301
Punime të Kuvendit Legjislatura e 8-të Viti 2013, nr. 6

Punime të Kuvendit Legjislatura e 8-të Viti 2013, nr. 6

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Punime të KuvenditLegjislatura e 8-të

Viti 2013, nr. 6

Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

PUNIME TË KUVENDIT

Seancat plenare

Viti 2013

6

Botim i KuvenditTiranë, 2014

Viti 2013

4

Legjislatura e 8-të

5

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Punime të KuvenditSeancat plenare

LEGJISLATURA E 8-tëSesioni i parë

Drejton seancën zëvendëskryetari i Kuvendit,z. Vangjel Dule

E enjte, 05.12.2013Seanca e paradites, ora 10:35

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancaveplenare, të datave 26.11.2013 dhe 27.11.2013.

2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjesndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe Qeverisë së Republikës sëMoldavisë për ripranimin e personave me qëndrimtë paautorizuar”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet Komisioni për Sigurinë

Kombëtare si komision përgjegjës(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Shprehet për dhënie mendimi Komisioni

për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut

(Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi Komisioni

për Integrimin Europian(Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)- Shprehet për dhënie mendimi Komisioni

për Politikën e Jashtme(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Relatori- Diskutime- Relatori

(Shprehen grupet parlamentare):Grupi parlamentar i PR-sëGrupi parlamentar i PDIU-sëGrupi parlamentar i LSI-sëGrupi parlamentar i PD-sëGrupi parlamentar i PS-së

- Koha e votimit:- Votimi në parim- Shqyrtimi dhe votimi nen për nen- Votimi në tërësi3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes

ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë, qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

Viti 2013

6

Legjislatura e 8-të

të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përshmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimine evazionit fiskal, për tatimin mbi të ardhurat dhembi kapitalin”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet Komisioni për Ekonominë dhe

Financat si komision përgjegjës(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Shprehet për dhënie mendimi Komisioni

për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut

(Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi Komisionipër Integrimin Europian

(Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi Komisionipër Politikën e Jashtme

(Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Relatori- Diskutime- Relatori(Shprehen grupet parlamentare):

Grupi parlamentar i PR-sëGrupi parlamentar i PDIU-sëGrupi parlamentar i LSI-sëGrupi parlamentar i PD-sëGrupi parlamentar i PS-së

- Koha e votimit:- Votimi në parim- Shqyrtim dhe votim nen për nen- Votimi në tërësi4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes

së ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillittë Ministrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikëspër forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen emirë dhe krijimin e kushteve për një rritjeekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhegjithëpërfshirëse”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet Komisioni për Çështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut sikomision përgjegjës

(Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi Komisionipër Ekonominë dhe Financat

(Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi Komisionipër Integrimin Europian

(Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi Komisionipër Politikën e Jashtme

(Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Relatori- Diskutime- Relatori

(Shprehen grupet parlamentare):Grupi parlamentar i PR-sëGrupi parlamentar i PDIU-sëGrupi parlamentar i LSI-sëGrupi parlamentar i PD-sëGrupi parlamentar i PS-së

- Koha e votimit:- Votimi në parim- Shqyrtimi dhe votimi nen për nen- Votimi në tërësi5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.- Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Vangjel Dule – Përpara se të fillojmë merendin e ditës, më lejoni që në emrin tuaj t’i shprehngushëllimet më të sinqerta dhe më të përzemërtafamiljes Tota. Gjithashtu të shpreh tronditjen tonë,si dhe të mbarë opinionit publik të vendit përngjarjen e rëndë dhe tronditëse, e cila, pavarësishtpozicioneve partiake, na vë të gjithëve përparapërgjegjësisë së reflektimit politik, shoqëror dhemoral, që t’i vihet fre një herë e mirë fenomenit tëqarkullimit të armëve të pakontrolluara në vendintonë, aq më tepër në institucionet arsimore dhenë mosha kaq të mitura. Është koha për reflektim,për përgjegjshmëri parlamentare, ekzekutive,politike dhe shoqërore.

Vazhdojmë, të nderuar kolegë, me rendin editës.

(Pasi lexon rendin e ditës)Në mbështetje të pikës 3 të nenit 44 të

Rregullores, ju njoftoj se në Kuvend janëdepozituar për shqyrtim dhe miratim këtoprojektligje:

7

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

1. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjesndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikëssë Kosovës për statusin e anëtarëve të Forcavetë Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe tëForcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatëqëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin eshteteve përkatëse”, paraqitur nga Këshilli iMinistrave më datën 3.12.2013.

2. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës C/187 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO)për kuadrin profesional të sigurisë dhe të shëndetitnë punë të vitit 2006”, paraqitur nga Këshilli iMinistrave në datën 3.12.2013.

3. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës C167 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO)për sigurinë dhe shëndetin në ndërtim të vitit 1988,paraqitur nga Këshilli i Ministrave në datën3.12.2013.

4. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9948, datë 7.07.2008 “Për shqyrtimin evlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisëmbi tokën bujqësore” i ndryshuar. Ky projektligj iparaqitur nga Këshilli i Ministrave në datën4.12.2013 është kërkuar me procedurë tëpërshpejtuar shqyrtimi. Votimi për këtëprojektvendim do të zhvillohet së bashku mevotimin e projektligjeve të tjera.

Ju njoftoj gjithashtu se kanë regjistruar emrinpër diskutim këta deputetë: për projektligjin “Përratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Republikës së Moldavisë përripranimin e personave me qëndrim tëpaautorizuar” zoti Arben Çuko; për projektligjin “Përratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisësë Madhe dhe Irlandës së Veriut për shmangien etatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionitfiskal, për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”zonja Majlinda Bufi; për projektligjin “Për ratifikimine marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimindërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuaratë Amerikës për forcimin e shtetit të së drejtës,qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për njërritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshmedhe gjithëpërfshirëse” zoti Blendi Klosi. Për pikëne fundit të rendit të ditës, diskutime jashtë rendit tëditës, kanë regjistruar emrin nga mazhoranca:Blendi Klosi, Majlinda Bufi, Mimoza Hafizi,

Armando Subashi, Parid Cara, ndërsa nga opozitadeputetët: Sali Berisha, Majlinda Bregu, SherefedinShehu, Florion Mima, Keltis Kruja, Mesila Doda.Gjithashtu edhe deputetët Agron Çela, MonikaKryemadhi dhe Piro Kapurani nga GrupiParlamentar i LSI-së.

Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës:miratimi i procesverbalit të seancës së datës26.11.2013. A ka vërejtje? Nuk ka.

Miratohet.A jeni dakord me procesverbalin e datës

27.11.2013? Dakord.Miratohet.Kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës:

projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjetKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisëdhe qeverisë së Republikës së Moldavisë përripranimin e personave me qëndrim tëpaautorizuar”.

Në mbështetje të nenit 73, pika 2 tëRregullores, a ka pyetje në lidhje me projektligjin?Nuk ka.

Kalojmë në shprehjen e komisioneve.Komisioni për Sigurinë Kombëtare, zoti

Spartak Braho?(Zoti Braho shprehet dakord.)Faleminderit!Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën

Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zoti Xhafaj?(Zoti Xhafaj shprehet dakord.)Faleminderit!Komisioni për Politikën e Jashtme, zonja

Dade?(Zonja Dade shprehet dakord.)Faleminderit!Komisioni për Integrimin Europian, zonja

Bregu?(Zonja Bregu shprehet dakord.)Faleminderit!Relatori, zoti Qefalia?(Zoti Qefalia shprehet dakord.)Faleminderit!Diskutimet rreth këtij projektligji janë tërhequr.(Zonja Bregu kërkon fjalën për procedurë.)Zonja Bregu, urdhëroni për procedurë!Majlinda Bregu – Të nderuar kolegë,Sapo jemi njoftuar se Parlamenti Europian ka

miratuar rezolutën për marrjen e statusit të venditkandidat me 49 vota pro, asnjë votë kundër dhe 1votë abstenim.

Kjo është një mbështetje e fuqishme nga një

Viti 2013

8

Legjislatura e 8-të

institucion i rëndësishëm, që konfirmoi marrjen estatusit të vendit kandidat në muajin dhjetor,prandaj dua që ta përshëndesim miratimin e kësajrezolute.

Faleminderit!Vangjel Dule – Ju falënderoj, zonja Bregu!Kalojmë në shprehjen e grupeve

parlamentare.Grupi Parlamentar i Partisë Republikane?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Faleminderit!Grupi Parlamentar i PDIU-së?(Përfaqësuesi i grupit të PDIU-së shprehet

dakord.)Faleminderit!Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për

Integrim?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Faleminderit!Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Faleminderit!Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Faleminderit!Këtu mbyllet diskutimi në parim i këtij

projektligji.Kalojmë në projektligjin “Për ratifikimin e

marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëMbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe,Irlandës së Veriut për shmangien e tatimit tëdyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal përtatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.”

A ka pyetje? Nuk ka.Kalojmë në shprehjen e komisioneve.Komisioni për Ekonominë dhe Financat, zoti

Braçe, urdhëroni!Erion Braçe – Për këtë marrëveshje

komisioni është shprehur unamimisht dakord.Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Braçe!Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën

Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zoti Xhafaj?(Zoti Xhafaj shprehet dakord.)Faleminderit!Komisioni për Politikën e Jashtme, zonja

Dade?(Zonja Dade shprehet dakord.)Faleminderit!Komisioni për Integrimin Europian, zonja

Bregu?(Zonja Bregu shprehet dakord.)Faleminderit!Relatorja, zonja Bufi?(Zonja Bufi shprehet dakord.)Faleminderit!Kalojmë në shprehjen e grupeve

parlamentare.Grupi Parlamentar i Partisë Republikane?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Faleminderit!Grupi Parlamentar i PDIU-së?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Faleminderit!Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për

Integrim?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Faleminderit!Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Faleminderit!Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste?Zonja Bufi, urdhëroni!Majlinda Bufi - I nderuar zoti drejtues i

seancës,I nderuar zoti Kryeministër,Projektligji “Për marrëveshjen e nënshkruar

ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë sëBashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës sëVeriut për shmangien e tatimit të dyfishtë dheparandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi tëardhurat dhe mbi kapitalin” është nënshkruar më26 mars të vitit 2013 dhe përcakton bazën ligjorepër trajtimin tatimor të personave juridikë dhe fizikëshqiptarë apo të Mbretërisë së Bashkuar, e cila inënshtrohet legjislacionit tatimor të të dyjashteteve.

Marrëveshja ka për qëllim të mos rëndojësubjektin me tatimin e dyfishtë, duke e dhënë tëdrejtën e tatimit të të ardhurave vetëm në njërinshtet apo edhe duke e ndarë këtë të drejtë midisdy shteteve.

Gjithashtu, dispozitat e marrëveshjesparashikojnë edhe shkëmbimin e informacionit, meqëllim parandalimin e evazionit fiskal nga subjektetqë kanë aktivitete në të dyja vendet.

Marrëveshja është hartuar duke u bazuar nëmodelet bazë ndërkombëtare të hartuara ngaOrganizata e Kombeve të Bashkuara, model i vitit2001 dhe nga Organizata për Bashkëpunim

9

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Ekonomik dhe Zhvillim të vitit 1997. Gjithashtu,gjatë hartimit të kësaj marrëveshjeje janë mbajturparasysh veçoritë e legjislacioneve tatimore dhemarrëdhënieve ekonomike e tregtare midis dyvendeve. Kjo marrëveshje, e realizuar tashmëzyrtarisht, është nga më të fundit që ka realizuarqeveria shqiptare me këto shtete, që janë rreth 37të tilla, për të lehtësuar barrën fiskale, si dhe përtë krijuar lehtësirat e duhura ligjore për të shmangurdetyrimin e dyfishtë.

Kjo marrëveshje rrëzon akuzën që u tha këtunë lidhje me kompaninë “Crown Agents” përmospagimin e taksave dhe detyrimeve, cilatdoqofshin ato. Është kjo marrëveshje dypalëshe qëe detyron këtë kompani të shlyejë të gjithadetyrimet ligjore dhe fiskale në vendin e tij.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Bufi!Zoti Berisha, urdhëroni, për procedurë!Sali Berisha – I nderuar zotëri,Lidhja e marrëveshjes së shkëmbimeve

tregtare me Britaninë e Madhe, që është një ngashtetet më të fuqishme të planetit në tregti, ështënjë akt për t’u përshëndetur, por lidhja e saj mekompaninë “Crown Agents” është një turp i vërtetëi kësaj mazhorance. Del se marrëveshja, sipaskësaj zonje që foli, po lidhet për shkak tëkompanisë “Crown Agents”. Ndërkohë Britaniaështë një nga vendet më të fuqishme të Europësdhe të planetit në tregti, por bota juaj është botë exhepit, botë e interesit. Ç’nevojë kishte të lidhteme CA-në një marrëveshje kaq të rëndësishme?Kjo është fyese për parlamentin. Kaq mund të themunë.

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Berisha!Kalojmë në pikën e katërt të rendit të ditës:

projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sëndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillittë Ministrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikëspër forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen emirë dhe krijimin e kushteve për një rritjeekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhegjithëpërfshirëse”.

Ka pyetje? Nuk ka.Vazhdojmë me raportin nga komisioni

përgjegjës, ai për Çështjet Ligjore, AdministratënPublike dhe të Drejtave të Njeriut. Zoti FatmirXhafaj?

(Zoti Fatmir Xhafaj shprehet dakord.)Faleminderit!

Në emër të Komisionit të Politikës së Jashtme,zonja Arta Dade ?

(Zonja Dade shprehet dakord.)Faleminderit!Në emër të Komisionit të Integrimit Europian,

zonja Majlinda Bregu?(Zonja Bregu shprehet dakord.)Faleminderit!Në emër të Komisionit të Punës dhe

Çështjeve Sociale, zonja Albana Vokshi?(Zonja Vokshi shprehet dakord.)Faleminderit!Në emër të Komisionit për Ekonominë dhe

Financat, zoti Erion Braçe?(Zoti Braçe shprehet dakord.)Faleminderit!Relatorja e projektligjit, zonja Hysi?(Zonja Hysi shprehet dakord.)Faleminderit!Diskutime për këtë projektligj nuk ka.Kalojmë në shprehjen e grupeve.Në emër të Grupit Parlamentar të PR-së?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Në emër të PDIU-së?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës:

projektligji “Për shqyrtimin dhe miratimin meprocedurë të përshpejtuar të projektligjit për njëndryshim në ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 përshqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujvetë pronësisë mbi tokën bujqësore të ndryshuar”,paraqitur nga Këshilli i Ministrave në datën04.12.2013. Ky projektligj kërkohet të shqyrtohetme procedurë të përshpejtuar në bazë të nenit 28,pika 1, të Rregullores. Nga verifikimi paraprakrezulton se projektligji përmbush kërkesat eparashikuara në nenin 28, pikat 2 dhe 5 tëRregullores për të ndjekur një procedurë të tillëshqyrtimi.

E para, nuk bën pjesë në grupin eprojektligjeve që parashikohen në nenin 81, pika2 të Kushtetutës dhe që kërkojnë një shumicë tëcilësuar prej 3/5-ve të anëtarëve të Kuvendit dhe,e dyta, në kalendarin aktual trejavor nuk ështëparaqitur rast tjetër për aplikimin e kësaj proce-

Viti 2013

10

Legjislatura e 8-të

dure. Në bazë të nenit 28, pika 3, të Rregullores,në raste të tilla fjalën e ka një folës nga shumica, 5minuta, dhe një folës nga opozita, po 5 minuta.

(Nuk e merr askush fjalën.)Meqenëse çështjet e përfshira në rendin e

ditës u diskutuan parimisht, do të kalojmë nëprocesin e votimit.

Hapim votimin për prezencën.Mbyllim votimin.Janë 88 deputetë të pranishëm. Duke pasur

kuorumin e nevojshëm, vazhdojmë me votimin eprojektligjeve. Fillojmë me votimin e projektligjit“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillittë Ministrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Republikës së Moldavisë përripranimin e personave me qëndrim tëpaautorizuar”. Në bazë të nenit 78 të Kushtetutësdhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, projektligjikërkon shumicë të thjeshtë votash.

Hapet votimi në parim me elektronikë.Mbyllet votimi.91 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.Miratohet në parim projektligji.Kalojmë në votimin nen për nen të projektligjit

me karton.Kush është dakord me nenin 1, sipas variantit

të propozuar? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nukka.

Miratohet.Kush është dakord me nenin 2, sipas variantit

të propozuar? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nukka.

Miratohet.Hapet votimi në tërësi me elektronikë.Mbyllet votimi.90 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.Miratohet në tërësi projektligji.Kalojmë në votimin e projektligjit “Për

ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë, qeverisësë Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhedhe Irlandës së Veriut për shmangien e tatimit tëdyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal përtatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”. Kyprojektligj kërkon shumicë të thjeshtë votash.

Hapet votimi në parim me elektronikë.Mbyllet votimi.94 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.Miratohet në parim projektligji.Kalojmë në votimin nen për nen të projektligjit

me karton.

Kush është dakord me nenin 1, sipas variantittë propozuar? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nukka.

Miratohet.Kush është dakord me nenin 2, sipas variantit

të propozuar? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nukka.

Miratohet.Kalojmë në votimin në tërësi me elektronikë

të projektligjit.Hapet votimi.Mbyllet votimi.92 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.Miratohet në tërësi projektligji.Kalojmë në votimin e projektligjit “Për

ratifikimin e marrëveshjes së ndihmës për objektivazhvillimi ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëShteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin eshtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimine kushteve për një rritje ekonomike me bazë tëgjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.Votimi i projektligjit kërkon shumicë të thjeshtëvotash.

Hapet votimi në parim me elektronikë.Mbyllet votimi.95 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.Miratohet projektligji në parim.Kalojmë në votimin nen për nen të projektligjit

me karton.Kush është dakord me nenin 1? Kundër? Nuk

ka. Abstenim? Nuk ka.Miratohet.Kush është dakord me nenin 2, sipas variantit

të propozuar? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nukka.

Miratohet.Kalojmë në votimin në tërësi të projektligjit me

elektronikë.Hapet votimi.Mbyllet votimi.95 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.Miratohet në tërësi projektligji.Kalojmë në votimin e projektvendimit “Për

shqyrtimin dhe miratimin me procedurë tëpërshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim nëligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 për shqyrtimin evlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisëmbi tokën bujqësore”, të ndryshuar””.

Në bazë të nenit 78 të Kushtetutës dhe nenit55 të Rregullores së Kuvendit votimi i

11

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

projektvendimit kërkon shumicë të thjeshtë votash.Ka vetëm një votim, të hapur, me elektronikë.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.102 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.Miratohet projektvendimi.Kalojmë në pikën e fundit të rendit të ditës,

duke filluar diskutimet me zotin Sali Berisha.Sali Berisha – I nderuar zoti kryesues i

seancës,Zonja deputete,Zotërinj deputetë,Të dashur qytetarë dhe qytetare,Për arsye kohe do t’i shkurtoj problemet e

kësaj deklarate, por nuk mund të mos denoncojedhe një herë publikisht aktin e shëmtuar të kësajmazhorance ditën e flamurit, ditën e Pavarësisë,përdhosjen që i bënë gjakut të dëshmorëve,martirëve të lirisë, shqiptarëve dhe kombit në tërësi,me portretin e Hitlerit të Europës së pasluftës,Hitlerit shqiptar, Enver Hoxhës, që e ngritën përherë të parë pas 20 vjetësh.

Festuat ditën e tradhtisë më të madhekombëtare. 29 Nëntori për kombin shqiptar shënondatën e tradhtisë, datë në të cilën Enver Hoxhanjehsoi festën me serbët vetëm e vetëm që tëhapte siparin e procedurave të bashkimit tëShqipërisë me Republikën Federale Jugosllave.

Vet në fjalimet e tij dhe në dokumentethistorike ishte pranuar se data e çlirimit ishte 28nëntori, dhe e tillë ishte festuar. E kaloi në datën eFederatës, sepse në një akt madhor tradhtiekombëtare ai po ecte me shpejtësi drejt bashkimittë Shqipërisë me ish-Jugosllavinë në projektin eTitos dhe Josif Stalinit.

Qytetarë dhe qytetare,Ngritja e flamurit të Enver Hoxhës, të Hitlerit

të pasluftës në Varrezat e Dëshmorëve ishteposhtërimi më i madh që iu bë të rënëve të luftës,heronjve të kombit. Është e vërtetë që Enver Hoxhae bëri luftën dhe këtë nuk e mohon askush. Ata tëcilët përpiqen t’i paraqesin demokratët se mohojnëluftën, ata vetëm mashtrojnë, por Enver Hoxha ekonfiskoi luftën, ai futi vëllavrasjen gjatë luftës,ndërsa pas luftës vendosi në Shqipëri sisteminneopresiv. Ju ngritët portretin e tij, por shkelmuatshpirtrat e dhjetëra e mijëra shqiptarëve, të cilëtranë për t’u bërë të pavdekshëm për lirinë e fjalës,për besimin te Zoti, për besimin te Europa, përbesimin te Shqipëria. Ju ngritët flamurin e EnverHoxhës te varrezat e të rënëve të kombit, por ju

përdhosët vuajtjen, sakrificën e qindra e mijërashqiptarëve në burgje dhe kampe përqendrimi përlirinë e fjalës, për lirinë e besimit, për lirinë elëvizjes.

Ju ngritët flamurin hitlerian të Enver Hoxhëste varrezat e të rënëve, por ju shkelmuat mbishpirtin e qindra e mijëra shqiptarëve që vdiqënurie nga Vermoshi gjer në Frashër të Përmetit,sepse për vite të tëra nuk kishin asgjë tjetër nëtryezën e tyre, përveç kiles së bukës, të kripës, tëvajit, të sheqerit. Ju ngritët në Varrezat eDëshmorëve flamurin e Enver Hoxhës, Hitlerit tëpasluftës.

(Teknika sinjalizon mbarimin e kohës nëdispozicion.)

Vangjel, zilja bie se është për Enver Hoxhënapo për kohën në dispozicion? Dhe ti je aty mbikarrierën e rrënuar të Jani Janit. Këta të paktën ushpërblyen, por Janin nuk e shpërblen njeri.

Pra, ju ngritët flamurin e shokut Enver Hoxha,në një kohë kur e zhyti Shqipërinë në armiqësinëmë të thellë me botën e lirë, me aleatët e sajnatyralë, e shkëputi nga trungu i saj perëndimor.Ju ngritët në Varrezat e Dëshmorëve flamurin erreckosur të Hitlerit të pasluftës, në një kohë kurEuropa na voton ne për statusin e vendit kandidat.Shpesh shtrohet pyetja: A nuk ka meritë EnverHoxha? Hitleri për gjermanët ndërtoi autostradatmë të mëdha e më të mira të Europës, por nuk kagjerman që thotë se Hitleri ka merita. Hitlerët janëhitlerë. Ata i përkasin turpit të historisë kombëtaredhe historisë njerëzore. Atë që u bëri shqiptarëveEnver Hoxha nuk ua ka bërë asnjë pushtim, asnjëepidemi që nga koha e mortajës së zezë gjer nëditët e sotme. Kur unë deklaroja se ky zotëria(drejtohet nga kryeministri Rama) ka për atëshpirtëror Enver Hoxhën, se ndonjëherë e shihniedhe me çitjane, nuk më besonin. Ky njerishpërndau në Facebook-un e tij, në këtë mjet tëmrekullueshëm social komunikimi, portretin eHoxhës në të katër anët e botës.

Zotërinj, protokollin e shtetit e ka qeveria.Zyrtarët ua shndërruan festën shqiptarëve mesimbolin e Enver Hoxhës.

Shkuat në Vlorë, ndërpretë transmetimindirekt të ceremonisë në respekt të Ismail Qemalit,në respekt të Vlorës, në respekt të Sheshit tëFlamurit. Çfarë mësuan shqiptarët nga ata të dy?Pasi kishin ngrënë një tavë me ngjala, del Metadhe u thotë shqiptarëve se ishte i lumtur që kishteedhe kryeministrin aty, a thua se e kishte më

Viti 2013

12

Legjislatura e 8-të

përpara në hënë.Pra, këtë nëntor ju e përdhosët në mënyrën

më të padenjë, ndaj dhe unë i kërkoj parlamentittë rishqyrtojë të gjithë legjislacionin për EnverHoxhën, për Hitlerin e Europës së pasluftës. Këtëcilësim, këtë vlerësim i ka bërë në prill të vitit 1991Bashkimi Demokrat Europian, në përbërje të të cilitjanë 37 udhëheqës dhe kryeministra të Europës,dhe këtij qëndrimi ne i qëndrojmë plotësisht.

Zoti Vangjel, në vazhdim të veprës së tyre përEnver Hoxhën, ata po sillen si barbarë ndajpunonjësve të administratës.

Vangjel Dule – Jemi në diskutime për çështjejashtë rendit të ditës, që janë diskutime 5-minutëshe.

Sali Berisha – Kjo është ora e qytetarit.Vangjel Dule -Hajde ta sanksionojmë në

Rregullore si orën e qytetarëve, por deri tani nukekziston një dispozitë e tillë.

Sali Berisha – Dje në Kombinatin Mekaniktë Poliçanit janë pushuar nga puna 60 punëtorë tëthjeshtë me motivacionin e vetëm se janësimpatizantë të PD-së. Këta njerëz i kanëposhtëruar duke i lënë pas gardhit, madje nukkanë pranuar për t’u dhënë as shpjegime përlargimin nga puna. Ky nuk është problem i këtijzotërisë, kjo është botërisht e njohur se përveçtrinomit Meta-Braho-Ylli, skraparllinjtë e tjerë i quanalienë. Kjo është vepër e Ilir Metës, nuk ështëvepër e Edi Ramës. Shikoni se çfarë qëndrimimban Ilir Meta ndaj skraparllinjve të thjeshtë njerëzqë sigurojnë bukën e gojës në një rrezik konstant.

Nuk e ka ky. Jo. Ky ka këta të tre. Skrapariështë vetëm Spartaku, Fideli dhe Iliri, të tjerët nukjanë.

(Deputeti Berisha tregon disa mesazhe tëardhura në adresë të tij.)

Do të lexoj një gjë tjetër: “Babai im ishteelektricist në parlament. Ka punuar vite të tëra. Eshkarkuan pa asnjë motivacion. Na lanë pa bukëne gojës. Nuk kemi njeri tjetër në punë”.

(Ndërhyrje nga salla.)Jo. Dëgjoni! Kur ua bëni njerëzve këto, duhet

të dëgjoni edhe rënkimet e tyre.“Jam Denis Terolli, një djalë polici. Kur them

djalë polici, besoj se i kuptoni vështirësitë e kësajpune. Im atë ka mbrojtur shtetin nga plumbat nëvitin ’97. Im atë ka 22 vjet karrierë në polici, në shie në borë, më së shumti larg meje, larg shtëpisë.Ai nuk ka pasur asnjë vërejtje në punën e tij 22vjeçare. U flak pa asnjë arsye ligjore. Sot ne

zhytemi në mjerim të plotë. Babai im quhet EdmondTerolli, 22 vjet polic”.

Sigurisht, i dashur Denis, këta zbatojnë luftëne egër të klasave, njëlloj si ati i tyre.

Këto janë gjëra shumë të rënda.“Në Patos kemi kaq kohë pa drita, nga ora 8

deri në 17:00”.Fillove dënimet kolektive? Jua them unë, e

tërë Shqipëria do të ngrihet në protestë, vazhdoniju.

Kjo letër shkruhet nga një armik i popullit, qëështë djali i nipit të Azem Hajdarit. Çfarë mëshkruan ai.

“I kam shkruar Sajmir Tahirit këto që vijon:Përshëndetje, zoti Ministër!Së pari, ju uroj shëndet, mbarësi për ju dhe

familjen tuaj!Unë quhem Elvis Hajdari. Jam nga Tropoja

dhe banoj në Tiranë. Dua t’ju ankohem juve, sepsenuk po gjej zgjidhje tjetër. Babai im punon në policiqysh në vitin 1992, që atëherë kur kam lindur unëe deri tani, pothuajse 21 vjet. Ka punuar në shi, nëdëborë dhe në diell, duke na ushqyer ne dhefëmijët e tjerë, siç bën çdo baba. Por ka dy ditë qëe kanë liruar nga detyra pa asnjë motiv dhe paasnjë arsye”.

Sigurisht, e keni armik.Të shkon cinizmi ty, moj zonjë, moj çupëlinë

që vjen... (i drejtohet deputetes Olta Xhaçka.) Mety e kam. Ty moj nusja e Gjallicës, që ke ndërtuarparajsën me paratë e vjedhura të të tjerëve, tëshkon shumë kjo buzëqeshje dhe ky cinizëm.

(Deputeti Berisha vazhdon të lexojë mesazhetqë i kanë nisur disa qytetarë.)

“Babai im është hequr për arsye politike. Nejemi të djathtë dhe nuk ndryshojmë, por babai imështë hequr vetëm për arsye politike. Kjo nuk ështëe drejtë. Babai im quhet Maxhun Hajdari. Kapunuar edhe në kohën e PS-së në vitet 2000-2004dhe nuk i kanë thënë gjë. Aktualisht punon nëLezhë, por ju e shkarkuat. Ai i ka fituar me mundgradat që ka sot”.

Sa më shumë hidheni ju, aq më shumë mëbindni në procesin e pashmangshëm të çnjerëzimittuaj çdo ditë e më shumë nga pushteti dhe interesatpersonale.

Ju duhet të keni respekt, sepse këta janëqytetarë, janë zgjedhësit tuaj, janë zgjedhësit tanë.Këta nuk vijnë dot këtu. Ne, si deputetë, vijmë këtu.Nuk veprohet në këtë mënyrë.

“Jam Learti nga Londra, kam blerë tri bileta

13

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

te “Belle Air”. Nuk më përgjigjet asnjëri”.I dashur Leart, cila është e vërteta? E vërteta

është se “Belle Air” falimentoi me dashjen e vetdhe të qeverisë. Pse? Së pari, sepse një herëthanë për Gaz Demin, por tani thonë fiks shokuOlsi. Fiks Olsi Rama, i cili bashkë me një eksponenttë mafies së Kosovës kërkon të marrë kompaninë“Belle Air” në kontroll. Po e ndjekim këtë. Por seç’ndodh me kompaninë “Belle Air”, kjo është punajuaj. Ju para një muaji keni firmosur marrëveshjeme të, për të paguar këstet. Ai paguan këstin 100milionë. Pse e ndërpretë? Sepse nuk do të paguajëai. Sigurisht, ato 7 milionë detyrime që i kaqeverisë, ato u bënë të paqena nëpërmjetfalimentimit. Dikush tjetër që do ta marrë, do tështrijë kthetrat, në mënyrë që të pasurohet mekompaninë. Janë 52 mijë qytetarë të cilët kanëprerë bileta te kompania “Belle Air”. Janë 52 mijëbileta.

Unë i kërkoj parlamentit që me një rezolutëdhe me një vendim atyre t’u garantohet plotësishte gjithë tarifa, jo ajo që ka shpenzuar, se kompania“Belle Air” ka ofruar bileta me çmim të ulët, porbiletën mundshme për të bërë udhëtimin, pastajvazhdoni ju pasurohuni mbi kompaninë “Bell Air”dhe mbi kompani të tjera.

Kjo është ora për qytetarin. Kam shumë tëtjera, por sot po i bie shkurt. Po e mbyll me këto.

Vazhdojnë shkarkimet masive. Poshkarkohen 2200 drejtorë shkollash. Vetëm dje nëTiranë u shkarkuan 47 drejtorë. Dënimi kolektiv,nën flamurin e Enver Hoxhës, po ndodh kudo.

Vangjel Dule - Faleminderit, zoti Berisha!(Ndërhyrje nga salla.)Normalisht, nuk parashikohen replika në

Rregulloren e Kuvendit, por për faktin seRregullorja nuk u zbatua rigorozisht në rastin ezotit Berisha, që kishte vetëm 5 minuta për tëdiskutuar, do t’ia japim fjalën zotit Braho.

Ju lutem shumë shkurt, që t’i riktheheminormalitetit të seancës!

Spartak Braho - Doktor, ju nuk keni të drejtëmorale të zini me gojë as Skraparin dhe asskraparllinjtë, sepse ti Skraparin doje ta rrethojeme tela, nuk e ke harruar, madje me tela megjemba! Ti Skraparin e ke lënë pa rrugë, atje nukshkon dot.

Së fundi, ata punonjësit e Kombinatit Mekanikkishin 5-6 muaj pa marrë rrogat në kohën kur keniqenë ju Kryeministër. Se kujt i kërkon ti llogari përrrogat e tyre, është punë tjetër. Mos e ul veten duke

dalë në konferenca shtypi me drejtorin e IT-së sëtatim-taksave! Ki kujdes!

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Braho!Zoti Berisha, ju lutem, se mund të hyjmë në

një debat që nuk përfundon!Fjalën e ka zoti Tahiri, 2 minuta.Sajmir Tahiri – Faleminderit, zoti drejtues i

seancës!Të nderuar deputetë,Dita e djeshme ishte një ditë e trishtë për të

gjithë ne dhe për shoqërinë në tërësi. Vrasja e njëadoleshenti nga një bashkëmoshatar i tij na nxoripara syve një fëmijë të vrarë dhe një tjetër që iudorëzua krimit tamam në vendin ku duhet të dilnintë dy bashkë të shkolluar, për t’u bërë qytetarë mëtë mirë. Ajo u bë edhe më e trishtë për shkak sedolën disa korba, që donin të bëheshin pëllumbaduke u rritur mbi fatkeqësi të tilla. Po them jo pakeqardhje se reagimet e disa deputetëve tëopozitës, por edhe të vetë zëdhënësit të PD-së,zotit Basha, ishin shumë larg të qenurit seriozedhe humane për një parti, qoftë edhe për njëgrupim kaotik njerëzish.

Për hir të së vërtetës, kryetari juaj jokryetardje dhe sot këtu (dje një orë e gjysmë konferencëpër shtyp, sot 40 minuta), as nuk e mori mundiminta zinte në gojë ngjarjen, por bëri xhiron e tij dhetollovinë e zakonshme para kamerave. Për hir tësë vërtetës, u tregua më i ndershëm sesa disa tëtjerë nga ju, që u vërsulët si karkaleca mishngrënëse për të bërtitur më shumë sesa vetë familjarët.

Policia e Shtetit u njoftua për ngjarjen edjeshme dhe brenda 8 orëve bëri të mundur kapjene autorit, duke përmbushur detyrën në mënyrë tëshkëlqyer, siç besoj se e ka bërë gjatë këtyre dymuajve. Kjo është e dallueshme nga të gjithë mesy të lirë, përveç syve të errësuar të të gjithë atyreqë lëpijnë sot zëdhënësin, se duan më shumëkryetarin jokryetar sesa jetën, paqen, rendin,sigurinë dhe shtetin ligjor. Por kjo nuk mund tëmjaftojë. Këtë e them unë i pari, përpara se tëbërtisni ju për të kapur ndonjë foltore.

Puna e policisë për të kapur në kohë rekordautorin edhe mund të mos mjaftojë për të qenë tëqetë të gjithë bashkë, as për të neglizhuar ndihmënqë kërkohet nga shoqëria në tërësi (në përpjekjentonë të përbashkët për të ndërtuar shtetin ligjordhe sigurinë), por nuk mjafton edhe si prind dheas si anëtar i këtij kabineti qeverisës. Kush e kërkonsot fajin te policia, sapo i ka dhënë shkelminmundësisë që t’u shkojmë këtyre problemeve në

Viti 2013

14

Legjislatura e 8-të

themel, duke mbyllur sytë para zgjidhjeve që duhettë gjejmë të gjithë bashkë, si ligjvënës dhe sishoqëri. Në qoftë se doni problemet reale, hapnigojën, flisni si duhet dhe hajdeni t’u gjemë zgjidhjetë gjithë bashkë, por mos u merrni me shiritinmagnetik që ju vë në gojë kryetari jokryetar. Vendiështë i militarizuar dhe shoqëria është e militarizuarnga armët e përhapura gjerësisht. Ky është njëproblem madhor, sepse që nga viti 1997 ky njeriuqë doli këtu e la trashëgimi përhapjen masive tëarmëve luftarake dhe të zjarrit në nivele të atilla,sa sot plumbat dhe armët janë kthyer nëalternativën e parë për të zgjidhur qoftë konfliktetbanale, qoftë konfliktet ndërmjet adoleshentëve,qoftë edhe sherret në facebook. Prandaj, Ministriae Brendshme do të sjellë urgjentisht në qeveri dyprojektligje, që kjo e fundit do t’ia paraqesëurgjentisht parlamentit: një për armët dhe një përpërdorimin e tyre, në mënyrë që t’i japim fund njëherë e mirë kapitullit më të zi të historisë së sigurisëpublike në vend, që është përdorimi i armëve.

Nga ana tjetër, po rritet një brez të rinjsh memodele të deformuara në mënyrë radikale.Afërmendsh, ata shohin se si deri dje kalamajtë epushtetarëve respektoheshin më shumë; sesi tëfortit deri dje respektoheshin më shumë; se si shtetiishte përkulur deri dje ndaj të fortëve dhe tëpaprekshmëve; se si ligjin e bënin gangsterët; sesi policia tradhtohej nga shteti dhe nga shefat etyre përpara të fortëve; se si paraja respektohejmë shumë; se si dhuna respektohej më shumë,ndërkohë që vlerat shoqërore kanë zbritur ngapiedestali i shoqërisë, sepse deri dje kishin zbrituredhe nga piedestali i politikës dhe i vendimmarrjespolitike; se si sot në Shqipëri mund të bësh lekëshumë shpejt dhe se si mund të mbash një armëdhe je garip, por je më garip po të kesh një makinëtë shtrenjtë dhe të sfidosh ligjin, sepse qeveria ederidjeshme bënte çorap shtetin dhe ligjin bashkë.Natyrisht, modeli që do të promovonte nuk ishtemodeli i shëndoshë, qoftë edhe për brezin e tërinjve. Akoma më keq, kur çuni i babit bënte biznesme demontim armësh, hidhte në erë dhe fshintenga harta e Shqipërisë një fshat të tërë, duke lënëpas 26 viktima, nuk ka sesi të rinjtë e këtij vendi tëmos mendonin se mund të bënin edhe para shpejt,se mund të bënin edhe gangsterin, se mund tëmbanin edhe armë, se mund të bënin edhe krime,se kur çuni i babit, dje Kryeministër, nuk dënohejdhe nuk i hynte gjemb në këmbë dhe babi embronte në mes të parlamentit, sigurisht që të

tjerët do ta ndjekin këtë model!Po kështu, presioni shoqëror është minimal,

për të mos thënë zero, mjafton të shohësh ngjarjene djeshme për të kuptuar se si ka dështuar i gjithëzinxhiri i mekanizmave shoqërorë...

(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)O Flamur, gjej bisht dhe na lër rehat të flasim!... që edhe mund të parandalonin vrasjen e

djeshme apo vrasje të tilla, duke filluar nga prindërite dy fëmijëve, të cilët kanë toleruar sjelljeshoqërisht të rrezikshme për fëmijët e tyre, që nukkanë ndaluar ata të mbajnë armë ose tëekspozojnë armë qoftë edhe në faqet sociale, qënuk janë treguar aktivë në shkollimin dhe nëedukimin e fëmijëve të tyre; komuniteti i prindërvesi një i tërë, në shkollë dhe pranë shkollave, qënuk ushtron ende presion aktiv për edukiminqytetar të fëmijëve të tyre; komuniteti i mësuesve,që nuk mund të mjaftohet me orët e mësimit, dukelënë mënjanë punën edukative me të rinjtë dhestruktura e këshillimit social në çdo shkollë që, nëkëtë rast, ishte thuajse e pamjaftueshme, edhe psedihej gjerësisht që pikërisht në atë shkollë, kundodhi dje ngjarja, për nga karakteristikat epërbërjes demografike, prejardhjes së nxënësve,për nga karakteristikat e mësimdhënies dhenatyrës së mësimit ishte një shkollë ku duhej bërëkujdes maksimal me fëmijët. Po kështu me radhë,edhe organizatat studentore, shokët dhe shoqet eklasës, bashkëmoshatarët, të rinjtë në tërësi qëduket se sot kanë arritur në pikën sa u vjen turp tëinformojnë policinë për ngjarje që mund të çojnëderi në vrasje.

Dje, të nderuar kolegë, ka falimentuar njëzinxhir i tërë mekanizmash që mund të çonin, nëqoftë se do të ishin në vend, edhe në parandalimine ngjarjeve të tilla. Ju dëgjova dje që dolët dheçirreshit në media lidhur me këtë ngjarje dhe përpërgjegjësinë e qeverisë. Kanë ndodhur mbi 15ngjarje të tilla në 8 vjetët e qeverisjes suaj. Nukkam dëgjuar kurrë një njeri të vetëm nga ju të dalëkëtu dhe, në emër të përgjegjësisë qeverisëse, t’idrejtohet parlamentit, qoftë edhe me kërkesën përndihmë, për t’i zgjidhur këto probleme. Po kur ubëtë qytetarë? U bëtë sot qytetarë? U bëtë dje?Kur u bëtë prindër? U bëtë dje prindër, apo deridje ishit prindër për të pasuruar fëmijët tuaj, për tëpasuruar fëmijët e Kryeministrit? Ndërsa sot, medemek, jeni qytetarë të mirë për fëmijët eshqiptarëve. Jo, më e pakta kjo është tallje mepublikun.

15

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Të nderuar kolegë, ky nuk është momenti kurmund të krenohet njeri, aq më pak momenti qëdikush nga ju të çohet dhe të akuzojë tjetrin. Këtëbesoj se e kuptojnë të gjithë, përfshirë edhe ndonjësupaxhi, që mund t’i shkojë ndërmend të fusëndonjë lugë supë qyl në vakitë e të tjerëve, siçbëri edhe dje. Të tilla tragjedi, në mos edhe më tëkëqija, ndodhin edhe në vende të tjera. Kjo duhettë na shërbejë neve, qeverisë, që të ndërmarrimreforma radikale, siç po i bëjmë dhe do t’i sjellimkëtu në parlament, por duhet t’i shërbejë edheshoqërisë për të ndalur një sekondë dhe për tëreflektuar të gjithë bashkë mbi kriminalitetin eminorenëve dhe mbi përhapjen e gjerë të çështjevetë kriminalitetit në moshën minore. Duhet të nashërbejë të gjithëve për të ngritur në piedestaldhe t’u përulemi vlerave, madje vlerave më të miraqytetare dhe jo antivlerave që ka promovuar deridje edhe ish-Kryeministri, sot kryetari jokryetar, siçduhet t’i shërbejë politikës dhe disave prej jush qëtë mësojnë të heshtin atëherë kur nuk duhet tëflasin.

E kuptoj që keni shumë dëshirë të merrenime policinë. E kam vënë re gjatë gjithë kësaj kohe.Ma merr mendja pse. Në fakt, mund të ishit treguarmë të zgjuar duke më sulmuar vetëm muapersonalisht dhe të linit të qetë oficerët e policisëqë të bënin detyrën e tyre, siç e kanë bërë nëmënyrë të shkëlqyer gjatë këtyre muajve. Por juvenuk ju rrihet pa u marrë me policinë, sepse edhenë imagjinatën tuaj më të largët s’e mendonitndonjëherë që Policia e Shtetit të mund tëshndërrohej në agjencinë ligjzbatuese që ështësot, me kaq suksese sa ka sot.

U habita ditën kur u larguan 7 të burgosur tërrezikshëm nga burgu i Drenovës. Doli prapësupaxhiu dhe tha se fajin e kishte policia. Harroiqë Policia e Shtetit jo vetëm e kishte paralajmëruarish-drejtorin e Burgjeve për futjen e armëve dhepër skenarin e arratisjes (ish-drejtori i Burgjeveështë një miellaxhi votash që e keni në parti sot),por harroi supaxhiu që ishte vetë ministër Drejtësieditën kur armët kanë hyrë brenda në burg. Atoarmë, për të cilat drejtori i Burgut lejoi hyrjen, nukmund hynin pa një shkelje syri nga ish-ministri iDrejtësisë, siç nuk mund të hynin edhe pa njëshkelje syri nga deputeti i zonës, që rri në krahuntënd.

Policia e Shtetit bëri atë që në shumë vendetë botës do ta kishin zili: kapjen e të kërkuarve,gjysma e tyre më të rrezikshëm, brenda 12 orësh,

dhe pjesën tjetër brenda 5 ditësh. Megjithatë, jukapët cepin, konsideruat dështim atë që shumë tëtjerë, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, equajtën sukses.

Keni gjithë këto ditë që flisni për rritje tëkriminalitetit, për rënie të shtetit, për emërimepolitike në Policinë e Shtetit e kështu me radhë.Unë kam statistika dhe flas me shifra. Nuk flas siju me përralla. Sipas statistikave, në periudhëntetor-nëntor të vitit 2013, janë 16 krime më pak senë të njëjtën periudhë tetor-nëntor të vitit 2012.Pra, në këta dy muaj të kësaj qeverie janë 16 krimemë pak sesa në të njëjtën periudhë të një viti mëparë. Për të mos folur për zbulueshmërinë ekrimeve ekonomiko-financiare dhe korrupsionit tëpërfshirë, që janë 480% më shumë se e njëjtaperiudhë e një viti më parë.

Qani për shkrirjen e strukturës së krimitekonomik. E para e punës, e keni gabim, sepsenuk është shkrirë asnjë strukturë, por janë studiuardhe janë hetuar emër për emër dosjet e çdo oficeripolicie që ka punuar në atë strukturë. Janë marrëmasa disiplinore dhe masa penale ndaj atyre qënuk kanë bërë detyrën. Ndërkohë që rezultatet estrukturës janë: 480% më shumë sesa në dy muajtë një viti më parë kur ju ishit në qeverisje.

Keni merakun e trafikut të drogës. Vetëm nëdy muaj kemi bërë 50% më shumë sesa keni bërëju në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kurishit kaq të stresuar dhe të merakosur për çështjete rendit dhe të sigurisë në këtë vend (do tëmirëprisja çdo sugjerim tuajin), duhet të vinit edhenë Ministrinë e Brendshme dhe jeni të mirëpritur,edhe në Komisionin e Sigurisë, siç ju kemi ftuarbashkë me zotin Braho. Fundja, të bëhemi bashkëdhe t’i zgjidhim një herë e mirë çështjet e sigurisëdhe të rendit publik në këtë vend, sepse kriminalitetii penalizon të gjithë njëlloj dhe nuk ka ngjyrëpolitike, edhe ata që e vuajnë pasojën nuk kanëngjyrë politike. Por ju përpara rendit dhe sigurisë,përpara luftës kundër krimit të organizuar dhekorrupsionit, keni hallin tuaj, keni hallin e karrieravetuaja. Keni hallin e njëri-tjetrit, keni hallin e kryetaritjokryetar, keni hallin të bëni politikë edhe këtu nëparlament, por duke harruar që jashtë këtyremureve jetojnë qytetarë që na dëgjojnë dhe ekuptojnë fort mirë se cilët janë ata që luftojnë vërtetpër ta bërë këtë vend më të sigurt dhe cilët janëata që nuk hezitojnë që të bëjnë edhe korbin këtunë parlament vetëm që të sulmojnë qeverinë.Lidhur me gjendjen e kriminalitetit unë dua t’ju ftoj

Viti 2013

16

Legjislatura e 8-të

shumë sinqerisht, të heshtni përpara se të akuzonipolicinë,. Jo pse keni pasur rekordet më negativenë historinë e pluralizmit gjatë qeverisë suaj, jo see kthyet Policinë e Shtetit në strukturën më tëprekur nga drejtimi politik dhe vini këtu e flisni përheronj... Po për cilin hero flisni ju, që na qenkalarguar nga puna?! Për Agron Kuliçin?! Ky ishteheroi juaj?! Ç’hero mund të ishte ai, ndërsa ishtebadigard i kryetarit jokryetar, në Policinë e Shtetitbënte biznesin personal dhe biznesin e familjes.Për këta heronj flisni?! Apo për të tjerë që bëninthirrje politike në facebook?!

Vangjel Dule - Më fal, zoti Ministër,konkludoni!

Sajmir Tahiri – Dhe çuditërisht janë të njëjtatthirrje politike që sapo bëre këtu, zoti kryetra-jokryetar. Të njëjtat, me Enver dhe me Hitler. Fikstë njëjtat. Sepse edhe kur flisni, flisni njëlloj. Ndajpëruluni me respekt ndaj gjithçkaje që ka bërëPolicia e Shtetit sot. Unë ju siguroj se jemi tërësishttë hapur ta ndërtojmë bashkë sigurinë publike përqytetarët, por hidhni një hap dhe dilni nga guaskalidhur me këtë çështje.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Ministër!Dua mirëkuptimin tuaj.Mënyra e reagimit nuk është mënyrë

mirëkuptimi. Dua të them se nuk mund të kërkonifrymë edhe germë të Rregullores kur bëhet fjalëpër të tjerët, ndërsa kur bëhet fjalë për veten tuaj,kërkoni tolerim edhe në frymë, edhe në germë.

Prandaj ju lutem protestat që vijnë do të ishintë besueshme, të mirëkuptuara dhe të zbatueshmenëse, kur zotit Berisha po i kalonte 5-minutëshi t’ikishit kërkuar që të përfundonte. Ky ështëmirëkuptimi. Kjo është drejtësia. Kjo është bindjandaj Rregullores.

Urdhëroni, zoti Berisha, por vetëm 2 minuta.Sali Berisha – I nderuar zotëri,Jo, do të flas katër minuta, se janë dy

parafolësit që më kanë përmendur.Së pari, dua t’i them zotit Braho se për

Skraparin qeveria e mazhorancës së kaluar kabërë më shumë se për çdo rreth tjetër, për çdoterritor tjetër të këtij vendi. Ka bërë TAP-in, i cili eshndërron Skraparin duke filluar nga viti që vjennë një nga kantieret më të rëndësishme tëEuropës, përveç rrugëve të tjera. Po ju, morezotëri, e shikoni Skraparin vetëm nga gota e rakisë,kaq. Unë e shikoj te njeriu.

Së dyti, duke besuar kodin e heshtjes,

natyrisht që gjithçka që lexoi zoti ministër i ka tëshkruara nga kryekreu. Tani do t’i them kryekreutdy gjëra: nekropolitika është tipar i njerëzve meshpirt të zi dhe natyrisht nuk mund të mos shprehejnë një ligjëratë kaq të turpshme, të akuzojë këtuprindërit e viktimës, në vend që ta ngrejë këtëparlament më këmbë.

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje përviktimën!

(Ngrihen në këmbë dhe mbajnë një minutheshtje vetëm deputetët e PD-së.)

Vangjel Dule – Zoti Berisha, këtu nuk kamungesë fryme dhe mirëkuptimi. Këtë gjë, po tëduhet, e bëjmë të gjithë së bashku, në mënyrë tëkoordinuar.

Sali Berisha – I paharruar qoftë kujtimi i tij!... Në vend që të ngrejë parlamentin, ka

preferuar të shpifë për një 15-vjeçar. Ju akuzoniprindërit e viktimës.

Vangjel Dule – Zoti Berisha, do të më falni!Ju kam ndjekur në vazhdimësi në praninë tuajparlamentare dhe keni insistuar gjithmonë se nukbëhet nekropolitikë duke poshtëruar... Zoti Berisha,nuk ushtrohet politikë me ngjarje të tilla të rëndadhe tronditëse partiake, më vjen keq!

Sali Berisha - 47 të vrarë në një muaj. S’kandodhur kurrë në Shqipëri, përveç muajit që shkoi,dhe dilni këtu me shifra të turpshme. Janë shpirtranjerëzish. Po ku pyet krimi për ju?! Se ju jeni shokëte krimit, ju jeni shokët e “Hakmarrjes”, ju jeni shokëte bandës së Durrësit, ju jeni shokët e bandës sëLushnjës, ju jeni shokët e Shullazit që drekoni metë; ju jeni shokë intimë të Altinit, ju jeni shokë intimëtë Adit. Ku pyesin ata për ju? Ata ju drejtojnë junga çdo skaj dhe kudo që të jenë, ndaj dhe ka njërrokullisje të madhe të rendit sa asnjëherë tjetër.A e dini ju?...

Vangjel Dule – Konkludoni, zoti Berisha!Sali Berisha – A e dini ju se ministrinë tuaj e

komandojnë bandat, e komandon “Hakmarrja”?Ndaj shkohet poshtë e më poshtë! Në cilin muajka pasur 47 të vrarë? Nxirrini statistikat! Janëshpirtra njerëzish, ndaj dhe duhet të jeni ndryshe.

Vangjel Dule – Ju lutem konkludoni!Sali Berisha – Vasil, mos bëj shenja andej

nga fundi i sallës. Ç’është e vërteta, ty ta bëjnëmirë, Vasil. Mos ki merak, se një seancë e veçantëdo të bëhet për qëllimet e tua këtu!

Vangjel Dule – Zoti Berisha, dëshiroj tëtheksoj se ngjarja e rëndë dhe tronditëse nuk mundtë përdoret për qëllime partiake. Ju vetë i jeni

17

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

referuar sistematikisht termit të nekropolitikës.Politikë me vdekjen nuk bëhet. Është e tronditur egjithë shoqëria shqiptare, është i tronditur i gjithësistemi ynë arsimor. Jemi të gjithë të shqetësuardhe duhet të reflektojë i gjithë sistemi ynë arsimor.Jemi të gjithë të shqetësuar, por krimi nuk lindi nëtë gdhirë të 24 qershorit. Duhet të jemi tëndërgjegjshëm, të përgjegjshëm dhe të reflektojmëtë gjithë, sepse ai krim është kultivuar aty për vitetë tëra. Armët qarkullojnë të lira rrugëve, qeveritëkanë dështuar në vënien fre këtij fenomeni, dhekëtë nuk e zbuluam dje.

Shumë faleminderit!Fjalën e ka zoti Klosi.Më falni, zoti Klosi. Zoti Turku ka kërkuar fjalën

2 minuta për procedurë.Ardjan Turku – Nuk do të flas fare për çfarë

u diskutua këtu.Zoti Vangjel, po shkelni shumë rëndë

Rregulloren. Jemi në 60-minutëshin. Nuk ka bërëvaki asnjëherë, jo ashtu siç thatë ju...

Edhe një herë, po shkelni Rregulloren dhe jujeni shkaktar për prishjen e këtij 60-minutëshi.

Gjithsecili që është i regjistruar, flet. Nëse donit’i lini 1 minutë, 2 minuta ose 5 minuta më tepër,në rregull, kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën,por asnjë nuk del aty, qoftë edhe ministër, në mestë 60-minutëshit të bëjë shfajësimet e veta duke umarrë me shkollat, me edukimin, me fajin eprindërve etj. Ai të shkojë të merret me krimin dhejo me ne.

Ju lutem, edhe një herë, Rregulloren e kenishkelur edhe në të kaluarën! Jo në 60-minutësh.Ka folur Kryeministri, ka folur edhe zoti Ruçi dhe ekemi lënë të flasë sa minuta ka dashur nga opozita,në mënyrë permanente, pa e përcaktuarRregullorja.

Ministrat nuk flasin në 60-minutësh, vetëm kurkanë projektligje ose janë në interpelancë. Prandaj,ju lutem, mos nxirrni ministra. Në vend që të merrenme krimin, merren me deputetët. Nëse ai zotëriado të na bëjë leksion se si luftohet krimi në Shqipëridhe se cilët janë faktorët që ndikojnë, si shkolla,shoqëria etj., të vijë në ndonjë vend tjetër, se iabëjmë ne leksionin.

Ju lutem zbatoni Rregulloren në seancën eparlamentit! Nëse doni të shtoni minutazh te zotiRuçi, te zoti Berisha etj., që janë senatorë të këtijparlamenti, ia vlen ta bëni, por jo tek të tjerët.

Faleminderit!Vangjel Dule – Zoti Turku, ju falënderoj për

vërejtjet dhe shqetësimet e shprehura. Gjithsesi,insistoj sërish se do të ishit shumë më i besueshëmnë qoftë se do ta kishit bërë në shkeljen osetolerimin e parë që iu bë ish-kryeministrit Berisha.Pra, këtë protestë burimore që shoh tani, do takisha vlerësuar shumë më tepër, nëse do ta kishitdemonstruar në atë moment.

Së dyti, nuk ka kondicionim ose përcaktim tëpërcaktuar rigorozisht nga Kushtetuta dheRregullorja, se nuk i lejohet ministrit të marrë fjalëngjatë 60-minutëshit.

Fjalën e ka zoti Klosi, pastaj zonja Bregu.Blendi Klosi – E lodhur, e plakur dhe e

neveritshme ishte gjithë ajo që pamë nga deputetiSali Berisha, nga ai njeri që në 22 vjet nuk përtontë vijë këtu, të bëjë rrëmujë dhe të ikë. Nuk përtontë vijë këtu, të marrë nëpër gojë secilin dhe pastajtë ikë dhe të shohë punët e tij. Erdhi këtu dhe foli.Mbajti një fjalim të habitshëm për një brez të tërë,që nuk e di se çfarë do të thotë 28-29-a, pasi disafestojnë datën 28, disa datën 29. Erdhi këtu dhehapi diskutime të vjetra, dhe të gjitha këto i tha jomë kot, por për të dalë tek ajo që donte të thoshte.Nuk erdhi këtu për 28-n, nuk erdhi për EnverHoxhën, nuk erdhi për krimin, por për “Belle Airin”,sepse ka hallin e kompanisë së tij, të cilën e krijoipa asnjë kusht, duke hequr kompani të tjera ngatregu, duke hequr “Albatrosin”, e mbani mend?Presion mbi ish-presidentin e Republikës për tëmbyllur “Albatrosin” dhe për të futur “Belle Airin”.Mbylli “Albanian Airlines” për të futur “Belle Airin”.Mbajti një kompani 8 vjet, punoi me të, vodhi metë, ndau paratë me të dhe sot, ditën e fundit, parafestave, para Vitit të Ri vodhën përsëri duke shitur52 mijë bileta. Ndërkohë ai vjen këtu dhe thotë:“Paguani lekët e biletave!” A është turp ky për njëbrez të tërë shqiptarësh, që nuk mund ta ndjekinmë Sali Berishën? A është turp për parlamentinqë të dëgjojë një të rrjedhur, i cili vjen e ikën, vjene ikën dhe thotë gjëra, që asnjëri nuk i kupton pse?Ku është qëllimi? Ndërkohë që ne sot dhe unë sideputet i Durrësit kam dalë këtu, realisht meshqetësimin e madh për atë që ndodhi dje, jo senuk ka ndodhur në vend tjetër, jo se nuk ndodh nëcepa të ndryshëm të Shqipërisë, por ngjarja ishteshumë e rëndë. Në klasën e një shkolle u gjuajtme automatik. Pra, kemi një sistem të tërë tërrëzuar.

Ministrja e Arsimit e tha shumë mirë dje: “Vuajtinëna e atij që humbi jetën, por vuajti edhe nëna eagresorit, si dhe nënat, motrat, baballarët, gjyshet,

Viti 2013

18

Legjislatura e 8-të

dajat dhe tezet e të gjithë atyre që kanë fëmijë nëshkollë.” Çfarë po ndodh? Në çfarë sistemi jemi?Jemi në një sistem ku i gjithë shteti duhet të ngrihetmë këmbë dhe policia e tregoi veten dje duke bërëarrestimin. Kemi një shtet, që nuk shkon te policët,as tek ata që ka lënë Flamuri në detyrë, as tek ataqë ka sjellë Sajmiri, por te shpirti dhe vullneti i tëgjithëve ne për të luftuar krimin, për të luftuarkushtet sociale në të cilat ndodhemi. Ajo që ndodhidje, realisht ndodhi në dy familje me probleme tëmëdha, në një zonë me probleme shumë të mëdhasociale, ku kanë probleme si familjet e ardhura,ashtu edhe autoktonet, probleme të cilat vijnë ngakushtet ekonomike. Ndodhin në shkolla kumësuesit nuk flasin, ku mësuesit bëhenbashkautorë me kriminelët dhe nuk tregojnë. A ipatë kronikat sot? Të dënuar janë edhe mësuesi,edhe agresori. E pse? Sepse mësuesit nuk janëatje me diploma, por me tesera partie, dhe këtojanë probleme të të gjithë politikës shqiptare. Pra,janë probleme të mëdha që ju latë.

Vjen këtu Sali Berisha dhe flet. Po me çfarëtë drejte vjen dhe flet Sali Berisha në Kuvend? Metë drejtën e ish-kryeministrit, ish-presidentit apo metë drejtën e autorit më të madh të krimeve nëShqipëri? E kemi thënë shpesh: ka bërë shumë tëkëqija, ka bërë shumë paudhësi në detyrat e tij,por, për mendimin tim, tri janë shumë të rënda:

Problemi i pronave. E futi Shqipërinë në njëvëllavrasje të madhe. 22 vjet dhe nuk ka për t’undarë kjo punë se e kujt është prona. Na futihistorinë e legalizimeve: Ndërto kudo pa leje:ndërto mbi Lanë, ndërto mbi det, ndërto mbi urë,ndërto mbi hekurudhë, ndërto kudo.

Problemi i arsimit. Dje ndodhi një konfliktprapë për arsimin. Sot kemi një problem shumë tëmadh me diplomat. Njerëzit trajtohen si tëbarabartë, si ata që kanë harxhuar të gjithakursimet e tyre për të shkolluar fëmijët në Londër,si ata që kanë paguar 3 mijë euro në universitetete Saliut për të marrë diplomën. Janë të dy meshkollë të lartë dhe të dy përpiqen të japin mësimtek ajo shkolla ku ndodhi krimi.

Por, natyrisht, sot problemin më të madh, praproblemin e tretë, e kam me armët e ’97-s. E lexuatnë një titull gazete sot: “Qëllova me automatikun e’97-s.”

Të dy, të nderuar kolegë deputetë, edhe indjeri Tota, edhe agresori Varaku, kanë lindurmbasi depot e Sali Berishës u hapën më ’97-n. Embani mend? Ishte ky njeri, që militarizoi

Shqipërinë në atë kohë dhe hapi depot. Ka pasurkëtu, por janë larguar, ndërsa ai është ende,eksponentë që me duart e tyre hapën depot dhemilitarizuan SHIK-un e asaj kohe. Morën militantëte Partisë Demokratike dhe u dhanë armë për tëhapur depot në vitin 1997. Janë këtu në parlament,ka ende njerëz që i njohin dhe i mbajnë mendshumë mirë ngjarjet, por dy fëmijët që morën pjesënë atë akt, si dhe të gjithë fëmijët e asaj klase, nuke dinë se kush i hapi depot e armëve, të cilat janëkudo. Është vrarë brezi i gjyshërve të tyre,baballarëve dhe tani po vriten fëmijët. Pesë brezado të jetojnë me këtë krim të madh të Sali Berishës.Si mund të flasë ky njeri këtu në këtë parlament?Prandaj, të nderuar kolegë deputetë, të djathtë etë majtë, ne do të jemi së bashku për të luftuarkrimin, por më shumë se për të luftuar krimin do tëjemi së bashku për të...

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Klosi!Urdhëroni, zonja Bregu!Majlinda Bregu – Zoti drejtues i seancës,Në fakt, ajo që ka ndodhur nuk është vetëm e

dhimbshme, ulëritëse, por edhe shumë tmerruese.Unë nuk e kuptoj se pse duhet t’i riktheheniretorikës së vitit 1997, se kush i hapi depot, kush imori armët apo se çfarë ndodhi më pas. E kuptojqë doni ta targetoni dhe të tërhiqni vëmendjen epublikut duke gjetur një shkaktar për fenomenetqë po ndodhin sot dhe për situatën e krimit në vend,gjëra që nuk kanë ndodhur deri më sot.

Asnjë nga kolegët nuk thotë se ajo çka ndodhidje ishte për shkak se ministri Tahiri kishte gjeturnjë njeri apo se polici i asaj zone kishte krijuar njësituatë, sipas së cilës vëmendja ose pavëmendjae tyre kryen krimin. Ky do të ishte abuzim mepolitikën, por ajo çka ne themi sot, zotërinj, ështëse nuk ka ndodhur kurrë që në klasë, në orë tëmësimit të vritet me armë një fëmijë. Kjo ndodhsepse vëmendja nuk është te siguria e jetës sëqytetarëve, sepse drejtori i asaj shkolle apo drejtorii arsimit të rrethit e kanë hallin nëse do të jenë nëpunë apo jo. Pra, shkëputet e gjithë vëmendja. Kjondodh sepse operacionet e policisë janë drejtuardiku tjetër, ndërkohë që primare si për ministrin eRendit, ashtu dhe për secilin nga ne këtu nëparlament është të kërkojmë sigurinë e jetës sëçdo qytetari në këtë vend. Këtë diskutim duhej tëbënim ne sot. Por, në rast se fillon një proces itërë shkarkimesh, lëvizjesh, heqjesh nga puna; njësituatë ku të gjithë njerëzit ndihen të pasigurt seçfarë do të ndodhë me fatin e tyre, sigurisht që

19

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

vëmendja, duke qenë se janë qenie njerëzore, nukështë më te procesi i përditshëm i punës së tyre.

Dua t’ju tregoj se çfarë po ndodh sot meprocesin e shkarkimeve, të cilat vetëm emrin nuke kanë “Operacioni Fshesa” në administratënpublike, sepse ajo që po ndodh realisht është“Operacioni Fshesa” në administratë. Çfarë prisniju kur të gjithë drejtorët e arsimit në rrethe,mësuesit e drejtorët e shkollave, si ajo që ndodhidje në Tiranë, po largohen njëri pas tjetrit në bazëtë një procesi që e keni quajtur “proces tëkonkurseve të hapura”? Me këto konkurse tëhapura tuajat sot kanë filluar punë dhe janëemëruar për arsye të veçanta, për mësues shumëtë mirë dhe për njohuri shumë të mira nëmësimdhënie e në arsim: drejtori i arsimit të Fierit,mësues që ka drejtuar fushatën e ministrit tëMarrëdhënieve me Kuvendin, drejtori i DAR-it nëKorçë, që ka qenë numërues i PS-së në zgjedhjete 23 qershorit, i cili po ashtu ka dalë nga një proceskonkursi, ku është zgjedhur më i miri, pra gjithmonënjë militant i kësaj maxhorance; kryetari i PS-sësë Beratit është emëruar drejtor i DrejtorisëArsimore në Berat; nënkryetari i bashkisë sëRrëshenit për Partinë Socialiste, mësues gjuhë-letërsie, është emëruar drejtor i DAR-it në Lezhë;ish-kryetarja e Lidhjes së Gruas për LSI-në, që kakaluar me PS-së, pra ka ndërruar partinë, ështëmësuese gjuhë-letërsie dhe ka kaluar drejtoreshëe DAR-it në Vlorë. Ajo që ka udhëhequr fushatëne PS-së në Gjirokastër është emëruar drejtoreshëe DAR-it në Gjirokastër; kryetarja e PS-së sëGramshit është emëruar drejtoreshë e DAR-it nëGramsh dhe kështu të gjithë me radhë. Pra, ështëbërë një konkurs i hapur dhe transparent për tëzgjedhur më të mirin dhe, çuditërisht, ky më i miripaska qenë ose militant, ose drejtues, osenënkryetar bashkie, ose çdo gjë tjetër, por që duhettë jetë i lidhur pazgjidhshmërisht me PartinëSocialiste!

Për sa u përket shkarkimeve në administratënpublike, në datën 1 nëntor i dërgova një letërministres për Administratën Publike për t’upërgjigjur për ristrukturimet dhe shkarkimet nëadministratën publike. Përgjigjja nuk më erdhi pasdy javësh, siç e parashikon ligji i statusit të deputetitdhe Rregullorja e Kuvendit, megjithatë mora njëxhevap, sepse përgjigje nuk ishte, ku më thuhejse përgjigjja do të më vinte nga sekretari ipërgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në njëpërsëritje të kërkesës nga data 1 nëntor e deri sot,

që jemi më datën 5 dhjetor, iu drejtova përsërizonjës ministre me fjalët: “Keni detyrimin tëraportoni. Funksioni i kontrollues i Kuvendit dheRregullorja e tij ju detyrojnë të raportoni nëparlament për masat e marra”. Më në fund, sot nëmëngjes, në datë 5 dhjetor, po nga zonja ministre,pavarësisht se kishte thënë se përgjigjen do tamerrja nga sekretari i përgjithshëm, më erdhi njëmal me letra për ristrukturimet në administratë. Nëtë gjithë informacionin që është kërkuar një ngafaktet kryesore, i cili nuk paraqitet, është numri ipunonjësve që sot janë në listë pritjeje. A e dini senuk paraqitet numri i punonjësve që janë në listëpritjeje? Sepse kanë kosto të dyfishtë për buxhetine shtetit.

Vangjel Dule - Ju lutem zonja Bregu!Dakord, edhe 20 sekonda.Majlinda Bregu – Në përgjigje thuhet se

ristrukturimet e ministrive nuk kanë kosto nëbuxhetin e shtetit. Kjo sepse nuk llogariten të gjithëata që do të paguhen nga dy herë, për të cilët PD-ja i ka bërë thirrje drejtoreshës së AdministratësPublike se për çdo shkarkim dhe emërim nëkundërshtim me ligjin do të përgjigjet para ligjit.Prandaj ju sot nuk keni mundësi të jepni përgjigjepër atë çka po ndodh në administratën publike.

Vangjel Dule – Fjalën e ka zoti Kryeministër.Edi Rama – Sot këtij parlamenti i takonte që

me vetëpërmbajtjen e imponuar nga tragjedia edjeshme të gjente arsye e ta shikonte si njëshembull kuptimplotë dhe ulëritës qoftë të njërrënimi të madh moral dhe institucional, qoftë edhetë një nevoje të madhe për të qenë të gjithë bashkënë këtë sallë në emër të atyre fëmijëve që shkojnënë shkollë, të atyre prindërve që presin fëmijët etyre të kthehen nga shkolla, të atyre gjyshërve dhegjysheve, që meritojnë së paku qetësi lidhur mesigurinë e mbesave e të nipërve të tyre nëpërshkolla.

Enver Hoxha ka bërë shumë të këqija dhe paasnjë dyshim një nga të këqijat e tij ishte se i lapeshqesh Lëvizjes Demokratike një kloun, i ciliedhe tani që është në një moshë që ka bërë tëvetën, vjen këtu dhe e përdor këtë podium si oturakpër të kryer nevojat personale dhe pastaj ikën. Ikunën duartrokitjet tuaja, që ngjasojnë me duart qëmbajnë oturakun. Ndërkohë që e vërteta edhimbshme është se jo vetëm një njeri, por njëopozitë e tërë, lindur nga një nevojë historike përt’i dhënë këtij vendi diçka krejt tjetër, sot ështëkthyer mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër.

Viti 2013

20

Legjislatura e 8-të

Megjithatë, ndryshe nga vitet e shkuara, me mëtepër vetëpërmbajtje dhe me më tepër dëshirë përtë parë përtej ngjarjeve të panumërta tragjike qëkanë ndodhur, unë nuk dua t’i them askujt prej atyreqë dje dhe sot thanë se Policia e Shtetit po bënpolitikë me vdekjen për të shfrytëzuar dhe për tëgoditur Policinë e Shtetit për ngjarjen e djeshme.

Sigurisht. është politika e nivelit më të ulët,por përsëri është politikë dhe, si gjithmonë, ështëe drejta e gjithsecilit ta bëjë politikën ashtu siç emendon. Prandaj jeni aty ku jeni sot, sepsepolitikën e bëtë si e menduat, por e menduat jovetëm gabim, po edhe si një instrument për tëfyer vijimësisht inteligjencën e shqiptarëve.Shqiptarët janë shumë më tepër inteligjentë sesakaq. Ata meritojnë nga opozita shumë më tepërsesa kaq. Ata meritojnë shumë më tepër sesa kaqedhe nga ne, që sapo kemi filluar të bëjmë atë qëata meritojnë. Sigurisht, nuk duhet ndonjëinteligjencë shumë e madhe për të kuptuar se ajoqë ndodhi dje ndodh, por duhet inteligjencë për tëkuptuar se çfarë do të thotë për ne ajo që ndodhidje. Në këndvështrimin tim, do të thotë se problemii kriminalitetit në Shqipëri është shumë më i madhse problemi që ne kemi me krimin e organizuarapo me vetë kriminelët. Problemi i kriminalitetit sotnë Shqipëri është një problem kulturor, me të cilinne duhet të përballemi frontalisht dhe jo vetëm nëatë segment që përfshin detyrimet e Policisë sëShtetit, por është një segment shumë më i gjerë,që përfshin pa as më të voglin dyshim detyrimet eshkollës dhe të shoqërisë. Duke kuptuar gjerësinëdhe thellësinë e këtij problemi, duke kuptuar se,nëse ne sot nuk veprojmë, nesër ata minorenë qëekspozojnë armët dhe nxjerrin veten në fotografime armë duke ndjekur modelet që, fatkeqësisht,iu ofruan me vite si modele të suksesit dhe tëimponimit mbi të tjerët, do të jenë gjenerata tjetëre prindërve të një vendi fillhumbur.

Ne nuk kemi diskutuar vetëm për këtë çështjepërpara se të merrnim të drejtën për të zbatuarplanin për betejën kundër krimit që i duhejShqipërisë, por edhe më shumë se kaq. Kemidiskutuar edhe për betejën kundër kriminalitetin,si një fenomen që vit pas viti po bëhet gjithnjë emë shumë pjesë e kulturës së bashkëjetesës,sidomos tek të rinjtë dhe te minorenët. Në të njëjtathapësira bashkëjetojnë minorenë të dobët,minorenë që kërkojnë rrugën e suksesit përmesmarrjes së dijeve dhe mësimeve dhe minorenë tëarmatosur. Të gjithë së bashku nuk janë ende

prodhim i vetvetes, por prodhim i asaj që ështëmbjellë në radhë të parë këtu në këtë sallë përvite të tëra dhe që është mbjellë pastaj në vijim tëkësaj salle në keqqeverisjen për vite të tëra këtijvendi. E pra, ne pa dyshim e kemi shumë të qartëse duhet ndërhyrja energjike për të çarmatosurShqipërinë, Shqipërinë që sot, për shkak tëpasigurisë ekstreme të jetës dhe të pronës që ukrijua vit pas viti, është armatosur për të mbrojturshtëpinë, për të mbrojtur pronën, për t’uvetëmbrojtur nga e keqja dhe edhe më keq akomaështë armatosur për të agresuar ata që janë më tëpambrojtur. Kjo është shumë më e lehtë të thuhetsesa të bëhet. Plani duhet të nisë dhe do të nisëshumë shpejt nga një bazë e re ligjore për mbajtjendhe përdorimin e armëve. Për këtë arsye ne nukjemi ngutur qysh në dy muajt e parë me aksione,që janë të destinuara të mbeten jo vetëmsporadike, por edhe të pasuksesshme, në rast senë radhë të parë nuk vendosim një bazë të re ligjoredhe nuk bëjmë një punë intensive komunikuesepërpara se të fillojmë në mënyrë kapilare kontrollinpër armët dhe ndëshkimin për armëmbajtjen epaautorizuar.

Paralelisht me çështjen e armëve, lufta e nisurndaj krimit dhe korrupsionit, e cila është jo esuksesshme, por është absolutisht e efektshme,bën punën e vet, por as kjo nuk mjafton, sepse etërë veprimtaria e Policisë së Shtetit në të gjithëgamën e vet është e pamjaftueshme në rast se,nga ana tjetër, ne nuk ndihmojmë me politikat tona,me vendimmarrjen tonë shoqërinë të rimëkëmbet,komunitetet të rimëkëmben dhe marrëdhëniet mesmësuesve, nxënësve dhe prindërve tërimëkëmben. E kemi thënë kohë më parë se njëshkollë që nuk mban asnjë lidhje me prindërit ështëe destinuar të dështojë dhe se një proces edukiminë shkollë që është i shkëputur nga jeta nën çatinëe shtëpisë së fëmijës apo nxënësit është i destinuartë dështojë. Për këtë arsye kemi ngritur zërin kohëmë parë. Pastaj kemi futur në program dhe tanikemi filluar të punojmë për t’i kthyer shkollat nëqendra komunitare. Pikërisht për këtë arsye jemiangazhuar dhe kemi filluar punën që marrëdhëniete prindit me shkollën të jenë marrëdhënie tëinstitucionalizuara përmes kontaktit sistematik qëçdo shkollë duhet të mbajë me prindin, jo vetëmnë formën e takimeve, por në formën e komunikimitme shkrim të ecurisë së çdo fëmije. Praktikë enjohur botërisht dhe praktikë e refuzuarkategorikisht për vite me radhë këtu në Shqipëri.

21

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Për këtë arsye ne kemi parapëlqyer qëprocesin e ristrukturimit të të gjithë trupës drejtuesetë arsimit ta kryejmë me konkurse, që janë tëhapura, janë demokratike dhe janë transparente.E nëse ndodh që një konkurs ta fitojë dikush qënë jetën e tij ka bërë edhe vullnetarizmin, nëfunksion të ideve dhe të përpjekjeve tona si PartiSocialiste jo vetëm nuk është mëkat, porpërkundrazi, kjo është një e drejtë që nuk i mohohetaskujt dhe as atij vetë. Është shumë e thjeshtëpër të gjithë ata që duan t’i përflasin apo, akomamë keq, t’i s’kualifikojnë këto procese si montazhe.Nuk na detyron as ligji që keni miratuar ju që t’ibëjmë konkurset. Përkundrazi, ligji që keni miratuarju është ligji që përjashton çdo konkurrencë dhemeritë dhe që praktikisht të gjithë ata që i besojnëatij procesi në fund përfundojnë te firma ekskluzivee ministrit.

Për këtë arsye në fund të mandatit tuaj patëmshkollën jo më të politizuar, por shkollën më tëmilitantizuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëriaqysh nga viti 1991; shkollën ku të gjitha oborret ukthyen në sheshe për shfaqjet e klounit tuaj,kryeministër atëherë; ku gjithë klasat u kthyen nëtrupa për t’u marrë zvarrë e për t’u nxjerrë nëmitingjet tuaja dhe ku vendi i punës së mësuesit ushit si të ishte treg dhe askush nuk arriti dot tëmarrë një vend të merituar, ndërkohë që mijëravajza dhe djem që kanë mbaruar për mësuesi rrinërrugëve të papunë, duke u lënë për vite të tërahapur rrugën lloj-lloj injorantëve dhe lloj-llojzullumqarëve, që morën në dorë kontrollin eshkollës shqipe me firmën e ministrave tuaj.

Nuk kemi pasur asnjë arsye tjetër të ndërtojmënjë procedurë që ka zgjatur qëndrimin në krye tëshkollave të këtyre injorantëve dhe të këtyrezullumqarëve, çka ka bërë që të lëngojë shkollavetëm për një arsye: që t’u jepet mundësia të gjithëatyre që kanë ide dhe vullnet të marrin në dorëdrejtimin e institucioneve arsimore që tëkonkurrojnë. Dhe janë me qindra e qindra ata qëkanë besuar në këtë proces. Ju siguroj se si tëfituarit, ashtu edhe ata që nuk kanë fituar kanëparë vërtetësinë e këtij procesi. Ky është vetëmfillimi, sepse më pas ky proces do të shtrihet ashtusiç kemi premtuar. Ne nuk do të marrim në shkollëdrejtorë dhe mësues që nuk do të kenë miratimine komunitetit të prindërve, sepse është e vetmjamënyrë për ta mbrojtur shkollën nga partitë, ështëe vetmja mënyrë për t’i mbrojtur fëmijët ngaprodhimi i fatkeqësive që sjell politizimi dhe

militantizimi i shkollës përmes injorancës dhezullumit.

Shkollat “qendra komunitare” do të ngrihenkudo ku ka fëmijë dhe kudo ku ka prindër.Marrëdhënia mësues-prindër-qeveri do të ngrihetdhe do të forcohet ditë për ditë si një marrëdhëniee domosdoshme në një vend të qytetëruar për tëpasur një mjedis shkolle ku nuk flitet vetëm përmësimet, por ku flitet për shoqërinë dhe kugarantohet bashkëjetesa, që i kthen njerëzit ngaqenie të vetmuara, të egra në qenie sociale dhenë qenie bashkëpunuese. Ky është projekti. Kyprojekt përveç të tjerave është edhe projekti fituesnë betejën me kriminalitetin si kulturë, në betejënme ilegalitetin si kulturë, në betejën me shkeljen eligjit si kulturë. Ky është projekti që do të nxjerrëmatanë kursit ata që sot janë minorenë dhe qënesër do t’u duhet të ngrenë familjet e tyre.

Së fundi, dua ta rinënvizoj: nuk shkojmëasgjëkund, në qoftë se këtë sallë e përdorni për tëbërë politikën e ulët të shpifjeve, të sharjeve dhetë asaj balte ku në fund fare mbyteni ju, porfatkeqësisht bashkë me ju, me qeverinë tuaj dheme pushtetin tuaj të kalbur në çdo qelizë, mbytiedhe Shqipërinë në varfëri, në papunësi dhe nëborxhe.

Ne jemi shumë të vendosur që t’i çojmëpërpara idetë tona. Ne jemi shumë të vendosur qëta zbatojmë pikë për pikë programin tonë, pornjëkohësisht jemi shumë të vendosur ta mbajmështrirë dorën për ju, jo në shenjë dashurie, as nëshenjë të ndonjë mirësie që ne e kemi dhe ju nuke keni. Unë nuk mendoj se ndarja jonë është njëndarje mes të mirëve dhe të këqijve. Unë mendojse ndarja jonë është një ndarje mes vlerash dheparimesh, që forcat tona i shërojnë dhe për të cilatforcat tona dallohen. E pra, e dini pse ne jemi mëtë fortë se ju? Sepse vlerat dhe parimet tona janëshumë më superiore sesa vlerat dhe parimet tuaja.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti

Kryeministër!Fjalën e ka zonja Kryemadhi.Monika Kryemadhi – I nderuar zoti drejtues

i seancës,Të nderuar deputetë,Egërsia dhe klima e sotme në këtë sallë është

reflektimi më i keq që mund t’i japim sot opinionitpublik për shkak të ngjarjes së djeshme.

Unë, si nënë e tre fëmijëve, sinqerisht ndiejdhimbje shumë të madhe për ndarjen nga jeta të

Viti 2013

22

Legjislatura e 8-të

15- vjeçarit në shkollën “Beqir Çela” në Durrës.Dua të theksoj se çdo mëngjes ne shikojmë meqindra fëmijë, të cilët shoqërohen nga prindërit,gjyshet, gjyshërit apo të afërmit e tyre drejtoborreve të shkollës dhe i presin ata derisa tëmbarojnë mësimin.

Ngjarja e rëndë që ndodhi dje brenda njëshkolle më ka bërë mua si Monikë, si nënë e trefëmijëve, të reflektoj gjerë e gjatë. Për një kohë tëgjatë, qoftë në këtë sallë, qoftë në ambienteakademike apo politike kam kërkuar ngritjen aponjë përmirësim të sistemit arsimor, të kurrikulavedhe të zhvillimit të një shkolle europiane. Por sot,me thënë të drejtën, unë nuk e kam prioritet këtë.Prioritet për mua sot është siguria e fëmijëve tanënëpër shkolla, pasi mendoj se kjo është reformakryesore që duhet të bëjmë në arsim.

Të nderuar kolegë,Dhuna nuk ka përkatësi partiake. Fëmijët që

shkojnë në shkolla dhe rrezikojnë jetën e tyre ngadhuna, nuk ka rëndësi se për cilën parti kanëvotuar, kanë votuar për ne apo kanë votuar përata, për LSI-në apo për PD-në. Për mua ka rëndësiqë jeta e këtyre fëmijëve të jetë e garantuar,prandaj ju ftojmë që të bashkohemi në një rrugë tëgjatë e të përbashkët kundër dhunës në shkolla.

E nderuara zonja Ministre e Arsimit,I nderuar zoti Ministër i Brendshëm,Për çdo iniciativë që do të ndërmerrni për të

siguruar shkollat, do të keni angazhimin tim per-sonal dhe maksimal, sepse mendoj se kjo ështëgjëja më e rëndësishme, në radhë të parë, si prinddhe, në radhë të dytë, si deputete e Kuvendit tëShqipërisë.

Sot më shumë se kurrë jam e bindur se siguriapër fëmijët në shkolla është gjëja më erëndësishme për të gjithë ne, sepse është eardhmja jonë. Sot më shumë do të kërkoja nga jusi kolegë më pak debate konfliktuale, më paksherre, të cilat reflektojnë dhunë në opinioninpublik, reflektojnë egërsi, reflektojnë negativitet nëshoqërinë që ne duam të ndërtojmë.

Çdo shqiptar ka përgjegjësinë e vet për atëçka ndodhi dje. Duke filluar nga ne këtu në këtësallë, çdo mësues, çdo mjek, çdo polic, të gjithëduhet të jemi të përgjegjshëm për misionin qëqytetarët na kanë votuar, por dhe strukturat e shtetitshqiptar duhet të jenë të përgjegjshme për misioninqë kanë për të edukuar dhe zhvilluar këtë shoqëri.

Shqiptarët janë të vetëdijshëm se ne në këtësallë duhet të luftojmë jo vetëm për sigurinë e tyre,

por në radhë të parë për sigurinë e fëmijëve tanë.Do të kërkoja më mirë një rrugë më pak, por njësiguri më të madhe për fëmijët tanë nëpër shkolla.Na duhet një shkollë e sigurt, që të kemi një tëardhme të sigurt. Mendoj se ky është misioni i tëgjithëve ne, pa dallim bindjesh partiake.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zonja

Kryemadhi!Fjalën e ka zoti Sherefedin Shehu.Sherefedin Shehu – I nderuar nënkryetar i

Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë,Ne dhe të gjithë shqiptarët nëpërmjet raportit

të “Deloitte” dëgjuam dje në referencën e qeverisëatë që e dinim, dhe kjo është fabula përkonsulentët, por fatkeqësisht në këtë rast kemi njëkonsulent që ka një emër që po e njollos.

Çfarë doli nga ky raport? Doli që borxhi ndajkompanive është 5 herë më i vogël sesa borxhi ideklaruar gjatë fushatës elektorale nga PartiaSocialiste dhe 3 herë më i vogël sesa ai i deklaruarpas fillimit të qeverisjes. Me të drejtë lind pyetja: aishte problem mosnjohja dhe mungesa eevidencës së borxhit publik, apo problemi i vërtetëishte shlyerja e këtij borxhi? Borxhet në ciklin nor-mal të biznesit dhe të qeverisë krijohen dheshlyhen, sepse fillimisht bëhet kontrata, zbatimi ityre dhe më tej shlyerja. E vërteta për borxhin ështëse ai mund të ishte pak më i madh sesa normaljapër arsye të rishikimeve të buxhetit, të efekteve tëkrizës financiare, por jo për shkak të keqqeverisjes,se kontratat dhe detyrimet ndaj biznesit janë tëgjitha të regjistruara në sistemin e Thesarit. Ju edinit këtë, por zgjodhët që ta bëni nëpërmjet njëfirme të specializuar auditimi, thjesht dhe vetëmpër të shpenzuar disa para, por me disanënkuptime të tjera, duke krijuar një krushqi, tëcilën do ta përdorni në vitet e qeverisjes.

Ne ju thamë se kontratat për punët publikejanë rreth 100 milionë euro, por ju dje na thatë seborxhi është 24,6 miliardë lekë. Çfarë ka ndodhur?Këtyre 100 milionë eurove u janë shtuar edhe disaborxhe për fatura normale, siç janë faturat për ujë,drita, për ilaçe e të tjera detyrime, që janë tëklientëve të qeverisë ose të atyre që e financuanqeverinë gjatë fushatës elektorale. Pra, dje evërteta doli në shesh, e vërteta të cilën ne e dinim,por që ju e bëtë me mënyrën tuaj. Por, sigurisht, jupatët qëllime të caktuara, sepse e dinit që probleminuk ishte verifikimi i shumës së borxhit, por shlyerja

23

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

e tij.Çfarë pamë dje? Dje pamë konfuzion, një

situatë amullie për mundësinë e shlyerjes së tij.Zoti Rama u tha dje biznesmenëve italianë se nëjanar të vitit që vjen do të fillojë shlyerja e borxheve,ndërkohë ministri në konferencën e shtypit tha sepo përpiqen të gjejnë një kredi për këtë qëllim. Pra,bizneset po presin, por në fakt po ngopen me lugëbosh, sepse nuk ka asnjë garanci për shlyerjen ekëtij borxhi.

Kush doli i fituar dhe i humbur nga ky proces?Së pari, e fituar doli qeveria, sepse shlyerjen e këtijborxhi po e shtyn në kalendat greke, po krijon njëshkak për rritjen e borxhit publik dhe, siç epërmenda më sipër, bëri edhe një krushqi, që dota përdorë në mandatin e saj. Së dyti, krushqinë ebëri me “Deloitte”, sepse “Deloitte” me këtëkontratë hapi rrugën për të fituar ekskluzivitetin ekontrollit tatimor të bizneseve të mëdha shqiptare.

Cilët dolën të humbur? Të humbur dolënbiznesmenët, sepse dje e morën vesh se sa borxhu ka qeveria dhe tashmë janë të qetë, pavarësishtkohës se kur do t’i marrin paratë e tyre.

E vërteta tjetër është se qeveria e rriti me 400miliardë lekë borxhin publik, por nuk parashikohejasnjë lek për bizneset. Qeveria e rriti borxhin publikdhe nuk parashikoi asnjë lek për personat meaftësi të kufizuar.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm ne do tëkërkojmë që këto borxhe të jenë prioritet, sepsekjo ka qenë praktika, ndonëse borxhet krijohennë mënyrë të vazhdueshme, por në fillim të vititbuxhetor, borxhet që lidhen me projektet në procesjanë të parat që duhet të shlyejë qeveria. Nëdiskutimin e buxhetit do të kërkojmë që këto borxhetë jenë të parat dhe njëkohësisht brendastandardeve.

Vangjel Dule – Faleminderit!Fjalën e ka zonja Bufi.Kohën nuk e përcaktoj unë, zoti Shehu. Më

vjen keq!Majlinda Bufi - Si nënë dhe si prind,

bashkohem plotësisht me ndjeshmërinë e madheqë shkaktoi ngjarja e djeshme në Durrës. Ështëpikërisht kjo ngjarje që na bën edhe më shumë tëndërgjegjshëm për reformat e mëdha që duhenndërmarrë në sistemin arsimor, për vendosjen mënë fund të meritokracisë dhe standardeveprofesionale në procesin e mësimdhënies. Por përtjetër gjë do të doja të flisja sot.

Zona naftëmbajtëse Patos-Marinëz është një

nga më pjelloret jo vetëm për sa i përket relievitfushor, por edhe për faktin se këtu janë rezervatmë të mëdha të naftës në rajon e më gjerë. Sot kjozonë dhe këta banorë duhej të ndiheshin nga mëkomodët. Jetesa e tyre duhej të ishte me standardeqë e gjithë Shqipëria t’i kishte zili. Zharrëza,Marinëza dhe Roskoveci duhej të ishin model ijetesës dhe i administrimit të të ardhurave nga arii zi mbi të cilin ata jetojnë. Por çfarë ndodh? Kavite që ata vuajnë heshtjen, por jo vetëm kaq.Vuajnë tërmetet, nga ato lëkundje që nuhatja e tyree pagabueshme e ka përcaktuar se nga vijnë.Populli i Zharrëzës, i Marinëzës dhe i Roskovecit,për fatin e tyre të mirë apo të keq, jetojnë mbi arine zi.

Sigurisht, nafta ka qenë dhe mbetet burim i tëardhurave për jetët e tyre. Sa e sa të mira, poredhe të këqija u kanë ardhur dhe u vijnë për këtëshkak. Ata banorë aty nuk kanë qenë dhe nuk janëkundër sipërmarrjes dhe koncesioneve. Sigurisht,kjo ka anën e vet pozitive në lidhje me punësiminapo me efekte të tjera, por kjo nuk do të thotë qëprocesi i nxjerrjes së naftës, kushdo qoftë autori ityre, të shkaktojë të tilla efekte shkatërruese.

Sot duhet që çdo institucion privat aposhtetëror qoftë të japë një përgjigje dhe të marrëpërgjegjësitë e veta. Atyre 1000 njerëzve që edhetani janë duke protestuar, u duhet një përgjigje.Për çfarë? Për minimumin e jetës së tyre, përqetësinë e fëmijëve të tyre, për garancinë e jetësaty ku natyra u ka bërë pjesë.

Nga kush i kanë këto tërmete? Nga Perëndiaapo nga njerëzia? Nëse i kanë nga Perëndia dheqenkan më fatzinj nga ç’mendojnë, atëherë tëgjithë ne duhet të mendojmë për ta. Nëse i kanënga njerëzia, atëherë këta njerëz duhet të marrinpërgjegjësitë e veta në zhdëmtimin e të gjithadëmeve të shkaktuara deri tani në çdo detaj.

Institucioni që ka autoritetin ligjor të nxjerrësa më shpejt përfundimin shkencor dhe teknik përshkaktarin e tyre. Ky rezultat dhe përfundim zyrtari këtij institucioni në mënyrë ligjore do të vërë nëvend të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin ngakontrata e sipërmarrjes midis shtetit dhe çdokompanie, të huaj ose vendase, që ushtronaktivitetin naftësjellës në këtë apo dhe në zona tëtjera.

Zoti Ministër!Në emër të të gjithë banorëve të asaj zone

unë kërkoj të përshpejtohet puna me grupin eekspertëve të ngritur tashmë për të pasur sa më

Viti 2013

24

Legjislatura e 8-të

shpejt një rezultat zyrtar në lidhje me këtë çështje.Durimi nuk ka më kufi. Jetesa vihet në dyshim nëçdo moment. Bëhet fjalë për sigurimin e jetës së40 mijë banorëve, që gdhihen çdo ditë me tmerrine një dite tjetër. Unë besoj se janë të gjithainstrumentet ligjore dhe teknike që, nëse nuhatjapopullore se operacionet naftënxjerrëse janëshkaktari i lëkundjeve, autoriteti monitorues dhekontrollues të marrë masa për zbutjen e këtyreoperacioneve dhe shmangien e të ashtuquajturavetërmete, ose në të kundërt, nëse është e vërtetë ekundërta, zona e Patos- Marinzës të shpallet epabanueshme dhe njerëzve t’u sigurohet qetësia.

Faleminderit!Vangjel Dule - Faleminderit, zonja Bufi!Fjalën e ka zonja Doda.Mesila Doda - Faleminderit, zoti kryetar i

seancës!Më 20 shkurt të vitit 1991, pas njërës prej

betejave më të sinqerta dhe më parimore që kaprodhuar shoqëria jonë, betejës së nisur megrevën e urisë së 723 studentëve të Universitetittë Tiranës për heqjen e emrit të Enver Hoxhës ngaky Universitet, u arrit edhe shembja e mitit tëdiktatorit më të egër të Europës, Enver Hoxhës. Aiishte përgjegjës që kishte vrarë, kishte persekutuardhe robëruar popullin e tij; përgjegjës se kishteprivuar vendin e tij nga historia e progresit për 50vjet; përgjegjës që e kishte lënë Shqipërinë vendinmë të varfër në Europë; përgjegjës se ndaloi meligj besimin dhe lirinë e të shprehurit dhe tëmendimit; përgjegjës se internoi dhe dëboi nëkampe dhjetëra dhe mijëra bashkëkombas;përgjegjës se zhbëri farën e njeriut të Zotit për tazëvendësuar me farën e njeriut të ri, dimensionindemonian, që edhe sot e kësaj dite shoqëria jonëpo e vuan dhe e ka kaq të vështirë të gjejë vlera tëvërteta të dashurisë, të lirisë, të mirënjohjes dhetë bashkëpunimit.

Do të mund të vazhdoja me dhjetëra dhedhjetëra akuza për atë që ky sistem solli në vendintim, por kam frikë se brezi i ri, brezi i tim biri, do takishte shumë të vështirë të më kuptonte. Në 20-vjetorin tim unë nisa një grevë urie për shembjene miteve në këtë vend. Më 29 nëntor, në prag të20-vjetorit të tim biri (me këtë dua të them të krijimittë një brezi të ri, krejt tjetër, që nuk ka jetuar asnjëditë në diktaturë) fantazma e diktatorit u shfaq edhenjë herë dhe u shfaq frikshëm, sepse u shfaq nëceremoninë zyrtare të festimit të Ditës së Çlirimit.

Të nderuar kolegë, jo rrallë herë kjo ditë është

bërë shteg mospajtimesh mes nesh. Ju me kastkeni tentuar ta devijoni bisedën se kur e la gjermanii fundit Hanin e Hotit, më 28 në darkë apo më 29në mëngjes. Ky debat sot nuk ka asnjë kuptim. 29nëntori është shpallur ditë feste nga diktatori EnverHoxha vetëm për të treguar vasalitet dhe servilizëmndaj Jugosllavisë, pasi kjo është festa e tyrezyrtare. Ne sot, jo për të fyer ndokënd, jo për tëfyer gjakun e të rënëve, siç thoni ju shpesh, sepseajo është një ditë tjetër dhe festohet në datën 5maj, por për të nderuar atdheun tonë dhe për tëpaqtuar një plagë krejt të padrejtë, do të duhet tëshpallnim festën tonë ditën kur e feston Europamundjen e nazizmit, më 9 maj, ose me festën eçlirimit të kryeqytetit, që është 17 nëntori. Kjo dotë na bashkonte të gjithëve. Parlamenti ynë mundta mbyllë, po të ketë vullnetin, këtë plagë dhe tanjësojë ditën tonë me njërën nga këto dy data.Kështu i japim shembullin e mirë brezit të ri, qënuk jetoi ditët e diktaturës, se si disa burra dhegra, që janë në këtë parlament, dinë të ngrihenmbi mospajtimet e tyre dhe hijet e së kaluarës nëemër të së ardhmes së një brezi tjetër.

Po i kushtoj kaq rëndësi këtij fakti për arsyene vetme se historia që nuk zbardhet dhe plagët qënuk pastrohen, rikthehen.

Askush nga ky brez i të rinjve nuk e kuptondot dimensionin e të jetuarit në diktaturë, dhe nëfakt, nuk ka asnjë faj. Ne nuk ia mësuam. Portretii Enver Hoxhës nuk doli rastësisht te Varrezat eDëshmorëve. Sot ata njerëz ndihen më tëpërfaqësuar se kurrë. Sot ata bënë provëngjenerale për rikthimin e bustit, ashtu siç deklaruanedhe para disa muajve, kur thanë se kjo ishte bazae marrëveshjes për koalicionin e majtë.

Të nderuar kolegë,Ky parlament ka ndërmarrë disa akte për

dënimin e krimeve të komunizmit dhe ka miratuarrezoluta që e majta nuk i ka votuar kurrë. Kamiratuar dy ligje për pastërtinë e figurës dhe përdekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Nëasnjërën prej tyre e majta deri më sot, nuk kavotuar, ndërkohë Asambleja Parlamentare eKëshillit të Europës ka miratuar dy rezoluta. Nëvitin 1996 u miratua projektrezoluta që kërkontemasat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemevetotalitare. Në vitin 2006 u miratua rezoluta përdomosdoshmërinë e dënimit ndërkombëtar tëkrimeve të regjimeve totalitare komuniste. Këtorezoluta kërkojnë me ngulm dënimin e këtyrekrimeve.

25

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Tani brezit të ri i duhet t’i flitet me një zë ngatë gjithë ne. Komunizmi na la në mjerim, nëprapambetje, na vrau, na dogji, na internoi, naarmiqësoi me njëri-tjetrin, një armiqësi që e kemiende sot në këtë sallë; komunizmi na skllavëroi.Komunizmin e dënoi e gjithë Europa si sistemkriminal. Ne sot nuk jemi si Italia, si Franca, siSpanja, si Europa për shkak të këtij gjakësori, qëdoli në ceremoninë zyrtare të ditës së parë tëÇlirimit, ose e thënë më qartë, të ditës së parë tëdiktaturës.

Kryeministri që është sot, dikur thoshte se“komunizmi na zverdhi si rusë, na skuqi si kinezë”dhe na nxiu si shqiptarë. Sot nuk thotë asnjë fjalë.Do të mjaftonte të distancohej publikisht nga njëfakt i tillë i turpshëm si ai që ka ndodhur në Varrezate Dëshmorëve. Do të mjaftonte të bashkontevullnetin me ne për të miratuar njëzëri rezolutënqë dënon krimet e komunizmit dhe heq respektine pamerituar të një diktatori. Do të mjaftonte tëbashkoheshim bashkë me ligjin që lejondekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Do tëmjaftonte të pajtoheshim të gjithë me të vërtetën,që të mund t’u flasim me një zë të rinjve që nukjetuan ferrin e E.Hoxhës dhe që nuk meritojnë t’uservirim mite të diktatorëve si epos kreshnikësh.Historia jonë nuk bëhet më e mirë kur e mbushimme të pavërteta dhe kur nderojmë mite dhedemonë...

Vangjel Dule - Zonja Doda, konkludoni!Mesila Doda – Ju lutem, edhe 10 sekonda.

Ajo bëhet më e mirë kur vendosim një gur të sëvërtetës për të nderuar një të ardhme të sigurt.Kombet e mëdha pas momenteve të ndryshmeepokale reflektojnë dhe ndërtojnë një të ardhmetë ndryshme. Ne në këtë sallë kemi detyrimin tënisim me këtë refleksion. Për hir të fëmijëve tanë,të fëmijëve tuaj, ju e keni këtë detyrim. Niseni menjë distancim publik, të parin që do të bëni në këtësallë parlamenti me një rezolutë të përbashkët. Mëpas le të votojmë një ligj që e ka bërë gati GrupiShqiptar për të Drejtat e Njeriut, sepse gjeneratae mirë e bijve tanë duhet të kuptojë mesazhin qëpo i çojmë.

Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Doda!Fjalën e ka zonja Hafizi.Mimoza Hafizi - Kolegë të nderuar, gjithsecili

prej nesh, të majtë apo të djathë, entuziastë aposkeptikë, pa dyshim që votën e 23 qershorit e kanëlexuar edhe si mesazh popullor ndaj administratëspublike, e shformuar përmes politizimit,

klientelizmit, nepotizmit dhe korrupsionit. Kjoadministratë bashkëjetoi për tetë vjet në simbiozëme qeverinë e flakur më 23 qershor. Nëse qeveriaiku, administrata është ende e tillë, jo vetëm si njëtrupë ku vazhdojnë të mbijetojnë njerëz mediokër,të paaftë dhe të korruptuar, por edhe përmesstereotipit të krijuar në vite e vite: administratëshërbëtore e politikës. Ndryshimi i këtij stereotipiështë sfida më madhe, mbase më e gjata dhe mëe vështira. Është e kotë ta fshehë secili prej nesh,që ndodhet nën presionin popullor, se sa ngadalëpo ecet me ndryshimet në administratë. Nga anatjetër presojnë ligji, Kodi i Punës, vendimet, aktetqë duhet të respektohen pa asnjë mëdyshje. Rrethe rrotull sillen ata qindra njerëz që synojnë tëpunësohen se mund të jenë më të mirët, më tëzotët, më të shkolluarit dhe më të përkushtuarit,mund të jenë më të keqtrajtuarit në vite dhe vite,të hequr nga puna pa argumente dhe për t’uzëvendësuar me të afërmit e pushtetit. Qeveria ere aktualisht ndodhet brenda këtij trekëndëshi tëforcave të kundërta.

Kolegë, ne nuk bëjmë dot hapa përpara panjë administratë të zonjën dhe të ditur, kryesishtdinjitoze dhe të sigurt në rolin dhe në vlerën e vet,të cilën mund ta ringremë, se shqiptarë të aftë përadministratorë publikë gjenden plot në Shqipëri.Djem dhe vajza të reja po shkollohen masivishtdhe po krijojnë përvoja europiane jashtë vendit.Shumë njerëz të aftë ka edhe brenda administratësaktuale. Ka specialistë që përveç përvojës së gjatëshquhen se i rezistuan edhe stuhive të politizimit,klientelizmit dhe nepotizmit, por stereotipi itrashëguar tret dhe humbet vlerat individuale tënëpunësve të aftë civilë. Ai na turbullon edhe netë tjerëve që ndodhemi jashtë këtij sistemi e, kushmë shumë e kush më pak, duam të investohemipër ta modernizuar atë. Ky stereotip, praadministrata shërbëtore e politikës, duhet të bjerrëpër të ngritur një model të ri. Ky ishte edhe thelbi injë debati që kam pasur me kolegë opozitarë nëqarkun e Shkodrës. Duke komentuar se çfarë pondodh aktualisht në administratën atje, ku ka pasurdisa ndryshime nëpër drejtori ende të pakta, kamtheksuar se procesi nuk mund të pretendohet tëjetë i përsosur dhe shteti normal mund të ngrihetnë pak javë, duke ditur se prej nga po vijmë, aqmë tepër nëse pretendimi jepet nga përfaqësuestë një partie politike, Partisë Demokratike, që nëmuajin prill të vitit 2013, vetëm shtatë muaj mëparë, me qeverisjen e vet shkarkoi brenda një nate

Viti 2013

26

Legjislatura e 8-të

tri të pestën e të gjithë administratës së shtetit paasnjë skrupull, pa asnjë brejtje për dëmet qëshkaktojnë tërmete të tilla, pa asnjë argument tjetërpërveçse atij politik. Këtë nuk e them si justifikimpër ndonjë shkelje në procesin aktual të ringritjessë administratës, por vetëm për të vënë në pah seprej nga vijmë: nga një shtet i sëmurë, qëadministratën e ka trajtuar siç ka dashur, bërë ezhbërë kur ka dashur dhe me cilin ka dashur. Stuhitë panumërta kanë zhbirë administratën dhe kanëtraumatizuar jetët njerëzore brenda saj, duke latuaratë stereotip që kemi para syve, i cili tundon nëselëshohemi për t’u përkundur në psikologjinë edyfjalëshit të qëmotshëm: “Fitimtari, sundimtari”.Padyshim kjo maxhorancë është aq europiane sat’i rezistojë këtij tundimi. Rruga që po përvijohet,kalon përmes krijimit të modeleve të reja.

Bëra këtë hyrje të gjatë reflektimi për të vënënë pah, vlerat që po sjellin disa ngjarje tërëndësishme në ringritjen e administratës së republike. E kam fjalën, kryesisht, për konkurset epërzgjedhjes së drejtorëve të drejtorive arsimorenë qarqe.

E bëra këtë hyrje të gjatë reflektimi për të vënënë pah vlerat që po sjellin disa ngjarje tërëndësishme në ringritjen e administratës së republike. E kam fjalën kryesisht për konkurset epërzgjedhjeve të drejtorëve të drejtorive arsimorenë qarqe. Respektimi i ligjit dhe transparenca ekëtij procesi, kuraja për t’i bërë ballë çdo presioni,vullneti për të çmuar cilësi krijojnë shpresë për njëmodel krejt tjetër, për një model të ri në sistemin earsimit po e po, por edhe jashtë tij. Ky proces iinstaluar në arsim nuk do të ndalet më as nëpërzgjedhjen e drejtorëve të shkollave dhe tëmësuesve, duke përfshirë kolektivat e mësuesvedhe komunitetin e prindërve.

Një procedurë serioze konkursi ka nisur edhepër administratën tatimore. Janë si bulëzat qëmbijnë nga kaosi dhe premtojnë lindjen eperformancës. I përgëzoj dhe i mbështes këtoprocedura. Besoj në vullnetin politik të kësajmazhorancë për një model të ri europian tëadministratës publike.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Hafizi!Urdhëroni, zoti Mima!Florjon Mima – Faleminderit!Të nderuar kolegë deputetë,Kuvendi i Shqipërisë, tempulli suprem i

përfaqësuesve të popullit, piedestali i sovranit

ligjvënës të vendit, po shtyhet në ngasje ngaqeveria shqiptare që të shkelë ligjet që ka miratuarpo ai vetë. Në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Përmenaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën eShqipërisë”, sanksionohen për herë të parë nëmënyrë të plotë, përveç parimeve, proceduravedhe përgjegjësive për hartimin dhe zbatimin ebuxhetit në shkallë kombëtare, edhe afatet dhetermat për kryerjen e çdo pune apo ndërmarrjene çdo hapi në procesin e hartimit dhe zbatimit tëtij. Kështu, duke përplasur veprimet dhe afatet epunëve të kryera nga kjo qeveri me ato tësanksionuara në ligjin e mësipërm, konstatojmëlehtësisht se janë shkelur parimet e transparencës,parashikueshmërisë, gjithëpërfshirjes, disiplinësfiskale dhe respektimit të tërësisë së procesit,parime këto të sanksionuara në nenin 4 të ligjit.Në kushtet kur viti buxhetor në Republikën eShqipërisë, në ligjin e mësipërm, neni 13, fillon më1 janar dhe mbyllet më 31 dhjetor, a do të jetë vallëe mundur të bëhet efektiv buxheti kur deri më sot,datë 05.12.2013, nuk kemi asnjë lloj diskutimi,drafti, komunikimi etj. për dokumentin më tërëndësishëm dhe më thelbësor të çdo qeverie?Pra, parashikueshmëria është zero në çdo aspekt,duke dëmtuar rëndë sipërmarrjen e lirë dhevendimmarrjen për investime, qofshin këto të huajaapo të brendshme, qofshin private apo publike.Sipas nenit 15, njësitë vendore i hartojnë buxhetete tyre pasi të jetë miratuar buxheti qendror vjetor.Kjo bëhet tërësisht e pamundur pasi qeverisjavendore nuk ka asnjë lloj informacioni deri tani përvitin 2014: për nivelin e transfertës, për investimet,për programet që do të mbështesë qeveriaqendrore dhe për strukturën e taksave dhe tëtarifave vendore, e cila është shembur tërësishtdhe në mënyrë të jashtëligjshme është penguar itërë procesit buxhetor vendor.

Zoti Cani, në paragrafin 2 të nenit 29 kërkohetnë mënyrë eksplicite që Këshilli i Ministrave brendadatës 25 tetor të miratojë projektbuxhetin vjetordhe programin buxhetor afatmesëm të rishikuar.Në paragrafin 4 të nenit 29 sanksionohet preraziqë kryeministri i vendit brenda datës 1 nëntor t’iparaqesë Kuvendit projektbuxhetin vjetor. Kjo kanjë arsye madhore: të ketë kohën e nevojshmepër diskutim, si akti ligjor më i rëndësishëm përzhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Me këtëvonesë as që bëhet fjalë për të pasur diskutime tëtilla për ta përmirësuar këtë projektbuxhet. Nënenin 32 të ligjit të mësipërm kërkohet që këshillat

27

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

e qeverisjes vendore brenda datës 31 dhjetor tëmiratojnë buxhetin vendor duke u bazuar nëvlerësimin e të ardhurave dhe të transfertave tëpërcaktuara në ligjin e buxhetit vjetor, por kjo ështëe pamundur në këtë situatë vonese. Në fakt, tëgjitha njësitë vendore, që janë jo pak, por 384 tëtilla, shkelin totalisht ligjin, jo për fajin e tyre, porsepse kryeministri i vendit nuk do t’ia dijë përkërkesat ligjore të ligjeve në fuqi. Me sa duket, kjoqeveri nuk i njeh dhe i zbaton ligjet aktuale,ndërkohë që flet për zbatueshmëri të ligjit dherilindje.

Kjo është rilindja e paligjshmërisë dhe esurprizave të minutës së fundit për tatimet, taksat,tarifat, programet buxhetore, transfertat etj. Kjomund të jetë edhe arsyeja që programi iKryeministrit në parlament, kur mori detyrën, nukpërmbante asnjë shifër, sepse nuk kishin asgjë tëqartë se çfarë do të bënin dhe si do ta bënin.Ndërkohë që qeveria e mëparshme përfshiu përherë të parë, që nga viti 2006 programin buxhetorafatmesëm, tashmë kjo metodologji duket se ështëbraktisur tërësisht. Me asistencën e huaj nengritëm tërë këtë sistem, që krijonte vazhdimësidhe parashikueshmëri për investimet, përprojektet, për programet, për gjithpërfshierjen dhepër vendimmarrjen e biznesit në tërësi, sidomospër projektet afatgjata. Kjo është kritike, pasi lidhburimet financiare me rezultatet e pritshme. Duhetpasur parasysh se puna e bërë në gjithë këto viteka pasur mbështetjen bujare të donatorëve të huaj,të BE-së, të USAID-it etj., dhe këto nuk janë shpikjeshqiptare.

Me lëvizjet në administratë dhe riorganizimine ministrive janë dëmtuar shumë struktura, që kanëlidhje direkte me buxhetin dhe administrimin e tij.Një shembull tipik është Drejtoria e InvestimevePublike, që ishte krijuar në vitin 2008 brendaDrejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, e cila javëte fundit është transferuar në Ministrinë eEkonomisë. Kjo është flagrante për dy arsye:

Së pari, kjo drejtori u krijua me mbështetjen eBankës Botërore për të siguruar gjithpërfshirjen nëadministrimin e buxhetit, pasi i gjithë buxheti i shtetitadministrohet nga Ministria e Financave.

Së dyti, kalimi në këtë ministri të re do të krijojënjë fragmentim të menaxhimit buxhetor, pasiinvestimet publike tashmë do të jenë pjesë eMinistrisë së Ekonomisë. Në vend që të jetë njëministri përgjegjëse për financat publike, tashmëkemi dy, rast ky i paprecedent dhe kundër çdo

sugjerimi nga asistenca e huaj.Të nderuar kolegë deputetë,Mos e shkelni ligjin, madje në të kundërt,

bëhuni të gjithë bashkë për t’ i thënë “jo”paligjshmërisë! Asnjë arsye, qofshin ato edhe vizitamisionesh apo arsye të tjera të rëndomta si këto,nuk mund ta detyrojë përfaqësuesin e sovranit tëulë kokën përballë thyerjes së ligjit.

Ju faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Mima!Fjalën e ka zoti Armando Subashi.Armando Subashi – Faleminderit, zoti

kryesues i seancës!Në fakt, më vjen keq që seanca e sotme

degjeneroi në një formë të tillë, ku Saliu erdhipërsëri, mbajti atë fjalim që mbajti, bëri ato gjesteqë bëri dhe mendon se kështu do të bëjë opozitë,se kështu do të rifitojë dashurinë e shqiptarëve.Por, për hir të së vërtetës, vazhdon të mbetetvarkëtari më i pashpirt në politikën shqiptare, i cilipër ambiciet e veta personale, nuk e ka problemfare të shkelë mbi trupat e njerëzve, siç ka bërëgjithë këto vite pambarim dhe siç bëri edhe sot nësallën e këtij Kuvendi, duke kërkuar në mënyrë tëturpshme një minutë heshtje, duke përfituar ngaajo tragjedi që ndodhi dje. Ai përmendi këtu njëletër që i kishte ardhur nga Patosi, se ai qytet paskadisa ditë pa drita. Po, është e vërtetë që u bë mëse një javë që qyteti i Patosit dhe zonat përrethkanë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjondërprerje vjen për shkak të një rimonti kapital qëpo bëhet në linjën e tensionit të lartë 20 kilovoltë,që është një investim i munguar, i cili duhej të ishtebërë nga qeveria e Saliut në këta tetë vjet, ashtusikurse janë edhe shumë investime të tjera tëmunguara në të gjithë atë zonë, që, siç e tha edhekolegia ime, ndofta është zona më e pasur eShqipërisë, që i jep miliona e miliona euro buxhetittë shtetit, por realisht nuk merr asgjë mbrapsht.Dhe sot ajo zonë vuan nga problemet që ka rrjetielektrik, vuan nga problemet që ka me ujin epijshëm. Dua të sjell në vëmendje këtu seujësjellësi i Patosit është inegzistent, jo vetëm qënuk arrin të bëjë furnizimin me ujë të të gjithë atyrebanorëve, por në këta 8 vjet të pushtetit të Saliutka akumuluar një borxh vetëm për paga dhe përsigurime shoqërore të papaguara mbi 800 milionëlekë, për të mos folur pastaj për mungesën einvestimeve dhe shumë e shumë histori të tjera.Megjithatë, edhe unë dua të ndalem pak te ngjarjaqë ka ndodhur mbrëmë në zonën naftëmbajtëse

Viti 2013

28

Legjislatura e 8-të

të Fierit.Sipas Institutit Sizmologjik,është raportuar për

një tërmet 3.8 ballë, epiqendra disa kilometra nëlindje të qytetit të Fierit, thellësia 2 kilometra. Kamkëtu, të nderuar kolegë, një statistikë ose njëinformacion të nxjerrë nga vetë Instituti Sizmologjikku bëhet fjalë për tërmetet që kanë ndodhur nëShqipëri në dy vjetët e fundit, nga 2011-2013, deritek tërmeti i mbrëmshëm i ashtuquajtur e deri tekai që ndodhi para dy javësh, më 21 nëntor. A e dinise çfarë ndodh? Vetëm në 2 vjetët e fundit janërreth 53 raste të regjistruara pikërisht në atë zonëdhe më e bukura është se, po t’i krahasosh të gjithakëto, ka disa përputhje të çuditshme. Përputhetpërafërsisht koha në cilën ndodhin. Ndodhinpërgjithësisht natën, duke filluar nga orët embrëmjes deri në orët e para të mëngjesit. Ndodhinpërgjithësisht me të njëjtin intensitet dhe, po tëshikojmë, fillojnë 2.8 ballë, 2.6 ballë, 3.1 ballë, 3.8,2.7, 2.9, 2.3, 3.4, 3.8, 3.2, 3 ballë e kështu meradhë. Pra, përgjithësisht janë afërsisht në të njëjtinintensitet. Çfarë ndodh tjetër? Po të shikojmëepiqendrën, të gjitha janë ose disa kilometra nëjuglindje të Lushnjës, ose disa kilometra në lindjetë Fierit. Ajo që është edhe më e rëndësishmja, potë krahasojmë koordinatat gjeografike, sipasInstitutit Sizmologjik gjithmonë, gjatësi dhe gjerësigjeografike, përgjithësisht janë të njëjtatkoordinata: 40,73 gradë në veri dhe 19,61 gradënë jug ka qenë tërmeti i 21 nëntorit dhe, po tëshikojmë të gjitha koordinatat e tërmeteve në dyvjetët e fundit, janë pothuajse në të njëjtatkoordinata. Unë nuk e di se sa ndryshon në terren0,1 gradë. Nëse ka ndonjë që ka njohuri nga kjopunë, sa përkthehet në terren 0,1 gradë, le të na ethotë, por besoj se nuk bëhet fjalë për kilometra.Jam i bindur se bëhet fjalë për metra dhe e gjithëhistoria, të gjitha epiqendrat e këtyre tërmetevevërtiten sigurisht në këtë zonë.

Ajo që dua të them sot është fakti semenjëherë sa u votëbesua qeveria e re, nebiseduam me ministrin e linjës, kemi shkuar nëatë zonë, kemi marrë takim me banorët dhesigurisht ka qenë problemi kryesor i tyre. Unë dotë përshëndesja ministrin, që ka marrë një sërëmasash, ka ngritur një grup pune për të evidentuarkëtë problem, për ta aprovuar mbi baza shkencoreme një dokument zyrtar shkencor, se kjo nuk ështëpasojë e tërmeteve natyrale, por pasojë eveprimtarisë së asaj firme dhe aktivitetit që vepronatje. Në fakt, ngjarjet e ditëve të fundit, sidomos

dy shpërthimet e dy javëve të fundit, ai i datës 21dhe ai i mbrëmshmi tregojnë se realisht puna duhetpërshpejtuar, masat duhen intensifikuar dhe kaardhur koha që duhet të ndalemi seriozisht edhete firma “Bankers”, që punon në atë zonë, për tëparë jo vetëm metodat me të cilat ajo punon nënxjerrjen e naftës, por sigurisht për të vënë mbishinat e ligjit edhe këtë lloj aktiviteti që zhvillon.

Ne nuk jemi kundër investimeve të huaja, nukjemi kundër veprimtarisë së kësaj firme, absolutishtjo, por sigurisht që nuk mund të pranojmë që përshkak të atij aktiviteti ajo firmë të prodhojë njëambient armiqësor për banorët e gjithë asaj zone.Ajo që po ndodh sot është fakti se njerëzit po dalinnë protesta të vazhdueshme dhe kanë krijuar njëlloj armiqësie me atë investitor dhe me atë firmë.

(I ndërpritet fjala, pasi i ka mbaruar koha nëdispozicion.)

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Subashi!Fjalën e ka zoti Kruja.Keltis Kruja – I nderuar zoti drejtues i

seancës,Të nderuar kolegë,Po i afrohemi 100-ditëshit të qeverisë, por nuk

e themi dot “të qindtat”. Nuk ia themi dot, se kjoqeveri, pa i bërë akoma ditët, ka bërë të mijtat.Edhe më skeptiku ndër të majtët, edhe më optimistindër të djathtët nuk e kishte menduar kurrë se kjoqeveri do ta legjitimonte veten pa i bërë akoma dymuaj.

Shumëkush priste që kjo qeveri, kykryeministër të jepte sinjale se do t’u përmbahejatyre që premtoi e mbi të cilat ndërtoi të gjithëfushatën që e solli në pushtet. Personalisht kamqenë nga ata që nuk kam besuar kurrë se ky qëkemi për kryeministër do të performonte ndryshe.Është po ai, i njëjti, nuk e ndryshon as pesha epërgjegjësisë së të qenit në krye të punëve tëvendit dhe as detyrimi ndaj atyre një milionshuplakave të famshme që tanimë ka filluar t’uatundë si triumfator edhe të tijve.

Nuk kishte ditë në fushatë që nuk betohej estërbetohej se do të bënte rendin dhe sigurinë, dot’i zhdukte të gjitha krimet dhe kriminelët si memagji. “Do t’i rikthejmë dinjitetin, - thoshte, - Policisësë Shtetit”, ndërsa sot e ka kthyer në një organizatëqë funksionon vetëm e vetëm për qejfet apo inatete tij. “Nuk do të ketë më vrasje, nuk do të ketë mëaksidente, nuk do të ketë më as vjedhje e asgrabitje”, - këto ishin premtimet e atij që sot ështëkryeministër i Shqipërisë gjatë gjithë fushatës

29

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

elektorale. Por vrasjet, në fakt, janë shumëfishuare me të njëjtin ritëm me shumëfishimin e vrasjeveështë ulur forca zbuluese e Policisë së Shtetit.Asnjë vrasje e paramenduar nuk është zbuluar derisot, përfshirë edhe ato ku kanë ngelur viktimanjerëz shumë afër ministrit, bie fjala.

Aksidentet janë bërë pjesë e pandarë e jetëssë përditshme, e sikur të mos mjaftonte kjo, njëpjesë e madhe e tyre kanë përfunduar me tragjeditë papërshkrushme njerëzore. Bilanc i tmerrshëm,bilanc lufte, siç nuk kishte fare droje ta quante kurzotëria ishte në opozitë, për të mos folur pastajpër viktima që gjenden nëpër kanale e s’dihet kur,në ç’formë e kush i ka aksidentuar. Krimi i vogël,grabitjet, vjedhjet janë bërë sundues ipashqetësuar i rrugëve, rrugicave dhe pallatevenë të gjithë vendin. Sot Shqipëria po përballet memungesën më të theksuar të rendit dhe të sigurisë,ndoshta që nga kohët më të para të formimit tështetit. Sot të qenët polic po shndërrohet në njëbarrë të rëndë për gjithsecilin efektiv të Policisësë Shtetit, sepse duhet të jesh me apo pa dëshirëshërbëtor i Kryeministrit, s’ka rëndësi se sa tëtrajnuar janë apo sa mirë i kryejnë detyrat efektivëte policisë.

Performanca matet vetëm me sa shpjet duhett’i thonë “lepe-peqe” Kryeministrit. Kam bindjen ethellë se kjo situatë vjen e do të vijë si pasojë evetëm si pasojë e qasjes që ka ky njeri për shtetine së drejtës dhe qeverisjen në përgjithësi, përqasjen që kanë të deleguarit e tij nëpër ministri.

Të nderuar kolegë,Dje ndodhi një ngjarje me përmasa

jashtëzakonisht të rënda. Dje ndodhi ajo çka idruheshim të gjithë. Në mes të ditës, në mes tëshkollës, mu në mes të klasës vritet me armë njëfëmijë. Unë u shpreh ngushëllimet e miafamiljarëve dhe dua t’u kërkoj ndjesë që dhimbjene tyre po e bëj pjesë të fjalës sime, por dhimbja etyre sot është alarm, që duhet të na zgjojë tëgjithëve dhe të shohim se ç’po ndodh në këtë vend.Fëmijët shqiptarë nuk janë më të sigurt në shkolla.Shqiptarët nuk kanë më siguri për jetën askund.Ky kryeministër ka dy muaj që po lufton me oficerëte policisë, ndërkohë që krimi është Kryeministriqë sundon rrugët dhe qytetet e vendit.

Ministrja e Arsimit fill pa ngjarjes del e na fletpër reformat, ministri i Brendshëm del e na thotëse këto janë ngjarje që s’ke ç’u bën. Të dy ministratduhej të kishin dhënë dorëheqjen dje, jo për atëqë ndodhi, por për çka deklaruan në vendngjarjedhe për papërgjegjshmërinë me të cilën e trajtuannjë ngjarje kaq të rëndë, e cila tronditi jo vetëmfamiljarët, por mbarë opinionin shqiptar. E në fund,si për t’i vënë vulën, na doli Kryeministri e na thase “kjo është kambanë për t’u dëgjuar”. Po, evërtetë. Kjo është kambanë për t’u dëgjuar, porështë për t’u dëgjuar nga shqiptarët, sepseKryeministri, po dëgjoi tingull, nxjerr shaminë dhei fut një napolon.

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Kruja!Ky ishte edhe diskutimi i fundit për pikën e

fundit të rendit të ditës. Këtu e mbyllim seancën esotme duke ju falënderuar të gjithëve.

(Seanca u mbyll në orën 13:00.)

Viti 2013

30

Legjislatura e 8-të

Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Ilir Meta

E enjte, 12.12.2013Seanca e paradites, ora 10:45

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancësplenare, datë 5.12.2013.

2. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9363, datë 24.03.2005 “Për mënyrën dheprocedurat e vendosjes dhe kalimit të forcaveushtarake të huaja në territorin e Republikës sëShqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarakeshqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet Komisioni për Sigurinë

Kombëtare si komision përgjegjës(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Shprehet për dhënie mendimi Komisioni

për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut

- (Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi Komisionipër Politikën e Jashtme

- (Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Relatori- Diskutime- Relatori

(Shprehen grupet parlamentare):Grupi parlamentar i PR-sëGrupi parlamentar i PDIU-sëGrupi parlamentar i LSI-sëGrupi parlamentar i PD-sëGrupi parlamentar i PS-së

- Koha e votimit:Votimi në parimShqyrtimi dhe votimi nen për nenVotimi në tërësi

3. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9948, datë 7.07.2008 “Për shqyrtimin evlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisëmbi tokën bujqësore”, të ndryshuar”. (shqyrtuar meprocedurë të përshpejtuar)

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje

- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet Komisioni për Veprimtaritë

Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin si komisionpërgjegjës

(Paraqitje e raportit nga kryetari ikomisionit)

- Relatori- Diskutime- Relatori

(Shprehen grupet parlamentare):Grupi parlamentar i PR-sëGrupi parlamentar i PDIU-sëGrupi parlamentar i LSI-sëGrupi parlamentar i PD-sëGrupi parlamentar i PS-së

- Koha e votimit:Votimi në parimShqyrtimi dhe votimi nen për nenVotimi në tërësi

4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.- Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Ilir Meta – Mirëdita! Hapim seancën plenare.(Pasi lexon rendin e ditës.)Ju njoftoj se në mbështetje të nenit 44, pika 3

të Rregullores është depozituar më 11.12.2013 përshqyrtim dhe miratim projektligji “Për disandryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për medietaudiovizive në Republikën e Shqipërisë”, nismë edeputetit Alfred Peza.

Ju njoftoj se në mbështetje të nenit 46 tëRregullores kanë regjistruar emrin për diskutim përçështje të rendit të ditës deputetët Mimi Kodheli,ministre e Mbrojtjes, zotërinjtë Eduard Shalsi dheRobert Bitri nga mazhoranca dhe zotërinjtë GencPollo e Genc Ruli nga opozita.

Për çështje jashtë rendit të ditës kanëregjistruar emrin zoti Erion Braçe, zonja MilenaHarito, zoti Agron Çela, zoti Pirro Kapurani, zotiGledion Rahovica dhe zoti Taulant Balla.

Nga opozita kanë regjistruar emrin zoti SaliBerisha, zonja Jozefina Topalli, zoti Genc Pollo,zoti Igli Cara, zoti Roland Keta dhe zoti OmerMamo nga PDIU-ja.

Urdhëroni, zonja Doda, për procedurë!Mesila Doda – Zoti Kryetar, ministri i Jashtëm

ka sjellë kandidaturat për ambasadorë në

31

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Komisionin e Jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë.Dua t’ju njoftoj se janë në limitet e respektimit tëkuotës gjinore, ndaj ne presim që të gjithakandidaturat e tjera të vijnë në respekt të kuotësgjinore. Pra, në 6 kandidatura kemi vetëm një grua.Kandidatura tjetër duhet të jetë grua, përndrysheAleanca e Grave do të ndërmarrë të gjitha masatqë të respektohet kjo kuotë.

Faleminderit!Për sa u përket largimeve nga administrata

publike, më shumë se 50% e atyre që sot polargohen nga administrata janë zonja. Edhe nëadministratën e Kuvendit ka pasur shqetësime tëtilla. Nuk mjafton vetëm të flasim nëpër konferencapër respektimin e të drejtave të grave, duhet tërespektojmë të drejtat e tyre në punë, sidomos tëgrave që janë edhe në poste të larta drejtuese, siçka qenë zëvendësdrejtoresha e përgjithshme ePolicisë, drejtoresha e INSTAT-it. Ju lutem vini nëdispozicion të gjitha fuqitë që burojnë nga Kuvendidhe nga ekzekutivi për të respektuar postet e gravenë administratën publike.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Urdhëroni, zonja Topalli, për procedurë!Jozefina Topalli – Zoti Kryetar, sot është 23-

vjetori i themelimit të Partisë Demokratike. Një ndërngjarjet madhore që ka ndryshuar tërësisht jetëndhe zhvillimet demokratike në Shqipëri. Përdhuratë për themelimin e PD-së, sot nëadministratën e Kuvendit të Shqipërisë janë hequrpërsëri një numër i pafund grash, zonjash, vajzash,djemsh. Kur kryetar ka qenë Pjetër Arbnori dhesistemi ka ndryshuar, nuk janë hequr aq shumënga administrata publike e Kuvendit sa ç’janëhequr nga ju, zoti Kryetar. Unë sot dua të denoncoj.Deri në këtë moment që po flasim janë hequr ngaadministrata e Kuvendit të Shqipërisë 45 personadhe janë në listë pritjeje 20 të tjerë, që e çon numrinnë 65-68, në një administratë që gjithsej ka 208veta.

