24
Topalli thërret nisjen e procedurave Zonat që do të preken më shumë nga ndryshimi i vlerës. Impaktet për periferitë dhe për qendrën. Ndërtuesit flasin për zbatimin TRAFIKANTëT Afrikano-veriorët spostojnë ndikimin e shqiptarëve për drogën në Evropë »7 TANJA FAJON PARALAJMËRON Me Presidentin të mos përsëriten gabimet e bëra në të shkuarën »2 Skema e furnizimit. “Nëpërm- jet Ballkanit” nuk është më e sigurtë për trafikantët. Shpiket rruga nga Turqia drejt Holandës E HËNË 21 MAJ 2012 VITI VIII, NR. 2670 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com NIS PUNIMET SAMITI I ÇIKAGOS Kryeministri Berisha nis takimet me krerët më të lartë të botës »4 Në NJë LIBëR Këshillat për të shëruar prostatën pa ilaçe, studimi i ri »9 ZGJERIMI DREJT PASKUQANIT » 2-3 PRESIDENCA Të enjten votimi i parë i fshehtë për formën e zgjedhjes së kreut të shtetit. Berisha-Rama nisin negociatat për takimin e parë zyrtar. Oketa kundër Nanos si president: Është figurë e vjetër. LSI jep mbështetjen ndaj mazh- orancës: Koalicioni nuk do të preket. Afatet që do ndiqen për të 5 raundet Koment Nga TELNIS SKUQI I dashur kërcënues... Nga SHKËLZEN PUCI Dua dhe unë plazhin tim privat ALARMI Shpyllëzohen 150 hektarë tokë, kërkohet për pemtore Në Elbasan mungojnë studimet për efektet të ndikimit në natyrë. Komu- narët favorizojnë shkatër- rimin pa kritere matjeje »11 »10 »8 Meksika historia e luftës së përgjakshme për drogën George Steiner: Duhet të mësojmë të themi jo Eurozona, drejt konsensusit për reformat Roma, të këqijat që shembën demokracinë BOTE & HISTORI ISSH publikon emrat e rezervistëve që përfitojnë pensionin suplementar Ish-ushtarakët »6 »13-17 »5

Metropol, 24 faqe lajme

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lajme, ekonomi, sociale, politik, bote

Citation preview

Page 1: Metropol, 24 faqe lajme

Topalli thërret nisjen e procedurave

Zonat që do të preken më shumë nga ndryshimi i vlerës. Impaktet për periferitë dhe për qendrën. Ndërtuesit flasin për zbatimin

TrafikanTëTafrikano-veriorët spostojnë ndikimin e shqiptarëve për drogën në Evropë

»7

Tanja Fajon paralajmëron

Me Presidentin të mos përsëriten gabimet e bëra në të shkuarën»2

Skema e furnizimit. “Nëpërm-jet Ballkanit” nuk është më e sigurtë për trafikantët. Shpiket rruga nga Turqia drejt Holandës

E hënë21 maj 2012ViTi Viii, Nr. 2670TEl: 04 2 233 991fax: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

nis punimeT samiTi i Çikagos

kryeministri Berisha nis takimet me krerët më të lartë të botës»4

në një liBërkëshillat për të shëruar prostatën pa ilaçe, studimi i ri

»9

Plani i ri urbanistik ul çmimet e banesave në Tiranë

ZgjEriMi drEjT PaskuqaniT

»2-3

PresidencaTë enjten votimi i parë i fshehtë për formën e

zgjedhjes së kreut të shtetit. Berisha-Rama

nisin negociatat për takimin e parë zyrtar.

Oketa kundër Nanos si president: Është

figurë e vjetër. LSI jep mbështetjen ndaj mazh-orancës: Koalicioni nuk

do të preket. Afatet që do ndiqen për të 5 raundet

komentnga Telnis skuqi

I dashur kërcënues...nga shkëlzen puci

Dua dhe unë plazhin tim privat

alarmi

shpyllëzohen 150 hektarë tokë, kërkohet për pemtoreNë Elbasan mungojnë studimet për efektet të ndikimit në natyrë. Komu-narët favorizojnë shkatër-rimin pa kritere matjeje

»11

»10»8

• meksika historia e luftës së përgjakshme për drogën• George Steiner: Duhet të mësojmë të themi jo• Eurozona, drejt konsensusit për reformat

roma, të këqijat që shembën demokracinë

BoTE & HiSTori

issH publikon emrat e rezervistëve që përfitojnë pensionin suplementar

Ish-ushtarakët

»6»13-17

»5

Page 2: Metropol, 24 faqe lajme

02 E hënë 21 maj 2012 •

« POLITIKE

FAJON E PAQARTË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT

“Po ju monitorojmë, mos përsëritni

gabimet e shkuara”

TË ENJTEN SKADON AFATI I NDËRKOMBËTARËVE PËR REFORMËN

PD e PS edhe 3 ditë për konsensusinReforma zgjedhore, palët kanë ngecur te KQZ-ja

BERISHA DHE TOPI BASHKË NË SAMITIN E ÇIKAGOS

Presidenti, konsultimet në mesjavëFillimisht me aleatët e më pas edhe me Ramën

KUSHTETUTA Me ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2008 u vendos që në raundin e katërt presidenti të zgjidhej me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Ligjvënësit me këto ndryshime menduan që të shmangnin një krizë të mundshme, që për pak sa nuk u provokua në vitin 2007, kur në krye të shtetit erdhi Bamir topi. U deshën gjashtë vota nga opozita që vendi të mos shkonte në zgjedhje të parakohshme, për arsye se nuk po zgjidhej dot presidenti.

PRESIDENTËTNë vendin tonë që pas rrëzimit të diktaturës numërohen 5 presidenti. I pari ka qenë Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist, që nga zgjedhjet e mar-sit 1991 u emërua president nga PPSH-ja, sot PSSH. Më pas, në vitin 1992, do të vinte kryetar shteti Sali Berisha, i cili qëndroi një mandat të plotë, ndërsa në mandatin e dytë vetëm pak muaj për shkak të trazirave të vitit 1997. Pasuesi i tij do të ishte Rex-hep Mejdani i PS-së e më pas Moisiu e Bamir Topi.

Afati për arritjen e një kompromisi mes PD-së e PS-së për përmbylljen e reformës zgjed-hore është data 24 maj, pra dita e enjte. Ky afat është caktuar nga ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar mbylljen e reformës zgjed-hore para nisjes së procedurave të votimit presidencial. Demokratët e socialistët deri tani kanë rënë dakord mes tyre që KQZ-ja të ketë 7 anëtarë, por ndahen për mënyrën e përzgjed-hjes së kryetarit të saj. PD-ja kërkon që kryetari i KQZ-së të zgjidhet nga Kuvendi, ndërsa so-cialistët kërkojnë që ai të dalë nga emrat e për-zgjedhur nga institucionet e drejtësisë. Në një

kohë kur selia rozë kërkon me forcë implemen-timin e teknologjisë elektronike në zgjedhjet e 2013-s, PD-ja dhe ekspertët e ODIHR-it e kanë kundërshtuar këtë propozim si të parakohshëm për Shqipërinë. Ekspertët e djathtë dhe ata ndërkombëtarë në lidhje me këtë çështje kanë rënë dakord që numërimi elektronik i votave në shkallë kombëtare të fillojë në vitin 2015 dhe fillimisht ai të nisë me një projekt-pilot në 10 për qind të qendrave të votimit. Ndërkohë mandati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është shtyrë dy herë nga Kuvendi, por palët s’kanë gjetur konsensus.

Kryetari i Partisë Demokra-tike, Sali Berisha, do të nisë menjëherë pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës negociatat për presidentin e ri. Kryeministri ka deklaruar më parë se do të nisë konsultimet për em-rin që do të zgjedhë si presi-dent në afatit që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë, më datën 24 maj. Ai ndodhet në Çikago që më 19 maj, ku po merr pjesë në samitin e 25-të të Aleancës së Atlan-tikut të Veriut (NATO), i cili do të zhvillohet në 20 dhe 21 maj me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive. Pas kthimit nga kjo pjesëmarrje kreu i qever-isë do të takohet fillimisht me aleatët e tij, por nego-ciatat nuk do të mungojnë as me drejtuesin e Partisë Socialiste Edi Rama. Pavarë-

sisht negociatave, Berisha ka theksuar se presidenti i ardhshëm do të jetë një per-sonalitet i lartë nga radhët e Partisë Demokratike. Ky qën-drim është kundërshtuar nga aleati i tij kryesor në qever-isje, Lëvizja Socialiste për In-tegrim, si dhe opozita, e cila e konsideron këtë mungesë konsensusi. Berisha ndod-het në Çikago së bashku me

Presidentin e Republikës Bamir Topi, zv.kryeministrin Edmond Haxhinasto, ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Kry-eministri Berisha bashkë me liderët e tjerë të vendeve anë-tare të Aleancës do të marrë pjesë në punimet e takimeve dedikuar Afganistanit dhe zh-villimit dhe forcimit të kapac-iteteve të Aleancës.

Herion Mesi

Bashkimi Evropian ka ven-dosur monitorim e Sh-qipërinë për zgjedhjen e

presidentit të ri të Republikës. Eurodeputetja Tanja Fajon tha dje se Brukseli kërkon një poçes të drejtë dhe demokra-tik, brenda kushtetutës, por njëkohësisht i kujton politikës shqiptare që të mos përsërisë gabimet e së kaluarës. Në fakt, Fajon nuk përmend saktësisht se për cilat gabime i referohet politikës shqiptare, sidomos në zgjedhjen e presidentit, pasi në historinë e këtij vendi nuk mbahet mend që presidenti të jetë zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën “Ne do ta ndjekim procesin e zgjedhjes së presidentit. Ne shpresojmë që ai të jetë një proces i drejtë e demokratik, sepse nuk duam të bëhen gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën. Zgjed-hja e presidentit do të tregojë nëse vendi e ka arritur maturi-në e mjaftueshme për të vazh-duar integrimin europian. Unë mendoj se ky vit mund të jetë vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”, - tha Tanja Fajon, eurodeputete, ish-raportuese

për vizat me Shqipërinë në PE. Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet në një fazë delikate për Shqipërinë, pasi në tetor të këtij viti pritet dhe një vendim i PE-së në lidhje me sta-tusin. Në historinë e pluralizmit shqiptar janë zgjedhur pesë presi-dentë, së bashku me diktatorin e fundit komunist, dhe të gjithë për sa i përket kushtetutshmërisë kanë qenë korrekt.

ReformaErudeputetja Fajon kërkon

gjithashtu që partitë të mos humbasin kohë në finalizimin e ligjit të ri zgjedhor. “Është shumë e rëndësishme që refor-ma zgjedhore të përfundojë, që Shqipëria të tregojë maturi dhe kryesorja që zgjedhjet e reja të zhvillohen në mënyrë të drejtë e demokratike, sepse në të kalu-arën ne kemi parë shpesh që Shqipëria ka humbur kohë në përmbushjen e reformave të in-tegrimit europian. Mendoj se ky duhet të jetë fokusi tani: të mos ketë më vonesa”, - tha Fajon.

Liberalizimi i vizaveKomisioni Europian brenda

këtij viti pritet të miratojë edhe një ligj që sipas Fajon pritet të

përdorë mekanizmin e bllokimit të përkohshëm të vizave vetëm në raste krize dhe si masë ek-streme. “Ne po diskutojmë për mekanizmin e bllokimit të përkohshëm të regjimit të lirë të vizave. Është shumë e rëndësishme, sidomos për ven-det e Ballkanit Perëndimor, që qytetarët të dinë se cilat janë rreziqet që ai mund të sjellë dhe në ç’mënyrë ata mund të paran-dalojnë abuzimet me lëvizjen e lirë. Kur ky mekanizëm për pe-zullim të përkohshëm të lëvizjes së lirë të miratohet, atëherë jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por dhe vendet e tjera, nëse nuk respektojnë kushtet, rrezikohen të vihen në ‘listën e zezë’ të Shengenit ose do t’u rikthehet sistemi i më-parshëm i vizave”, - tha eurode-putetja. Lidhur me statusin Fa-jon shprehet se është në dorën e klasës politike në Shqipëri nëse shqiptarët do të marrin sta-tusin brenda këtij viti. Sipas saj, shansin historik të 100-vjetorit të pavarësisë shqiptarët duhet ta përdorin për të bërë këtë hap të ri drejt Bashkimit Evropian, sepse kjo është dëshirë e të gjithë qytetarëve dhe se “Sh-qipëria i përket Evropës”.

Page 3: Metropol, 24 faqe lajme

03• E hënë 21 maj 2012

»POLITIKE

KREU I LSI-së NË KONFERENCËN E LGI-SË NË KORÇË

“Bashkëpunim me PS për integrimin”“Klasa politike në Shqipëri të demonstrojë pjekuri”

LSI-ja është e gatshme të bashkëpunojë me PS-në e Edi Ramës vetëm për çështje që lidhen me stabilitetin e vendit dhe integrimit. Kreu i saj, Ilir Meta, gjatë një prononcimi për mediet tha se përshpejtimi i integrimit evropian kërkon medoemos dialog, që duhet praktikuar pa ndërprerje midis të gjithë aktorëve politikë, në radhë të parë atyre parla-mentarë. “LSI është e njohur si forcë politike që në plan të parë ka interesat e stabilitetit të vendit dhe pa dyshim është krijuar si forcë politike për të ndihmuar përshpejtimin e pro-cese integruese në vend. Të gjitha qëndrimet e saj buro-jnë pikërisht nga ky angazhim madhor për ta forcuar këtë stabilitet dhe mbi të gjitha për të ecur më shpejt drejt BE-së”, - tha ai pas konferencës së LGI-së në Korçë. Numri

një i LSI-së në raport me bashkëqeverisjen me PD-në ritheksoi se forca e tij politike i qëndron marrëveshjeve dhe se thelbi i çdo marrëveshjeje ka të bëjë në radhë të parë me integrimin e vendit. Sa i takon zgjedhjes së kreut të shtetit, Meta shprehu dëshirën që ai të zgjidhet që në raundin e parë. Ai deklaroi se vetë LSI-ja nuk ka kandidat për kreun e

shtetit, ndërkohë që i mëshoi rëndësisë që ka për LSI-në re-alizimi i një procesi konstruk-tiv. “LSI-ja nuk ka shpallur asnjë kandidat për president,t sepse nuk e shikon çështjen e zgjedhjes së presidentit si një mundësi për të bërë një garë ndërmjet forcave politike, por LSI-ja ka si objektiv kryesor t’i shërbejë një procesi sa më konstruktiv”, - tha ai.

RREGULLORJA: MË 31 MAJ DO TË JETË VOTIMI I PARË

Të enjten Kuvendi nis procedurat për

zgjedhjen e presidentitHerion Mesi

Të enjten nisin procedurat zyrtare nga Kuvendi për zgjedhjen e presidentit të

ri të Republikës, procedura që mund të zgjasin deri në korrik të këtij viti, ose mund të për-fundojnë që më 31 maj, në rast se forcat politike bien në kon-sensus. Neni 109 i Rregullores së Kuvendit parashikon që pro-cedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit bëhen me votim të fshehtë dhe pa debat.

Procedurat Kushtetuta në pikën 1 të

nenit 87 parashikon që kandi-dati apo kandidatët për presi-dent i propozohen Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh, ku një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat. Por përpara se të ar-rihet në këtë pikë duket se janë një sërë hapash formalë dhe informalë që duhen ndjekur. Të enjten pritet të mblidhet Kon-ferenca e Kryetarëve, që do të caktojë datën e votimit për çdo raund votimi të përcaktuar në Kushtetutë. Sekretariati për Procedurat dhe Votimet është komisioni i votimit, i cili në këtë rast organizon dhe shpall pub-likisht rezultatin e votimit. Sipas Kushtetutës, parashikohet që votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fil-limi i procedurës për zgjedhjen e presidentit, pra të enjten e javës së ardhshme më 31 maj. “Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i bërë edhe kur në konkurrim nuk para-qitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni”, – thekson Kushtetuta në nenin e lartpërmendur.

NegociatatPor përpara se të shkohet

deri te votimi duket se përpara kemi dhe një udhëtim të gjatë

që duhet të kryejnë forcat poli-tike. Debati fillestar është ai nëse emri i ri do të zgjidhet me konsensus apo do të shkohet në raundin e pestë. Skenari i parë parashikon një marrëveshje mes PS-së dhe PD-së, pra që të bihet në një emërues të për-bashkët, çka sipas parashiki-meve pak gjasa ka që të ndodhë. Mazhoranca do ta ketë të vetin presidentin dhe ndryshimet në Kushtetutë në vitin 2008 duket se ia mundësojnë këtë. Berisha ende nuk i ka filluar negociatat as me aleatët, as me kundër-shtarët, duke pritur i qetë fil-limin e datës zyrtare. Opozita,

nga ana e saj, kërkon të vendosë konsensusin si kriter për votën e saj. E pafuqishme që të ndalë numrin magjik 71, që do t’i jepte PD-së presidentin, kërkon ta ndërkombëtarizojë këtë çështje, madje të zhvillojë dhe takime informale me aleatët e Ber-ishës. Por ndryshimet e bëra me bekimin e Ramës në vitin 2008 duket se flasin qartë në favor të mazhorancës. Në rast se në katër raundet e para nuk arrihet të sigurohen 84 vota, atëherë mazhoranca mund ta zgjedhë presidentin vetëm me votat që i duhen për të votuar qeverinë, pra 71.

“Procedura për zgjedhjen e presidentit fillon

jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit

presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial

përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit

të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për

zgjedhjen e presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë

para mbarimit të mandatit të Kuvendit”.

Rregullorja e Kuvendit në pikën 2 të nenit

109 parashikon që “Komisioni për Çështjet

Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e

Njeriut shqyrton nëse kandidatët për president i

plotësojnë kushtet e përcaktuara në Kushtetutë

dhe i paraqet raportin seancës plenare sipas afatit

të përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve”.

Oketa: Të nxjerrim në pension politikanët e vjetërForca më e re politike në vend, “Fryma

e Re Demokratike”, krijoi degën e saj në qytetin e Fierit. Pjesëtarë të grupit nismëtarë të kësaj force politike zhvilluan pasditen e së shtunës një takim me sim-patizantë të grupimit më të ri politik, i cili kishte për qëllim krijimin e strukturave në rrethin e myzeqarëve. Në këtë takim ishte i pranishëm deputeti i FRD-së Gazmend Oke-ta, së bashku me ish-deputetin e Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj. Kreu i nismëtarëve, Oketa, tha gjatë fjalës tij se

FRD-ja është krijuar për shkak të nevojës së një force që të nxjerrë në pension politikanët e vjetruar dhe si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të një pjese të elektoratit, të cilët nuk ndiheshin të për-faqësuar në asnjë forcë politike. “Vendi ynë nuk ka nevojë të riciklojë gjithmonë politikanët e vjetër. Ne duhet të ndry-shojmë, pasi e njëjta gjë po ndodh edhe në Europë”, - deklaroi Oketa. Në fjalën e tij mes të tjerash ai u ndal në disa nga pikat kryesore ku bazohet statuti i kësaj

force politike. Ndërsa ish-deputeti i PD-së Biberaj tha në fjalën e tij se ashtu siç u mblodh para 20 vjetësh për të rrëzuar diktaturën komuniste, tashmë popullit shqiptar i nevojitet që të mblidhet për të rikthyer shpresën. Biberaj pohoi se politika aktuale nuk u ofron asgjë qytetarëve, pasi drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend kujdesen për të mbushur xhepat e tyre. FRD ka si synim të sajin të tërheqë pranë vetes edhe drejtues të pushtetit lokal të zgjedhur nga PD.

Page 4: Metropol, 24 faqe lajme

04 E hënë 21 maj 2012 •

« SOCIALE

PËRKUJTOHEN USHTARAKËT E NATO-S TË RËNË NË NLUFTËN NDAJ TERRORIZMIT

Nis Samiti i Çikagos, Berisha pritet nga Obama e Rasmussen

PROBLEM GJETJA E THERTOREVE INFORMALE PRANË BANESAVE

Mungesa e higjienës, në 1 muajndëshkohen dhjetëra thertorePranvera Kola

Mungesa e kushteve të higjienës ndëshkon me gjobë dhjetëra thertore

në kryeqytet. Vala e inspekti-meve të bëra nga strukturat e Autoritetit Rajonal Shënde-tësor kanë nxjerrë në pah prob-lematikën e madhe të therjes dhe shitjes së mishit në ambi-ente ku kushtet higjenosani-tare janë alarmante. Nuk janë të pakta rastet e evidentuara, ku therja dhe shitja e mishit bëhet në ambiente të ndotura me ngarkesë të lartë mikrobi-ale, situatë kjo që mbart prob-leme të mëdha, pasi ekspozon konsumatorët ndaj rreziqeve të shumta shëndetësore. Sipas ekspertëve të këtij institu-cioni, ajo që shfaqet edhe më shqetësuese është vështirë-sia në evidentimin e këtyre thertoreve, të cilat gjithnjë e më shumë po ushtrojnë aktiv-itet në ambiente të fshehura, evidentimi i të cilave bëhet me vështirësi. Sipas kreut të ASHR-së Mëhill Gecaj, brenda një harku të shkurtër kohor prej një muaji inspektorët e këtij shërbimi kanë konstatuar rreth 50 thertore të tilla, të cilat janë penalizuar jo vetëm me gjobë, por edhe me mbyllje të aktivitetit. Gecaj shton më tej se një problematikë e shtimit të thertoreve infor-mate vjen edhe prej kërkesës së lartë që kryeqytetasit kanë për konsumin e produkteve të mishit, kërkesë të cilat nuk mund të plotësohen kurrsesi vetëm me dy apo tri thertore të rregullta që ka Tirana. “Janë vetëm 2-3 thertore në Tiranë që aktualisht janë të miratuara dhe përmbushin standardet higjienosanitare, pjesa tjetër është jashtë të gjitha stand-ardeve. Për muajin e kaluar e deri tani janë kontrolluar ther-tore, dyqane mishi dhe bulmeti në Tiranë dhe 50 subjekte, një pjesë e mirë e të cilave nuk

plotësojnë standardet higjien-osanitare. Është marrë vendim për mbylljen provizore të tyre e për një pjesë edhe mbyllje definitive”, - konfirmon kreu i ASHR-së, Mëhill Gecaj. Si rrjed-hojë e mungesës së kushteve të higjienës dhe rrezikshmërisë që mbart për popullatën, gjatë muajit shkurt është mbyllur edhe tregu i gjësë së gjallë në Tiranë. Për gjetjen e një

zgjidhjeje për këtë situatë ek-spertët e Bashkisë së Tiranës kanë deklaruar pak kohë më parë se brenda këtij viti gjed-hët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytet, por do të ndër-tohet një pikë për grumbullimin e tyre. Ndërkohë tabelat e për-caktimit të çmimit, origjinës dhe cilësisë krahas produkteve ushqimore do të zbatohen edhe te produktet e mishit.

Depozitat

Grekët sjellin paratë në Shqipëri, frikë nga DhrahmiaQytetarët grek dhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në

vendin fqinjë tashmë po i transferojnë depozitat e tyre bankare në Shqipëri. Pas lajmeve që qarkulluan javën e shkuar, se Greqia mund të dalë nga euro zona dhe futjes në qarkullim të monedhës helene “dhrahmisë”, grekët iu drej-tuan bankave për të tërhequr kursimet e tyre. Nga ky lajm reaguan edhe emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendin fqinj, të cilët transferuan depozitat e tyre drejt bankave në Shqipëri. Por zyrtarë të disa bankave të mëdha në vend bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve ka pasur rritje të depozitave në euro jo vetëm nga emigrantët, por edhe vet qytetarët grekë të cilët i kanë sjellë kursimet e tyre në bankat shqiptare. Bankierët presin që efekti i transferimit të kursimeve nga Greqia drejt Shqipërisë të vazhdojë, sido-mos pas lajmit se 1.2 miliardë euro depozita janë tërhequr nga bankat në Greqi nga frika e zhvlerësimit të kursimit të tyre, si pasojë e mundësisë së rikthimit të Dhrahmia. Që nga fillimi i vitit 2011 deri në fund të marsit 2012, depozitat në valutë në bankat në Shqipëri janë rritur me ritme të shpejta, me rreth 13%. Depozituesit grekë tërhoqën një shumë të vlerësuar prej rreth 1.2 miliardë eurosh nga llogaritë bankare, të hënën dhe të martën të trembur nga një dalje e mundshme e vendit nga euro. Gjatë dy viteve të fundit, fluksi i daljes së depozitave nga Greqia ka qenë mesatarisht 2-3 miliardë euro në muaj, ndërsa në janar ato kulmuan në 5 miliardë euro duke trembur bankat greke.

Energjetika

Sigurohet energjia për verën.KESH: Situata hidrike normale

KESH raporton se situata hidrike në Hidrocentralin e Fierzës është brenda normave. Sipas saj, reshjet e javës së shkuar përmirësuan prurjet në të tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Në një komunikatë për mediat drejtori Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Engjell Zeqo, sqar-oi gjendjen aktuale të liqenit të Fierzës. Sipas tij, Fierza, është në nivelin e 294.2 metrave dhe prurjet janë rreth 200 metër kub për sekondë. Si prurjet ashtu edhe niveli i liqeni ka pasur një rënie minimale duke e krahasuar me fil-limin e javës që lamë pas ku prurjet ishin rreth 300 metër kub për sekondë ndërsa niveli i Fierzës ishte 294.5 metra. Edhe pse reshjet sezonale tashmë kanë përfunduar, rezer-vat hidrike që KESH ka akumuluar gjatë kësaj periudhe do të mund të përballojnë konsumin edhe për stinën e verës. Deri para disa ditësh në vend prodhohej rreth 8 milion kilo-vat për energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër që duhej për të plotësuar konsumin ditor të saj importohej nga KESH dhe CEZ. Tani prodhimi i energjisë po sigurohet nga HEC-et e Komanin dhe Vaun e Dejës të cilët po punojnë me ka-pacitet të plotë dhe prej disa ditësh gjithashtu po prodho-het energji me kapacitet të ulët edhe në Fierzë. Konsumi aktual ditor është rreth 17 milion kilovat orë energji, një nivel tejet i rekrutuar krahasuar me stinën e dhjetorit i cili shkonte deri në 26 milion kilovat orë energji. Prodhimi i en-ergjisë gjatë stinës së verës do të mund të përballojë edhe konsumin që mund të rritet nga ardhja e turistëve.

Rinovimi i licencës pas marrjessë certifikatës në bashki

Për të garantuar sigurinë e konsumatorëve, Bashkia e Ti-ranës ka vendosur të shtojë pengesat për rinovimin e licen-cave të lokaleve, restoranteve apo dhe hoteleve. Ekspertët e Agjencisë së Konsumatorit, pranë Bashkisë kanë bërë me dije se prej pak kohësh është vendosur një rregull tjetër, i cili nuk do të lejojë asnjë pronar restoranti apo hoteli të rinovojë licencën e aktivitetit, nëse nuk ka kaluar më parë provat e sigurisë dhe cilësisë ushqimore që duhet të ofrojnë për konsumatorët. Ka-limi i këtyre standardeve do të lejojë pajisjen e subjekteve me certifikatën shëndetësore për kushtet e higjienës. Bashkia ka vendosur që këto biznese të pajisjen me një dëshmi të veçantë trajnimi me qëllim që ushqimi që shërbehet të jetë i kontrol-luar. Sipas të dhënave, rezulton se shumë restorante janë të pajisura vetëm me certifikatën e Drejtorisë së Higjienës, për pasojë nuk plotësojnë kushtet hijeno-sanitare.

Problemet me shitjen e peshkut

Kreu i Autoritetit Rajonal Shëndetësor ka deklaruar se pjesë e inspektimeve nuk do të jenë vetëm thertoret. Sipas Gecajt, kontrollet po ushtrohen edhe në dyqanet e tregtimit të produkteve të tjera shtazore, duke u ndalur veçanërisht te shitja e peshkut, ku janë konstat-uar probleme të shumta. Kjo pasi shitja e tyre bëhej në mungesë të kushteve të higjienës, në ambiente të hapura, ku pluhuri dhe mik-robet janë në sasi të lartë. Një pjesë e mirë e tyre nuk garantonin as kushtet bazë për tregtimin e produkteve. Kundrejt këtyre shkeljeve është vepruar me marrjen e masave ndëshkuese, duke filluar nga gjobat e deri dhe paralajmërime për pezullim aktiviteti.

HIGJIENA

Nisi dje, në Çikago, Samiti i NATO-s. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe në përbërje të tij janë Zëv-endëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Hax-hinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Kryeministri Berisha gjatë pritjes zyrtare të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, në Mçormick Place, u prit ngaSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Presidenti i SHBA-së Barack Obama.

Më pas, Kryeministri Berisha

mori pjesë në sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Para nisjes së tij, u përkujtuan me një minutë heshtje ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës, gjatë operacioneve të Aleancës. Mbledhja e NAC u hap me fjalën e Sekretarit të Përgjith-shëm të NATO-s Rasmussen dhe fjalën përshëndetëse të Presidentit Obama. Në sesionet e Samitit do të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Këshillit të BE-së, Presidenti i Komisionit të BE-së etj.

Page 5: Metropol, 24 faqe lajme

05• E hënë 21 maj 2012

»EKONOMI

Konstatohet ulje e kërkesës për kreditim

Kreditë e këqija, masat e bankave frenojnë aplikimet

Fierza 296 metër. Nuk ka problem furnizimi

Energjia nga HEC-et, KESH: Blerja kushton 3 milionë euro

Të marrësh një kredi në bankë është bërë më e vështirë si për individët, ashtu dhe bizneset. Rritja e nivelit të kredive të pak-thyera i ka detyruar bankat të shtrëngojnë kushtet për dhënien e një huaje. Në fund të vitit 2011 kreditë e këqija rezultojnë në masën 18.8 për qind dhe në muajin shkurt të këtij viti ky nivel ka arritur në 19.1 për qind. Ndonëse Banka e Shqipërisë raporton për një ulje të ritmit të rritjes së kredive me probleme në 6 muajt e fundit, bankat vijojnë të mbajnë po ato masa shtrënguese në kreditimin e tyre në ekonomi. Kjo reflekto-het edhe në uljen e kërkesës së individëve dhe bizneseve ndaj bankave për financim, nga ulja e besimit të tyre ndaj bankave për kreditim. Sipas raportit të Bankës së Sh-qipërisë, për tremujorin e parë të këtij viti kërkesa e sektorit privat për para është rritur me norma të moderuara, sikurse tregohet nga rritja e ngadaltë e kredisë për sektorin privat, e cila u rrit me 9.2 për qind në fund të muajit shkurt. Po ashtu individët kanë pasur një qasje më të ulët në marrjen e kredisë nga bankat, sidomos në kreditë për blerje banesash.

Afro 2.5 për qind e en-ergjisë së prodhuar në vend sigurohet nga hidrocentralet e vogla të dhëna me koncesion. KESH-i është blerësi i kësaj energjie të prodhuar nga HEC-et vendore. Drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo, thekson se blerja e kësaj energjie i kushton kor-poratës 2.5 milionë euro. “Në këto subjekte përfshihen ato që kanë marrë me koncesion disa HEC-e të vogla, që kanë qenë deri para 10 vjetësh pronë e KESH-it, por ka dhe HEC-e të reja që janë futur vit pas viti nga koncesionet në punë. Këto kanë impaktin e vet, por duke qenë se qeve-ria ka luajtur një politikë për inkurajimin në këtë drejtim, kanë mbajtur dhe një çmim, i cili shkon mesatarisht rreth 65-70 euro prodhimi i tyre”, - shprehet Zeqo. Vetëm gjatë 4 muajve të parë të këtij viti rreth 40-50 HEC-e të vogla kanë kërkuar nga KESH-i t’u blejë energjinë. Vetë KESH-i prodhon aktualisht 7.5 deri në 8 milionë kilovat orë energji, pjesa tjetër sigurohet nga CEZ-i nëpërmjet importit. Në këtë periudhë konsumi ditor shkon 16 deri 17 milionë kilovat-orë, nga 22 milionë kilovat-orë në dimër. Ndërkohë mësohet se reshjet e shiut

Sipas bankës qendrore, kjo rënie e kërkesës për kredi lid-het me kushtet të shtrënguara të kreditimit nga bankat, të cilat pritet të lehtësohen gjatë këtij viti. Nga ana tjetër, ndonëse Banka e Shqipërisë ka ulur disa herë normën bazë të interesit, kjo nuk është reflektuar në tregun bankar për ta bërë më të lirë marrjen e huas nga bankat. Sipas raportit të BSH-së, mbi 71 për qind e kredisë bankare është e përqendruar në qarkun e Ti-ranës. Nga 539 miliardë lekë që ishte portofoli i kredisë për ekonominë në fund të muajit mars, 384 miliardë janë të akorduara për bizne-set dhe individët e Tiranës. Qarku i dytë më i kredituar në vend është Durrësi me 7.5 për qind të totalit të kredisë dhe Vlora me rreth 3 për qind.

kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike. Sipas KESH-it, është ndërprerë importi i energjisë, pasi aktualisht plotësohen nevojat e vendit. E ndërsa parashikohet rritje e konsumit në muajt e verës, veçanërisht në zonat turistike, serish Korporata deklaron se nuk do të ketë probleme furnizimi. Aktualisht hidrocen-trali i Fierzës ka arritur nivelin maksimal, 296 metra, pasi prur-jet janë mesatarisht 200 metra kub për sekondë. Ndërkohë, sipas të dhënave Fierzë, nga ky muaj duhet të dalë me nivelin maksimal 296 metra për të mos pasur probleme gjatë muajve të verës. Konsumi i energjisë është 17 milionë kilovat-orë në ditë, ndërkohë që prodhimi po sigurohet me Komanin, Vaun e Dejës dhe po punohet prej disa ditësh me kapacitet të ulët edhe në Fierzë.

