nga detyrat më të vështira të prokurorit apo oficerit. Në mënyrën e sjelljes së tij ai duhet t’a konside- rojë si viktimë të trafikimit, por në ndërgjegjen e tij profesionale duhet të ketë parasysh të gjitha versionet e mundshme të së vërtetës. Ai duhet të bëjë kujdes të mos e ngatërrojë me veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm apo me vepra të tjera që lidhen me prostitucionin.Duhet të kihen parasysh disa parime në momentin e identifikimit:

– Në intervistën e parë duhet të konsiderohet vetëm si viktimë potenciale.– Identifikimi i plotë si viktimë trafikimi duhet të jetë vetëm rezultat i hetimit të plotë të elementëve të veprës penale.– Për shkak të natyrës komlekse të vepres dhe nevojës së reflektimit të viktimës ndaj stresit Post-traumatik është e nevojshme kalimi i njëfarë kohe.– Është e nevojshme të mblidhen prova të tjera veç deklarimeve.- Teknika e pyetjes së viktimës së dyshuar synon detajet të cilat kanë vlere te dyfishte- Evidentimin e gënjeshtrës, ose në të kundërt,- Rritjen e besueshmërisë së deklarimit në gjyq

Për këtë kontakti permanent psikologjik është kyci i të kuptuarit të situatës.

4.1.1 Disa indikatore të evidentimit të viktimave

a) Kufizime të lirisë personale.- Kufizim të zgjerimit të shoqërisë dhe thellim të kontakteve

sociale- mbyllja në…- vezhgimi i vazhdueshem

b) Mënyra të pagesës

14

Page 15: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

- pamundësi për të vendosur për të ardhurat, nuk ka akses të drejtpërdrejt mbi to

- pronari i shtëpisë publike ia kalon të ardhurat një të treti- pagesa ndryshon nga rregullat e përgjithshme për vendaset- femra ka borxhe që nuk janë nën kontrollin e saj për të cilat

duhet të punojë- merr vetëm një minimum të ardhurash për mbijetesë

c) Situata në punë- kontroll i vazhdueshëm nga tutori- orë të gjata në ambjentet e shfrytëzimit- nuk është e lirë të refuzojë klientë apo lloj shërbimi- nuk është e lirë të përfundojë punën dhe të kthehet në shtëpi- mbahet në distancë nga femrat e tjera në ambjentet e

shfrytëzimitd) Rekrutimi

- nuk ishte e informuar se do të bënte prostitutën apo për kushtet e prostituimit.

e) Në aspektin objektiv- femra nuk ka pasaportë- nuk ka para- ka gjurmë keqtrajtimi - Pamje të parregullt e neglizhente ndaj vetes- nuk guxon të flasë për problemin- jep idenë se është instruktuar mirë- përpiqet t’ja mbathë- e shqetësuar e paduruar- shumë e ndjeshme- shumë e frikësuar

4.1.2 Indikatore të tjerë- mosha e viktimës - sa më e madhe mosha aq më pak mundësi për

të qenë viktimë dhe e kundërta- gjinia e viktimës - femrat grupi social më i rrezikuar- shtetësia e viktimës së mundëshme- nëse shtetësia i takon vendeve

të pazhvilluara, mundësia më e madhe- vendndodhja e fundit- nëse është gjetur në ambjente të njohura si

ambjente shfrytëzimi- organizmi që prezanton rastin - OJF kanë ekspert të specializuar në

identifikim.

4.2 Kontakti i parë me viktimën- vendimtar për ecurinë e hetimit dhe bazohet mbi parimet humanitare.

15

Page 16: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

Ç’farë duhet të kihet parasysh nga prokurori dhe oficeri në vendosjen e raporteve me viktimën:

–Të trajtohen si viktima të një krimi të rëndë dhe të mos riviktimizohen–Siguria e viktimës dhe familjes (një femër bashkëpunon vetëm në situatë konforte).–Vlerësimi i rrezikut për viktimën dhe familjen duhet të jetë në vijimësi në çdo fazë të proçesit–Qëndrimi i qartë, i hapur dhe i ndershëm me viktimat për çdo aspekt siguron besueshmëri–Nevoja e një periudhe reflektimi nëse ndodhet nën efektin e Stresit Post-traumatik. –Sigurimi i një këshilltari të pavarur psikolog, sociolog–Përpjekjet për të mosekspozuar të kaluarën e saj në publike, familje, gjyq–Përpjekje për evitimin e kontaktit të drejtpërdrejt fizik me trafikantë

4.3 Metodologjia e marrjes së deklarimeve

Ç’farë duhet patur parasysh në taktikën e marrjes së deklarimeve nga një viktimë trafikimi.–Deklarimi të ketë linjë logjike dhe të pasqyrojë rrjedhën e ngjarjeve–Me viktima që vuajnë traumën kërkohen më shumë se një deklarim për të arritur në pikën e mësipërme.–Shmangia e paragjykimit për besueshmërinë e viktimave të trafikimit për prostitucion siguron objektivitetin e hetimit.–Të eksplorohen sa më shumë detaje - viktima bëhet e besueshme – siguron nivelin e besueshmërisë nga gjykata- je i përgatitur ndaj pyetjeve të mbrojtjes – shton mundësinë e gjetjes së provave të tjera.–Shpesh viktimës duhet t’i tërhiqet vërejtje për të thënë të vërtetën–Të bëhet e qartë se eksplorimi i detajeve është nevojë e garantimit të suksesit dhe jo pjesë e kuriozitetit –Përdorimi i asocimeve në të kujtuarit e datave vendeve. –Fiksimi kronologjik i momenteve kyçe të trafikimit për të vendosur në kohë faktet e tjera.

Kallzimi dhe deklarimet e viktimës edhe pse kanë vlerë parësore, nuk presupozon doemos marrjen në cilësinë e të pandehurit dhe zgje dhjen e masës së sigurimit ndaj autorit. Ky kallzim duhet të shërbejë si bazë për nisjen e veprimtarisë hetimore. Dhe vetëm kur arrihet një nivel i kënaqshëm provash të kryqëzuara, mund të kalohet në aktivitet hetimor të hapur. Përveç rasteve të një nevojë të ngutshme për të operuar menjëherë me masa sigurimi, zgjedhja e një strategjie të tillë jep avantazh për të kryer hetime të fshehta duke e mbajtur në “gjumë” autorin ç'ka jep lehtësi në grumbullimin e provave. Në të kundërt, me shfaqjen e hetimit, i pandehuri do të vejë në lëvizje të gjitha mundësitë e tij për të penguar hetimin. Një avantazh tjetër

16

Page 17: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

është se, pas marrjes së masës së sigurimit që shpesh në këto raste është “arrest në burg”, afatet hetimore kufizohen në afatet e paraburgimit dhe prokurori do të duhet që brënda afatit të paraburgimit të mbledhë provat e nevojshme, ç'ka shpesh është e vështirë.