Gjatë këtyre 20 vjetve janë harxhuar para,është bashkëpunuar me OSBE-në, ështëbashkëpunuar me programin IPA, ka pasurtrajnime, është shpenzuar paraja e dynjasë që kjoadministratë të rritet dhe të jetë efiçente e t’ishërbejë çdo deputeti. Janë hequr redaktorët nësektorin e botimeve parlamentare, ata që kanëbërë të mundur për herë të parë në historinë eparlamentarizmit që të transkriptohet çdo gjë qëthuhet nga deputeti, nga parlamenti, nga

komisionet, duke bërë punën e të gjithalegjislaturave të tjera, gjë që nuk ishte e mundur.Janë hequr djem të rinj, që kanë mbaruarelektronikë dhe kanë bërë të mundur dixhitalizimine parlamentit. Unë dua të denoncoj. Ju përsëritnikëtu çdo ditë se jeni shumë konstruktivë. Nësekonstruktiviteti juaj është për të bërë terror mbiadministratën e Kuvendit, siç bëhet mbi çdo gjëtjetër, ky është një lajm shumë i keq dhe ështëdhurata më e shëmtuar që mund t’i bëni pluralizmitdhe demokracisë ditën e themelimit të PartisëDemokratike.

Ilir Meta – Unë mendoj të mos ngatërrojmëdy çështje: festën e PD-së, që është një festë përdemokracinë në vend, meqenëse është partia eparë opozitare, me problemet e administratës sëKuvendit, që shpresoj se nuk ka qenë partiake dhenuk duhet të jetë partiake.

Këto informacione që keni ju, unë nuk i kam.Ju i paskeni më të sakta sesa unë, sepse unë kamgati dhjetë ditë që nuk kam qenë këtu, pasi kamqenë me vizita jashtë vendit.

Për shkak të seriozitetit që ka kjo çështje, ecila nuk duhet të përzihet me festën e PartisëDemokratike, unë edhe pse nuk e kam për detyrëtë bëj interpelancë, sepse nuk ka interpelancë meKryetarin e Kuvendit, jam gati ta bëj atë në çdokohë që ju e kërkoni, edhe si ish-Kryetare eKuvendit, përveçse si deputete, për problemet ereformës që po bëhet edhe në administratën eKuvendit të Shqipërisë, për çdo emërim që pobëhet, për çdo vendim gjyqi dhe për çdo konkursqë do të bëhet në përputhje në respekt të ligjevedhe të rregullave në fuqi. Pasi të marr të gjithëinformacionin për çdo emërim, për çdo shqetësim,herën tjetër do të jem gati të bëj një interpelancë.Por një gjë dua t’ju them...

(Zonja Topalli flet nga salla pa mikrofon.)Unë këtë gjë nuk e di.(Zonja Topalli flet nga salla pa mikrofon.)Unë nuk shikoj asnjë arsye për të ngritur zërin

në kuptimin e tonit, jo të shqetësimit.Ju mund të keni shumë të drejtë, por unë nuk

e kam këtë informacion që keni ju.(Zonja Topalli flet nga salla pa mikrofon.)Unë nuk jam Kryetar Kuvendi për t’u marrë

me emërimet. Unë jam këtu për të kërkuar zbatimine ligjit.

(Zonja Topalli flet nga salla pa mikrofon.)Ligji nuk zbatohet që të flasim të dy

njëkohësisht dhe të mos na dëgjojë njeri, por kur

Viti 2013

32

Legjislatura e 8-të

flisni ju, unë duhet t’ju dëgjoj me vëmendje. Edhekur flas unë, mendoj se edhe ju do të ishte mirë tëmë dëgjonit, në mënyrë që të na dëgjojnë të gjithë.Pastaj le të na gjykojnë edhe kolegët deputetë,edhe koleget deputete, edhe qytetarët se kush kashkelur ligjin. Unë jam gati t’ju jap llogari juve këtusi deputete për çdo emërim që është bërë, që pobëhet dhe që do të bëhet në Kuvendin eShqipërisë, sepse e kam deklaruar, i kam qëndruardhe do t’i qëndroj angazhimit që çështjet e Kuvendittë administrohen me transparencë dhe me aksestë plotë si nga mazhoranca, ashtu edhe ngaopozita.

Ju bëni kërkesën me pretendimet konkretedhe unë do t’ju jap sqarim konkret për çdo çështje.Për çdo gabim që mund të jetë bërë, ne jemi gatita rishikojmë edhe duke bashkëpunuar me ju. Nukbesoj se keni ndonjë kundërshtim për këtë përgjigjemjaft parimore.

(Zonja Jozefina Topalli kërkon të marrë fjalën.)Urdhëroni!Jozefina Topalli – Mendoj se në detyrën e

Kryetarit të Kuvendit duhet të keni pak seriozitet.Ju e dini se nuk ka interpelancë me Kryetarin eKuvendit. Ajo që unë po ju them është një fakt dhenjë realitet. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në 23vjet. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur as kur janëndryshuar regjimet. 60 e ca vetë ndër 200 e cavetë është terror, zoti Kryetar i Parlamentit, dhedo të jetë një turp për çdo kryetar parlamenti që tëndërmerrte një spastrim dhe një revansh të tillë!Ata nuk kanë punuar thjesht me Jozefina Topallin,por ata kanë punuar për shtetin. Ata kanërevolucionarizuar Parlamentin. Por nuk janë hequrvetëm ata që janë marrë në punë gjatë këtyre 8vjetëve, por janë hequr nga puna edhe ata që kanëpunuar prej 20 vjetësh në Kuvendin e Shqipërisë,zoti Kryetar.

Drejtoria e Botimeve Parlamentare. Nukekziston një parlament po nuk pati një sektor tëBotimeve Parlamentare. Të gjitha ato fjalime që jumbani, janë bërë në sektorin e BotimeveParlamentare, sepse edhe botimet parlamentare,edhe historia e parlamentarizmit duhet tëregjistrohet. Keni hequr një njeri që ka të paktën10 botime, i cili punonte në Kuvend përpara se tëvinte Jozefina Topalli, është nga Vlora. Po jupërmend një emër tjetër, Suela Musta, një vajzë ere, është gazetare, punon prej 20 vjetësh gazetare,është doktorante, është nga Gjirokastra, ështëhequr nga të parat. Babai i saj është historian, ka

bërë 20 vjet burg.Pa më thoni, zoti Kryetar, me çfarë standardi

i bëni ju këto lëvizje? E dini ju, zoti Kryetar, se karaporte nga OSBE-ja për punën e administratëssë Kuvendit? E dini ju se IPA ka një raport prej 300faqesh për punën e drejtorive të ndryshme? E dinise ju jeni këtu me një sistem tërësisht tëdixhitalizuar dhe një transparencë tëjashtëzakonshme për shkak të punës së atyredjemve të rinj që i keni hedhur në rrugë, të cilëtkanë mbaruar elektronikë me rezultate tëshkëlqyeshme? Cili është standardi?

Ilir Meta – Lidhur me këtë fjalim kaq të gjatë,pasi nuk ishte për procedurë, unë kam njëpropozim. Unë isha gati të bëja interpelancë edhepse nuk lejohet interpelancë, duke vlerësuarshqetësimin e zonjës Topalli. Mendoj të ngremënjë komision hetimor parlamentar me dybashkëkryetarë, me zonjën Topalli dhe me zotinBalla, që të shikojë se si është zbatuar dhezbatohet ligji, sepse unë nuk e di që Kryetari iKuvendit ka të drejtë të heqë punonjës tëadministratës së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit katë drejtë vetëm të kërkojë zbatimin e ligjit përadministratën dhe të bëjë emërimet, të cilat janëpolitike, që nuk kanë të bëjnë me ligjin “Për statusine nëpunësit civil”.

Për hir të transparencës dhe të seriozitetit tëkësaj çështjeje, në parim unë jam dakord tëkrijojmë një komision dhe të diskutojmë siç kemidiskutuar strukturën e re të administratës sëKuvendit, në përputhje edhe me rekomandimet eprogresraportit dhe të partnerëve ndërkombëtarë.Në përputhje me këtë janë bërë edhe ndryshimetnë Byronë e Kuvendit, që janë bërë me konsensus,por jo tani këtu, sepse jemi mbledhur për diçkatjetër, që javën e ardhshme të kërkojmëinformacion, pasi edhe ju të parashtroni të gjithapretendimet tuaja. Për çdo rast njerëzit që kanëpër detyrë të zbatojnë ligjin, të japin sqarime dhellogari dhe të marrin masa ndaj atyre të cilët nukkanë zbatuar ligjin.

Unë më shumë se kaq nuk mund t’ju them,sepse nuk e kam këtë informacion që keni ju. Jundoshta mund të keni shumë të drejtë, prandaj unëmendoj ta krijojmë këtë komision.

(Zonja Topalli flet nga salla pa mikrofon.)Më vjen shumë keq, sepse vetëm cinizmi nuk

ka lidhje me mua.(Zonja Topalli flet nga salla pa mikrofon.)Më vjen shumë keq që ju këtë vullnet

33

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

maksimal për transparencë, për gjërat të cilat nuki takojnë Kuvendit...

(Zonja Topalli flet nga salla pa mikrofon.)Ju lutem, zoti Fino, zonja Dade, të mos hyjmë

në këtë debat.Unë jam shumë dakord. Ju bëni një kërkesë

në emrin tuaj ose në emër të Grupit Parlamentartë PD-së edhe për mënyrën se si do të verifikohenkëto pretendime ose shqetësime dhe e vendosimpërsëri së bashku këtu në Kuvend me një komisionparlamentar. Absolutisht, qëllimi ka qenë dhe dotë jetë rritja e profesionalizmit të administratës sëKuvendit, si dhe zbatimi i ligjit, sepse Kuvendi duhettë jetë shembulli i parë i zbatimit të ligjit.

Fjalën e ka zonja Dade për procedurë.Arta Dade - Faleminderit!Meqenëse askush nga kolegët deputetë që

morën fjalën nuk foli për procedurë, unë embështes propozimin tuaj për krijimin e njëkomisioni hetimor dhe, përveç çështjes në fjalë,për të cilën nuk jam dakord, unë kam një shqetësimtjetër shumë herë më serioz. Ky shqetësim ka tëbëjë me vërejtjet që kanë bërë Komisioni Europiandhe aktorët e tjerë të Bashkimit Europian lidhurme transparencën në zbatimin e çështjevebuxhetore në parlament. Ky është një shqetësimqë vjen prej kohësh dhe në fokus të këtij komisionido të sugjeroja, kërkoj mbështetjen e të gjithëParlamentit, që të bëhet një hetim i thellë i të gjithashpenzimeve të parlamentit për 8 vjet.

Lidhur me administratën, dua t’ju kujtoj sepuna që kanë bërë dy zonja në Departamentin eMarrëdhënieve me Jashtë është zëvendësuar me15 të tjerë, që nuk bëjnë as 1/3- ën e punës qëkanë bërë ato dy zonja dikur.

Faleminderit!Ilir Meta – Nuk do të merremi me këtë çështje.

Për procedurë fjalën e ka zoti Tahiri.Urdhëroni!Dashamir Tahiri – Nga rendi i ditës i dëgjova

të gjithë me vëmendje. Para disa ditësh janë vrarëdy shqiptarë. Ka 23 vjet që qeveritë tona dheparlamenti rrinë të brishta përpara Greqisë. Derikur do të vazhdojë kështu?

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit, zoti Tahiri, për

shqetësimin që ngritët! Për këtë do të kërkojmësqarime pranë qeverisë.

Përpara se të vazhdojmë me rendin e ditës,nuk mund të lëmë pa përmendur një ngjarje që kandodhur, atë të ndarjes nga jeta të ish-Presidentit

të Afrikës së Jugut, zotit Nelson Mandela.Të dashur kolegë, nuk mund të vazhdojmë

këtë seancë pa shprehur një respekt dhemirënjohje të thellë për jetën dhe veprën e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut, zotit NelsonMandela, i cili u nda nga jeta përpara disa ditëshnë moshën 95 vjeçare.

Jam i bindur që shpreh mendimin epërbashkët të të gjithë kolegëve deputetë se jetae Nelson Mandelës ka lënë pas gjurmën solide tënjë morali dhe lidershipi të jashtëzakonshëm, i cilitheu muret e politikës brutale të Aparteidit dhe natregoi të gjithëve që me kurajë, me vizion dhe mevendosmëri të hekurt një njeri i vetëm mund tëndryshojë fatet e një populli të tërë dhe mund tëfrymëzojë besim dhe shpresë për mbarë botën.

Nelson Mandela ia dedikoi jetën e tij kauzëssë shenjtë të lirisë së një populli, duke i dhënëAfrikës së Jugut barazinë dhe demokracinë emunguar, ndërkohë që i ofroi botës shembullin mëtë mirë të bashkëjetesës, pajtimit dhe faljes si urabashkimi, harmonie dhe bashkëpunimi atje kuracizmi, urrejtja dhe persekutimi ishin normë efunksionimit të shtetit.

Beteja e Mandelës kundër racizmit dhepadrejtësisë, përulësia me të cilën ai i shërbeupaqes dhe bashkëjetesës së komuniteteve tëvendit të tij na frymëzojnë edhe ne këtu, në rajonintonë të Ballkanit, ku historia botërore ka parë disanga momentet e saj më të errëta, jo shumë largprej ditës së sotme.

Forca dhe shpirtgjerësia e këtij njeriu të urtëna lë mbi supe përgjegjësinë e garantimit dhezhvillimit të të drejtave të njeriut dhe e detyronhistorinë ta çmojë kujtimin e Nelson Mandelëspërmes respektit të brezave të tërë në të ardhmen.

Të nderuar kolegë, do t’ju lutesha të mbajmënjë minutë heshtje në kujtim të jetës dhe veprëssë tij.

(Deputetët mbajnë një minutë heshtje.)I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!Dua t’ju njoftoj se në vendin tonë ndodhet me

ftesë zyrtare Kryetari i Kuvendit të Republikës sëMaqedonisë, zoti Trajko Veljanoski, në kuadër tëforcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dyKuvendeve dhe dy vendeve tona.

Pak kohë më parë ish-Kryetarja e Kuvendit,zonja Topalli, i është drejtuar Kuvendit tëMaqedonisë.

Unë kam kënaqësinë të ftoj Kryetarin eKuvendit të Maqedonisë t’i drejtohet Kuvendit tonë,

Viti 2013

34

Legjislatura e 8-të

duke qenë i bindur se mesazhet dhe vizita e tij dot’i shërbejnë edhe më tej bashkëpunimit midis dyKuvendeve, por edhe midis dy vendeve tona.

Duke i uruar edhe një herë mirëseardhjenedhe në emrin tuaj Kryetarit të Kuvendit tëRepublikës së Maqedonisë, zotit Trajko Veljanoski,e ftoj t’ju drejtohet përmes një mesazhi juve dheopinionit publik.

Fjalën e ka Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë,zoti Trajko Veljanoski.

Trajko Veljanoski - I nderuar Kryetar iParlamentit të Republikës së Shqipërisë,

Anëtarë të nderuar të shtëpisë legjislative,Të nderuar përfaqësues të medieve,Zonja dhe zotërinj,Miq të dashur,Më lejoni të ndaj kënaqësinë time personale

për mundësinë që kam të drejtohem sot para këtijauditori të çmuar, të përbërë prej përfaqësuesvetë zgjedhur të popullit të shtetit mik, Shqipërisë.

Për mua si Kryetar i Parlamentit tëMaqedonisë, ky nder i ofruar nga mikpritësit e mishqiptarë paraqet shprehje të respektit më të lartëndaj Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëvetë saj.

Për këtë ju falënderoj shumë dhe ju përcjellmirënjohjen e qytetarëve të Maqedonisë.

I nderuar zoti Kryetar Ilir Meta,Të nderuar deputetë nga të gjitha partitë

politike,Sot këtu në Tiranë në këtë qytet të

mrekullueshëm, respektivisht në këtë objektmadhështor të Parlamentit shqiptar, me vete mbartnë mënyrë të njëjtë edhe pritjet e maqedonasve,edhe pritjet e shqiptarëve nga shtetit im.

Para jush, në të njëjtën mënyrë shpalos mevullnet të sinqertë përshtypjet e bukura nga kjovizitë edhe të bashkëqytetarëve tanë nga Shkupi,por edhe të bashkëqytetarëve tanë nga Tetova.

Këtu me vete mbart përshtypjet nga liqenetaq të bukura të Ohrit dhe të Prespës, si edhe ngaMali mahnitës i Sharrit, që janë qëllimi dhe obligimiynë i përbashkët. Qëndroj këtu para jush që tëapeloj për bashkëpunim dhe mirëkuptim edhe mëtë madh ndërmjet popujve dhe shteteve tona. E diqë kemi edhe më shumë mundësi për zhvillimin ebashkëpunimit politik dhe aleancës së ndërsjellë.

E di që kemi edhe më shumë mundësi përndërtimin e urave më të mëdha të bashkëpunimitekonomik. Ka hapësirë për hapje më të gjerë tëdyerve të shteteve tona për hyrjen e investimeve

të reja. Thënë shkurt, qëndroj këtu para jush përta vërtetuar vendosmërinë time të thellë për tadhënë vulën time personale në përparimin epërgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjetmaqedonasve dhe shqiptarëve, ndërmjetMaqedonisë dhe Shqipërisë dhe për këtë jamkrenar.

Jam krenar pasi sinqerisht besoj në miqësinëtonë të ndërsjellë. Besoj sinqerisht edhe nëdëshirën e madhe për tejkalimin e disa sfidave tëndërsjella, që qëndrojnë në rrugën tonë deri tesuksesi i përbashkët.

Besoj edhe për arsye se e di që suksesi iShqipërisë është njëlloj i rëndësishëm edhe përne në Maqedoni, siç e di se edhe suksesi iMaqedonisë është njëlloj i rëndësishëm edhe përju, këtu në Tiranën mike.Bashkërisht jemi gëzuar për të gjitha sukseset. Jovetëm në politikë dhe në ekonomi, por i kremtojmënjëlloj edhe sukseset e ndërsjella kulturore,arsimore ose sportive.

Fitoret tuaja janë edhe fitoret tona.Sukseset tona besoj se janë edhe tuajat.Në këtë drejtim, prej këtu, në mënyrë të

drejtpërdrejtë, dua të shpreh bindjen timepersonale se Republika e Shqipërisë shumë shpejtdo e fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësimdhe shumë shpejt pas kësaj do të realizojë edheqëllimin e madh kombëtar, anëtarësimin nëBashkimin Europian.E di dhe jam i bindur sinqerisht në atë se këtëshpërblim e meritoni krejtësisht. Ky shpërblimështë rezultat i punës dhe i angazhimit tëpolitikanëve, por edhe i administratës, gjerësisht itërë shoqërisë shqiptare.

Përparimi juaj drejt Bashkimit Europian ështëvërtetim edhe për pjekurinë dhe gatishmërinë tuajqë të jepni kontribut në zhvillimin e vlerave tëpërgjithshme civilizuese europiane, të cilatgjithashtu janë edhe vlera maqedonase.Maqedonia gëzohet sinqerisht për këtë suksesshqiptar. Besojmë se edhe në të ardhmen do tëvazhdoni, deputetë të nderuar, ta zhvilloni edhemë shumë shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Miq të dashur,Qëndroj këtu para jush për të konfirmuar

vullnetin e fuqishëm të Republikës së Maqedonisëpër zhvillimin e miqësisë me Republikën eShqipërisë.

Qëndroj këtu para jush, sepse besoj fuqishëmqë ardhmëria jonë është e gërshetuar dhe me

35

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

qëllim të qartë fisnik. Ai qëllim, fuqinë e vet e thithnga shembujt pozitivë nga e kaluara, por edheshikon thellë drejt ardhmërisë.Në këtë ardhmëri, e cila shprehjen e vet të plotëdo ta ketë në çastet kur dy shtetet tona dhe dypopujt tanë do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit nëfamiljen e bashkuar të Europës.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,Historia politike e Ballkanit dhe raportet

ndërmjet popujve në të kaluarën u karakterizuanme momente konflikti, por edhe me momente tërespektimit të ndërsjellë.

Me momente të bashkëpunimit ekonomik, poredhe të përmbajtjes. Me çaste të mirëkuptimit, poredhe me akuza të ndërsjella dhe izolim nacional.Beteja jonë historike është të vazhdojmë mepromovimin e mirëkuptimit dhe të respektimit.Obligimi ynë historik është të qëndrojmë në rrugëne besimit dhe të bashkëpunimit.

Maqedonia dhe Shqipëria duhet të vazhdojnëtë emetojnë porosi pozitive dhe të vazhdojnë tëjenë shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer tëfqinjësisë së mirë.

Le ta shtrijmë dorën! T’i zhvillojmë standardet!Të premtojmë se nuk do të lejojmë të ekzistojnësfidat, të cilat do t’i ngarkonin, madje edhe nëmasën më të vogël, marrëdhëniet tona. Tëmbështetemi te njëri-tjetri, ashtu siç e kemi bërëkëtë në të kaluarën. Të bëhemi shembull përshtetet europiane, e jo vetëm ato të jenë shembullpër ne.

Qytetarët tanë ndërtuan ura të shumtabashkëpunimi. Shqiptarët nga Maqedonia indërtojnë lidhjet me Shqipërinë mike. Por edhemaqedonasit nga Shqipëria kontribuojnë përzhvillimin e mëtejeshëm të marrëdhënievemaqedonase-shqiptare. Këto lidhje janë forca jonëmë e madhe. T’i kultivojmë! T’i zhvillojmë! Tëluftojmë për to! Këto marrëdhënie të shumta janëajo që na mbajnë gjallë dhe na përcaktojnëaxhendën e çdo veprimi politik. Kuvendi iRepublikës së Maqedonisë do të vazhdojë edhenë të ardhmen të kultivojë frymën e bashkëpunimitdhe të mirëkuptimit. Larmia etnike për mua ështëpasuria më e madhe, të cilën duhet tashfrytëzojmë, pasuri e cila na ka bashkuar ndërshekuj dhe duhet të na bashkojë në të tashmendhe në të ardhmen.

Marrëdhëniet ndërmjet popullit maqedonasdhe popullit shqiptar janë pjesë e axhendës më tëlartë të pjesës më të madhe të liderëve politikë

relevantë në Maqedoni. Njëkohësisht ato janëpjesë e prioriteteve të mia politike si Kryetar iKuvendit maqedonas, por edhe si njeri.

I arsimuar në një mjedis multietnik, i pjekurnë pjesë të përziera etnike në afërsi të Çarshisësë Vjetër të Shkupit dhe Kalasë së Shkupit, më sëmiri e njoh shenjtërinë e këtyre marrëdhënieve tëgërshetuara të miqësisë dhe të besimit të ndërsjellëndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndërmjettë krishterëve dhe myslimanëve. Besoj se vetëmkështu, me mirëkuptim dhe duke e ndihmuar njëri-tjetrin, do të kemi sukses që edhe më tutje t’u japimshembull qytetarëve tanë se si duhet të sillenndërmjet tyre.

Besoj fort dhe jam i bindur se vetëm me anëtë kombinimit të masave për shtendosjen emëtejshme të marrëdhënieve ndëretnike dhe meangazhim të fuqishëm dhe pa kompromise nëdrejtim të forcimit të ekonomisë, do të arrijmë tapërforcojmë besimin ndërmjet maqedonasve dheshqiptarëve. Edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni:

Ndërsa takimet e këtilla janë jashtëzakonishttë nevojshme dhe të dobishme. Vetëm kështu, meanë të diskutimit të hapur do të mund t’i ndryshojmëgjërat kah më e mira.

Zonja dhe zotërinj,Me këtë rast dua të nënvizoj qartë se

anëtarësimi në Bashkimin Europian është një ngaqëllimet kryesore të politikës së jashtme tëRepublikës së Maqedonisë. Me kënaqësi mundtë konstatoj se rreth përcaktimit të këtillë ekzistonkonsensus i përgjithshëm politik ndër të gjithaqeveritë e tanishme dhe subjektet politike nëRepublikën e Maqedonisë.

Për realizimin e këtij qëllimi fisnik, në mënyrëtë njëjtë janë angazhuar dhe angazhohen edhemaqedonasit, edhe shqiptarët, edhe të gjithabashkësitë e tjera etnike. Ky përcaktim ynistrategjik has edhe në përkrahje shumë të madhenga njerëzit në shtetin tonë.

Kur flasim për aspiratën tonë për integrim tëplotfuqishëm në Bashkimin Europian, menjëherëdhe haptazi do e shpreh qëndrimin tim. Përkatësiakah Bashkimi Europian nuk është dhe nuk guxontë jetë qëllim vetëm për vete. Përkatësinë e atillëe shoh si parakusht për zhvillimin tonë tëpërgjithshëm dhe përparimin e vazhdueshëm.

Objektivi ynë, nuk është vetëm anëtarësiminë Bashkimin Europian. Objektivi ynë primar ështëarritja e standardeve europiane. Jemi tëvetëdijshëm për vështirësitë, të cilat përshtatja e

Viti 2013

36

Legjislatura e 8-të

atillë i sjell me vete. Por, nga ana tjetër ky ështëkusht i domosdoshëm që një ditë Maqedonia tëmund të marrë pjesë në mënyrë të barabartë nëpunën e institucioneve europiane.

Maqedonia, me shembullin e vet dhe meveprimin aktual konsideroj se e konfirmonpërcaktimin e tillë në mënyrë konsekuente.Njëkohësisht, anëtarësimi në Bashkimin Europianplotësohet me qëllimin tjetër strategjik tëRepublikës së Maqedonisë. Gjithsesi ky ështëqëllimi i integrimit në NATO. Në këtë rrugë kahNATO-s, shumë segmente i kemi përshkruar sëbashku.

Miq të dashur,Qëllimet e Republikës së Maqedonisë dhe të

Republikës së Shqipërisë janë komplementare.Gjithashtu edhe sfidat. Demokracia e lindur ngasocializmi është karakteristikë edhe e popullitshqiptar, edhe e popullit maqedonas. Ndërsaanëtarësimi në Bashkimin Europian është objektivi përbashkët i dyja shteteve.

Besoj në fuqinë e këtyre marrëdhënieve tona.Besoj se bashkëpunimi në të kaluarën do tëparaqesë garanci për zhvillimin e aleancës sëndërsjellë në të ardhmen.

Patjetër do të vazhdojmë në këtë rrugë. Kemidetyrimin ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë tëndërsjellë në çdo plan. Përcjell përshëndetjet e miamë të mëdha nga Maqedonia miqësore përShqipërinë dhe shqiptarët.

(Duartrokitje)Ilir Meta – Duke e falënderuar përzemërsisht

Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,zotin Trajko Veljanoski, për mesazhet e tij mjaftbashkëpunuese dhe, duke shprehur besim përnxitjen e mëtejshme jo vetëm të shkëmbimevendërparlamentare, por edhe për forcimin emëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendevetona, kërkoj mirëkuptimin tuaj për ta shoqëruar dhepër t’u rikthyer për të vazhduar seancën e sotme!

Faleminderit!(Pasi përcjell zotin Trajko Veljanoski përmes

duartrokitjeve të deputetëve, zoti Meta vazhdondrejtimin e seancës plenare.)

Atëherë, fillojmë me miratimin e procesverbalittë seancës së kaluar.

Ka ndonjë vërejtje apo pretendim përprocesverbalin e seancës së datës 5.12.2013?Nuk ka.

Miratohet.Kalojmë te pika e dytë e rendit të ditës.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9363,datë 24.03.2005 “Për mënyrën dhe procedurat evendosjes së kalimit të forcave ushtarake të huajanë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe përdërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtëvendit”, të ndryshuar”.

Ka pyetje? Nuk ka.Fjalën e ka ministrja e Mbrojtjes, deputetja

Mimi Kodheli.Mimi Kodheli – Faleminderit, zoti Kryetar!Të dashur kolegë,Ndryshimi që vjen në ligjin që po diskutojmë

është një amendim rutinë, që ju ftoj thjesht tavotoni. Ndërkohë, meqenëse jemi te Forcat eArmatosura dhe te problemet e mbrojtjes, më lejonitë ndaj me ju një çështje, për të cilën mendoj seopinioni publik është i interesuar, megjithëse kishavendosur të mos diskutoja për momentin, meqëllim që organet kompetente ta bënin të qetëpunën e tyre.

Së pari, një kallëzim penal mund të nisë drejtorganeve përgjegjëse në çdo moment që titullari iinstitucionit e gjykon të arsyeshëm dhe ka bindjense është shkelur ligji, pavarësisht nëse raporti iauditimit ka përfunduar ose jo. Në këtë rast kapërfunduar. Madje kallëzimi, më së pari, ështëdetyrim për çdo qytetar dhe jo më për njëfunksionar shtetëror, që konstaton një fakt tëkundërligjshëm.

Së dyti, nëse KLSH-ja, pas auditimit që i bënveprimtarisë së një institucioni, nuk vendos seduhet të ketë investigime të mëtejshme apo çështjanuk përmban elemente të një procedimi penal, kjombetet në juridiksionin dhe në diskrecionin e këtijinstitucioni, pra KLSH-së. Thënë më thjeshtë,pavarësisht se KLSH-ja ka bërë kontrollin e sajdhe nuk ka konstatuar shkelje, kjo nuk e ndalonçdo institucion shtetëror që, me strukturat e tij tëbrendshme, të ushtrojë kontroll mbi të njëjtin objektapo veprimtari dhe, në këtë rast, të dalë mekonkluzione të ndryshme nga ato të KLSH-së.

Kolegë të nderuar, unë nuk isha e papërgatiturpër rrënimin e sistemit të funksionimit të ministrisëqë drejtoj sot dhe të xhiros së firmave të hedhurapa teklif për të abuzuar me ushtrinë, me pronat esaj dhe me paratë e taksapaguesve. E pranojmëse ajo që dinim duke e parë qeverinë nga jashtë,ishte më pak sesa ajo që po zbulojmë dita-ditësduke parë nga brenda gropat e buxhetit dheshpellat e korrupsionit qeveritar.

Nuk kam qenë e papërgatitur as për reagimin

37

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

e ish-ministrit, por, t’ju them të drejtën, më kahabitur niveli i ulët i mbrojtjes së tij. Duke dashurtë mos merret me akuzën, sepse nuk ka çfarë tëthotë (për këtë nuk i vë faj), zotëria merret me muaapo me Edi Ramën, duke marrë rolin e njeriut qëpo sulmohet jo si një individ i prezumuar si ikorruptuar, por si një kundërshtar politik. Pra, përmua, që e bëj këtë si urdhër, pse urdhëruesi kathënë kështu, apo për urdhëruesin vetë, pra përKryeministrin, thotë se e ka bërë këtë për arsyepersonale. Në fakt, personi nuk ka faj, sepse ështëmësuar të marrë e të zbatojë vetëm urdhra ngalideri i tij, kështu që zotëria as nuk e imagjinon dotse marrëdhënia ime dhe marrëdhënia jonë meliderin e partisë, sot Kryeministër i vendit, as kaqenë, as është dhe as nuk do të jetë njëmarrëdhënie pronar-çirak, siç e ka të tillë jo vetëmzotëria, por edhe kryetari i partisë së tij, me liderinreal të të dyve.

Ndërkaq, zotëri, edhe mua, edhe Edi Ramënna urdhëron ligji. Edhe vendimet që marrim të gjithësë bashku në unitet, në këtë unitet na mbajnë vleratdhe parimet e familjes sonë politike, ku nuk bënvaki që këto vlera dhe parime të mira, të drejtadhe në respekt të ligjit t’i shkelim apo më keq sakaq. Të jem e sinqertë, nuk ka nevojë të jeshpsikolog për të parë frikën në çdo rresht tëdeklaratave kërcënuese të ish-ministrit, por përmua është më se e qartë, si për çdo njeri në këtësallë, se ka frikë. Cilido do të ishte shumë i frikur,po të ishte në pozicionin e tij sot, sepse më mirëse kushdo ai e di se çfarë zullumi apo zullumeshmund të ketë bërë, pavarësisht luftës imagjinarepolitike që mendon se bëhet kundër tij.

Ish-ministrit dua t’i them një fjalë të fundit lidhurme retorikën e tij për një lojë gjoja politike personaleqë po i bëhet si politikan: zotëri, ju garantoj se nukështë kështu. Ju mund të merreni seriozisht meatë çfarë keni bërë në Ministrinë e Mbrojtjes dheshpresoj që gjithkush që ka drejtuar deri më sotnë këtë vend të jetë i barabartë përpara ligjit, sepsesa për politikën unë besoj se ju e keni humburshansin të merreni seriozisht me të që ditën qëhipët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën. Pastajzbritët nga tanku dhe u gjunjëzuat përpara tij.

Ju faleminderit!Ilir Meta – Po, zoti Imami, keni dy minuta të

drejtën e replikës.Arben Imami – Faleminderit, zoti Kryetar!Mendova se është e arsyeshme, meqenëse

nisi një procesorë. Shumë mirë që ajo nisi, jemi të

hapur, pasi kontrolli është i shëndetshëm nëvetvete gjithmonë. Nuk do të bëj llomotitjeparlamentare, aq më tepër që zonja doli për të folurnga zyra e Kryeministrit. Nuk kisha ndër mend tëflisja në parlament, të shtroja këtë çështje mekolegët deputetë, të cilitdo krah, për t’i shqetësuar.Ajo që kam thënë dje dhe që ka shqetësuar zonjënështë se ajo ka bërë këto kontrolle që nuk dihet seçfarë dhe ku është ky grup. Sigurisht, ky është njëproblem i madh, pasi nuk mund të rivendosengrupe speciale ekspertësh në këtë vend për tëhetuar cilindo qytetar. Çështja për të cilën kam dalëështë e lidhur me të drejtat themelore të çdoqytetari. Zbuloni çfarë mund të zbuloni dhe jeni tëlutur ta bëni këtë gjë, por ajo që është e pafalshmeështë sulmi ndaj personit.

Zonjë, do të kishit bërë mirë të mos flisnit përpersonin, sepse ato janë të vazhdueshme ngapartia juaj prej dy vjetësh. Qëllimi edhe i këtij sulmitë fundit është sulmi ndaj reputacionit dhepersonalitetit të njeriut. Po veproni gabim. Vepronigabim kur flisni për njerëz, kur jepni mendime përnjerëz. Mos kujtoni se dikush ka frikë ngaprokuroria sikurse ti, që ke ikur për 24 orë në vitin1992 nga Posta Shqiptare për të mos u ballafaquarme drejtësinë. Mos kujto se e di vetëm ti dhe nuke dimë ne të tjerët se si ke ikur nga BankaAmerikane.

Për sa u përket marrëdhënieve tuaja me ish-kryetarin e Bashkisë sot Kryeministër, ato janëmarrëdhënie të njohura. Të gjithë e dinë që jubërtiste që nga ËC-ja: “Mimi, mbaroi letrahigjenike!”.

Faleminderit!Ilir Meta – Për ligjin në fjalë jeni i pari pas pak

minutash, sepse fillon 60-minutëshi.Sali Berisha - Nëse zëdhënësit e

Kryeministrit vijnë këtu në parlament për të mosfolur për ligjin, por për veten tyre, kjo është njëfyerje shumë e rëndë për parlamentin dhe përqytetarët. Për të folur për veten e tyre ata kanëmundësi të tjera, dhe unë nuk jam kundër, por përtë folur për veten e tyre ata mund të provokojnë,mund t’i kërkojnë Kryetarit të parlamentit seanca,sepse i kanë të gjitha mundësitë, por që të mblidhetparlamenti për ligjin dhe të dalë zëdhënësja e EdvinRamës e të flasë për veten e saj, kjo është njëfyerje e rëndë, është një turp dhe nuk ka ndodhurnë 20 vjet. Ligji është ligj, por kjo qeveri nuk kasensin e ligjit. Kjo qeveri i ka zëvendësuar ligjetme mashtrimet. Faktikisht kemi katër muaj dhe nuk

Viti 2013

38

Legjislatura e 8-të

keni sjellë dot një ligj si shumicë, por sillni disaçikërrima amendamentesh, sepse nuk jeni të zotëttë bëni ligje, sepse nuk keni kulturën e nevojshme,sepse jeni ekipi më i dobët në historinë e pluralizmitshqiptar. Këtë gjë jua kam thënë që ditën e parëkur dëgjova emrat tuaj. Nuk shkohet përpara meservilë, me puthadorë, por me zotësi dhe me aftësi.Kemi katër muaj që vijmë këtu në respekt të këtijtempulli dhe nuk na vjen një ligj. E kuptoni ju apojo se ku jeni? Keni qenë ministra, kryeministra, keni25 vjet në parlament. Talleni me veten tuaj.

Zoti Kryetar, është rasti për një retreat. Kyështë propozimi im më dashamirës. Një retreat tëpërbashkët. Si ka mundësi, del ministri për ligjin,jemi dakord, për amendimin e një ligji, punëemërtimi, dhe flet për veten e vet?! Hajde lexopoezi për Edi Ramën, po deshe! Mos bëni kështu,se këtu është parlament!

Ilir Meta – Duke qenë dakord me propozimintuaj që të përqendrohemi te ligji dhe të mosmerremi me çështje të tjera, duke ju uruar edheju, meqenëse jam me vonesë, për festën e PartisëDemokratike, mendoj të vazhdojmë më tej.

Urdhëroni, zonja Hafizi.Mimoza Hafizi – I nderuar Kryetar,Aleanca e Grave Deputete ka rënë dakord

unanimisht që, kur ka raste të mungesës së etikësndaj zonjave parlamentare, të reagojmë meenergji. Zoti Imami përdori fjalë fyese dhe pa etikënpërkatëse për zonjën Kodheli, kështu që të gjithazonjat deputete protestojnë për këtë sjellje.

Ilir Meta – Ju falënderoj dhe ju ftoj të gjithëveta keni parasysh këtë shqetësim dhe solidaritet tëAleancës së Grave Deputete.

A ka ndonjë qëndrim nga grupet e tjeraparlamentare për çështjen e ligjit, sepse zonjaKodheli foli në emër të Grupit Parlamentar tëPartisë Socialiste?

Po, zoti Paloka.Edi Paloka – Zoti Kryetar i Kuvendit,Së pari, siç e thanë edhe kolegët e mi, ju nuk

duhet të lejoni që Kuvendi të kthehet në njëinstitucion qesharak, ku të vijnë ministra, të cilëtpër paaftësi, për servilizëm ose nuk e di se çfarë,nuk arrijnë të sjellin qoftë një ligj banal dhe tëtregojnë realitetin se për çfarë janë ato vende aty.Në qoftë se janë kukulla të vëna në shërbim tëEdvin Ramës, që vijnë këtu dhe nuk kanë çfarë t’uthonë tjetër shqiptarëve, por bëjnë hetuesin,prokurorin dhe gjyqtarin karshi deputetëve dhe ish-pushtetarëve, kjo nuk ka ku të rrijë dhe ju, zoti

Kryetar, e keni për detyrë të mos lejoni shfaqje tëtilla të neveritshme në këtë parlament. Të sulmoshish-ministrin e Mbrojtjes të asaj qeverie që futiShqipërinë në NATO, ndërkohë që këta protestoninatë ditë, kjo nuk është kaq e paqëllimshme. Aizotëria vërtet foli për pjesën personale, por zotiArben Imami ka qenë ministër i Mbrojtjes i njëqeverie - e përsëris - që e futi Shqipërinë në NATO,dhe ka qenë nderi i asaj qeverie në marrëdhënietqë ne kemi pasur me NATO-n dhe me aleatët tanë,ndaj them se sulmet e Edvin Ramës mund të jenëedhe personale, por kanë edhe këtë qëllim jo paktë rëndësishëm, pra të sulmojnë pikërisht njerëzitqë kanë bërë punën më të madhe të asaj qeverienë marrëdhënie me aleatët tanë.

Ju mund të thoni “jo” apo të sulmoni gjithçkaqë ka të bëjë me marrëdhëniet me aleatët tanë tëmëdhenj, por, zotërinj, të jeni të bindur se nuk dot’ju lejojmë as të prishni marrëdhëniet tona meNATO-n, as të bëni prokurorin dhe hetuesin këtu,sepse keni komplekset tuaja.

Jua tha zoti Imami, ndërsa unë nuk dua tëmerrem me pjesën personale, sepse nuk jam këtupër t’u marrë me pjesën personale të asnjë prejministrave tuaj, por mos harroni se keni punuarnë institucionin më të korruptuar të këtij vendi, nëBashkinë e Tiranës, drejtuar nga Edvin Rama. Kenipunuar me njeriun më të korruptuar të këtij vendi -me Edvin Ramën. Tri dosje janë çuar jo prej nesh,por prej ministrave të qeverisë socialiste përkryetarin tuaj në Prokurorinë e Përgjithshme dheai zotëria e ka mbyllur gjithçka me të vetmenmënyrë që di: nëpërmjet korrupsionit, prandaj mosflisni këtu për korrupsion, por bëni punën tuaj siministra dhe sillni të paktën një ligj në parlament.Ne nuk kemi nevojë për hetues. Shqiptarët po jushohin përditë. Nuk kanë nevojë për servilët eRamës, që vijnë dhe bëjnë hetuesin në parlament,por për një qeveri që të bëjë ligje dhe t’i qeverisë.

Faleminderit!Ilir Meta – Nga komisionet nuk kemi ndonjë

shqetësim. Nga grupet po ashtu, për faktin se nukpo flitet për këtë çështje, por për çështje të tjeraqë i takojnë 60-minutëshit. Ky është tregues i qartë,kështu që mbyllet diskutimi për këtë çështje.

Vazhdojmë me projektligjin “Për një ndryshimnë ligjin nr.9948, datë 07.07.2008, «Për shqyrtimine vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve tëpronësisë mbi tokën bujqësore», i ndryshuar”.

Cili nga kolegët ka pyetje për këtë projektligj?Po, zoti Pollo.

39

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Genc Pollo – Faleminderit, zoti Kryetar iKuvendit!

Para se të bëj pyetjen, a mund të di se cilianëtar i qeverisë do t’i përgjigjet, për shkak tëkompetencës komplekse të këtij l igji qëndryshohet?

Ilir Meta – Zoti Pollo, keni pyetje aposhqetësimin se kush do t’i përgjigjet pyetjes?

Genc Pollo – Së pari, kisha shqetësimin dhepastaj do të bëj pyetjen, zoti Kryetar. A mund tëmë thoni cili anëtar i qeverisë do t’i përgjigjetpyetjes sime?

Ilir Meta – Anëtari i qeverisë nuk ndodhet këtu,sepse është për vizitë zyrtare në Danimarkëbashkë me ekipin e tij. Në qoftë se keni pyetje,këtu kemi përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë.

Genc Pollo – Atëherë, pyetjen e kam përprojektligjin që qeveria ka sjellë në Kuvend. A kandërmarrë konsultime me të interesuarit, në radhëtë parë me pushtetin vendor, përpara se tësugjeronte shtyrjen e hyrjes në fuqi dy vjet të këtijligji që do të ndryshojë?

Ilir Meta – Ka pyetje të tjera?Po, zoti Mediu.(Mungesë regjistrimi.)Ka pyetje tjetër përveç pyetjes së zotit Mediu?Përfaqësuesit e Ministrisë kërkojnë kohë, apo

mund të përgjigjen direkt për pyetjet e deputetëve?Po, zoti Celibashi.Ilirian Celibashi - Referuar pyetjes së zotit

Pollo, mund të them se ka pasur një proceskonsultimi me përfaqësuesit e organeve tëqeverisjes vendore në nivel prefektësh, por edhekryetarësh të njësive të qeverisjes vendore. Përaq sa synon të ndryshojë ky ligj, mendoj se këtokonsultime kanë qenë të mjaftueshme.

Referuar pyetjes tjetër, asaj të zotit Mediu,mendoj se nuk është relevante për këtë projektligj.Mendoj se kjo mund të marrë përgjigje në një kohëtjetër.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!A ka pyetje të tjera? Nuk ka.Kalojmë në shprehjen e komisioneve.Në emër të Komisionit për Veprimtaritë

Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zoti Shalsi?(Zoti Shalsi shprehet dakord.)Faleminderit!Relatori, zoti Artur Bushi, a jeni dakord?(Relatori shprehet dakord.)Faleminderit!

Kalojmë te diskutimet.Zoti Pollo, urdhëroni!Genc Pollo – Faleminderit, zoti Kryetar i

Kuvendit!Në seancën e shkuar, Kryeministri, zoti Edi

Rama, tha se do të vendoste një precedent aponjë rregull të ri, duke qenë i pranishëm gjatë gjithëseancave të Kuvendit, përveç rasteve kur ai do tëndodhej jashtë Shqipërisë. Ndoshta është e udhësqë kur një ligj i rëndësishëm shqyrtohet në Kuvend,Kryeministri ose, në pamundësi të tij, të ishte edheministri i linjës, përndryshe debati humbet një pjesënga kuptimi i tij.

Meqenëse e nisa duke përmendur zotinKryeministër, dua t’ju them se e kam ndjekur vitete shkuara, kur si kryetar i Partisë Socialiste shkontefshat më fshat dhe premtonte shumë gjëra, pormes tyre përqendrohej te një gjë e vetme:premtonte se do t’u jepte tapinë, do t’i bënte tëgjithë fshatarët me dokumentin pronësor të tokëssë tyre, të tokës bujqësore. Nuk e kam kuptuar seçfarë ka pasur në mendje me këtë. Shpeshudhëheqësit e mëdhenj kanë ide të mëdha përnjerëzit rreth tyre, por ata shpjegojnë sesi zgjidhenato, pasi kanë shpjeguar se çfarë janë ato. Jampërpjekur në atë kohë të bisedoj me kolegët eopozitës, një pjesë prej tyre janë këtu, një pjesëkanë qenë nënkryetarë komisionesh apo janëkryetarë komisionesh, që të merrja vesh se çfarësynonte opozita e këtij vendi, pasi problemi ështëkonkret dhe i qartë, jo i lehtë për t’u zgjidhur, porkonkret dhe i qartë në konturet e veta. Ka tokabujqësore të ndara me ligjin nr. 7501 dhe një pjesëe tyre ende nuk janë regjistruar në ZRPP, prapërdoruesi nuk ka certifikatën e pronësisë dhe papasur atë, nuk mund ta shesë, nuk mund ta lërëtrashëgim dhe nuk mund ta lërë kolateral në bankë.Gjithashtu, ka edhe një pjesë që quhet “toka ebabës” që, me gjithë ligjin nr. 7501, të zbatuar nëkushte të vështira, nuk u nda sipas këtij ligji, por ukthye tek ata që e kanë pasur me baba apo megjysh pronë të tyre dhe që faktikisht e gëzojnë,por nuk e kanë me letra, as me letrën fillestare tëligjit nr. 7501, atë që quhet AMTP-ja (akti i marrjessë tokës në pronësi apo në përdorim) dhe,kuptohet, as me certifikatë pronësie, sepse nukka sesi ta marrë.

Problemi i parë ka qenë një problem nëzgjidhje. Në 4 vjetët e shkuara procesi që quhet“regjistrim fillestar” ka avancuar, ndoshta tani ështëdiku afër fundit të tij, por nuk e kam këtë

Viti 2013

40

Legjislatura e 8-të

informacion. Të gjitha tokat bujqësore, pronarët etë cilave kanë AMTP-në, po regjistrohen me njëproces të administruar nga ZRPP-ja, ku janëkontraktuar kompani europiane, që këtodokumente të kthehen në pronë të regjistruar dheqë gjithkush të marrë certifikatën e pronësisë. Kyështë problemi më masiv, pra premtimi i tapisë sëEdi Ramës në 4 vjetët e shkuara, mos edhe mëshumë, sepse ka filluar ta premtojë që para 6vjetëve, është i pakuptimtë. Ky problem është vënënë vijë dhe nuk ka asgjë të re për të sjellë dhe përtë bërë. Ka vetëm miradministrimin e një procesiqë ka filluar dhe unë shpresoj të mbarojë sa mëshpejt.

Problemi i dytë, ai i “tokës së babës”, ështënjë problem që na ka shqetësuar. E kemi diskutuargjerësisht në qeveri dhe para një viti kemi sjellëndryshimin e ligjit “Për verifikimin e titujve tëpronësisë”, që sot po shqyrtohet. Ky ligj konsistontenë dhënien e tagrit dhe procedurave pushtetit ven-dor, komunave dhe bashkive, kur këta të funditkanë toka bujqësore në territorin e tyre, që kryetaridhe këshilli përkatës, komunal apo bashkiak, merregulla të qarta, me një procedurë shtrënguese,me transparencën e duhur, atë “tokë babe” qëekziston dhe për të cilën bien të gjithë dakord se upërket atyre që janë trashëgimtarë të babës apotë gjyshit, dikur pronar, ta gëzojnë edhe ata, porme letra. Ky proces kontrollohej pastaj ngakomisionet vendore pranë prefektit. Ky ka qenëthelbi i ligjit të sjellë dhe të miratuar këtu para njëviti. Sot ky ligj nga qeveria, me Kryeministër EdiRamën, që u ka premtuar tapinë fshatarëve, silletpër të thënë: “T’i shtojmë fuqinë edhe dy vjet”. Kanjë arsye pse e sillni. Aktet nënligjore kanë dalënë pranverë të këtij viti dhe në periudhën e fushatësvështirë që të gjithë njerëzit përgjegjës, kryetarëte komunave, bashkive, prefektët të kenë qenë tëpërqendruar. Një proces do kohën e vetë për tëfilluar. Edhe për 6 muaj, po të kishin të gjithëqetësinë e tyre, edhe po të merreshin vetë me këtëgjë, nuk do ta bënin. Por premtimi i madh ështëbërë nga Edi Rama dhe këtu insistoj. Ndoshtapërfaqësuesit e mazhorancës së sotme, që do tëmarrin fjalën, do të mund të ndriçojnë sallën përkëtë mister. Çfarë ka pasur në kokë Edi Rama kurpremtonte tapinë, sepse, në fund të fundit, ai nukpo sjell asgjë të re, por thjesht po vazhdon punënqë është bërë dhe që është e rëndësishme, sepsenë qarqet e Veriut, në Kukës, në Dibër, në Shkodër,në Lezhë, por edhe në zona kodrinore të

Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut ka “tokë babe”,e cila mund të zgjidhet me anë të kësaj procedureqë parashikon ligji dhe që duhet bërë duke nxiturkryetarët e komunave.

Një detaj tjetër që tregon një lloj mosnjohjejeështë pyetja ime për konsultimin, për të cilën moranjë përgjigje të pakënaqshme. Në qoftë se do tëishte bërë një konsultim i plotë, zotërinjtëpropozues do ta kuptonin se nuk ka vetëm një ligj,por ka dy ligje, është një ndryshim që e bëriKuvendi. Ky që keni sjellë sot është vetëm përtokën në kooperativat bujqësore. Ne kemi sjellëligjin analog me të njëjtën procedurë edhe përndërmarrjet bujqësore. Personat që janë marrë mekëtë çështje, nuk e kanë kuptuar se është e njëjtagjë e që zgjidhet në po atë mënyrë. Nuk është gjëe mirë, sepse mossjellja e të dyve në të njëjtënkohë tregon mosnjohje, inkompetencë, por meqedo të kthehen, se kjo nuk është thelbësorja, kamundësi të sillen të dyja projktligjet ashtu si duhet.Ky është një ligj që i duhet vendit, i duhet zgjidhjessë problemit dhe ne duhet ta votojmë pro. Çështjapër të cilën unë vazhdoj të kem kuriozitet është sea ka njeri që mund të na shpjegojë çfarë kishte nëmendje zoti Rama kur premtonte tapinë, ndërkohëqë procesi i zgjidhjes së tapisë, i dhënies sëdokumentit të ligjshëm të pronësisë ka qenë nëproces dhe është në proces!

Faleminderit!Ilir Meta - Faleminderit, zoti Pollo!Urdhëroni, zoti Bitri!Robert Bitri – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Sot diskutojmë projektligjin “Për një ndryshim

në ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimindhe vlefshmërinë ligjore të krijimit të titujve tëpronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar”.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e kamiratuar ligjin nr. 9948 në datën 07.07.2008. Kyligj u ndryshua me ligjin nr.10136, datë 11.05.2009,aktin normativ nr.5, datë 30.09.2009 dhe ligjinnr.582012, datë 17.05.2012, ku u përcaktua severifikimi i titujve të pronësisë sipas ligjit përfundonmë 31 dhjetor të vitit 2013. Duke marrë shkas edhenga problemet e lindura për vlefshmërinë e titujvetë pronësisë të shpërndarë në vite, si dheproblematikat e konstatuara në lidhje mefunksionimin e komisioneve vendore pranëprefekturave të qarqeve, në këtë projektligjpropozohet ndryshimi i nenit 18 të ligjit nr.9948,datë 07.07. 2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë

41

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokënbujqësore”, i ndryshuar, për shtyrjen e afatit përverifikimin e titujve të pronësisë dhe për dy vjet tëtjerë, në mënyrë që t’u jepet mundësi strukturavetë përcaktuara për të kryer misionin e tyre sipasdispozitave të këtij ligji.

Meqenëse unë kam qenë një nga anëtarët,kryetar i komisionit, për shkak se një vit kam qenëprefekt i qarkut të Fierit, ju them se kjo gjë është edomosdoshme, sepse kanë mbetur shumëproblematika të pazgjidhura. Problemet janë tëndryshme dhe kush ka punuar në bazë e di shumëmirë se cilat janë problematikat. Në Fier ka dy gjëraqë nuk u është dhënë ende zgjidhje:

Problemi midis komunës së Strumit dhekomunës së Kurjanit. Arsyeja është se nëMinistrinë e Bujqësisë në vitet 1991-1992, kur ligjinr. 7501 u vu në zbatim, në atë kohë komisionet endarjes së tokave të rretheve sillnin në Ministrinëe Bujqësisë edhe një vendim të shoqëruar mehartat përkatëse për ndarjen e kufijve midisrretheve për ndarjen e kufijve midis kooperativavedhe fermave bujqësore. Ky arkiv edhe sot e kësajdite nuk u vihet në dispozicion prefekturave përkëtë problem, të cilin unë e njoh nga afër. Nuk uështë vënë në dispozicion sepse Ministria eBujqësisë nuk e ka hapur këtë arkiv. Unë propozojdhe u them qeverisë dhe ministrit të Bujqësisë seky arkiv duhet të vihet në dispozicion të të gjithakomisioneve të qarqeve. Duhet t’u vihen nëdispozicion hartat e ndarjes së tokave bujqësoreqoftë në rrethe, qoftë në komuna, sepse është edomosdoshme për të kryer në mënyrën më të mirëtë mundshme punën e komisioneve vendore pranëprefekturave të qarqeve të Shqipërisë.

E dyta, që e gjykoj se duhet të shtohet, ështëse për shkak të moszgjidhjes së problemit tëpronave të tokave bujqësore dhe fermave të viteve1991-1992, ne sot jemi para një fakti të tillë: nukka përfunduar regjistrimi i zyrave në ZRPP, nuk kapërfunduar regjistrimi fillestar i tërë tokavebujqësore dhe nuk ka përfunduar zgjidhja epronave të pronarëve të ligjshëm.

Meqenëse ne kemi edhe komisionet e ndarjessë tokave nëpër komuna, kemi komisione tëndarjes të tokave nëpër qarqe, kemi komisionet everifikimit të tyre, të cilat duke bërë rakordimin mehartat e vjetra, duke bërë rakordimin me vendimete komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave,sepse edhe agjencia e Kthimit dhe Kompensimittë Pronave e ka të domosdoshme dhe, në qoftë

se këto nuk do të vazhdojnë paralelisht punën,atëherë ne do të na ngelen pa zgjidhur dhe do tëkemi shumë probleme ndërmjet njerëzve, të cilëtkanë dokumente, por nuk kanë prona. Prandaj,zoti Pollo, kjo gjë është e domosdoshme dherakordimi i tërë këtyre komisioneve qeveritare qëjanë në dispozicion të problemit të pronave, dukebashkëpunuar dhe duke funksionuar si një i vetëm,sepse ky nuk është problem vetëm i këtyrekomisioneve, por është problem i të gjithëve, i tërëparlamentit, sepse zgjidhja e problemit të pronavedo të bënte të mundur futjen në efiçencë të tregtisësë tokës, të investimeve të mëdha dhe ardhjen einvestimeve të huaja. Ky është mendimi im dheunë jam dakord që kjo të shtohet.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Urdhëroni, zoti Mediu, në emër të Grupit

Parlamentar të Partisë Republikane!Fatmir Mediu – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Sot po diskutojmë për një çështje të

rëndësishme, që ka të bëjë me verifikimin e titujvetë pronësisë, por nuk mund të dalim nga kuadri idiskutimit të përgjithshëm të kësaj çështjeje, sepseçështja e pronësisë në Shqipëri është një ngapadrejtësitë më të mëdha politike, sociale,ekonomike në kurriz të të gjithë shqiptarëve, nëmënyrë të veçantë të pronarëve të ligjshëm. Nejemi vendi i vetëm që kemi cenuar në mënyrë tëhapur të drejtën e pronës private, e cila është njëe drejtë kushtetuese dhe nuk është respektuar.Është një e drejtë e përcaktuar në KonventënEuropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përsëri nuke kemi respektuar, pavarësisht se duam që tëbëhemi pjesë e BE-së. Kemi rrëmbyer me dhe paligj pronën e pronarit të ligjshëm, kemi stimuluar sipolitikë ata që e kanë marrë në mënyrë tëpaligjshme dhe kemi kthyer në skllav në pronën etyre pronarët e ligjshëm. Në politikën shqiptare kadominuar dhe dominon qartësisht edhe sot e kësajdite mendësia se ne si politikë, si parlament, siqeveri kemi të drejtë të japim e të marrim prona,kemi të drejtë të vendosim cilat janë të drejtat eqytetarëve shqiptarë. Ky është një mentalitet dhepraktikë leniniste, e cila mendon dhe gjykon sepolitika dhe shteti mund të mbivendosen mbi tëdrejtat e qytetarëve. Qytetarët nuk i kanë marrë tëdrejtat prej shtetit, ata i kanë të përcaktuara tëdrejtat e tyre dhe shteti ka detyrimin për t’irespektuar. Çështja e pronës private është një nga

Viti 2013

42

Legjislatura e 8-të

çështjet që është vendosur si parakusht në 12kushtet e BE-së dhe sot kërkon një zgjidhje. Jome projektligje spontane, por me një gjykim tërësor,me gjithë problemin e pronësisë në Shqipëri përt’i dhënë asaj zgjidhjen e duhur.

Kemi miratuar ligje që vetëm kanëshpërfytyruar dhe kanë sjellë në një situatë tëagravuar çështjen e pronësisë në Shqipëri, dukefilluar me ligjin nr. 7501, ligjin “Për pronatbujqësore” dhe shumë ligje të tjera, të cilat kanëcenuar zhvillimin ekonomik të vendit në tërësi, nëmënyrë të veçantë turizmin, agrobiznesin dhebujqësinë shqiptare. Sot në parlament kemideputetë që për faktin se kanë qenë agronomëdikur, pa e parë asnjëherë, janë pronarë në tokate fermave bujqësore. Shoferë drejtorësh tëdrejtorive të fermave bujqësore dhe specialistë qës’kanë pasur asnjë lidhje. Mbi 100 mijë ha tokë ujanë dhënë njerëzve që s’kanë asnjë lidhje mefermat bujqësore, që mund të përdoreshin sot sinjë fond kompensimi. Mendoj se në kuadër të sëdrejtës së pronës private janë çështje që duhenvlerësuar seriozisht nga ana e Kuvendit dhe ngaqeveria.

Kërkesa për shtyrje vjen qartësisht ngamungesa e vullnetit për respektimin e së drejtëssë pronës private, për më tepër, mungesa për tëverifikuar zbatimin e ligjit dhe të atyre ligjeve tështrembra që unë përmenda më sipër. Janë memijëra ha tokë që janë marrë pa të drejtë edhe nëzbatim të ligjit nr. 7501 apo ligjit për fermatbujqësore, që mund të përdoreshin dhe mund tëpërdoren për fondin e kompensimit të pronarëvetë ligjshëm. Sot duhej të kishim përpara njëstatistikë të qartë, dhe kjo s’ka të bëjë aspak merelevancën, zoti Ministër, por me përgjegjësinë dheqartësinë e një qeverie që, kur bie për të shtyrënjë projektligj të caktuar për zbatim, duhet tëprovojë me statistika se sa dhe si është zhvilluarky proces, sa është kontrolluar, sa ka rezultuarsipërfaqe e tepërt, si është praktika e ndarjes sëtokës sipas ligjit tërësisht të mbrapshtë nr. 7501apo atë mbi fermat bujqësore. Mbi bazën e kësajbëhet edhe planifikimi se si do të shkohet më tej,sa kohë duhet për të analizuar deri në fund këtëproces dhe për ta kontrolluar deri në fund. Kambindjen se këtu ne vetëm vijmë dhe e shtyjmëpafundësisht, pa analizuar në themel se cili ështëproblemi.

Kolegë deputetë, ne që kemi miratuar ligje mbipronësinë në Shqipëri, kemi detyrimin që sot të

bëjmë një transparencë të madhe. Sa ha tokë janëtë lira për t’iu kthyer pronarëve të ligjshëm? Sa hajanë përcaktuar si fond kompensimi për pronarët?Sa është fatura financiare dhe sa kohë duhet përtë shpërblyer financiarisht pronarët e ligjshëm?Vetëm duke treguar në mënyrë të qartë praktikadhe procedura që nuk lënë shteg për abuzime nemund të vendosim minimalisht drejtësi mbiçështjen e pronës private.

Po e mbyll fjalën time me tri propozime:Së pari, afati i këtij ligji të jetë viti 2014 dhe jo

viti 2015, sepse është tërësisht e mundshme, nësedo të ketë në komisione njerëz profesionistë dhejo përfaqësues politikë, që ta realizojnë këtëkontroll për zbatimin e ligjshmërisë dhe titujve tëpronësisë.

Së dyti, çdo sipërfaqe e tepërt nuk mund t’ishkojë atij që e ka grabitur, por duhet t’i shkojëpronarit të ligjshëm ose të futet në fondin përkompensimin fizik të pronarëve.

Së treti, parlamenti shqiptar duhet t’i kërkojëekspertizë Komisionit Europian për verifikimin etë gjitha ligjeve të pronësisë në Shqipëri, sa dhe sijanë ato në përputhje me Kartën Europiane të tëDrejtave të Njeriut dhe me të drejtën e pronësisënë mënyrë të veçantë. Faleminderit!

Ilir Meta – Fjala në emër të Grupit Parlamentartë PD-së është për deputetin Genc Ruli.

Genc Ruli- I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë,Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9448,

datë 07.07.2008, «Për vlefshmërinë ligjore tëkrijimit të titujve të vlefshmërisë për tokën», indryshuar” ka ardhur sot për t’u amenduar për njëproblem që nuk është më i thjeshtë: afati oserivendosja e shtrirjes së fuqisë së rizbatimit të këtijligji.

Ka qenë e parashikuar, sikundër e theksoiedhe kolegu parafolës, që afati të ishte 31 dhjetorii vitit 2013. Për arsye se gjatë këtij vitizbatueshmëria e tij nuk është realizuar, ne jemiplotësisht dakord në parim që kjo shtyrje të bëhet.Problematika është se ka qenë një komponent,dhe këtë e kam thjesht për t’jua kujtuar që të mbanimirë axhendën politike, kolegë të mazhorancës.E keni pasur një artikulim shumë të fortë në fushatëse “ne do të zgjidhim përfundimisht dhe shumëshpejt dhënien e titujve të pronësisë për tokënbujqësore”. Ligji i parë që ka të bëjë me këtëçështje vjen me një padijeni të plotë të strukturaveqë janë marrë me hartimin e ligjit që ndryshohet.

43

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Nuk ka asnjë konsultim me ata që janë aktorët qëdo ta zbatojnë, dhe janë organet e pushtetit ven-dor dhe jo prefektët, siç njeh për të ti l lëzëvendëskryeministri dhe, për më tepër, pa diturcila është materia. Ky ligj është miratuar si paketëe përbashkët me ligjin tjetër nr. 8053 “Për kaliminnë pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, i cilibën fjalë për tokën e ish-fermave, osendërmarrjeve shtetërore. Në mënyrë krejtsempliste për një element që as e ka gjykuar mëparë, elementin e rivendosjes së afatit, kjo iniciativëvjen komplet e pjesshme dhe tregon se çfarë ishinpremtime serioze (të paktën të tilla u tingëlluan) tëbëra për elektoratin gjatë fushatës, tani janë gjëraqë i lihen një zyre që nuk di se çfarë ndodh nëzyrën tjetër dhe që sjell dhe miraton edhe nëKëshillin e Ministrave një propozim pa gjykuar seka të bëjë me një element shumë thelbësor tëpremtimeve tuaja.

Ju nuk e keni prekur përmbajtjen e ligjit, qëdo të thotë se jeni dakord me modelin eprocedurave të kompetencave të afateve që kemidhënë ne. E kemi bërë mirë dhe ndihemi tëkënaqur që na e vlerësoni, por nuk do të kishimasnjë zili sikur ju atë një vit ta bëni gjysmë viti, atoprocedura me tri shkallë t’i bënit me një të vetme.Nuk keni hyrë fare në përmbajtje. Këtu pati kolegëdeputetë socialistë që filluan të ngrenë problemetë përmbajtjes. Qeveria nuk e ka parë fare tënevojshme të prekë përmbajtjen e këtyre ligjeve.

Pra, grupi ynë parlamentar ka bërë njëpropozim konkret, që kryetari i Komisionit përVeprimtaritë Prodhuese kishte detyrim ta thoshte:deputetët në minorancë në Komision, megjithëseatë ditë nuk kemi qenë në minorancë, kishinpropozimin që afati të mos jetë viti 2015, pra që tështyhet 2 vjet, sepse një vit, edhe pa e prekurpërmbajtjen e ligjit me atë model dhe setprocedurash që kemi miratuar ne, është më se imjaftueshëm.

E dyta, nuk ka logjikë të shikimit të problemit.Por në vitin 2015 ata që do të jenë korpusi kryesori institucioneve që do të zbatojnë këtë ligj, vëniene akteve të marrjes së tokës në pronësi, që janëorganet e pushtetit vendor, hyjnë në fushatëzgjedhore dhe as do ta kenë mendjen për zbatimine ligjit.

Për këto dy arsye ne propozojmë qëndryshimet duhen bërë në të dyja ligjet, jo vetëmnë ligjin nr. 9948, që ka të bëjë me dhënien e titujvetë pronësisë për tokat e ish-kooperativave

bujqësore, por dhe me ligjin nr. 8053, që ka të bëjëme dhënien e titujve të pronësisë për tokatbujqësore të fermave të shtetit apo të ndërmarrjevebujqësore.

Ky është propozimi ynë, pra që afati i hyrjesnë fuqi për të dyja ligjet të shkojë deri më31.12.2014.

Faleminderit!Ilir Meta – Në emër të Grupit Parlamentar të

Partisë Socialiste fjalën e ka zoti Eduard Shalsi.Eduard Shalsi – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë,Nuk mund ta fsheh që për një moment edhe

u çorodita paksa, sepse foli ish-ministri i parë, i cilipaska qenë dhe kryetar i Komisionit Qeveritar tëTokës, më pas shtroi edhe disa pyetje që një ish-ministër tjetër, duke vënë përballë të gjithëproblematikën ende të pazgjidhur, iu përgjigjpyetjeve tuaja dhe më pas një ish-ministër tjetër,që për diçka (më duhet ta pohoj) kishte të drejtë -ligji i dytë, dhe do t’ua kërkoja dhe përfaqësuesvetë qeverisë, duhet të vijë për t’u miratuar dhe përt’iu shtyrë afati në parlament. Dhe bashkërisht dota kërkojmë këtë. Po! Po ua them se aty ku keni tëdrejtë, keni të drejtë.

Nga ana tjetër, po kërkoja te KomisioniQeveritar i Tokës procesverbalet teksa mblidhej.E di çfarë më rezultoi, more zoti ish-ministër? Sakohë keni pa u mbledhur? E dini, si kryetar, se sakohë keni pa u mbledhur?

Ndërkohë që ish-ministri tjetër i Bujqësisështroi disa pikëpyetje, dhe po jua them shumësinqerisht që edhe unë do t’i kërkoj qeverisë tëndërmarrë disa hapa, përpos shtyrjes së afatit, tëcilët do të garantojnë, sipas opinionit tim, realiziminme sukses të këtij procesi.

Ku jemi në 23 vjet? Nuk jemi kurrkund! Evërtetë është, më duhet ta pohoj: po, po, kurrkund!Sepse keni bërë një lëmsh të madh, dhe jo vetëmqeveria juaj, por në 23 vjet ende nuk është zgjidhurçështja e tokës qoftë për fshatarët, qoftë për ish-pronarët. Në vitin 2008 sollët një ligj dhe e miratuat.Po 5 vjet më pas ku jemi?

Unë e kuptoj që disa nga deputetët kanë tëdrejtë të revoltohen. Në komisionin parlamentarqë unë kam nderin të drejtoj, folën edhe disadeputetë të Partisë Demokratike, me shumë tëdrejtë. Por ju ish-ministrat, në fakt, duhet të jenipersonat që duhet të jepni llogari. Pesë vjet qënga miratimi i ligjit! Shikoni pak debatet e vitit 2008!Një ish-ministër kërkon me shumë të drejtë tani,

Viti 2013

44

Legjislatura e 8-të

ish-ministri i Bujqësisë, statistika. Po kujt ia kërkon?Ku i keni statistikat? Është qesharake! Do thoshitpastaj: “Mos qesh!”, por çfarë të bëj? Ish-ministrikërkon nga kjo qeveri se ku i ka statistikat! Kërkojaish-kryetarit të Komisionit Qeveritar të Tokës. Kujtia kërkoni, kësaj qeverie?! Do t’ia kërkojmë edhekësaj qeverie. Madje, ju premtova edhe diçka tjetër:se nuk do të presim 4 vjet, por në Komision do tëkërkojmë çdo 6 muaj se ku është procesi, ku çalonprocesi? Kam marrë disa të dhëna nga qarqe tëndryshme. Çfarë po bëjmë sot? Sot po shtyjmëafatin, dhe me të drejtë u diskutua edhe nëKomision: 2 vjet, 1 vit, 3 vjet. Në fakt, vendosëm 2vjet. Po në rast se shtyrja e afatit nuk do tëshoqërohet me masa të tjera: forcim tëkapaciteteve njerëzore, logjistikë, mjedis e pole tëpërshtatshme, harta adekuate, atëherë përsërigjasat që ky proces të dështojë janë shumë tëmëdha, dhe kjo është një nga pikat të cilat unë dotë doja që qeveria ta kishte parasysh. Nuk mjaftonshtyrja e afatit, të nderuar zotërinj, nëse nukshoqërohet me disa masa.

Po ju them një rast tjetër që ndesha këto ditë.Vjen një kompani angleze e famshme, shumë emirë, që e pret ish-kryeministri, i cili i hap dyert, imiraton kësaj kompanie edhe një plan zhvillimituristik në bregdet. Kur qeveria e atëhershmemerrte një vendim, për mua të drejtë, ç’ndodhtenë terren? Në terren fillonte dhe parcelizohej kjopronë shtetërore në ish-territore, të cilat ishin tëpërcaktuara si turistike. Pra, qeveria juaj merrtenjë vendim për t’ia dhënë kompanisë angleze përta zhvilluar, miratonte dhe studimin, ndërkohë qënë terren toka parcelizohej. Çfarë bëtë ju, zotërinjish- ministra, për të mbështetur vendimin e ish-kryeministrit dhe të qeverisë ku ju bënit pjesë përta parandaluar atë gjë? Pra, shtyrja e afatit nëvetvete na ka bërë që të reflektojmë mbiproblematikën komplekse, aspak të thjeshtë.Dëshira dhe vullneti janë elemente të rëndësishme,por nëse nuk do të shoqërohen me monitorimadekuat, me fuqizim të kapaciteteve njerëzorelogjistike, atëherë kam të dhënat e frikshme të ish-prefektit. Prefekti juaj ka qenë. Ka nxjerrë disakonkluzione në lidhje me aktet e marrjes së tokësnë pronësi, pa qenë fare banor i fshatrave nëkooperativën bujqësore apo në NB, respektivishtnë vitet 1991-1992. Ndarja sipas normës për frymë,akte për familje që banojnë në një fshat e i përkasinnjë fshati tjetër, toka bujqësore që figurojnë në zërinkadastral pa fryt, pyll ose sipërfaqe ranore, mbi të

cilat sot janë kryer transaksione për të tretët.Pra, në qoftë se në Komisionin e Veprimtarive

Prodhuese ishin bashkë të majtë dhe të djathtë,të vendosur për ta çuar përpara këtë proces, duhetta dini se vetëm në qarkun e Tiranës ka një mijëraste të tilla të evidentuara nga ish-prefekti. Janëatje. Pse nuk i keni shtyrë përpara ju ish-ministrat,që sot gjeni kurajën dhe flisni, a thua se nuk keniqenë të zotët e punës deri dje? E kuptoj, disa gjëramund të bëhen shpejt, disa gjëra duan kohë tëbëhen, por nuk e kuptoj se si disa personapërgjegjës për këtë punë sot marrin guximin dheflasin përpara jush duke kërkuar statistika. Keni tëgjithë të drejtën të vendosni pikëpyetje përrealizimin e këtij afati nga kjo qeveri, dhe këtu dotë bashkohem për ta monitoruar çdo gjashtë muajprocesin. Por statistikat që keni deklaruar edhe nëvitin 2012, e dini që nuk përputhen me letrat qëjanë gjendur në zyrën tuaj. Nuk paska KomisioniQeveritar i Ndarjes së Tokës disa procesverbaleqë t’ua vërë në dispozicion deputetëve që tëkuptoni edhe ju se çfarë pune paska bërë kykomision? A ishte i vlefshëm apo nuk ishte ivlefshëm? Ia vlen ta mbajmë apo është një hallkëe tepërt? Këto janë diskutime të cilat përbëjnëthelbin e shqetësimit tonë, sepse nuk e vë nëdyshim që një pjesë e konsiderueshme juaja ështëe shqetësuar dhe do që kjo punë të marrë funddhe të zgjidhet një herë e mirë. Por nuk mundettashmë të dilni ju. Jepuni të drejtën e fjalës disadeputetëve të rinj, që realisht janë të shqetësuarpër këtë punë.

Gjithashtu, në lidhje me qeverinë kam disasugjerime, që kanë të bëjnë me të gjitha këtovendime abuzive të dhëna gjatë gjithë këtyreviteve. Procesi po vazhdon, hapi i parë që duhettë ndërmerret është të pezullohet dhe të ngrijë çdolloj transaksioni për vendimet që vijojnë në troje tëtilla.

Së pari, frenimi i situatës është hapi i parëkyç drejt rrugës së mbarë.

Së dyti, konstatoj se pas përfundimit tëproceseve gjyqësore mbaron puna e Komisionittë Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Ndërkohë, ngamomenti i marrjes së vendimit gjyqësor, nuk kakompetencë ndjekjeje se çfarë ndodh më pas. Ngaana tjetër, kur fillon verifikimi mbi një akt të marrjessë tokës në dorëzim, do t’i sugjeroja fort qeverisë,të pezullonte çdo lloj veprimi në Zyrën e Regjistrimittë Pasurive të Patundshme, sepse po ikin memijëra hektarë tokë, nuk po them në drejtim të

45

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

paditur, por në duart e atyre që duhet të përgjigjenpërpara ligjit se si i kanë përfituar.

Vetëm në një nga fshatrat e Tiranës ështëndarë tokë me akt të marrjes në dorëzim, nëpronësim, parcela të caktuara që kanë figuruar nëzërin kadastral pa fryt. Janë 991,900 metra katrorë.E dini këtë zoti ish-ministër? Po rasti tjetër, për tëcilin keni pasur një letër, nuk e di nëse e keni marrëmundimin ta lexoni, por jam shumë i sigurt që nuke keni parë mundësinë e kthimit të një përgjigjeje,qe në një fshat tjetër janë ndarë toka me akt tëmarrjes në pronësi, parcela nr.3796, me hapësirë390 mijë metra katrorë. Pse? Nga rrëmuja, ngapakujdesia apo qëllimisht? Unë po flas medokumente, të cilat mund t’i konfirmoni edhe ngaish-prefekti juaj.

Mund të vazhdoja pa mbarim me konstatimete gjetura, të cilat kjo qeveri duhet t’i analizojë meshumë kujdes dhe maturi, por nuk them se çdogjë ka qenë e qëllimshme, sepse brenda ka njëkombinim fantastik të paaftësisë, të injorancës, poredhe të korrupsionit.

Pa analizuar mirë se pse nuk ka funksionuarky proces në të kaluarën dhe pa gjykuar jopolitikishtse cilat kanë qenë të metat dhe hallkat e dobëta tëkëtij procesi, nuk do të arrijmë të jemi tësuksesshëm për të përmbushur këtë afat.

Dy vjet kalojnë shpejt. Besoj gjithkush do tëishte i lumtur që në krye të dy vjetve ky proces tëmerrte fund.

Faleminderit!Ilir Meta - Faleminderit!Zoti Pollo ka kërkuar fjalën për një replikë të

shkurtër.Ftoj edhe zotin Ruli të kthehet në seancë,

meqenëse ai ka bërë dy amendamente.Genc Pollo - Zoti Kryetar, kam një replikë të

shkurtër.Kur pyeta përfaqësuesit e qeverisë nëse ishin

konsultuar, kisha parasysh jo vetëm prefektët, përtë cilët morëm një përgjigje, jo vetëm bashkitë dhekomunat, për të cilat e kuptuam që nuk ishinkonsultuar, por edhe për burokracinë që kambështetur Komisioni Qeveritar i Tokës, që quhetSekretariat i Përgjithshëm i tij.

Në qoftë se parafolësi, zoti Shalsi, do të kishtepasur kohën dhe kujdesin të merrte informacion,do të gjente aty edhe procesverbalet e mbledhjeve,edhe dokumentacionin e ardhur nga ankuesi, sidhe çdo gjë tjetër.

Nuk është e pavlefshme të marrësh në zyrat

e prefektit të Tiranës letrat që përkojnë me çështjete pronave e t’i lexosh. Statistikat që ju lexuat apo ikishit në dorë janë po ato që kam pasur nëdispozicion unë dhe ministri i Bujqësisë, i cili kaqenë nënkryetar i Komisionit Qeveritar të Tokës.Unë ato i kam lexuar para një viti kur kemi mbrojturndryshimin e ligjit “Për verifikimin e titujve tëpronësisë”. Por ka një keqkuptim të madh.Verifikimi i titujve të pronësisë është një proces icili ka konstatuar dhjetëra metra katrorë tokëbujqësore të marrë abuzivisht dhe të hequr, porështë një proces që mund të vazhdojë pa fund.

Procesi i tokës së babës, për të cilin flasim,është një proces tjetër. Ky ligj është miratuar nëKuvend vjet. Aktet kanë dalë në pranverë dhe nuke ka dhënë efektin ende.

Por unë nuk mora një përgjigje thelbësore përatë që u ngrita e shpresoja ta merrja nga zotiShalsi, si person, me sa di, i afërt me zotin Rama.Pyeta se cila ishte ideja madhore e kthimit të tokëstë fshatarëve përmes tapisë, premtim që Kryetari iPS-së e bëri për 6 vjet. Nuk mora asnjë përgjigjekonkrete, që parafolësve u takonte të jepnin.

Para një viti mazhoranca e votoi pro këtë ligj.Partia Socialiste në opozitë nuk mbaj mend nëseabstenoi apo votoi kundër, por nuk votoi pro, medeklarimin që problemi është i drejtë, por zgjidhjaështë e gabuar.

Hapi i parë që qeveria merr për çështjen epronave është vetëm konfirmimi i ligjit të PartisëDemokratike dhe zgjatja e afatit për dy vjet.

Faleminderit!Ilir Meta - Unë mendoj të përqendrohemi tek

thelbi i ndryshimeve, sikurse bëri të ditur edhedeputeti i Partisë Demokratike, zoti Genc Ruli, icili foli në emër të grupit të tij parlamentar.

Sikurse më ka njoftuar edhe Shërbimi iSeancës, sot janë paraqitur dy amendamente nëemër të grupit të Partisë Demokratike nga zoti Ruli.E para ka të bëjë me afatin e ligjit që po shqyrtojmë,në mënyrë që ai të mos jetë deri më 31.12.2015,por deri më 31.12.2014 dhe, e dyta, që ky ndryshimtë jetë i vlefshëm edhe për ligjin nr. 8053 të vitit1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokësbujqësore”, ndryshimi i të cilit nuk është shqyrtuarende në Kuvend.

Kemi disa probleme procedurale.E para, nga ana formale, sipas Rregullores,

amendamentet duhet të ishin paraqitur dje. Kjoështë e zgjidhshme, sepse përsëri në bazë tëRregullores mund të bëjmë një pushim dhe të

Viti 2013

46

Legjislatura e 8-të

bëhet një konsultim me komisionin përgjegjës, nëmënyrë që përfaqësuesi i qeverisë dhe propozuesitë dëgjohen nga komisioni, i cili më pas të japëmendimin e tij se si do të procedojmë më tej.

Çështja tjetër është procedurale dhepërmbajtësore, dhe ka të bëjë me faktin që nukmund të propozohet amendament për një çështjeqë nuk është shqyrtuar deri tani në Kuvend, siçbëhet fjalë për propozimin tjetër, ndërkohë që zotiShalsi, në mos gaboj, e mbështeti në parim, porme idenë që të ndiqet rruga procedurale në mënyrëtë ndarë për këtë propozim.

Përpara se të shprehet zoti Ruli, zoti Shalsi,në emër të grupit të Partisë Socialiste, çfarëmendimi keni, si duhet të procedojmë?

Eduard Shalsi - Sikundër e kam shprehuredhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese,jemi dakord ta shqyrtojmë, madje ta shtyjmë atëafat. Nga ministria e linjës më është kërkuar njëperiudhë, ndoshta brenda javës që vjen, për tëpërgatitur edhe relacionin, edhe formulimin e saktë.Nuk kemi asnjë problem. Në komision kemi rënëtë gjithë dakord në parim.

Ilir Meta - Që të sqarohem edhe unë më mirë,por ndoshta edhe kolegë të tjerë. Pra, ideja juajështë të mos votojmë sot për këtë ndryshim, port’u japim kohë komisionit dhe parlamentit deri javëntjetër, që të biem përfundimisht dakord për këtopropozime?

Eduard Shalsi - Unë do t’u sugjerojakolegëve të opozitës, ta shqyrtojmë në Komisioninpër Veprimtaritë Prodhuese, duke kërkuar edheinformacion shtesë nga ministri i linjës. Edhe përçështjen e afatit, ne jemi të gatshëm ta diskutojmënëse duhet të afrohet apo duhet të shtyhet, për tëmos vendosur një afat për afat, siç ka ndodhur.Kemi të gjithë bonsensin dhe predispozicionin përta bërë një gjë të tillë.

Ilir Meta - Zoti Ruli, jeni dakord të shtyhet?(Zoti Genc Ruli flet pa mikrofon.)Genc Ruli – Problemi është se për ligjin tjetër

nismën ligjore e merrte kryetari i KomisionitQeveritar të Tokës, kurse në qeverinë e re endenuk është përcaktuar nëse është zëvendësministri.Normalisht mund të ishte, por nuk e di nëse i ështëkaluar ky atribut. Paraqitja në qeveri dhe nëkomisione duhet të bëhet në linjën e titullarit që dotë caktohet dhe nuk është ministri i Bujqësisë. Jamdakord ta shqyrtojmë në mbledhjen e ditës së hënëdhe të gjejmë edhe konsensus për afatin, pasishqetësimi është racional nga të dyja palët.

Ilir Meta – Po, zoti Shalsi.Eduard Shalsi – Po, ka qenë shqetësim edhe

për ne. Për këtë arsye jemi në diskutime meqeverinë. Qeveria do ta zgjidhë se nga do të vijëpropozimi. Ne presim shumë shpejt që ajo të sjellëpropozimin e formuluar konform kërkesave të ligjit.

Ilir Meta - Unë mendoj, meqenëse palët janëshumë pranë dhe kanë një shqetësim tëpërbashkët, ta shtyjmë për seancën e radhës. Deriatëherë të bëhen të gjitha veprimet në përputhjeme Rregulloren që ky konsensus të finalizohet mesukses.

Këtu përfundon diskutimi për këtë çështje.Kalojmë te votimi për çështjen që diskutuam

më parë, për projektligjin “Për një ndryshim në ligjinnr. 9363, datë 24.03.2005 “Për mënyrën dheprocedurat e vendosjes dhe kalimit të forcaveushtarake të huaja në territorin e Republikës sëShqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarakeshqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar”.

Hapet votimi me elektronikë për të verifikuarprezencën e deputetëve.

Mbyllet votimi.Meqenëse shumica është e pranishme dhe

kemi kuorumin, vazhdojmë me votimin.Votimi i projektligjit “Për një ndryshim në ligjin

nr. 9363, datë 24.03.2005 “Për mënyrën dheprocedurat e vendosjes dhe kalimit të forcaveushtarake të huaja në territorin e Republikës sëShqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarakeshqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar”.

Hapet votimi në parim me elektronikë.Mbyllet votimi.103 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.Miratohet në parim projektligji.Kalojmë në votimin me nen për nen, me

karton.Neni 1, sipas variantit të propozuar.Kush është pro? Ka kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2 sipas variantit të propozuar.Kush është pro? Ka kundër? Abstenim?Miratohet.Hapet votimi me elektronikë në tërësi.Mbyllet votimi.103 vota pro. Asnjë kundër. Një abstenim.Miratohet në tërësi projektligji.Kalojmë te çështja e fundit: diskutimet për

kohën 60 minuta.Fjalën e ka deputeti Sali Berisha.Sali Berisha – Për procedurë. Për ju kam

47

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

diçka shumë të rëndësishme.Së pari, në praktikën parlamentare kjo orë ka

qenë e deputetëve dhe jo e ministrave. Në rast sevendoset ndryshe, unë nuk kam kundërshtim, porvetëm t’i qartësojmë gjërat.

Së dyti, në praktikën parlamentare tëderisotme, deklaratat e deputetëve nuk kanë pasurreplika, nëse vendosim ndryshe, le ta vendosim.Nuk kam asnjë shqetësim as për të parën dhe aspër të dytën, por duhet të bëhet një qartësimpërfundimtar, në mënyrë që t’i qëndrojmë parimittë kësaj ore.

Ju lutem, mblidhni kryesinë dhe na qartësonimë vonë!

Ilir Meta - Kam një pyetje. Ju doni që kjo gjëtë sqarohet tani, apo për herën tjetër?

Sali Berisha – Jo, tani. Deri sot, pra, në këtëseancë (të gjithë deputetët e dinë) kurrë nuk kandodhur që ministrat të marrin orën e deklaratavetë deputetëve. Doni ta fusni, futeni, nuk kamkundërshtim.

Së dyti, nuk ka ndodhur kurrë që përdeklaratën e deputetit, në orën e deklaratave, tëbëhen replika. Doni, ti fusni? I fusim, por duhet tëjemi të qartë.

Ilir Meta - Dua të jap këtë sqarim për ju lidhurme këtë seancë. Për këto konkretizime të mënyrëssë interpretimit të Rregullores, jam shumë dakordtë mblidhemi dhe të vendosim se si do tainterpretojmë Rregulloren, sepse dihet në bazë tëkësaj të fundit, kur përmendet emri apo denigrohetnjë deputet, ai ka të drejtën e replikës. Rregullorjanuk thotë se kjo gjë është apo jo e vlefshme përkëtë rast. Prandaj, ne duhet ta sqarojmë mekonsensus dhe besoj se do ta sqarojmë.

Për çështjen e ministrave, kur ministrat janëdeputetë, ata si deputetë, mendoj unë, nuk e di,por edhe këtë do ta sqarojmë, kanë të drejtën efjalës. Për rastin konkret për ditën e sotme ështështuar vetëm zoti Saimir Tahiri, sepse donte tëndërhynte kur u diskutuan dy ligjet më parë. Pra,për ta sqaruar, meqenëse kolegu ynë DashamirTahiri ngriti një çështje për dy qytetarë shqiptarë,unë iu luta që, po të kishte mundësi, të shprehejgjatë 60- minutëshit, në mënyrë që të mosangazhoheshim në një çështje që kishte tjetërkuptim. Megjithatë, këtë besoj se e zgjidhim edheme konsensus, sepse unë them që zoti Tahiri e kashpirtin e konsensusit, në dallim nga paraardhësii tij, që nuk po më lë të flas. Unë mendoj që sideputet ai ka të drejtë të shprehet. Për të ardhmen

do të diskutojmë bashkë me zotin Ruçi, Palokadhe me kryetarët e grupeve të tjera parlamentarepër të bërë një detajim, do ta quaja unë, tëRregullores për rastin e 60-minutëshit.

Në emër të grupeve e kanë kërkuar fjalën zotiBerisha dhe zoti Braçe, nga 8 minuta. Ndërkohëemrat e tjerë i lexova më përpara.

Fjalën e ka zoti Sali Berisha, deputet i PartisëDemokratike.

Sali Berisha – Të nderuara zonja deputete,Të nderuar zotërinj deputetë,Të dashura qytetare dhe qytetarë të vendit

që ndiqni këtë seancë,I nderuar zoti bashkëkryetar i Kuvendit “Meta-

Rama”,Të nderuar zonja e zotërinj,Jam sot këtu për të denoncuar publikisht një

vello të zezë mashtrimi që po mbulon anekëndvendin nga kryekreu, që e ka shndërruar qeverinëe ti j në një fabrikë mashtrimesh tëpaimagjinueshme. Njeriu që do t’u premtonteshqiptarëve 95% ulje të taksave, po u ofron atyre100% rritje të pamëshirshme të çmimeve.

Do të ndalem vetëm tek ulja e taksave.Të dashur fermerë shqiptarë, në lutjen time

më të njerëzishme, mbani shënim dhe thojini njëri-tjetrit se çfarë taksash u ulën për ju. Ju, qëpërfaqësoni 45% të popullatës shqiptare, jenishumëzuar me zero nga menaxheri i fabrikës sëmashtrimeve, i cili deklaron se ju lumturoi duke juulur taksat. I vetmi ndryshim që ky zotëri bëri ështëse rimbursimin e inputeve bujqësore, që ne evendosëm në ligj që t’jua japim para në dorë,premton ta heqë dhe t’ua japë njerëzve të tij.

Studentë dhe studente, të rinj e të reja, pyeteniveten: cila taksë u ul mbi ju? Jeni apo nuk jenianëtarë të këtij kombi, taksa indirekte është e njëjtëpër të gjithë.

Të sëmurë të vendit, ndiqni çmimet. Çfarë dotë ndodhë? Heqja e TVSH-së për ilaçet ështëkryekëput interes i importuesve të ilaçeve.

Të dashur të sëmurë, unë dua t’ju them këtuse para vendosjes së TVSH-së importuesit eilaçeve raportonin çmime 6 herë më të larta sesaçmimet me të cilat kishin blerë ilaçet. Ilaçet kanëçmim të rregulluar jo vetëm në Shqipëri, por edhenë çdo vend tjetër të botës, dhe rregullimi i çmimitmerr për bazë çmimin e blerjes që deklarongrosisti. Pra, a po ndihmoheni apo po ndihmoheninteresa të caktuara? Ju do ta shihni. 250 mijëpunëtorëve ua hoqëm tatimin mbi të ardhurat

Viti 2013

48

Legjislatura e 8-të

personale. Unë ju deklaroj sot se me këto lëvizje,që kanë për bazë injorancën e plotë të këtij ekipi,do të pësojnë rritje të gjitha çmimet, dhe këtu dotë jemi.

Së dyti, nuk ka buxhet. Kur u deklaruan nëgusht emrat se ky është ekipi më i paaftë nëhistorinë e kombit, e patëm të vështirë ta besojmë.Por ky ekip nuk bën dot buxhet. Këta nuk e njohinbuxhetin. Këta i shkatërruan drejtoritë e buxhetitdhe të gjitha projektet e lëna për ta.

Tani, zoti kryetar, kjo orë duhet të jetë eqytetarëve dhe unë dua të them nja dy fjalë:

“Përshëndetje, zoti Berisha! Jam një vajzë 14-vjeçare dhe studioj në shkollën “Shyqyri Peza”.Sipas vendimit të Kryeministrit, të gjithë drejtorëtdo të hiqen nga puna. Ne si komunitet nxënësishnuk duam që drejtoresha jonë kaq e mirë të ikëprej nesh. Ju lutem na ndihmoni, pasi nuk mundtë komunikojmë me Kryeministrin as në Facebook,sepse e ka fshirë opsionin e mesazheve. Prandaj,po ju drejtohemi juve.”

E dashur Ina, më duhet t’ju them se ky ështënjë akt tronditës, sepse ky Kryeministër dhezëdhënësja e tij po bëjnë gjithçka për të politizuarnë shkallën më ekstreme arsimin. Por dua ta dish,e dashur Ina, se zëri yt nuk dëgjohet sot në këtëparlament vetëm nga qytetarët shqiptarë, por bënrezonancë në të gjithë Europën. Është ky fakt qënjë grup vendesh, për fatkeqësinë tonë, pohezitojnë, siç e di edhe vetë zoti Kryetar nga turi ifundit që bëri për të mbështetur statusin e venditkandidat.

Zoti Kryetar, do t’ju lexoj këtu një mesazh tjetërtë një punonjësi të administratës: “I nderuar, zotiBerisha, mirëmëngjesi! Në kompjuterin tim, sapou ula në zyrë, shikoj një e-mail nga zyrtarë tëbrendshëm, në të cil in thuhet: “Në datën13.12.2013, ora 17:00, zhvillohet takimi iKryeministrit me administratën publike në TOB.Nga ana juaj të merren masa për pjesëmarrjen tuajnë këtë takim.”. Ky është skandal. Filluan, përposgjërave të tjera, të detyrojnë nëpunësit eadministratës të marrin pjesë në takim me atë i cilipo heq në mënyrën më të keqe çdo ditë nga puna.Ju përshëndes!”.

Zoti Kryetar, kemi qenë 4 vjet në qeveri sëbashku. A mund të më kujtosh pak, qoftë edhe njëmoment të vetëm, kur Kryeministri të ketëimagjinuar të mbledhë në një sallë administratënpublike për qëllime politike? Ky është një turp! Kyështë një akt i turpshëm! Ky është një akt i një

njeriu që nuk di se çfarë bën! A mund të më thoniqoftë edhe një rast të vetëm kur unë të kemmenduar të mbledh administratën në TOB apo dikutjetër për të dhënë instruksione partiake?Administratën mblidheni, por i thoni se po bllokonistatusin. Administratën mblidheni dhe i thoni seçfarë thonë partnerët. Jua them unë se çfarë nathonë neve: “Kryeministri nuk zbaton ligjet dhe porrënon administratën” dhe se “trafiku i drogës,ngarkesat e saj drejt Italisë, drejt Greqisë janë rriturme katër herë”. Këto janë fjalët e partnerëve tanë.

Para se të largohem, dua të lexoj edhe njëmesazh. Ju falënderoj! “Ashtu si mijëra të tjerë,edhe unë kam pasur fatin e keq të largimit ngaadministrata publike, pavarësisht vjetërsisë prej 28vjetësh kualifikimi, që nga viti 1995, shkollimpasuniversitar mbaruar shkëlqyeshëm, mastershkencor të fituar me djersë dhe kandidat përdoktor shkencash. Jam inxhinier pyjesh nëprofesion, me gjithë këto kualifikime. I kam brendaprofesionit. Jam hequr nga puna nga Ministria eMjedisit me listë dhe me bllok vetëm se jemipërkrahës dhe njerëz që kemi një teserë partie qënga viti 1991. Drejtuesi i ri i institucionit të Pyjoressë Tiranës tha se nuk kishte ç’të bënte, sepsekishte urdhër”. Ke punuar apo nuk ke punuar, dotë ikësh nga puna”, - na tha. Fatin tim po epërjetojnë më qindra në të gjithë Shqipërinë. Më ekeqja që po marrim vesh e dëgjojmë janë emërimetqë po bëhen. Po na zëvendësojnë me njerëz qënuk kanë asnjë lidhje me profesionin tonë.”

Këta janë disa prej zërave. Ka edhe shumëtë tjerë. Më tragjikja është beteja juaj me sanitaret.Si shkoni e u bini me fshesë sanitareve?! A e diniju se 12 punonjës shërbimi janë shkarkuar në njëditë? A e dini ju se me urdhër të kryekreut po bëhetgjahu i sanitareve, sepse mendon se ato janëinformatore e mund të vendosin çimka? Këto janëmarrëzira dhe çmendurira! Absolutisht, ky ështëturp! Beteja me pastrueset, me rrobalarëset, meelektricistët është beteja më denigruese për ju. Pomendoni ju se me çfarë do t’i ushqejnë ata fëmijët?!

Zoti Kryetar, nuk e di si do të shkojë çështja estatusit, sepse uroj dhe i qëndroj pikëpamjes seabsolutisht e meritojmë, por me këto vendime qëpo bëni çdo ditë, jua them edhe një herë unë, dhejua kanë thënë, se kur na i thonë edhe neve, juvejua thonë edhe më shumë se problemi kryesorështë ai i administratës. Po bëni një gabim shumëtë madh: po kënaqni disa grupe aktivistësh dhemilitantësh dhe po dënoni me status të gjithë

49

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

shqiptarët.(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)Ilir Meta – Dakord.Nëse e ka regjistruar emrin si deputet, patjetër.Zoti Tahiri, të lutem, në emër të Grupit të

Partisë Socialiste do të flasë zoti Braçe.Lidhur me çështjen e statusit, zoti Berisha,

kemi diskutuar vazhdimisht bashkë përpërmbushjen e tri kushteve, pra që t’i përmbushinpara zgjedhjeve. Unë ju falënderoj që u angazhuatnë kulmin e fushatës bashkë me zotin Rama dhe imiratuam këtu, dhe bëmë shumë mirë.

Më keni thënë vazhdimisht se “edhe sikur net’i përmbushim, kam frikë se nuk do ta na e japin”.Megjithatë, kjo nuk është aspak e rëndësishme.Unë ju falënderoj për konsensusin, për angazhimintuaj, të Partisë Demokratike dhe për rezolutën efundit. Dua t’ju them se vlerësimi nuk është ai qëju thonë juve përfaqësues të ndryshëm. Natyrisht,kudo ka përfaqësues të ndryshëm, sepse edhe nëEuropë ka parti të ndryshme. Vlerësimi ështëpozitiv për të dyja palët, edhe për mazhorancën,edhe për opozitën, edhe për zgjedhjet, për ato qëjanë bërë në të kaluarën dhe për ato që do të bëhennë të ardhmen. Përshëndetje të veçanta keni edhenga zoti Doll, i cili më tha: “Do t’i transmetosh zotitBerisha përshëndetjet e mia më të përzemërta.”

Sali Berisha – Shumë faleminderit!Ne do të bëjmë gjithçka që të votohet statusi.

Kemi bindjen më të thellë se statusi meritohet, porna duket shumë absurde.... Mirë është që atëpërkushtim që keni treguar ju, ta tregojë edhebashkëkryetari tjetër dhe të bëjë lobing, por jo dukeshkatërruar një administratë, jo duke dhunuar çdoditë ligje, sepse Europa ka standarde. Ky është igjithë problemi. Ata nuk po adaptojnë standardettona, ne duhet të adaptojmë standardet e tyre.Kanë shpenzuar qindra milionë dollarë për tëpërgatitur këtë administratë. Ka një njësi, që quhet“Njësia e Prokurimeve të Fondeve Europiane”, ecila ka trajnuar për dy vjet 130 punonjës. Akti i parëqë bëri ministri ishte përgjysmimi i saj. Ne ishimvendi i vetëm që u certifikuam pas Kroacisë për t’ipërdorur vetë fondet europiane.

Ilir Meta – Faleminderit për angazhimin tuajpër të punuar në të ardhmen në rrugën e integrimiteuropian!

Fjalën e ka zoti Erion Braçe.Erion Braçe – I nderuar zoti Kryetar i

seancës,Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,Të mendosh gjithë ditën për të ardhur në

Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për të thënëdisa gënjeshtra dhe më pas t’i besosh vetë ato,natyrisht që nuk të çon të mendosh se ke thënë tëvërtetën.

Bashkëkryetari i PD-së në detyrë apopresidenti i ardhshëm i PD-së natyrisht që renditinjë sërë të pavërtetash. Këtë e bëri duke iu drejtuarqytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Unë dota nis aty ku ai e la, natyrisht do t’u drejtohemqytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Ai pak më parë tha se ne i gënjyem shqiptarëtkur u thamë se 95% e tyre do të përfitojnë uljetaksash. Natyrisht, në të gjithë ligjëratën e tij kavetëm një të vërtetë që buxheti është me vonesë.Ne kemi kurajën t’i kërkojmë ndjesë për këtëvonesë çdo qytetari shqiptar, vonesë që ka ardhurnga fakti i ballafaqimit tonë, të qeverisë,drejtpërdrejt me atë situatë shumë të rëndëbuxhetore që ka lënë si trashëgimi qeveria e zotitSali Berisha. Një mal me borxhe, të cilat, në fundfare nuk i paguan Berisha, as ish-ministrat e tij,por ju, deri në qindarkën e fundit. Berisha dhe tëtijtë abuzuan, keqmenaxhuan, keqadministruan,vodhën dhe grabitën, ndërsa borxhet do t’i paguaniju të gjithë, qytetarët e Republikës së Shqipërisë,me koston që do të shkojë për cilindo administra-tor të këtij shteti, përfshirë edhe Sali Berishën, nëpërballje penale me drejtësinë për çdo qindarkëtë abuzuar.

Ne thamë se 95% e shqiptarëve do tëpërfitojnë ulje taksash dhe ne do ta mbajmë këtëpremtim deri në qindarkën e fundit të qytetarit tëfundit të Republikës së Shqipërisë. Ai përmendikëtu pak më parë fermerët dhe i gënjeu. I gënjeukur tha se ka miratuar ai vetë, personalisht,rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Po, e bëri,e bëri në datën 1 prill këtu në sallën e Kuvenditdhe në datën 1 maj, përsëri në sallën e Kuvenditerdhi dhe e shfuqizoi heqjen e tatimit mbi vlerën eshtuar për çdo imput bujqësor. Sot ai tatim ështënë fuqi. Ajo çfarë duam të bëjmë ne (që do ta kenikëtu javën tjetër) është rimbursimi 100% i çdofature të tatimit mbi vlerën e shtuar për çdo imputbujqësor, 100% të vlerës. Mbi të gjitha, fondi ështëi parashikuar në buxhetin e shtetit që do të paraqitetjavën tjetër në këtë Kuvend.

Çfarë tha për të sëmurët ky zotëria, ky doktori,që në tetë vjet jo vetëm që nuk ka bërë absolutishtasgjë për shëndetësinë, por e ktheu në një shërbim

Viti 2013

50

Legjislatura e 8-të

privat të një grushti mjekësh, të cilët abuzojnë mepacientët e tyre dhe nxjerrin përfitime edhe ngasëmundja, që nuk do të përfitojnë ulje takash, porrritje çmimesh?! Natyrisht, e gjithë kjo është njëgënjeshtër. Kjo paketë fiskale heq 20% TVSH mbiilaçet, materialet mjekësore, pajisjet mjekësore dheçdo shërbim mjekësor për çdo qytetar tëRepublikës së Shqipërisë, edhe për atë vetë, qëtani ka arritur moshën, ku sëmundja i del edhe mbikostumin e markës “Armani”, atë më të shtrenjtinfare.

Çfarë tha për rrogëtarët ky zotëri? Se kyvetëm, personalisht, u hoqi tatimin 250 mijërrogëtarëve. Gënjeu! Kemi qenë këtu në këtë sallë,ku për dy vjet rresht e kemi propozuar këtë tatimdhe e bëri vetëm një muaj para zgjedhjeve.Ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër e rrogëtarëve tëkëtij vendi, nga rroga 300 mijë lekë deri në 1 milione 300 mijë lekë do të përfitojnë ulje të tatimit qëkanë paguar mbi pagën, tatimit 10%. Këtu bëjnëpjesë ata që ai i urren, ata që ai i mbitaksoi: mjekët,infermierët, sanitarët, për të cilët foli, ushtarakët,policët, edukatorët, mësuesit, pedagogët euniversiteteve dhe të gjithë nëpunësit e nivelit tëmesëm të administratës publike. 96% errogëtarëve të këtij shteti do të përfitojnë uljetaksash, nga kjo pjesa më e madhe e tyre përfitojnërrogën e 13-të, ndërsa pjesa tjetër gjysmën e saj,të cilën zotëria që foli këtu ua hoqi të gjithërrogëtarëve të shtetit dhe atyre që punojnë nëprivat.

Çfarë tha ky zotëria për biznesin e vogël? Nukdëgjuat gjë, sepse e ka urryer biznesin e vogël. Aiështë një biznesmen i madh. Sali Berisha sot ështëi listuar si biznesmeni më i madh në këtë vend përshkak të akumulimit të parave, për shkak tëakumulimit të favoreve që ka marrë për vite të tërasi kryeministër me firmën e tij te studioja legale efamiljes së ti j dhe tek e gjithë klientela ebiznesmenëve të tij. Ne i kemi premtuar biznesittë vogël se do të heqim taksën vendore mbibiznesin e vogël dhe javën tjetër do të jetë në këtësallë. Zero lek taksë vendore për biznesin e vogëldhe vetëm 7,5% tatim mbi të ardhurat për biznesine vogël, nga 10% që ua kishin bërë zotërinjtë. Nukmbaron këtu, sepse janë edhe tre vjet të tjerë tëmandatit tonë, dhe kjo taksë do të shkojë edhemë poshtë.

Çfarë tha ky zotëria për rimburësimin efamiljeve në nevojë? Asgjë. Ne kemi marrëpërsipër t’i rimburësojmë të gjitha familjet në

nevojë, ato që jetojnë me ndihmë ekonomike apopagesë papunësie. Natyrisht, javën tjetër e kenikëtu në parlament. Këtu do të vendoset që për çdofamilje në nevojë do të kompensohet energjiaelektrike në masën e përgjysmimit të TVSH-së. Ponë masën e përgjysmimit të TVSH-së do tëkompensohen edhe katër produktet bazëushqimore për çdo familje në nevojë. Këtu, nësallën e Kuvendit, do të merren javën tjetër të gjithakëto vendime që janë në shërbimin tuaj.

Të kesh një fabrikë gënjeshtrash, nuk do tëthotë se ke monopolin e së vërtetës. Tetë vjetradhazi e keni parë në sallën e Kuvendit zotërinëduke ju gënjyer, duke ju thënë se ju jetoni nëekonominë më të madhe, me rritjen më të madhetë Europës dhe të botës. Ju vetë e jetoni në shtëpitëtuaja ekonominë që la Sali Berisha. 390 milionëdollarë borxhe kemi marrë përsipër të shlyejmëpër sipërmarrësit vendas dhe të huaj vitin eardhshëm. 390 milionë dollarë borxhe, që janëkontrata të papaguara për punë publike, para tësipërmarrjes private dhe të bankave, që ky zotëri ishtetëzoi për katër vjetët e fundit, duke i detyruartë punojnë me paratë e tyre dhe natyrisht, dukemos i përfunduar ato vepra. 390 milionë dollarëborxhe që janë rimbursim TVSH-je dhe rimbursimtatim-fitimi të papaguar që ky zotëri nuk i pagoi nëtetë vjet, ndërkohë që për të gjithë sipërmarrësit eklientelës së vet, për të gjithë sipërmarrësit endershëm i pagoi qindarkë për qindarkë. Madje,jo vetëm për sipërmarrësit, por për të gjithë ata qëjanë pjesë e zinxhirit të një skeme kriminale tërimbursimit të TVSH-së, që drejtohet drejtpërdrejtnga ai dhe nga zyra legale e familjes së tij. Dhenatyrisht, për këtë do të kërkohet drejtësi.

Mbi 390 milionë dollarë borxhe që do të shlyendhe, kemi edhe 70 miliardë lekë të tjera, 700milionë dollarë investime publike për të mbaruarçdo vepër publike që zotëria e ka lënë rrugëve osenë mes, kostot e të cilave po shtohen vit pas viti.

Ky është buxheti dhe kjo është e vërteta, pornuk mbaron këtu. Ky është viti i parë i qeverisjes,ka edhe tre të tjerë.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Sajmir Tahiri.Sajmir Tahiri – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Nuk ndodhet në sallë, sepse në orën e

qytetarëve deputeti Berisha bën atë që ka bërëedhe kur ishte Kryeministër: fliste me veten dhelargohej. Megjithatë, jam i sigurt se dëgjon diku.

51

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Meqë foli për taksat, ka një taksë, të cilënpavarësisht buxheteve vjetore, as e heqim, as eulim, as e rrisim dot. Është një taksë që duhet tapaguajnë të gjithë, dhe kjo është taksa e sëvërtetës. Ky parlament njeh debitorin më të madhpër taksën e së vërtetës, kryetarin jokryetar tëpartisë pa kryetar. Megjithatë, për këtë dua të flasedhe unë, për taksën e së vërtetës lidhur me njëçështje që unë besoj nuk ka ndodhur në këtëparlament dhe në politikë në këta 20 vjet.Hulumtova në procesverbalet e parlamentit, nëdebatet parlamentare dhe debatet politike dhe nukkam arritur të gjej, as në vitet më të zeza tëdemokracisë 20 e cavjeçare të Shqipërisë, asnjërast të tillë që e konsideroj mjaft të rëndë për sa itakon korrektesës me qytetarët dhe barrës sëpërgjegjësisë që kemi ne të gjithë bashkë përballëqytetarëve. Unë do të mirëkuptoja shqetësimin eçdo deputeti lidhur me situatën e rendit publik nëvend, do të mirëkuptoja shqetësimin e çdo partiepolitike lidhur me situatën e kriminalitetit, siç do tëmirëprisja, veçanërisht nga opozita, çdo sugjerimpër t’i dalë të gjithë bashkë përballë situatës sëkriminalitetit dhe çdo rrugëzgjidhje që mund t’ijapim në kuadër të garantimit të sigurisë publikepër qytetarët, por nuk arrij kurrë të kuptoj se simund të arrijë një parti të shpikë të vdekur. Nuk kandodhur kurrë në këtë vend, asnjëherë, edhe nëvitin 1997, kur të vrarët ishin në shiframarramendëse, që partitë politike të shpikin tëvrarë. Kurrë nuk ka ndodhur!

Dëgjova kryetarin jokryetar të partisë pakryetar të thoshte këtu në parlament se trafiqet janërritur katërfish. Seancën e kaluar tha se ka 47 tëvrarë. Ndërkohë në një deklaratë zyrtare, PartiaDemokratike përpara pesë ditësh deklaroi se janë700 krime kundër personit, 160 krime të rënda dhe10 vrasje

Ministria e Brendshme në respekt të PartisëDemokratike, në respekt mbi të gjitha tëtransparencës, të informacionit, të saktësisë sëinformacionit, të korrektesës dhe mbi të gjitha tëinformimit të publikut, bëri një përgënjeshtrim paasnjë notë politike ose ngarkese politike lidhur menjë të pavërtetë që u deklarua nga PartiaDemokratike për të sqaruar publikun.

Konkretisht, krimet kundër personit nga 700që i deklaroi Partia Demokratike janë 296; krimete rënda nga 160 që deklaroi Partia Demokratikejanë 35; vrasjet janë 7 dhe jo 10 sa i deklaroi PartiaDemokratike. Ndërkohë çfarë ndodhi? Ndodhi që

Partia Demokratike bëri një rideklaratë, ku numëroi10 vrasje, sipas inicialeve. Ndërkohë cila është evërteta? Në deklaratën e Partisë Demokratikeështë renditur si i vrarë shtetasi me iniciale K.B, imoshës 88-vjeçare, i cili është vjedhur në banesë,është paraqitur në polici dhe ka shkuar në spital.Ndërkohë një javë më pas, sipas kartelësmjekësore, ky shtetas ka gjetur vdekjen në shtëpinga infarkti i miokardit. Vrasja e dytë: ështëparaqitur si vrasje vdekja e shtetases me inicialeN.J, mosha 66- vjeçe, e gjetur e vdekur në shtëpinëe saj për shkaqe natyrale, sipas kartelës mjekësoretë vërtetuar. Ndërkohë është renditur si vrasje etretë, ajo e shtetasit E.L. Por ndërkohë shtetasime inicialet E.L, që numërohet si vrasje në muajinnëntor nga Partia Demokratike, është vrarë nëjanar. Më 12 nëntor Ministria e Brendshme dhePolicia e Shtetit kanë arrestuar vrasësin e shtetasitnë fjalë, ndërsa këta e numërojnë si vrasje.

Pavarësisht notave qesharake, pavarësishtmediokritetit politik që ka brenda kjo situatë, unë ekonsideroj të papranueshme, jo për shkak se nemund të gjendemi këtu dhe të debatojmë me njëri-tjetrin lidhur me këtë çështje, por sepse kjo nukndihmon opinionin publik. Kjo nuk ndihmon aspolitikëbërjen ndërmjet nesh, madje edhe më keq,as forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhekorrupsionit në vend.

Nuk dua të merrem me politikë këtu përballëjush për një situatë sa qesharake, aq edhemediokre, ku edhe kur kapim vrasësit, na inumëroni si të vrarë. Por të paktën hajde të jemitë gjithë më seriozë dhe të bëhemi të gjithë bashkë.Ju kam ftuar shumë herë në çdo fjalim timin dhe juftoj që të luftojmë krimin e organizuar dhekorrupsionin në këtë vend, por mos u katandisnideri në pikën sa të dilni përpara qytetarëveshqiptarë dhe t’u thoni paçavure të këtij tipi medeklarata të këtij tipi!

Në qoftë se ka shqetësime reale për situatëne kriminalitetit në vend, bujrum, hajde të flasimbashkë! Në qoftë se ka propozime reale prej jushse si ta zgjidhim këtë situatë, hajde ta zgjidhimbashkë, por ju lutem mos u katandisni në nivele tëtilla që të bëni deklarata kaq qesharake!

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka zonja Topalli.Patëm një propozim për punën e replikës, si

do ta vendosim? Do të bëjmë replikë në 60-minutësh, apo e lamë ta vendosim në seancën eradhës?

Viti 2013

52

Legjislatura e 8-të

(Ndërhyrje nga salla.)Nuk ka kuptim, e lamë për radhën tjetër

replikën.Dakord. 2 minuta replikë.Flamur Noka – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë, në fakt, kisha vendosur të

mos flisja për çështjet e rendit dhe të sigurisë pambushur 100 ditë kjo qeveri, sepse desha tëmbushen 100 ditë dhe pastaj të shihnim, por jemitë detyruar të flasim, sepse qytetarët dhe publikukërkojnë të vërtetën. E vërteta po fshihet dhe pofabrikohet një tjetër, joreale që po u serviretqytetarëve.

Zoti Ministër, a ka ndodhur ndonjëherë nëRepublikën e Shqipërisë që komunikatat opera-tive t’ i nxjerrë Ministria e Brendshme dhepersonalisht ministri? Kush ka punuar në Policinëe Shtetit e di shumë mirë se komunikatat i nxjerrgjithmonë policia. Pse ke marrë përsipër t’i bëshvetë komunikatat dhe nuk ia lë organizatës, sepsendërhyrja politike është, automatikisht falsifikim?Ke thënë se janë 23 të vrarë për dy muaj.

Zotëri, u ngrita dje në mëngjes dhe pashëtelevizorin: një i vrarë me mjete të forta dhe njëtjetër me makinë në Fushë Krujë. Para dy ditësh,po në mëngjes, i biri vrau të atin në Krujë, në Fiergruaja bashkë me të dashurin vrau burrin. Nëkombinat makinat, duke bërë garë, përplasen dhenxjerrin pistoletat si sherifët dikur në kohët ehershme të Amerikës. Çfarë po tregon ti? Ato qëpo shohin shqiptarët dhe të gjithë ne janëgënjeshtra, apo ato që thua ti? Janë gjëra që ishohin e i lexojnë të gjithë qytetarët dhe po ipërjetojnë.

Ju ke dërguar letër edhe homologëveeuropianë në lidhje me drogën se ka arritje 50%më shumë se më përpara. Më thoni, sa ishte sasiae drogës që u kap në Greqi? Të iku. Po në Itali?Ishte 1,1 tonë. Si u ngarkua kjo drogë? A e dini sepeshkarexha është ngarkuar nga drejtori i Policisësë Durrësit dhe ka shkuar 20 milje larg Portit tëDurrësit, ku e priste anija italiane që u kap?Kontrolloje në sistem! Anija italiane ka hyrë një natëpërpara dhe është ngarkuar 20 milje larg portit tëDurrësit. Kjo është lufta që po i bën drogës? Më erëndësishme është se përse ndodhin këto? Askushprej nesh nuk e fajëson policinë, nuk mund tafajësojë njeri policinë, sepse faji është këtu lart.Pse? Kur policinë e nxjerr nga binarët e ligjit, kurpolicisë i jep detyra të tjera dhe jo ato që i caktonligji, atëherë policia detyrohet të bëjë ato që do t’i

thuash. Kur ka bërë vaki ndonjëherë, pesë, shtatëtë vrarë në një ditë në aksident? Kanë frikëqytetarët të hapin televizorin. Shqipëria ështëshndërruar si Kandahari. E kam pranuar gjatëkohës që isha ministër, se ishin shqetësim: kriminë familje dhe krimi i pasionit. E kemi pranuar dhemorëm masa. Sollëm paketën ligjore përndryshime në Kodin Penal, që filloi të jepte efekte.

Neve nuk na ka shkuar mendja të falsifikojmë.Do të mbani përgjegjësi penale, sepse po ndërhynijashtë kompetencave ligjore, duke përpiluarkomunikatë. Po fsheh të dhënat!

Ilir Meta – Ju lutem, sepse do të kemi seancatë tjera.

Flamur Noka - Ju lutem, vetëm 30 sekonda.Ilir Meta – Dakord, atëherë 30 sekonda, në

mënyrën më të saktë kronometrike.Flamur Noka - Zoti Ministër, në lagjen tënde

nuk po vë dot rend dhe qetësi. Në lagjen tëndebrenda një jave janë vjedhur dy shtëpi, komshinjme ty. Është vjedhur një makinë te pallati yt, sidhe një biznesmen ngjitur me pallatin tënd.

T’u vra, ndjesë pastë, shoku i ngushtë. Nuktenton, nuk guxon ose je i paaftë dhe nuk di tëzbardhësh ngjarjen. Çfarë rendi dhe qetësia dot’u ofrosh ti shqiptarëve, kur nuk i ofrove rendshokut tënd, pallatit tënd dhe lagjes tënde?

Ju faleminderit!Ilir Meta - Po, zonja Topalli.Jozefina Topalli – Çfarë ndodh në një vend

kur ministri i Brendshëm qesh, kur i përmend se tëvriten dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë qytetarëtë vendit tënd brenda një dite? Çfarë ndodh në njëvend, kur vendimet e Këshillit të Ministrave vrasinligjin dhe Kushtetutën? Çfarë ndodh në një vend,kur me urdhër administrativ vriten vendimetgjyqësore? Si quhet ai sistem, në të cilin urdhri iKryeministrit vlen më shumë se vendimet egjykatës, ligjet dhe Kushtetuta? Çfarë e dallon njësistem demokratik nga një regjim? Çfarë ndodhnë një vend ku ministri i Brendshëm qesh kur ipërmenden se janë vrarë dy, tre, katër, pesë,gjashtë, shtatë qytetarë të vendit brenda një dite?Çfarë ndodh në një vend kur vendimet e Këshillittë Ministrave vrasin ligjin dhe Kushtetutën? Çfarëndodh në një vend, kur me urdhër administrativvriten vendimet gjyqësore? Si quhet ai sistem, kuurdhri i Kryeministrit vlen më shumë se vendimete gjykatave, se ligjet dhe se Kushtetuta? Çfarë edallon një sistem demokratik nga një regjim?

Çfarë ndodh në një vend, kur në protokollin e

53

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

shtetit pranohet e vendoset fotoja e Enver Hoxhës,një ndër diktatorët më të egër në historinë enjerëzimit? Si e ka emrin ai regjim ku Kryeministrinë facebook-un e tij vendos me krenari dhe cinizëmfoton e diktatorit? Si quhet ai regjim ku nëfacebook-un e Kryeministrit urdhërohet varja nëlitar, plumbi pas koke dhe dënimi i ish-ministrit?

Si e kemi emrin ne? Në cilin sistem jetojmë?Çfarë vendi jemi ku në parlament që prej 3, 4, 6muajsh nuk ka ardhur asnjë reformë? Kanë ardhurvetëm dy akte normative, thellësisht nëkundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

Kanë ardhur tri l igje me procedurë tëpërshpejtuar. Kjo gjë në parlament ndodh në rasteshumë të rralla. Janë 4 marrëveshjet e qeverisëtjetër dhe vetëm një reformë, e cila është hedhurnë koshin e plehrave nga ndërkombëtarët në tëgjitha drejtimet.

Çfarë ndodh në parlament, kur ministrja delnga zyra e Kryeministrit për të bërë hetuesen nëemër të kryehetuesit, të kryeprokurorit dhe tëkryepolicit? Çfarë ndodh në një vend kur kërkohetqë policia të jetë e shtetit, kur shteti është bërëpolicor?

Të dashur qytetarë, të paktën në 10 vjetët efundit nuk ka ndodhur që me buxhetin e shtetit, kuvendoset për jetën tuaj, për tavolinën tuaj, përxhepin tuaj, për bukën tuaj, për sofrën tuaj, përfamiljen tuaj të shkelet ligjin. Duhet të vinte më 1nëntor. Sa jemi sot? Kanë kaluar 1 muaj e gjysmë.

Çfarë po ndodh me ekonominë tonë? Ku poshkojmë? Ku të çojnë këto borxhe? Po këto vrasjedhe këto sjellje? Sa vlen ligji te ne?

Çfarë është diktatori? Ka brirë ai? Jo, nuk kabrirë. Diktatori, në emër të ushtrisë, vendos dheurdhëron; urdhëron në emër të policisë; urdhëronnë emër të shërbimeve të ndryshme të të gjithallojeve. Ai nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parlament.Prandaj edhe herën e fundit tha: “Ne nuk kemi ligjepër të sjellë në parlament!” Ku po shkojmë kështu,të dashur qytetarë!

Zoti Kryetar i Kuvendit, ku po shkojmë kështu?Jeni bashkëqeverisës dhe bashkëkryetarë. Nëqoftë se shkatërrohet administrata, siç poshkatërrohet, si mund t’i kapësh kriminelët. Nëqoftë se shkatërrohet policia rritet numri i vlerëssë drogës së kapur të nisur nga Shqipëria. Nëseshkatërrohet siguria, si mund të ketë kuptim jeta?

Dy janë shtyllat kryesore: e para, është siguriae jetës. E dyta, është ekonomia.

Ku po shkon ekonomia jonë? A ju vret

ndërgjegjja juve kur hiqni njerëzit, të cilët kanë 20vjet në punë, kur u hiqni bukën e gojës njerëzveqë jetojnë me ndershmëri me rrogën e tyre, të cilëtjanë të zhytur në kredi për bukën e gojës? Çdoditë, në orën katër pa pesë u dërgoni letrën poshtëderës dhe u thoni se janë të ikur. Ka agoni dheterror në administratën e shtetit. Ku po shkojmëkështu? Kemi 20 e ca vjet që përpiqemi tëndërtojmë një shtet ligjor me vështirësi. Jemianëtarë të NATO-s. Po të mos ishim anëtarë tëNATO-s, kjo që ka ndodhur në këta 3-4 muaj ështëreplikim i baballarëve.

Zoti Kryetar i Kuvendit, më vjen keq, por duhett’ju them se është më mirë ta merrni përsipër dhetë thoni: “Po, jam në dijeni!” Nuk ka kryetarinstitucioni që nuk e di se çfarë ndodh nëadministratën e tij.

Po ju lexoj emrat e atyre që keni hequr ngapuna. Dua t’i falënderoj të gjitha vajzat dhe nënate reja, të cilat dridhen në shtëpitë e tyre që nukkanë as bukë, që kanë humbur peshë nga frika,nga terrori dhe nga agonia që u është bërë gjatëkëtyre muajve.

Falënderoj: Sidita Saraçin, Elma Hilgegën,Lekë Negrin, Jak Gjonin, elektricist, për bukën egojës, Gentjana Tabakun, Malton Dibrën, AlfredBojaxhiun, Arben Grorin, Bashkim Çokun, ShpëtimKacacin, Fatmir Shkëmbin, Najada Selmanin,Dorina Azon, Viktor Canosinajn, ShpëtimKelmendin, Altin Krajën, Teofik Kalleshin, OrnelaKiçin, Valbona Ukcamajn, qën kur i kanë dhënëletrën ka ngritur dy gishtat lart dhe ka thënë: “RroftëSali Berisha”.

(Ndërhyrje nga salla)Nuk tuten këto.Kanë bërë detyrën e shtetit dhe

prandaj i keni hequr, se të jesh mbështetës i PartisëDemokratike, je armik. Çfarë e dallon një sistemdemokratik nga një regjim diktatorial? Lufta eklasave. Ata nuk duhet të punojnë. Ata nuk duhettë jetojnë, emri i tyre nuk duhet të dëgjohet.Vazhdoni e dëgjoni! Ju kanë shërbyer juve,deputetëve, për 20 vjet rresht secili.

(Ndërhyrje nga salla)Hilda Ziu, Migena Dibra, Etrit Teliti, mbaruar

për elektronikë. Ka bërë të gjithë sistemin edixhitalizimit të Kuvendit, Suela Musta, doktorante,Krenar Velçaj, Renald Meço, mbaruar në Padova,Flevio Mozali, Enis Hoxha, Zmian Veliaj, Eni Pilko.E dini kush është Eni Pilko? Është në një nga filmatqë është dhënë në Kongresin Amerikan, ku nekrenohemi për besën e shqiptarëve, të atyre që

Viti 2013

54

Legjislatura e 8-të

në kushtet e Luftës së Dytë Botërore kanë mbrojturçifutët në vendin tonë. Është e bija e asaj familjeje.Kaq dini të bëni ju.

Vazhdojmë me emrat: Blerina Toslluku, JonNdoja, Erdit Malaj, Arta Sakja, në pritje këta, AgimPërllaku, Kolë Kamsi, Jetmir Karini në pritje, AlbanaElmazi. U ka shkuar letra të gjithëve këtyre. DianaTrashani, Nivini Lekaj, Anton Dukagjini, Pjerin Kiri,Agim Caka, Erjon Meta, Elena Misja, që ka 20 vjetnë punë, Arjeta Çefa, Amanda Karapici, GeltionHysolli, të gjithë janë me letra në duar, presin vetëmorën katër pa pesë, që t’u thonë: “Tani ikni!”. ErmalTauzi, Almida Bujari, Kostana Furxhi, EraldEsmallari, Albana Kraja, Irena Çobani, Baki Shehu,Marjola Xhorga, Nexhmije Gjana. Kjo ka ikur, sepseka dalë në pension, Mirxhina Lekaj, LekëTrahaxhia, Rudi Shiroka, Zamira Musaraj, ElonaToto, Rezarta Shtylla, Najada Kromidha. Këta tëfundit janë në listë pritjeje, por nuk e dinë nëse dotë ngelin në listë pritjeje apo çfarë do të ndodhëme ta.

Unë do t’ju them një gjë, zoti Kryetar: kthejininë punë këta njerëz, sepse kanë punuar përshtetin. Nuk kanë punuar për Jozefinën! Kanëndryshuar parlamentin. Ata u kanë shërbyer tëgjithë deputetëve jo vetëm këtyre që janë sot, poratyre të 20 vjetëve, që kanë bërë të ndryshojë kyvend dhe ky Kuvend.

Faleminderit!Ilir Meta – Nuk ka vend për procedurë.

Gjithsesi po jua jap fjalën. Urdhëroni, zoti Sterkaj!Paulin Sterkaj – Unë e njoh mirë ish-

Kryetaren e parlamentit dhe sot deputete. Ajo metë drejtë shqetësohet për gjithë këta njerëz që kanëhequr nga puna, por duhet të ishte e shqetësuaredhe para 8 vjetëve, kur kanë hequr edhepastruesit nëpër shkolla, institute dhe universitetenë qytetin e Shkodrës. Kjo gjë është e dhimbshme,por duhet parë se si këta njerëz janë marrë nëpunë. Janë marrë me konkurs, me dinjitet, me nivelprofesional apo me ndonjë arsye tjetër. Jozefinaduhet të kthejë kokën mbrapa, sepse në Shkodërasnjë që ka menduar si socialist e jo më që të ketëvotuar si socialist, s’ka për pasur shansin tëqëndronte në punë.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Urdhëroni, zonja Topalli për replikë!Jozefina Topalli – Përmendët socialistët. Unë

nuk ia kam lejuar kurrë vetes të heq ngaadministrata vetëm se është socialist. Shikojeni

administratën! Ju e dini mirë, ngrijini pak sytë lart.Ka qenë kryetare e PS-së në Shkodër dhe unë ekam marrë në punë, sepse ishte për bukën e gojës.Jozefina Topalli nuk ka bërë dallim. Gjatë 8 vjetëvenë Kuvend janë hequr gjithsej 4 veta, ndërsa jukeni hequr 60 e ca veta.

Unë kam një edukatë.(I drejtohet deputetit Sterkaj, i cili flet nga

vendi.) Mos flisni më!Ilir Meta – Ju lutem, mos e ndërprisni!Jozefina Topalli – Unë vij nga një familje, që

nuk mund ta tolerojë luftën e klasave. Nuk ekonceptoj dot të them se ky është socialist dhe dot’i heq bukën, ndërsa këtij që është demokrat dot’ia jap bukën. Nuk e kam bërë. Nuk e ka bërë asPjetër Arbnori 20 vjet më parë, kur u ndryshuasistemi dhe regjimi. Mos shkoni kaq larg! Jeni nërrugë të gabuar! Ekonomia është shumë keq. Urojme gjithë zemër që të mos shkojmë në recesion,por, me këtë që po shikoj, kam shumë frikë. Asnjerinuk e kontrollon situatën. Recesioni sjelldestabilitet politik, destabilitet social dhe neShqipërinë tonë të dashur, me halle e me vuajtje,duhet ta mbrojmë të gjithë bashkë. Ajo që po bëniështë në drejtim të gabuar.