ANALIZA E NDËRTUESVE. SHKAQET PSE DO TË BIEN ÇMIMET

Ndërtuesit: Plani i ri urbanistik do të ulë çmimin e banesave

Ervin Koçi

Plani i ri urbanistik i Tiranës duket se do të thyejë çdo parashikim të ekspertëve

për rritjen e mëtejshme të çmi-meve të apartamenteve në kryeqytet. Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka parashikuar vi-jimin e rritjes së çmimeve, ndër-tuesit deklarojnë se me nisjen e planit të ri urbanistik çmimet jo vetëm nuk do të pësojnë më rritje, por do të ulen. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, deklaroi dje se mendon që çmimet e aparta-menteve në Tiranë do të pëso-jnë ulje, pasi do të shtohen lejet e ndërtimit dhe do të nisë urbanizimi i zonave informale. “Unë mendoj se plani i ri urban-istik do të ulë çmimet e apar-tamenteve. Nëse do të masiv-izohet urbanizimi në zona që janë informale dhe do të ketë më shumë leje ndërtimi, siç dhe shpresojmë, qytetarët do të kenë avantazhin e çmimeve më të ulëta, por do të ketë edhe avantazhe të tjera, sepse Bashkia do të marrë më shumë taksa, të cilat do t’i vërë në funksion të qytetarëve”, - tha Kika. Sipas tij, të gjitha këto janë në interes të përbashkët të qytetarëve, pronarëve të trojeve dhe ndërtueseve, të cilët do t’u nënshtrohen disku-timeve këta dy muajt në vazh-dim. Ndërkohë për sa i përket sasisë së ndërtimit në blloqet e Tiranës, Kika sqaron se nuk ka ende asgjë të saktë, sepse do t’i nënshtrohet konsultimit me Shoqatën e Ndërtuesve dhe pronarët e trojeve. “Ne do të diskutojmë rritjen e in-tensitetit të ndërtimeve në ato zona ku koeficienti i shfrytë-zimit të ndërtimit është më i ulët. Kemi gjetur konsensusin e përbashkët me Bashkinë e Tiranës, grupin teknik dhe pronarët e trojeve që të nisim kontaktet direkte për të gje-tur rrugën e duhur në interes të të gjithëve, e veçanërisht qytetarëve”, - vuri në dukje Kika. Hartimi i planit urbanistik pritet që së shpejti të shndër-rohet në një ligj për ndërtuesit, të cilët nuk do të mund të ndër-tojnë kuturu dhe as nuk do të mund t’u shmangen taksave dhe detyrimeve të tjera ligjore. “Për ne plani është një arritje, sepse, në fund të fundit, të gjithë ndërtuesit janë të bara-bartë përpara ligjit, përpara planit. Dhe nëse arrihet edhe ekuilibri i kërkuar që të mos ketë diferencime të mëdha të koeficientit të ndërtimit midis qendrës e periferisë, do të jetë edhe më i madh interesi i ndër-tuesve për të ndërtuar. Duke ndërtuar sipas planit, do të ketë më shumë rrugë, kopshte, çerdhe e shkolla”, - vazhdoi ai. Njëkohësisht ky plan nuk lejon më ndërtime pa leje në Tiranë, qofshin individuale të shtëpive njëkateshe, qofshin të pal-lateve shumëkatëshe. Ky plan

në mënyrë të prerë do t’u japë fund ndërtimeve pa leje, të cilat kanë shkatërruar tregun në Tiranë dhe fizionominë e qytetit. Tashmë plani urbanis-tik u është nënshtruar diskuti-meve dhe konsultimeve që në fund të gjitha grupet e inter-esit, veçanërisht qytetarët, të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Në detajimet e bëra sa i takon ndarjes së shërbimeve dhe fondit të ndërtimeve që do të lejohen në secilën zonë, plani urbanistik i Tiranës rivendos hierarkinë e strukturës urbane, që nis nga Blloku, ku parashikohen 600 të tillë, kompleksi avancon me lagjet dhe përmbyllet me njësitë administra-tive. Plani e ndan Tiranën në 600 blloqe banimi, ndërsa të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe komu-nat, në 2 mijë blloqe banimi.

Bllo

qet

Plani i ri urbanistik përcakton rregulla të qarta sa u takon tipologjive të ndër-timit, duke përcaktuar kriteret për sheshet minimale dhe lartësitë e caktuara që duhet të ndjekin ndërtimet për të ruajtur estetikën e qytetit për të gjitha zonat, si dhe distancat që secila prej këtyre objekteve duhet të plotësojë. Pikërisht ky fakt vlerësohet nga ana e ndërtuesve, pasi vë rregulla të barabarta.

ND

ERTI

MET

Plani parashikon ngritjen e 5 poleve të reja zhvillimi. Poli i parë përfshin zonën poshtë stacionit të trenit, që është kon-ceptuar me funksione publike e administra-tive. Poli i dytë është zona e spitaleve, që do të jetë qendra e Qytetit Studenti. Poli i katërt do të jetë pjesa e digës së Liqenit, ndërsa poli i pestë te Fusha e Aviacionit. Do të ketë dhe dy qendra në një largësi pak më të madhe.

ZH

VIL

LIM

I

Plani, si do ndryshojë pamja e Tiranës

Plani i ri urbanistik i Tiranës, i prezantuar pak ditë më parë, nuk ndryshon kufijtë ad-ministrativë, por do të aplikojë një metodologji e re të planifikimit urban, pa përjashtuar bashkitë dhe komunat përreth. Tirana për vite ka vuajtur nga fakti që ka vetëm një qendër, ndërsa plani i ri sugjeron formulën e zhvillimit të Tiranës në 7 pole të ndryshme, të cilat në mënyrë indi-viduale do të ofrojnë të gjitha shërbimet për qytetarët. Në këto kushte, qytetarët nuk do të udhëtojnë më drejt qendrës për marrjen e shërbimeve të caktuara, sikundër ka ndodhur deri më sot. Lidhja e këtyre poleve mes tyre do të mundësohet nëpërmjet skemës së re të sistemit të qarkullimit rrugor të unazave, ku veç unazës se vogël dhe asaj që është në ndërtim urban-istët kanë projektuar edhe 3 unaza të tjera për të lehtësuar trafikun. Është menduar që t’u jepet frymëmarrje edhe rrugëve hyrëse e dalëse të Tiranës me pjesët e tjera të Shqipërisë.

URBANISTIKA

Avenir Kika

Page 6: Metropol, 24 faqe lajme

06 E hënë 21 maj 2012 •

« SOCIALE

DETAJIMET E PLOTA PËR PËRFITIMET E PARAKOHSHME DHE ATO SUPLEMENTARE TË PLEQËRISË

ISSH detajon pensionet për 116 ish-ushtarakë Të dhëna për aplikuesit në Durrës, Tiranë, Korçë, Vlorë e Sarandë etj

Zgjerohet më tej skema e përfi-timeve të lidhura në radhët e ish-ushtarakëve. Gjatë ditës së

djeshme Instituti i Sigurimeve Sho-qërore ka zbardhur listën e re të pen-sioneve që janë llogaritur gjatë javës që lamë pas. Në tabelën bashkëngji-tur shkrimit do të gjeni të detajuar listën me pensionet e lidhura për 116 përfituesit e rinj, që u përkasin rre-theve Durrës, Tiranë, Korçë, Vlorë e

Sarandë. Këta të fundit tashmë mund të paraqiten në qendrat e pagesës pranë vendbanimeve të tyre për të tërhequr përfitimet suplementare të pleqërisë ose ato të parakohshme, që u takojnë sipas përcaktimeve lig-jore. Burimet zyrtare të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se procesi i llogaritjes vijon, çka do të thotë se edhe gjatë javëve të ardhshme do të bëhen publike në mënyrë të

vazhdueshme lidhjet e pensioneve të reja që i përkasin kësaj kategorie. Procesi i llogaritjes së pensionit për-fundon brenda një kohe të shkurtër nga organet e sigurimeve shoqërore, sapo institucionet përgjegjëse të depozitojnë të dhënat e kërkuara për secilin aplikues. Llogaritja e përfitimit varet nga të dhënat që institucionet përgjegjëse do të de-pozitojnë pranë Institutit të Siguri-

meve Shoqërore. Vetëm pas marrjes së këtyre të dhënave ISSH-ja mund të përcaktojë masën e pensionit të parakohshëm që do të shkojë për secilin aplikues. Në kërkesat e dër-guara ministrive Instituti i Siguri-meve Shoqërore ka kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit e të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin

e lindjes të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe SHISH-i i hap udhë të menjëhershme procesit të llog-aritjes së ndarjes së parave. Sipas përcaktimeve të bëra, pritet që nga skema e pensioneve për ish-ushtarakët të përfitojnë rreth 22 mijë aplikues në të gjithë vendin.

Emer Atesia Mbimer Lloji perfitimit

Abedin Hekuran Hazizaj Suplement Pleqerie

Agim Teki Zenelaj P.Parakohshem

Akilea Thanas Xuro P.Parakohshem

Ali Luto Spahiu Suplement Pleqerie

Ali Mustafa Tola Suplement Pleqerie

Ali Veli Kuci P.Parakohshem

Andrea Sofokli Opari P.Parakohshem

Asim Fiqiri Pulaha Suplementar Familjar

Avni Memet Mejdiaj P.Parakohshem

Bajram Ahmet Topalli P.Parakohshem

Bako Hajro Qejvani Suplement Pleqerie

Bari Sheme Belaj Suplement Pleqerie

Baze Bilush Cakaj Suplement Pleqerie

Behar Sabri Sabriu Suplement Pleqerie

Bide Hasan Cuku P.Parakohshem

Cane Sheme Belaj Suplement Pleqerie

Cerciz Sherif Kondi Suplement Pleqerie

Ded Zef Prenga Suplement Pleqerie

Dervish Slitali Ago Suplement Pleqerie

Dhimitraq Jani Lumi P.Parakohshem

Dragua Koci Kocibelli Suplement Pleqerie

Edmond Mithat Bejko P.Parakohshem

Emin Rustem Keli Suplement Pleqerie

Emrush Ramiz Reci P.Parakohshem

Engjell Bejko Bejko Suplement Pleqerie

Engjell Zalo Dyrmishi Suplement Pleqerie

Eriselda Asllan Muca Suplement Pleqerie

Faatri Rahman Balla P.Parakohshem

Fadil Neki Harizi Suplement Pleqerie

Faik Rahman Resulaj Suplement Pleqerie

Faslli Dano Sulaj P.Parakohshem

Fatlli Bedri Veliko Suplement Pleqerie

Fatmir Kristo Stroni P.Parakohshem

Filip Rafail Marku Suplement Pleqerie

Gafurr Sherif Olldashi Suplement Pleqerie

Gani Sherif Pashaj Suplement Pleqerie

Gezim Bexhet Xama Suplement Pleqerie

Gjergji Nikollaq Nace P.Parakohshem

Gjovalin Ndue Bajrami Suplement Pleqerie

Gramos Ali Cufo P.Parakohshem

Habib Teki Habibi Suplement Pleqerie

Hajdar Hysni Cenaj Suplement Pleqerie

Han Has Deda P.Parakohshem

Hasan Avdulla Topalli Suplement Pleqerie

Hetem Zeqir Meçani Suplement Pleqerie

Hysen Jakup Karreqi Suplement Pleqerie

Hyso Skendo Hysaj Suplement Pleqerie

Ilirjan Avdyl Avxhi Suplement Pleqerie

Imer Ali Kurti Suplement Pleqerie

Islam Hajredin Hoti P.Parakohshem

Jani Thani Dhamo Suplement Pleqerie

Kasem Jazo Aliaj Suplement Pleqerie

Koçi Vangjel Bombaj Suplement Pleqerie

Koco Duk Gjoni Suplement Pleqerie

Laver Mustafa Xhakolli Suplement Pleqerie

Laze Safet Beshiraj Suplementar Familjar

Lefter Taip Hitaj Suplement Pleqerie

Lek Nikoll Lleshaj P.Parakohshem

Lili Nasho Bonja Suplement Pleqerie

Lutfi Fetah Merdari Suplement Pleqerie

Maliq Mustafa Gjondeda Suplement Pleqerie

Mikado Qerim Shakohoxhaj Suplement Pleqerie

Miltiadh Stefan Xhellari Suplement Pleqerie

Mimoza Barjam Mersini Suplement Pleqerie

Misto Muhedin Osmenaj Suplement Pleqerie

Myzejen Ismail Lala Suplement Pleqerie

Nasip Murat Hasanaj Suplement Pleqerie

Nesim Ali Banushi Suplement Pleqerie

Nexhmi Namik Gaci Suplement Pleqerie

Niko Ilo Lolo Suplement Pleqerie

Niko Petro Bardhoshi Suplement Pleqerie

Pajtim Rakip Ribaj P.Parakohshem

Perlat Safet Cuci Suplement Pleqerie

Perparim Novruz Seitaj P.Parakohshem

Perparim Tasim Mulla P.Parakohshem

Piro Dhori Rapo Suplement Pleqerie

Pjeter Preng Lleshi Suplement Pleqerie

Preng Gjon Topallaj P.Parakohshem

Qamil Qamil Bala P.Parakohshem/Supl Pleqerie

Qamil Xhebro Gjika Suplement Pleqerie

Qani Hamit Spahiu Suplement Pleqerie

Qemal Jonus Banaj Suplement Pleqerie

Qemal Rexhep Doda Suplement Pleqerie

Qerim Isuf Shabani Suplement Pleqerie

Ramazan Asllan Cangu Suplement Pleqerie

Ramo Muharem Dokaj Suplement Pleqerie

Rasim Selam Shurdhaj Suplement Pleqerie

Reuf Selam Dautaj Suplement Pleqerie

Rrahman Kodhel Xhaferllari P.Parakohshem

Rustem Hajdin Leskaj Suplement Pleqerie

Rustem Idriz Taipi Suplement Pleqerie

Safet Alem Shkurtaj Suplement Pleqerie

Sami Fali Murra P.Parakohshem

Sefedin Adil Koci Suplement Pleqerie

Selami Reshit Ragami P.Parakohshem

Selim Ilias Selimaj Suplement Pleqerie

Selman Hider Rama Suplement Pleqerie

Shaban Haxhi Hajdari Suplement Pleqerie

Shaqir Adem Pisku Suplement Pleqerie

Shaqir Nexhip Lelaj Suplement Pleqerie

Sherif Jakup Topa P.Parakohshem

Shpetim Sulejman Cara P.Parakohshem

Sotir Fane Banushi P.Parakohshem

Sotiraq Pandi Bogdani P.Parakohshem

Subi Hamit Shabani Suplement Pleqerie

Teki Bato Xhemollari Suplement Pleqerie

Vangjel Pilo Kalivjoti Suplement Pleqerie

Vilson Zurdi Bello P.Parakohshem

Vjollca Ilia Alimani P.Parakohshem

Vjollca Mahmud Demaj Suplement Pleqerie

Vladimir Hazis Veisi P.Parakohshem

Vladimir Mitat Luci P.Parakohshem

Xhemal Ahmet Ibrahimi Suplement Pleqerie

Ymer Shahin Merkaj Suplement Pleqerie

Zoi Thoma Kote Suplement Pleqerie

Zydi Feta Mecaj Suplement Pleqerie

Page 7: Metropol, 24 faqe lajme

07• E hënë 21 maj 2012

»aktualitet

itali - Dyzetvjeçarja bjonde, polake Catarzyna Sikorska ngiste një Audi A4, të zi. Mëngjesin e vonë të së shtunës kalon para dyqanit “Ikea” dhe pastaj duke hyrë në zonë vjen në Lombardi. Përparon ngadalë, shikon përreth. Duhet të dorëzojë 23 kilogramë heroinë. Hetuesit e “narkotikëve” të policisë e bllokuan pak më vonë. Në kuesturën e policisë në Catarzyna nuk flasin shumë, por megjithatë “Corriere della Sera”, përmes këtij rasti kanë zbuluar postimin e skemës së trafikut të heroinës, duke theksuar se kriminelët e Magrebit (Afrika Veriore me vende si Libia, Tunizia, etj), e kanë spostuar mafien shqip-tare, duke krijuar platforma unike për ta dërguar mallin direkt në Holandë. Kësisioj shmanget mafia shqiptare që ka zotëruar Rrugën e Ball-kanit. E përditshmja italiane shkruan se polakja ka pak për të thënë sepse ajo është vetëm një mushkë, një ndër-lidhëse. Nuk e di sistemin. Udhëtimi i saj, megjithatë, “thotë” shumë për analistët e skuadrës. Ajo nxjerr në pah një lloj revolucioni në botën fluide të trafikut të drogës në Milano.

Polakja e trafiku i heroinësCatarzyna e mbante drogën

për një grup trafikantësh nga Afrika e Veriut. Për dekada me radhë, grupet ishin vetëm importues të hashashit maroken, ose në shumicën e rasteve shiheshin si treg-tarë të vegjël në rrugë. Sot, megjithatë, kanë bërë goditje të madhe duke hapur një kanal të ri të trafikut. Gazeta shkruan se ata trajtojnë shumë heroinë në Turqi, duke

marokenët, tunizianët etj shmangin “rrugën e Ballkanit”, skema që furnizon milanon

Droga, afrikano-veriorët spostojnë shqiptarëtNdryshimet e rrugëve të heroinës nga Afganistani, Turqia e deri në Evropë

itali - “Malli ynë”. Kjo shprehje po zjen më shpesh këtyre ditëve në Peruxhia të shtetit fqinj, ku harta e shpërndarjes së drogës duket se ka bërë lëmsh shqiptarët me afri-kano-veriorët. “Il messaggero” shkruan se në kohë krizash të mëdha nuk ka një treg që nuk i ndjen efektet e saj, ndaj synohet gjithnjë klientela e kamur në maksimum, e drejtë dhe besnike. Pra, kur ka nevojë për blerje, nuk krijohen probleme. Nuk duan të kenë. Nuk është mirë të dihet se pa dozën e përditshme të kokainës është e vështirë të shtyhet. Ndaj ky ngërç të çon në luftë, të shtëna me armë dhe plagë thike. Kulmi-nacioni mbërriti natën e së martës së kaluar në qendër të qytetit, por sherret kanë vijuar gjithnjë. Kontekstin e dhunës që tmerron qytetin e vjetër për orë të tëra beteje natën, skuadra e policisë do ta gjente në shpërthim-in e luftës së bandave për kontrollin e kon-sumatorëve VIP, dmth ata me portofolin plot,

i cili shkon për një dozë kokaine. Nxënësit e standardit të jetesës, profesionistët dhe ambiente të pasura përfshihen në shpre-hjen tipike “Malli ynë” për shqiptarët. Ndaj ajo thikë në barkun e tunizianit që pastaj u arratis nga spitali të premten duket se për sheshin “Grimana” është një paralajmërim. Hetuesit e shohin si një paralajmërim të klanit shqiptar për atë tunizian që të mos i kalojë limitet e caktuara. Si të thuash: ok shitjes në sheshe, në rregull me vendin, ok kokainës për klientelën e nivelit të ulët, por ata “të mirët”, besnikët dhe të pasurit janë tanët, ndaj mos i prekni. Hetuesit e shohin si të rëndësishme që të rindërtojnë skemën e gjuetisë për të dyja grupet e terrorit. Identifikimi i zonave të luftës guerile dhe përhapjes se frikës, shtrëngimi i rrethit të të dyshuarve, përgjegjësit për rrahjet, therjet me thikë, të shtënat me armë, sulmet mbi makinat e policisë, ndjekjet në rrugë, etj

janë disa nga veprimet e menjëhershme të uniformave blu. Policia ka hetuar në zonat e nxehta të parqeve, stacionin hekurudhor, qendra e qytetit dhe periferitë. Në Case Bruciate është arrestuar një shqiptar 22 vjeç, pa precedentë penalë dhe përgjegjës për trafikimin e drogës, pasi e kanë gjetur atë në posedim të dy gramëve kokainë, dy telefona celularë dhe 200 euro. Një banor në Torino 31 vjeç u arrestua nga policia, pasi i janë gjetur në makinën e tij kokainë, dy ora të vjedhura, disa çanta dhe syze dielli, me vlerë një total prej 25 mijë eurosh. Në Settevalli, natën e së premtes në Peru-gia, një Romeo Alfa 147 me dy persona në gjendje të dehur i shpëtuan policisë, të cilët më pas u arrestuan. Policia, gjithmonë ka pasur nën shqyrtim situatën gjatë ditëve të fundit dhe ka gjetur rreth 20 mjete të punës, kryesisht për bujqësinë, të cilat kanë qenë të konfiskuara dhe me pas ishin vjedhur.

mesazhet e plagosjeve “ok shitjes në treg, por vip-at e Besnikët janë tanët”

shqiptarët, “luftë” me afrikano-veriorët përklientët vip të kokainës, ata janë “malli ynë”

anashkaluar mafien shqiptare, që për më shumë se njëzet vite ka dominuar në “Rrugën e Ballkanit”. Ata kanë krijuar një platformë për marketing në Holandë. Heroina vjen nga Evropa Veriore dhe pastaj në Milano (shih hartën). Nuk është më droga në “vrimën” e viteve tetëdhjetë, tani quhet si mall për të pirë duhan, me efekte të njëjta shkatërruese. Heroina ka një mundësi të re për të depërtuar në treg sepse 20-vjeçarët e sotëm nuk kanë memorie historike dhe nuk janë të “vaksinuar” kundër përdorimit të heroinës. Skenari i ri është shkruar në një sërë sekuestrimesh që kanë ndod-hur tashmë në operacionet e

antidrogës të javës së fundit (të koordinuara nga kreu i skuadrës, Aleksandro Guliano, drejtori i seksionit, Andrea Olivadese). Hetimi filloi më pak se një muaj më parë dhe kishte lidhje me një person-azh, i cili kishte një firmë të vogël kamionesh në Carugate. Roberto Pau, 67 vjeç, me një histori të abuzimit me drogën. Hetuesit e policisë e kanë mbajtur atë nën kontroll për një kohë dhe është vënë në dukje se ai shpesh takohet me afrikanët e Veriut. Ky ishte njeriu që priste në Lombardi, të shtunën në mëngjes, gruan polake që të parkonte Audin e zi. Ajo del jashtë, ai ngrihet dhe afrohet. Prapa Catarzynës

është një tjetër makinë, një “Fiat Stilo”, me shofer Tobia Bouabid, marokeni 33 vjeç, një bukëpjekës në Milano. Ai merr gruan në makinën dhe largohet. Hetuesit e narko-tikëve ndaluan dy vetura dhe i arrestuan të tre. Pas 20 ditësh pune operacioni përfundoi me zbulimin e 44 pakove drogë.

Epoka e artë e afrikano-veriorëve

Një kilogram heroinë kushton 2 deri në 3 mijë euro në Afganistan (vendi që prodhon 90 për qind të të gjithë heroinës që konsumo-het në botë), çmimi i të njëjtit kilogramë ngjitet deri në 6-8 mijë euro në Turqi, porta e

madhe e përparme e hero-inës në Evropë. Sasia e njëjtë është shitur me shumicë në Itali dhe Milano me 15 deri në 20 mijë euro. “Corriere della Sera” shkruan se nga Turqia në Evropë, trafiku ka qenë historikisht në duart e organizatave shqiptare që zotëronin “Rrugën e Ballkan-it”, e cila dikur ka qenë tepër e shfrytëzuar nga Ndrageta, mafia famëkeqe e Italisë). Afrikanët e Veriut ishin gjithmonë të hallka e fundit e këtij trafiku, pra blerësit e fundit të heroinës që do të shitej me doza në rrugë (nga sheshi “Vetra” në tokat bujqësore rreth Milanos). Sek-uestrimi i fundit nga policia

nxjerr në pah se disa klane marokenësh, përfundimisht arritën të ngjiten mbi grupet shqiptare, për të shkuar direkt në Turqi dhe për të marrë furnizime në një “bazë logjistike” në Holandë, ku ata kanë instaluar disa referenca të reja. Kanë dy avantazhe: 1-Afrikanët e Veriut mund të përfitojnë fetën e fitimit të parë, e cila më parë ishte në duart e tregtarëve shqiptarë që e shisnin me shumicë:2-Më pas shesin “mallin e tyre” në Milano. Duke e prerë heroinën me përbërës si paracetamol e kafeinë, e ndajnë në doza, ku një kg nxjerr 60 deri në 80 mijë euro fitime.

Përgatiti: Mariglen Mulla

RRUGëT E HEROINëS KanalEt KlasiKE(në duart e rusëve dhe shqiptarëve)

linjat E rEja(e kontrolluar nga marokenët)

Page 8: Metropol, 24 faqe lajme

08 E hënë 21 maj 2012 •

« AKTUALITET

Nuk dinte not

Mbytet 19-vjeçari në plazhin e Durrësit

DURRES-Një adoleshent 19-vjecar është mbytur pas-diten e sotme në Gjirin e La-lëzit. Mësohet se 19-vjeçari A. Sharra ndodhej në plazhin e Gjirit të Lalëzit me një grup shokësh. Dëshmitarë në vendngjarje pohojnë se i riu është futur në det në thellësi, por duke mos ditur mirë notin ka humbur në ujërat e detit. Pavarësisht se miq të tij u munduan ta shpëtojnë, ndihma rezultoi me vonesë për të riun, pasi u nxor i pajetë nga deti.

Tek Rruga e Elbasanit

Del mjeti nga rruga, aksidenton rëndë 2 këmbësorë

TIRANË-Një aksident i rëndë është shënuar pas-diten e së dielës në Tiranë, ku një makinë aksidentoi 2 këmbësorë. Ngjarja është shënuar tek Rruga e Elba-sanit pranë kompleksit te lodrave, kur automjeti tip BMW me targa AA 366 D ka marrë përpara 2 këmbësorë. Të plagosurit janë dërguar në gjendje tepër të rëndë drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, një shtetas 25-vjeçar. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara 2 kalimtarët që ishin duke ecur mbi trotuar. Automjeti BMW ka shkatërruar dhe disa pemë të mbjella anash trotuarit. Pritet të sqarohen rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti i rëndë që mund të kishte rezultuar tragjik për shkak se zona ku ndodhi ka njihet për fluksin e kalimtarëve në çdo orë të ditës.

Njëra rëndë në spital

Përplasen mjetet, plagosen 2 vajza

LUSHNJE- Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e djeshëm, si pasojë e përplasjes së një furgoni pasagjerësh me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Grabian. Të plagosura kanë mbetur dy vajza, A. Çela 27 vjeçe dhe E. Bello 24 vjeçe. Mësohet se Bello është në gjendje kritike për jetën. Pas aksidentit ajo ka kaluar në gjendje kome. Aksidenti ka ndodhur në momentin që furgoni me targa AA 007 T, me të cilin udhëtonin dhe dy vajzat e aksidentuara, ka goditur nga pas kamionin me targa AA 864 CJ. Përplasja e fortë ka sjellë dhe plagosjen e dy vajzave dhe lëndimin e disa pasagjerëve të tjerë që ndod-heshin në furgon. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Ndërsa dy vajzat janë dërguar në spital.

SARANDË -Konsumi i tepërt i alkoolit dhe prirja për organizimin e ekskursioneve të maturantëve jashtë çdo kontrolli i ka dhënë pasojat e para të rënda në Sarandë. Një 17-vjeçar, maturant nga Lush-nja, është rrëzuar nga kati i katërt i hotelit dhe ka përfun-duar në tokë me dëmtime të konsiderueshme, ndërsa është plagosur një tjetër maturant, i cili është goditur me mjete të forta nga disa persona të paid-entifikuar. Burime nga urgjen-ca e spitalit të Sarandës bëjnë me dije se rreth orës 05:30 të mëngjesit të djeshëm, 17-vjeçari F Nino është para-qitur me trauma të rënda. Pas kthimit nga diskoteka dhe konsumimit pa kriter të pijeve alkoolike, ai ka dalë në ballkon dhe në tentativë për të kaluar

NISEN URGJENT PËR NË TIRANË, NJËRI RA NGA BALLKONI I HOTELIT

Drogë e alkool në plazh, lëndohen adoleshentëtNjë tjetër i ri ka prerë aksidentalisht tendinat e këmbës

nga ballkoni i tij në ballkonin e dhomës fqinjë ku ishin duke fjetur disa nxënëse është rrë-zuar nga një lartësi prej 10 metrash. Po kështu burime nga forcat policore raporto-jnë se, në të njëjtin hotel rreth orës 14:00 të së shtunës pas zgjimit nga nata e ngarkuar me alkool dhe droga të tjera të lehta, ende nën efektin e këtyre të fundit, 18-vjeçari E. Roçi ka goditur me forcë derën e ballkonit të dhomës së hotel-it. Xhami i ndodhur në të është thyer duke i prerë disa tendi-nat adoleshentit. Dy të rinjtë

u dërguan nga Saranda në Spitalin Ushtarak të Tiranës, i pari në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i dyti rëndë nga këmba e lënduar. Pas mar-rjes së njoftimit të të dy in-cidenteve në rrugë operative, drejtues të policisë së qarkut Vlorë kanë filluar procedimin mbi “Mosnjoftimin sipas ligjit të organeve policore nga urgjenca e Sarandës”. Nga ana tjetër, pritet që forcat blu të nisin një aksion në qytetet bregdetare për respektimin e ligjit mbi pijet alkoolike për moshat nën 18 vjeç.

PYJORËT: KOMUNAT PO I FAVORIZOJNË, DUHEN STUDIME

Shpyllëzohen 150 ha, banorët duan t’i kthejnë në pemëtore

LEDIA LLESHI

ELBASAN- Fillon shpyllë-zimi në masë, zhduken nga harta e pyjeve mbi 150 ha në qarkun e Elbasanit. Banorët e disa komunave kanë shkatër-ruar me qindra hektarë pyje e kullota për t’i kthyer në pemë-tari e vreshtari edhe atje ku nuk do të bëhen kurrë. Alarmi jepet nga Drejtoria e Pyjeve në Elbasan. Sipërfaqe të tëra di-kur kullota, sot janë mbjellë me arrorë e ullishta nga fermerë, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga skemat e subvencionit në Drejtorinë e Bujqësisë. Komu-nat më të prekura janë ato që kanë zona kodrinore dhe kjo është bërë më e shprehur sido-mos pas kalimit në administrim të komunave të fondit pyjor. Specialisti për menaxhimin e pyjeve pranë Drejtorisë Pyjore në Elbasan, Çerçiz Shabani, thotë se situata është vërtet shqetësuese.

Shpyllëzimi “Ka një nxitje të fermerëve

për të kthyer sipërfaqet pyjore në territore të mbjella me arra apo ullinj. E keqja e kësaj pune është se për këto mbjellje nuk ka asnjë studim dhe në shu-micën e rasteve bimët rreziko-jnë të mos prodhojnë kurrë. Kryesisht janë shpyllëzuar sipërfaqe me shkurre dhe drurë të ulët. Zonat më problematike janë ato kodrinore. Kështu ko-munat ku janë dëmtuar shumë sipërfaqe pyjore janë Shushica, Tregani, Klosi, Paprri në rrethin e Elbasanit, si dhe komuna të tjera në nivel qarku”. Lidhur me përgjegjësinë, z. Shabani thotë se territori pyjor tashmë u ka kaluar në administrim ko-munave dhe këto të fundit në vend që ta mbrojnë sipërfaqen pyjore nxisin fermerët që t’i kthejnë ato në territore të mb-jella. “Komunat ishin të papër-gatitura për të marrë në admin-istrim pyjet pasi ende nuk kanë një strukturë që të kujdeset për mbrojtjen e pyjeve. Në këtë formë ato nuk kanë interes të kujdesen për fondet pyjore, por kanë interes votat e banorëve dhe interesin e tyre”. Lidhur me sipërfaqen pyjore ai shprehet se vetëm komuna Shushicë ka 2400 ha në pronësi dhe nuk ka qoftë edhe një lëvizje për

t’i mbrojtur këto pyje. Të pak-tën 150 ha fond pyjor tashmë është mbjellë nga banorët me dru frutorë vetëm në rrethin e Elbasanit. Në pjesën më të madhe pemëtaria nuk do të zhvillohet, pasi nuk ka kushte të përshtatshme dhe kjo do të sjellë edhe sipërfaqe djerrë të zbuluar në këto zona. Kjo do të thotë shtim të erozionit dhe

pasoja të tjera në mjedis. Me shkatërrimin e këtij fondi është mjaft e vështirë të rikthehet në gjendjen e mëparshme do të duhen shumë vite dhe mjaft fonde që kjo sipërfaqe të pyllë-zohet sërish”.

Rreziku Drejtoria e Pyjeve deklaron

se për të bërë mbjellje të tilla

duhen studime nga special-istë, por kjo gjë nuk ndodh dhe banorët nxitojnë t’i kthe-jnë sipërfaqet në territore për mbjellje pa marrë asnjë informacion më parë nëse një kulturë zhvillohet në ato kushte apo jo. Pasojat do të jenë shpyllëzimi e djerra duke shkaktuar më pas erozion ma-siv. Nga të dhënat e Drejtorisë

së Pyjeve 55% e fondit pyjor rreth 26 mijë hektarë i ka kalu-ar në pronësi komunave dhe nga ky fond vetëm në muajt e parë janë shpyllëzuar 150 ha. Një metodë që është dëgjuar shpesh në periudhën e parë të vitit kanë qenë zjarret e shum-ta me qëllim hapjen e këtyre sipërfaqeve për t’i mbjellë më pas me pemëtari.

Vendimi i qeverisë Kryekomunarët: Ende nuk i kemi pyjet në pronësi

Kryetari i Komunës Tregan, një ndër komu-nat e akuzuara për shpyllëzime masive, thotë se drejtuesit vendore ende nuk kanë asgjë konkretisht në dorë për të mbrojtur pyjet. Be-har Tashi shprehet se ende komunat nuk i kanë në pronësi pyjet sepse duhen bërë procedurat

e kalimit, të cilat kërkojnë kohë. Ai deklaron se komunat nuk kanë asnjë rol lidhur me shpyllëzimin. Është e vërtetë që kjo po ndodh, por ne nuk mund t’i kontrollojmë, pasi kjo ka lidhje me një vendim të qeverisë për mbjelljen e pemëve dhe ullishtave në këto sipërfaqe.