Eksperiencat më të mira ndërkombëtare në lidhje me hetimin e trafikimit të qënieve njerëzore prezantojnë një mënyrë racionale në marrjen e deklarimeve nga viktimat. Duke qënë se fenomeni është mjaft kompleks dhe elementet e veprës po ashtu, kanë hartuar një listë përgjithësisht standarte me pyetje të cilat verifikohen gjatë marrjes në pyetje të viktimave. Kjo nuk përjashton mundësinë që në varësi nga përgjigjet apo nga situatat, të mos bëhen pyetje të tjera apo të shmangen një pjesë e atyre të listuara.

Lista e verifikimit sugjerohet të jetë në tre pjesë8:Pjesa A: Tregimi i plotë vendos pika me karakter të përgjithshëm në tregimin e viktimës për të përcaktuar mënyrën e veprimit të trafikantëve në të tre fazat e trafikimit.Pjesa B: Hollësi specifike, përmban pyetje specifike për detaje në secilën faze.Pjesa C, Abuzimi fizik, sksual, psikologjik, synon evidentimin e të gjitha formave të abuzimit, dhunën fizike, psikike, përdhunimin, mbylljen, frikën, mashtrimin, ndikimin e krimit mbi viktimën. Edhe kjo listë ka vlerë për të tre fazat e trafikimit.

Pjesa A –Tregimi i plote

Rekrutimi1. A u ushtrua dhunë kundër viktimës – në rast se po, kur, ku dhe si ndodhi ngjarja?2. Në çfarë vendi u mbajt e fshehur viktima – një përshkrim i plotë i vendit, i mobiljeve, etj.?3. A mund të përshkruajë kushtet si u mbajt e fshehur?4. Apo, pati ndonjë kontakt të parë me dashje midis viktimës dhe trafikuesit: në raste se po, cili është ai që e bëri hapin e parë?5. Në rast se nuk u bë me dashje, cilat ishin mjetet që u përdorën për ta detyruar atë, a u përdor kërcënimi, apo sulmi?6. Ku dhe kur u bë takimi i parë?7. Cila ishte mënyra e kontaktit– u bë me anë të ndonjë njoftimi, apo

kontaktit personal dhe të drejtpërdrejt me trafikuesin, apo nëpërmjet një pale të tretë?

8.Cilat ishin mënyrat, mjetet e komunikimit?9. Cilat ishin marrëveshjet dhe si i kuptoi viktima këto marrëveshje?

Çfarë mendoi viktima në lidhje me punën që do të bënte? Çfarë iu tha asaj me saktësi? Kush ishte ai që i foli?

8 ICMPD, Manual I Policise

17

Page 18: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

10. A ishte e ndërgjegjshme viktima se bëhej fjalë për prostitucionin, dhe nëse po, për çfarë lloj prostitucioni u bënë diskutimet – mos bëhej fjala për prostitucionin e trotuarëve apo brenda shtëpive publike, apo për vajza agjensish ku shërbimet bëhen nëpërmjet telefonit?

11. A u mashtrua ajo në lidhje me qëllimin e vërtetë – nëse po, çfarë iu tha se do të bënte – ishte fjala për një punë të ligjshme, si për shembull punë zyre apo kishte ndonjë lidhje me industrinë e seksit, si kërcim nëpër bare apo si argëtuese e klientëve?

12. Çfarë iu tha në lidhje me vendin ku do të banonte atje ku do të shkonte dhe me kë do të qëndronte?13. Cilat ishin marrëveshjet financiare – a pagoi ndonjë shumë

paraprake apo u bisedua për një detyrim në formë huaje?14. Në se po, sa ishte shuma e huasë dhe përsa kohë do të duhej të

shlyhej?15. Si do të bëheshin pagesat, drejtpërdrejt trafikuesve në vendin

pritës apo nëpërmjet transfertave bankare në vendin e origjinës apo në një vend të tretë?

16. A iu tha se do të duhej të paguante për të tjera shpenzime në vendin pritës, si qera për qëndrimin në shtëpinë publike, apo për ndonjë vend tjetër ku do të flinte, apo për kërkimet që do të bëheshin për strehimin e saj?

17. A e dinin trafikuesit adresën e shtëpisë në vendlindjen e saj, a kishin hollësi për familjen ose për njerëzit e tjerë të afërt, a pretenduan ata se i kishin të gjitha të dhënat në lidhje me të, para se ajo të trafikohej?

18. A qëndroi ajo në ndonjë vend tjetër përveç vendit të saj, para se të largohej jashtë vendit?19. I u tha asaj se për sa kohë do të qëndronte jashtë dhe në se iu

tregua se çfarë rruge do të ndiqej?20. A e dinin anëtarët e familjes së saj apo të afërmit e tjerë për

marrëveshjet bëra?21. A u bë ndonjë shkëmbim parash apo shkëmbim tjetër në formë

mallrash për të, me ndonjë anëtar të familjes apo tjetër person që mund të kishte një fare kontrolli mbi të?

22. A udhëtoi ajo në mënyrë të fshehtë apo lëvizi hapur?23. A u abuzua mbi të nga ana seksuale, fizike apo psikologjike, a u

burgos nëmënyrë të paligjshme para se të trafikohej – nëse po, shëno të gjitha hollësitë sipas Listës C.

24. Në lidhje me të gjitha pikat sa më sipër, a kishte ndonjë dëshmitar për ndonjë nga këto ngjarjet, nëse po – të merren të gjitha hollësitë.

Tranzitimi1.Përcaktimin e datës dhe të kohës së nisjes nga vendi i origjinës

dhe të mbërritjes në vendin tranzit.2. Nëse nisja dhe hyrja u bënë në mënyrë të hapur apo të fshehur?3. Nëse ishte e fshehtë, cila ishte metoda e përdorur; kush e

shoqëronte atë; cili ishte mjeti i transportit dhe a u ndalua mjeti me të cilin udhëtonte në pikën e kalimit të kufirit, apo jo?

18

Page 19: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

4. Nëse nisja dhe hyrja u bënë në mënyrë të hapur, a u kontrollua viktima nga policia e kufirit në pikën e kalimit, nëse plotësoi ndonjë dokument me atë rast, sipër shembull formularin e hyrjes apo deklaratën e doganës, etj.?

5. Çfarë dokumentesh identiteti apo udhëtimi kishte përdorur gjatë udhëtimit, të merren të gjitha të dhënat me hollësi.

6. Nëse personat e tjerë që udhëtonin me to ishin kontrolluar apo jo në pikat e nisjes dhe të hyrjes, dhe nëse ata kishin plotësuar ndonjë formular me këtë rast?