Ilir Meta – Faleminderit!Unë i kërkoj shërbimit të seancës të zbardhë

diskutimin e plotë të zonjës Topalli, me të gjithëemrat që ajo përmendi. Mund të them se nuk njohdrejtpërdrejt asnjë emër të personave dhe nuk kamndërmend të merrem me administratën nëkundërshtim me ligjin, sepse nuk është detyra ime.Unë kam për detyrë, meqenëse u përmendënemrat, pra, që ka të bëjë me administratën eKuvendit, të kërkoj sqarime dhe të jap njëinformacion në seancën e parë të radhës, siçpremtova edhe më parë, për çdo emër, për çdoshqetësim dhe për çdo pretendim të ngritur këtu.

Përpara se ta jap fjalën zotit Balla, dua t’jujap një lajm të mirë. Parlamenti Europian e miratoirezolutën në seancën e sotme plenare.

(Duartrokitje.)Zoti Balla, urdhëroni!Taulant Balla - Rrini, pse largoheni! Qëndroni,

Xhozefinë, sepse duhet të dëgjoni se si hoqët pakkohë më parë një drejtues, të një drejtorie tërëndësishme në Kuvend, drejtorin përMarrëdhëniet me Jashtë, i cili kishte 40 vjeteksperiencë me të huajt dhe vutë drejtoreshë nëDrejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë tëparlamentit, mbesën e burrit tuaj.

55

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Qëndroni, Xhozefinë, të dëgjoni! Ju kanëfilluar dhembjet, sepse u largua edhe dhëndri juajnga Shërbimi Diplomatik në Francë. Një këngëtarmori përsipër të bënte diplomacinë shqiptare, nënjë nga shtetet më të mëdha të Europës.

Qëndroni, Xhozefinë, të dëgjoni se si vëllaijuaj, emigrant si shumë emigrantë të tjerë, u hoq,sepse gjatë qeverisjes suaj ishte konsulli shqiptarnë Milano. Qëndroni, Xhozefinë, të dëgjoni dhe tëkuptoni se ka edhe largime në administratë, sepsee kishit kthyer në një vend punësimi për familjarëttuaj.

Bërtet sot Xhozefina, sepse u hoq vëllai iTonçit nga dogana e Shkodrës, Tonçi është burri.Bërtet sot Xhozefina, sepse janë larguar njerëzit.Po, do t’i heqim, do të largohen familjarët edeputetëve nga administrata. E vërteta është sene duhet t’i respektojmë rregullat...

Ilir Meta – (I drejtohet deputetit Flamur Noka,i cili flet nga vendi.) Ju lutem, mos ndërhyni!

Taulant Balla – Dëgjo, Flamur, sepse kemiedhe për ty! Ne kemi premtuar deri në fund se dotë bëjmë transparencë për katrahurën që ka bërëFlamuri, për katrahurën që ka bërë Genci, përkatrahurën që ka bërë Arben Imami. Ju sot duhettë flisnit këtu dhe të thoshit: “Po, jemi të gatshëmtë vihemi në dispozicion të drejtësisë”, dhe jo tëshani e të hidhni baltë mbi ministrat e qeverisë, tëcilët kanë një detyrë dhe ajo është: të bëjnëtransparencë për të gjitha paudhësitë që keni bërëju në 8 vjetët e qeverisjes suaj.

Ti për çdo makinë që policia konfiskonte nëvend të ndaluar parkimi merrje, 50 mijë lekë. 50mijë lekë e paguante çdo qytetar “Flamurin epartisë” për makinën që i transportohej me tëpadrejtë.

Flasim për ish-ministrin e Mbrojtjes. Ai sotduhej të mbante vetëm një qëndrim e të thoshte:“Po, zotërinj, po, i dashur popull shqiptar, unë jamgati të vihem në dispozicion të prokurorisë, jovetëm për çështjen që ka çuar sot Ministria eMbrojtjes. Për një tender që nuk ka ndodhur kurrënë Shqipëri më parë, që kontrata është firmosurpërpara se të bëhej tenderi. Sigurisht, ministri iMbrojtjes duhet të pranojë që të shkojë paraprokurorisë dhe të vihet në dispozicion tëprokurorisë. E kishim edhe ne të vështirë që nërastin e hetimit të prokurorisë për kundrejt një prejpërfaqësuesve më të lartë të PS-së, kryetarit tëBashkisë së Vlorës, të bënim si ju, të thoshin “jo”,sepse kjo është politike, sepse kjo është e

qëllimshme.Përkundrazi, ne e kemi pranuar që të hetohet

kushdo, sepse standardi që duam të vendosim përtë gjithë shqiptarët, nuk ka rëndësi se nga vjen,sepse korrupsioni në Shqipëri nuk ka ngjyrë: nukështë as rozë, as blu, as i kuq, por korrupsioni nëShqipëri është i zi dhe prandaj ne duam qëkorrupsionin ta klasifikojmë si një krim të rëndë.Dhe çdo vepër korrupsioni që keni bërë, pranoniqë të hetohet. Pse keni frikë nga hetimi? Pse kafrikë ministri i Mbrojtjes, dhe belbëzon si ajo gjëjaqesharake për letra higjienike, ndërkohë që letrathigjienike i kishte kthyer në dokumente dhe përmesatyre dokumenteve ushqente fushatën elektoralëtë PD-së?

Pse keni frikë që të hetohet armatimi meparatë e të cilit u furnizuan tenderat për fushatënelektorale? Pse keni frikë që të hetohet çdo gjë qëkeni kryer për koncesione të dhëna me të padrejtë.Hajde flisni këtu!

Miratuam rezolutën. Thamë në rezolutën qëmiratuam këtu së bashku se jemi të gjithë bashkëdo ta luftojmë korrupsionin, por sa erdhi ligji, i cilirregullon ligjin antimafia, që korrupsioni tëndëshkohet deri në themel që pasuritë e vënapërmes korrupsionit të konfiskohen, PD-jamenjëherë tha “Jo, ne pranojmë të hetohetkorrupsioni të dënohet korrupsioni, por pasuritë evendosura nga korrupsioni nuk duhet të na preken.Erdhi ish- ministrja e Integrimit në Komisionin eIntegrimit dhe tha ne paratë nuk i mbajnë nëpërkëllëfë jastëkësh, por i kemi çuar nëpër bankajashtë shtetit dhe nuk dua që ligji të miratohet sekemi frikë se na merren paratë. Harrojeni! Paranëe vëna nga korrupsioni do të konfiskohen një përnjë dhe do t’i kthehen këtij populli sepse janë pafund. Secili prej jush me llogari të mbushura pafund me paratë e pista të korrupsionit, prandaj mosu nxitoni, merreni me qetësi, sepse ndryshimi sapoka filluar.

Faleminderit!Ilir Meta – Shumë shkurt, ju lutem!(Ka shkëputje incizimi.)Fjalën e ka deputeti Igli Cara.Igli Cara – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegëSot dua të diskutoj për një çështje sa teknike,

aq edhe politike, një pyetje që vlen për të gjithëne. A është Rama, Kryeministri i shqiptarëve, apothjesht i interesave të tija personale? A ka nëthemel të punës së tij zbatimin e Kushtetutës dhe

Viti 2013

56

Legjislatura e 8-të

ligjeve të vendit? Në greqishten e lashtë qeveri dotë thotë timon dhe, me pak fjalë, Rama i bie të jetëtimonieri ynë këto 4 vjet. Timonier osebashkëtimonier, kjo për shqiptarët pak rëndësi kasot, por dikush duhet t’i tregojë Ramës se, të jeshtimonier, nuk do të thotë që mund ta çosh anijen,qeverinë dhe vendin nga të duash.

Për t’i paraprirë këtij fenomeni, tipar dallues idrejtuesve pa vizion për të ardhmen, në këto qindravjet demokraci kudo në botë, shtetet kanëpërcaktuar kode dhe rregulla, rrugët mbi të cilatnjë qeveri do të ecë, që do të thotë se janëvendosur ligje dhe akte nënligjore, të cilatrregullojnë anarkinë dhe nuk lejojnë askënd qoftëedhe bashkëkryetarë shtetesh të abuzojnë mepushtetin.

Të drejtosh qeverinë, zoti Rama, do të thotëtë pranosh me përulje dhe mirënjohje që kjoShqipëri që kemi sot, me të mirat, me problemetdhe me pamundësitë e saj ka nevojë për të gjithëne dhe, për më tepër, që anija të shkojë përparanjerëzit brenda saj kanë nevojë për më shumëpaqe e mirëkuptim, për më pak tritol dhekërcënime.

Anija është e jona, zoti Rama, dhe ju e kushdotjetër jeni i përkohshëm në atë timon. Këtë e kemivendosur 23 vjet më parë, ne studentët e dhjetorit.Të drejtosh qeverinë nuk është si të bësh koshapo të përziesh ngjyrat, të drejtosh qeverinë do tëthotë në radhë të parë të respektosh Kushtetutëne vendit dhe të gjitha aktet ligjore që burojnë prejsaj. Pse e them këtë? Kushtetuta, në nenin 158/1thotë se Kryeministri, në emër të Këshillit tëMinistrave, i paraqet Kuvendit projektligjin përbuxhetin e shtetit gjatë sezonit të vjeshtës, i cilinuk mund të mbyllet pa e miratuar atë. Më tej ligjiorganik i buxhetit për hartimin dhe zbatimin nënenin 22/1 thotë që Këshilli i Ministrave, pasishqyrton buxhetin e shtetit dhe e miraton atë edërgon për shqyrtim dhe miratim në parlament,brenda datës 20 nëntor të vitit pasardhës.Aktualisht jemi me 12 dhjetor, pra Kryeministriështë 22 ditë me vonesë.

Dikush mund të thotë se ky sesion ka akomaditë, por nuk mbaron me kaq. Që nga 1 nëntoriduhet të ishte diskutuar dhe më pas miratuarpaketa fiskale e cila në thelb është edhe reflektimipolitik i kësaj qeverie. Por siç dihet as kjo nuk naështë paraqitur. Nëse do të veprohet normalisht,kjo paketë fiskale do të kërkojë diskutimet megrupet e interesit, njësitë vendore apo edhe kohën,

sipas ligjit, për diskutim në të gjitha komisionetparlamentare, që do të thotë se teorikisht dhepraktikisht është e pamundur të mbyllet brenda vitit.

Nuk mbaron përsëri me kaq, sepse kemiafatet ligjore të miratimit të Presidentit dhe kohëne hyrjes në fuqi. Zoti Rama duhet të zgjohet seështë me vonesë. Dikush nga ju, kolegë deputetësocialistë t’i bjerë kambanës së zgjimit për zotinRama, pse jo t’i japë edhe ndonjë leksion përqeverisjen e shtetit dhe t’i tregojë se Shqipëria nukmund të jetë një bashki e madhe, siç ai do të kishtedashur.

Dëgjova kolegun Braçe, megjithëse efalënderoj që e pranoi faktin se buxheti dhe paketanuk kanë ardhur, por nuk u tha shqiptarëve mëhapur se çfarë po ndodh. Buxheti i shtetit do tëhartohet dhe do të bëhet i operueshëm të paktënme dy muaj vonesë e kjo për ta do të thotë sebashkitë dhe komunat do të jenë pa buxhet.Shërbimet ndaj qytetarëve dhe investimet në todo të shtyhen për të paktën dy muaj; biznesi i madhështë komplet i paqartë për paketën fiskale dhepër rrjedhojë të gjitha planet e tyre të investimevefinanciare për vitin që vjen janë ende pezull; Biznesii vogël dhe ai familjar, të gjitha pasiguritë që njëqeverisje si kjo e Ramës prodhon edhe qëpremtimet e shkuara në librin e gënjeshtrave pofshihen një e nga një.

Profesionistët presin më shumë tatim mbi tëardhurat personale, më pak shpenzime e më pakmundësi e alternativa në jetën e tyre. Taksat epremtuara që do të hiqen, tatimet e premtuara qëdo të shtohen, 300 mijë vende pune që do tëhapen, legalizim falas e legalizim me para, biznesiqë do paguajë më shumë nuk e di sa e sa gjëra tëthëna sot e të thëna mot janë një amulli drejtimi efunksionimi, për t’ia thënë me fjalët e veta: njëqeverisje rrumpallë apo një qeverisje mearrogancë. Këtë shqiptarët kanë nevojë sot takujtojnë e ta kuptojnë.

Kur theksoj arrogancën e Ramës, kërkoj tësjell në vëmendjen tuaj që ai qeverisi dy vjetbashkinë e Tiranës pa buxhet të miratuar nëKëshillin Bashkiak, model që copy-paste jua dhaedhe të zgjedhurve, siç është rasti i bashkisë sëDurrësit që në vitin 2013, nuk pati as paketë fiskaletë miratuar dhe as buxhet. Kur theksoj qeverisjenrrumpallë kërkoj t’ju kujtoj ju bashkëqytetarë, juvetë nderuar kolegë, një tjetër fakt: Rama ka premtuarnë fushatën e vitit 2013 heqjen e taksave përbiznesin e vogël, ndërkohë vetëm para disa ditësh

57

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

këto taksa jo vetëm mbetën në Bashkinë e Durrësit,por disa prej tyre edhe u rritën në paketën fiskaletë vitit 2014.

Rrumpallë apo arrogancë, papërgjegjshmëriapo paaftësi, mungesë vizioni apo mungesëkapacitetesh në qeverisje? Sot para nesh, parashqiptarëve ka shumë dilema, ka shumë pasiguri,ka më pak dritë për investime apo investitorët, kamë pak kurajë dhe iniciativë për bizneset e reja,ka më pak optimizëm për konsum, ka më pakshpresë për vendet e reja të punës.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka zonja Harito, ministre

e Inovacionit dhe Administratës Publike.Milena Harito – Faleminderit, zoti Kryetar!Do të jap një shpjegim shumë të shkurtër mbi

çështjet e administratës.E para, do të doja të ftoja ish-kryeministrin,

deputetin Berisha të vijë në mbledhjen që kemiorganizuar nesër në Teatrin e Operës dhe Baletitme administratën publike. Është i ftuar nga unëpersonalisht, të shikojë që kemi ftuar administratënpër të ndarë me të vizionin tonë, për tëbashkëpunuar me të, pra në thelb për t’ irespektuar. Por sigurisht që zotëria as nuk e di seç’është respekti. Kështu që për këtë arsye nuk kabërë asnjëherë mbledhje të këtij lloji, por le të vijëe le ta mësojë se çfarë është. Është i ftuar nesërnë orën 17:30. Mund t’ia transmetoni.

Kam edhe një shpjegim fare të shkurtër mbiadministratën publike dhe nëpunësin civil.Administrata po ristrukturohet për t’iu përshtatur

vizionit dhe objektivave të programit tëmazhorancës sonë dhe njëkohësisht ajo poshfryhet me afërsisht 20% për të ulur shpenzimetdhe kostot. Kolegët që shqetësoheshim për numrine ministrave, le të qetësohen se administrata dot’u kushtojë më pak taksapaguesve shqiptarë.

Pas kësaj shfryrjeje janë sot gjithsej rreth 200nëpunës civilë që nuk përputhen më me vendet epunës që ata mbanin. Në përputhje të plotë meligjin po shikohen rast pas rasti, pra secili prej tyrepo trajtohet rast pas rasti nëse ka aftësinë, kriteretqë të përshtatet me administratën profesionale qëduam të ndërtojmë dhe të konsolidojmë. Nësepërshtaten, bujrëm, i kanë vendet aty. Vendet janëtë shpallura, konkurset janë të hapura. Nëse jo,shikojeni hallin te vetja se pasivisht bëtë bodigardëtdrejtorë që t’i përdornit si sekserë dhe, në qoftë seata nuk përshtaten, ky s’është faji ynë.

Shikoni pak edhe problemet që keni meshifrat, se këta janë gjithsej rreth 200 vetë, i kenishtuar disa zero nga prapa kësaj shifre, ashtu siçkeni shtuar zerot në llogaritë tuaja bankare. Kështuqë, ju lutem, shikojeni edhe këtë gjë.

Faleminderit!Ilir Meta – Meqenëse 60-minutëshi ka kaluar,

u kërkoj falje të gjithë deputetëve nga të dyjakrahët, se këto diskutime do t’i bëjnë në seancëne radhës.

Mbyllet seanca për sot.Mirupafshim!

(Seanca mbyllet në orën 13:45.)

Viti 2013

58

Legjislatura e 8-të

Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Ilir Meta

E hënë, 16.12.2013Seanca e pasdites, ora 16:55

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancësplenare të datës 12.12.2013.

2. Miratimi i kalendarit të shqyrtimit e miratimittë projektbuxhetit të vitit 2014 dhe të projektligjevefinanciare.

Për votim:Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9948,

datë 7.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisëligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokënbujqësore”, i ndryshuar”.

(shumicë e thjeshtë)- Votimi në parim- Shqyrtimi nen për nen- Votimi nen për nen- Votimi në tërësi

Ilir Meta – Mirëmbrëma!Hapim seancën. Sot në rendin e ditës të

seancës kemi:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare

të datës 12.12.2013.2. Miratimin e projektkalendarit për shqyrtimin

e projektbuxhetit dhe të projektligjeve financiareqë kanë lidhje me të.

Njëkohësisht nga seanca e fundit kemi tëmbartur për votim projektligjin “Për një ndryshimnë ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimine vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve tëpronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar”.

Fillojmë me çështjen e parë të rendit të ditës.Ka ndonjë vërejtje për procesverbalin? Nuk

ka. Faleminderit! Miratohet.Kalojmë te çështja e dytë e rendit të ditës, që

është mjaft e rëndësishme, për të cilën kam thirruredhe këtë seancë plenare. Po sot është mbledhuredhe Konferenca e Kryetarëve, ku është diskutuarprojektkalendari për shqyrtimin e projektligjit përbuxhetin e vitit 2014 dhe të projektligjeve financiareqë kanë lidhje me të dhe kryetari i Komisionit përEkonominë dhe Financat, zoti Erion Braçe, kaparaqitur projektkalendarin. Kalendari nuk ështëmiratuar me konsensus, sepse nga ana epërfaqësuesve të opozitës, kryesisht ata që kanëmarrë pjesë në këtë Konferencë, ka pasur

propozime dhe mendime të ndryshme. Aktualishti takon seancës plenare të vendosë për këtëçështje mjaft të rëndësishme. Nga kryetari iKomisionit për Ekonominë dhe Financat, zotiBraçe, kemi një propozim të fundit, që ështëshpërndarë në tavolinat tuaja. Propozimi i tij ështëqë shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit“Për buxhetin e vitit 2014” dhe të projektligjevefinanciare që kanë lidhje me të” të shtyhet edhenjë ditë, pra më 28 dhjetor, ditën e shtunë të këtijviti.

Ndërkohë kemi disa amendamente të ardhuranga opozita për kalendarin e punimeve, që ështëpropozuar nga deputetët Myqerem Tafaj, YlliShehu, Albana Vokshi, Mesila Doda, JoridaTabaku, Ridvan Bode dhe Albina Deda. Në qoftëse doni, unë mund ta lexoj edhe tani, por mendojta lexoj më pas, sepse në emër të grupit secili katë drejtë të flasë 5 minuta.

Zoti Paloka, si mendoni? Unë mendoj se dotë ishte më produktive që çdo deputet të shpjegojëarsyet e amendimit përkatës pasi të shprehemi nëtërësi për kalendarin, për propozimet konkrete.Mund të veprojmë kështu?

Po, zoti Paloka, urdhëroni!Edi Paloka – Zoti Kryetar, sipas Rregullores,

për çdo amendim të kalendarit deputeti që do tëmbrojë amendamentin ka të drejtë të flasë 5minuta.

Ilir Meta – Po, patjetër. Edhe unë këtë juthashë.

Për sa i takon çështjes së parë të diskutimittë kalendarit në tërësi për projektbuxhetin e vitit2014 dhe të projektligjeve financiare, në bazë tëRregullores, përfaqësuesit e grupeve kryesoreparlamentare kanë të drejtë të flasin deri në 10minuta. Kush dëshiron të shprehet?

Po, zonja Topalli, për procedurë, urdhëroni!Jozefina Topalli – Faleminderit, zoti Kryetar!Siç janë në dijeni të gjithë, në parlament ka

ardhur buxheti i shtetit me vonesë rreth një muaj egjysmë. Kjo nuk ka ndodhur 10 vjet rresht nëKuvendin e Shqipërisë. Duket sikur këtij buxheti ikanë veshur një burka, që duhet ta mbajmë tëfshehtë, sepse asnjeri nuk duhet të marrë vesh seçfarë do të ndodhë me politikat ekonomike fiskale,me rrogat, me pensionet, me dëmshpërblimet për

59

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ish-të persekutuarit, për ish-pronarët e kështu meradhë. Kjo është një shkelje jashtëzakonisht erëndë, me mungesë të plotë transparence,gjithëpërfshirje të opozitës, të grupeve të biznesite kështu me radhë të bëra nga Kryeministri Rama.

Përveç kësaj, zoti Kryetar, sot në mëngjes nëwebsite-in e Kuvendit është vendosur ora kur dotë zhvillohej seanca plenare dhe pas kësaj ështëmbledhur Konferenca e Kryetarëve. Kjo është njëshkelje brutale e Rregullores së Kuvendit tëShqipërisë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit kjo situatënuk ka ndodhur asnjëherë, pra që më parë tëcaktohej orari dhe më pas të mblidhej Konferencae Kryetarëve.

Zoti Kryetar i Kuvendit, ju keni shkelur pikat 1dhe 3 të nenit 12 të Rregullores. Keni shkelur pikat1 dhe 2 të nenit 29 të Rregullores. Keni shkelurpikën 2 të nenit 30 të Rregullores. Po ashtu nëkapitullin e tretë keni shkelur pikën 2 të nenit 78 tëRregullores. Keni shkelur pikën 2 të nenit 79 tëRregullores. Me afatet që keni sjellë në mënyrë tëimponuar i bie që buxheti i shtetit, ashtu siç kaqenë praktika parlamentare e këtyre 3 muajve, nëshkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores, tëkonsiderohet dhe të shqyrtohet jo vetëm nëfshehtësi, por edhe me procedurë të përshpejtuarapo në formën e një akti normativ. Kjo është shkeljee Rregullores, e Kushtetutës dhe e të drejtave tëopozitës. Është fyerje për parlamentin dhe për çdoqytetar, sepse ky buxhet është i lidhur direkt mejetën, me pensionet, me të ardhurat, me biznesine kështu me radhë.

Zoti Kryetar, në qoftë se do të veprohet endekështu siç është vepruar gjatë këtyre 3 muajve,do të jetë shumë e rëndë për ju si Kryetar iKuvendit. Kjo është Rregullorja e Kuvendit tëShqipërisë. Është ligji me të cilin funksiononparlamenti. Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë, tëcilën, na pëlqen apo nuk na pëlqen, kemi detyrënqë ta respektojmë. Kjo është Rregullorja eKuvendit, zoti Kryetar, dhe nuk është një bllokçfarëdo. Ju kërkoj që të respektoni Rregulloren eKuvendit, hapësirat për opozitën në këtëparlament, si dhe të gjitha ato që kjo opozitëpërfaqëson.

Faleminderit!Ilir Meta – E di që ju e keni të shenjtë

Rregulloren e Kuvendit, por edhe unë i jam referuardhe i referohem vetëm Rregullores së Kuvenditdhe natyrisht i jam referuar dhe i referohem nëmënyrë të veçantë shqyrtimit të projektligjit për

buxhetin e shtetit dhe projektligjeve financiare, tëcilat Rregullorja i rregullon pikërisht në bazë tëneneve 78, 79 e në vijim. Në këtë drejtim Kryetarii Kuvendit ka për detyrë të njoftojë menjëherëKuvendin për paraqitjen e projektligjit të buxhetittë shtetit dhe të projektligjeve financiare që kanëlidhje të drejtpërdrejtë me të.

Së dyti, Kryetari i Kuvendit ka të drejtën dhedetyrimin që brenda 2 ditëve të mbledhëKonferencën e Kryetarëve, në të cilën paraqitetnga ministri i Financave projektligji i buxhetit tështetit dhe projektligjet financiare që kanë lidhje tëdrejtpërdrejtë me të dhe vendoset për kalendarine punimeve në komisionet e përhershme dhe nëseancë plenare. Të gjitha këto janë bërëmenjëherë, me përjashtim të shtyrjes së mbledhjessë Konferencës së Kryetarëve, të cilën unëmendova, meqenëse edhe ju vetë e kishit kërkuar,por dhe shumë kolegë nga mazhoranca kishinkërkuar që menjëherë të procedohej, të bëhej ditëne diel pasdite. Pas komunikimeve që pata me zotinPaloka, e shtymë për ditën e hënë paradite. Pra,këtu nuk ka asnjë shkelje të Rregullores sëKuvendit, po të kemi parasysh se po diskutojmëpër projektligjin për buxhetin dhe projektligjetfinanciare. Këto rregullohen në mënyrë të posaçmenga Rregullorja e Kuvendit.

(Ndërhyrja nga salla)Unë nuk kam ndër mend të hyj në debat me

ju, sepse nuk ka arsye për të bërë debat me ju.Përkundrazi, kam shumë respekt për ju dhe pokështu edhe për Rregulloren, që e kemi bërë tëgjithë bashkë.

Për sa i takon kalendarit në tërësi, në emër tëGrupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zotiPaloka.

Urdhëroni për procedurë kolegu ynë zotiBerisha!

Sali Berisha – Zoti Kryetar,Nuk ndodh në Europë, nuk ndodh në botë që

një buxhet të paraqitet si buxhet klandestin paraqytetarëve të vendit. Ky është një buxhetklandestin, i hartuar dhe i formuluar pa asnjëkonsultë me qytetarët e këtij vendi. U përdor siargument se “u vonuam nga negociatat me FMN-në”. A mund t’ju bëj një pyetje? Si ka mundësi qëme FMN-në të merreni dy muaj dhe me qytetarëte këtij vendi as dy ditë? Kjo që po ndodh të kujtontërësisht ligjet me procedurë të përshpejtuar. Poky është buxheti. Janë të gjitha të ardhurat dheshpenzimet e një viti. Është buxheti i dytë i çdo

Viti 2013

60

Legjislatura e 8-të

qytetari shqiptar. Nuk mund të trajtohet në mënyrëtë tillë. Nuk ka ndodhur kurrë të trajtohet në mënyrëtë tillë buxheti, ndaj mundësisht të japim kohënpër konsultën me qytetarët, si të parashikohet, aqmë tepër kur ministra të këtij kabineti janëshndërruar në megafonë mashtrimi në mënyrë tëpaimagjinueshme. Dëgjoja njërin prej tyre sot tëthoshte se 97 për qind e shqiptarëve përfitojnë ngaulja e taksave. Po çfarë i kujtoni ju shqiptarët, hunjtë kuq? T’u thuash shqiptarëve se po përfitojnë 97për qind nga ulja e taksave, në një kohë kurpërfitojnë maksimumi 70 000 shqiptarë, ndërkohëqë penalizohen totalisht nga foshnja në djepe deritek ai 100-vjeçari!

Zoti Kryetar, qeveria “Rama-Meta” pofunksionon si një institucion mashtrimesh. Çdo ditëpërfaqësues e zëdhënës të saj mashtrojnëqytetarët në mënyrën më të pamëshirshme. Kjoështë politikë e destabilizimit, sepse mund tërenditësh një sërë gënjeshtrash, por një ditë tëgjithave do t’u dalë e vërteta. Mos u mburr duke uthënë shqiptarëve se po ul taksat për 330 mijë,sepse atë e hoqëm ne. Ajo ishte taksa që hoqëmne. Me këtë do të mashtroni ju? Taksën mbi tëardhurat personale për punonjësit me paga nën30 000 lekë e hoqëm ne.

Ilir Meta – Ju lutem, por ky është diskutim nëparim, nuk është për procedurë.

Sali Berisha – Jo, jo, është për procedurë.Ilir Meta – Është në parim. Ne do të

diskutojmë në parim në komisione, në seancëplenare, pastaj do të diskutojmë edhe nen për nen.

Sali Berisha – Atëherë mbetem te procedura.Jepuni qytetarëve shqiptarë të paktën dy ditë

kohë, ndërkohë që deklaroni se me FMN-në kenidiskutuar dy muaj. A nuk kanë të drejtë shqiptarëttë diskutojnë një javë për buxhetin e tyre vjetor? Anuk është kjo djersa e ballit të tyre, që u merretnëpërmjet taksave? A nuk janë këto shpenzimepër ata?

Ju po e çoni vendin drejt destabilizimit. Kenimarrë një revansh që absolutisht do t’ju kushtojëshumë shtrenjtë. Shqiptarët nuk jua dhanë votënqë ju të mos pyetni për asgjë për qytetarët e këtijvendi. Nuk duhet të shumëzoni me zero opozitëndhe t’i impononi asaj qëndrime që nuk do të dontekurrë t’i merrte. Nuk duhet të mbani këtë qëndrimndaj biznesit dhe ndaj grupeve të interesit.

Ilir Meta – Kjo është për diskutimin në parim.Për procedurë janë 5 amendamente të propozuaranga përfaqësues të opozitës, se ndoshta nuk e

keni informacionin.Sali Berisha – E di procedurën, por unë e

kam me procedurë të hapur.Ilir Meta – Ne po diskutojmë për procedurë.Sali Berisha – Të lutem, ajo është një taktikë

parlamentare.Ilir Meta – Taktikat dhe strategjitë

parlamentare ne duhet t’i respektojmë. Do të kemikohë për të diskutuar në parim.

Sali Berisha – Unë po e them haptas këtu:kthejeni buxhetin te qytetarët, diskutojeni megrupet e interesit dhe silleni këtu. Kjo po ndodhsepse ky është ansambli më i paaftë në historinëe këtij vendi. Na e sjellin buxhetin në prag të Vitittë Ri për të mos marrë vesh kush. Kjo nuk është endershme!

Ilir Meta – Do të diskutohet edhe me grupet einteresit.

Atëherë, kush do të flasë në emër të GrupitParlamentar të PD-së për projektkalendarin nëtërësi?

Po, zoti Paloka.Edi Paloka – Të nderuar kolegë dhe qytetarë

shqiptarë, Shkelja e ligjit dhe mungesa e plotë e

transparencës janë kthyer tashmë në normë tëkësaj qeverie dhe të kësaj mazhorance. Tështunën në darkë, vonë, në fshehtësi të plotë,qeveria kaloi një paketë fiskale prej 8 ligjesh dheprojektbuxhetin për vitin 2014. Ligjet më tërëndësishme që përgatit një qeveri, ligjet më tërëndësishme që kalon një parlament, por sidomosligjet më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë,u kaluan në pak çaste dhe në fshehtësi të plotë.Pas miratimit të tyre në qeveri askush nuk morivesh se për çfarë bëhet fjalë. Errësirë e plotë përqytetarët, por edhe për deputetët e këtij parlamenti.E njëjta skemë e ndjekur nga Rama edhe përçështjen e armëve kimike. Vetëm dje deputetët unjoftuan se do të mblidhej Konferenca e Kryetarëvepër të përgatitur e miratuar kalendarin për paketënfiskale dhe për projektbuxhetin.

Zoti Kryetar, dua të bëj edhe një sqarim: nekomunikuam dhe fakti pse u shty Konferenca eKryetarëve dje ishte pikërisht se nuk ishte zbatuarRregullorja që të mblidhej kryesia e Komisionit tëFinancave për të përgatitur kalendarin, gjë që nukndodhi as sot. Gjithashtu është shkelur Rregullorjaedhe në caktimin e relatorëve. Janë caktuar dyrelatorë nga Partia Socialiste, ndërkohë që nuk kandodhur kurrë një gjë e tillë. Gjithmonë ka pasur

61

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

një relator të PD-së dhe një të PS-së. Çdo gjë qëpo ndodh është në shkelje të plotë të ligjit, tëprocedurave parlamentare dhe në mungesë totaletransparence, siç është tashmë tipari i kësajmazhorance. Duke vonuar dërgimin eprojektbuxhetit në parlament, qeveria ka shkelurme të dyja këmbët nenin 29 të ligjit “Përmenaxhimin e shpenzimeve publike”, ku thuhetqartazi se qeveria është e detyruar ta miratojëprojektbuxhetin brenda datës 25 tetor dhe brendadatës 1 nëntor duhet ta ketë dërguar në parlament.Sot jemi më 16 dhjetor, pra plot një muaj e gjysmënë shkelje të këtij ligji. Argumentet që na u dhanëpër këtë edhe sot në Konferencën e Kryetarëve eqë me siguri do të jepen edhe këtu, ishin se qeveriakishte takim me FMN-në dhe prandaj u shkel ligji.Na u tha edhe se qeveria e Partisë Demokratikederi në vitin 2007 e ka shkelur këtë afat ligjor.

Së pari, qeveria e Partisë Demokratike nukka pasur sesi të shkelë deri në vitin 2008 një ligjqë është miratuar në vitin 2009.

Së dyti, nuk ka ndodhur kurrë qëprojektbuxheti të kalojë në parlament brenda 10ditëve, siç po kërkoni ta kaloni ju, zotërinj.

Në fakt, ky është edhe qëllimi i kësaj vonesedhe i shkeljeve të ligjit e jo FMN-ja. Nuk ka shqiptarnaiv, që të besojë se takimet me këtë apo me atëjanë argumente për të shkelur ligjin. Qëllimi i gjithëkësaj është që shqiptarët të mos marrin vesh seçfarë do të ndodhë me paratë e xhepit të tyre, qëshqiptarët të mos arrijnë të kuptojnë tani se çfarëgjëme e bombe të re u ka përgatitur Rama. Përkëtë arsye qeveria jo vetëm nuk i ka pyetur grupete interesit për projektbuxhetin e për taksat që po uvendos biznesit dhe gjithë shqiptarëve nëpërgjithësi, por as nuk i ka informuar ata. Për këtëarsye, në shkelje të plotë të proceduraveparlamentare, u kërkua në Konferencën eKryetarëve të kalohej një kalendar që nuk i lë kohëaskujt jo vetëm të reagojë, por as të njihet me disavendime që lidhen drejtpërdrejt me interesin engushtë të çdo qytetari shqiptar, që lidhendrejtpërdrejt me paratë që çdo qytetar do të nxjerrënga xhepi i tij. Janë lënë vetëm dy ditë kohë që tëdiskutohet paketa fiskale me tetë projektligje,ndërkohë ato cenojnë jetën e tre milionëshqiptarëve. “Janë ligje të shkurtra”, - na u tha sotnë Konferencë, a thua se bëhet fjalë për ligjet qëmbrojnë bretkosat nga zhdukja. E kam thënë disaherë dhe po e përsëris se për një projektligj qëkishte të bënte me zëvendësimin e tahometrave

në maune nga mekanikë në dixhitalë është kërkuardy javë kohë nga Partia Socialiste në Komisionine Ligjeve. Ndërsa këto ligje dhe projektligje qenkantë parëndësishme dhe mjaftojnë edhe disa orë qëne t’i diskutojmë dhe t’i miratojmë ato!

E përsëris edhe një herë se e gjithë kjo bëhetpër t’iu fshehur shqiptarëve atë që do të ndodhëme miratimin e kësaj pakete fiskale dhe të këtijprojektbuxheti: bëhet për të fshehur faktin se paskësaj të gjithë shqiptarët do të paguajnë më shumëdhe do të bëhen më të varfër. Të gjithëve do të naduhet të paguajmë dyfishin për shtëpitë që na kalënë babai, por edhe kur jemi me qira. Të gjithë dotë paguajmë më shumë për naftën dhe për një sërëmallrash të tjera konsumi, për të cilat kjo qeveri rrittaksat me këtë paketë fiskale. Me këto veprimekjo qeveri shpreson që shqiptarët të mos marrinvesh se pas miratimit të kësaj pakete vendet e tyretë punës janë të rrezikuara, sepse qindrabiznesmenë do të paguajnë më shumë taksa epër rrjedhojë do të jenë të detyruar të mbyllin memijëra vende pune. Qeveria shpreson se ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit, të cilëve Rama upremtoi se do t’i shpëtonte nga “diskriminimi” i SaliBerishës, të mos kuptojnë se ai u ka ulur disa herëshpërblimin, po ta krahasosh me shpërblimin që ujepte Berisha kur “i diskriminonte”.

Kjo bëhet edhe për pensionistët, për të cilëtRamës i qan zemra shumë (!) që ata të mos marrinvesh se këtë vit nuk do të ketë asnjë qindarkë rritjepensionesh për ta. Për këto dhe shumë arsye tëtjera ne nuk e pranuam kalendarin që na u paraqitdhe kërkojmë që diskutimit të këtyre projektligjevet’u jepet koha e duhur. Gjithashtu grupeve tëinteresit t’u jepet koha e duhur që të njihen dhe tëjapin objeksionet e tyre dhe ajo që është më erëndësishme t’u jepet kohë qytetarëve që të njihene të kuptojnë atë që u ka përgatitur Kryeministri i“një milion shuplakave”. Prisni, të dashur qytetarë,e sidomos ju që e votuat Ramën, se nuk keni parëasgjë ende.

Zoti Kryetar, e thatë edhe ju që ne kemiparaqitur disa amendamente dhe do të diskutojmënë bazë të procedurave.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së, zoti

Gramoz Ruçi, urdhëroni!Gramoz Ruçi – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,Të nderuar deputetë,

Viti 2013

62

Legjislatura e 8-të

Kjo është një seancë e rëndësishme, pasibëmë kalendarin e një ligji tepër të rëndësishëmsiç është paketa fiskale dhe buxheti për vitin eardhshëm. Natyrshëm opozita ka objeksionet eveta, ashtu sikurse kemi pasur edhe ne kur ishimnë opozitë. Unë i mirëkuptoj, por përpara se të japdakordësinë për objeksionet e tyre dua të nënvizojse pretendimi i opozitës se buxheti këtë vit është ivonuar është i drejtë. Sigurisht, ne e kemi pranuarsot në Konferencën e Kryetarëve këtë kërkesë tëligjit, por, nga ana tjetër, opozita e sotme nuk ka tëdrejtë me arsyet tepër objektive të vonesës po kaqobjektive të paraqitjes së projektbuxhetit këtë vit.

Kolegë opozitarë, mos bëni sikur nuk jeni nëdijeni të situatës ekonomike. Atë nuk e sollëm ne,atë e gjetëm mes jush. Edhe krizën, edhe situatënekonomike, edhe borxhin që u keni bizneseve,edhe investimet e papërfunduara, edhe rrogat epadhëna të paraplegjikëve e kështu me radhë. Pra,nga njëra anë ka qenë kjo situatë, nga ana tjetërka qenë përgjegjësia shumë e lartë politike eqeverisë së re, që, pavarësisht se si e gjeti, kadetyrimin, objeksionin dhe përgjegjësinë politikeqë të gjejë rrugën e zgjidhjes. Mendoj se kjo ështëmë e rëndësishme se disa data më shpejt apo mëvonë në planin formal.

Së dyti, në vitin 1996 e përzutë FMN-në dhedihet se çfarë ndodhi në Shqipëri. E përzutë përsërinë vitin 2007 dhe ja ku është fundi: mosmonitorimidhe mosbashkëpunimi me FMN-në. Prandaj ne ethirrëm FMN-në, dhe këto që po themi nuk janëtonat, nuk i themi ne, por një organizëm që op-eron në mbi 180 shtete të botës. Pasi përfundoikjo, ja ku jemi: me një projektbuxhet jo në mënyrëklandestine, siç thoni ju; jo duke shkelur proceduratparlamentare, siç thoni ju.

Zotërinj, ju mos bëni as sikur nuk keni qenëkëtu, dhe as ne sikur nuk jemi këtu. Në vitin 2009ishit ju në pushtet, në vitin 2009 e fituat përsëri jupushtetin. Atëherë ju, ish-kryetarja e Kuvendit dheju ish-kryeministri i vendit, thuajeni që asnjëherënuk ka ndodhur kështu!

Zonjë e nderuar, zotëri i nderuar, në vitin 2009buxhetin e ke sjellë në datën 13 dhe e ke miratuarnë datën 26. Fiks 13 ditë. Kaq sa është ky kalendarisot, zonjë!

(Flitet nga salla pa mikrofon.)Po, po, në muajin nëntor. Në datën 13 nëntor

e ke paraqitur dhe në datën 26 nëntor e ke miratuar.Fiks 13 ditë, aq sa ka ky kalendar që po paraqesimne sot. Po atëherë në mënyrë klandestine erdhi?

(Flitet nga salla pa mikrofon.)Jo, jo, 13 ditë. Atëherë sollët një argument që

është kundër jush: se “nuk kemi qenë ne”. Ekuptoni që ky është autogol? Akoma më shumëqë nuk kemi qenë ne. Akoma më shumë që kishitkohë. Akoma më shumë që pa opozitën, këtijelektorati, këtyre grupeve të interesit duhej t’u bënittransparencën, duhej t’u linit kohë që ta njihnin këtëbuxhet, prandaj mos bëni siç them unë dhe të mosbëjmë siç keni bërë ju. Kjo është për arsye tepërobjektive. Atëherë nuk ka pasur asnjë arsyeobjektive që të mos diskutohej projektbuxheti për13 ditë, ndërsa sot ka arsye objektive që buxhetitë diskutohet për 13 ditë. Kam qenë unë kryetar igrupit; keni qenë ju, zoti Bode, ministër; keni qenëju, zonja Topalli, kryetare e Kuvendit nëKonferencën e Kryetarëve, ashtu sikurse ju sot,kur unë dje ju kam kërkuar më shumë kohë dhe junuk ma keni dhënë.

(Flitet nga salla pa mikrofon.)Nuk ma ke dhënë me një argument: “Ministër

i Financave, zoti Ruçi më ka kërkuar më shumëkohë”. “Unë jam ministri i Financave” ,- ka thënëBode”. Unë doja që buxhetin ta bëja aktiv në datën1, apo jo? Ka qenë ky pretendimi?

(Flitet nga salla pa mikrofon.)Atëherë, meqenëse nuk e bëj dot në datën 1,

zoti ish-ministër i Financave, më detyron ti tani tëplotësoj kërkesën tënde që të mos e bëj as nëdatën 1 shkurt?! Kjo është logjika e një ish-ministritë Financave? Jo, duhet të rrimë këtu të bëjmëtransparencën e plotë, ta zhvillojmë debatin tëplotë, natën, ditën, siç diskutojnë parlamentet eshumë vendeve të botës, tërë natën dhe tërë ditën,paradite dhe pasdite, dhe buxhetin do ta miratojmëbrenda këtij muaji. Kjo është përgjegjësia jonë, përkëtë jemi votuar.

Për sa i përket përmbajtjes së buxhetit, jemitë hapur të dëgjojmë çdo mendim tuajin, çdopropozim tuajin, çdo amendim tuajin dhe në planinpolitik të debatojmë, por jo të kundërshtojmë meamendimet që keni paraqitur këtu, se gjoja të hamëgjelin e Vitit të Ri dhe pastaj takohemi për tëdiskutuar për nxjerrjen e vendit nga krizaekonomike.

I nderuar Kryetar i Kuvendit, të nderuardeputetë, ne jemi të hapur. Ashtu sikurse u shtuanjë ditë, jemi gati të shtojmë edhe një ditë, edhe24 orë, edhe 48 orë, por buxheti do të diskutohetdhe do të miratohet brenda këtij kalendari tëmiratuar, që kufiri maksimal i tij është data 31

63

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

dhjetor. Ky është qëndrimi dhe pozicioni imazhorancës parlamentare.

Faleminderit!(Flitet nga salla pa mikrofon.)Ilir Meta – Jo, jo, e ka për replikë, sepse si

ish-kryeministër për problemin e datave mund tëketë ndonjë sqarim.

Urdhëro!Sali Berisha – Zoti Kryetar,Zonja dhe zotërinj deputetë,Të dashur qytetarë dhe qytetare,Kjo që ndodh është e paprecedent në

historinë e një vendi të lirë. Parafolësi foli përbuxhetin e vitit 2009, në një kohë kur ata nukndodheshin as në Tiranë, jo më në parlament nëatë vit, me urdhër të kryekreut të tyre. Parafolësimashtroi dhe tha se ne kemi përzënë FondinMonetar Ndërkombëtar. Ky është një trillim, zotëri!Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2007 e kaloiShqipërinë në artikullin 4, artikullin me të cilinbashkëpunon me të gjitha vendet e zhvilluara tëBashkimit Europian dhe vendet me stabilitetekonomik dhe financiar. Duhet të lexoni edhe njëherë artikullin 4, i cili është artikulli që ky institucionndërkombëtar përdor për vendet që nuk kanë mënevojë për mbikëqyrje. Ju brenda 4 muajve evithisët ekonominë shqiptare në atë shkallë, saqë“doktori” është i detyruar tani të aplikojëmarrëveshjen më të rreptë që ekziston në modeline tij. Brenda katër muajve me dekretin e gropës jurritët borxhin aq sa e kishim mbajtur ne në katërvjet dhe sillni këtu një buxhet që rrit borxhin, sëbashku me katër muajt, tri herë më shumë sesa ekemi rritur ne në katër vjet.

Për sa i përket gjendjes që e keni gjetur, ulëshuat si lukuni mbi arkën, sepse ne për invalidëtdhe ndihmën ekonomike lamë fiks 40 milionëdollarë. Ku janë? I futët në zyra, në xhepa, nëudhëtime e në orgjira. Ju nuk duhet të qeshni, jushkoni pushoni në resortet më luksoze të Europësdhe ua pretë shpërblimin punonjësve tëadministratës. Punonjësi i administratës e ka nëligj shpërblimin. E dini ju që atë 100 000-lekësh tëvjetër e ka të trupëzuar në ligjin e buxhetit? Dhe jutani shtrini duart mbi xhepat e sanitarëve, tëpunonjësve të ulët, të mesëm, të lartë tëadministratës publike dhe ua hiqni dhe festën eVitit të Ri.

Zoti Kryetar, për sa i përket asaj që thuhetkëtu, nuk është vetëm zëri ynë, por do të jetë edhezëri i qytetarëve për këtë buxhet. Ju vetëm sa

sajoni luftëra të brendshme. Po ndiqja sot lajmet.Unë një gjë të them, zoti Nasip: ajo është një betejëqë Fatmir Xhafaj bën kundër teje. Këtu do të jemine, po nuk doli kjo që po të them.

Ilir Meta – Zoti Bode, urdhëroni!(Flitet nga salla pa mikrofon.)Po si ish-ministër i Financave vetëm zoti Bode

është nga Partia Demokratike, kështu që...Ridvan Bode – Ma përmendi emrin, por

sidoqoftë e ndiej për detyrë të bëj një sqarim dhenjë replikë.

Në të vërtetë, kjo praktikë dhe kjo procedurëqë po implementohet për herë të parë përdiskutimin e buxhetit të shtetit dhe të ligjit të taksavepër një periudhë vetëm katërditore është unikale.Nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe nuk mundtë gjeni as vende që janë në luftë që të kenëndërhyrë në buxhet për 4 ditë, t’i kenë rritur 100për qind taksat dhe të kenë shtrirë dorën për tëmarrë një miliard dollarë borxh pa e diskutuar nëmënyrë publike me ata që janë të interesuar, meata që do të paguajnë dhe ata që do të përdorinkëto fonde. Kjo është unikale. Nuk ka bërë kurrëvaki që buxheti i shtetit të vijë në mes të muajitdhjetor.

Folët këtu për buxhetin e vitit 2009. Në vitin2009 buxheti ka ardhur në parlament në datën 18nëntor. Është diskutuar sipas një axhende të plotë,është konsultuar me gjithçka dhe është votuar nëmomentin që ka qenë gati parlamenti.

Vitin e kaluar ne i kemi kërkuar zotit Ruçi qëtë binte dakord për të diskutuar buxhetin, për tambajtur në parlament vetëm 35 ditë. Ai nuk pranoi.E mbajti 45 ditë. “Aq dua unë, - tha, - sepse mëduhet të diskutoj.” Dhe ishte në të drejtën e tij. Ekemi sjellë në datën 25 në parlament dhe e kemiprezantuar përpara kryetarëve më 3 nëntor. Ai karënë dakord që ta votojmë në datën 12 dhjetor,duke harxhuar gjithë kohën në dispozicion të tij.Aq më tepër që ky është një buxhet tërësisht iveçantë. Ka gati 13-14 vjet që në parlament nukka ardhur asnjëherë ligj për të rritur taksat eshqiptarëve. Është paketa e parë fiskale që vjenme një rritje drastike të taksave dhe që vendos nënjë taksim progresiv shumë të fortë 100 për qindtë shtresave të qytetarëve shqiptarë. Është i paribuxhet në historinë e Shqipërisë që vjen tëmiratohet në parlament dhe u thotë shqiptarëvese vetëm brenda një viti do të merren një miliarddollarë borxh për të qeverisur vendin. Kjo ndodhpër herë të parë.

Viti 2013

64

Legjislatura e 8-të

Ilir Meta – Zoti Bode, nuk kemi filluardiskutimin në parim.

Ridvan Bode – Për këtë arsye po themdomosdoshmërinë e diskutimit. Është i vetmibuxhet që në moment rrit je taksash nukkonsultohet me biznesin. Nuk kemi rritur kurrëtaksat, por vetëm i kemi ulur. Megjithatë, jemikonsultuar me biznesin, i kemi thirrur në parlamentvetëm e vetëm për të ruajtur balancat e tregut.Kurse me rritje thelbësore nuk pranohet tënegociohet dhe të diskutohet me biznesin.

Buxheti i shtetit nuk është arka e hajdutëve,që mblidhen në muzg, larg syve të njerëzve për tëndarë mallin e gjënë që kanë vjedhur. Buxheti ishtetit është kontribut i të gjithë shqiptarëve dheata duhet të njoftohen se si do të mblidhen dhe sido të përdoren paratë, ku do të gjenden paratë qëdo të përdoren në harkun e një viti. Ju nuk e donikëtë transparencë, prandaj doni që ta kalonihajdutçe, natën dhe larg syve të njerëzve për 24orë buxhetin.

(Flitet nga salla pa mikrofon.)Ilir Meta – Jua përmendi emrin?(Flitet nga salla pa mikrofon.)Dakord.Jozefina Topalli – Në historinë e parlamentit

nuk ka ndodhur kurrë që buxheti të vijë në gjysmëne muajit dhjetor për të përfunduar në fund të muajitdhjetor, në mes të të cilit kemi ditët e festave.

Kolegu im socialist foli për buxhetin e vitit 2009dhe u përpoq të justifikonte se pse ka ardhur mevonesë ky buxhet. Kjo është gënjeshtër! Ky ështëmashtrim, vetëmashtrim! Merreni si të doni. Nëqoftë se ju mendoni se kështu vendi ecën përpara,e keni gabim.

Zoti Ruçi, dua t’ju them se në fund të muajitshtator ka pasur një raport të FMN-së mbiekonominë shqiptare të deklaruar në Nju-Jork nëpraninë e ministrit të Financave, në të cilin thoshtese borxhi i shtetit është 62 për qind. Buxheti qëkeni sjellë sot në parlament e çon borxhin eshqiptarëve në 74-75 për qind. Rritja e borxhitështë 12 për qind. Ju keni marrë peng të ardhmene fëmijëve tanë, more! Ju po merrni peng tëardhmen e Shqipërisë! Çfarë keni sjellë në këtëbuxhet dhe pse e fshihni?

Deficitin shqiptar e keni gjetur 450 milionëdollarë dhe e keni çuar në një miliard dollarë përkatër muaj. Ku po e çoni vendin ju? Ku po e çoniekonominë shqiptare? Ky buxhet që keni sjellë nëparlament është buxheti i katastrofës së

ekonomisë. Sa për gjendjen që keni gjetur, zotiRuçi, lexoni raportin e Komisionit Europian, mosmë besoni mua. Lexoni raportin e BankësBotërore, mos më besoni mua. Lexoni raportin eFMN-së në fund të shtatorit, në fillim të tetorit, kuthotë: “Borxhi 62 për qind, deficiti 3 për qind, rritjeinvestimesh, rrit je eksportesh, stabilizimmakroekonomik.” Katër muaj dhe po e çoni vendinnë recesion. Ky është skenari grek. Ky ështëskenari i Papandreut. Ju sugjeroj që ta ndryshonikëtë buxhet që keni sjellë, por kohë Kuvendit dheqytetarëve nuk u keni lënë. Ne si opozitë kemi përdetyrë të sjellim amendamentet tona dhe të bëjmëçdo përpjekje që shqiptarët të marrin vesh se çfarëpo ndodh me të ardhmen e tyre.

Ilir Meta - Kalojmë në diskutimin eamendamenteve. Përpara se të fi l lojmëprocedurën e votimit...

(Ndërhyrje nga salla.)Ju keni të drejtë. Unë do të përpiqem t’ju njoh

bashkë me propozuesit e amendamenteve, sepseato janë depozituar para se të fillonte seanca.

(Debat në sallë.)Zoti Fino, jam i detyruar të respektoj

propozimet e kolegëve deputetë, pavarësisht seduhej të ishin depozituar 24 orë më parë, sepseçështja është shumë e rëndësishme.

(Ndërhyrje nga salla.)Nuk ka rëndësi. Ata edhe duhej të ishin njohur.

Nuk ka problem. Nuk është kjo më e rëndësishmja.Ju lutem!

Për vlerësimin e amendamenteve nga ana epërmbajtjes secili ka të drejtë të shprehet me votim.

Amendamenti i parë i propozuar nga zotiPaloka, në të drejtën e tij si kryetar i grupitparlamentar, është: “Në mbështetje të paragrafit4, neni 7 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë ekryetarit të grupit parlamentar propozoj ndryshimine pikës 7 dhe 11 të kalendarit të punës si mëposhtë:

Pika 7. Shqyrtimi në parim në seancë plenarëi projektligjit “Për buxhetin e vitit 2014” dhe iprojektligjeve financiare që kanë lidhje me të nëdatën 30.12.2013, ora 10:00.

Pika 11. Shqyrtimi në seancë plenare nen përnen dhe të tërësi i projektligjit “Për buxhetin e vitit2014” dhe i projektligjeve financiare që kanë lidhjeme të në datën 13.01.2014, ora 10:00".

Argumentimin e propozimit nuk ka nevojë talexoj unë, atë mund ta bëni ju, në qoftë se doni.

Kolegu ose një prej kolegëve, në rastet kur

65

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

janë 7 deputetë, ka të drejtë të shprehet 5 minutanë emër të propozuesve, në rast se dëshiron.Gjithashtu kush dëshiron të japë opinionin e tijkundër, ka të drejtë të flasë 5 minuta.

Zoti Paloka, ka nevojë të shpreheni?(Ndërhyrje nga salla.)Dakord. Faleminderit! Ishte në linjën e asaj

që ju shprehët më parë.Amendamenti tjetër është propozuar nga

kolegët deputetë Arben Imami, Aldo Bumçi, FlorionMima, Gjergj Papa, Elidon Bushati, Voltana Ademidhe zonja Jozefina Çoba.

“Në mbështetje të paragrafit 4 të nenit 27 tëRregullores propozojmë ndryshimin e kalendarittë punës si më poshtë:

1. Shqyrtimi i projektbuxhetit dhe projektligjevefinanciare nga komisionet e përhershmeparlamentare, sipas fushave që mbulon secili prejtyre.

2. Zhvillimi i seancave dëgjimore me grupet einteresit nga komisionet e përhershmeparlamentare, sipas fushave që mbulon secili prejtyre, në datat 20 deri 26 dhjetor 2013.”

Kush ka dëshirë të shprehet në përkrahje tëkëtij amendamenti?

Zoti Bumçi, urdhëroni!Aldo Bumçi - I nderuar zoti Kryetar i seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Ajo që po kërkojmë ne këtu është normale

dhe e thjeshtë. Ne kërkojmë që projektbuxheti dhepaketa fiskale të mos diskutohen vetëm nëKomisionin për Ekonominë dhe Financat, por tëdiskutohen në çdo komision parlamentar. Kjo ështënjë traditë e parlamentit. Kjo çështje nuk mund tëdiskutohet në dy ditë që na janë vënë nëdispozicion. Komisionet mbulojnë fusha tërëndësishme të vendimmarrjes, që lidhen me jetëne qytetarëve: për shëndetësinë, arsimin, bujqësinë,ekonominë e me radhë. Është shumë erëndësishme që ne të diskutojmë buxhetin në tëgjitha komisionet parlamentare dhe t’u japimmundësi qytetarëve, sipërmarrësve e shoqatave,sipas fushave që përfaqësojnë, të njihen meprojektbuxhetin dhe me paketën fiskale, në mënyrëqë të japin mendimet e tyre. Kjo është një kërkesënormale, që parlamenti duhet ta marrë parasysh.

Fakti që buxheti nuk hyn në fuqi dhe nuk bëhetdot operacional dhe funksional më 1 janar, do tëthotë se duhet të na i jepni këtë mundësi, sepsenë çdo rast ky buxhet i ardhur me vonesë nuk hyndot në fuqi në datën 1 janar.

Një qeveri nuk ka akt më të rëndësishëm sesabuxheti dhe paketa fiskale. Këto janë dy aktet dhengjarjet më të rëndësishme të një qeverie. Në katërvjet ju si qeveri dhe ne si parlament do të kalojmëvetëm katër akte të tilla. Mendoj se kjo tregon mësë miri rëndësinë e kësaj ngjarjeje, që nuk mundtë kalojë pa diskutuar dhe pa nxitur një debat metë gjithë shoqërinë shqiptare: me sipërmarrës,qytetarë, biznese e shoqata që mbrojnëkonsumatorët.

Se çfarë do të bëjë kjo qeveri vitin e ardhshëmdo të varet nga ky buxhet, prandaj ju duhet të najepni neve, e jo vetëm neve, por gjithë qytetarëvedhe sipërmarrësve, kohën e nevojshme për tëdiskutuar buxhetin, në mënyrë që qytetarët të dinëse sa taksa do t’u merrni nga buxheti familjar, sataksa do të merrni nga buxheti i çdo sipërmarrësitë vogël, të mesëm dhe të madh, sa nga këto lekëdo të shkojnë për shëndetësinë, për bujqësinë, përinfrastrukturën, për sigurinë dhe për gjithçka tjetërqë u intereson qytetarëve shqiptarë. Pra, nuk kaakt më të rëndësishëm.

Mua më vjen keq që ky akt i rëndësishëm(katër të tillë do të kaloni) po kalon në errësirë tëplotë. Mungesa e transparencës dhe e debatitështë kthyer në një filozofi tuajën. Në fakt, ju nukkeni filozofi tjetër, siç e treguat me armët kimike,kur një vendim që prekte sigurinë dhe shëndetin eqytetarëve shqiptarë deshët ta kalonit pa informuar,pa transparencë, pa e konsultuar.

Çfarë është buxheti i vendit? Është një akt qëprek sigurinë, shëndetin, shkollimin dhe ekonominëe qytetarëve shqiptarë. Si po e kaloni? Në të njëjtënmënyrë. Është e njëjta filozofi: arrogancë dhearbitraritet, që nuk do të konsultohet dhe nuk dotë dëgjohet. Po të njëjtën gjë bëtë me paketënligjore kundër korrupsionit, jo çfarë ju tha opozita,por çfarë ju tha OPDAT-i, çfarë ju tha ambasadaamerikane, nuk e keni konsultuar me ne dhe meinstitucionet shqiptare. Çfarë ju tha OSBE-ja nuke keni konsultuar me askënd. Bëtë të kundërtën easaj që donit të arrinit. Nuk luftuat korrupsionin,por bëtë të kundërtën. Çfarë shikojmë? Në tre muajkanë ndodhur tri ngjarje të mëdha. E para, armëtkimike. Nuk u konsultuat me njeri dhe nukinformuat njeri. E dyta, paketa kundër korrupsionit.Bëtë po të njëjtën gjë, me partnerët tanë dhe meinstitucionet shqiptare. Vijmë tek akti më irëndësishëm i një parlamenti, që është buxheti ivendit, i cili prek jetën e çdo qytetari, dhe paketafiskale, e cila, siç tha zoti Bode, për herë të parë

Viti 2013

66

Legjislatura e 8-të

në këta 14 vjet vjen në rritje. Po rritni taksat nëkohë krize. Po e bëni këtë pa u konsultuar dhe painformuar askënd.

Zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë të shumicës,Ju i keni votat dhe mund të vendosni për

çfarëdo vendimi që keni marrë, por të paktën përsy e faqe duhet t’i konsultoni vendimet me ne, mepërfaqësuesit e qytetarëve e të sipërmarrësve. Jukeni mundësi të merrni çdo vendim, portransparenca është detyrim, ndaj duhet ta bëni.

Faleminderit!Ilir Meta - Faleminderit!Komisionet e përhershme parlamentare, në

bazë të Rregullores, kanë të drejtë të jenë aktive,aq sa ato e gjykojnë vetë të arsyeshme, përdiskutimin pa kufizim të të gjitha projektakteve qëkanë ardhur. Edhe për sa u takon seancavedëgjimore është e njëjta gjë. Do të na duhet tëpunojmë ditë e natë për kalendarin që do tëmiratojmë në fund.

Faleminderit, zoti Bumçi!Kalojmë tek amendamenti tjetër.Amendamenti i tretë ka një pikë: paraqitja e

projektligjit “Për buxhetin e vitit 2014” dhe iprojektligjeve financiare që kanë lidhje me të ngaministri i Financave dhe pyetje rreth tij, data18.12.2013, ora 11:00. Ky amendament ështëpropozuar nga deputetët Arben Ristani, KastriotIslami, Mëhill Fufi, Ardian Turku, Liljana Elmazi,Eduard Selami dhe Luçiano Boçi.

Kush e do fjalën të shprehet në emër tëdeputetëve? Nuk ka.

Kalojmë tek amendamenti tjetër: “Përkalendarin e punimeve të Kuvendit, në mbështetjetë paragrafit 4 të nenit 27 të Rregullores sëKuvendit të Shqipërisë propozojmë ndryshimin epikave 2 deri në 6 të kalendarit të punës si mëposhtë:

a) Projektligji për disa ndryshime në ligjin «Përtatimin mbi të ardhurat», i ndryshuar” të jetë nëdatën 19.12.2013, ora 10:00.

b) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin nr. 9975 «Për taksat kombëtare», indryshuar” të jetë në datën 19.12.2013, ora 14:00.

c) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin «Për procedurat tatimore në Republikëne Shqipërisë», i ndryshuar” të jetë në datën20.12.2013, ora 10:00.

ç) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin «Për akcizat në Republikën e Shqipërisë»,

i ndryshuar” të jetë në datën 20.12.2013, ora 16:00.d) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr. 9632 «Për sistemin e taksave vendore»,i ndryshuar” të jetë në datën 23.12.2013, ora 10:00.

dh) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin nr. 7928, «Për tatimin mbi vlerën e shtuar»,i ndryshuar” të jetë në datën 23.12.2013, ora 16:00.

e) Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.7811 «Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.782 ‘Për sistemin fiskal në sektorin ehidrokarbureve, kërkim-prodhim” të jetë në datën24.12.2013, ora 10:00.

f) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin nr. 10383 «Për sigurimin e detyrueshëmtë kujdesit shëndetësor në Republikën eShqipërisë», i ndryshuar” të jetë në datën24.12.2013, ora 16:00.

Diskutimi në parim i të ardhurave tëprojektbuxhetit të vitit 2014, vazhdimi i diskutimittë të ardhurave të jetë në datën 26.12.2013, ora12:00.

Vazhdimi i diskutimeve të shpenzimeve dhediskutimi në parim i shpenzimeve të projektbuxhetittë jetë në datën 27.12.2013, ora 10:00.

Diskutimi në parim i borxhit dhe vitit buxhetor,projektbuxheti për vitin 2014 dhe shqyrtimi iraporteve të komisioneve të tjera të përhershmetë Kuvendit për vlerësimin në parim të projektligjit“Për buxhetin e vitit 2014” dhe miratimi i raportit tëKomisionit për këtë projektligj të jetë në datën28.12.2013, ora 10:00.”

Këtu është edhe argumentimi i propozimit tëbërë nga deputetët Kozma Dashi, Igli Cara, OerdBylykbashi, Majlinda Bregu, Eleni Qirici, SherefedinShehu dhe Roland Keta.

Kush do të shprehet për këtë amendament?Zoti Sherefedin Shehu.Sherefedin Shehu - Kemi paraqitur këto

amendamente për faktin se kemi një paketë qëpërbëhet nga tetë ligje fiskale dhe që shoqëronedhe ligjin mbi buxhetin e shtetit.

Ne gjykojmë se koha e parashikuar nëkalendar është e pamjaftueshme. Për këtë kemiparasysh shumë faktorë, por ndër kryesorët do tëpërmendja faktin se në parlament ligjet për rritjene taksave vijnë të pakonsultuara me grupet einteresit, kryesisht me shoqatat e biznesit, të cilatkanë reaguar ashpër gjatë gjithë javës së fundit.Ndërkohë është rast i paprecedent që ndoshtajep...

(Ndërprerje incizimi.)

67

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Po të shikosh kalendarin, ka vetëm tri ditë nëdispozicion për shqyrtimin e ligjit për buxhetin eshtetit, i cili nga ana e tij kërkon dëgjimin e shumëaktorëve dhe grupeve të interesit, qofshininstitucione, individë apo grupe të tjera që kanëlidhje të drejtpërdrejtë ose indirekte me buxhetin eshtetit. Për këtë arsye ne kemi bërë një sërëpropozimesh, të cilat e shtrijnë në një afat më tëgjatë kohor shqyrtimin dhe diskutimin eprojektbuxhetit, por edhe të paketës fiskale që eshoqërojnë atë.

Në propozimin tonë kemi pasur parasyshedhe faktin se dëmi tashmë është me vonesën qëka shkaktuar qeveria. Pra, edhe në qoftë sepunojmë natë e ditë, ne nuk e bëjmë dot efektivbuxhetin në datën 1 janar. Për këtë arsye ështëmirë që qytetarët të kuptojnë çfarë fshihet paspropozimeve fiskale, çfarë fshihet pas shifrave tëbuxhetit të shtetit, sepse nuk mund të ketëshpjegim tjetër nxitimi i qeverisë për shqyrtimin dhemiratimin e këtij akti, që është edhe akti më irëndësishëm i qeverisë.

Ne si grup deputetësh kemi bërë një shtrirjemë të mirë kohore për shqyrtimin e këtyreprojektligjeve, amendamentet i lexoi Kryetari, dhemendojmë se kjo jo vetëm është rruga më e mirë,por njëkohësisht është në linjë edhe me praktikatmë të mira të shqyrtimit dhe miratimit tëlegjislacioneve në vendet demokratike.

Në emër të grupit të deputetëve propozuesdo të kërkoja që krahas kalendarit që nepropozuam të bëjmë edhe një axhendë të takimitme grupet e interesit, që nuk e bëri qeveria, porne si ligjvënës e kemi për detyrë ta bëjmë, sepsene përfaqësojmë qytetarët, përfaqësojmë grupete interesit, flasim dhe do të zbatojmë në emër tëtyre. Ju ftoj, të nderuar deputetë, që t’i marrimparasysh këto amendamente.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Kalojmë tek amendamenti i fundit, i propozuar

nga një grup deputetësh:“Në mbështetje të paragrafit të katërt të nenit

27 të Rregullores së Kuvendit, propozojmëndryshimin e pikave 8-10 të kalendarit të punës simë poshtë:

1. Seancë dëgjimore me grupet e interesit përprojektligjet financiare.

2. Seancë dëgjimore me grupet e interesit përbuxhetin në datën 3 janar 2014 në orën 10:00 dhe16:00.

Diskutimi nen për nen:a) Projektligji për disa ndryshime në ligjin

nr.8438 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar”të shqyrtohet në datën 4 janar 2014 në orën 10:00.

b) Projektligji “Për disa ndryshime e shtesa“Për taksat kombëtare”” të shqyrtohet në datën 6janar në orën 10:00.

c) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin nr.9920 “Për procedurat tatimore”, indryshuar” të shqyrtohet në datën 6 janar 2014në orën 16:00.

ç) Projektligji “Për disa ndryshime e shtesanë ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar” të shqyrtohet në datën 7 janar në orën10:00.

d) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, indryshuar” të shqyrtohet në datën 7 janar në orën16:00.

dh) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”” tëshqyrtohet në datën 8 janar në orën 10:00.

e) Projektligji “Për një ndryshim në ligjin përmiratimin me ndryshime të dekretit nr.782, sistemifiskal në sektorin e hidrokarbureve kërkim-prodhim” të shqyrtohet në datën 8 janar në orën16:00.

f) Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesitshëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, indryshuar” të shqyrtohet në datën 9 janar në orën10:00.

1. Shqyrtimi i raporteve të komisioneve të tjeraparlamentare për vlerësimin nen për nen dhe nëtërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2014” dhetë amendamenteve të paraqitura nga deputetë osenga grupe parlamentare.

2. Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi iprojektligjit për buxhetin e vitit 2014 dhe miratimi iraportit të komisionit në datën 10 janar në orën10:00 dhe 16:00.”

Këtu është edhe argumentimi i propozimit.Deputetët nënshkrues janë Myqerem Tafaj, YlliShehu, Albana Vokshi, Mesila Doda, JoridaTabaku, Albina Dede dhe Ridvan Bode.

Po, zonja Vokshi.Albana Vokshi – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Jam shumë kurioze të di: edhe sa kohë do

t’ju duhet juve, zotërinj të mazhorancës, që të vinie të flisni këtu si pushtetarë? Edhe sa kohë do t’ju

Viti 2013

68

Legjislatura e 8-të

duhet të vini këtu e të mos i vini gishtin opozitëspër çdo paligjshmëri tuajën? Edhe sa kohë do t’juduhet të vini këtu e të thoni se, “meqë e bëri keqBerisha në vitin 2009, që e shqyrtoi ligjin e buxhetitpër 13 ditë, unë do ta bëj edhe më keq, do tashqyrtoj vetëm për 8 ditë”? Sa kohë do t’i duhetministrit të Financave që të vijë këtu e të thotë që“e solla buxhetin me një muaj e gjysmë vonesësepse e kishte fajin Berisha, ai nuk bëri disa gjëraqë duheshin bërë”?

Të nderuar kolegë,Duke qenë në një linjë me të gjitha diskutimet

dhe qëndrimet që mbajtën kryetarët e komisioneveparlamentare të opozitës në mbledhjen eKonferencës së Kryetarëve sot paradite, unë duatë bëj disa propozime dhe amendime, sikurse elexoi edhe Kryetari, me argumentimin emëposhtëm:

Duke qenë se shqyrtimi në një afat 5-ditor iprojektligjit “Për buxhetin e vitit 2014” dhe i paketëssë përbërë prej 8 projektligjesh është praktikisht ipamundur, sikurse propozohet nga kalendari ishpërndarë për miratim, propozojmë që i gjithëprocesi i shqyrtimit në parim të ketë një afat dyjavor.Deputetët duhet të kenë kohën e mjaftueshme përtë shqyrtuar projektbuxhetin dhe paketën ligjore.Gjithashtu, në vlerësimin tim, një hapësirë enevojshme duhet t’u jepet grupeve të interesit përtë shprehur vlerësimet e tyre për projektligjet epropozuara.

Nëse shqyrtimi dhe miratimi nen për nenbëhet brenda javës, atëherë vlerësojmë se procesii miratimit do të ishte tërësisht jotransparent, nëkundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvenditdhe praktikën e mirë legjislative për shqyrtimin eprojektbuxheteve dhe projektligjeve financiare.

Sipas afateve të propozuara nga ana jonë,përsëri koha e lënë në dispozicion është e paktë,por, duke mbajtur në konsideratë vonesën prej dymuajsh nga ana e qeverisë, afati i miratimit ngaKuvendi propozohet të jetë më i shkurtuar. Në këtërast duhet të mbahet parasysh se edhe sipasafateve të propozuara nga ana juaj buxheti dheligjet financiare në asnjë rast nuk mund të bëhenefektive në datën 1 janar 2014 për shkak tëvonesave që ka shkaktuar qeveria në paraqitjen etyre. Megjithatë, ne vlerësojmë se në këtë rastserioziteti në shqyrtimin e tyre dhe mbi të gjithatransparenca dhe gjithëpërfshirja duhet të jenëparimet që udhëheqin këtë proces legjislativ.

Të nderuar qytetarë shqiptarë,

Ky buxhet është një minë me sahat, dhe kjoështë arsyeja pse qeveria dhe mazhoranca nukduan të japin kohë për ta shqyrtuar në mënyrën eduhur. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinëse do të paguajnë shumë më tepër në vitin 2014 enë vitet në vazhdim. Qytetarët shqiptarë kanë tëdrejtë të dinë se do t’u shkurtohen vendet e punëspërmes rritjes së taksave. Kjo dhe vetëm kjo ështëarsyeja që ju doni t’i kaloni në errësirë dhe pakonsultime këto projektligje dhe buxhetin e vitit2014. Ndaj do t’ju ftoja, zoti Kryetar dhe zotërinjdeputetë të mazhorancës, të ndërmerrni një akt tëvetëm qytetar në shërbim të qytetarëve shqiptarëdhe të jepni kohën e mjaftueshme për diskutimindhe miratimin e paketës fiskale dhe të buxhetit tëvitit 2014.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Me diskutimin e zonjës Vokshi përfunduam

paraqitjen e amendamenteve.Në fillim do të votojmë pesë amendamentet e

më pas propozimin e kryetarit të Komisionit përEkonominë dhe Financat, zotit Erion Braçe.

Hapim votimin për prezencën.Mbyllet votimi.Të pranishëm janë 120 deputetë, pra kuorumi

është i siguruar.Do të kemi një votim të hapur me elektronikë,

pro ose kundër.Amendamenti i parë është për kalendarin e

punimeve të Kuvendit, i paraqitur nga zoti Paloka,si kryetar i Grupit Parlamentar të PartisëDemokratike, i cili kërkon shqyrtimin në parim tëbuxhetit të vitit 2014 dhe të ligjeve financiare qëkanë lidhje me të në datën 30.12.2013, ora 10:00dhe shqyrtimin në seancë plenare nen për nen dhenë tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2014”dhe projektligjeve financiare në datën 13 janar2014 në orën 10:00.

Kush është dakord?Hapet votimi.Mbyllet votimi.47 pro, 75 kundër, asnjë abstenim.Ky amendament nuk miratohet.Kalojmë tek amendamenti tjetër, i paraqitur

nga deputetët Imami, Bumçi, Mima, Papa, Bushati,Ademi dhe zonja Topalli.

“Në mbështetje të paragrafit të katërt të nenit27 të Rregullores, propozojmë ndryshimin ekalendarit të punës si më poshtë:

1. Shqyrtimi i projektbuxhetit dhe projektligjeve

69

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

financiare nga komisionet e përhershmeparlamentare, sipas fushave që mbulon secili prejtyre.

2. Zhvillimi i seancave dëgjimore me grupet einteresit nga komisionet e përhershmeparlamentare, sipas fushave që mbulon secili prejtyre, në datat 20 deri në 26 dhjetor 2013.”

Kush është dakord?Hapet votimi.Mbyllet votimi.48 pro, 74 kundër, asnjë abstenim.Ky amendament nuk miratohet.Kalojmë tek amendamenti i tretë:“Paraqitja e projektligjit “Për buxhetin e vitit

2014” dhe projektligjeve financiare që kanë lidhjeme të nga ministri i Financave dhe pyetje rreth tyrenë datën 18.12.2013, ora 11:00". Ky amendamentështë propozuar nga deputetët Ristani, Islami, Fufi,Turku, Elmazi, Selami dhe Boçi.

Kush është dakord?Hapet votimi.Mbyllet votimi.46 pro, 74 kundër, 1 abstenim.Ky amendament nuk miratohet.Kalojmë tek amendamenti i katërt, i paraqitur

nga deputetët Dashi, Cara, Bylykbashi, Bregu,Shehu, Keta. Ky amendament synon që diskutiminë parim i të ardhurave të buxhetit të vitit 2014dhe vazhdimi i diskutimit të të ardhurave të jetëmë 26.12.2013. Diskutimi në parim për shpenzimetdhe vazhdimi i diskutimeve të jetë më 27 dhjetor2013, në orën 10:00.

Diskutimi në parim i borxhit, deficitit dheshqyrtimi i raporteve të komisioneve të tjera tëpërhershme të Kuvendit për vlerësimin në parimtë projektligjit për buxhetin të jetë më 28 dhjetor,në orën 10:00.

Kush është dakord?Hapet votimi.Mbyllet votimi.48 pro, 74 kundër, asnjë abstenim.Ky amendament nuk miratohet.Kalojmë tek amendamenti tjetër, i propozuar

nga deputetët Myqerem Tafaj, Ylli Shehu, AlbanaVokshi, Mesila Doda, Jorida Tabaku, Albina Dededhe Ridvan Bode:

“1. Seancë dëgjimore me grupet e interesitpër projektligjet financiare.

2. Seancë dëgjimore me grupet e interesit përbuxhetin në datën 3 janar 2014, në orën 10:00 dhe16:00.

1. Shqyrtimi i raporteve të komisioneve të tjeraparlamentare për vlerësimin nen për nen dhe nëtërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2014” dhetë amendamenteve të paraqitura nga deputetë osenga grupe parlamentare.

2. Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi iprojektligjit për buxhetin e vitit 2014 dhe miratimi iraportit të komisionit në datën 10 janar në orën10:00 dhe 16:00.”

Atëherë, hapet votimi për këtë amendament.Mbyllet votimi.46 vota pro, 75 kundër, 1 abstenim.Nuk miratohet.Të votojmë për kalendarin që unë paraqita si

Kryetar i Kuvendit pas propozimit që ka bërëkryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe tëFinancave, zotit Braçe, me të cilin u njohët që nëfillim të kësaj seance plenare.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.74 vota pro, 48 kundër, asnjë abstenim.Miratohet.Zoti Berisha ka kërkuar fjalën për të shpjeguar

votën “kundër” për amendamentin e fundit.Urdhëroni, zoti Berisha!

Sali Berisha – Votova kundër sepse konstatojse ky është buxheti i frikës dhe i tmerrit të kësajqeverie. Konstatoj se në panik të madh, në padijetë plotë, në frikë të paimagjinueshme qeveria“Rama-Meta” përpiqet vetëtimthi ta fshehë, takalojë dhe të bëjë gjithçka me shpenzimet vjetoretë qytetarëve shqiptarë dhe interesit të tyre.

Votova kundër sepse ky buxhet është i vdekurpa lindur fare, sepse ky buxhet do të jetëabsolutisht buxheti i rrokullisjes së madhe tëekonomisë, ndaj të gjithë këta janë të trembur, tëfrikur, të strukur dhe s’i dalin dot zot asnjë fjale,ndaj kanë përjashtuar komisionet, ndaj kanëpërjashtuar grupet e interesit, ndaj kanëpërjashtuar qytetarët dhe sjellin këtu me kodin eheshtjes buxhetin e katastrofës, buxhetin edështimit të plotë, buxhet që nuk shpreh as 1% tëpremtimeve antiglobaliste të tipit “ala Papandreu”të bëra tre muaj me radhë qytetarëve shqiptarënga Edvin Rama. Edhe ju u tërhoqët, se edhe ju ekundërshtuat taksën e sheshtë, kurse tani u bëtëedhe ju petë, ju bëri edhe ju petë dhe votoni tani.Ja, pra, pse unë e tërhoqa votën time. Nuk ia vlenfare.

Ilir Meta - Faleminderit! Por ju votuat kundëramendamentit të fundit, dhe për këtë kërkuat

Viti 2013

70

Legjislatura e 8-të

shpjegimin e votës, i cili, në fakt, kërkonte t’i jeptemë shumë kohë diskutimit të projektbuxhetit.Megjithatë, faleminderit për ndërhyrjen tuaj!

Kalojmë te pika e fundit e rendit të ditës, sepsejam i bindur se këto 12 ditë projektbuxheti do tëdiskutohet në mënyrën më transparente në tëgjitha komisionet, me të gjitha grupet e interesit.Do të na duhet të punojmë natë e ditë dhe unëbesoj se të gjithë do të angazhohen në këtë drejtim,në mënyrë që të miratojmë një buxhet sa më tëmirë për të përballuar sfidat ekonomike që ka vendidhe problemet sociale që kanë qytetarët tanë.

Vazhdojmë me çështjen e fundit, të cilën embartim nga seanca e kaluar, diskutimet për tëcilën i kemi bërë dhe lamë vetëm votimin për këtëseancë. Në mos gaboj, zoti Ruli, sipas kryetarit tëKomisionit për Veprimtaritë Prodhuese, kemi rënëdakord ta shtyjmë afatin më 31.12.2016.

Urdhëroni!Genc Ruli – Pak a shumë kjo ka qenë

dakordësia dhe e quajmë të pranueshme. E gjithëajo që ne parashtruam ishte që afati ideal tëfiksohej fundi i vitit 2014. Meqenëse gjykohet ngapropozuesit, qeveria, se duhet fundi i vitit 2015 dheduke qenë se viti 2015, minimumi gjysma e vitit,do të kalojë me zgjedhjet e pushtetit vendor, tashtynim për në vitin 2016, që për mua optimale dotë ishte 30 qershori i vitit 2016. Për këtë gjë kemipasur konsensusin edhe me zotin Shalsi dhemendoj se mund të vihet ky afat. Pra, 30 qershorii vitit 2016 mund të jetë një afat optimal dhe ështëbrenda atij që qeveria e ka paraqitur si dy vjetefektiv, duke hequr gjysmën e vitit 2015, që do tëkalojë me zgjedhje.

Ilir Meta – Atëherë, ju keni rënë dakord përqershorin e vitit 2016.

Urdhëroni, zoti Shalsi!Eduard Shalsi – Faleminderit, zoti Kryetar!Ramë dakord edhe si grup që afati 31 dhjetor

2015 i propozuar prej nesh të shtyhet më 30qershor të vitit 2016.

Ilir Meta – Atëherë, nga pikëpamjaprocedurale, në qoftë se jemi dakord,amendamentin e zotit Ruli, meqenëse e kishimparashikuar që të shprehej më parë përamendamentin dhe më pas për projektaktin, tavlerësojmë me këtë ndryshim, pra me hyrjen nëfuqi në datën 30.06.2016.

Fillojmë me procesin e votimit. Së pari do tëvotojmë në parim me elektronikë.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.97 pro, 1 abstenim, asnjë kundër.Miratohet në parim projektligji.Lidhur me amendamentin zoti Ruli u shpreh.

Pra, do të hedhim në votim amendamentin meelektronikë të zotit Ruli, që njëkohësisht është edhei zotit Shalsi, që do të hyjë në fuqi më 30.06.2016.

Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.Miratohet amendamenti i zotit Ruli me 98 vota

pro.Kalojmë te votimi i nenit 1/1 me kartonë. Siç

jeni në dijeni, Komisioni për VeprimtaritëProdhuese ka shtuar një nen të ri.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2 sipas variantit të propozuar.Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Hapet votimi me elektronikë në tërësi.Mbyllet votimi.Me 87 vota pro ky projektligj miratohet në

tërësi.Ja që e mbyllëm me konsensus edhe

mbrëmjen e sotme. Faleminderit!

(Seanca u mbyll në orën 18:20)

71

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Ilir Meta

E hënë, 23.12.2013Seanca e paradites, ora 11:15

Rendi i ditës:

1. Raport i Këshill it për Rregulloren,Mandatet dhe Imunitetin “Për verifikimin e mandatittë deputetëve të rinj”.

2. Miratimi i procesverbalit të seancësplenare të datës 16.12.2013.

3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjinnr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi tëardhurat”, të ndryshuar”. (shumicë e thjeshtë)

- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet komision i përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Fjala relatorit të projektligjit- Diskutime- Fjala e relatorit të projektligjit

(Shprehen grupet parlamentare):- Grupi parlamentar i PR-së- Grupi parlamentar i PDIU-së- Grupi parlamentar i LSI-së- Grupi parlamentar i PD-së- Grupi parlamentar i PS-së- Koha e votimit:- Votim në parim4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksatkombëtare”, të ndryshuar”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet komision i përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Fjala relatorit të projektligjit- Diskutime- Fjala e relatorit të projektligjit

(Shprehen grupet parlamentare):- Grupi parlamentar i PR-së- Grupi parlamentar i PDIU-së- Grupi parlamentar i LSI-së- Grupi parlamentar i PD-së- Grupi parlamentar i PS-së- Koha e votimit:

- Votim në parim5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurattatimore në Republikën e Shqipërisë”, tëndryshuar”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet komision i përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Fjala relatorit të projektligjit- Diskutime- Fjala e relatorit të projektligjit

(Shprehen grupet parlamentare):- Grupi parlamentar i PR-së- Grupi parlamentar i PDIU-së- Grupi parlamentar i LSI-së- Grupi parlamentar i PD-së- Grupi parlamentar i PS-së- Koha e votimit:- Votim në parim6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr.61/2012 “Për akcizat në Republikën eShqipërisë”, të ndryshuar”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet komision i përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat(Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Fjala relatorit të projektligjit- Diskutime- Fjala e relatorit të projektligjit

(Shprehen grupet parlamentare):- Grupi parlamentar i PR-së- Grupi parlamentar i PDIU-së- Grupi parlamentar i LSI-së- Grupi parlamentar i PD-së- Grupi parlamentar i PS-së- Koha e votimit:- Votim në parim7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin etaksave vendore”, të ndryshuar”.

(shumicë e thjeshtë)

Viti 2013

72

Legjislatura e 8-të

- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet komision i përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Fjala relatorit të projektligjit- Diskutime- Fjala relatorit të projektligjit

(Shprehen grupet parlamentare):- Grupi parlamentar i PR-së- Grupi parlamentar i PDIU-së- Grupi parlamentar i LSI-së- Grupi parlamentar i PD-së- Grupi parlamentar i PS-së- Koha e votimit:- Votim në parim8. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbivlerën e shtuar”, të ndryshuar”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet komision i përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Fjala relatorit të projektligjit- Diskutime- Fjala relatorit të projektligjit(Shprehen grupet parlamentare):- Grupi parlamentar i PR-së- Grupi parlamentar i PDIU-së- Grupi parlamentar i LSI-së- Grupi parlamentar i PD-së- Grupi parlamentar i PS-së- Koha e votimit:- Votim në parim9. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin

nr.7811, datë 12.4.1994 “Për miratimin mendryshime të dekretit nr.782, datë 22.2.1994 “Përsistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve(kërkim-prodhim)”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet komision i përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Fjala relatorit të projektligjit

- Diskutime- Fjala relatorit të projektligjit

(Shprehen grupet parlamentare):- Grupi parlamentar i PR-së- Grupi parlamentar i PDIU-së- Grupi parlamentar i LSI-së- Grupi parlamentar i PD-së- Grupi parlamentar i PS-së- Koha e votimit:- Votim në parim10. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin edetyrueshëm të kujdesit shëndetësor nëRepublikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet komisioni përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Fjala e relatorit të projektligjit- Diskutime- Fjala relatorit të projektligjit

(Shprehen grupet parlamentare):- Grupi parlamentar i PR-së- Grupi parlamentar i PDIU-së- Grupi parlamentar i LSI-së- Grupi parlamentar i PD-së- Grupi parlamentar i PS-së- Koha e votimit:- Votim në parim11. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2014”.

(shumicë e thjeshtë)- Pyetje- Paraqitje e projektligjit nga nismëtari- Shprehet komisioni përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat(Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit)- Fjala e relatorit të projektligjit- Diskutime- Fjala e relatorit të projektligjit

(Shprehen grupet parlamentare):- Grupi parlamentar i PR-së- Grupi parlamentar i PDIU-së- Grupi parlamentar i LSI-së- Grupi parlamentar i PD-së- Grupi parlamentar i PS-së- Koha e votimit:- Votim në parim

73

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

12. Kërkesë e Grupit Parlamentar të PartisëDemokratike “Për ngritjen e Komisionit Hetimor tëKuvendit për të kontrolluar zbatimin e legjislacionitnë fuqi për administrimin e bazës së të dhënaveshtetërore tatimore”.

13. Projektvendim “Për ngritjen enënkomisionit “Për Çështjet e të Miturve, BarazisëGjinore dhe Dhunës në Familje në përbëje tëKomisionit të Përhershëm për Punën, ÇështjetSociale dhe Shëndetësinë”.

14. Projektvendim “Për një ndryshim nëvendimin nr.48/2013 “Për caktimin e përbërjes sëKomisioneve të Përhershme të Kuvendit”.

Ilir Meta – Mirëdita!Hapim seancën plenare.(Pasi lexon rendin e ditës.)Sa u takon emrave të deputetëve që do të

diskutojnë, do të komunikojmë më pas, pasikryetarët e grupeve t’i kenë saktësuarpërfundimisht pranë shërbimit të seancës.

Fillojmë me çështjen e parë të rendit të ditës:Raport i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dheImunitetin “Për verifikimin e mandatit të deputetëvetë rinj”.

Ju njoftoj se në mbështetje të nenit 13, pika5 të Rregullores, në datën 19.12.2013 u mblodhKëshilli për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetet,për të verifikuar mandatin e deputetëve të zgjedhurme vendimet nr. 841, 843, 844, 845, 846, 847 dhe848, datë 18.12.2013, të Komisionit Qendror tëZgjedhjeve, si pasojë e dorëheqjes nga mandati ideputetit të ministrave: Gjosha, Veliaj, Naço,Haxhinasto, Harito, Gjermeni dhe Celibashi, siedhe ndarjes së parakohshme nga jeta të deputetitSokol Olldashi.

Në emër të këshillit raportin do ta paraqesëdeputetja Vasilika Hysi.

(Replikë pa mikrofon me deputetin SaliBerisha.)

Ilir Meta – Dakord. Të mbarojmë procedurën,pastaj mund të shpreheni. Nuk i ndërpritet fjala njëzonje, se na krijoni probleme me Aleancën e GraveDeputete.

Vasilika Hysi – Të nderuar kolegë deputetë,Siç vihet në dukje në raportin e Këshillit për

Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetet, anëtarët eKëshillit të Ministrave, përkatësisht deputetët: zotiNasip Naço, ministër Drejtësie, zoti Erjon Veliaj,ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zonjaKlajda Gjosha, ministre e Integrimit Europian, zonja

Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dheTurizmit, zonja Milena Harito, ministre e Shtetitpër Inovacionin dhe Administratën Publike, zotiIlirian Celibashi, ministër për Marrëdhëniet meParlamentin dhe zoti Edmond Haxhinasto, ministëri Transportit dhe Infrastrukturës, kanë depozituarme shkrim në Kuvendin e Shqipërisë, më datën17 dhjetor 2013, dorëheqjen nga mandati ideputetit. Kërkesa është paraqitur në mbështetjetë nenit nr.71, pika 2, germa “b” e Kushtetutës sëRepublikës së Shqipërisë, dispozitë e cilaparashikon mbarimin e mandatit në rastdorëheqjeje.

Dorëheqja nga mandati vjen në kuadër tëpërmbushjes së zotimit politik për shmangien efunksioneve të dyfishta, duke u përqendruar nërolin e ekzekutivit. Gjithashtu, në datën 20 nëntor2013, u nda para kohe nga jeta i ndjeri SokolOlldashi, shpallur deputet me vendimin nr. 759,datë 6 gusht 2013 nga KQZ-ja. Këshilli përRregulloren, Mandatin dhe Imunitetet, nëmbledhjen e tij të datës 19 dhjetor, nën drejtimin eKryetarit të Kuvendit, zotit Ilir Meta, dhe nëmbështetje të nenit 13, pika 5, të Rregullores,shqyrtoi kërkesat që kanë pasur kolegët dhe kaparë një nga një të gjitha vendimet nga nr. 841,843, 844, 845, 846, 847 dhe nr. 848, datë18.12.2013. Konkretisht, në mbështetje të nenitnr.164, pika 1, të ligjit nr.1019, datë 29. 12. 2008“Për Kodin Zgjedhor”, Kuvendi i Shqipërisë,nëpërmjet sekretares së Përgjithshme, zonjësShtylla, me anën e shkresave përkatëse kanjoftuar KQZ-në për krijimin e vakancave për shkaktë heqjes dorë nga mandati i deputetit dhe krijimi ivakancës pas ndarjes së parakohshme nga jeta etë ndjerit Sokol Olldashi.

Për shkak të njoftimit të krijimit të vakancave,KQZ-ja është mbledhur dhe ka vendosur t’u japëmandatin e deputetit përkatësisht: zonjës MirandaRira, zotit Vladimir Kosta, zotit Anduel Xhindi,zonjës Enkeleida Shkreli, zonjës Adelina Rista,zonjës Kledi Mehmetaj, zonjës Ilva Caka dhe zotitBedri Mihaj. Gjithashtu, Këshillit për Rregulloren,Mandatet dhe Imunitetin, në mbledhjen e tijadministroi dorëheqjen e deputetëve, vendimet emarra nga KQZ-ja dhe bëri verifikimin evlefshmërisë së mandateve të fituara. Unë nuk polexoj legjislacionin mbi të cilin u mbështet Komisionii Verifikimit të Mandateve, por po ju përmend vetëmnenin 69, 70 dhe 71 të Kushtetutës, si edhe nenin164 të Kodit Zgjedhor. Nga verifikimi që iu bë

Viti 2013

74

Legjislatura e 8-të

mandateve të fituara dhe krahasimit melegjislacionin e aplikueshëm, rezulton se nëvendimet e KQZ-së janë respektuar kërkesat eparashikuara në nenet 69, 70 dhe 71 tëKushtetutës së Republikës së Shqipërisë, tëndryshuar.

Në bazë të procedurës së dhënies sëmandatit është respektuar neni 164, pika 2 e ligjit“Për Kodin Zgjedhor”, sipas të cilit mandati indërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së tënjëjtës parti politike, në zonën zgjedhorepërkatëse. Në përjashtim nga ky rregull, kurvakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës6 të nenit 67, ajo plotësohet nga kandidati i parënë listën e gjinisë përkatëse, pavarësisht renditjesnë listë.

Si konkluzion, për deputetët nuk rezultonasnjë paligjshmëri në zgjedhje, që t’i pengojë atatë bëjnë betimin sot në seancë plenare. Për pasojë,zotërinjtë që kanë fituar mandatin e deputetit, nëmbështetje të nenit 4, pika 1 e Rregullores sëKuvendit, ftohen në seancë plenare për të bërëbetimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatittë deputetit.

Faleminderit!Ilir Meta - Zonja Hysi, faleminderit!Në mbështetje të nenit 4, pika 1 e Rregullores,

ftoj deputetët e rinj të bëjnë betimin. Unë do tëlexoj tekstin e betimit dhe më pas do të ftojdeputetët e rinj të ngrihen në këmbë dhe tëdeklarojnë “Betohem!”

Teksti i betimit: “Betohem me nderin tim sedo të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet ipopullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësishtpopullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, dotë mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do tërespektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë eshtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e miapër përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullittim.”

Ftoj deputetin Vladimir Kosta.Vladimir Kosta – Betohem.Ilir Meta - Ftoj deputetin Anduel Xhindi.Anduel Xhindi – Betohem.Ilir Meta - Ftoj deputeten Enkeleida Shkreli.Enkeleida Shkreli – Betohem.Ilir Meta - Ftoj deputeten Adelina Rista.Adelina Rista – Betohem.Ilir Meta - Ftoj deputeten Klejdi Mehmetaj.Klejdi Mehmetaj – Betohem.Ilir Meta - Ftoj Deputeten Silva Caka.

Silva Caka – Betohem.Ilir Meta - Ftoj deputeten Miranda Rira.Miranda Rira – Betohem!Ilir Meta - Deputeti Bedri Mihaj nuk e ka

konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë. Kjoprocedurë do të kryhet në seancën e radhës.

Ju uroj suksese deputeteve dhe deputetëve!Zoti Berisha, përse e doni fjalën për

procedurë? Urdhëroni!Sali Berisha – Sot ky parlament shkelmoi

frymën dhe germën e republikës parlamentare. Nëçdo republikë parlamentare të planetit ministratjanë deputetë në tërësinë e tyre, me përjashtimetë caktuara. Është e vërtetë se në republikatpresidenciale ky rregull nuk ekziston, por Shqipërianë të gjithë kushtetutshmërinë e saj është njërepublikë parlamentare. Çfarë po ndodh sot? Kjotragji-komedi filloi me elected PrimeMinister, mekryeministrin e zgjedhur, në një kohë kur nërepublikat parlamentare kryeministri është vetëmi emëruar dhe rasti më tipik është i këtij kryeministri,që me votat e tij s’mund të jetë kryeministër, porështë bërë i tillë me një koalicion normal. Por vetëmi zgjedhur nuk mund të jetë. vazhdon sot mekastrimin e plotë politik të kabinetit dhe shndërrimine tyre thjesht në zëdhënës të kryekreut. Ky ështëshkelmim flagrant i Kushtetutës.

E treta, ky kabinet është kabinet më i madhsesa i Francës, i Gjermanisë, i Spanjës, i Italisë,kabinet më i madh sesa kabinetet e vendeve qëjanë dhjetëra herë më të pasura dhe më të mëdhase Shqipëria. Duke u rritur në numër kabineti, rritenedhe shpenzimet e tij. Nga rritja prej 32% eshpenzimeve të kabinetit, shtohen me mbi 20%shpenzimet e Parlamentit, në një kohë kur nuk ujepen pagat invalidëve, nuk u jepet ndihmaekonomike atyre që numërojnë kafshatat, krijohenpaga, shtohen pagat milionëshe të zyrtarëve.

Zoti Kryetar, unë do ta mbyll këtë ndërhyrjeduke denoncuar marrëveshjen intrigante të dyshesRama-Meta dhe garantoj shqiptarët se ky akt isotëm ka në bazë vetëm një intrigë banale të këtyredy zotërinjve, që përdorin mandatet për tëskllavëruar të mandatuarit nga qytetarët, përdorinmandatet për të qëruar hesapet në çdo momentme bashkëpunëtorët e tyre.

Ilir Meta – Po, zoti Tahiri.Dashamir Tahiri – Të nderuar kolegë,Të nderuar qytetarë,U bënë 23 vjet që e ndjekim këtë parlament.

Kam katër vjet që dëgjoj me vëmendje këta këtej

75

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

që flasin për këta këtej dhe kam 100 ditë që dëgjojkëta këtej që po flasin prapë për këta këtej.

Siç e dini, për çështjen çame nuk është bërëasgjë. Flitet dhe gjithçka mbetet në kuadër tëtavolinave. Që ne sot të mos dalim e të bllokojmëfoltoren ose të rebelohemi, kërkoj që çështja çametë mos rrijë më në kuadër të tavolinave, siç qëndroirezoluta 9 vjet, por kërkoj që të krijohet grupi ipunës për Traktatin e Miqësisë.

Për sa i përket buxhetit të qeverisë, kërkoj tëfinancohen varrezat e Kllogjerit.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Kalojmë në miratimin e procesverbalit të

seancës së kaluar.Ka vërejtje? Nuk ka.Miratohet.Kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës, me

diskutimin në parim të projektligjeve financiare dhetë projektbuxhetit, për të cilin kemi rënë dakordme kryetarët e grupeve për të vijuar në këtëmënyrë: do të bëhet paraqitja e projektbuxhetit dhee projektligjeve nga ana e Kryeministrit e më pasnga relatori i Komisionit për Ekonominë dheFinancave, profesor Anastas Angjeli, dhe më pasdo të vijojmë me diskutimin në parim për çdoprojektligj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentartë Partisë Demokratike, e më pas të projektbuxhetit

Fjalën e ka Kryeministri, zoti Edi Rama.Edi Rama – Buxheti i vitit 2014 është buxheti

i 24-t i Shqipërisë pluraliste. E kur po bëhet njëshekull nga ora e bekuar e dhjetorit ’90, askushnuk mund të thotë se kjo që kemi është ShqipëriaEuropiane, e ëndrrave dhe e shpresave që ndezënflakën e lirisë në dimrin e fundit të diktaturës.Askush nuk mund të thotë se ky funddimri nëvigjiljen e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri 2014 me168.574 persona me aftësi të kufizuar, me 108.580familje në ndihmë ekonomike, që presin prejmuajsh pagesën e tyre, kanë ngjyrat e ëndrravedhe dritat e shpresave që u ndezën çerek shekullimë parë, në shtegun ku nisi rruga e ShqipërisëEuropiane.

Askush nuk mund të thotë se sot, kurShqipërisë u duhen ende shumë stinë të tjera përt’u futur ne derën e BE-së, ky parlament mund tëkrenohet për nivelin e sjelljes dhe shkallën epërgjegjshmërisë që ka manifestuar në gjithë këtovite.

Shqipëria ka sot domosdoshmërinë për njëfillim të ri. Ky parlament duhet të pushojë së qeni

arena e dasisë së egër shoqërore që prej këtushpërndahet në çdo qytet dhe në çdo vendbanimtë Shqipërisë. Shqiptarëve u duhet sot, këtu nëShqipëri, një Kuvend që flet, vendos dhe jeton meta dhe për ta, kudo që jetojnë, në një kohëndryshimesh dhe sfidash të jashtëzakonshmeglobale, kombëtare, ekonomike, sociale ekulturore. Njerëzve të zakonshëm të këtij vendi uduhet sot një shumicë parlamentare që nuk esiguron mbijetesën e vet në pushtet, duke kalëruarmbi kurrizin e tyre, që mjaft është kërrusur nënpeshën e vendimeve dhe borxheve të marra nëemër të tyre dhe për hesap të një pakice nëpushtet. U duhet sot një opozitë parlamentare qënuk e lë bosh vendin e saj si alternativë aktive eqeverisë, për t’u kyçur në llogoren e vjetër të qitjesme baltën e shpifjes, gënjeshtrave, fyerjeve prejku popullit nuk i ofrohet kurrgjë tjetër veç zinxhirittë së shkuarës.

Pa dyshim, sot shqiptarëve u duhet një qeveriqë nuk mendon se si do të zgjidhet përsëri, dukemos trazuar ujërat e ndenjura, nën të cilat gëlojnëmikrobet e korrupsionit dhe gjallojnë kudo ferratpengmarrës të prapambetjes, por që punon ditë–natë për të bërë zgjedhjet dhe zgjidhjet e duhura,jo për pushtetin e vet, por për të ardhmen e vendit.

Ne, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, nukjemi zgjedhur për t’u rizgjedhur me çdo çmim, porpër të zgjidhur me çdo kusht këmbën e Shqipërisënga zinxhiri i padrejtësive, borxheve, papunësisë,korrupsionit, injorancës, dhe për t’i dhënë këtijvendi mundësinë të ecë më shpejt dhe të rilindë sivend, si shtet, si shoqëri europiane.

Ne nuk jemi zgjedhur që të qeverisim për vete,por t’u kthejmë njerëzve lirinë të mendojnë,punojnë, jetojnë, duke krijuar kushtet që të drejtate tyre të barabarta të ushtrohen në një mjedismundësish të barabarta, për të shkolluar fëmijët,për t’u kujdesur për të sëmurët, për të punuar dhepër të fituar sipas meritës. Ne nuk jemi zgjedhur tëprodhojmë mjaltë gënjeshtrash për t’i mbajturnjerëzit në llucën e prapambetjes, me gajretin esukseseve imagjinare, por kemi ardhur në qeveripër të përdorur ilaçin, sado të hidhur të të vërtetave,të një gjendje të hidhur ekonomike dhe sociale dhemorale që u është imponuar shqiptarëve ngakeqqeverisja e shumë viteve.

Më lejoni t’u them atyre që nuk u zgjodhënmë 23 qershor, të gjithë atyre që më 23 qershornuk votuan për t’u zgjedhur ne, dhe ne të gjithë sëbashku, si njerëz të së njëjtit vend dhe të së njëjtit

Viti 2013

76

Legjislatura e 8-të

gjak, si shqiptarë i detyrohemi sot Shqipërisë dhegjeneratave të tjera një fillim të ri. Një fillim të ri, kukundërshtitë mes nesh të mos jenë pengesa evjetër e së djeshmes, por shtysa e re drejt sënesërmes, ku dallimet mes nesh të mos jenëarsyeja për t’i ndenjur me kurriz njëri-tjetrit, porshtysa për t’u ballafaquar hapur, në respekt të njëri-tjetrit, ku rivalitetet mes nesh të mos jenë burimkonfliktesh për pushtet, por shumëfishimi i pushtetittonë të përbashkët mbi fatin e përbashkët të kombittonë. Kombet, njësoj si njerëzit, duhet me patjetërtë vendosin si duhet të sillen me vetveten, si duantë shihen nga të tjerët rreth e rrotull dhe ende mëtutje, si duan të gjykohen nga historia. “Si çdo burrëdhe grua, vendet duhet ta vendosin vetë sa tëgatshëm janë për rastet që u jep historia” i thaPresidenti Klinton Kongresit Amerikan nëadresimin e parë të presidencës së tij historike.

Vendi ynë sot ka nevojë për një drejtim të ri.Unë sot kam privilegjin t’u prezantoj shqiptarëvenjë plan të ri për t’i dhënë vendit një drejtim të ri.Punësim real, jo rritje e papunësisë; taksim indershëm, jo taksë e sheshtë; liri dhe konkurrencëe garantuar për sipërmarrjet, jo monopole dhedhunim i biznesit të ndershëm; shërbime publikesipas nevojës dhe jo sipas xhepit; zhvillim iqëndrueshëm rural, jo braktisje e fshatit në fatin evet; mjedis i pastër dhe trashëgimi kulturore embrojtur, jo ndotje dhe shkatërrim hap pas hapi;shtet i denjë europian, jo një vend pa shtet, mepasiguri për individët dhe pronën në mes tëEuropës. Këto vija ndarëse me të shkuarën ishinboshti i zotimit tonë para shqiptarëve si “Aleancëpër Shqipërinë Europiane” për të ril indurShqipërinë duke ecur më shpejt në një drejtim tëri.

Mbi këto vija ndarëse ishin të renditura edhezotimet për të cilat 1 milion shqiptarë na e besuanne drejtimin e vendit në kushtet e një krize të thellëtë moralit të qeverisjes, të modelit të derisotëm tëzhvillimit ekonomik dhe social, të shtetit tëgjunjëzuar nga korrupsioni dhe paaftësia për t’ushërbyer qytetarëve. Mbi këto vija ndarëse ështëngritur edhe projekti i buxhetit të ri që duke nisurnga 1 janari garanton kthesën e vendit në drejtimine ri, në drejtimin e duhur, në drejtimin erimëkëmbjes së ekonomisë, ripërtëritjes sëshoqërisë, rivendosjes së demokracisë, ribashkimtë Shqipërisë me Europën.

Buxheti i viti 2014 nuk është një buxhetelektoral, siç ishte buxheti i vitit që sapo mbyllet,

por është një buxhet i përballjes hapur, sy më syme krizën ekonomike dhe katrahurën financiareqë kemi trashëguar. E megjithatë, ky buxhet ështëmë i madh se buxheti elektoral i këtij viti dhe nukështë një buxhet krize, por një plan i qartë ktheseekonomike dhe sociale.

Buxheti i vitit 2014 nuk është një buxhetelektoral, investimesh për të prerë shirita dhe përtë thirrur “përpara, rrugë, rrugë, rrugë”, duke zhyturvendin në borxhe dhe duke e katandisur qeverinënë një “sudepazar”, por është një buxhet i shlyerjessë borxheve ndaj atyre që po lëngojnë dhe ponjësoj atyre që po falimentojnë në mirëbesim tëqeverisë që iku. E megjithatë, ky buxhet është mëi madh se buxheti elektoral i këtij viti, me investimedirekte dhe indirekte në ekonomi, të cilat do tërivënë në lëvizje makinën e bllokuar të ekonomisëshqiptare dhe do të garantojnë rifillimin e rrugëssë rritjes ekonomike për Shqipërinë dhe për familjetshqiptare.

Buxheti i viti 2014 nuk është një buxhetelektoral sa për të hedhur lumin e zgjedhjeve tëradhës me një listë të gjatë shakash të përparimit,siç do ta quante Noli buxhetin e fundit të qeverisëqë iku, duke e lënë pas në mëshirën e fatitshërbimet publike sociale, por është një buxhetpër të kapërcyer hendekun e madh që qeveria eikur hapi mes Shqipërisë dhe të ardhmes.

E megjithatë, ky buxhet është më i madh sebuxheti elektoral i këtij viti, në mbështetje tëkomuniteteve, çdo bashki e komunë, duke nisurnga Bashkia e Tiranës do të ketë vitin e ardhshëmmë shumë para nga buxheti sesa ky vit; nëmbështetje të arsimit dhe të shëndetësisë, që poashtu do të kenë më shumë para nga buxheti ikëtij shteti sesa ky vit; në mbështetje të njerëzvenë nevojë për të cilët jo vetëm do të ketë më shumëpara se këtë vit, por nuk do të ketë më mospagesandaj invalidëve dhe familjeve në ndihmëekonomike, që ndryshe nga çdo vit tjetër do tëmarrin rregullisht çdo muaj lekët që ju takojnë meligj dhe me zakon.

“Me ose pa vetëdije të gjithë mendojnë përekonominë. Duke u bashkuar në parti politike oseduke hedhur votën qytetarët tregojnë indirekt dheqëndrimin e tyre, ndaj elementëve thelbësorë tëteorisë ekonomike.” - thotë ekonomisti i njohurLudvig Von Mises.

E pra, 1 milion shqiptarë treguan qartësishtqëndrimin mes tyre ndaj taksës së sheshtë, e cilanë praktikë i mori frymën shtresës se mesme,

77

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

dërrmoi biznesin e vogël, varfëroi më shumë mëtë varfrit dhe taksimit të ndershëm, që do të hyjënë fuqi më 1 janar për t’i dhënë forcë ekonomisëfamiljare shqiptare dhe për të vënë drejtësi nëndarjen e barrës së taksave mes njerëzve dhebizneseve të këtij vendi.

Ky buxhet është akti solemn i korrigjimit tëpadrejtësisë, që detyroi për vite të tëra infermierentë paguante më shumë taksa sesa ministri iShëndetësisë; mësuesen dhe policin të paguajëmë shumë taksa sesa ministrat e tyre; shoferin ekryeministrit të paguante më shumë taksa sesavetë kryeministri. Kujt s’i vjen për shtat ky akt apokush e kundërshton këtë akt me argumentet evjetra të pushtetit të humbur, i kujtoj se këtë akt ekanë firmosur me votë 1 milion shqiptarë dhe kyKuvend ka thjesht detyrën ta ratifikojë me votën evet në respekt të popullit sovran.

Me këtë akt korrigjohet, gjithashtu, padrejtësiaqë detyroi për vite të tëra, furrën e bukës të nxirrtenga arka e vet e mbijetesës më shumë lekë përshtetin sesa një fabrikë çimentoje, nga kontoja emadhe e përfitimeve të veta. Kafenetë e lagjevetë paguanin më shumë taksa sesa hotelet nëqendër të Tiranës. Foletë e vetëpunësimit familjarme biznes të vogël të jepnin në buxhetin e shtetitmë shumë se çfarë jepte në raport me të ardhurate veta çdo kompani e madhe.

I kam falënderuar me zemër, me përulësishqiptarët ditën që na dhanë besimin qeverisë sëvendit, por sot në ditën e paraqitjes së buxhetit tëparë të “Aleancës për Shqipërisë Europiane”, pastërë atyre që më kanë parë sytë në librin e shqyertë llogarive të shtetit, dua t’ju përulem shqiptarëveedhe më thellë, sepse duke e mbyllur rrugën errënimit me murin e 1 milion votave, tëpapushtetshmit i dolën zot shtëpisë sonë tëpërbashkët, Shqipërisë, në orët e fundit përparashkatërrimit të dytë financiar pas atij të piramidaveprej duarve të papërgjegjshme të tëpushtetshmëve.

Pa ato 1 milion duar, të cilat i hapën rrugënnjë politike të re ekonomike dhe financiare qëmishërohet sot, në frymën dhe në germën e këtijbuxheti kthese dhe rimëkëmbje për Shqipërinë,shtëpia jonë do të përfshihej më herët se vonë ngaflakët e borxheve dhe të dhimbjeve të shkaktuarprej një politike të vjetër dhe delirante në pushtet,e cila për pak e hodhi këtë popull për së dyti nënjë greminë financiare duke zgjedhur qorrazi përsë dyti bejtet e gjeneral Rrapushit në vend të

ndihmës së FMN-së.Buxheti i ri u hartua në bashkëpunim të

ngushtë me FMN-në dhe me Bankën Botërore, sidhe me ndihmën e paçmuar të një skuadrekëshilltarësh botërisht të njohur, e cila asistonqeverinë e re për çështjet ekonomike dhe sociale.Ky buxhet edhe falë marrëveshjes së re me FondinMonetar Ndërkombëtar është shprehja konkretee një ndryshimi themelor në kulturën qeverisësetë këtij vendi. Një qeveri e zhytur në borxhe dhenë detyrime ndaj të tjerëve nuk mund të kërkojënga askush përgjegjësi për detyrimet që burojnënga marrëdhënia e qytetarit apo sipërmarrjes meshtetin.

Një qeveri që nuk paguan punët dheshërbimet që merr nga biznesi, duke u sjellë sipushtet informal dhe brutal me biznesin, as mundtë ulë informalitetin në ekonomi, as mund të luftojëevazionin fiskal, as mund të garantojë rendin ligjordhe ekonomik.

Një qeveri që nuk paguan dritat, duke filluarnga kryeministria te ministritë e me radhëinstitucionet shtetërore, nuk ka sy e faqe t’u thotëtë varfërve, qytetarëve të zakonshëm apobizneseve – “të mos vjedhin dritat dhe të paguajnërregullisht faturat”. Dhe kur vjen dita që një qeverijo vetëm të mos i paguajë, por t’ua vjedhë paratëe ndihmës ekonomike dhe të asistencës socialefamiljeve në nevojë dhe personave me aftësi tëkufizuar, kjo quhet “ditë e zezë”, pas së cilës nukka më diell, por vetëm errësirë sociale. E pra, nëkëtë errësirë e gjetëm ne ngrehinën e qeverisjesdhe nga kjo errësirë e padurueshme, epapranueshme, e pafalshme do të dalim përmesbuxhetit të vitit 2014.

Ky buxhet është akti kuptimplotë i fundit tëmarrëzisë së një kulture qeverisëse turpëruese përvendin, i një etike qeverisëse njollosëse përshoqërinë, i një sjelljeje qeverisëse shkatërruesepër ekonominë dhe financat e një vendi. Ky aktkuptimplotë e nxjerr qeverinë në dritën epërgjegjësive të veta. Në këtë buxhet plot 350milionë dollarë janë shprehje e kësaj përgjegjësietë lartë që qeveria e re merr, duke shlyer një pjesëtë konsiderueshme të borxheve të trashëguara përpunët dhe për shërbimet e papaguara ndajkompanive prej qeverisë që iku. Këtu është vendie momenti për të nënvizuar se e gjithë kjopërgjegjësi merret drejtpërdrejt për të mbështeturkompanitë, pra biznesin e madh dhe për ta nxjerrësipërmarrjen nga balta ku e la qeveria e vjetër.

Viti 2013

78

Legjislatura e 8-të

Kështu, nëse nga njëra anë kompanitë do tëpaguajnë tatim fitimin jo më 10 %, por 15 % dukenisur nga 1 janari, vendim në konformitet të plotëme premtimin tonë elektoral se kush fiton mëshumë do të paguajë më shumë, pra do të rrisinme 60 milionë dollarë kontributin e tyre përbuxhetin, nga ana tjetër do të marrin po ngabuxheti, 5 herë më shumë, plot 350 milionë dollarë,të cilat as i morën dot ndonjëherë, as kishin për t’imarrë kurrë nëse kultura e vjetër qeverisëse etrajtimit të biznesit si skllav i pushtetit nuk do tëishte përmbysur me votën e 23 qershorit për t’ialënë vendit kulturës së re të partneritetit mesipërmarrjet.

Duke shlyer këto borxhe të turpshme dheturpëruese për një qeveri, përveçse vendosim nëvend dinjitetin e qeverisë së Republikës sëShqipërisë, ne sigurojmë kthimin në punë mepagesën e prapambetur të mijëra njerëzve tëzakonshëm që punojnë në qindra kompani tëbllokuara nga ky zinxhir borxhesh. Sigurojmërifillimin e punës së shumë kompanive dhelehtësimin e tyre të konsiderueshëm nga laku ikredive që kanë marrë nëpër banka në mirëbesimtë qeverisë së ikur.

Sigurojmë po ashtu uljen e kredive të këqijatë bankave dhe rifillimin e kredidhënies së bllokuarjo nga mungesa e likuiditetit, por nga detyrimetzinxhir të biznesit ndaj bankave që hallkën e vettë parë e kanë te qeveria e Republikës sëShqipërisë. Po t’u shtojmë këtyre 350 milionëdollarëve, që injektohen në ekonomi, edhe 750milionë të tjera, të cilat do të hyjnë përmesinvestimesh dhe projektesh të reja, ne realizojmëme këtë buxhet stimulin më të madh që i ështëbërë ndonjëherë ekonomisë shqiptare në rrugëdirekte nga buxheti prej 1,1 miliardë dollarësh.

Ja pra kjo është marrja e përgjegjësisëreciproke mes biznesit të madh dhe qeverisë, kutë dyja palët kontribuojnë në kthesën e ekonomisëkombëtare familjare, që e kemi projektuar meplanin tonë të ri.

Nëse biznesi i madh siguron kështu mbrojtjene interesit të vet legjitim, qeveria jonë siguronkthesën, që dua ta përcaktoj këtu me fjalët e njëdemokrati të madh, presidentit amerikan të paktittë ri social Franklin Rusvelt, i cili në pikënisjen errugëtimit historik për rimëkëmbjen e ekonomisënga një krizë dërrmuese tha këto fjalë: “Testi iprogresit tonë nuk është nëse do t’i shtojmë mëshumë pasurisë së atyre që kanë shumë, por nëse

do të sigurojmë sa duhet për ata që kanë tepërpak.”

S’ka dyshim se ne do të bëjmë gjithçka qëmë të pasurit të mos pengohen të shtojnë pasurinëe tyre, falë bizneseve të tyre, sepse problemi ynë,i të majtës së shekullit të ri, të cilën ne emishërojmë me pasion edhe në projektin e buxhetite ri, nuk janë të pasurit, por është varfëria. Prandajne do t’i përkushtohemi me reforma të thellastrukturore dhe zbatim këmbëngulës të tyre, luftëskundër informalitetit, evazionit, luftës kundërpabarazisë në treg dhe në tendera, kundër traditëssë ulët të trajtimit të disa biznesmenëve si të nënësdhe të shumicës dërrmuese si të njerkës. E le tëjemi deri në fund të vërtetë. Këtë e kam për ata qënë emër të biznesit të madh ngritën zërin lartkundër rritjes në 15 % nga 10 % të tatimit të fitimittë tyre. Ajo që ka paguar në fakt deri dje nuk kaqenë as 10 as 15%, por mesatarisht 22%, sepsetë shkretët nuk kanë paguar vetëm për shtetin, poredhe për pushtetin, që ju mori shpirtin me gjobaarbitrare dhe me ryshfete të denja vetëm përpushtetet antidemokratike të kastave familjare, siçishte tipikisht kasta e përzënë me 1 milion votamë 23 qershor.

Pra, shkurt dhe qartë, nëse deri dje paguanin10% për shtetin dhe mesatarisht 12% për kastëne familjes në pushtet, nga 1 janari do të fitojnë njëulje reale prej 7% të shumës që në fund të vitit iurezultonte se iu kishte ikur nga xhepi.

Ndërsa së bashku përmes Këshillit EkonomikKombëtar, ku biznesi i madh përfaqësohet dhedëgjohet çdo muaj me një dinjitet dhe nderim qënuk e ka patur kurrë më parë, si dhe përmesmekanizmave të rinj të bashkëpunimit mesqeverisë dhe sipërmarrjes, ne do të punojmëngushtësisht për të luftuar shfaqjen e korrupsionitdhe të sjelljes tradicionale abuzive të administratësdoganore dhe tatimore.

Së bashku, do t’u tregojmë të gjithëabuzuesve se koha e dhunimit psikologjik tëbiznesit për të nxjerrë nga arka e kompanive paratëpër shefin dhe paratë për gjeldetin taksidar kaperënduar. Së bashku do të gozhdojmë çdo dorëqë guxon të prekë xhepin e sipërmarrësit dhe dotë çojmë përpara ligjit çdo tatimor zullumqar që dotë guxojë të hyjë në pronën e një kompanie si nëmallin e babës. Së bashku do të vendosim nëpiedestalin e respektit shoqëror figurën esipërmarrësit, që deri dje nuk guxonte as të haptegojën dhe përjetonte në heshtje, larg kamerave

79

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

dhe ekraneve, larg vështrimit të atyre që nga large shihnin vetëm si mish për top shqyerjen exhepave dhe dëmtimin e kompanisë nga harbutëriae babëzitur e tatimorëve të pushtetit.

Por e përsëris, prioriteti ynë vleror është tësigurojmë më shumë për ata që kanë më pak dhepër ata që kanë tepër pak. Ky buxhet flet me gjuhëne shifrave për këtë prioritet edhe pse paszgjedhjeve na mbeti në dorë një listë borxheshmarramendëse nga të katër anët.

Është për të qarë dhe për të qeshur kur dëgjonkëta që na e lanë borxhin stratosferik në dorë, tëvënë sot kujën opozitare për rritjen e borxheve.Në fakt, ne nuk po e rrisim borxhin, por vetëm poe legalizojmë borxhin që na latë ju, o zengjinëopozitarë. Siç do të legalizojmë dhe lagje të tërandërtimesh pa leje, të cilat ju i quajtët mrekullia e8-të e botës dhe i latë në rrugën e mjerimit, paletra, pa punë, pa shërbime sociale dhe pa asnjëshërbim publik, madje dhe i shfrytëzuat njerëzit eatyre lagjeve si mish për topin e fushatave tuajadhe si gjah për gjarprin e korrupsionit tuaj.

Por kjo është mesele tjetër dhe do ta trajtojmësiç duhet, në fillimin e vitit që vjen, ku krahas mefillimin e legalizimeve falas për ata qindra e mijëranjerëz të braktisur nga ju, do të dorëzojmë paraligjit edhe gjahtarët e mishit të tyre.

Të ishte për ju, do ta kishit fshirë një herë epërgjithmonëë nga defteri i detyrimeve tuajaborxhin e turpshëm, ku e futët shtetin me më tëdobëtit e këtij vendi, invalidët, paraplegjikët dhetetraplegjikët dhe me familjet në ndihmëekonomike. Ua morët njerëzve të shkretë në valëne tërbimit tuaj elektoral, kur ethet e humbjes ukishin zënë sytë dhe ua hoqën edhe cipën e funditqë u kishte mbetur në rrugën tuaj të keqqeverisjes.Ndërkohë që keni humbur pushtetin, ende nuk ekeni vënë cipën e parë dhe në vend që t’u kërkonindjesë jo vetëm atyre, por mbarë shoqërisë përkëtë akt të pashembullt pashpirtësie, bëni hajdutine kapur me “presh në duar”, që përpëlitet dhe bërtetme të madhe “kapeni hajdutin”, duke drejtuargishtin drejt nesh si të marrë.

5 miliardë lekë buke ua morët me një dorë168 mijë e 574 personave me aftësi të kufizuardhe 108 mijë e 580 familjeve në ndihmëekonomike. Mazallah se hiqni dorë nga përpjekjajuaj e zakonshme për ta budallallepsur këtë popullme gënjeshtra të hatashme. Po vazhdoni meavazin, që ju na i paskëshit lënë lekët për ta, porne i bëmë shpenzime për luks e për udhëtime. Por

çfarë lekësh latë ju? Ato të korrikut, ato të gushtit,ato të shtatorit? Përse na i latë neve, me demek,kur ju vetë ishit në qeveri dhe duhet t’i paguanitmuaj për muaj? Jo, more jo! Nuk i paguat, jo se nai latë ne, por se i çuat dëm për rrushin dhe përkumbullat e fushatës suaj elektorale.

Ndërsa ne, që nuk jemi ju e me ju nuk ngjajmëfare edhe pse jemi një gjak, shqiptar njësoj si punajuaj, çojmë në këtë buxhet 13 miliardë më shumëpër mirëqenien sociale. 23.5% më shumë se ju nëbuxhetin tuaj elektoral të vitit 2013, rritja më emadhe që është bërë ndonjëherë për mirëqeniensociale. Por jo për fushatë, por për ata që me këtolekë mbajnë frymën dhe familjen. Për ata që mekëto lekë meritojnë të trajnohen për punësim, përata që me këto lekë kanë të drejtën e shërbimevesociale në tërësi.

Do t’i rrisim 22% fondet e strehimit krahasuarme këtë vit elektoral. Ndërkohë këtu jemi ende nëshqyrtimin e kapitullit të librit të shqyer të llogarivetë shtetit mbi strehimin, ku lexohen gjëra dheborxhe mjaft tronditëse, si çdo kapitull të atij librinë fakt, që e bën njeriun që e lexon të pyesë vetenvazhdimisht: ku e gjejnë kurajën këta, tësapokaluarit në opozitë, që të luajnë rolin e qibar -opozitarit, kur deri 100 ditë më parë ia punoninkëtij populli si s’ka më keq, 100 herë në ditë?

Ju kam dëgjuar të kapeni këto ditë edhe meçështjen e të përndjekurve, si i mbyturi pas fijessë barit, në fakt, se sa një fije bari e keni tëqëndrueshëm atë argumentin tuaj. Në këtë buxhet,fatura për të përndjekurit është 18 milionë dollarë.Ju ngrini zërin dhe thoni se ky vit kishte 30 milionëdollarë. E vërtetë është kjo. Këtu si rrallë herë, nëfakt nuk gënjeni. Por edhe kjo si çdo dardhë epolitikës suaj, bishtin e ka mbrapa. Vrapuat ta bënitfaturën 30 milionë këtë vit, sepse për ju, njësoj sipër Suden, njësoj si për Rrapushin, ç’bëri 20milionë, ç’bëri 30 milionë, kur vjen fjala për ta bërëarkën e shtetit def për çmendimin e fushatës. Porndërkohë se sa seriozë keni qenë ju me tëpërndjekurit politikë të komunizmit dhe sa seriozëjemi ne sot e tregojnë shifrat e viteve jo elektorale,ku edhe shfaqet në fakt pamja e vërtetë e raportittë ish-komunistit të fundit në krye të një qeveriedemokratike dhe të përvëluarve nga diktatura e tije dikurshme komuniste. Në 2010-ën 14 milionëdollarë, në 2011-ën 17.5 milionë dollarë, në 2012-ën 17 milionë dollarë. Ndërsa ne në 2014-ën, mëshumë se çdo vit juaji elektoral, 18 milionë dollarëpër të përndjekurit, pa llogaritur këtu shpërfilljen

Viti 2013

80

Legjislatura e 8-të

tuaj përbuzëse që i bëtë njerëzit t’i vënë flakënvetes, se as takim për t’i dëgjuar nuk u dhatëndonjëherë.

Tani dëgjoni edhe disa shifra të tjerainteresante krahasuar me vitin elektoral, pra vitin2013.

Fondin e mbrojtjes sociale këta e kishin 174milionë dollarë, ne e çojmë 201 milionë, 15% mëshumë.

Fondin e nxitjes së punësimit e kishin vetëm0,9 milionë dollarë. Ne e çojmë 2.7 milionë, 300%më shumë.

Fondin e Zyrave të Punës e kishin 0.5 milionëdollarë dhe me zyrat e punës bënin ato koncertet“të njohim si funksionon femra”. Ne e çojmë 1.3milionë, 220% më shumë, sepse ky është buxhetii “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, ështëbuxheti i boshtit strategjik të Partisë Socialiste meLëvizjen Socialiste për Integrim, është buxheti iasaj pale të politikës shqiptare që solidaritetin eka vlerë të panegociueshme, ndërsa punësimin yllpolar në rrugëtimin e vet, sepse ne nuk kemi ardhurnë qeveri që të luajmë fushatash, duke e zhyturnë borxhe shtëpinë tonë, Shqipërinë, siç zhyt nëborxhe një kumarxhi shtëpinë e tij, duke hedhur tëardhmen e fëmijëve të vet në rulet. Sepse ky nukështë buxheti i Sudes, as i Rrapushit, as i Saliutnatyrisht, por është buxheti i Shqipërisë, që do tërilindë duke mos ulur rrogat, duke mos prekurpensione, edhe pse e drejta është që pas kaqvitesh kërdi dhe gërdi me paratë e shqiptarëve dheme librat e shqyer të llogarive të shtetit që nangecën këta në dorë, nuk do të kishte qenë ndonjëçudi të ishim detyruar nga FMN-ja të ulnim dherrogat dhe pensionet, siç ka ndodhur gjetkë, nëvende shumë më të forta se ne.

Ky është një buxhet solidar, sepse çdoshqiptar, çdo familje që bën pjesë në kategorinë eshtresave në nevojë, do të përfitojë drejtpërdrejtpara për të subvencionuar 10% të faturës sëenergjisë, si dhe për të subvencionuar produktetbazë të shportës, që do të thotë për më tepër sepër gjitha shtresat në nevojë, edhe taksa, siç jemizotuar publikisht, tatimi mbi vlerën e shtuar përenergjinë elektrike dhe për produktet bazë tëshportës do të bëhet zero.

Janë plot 11 milionë dollarë që do të vihen nëdispozicion të këtyre shtresave në nevojë për këtosubvencione dhe zotime të marra dhe të mbajtura,të cilat do të lehtësojnë frymëmarrjen e tyre, dukeu dhënë mundësinë më në fund të mos i fshihen

detyrimit për të paguar dritat, edhe pse ata janë tëfundit që mund të kritikohen sot për këtë gjë.

Çdo qytetar dhe familje që rron me një punëtë ndershme dhe të paguar me një rrogë deri në1.3 milionë lekë, nga ky buxhet dhe në një afatkaq të shkurtër sa vetëm 100 ditë dhe me njëtrashëgimi kaq të rëndë sa ajo e 8 vjetve, do tëketë në xhepin e vet çdo muaj më shumë parareale për konsum, falë uljes së premtuar të taksavepër 95% të të punësuarve, madje janë fiks 97%ata që do të përfitojnë nga 1 janari ulje progresivetë taksës mbi rrogën e tyre dhe sa më të ulët takenë rrogën, aq më shumë do të përfitojnë ngakjo ulje.