Page 9: Metropol, 24 faqe lajme

09• E hënë 21 maj 2012

»SPECIALE

Titulli: 90 ditë për të shëruar prostatën - pa medikamente dhe kirurgji

Autor: Larry ClappPërkthyes: Blerina Zeqo (Çela) dhe Tahir Çela

Nr i faqeve: 256Çmimi: 1000 lekë

Shtëpia Botuese MORAVA

Në vjeshtën e vitit 1990, për Leri Klapin, jeta ishte shumë e bukur. Ishte 58 vjeç, në një lidhje të re të mrekullueshme, së bashku me emocionet e një jete të re sentimentale dhe sek-suale. Jetonte në vilën e tij të

bukur në Hauait. Biznesin e kishte të mbushur me emocione dhe përfitime. Edhe shëndeti dukej se i shkonte për mrekulli.

Por një ditë, si nga hiçi, urinimi iu bë i dhimb-shëm dhe papritmas dëshironte të urinonte sa më shumë. Mjeku urolog e diagnostikoi me shpejtësi problemin si prostatit, një infeksion i zakonshëm i gjëndrës së prostatës, që mund të çojë në inflamacion, dhimbje, temperaturë dhe në një emergjencë të theksuar për të urinuar, si dhe në probleme të tjera. Doktori i përshkroi antibiotikë për tre deri katër javë, pas të cilëve simptomat u zhdukën dhe gradualisht u elem-inua edhe infeksioni.

Pas një prostatiti, ishte pak a shumë rutinë bërja e një analize gjaku, që quhej PSA, kështu që edhe ai e bëri një të tillë. Një rezultat nga 0 deri në 4 konsiderohet si normal dhe i shën-detshëm. Çdo rezultat që është mbi këto shi-fra të shtyn drejt ekzaminimeve të tjera, duke hamendësuar për një prostatë shumë të zmad-huar, për inflamacion ose infeksion të pros-tatës, ose për kancer të prostatës. Rezultati i PSA-së së Lerit ishte relativisht i lartë: 7.6.

Një PSA e rritur sugjeron vetëm se kanceri mund të jetë i pranishëm. Për të përcaktuar di-agnozën, urologu programoi një biopsi. Pas kësaj, erdhi pritja e gjatë për rezultatet e biopsisë. Re-zultatet nuk ishin të mira. Patologu kishte vendo-sur se kampionët e biopsisë ishin malinj.

Hapi tjetër diagnostik ishte përcaktimi i fak-tit nëse kanceri ishte përhapur apo jo përtej prostatës. Nëse ai kufizohej vetëm në prostatë, doktori tha se gjasat “për t’ia dalë mbanë” ishin të mira. Por nëse ai do kishte bërë metastaza jashtë prostatës dhe do të ishte përhapur, atëherë nuk do mund të bëhej dot më gjë, pa-cienti duhet të përgatitej për një vdekje jashtëza-konisht të dhimbshme. Kështu që hapi tjetër ishte një skaner i kockave dhe një skaner CT.

Sërish, duhet pritur për të marrë rezulta-tet e analizave, pas të cilave doktori shpjegoi se të nesërmen kishin programuar ndërhyr-jen kirurgjikale. Megjithëse ngulmonte se kjo gjë konsiderohej si një lajm i mirë. Rezultatet e analizave ishin negative; kanceri nuk ishte përhapur përtej prostatës, kështu që çdo gjë, prostata dhe kanceri, do të mund të “gërry-heshin”. Ai shtoi me shpejtësi se ndërhyrja e shpejtë kirurgjikale ishte me qëllim për të shpëtuar jetën e Lerit. Ishte i domosdoshëm dhe urgjent. “Gjendja është serioze, është kancer”, kështu kish thënë doktori. “Po nuk e hoqe që nesër, do të vdesësh”. Ai shpjegoi se kishte edhe një rrezik për efekte anësore. Pacienti mund të përfundonte impotent dhe me paaftësi për të mbajtur urinën, por edhe për këto probleme kishte një zgjidhje – kishte ndërhyrje të tjera kirurgjikale dhe pajisje të posaçme. Çdo gjë ishte gati, ndërhyrja kirurgji-kale ishte programuar. Çka duhej bërë, ishte nënshkrimi i formularit të miratimit.

Shumë meshkuj mbeten në mënyrë të kuptueshme të habitur, kur e marrin këtë re-komandim si fakt të kryer. Të papërgatitur, pa i ditur mundësitë e tyre, pa ditur nëse ka ndonjë alternativë tjetër, ata hedhin firmën te vija e ndërprerë, duke dëshiruar që ta kalojnë këtë gjë, të shpëtojnë jetën e tyre duke e hequr sa më shpejt të jetë e mundur kancerin. Fatmirë-

90 DITË PËR TË SHËRUAR PROSTATËN, historia e një libri

sisht, Leri kishte bërë disa kërkime dhe kishte filluar të mblidhte një skuadër ekspertësh këshillues. E dinte që kanceri i prostatës ka ecuri të ngadaltë dhe kështu nuk i duhej do-mosdoshmërish t’i nënshtrohej ndërhyrjes ki-rurgjikale të nesërmen.

Megjithëse ishte shumë i mërzitur që e refu-zoi ofertën e tij për t’i shpëtuar jetën nëpërmjet heqjes me kirurgji të prostatës, doktori ishte da-kord kur Leri i tha se i duhej të merrte një mendim të dytë, dhe ai i rekomandoi radiologë të speciali-

zuar për “vrasjen” e kancerit me anë të rrezatimit. Leri mendoi se po të fliste me një radiolog, do

t’i qartësonte idetë e tij. Në fakt, ai i turbulloi më tej ujërat. Radiologu sugjeroi që t’i nënshtrohej menjëherë trajtimit me rrezatim, dhe jo kirurg-jisë. Ai tha se shkatërrimi i kancerit me tufën e rrezeve “të drejtuar me saktësi te prostata” do të bënte punën e duhur. Kishte një mundësi prej 80% që procedura të shkatërronte kancerin ose ta çonte atë në shërim. Dhe risku për efekte anësore ishte vetëm 20%, me më pak gjasa për impotencë ose inkontinencë sesa do të ndodhte me kirurgjinë. Ai tha se efektet anësore ishin të vogla. Do t’i binin pak flokët, por nuk do të vuante shumë nga sëmundja e rrezatimit deri nga fundi i periudhës dhjetëjavore të trajtimit. Do të kishte një jetë normale dhe ndoshta një jetë seksuale

pothuajse normale.Duhet t’i nënshtrohej kirurgjisë apo rreza-

timit? Duke mos qenë në gjendje për të gjetur përgjigje të thjeshta, Leri vazhdoi kërkimin de-risa takoi në Siatëll një mjek, i cili konsiderohej nga shumë profesionistë të dëgjuar se ishte shumë përpara me trajtimin e prostatës. Inter-esi i tij i veçantë ishte një trajtim i vjetër, së fundmi i kompjuterizuar, i quajtur rrezatimi me farë të brendshme. Pas rishikimit të analizave dhe pas ekzaminimit personalisht të prostatës,

doktori i tha se ishte i nevojshëm trajtimi i menjëhershëm. Ai i shpjegoi se trajtimi i tij ishte i thjeshtë dhe elegant. Në vend të tufës së rrezeve në trup, përreth zonës së prostatës dhe dëmtimit të indeve përreth, sfera të vogla radioaktive, ose “fara”, futen përmes ageve, nëpërmjet një elektrode të kontrolluar me sak-tësi me kompjuter, drejt e në gjëndrën e vogël. Këto fara, në kuptimin e vërtetë të fjalës, vra-sin kancerin brenda në prostatë. Rrezatimi me farë dukej se ishte alternativa më e mirë mjekësore: mënyra e fundit e pakëndshme për të eleminuar kancerin në brendësi të prostatës.

Por Leri e dinte se edhe nëse kanceri tra-jtohej në mënyrë të suksesshme me rrezatim ose me kirurgji, çdo gjë që mund të kishte shkaktuar sëmundjen, do të mbetej gjithsesi

brenda qenies së tij. Ky problem i fshehtë do të shkaktonte herët apo vonë një problem tjetër, ndoshta në prostatë, ndoshta diku tjetër, deri në momentin që do i jepej një zgjidhje.

Sëmundjet janë shenja të problemeve të mëdha. Mesazhet e tyre na tregojnë se duhet të ndërrojmë sjelljen tonë. Ndonjëherë me-sazhi është i lidhur me një dietë; ndoshta jemi duke ngrënë shumë ushqime të përpunuara, duke e dendur trupin tonë me shumë kimikate dhe lëndë konservuese të rrezikshme. Herë të tjera, sëmundja na tregon se nuk jemi duke u ku-jdesur për veten, se kemi dështuar në përpjekjet tona për t’u qetësuar, për të manaxhuar stresin, ose për të hequr papastërtitë që në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme i absorbojmë në trupin dhe mendjen tonë. Kanceri i prostatës ishte një mesazh mjaftueshëm i fortë.

Leri besoi se kirurgjia dhe rrezatimi nuk ishin përgjigjet më të mira ndaj mesazhit të së-mundjes. Ato mund të jenë ndonjëherë të nevo-jshme në situatat emergjente, por nuk e zgjidhin problemin shkaktar. Jo vetëm që e theksojnë së-mundjen, por i shtojnë edhe strese të tjera trupit tonë, duke i dobësuar atij aftësinë për t’u shëruar. E gjithë ideja e kirurgjisë dhe e rrezatimit është disi arrogante. Ajo supozon se ne njerëzit dimë më shumë se natyra, e cila ndërtoi trupat tanë të mrekullueshëm dhe shumë, shumë kompleksë.

Duke vepruar në kundërshtim me këshil-lat mjekësore, duke iu mohuar mjekëve të zellshëm lejen për të filluar trajtimet me rreza-tim ose për të hequr prostatën me ndërhyrje kirurgjikale, Leri filloi të zhvillonte planin per-sonal të shërimit, një plan që do t’i jepte zgjid-hje problemit, jo vetëm do trajtonte simptomat (kancerin). Ndërkohë, ai studioi bashkë me shumë shërues tradicionalë dhe alternativë, duke adoptuar dhe përshtatur idetë e tyre në situatën e vet. E dinte se ishte duke e marrë përsipër rrezikun, por ishte jetësore për të që t’i interpretonte mesazhet që trupi po i dër-gonte përmes këtij kanceri, dhe t’iu përgjigjej siç duhej. Vendosi ta zbatonte planin e tij për gjashtë muaj. Nëse nuk do të ishte i suk-sesshëm, do t’i nënshtrohej rrezatimit me farë.

Ndërmjet 8 janarit 1991, dita e diagnos-tikimit, dhe 8 marsit 1991, ai e vuri seriozisht në zbatim planin për shërim. Ishte i mbushur me vetëbesim dhe me frikë. Me vetëbesim për shkak se kishte këshilluar dhe vënë në veprim më parë shumë strategji komplekse për bizneset, për çështjet sociale dhe politike, shpesh përballë kundërshtimeve të mëdha. Ishte mësuar me suk-sesin. Por ishte i frikësuar, sepse e dinte që po sfidonte shkencën mjekësore moderne. Po i thoshte vetes se dinte më shumë sesa mjekët që kishin shpenzuar vite për studimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Pavarësisht se ishte i frikësuar, u mbështet tek armët e veta.

U qetësua, meditoi dhe e parafytyroi veten të shëruar. Më pas, e zgjeroi programin e ush-trimeve. Mori alga, zink dhe ekstrakt nga një lloj palme e veçantë, e njohur si Serenoa repens, si dhe eleminoi të gjithë bulmetrat dhe pothu-ajse të gjitha yndyrat nga dieta. Bëri shumë punë psikologjike. U lidh dhe çliroi – përmes “ri-përjetimit” – inatin dhe ndjenjat madhore të pamjaftueshmërisë seksuale, që ndikonin te prostata. Jeta sentimentale dhe seksuale u plotësua më shumë dhe u bë më përfshirëse.

Në prill të 1991, PSA-ja ra deri në 4.2. Më pas, jo shumë vonë, vlera e saj ra edhe më, në mënyrë të sigurt nën 3, dhe qëndroi në këto vlera. Disa ekzaminime fizike provuan se prostata e Lerit u tkurr në një formë dhe përmasë më normale, dhe se ishte zbutur. Nuk kishte më noduj apo pika të forta, që tregonin për praninë e një tumori. Ai ishte shumë i gëzuar: e kish shëruar kancerin pa pasur nevojë t’i nënshtrohej kirurgjisë ose rrezatimit, që doktorët i thanë se ishin absolutisht të nevo-jshme. Ishte krenar për suksesin dhe shëndetin, i cili përmirësohej në mënyrë konstante përtej niveleve të matura me anë të mjekësisë tradicionale. Kishte sfiduar doktorët, ndërkohë që mundte kancerin.

Page 10: Metropol, 24 faqe lajme

10 E hënë 21 maj 2012 •

« koment

maji përkon me çeljen zyrtarisht nga Bashkia të sezonit turistik në Durrës. Sigurisht që kjo nuk lidhet me lejimin e qytetarëve të shko-jnë në plazh, por me arritjen e standardeve më minimale nga ana e pushtetit vendor, që pushuesit në Durrës të kalojnë të paktën ditë normale në plazh. ...Muaji maj i vitit të kaluar përkoi me zgjedhjet vendore në Durrës. El-

ementi “turizëm” ishte një nga argumentet kryesor që u përdor nga të dy kandidatët në betejën elektorale. Mirë ose keq, në fund zgjedhjet i fitoi Vangjush Dako. Them “mirë ose keq” pasi edhe për ata që votuan kundër ai është kryetari i Bashkisë dhe kryetari i secilit prej nesh. Çdo votues inteligjent, jo i verbuar nga lufta politike, edhe nëse ka votuar kundër zotit Dako, të paktën pret nga ai të përmbushë premtimet elektorale.

Nuk kam mbajtur shënime se cilat ishin këto premtime, prandaj hyra në “Google.com” dhe vendosa fjalët: “Vangjush Dako, prem-timet 2011”. Në një nga faqet e “Facebook”-ut, m’u shfaq përpara dokumenti: “Kontrata ime me qytetin e Durrësit 2011”, firmosur nga zoti Dako. Ndalova në pikën e parë: “Rikualifkimi i plazhit të Currilave, ku do të përfitojmë 126 000 m2 plazhe publike”.

Nuk shkova më tej, pasi ky premtim m’u kujtua të përmendej nga vetë kandidati në ato pak dalje televizive, madje m’u kujtuan dhe fotot që ai shfaqte në këto dalje. Edhe pse kam votuar kundër

tij, më pëlqeu shumë si ide. Mendova se më në fund do të bëhet diçka e bukur për qytetin. Diçka e besueshme, e arritshme (jo si premtimi për ngritjen e një porti jahtesh përbri shëtitores, që nga projekti edhe qytetit i Montekarlos do na e kishte zili dhe që nor-

malisht asnjë votues i verbër nuk e beson). U binda se ky premtim mund të mbahej, pasi vetë zoti Dako tha se “në bazë të disa tekni-kave të reja është një investim i përballueshëm financiarisht nga Bashkia, nga taksapaguesit durrsak”.

Dola për një xhiro nga bërryli deri në fund të rrugës së asfaltuar për të parë çfarë po ndodhte. Në vend të plazheve private pashë lokale, restorante. M’u kujtua se para majit të 2011-s kanë qenë më pak të tilla, që gjithsesi kanë qenë ndërtime që Bashkia i cilëson të përkohshme, prej druri. Ndërsa tani drurin e kishte zëvendësuar betoni. Nuk më pëlqeu diçka shumë e vogël, e pa rëndësishme: punonjëset e pastrimit pastronin vetëm para një lokali të ri jo prej druri. Për një çast mendova se ishte i preferuari i Bashkisë. Nuk jam inxhinier ndërtimi, as arkitekt, as planifikues urban, por një gjë të thjeshtë e kuptoj: që të behet plazhi privat, këto ndërtime nuk duhet të jenë më aty. Po pse t’i ketë lënë zoti Dako të ndërtohen? Mirë ato që janë ndërtuar prej vitesh, por këto të rejat, që përkojnë me premtimin e tij, pse t’i ketë lënë të ndërtohen?

Por unë kam besim te kryetari. Kam besim se shumë shpejt ai do të nisë zbatimin e projektit për 120 000 metra katrorë plazh në Currila, madje, për të qenë më të saktë, nga bërryli në Cur-rila. Një nga arsyet pse i fitoi zgjedhjet është se e besuan 4000 veta më shumë. E besova edhe unë, që e votova kundër, prandaj publikisht i drejtoj kërkesën e parë për të marrë me qira plazhin e parë privat në Currila.

me gjithë vuajtjet dhe shkatërrimet e gjeno-cidit serb mbi Kosovën shqiptare në dy deka-dat e fundit (1989–2012), përjetova tri gë-zime më të mëdha në jetën time: 1) lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); 2) pa-varësinë e Kosovës nga Serbia (17.02.2008); 3) nxjerrjen në dritë të ABETARES GJITHëSH-QIPTARE, të përuruar në Prizrenin historik të

Lidhjes Shqiptare (1878) më 17 maj të vitit 2012.* * * Siç bënë të ditur masmediet shqiptare, më 17 maj 2012 “në

Qendrën Sportive të Prizrenit u bë promovimi i abetares së për-bashkët, ku përveç pjesëmarrësve të tjerë ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha”. (www.botasot.info/17/05/2012).

Kryeministri Sali Berisha përmes fjalimit të tij të rastit, në orën e shënuar historike gjithëkombëtare të Prizrenit u tërhoqi vërejtjen të gjithë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të sh-qiptarëve, duke u shprehur me të drejtë në mënyrën urdhërore: “Çlirohuni nga shqiptarofobia! Shqiptarët janë një komb, por gaboni rëndë nëse vazhdoni t’i shquani shqiptarët me skena si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se shumë prej jush janë në stadet primitive...” (www.bota-sot.info/17/05/2012).”

Promovimi i abetares gjithëkombëtare shqiptare para gjithë botës përtrollisi paragjykimet, pohimet dhe tezat e gabuara dhe të trilluara, shpifjet dhe anatemat agjen-turore dhe armiqësore kundër bashkimit kombëtar sh-qiptar, si dhe vulosi të vërtetën e pakundërshtueshme se bashkimi kombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë etnike nuk është folklorizëm, nuk është utopi, nuk është anak-ronizëm, nuk është primitivizëm, as nacionalizëm nega-tiv, por është vetëdije e lartë dhe vizion gjithëkombëtar shqiptar, është realitet, domosdoshmëri, përparim, qytetërim dhe përmbushje e amanetit historik e të gjitha gjeneratave shqiptare, që kanë sakrifikuar dhe luftuar me pushkë dhe me penë për jetësimin e idesë dhe të së drejtës së bashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike që nga epoka e lavdishme heroike

e Skënderbeut e deri në ditët e sotme, në fillimin e dekadës së dytë të shekullit XXI (viti 2012).

Abetarja është themeli i bashkimit kombëtar shqiptar. Si rreg-ull e pashkruar, kur flasin veprat konkrete sikundër dalja në dritë e abetares gjithëshqiptare, fjalët janë të tepërta. Mirëpo përkundër këtij parimi universal duhet t’i themi ca fjalë për rëndësinë dhe për efektin historik, politik, kombëtar, kulturor dhe edukativo-ar-simor të ABETARES GJITHëSHQIPTARE, sepse kjo është themeli i çeliktë për edukimin dhe për arsimimin e drejtë dhe të shëndoshë të brezave tanë më të rinj, të cilët që në fëmijëri do të kenë fatin të mësojnë se të gjithë shqiptarët kanë NJë ABETARE, NJë GJUHë, NJë GJAK, NJë KOMB, NJë FLAMUR DHE NJë ATDHE të përbashkët të Skënderbeut, që quhet ARBëRIA - SHQIPëRIA ETNIKE.

Së fundi, ABETARJA GJITHëSHQIPTARE zgjoi nga gjumi dhe bashkoi edhe politikën zyrtare të Tiranës dhe të Prishtinës, të cilat pranuan se pa bashkim nuk ka Shqipëri, e as Kosovë. Rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe historike mbarëkombëtare shqiptare e provoi edhe pjesëmarrja e kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, zotit Sali Berisha, e kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

abetarja - vlerë gjithëshqiptare1.

Këtë fakt të pamohueshëm e pohoi edhe Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, duke folur para të pranishmëve se “abetarja e njehsuar vjen sot këtu në këtë qytet si një bukuri e rrallë e shqiptarëve, që ka rendur në shekuj për të ardhur te ju fëmijët e Prizrenit, fëmijët e kombit shqiptar. Falënderoj dy ministrat për vendosmërinë, përkushtimin që treguan në reali-zimin e abetares së parë të të gjithë shqiptarëve. Faleminderit që zgjodhët kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, Prizrenin, kryeqytetin e idealit kombëtar për promovimin e saj! Të dashur fëmijë! Libri që ju merrni sot është abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare, por ajo së bashku me germat, figurat e mrekullueshme mbart ëndrrën e dhjetëra e qindra gjeneratave të shqiptarëve, që donin të kishin një abetare të përbashkët. Mbart sakrificat e shqiptarëve nga kohët e Skënderbeut deri te luftërat çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Mbart idealin e përjetësisë kombëtare”, - shtoi më tej Berisha. (www.botasot.info/17/05/2012).2.

Me këtë ton u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndër të tera deklaroi: “Sot është një arritje historike. Ne po prezantojmë abetaren e për-bashkët të kombit tonë. Jo rastësisht jemi mbledhur në Prizren, ku çdo shqiptar do të donte të ishte. Çdo shqiptar sot është me zemër në Prizren, ku po promo-vojmë abetaren e përbashkët. Jemi mbledhur në qytetin historik, qytetin mes kryeqyteteve, Tiranës dhe Prishti-nës.” (www.botasot.info/17/05/2012).3.

Duke qenë se me plot të drejtë dhe arsye të dy kry-eministrat shqiptarë, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, ranë dakord me rëndësinë dhe vlerën e paçmueshme të botimit të ABETARES GJITHëSHQIPTARE, e cila në kohën e sotme shënon hapin e parë konkret drejt bashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, më askush nuk e gëzon atë të drejtë arbitrare dhe të pakufizuar që ta kritikojë dhe ta mohojë kërkesën e drejtë dhe të ligjshme historiko-politike të shqiptarëve për bashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë etnike.

Tirana dhe Prishtina promovuan zyrtarisht bashkimin mbarëkombëtar

Dua dhe unë plazhin tim privat

nga prof. dr. mehdi hYseni

nga shkëlzen puci

Page 11: Metropol, 24 faqe lajme

11• E hënë 21 maj 2012

»KOMENT

Rama e tha prerë: “Nuk pranojmë asnjë kandidaturë nga mazhoranca për president. Gjithashtu nuk do të imponojmë asnjë kandidaturë nga radhët tona.” Hajde formulë, hajde! Ec e jepi dum, të kam rixha! Njësoj si

ajo historia kur një bujari i lindi dëshira të ndan-te lopët në një fshat të varfër, dikush doli nga rreshti dhe tha prerë: “Ta keni të qartë që në fil-lim: unë nuk dua lopë për vete, por as vëllait tim mos i jepni!” Por më e bukura, kërkon sot e gjithë ditën konsensus! Konsensus për çfarë? Pse nuk thotë një emër, pse nuk bën disa propozime, që të kuptojmë më mirë se ç’ka në mendje, çfarë i kanë sugjeruar yjet (apo dhe gjyshemira nga e përtejmja) në lidhje jo vetëm me të sotmen, por dhe me të ardhmen e këtij vendi? Ngado që ta sjellësh, ka vetëm dy variante për të mbërritur te presidenti konsensual: o të propozosh një fig-urë politike, o një figurë të shoqërisë civile me integritet. Po të flasim për figura politike, cilin mund të paraqiste Rama brenda formacionit ekzistues të selisë rozë që të sfidonte kandi-datin e vetofruar, Nanon, që të ketë histori, për-vojë, të ketë dhënë disa prova për mirë apo për keq, të jetë lavdëruar apo të jetë qortuar dhe për çdo rast të kemi parë reagimin e tij në gjendjet më ekstreme, gjë që na jep mundësinë neve, pra publikut të gjerë, të gjykojmë për performancën e tij të mëtejshme? Natyrisht, jemi në një terren

real politik, në një situatë komplekse, kur vendi përveç krizës globale ka përpara dhe sfidat e integrimit, jo në një situatë ideale, laboratorike, ku zerohen disa tregues dhe nuk merren para-sysh faktorët e mjedisit, shtypja apo tërheqja për shkak të fushës magnetike dhe forcës së rëndesës, ku organizmat e ndryshëm kanë rez-istencë jo të njëtrajtshme. Na duhet jo të impor-tojmë kandidat, jo të imitojmë modele larg apo afër nesh, por t’u përshtatemi kushteve, vendit dhe psikologjisë që manifestojmë, një njeri që të jetë i aftë, vizionar, që të jetë përbashkues, të gjejë pikat e takimit midis palëve dhe t’i dety-rojë me shembullin e tij të reflektojnë pozitiv-isht. Nano u bë promotor, detyroi palët të lëvizin nga istikamet dhe të hyjnë në negociata, bëri atë që as ndërkombëtarët nuk mund ta arrinin për shumë vjet me gjithë stafet dhe eksperien-cat e tyre. “I zoti e di se ku pikon çatia dhe nga duhet t’ia nisë”, - thotë populli. Historia e trishtë e Princ Vidit në këto troje tregon se, kur nuk ka vullnet nga palët dhe nuk merren parasysh rrethanat, mentaliteti, historia, mësimet e së shkuarës, punët mund të shkojnë edhe më keq sesa mendohet. Kjo është si gjetja e një trajneri të mirë të huaj, i cili, po të shkojë të aplikojë ske-mat e veta në një ekip të dorës së fundit, me siguri do të dështojë. Ne jemi ende në fazën e adoleshencë-politikës, po kur na duhet të para-qitemi si të rritur dhe të bëjmë zgjedhjet më të

rëndësishme të jetës. Për të gjuajtur penallt-inë e radhës (presidentin) lypset të zgjedhim shuterin më të mirë që kemi dhe të shpresojmë se do të shënojmë gol. Gjërat nuk mund të zgjid-hen vetëm me deklarata, me drejtim të gishtit te kundërshtarët, me mohim të gjithçkaje, me bo-jkot dhe me ndjenjë revanshi; duke bërë gjasme burrin e mirë, babaxhan kur ta lyp nevoja, duke hedhur pas shpinës një mal me fyerje dhe akuza e duke anatemuar disa të tjerë në mënyrë irra-cionale. Konflikti ngjallë konfliktin, urrejtja ngjall urrejtjen dhe në një terren të tillë të mbarsur me tensione dhe prapaskena nuk rilind shpresa, besimi, e ardhmja, por zhduken vlerat, virtytet, cilësitë, degradohet individi, shoqëria dhe çmon-tohet demokracia. Por për t’u kthyer te thelbi i çështjes, nëse do t’i drejtoheshim shoqërisë civ-ile për presidentin, ku do të kërkonim? Cilët janë intelektualët tanë të pavarur dhe të aftë për t’u përballur me trysnitë, padrejtësitë apo lajkatimet? Nga historia para viteve ’90, por sidomos e rikon-firmuar kjo edhe nga historia e këtyre 22 vjetve tranzicion, me gjithë pluralitetin politik, në fakt asgjë nuk ka ndryshuar në raport me modelin e intelektualëve që kemi. Të varur apo të pavarur politikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë, ata janë të gjithë, apo përafërsisht të gjithë, ose puthadorë pushtetesh, qofshin pushtete qeverisëse, qof-shin pushtete të opozitës, ose shpërfillës të realitetit dhe mirë e mbijetues për shkak të

fondeve bujare të organizmave ndërkombëtare. Fatkeqësisht, modeli është po i njëjtë, ndonëse i përshtatur në kushtet e reja pluraliste. Me shumë gjasë do të kishim një figurë të tejparë nga ata të çadrës së urisë së PS-së apo nga ata të iniciativës për Tiranën, një “intelektual bulevardi”, apo një nga të iniciativës që e donin Tiranën të Bashës, të cilësuar nga njëri-tjetri si “manipulatorë” dhe “manekinë të pushtetit”, çka do ta detyronte Ramën të shkruante vëllimin e dytë të librit “Kurbani”. Në këto kushte, kthehemi te fillimi: ku do ta gjejmë presidentin? Vetëm po qe se Rama ka kontaktuar me jashtëtokësorët, me ndonjë të yllit “zeta reticuli” apo “alfa centauri” dhe na e ka lënë surprizë për të na i zbuluar pak para fundit të botës, pra më 21 dhjetor 2012 (!!!). Ndër-sa Berisha ka deklaruar se do ta fillojë procesin e negociatave pas kthimit nga Çikagoja, duke i çuar gjërat si gjithmonë në limitet e tyre, në një duel prestigji dhe force për të treguar se ai është loj-tari numër një në fushë dhe s’mund të vihet nën presion, Rama po vijon ciklin e takimeve të parala-jmëruara në një ecejake pa sens, fare i qetë, i shku-jdesur në dukje, por me produkt zero. Me siguri për çdo rast do ta ketë një formulë të gatshme të tipit “ne nuk do t’i bindemi arsyes së mosarsyes, por do të këmbëngulim që mosarsyeja t’i nënshtrohet ar-syes dhe të kuptojë një herë e mirë se zgjedhja e presidentit konsensual kërkon një proces të dakordësuar që në krye të herës”.

I dashur Kërcënues! Në Ditën Ndërkombëtare të Medies

(2 prill), vendosa të botoj një shkrim me titullin “Gjirokastra, qyteti që “legalizon” punën e zezë”, ku trajtohet puna e zezë e gazetarëve në jug të vendit. Artikulli në fjalë, nuk kishte në vetvete ta “shembja për tokë” administratorin e një televizioni lokal, por të ngrija shqetësimit tim dhe të kolegët e mi. Në përgjithësi, mediat e Gjirokastrës kanë marrë një zhvillim pozitiv, ka investime për infrastrukturë, ashtu edhe për cilësinë e transmetimit të lajmit, por fatkeqësisht është instaluar një model i shëmtuar nga një pronar i një televizioni në qytetin tim. Pasi i përdor për qëllimet e tij personale gazetarët, ai i flak në rrugë, u mban rrogën, i konverton në sekserë, i gjobit për një pincë dhe në fund i poshtëron: “Ju nuk jeni pjesë e projektit tim!”. Katër ditë më parë, ky individ më kërcënoi me e-mail për artikullin e botuar në gazetën “Metropol”. Më tha se do të “më nxjerrë lakrat...”, “...mendohem mirë” apo më cilësoi “pseudogazetar”. Të them të drejtën e respektoj reagimin e tij të vonuar, por e përbuz mënyrën se si kakarisë apo kërkon të vendosë drejtësi në mënyrë më poshtëruese. Personalisht mund të heshtja, ta kaloja si një ëndërr të keqe, apo t’i dërgoja një kundër-përgjigje në e-mail e tij, por vendosa t’i dërgoj një letër të hapur. Dua të flas, të bërtas që kërcënuesi im të më dëgjojë nëpërmjet zërit tim, zërin e kolegëve të mi. Ata (gazetarët) “nuk kanë karakter të dobët”, siç i vlerëson Ti, përkundrazi kanë karakter të fortë, të cilët durojnë poshtërsinë tënde, duke mos i paguar asnjë qindarkë në Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore. Për ty, nuk ka rëndësi se çfarë është vera, pranvera, vjeshta apo dimri, ku kolegët e mi apo të punësuarit e tu, trans-metojnë çdo ditë lajme në shi, në dëborë apo në vapë. Për ty, nuk ka rëndësi jeta, shën-deti apo siguria e gazetarëve. Ti i përkthen

ato vetëm në lekë, duke shkelur çdo parim njerëzor.

I dashur Kërcënues!Vendosa të shkruaj një letër të hapur, jo

për t’u mbrojtur, por për të mbrojtur kauzën për të cilën kam nisur. Nuk dua aspak të të poshtëroj, siç ti poshtëron kolegët e mi, por të reagoj ndaj padrejtësive sociale. Në ekonominë e tregut “klienti ka gjithmonë të drejtë!”. Si biznesmenë prej më shumë se dy dekadash dhe, si pronar televizioni prej 12 vitesh, duhet të kuptosh se ka ikur koha e “të fortit”. Unë nuk jam trim, por kam forcën e argumentimit të fakteve, pasi për këtë të drejtë kemi luftuar unë edhe ti. Lufta ime nuk është të të demaskoj apo të të dëmtoj investimet, përkundrazi, dëshira ime dhe e kolegëve të mi është të rregullosh parimin punëdhënës dhe punëmarrës. Ti ke pasur mundësi të bëhesh televizioni më i mirë në jug të vendit, për shkak të infrastrukturës moderne, megjithatë nuk ke kuptuar diçka shumë thelbësore, se ky investim kërkon bur-ime njerëzore, njerëz të aftë që të informojnë publikut. Rreth dy muaj më parë, stacioni që administron Ti, denoncoi me të drejtë pu-nën në të zezë në Gjirokastër. Mirë ia bëre dhe për këtë të falënderoj personalisht, por harrove se morali ishte për Ty, o kërcënuesi im. Unë jam i siguruar, përfitoj nga agjen-cia ku punoj të gjitha “beneficet” që parashikon legjislacioni i vendit tim. Jam i qetë ku shkoj në shtëpi. Po punëmarrësit e tu çfarë përfitojnë? Asgjë! I kthen në shtëpi pa dinjitet. I nëpërkëmb ti. Ti kujton se me lidhjet politike që ke, mund të bësh devijime, të kërcënosh denoncuesin me

vendin e punës. Megjithatë, ke har-ruar një fakt. “Askush nuk ma heq

dot kalemin nga dora dhe fjalën nga goja!”. Do flas deri sa “të shurdhët” të dëgjojnë, derisa “të verbrit” të shikojnë, derisa sa unë të jetoj.