7.Ku e mbajtën dhe nga kush – të merren të gjitha përshkrimet.8. Për sa kohë qëndroi ajo në vendin tranzit në fjalë dhe cilat ishin

kushtet në të cilat ishte mbajtur ajo nga shoqëruesit?9. A u abuzua fizikisht, seksualisht apo psikologjikisht mbi të gjatë

fazës së tranzitit–nëse po, të merren të gjitha të dhënat me hollësi si në Listën C.

10. A u mbajt e burgosur në mënyrë të jashtëligjshme gjatë kësaj periudhe, nëse po, të merren të gjitha të dhënat për metodën e përdorur dhe zbatuesit e saj– tëdhënat sipas Listës C.

11. Ndërkohë që ishte në fazën e tranzitit, a vuri re ajo agjentë të policisë apo agjentë të tjerë, a u ndalua nga policia në ndonjë rast, ose a kërkoi ajo ndonjëtrajtim mjeksor apo të përfitonte ndonjë ndihmë nga shteti ndërkohë që ndodhej në atë shtet, a plotësoi ndonjë dokument zyrtar për çfarëdo lloj arsye, nëse po, të merren të gjitha të dhënat.

12. A iu kërkua të bënte prostitutën ndërsa ishte në vendin tranzit, nëse po, të merrentë gjitha të dhënat për llojin e prostituimit, vendin, marrëveshjet

financiare, etj.(shih pikën ‘Vendet pritëse’, më poshtë).13. Nëse viktima u shfrytëzua në ndonjë mënyrë tjetër, ndërkohë që

ishte në tranzit?14. Data, koha, vendi i pikës së nisjes dhe mjetet e udhëtimit jashtë

vendit tranzit.15. Me kë ishte e shoqëruar ajo dhe nëse u kontrollua nga punonjës

të pikës së kufirit të vendit të nisjes, nëse po, a u plotësua ndonjë dokument.

16. Përshkrime të hollësishme të të dyshuarve të tjerë, të vendeve të qendrimit, të mjeteve të përdorura gjatë fazës së tranzitit.

17. Në lidhje me sa më lart, a ka patur ndonjë dëshmitar për këto ngjarje, nëse po, të merren të dhëna të plota.

Pritja dhe shfrytezimi

1. Data, koha dhe pika e hyrjes në vendin pritës.2. Nëse hyrja ishte e hapur apo e fshehtë?3. Nëse ishte e fshehtë, cila ishte metoda e përdorur, kush e

shoqëronte, cili ishte mjeti i transportit dhe a u ndalua ky mjet në pikën kufitare të kalimit, nëse transporti u realizua me varkë, cila ishte pika e zbarkimit dhe kush e priste atë?

19

Page 20: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

4. Nëse ishte e hapur, cili ishte mjeti i transportit, a u kontrollua nga nëpunësit e pikës së kalimit të kufirit, a plotësoi ndonjë dokument si për shembull formularin e hyrjes, të deklaratës së doganës, etj.?

5. Çfarë dokumentesh identiteti dhe/apo dokument udhëtimi kishte përdorur, ku janë këto dokumente dhe si ishin këto dokumente, të merren të dhënat e plota.

6. Nëse personat që ishin me të u kontrolluan nga personeli i shërbimit në pikën e hyrjes dhe nëse ata plotësuan ndonjë dokument në këtë pikë?

7. Nëse e kishte pritur ndonjë person në pikën e hyrjes, dhe nëse po, nga kush dhe të merret përshkrimi i plotë.8. Nëse iu lejua asaj të mbante dokumentet e identitetit dhe/ose të

udhëtimit me mbërritjen në vendin pritës, apo iu morën, nëse po, kush i mori dhe kur. Ku u mbajtën dokumentet e marra?

9. Cili ishte vendi i parë ku ajo u përcoll, kush e shoqëroi atje dhe si shkoi deri atje?

10. Me mbërritjen në vend, a kishte persona/viktima të tjera, si ishte vendi, a ishte fjala për një ‘shtëpi të rregullt’ apo ishte shtëpi publike ku ajo vazhdoi të qëndrojë në vijim, mundësisht të përshkruhet mjedisi në hollësi?

11. A u mbajt e burgosur në mënyrë të paligjshme, a u abuzua mbi të fizikisht, seksualisht apo psikologjikisht në këtë fazë të parë, nëse po, të merren të dhënat e plota sipas Listës C.

12. Cila ishte forma e shfrytëzimit, prostitucion, punë fizike, shërbyese, etj., nëse ajo u përfshi në prostitucion, apo jo?

13. Në çfarë momenti filloi shfrytëzimi seksual i saj si prostitutë, a e dinte ajo që do të angazhohej në prostitucion?14. Nëse jo, në çfarë momenti e zbuloi ajo të vërtetën dhe nga kush?15. Në çfarë lloj prostitucioni iu kërkua asaj që të përfshihej:

prostitucion trotuarësh, apo nga rruga në apartament apo shtëpi publike, sauna apo salla masazhi, si argëtuese apo kërcimtare baresh, apo grua shoqëruese e punësuar nëpër agjensi që ofrojnë këto shërbime?

16. Nëse trafikantët e detyruan të punonte në rrugë, cila ishte zona me drita të kuqe që ajo frekuentonte dhe si mbërriti në atë zonë, kishte ndonjë person që e mbikqyrte ndërsa punonte?

17. Nëse vuri re ndonjë polic apo agjent tjetër, nëse ishte ndaluar ndonjëherë apo arrestuar apo hetuar nga prokuroria, nëse po, kur dhe ku dhe çfarë identiteti përdori ajo në këtë rast?

18. Nëse ajo u përfshi në prostitucion tjetër, jo në rrugë, ku punoi dhe si arriti atje, kush e mori në punë, cili nga trafikantët ishte në dijeni që ajo punonte si prostitutë dhe si arritën të marrin vesh; nëse ishin të pranishëm ata në shtëpinë publike apo në rrugë, nëse u bënë diskutime për punën e saj dhe në rast se po, me kë?19. Nëse mbikqyrej apo jo dhe në rast se po, nga kush, çfarë shkalle

lirie gëzonte ajo, a mund të largohej ndonjëherë nga shtëpia publike, apo bari, apo agjensia, pa qenë e kontrolluar?

20. Në rast se kishte mbikqyrje, kush ishte përfshirë në të dhe si organizohej ajo?

20

Page 21: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

21. Nesë punonte me prostituta të tjera dhe/ose vajza shërbimi, recepsioniste, nëse po, a mund të japë emrat dhe t’i përshkruajë ato?

22. Nëse shtëpia publike, bari apo agjensia vizitohej ndonjëherë nga zbatuesit e ligjit apo agjentë të tjerë, nëse po, kush ishin këta vizitorë dhe nëse iu kërkua vajzës të japë emrin dhe të dhëna të tjera, çfarë emri dhe hollësish të tjera ka dhënë?