I kemi dëgjuar llogaritarët e opozitës sonë se“ata që fitojnë deri në 300 mijë lekë të vjetër nukdo të fitojnë asgjë, sepse taksa e fitimit të tyre ështëzero”. Harrojnë vetëm një gjë të nderuaritllogaritarë: deri në vitin që po mbyllim, qeveria evjetër nuk taksonte vetëm rrogën e mbijetesës prej200 mijë lekësh të vjetër. E mbani mend, vetëmpasi ne shpallëm programin tonë të Rilindjes vitine shkuar, duke e vendosur në 300 mijë nivelin epataksueshëm, rendën ta adaptojnë këtë vit siçadaptuan edhe disa gjëra të tjera, në atë rrëmujëne tyre mes “rrugë, rrugë, rrugë”, “përpara, përpara,përpara”, të kapim çfarë të kapim, s’dihet çfarë vjenmbrapa. Mirë bënë. Nga të paktat gjëra të mira qëbëri qeveria e vjetër. Po të na kishte dëgjuar mëshumë, të na kishte kopjuar më shumë, më shumëgjëra të mira do të kishte bërë.

Të na kishte dëgjuar për policinë përshembull, të cilën e shpartalloi, siç nuk do ta kishteshpartalluar asnjë armik i këtij vendi dhe e la tëzvarritej rrugëve, me ca rroga dhe ca uniformaqesharake, duke ia dorëzuar krimit të rrugëspushtetin mbi hapësirën tonë publike tëbashkëjetesës.

Ky buxhet e bën sot 100% realitet qysh nëvitin e parë të qeverisjes zotimin tonë se në 4 vjetdo të rrisim rrogën për njerëzit e policisë nga 20deri 25%. Bëjmë kështu me paratë publikeinvestimin më të madh në historinë e Policisë sëShtetit në rritje rrogash dhe në fonde të tjera përrimëkëmbjen e shpejtë të saj, sepse për ne kyështë një investim jetik, jo thjesht për policët dhepër familjet e tyre, në të shumtët e herës të varfra,por për çdo pensionist, për çdo prind, për çdostudent e nxënës, për çdo sipërmarrës e çdokomunitet që prej vitesh ka nevojën gjithnjë e mëulëritëse për siguri, siguri, siguri, rend, rend, rend,

81

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

qetësi, qetësi, qetësi.Falë këtij buxheti, zmbrapsja e krimit nga rruga

e qytetarëve dhe nga mjedisi ynë publik dhe privatdo të vazhdojë me rezultate të reja dhe të larta, tëndjeshme dita-ditës për çdo qytetar dhe çdo familjetë këtij vendi.

Zotimi ynë para shqiptarëve për ta kthyerbrenda 300 ditëve plotësisht në krye të detyrësPolicinë e Shtetit do të mbahet me dinjitetin më tëlartë dhe falë këtij buxheti të parë të ripërtëritjesshoqërore.

“Ç’është kjo taksë zero për biznesin e vogël!”,e ulnin dhe e ngrinin këtë zotim tonin llogaritarët epushtetit të deridjeshëm. Ku e keni, zotërinjopozitarë të sotëm, taksën e biznesit të vogël? Iku,u fshi nga libri i llogarive të shtetit njëherë epërgjithmonë. Them përgjithmonë se me siguri kurt’ju vijë radha të riktheheni në qeveri, nuk do tëkeni as mendjen e as liderin që ju mban peng sote gjithë ditën të kyçur në kullën e vjetër antike tëmendjes së tij. Taksa e biznesit të vogël iku me tëgjitha stërmundimet administrative të taksimit tëdyfishtë, që u rëndoi deri më sot mbi kurrizpadrejtësisht dhe në mënyrë antikushtetuese,madje me dy palë letra, me dy palë taksidarë, medy palë pushtete, qendror dhe vendor, dhe me plotarbitraritete në xhepin e tyre të ngushtë, të gjithëatyre që në Shqipëri janë vetëpunësuar me njëbiznes të vogël. Nga 1 janari vetëm një kontaktdhe vetëm një taksë, njësoj si për të gjithë tëpunësuarit e tjerë, edhe për të vetëpunësuarit menjë biznes të vogël, tatimin mbi fitimin. Por edhekjo taksë, jo 10% siç ishte, por e ulur 25%, pra7.5% dhe e shoqëruar me uljen e kontributeve tëdetyrueshme shëndetësore për të vetëpunësuaritnë qytet. E kështu, 73 mijë të vetëpunësuarit sot,të regjistruar, të tjerë do të regjistrohen falë këtyremasave, me një biznes të vogël në qytet, plusfamiljet e tyre, afro 400 mijë njerëz do të përfitojnëdrejtpërdrejt nga kjo ulje dhe do të kenë më shumëtë ardhura në xhepin e vet për të shpenzuar përfamiljen dhe për të riinvestuar për folenë e tyre tëvetëpunësimit.

Iku edhe taksa e vjetër e sëmundjes, taksacinike 10% për barna dhe materiale shëndetësore.Vitin e ardhshëm pensionistët, ata që u goditënmë shumë nga kjo taksë dhe gjithë njerëzit nënevojë për ilaçe, do të përfitojnë nga ulja e kësajtakse dhe nga barazimi i çmimit të ilaçeve nëShqipëri me çmimin e tyre në vendet e origjinës.Jemi zotuar që nuk do ta lejojmë më që një ilaç të

shitet këtu deri dhe 3 herë më shumë se në vendete origjinës dhe do ta mbajmë këtë zotim.

800 mijë njerëz në grupmoshën 40 deri në 60vjeç, që është edhe grupmosha më e prekur ngasëmundjet, do të vizitohen falas çdo vit në spitalduke filluar nga viti që vjen dhe falë këtij buxheti.

30 mijë gra e vajza do të përfitojnë falasekzaminimet përgjatë gjithë periudhës sështatzënisë, gjë që deri më sot nuk ka ndodhur nëShqipëri, për shkak të varfërisë së këtyre gravedhe vajzave që janë nga shtresat në nevojë.Gjithashtu, ato do të përfitojnë falas edheekzaminimet për kancerin e gjirit, për të cilin janëshpenzuar shumë para për të bërë festa, madjeedhe propagandë parlamentare me muzikë egjimnastikë në bulevard, por nuk është bërë asgjëkaq konkrete si ky hap i parë dhe i madh që hedhimne falë këtij buxheti.

Kurse ju, edhe për shëndetësinë, krijuatthjesht një borxh 44 milionë dollarë. Vetëm nëQSUT na keni bërë peshqesh 34 milionë dollarë,pa llogaritur aparaturat e prishura dhe mjedisetpublike të kthyera në pazar për qofte dhe për rrobatë vjetra.

Ndërsa në arsim na keni bërë peshqesh njëborxh edhe më të madh, sepse natyrisht aty kapasur edhe më shumë shirita për të prerë, plot 47milionë dollarë, pa llogaritur këtu se me çfarë cilësiemizerabël janë bërë punimet dhe sa para duhenpër t’i pajisur ato ngrehinat që viheshin parakamerave vetëm për shirita dhe që kanë mbeturpas përgjysmë, të papërfunduara.

Por, sidoqoftë, ky buxhet dhe viti 2014 nëtërësi shënon edhe pikën e kthesës drejt njëtransformimi rrënjësor në arsim. Do të punojmëpër një zotim që këta e shpotisnin me të madhe,sepse për këta “Shqipëria në moshën e internetit”është thjesht të jesh në Facebook dhe me në kryeliderin e tyre janë bërë së fundi edhe ndotës tëmëdhenj të mjedisit social online, siç ishin në qeverindotësit më të mëdhenj të këtij vendi, që ekatandisët për turpin tuaj deri në një kosh plehrashpër plehrat e importit.

Unë e kam fjalën këtu për zotimin e kalimit tëmësimdhënies nga dërrasat me shkumësa dhelibrat tek tabelat dhe tabletat elektronike. Vitin eardhshëm do të fillojmë zbatimin e këtij projektitransformues përmes një projekti pilot dhe synojmëqë brenda mandatit, në të gjithë nivelin e dytë tësistemit parauniversitar ky zotim të jetë mbajtur nëçdo shkollë.

Viti 2013

82

Legjislatura e 8-të

E po ashtu do të fillojmë me mbajtjen e zotimitpër futjen e plotë dhe me një standard të ri të sportitnë shkollë.

Ndërkohë që, pa dyshim, do të investojmë përtë mbyllur me standarde të reja europiane punëtqë i lanë rrugëve në infrastrukturën shkollore, siçlatë rrugëve edhe rrugët që hapët nëpër Shqipëri.

Do t’i mbyllim sigurisht edhe punët me rrugëte lëna rrugëve dhe do të fillojmë të investojmëpadyshim në rrugë të reja, duke nisur nga Rruga eArbrit, që e premtuat sa herë u shfaqët në Dibërpër vota dhe e keni lënë tamam siç dini t’i lini vetëmju punët, më keq se sa kur nuk i bënit fare.

Me gjithë shtrëngesën e diktuar nga nevojapër të larë borxhet, të cilat në fushën e transportitjanë më marramendëset, ky buxhet parashikon351 milionë dollarë për transportin. Por për herëtë parë, 13% e investimeve në rrjetin rrugor shkonjo për shirita, por për sigurinë rrugore, e cila deridje kishte vetëm 1% në buxhet. Shembull ulëritësse në ç’duar ishin 8 vjet rresht kur udhëtonin ditëne kur udhëtonin natën qytetarët e këtij vendi, me1% të buxhetit për transportin që i dedikohejsigurisë rrugore, në një vend që i numëronte tëvdekurit dhe vazhdon t’i numërojë të vdekurit sikurtë ishte në luftë.

Ky buxhet na garanton investime tëqenësishme më të mëdha se në çdo vit tjetër edhenë fushën e bujqësisë, për fshatin e braktisur ngashteti prej kohësh, prej 20 vjetësh, me fokus atyku jemi zotuar të nisim rilindjen e fshatit: tek ujitja,tek kullimi dhe tek mbrojtja e këtij populli ngapërmbytjet.

505 milionë lekë më shumë sesa në vitinelektoral 2013 do të shkojnë në buxhetin e fshatitvitin që vjen. Ndërkohë që 1.9 miliardë lekë ngabuxheti, pa llogaritur disa financime që tanimë janëtë siguruara apo që janë në rrugën e negocimitnga burime të jashtme, do të shkojnë drejtpërdrejtpër bujqësinë dhe nga këto do të ketë drejtpërdrejtsubvencione transparente për fermerët. Kemimarrë një zotim shumë të rëndësishëm për fshatindhe do ta bëjmë zero tatimin për vlerën e shtuarpër çdo input bujqësor. Po dua të jem shumë i qartënë këtë pikë. Sot, me instrumentet që këta na kanëlënë në dispozicion, me mekanizmat që mungojnë,me institucionet që janë në ajër dhe me një sistemtërësisht absurd organizimi dhe korruptiv qëtrashëgojmë në administrim, ka vetën një rrugë: t’ijapim paratë në dorë mbrapsht, duke bërë zeroçdo taksë mbi inputet, çdokujt që paraqet një faturë.

Në ndërkohë do të fillojmë menjëherë punënpër të ndarë naftën për konsum urban apondërurban nga nafta që përdoret për prodhimbujqësor. Këtu te nafta e dinë të gjithë shqiptarët,por ne jemi, në radhë të parë, plotësisht tëvetëdijshëm se çfarë lufte të madhe duhet të bëjmëpër të shkatërruar një rrjet grabitjeje dhekorrupsioni të ndërtuar në kryeministri dhe të shtrirënë të gjitha agjencitë shtetërore që duhej tëmerreshin me kontrollin dhe me menaxhimin eburimeve të naftës dhe për të shpërbërë sistemine kapur të shfrytëzimit të kësaj pasurie kombëtare,si të ishte territor ku sundojnë organizata kriminale.Vetëm sa kemi filluar për këtë dhe pa dyshim nukdo të ndalemi, duke ndarë të njomin nga i thati,duke ua lehtësuar rrugën atyre që kanë investuarqindra milionë dollarë në Shqipëri dhe që duhet tënegociojnë çdo ditë mbijetesën e tyre në fushën enaftës, me gjithfarë horrash dhe me gjithfarëbandash të veshura me imunitetin që u ka dhënëpër 8 vjet, qeveria e këtyre.

Do ta heqim nga ana tjetër, sipas zotimit qëkemi marrë në fshat, edhe taksën 10% tëtransaksionit për tokën bujqësore, që ia vutë nëshpinë çdo familjeje, duke i detyruar të paguantetaksë kur copa e tokës kalonte nga babai tek djali.Dhe siç e kemi filluar në një zonë pilot në Fier, dotë vazhdojmë deri në fund hipotekimin e titujve tëpronës mbi tokën bujqësore, bazuar mbi ligjinnr.7501, duke ulur dhjetëfish tarifat e regjistrimit,si dhe duke e çuar shërbimin hipotekor në çdo fshatdhe jo duke i lënë fermerët zvarrë në labirintet eprocedurave dhe të pabesive të rrugës sëhipotekimit.

Edhe diçka lidhur me pronat, se e di që juvlon zemra aq shumë, sa për pronat s’keni lënëfjalë pa thënë, s’keni lënë fjalim pa mbajtur, s’kenilënë lot pa derdhur për pronarët dhe, në fakt, nukkeni lënë gur pa luajtur nga themelet e Kushtetutësdhe të ligjit për t’u bërë vetë pronarë të pronave tëtë tjerëve. 1098 dosje aplikimesh ishin lënë vandak,plot pluhur, këtë vit, pa marrë mundimin tëvlerësonit asnjë në 9 muaj. Vetëm dy muajt e funditu mbyllën me vlerësim 358 dosje.

Si përfundim, kjo është e bukur, nga fondi 300milionë lekë, që ju vetë kishit përcaktuar, do tëpërfitojnë këtë vit 50 aplikues, trashëgimtarë ligjorëkuptohet, jo kryeministror, as kuvendor si deri dje,por ka edhe një ndryshim tjetër, se për të njëjtinfond, vitin e shkuar përfituan 17 aplikues më pak.T’ju marrësh njerëzve edhe tokën, t’ju marrësh

83

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

edhe lekët, këtë vetëm po t’ju njohësh si keniqeverisur ju mund ta shpjegosh. Jeni vërtet tëpaparë dhe mjerë kush ju ka votuar për të marrënga ju dëmshpërblimin e burgut komunist, mjerëkush ju ka votuar për të marrë nga ju pronën ekonfiskuar nga komunizmi, mjerë kush ka rënë pree lotëve tuaj të krokodilit për këto shtresa tëdërrmuara që i ushqyet çerek shekulli me lugënbosh të fjalimeve antikomuniste dhe i keni lënë sotmë zi se ç’i gjetët, sepse atëherë kur i gjetët kishinshpresë, sot nuk kanë më as shpresë.

Në fund fare, duke shkuar në të gjithë këtëlistë dhe ka plot borxhe të tjera, por të rendisëshgjithë ato borxhe duhet të rrimë këtu deri natën eVitit të Ri, po në fund fare, jo për nga rëndësia, njëpyetje doja t’jua bëja këtyre, por as ia nuk ia vlent’ia bësh: Me kulturën ç’patën këta?! Mirë me tëtjerat, po kulturën nuk e linit dot pa borxhe? Hytënë borxh për këtë vend e me këtë vend, duke elënë krejt në mëshirën e fatit trashëgiminë kulturoredhe pasi për 8 vjet e rrënuat një Krujë të tërë, siçnuk arritën ta rrënojnë as ata që 25 vjet rresht bënëçmos për ta marrë, i latë edhe te kultura një milionëe kusur dollarë borxhe dhe shiko s’keni paguarakoma as faturat e qokave të 100 vjetorit tëPavarësisë. Ç’paskëshit qenë për të ngrenë dhepër të pirë! Pas fjalimeve për kombin dhe përalbanofobinë, ha e pi dhe ik pa paguar fatura, sikurvuajnë nga faturofobia.

161% do ta rrisim ne me këtë buxhet fondinpër mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës. Nukështë absolutisht mjaft, por është aq sa nevojitetpër të ndaluar rrënimin dhe për ta shmangurzhdukjen e gjurmëve të historisë, që duket se sikure keni bërë me qëllim, ndërkohë që i keni rrokanisurkokën popullit shqiptar, për historinë, përpellazgjinë, për albanofobinë dhe e keni lënë tëzhduket gjurmë pas gjurme atë që na kanë lënë tëparët tanë.

Dua t’u kërkoj të gjithëve, çdokujt që mëdëgjon sot, të marrë me mend se çfarë kostoshdo të kishte në këto kushte moszgjedhja e njëdrejtimi të ri, se çfarë dënimi do të ishte përShqipërinë, por edhe për secilin, për çdo familje esidomos për fëmijët e sotëm dhe të nesërm të këtijvendi, po të vazhdonim ta përdornim të nesërmensi borxh për të sotmen dhe të vazhdonim të ecnimqorrazi drejt ndëshkimit të sigurt, që garantonvazhdimi në këtë rrugë pa rrugë, rrugë, rrugë,rrugë, pa asnjë rrugë, se çfarë çmimi tëpallogaritshëm do të paguanim, ku rruga e vjetër

pa rrugë të soste në humnerën e borxheve dhe tëmoskokëçarjes për të ardhmen nëse sot nuk do tëmerrnim përsipër çmimin s të kësaj rruge.

Nuk do të jetë një rrugë e lehtë. Ne nuk kemiasnjë iluzion dhe asnjë iluzion nuk duam të krijojmëtek askush, asnjë lindje dhe asnjë rilindje nuk mundtë jetë e vërtetë pa sakrifica dhe dhimbje. Do tëjetë një rrugë e vështirë, por një rrugë e sigurt. Netë gjithë si shqiptarë kemi detyrimin ta marrim këtërrugë. Ashtu sikurse ne këtu, përfaqësuesit eShqipërisë së sotme, kemi detyrimin jo vetëm tëflasim, por të vendosim me vullnetin e fortë dheme punën me mish e me shpirt që në këtë rrugë,veprat dhe jo fjalët të flasin më fort.

Ky plan i ri për rimëkëmbjen e ekonomisë dhepër ripërtëritjen e shoqërisë as nuk mund t’i kënaqëtë gjithë dhe as do t’i japë frytet e veta të gjithamenjëherë. Nuk ka dyshim se askush, papërjashtim, nuk do të gjejë në këtë plan gjithçkaqë ka pritur për kaq shumë vite dhe gjithkush mundtë gjejë kollaj në të, pjesën e vet të pamjaftueshmeapo edhe të papëlqyeshme për të, por, nëse secilie sheh këtë përpjekje të madhe si një të tërë, kjodo të na ndihmojë të gjithëve. Askujt nuk i pëlqejnëtaksat. Askujt nuk i pëlqen të paguajë qoftë edhe10 lekë më shumë në taksën për qarkullimin, paçkase kjo vlen për të pastruar ajrin dhe rritur kujdesine shtetit për shëndetin dhe mjedisin. Është enatyrshme. Por ne nuk mund të ecim më tutje asnjëditë tjetër, duke mohuar realitetin dhe duke mbyllursytë, siç i mbyllën këta, përpara plagëve të rëndatë vendit ku jetojmë dhe të ekonomisë me të cilënvendi jeton.

Përgjigjja nëse ky është një plan i mirë osejo, s’mund të vijë nëse kush ka më shumë sot,pyet çfarë del këtu për mua. Por vetëm nëse tëgjithë së bashku pyesim çfarë del në këtë rrugëpër ne, sepse vetëm në këtë rrugë, kush ka mëshumë sot, s’do ketë më pak nesër dhe kush kamë pak sot, do të ketë më shumë nesër. Ndërsavetë Shqipëria do të ketë pa dyshim më shumëpër të gjithë ne, por, në radhë të parë, për fëmijëttanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, familje më të forta,vende të reja pune, punë që shpërblehen mirë,mirëqeverisje dhe fat më të sigurt në rrugën e saj.

Më lejoni, në fund ta përmbledh me dy fjaligjithë këtë fjalim; Me vetëpërmbajtjen e buxhetittë ri, buxhetit të vitit të parë të qeverisjes qëShqipëria e deshi më 23 qershor, kush e qeverisiShqipërinë në 8 vjet, e qeverisi për vete, kush dota qeverisë Shqipërinë në 4 vjetët e ardhshme do

Viti 2013

84

Legjislatura e 8-të

ta qeverisë për njerëzit.Faleminderit!(Zoti Berisha kërkon fjalën.)Ilir Meta – Nuk ta ka përmendur emrin, zoti

Berisha. Migjithatë, urdhëroni!Sali Berisha – Zoti bashkëkryetar,Zonja deputete,Zotërinj deputetë,Cilido shqiptar që ndoqi logorenë e pafundme

të zotit Rama arrin në të njëjtin përfundim memesazhet që më thonë se nuk ka psikiatër që ekuron. Më thonë se nuk ka psikiatër që e kuron,sepse në mendjen e tij të sëmurë është e nguliturnjë kushtetutë - thotë një zotëri Harizi, dhe ajokushtetutë i thotë atij: unë dhe bota. Por unë nukdo të ndalem më në ato probleme, por thjesht dot’ju them se pjesa që më neveriti më shumë, sepër buxhet nuk fole, ishte pjesa për trashëgiminëkulturore, kur ti i vodhe Gjergji Thimios si një hajdutordiner ikonat dhe del e flet këtu. Kush e bërizëvendëskryeministër Peleshin? Korçarët thonë sePeleshin e bëri zëvendëskryeministër i ndjeriVangjush Mio me pikturat e tij, dhe Koçoja përjargejpara nudove të Vangjush Mios. Po e lëmë këtë, seështë çështje tjetër.

Vetëm për buxhetin nuk u fol këtu. Këtu u folpër opozitën. Në mendjen e tij ekziston tmerri eferri i opozitës dhe nuk foli asgjë për 1 milion tëpapunë, për të cilët është shprehur me mijëra herë,nuk foli asgjë për 1 milion të varfër, për të cilëtështë shprehur qindra mijëra herë.

Edhe një herë falënderoj zotin Rama, se nukbëri gjë tjetër veçse faktoi para shqiptarëve dhebotës se e ka urgjent mjekimin dhe vizitën në njëklinikë psikiatrike.

Ilir Meta – Zoti Kryeministër, keni fjalën.Edi Rama – Sali efendi, zotrote mua më heq

mallin e Albert Verrisë në filmin “Koncert në vitin‘36". E mban mend atë plakun që nxirrte tym ngambrapa dhe çonte çingien e vet për të prishurkoncertin? A e mban mend Sali efendi? Shyqyr qëtë kemi, se kujtojmë edhe Albertin e shkretë.

Ilir Meta – Po, zoti Berisha.Sali Berisha – Je ulur në atë vend, je bërë

synet politik. Nuk kam dashur ta them këtë, por leta mësojnë shqiptarët dhe bota se ata që të bënësynet politik, ata të hoqën edhe forcën e fundit tëburrit ty. Ndaj, çfarëdo që të thuash, je krejtësishtbosh. Ajo që paraqite ti këtu ishte mjerim, saqëgjatë gjithë kohës edhe Caci besnik gajasej meekspozenë tënde.

I nderuar zotëri, mendoj se në logorenë tuajkoporalike faktikisht u tregove shqiptarëve sekartolina që u çon për Vitin e Ri është kartolina emjerimit, është kartolina e mashtrimit, ndërsabuxheti që paraqite ka vdekur para se të lindë.Dëshmia më e saktë është ekspozeja që i bëresot atij.

Ilir Meta – Zoti Kryeministër, keni fjalën.Edi Rama – Sali efendi, unë nuk e dija që je

marrë me synete, e dija që je marrë me zemrën.Kjo ishte një surprizë për mua, por ndoshta e mbanmend kur të kanë bërë synet para se të të merrninnë Bllok.

Sali Berisha – Efendi, efendëm, unë thashësynet politik, se për atë tjetrin dihet.

(Diskutime pa mikrofon.)Ilir Meta – Fjalën e ka relatori i komisionit,

zoti Angjeli.Anastas Angjeli – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,I nderuar zoti Kryeministër,Të nderuar kolegë deputetë,Me të drejtën për të mbajtur edhe diskutimin

tim si deputet dhe për t’i dhënë përgjigje edhegajasjes, më lejoni që në këtë diskutim, me tëdrejtën e relatorit për projektligjin për buxhetin evitit 2104 dhe paketës fiskale që e mbështet atë,t’ju informoj për diskutimet maratonë që janëzhvilluar nga Komisioni për Ekonominë dheFinancat, por edhe nga komisionet e tjera lidhurme përmbajtjen në parim të këtyre projektligjeve.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat nëmbështetje të nenit 81 të Rregullores së Kuvendit,në mbledhjet e datave 16, 19, 20 dhe 21 dhjetor2013 shqyrtoi në parim projektligjin “Për buxhetine vitit 2014” dhe paketën fiskale të propozuar ngaKëshilli i Ministrave.

Gjatë shqyrtimit të tyre pas një prezantimi tëbërë nga Ministri i Financave, përmes njëinformacioni të zgjeruar për ecurinë e ekonomisësë vendit gjatë vitit aktual, për rezultatet e pritshmederi në përfundim të vitit buxhetor, u dha njëpanoramë e të gjithë treguesve kryesorëmakroekonomikë e fiskalë të parashikuar në këtëprojektligj, si dhe ndryshimet e thella që vijnë ngapaketa fiskale që e shoqëron atë. U analizuanfaktorët kryesorë që kanë ndikuar në rezultatet earritura gjatë këtij viti, si dhe u prezantuan politikate reja fiskale që do të ndiqen gjatë vitit të ardhshëmnë përputhje me programin e qeverisë përzhvillimet ekonomike e financiare në vend gjatë

85

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

vitit 2014 dhe për realizimin e treguesve tëparashikuar në këtë projektligj.

Komisioni zhvilloi seanca dëgjimore metitullarët kryesorë të disa ministrive, për t’u njohurmë në thellësi me aspekte të veçanta tëprojektbuxhetit dhe paket[s fiskale, transporti,infrastruktura, arsimi, shëndetësia, zhvillimi rural,qeverisja vendore dhe mirëqenia social dhe rendipublik. Nga titullarët e ministrive u prezantuanpolitikat që do të ndiqen gjatë vitit të ardhshëm nëkëto fusha, si dhe u dhanë shpjegime për pyetjete deputetëve.

Gjithashtu , bazuar në nenin 81, pika 2 eRregullores së Kuvendit, në një mbledhje tëposaçme, Komisioni për Ekonominë dhe Financatshqyrtoi raportet e paraqitura nga komisionet etjera të përhershme të Kuvendit për vlerësimin nëparim të projektligjit për buxhetin e vitit 2014 dhetë paketës fiskale. Në këto raporte pasqyrohetmendimi i mazhorancës pro dhe i opozitës kundërprojektligjeve, duke dhënë edhe argumentetrespektive. Në disa raporte pasqyrohen kërkesatpër ndryshime shpenzimesh në ministri dheinstitucione buxhetore të fushës përkatëse tëkomisioneve, të cilat do të shqyrtohen ngaKomisioni për Ekonominë dhe Financat gjatë fazëssë diskutimit të projektligjit nen për nen.

Njëherësh, komisioni, sipas një grafiku tëmiratuar, do të zhvillojë seancë dëgjimore mefaktorët e interesit dhe përfaqësues tëinstitucioneve të pavarura që kanë paraqiturkërkesë.

Të nderuar deputetë,Projektbuxheti i vitit 2014 mbështetet në

zhvillimet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve tëfundit, rezultatet e arritura dhe ato të pritshme përvitin aktual, në objektivat e parashikuara në kuadrinmakroekonomik e fiskal afatmesëm 2014-2016, sidhe në prioritetet e programit të qeverisë përstabilizimin e situatës makroekonomike, përvendosjen e ekuilibrave fiskalë, veçanërishtrivendosjen e kontrollit mbi financat publike nëfunksion të zhvillimit të mëtejshëm të vendit. Aimban në konsideratë edhe ndikimin në ekonominëe vendit tonë të faktorëve ndërkombëtarë erajonalë, zhvillimet në ekonominë globale,veçanërisht situatën në eurozonë etj. Treguesit etij janë konsultuar me institucionet financiarendërkombëtare, si me FMN-në dhe BankënBotërore, dhe konsiderojnë edhe obligimet e vendittonë ndaj proceseve integruese në Bashkimin

Europian. Pra, ky projektbuxhet vjen i mirëkuptuarme FMN dhe ka mbështetjen e një marrëveshjejetë qeverisë me të në pritje për t’u nënshkruar dhepër t’u bërë efektive në fillim të vitit 2014. Sipaskësaj marrëveshjeje, është rënë dakord përhartimin dhe zbatimin e një sërë masash për tësiguruar rritje të qëndrueshme ekonomike, për tërealizuar reforma të thella strukturore, reformim tësistemit fiskal, formalizimin e mëtejshëm tëekonomisë përmes rritjes së miradministrimit fiskal,shlyerje të borxheve etj. Ky program tre-vjeçar dotë financohet nga FMN-ja me rreth 300 milionëeuro, me kushte të buta.

Projektligji vjen në përputhje me kërkesat eligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin esistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, indryshuar.

Për sa i përket debatit të zhvilluar lidhur merespektimin e afatit të paraqitjes së tij në Kuvend,Komisioni konstatoi se ai është i vonuar, dukekonsideruar argumentet e paraqitura nga qeveria,të cilat janë:

Vonesat nga qeveria e mëparshme në fillimine procesit të hartimit dhe diskutimit tëprojektbuxhetit sipas afateve të përcaktuara në ligj;

Viti 2013 ishte një vit elektoral, i cili u shoqëruame ndryshimin e qeverisjes dhe ajo -së për arritjene mirëkuptimit për treguesit kryesorë fiskalë tëbuxhetit të vitit 2014 dhe të paketës fiskale që embështet atë.

Komisioni për Ekonominë edhe Financatvlerësoi se projektbuxheti I vitit 2014 është bazuarsë pari në zhvillimet ekonomike financiare të vitevetë fundit, veçanërisht të vitit 2013. Bazuar në këtofakte konstatohet se deri në fund të vitit 2008ekonomia shqiptare u zhvillua me ritme të larta,mesatarisht rreth 6 për qind në vit. Që nga mesi ivitit 2009 deri ditët e sotme kemi një rënie të shpejtëtë ritmeve të zhvillimit të ekonomisë, duke arriturnivelin 1.6 për qind në vitin 2012 dhe 1.3 për qindështë rezultati i pritshëm për këtë vit. Kjo rënie eritmeve të zhvillimit erdhi si rezultat i një kompleksifaktorësh lidhur me zhvillimet e brendshmeekonomike dhe ato të jashtme. Kriza ekonomikebotërore, veçanërisht ajo në eurozonë, goditi disasektorë të rëndësishëm të ekonomisë (goditjet mëtë mëdha janë në sektorin e ndërtimit dhe biznesete lidhura me të), solli rënie të importit dhe vështirësinë eksportin e disa produkteve, si dhe rënie tëkonsiderueshme të remitancave. Megjithatë, sirrjedhojë kryesisht e ekspozimit të kufizuar

Viti 2013

86

Legjislatura e 8-të

financiar në tregjet ndërkombëtare, e ritmeve tërritjes ekonomike të trashëguar nga vitet emëparshme, si dhe e ndjekjes së disa politikave,rritja ekonomike mbeti minimale, por pozitive. Kjorritje u shoqërua me mbajtjen e inflacionit në niveletë kontrolluara, por men një rritje të madhe tëborxhit publik.

Gjithashtu, gjatë këtij viti ekonomia e venditka vazhduar rënien e shpejtë të ritmeve të rritjesdhe pritet të rezultojë rreth 1.3 për qind në fund tëkëtij viti. Deficiti buxhetor arriti nivelin 6 për qind tëPBB-së, ndërsa borxhi publik rreth 69 për qind tëPBB-së.

Sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit,edhe këtë vit ishin ata prodhues, industria, bujqësiadhe ndërtimi. Ritme pozitive patën edhe shërbimete telekomunikacionit. Sektori i shërbimeve, nga njëprej sektorëve kryesorë kontributivë në rritjenekonomike të viteve të fundit, gjatë këtij viti shënoirënie.

Niveli i inflacionit vazhdon të jetë i ulët, 2 përqind, në kufirin e poshtëm objektiv të politikësmonetare. Kjo prirje disinflacioniste parashikohettë vazhdojë edhe në periudha afatmesme, sirrjedhojë e rritjes së ngadalshme ekonomike dhee presioneve të rënies së të ardhurave ngaekonomia e jashtme.

Niveli i kredive bankare u reduktua me 2.2për qind krahasuar me një vit më parë. Niveli ikredive me probleme arriti 24.2 për qind, duke urritur me 1.4 pikë përqindje krahasuar me një vitmë parë, ndërsa stoku i depozitave bankare u rritme 1.7 për qind.

Të ardhurat e buxhetit bazohen në ndryshimete fundit të bëra me akt normativ dhe kanë shënuarnjë tejkalim, i cili pritet t’i bëhet i ditur Kuvenditbrenda fundit të vitit.

Rreth 91.5 për qind të të ardhurave tëpërgjithshme e përbëjnë të ardhurat tatimore. Këtotë ardhura u rritën me 2.8 miliardë lekë në krahasimme planin dhe u reduktuan me 7.7 miliardë lekënë krahasim me të njëjtën periudhë të vitit tëmëparshëm.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat përbëjnë71.6 për qind të të ardhurave të përgjithshme. Atou realizuan në masën 100.9 për qind.

Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit përperiudhën 10-mujore u realizuan në masën 98.3për qind, me një mosrealizim prej rreth 5.6 miliardëlekësh.

Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë,

shpenzimet e përgjithshme të buxhetit rezultojnërreth 21.3 miliardë lekë ose rreth 7.1 pikë përqindjemë shumë.

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2014” udiskutua nga deputetët e Kuvendit në Komisioninpër Ekonominë dhe Financat dhe në komisionet etjera. Gjatë diskutimit deputetët e mazhorancësdhe të opozitës paraqitën vlerësime të ndryshmepër politikat e ndjekura këtë vit dhe ato tëprogramuara për vitin e ardhshëm, të reflektuaranë treguesit makroekonomikë e fiskalë.

Deputetët e mazhorancës ishin dhe janë tëmendimit se:

Gjatë vitit 2014, bazuar në programin eqeverisë, politikat e reja fiskale të propozuara dhetreguesit kryesorë fiskalë të paraqitura nëprojektbuxhetin e vitit 2014, garantojnë se vendiynë do të vazhdojë rritjen ekonomike pozitive, menjë rritje reale prej 2 për qindësh dhe rritje nominaleprej 3.6 për qindësh. Ky nivel i rritjes ekonomikeshënon kthesën nga rënia e shpejtë 3-4 vjeçare tëritmeve të rritjes ekonomike, mbështetet nëpritshmëritë për zhvillimet ekonomike në eurozonë,veçanërisht në vendet me të cilat vendi ynë kabashkëpunim më të gjerë ekonomik, financiar etregtar, bazohet në pritshmëritë e sjelljes sëagjentëve ekonomikë privatë, të konsumatorëvëdhe investitorëvë në ekonominë e vendit tonë, sidhe në pritshmëritë për ndryshimin e kushteve tëfinancimit të ofruara nga sistemi bankar.

Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit për vitin2014 parashikohen të arrijnë nivelin 26.3 për qindtë PBB-së, nga 23.8 për qind që janë në vitin aktual,duke u rritur me 42 miliardë lekë. Rritja e tëardhurave do të mbështetet nga fillimi i një reformefiskale të thellë përmes paketës së re përndryshimin e një sërë tatimesh dhe taksashkombëtare e vendore, ku synohet balancimi itrinomit të interesave midis individit, biznesit dheshtetit, përmes forcimit të disiplinës fiskale,konsolidimit të administratës tatimore, ndryshimittë mentalitetit dhe rritjes së përgjegjshmërisë nëpërdorimin e fondeve publike, si dhe uljes së nivelittë borxhit publik. Kjo paketë fiskale parashikon njësërë masash, nëpërmjet të cilave do të sigurohetrritja e të ardhurave nga tatimet e doganat me rreth21.7 miliardë lekë. Në këto të fundit do të ndikojëedhe angazhimi i “Crown Agency” në doganat tona.

Mbështetur në sugjerimet e FMN-së, masatfiskale do të jenë të moderuara që të mos preketrritja ekonomike. FMN-ja sugjeron që programi për

87

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

këtë çështje të jetë elastik: kur ekonomia shfaqetmë e dobët, objektivat fiskale të zbuten; nëseekonomia ecën më shpejt, objektivat fiskale tërriten. FMN-ja dhe qeveria ranë dakord që bazatatimore të zgjerohet dhe masat fiskale të jenë tëdrejta, duke i trajtuar të gjithë taksapaguesit njëlloj.

Paketa e re fiskale, e paraqitur nga qeveriaqë mbështet projektbuxhetin e vitit 2014, bazuarnë parimin “Kush përfiton më shumë duhet tëkontribuojë më shumë dhe kush përfiton më pakdo të kontribuojë më pak”, bazohet në disaelemente dhe instrumente të reja fiskale.

Së pari, ndryshohen normat e tatimit mbi tëardhurat personale nga punësimi, duke kaluar ngataksa e sheshtë prej 10 për qind për pagat mbi 30mijë lekë në taksën progresive, duke siguruarpërfitim më shumë se 97% e të punësuarve.

Nga zbatimi i kësaj mase do të sigurohetmbështetja e shtresave në nevojë dhe e shtresavetë mesme të popullsisë, pa sulmuar asnjëherë atëçka flitet, pra biznesin e madh.

Të gjitha kategoritë e shtresave në nevojëdo të marrin subvencion në masën 10 për qind tëTVSH-së së paguar për produktet bazë të shportëssë mallrave në shumën 1.1 miliardë lekë;

Fermerët do të kompensohen në masën 20për qind për vlerën e TVSH-së së paguar përinputet bujqësore;

Rritja nga 10 në 15 për qind e shkallës sëtatimit mbi fitimin për bizneset do të kompensohetme një reformë të thellë rregullatore dhe krijimin ekushteve më të mira për biznesin vendas dhe tëhuaj dhe përmirësimin e administrimit tatimor;

Pacientët do të përfitojnë prej përjashtimit ngaTVSH-ja prej 10 për qind e barnave dhe eshërbimeve shëndetësore, duke mos lejuarspekulimin e çmimeve të ilaçeve në treg.

Të vetëpunësuarit në qytet nga data 1 janar2014 do të paguajnë më pak kontributeshëndetësore;

60 mijë biznese të vogla, duke filluar nga data1 janar 2014, nuk do të paguajnë më taksën ebiznesit të vogël;

Hiqen përjashtimet nga disa taksa në sektorine hidrokarbureve, të vendosura që prej 20 vjetësh,me efekte të vogla në buxhet;

Ristrukturohet taksa vendore mbi biznesin evogël, duke u shfuqizuar si taksë vendore dhe dukeu trajtuar si tatim mbi fitimin në masën 7.5 për qindnga 10%. Kjo masë përfshin subjektet e biznesittë vogël me xhiro vjetore nga 2-8 milionë lekë, të

cilët përfitojnë reduktim të nivelit të taksës.Natyrisht rritet niveli për disa taksa, si akciza

për cigaret, produktet e duhanit, pijet alkoolike,ndryshohet struktura e taksimit të birrës, rritet taksae qarkullimit për benzinën dhe gazoilin, duke ipërafruar ato me nivelet e rajonit dhe duke ndjekurpolitika në mbrojtje të mjedisit.

Krahas ndikimit të paketës fiskale, rritja e tëardhurave për vitin e ardhshëm mbështetet edhenë politikat për përmirësimin e administrimit tatimor,uljen e shkallës së evazionit fiskal dhe formalizimine ekonomisë.

Gjithashtu, shpenzimet e përgjithshme tëbuxhetit për vitin 2014 parashikohen në nivelin 32.7për qind të PBB-së, nga 29.9 për qind tëplanifikuara për vitin 2013, duke u rritur me 54.2miliardë lekë.

Shpenzimet kapitale parashikohen në nivelin6 për qind të PBB-së. Në këtë zë përfshihen edhepagesat e prapambetura për infrastrukturën nëmasën 12 miliardë lekë.

Projektbuxheti i këtij viti si projektbuxheti i parëi qeverisë së re siguron mbështetjen e nevojshmenë përputhje me prioritetet e saj me një model tjetërtë zhvillimit të ekonomisë dhe me një mentalitettjetër të administrimit të fondeve publike.Shpenzimet për sektorin e arsimit parashikohentë arrijnë nivelin 2.9 për qind të PBB-së, përshëndetësinë 2.8 për qind të PBB-së, përbujqësinë 0.6 për qind të PBB-së dhe përinfrastrukturën, mbështetje të nevojshme socialepër shtresat e popullsisë të ekspozuaraekonomikisht.

Gjithashtu, siç e theksova, heqja e tatimit mbivlerën e shtuar për inputet bujqësore ështëshoqëruar me shtesën e një fondi prej 600 milionëlekësh për kompensimin e fermerëve.

Nga ana tjetër projektbuxheti siguronmbështetjen e nevojshme në drejtim të forcimit tërendit publik dhe sigurisë në vendin tonë, duke ekonsideruar atë një element mjaft të rëndësishëmdhe thelbësor, që krijon kushtet e nevojshme përzbatimin e ligjit nga të gjitha institucionet publike eprivate, si dhe për ushtrimin e veprimtarisë sëbiznesit. Për këtë arsye, ai parashikon rritjen epagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, menjë efekt total prej 1 miliard lekësh.

Një ndër masat e parashikuara nëprojektbuxhet është edhe shlyerja e detyrimeve tëpapaguara të shtetit ndaj biznesit për punë dheshërbime publike të kryera, të cilat sipas raportit

Viti 2013

88

Legjislatura e 8-të

të kompanisë “Deloitte and Touche”, arrijnë vlerën24.6 miliardë lekë. Këto janë detyrime për projektetë infrastrukturës, kompani të farmaceutikës,pajisje mjekësore dhe ndërtim shkollash.Gjithashtu, në projektbuxhet parashikohet edheshlyerja e detyrimeve për rimbursim të TVSH dhetatim fitimit dhe në të njëjtën kohë të gjitha detyrimete tjera të prapambetura sipas një programi tëveçantë.

Programi 3-vjeçar me FMN-në parashikon qëshlyerja e këtyre detyrimeve të prapambetura tëjetë transparente dhe sugjeron që të bëhet njëstrategji për të mos u krijuar detyrime të reja në tëardhmen dhe për këtë qeveria ka rënë dakord.

Në këtë program parashikohet që borxhet tëshlyhen pa penguar rritjen ekonomike,përkundrazi, shlyerja e tyre do të nxisë zhvilliminekonomik. Shlyerja e borxheve do të nxisëkonsolidimin fiskal dhe do të përmirësojë sisteminbankar për një zinxhir detyrimesh, që palët ia kanënjëra-tjetrës. Këto masa do të ndikojnë në rritjen elikuiditetit të biznesit, në rritjen e investimeve, tëkreditimit në ekonomi, në zhvillim dhe në punësimpër të ardhmen.

Garantimi i mirëfunksionimit të institucionevetë pavarura kushtetuese ishte një nga pikat ediskutimit të zhvilluar në komisione. Dhe jo vetëmkaq, por edhe të gjitha këtyre institucioneve tëkrijuara me ligj të veçantë. Ky është një synim ikëtij projektbuxheti dhe e realizon atë. Për këtëarsye, në projektbuxhet parashikohen fondet enevojshme për funksionimin e mbi 20institucioneve të pavarura kushtetuese dhe tëkrijuara me ligj.

Projektbuxheti i vitit 2014 synon vazhdimin efunksionimit më të mirë të pushtetit vendor, i ciliparashikohet të arrihet nëpërmjet përmirësimit tëadministrimit të financave vendore, forcimit tëmëtejshëm të autonomisë financiare të pushtetitvendor dhe rritjes së transfertës së pakushtëzuartë buxhetit të shtetit.

Dy çështje të tjera të rëndësishme, të cilatpatën një diskutim të gjatë në Kuvend ishte çështjae deficiti buxhetor dhe e borxhit publik.

Rezultatet e arritura në të ardhurat dheshpenzimet e përgjithshme janë reflektuar edhenë deficitin buxhetor, i cili i dakorduar edhe meFondin Monetar do të arrijë 6.6 për qind të PBB-së në vitin 2014.

Borxhi publik në fund të vitit 2014 pritet të arrijënivelin 72 për qind deri në 74.8 për qind të PBB-së

(përfshirë 35 miliardë lekë që destinohen përshlyerjen e borxhit të vjetër). Sipas strategjisëafatmesme, reduktimi i nivelit të borxhit do të fillojënga viti 2015 për të arritur në 60 për qind brendadisa vjetësh.

Komisioni përmes deputetëve tëmazhorancës vlerësoi punën e bërë nga qeveriapër identifikimin dhe certifikimin e borxhit publikdhe atij “të fshehur” deri tani dhe inkurajoi qeverinëpër çuarjen deri në fund të procesit të zbardhjessë plotë të këtij fenomeni. Gjithashtu, vlerësoidiskutimet dhe arritjen e marrëveshjes me FondinMonetar Ndërkombëtar duke e lidhur suksesin dhedobinë e plotë të saj me nevojën e marrjes së tëgjitha masave nga qeveria për zbatimin e masavedhe aksioneve prioritare të përfshira në të, sidomosvazhdimin e stabilitetit makroekonomik, mbajtjennë kontroll të financave publike mbi deficitin dheborxhin, realizimin e reformave të thella strukturore,vendosjen e ekuilibrave fiskalë përmes reformësfiskale të paraqitur, disiplinën financiare,formalizimin e ekonomisë dhe vazhdimin ereformave rregullatore për përmirësimin dhelehtësimin e zhvillimit të biznesit vendas dhe tëhuaj. Komisioni ka mirëpritur sugjerimet në parimpër përmirësime në fushën e ambientit, tëbujqësisë, në nxitjen e prodhimit dhe të punësimit,sidomos në industrinë e prodhimit me fasonë, disapërmirësime në bërjen më eficiente të fondeve nëbuxhetin e organeve lokale dhe institucionet epavarura, disa përmirësime në nene të veçanta tëprojektligjit, të cilat do të diskutohen dhe në varësitë vendimmarrjes do të reflektohen gjatë diskutimitnen për nen.

Gjithashtu, komisioni i kërkoi ministrive tëlinjës, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë sëBujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit tëUjërave që brenda muajit prill të paraqesin skemëne subvencionimit të çmimit të karburantit përfermerët në bujqësi, bazuar në principin që kysubvencionim të mbërrijë te fermeri dhe te prodhimii tij.

Gjithashtu, në komision deputetët e opozitësshprehën kundërshtime për politikat dhe treguesite programuar në projektbuxhetin e vitit 2014. Ataishin të mendimit se niveli i të ardhurave është iulët krahasuar me kapacitetet e ekonomisë dukekrijuar më pak mundësi për investime publike dheshpenzime të tjera të domosdoshme. Atakundërshtuan politikat e parashikuara në paketënfiskale që shërojnë projektligjin e buxhetit të vitit

89

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

2014, të cilat cenojnë rritjen ekonomike, rëndojnëveprimtarinë e biznesit dhe ulin nivelin e jetesëssë qytetarëve. Rritja e të ardhurave nëprojektbuxhet sipas tyre do të vijë vetëm nga rritjae tatimeve dhe taksave, ndërsa politikat eshpenzimeve u japin prioritet rrit jes sëshpenzimeve korrente dhe jo atyre kapitale. Këtopolitika në të ardhurat dhe shpenzimet, sipas tyre,çojnë në thellimin e deficitit dhe borxhit. Për këtoarsye deputetët e opozitës votuan kundër miratimitnë parim të projektligjit për buxhetin e vitit 2014.

Të nderuar deputetë,Në përfundim, Komisioni i Ekonomisë dhe i

Financave e miratoi projektligjin për buxhetin e vitit2014 dhe paketën fiskale që e shoqëron atë, nëparim, me shumicë votash. Prandaj unë si relatorju ftoj që t’i votoni ato.

Ilir Meta - Faleminderit!Atëherë do të vazhdojmë me diskutimin e

projektligjeve në parim. Për projektligjin e parë “Përdisa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998“Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar” në emërGrupit të Partisë Socialiste kanë regjistruar emrat:Shkëlqim Cani, Eduard Shalsi, Pandeli Majko,Anastas Angjeli, Ilir Beqja, Fatmir Xhafaj, SaimirTahiri dhe Erjon Braçe.

Në emër të Grupit të Partisë Demokratikekanë regjistruar emrat: Arben Ristani, Edi Paloka,Florion Mima, Jorida Tabaku, Liljana Elmazi,Sherefedin Shehu, Sali Berisha dhe Ridvan Bode.

Fjalën e ka ministri i Financave, zoti ShkëlqimCani.

Shkëlqim Cani – Të nderuar deputetë,Opozita është e zemëruar me ministrin e

Financave, me qeverinë dhe në fakt nuk i vë faj,por i jap të drejtë për dy arsye.

Së pari, ka të drejtë, sepse një muaj më parënga 45 mijë lekë që merrte çdo deputet i opozitësne i ulëm me 5 mijë lekë vetëm naftë. Ju uzemëruat. Ia hoqëm.

Së dyti, deputetët e opozitës kanë të drejtë tëzemërohen sepse sistemi i taksës progresive, qëne e quajmë të ndershme, ju heq edhe disa paranga xhepi dhe doemos kanë të drejtë tëzemërohen, sepse pretendojnë sikur po diskutojnëpër hallet e popullit. Në fakt, u dhemb xhepi i tyrepër pak lekë që ju heqin. Ne kemi deklaruarsolidaritetin dhe do ta zbatojmë atë.

Një nga kritikat që kemi dëgjuar gjatë këtyrekohëve ka qenë që të jemi më optimistë, por bazuarnë realizëm. Gjërat shkojnë përpara kur optimizmi

bazohet në realizëm dhe kështu kemi bërë. Jemibazuar mbi realizmin dhe japim një paketë, njëbuxhet optimist. Me optimizmin e tepruar e dimëse ç’na gjen. Gjetëm dy vjet të mbrapshtë, dyrealitetet të hidhura; vitet 1997 dhe 2013, ku vendigjendet përpara faktesh të pakontestueshme qëekonomia ra në mënyrë drastike. Prandaj do tëflas me realizëm, duke folur me optimizëm.

Kur ishim në opozitë paralajmëruam dendurpër atë që do të vinte. Thamë se qeveria e ish-ishëve, efendijtë që ikin kur diskutohet buxheti dhevijnë vetëm sa për të thënë dy fjalë, politika e tyree borxheve qoftë ai i hapuri, sidomos ai i fshehti,si dhe keqadministrimi i të ardhurave nga pasuritënatyrore po e fuste Shqipërinë në qorrsokak. Jupatëm paralajmëruar shumë qartë. Sot pas 100ditëve nuk jemi të lumtur që na ka dalë fjala përarsye se shohim një realitet të hidhur që do të ishimshumë cinik të gëzoheshim për të këqijat që i kenibërë vendit. Por nuk kemi se çfarë të bëjmë, kështue ka kjo punë, ju prishni, ne përveshim mëngëtpër të ndrequr. Sido që të jetë ne shohim meoptimizëm, na ka ardhur buzëqeshja, se e keqjaka kaluar, ekonomia vitin që vjen sheh drejtprogresit, drejt më të mirës.

Por para se të flas për optimizmin e këtijbuxheti më lejoni të them dy-tri gjëra se ku ështëekonomia e lënë nga dyshja e efendilerëve qëmashtruan popullin.

Së pari, rritja ekonomike është 1,2% ose 6herë më keq nga ç’ishte në dy dekadat e fundit.Borxhi publik, ai zyrtar, është afro 70% dhe në vlerëabsolute është i dyfishuar krahasuar me 8 vjet mëparë. Borxhi i fshehur, i padeklaruar ndonjëherë, ifshehur ndaj të gjithë popullit, ndaj opozitës, ndajParlamentit, besoj se duhet të jetë pjesë për t’udënuar dhe kriminale kjo që të fshehësh borxhindhe jo pa pasoja për ekonominë, kjo është vetëmmaja e ajsbergut, ajo që është certifikuar, është5,5% e PBB-së. Pjesa tjetër mbetet për t’ucertifikuar gjatë vitit 2014. Kreditë e këqija janë24%, 10 herë më shumë se 8 vjet më parë. Tëardhurat e buxhetit janë 320 miliardë lekë ose kenidhënë komandën “prapa kthehu” 3 vjet mëpërpara. Të ardhurat janë më pak nga 3 vjet mëparë. Kemi humbur 3 vjet në të ardhurat e buxhetit.Por do të hyni në histori me atë që nuk ka ndodhurndonjëherë, që thesari i shtetit kishte në 16 shtatorjo pak, por afro 100 milionë dollarë, me mijërafatura shërbimesh dhe punimesh të kryera. Ju elatë buxhetin pa para dhe ai nuk kishte mundësi t’i

Viti 2013

90

Legjislatura e 8-të

shlyente.Ky është realiteti që duhet të ballafaqoheni.

Qofshi ju që nuk reagoni ndaj kësaj gjendjeje! Nëqoftë se nuk do të ishte ky realitet, ne do të kishimnjë buxhet me një pamje krejt tjetër, megjithatë kyështë përsëri buxheti më i madh në historinë eShqipërisë, më i madh nga të gjithë të mëdhenjtë,që i madhi juaj ka thënë këtu në Parlament. Kyështë buxheti i kthesës së madhe, buxhet me sytënga qytetari dhe nga biznesi, është një buxhet qëpërmbush premtimet në fushatë, në program dhenë qeverinë e koalicionit, pasi u votua në mënyrëplebishitare ky koalicion. Ky buxhet është buxhetsolidar. Ai përmbush disa kërkesa, mbron shtresatnë nevojë, nxit punësimin, ul taksat për 97% të tëpunësuarve, heq taksën e biznesit të vogël dhe ulme 1/4-ën taksën e fitimit të biznesit të vogël. Rritpagën e policëve dhe pensionet, shlyen 350milionë dollarë detyrime të prapambetura, borxhettuaja. Ky buxhet realizon kontrollin shëndetësorfalas, ul çmimin e barnave me jo më pak se 10%dhe rikthen shpresën te shqiptarët. Ky ështëbuxhet zhvillues. Ky buxhet vetëm investime tëdrejtpërdrejta parashikon 72 miliardë lekë, që pot’i shtojmë edhe 350 milionë dollarë ose 35 miliardëtë tjera, pra hedh në likuiditet, në treg për 1,1miliardë dollarë dhe nxit në mënyrë parësore medyfishin e tempit të rritjes sektorë prioritarë, si:shëndetësi, arsim, bujqësi dhe infrastrukturë.

Pavarësisht nga situata ky nuk është buxhetkrize, por buxheti i rritjes ekonomike. Ekonomiafillon startin e rritjes me një rritje jo pak, por nga1,2-1,3% në 2,1%. Ky buxhet është transformues,kthen modelin nga modeli i vjetër në modelin e ri,se kush fiton më shumë paguan më shumë. Ështëbuxheti më i madh i hartuar deri tani me 455miliardë lekë kundrejt 405 miliardë lekëve që ishtebuxheti i vitit të kaluar, buxhet elektoral. I vjen nëndihmë shtresës në nevojë, lehtëson shtresat emesme dhe biznesin, gjenerohen të ardhura nëtotal prej 42 miliardë lekë. Ju kujtoj që vetëm tëardhurat nga tatim-taksat janë 40 miliardë lekë. Poju tregoj se vetëm të ardhurat që do të realizohennga përmirësimi i administrimit fiskal do të jenë 19miliardë lekë ose baras me rritjen në 10 vjetët efundit të të gjitha të ardhurave tuaja. Pra, vetëmnga administrimi fiskal ne realizojmë të ardhurabaras me të gjithë rritjen e të ardhurave tuaja. Kyështë buxheti i premtimeve të mbajtura. Ai realizonvendosjen e taksimit të ndershëm: kush fiton mëpak paguan më pak dhe përfitojnë 97% e të

punësuarve, heq taksën e biznesit të vogël dhe ijep ¼ -n e tatim-fitimit po biznesit të vogël, shlyhetnjë pjesë e mirë e borxheve të qeverisë suaj, tëish-ishave, përfitojnë nga kontributet edetyrueshme shëndetësore, jo pak, por 73 mijë tëvetëpunësuarve, hiqet TVSH-ja e barnave dhe ematerialeve shëndetësore, realizohet kontrollshëndetësor bazë falas i përvitshëm përgrupmoshën 40-62 vjeç, fillohet me dhënien etabletave për nxënësit e vitit të parë, por rrit taksëne duhanit, cigareve, rrit taksën e pijeve alkoolike.

Ajo që ju kishit shqetësim të madh: buxhetilokal. Mos u shqetësoni! Është një buxhet që merrmjaft para, merr 33 miliardë lekë, ose, po të donime krahasime, merr 15.6 për qind më shumë ngabuxheti juaj elektoral ku keni harxhuar miliona emiliarda për qëllime elektorale. Buxheti është op-timist, rikthen punën. Ky buxhet të jep mundësipër reforma në institucione dhe në sektorëprioritarë. Buxheti sheh dhe një aspekt tjetër që judoni ta lini në harresë, përmirëson në mënyrë tëdukshme marrëdhëniet e administratës fiskale mebiznesin në luftë kundër informalitetit dhe evazionitfiskal. Është Crown Agents, që ju shqetësonshumë, i cili do të pengojë miqtë tuaj nga evazionifiskal, nga kontrabanda, do të realizohetbashkëpunim më i gjerë me organet doganore tëvendeve të tjera, ndërkohë do të bëhenpërmirësime në procedurat e tatim-taksave. Dhemund t’ju përmend disa prej tyre:

Ndryshe nga sa është bërë deri tani,rimbursohet automatikisht çdo faturë, e cila kakaluar brenda 60 ditëve nga organet e tatim-taksave. Pra, nuk i lihet më në dorë dikujt ose askujtsiç keni bërë duke i futur në pagesat e vonuaraTVSH-në dhe tatim-fitimin e parapaguar, por aipaguhet automatikisht nga Thesari.

Së dyti, zgjatet afati, koha kur një biznes katë drejtë të reagojë ndaj kontrollit arbitrar deri taninga ana juaj të tatim-taksave, nga 5 ditë bëhet 15ditë, i lihet një kohë e arsyeshme për t’u ankuar,për të ditur të apelojë. Por njëkohësisht, Drejtoriae Apelimit detyrohet me ligj tashmë që të publikojëtë gjitha rastet që ka marrë në analizë dhe tëtregojë se si e ka zgjidhur atë. Kjo do të bëjë që tëunifikohen rastet dhe të mos trajtohet biznesi sinjëri i nënës dhe tjetri i njerkës, siç keni bërë deritani. Kemi hequr diçka që duket në fakt siparadoksale, që keni vënë gjoba edhe kur dikushgabon në deklaratën e vet i kemi dhënë të drejtënta rishohë me mirëkuptim. Po kështu, buxhetit lokal

91

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

tashmë i është hequr kufiri dhe mund të realizojëpolitikat e veta duke i hequr tavanin prej 10 përqind në tatim-taksat e tyre.

Për kushtet aktuale ne e dimë që Shqipërisëi duhet, biznesit, gjithë qytetarëve i duhet mëshumë. Por kjo është mundësia në kushtet aktuale.Ne i japim 1.1 miliardë dollarë biznesit në mënyrëqë t’i kthejë në para për investime, për punë publikepër të angazhuar popullsinë në punë. Ne vërtetmarrim borxh, dhe marrim jo pak, por marrim 300milionë dollarë borxhe, i marrim nga FMN-ja, përtë shlyer borxhet që na latë ju, borxhet eprapambetura. Por ju kujtoj një gjë: ne i marrimborxhet me 2, maksimumi me 2.5 për qind.Ndërkohë që borxhi juaj, i imponuar për fushatëelektorale, ishte jo pak, por 12.8 për qind, 5 herëmë i shtrenjtë nga borxhi që po marrim ne. Dhekëtu ka pjesë veprimtari kriminale do ta quaja.

Në përfundim të mesazhit unë dua të jem iqartë se qeveria jonë gjykon që populli me këtëbuxhet i kthehet punës. Ky buxhet e mundësonkëtë. Jemi të bindur se me punë e ndërgjegjshmëriShqipëria do të ecë më shpejt drejt rrugës sërilindjes.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalë e vërtetë është! Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Arben Ristani.Arben Ristani – Ka ditë që në Tiranë

qarkullon një thënie: “Po të jesh i ndershëm dhe t’ibesosh Edi Ramës, do të thotë që nuk jeinteligjent”, “Po të jesh inteligjent dhe t’i besoshEdi Ramës, do të thotë që nuk je i ndershëm”, “Potë jesh i ndershëm dhe inteligjent nuk mund t’ibesosh dot kurrë Edi Ramës”. I ndershëm,inteligjent dhe me besim tek Edi Rama janë tricilësi që nuk rrinë dot bashkë, sepse duke gënjyerdhe mashtruar ditën për diell Edi Rama po i mbushme dinamit themelet e besimit popullor. Popullivendosi vërtet të ndryshojë qeverisjen e vendit meshpresë se ndryshimi do t’i dilte për mirë. Tendencae ndryshimit në funksion të të mirës dhe zhvillimitështë e natyrshme, por edhe premtimet ishin tëbukura, vende-vende shumë të bukura. Në kufijtëe përrallës ishte premtimi yt për shëndetësinë falas,realiteti është se gënjeve. Jo vetëm se shëndetësianuk do të jetë falas, por të vetëpunësuarit në fshatdo të paguajnë 7-8 herë më shumë për sigurimetshëndetësore. Më shumë do të paguajnë edhe ataqë kanë paga mbi 96 mijë lekë në muaj. Të besuannjerëzia kur u premtove se do t’u legalizoje pronatfalas, aq të besuan sa kushdo që u thoshte se po

i gënjeje, iu duke si jashtëtokësor. Realiteti ështëse gënjeve, jo vetëm gënjeve dhe të interesuaritdo të paguajnë deri qindarkën e fundit, porndërkohë u shtove dhe ankthin e dinamitit.Premtove dëmshpërblim të plotë që në vitin e parëtë qeverisjes për të gjithë ish-të burgosurat gra, tëgjalla, mbi 70 vjeç dhe ish-të burgosurit politikëburra, të gjallë, mbi 75 vjeç, si dhe dëmshpërblimbrenda dy viteve për të gjithë ish-të burgosuritpolitikë.

Realiteti është se përsëri gënjeve. Vetëm përkëtë kategori përfituesish duhen 5 miliardë lekëfond, ndërkohë që 1.8 miliardë që ke parashikuarti në buxhet e shlyen këtë detyrim për 23 vjet.Gjithsesi, je me diferencë të madhe me qeverinëe kaluar, e cila kishte 3 miliardë në buxhetin e vitit2013.

U premtove ish-pronarëve se do t’ukompensoje pronat e pakthyera. Realiteti është segënjeve. Buxheti yt sot përmban 200 milionë lekëmë pak se vlera e alokuar në vitin 2013. Premtovezotëri, se do t’i jepje arsimit financim jo më pak se5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, porrealiteti tregon se përsëri gënjeve. Sipas këtijbuxheti po jep më pak se 3 për qind. Premtove 40milionë dollarë në vit për sistemin e ujitjes dhe tëkullimit. Realiteti është se gënjeve. Një të katërtëne kësaj vlere ke parashikuar në buxhet dhe atë doZoti e realizon. Me këtë fond mund të çosh ujëderi te sarajet e tua në Dajt, sepse nuk mjaftonpër të tjerët.

Shumë paske premtuar, zoti rilindas, por dheshumë paske gënjyer. Habitem kur shoh listën, porle të vazhdojmë më poshtë:

Mbështetje për fshatin ke premtuar, ulje çmimitë naftës me rreth 35 për qind, heqje të akcizësdhe heqje të taksës së qarkullimit bashkë meTVSH-në që zbatohet mbi to. Bëre dhe humor kurpremtove, the se nuk mund të trajtoheshin njësoj,si ai që përdorte traktorin në fshat me atë që bridhteme benz në qytet. Realiteti është se përsërigënjeve. Jo vetëm që nuk parashikon të ulësh apoheqësh, por e rrite çmimin e naftës si për atë metraktor edhe për atë me benz. Por edhepeshkatarët i gënjeve, edhe atyre u the se do t’uahiqje akcizën dhe taksën e qarkullimit të naftës,në realitet po ua rrit. Pra, të gjithë do të paguajnëmë shumë, si ai me traktor, edhe ai me varkë, edheai me benz. Premtove se do të ulësh barrën fiskalepër shtresat në nevojë. Gënjeshtër me bisht, zotikryerilindas! Jo që nuk ua ule, por ua rrite çmimin

Viti 2013

92

Legjislatura e 8-të

e naftës, cigaret, kafes, birrës, ia dyfishove dhetaksën e banesës. Premtove trajnim brenda 6muajsh të të gjithë të rinjve nën moshën 25 vjeçqë janë punëkërkues dhe trajnim brenda 2 vjetëvetë të gjithë të regjistruarve si punëkërkues. Përsërigënjeve. Asnjë lek nuk ke parashikuar në buxhetine rilindjes për këto trajnime. Dyfishin e investimevepublike në infrastrukturën vendore, mirëmbajtje tërrjetit rrugor dhe modernizim të rrjetit hekurudhorke premtuar, por jo vetëm që nuk ka dyfishin nëbuxhetin tënd, por fondet janë edhe më të paktase në vitin 2013. Premtove dhe gënjeve përpërgjysmimin dhe heqjen e TVSH-së për ushqimetjetike të shportës; premtove dhe gënjeve përreduktimin e TVSH-së për energjinë elektrike përfamiljarët; premtove dhe gënjeve për heqjen eTVSH-së për të gjitha plehrat kimike, farat, fidanëtdhe materialin gjenetik shumues që përdoret nëblegtori; premtove dhe gënjeve për heqjen e tatim-fitimit në 4 vjetët e para për industritë e rejaagropërpunuese dhe lehtësitë fiskale në kostot eambalazhimit dhe të paketimit; premtove se do tëgarantosh parashikueshmërinë, se asnjë ligj fiskalnuk do të ketë efekt të menjëhershëm pa i lënëkohë biznesit të përgatitet për ndryshimet. Gënjevehapur, as u konsultove me biznesin e grupet einteresit, as kohë nuk u le për t’u përgatitur.

Premtove jo me pak bujë dhe mburrje, se dotë ulje gradualisht borxhin nëpërmjet kontrollit tëdeficitit fiskal dhe përshtatjes me rritjen ekonomike,por në realitet borxhin e çove nga 63 për qind në75 për qind. Sot po na thua që ta kesh borxhin 62për qind, qenka turp, ta kesh 75 për qind, qenkeburrë i mirë.

Ti, ore burrë i mirë, kur ike nga bashkia kelenë 50 milionë dollarë borxh dhe as sot në qeverinuk ke ndërmend ta shlyesh. E le qendrën eTiranës me zorrët jashtë, e le gropën e HajdinSejdisë pa mbyllur gjatë 11 vjetëve që ishe kryetarbashkie. 70 për qind të tenderave të bashkisë iajepje Koços kur ishte atje. Nuk ke lënë grupim tëkësaj shoqërie pa gënjyer. Ke gënjyer të rinj dhetë reja, pleq dhe plaka, qytetarë dhe fshatarë, bujqdhe peshkatarë, punëtorë dhe tregtarë.Romancierët për fëmijë në Tiranë dhe më gjerë ekanë gjetur tashmë personazhin e ri, se Pinokut iiku koha.

Nuk mjaftoi që gënjeve sa deshe, por kërkontë tallesh dhe në mënyrë cinike. Pardje, në mes tëTiranës, në mes të ditës dhe në mes të njerëzve,the se po e rrisim çmimin e naftës në mënyrë që

populli të dobësohet, sepse është shëndoshurshumë. Një tjetër nga të tutë tha se po e rrisimçmimin e naftës por ju o popull nuk do ta ndieni,se nafta deri dje ishte me ujë, sot e mbrapa do tëjetë pa ujë dhe ia vlen ta rrisësh çmimin. Dhe metë vërtetë të kap një gaz i papërmbajtshëm kurdëgjon këto lloj argumentesh. Keq do t’u bëshnjerëzve, do t’ua shtosh varfërinë dhe hallet, poredhe ata do të ta kthejnë kusurin. Që dje u hapfjala në Amerikë e gjetkë, ku ka njerëz obezë, ugjet zgjidhja, thanë, nga një shqiptar, duhet rriturçmimi i naftës që të gjejmë derman nga obeziteti.Ti po që e ke zbuluar zemrën e artiçokës, por njëjavë pas kësaj pakete fiskale të gjithë do tëdobësohen,

Përtej batutës që meriton ky mal gënjeshtrashdhe cinizmi, konkluzioni që del nga studimi ihollësishëm dhe konsultimi i gjerë që PartiaDemokratike zhvilloi për këtë buxhet dhe paketëfiskale është se ky është buxheti që do të varfërojëtë gjithë shqiptarët dhe do të çojë ekonominëshqiptare me pikiatë drejt pellgut të recensionit.Është e qartë si drita e diellit që ky buxhet dhe kjopaketë fiskale do të cenojë rëndë stabilitetinekonomik të vendit dhe do të errësojë perspektivëne rritjes ekonomike, do të ulë mirëqenien dhepunësimin dhe do të varrosë me shpejtësi shpresatprosperuese të shqiptarëve.

Përvoja botërore, sidomos ajo amerikane,tregon se krizat financiare nuk duhet të jenëjustifikim për rritjen e taksave, sepse rritja e taksavenë kushte krize është receta drejt shkatërrimitekonomik. Deviza e momentit për shqiptarët duhettë jetë: “Stop diskutimit për taksat e reja dhe rritjene tyre” dhe të fillojmë të mendojmë për të shtuartaksapagues të rinj, që do të thotë të krijojmë vendetë reja pune. Që t’i japim Çezarit atë që i takonÇezarit, një premtim e ke mbajtur, e the këtu nëkëtë foltore: “Ky është vetëm fillimi. Nuk keni parëende asgjë!” Paske pasur të drejtë! Tani do tashohin shqiptarët se çfarë dimri vjen prapa.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Eduard Shalsi.

Përgatitet zoti Edi Paloka.Eduard Shalsi – I nderuar zoti kryetar,Të nderuar deputetë,Sot po diskutojmë për buxhetin. Në fakt, po

mbaja nja dy shënime gjatë fjalimeve, sigurisht jotë Sali Berishës, por parafolësi foli për Bashkinë eTiranës (Nuk qenka prezent, qenka larguar).

Harron se e filluan marrjen e pushtetit në vitin

93

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

2005 me prishjen e një vepre publike, meshkatërrimin e Zogut të Zi, ku u shpenzuan plot 1milion euro nga paratë e taksapaguesve të Tiranës.Në fakt, çështja është në gjyq dhe unë shpresojqë të vijojë ta ndjekë këtë problem, por ju kam parëkëto ditë teksa rrekeni të mbroni një godinë tëkryetarit tuaj de jure në Vlorë. Ju kam parë tëgjithëve, duke përfshirë edhe kryetarin e GrupitParlamentar...

Avokati i Imamit...Zoti Paloka, ju lutem, sepse është bërë shumë

qesharake e gjithë kjo historia juaj e mbrojtjes sënjëri-tjetrit! Të them të drejtën, mund ta menaxhonipak më ndryshe këtë situatë dëshpërimi.

E kuptoni cila është diferenca? U shkatërruanjë godinë, për të cilën ishte vjedhur deti. Patidokumente të falsifikuara, të vdekur të cilëtfiguronin si firmëtarë. Ndërsa këto ditë kam pyeturpër atë Zogun e Zi që e shkatërruat, se me çfarëparash e ndërtuat dhe me çfarë projekti e bëtë?Nuk ka asnjë gjurmë në ministri dhe dikush duhettë përgjigjet nga ju.

Në qoftë se ke dorë si ish-zëvendëskryeministër, bën mirë të përgjigjesh,sepse sot në Ministrinë e Transporteve nuk kaasnjë gjurmë se kush e ka miratuar projektin, pormbi të gjitha se ku janë gjetur paratë për Zogun eZi.

Dakord?Pra, imagjinoni se kush flet dhe sinqerisht

vazhdoj të çuditem, sepse brenda jush ka disadeputetë që i shoh për herë të parë, të cilët kanëtë gjithë të drejtën e Zotit të kenë kundërshti, tëmos jenë dakord me këtë buxhet e të ngrenëprobleme, por kur shoh ishat që marrin përsipër tëflasin, atëherë kjo është... Nuk keni mes jush disanjerëz, të cilët nuk kanë lidhje me këtë të kaluar,do të thosha, të errët, sepse dëgjova që po flistepër pronarët edhe paraardhësi, edhe kryetari defacto i partisë? Po fliste i shqetësuar për rritjen eakcizës. Po fliste i shqetësuar për naftën.Ndërkohë, nga viti 2005, përveçse i ka mashtruarshqiptarët nga mëngjesi deri në darkë, nuk patikurajën as t’u kërkonte ndjesë. Ca gjëra mund tëbëhen, ca gjëra bëhen me kalimin e kohës dhedisa të tjera nuk mund të bëhen. Asnjëherë nuk ekam parë atë, madje kam parë ish-ministrat tëkërkojnë llogari që në korrik-gusht të këtij viti përpremtime të pambajtura të qeverisë së re. Shikonise keni ca gjurmë në Facebook-et tuaja, se çfarëthoshit në korrik dhe në gusht për qeverinë e re,

ndërkohë që Kryeministër ishte ende Sali Berisha.Qenkeni preokupuar shumë në dhjetor për

premtimet e pambajtura. Po, i thatë në vitin 2005fshatarit që nuk do ta blinte naftën më shumë se400 lekë. Më jepni një deklaratë publike tëpërgjegjshme të ish-kryeministrit, ku t’i kërkojndjesë për shkak të rrethanave, për shkak tëpamundësisë që vjen nga dështimi për të ngriturnjë sistem adekuat për të shpërndarë akcizën. Këtëju takon juve ta gjeni, por ama nuk ka as edhe njëdeklaratë të përgjegjshme. Pra, të papërgjegjshëmnë qeverisje, tashmë të papërgjegjshëm edhe nëopozitë.

Akciza, po thoshte para disa ditësh, shumë ishqetësuar, e rritur e cigareve, por nuk e di se çfarëthoshte, sepse kam përshtypjen se shpeshherëedhe ai vetë nuk e di çfarë thotë, çfarë flet, përçfarë akcize. Për të gjitha ato oshilacione tëjashtëzakonshme gjatë këtyre 8 vjetve të rritjes dhetë uljeve? Ky ishte problemi shqetësues i biznesit,mungesa e parashikueshmërisë dhe këto hopet?Gjatë viteve tuaja në pushtet ligji fiskal u ndryshuambi 70-80 herë dhe tashmë rrekeni të dilni nëmbrojtje të biznesit. Cilit biznes? Atij që i vutëshkelmin në fyt, apo atij që i kërkonit zyrtarisht 10%me taksën e sheshtë, ndërkohë që në realitetshkonte 18-20-25? Për çfarë pronarësh po flisni?Jeni të shqetësuar për kategorinë e pronarëve?!23 vjet! Fshatarët nuk kanë ende sot e kësaj ditecertifikatë pronësie. Kush ka qenë në politikë? Ja,ky personazhi kryetar de facto i partisë, që vjendhe vazhdon të tallet nga ky podium me shqiptarët,me demek, për premtime të pambajtura të kësajqeverie vetëm 3-muajshe.

Të kthehemi të buxheti. Buxheti nuk ështëthjesht dhe vetëm shifra. Buxheti është politikë.Buxheti është filozofi qeverisje. Unë jam shumë igëzuar dhe do të shprehja mirënjohjen për ministrine Financave dhe ekipin e tij, për ministrin eEkonomisë dhe ekipin e tij, për Komisionin përEkonominë dhe Financat, si dhe për të gjitha atokomisione, të cilat u përfshinë në një debat tëshëndoshë e konstruktiv të buxhetit. Sigurisht,kishte edhe përplasje idesh e filozofish, por sotunë besoj se ky është buxheti më i mirë imundshëm për shkak të rrethanave, në të cilat uhartua.

Po, po, edhe për ne ka qenë shqetësimvonesa, por ama, nëse ky buxhet vjen me vonesënë Kuvend, kjo vjen për shkakun tuaj dhe, së paku,duhet të kishit pasur kurajën ta pranonit që

Viti 2013

94

Legjislatura e 8-të

dështuat. Problemi nuk është se ky buxhet vjennë fund të dhjetorit apo se ka kaluar afatet eparashikuara në ligj. Problemi është se që ngahartimi i tij, që fillonte në kohën kur ju keni qenënë qeverisje, dhe deri në përfundim, është hartuarnë rrethana krejtësisht jo të zakonshme. Unë besojrealisht se ky është një buxhet që do të stabilizojëfinancat e Shqipërisë. Nuk kemi më tallje mebiznesin e vogël ose të madh. Nuk kemi mëdeklarata butaforike që ky buxhet do të zgjidhë tëgjitha problemet e shqiptarëve.

Merrni dhe shihni se çfarë ka thënë nga kjofoltore ish-kryeministri për 2012-n dhe 2013-n!Është një buxhet që ne besojmë se është realistdhe se do ta fusë Shqipërinë në binarë, sepse ekishit nxjerrë realisht jashtë binarëve.

Ju kujtohet se çfarë thoshit nëpër komisionetparlamentare dhe në këtë foltore në lidhje meborxhin që i kishit biznesit? “Jo, - thoshit, - nuk ukemi borxhe. Ata thjesht avancojnë me punimet,sepse kanë dëshirë të punojnë më shumë nga sakërkojmë ne si qeveri.” I mbani mend, apo jo? Apodoni t’jua rikujtojmë? Jo, nuk do të ndodhë me këtëqeveri sikundër ndodhte me ju, me një grupdeputetësh.

Në fakt, mund të flisnim gjatë për të mirat ekëtij buxheti, por unë do ta mbyll duke ju thënë sekëtu do të jemi. Do të takohemi sërish edhe pasnjë viti dhe do të shikoni që është buxheti që do tëfusë në binarë ekonominë shqiptare.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Edi Paloka.Edi Paloka – Nxitur nga parafolësi, do t’u bëja

një propozim të gjithë deputetëve të maxhorancës:është mirë që, meqenëse për këtë buxhet nuk kanëse çfarë të thonë, të paktën për gjëra pozitive, tëfillojnë të flasin të gjithë për Zogun e Zi.

Të dashur qytetarë shqiptarë,Sot kjo maxhorancë do të kalojë dhe do të

miratojë në Kuvend paketën fiskale që ju ka sjellëRama, disa ligje për taksat dhe tatimet që ju duhettë paguani, që të gjithë ne duhet të paguajmë, njëpaketë që, pasi të miratohet, do të bëjë që çdoshqiptar pa përjashtim të jetë më i varfër, të ketëmë pak para në xhepat e tij dhe të jetojë më keqsesa ka jetuar, sepse do t’i duhet të paguajë mëshumë për këta, për qeverinë dhe Ramën, të cilëtjanë të vetmit që përfitojnë. Do të paguajnë mëshumë ata që jetojnë me ndihmë sociale, do tëpaguajnë më shumë ata që kanë të ardhura deri

në 30 mijë lekë të reja, do të paguajnë më shumëedhe ata që kanë të ardhura mbi 30 mijë lekë tëreja, do të paguajë më shumë biznesi i vogël dhei madh.

Ligji i parë i kësaj pakete ka të bëjë me tatiminmbi të ardhurat. Gjatë fushatës elektorale ka pasurnjë debat mbi taksën progresive, e quajtur ngaRama, në mënyrë demagogjike, si “taksa endershme”. Gjatë fushatës kryetari i PartisëSocialiste foli për një taksë që do t’u binte kokësbiznesmenëve të pasur, kapitalistëve, por që dotë bënte të përfitonin të varfrit, proletariati. Do tëdënoheshin me këtë taksë 5% e shqiptarëve, pordo të përfitonin 95% e tyre, e tha edhe sot këtu.Sigurisht, ne ishim kundër edhe variantit tëparaqitur nga Rama në fushatë, sepse përfilozofinë tonë goditja ndaj biznesit është direktendaj punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve nëpërgjithësi. Atëherë, me ne u bashkua edhe LSI-ja, aleat i Ramës.

E kemi dëgjuar Ramën këto ditë të justifikohetse taksa e tij e ndershme mori votat në 23 qershor,ndaj ai ka detyrim ta mbajë premtimin e dhënë. Etha edhe sot, madje me paturpësi ështëpropaganduar se me ligjin që ka ardhur nëparlament nuk do të përfitojnë më vetëm 95% eshqiptarëve, por 97% e tyre. Pra do të dënohenvetëm 3% e tyre.

Që Kryeministri ynë është profan dhe njehvetëm aritmetikën e 27 kamionëve të ndarë për 9batalione, këtë tanimë e dinë të gjithë. Por në këtërast nuk e bëjmë me ngatërresa aritmetike tëRamës, por thjesht me një përpjekje më shumëpër të mashtruar shqiptarët. Siç duket Rama iqëndron asaj shprehjes: “Sa më i madh të jetëmashtrimi, aq më shumë e besojnë njerëzit”. Letë shikojmë më konkretisht vetëm disa nga pikat ekëtij projektligji.

Është thënë se me këtë projektligj të gjithëata shqiptarë që kanë të ardhura më pak se 300mijë lekë të vjetra, nuk do të tatohen. Këta përbëjnë56-57% të atyre që sipas Ramës përfitojnë nga kyprojektligj. E vërteta e njohur botërisht është setatimi mbi të ardhurat deri në 300 mijë lekë të vjetraështë hequr nga Sali Berisha. Nuk po e heq sotRama. Prandaj ta fusësh në këtë projektligj si risi,është vetëm një mashtrim dhe blof banal. A e bëriBerisha për efekte elektorale, siç e keni akuzuar,kjo është një çështje tjetër dhe që nuk ju interesonshumë qytetarëve, por fakti është se 56% tëshqiptarëve, tatimin mbi të ardhurat ua ka hequr

95

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Sali Berisha muaj më përpara. Çfarë u bën, mekëtë paketë fiskale Rama edhe këtyre 56% tëqytetarëve që kanë të ardhura deri në 300 mijëlekë? Ashtu si për të gjithë qytetarët e tjerëshqiptarë, pas miratimit të kësaj pakete fiskaleedhe këtyre qytetarëve që presupozohen të jenëmë të varfrit në vend, do t’u duhet me të ardhuratqë marrin të mos paguajnë më vetëm për ato qëkanë paguar deri tani, por edhe për ato që Ramapo u shton me këtë paketë. Do t’u duhet tëpërballojnë me të njëjtën sasi lekësh që kanëpasur, rritjen e çmimit të naftës, rritjen e taksës sështëpive dhe të dyqaneve për metër katror, rritjene çmimi të duhanit, të alkoolit, të disa mallrave tëtjera konsumi, si edhe rritjen e inflacionit. Këto rritjetë çmimeve dhe të pagesave nuk bien vetëm mbibiznesmenët apo mbi 3% të shqiptarëve siçpërpiqet të mashtrojë pa sukses kryeministriaktual. Të gjithë e dimë se rritja e çmimit të naftësnuk do të bjerë vetëm mbi tregtarët e naftës apoedhe vetëm mbi ata që do të përdorin makina,por do të reflektohet në të gjitha çmimet ekonsumit, duke filluar që nga buka. Këtu, sigurishtmë të goditurit do të jenë ata me të ardhura mëpak se 300 mijë lekë. Te rritja e taksës për banesa,Rama është përpjekur të mashtrojë dhe të fshehëtë vërtetën. Është folur sikur vetëm ata që kanë dyshtëpi apo shtëpi në plazh do të paguajnë mëshumë, por e vërteta është se me këtë paketë urritet taksa për metër katror edhe atyre që kanëvetëm një banesë. Kjo e ndërtuar para vitit 1993.Kuptohet që pjesa më e madhe e këtij grupi janëpo ata, me të ardhura më të pakta.

Me këtë paketë Rama nuk dënon biznesin,kapitalistët e pasur, ata që “i pinë gjakun popullit”,sipas Ramës, nuk dënon vetëm ata që marrin mëshumë, por dënon të gjithë shqiptarët nga ata qëjetojnë me ndihmë sociale deri te ata që me punëne tyre fitojnë shumë. Me këtë paketë dënohen100% e shqiptarëve, përveç Ramës dhe qeverisësë tij që janë përfituesit e vetëm.

Unë këtu kam disa skeda për ta bërë më tëqartë për qytetarët shqiptarë, se çfarë fitojnë ngakjo që ju ofron Rama. Për ata që kanë të ardhuraderi në 300 mijë lekë, duke futur “përfitimin” ngapaketa e Rilindjes dhe humbjet që vijnë nga rritjae akcizës së duhanit dhe birrës, duke llogariturnjë gjysmë pakete për burrat në ditë dhe një birrënë javë. Nga rritja e taksës së banesës, humbjanga inflacioni, si edhe nga ajo e naftës për ata qëmarrin të ardhura deri 300 mijë lekë, në fund të

llogarisë në vit dalin me 270 mijë lekë humbje. Ataqë Rama tha se do të fitojnë një pagë më shumënë fund të vitit, për ata që marrin 400 mijë lekë tëardhura, sipas të gjithë këtyre llogaritjeve do tëdalin në fund, jo me një pagë më shumë, por plot110 mijë lekë më shumë humbje. Ata që marrin500 mijë lekë, janë me 200 mijë lekë humbje nëfund të vitit. Ata që marrin paga dhe të ardhuraderi në 600 mijë lekë, kanë 280 mijë lekë humbjenë fund të vitit. Ata që marrin 700 mijë lekë, kanë360 mijë lekë humbje në fund të vitit. Ata që marrinderi në 800 mijë lekë, kanë 420 mijë lekë humbjenë fund të vitit. Ata që marrin 900 mijë lekë, kanë530 mijë lekë deri në fund të vitit. Ata që marrin njëmilion lekë, kanë 610 mijë lekë humbje në fund tëvitit e kështu me radhë deri te ata që presupozohetse duhet t’u barazohej TVSH-ja e 10 % me taksënprogresive që marrin. Të ardhurat mbi një milion e300 mijë lekë, në fund të vitit do të kenë plot 102mijë lekë humbje.

Për këto arsye kjo paketë u mbajt për sa ishtee mundur e fshehtë nga Rama dhe për këto arsyeu tentua të kalohej sa më shpejt edhe nëparlament. Për këto arsye nuk u pyetën dhe asnuk u informuan grupet e interesit dhe qytetarëtshqiptarë. Për këto arsye Rama vazhdon tëmashtrojë dhe do të vazhdojë të mashtrojë me tëtijtë sot e të gjithë ditën. Ta zëmë se demagogjiadhe mashtrimi juaj do të zërë vend sot dheshqiptarët nuk do të na dëgjojnë ne, por do t’jubesojnë juve, por pas pak muajve kur të fillojnë tëshikojnë dhe të numërojnë paratë që ju mbetennë xhep, kur të shikojnë sesa ushqime do të çojnënë shtëpi, çfarë do t’u thoni shqiptarëve? Apopërsëri fajin e ka Saliu. Ky zotëria mund të kërkojëtë tallet me njerëzit, siç bëri pak ditë më parë, kurthoshte se Shqiptarët janë trashur shumë, prandajdo t’iu rrisim çmimet që të dobësohen. Është evërtetë se ky popull duroi për 50 vjet atë që përpiqett’i ngjasë Rama, por kohët janë ndryshe dheshqiptarët nuk janë trashur aq sa të lejojnë edheRamën të tallet me ta. Enveri pati fat se kurshpërtheu ky popull kishte shkuar në atë botë.Rama kam frikë se nuk do ta ketë atë fat.

Ju faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Pandeli Majko.Pandeli Majko - I nderuar Kryetar i Kuvendit,Të nderuar deputetë, diskutimi i

projektbuxhetit të vitit 2014 po vjen ashtu siç duhettë ishte. Ai zbarkoi në Kuvend brenda diskutimevekontroverse, i cili nuk mund të shmangte as

Viti 2013

96

Legjislatura e 8-të

acarimin e opozitës dhe as cilësitë oponente të sëmajtës, të skalitura nga qëndrimi i saj tetëvjeçarnë opozitë. Cilësia më pozitive dhe “negative” ekëtij buxheti lidhet me emrin e Fondit MonetarNdërkombëtar. Delegacioni i këtij institucioniprestigjioz u rikthye në Tiranë me gjuhën e njohurtë akullt mbi një krizë financiare, e cila është gatuarmë së shumti nga arsyet politike. Pas vitit 1997është hera e dytë që ndodh kështu dhe sërishpërgjegjësit janë të njëjtë. Marrëveshja me FMN-në rikthen financat e Shqipërisë me një status tëgarantuar të stabilitetit. Ana “negative” e kësajhistorie është rikthimi në “këmishën e forcës” tëekonomisë së vendit përkohësisht deri sa tëkalohet kjo situatë e vështirë financiare.

Qeveria socialiste duket që e ka marrëShqipërinë në kushte borxhesh të fshehura, tëcilët po dalin si jetimët e dashurisë politike përsukses të pamerituar. Borxhi më ulëritës është aikarshi bizneseve vendase, i cili ende nuk ështëpërfundimtar dhe llogaritet që për vitin 2014 tëshlyhet një shifër që shkon te 350 milionë dollarë.Çuditesh sesi shifrat e borxhit për TVSH-në dhetatim-fitimin e rimbursueshëm nga një vlerësimparaprak të Ministrisë së Financave shkon nëshifrat që ke frikë t’i shkruash apo pagesat evendimeve gjyqësore për ekzekutim vetëm si fillimshkojnë në shifrën e 1,2 miliardë lekëve. Pyetjapër cilindo që na ndjek sot me pakënaqësinë përrritje të taksave, dëshiroj t’i bëj një pyetje aspakretorike, a do të ishim sot të detyruar të rrisnimtaksat, nëse nuk do të kishim këto borxhe tëfshehura? A do të bënim sot edhe humorin e hidhurse taksa të përmirëson shëndetin sikur disa vitemë parë qeverisja e dikurshme, të mos nxistebizneset të merrnin kredi për të përfunduar projekterrugësh, që nuk mbulonte me fondet e buxhetitme shprehjen: “Rregullohemi më vonë”. Rrugët eshtruara me bujë u mbuluan me kreditë e biznesitprivat, i cili vrapoi në sportelet e bankave, jo vetëmpër të fituar simpatinë politike të qeveritarëve tëdjeshëm, por edhe nga presioni i një vendimiqeverie që nuk të lejonte të hyje në tenderin eradhës, pa përfunduar atë që kishe fituar edhe kurai ishte i pambuluar financiarisht nga ligji dhe ngabuxheti i shtetit. Situata degradoi aq shumë sabesoj se të gjithë e kujtojmë urgjencën me të cilënu ndryshua edhe ligji që kufizonte borxhin publiktë Shqipërisë dhe të shqiptarëve. PartiaDemokratike si asnjëherë më parë cedoi publikishtnga një premtim elektoral i shkruar i saj, për të

mbajtur borxhin në kufijtë e 50% të Prodhimit tëBrendshëm Bruto. Kur demokratët dorëzuan zyratshifra e pranuar, të paktën zyrtarisht e borxhitpublik kishte marrë të tatëpjetën e mbi 60%-shit.Në 100 ditë qeverisje edhe sikur Edi Rama t’i vintetritolin financave shqiptare, nuk do të kishtemundësi të bënte dëme të natyrave të tilla që sottë bërtitej, përse po ngihen taksat!?

Nuk kam dalë në podiumin e nderuar të këtijKuvendi për të kënduar me sazet e suksesit qëduket diku në horizont.

Së pari, e kuptoj që situata është e vështirëdhe zhvillimi ekonomik i një vendi ka edhe aspektine tij psikologjik dhe mendoj se opozita ia ka dalëqë të mbizotërojë publikun me një fakt, i cili ështërealisht i vërtetë: ai ka të bëjë me rritjen e taksaveqë prekin shtresa jo të pakta të shoqërisë shqiptare.Arsyetimi se po ndihmojmë më të varfrit ështëngushëllues, por nuk ka të bëjë edhe aq meshpresën. Treni i ekonomisë më të rëndësishmeka lokomotivën dhe jo vetëm kujdesin për vagonëte tij. Dëshiroj të nënvizoj këtë fakt të fundit për tëbërë të qartë se zhvillimi i ekonomisë sonë ka tëbëjë në radhë të parë me trajtimin e klasës sëbiznesit shqiptarë. Kjo e fundit jashtë çdokomplimenti mban barrën e zhvillimit të sotëm tëvendit shumë më tepër sesa politika dhe kostojaperiodike që ajo prodhon për vendin. Mendoj senuk është e tepruar t’i themi faleminderit, kësaj elitebiznesi ende në formim, pa i futur të gjithë në njëkallëp, kjo shtesë që ka pasur një presion tëpadenjë nga qeverisjet dhe politika për t’u kthyernë vegël elektorale. Parimi kush ka më shumëpaguan më shumë, nuk duhet të merret në theksine gabuar të një gati “fajësie” për të cilën duhet tëpaguash. Të majtën shqiptare nuk e bën të majtëvetëm ky parim. Ka qindra biznese që kanë paguartaksën e gjobës së pashkruar në asnjë ligj, që ishtetaksa e bindjeve politike apo e të qenit pranë ish-opozitës. Kjo nuk duhet të harrohet, sepse endenëpër dyer e administratës vijnë për të trokiturnjerëz me vendimet e gjykatave për t’u kthyer nëpunë. Padyshim që ka nervozizëm, sepse kapritshmëri të lartë. Ajo është e lidhur me shpresënpër të vendosur të drejtën e nëpërkëmbur. Janëqindra specialistë të fushave të ndryshme, të cilëtu hodhën në rrugë të madhe vetëm me arsyetimine bindjeve politike. Në një shtet ligjor, kthimi i tyrenë vendin e punës së mohuar nuk ka alternativë.Padyshim që shkarkimet kanë krijuar dhe krijojnënjë situatë kaotike në administratë. Keni bërë ironi

97

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

të hidhur me emërimet e dikurshme që arritën tëvendosnin një veteriner aty ku kërkohej një mjek.E majta nuk ka vuajtur asnjëherë për specialistëtë aftë dhe shpresoj që gafa të tilla të mospërsëriten. Ndërtimi i administratës është një ngasfidat e vitit 2014 për qeverinë Rama. Është faktse shumë sektorë të kësaj administrate mbartinnjerëz poshtë nivelit mesatar të shoqërisë, të cilëtshpesh jo vetëm u nxijnë jetën qytetarëve, qëkërkojnë ndihmë, por bëhen edhe protagonistë tëdiskreditimit të qeverisë me dashje. Administrataka nevojë për një audit kontrollues të thellë. Njëmësues dhe një mjek i mirë janë dhe mbeten tëmirë sido që të jenë bindjet e tyre politike. Jampër një reformë administrative gjatë vitit 2014 qët’u hapë rrugën më të mirëve. Shpresoj që të ecetsa më shpejt në këtë drejtim.

Të nderuar kolegë, me lejoni që si deputet iNjësisë Bashkiake nr. 5 në Tiranë, të shpreh njëshqetësim që e kam ndarë me mirëkuptim edheme Kryeministrin Rama dhe me ministrin eTransportit Haxhinasto. Bëhet fjalë për një ngainvestimet më të rëndësishme në vazhdim përbashkinë e Tiranës, që është unaza e re ekryeqytetit. Ky investim për vitin 2014 kap vlera tëkonsiderueshme për kushtet ekonomike kundodhet vendi. Komuniteti i zonës që quhet “kodrae Diellit” që ka banorë të Njësisë Bashkiake nr. 5,ka shprehur një shqetësim të thellë për projektimine gabuar të unazës, pasi ai nuk parashikon asnjëmbikalim apo nënkalim për banorët e saj. Në këtorrethana zona e “kodrës së Diellit” kthehet në njëlloj getoje duke izoluar banorët e saj nga të qenitqytetarë normalë të kryeqytetit. Nuk dua të zgjatemme psherëtima, por kam kërkuar dhe propozuarqë në buxhetin e vitit 2014 të parashikohet një fondpër të kryer projektin shtesë. Jetojmë në kohë tëvështira dhe banorët e “kodrës së Diellit” nukkërkojnë çudira, por vetëm të bëhet e qartë se nëbuxhet do të parashikohet ky rregullim, pasojë enjë projektimi të papërgjegjshëm, që duket se nukështë bërë me duar, por me këmbë. Kur fola medrejtuesit e njësisë bashkiake për problemin eKodrës së Diellit, më thanë çudinë se ajo nuk ështëpjesë e bashkisë së Tiranës, por e komunës sëFarkës. Këto absurditete, ku unaza e bashkisëkalon nga komuna, janë pjesë e një historie që ika mbaruar edhe humori. Ndarja e re administra-tive e Shqipërisë nuk është tanimë një kërkesë,por një urgjencë. Në vitin 2014, qeveria duhet tëpërmbyllë një proces historik të ndarjes së re ad-

ministrative. Kjo ndarje administrative e ka kthyerpazarin e shpërndarjes së fondeve në një fjalë-kryq, ku nuk kupton, për shembull, pse bashkiaMaliq me tetë mijë banorë duhet të marrë më pakfonde se komuna Pustec, ish-Liqenas, me katërmijë banorë. Paralelja nuk ka keqdashje, kërkojmëmirëkuptim për këtë, por është pasqyrë simbolikee një trafiku të mirëfilltë politik fondesh, që fshihtedikur faktin se po të votoje për opozitën, nuk kisheshpresë të merrje fonde për investime.

Ndarja e vjetër administrative e Shqipërisëështë kthyer në një kancer të vërtetë administrativpër vendin. Shpresoj në një vendim sa më tëshpejtë për ta mbyllur këtë kapitull tëpaskomunizmit në Shqipëri. Jemi vendi i fundit qëndarjen territoriale e kemi sipas kufijve të ish-kooperativave bujqësore dhe ish- komiteteveekzekutive. Kjo nuk do të thotë se duhet dhe sedo të boshatisen zyrat e komunave aktuale, pasiato do të qëndrojnë për shërbimet e nevojshmepër banorët, sidomos në zonat malore, duke i sjellëato në standarde evropiane.

Të nderuar kolegë, në botën antike ajo qëndante të sunduarit nga sunduesit ishte aftësia përtë lexuar. Elitat kishin aftësi të interpretonindokumentet. Demokracia dhe vota e sistemit të sajsfidoi parimin e oligarkisë. Për qytetarët që navotojnë rregullisht diskutimi i një projekt- buxhetivë çdo vit në provë aftësinë e atyre që udhëheqin,për të lexuar të ardhmen e kombit. Kjo vetëdijeqartëson se kuptimi i asaj që ndodh me buxhetine një vendi nuk ka vetëm kuptim financiar. Po tëishte kështu, kjo histori do të kishte të bënte vetëmme matematikën dhe jo me politikën. Në ketëkontekst, më e rëndësishme për mua është ndihmaqë qeveria shqiptare do të japë gjatë vitit 2014 përluginën e Preshevës sesa, për shembull, taksa ekarbonit. Sot, në kuvend, jemi përballë një qeverie,e cila sado që të kritikohet, ka vendosur si parimbazë të financave të vendit pagimin e borxheve tëqeverisë së mëparshme. Kjo në çdo rast dhe përçdo pikëpyetje për të ardhmen, ka një kuptim tëdorës së parë, ky është një shembull gatishmëriedhe legaliteti shtetëror.

Jo për kompliment, dëshiroj të vlerësojministrat e financës dhe të ekonomisë që mepunën e kryer për këtë buxhet stabilizues morënpërsipër rolin e të keqit në publik për një të mirë,që do të duhet kohë për t’u ndier si e tillë. Sot,jashtë çdo rezerve, jam në krah të tyre dhe tëkolegëve të mi në qeveri, në këto kohë të vështira.

Viti 2013

98

Legjislatura e 8-të

Vota ime është pro këtij projektbuxheti, ajo vlerësonmaturinë dhe marrjen e riskut për të vendosurdetyrimet në plan të parë. Kjo përgjegjshmërikolektive e qeverisë “Rama”, e përkrahur edhe ngainstitucionet ndërkombëtare të financave, bëjnë tëqartë një seriozitet që e nderon këtë qeveri. Si nëçdo familje, të marrësh përsipër të paguashborxhin, është një akt që ka vlerë më të madhe semarrja borxh. Kam besuar dhe besoj se rruga e tënesërmes nuk do të jetë e lehtë dhe prandajvlerësoj se me përkushtim dhe punë ajo mund tëkthehet në një sukses të merituar. Edhe për këtëarsye vota ime do të jetë pro projektbuxhetit të vitit2014.

Ju faleminderit!Ilir Meta - Faleminderit! Fjalën e ka deputeti

Florion Mima, më pas deputeti Anastas Angjeli dhemë pas deputeti Sali Berisha.

Florion Mima- Të nderuar kolegë deputetë,“E djallosëm fare”, tha para disa ditësh

presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në fakt, ai i referohej mosprezantimit gjatë 2013-ës të reformës së sigurimeve shëndetësore. “Duhettë kishim treguar më shumë vullnet e këmbëngulje,- vijoi ai, - amerikanët na dhanë besim për këtë,por ne e djallosëm keq”.

Edi Rama, duke pasur frikë se mos detyrohejtë bënte të njëjtin pohim, me sa duket këtu ka gjeturkëmbënguljen për të gjetur të parën paketë fiskale,që materializon vetëm pak nga premtimetelektorale të Partisë Socialiste, dikur në opozitë.Këtu, me sa duket, është gjetur edhe gurra efrymëzimit për të hartuar të parin buxhet të EdiRamës si kryeministër. Por ne jetojmë në Shqipëri,një vend krejtësisht tjetër dhe me halle e problemetotalisht të ndryshme nga ato të Obamës. Për hirtë së vërtetës, njerëzit prisnin ndonjë kryevepër,meqë buxheti u vonua më shumë se një muaj.Shumica e tyre thoshin “Hallall, le të marrë kohësa të dojë, vetëm të nxjerrë nga duart diçka për tëqenë, që t’i qeshë buza të gjithëve nga pak.” Mënë fund paketa fiskale dhe buxheti erdhën. Dhe jovetëm që nuk i qeshi buza kujt, por të gjithëve ungriu buzëqeshja në buzë. “E djallosi fare”, thotëopozita. “E djallosi fare”, thotë biznesi. “E djallosifare”, thonë pensionistët. “E djallosi fare”, thonëkonsumatorët, fermerët, të sëmurët. “E djallosifare”, thonë edhe një pjesë e deputetëve socialistënë biseda të hapura me pjesën tjetër të deputetëve,“E djallosi fare”, thonë të gjithë, përveçkryeministrit, ministrave të tij dhe pjesës tjetër të

deputetëve socialistë, të cilët e shfrytëzuan debatinparlamentar nëpër komisione për t’i bërë gjyqinopozitës, për ta kërcënuar atë dhe për të gënjyerpopullin se kjo që po ndodh është pasojë ekeqqeverisjes së mëparshme.

Edi Rama e di shumë mirë se me të parinbuxhet të plotë dhe të parën paketë ka filluar tik-taku i orës së tij, se pas kësaj nuk ka më gisht përtë drejtuar tek opozita, se pas kësaj çdo dështimdo të jetë i tij dhe vetëm i tij, ndaj është kujdesurqë orën e së vërtetës ta shtyjë sa më shumë.“Ç’lidhje ka kjo me buxhetin?” - do të thotë dikush.Sigurisht që ka. Nëse ti vendos ta borxhosh vendinme rreth një miliard dollarë, kur në listën e punëvepublike nuk ka një rrugë, një ujësjellës, një spital,një shkollë, që të të mbetet në mend, sigurisht atopara i merr borxh për të garantuar operimin epandërprerë të funksioneve të shtetit, edhe në rastse të ardhurat nuk performojnë sipas parashikimit.

E njëjta pikëpyetje që u vu re me aktinnormativ të 2013-ës, i cili borxhoi vendin me rreth250 milionë dollarë vetëm për tre muajt e fundit tëvitit. Opozita ju tha të mos nxitoheni, mblidhni tëardhurat se ato aty janë, i gjeneron ekonomia. “Jo,-tha qeveria, - do t’i marrim, se do të shlyejmëborxhet ndaj biznesit. I mori dhe sot kemi dëshminëkontabël se asnjë qindarkë e këtij borxhi nuk upërdor për të shlyer situacionet e papaguara tëbiznesit. Pra, një miliard dollarë, plot një miliarddollarë, do të shtohet në 2014-ën borxhi mbi shpinëdhe në xhep të çdo shqiptari, për të kënaqurbabëzinë qeveritare të socialistëve. Gjithashtu, plotkatërqind milionë dollarë të tjera, taksa të reja dhetë vjetra, do të merren më shumë në buxhet,ndërkohë që do të rrinin në xhepat e shqiptarëvepër të plotësuar nevojat e tyre për të investuar,për të kursyer, për të konsumuar. Katërqind miliondollarë është afërsisht e gjithë vlera e shtuar qëprodhon ekonomia shqiptare në një vit krahasuarme vitin e mëparshëm. Dhe në vend që shteti tëmarrë një pjesë simbolike të saj për ta lënë pjesënmë të madhe në duart e operatorëve që dinë tashndërrojnë në vende pune dhe mirëqenie për tëgjithë, shteti gllabëron të tërën për ta shndërruarnë luks për veten e aspak në të mirë për shoqërinë.Këto katërqind milionë dollarë do të dalin ngakafeja, bileta e urbanit dhe paketa e cigareve epensionistëve. Atyre, jo vetëm që nuk do t’u rritetpensioni, por, në të kundërtën, do t’u shtrenjtohetgjithçka. “Do t’u indeksohen pensionet”, thotëqeveria, duke harruar se shuma e vënë në buxhet

99

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

del vetëm për një paketë e gjysmë cigare në muaj.E nëse do të llogarisim edhe akcizën e re përindeksimin e pensionit, do të duhet ta fusë dorënnë xhep pasi qeveria ja ka lënë thatë dorën eshtrirë.

Do të dyfishohet dhe taksa e shtëpisë për tëcilin paguanin vetëm 15 lekë për metër katror enga 1 janari do t’u duhet të paguajnë plot 30 lekëpër metër katror. Pensionistët janë tmerruar.Fillimisht nuk besonin, pasi në fushatë kishindëgjuar tjetër këngë e me të drejtë kishin besuarse do t’u kapte dhëmbi edhe ndonjë çikë mish,por, aha, jo më që mish nuk ka për ta, por shtetime pabesinë më të madhe futi dorën në xhepin evockël të çdo njërit prej tyre për të gllabëruar pjesënqë ata duhet të paguajnë për qeverinë, për të cilënkanë votuar. Janë të mashtruar, por janë gjallë.Gjallë do të jenë edhe në zgjedhjet ardhshme.

Tjetër kategori e më të dobëtëve e më tëvarfërve, që goditet, është biznesi fare i vogël, aiambulant, me xhiro fare të vogël, që e mban a s’emban dot frymën gjallë. Vetëm tetë mijë lekëpaguanin në vit me qeverinë e mëparshme, 25 mijëlekë ose plot 300% taksë shtesë do të paguajnë.Edhe kjo kategori ishte përgatitur të mos paguantetaksë fare. Kështu u tha në fushatë, kështu u thaedhe para disa ditësh, por jo plot 300% dhe mëkeq akoma. Në paçin ndonjë kasolle ku të fusinkokën, do të paguajnë dyfishin e saj. Hileja këtuështë se, duke u marrë më shumë para, kanë bërëgati edhe gishtin tregues për t’u thënë të gjithëvese ato para shkojnë për bashkinë që kryesohetnga kundërshtari politik. Janë të mashtruar, porjanë gjallë. Gjallë do të jenë edhe në zgjedhjet eardhshme, ja ashtu duke shitur fara kungulli andonjë pako rigon.

Një tjetër grup që pati shpresa të mëdha janëfermerët e vegjël. U ishte thënë se nafta do tëmerrej pa akcizë, pra më lirë, farat e fidanët pataksë, plehrat e pesticidet po ashtu. Do tëngriheshin qendra grumbullimi e ata vetëm do tëfitonin. Fërkonin duart të gjorët fermerë me shpresëse dielli që ngroh Tiranën do t’u hidhte edhe atyrendonjë rreze. Por jo.

Nafta do të shtrenjtohet nga janari 12 lekë përlitër. Taksat nuk u hiqen për asnjë imput. Qeveriathotë se po kërkon skemën, duke harruar se pokërkohet ajo që ka humbur, pra ajo që ka ekzistuare jo ajo që është thënë për të mashtruar. Por sagae tyre nuk mbaron këtu. Ligji thotë se për ta do tështrenjtohen edhe kontributet e sigurimeve

shëndetësore, 12-13 herë, ndonëse ministri iShëndetësisë thotë se do ta rregullojmë me vendimqeverie atë që ka djallosur në ligj. Edhe këta janëtë mashtruar, por janë gjallë e do të jenë gjallëedhe në zgjedhjet e ardhshme.

Biznesi i vogël jetoi edhe ai disa muaj meëndrrën e bukur të zero taksave. Edhe më pas,kur opozita foli dhe sqaroi për gënjeshtrën, përsëribesoi qeverinë, por me më pak entuziazëm. Portani që mori lapsin dhe bëri llogaritë, hesapet ithonë të kundërtën. Njëri prej tyre, që bën fotografine që kurrë nuk ka gënjyer, vjet kishte një xhiro prejtre milion lekësh. Paguante kuotën fikse 48 mijëlekë në vit dhe rreth 30 mijë lekë si tatim mbi tëardhurat personale dhe ishte i kënaqur me 78 mijëlekë që paguante. Tani, që ia shpjeguan taksën edrejtë, hesapet u përmbysën. Nga tre milionë lekëtë ardhura bruto do të zbresë shpenzimet që i kaafërsisht dy, dhe për një milion lekë fitim do tëpaguajë 7.5 ose 75 mijë lekë, pra ekzaktësishtnjësoj. Të të hiqet fare taksa dhe të vazhdosh tëpaguash njëlloj, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Po iziu ka dhe një dyqan 30 metra katror për të cilinpaguante 6 mijë lekë në vit dhe tani do t’i duhet tëpaguajë dyfish, pra plot 12 mijë lekë. Po edhekamionçinën që ka dhe që do t’i kushtojë dhe ajorreth 15 mijë lekë të reja më shumë në vit. Edhe aivotoi për taksën e drejtë, dhe tani sigurisht qëndihet i mashtruar, por është gjallë, me dinjitet dhekështu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme,madje m’u duk se e pashë edhe në protestën parakryeministrisë.

Një lider i mençur ka thënë: “Ne jemi zotëvetëm të fjalëve që nuk kemi thënë, por skllevër tëatyre që na kanë shpëtuar nga goja”. Kjo vlenshumë në kontekstin elektoral buxhetor dhe fiskalshqiptar. Ku është shëndetësia falas? “E kenikeqkuptuar, u tha, nuk kemi thënë falas, por kemithënë që të varfrit nuk do të paguajnë fillimisht, dotë heqim regresivitetin që ekziston”. Regresiviteti?!Nuk e kishte dëgjuar kush në fushatë. Falas po,atë e mbajnë mend mirë të gjithë, nuk e harrojnë.

Paketa fiskale heq tavanin për pagat, prashqiptarët që marrin të ardhura mbi tavanin edikurshëm rreth 90 mijë lekë, do të paguajnë tëgjithë më shumë për të marrë të gjithë të njëjtinshërbim shëndetësor që merrnin më parë. Pra,falas do të thotë më shtrenjtë, pagesë më e madhe,por, e thënë nga goja e magjistarit, më shumëkontribut, do të thotë më pak free , falas për tëgjithë, njëlloj si te borxhi, që thuajse do të shkonte

Viti 2013

100

Legjislatura e 8-të

60 %, por që shkoi 60 nga 62, dhe duket se do tëshkojë te 75%, duke marrë shpejtësi, që të bjerëmë shpejt, njëlloj si legalizimet falas, ku për tëarritur te pagesa zero, shqiptarët duhet të paguajnëpër këtë vit plotë 3 milionë dollarë; njëlloj si mepremtimet për fermerët, për administratën, për tëpërndjekurit, për pronarët, për të gjithë.

Ai burri i mençur, që ju citova më lart, thotë:“Politika është zotësia për t’u thënë njerëzve seçfarë do të bësh pas një jave, pas një viti dhe poashtu për t’u thënë në fund se përse asgjë ngaato që the nuk u bë”.

Zoti Rama, ndiqni këshillat e atij burri tëmençur dhe tregojini popullit se përse nuk mbajtët97 % të premtimeve që duhet të realizoheshin,ndoshta jo që në vitin e parë, por të paktën të fillonintë shtronin shtratin e reformave të premtuara.

Nga të gjitha çfarë keni thënë keni mbajturpjesërisht premtimin për prezantimin e sistemitprogresiv në Shqipëri, ndonëse shumë larg njësistemi të ndershëm dhe të drejtë taksimi mbi tëardhurat personale dhe po ashtu edhe premtiminpër heqjen e TVSH - së së ilaçeve. Të dyja këtomasa do të vihen në bankën e së vërtetës dhe dotë shikoni që rezultatet do të jenë zhgënjyese.Paketa fiskale dhe buxheti 2014 rrënojnëpërfundimisht edhe atë pak autonomi fiskale qëishte arritur në këto 20 vite bashkërisht, të majtë etë djathtë. Nuk ka më taksë vendore mbi biznesine vogël, nesër, u tha, nuk do të ketë as administratëlokale taksash. Kushtetuta thotë se pushteti ven-dor i mbledh vetë të hyrat e tij. Përveçse kurautorizon ndonjë agjent fiskal nuk ka nevojë, thotëligji. Agjent është administrata tatimore, të cilën ase ka thirrur, as e ka autorizuar kush nga pushtetilokal. Ligji kundërshton haptazi kushtetutën dhesynon të penalizohet bashkia e Tiranës, aty ështëi gjithë meraku dhe i gjithë marazi.

Paketa dhe buxheti juaj kanë vendosur tritolnë themelet e shtetit, shoqërisë dhe ekonomisësë vendit, ato mbjellin urrejtje, dasi dhe përçarje.Një kolegu im socialist në komision më tha një fjalë:“Po mirë, mor zotëri, po ndonjë pikë të mirë a kaky buxhet?” dhe sinqerisht u vura në sedër, elexova dhe rilexova dhe me të vërtete gjeta dy gjerashumë pozitive dhe shkova gjithë dëshirë tënesërmen për t’i konfirmuar që, po, janë dy gjëratë mira, por më ngriu buzëqeshja, sepse të dyjagjërat ishin hequr.

Ju faleminderit!Ilir Meta - Faleminderit, zoti Mima! Fjalën e

ka zoti Angjeli.Anastas Angjeli - I nderuar zoti drejtues i

seancës,Të nderuar deputetë,Më lejoni që me fillimin e diskutimit të paketës

fiskale të bëj një diskutim rreth disa çështjeve, qëkanë ngjallur debate jo vetëm këtu në sallën eKuvendit, por edhe në opinionin publik. Të gjithëata që na ndjekin dhe për të gjithë ata që janë tëinteresuar më tepër për debatin që ne pozhvillojmë, ndonjëherë tejet i politizuar, pse jo edheshterpë, duan të dinë se çfarë do të thotë për takjo paketë fiskale. Çfarë do të thotë kjo përqytetarin? Çfarë do të thotë ky projektbuxhet dhekjo paketë fiskale për faktorët e interesit? Sipërkthehen të gjitha këto fjalë të mëdha, që nethemi këtu, në shërbime për plotësimin einteresave dhe kërkesave të tyre? Si përkthehenato në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit?Si përkthehen ato në më pak varfëri dhe më shumëmirëqenie; në më shumë punësim dhe zhvillim përvendin e tyre, për vendin tonë të lodhur jo vetëmnga gati 50 vjet komunizëm, por edhe nga njëtranzicion tejet i gjatë dhe i stërmunduar.

Më lejoni të theksoj se kjo paketë e re fiskale,që është paraqitur nga qeveria dhe që mbështetprojektbuxhetin e vitit 2014, dhe këtu dua të ndalemnë diskutimin dhe sqarimin e parimit që ajombështetet dhe që është bërë kaq polemike gjatëgjithë kësaj kohe, që nga fushata e deri më sotkëtu në Kuvend, ka parim dhe princip: “Kushpërfiton më shumë, duhet të kontribuojë më shumëdhe kush përfiton më pak, duhet të kontribuojë mëpak”. Këtu dua të sqaroj dy çështje të rëndësishme:

Çështja e parë, është zbatimi i këtij principi.Pra, zbatimi i principit të mësipërm për ne nuk dotë thotë aspak se jemi kundër biznesit të madh,pasi po spekulohet dhe abuzohet me këtë çështje.Nuk do të thotë aspak se ne jemi kundër atyre qëquhen të pasur. Jo, ne nuk kemi qenë dhe as nukjemi kundër tyre, por ky princip që ne zbatojmë nalejon të ndërtojmë dhe të zbatojmë një politikëfiskale, që mbështetet në atë që, ata që përfitojnëmë pak, duhet të mbështeten dhe ne, nga anatjetër, duhet të nxisim ata që fitojnë më shumë qëtë kontribuojnë më shumë, që të zhvillojnë biznesemë të mëdha, të respektojnë ligjin, të zhvillojnëbiznese konkurruese dhe të ndershme, dukendikuar në zhvillimin ekonomik të vendit, nëprogresin e vendit dhe në punësim.

Një çështje tjetër që dua të sqaroj lidhur me

101

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

tatimin progresiv, që edhe deputeti parafolës sapoe theksoi, është nëse ky tatim progresiv ështëzbatuar i plotë dhe në mënyrë të përsosur ose jo.Pra, është një tatim që është vendosur nga ana eqeverisë dhe ka mbështetjen e maxhorancës gjatëgjithë kësaj periudhe, edhe sot, por nuk qenka iplotë. Urdhëroni! Ja ku jemi! Kush ka mendime, taplotësojë! E rëndësishme është që të bashkohetme filozofinë që kush kontribuon më shumë, tëpaguajë më shumë.

Duke u nisur nga këto dy momente: ngamomenti i principit, ku jemi bazuar për vendosjene këtij tatimi, si dhe nga fakti që edhe në të ardhmenndoshta duhet përmirësuar, besoj se janë shumëelemente dhe instrumente të reja fiskalë që sjellkjo paketë bazuar mbi këtë princip. Konkretisht,janë: ndryshimi i normës së tatimit mbi të ardhuratpersonale nga punësimi, sipas grupimit që i bëhetnë nivele të ndryshme të ardhurash, duke kaluarnga një taksë 10% në një taksë tjetër për një grup13% dhe 23%, por mesatarja e të tria këtyretaksave ndaj të ardhurave nga punësimi nuk ekalon taksën e sheshtë që ishte 10%.

Së dyti, të gjitha kategoritë e shtresave nënevojë do të marrin një subvencion në masën 10%të TVSH-së së paguar për produktet bazë tëshportës së mallrave në shumën 1.1 miliard lekë.Fermerët, meqenëse jemi të gjithë të shqetësuarpër sektorin e bujqësisë, do të marrin 20% mëshumë për vlerën e TVSH-së së paguar për inputetbujqësore. Pacientët do të përfitojnë ngapërjashtimi i TVSH-së prej 10% të barnave dheshërbimeve shëndetësore dhe të gjithë kemishprehur një shqetësim që ky favor të shkojë metë vërtetë te pacientët dhe jo te biznesi i ilaçeve.Kjo është detyra jonë dhe e institucionevepërkatëse, që, pas kësaj mase kaq lehtësuese dhefavorizuese që bëhet për pacientët, të mos lejojnëspekulime me çmimet e barnave.

Heqja dhe përjashtimi nga disa taksa nësektorin e hidrokarbureve të vendosura prej 20vjetësh jemi të ndërgjegjshëm të gjithë se nuksjellin përfitim as për ekonominë dhe as për shtetin,veçse për individë të veçantë. Ristrukturohen taksavendore mbi biznesin e vogël duke u shfuqizuar sitaksë vendore dhe duke u trajtuar si një tatim mbifitimin në masën 7.5%.

Gjithashtu, po në funksion të këtij parimi tëmësipërm, por jo të keqinterpretimit të këtij parimi,paketa sjell rritjen e tatim-fitimit nga 10% në 15%dhe në të njëjtën kohë kërkon kompensimin e

diferencës nga 10% në 5% me vazhdimin ereformave rregullatore dhe krijimin e një sërëlehtësive për biznesin, me qëllim që ai në shumëabsolute të rrisë fitimin më shumë se sa e rristeme 10%.

Pa dyshim që rritja e nivelit të taksave përakcizën për cigaret, për produktet e duhanit, përpijet alkoolike, për ndryshimin e strukturës sëtaksimit të birrës apo edhe rritja e taksimit tëqarkullimit për benzinën dhe gazoilin ka ngjallurdebat të madh, ndoshta edhe të stërzmadhuar, dotë ketë ndikimin e vet në disa çmime të këtyreprodukteve, por një gjë është sigurt se ne jetojmënë kushtet e një ekonomie tregu të hapur dhepërafrimi i këtyre çmimeve me nivelet e rajonit,duke ndjekur njëkohësisht ose përdorimin e tëardhurave të përfituara nga këto taksa në dobi tëzhvillimit të ekonomisë dhe sidomos duke moslejuar spekulimin në çmimet në tregjet tona, do tëishte një masë e cila të gjithë paketën fiskale esjell në një instrument shumë të rëndësishëmmbështetës për gjendjen dhe situatën e çakorduartë financave publike të buxhetit të shtetit dheveçanërisht të situatës së borxhit publik.

Një çështje tjetër që dua të theksoj në funksiontë paketës fiskale dhe jo të buxhetit në përgjithësi,është debati që bëhet për arritjen e njëmarrëveshjeje me FMN-në. Besoj se kjomarrëveshje është shumë e domosdoshme. Mesituatën e krijuar në zhvillimin ekonomik të vendit,me tendencën që kishte zhvillimi ekonomik i vendit4 vjet më parë, me situatën e krijuar në financatpublike, veçanërisht vitin e kaluar, kur u hoq ngaligji tavani i borxhit publik, një diskutim, negocimdhe arritja e një marrëveshjeje është edomosdoshme, sepse sipas kësaj marrëveshjejedo të arrihet hartimi dhe zbatimi i një sërë masavepër të siguruar kthesën në buxhetin e shtetitshqiptar, kthesën në situatën e çakorduar tëfinancave publike, reforma strukturore në sisteminfinanciar, do të thellohen më tej masat përformalizmin e mëtejshëm të ekonomisë për njëmiradministrim fiskal, do të bëhet një reformë nësigurimet shoqërore në shlyerjen e borxheve, dhemendoj se këtu qëndron edhe ana pozitive e kësajmarrëveshjeje.

Shpesh teprohet duke thënë se ky është edhegaranti i zhvillimit të ardhshëm ekonomik. Kjomarrëveshje, që ka arritur qeveria, do të jetë esuksesshme dhe garanti duhet të jemi ne merealizimin e reformave dhe aksioneve prioritare për

Viti 2013

102

Legjislatura e 8-të

zhvill imin e mëtejshëm të ekonomisë dheplotësimin e të gjitha këtyre masave, me qëllim qëme këtë buxhet dhe me këtë paketë fiskale tësigurojmë jo vetëm stabilitetin gjatë këtij viti, porekonomia shqiptare dhe financat publike të marrinkthesën e tyre.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Dule.)Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Angjeli!Zoti Sali Berisha, urdhëroni!Sali Berisha - I nderuar zoti drejtues i

seancës,Të nderuara zonja deputete dhe zotërinj

deputetë,Të dashur qytetarë dhe qytetare, që ndiqni

sot mbledhjen e vendimmarrjes më të rëndësishmepër jetën tuaj, për qenien tuaj, për ekonominë tuaj,për punësimin tuaj, për buxhetin tuaj të dytëfamiljar, shkollimin e fëmijëve, mjekimin e tësëmurëve, përmirësimin ose keqësimin në tërësitë gjendjes suaj, nuk ka dyshim se buxheti, pormbi të gjitha ligjet fiskale janë faktorët që ndikojnëmë shumë në jetën ekonomike të familjeveshqiptare, të sipërmarrjeve shqiptare.

Në këtë kontekst, me dhimbje dhe keqardhje,dua të deklaroj këtu se kjo është një ditë e vërtetëzie, kjo është një ditë e vërtet kobi për sipërmarrjenshqiptare, është një ditë zie për buxhetin efamiljeve shqiptare, është një ditë zie për tëpapunët dhe për ata që janë në ndihmë ekonomikenë këtë vend.

Në një akt absolut të papërgjegjshëm, njëmendje e sëmurë me zero njohuri ekonomike merrpërsipër të paraqesë këtu një model që ekziston,një model që është fermentuar, që është krijuar,që është bazuar në zërat e brendshëm të tij për tërrënuar një model real, një model që në gjithë këtovite bëri që Shqipëria të mbetet nga të paktat vendenë Europë që nuk ra në krizë. Kemi të bëjmë menjë mendje të sëmurë, do të më falni kur shprehemnë këtë mënyrë, jam i bindur se disa prej jush nukdëshirojnë të dëgjojnë këtë, por është e vërtetaajo që më shtyn dhe asgjë tjetër në mënyrën mëabsolute. Pse e them këtë gjë? Sepse gjithçka dotë them këtu dhe do të them edhe më poshtë, ështëe firmosur e vulosur nga të gjitha institucionetserioze financiare ndërkombëtare, kurse mendjakonspirative u deklaroi shqiptarëve dhe botës mepapërgjegjësi absolute, me injorancë totale, se kazbuluar borxhin e fshehur. Nuk e di kjo mendje sethesari i shtetit shqiptar është gjëja më

transparente që ekziston mbi tokë, se thesari ishtetit shqiptar ka të regjistruar çdo qindarkë qëhyn dhe del nga financat publike të shtetit, kursekjo mendje e sëmurë që vrapon si e tërbuar përt’iu vërsulur ekonomisë, ka një vit rresht që bërtetsi e çmendur “Borxhi, borxhi, borxhi”. Ka një vitrresht që bërtet si e luajtur për 1 milion të papunënë Shqipëri. Ka një vit rresht që bërtet përkatastrofë ekonomike, në një kohë kur BankaBotërore dhe FMN-ja ia kanë përplasur në fytyrëme dhjetëra herë. Po ashtu, Komisioni Europian,IBRD-ja dhe Standard and Poor’s, në mënyrë tëpërsëritur. Eurobondi shqiptar në Londërpërgënjeshtroi këtë marrëzi të një grupi injorantështë papërgjegjshëm, të cilët kanë shtrirë kthetrat etyre të zeza në xhepat e shqiptarëve, në vendet epunës së qytetarëve shqiptarë, në bizneset e tyretë ngritura me lumenj djerse, me kurajë dhe guximtë papërshkruar. E bëjnë këtë të bazuar në njëmodel fund e krye të gënjeshtrës. E bëjnë këtë,sepse kryekreu i tyre, në qoftë se ka një gjë nëbotë që e ofendon, ajo është e vërteta. Ai ofendohetnga e vërteta. Ai ushqehet, fryhet si kaposh vetëmnga gënjeshtrat dhe mashtrimet.

Zonja dhe zotërinj, ju bëj thirrje qytetarëveshqiptarë t’i shikojnë të gjitha deklaratat emisioneve financiare ndërkombëtare. Ato tregojnëse Shqipëria ishte një shembull që i rezistoi krizës,se Shqipëria nuk ra në recesion, përveç mendjessë errët dhe proceseve psikike të një njeriu, qëbërtet dhe dëshiron t’i japë mend gjithë botës, qëu thotë shqiptarëve se këtë paketë e kemikonsultuar me ekspertët më të mirë të botës, qëjanë Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, dydefiçitarë absolutë; njëri është mësues anglishteje,unë kam respekt shumë për mësuesit e anglishtes,dhe tjetri ekspert patateje.

Ju po hidhni poshtë një model, i cili garantoirritje ekonomike, një model i cili trefishoi biznesetnë këtë vend, një model i cili trefishoi në kulmin ekrizës investimet e huaja. Hedhin poshtë një model,i cili, në kulmin e krizës, trefishoi eksportet në këtëvend. Hedhin poshtë një model që bëri të mundur9,2 miliardë dollarë më shumë se qeveriaparaardhëse; një model, i cili bëri të mundurasfaltimin e 11 mijë kilometrave rrugë në këtë vend,siç do të thoshte Komisioni Europian: “Shqipëriaka ndërtuar dhe asfaltuar rrugë më shumë se igjithë rajoni i marrë së bashku”. Hedhin poshtë njëmodel, i cili e solli Shqipërinë nga errësira nëmoshën dixhitale. Hedhin poshtë një model, i cili

103

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

bëri të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneveme 120%. Hedhin poshtë një model, i cili bëri tëmundur ndërtimin dhe rindërtimin e 1300 shkollavedhe objekteve mësimore, mbi 700 ujësjellësve ekanalizimeve. Të gjitha këto të rrafshuara nëmendjen e një të sëmuri, për të cilin këto nukekzistojnë.

Qytetare dhe qytetarë, kërkoj mirëkuptimintuaj t’ju tregoj një shembull. Në një moment tëcaktuar, Presidenti Zhak Shirak ftoi në Paris VojoKoshtunicën për t’i thënë se ishte mik i Serbisëdhe se interesi më i madh i Serbisë ishte të ndahejnga Kosova. Pak a shumë, Presidenti Shirak i thaatë që i ishte thënë ish-shefit të nacionalizmit serbnë vitin 1993, që Serbia duhej të ndahej nga gjyljaqë i kishte lidhur këmbët, pra nga Kosova.Presidenti Shirak e nderoi shumë atë. E priti nëElize, i shtroi edhe një drekë të gjatë dhe në fund,pas dy orë bisedimesh, u detyrua të lëshonte njëkomunikatë: “Bëra gjithçka munda për ta bindurnë interesin më të mirë të Serbisë, por ishtekrejtësisht e pamundur, pasi zoti Koshtunicambante në mendje një realitet që nuk ekzistontedhe çdo gjë e ndërtonte bazuar në atë realitet”.Edhe ky zotëria mban në mendjen e tij një realitetqë nuk ekziston dhe do të shkatërrojë një realitettë tërë.

Modelin që sjell e bazon në mjerimin...(Bie zilja për t’i ndërprerë fjalën)Mos i bjerë më ziles!Vangjel Dule – Zilja bie vetë.Sali Berisha – Po ua vini satërin të gjitha

familjeve shqiptare. Jeni përgjegjës, por ju nuk keniinteresa të tjera, përveç interesave personale,prandaj silleni në këtë mënyrë.

Ai bazohet në një model të gënjeshtërt dhepër këtë model të gënjeshtërt guxon, në kulmin evështirësive aktuale, të rrisë taksat për çdo shqiptarnë kohën kur shpalli se 97% e shqiptarëve do tëkenë taksa më të ulëta. Sot është katërcipërisht efaktuar se çdo shqiptar do të paguajë nga 8 derinë 23% më shumë në këtë sistem taksa. Me këtësistem që vendosni ju sot e fshini Shqipërinë ngaharta e investimeve të huaja. Me këtë sistem qëvendosni ju sot, do të rrisni në mënyrën mëprogresive papunësinë. Me këtë sistem që povendosni ju sot, do të falimentoni masivisht meqindra dhe mijëra ndërmarrje. Me këtë sistem....