I dashur Kërcënues!Unë po shkruaj për Ty, jo se të

kam frikë, por dua të të jap një me-sazh të qartë, sepse nuk trembem nga kërcënimet e tua, nuk trembëm nga “lakrat” apo nga fjalët ofen-

duese. Personalisht jam mësuar me këto metoda, për shkak të profesionit, nuk më bëjmë për-shtypje. Dua të të them diçka

o kërcënuesi im. “Ti je pronar, jo gazetar. Mos i ngatërro rolet”. Në

fund të mesazhit tim, o kërcënuesi im, po të jap një këshillë. Ti jetën

tënde e ke siguruar, i paguan taksat kokërr më kokërr, të lutem bëj diçka edhe për kolegët e mi. Vrapo pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore

dhe Shëndetësore dhe paguaj të gjitha detyrimet ligjore,

respekto investimin tënd dhe mos ki frikë nga artikulli im. Personal-

isht të siguroj: “Me apo pa sigurime, fjala ime do ngelet

e lirë!”.

Një jashtëtokësor për President!Nga LUAN KURTI

LETËR TË HAPUR KËRCËNUESIT TIMNga TELNIS SKUQI

Page 12: Metropol, 24 faqe lajme

12 E hënë 21 maj 2012 •

«zoDiak

DashiYjet do jenë të gatshëm t’iu ofrojnë momente të paha-rruara me partnerin tuaj gjatë kësaj jave. Marrëdhënia do jetë gjithë kohën harmonike dhe do ju shtohet dëshira për të jetuar. Jupiteri do sjellë surpriza për beqarët. Nëse ju bëjnë ndonjë propozim mos thoni jo, por njiheni mirë personin. Mos bëni shpenzime të pamenduara dhe kot së koti sepse situata financiare nuk është shumë e favorshme. Prisni edhe pak. Edhe shëndeti mund të ketë disa probleme. Do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në punë duhet të bëni durim. Lërini gjërat të rrjedhin vetë dhe do e shihni që në fund të javës çdo gjë do shkojë si e keni dëshiruar. Tregoni më shumë kujdes për familjen.

DemiMjedisi yjor do ketë ndikim shumë të madh në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Ju do tregoheni më të kujdesshëm me ato që do thoni dhe do i kushtoni atij me tepër vëmendje. Beqarët do e nisin javën me vrull dhe do kërkojnë dashurinë, por do lodhen shpejt. Nuk është kjo java juaj. Në përgjithësi financat do jenë të mbrojtura, por kujdes nga Plutoni që do nxitë shpen-zimet e mëdha. Shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Përfitoni për pak aktivitet fizik. Në punë duhet të përgatiteni për disa pengesa të vështira. Do jeni mjaft konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Kërkoni ndihmën e ndonjë kolegu që i besoni. Familja do jetë mirë.

BinjakëtFalë influencës së Venusit do ia kaloni mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj jave. Përfitoni sa më shumë që të mundni. Tek jeta sentimentale e beqarëve nuk do ndikojë asnjë planet. Megjithatë nga fundi i javës do bëni disa takime interesante. Edhe pse në përgjithësi tregoheni të arsyeshëm me menaxhimin e financave kësaj here do shpenzoni më shumë sesa duhet. Kujdes sepse do keni tronditje të mëdha. Me shëndetin nuk do keni probleme të mëdha, por imuniteti do jetë pak i dobët. Ruajeni veten nga epidemitë e sezonit. Në punë do merrni një status tjetër dhe do keni një rritje të konsiderueshme të pagës. Pranojini ofertat që do ju bëhen. Familja nuk do ketë probleme.

GaforrjaMë në fund do ndiheni të qetë në jetën në çift dhe paqja do vijë tek ju. Do keni mundësi të flisni sa më hapur me partnerin tuaj dhe të sqaroni disa keqkuptime që keni pasur. Beqarët do preken nga një sëmundje e pashërueshme. Mos u shqetësoni, ajo quhet “dashuri”. Në planin financiar influenca e yjeve do jetë e dyzuar. Dielli do ju ndihmojë të ekuilibroni buxhetin, ndërsa Plutoni do nxitë shpenzimet. Kujdes! Për sa i përket shëndetit do ndiheni nervozë dhe paksa të lodhur. Mos u mundoni më shumë sesa duhet sepse do keni probleme më të mëdha. Në punë do e keni më të thjeshtë t’i kaloni pengesat dhe më të lehtë të arrini objektivat që i keni venë vetes. Familja mirë.

luaniVenusi do ju sjellë harmoni dhe lumturi në çift gjatë gjithë kësaj jave. Do e keni të thjeshtë të flisni për çdo gjë me partnerin dhe nuk do ju ngelet qejfi kur ai t’ju bëjë ndonjë kritikë. Për beqarët do jetë javë e zakonshme dhe ata nuk do mund të gjejnë dashurinë e shumëkërkuar. Bëni durim! Financat duket të jenë prem-tuese, por mirë është të tregoheni sa më largpamës që të mundeni. Shëndeti nuk ka ku të shkojë më mirë. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Edhe ata që kanë qenë të dobët do rimarrin forca. Sektori profesional do përkrahet nga Mërkuri. Nëse jeni pa punë do ju dalë një mundësi e mirë, ndërsa nëse punoni tashmë do keni arritje të mëdha. Familja do ju lumturojë pa masë.

virgjëreshaTë gjithë ata që kanë kaluar një periudhë të vështirë në çift do kenë një përmirësim të marrëdhënies së tyre. Do kuptoheni më mirë me njëri-tjetrin dhe sen-sualiteti do të zgjohet. Marsi do jetë planeti që do fa-vorizojë beqarët. Pritet të vijë një javë e bukur dhe me takime mbresëlënëse. Do keni shumë besim tek vetja se do arrini t’i stabilizoni financat. Ulni shpenzimet sepse përndryshe do nxrrini fundin. Në përgjithësi shëndeti nuk do ketë ankesa. Urani do ju sjellë gjallëri dhe më shumë imunitet. Planetet do ju stimulojnë në planin profesional. Ka mundësi të merrni një pro-movim dhe të arrini shumë shpejt atë që keni dashur. Përfitoni! Jeta familjare do jetë pa probleme.

peshorjaGjatë kësaj jave do e vini në vijë jetën tuaj në çift dhe do hiqni “barërat” e këqija që po ju helmonin. Do i sqaroni të gjitha keqkuptimet. Për beqarët pritet të vijë një javë e nxehtë dhe e mbushur me takime interesante. Joshni sa më shumë që të mundni. Përsa i përket financave ndikimi i yjeve do jetë pozitiv. Nuk do keni për çfarë të qaheni. Rezistenca fizike do jetë e mirë. Edhe ata që kanë pasur shqetësime kohët e fun-dit do ndihen më mirë. Dëshpërimi i kohëve të fundit do të shuhet tërësisht. Në punë do merrni drejtimin e duhur. Yjet do ju ndihmojnë të arrini më shpejt objek-tivat që i kishit vënë vetes. Sektori familjar do shkojë më së miri. Nëse keni fëmijë do ju sjellin kënaqësi.

akrepiNëse doni të përmirësoni jetën tuaj në çift duhet të tregoheni më tolerant dhe të bëni disa lëshime të vogla. Beqarët ka shumë mundësi të ndihen si në parajsë falë një takimi mbresëlënës që do bëjnë. Mos e lini atë person t’ju ikë nga duart. Financat ka mundësi që të përmirësohen ndjeshëm nëse merrni masa dhe ulni sa më shumë shpenzimet. Merruni me pak aktivitet fizik nëse doni të jeni mirë me shëndet. Përveç ndonjë dhimje koke nuk do keni probleme të tjera. Karriera do jetë edhe më e rëndësishme për ju këtë javë. Do bëni çmos të merrni atë që keni pritur. Shefat do ju mbështesin në çdo projekt. Familja do kalojë një javë pa probleme.

shigjetariQetësia do të mbizotëroje gjatë gjithë javës në jetën tuaj në çift. Nuk pritet të ketë shumë pasion por as debate nuk do të ketë. Thjesht disa ditë të zakon-shme pa asnjë gjë të veçantë. Beqarët është më mirë të mos tentojnë të krijojnë lidhje, sepse personat që mund të takojnë do jenë posezivë dhe mjaft xhelozë. Me financat do tregoheni më të zgjuar dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Bravo! Shëndeti do jetë i mbrojtur. Duhet të tregoheni shumë vigjilent dhe ta mbroni veten tuaj nga infeksionet e stinës. Në planin profesional do përballeni me shumë sfida dhe do jeni ambiciozë. Do i kaloni më lehtë pengesat që do ju dalin para. Familja do jetë shumë e qetë.

BricjapiKontrollojini emocionet gjatë kësaj jave sepse hera herës do jeni më shumë sesa duhet romantikë. Mos kërkoni më shumë sesa jepni nga partneri juaj sepse ai do të lodhet. Shumë prej beqarëve do u plotëso-hen dëshirat. Vetëm kujdes mos hidhni hapa të nxituara. Financat do jenë më të mira sesa ju e kishit menduar. Ka mundësi të zgjidhet edhe një çështje e gjatë trashëgimie. Dinamizmi dhe energjia nuk do ju ndihmojë. Mos abuzoni me ushqimin nëse nuk doni të keni probleme. Ata që vuajnë nga zemra duhet të bëjnë kujdes me diellin. Përpjekjet dhe puna që keni bërë gjithë këto kohë në jetën profesionale do japin frytet e tyre. Përfitoni. Famijla mjaft mirë.

ujoriKlimë mjaft e mirë gjatë gjithë javës për jetën senti-mentale të çifteve. Do ndiheni të kënaqur nga partneri dhe do bashkëpunoni për gjithçka me të. Jeta senti-mentale e beqarëve do ketë ulje dhe ngritje. Mendohuni mirë para se t’i jepni fjalën dikujt. Dielli dhe Mërkuri do favorizojnë financat dhe do ju sjellin fat. Do shpenzoni me kursim dhe do hiqni disa lekë mënjanë. Pritet që shëndeti të ketë përmirësime. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, mjekimi që do merrni do ju bëjë më tepër efekt. Nëse nuk keni besim tek vetja juaj në punë mos prisni të kenë të tjerët tek ju. Ju jeni të zotët dhe mund t’ia dilni, mos u dorëzoni kaq shpejt. Javë e bukur për jetën familjare. Shfrytëzojeni!

peshqitPeriudhë paqeje për të gjithë ata që janë në çift. Do jeni në harmoni të plotë dhe partneri do ua plotësojë dëshirat. Beqarët do vazhdojnë të ëndërrojnë sepse mundësitë për takime nuk do jenë të shumta dhe personat jo interesantë. Merruni pak më shumë me financat tuaja dhe do e shihni që shumë shpejt do ia plotësoni vetes qejfin për të blerë atë që keni menduar. Shëndeti do jetë i mbrojtur, por kjo nuk do të thotë që ju të rrezikoni shumë. Kujdes me ushqimin dhe sidomos me yndyrën. Në punë mos ia lini kohës çdo gjë por mun-dohuni t’i vini gjërat në vijë. Planetet do jenë në anën tuaj dhe do ju tregojnë drejtimin e duhur. Me familjarët do qëndroni më afër dhe do i ndihmoni ata.

horoskopij avo r

Page 13: Metropol, 24 faqe lajme

13• E hënë 21 maj 2012

»ekon0mi

boTas p e c i a l e

»

»

»

14-15

16

17

roma, të këqiat që shembën demokracinë

steiner: Duhet të mësojmë të themi jo...

eurozona/ Drejt konsensusit për reformat

në jug të kufirit të SHBA me Meksikën, një luftë e tmerrshme ka fituar ritëm

gjatë 5 viteve të fundit. Deri tani, konflikti ka marrë 50 mijë jetë njerëzish, ndërkohë që të panumërt janë të sakatuarit, ata që janë lënë të ve apo të varfëruar. Të paktën 12 mijë fëmijë kanë humbur një apo të dy prindërit, dhe qindra mijëra vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke krijuar një ushtri refugjatësh në rritje.

Lufta e drogës në Meksikë – një konflikt i dhunshëm me shumë palë, që kërkojnë kontrollin e tregtisë së paligjshme pothuajse 30 miliardë dollarëshe me SHBA – aktualisht po kushton një mijë jetë njerëzish në muaj. Por si filloi?

Tradita e kontrabandës së drogës në Meksikë e ka fillesën 10 mijë milje më tutje, në anën tjetër të Paqësorit. Sepse industria e opiumit e Meksikës u importua nga Kina në vitet 1870. Nga ana e saj, Kina kishte futur për herë të parë opiumin në shkallë të gjerë nga tregtarët britanikë të cilët e sillnin nga India. Duke parë dëmin që opiumi po i bënte popullsisë, qeveria imperiale kineze u përpoq ta ndalojë. Por Britania e mundi Kinën në dy të ashtuquajtura luftëra të opiumit dhe e detyroi Kinën të pranojë tregtinë dhe pasojat e saj sociale. Si rezultat, numri i atyre që e tymosnin në Kinë u rrit 50-fish mes viteve 1842 dhe 1881.

Pikërisht gjatë këtij bumi të tregtisë së drogës, në 1870, emigrantët kinezë nisën të mbër-rijnë në Meksikë, shumë prej tyre të rekrutuar si krah i lirë pune për të ndërtuar hekurudhat e para në vend. Migrantët, shumë prej të cilëve ishin përdorues opiumi sollën me vete fara, dhe nisën prodhimin kur mbër-ritën në Meksikë. Shumë shpejt, tufa opiumi po lulëzonin në Meksikë dhe në veri të kufirit.

KontrabandaMegjithatë, në vitin 1909 SHBA

e shpalli të paligjshëm importin dhe konsumin e opiumit dhe si reul-tat lindi industria e kontrabandës ndërkufitare të drogës në Meksikë. Por ishte një tjetër ndalim i bërë nga SHBA – ai i alkoolit në vitet 1920 – që do të transformonte kontrabandën meksikane të opiumit. Mes viteve 1909 dhe 1933 trafiku i opiumit kontrollohej kryesisht nga meksi-kanë kinezë. Por gjatë periudhës së prohibicionizmit në SHBA, meksika-nët vendas nisën dhe kontrolluan një operacion shumë të madh të prodhimit dhe trafikimit të alkoolit. Kur përfundoi periudha e prohibicion-izmit, operacioni i tyre fitimprurës i kontrabandës së alkoolit u bë i tepërt, por ata shumë shpejt pikasën një zëvendësues të mirë: opiumin që kontrollohej nga kinezët.

Kinezët ishin një minoritet etnik i pasur dhe jo shumë popullor brenda Meksikës – dhe ish-kontrabandistët e alkoolit shfrytëzuan ndjenjat antikin-eze të popullsisë për të nxitur dhunë masive kundër tyre. Këto sulme do i dëbonin dhe do i lejonin vendasit që të merrnin kontrollin e operacioneve të trafikut të opiumit që deri atë mo-

ment kontrolloheshin nga kinezët. Biznesi meksikan i opiumit

vazhdoi të prodhojë të ardhura mod-este, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore kur droga kërkohej në sasi të mëdha si qetësues nga ushtria amerikane. Por, me të vërtetë masive ajo u bë në vitet 60 dhe 70.

Nxitur nga revolucioni i hipive në SHBA, trafiku i marijuanës dhe më pas heroinës u bë një biznes i madh. Ishte ai transformim i madh i pjesës më të madhe të rinisë ameri-kane – një pasojë e baby boom, një prosperiteti të pakrahasueshëm dhe ekspansionit të arsimit të lartë – që krijoi fillimisht kushtet ideale që do të çonin drejt luftës së tmerrshme që ka pllakosur Meksikën sot.

Një kontrats më i madh mes shkakut (revolucioni i hipive dhe ideologjia e tij e fuqisë së lules) dhe pasojës (masakrat dhe therjet masive në luftën e sotme) është e vështirë të imagjinohet. Edhe në drejtime të tjera, zhvillimet në veri të kufirit kanë kushtëzuar natyrën dhe historinë e industrisë së drogës në Meksikë.

Së pari, financimet kushtet e brendshëm politike dhe të financi-meve e bënë të pamundur për SHBA që të reduktonte pjesën e kërkesës në ekuacionin e drogës. Në vend të kësaj, autoritetet e SHBA zgjodhën të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në pengimin e trafikut apo ndërhy-rjen jashtë vendit për të reduktuar prodhimin.

Në vitin 1971, presidenti Richard Nixon i bëri presion qeverisë turke që të ndalojë prodhimin e opiumit, por kjo gjë thjesht ndihmoi për rritjen e prodhimit të opiumit meksikan. Në vitin 1976 avionët amerikanë spërkatën me helm qindra milje ka-trorë ara të mbjella me marijuanë. Si rezultat, shpërndarësit amerikanë të drogës thjeshtë nisën të importojnë marijuanë nga Kolumbia, duke ndih-muar kështu në krijimin e karteleve

masivë të drogës në Kolumbi.Pastaj, në 1982, presidenti Regan

përdori ushtrinë e SHBA për të pen-guar trafikun e drogës kolumbiane në Florida. Por taktika shkaktoi efekt të kundërt sepse kolumbianët thjeshtë ndërruan rrugën e trafikut, tashmë përmes Meksikës. Dhe, siç do ta zbulo-nin shumë shpejt autoritetet e SHBA, kufiri i gjatë 2000 milje mes Meksikës dhe SHBA ishte shumë më i vështirë të kontrollohej se sa brigjet e Floridas. Ngjarjet e 1971, 1976 dhe 1982 demonstruan problemet që shfaqen kur përpiqesh ta zgjidhësh problemin nga ana e ofertës e ekuacionit.

ligjet e armëveNjë politikë e dytë e SHBA

ndihmoi gjithashtu për të zgjeruar industrinë meksikane të drogës – mbajtja e ligjeve liberalë të armëve. Kushtetuta e SHBA u jep qytetarëve amerikanë të drejtë të mbajnë armë – dhe kjo gjë ka ndihmuar në lehtësimin e trafikut të dhjetëra mijëra armëve në drejtim të bandave të drogës në Meksikë. Kështu që, sa u përket armëve, konfilkti është ushqyer pjesërisht prej armëve nga Amerika, ndonëse mes SHBA dhe Meksikës po bëhen përpjekje për këtë problem.

Një politikë e tretë me origjinë në SHBA që kontribuoi në konfliktin shumë të dhunshëm sot në Meksikë ishte një aspekt i veçantë i ndjekjes nga Amerika të Luftës së Ftohtë në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore. Me qëllim luftimin e majtistëve në Amerikën Latine, CIA krijoi dhe stërviti forca speciale ushtarake që luftuan një seri të ashtuquajturash “luftëra të pista” ndaj kundërshtarëve majtistë në disa vende të Amerikës së Jugut. Megjithatë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, elementë dhe ish-elementë të të paktën prej dy ish-forcave speciale – një nga Meksika dhe tjetra nga Guatemala – u

bashkuan me kartelet meksikanë të drogës. është pikërisht militarizimi i konfliktit të drogës që, në pesë vitet e fundit, e ka shndërruar atë në një luftë në shkallë të gjerë.

reforma demokratikeTrysnia politike e kohëve të fundit

nga SHBA ka kontribuar gjithashtu në shpërthimin e konfliktit mek-sikan. Një kombinim i faktorëve të brendshëm politikë në Meksikë dhe mbështetja e gjerë e SHBA pas Luftës së Ftohtë për reforma demokratike solli largimin një dekadë më parë nga pushteti të partisë tradi-cionalisht qeverisëse në Meksikë, Partia Revolucionare Institucionale (PRI). Kjo ishte në pushtet për 70 vjet dhe, për shumicën e asaj kohe, Meksika funksionoi praktikisht si një shtet njëpartiak.

Qeverisja nisi të ushtrohet në nivel kombëtar dhe lokal përmes një kombinimi patronazhi dhe korrupsioni ku kriminaliteti shpesh herë përballej me mënyra që shmangnin rivalitetin dhe konfliktin. Me ardhjen e një sis-temi shumëpartiak dhe demokracisë, ajo situatë relativisht e qëndrueshme mori fund teksa politikanë të rinj ni-sën të përpiqen të reduktojnë fuqinë e karteleve. Ndërhyrja në rritje ushta-rake e qeverisë shkaktoi prishjen e ekuilibrit delikat mes karteleve. Rezultati ishte një rritje e shpejtë e dhunës mes tyre.

Por madhësia e kërkesës së SHBA për drogë, natyra e strategjisë antidrogë të SHBA nëpër dekada, dhe revolucioni demokratik në Meksikë në vetvete nuk shpjegojnë plotësisht natyrën dhe dhunën ekstreme të luftës së sotme. Për të rrokur këtë, duhet të ekzaminosh disa aspekte specifikë të të shkuarës së Meksikës.

Meksika ka një histori të dhun-shme. Ajo u pushtua nga spanjollët në shekullin 16 dhe kryengritjet popullore u shtypën mizorisht në

shekujt 17 dhe 18. Që kur Meksika u bë e pavarur në fillim të shekullit 19, vendi në tërësi është përfshirë nga 30 luftëra, grushte shteti ushtarakë dhe masakra. Mes viteve 1910 dhe 1929, më shumë se 1 milionë meksi-kanë u vranë në konflikte të mëdha civile – revolucioni meksikan dhe lufta kundër revolucionare që e pasoi. Në vitet ‘60 dhe ‘70, qindra vetë u masakruan apo thjeshtë u zhdukën në fushatat e qeverisë meksikane kundër të majtës. Në vitin 1994 një revoltë e armatosur e indianëve shpërtheu në jug të vendit.

Veç kësaj historie me luftëra ka edhe një traditë banditizmi heroik. Banditët janë një element kryesor në folklorin meksikan dhe, si rezultat i drejtpërdrejtë, banditët e sotëm – udhëheqësit e bandave të drogës – shfaqen në një numër të madh baladash popullore dhe filmash. Për shumëkënd, sidomos të varfërit dhe ata pa përkrahje, ata shihen si heronj të kundërvënë autoriteteve.

Varfëri ekstremeNë një vend ku varfëria është

e përhapur humë dhe ku shimica e tokës kontrollohet nga një pakicë, sfidimi i autoriteteve sjell respekt në nivel rruge. Për më tepër, të varfërit janë të racave të përziera që shpesh herë nuk identifikohen me klasat në pushtet, që në vetvete shihen si me origjinë më shumë spanjolle. Një tjetër fenomen kulturor që kontribuon në natyrën e dhunshme të luftës aktuale është tradita e ma-chove në Meksikë, e cila e redukton shumë gatishmërinë e meshkujve për të bërë kompromis dhe inkurajon agresivitetin. Të dhëna të kohëve të fundit nga kompania e kërkimeve so-cialë Global TGI kanë demonstruar se meshkujt meksikanë janë më të pri-rurit për të qenë macho në Amerikën Latine. Idetë e një machoizmi të tillë u futën në Meksikë nga konkuista-dorët spanjollë dhe e kishin origjinën në natyrën ekstreme patriarkale të pjesës më të madhe të shoqërisë mesjetare në Spanjë.

Traditat e heronjve banditë dhe machove janë një flirtim unik mek-sikan me konceptin e vdekjes. Kjo shihet në mënyrën se si dy shenjtë shumë popullorë ndihmojnë anëtarët e bandave të drogës që shpesh herë janë thellësisht besimtarë. I pari ka qenë në fillim një lloji Robin Hudi, një bandit meksikano verior i quajtur Je-sus Malvderde (që përkthehet Jeshilja e Keqe – ngjyra e marijuanës dhe dollarit amerikan). Ky Jezus meksikan sulmonte të pasurit dhe ndihmonte të varfërit, dhe thuhet se është ekzeku-tuar me pushkatim nga autoritetet në vitin 1909. Shenjti i dytë që adhuro-het shumë nga ushtarët e karteleve është Santa Muerte (Shën Vdekja), një personazh pothuajse imagjinar, pjesërisht kristian dhe pjesërisht mek-sikan i lashtë në origjinë, “pasardhës” i perëndeshës azteke të vdekjes.

Vdekja mund të mbajë një maskë fetare, por në rrugët e Meksikës konflikti është shumë real. Vitin që kaloi, 15 mijë vetë vdiqën në luftë – dhe pjesa më e madhe e Meksikës kontrollohet sot pjesërisht prej shtatë karteleve të drogës.

MEksikAluftë e përgjakshme

Page 14: Metropol, 24 faqe lajme

14 E hënë 21 maj 2012 •

«Bota

timothy peter Wiseman

liria dhe demokracia janë fjalë që shkojnë shpesh së bashku, deri në atë pikë sa

ka nga ata që i shkrijnë në një term të vetëm “liberaldemokra-cia”. Të dyja përfaqësojnë ideale fisnikë dhe natyrisht që paraqiten si themele të të gjithë qytetërimeve të mëdha që kanë bërë historinë, duke fil-luar nga ai romak. E megjithatë, pikërisht duke ripërshkuar katër shekujt e jetës së repub-likës romake, mund të zbulo-hen domethëniet e ndryshme, shpesh herë kundërthënëse, që u janë atribuar atyre fjalëve. Siç e dimë, republika romake u ngrit në fundin e shekullit të gjashtë para Krishtit, kur Tarquini i Mrekullueshëm dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Roma. Pothuajse 500 vjet më vonë, historiani Tit Liv fillonte rrëfimin e tij me këtë hyrje të mrekullueshme: “Do të flas për historitë e popullit romak, tashmë i lirë, të jetuara në paqe dhe mbi tokë, si dhe për dominimin e ligjeve, më i fuqishëm se sa ai i njerëzve”. Gjatë republikës, vetëm Asambleja e qytetarëve romakë mund të nxirrte ligje; ashtu sikurse vetëm Asambleja e qytetarëve romakë mund të zgjidhte konsujt, të cilët e mbanin pushtetin për një peri-udhë vetëm 1-vjeçare. Populli i lirë romak delegonte kështu pushtetin ekzekutiv, jo tek një njeri i vetëm, por tek dy të tillë, dhe asnjëherë përtej mandatit të fiksuar.

Dhe nëse bëhej e do-mosdoshme një komandë e vetme, për shembull gjatë një krize ushtarake, populli mund të zgjidhte një diktator, man-dati i të cilit do të skadonte fiks pas gjashtë muajve. Kjo normë ishte përgatitur për të parandaluar dhe shmangur atë që romakët e lashtë e quanin regnum (prej nga burim fjala e sotme regno – mbretërim), pra përqendrimi i një pushteti të pakufizuar në duart e një personi të vetëm. Dhe duke qenë se edhe një pushtet kaq i limituar rrezikonte të trans-formohej në diçka arbitrare, qytetarët romakë mbroheshin nga “tribunë të plebejve” – edhe këta të zgjedhur për një vit të vetëm – të cilët vendos-nin veton ndaj zcdo vendimi që merrnin konsujt e që, sipas gjykimit të tyre, mund të dhu-nonte lirinë e qytetarëve.

E drejta e vetos kishte për romakët një rëndësi të tillë, saqë tribunët ishin të veshur me një autoritet pothuajse fetar: kushdo që dëmtonte një tribun, akuzohej automatik-isht për sakrilegj dhe dënohej patjetër me vdekje, për t’u bërë i urryer për perënditë.

Prishja e ekuilibrit mes pushteteve

Një tribun mundej edhe që, kur e konsideronte të domo-sdoshme, të vinte veton për vendime të marra nga senati. Ky këshill i të moshuarve ishte një organ këshillues dhe nuk kishte kompetenca kushtetuese, por ngahera përfaqësonte një përqendrim

roMAtë këqiat që

shembën demokracinë

të fortë të eksperiencës dhe mençurisë politike. Për këtë arsye mendimet e tij dëg-joheshin dhe zbatoheshin normalisht nga konsujt, atëherë kur tribunët nuk vinin veton. Ky raport i ekuilibruar i pushteteve funksionoi shumë mirë për disa shekuj, deri kur u dobësua pikërisht për shkak të suksesit të tij. Në fakt, jeta e rregulluar në brendësi të shoqërisë i mundësoi Romës të shndërrohej në një fuqi të madhe ushtarake. Duke filluar nga shekulli i dytë para Krishtit, filloi të pushtojë territore të mëdha jashtë gadishullit italian – Sicilinë, Sardenjën, juglindjen e Spanjës, Greqinë, Afrikën ver-iperëndimore, Provencën – dhe pasoja e parë ishte një rritje e vazhdueshme e pasurisë pub-like dhe private.

Traditat e vjetra të lidhura me një respekt të thellë për virtytet civile – që kishin “prod-huar” një njeri si Lusio Kuinc Cincinati, i cili kish lënë tokat e tij për të udhëhequr ush-trinë drejt fitores e më pas për t’iu rikthyer sërish plugut – u harruan shumë shpejt, nën pre-sionin e pabarazive gjithmonë e më të mëdha që prodhonte rritja e pasurisë. Dhe ishte pikërisht një mosmarrëveshje ekonomike që provokoi krizën e parë të rëndë sociale. Pronarët e pasur të tokave po zgjeronin zotërimet e tyre në terrene publikë, deri në atë pikë që në vitin 133 para Krishtit, një tribun, Tiberi Grako, propozoi një ligj me anë të të cilit do të mund të shtetëzoheshin përsëri ato prona dhe të nda-heshin në ferma për t’ua dhënë më të varfërve. Një pjesë e Senatit u kundërvu me forcë, por populli romak votoi propozi-min e tribunit, duke e transfor-muar në ligj. Por, kur Tiberi u propozua si tribun edhe për vi-tin pasardhës, njerëz të Senatit e rrahën për vdekje. Edhe në këtë rast vrasja u konsiderua

sakrilegj, por askush nuk u ndëshkua për atë krim. Madje, senatorët që kishin ndjekur vijën e ashpër e justifikuan me domosdoshmërinë për të penguar Tiberin që të trans-formohej në një tiran, një njeri i etur për pushtet, vendimet e të cilit do të rrezikonin lirinë e republikës.

Për të kuptuar këto kon-traste, dhe konceptin e ndry-shëm të lirisë, mund të jetë e dobishme të konsiderohet një libër i Isaiah Berlin, botuar në vitet Pesëdhjetë, i cili titullohet “Dy koncepte për lirinë”. Berlin flet për një liri negative dhe një pozitive, “liria nga” dhe “liria për”. Populli romak donte lirinë nga shfrytëzimi dhe shpronësi-mi, të pasurit donin lirinë për të përdorur pronën e tyre në atë mënyrë që e konsideronin më avantazhuese, pa ndërhyrje nga ana e shtetit. Kështu, një tabu e fortë u shkatërrua me vrasjen e Tiberi Grakos në vitin 133 para Krishtit.

Që nga ai moment, paprek-shmëria e tribunëve u konsider-ua më pak se hiçi dhe vrasja nuk konsiderohej më një fakt i paim-agjinueshëm në luftën politike. Sapo dhuna pranohet, bëhet e vështirë ta ndalësh. Dhe në fakt, brenda pothuaj gjysmë shekulli kontrastet politikë që u shfaqën në Romë në kohën e Graçhëve degjeneruan në luftë të hapur civile.

i kujt ishte faji për krizën?Natyrisht, dy palët e

kundërvëna ia hidhnin fajin njëra-tjetrës për këtë de-gjenerim. Sipas optimateve, domethënë aristokratëve, kriza ishte shkaktuar nga vetë Ti-beri, më shumë për tentativën e tij për t’u rizgjedhur, se sa për ligjin që kishte propozuar. Për kundërshtarët e tyre, “popu-lares”, domethënë demokratët, kriza nuk ishte shkaktuar aspak nga ajo që kish bërë tribuni, por nga ajo që i ishte bërë atij.

Autorët e lashtë e tregojnë këtë konflikt si lufta e popullit kundër Senatit, apo e shumicës kundër pakicës. Dhe secila prej palëve ishte e bindur se liria dhe demokracia rrezikohej nga pala tjetër.

Skena tjetër e vdekjes së gjatë të republikës romake ndodhi në vitin 82 para Krishtit, kur Lusio Sila kërkoi të sanksionohej fitorja e arritur prej tij në luftën civile kundër popullorëve të Marios, duke u ripropozuar nën veshjen e diktatorit, një figurë që kish kohë që kish dalë “jashtë përdorimi”, por këtë herë pa një afat skadence.

E vërteta është që Sila e dorëzoi mandatin e tij dy vjet më vonë, por jo më parë se të hiqte qafe më shumë se 4 mijë kundërshtarë me procedurën e thjeshtë të dëbimit, që parashi-konte afishimin publik të em-rave të personave që duheshin goditur dhe premtimin e shpërblimeve për vrasësit e tyre. Mes të shumtëve që rrezi-kuan jetën në atë periudhë të shkurtër kohe ishte dhe një i ri 18-vjeçar, që quhej Jul Cezari.

Çezari, megjithëse i përkiste një prej familjeve romake më fisnike, u bë shumë shpejt ud-hëheqësi i populares dhe çdo hap i karrierës së tij triumfuese politike u realizua pavarësisht kundërshtimit të ashpër të pushtetit senatorial.

Në vitin 59 para Krishtit, populli i besoi komandën në fushatën ushtarake në Gali. Kjo fushatë kishte detyrën të mbronte provincën e pushtuar tashmë, një zonë e vogël në jug të Galisë, nga migribet trib-ale; në realitet, bëhej fjalë për çuarjen përpara të një misioni pushtimi në mënyrën që Çezari do ta konsideronte më të për-shtatshme. Politika demokra-tike ishte boll koherente me ekspansionin ushtarak: pjesa më e madhe e taksave dhe tributeve shkonin në thesarin

publik, mënyra më e thjeshtë për të hequr mënjanë bur-ime që do u shpërndaheshin qytetarëve të Romës.