23. Nëse ajo ishte përfshirë në prostitucionin e rrugës apo jashtë rruge, cilat ishin orët e saj të punës dhe çfarë shërbimesh i kërkoheshin asaj që të ofronte klientëve, nëse i lejohej asaj ndonjë mundësi zgjedhjeje klientësh që duhej të argëtonte ose të llojit të shërbimit që duhej të ofronte; nëse i kërkohej të ofronte shërbime seksuale pa mbrojtje me kontraceptivë, cilat ishin pasojat sikur ajo të refuzonte?24. Sa e zotëronte ajo gjuhën e vendit, a punonte ajo me ndihmën e

ndonjë liste të shkruar në rast se kishte dijeni të kufizuara të gjuhës së vendit, kush përkthente për të kur ajo ishte me klientë?

25. Çfarë çmimesh vendoste për shërbimet e saj, a mund të përcaktojë sa ishin fitimet mesatare ditore dhe fitimet gjithsej nga prostitucioni që ushtroi gjatë gjithë kohës së shfrytëzimit të saj?

26. Çfarë ndodhi me të ardhurat që pat fituar, nëse i dorëzoheshin trafikuesit/ recepsionistit/ vajzës së shërbimit pas çdo klienti, apo i dorëzonte në fund të çdo turni; a mbaheshin shënime për to?

27. Nëse blinte ndonjë send për shfrytëzuesit e saj me të ardhurat nga prostitucioni si xhevahire apo veshje, nëse po, ku dhe kur, përshkrimi dhe vlera, vendi i blerjes dhe i mbajtjes së sendeve dhe të faturave?28. Me mbarimin e turnit a e dërgonin në ‘vendin e sigurtë’ apo

vazhdonte të qendronte në shtëpinë publike, në rast se shkonte në vendin e sigurtë, në ç’mënyrë dhe kush e shoqëronte?

29. A kishte një ndarje në përqindje të fitimeve të saj midis saj dhe trafikuesit, apo dorëzonte të gjitha paratë, kush i jepte udhëzimet për shkallën e pagesës?

30. A kishte një marrëveshje huadhënieje, nëse po, sa hua kishte marrë, me çfarë përqindje duhej ta paguante, si do të bëhëj shlyerja, drejtpërdrejt në vendin pritës apo do të dërgohej në vendin e origjinës, nëse po, nga kush dhe si, në çfarë llogarie duheshin derdhur paratë, a mbaheshin shënime për shlyerjet?

31. A kërkohej që ajo të mbulonte kosto të tjera, për shembull për marrjen me qira të mjedisit apo për njoftimet nëpër gazeta, nëse po, a ishte njoftuar ajo më parë për këto kosto shtesë, para se të lëshonte vendin e saj të origjinës?32. Në rast se ajo ishte e pavetëdijshme në momentin e nisjes që do

të bëhej prostitutë, cilat ishin ato mjete (siç përshkruhen më poshtë) të cilat u përdorën për ta bindur atë që të bëhej e tillë?

33. Nëse u kërcënua me ndonjë gjë apo u bë subjekt i abuzimeve të dhunshme seksuale, apo u kërcënua me masat kundër familjes së saj apo të afërmëve të tjerë të saj, apo me zbulimin e së vërtetës para familjarëve të saj që ajo ishte bërë një prostitutë, apo nëpërmjet mënyrave të tjera të shpërndarjes së këtij lajmi, a

21

Page 22: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

kishte mekanizma të tjerë detyrues nga pikëpamja e mentalitetit kulturor apo fetar?

34. Nëse u përdorën të njëjtat mekanizma për të siguruar që ajo të respektojë udhëzimet që i jepeshin nga trafikuesit në kryerjen e shërbimeve që i kërkoheshin?

35. Cila ishte shkalla e saj e përgjithshme e lirisë, nëse mund të lëvizte lirisht dhe cila ishte gjëndja e saj mendore, nëse besonte që trafikuesit do të përdornin me të vërtetë një nga mekanizmat e kontrollit që u përshkruan më lart?36. A ishte e mundur që ajo të shpëtonte nga këto rrethana apo të

kërkonte ndihmë nga zbatuesit e ligjit apo agjentë të tjerë, nëse po, a bëri ndonjë provë, nëse jo, përse jo, çfarë mendonte ajo se do të ndodhte?

37. A u abuzua seksualisht, fizikisht, psikologjikisht apo u mbajt e burgosur në raste të tjera – nëse po, të merren të dhëna të plota sipas Listës C.

38. Të merren përshkrime sa më të plota për të gjithë personat, mjediset, mjetet që janë pjesë e ngjarjeve të ndodhura në vendin pritës dhe që janë shtesë të atyre të përmendur gjatë fazave të fillimit dhe të tranzitimit.

39. Një përmbledhje përfundimtare të rrethanave në të cilat ajo ka lëshuar deklaratën, nëse ajo është shpëtuar nga të tjerët apo është larguar vetë.40. Në lidhje me pikat sa më lart, nëse ka patur ndonjë dëshmitar

për ngjarjet e përshkruara, në rast se po – të merren të dhënat e plota.

Pjesa B – të dhëna specifike Synohet të meren sa më shumë të dhëna e hollësi faktike,

bashkë me hollësitë e ndonjë dëshmitari të mundshëm që të mbështesë dëshminë

Pikat e përgjithshme1. Duhet të ketë një përshkrim të plotë fizik, sa më të hollësishëm,

të të gjithë të dyshuarve me emër ose jo, së bashku me përshkrimin e të gjitha mjeteve dhe/ose mjediseve të përdorura

2. Ka rëndësi të merren sa më shumë hollësi që të jetë e mundur përsa i përket përshkrimit të mjedisit të brendshëm të vendit të qëndrimit dhe të mjetit që është përfshirë në krim. Përshkrimet e hyrjeve, të çelësave, mobiljeve, zbukurimeve apo pikturave, apo të ndonjë tipari të veçantë të mjedisit mund të provojnë më vonë si mjete prove të rëndësishme.3. Viktimat e trafikuara kurrë nuk do të mund të dijnë numrin e

shasisë së mjetit me të cilin kanë udhëtuar, prandaj është e rëndësishme të dihen përshkrimet e mjediseve të jashtme dhe të brendshme të mjeteve të transportit, si për shembull, ndonjë vend i dëmtuar i makinës, lloji i copës së sediljes, ngjitëset nëpër xhama, lodrat që varen nëpër pasqyra, etj.