(Ndërhyrje nga salla)Ai është aty dhe përfaqëson partinë e tij dhe

jo partinë tënde.

Pse ju vret fjala?U thoni shqiptarëve: “Po ulim taksat”.

Shqiptarët janë sot në gjëmë dhe në zi për aktettuaja. Pse keni frikë nga fjala? Pse kërkonihajdutërisht ta kaloni? Jua them këtu se rrugë mërrugë, rrugicë më rrugicë dhe shesh më shesh dotë bëhet beteja më e madhe demokratike kundërkësaj pakete.

Qytetare dhe qytetarë, këtyre mashtruesveordinerë FMN-ja ua dogji letrat në dorë. Tri ditëmë parë FMN-ja deklaroi: “Ta provojnë një herëkëtë sistem, po nuk u eci, le të kthehen te sistemii mëparshëm”. Morali i kësaj fraze është se këtësistem po na e imponojnë, sepse thonë çdo 5minuta: “Jemi ne. Është pronësia jonë. Ështëmodeli ynë”, dhe u tha shqiptarëve: “Këtainsistojnë. Ta provojnë, por më vonë mund tëkthehen. Po nuk u eci, do të kthehen në modelin emëparshëm”. Do të kthehen në modelin emëparshëm, kur të shkatërrohen me qindra-mijëravende pune. Do të kthehen në modelin emëparshëm, kur të rrënohen ekonomitë familjaretë shqiptarëve, kur vendi të futet në recesion, kurskenari i Papandreut të lulëzojë anë e kënd këtijvendi.

(Ndërhyrje pa mikrofon)Ju bëni të kënaqurin, por zemrën e keni blozë

nga ky sistem. Keni frikë të takoheni me zgjedhësittuaj. Nuk keni guxim. Shkoni te zgjedhësit tuaj! Juanumërojnë ata një nga një gënjeshtrat që kenithënë! U thatë fshatarëve se do të hiqnit TVSH-nëpër inputet. U thatë se do t’u garantoni shërbimshëndetësor falas. U thatë se do t’u ndërtonit tregjee do t’u rrisnit investimet, kurse sot keni përcaktuar50 % më pak investime në bujqësi. Sot i keni tatuarfshatarët më rëndë se kurrë në historinë e tyre.Sot banesave të dyta dhe atyre të para ‘93-it, ukeni dyfishuar taksat. Biznesin e vogël e kenirënduar shumë më tepër. Pra, ju jeni në luftëkundër të gjithëve, në luftë kundër qytetarëve, nëluftë fiskale kundër bizneseve, në varfëri dhemjerim ndaj të gjithëve. Çmimin do ta paguani judhe do ta paguani shumë shpejt.

Ata që ndërtojnë fshehtas pallate dhe vila mepara të pista, ata që vrapojnë pas biznesmenëvedhe u kërkojnë t’ua dorëzojnë bizneset në emër tëpartisë do t’i kenë ditët të numëruara. Me këtëbuxhet, ju po mbillni një destabilizim të shpejtë dhetë rëndë të Shqipërisë. Shqiptarët nuk do tapranojnë kurrë këtë që po u bëni ju.

Vangjel Dule – Për të sqaruar: Zoti Berisha

Viti 2013

104

Legjislatura e 8-të

ka konsumuar një pjesë të kohës së vet, kur ështëi regjistruar edhe për projektligjin e radhës.

Urdhëroni, zoti Ahmetaj për replikë.Arben Ahmetaj – Zoti Dule, ai nuk ka

konsumuar një pjesë të kohës së tij. Ai e kakonsumuar të gjithë kohën e tij.

(Ndërhyrje nga salla)Ti, zoti Sali efendi, i lexon serbisht të gjitha

diplomat dhe historitë e tua. Ti je njeriu, që meçmimin tënd Nobel në ekonomi, krijove Suden dheVehbiun në vitin 1997. Me çmimin tënd Nobel nëekonomi, u le shqiptarëve 720 milionë dollarëborxh.

Në fakt, ti ke një problem serioz, sepse nukke bërë paqe me humbjen. Bëj paqe me humbjen,sepse shqiptarët të mundën më 23 qershor dhe tëlarguan!

Ky buxhet mbyll një herë e mirë kapitullintënd, sepse buxheti që iku, kishte firmat e tua,kurse buxheti që vjen ka firmën e qytetarëveshqiptarë. Thuaj çfarë të duash, sepse në këtë orë,14: 45, këtë zakon ke gjithmonë, kështu që vazhdo!

Vangjel Dule – Po, zoti Berisha.Sali Bersiha – Zotëri, së pari më duhet të

them se kur je efendëm je efendëm. Por keq ështëkur je me kollare dhe je hanëm, siç është kryetarijuaj. Hanëm me kollare, është më keq.

Së dyti, ai model ekonomik është certifikuarnga FMN-ja, nga Banka Botërore, nga Forbes, ngaStandard and Poor’s, nga Moody’s dhe nga KE-ja,kurse modeli juaj filloi të marrë goditjet e para,derisa shumë shpejt do të marrë goditjen emëshirës, sepse është modeli i padijes dhe iinjorancës. Ka që në muajin gusht e deri më sot,që çdo institucion ndërkombëtar ju thotë: “Ju nukkeni program”. Ky nuk është program, por kaos.Për këtë që e bëtë, unë e di që ju asistoi Fondi,por problemi është se ai nuk ishte dakord meshumicën nga këto. Ai borxh që thua ti është pjellëe fantazisë së njerëzve që duan të vjedhin. Pseduan të vjedhin? Sepse në regjistrat e sistemittatimor janë 780 milionë borxhe të bizneseve ndajtaksapaguesve. Por kjo nuk ju intereson. Juve juintereson vetëm ai borxh që një herë na thoni seështë 120 milionë, pastaj thoni se është 200milionë, më pas thoni se është 300 milionë, pastajthoni se është 600 milionë, pastaj na thoni se është800 milionë, pastaj na thoni se është 1 miliard.Turp! Kjo është e turpshme, sepse borxhi ështëborxh dhe ai ka një difinision në të gjitha manualete botës, nuk mund t’i shndërroni kurrë roll over-at

në borxh. Vetëm një mendje e sëmurë, difixhitaresi jotja, apo ai tjetri, analfabeti në ekonomi, mundt’ia lejojë vetes një gjë të tillë. Roll over-i është rollover, është marrëdhënie fiskale e rregulluar ngaKodi Doganor. Mos u fut në gjëra personale, sepse,po u futët, kryekreut tuaj i del shumë më keq dhenuk dua të futem në jetën e tij private.

Vangjel Dule – Urdhëroni, zoti Ahmetaj!Më pas do ta marrë fjalën zoti Cani për replikë.Arben Ahmetaj – Sa të duash ti dhe sa të

dua unë.Ke qenë këtu dhe nuk ke lënë njeri të flasë,

të paktën tani flet pa radhë e pa leje dhe nuk kaproblem. Mirë bën, sepse u kujton shqiptarëve seçfarë ka ikur më 23 qershor.

Këtë punën e deficitit e ke vetë të qartë, sepsetë është dhënë mundësia tri herë të qeverisëshShqipërinë. Në fakt, kur e ke dorëzuar, një herë edorëzove flakë, ndërsa herën e dytë e ke dorëzuarsiç po e dorëzon tani, por më keq akoma.Megjithatë, po të them një gjë: unë e kuptoj shumëmirë sikletin tënd, e kuptoj shumë mirë pse futeshnë gjëra personale (sepse ti futesh, ne nuk futemiasnjëherë), e kuptoj shumë mirë të gjithë bolorinëqë bën herë pas here, sepse të ka kapur frika. Jamshumë i sinqertë me ty, të ka kapur frika. Ty të kakapur frika sepse mendon... E di çfarë mendon?Mendon se si ka mundësi, i lashë me minagjithandej, i lashë me zjarre gjithandej dhe vetëmnë tre muaj kanë prodhuar një buxhet që mbanpremtimet. I do të gjitha premtimet? Po t’i numërojnjë e nga një. Mos u nxito, sepse ke kohë!

Së pari, thamë se do të ulim taksat për 97%të shqiptarëve. Taksa progresive 97% e tëpunësuarve ju shkarkon ngarkesën fiskalenëpërmjet taksës së sheshtë që ti personalisht uadhe në kurriz shqiptarëve.

Së dyti, kemi qenë atje, në opozitë, kur të kemithënë se ti takson sëmundjen. Po, e ke taksuarsëmundjen. Ne vijmë këtu me një premtim tëmbajtur, duke e hequr. Sigurisht që ti e ke frikëkëtë. Unë e di shumë mirë që ti e ke frikë, sepseçdo njeri që i mbaron koha, në fakt, natyrshëm kanjë frikë dhe e kërkon në momentin e fundit, nëjetën politike, ta kapë me thonj, ashtu siç e kap nëkëtë podium.

Së treti, qahesh për biznesin. A e di se çfarë ike bërë ti biznesit? Ti në tetë vjet e ke shkatërruarbiznesin, i ke lënë borxhe në kurriz dhe i dërgojetë punonin si skllevër pa para. I ke dërguar tëpunojnë si skllevër pa para dhe i katandise borxhlinj

105

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

në dyert e bankave. Përveç kësaj, ke katandisurborxhlinj rreshtin e të gjithë furnitorëve të tyre.Tani thua: “Si ka mundësi, unë i shkatërrova,ndërsa këta jo vetëm që vijnë me përgjegjësi, jovetëm që i mbështesin, jo vetëm që i pyesin, pordo t’i kthejnë mbrapa të gjitha borxhet që u kamlënë?” Pastaj flet për taksën e rritur të tatimfitimit.Bëra një llogari të re duke parë borxhet, 720milionë, kur të jem atje do të të nxjerr tabelën. Nëfakt, nuk është 22, siç tha Kryeministri i vendit, por25, sepse borxhet që u ke mbajtur janë më të lartaakoma.

Çfarë do tjetër? Habitesh edhe me faktin qëne i kthejmë publikut shqiptar 60 milionë dhebiznesit 350 milionë. Nga çfarë ke frikë? Ke frikënga injektimi më i madh në historinë e Shqipërisë.Po, këtë të vërtetë ti, Sali Berisha, duhet tapërballosh. Ke qenë në këtë vend dhe ke thënëse “ky është buxheti më i madh në historinë eShqipërisë”. Unë po të them se ky është buxhetimë i madh në historinë e Shqipërisë. Është hera eparë në historinë 100-vjeçare...

Zonjë, dëgjoje, se të duhet. Është 1,1 miliardinjektim. Këtë nuk i kishe parashikuar, sepse kelënë mina gjithandej. Ky është buxheti i kthesësdhe ti nuk e përballon dot këtë, sepse është herae fundit që ty të fshihet firma nga letrat e shtetit.

Më 1 janar, zoti Sali Berisha, është një buxheti ri që nuk ka lidhje me firmën tënde dhe nuk kalidhje as me filozofinë tënde, çka është më erëndësishmja. Firmën edhe mund ta toleroja, porfilozofinë tënde nuk mund ta tolerojnë shqiptarët.Atë që ke bërë, që e ke lënë Shqipërinë me gropa,shqiptarëve ua ke borxh në ndërgjegjen tënde. Neju kemi borxh përgjegjësinë. Kur themi se ështëbuxhet i kthesës, mbaron një epokë, Sali Berisha.Kjo është epoka kur ti ke vënë vulën dhe firmën,fatkeqësisht. Kjo që fillon është një epokë e re, kuvulën dhe firmën do ta vënë qytetarët. Ti qesh, qeshnga marazi, unë e di shumë mirë këtë punë. Kurqesh nga marazi, fillon dhe merresh personalisht.Bëje sa të duash, sepse unë jam deputet dheministër, që nuk kam pasur dhe nuk kam kurrë frikënga fyerjet dhe sharjet e tua. E ke bërë zakonpafundësisht, më është bërë kurrizi shollë, por nuktë kam fyer ndonjëherë, nëse do të vazhdoshsigurisht që do të të kthehem. Unë jam këtu nëpërgjegjësi të shqiptarëve, jo të merrem me ty, porme filozofinë tënde.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Ahmetaj!

Fjalën e ka zoti Cani për replikë.Shkëlqim Cani – Zoti Berisha, në fakt, ke

merita të mëdha në fushën e ekonomisë dhe, meqëje në majat e shkencës së ekonomisë dhe kelemerisur të gjithë globin me sukseset e mëdha tëekonomisë në këto 5 vjetët e fundit duke bredhurnga cepi në cep, unë, meqenëse ke qenë kot dhedo të jesh më kot së koti në këtë fushë, nuk do tëdebatoj me ju për këtë gjë, sepse jam i sigurt qëkëtu nuk ka burrë nëne që ta del, se ke marrëshkencën e një gjëje që nuk ia ke haberin, kështuqë vazhdo fallxhorin, kobësitë, fatkeqësitë dhe tëzezat, sepse e dinë shqiptarët, të ka dalë fjalagjithnjë. Çfarë ke parashikuar të ka dalë komplete kundërta, kështu që neve na shton vetëm virtytet.

Më bëri përshtypje çështja e borxheve. Luajtepjesën apo the të vërtetën, është puna juaj, porna thatë se çfarë janë këto borxhe. Nuk e dini qëshqiptarët janë me borxhe?! Nuk e dini shumën?!Do ta mësoni! Qenka një pus kaq i madh, sa ështëhapur vetëm fillimi, por do t’i certifikojmë mendërkombëtarët. Janë dy momente që më tërheqinvëmendje për ju personalisht. A e mbani mend kurpara një muaji ju thashë se do të hidheni kundërFMN-së? Dolët kundër FMN-së, nuk ju pëlqeuFMN-ja. Sot, më falni për shprehjen, por u zbythëtdukshëm nga FMN-ja, sepse nuk jua mbajti.

Tani kam një shqetësim tjetër për kolegun qëke në krah, Boden. Kur të dalin shifrat e vërteta tëborxhit, a do të ikësh, do ta lësh Boden të dalë mekëtë maskaradë borxhi që u ka lënë shqiptarëve(edhe 1 miliard, mos spekuloni ju me shifrën), dot’ia lësh Bodes mbi kurriz të përgjigjet penalishtpër këtë? Ju do të bëni sikur nuk dini asgjë përgjithë këto borxhe të vjetra? Këtë fjali donit tëthoshit?

Meqë e ke përmendur në fund fare, shumëshkurt, këtë punën e patates, unë nuk e di nga eke gjetur, por di që mban në dorë kastravecin, atëmbaj.

Faleminderit!Vangjel Dule – Zoti Berisha, 2 minuta.Të përgatitet ministri Beqja.Sali Berisha – Për sa i përket problemit të

taksës së sëmundjes, të dashur qytetarë dheqytetare, TVSH-ja për ilaçet u hoq absolutishtvetëm për firmat e familjarëve të ministrave dhenuk do të ketë asnjë ulje çmimesh, por, natyrisht,do të ketë 10% më shumë fitim dhe falsifikime tëmëtejshme nga firmat e familjarëve të ministravetë këtij kabineti. Eksperienca juaj me “Hermesin”

Viti 2013

106

Legjislatura e 8-të

është tmerrësisht diskredituese. U ke vjedhurtaksapaguesve shqiptar, me Albtelekomin 11milionë euro ...

(Ndërhyrje nga salla.)Nuk ka qenë kurrë 30.(Ndërhyrje nga salla.)Jo, jo është e shkruar në dhjetëra vende. 11

milion nga komisioni parlamentar. Ta mbylli dosjenprokurori militant socialist, u largove dhe u arratisenë Rumani (kjo është shumë e njohur), për t’iufshehur drejtësisë derisa t’u mbyll dosja. Tani jekthyer. Atë menaxherin e “Hermesit” a e dini ku eka vendosur? Në një nga entet më të rëndësishmeenergjetike të vendit, që të vazhdojë të vjedhë metë. Është kështu, apo jo? Ku e ke menaxherin?

Më lejoni edhe një herë të theksoj, po t’idëgjoni përsëri, del teza ime, mos harroni që unëjam mjek. Këta flasin për mina me sahat, këta flasinpër eksplozione, ato ndodhen vetëm në mendjete sëmura. Ato ndodhen vetëm në mendjet esëmura, sepse të parët që do të flisnin përkërcënime dhe për rreziqe do të ishin institucionetndërkombëtare.

Së fundi, rroftë “Deloitte & Touche”! A mundt’ju bëj një pyetje: pse nuk po e përmendni më? Emorën “Deloitte & Touche”, e nxorën borxhin 70milionë dollarë më të madh se ç’është për t’ishndërruar në bono të PS-së, për të vjedhur,mirëpo oreksi vjen duke ngrënë. Tani nuk është200 e ca, jo është 300. A e dëgjuat njeriun që kuri humbi thesari, kur e vodhi thesarin me të tjerë,deklaroi 3 muaj prapa se nuk ka pasur bankathesar numizmatik. Pra, pse të vret patatja dhe jothesari. Të ka mbetur patatja në gojë, sa flas unëti ngrihesh! Çohu e na thuaj pse deklarove qëbanka nuk ka pasur thesar.

Prandaj, të nderuar zotërinj, me kaq lehtësi,sapo fusni dorën në xhepat e shqiptarëvemendohuni një herë, mendoni dy herë, mendonise ata nuk janë deputetë, se ata nuk janë ministra,mendoni se do të mjeroni, se kjo që po bëhet sotështë një gjëmë e zeze për ekonominë shqiptare.Unë nuk them të mbajmë modelin që ishte, ai duhettë përmirësohej dhe kishte nevojë përmirësime,të cilat ne i nisëm dhe ju po trashëgoni disa prejtyre. Tjetër punë se bëheni qesharakë dhe thonise t’i llogarisim nga janari në janar. Por ju erdhëtnë pushtet në shtator, ju po të doni merrini edheato muaj, sepse unë nuk kam ndonjë të keqe. Porpër 54% të rrogëtarëve shqiptarë e hoqëm netatimin mbi të ardhurat personale. Për 54% ata që

nuk kanë respekt për vete, që pështyjnë mbi vetene tyre, mohojnë çdo gjë, por 54% e të punësuarvenë Shqipëri ua hoqi kjo qeveri, e cila nuk e bëripër asnjë arsye tjetër, por për të rriturkompetetivitetin, sikundër hoqëm taksën për tagjitha materialet e importit. E kthyet sepse doni tanxirrni Shqipërinë nga harta e investimeve.Sikundër hoqëm detyrimin, vendosëmrimburësimin me ligj dhe filluam të rimburësonimfermerët për makineritë dhe të gjitha imputetbujqësore. E hoqët për t’i mashtruar dhe ndatëurrejtje ndaj tyre. Por ju shtritë dorën edhe tefoshnjat e sapolindur. Një ditë po shihja komisionetdhe dëgjova që kishit hequr edhe atë 5 mijë-lekëshin që u jepej nënave të reja, çifteve të rejapër foshnjën e lindur.

Pra, mendoj se duhet të ndalemi edhe njëherë mbi buxhetin dhe mbi paketën fiskale. Duhettë dini një gjë: ju rrisni tatim-fitimin, por largoniinvestitorët. Ju rrisni taksën e dividentit, por largoniinvestitorët. Kjo është një garë. Marr shumëmesazhe që thonë: “Po si ka mundësi që atadeputetët socialistë nuk thonë një fjalë për ne?”.Unë kam gjithnjë një përgjigje: në Bruksel, nëUashington, në Tiranë, pra kam një përgjigje kudoqë jam: ata kanë vetëm interesa personale dhenuk kanë interesa të tjera.

Faleminderit!Vangjel Dule – Fjalën e ka zoti Ahmetaj!(Reagime nga salla pa mikrofon.)Zonja ish-Kryetare, nuk mund të jetë replikë

e dhënë me tolerancë kur bëhen ato akuza përnjë koleg dhe atij të mos i jepet e drejta e mbrojtjes.Kjo është elementare.

(I drejtohet zotit Berisha.)Arben Ahmetaj – Po pse, ti komandon këtu?!Po rri, o burrë!(Reagime pa mikrofon.)Nuk komandoj unë, por Rregullorja. Pra,

ministri flet sa herë të dojë.(Reagime nga salla pa mikrofon.)Fatkeqësisht, po.FMN-ja, që ti e quajte dëshmitar i rremë, ka

nxjerrë një tabelë. Ja ku e ke tabelën: ke 725milionë dollarë borxhe që u ke lënë shqiptarëve tëpadeklaruara. “Dëshmitari i rremë” ka nxjerrë njëtabelë, që mund të ta japë edhe ish-ministri iFinancave, sepse sigurisht që e ka materialin. Ja,ku e ke.

E dyta, do të doja të merresha me ty për këtoakuza qesharake, por nuk ka rëndësi fare. Është

107

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

justifikim kur the: “Po unë doktor jam”. Zotëri, përshkatërrimin e Shqipërisë nuk justifikohesh dot meprofesionin. Nuk e justifikon dot veten. Paske qenëdoktor ti, prandaj e paske shkatërruar Shqipërinë!Justifikimi është shumë i dobët.

Vangjel Dule – Fjalën e ka zoti Beqja.Ilir Beqja – I nderuar zoti Dule,Të nderuar kolegë deputetë,Deputeti parafolës, siç e tha edhe vetë, ka

qenë mjek zemre, por sot tregoi se në mjekësi eka interesin vetëm nga mesi e poshtë, sepse folivetëm për kastrim dhe për synetllëk. Me sa duket,sot 23 vjet në politikë, në këtë pikë e katandisën.

Deputeti parafolës tha se kjo qenka një ditëzie. Pra, u tha të gjithë shqiptarëve të punësuar sedo të kenë taksa të ulëta, sepse kjo qenka një ditëzie. I zi është shpirti i tij, prandaj është sot kaq nëmaraz.

Tha që është ditë zie për biznesin e vogël, tëcilit i hiqet taksa e biznesit të vogël dhe i ulet tatim-fitimi, si edhe i ulet me një të tretën edhe kontributii sigurimit shëndetësor. Është ditë zie, sepse aikëtë ka pritur.

Foli për 1 milion të papunët. Po, 1 milion tëpapunë janë në Shqipëri. Vetë e thoni. Vetëm 470mijë njerëz në moshë pune kanë sigurimeshëndetësore. Më shumë se 1 milion njerëzmbeten pa kujdes shëndetësor. Prandaj, vitin eardhshëm do të fillojmë paketën e kontrollit bazëshëndetësor falas për të gjithë shqiptarët ngamosha 40 vjeç deri në 60 vjeç, të siguruar ose tëpasiguruar, gra ose burra, në fshat ose në qytet.

Foli për rrugët e Tokios dhe tha se kanë bërë11 mijë kilometra. Pra, me rrugën që bëri deri nëTokio, sigurisht që e shkatërroi të gjithë ekonominëshqiptare, sepse donte të priste shirita. Lidhikontrata pa pasur para. Sipërmarrësit shkuan tëmerrnin kredi nëpër banka. Bankat menduam seme stemën e Republikës duhet të jenë të sigurtakontratat dhe u dhanë kredi. Ku jemi sot?! Në vitin2005 kreditë e këqija ishin 2%, në vitin 2013 kreditëe këqija kanë arritur 25%, pra janë më shumë se1,3 miliardë dollarë. Kanë futur në krizë ekonominëdhe të gjithë sistemin e kreditimit. Pa dyshim qëzinxhiri i borxheve u transferua te furnitorët eçimentos, të hekurit, të karburantit dhe te pagat etë punësuarve.

Foli këtu për Serbinë. E ka merak këtë punëne Serbisë. Sigurisht, kollovar Serbie! Të paktën nearritëm pardje ta lidhim kontratën e energjisë meKosovën, pra arritëm ta fi l lojmë linjën e

interkonjeksionit, që pengonte edhe Kosovën,edhe Shqipërinë për sistemin energjetik. Atij kështui vinte urdhri nga Serbia.

Na tha se do të largohen biznesmenët e huaj,se u rrit tatim-fitimi. Besoj se duhet ta ketë fjalënpër Fazlliçin. Kështu ka thënë: “Po, e kam mik”. Aiështë investitori. Është ky person që në vitin 2005largoi nga Shqipëria “General Electric”.

Folën këtu për sedër këta që për 8 vjet rreshtkanë miratuar buxhete, por gjatë 8 vjetve rresht ikanë shkelur ato që kanë miratuar. Kanë mbledhur1,3 miliardë dollarë më pak, aq sa kanë pasurbuxhetet e miratuara. Më në fund, të paktën unëjam krenar që jam pjesë e një qeverie, që e riktheupaketën fiskale si një rregull normal në një vendnormal, i cili ecën drejt ekonomisë së tregut. Përherë ta parë pas shumë vjetësh paketa fiskalemiratohet një herë në vit. Biznesi ka kërkuarparashikueshmëri. Bashkë me buxhetin e shtetit,ju kemi sjellë 9 ligje. Ta dinë të gjithë se ky do tëjetë rregulli fiskal gjatë vitit të ardhshëm nëShqipëri.

Sigurisht që ne kemi premtuar në fushatëelektoralë, pra jemi zotuar në fushatë, tani ja kujemi. Para 100 ditësh na thoshit se nuk ka pro-gram. Sot jeni të merakosur se ky program filloi tërealizohet. Pra, filluan të realizohen heqja e taksëssë biznesit te vogël, ulja e tatim-fitimit për biznesine vogël, ulja e kontributeve shëndetësore për tëvetëpunësuarit dhe vendosja e taksës sëndershme. Përfitojnë nga taksa e ndershmeshumica dërrmuese e të gjithë të punësuarve,sepse me vendosjen e kësaj takse, që nga data 1janar infermierët në Shqipëri nuk do të paguajnëmë 40 mijë lekë të vjetra taksë në muaj, por do tëpaguajnë 19 mijë. Me këto para që u mbeteninfermierëve në Shqipëri, që nga janari, do të kenëpraktikisht pagën e 13-të neto. E njëjta gjë vlenedhe për mjekët, të cilët me taksën e ndershmedo të kenë një gjysmë page më shumë vitin eardhshëm.

Pavarësisht se do të ketë një diskutim mëvonë, edhe deputeti parafolës, por edhe deputetëtë tjerë të opozitës u morën me TVSH-në eshëndetësisë. Thanë se gjoja do t’u rriten privilegjetdisa klientëve të qeverisë aktuale. Kjo ështëzbardhja e procesverbalit të datës 16 dhjetor 2010,kur u vendos taksa e sëmundjes. Kur u vendoskjo taksë na u tha: “Po vendosim TVSH-në 10%tek ilaçet, sepse kështu do të ulet çmimi i barnavedhe do të luftohet evazioni. Ku jemi pas tre vjetësh?

Viti 2013

108

Legjislatura e 8-të

Çfarë ndodhi me kostot në shëndetësi? Nëraportimin zyrtar të Institutit të Statistikave, edhepse unë personalisht vazhdoj të dyshoj se edhe aie ka fshehur të vërtetën reale, barnat dhe produktetfarmaceutike nga viti 2010 deri në vitin 2012 kishinsisteme të ndryshme TVSH-je. Barnat u rritën9,4%. Shërbimet mjekësore, paramjekësore,dentare u rritën 17,8%. Shërbimet spitalore u rritën10,8%. Përgjithësisht e gjithë shëndetësia ushtrenjtua 10,7%. Pra, atëherë ishte e pavërtetë,e pasaktë, e gabuar apo gënjeshtërt, por sot nukka shumë rëndësi. Rëndësi ka që shqiptarëve uapakësuat sëmundjen për 3 vjet. Sot, në përmbushjetë këtij zotimi programor, nga data 1 janar e vitit2014 e heqim taksën e sëmundjes.

Ju mund të qeshni, zoti Mima, por jenibashkëvuajtës, sepse më 16 dhjetor ministri iFinancave tha se çmimet janë më të larta dhe sedo të uleshin, për t’ju thënë se çmimin nëdiferencën më të madhe e krijonin pikërisht vendetme të ardhura më të larta në studim, se Flori ështëmarrë gjatë me këtë investigim. Ja pra, ishit marrëgjatë. E vutë taksën për ta ulur, por sipas INSTAT-it ajo u rrit.

Së dyti, çmimet u rritën, por tregu nuk urregullua. Fakti që tregu nuk u rregullua provohetnë datën 11 shtator të vitit 2013, kur drejtori ipërgjithshëm i Doganave i drejtohet ministrit: “Gjatëkontrolleve të kryera për eksportet e nisura ngadogana italiane në drejtim të Shqipërisë në vitet2010-2011-2012 është konstatuar se në praktikatdoganore të zhdoganimit subjektet shqiptare kanëdeklaruar medikamente të ndryshme me një vlerëmë të lartë se vlera e mallit të deklaruar nëdeklaratat e eksporteve italiane”. Pra, pas trevjetësh, as tregun nuk e ke rregulluar. Në ditët efundit të largimit nga 8 vjet në qeverisje ju latë njësistem doganor të kalbur. Këtu është frika. Jubërtisni për “Crown Agents”, sepse ajo do të fillojët’jua tregojë të gjitha të palarat dhe paudhësitë qëkeni bërë për 8 vjet me financat e shtetit.

Sigurisht që ka edhe gjëra të tjera që janëpjesë e rëndësishme e kësaj pakete fiskale. Ne ekemi thënë gjatë fushatës elektorale, e kemi futuredhe në program, se do të ulim taksat përshumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kush fiton mëshumë, do të paguajë më shumë. Çfarë bëri modeliekonomik (është zgjedhja juaj) me të cilin jumburreni? Sipas vlerësimeve zyrtare të Bankës sëShqipërisë, gjatë viteve të zbatimit të taksës sësheshtë, 5% e depozituesve e rritën zotërimin e

depozitave në Shqipëri nga 51% në 58%. Pra,gjithçka që u prodhua në Shqipëri në këto vite shkoivetëm të një pakicë e vogël depozituesish. Kjoështë arsyeja pse them se kush fiton më pak, dotë paguajë më pak. Këtë gjë e zbatojmë nga pagatmë të ulëta deri në pagat më të larta. Më keni thënëse kështu po godasim shtresën e mesme. Suksesii modelit tuaj ekonomik, pas 8 vjetësh fanar nëekonominë botërore, në vendin e dytë dhe të tretëpas Gjermanisë dhe Kinës, na solli 7 mijë vetë tëcilët do të fillojnë të paguajnë taksa më të larta.Nëse shtresa e mesme në Shqipëri e modelit tuajështë 7 mijë vetë, unë jam krenar që shqiptarëtme 1 milion vota e rrëzuan këtë model dhe pondërtojnë një model ekonomik të ri shumë më tëndershëm.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Beqja! (Reagime nga salla pa mikrofon.)Përmendja e emrit nuk do të thotë

automatikisht replikë. Megjithatë, zoti Mima,urdhëroni!

Florion Mima – Zoti Beqja, me kolegëtdeputetë në sallë, por edhe me popullin, duhet tëtregohemi të ndershëm dhe të drejtë. Në relacionine atij projekt-buxheti, me firmën e qeveritarëve,thuhet se viti 2013, krahasuar me vitin 2012, i uliçmimet me 0.4%, e konfirmuar kjo nga drejtori ipërgjithshëm i INSTAT-it. Ajo politikë që filloi në2012-n frenoi rritjen gjatë atij viti dhe në vitin 2013i uli çmimet. Jemi në dhjetor, do të vijmë sërish nëdhjetorin tjetër dhe do të jeni në pozicionin që potentoni të më vini mua sot. Ju duhet të mbroni, sepërse çmimet nuk do të jenë ulur. Këtë do tashohim. Është njësoj si TVSH-ja e arsimit, e cila,kur u vu, i rriti tarifat e shkollimit me 20%, por kur uhoq, nuk i uli çmimet asnjë qindarkë.

Faleminderit!Vangjel Dule – Zoti Beqja, për replikë,

urdhëroni!Ilir Beqja – Ju mund të kishit dashur që me

vendosjen e TVSH-së barnat të rriteshin 10% çdovit, dhe po të vazhdonit mandatin tjetër, ato tëvazhdonin 300%. Është e thjeshtë për këdo që nadëgjon. Në vitin 2010 në të 365 ditët TVSH-ja kaqenë zero. Në vitin 2012, në të 365 ditët, TVSH-jaka qenë 10%. Po krahasojmë dy periudhahomogjenikisht të ndryshme. Shqiptarët për këtëe bënë zgjedhjen e tyre më 23 qershor.

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Beqja!Zonja Tabaku, urdhëroni!

109

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Jorida Tabaku – I nderuar kryetar i seancës,Të nderuar deputetë,Më vjen keq që kemi një maxhorancë, e cila

prej tre muajsh ende diskuton për buxhetin, sikurështë në opozitë. Pas gjithë epiteteve, llojeve tëfrutave, asgjë nuk dëgjuam për buxhetin.

Për të disatën herë në këto 100 ditë, edheme paketën e re fiskale, edhe me buxhetin, ukonfirmua dhe është e qartë që ne kemi filozofi tëndryshme. Ne mendojmë ndryshe dhe ndajmë njëvizion të ndryshëm mbi zhvillimin ekonomik,punësimin dhe drejtësinë sociale. Ulja e taksaveka qenë vizioni ynë për një ekonomi më formaledhe për një treg të lirë, ndërkohë që qeveria e renë vizionin, por edhe propagandën e saj, ka ngrituridenë e një takse të ashtuquajtur të “ndershme”,duke i atribuar padrejtësisht zgjedhjes tonëantonimin. Këto dy vizione, yni dhe i qeverisë, iveshin vetes termin e të drejtës, duke qenë edhepjesë e dy politikave të ndryshme. Mirëpo, cilidopohim mbi drejtësinë e shpërndarjes së barrësfiskale duhet të ketë një bazë krahasuese, diçka ecila të lidhet me peshën që duhet të paguajëtaksapaguesi. Pa asnjë përjashtim, bazakrahasuese është ajo e pagës edhe pse, në shikimtë parë, mund të na duket e pasaktë.

Në një pamje të parë, paketa e re fiskalevërteton pikërisht atë që kemi kohë që e themi dheqë sot e vërtetuat. Megjithëse pretendonit se kishitgati një program për zhvillimin ekonomik, keni mbi3 muaj që tregoni se ju nuk keni asnjë konceptekonomie, e jo më program për zhvillimin ekonomiktë vendit dhe ringritjen e ekonomisë. Cilët janësektorët që do të stimuloni? A ka një analizëstrukturore me avantazhet konkurruese të vendit,për të parë se si do të bëhet konkurruese ekonomiajonë dhe si mundet të vazhdojmë të konkurrojmënë rajon? A jeni lodhur për të pyetur se cilat janëproblemet që ka biznesi dhe se si mund takonsiderojmë atë si bashkëpunëtor dhe jo siarmikun e popullit? A e keni vrarë mendjen se sido të reagojë ekonomia nga kjo paketë? Cilat dotë jenë efektet në rritjen e çmimeve, të cilat kanëfilluar të rriten që sot? A keni konsultuar biznesetse si do të reagojnë ata për investimet e ardhshmedhe planet e tyre për punësim? Nëse duam tëvlerësojmë drejtësinë e sistemit tonë fiskal, që pona ofrohet, duhet të kemi parasysh nëse aireflekton angazhimin tone, për të mundësuarmirëqenien sociale, l irinë, barazinë dhepërgjegjësinë individuale.

Mendoj që këto duhet të jenë argumentet prodhe kundër një politike fiskale nga ana e qeverive,dhe jo ideja në duhet të taksohen të varfrit apo tëpasurit, duke e ndarë vendin kështu në klasapolitike dhe sociale. Debati që ju po mundoheni tëparaqisni sot, por edhe në kohën kur ishit nëopozitë, është i padrejtë dhe i shmanget tërësishtrëndësisë së vërtetë të taksës dhe moralit të saj,sepse drejtësia në taksim është e lidhurngushtësisht me drejtësinë e përgjithshmeekonomike dhe sociale, ekzistenca e të cilavembështet taksimin.

Një paketë fiskale serioze, e para në 12 vjetëte fundit, që sjell rritje taksash, duhet ta kishte bërëkëtë. Një paketë fiskale serioze duhej minimumitë bazohej në një analizë të fortë ekonomikesektoriale, analizë stimuluese për të injektuarkapital të ri në ekonomi. Duhej të përpiqej të gjentesektorë të rinj për të shfrytëzuar dhe për tëridimensionuar, duhej të përcaktonte drejtimin ngado të shkonte ekonomia nesër. Ju nuk keni bërëasgjë nga këto. Përkundrazi, paketa juaj në thelbka informalitetin, përzgjedhjen selektive dhe nxitjene një ndarjeje klasore, që kishte vite që Shqipërianuk e përjetonte.

Por le t’i marrim gjërat me radhë. Kështu le taqëmtojmë këtë paketë fiskale që, pasi e shpërndatënë qindra variante nën banak, vendosët më në fundta diskutonit, jashtë çdo limiti kohor dhe ligjor nëparlament. U përpoqët të ishit korrektë mehuadhënësit, por harruat të ishit korrektë edhe metaksapaguesit. Rezultati? Një paketë që kinse umundëson të kursejnë 97% të qytetarëve dhe që ivarfëron 97% të shqiptarëve si kurrë më parë.Nesër Shqipëria do të ketë sistemin më kompleksdhe të çoroditur tatimor në botë. Asnjë nga vendete ngjashme me Shqipërinë nuk ka një sistem kaqkompleks dhe me limite kaq të larta tatimore.Kështu, do të kemi taksa që variojnë nga 7.5%për bizneset e vogla (ku dhe mes tyre ka një sistemtë sheshtë për ato me xhiro nën 2 000 000 lekë),në 15% për korporatat e mesme e të mëdha, dheduke vazhduar me 13% dhe 23% për të ardhuratnga paga, të cilat janë thjeshtësisht dhe qartësishtftesa për evazion për të gjithë ata që bëjnëzgjedhjen e tyre për t’i ardhur rrotull sistemit.Brenda një sistemi kemi 6 tatime të ndryshme.

Le t’i hedhim një sy dhe të vështrojmë efektine pritshëm të ndryshimeve në sistemin fiskal dheimpaktin e tyre te biznesi i vogël. Paketa e re napropagandon se i është hequr taksimi biznesit të

Viti 2013

110

Legjislatura e 8-të

vogël, kur llogaritet të jetë rreth 80 mijë të tillë, setanimë ai do të paguajë jo dy taksa, por një.Ndërkohë që biznesi i vogël ka paguar gjithmonënjë dhe vetëm një taksë, e cila parapaguhej dhenë fund të vitit bëheshin kuadrimet. Shpjegojaniedhe atij që ka qenë kryetar bashkie dhe që duhetta dinte këtë më mirë se të tjerët. Në grupin e parëpërfshihen rreth 20 mijë biznese, të cilët kanë njëxhiro deri në 2 milion lekë dhe do kenë një tatimfiks në vlerën 25 mijë lekë të reja në vit. Duke qenëse qeveria kishte si kriter dhe vizion të sajndershmërinë në taksim, u angazhua që këto 20mijë biznese të paguajnë më shumë se sa çfarëkanë paguar, sidomos ato biznese me xhiro nën1.7 milion lekë paguajnë një taksë që shkon derinë 80% më e lartë nga ajo që paguhej.

Grupi i dytë, që përbëhet nga rreth 60 mijëbiznese, nga paketa e re fiskale pritet që të paguajëtatimin e thjeshtëzuar mbi fitimin në masën 7.5%të fitimit, nga 15% që është norma bazë. Qeveria,e cila ka në vizionin e saj taksën e ndershme dhedrejtësinë, ka qenë e pavëmendshme për atobiznese që sigurojnë një fitim të thjeshtëzuar mëtë lartë se 20% e xhiros, të cilët do të paguajnëmë shumë se çfarë kanë paguar. Pa përmendurqë një pjesë e mirë e shpenzimeve që lidhet meaktivitetin konsiderohen shpenzime të panjohuradhe kjo përkthehet në një rritje të taksave. Të dyjakëto kategori do të paguajnë më shumë në taksëne pronës dhe të ndërtesës.

Siç tha me krenari ministri i pushtetit vendor:“Ne po i japim më shumë pushtetit vendor, 1.1miliardë lekë nga taksa e pronës”. Duke harruartë thotë që këto nuk ia jep ai, këto të ardhura dalindirekt nga xhepat e bizneseve të vogla dhe tëqytetarëve të thjeshtë. Vetëm kjo rritje në vetvetebën që çdo përfitim tjetër minimal nga ulja e tatim-fitimit të zerohet. Pa marrë këtu parasysh rritjen etaksës së qarkullimit prej 120 lekësh për litërkarburanti, me një ngarkesë fiskale prej 5.6miliardë lekësh, që e gjitha rëndon mbi biznesetdhe qytetarët. Në një shtet normal rritja e taksëssë karbonit do të shkonte e gjitha për ndikimin nëmjedis, për rritjen e hapësirave të gjelbra, përkomunitetin etj., por duket se kryeministri e kazgjidhur këtë problem duke përdorur cinizmin mbishëndetin e qytetarëve. Se sa do të shkojnë këtopara për përmirësimin e mjedisit, shqiptarët e kanëshumë të qartë nga eksperienca me taksën esolidaritetit, ku 200 milionë dollarë të mbledhurapër Rrugën e Kombit shkuan për financimin e

orekseve qeveritare.Sikur të mos mjaftonte kjo, në këtë paketë

fiskale shfaqet një nga ndryshimet më të mëdha,që ka lidhje me bizneset e mesme dhe korporatate mëdha: hiqet taksa e sheshtë e tatimit mbi fitimindhe vendoset një normë taksimi 50% më e lartë(15% nga 10% që ishte). Kjo masë do të ketë njëefekt prej 7 miliardë lekësh shtesë në buxhet. Njëefekt që drejtpërsëdrejti do të bjerë mbi xhepat eshqiptarëve. E pra, shqetësimi ynë i madh ështëqë largimi arbitrar i sistemit të taksës së sheshtëdhe rritja me 50% e tatim-fitimit, do të pengojë atërritje sado të vogël që Shqipëria dhe shqiptarëtkanë gëzuar tashmë prej 5-6 vjetësh me radhë.Dhe jo vetëm kaq, por do të shkaktojë një efektnegativ mbi ekonominë, që do të thotë: trembje tëinvestitorëve, nxjerrjen e Shqipërisë nga harta einvestimeve të huaja; do të thotë trembje jo vetëme euros, dollarit, por edhe trembje e lekut. Këtojanë fjalët që një nga përfaqësuesit e biznesit thagjatë konsultimeve që ne bëmë gjatë javës sëkaluar.

Falë kësaj politike të re fiskale, biznesi llogaritnjë rritje çmimesh për këtë periudhë, një reduktimstafi prej 30%, ulje pagash për pjesën tjetër dhemosmarrjen e asnjë iniciative për investime tëardhshme. E gjithë ngarkesa fiskale prej 70 milionëdollarësh do të dalë e gjitha nga xhepat eshqiptarëve në një formë ose në një tjetër. Eshkuara ka treguar se çdo lloj takse direkte oseindirekte përkthehet në rritje çmimesh dhe jo nëulje marzhesh fitimi, se ky mbizotërim i qartë ipolitikave fiskale ndaj politikave zhvillimoreekonomike veç do të ngurtësojë biznesin shqiptardhe të huaj dhe do të krijojë vështirësi në rritjen etë ardhurave publike dhe zgjerimin e bazëstatimpaguese, se taksa do të vazhdojnë tëpaguajnë ata që kanë paguar gjithmonë dhe nukdo të kemi asnjë përmirësim të sistemit, as rritje tëmiradministrimit, duke rritur konkurrencën epandershme. Çdo përpjekje për të ngritur njësistem tatimor korrekt e të drejtë për eliminimin earbitrazheve, dhe çdo përpjekje që u bë për tëeliminuar devijimin e të ardhurave dhe kalimin ngagrupi më i lartë në atë më të ulët, ju po e shumëzonime zero.

Çdo përpjekje për drejtësi në sistem ju po eshumëzoni me zero. Ju qëllimisht po u jepnibizneseve dhe individëve, duke i trajtuar në mënyrëtë padrejtë, mundësinë për të lëvizur nga njërashkallë në tjetrën të secilit prej 6 niveleve tatimore

111

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

të prezantuara. Ju vetë po krijoni boshllëqe ligjore,që lenë vend për interpretim, u jepni mundësinëbizneseve të ndahen, të fragmentohen dhecopëzohen. Ju me këtë propozim po paralajmëronidisfatën më të madhe që do të përjetojë sistemifiskal shqiptar. Po paralajmëroni se që në 1 janaraskush nuk është i barabartë para ligjit.

Në daljet e pakta publike, pasi nxorët mbibanak atë që qarkulluat nën të, pjesëtarët eqeverisë kanë diskutuar vetëm mbi tatimin mbitë ardhurat, a thua se paketa fiskale fillon dhepërfundon aty. Nga taksimi i ri progresiv qeveriashqiptare llogarit një rënie prej rreth 15 milionëdollarësh në të ardhurat për buxhetin e shtetitdhe ministrat e qeverisë e komentojnë seshumën në fjalë do ta mbulojnë ata nga xhepate tyre. Propaganda e tabelës së tatimit progresivna u shoqërua dhe me komentin se e gjithë kjopaketë ishte në shërbim të konsumit dhekonsumatori t . Pretenduat se po mbanitpremtimin për të qenë një qeveri për të varfrit, eduke qenë një qeveri e tillë, u përkujdesët që tëbarazonit taksën që paguhet për banesat endërtuara para ’93-shit me ato të rejat. Kështuqë banorëve të qytetit të Tiranës, le të themi tënjësisë 8, ku ndodhen shtëpitë e ndërtuara vitee vite me parë, do t’u duhet të paguajnë po aqsa ç‘paguajnë banorët e një pallati të ri. Njëqytetari me të ardhura rreth 50 000 mijë lekë idhatë mundësinë të kursente përmes taksës tuajprogresive, dhe i morët nga ana tjetër plot 36900 lekë të reja në vit.

Ajo që do të shohim të ndodhë në javët e muajtnë vijim do të jetë një rikthim në zgjidhjet e vitit2005, kur lëvizjet nga i madh në të vogël, nga ipunësuar/përfitues page në përfitues dividendi apoqiraje e honorari, do të kthehen në dominante tësistemit, dhe ku ndryshimi ndërmjet të punësuaritqë do të tatohet me 23%, pronarit të biznesit qëdo të tatohet 15% dhe qiradhënësit, që do të tatohet10%, do të shkaktojnë një padrejtësi sociale dheligjore të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.

Po çfarë kemi mbas 1 janarit? Premtimeboshe, që 97% e shqiptarëve sot po e shohin qënuk bëhen realitet. Gënjyet 55% të punëmarrësveme paga nën 30 000 lekë, që nuk kanë asnjëpërfitim shtesë; gënjyet 80 000 biznese të vogla etë mesme, që çdo vit do të paguajnë mesatarisht10 për qind më shumë në kosto biznesi e taksa tërritura; gënjyet çdo punëmarrës tjetër në këtë vend,publik e privat, çdokënd që me mund e me djersë

ka punuar për t’u bërë elita e këtij vendi; gënjyetbizneset, kur u premtuat tatim të drejtë dhe sotpandershmërinë po e ngrini në sistem. Gënjyet kurpremtuat hapjen e vendeve të reja të punës, qëme këtë paketë fiskale po i reduktoni. Gënjyet përborxhin, për shpenzimet, për buxhetin social, përtë përndjekurit, për pronarët, për këdo.

Por, dukshëm, këto nuk janë koncepte qëkanë vlerë për ju. Për ju nuk ka rëndësi se kushkrijon punësim, se kush gjeneron të ardhura, secilët janë sektorët bazë të ekonomisë dhe se simundet në periudhë krize Shqipëria të bëhetkonkurruese në rajon e më gjerë. Kur proklamonitse ishit përtej së majtës e të djathtës kishitplotësisht të drejtë. Nuk ka asgjë të majtë në këtëqë po bëni. Po varfëroni shtresat më të ndjeshmetë shoqërisë. Nuk ka asgjë të djathtë, në atë që pobëni, sepse po ndëshkoni bizneset, intelektualët,forcën vitale të këtij vendi. Për ju nuk ka rëndësiasgjë, për ju ka rëndësi që të pasurohet qeveriame 220 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëve.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Tabaku!Zoti Braçe, urdhëroni, për procedurë!Erjon Braçe – Zoti Dule, ka që në mëngjes

që të dyja palët po diskutojnë jo për projektligjinpër të cilin po flasin, por po diskutojnë për gjithëpaketën fiskale, madje për gjithë buxhetin. E kytipiku është personi që e ka marrë fjalën dhjetëherë deri tani. Tani, të lutem shumë, në qoftë sekjo histori do të vazhdojë kështu, që të gjithë flasinpër gjithçka dhe ne vazhdojmë pastaj sikurmedemek respektojmë kërkesën ligj për ligj e tëtjera me radhë, kjo është e kotë. Dhe në fund tëkësaj vazhdojmë edhe një herë tjetër me buxhetin.Kjo është një histori e kotë dhe nuk po kupton njeriabsolutisht asgjë nga kjo histori. Po diskutojmë përligjin për të ardhurat, për tatimin mbi të ardhuratdhe natyrisht të gjithë e kanë shkelur këtë pikë.Tani urdhëroni, në qoftë se do të flasim për të gjithaligjet, na thoni që të ndryshojmë dhe të vazhdojmëpër të gjitha ligjet bashkë, e natyrisht edhe përbuxhetin në parim, sepse kështu nuk mund tëvazhdojmë më.

Vangjel Dule - Një sqarim të vogël. Kryetari iKuvendit i ezauroi të gjitha përpjekjet që para fillimittë seancës, me qëllim gjetjen e një gjuhe tëpërbashkët për një procedurë tjetër. Qe epamundur, dhe kjo nuk është kompetencë eKryesisë së Kuvendit, por e grupeve parlamentare.Nëse grupet parlamentare vendosin diçka të

Viti 2013

112

Legjislatura e 8-të

ndryshme, është e mirëpritur.Zoti Xhafaj!Fatmir Xhafaj - E qartë dhe e prekshme. Nuk

ka më asnjë dyshim. Ky është një buxhet i njëekonomie në krizë. Edhe po nuk e pranoi opozitapër të qenë realiste dhe sadopak e ndershme meqytetarët e këtij vendi, edhe po qe se ne deputetëte mazhorancës nuk duam ta themi me zë të lartë,asgjë nuk ndryshon. Vetë qytetarët e ndiejnëpërditë në xhepat e tyre, në tryezat e tyre, nëshkolla e spitale, apo kur u afrohet dita e pagesësë kësteve të kredive bankare se në çfarëderexheje e keni lënë këtë vend. Bizneset ka kohëqë e shohin me frikë të ardhmen, tkurrin investimet,rrudhin numrin e punonjësve, përplasen në dyerte shërbimeve përmbarimore për të mbrojturkolateralet e tyre, që përfundojnë në ankandeqesharake, jo rrallë diskriminuese për to, për efekttë shlyerjes së detyrimeve.

Ndryshe nga ju, kjo qeveri që në ditët e paratë drejtimit të vendit mori një vendim tejet të drejtëe të guximshëm: vendosi të jetë transparente meveten, qytetarët e saj dhe partnerët e saj për sa itakon situatës së trashëguar në nivel borxhi publik.Rezultatet që dolën janë ato që tashmë njihen.Gropa e borxheve është e thellë dhe për shkak tështrirjes në kohë të këtij borxhi është edhe me mjaftpasoja të rënda. Cilat janë rrugët e daljes nga kjokrizë? Përgjigjet për këto pyetje sigurisht që mundtë jenë shumë, alternative, por një gjë është esigurt: qasja e qeverisjes së djeshme, që prodhoikëtë krizë financiare, nuk është zgjidhja e duhur.Me një sy qorr, me një vesh shurdh dhe me shkopinkërcënues të taksidarëve politikë qeveria ederidjeshme e detyronte biznesin të heshtte,teksat, borxhet e qeverisë ndaj tij shtoheshinpërditë e më shumë. Absurdi arriti deri aty sabiznesi u detyrua që borxhin që qeveria kishte ndajtij ta mbulonte me kredi bankare me interesa aspaktë favorshme. Qindra kilometra asfalt i shtruar meparatë e kredive bankare, që në fakt ishin tenderuarme fondet e qeverisë. Por këto fonde sigurisht qënuk mund e nuk duhej të shkonin për zhvillimin eshoqërisë e të ekonomisë, sepse duhej të shkoninpër pasurimin eksponencial të kastës së djeshmepolitike ekonomike.

Ky buxhet përpiqet të adresojë prioritetetpolitike të kësaj mazhorance në kushtet e një krizetë trashëguar. Kjo qeveri po synon që kredimarrjentë mos e përdorë më si instrument për mbylljen evrimave të zeza që krijohen nga keqqeverisja, por

si instrument zhvillimi. Ne duam që krahassinjaleve pozitive në fushën e financave publiketë japim sinjale po kaq pozitive edhe në jetëninstitucionale të vendit, të garantojmë biznesin senuk do të jetë më nën shënjestrën e sjelljesarbitrare dhe korruptive të administratës dhebanditizmit gjyqësor. Të krijojmë një frymë të renë gjirin e institucioneve që ndikojnë drejtpërdrejtënë mbarëvajtjen e ekonomisë, në mënyrë që, kushcenohet në të drejtat e tij të ligjshme, të shkojë etë marrë drejtësi në gjykatë. Ta marrë drejtësinëdhe të mos e blejë atë me para nën dorë, duke ishtuar koston dhe dhunuar moralin biznesit tëqytetarëve.

Ky buxhet e kjo paketë fiskale është përballjae parë serioze që kjo mazhorancë ka me votuesite saj. Se sa seriozë kemi qenë në premtimet tonaelektorale, sot qytetarët kanë rastin ta vërtetojnëduke lexuar shifra, ndërsa nesër duke ndierpërmirësimin në ekonominë e tyre private. Nëfunksion të transparencës së këtij procesi, vetëmKomisioni i Ligjeve në një sërë seancash të tij dheNënkomisionit të Ligjeve, bëri të mundur tëdëgjoheshin rreth shtatëmbëdhjetë institucioneshtetërore kushtetuese të pavarura si dhe rrethkatërmbëdhjetë shoqata përfaqësuese tëshoqërisë civile e grupeve të interesit. Kuvendi iShqipërisë përditë e më shumë po përpiqet tëkthehet në një institucion të hapur për të gjithë tëinteresuarit në vendimmarrjen politike, larg frymëssë hermetizmit dhe shpërfilljes së kontributeve tëndryshme nga ato që vinin prej zyrave të politikës.

A ka gjëra që mund të diskutohen? Sigurishtqë po. Çdo buxhet ka dhe do të ketë gjithmonësituata që meritojnë diskutim dhe reflektim,dëgjimin e zërave të grupeve të interesit, tëqytetarëve e të partnerëve. Sot ndër të tjera podëgjojmë në medie një debat të madh në lidhjeme rritjen e çmimit të karburantit dhe pasojat zinxhirqë kjo rritje mund të ketë në artikujt e konsumitdhe në xhepat e përdoruesve të mjeteve motorike.Është e vërtetë se rritja e akcizës për karburantetmund të ketë efekte të ndjeshme, nëse do të lejohetqë biznesi i hidrokarbureve t’i shkarkojë tekonsumatori nëpërmjet çmimeve spekulative.Qeveria e re ka në dorë të gjitha instrumentet enevojshme për të bërë që kjo rritje të mos shërbejëpër të pasuruar edhe më shumë shtresën ebiznesmenëve të hidrokarbureve e të varfërojëedhe më shumë shqiptarin e thjeshtë. E për këtëflet e spekulon pa iu skuqur fytyra edhe opozita e

113

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

sotme, ndërkohë që qeveria e djeshme, abuzuese,siç e kishte zakon të ta linte në derë, na la në derënjë koncesion për ngjyrosjen e hidrokarbureve, njëkoncesion monopolist në kufijtë ekushtetutshmërisë, një koncesion që do tëprodhojë miliona euro të ardhura koncesionare,të cilat do të hiqen nga buxheti i përditshëm i qindramijë qytetarëve, me ndikim të drejtpërdrejtë nërritjen e çmimeve.

Qeveria dhe institucionet e saj duhet tëushtrojnë kompetencat ligjore për ta zhbërë këtësituatë monopoliste dhe për të kontrolluar çdopompë benzine që u merr para qytetarëve e nëkëmbim i vjedh jo vetëm me lloj-lloj përzierje tëbenzinës me nënprodukte nafte, por edhe medhjetë deri njëzet për qind të sasisë që tregojnëmjetet matëse që certifikohen nga institucionetshtetërore. Është absurde të mendosh që vetëmpak kilometra më tutje, në Maqedoni e Mal të Zi,qytetarët shqiptarë të zonave kufitare me tofurnizohen me karburant cilësisht më të mirë, meçmime më të lira e me sasi të ndershme.

Kjo tallje e madhe me njerëzit dhe financat eshtetit duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë,preket apo jo konfidencialiteti i hajdutëve të paravetë shqiptarëve. Diku nga prilli qeveria që shkoi sollipër miratim iniciativën për rritjen e pagave tëgjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës. E sollinë ditët e fundit të asaj mazhorance dhe duke qenëe bindur se paratë e tenderave elektoralë nuklejonin që kjo rritje të bëhej menjëherë, efektinfinanciar e parashikoi ta nisë në janarin e vitit tëardhshëm.

Ky buxhet që ne diskutojmë sot në parim e katë parashikuar këtë rritje. Nuk e kemi bërë thjeshte vetëm si një detyrim ligjor, apo qoftë klienteliste,siç kishte qejf t’i konsideronte këto iniciativa qeveriaqë shkoi. E kemi përmbushur këtë parashikimbuxhetor me përgjegjësi dhe ndërgjegje të plotështetformuese. Ne duam t’i kthejmë dinjitetin nëvend asaj mase gjyqtarësh dhe prokurorësh qënuk bëhen pis me para pushtetarësh apo meklientë gjithfarësh, por që përpiqen të jetojnë e tërritin fëmijët e tyre me ndershmëri dhe duke parënë sy çdo qytetar në sallat e gjyqeve. T’u japimmundësinë atyre gjyqtarëve e prokurorëve tëndershëm që janë në sistem të besojnë tek ai, t’ujapim sinjale shprese atyre dhjetëra gjyqtarëve tërinj që sot nuk duan t’i emërojnë në radhët egjyqësorit kulisa e interesave të ndyra që kanëkapur për fyti sistemin e drejtësisë. T’u japim

shpresë se duke punuar me ndershmëri do të kenëmundësinë të ndërtojnë jetën e tyre, duke u bazuarnë vlera e në merita dhe jo në servilizëm politik egjobëvënie ndaj qytetarëve. “Paga të larta” do tëthotë gjithashtu mundësi për më tepër përgjegjësindaj llogaridhënies publike nga institucionet eshtetit të së drejtës.

Në këtë buxhet që vjen sot për miratim nëkëtë sallë, të gjitha institucionet kushtetuese e tëpavarura gjejnë rritje të buxhetit të tyre nga vitiparaardhës. Kjo mund të vërehet nga shifrat që jutë gjithë keni përpara. Këtë fakt Komisioni i Ligjevee konstatoi me kënaqësi edhe gjatë zhvillimit tëseancave dëgjimore me përfaqësues të këtyreinstitucioneve. Sigurisht që ka nevoja për mëshumë investime. Do të përpiqemi që gjatëshqyrtimit nen për nen të buxhetit të adresojmë samë shumë nga kërkesat me vend që janë paraqiturgjatë këtyre seancave dëgjimore. Sot buxheti ishtuar i këtyre institucioneve i vendos vetë ata,por edhe këtë sallë, në një tjetër pozitë. Paratë qëpo u shkojnë këtyre institucioneve në formë pagashe investimesh merren nga financat e çdo shqiptari.Të gjitha këto institucione duhet të mësohen qoftëedhe për këtë shkak, duhet të forcojnëllogaridhënien publike në ushtrimin e detyrave tëtyre shtetërore.

Kuvendi duhet të jetë garant i popullit që nazgjodhi, që në rrugë ligjore dhe kushtetuese t’ukërkojë ushtrimin e kësaj përgjegjësie këtyreinstitucioneve të sistemit të drejtësisë. Kuvendi iShqipërisë, komisionet e tij, ne si deputetë duhettë jemi këtu për t’i kërkuar llogari çdo institucioniqë e ka për detyrë të funksionojë vetëm në bazëtë ligjit, pa marrë parasysh emrin apo shumicënqë e ka zgjedhur personin. Çdo veprim që cenonmbarëvajtjen e shtetit të së drejtës, që minonbesimin e qytetarëve te sistemi që kemi zgjedhurpër qeverisjen e këtij vendi, që shkel vlerat emeritës e të aftësisë, do të kundërshtohet fuqishëmnga kjo mazhorancë, u pëlqen apo jo laraskaveqë recitojnë pamflete politike a që shkarravitineditorialë sa herë që u dridhet toka e interesaveokulte që i mban më këmbë. Ekonomi tëshëndoshë e pa një shtet të së drejtës nuk ka e asmund të ketë. Shqipëria duhet të luftojëkorrupsionin e të forcojë shtetin e së drejtës.Korrupsioni luftohet nga strukturat e përgjegjshmetë shtetit ligjor. Ekonomi të shëndoshë do të kemiatëherë kur shteti i së drejtës të fil lojë tëfunksionojë, kur zyrtarët e ti j të jenë të

Viti 2013

114

Legjislatura e 8-të

përgjegjshëm se, njësoj si qytetari i thjeshtë, edheata përgjigjen sot e gjithë ditën para ligjit, kur ngamë i larti zyrtar e deri te komunari në zonën më tëhumbur të kenë frikë nga ligji sa herë u shkon ndërmend apo detyrohen ta shkelin atë.

Reformat e thella institucionale ne kemi vullnett’i çojmë përpara. Nuk kemi as kompleks e as drojë,përkundrazi, kemi përgjegjësi ta adresojmë, nëseështë e nevojshme, edhe nevojën e ndryshimevekushtetuese për të garantuar shtetin e së drejtëssi shtyllë kryesore e sistemit, pa të cilin çdopërpjekje për shëndoshjen e ekonomisë do tërezultonte pa suksesin e kërkuar. Faleminderit!

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Xhafaj!Fjalën e ka zonja Elmazi. Përgatitet ministri

Tahiri.Liliana Elmazi - Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë shqiptarë,Më në fund qeveria e solli në Kuvend projektin

për paketën fiskale dhe atë buxhetore të vitit 2014,edhe pse me shumë vonesë. Kryeministri shpallimë pak taksa për 97% të taksapaguesve, dukepërmirësuar me 2% edhe premtimin e tij elektoral:drejtësi, barazi, ndershmëri fiskale, që do të thotë:kush fiton më shumë, do të paguajë më shumë.Në fakt, vazhdon propaganda e fushatës edhe pasnjëqind ditëve të qeverisjes socialiste. E gjithëhistoria e taksës progresive më bëri të kuptoj se“Rilindja” ka probleme konceptuale, të cilat nukfitohen dot kur ulesh në kolltukun e një qeveritari.Përmendte shpesh kryeministri e “rilindësit” nëfushatë taksim progresiv vetëm me një shkallë, pore kuptuan se progresion me një shkallë nuk kadhe e shtuan në paketë shkallën e dytë.

Kjo taksë progresive godet hapur atë që quhet“shtresa e mesme”, godet atë që është amortizatorii sistemit ekonomik dhe social. Në fakt, taksaprogresive allaril indëse mbron pasanikëtmiliarderë, por të cilëve nuk u dihet origjina emiliardave, pronave dhe pasurive të tyre, duke ihedhur hi syve të varfërve. Kjo është taksa mekusure për ata që sapo kanë ngritur pak kokën nëmirëqenien e tyre - shtresën e mesme. Taksa qëdënon suksesin profesional, dënon të talentuarit.Kjo është taksa më e deformuar e të gjithakohërave. Është taksa më e deformuarkonceptualisht dhe më deformuesja që mund tëekzistonte, sepse kjo taksë demotivon ata qëdëshirojnë të punojnë, ata që duan të jenë tëndershëm, ata që investojnë mirëqenien përmespunës. Kjo është taksa ndaj atyre që nxitin

zhvillimin, dhe kolegët e mi ekonomistë e dinë faremirë se taksat kanë efekt frenues. Kjo është taksambi suksesin, që në të vërtetë do të thotë se ështëtaksa që mbjell dështim.

Gjatë diskutimit në Komision pyeta ministrinnëse ka ndonjë vend në rajonin tonë që e aplikonkëtë taksë. Përgjigjja e tij ishte “jo”, sepse modeliishte marrë nga Gjermania, nga gjigantja Gjermani,vendi më i zhvilluar në Europë. Më erdhi keq, nëfakt, sepse e kuptova se po bënit eksperiment. Dhei urova fat ministrit, ju uroj fat edhe juve, por mëtepër u uroj fat shqiptarëve, që Zoti të mos i braktisëpër zhytjen progresivisht në varfëri, që tashmë poua progresonte fort “Rilindja”. Si po aplikohet nëShqipëri, në fakt, kjo taksë? Është e thjeshtë fare,nuk po aplikohet për të gjitha llojet e të ardhurave,por vetëm për të ardhurat nga pagat dhe për tëardhurat e korporatave. Pra, vetëm për punën dhejo mbi të gjitha të ardhurat totale, qira, interesa,dividentë, ndërkohë që në Gjermani dhe në vendete tjera të zhvilluara, andej nga ju e keni marrëmodelin, aplikohet mbi totalin e të ardhurave. Nëkëto kushte, ajo taton më shumë punën, ata qëkrijojnë të ardhura më shumë nga puna e tyre përshkak të aftësisë dhe të punuarit më shumë,tatohen edhe më shumë talenti, profesionalisti,menaxheri i suksesshëm, specialisti i aftë. Ata qëkrijojnë të ardhura nga qiratë, interesat edepozitave, dividendët nuk tatohen më shumë.

Shkurt, kjo taksë mbyt iniciativën për të punuarmë shumë, sepse në fund të ditës në shtëpi, tëgjithë ata që punojnë më shumë, do të çojnë tënjëjtën sasi parash si ai që punon më pak; italentuari, i suksesshmi, profesionali, sepse ai qëështë i tillë ndaj dhe tatohet më pak. Kjo taksë tatonmë shumë bizneset që quhen të mëdha. Në këtëmënyrë ul të ardhurat e bizneseve për t’uriinvestuar, pra, dëmton perspektivën afatmesmedhe afatgjatë të vendit. Duke qenë se me këtëtaksë Shqipëria bëhet vendi ballkanik, përveçGreqisë fqinje, me tatim-fitimin më të lartë e vendosShqipërinë në disavantazh krahasues me vendetfqinje, lidhur me investimet e huaja, por dhesipërmarrësit shqiptarë janë më të prirur që, nëkëto kushte, të investojnë në vende ku të krijojnëtë ardhura neto më shumë. Pra, do të thotë mëpak investime, më pak vende të reja pune, mëshumë të papunë, më pak nxitje për të punuar mëshumë dhe me ndershmëri. Ogur i zi ky përekonominë e vendit.

Nëse shohim fashat ose intervalet e të

115

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ardhurave, ku aplikohet taksa progresive, duketqë maksimalja e taksës progresive në Shqipëriështë te rroga 130 mijë lekë në muaj. Po të bëjmënjë llogari të thjeshtë i bie afërsisht 850 euro pakmë shumë, që është niveli i asistencës në të gjithavendet e zhvilluara perëndimore, pra dhe nëGjermani. Pra, i pasuri ynë është baras me atë qëjeton me asistencë në këto vende. Besoj e kuptonise sa e suksesshme mund të jetë kjo taksë.

Futja e progresivitetit për tatimin mbi tëardhurat jo vetëm që ka efekte negative në buxhet,por në të njëjtën kohë frenon dëshirën për punë,të atyre që dëshirojnë të punojnë më shumë, dukee kthyer kështu në një faktor demotivues pasi nukka rëndësi sa shumë punon, por mjafton, nuk e disesi, e di Rilindja që e ofroi. Në të njëjtën kohëprogresiviteti mbi të ardhurat nga pagat do të nxisë,gjithashtu, individët t’i kanalizojnë të ardhurat e tyrenë të ardhura të tjera që tatohen më pak, pra nënjë shumë më të vogël, duke e rikthyer dhe njëherëvendin, në fakt, në atë periudhën e zezë tëinformalitetit të para vitit 2005. Taksa progresive eaplikuar jo vetëm që do të bëhet pengesë përardhjen e investitorëve të huaj, por do të nxisë edhelargimin e atyre ekzistues, investitorë vendas osetë huaj qofshin, sepse do ta bëj më pak atraktiv tëbërit biznes në Shqipëri, si dhe aftësinëkonkurruese të Shqipërisë dhe në rajon. Ajo ka dyndikime, njëri është mbi të ardhurat e punonjësveme një pagë mujore mbi 130 mijë lekë, aq sa ështëasistenca në vendet e zhvilluara dhe njëkohësishtndikon në fitimin e kompanive. Në kushtet kurvendet e tjera të Ballkanit kanë një taksë tësheshtë, kryesisht 10%, madje dhe më të ulët, siMaqedonia që e bëri 9%, tatimfitimi shkon duke urritur 50%, pra bëhet 15%, që do të thotë të ulentë ardhurat e biznesit, të vlefshme për riinvestimdhe për hapje vendesh të reja pune. Rritja etatimfitimit, tatimi mbi të ardhurat e korporatave përbiznesin e kthen Shqipërinë në vendin metatimfitimin më të lartë në rajon, duke e vendosuratë në një disavantazh krahasuar me këto vende.Pse duhet një investitor i huaj që të vendosë tëinvestojë në rajonin tonë dhe të zgjedhë Shqipërinësi destinacion të investimit të tij? Unë po pres qëta thotë “Rilindja”.

Në fakt, paketa fiskale, që ju propozoni, ështënjë paketë që do të rrisë koston e jetesës për 100%të shqiptarëve dhe jo 97% e tyre do të përfitojnë,duke tejkaluar dhe atë që premtuat në fushatë, rritkoston e të bërit biznes për 100% të shqiptarëve.

Kjo paketë, përveçse e keqe për ekonominë, ështëe tillë edhe për shoqërinë. Ajo është kundërprodhimit, kundër investimit, kundër punës, kundërpunësimit, kundër dijes, ndershmërisë dhe talentit.Kjo paketë nuk do t’u japë asgjë shqiptarëve, prapër të kursyer. Thjesht dhe vetëm me një dorë atëqë ua jep, në formën e taksës progresive, do t’uamarrë me dy duar të tjera, në formën e taksës sëkonsumit, pse jo dhe të inflacionit. Do të mëpëlqente që të dëgjoja Kryeministrin të thoshte psejo, le të numëronte një mijë e një arsye, qëvendoste se ishin të tilla dhe të thoshte: shqiptarë,viti 2014 duhet të na bëjë të shtrëngojmë rripin,por, në fakt, ofroi një taksë, një paketë qëkonsideron se do të vendosë barazinë. Nuk ka asbarazi, as drejtësi, as ndershmëri fiskale në këtëpaketë dhe në këtë buxhet që ju ofroni. Në fakt,m’u kujtua një shprehje nga një film i vjetër grek ikohës sime të fëmijërisë, mbase edhe të gjimnazit(ndoshta e kujtojnë edhe moshatarët e mi), qëshfaqej edhe në televizionet shqiptare: “Thanas,shtrëngo rripin”. Pra, do të na duhet të ktheheminë Thanas për të shtrënguar rripin.

Faleminderit! Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Elmazi!Fjalën e ka zoti Tahiri.Sajmir Tahiri - Faleminderit!Unë shpresoj të më kuptoni, e them me

sinqeritet, vështirësinë time për të folur pas zonjësparafolëse. Megjithatë, duhet nisur me një pyetje,që mund të na shërbejë për fjalimet e mëpasshmenë këtë seancë të gjatë lidhur me diskutimet përbuxhetin. Kush nga ju, në qoftë se do t’i vinit njëtitull kësaj seance, do të arrinte t’i vinte një titull qëtë kuptohej nga shqiptarët? Dakord është buxhetii parë me Sali Berishën në opozitë, me pozicionhibrid kryetar, jo kryetar i një partie pa kryetar, pordje, kur ishte në qeveri, vinte këtu në seancë dheçfarë nuk thoshte për buxhetin e vet. Jam i sigurtme këtë buxhet në dorë do të vinte këtu dhe do tëthoshte se ky është buxheti i bollëkut, më i madhinë histori, madje nga ky buxhet përfiton rajoni. Taninë opozitë, e them me sinqeritet, më vjen keq tëdëgjoj ish-Kryeministrin e vendit tim, pavarësishtkonsideratave të mia, se sa pak serioz është kur udrejtohet shqiptarëve dhe këtij Parlamenti tënderuar. Se si mund të flasë një ish-Kryeministër,në ditën kur Parlamenti diskuton për buxhetin përditë zie, unë nuk e di. Akoma më pak e kuptoj sesimund të kapërcejë ish-Kryeministri nga kastrimite Shiraku e Kostunica, pastaj te synetllëku, pastaj

Viti 2013

116

Legjislatura e 8-të

te FMN-ja, pastaj te çmenduritë e kështu me radhë.Do të ishte e mirëpritur besoj për të gjithë ne,

në rast se do të kishim sot një diskutim konstruktivmbi buxhetin, oponencë reale, por pse jo dhealternativ nga ju. Kush nga ju u shfaq këtu me njëalternativë të vetme për këtë buxhet, një alternativëtë vetme për t’i thënë qeverisë pse jo edhemaxhorancës: kjo është alternativa jonë qëgjykojmë se është më e mirë? Hajdeni tabisedojmë! Askush. Kjo nuk më duket serioze, përtë mos folur pastaj që askush prej jush, ju dëgjovatë gjithëve me vëmendje, nuk foli për sigurinëpublike, për sigurinë e jetës dhe për sigurinë epronës. Askush prej jush nuk foli për rendin, përPolicinë e Shtetit, për buxhetin e Policisë së Shtetit.Vallë kaq pak ju mundojnë çështjet që kanë tëbëjnë me sigurinë? Kaq të vështirë e keni t’i thonikësaj qeverie: faleminderit, që e rrite buxhetin ePolicisë së Shtetit si kurrë më parë në historinë evendit?

Unë mbase kam refuzuar me dashje tëndalem në shifra, por dua t’ju flas për një njeri qëju nuk e njihni, që quhet Festim. Është një oficerpolicie që rri në shërbim pranë Ministrisë sëPunëve të Brendshme, i cili nuk i ka mbushurakoma 40 vjeç dhe ka bashkëshorten e një vajzë,e para pa punë prej shumë vitesh, e dyta pa shkollëdhe pa punë njësoj, për aq vite sa ka jetë. Porsinqerisht e them se nuk e dija që përshëndes saherë e hyj e dal nga zyra njeriun që ka pritur dhepërcjellë te porta e Ministrisë së Brendshme çdoministër, thuajse të gjithë të qeverisë që shkoi, qëka një ndër historitë më të dhembshme nëpunonjësit e Policisë së Shtetit, të atyre që luftame krimin u ka kursyer jetën, por që lufta me krimindhe harresa dhe braktisja e qeverisë tuaj u ka lënëvetëm frymën. Festimi është një ndër punonjësit epolicisë, që nuk e kurseu masakra në UrënVajgurore në vitin e çmendurisë, 1997-n. Ndaj shihbrenda vetes dhe lutu për veten, doktor!

Ata që e torturuan në mënyrën më çnjerëzore,që mund të ketë dëgjuar ndonjëherë e që mendojase ekzistonin vetëm në librat e historisë së Luftëssë Dytë Botërore, e braktisën për të vdekur, po tëmos donte fati t’i mbante frymën gjallë, por vetëmfrymën ama. Dhe sot Festimi vuan ende pasojatnë trup jo të pakta dhe lutu, doktor, se paska torturëmë të madhe sesa kujtesa e të shkuarës dhe plagëtnë trup: është tortura e harresës, kur të duhej tëmbroje shtetin edhe me çmimin e jetës e kur shtetipas kaq vjetësh nuk duket gjëkundi për ty, duke të

vënë në pikëpyetje përsëri jetën, që ta kurseu fati.Shih brenda vetes, doktor, se është tortura epërditshme, por që të vret ngadalë, ngapamjaftueshmëria për të tashmen me pagën etkurrur ndër vite dhe turpi që të zë, kur hyn nëderën e shtëpisë se të del përpara gruaja dhefëmija, e nuk ke fjalë si t’i justifikosh as sakrificënqë ke bërë vet dhe as sakrificën që ka bërë familjapër ty. Ndaj lutu, doktor! Nga inati për botën epadrejtë të ziliqarëve, të halldupëve, të makutëve,që ndonjëherë të bëhen dhe ministra e detyrohesht’u hapësh derën m’u në themelet e shtetit që t’imbrojte dhe me koston e rëndë që askush prejnesh këtu, që çohet në këtë foltore, nuk e paguankurrë, as e kërcënon kurrë, koston e jetës. Nështetin ku arroganca e pasurisë është aq edhunshme, sa ka vrarë përuljen para sakrificës dhevuajtjes së atyre që ndonjëherë i kemi aq afër sanuk i shohim dot kurrë, me gjithë vuajtjet e tyre eku pushteti është mësuar të mbyllë sytë, përballësakrificash njerëzore siç është dhe kjo, sepsepushteti ka punë të mëdha.

Pra, shih veten dhe lutu edhe për veten,doktor, që nuk je këtu, por kudo qofsh, se nuk kemë kohë të shohësh e të lutesh për shqiptarët, aspër Festimin që, pikërisht mbi rrobën e policisë,mban peshën e braktisjes dhe të talljes së qeverisëtënde. Nga pamundësia prej frikës që të diktonkërcënimi, se, po ngrite zërin për të drejtën tënde,mund të pushohesh nga puna dhe mund tëpushohesh nga dallkauku, që mund të të qëllojëpër shef ose akoma më keq, nga dallkauku që tëqëllon dhe për ministër. Dhe varfëria të merr pengme tortura të përditshme, që duhet t’i duroshheshtur më shumë sesa torturat që të kursyen jetëndhe t’i hapësh derën çdo ditë, për vite të tëra,ministrit të radhës, me shpresën se mbase një ditëndoshta kujtohet të të pyesë qoftë dhe për emrinose me shpresën që mbase një ditë do të marrëshvetë kurajën t’i flasësh. Do Zoti nuk pushoheshnga puna.

Sot që flasim Festimi jeton me qira, sepse nukka shtëpi, merr gjithsej 36 mijë e 999 lekë pagëderi dje me të cilën paguante qiranë, e me çfarë imbetej duhej të mbante gruan e papunë dhe vajzëne papunë, që nuk ka as shkollë. Nuk paguhet mbipagë për torturat që dhe sot i kanë lënë pasoja,disa prej të cilave të rënda, sepse nuk është kujtuarnjeri as ta konsiderojë këtë kategori, sepse ne qëbëmë, në fakt, shumë mirë dhe vazhdojmë e bëjmëtë nderojmë policët e rënë në krye të detyrës, i

117

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

paskemi harruar ndër vite të gjithë bashkë. Tënderojmë ata që jetën e kanë dhuratë të dytë ngaZoti për shkak se i kanë shpëtuar paq vdekjes, ponë krye të detyrës ama, dhe Festimi deri djepaguante më shumë taksa sesa ministri, të cilit ihapte derën. Ironia e fatit donte që deri dje t’i haptederën Flamurit, marr shembull, nuk kam asgjë metë, e madje ta nderonte fodullëkun hipur mbi Benz,për shembull, se nuk kam asgjë me të, duke diturqë edhe shteti paguante më shumë taksa sesavetë ministri, të cilit i hapte derën, por të paktën,për shembull, sepse nuk kam gjë me të, në këtërast kishte pak çlirim, se zotëria ministër ia jeptenjë lloj shpagimi pavarësisht se shpagimi ishteironik, se Flamuri dhe shpagimin që i jepte e kishteme barsoletat e veta që i bënte për të qeshur dhepolicët, por për turp, edhe Policinë e Shtetit. Ekështu doktor, shih dhe Flamurin, lutu për vete dhelutu edhe për Flamurin, se njësoj jeni! Fabulbarsoletash të hidhura po njëlloj.

Por historia e Festimit është vetëm një ndërhistoritë e trishta të punonjësve të Policisë sëShtetit, sepse nëse ka sot një institucion tëbraktisur, të keqpërdorur, të tradhtuar, tëposhtëruar, kjo është Policia e Shtetit.

Nuk ka tallje më të pashpirt me ata që nukgëzojnë as kënaqësinë të ndihen të respektuar përsakrificat e tyre shpeshherë të dhimbshme, që ukërcënojnë jetën dhe shëndetin. Dhe këta janëpunonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët jo vetëmkaq, por janë edhe të pa trajtuar nga qeveria ederidjeshme. Është tallja dhe harresa që keni bërëju me punonjësit e Policisë së Shtetit. Mund t’juduket sikur e bëj për politikë me ironi brenda, pornë fakt dua t’ju falënderoj vërtet ju dhe mbi të gjithakryetarin jo kryetar të partisë suaj pa kryetar,deputetin Sali Berisha. Kaq sa ka folur për Policinëe Shtetit në 100 vjet, nuk ka folur në 8 vjet sa ishtekryeministër, por me një kusht: merrni kurajën dheçohuni këtu, sepse kaq sa kemi bërë ne në 100ditë për Policinë e Shtetit dhe këtë që po bëjmë neme këtë buxhet për Policinë e Shtetit nuk e kenibërë ju në 8 vjet që qeverisët.

Ju që flisni sot, dhe u flisni shqiptarëve gjojame përbetime për mirëqenien e tyre, pse nuk dilnikëtu të jepni llogari për ato që keni bërë dhe përato që nuk keni bërë, që na i keni lënë ne, madjedhe pa mirësjelljen minimale që të na i bënit medije, jo më pastaj me përgjegjësi shtetërore tëopozitës për të ndarë barrën e përballjes meqeverinë dhe maxhorancën, se fundja në këtë sallë

na bashkon përpjekja jonë e përbashkët për t’udalë përballë halleve të qytetarëve. Mos vallëmendoni se më 23 qershor me rezultatin që morëti shlyet të gjitha? E keni gabim! Ua them shumësinqerisht që e keni shumë gabim! Më 23 qershor,me votat që ju dhanë, shqiptarët ju ndaluan tëvazhdonit masakrën që kishit nisur me ekonominë,me korrupsionin, me klientelizmin, mekriminalizimin e policisë dhe, për rrjedhojë, mekriminalizimin e shoqërisë, me nënshtrimin e shtetitligjor, me çmontimin e drejtësisë, me korsinëpreferenciale që kishin biznesmenët tuaj mefamiljarë e me të gjithë. Pra, shqiptarët më 23qershor nuk ju dhanë të drejtën të shlyenipërfundimisht me llogarinë që keni ndaj tyre, pormë 23 qershor ju ndaluan të vazhdonit masakrënqë kishit nisur dhe që e vazhdonit për 8 vjet.

Po sot, që jemi te buxheti i parë i qeverisë qëpason qeverisjen tuaj, kush do të përgjigjet. Si kamundësi, për shembull, që i latë Ministrisë sëBrendshme dhe Policisë së Shtetit 26 milionëdollarë borxh? Kush do të çohet këtu ta japë këtëpërgjigje? Se shqiptarët nuk e dinin këtë më 23qershor. Zoti na ruajt po ta dinin dhe këtë, se palese ç’do t’ju bënin. Po kush do të përgjigjet sot përkëtë?

Si ka mundësi që më 22 janar, një ditë pas 21janarit të zi, kishit mundësi të mblidhnit qeverinëdhe të miratonit një shpërblim prej 2 milionëdollarësh për grupin e zjarrit në Gardën eRepublikës dhe nuk gjetët mundësi të shlyenitborxhet që i keni lënë pas mu në mes të shtetit silopa ... Po të gjenit mundësi ta bënit pak më tëmirë jetën e Festimit, për shembull, ose të kolegëvetë tij në Policinë e Shtetit, kaq mundësi nuk e kishitvallë? Kush do të përgjigjet për këtë që nuk kenibërë? Kush do të dalë këtu nga ju tre muaj pasikeni lënë zyrat dhe të japë përgjigje për këtë?

Si ka mundësi që për 5 vjet me radhë kenimiratuar buxhet me mbështetje për fëmijët që lindindhe po për 5 vjet rresht nuk u keni dhënë asnjëlek? Si ka mundësi që keni ardhur këtu, u kenithënë shqiptarëve, (jam shumë i sigurt, por nuk ekam gjetur dot procesverbalin se nuk jam marrëfare me këtë punë) ish-kryeministri u ka thënë: “Kybuxhet ka mbështetje për fëmijët që lindin sepsene i vëmë çmim jetës, se për ne ka rëndësi jeta efëmijëve”, dhe nuk u keni dhënë asnjë lek? Si kamundësi? Kush mban përgjegjësi për këtë punë?Kush nga ju do të çohet këtu t’u thotë shqiptarëve,familjeve, atyre fëmijëve që kanë lindur, sot janë 5

Viti 2013

118

Legjislatura e 8-të

vjeç, pse nuk kanë marrë asnjë lek? Sepse Saliudel këtu dhe ka kurajën e thotë: “Pse e hoqët?”,kur ne ndërkohë nuk e kemi hequr, pavarësisht seunë personalisht ndaj një mendim tjetër për këtëinstrument. Ky, i njëjti njeri që për 5 vjet vintedeklaronte këtu në Parlament dhe nuk e jepte. Sika mundësi që paskeni pasur lekë që më 22 janar,një ditë pas 21 janarit paskeni pasur lekë për t’ivënë shpërblim vdekjes, me shpërblime për grupine zjarrit në Gardën e Republikës dhe braktisët meçmimin e borxhit për 5 vjet rresht fëmijët që lindnin?

Ju keni qenë qeveria e vetme që ka gënjyeredhe të pa lindurit, dhe kështu bëhet tamam ivërtetë proverbi i gallatës, sepse jeni qeveria evetme që të lë dhe pa barsoleta, sepse edhebarsoletat më të hidhura i keni bërë aq të vërtetasa nuk kemi më me çfarë qeshim. Ju që sotpërbetoheni për statusin e nëpunësit civil, përintegritetin e administratës publike, përpaprekshmërinë e administratës publike, përdepolitizimin e administratës publike...

Vangjel Dule – Përfundojeni diskutimin, zotiMinistër!

Saimir Tahiri - Shumë pak kam, të kërkojndjesë, por meqë dëgjova 10 herë Saliun, mëlejohet të jap edhe disa përgjigje.

Si ka mundësi që në 8 vjet i keni lënëMinistrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit2.2 milionë dollarë borxhe ndaj vendimevegjyqësore të pashlyera, shumica e të cilave janëdëmshpërblim për ata që keni larguar nga puna?Kush do të përgjigjet për këto? Kaq shpejt u latë junga gjithë këto gjëra që i bëtë për 8 vjet, sa vinikëtu, drejtoni dhe gishtin, filloni shani me fjalët“skizofren”, “i çmendur”, “synetllëk”, “kastrim” dhenuk jepni përgjigje për këto?! Çfarë fytyre kenipërballë shqiptarëve që të vini këtu në këtë foltore,në Parlament, të flisni me shqiptarët dhe të mos uthoni se ku i keni çuar këto para?! Shqiptarët duanpërgjigje reale për këto borxhe, përpara se t’judëgjojnë ju të flisni për buxhetin e vitit 2014.

Po fondin e emergjencës civile ku e hëngrëtderi në maj? Kishit hallin e zgjedhjeve. Po hallin eatyre që përmbyten përsëri në Shkodër (se iku dhezonja pas zotërisë)? Po hallin e atyre që përmbytennë Lezhë, nuk e kishit? Po hallin e rrugëve tëbllokuara në Veri dhe në Jug nga bora, fshatravee zonave të tëra që izolohen për shkak të borës, ekishte ndonjëri nga ju, që e harxhuat gjithë fondine emergjencës civile brenda muajit maj? Si dobëhet në dimër tani? Kush prej jush do të dalë atje

dhe t’u thotë shqiptarëve, t’u thotë atyre njerëzvetë atyre zonave “Na falni, ne i harxhuam, i hëngrëmgjithë lekët, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ishim tëpapërgjegjshëm. Kemi zënë mend, jemi në opozitëpër këtë shkak”?

Si mund t’i harxhonit (se kjo është edhe përhabinë time në fakt, kjo është edhe çështje hetimidhe po vazhdojmë) të gjitha fondet e emergjencëscivile brenda muajit maj dhe latë një shtet të tërëme fond total për të përballuar emergjencat civiledhe fatkeqësitë natyrore 560 dollarë? Një familjenë rast nevoje i gjeneron 560 dollarë. Ju keni lënënjë shtet të tërë për zona të tëra me 560 dollarë.Kush do dalë nga ju këtu t’u përgjigjet shqiptarëve,dhe kjo është burrëri dhe përgjegjësi shtetarëshqë vijnë këtu në Parlament me mandat të fituarnga populli, cili nga ju do të dalë këtu dhe të mosbëjë karagjozllëqe me tip synetllëk, kastrim, por tëdalë dhe të thotë “Na falni!” dhe t’i shtrojë dorën ebashkëpunimit maxhorancës dhe qeverisjes dukei thënë “Si do të bëjmë?”, “Na keni në dispozicionqë të gjejmë paratë dhe të përballemi meemergjencat civile dhe fatkeqësitë natyrore”? Cilinga ju do ta bëjë këtë?

Po rezervat e shtetit kush i boshatisi? Sheqer,vaj, miell, që duheshin për të ndihmuar familjet nërast emergjencash dhe fatkeqësish natyrore, ku içuat këto? Kush përgjigjet për këtë? Kush e hëngrisheqerin, vajin, miellin? Nga shkuan këto? Si kamundësi që e latë një shtet të tërë si mbas lufte?Ndërkohë nuk kemi mundësi t’u dalim përballëemergjencave dhe fatkeqësive natyrore.

Kush do të dalë këtu nga ju t’u kthejë përgjigjeshqiptarëve? Fundja të thotë: “Na falni, e bëmë,por bashkë me qeverinë”, dhe ne ua japim këtëmundësi bashkë me qeverinë ne nuk do t’ju lëmëtë vdisni kur të izoloheni nga bora. Do Zoti nukndodh! Prandaj duhet të lutet doktori. Edhe 5makina të reja, të shkëlqyera, që i dhuroi BankaBotërore, kanë 2 vjet që kalben (do Zoti nuk janëprishur), se i latë pa buxhet për shoferët. Kaqmakutë dhe kaq të verbër ishit saqë nuk e kishitmendjen as për këtë punë.

Në ka një gjë që duhet t’jua mbylli gojënrealisht dhe jo t’jua mbyllë gojën përballë qeverisë,por t’jua mbyllë gojën përballë qytetarëve, kjo ishtesituata skandaloze ku e braktisët Policinë e Shtetit.I vutë si kupolë ca komisarë politikë, që më shpejtbënin pazare me krimin në kurriz të ligjit, tradhtoninkolegët, ndershmërisht ua them, siç tradhtojnë sotnjëri-tjetrin, dhe lanë qytetarët në mëshirë të

119

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

bujarisë së krimit, aty ku krimi mund të ishte dhebujar. Vratë modelin e zbatimit të ligjit, vratëmodelin e respektimit të ligjit, vratë forcën ezbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithëdhe vratë mbi të gjitha, pritshmërinë e qytetarëvese vërtet ky vend mund të jetë i sigurt, siç vratëbesimin e punonjësve të policisë se realisht mundtë mbajë me nder dhe dinjitet përballë familjeve tëtyre, në radhë të parë, dhe pastaj përballëshoqërisë, uniformën, krijuat korsinë preferencialepër ca njerëz që i shmangeshin ligjit pse ishinmiqtë, familjarët, shokët, të afërmit, soj e sorollopjuaji, që nuk pyeste për ligj, se ishit ju mbi ligjin.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)Ja, ta dëgjosh për herë të katërt se çfarë keni

bërë ju me buxhetin. Rrogat e punonjësve tëPolicisë, sigurisht. Pagat e punonjësve të Policisënë raport me të institucioneve të tjera tëadministratës publike, nga raporti 1 me 1,8 që ishtenë vitin 2003, sot është në raportin 1 me 1,18. Pagae punonjësve civilë në Policinë e Shtetit nëkrahasim me institucionet e tjera të administratëspublike nga 1,65 që ishte në vitin 2003, nga viti2009 e në vazhdim është 1 me 1.

Rritja mesatare e pagave ka qenë nëraport të zhdrejtë me ndalesat në pagë, kukoeficienti i rritjes reale të pagave ka rënë nga 23%në vitin 2003 në minus 4% në vitin 2013. Ndërkohëkoeficientin e ndalesave e keni rritur me 25,6%,nga 16,2% në vitin 2010. Paga e Policisë nukreflekton as përgjegjësitë për pozicionin e punës,që jua thotë edhe raporti i PAMECA-s: “Paga e njëpunonjësi të shërbimeve mbështetëse, sanitar nënjë institucion, është më e lartë se paga e njëpunonjësi të Patrullës së Përgjithshme në Policinëe Shtetit, ndërsa paga e drejtorit të përgjithshëmtë administratës publike, që në disa rastemenaxhon deri në 5-7 punonjës, është e njëjtë osemë e lartë se paga e drejtorit të përgjithshëm tëPolicisë së Shtetit, që menaxhon 9950 raste.

Vangjel Dule – Zoti Ministër, duhet tëkonkludoni.

Sajmir Tahiri – Mbarova.Paga e punonjësve të Policisë së Shtetit në

Republikën e Shqipërisë është më e ulët sesa pagae punonjësve të policisë në çdo vend të rajonit,për të mos llogaritur Bashkimin Europian, sepsejemi shumë larg. Unë habitem se si e keni lejuar jukëtë: rreth 75% e punonjësve të Policisë kanë tëardhura mujore familjare për frymë nën pagënminimale në shkallë vendi. Ndërkohë në vitin 2006,

menjëherë sa ka marrë detyrën qeveria e Saliefendiut, buxheti për Policinë e Shtetit ka qenë0,7% më i ulët sesa buxheti i vitit 2005. Në vitin2007 e ka ulur edhe më: me 4,4%. Në vitin 2009 eka ulur edhe më: me 2,4%. Buxheti i vitit 2011 kaqenë 6,3% më i vogël sesa buxheti i vitit 2010.Buxheti i vitit 2012 është 1,8% më i lartë dhebuxheti i vitit 2013 i ka hequr po atë, 1,8% më ivogël. Ndërkohë ky buxhet sot, për të cilin jeni tëftuar të vini ta falënderoni madje, është 14% më ilartë. Buxheti i vitit 2014 është buxheti më i madhnë historinë e Ministrisë së Brendshme dhe tëPolicisë së Shtetit.

Meqenëse keni kundërshtim për rrogat,inspektori që merrte pagë 39 652 lekë, pas 1 janaritdo të marrë 47 214 lekë. Kjo do të thotë që brendavitit të marrë më shumë se 2 rroga, mbi 84 mijëlekë, pra mbi dy rroga shtesë.

Ja, pra, të nderuar, ky është buxheti i Policisësë Shtetit. Ky është buxheti i Ministrisë sëBrendshme dhe për herë të parë në 23 vjetdemokraci, për herë të parë në historinë e Policisësë Shtetit qeveria miraton një buxhet dukeparashikuar mbështetjen më të madhe buxhetoredhe financiare për Policinë e Shtetit dhe Ministrinëe Brendshme. Ndaj sot ka disa pyetje që jupeshojnë mbi kokë: jeni dakord me rritjen e rrogavepër punonjësit e Policisë së Shtetit? Po, apo jo?Dilni e deklarojeni këtu! Në rast se jeni dakord,votoni “pro” buxhetin e shtetit. Jeni dakord merritjen e investimeve për Policinë e Shtetit? Në rastse jeni dakord, dilni deklaroni këtu “po” dhe votonibuxhetin e shtetit. Jeni dakord?

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Tahiri!Fjalën e ka zoti Sherefedin Shehu.Sajmir Tahiri – E mbarova, ju lutem!Jeni dakord me...Vangjel Dule – Ju falënderoj! Ka kaluar çdo

afat kohor.Edhe 30 sekonda, ju lutem!Sajmir Tahiri – Shkurt fare: jeni dakord me

heqjen e taksave për 97% të shqiptarëve? Po, apojo? Deklarojeni dhe votojeni “pro” buxhetin. Jenidakord me uljen prej 25% të tatimfitimit për biznesine vogël? Deklarojeni, jeni dakord apo jo? Amadeklarojeni. Jeni dakord me shlyerjen e borxhevepër sipërmarrësit? Deklarojeni, jeni pro apokundër?

Do të çoheni të gjithë më këmbë tani? Dakord.Jeni dakord për kontrollin shëndetësor falas?

Deklarojeni, jeni pro apo kundër? Por të paktën

Viti 2013

120

Legjislatura e 8-të

shqiptarët ta dinë qëndrimin tuaj, se nuk po marrimvesh. Në qoftë se jeni dakord, dilni deklarojeni dhevotojeni “pro” buxhetin e shtetit. Ose votojenikundër.

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Tahiri!Fjalën e ka zoti Sherefedin Shehu. Përgatiten

përfaqësuesit e grupeve parlamentare sipasradhës:

Partia Republikane, Lëvizja Socialiste përIntegrim, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Sherefedin Shehu – I nderuar nënkryetar iKuvendit,

Të nderuar kolegë deputetë,Është fatkeqësi e madhe që nga kjo foltore

thuhen gënjeshtra, mashtrime, bëhen akuza tëpabaza vetëm e vetëm për të mashtruar qytetarëtdhe për t’u thënë qytetarëve se “ne kemi ardhurpër të sunduar dhe jo për të qeverisur”.

Ky buxhet është ilustrimi më i mirë i një shtetidiktatorial dhe policor, sepse e vetmja politikësociale është rritja e rrogës së policëve. Ky shtetdemonstron më mirë filozofinë komuniste se këtëpopull mund ta sundosh më kollaj kur i rrit barrënmbi kurriz, dhe barra tashmë në këtë sistem mundtë rritet me tatime, mund të rritet me taksa ose dukee lënë pa i dhënë ndihmën ekonomike, ose pa ipaguar asistencën sociale apo atij të paaftit pa idhënë kafshatën e gojës.

Sot thuhen ose finalizohen ato të pavërtetatë thëna në fushatën elektorale, të thëna nëprogramin e qeverisë, por po thuhen edhe sot nëditën e 101-të, sepse goditja e drejtpërdrejtë dhemë e madhe me këtë paketë fiskale i bëhetbiznesit. 50% rriten taksat direkte mbi biznesin dhei rriten biznesit pikërisht për të sunduar më kollaj.Sundimi mbi biznesin është sundim edhe mbiqytetarët, sepse ata do të mbeten pa punë. Tashmëparatë dhe fitimi i biznesit do të jenë taksa qëshkojnë në xhepin e qeveritarëve dhe për tëfinancuar lukset dhe tekat e tyre, sepse kjo paketëështë ngritur mbi mashtrimin.

Dëgjuam sot se i hiqet taksa biznesit të vogël.Po kë mashtroni? Keni mashtruar veten dhe joqytetarët, se qytetarët nuk ju besojnë, sepsebiznesi i vogël me 1 lek xhiro do të paguajë 250mijë lekë. Pra, me 1 lek xhiro paguan 250 mijëlekë. Ku është taksa zero? Përkundrazi, ju i kenirritur barrën, dhe ia keni rritur barrën atij që nukka, sepse me sistemin ekzistues ai që fiton 1 lekdo të paguante vetëm 1,5% të këtij leku. Ndërsaju sot i thoni: “Edhe 1 lek po fitove, do të paguash

250 mijë lekë”. Pra, e shikoni sa të mjerë jeni mekëto politika ju që hiqeni sikur po i lehtësoni, qëhiqeni sikur do të nxitni biznesin, që hiqeni sikurdo të shtoni vendet e punës? Jo, vendet e punësshtohen me politika ekonomike. Vendet e punësshtohen me investime publike. Vendet e punësshtohen me taksa të ulëta. Këtë ligj po e ndërmerrnipër të goditur taksën e sheshtë dhe këtë e bënivetëm për ambicie dhe inate politike, jo se kjo taksëpo rëndon qytetarët.

Në relacionin e qeverisë thuhet se taksa esheshtë ka pasur rezultate pozitive dhe se tëardhurat nga kjo taksë u rritën nga 1,1% në 2,2%të produktit të brendshëm bruto. Pra, është rriturshumë herë më shpejt sesa vetë rritja ekonomike,prandaj kemi më shumë se 1% rritje kundrejtproduktit të brendshëm bruto. Kjo taksë uliinformalitetin, sepse u rrit numri i atyre që paguajnëtatim (u rrit numri i tatimpaguesve) dhenjëkohësisht sepse ne vendosëm pagën referuese,por nuk pati nevojë që ta përdornim atë më shumëse dy vjet. Sot numri i të punësuarve dhe niveli ipagave është 90% afër realitetit.

Ndërkohë ju nuk dëgjuat as institucionetfinanciare, të cilat ju thanë se më parë duhet tërritni performancën dhe më tej të rishikonimundësinë e rritjes së të ardhurave. Vërtet e kanëthënë edhe këto institucione se taksa më e drejtëështë taksa e sheshtë, sepse ai që fiton 10 herëmë shumë, paguan 10 herë më shumë. Por juspekuloni edhe kur bëni politika fiskale dheekonomike. Ju keni rritur taksat 24 miliardë lekë.Këtë e keni shkruar në raportin e buxhetit, por nëbazë të kësaj rritjeje të gjithë zhurmën e bëni përatë ulje të padrejtë dhe të pakonsiderueshme qëkeni bërë për një grup të caktuar për tatimin mbipagat e tyre.

Duke e parë më në detaje dhe më në thellësikëtë sistem, natyrisht ky është një sistem që e rritdhe e thellon padrejtësinë. Ky sistem bazohet nëtatimin mbi madhësinë e xhiros dhe jo mbi tatiminnë bazë të fitimit, pra jo në atë që fiton biznesi, pornë atë se sa e ka volumin e xhiros ekonomike.Padrejtësia duket më qartë diku tjetër: thellonpavarësinë vertikale, sepse ai që ka pak mëshumë, paguan shumë më tepër, por më e keqjaështë pabarazia horizontale, sepse punonjësi dotë paguajë më shumë sesa biznesi. Për shembull:një punonjës që ka të ardhura mujore 160 mijëlekë, do të paguajë dyfishin e biznesit të vogël qëfiton të njëjtën shumë të ardhurash. Po kështu

121

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

biznesi i vogël dhe i mesëm me të njëjtin nivel fitimivetëm për efekt të xhiros, ai që klasifikohet sibiznes i mesëm do të paguajë dyfishin e atij qëklasifikohet biznes i vogël. Edhe më tej: biznesete vogla me të njëjtin nivel fitimi dhe page do tëpaguhen më shumë vetëm për faktin se e kanëxhiron ekonomike më të madhe. Po kështu do tëkrijohet evazion dhe konkurrencë edhe midisllojeve të të ardhurave, sepse tatoni të ardhuratnga paga, por nuk tatoni dividendin. Pra, pronaridhe aksioneri do të paguhen më pak se i punësuariprej tij. Po kështu rentieri do të paguajë më paksesa i punësuari. Po kështu qiradhënësi do tëpaguajë më pak se i punësuari dhe ai që depozitonpara në bankë do të paguajë më pak se ipunësuari. Pra, ju keni një filozofi të gabuar. Nëvend që të rritni pagat, bëni sikur ulni tatimet. Pagaështë matësi i vërtetë i të ardhurave.

Rritja e pagës rrit konkurrencën në ekonomi.Rritja e pagave afron nivelin e të ardhurave meatë të Bashkimit Europian. Vërtet ju e keni akuzuarPartinë Demokratike se i rriti tatimin një shtreseapo një grupi të punësuarish, por nuk keni thënëtë vërtetën. E vërteta është se Partia Demokratikerriti 10 herë pagën në raport me rritjen e tatimit qëi bëri kësaj shtrese. Kjo është e vërteta e tatimitmbi të ardhurat personale. Kthehuni te rritja epagës, sepse nëse rritet paga ka hapësirë edhepër më shumë tatime. Nëse do të rritet pagamesatare e vetmja mbrojtje është paga epatatueshme, ose minimumi i patatueshëm. Ne ebëmë atë në 300 mijë lekë, por po të rritet pagamesatare ky minimum do të vazhdojë të rritet dhekjo është mbrojtje e vërtetë, sepse është mbrojtjae atyre që marrin më pak në të gjithë grupetshoqërore të cilat janë në marrëdhënie pune.

Më tej do të thosha se ju po e shisni mezhurmë të madhe dhe po e trumbetoni shumë uljene taksës që i keni bërë një grupi të popullsisë, pormos harroni se këtë ulje ia merrni disa herënëpërmjet taksës së ndërtesës për banim, taksëssë karburantit dhe taksave të tjera të cilat po irrisni në mënyrë galoponte. Shqiptarët duhet tëdurojnë. Është ajo që tha Kryeministri: “Prisni, seçfarë do të shihni!”. Ky është vetëm një testim iopinionit, sepse pas kësaj takse do të tatohenqiratë, interesat edhe dividentet, por me këtonorma tashmë të rritura.

Vangjel Dule - Faleminderit, zoti Shehu! Këtu formalisht mbarojnë diskutimet për

projektligjin e parë. Kalojmë te përfaqësuesit e

grupeve parlamentare.Zoti Mediu.Fatmir Mediu – I nderuar drejtuesi i seancës,Të nderuar kolegë deputetë, padyshim që

buxheti është një nga momentet më tërëndësishme për një parlament, i cili tregon llojine qeverisjes dhe raportin që vendos me qytetarët.

Zoti Braçe para dy minutave, më pyeti nësedo të flisja, padyshim që ndonjëherë këtu shikohetse humbet edhe vlera e fjalës. Pastaj kalojmëanash dhe i themi njëri-tjetrin, a të pëlqeu fjalimiim? Flasim për të gjitha, por për atë që kemipërgjegjësinë për të folur, nuk e themi.

Unë pajtohem me shqetësimin e zotit Braçedhe jam këtu për të thënë disa mendime të mijat,por nuk mund të dal nga gjykimi i përgjithshëmpër paketën fiskale dhe për buxhetin.

Do të theksoj që në fillim se në gjykimin timkjo paketë fiskale është një barrë e rëndë mbikurrizin e shqiptarëve dhe të ekonomisë sonë.Është një rrugë drejt padrejtësisë mbi shoqërinëdhe në veçanti mbi biznesin. Është tendencë eqartë e shtimit të kontrollit qeveritar mbi ekonominëdhe liritë tona. Është rruga drejt rritjes sëinformalitetit dhe evazionit fiskal, kontrollit tëekonomisë dhe të biznesit. Sa më të larta të jenëtaksat, aq më i madh është kontrolli i qeverisë, aqmë shumë ajo zmadhohet dhe shpenzon vetëmnë dëm të qytetarëve. Ky princip krijon një impakttë drejtpërdrejtë se sa më shumë para t’u merrenqytetarëve nga taksat, aq më të limituara janëmundësitë dhe liritë e qytetarëve për të bërëzgjedhjen e tyre. Shpjegimi është sa i thjeshtëdhe i vjetër. Thomas Jefferson ka thënë se: “Kurqeveria merr paratë prej qytetarëve, nëpërmjetrritjes së taksave ajo ka zvogëluar zgjedhjen eqytetarëve, po ashtu ka reduktuar edhe lirinë etyre”. Ka edhe një princip tjetër të një shoqëriedemokratike: sa më e madhe të jetë liria, aq më emadhe është mirëqenia. Liria e zgjedhjespërcakton dhe standardin e jetës sonë.

Vangjel Dule - Zoti Mediu, më falni njësekondë!

Të nderuar kolegë, ju lutem vazhdojini jashtësallës diskutimet ose zini vendet!

Po, zoti Mediu.Fatmir Mediu - Bindja dhe veprimi i qeverisë

suaj se vetëm ju mund të bëni shpërndarjen e tëardhurave në këtë vend, duke rritur taksat ka vetëmnjë impak: varfërimin e shoqërisë shqiptare. Kjopaketë fiskale tregon qartësisht bindjen dhe

Viti 2013

122

Legjislatura e 8-të

veprimin tuaj se qeveria duhet të kontrollojëgjithçka. Keni bindjen se jeni të veshur meautoritetin dhe të drejtën se mund të bëni çdo gjë,se ligji dhe e drejta janë vetëm ato që pranoni dhegjykoni ju, se njerëzit janë të paaftë për të gjykuardhe për të vepruar vetë dhe se ju mund të vendosnipër ta, më mirë se ata vetë mund të marrin vendimepër veten e tyre. Ju mendoni se pushteti juaj dheju personalisht mund të përcaktoni shkallën e lirisësë njerëzve dhe se cilat janë liritë e tyre. Ky ështënjë ndryshim thelbësor në gjykimin që kemi menjëri-tjetrin, sepse ne besojmë se liritë nuk janëdhënë nga qeveria. Ajo ka vetëm detyrimin t’irespektojë ato. Qeveria është zgjedhur nganjerëzit, për njerëzit dhe me njerëzit të qeverisëpër ta, duke mbledhur ato takas që i kontribuojnëtë mirës publike dhe jo që ndan shoqërinë në njerëzqë punojnë, prodhojnë dhe punësojnëndershmërisht dhe në njerëz që duhet të përfitojnëdhe të mos njohin detyrimet e tyre.

Çdo shoqëri padyshim është e përbërë edhenga kontributorët e saj. Edhe në vendin tonë nëkrye qëndrojnë ata njerëz, të cilët për këto 23 vjet,duke fituar nga liria vendosën të gjitha energjitëme përpjekje mbinjerëzore në emigracion apo nëShqipëri, me talentin e tyre për të ndërruarekonominë familjare nëpërmjet biznesit, dukekrijuar vende pune, duke zhvilluar ekonominë tonëkombëtare, të mira materiale për veten dheshoqërinë. Ata kanë qenë dhe janë më shumë seçdo qeveri. Ata kanë qenë shtylla kurrizore eekonomisë sonë. Kanë garantuar dhe garantojnëtë ardhmen ekonomike të vendit tonë. Por çfarëpo ndodh paradoksalisht? Ndryshe nga çdo vendtjetër, në vend se ata që prodhojnë më shumë tëvlerësohen dhe të respektohen, të trajtohen merespekt nga shoqëria dhe nga qeveria, këtu ndodhe kundërta. Me këtë buxhet ata shikohen siproblemi dhe e keqja që duhet vetëm të zhvaten.

Biznesit i ngrihen taksat pa i pyetur. Ata as qëu dëgjuan për kërkesat e tyre. Qeveria nëpërmjetngritjes së taksave në mënyrë të drejtpërdrejtë uka futur atyre dorën në xhep për t’i marrë atë qëata vetë e kanë krijuar dhe jo qeveria. Financa, qëata janë shumë të zotë sesa qeveria për tariinvestuar në ekonomi, për më shumë vende punedhe të mira materiale për të gjithë shoqërinë, urrëmbehet pa të drejtë. Nuk u pyet biznesi, sepsekeni një bindje, e cila është absurde, se këta njerëzkonsiderohen të pasur dhe janë problem ishoqërisë sonë. Jo, është krejt e kundërta, por

kështu po krijoni me dashje ose pa dashje njëndarje dhe urrejtje të re klasore. Fitimet dhe jeta etyre nuk shihen si një mundësi e re, por si njëpadrejtësi në shoqërinë shqiptare për shkak tëmentalitetit dominues që rrjedh nga e kaluara edhenë këtë sallë të Kuvendit. Ja aty është qeverisja epasur e cila mendon për të “varfrit”, duke jusiguruar lëmoshën nëpërmjet taksave që qeveriai merr biznesit, por nuk mund t’u sigurojë atyrepunën, duke i garantuar në mënyrë tëpadiskutueshme vetëm varfërinë. Biznesmenëtduhet që në çdo moment të jetojnë me frikën seqeverisë mund t’i teket të ngrejë përsëri taksat dhetë prishë çdo plan të tyre të investimeve dhe t’ufusë dorën në xhep në çdo kohë. James Merisondo të thoshte: “Unë besoj se ka më shumë rrezikkontrolli i lirive të njerëzve për shkak të veprimit tëheshtur dhe gradual të pushtetit sesa ngauzurpimet e dhunshme dhe të papritura”.

Ky kontroll mbi liritë dhe mundësitë tona ngaky sistem i taksave dhe kjo sjellje qeverisëse, ështëpadyshim një sjellje e tillë: e frikshme, por le tëshkojmë më tej. Cilin gjobit qeveria? Kujt ia merrtaksat? Cilin grabit dhe cilit i rrit taksat? Taksat irriten atyre që paguajnë, atyre të cilët janë tëregjistruar dhe atyre që respektojnë ligjin dhedetyrimet e tyre, ndërsa pjesa tjetër informale qënuk paguan dhe shmang taksat, që i jep privilegjinvetes, të vazhdojë të mos paguajë dhe të bëjëkonkurrencë të pandershme, padyshim që nukmerakoset askush dhe e lë ashtu siç është. Mekëtë sistem rritet akoma më shumë ky llojinfomaliteti. I ndershmi duhet të paguajë, ndërsa ipandershmi duhet të gëzojë parajsën fiskale.Biznesi shqiptar, i cili sapo ka filluar të ngrihet dhetë bëhet faktor kyç i ekonomisë sonë, penalizohetnë çdo hap të tij dhe shikohet vetëm si burim përt’i marrë. A nuk ka qenë ky edhe mentaliteti so-cial-komunist që ka zotëruar edhe politikënshqiptare për këto vite edhe me çështjen epronës? Pronarit i merrej toka për t’ia dhënë atijqë nuk ishte pronar. Pronarit nuk i njihej asnjë edrejtë shpërblimi apo kompensimi, ndërsa atij qëe grabiste apo ndërtonte pa leje, shteti duhej tëkujdesej që t’ia legalizonte dhe ta bënte të ligjshëm.Qeveria jo vetëm nuk mbron pronën dheshenjtërinë e saj, por përkundrazi mbron atë që errëmben, sepse pronarët janë të pasurit e vjetër.Janë ata që dinë të respektojnë ligjin, por janë pakvota, ndërsa ata që grabisin, që marrin dhe janëkontingjente politike, duhet t’i respektojmë edhe

123

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

pse grabisin atë që nuk është e tyre dhe pse marrindhe zotërojnë atë që nuk është e tyre. Disa ditëmë parë, përfundoi afati i shpërndarjes së fonditpër vitin 2013 nga qeveria Rama që nuk shpërndauasnjë qindarkë.

E dëgjova Kryeministrin që tha se, kemi bërëkaq dosje. Kur do t’i shpërndajë këto para? Vitibuxhetor mbaroi. A do t’i mbartë këto lekë për vitintjetër buxhetor? Ato 3 milionë dollarë që ishinparashikuar për t’i bërë 6? Nuk ka asnjë përgjigjepër këtë çështje. Buxheti i vitit të ardhshëmparashikon rreth 16 milionë dollarë, për sa u përkettë ardhurave nga legalizimi edhe për kompensimine pronarëve: 13 nga legalizimi dhe 3 milionë ngaqeveria për subjekte të shpronësuara. Në fushatënzgjedhore Edi Rama premtoi se do të bëntelegalizimet falas. Nga do të sigurohen këto 13milionë? Legalizimi do të jetë falas. Rezulton, nëseecim me praktikën e vjetër, legalizohen për vitin eardhshëm rreth 370 subjekte, sepse mesatarja përçdo individ që legalizon prona përfiton 350 metrakatrorë për të cilën afërsisht duhet të paguajë 3500dollarë. Duke konsideruar se janë rreth 300 mijësubjekte që kanë ndërtuar në tokat e pronarëvepa të drejtë dhe në mënyrë të paligjshme, duke imarrë pronarit të ligjshëm atë nuk u takon atyre,rezulton se me këto ritme, procesi i legalizimit duhettë vazhdojë të paktën për 30 vjet, në një kohë qëështë premtuar nga Edi Rama se, legalizimi do tëpërfundojë brenda 2 vjetëve dhe pa asnjë pagesë.Në buxhet është parashikuar një fond prej 3 milionëdollarësh për kompensimin e subjekteve tëshpronësuara, pronat e të cilëve janë njohur ngaAgjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronavedhe kanë vite që aplikojnë në këtë agjenci për t’ukompensuar. Ky fond jo vetëm që nuk i jep zgjidhjeproblemit, por është edhe tallës. Detyrimi përkompensimin financiar të pronarëve është rreth20 miliardë euro, sipas ligjit “Për kthimin dhekompensimin e pronave”, me këtë ritëm do tëduhen rreth 700 vjet për t’ i kompensuarfinanciarisht. Në projektbuxhet nuk janëparashikuar as detyrimet që ka qeveria për shkaktë vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që vetëmpër vitin 2014 shkojnë rreth 10 milionë dollarë.

Po e njëjta sjell je është edhe me tëpërndjekurit politikë. Absurditeti vazhdon për shkaktë demagogjisë së pastër dhe manipuluese, sepsethoni se taksa progresive është ajo ku të pasuritpaguajnë më shumë se të varfrit, ndërsa taksa esheshtë mbështeste vetëm të pasurit. Nuk është

aspak e vërtetë. Aritmetika është shumë e thjeshtë,sepse një biznes që bën 100 milionë të ardhura,duhet të paguajë 10 milionë, ndërsa ai që bën qoftëedhe 10 lekë, duhet të paguajë një lekë, sepseshteti është i të gjithë qytetarëve dhe gjithsecili kadetyrimin për të paguar. Ky është rregulli dhe kyështë funksionimi, por ka simplifikuar sistemin etatimeve në Shqipëri, për të shmangur gropat ezeza të përfitimit dhe të evazionit fiskal.

Në analizën tuaj që keni bërë në paketënfiskale keni thënës se, është ulur informaliteti përshkak kësaj takse të sheshtë, po ashtu janë shtuartë ardhurat. Nga ana tjetër thoni se duhet të bëhetnjë studim. Çfarë studimi duhet për një realitet icili është i prekshëm? Nuk jam i kënaqur me uljene informalitetit. Kam bindjen se mund të bëhetakoma më shumë dhe duhet të bëhet akoma mëshumë, sepse detyrimi i shtetit është t’i vendosëtë gjithë si të barabartë përballë ligjit, por ky sistemprogresiv taksash që vendoset, vetëm cenoninteresat e atyre që zhvillojnë ekonominë e këtijvendi, rëndon interesat e tyre dhe për pasojë të tëgjithë shoqërisë edhe atyre që janë në pamundësipër të paguar. Kjo është padrejtësia dhe lufta e reklasore që po krijohet këtu, që biznesi i pasur, janëpjesa e keqe e shoqërisë dhe duhet t’i rrëmbejmëdhe pjesa tjetër qenka e varfër dhe duhet t’i japimnjë lëmoshë dhe ta lëmë gjithë kohës në varfëri,sepse nuk ka mundësi për t’u krijuar asnjë vendpune. Keni dalë me një parullë të madhe se do tëbëjmë 97% të shqiptarëve, të mos paguajnëtaksat. Fitore e madhe! Në kohën e Enverit 100%nuk paguanim taksat, por e pamë se ku shkuam,për 45 vjet. Shoqëri pa prona dhe pronarë për 45vjet. Shoqëri e barazisë në varfëri për 45 vjet. Akemi nevojë për eksperimente të tjera? Nuk ështëeksperiencë e largët, por e afërt. Duhet ta kemi tëgjithë në kujtesë dhe të mos i kthehemi, sereminishencat janë po aty.

Të nderuar zotërinj deputetë, meqenëse nukdua të tejkaloj kohën, po e mbyll fjalën time menjë shprehje të vendosur në Deklaratën ePavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikëqë thotë: “Ne i mbajmë këto të vërteta si tëvetëshpjegueshme. Të gjithë njerëzit kanë lindurtë barabartë dhe janë veshur nga Krijuesi me tëdrejta të patjetërsueshme ndërmjet tyre: jeta, liriadhe ndërtimi i lumturisë”. Këto janë detyrime mbiqeverinë. Ajo nuk mund të mbivendoset mbi këtotë drejta. Ajo ka vetëm një detyrim: të respektojëtë drejtat, sidomos ato që shtyjnë ekonominë dhe

Viti 2013

124

Legjislatura e 8-të

shoqërinë përpara.Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Mediu!Fjalën e ka zoti Petrit Vasili, në emër të Grupit

Parlamentar të LSI-së.Petrit Vasili – I nderuar drejtues i seancës, Të nderuar kolegë deputetë,Po shkojmë drejt fundit të këtij projektligjit të

parë, ndonëse deri tani nuk besoj se i jemi referuarligjit në mënyrë konkrete, por diskutimi nëpërgjithësi ka qenë për paketën fiskale, kushpeshherë kemi folur edhe për koncepte të tjera,që shkojnë përtej ligjit. Paketa fiskale, ligji konkret,i cili është sot në rendin e ditës, na detyron të keminjë qëndrim që mbi çdo gjë tjetër duhet të naudhëheqë drejt një qëndrimi objektiv e realist.

Sot maxhoranca vjen me disa iniciativa tënjëpasnjëshme, që pasqyrohen në të gjitha ligjete paraqitura këtu, të cilat janë qëndrim i vërtetëreal për një problematikë, e cila kërkon një trajtimtë menjëhershëm, të fortë, përgjigjet e së cilës dotë ndihen shpejt në kohë. Ndaj dhe rruga ezgjedhur është pikërisht rruga e e këtyrendryshimeve, ku në mënyrë të veçantë ligji “Përtatimin mbi të ardhurat” ka dy elemente kryesore.Elementi i parë sjell një lloj proporcionaliteti, i cili ivendos barabar qytetarin, biznesin dhe nëpërgjithësi të gjithë ata që realizojnë të ardhura nënjë ekonomi që vuan.

Dhe elementi i dytë, në mënyrë realiste, i jepnjë përgjigje buxhetit të ardhshëm ose të ardhuravenë këtë vend, të cilat krijojnë mundësitë dhehapësirat për të dalë nga kriza dhe impasiekonomik.

Lidhur me diskutimet e eficiencës së njërësose tjetrës taksë mendojmë se përgjigjet janë tëqarta, aplikimi i një takse të caktuar ka krijuar njësituatë ekonomike e cila nuk ka nevojë përkomente. Kështu që instrumentet e tjera, të cilatreferohen si ndryshime në nivel taksash, janëabsolutisht logjike në një farë mënyrë, jo një prejzgjidhjeve, por zgjidhja e vetme. Ne, sigurisht, embështesim një zgjidhje të tillë, sepse nuk kahapësira të tjera dhe situata ka rrjedhur në njëmënyrë që ka minimizuar mundësitë e zgjedhjevedhe na detyron të ecim pikërisht në këtë rrugë, ecila në një moment lulëzimi ekonomik nuk do tëkishte qenë e njëjta dhe sigurisht në një momentlulëzimi ekonomik nuk do t’u referoheshim këtyreinstrumenteve, por instrumenteve të tjera. Kështudo të ishte e logjikshme. Por në momentin epërballjes me situata të borxheve të akumuluara

dhe të certifikuara, të nevojës për të pasur një arkështeti, e cila përballon edhe sfidat, edhe punët efilluara e të lëna në mes, por edhe mjaft ekuilibrasociale, të cilët janë ose tronditur, ose në risk tëmadh, sigurisht që jemi detyruar të përdorim këtoinstrumente dhe jo të tjera.

Natyrshëm i gjithë aksi i përdorur ka ngjyrimine fortë të një maxhorance me një sens të fortësocial, të një maxhorance e cila përfaqëson qartëkrahun ideor së cilës i përket dhe filozofinë e majtëdhe afekton pozitivisht një fashë shumë të madhetë popullsisë, mbi 90%, duke vendosur dhe dukekërkuar një impenjim tjetër të ri të një fashe, e cilamund të përballojë më ndryshe këtë lloj ngarkesetë re fiskale e që në këtë moment krijon premisatqë dhe ajo të ketë mundësi të ecë përpara më eqetë dhe të krijojë mundësitë e ardhshme përpunësim dhe për një lulëzim të një biznesi që nëshumë momente të tij ose është i bllokuar, osefunksionon në bazë të kredive për të paguar edhepagat e punonjësve, ose detyrohet të mbyllet fare.Pra, ne jemi të detyruar të ecim në rrugën pozitivetë heqjes së taksës për biznesin e vogël, të uljessë tatimit për bizneset që realizojnë xhiro nga 2milionë në 8 milionë, duke kalkuluar qartë se njëmase shumë të gjerë të shqiptarëve u kemi dhënënjë përgjigje pozitive. Natyrshëm, duke bërë tëgjitha llogaritë, me të gjitha vështirësitë e mëdhadhe me borxhet e mëdha të papaguara dhebiznesi, i cili në dukje do të paguajë një tatim mëtë lartë, në fund të fundit përfiton një qetësi të re,fiton një besim, që raporti me shtetin dhe borxhete tij ka një korrektesë, e cila i mundëson atij tazhvillojë biznesin më tutje dhe të përballojë edhekëtë ngarkesë fiskale. Po të heqim të gjithangarkesat e tjera, të cilat nuk shkruhen nëpër ligje,tërë funksionimin subjektiv, shpeshherë arbitrar earrogant të administratës tatimore, taksat nëvërtetë në letër ishin 10%, por shkonin dhe shumëmë lart se kaq, duke bërë që me gjobat e pavenda,shpeshherë arrogante e arbitrare, të krijohej rrezikupër mbylljen e dhjetëra bizneseve të caktuara.

Ndaj e parë me një sy shumë gjakftohtë dheduke iu referuar vazhdimisht ligjit të parë nëpaketën e sotme, sepse ligjet të tjera do tëvazhdojnë me diskutimin, ka qenë një sugjerimyni miqësor që ne t’i diskutonim në total ligjet epaketës fiskale, megjithatë nuk ka asnjë gjë të keqeqë t’i diskutojmë një për një, sepse kemi mundësikështu që të përballim idetë alternative të njëri-tjetrit. Ne e shikojmë këtë moment si një moment

125

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

të një zhvillimi pozitiv në drejtim të rinormalizimittë raportit të biznesit dhe qytetarit me financat, këtijraporti të ri, i cili krijon financa publike tëqëndrueshme, një transparencë, e cila, në vendtë ngushtimit, mbylljes, izolimit, shkon drejt hapjese ku secili di qartësisht detyrimet e tij dhe nuk shkonnëpër zyra dhe nuk di se cilat janë detyrimetformale dhe ato informale që e kërcënojnë.

Njëkohësisht për t’i dhënë një përgjigje të reatij informaliteti, i cili u trumbetua me të madhe nëkëtë sallë për një grup të vogël që paguajnë dhemjaft të tjerë që nuk paguajnë, por kjo ështëtrashëgimi e këtyre viteve qeverisjeje, nuk ështëtrashëgim i krijuaR në këto 3 muaj e që në fund tëfundit ka nevojë për një përgjigje përkundrejt atijpopulizmi që ka ekzistuar në këta vjet e me të cilinështë bashkëjetuar, ku kjo pakicë ka vazhduar tëpaguajë të ashtuquajturin 10% e të tjerët nuk kanëpaguar. Në fund të fundit sfida për të zgjeruargjithmonë e më shumë bazën e tatimpaguesve dheuljen drastike të informalitetit është një sfidë qënuk mund t’i shmangemi më, e cila merr përgjigjeme të tërë sistemin e rregullave, i vendosur, ikonsakruar jo vetëm me këtë ligj që kemi këtu dheqë është i pari, vazhdoj ta theksoj sepse ne shpeshi ikëm objektit të diskutimit të kësaj çështjeje, poredhe të gjitha ligjeve të tjera, të cilat plotësojnëpaketën fiskale e në fund të fundit japin një pamjetë plotë, një qëndrim të ri mbi financat publiketërësisht më të përgjegjshëm racional dhe më sëfundi më realist.

Ne jemi përballur shpeshherë në këtë sallë,për fat të keq, në vitet e fundit me rishikimin negativtë buxhetit, pra jo pozitiv që kanë qenë provë e njëmungese realizm. Nuk kemi ndërmend t’ju hyjmëarsyeve, sepse në fund të fundit punët maten merezultat. Kemi miratuar të tjera buxhete dhe pastajnë mes tëvitit kemi pasur të tjera buxhete nëpërduar, ndaj ky qëndrim i ri realist, me këmbë nëtokë, i mbështetur në një paketë po të tillë fiskale,besojmë se është qëndrimi i duhur dhe na kthennë hullitë e një serioziteti, të një shteti qëfunksionon, përkundrejt një optimizmi dhe njëromantizmi aspak real që na çon asgjëkund.Pikërisht për këto arsye tërësisht të qëndrueshmedhe të qenësishme, meqë është dhe momenti iqëndrimit të shprehjes së grupeve, GrupiParlamentar i LSI-së ka formuluar një qëndrimpozitiv dhe është në mbështetje të paketës fiskale,të cilën do ta demonstrojë dhe me votën e tij.

Faleminderit!

Vangjel Dule - Faleminderit!Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Demokratike, fjalën e ka zoti Bode.Ridvan Bode – I nderuar zoti kryetar i

seancës,Të nderuara zonja dhe zotërinj kolegë

deputetë,Më në fund, në këtë seancë plenare

mblidhemi për të diskutuar rrëzimin e një sistemitaksash, një koncepti zhvillimor për vendin për tëdebatuar rreth një projekti, i cili dëmton rëndëperspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit,lezionon në mënyrë ekstreme kohezionin aq tëdomosdoshëm shoqëror për të përballuar situataekonomike si kjo në të cilën ndodhet ekonomiashqiptare dhe krijon një perspektivë të zymtë, nëmos më keq, i jep goditjen fatale ekonomisë sonë,për ta zhytur në honet e recesionit dhe të krizës sishumë ekonomi të tjera. Në fakt ky ishte një akt ipritshëm, pasi prej kohësh qeveritarët aktualë kanëndërmarrë një fushatë agresive për të denigruarekonominë e vendit, për të shuar çdo perspektivëqë ende qytetarët shqiptarë shohin tek e nesërmjae tyre. Dhe kjo ka pasur një qëllim tërësisht tëpërcaktuar i cili po demonstrohet edhe sot.