Një masë e tillë u fut nga tribuni Publio Klodio në vitin 58 para Krishtit, që propozonte që t’i shpërndahej bukë falas popullit. Gjashtë vjet më vonë, në prag të një rizgjedhjeje të mundshme, Klodio u vra. Pop-ulli romak i vuri atëherë flakën ndërtesës së Senatit, dhe pothuajse e transformoi në një turrë drush për funeralin e Klo-dios. Në vitin 52 para Krishtit, Çezari kishte përfunduar praktikisht pushtimin e Galisë. Dhe prej aty, shfaqi ambicien për konsull. Optimates ishin të vendosur që ta pengonin me çdo kusht. Në fillim të vitit 49 Çezari marshoi me legjio-nët e tij kundër Italisë, duke kapërcyer kufirin që e ndante lumi Rubikon, pranë Riminit. Në atë pikë, optimates urdhëruan Pompein, i quajtur i Madhi për shkak të fitoreve të tij ushta-rake, që të mbronte republikën kundër pushtimit. Përplasja mes të dyve ndodhi një vit më vonë në Farsalo, në Greqi. Pompei, i mundur, u strehua në Egjipt, ku e vranë. Çezari shkoi në Egjipt, ku u angazhua në një fushatë të shkurtër por të vështirë ushtarake, në fund të të cilës pushtoi Aleksan-drinë si dhe u përfshi në një histori të shkurtër dashurie me mbretëreshën e re, Kleopatra. Ndërkohë, në Romë, optimates ishin bashkuar nën udhëheqjen morale të Mark Katonit. Ky do të vetëvritej në Utica, në Afrikë – një arsye përse do të kujtohej si Uticence, dhe Dante do ta kujtonte tek Komedia Hyjnore si një kampion të lirisë – për të mos rënë në duart e Çezarit. I rikthyer në Romë si diktator

– ashtu si Sila, por pa përdorur hakmarrjen e tij gjakatare – Çezari tentoi kartën e mëshirës për të mposhtur kundërshtarët. Kjo zgjedhje nuk mjaftoi për ta shpëtuar: një komplot i opti-mates, të udhëhequr nga Bruti dhe Kasio, arriti ta eleminojë me goditje kamash në sallën e Senatit, mu përpara statujës së Pompeit.

një djalosh trashëgimtar i Çezarit

Trashëgiminë e Çezarit e pretendoi menjëherë djali i adoptuar i diktatorit të vrarë, i cili ishte vetëm një djalosh, por shumë i vendosur për të bërë të vlejnë arsyet e tij. I lindur me emrin Gaio Oktavio, pas adoptimit ai ishte bërë Gaio Jul Çezar Oktaviani. Ishte vetëm 20 vjeç kur populli romak i dha pushtetin suprem. Në krah të tij qëndronin dy çezarianë shumë besnikë, Mark Antoni dhe Mark Lepidi. Me ta formoi Triumviratin, një diktaturë me tre koka. Detyra e parë e triumviratit ishte t’i shpallte luftë atyre që ishin të përlyer në vrasjen e Çezarit. Bruti dhe Kasio silleshin si çlirimtarë, duke thënë se kishin çliruar republikën nga një tiran. Ndoshta do ta kishin përcjellë këtë dëshmi të lirisë dhe do të kishin shpëtuar vizionin politik të optimates, nëse fati do të kish qenë në anën e tyre në betejën që u luftua në Filippi, përsëri në Greqi, në tetor të 42. Por, u mundën dhe u vranë.

Siç do të shkruante, një shekull e gjysmë më vonë, historiani Plutark në jetën e tij për Brutin: “Dukej sikur forma republikane e qeverisjes nuk duhej të ekzistonte më në Romë, dhe që si pasojë duhej të ndërfutej një monarki.

Vrasja brutale e tribunit Tiberio Graço, i hapi rrugë një krize të thellë institucion-ale që solli luftërat civile të shekullit I para Krishtit dhe pushtetit personal të Augustit. Një rindër-tim i fakteve dhe personazheve të asaj periudhe që përcaktoi të ardhmen e botës

Page 15: Metropol, 24 faqe lajme

15• E hënë 21 maj 2012

»Bota

ndonëse më të shumta në numër, por jo përpara se Pompei të arratisej për në Egjipt. Duke ndjekur Pompein për në Egjipt, Çezarit iu ofrua koka e prerë e rivalit të tij si shenjë miqësie. Përpara se të largohej nga rajoni, Çezari caktoi Kleopatrën si sunduese e Egjiptit në këmbë të tij. Çezari mposhti rivalët e mbe-tur në Afrikën e Veriut në 47 para Krishtit dhe u rikthye në Romë, tashmë me autoritet të vendosur përfundimisht. Çezari vijoi të konsolidojë pushtetin dhe në shkurt të 4 para Krishtit, ai u vetëshpall dikta-tor i përjetshëm. Ky akt, bashkë me përpjekjet e tij të vazh-dueshme për t’u vetëstolisur me kostumin e pushtetin, ktheu kundër tij shumë prej pjesëtarëve të Senatit. Gjashtëdhjetë prej tyre konklud-uan se e vetmja zgjid-hje e problemit ishte vrasja e Çezarit.

Nikolau i Damaskut e shkroi rrëfimin e tij për vrasjen e Çezarit disa vite pas ngjarjes. Ai nuk ishte në fakt i pranishëm kur ndodhi vrasja, por kish patur mundës-inë të fliste me ata që

kishin qenë aty. Ai ishte mik i Herodit të Madh dhe mblodhi informacione gjatë një vizite në Romë. Mendohet që rrëfimi i tij të jetë i besueshëm.

PLANI: “Komplotuesit nuk u takuan asnjëherë haptas, por ata u mblodhën disa herë në shtëpitë e njëri-tjetrit. Pati shumë diskutime dhe propo-zime, siç mund të mendohet, ndërkohë që ata shqyrtonin se si dhe ku ta ekzekutonin planin e tyre. Disa sugjeruan që ta bënin atentatin ndërkohë që ai shëtiste përgjatë Rrugës së Shenjtë, që ishte një prej shëtitjeve të tij të preferuara. Një tjetër ide ishte që të kry-hej gjatë zgjedhjeve, në një rast ku do të kalonte një urë për të shkuar dhe emëruar magjistratët në Kampus Martius; ata duhej të

caktonin shuma për disa që do ta shtynin

nga ura, dhe të tjerë që do të shkonin ta

vrisnin. Një plan i tretë ishte që

të pritej për një shfaqje gladiatorësh. Avantazhi i kësaj do të ishte se, për shkak të shfaqjes, nuk do të kishte dyshime nëse do të vërehej prania e armëve para aten-tatit. Por, shumica ishte që ai të vritej ndërkohë që qën-

dronte ulur në Senat, aty ku do të ishte i vetëm pasi josenatorët nuk do të pranoheshin, dhe ku komplotuesit e shumtë do të fshihnin kamat poshtë

veshjeve. Ishte ky plani që

fitoi”. BRUTI BIND CEZARIN: “...miqtë e tij ishin të alarmuar nga disa zëra që kishin

dëgjuar dhe u përpo-qën ta ndalojnë që të

shkojë në Senat, ashtu si bënë edhe doktorët, pasi ai vuante nga një prej

marramendjeve të herëpas hershme. E shoqja, Kalpurnia, e cila ishte e trembur për shkak të disa vizioneve që kish parë në ëndrra, iu qep pas dhe i tha se nuk do ta lejonte të dilte atë ditë. Por Bruti, një prej komplotuesve që atëherë mendohej se ishte një mik i tij i ngushtë, erdhi dhe i tha: ‘Ç’është kjo, Çezar? A mos je

burrë që i kushton vëmendje ëndrrave të një gruaje si

dhe thashethemeve të budallenjve, e të fyesh

Senatin duke mos dalë, megjithëse ai të ka nderuar dhe është mbledhur posaçërisht për ty? Më dëgjo mua, lëri mënjanë

parandjenjat e të gjithë këtyre njerëzve dhe eja. Senati ka që në mëngjes në seancë, duke të pritur’. Kjo e bindi Çezarin dhe ai u nis”.

Ogure të këqinj: “Përpara se të hynte në sallë, priftërinjtë i sollën viktimat për të bërë atë që do të ishte flija e tij e fundit. Ogurët ishin qartësisht të pafavorshëm. Pas kësaj flije të pasuksesshme, priftërinjtë bënë të tjera për të parë në do të dilte diçka më e përshtat-shme, nga ato që ishin zbuluar tashmë para tyre. Në fund, ata thanë se nuk ishin në gjendje të dallonin me qartësi qëllimet hyjnore, pasi kishte ndonjë shpirt transparent, të keq që fshihej tek viktimat. Çezari, i mërzitur e braktisi parashikimin e të ardhmes për në perëndim, ndonëse priftërinjtë vazhduan me përpjekjet e tyre.

Vrasësit e pranishëm u kënaqën nga kjo, ndonëse miqtë i kërkuan Çezarit ta shtynte takimin e Senatit për atë ditë për shkak të asaj që kishin thënë priftërinjtë, dhe ai ra dakord. Por, disa shërbëtorë erdhën dhe i thanë se Senati ishte mbushur plot. Ai u hodhi një sy miqve, por Bruti iu afrua sërish dhe i tha: ‘Eja, zotëri i mirë, mos u kushto rëndësi dërdëllitjeve të këtyre burrave, dhe mos shty atë që Çezari dhe pushteti i tij kanë paracaktuar. Zgjidh kurajën tënde si ogurin e preferuar”. Ai e bindi Çezarin me këto fjalë, e kapi nga dora e djathtë, dhe i priu drejt Senatit, që ishte shumë pranë. Çezari e ndoqi pas në heshtje”.

Sulmi: “Senati u ngrit në këmbë në respekt të postit të tij kur e panë të hyjë. Ata që kishin pjesë në komplot qëndruan pranë tij. Ngjitur me të shkoi Tiliu Cimber, vëllai i të cilit ishte dëbuar nga Çezari. Nën pretekstin e një kërkese modeste nga vëllai, Cimber u afrua dhe e kapi nga manteli, me sa duket për të treguar një xhest edhe më pozitiv. Cezari donte të ngrihej dhe të përdorte duart, por nuk u lejua nga Cimber dhe nisi të shfaqë irritim. Ky ishte momenti që të tjerët të ndërhynin. Të gjithë nxorrën me shpejtësi kamat dhe nxituan drejt tij. I pari, Servilius Kaska e goditi me majën e kamës në shpatullën e majtë, pak mbi klavikul. Ai kish shënjestruar pikërisht klavikulën, por në nxitim e sipër nuk ia doli. Çezari u ngrit për t’u vetëmbrojtur, dhe nëpër poteren e krijuar Casca i thirri në greqisht vëllait. Ky e dëgjoi dhe nguli kamën e tij në brinjë. Pas një momenti, Kasiusi e preu në fytyrë dhe Decimus Bruti e goditi në anë. Ndërkohë që Kasius Longinus përpiqej t’i jepte një tjetër goditje, i shkau dora dhe goditi Markus Brutin në dorë. Minuci gjithashtu nuk qëlloi dot në trupin e Çezarit dhe goditi Rubriusin në kofshë. Ishin disa burra që bënin betejë kundër tij. Pas gjithë plagëve të marra, ai u shemb në këmbët e statujës së Pompeit. Të gjithë dukej se donin që të kishin kontributin e tyre në vrasje, dhe nuk mbeti asnjëri pa i dhënë nga një goditje në trup ndërkohë që ai rrinte aty shtrirë deri kur, i plagosur trid-hjetë e pesë herë, mori frymë për herë të fundit”.

Kështu, Perëndia hoqi të vetmin njeri që do të mund t’i kundërvihej mësuesit të tij”. Mësuesi ishte Oktaviani që, pasi kishte eleminuar Lepidin në vitin 36 para Krishtit dhe kishte mposhtur Antonin dhe Kleopatrën në vitin ‘30, u dha fund luftërave civile dhe qën-droi i vetëm në pushtet si Çezar Augusti. Augusti risolli në Romë paqen dhe i dha jetë një periudhe prosperiteti të madh. Virgjili e përjetësoi në poemën e tij Eneida. Me të u përmbyll, pas më shumë se një shekulli, lufta e gjatë që kish nisur me vrasjen e Tiberit. Por përpara fundit të jetës së tij të gjatë – vdiq në vitin 14 pas Krishtit – u bë e qartë për të gjithë se cili kish qenë çmimi që ishte paguar për të patur atë paqe dhe atë prosperitet: republika e lavdishme romake kish marrë fund përgjithmonë dhe në vend të saj ishte vendosur një dinasti monarkike, në të cilën lufta për pushtet i kish lënë vend vrasjeve të tjera apo luftërave të tjera civile. Demokratët kishin arritur të fitonin mbi aristokratët, por duke shkatër-ruar atë republikë që për katër shekuj kishte mishëruar lirinë e popullit romak.

Vrasje në senatNë janar të vitit 49 para

Krishtit, Jul Çezari udhëhoqi ushtrinë e tij përtej Lumit Rubikon në veri të Italisë dhe e zhyti Republikën Romake në luftë civile. Rivali i Çezarit, Pompei, u arratis për në Greqi. Brenda tre muajve, Çezari kontrollonte të gjithë Gadishul-lin italian dhe në Spanjë kishte mposhtur legjionet besnikë të Pompeit. Tani, Çezari po ndiqte Pompein në Greqi. Çezari arriti të mundë forcat e armikut,

Page 16: Metropol, 24 faqe lajme

16 E hënë 21 maj 2012 •

«Bota

maurizio Bono

librat nuk do të zhduken, mendimi i lirë ndoshta po. Sepse dobësia e vërtetë

është e njeriut: “Frika ime është që kolektiviteti, apo më mirë fuqia e tij teknologjike, do të mbysë gjithçka. Sot, një person autonom, i lirë e ka vështirë të gjejë një portë të hapur për të bërë të njihet vizioni i tij. Mendimet anarkike rrezikojnë të humbasin në mesin e zhurmës pa kufi, në uniformitetin e shijes vulgare dhe diktaturës së pasurisë”. George Steiner, kritiku më i kthjellët dhe më origjinal i krizave që kanë ndodhur në kulturën perëndimore ka qenë këto ditë në Milano për të shoqëruar daljen e tekstit të tij të shkurtër, Libri i Librave, me nëntitull “Një prezantim me Biblën hebraike”, dhe, pa-varësisht diversitetit të qasjes dhe bindjeve, në Universitetin Katolik, ku ka dialoguar me kardinalin Gianfranco Ravasi, është ndier tamam si në shtëpi: “Mos harroni që për ne hebrenjtë teksti është një atdhe, unë besoj se judaizmi është më shumë një peda-gogji e jashtëzakonshme, një mësim më shumë se sa një fe. Rabin do të thotë mësues dhe lexues i fjalës, jo prift. Bibla është një përzierje diversiteti fantastik rrëfimesh, tregimesh, legjendash, ligjesh, ritualesh – siç do të thoshte miku im i madh Umberto Eco është vërtetë “forma e hapur” – pa të cilën nuk do të kish patur as art, as letërsi dhe as muzikë, në historinë perëndimore. Kjo është lidhja e vërtetë, e thellë mes meje dhe botës së Kardi-nalit Ravasi: dashuria jonë për librat, në një botë ku përvoja e letërsisë së vërtetë, e dialogut personal dhe privat me tekstin po bëhet fatkeqësisht shumë e rrallë”. E kështu, përveçse si në shtëpi, George Steiner është gjendur këto ditë edhe i humbur, ashtu si gjetkë në perëndim: “Eshe këtu në Itali po zhduken seminarët e vegjël. Një shenjë. Sepse homologizimi i peisazhit urban dhe i jetëve tona, është aq i fortë saqë e bën të vështirë shqiptimin e asaj fjale thel-bësore që është “Jo”-ja. Edhe përsa kohë do të dijë individi t’i kundërvihet konformizmit?

INTErvISTa/ GEorGE sTEiNEr*

Për këtë arsye besoj se bota jonë, ajo e profesorëve dhe ajo e atyre që ende na dëgjojnë dhe lexojnë, duhet të ruajë një mundësi rezistence”.

ku sugjeroni të fillojmë?Siç u thashë të rinjve që

kam takuar, fillohet me letërsi-në dhe kujtesën. Të rinjtë kanë një frikë të tmerrshme nga vetmia, por letërsia serioze, dialogu me tekstin, të bërit mik i një poeme të madhe apo një libri të madh do të thotë pikërisht të qëndrojmë të vetmuar, në përqendrim dhe në heshtje, për të njohur vetveten.

përse e kemi humbur zakonin për ta bërë këtë?

Do të doja të thoja diçka disi të rrezikshme: katolicizmi nuk është një mik i madh i letërsisë. Roli universal i Biblës është një produkt i protesta-nizmit. Kanë qenë përkthimet e Luterit dhe Bibla e Mbretit Xhakomo që i garantuan librës një universalitet të vërtetë. Katoliku, sidomos në vendet mesdhetarë si Talia dhe Span-ja, e lexon pak, por protestanti është lexues i Biblës që në fëmijëri. Por mbi të gjitha sot ka një tjetër problem.

cili?Shkolla. është bërë një

formë amnezie e organizuar. Memorizimi i një teksti, i një faqjeje të Jeremias apo Dantes, apo Shekspirit do të thotë të fusësh brenda një forcë të madhe rezistence. Despotizmi i financës, dik-tatura e pasurisë nuk mund të na shkëpusin nga kujtesa jonë e brendshme. Poeti i madh rus Mandelstam, apo Ahmatova kanë mbijetuar në kujtesën e lexuesve të tyre. As Stalini nuk mundi ta shkatërrojë. Për këtë arsye, më duket shumë e rëndësishme t’i japim pak forcë muskulit të kujtesës. Unë do të preferoja më mirë shprehjen franceze “apprendre par coeur”, apo angleze “learn by heart”, se sa atë italiane “imparare a memoria”.

a mund t’u ofrohet Bibla për t’u mësuar përmendësh edhe veshëve tashmë të mësuar me zhurmën shurd-huese?

Bibla mbetet krijuesja e tematikave kryesore të vetën-johjes sonë, mrekullia qëndron në cilësinë edhe letrare të këtyre teksteve, e pakra-

hasueshme me asnjë libër tjetër për nga forca e rrëfimit. Faqet për fatin e Jeruzalemit, Jeremia, historia e mbretit Saul dhe David, tregimi i mrekul-lueshëm i të huajës Ruth në vendin e Moabitëve: këta dhe shumë të tjerë janë pjesë tekstesh pa të cilët nuk do të ekzistonte kultura perëndi-more. Zëri i mrekullueshëm që jehon nga shkretëtira dhe nga e shkuara – bashkë me Homerin, Danten e Shekspirin, tre kryeshkrimtarët e tjerë - mbetet kodi dhe definicioni i vetëdijes sonë europiane dhe i asaj amerikane.

Homeri, Dante, shek-spiri, Bibla, janë antidoti i dështimeve socialë të së sotmes. e megjithatë keni qenë pikërisht ju, profesor, që keni përshkruar më mirë se kushdo tjetër kulturën perëndimore, në vepra si “kështjella e mjekërrkal-trit” apo më i fundit “mbi poezinë e mendimit”, si një

vazhdimësi krizash dhe frenimesh, nga klasiciteti deri tek “post-kultura”.

Po, është shumë e lehtë të qahesh dhe të besosh që në çdo brez, qytetërimi ynë është në prag të fundit. Ekziston rreziku të gabosh, ashtu si intelektualët më autoritarë të Europës që me ardhjen e rev-olucionit të Gutenbergut nisën të flasin për vdekjen e librit. është një bast i madh të bësh parashikime për gjëra aktuale, shfaqen gjithmonë forma të

reja. Mundesh që vetëm të përcaktosh tranzicionin teksa ndodh, të shohësh hapin që kapërcen kufirin: mendoj këtu Uliksin e Joyce, një kryevepër klasike në kuptimin më radi-kal, një vepër shumë pranë Homerit, e më pas “Zgjimi” i Finegan, një vepër totalisht e re e shkruajtur për të gjetur një gjuhë të nënvetëdijes, të ëndrrës dhe të natës, një esperanto e të panjohurës. Joyce ka qenë një gjeni në dy anët e kufirit, dhe epoka jonë nis vërtetë pas “Zgjimit” të Finegan, pas surrealizmit dhe pararojave të tjera. Në botën e rrokut ka ndryshuar cilësia e tingullit, e dritës e madje edhe e trupit. Por kujdes, problemi nuk është suksesi i formave të reja. Përkundrazi, çdo formë e re është shpesh shprehje e një kreativiteti.

Që sot rrezikon të shuhet.

Po. Për shkak të këtij “kolektiviteti teknologjik”. I cili

nuk lë hapësirë për eksperi-mentuesit. Nëse Uliksi i Joyce përfundonte me të famshmen “Yes” të Molly Bloom, sot është e domosdoshme të qëndrojme me Jean Paul Sartre që shkru-ante: “Mendimi është të thuash jo”. Përpara kësaj, më pëlqen të kujtoj që për popullin hebre libri i librave ka qenë garancia e mbijetesës dhe e identitetit, një libër i përhershëm në xhep, me të cilin nga një eksod në tjetrin ka mundur të marrë me vete esencën e vetvetes.

në parathënien e librit tuaj, që është njëkohësisht edhe një dialog mes jush, ravasi shpreh një keqard-hje të madhe për faktin që “steiner, i vendosur në kufirin (gjithsesi të lëvizsshëm) të agnos-ticizmit, e lë të shfaqet aty-këtu, por nuk përballet asnjëherë me “pikëpyetjen e skajshme”. me një fjalë, nuk parashikon që autori i vërtetë i Biblës mund të mos ketë qenë një njeri...

Po, unë nuk besoj në një zbulim të mbinatyrshëm. Edhe pse në Librin e Librave ka tema dhe kapituj, që kanë një fuqi të tillë dhe një per-feksion formal të tillë sa që është shumë e vështirë për mua t’i imagjinoj të prodhuar nga një njeri si ju, apo si unë. E kam bërë këtë duke dhënë një shembull tashmë të njohur: mund të imagjinoj Danten që pasi ka shkruajtur takimin me Brunetto Latinin, shkon në supermarket dhe blen bukën apo gjalpin, por nuk mund të imagjinoj autorin apo autoren – është e mundur të jetë një autore – e fjalëve të Zotit në stuhinë e librit Job apo Psalmin 23 si një person të zakonshëm.

Duhet të mësojmë të themi jo. mendimi i lirë është në rrezik

pra kush e ka shkruajtur Biblën?

Heidegger për këtë temë ka dhënë një përgjigje mbresëlënëse: Bibla përfaqë-son një moment të evolu-cionit njerëzor ku gjuha ishte më pranë aurorës së qenies, një gjuhë pothuajse adamike, shumë pranë të vërtetës. Një teori e mrekullueshme por totalisht absurde, sepse evolucioni gjuhësor i njeriut është një proces socio-biologjik natyror. Përpara origjinës së këtij teksti të jashtëzakonshëm preferoj të qëndroj në enigmën dhe mahnitjen e pakufi.

*George Steiner ka lindur në Paris në 1929 nga prindër

hebrej vienezë. Ai emigroi në SHBA në 1940. Ka dhënë

leksione në universitetet krye-sorë amerikanë dhe anglezë

dhe konsiderohet një prej kritikëve më të rëndësishëm

bashkëkohorë të kulturës.

Page 17: Metropol, 24 faqe lajme

17• E hënë 21 maj 2012

»Bota

Vendimet e udhëheqësve mund të kenë pasoja politike për ta. Mbrojtësja krye-sore e masave shtrënguese në Evropë, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, pa kohët e fundit humbjen e partisë së saj në zgjedhjet vendore. Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, i cili mbështeti shkur-timet buxhetore, humbi në zgjedhjet presi-denciale ndaj zotit Fransua Holande, i cili ofroi një politikë pro rritjes ekonomike

EUroZoNADrejt konsensusit për reformat

presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se udhëheqësit e

ekonomive më të mëdha të botës kanë filluar të bien da-kord se më shumë vende pune dhe një rritje më e madhe ekonomike do të ndihmojnë në prapsimin e krizës ekonomike në Evropë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain na informon se zoti Obama i bëri këto komente në përfun-dim të takimit të nivelit të lartë të G8-s.

Pas dy ditë bisedimesh në Kemp Dejvid, vendpushimi presidencial jashtë Uashing-tonit, zoti Obama tha se tetë udhëheqësit ishin dakord se vetëm shkurtimet buxhetore nuk janë të mjaftueshme për të mëkëmbur ekonominë e Evropës. “Tani konsensusi është gjithnjë e më i qartë se më shumë duhet bërë për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të krijuar vende pune, në kontekstin e këtyre refor-mave fiskale dhe struktu-rore”. Në një komunikatë të përbashkët të udhëheqësve të G-8-s, bëhet thirrje për vendosjen e balancës mes rritjes ekonomike dhe masave shtrënguese për të luftuar krizën ekonomike. Zoti Obama tha se udhëheqësit diskutuan nevojën që vendet evropiane në vështirësi të vazhdojnë të ulin defiçitin, ndërkohë që të nxitin rritjen ekonomike. “Sot ne ramë dakord se duhet të marrim masa për të rritur besimin dhe për të nxitur rri-tjen ekonomike dhe kërkesën, ndërkohë që t’i japim drejtimin e duhur financave. Ne ramë dakord se është e rëndë-sishme që eurozona të jetë e fortë dhe e bashkuar, dhe u shprehëm se është në interes-in tonë që Greqia të qendrojë në Eurozonë dhe ndërkohë të respektojë angazhimet e tij”.

Por vendimet e ud-hëheqësve mund të kenë pasoja politike për ta. Mbro-jtësja kryesore e masave shtrënguese në Evropë, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, pa kohët e fundit humbjen e partisë së saj në zgjedhjet vendore. Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, i cili mbështeti shkurtimet buxhetore, humbi në zgjedhjet presidenciale ndaj zotit Fransua Olond, i cili ofroi një politikë pro rritjes ekonomike.

Shumë analistë politikë në Shtetet e Bashkuara thonë se ngecja ekonomike, kryesisht për shkak të problemeve në vendet evropiane, është pengesa më e madhe në rizgjedhjen e zotit Obama në muajin nëntor. “Udhëheqësit i kanë të qarta pasojat. Ata e njohin rëndësinë e zgjedhjeve që u duhet të bëjnë dhe si rezultat koston e madhe poli-tike, ekonomike dhe sociale që lidhet me to”. Udhëheqësit e G-8-s diskutuan gjithashtu edhe mundësinë e mungesave në tregjet e naftës, kur të hynë në fuqi sanksionet e reja kundër eksporteve të naftës muajin e ardhshëm. “Përballë mungesave më të mëdha në

furnizimin me naftë, ne ramë dakord se ne duhet monitoro-jmë nga afër tregjet botërore të energjisë. Së bashku, ne jemi të gatshëm t’i bëjmë thir-rje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë të marrë masa për të siguruar që tregjet të jenë plotësisht dhe në kohë të furnizuara”.

Presidenti Obama ishte mikpritësi i takimit të G-8, ku kishte ftuar edhe udhëheqësit e Beninit, Etiopisë, Ganës dhe Tanzanisë, për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së furnizimeve ushqimore në Afrikë. Zoti Obama tha se G- 8-a është e angazhuar të avancojë nismën e tij të vitit 2009 që çoi në grumbullimin e 22 miliardë dollarëve nga zotimet qeveritare. Presidenti tha se ai dhe homologët e tij të G-8-s bënë përparim në disa çështje të tjera me rëndësi ndërkombëtare, mes tyre ishin Afganistani, Siria dhe Koreja e Veriut. Shumica e udhëheqësve kanë shkuar tani në Çikago, vendbanimi i zotit Obama, për takimin e nivelit të lartë të NATO-s.

Pa rezultate?Pyetja që shtrohet pas

Samitit dy ditësh në Camp David është natyrisht: a solli

samiti ndonjë rezultat konk-ret? A thua krerët e shtatë vendeve më të industriali-zuara dhe Rusisë së bashku

me mysafirët nga Afrika kanë ndryshuar diçka në botë? Përgjigja është jo, ata nuk kanë ndryshuar asgjë. As në krizën e borxheve në Evropë dhe as në krizat tjera në botë. Nisma për forcimin e Afrikës e lindur para tre vjetësh është konfirmuar edhe një herë gjatë një dreke me liderët e vendeve afrikane. Dhe kaq, gjëra të tjera të rëndësishme nuk ka pasur. Shpresoj se rezultatet e dobëta të samitit janë vetëm pjesë e takimeve zyrtare të tij. Unë pres që kur zonjat dhe zotërinjtë ulen së bashku pas dyerve të mbyl-lura të diskutojnë pa doreza dhe me gjithë fuqinë. Tema ka sa të duash. Gjendja në Evropë është gjithnjë e më e ndërlikuar. është plotësisht absurde që ta kërkosh fajin tek kancelarja Angela Merkel, e cila kërkon konsolidimin e buxheteve. Pa konsolidimin e financave të shtetit, gjë që ka të bëjë me shumë vende të tjera por edhe me vendin e vetë nikoqirit Barack Obama, nuk mund të gjesh ndonjë rrugëdalje të qëndrueshme dhe afatgjatë nga kriza fi-nanciare. Këtu nuk ndihmojnë fare fjalët e buta dhe kortezia mes presidentit të ri francez Hollande dhe kryeministrit të përkohshëm italian Monti si dhe presidentit amerikan Barack Obama, i cili tani gjendet në prag të fushatës elektorale. Në fund llogariten vetëm faktet dhe fakt është që do të ishte shumë gabim në qoftë se programet e reja ekonomike financohen përmes borxheve të reja. Kancelarja ka të drejtë kur e kundërshton këtë, ndonëse në këtë raund ishte bukur e vetmuar.

Megjithatë kancelarja ia

doli që formulimet në doku-mentin përfundimtar të G8-s të mund të interpretohen në disa mënyra. Secili mund të lexojë atë që i pëlqen dhe i konvenon në luftën e brend-shme politike. Ulja e borxheve dhe investimet duhet të shko-jnë së bashku. E drejtë! Por për fat të keq këtu nuk shoh ndonjë ide të re se si mund të realizohen këto koncepte. Me këtë problem do të përballet tani samiti i evropianëve i cili mbahet javën e ardhshme në Bruksel. Të mërkurën presidenti i Francës, Francois Hollande, do të marrë pjesë për herë të parë në një samit të BE-së. Idetë e tij do të dëgjohen me vëmendje, por shpresoj se eurobondet, që nënkuptojnë përgjithësimin e borxheve, nuk do të prano-hen nga kancelarja Merkel. Rreziqet për ato pak vende të qëndrueshme që kanë mbetur në Evropë do të ishin tepër të mëdha.

Një rezultat i mirë i samitit është pohimi që Greqia i përket eurozonës dhe kështu duhet të mbetet. Ky vend nuk duhet lënë i vetmuar. Oferta ndaj grekëve është shumë e qartë: ndihmat janë të lidhura me kushte. Zgjedhjet greke në qershor do të jenë interesante madje edhe për vetë Barack Obamën. Nëse dështojnë përpjekjet për mbajtjen e Greqisë në euro-zonë, pasojat e recesionit në Evropë mund të prekin edhe SHBA-në. Kjo nuk do të ishte aspak e mirë për Obamën në prag të zgjedhjeve presiden-ciale që zhvillohen në nëntor. Në botën e globalizuar të gjithë ne: grekë, evropianë apo amerikanë varemi nga njëri-tjetri.

Page 18: Metropol, 24 faqe lajme

18 E hënë 21 maj 2012 •

« Dossier

nga alBert kotini

(vijon nga numri i kaluar)

Janë gjithsej 17 emra që kanë marrë pjesë nga 2-12 shkurt të vitit 1944 nën kryesinë e Muharrem Bajraktarit. Në këtë konferencë figuron edhe Haxhi Lleshi si pjesëtar. Pse nuk është zbardhur asnjëherë në histori, si është e vërteta? Në vërejtjet që i dërgon Spiro Koleka Inst. St M-L dhe jo pak

mbi 18 faqe më 21 prill 1987 flitet me ditarë e gjithë aktiviteti i Shtabit të Përgjithshëm, që shpëtoi nga Operacioni i Dimrit të dhjetorit 1943 prej gjermanëve. Nuk përkon as me vëre-jtjet që bën Haxhi Lleshi për këtë çështje në vitin 1989, as me marshimin e Brig. I Sulm-uese të përshkruar prej M. Shehut, por as me librin e Haki Stërmillit “Shtigjet e lirisë”. Që të përshkruash të gjithë këtë ballafaqim e ta do-kumentosh atë kërkohet një kapitull më vete, gjë që është e pamundur këtu në gazetë, por vetëm një pasazh të vogël po jap. Në fq. 10.11. Spiro Koleka shkruan: “Rreth orës 14:00-15:OO kaluam fushën e Studenit dhe menjëherë u futëm në faqet e pyllëzuara të malit. Natën ar-ritën në majën, kurrizin e Malit të Letmit. Këtu ndezën zjarre dhe dremitën rreth tyre. Kundru-all nesh, rreth zjarrit të tyre rrinin anglezët. Veç të tjerave ata hanin çokollata. Ne nuk kishim as bukë të misërt. Dhe nuk thanë të poshtrit: “Urd-hëroni dhe ju, miq shqiptarët nga një çokollatë”!

E me të tilla përplasje ekuivoke, pasaktësi do të vijojmë të mbajmë më këmbë mitin e një historie që nuk është bazuar në asnjë të vërtetë kombëtare?

Kronika e luftës partizane - mashtrimi më i zi në historiografinë shqiptare

Në vitet 1960-1990 i tërë arsenali propagan-distik politik i PPSH-së u përqendrua me të gjitha mekanizmat e strukturave të saj në përgatitjen dhe botimin e 4 volumeve të “Historisë së Luftës NAÇL” dhe në pritje ishte edhe volumi i pesë.

E gjithë gjoja oponenca masive që u grum-bullua, u përpunua, pasuronte me informacione, vërejtje fakte, dokumente, ngjarje e çdo gjë që vihej për përpunim nga KQ i PPSH-së, ISM-L, prej komiteteve të Partisë, Komiteti i Veteranëve, Institutit të Historisë, Akademisë Ushtarake, Shkollës së Partisë “V.I. Lenin”, Universiteti i Tira-nës “Enver Hoxha” etj., me një fjalë tërë institu-cionet shkencore e mësimore të shtetit socialist menduan dhe punuan si një makinë e PPSH-së dhe në citim total të çdo ideje nga veprat e En-verit, librave “madhorë” të tij, si p.sh. “Kur lindi Partia”; “Kur hidheshin themelet e para”; “Tit-istët”; “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” etj. Trashëgimtarët e PPSH-së thonë se kjo di-het, me një fjalë, justifikojnë se kështu ka qenë sistemi dhe nuk kemi përse të bëjnë oponencën e historisë së luftës më...

Po pse duhet ndryshimi i kësaj filozofie to-talitare, mbetur në historiografinë shqiptare?