22

Page 23: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

4. Viktima duhet të pyetet gjithmonë nëse ka mbajtur ndonjë evidencë dokumentare si për shëmbull fatura apo kopje njoftimesh, etj. në rast se po, ato duhet t’i merren menjëherë, të vendosen në vende të sigurta dhe të vulosen nëpër qeset e provave. Pjesët e ekspozuara duhet të përshkruhen me hollësi dhe të jepen nga viktima me deklaratë

5. Viktimat e trafikuara duhet të pyeten gjithmonë nëse kanë mbajtur ditar të ngjarjeve që u kanë ndodhur, sepse ato shpesh mbajnë të tillë. Këto ditare, në pjesën më të madhe përmbajnë shënime të hollësishme të parave të fituara me prostitucion ose me forma të tjera të shfrytëzimit dhe fakte të tjera me rëndësi jetësore. Intervistuesi duhet të trajtojë problemin e ditarit me kujdes dhe ndjeshmëri, sepse nëse ka të tillë, viktima do të hezitojë të flasë apo ta japë atë, sepse ai ka shumë mundësi që të përmbajë ngjarje dhe fakte intime, dhe përsa i takon dëshmitarëve të mundshëm, fakte kompromentuese.6. Në rast se viktima ka mbajtur ditar, atëhere ai duhet të merret, të

sigurohet dhe të ekspozohet në mënyrën e zakonshme, pasi viktima të ketë lejuar që t’i referohet ditarit gjatë lëshimit të deklaratës.

Njoftimet në shtypNë rast se viktima i është përgjigjur një njoftimi në shtyp:1. Ku e ka parë njoftimin – në gazetë, revistë, libër kontaktesh, apo

ndonjë botim profesional?2. Në rast se po, ishte një botim lokal apo kombëtar, nën cilën

rubrikë ishte botuar njoftimi– tek rubrika personale, vendet vakante për punë, etj.?

3. Nëse ishte njoftim në radio apo televizion – në rast se po, në cilin kanal transmetohej, etj.?

4. Cili ishte përkufizimi i saktë i njoftimit – çfarë ofronte dhe nëse përmendej ndonjë emër specifik si pikë kontakti?

5. Nëse flitej për një punë jashtë shtetit të paguar mirë, apo kishte të bënte me ndonjë agjensi martese apo grash shoqëruese?

6. Si duhej të bëhej kontakti me njoftuesin – nëse ishte me anë të një vizite personale, telefonit, faksit, e-mail apo korrespondence të dërguar në një adresëtë caktuar, me kuti postare, cilat ishin numrat apo detajet e tjera, etj.?

7. A është mbajtur ndonjë kopje e njoftimit – në rast se po, ku ndodhet tani?

QiramarrjetNë lidhje me ndonjë vendqëndrim që është përdorur në këtë fazë:1. Në rast se viktima është marrë me forcë, a e di ajo vendin ku

është mbajtur dhe nëse mund ta përshkruajë vendin dhe/ose tiparet periferike topografike?

2. Nëse rekrutimi nënkuptonte një vizitë në ndonjë zyrë apo agjensi, të merret përshkrimi i plotë i mjediseve.

23

Page 24: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

3. Nëse kontakti u bë nga agjenti rekrutues në një bar apo klub nate, në rast se po, të merret përshkrimi i plotë i të dyshuarit dhe i mjediseve.

4. Nëse ajo u shoqërua drejt ndonjë adrese private para se të largohej nga vendi I saj?

5. Çfarë mjedisesh pat vizituar ajo, apo në cilat ishte mbajtur e burgosur ndërkohë që ishte brenda vendeve tranzit, të merren përshkrimet e plota.

6. Nëse u shoqërua për një ‘vend të sigurtë’ në shtetin pritës, në rast se po, të merret përshkrimi i plotë i vendit?7. Të merret përshkrimi i plotë i vendeve ku asaj i kërkohej të

punonte si prostitutë ose nën format e tjera të shfrytëzimit– duke përfshirë përshkrimet e hollësishme të mobilimit, të dekorimit dhe veçoritë e tjera të banesës.

8. Në rast se ajo dërgohej në mjedise të tjera si pjesë e procesit të trafikimit, si seksionet e vizave të ambasadave, seli të tjera qeveritare, spitale, klinika, shkolla të gjuhëve të huaja ose agjensi qiradhënëse – të merren të dhënat e plota.

TransportimiNë lidhje me mjetet e nisjes, tranzitit dhe mbërritjes:1. Nëse e la vendin e origjinës në mënyrë të hapur apo të fshehtë2. Në rast se u bë në mënyrë të fshehtë, me çfarë mjeti – rrugë, tren,

traget, tëmerren të gjitha përshkrimet.3. Në rast se është bërë në mënyrë të hapur, atëhere cila ishte data e saktë dhe pika e nisjes, vendi i kalimit të kufirit?4. Cilat ishin dokumentet e identifikimit që kishte ajo me vete, në

emër të kujt ishin lëshuar, me çfarë shtetësie?5. Nëse udhëtoi e pashoqëruar, apo ishte e shoqëruar edhe nga

viktimat të tjera, nëse ishte e shoqëruar nga trafikues apo jo?6. Nëse ajo udhëtoi hapur, cilat ishin dokumentet e identitetit që u

përdorën, të vërteta apo të fallsifikuara?7. Nëse ishin të fallsifikuara, nën çfarë emri ishin lëshuar, si u morën

dhe nga kush?8. Kush e shoqëroi për të dalë në fotografi për

pasaportën/dokumentin e identitetit, në ç’vend doli në fotografi?9. Në rast se ajo pat përdorur pasaportën e saj /dokumentin e

identitetit të vërtetë apo të fallsifikuar, a iu kërkua asaj ndonjëherë vizë hyrjeje apo daljeje?

10. Nëse po, në cilat seksione vizash u morën ato, a shkoi ajo vetë si person, apo ishte e shoqëruar nga të tjerë, nga kush, në cilën datë dhe orë u bë vizita për në këtë seksion, a u pagua ndonjë shumë dhe nga kush dhe në ç’mënyrë; a u lëshua ndonjë mandat pagese, a ka datë dhe kohë të lëshimit të mandat pagesës etj; a e di se çfarë identiteti kishte zyrtari që i lëshoi vizën, a mund të japë një përshkrim të këtij personi?11. A u përdorën dokumente të tjera në mbështetje të kërkesës për

vizë, si për shembull letra garancie, dokumente rregjistrimi në shkollën e gjuhëve të huaja, dokumente në lidhje me ofertën për

24

Page 25: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

punë, etj., ose hollësi të tjera të kësaj natyre, nëse ka mbajtur ndonjë kopje?