Qeveria “Rama” e ndodhur për herë të parëme një program të sajin koherent, për t’i dhënënjë përgjigje kërkesës së qytetarëve dhe tëekonomisë së vendit, e pamotivuar, e dekurajuar,e pasigurt dhe në mungesë të kapaciteteve për tëadministruar këtë situatë, kishte marrë ndërkohëvendimin për të vepruar me të dyja duart. Njërëndorë ta zhyste thellë në xhepin e qytetarëve dhetë biznesit dhe dorën tjetër për të boshatisur arkate bankave përmes një marrjeje borxhi nëparametra të paimagjinueshëm në harkun e 16muajve, më shumë se një 1,5 milionë miliardëdollarë ose rreth ¼-ën e borxhit publik që kaaktualisht ekonomia e vendit. Rritja me 13%brenda një katërmujori e borxhit publik, nënpretekstin e borxheve të lëna nga qeveria emëparshme, të cilat sikurse faktohen në atë qëjanë futur në këtë buxhet nuk zënë më shumë se2%, dëshmon qëllimin e kësaj qeverie që t’i krijojë“komoditet” vetes së vet për të qeverisur pa pro-gram, pa angazhim dhe pa vizion. Dhe në të vërtetëfundi i taksave proporcionale është fillimi i njëregresion,i edhe pse taksat rriten në progresivitetnjë regresioni për ekonominë dhe për qytetarët.

Tatimi mbi të ardhurat personale, si taksa eparë që po diskutojmë sot, ka në thelbin e tij

Viti 2013

126

Legjislatura e 8-të

fatkeqësinë për të qenë tehu i demagogjisë sëqeverisë nga njëra anë dhe thelbi i rrënimit tëqytetarëve dhe të biznesit nga ana tjetër. Pse ethemi këtë? Sepse vetëm kjo taksë do të mjaftontepër të argumentuar se ftohen 100% e qytetarëveshqiptarë të paguajnë një taksë progresivisht tëlartë, një vlerë që shkon 240 milionë dollarë në vit,pikërisht në një moment kur të gjithë kemi nevojëpër të mbajtur gjallë konsumin e qytetarëve dhepër të nxitur investimin e kapitalit nga biznesi, si tëvetmet instrumente për të mos rënë në honet ekrizës. Paguajnë të gjithë më shumë. Propagandaqeveritare, në mënyrë të pandershme, tëpaturpshme, deklaron edhe sot këtu, se përmestaksës progresive do të paguajnë më pak 97% eshqiptarëve dhe do të paguajnë më shumë 3% eshqiptarëve. Kjo është një gënjeshtër me bisht!

Marrim të punësuarit, taksën e të ardhuravembi pagat dhe të ardhurat e qytetarëve. Deri në30 mijë lekë nuk kanë paguar një tatim mbi tëardhurat personale dhe nuk janë pak, por 242 mijëtë punësuar, janë 56.4% e forcave të punës sëvendit, që janë përjashtuar nga pagimi i kësajtakse, që mbeten me gisht në gojë nga demagogjiaqeveritare, e cila mund të jetë edhe sot, edhe nesër,por pas 1 janarit do të jetë e shuar.

Kjo kategori njerëzish, 242 mijë të punësuar,56.4% e tyre nuk fitojnë asgjë nga taksaprogresive, përkundrazi ata janë të detyruar tëpaguajnë më shumë nga taksat që shoqërojnë këtëligj të parë. Kjo kategori shoqërore do të paguajënjë taksë dy herë më të lartë, si taksë për banesëne tij, që do të thotë se në harkun e një viti do tëpaguajë rreth 15 mijë lekë më shumë. Të gjithëduhanpirësit, meqenëse Kryeministri kujdeset përshëndetin e njerëzve, janë të detyruar të paguajnëpas 1 janarit një çmim 240 lekë më shumë përpaketë, që në muaj do të thotë 7200 lekë dhe qënë një vit taksat do të jetë rreth 75 mijë lekë, që dotë paguhet nga kjo kategori shoqërore.

Të gjitha kategoritë shoqërore do të paguajnëpër karburantin 120 lekë për litër më shumë dheata që nuk kanë makina, do t’i kenë shpenzimet etransportit publik me një biletë të rritur të paktën15% më shumë dhe të gjithë ata që deri më sotkanë marrë një pagë deri në 300 mijë lekë nuk dotë përfitojnë më rritje page. Vetëm nga mospagimii atij 100 mijë-lekëshi të vjetër me rastin e fundvititndihen të pakësuar në gati gjysmën e pagës sëtyre. I vetmi grup me të cil in qeveria bënpropagandën dhe demagogjinë e madhe është

grupi i të punësuarve me një pagë nga 30 mijëderi në 120 mijë lekë dhe këta janë 43% e tëpunësuarve, rreth 173 mijë vetë, të cilëve u tundetfleta dhe u thuhet se përfitojnë diçka. Këtopërfitime, edhe pse janë qesharake, humbasin nëserinë e taksave që vendosin pushtetarët. Ata qëkanë pagë deri në 40 mijë lekë dhe sipas qeverisëpërfitojnë në vit 32 mijë e 400 lekë të vjetra,përbëjnë kategorinë e përfituesve më të mëdhenj.

Nga ana tjetër, vetëm nga inflacioni qëparashikohet për shkak të kësaj pakete, për shkaktë rritjes së çmimit të karburanteve do të humbasin19 mijë lekë. Nga taksa e karburanteve do t’ukushtojë më shumë transporti, rreth 14 mijë e 400lekë, dhe do të paguajnë më shumë për akcizatqë ka vendosur qeveria, rreth 10 mijë lekë. Poashtu, nga rritja e taksës së banesës dhe taksavetë tjera të vendosura, pa përmendur duhanin, dotë kenë një humbje mesatarisht në muaj prej 975lekë ose një humbje në tërësinë e vitit prej rreth12 mijë lekë të rinj. Për këtë kategori dhe për tëgjitha kategoritë e të punësuarve nën këtë fashëhistoria nuk përfundon vetëm me taksat e dyta tëvendosura. Të gjithë të punësuarit me pagë mbi90 mijë lekë do të paguajnë një taksë për shëndetinprej 4.5%-ësh, që bën zero të gjithë përfitimin qëvjen nga llogaritë dhe hesapet që bëjnë ministratmbrapa nesh. Të gjitha këto kategori do të privohennga e drejta e rritjes së pagës, që e kanë përfituarderi më sot. Unë nuk dua t’u kujtoj arsimtarëve,infermierëve, mjekëve, specialistëve të mesëm tëtë gjithë aparatit të administratës publike sa ështëvlera e përfitimit të tyre, por mund t’u them se nëharkun e viteve të fundit pagat e këtyre kategorivejanë rritur nga 2.3 deri në 2.5 herë.

Vangjel Dule – Zoti Bode, ju lutem,përfundojeni!

Ridvan Bode – Nuk janë vetëm të punësuaritata që paguajnë taksa të rritura, por janë të gjithakategoritë. Fermerët për punimin e tokës do tëpaguajnë një taksë 120 lekë për litër karburantimë shumë. Ata detyrohen të paguajnë një kontributtë sigurimit shoqëror 5 deri në 8 herë më të lartë,edhe pse qeveritarët e kanë kuptuar gafën e këtijpropozimi dhe tani po bëjnë përpjekje për taanuluar.

Pa përmendur rritjen e përgjithshme tëçmimeve që vijnë për shkak të presionit nga rritjae taksës së karburantit dhe taksave të tjera. Tëgjithë pensionistët dhe kategoritë e tjera shoqërorenë këtë buxhet kanë një rritje zero në të ardhurat

127

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

e tyre nominale për vitin 2014. Janë në kushtet ehumbjes së të ardhurave të tyre për shkak të rritjessë çmimeve dhe presionit të përgjithshëm që bënkjo paketë për të gjitha kategoritë.

Po biznesi vetë? Sipas këtij ligji vendosettaksa progresive dhe jo proporcionalisht, siç u thakëtu. Vendoset një taksë progresive 15% e tatimitmbi fitimin, ku biznesi do të paguajë rreth 60milionë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipaspërllogaritjeve të qeverisë, do të ketë taksa më tëmëdha mbi fitimin nga ato që biznesi ka paguarderi më sot dhe që, përkthyer në vende pune, dotë thotë rreth 14 mijë vende pune më pak në vitin2014.

Rritja e taksave progresive dhe progresivitetii taksave në vetvete përbën instrumentin më të“goditur” për të rritur evazionin dhe informalitetin eekonomisë.

Vangjel Dule – zoti Bode, përfundojeni!Ridvan Bode – Thelbi i kërkesave të biznesit

sot për sot është normalizimi i konkurrencës. Rritjame 50% e taksës në biznesin e madh bën njëpresion të madh për copëzimin e bizneseve, përrritjen e informalitetit dhe evazionit, bën një presiontë madh për një konkurrencë të pandershmepikërisht në fashën e dytë, aty ku realisht biznesiështë i vogël. Rritja progresive e taksave në paketëdo të thotë një rritje e taksës mbi konsumin eqytetarëve, e barabartë me 14 miliardë lekë ose140 milionë dollarë dhe një rritje e taksave mbibiznesin prej rreth 120 milionë dollarë. Të dyja sëbashku pakësojnë konsumin ose bllokojnëinvestimet në ekonomi; do të thotë se për vitin 2014të punësuarit aktualë, rreth 35 mijë, apo ata qëpresin të punësohen në tregun e punës, do të kenënjë përgjigje negative, pasi do të mungojnë fondetpër të investuar në ekonominë shqiptare.

E gjithë kjo paketë godet rëndë perspektivëne ekonomisë shqiptare dhe mjafton të lexonifabulën që ka bërë vetë qeveria për buxhetin, kurrit prodhimin e përgjithshëm të vendit me 400milionë dollarë dhe nga ana tjetër, fut në buxhet420 milionë dollarë të ardhura shtesë. Kjo do tëthotë se ekonomisë dhe konsumatorëve nuk umbetet asgjë, as që të rrisin konsumin, as tëinvestojnë. De facto qeveria pranon me mënyrëne përllogaritjes dhe shifrat që sjell këtu seekonomia shqiptare në vitin 2014 do të jetë nërecesion.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit!

Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së, zotiErion Braçe, urdhëroni!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti drejtues iseancës!

Të nderuar kolegë deputetë,Nga e gjithë maratona e nisur në orën 11:00

deri tani kam veçuar tri elemente, që i dëgjoj tëpërsëriten shpeshherë:

E para, bëhet fakt i kryer, pavarësisht sevendos Kuvendi, se do të rritet taksa e ndërtesavepara vitit 1993. Nuk do të rritet taksa e ndërtesavepara vitit 1993. E di që po e zhgënjej ish-ministrin,por taksa nuk do të rritet për gjithsecilin prej jushqë banoni në shtëpitë e para vitit 1993.

E dyta, po flitet gjithnjë e më tepër sengarkohet njëqind për qind biznesi. Kjo ështëtabela dhe ministri e njeh, se ka punuar me të dhembi të. Përmbledhësja e gjithë regjistrit tëbizneseve në Shqipëri, sipas xhiros dhe përqindjessë tyre (këtë zakon ka ai, ikën gjithmonë sa herëpërballet me argumente konkrete), zë të gjithëgamën e bizneseve.

Biznesi që interesohet ish-ministri, që ështëbiznesi “VIP”, i cili përfitoi gjatë politikave të tij dhetani goditet, është më pak se 1% e të gjithësipërmarrjes në këtë vend. Është biznesi me xhirombi 180 milionë lekë të rinj dhe është më pak se1% e bizneseve në këtë vend. Për këtë interesohetzotëria. Vetëm për këtë 1%-ësh, kanë 4 orë qëflasin këtu. Janë shumë të shqetësuar për 1%-shin.

Megjithatë ky është programi elektoral i PS-së së Shqipërisë dhe programi i qeverisë sëRepublikës së Shqipërisë. Kemi dëgjuar që nëmëngjes të artikulohen premtime të ndryshme, porasnjërin prej tyre që është i shkruar në këto dydokumente themelore. Në 8 vjet me radhë dukenisur nga i pari, kryeministri i tyre Sali Berisha, nuke pashë një herë të vetme të dilte këtu e të tregontembajtjen e premtimeve me këto dy dokumente nëduar. Asnjëherë! Ato të karakterit fiskal, taksa etatime që i paguajnë qytetarët e Republikës sëShqipërisë, ato të karakterit buxhetor, ndarjes sëtë ardhurave, para nga taksat që paguani nëpërmbushje të premtimeve elektorale që kishtebërë. E kam bërë unë për të dhe ju kam treguar sipremtimet nuk u mbajtën, u harruan njëri pas tjetritvit për vit.

Kohët kanë ndryshuar, por unë do të vijoj tabëj të njëjtën gjë, jo për të sfiduar ish-kryeministrinBerisha, sepse ai ka mbaruar, por për të dhënëllogari para jush, por edhe për të kërkuar llogari

Viti 2013

128

Legjislatura e 8-të

në emrin tuaj. Po i marr me radhë duke nisur ngatatimet dhe taksat.

Së pari, ju premtuam në fushatë elektoralese do të ulim tatimet për të ardhurat nga puna dukebërë drejtësi. Këtë premtim po përmbushim sot.Për 177 mijë edukatorë, mësues të shkollësnëntëvjeçare, mësues të shkollës së mesme,pedagogë, sanitarë, punonjës të shëndetit publik,infermierë, mjekë të qendrave shëndetësore,mjekë të familjes, mjekë të spitaleve, mjekë tëqendrave spitalore të specializuara, policë të çdoroli, duke nisur nga roli bazë deri në nivelindrejtues, policë të sistemit të burgjeve, zjarrfikës,rojtarë të territorit apo të mjedisit, ushtarakë,nëpunës të çdo niveli në administratën qendroredhe vendore, por edhe punëtorë apo menaxherënë sektorin privat, ne sot po u ulim tatimet. Për tëgjithë ju, që këta nuk ju konsiderojnë shtresë tëmesme, por shtresë të ulët, të varfër, ne po ulimtatimet për rreth 177 000 vetë anë e këndShqipërisë, në të gjitha profesionet, për të cilatsapo fola, po u kthejmë afërsisht 20 milionë dollarënë vit, për çdo vit të mandatit tonë. Kush nga jumerr më pak të ardhura, përfiton më shumë ngaulja e tatimit. Secili nga ju që fiton më pak, 30 deri35 000 lekë në muaj, do të marrë një rrogë mujoremë shumë në vit, rrogën e 13-të. Të tjerë si ju, metë ardhura pak më të mëdha, 35 deri në 45 000lekë, do të marrin gati 80% të një rroge mujore nëvit. Të tjerë, me të ardhura edhe pak më shumë,45 deri në 55 000 lekë, përfitojnë një gjysmë rrogemujore më shumë në vit. Të gjithë të tjerët, nga kyprag deri në pragun e 130 000 lekëve, do tëpërfitojnë nga 10 deri në 40% të një rroge mujorenë vit.

Për çfarë demagogjie flisni? Këto janë fakte.Ka një tabelë në bazë të të cilës llogaritet tatimi qëju paguani mbi të ardhurat që ju deklaroni dhe këtojanë shifrat. Merreni ish-ministrin dhe ish-kryeministrin, vërini përpara çdo kamere dhemësojuni llogaritë. Natyrisht, këto shifra do t’judalin. Ky ishte premtimi, që mbajmë për 177 000shqiptarë, në të gjithë ata sektorë që përmenda.

Pak më parë dëgjova edhe një herë tjetër tëpërsëritet e njëjta histori në bazë të së cilës këta,ai kryeministri dhe ky ish-ministri, ju paskan çliruarnga tatimi për pagat deri në 30 000 lekë. Po këgënjejnë? Deri në muajin prill taksonin edhe pagën10 000 lekë. Këtu, në sallën e Kuvendit, unë dhekolegët e mi deputetë kërkuam që ky prag tëshkonte të paktën deri në pagën 25 000 lekë në

muaj. E refuzuan dhe erdhën një muaj parafushatës dhe thanë “Tani po ju çlirojmë”, pasi 8vjet me radhë u kishin marrë edhe qindarkën efundit, duke u rrjepur edhe lëkurën e fundit.

Së dyti, premtuam në fushatë se do të tatojmëndershmërisht fitimet nga sipërmarrja, duke tatuarmë shumë fitimet e mëdha dhe duke bërë drejtësi,kështu e shkruam programin e Partisë Socialistedhe programin e qeverisë. Këtë premtim pombajmë sot. Deri dje na kanë akuzuar, pavarësishtse nuk kishim ardhur në pushtet, se nuk po mbanimpremtimet. Tani që po i mbajmë, po na akuzojnëpse po i mbajmë premtimet. Po heqim taksënvendore mbi biznesin e vogël, po heqim tatimin10% mbi të ardhurat personale nga biznesi i vogël.Po vendosim një normë të re, 25% më të vogël,vetëm 7,5 % mbi fitimet e këtij biznesi, sa gjysmae tatimit 15% mbi biznesin e madh dhe korporatat.Ky ishte premtimi që bëmë dhe po e mbajmë, dukebërë drejtësi për 66 000 sipërmarrje të vogla, qëdo të paguajnë më pak, duke nisur nga furrat ebukës. Kjo do të ketë ndikim edhe në çmimin ebukës, por në rënie, jo në rritje, siç thotë agai.Biznese të vogla me xhiro nga 0 deri në 5 milionëlekë janë 71% e bizneseve, sipas tabelës së ish-ministrit. Bizneset nga 5 deri në 8 milionë lekë zënë10% të të gjithë totalit të bizneseve, pra vetëm ngakjo taksë përfitojnë 81% e bizneseve në këtë vend.Për çfarë represioni flet ai?

Vazhdojmë më tej. Po vendosim të ndihmojmëdirekt krahun e fortë të sipërmarrjes në punësimdhe në eksport, biznesin fason, duke e klasifikuarsi biznes të vogël apo duke ngrirë tatimin e fitimitpër tre vjet, me kushtin e riinvestimit po në Shqipëri.

Gjithashtu, po heqim dyshemenë e pagës sëtatueshme për çdo punëtor të ri, të punësuar nëbiznesin fason, për 6 muajit e parë të pagës së tij,duke e goditur fort dyshemenë abuzive që i rëndonakoma mbi qafë biznesit fason. Po bëjmë edhemë, po heqim tatimin 10% për çdo prind në fshat,që kërkon të kalojë pronësinë e tokës te djali apote vajza e tij brenda trungut familjar. I jam lutur,këtu në sallën e Kuvendit, ish-ministrit të Financavedhe ish-kryeministrit që ta hiqnin këtë taksë, sepseishte e turpshme. E hoqën tatimin 10% vetëm përshitjen e tokës dhe refuzuan ta hiqnin për kalimine pronësisë së tokës brenda trungut familjar.

Po diskutojmë nivelin e ri të tatimit për mëshumë se 200 milionë dollarë, që korporatat emëdha realizojnë si fitim, e ndajnë si divident dhee nxjerrin jashtë vendit, duke mbyllur edhe

129

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

mundësinë e vetme për evazion fiskal.Pra, po ulim tatimin për të ardhurat nga puna,

pra rrogat dhe po përfitojnë mbi 177 000 tëpunësuar 20 milionë dollarë në vit. Po ulim,gjithashtu, tatimin mbi biznesin e vogël dhe popërfitojnë mbi 70 mijë të tillë. Janë 15 milionëdollarë të tjerë. Po heqim tatimin mbi sëmundjen,shërbimin për ilaçet për pajisjet mjekësore, përambalazhet e tyre dhe po përfiton kushdo i siguruarose jo në qytet apo në fshat, madje dhe ata merroga deri në 30 000 lekë, që duket sikur nuk popërfitojnë asgjë, po të dëgjosh Sali Berishën dheRidvan Boden. Pra, të gjithë ata që marrin rrogaderi në 30 000 lekë natyrisht që përfitojnëqartësisht nga heqja e tatimit mbi sëmundjen.

Po zhbëjmë sistemin e gjobës, duke rrëzuarrregulla e procedura abuzive të kushtueshme përbiznesin, duke i rikthyer atij lirinë dhe duke ulurkostot e sistemit të gjobës. Po reformojmë sistemindhe po rishpërndajmë barrën e tatimit dhe taksave,duke bërë drejtësi përmes një sistemi progresivqë taton për aq sa fiton. Kjo kushton 180 milionëdollarë, ndërkohë të ardhurat në buxhet do të jenë400 milionë dollarë më shumë, pa prekur individin,por duke luftuar krimin fiskal dhe pasurinë epaligjshme. Dua të pyes: kur ka ndodhur kjo? Kjoështë dosja e mbi 60 ligjeve fiskale në 8 vjet, sikëto që po miratojmë sot. Në ligjet e tatimet etaksave që u miratuan në 8 vjet vetëm në një rastnga 60 është ulur një tatim për ju, qytetarët eRepublikës së Shqipërisë. Ishte tatimi mbisigurimin shoqëror, tatimi që paguanit për efektpensioni, asnjë tjetër. Në 60 akte ligjore që kanëardhur në parlamentin e Shqipërisë, asnjëri nukka qenë në shërbimin tuaj, asnjë nuk ka ulur taksapër ju, vetëm njëri, ky që sapo ju përmenda. Tëgjitha kanë qenë në rritje për ju dhe në ulje përkorporatat. Ju tatoi më shumë ju dhe i taksoi mëpak korporatat. Të gjithëve ju, punëtorë e nëpunës,në vitin 2008, kjo dyshe ju mori 100 milionë dollarënga rrogat dhe uli pragun e taksueshëm në rrogën10 000 lekë, që është e barabartë vetëm me njëdrekë të tyren, pra këtu e uli pragun e taksueshëmdhe nga ana tjetër ju mori 100 milionë dollarë mëtepër. Biznesin e madh, biznesin me xhiro mbi 180milionë lekë, pra atë biznes që është më pak se 1% e gjithë bizneseve të regjistruara në RegjistrinKombëtar të Shqipërisë, e tatoi më pak, shumëmë pak. Këtë padrejtësi po zhbëjmë ne sot.

Po ashtu, dua të jap një mesazh të qartë edhepër Kryeministrin: Zoti Kryeministër, ne po mbajmë

premtimin, por e gjitha duhet të jetë e drejtë dhe endershme deri në fund. Nuk mund të jetë e tillë padetyruar kompanitë nën marrëveshje hidrokarbure,që shfrytëzojnë naftën dhe gazin e nëntokës sonë,të mos paguajnë tatim-fitim. Është e padrejtë dhee pandershme që ata të mos paguajnë tatim-fitimin. Nuk duhen amnistuar për çka kanë fshehurnë këta 8 vjet dhe që nuk e kanë paguar si tatim-fitim. Nëse duam të bëjmë drejtësi për të gjithë,drejtësia duhet të fi l lojë nga kompanitëkoncesionare të naftës dhe të gazit, që poshfrytëzojnë një pasuri të fundme të qytetarëve tëRepublikës së Shqipërisë, po fryhen e popasurohen vetë, po shpërndajnë dividentë dhe nukpo paguajnë asnjë qindarkë tatim-fitimi. Prej këtejduhet të nisë drejtësia, me qëllim që të gjithë tëtjerët të jenë të detyruar të paguajnë atë që jugaranton ligji.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit!Me diskutimin e zotit Braçe përfundojmë

diskutimet për projektligjin “Për disa ndryshime nëligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi tëardhurat”, të ndryshuar”.

Vazhdojmë me diskutimet për projektligjin“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975,datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, tëndryshuar”.

Janë regjistruar për të diskutuar, ngamaxhoranca, këta deputetë: Ervin Koçi, Evis Kushi,Majlinda Bufi, Eduard Shalsi, Erion Braçe dheArben Ahmetaj, në emër të të grupit. Nga opozitakanë regjistruar emrat: Ridvan Bode, Genc Ruli,Genc Pollo, Gerti Bogdani, Gent Strazimiri, OerdBylykbashi dhe Sali Berisha në emër të grupit.

Urdhëroni, zoti Koçi!Ervin Koçi – Faleminderit!Më në fund, pas shumë vitesh, kemi një

paketë fiskale që vjen bashkë me buxhetin, paketëqë është në ndihmë të shtresës në nevojë, qëlehtëson shtresën e mesme dhe mbështetbiznesin. Për shkak të situatës së vështirëfinanciare në të cilën ndodhet vendi, të trashëguarnga qeveria e mëparshme dhe qëllimit të qeverisëpër uljen e nivelit të borxhit publik për një periudheafatmesme, është ndërhyrë me kujdes në taksa etatime, për të qenë pranë shtresave në nevojë, sidhe për të përmirësuar treguesit makroekonomikëpër vendosjen e stabilitetit financiar, duke marrënë konsideratë edhe plotësimin e kërkesave tëbiznesit.

Viti 2013

130

Legjislatura e 8-të

Paketa fiskale, përveç konsultimeve tevazhdueshme me FMN-në, ka marrë nëkonsideratë edhe propozimet e Bankës Botërore,duke u bazuar edhe në praktikat më të mira tëvendeve te BE-së dhe atyre të rajonit.

Paketa fiskale pasqyron filozofinë e qeverisësë re, një filozofi krejt e ndryshme nga ajo epushtetit te djeshëm dhe opozitës së sotme.Paketa është e plotë dhe e orientuar nga qytetaridhe grupet e interesit, ndryshe nga më parë, kurligjet fiskale ndryshoheshin disa herë në vit përinteres të pushtetit dhe klientëve të tij.

Opozita e sotme flet për varfëri, por duhet t’ikujtohet mirë se kur ishte në pushtet vendositaksën e varfërisë, taksën e sheshtë 10%, dukerënduar shtresat në nevojë dhe ato të mesme,kurse paketa jona fiskale, falë taksimit tëndershëm, ul taksat për 97% të të punësuarve. Sirezultat i uljes së taksave, mesatarisht çdo shqiptarqë paguhet deri në 130 mijë lekë në muaj, do tëkursejë përafërsisht 30 mijë lekë të reja në vit.

Opozita e sotme, që flet për shëndetësinë,nuk mund të ketë harruar që vendosi taksën esëmundjes 10%, në ilaçe dhe shërbimetshëndetësore, duke rritur ndjeshëm çmimet e tyre.Paketa fiskale heq këtë taksë në ilaçe dhe nëshërbimet shëndetësore, duke iu gjendur pranëatyre më në nevojë dhe duke bërë të mundur qëasnjë ilaç i importuar të mos shitet në Shqipëri mështrenjtë se në vendet e prodhimit. Përmes këtijprojektligji për taksat kombëtare do të hiqet taksae ambalazhimit të mallrave që të do përdoren përshërbimin mjekësor, si ambulant për barrënmjekësore apo shishet për mbajtjen e serumit,gjakut dhe barna mjekësore, të cilat do të ulin mëtej koston e shërbimit mjekësor.

Opozita e sotme, përpara dy vjetësh, meshumë dëshirë miratoi një ligj që do të rristepagesën e kontributeve shëndetësore për tëvetëpunësuarit. Paketa fiskale vendos parimin etaksimit të ndershëm edhe në pagesën ekontributeve shëndetësore. Falë parimit se kushfiton më pak, paguan më pak, 73 mijë tëvetëpunësuar në Shqipëri, do të paguajnë më pakkontribute shëndetësore, duke shfuqizuar edhedisa nene të ligjit të qeverisë së mëparshme, qëngarkonte një barrë shumë të rëndë për ta.

Opozita e sotme, që flet sot për të varfrit,duhet ta ketë në memorien e saj që për 8 vjet nuku kujtua asnjëherë për ta, kurse paketa fiskaleështë ne funksion të një buxheti solidar, duke

rishpërndarë të ardhurat te shtresat e varfra. Çdoshqiptar, që bën pjesë në kategorinë e shtresavenë nevojë, do të përfitojë subvencion 10% përenergjinë e paguar, si dhe për produktet bazë tëkonsumit, si sheqerin, orizin, vajin apo produktetë tjera të shportës. Ky subvencion do të mbulohetplotësisht nga buxheti i shtetit në vlerën 11 milionëdollarë.

Paketa fiskale reflekton premtimin e qeverisëpër të mbrojtur me çdo kusht mjedisin dhe për tëshmangur qarkullimin e panevojshëm të makinave.Për këtë arsye kemi vendosur që taksa e qarkullimittë rritet me 10 lekë për litër. Pavarësisht rritjes sëkësaj takse, ndryshimi i çmimit të naftës do të jetëminimal, ndërkohë që efekti në çmimet e mallraveapo të shërbimeve, apo edhe në furrat e bukës dotë ketë efektin zero. Falë taksës së qarkullimit dhetaksës së karbonit, përfitimet në shëndetësi dhenë mjedis do të jenë më të prekshme për të gjithëshqiptarët.

Opozita e sotme, që po mundohet të shfaqetnë media shumë dashamirëse me biznesin, nukmund të ketë harruar se, kur ishte në pushtet përvite me radhë, i mori frymën dhe e ka çuar këtëkomunitet në kufijtë e mbijetesës. Paketa fiskaleparashikon që nga 1 janari do të heqë taksën ebiznesit të vogël, si dhe do të ulë me 25% tatimine fitimin për të. Nga kjo masë përfitojnë më shumëse 60 mijë biznese të vogla, dhe kjo ka si qëllim tënxisë sipërmarrësit e rinj, ku do të krijohen edhemundësi reale për hapjen e vendeve të reja tëpunës. Në paketën fiskale janë pasqyruar shumëkërkesa të biznesit, si: afati për të kundërshtuarrezultatet e kontrollit tatimor, që është zgjatur nga5 ditë në 15 ditë, duke i dhënë më shumë kohëtatimpaguesit; biznesit i jepet më shumë mundësiqë të përdorë garancinë bankare në vend tëpagesës së plotë të detyrimit tatimor, për të apeluarnjë kontroll apo vlerësim tatimor biznesi; publikimii të gjitha vendimeve të Drejtorisë së ApelimitTatimor, që deri tani për çështje të njëjta ka dhënëedhe vendime të ndryshme në funksion tëtransparencës dhe trajtimit të barabartë i biznesit;rimbursimi i TVSH-së për tatimpaguesit do të kalojënga administrata tatimore te sistemi i thesarit, dhekjo do të bëhet brenda 60 ditëve, duke respektuarradhën e kërkesave të tatimpaguesve dhe jo sipasdëshirës së radhës; do të hiqen gjobat që duhej tëpaguanin më parë tatimpaguesit në rastet endryshimit të deklaratës fillestare. Paketa zgjidhdhe konfliktet e krijuar ndër vite midis sektorit

131

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

bankar dhe administratës tatimore, duke vepruarnë përputhje me praktikat dhe standardeteuropiane. Edhe pse është një paketë fiskale, endërtuar në një kohë të vështirë për ekonominë evendit, ajo ofron një sistem të ri taksimi, që do tërikthejë ekonominë kombëtare familjare, frymën qëkishte mbetur në vend. Paketa ndihmon rritjenekonomike të vendit për vitin 2014 dhe krijon bazëne një buxheti solidar për përmirësimin eshërbimeve jetike për qytetarët.

Ju faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Koçi!Fjalën e ka zoti Bode.Ridvan Bode – I nderuar drejtues i seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Këtu të gjithë po thonë se sa e mirë është

taksa progresive, se është taksë e drejtë, kur ështëtaksa më e padrejtë; se është taksë e ndershme,kur është taksa më e pandershme. Nuk na thonënjë gjë (të paktën një diskutant mund ta përmendte)se ne banojmë në një rajon dhe si i tillë kemi edhekonkurrencën tonë të brendshme. Le të na tregojnënjë vend të rajonit tonë që ka sistemin e taksaveprogresive. U bë 15% tatimfitimi, nuk u bë kiameti!Le të na thonë sa e kanë fqinjët tanë këtë lloj takse,e kanë nën 10%. Nga ky moment ne kemi dalëjashtë kontekstit rajonal, kemi humbur garën ekonkurrencës me ta, kemi trembur investitorët dhekemi krijuar të gjithë zinxhirin e pasojave që vijnëprej kësaj: rënien e investimeve, rënien e konsumit,rritjen e papunësisë dhe të varfërisë në tërësi.

Ndërhyrja në këtë sistem është tërësisht epadobishme. Po ashtu (si puna e Kristofor Kolombitmë indianët, që u jepte pasqyrat dhe u merrtefloririn) thonë: “Shikoni sa bukur po e bëjmësistemin, këtyre që janë të pasur do t’u marrimshpirtin, gëzohuni o popull!”. Në të vërtetë të gjithëe dinë se për biznesin brendapërbrendaekonomisë, pasi humbin konkurrencën me fqinjëtdhe me rivalët, nuk ka rëndësi sa është taksa,rëndësi ka ta paguajnë të gjithë, sepse biznesitaksën e mbart te çmimi. Taksat, në fund të fundit,i paguan konsumatori, qytetari, ndërsa biznesiështë agjenti që i mbledh nëpërmjet çmimeve dheia paguan shtetit. E gjithë kjo ngrehinë bazohet nënjë zero.

Ligji që po diskutojmë, ai “Për taksatkombëtare”, ka në thelb rritjen me 10 lekë për litërtë taksës mbi qarkullimin e automjeteve, që do tëthotë të taksës mbi karburantet. Kjo taksë përnaftën dhe benzinën nga 7 lekë që ka qenë deri

sot bëhet 17 lekë për litër. Çfarë implikacioneshsjell kjo? Të përgjithshme: rritje çmimesh, rritjekostosh dhe humbje kompetiviteti. Nga kjo taksëqë vendoset (10 lekë është, jo ndonjë gjë emadhe), në vit paguhet 84 milionë dollarë, që dotë merren, në fund të fundit, nga xhepi i qytetarëve.Të jemi të lumtur se po paguajmë 84 milionë dollarëmë shumë nga vendosja e kësaj takse!

Për sarkazëm dhe për moralin që kaKryeministri ynë, u tha qytetarëve: “Lëvizni pak mëshumë më këmbë, se jeni bërë obezë, jeni shumëtë shëndoshë!”. Në fakt, kjo taksë nuk është vetëmpër ata që lëvizin me makina apo më këmbë, sepseme të njëjtën logjikë do t’u thoshte atyre qëtransportojnë, biznesit të vogël, apo atyre qëtransportojnë mallrat me makina dhe që përdorinkarburant: “Bëni disa transporte në kurriz,ngarkohuni, se jeni obezë!”. Me të njëjtën logjikëdo t’u thoshte fermerëve në fshat, bujqve:“Tërhiqeni vetë plugun për të punuar tokën, se jenibërë shumë obezë!”. Taksa mbi karburantet ështëtaksë mbi energjetikën, me gjithë sistemin, ështëzemra e ekonomisë. Të taksosh ekonominë menjë rritje 2,4 herë nga taksa ekzistuese, realishtdo të thotë të kesh guxim të marri. Kjo taksësigurisht që prek të gjitha kategoritë, edhe ata qëlëvizin me urban dhe do të paguajnë një çmim mëtë lartë. Në qoftë se rritja e taksës në raport meçmimin është 7 apo 10% e çmimit, sigurisht qëçmimet e shërbimeve në treg kanë një efektmultiplikator, që do ta rritin shumë më tej dheshumë më tepër. Do të jetë preteksti për të pasurnjë rritje të çmimeve në treg. Nuk ndodh që tëprekësh naftën dhe të mos kesh kosto dhe çmimetë rritura në mënyrë konstante në treg. Pikërishtse janë taksat e larta mbi karburantin, Kryeministrinë programin e tij ka shkruar: “Do të ulim koston ekarburanteve me 30% për fermerët që në 100 ditëte para. Do të rimbursojmë TVSH-në dhe të gjithataksat e tjera që paguhem mbi imputet bujqësore”.Çfarë ndodh? Me këtë taksë sigurisht që fermerëveu rritet kostoja edhe me 13 milionë dollarë mëshumë vetëm për ata që punojnë tokën. Pra, 13milionë dollarë për punimin e tokës më shumë përfermerët. Ndërkohë për këtë dhe për të gjitha taksatqë paguajnë fermerët programohen 6 milionëdollarë. 35% ka thënë zoti Rama, ndërsa me këtëefekti i akcizave dhe i taksave të tjera mbikarburantin shkon 42%, që për sasinë qëkonsumon bujqësia do të thotë 42 milionë dollarë.Vetëm kjo kosto, shto edhe 1,3 TVSH-në e

Viti 2013

132

Legjislatura e 8-të

imputeve, i thonë 56 milionë dollarë. Kryeministrivendos në buxhet vetëm 6 milionë dollarë përrimbursimet, 50 të tjerat i ka në kurriz fermeri.Gjashtë milionë dollarë për 350 mijë familje, siçthotë Kryeministri, u bie nga 1500 lekë. T’u thuashse “po ju jap 1500 lekë për t’ju rimbursuar taksatetj.”, është një mashtrim, kur vetëm kjo taksë qëvendose tani është 1500 lekë të reja në vit.

Prandaj, të nderuar kolegë deputetë, sado qëtë fshiheni pas gishtit, ju thoni shifrat tuaja, ndërsane po mundohemi t’i sqarojmë njerëzit. Kjo nukmbaron këtu, sepse fjalët tona thuhen dhe mbetenkëtu, ne do të ballafaqohemi shumë shpet. Po tëkeni kurajë, pas 5-6 muajsh dalim bashkë dheshkojmë të takojmë qytetarët e t’i pyesim sapërfituan nga taksa juaj progresive, sa u rritënçmimet nga këto marifetet e tjera që po bëni mesistemin e taksave të tjera, sa vende pune do tëhapen, sa investime ka bërë kapitali. Ju vazhdonitë mburreni se po goditni kapitalin. Kjo është egjitha një lojë. Ju me këto ligje thoni: “Poshtëkapitalizmi, por rrofshin kapitalistët!”, sepsekapitalistëve ua latë 10%, ndërsa gjithë pjesëntjetër që mbartet te konsumatori, tek individi, e kenirritur në mënyrë progresive. Ky është thelbi.

(Drejtimin e seancës e merr zoti Meta.)Ilir Meta – Fjalën e ka deputetja Evis Kushi.

Të përgatitet Genc Ruli.Evis Kushi – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë deputetë,Sot po diskutojmë paketën fiskale dhe

projektbuxhetin e vitit 2014, por, fatkeqësisht,opozita, në vend që të japë një kontribut mesugjerime konkrete, konstruktive, vazhdon të bëjëdemagogji dhe dezinformon opinionin publik rrethatij që është, pa dyshim, buxheti i rimëkëmbjes sëekonomisë shqiptare. Është fyerje për inteligjencëne çdo shqiptari të thuash se po rriten taksat, gjë tëcilën opozita e ka bërë gjatë gjithë kësaj jave nëkomisionet parlamentare, por edhe në medie.Shqiptarët e votuan masivisht taksën progresivemë 23 qershor, sepse kjo është taksa e ndershme,sepse ata që fitojnë më pak duhet dhe do tëpaguajnë më pak. Qeveria e re e mbajti premtimine dhënë që në vitin e parë të mandatit, që nëpaketën e parë fiskle, duke mundësuar që mëshumë se 97% e të punësuarve në Shqipëri tëpaguajnë më pak taksa. Po ashtu nuk është endershme të thuash se po rritet borxhi. Për cilinborxh e keni fjalën, kolegë opozitarë? Për borxhinqë e morët me interes 12,8%, ndërkohë që qeveria

e sotme po e merr vetëm me 2%, aq më keq atëqë fshehët, duke ia lënë mbi supe qeverisë së re?E keni fjalën për borxhin që i keni biznesit privat,duke e rrënuar atë nga dita në ditë? E keni fjalënpër miliardat e faturave të papaguara, për rrugë,ilaçe, shkolla të ndërtuara, dreka dhe darka nëpërrestorante?

Tani papritur u kujtuat të kujdeseni përbiznesin, që e latë në baltë gjatë gjithë këtyre vjetvetë qeverisjes suaj. Duke kundërshtuar me forcëbuxhetin që u jep atyre hakun që u takon, 35miliardë lekë vetëm në vitin e parë, sot ju po e linipërsëri në baltë atë. Po kundërshtoni buxhetin qëu jep atyre paratë që ju ua mbajtët padrejtësisht,duke i shkatërruar dhe falimentuar. Pokundërshtoni buxhetin që u jep biznesevemundësinë për t’u rimëkëmbur dhe të rikuperojnëdëmin e pallogaritshëm që i shkaktuat ju, dëm përtë cilin, fatkeqësisht, ende nuk kam dëgjuar asnjëndjesë nga ana juaj. Përveç kësaj është epapranueshme edhe propaganda e zakonshme eqeverisë së kaluar, që përsërit të njëjtin refren tëarritjeve të saj të mëdha në buxhetet e tyre tëmëparshme, madje edhe nën efektet e krizësekonomike globale. Sigurisht që efektet negativetë krizës globale janë të qarta dhe mirëkuptohennga të gjithë ne, por ato që ne nuk mund t’imirëkuptojmë, madje i dënojmë ashpër, janëefektet negative që vijnë nga mungesa epërgjegjshmërisë, keqmenaxhimi, paaftësia dhe,akoma më keq, nga abuzimi, nga vjedhjet dhekorrupsioni.

Për të bërë një krahasim, para një muaji nediskutuam këtu në parlament buxhetin faktit të vitit2012, i cili dëshmoi qartë faktin se qeveria e kaluar,apo individë të caktuar brenda saj të veshur mepushtet, kanë shkelur ligjin me dhjetëra herë, kanëfalsifikuar shifrat, kanë abuzuar me një mungesëtë theksuar përgjegjshmërie dhe respekti përmisionin e rëndësishëm dhe detyrimet ndajShqipërisë e shqiptarëve. Në fakt, sidomos nëadministratën tatimore dhe doganore, ështëabuzuar shumë, duke lejuar keqadministrimin dhekorrupsionin. Sipas të dhënave nga Ministria eFinancave, gjatë vitit 2012 kjo administratë kaarritur rekordin e vjedhjeve dhe të falsifikimeve tëbëra ndonjëherë, të cilat po denoncohen nëprokurori në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohëtani që qeveria e re propozon një paketë të refiskale me masa dhe reforma konkrete tërëndësishme për t’i thënë “stop!” kësaj praktike të

133

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

dëmshme dhe antiligjore, madje tregohet e hapur,duke bërë transparent çdo hap të sajin, çdo nismë,çdo përpjekje për të dalë nga gropa e errët ku efundosi qeveria e kaluar, opozita e sotme nuk bëngjë tjetër veçse ngre akuza të paargumentuara dheparagjykuese, duke mos qenë aspak konstruktivepër të dhënë kontribut pozitiv në procesin erimëkëmbjes së ekonomisë. Të gjithë hapat endërmarrë nga qeveria gjatë këtyre 100 ditëve tëpara dëshmojnë këmbënguljen dhe seriozitetin esaj jo vetëm për të marrë një kthesë rrënjësorepër ekonominë dhe financat e vendit, por edhe përtë luftuar plagën tepër të rëndë të korrupsionit qëka zaptuar pothuaj të gjitha institucionet shtetërorenë Shqipëri, gjë që tashmë është konstatuar edhenga institucionet ndërkombëtare. Për fat mirë,qeveria e re ka një qasje krejt të ndryshme ndajkorrupsionit. Kjo reflektohet edhe në këtë paketëfiskale dhe në këtë buxhet. Ajo i ka shpallur luftëtë hapur dhe pa kompromis dhe po e tregon këtëçdo ditë duke denoncuar afera korruptive dhe rasteabuzimesh në administratën shtetërore doganore,tatimore apo në çdo zyrë tjetër të shtetit qëpërballet çdo ditë qoftë me qytetarët, qoftë mesipërmarrjen. Gjatë muajve të fundit numri i rastevetë denoncimeve është rritur ndjeshëm. Këtësigurisht që nuk e theksoj me krenari për të treguarpunën serioze të qeverisë, por me keqardhjen ethellë për këtë situatë të dhimbshme, ku shumëfunksionarë grabitin si munden dhe sa munden nëzyrat e shtetit dhe në emër të shtetit. Sigurisht qënë këtë betejë qeveria nuk lufton vetëm me armëne ndëshkimit, por ajo po bën përpjekje maksimalepër të gjetur rrugët apo mënyrat më efiçente përta parandaluar, sepse motoja jonë në këtë luftënuk është thjesht të luftojmë korrupsionin, por mbitë gjitha të ndryshojmë dhe të modernizojmë nëpërgjithësi sistemin dhe institucionet për të moslejuar asnjë shteg apo hapësirë të mundshme qëe nxit atë.

Paketa e re fiskale përmban më së miri këtëpolitikë të re në shumë sektorë. Ajo përmbanreforma të thella, konkrete dhe drastike, që jovetëm luftojnë korrupsionin, por i bëjnë këta sektorëmë efiçentë dhe rimëkëmbin në përgjithësiekonominë e vendit për të siguruar standarde tëlarta dhe të krahasueshme me shtetet e BE-së, kune aspirojmë të anëtarësohemi.

Të dashur qytetarë,Koha do të tregojë se ky buxhet do ta lehtësojë

ndjeshëm jetën tuaj, pasi u vjen në ndihmë

shtresave në nevojë, lehtëson shtresën e mesmedhe mbështet biznesin në masë tëkonsiderueshme.

Ashtu siç ju premtuam dhe siç premtoi qeveriaqë në fillim, buxheti i ri heq TVSH-në për ilaçetdhe shërbimet shëndetësore, duke e ulur çmimine tyre. Ky buxhet mbështet biznesin e vogël dukehequr taksën e biznesit të vogël dhe duke ulurtatimfitimin në 7,5 %. Buxheti rrit pagat e policëveme 25%, duke mundësuar më shumë rend dhesiguri për zbatimin e ligjit në të gjitha institucionetshtetërore ose private, si dhe duke mundësuar mëshumë siguri për ushtrimin e biznesit. Ky buxhetmbështet rininë, personat me aftësi të kufizuar,bujqësinë, arsimin, punësimin, vetëpunësimin etj.Ky është buxheti i rimëkëmbjes ekonomike dhe itransformimit të gjithanshëm, është një buxhetzhvillimi, që do të mundësojë rilindjen e votuar ngashqiptarët më 23 qershor.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Genc Ruli.Genc Ruli – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar deputetë,Do të përpiqem që atë gjykim dhe vlerësim

që japin mbi impaktin e kësaj pakete fiskale të kësajpolitike buxhetore, dokumenti i parë i zbatimit tëprogramit të kësaj qeverie, ta shoh më tëpërqendruar nën ndikimet e drejtpërdrejta pozitiveapo negative (në qoftë se do të kishim edhepozitivë) që ajo ka mbi një pjesë të ekonomisësonë, mbi ekonominë rurale, mbi një pjesë tëpopullatës sonë, mbi popullatën që jeton në zonënrurale. Është ndarë gjerësisht mendimi edhe nënivele politike, shkencore dhe profesionale, poredhe në nivele të afshit të fushatës, se rigjallërimii bujqësisë, i fermës bujqësorë dhe i tërë zonësrurale është jetik për këtë vend. Është me rëndësitë madhe ekonomike dhe sociale, sepse atje jetonende 48% e popullatës, por, çka është edhe më evështirë, në formulat ekonomike ekziston ende50% e fuqisë punëtore të vendit në këto zona. Zonarurale sot është edhe një lloj amortizatori, sepseështë përthithësja më e madhe emigracionit, qëpo na kthehet nga kriza në vendet fqinje.Bujqësia, për fatin tonë, në 10-vjeçarin e funditështë futur në dinamikën e një rrit jeje tëpandërprerë. Mund të them se vetëm gjatë viteve2006-2012 rritja mesatare e sektorit të bujqësisëka qenë 4,5% në vit. Madje në vitet e krizës, po t’ishohim pas 2010-s, ka vazhduar dhe është i vetmi

Viti 2013

134

Legjislatura e 8-të

sektor që mban ende një rritje prej 3% në vit. Ështënjë sektor që së fundi u fut në zinxhirin e balancëstregtare me jashtë nëpërmjet eksporteve, që vetëmnë 5 vjetët e fundit janë rritur tri herë. Pra, nuk kapasur asnjë marrëzi apo gabim në gjykimin erëndësisë që ka ky sektor ekonomik, madje kaqenë një garë mes forcave politike në fushatën efundit se kush do të përbetohej apo se kush do tëpremtonte më shumë ndihma për këtë sektor. Nëpremtimet për sektorin e bujqësisë keni qenë mëlart. Ishit gati partia agrare numër një e vendit nëpremtimet për këtë sektor, por nga premtimet derite realizimet... Sot po flasim për një program qëka të bëjë me realizime, me buxhetin dhe me ligjetfiskale që miratohen sot, në mos nesër.

Po jua përmend, pavarësisht se e keni alergjitë përmenden, se cilat kanë qenë angazhimet osepremtimet lidhur me sektorin rural, me ekonominëbujqësore, me fermën dhe me fermerin.

Po e nis me reduktimin e TVSH-së për farat(ne e lamë me një ligj që e reduktonte totalisht,sigurisht me formulën e drejtë, së cilës ju iqëndroni, asaj të rimbursimit, përndryshe asgjë nukshkon te fshatari, po e përdore duke hequr TVSH-në), e cila, nga shifra buxhetore që na ka ardhur,është në masën 20%. Nuk është reduktim indjeshëm, sikurse thuhet në programin e qeverisë.E ndjeshmja fillon diku te 50-përqindëshi.

Po marr fjalë të thëna konkretisht nëprogramin tuaj. “Furnizimi i naftës pa akcizë”.Debat i madh disavjeçar. Faktikisht kishim disasinkrone edhe te lajmet në disa medie gjatë këtyreditëve, ku premtimi shkonte më shumë se kaq, prajo vetëm do të hiqej, por do të hiqej edhe taksa eqarkullimit. Është ajo taksë që me ligjin që podiskutojmë ne tani e shtojmë 12 lekë për litër.“Brenda katër vjetësh do të çojmë ujin në çdoparcelë të Shqipërisë. Për këtë do të vëmë 160milionë dollarë.” As 560 milionë dollarë nuk dalinpër ta çuar ujin në çdo parcelë. Duhet ta dini mirëse në Shqipëri, por as në të gjithë botën, se jo egjitha ajo që quhet “tokë” vaditet. Pra, nuk kenipër ta çuar dot. Është edhe shprehje e gabuarprofesionale. Për më tepër, nuk bëni dot gjë me160 milionë. Duhen minimumi 560 milionë dollarë.

Keni thënë se do ta pesëfishoni financiminpublik për zhvillimin rural. Nuk do të prisja që ju tapesëfishonit që vitin e parë. Nuk hyj në këtë ab-surd, por doja të thosha se edhe ky është një objektqë keni vendosur. Në qoftë se vë zero vitin e parë,si do ta pesëfishosh për katër vjet? Të paktën duhet

ta fillonit me dyfishim në vitin e parë, me trefishimnë vitin e dytë dhe në fund të vitit të katërt do takishit pesëfishuar. Pra, çfarë jep ky programmasash dhe çfarë i jep ky buxhet sektorit bujqësor,fermës, fermerit dhe popullatës fshatare? Sigurishtqë në këtë zonë nuk ka vetëm ferma bujqësore,por edhe aktivitete të tjera jobujqësore. Ështëbiznesi i vogël, madje me xhiro nën 2 milionë lekënë vit. Ky biznes i vogël për zonën rurale është imadh relativisht, me xhiro nga 2 milionë deri në 8milionë. Gjithashtu kemi edhe biznesin e madh,ku hyjnë serrat e mëdha, fabrikat që përpunojnëproduktet ushqimore, atë që ne e quajmë“agrobiznes”, qendrat e grumbullimit dhe qendratfrigoriferike deri në përpunimin e lëndëve të para,të drurit apo të mineraleve, që janë kryesisht nëzona rurale dhe punësojnë banorët e kësaj zone.Me sistemin e taksave që ju vini, me sistemin etaksave që ndërtohet sipas parimit, sepse duhetmbajtur slogani i fushatës, “Po jap disa lehtësirame lugë”, kjo, nëpërmjet taksave të qarkullimit, qëjanë akciza, tatimi i qarkullimit mbi naftën etj., poju merret me garuzhde. Asnjë prej këtyre biznesevejo vetëm që nuk ka gjendje neutrale që të dalë pasnjë viti, me aq taksa sa paguante para një viti, pori bie që, nga familja e deri tek organizimi i saj nëformën e biznesit, të gjithë të paguajnë më shumëse ç’kanë paguar një vit më parë, ose më mirë nëvitin që po mbyllim.

Biznesi i madh që lidhet më shumë me zonënrurale, që është edhe mbyllje e ciklit bujqësor,është agroindustria. Kjo e fundit ka karakteristikënjë gjë: ka sipërfaqe të mëdha ndërtimi,kapanonesh, për vetë natyrën e aktivitetit që bën.Përnjëherë, përveç rritjes së tatimfitimit me 50%, ivihet një taksë që pikërisht në këto momente, kurajo është një industri ende foshnjore, por e ndërtuarmirë, sepse direkt që sot është konkurruese nëeksportet tona të pakta. Kjo industri merr taksën edyfishimit të vlerës së godinës, si një goditje tëparë që ia japin, dhe është një nga industritë mësakrifikueset në të gjitha llojet e industrive që kemi,me aksesin më të paktë në kredi, me investime qëvijnë kryesisht nga fitimi i vetë pronarit, kurse neshkojmë dhe i vëmë një çengel tjetër në fyt kësajindustrie. Sigurisht që keni dëshiruar t’i rritnit taksat,por mund të kishit parë hartën e shtrirjes së tyremë me kujdes. Për më tepër kur zonën rurale ekeni përcaktuar, me të drejtë, gjatë fjalëve tuaja sitë rëndësishme, por duhet ta kishit treguar sot mekëtë dokument ta parë se është zona më e

135

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

rëndësishme.Për sa u përket rimbursimeve që jepen

aktualisht, faktikisht në buxhetin e Ministrisë sëBujqësisë, Zhvillimit Rural dhe të Ujërave ka njëfond shtesë, i vetmi, prej 600 milionë lekësh qëjepet për të bërë rimbursimin e TVSH-së sëinputeve. Nuk e thoni shprehimisht, por besoj dukepërfshirë edhe naftën. Kalkulimi shifrës të jep atë...

(I drejtohet zotit Braçe.)Do të biesh në kontradiktë me veten.Pra, a e mbulon kjo vërtet rimbursimin e

ndjeshëm të inputeve, kostoja kryesore që kafermeri ynë? Po ta shohim (është një e dhënë ngaMinistria e Financave, jona dhe juaja, në këtë pikëkanë mbetur njëlloj), vlera totale vjetore e TVSH-së së inputeve, kryesisht fara, fidanë, plehrakimike, pesticide etj., është 1,4-1,5 miliard në vit.20% e kësaj që mbulohen janë rreth 300 milionë.Pra, nga 600 milionë që kemi dhënë përrimbursimet, 300 milionë janë për këtë, kurse 300milionë të tjera mbeten për naftën. Sa është akcizae naftës si vlerë që përdor bujqësia? Bujqësiapërdor në rastin më të vogël 40 mijë tonë në vitnaftë. Pra, vlera e akcizës për këtë konsum do tëishte 1 miliard e 480 milionë lekë. Atëherë, me 300-milionëshin që qeveria ka alokuar për rimbursim,sa mbulohet nga kjo? 20%. Bajagi sikur ta kishimmarrë këtë 20%. U rrit një gjë që nuk ështërimbursuar, u rrit taksa e qarkullimit. Kjo taksë për40 mijë tonë naftë është 480 milionë. Pra, ti irimburosn 300 milionë, por i merr nëpërmjet rritjessë taksës 480 milionë. Fshatarësia jonë do tëpaguajë 180 milionë lekë më shumë vetëm përnaftën këtë vit.

Dua të them edhe diçka tjetër, sepseKryeministri ynë ka edhe një huq, që ështëshprehje e oratorisë, që pikërisht për gjërat që nuki njeh dhe nuk i di fare flet më me patetizëm dheme pasion se për çdo gjë tjetër. Tha se e kishinrritur 50% buxhetin për investime direkte nëbujqësi. Zakonisht të tilla quhen ato për sistemin eujitjes dhe të kullimit. 10% janë rritur formalisht.Janë me letrat e Ministrisë suaj të Financës. Ky10-përqindëshi për ne që e njohim financën dhe edimë se si ndërtohet buxheti ka një hile të bukur:është i gjithi kostoja e brendshme, pra çfarë shtetivë në një projekt që e ka me një kreditor, që nërastin tonë është Banka Botërore. Ai projekt,ndërhyrja në 14 diga, është shumë i rëndësishëm.Kaq sa i është dhënë atij nga buxheti i shtetit, aika koston e brendshme.

Asnjë vepër e re në ujitje e në kullim. Mbrojtjanga erozioni nuk do të bëhet këtë vit me buxhet.Kemi propozuar ne në komision, inshalla e kanërritur akoma më shumë, por prapë do të thosha sekurrë nuk është 50%, sa tha Kryeministri ynë. Fletme pasion për gjëra që s’i di. Përmendi këtu diçkaqë duket e parëndësishme. Dhe vërtet: në këtëzallamahi taksash që keni bërë ju, që kishit vënë10 për qind tatim kur babai ia transferonte tokëntë birit!... Por s’e keni kuptuar se ajo taksë nuk kaaspak efekt fiskal. Ajo është pjesë e reformës sëkonsolidimit të tokës. Ferma jonë e vogël, me njëmesatare prej 1.2 hektarësh, ka edhe një të keqetë dytë: ky 1.2 hektar është i ndarë në katër parcela.Që fshatari ta konsolidojë fermën, t’i afrojë parcelatnë një, kjo është diçka që bëhet në formën etransaksioneve, që fshatarët kanë filluar t’i bëjnëduke i shitur njëri-tjetrit parcelat që të bashkojnëparcelën e tyre. Dhe ne, duke e ditur që ata e bëninpër këtë qëllim, ua hoqëm 10-përqindëshin, ndërsa10-përqindëshi, falja e tokës së babës tek i biri dotë thotë ta fragmentosh tokën në njëzet thela. Juqofshi me këtë mendësi për reformën e tokës, seas keni kuptuar gjë. Do të ishte e pabesueshmedhe vërtet nuk e prisja që, duke pasur të ardhurashtesë për vitin 2014, dyzet e katër miliardë lekë,keni rritur stokun e borxhit nga shtatori deri sot me1.2 miliard dollarë. Po si ore, të paktën 20 milionëdollarë nuk i çuat te bujqësia për këtë vit? Në këtëmënyrë do të jepnit dëshminë e parë, por edheurtinë, e madje dhe intrigën pragmatiste politike,po ta kishit! Atje keni 50% të elektoratit, aty ështëpjesa e ekonomisë që çdo qindarkë që i jep shtetisot, ta kthen në rritje ekonomike nesër. Ishte i madhpërbetimi që bëtë për bujqësinë gjatë fushatës, porpo aq i madh është mashtrimi që po bëni ndajbujqësisë sot, që miratoni të parim këtë buxhet,me të cilin viheni në provë.

Ilir Meta – Fjalën e ka deputetja Majlinda Bufi.Të përgatiten Gerti Bogdani dhe Genc Pollo.

Majlinda Bufi - I nderuar drejtues i seancës,Të nderuar kolegë, Fjalët më të shumta të

thëna në këtë seancë të sotme janë “buxheti”, “tëardhurat”, “shpenzimet”, “taksat” dhe “tarifat”.

Sigurisht, kur flitet dhe diskutohet për buxhetindhe për paketën fiskale, normale është kjo gjë, këtoterma përfshihen në të. Janë thënë po kaq fjalëedhe në komisione sa këtu, nga parafolës kolegëopozitarë apo dhe nga kolegë të tjerë. Këto ditëshqiptarët kanë dëgjuar akuza e fjalë pa mbarim.Po dëgjojnë se po u qahet halli, po mendohet

Viti 2013

136

Legjislatura e 8-të

shumë për ta, thua se në tetë vjet që kaluan kenibërë po të njëjtën gjë, keni menduar po për ta.Dhe çfarë keni bërë?

Po e nisim që kur erdhët. E mbani mend, tëdashur kolegë opozitarë, kur erdhët në pushtet në2005? Karta e luftës kundër korrupsionit ishte fjalae ditës. “Luftë pa kufi me duar të pastra”, - thoshit.Dhe ja ku jemi pas tetë vjetve, mjaft të shohimç’ndodh në sistemin gjyqësor. Shqiptarët po eshohin çdo ditë të zbardhur mediatikisht skenarine duarve të pastra.

Po sistemi arsimor? Rinia shqiptare sot ështëdhe duhet të jetë “shumë e lumtur”, se ndihet mirëme një diplomë në xhep, por kurrkund nuk shehdritë dhe mundësi për punësim. Të lumtur duhettë jenë të gjithë shqiptaret, sepse besoj statistikishtjemi ndër vendet e para që për numër banorëshkemi numrin më të lartë të universiteteve.

E çfarë duhet të përmendim më parë, tëpërmendim rritjen ekonomike, performancën eadministratës apo zbatueshmërinë e ligjeve?

Janë thënë shumë, por prapë mbetet endepër t’u thënë. 100 ditë kaluan dhe ne nuk do tëmerremi më me çfarë keni bërë ju dhe çfarë nalatë si trashëgim. Sot jemi në ditën kur fjalët janëkonkrete, me shifra të përcaktuara specifikisht.

Është shumë e qartë se çdo parti apokoalicion, edhe si ky yni qoftë, vjen për të qeverisurme një program të qartë. Dhe sigurisht që për tërealizuar këtë program, ato që gjatë fushatës ufolën si premtime, normalisht duhen instrumentetligjore dhe financiare, që bëjnë të mundurrealizimin dhe kthimin e premtimeve në realitet. Anuk janë kjo paketë dhe ky buxhet instrumentetme të cilat do të realizohet ky program?

Besoj ndajmë të njëjtin mendim se nuk mundtë kemi të njëjtin program dhe të njëjta premtime.Pse jemi të ndryshëm, ndaj na votuan shqiptarët.Sigurisht pse jemi të ndryshëm vendosëm tëfaktojmë borxhin real që ju u latë jo vetëmbizneseve. A e mbani mend, të nderuar ekspertëopozitarë të financave? Në komision nuk iupërgjigjët dot pyetjes se sa ishte borxhi real. Besojse edhe tani nuk i përgjigjeni dot. Vetëm tani passkanimit të situatës nga “Deloit & Touch” kemi njërezultat real të borxhit, që vetëm pjesa që do tëshlyhet më 2014 është 390 milionë dollarë. Siduhet të veprojmë? Ashtu siç keni vepruar deri mëtani, të vazhdojmë me projekte e investime të rejapa shlyer më parë ato në vazhdim? Jo. Ky nukështë parimi i punës së kësaj qeverie dhe

shqiptarët duhet ta dinë mirë këtë argument. Tëvijmë te biznesi, i vogël apo i madh qoftë ai.

A nuk ishte premtim dhe është pjesë eprogramit të kësaj mazhorance krijimi i një klimendryshe ndaj kësaj pjese të shoqërisë? Unë besojfort se cilido sipërmarrës apo biznesmen që nadëgjon tani, apo edhe një pjesë e mirë e kolegëvekëtu brenda nesh, ndan me mua të njëjtin mendimse është shumë e rëndësishme të kemi barazi,ndershmëri dhe korrektësi përpara ligjit, t’i themi“stop!” favorizimit dhe klientelizmit prej pushtetit,mjaft me procedura të pafundme dhe tëpanevojshme përpara dyerve të zyrave dhefytyrave të punonjësve të korruptuar. A nuk ishtepremtim dhe është pjesë e programit qeverisësheqja e taksës së biznesit të vogël? Me shifrat dheefektet që do të sjellë ky veprim unë ju ftoj tëmerremi më pas, kur ky efekt të jetë i dukshëm.

Meqenëse ju, të nderuar kolegë të opozitës,shqetësoheni kaq shumë për këtë pjesë tëshoqërisë, unë mendoj se këtu duhet të ndihenimirë. Çdo të thotë kjo? Që në xhepat e pronarëvetë biznesit të vogël dhe të të vetëpunësuarve sëbashku do të hyjnë 32 milionë dollarë në një vit.20 milionë dollarë që vijnë nga heqja e taksës dhe12 milionë dollarë nga efekti i uljes prej 2,5% tëtatimit mbi fitimin.

Po me biznesin e madh? Edhe pse ngastudimi dhe krahasimi i bërë me vendet e rajonit,por edhe më gjerë, jemi përsëri shumë ulët nënivelin e taksës mbi tatimfitimin, unë besoj se fitimimë i madh janë lehtësitë e krijuara në menaxhimindhe mënyrën e apelimit, që është më në fund njëfrymëmarrje dhe procedurë transparente nërespekt të trajtimit të kësaj pjese si partner meshtetin dhe qeverinë. Për këtë vit të ri fiskal reformado të përqendrohet në futjen e rregullavetransparente të vlerësimit dhe mbledhjes së tatimitmbi të ardhurat personale, TVSH-së dhe tatimitmbi fitimin, duke u nisur nga fakti se këto tatimegjenerojnë çekuilibrime të shumta ekonomike kurnuk zbatohen drejt, ashtu siç janë programuar tëzbatohen.

Nuk dua të përsëris dhe të flas për taksënprogresive mbi të ardhurat personale në shifrakonkrete, ato janë bërë të dukshme edhemediatikisht tashmë. Unë dua të pyes shqiptarëtnë masën më të madhe, po kryesisht ju drejtohemmësuesve, infermierëve, policëve e të tjerëve tëkësaj kategorie referuar pagës së tyre: a jeni tëbindur mbi përfitimin real që keni nga aplikimi i

137

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

kësaj takse? A nuk mendoni se më në fund kaardhur koha kur çdo njeri duhet të taksohet sipasmundësisë reale që krijon me të ardhurat e veta?

Unë besoj se kjo pjesë, edhe pse ndoshta joshumë e qartë sot për këtë, pikërisht prej spekulimitqë kjo opozitë bën edhe këtu, në fund të vitit qëvjen do ta falënderojë këtë qeveri për zbatimin ekësaj takse. Por do ta falënderojë edhe ajo pjesëe të sëmurëve që kanë nevojë për trajtim me ilaçedhe shërbim spitalor, sepse me heqjen e TVSH-së për një grup të gjerë barnash do të ketë mëshumë buxhet për ta dhe sigurisht shërbimi do tëjetë me cilësor.

Dhe në fund nuk mund të jemi të njëjtë edhepër mënyrën si e sheh kjo mazhorancë stabilitetinmakroekonomik të vendit nëpërmjet këtij buxheti:vënien nën kontroll të borxhit publik dhe ndërtimine strategjisë për uljen e tij.

Ky buxhet i këtij viti të ri është fillimi i njëprogrami afatmesëm dhe synohet që në vitin 2018borxhi publik të ulet në 60 %.

Buxheti vendos disiplinë në financat publike,duke bërë të mundur rimbursimet, gjithashtu dhetransparencën, që kontratat e lidhura të hidhen nësistemin e Thesarit.

Buxheti bën të mundur rikthimin e punës dherihapjen e kantiereve të punës nëpërmjet kryerjessë investimeve në një masë prej 72 miliardë lekësh,nga të cilat 6 miliardë lekë i takojnë fondit tëzhvillimit të infrastrukturës rurale.

Buxheti mbështet në masë tëkonsiderueshme shtresat në nevojë, duke zgjidhurdiferencat e trashëguara në fonde për ndihmëekonomike dhe pjesën e shoqërisë me paaftësi.

Nuk mund të jemi njëlloj edhe në rritjenekonomike reale që ky buxhet parashikon në këtëvit të ri financiar: nga 1.2 % në fund të këtij viti qëpo mbyllim. në 2% në fund të vitit që vjen.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Gerti Bogdani,

përgatitet zoti Shalsi .Gerti Bogdani - I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Të nderuar qytetarë shqiptarë,Para se të flas për projektligjin që po

diskutojmë, më duhet të ndalem në dy pika nëlidhje me sa tha kolegia parafolëse, se ky buxhetparaqet një klimë ndryshe ndaj biznesit shqiptarsot, qoftë i vogël, i mesëm apo i madh. Vërtet ështëklimë ndryshe, sepse biznesi sot nuk u pyet, nuk uthirr asnjëherë në tryezat e rrumbullakëta për t’ u

pyetur për paketën fiskale, aq më tepër përbuxhetin e vitit 2014, për më tepër që të gjithadhomat e tregtisë që funksionojnë në Shqipëri ekanë kundërshtuar në unison këtë paketë fiskaledhe i kanë kërkuar qeverisë që ta ndryshojë, sepsei dëmton ato, dëmton qytetarët shqiptarë.Gjithashtu tha edhe diçka shumë interesante: thase “nuk jemi shumë të bindur për taksën progresivedhe jo shumëkush e di se çfarë është”. Për këtëgjë jam dakord: as Kryeministri dhe as ministri iFinancave nuk janë shumë të qartë për taksënprogresive. U desh një vit derisa të vinin te kjopaketë fiskale. Shkelën të gjitha afatet, të gjithaparashikimet ligjore derisa e sollën paketën fiskalesot në parlament. Dhe në një pikë jam shumëdakord: patjetër pas një viti le t’i pyesim buxhetorëtshqiptarë, t’i pyesim të punësuarit shqiptarë nëseishin më mirë me taksën e vjetër, apo do të jenëmë mirë pas një viti. Kam përshtypjen se përgjigjjanuk do t’ju pëlqejë, megjithatë le të kthehemi tepika e rendit të ditës.

Besoj se të gjithë e kemi parë, apo të paktëne kemi dëgjuar talljen e fundit që bëri Kryeministripërpara qytetarëve shqiptarë kur tha se, po të rritëakcizën për karburantin, rritet çmimi i naftës, porkjo do të thotë se mund të ecim më shumë mëkëmbë e t’i përdorim më pak automjetet tona, mëpak veturat dhe të ecim më këmbë, sepse kjo ibën mirë shëndetit (!). Tallje si për nga përmasa,ashtu dhe për nga logjika e çmendur. Jam kurioztë di: ky Kryeministër, që u kërkon qytetarëveshqiptarë të ecin më këmbë e të mos përdorinmakinat, sot me çfarë ka ardhur në këtë seancë,me makinë, më këmbë apo mbi gomarin e fushatëssi Nastradini? Them “si Nastradini” sepse përrallatë tilla vetëm ai mund t’i tregojë dhe vetëm ai mundt’i besojë. Sepse kur thotë se çmimi i naftës nukndikon në çmimet e tjera, kjo është një përrallë qëçdo qytetar shqiptar arrin ta kuptojë. Kjo mund tëketë dy shpjegime dhe dy arsye: ose Kryeministrimerr vesh nga ekonomia, financat dhe matematikadhe këtë rritje taksash e bën me vetëdije të plotëdhe gënjen kur thotë se çmimet e tjera nukndikohen, ose vërtet beson se rritja e çmimit tënaftës nuk ndikon fare në rritjen e çmimeve të tjeranë ekonominë shqiptare, gjë që do të thotë se nukmerr vesh as nga financat, as nga ekonomia dheas nga matematika e thjeshtë. Sepse një gjë ështëe sigurt: rritja e akcizës së karburanteve me 100lekë do të rrisë direkt çmimin e naftës për litër me100 lekë. Kjo do të thotë se duke filluar që nga 1

Viti 2013

138

Legjislatura e 8-të

janari i vitit 2014, pra pas më pak se dy javë njëlitër naftë në treg do të jetë 200 lekë e më shumë.Po ashtu një litër benzinë. Kjo rritje, ndryshe ngasa thotë Kryeministri ynë, rrit në mënyrë tëdrejtpërdrejtë kostot dhe shpenzimet e qytetarëveshqiptarë, të 400 mijë qytetarëve shqiptarë që sotjanë pronarë automjetesh, të mbi 90 mijëqytetarëve shqiptarë që janë pronarë kamionësh,motoçikletash apo traktorësh. Rritja e çmimit tënaftës rrit direkt koston e fermerit, ose ky i funditduhet t’i futet parmendës, meqenëse i bën mirëpër shëndetin, siç thotë Kryeministri. Rrit direktkoston e transportit urban e ndërurban. Le tëmarrim një shembull: një student nga Durrësi qëvjen çdo ditë në Tiranë, do të paguajë më shumënga ç’paguante deri dje, apo duhet t’ia fusë mëvrap të lehtë, sepse i bën mirë shëndetit, siç thotëKryeministri. Rrit direkt koston e shërbimit tëtaksive në qytet, rrit direkt koston për emigrantëtshqiptarë që udhëtojnë me traget për të vizituarfamiljet e tyre gjatë festave. Apo mos vallë këta tëfundit duhet ta marrin me not?

Këtë barrë do ta ndiejë direkt edhe biznesi ivogël, i mesëm apo i madh qoftë ai. Le të marrimsi shembull një biznes të vogël, biznes të cilinKryeministri e gënjen duke i thënë se do t’ia bëjëtaksën zero. I gënjeu në fushatë dhe po i gënjenedhe sot me këtë paketë fiskale dhe me këtëbuxhet. Le të marrim si shembull një biznes qëfiton 10 milion lekë në vit. Me uljen e tatim-fitimitnga 10% në 7.5%, i bie të kursejë 250 mijë lekënë vit, por me rritjen e akcizës së naftës, nëse kybiznes konsumon 6 litra në ditë, ose 2400 litra nëvit, i bie të paguajë 240 mijë lekë në vit, shto këtuedhe TVSH-në, 288 mijë lekë. Pra, në fund të vititpaguan shumë më tepër sesa kursen nga ulja etaksës. Taksa zero dhe lehtësimi i biznesit ështënjë mashtrim i pastër. Konsumatori dhe qytetarëtshqiptarë do të ndjejnë këtë barrë në ekonominëe familjeve të tyre dhe jetesën e tyre, sepse rritja eçmimit të naftës do të ndikojë në çdo shërbim qëata do të marrim, pasi çdo hallkë e ekonomisë dheindustrisë varet nga çmimi i një litri naftë. Kjo barëkrijohet as për 5% dhe as për 95%, por për 100%të qytetarëve shqiptarë.

Ky Kryeministër nuk ka as konceptin bazë tëfunksionimit të ekonomisë dhe as nuk e vretmendjen se po i dëmton qytetarët shqiptarë.Problemi qëndron edhe në faktin se kyKryeministër ka folur në ajër dhe ka gënjyer përnjë Shqipëri të rrënuar, ndërkohë që e vërteta është

ndryshe. Me këtë buxhet ai është duke e çuar drejtrrënimit ekonominë e qytetarëve shqiptarë, sepërrallën se 5% i tyre do të paguajë për 95%shqiptarët nuk do ta besojnë më nga 1 janari i viritqë ven, se nga kjo datë të gjithë dëmtonte. Ai mundtë ketë nostalgji për rrugët e Tiranës ku më shumëshihje karroca me kuaj, se makina tek-tuk. Kjo ishtekoha e Enverit për ata që e mbajnë mend, por kjonuk mund të ndodhë në një ekonomi tregu.Ekonominë nuk mund ta çojmë përpara me këtëfilozofi.

Të nderuar kolegë, besoj se e mbani mendshprehjen e një kolegu të maxhorancës sot, dikurnë opozitë me ne, por edhe në opozitë me kryetarine vet, kur thoshte: “Ju lutem, mos i flisni shoferit tëautobusit!”. Kam përshtypjen se kur Kryeministrideklaroi se ekonomia shqiptare është një kthesëtë madhe dhe të vërtetë edhe ju të gjithë po thoni:“Aman, ju lutem mos i flisni shoferit tashmë qëështë në kthesë, se është akoma edhe më errezikshme!” Kjo është e kuptueshme, por ç’fajkanë shqiptarët, që doni t’ua vështirësoni jetën,përfshi këtu edhe ata që ju kanë votuar juve më23 qershor, të mashtruar nga përralla e rilindjes?

Ju faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Eduard Shalsi.Eduard Shalsi - I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Po të kisha konstatuar se përfaqësuesit e

opozitës sot do të bënin një diskutim real dhe mekëmbë në tokë në lidhje me buxhetin, do ta kishatërhequr këtë diskutim, por po shoh se vazhdondemagogjia turbulluese. Madje, sot i kam parë satë hutuar dhe të trazuar, po aq edhe të trembur.Nuk e di se nga u vjen trembja, por ndoshta ngalajmet e fundit. Vetëm pak ditë më parë pamë sesi një mit i tyre në pushtetin vendor u shkërmoq.Një njeri që nuk e meritonte të ishte as punonjës irëndomtë i administratës dhe jo më të imagjinohejse do të ishte në krye të një bashkie. E keniprezantuar si një model suksesi, ndërkohë qëvetëm dy ditë më parë shqiptarët panë dhe dëgjuanse çfarë përfaqësonte ky model familjar drejtiminë bashki.

Keni arsye të jeni të trazuar dhe të trembur,sepse një erë e re po fryn për Shqipërinë. Dëgjovame shumë vëmendje shumë prej diskutimeve tuajadhe m’u kujtuan shumë gjera që kanë ndodhurgjatë këtyre tetë vjetëve tuaja. Keni zgjedhur qëmbrojtësit tuaj më të flaktë të jenë ish-kryeministridhe ish-ministrat. Pikërisht personat që duhet të

139

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

jepnin llogari përpara shqiptarëve për këtëkatastrofë që i shkaktuan vendit, por edhe partisësuaj.

Vazhdoni me këtë model dhe nxirrni përparanjerëzit që duhet të jepnin sot llogari. Jeni tëshqetësuar për naftën, për akuzat, për legalizimet,dhe të përndjekurit, por me fjalë. I harruat se sipak muaj më parë këtu pranë parlamentit i zinitme dru ish-të përndjekurit; harruat se kur ataprotestonin, madje kishin hyrë edhe në një grevëurie, ju i anatemonit, i fyenit me gjithfarë lloj fjalësh.

Gjatë muajit tetor dhe nëntor kemi pasur nëKomisionin e Veprimtarive Prodhuese mjaftkontakte me grupe të ndryshme sipërmarrësishapo shoqatash dhe na treguan historinë e pullavefiskale. Ju që shqetësoheni kaq shumë sot përbizneset, dua t’ju rikujtoj historinë e pullave fiskale:20 euro paguanin për cigaret dhe po e njëjtakompani në vende të tjera harxhonte vetëm 2dollarë. Rrekeshit t’u shpjegonit shqiptarëve, seShqipëria është e vogël, kompania ka kosto tëlarta. Ndërkohë, vetëm në Kosovën fqinje, me tënjëjtën popullsi, pak a shumë harxhohej 10 herëmë pak.

Ju vazhdoni t’u tregoni shqiptarëve seshqetësoheni për biznesin. Për cilin biznesshqetësoheni ju? Po. Është e vërtetë që jenishqetësuar, por jeni shqetësuar për disa bizneserreth e rrotull familjes, ato që majmët në kurriz tëshqiptarëve gjatë gjithë këtyre kohërave. Fondi imbrojtjes sociale është rritur me 15%, punësimipo nxitet me një fond prej 300% më shumë nga aiqë latë ju. Zyrat e punës kanë në dispozicion 220%më shumë nga ç’u dhatë ju. Ju harroni se sishpenzonit miliona euro për reklama. I mbani menddenoncimet tona vite më parë dhe në vazhdimësi,kur i kërkonim Ministrisë së Mbrojtjes, tëBrendshme dhe të Kulturës se për çfarë shërbejnëkëto reklama? Ishte koha kur i shisnit shqiptarëvemizerjen ekonomike për mrekullinë ekonomike. Jaku jemi sot me miliona euro të shpenzuara përreklamat.

Në vend të vinit sot kokulur para shqiptarëvedhe të bënit një diskutim në të drejtën tuaj dhe tëkritikonit buxhetin, por përpara se të fillonit të flisnit,u keni një borxh të madh shqiptarëve dhe ndaj dotë ishit të besueshëm nëse rast se do t’u kërkonitnjë ndjesë të madhe shqiptarëve. Shihni se çfarëka thënë ish-kryeministri në vitin 2012, për atëbuxhet që sot, dy vjet më pas, e pranojnë se ështëbuxhet krize! Shihni se çfarë ka thënë në janar, në

maj, në qershor dhe dhjetor, kur i tregonteShqipërisë mrekullinë e tij ekonomike! Kemidëgjuar shumë gjëra të thëna sot. Aq të vogla janëato gjëra që mund të bëjnë sens, sa nuk i mbajmend, me thënë të drejtën. Po naftën e fermerëvee harruat? Çfarë bëtë ju në 8 vjet për këtë naftë qëpo ju shqetëson kaq shumë, përveçse e rritëtshumë herë më tepër. I vutë shkelmin në fytfermerëve. Nuk doni ta kuptoni apo jeni kaq tëpapërgjegjshëm.

Për 8 vjet me radhë i mashtruat shqiptarët përlegalizimet. Ku i keni? Çfarë legalizimesh bëtë?Apo legalizuar shtesat pa leje të një pjese prej jush.Këtu nuk dua t’ju fus të gjithëve në një kallëp. Kadeputetë të rinj, për të cilët nuk kam ç’të them. Pore kam me ish-ministrat dhe sidomos me një pjesëtë atyre që impononin mbrojtjen e politikaveqeveritare, pa e ditur se çfarë thoshin. Mësojenise viti 2014 është një vit që do të kthejë stabilitetinnë Shqipëri! Jeni të shqetësuar për borxhet? Kenimarrë para mbi 12% interesa vjetore, ndërkohëqë shikoni se si ka operuar kjo qeveri mepërgjegjshmëri.

Kur fillon e flet ish-kryeministri juaj për FMN-në, si mund t’i lejoni vetës të dëgjoni talljen që ubën shqiptarëve. Shihni sa kontradiktor ështëqëndrimi për FMN-në. Ka arsye të shqetësohet dhetë trazohet, sepse mallkoi dhe shau, por sotbilancet janë të qarta; borxhet tuaja janë të qartadhe siç e thotë ministri vetëm një pjesë ka dalë nësipërfaqe dhe më shumë ka për të dalë. Këtyrebizneseve që rrekeni t’i kontaktoni, çfarë u thonipër borxhet që u keni lënë atyre kompanive, qëkur i ftonit, u thoshit se nuk i paguanit dot se bëninpunë shumë më tepër nga ç’ju kërkonit ju. Po sot,çfarë ju thoni?

Deviza juaj është e qartë: keni zgjedhur tëtalleni me shqiptarët edhe sot në opozitë, si atëherënë qeveri. Por mos harroni, se do të jenë ata qëdo të tallen me ju, sikundër u tallën si asnjëherëtjetër në datën 23 qershor!

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Gent Strazimiri.Gent Strazimiri - Faleminderit, zoti Kryetar!100 ditë qeverie të Sude hanëmit në këtë

vend, duket sikur janë rivënie në skenë e filmavemë mediokër të realizmit socialist, duke filluar ngapartizani Meke, te “Zonja nga Qyteti” dhe tani, mesa duket, po shfaqet filmi “Përballimi”. Kemi dheshokun Martin këtu, që thotë se plani 2-vjeçar do

Viti 2013

140

Legjislatura e 8-të

të sjellë begatinë. Foli këtu për buxhet jo sigjithmonë, bëri një hartim, foli për errësirë socialedhe për dritën sociale, që u pritka të vijë. E quajtikërdi qeverisjen e Sali Berishës, errësirë socialenë një vend ku rritej pensioni çdo gjashtë muaj,herë 7 mijë lekë, herë 10 mijë lekë, herë 12 mijëlekë dhe ku i kishit gati të gjithë anëtarët eorganizatës bazë, pensionistët që kanë harruar tëvdesin, nuk e kuptoj se pse, duke u thënë nëpërradha njerëzve: e more ç’na bëri, se 5 mijë lekëna e rriti. Nga 5 mijë lekë çdo gjashtë muaj,pensionet u dyfishuan. Errësirë sociale, kërdisociale. Invalidët, gjithashtu, kanë njohur vetëmrritje, gati dyfishim, përkrahja sociale po ashtu,rrogat e mjekëve, të infermierëve, rrogat e policëvenë vitin 2008 janë rritur 28%.

Tani presim të dalim në dritën sociale, ngae cila do të duhej të përfitonin rreth 640 mijëindividë, kryesisht të pjesës më të prekshme, mëvurnerabël, nga pikëpamja sociale, në një qeverisocialiste. Ky shkon dhe i takon për t’u shpjeguarpaketën dhe ditët e lumtura që do të vijnë dhekonstaton që janë obezë, në një vend me uri, nënjë vend me 1 milion të papunë, në një vend tëpashpresë. Ju thotë ecni në këmbë se ju bën mëmirë. Kriza e Saliut i paska dhjamur.

Të drejtat sociale. Sipas prezantimit që u bëkëtu dhe me hartimet e përgatitura nga sektori ipropagandës i Partisë Socialiste, një pjesë e mirëjuaja foli me shumë optimizëm për ditët e mira qëna presin, Ka një mekanizëm shumë interesantqë Saliu, Ridvan Bode dhe asnjë prej këtyrekolegëve të mi, ish-ministra, nuk e bëri gjatë kohëssë kërdisë sociale. Rritja e taksave është sekreti.Ta quash robin hudizëm, nuk është, sepse t’uamarrësh të pasurve dhe t’ua japësh të varfërve bënnjë sens, të vjetër shumë, sa përralla e Robin Hudit,të provuar dhe të stërprovuar, por as kjo nuk është.Po ua merrni të pasurve, po shkatërroni të mesmitdhe do të çoni për bukën e gojës edhe të varfrit.Ky këtu tha se duke rritur taksat dhe tatimet, dukerritur çmimin e naftës, që sigurisht do të sjellë rritjene çmimit të bukës së miellit, të makaronave, tëvezëve dhe të çdolloj produkti, sepse, sigurisht,nafta, karburanti është artikulli më sensitiv në tregdhe në çmime, pra, duke u rritur të gjitha taksatdhe tatimet, veçanërisht të pasurve, të pasurit dotë na e shtokan pasurinë. Eureka! Dorën në xheptë të pasurve sa do ky dhe të pasurve do t’u shtohetpasuria. Ndërsa më të varfërve, duke mos ua rrituras rrogat dhe as pensionet, asnjë cent në 3 vjetët

e ardhshme, do t’u shtohet fuqia për t’u përballurme varfërinë. Është për të qarë dhe për të qeshur,tha Sude Hanëmi, në rolin e Kryeministrit.

Në 8 vjet errësira sociale kishte një borxhshumë alarmant, 60%. U tha të gjithë shqiptarëvese nga sa u bien të paguajnë për frymë.Jashtëzakonisht i rrezikshëm borxhi. Drita socialesjell një borxh 74%. Shqiptarët duhet të jenë tëlumtur që kanë një borxh tashmë jo pak, por 14pikë më të lartë sa ai borxhi alarmant, 60%-shi.

Do të thoni të mos abuzojmë. Sigurisht që jo.Pa borxhe asnjë ekonomi private ose familjare,asnjë ekonomi shtetërore nuk shkon. Po për çfarëmerret borxhi është problemi. Kur borxhi ishte 60%,domethënë 14 pikë përqindje më i vogël se ky qëkeni sot dhe e shpallni me krenari, u investua përtë bërë disa rrugë. T’i shkosh në shtëpi tjetrit e tapyesësh: a je me borxhe? Si e ke situatënekonomike? Për Zotin thotë ai, borxhe kam, kamkredi në bankë, por kam ndërtuar këtë dyqanin,kam ndërtuar këtë fabrikën, ja ku i kam lekët.Paratë e mia janë prapë, preken me dorë,prodhojnë pasuri. Në qoftë se shkon tek tjetri dhetë thotë se 74% të mundësive të veta teorike i kaborxh dhe këto i përdor për të ngrënë bukë, kjonuk mund të quhet dritë sociale. Do t’jua thoshteçdo kryefamiljar, në secilin prej cepave tëShqipërisë. Kjo është aritmetikë e thjeshtë. Kenimarrë, në emër të të varfërve, 14% më shumëborxh për t’u dhënë bukën. Keni marrë 1 miliarddollarë në 3 vjet. Këtu dikush tha se kenimarrëveshje me FMN-në, por marrëveshjen asnjënuk ka parë deri më sot. E keni bërë natën si në1941-n, kur themeluat partinë, por ne marrëveshjenuk kemi parë akoma.

Dimë, dhe këtë e konfirmoni dhe ju, që janëmarrë 1 miliard dollarë, që do të paguhen në 3vjet, shumë mirë, në emër të të varfërve. 640 mijëështë numri. Në qoftë se ky borxh do të kalonte nëemër të të varfërve, secili prej tyre do të mund t’juthoshte sot, si pensionist, si paraplegjik, sitetraplegjik, si persona që marrin përkrahje socialeqë, me një aritmetikë të thjeshtë, 1 miliard dollarë,për 640 mijë veta, i bie 1562 dollarë secilit në vit.Kjo do të thotë 44 dollarë në muaj shtesë. Asnjëcent nuk ua keni shtuar. Borxhin e keni marrë nëemër të tyre. Këtu dikush foli përpara dhe tha seështë shtuar fatura me kaq dhe me aq. Në errësirënsociale të Saliut, situata financiare e vlerësuar nga“MOODS”-is “Standard and Poors”, “Finçi” ishte Bplus. Në kulmin e krizës nuk lëvizte plusi. Ishit të

141

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

pakënaqur. Një krizë e thellë, 1 milion të papunë,këtu nuk jetohet.

Tani dolëm në dritën sociale. Vlerësimin efundit “MOODS”-i, “Finç”-i, “Standard and Poors”e kanë sjellë më 19 nëntor të këtij viti. Të parafundite kishin në qershor dhe vazhdonte të ishte B plus.Në dritën sociale, pas 60 ditë qeverisjeje iku plusi.Por ne duhet të jemi më të lumtur, po vjen dritasociale. Nuk është këtu ky ministri, që nxori njëtabelë ku tregonte që FMN-ja na e paska certifikuarkëtë borxh, që këta herë thonë se është 100milionë, herë 200 milionë, herë 300 milionë, herë780 milionë tha ky sot. Po mirë more, zotëri, a ishtekjo FMN-ja që ka nxjerrë atë dokumentin zyrtar tëFabricio Sakomannit, ministrit të Financave tëItalisë, që ka fotografuar situatën ekonomikeshqiptare, përfshirë dhe borxhin brenda në shtator?Në tetor ju ka ardhur me postë, ditën kur ministri iFinancave ka qenë në Ëashington për negociatatme FMN-në, këto që na ndritën.

Suksesi me të ardhurat. Thoni që çupat kanëmbledhur 4 miliardë lekë më shumë, kanë punuardhe e gjitha këtë shumë, 4 miliardë lekë, plus 0,9të tjera do t’ua çoni të varfërve invalidëve,paraplegjikëve, tetraplegjikëve, që paskan qenëfatura të papaguara. Aferim, por duhet t’u thoni pakkëtyre njerëzve që plani që u keni caktuar çupaveështë 38,7 miliardë lekë më i vogël se ai qëmblidhte Ridvan Bode. Kjo do të thotë se të gjithëvekëtyre që po thoni se po u jepni para shtesë, nuk ukeni dhënë 4 miliardë shtesë. Ju keni borxh dhe34,7 miliardë lekë të tjera, nga ato që mblidhteRidvan Bode.

Ju folët këtu për faturë për ish-pronarët, përish-të persekutuarit. Ky është një dëm të cilën kjoshoqëri vazhdon ta paguajë, pavarësisht se kushe bëri dëmin. Dëm i shkaktuar nga baballarët tuajdhe nga disa prej jush, që jeni këtu dhe që kurrënuk ka për t’i dalë fatura deri në fund. U përpoqëm,por gjetët ca spiunë sigurimi që thanë se nuk jemitë kënaqur, dogjën dhe shokun për para, taniqofshin të kënaqur në marrshin një cent.

Meqë e nisëm me filmin “Përballimi”, të paktënshoku Martin në një nga ato skenat kur shikon qëshkruhet: “Plani dy-vjeçar do të sjellë begatinë”,sigurisht, ka socializëm aty, por ka dhe një fijerealizëm, i thotë dikujt që ka në krahë: çfarë janëkëto budallallëqe që shkruani. Ky as këtë nuk ethotë. Ky nuk është as realist, as socialist, por ështëthjesht një ndërzim i Sudes me diçka të ngjashmeme një Sude, por përsëri as kjo nuk është. T’ju

them të drejtën edhe Sudja në ato premtimet eveta herë pas here, faturat i paguante, por ky nuki paguan faturat e veta. Kështu që besoj se ështërasti që me shumë sinqeritet t’i kërkoj ndjesë zonjësHasude Kadëna për krahasimin fyes që bëra mekëtë hanëmen këtu, që emrin do t’ia gjejmë mëvonë.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Bylykbashi.Oerd Bylykbashi – I nderuar zoti kryetar,Të nderuar kolegë,Tre muaj më parë debatuam për herë të parë

programin e qeverisë Rama. Paralajmëruam seqeveria nuk kishte program, se premtimet e sajelektorale ishin tretur ose ishin shëmbëlltyra tëturbullta të atyre premtimeve të bëra në qershor,pa u skuqur faqja. Paralajmëruam se me atëmandat, që po merrte Edi Rama bashkë me IlirMetën, askush nuk mund t’i kërkonte llogari kësajqeverie, sepse ajo të dërrmonte, kështu thaKryeministri. Në fakt, atëherë nuk llogaritëm edhetritolin, edhe policinë që do të përdoreshin për tëfrikësuar këdo që do të guxojë të kërkojë të drejtatose të kërkojë llogari. Në tre muaj Edi Ramashpartalloi konsensusin politik me aktin normativantikushtetues për nëpunësin civil. Largoi ngapuna mijëra nëpunës, ktheu policinë në instrumentpolitik, shkatërroi prona të ligjshme me tritol dhebuldozer, prishi kontrata të ligjshme koncesioneshdhe mbylli biznese, rrënoi financat publike, dukemarrë borxh qindra milionë dollarë për shpenzimeqeveritare dhe sikur të mos mjaftonte, si qershiambi tortë, desh na solli dhe armët kimike të Asadit.Pra, me gjithë këto zullume në vetëm tre muajRama na solli në buzë të greminës.

Sot me këtë paketë fiskale dhe me këtëbuxhet, me taksat që po u ngarkon në shpinëshqiptarëve po u thotë që këtu në buzë të greminësbëni dhe një hap përpara. Por duke i gënjyershqiptarët, ndërkohë që i sheh në kokërr të syrit,ai u thotë që hapin final ta bëjnë drejt e në greminëne krizës ekonomike, që ky Kryeministër po u hapnën këmbë për vitin 2014 e më pas. Propagandae pacipë e Ramës, e njëjtë me atë të Enver Hoxhësnë 1945-n: ai që fiton më shumë duhet të paguajëmë shumë dhe ai që fiton më pak duhet të paguajëmë pak, për veshët e shumë njerëzve mund tëtingëllojë ëmbël, por shpesh edhe gënjeshtrat mëtë rrezikshme janë shumë të ëmbla, njësoj si atotë komunistëve dhe nazistëve që premtuan se tëgjithë do të hani me lugë floriri.

Viti 2013

142

Legjislatura e 8-të

Në fushatë ky Kryeministër premtoi taksënprogresive. U tremb nga reagimi negativ dhe equajti taksë të ndershme. Ky është mashtrimordiner dhe unë dua t’ua ilustroj shqiptarëve menjë shembull të thjeshtë. Një profesionist rrogëtar,një pronar i një biznesi të vogël dhe pronari i njëbiznesi të madh, janë të tre miq. Cili mendoni sepaguan më shumë? Po të dëgjosh Ramën,profesionisti rrogëtar është ai më pak iavantazhuari dhe më pas në radhë vjenbiznesmeni i vogël dhe pastaj biznesmeni i madh.Ky i fundit fiton më shumë, duhet të paguajë mëshumë. Po ta shohim nëse është kështu,profesionisti rrogëtar paguhet 160 mijë lekë të rejanë muaj dhe në fund të vitit ai merr 1 milion e 920mijë lekë. Për Ramën ky rrogëtar duhet të paguhetnjë pjesë me zero për qind, një pjesë me 13% dhenjë pjesë me 23%. Dhe në fund të vitit ky njeripaguan 238 mijë lekë të reja në vit. Biznesmeni ivogël ka xhiron të certifikuar 8 milionë lekë dhe nëfund të vitit fitimi i tij është 1 milion e 920 mijë lekë,ekzakt sa profesionisti që merr vetëm rrogë. Dukeqenë se Edi Rama e ka premtuar që taksën e tijdo ta bëjë 7,5%, në fund të vitit ky person do tëpaguajë vetëm 144 mijë lekë të reja. Pra, më paksesa ai me pagë. Në fund biznesmeni i madh, qëe ka xhiron 8 milionë e 100 mijë lekë të reja në vit,pra vetëm 100 mijë lekë më shumë sesabiznesmeni i vogël, por kualifikohet si biznes imadh, edhe ky në fund të vitit qëllon që merr fiton1 milion e 920 milionë lekë, njësoj sa dy të tjerët,dy shokët e vetë. Por Rama ka vendosur që këtëpasanikun ta shtrydhë deri në fund, t’i marrë 15%nga ky fitim dhe ky do të paguajë 288 milionë lekë.

Edhe njëherë për ta përmbledhur: për të njëjtattë ardhura, 1 milion e 920 mijë lekë të të tre këtyreindividëve, por për burime të ndryshme të krijimittë të ardhurave të tyre, biznesi i vogël pagë osebiznesi i madh këta paguajnë: biznesmeni i madh288 mijë lekë, rrogëtari 238 mijë lekë dhebiznesmeni i vogël 144 mijë lekë. Se ku shkonllogaria, përpiquni ta bëni vetë! Pra, për të njëjtattë ardhura kjo taksë e drejtë ose progresive e këtijKryeministrit tonë, rrogëtarit i merr 94 mijë e 800lekë më shumë sesa biznesit të vogël dhe vetëm5 mijë lekë më pak në vit sesa biznesit të madh.Ku është drejtësia e taksës progresive që thotëKryeministri? Për të njëjtat të ardhura tatohenndryshe. Të tre miqtë më 1 janar do të ulen të pinëkafen më shtrenjtë se më 31 dhjetor, sepseKryeministri e rriti taksën e kafes. Dhe pasi të mos

i ketë dhënë karar drejtësisë së kësaj takseprogresive të Ramës, do të tallen dhe me marazme pyetjen sharlatane që bënte një ministër: “Posa litra naftë blihen me 5 mijë lekë të reja?” Nëfakt ata përgjigjen e kanë: deri më 31 dhjetor blinin27 litra naftë, nga data 1 janar blejnë vetëm 25litra. Plot 2 litra më pak për 5 mijë lekë të reja. Kjosepse Kryeministri e rriti me 12 lekë për litër taksën.Sa mirë që ky ministri, që bëri këtë pyetjensharlatane, nuk është në tavolinë duke pirë kafeme këta të tre, se ia tregonin paq këta se si ishtellogaria.

Pra, taksa e drejtë e Ramës vetëm drejtësinuk ka. Por Rama insistoi edhe dje me rastin e100 ditëve të para të dështimit: “Taksa e sheshtëishte vjedhje”, kështu tha ai përsëri. Në fakt, edhefamiljarët e tij thonë që, kur është i bindur, ai nuktërhiqet, por shkon deri në fund. E pra, sa mirë qëedhe Kryeministri nuk ishte ulur me këta tre miqtënë kafene dhe t’u shpjegonte drejtësinë e taksëssë tij apo se karburanti më i shtrenjtë bën mirë përzemrën, sepse do t’ia shpjegonin me shuplaka,kjo është gjuha që kupton Kryeministri, se metaksën e sheshtë të Sali Berishës ata të tre do tëpaguanin njësoj për të njëjtin fitim, vetëm 192 mijëlekë të reja në vit. Të tre njësoj. Jo me atë shkallëndryshimi që ju përmendët.

Konkluzioni është shumë i thjeshtë: kjo ështëtaksa e progresionit të zhdrejtë dhe e pabarazisë.Me fjalë të thjeshta, në qershor, kur premtoi, dhenë shtator, kur mori mandatin, Edi Rama i mashtroishqiptarët. Kjo paketë fiskale vendos sotkëmbëkryq mes shqiptarëve pabarazinë fiskaledhe atë sociale. Persona me të ardhura të njëjta,vetëm se kanë zgjedhur të fitojnë të ardhurat etyre me burime të ndryshme, diskriminohen.Zotërinj, kjo është antikushtetuese!

A mbyllet këtu gënjeshtra e Kryeministrit?Sigurisht që jo. U tha shqiptarëve se do t’u jepteshëndetësinë falas, se shërbimin shëndetësor dota blinte shteti dhe shqiptarëve do t’ua jepte falas.Kjo është në program e shkruar. Tha se do hiqtekontributin shëndetësor dhe se paratë do t’i merrtenga taksimi i përgjithshëm. Gënjeshtër edhe kësajradhe! Jo vetëm që kontributin shëndetësorshqiptarët do të vazhdojnë ta paguajnë, por do tapaguajnë edhe më shtrenjtë, sepse u hoq tavanitashmë. Dhe kjo do të jetë më shtrenjtë edhe nëqytet, edhe në fshat. Por ka gjëra për të cilatKryeministri ynë e mban llafin. Kontributi, që do tëpaguajmë më shtrenjtë se në kohën e qeverisë

143

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

“Berisha”, do t’i shtohet premtimit se paratë përshërbimin shëndetësor do t’i marrë nga taksimi ipërgjithshëm. Dhe kështu më vonë, më 1 janar2014, litri i karburantit do të jetë 12 lekë mështrenjtë dhe me siguri të gjithë ne nga viti që vjendo ta paguajmë një litër karburant të paktën 2 mijëlekë të vjetra.

Sipas Kryeministrit qenkemi dhjamosur, seedhe bukën shkojmë e blejmë me makinë. Por përne ka menduar vetë Kryeministri, sepse po nashtrenjton karburantin që të ecim më shumë, tëtresim ca yndyrnat dhe kështu të ulet rreziku isëmundjeve kardiovaskulare. Dhe kjo do të bëhete gjitha në mënyrë natyrale. Pra, kjo qenkashëndetësia falas e Kryeministrit dhe e ministravetë tij, se tjetër gjë në këtë buxhet nuk pamë.

Të nderuar shqiptarë, e përsëris: falas, përKryeministrin, do të thotë më shumë kontribute ngapagat tona për sigurim shëndetësor dhe karburantmë i shtrenjtë që ne të mos sëmuremi.

Në përfundim, nuk mbahet mend njështrenjtim i tillë i karburantit me taksa siç bëhetme këtë ligj. Deri më sot çmimin e karburantit e karritur bursa. Në fakt kjo është përgjigje edhe përatë ministrin që bën pyetje sharlatane. Nga 1 janarikarburantin e rrit Edi Rama me taksë.

Zoti Kryeministër, nuk ka shqiptar që nukskuqet nga marazi kur ti tallesh me ta dhe u thuase këtë rritje të taksës na e bën për arsyeshëndetësore apo për ambientin. Taksë mëshkatërrimtare për ekonominë nuk mund të ketë.100 për qind e shqiptarëve do të preket nga kjotaksë dhe do të varfërohet. Asnjë nuk bën dallim,sepse jo vetëm ata që kanë makinë për punë, përfamiljen apo për kohën e lirë do ta paguajnë këtëtaksë, por edhe ata që përdorin mjetet publike dotë paguajnë më shtrenjtë dhe po ashtu do tëpaguajmë të gjithë në çdo çmim të produkteveushqimore dhe joushqimore, sepse nuk do tëmbetet çmim pa u rritur.

Kjo taksë do t’i rrisë kostot biznesit të madhdhe atij të vogël, dhe bujqëve të vetëpunësuar,ndryshe nga ajo gënjeshtër që paraqetKryeministri. Të gjithë këta do ta shkarkojnë taksëne tyre te konsumatori final dhe ata që do ta vuajnëmë shumë janë të varfrit, ata që nuk marrin asgjë,ata që e kanë pagën vetëm 30 mijë lekë apo qoftëdhe biznesi i vogël ambulant apo jo, të cilëveKryeministri u thotë se po u hiqka taksën. Por nëseçmimet rriten, fuqia blerëse bie. Ato biznese qënuk do të arrijnë të shkarkojnë kostot e kësaj takse

të re, të pasurisë së dyfishuar, do të falimentojnë.Kështu, mijëra vetë do të humbasin vendet e punësdhe më pak vetë do të blejnë mallra.

Zotërinj, ky është spirali i një krize të thellë,dhe kjo është ajo gremina që i përmenda në fillimzotit Kryeministër, por me siguri ai po mendon mevete si ujku tek ajo përralla “Ujku dhe kau”:“Kujtojnë se jam piktor”. Në fakt, të gjithë shqiptarëte dinë se Kryeministri ynë është vetëm njëmashtrues.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka kryetari i Komisionit të

Ekonomisë, zoti Erion Braçe.Erion Braçe – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Natyrisht, pas kaq orësh, diskutimi po kalon

në absurd. Dëgjova dikë këtu që thotë dhe po epërsërit vazhdimisht duke sjellë si argument rritjene shpenzimeve të çdo familjeje apo të çdo tëpunësuari se po rritet akciza e kafesë. Në asnjënga 8 projektligjet që janë paraqitur këtu nuk karritje apo që të parashihet që rritja e akcizës sëkafesë. Aty i keni aktet, mund t’i merrni dhe t’ishihni. Deputetit Berisha dua t’i them që tandryshojë deklaratën e tij për rritjen e akcizës sëkafesë. Po nuk e ndryshoi ai, nuk e ndryshonaskush tjetër.

E dyta, një tjetër tha se profesionistët në këtëvend paguhen me 160 mijë lekë të reja rrogë nëmuaj. Nuk e di, mbase është edhe kështu. Por kjoështë një pjesë vazhdimisht edhe më e vogël,përndryshe më duhet të pyes: po mësuesit çfarëjanë, nuk janë profesionistë, që marrin më pakrrogë sesa këta dhe natyrisht përfitojnë nga taksimiynë progresiv? Po mjekët çfarë janë, nuk janëprofesionistë, që marrin më pak rrogë sesa kaqdhe përfitojnë nga tatimi progresiv? Po të gjithëata që punojnë në sektorë të rëndësishëm të renditdhe të sigurisë publike, të mbrojtjes, dhe nëadministratë publike, po të doni edhe nëinstitucione të tjera private, që marrin më pak rrogëse kaq, çfarë janë, nuk janë specialistë? Edhe atatë gjithë përfitojnë nga tatimi ynë progresiv.

Një tjetër deputet i vuri në peshore të gjithë,si sipërmarrësin e vogël, që mezi bën deri në 2milionë lekë të reja xhiro në vit, ashtu edhespecialistin që merr rrogë për 8 orë 160 mijë lekëtë reja në muaj. Nuk mund të vihen në kandar.Natyrisht, ne do të vazhdojmë të mbrojmë pikërishtatë biznesmenin e vogël, atë sipërmarrësin evogël, për ta ndihmuar që të paguajë më pak dhe

Viti 2013

144

Legjislatura e 8-të

të rrisë aktivitetin e tij.Në fund dua të them se ka një kufi përtej të

cilit mund të përdorin çfarëdolloj argumenti,çfarëdolloj emërtimi, specialist, nëpunës, etj., etj,me radhë, por ka një limit, që është rroga edeputetit; ajo është diku te 150-155 mijë lekë tëreja në muaj dhe natyrisht ne nuk mund ta ngremëpragun për veten tonë, sepse do të hynim të gjithënë konflikt interesi thjesht për të mbrojtur atëspecialistin, por për të përfituar deputeti dhe çdofunksionar tjetër politik i administratës. Jo,deputetët do të paguajnë më shumë. Ministrat dotë paguajnë më shumë. Të gjithë funksionarëtpolitikë do të paguajnë më shumë në të gjithanivelet e administratës. Natyrisht, kjo pagë prekedhe pjesën tjetër, edhe ata që paguhen me 160mijë lekë të reja.

Po e përsëris: retorika që po përdoret këtu katë bëjë me të voglin, por në fakt, ka parasysh tëmadhin. Për atë është i gjithë diskutimi, për atë qëfiton shumë. Ua thashë edhe pak më parë, nukështë halli as i bujkut, as i fshatarit, as i atij qëshëtit me urbanin e Tiranës apo përdor urbanin nëçdo rreth tjetër të Shqipërisë, por është halli i atyretë mëdhenjve. Do të vijmë te ligjet e tjera dhe dota shikoni që nuk bëhet fjalë për taksën eapartamenteve të para vitit 1993, por bëhet fjalëpër taksën e të gjithë atyre të tjerëve që kanësipërfaqe të mëdha dhe që i kanë vënë në përdorimme qira apo edhe më gjerë për shërbime të tjeratë mëdha tregtare.

Megjithatë, të vijmë te nafta. Sapo dëgjovaqë çmimin e naftës në këtë vend e ka rritur bursa.Po, ashtu është. Çmimi i naftës rritet në bursë. Pormë duhet të pohoj se këtu në Shqipëri çmimin enaftës e ka rritur edhe tjetërkush, e rriti ai që emori akcizën e naftës nga 18 lekë dhe e çoi 37lekë për litër, e rriti ai që vuri taksën e karbonit 5lekë për litër, e rriti ai që vendosi për herë të parënë këtë vend taksë qarkullimi mbi litrin e naftës,në fillim 5 lekë në mes të vitit dhe pastaj në janar7 lekë të tjera. E mbani mend të gjithë ish-ministrine Financave kur erdhi këtu dhe na argumentoivendosjen e taksës së qarkullimit. Doli dhe na thase është e padrejtë që të ketë një taksë qarkullimifikse, për të gjithë njësoj, si për ata me cilindratëtë madhe të makinës, si për ata me cilindratë tëvogël të makinës, si për ata që e përdorin makinënpër të gjuajtur te blloku, si për ata të tjerët që epërdorin makinën thjesht dhe vetëm kur kanë hallapo hall pune. Pra, do të bëjmë drejtësi, tha ish-

ministri i Financave atëherë, dhe përnjëherë e shtoi5 lekë për litër në mes të vitit dhe pastaj 7 lekë përlitër në janar. I vuri ai.

Sot vijmë pikërisht te projektligji dhe na thuhetse për shkak të rritjes së taksës për qarkullimin dotë rritet buka. Jo, nuk do të rritet çmimi i bukës, nëasnjë prej furrave të bukës, si në ato që punojnëme energji elektrike, ashtu edhe në ato të tjerat qëpunojnë me hidrokarbure.

Që të jemi të ndershëm dhe t’i themi gjëratderi në fund, në vitin 2008, kur ndryshoi ligji përakcizën, doli një VKM me numër 1158 që i referohejpikërisht atij ligji dhe që përcaktonte normativat përçdo sektor ku do të rimbursohej akciza e naftësapo e hidrokarbureve të tjera që do të përdoreshinnë të. Në datën 1 tetor të vitit 2012 doli ligji i ri përakcizat, dhe natyrisht doli dhe VKM-ja e re menumër 612, që bënte të njëjtën gjë, ligjëronterimbursimin e akcizës për secilën nga industritërespektive për vlerën e faturës që do të paraqitej.

Ky është aneksi, është në fuqi ende. Sipaskëtij aneksi thuhet qartë: përpunim qumështi,sterilizim, pasterizim, rimbursohet akciza përsasinë nga 26 deri në 32 litër për një ton prodhim.100 për qind vlera e akcizës së rimbursuar, 37 lekëpër litër. Vazhdon me prodhim ëmbëlsirash, pastajme prodhim birre, pastaj me prodhim pijeshalkoolike, pastaj, dhe këtu kam në vëmendje atëqë tha zoti Ruli, përpunim fruta-perime,agropërpunimi është pjesa e fundit për fermerin.Edhe këtu rimbursohet 26 deri në 32 litra mazutose solar për një ton prodhim, sipas faturës. Pastajështë edhe prodhimi i vajit, rimbursohet 26 deri në32 litra mazut dhe 24 deri në 29 litra solar, 37 lekëpër litër, edhe këtu për secilin që paraqet faturë.Pastaj vijmë te prodhimi i bukës, për pjekje thuhet,45 deri në 50 litra gazoil, 42 deri në 53 litra mazut,39 deri në 48 litra solar për çdo një ton prodhim,edhe kjo sipas faturës, 37 lekë për litër rimbursim.Për të vazhduar me industrinë, këtu është prodhimtullash dhe tjegullash me pjekje termike, prodhimçimentoje, riciklim i plastikës, qelqit dhe natyrishtedhe materialesh të përziera po përsëri ngariciklimi. Edhe këtu rimbursohet sipas kartësteknologjike ose 4 kilogram solar për 1 kuintalprodukt final.

Pra, sipas vendimeve që janë në fuqi dhe qëne nuk i kemi prekur, akciza për të cilën flisni dotë rimbursohet 37 lekë për litër. Pra, kjo pjesë ështëe gjitha e paprekur dhe përfshin edhe prodhiminbujqësor, atë që vjen nga serrat. Është shumë e

145

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

rëndësishme që këtë ta dëgjojë çdo bujk, kudo qëështë, veçanërisht ata që merren me serra. Duhettë jetë i qartë gjithsecili prej tyre që me paraqitjene faturës për çdo 1 ton prodhim i rimbursohet gjithëvlera e plota e akcizës dhe nuk rimbursohet atjeku tha zoti Ruli, te pjesa e buxhetit të Ministrisë sëShëndetësisë, por rimbursohet në çdo degëdoganore; atje paraqitet fatura bashkë me faturëne prodhimit dhe natyrisht kthehen mbrapsht 37lekë për çdo litër hidrokarbure të përdorur.

Atëherë, për çfarë flasim? Patjetër, për sakohë që kemi një taksë qarkullimi që rritet me 10lekë, natyrisht që do të ketë rritje të çmimit tëhidrokarbureve. Pa diskutim që do të ketë rritje tëçmimit të hidrokarbureve, për më tepër kurShqipëria ka vendosur një regjim që ështëskandaloz: prodhon 1,2 milionë tonë naftë ngavendburimet dhe importon 460 mijë tonë të tjerapër nevoja konsumi, me një bilanc tërësisht tëzhbalancuar, që natyrisht i kushton shumë buxhetittë shtetit. Ashtu si në anën tjetër, Shqipëria kavendosur një regjim edhe më kriminal. Ka vendosuratë sistemin e koncesionit të ngjyrosjes sëhidrokarbureve, i cili i merr 3 lekë/litër çdo shqiptariqë na dëgjon këtu dhe natyrisht nuk i çon ato nëarkën e shtetit, por në arkën e një privati të vetëm.Në qoftë se ka një gjë për të cilën duhet të kritikohetKryeministri, është pikërisht kjo: vonesa në prishjene këtij koncesioni që u merr shqiptarëve 3 lekë/litripër xhepin e një njeriu të vetëm, që është tërësishtklient i qeverisë së shkuar. 3 lekë/litër qoftë përbenzinën, qoftë për naftën ua marrin pikërisht ata.Këtë duhet të dinë të gjithë.

Në qoftë se ka një kërkesë sot, jo vetëm ngaunë, por nga i gjithë grupi i deputetëve tëmaxhorancës, është pikërisht kjo: prishja ekoncesionit të markimit të karburanteve dhevendosja në standard, në detyrim, e ngjyrosjes sëkarburanteve jo duke i çuar paratë në xhepat e njësipërmarrësi të vetëm, por nga qytetari tesipërmarrësi, dhe kurrë te shteti. Ai i arkëton, ai ifiton, ndërkohë që ju të gjithë paguani. Kjo ështëkostoja që kemi marrë nga ajo qeveri dhe natyrishtkjo kosto duhet zhbërë, me qëllim që në xhepat eqytetarëve shqiptarë të mbeten më shumë para,kurse në xhepat e atij sipërmarrësi të mos derdhetasnjë qindarkë në mënyrë abuzive, thjesht dhevetëm për shkak të klientelës së qeverisë sëmëparshme.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Halimi, në emër të

Grupit të Partisë Demokratike.Eduard Halimi – Zoti kryetar,Të nderuar kolegë,Pak ditë më parë shqiptarët u vunë në dijeni

se Kryeministri kishte hartuar dhe miratuar njëpaketë fiskale përfshirë edhe këtë projektligj.Askush nuk dinte gjë për këtë paketë deri një ditëpara miratimit, pa asnjë konsultim me biznesin, paasnjë konsultim me qytetarët, pa asnjë konsultimme shoqatat e pushtetit lokal, madje as me vetëgrupin e tij parlamentar, të cilit ia shpjegoi vetëmdy ditë më parë. Kryeministri e kishte menduarvetë, e kishte shkruar vetë, e kishte miratuar, efirmosi dhe e solli në Kuvend. Kjo nuk ka farenevojë as për anonçim, as për demagogji, për aqkohë sa gjithë këto ditë kanë dalë me radhë tëgjithë: qytetarët, Dhoma e Tregtisë, bizneset,shoqatat, me një zë, se as janë konsultuar dhe aspyetur. Vetëm kur opozita filloi të informonte dhetë dëgjonte publikun, Kryeministri u kujtua se duhejkonsultim dhe filloi të dilte te qytetarët. Jo për t’ukërkuar mendim, pyetur, konsultuar, siç e kërkonkultura e ligjbërjes në çdo vend demokratik, kurmerren vendime të rëndësishme, jo për të bërëllogaritë e shqiptarëve, siç i takon, por për t’utreguar atyre me humor llogaritë. Por nëse kjopaketë dhe këto llogari ishin kaq të mira, pse tëgjithë qytetarët shqiptarë janë frikësuar? Çfarëkanë që nuk e kuptojnë Kryeministrin? Psetremben kur Kryeministri u thotë që nga janari dou bëkan më të pasur? Se po t’i rrjepin këta 3%,97% të tjerë u bëkan të kamur? Përse nuk ebesojnë këtë broçkull të Kryeministrit? Pse janëtrembur shqiptarët nga kjo paketë? Pse sa herëqë ky i mendon vetë gjërat dhe nuk i konsulton meqytetarët, ata tremben dhe frikësohen për tëardhmen e tyre?

Ndërkohë, Kryeministri del dhe premton seme këtë paketë ata që fitojnë më shumë, do tëpaguajnë më shumë, këta 3%, dhe ata që fitojnëmë pak, pra 97%-shi, do të fitojnë më shumë.Atëherë, përse këta 97% janë trembur kaq shumënga Kryeministri? Pse kur del Kryeministri dhethotë se: “Nuk përmbyset bota, po u rrit karburantime 120 lekë”, ata nuk e besojnë dhe frikësohen?Pse nuk e besojnë Kryeministrin kur u thotë serritja e karburantit bëhet për të ulur obezitetin?Përsëri ata nuk qetësohen, madje axhitohen edhemë shumë.

Kryeministri u thotë se po e rrit me 200 lekëpaketën e cigareve, sepse duhet t’u shpallim luftë

Viti 2013

146

Legjislatura e 8-të

atyre që e pinë dhe se kjo bëhet pikërisht për tëmbrojtur shëndetin e tyre, por përsëri qytetarëtfrikësohen dhe axhitohen edhe më shumë.

Kryeministri thotë se po rriten taksat për pijetenergjike, që të mbrojmë të rinjtë tanë që të most’i konsumojnë ato. Por përsëri të rinjtë frikësohendhe axhitohen. Pse nuk e besojnë Kryeministrinkur thotë se po e rrit taksën e banesave vetëm përata që kanë vila në det? Përsëri ata shqetësohendhe janë ata që kanë apartamente, sepse e dinëdhe e lexojnë e zeza mbi të bardhë se dyfishohettaksa për të gjithë ata që kanë apartamente, edheata që kanë një apartament 60 metra katrorë, që ekanë shtëpi të parë, u dyfishohet taksa për shtëpinëe parë dhe katërfishohet për shtëpinë e dytë. Psekur Kryeministri i thotë biznesit të vogël se po ultaksën me 2%, ata ndihen edhe më keq? Ka njëkonkluzion për të gjitha këto pyetje: Ky projektligjdhe kjo paketë i ka tmerruar shqiptarët. Pa dyshim,ka mërzitur edhe Kryeministrin, sepse ne shqiptarëtnuk po e kuptojmë dot liderin tonë të madhërishëm,madje as nuk e meritojmë fare atë. Por e vërteta ethjeshtë dhe aspak ironike është se kjo mënyrëqeverisjeje, në fakt, është arbitraritet dhe i çonthikën në kockë popullit, qytetarëve, ndaj edheqytetarët janë të frikësuar.

Por a ka gjë më të rëndësishme për qytetarëtsot se sa ekonomia e vendit? A ka gjë më tërëndësishme për çdo qytetar që na dëgjon sot sesa të dijë sa taksa do të paguajë më pak, sa lekëmë shumë do të kursejë gjatë vitit të ardhshëm? Aka gjë më të rëndësishme për biznesin se sa tëdijë sa taksa do të paguajë vitin e ardhshëm? A kagjë më të rëndësishme për rininë që të dijë sot savende të reja pune do të hapen vitin e ardhshëm?Prandaj vijmë sot në ballafaqimin e ditës së tëvërtetës me qytetarët. Arritja e parë e kësaj qeverie,në këtë ballafaqim me qytetarët, është se i katrembur ata deri në palcë për të ardhmen e tyre.

Që Rama nuk merr vesh nga ekonomia, nukkishim shumë dyshime. Si opozitar, shumë gjëraedhe i faleshin, por që Kryeministri të dilte paraqytetarëve, bizneseve dhe t’i gënjente sy më sy,kjo nuk falet.

Kryeministri, siç e pamë të gjithë, shkoi te njëbiznes i vogël dhe ia bëri me laps dhe letër njëzonje këtë llogari. Dëgjojeni çfarë i tha zonjës: “Sae ke xhiron?” “1 milionë e 300 mijë,” i tha zonja.“Ti pra, je e biznesit të vogël. Ti nuk do të paguashdy herë, edhe qeverinë, edhe pushtetin vendor sinë kohën e Saliut. Do të paguash vetëm një herë.

Dakord?” “Dakord”, i tha ajo.Nuk do të parapaguash, tha, siç bënte Saliu,

por do të paguash në fund. Do të matim xhiron,pastaj do të parapaguash në fund, jo tani. “Ti, - itha, teksa mori lapsin dhe letrën dhe i bëri llogaritë,- do të paguash 7,5% të xhiros, pra kaq” dhe ishënoi 345 mijë lekë. “Letrën mbaje, - i tha. - Kjoështë llogaria. Po të erdhi njeri, i thuaj ma kashkruar Kryeministri.” Kjo kronikë doli në të gjithamediat dhe të nesërmen të gjitha bizneset e lexuankëtë që tha Kryeministri, por edhe pas kësajbizneset u frikësuan më shumë. Kryeministri nuke di as vetë se çfarë ka shkruar dhe ka firmosur,as çfarë ka sjellë në këtë projektligj. Pse?

E para, biznese nën 2 milionë, që ishte edheky i zonjës që takoi Kryeministri, e ka tatimin fiks.Pra, 250 mijë lekë. Ndërsa ai i tha: “Ke 345 mijëlekë.” Këtë projektligj e ka sjellë këtu me shkrim ezeza mbi të bardhë, por nuk e ka lexuar atë që kashkruar. Rama gënjeu, ndaj tremben qytetarët.

E dyta, Rama u tha: “Nuk do t’jua marrparapagim”, por gënjen sërish. Do t’u marrë sërishparapagim dhe e ka të shkruar të zezën mbi tëbardhë. Hapeni dhe lexojeni nenin 15 të projektligjit“Për taksat vendore”. I gënjeu sërish.

E treta, ai tha: “Saliu jua ka marrë dy herëtatimet, si nga qeveria dhe pushteti lokal.” Por përatë që merr vesh nga ekonomia çështja është ethjeshtë: bëhej parapagimi në 2013-ën, siç do tëbëhet në 2014-ën, bëhet në fund llogaria dhepaguanin 10%. Tani, sipas Ramës, do të paguajnë7,5%. I gënjeu sërish.

Rama nuk i tha fare zonjës sa do të paguantemë shumë, sepse taksa e dyqanit ku ishte ajo zonjado të dyfishohej, sepse do të rritet qiraja. Sa do tëhumbiste nga rritja e karburantit me 120 lekë? Sado të humbiste nga rritja me 200 lekë e paketëssë cigares dhe sa lekë do t’i ngeleshin asaj, burrittë saj dhe fëmijëve në vitin e ardhshëm? Por ai ifshehu të tria këto çështje dhe me laps e letërgënjeu për të tria, pa qenë nevoja fare. Votat nuk iduhen tani, por ai kështu di ta bëjë punën, dukegënjyer.

Ja pra, të dashur kolegë, ndaj edhe frikësohenqytetarët, sepse ai gënjen ditën për diell, edhe meletër, edhe me shkrim; edhe në lagje, edhe kur tëvjen në shtëpi; edhe kur shkon në dyqan, gënjen,edhe kur bën mediume, përsëri të gënjen. Ndajnuk e besojnë se ky projektligj shkon në 97% nëtë mirë të qytetarëve.

Arritja e dytë, gjithmonë në të mirë të

147

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

qytetarëve shqiptarë, në të mirë të popullit, ështëse do të rritet tatimi dhe taksa për shtëpitë e parapo e po, por për dyqanet po e po, por edhe përshtëpitë e dyta. Se si mund të jetë kjo në favor të97% të shqiptarëve, vetëm ky e di.

I gënjeu Rama, i gënjyen edhe këta mbrapa.Doli një nga këta zëdhënësit në një televizion tëDurrësit dhe tha: “Durrsakët e vjetër nuk do tëpaguajnë fare taksa, do të paguajnë vetëm atatiranasit që po u zënë detin juve.” I gënjeu ditënme diell. Durrsakët e vjetër do të paguajnë dyfishpër shtëpitë e para që ata kanë. Do të paguajnëkatërfish për shtëpitë e dyta, jo ata që kanë vila;do të paguajnë edhe për ato që u ka lënë baba,edhe për ato që ua kanë dhënë me sipërmarrjeose me ndërtim. Të gjithë do të paguajnë.

Arritja e tretë e madhe është ajo eshkatërrimeve bazë që u bëhen qytetarëveshqiptarë nëpërmjet shërbimeve. Kush ua jepshërbimet bazë qytetarëve shqiptarë? Shërbimetbazë ua jep pushteti lokal pikërisht duke i mbledhurtë gjitha paratë Rama dhe duke ua dhënë cave tënënës e cave të njerkës, sigurisht do të diskriminojëtë gjitha bashkitë që janë kundër Ramës.Diskriminon ato komuna dhe bashki të cilat nuk ika udhëheqësi ynë i madhërishëm, sepse janë tëopozitës. Kush përfiton në këtë rast? Përfitojnëqytetarët shqiptarë, ata 97%? Nuk përfitojnë fare.Përkundrazi, dëmtohen edhe më shumë.Dëmtohen, sepse do t’u preket ajo që është mëthemelorja, do t’u preken shërbimet që ata marrinnga pushteti vendor. Do t’u preken shërbimet bazë,furnizimi me ujë, pastrimi dhe të gjitha shërbimete tjera që marrin nga pushteti lokal.

Nga kjo paketë fiskale jo vetëm që nuk fitojnë97% e shqiptarëve, por shqiptarët duhet tëpaguajnë një më një më shumë se gjatë vitit 2013.Asgjë të mirë nuk kanë qytetarët shqiptarëpërveçse do të paguajnë më shumë taksa, do tëshpenzojnë më shumë dhe do të fitojnë shumë eshumë më pak. Kjo është e vërteta dhe nëse atanuk e ndalojnë Kryeministrin kjo do të bëhet realitet.Ndaj ne jemi me qytetarët dhe kundër kësaj pakete.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Berisha në emër

të grupit të Partisë Demokratike. Apo nuk do tëflisni?

Sali Berisha – Ju lutem, zoti Kryetar, njëmaterial për ju!

Nuk ka shërbim parlamenti ose të paktën,meqenëse nuk ka screen në parlament, urdhëroni!

Kryeministri Meta, më gjeni urgjent thesarin!Ja, ku e ke thesarin.

Ilir Meta – Kësaj i thonë të bësh Research,apo jo?

Sali Berisha – Të nderuar zotërinj deputetë,E nisa me këtë shkrim të atij muaji dhe viti në

të cilin shqiptarëve, si asnjë kombi tjetër, iu vodhthesari numizmatik nën kujdesin e GuvernatoritShkëlqim Cani. Pasi humbi thesari, guvernatoriShkëlqim Cani u deklaroi shqiptarëve se Banka eShtetit nuk ka pasur thesar, paçka se tre muaj mëparë e kishte raportuar në raportin e Bankës sëShtetit praninë e thesarit në vlerën dhe sasinë ecaktuar.

Atëherë, a mund të imagjinoni ju sesi mundt’i besohet këtij njeriu që vjen këtu me paketënfiskale më të papërgjegjshme, këtij ministriFinancash, që në çdo tri fjali pyet punonjësit seçfarë do të thotë kjo ose ajo?

Absolutisht po. Ky ministër i Financave, përarsye të caktuara, mbikëqyret nga një siç ështëministri i Ekonomisë, i diplomuar “Shumë mirë” përmësues në gjuhën angleze. Le të flasim këtu përkohën kur të kërkonte drejt kur të kërkonte drejtësiadhe fshiheshe në Rumani.

Të kam gjetur në Rumani. Më pyetën: “A t’ijapim azil politik?” U thashë: “Lëreni, se nuk merretnjeri me të”. Ishin miqtë e mi në pushtet.

(Ndërprerje pa mikrofon.)Sipas teorisë së fundit të Malcolm Gladwell:

“Asgjë nuk vjen nga hiçi. Gjithçka lind nga njëbacground i caktuar”. Kjo paketë fiskale lind ngainjoranca totale ekonomike e Kryeministrit tëvendit, për të mos thënë edhe më keq, nga energjiae tij shpirtërore negative. Ka tre muaj që kaprodhuar energji negative në këtë vend, më shumëse në të gjithë Ballkanin, më shumë se në tëgjithë Europën. Vjen nga injoranca dhe ndryshkufatal i ministrit të Financave dhe ministrit tëEkonomisë, dy heronjtë e ditës së Edi Ramës.

Unë jam këtu për të denoncuar një akt tëpapërgjegjshëm me të cilin ju prekni çdo qytetarshqiptar, nga fëmija, foshnja akoma në barkun enënës dhe deri te i moshuari i këtij kombi. Kjo ështërritja e çmimit të naftës. Ju sot vendosni për njërritje të madhe të çmimit të naftës, në një kohë kurçmimi i naftës me këtë rrije do të kapë çatinë ebotës. Ju rrisni çmimin e naftës në një kohë kurstudimet më serioze në botë kanë gjetur se nëShtetet e Bashkuara të Amerikës në 12 recesionete shekullit të fundit, 11 prej tyre kanë pasur në

Viti 2013

148

Legjislatura e 8-të

themel rritjen e çmimit të naftës. Ju rrisni çmimin enaftës me një akt cinizmi ekstrem, pasi u kenideklaruar shqiptarëve se do të ulni taksat për 97%të tyre. Ju rrisni çmimin e naftës për të rritur kostotpër njësi prodhimi në çdo sektor të jetës prodhuesetë vendit, që është universalisht e njohur. Ju rrisniçmimin e naftës për të rritur me çdo kusht dhe çdoçmim inflacionin nëpërmjet rritjes së përgjithshmetë çmimeve.