Në mjaft libra shkollorë, botime në shtyp (dosier), libra politikë, tip monografie për ud-hëheqësit komunistë të luftës u pushtuan nga një nostalgji e paparë dhe e mbytën tregun edu-kativ dhe moral të popullatës shqiptare në vitet 1997-2005. Këto u reflektuan në tërë jubiletë e brigadave, datave të çlirimit, përvjetorëve të komandantëve të Luftës pro Enverit, si fitimtarë dhe lavdia e këtij vendi për 50 vjetët e diktaturës (!). Parulla u bë: “Ta lëmë historinë e LANÇL siç është shkruar, sepse ajo na solli lirinë, lumturinë etj.” Si pasojë, historia kombëtare u nda në dy llogore politike: ata partizanë të privilegjuar dhe ata jo të privilegjuar, por të burgosur të deziluzi-onuar e me të vërtetë idealistë të lirisë.

Mjaft shkencëtarë të historiografisë me tituj deri akademikë, bashkautorë e në sinkron të plotë me direktivat, idetë e PPSH-së jo vetëm nuk e bënë oponencën në vetvete për kontribu-

ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e shqipërisë

tin e tyre në mashtrimin e historisë së Luftës, por mjaft prej tyre u shpërblyen në krye të in-stitucioneve mësimore e shkencore gjatë viteve 1997-2005, për të mos ndryshuar asgjë në thelb, por vetëm formalisht ndonjë “zbulim” të censuruar që nuk mbrohej dot më edhe si ab-surditet. Si pasojë, mentaliteti, edukimi komu-nist i brezit të ri indirekt u mbajt nën kontrollin dhe pushtetin e luftës partizane, duke mos u pastruar nga mashtrimet, deformimet e falsitet-it dhe mungesa e të vërtetës. Janë të dokumen-tuara të gjitha thëniet dhe shkrimet e botimet e këtyre lloj shkencëtarëve të së djeshmes dhe së sotmes, që nuk ndryshuan asgjë për koncepti-min real të Luftës Antifashiste.

Kur vetë atdheu i revolucionit në ish-Bashkimin Sovjetik, shtypi, botimet e deri në Byronë Politike u hodhën në sulm të ashpër kundër Stalinit për gabimet e tij, te ne nuk u pranua asnjë gabim i Enver Hoxhës në Luftën NÇL. Por në mënyrë të kamufluar disa dosierë mbushur me llafe kujtimesh të padokumentuara gjoja prekin mangësi të tij. Ata “shkencëtarë” të historiografisë që u ngritën në mbrojtje të kësaj figure ideologjike të diktatorit si titullarë dje, d.m.th. para vitet 1990 dhe në vitet 2005 akoma nuk ka korrigjuar të paktën vetveten, edhe pse janë jashtë rreshtave të diktaturës.

Kanë frikë apo mbetën të pandryshueshëm? Kjo është çështje dhe për këtë do t’i ballafaqoj se sa vlerë kanë këto koncepte në të gjitha vërejtjet që ata kanë dërguar në Institutin e Studimeve M-L. Prandaj unë ato i shkruar jo për kuriozitet, por për të kuptuar se sa boshe janë dhe mbeten akoma në histori. Shembull mund të marrim në atdheun e revolucionit, ish-BS. Kështu prof. Vik-tor Aufilov, dr. i shkencave historike, shkruan më 20.06.1988 në gazetën “Krasnaja Zvezda”, në përgjigje të letrave të lexuesve se fillimi i luftës së madhe patriotike për popullin tonë kryesisht për shkak të gabimeve të mëdha dhe të keqllog-aritjeve të bëra nga Stalini dhe grupi i tij. Mjaft botime të tjera zbulojnë mospërgatitjen e BS-së ndaj sulmit nazist të qershorit 1941 etj. Ndërsa gazeta “Pravda” organ kryesor i PK të BS, botoi një javë para hapjes së konferencës së 19-të të PK, librin me titull: “Triumf e tragjedi” nga gjen-eral Dmitri Vokogonov e cilësoi për herë të parë “gabim i madh”, traktatin gjermano-sovjetik për miqësinë dhe kufijtë të përfunduar 28 shtator 1939 (ky traktat u nënshkruar afro një muaj pas traktatit Molotov-Ribentrok, më 23 gusht 1939.

Te ne “Zëri i popullit” po se po, por asnjë gjeneral, historik, bashkëkohës i Enverit nuk e ka bërë deri më sot ndonjë denoncim për rrolin “madhor” e të padiskutueshëm të tij në luftë.

E gjithë gjoja oponenca masive që u grumbul-lua, u përpunua, pas-uronte me informa-cione, vërejtje fakte, dokumente, ngjarje e çdo gjë që vihej për përpunim nga KQ i PPSH-së, ISM-L, prej komiteteve të Partisë, Komiteti i Veteranëve, Institutit të Historisë, Akademisë Ushtarake, Shkollës së Partisë “V.I. Lenin”, Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha” etj., me një fjalë tërë institucionet shkencore e mësimore të shtetit socialist menduan dhe punuan si një makinë e PPSH-së dhe në citim total të çdo ideje nga veprat e Enverit, librave “madhorë” të tij, si p.sh. “Kur lindi Partia”; “Kur hidheshin theme-let e para”; “Titistët”; “Rreziku anglo-ameri-kan për Shqipërinë” etj. Trashëgimtarët e PPSH-së thonë se kjo dihet, me një fjalë, justifikojnë se kështu ka qenë sistemi dhe nuk kemi përse të bëjnë oponencën e his-torisë së luftës më...

Page 19: Metropol, 24 faqe lajme

19• E hënë 21 maj 2012

»Dossier

As në mashtrimin e nacionalistëve, as për vël-lavrasjen e shqiptarëve jo komunistë dhe as për vrasjen e udhëheqësve partizanë që mendonin ndryshe... Monopolizimi i pushtetit diktatorial të Enverit filloi që më 8 nëntor 1941.

Historianë sovjetikë evidentuan spastrimet në ushtri, të cilat gjatë viteve 1937-1938 prekën më se 40 000 veta, sepse sipas tyre ky terror i përgjakshëm po bëhej kërcënim për vetë sistemin. Po spastrimet në ushtrinë tonë, në veçanti të udhëheqësve kryesorë të luftës par-tizane, pse heshtën edhe në 60-vjetor-in e çlirimit, kur historiografia sovjetike shkruan që më 17 korrik 1988 se Josif Stalini asgjësoi më shumë komunistë në BS sesa asgjësuan Hitleri, Muso-lini, Franko, Salazar në vendin e tyre?! Po Enveri ynë pse merret në mbrojtje nga PS-ja? Revista sovjetike “Ogonjok” në vitin 1988 botoi një letër të Anatoli Krasnikov, zv.drejtor i agjencisë sovje-tike të lajmeve “TASS”, për reprezaljet masive të kohës së Stalinit. Si u bënë persekutimet kundër gazetarëve, çlir-imtarëve, historianëve që zbulonin krimet e Stalinit edhe gjatë luftës. Te ne në vitet 1997-2005 TVSH-ja ka një heshtje totale për zbulimin e mash-trimeve për “epopenë” e luftës parti-zane, kur pothuaj tërë filmat me parti-zanë “artistikisht” devijojnë ngjarje të vërteta historike. Pse? Që mentaliteti dhe edukimi i brezit të ri të mos ndry-shojë kurrë e të mbahet gjallë nën narkozën e propagandës komuniste.

Më 16 korrik 1988 për herë të parë mbas 40 vjetësh u bënë të ditura letrat e Titos dërguar Stalinit dhe përgjigjja e KQ të PKJ ndaj akuzave të partisë sovjetike dhe të Informbyrosë. Atëherë, pse në historinë e luftës partizane fshihej e gënjehej për vijën serbe të Enverit?

Të gjitha vërejtjet e profesorëve, akade-mikëve që janë edhe sot gjallë si të tillë janë të dokumentuara në arkivin e Institutit të Stu-dimeve M-L dhe evoluojnë një hipokrizi, servi-lizëm ndaj PKSH-së, PPSH-së e PS-së. Pa bazë shkencore dhe flasin për një evoluim nëpërmjet “disertacioneve” që kanë pasur busull vetëm veprat e Enverit. Pse? Aktualisht tani që janë të lirë nuk çlirohen nga këto bashkautorësi për formimin e “njeriut të ri” për të kontribuar në njeriun shqiptar.

Kur janë gjallë Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia, Rita Marko e mjaft gjeneralë me origjinë par-tizane, pse nuk kanë kurajën të njohin fajet e Enverit në luftë, që nga krimet e vëllavrasjet të gjakut shqiptar, por heshtin dhe përpiqen të konsolidojnë mashtrimin e historisë përsëri në dy llogore? Të paktën të kenë kurajën për të mos i marrë me vete gjynahet për Kosovën, për heqjen dhe nxjerrjen e figurave të luftës brenda llojit, që i vrau jo vetëm fizikisht, por dhe në his-tori.

Pse në maketet e 4 vëllimeve u bënë ripun-ime gjatë viteve 1960-1990 disa herë? Pas çdo “zbulimi” të grupeve komplotiste imagjinare dhe u hoqën “tradhtarët”? Prandaj spastrimi nga mashtrimi, falsiteti i luftës partizane nuk e er-rëson atë, siç mundohen të mbrohen të gjallët e saj para brezit të ri, por e vë mbi baza shkencore vlerën reale të saj. Luftën e Dytë Botërore po e vë mbi baza shkencore, edhe palët ndërluftuese, SHBA-Japoni, Gjermani-Poloni, Itali-SHBA etj., ndërsa “baballarët e kombit” që janë gjallë kanë frikën e bazës së pushtetit partizan të ngritur mbi një pirg propagandistik bolshevik nga më të rrallët për historiografinë botërore. Kur vetë historiografia sovjetike e mohon bolshevizmin e vet, atëherë si mundet të heshtin bijtë e saj?!

Po pse propaganda monopolizoi çlirimtarët si fitimtarë të vetëm dhe tërë Luftën Antifashiste e përvetësuan si kontribut të tyre?

Unë vetë jam me strukturë familjare që i dha Luftës Antifashiste dy xhaxhallarë dhe një hallë timen, ndërsa shtëpia ka qenë bazë e Luftës Nacionalçlirimtare në mes të Fierit, mirëpo mjaft fakte historike u shtrembëruan keq. Kështu, p.sh., shtëpia jonë ka qenë me një mur fqinj me familjen Cakrani (nga të Kadri Cakranit, koman-dant i Ballit në Fier) gjatë Luftës. Edhe pse ata e dinin që te ne ilegal dhe partizanë (si p.sh. Naun Kaçaku me shokë strehoheshin, asnjëherë nuk na spiunuan, edhe pse as 50 metra nuk ishte larg Gestapoja. As shtëpia jonë nuk foli ndonjëherë keq për ballistët e Kadri Cakranit, ku grumbullo-

heshin patjetër “krime lufte” për të. Pra, trium-foi cilësia e shqiptarizmit. Xhaxhai, Dhimitër Kotini, ka qenë kryetar i veteranëve të Fierit, ish-itendent i Brigadës V Sulmuese, dhe kishte kohë që nuk fliste për Luftën Antifashiste. Unë u interesova në mijëra faqe që lexova te moria e

vërejtjeve dërguar edhe nga komitetet e vetera-nëve të të gjitha rretheve të Shqipërisë për në Institutin e Studimeve M-L dhe nuk e gjeta në asnjë vend firmën e tij. Pse? Kohët e fundit po më fliste për zhgënjimin nga idealet e Luftës, në të cilën ata dolën për liri.

Fakt tjetër është se në dokumentet gjer-manë flitet edhe për Ballin Kombëtar, në veçanti për ata që u futën në radhët e tyre, që ishin të pabesuar prej tyre, sepse informonin vëllezërit e tyre partizanë për çdo lëvizje të tyre. Pse nuk flitet e të shkruhet për këtë vlerë të shqipta-rizmit tamam vëllazërore? Me çdo kusht duhet të mbetet në histori bashkëpunimi “gjermano-ballist” në çdo betejë! Ja, pra, pse pastrimi i his-torisë së Luftës nga i gjithë ky mashtrim përbën sot aktualisht ndryshimin thelbësor edhe në his-toriografinë e luftës. Nuk mund të përvetësohet i gjithë kontributi i idealistëve, i atyre që u vranë, edhe pse partizanë si kundërshtarë të PKSH-së, as përvetësohet dëshira për liri e të gjithë sh-qiptarëve, që e mbajti këtë luftë me bukë e kripë si një meritë e linjës PKSH-PPSH-PS. Prandaj e kanë frikë debatin, prandaj firmat e vjetra nuk mund ta mbrojnë dot të ardhmen si pushtet i mashtrimit edhe në histori.

Pse i shkrova këto çështje thjesht në disa drejtime për Luftën? Për të larguar një herë e mirë konceptin se fitimtari bën historinë, të tipit vetëm për të privilegjuarit që treguam më lart për këta 61 vjet, që nuk i përkasin mazhorancën idealiste, por një oborri që sa vjen e ngushtohet diktatorial. Monopolizimi gjoja si çlirimtar, por në fakt vërtetohen si pushtues të vendit me monopolet e përfitimit edhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre, nuk mundet të qëndrojë më në këmbë. Idealistët e vërtetë janë të zhgënjyer, edhe pse partizan që patën frikë nga burgjet ku i futën, mjaft prej tyre apo nga lënia në mes të rrugëve, po të flisnin ndryshe, tani ka filluar të flasin e të mos i marrin me vete të vërtetat. Ata dëshirojnë të mbeten të tillë sepse kanë qenë dhe janë me të vërtetë të ndershëm dhe faktet që ata kanë përjetuar shërbejnë për argumente dhe jo për kuriozitet, me të cilën do të zbardhet vlera e vërtetë e historisë së luftës. Pikërisht pa bërë moral për këtë domosdoshmëri të pas-trimit nga spekulimet dhe shfrytëzimet e bërë në emër të “fitimtarit” deri më sot, por për vete dhe kundër të tjerëve, edhe brenda këtij lloj soji partizan i ka ardhur fundi.

Le ta argumentojmë me faktet e mëposhtme:

Pavarësia relative e regjencës nga pushtuesit

Duke përfituar nga rasti, në këtë dokument mjaft historik jepet qartë fakti i mospranimit të ligjit të luftës me Greqinë, sepse ajo është mo-

huar ligjërisht nga Mehdi Frashëri dhe nuk do koment që ajo të mbahet fuqi për Greqisë edhe në vitin 2005. Për këtë çështje nuk do të bëj in-terpretim, sepse është çështje që është rrahur dhe nuk ha më logjike mbajtja e këtij ligji nga ana e parlamentit grek. Njëkohësisht në gjithë

materialet e punës të Këshillit të Regjencës do-kumentohet veprimtaria e Rexhep Mitrovicës dhe trajtimi i kësaj figure është gjithashtu pikë referimi më vete në historiografinë shqiptare për t’u parë e paanshme dhe sa më objektive. Ndërsa për problemin e luftës së forcave nacion-aliste me ato komuniste ka një gamë të gjerë versionesh dhe interpretimesh të botuara deri më sot. Këto në raport me çështjen kombëtare. Kjo sepse nuk ka qenë e lehtë të ndaje fasadën e një grumbulli parullash propagandistike pro shqiptare, por në veçanti në precipitatin e dy ga-bimeve fatale: së pari, në lidhje me bashkëpun-imin me fashizmin italian dhe atë gjerman të Ballit Kombëtare, dhe së dyti në bashkëpunimin dhe aleancën e forcave komuniste të fshehura pas Frontit Nacionalçlirimtar me atë të serbëve dhe komunistëve grekë. Forcat zogiste të Abaz Kupit në panoramën e mësipërme të këtyre mar-rëdhënieve gjatë Luftës së Dytë Botërore nden-jën më tepër në heshtje. As me Ballin dhe as me komunistët. Ky fakt historik i qëndrimit zogist e zvogëloi në fund të Luftës së Dytë Botërore forcën e tyre reale të nacionalizmit. Ky ishte një gabim që bënë forcat e Abaz Kupit në atë kohë sipas dokumenteve gjermane.

Cili ishte misioni i vërtetë i kryetarit të Këshil-lit të Regjencës, Mehdi Frashërit?

Më pastër na jepet në telegramin nr. 77 që Nojbaher i dërgon MPJ më 12.1.1944, ku midis të tjerave thekson: “Kryetari i Këshillit të Regjencës, Mehdi Frashëri, ka paralajmëruar në mesazhin e tij të Vitit të Ri luftën më të rreptë kundër komunistëve si dhe zhdukjen e tyre, duke u mbështetur në tradita të vjetra dhe zakone të shenjta të popullit arian, i cili e ka origjinën nga fisi ilir. Mesazhi për Vitin e Ri ka lënë përshtyp-je të mëdha si dhe më përpara, me rëndësi të madhe për çlirimin e territorit shqiptar. Për Me-hdi Frashërin duhet që partizanët e Titos të mos krijojnë lidhje nëpërmjet Malit të Zi”.

Në muaji gusht 1944 Mehdi Frashëri tregon vlerat e shqiptarizmit. Ngjarjet e mëvonshme treguan se mençuria e Frashëllinjve punonte vetëm për një ekuilibër veprimesh me gjerma-nët për të mos pësuar populli dhe vendi i tij dëme që do ta çonin në katastrofë. Oshilacio-net e këtij pozicioni të Regjencës reflektohen në të gjitha dokumentet e Verhmahtit për pe-riudhën e funksionimit të saj, edhe pse gjerma-nët përkrahën vijën e ashpër të Xhaferr Devës pranë Regjencës dhe largojnë më vonë Mehdi Frashërin, përsëri ky ekuivok qëndrimi ka vend për t’u studiuar dhe gjykuar më drejt. Pikërisht për këtë do t’u referohemi argumenteve, fak-teve të këtyre dokumenteve. Sepse vetëm kur të njihen lexuesit me këto fakte të pabotuara nga historiografia “e realizmit socialist” mund të

gjykohet realisht për regjencën pa lënë më tabu dhe “dhomë të errët” ose më mirë të anatemuar si deri më sot.

Vizioni gjerman përballë akuzave bolshevike ndaj regjencës

Situata në Shqipëri gjatë vitit 1944 ka qenë shumë e koklavitur për t’u orientuar drejt mbi veprimtarinë e këshillit të regjencës. Në këtë vit kon-statohet rritja e influencës angleze për të organizuar të gjitha forcave shqiptare të çdo partie kundër gjer-manëve. Këshilli i Regjencës nuk e zotëron dot situatën si për shkak të intrigave të vazhdueshme, për arsye të pasigurisë së besimit gjerman ndaj milicisë e xhandarmërisë shqiptare, po ashtu edhe ndaj çetave nacionaliste. Te ballistët konstatohet një përballje me forcat komuniste, por u mungon një ide shtytëse për një organizim më të mirë ushtarak dhe politik. Komu-nistët kaluan prova përparimi ushtarak në Shqipërinë e Jugut sipas udhëzi-meve në mesin e viteve 1944 të ju-gosllavëve dhe sovjetikëve. Zogistët, megjithëse përfaqësojnë mbledhjen e qarqeve me ndjenja nacionaliste nën Abaz Kupin me qëllim politik pro anglo-amerikanë, përsëri kaluan shumë periudha pritëse për kombin, duke mos qenë aktivë aq sa të jepnin zgjidhje ushtarake jashtë ndikimin të presionit komunist nga njëra anë dhe atij gjerman nga ana tjetër. Zgjidhjet që bënte këshilli i regjencës në fillimin e vitit 1944 kanë qenë vetëm për ekuilibrim forcash politike dhe fetare

për luftën kundër komunizmit. Komunizmi nuk e harroi këtë pozicion të Regjencës asnjëherë dhe mbas ardhjes në fuqi. Në argumentimin faktik (vetëm të muajve qershor-gusht 1944) të dokumenteve të Vermahtit zbulohen:

- Versioni i okupatorit, por për politikën e kohës dhe shkallën e bashkëpunimit me forcat politike shqiptare.

- “Mëkatet” dhe funksionimi i Regjencës në përputhje me situatën.

- Gjermanët mbi politikën anglo-amerikane në Shqipëri dhe pozicioni dyshues i Regjencës.

- Pamja e formacioneve politike shqiptare në kohën e Regjencës.

Në të gjitha pikat e mësipërme regjenca ka pasur një oshilacion veprimi midis shqiptarizmit dhe diktat të okupatorit, të cilat nuk e lanë që ajo të tregohej e njëanshme. Më mirë le t’u refer-ohemi dokumenteve përkatëse:

Në dokumentin nr. 409.44 rezervat më dt. 8.07.1944 jepet “raport mbi gjendjen politike” si vijon:

“Çdo drejtim shteti dhe çdo politike për të pasur sukses është e kondicionuar prej disa fak-torësh. Mund të thuhet se për hapësirën shqip-tare në këtë kohë këto kontakte nuk paraqiten dhe në formën më primitive.

Organet e shtetit shqiptar. Këshilli i Naltë i Regjencës (në zëvendësim të kryetarit të shtetit) qeveria dhe parlamenti e meritojnë shumë pak atributet e tyre. Këtyre organeve qeveritare krijuar nga halli e me ndihmën gjer-man u mungon populli, i cili duhet t’i njohë ven-di që ato duhet të udhëheqin, fuqia ekzekutive për të zbatuar vullnetin e tyre, nëpunësit që duhet t’i bëjnë pas këtyre paraja për të paguar aparatin shtetëror, eksperienca dhe mundësitë që duhen për udhëheqjen e një shteti dhe mbi të gjitha ideja që përmbledh disa cilësi për të qenë i zhveshur nga interesat personale ( familjen fis, trageti) dhe me e vënë gati në dis-pozicion të situatës.

Në cilësimin e burrave udhëheqës të Sh-qipërisë (në të cilët gjithnjë në radhë të parë është për t’u përmendur Mehdi Frashëri) është për të marrë parasysh se vetë një udhëheq i talentuar mund të ketë vetëm atëherë sukses, në qoftë se fryma e kohës dhe rrethanat janë maturuar për planet e tij. Duhet t’u japësh të drejtë këtyre se konditat aktuale në Shqipëri janë të tilla që për njerëzit duhen trajtime e metoda, të cilat nuk mund të krahasohen me mentalitetet e Europës Perëndimore, ose e kundërta, nuk duhet pretenduar që të kërko-het prej udhëheqësve vendas që të kenë të njohur mentalitetet e botëkuptim në lidhje me shtetin dhe shoqërinë.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 20: Metropol, 24 faqe lajme

20 E hënë 21 maj 2012 •

« LibrariTITULLI: Simfonia e numrave të thjeshtë

AUTORI: Marcus Du SautoyPËRKTHEU: Aleko Minga

Marcus Du Sautoy, autori i famshëm i serisë së dokumentarëve të BBC-së për historinë e matematikës vjen për herë të parë në shqip me “Simfonia e numrave të thjeshtë”

Një mëngjes të nxehtë e të lagësht të gushtit të 1900-ës, David Hilbert-i, i universitetit të Gëtingenit, mori fjalën në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve në një sallë konferencash të mbushur plot e përplot të Sorbonës në Paris. Hilbert-i, që atëherë ishte i njohur si një nga matematikanët më të mëdhenj të kohës, kishte përgatitur një ligjëratë të guximshme. Në vend

që të fliste për çka ishte vërtetuar, kishte vendosur të fliste për çka ishte ende e panjohur. Kjo binte ndesh me rregullat e pranuara dhe kur Hilbert-i filloi të parashtronte vizionin e tij për të ardhmen e matematikës dëgjuesit ndienë nervozizëm në zërin e tij. “Kush nga ne nuk do të ishte i lumtur të ngrinte velin prapa të cilit fshihet e ardhmja; të hedhë një vështrim në përparimet e afërta të shkencës sonë dhe në të fshehtat e zhvillimit të saj në shekujt e ardhshëm?” Si kumt të shekullit të ri, Hilbert-i u propozonte si sfidë dëgjuesve të tij një listë prej njëzet e tri problemesh që, sipas tij, do të shenjonin rrugën për zbuluesit matematikanë të shekullit XX.

Në dhjetëvjeçarët që pasuan u zgjidhën shumë nga këto probleme dhe ata që i zbuluan zgjidhjet bëjnë pjesë në një grup të shquar matema-tikanësh të quajtur me emrin “klasa e nderit”. Në të gjen njerëz të kalibrit të Kurt Gödel-it dhe të Henri Poincaré-së, si edhe pionierë të tjerë, idetë e të cilëve kanë shndërruar rrënjësisht peisazhin matematik. Por kishte një problem, i teti në listën e Hilbert-it, që dukej si i paracaktuar për ta kaluar shekullin pa u gjetur dot një mjeshtër që ta mposhtte. Është fjala për hi-potezën e Riemann-it.

Nga të gjitha sfidat që parashtroi Hilbert-i, problemi i tetë zinte një vend të veçantë në zemrën e tij. Ka një mit gjerman për Frederik Barbarosën, një perandor shumë i dashur për gjermanët. Pas vdekjes së tij, që ndodhi gjatë kryqëzatës së tretë, u përhap një legjendë sipas së cilës në realitet Frederiku ishte ende gjallë, i fjetur në një shpellë në malin Kyffhaüser. Ai do të zgjohej kur Gjermania të kishte nevojë për të. Thonë që kur dikush e pyeti Hilbert-in: “Sikur ju, ashtu si Barbarosa, të zgjoheshit pas pesë shekujsh, cila do të ishte e para gjë që do të bënit?” “Do të pyesja nëse dikush ia ka dalë të vërtetojë hipotezën e Riemann-it”, – ishte përgjigjja e tij.

Kur shekulli XX ishte në muzgun e tij, shumica e matematikanëve ishin pajtuar me faktin që ndër të gjitha problemet e Hilbert-it ky xhevahir i çmuar me shumë gjasa do ta kapërcente i pacenuar shekullin, por mbase do të mbetej një mister edhe kur Hilbert-i të zgjohej prej gjumit të tij pesëqind-vjeçar. Nëse ky i fundit e kishte çuditur Kongresin e parë ndërkombëtar të shekullit XX me ligjëratën e tij revolucionare, kaq të pasur në të panjohura, matematikanët që do të merrnin pjesë në Kongresin e fundit të shekullit i priste një surprizë.

Më 7 prill 1997 një lajm i jashtëzakonshëm u shfaq në ekranet e kompjuterëve të botës matematike. Në sajtin web të Kongresit Ndërkom-bëtar të Matematikanëve, që do të mbahej vitin e ardhshëm në Berlin, u njoftua që Shenjt Graal-i i matematikës më në fund u zbulua. Dikush ia kishte dalë mbanë të vërtetonte hipotezën e Riemann-it. Lajmi do të kishte jehonë të thellë. Hipoteza e Riemann-it është një problem qendror për tërë matematikën. Ndërsa lexonin postën e tyre elektronike, matematikanët u rrëmbyen nga entuziazmi. Ata ndoshta ishin në prag të kuptimit të një prej mistereve më të mëdha të artit të tyre.

Autori i letrës që njoftonte këtë ngjarje ishte profesor Enrico Bombieri. Nuk mund të ëndërrohej burim më i mirë e as më i respektuar. Bombieri është një nga ruajtësit e tempullit të hipotezës së Riemann-it. Ai punon në institutin prestigjioz të studimeve të përparuara të Prinstonit, ku patën punuar dikur edhe Ajnshtajni e Gödel-i. Ai është fjalëpakë, por matematika-nët dëgjojnë me vëmendje të madhe atë çka thotë ai.

Bombieri është rritur në Itali, ku vreshtat e begata të familjes së tij i kanë dhënë shijen e gjërave të mira. Kolegët e thërrasin me dashuri “aristokrati i matematikës”. Në rininë e vet, eleganca e tij e rafinuar binte gjithmonë në sy në konferencat evropiane, në të cilat shkonte shpesh me një veturë sportive të modës. Ai, nga ana e tij, ishte i lumtur t’i fuqizonte zërat sipas të cilave një herë ishte klasifikuar i gjashti në një garë 24-orëshe automobilistike në Itali. Me kohë, sukseset e tij në qarqet matematike ishin më të prekshme dhe në vitet 1970 mori një ftesë për të shkuar në Prinston, ku edhe qëndroi. Aty punon edhe sot e kësaj dite dhe interesohet tani për pikturën, në veçanti për portretet, dhe jo më për garat automobilistike.

Por pasioni i tij i vërtetë është krijimtaria në fushën e matematikës dhe, mbi të gjitha, sfida e hipotezës së Riemann-it. Hipoteza e Riemann-it i është bërë mendimi i ngulët që në moshën e hershme pesëmbëdhjetëvjeçare, kur lexoi për herë të parë për të. Vetitë e numrave përherë e patën ngashn-jyer, ndërsa shfletonte librat matematike të t’et, një ekonomist, që i kishte grumbulluar në bibliotekën e tij të gjerë. Zbuloi që hipoteza e Riemann-it konsiderohej problemi më i thellë e më themelor i teorisë së numrave. Pasioni i tij për këtë problem u rrit edhe më tepër kur i ati i tij i ofroi t’i blinte një makinë Ferrari po të arrinte ta zgjidhte enigmën, një orvatje e dëshpëruar kjo që ta bënte të hiqte dorë nga Ferrari i vet.

Në e-mailin e Bombierit, ai thoshte se dikush ia kishte kaluar në kohë, duke bërë që të humbiste çmimin. “Ka zhvillime fantastike në konferencën

e dhjetë prej Alain Connes-it në Institutin për studimet e Përparuara të mërkurën e shkuar. “Me këto fjalë e fillonte mesazhin e tij. Shumë vite më parë, lajmi që Connes-i i ishte përkushtuar detyrës për të zgjidhur hipotezën e Riemann-it, me synimin për t’u rrekur t’ia shplekste lëmshin, bota e matematikanëve ishte përflakur. Connes-i është një nga revolucionarët e disiplinës, një farë Robespierre-i mirëdashës në një univers ku Bombieri mishëronte Luigjin XVI. Personazh me një hir të jashtëzakonshëm, stili i zjarrtë i të cilit e vendos shumë larg nga shëmbëllimi tradicional i matema-tikanit serioz dhe të sertë. Ai ka pasionin e një fanatiku thellësisht të bindur në vlerën e vizionit të tij për botën. Kush merr pjesë në ligjëratat e tij mbetet i hipnotizuar. Për ithtarët e tij është thuajse një kult. Ata do të ishin të lumtur të bashkoheshin me të në barrikadat matematike për të mbrojtur heroin e tyre nga çdo kundërofensivë e shpërthyer nga llogoret e pandryshueshme të ancien régime*!

Connes-i punon në një qendër që Franca ka krijuar për t’iu përgjigjur Institutit të Prinstonit, e pikërisht në Institut des Hautes Études Scientifiques (Institutin e Studimeve të Larta Shkencore) të Parisit. Me të ardhur aty, më 1979, Connes-i krijoi një gjuhë tërësisht të re për të kuptuar gjeometrinë. Atë nuk e frikëson ideja për ta çuar këtë disiplinë në skajet e tejme të abstraksionit. Madje në radhët e matematikanëve, që janë të mësuar me qasjen tepër konceptuale të disiplinës së tyre në raport me realitetin, shu-mica ka ngurruar përballë revolucionit abstrakt të propozuar nga Connes-i. Megjithatë, siç ua ka treguar atyre që dyshojnë ndaj nevojës për një teori kaq të thatë, gjuha e tij e re gjeometrike ka shumë shtigje të dobishme për të kuptuar botën reale të fizikës kuantike. Nëse kjo kall një tmerr në zemrën e masave matematike, eh mirë, le të kemi pak durim.

Kur Connes-i pati guximin të pohonte që gjeometria e tij e re jo vetëm do t’ia hiqte velin botës së fizikës kuantike por do të shpjegonte edhe hipotezën e Riemann-it, këtë mister të pakrahasueshëm të numrave – kjo ngjalli habi madje trazim. Fakti që ai guxonte t’i hynte aventurës në zemrën e teorisë së numrave dhe të përballej drejtpërdrejt me problemin më të vështirë të pazgjidhur të matematikës kallzonte përçmimin e tij për kufijtë konvencionalë. Që atëherë kur ai u shfaq në skenë, në mesin e viteve nëntëdhjetë, ndihej në ajër se nëse do të gjendej ndonjë që të kishte mjetet e nevojshme për ta mposhtur këtë problem, të cilit i ishte hapur nami se ishte i pazgjidhshëm, ky do të ishte Alain Connes-i.

Por mesa dukej nuk ishte Connes-i ai që kishte gjetur gurin e fundit të kësaj enigme të ndërlikuar. Në e-mailin e tij Bombieri shpjegonte më tej që një fizikan i ri, që ishte pjesëmarrës në ligjëratën e Connes-it, kishte parë “në dritën e një shkrepëtime” një mënyrë sesi të përshtaste botën e çuditshme të “sistemeve supersimetrike fermioniko-bosonike” për zgjidhjen e hipotezës së Riemann-it. Nuk ishin të shumtë matematikanët që njihnin vërtet kuptimin e këtij kokteji termash teknikë e të bujshëm që prej pak kohësh ishin bërë të modës në fizikën e grimcave, por Bombieri siguronte që ata përshkruanin “fizikën” që i korrespondon një bashkësie statistike afër zeros absolute të një përzierjeje anionesh dhe moronesh me spine të kundërta”. Ndoshta dukej paksa e errët, por, në fund të fundit, ishte fjalë për zgjidhjen e problemit më të vështirë të të gjithë historisë së matema-tikës. Për rrjedhojë, kurrkush nuk priste që kjo të ishte një gjë e thjeshtë. Po t’i besohej Bombierit, pas gjashtë ditësh pune të pandërprerë dhe falë

ndihmës së një gjuhe të re programimi, të quajtur MISPAR, fizikani i ri më në fund e kishte shpleksur enigmën e problemit më të padepërtueshëm të matmatikës.

Bombieri e përfundonte e-mailin e tij me fjalët: “Uau! Ju lutem përhap-eni sa të jetë e mundur më shumë këtë lajm”. Sado i jashtëzakonshëm të ishte fakti që një fizikan i ri ia kishte dalë mbanë të vërtetonte hipotezën e Riemann-it, lajmi nuk qe aq i çuditshëm. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit kishte ndodhur shumë shpesh që fizika t’i vinte në ndihmë matematikës. Megjithëse ishte një problem në zemër të teorisë së numrave, hipoteza e Riemann-it prej disa vjetësh kishte lidhje të papritura me problemet e fizikës së grimcave.