12. Ku u blenë biletat e udhëtimit dhe nga kush?13. Në çfarë mënyre u bë pagesa, me para në dorë, çek apo kartë

krediti dhe në ç’emër u ble bileta?14. Cilat janë detajet e mjetit të udhëtimit, të furgonit, trenit,

tragetit apo të shoqërisë ajrore?15. Cila ishte data dhe pika e nisjes?16. Nëse u shoqërua deri tek pika e nisjes, në rast se po, si arriti deri

atje dhe me kë?17. A udhëtoi bashkë me viktima dhe/ose trafikues të tjerë, të njohur

me emrin ‘mushkat’; nëse po, të merren të dhënat e plota.18. Kush i bëri check-in dhe kur, çfarë bagazhi kishte me vete, a bleu

ndonjë send në pikën e nisjes dhe kur, nëse po, në ç’mënyrë u bë pagesa; në çfarë vendi u ul, kush ishte pranë saj në aeroplan, furgon, etj., a u bënë blerje në duty-free gjatë udhëtimit, nëse po, si u bënë dhe nga kush?

19. A u bënë kontrollet e daljes, a u kontrollua nga ndonjë nëpunës imigrimi, polic kufiri para se të largohej, a i duhej të plotësonte ndonjë formular, nëse po, kujt iu dorëzuan?

20. Me hyrjen në vendet e tranzitit dhe të pritjes, nëse u kontrollua nga ndonjë polic dhe nëse ajo plotësoi ndonjë formular të hyrjes për ato vende, nëse po, ku dhe kur dhe çfarë emri dha ajo?

21. Nëse personat që udhëtonin me të u kontrolluan nga policët e shërbimit të imigrimit, nëse po, a plotësuan ndonjë dokumentacion?

KomunikimetFaktet e mëposhtme duhen verifikuar sa më shumë që të jetë e

mundur:1. Si u realizua kontakti midis viktimës dhe trafikuesve; me anë të

shërbimeve postare, kutive postare, telefonit fiks, telefonit celular, faksit apo e-mail?

2. Në ç’numër dhe në ç’adresë?3. Nëse ka parë ndonjë faturim, dhe nëse po, cili ishte emri i shënuar

në faturë?4. Nëse ishte telefon celular, çfarë marke ishte dhe me cilin rrjet

punonte, nëse e kish vënë re emrin e rrjetit në ekranin e celularit?5. Nëse trafikuesi përdorte ndonjë kompiuter, laptop apo agjendë

elektronike, nëse po çfarë marke ishin, a mund të japë hollësi të tjera, si për shembull me cilën shërbim e-maili punohej, etj.?

Transaksionet financiareGjatë këtyre fazave bëhen normalisht pagesa të ndryshme. Njohja e

këtyre veprimeve nga ana e viktimës mund të jetë e kufizuar, por mund të ketë ndodhur që në një sërë rastesh ajo të ketë qënë dëshmitare kur janë bërë këto veprime, dhe për këtë arsye mund të ketë vënë re:

1. Bankat, llogaritë personale apo llogaritë e biznesit, vendin e bankës apo të degëve të bankës në fjalë.

25

Page 26: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

2. Nëse trafikuesit përdorën gjatë gjithë etapave të fazës së rekrutimit dhe eksportimit ndonjë kartë bankare, kartë krediti, çek apo ndonjë tjetër dokument për të kryer pagesat dhe në rast se po, ku, kur dhe për çfarë qëllimi, për të paguar biletat e udhëtimit, vizat, ndonjë send që mund ta kenë blerë në duty free, etj.?

3. Nëse u ble ndonjë monedhë e huaj para se të niseshin, nëse po, kur, ku dhe si u ble?

4. Nëse ajo kish parë ndonjë faturim për marrje qiraje apo njoftime të botuara apo për faturat e telefonit, në rast se po, si u bënë këto pagesa dhe kujt, në çfarë adrese?

Pjesa C – Abuzimi seksual, fizik dhe psikologjik

Pikat e përgjithshmeViktimat e trafikuara mund të abuzohen fizikisht, seksualisht dhe

psikologjikisht në shumë mënyra dhe të trija llojet e abuzimeve mund të kenë ndodhur gjatë të gjitha fazave, në atë të nisjes, tranzitit dhe të mbërritjes.

Pjesa C e listës së verifikimit vë në dukje pikat e rasteve më të sukseshme në lidhje me krimin e abuzimit njerëzor, si më poshtë:

Kapja1. Ku, kur dhe si?2. Nëse u përdor dhuna apo kërcënimi, në rast se po, si u përdor dhe cilat ishin dëmet që pësoi ajo?3. A u përdorën armë, dhe në rast se po, të merren të gjitha të

dhënat?4. Nëse u përdor droga në ndonjë farë mënyre – në rast se po, të

merren hollësitë, si për shembull, mënyra e dhënies – inxheksion, lëng, me thithje?

5. A i shpjeguan se çfarë rrjedhojash do të kishte ajo nëse provonte të ikte, dhe nëse po, të merren të gjitha të dhënat në lidhje me natyrën e kërcënimit dhe kush e lëshoi atë?

6. A u shkëmbye ndonjë fjalë: nëse po, çfarë u tha, kush e tha, në çfarë gjuhë u fol, dialekti, theksi gjuhësor, a u përmend ndonjë emër, etj.?

7. Ku e dërguan dhe si u dërgua në atë vend, sa kohë iu desh të shkonte atje, pra nga vendi i kapjes deri tek vendi ku u mbajt e mbyllur?

8. Të merret përshkrimi i plotë i vendit ku u mbajt mbyllur, rrethanat, nëse dëgjoheshin zëra ose zhurma, si zhurmë trenash, aeroplanësh, ose edhe ndonjë hollësi tjetër që do të mund të identifikonte vendin.9. Siç u deklarua edhe më lart, të merren përshkrimet e hollësishme

të të dyshuarve, të mjeteve që mund të jenë përdorur, dhe të mjedisit.

Burgosja e paligjshme ose kufizimet e lirisë1. Në çfarë vendi e mbajtën mbyllur dhe sa gjatë?

26

Page 27: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

2. Të merren përshkrimet e plota të mjedisit të brendshëm dhe të rrethinave të vendit.

3. Si u burgos, a u përdor forca fizike kundër saj, dhe nëse po, të merren të gjitha hollësitë se çfarë u përdor, si mbyllej apo hapej dera, çelësat që përdoreshin apo mjetet e tjera, kush i përdorte dhe si?

4. Nëse kishte roje që e ruante, të merret përshkrimi i plotë i rojeve dhe i ndonjë bisede që mund të kishte kapur ajo.5. Cila ishte hapësira ku u mbajt mbyllur, ishte e detyruar të

qendronte vetëm në një dhomë, apo mund të lëvizte lirshëm brenda një hapësire të caktuar?

6. A iu shpjeguan rrjedhojat në rast se ajo do të provonte të largohej, të merren të dhënat e plota të kërcënimit dhe kush e lëshonte atë.