Ju do e përdorni këtë platformë sot në mënyrëbarbare për të desinformuar qytetarët. Nuk kamazuti dhe solari taksë mbi qarkullimin. Ju dilnikëtu dhe i përmendni qytetarit mazutin dhe solarin.Ju dilni përpara shqiptarëve për të vënë si maskëvendimet e qeverisë sime, por nuk keni lidhje meto. Pse me ato të mbroheni ju? Atyre po u vinikazmën. Vura re një ditë një deputet, lexonte këtunga fillimi deri në fund raportin e Keltis Krujës, sotlexojnë vendimin e qeverisë sime. A po bëni qeveriju apo jo? Si e keni hallin? Shqipëria po shikonnga ju vetëm negativitete.

Ju rrisni çmimin e naftës. Ai është çmimi qëndikon më shumë se çdo gjë tjetër në çmimin eushqimeve. Ju u premtuat shqiptarëve se do tëulni dhe do të hiqni TVSH-në për pesë ushqimetbazë: bukën, vajin, vezën, qumështin e kështu meradhë. A ishte ky premtim apo jo? Kurse sot nuklëvizni një qindarkë, përkundrazi me çmimin enaftës ju rrisni ndjeshëm çmimin e të gjithaprodukteve. Kompensimin kujt ia besoni? Ia besoninjë njeriu që pasi vodhi paratë e “Mjaft”-it, ndërtoidy vila. Vodhi kompjuterin e financave të “Mjaft”-it.Dhe tha: “Më vodhën kompjuterin”. E di vetë ai.Një për vete dhe një për të shoqen, pa firmosurasnjë ditë në bordero. Pa paguar asnjë qindarkënë sistemin tatimor të shtetit. Ky ministër i mjerimitsocial tani merr përsipër rimbursimin e TVSH-së,rimbursimin e kafshatës. Ky është një cinizëmekstrem. Ju rrisni çmimin e naftës, gjë që do tëndryshojë strukturën totale të ekonomisë shqiptare.Kupola e biznesmenëve tuaj nuk flet. Ajo ështëtask free nga gjithçka, por ata e dinë mirë se kjoështë një lëvizje fatale për ekonominë. Ata e dinëmirë se sot e tutje çdo investitor do të mendojë tëinvestojë me konsum sa më të paktë nafte. Po edini se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotëpunësim sa më të paktë. Kjo është e faktuar. Jurrisni çmimin e naftës, por ky çmim nuk kthehetmë mbrapa. Historiku i viteve të fundit, dëshmonse çmimi i naftës nuk bie më. Përse nuk bie? Aiqë quhet “Easy oil” është larguar nga skena. Naftë

ka, por me kosto të lartë nxjerrjeje. Prandaj jushënoni një rekord të ri. Më thoni një shqiptar qënuk preket nga rritja e çmimit të naftës! Apo taninxorët teorinë e fitness-sit, kushërirë.

Kemi të bëjmë me një qeveri familjare. Tri vetënga një familje vetëm në Shqipëri mund të gjeshnë qeveri dhe jo tjetërkund.

(Ndërprerje pa mikrofon.)T’i bëre luftë deri në minutën e fundit për t’u

bërë ministër, por ta mori Çuçi. Blendi për Blendi.Lëre atë muhabet, sepse e dinë të gjithë. Ty mirëta bëri. Unë nuk kam asnjë hall. Unë qaj hallin sejanë tre vetë nga një familje në qeveri dhe kjo nukmë pëlqen se është qeveria shqiptare.

Me këtë rritje ju nuk i thoni dot një qytetarishqiptar se nuk janë rritur taksat. Po çfarë ndodhme këtë rritje? Njerëzit do të shpenzojnë më shumëpër naftën në mënyrë shproporcionale. Me këtërritje ju kërcënoni bankat, sepse ulni fuqinëpaguese të kredive. Me këtë rritje ju i çoni ato drejtfalimentimit. E gjithë paketa fiskale ka një anë tëzezë në raport me bankat. Ata që kanë marrë kredinë bankë, kanë marrë për të investuar në njësistem fiskal të sheshtë 10%. Kthimin e kanëbazuar në një sistem fiskal. Ju papritmas rrisni 50%tatim-fitimin. Ju papritur rrisni 15-23% tatimin mbitë ardhurat personale. Ju papritmas rrisnin 8%çmimin e naftës. Si do të paguhen këto kredi? A ekuptoni se me shpejtësi ju do të thelloni kreditë ekëqija në këtë vend?

Zotërinj, çështjet janë shumë të rëndësishme.A e kuptoni se do ta çoni ekonominë drejt

falimentimit? Ata që bëjnë pallate fshehtas me paratë vjedhura, nuk kanë interes të dëgjojnë, por unëdo të vazhdoj të eci drejt të vërtetave në mënyrëtë pandalshme.

(Ndërprerje pa mikrofon.)Ti je denoncuar disa herë, por mezi ke

shpëtuar. Ti nuk ke gojë të flasësh.I nderuar zotëri, këtu në parlament janë dy-

tre persona, të cilët bëjnë rrugaçin dhe faqeziunduke më ndërprerë fjalën.

Ju lutem shumë, t’i jepet fund kësaj gjëje!Ilir Meta – Ju lutem qetësi! Respektoni kohën,

zoti Berisha!Sali Berisha - Këta që bëjnë ata që thashë,

duhet t’i disiplinoni. Ne jemi këtu për të thënëmendime të kundërta, kurse këta që flasin kështujanë shokët e krimit.

Një nga shkaqet e mosmarrjes së statusitështë ky që flet mbrapa si çakall. Është i vetmi

149

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ministër që ju vra tjetri në krah tek fliste në njëaksion. Ai është i lidhur këmbë e kokë me krimindhe kontrabandën. Prandaj flet këtu se i duhendekorata nga shefi i tij. Ai duhet të mbrohet ngashefi i tij për këto lidhje që ka, pro kjo nuk ështërruga. Rruga është të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe tërespektojmë parlamentin.

Zotërinj, thoni se ata që marrin më shumë,paguajnë më shumë dhe ata që marrin më pak, tëpaguajnë më pak. A mund të bëj një llogaritje tëthjeshtë para jush? Rasti i një punonjësi që merr130 mijë lekë dhe që ju në të gjitha fjalimet ekryekreut keni deklaruar në fushatën elektorale sedo të përjashtohet nga çdo taksë. Lexoni të gjithapremtimet e tij!

(Ndërprerje pa mikrofon.)Nëse duan të dëgjojmë, le të dëgjojmë! Nëse

duan të përgënjeshtrojmë duke mashtruar, ja ku ikam në i-Pad-in tim të gjitha të dhënat. Sapo tëulem, do të tregoj se nuk kam mashtruar, por kamthënë të vërtetën. Keni deklaruar disa herë se ataqë kanë rrogën 130 mijë lekë, nuk do të kenë asnjëtaksë. Ju e keni memorien e shkurtër. Ju kaloninëpër gjemba dhe bëma, po t’i mbani mend, jurrokulliseni rrugës.

Çfarë ndodh me atë që merr 130 mijë lekësot? Ai merr në vit 1560 mijë lekë. Ai paguan sot156 mijë lekë taksë. Kush është ky? Është njëmenaxher. Një punonjës i lartë në zyrat tuaja. Ështënjë punonjës në bankat e vendit, në sipërmarrjete vendit. Ju i merrni atij 156 mijë lekë. Çfarë ndodhme biznesin e vogël? Biznesi i vogël realizon derinë tetë milion xhiro. Me një fitim prej 19,5%. Tatim-fitimi bën që ky të paguajë jo 156 mijë lekë, por117 mijë lekë. Kjo është barazia juaj? Kjo do tëthotë se çdo menaxher, çdo ekspert i lartë, të dalëdhe të bëjë një biznes të vogël dhe të shohëdetyrën e tij, paguan më pak për të njëjtën sasi qëmerr. Sa e vratë ju biznesin e madh me këtë taksë?Një biznes i madh që merr vetëm 100 mijë lekëmë shumë se 8 milion. Pra, vetëm 100 mijë lekë.Ky biznes në fund të vitit realizon rreth 1milion e556 mijë lekë. Paguan tatim-fitimin për 100 mijëlekë më shumë, paguan tatim-fitimin 234 mijë lekë.Kjo është drejtësia dhe barazia juaj.

Zoti Kryetar, mendoj se kjo rritje taksash duhettë anulohet, sepse ka krijuar një tronditje të madhete qytetarët shqiptarë.

Duke e përfunduar, dua t’ju them se kryekreujuaj ka 8 ditë që u thotë shqiptarëve se nafta gjatë8 vjetëve është rritur aq dhe kaq. I them këtij

zotërisë se nuk ka njohuritë më elementare. “Gotaderdhet kur mbushet plot”. Në doktrinën esociologjisë ka një libër “Tiping point”. “Tiping point”është momenti kur ndryshimet e vogla gradualejapin ndryshime të mëdha përmbysëse dheshqiptarët kësaj i thonë “gota derdhet kur mbushetplot”. Ndaj dhe mos luani me çmimin e naftës.Uleni, sepse keni premtuar uljen e tij për dhjetërae dhjetëra sektorë. Lëreni fitness-in, sepseshqiptarët kanë 4 herë më pak vetura se gjermanët,austriakët, francezët dhe britanikët. Në këtë rrugëqë jeni, ju shumë shpejt do të nxirrni teorinë tjetër,atë të dy vakteve : “Mos hani mëngjes ose darkë,që të mos shëndosheni”! Këto nuk janë serioze,këto janë cinizma. Në një vend të lirë, qytetarët elirë dinë të kujdesen për veten e tyre. Ndaj kysistem i taksave kombëtare është sistem i taksaveantikombëtare, është sistem antinjerëzor dheantishqiptar.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së, zoti

Taulant Balla, urdhëroni!Taulant Balla – Zoti deputet, nëse do të bënim

një analizë tërësisht historike të këtyre 23 vjetëve,ajo që bie në sy është se sa herë që largohet ngapushteti Sali efendiu, lë pas vetëm rrënim. Në vitin1997 Shqipëria trashëgoi ekonominë e Sudes dhetë Vehbiut. Në vitin 2013 Shqipëria arriti nëekonominë e Xhozefinës dhe të Sali efendiut. Bënimirë që uleni të dy bashkë se na kujtoni Sudendhe Vehbiun, sepse situata ekonomike është njësoje rëndë. Si për ironi të fatit, ata që deri djeshkatërruan financat e vendit edhe atëherë, edhetani, sulmojnë FMN-në. Akuzohet FMN-ja sidëshmitar i rremë, po nga këta që thoshin atëherë:“Lëreni FMN, se ne kemi Suden, mos shkoni pasFMN-së, po vraponi pas Vehbiut”! FMN-ja edhesot po sulmohet nga Sali efendiu, sepsemarrëveshja e qeverisë me FMN-në shkatërroipërfundimisht ëndrrën e sëmurë të Saliut përfalimentimin e ekonomisë shqiptare.

Sali efendiu e di shumë mirë se në çfarëgjendje ishte ekonomia deri në mes të muajitshtator. E di shumë mirë se sot ky buxhet dhemarrëveshja me FMN-në janë ilaçet e vetme tëekonomisë shqiptare, por ai e ka mendjen tekëndrra e tij e sëmurë e falimentimit të ekonomisë.Vetëm një i sëmurë, që shpreson në ëndrra të tillatë sëmura mund t’u thoshte njerëzve të tij nën zëse po linte pas një ekonomi të rrënuar. Vetëm një i

Viti 2013

150

Legjislatura e 8-të

sëmurë, me ëndrra të tilla të sëmura, mund tëshpresonte rikthimin e shpejtë në pushtet ngashpërthimi i minave të ekonomisë që kishte krijuarvetë.

E zhyte ekonominë në borxhe, e çovebiznesin drejt falimentimit dhe tani ankohesh seqenka rritur borxhi për shkak të borxheve që ti le.Si ka mundësi që merr guximin dhe akuzonqeverinë e re për rritje borxhi, kur borxhi i këtij vendie ka emrin Sali. Qeveria e shkuar do të mbahetmend si qeveria e faturave të papaguara.Kryeministri i qeverisë së shkuar e ka emrin “Saliborxhi”. Si mund të ankoheni ju për borxhin që erritët vetë?

Sot është momenti që t’u flasim hapurqytetarëve shqiptarë. Kryetari de facto i PD-së,sepse ai de jure as që merr vesh nga këto gjëra,na është acaruar shumë për tri çështje:

E para, për taksimin progresiv, sepse nukduron dot që ata që paguhen më pak të paguajnëmë pak taksa dhe ata që paguhen më shumë tëpaguajnë më shumë taksa. Nuk e duroni dot jukëtë! Është acaruar edhe për iniciativën e Qeverisënë kuadër të paketës antimafie për konfiskimin epasurive të vëna përmes korrupsionit. Madje te kjoe dyta nuk pranoni as të diskutoni. Nxeheni, linisallat e mbledhjeve të komisioneve, sepse e kenimerakun tek ato pasuri që keni vendosur në këta8 vjet në pushtet. Mirë te paketa antikorrupsion jukuptojmë se keni shqetësim për pasuritë, po metaksimin e ndershëm progresiv çfarë keni?

Prandaj ne u flasim hapur qytetarëve dhe uthemi se përmes kësaj pakete fiskale negarantojmë që cilitdo që paguhet me një pagë 350mijë lekë të vjetra në muaj, do t’i japim edhe pagëne 13-të. Kjo paketë fiskale bën pikërisht këtë gjë,ata që paguhen me rrogat më të vogla nëadministratën e shtetit, përmes kësaj paketefiskale, për herë të parë, pas këtyre viteve, marrinedhe rrogën e 13-të.

Partia Demokratike nuk është e shqetësuarsot as për infermierët, as për mësuesit, as përpunonjësit e policisë që bëjnë pjesë në këtë fashëpagash. Këta kanë merak tjetër. Meraku i këtyrejanë të ardhurat e asaj profesoreshës që paguhet12 milionë lekë në muaj. 144 milionë lekë në vitmerr profesoresha e familjes dhe sigurisht, tani,me taksën e re progresive, nuk do të paguajë më10%, por do të paguajë 15%, ku gjysmat e atyreqë i merr para për firmën, që kur i pati lëshuar babafirmat për universitete, do t’i paguajë në shtet.

Keni edhe një hall tjetër sot, por këtë nuk juazgjidhim dot: hallin e pijeve energjike. Aty ju kangelur mendja. Do të paguajë edhe Red Bull-iakcizë. Ku e keni Ridvanin? Nuk shtyhet mëkështu. Ato që janë cilësuar si pjesë përbërëse emallrave të akcizës në 8 vjet të qeverisjes suajnuk u kujtuat një herë që të taksohen dhe aty tëvendoset akcizë, në mënyrë që të rriten të ardhuratdhe këto të ardhura të përdoren për qendrashëndetësore, spitale. Madje sot sollët edhe njëpropozim, realisht i turpshëm për PD-në.

Pas 23 vjetësh, deputetët e PD-së kërkojnëqë limiti i taksimit 10% të shkojë te paga e deputetit.Po turp, nuk keni, që ne, deputetët e Kuvendit tëShqipërisë të vendosim pagën tonë si pagëreference për 10%-in? Jo, ne do të taksohemi mëshumë se ç’jemi taksuar deri më sot. Buxheti ynëul taksat për 97% të shqiptarëve.

Falë këtij taksimi të ndershëm, të gjithëpunonjësit në publik apo privat, do të kursejnë mëshumë para në fund të muajit si rezultat i uljes sëtaksave për 97% të nëpunësve. Mesatarisht, çdoshqiptar që paguhet deri në 130 mijë lekë në muajdo të kursejë afërsisht 30 mijë lekë të rinj në vit.Taksimi i ndershëm parashikon zero taksa për çdoshqiptar me rrogë deri në 30 mijë lekë në vit, osethënë ndryshe zero taksa për 56% të tëpunësuarve.

Taksimi i ndershëm parashikon ulje taksashpër çdo shqiptar me rrogë deri në 130 mijë lekë nëvit. Nuk e bëjmë siç thoni ju 155 mijë lekë, sepsene nuk duam që deputetët të përfitojmë nga kjotaksë, ose thënë ndryshe për 41% të tëpunësuarve, të cilët do të paguajnë 13% taksa tëshumës mbi 30 mijë lekë. Ata që kanë rrogën mbi130 mijë lekë në muaj, do të kontribuojnë përmestaksave në mënyrë progresive, ose më saktë 13mijë lekë plus 23% të shumës mbi 130 mijë lekë.Këta që sot ankohen se paketa e re fiskale dëmtonbiznesin, janë ata që deri në muajin shtator të këtijviti e kishin robëruar biznesin me taksën më tërëndë. Ka pasur taksa e taksa, por për taksëkorrupsioni do të mbaheni mend vetëm ju nëhistorinë e gjithë këtyre viteve.

Taksën e korrupsionit këta e kishin me emratë tjerë. Në të shumtën e rasteve ajo që njihet meemër quhet TVSH. Këta kishin taksa me emra tëkoduar. Njëra taksë e kishte emrin SAL. Tjetra ekishte emrin ZEN, tjetra GIT, VAN, XHOZ, MUL,BEN. Apo e harruat? E harruat atë 3%-shin që Gitai vuri atij biznesmenit? Apo harruat për taksat e

151

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Xhozit? 750 mijë milje fluturime me avion në gjithëbotën. Po çfarë takse ishte kjo? Taksë që ufaturohej qytetarëve shqiptarë, që ish-kryetarja eKuvendit të mos linte vend në botë pa vizituar nëdiplomacinë parlamentare që nuk ia pamëasnjëherë hairin.

Po këto taksat e tjera? Taksa Mul? Kjo nukishte TVSH, ishte taksë tjetër. Çdo makinë nëkryeqytet që parkohej gabim, paguhej taksa Mul50 mijë lekë.

E pra, ne po e shpëtojmë biznesin nga taksimimë i rëndë, ai i korrupsionit. Po e shpëtojmëbiznesin nga taksat e Mulit, të Gitës, të Zenit, tëXhozit, të Vanit dhe të tjerëve me radhë.

Edhe pse buxheti i ri aplikon taksën progresiveduke ndikuar te biznesi i madh, ishte premtim që ekishim bërë gjatë fushatës zgjedhore dhe po embajmë. Garantimi i shlyerjes së borxheve ndajbiznesit të madh prej 350 milionë dollarësh injektonlekë në ekonomi duke i dhënë avantazhe tëdukshme biznesit të madh. Shteti i merr biznesittë madh vetëm 60 milionë dollarë prej taksave.Ndërkohë në vitin e parë të qeverisjes sonë, sepseqeverisja jonë fillon me buxhet më 1 janar 2014,ne japim 350 milionë dollarë duke shlyer borxhetqë kishit lënë ju.

Shlyerja e borxhit të qeverisë ndajsipërmarrjes private rihap kantieret e punës, shtoninvestimet dhe rikthen njerëzit në punë. Faturat eborxheve që qeveria do të shlyejë në vitin 2014ndaj sipërmarrjes private, për punë apo shërbimetë kryera gjatë qeverisjes suaj, por të papaguara,do të jetë 350 milionë dollarë.

Ne do të shtojmë 100 milionë dollarëinvestime në projekte të qeverisjes vendore, si dhe665 milionë dollarë investime të tjera. Buxheti i vitit2014 është tashmë buxheti më i madh, por edhebuxheti që injekton në ekonomi plot 1,1 miliarddollarë. Buxheti i vitit 2014 për mirëqenien socialedhe rininë pëson edhe ky një rritje prej 23,5%, ose13 miliardë lekë më shumë.

Jeni të shqetësuar, ju shikoj, sepse faktet janëkokëforta. Harruat që nuk paguanit as pensionete invaliditetit, as ndihmë ekonomike dhe, nga anatjetër, harxhonit para pa fund për klanin e qeverisësuaj. Paratë e ndihmës ekonomike, paratë përpensionin e invaliditetit u përdorën gjatë fushatës,por edhe përpara saj për makijazhin televiziv nëekranin e qeverisë. 274 fatura dreka e darkash papaguar në Ministrinë e Jashtme, nga koha e LulBashës deri tek Aldo Bumçi. Ndërkohë që Saliu

nuk ka paguar as drekën e 100- Vjetorit tëPavarësisë. Borxhi për të cilin bërtet Sali Berishaështë borxhi i faturave të papaguara.

Buxheti i ri mundëson jo vetëm stabilizimin esituatës, por edhe përmbushjen e prioriteteve përtë mbuluar nevojat e 168,574 personave me aftësitë kufizuar dhe invalidëve të punës. Falë buxhetittë vitit 2014, 108,580 familje do të mbështetenpërmes skemës së ndihmës ekonomike. Buxheti2014 është buxheti i kthesës ekonomike dhefinanciare të vendit.

Familjeve të pastreha ne u themi sot se do t’irrisim 22% fondet e strehimit. Por ndërkohë jemiduke shqyrtuar edhe këtë kapitull të zi të historisëtuaj në pushtet, një kapitull që do fillojë të zbardhetnë janar, kur do të dalë se paratë nuk janë dhënëpër të pastrehët, por që ofiqarë të qeverisë që kanëndërtuar vila në bregdet.

Nuk dua të zgjatem më shumë për këtë, sepseështë ende në shqyrtim. Është pak, por e sigurt seshqiptarët, ata që janë të pastrehë, ata që janënxjerrë me dhunë nga shtëpitë e pronarëve, qëme të drejtë, duhet të gëzojnë më në fund shtëpinëe tyre, sepse janë lënë rrugëve si të pastrehë, dotë shohin shumë shpejt rezultatet e atyre qëvazhdojnë të hetohen.

Hidhini një sy listës së trajtimit të të pastrehëvenë bashkinë e Lulzim Bashës! Luli dha kredi përtë pastrehë për zëdhënësen e vet, Esmeraldën.Ç’t’i bëjmë, e ka merak atë. Dha kredi edhe përAgim Llupon, njeriun që shkrehu armën e Saliutmë 21 Janar 2011. Nuk e di pse ju shqetëson njëkredi për zëdhënësen! Qoftë e pastrehëzëdhënësja. Por ka edhe të pastrehë të tjerë qëmeritojnë përpara zëdhënëses ta marrin një kredipër strehim këtu në Tiranë dhe para se t’i japëshnjë kredi zëdhënëses apo Agim Llupos, duhet t’uajapësh atyre.

Investimet e mëdha ne do t’i bëjmë në bujqësi,gjithashtu, në agropërpunim, si dhe në pikat egrumbullimit, që garantojnë blerjen e prodhimitbujqësor. Buxheti 2014 parashikon 1,9 miliardëlekë më shumë në bujqësi, krahasuar me vitin tuajzgjedhor 2013. Ky buxhet garanton 700 milionëlekë më shumë në subvencione për fermerin, siedhe 505 milionë lekë më shumë investime nësistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes ngapërmbytjet.

Zonja dhe Zotërinj deputetë,Të nderuar qytetarë shqiptarë,Sot, 101 ditë pas marrjes së frenave të

Viti 2013

152

Legjislatura e 8-të

qeverisjes në dorë, Qeveria e re i ka dhënë fundrënies drejt greminës ekonomike e financiare dheka arritur të çmontojë minat me sahat që do tëplasnin njëra pas tjetrës duke hedhur në erë tëardhmen, njësoj si në vitet e mbrapshta të Sudese të Vehbiut.

Faleminderit!Ilir Meta- Faleminderit!Përfundon diskutimi në parim për këtë çështje.

Pesë minuta pushim dhe rifillojmë me aktin ebetimit të deputetit të ri të Partisë Demokratike,zotit Bedri Mihaj.

(Pas pushimit)Ilir Meta – Atëherë, rifillojmë me aktin e betimit

të deputetit të ri të PD-së, zotit Bedri Mihaj.Në bazë të Rregullores, unë do të lexoj tekstin

e betimit dhe më pas e ftoj deputetin e ri të ngrihetnë këmbë dhe të deklarojë: “Betohem”.

“Betohem me nderin tim se do të kryej mendërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend.Do të përfaqësoj denjësisht popullin. Do t’i bindemKushtetutës dhe ligjeve. Do të mbroj lirinë dhepavarësinë e Shqipërisë. Do të respektoj dhe dotë mbroj të drejtat e liritë e shtetasve dhe do tëpunoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin eatdheut dhe për mirëqenien e popullit tim”.

Bedri Mihaj – Betohem!Ilir Meta – Faleminderit!Urime!Atëherë, përpara se të kalojmë te projektligji

“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920“Për procedurat tatimore në Republikën eShqipërisë” të ndryshuar”, ju kujtoj se, ndërkohëqë zoti Berisha përshkon distancën për replikën,të përgatiten, në emër të maxhorancës deputetët:Arben Ahmetaj, Gentian Bejko, Rakip Suli, FatmirToçi dhe zoti Erion Braçe, në emër të grupit. Ngaopozita deputetët: Bedri Hoxha, Keltis Kruja,Roland Keta, Gjovalin Bzheta dhe Ardjan Turku.

Po, zoti Berisha.Sali Berisha – Zonja deputete dhe zotërinj

deputetë,Të nderuara qytetare dhe qytetarë,Siç patë dhe konstatuat vetë, Edvin Kristaq

Rama, ky burracak që ka frikë nga hija e tij, kynjeri i anktheve dhe maktheve dhe me problemetë thella psikike, nuk flet vetë këtu.

(Ndërhyrje nga salla)E kanë mjekuar miqtë e mi.Nuk flet vetë këtu, por shërbehet me njerëz

të dënuar nga gjykatat për shpifje, me trafikantëdroge dhe prostitucioni, të skeduar për trafiqe. Potë jesh burrë, duhet të dalësh këtu dhe të flasësh,por problemi yt është se ti ke tmerr nga vetja jote.Gjatë gjithë karrierës tënde. zotëri, je ...

(Ndërhyrje nga salla)Unë të thashë: “Synet politik, Edvin efendëm,

synet politik”, sepse Edvin hanëm je i mirë.Nuk ka synet për variantin e dytë, sepse ti e

ke hallin gjithmonë tek ai syneti fizik, por nukbëhesh dot ashtu. Çfarë të të bëjnë ty synet?

Pra, vazhdojmë se nuk është sallë syneti këtu.Ilir Meta – Ju lutem edhe12 sekonda.Sali Berisha – Unë tani sapo fillova.Pra, je shërbyer gjithë jetën me lidhje krimi,

duke filluar nga dita e parë në bashki, me bandëne Kavajës, duke vazhduar më tej me bandën eLushnjës, “Hakmarrje për drejtësi”, duke vazhduarmë tej me Dajtin e Shullazin. Nuk ka bandë qënuk të ka futur në xhep sa herë ka dashur.

Ti je zyrtari më i lidhur me bandat, sepse ti jei poseduar nga frika të tmerrshme, të brendshme.Prandaj sot këtu, ditën e debatit, ti nxjerr dy njerëzqë janë dënuar disa herë nga gjykatat e vendit.Nxjerr njerëz që janë të skeduar për trafiqe drogedhe prostitucioni, njerëz që janë ndaluar në kufijtëe vendeve fqinje si trafikantë prostitutash. Nxjerrnjerëz mbi të cilët rëndojnë akuza shumë të rënda.Nuk është kjo ....

Ilir Meta – Keni kohë që e keni kaluar kohëne replikës.

Sali Berisha – Të lutem, unë po i flas merespekt tani.

Ilir Meta – Nuk përdoren këto fjalë për respekt.Sali Berisha – Unë po zbërthej se çfarë

ndodh.Ilir Meta – Zoti Rama ka folur dy orë sot dhe

nuk ju ka përmendur asnjëherë. Nëse keni diçkame zotin Balla, përmendni emrin e tij. Nuk kenipse përmendni emrin e zotit Rama.

Sali Berisha - Unë nuk kam asgjë. Ai është idënuar 2 herë nga gjykata si shpifës ordiner, iskeduar me Fatos Gjurën dhe të tjerë dhe megrupin Hoxha që e çuan në Itali tani së fundi. Unënuk kam gjë me atë. Ai ka me ata. Ne kemi vetëmme Ramën, i cili vjen në parlament dhe ikën itmerruar. U çon sms dhe ndërsen këta langoj dhemendon se do të merremi me ta. Ne nuk merremime ta. Ne do të merremi me zotin Rama, që ështëproblemi madhor i këtij vendi, i cili u rrit 100% taksatshqiptarëve dhe u thotë: “Duhet të dobësoheni”, u

153

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

rrit 100% taksat shqiptarëve dhe u thotë: “Po uaulim 97%”. Ai i shkelmoi të gjitha premtimet me tëcilat vodhi votat, duke thënë : “Kalova lumin,hiqmani kalin”. Këto janë...

(Ndërhyrje pa mikrofon)A ke zgjedhës ti, apo jo? Ai u premtoi

zgjedhësve të tu se do të heqë akcizën e naftës.(Ndërhyrje pa mikrofon)Ilir Meta – Zoti Berisha, ju lutem! Po përsërisni

për herë të pestë të njëjtin fjalim. Ju keni kaluarkohën e replikës prej kohësh.

Sali Berisha – Nuk e kam kaluar, sepse makanë ndërprerë fjalën 30 herë. Nuk më lënë të bëjreplikë. Ju përpiqeni të vini rregull, kurse këtangrihen të gjithë. Prandaj, edhe një herë kërkojnga kryekreu juaj të bëhet burrë dhe të dalë, tëçlirohet nga komplekset, që nuk çlirohet dot kurrëdhe jo të shërbehet me ordinerë, që janë dënuarnga drejtësia disa herë dhe të mbrojë paketën e tijfiskale me të cilën po mjeron shqiptarët si askushtjetër.

(Ndërhyrje pa mikrofon)Ty të kanë bërë synet politik.Ilir Meta – Zoti Berisha, dua t’ju njoftoj se asnjë

televizion nuk po transmeton live.Sali Berisha – Mbaj shënim atë që të them

unë! Nuk ta them pa qëllim “synet politik”. Për atëfizikun, nuk bëhet. Nuk është puna jote ajo. Ështëpunë burrash. Prandaj, dil vetë më mirë dhe mosikë nga frika! Unë t’i studioj të gjitha lëvizjet. Ti vuannga komplekse të tmerrshme, prandaj...

(Ndërhyrje pa mikrofon)Të japin zemër ata që janë si ti.Rruga është që t’i dalësh zot vetes dhe të

thuash ato që mendon.Ilir Meta – Po, zonja Topalli.Jozefina Topalli – Tetë vjet rresht, kam

dëgjuar këtu 3 persona dhe nuk u kam kthyerpërgjigje, sepse kam qenë e sigurt se nuk kanëqenë fjalët e tyre. Ato, që këta deputetë nxirrninnga goja, ishin vetëm leximi i mesazheve që udërgonte ky që është këtu mbrapa.

Dua t’ju them një gjë: diplomacia parlamentareështë një koncept i ri dhe i panjohur për shqiptarët,i ri edhe për vendet e tjera europiane dhe përtejEuropës. Kam bërë 44 vizita zyrtare. Po aq,ndoshta dhe më shumë, konferencandërkombëtare. Vizitat zyrtare ju i konsideronirrugë. Përmes këtyre vizitave zyrtare u bë emundur që brenda një viti 27 parlamente tëEuropës të ratifikonin Marrëveshjen e MSA-së,

ndërkohë që fqinjët tanë nuk e kishin ratifikuar aspër 3 vjet e gjysmë.

Për shkak të diplomacisë parlamentare dhetë lidhjeve të forta miqësore që kam pasur nëEuropë dhe përtej Europës, u bë e mundur që tëratifikohet Marrëveshja e NATO-s, që bëri tëmundur që Shqipëria të bëhet anëtare dhe të uletnë tryezë me fuqitë më të mëdha të botës. Përshkak të diplomacisë parlamentare dhe të punëse të reformave që janë kaluar në këtë parlament,në atë moment kur bëhej mbledhja e Komisionit tëJashtëm në Parlamentin Europian, ju, bashkë meatë, që e quan Shqipërinë kriminale dhe nekriminelë, hajdutë e të korruptuar, bënit çdopërpjekje që të votohej kundër liberalizimit tëvizave.

Bashkë me stafin tim dhe kolegët e mi, kemindenjur deri pas mesnate me e-maile, metelefonata dhe me lidhje me kryetarët e parlamentit,me çdo anëtar të Komisionit të Jashtëm dhe përnjë votë e kemi kaluar. Mbajeni mend, sepse nukjua kam thënë kurrë dhe as kam për t’jua përsëriturmë: në qoftë se nuk do të kalonte në atë moment,kushedi sa do të shtyhej përsëri liberalizimi i vizave.Për shkak të liberalizimit të vizave, të dashurkolegë, askush kur kaloni në kufi nuk ju shikon seçfarë koke keni, çfarë fytyre keni apo me çfarëtrafikantësh kaloni, por ju shikojnë pasaportën dheju kaloni si të nderuar. Ky është mëkati i JozefinaTopallit.

(Ndërhyrje nga salla)Po të kishe qenë burrë ti, e lexoje vetë e jo

t’ua jepje të tjerëve. Po të kishe qenë burrë, do tëçoheshe në këmbë dhe do t’i rreshtoje të gjitha,por ti nuk je burrë. Ti nuk je për Kryeministër. Të tëvijë turp!

Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Gentian Bejko.(Ndërhyrje nga salla)Ju kam dëgjuar me shumë vëmendje. Ju ftoj

të ruani qetësinë, sepse kush bërtet, nuk do të thotëse ka të drejtë.

Po, zoti Bejko.Gentian Bejko – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Të nderuar qytetarë shqiptarë,Pas 100 ditë qeverisjeje, sot qeveria e

Aleancës për të Ardhmen Europiane konkretizonnjë pjesë të programit të prezantuar dhe të pranuarnga shumica e shqiptarëve.

Erdhëm deri këtu, duke ju premtuar një shtettë drejtë, të përgjegjshëm dhe social, duke iu

Viti 2013

154

Legjislatura e 8-të

përgjigjur thirrjes dhe nevojës suaj për më tepërshërbime dhe cilësi më të mirë. Erdhëm këtu dukeju premtuar transparencë, luftë kundër korrupsionit,politika të përgjegjshme të administratës fiskaledhe financave publike, edukim më të mirë,menaxhim më të mirë të territorit, përmirësim dhembështetje të sektorit të bujqësisë, të lënë nëmëshirë të fatit gjatë gjithë kësaj kohe.

Erdhëm këtu duke marrë përsipër kostot ekeqmenaxhimit prej qeverisë që kaloi dhe përparafillimit të punës sonë premtuam transparencë mbifinancat publike dhe mbështetje të institucionevetë njohura të financave të shtetit. Ne premtuampërmirësimin e shërbimeve dhe të klimës sëbiznesit, gjë që kjo seri projektligjesh të paketësfiskale e mundëson; përmirësimin emarrëdhënieve midis administratës fiskale dhebiznesit, duke luftuar evazionin fiskal në themel tëreformave fiskale të propozuara; përmirësimin elegjislacionit për të lehtësuar procedurat eadministrimit të taksave dhe tatimeve, që ështëpjesë e rëndësishme e ndryshimeve të propozuaranë paketën fiskale, siç është ai i kalimit tërimbursimit të TVSH-së në sistemin e thesarit, apozgjatja e kohës kur një biznes ka të drejtë tëreagojë ndaj kontrollit nga 5 në 15 ditë; detyrimine Drejtorisë së Apelimit për të bërë publike rastetqë trajton, për t’i dhënë mundësi biznesit tëkorrigjojë deklaratat e veta tatimore, në mënyrëqë të shmangë penalitetet.

Për sa më sipër, do të lehtësohen proceduratburokratike në favor të biznesit, i mbytur jo vetëmnga borxhet, por edhe nga hallkat e ngatërruaratë sistemit, i cili në vetvete ka nevojë të reformohet.Çdo element i prezantuar në paketën fiskale dhe ipasqyruar më pas në politikat e shpenzimeve tëbuxhetit 2014 është në përputhje të plotë meprogramin qeverisës të koalicionit “Aleanca për tëArdhmen Europiane”.

Me këtë projektbuxhet bëhet realitet një ngaangazhimet më të rëndësishme për administrimine territorit: vendosja e sigurisë në të gjithë territorine Shqipërisë me rritjen e buxhetit të Policisë sëShtetit, për pasojë rritjen e pagave me 25%. Kjodo të krijojnë rrit jen e efektshmërisë përparandalimin e krimit dhe abuzimit.

Ne kemi premtuar mbështetje për fuqizimin epushtetit vendor dhe procesin e decentralizimit,funksionet e rritjes së efikasitetit të qeverisjesvendore dhe përmirësimin e shërbimeve të saj.Buxheti vendor i parashikuar nëpërmjet transfertës

së pakushtëzuar është rritur me 15,6% më shumëse ajo që parashikonte qeveria e mëparshme.Përveç kësaj njësive vendore u krijohen mundësitëpër të gjeneruar dhe administruar më mirë tëardhurat e tyre prej taksës së banesës aponëpërmjet heqjes së limitimit të nivelit të tarifavevendore.

Ne kemi premtuar miradministrim dheefiçencë në përdorimin e fondeve publike si nënivel qendror, ashtu dhe lokal. Për këtë arsyebrenda 100 ditëve të para të qeverisjes ka nisurprocesi për përgatitjen e reformës territoriale ad-ministrative, e cila do të mundësojë që taksat tonatë mos copëzohen në thërrime, në 370 njësivendore, ku mbi 60% e tyre nuk u ofron dot asgjëqytetarëve të tyre.

Një tjetër pikë e rëndësishme e këtijprojektbuxheti është ajo që ka qenë motojakryesore programit tonë elektoral: kush fiton mëshumë, paguan më shumë; kush fiton më pak,paguan edhe më pak. Nëpërmjet paketës së ligjevetë propozuara në buxhetin e 2014-s 97% epopullsisë përfiton drejtpërsëdrejti.

Likuidimi i borxheve është sfida ejashtëzakonshme e këtij buxheti, ai i krijonfrymëmarrje biznesit dhe për pasojë mundësohetçlirimi i ekonomisë. 350 milionë lekë fonde përllogari të atyre borxheve prej qeverisjes sëdikurshme. Këta që na qeverisnin para 100 ditëvejo vetëm që e mbytën vendin në borxhe, porpaturpësisht i fshehën ato, duke i kaluar të gjithalimitet kushtetuese. Akoma dhe më keq, sotbërtasin dhe ulërijnë se qeveria po merr borxh, atëborxh që të paktën tre vjetët e fundit BankaBotërore, FMN-ja dhe institucione të tjerandërkombëtare kanë kërkuar me ngulm që të bëhetpublik, si kusht për të negociuar çdo lloj mbështetjetë qeverisë shqiptare.

Taksa për biznesin e vogël hiqet për të gjithëata që kanë një xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë.Jo vetëm kaq, edhe tatimi i tyre mbi fitimin bëhet7,5%. Për grupin tjetër të biznesit, atë nën 2milionë, kjo taksë shkon 25 mijë lekë në vit. Jaedhe një tjetër angazhim i mbajtur, që do tëlehtësojë barrën fiskale të kësaj kategorie biznesi,e cila mban më këmbë ekonominë e vendit, porsiç ishte trajtuar deri tani mezi merrte frymë, sepsenë shumë raste nëpërmjet mekanizmave të shtuarfiskalë e detyronte të funksiononte në informalitet.Me mundësitë dhe lehtësitë që krijohen biznesi ivogël jo vetëm që do të stabilizohet, por do të

155

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

fuqizohet dhe do të gjenerojë më shumë të ardhurapër ekonominë familjare, njëkohësisht edhe përekonominë e vendit, duke vazhduar të jetë një ndërkontribuesit kryesorë në punësimin e shqiptarëve,një tjetër plagë e lënë gangrenë nga qeveria ekaluar.

Meqë po flasim për punësimin, buxheti i vitit2014 parashikon një rritje prej 300% të fondevepër nxitjen e punësimit krahasuar me atë të vitit2013, nga 90 në 271 milionë më shumë, që do tëshkojnë në nxitjen e punësimit të të rinjve, të grave,vajzave dhe shtresave në nevojë.

Të nderuar kolegë deputetë,Të dashur shqiptarë,Sot me këtë paketë fiskale dhe këtë buxhet

qeveria vjen përpara nesh me instrumentin që dotë mundësojë jo vetëm përballimin e situatësfinanciare të vendit, por krijon mundësinë qëekonomia shqiptare të fillojë rritjen e saj. Sfida jonë,e të gjithëve ne këtu, është të ndryshojmë kulturëne ngulitur në vite në mentalitetin shqiptar, pikërishtprej keqadministrimit dhe sjelljes arbitrare tëadministratës tatimore. Si individi, ashtu dhebiznesi e konsiderojnë shtetin si vjedhës dhepërfitues në kurriz të tyre, ku taksat nuk shihen sinjë instrument për t’u mundësuar të gjithëve njëmjedis më të mirë, për të zhvilluar dhe nxiturbiznesin apo për të marrë shërbime të nevojshme,por si mekanizëm për të zhvatur dhe për t’i bërëpresion individit apo, edhe më keq, biznesit.

Ne kemi ardhur këtu për të premtuar drejtësidhe mundësi të barabarta për të gjithë. Sistemi itaksave që ne propozojmë synon ta ndërtojëngadalë këtë mundësi.

Ne besojmë se njerëzit që na kuptuan dhe nandoqën pas kur ofruam alternativën tonë tëmundësive, të ndërtimit dhe modernizimit të shtetit,e kuptojnë se paketa fiskale që ofrojmë sot si përindividin, ashtu dhe për biznesin është instrumentipër të bërë të mundur që shteti të funksionojë dhepër të ofruar mjedisin e premtuar për shërbimetndaj qytetarit dhe biznesit. Ne besojmë se vetëmnë këtë mënyrë, me seriozitet dhe përgjegjshmëri,transparencë dhe drejtësi do t’i bëjmë shqiptarëttë fillojnë të besojnë te qeveria dhe shteti i tyre.

Ju faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Bedri Hoxha.Të përgatitet deputeti Keltis Kruja.Bedri Hoxha – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Paketa e re fiskale e propozuar nga qeveria

“Rama” për vitin 2014 vjen në parlament pa asnjëkonsultim paraprak me biznesin e vogël, biznesine madh, vendas dhe të huaj, shoqatat e bashkivedhe të komunave, me ish-të përndjekurit politikë,ish-pronarët dhe grupet shoqërore të interesavenë nevojë.

Ky konsultim me grupet e interesit nuk mundtë jetë çështje dëshire e Kryeministrit, por njëdetyrim ligjor i tij dhe një standard demokratik,tashmë i konsoliduar në raport me qytetarët.

Opozita prej kohësh është shprehur publikishtpara qytetarëve shqiptarë se kjo vonesë eparaqitjes së paketës fiskale, në shkelje të ligjitdhe Kushtetutës, ka një qëllim të vetëm:minimizimin e kohës së debatit në Kuvendin eShqipërisë dhe llogaridhënies së qeverisë paraqytetarëve. Kjo emergjencë e paraqitjes së ligjevemë të rëndësishme, siç është paketa fiskale dheprojektbuxheti i vitit 2014, apo ligjet e mëparshme,si akti normativ për nëpunësin civil, tashmë irrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe aktinormativ për rritjen e borxhit dhe uljen e planit tëtë ardhurave në dogana dhe tatime, janë njëkambanë alarmi për të gjithë shqiptarët. Mungesae transparencës, arbitrariteti i qeverisë në raportme ligjin, sjellja prej bajraktari e Kryeministrit nëraport me ligjin dhe qytetarët nuk kanë bërë gjëtjetër në këto 100 ditë veçse kanë rritur varfërinëe qytetarëve, kryesisht të familjeve që trajtohenme asistencë sociale, të invalidëve të punës,pensionistëve etj.

Biznesi vendas dhe i huaj tashmë ndihet iterrorizuar nga sjellja brutale e kësaj mazhorance.Paligjshmëria është njëra anë e medaljes, nga anatjetër kjo paketë fiskale dhe ky buxhet i kësajqeverie rrit taksat për të gjithë shqiptarët. Kjomazhorancë është e vetmja në Europë që nukkrijon asnjë lehtësi për biznesin dhe asnjë stimulnxitës për ekonominë në kohë krize. Sipërmarrjae lirë nuk do të ketë mundësi zhvillimi, mundësipër zgjerimin e kapitalit dhe të investimeve, pasirritja e taksave do ta privojë në konsolidimin e sajdhe për pasojë nuk do të kemi shtim të vendeve tëpunës, madje në të shumtën e rasteve reduktimtë tyre. Ky qëndrim nuk është vetëm këndvështrimi opozitës, por edhe i dhomave të tregtisë, sipërfaqësues të biznesit vendas dhe të huaj.Qëndrimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe iDhomës Britanike ishte mjaft i qartë: ato ushprehën se “jemi të zhgënjyer nga KryeministriRama, pasi na kishte premtuar se do të konsultohej

Viti 2013

156

Legjislatura e 8-të

me ne, por nuk e bëri një gjë të tillë”. Pra,Kryeministri i ka gënjyer. Ata shprehën shqetësimine tyre se kjo paketë fiskale do të stimulojë evazionindhe nuk do të tërheqë investitorët e huaj, madjedo të jetë një premisë për largimin e tyre nga vendi.

Pjesë tjetër e paketës së re fiskale është edheprojektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjinnr. 9632, datë 30.10.2006 «Për sistemin e taksavevendore», i ndryshuara”. Qeveria këto ditë katrumbetuar me të madhe se biznesit të vogël po ihiqen të gjitha taksat, gjë që nuk është e vërtetë.Me ndryshimet e reja është propozuar heqja etaksës së biznesit të vogël dhe e tatimit mbi tëardhurat personale të biznesit të vogël. Taksa e reqë vendoset është quajtur “tatim i thjeshtuar mbifitimin e biznesit të vogël”. Në masën 7,5% përsubjektet me qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekënë vit, bizneset me qarkullim nga zero deri në 2milionë lekë do të paguajnë 25 mijë lekë në vit.“Nderi” tjetër që qeveria i bën biznesit të vogëlështë rritja e taksës mbi ndërtesën ku ata ushtrojnëaktivitetin e tyre: nga 200 lekë për metër katror qëishte, tani bëhet 400. Të njëjtën rritje pësojnë edhetaksat mbi banesat e qytetarëve, ata do tëpaguajnë dyfishin e shumës që paguanin deri mësot për shtëpitë e para, ndërsa të gjithë ata qëdisponojnë më shumë se një shtëpi do të paguajnëkatër herë më shumë, ose 400 lekë për metërkatror. Ndërtesat e ndërtuara para vitit 1993 do tëtaksohen me ligjin e ri njëlloj si banesat e tjera,pra nuk do të kemi një taksë më të reduktuar, edhepse në to jetojmë familjet me më shumë problemeekonomike.

Në pamje të parë duket se biznesi i vogël dotë jetë i fituar, pasi tatimi i fitimit do të ulet nga 10në 7,5%. E vërteta qëndron krejt ndryshe, pasi rritjae taksës mbi ndërtesën, rritja e kostos sëtransportit, rritja e vlerës së sigurimit shoqëror dheshëndetësor, efekti i rritjes së tatimit të fitimit mbi50% të biznesit do të ketë efekt në rritjen e çmimitpër mallrat që tregton biznesi i vogël. Të gjithë këtafaktorë ekonomikë nuk do ta lehtësojnë biznesine vogël, por do ta shtrëngojnë barrën fiskale edhembi të dhe do ta çojnë drejt rrënimit.

Ndryshimi ligjor që propozon qeveria përmbledhjen e taksave nga administrata qendroretatimore do të përkeqësojë nivelin e të ardhuravenë komuna dhe bashki. Historia ka treguar se medecentralizimin e këtyre kompetencave ka pasurnjë rritje të ndjeshme në mbledhjen e taksave kurjanë administruar nga pushteti vendor. Shqiptarët

mbajnë mend betejën që bënte me qeverinë zotiRama në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë sëTiranës. Me të drejtë kërkonte mbledhjen dheadministrimin e taksave vendore, e drejtë kjo që iudha. Po ju, zoti Rama, doni të zhbëni edhe këtëarritje të qeverisjes lokale, vetëm se doni të vininën kontroll edhe biznesin e vogël. Këtu qëllimetjanë të pastra politike. Me këtë hap që ju pondërmerrni, zoti Kryeministër, po shkelni KartënEuropiane të Autonomisë Vendore, e ratifikuar ngaparlamenti i Shqipërisë në vitin 1999. Po shkelmoninjë nga parimet e Europës, pjesë e së cilësaspirojnë të jenë edhe shqiptarët: decentralizimin.Me këto veprime të qeverisë po dëshmohet semarrja e statusit të vendit kandidat nuk është mënë axhendën e saj.

Komunat dhe bashkitë në vitin e ardhshëmdo të gjenden përballë vështirësive tëpashmangshme në hartimin e buxheteve të tyre,pasi do të jenë të varura plotësisht nga qeveriaqendrore. Në këtë paketë fiskale dhe në këtëbuxhet qeveria nuk ka llogaritur të ardhurat emunguara në buxhetet e njësive vendore ngamosrealizimet e mundshme në mbledhjen e taksëssë biznesit të vogël, ndaj qytetarët do të kenë mëpak shërbime në njësitë e tyre vendore. Ngrohjadhe shërbimet e tjera në shkolla do të jenëproblematike.

Paketa e re fiskale dhe politika e këtijkryeministri do të përkeqësojnë ekonominë evendit dhe do të rritin evazionin fiskal. Kjo paketënuk përmbush asnjë nga premtimet elektorale tëkësaj mazhorance. Ky sistem taksimi është kundërinvestimeve të huaja, kundër vendeve të reja tëpunës, kundër rritjes së prodhimit, kundër uljes sëçmimeve dhe pro varfërimit të shqiptarëve. Do tëpërmend vetëm një pjesë të vogël të premtimevetë zotit Rama para 23 qershorit: “Ne refuzojmë qësot në çdo kile bukë shqiptarët të paguajnë 20%taksë, në çdo kokërr vezë familjet shqiptare tëpaguajnë 20%, për çdo gotë qumësht që u japinfëmijëve të paguajnë 20% taksë. Ne do t’i bëjmëzero këto taksa dhe do ta ulim në 6% taksën efaturës së energjisë elektrike.”

Ju, zoti Rama, jo vetëm që nuk i hiqini këtotaksa, por vetëm po i rritni ato. Shqiptarët e kanëkuptuar tashmë se ju i keni gënjyer dhe për këtëdo të merrni reston prej tyre.

Ju, zoti Rama, thatë se ky buxhet është fundii marrëzisë. Jo, ky buxhet është marrëzia juaj efundit.

157

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Keltis Kruja.Keltis Kruja – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë,Më vjen keq që sot më duhet të diskutoj për

ndryshime në ligjin “Për taksat vendore” në një kahqë besoj se e kishim lënë pas kohë më parë. Kemimë shumë se dy dekada që kemi investuar mendje,energji dhe para në fushën e decentralizimit. Sotçfarë po bëjmë? Kthehemi pas më shumë se 20vjet më parë, në fillimet e këtij procesi, madje bëjmëmë keq se kaq, sepse fyejmë të gjithë të zgjedhurite administratës vendore, bashkë me ta edhe ataqë i kanë besuar me votën e tyre, duke u thënëapriori se nuk janë të aftë për asgjë, se nuk janë tëaftë të ushtrojnë detyrën e tyre dhe se nuk janë tëaftë të mbledhin të ardhurat e tyre. Për këtë, nëfakt, do të mendojë “vëllai i madh”, “zemërgjeri”,“shpirtdhembshuri”. Do t’i mbledhë dhe do t’juasjellë llokum në gojë, që ju vetëm t’i shijoni e tëmos lodheni fare. A është kjo politika që duhet tëndjekim me njësitë vendore dhe me kapacitetetnjerëzore që drejtojnë këto njësi sot? Kurrsesi jo.Decentralizmi administrativ dhe fiskal i plotë ështërruga e vetme që duhet ndjekur për të pasur njëpushtet vendor sa më pranë dhe sa më të lidhurme qytetarin. Qeveria sot, në mënyrë krejt tënjëanshme, pa u konsultuar me asnjë nga shoqatatqë përfaqësojnë të zgjedhurit vendorë, kërkon tëbëjë krejtësisht të kundërtën. Më mirë të themikërkon të zhbëjë të gjitha ato që janë arritur nëkëta 20 vjet në fushën e decentralizimit tëkompetencave të vendimmarrjes dhe kërkon qëme një ligj të tillë të krijojë një varësi të paprinciptëtë pushtetit vendor nga qeveria dhe ngaKryeministri personalisht. E kam thënë edhe mëparë, e jo vetëm unë, se ky kryeministër dhe kjoqeveri po sillen sikur jeta e kësaj shoqërie nuk kaqenë e rregulluar më parë me rregulla, norma eligje, që kanë funksionuar edhe pa këta pushtetarë,të cilët duan të qeverisin të udhëhequr ngasindroma e vitit zero.

Cila është skema që qeveria po na e servirsot si shpikje të madhe? Njësitë vendore do tëpërcaktojnë listën e subjekteve që ushtrojnë biznestë vogël në territorin administrativ të tyre. Drejtoritërajonale të tatimeve, sipas kësaj liste të hartuarnga njësitë vendore, do të mbledhin detyrimettatimore që u lindin këtyre subjekteve sipas ligjit.Sapo të mblidhen këto, do të përcillen në Drejtorinë

e Përgjithshme të Tatimeve, e cila me shpejtësi dot’i kalojë përsëri te njësitë vendore. Pra, i gjithëprocesi fillon e mbaron te njësia vendore, vetëmse rruga që do të ndiqet do të komplikohet me njëecejake të pakuptimtë, e cila përveçse zgjat kohëne mbledhjes së taksave vendore do të vonojë edherealizmin e të ardhurave prej tyre, rrjedhimisht dotë ulë edhe efiçencën e përdorimit të këtyre tëardhurave. Në gjuhën popullore është si të kapëshveshin e djathë me dorën e majtë. Kjo nuk ështëgjë tjetër veçse t’i hapësh rrugë një performancetë dobët të mbledhjes së të ardhurave, nuk ështëgjë tjetër veçse të ndryshosh ligje ose politikavetëm për të hënë “bëj reforma”, ose pak më keqakoma, vetëm për të zhbërë ato që nuk i ke bërëvetë. Tamam si ai fëmija i llastuar, që qan e mërzitetkur thuhen fjalë të mira për shokët. E gjitha kjobëhet edhe nën justifikimin e një realizimi më tëmirë të të ardhurave, ndërkohë që të zotët e punës,shoqatat e të zgjedhurve vendorë, nuk janë ankuarasnjëherë se nuk i realizojnë dot. Përkundrazi,Kryeministri dhe qeveria e tij as nuk e panë fare tëarsyeshme t’i diskutojnë ndryshimet e ligjit përtaksat vendore me ta. Me alibinë e uljes së taksëspër biznesin e vogël po krijohet një mekanizëm qëështë shumë i rrezikshëm për mirëfunksionimin edemokracisë vendore.

Çfarë do të ndodhë me atë që proklamohet siulje e madhe e taksës për biznesin e vogël? Do tësjell një shembull, i cili ilustron fare qartë spekulimininfantil të Kryeministrit me këtë argument, por edhecinizmin krejt të pavend të tij me këtë shtresë tëbiznesit, që, në fakt, thjesht dhe vetëm siguronjetesën duke ushtruar këtë aktivitet. Po marr sishembull një biznes të vogël ambulant që operonnë Bashkinë e Tiranës ose në atë të Durrësit dherealizon një xhiro vjetore deri në 2 milionë lekë.Deri më sot ato paguanin një taksë prej 8 mijëlekësh të reja në vit, sipas kategorizimeve qëpërcakton ligji. Ndërkohë, me hyrjen në fuqi tëpaketës së re fiskale, nuk do të ketë kategorizimetë tilla dhe të gjitha këto biznese do të paguajnëpa dallim një taksë vjetore prej 25 mijë lekësh. Pra,kjo kategori biznesi jo vetëm nuk përfiton, porpenalizohet me 17 mijë lekë në vit vetëm ngaaplikimi i taksës mbi biznesin e vogël, sipaspaketës së re fiskale. Po të marrim parasysh këtuedhe rritjen me të paktën 120 lekë për litër të çmimittë karburantit si rezultat i rritjes së taksës sëqarkullimit, duke llogaritur një konsum mesatarrreth 100 litra në muaj, na del se shpenzimet

Viti 2013

158

Legjislatura e 8-të

shtohen edhe me 14400 lekë në vit. E thënë nëmënyrë të përmbledhur, pa llogaritur rritjen e kostossë shërbimeve të tjera, ky lloj aktiviteti jo vetëmnuk lehtësohet nga barra fiskale, por përkundrazi,do të ketë një humbje vjetore prej të paktën 31400lekë.

E mora këtë shembull për të thënë se e gjithëfilozofia mbi të cilën po mbështeten këto ndryshimenuk udhëhiqet nga ajo çka përfitojnë bizneset apoqytetarët, madje në të kundërt, të gjitha këtondryshime po udhëhiqen nga dëshira e sëmurëpër të kontrolluar shpejt e shpejt çdo gjë e gjithçka,edhe pse të vetmit që nuk përfitojnë këtu janëqytetarët.

Përqendrimi i mbledhjes së taksave të biznesittë vogël jo vetëm do të dëmtojë në mënyrë tëpakthyeshme të zgjedhurit dhe administratatvendore dhe besimin në to, por do të krijojë nëmënyrë të pashmangshme një apati e një mungesëinteresi për të kryer detyrën edhe tek administrataqendrore dhe do të minojë në mënyrëpërfundimtare bashkëpunimin mes pushtetitqendror dhe atij vendor, duke e kthyer këtëmarrëdhënie në pre të humorit të Kryeministrit apotë deleguarve të tij. Arsyetimi se mbledhja ngaadministrata vendore e këtyre taksave ka rriturabuzivizimin në lidhje me deklarimin apo merealizimin e tyre është një arsyetim për të cilin mësë paku duhet të mbajë përgjegjësi vetëKryeministri, i cili deri para dy vjetësh ishte kryetari Bashkisë së Tiranës, më tej edhezëvendëskryeministri, i cili deri para dy muajvedrejtonte Bashkinë e Korçës.

Qasja e Kryeministrit në kohën kur drejtontebashkinë e kryeqytetit lidhur me këtë çështje ishtekrejt tjetër. Pra, ndërkohë që ishte kryetar bashkiee kërkonte me ngulm decentralizmin fiskal deri nëKongresin Europian për Pushtetin Lokal, sot i duketsikur kjo është një e drejtë e njësive vendore, që ekufizon pushtetin e tij personal; ndërkohë që, kurishte kryetar bashkie, vendimin për mbledhjen etaksave të biznesit të vogël nga njësitë vendore evlerësonte si arritje dhe si një hap para drejtpavarësisë dhe mirëqeverisjes, sot kryetar qeverieshkel mbi çdo gjë që ka thënë vetëm nga egoja qëka për pushtet të pakufizuar personal; ndërkohëqë atëherë nxori në protestë të gjithë kryetarët enjësive vendore të majta për një kufizim që qeveriai bëri nivelit të taksave që mund të vendosinqeveritë vendore, sot ua merr fare edhe të drejtënpër të mbledhur taksat e tyre; ndërkohë që për

këtë projekt janë investuar kapacitete të pafundmonetare e njerëzore, ekspertiza e konsulenca epartnerëve tanë, si USAID-i dhe BE-ja, papritmasKryeministri thotë se ky model nuk është më isuksesshëm, sepse nuk është ai kryetar bashkie.Kjo është politika që do të ndjekë Kryeministri përnjësitë vendore. Tashmë është e qartë dhe tejet elexueshme edhe deviza e tij “kush nuk është nënhyqmin tim, më mirë të mos jetë fare”. Kjo ështëdhe do të jeta filozofia që do të udhëheqëKryeministrin në marrëdhëniet me pushtetin ven-dor. Kjo është dhe do të jetë sjellja e një individi qënuk njeh asnjë pushtet tjetër përveç pushtetit tëtij. Kjo është, në fund të fundit, ajo që shumë herëe kemi përkufizuar si tentativë për të shtënë nëdorë të gjitha pushtetet. Ky është në finale njeriutë cilit shqiptarët i besuan demokracinë e tyre.Tashmë po shohim përditë e më shumë se sikazma e tij ngulet thellë në themelet e kësajdemokracie, por unë kam bindjen e plotë seshqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që një individ itillë t’u vërë kazmën ëndrrave dhe shpresave tëtyre.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka ministri i Mjedisit, zoti Lefter Koka.

Përgatiten Roland Keta dhe Gjovalin Bzhetaj.Lefter Koka – I nderuar Kryetar,Të nderuar zotërinj deputetë,Qeveria trashëgoi një gjendje të vështirë

ekonomike nga keqadministrimi i taksave dheshumë më keq nga abuzimi me pronat eshqiptarëve. Ndihem keq sot kur mendoj se tëardhurat që kanë koncesionet e dhëna nga ju nëportin e Durrësit janë të barabarta me buxhetin eMinistrisë së Mjedisit. Pra, nuk mjafton dhurata qëu keni bërë duke abuzuar me pronat e këtij popullitë varfër, por shqetësoheni se do të paguajnë 5%më shumë tatimfitim kompanitë tuaja.

Me shumë pompozitet e me koncerte qëvetëm “Bushi i portit” dinte t’i bënte, inauguruatinvestime të bëra me kredi të marra ngainstitucione të ndryshme financiare, rreth 25milionë euro, por pa përfunduar mirë investimetnuk i lanë të gëzohen durrsakët. Ua rrëmbyet ato,siç thonë vetë durrsakët: “Na e mori gjermanikalatën lindore”.

Kur porti administrohej nga shteti, punoninmijëra durrsakë dhe për të shkarkuar ose për tëngarkuar një ton kushtonte vetëm 5800 lekë tëvjetra. Porti merrte 70% të kësaj shume, pra merrte

159

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

4060 lekë. Agjencitë që kishin të punësuara mëmijëra punëtorë, merrnin 1740 lekë për ton, në totalporti merrte 3,5 milionë tonë, të barabarta këto me14 miliardë lekë. Agjencitë durrsake, ku punoninme mijëra durrsakë, merrnin 9,1 miliardë lekë. “Pseduhej t’ia jepte ‘Bushi’ gjermanit koncesionin? -pyesin durrsakët. - Pse tani që i blenë vinçat erinj?”, pyetje për të cilën akoma nuk e kanë marrëpërgjigje. Gjermani u tregua i pamëshirshëm, sehoqi qindra durrsakë nga puna dhe e ngriti çmiminnga 5800 lekë në 7 mijë lekë për ton. Në shenjëmirënjohje “Bushi” tha: “Unë do t’i paguaj portitvetëm përqindjen, pra vetëm 770 lekë të vjetra.Pra, 3 milionë e 500 mijë tonë për 770 lekë, bëjnë2 milionë e 695 mijë euro. Pra, nga 14 miliardëporti merr më pak se 3 miliardë. Thënë me pakfjalë, kjo është një vjedhje dhe ky është një turp.

Shumë kohë kaloi. Zgjedhjet po afronin. Njëtjetër “gjermano-laçian” na mori terminalin, edheky i sapopërfunduar, një investim edhe ky i bërëme kredi. “Gjermano-laçiani” tani u merrpërafërsisht 800 mijë pasagjerëve që kalojnë nëterminalin e Durrësit 4 euro për person. 1 milion e547 mijë euro i merr koncesioni dhe 1 milion e 610mijë euro (në këtë rast “Bushi” nuk është treguaraq tolerant) i merr porti. Pra, merr përafërsisht 51%.

E keqja nuk kishte të sosur. “Na e moriaustriaku mirëmbajtjen, thonë durrsakët. - Kurishim ne, punonin 120 veta dhe paguheshinpërafërsisht 700 milionë lekë të vjetra.” Kur e moriaustriaku, tashmë me vinça dhe me pajisje të reja,kushton 1,2 miliard lekë dhe punojnë vetëm 20njerëz.

Erdhi koha që iu sos durimi durrsakëve.Atëherë “Bushi” bujar u tha se “do t’jua jap në formëshpërblimi mirëmbajtjen e linjës elektrike,mirëmbajtjen hidraulike dhe prapavijën përkontributin që keni dhënë në parti”. Thënë shkurt,nga kjo histori doli i pakënaqur vetëm Shiti meorkestrën e vet, sepse koncertet nuk u dhuruan, sinë rastet e tjera, por u bënë me tender të hapur.Në total këta zotërinj u marrin apo u vjedhinshqiptarëve afërsisht 20,4 miliardë lekë.

Mora shkas dhe ndihesha i shqetësuar sepserastësisht kjo shifër koinçidon me buxhetin eMinistrisë së Mjedisit, ku punojnë jo pak, por 1300njerëz, dhe kryejnë të gjitha shërbimet operativetë këtij institucioni.

Po ndalem pak te taksa e qarkullimit.Shqetësimi real nuk është ajo çka ngre sot opozita.Po t’i referohemi një kamioni, i cili niset me 30 tonë

nga Bulqiza për në Durrës duhen mesatarisht 100litra naftë dhe këtë po e merr në sistem dhe e kthenpo në sistem, për t’ua rikthyer qytetarëve shqiptarë,kjo është përafërsisht 10 mijë lekë të vjetra. Përatë çka i merr gjermani, është përafërsisht 180 mijëlekë për një kamion.

Nuk është kjo taksa e cila i rëndon shqiptarët.Unë mendoj se duhet parë gjetkë problemi. Sotqë ne flasim, janë mijëra kamionë, të cilëve nuk usoset halli vetëm në portin e Durrësit, kur duhet tëpaguajnë taksën tek austriaku dhe laçiani, porduhet të paguajnë edhe në Itali 18 euro për ton,sepse kemi një marrëveshje dhe jemi i vetmi vendnë Europë që paguajmë taksë peshe në shtetinitalian dhe ju garantoj se jo pa qëllim, eksponentëtë veçantë të kësaj opozite deri dje kanë pasurmarrëveshje me kompani maqedonase dhe ështënjë turp i vërtetë, që kamionistët tanë janë nga mëtë diskriminuarit.

Unë mendoj se kjo ekonomi kishte dhe kanevojë të orientohet drejt disa rregullave loje. Unëbesoj se rregullat e lojës sapo janë vendosur.Sigurisht, nuk është e lehtë. Unë do të ndalem pakte Ministria e Mjedisit, e cila ka një buxhet modest,por po ju garantoj se kemi vullnet të fortë për tëkryer në mënyrë sa më të devotshme atë çka kaprimare kjo ministri: mbrojtjen e mjedisit, sepseashtu siç u la buxheti, u la edhe gjendja e mjedisitshqiptar, ku ka mijëra impiante përpunimi nështretërit e lumenjve, ku ka mijëra gurore në Krujëdhe shumë elemente të tjera, sepse për pyjettashmë as që mund të flasim. Ndaj unë do t’ju uroja,minimalisht, nëse nuk kërkoni ndjesë, të bëhenipalë e asaj çka na latë, për ta kthyer ekonominënë një bazë të shëndoshë!

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Roland Keta.Roland Keta – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Ka rreth një javë që po diskutohet në

komisione parlamentare paketa fiskale e vitit 2014dhe sot na sillet në parlament për miratimprojektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin“Për procedurat tatimore në sistemimin e taksavevendore””.

Ndryshimi që paraqitet në këtë ligj ështëvazhdimi i shkeljes së Kushtetutës dhe ligjit tëqeverisjes vendore të vitit 2000, i miratuar ngaqeverisja socialiste dhe i përkrahur edhe ngaautoritetet lokale dhe rajonale europiane. Opozitaka rreth 10 ditë që e ka kundërshtuar këtë ligj dhe

Viti 2013

160

Legjislatura e 8-të

ky është misioni i saj: kundërshtimi i çdo akti ligjorqë prek interesat e qytetarëve shqiptarë.

Është hera e parë që sillet paketa fiskale dhena lihen në dispozicion për diskutim vetëm 10 ditë.Nuk realizuat asnjë tryezë me grupet e interesit,nuk dëgjuat zërin e fermerëve, të bujqve, të biznesittë vogël, të dhomave të tregtisë, brenda dhe jashtë.Është hera e parë që nuk merrni mendimin epushtetit vendor, ku nuk janë pak, por 373 njësivendore, zërin e 12 qarqeve. Ju deklaroni se kenivendosur me FMN-në dhe Bankën Botërore.Shqiptarët janë pro FMN-së dhe Bankës Botërore,por populli ju ka votuar për ta qeverisur dhe kërkontë dëgjohet zëri i tij, kur preken interesat ekonomiketë familjeve shqiptare.

Nga eksperienca e 10 vjetëve si kryetar i njëbashkie të vogël, di se ne kemi miratuar 10 paketafiskale vendore me këshilla bashkiake, nëshumicën e rasteve edhe të PS-së dhe asnjëpaketë fiskale nuk është miratuar pa pasur kohëne mjaftueshme dhe jo pak, por deri në 30 ditë, përtë informuar të gjitha institucionet, partitë politike,biznesin e vogël. Mendoj se kështu kanë vepruartë gjitha bashkitë, të majta dhe të djathta. Në 8vjet qeverisje të PD-së pushteti vendor informohejqë në nëntor për paketën e pakushtëzuar dhendryshimet në paketën fiskale paraprake. Juharroni se me këtë vonesë të paketës fiskale ukeni mohuar këshillave vendore hartimin e paketësfiskale vendore. Ju ndërhyni tek të ardhurat e tyre.Kjo ka sjellë një ngërç dhe mosrealizim në kohë tëshërbimeve të përditshme të qytetarëve;mosshërbim në kohë ndaj kopshteve dheçerdheve, ndaj pastrimit të qytetit dhe shumëshërbimeve të tjera.

Të nderuar qeveritarë, me të drejtë ju bëjpyetjen: a i keni informuar autoritetet lokale,europiane dhe rajonale, për heqjen ekompetencave të pushtetit vendor? Sigurisht qëpërgjigja juaj është: “Jo”.

E kuptojmë që ju keni në plan t’i ktheni njësitëvendore në zyra vendore. Kjo duket çdo javë dheçdo muaj në paligjshmërinë tuaj. Po u hiqni tëdrejtat e tyre për taksat vendore, po shkelni ligjinmineral, ku pushteti vendor merrte 25%, të miratuarnga qeveria demokratike në vitin 2012. Për rentënminerare ju deklaroni se ajo do t’u alokohet njësivevendore pas kërkesës së tyre dhe do të përfitojnë80% të mineralit, pasi renta barazohet metansfertën e pakushtëzuar.

Pushteti vendor nuk e fiton rentën, pasi sasia

e saj është më e vogël se transferta dhe premtiminë këtë rast është zero. Në fushatë premtuatmarrjen e rentës dhe sot ndodh ndryshe. Ai ështëligj dhe njësitë vendore duhet ta marrin. Pondërhyni edhe te transferta e pakushtëzuar përlimitin, për personelin administrativ; vendosjen ekushtëzimit për shoqëritë sh.a. Ujësjellës-Kanalizime, duke bllokuar transfertën përmospagesën e energjisë elektrike. Ju harroni sesh.a. ujësjellësit janë disa njësi vendore aksionere,si rrjedhojë do të ketë ngërçe të vendimeve tëkëshillave vendore, që janë të pavarura nga njëra-tjetra.

Kush jeni ju që i jepni lëmoshë pushtetit ven-dor? A e kuptoni se po e ktheni qeverisjen, që çdogjë të varet nga Komiteti Qendror i Partisë?

Të nderuar deputetë, ndoshta çdo qeverimund ta rishikonte një ligj për pushtetin vendor,por jo ta ktheni atë në patericë të qeverisë. Kjoështë e papranueshme për qeverinë tuaj, pasiKryeministri ka qenë për vite të tëra kryetar iBashkisë së Tiranës dhe na kujtohen përpjekjetpër decentralizim, për 5 vjet në qeverisjen e PD-së dhe 6 vjet atë të PS-së.

Zoti Kryeministër, qytetarët dhe njësitëvendore presin shumë nga ju, për ta dërguarpushtetin tek ata. Dërgojeni pushtetin në bazë,sepse kemi eksperienca të hidhura nga sistemikomunist! Ju ua keni rritur me 1% njësive vendoretransfertën e pakushtëzuar. Kjo rritje e pretenduarështë e papërfillshme, po të kihet parasysh se çdoprojektbuxhet vendos në shumicën e transfertës,në mënyrë të gabuar, sasinë e të ardhurave përkompensimin e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin përbiznesin e vogël.

Ju deklaroni se të ardhurat nga taksat dhetarifat vendore parashikohen të jenë 13.2% më tëlarta se ato të vitit 2013, kur në fakt të ardhuratjanë ulur me 7% nga planifikimi i buxhetit të vitit2013. Ju abuzoni me buxhetet vendore, se nukjeni transparent me fondin e zhvillimit të rajoneve.Nuk bëhet e qartë se cilat janë projektet e nisura,rrugët, ujësjellsat, shkollat në bashki e komuna.Nuk dihet në do të financohen.

Ju harroni se rritja e tatimeve në mënyrëdirekte dhe indirekte do të ndikojë në rritjen eçmimeve të mallrave dhe shërbimeve që përdorinnjësitë vendore, të cilat nuk janë parashikuar nëbuxhetet vendore. Kështu do të ndikojë çmimi ikarburantit, ushqimet për çerdhet dhe kopshtet,pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, mirëmbajtja e

161

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

shkollave dhe konvikteve, atje ku ka.Është e pamundur të rrish indiferent, kur sheh

se çfarë është bërë deri më sot për decentralizimine pushtetit vendor. Ky akt i heqjes së administrimittë taksës së biznesit të vogël të njësive vendorekthen skenat korruptive të qeverisjes suaj të paravitit 2005. Ju po hidhni poshtë të gjitharekomandimet e Kongresit Europian të AutoriteteveLokale e Rajonale të vitit 2006, kjo ështëantikushtetuese politikisht dhe institucionalishtkorruptive. Kjo që po bëni sot është kthim mbrapai decentralizimit fiskal dhe pengon shërbimin ndajkomuniteteve vendore, si rezultat i shtimit tëhallkave të zinxhirit burokratik dhe largimit tëshërbimit nga qytetarët e saj, siç janë: përcaktimireal i bazës së taksës, mbledhja nga pushteti ven-dor të taksave, të përcaktimit të së drejtës sëpërdorimit nga këshillat vendore, sipas prioritetevedhe miradministrimit të tyre, evazionit fiskal. Ky ligjshkurton afërsisht rreth 1500 vende punë në njësitëvendore.

Ju deklaroni se keni hequr taksën e biznesittë vogël dhe e zëvendësoni atë me tatim-fitimin.Në të vërtetë kjo është një rritje evidente e taksaveqë duhet të paguajnë të gjitha ato biznese, qësigurojnë një fitim të thjeshtuar, më të lartë se 20%e xhiros. Keni vendosur një taksë fikse për biznesetme xhiro deri në 2 milion lekë në masën e 25 mijëlekëve në vit. Duket fare qartë se për rreth 20 mijëtatim-pagues taksa e vendosur është më e madhenga sa paguhej deri më sot, me 1.5% të xhiros.

Të gjitha bizneset me xhiro prej 1.7 milionëlekësh paguajnë taksa që shkojnë deri në 80% mëtë larta nga ajo që paguhej më parë. Ju dyfishonitaksën e ndërtesës nga 2 në 4 dollarë për metërkatror. Ju s’keni kompetencat e këshillave vendorepër taksat e përkohshme nga shfuqizimi i kësajtakse dhe ulni ndjeshëm nivelin e të ardhurave.

Vetëm në Bashkinë e Bulqizës ulet niveli i tëardhurave nga kjo taksë 6-7 milionë lekë të reja.Mendoni se sa ulje do të ketë në 373 njësi vendoredhe në buxhetet e tyre. Ju vazhdoni të mos hartoniligjin e planifikimit të territorit.

Të nderuar kolegë të maxhorancës, ju s’duhetta votoni këtë ligj, pasi ky ligj nuk është konsultuarme pushtetin vendor, nuk u jep zhvillim ekonomikbashkive dhe komunave, largon shërbimin ndajqytetarëve, cenon autonominë lokale.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Fjala është për deputetin Bzheta.

Gjovalin Bzheta – Të nderuar kolegëdeputetë,

Sot po diskutojmë projektligjin më tërëndësishëm të vitit, projektbuxhetin. Duke u nisuredhe nga situate ekonomike e vendit dhe rajonit,ky projektligj merr rëndësi edhe më të madhe. Por,kur analizon se sa seriozë keni qenë gjatë 100-ditshit tuaj qeverisës, veçanërisht me financat evendit, papërgjegjshmërinë tuaj qeverisëse, çdogjë që sillni në këtë sallë të tremb në lidhje meardhmërinë e vendit. Me mënyrën si i trajtoni halletdhe problemet e vendit, konspiracioni si i sillnigjërat, koha e pamjaftueshme për një diskutim tëgjerë, konspiracioni për armët kimike, mënyra sisillni ligjin më jetësor të vendit, projektbuxhetin,jeni jo vetëm larg nesh si opozitë, por edhe largmediave dhe grupeve të interesit.

Me vonesën prej gati një muaji e gjysmë sillninë Parlament këtë projektbuxhet, afat ky që s’kajustifikim dhe është në shkelje me ligjin, siç ështëshkelje e përmasave të mëdha e ligjit përbuxhetimin marrja e borxhit për shpenzime opera-tive. Tek rrekeni që rritjen e taksave t’ua paraqisnishqiptarëve si bekim apo mirësi tuajën, deri edheshpëtim kombëtar, ju ofendoni inteligjencën e tëgjithë shqiptarëve, ku gjysma e tyre është meshkollë të lartë. E dini se elektorati i sotëm është iqartë politikisht dhe ekonomikisht dhe nuk e hasapunin që servirni ju për djathë.

Ata e dinë që transporti i mallrave apo ishërbimeve është thuajse zëri më i rëndësishëm ikostos së çdo prodhimi dhe shërbimi. Rritja ekarburantit me 12% do të rrisë koston e mallravedhe shërbimeve dhe ju rrekeni t’u mbushnimendjen se do të jetë bekim për 95% të popullsisë,në një kohë që çmimi ka shkuar gati 2000 lekëlitri, ende pa u miratuar buxheti. Mungesa etheksuar e seriozitetit në lidhje me përcaktimin etreguesve jetikë kur ishit dje në opozitë dhe gjatë100-ditëshit tuaj lë shumë për të dëshiruar dheshumë më shumë për t’ju besuar juve. Gjatëfushatës suaj të gjatë elektorale thatë se papunësiakap shifrat e 1 milionë të papunëve. Kur erdhët nëqeverisje, papunësia doli jo aq sa thatë ju, por12.8%, apo 142 mijë vetë, sa ç’thoshim ne nëpozitë.

Kur ishit në opozitë, thoshit se borxhi kalonte100% të PBB-së, ndërsa tani raportuat zyrtarisht64%, sa raportonim ne. Dje në opozitë përmendnitrritje ekonomike negative, domethënë sikur ishimnë krizë, tani zyrtarisht raportoni me shkrim për

Viti 2013

162

Legjislatura e 8-të

një rritje ekonomike 1.6% për vitin e kaluar dhe1.9% për vitin që sapo mbyllëm. Përsëri aq sathoshim ne, institucionet tona dhe ato të huaja. Pasraportimit përfundimtar të kompanisë së audititDeloitte, doli që borxhi ndaj kompanive ishte 5 herëmë i vogël se ajo që deklaruat ju gjatë fushatës, 3herë më i vogël kur erdhët në qeveri.

Ne ju thamë dje se borxhi ndaj punëvepublike ishte 100 milionë euro, plus faturësnormale të firmave që ju ndihmuan ju në fushatënelektorale, doli rreth 24,6 miliardë lekë dhe për këtështrembërim të vogël të shifrave Deloitte rastësishtfitoi të drejtat e kontrollit tatimor të biznesit të madh.

Si përfundim të kësaj paranteze tëjoseriozitetit tuaj permanent mbi financat dheekonominë kombëtare duhet të përmendpërkëdhelitë që i bëni ju taksës progresive nëvazhdimësi, gjatë fushatës e deri më sot. E quanitaksë e drejtë, taksë e ndershmërisë, si dhe taksëe bekuar për 97% të shqiptarëve, madje dje nëopozitë trumbetuat me të madhe ngritjen nëpiedestal të sipërmarrjes private. Por kjo paketëfiskale që ofroni ju thotë diçka tjetër përsipërmarrjen, flet për perspektivë të zymtëekonomike. Për 100 ditë qeverisje ju keni marrë240 milionë dollarë borxh në tregun e brendshëm,nga të cilat 100 milionë dollarë për luks qeveritardhe së fundi për 3 vjetët në vazhdim 300 milionëeuro, duke e çuar borxhin në një kufi të panjohurmë parë.

Duke u hedhur një sy të thjeshtë të gjithaveprimeve të mësipërme, të papërgjegjshme përekonominë e një vendi, me kaq pak kohë dhe pamarrë konsultën e nevojshme në situata kaq pranëkrizës, si opozitar të bën jo thjesht të jesh skeptik,ose kundërshtues i këtij buxheti, por të ndieshkeqardhje për mendësinë që keni si qeveri përardhmërinë ekonomike të Shqipërisë, keqardhjepër mungesë të madhe serioziteti për çështje kaqserioze.

Në paketën fiskale të ofruar nga qeveria nukfiton asnjë kategori, segment biznesi ose shoqëror.Me këtë paketë fiskale humbin të gjithë shqiptarët,cilido që merr një rrogë mujore 300 mijë deri në 1milion e 300 mijë lekë, pavarësisht se do të paguajëmë pak krahasuar me taksën 10%. Por rrogat nukdo të rriten për vitin 2014, inflacioni minimal do tëjetë 2% dhe rrjedhimisht rroga do të vlejë më pak,pra 2% më pak. Rroga 300 mijë lekë do të vlejë 6mijë lekë më pak, rroga 400 mijë do të vlejë 8 mijëlekë më pak, rroga 600 mijë lekë do të vlejë 12

mijë lekë më pak, e kështu me radhë. Zyrtarët qëudhëtojnë me automjetet e veta private minimalishtdo të shpenzojnë 100 litra në muaj, plus 100 lekëmë shumë për çdo litër, plus 20 lekë më shumëpër TVSH-në dhe totali del 12 mijë lekë më shumënë muaj. Ata që nuk kanë automjetet e tyre do tëudhëtojnë me bileta më të shtrenjta, 120 lekë për30 ditë, vajtje-ardhje nga puna, e cila shkon 7200lekë bileta në muaj më shumë për transportin, plusakcizën e kafesë, të alkoolit, të duhanit, plus 200%taksë për metër katror të shtëpisë. Pra, sikonkluzion, të gjithë do të marrin më pak se mëparë.

Keqardhje më e madhe më vjen për 3% të tëpunësuarve, që do të paguajnë një normë fitimihistorike 23% taksim page, ata që kanë rrogë 1milion e 300 mijë lekë në muaj, ekonomistët,juristët, avokatët më të mirë të vendit, më të aftët,janë ata që kanë kaluar pjesën më të bukur të rinisëduke studiuar, duke u aftësuar shkencërisht dhejo duke blerë diploma si disa këtu. Është e sigurtse kjo pjesë e nderuar e shoqërisë, fatkeqësisht,nuk është e pasur, sepse janë kreditorë nëpërbanka dhe paguajnë këstin e shtëpisë në kohë,madje shumica kanë marrë kredi edhe për studime,duke u besuar aftësive të tyre, kanë blerë makinatë reja te koncesionarët, kanë marrë kredi për t’ushkolluar nëpër universitetet më të mira të botës,të sigurt se do i shpërblejnë me vlerësimin e punësqë do të kryejnë. Ky është një taksim mbi meritën,mbi elitën, mbi pjesën më të ndershme të vendit,është taksim mbi ndërgjegjen kombëtare, pasi atajanë dhe tatimpaguesit më korrektë dhe më civilëtë vendit.

Një biznes i vogël që fiton 10 milionë lekë tëvjetra në vit do të paguajë jo më 1 milion tatim-fitim, por 215 mijë lekë më pak, gjithmonë sipasprojektbuxhetit. Por një biznes në ditë harxhon 6mijë lekë karburant, minimalisht 200 litra në muaj,2 mijë e 400 litra në vit për transportin ose përfurnizim. Pra, 240 mijë lekë më shumë nga akcizae shtuar plus 48 mijë lekë. Edhe TVSH-në mbiakcizën plus 2 mijë lekë shtesë të tatimit për metërkatror dyqan 200%, plus efektin e taksave të tjeraqë rriten si ajo e sigurimeve shëndetësore.

Si përfundim, duke i mbledhur këto shtesa delse kjo kategori e trumbetuar me të madhe si gjojapërfituesi më i madh nga paketa fiskale, del seështë më e mashtruara. Një batërdi e madhepropagandistike, është bërë për heqjen e 10% tëTVSH-së së ilaçeve. Vërtet është hequr TVSH-ja

163

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

në blerje, por edhe fondi përkatës i subvencionimittë Instituteve të Sigurimeve Shoqërore do tëpakësohet me vlerën ekuivalente 10%. Qeveria ekaluar e vuri TVSH-në 10% dhe rriti fondinkompensues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.Qeveria e sotme heq TVSH-në me 10%, heq poaq dhe fondin kompensues të sigurimeve.Domethënë shumë zhurmë për asgjë në lidhje mepremtimin e madh për shëndetësi falas, pasi do tëjetë po në ato nivele që ishte te qeveria e kaluar.

Do taksohen 200% edhe ajo kategori që kanjë shtëpi të dytë dhe kjo është një pjesë prej 200mijë vetash në të gjithë Republikën. Qeveriamburret se ka ulur taksat tek të gjithë tëvetëpunësuarit për kontributet e sigurimeveshëndetësore. I gjithë përfitimi është 37 lekë nëmuaj. Por ç’është më e pandershme për këtëkategori është rritja e taksës mbi gjysmën epopullsisë, që janë fermerët, të cilët barazohen metë vetëpunësuarit. Deri tani fermerët e zonësfushore paguanin 280 lekë në muaj, ata të zonësmalore 168 lekë në muaj. Tani e mbrapa do tëpaguajnë më tepër në vit, nga 12 mijë e 168 lekënë 13 mijë e 512 lekë. Fermerëve jo vetëm nuk iuhoq akciza e karburantit dhe e inputeve, por iu rrittaksa e shëndetit dhe taksa prej 120 lekë ekarburanteve, e cila rrit me 10% koston e transportitdhe të prodhimeve bujqësore, që do të thotë 10%më pak të ardhura për çdo çmim, 10% më i madhçmimi në treg i prodhimeve bujqësore. Qeveria përtë gjithë fermerët ka programuar një fond prej 600milionë lekësh subvencion, por efekti i vetëm iTVSH-së së inputeve bujqësore do të jetë 1,3miliardë lekë, pa harruar efektin negativ të akcizësdhe taksës së re të karburantit me një efekt 12miliardë lekësh vetëm për fermerët, që përbëjnëgjysmën e popullsisë tonë.

Si përfundim, asnjë kategori nuk përfiton ngakjo paketë. Kjo është një paketë sipas parimit: t’ijep me një dorë dhe t’i merr me të dyja duart.

Ilir Meta - Faleminderit!Fjalën e ka zoti Turku, në emër të Grupit

Parlamentar të Partisë Demokratike.Ardjan Turku – Zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Në këtë pikë të rendit të ditës ne jemi duke

diskutuar për procedurat tatimore të këtij ligji tërëndësishëm, pjesë e paketës fiskale për vitinbuxhetor 2014. Natyrisht, në emër të grupit tonëparlamentar do të parashtroj disa nga konsideratattona lidhur me shifrat që ne shohim dhe që lidhen

kryesisht me probleme të pushtetit lokal.Konstatojmë se janë përdorur disa teknikalitete,me qëllim që shifrat në adresë të pushtetit lokal tëparaqiten më të zbukuruara, të paraqitet njëqëndrim i qeverisë si mbështetëse me fondeshumë të shtuara në përqindje, deri në dyshifrore,por edhe si dëshmi e thellimit të decentralizimit,dhe rritjes së respektimit të autonomisë vendore.

Shkurtimisht, doja të thosha se për buxhetinvendor 2014 shuma totale rezulton e shprehur memiliona dollarë, në rreth 330 milionë dollarë, ngatë cilat granti i pakushtëzuar është 131 milionëdollarë dhe të ardhurat nga taksat kombëtare, ngataksat e ndara, 140 milionë dollarë, që së bashkushkojnë diku në 271 milionë dollarë. Çfarë kandodhur?

Për aq sa shohim dhe llogarisim ne, i bie qëfinancime të Fondit Shqiptar të Zhvillimit i janëbashkangjitur buxhetit vendor, gjë që nuk kandodhur në vitet e kaluara. Transferta epakushtëzuar bashkë me të ardhurat e pushtetitvendor, të gjitha, kanë qenë bashkë dhe asnjë herëfondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk janëllogaritur bashkë me to dhe shifra nuk është fryrëderi në këtë masë.

Një tjetër element që i referohemi për buxhetinvendor është pikërisht pritshmëria e vitit 2013, ajopritshmëri që është korrigjuar me aktin tuajnormativ të para 2 muajve. Në këto kushte rezultonse 12,9% është realisht shifra e rritjes së këtijbuxheti në total. Lidhur me transfertën epakushtëzuar dihet se paketa fiskale tashmë e kacenuar, sepse është hequr 1,5%-shi dhe është njëgjë e mirë për biznesin e vogël si taksë që i takontepushtetit lokal. Nga ana tjetër është fashëzuar mbibazën e taksës progresive pjesa e 10%-shit në250 mijë për bizneset nga zero në 2 milionë lekëxhiro vjetore dhe në 7,5% për bizneset e vogla mexhiro nga 2 milionë deri në 8 milionë. Në këtokushte e gjithë kjo masë duhej të kompensohej.Dikur, në vitet e mëparshme, ajo nuk llogaritej sipjesë e buxhetit lokal, si transfertë e pakushtëzuar,përllogaritej si e ardhur që mblidhej nga vetëpushteti vendor. Tashmë, duke u transferuar,konsiderohet sikur transferta e pakushtëzuar ështërritur me 8%. Në fakt, asnjë lek më tepër nuk futetnë buxhetin e njësive vendore.

Një tjetër element që doja të evidentoja ështëpikërisht trefishimi i sasisë së parave që mendohetse do të futen në njësitë e qeverisjes vendore, nëato që në territoret e tyre kanë pasuri të tilla të

Viti 2013

164

Legjislatura e 8-të

shfrytëzueshme, si nafta ose gazi ose pasuri tëtjera minerare. Në fakt, te taksat kombëtare kjorritje parashikohet jo trefish, por vetëm 14%.Kështu që nuk ka se si të ndodhë ajo shifra e rritjesme 3-fish në buxhetet vendore e ardhura nga rentae këtyre pasurive.

Të nderuar kolegë,Buxheti i shtetit ka një aneks të quajtur aneksi

3, i cili në rastin e projektbuxhetit tuaj mungon. Aika të bëjë me administrimin e Fondit të Zhvillimittë Rajoneve. Kjo mungesë në këtë draft ështëshkelje e rëndë e rregullave dhe e detajimeve tëparaqitjes së buxhetit në Parlament. Mosparaqitjae tij është sa paaftësi planifikimi, aq edhe krijimmundësish përdorimi pa rregulla, pa kritere, meklientelizëm, me mungesë standardesh tashmë tëvendosura e të konsoliduara dhe mbi të gjitha memungesë transparence. Mosparaqitja e aneksit 3e bën të paqartë, të pasigurt, për të mos thënë tëpamundur të dimë nëse do të financohen punimetnë dhjetëra e qindra bashki e komuna, punime tënisura dhe që kërkojnë fazën e dytë ose punimetë reja. Nëse të gjithë kanë bindjen se do të kemirritje të çmimeve si pasojë e politikave fiskalebuxhetore të kësaj maxhorance, rritja e tatimevenë mënyrë direkte ose indirekte nuk do të kursejërritjen e çmimeve të mallrave dhe të shërbimeveqë ofrojnë njësitë e qeverisjes vendore, për të cilatnuk janë parashikuar rritje fondesh në buxhetetvendore. Kështu, do të ndikojë çmimi i karburantit,i ushqimeve për çerdhet dhe kopshtet, çmimet përmirëmbajtjen e shkollave e konvikteve, çmimet përpastrimin e mirëmbajtjen e rrugëve etj. Kjo situatë,si edhe për tregun privat, do të ndikojë në mënyrëtë drejtpërdrejtë në dhënien e shërbimeveqytetarëve pranë bashkive ose komunave dukesjellë tkurrjen ose rënien cilësore të tyre.

Klientelizmi politik u vu në dukje, u evidentuaedhe nga kolegët e mi parafolës, ku rezultojnë sebashki të tilla të drejtuara nga e majta, siGjirokastra, Berati, Saranda, Durrësi, Kavaja,Elbasani, Pogradeci, Bulqiza, Tepelena, Selenica,përfitojnë një rritje të transfertës nga 10% në 20%,ndërkohë disa të tjera, të djathta, 1%, 2% ose 3%.

Ndërkohë ky është një zbatim i deformuar iformulës, është diçka që askush nuk ka të drejtëta bëjë dhe përbën një ndërhyrje të rëndë nëshpërndarjen e të ardhurave buxhetore, si dheshkelje të rëndë ligjore. Nëse do të flisnim për tatim-fitimin dhe për biznesin, më përpara do të doja tëevidentoja diçka tjetër. Përtej këtyre, nga shikimi i

të gjithë paketës që ka ardhur këtu, nuk gjej dotnë asnjë vend, në asnjë faqe, një tjetër tregues,pikërisht një tregues që i takon pushtetit lokal. Kyështë tregues, i cili as në relacionet shpjeguesenuk gjendet. Bëhet fjalë për rekomandimin e vitit2005, rekomandimin e Këshillit të Ministrave tëBashkimit Europian në muajin janar. Ai ka të bëjëme domosdoshmërinë e kalkulimit dhe të bërjespublike të raportit midis të ardhurave lokale dheGDP-së. Kjo shifër nuk dihet aktualisht, nuk elexojmë, nuk e gjejmë, ose nuk shkruhet. Por duhettë ishte tashmë në dokumentet tona, për aq kohësa kemi nënshkruar kartën e autonomisë lokaledhe aspirojmë integrimin në Bashkimin Europian.

I kërkojmë ministrit të Financave dhe ministrittë Pushtetit Vendor të na japë shifrën e buxhetitlokal, të paktën në takimet e ardhshme nëkomisionet parlamentare, kur të diskutojmë nense sa është përqindja e buxhetit lokal në raportme GDP-në dhe se sa është kjo përqindje në raportme vendet e tjera të rajonit. Akti më flagrant dheqë lidhet drejtpërdrejt me ndryshimin në procedurattatimore të këtij projektligji që po diskutojmë ështëthyerja skandaloze e Kartës Evropiane tëAutoriteteve Lokale e Rajonale, shkatërrimi,demontimi i punës së palodhur, të kontributeve, tëprojekteve më shumë se 10-vjeçare të BashkimitEuropian, bashkëpunimit austriak, bashkëpunimitzviceran, asistencës holandeze, por kryesishtUSAID-it, për konsolidimin e sistemit tatimor nënivel vendor, duke rrëmbyer administrimin e taksëssë biznesit të vogël apo teknikisht e quajturmbledhja e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin përbiznesin, duke e kaluar atë nga niveli vendor nënivel qendror.

Është e pamundur të pranosh të rrishindiferent apo të neglizhosh që një gjë e tillë tëndodhë tashmë me këtë paketë fiskale dhe mekëtë projektbuxhet. Në fakt, ky kalim që ndodhi nëvitin 2007 i dha fund klientelizmit politik nëmarrëdhëniet pushtet qendror - pushtet lokal, i dhafund asfiksimit me instrumente publike tëpavarësisë apo autonomisë vendore. Me këtë hapqë kërkon të vendosë ky projektbuxhet nerikthehemi në skemat e qeverisjes së mëparshmetë vitit 1998-2005. Është një rikthim mbrapa ireformës së decentralizimit fiskal dhe pengesë nërealizimin e shërbimeve sa më të shpejta nganjësitë vendore për komunitetin si rezultat i shtimittë hallkave të zinxhirit burokratik dhe largimit tëshërbimeve nga qytetarët.

165

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Kujtoj luftën që është bërë në mandatin epushtetit lokal, flas për periudhën 2003-2007, tëtë zgjedhurve lokale, në kuadrin e luftës përdecentralizim dhe autonomi vendore.Kryeflamurtari i atëhershëm ishte Kryeministri isotëm, zoti Rama, kryetar i Bashkisë së Tiranës,por dhe ne të tjerët, kryetarë vendorë në atë kohë,disa prej nesh janë tashmë këtu në këtë sallë tëParlamentit, edhe ne nuk mbeteshim mbrapa tokme zotin Rama. Kujtoj takimet dhe debatet, që ngakomisionet parlamentare, nga hotel “Tirana” derite hotel “Rogner” dhe “Sheratoni”, ku të gjithë nembronim të drejtën tonë të pushtetit lokal mbimbledhjen e taksave tona. Kjo bëhej jo për modë,por si kërkim i së drejtës, jo si dhuratë, por si diçkaqë na takonte. Ne e kërkonim sepse ndërmjet tëtjerash donim të krijonim hapësira me anë të ligjitpër të ndërtuar politika lokale fiskale ndaj biznesit,ne e kërkonim sepse kishte mospërputhje tëmëdha midis numrit të bizneseve të vogla qëpaguanin taksa dhe tarifa lokale në bashki me atoqë regjistronte dhe licenconte Drejtoria Rajonalee Tatim-Taksave, dukshëm lejoheshin bizneset palicencë, pra që nuk derdhnin detyrimet lokale. Nei kërkonim në atë kohë sepse edhe numri i tyredhe të dhënat asnjëherë nuk na viheshin nëdispozicion, sepse të ardhurat na vonoheshinderisa bëheshin të papërdorshme nga ana jonë,sepse bizneset mërziteshin nga dublimi i trupavekontrollore të nivelit lokal nga njëra anë dhe tënivelit qendror nga ana tjetër, e kërkonim sepseshumë herë ndërhyrjet, mosrealizimet kishinprapavijë politike, e kërkonim sepse përgjegjësinëpër suksesin apo mosrealizimet duhet ta merrteai, të cilit i takonin të ardhurat, në rastin konkretpushtetit lokal, e kërkonim sepse pushteti qendrorasnjëherë nuk mbante përgjegjësi dhe nuk jeptellogari për të dëmtuarit, dhe i dëmtuari ishtepushteti lokal.

Dhe sot qeveria me këtë ndryshim ligjorshkakton probleme në disfavor të buxhetevevendore, kalon database-t e taksave vendore nëdrejtoritë e përgjithshme të tatim-taksave, shtonpersonelin e këtyre drejtorive qendrore mepunonjës tatimorë me pagë më të lartë se atovendorë, shton kohën për evidentimin e realizimittë të ardhurave nga kjo taksë për rakordim medegët e Thesarit dhe hartimin e autorizimit përpërdorimin e të ardhurave, krijon vonesa nërakordimin e përcaktuar në projektligj, një herë në6 muaj, sidomos kur rastet e animimeve, që ligji i

procedurave tatimore i parashikon brenda 30ditësh, duke penalizuar sidomos edhe njësitë eqeverisjes vendore.

Edhe atyre që mendojnë se dixhitalizimi isotëm ka zgjidhur tashmë këtë problem, u themse nuk është e vërtetë, sepse ky dixhitalizim aposistemi për aq kohë sa askush nuk fut duart në të,jep saktë atë apo ato të dhëna që futen në sistem,por sigurisht sistemi nuk garanton se çfarë ndodhjashtë tij. Ai nuk ndalon dhe as pasqyron të dhënate një biznesi të vogël që tatimori qendror e lë tëpunojë pa u licencuar, nuk garanton përdorimin efaturave gjatë ditëve të punës etj., etj.

Për të gjitha këto më tmerron edhe mendimise si ish-kryetari që luftoi bashkërisht me kryetarëtë majtë dhe të djathtë, pa anësi politike, përdecentralizimin, e shkatërruan këtë arritje me njëtë rënë të lapsit.

Të nderuar deputetë,Për ta mbyllur, ju ftoj që ta ndreqim menjëherë

sot këtë gafë të qeverisë, duke ua lënë të drejtëne mbledhjes së kësaj takse të biznesit të vogël,atyre që u takon, njësive vendore.

Faleminderit!Ilir Meta – Në emër të Grupit Parlamentar të

Partisë Socialiste, fjalën e ka deputeti Erion Braçe.Erion Braçe – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë,Natyrisht do të më duhet përsëri të them që

ky diskutim e ka humbur komplet sensin, aq sa,as kolegët këtu në sallë, as qytetarët që e kanëpasur durimin deri tani të na dëgjojnë, nuk pokuptojnë se për çfarë diskutohet dhe çfarë thuhet.

Ligji për të cilin më duhet të jap opinionin eGrupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka tëbëjë fare me buxhetin e pushtetit vendor, as megrantin e kushtëzuar, as me grantin epakushtëzuar, për të cilin dëgjuat të flitet këtu. Ligjika të bëjë me procedurat tatimore dhe i adresohetpothuajse të gjithë biznesit të vogël, të madh, VIP,korporatave etj. Jemi në pikën kur duhet tëverifikojmë një tjetër premtim tonin, tëmaxhorancës sonë, votuar më 23 qershor. Upremtuam në fushatë sipërmarrësve disa gjëra tëqenësishme për ta dhe mbi të gjitha për lirinë etyre ekonomike. Me ta dua të komunikoj tani, edhenë emër të deputetëve të maxhorancës, për tëverifikuar një më një ato angazhime që kemi marrëpërballë tyre, qoftë në fushatë elektorale, qoftëedhe në programin e qeverisë. E bëj këtë me atëpjesën e ndershme, me atë pjesën që është jashtë

Viti 2013

166

Legjislatura e 8-të

klientelës, ishte jashtë klientelës dhe mbeti jashtëklientelës dhe që kërkon thjesht dhe vetëm tëkonkurrojë ndershmërisht dhe të fitojëndershmërisht në treg, kurse për ata të tjerët, qëbëhen pjesë e tavolinave partiake, nuk kam ndonjëmesazh sot, le të vazhdojnë të rrinë atje ku janë.

U premtuam gjithë biznesmenëve tëndershëm në fushatë elektorale, sipërmarrësve tëvegjël dhe të mëdhenj, se do të rikthejmë lirinë esipërmarrjes, do t’u heqim taksën e korrupsionit,arrogancën dhe dhunën që e shoqëron pikërishtatë. Kështu e shkruam në programin e qeverisë,këtë premtim po mbajmë sot. Me këtë ligj që kemipërpara vendosim një normë të re për të gjithë ataqë duan t’i drejtohen apelimit. Deri më sot ata duhettë paguanin para cash, të nxirrnin nga buxhetet etyre, buxhetet e sipërmarrjes, para për vlerën edetyrimit, para për vlerën e gjobës dhe interesatmbi të, që të fitonin të drejtën për të kërkuar apelim.Ne po bëjmë një gjë komplet tjetër, thjesht dhevetëm po shtojmë të drejtën e një garancie bankarepër gjithsecilin prej tyre për t’iu drejtuar apelimit.Pra, nga paratë cash që ju kërkonte ajo qeveri përtë drejtën e apelimit, po kërkojmë thjesht dhe vetëmnjë garanci bankare dhe vetëm për vlerën edetyrimit, pa gjobat dhe pa interesat. Ky është njëhap për t’u përshëndetur.

Në anën tjetër, ka pasur një afat përkundërshtimin e kontrollit tatimor. Ka qenë 5 ditënë kohën e asaj qeverie, po e bëjmë 15 ditë, për t’ikrijuar mundësi çdo sipërmarrësi që gjendet nëhall, sepse vihet përballë ligjit fiskal në rastin kur eshkel atë, që të ketë mundësinë e mjaftueshme tëpaktën 15 ditë për t’iu drejtuar organeve qëparashikon ligji për të kundërshtuar kontrollintatimor.

Nga ana tjetër, po vendosim një rregull të ripër rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar.Problemin më të madh që ka hasur i gjithë biznesi,një radhë të gjatë prej 3-4 vitesh ku janë rreshtuarqë të gjithë dhe që është kthyer në një objekttërësor korrupsioni, ku edhe për radhën duhet tëpaguash, po vendosim një afat të ri për kontrolline kësaj teprice kreditore edhe për rimbursimin eTVSH-së, edhe për tatim-fitimin, dhe natyrisht poe bëjmë rimbursimin e TVSH-së automatik ngasistemi i Thesarit, në bazë të rregullit “Kush hyn ipari, del i pari”, dhe jo në bazë të rregullit “Kushnjeh ministrin, kush njeh kryeministrin, kush njehzëvendësministrin, kush njeh drejtorin, merrpërfitimin i pari”.

Në fund, po hedhim disa hapa të tjerë përparaedhe në drejtim të formalizimit të ekonomisë. Nëqoftë se deri më sot lejoheshin transaksione mevlerë deri në 3 milionë lekë para cash në dorë,natyrisht që duam ta përgjysmojmë këtë shumëme qëllim që t’i orientojmë edhe bizneset e voglapërkundrejt transaksioneve bankare. Pra, po e ulimnë 1.5 milionë lekë vlerën e transaksionit me paranë dorë dhe për çdo shumë mbi këtë t’i drejtohenidrejtpërdrejt bankave.

Pasi ju thamë këto dhe disa të tjera që do t’ishqyrtojmë në Komisionin e Ekonomisë dhe qëkanë të bëjnë drejtpërdrejt me lehtësime të tjeranë procedurat për të eliminuar deri në fundarbitraritetin, dua t’ju pyes: 10 për qind tatim mbifitimin keni paguar deri sot si barrë më e vogëlstimuluese për biznesin tuaj? Po ju pyes të gjithëveqë keni mundësi të na dëgjoni tani, aq e kenipaguar tatim-fitimin, 10 për qind? Sistemi igjobvënies bëri që ju të paguani shumë më tepërsesa kaq, sistemi i gjobvënies pa maskë, por mefytyrën e shtetit, ju rriti tatimin mbi 10 për qind, gjobëpër tatimin, gjobë që tatimin t’ua caktonin më tëvogël, gjobë që deklarimin fillestar të mos ekontrollonin, gjobë që kontrolli të mos u trokistenë derë apo t’u trokiste rrallë e më rrallë, gjobë qëgjoba të ishte më e vogël, gjobë që apeli të ndodhteshpejt dhe pro jush, gjobë që detyrimi, gjobat,interesat, të gjitha njëherësh të mos pengoninapelimin, gjobë që të merrnit shpejt dhe pa radhëparatë tuaja nga tatimi i fitimit i marrë më shumëparapagim prej qeverisë së atëhershme, gjobë qëtë merrnit paratë tuaja të nënshkruara nëpërkontrata, të cilat i kishit materializuar në investimepublike, rrugë dhe shkolla në një skemë tërësoretë shtetëzimit të parave tuaja private me urdhërnga qeveria.

Pas këtyre dua t’ju pyes përsëri: 10 për qindtatim paguanit? 15 për qind tatim paguanit? Ku mbi25 për qind dhe vetëm në marrëdhënie me tatimet,se ka edhe më gjoba të tjera që ju vendosenpërditë, ju ishin vendosur dhe i kishit aty të stivuara,njëra pas tjetrës dhe prisnit radhën të gjenit klientine radhës në qeverinë e atëhershme për të shpëtuarprej tyre. Ju paguanit, ata merrnin.

Po vendosim sot që këtë sistem ta shembim.Këtë ju premtuam dhe këtë po bëjmë. Përmeskësaj synojmë të rikthejmë lirinë dhe konkurrencënnë treg, përmes kësaj po synojmë të kalojmë nëhapin tjetër të eliminimit të monopoleve në treg.Fola pak më parë për atë monopolin e ngjyrosjes

167

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

së karburantit, nuk mora përgjigje. Nuk flet njerikëtu, madje e gjithë seanca është sjellë e tillë qëju të mos dëgjoni, të mos merrni vesh fare se çfarërritet dhe çfarë ulet, çfarë do të paguani ju dheçfarë do të marrë qeveria dhe si do t’a rishpërndajëqeveria, do t’a rikthejë tek ju, por mbi të gjitha, egjithë seanca është bërë e tillë që të mos merretasnjëherë përgjigje për ato që kanë rënduar mbikurrizin tuaj.

Thashë: koncesioni i ngjyrosjes së karburantit,është një monopol i pastër përmes të cilit judetyrojnë të paguani 3 lekë për litër të gjithë ju,sipërmarrësve të hidrokarbureve, që pastaj mbartette çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe qënuk shkon në arkën e shtetit por shkon thjesht dhevetëm në xhepat e një sipërmarrësi.

Po i pyes këtu ish-qeveritarët: a dinë t’ju thonëemrin e sipërmarrësit që merret me këtë punë, apojo? E kanë detyrim. 10 milionë dollarë ikin në vitvetëm për këtë koncesion. I paguani ju të gjithë.

Është koncesioni tjetër, koncesioni i pullavefiskale, edhe ai monopol i pastër, edhe ai me tarifadramatikisht të larta, edhe ai në kurriz të të gjithëqytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Dukelinçuar gjithë pjesën tjetër të biznesit që merret memallrat e akcizës, edhe ai merr 15 milionë dollarënë vit, që dalin nga ju dhe nuk shkojnë në arkën eshtetit, por shkojnë vetëm në xhepat e njëbiznesmeni, vetëm në xhepat e një sipërmarrësi.

Po i pyes ish-qeveritarët, e dini emri i kujtështë te ky sipërmarrës? E keni detyrim sepse umerrni qytetarëve të Republikës së Shqipërisë 15milionë dollarë në një vit vetëm për koncesionin epullave fiskale dhe më vini këtu dhe më flisni pastajpër akcizën e cigareve. Po për çfarë akcizëcigaresh flisni kur merrni 15 milionë dollarë në vitvetëm për një sipërmarrës?

Si thatë qëparë, “ata fakirët që pinë duhan”?E njëjta gjë është me koncesionin e skanimit nëportin e Durrësit. Foli pak më parë ministri Kokakëtu dhe jua bëri fare të qartë se çfarë i keni bërëportit të Durrësit dhe çfarë ndodh në të dhe se si ikeni koncesionuar në monopol të pastër të gjithashërbimet brenda portit të Durrësit, të gjitha mekosto mbi qytetarët e Republikës së Shqipërisë.Shtuat edhe të fundit, një muaj para zgjedhjeve...

(Kryetari i Kuvendit i kujton se po i mbaronkoha e diskutimit.)

E mbarova. Një muaj para zgjedhjeve, 15milionë dollarë të tjerë tarifë ekskluzive monopolpër t’u paguar për çdo deklaratë doganore me vlerë

mbi një mijë euro, përfshirë edhe deklaratat eemigrantëve, që vijnë tani për festa. 15 milionëdollarë dhe shkojnë rreth 40 milionë dollarë taksatë drejtpërdrejta që ua merrni qytetarëve tëRepublikës së Shqipërisë dhe që nuk shkojnë farenë arkën e shtetit. E përjashtojnë arkën e shtetit.E refuzojnë arkën e shtetit. Shkojnë vetëm nëxhepat e një biznesmeni dhe po ju pyes për herëtë tretë: e dini emrin e biznesmenit që merret mekoncesionin e skanimit në të gjitha pikat doganoretë Shqipërisë? Përgjigjuni! Përgjigjuni, në qoftë sedoni të jeni transparentë përpara qytetarëve dhet’ju besojnë, keni kohën e mjaftueshme! Në tëkundërt jua them unë se kush është biznesmeni.

(Zoti Berisha kërkon fjalën.)Ilir Meta – Nuk jua përmendi emrin! Ç’lidhje

ka qeveria? Përmendi vetëm fjalën “biznesmen”.Meqenëse është ndier i përmendur, ka të drejtëne replikës.

Sali Berisha – Të nderuara zonja deputete,Të nderuar zotërinj deputetë,Zoti bashkëkryetar i mazhorancës,Të dashur qytetarë dhe qytetare,Kjo që po ndodh me këtë ligj është një atentat

i rëndë i statusit dhe i demokracisë, i ligjeve, iKushtetutës dhe vendimeve të GjykatësKushtetuese të vendit. Është një hap tjetër, një digëtjetër që i vendoset këtij vendi në rrugën eintegrimit. Kjo është një gjë jashtëzakonisht epapërgjegjshme dhe e turpshme.

Të nderuar zotërinj, nuk ka kurrë decentralizimpa decentralizim fiskal. Në vend që të ecni drejtEuropës, ju ecni drejt Koresë së Veriut, në vendqë të shkojmë drejt standardeve dhe detyrimevekontraktuale që kemi me Europën, me KartënEuropiane të Autonomisë Lokale dhe Rajonale.Ndoshta e kam gabim, pas vitit 2009, ose më parë,kur ne kemi qenë në pushtet, shoqata e tëzgjedhurve socialistë kërkoi me insistim një takimdhe e mirëpritëm. Paraqitëm kërkesat përdecentralizim dhe i sollëm ligjet në komision. Ju irefuzuat për arsyet tuaja. Tani kaloni në tëkundërtën, u hiqni taksëmbledhjen pushtetevevendore, se doni të jeni “Big Brother” për të vjedhurdhe për të rrjepur më shumë.

Ky është një akt shumë i rëndë dhe unë kërkojqë të reflektoni mbi të. Të mos e pengojmëintegrimin, të mos e pengojmë statusin, të mos endëshkojmë në këtë mënyrë, sepse ky është njëakt shumë, shumë i rëndë. Ju nuk mund t’u merrniqeverive vendore autoritetin e tyre mbi fiskalitetin

Viti 2013

168

Legjislatura e 8-të

e vendit. Përkundrazi, detyrë e këtij parlamentiështë t’i shtojë ato. Përkundrazi, detyrë e këtijparlamenti është ta thellojë këtë decentralizim, tëthellojë edhe taksa të tjera.

Zoti Kryetar, do ta mbyll me dy fjalë.Unë i thashë dy-tri gjëra kryekreut tuaj dhe

jam këtu për të diskutuar për buxhetin, por dua t’ithem këtu. Ka shumë gjëra të tjera që mund t’ithem, dhe e vërteta është se ai as nuk skuqet, asnuk zverdhet. Me njerëzit me të cilët shërbehet aikëtu në parlament, i ka shtërnicë me dosje. Zotëriaqë foli në atë mënyrë, në regjistrin e gjendjes civilevetëm para 8 muajsh është paditur në prokuroringa një i sëmurë me AIDS se ka tentuar tapërdhunojë.

Po, zonjë, po, je mjeke. Ta jap unë dosjen,madje vij ta lexoj këtu, po deshe. Dhe atë e merrEdi Rama, e përdor si leckë, e keqshfrytëzon përtë nxjerrë regjistër për të përmendur emra fëmijësh,njerëzish. Po i them Edi Ramës: hiq dorë nga kjo,se ajo që mund të të them unë ty pastaj do të jetëfundi yt! Do të jetë shumë herë më e rëndë! Mos ushërbe me njerëz të atillë ordinerë. Mos i përdorato dosje. Përkundrazi, çoje e vizitoje, se mund tëpërhapë AIDS-in. Çoje vizitoje, se kjo që them unëështë deponim në prokurori. Se kjo që them unëështë deponim në polici dhe cilido që e vë nëdyshim, unë e lexoj këtu para jush.

Ilir Meta – Kalojmë te projektligji “Për disandryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012 «Përakcizat në Republikën e Shqipërisë», i ndryshuar”.Janë regjistruar deputetët Eleina Qirici, GjergjPapa, Mesila Doda dhe Sherefedin Shehu, ndërsanga Partia Socialiste zoti Ervin Koçi dhe zoti OmerMamo.

Fjalën e ka zonja Eleina Qirici, përgatitet zotiGjergj Papa dhe zonja Mesila Doda.

Eleina Qirici – Të nderuar kolegë deputetë,Nuk ka asnjë arsye që shkelja e paligjshme e

afateve për të konsultuar buxhetin nga ana eqeverisë ta shtyjë këtë Kuvend drejt paligjshmërisë.Secilin prej nesh shqiptarët e kanë votuar pikërishtpër të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre, porkurrsesi për të firmosur rrënimin e tyre. Dhuratat efundvitit për këtë qeveri janë tmerre për xhepat eshqiptarëve. Kjo qeveri kërkon të zbatojë paketënfiskale që ajo e quan “paketa e mbajtjes sëpremtimeve”. Por premtime ndaj kujt? Ndajshqiptarëve jo e jo. Ndaj investitorëve të huaj jo ejo. Ndoshta premtime të mbajtura ndaj vetes. Pokujt i drejtohet kjo paketë fiskale?

Thuhet se së pari u drejtohet të gjithëshqiptarëve, ku thuhet se 97% e tyre përfitojnë.Por rreth 56% nuk përfitojnë ato të ashtuquajtura“të mira qeveritare”. E pra, ku është ky 97-përqindëshi?

Së dyti, janë bizneset që fitojnë. Pa iu marrëmendim për paketën në tërësi dhe për rritjen eçmimit të naftës në veçanti, fakti që po i çuditbizneset është se, kur kjo maxhorancë ishte nëopozitë, i premtonte biznesit se asgjë nuk do tëvendosej pa u konsultuar më parë me ta, por nukkaloi shumë dhe jo vetëm nuk u konsultua, por erëndoi biznesin në të gjitha drejtimet.

Në programin qeverisës për politikën fiskalethuhej se kjo politikë do të kishte në fokus hapjene perspektivave të reja për investime nga sektoriprivat, madje vazhdon: “Objektivat do të orientohennë nxitjen e investimeve të brendshme dhe të huajanë zhvillimin e vendit.” Po kur nuk u diskutua mebiznesin kjo paketë fiskale, a u dëgjua më pas zërii tij? Sigurisht që jo. Vazhdon edhe më. Për politikatekonomike e financiare në programin qeverisësthuhet: “Qeveria do të zhvillojë biznesin, madje dotë vendoset një dialog i përhershëm mekomunitetin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj.”

Në fakt, këto dy javë treguan se nuk ishtevendosur asnjë dialog me biznesin, aq më pak meinvestitorët. Po të dëgjojmë qytetarët që përdornintransportin publik, ata shprehin qartë frikën dhepasigurinë ekonomike, sepse rritja e çmimit tënaftës do t’u rëndojë së tepërmi atyre, pasi do tëlëviznin me një transport publik, por me një biletëmë të shtrenjtë, pa harruar se kategoria e njerëzveqë nuk preken nga taksimi i pagës e përdor shumëkëtë transport. Mos edhe këta duhet të lëvizin mëkëmbë për arsye shëndeti? Po për studentët dheshpenzimet e familjeve të tyre a keni menduar,zotërinj qeveritarë? Ata duhet të udhëtojnë ngavendbanimi i tyre drejt universiteteve për tëvazhduar studimet, por tashmë me një biletë mëtë shtrenjtë furgoni dhe familjet e tyre duhet tështrëngojnë rripin dhe të kursejnë për të paguarbiletat më të shtrenjta. Apo edhe studentët ndoshtajanë obezë dhe duhet të bëjnë edhe ata disakilometra më këmbë? Ky është argumenti më ipakuptimtë dhe tallës për të shpjeguar rritjen eçmimit të naftës.

Të gjitha familjet shqiptare në vitin 2014 do tëjenë përballë uljes së konsumit të tyre për një jetëmë të shtrenjtë, a thua se shqiptarët këtë do tëdonin. Mjafton të përmendim të gjithë ata që marrin

169

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

një pagë prej 30 mijë lekësh. Nuk është vetëmhumbja që fitohet nga inflacioni prej 10400, po t’ishtojmë edhe transportin urban që ata përdorin,një humbje tjetër prej 7200. Po t’i shtojmë edhehumbjen nga rritja e akcizës së duhanit apo edhetë birrës, sadopak t’i përdornin, do të arrijmë nënjë përfundim: në një humbje shumë të rëndë nëvit: 27100 lekë të rinj. Ndoshta mund të duket pak,por të mos harrojmë se janë të gjitha ato kategorinjerëzish që e kanë pagën e tyre 30 mijë lekë. Pra,këta jo vetëm nuk përfitojnë nga taksa progresive,por përkundrazi, humbasin nga kjo taksë.

Vetë investitorët janë shprehur të trembur ngapaketa fiskale, sepse ajo e bën Shqipërinë edhemë pak tërheqëse për investimet e huaja. Kjopapërgjegjshmëri e qeverisë krijon klimë pasiguriepër çdo investitor të huaj, sepse ai që është prezentnë Shqipëri largon edhe çdo investitor që po e merrnë konsideratë ardhjen e tij në Shqipëri, pa harruarfaktin se këta investitorë kanë një numër tëkonsiderueshëm punonjësish.

Paketa fiskale që është prezantuar nuk ështëas politika e pretenduar e lehtësimit masiv tështresave në nevojë, të taksapaguesve shqiptarë,as politikë antikrizë, aq më pak një përgjigje ndajkrizës. Kompanitë e hidrokarbureve që kërkojnëdhe nxjerrin naftë në vendin tonë, nuk do tëfavorizohen më nga përjashtimet e TVSH-së. Tëmos harrojmë se efekti i vlerësuar në buxhet është1,5 miliard lekë, duke pasur parasysh shitjen nëtregun vendas të kompanive hidrokarbure.

Për të vazhduar me rrugën e mashtrimeve, ado të ketë rimbursim edhe për rritjen e çmimit tënaftës? Po të ishte kështu, më me leverdi do t’idilte hesapi kësaj qeverie të mos i bënte këto rritjegalopante, sesa të përdorte të ashtuquajturinrimbursim për çmim nafte. Kështu as zotërinjtëqeveritarë nuk do të ishin lodhur të gjeninmashtrimin e radhës ndaj shqiptarëve me këtëpaketë fiskale, ndërkohë që ka faturë financiareedhe për gjetjen e mashtrimit. E çfarë u bë mëmirë? Përkundrazi, çdo gjë më keq dhe bilanci içdo familjeje shqiptare do të jetë në minus.

Po për bizneset dhe shërbimin që janëbiznese turistike keni menduar? Po të shohimpremtimin elektoral se 11 mijë vende të reja punedo të krijohen nga mbështetja e zhvillimit të turizmit,në programin qeverisës thuhet se turizmi do të jetësektor prioritar për zbutjen e varfërisë. Cili ështëefekti që sjell paketa fiskale dhe rritja e të gjithaakcizave? Së pari, biznesi turistik nuk do të jetë

më biznes. Pa prit të kemi më pas edhe industrituristike, sepse ai do të rëndohej nga të gjithataksat, aq më tepër kur nuk ka çfarë të mbajë mënga fitimi i vet për ta përdorur për investime, kurdihet që biznesi turistik e merr shumë kohë mëvonë fitimin nga investimet. Ato që ka investuargjatë këtyre viteve, ai nuk do t’i shlyejë dot, sepsenumri i turistëve shqiptarë, që përbën pjesën mëdominuese të turizmit, do të ulej ndjeshëm. Dhekjo kalon në faktin e dytë. Turisti shqiptar, ai qëpreferonte të kalonte pushimet në Shqipëri, nukdo të bëjë fare pushime ose do të qëndrojë mëpak ditë, sepse ka shumë pak kursime. Ose edheaspak, pasi vetëm shpenzimet e vitit për naftën erritur nuk do ta lënë më të bëjë pushime, si mëparë. Po të shtojmë edhe shpenzimet e karburantitpër të shkuar në vendin e pushimit, do të rritetndjeshëm kostoja e pushimeve turistike.

Së treti, operatorët turistikë do të ulinndjeshëm punën e tyre, po tashmë jo më si pasojëe ndikimit të krizës globale, por si pasojë emoskursyerjes dot të pushimeve turistike. Këtaoperatorë do të goditen direkt edhe për të sjellëturistë të huaj, sepse po përcjellim tek turistët ehuaj imazhin e një vendi që nuk ka stabilitetekonomik dhe të një qeverie që nuk po i ndihmonbizneset turistike me paketën fiskale, por povendos përsëri rrënimin e tyre.

Së katërti, biznesi turistik nuk e mban dotveten, sepse të paktën vetëm me rritjen e akcizaveai duhet të rrisë çmimet, por kështu i largon fareturistët dhe falimenton. Ose të mbajë ato çmimedhe të jetë me humbje, por përsëri falimenton.Mjafton të shikojmë xhirot e këtij biznesi. Edhe sikurtë ketë një fitim prej një milion lekësh në vit, 800mijë apo 500 mijë lekë në vit, në të tria rastet ai dotë ketë një humbje përkatësisht 15 mijë në rastine fitimit prej një milion, 11600 në rastin e fitimit 800mijë dhe 9900 mijë lekë, të reja gjithmonë, në rastine fitimit 500 mijë. Pra, kjo paketë u kundërvihet nëtë njëjtën kohë bar-kafeve, duke i çuar drejtfalimentimit të pashmangshëm. Vërtet ulet taksae biznesit nga 10 në 7,5%, por rëndohen taksat etjera. Çfarë do të thotë kjo për bizneset? Falimentimtotal. Pronari ose duhet të mbyllë biznesin e tij,ose duhet të punojë familjarisht në të, por do tëpushojë punonjësit që ka. Mendoni se sa biznesetë këtij lloji janë edhe pranë qendrave të banuara.Kemi një mungesë totale transparence nga ana eqeverisë, por edhe një mungesë komunikimi. Kjoështë shumë shqetësuese.

Viti 2013

170

Legjislatura e 8-të

Kalojmë te rritja e akcizës së cigareve meargumentin se do të pakësohet konsumi i tyre. Poçfarë ndodh? Ndonëse rritja e akcizës për duhaninakoma nuk është miratuar, tregtarët e kanë vënëatë në zbatim, pra kanë rritur çmimet e paketavetë cigareve. Në projektin e qeverisë ishte premtuarnjë rritje çmimi prej 12%, por abuzimi që po bëhetështë gati trefish. Qeveria duhet të marrëurgjentisht masa për këtë situatë. Ajo që të çuditmë shumë është fakti se qeveria nuk po i dëgjonfare shqetësimet e grupeve të interesit. Ekzistojnëdy paralajmërime shumë serioze për qeverinë etanishme: një nga biznesi dhe një nga politika.Biznesi i madh është aleat i kapitalizmit, ku paratëe mbetura në fund të ditës në xhep janë shumëmë të rëndësishme sesa argumentet false për rritjetë akcizës, por kujdes, sepse presioni i biznesevenga deklaratat politike, që nuk po dëgjohen ngaqeveria, do të zbresë në veprime konkrete mekapitalet e tyre. Bizneset po i çon drejt falimentimit,pa menduar për të gjithë ata shqiptarë që do tëmbeten pa punë. Për këta të fundit qeveria duhettë ketë shumë kujdes. Ajo duhet të stepet, tëvetëpërmbahet dhe të mos luajë më meekzistencën e bizneseve, duke zbatuar këtëpolitikë fiskale dhe këtë paketë të kundërshtuartashmë nga të gjithë. Përveç faktit se paketa ishteme vonesë dhe e pakonsultuar me biznesin dheme investitorët e huaj, duhet të kemi parasysh semos vallë kjo është një matës i reagimit shqiptar.Kjo qeveri e pa reagimin e qytetarëve me armëtkimike, por një reagim tjetër do ta kthente atëmbrapa dhe do ta largonte nga qeverisja shumëmë shpejt sesa mendohet.

Kolegë të mazhorancës, ata që e përgatitënpaketën fiskale nuk dëgjuan asnjë grup interesi.Nuk morën parasysh faktin se nga rritja e akcizëskemi dy të këqija të mëdha: të gjithë shqiptarëve ubie fuqia blerëse, frenohet biznesi dhe largoheninvestimet e huaja, prandaj, para se të jetë vonë,votoni për shqiptarët dhe jo kundër tyre, sepserevolta e tyre mund t’ju zhvendosë në një drejtimtjetër.

Ju faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Gjergj Papa.Gjergj Papa – Faleminderit, zoti Kryetar i

Kuvendit!Të nderuar, kolegë deputetë, projektligji “Për

disa ndryshime dhe shtesa në ligjin «Për akcizatnë Republikën e Shqipërisë», i ndryshuar” vjen nëKuvend për të miratuar rritjen e nivelit të akcizës

për një grup të gjerë produktesh, por kryesisht përcigaret, duhanin e dredhur, birrën dhe pijetalkoolike. Akcizat rriten pothuajse për të gjithamallrat e akcizueshme, por impaktin më të rëndëato do ta japin te rreth një milion konsumues tëprodukteve të duhanit, të cilët do të paguajnë rreth50 milionë dollarë në vit më shumë për shkak tërritjes së akcizës nga 70 në 90 lekë për paketë.Rritja programohet të vazhdojë edhe në tre vjetëte ardhshëm. Pjesa duhanpirëse e popullsisë vitine parë do të paguajë në ditë 200 lekë të vjetra mëshumë për paketë ose dyfishin për duhanin e hapurdhe në vitet në vazhdim nga 100 mijë lekë për çdovit. Kjo do të thotë se do të paguajnë një taksëvjetore shtesë nga 75-120 mijë lekë në vit.Ndonëse rritja e akcizës për produktet e duhanitështë ende një propozim, tregtarët duket se e kanëvënë atë në zbatim, duke rritur që tani çmimet epaketave të cigareve. Ky spekulim po rrëndonrëndë që tani xhepat e qytetarëve. Pavarësisht seka pasur produkte të cigareve, të importuesit osetë shitësit, rritja është bërë për të gjitha kategoritënga importuesi, magazinuesi, tregtari i shumicës,ashtu sikurse dhe te pikat e pakicës. Pjesa më emadhe e popullsisë nuk ka mundësi të tjera vetëmpër zbavitje modeste, për shembull: një kafe pranëpunës ose te kafeneja e lagjes dhe mbrëmjetshpesh i kalojnë nëpër lokale duke parë ndonjëndeshje futbolli dhe duke pirë ndonjë gotë birrë.Po sa do t’u duhet të shpenzojnë më shumë përshkak të rritjes së akcizës? Le ta bëjnë vetëllogarinë dhe ta zbresin nga përfitimi i taksës osetë heqin dorë edhe nga këto zbavitje.