Matematikanët po bëheshin gati të ndryshonin programet e tyre të ud-hëtimit për të shkuar në Prinston për ta përjetuar këtë çast historik. Askush nuk e kishte harruar entuziazmin që pushtoi komunitetin kur, në qershor 1993, Andrew Wiles-i, një matematikan anglez, kishte njoftuar vërtetimin e teoremës së fundit të Fermat-it gjatë një konference në Kembrixh. Wiles-i kishte vërtetuar që ekuacioni xn + yn = zn nuk kishte zgjidhje kur n-ja ishte më e madhe se 2. Porsa Wiles-i la shkumësin në fund të ligjëratës, tapat e shisheve të shampanjës filluan të kërcenin dhe fleshet e aparateve fotografike të shkrepëtinin.

Matematikanët e dinin se vërtetimi i hipotezës së Riemann-it do të kishte një rëndësi shumë më të madhe për të ardhmen e matematikës sesa kishte të dije që ekuacioni i Fermat-it nuk kishte zgjidhje. Ashtu siç e kishte zbuluar Bombieri që kur ishte në moshën e njomë, vetëm 15 vjet, me hipotezën e Riemann-it rrekej të kuptoheshin objektet më themelore të matematikës: numrat e thjeshtë.

Numrat e thjeshtë janë atomet e vërteta e të mirëfillta të aritmetikës. Numra të thjeshtë janë numrat e plotë të paplotpjesë-tueshëm, domethënë ata numra që nuk mund të paraqiten si pro-dhim dy numrash të plotë më të vegjël. Numrat 13 dhe 17 janë të thjeshtë ndërsa numri 15 nuk është i tillë, sepse mund të shkruhet në trajtën e prodhimit të numrave 3 dhe 5. Numrat e thjeshtë janë si gurë të çmuar të vendosur në shtrirjen e pamasë të numrave, këtij universi të pafundëm që matematikanët e eksplorojnë prej shekujsh. Ata janë për ta një burim mrekullimi: 2, 3, 5, 7, 11, 13, 17, 19, 23,... numra jashtë kohe që ekzistojnë në një botë të pavarur të realitetit tonë fizik. Për matematikanin, ata janë një dhuratë e Natyrës.

Rëndësia e tyre për matematikën buron nga fakti që kanë fuqinë për të ndërtuar të gjithë numrat e tjerë. Çdo numër i plotë që nuk është i thjeshtë mund të përpilohet duke shumëzuar dy apo disa nga këto elemente themelore. Çdo molekulë e botës fizike mund të ndërtohet duke përdorur atomet e tabelës periodike të elementeve kimike. Lista e numrave të thjeshtë është për matema-tikanët si kjo tabelë periodike. Numrat 2, 3 dhe 5 janë hidrogjeni, heliumi dhe litiumi i laboratorit të tij. Zotërimi i këtyre elementeve i jep matematikanit shpresën se mund të zbulojë metoda të reja për të përvijuar një itinerar të kalueshëm në ndërlikimin e pamasë të botës matematike.

Megjithatë, ndryshe nga ç’e do logjika e thjeshtësisë së tyre në dukje dhe e natyrës së tyre themelore, numrat e thjeshtë mbeten objektet më të mistershme që studiojnë matematikanët. Në një disiplinë që i kushtohet gjetjes së ecurive të rregullta dhe rendit, numrat e thjeshtë mishërojnë sfidën më të skajme. Mjafton të shqyrtoni një listë të numrave të thjeshtë dhe do të vini re se është e pamundur të parashikosh cili do të jetë numri pasues. Lista duket kaotike, e rastësishme dhe nuk të jep dorë të përcaktosh elementin tjetër të radhës. Lista e numrave të thjeshtë është ritmi karakteristik i matematikës, por ka një pulsim të ngacmuar nga një koktej i fuqishëm me bazë kafeinën:

A mund të gjeni dot një formulë, e cila të përftojë numrat e kësaj liste, një rregull magjike që t’ju thotë cili është i njëqindti numër i thjeshtë? Kjo pyetje ka sfilitur mendjet e matematikanëve prej shekujsh. Pas më shumë se dy mijë vjet përpjekjesh, këta numra vazhdojnë t’i bëjnë qëndresë çdo orvatjeje për t’i futur në një skemë të thjeshtë të rregullt. Breza të tërë i kanë zënë vendin njëri-tjetrit duke dëgjuar ritmin e tamburit të numrave të thjeshtë që përcjell vargu i tyre: dy goditje, të pasuara nga tri goditje, pastaj pesë, shtatë, njëmbëdhjetë. Dora-dorës që vargu vazh-don, bëhet e lehtë të besosh se ky tambur përcjell një zhurmë të rastit, pa logjikë të brendshme. Në qendër të matematikës, kësaj shkence të rendit, matematikanët arrijnë të dëgjojnë vetëm tingullin e kaosit. Matematikanët nuk e durojnë dot që u duhet të pranojnë se nuk ka një shpjegim për mënyrën sesi Natyra i ka përzgjedhur numrat e thjeshtë. Sikur matematika të mos kishte një strukturë, të mos zotëronte një thjeshtësi të mrekul-lueshme, atëherë nuk do t’ia vlente barra qiranë ta studioje. Dëgjimi i një zhurme të çrregullt nuk është konsideruar kurrë një kalim kohe i denjë për interesim. Siç shkruante matematikani francez Henri Poincaré, “shkencëtari nuk e studion Natyrën sepse kjo është e dobishme; e studion sepse ajo i ngjall gëzim. Dhe ajo e gëzon sepse është e bukur. Sikur Natyra të mos ishte e bukur, nuk do t’ia vlente ta njihje dhe nëse nuk do t’ia vlente të njihej Natyra, jeta nuk do të ishte e denjë për t’u jetuar”.

Mund të shpresohet gjithmonë se, pas një fillimi nervoz, pulsi i num-rave të thjeshtë do të shtrohet e rregullohet. Por nuk ndodh kështu: sa më shumë rriten numrat aq më shumë gjërat keqësohen. Le të shohim, për shembull, numrat e thjeshtë të përfshirë ndër njëqind numrat që paraprijnë

10.000.000 dhe ndër njëqind numrat që vijnë pas tij. Po e fillojmë me numrat më të vegjël se 10.000.000:

9.999.901, 9.999.907, 9.999.929, 9.999.931, 9.999.937, 9.999.943, 9.999.971, 9.999.973, 9.999.991

Por vini re tani sa të paktë janë numrat e përfshirë ndërmjet 10.000.000 dhe 10.000.100:

10.000.019, 10.000.079.Është vështirë të hamendësosh një formulë që të përftojë një varg të

këtij tipi. Në fakt, ky varg numrash i ngjet shumë më tepër një vargu të rastësishëm numrash sesa diçkaje të renditur me kujdes. Mund ta hedhësh nëntëdhjetë e nëntë herë rresht një monedhë dhe të mos e dish në ç’anë do të bjerë ajo të njëqindtën herë. Po kështu numrat e thjeshtë e bëjnë të kotë çdo orvatje parashikimi.

Për matematikanët ata janë një nga burimet e tendosjeve më të çudit-shme që ekzistojnë në disiplinën e tyre. Nga njëra anë, një numër ose do të jetë i thjeshtë ose jo. Nuk është hedhja e një monedhe që do ta bënte papritmas një numër të plotpjesëtueshëm prej një numri më të vogël. Nga ana tjetër, nuk mund të mohohet se lista e numrave të thjeshtë duket bash si një varg numrash të zgjedhur rastësisht. Është e vërtetë se fizikanët po mësohen gjithnjë e më shumë me idenë që një zar kuantik vendos fatin e gjithësisë dhe që çdo hedhje e këtij zari përcakton ku shkencëtarët do të gjejnë materje. Por shkakton një farë sikleti të detyrohesh të pranosh që numrat themelorë, mbi të cilët bazohet matematika, të jenë rreshtuar nga Natyra në mënyrë të rastit, duke vendosur si me hedhjen e një zari, fatin e çdo numri. Rastësia dhe kaosi janë mallkim për matematikanin.

Me gjithë karakterin e tyre të rastit, numrat e thjeshtë kanë – më shumë se çdo pjesë tjetër e trashëgimisë sonë matematike – një cilësi universale, të pandryshueshme. Ata do të ekzistonin edhe sikur ne të mos ishim zhvilluar aq sa të ishim në gjendje t’i identifikonim. Ashtu siç tho-shte matematikani i Kembrixhit, G. H. Hardy, në veprën e tij të famshme Apologjia e një matematikani, “317 është një numër i thjeshtë jo sepse ne mendojmë se është i tillë apo sepse mendja jonë është formuar në këtë apo atë mënyrë, por sepse kështu është, sepse realiteti matematik është bërë kështu”.

Disa filozofë mund të mos pajtohen me këtë version platonik të botës – me bindjen se ka një realitet absolut dhe të përjetshëm jashtë ekzistencës njerëzore –, por, sipas meje është pikërisht kjo që i bën ata filozofë dhe jo matematikanë. Te Mendimi dhe materja ka një dialog magjepsës ndërm-jet Alain Connes-it, matematikanit për të cilin fliste Bombieri në e-mailin e tij, dhe neurobiologut Jean-Pierre Changeux. Në këtë libër tendosja është e prekshme kur matematikani mbron ekzistencën e matematikës jashtë mendjes njerëzore, ndërsa neurobiologu është i vendosur të hedhë poshtë një ide të tillë. “Përse atëherë nuk e shohim π = 3,1416..., të shkruar në qiell me shkronja të arta apo “6,02×1023” të shfaqet në reflekset e një sfere të kristaltë?”. Changeux shpreh pezmatimin e vet ndaj këmbënguljes me të cilën Connes-i pohon se “ekziston, pavarësisht nga mendja njerëzore, një realitet matematik, i pastër e i pandryshueshëm: dhe që, në qendër të kësaj bote, gjendet lista e përjetshme e numrave të thjeshtë. Matematika, vazhdon Connes-i, “është pa dyshim e vetmja gjuhë universale”. Mund të përfytyrohen që në anën tjetër të gjithësisë ekzistojnë një kimi ose një biologji e ndryshme, por numrat e thjeshtë do të mbeten numra të thjeshtë në cilëndo galaktikë ku llogaritet.

Në romanin tanimë klasik të Carl Sagan-it, Contact, jashtëtokësorët përdorin numrat e thjeshtë për të hyrë në kontakt me Tokën. Heroina e librit, Ellie Arroway, punon në SETI (Search for Extraterrestrial Intelligence – Kërkim për Inteligjencën Jashtëtokësore), një program ndërkombëtar kërkimi të sinjaleve të jetës inteligjente, që vijnë prej hapësirës. Ajo e kalon kohën në përgjim të zhurmave të kozmosit. Një natë, kur radioteleskopët janë drejtuar nga Vega, papritmas ata kapin impulse të çuditshme që shfaqen në zhurmën e sfondit. Ellie e njeh në çast ritmin e këtyre radiosinja-leve. Pas dy rrahjeve, vjen një pushim, pastaj tri rrahje, pesë, shtatë, njëm-bëdhjetë e kështu me radhë, duke riprodhuar të gjithë numrat e thjeshtë deri te 907. Pastaj vargu rinis prej fillimit.

Ky tambur kozmik po ekzekuton një muzikë që tokësorët nuk mund të mos e njihnin. Ellie është e bindur që vetëm një trajtë e jetës inteligjente mund ta përftonte atë ritëm: “Është e vështirë të përfytyrosh që një plazmë rrezatuese të dërgojë një varg të rregullt sinjalesh matematike si ky. Numrat e thjeshtë shërbejnë për të tërhequr vëmendjen tonë”. Nëse një qytetërim jashtëtokësor do të kishte transmetuar numrat fitues të lotarisë vendore në dhjetë vitet e fundit, Ellie nuk do të ishte në gjendje t’i dallonte në zhurmën e sfondit. Megjithëse lista e numrave të thjeshtë duket po aq e rastit sa numrat fitues, pandryshueshmëria e saj universale ka përcaktuar zgjedhjen e secilit numër në transmetimin jashtëtokësor. Pikërisht në këtë strukturë Ellie njohu shenjën e një jete inteligjente.

Komunikimi nëpërmjet numrave të thjeshtë nuk është vetëm fantashkencë. Në librin e tij “Njeriu që e merrte gruan e vet për kapelë”, Oliver Sacks-i kthehet te rasti i dy binjakëve njëzet-e-gjashtëvjeçarë, John e Michael, të prekur nga autizmi, që forma e komunikimit më të përpunuar mes tyre ishte të shkëmbenin numra të thjeshtë me gjashtë shifra. Sacks-i përshkruan çastin kur i pa për herë të parë të dialogonin nëpërmjet numrave në këndin e një dhome: “Në fillim të bënin të mendoje se ishin dy ekpertë ngjërues verërash që shijonin buketa të jashtëzakonshme vere të rrallë”. Sacks-i nuk e kuptonte çfarë po bënin dy binjakët. Por porsa ia doli të deshifronte kodin e tyre, mbajti mend disa numra të thjeshtë me tetë shifra që më pas, gjatë takimit tjetër i futi dinakërisht në bisedë. Të befasuar,

Për ata që duan të fitojnë miliona...

Page 21: Metropol, 24 faqe lajme

21• E hënë 21 maj 2012

»Libraribinjakët zhyten në një përqëndrim të thellë që shndërrohet në gëzim të madh kur njohin se numrat që dëgjuan ishin numra të rinj të thjeshtë. Por nëse Sacks-i kishte përdorur një tabelë për të gjetur numrat e thjeshtë të tij, si ia delnin mbanë binjakët të gjenin numrat e tyre është një mister ngash-njyes. A është e mundur që këta autistë dijetarë të zotëronin një formulë të fshehtë që u kishte shpëtuar duarsh brezave të tërë matematikanësh?

Historia e binjakëve është një nga më të parapëlqyerat prej Bombierit.“Kur e dëgjoj këtë histori nuk mund të mos ndihem i frikësuar dhe i

mrekulluar prej funksionimit të trurit. Pyes veten: po miqtë e mi jomatema-tikanë a kanë vallë të njëjtin reagim? A e kanë idenë më të vagullt sesa i çuditshëm, i jashtëzakonshëm, i ardhur si prej një bote tjetër është talenti i veçantë që dy binjakët e kishin në mënyrë kaq të natyrshme? A e dinin ata që matematikanët rropaten prej shumë shekujsh të gjejnë një mënyrë për të bërë atë që John-i dhe Michael-i e bënin vetvetishëm: të përftonin e t’i njihnin numrat e thjeshtë?”

Para se dikush të arrinte të kuptonte si procedonin ata, binjakët u ndanë në moshën tridhjetë-e-shtatëvjeçare nga mjekët, që ishin të bindur se gjuha e tyre numerike private do të pengonte zhvillimin e tyre. Sikur ata mjekë të kishin dëgjuar bisedat që bëhen në korridoret e departamenteve të matematikës, ndoshta do të kishin porositur që edhe këto të mbylleshin.

Ka të ngjarë që binjakët të kenë përdorur një truk të mbështetur në të ashtuquajturën teoremë të vogël të Fermat-it për të kontrolluar nëse një numër ishte i thjeshtë. Një metodë e tillë kontrolli është e ngjashme me atë falë së cilës autistët dijetarë të gjenin shpejt që, për shembull, 13 prilli i vitit 1922 ishte e enjte, një bëmë që binjakët e kryenin shpesh në emisionet televizive. Të dyja truket mbështeten mbi një aritmetikë të veçantë të qua-jtur të orës ose aritmetikë modulare. Edhe pse nuk zotëronin një formulë magjike për të diskutuar numrat e thjeshtë, talenti i tyre nuk ishte më pak i jashtëzakonshëm. Para se të ndaheshin, ata kishin arritur në numra me njëzet e dy shifra, shumë përtej kufirit të sipërm të tabelës së Sacks-it.

Ashtu si heroina e Carl Sagan-it që dëgjon rrahjen e zemrës kozmike të numrave të thjeshtë dhe Sacks-i që dëgjon rastësisht dialogun numerik të binjakëve, prej shekujsh matematikanët vënë veshin të perceptojnë një rregull në këtë zhurmë. Asgjë mesa dukej nuk diktohej: është njëlloj sikur të dëgjoje muzikë lindore me veshë perëndimorë. Më pas, në gjysmën e shekullit XIX, ndodhi një kthesë vendimtare. Bernhard Riemann-i zu ta shohë problemin në një mënyrë krejtësisht të re. Nga kjo perspektivë e re, Riemann-i filloi të kuptonte diçka nga struktura në zanafillë të kaosit të numrave të thjeshtë. Nën zhurmën e dukshme fshihej një harmoni e hollë dhe e papritur. Por megjithë këtë hap të madh përpara, shumëçka nga të fshehtat e muzikës së re mbetej ende e pakapshme. Riemann-i, Wagner-i i botës matematike, nuk u shkurajua. Ai bëri një parashikim të guximshëm për muzikën e mistershme që kishte zbuluar. Pikërisht ky parashikim u bë i njohur me emrin hipoteza e Riemann-it. Kushdo që do të arrijë të vërtetojë që intuita e Riemann-it për natyrën e kësaj muzike ishte e saktë, do të jetë në gjendje të shpjegojë përse numrat e thjeshtë të krijojnë një përshtypje kaq bindëse rastësie.

Intuita e Riemann-it është e lidhur me zbulimin e një farë pasqyre matematike nëpërmjet së cilës mund të soditeshin numrat e thjeshtë. Kur Liza kaloi në anën tjetër të pasqyrës, bota e saj u përmbys. Në botën e çuditshme matematike që gjendej pas pasqyrës së Riemann-it, përkun-drazi, kaosi i numrave të thjeshtë dukej se shndërrohej në një strukturë të renditur aq solide sa mund të shpresonte një matematikan. Ai hamendësoi që, sado larg të hidhej vështrimi në botën pa fund përtej pasqyrës, ky rend do të ruhej. Parashikimi i tij për ekzistencën e një harmonie të brendshme në anën tjetër të pasqyrës do të shpjegonte përse numrat e thjeshtë duken kaq kaotikë. Për shumë matematikanë metamorfoza e kryer prej pasqyrës së Riemann-it, në të cilën kaosi shndërrohet në rend, dukej një gjë thuajse e mrekullueshme. Sfida që Riemann-i ua la trashëgim kolegëve të tij në botën matematike ishte të vërtetonin që rendi, praninë e të cilit ai ia kishte dalë ta dallonte, ekzistonte vërtet.

E-maili i Bombierit i 1 prillit 1997 premtonte agimin e një ere të re. Vizioni i Riemann-it nuk kishte qenë pra një mirazh. Aristokrati i matema-tikës u ofronte kolegëve të vet mundësinë magjepsëse se ekzistonte një shpjegim për kaosin e dukshëm të numrave të thjeshtë. Matematikanët mezi prisnin të vinte çasti kur do të shtinin në dorë kaq visare të tjera, që, siç e dinin fort mirë, zgjidhja e këtij problemi të madh do t’i kishte nxjerrë në dritë.

Zgjidhja e hipotezës së Riemann-it do të kishte pasoja të jashtëza-konshme për shumë probleme të tjera matematike. Numrat e thjeshtë zënë një vend kaq themelor në veprimtarinë matematike sa ndikimi i çdo përparimi në kuptimin e natyrës së tyre do të ishte shumë i madh. Si prob-lem, në fakt, hipoteza e Riemann-it, dukej i pamundur të anashkalohej. Kur lëviz në trojet matematike, ke përshtypjen se të gjitha shtigjet të çojnë pa tjetër, herët a vonë rrëzë panoramës së hipotezës së Riemann-it, një panoramë që të kall frikë.

Disa e kanë krahasuar hipotezën e Riemann-it me ngjitjen në malin Everest. Sa më gjatë të mbetet e pashkelur maja e tij, aq më tepër rritet dëshira për ta pushtuar. Dhe matematikani që, në fund të fundit, do t’ia dalë të kacavirret deri në majë të malit të Riemann-it me siguri do të kujtohet më gjatë se Edmund Hillary. Pushtimi i Everestit ngjall admirim jo sepse maja e tij është një vend veçanërisht interesant për t’u vizituar, por për shkak të sfidës që të vë përpara. Në këtë aspekt, hipoteza e Riemann-it ndryshon në mënyrë kuptimplotë nga ngjitja në malin më të lartë të botës. Maja e Riemann-it është një vend në të cilin të gjithë do të donin të ngjiteshin sepse i njohin tanimë peizazhet që do të na lejonte të admironim sikur t’ia dilnim mbanë. Njeriu që do të vërtetojë hipotezën e Riemann-it do të bëjë të mundur të mbushen zbrazëtitë në mijëra teorema, që varen nga vërtetësia e saj. Për të arritur objektivat e tyre, shumë matematikanë kanë qenë të detyruar të supozojnë se hipoteza ka qenë e vërtetë.

Fakti që kaq e kaq rezultate varen nga sfida e Riemann-it është arsyeja përse matematikanët e quajnë një hipotezë më fort se një ha-mendësim. Termi “hipotezë” ka një ngjyrim shumë më të fortë sesa një supozim, një supozim që i duhet matematikanit për të ndërtuar një te-ori. Një “hipotezë”, përkundrazi, përfaqëson thjesht një parashikim sesi matematikanët mendojnë që sillet bota e tyre. Të shumtë janë ata që u është dashur të pranojnë paaftësinë e tyre për të zgjidhur enigmën e

Riemann-it dhe thjesht e kanë pranuar parashikimin e tij si një hipotezë pune. Nëse dikush arrin ta shndërrojë hipotezën në një teoremë, të gjitha këto rezultate të pavërtetuara do të bëheshin të vlefshme.

Duke u mbështetur në hipotezën e Riemann-it, matematikanët vënë në lojë reputacionin e tyre, me shpresë se një ditë dikush do të vërtetojë që Riemann-i kishte të drejtë. Disa shkojnë edhe më larg, nuk kënaqen ta pranojnë vetëm si hipotezë pune. Bombieri, për shembull, është i bindur së brendshmi që numrat e thjeshtë sillen bash ashtu siç e ka parashikuar Riemann-i. Në thelb, kjo bindje është bërë një gur qosheje në kërkimin e së vërtetës matematike. Por nëse hipoteza e Riemann-it do të dalë e gabuar, atëherë kjo do të bënte copë e çikë besimin që kemi në intuitën tonë, në aftësinë për ta ndierë si funksionojnë gjërat. Ne jemi tanimë aq të sigurt në faktin që Riemann-i ka pasur të drejtë sa alternativa e kësaj do të kërkonte një rishikim rrënjësor të mënyrës sonë të konceptimit të botës matematike. Në veçanti, të gjitha rezultatet që, sipas nesh, ekzistojnë përtej majës së Riemann-it do të zhdukeshin në një re tymi.

Por për matematikanët një vërtetim i hipotezës së Riemann-it do të ofronte, mbi të gjitha, një procedurë shumë të shpejtë dhe absolutisht të sigurt për të diktuar një numër të thjeshtë me njëqind shifra, fjala vjen, ose me sa shifra të duash. “E atëherë çfarë?” do të pyesnit ju me të drejtë. Po të mos jeni matematikanë, ideja që ky fakt mund të ketë pasoja të rëndësishme në jetën tuaj do t’ju duket mjaft i pagjasueshëm.

Të gjesh numra të thjeshtë me njëqind shifra duke po aq e pado-bishme sa të numërosh ëngjëjt në një majë gjilpëre. Shumica e njerëzve e pranon se matematika është në themel të ndërtimit të një aeroplani apo të zhvillimit të teknologjisë elektronike, por të paktë janë ata që do të guxonin të përfytyronin që bota ezoterike e numrave të thjeshtë mund të kishte ndonjë ndikim domethënës në jetën e tyre. Në fakt, madje në vitet 1940, G. H. Hardy mendonte në të njëjtën mënyrë: “Si një Gauss, ashtu edhe matematikanë më pak të rëndësishëm me shumë të drejtë mund të gëzohen nga fakti që kemi një shkencë [teorinë e numrave], të paktën, që është kaq larg nga veprimtaritë e zakonshme njerëzore dhe që do të mbetet e virgjër dhe e papërlyer”.

Mirëpo, në dritën e ngjarjeve të kohëve të fundit, numrat e thjeshtë janë gjendur në qendër të shtjellës së botës së ndyrë e të pamëshirshme të biznesit. Numrat e thjeshtë nuk mbeten më brenda kështjellës së matema-tikës. Në vitet shtatëdhjetë, tre shkencëtarë, Ron Rivest, Adi Shamir dhe Leonard Adleman, e shndërruan kërkimin e numrave të thjeshtë nga një lojë të çinteresuar që ushtrohej në kullat e fildishta të botës akademike në një veprim ambicioz e serioz tregtar. Duke shfrytëzuar një zbulim të kryer nga Pierre de Fermat në shekullin XVII, këta tre burra gjetën një mënyrë për t’i përdorur numrat e thjeshtë për të mbrojtur numrat e kartave tona të kreditit, kur ato enden në qendrat tregtare elektronike të tregut botëror. Kur ideja u parashtrua për herë të parë në vitet 1970, askush nuk i përfytyronte përmasat që do të merrte biznesi elektronik. Por sot, pa forcën e numrave të thjeshtë, ky sektor nuk do të ekzistonte. Sa herë që porositni diçka në një sajt, kompjuteri juaj përdor sistemin e sigurisë që ofron ekzistenca e numrave të thjeshtë me njëqind shifra. Sistemi është quajtur RSA, me inicialet e emrave të të tre shpikësve. Deri tani, më shumë se një milion numra të thjeshtë janë përdorur për të mbrojtur botën e tregtisë elektronike.

Çdo ndërmarrje që operon me Internetin, për pasojë varet nga numrat e thjeshtë me një qind shifra për të garantuar sigurinë e transaksioneve të saj. Me shtrirjen e Internetit, do të vijë një ditë kur secili prej nesh do të identifikohet nëpërmjet numrave të thjeshtë vetjakë. Papritmas, u bë komercialisht interesante të kuptohet sesi, duke vërtetuar hipotezën e Riemann-it, numrat e thjeshtë shpërndahen në botën e numrave.

Gjëja më e jashtëzakonshme është që nëse ndërtimi i këtij kodi sig-urimi varet nga zbulimet për numrat e thjeshtë të kryera nga Fermat-i më shumë se treqind vjet më parë, deshifrimi i tij varet nga një problem që hëpërhë nuk mund ta zgjidhim. Siguria e sistemit RSA varet nga paaftësia jonë për t’iu përgjigjur pyetjeve themelore për numrat e thjeshtë. Matema-tikanët dinë mjaft për t’i përpunuar këto kode në Internet, por jo aq sa të jenë në gjendje t’i deshifrojnë. Jemi të aftë të kuptojmë gjysmën e ekuacionit, por jo gjysmën tjetër. Sa më shumë depërtojmë në misterin e numrave të thjeshtë, aq më pak të sigurt bëhen këto kode që përdoren në Internet. Numrat e thjeshtë janë çelësat e bravave që mbrojnë sekretet elektronike të botës. Ja përse ndërmarrjet si AT&T ose Hewlet-Packard investojnë shuma të mëdha për punime që rreken të kuptojnë gjëra të holla për numrat e thjeshtë dhe për hipotezën e Riemann-it. Zbulime të mundshme do të ndihmonin të deshifroheshin këto kode dhe të gjitha ndërmarrjet e futura në rrjet do të donin të ishin të parat të merrnin vesh kur kodet e tyre nuk do të garantonin më siguri. Kjo është arsyeja për të cilën teoria e numrave dhe bota e biznesit kanë lidhur një aleancë kaq të çuditshme. Ndërmarrjet e mëdha dhe shërbimet e sigurisë nuk ua ndajnë syrin dërrasave të zeza të matematikanëve.

Pra, nuk ishin vetëm matematikanët që i trazoi njoftimi i Bombierit. Kjo zgjidhje e famshme e hipotezës së Riemann-it a nuk rrezikonte të shkaktonte një shembje të biznesit elektronik? Anëtarë të agjencisë së Sigurimit Kombëtar Amerikan (NSA), u dërguan në Prinston me mision për të marrë vesh më shumë. Por ndërsa matematikanët dhe agjentët e kundërspiunazhit elektronik ishin në rrugë për të shkuar në Prinston, shumë veta filluan të nuhatnin diçka të dyshimtë në e-mailin e Bombierit. Është e vërtetë që disa grimcave elementare u janë dhënë emra absurdë: gluone, hiperone ksi, mezone magjike, kuarke, këto të fundit të huajtura nga Finnegans Wake i James Joyce-it. Po “moronet*”? Sigurisht, jo! Bombieri është pa dyshim një nga njohësit më të mirë të çdo hollësie, sado të imtë, për hipotezën e Riemann-it, por ata që e njohin personalisht e dinë që ka një ndjenjë humori të veçantë.

Edhe teorema e fundit e Fermat-it u bë viktimë e një peshku prilli, sapo u zbulua një mangësi në vërtetimin që Andrew Wiles-i parashtroi në Kembrixh. Me mesazhin e Bomblerit, bashkësia e matematikanëve u bë objekt shpotie. Gjithë merak për të rijetuar ngacmimin e shkaktuar nga vërtetimi i teoremës së Fermat-it, matematikanët ranë në grepin që u kishte hedhur Bombieri. Kënaqësia e përcjelljes së e-mailit u bë shkas që, ndërsa përhapej me shpejtësi, data 1 prill u zhduk nga burimi origjinal. Po t’i shtosh kësaj edhe faktin që e-maili u lexua në vende, në të cilat nuk

ekzistonte zakoni i peshkut të prillit, kuptohet përse shakaja pati sukses shumë më tepër sesa e përfytyronte autori i saj. Në fund Bombieri u de-tyrua të pohonte se e-maili i tij ishte një shaka. Në agim të shekullit XXI, ne mbeteshim krejt në errësirë për natyrën e numrave më themelorë të matematikës. Qesh mirë kush qesh i fundit. Dhe të fundit qeshën numrat e thjeshtë.

Përse matematikanët u treguan aq naivë sa t’i zinin besë Bombierit? Sigurisht, ata nuk janë njerëz që i lëshojnë lehtë trofetë e tyre. Para se të shpallin që një rezultat është vërtetuar, matematikanët kërkojnë kontrolle shumë të rrepta, shumë më të rrepta nga ato që në disiplinat e tjera konsi-derohen të mjaftueshme. Siç ndodhi me Wiles-in kur një zbrazëti u zbulua në vërtetimin e tij të parë të teoremës së Fermat-it, nuk mjaftonte të vije në vend 99% të gurëve të një figure: do të kujtohej njeriu që do të vinte në vend gurin e fundit. Dhe shpesh gurin e fundit nuk e gjejnë për vite të tëra.

Kërkimi i burimit të fshehtë që ushqente numrat e thjeshtë po zgjat prej më shumë se dy mijëvjeçarësh. Dëshira e tyre për ta gjetur këtë eliksir bëri që matematikanët të binin në grackën dinake që u ngriti Bombieri. Për vite e vite, vetëm ideja që t’i qaseshin në një farë mënyre këtij problemi të famshëm të pazgjidhur, kishte terrorizuar shumë syresh. Por në muzgun e shekullit të fundit po ndodhte diçka e veçantë: po shumoheshin matemati-kanët të gatshëm për të folur për mundësinë e përballimit të tij. Vërtetimi i teoremës së fundit të Fermat-it kishte ushqyer shpresën që problemet e mëdha mund të zgjidheshin.

Matematikanët kishin çmuar interesin që ishte shtuar për ta nga zgjid-hja e teoremës Fermat prej Wiles-it. Nuk ka dyshime që ky ndijim i dha dorë dëshirës për t’i besuar Bombierit. Që të nesërmen, Andrew Wiles-it iu kërkua të pozonte për një reklamë të Gap-it, i veshur me pantalona chino. Ishte një ndjesi e bukur. Të ishe matematikan të bënte të ndiheshe seksi. Sigurisht, matematikanët kalojnë shumë kohë në një botë të mbushur me pasione dhe kënaqësi. Por megjithatë, ka një kënaqësi që rrallë kanë mundësi ta ndajnë me pjesën tjetër të botës. Ja që tani po paraqitej rasti të kapardiseshin me një trofe, të tregonin thesaret e zbuluara në udhëtimet e tyre të gjata e vetmitare.

Vërtetimi i hipotezës së Riemann-it do të ishte një mbyllje e denjë për shekulln XX, një shekull që ishte hapur me sfidën e Hilbert-it, drejtuar matematikanëve të të gjithë botës, të cilët i kishte ftuar ta zgjidhnin këtë enigmë. Nga të njëzet e tre problemet e listës së Hilbert-it, hipoteza e Riemann-it ishte e vetma që hynte e paprekur në shekullin XXI.

Më 24 maj 2000, me rastin e njëqindvjetorit të sfidës së Hilbert-it, matematikanë dhe gazetarë u mblodhën në Kolegjin e Francës në Paris për të dëgjuar njoftimin e një liste të re prej shtatë problemesh me të cilën sfidohej komuniteti matematik në agim të mijëvjeçarit të tretë. Lista u paraqit prej një grupi të vogël të përbërë nga matematikanët më të mirë të botës, ndër të cilët Andrew Wiles-i dhe Alain Connes-i. Të shtatë problemet ishin të reja, përveç një të vetmi, që bënte pjesë edhe në listën e Hilbert-it: hipoteza e Riemann-it. Për nder të idealeve kapitaliste që kishin karak-terizuar shekullin XX, për këto sfida të reja, hipotezën e Riemann-it dhe gjashtë problemet e tjera, ishte caktuar një çmim prej një milion dollarësh për secilën. Një nxitje e sigurt kjo për të ngjallur interesin e fizikanit të ri fiktiv të Bombierit, nëse lavdia nuk ishte e mjaftueshme për ta kënaqur.