7. Nëse iu kufizua liria (edhe po të mos jetë fjala për një burgosje)? P.sh. a iu dha mundësia për një trajtim mjeksor? A mund të shkonte për të bërë blerjet e duhura? Nëse shoqërohej apo kontrollohej në rastet kur ajo largohej nga vendbanimi?

8. Në lidhje sa më lart, ka patur dëshmitarë në ndonjë nga këto momente, nëse po –të merren të dhënat e plota.

9. Të merren përshkrimet e plota të të dyshuarve, et

Dhuna fizike dhe seksuale1. Kur ndodhi momenti i sulmit dhe në sa raste, datat e sakta po të

jetë e mundur; të lidhen ngjarjet më të rëndësishme në mënyrë që të përcaktohen me saktësi ngjarjet kur nuk dihet data (shumë shpesh, viktima thotë që dhuna ndodhte aq shpesh, madje edhe çdo ditë, sa ajo nuk do të dijë të përcaktojë me saktësi datat, kohën; dhe ngjarjet do t’i duken të ngatërruara, të papërcaktuara, të shkrira në një).

2. Ku ndodhi, të merret përshkrimi i plotë i vendit, siç u theksua më lart; dhoma ku ndodhej, shtrimi i dhomës, i shtratit, i divanit, etj., mobilimet, zbukurimet, veshjet,e vjetra dhe/ose të grisura, shtrojet e shtratit, çarçafët, ngjyra, lloji, etj.

3. Cila ishte mënyra e sulmit dhe masa e saj, të merren përshkrimet e plota të dëmtimeve të shkaktuara, nëse dhuna seksuale ishte vaginale, anale, orale apo manuale; nëse u përdorën kontraceptivet apo mjete të tjera?

4. Çfarë iu tha gjatë kohës së ushtrimit të dhunës ose kërcënimit, dhe nga kush?5. Cili ishte konteksti në të cilin u ushtrua dhuna seksuale – ishte

thjesht për kënaqësinë e dhunuesit, apo u dhunua fizikisht apo seksualisht me qëllim frikësimi, apo u përdor për ta bindur atë, apo mësuar se si duhej të vepronte; mos ndoshta dhuna u përdor si dënim meqenëse nuk u ishte bindur urdhërave, apo meqenëse ishte përpjekur të largohej?

6. A e shfaqi hapur me fjalë apo me veprime refuzimin e saj për t’u bindur dhunuesve, dhe nëse po, si veproi. A i dha ndonjë goditje apo i shkaktoi dëmtime abuzuesit të saj, të përshkruhet dëmtimi.

27

Page 28: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

7. Në rastet e sulmeve seksuale, viktimat e trafikuara shpesh raportojnë që as nuk kanë thënë gjë dhe as nuk kanë rezistuar, dhe se ato thjesht i janë nënshtruar dhunës në mënyrë që të evitojnë sulmet fizike plus atyre seksuale– ka shumë rëndësi të shënohet ky moment, jo vetëm sepse sulmi mund të përfundojë në përdhunim, pavarësisht që nuk është demonstruar nga ana e viktimës ndonjë kundërshtim apo refuzim, por ai flet edhe për nënshtrimin e plotë dhe bindjen prej skllaveje të viktimës.

8. Cila ishte gjëndja e saj fizike pas ngjarjes, kishte plagë, hemorragji të vazhdueshme të brendshme, të jashtme, të vjella, të përziera, etj.?9. A i tha ndonjë personi tjetër përsa i kishte ndodhur, nëse po, të

merren të gjitha të dhënat e personit, dhe çfarë u tha.10. A kërkoi apo mori ndonjë ndihmë mjekësore për të kuruar plagët,

nëse po, të merren të dhënat e mjekut, spitalit, klinikës, të shënimeve të bëra në regjistrin e spitalit, etj.

11. Si e ndjente veten, çfarë mendonte, si në atë kohë, ashtu dhe më pas?

12. Çfarë u tha apo u bë pas ngjarjes, a u kërcënua se do të abuzonin me të përsëri, nëse po, në çfarë konteksti, a shprehën abuzuesit keqardhje?

13. Të merret përshkrimi i hollësishëm i abuzuesit, të gjitha veçoritë e mundshme, si për shembull, tatuazhet, veshët e shpuar, shenja në fytyrë, trup, dhe veçoritë, zëri apo gjuha ose aksenti që përdori, era apo parfumi, dhëmbët, thonjtë, etj.

14. Në lidhje me sa më lart, kishte ndonjë dëshmitar në këto ngjarje, nëse po – të merren të gjitha të dhënat.

Pikat e fundit – efekti i krimitNë përfundim të deklaratës, intervistuesi duhet të përfshijë edhe një

përshkrim nga viktima në lidhje me dëmtimin fizik dhe psikologjik që krimi ka lënë mbi të. Ky përshkrim duhet të përmbajë hollësi të reagimit të saj ndaj vetë krimit, abuzimit, mashtrimit, skllavërimit, prostitucionit dhe shfrytëzimit. Ajo duhet të inkurajohet që të flasë mbi efektin që ka patur krimi në mënyrën e jetesës së saj, të flasë për frikën që ka patur për vete dhe për njerëzit e saj; të deklarojë nëse është në gjëndje të bëjë një jetë të lirë si çdo qytetar tjetër, të deklarojë nëse mendon se mund të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi, si dhe të flasë për çfarë mendon për vete, për vlerat e saj.

Hapat në vijim• Marrja e të gjitha provave të evidentuara nga deklarimi i viktimës ose siç njihet verifikimi i thënieve– Të shoqërohen me rregjistrim si foto, video në lidhje me vendet dhe hollësitë për to duke u përqëndruar në momentet që nuk janë publike.– Të pyeten dëshmitarët e evidentuar nga viktima.

28

Page 29: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

• Të fillojë puna për identifikimin e autorëve mbi bazën e të dhënave të marra nga deklarimet e viktimës.• Të evidentojë me saktësi vendbanimet, vendet e punës, të frekuentimit të autorëve për të organizuar arrestimet kontrollet e tyre.• Të bëhet egzaminimi mjeko-ligjor i viktimës duke patur parasysh se edhe pse duhet të këmbëngulim në këtë pikë, do të jetë viktima që do të vendosë. Për të miturit nevojitet leja e prindit apo kujdestarit.• Arrestimi i të dyshuarëve dhe kujdesi për respektimin rigoroz të aspekteve procedurale .• Kontrolli i vendeve dhe sekuestrimi i provave proçes që kërkon kujdes– Siguron provën dokumentare e cila ka aftësi bindëse më të madhe– Jep mundësi për kryqëzim provash duke mos u mjaftuar vetëm me deklarime. – Jep mundësi për të vënë të pandehurin në pozita pohuese dhe bashkëpunuese.– Siguron besueshmërinë e deklarimeve të viktimës.