Ideja e “problemeve të mijëvjeçarit” i lindi Landon T. Clay-t, një afaristi të Bostonit që pati vënë pasuri në shitblerjen e fondeve të përbashkëta të investimeve në një periudhë kur Bursa vlonte. Megjithëse i kishte braktisur studimet për matematikë në Harvard, Clay ka një pasion të vërtetë për këtë disiplinë, pasion që ai uron ta ndajë me të tjerët. Ai e di që nuk është paraja ajo që i vë në lëvizje matematikanët. “Është dëshira për të vërtetën, ndjesia ndaj bukurisë, forcës, elegancës së matematikës, ato që i motivojnë matematikanët”. Por Clay nuk është naiv dhe si afarist e di mirë që një milion dollarë mund të nxisnin një Andrew Wiles të ri të bashkohej në gjuetinë e zgjidhjeve të këtyre problemeve të mëdha. Në fakt, sajti në Internet i Clay Mathematics Institute, ku problemet e mijëvjeçarit janë paraqitur publikisht, u përmbyt nga një numër kaq i madh klikimesh qysh të nesërmen e njoftimit zyrtar sa që pati një difekt.

Të shtatë problemet e mijëvjeçarit ndryshojnë në frymë nga njëzet e tre problemet e përzgjedhura prej Hilbert-it një shekull më parë. Hilbert-i kishte caktuar një rend të ri dite për matematikanët e shekullit XX. Shumë nga problemet e tij ishin origjinale dhe nxitnin një qasje krejt të ndryshme. Në vend që të përqëndroheshin te hollësitë, si në teoremën e fundit të Fermat-it, njëzet e tre problemet e Hilbert-it i shtynin matematikanët të mendonin në mënyrë më konceptuale. Hilbert-i u ofronte matematikanëve mundësinë të kryenin një fluturim me mongolfierë në lartësi të mëdha mbi disiplinën e tyre, duke i nxitur të kuptonin konfiguracionin tërësor të truallit në vend që të shqyrtonin një nga një shkëmbinj të veçantë të peizazhit matematik. Kjo qasje e re i detyrohet shumë Reimann-it, i cili, pesëdhjetë vjet më parë, e kishte filluar këtë ndryshim revolucionar për ta kaluar matematikën nga një disiplinë formulash dhe ekuacionesh në një disiplinë idesh e teorie abstrakte.

Zgjedhja e shtatë problemeve për mijëvjeçarin e ri ishte më konserva-tore. Këto janë Turner-ët në galerinë matematike të problemeve, aty ku çështjet e shtruara nga Hilbert-i përbëjnë një koleksion më modernist, të pararojës. Konservatizmi i problemeve të reja vjen pjesërisht prej dëshirës që zgjidhjet të jenë mjaft të qarta e të përcaktuara për të përligjur çmimin prej një milion dollarësh që do të marrin ata që zbulojnë. Problemet e mijëvjeçarit janë çështje që matematikanët i njohin prej vitesh dhe, në rastin e hipotezës së Riemann-it, prej më shumë se një shekulli. Është përzgjedhje e një koleksioni klasik.

Nuk është hera e parë që ofrojnë para për zgjidhjen e problemeve matematike. Më 1997 Andrew Wiles-i mori 74.000 marka gjermane për vërtetimin e teoremës së fundit të Fermat-it, falë një çmimi të ofruar më 1908 prej Paul Wolksfehl-it. Ishte pikërisht historia e çmimit Wolksfehl që pat tërh equr vëmendjen e Wiles-it te Fermat, qysh në moshë të njomë, kur ishte vetëm dhjetë vjeç. Clay është i bindur që e njëjta gjë do të ndodhë për hipotezën e Riemann-it, prandaj një milion dollarët do të jenë shpenzuar mirë. Kohët e fundit dy shtëpi botuese, “Faber&Faber” në Britaninë e Madhe dhe “Bloomsbury” në Shtetet e Bashkuara, kanë ofruar një milion dollarë për atë që do të vërtetojë hamendjen e Goldbach-ut, në kuadrin e një reklame për botimin e romanit të Apostolos Doksiadisit “Xha Petroja

dhe Hamendja e Goldbach-ut”. Për të fituar çmimin duhet shpjeguar përse çdo numër çift mund të shkruhet si shumë dy numrash të thjeshtë. Por botuesit nuk kanë lënë shumë kohë për të zgjidhur enigmën. Zgjid-hja duhej paraqitur para mesnatës së 15 marsit 2002 dhe, çuditërisht, konkursi ishte i hapur vetëm për qytetarët britanikë dhe amerikanë.

Sipas Clay-t, matematikanët nuk shpërblehen si duhet dhe as nuk u shprehet mirënjohja që meritojnë për mundimet e tyre. Për shembull, nuk ka çmim “Nobel” për matematikën, të cilin ta aspirojnë. Mirënjohja më e rëndësishme në fushën e tyre është medalja e Fields-it. Në ndryshim nga çmimi “Nobel”, që në përgjithësi u jepet shkencëtarëve në fund të karrierës për rezultate që i kanë gjetur shumë kohë më parë, medaljet Fields u jepen matematikanëve që ende nuk kanë mbushur dyzet vjet. Dhe kjo ndodh jo sepse matematikanët, sipas një opinioni të përgjithshëm, konsumohen në moshë tepër të re. John Fields-i, ai që e konceptoi idenë dhe vuri në dispozicion fondet për çmimin, donte që shpërblimi t’i nxiste matematikanët më premtues të arrinin rezultate edhe më të rëndësishme. Këto medalje jepen çdo katër vjet, me rastin e Kongresit ndërkombëtar të matematikanëve. Të parat u dhanë në Oslo më 1936.

Kufiri i moshës respektohet rreptësisht. Me gjithë arritjen e jashtëza-konshme të Andrew Wiles-it, që vërtetoi teoremën e fundit të Fermat-it, komiteti i çmimit nuk mund t’i akordonte një medalje në Kongresin e Berlinit të vitit 1998, domethënë në rastin më të parë mbasi vërtetimi i tij përfundimtar ishte pranuar, sepse Wiles-i kishte lindur më 1953. Është e vërtetë që u derdh një medalje e posaçme për të shënuar arritjen e tij, por ajo as që krahasohet me nderin e të qenit anëtar i klubit të shquar të fituesve të medaljes Fields. Ndër ata që e kanë marrë këtë medalje janë shumë nga protagonistët më të rëndësishëm të dramës sonë: Enrico Bombieri, Alain Connes, Atle Selberg, Paul Cohen, Alexandre Grothendieck, Alan Baker, Pierre Deligue. Këta emra përfaqësojnë rreth një të pestën e të gjitha medaljeve të akorduara deri sot.

Por nuk janë paratë ato që i bëjnë matematikanët t’i aspirojnë medaljet Fields. Ndryshe nga çmimet e mëdha që marrin fituesit e një Nobeli, të hollat që shoqërojnë një medalje Fields janë diçka modeste, rreth 15.000 dollarë kanadezë. Milionat e Clay-t ndihmojnë që matema-tikanët të shpërblehen më në fund me çmime të denja si ato të Nobelit. Ndryshe nga sa ndodh me medaljet Fields dhe me çmimin e ofruar nga “Faber&Faber” dhe nga “Bloomsbury” për zgjidhjen e hamendjes së Gold-bach-ut, në këtë rast që të gjithë mund të aspirojnë fitimin e të hollave, pavarësisht nga mosha, nga kombësia dhe pa kufij kohorë për gjetjen e zgjidhjeve, përveç tik-takut të pashmangshëm të orës inflacioniste.

Megjithatë, nxitja më e madhe që e shtyn një matematikan t’i përkushtohet zgjidhjes së një prej problemeve të mijëvjeçarit nuk është shpërblimi më parë, por perspektiva dehëse për të arritur pavdekësinë që mund të ofrojë matematika. Është e vërtetë që duke zgjidhur një nga prob-lemet e Clay-t, ju do të fitoni një milion dollarë, por kjo nuk është asgjë po të krahasohet me faktin se emri juaj do të gdhendet në hartën intelektuale të qytetërimit. Hipoteza e Riemann-it, teorema e fundit e Fermat-it, ha-mendja e Goldbach-ut, hapësira e Hilbert-it, funksioni tau i Ramanuxhanit, algoritmi i Euklidit, metoda e rrethit e Hardy-Littlewood-it, seritë Fourier, numërimi i Gödel-it, zeroja e Siegel-it, formula e gjurmës e Selberg-ut, shosha e Eratostenit, numrat e thjeshtë të Mersenne-it, prodhimi i Euler-it, numrat e plotë gaussianë janë kaq e kaq zbulime që i kanë bërë të pavdek-shëm matematikanët, të cilët i kanë nxjerrë në dritë këto thesare gjatë eksplorimit të numrave të thjeshtë. Emrat e tyre do të mbijetojnë ende kur ne të kemi harruar ata të Eskilit, Gëtes dhe Shekspirit. Siç e shpjegonte G. H. Hardy: “Gjuhët vdesin, por idetë matematike jo. “Pavdekësia” ndoshta është një fjalë absurde, por cilido qoftë kuptimi i saj, një matematikan ka më shumë gjasë se kushdo tjetër ta arrijë atë”.

Këta matematikanë, që kanë derdhur djersë e mund për një kohë të gjatë në këtë aventurë epike për të kuptuar numrat e thjeshtë, janë më shumë sesa thjesht emra të gdhendur në gurin e matematikës. Rruga tërë dredha që ka ndjekur historia e numrave të thjeshtë është produkt jetësh reale, dramash personale të pasura e të larmishme. Figurat historike të Revolucionit francez e miqtë e Napoleonit u lëshojnë rrugë magjistarëve të botës moderne dhe sipërmarrësve të Internetit. Historitë e një llogaritari në Indi, të një spiuni francez që i shpëton ekzekutimit dhe të një hebreu hungarez që merr arratinë nga përndjekjet e nazistëve janë të përziera me një ide të ngulët, atë për numrat e thjeshtë. Në dritën e asaj çka dihet për ta, përpjekjet e këtyre njerëzve për të shtuar emrin e tyre në listën e heronjve të matematikës, marrin një tjetër spikamë. Numrat e thjeshtë kanë bashkuar matematikanë përtej shumë kufijve: Kina, Franca, Greqia, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia, Australia, Rusia, India dhe Gjermania janë vetëm disa nga vendet nga të cilat kanë dalë përfaqësues të shquar të tribusë nomade të matematikanëve. Dhe çdo katër vjet ata mblidhen në një Kongres ndërkombëtar për të treguar historitë e udhëtimeve të tyre.

Nuk është vetëm dëshira për të lënë një gjurmë të vetën në të kalu-arën ajo që shtyn matematikanin. Tamam ashtu siç ndodhi kur Hilbert-i guxoi të hidhte vështrimin drejt së ardhmes dhe së panjohurës, një vërtetim i hipotezës së Riemann-it do të ishte fillimi i një aventure të re. Kur Wiles-i mori fjalën në konferencën për shtypin organizuar për njoftimin e çmimeve Clay, ai vuri theksin mbi faktin që problemet në vetvete nuk përbëjnë qëllimin përfundimtar:

“Aty jashtë gjendet një botë e re matematike që pret të zbulohet. Përfytyroni, për shembull, evropianët më 1600. Ata e dinin që përtej Atlan-tikut kishte një Botë të Re. Çfarë çmimesh mund të jepnin për të ndihmuar në zbulimin dhe zhvillimin e Shteteve të Bashkuara? Jo një çmim për shpikjen e aeroplanit, për atë të kompjuterit, për themelimin e Çikagos, për makinat që janë në gjendje të korrin fusha të tëra me grurë. Të gjitha këto gjëra janë bërë pjesë e Amerikës, por asnjëra syresh nuk mund të përfytyrohej më 1600. Jo, në atë kohë, do të kishin dhënë një çmim për zgjidhjen e problemeve të tilla si ai i gjatësisë”. Hipoteza e Riemann-it është gjatësia e matematikës. Një zgjidhje e saj do të hapte perspektivën për të ndërtuar një hartë të ujërave të mjegullta të oqeanit të gjerë të numrave. Kjo do të ishte një etapë në kuptimin tonë të kësaj të fshehte të Natyrës. Sikur vetëm të arrinim të gjenim të fshehtën që do të na lejonte të orientoheshim në numrat e thjeshtë, kush e di çfarë do të gjenim përtej, që na pret veç ne?

Page 22: Metropol, 24 faqe lajme

22 E hënë 21 maj 2012 •

« Librari

Titulli: MonadologjiaOrigjinali: La monadologieGjinia: FilozofiAutori: Gottfried Wilhelm LeibnizShqipëroi: Astrit Cani

Titulli: Procesi i TiranësGjinia: HistoriAutori: Vladimir Bregu

Fragmente nga libri“Krerët mendonin se amerikanët do t’ia jepnin Korçën

dhe Gjirokastrën Greqisë dhe përderisa ishte mendimi i tyre, ne nuk na mbetej veçse të bindeshim... Por krerët këto gjëra nuk mund t’i shfaqnin haptazi...”

Ethem Çako

“Për sa i përket problemit të Kosovës nuk munda të konstatoja asnjë gjykim të sinqertë lidhur me çlirimin e saj nga ana e grupeve të ndryshme. Përpara tradhtisë së Titos, Balli Kombëtar thoshte se do ta merrte Kosovën edhe me forcë, nëse do të ishte e nevojshme, por pas rezolucionit të Informbyrosë, nuk u fol më”.

Llukman Lutfiu

Titulli: MjeshtriOrigjinali: The Master

Gjinia: RomanAutori: Colm Toìbìn

Shqipëroi: Ilira Shurbani

Romani “Mjeshtri” është një pasqyrë e jetës së shkrim-tarit Henri Xhejms në vitet

e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës, me dramën “Guy Domville”, e deri në izolimin e tij në qytetin e Rait, ku për vite me radhë ai krijoi kryevepra me vlera të pabesueshme. Romani nis me përshkrimin e Henri Xhe-jmsit si një figurë publike, që papritur ndihet i turpëruar, jo vetëm nga mënyra se si publiku reagon ndaj veprave të tij, por edhe në një mënyrë më person-ale, pasi asnjë nga parashikimet e bëra për të ardhmen nuk po ecte si duhet. Henri vendos të largohet nga jeta publike duke blerë një shtëpi në Rai, ku jetoi i vetmuar e i përndjekur nga kujtimet e jetës. Portreti i Henri Xhejmsit është portreti i një njeriu që përpiqet të përballojë sfidat e jetës, duke u përpjekur të zbulojë gjithçka, qoftë edhe skutat më të errëta brenda vetes. Kishte ëndërruar shpesh për një vend të tillë të mbro-jtur, ku do të jetonte e do të shkruante i qetë. Ai ishte rreth të pesëdhjetave kur vendosi ta shmangte shoqërinë e motrës së tij të sëmurë, të cilën e adhu-ronte, kur zgjodhi të qëndronte larg familjes dhe vendit të tij, kur ftohu marrëdhënien me mikun e

Titulli: GratëOrigjinali: The Women

Gjinia: RomanAutori: T. C. Boyle

Shqipëroi: Jorgji Qirjako

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t’jua

tregojë romani i ri i mrekul-lueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitek-tin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i duke zgjedhur një mënyrë shumë origjinale, një detaj fort domethënës: katër gratë e tij, që e deshën pa kushte, dhe duke krijuar kësisoj këtë vepër madhështore.

Wright – i jetoi duke iu kundërvënë rregullave të

Rrëfim për shkrimtarin

tij të ngushtë shkrimtar, duke mbetur një beqar me tërheqje seksuale të pavendosur e duke jetuar në një shtëpi në jug të An-glisë me nëpunësit dhe vizitorin e përditshëm, stenografin, të cilit i diktonte veprat e tij.

HENRI XHEJMS

KOMENTE MBI LIBRIN

•“Një libër i guximshëm, i thellë, i shkruar mrekullisht bukur”.

“Guardian”

• “Mjeshtri është një libër i jashtëzakonshëm dhe magjepsës... Toìbìn shpalos, në një mënyrë mjeshtërore, mençurinë dhe aftësinë metaforike, psikologjinë e hollë dhe ligjërimin e një mendjep-rehtësie të shkëlqyer, me të cilat një romancier i madhe rroku ngjyrimet e ndërgjegjies dhe hipokrizitë e shoqërisë”.

“Sunday Times”

•“Një nga romanet më të rëndësishëm të vitit. Mjeshtri na dhuron një intimitet të mirëfilltë me një prej atyre njerëzve që mund të ketë qenë Henri Xhejmsi”.

“London Review of Books”

•“Është e vështirë të përfytyrosh një admirues të Henri Xhejmsit, që të mos jetë mbërthyer nga ky roman: një vepër përkushtimi letrar nga një shkrimtar, i cili është vetë një mjeshtër i prozës madhështore dhe i ngjyrimit psikologjik”.

“Sunday Telegraph”

MBI AUTORINColm Toìbìn (Irlandë, 1955) ka

studiuar në University College në Dublin. Gjatë viteve 1975 – 1978 shkroi dy romane: “Jugu” dhe “Homazh Barcelonës”. Kur u kthye në Irlandë punoi si gazetar për “In Dublin”, “Hibernia” dhe “The Sunday Tribune”. Shkrimet publi-cistike i përmblodhi në “Sprova të gjithanshme” (1990), “Gjaku i keq: një shëtitje përgjatë kufirit irlan-dez” (1987) dhe “Shenja të kryqit: udhëtime në Evropën katolike” (1994). Romane te tjera: “Shqopa flakëruese” (1992), “Historia e natës” (1996), “Fari lundures i Bllekuotërit” (1999), “Mjeshtri” (2004), “Bruklin” (2009). Tregimet janë përmbldhur në: “Nënat dhe fëmijët” (2006) dhe “Familja boshe” (2010).

Të jetosh me një gjeningurta të vendosura nga shoqëria, qofshin këto este-tike, morale apo romantike. Asnjëherë nuk bëri çfarë pritej dhe, me gjithë skanda-let e mëdha që shoqëronin dashuritë dhe divorcet e tij, si dhe vështirësitë financiare pa mbarim, ai kurrë nuk lejoi të ndikohej në vizionin dhe dëshirat e tij.

Fitoret dhe humbjet e Wright – it lidheshin përherë me gratë që donte: Olgivana Milanov, malazeze, mos-përfillëse dhe me bukuri ekzotike, nxënëse e balerinit të famshëm Gurdjev që njihej prej nxënësve të Wright – it si “Ledi Dragua”; Mod Miriam Noel, një bukuroshe pasion-ante prej Jugu, me tempera-ment të fortë, morfinomane; Mejmaha Borthuik Çeni, mjaft e ndjeshme e që u vra në

mënyrë tragjike në shtëpinë e Wright – it në Taliesin (Wiscon-sin) më 1941; dhe gruaja e tij e parë, shumë e re, Kiti Tobin, me të cilën pati gjashtë fëmijë.

Secila nga historitë e këtyre katër grave ndodh në mënyrë të papritur, qesharake dhe mbi të gjitha prekëse. Në qendër të librit është djali i ri dhe i pashëm japonez, Tadashi

Sato, i cili mbërrin në Taliesin në vjeshtën e vitit 1932, për t’u bërë nxënësi i Wright – it dhe menjëherë ia nis punës: në kuzhinë duke qëruar perimet dhe duke larë enët. Përmes hsitorisë së tij hyjmë në botën e çuditshme dhe të rrëmujshme të Taliesinit të asaj kohe, kur Wright – i dhe Olgivana merren jo vetëm me çështje të arkitekturës, por edhe me çdo gjë tjetër, që nga mënyra e të ngrënit e deri te veshja.

Kuptohet vetiu, pa shumë komente, se ky është një subjekt i mrekullueshëm për një shkrimtar të mençur e të guximshëm, siç është Boyle. Gratë është një dramë tër-heqëse dhe tej mase argëtues rreth martesës, marrëdhënies mes burrave e grave, privilegjit dhe gërshetimit të gjenialitetit e famës, shkruar nga një prej shkrimtarëve amerikanë më të talentuar dhe me imagjinatë të pamatë të kohës sonë.

Page 23: Metropol, 24 faqe lajme

23• E hënë 21 maj 2012

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Dashi

Do shkoni ne qiell te shtate sot te

gjithe ju qe jeni ne nje lidhje. Partneri do ua plotesoje te gjitha deshirat dhe do ndiheni me fat qe e keni ne krah. Shprehjani edhe ju te gjitha ndjenjat.

Nje takim inte-resant mund t’ua

ndryshoje drejtimin beqareve. Dashuria

do iu prese me krahet hapur. Ka

mundesi te keni nje rritje te financave

sot. Mendohuni mire para se te hidhni cdo

hap dhe do fitoni.

Demi

Do komunikoni lehtesisht me

partnerin tuaj sot dhe do shprehni

gjithcka qe mendoni. Kjo do iu ndihmoje

te sqaroni edhe disa keqkuptime qe kishin lindur kohet e fundit. Nese jeni

ende beqare poshte te tridhjetave do

keni nje takim mbreselenes. Venusi do iu beje te ndiheni

si mbi re. Fati do iu buzeqeshe ne planin financiar.

Do kryeni te gjitha transaksionet qe kishit menduar.

Binjaket

Hena do iu nxite te beni me shume

leshime ndaj partnerit tuaj sot. Ne kete menyre do

shmangni edhe konf-liktet qe keni pasur. Pranojini gabimet tuaja. Beqaret do ndihem mire edhe ashtu si jane por

personi qe do tako-jne mund t’i beje te ndryshojne mendim. Nuk do keni probleme

shume te medha financiare por duhet te tregoheni te matur me shpenzimet. Mos

i toleroni vetes gabime.

Luani

Do ndiheni me te sigurte per te ardh-men tuaj ne cift sot.

Do i shprehni me lehte ato qe ndjeni

dhe nuk do ngurroni t’i thoni partnerit

ato qe nuk iu pelqe-jne. Beqaret do duan

te qendrojne ende te tille, por ne fakt nje person qe do

takojne do i beje te nderrojne mendim.

Mos ndermer-rni operacione

shume te medha ne planin financiar sepse buxheti nuk

eshte shume i qendrueshem.

Peshorja

Ciftet do i zgjidhin me mirekuptim

dhe qetesi mosmarreveshjet

qe kane pasur kohet e fundit. Do merrni edhe nje vendim te rendesishem per te ardhmen. Fale mbeshtetjes se

Venusit dhe Plutonit iu do mund te

krijoni nje lidhje mjaft intensive me dike qe jeton jashte

por qe ka ardhur per pak kohe ketu.

Do ndiheni mire. Do keni nje strategji te mire financiare dhe do ruani ekuilibrin.

Shigjetari

Jupiteri do iu beje edhe me entuziaste sot ne jeten ne cift.

Klima do jete e ngrohte dhe har-

monike. Shfrytzojeni diten sa me shume

te mundni. Per beqaret dita do jete e qete dhe nuk do keni takime. Qen-

droni pak me shume kohe me miqte dhe me familjaret. Me financat duhet te tregoheni me te

kujdesshem nese nuk doni qe ato te

tronditen. Do merrni nje ndihme goxha te madhe nga dikush.

Ujori

Do keni ndryshime pozitive ne jeten

tuaj ne cift sot. Do jeni me entuziaste dhe do e shihni me optimizem te ardh-men me partnerin.

Beqaret me ne fund do mund te krijojne nje lidhje. Ajo do iu sjelle kenaqesine dhe rehatine qe

keni kerkuar prej kohesh. Me ne fund

fati do jete ne anen tuaj ne planin financiar. Do mund te kryeni edhe disa

transaksione te rendesishme dhe

fitimprurese.

Gaforrja

Gjerat nuk do shkojne mire ne

cift. Do keni shume zenka e debate,

por shmangni me cdo kusht marrjen

vendimeve te rendesishme.

Qetesohuni njehere dhe mendojini

gjerat me mire. Be-qareve do iu rrahe

zemra me fort. Beni cmos qe ta beni per vete personin qe do takoni. I keni te gji-tha mundesite. Mos

enderroni shume ne planin financiar

por kthehuni me kembe ne toke.

Virgjeresha

Marredhenia me personin qe keni ne krah do shkoje

me se miri. Ajo do bazohet tek

besimi reciprok dhe bashkepunimi. Do

keni shume nevoje per njeri-tjetrin

dhe do e shprehni kete. Beqaret nuk duhet te ndermar-rin shume rreziqe vetem e vetem qe te bejne per vete

ate qe duan. Lereni qe ai te vije vete tek ju. Do dini si

t’i mbroni financat dhe nuk do keni asnje problem.

Akrepi

Nese jeni ne cift nuk duhet t’i merrni gjerat me vrull dhe te nxitoheni. Nese e doni aq shume sa thoni njeri-tjetrin gjithcka do shkoje per mrekulli dhe

ndjenjat nuk mund te shuhen. Nese jeni beqaret nuk duhet

te keni frike te tentoni. Mundesite per takime do jene

te shumta dhe inte-resante. Ne planin

financiar do kryeni transaksione te

rendesishme dhe do tregoheni me

realiste.

Bricjapi

Ne jeten ne cift do ndiheni

mjaft mire gjate kesaj dite. Disa do kalojne momente te mrekullueshme dhe plot emocione.

Beqareve do iu vije ne maje te

hundes vetmia. Mos u merzitni sepse sot mundesite do

jene te shumta dhe mjaft te mira. Sektori i parave

nuk do kete ndonje ndryshim te madh.

Mundohuni te shpen-zoni me kursim dhe

do e shihni qe gjerat do shkojne mire.

Peshqit

Te nxitur nga Merkuri iu do beni cmos qe te ruani

ekuilibrin dhe har-monine ne jeten tuaj ne cift. Do kete edhe debate te vogla por qe do rregullohen

sa hap e mbyll syte. Beqaret do mobi-lizohen seriozisht

per te bere per vete ate qe iu pelqen.

Do keni shume fat sot. Perspektivat financiare duket te jene shume te

mira. Do i ulni edhe shpenzimet

dhe kjo do iu ndihmoje mjaft.

SPORT

Fierakët do të vazh-dojnë të luajnë në Kategorinë Superi-ore edhe sezonin e ri. Apolonia ka fituar 3:0

në ndeshjen e play-off-it ndaj Lushnjës, që u zhvillua dje në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës dhe do të vazhdojnë të jenë edhe sezonin e ri në kat-egorinë elitare të futbollit sh-qiptar. Ndërsa, lushnjarët panë t’u shuhej një ëndërr tek e cila kishin besuar shumë gjatë këtij viti. Pas kësaj humbje Lushnja do të jetë edhe sezonin tjetër në kategorinë e parë. Ndeshja e djeshme në “Niko Dovana” i ka pasur të gjitha emocionet e një derbi. Një numër i madh nga tifozeritë e të dy skuadrave kanë qenë dje të pranishme në stadiumin e Durrësit, ku madje nuk munguan as tensioni midis tyre dhe ofendimet, por vetëm kaq, pasi forcat e rendit i kishin marrë masat e duhura. Gjithse-si, në fushë nuk pati emocione të tjera veç aytyre të lojës, ku në fund dolën të gëzuar fierakët. Ndeshja ka nisur e fortë dhe të dyja palët treguan shpirt gare e dëshirë për fitore. Pas sulmeve të ndërsjellta ka qenë Apolonia që ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 27-të. Ishte një aksion i mi-rorganizuar i ekipit fierak, i cili përfundoi me një pasim të saktë për Ribajn, që depërtoi në qendër të mbrojtjes lushn-jare, duke dalë i vetëm përballë portierit Bejte dhe ka goditur saktë, 1:0. Por, lushnjarët kanë reaguar menjëherë duke i sh-tuar sulmet dhe në 34-ën kanë shansin e artë për të barazuar, pasi Canka pengohet në zonë nga mbrojtësit e Apolonisë dhe gjyqtari Jemini jep pa hezitim një 11-metërsh. Ekzekutimin e merr përsipër kapiteni Gen-tian Çela, por topi përfundon mbi traversë dhe rezultati nuk ndryshon. Në këtë mënyrë pjesa e parë përfundon me avantazhin minimal të Apolo-nisë, pavarësisht përpjekjeve të lagunarëve për të shënuar golin e barazimit. Fillimi i pesës

Himara qëndron pa prob-leme në të parën

Ekipi i Himarës e ka mbyllur çështjen e qëndrimit në kat-egorinë e parë që në pjesën e parë të ndeshjes së play-ou-it me Sukthin. Në stadiumin e Peqinit ekipi himarjot ka tre-guar që në fillim superioritetin e vet nga ekipit të Sukthit, që kërkonte të ngjitej nga kategoria e dytë në të parën. Himariotët të drejtuar nga trajneri me eksperiencë Edmond Liçaj e kanë filluar ndeshjen me mjaft agresivitet, duke e vënë Sukthin në vështirësi që në minutat e para. Kështu në minutën e 10-të Xhunior shënoi golin e parë dhe 5 minuta më vonë Gjondeda të dytin. Me rezultatin 2:0 në disfavor pa filluar mirë ndeshja, Sukthi i Xhevahir Kapllanajt u vu me shpatulla pas murit. Ekipi i Himarës që ka në përbërje lojtarë me mjaft eksperiencë, që vite më parë kanë luajtur edhe në Superiore, diti ta menaxhojë mjaft mirë lojën. Kështu, Himara jo vetëm që nuk pësoi, por shënoi edhe golin e tretë në minutën e 60-të me anë të Nenajt. Madje himariotët do të kishin shënuar edhe gol të katrat, por Vicente nuk ka mundur dot të shënojë një 11-metërsh, që i është pritur nga portieri Doda i Sukthit. Përfundimisht Himara ka fituar 3:0 ndaj Sukthit dhe do të vazhdojë të luajë edhe sezonin tjetër në kategorinë e parë.

Naftëtari godet në limit, Gramozi bie në të dytënKuçova në delir. Naftëtari kthehet në kategorinë e parë

pas disa sezonesh endje në të dytën. Ekipi kuçovar ka fit-uar ndeshjen e play-out-it ndaj Gramozit, falë një goli të Gjokës në minutën e dytë shtesë të ndeshjes. Ka qenë një takim dramatik dhe plot emocione ai i djeshmi midis Gramozit dhe Naftëtarit i zhvilluar në stadiumin “Besa” të Kavajës. Ndeshja ka filluar më mirë për Naftëtarin, që ka kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me një gol të shënuar nga Fabian Molla. Ekipi kuçovar edhe pse vjen nga kategoria e dytë luan si i barabartë me Gramo-zin e kategorisë së parë. Nga ana tjetër Gramozi pas pësimit të golit është përpjekur që të barazojë por pa sukses dhe pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin e ekipit nga Kuçova. Në pjesën e dytë kolonjarët kanë qenë më këmbëngulës dhe me anë të sulmeve të vazh-dueshme kanë arritur të gjejnë golin e barazimit. Në 60’ Ilir Hysolli ka barazuar shifrat në 1:1. Por ekipi nga Erseka ka luajtur nga minuta e 64-t me 10-të lojtarë dhe kjo i dha një avantazh Naftëtarit. Megjithatë deri në sekondat e fundit Gramozi e përballoi me sukses lojën edhe me një lojtar më pak, madje pati edhe rastet e veta. Por, do të ishte Naftëtari që do të thoshte fjalën e fundit, duke goditur në limit. Në minutën e dytë të ndeshjes, Samet Gjoka ka shënuar një super-gol. Ka qenë një goditje nga rreth 35 metra, në po-zicion paksa të prirët dhe 2:1 për Naftëtari. Ekipi kuçovar kthehet në kategorinë e parë, ndërsa Gramozi ka mbyllur ecurinë e tij negative, duke rënë në kategorinë e dytë.

Apolonia s’tundet nga

SUPERIORIA

së dytë është më agresiv për Lushnjën që synon barazimin. Lushnjarët përpiqen shumë, por duhet thënë se ishin të paqartë dhe konfuz në aksio-net e tyre. Nga ana tjetër Apo-lonia është e rreshtuar mirë në fushë, duke i dhënë përparësi mbrojtjes dhe duke u përp-jekur që të godasë me anë të kundërsulmeve të shpejta. Tra-jneri i Lushnjës, Saimir Malko, përpiqet që të ndryshojë diçka në lojën e skuadrës dhe fillon lëvizjet nga bankina. Por, këtu ndodh edhe një episod i shëm-tuar, pasi kur Kapiteni Gentian Çela bëhet ndërrim në minutën e 60-të reagon keq, duke ofenduar trajnerin. Gjithsesi, ndeshja vazhdon me të njëjtin motiv dhe Lushnja ka epërsi në lojë, por jo pragmatike. Fierakët mbrohen mirë, duke mos lënë

hapësira dhe në ato pak mo-mente që lushnjarët çajnë mbrojtjen e Apolonisë, portieri Moçka është i pakalueshëm. Me kalimin e minutave Apolo-nia, pasi thyen pa problem sul-met e Lushnjës, fillon e sheh nga porta kundërshtare për golin e sigurisë. Ribaj mbetet gjithmonë rrezik në kundërsul-met e shpejta, ndërsa kapiteni Gërxho në 67’ godet traversën. Dhe në minutën e 70-të Apo-lonia shënon golin e qetësisë. Një kundërsulm i shpejtë, pas një topi të gjatë, portieri Be-jte del në hyrje në zonës, në cepin e saj, nga krahu i djathtë, për të ndaluar Ribajn, por topi i goditur prej portierit të Lush-njës përplaset në trupi e sulm-uesit fierak. Ribaj nuk heziton dhe e dërgon atë në rrjetën e boshatisur, 2:0. Fierakët janë

në qiellin e shtatë. Tashmë duket shumë e vështirë që gjërat të ndryshojnë dhe fi-erakët kanë filluar festën. Lushnjarët janë të goditur, por përpiqen të gjejnë forca të reagojnë. Në minutën e 75-të kanë shansin më të mirë, kur pas një aksioni të shpejtë, Metushi del përballë Moçkës, godet, por pret portieri i Apolo-nisë. Minutat kalojnë dhe lush-njarët duken të pafuqishëm e të dorëzuar. Dhe në 85’ vjen edhe goditja fatale nga ana a Apolonisë. Kapiteni i ekipit fi-erak, Julian Gërxho, një nga më të mirët në fushë e ka kurorë-zuar paraqitjen e tij me një gol shumë të bukur. Pasi ka evituar dy mbrojtës lushnjar, në hyrje të zonës Gërxho godet bukur duke shmangur edhe portierin Bejte dhe 3:0.

Page 24: Metropol, 24 faqe lajme

24 E hënë 21 maj 2012 •

« reklamË