Procesi psikologjik që zhvillohet “ Nëse konfirmohen deklarimet e viktimës për pjesën më të madhe të saj, pjesë që lidhet me elemente objektive dhe të mundshëm për tu verifikuar, atëherë sigurohet besueshmëria e deklarimit dhe për pjesët e tjera të këtij deklarimi që lidhen me elemente subjektive dhe të vështirë ose të pamundur për t’u konfirmuar por që janë elemente të veprës penale dhe të fajësisë së autorëve”.

Rregull i artë gjatë kontrollit: Brenda ligjit, të merret gjithçka që mund të përbëjë provë – në rast se nuk je i sigurtë, përsëri merre, ajo mund të kthehet në vend përsëri më vonë, por po të lihet pa u marrë, atë mund të mos e gjesh më kur të vijë koha që të kuptohet rëndësia që mund të ketë patur materiali si provë9.

Vendet ku duhet të kontrollohet janë– Vendet e rekrutimit– Shtëpitë publike– Vendbanimet e autorëve.– Vendbanimet e viktimave – Vendet ku viktima ka pësuar dëmtime– Vendet e punës (agjensitë udhëtare, agjensitë e ndërmjetësimit etj.).

9 ICMPD, manual I policise

29

Page 30: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

Gjatë kontrollit duhet të synohet të gjendet: Çdo dokumentacion që ka të bëjë me procesin e rekrutimit, si

kopje njoftimesh, agjendë takimesh, letra të drejtuara shkollave të gjuhëve të huaja, seksioneve të vizave, etj.

Të hollat, kartat e kreditit, bllok çeqesh ose ndonjë dokumentacion tjetër që lidhet me transaksionet financiare të çfarëdo lloj shume, pavarësisht nëse këto shuma janë të vogla apo të mëdha.

Çdo lloj dokumentacioni që lidhet me pagesat e dhëna nga viktimat trafikuesve, si shënimet ditore për pagesat, listat e shkruara me dorë për pagesa të tjera, transfertë parash, etj.

Çdo dokumentacion që lidhet me dokumentet e identifikimit dhe të udhëtimit, biletat, kuponet, mandat pagesat, kartat e hypjes në avion, kuponat e bagazhit, etj.

Çdo lloj dokumentacioni që lidhet me nxjerrjen e pasaportës dhe të vizës, përfshirë këtu edhe letrat e sponsorizimit apo të garancisë, kontratat e agjensive martesore apo të damave të shoqërimit, format e regjistrimit në shkollën e gjuhëve, etj.

Çdo dokumentacion që lidhet me manaxhimin e përditshëm të prostitucionit, si njoftimet, fletët ditore të punës, menutë e shërbimeve seksuale, listat e çmimeve, tekstet e parapërgatitura për t'u përdorur gjatë shërbimeve seksuale apo gjatë emisioneve të seksit me anë të shërbimit telefonik, etj.

Çdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat, artikuj seksi, sasi të mëdha kontraceptivësh, materiale pornografike, etj.

Çdo dokumentacion në lidhje me marrjen apo dhënien me qira të mjedisit, të vendeve të sigurta’, ose adresat e tjera të lidhura me këto, së bashku me dokumentacionin që flet për pagesat e bëra.

Të gjitha format e pajisjeve teknike të përdorura për komunikacion dhe informacion, si kompiutera, telefona celularë, fakse, agjenda personale të informatizuara, etj.

Çdo pjesë me vlerë që ilustron shpenzime më të mëdha nga sa do ta lejonte e ardhura personale që zotërohet faktikisht nga të dyshuarit, si mjete të shtrenjta motorrike, xhevahirë, mobilime apo pajisje të tjera të cilësisë shumë të lartë, etj.

8. Hetimi financiar. Hetimi financiar nënkupton gjurmimin e aseteve të vëna nga autoret si rezultat i aktivitetit kriminal të tyre me synim sekuestrimin e më pas konfiskimin e tyre. Rëndesia e hetimit financiar është e dyfishtë . Së pari , është një provë në duart e prokurorit për të mbrojtur akuzën e ngritur duke bindur gjykatën se i pandehuri nuk ka një aktivitet të tillë ligjor që mund të sjellë të ardhurat e hetuara apo pasuritë e sekuestruara. Së dyti, është një

30

Page 31: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

goditje e rënde për aktivitetin kriminat në trafiqe, ku qëllimi kryesor është pikërisht realizimi i fitimeve të mëdha , në mënyrë të kundërligjshme e të menjëhershme. Në kushtet shqiptare të një ekonomie informale, prokurorët nuk duhet te mjaftohen vetëm me marrjen e vërtetimeve nga zyra të ndryshme që merren me rregjistrim pasurish. Ata duhet që, nëpërmjet oficerëve e agjentëve të policisë gjyqësore të sigurojnë informacionin e nevojshëm për pasuritë e paregjistruara , për shuma të padepozituara, për shpenzime të paevidentuara dhe në bazë të tyre të zhvillojnë hetimin financiar të autorëve.

Hetimi financiar gjithashtu bën të mundur që nëse gjatë hetimit të proçedimit penal nuk do të arrihet të provohet se pasuria në dispozicion të autorit është produkt i veprës penale konkrete që po hetohet, mundet të përdoret Ligji “Mbi parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar” duke i kaluar barrën për të provuar ligjshmërinë e kësaj pasurie, autorit të veprës.

Ermira Garunja

PROKUROR ZYRA E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM

BIBLIOGRAFI

1. Kushtetuta e Republikës se Shqiperisë,

2. Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut,3. Konventa e OKB Kunder Krimit te Organizuar Ndërkombëtar

(Konventa e Palermos).4. Protokolli i Pare Shtese i Konventes se Palermos, Kunder Trafikut

te Migranteve me Rruge Tokesore, Ajrore dhe Detare.5. Protokolli i Dyte Shtese i Konventes se Palermos, Mbi

parandalimin, Pengimin dhe Ndeshkimin e Trafikut te Personave, Vecanerisht Grave dhe Femijeve.

6. Kodi Penal 7. Kodi I Procedures Penale 8. Manual i Gjyqtarit dhe Prokurorit, per luften kunder trafikimit te

qenieve njerezore,ICMPD,

9. Manual I Policise, per luften kunder trafikimit te qenieve njerezore.ICMPD

10. Ligji nr.9284, datë 30.9.2004për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar

31

Page 32: METODIKE PER HETIMIN E TRAFIKIMIT TE FEMRAVEprosecutorsnetwork.org/doc/METODIKE_PER_HETIMIN_E... · Web viewÇdo artikull tjetër që lidhet me shërbimin e prostitucionit, si uniformat,

11. Ligjin nr. 8610, 17.5.2000 “Për parandalimin e pastrimit të parave”

12. Ligji nr.9284 date 30.09.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”

32