Taksa kombëtare më e rëndë dhe që do tërëndojë xhepin e çdo qytetari pa përjashtim ështëajo mbi qarkullimin, e cila do të rritet me 120 lekëpër litër, duke i marrë çdo shqiptari nga xhepi direktnjë shumë të barabartë në nivel kombëtar me 70milionë dollarë, si çmimi më i shtrenjtë i karburantit,ose rreth 200-400 milionë dollarë më shumë seçmimet e shtrenjtuara të biletave të transportit tëpasagjerëve apo të mallrave që transportin e kanëpjesë të çmimeve përfundimtare të tyre. Çfarëpërfitojnë 97% e të punësuarve? Shumë më paknga sa do të humbasin si rezultat i taksës sëdyfishuar të shtëpisë, si rezultat i rritjes së akcizëspër produktet e duhanit, si rezultat i rritjes me 120lekë të taksës për karburantet, pra edhe i çmimittë tyre. Rritja me 7% e çmimit të karburantevevetëm nga rritja e taksës së qarkullimit do të rrisëtë gjitha çmimet e mallrave dhe të shërbimeve në

171

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

një nivel edhe më të lartë.Është premtuar heqje apo përgjysmim i

TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës bazëtë konsumit dhe reduktimi i ndjeshëm i TVSH-sëpër furnizimin me energji elektrike për të gjithëkonsumatorët familjarë. Planifikohen 1,1 miliardlekë si kompensim vetëm për shtresat për nevojë.Ky është një tjetër mashtrim i madh i qeverisë. Mekëtë paketë fiskale nuk përfitojnë 97% eshqiptarëve, por ndëshkohen dhe u pakësohen100% të ardhurat. Me këtë projekt të gjithëshqiptarët do të paguajnë më shumë. Do tëpaguajnë një taksë 10% më të lartë për transportin,rreth 12% më të lartë për duhanin, rreth 5% më tëlartë për të gjitha mallrat e konsumit nga rritja etaksës mbi karburantet apo bartjen e taksësprogresive të kompanive dhe të biznesit mbiçmimin e mallrave. Efektet do të jenë tëpërshkallëzuara progresivisht në rritje në kurriz tëtë gjitha shtresave të shoqërisë.

Ky është buxheti që varfëron të gjithëshqiptarët, përfshirë ata që në mënyrë shumëcinike ky buxhet u jep me një lugë kafeje në formëne taksimit progresiv të pagës dhe ua merr me lugëtë madhe nëpërmjet rritjes dramatike të taksavetë tjera të konsumit, mosindeksimit të inflacionitdhe instrumenteve të tjera. Po jap një shembull:një i punësuar me pagën 40 mijë lekë përfiton ngataksa progresive 32400 lekë të reja në vit, por, ngaana tjetër, humbet nga inflacioni i konsideruar 4për qind 19200 lekë; humbet nga taksa e qarkullimit14400 lekë, nga rritja e akcizës së duhanit dhe ebirrës 10 mijë lekë, nga rritja e taksës së banesëssë parë 500 lekë. Humbja në total është 44100lekë. Efektin neto, përfitimi minus humbje, është11700 lekë. Të gjithë të punësuarit nuk do të kenëasnjë rritje të nivelit të pagave, të paktën për njëperiudhë 3-vjeçare, pavarësisht nga rritja eçmimeve në treg. Rrogat nuk do të rriten në vitin2014 dhe me inflacionin minimal 2% rroga do tëvlejë 2% më pak.

Ata që jetojnë me pensionet, duhet tëpaguajnë më shumë për taksat e rritura për naftëndhe për shumë mallra të tjera të konsumit.Pensionistët duhet të shtrëngojnë rripin, sepsebuxheti i paraqitur jo vetëm që rrit taksat për naftëndhe mallrat e tjera të konsumit, por nuk garantohetas indeksimi i pensioneve. Ata janë shtresa e parëe lënë në harresë. Më e keqja është se edhe nëplanet për rishikimin e pensioneve qeveria ka folurvetëm për përfitimet e atyre që dalin në pension

dhe jo për pensionistët ekzistues. Ata që vërtetbesuan për shëndetësi falas, kanë tani në dorë jovetëm provën e mashtrimit, por edhe faturën emashtrimit.

Në këtë buxhet rritet pa kufi niveli i pagesësmbi të cilën paguhen sigurimet shëndetësore.Trefishohen kontributet e të vetëpunësuarve nëqytet dhe 10-fishohen ato të fermerëve në fshat.Më me pasoja do të jetë taksa e karburanteve përfermerët. Ku shkuan premtimet e bujshme tëprogramit të qeverisë se do të zbatohet programi ifurnizimit me naftë pa akcizë për bujqësinë dhepër aktivitetet rurale të ngjashme si dhe heqja etaksës së qarkullimi të naftës për bujqësinë dhepër peshkimin? Në fakt, për fermerët nuk do tëketë heqje të akcizës së naftës për punimetbujqësore. Nuk do të ketë heqje të taksës sëqarkullimit për karburantin që përdoret nga mjetete mekanikës bujqësore, por përkundrazi, do të ketërritje me 120 lekë për litër. Nuk do të ketë rimbursimpër naftën që përdoret në bujqësi. Rritja e taksësdhe për pasojë rritja e çmimit të karburanteve përbujqësinë rrit me 10% koston e punimit dhe tëshërbimeve bujqësore, si dhe koston e transportittë mallrave të tyre. Kjo do të thotë 10% më pak tëardhura për ta, ose një çmim 10% më i lartë nëtreg për të përballuar ekstra taksat e qeverisë, dukeulur ndjeshëm konkurrencën në treg të prodhimevetona bujqësore.

Qeveria për të gjithë fermerët ka programuarnjë fond vetëm prej 600 milionë lekësh sisubvencion të imputeve bujqësore: për fara,plehra, pesticide, ushqime për blegtorinë e kështume radhë. Efekti i vetëm i TVSH-së i përllogariturnga qeveria është rreth 1,4 miliard lekë. Pra,mbulohet vetëm 40% e tatimit të vlerës së shtuartë imputeve bujqësore. Po akciza e karburantevedhe taksa e re 120-lekëshe e karburanteve që kanënjë efekt prej mbi 12 miliardë lekësh? Vetëm përsektorin bujqësor një familje fermere përfiton ngatransferta buxhetore për rimbursim të TVSH-së 2mijë lekë të reja në vit, por nga ana tjetër humbetnga taksa e qarkullimit për përdorim bujqësor dhepersonal 4 mijë lekë, nga rritja sigurimeveshëndetësore 13 mijë lekë, nga rritja e akcizës sëduhanit dhe e birrës 4 mijë lekë, nga rritja e taksëssë banesës së parë 500 mijë lekë. Humbja në to-tal është 21500 lekë. Efekti neto është minus19500 lekë.

Fondet e planifikuara për Ministrinë eBujqësisë për ujitjen dhe kullimin janë krejt të

Viti 2013

172

Legjislatura e 8-të

pamjaftueshme, madje edhe për situataemergjente. Në programin elektoral dhenjëkohësisht të qeverisë socialiste thuhet se do tëinvestohen 160 milionë dollarë për të rimëkëmbursistemin e ujitjes dhe të kullimit brenda një periudhe4-vjeçare. Kryeministri e përmendi edhe sot nëKuvend si prioritet ujitjen dhe kullimin e tokavebujqësore, por planifikimi për këtë vit për ujitjendhe kullimin vetëm një milion dollarë nga 160milionë dollarë të premtuar është shumë më pakpër të realizuar këtë premtim të bujshëm, që taniduket shumë larg. “Do të pesëfishojmë financiminpublik për skemat mbështetëse të bujqësisë”, - kaqenë një tjetër premtim i bujshëm i PartisëSocialiste, por, në fakt, financimi për skematmbështetëse të bujqësisë për vitin 2014 është poai i vitit 2013. Ja, pra, këto janë pasojat e rritjes sëakcizave dhe të taksave të tjera për qytetarëtshqiptarë. Për këtë arsye unë shprehem kundërmiratimit të kësaj pakete fiskale.

Ilir Meta - Po, zoti Paloka.Edi Paloka - Zoti Kryetar, unë kërkoj pesë

minuta pushim për një mbledhje të grupit.Ilir Meta - Dakord. 15 minuta pushim. Pas 15

minutash vazhdojmë seancën.Ju faleminderit!

(Pas pushimit)

Ilir Meta - Fjalën e ka deputetja Mesila Doda.Përgatitet deputeti Omer Mamo.

Mesila Doda - Faleminderit zoti kryetar!Të nderuara zonja deputete dhe zotërinj

deputet,Meqenëse jemi para vigjiljes së Krishtlindjeve

do të doja t’u uroja të gjithëve gëzuar dhe ta nisjame një gazmore që qarkullon këto ditë nëpër rrjetetsociale. Thuhet që një fëmijë i vogël kërkonte njëdhuratë krishtlindje. I shkruan babagjyshit dhe ithotë, -Të lutem Babagjysh,më jep 20 mijë lekë qëtë blejë një lodër. E merr postieri letrën dhe e çonnë Kryeministri, te Kryeministri. Kryeministri e merri dërgon 10 mije lekë se mendon do t’i mjaftojnësa për të blerë një lodër. E merr përsëri djali i vogëldhe kur e shikon që ishte gjysma e sasisë që ikishte kërkuar, i kthen përgjigje,- Babagjysh, mosma nis më me qeveri se këto t’i vjedhin gjysmat elekëve.

Kështu besoj se kjo është filozofia me të cilinështë ndërtuar ky buxhet që sot na keni sjellë, tënderuar kolegë përveç faktit që mënyra se si nisi

ky buxhet është fort i çuditshëm sepse nisi në njëbashkëbisedim nga liqeni me pensionistë meshtresat e varfra, por nisi mbas e kishit miratuar.Pra nuk nisi duke respektuar rregullat etransparencës që do të duhej t’i përfshinit përparaardhjes së këtij buxheti. Përpara miratimit të tij nëqeveri arritët që t’i shpjegonit pensionistëve se sido ti rëndonit me taksa, të papunëve, atyre qëmerrnin ndihmën ekonomike, sesi taksat do tërëndonin përgjatë vitit në treguesit ekonomik tëjetës së tyre. Dhe sigurisht edhe shtresave tëmesme dhe atyre më të larta te popullsisë, prainvestitorëve sesi do të rëndoheshin me taksa dhesesi i gjithë sistemi ekonomik do të kishte njërëndesë të pazakontë.

Ky ligj që keni sjelle sot, ligji për akcizën ështënjë ligj që ka të gjithë logjikën e paketës fiskale.Në fakt dhe ato kanë të bëjnë me shtimin e barrësfiskale, kanë të bëjnë me një transparencë që nukekziston dhe një rezultat

që çon në më pak lekë në xhepat eshqiptarëve dhe më shumë lek në arkën e shtetit,vetëm nga ato që paguajnë personat në gjendjemë të vështirë ekonomike dhe ato me të ardhuramesatare. Për çdo kafe që do të pinë, për çdo gotëverë që do të konsumojnë për çdo cigare që do tëpinë për çdo biletë autobusi që do të presin për saherë që do të përdorin makinën e tyre shqiptarëtdo të duhet që të rikujtojnë se do i ndajnë bashkëme ju. Për çdo paketë cigare që do të hapin dheqë do të shtohet me fiks 200 lekë, pensionistët dotë duhet të rikujtojnë që do e ndajnë me çimin dheshokun e çimit për cdo shishe birrë që do të hapinduhet të qerasin edhe Çimin edhe shokun e Çimit.Por shtimi i akcizës nuk do të përfundojë këtu. Juthatë se kishit hallin e njerëzve dhe cigarja bëndëm. Edhe unë besoj se cigarja bën dëm, poshkoni dhe shpjegojani pensionistëve që kanë nga60 vjet që pinë cigare dhe thojini që duhet ta lënë,thojini që ashtu siç deklaronte njeri prej tyre atyreqë e pinë kafen vetëm në tavolina se nuk kanëmundësi që të qerasin dhe shokun që kanë nëtavolinë, thoni se duhet të japë një kafe qeverisësë Çimit dhe shokut të Çimit dhe thojini që edheshtesat e vogla të pensionit që bënim dikur që dhena akuzonit se ishin krejt të pamjaftueshme, sepsebënin vetëm për pesë kile mollë ose për gjysmëkile mish, pra na akuzonit se ishin shtesa të vogla,dhe ajo nuk do të ndodhë. Për gjatë gjithë vitevetë ardhshme qytetarët të republikës së Shqipërisënuk duhet të harrojnë se nuk do të kenë asnjë

173

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

shtesë në pension asnjë shtesë në rrogë. Ju keni bërë një deklaratë dikur në këtë

parlament kur keni deklaruar se shtesat në nevojëdo të ishin prioriteti jua dhe në fakt kështu është.Dallimi në mes të majtës e të djathtës ju duhet tëpërkrahni shtresat në nevojë ne do të duhej tëpërkrahnim lëvizjen e kapitalit të madh rregullat etregut, rregullat e një ekonomie tregu sot që ju nukpo bëni në fakt as këtë ju nuk keni parashikuar,asnjë zë të rritjes së ndihmës ekonomike, asnjëpërfitim nga taksa progresive, apo kompensimete tjera për këtë kategori, apo për pensionistët.Përkundrazi vetëm nga rritja e sigurimeveshëndetësore taksës së banesës së parë të atyrendërtesave që janë ndërtuar përpara vitit 93 dhenga një përllogaritje minimale e rritjes së duhanitkarburantit dhe produkteve të tjera, të gjithë ataqë marrin ndihmë ekonomike do të humbin 9 mijëe shtatëqind e dyzet lekë ose, thënë ndryshe, 97mijë e katërqind lekë për gjatë vitit. Kjo ështëndihma që u jepni kësaj shtrese që do të duhej tëishte në objektivin tuaj parësor. Jeni të majtë duhett’i dilnit zot kësaj shtrese. Ky duhej të ishte dhedallimi ynë ideologjik sot, dallim në të cilin ne do tëpërkrahnim kapitalin. Sot ky dallim ka përfunduarnë absurd, sepse ato që ju po rëndoni me reformënfiskale që keni ndërmarrë, janë shtresat varfra dhetë mesme.

Merrni rastin e një specialisti të administratës,rroga mujore është rreth 50 mijë lekë taksaprogresive që ju keni parashikuar i kursen fiks 28mijë e tetëqind lekë për gjatë gjithë vitit ndërsahumbja nga rritja e taksës akcizës, inflacionit inxjerr fiks 48 mijë e nëntëqind lekë pra njëzet mijëe njëqind lekë më pak për këtë shtresë që udeklarua se do të përfitonte nga qeveria juaj Shtimii akcizës në fakt nuk ka impakt vetëm në atoprodukte që shumë shpesh i themi se janëprodukte luksi, pasi janë produkte të cilat mund t’illogarisni si opsionale sepse edhe mund ta lënëkafen, mund ta lënë edhe cigaren pensionistët, poashtu dhe të rinjtë, po ashtu dhe të rriturit. Por kjodo të sjellë pasoja në rritjen e të gjithë çmimevedhe shërbimeve dhe do të këtë impakt padyshimnë të gjithë ekonominë e vendit.

Sot kemi studentë që përdorin transportin in-terurban, dhe e përdorin për të shkuar nga qytetetku banojnë në qytetet ku kanë universitetin. Atodo ta ndjejnë jo pak por me 30 % rritjen te çmimittë biletës. Kjo nuk është e vetmja kategori qëpreket, paçka se ka një vëmendje shumë të

veçantë për shkak të sensibilitetit që ka mosha.Transporti urban që ata përdorin, apo që përdorintë gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, pritet tëdyfishojë çmimin e biletave të transportit brendaqytetit dhe ky është fillimi i krijimit të një problemitë ri social. Në mënyrë zinxhir do të fillojnë të rritentë gjithë produktet e tjera, produkti i bukës izarzavateve, produktet e mishit e qumështit, sepselënda djegëse është element rregullator, thelbësornë ekonominë tonë dhe të çdo vendi tjetër tëzhvilluar. Tek shëtitja tek liqeni në fakt u deklaruase nuk behej qameti nëse obezët ecin në këmbë.Mu kujtua koha para nja njëzet vitesh kur thuhejse makinat ishin jashtë ligjit, se vetëm Enveri eshpura e vet mundet akoma t’i përdornin, pasiquheshin zakone borgjeze dhe se duhej tëpërdornim të gjithë atë që na kishte dhënë zoti,pra vetëm transportin tonë.

Reforma që sjell sot kjo paketë krijonabsolutisht një hendek të fortë në mënyrën ejetesës, në çmime në pagesa dhe në barrë fiskale.Pasojat që sjell janë jo të lehta. Cilësia e jetës dotë bie rrokapjekthi në këtë vend ndërsa çmimetmund të ngrihen vertikalisht dhe pa asnjë lloj logjiketregu. Kjo është vetëm për faktin se qeveria juajka vendosur që shpullaxhinjve të tyre, votuesvetanë t’i japin jo pak mbrapsht, por 30 % më shumëshuplaka atyre që ju kanë votuar.

Ky lloj taksimi që sot po merrni nuk është gjëtjetër veç aksion kusarie. Por është një aksion kaqi madh kusarie sa çdo kriminel ordiner do e kishteëndërr ta realizonte. Ky fakt është shumëinteresante, shteti e quan kriminal çdo akt vjedhjetë vogël, çdo xhepist të vogël kur këto akte i bënshteti nuk konsiderohen më vjedhje, por bëhenlegjitime sepse u vihet emri taksim.

Sot shqiptarët duhet të dinë rrezikun drejt tëcilit po rend ekonomia e tyre. Ne flasim për ato qëquhen shifra të vogla dhe nuk kuptojmë që në faktkëto shifrat e vogla janë të llogaritura deri nëqindarka në buxhetet familjare. Rritja e akcizave,të nderuar zotërinj nuk është një çështje teknike,është një çështje politike, është një çështje e cilado të rëndojë, jo vetëm në jetën e shqiptarëve, pordo të sjellë pasoja të pariparueshme në ekonominëtonë Ky është hap me një impakt të fortë social,është një projekt politik më përmasa shkatërruese.Do të kemi një ulje të fuqisë blerëse në muajt nëvazhdim. Do të kemi shtim të psikozës së frikëspër investitorët. Sot nuk do ta harrojmë që e gjithësfida e vendeve në zhvill im është rritja e

Viti 2013

174

Legjislatura e 8-të

investimeve. Me rritjen që po i bëni taksave e kenitë pamundur që të shtoni vëllimin e investimeve.Në mënyrë të pashmangshme ky vend po shkondrejt një krize ekonomike të thellë që rrezikon.Vendet fqinje e kanë kaluar këtë moment. E kanëkaluar para disa vitesh. Sot ne duhet të evitojmërënien në krizën më të thellë ekonomike dhepolitike që ka parë ky vend. Pranvera e ardhshmedo të sjellë një stinë të re politike. Ashtu siç e kenithënë dhe ju, do të jetë një dimër shumë i gjatë,por nëse vazhdoni dhe në se ky buxhet do të kalojësot, pranvera do të sjellë një skenë krejt të repolitike.

Një brez i ri është brezi i armeve , atyre qëditën të protestonin jashtë politikës sonë, jashtëpolitikës suaj po rritet. Dhe nëse vazhdoni me këtëritëm do t’i japin jetë një antipolitike në këtë vend.

Unë besoj se politika e sotme duhet të jetë epërgjegjshme dhe ftohet ta shpëtojë këtë vend. Tëgjithë ne bashke, unë besoj se mund t’i vëmë fremarrëzisë dhe të shpëtojmë edhe ekonominë,edhe politikën. Ju lutem mos i jepni një vulë të tillëpolitikës në këtë vend.

Faleminderit !Ilir Meta – Faleminderit! Fjalën e ka deputeti

Omer Mamo.Omer Mamo - Faleminderit!I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Projektbuxheti që qeveria ka paraqitur sot për

diskutim dhe debatim gjithashtu edhe paketa e refiskale që e shoqëron atë, ka një problem shumëtë madh i cili në vitet e fundit u mendua se u evitua.Unë si deputet, por kam marrë edhe mendimet edeputetëve nga opozita dhe mazhoranca gjykoj sekoha në të cilën u paraqit ky projektligj është shumëe vonuar. Ne realisht nuk kemi kohën e duhur dheas nuk kemi marrë shpjegimin e duhur për tëanalizuar debatuar dhe mbase edhe korrigjuardetajet e projektit tuaj. Jam dakord që i takonmazhorancës që edhe në ligjin për buxhetin e ri tëviti 2014 të punojë me zbatimin e programit që uvotua ne këtë Kuvend, por mendoj se është në tëmirën e të gjithëve , është në të mirën e vendit qëe edhe zëri i atyre nuk që nuk e votuan këtëmazhorancë të dëgjohet. Unë kam disa vërejtje tëcilat duhet të merren parasysh sa më shpejt nëprojektbuxhetin e vitit 2014.

Kam parë me vëmendje që ju keni planifikuarpër sistemin shëndetësor. Në buxhet planifikohensistemet në disa spitale synohen uljet e çmimit të

barnave nëpërmjet heqjes së TVSH-së prej njëprillit të vitit që vjen, por ajo që unë shoh se mungonështë një rritje investimeve për të forcuar qendratshëndetësore. Jam i sigurt që ju e dini më mirë seunë gjendjen në zonat rurale dhe ato malore, nëkëto zona nuk ka fare shërbime shëndetësore nukka mjek familje, nuk ka asnjë mami. Banorët e tyreduhet të udhëtojnë dhjetëra kilometra për të bërëedhe një vizitë të thjeshtë . Ju thoni se kjo vizitëdo të jetë falas. Të mendosh se duhet të udhëtoshme të sëmuret në krah me mjete të ndryshme, tëmbash rradhën në të gjithë spitalet e vendit kuduhet të paguash në dorë dhe nuk ka as ilaçe,shëndetësia nuk rezulton aspak falas. Ju do tëthoni se sapo erdhët në krye të qeverisë dhe këtoreforma kërkojnë kohë.

Të nderuar kolegë, duhet kohë, por sa kohekanë në dispozicion për të pritur të sëmurët?

Të nderuar kolegë, zona nga vi unë është njëzonë ku naftëtarët kanë lënë jetën dhe shëndetine tyre në industrinë e naftës. Aktualisht në Fier,Patos, Zharrës dhe në të gjithë zonënnaftëmbajtëse numri i sëmundjeve profesionale përshkak të naftës është shumë i madh. Ky fenomennuk ka prekur vetëm ata që kanë punuar afërpuseve, por edhe fëmijët e personat që nuk kanëlidhje me naftën. Kjo e fundit për shkak të ndotjessë ambienteve dhe alarmante për të është semjedisi e ka shkatërruar atë vend.

Ju të nderuar anëtarë të kësaj qeverie, nëbuxhet dhe në paketën fiskale shkruani: Eliminonga përjashtimi i disa taksave kompaninaftënxjerrëse. Vetëm nga vendosja e TVSH-sënë këtë sektor do të fitohet 1,5 miliard lekë dheshifrat plus në buxhetin e shtetit janë edhe më tëmëdha me lëvizjet e tjera që do të bëni në këtëdrejtim. Ajo që unë do të doja lexoja e të dëgjojaprej jush është se ju do të angazhoheshit përrehabilitimin e ambientit në zonat e shkatërruaranga operacionet e nxjerrjes së naftës. Sa nga këtofonde që do t’i shtoheshin buxhetit do të shkojnëpër të përmirësuar jetën e banorë ve të zonësnaftëmbajtës? Deri kur kjo pasuri e rrallënëntokësore do të kthehet në mallkim për ta? Nëatë vend nuk jetojnë vetëm votuesit e mi, jetojnëedhe votuesit tuaj dhe ju si qeveri keni detyrë tëkujdeseni për shëndetin e të gjithëve.

Çdo ditë takon njerëz në këtë zonë të helmuarnga karboni në gjak, për shkak të naftës. Ajo qëështë më e rëndësishme, për të cilën nuk po gjejaspak zgjidhje, është se nuk mjafton varfëria,

175

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

papunësia, ndotja alarmante e ambientit, por nukiu ndahen as tërmetet që nuk janë të shkaktuaraaspak nga Zoti, por, siç thonë edhe vetë naftëtarëtme përvojë shumëvjeçare, shkaktohen ngaoperacionet që zhvillon në terren kompaniakanadeze “Bankers”.

Rastësisht mësova se ju sot do të diskutonidhe do të vendosni disa çmime vlerësimi përkompanitë që operojnë në Shqipëri. Në listë ështëedhe kompania “Bankers”. Më thoni ju nëse ështëe vërtetë ose jo. Ndërkohë që në terren vijon njëhetim për shkaqet e dëmtimit masiv të banesave,ju diskutoni për çmimet. Mijëra familje prej shumëvjetësh kanë lidhur jetën me industrinë e naftës,që në vend të sillte mirëqenie për banorët zonës,po sjell vetëm probleme.

Në buxhetin tuaj nuk pashë asnjë shifër nëlidhje me punësimin e banorëve të zonës. Bëhetfjalë për kompaninë “Albpetrol”, bëhet fjalë për tëpaktën 800 naftëtarë që po përfundojnë rrugëve.Shumë prej tyre edhe në prag të pensionit nuk dotë përfitojnë asgjë sipas ligjit, për pagat, qëkompania u detyrohet atyre. Pagat e tyre përministrat këtu në Tiranë janë thjesht shifra, pluseapo minuse dhe disa zero, kurse për banorët ezonës naftëmbajtëse janë ushqim, shkollë përfëmijët dhe ilaçe. Pra, me pak fjalë janë jetesa etyre.

Kompania “Albpetrol” është në një gjendjeskandaloze dhe më të rëndë se ç’ishte para nisjessë procesit të privatizimit. Cila është strategjia juajpër të ringjallur industrinë e naftës dhe për të hapurvende të reja pune?

Kjo industri nuk duhet lënë më të zvarritet pakrijuar një të ardhur kombëtare plus dhe pa iurikthyer banorëve një kompensim. Ajo naftë ështëpronë kombëtare, por nga operacionet përnxjerrjen e saj janë ata banorë që dëmtohen rëndë.Në buxhet nuk ka asnjë shifër në lidhje mezgjidhjen e mundshme të kësaj padrejtësie.

Zonja dhe zotërinj të kabinetit qeverisës,çështja e fundit që dua të diskutoj nga kjo foltorelidhet me origjinën time. Unë jam përfaqësues injë force politike, i Partisë Drejtësi, Integrim dheUnitet, e cila ka marrë përsipër të mbrojë amanetine të parëve tanë, që dhjetëra vjet më parë u dëbuannga tokat dhe shtëpitë e trevës së Çamërisë. Siçam dhe si deputet do të doja që sot në buxhetin eMinistrisë së Kulturës apo të cilësdo ministri, tëshikoja se ju, të nderuar anëtarë të kabinetitqeveritar, keni menduar të bëni diçka në nderim të

mijëra e mijëra viktimave të genocidit grek, që nadëboi nga shtëpitë tona në Çamëri. Ne, mekontributet e qeverisë së kaluar, nisëm projektin endërtimit të një varreze monumentale në Kllogjër,në vendin ku prehen eshtrat e prindërve, gjyshërvedhe të afërmve tanë që u vranë dhe u masakruan.Ne duam që në këtë vend të kemi mundësi tënderojmë siç duhet viktimat e pjesës më të vuajturtë kombit dhe sot kërkoj që qeveria të gjejëmundësinë dhe financimin për ndërtimin emonumenteve të varrezës në kujtim të të parëvetanë.

Zoti Kryeministër, dua t’ju sjell në mendjedeklarimin tuaj për çështjen çame dhe nëse juvërtet doni të bëni një hap në këtë drejtim, niseninga Kllogjëri.

Të nderuara zonja dhe zotërinj ministra,Të nderuar deputetë, ju keni parë që fqinjët

tanë të Jugut kanë mundësi të vijnë në tokën tonëe të nderojnë të rënët e tyre në Luftën e DytëBotërore. Varrezat monumentale greke janë ngriturnë Jug të vendit dhe kjo ma bën edhe më të fortëshqetësimin që kam në këtë drejtim. Jeni ende nëkohë që ta realizoni këtë detyrim elementar që ukemi atyre njerëzve të mirë. Në këtë qershor, nëpërvjetorin e genocidit më të tmerrshëm që kanjohur Europa pas Luftës së Dytë Botërore, neduhet të shkojmë të gjithë bashkë në Kllogjër dhetë nderojmë të afërmit tanë pasi të jetë ndërtuarkjo varrezë monumentale.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Zoti Sherefedin Shehu, në emër të grupit

parlamentar, urdhëroni!Sherefedin Shehu – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Në këtë orë të vonë duhet t’u kërkojmë ndjesë

qytetarëve, të cilëve po përpiqemi t’u tregojmë atëqë ata e dinë më mirë se ne. Të gjithë e shikojnëse kjo paketë do të rrisë barrën mbi kurrizin e tyre.Siç po e shikojmë edhe në këto orë të vona, qeveriapo përpiqet t’u mbushë mendjen se po ul taksat.Si qëndron e vërteta? Qeveria mashtron dukethënë se po heqin taksën e biznesit të vogël, pornë fakt ka hequr vetëm emrin, sepse ata që kanënjë xhiro deri në 20 milionë lekë janë të detyruartë paguajnë 250 mijë lekë taksa. Këtë e bëjnë edhekur nuk kanë fitim nga biznesi i tyre. Deri më sotata vërtet paguajnë 1.5% të xhiros, por vetëm nësedo të kenë fitim, përndryshe paratë e paguara ukthehen mbrapsht. Sot paguajnë nëse kanë fitim,

Viti 2013

176

Legjislatura e 8-të

nesër do të paguajnë 250 mijë lekë edhe kur nukfitojnë asnjë lekë.

Mashtrimi më i madh është me grupin mexhiro nga 20 deri në 80 milionë lekë. Qeveria thotëse ishte 10% dhe do ta bëjë 7.5%. Çfarë ka bërënë të vërtetë? Qeveria thotë se do të paguajnë7.5%, por fitimin do t’ua llogarisë ajo, pasi ka vënënjë listë të gjatë shpenzimesh që nuk ua njeh. Pra,qeveria ul normën e tatimit, por u imponon një tatimtë llogaritur mbi atë që marrin bizneset.

Problemi më i madh është akciza, sepse ështëtaksa mbi konsumin. Akciza është taksë që epaguan edhe fëmija, edhe i rrituri, edhe i moshuari.Ironia më e madhe është kur qeveria thotë: “Pongre taksat, sepse qeveria që iku na la shumëborxhe.” Ju po çirreni kot, sepse nuk ju kemi lënëasnjë lekë borxh, sepse arka e shtetit në mbrëmjeështë zero dhe mbushet në mëngjes, sepse mëparë krijohen borxhe dhe pastaj paguhen. Ju erishikuat buxhetin dhe e rritët deficitin me 40miliardë lekë dhe thatë se po e rrisni për të paguarborxhet. Më thoni: sa lekë borxhe keni paguar deritani për bizneset? Atëherë, pse e morët këtëborxh? Ku i çuat paratë? Sot po thoni se ka borxhetë fshehta. Në fakt ju po gënjeni veten, sepseaskush nuk ju beson. Nuk ishte e nevojshme tamerrnit atë kompani. Se cila është arsyeja atë edini vetëm ju. Thatë se ishin 24 miliardë lekë borxhedhe ne ju kishim thënë. Ato ishin të regjistruara nëthesar. Kontratat njihen, detyrimet ishin të njohura,vetëm se pagesa do të bëhej sipas radhës.

Po rrisni taksat në një moment krejt tëpapërshtatshëm. Ju thoni se rritja ekomomikeështë e ulët dhe se ekonomia është e dobët. Çfarëduhet bërë në këtë moment? Ekonomia duhetstimuluar. Çfarë po bëni ju? Ju po rrisni taksat, jupo shtoni barrën. Ju në vend që t’u jepnifrymëmarrje bizneseve, po ua zini frymën dukeshtuar barrën e tatimeve dhe duke pakësuarinvestimet në ekonomi.

Pra, jemi në një moment kur taksat nuk duhenrritur; jemi në një moment kur ekonomia e venditka nevojë për politika nxitëse. Kjo qeveri ka përdetyrë t’u provojë qytetarëve se është e aftë tëqeverisë, se ky sistem nuk prodhon më të ardhura,atëherë mund të diskutojë edhe alternativën erritjes së taksave.

Çfarë po u japim qytetarëve me rritjen etaksave? U japim një buxhet, siç e thashë, meinvestime të ulura, u japim një buxhet që nuk kaasnjë projekt të ri, u japim një buxhet që rrit paratë

vetëm për qeverinë.Akcizat prekin shumë mallra dhe produkte.

Kostoja e tyre do të jetë 7.5 miliardë lekë. Cigaretdo të bëhen më të shtrenjtat në rajon. Me këtë gjëju jo vetëm që do të rrisni barrën e qytetarëve, pordo të shtoni edhe kontrabandën.

Pra, ju po i hapni rrugë kthimit të kontrabandëssë cigareve në vend. Njëkohësisht, ju ankohenidhe keni inate me disa investitorë në fushën ehidrokarbureve dhe për inat të tyre po hiqni atopërfitime që e kanë gjallëruar këtë industri.

Kryeministri deklaroi se 10 lekë nga rritja etaksës për naftën nuk krijon apokalips. Kryeministri,jo pa dashje, nuk tha se ky 10-lekësh është përçdo litër karburant. Pra, të dashur qytetarë 10 lekëplus 2 lekë nga tatimi i vlerës së shtuar, pra, 120lekë për çdo litër karburant do të rritet si rezultat ikësaj takse që do të vendosë kjo qeveri. Ky 10-lekësh, që për Kryeministrin është iparëndësishëm, për ekonominë e vendit ështëbarrë e rëndë, sepse ky 10 lekësh është 60 milionëdollarë në kurrizin e shqiptarëve. Këtë rritje do tandiejnë të gjithë, sepse nafta vërtet është nëçmimin e makinës, që thotë Kryeministri, por ështëedhe në çmimin e traktorit, sepse edhe traktoripunon me naftë; është edhe në çmimin e bukës,sepse edhe furrat e bukës punojnë me naftë; ështëedhe në biletën e autobusit, sepse autobusi punonme naftë; është edhe te lojërat ku shkojnë fëmijët,sepse duke rritur çmimin e naftës do të preketbuxheti i familjes.

Ndaj dua t’ju them se duhet ta shikoniseriozisht këtë çështje. Keni bërë një buxhet që,përveç të tjerave, talleni edhe me shtresat nënevojë. Për këto shtresa keni vënë 1 miliard lekë.Pse? Ju thoni për kompensimin e çmimeve. Cilatçmime, ato që janë kompensuar dhe shtuar herëpas here në buxhetin e pensioneve, në buxhetin endihmës ekonomike dhe në buxhetin e tëpaaftëve? Ju jeni mësuar të qeverisni me parulla.Duke vënë 1 miliard lekë, mendoni se do t’i gënjeniqytetarët. Unë ju them: shtoni ndihmën ekonomike,shtoni mbështetjen për të varfrit dhe mos bënidemagogji me varfërinë e qytetarëve! Pra, ju u thoniqytetarëve “Shtrëngoni rripin” kur, në fakt, rripinduhet ta shtrëngojë qeveria.

Në fund, i them Kryeministri që vërtet unë dheshumë qytetarë kemi filluar të ecin në këmbë, pojo për t’u dobësuar, por për të kursyer.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Dule.)

177

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Vangjed Dule – Faleminderit, zoti Shehu!Fjalën e ka zoti Koçi, në emër të Grupit

Parlamentar të PS-së!Ervin Koçi – Faleminderit!Pas shumë vitesh kemi një buxhet realist, që

mbështetet te parimi i solidaritetit, me një sistemtë ri taksimi që do të rikthejë ekonominë kombëtare,familjare në binarët e një rrugëtimi shprese për t’ubashkuar me dinjitet në shtëpinë europiane.

Buxheti ynë nuk është një buxhet krize, siçthotë opozita e krizës, por një buxhet kthese dherimëkëmbje ekonomike. Ai është buxheti i rritjesekonomike, që rrit rrogat e policëve, rrit pensionet,rrit të ardhurat për 97% të të punësuarve përmesuljes së taksave. Si buxheti i parë i qeverisë së re,ai është ndërtuar duke marrë parasysh situatën erëndë ekonomike e financiare, të trashëguar ngaqeveria e mëparshme. Kemi trashëguar njëkatrahurë financiare, një piramidë borxhesh tëpafundme, një administratë shtetërore tërësisht tëpapërgjegjshme dhe të korruptuar, një mjedisbiznesi mbytës dhe klientelist, si dhe një nivel tëlartë varfërie. Vetëm borxhet, sipas kontratave përpunë dhe punësimeve publike, janë 246 milionëdollarë, kur vetë Ministria e Financave kishtemiliona dollarë borxhe të pashlyera. Borxhet midiskompanive në sistemin energjetik janë 1 miliarddollarë. Borxhi i keq në banka është 25% tëkredive. Raporti më i keq në Europë. Ne gjetëmnjë shtet të gjunjëzuar ekonomikisht, por nëpërmjetveprimeve të 100 ditëve dhe buxhetit të vitit 2014,kemi arritur të bëjmë zgjidhjen e duhur përrimëkëmbjen e ekonomisë kombëtare, familjare tënjerëzve të zakonshëm. Synimi i propozimit tëprojektligjit për akcizën është rishikimi i nivelevetë akcizës për një grup të gjerë produktesh,konkretisht: cigareve, birrës, pijeve alkoolike, si dhendryshime të tjera ligjore që ndihmojnëadministrimin më efektiv të akcizës.

Komisioni i Ekonomisë vlerësoi se pijetenergjike, si produkte që përmbajnë kafeinë dheelement kimik që dëmtojnë shëndetin, duhet tëjenë objekt i akcizës. Të ardhurat shtesë, që do tësigurohen rreth 4 milionë dollarë, do t’i rikthehenpërsëri biznesit, duke ofruar iniciativa fiskale përtë. Opozita e sotme flet për kostot e larta nëbujqësi, por për 8 vjet jo vetëm e harroi, por e rrënoifermerin me rritje taksash. Kurse paketa fiskale heqtaksën e transaksionit 10% brenda trungut familjar,pasi deri tani fermeri paguante taksë, kur babai iadhuronte të birit ose e fitonte me akt trashëgimie.

Do të jenë mbi 6 milionë dollarë për tësubvencionuar fermerin në prodhim, duke i rikthyervlerën e tatimit të vlerës së shtuar 20% çdo fermeriqë paraqet një faturë blerjeje imputi bujqësor. Ështëpër t’u vlerësuar mbështetja që Komisioni iEkonomisë i dha angazhimit të ministrit tëFinancave dhe ministrit të Bujqësisë që, brendanjë periudhe 6 mujore, të paraqesin skemën eheqjes së akcizës dhe taksës së qarkullimit përbujqësinë, duke fil luar me përmirësimin eprocedurave për fermerët që kanë sera që tëpërfitojnë subvencionim më të shpejtë.

Opozita na akuzon për rritjen e taksave, qëdo të bëhen pengesë për zhvillimin ekonomik aporritjes së mirëqenies qytetare. Sipas opozitës, rritjanga 10% në 15% e tatimfitimit është mbyllja eportës për investitorët e huaj apo dhe vendas. Kjodeklaratë është thjesht për të krijuar turbullira nëopinionin publik dhe në komunitetin e biznesit,sepse deri tani përvoja e investimeve të huaja katreguar se taksat nuk janë elementi kryesor përardhjen e investimeve, aq më pak kur rritja etatimfitimit është mesatarisht vetëm sa 0,2% exhiros vjetore të një biznesi. Një investitor i huajvjen kur ka klimë pozitive për biznesin, kur kaprocedura të thjeshtuara, vjen nga kostoja e ulët efuqisë punëtore dhe kualifikimi i tyre, nga zhvillimii infrastrukturës rrugore, energjetike ose edhe ngapozicioni gjeografik. Ai stepet të vijë kur familjarëte pushtetarëve kërkojnë ryshfet 3% të investimitdhe kur je vendi më i korruptuar i Europës. Përshembull, Rumania që ka e tatimfitimin për njëkohë të gjatë 16% dhe ka një kosto më të lartë tëfuqisë punëtore si vendi ynë, është një shembullpozitiv sesi klima e përshtatshme ndaj biznesitkrijon avantazhe për investime të huaja në vend.Edhe pse taksa progresive ndikon te biznesi imadh, garantimi i shlyerjes së borxheve ndajbiznesit të madh prej 350 milionë dollarësh injektonpara në ekonomi, duke i dhënë avantazhe tëdukshme biznesit të madh. Shteti i merr biznesittë madh vetëm 60 milionë dollarë prej taksave,ndërkohë që i kthen mbrapsht 350 milionë dollarë,duke shlyer borxhet e prapambetura. Biznesi nukdo të ketë vetëm lehtësira në procedurat tatimore,por edhe mbështetje të madhe financiare si asnjëherë tjetër në këta 23 vjet, edhe pse në një situatëkritike për vendin. Mbi 1,1 miliardë dollarë do tëjenë për biznesin ose 27% e buxhetit të shtetit, ku780 milionë dollarë do të jenë kantiere pune dhembi 350 milionë dollarë do të jetë shlyerja e

Viti 2013

178

Legjislatura e 8-të

detyrimeve të prapambetura. Ky stimul do tërimëkëmbë biznesin dhe do të hapen me mijëravende pune.

Opozita deklaron se paketa fiskale rrit akcizëne cigares, të duhanit, të pijeve alkoolike dheenergjike, duke u hequr si dashamirëse eduhanxhinjve, e pijedashësve dhe pa diskutim tëlidhur shpirtërisht me pijet energjike. I kujtojopozitës së sotme se në vitin 2005 akciza e naftësishte vetëm 18 lekë për litër, sot është 37 lekë përlitër. Nuk kishte taksë qarkullimi, sot është 7 lekëpër litër. Nuk ishte taksa e karbonit, sot është 5lekë për litër. Pra, për 8 vjet keni rritur me 31 lekëbashkë me TVSH-në 37,2 lekë naftën dhe sot nagjykoni pse e kemi rritur me 10 lekë, që ka njëdestinacion të qartë se ku do të shkojnë këto tëardhura. Akciza e cigares është rritur nga 30 lekënë 70 lekë dhe për pijet alkoolike akciza është rriturdisa herë. Është e vërtetë se rritja e akcizave rrittë ardhurat në buxhet me 40 milionë dollarë dhetë ardhurat do të rriten edhe nga parimi se kushfiton më shumë, patjetër do të paguajë më shumë.Po këto para do t’u shpërndahen shtresave nënevojë dhe do të shkojnë në përmirësimin eshërbimeve apo në sektorë prioritarë të ekonomisë

Por ju opozita e sotme nuk mund të flisni përrritje taksash që shkojnë në buxhetin e shtetit,sepse ju u vendosët taksa qytetarëve për xhepate klientëve të pushtetit. Ishit ju që votuat dhembrojtët me zell koncesionin e pullave të akcizësme efekt financiar mbi 20 milionë dollarë në vit.Ishit ju që votuat dhe mbrojtët me zell koncesioninpër skanimin e automjeteve në dogana, me efektte qytetarët 20 milionë dollarë në vit. Ishit ju qëmiratuat koncesionin ngjyrosës të karburanteve,me fakt financiar 15 milionë dollarë në vit apo edhedhurimin e lotarisë kombëtare. Me votën tuaj, përinteres të pushtetit të djeshëm që drejtojnëopozitën e sotme, po u grabisni shqiptarëve mbi60 milionë dollarë në vit jo për të varfrit, as për tëpërmirësuar shërbimet jetike, por për pasurimintuaj dhe të klientëve tuaj.

Zoti Braçe, ju bëri një pyetje: cilat janëbizneset që i kanë këto koncesione? Ne duampërgjigje. Ky është ndryshimi midis filozofive tona.Ju e përdorët kartonin dhe votën për klientët epushtetit tuaj. Maxhoranca e re, qeveria që do tashikojë Shqipërinë në Europë, po i përdor taksatpër t’ua rikthyer qytetarëve me prioritet shtresatnë nevojë.

Faleminderit!

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Koçi!Këtu mbarojnë edhe diskutimet në lidhje me

projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa nëligjin nr. 61 të vitit 2012 “Për akcizat në Republikëne Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kalojmë në projektligjin “Për disa ndryshimedhe shtesa në ligjin nr. 9632 datë 30.10.2006 “Përsistemin e taksave vendore të ndryshuar”.

Janë regjistruar për të diskutuar: zonja Topali,zotërinjtë Boçi, Cara, Veliaj, Dushaj, Bzheta, Patosidhe Peleshi. Ndërsa në emër të grupeveparlamentare: zoti Halimi në emër të GrupitParlamentar të PD-së dhe zoti Fino në emër tëGrupit Parlamentar të PS-së.

Zoti Berisha, përse e doni fjalën? Urdhëroni!Sali Berisha – Në qoftë se ju këtu trilloni për

qeverinë e mëparshme, unë në çdo fjalë do t’juanxjerr gënjeshtrat në shesh. Që nga viti 2012 ështëhequr çdolloj detyrimi për trashëgiminë dhetransaksionet e saj. Tetë muaj më parë u hoq 10%-shi mbi tokën bujqësore. Por ju tani, a jeni nëqeveri, apo në opozitë? Juve ju falej kur ishit nëopozitë, sepse nuk i dinit gjërat dhe tani trilloni nëmënyrë të paimagjinueshme.

Së fundi, zoti kryesues i seancës, mendoj se,unë e mendoj se këta i ka kapur kompleksi i fajit,sepse kanë marrë me qindra mesazhe ngazgjedhësit e tyre për këtë batërdi që po bëjnë sotndaj tyre. Heshtnin që të gjithë, nuk diskutojnë dhenuk mbrojnë dot asnjë nga këto akte makabre qëjanë në parlament. Kjo nuk ka ndodhur në 23 vjethistori të parlamentit pluralist. Nuk ka ndodhurkurrë që një maxhorancë të ulë kokën, të fshihetpas karrigeve, bankave të këtij parlamenti dhe tëmos u dalë dot zot akteve që rëndojnë aq shumëmbi qytetarët.

Unë e marr këtë si fazën e parë të një procesidhe uroj që kjo barrë e rëndë, ky mesazh i zi, që uniset mbarë qytetarëve shqiptarë, kjo kartolinë eshëmtuar në prag të Krishtlindjeve dhe të Vitit tëRi të mbetet brenda mureve të kësaj salle tëparlamentit dhe të mos gjejë jetë. Nuk ka sesi tashpjegoj ndryshe heshtjen e varrit të shumëdeputetëve. Këtu diskuton vetëm opozita dhe junuk jeni të zotët dhe nuk guxoni të thoni asnjë fjalë.Ne bëmë një mbledhje, bëni edhe ju një mbledhje,dhe ndoshta arrini të realizoni se po veproni nëkundërshtim flagrant me interesat e zgjedhësvetuaj.

A kuptoni se po i mjeroni shqiptarët në pragtë Krishtlindjeve, në prag të Vitit të Ri, me një rritje

179

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

të çmimeve, duke filluar nga Viti i Ri? A e kuptoniju se çfarë do të thotë që mijëra e mijëra familjeveu ka shkuar sharra në kockë dhe i lini në mëshirëtë njeriut që ka vjedhur kompjuterin e tij. Ku është?Ja ku erdhi. Por a lihen në mëshirë të këtij ata? Kydo t’ju paguajë TVSH-në e energjisë.

Unë ju përgëzoj ju që nuk po diskutoni. Unëju përgëzoj ju ka kapur kompleksi i fajit, por urojqë ju të votoni kundër kësaj pakete.

Vangjel Dule – Fillojmë me diskutimet përsistemin e taksave vendore.

Fjalën e ka zonja Topalli.Jozefina Topalli – Në çdo seancë plenare

kam përsëritur fjalët e ekonomistit reformator që,në gusht kur ju e thirrët, ju tha se do të dështonime 95%. Nuk e kam thënë dhe nuk e kampërsëritur nga gëzimi se ju do të dështoni, por sinjë kujtesë e një vëmendjeje që të dëgjonit njeriunqë e reformoi vendin e tij e që ju të mos riskonivendin tonë. Në këtë sallë, me radhë të gjithë ngaopozita ju kanë thënë se ju nuk keni program.Premtimet tuaja janë antiglobaliste. Janëmashtrime dhe kjo të çon në skenarin ePapandreut. Ju e dinit, por edhe donit, ështëshumë e rëndë kjo që them, se përndryshe kjopaketë fiskale sot nuk do të vinte këtu. Ata që jubesuan ju të dyve, nuk e dinin ndaj dhe ju votuan.Jam e sigurt se kur ne ju ftonim që të mos e çonivendin në recesion, ata mund të kenë qenëmosbesues, kritikë, skeptikë ndoshta ndaj nesh.Por kjo politikanin nuk mund ta pengojë që të thotëtë vërtetën, ta përsërisë atë çdo ditë, çdo orë, nëçdo seancë. Para një muaji, kur sollët aktinnormativ, ndryshimin e buxhetit, na latë pa fjalë.Vendosët të mos mblidhni apo të zhdukni 240milionë dollarë dhe në të njëjtën kohë të merrnitborxh 240 milionë dollarë të tjerë për të paguarborxhet e biznesit, thatë në atë kohë. Me një firmë,gjëja e parë, hapët një gropë financiare 500 milionëdollarë.

E dyta, investimet u ndaluan.E treta, harxhuat dhe shpërdoruat dhe nuk

ua paguat të varfërve as ndihmën ekonomike dheas asistencën sociale.

E katërta, e rritët borxhin aq sa ne nuk e kishimrritur në 8 vjet rresht, në kulmin e krizës globale.

E pesta, biznesin nuk e paguat, edhe psegënjyet se borxhin e parë e morët për ta. Në dymuajt e fundit deri tani keni gënjyer 7 herë vetëmpër shifrën e shlyerjes së biznesit. Një ditë gënjenise është 300 milionë dollarë, pastaj 450 milionë

dollarë, më pas 600 milionë dollarë, keni vajtur derinë 900 milionë dollarë, jeni kthyer te 750 milionëdollarë. “Deloitte”-i juaj u thotë se janë 240 milionëdollarë, ndërsa në buxhet keni caktuar 350 milionëdollarë, por në realitet pa shlyer janë vetëm 120milionë dollarë.

Si mund të mendojë një kryeministër përbuxhetin e familjes së qytetarëve kur parashqiptarëve me zë e figurë gënjen për borxhin nga100 deri në 900 milionë dollarë? Çfarë mund tëthuhet kur një muaj më parë mori 240 milionëdollarë për të shlyer borxhin e biznesit, sepsevetëm atë përmendi, dhe atij nuk i jepni asnjë lek?Tani thoni se merrni përsëri borxh për të njëjtëngjë. Përsëri gënjeni. Po ky ligj, kjo paketë që kemipërpara, është premtim i thyer? Më 23 qershorKryeministri premtoi shërbim mjekësor falas, ilaçefalas dhe kontribute falas. Po kjo paketë që kemipërpara çfarë thotë? Krejt e kundërta, pra jo vetëmqë nuk do të jetë falas, por nuk do të jetë as aq saishte, sepse sigurimet shoqërore do të rriten disaherë, ndërsa në fshat do të rriten pesë herë, poredhe për çdo të vetëpunësuar.

Të dashur banorë që jetoni në fshat, që gjatëkëtyre viteve nuk keni paguar taksa as për tokën,as për shëndetin, që nga 1 janari ju do të paguani5 herë më shumë kontribute shëndetësore, sikurtë mos mjaftonte rritja e çmimit të naftës, sikur tëmos mjaftonte rritja e çmimit të punimit të tokës,rritja e çmimit të farërave, rritja e çmimit tëtransportit, rritja e çmimit të ushqimeve, rritja eçmimit të ngrohjes, rritja e çmimit të bukës, rritja eçmimit të perimeve, rritja e çmimit të jetës. Duketse jeni të destinuar që, sapo gjërat të fillojnë tëecin mbarë për ju, me rrugë të reja, me shkolla tëreja, me drita, me subvencionime për rritjen eprodhimit, të makinerive, me ujësjellës, meargjinatura, ju do të ktheheni edhe një herëmbrapa. “Shëndetësi falas”, - premtoi Kryeministri.Gënjeshtër! Vetëm ky ligj 10-fishon kontributinshëndetësor për në qytet, duke ua “falur” mëshumë rrogën, të ardhurat modeste tuajat! Ky ligjheq tavanin për ju dhe bën rritje universale, jombrojtje universale. Duke u kthyer përsëri te fshati,me ju banorë të fshatit Kryeministri vepron me njëtallje nga më shpirtzezat. Çfarë premtoiKryeministri për zgjedhjet e 23 qershorit përfermerët, bujqësinë dhe blegtorinë?

1. “Do të pesëfishojmë financimin publik përmbështetjen e bujqësisë.” Hapni letrat dhe shikoniaty. Gënjeni, shifra është zero.

Viti 2013

180

Legjislatura e 8-të

2. “Do të keni një ministri të posaçme tëzhvillimit rural.” Përralla!

3. “Do të pesëfishojmë financimin përblegtorinë.” Zero me bisht!

4. “Do të çojmë ujë në çdo metër tokëbujqësore.”. Asnjë lek!

5. “Do t’i japim 160 milionë dollarë fshatitvetëm për ujin në parcelë.” Gënjeshtër me bisht!

6. “Do të ulim 35% çmimin e naftës.” No com-ment! E ka rritur 135%.

Për 50% të popullsisë që jeton në fshat gjëratdo të shkojnë më keq, jeta do të bëhet më evështirë, taksat do të rriten dhe ju, të dashurbanorë, do të paguani si kurrë më parë.

Për shtresën e mesme, që është garancia estabilitetit social-ekonomik, ju të nderuarspecialistë, ekspertë, pedagogë, teknicienë,inxhinierë, profesorë, drejtorë, ekonomistë,menaxherë dhe nëpunës jeni viktima e suksesittuaj. Studimet, puna dhe karriera juaj do tëndëshkohen. Zotësia, puna dhe talenti, sipas këtijekipi të ulur pas meje, nuk do të paguhet siç emeritoni. “Edhe ju duhet të shtrëngoni rripat dhetë rrini urtë aty ku jeni”, - thotë Kryeministri mepaketën që ka sjellë sot në parlament.

Sipas këtij ligji, ju ish-të persekutuar, qëKryeministri ju premtoi dëmshpërblimin në vitin eparë të qeverisjes për të gjithë ish-të burgosurit,gra mbi 70 vjeç dhe burra mbi 75 vjeç,dëmshpërblimin brenda dy vjetve të të gjithë ish-të burgosurve me 24 euro në ditë, natyrisht nukzhgënjeheni, sepse s’ jeni zhgënjyer ndonjëherë.Po ju pseudo, që dogjët shokët për para, ku jeni?

Për sa u përket ish-pronarëve fondi është nëzhdukje, nga 40 milionë dollarë në një vit që jepteqeveria e mëparshme, sot a do të arrini te 3 milionëdollarë? Por pashpirtësia, përbuzja e kësaj paketedo të varfërojë dhe mjerojë më shumë nga të gjithëfukaranë, të pambrojturin, të sëmurin, më tëdobëtin. Aty ku halli është më i madh, atypadrejtësia do të bëhet edhe më egër. Aty ku shtetiduhet të gjendet, ai ndëshkon edhe më fort. Aty kudiskutohet për bukën e gojës, aty cinizmi nuk kakufi.

Ju, të dashur mësues dhe infermierë, ju qëende nuk ju kanë hequr nga puna, ka ikur koha qëu rritnin rrogat, jua dyfishonin ato. Përkundrazi, tanido të hiqni më shumë nga rroga juaj për t’ia rikthyershtetit nëpërmjet taksave. As për ju pensionistënuk ka më rritje pensionesh, sepse edhe për ju dotë rriten çmimet e ushqimeve dhe hallet, edhe pse

keni punuar një jetë për këtë vend. Të gjithë do tëhumbisni, të gjithë do të merrni më pak dhe do tëjepni më shumë. Kjo është vërtet paketa e tëpashpirtit. Por shqiptarët nuk janë skllevër, që t’inënshtrosh dhe t’i lidhësh për bukën e gojës, siçshpreson Kryeministri. Me bukën e gojës dhedinjitetin e tyre nuk mund të tallesh si me armëtkimike. Me inteligjencën dhe mençurinë e tyre nukluan dot më siç luajte më 23 qershor. Secili prejprojekteve të kësaj pakete është dhimbje për çdofamilje, për çdo të ri, të moshuar, burrë, grua,biznes, nëpunës, krijues, fermer, qytetarë, fshatarë.Ku po e çoni vendin, zoti Kryeministër? Buxhetifamiljar është thyer me këtë paketë, ndërsa buxhetidhe shteti është i zhytur. Po kush është ky qëvendos për jetën tuaj, për fatin tuaj dhe të fëmijëvetuaj? Në cilin vend të botës mund të rritet mosha epensionit për gratë dhe burrat 5 vjet njëherësh?Një vit e rriti Sarkozia dhe e gjithë Franca u ngritmë këmbë në sheshe. Në cilin vend rritet taksadhe borxhi njëherësh në këto përmasa? Vetëm përnjërën qytetarët mbushin rrugët. Çfarë janë armëtkimike përballë kësaj pakete? Po kush është kykryeministër, që ju fut dorën në xhep, ju zbret ngamakina, ju heq kafen, ju heq birrën, ju heq vaktin ebukës, ju fut në borxh dhe ju thotë se kështu do tëjeni më të shëndetshëm?! Më pas ju thotë: “Gëzuarrritjen e taksave 1 milion herë!”. Në cilin vend njëkryeministër do të thoshte pas kësaj: “Hajt, se nukshembet Shqipëria!”?

Çfarë do të ndodhte në një vend demokratik,nëse kryeministri do të fyente qytetarët e tij, siç pobën çdo ditë kryeministri ynë? Çfarë do të ndodhtenë një vend demokratik, nëse kryeministri i blintevotat me 2 mijë lekë? Në cilin vend të lirëkryeministri ditën e tij të parë në parlament do tëguxonte të kërcënonte opozitën e vendit me fjalët“prit, prit, se nuk keni parë ende asgjë”? Kjo nukishte për opozitën, por për qytetarët e thjeshtë. Kundodh që kryeministri të urdhërojë heqjen eportretit të Presidentit, të ndryshojë simbolet ekombit, të vendosë kodin e heshtjes nëkundërshtim me Kushtetutën dhe konventënperëndimore? A njihni ju një kryeministër si ky, qëthotë se vendi nuk ka nevojë për ligje dhe përreforma? A do të guxonte kryeministri në ndonjëvend që të heshtte dhe të fshihej kur qytetarët t’ikërkonin dy fjalë për armë kimike? A dini njëkryeministër që për një çështje globale të sigurisëtë mashtrojë dy muaj rresht fuqitë e botës dhevetëm gjysmë ore para vendimit përfundimtar t’i

181

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

tradhtojë dhe t’u thotë “jo”?Kryeministri flet në emër të çdo qytetari, të

majtë dhe të djathë. Po a jemi të gjithë ne shqiptarëttë pabesë dhe mashtrues? Nëse nuk jemi, dhe nukjemi, kë përfaqëson ky? Po nëse nuk përfaqësonas të majtë, as të djathtë, si mund të qëndrojë nëatë karrige ky zotëri? A i bëni pyetje vetes se pseMerkel, Kameron dhe Rupe dolën dhe folën rresht,si kurrë më parë, për rastin në fjalë? Në cilin vendtë botës qeverisja e re fillon me tritol, mezëvendësimin e shtetit të së drejtës me shtetpolicor, me dënime kolektive, me papërgjegjshmëritë frikshme ekonomike, që e çojnë vendin në zgrip?A jemi ne një shoqëri e civilizuar? A jemi ne njerëztë mendimit të lirë? A mund të pranojë një qenie elirë një sjellje të ligë si kjo e kësaj pakete fiskaledhe e këtij buxheti që e çon vendin në zgrip? Anuk jemi ne shqiptarët populli që kemi më të afërtse kushdo tjetër kujtimin mizor të lavazhit të trurit,mor zotërinj deputetë? A nuk ka propaganda emashtrimit zyrtar sot pamjen, shijen, erën dhefytyrën e fashizmit, si ky që ishte këtu përpara?

Unë ju falënderoj që nuk flisni më dhe nukmbroni më as këtë paketë fiskale, as këtë buxhet.

F a l e m i n d e r i t !Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Topalli!

Fjalën e ka ministri Veliaj.Erion Veliaj – Për ish-kryeministrin nuk kam

ndonjë batutë. Kishe 8 vjet, kishe prokurorinë epolicinë dhe mund t’i kontrolloje vilat, kompjuterat,por mbete vhajerist tërë jetën, duke parë nga vrimae çelësit se çfarë bëjnë të tjerët. Në fakt, kjo ështëzgjidhja jote, por është si ai parimi se mund tanxjerrësh njeriun nga ferri, por nuk mund tanxjerrësh ferrin nga njeriu, dhe ti ferrin e ke brenda,kështu që nuk ke çfarë të bësh.

Duke qenë se është darkë dhe shumica enjerëzve janë shtrirë e po shohin këtë debat për tëbërë sens, shohin një karagjoz që e kishte 8 vjetnë dorë të fliste seriozisht dhe po mundohen tëbëjnë sens çfarë po ndodh.

Më 20 dhjetor OKB-ja deklaroi javën esolidaritetit. Ideja është që kombet të bëhen mësolidarë me njëri-tjetrin. Teksa ne flasim përbuxhetin, ideja është të bëjmë një buxhet solidardhe si opozita, ashtu dhe qeveria të flasim përtemat e solidaritetit. Mënyra se si e kuptoj unësolidaritetin është që, nëse ke një punë, kjo të jetëe ndershme dhe ti të taksohesh në mënyrë tëndershme. Nëse puna jote prodhon pak para,duhet të paguash pak taksa; nëse puna jote

prodhon shumë para dhe je bekuar me të ardhuratë mira, duhet të kontribuosh diçka më shumë përtë qenë solidar. Nëse nuk e ke një punë, ështëdetyra e qeverisë të të ndihmojë që ti ta kesh njëpunë dhe të jetosh me dinjitet. Nëse nuk e gjennjë punë, është detyra e qeverisë, edhe eshoqërisë, që të vërë disa para mënjanë përndihmë ekonomike ose për nevoja të tjera, që ti tëmund të jetosh me dinjitet.

Teksa ne diskutojmë këtë buxhet, pyetjashtrohet: çfarë është ajo që e bën Shqipërinë mëtë mirë, çfarë është ajo që i bën shqiptarët më tëmirë? Në Shqipëri ka milionerë që paguajnë njëpërqindje më të vogël se milionat e njerëzve që ikanë pagat më të vogla. Unë nuk kam nevojë përulje taksash dhe kam përshtypjen se të gjithë nëkëtë sallë nuk kemi nevojë për ulje taksash.Çështja është se ata që na shohin nga televizorikanë nevojë për ulje taksash, sepse hyjnë te 97-përqindëshi i njerëzve që do të përfitojnë nga uljae taksave. Pashë disa njerëz që kishin një habishumë të madhe për këtë propozim. Ku ështëhabia? Para një viti në program thamë se këtë gjëdo të bëjmë, në fushatë thamë se këtë do të bëjmë,në programin e qeverisë thamë se këtë do tëbëjmë, në buxhet këtë bëmë. Ku është habia emadhe?! Në fakt, është gënjeshtër, sepse pobëjmë më shumë sesa premtuam. Premtuam se95% do të përfitonin nga ulja e taksave, por popërfitojnë 97%. Me të drejtë, janë në opozitë,ankohen dhe thonë se “nuk e duam këtë buxhet”.

Cila është alternativa juaj? Nuk ju pëlqen kybuxhet? Çfarë propozoni ju, që invalidët tëpaguajnë taksa që të ndërtohen autostradat dheportet, që pensionistët t’i mbajnë këto barra?!Sigurisht, ata që fitojnë më shumë, do tëkontribuojnë pak më shumë. Gjyshet nuk epërdorin portin e Durrësit aq shumë sa njëbiznesmen që çon kromin e tij, prandaj gjyshet dotë paguajnë më pak dhe biznesmeni më shumë.Invalidët nuk i përdorin autostradat, sepse shumicae tyre as nuk i kanë të aksesueshme ndërtesatkryesore të vendit. Sigurisht që invalidët do tëpaguajnë më pak dhe ata që përdorin autostradatdhe bëjnë tregti lart e poshtë çdo ditë do tëpaguajnë diçka më shumë. Është më se enatyrshme, sepse asetet e këtij vendi, që janëndërtuar me paratë e të gjithëve, edhe të atyre qësot janë në pension, janë paguar nga të gjithë, popërdoren edhe nga disa njerëz - bravo ju qoftë!-që sot janë mirë nga gjendja ekonomike dhe po

Viti 2013

182

Legjislatura e 8-të

bëjnë biznes në mënyrë të suksesshme nëShqipëri. Përsëri lind pyetja: cila është alternativajuaj? Nuk ju pëlqen një normë takse, por çfarëpropozoni, taksën që na çoi në një katastrofëdebitore?

Filluan dëgjesat për buxhetin dhe të gjithagrupet parlamentare po interesoheshin. PartiaSocialiste kaloi kohë me pensionistët, me fëmijët,me invalidët, me njerëzit me aftësi të kufizuara,me gratë, me grupet vulnerabël, më ata njerëz qëmarrin ndihmë ekonomike. Edhe PartiaDemokratike bëri 4 dëgjesa. Dëgjesën e parë ebëri me biznesin, pastaj bëri dëgjesën e dytëpërsëri me biznesin, pastaj bëri dëgjesën e tretëpërsëri më biznesin, pastaj bëri dëgjesën e katërtpërsëri me biznesin. Janë insistues për të qenëpartia e 3-përqindëshit të popullsisë. Të mos juaprishim këtë dëshirë, por për ne është detyrë tëmendojmë edhe për 97% të tjerët, sepse nëShqipëri nuk jetojnë vetëm biznesmenë. Ështëanormale për një parti që, sa la pushtetin pas 8vjetësh, të konsultohet vetëm me biznesin. Patjetërqë ne kemi një lajm të mirë për biznesin: do tëmarrin 350 milionë dollarë kesh. Pyeteni sot çdobiznesmen: “Do taksë 10% dhe të marrësh zero,sepse 10% e zeros është zero, apo do taksë 15%e të marrësh 350 milionë, por t’i kthesh publikutdiçka mbrapsht, sepse kështu funksiononShqipëria solidare dhe kjo është e mirë përShqipërinë?”

Partia e 3-përqindëshit të popullsisë mund tëankohet. Ju thoni se nuk do ta votoni buxhetin,ç’do të thotë kjo? Do të thotë që të mos paguajmëpensionet, se ju teket juve? Do të thotë se nuk dotë paguajmë invalidët, se kështu ju teket juve? Dotë thotë se nuk do të heqim tarifat e arsimitprofesional? Qeveria juaj “solidare” çarxhonte 200mijë lekë për kurs parukerie. Këto ishin incentivapër të filluar punë në Shqipëri, për t’u bërëparkukiere dhe për t’i paguar Saliut 200 mijë lekëkurs parukerie në shtet. Ja, kjo është Shqipëriasolidare e Saliut, po kjo nuk është gjë e mirë përShqipërinë tonë.

Unë kandidova në qarkun e Gjirokastrës, qëështë lënë pas dore për 8 vjet. Unë e di se çfarëështë e mirë për atë qark. Gjoni në Tepelenë ka 8vjet që mban vullnetarisht, pa asnjë lek nga Saliu,një qendër për fëmijët me aftësi të kufizuara. Kybuxhet është lajm i mirë për Gjonin, sepse 15familjet e atyre invalidëve do të marrin pagesat eprapambetura. Gjoni në Tepelenë është një

superburrë dhe ka një superqendër. Do të të vijëturp kur ta tregoj se kush është dhe se çfarë punetë admirueshme bën.

Ky buxhet do të jetë një lajm i mirë përMarianën, e cila ka një jetimore dhe mban 15fëmijë, sepse ka rritur me 30% financimin tonë përinstitucione si ai që mban Mariana. Shteti i Saliutnuk ua dha kurrë ato pagesa.

Ky buxhet do të jetë një lajm i mirë përArianitin, që drejton azilin e pleqve në Gjirokastër,sepse kemi rritur buxhetin për të gjitha institucionettona dhe njerëzit që nuk kanë mundësi kërkojnësolidaritet nga shteti që t’i mbajë në ditët e tyre tëfatkeqësisë.

Meqë ra fjala për banesat sociale, a keni bërënjë inventar se sa banesa sociale janë marrë ngagrupi juaj parlamentar? Nuk ka problem, se ne dotë shkojmë në prokurori për të gjitha banesatsociale që keni marrë ju. Di t’ju them se u kenidhënë 100 kredi këshilltarëve,zëvendësministrave, shefave të kabinetit,sekretarëve të përgjithshëm. Nuk do të jetë e largëtdita kur të gjithë këta të shkojnë në prokurori,sepse, kur njerëzit rrinë në rrugë, banesat socialenga 100 në muaj, për 48 muaj bëjnë 4800apartamente, që janë për stafin e tyre dhe për disaprej atyre që, pasi kanë qenë këshilltarë, janë bërëdeputetë.

Mirë që i vodhët banesat sociale, por nuk donitë paguani as taksat. Më vjen shumë keq. Ju qëkeni vjedhur banesat sociale, jo vetëm që do tëpaguani taksë, por do të ktheni mbrapsht banesat,që aty të shkojnë njerëz që realisht kanë nevojë.

Dëgjova zonjën që foli për të përndjekuritpolitikë. Le të flasim me fakte dhe të mos bëjmëpolitikë. Në vitin 2008 (ta dinë këta që medemekpërfaqësojnë të përndjekurit politikë) buxheti kaqenë 10 milionë dollarë; në vitin 2010 buxheti kaqenë 14 milionë dollarë; në vitin 2011 buxheti kaqenë 17,5 milionë dollarë; në vitin 2012 buxhetika qenë 17 milionë dollarë; ne në vitin 2014 e kemibërë 18 milionë dollarë.

(Reagime pa mikrofon nga salla.)E di pse bërtasin? Kur ka pasur zgjedhje, në

vitin 2009 dhe 2013, është dhënë një bonus, pornuk i ndihmoi. Buxheti ynë për të përndjekurit, qëju i latë në rrugë (unë i kam përditë në zyrë, moskini merak për këtë), është 18 milionë dollarë dheështë buxheti më i lartë i një viti joelektoral nga njëparti që nuk është parti e djathtë, që nuk ka gënjyerpër të marrë ato vota dhe që nuk e ka përdorur

183

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

fushatën për votat e tyre.Le të flasim me fakte. Buxheti i aftësisë së

kufizuar ishte 174 milionë dollarë, në vitin 2014 ubë 201 milionë dollarë. Ky është buxheti më solidarnë Republikën e Shqipërisë në 23 vjet. E kemi rritur15,5% për të paguar borxhet tuaja, që thoni se nuki latë.

Tani të flasim pak për borxhet. Ja ku e keni:në korrik 2013 Spiro Ksera i shkruan Ridvan Bodesmenjëherë pas zgjedhjeve: “Më mbaruan lekët”,kurse Saliu thotë se i la lekët. Pyetja është: nëqoftë se i le, pse rrije si hajvan? Mund t’i kishedhënë në korrik. Pse nuk i dhe në gusht? Pse nuki dhe shtator? I paske pasur lekët, por nuk i kedhënë? Jazëk të qoftë! I paske privuar njerëzit ngabuka e gojës duke i pasur lekët. E vërteta ështëse nuk i le lekët. Këtu kanë të drejtë Ridvani meKserën, kurse ti dole përsëri gënjeshtar.

Flasim për buxhetin e institucioneve tëkujdesit social. 1063 shqiptarë nuk e kanë luksintë kenë makinat me të cilat ju vini në parlament.Disa prej tyre u duhet të jetojnë në rezidencat qëka qeveria shqiptare për ta. Kjo do të thotë se unëbanoj te rruga “Hoxha Tahsim”, në një pallat nëkat të shtatë, ku më njeh e gjithë lagjja dhe e dinëqë nuk kam dy vila. Kështu që merreni edhe Saliundhe me vojarizmin tuaj shikoni në çdo vrimë çelësi,por qenin e ngordhur keni për të gjetur. 230 milionëlekë ka qenë fondi për institucionet e kujdesit so-cial, është bërë 300 milionë lekë. E kemi rritur me30%. Mund të vijë dita që edhe Saliun ta braktisintë gjithë, azilet i kemi në mënyrë perfekte dhe mëtë financuara sesa kur i la Saliu.

Fondi i nxitjes së punësimit ka qenë 90 milionëlekë, ka shkuar në 270 milionë lekë. I vetmishqetësim që kanë pasur këta ka qenë ku do tëpunonin djali dhe vajza e Saliut dhe fondi ipunësimit për këtë është përdorur, se nuk u bëhejvonë për të tjerët. E kemi rritur 300% fondin epunësimit, me qëllim që çdo vajzë dhe çdo djalë,pavarësisht se si e ka mbiemrin, pavarësisht se ikujt është, pavarësisht nga vjen, të ketë shansintë jetë i suksesshëm, edhe si Shkëlzeni, në qoftëse është i aftë.

Fondi për zyrat e punës dhe formiminprofesional. Për formimin profesional këta ukërkonin njerëzve të paguanin 200 mijë lekë përkurs flokësh. Ne e kemi bërë zero. Fondi ka qenë59 milionë lekë, e kemi çuar 130 milionë lekë, praështë rritur 220%.

Në fund fare dua të them se kemi rritur fondin

për rininë. Kjo fushë ishte lënë pas dore për njëkohë të gjatë. E kemi rritur 20% këtë fond, sepsene besojmë se përveç kulturës që transmetohetnë parlament, të rinjtë kanë nevojë edhe tëargëtohen, kanë nevojë për qendra rinore, kudebatojnë dhe thonë ndoshta gjëra më të mençurase ç’thuhen ndonjëherë në këtë parlament. Besojse e ardhmja është e rinisë. Pavarësisht se sotkemi në parlament deputeten më të re, deputetimë i vjetër po mundohet të tmerrojë çdo të ri që ifutet kësaj rruge. Unë jam shumë krenar sot qëkemi një buxhet për rininë dhe që i përgjigjetambicies dhe pasionit që ka rinia shqiptare për t’undarë një herë e mirë nga këta të vjetrit, të cilëtjanë bërë për azil pleqsh.

Faleminderit!Vangjel Dule – Fjalën e ka zoti Luçiano Boçi.(Reagime pa mikrofon nga salla.)Zoti Berisha, keni fjalën për procedurë.Sali Berisha – I nderuar zoti Dule,Kjo viktima nuk është me dosje, por është me

shtrat. Kaq kam për të. Orientimi seksual nuk mundtë bëhet asnjëherë dhe nuk duhet të bëhet shkaki qëndrimeve të tilla të pafytyra, i shpifjeve dhe itrillimeve. Ajo është një privatësi e vetme. Ky folipër parukierët, por nuk foli për liftin-un që bën çdotri javë. Me cilat para, ku i merr dhe për llogari tëkujt e bën?

Në qoftë se Rama përdor ata kudo me të cilëtndan shtratin, ai është i humbur përgjithmonë. Kjoështë universalisht e njohur.

Nuk merrem unë më intimitetet e të tjerëve.Vazhdo sa të duash, sepse ligjin e kam bërë unëpër ju. Duhet të më jesh mirënjohës, përndryshetë kapte policia. Ligjin e kam bërë të mirë dhe ukam qëndruar parimeve demokratike.

(Reagime nga salla.)Koçoja e di mirë këtë punë. Orientimin unë

nuk e quaj gjë turpi, por angazhim në betejë.Çështja e mashtrimit. Çfarë po ndodh këtu,

të dashur qytetarë dhe qytetare? Krahas aktit tërritjes së taksave për 100% të shqiptarëve, këtunjerëz të papërgjegjshëm, cinikë deri në ligësiekstreme, ju thonë nga kjo platformë se po ulintaksat për 97% të shqiptarëve. Në qoftë se quhetulje taksash rritja me 120 lekë për litrin e naftës,shqiptarë, çdonjëri prej jush do ta paguajë ngaxhepi këtë. Në qoftë se quhet ulje taksash dyfishimii akcizës së duhanit, dyfishimi i akcizës së kafesë,çdonjëri prej jush do ta paguajë nga xhepi për EdiRamën kafen dopio. Në qoftë se quhet ulje taksash

Viti 2013

184

Legjislatura e 8-të

për 340 mijë familje shqiptare që kanë më shumëse një banesë dyfishimi i taksave për të, ju do tapaguani për Edi Ramën. Në qoftë se quhet uljetaksash dyfishimi i taksave për shtëpitë para vitit1993, që i kanë 67% e shqiptarëve, kjo përbën njëcinizëm ekstrem të njerëzve që jetojnë në vila dhezhgërryhen në vaska floriri. Në qoftë se quhet uljetaksash...

(Reagime pa mikrofon nga salla.)Tani përfundoi mashtrimi juaj dhe jemi në orën

e së vërtetës. E di si jeni ju tani? Ju fshiheni prapakëtij 99-shit, por tani është ora e së vërtetës.

Në qoftë se quhet ulje taksash për 99% tëshqiptarëve ulja e tatimfitimit nga 10% në 7%...

Vangjel Dule – Zoti Berisha, duhet tëpërfundoni.

Sali Berisha – Qytetarë dhe qytetare, këtamendojnë se u hedhin njerëzve trutë e gomarit,por ju jeni njerëz të mençur. Cili prej jush në fshate paguan taksën mbi të ardhurat personale? Asnjë.Cili nga ju studentë, shkollarë, prej 700 mijë vetash,e paguan këtë taksë? Asnjë prej jush. Cili nga jupensionistë, mbi 580 mijë veta, e paguan këtëtaksë? Asnjë prej jush. Sa paguani ju rrogëtarë?Të gjithë atyre që e kishin rrogën nën 30 mijë lekë.ishte qeveria ime që ua hoqi atë. Sigurisht qëreforma fiskale ishte një vazhdimësi, por ne e bëmëShqipërinë një prej vendeve me ngarkesën fiskalemë të ulët. Pse e ulni taksën për 160 mijë punonjës,mendoni se këta janë 3 milionë shqiptarë? Kujt iashisni me këtë primitivizëm? Jeni të neveritshëm!Po adoptoni çdo ditë mashtrime dhe gënjeshtra.Ju nuk po bëni asgjë tjetër veçse po mashtronishqiptarët. Kreu juaj, kryekreu juaj, në një procestë tmerrshëm psikik, mashtroi Shtetet e Bashkuara,Rusinë, mashtroi OKB-në, mashtroi botën dhe taninuk ju duken asgjë këto. Ju që i quani tëparëndësishme këto…

Vangjel Dule - Zoti Berisha, ju lutempërfundoni!

Zoti Berisha - Në një akt skizoik ai do tësulmonte Bashkimin Europian, sepse refuzoistatusin, dhe do të merrte për përgjigje, tëpaprecedent në histori, reagimin e Angela Merkelit,David Kameronit, Mark Rutes dhe sikundërpërgjigje po fliste dje gjysmë ore përsëri përt’i dhënë leksione Europës. Kujtohuni, more, seç’po bëni, se në këtë mënyrë vetëm sa e çonivendin drejt një destabilizimi madhor. Mos mendonise shqiptarët janë të gatshëm të sakrifikojnë përju miqësinë dhe bashkëpunimin njëzetetrevjeçar

me vendet e lira. Mos mendoni se shqiptarët janëtë gatshëm të sakrifikojnë atë pak mirëqenie qëkanë krijuar me lumenj djerse gjatë këtyre 23vjetve, që t’ua grabitni ju me taksa. Mos mendonise shqiptarët do të pajtohen me këtë buxhet.Ç’është ky buxhet, more? Ky është buxheti ikatastrofës. Kurrë ndonjëherë ky vend s’ka guxuartë marrë një milion dollarë në vit. Ky është krim ishëmtuar! Ju po e shndërroni këtë buxhet tëqeverisë, këtë buxhet të shtetit në piramidënpublike më të madhe të Europës. Ju do të mjeronimë çdo shqiptar. Bëhuni të përgjegjshëm! Nuk ikaloni këto me hajdutë çizmesh, me njerëz qëvjedhin kompjuterin e tyre pasi kanë vjedhurfinancat e “Mjaftit” dhe kanë ndërtuar vila për vetendhe gruan…

(Replikon me një deputet që flet pa mikrofon.)I di mirë ti, mor mashtrues! Gruaja jote doli e u thashqiptarëve…

Vangjel Dule - Zoti Berisha, ju lutempërfundoni! Keni ezauruar çdo mundësi tolerance.Ju lutem konkludoni!

Sali Berisha - Ky është një njeri!…Vangjel Dule - Zoti Berisha, ju lutem

konkludoni!Sali Berisha - Një minutë, zotëri. Kur shtëpia

e zonjës u përmend në të gjitha mediet e vendit,zonja doli e tha: “Ma kanë dhuruar prindërit, e kamdhuratë nga prindërit.” Por ti, mor i pafytyrë, timendon se lajmet e këqija shuhen me kalimin ekohës?! Jo mor, jo, bëhen më të rënda, sepse nukjam unë që kam shpifur vilën e sat shoqeje! Ështëmedia ajo që ka nxjerrë vilën e saj. Edhe pse nukka firmosur një ditë në bordero, doli dhe tha: “Makanë dhuruar prindërit.” Po kaq i pafytyrë bëheshti?! Mendon se vilat mund t’i fusësh në xhep?! Tis’fut dot asgjë. Ti je një hajdut ordiner, që ke zënëpostin e ministrit dhe në rastin e parë vodhendihmat, vodhe pagesat për invalidët dhe ndihmënekonomike! Ti je ky dhe, si i tillë, je zgjedhur nëkrye të piramidës socialiste. Erdhe nga hiçi dhe ubëre kryetar i tyre. Këtu mund të lehësh, mund tëflasësh, mund të thuash çdo gjë, sepse në fakt tije një hiç, një mashtrues ordiner, një njeri padiplomë, një njeri që ka bredhur rrugëve dhe vetëmbredh, ndërsa tani vjen këtu dhe mendon sekompjuteri i vjedhur i financave, mendon se vilapër të cilën është shkruar!…

Vangjel Dule - Zoti Berisha, ju lutempërfundoni! Zoti Berisha ju lutem përfundoni, julutem përfundoni!

185

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Sali Berisha - Mos mashtroni shqiptarët!Duhet të skuqeni. Duhet të dridheni. Duhet tëndieni keqardhjen më të madhe për këtë kob të ziqë po ju bëni njëqind për qind shqiptarëve në taksa,për këtë rritje të taksave, për këtë varfëri, për këtëshndërrim…

(Replikon me një deputet në sallë.)Do të ndërtosh pallate? Vazhdo pallatet,

vazhdo pallatet!Vangjel Dule - Ju lutem, zoti Berisha,

përfundoni! Zoti Berisha, mbaroni! Ju lutemteknika… Nuk ka mundësi! Nuk ka asnjë llojmundësie! Ju lutem konkludoni! Zotërinj deputetë,ju lutem, mbani qetësi!

Sali Berisha - Jam këtu për të mbrojtur tëvërtetën dhe vetëm të vërtetën…

Vangjel Dule - Zoti Berisha, përfundoni! ZotiBerisha, përfundoni! Mos më detyroni të mbyllmikrofonin! Ju lutem konkludoni!

Sali Berisha - Keni frikë nga fjala ime ju?Trondituni, sepse po bëni gjëmën, po i shndërronifinancat publike në një megapiramidë që do t’ukushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Trondituni,sepse po kryeni krim të shëmtuar duke rritur taksatdhe doni të lani duart si Pilati duke u thënëshqiptarëve se “po ulim taksat”. Kur ka ndodhurkjo? Trondituni, sepse keni angazhuar një skuadërsharësish profesionistë si puna e këtij dhe e atij,që janë të implikuar në dhjetëra afera... Pra, nukmund të bëhet kështu buxheti. Dilni si burrat dhe uthoni shqiptarëve për të zezën që po u po bëni!Mendoni ju se nuk e dinë ata? Që të gjithë e dinë.S’ka shqiptar sot që e pranon këtë rritje taksash,ndaj, zoti Dule, mendoj se në lidhje me parafolësinduhet të mblidhet kryesia dhe të marrë…(Ndërhyjnë njëherësh disa deputetë nga salla.)

Vangjel Dule - Të nderuar kolegë! Do t’julutesha që te kemi të gjithë parasysh se jemi pasnjë dite shumë të gjatë dhe do të vazhdojë një natëndoshta më e gjatë diskutimesh. Ajo çka kërkohetprej të gjithëve është të respektojmë kohën, tërespektojmë njëri-tjetrin, të respektojmë sallën kugjendemi dhe institucionin, mbi të gjitha tërespektojmë me të thënat dhe qëndrimet tona ataqë na ndjekin nga ekranet e televizorëve. Ju lutemshumë! Zoti Veliaj e ka fjalën.

Erion Veliaj - Faleminderit, i dashur kryetar iseancës!

Unë kam pasur një pyetje që më ka munduarpër një kohë shumë të gjatë dhe më vjen mirë qëerdhi koha që unë ta bëj pyetjen time. Për një njeri

që di gjithçka, për një njeri që njeh gjithkënd, përnjë njeri që u futet të gjithëve te vrima e çelësit,për një njeri që ka dosje për të gjithë, për një njeriqë ka pasur SHIK-un në dorë, për një njeri që kapasur policinë në dorë, për një njeri që ka pasurprokurorinë në dorë, unë kam vetëm një pyetje: sika mundësi që nuk e njohe baxhanakun tënd qëtë vdiq në Gërdec? Çfarë burri je? Ti që digjithçka… Po si qesh?! Po si qesh?! Po si qesh?!Po si s’ke turp që qesh?! Ti që di gjithçka, që ufutesh të gjithëve në krevat, poshtë fustanit, poshtëbrekëve, nuk e dije se kishe baxhanakun aty nënhi?! Po si mund të jesh kaq i pashpirt?! Po si mundtë zgërdhihesh pasi thua lloj-lloj çudirash?! Po sis’ke turp?! Ke thyer çdo kod, merresh me gratë etë gjithë njerëzve. Askush këtu, askush, as armikuyt më i betuar nuk merret me gruan tënde. E dipse? Sepse edhe një fëmijë ka më shumë dinjitetse ti. Edhe çdo rojë këtu ka më shumë dinjitet seti. Dhe çdo kopshtar ka më shumë dinjitet se ti.Dhe çdo njeri që punon te bari dhe çdo sanitareka më shumë dinjitet se ti. Prandaj ka ardhur kohaqë këta njerëz edhe të taksohen më pak, edhe tëkenë më shumë dinjitet. Dhe sa më shumë që delkëtu, aq më shumë ua konfirmon shqiptarëve semë 23 qershor bënë zgjedhjen e duhur dhe aq mëshumë mallkojnë veten ata që gabimisht të votuanty. Faleminderit!

Vangjel Dule - Atëherë, fjalën e ka zotiLuçiano Boçi. Përgatitet zoti Igli Cara. Më fal, zotiRuçi! Zoti kryetar i grupit të Partisë Socialiste, mëfalni! Edhe Kryetari, edhe Kryeministri do të jenëkëtu për të ndjekur punimet e për të marrë pjesë.

Gramoz Ruçi - Të nderuar kolegë deputetë...Vangjel Dule - A ka mundësi të jeni të

vëmendshëm ndaj folësit?Gramoz Ruçi - Të nderuar deputetë,Nuk kisha ndër mend të merrja fjalën, aq më

pak pas zoti Berisha, sepse kam bërë një betimqë atë ditë që ra nga kali. Sipas traditës sëshqiptarit, ka një shprehje të urtë populli shqiptar,që thotë se, kur ai ngordh, nuk i hiqen potkonjtë.Por nga mëngjesi e deri tani e ka marrë fjalën njadhjetë herë. E ka marrë fjalën nja dhjetë herë dheka folur këtu për synetllëqe, ka folur për efendillëqe,ka folur për hanëmllëqe, ka folur për flirte, ka folurpër shtretër, ka bërë shpifje, ka bërë mallkime, kafolur për gratë e kundërshtarëve, për fëmijët ekundërshtarëve, madje një kundërshtari, kur kaloiaty, i tha: “Këto që the, do t’i lajë familja jote.” Dhenë fund e mbyll duke thënë gjatë gjithë kohës se

Viti 2013

186

Legjislatura e 8-të

ky buxhet është katastrofik. Pikërisht këtu fillonproblemi. Pse fillon këtu problemi? Se ky njeri nukdo që populli shqiptar të marrë vesh të vërtetën.Me gjithë vështirësitë e vërteta ekonomike tësituatës në të cilën ne erdhëm në pushtet, ky nukmund të lejojë që elektorati shqiptar, që publikushqiptar të marrë vesh se kemi të bëjmë me njëbuxhet realist, se kemi të bëjmë me një buxhet tëvërtetë, se kemi të bëjmë me një buxhet që merrmbi vete përgjegjësi, se kemi të bëjmë me njëbuxhet që u qëndron strikt mbi shtatëdhjetë përqind të premtimeve për të cilat ky publik votoi. Bënzhurmuesin që nga mëngjesi e do të vazhdojë derinesër në mëngjes që këto gjëra të mos merrenvesh dhe populli të merret me ato që thashë mëpërpara. Së dyti, ky buxhet, me gjithë vështirësitë,në thelbin e tij ka optimizëm. Do ta gjallërojëekonominë, do ta rrisë ekonominë, me gjithëvështirësitë në të cilat ndodhemi. Ky nuk mund tadurojë që ky buxhet rivendos stabilitetin ekonomik.Ky nuk mund ta durojë që pas ikjes së tij ngaqeveria, që e la vendin me një borxh galopant eme krizë ekonomike, ky të jetë buxheti më i madhnë njëzet e tre vjet demokraci. Nuk mund ta durojëkëtë, nuk mund ta gëlltisë. Ky nuk mund ta durojëqë ky buxhet të vendosë disiplinë financiare, sepseky i la në katrahurë rregullat dhe disiplinënfinanciare. Ky nuk mund ta durojë faktin që kjomazhorancë e pruri përsëri FMN-në, ndërkohë qëai më 1996-n e përzuri FMN-në, të njëjtën gjë bëriedhe më 2008-n. Pas kaq vjetësh ky buxhet ështëedhe i konsultuar, edhe i miratuar nga FMN-ja, pormbi të gjitha i mbështetur financiarisht nga FMN-ja dhe Banka Botërore. Kjo e tërbon. Dhe ishte kjoarsyeja që në konferencën e shtypit dhe nëkomentet në rrjetet sociale iu sul FMN-së si armikuttë klasës. I shpalli armiq ata që ishin si institucion.Ky nuk mund ta durojë, që ky buxhet u jep përgjigjetë gjithë borxhlinjve të qeverisjes së këtij njeriu.Kjo është arsyeja pse tërbohet, sepse ky do t’i lajëata borxhlinj, me qëllim që ata t’ risjellin në pushtet.Si rezultat i mosshlyerjes së borxheve të tij, ky nukmund të durojë që sektorët prioritarë, si: arsimi,shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, të kenë rritje.Le të thotë se në cilin vit të qeverisjes së tij buxhetipër arsimin ka qenë 2.9% të PBB-së; në cilin vit tëqeverisjes së tij buxheti për shëndetësinë arrij2.8%; në cilin vit të qeverisjes së tij investimet përbujqësinë u rritën me 0.65 më shumë se në 2013-n. Infrastruktura, që ka qenë kali i betejës së tij,rritet me 4%! Ky s’mund të durojë që ky buxhet të

mbështesë shtresat në nevojë dhe ata njerëz qëishin me ndihmë ekonomike, me aftësi të kufizuaradhe që kanë 6 muaj që s’marrin dot asnjë koroman.

Përfundimisht, ky buxhet jep përgjigje në fundtë vitit edhe për prapambetjen 6-mujore që kaloi.Ky s’mund të durojë që biznesi i vogël të trajtohetsiç duhet dhe me një taksim zero. Ky s’mund tëdurojë aplikimin e taksës progresive, ku fitojnëpikërisht ata që marrin më pak.

Janë 3700 mjekë në Shqipëri që marrinmesatarisht 650 mijë lekë në muaj, taksoheshimme 10%-shin tënd, pra me 650 lekë; tashmë mekëtë taksë, nuk do të paguajnë 650, por 450 lekë,dhe, shumëzuar me çdo muaj, çdo mjek do tëpaguajë 230 mijë lekë më pak. Llogaria është ethjeshtë.

Ky nuk mund të durojë që arsimtarët nëshkollën e mesme, që mesatarisht marrin 590 mijëlekë, dhe paguanin 590 lekë në muaj me 10%-shin tënd, tani do të paguajnë 380 lekë, që,shumëzuar për 12 muaj, del 250 mijë lekë më pakbrenda një viti. Këtë ti nuk do që ta marrin veshmësuesit.

A është e vërtetë që infermierët marrinmesatarisht 420.000 lekë dhe çdo muaj paguanin42000 lekë, kurse tani do të paguajnë vetëm 16000lekë, dhe si rezultat i aplikimit të kësaj takseprogresive, në vit do të fitojnë 31 mijë lekë? Ti nukdo që ata ta marrin vesh këtë.

A është e vërtetë që sanitarët, që marrin 310mijë lekë në muaj, me 10%-shin tënd paguanin 30mijë lekë në muaj, tani do të paguajnë vetëm vetëm9500 lekë dhe do të fitojnë brenda vitit 350 mijëlekë të vjetra? Kështu mund të vazhdojapambarimisht. Ai njeri, që ka qenë në dy poste tëlarta, të Presidentit dhe të Kryeministrit, dhe që,ka ikur nga pushteti, kërkon do të bëjë zhurmuesin,shpifësin, që publiku të mos marrë vesh të vërtetëne këtij buxheti. Kjo është fatkeqësia e klasës suajpolitike. Sot publiku na gjykon edhe ju edhe ne. Aina ka gjykuar në 2013-n, do të na gjykojnë përsërinë 2017-n, por nuk është normale që njëpersonalitet i tillë, që ka qeverisur vendin për kaqshumë vjet, të bëjë zhurmuesin, shkatërruesin,shpifësin, arrogantin dhe shkelësin e të gjithaprocedurave parlamentare.

Megjithëse predikoni se jeni kryedemokrati ikëtij vendi, në asnjë vend demokratik nuk zhvillohetkështu debati për Kuvendin, por ka rregulla strikte,ka norma, ka Rregullore dhe demokraci, në çdovend të botës është forca e ligjit, rregulli dhe

187

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

disiplina, si për ty edhe për mua. Kam 13 orë që rriaty dhe nuk kam folur asnjëherë, për të respektuardemokracinë parlamentare. Ç’jeni ju, që jeni jashtëkëtyre rregullave? Në të kemi lënë dhe përsëri dotë të lemë, por kjo ka një masë dhe një kufi. Mosna detyroni që të kërkojmë zbatimin strikt tëRregullores edhe për ju!

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Ruçi!Zoti Berisha, ju lutem, respektoni 2 minutat e

replikës!Sali Berisha – Do t’i përgjigjem jo një replike,

por të gjitha replikave që ai bëri në fjalën e tij, tëcilën e bazoi kryekëput tek unë.

Vangjel Dule – Zoti Berisha, keni folur sagjithë të tjerët së bashku!

Sali Berisha – Zoti Dule, nuk kërkoj asnjëherëasnjë gjë jashtë Rregullores.

Dua t’i them këtij zotërisë se edhe tani bërigabim që foli, sepse është në fajësi të plotë, sepsepo i rrit taksat çdo shqiptari, sepse shembulli qësolli me mjekun është një hipokrizi e tmerrshme.Mjeku kishte rrogën 220 mijë lekë dhe ne e rritëmrrogën në 600 e ca mijë lekë. Ku është zoti Ziçishti?Ta thotë këtu! Ku janë mjekët e tjerë? Të flasin!Është e vërtetë që paguajnë 10%-shin, por mbas10%-shit u ngeleshin 11 rroga në vit, më shumëse ato që merrnin para taksës së sheshtë.Infermieres i mbeteshin 11 rroga në vit, se ato qëmerrte para taksës së sheshtë; mësuesit imbeteshin 11 rroga në vit. Kjo është në Shqipërinëreale dhe jo në Shqipërinë e fantazisë së sëmurë.

Zotërinj, nuk e kam përzënë kurrë FMN-në nga Shqipëria. Ajo iku vetë në 2007-n, si rezultati suksesit ekonomik të Shqipërisë dhe Shqipëriakaloi në artikullin 4. FMN-ja, për të gjithë shqiptarëtqë dinë ta lexojnë, ju dha juve faturën që meritoni.Në kanalin tuaj televiziv, ju u deklaroni shqiptarëvese kjo paketë do të provohet. Pra, nëse nuk shkon,do të kthehemi te paketa tjetër e mëparshme. Kjodo të thotë se FMN-ja s’ka qenë dakord, por i jeniimponuar. Kurrë ndonjëherë në historinë e këtijvendi nuk janë marrë 1 miliard euro borxh në njëvit. Kjo është katastrofë. Kemi ndërtuar Rrugën eKombit dhe tunelin e Elbasanit; 10 mijë kilometrarrugë, 1300 shkolla. Maksimumi i borxhit vjetor kaqenë 500 e ca milionë dollarë. A e dini ju se vitinqë vjen do të detyroheni të shkoni aty ku thotëFMN-ja, te një borxh 85%? Ky është skenari iPapandreut për Shqipërinë. Nuk besoj se ky ështësabotim i qëllimshëm, por besoj se një mendje e

sëmurë operon mbi një realitet që nuk ekziston nëkëtë vend. Ju e merrni thjeshtë. Por unë dongrihem këtu sa herë të më lejojë Rregullorja, përtë mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Berisha!Fjala është për zotin Boçi.Luçiano Boçi –I nderuar drejtues i seancës,Të nderuar deputetë,Midis ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit dhe

Presidencës, në një lulishte, ka një kafe të madhe,ku shkojnë shumë njerëz, të të gjitha shtresave.Na ka qëlluar edhe neve të jemi klientë. Lajmërimii saj këtyre ditëve ishte i thjeshtë, pak i çuditshëm,por me një senc origjinal biznesi dhe pasqyrë enjë realiteti të hidhur që po na troket te dera. Jo seështë pragu i Vitit të Ri, por sepse kemi në pragnjë qeveri të re dhe të pangopur. Letra bënte medije se kafja e mëngjesit deri në orën 9 kushtonte500 lekë të vjetra. Më të shpejtët mund të përfitonin.Lum si ata që do të gjenin vend, sepse pas rëniessë gongut duhet të paguajë dyfishin! Por kjo s’ështëasgjë po të mendosh se pas daulles zhurmëmadhetë guvernës së ndritur, nga sot, po e njëjta kafe,në të njëjtin vend, do t’ju kushtojë qejflinjve të saj,siç janë të gjithë shqiptarët, katërfishin ose mëshumë.

Një karburant në dalje të Elbasanit, me tëmarrë vesh rritjen e akcizës së karburantit, meinteligjencë nxori tabelën: “Kush blen këtu ditën ediel, përfiton 50 lekë të vjetra më pak për litër”.Merrni me mend trafikun e rënduar nga radha emakinave këtë të diel, për të cilin nuk janë fajtorëqytetarët, por qeveritarët e naftës së rritur! Në këtëmoshë, falë kësaj pakete fiskale, mësova diçka tëpadëgjuar më parë. Për shoqërinë tonë, krahaspijanecëve, të cilëve duhet t’ju rrisim teken, që tëedukohen dhe transformohen në dijedashës,paska edhe pijanecë të pijeve energjike, për të cilëtpenalizimi është i njëjtë. Këta pijanecë të këtij tipijanë kryesisht adoleshentët dhe të rinjtë, të gjithëpa të ardhura në xhep, ndërsa për duhanpirësit, siqytetarë të pandershëm, nuk mjaftojnë gjobat endalimeve. Këtyre, duhet t’u biesh me çmim kokës,që t’u vijnë mendë e kokës, sipas paketës. Aq mëtepër, që, sipas rilindësve, tani njerëzit e pinëduhanin vetëm për qejf, pasi nuk kanë më halle,kanë zero halle, sepse të gjitha po ua zgjidh Ramasi me magji me taksën e tij progresive, me të cilënpo shtrydh ballistët e pasur dhe po ua jepfukarenjve. Humori i hidhur i kësaj pakete fiskalenuk mbaron këtu. Në tërësinë e saj, ajo i hap udhë

Viti 2013

188

Legjislatura e 8-të

mënyrës më të padrejtë dhe abuzuese që njëpushtet përdor për të siguruar të ardhurat e tij, tëcilat i drejton në krijimin e favoreve të klientelavepersonale.

Paketa fiskale në tërësinë e saj godet rëndësipërmarrjen, paralizon investimet, fut në ngërçbiznesin e vogël, bllokon çdo hapësirë punësimi,mbyt çdo iniciativë private, kurorëzon varfërinë, ihap udhë fshehjes së të ardhurave dhemosdeklarimit të pasurisë reale. Drejtohetdukshëm kundër interesit qytetar dhe synimit përtë përmirësuar cilësinë e jetës.

Kjo paketë penalizon financiarisht biznesin emadh, mashtron biznesin e vogël, tallet mepensionistët, nëpërkëmb shtresat në vështirësiekonomike, luan fjalëkryqe, duke fshehur pasojatnegative të të ardhurave të shtresës së mesme.Kjo paketë u nxjerr gjuhën, për t’u marrë erzin,atyre që investuan vite jete dhe të ardhurat efamiljeve për të arritur një standard normal pagashnë sektorin privat. Nuk konsideron fare seekzistojnë ata që janë në kërkim të një pune, si edrejta më normale dhe hyjnore e çdo individi, shtonproblematikën e banorëve të fshatit, duke u rrituratyre jo vetëm çmimet, por edhe kontributet. Dheajo e mirë për të cilën bërtitet fort tani nuk u vjennga kjo paketë, por fermerëve ua bëri dhuratë SaliBerisha, kur u hoqi TVSH-në e makinerive dheinputeve bujqësore.

Paketa fiskale e Ramës ligjëron rënien enjëpasnjëshme të premtimeve të bujshme meflamurin e të cilave e me ca blerje nën dhe mbidorë erdhi në pushtet, si ato për energjinë elektrike,TVSH-në e së cilës Rama do ta bënte 6%, përheqjen e plotë të TVSH-së të mallrave të shportës,për biznesin e vogël, tatim-fitimin e të cilit do tabënte 5% nga 10% dhe jo 7,5%, për përkrahjen ebiznesit të madh, i cili sot gjendet në darën e vjeljesdhe të dhunës psikologjike, si armiku më i madh ishoqërisë shqiptare të post-diktaturës, përlegalizimet falas, që nuk i kap më as pamja edylbisë, për dëmshpërblime të shpejta ndaj ish-pronarëve dhe ish-të persekutuarve, të cilët Ramaas i ka futur në refene dhe as i ka shënuar në defter.Ndërsa shëndetësia falas i përket tashmë ëndrrëssë një nate vere.

Ndërkohë për të manipuluar opinionin, përkëtë dështim të paralajmëruar, sillet si argumentheqja e TVSH-së, 10% e barnave, aplikimi i sëcilës gjatë qeverisjes së PD-së kishte si funksion,pikërisht kontrollin mbi to dhe çmimin e tyre, pasi

PD-ja jepte kompensim financiar për këtëpërqindje. Askush nga teoricienët ekonomikë tëRamës nuk mund të japë fakte se kjo TVSH ndikonnë rritjen e çmimeve. Ndërkohë, sipas të gjithaindicieve, moskontrolli nëpërmjet TVSH-së do tënxjerrë jashtë kontrollit çdo çmim, i cili, krahasuarme origjinën, do të jetë si nata me ditën.

Pensionistëve, të papunëve dhe atyre qëmarrin ndihmë ekonomike, të gjithëve do t’u duhettë mendohen mirë para se sëmundja t’u vijë simysafir i keq. Ngrefosja më qesharake e Ramësështë kur rreket të argumentojë drejtësinë dhe tëmirën e taksës progresive, së cilës i ka vënë edheepitetin absurd, e ndershme, sipas parimit: kushfiton më shumë, do të paguajë më shumë! KëtuRama bën sikur harron se, ai që fiton më shumë,është ai që punon më shumë. Ky në fakt ështëkriteri kryesor i vlerësimit në rendin që jetojmë. Pra,vlerësimi i punës që shqiptarët kërkojnë jo lëmoshënga qeveria e Ramës, por punësim për të rinjtë,punësim për ata që kanë vite që nuk e kanë shijuartë qenit në punë, punësim për vajzat, punësim përgratë. Por goditja që merr biznesi i madh menormën e re të taksimit, në total 25%, bllokon çdohapësirë për vende pune, largon investimet, ngrinhyrjen e kapitaleve të reja, bën që kapitaletekzistuese të transferohen në vendet fqinje, kutatimi i fitimit mbetet i ulët 9% ose 10%. Krekosjamë e pakuptimtë është përcaktimi pompoz, se ngataksimi progresiv përfitojnë 97% e shqiptarëve. Porcilët shqiptarë, zoti Rama, sepse, sipas deklaratavetuaja, në Shqipëri ka 1 milion të papunë? Nga cilataksë përfitojnë këta që nuk kanë asnjë të ardhur,të cilët ju i fusni te fantazia e 97%-shit, përveçsedo t’u duhet të paguajnë dyfish për shtëpinë, tëudhëtojnë dhe të blejnë gjithçka më shtrenjtë, si:bukën, vajin, sheqerin, sepse kjo paketë rritkarburantin që shoqëron patjetër të gjitha mallratdhe taksat dytësore. Pra, e thënë shkurt, nga këta1 milion të cilëve nuk u jep asgjë, ti kërkon tënxjerrësh para dhe jo të dhurosh para sipasshprehjes: “dhjam nga pleshti”. Pra, zdrypi pak ngapërfitimi këta 1 milion shqiptarë dhe pas kësaj hiqnga kjo llogari dhe atë përqindje që marrin paganën 300 mijë, sepse qeverisja e PD-së i përjashtoinga taksat para formulimit të kësaj pakete, që nëprill të vitit 2013. Të mbetën gjithsej ata të cilët tibën sikur i do më shumë se të gjithë: nëpunësit,arsimtarët dhe rrogëtarët e tjerë, të cilëve kërkont’ua shesësh sapunin për djathë, duke u mbushurmendjen që përfitojnë një gjysmë page në vit. Me

189

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

dashje Rama nuk u thotë se paga e tyre është epaindeksuar, pra që humbasin automatikisht mëshumë se 4% të saj. Nuk u thotë se makina do t’ukushtojë më shumë, ushqimet më shumë, veshjetmë shumë, kafet më shumë, pasi të tjerat, si: alkoolie duhani i ka futur tashmë te shfaqjet e huaja. Dhenë fund nuk guxon të shprehë të vërtetën lakuriqe,që do t’u mbesin më pak para në xhep krahasuarme një muaj më parë. Po kështu do t’i ndodhë dhebiznesit të vogël, kujdesi gjoja ndaj të cilit në këtëpaketë përkthehet në çmime shumice më të larta,në rënie të fuqisë blerëse, në taksim ndërtesedyfish, në shpenzime ditore për veten dhe familjentë pa dyfishuara. Prandaj, për të gjitha këtopaudhësi, kjo paketë ka merituar tashmë refuziminqytetar sikurse meriton sot refuzimin parlamentar.

Dhe në fund dua të shtoj diçka të vogël.Komshiu im, një socialist i thekur, i respektuar, indershëm, jo pa qesëndi tek po vija sot m’u drejtua:“E pe Ramën, bravo i qoftë! Plakut tim nuk ia hoqënrakinë, kafen dhe duhanin as Enver Hoxha, as unë,as nipat as mbesat. Ndërsa ai po, e shtriu barkasnë fund të jetës së tij.”

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Boçi!Fjalën e ka zoti Ndoka për procedurë.Nard Ndoka - Faleminderit!Sapo ka kaluar ora 12 e natës dhe të gjithë

kemi përpara një festë, Krishtlindjet. Besoj se dotë ketë një lloj mirëkuptimi për këto diskutime tëcilat e kanë kaluar masën në njëfarë mënyre. Pra,duhet të ketë një lloj reflektimi e tolerance nga tëgjithë dhe miratimi i buxhetit të jetë në datën 26dhjetor, pas festës zyrtare të Krishtlindjeve, përfaktin se shqiptarët presin një dhuratë më të mirënga ky buxhet. Vetë deputetët në shenjëmirëkuptimi duhet t’i zbusin tonet dhe debatet ediskutimeve që të vazhdojmë me qetësi. Besoj sejemi i vetmi parlament në Europë që punojmë ditëne Krishtlindjeve, pastaj paragjykohemi edhe përftesën e munguar. Kështu që nga të gjitha krahëte politikës duhet të japim një sinjal mirëkuptimi,duke e diskutuar me kryetarët e grupeveparlamentare që kjo seancë të mbyllet dhe tëvazhdojë në datën 26 dhjetor.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Ndoka!Propozimi juaj është i mirëpritur për

racionalizim të diskutimeve, por seanca nuk mundtë ndërpritet. Ajo që mund të bëhet është tëracionalizohen diskutimet dhe të shmangen

përsëritjet. Seanca do të përfundojë.Faleminderit!Fjalën e ka zoti Cara.Igli Cara - Faleminderit!Të nderuar kolegë deputetë,100 ditë më parë, kur në këtë sallë u diskutua

programi i qeverisë Rama, ne e kuptuam seshqiptarët ishin gënjyer. Ne e kuptuam që Ramakryetar partie dhe Kryeministër nuk kishte program;ne e kuptuam që, nën kapakun e kuq të programittë qeverisë, kishte veç qëllime; ne e kuptuam qëaskush nga shkruesit e atij programi nuk nasqaronte se çfarë do të bëhet, si do të bëhet, kurdo të bëhet, sa do të kushtojë dhe çfarë rezultateshimpakte do të japë; ne e kuptuam që Rilindja ishteveç në ngjyrë, dhe ngjyrat e saj shpejt do tëveniteshin jo prej kohës dhe konsumit që ajo sjell,por nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria. Këtëdetyrë kanë ministrat socialistë dhe LSI-të të na esqarojnë. Ne e kuptuam që dimri jo ky i stinës, pori financave po na priste. Por ajo që me të vërtetënuk e kuptuam është pse paketa fiskale duhej tëvonohej kaq gjatë, nuk e kuptuam pse diskutimipër të duhej të bëhej me vrap, nën presionin efundvitit dhe, për më tepër, nuk e kuptuam pseKryeministri duhet t’i gënjente kaq fort shqiptarët.

Por sot përtej shpullave, që Rama mendonse kemi marrë përballë gjithë presionit përbaltës,që përpiqet çdo ditë të bëjë, ne e kuptuam se nukmund të premtonim atë çka nuk mundnim. Ne ekuptuam që nuk mund t’i gënjenim shqiptarët melugën bosh. Qeveria Rama duket se ka vendosurtë përdorë dy instrumente, borxhin publik që kërkonta çojë në 74,8%; të gjithë e kujtojmë sesi kolegëtsocialistë e ngrinin zërin deri në ulëritje, kur ne iafroheshim 60%-shit, dhe një pakete fiskale bazuarnë taksën progresive, që të dyja në këndvështrimintonë, në mënyrën sesi paraqiten dhe si do tëpërdoren, nuk do të kenë asnjë impuls pozitiv mbiekonominë shqiptare dhe për më tepër do tëpërshpejtojnë rënien në greminë të saj. Për argu-ment përdori FMN-në, konsultimet dhe kam frikëse pas një viti do ta përdorë si alibi për rrëniminekonomik.

Të nderuar deputetë,Në paketën fiskale që vjen për miratim një zë

të veçantë zë ky ligj që po diskutojmë për sistemine taksave vendore të ndryshuar, ku do të përpiqemtë trajtoj disa propozime të sjella nga qeveria.

Së pari, në dukje pozitive bizneset e vogla,me xhiro vjetore nga zero deri në 2 milionë, tatohen

Viti 2013

190

Legjislatura e 8-të

fiks 25 mijë lekë në vit, ndërkohë, bizneset e vogla,mbi xhiron vjetore nga 2 milionë deri në 8 milionë,do të tatohen 7,5% të fitimit. Gjithashtu, në këtëpaketë vihet re se në vitin që vjen taksat në nivellokal, pra ato të biznesit të vogël do tëadministrohen nga administrata tatimore qendroredhe këtu mbetet e paqartë se çfarë bëhet meadministratën lokale tatimore, shkrihet apo mbahet,sepse është luks që të paguajmë dy administrata.

Pra, ju kolegë socialistë, që në fushatë kenipremtuar gjatë gjithë kohës mbështetje dhe taksëzero për biznesin e vogël, me këtë ligj pomundoheni të tregoni se po e mbushni nga njëxhep këtë biznes, por nuk tregoni që po eboshatisni fare nga xhepi tjetër, sepse ky biznesnuk është i shkëputur nga ambienti ekonomikshqiptar dhe është më se e kuptueshme që mbi tondikon fakti që inflacioni është 2%, që ju keni rriturnaftën 12 lekë për litër, që keni rritur akcizën përcigaret dhe kafen dhe, mbi të gjitha, rrisni pobrenda këtij ligji ndjeshëm taksën e pronës qoftëpër banesat, qoftë për ambientet e biznesit, të cilate theksoj që dyfishohen.

Së pari, taksa për shtëpinë e parë, nga 15lekë për metër katror propozohet 30 lekë, çka nukmund të kalojë pa u theksuar. Ju kërkoni t’ibarazoni shtëpitë e ndërtuara para viteve ‘90, meshtëpitë dhe pallatet e reja, aq më shumë me vilat.Kjo rritje do të jetë në fshat dhe në qytet.

Së dyti, taksa për ambientet e biznesit shkon,nga 200 lekë, në 400 lekë për metër katror.Konkretisht, do t’ju jap një shembull: një ambient,një biznes, që ka 50 metra katrorë për 400 do tëpaguajë 200 mijë lekë në vit. Po të jetë 100 metrai bie të shkojë 400 mijë lekë.

Kemi karburantin që minimumi një biznesharxhon 150 litra në muaj dhe e ka koston vjetore22 mijë lekë të reja ose 220 mijë lekë të vjetra, pallogaritur rritjen e çmimeve për çdo produkt dhepër rrjedhojë rritje çmimi dhe rënie konsumi. Njëkilogram kafe do të rritet me 200 lekë. Kjo ka filluar,dhe po të pyesni bizneset është rritur që tani 200lekë për kilogram, që do të thotë për një biznes,një bar që konsumon 50 kilogramë, i bie që taksatë jetë 100 mijë lekë më shumë në muaj. Të gjithakëto rritje nuk do të paguhen nga alienët, por ngaxhepat e qytetarëve shqiptarë. Nga taksat vendorenuk është se vuan vetëm biznesi i vogël, sepsemënyra sesi është konceptuar, ky ligj sjell njëshqetësim serioz edhe për biznesin e madh.

Dua t’ju kujtoj firmat e ndërtimit, pa harruar

vështirësitë që ka ky sektor prej vitesh, për të gjithaapartamentet e pashitura, por të regjistruara nëhipotekë, që duhet të taksohen me 400 lekë përmetër katror, e theksoj të regjistruara në hipotekë,por të pashitura. Duke pasur në konsideratë seçfarë ndodh me numrin dhe me metrat katrorë tëapartamenteve prej kohësh të pashitura, është elehtë për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me këtëbiznes.

Do të dëshiroja të trajtoja në veçanti biznesine masonëve, jo vetëm të qarkut të Durrësit, qëështë kontribuesi më i madh në punësimin e grave,konkurrueshmërinë e fortë me vendet fqinje dheBallkanin, për shkak të marrëdhënievekontraktuale me furnitorët e tyre, vështirësitë qëkanë. Ata kanë ambiente relativisht të mëdha, osetë blera që shkojnë nga 1 mijë metër katrorë derinë 5 mijë, gjë që do të thotë se me këtë taksim qëju keni bërë, ata duhet të paguajnë nga 4 milionëlekë të vjetra, rasti më i pakët, në 20 milionë lekëtë vjetra në vit. Po kush e di si punojnë në treguneuropian këto biznese, vështirësitë që këto vitekanë krijuar në marrëdhëniet me furnitorëtproblemet me partneritetin e tyre, e kanë më tëqartë se ka pak hapësirë me këto eksperimentealla Rama me ta, shto dhe faktin se prej ditësh nëDurrës ka shumë probleme dhe me furnizimin meenergji elektrike, shto rritjen e çmimit të naftës përkëtë biznes, rritjen e tatimit mbi fitimin që ju e kenibërë 50% më shumë.

Një propozim i ri është që çdo 6 muaj hoteletduhet të paraqesin te administrata tatimore përmiratim çmimet e fjetjes 5 për qind. Natyrisht kanjë problem shumë të madh në mbledhjen e taksëssë hoteleve dhe bie dakord me qeverinë qëproblemi ekziston, por dëshiroj të theksoj se kyështë një problem plotësisht i administrimit tëpushtetit lokal dhe kryesisht i kryetarëve socialistë.Për shembull, në qytetin e Durrësit në vitin 2011hotelet e kanë paguar këtë taksë 38 mijë dollarë,ndërkohë themi që kanë qenë 1.5 milionë turistë,dhe i bie sikur nga një dollar të kishin paguar do tëishte minimumi 1.5 milionë të ardhura. Mjafton kjoshifër për të kuptuar që Rama dhe administrata ekryetarëve të tij ka ndikuar në këtë informalitet tëekonomisë.

Këto të dhëna thërrasin fort Ramën dheministrat e tij të lënë shown mediatik dhe krahasgoditjes së evazionit fiskal, të krijuar nga“klientelizmi i qeverisjes sonë”, të cilën e kamshumë për zemër, të ndezin dritat e alarmit për

191

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

pushtetet lokale. Të luftosh evazionin dhe të bëshshtetin nuk do të thotë të godasësh vetëm biznesetqë konsiderohen si klientelë e PD-së, se jam i sigurtse Rama, Dako dhe kryetarë të tjerë socialistëkudo, kanë më tepër klientë dhe mbështetës tëfushatave se ka pasur PD-ja në 8 vjet.

Të gjithë në këtë sallë, por edhe ata që nadëgjojnë, e dinë mirë që biznesi i vogël ështëvotuesi i drejtpërdrejtë dhe shumë lehtë iverifikueshëm, mjafton t’ju theksoj se 40 për qinde biznesit të vogël në Durrës është informal, përtë kuptuar jo vetëm rezultatet e zgjedhjeve, poredhe për të sqaruar Ramën dhe Canin, përfshirëedhe ministrin e Pushtetit Vendor që këtu ështëhapësira nga ku mund të gjenerohen të ardhurat,dhe jo rruga që ju keni zgjedhur dhe që në faktështë një variant ala Ra-Meta, ku ndëshkojnëformalët dhe lënë të livadhisin informalët.

Rama dhe qeveria e tij do të na tregojëvullnetin për të bërë shtet, për të formalizuarekonominë dhe, mbi të gjitha, të tregojnë moral,përgjegjshmëri politike dhe publike, por për këtënuk shërben kjo paketë fiskale, mjafton formalizimii biznesit të vogël dhe mbledhja e taksës së pronës,që të ardhurat tatimore të dyfishohen.

Një argument i fundit që më shqetëson përDurrësin dhe gjithë qytetet bregdetare është njëurdhër i dhënë nga Kryeministri për bllokimin eplanit rregullues të hartuar me mbështetjen eBankës Botërore dhe të kaluar në KKRT. Kështu,kam një pyetje për zotin Rama: cilat janë arsyet ebllokimit? A i keni marrë në konsideratë pasojatpër ndërtuesit dhe arkën e bashkive dhe komunave3 për qind të vlerës së ndërtimit si taksë? Dyshojse me këtë urdhër Rama thjesht po kërkon të marrënjë pjesë të klientëve të ndërtimit, të Vangjushit, tëGjikës, apo të tjerëve të pushtetit lokal, ose thënëmë troç, t’i kërkojë 20 përqindëshin nostalgjikBashkisë së Tiranës, dhe ndërkohë që shqiptarëtdhe ndërkombëtarët presin shtetin që Rama u kapremtuar, ajo që në fakt ndodh është thjesht se aipo kërkon të mbledhë më shumë pushtet dheklientë rreth vetes dhe G99-ës së tij.

Në përfundim të diskutimit për këtë ligj ju posforcoheni të na bindni se po lehtësoni qytetarëtdhe biznesin në Shqipëri, dhe sinqerisht do të dojatë ishte e vërtetë që unë dhe kolegët e mi tëopozitës të ishim gabim, por në të vërtetë druaj sedo të jetë krejt ndryshe, siç edhe jua faktuam, dhebiznesi i vogël dhe i madh, si dhe qytetarët, do tabëjnë llogarinë në fund të vitit tjetër.

Këtu kam edhe një pyetje për përfaqësuesite LSI-së, të cilët normalisht nuk ndihen shumëpërgjegjës. Në rast të dështimit të ekonomisë vitinqë vjen vallë a do të ndiheni përgjegjës dhe fajtorë,apo edhe për periudhën 2009-2013 fajin e kavetëm Kryeministri?

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Cara!Fjalën e ka deputeti Patozi.Astrit Patozi – Faleminderit, zoti drejtues i

seancës!Të nderuar kolegë,Nëse duam të shohim përmes këtij buxheti

se çfarë do të jemi vitin e ardhshëm, do tashquajmë lehtë dhe qartë depresionin, sepsebuxheti më shumë se kalkulim dhe tabela përndarje fondesh është frymë qeverisjeje që orientonvendin dhe shoqërinë, por prapë se prapë ajo qëdo të miratohet sot apo nesër nuk është e keqjamë e madhe. Problemi është se ky buxhet i keqdo të zbatohet shumë më keq sesa është realisht,sepse kjo qeveri përveçse e paaftë, është betuartashmë që të mos zbatojë asnjë ligj, pa dallim, asato që ka gjetur, as ato që ka miratuar vetë. Dheky fat e pret pashmangshmërisht edhe buxhetin.

Ky është buxheti që përmbys të gjithapremtimet kryesore të fushatës dhe i takon të jetëmë i pavotuari në historinë e këtij vendi, ku më tëzhgënjyerit duhet të ndihen sigurisht “një milionshuplakat”, siç ka qejf t’i konsiderojë ato Edi Rama.Është i vetmi lider politik në botë që votat nuk kaqejf t’i lexojë si në mbështetje të tij, por si të dhënakundër tjetrit.

Që në ditën e parë të aplikimit të këtij buxhetiata që fitojnë më pak do të paguajnë më shumë,por edhe ata që do fitojnë më shumë, do tëpaguajnë edhe më shumë. Paketa fiskale e EdiRamës të heq një taksë me një dorë dhe të shtontre me dorën tjetër. Dhe Kryeministri fton qytetarëtme të ardhura më të pakta që të gëzohen për këtë“dhuratë” njësoj si Enver Hoxha, që thoshte dikurse Shqipëria është i vetmi vend në botë pa taksa,ndërkohë që shqiptarët paguajnë më shumë seçdo popull tjetër në botë për qeverinë e diktatorit.

Ky buxhet është depersonalizues për çdoshtresë të kësaj shoqërie. Këtu nuk kam parasyshthjesht të përndjekurit politikë apo pronarëtlegjitimë, për të cilët Edi Rama shprehej dikur“shkoni te partia juaj”. Ashtu siç pritej, ata janëasgjësuar me predhën e parë në këtë buxhet,sepse ata kanë qenë dhe do të mbeten

Viti 2013

192

Legjislatura e 8-të

përgjithmonë armiq klase. Depersonalizimi fillonnga Parlamenti, ku të gjithë deputetëve, edhe atyretë majtëve, u kërkohet që të bëhen Lei Fenë, qëduartrokasin uljen e pagës dhe rritjen e taksave, ecila fillon tek ata vetë dhe mbaron te zgjedhësi mëi largët.

Në pati një vlerë shqyrtimi i projektbuxhetit nëkomisionet parlamentare ishte pikërisht dalja nëpah e këtij konflikti, dhe pas kësaj kam rastin tëprovoj atë që kam deklaruar ditën e pagëzimit tëtij se kabineti i Edi Ramës është qeveria e parëprivate në Shqipëri, e cila nuk ka lidhje as me vetëPartinë Socialiste, pavarësisht se ajo ka fituarshumicën e atyre gati një milion votave. E themkëtë me bindje të plotë, sepse duke filluar që ngadeputetët e saj e deri te votuesit më të thjeshtë,Partia Socialiste është e papërfaqësuar në këtëqeveri dhe ky buxhet është prova më e qartë.Natyrisht, nuk mund të them se e njëjta gjë vlenedhe për LSI-në, partneren apo bashkëpronarene vetme të koalicionit, pasi kjo e fundit është njëlloj ndërmarrjeje shumë e ndryshme dhe mefrymëzime të veçanta për biznesin dhe përpolitikën.

Ky është buxheti më injorues për popullin,sepse kjo qeveri dhe ky Kryeministër nuk denjuanta konsultojnë atë me askënd, ndonëse ai ështëpothuajse revolucionar në ndryshimin e rënies sëgjërave në Shqipëri. Është hera e parë në historiqë opozita bën të plota detyrat e qeverisë dhe ështëmeritë vetëm e Partisë Demokratike që tashmëpubliku e di të paktën se çfarë mendon biznesi,çfarë duan pensionistët dhe si e lexojnë kategoritëe tjera sociale në vend buxhetin e Edi Ramës.

Ky buxhet është qesharak, sepse e tillë ështëedhe aritmetika e kryeministrit. 3 ditë më parë EdiRama dha një shfaqje komike kur u shpjegoi uljene supozuar të taksave disa tregtarëve të vegjël qëishin instruktuar vetëm të tundnin kokën dhe tëthonin “po”. Tashmë ata biznesmenët që morënletrat me shkrimin e Edi Ramës duhet t’i ruajnëato. Ua këshilloj, jo që të provojnë se ai tha tëvërtetën, por se ishin gafa aq të rënda për njëkryeministër, saqë pas disa kohësh mund t’iu rritetvlera dhe mund t’i shesin në ndonjë ankandkoleksionistësh.

Ky buxhet është cinik, sepse Kryeministri thotëse do të rrisë akcizën e karburantit, sepseshqiptarët sipas tij, po bëhen obezë, që mund tëpërkthehet në “kush paguan më shumë, do tëshëndoshet më pak” dhe “kush paguan më pak,

do të shëndoshet më shumë”.Ndonëse jemi një ndër vendet me normën më

të ulët në Europë për numrin e makinave për frymëna dalka se problemi kryesor i kësaj shoqërieqenka udhëtimi me veturë. Është guxim i madh t’ithuash popullit tënd se po të rris çmimin e naftësqë të ruaj mushkëritë nga ndotja e ajrit. Po ja qëEdi Rama e bëri këtë trimëri.

Kryeministri po i ngre taksat për të gjithë, qëshqiptarët të kenë para më pak në xhepat e tyre,sepse, sipas tij, po patën më shumë ata mund tëndjekin veset e këqija të kësaj bote. Nëse duan tëjetojnë si më parë ata nuk duhet të pinë as kafe,as birrë, as cigare, dhe jo më pastaj t’u shkojëmendja për ndonjë gotë verë apo konjak. Por pokaq e rrezikshme për shoqërinë sa edhe vesetqenka dhe pasja e një shtëpie të dytë, hapja e njëbari të vogël apo edhe e një dyqani modest, sepsekjo qeveri e ka dyfishuar taksimin e tyre.

Ky është një buxhet poshtërues, sepse EdiRama gati sa nuk po thotë se kush shpenzon mëpak, jeton më mirë, dhe kush shpenzon më shumë,jeton më keq, që do të thotë se qeveria po na merrtë gjithëve ca para, sepse po i patëm ne ato, do tëhamë më shumë, do të harxhojmë më shumë përkotësira, si për shembull, veshje, libra, kinema,udhëtime, darka, dreka e të tjera si këto, dhe përpasojë, do të shëndoshemi më shumë, do tësëmuremi më shumë dhe do të vdesim më shpejt.Sipas kësaj logjike sot duhet të falënderojmë megjithë shpirt qeverinë që ka vendosur të na bëjëmë të varfër.

Ky buxhet është dëshpërues sepse në të janëulur ndjeshëm investimet dhe është stopuarfrikshëm ngritja e pagave, por nëse nuk do të ketëmë para për rrugë, për ujësjellës dhe për shkolla,paga dhe pensione, qeveria thotë se e ka rriturndjeshëm fondin rezervë të saj.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm i qeverisë, i ciliështë aq i kudogjendur këto 100 ditë, saqë duketmë shumë si zëdhënës i Kryeministrit, mburret metë madhe se ky është buxheti që i kthen dinjitetinPolicisë së Shtetit, sepse Edi Rama ka vendosurta zgjidhë qesen vetëm për forcat e rendit. Por, aështë Shqipëria vendi vetëm i 8 mijë policëve?Çfarë bëhet me dinjitetin e 3 milionë të tjerëve qënuk mbajnë uniformë dhe kapele blu kur shkojnënë punë? Nëse kjo qeveri ka nevojë vetëm përpolicë, duhet ta dijë se ky nuk është halli dheproblemi kryesor i këtij vendi, dhe kjo nuk endryshon aspak respektin dhe vlerësimin e

193

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

palëkundur që kam për punën dhe sakrificën nëdobi të shtetit të forcave të rendit. Jam shumë isigurt se edhe vetë policët po të pyeteshin përbuxhetin nuk do të ishin dakord që vetëm ata tëishin kategoria me rritje pagash në Shqipëri, sepsesecili prej tyre është prind dhe mendon në radhëtë parë si ta shkollojë, si ta ushqejë dhe si ta ruajëmë mirë shëndetin e fëmijës së vet. Kjo rritje evetmuar do të kishte sens vetëm nëse Edi Ramaka ndërmend të ndërtojë një shtet policor në këtëvend, siç ka dhënë shenja të forta në këto 100 eca ditë të shpifura që nga emërimi i paligjshëm iDrejtorit të Përgjithshëm dhe deri te fshesa epamëshirshme në çdo qelizë të Policisë së Shtetit.

Ky është, gjithashtu, buxheti i zhytjesdramatike në borxh. Kam dëgjuar Kryeministrin tëthotë se e ka të freskët kujtesën dhe e mban mendgjithçka është thënë kundër tij në këtë Parlament,kur ai nuk ishte deputet. Sipas tij: “Çfarë nuk kanëdëgjuar këto mure”, por të paktën këto dy vjetët efundit këto mure mezi kanë rezistuar nga ulërimae Partisë Socialiste, se qeveria e Berishës po eçonte vendin në greminë ngaqë po e rriste me 2apo 3 për qind borxhin. Mbaj mend disa prejkolegëve socialiste si na tregonin me gisht, madjemë kujtohet që Blushi gati më bindi edhe mua përato që thoshte.

Ndërsa sot Edi Rama na ka sjellë në Kuvendaktin final të një rritjeje të menjëhershme të borxhitprej më shumë se 12 për qind, që praktikisht ështërrokullisje në greminë e ekonomisë së këtij vendi.Ky është buxheti i dëshpërimit të garantuar, i cilika nisur pa pritur që të vijë janari. Shqiptarët nëkëto muaj udhëtojnë më pak, por vriten më shumë.Prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma! EdiRama nuk e ka bërë sefte ende punën e parë. Njëstatistikë e transmetuar në televizionet tona flistepër rënie drastike të udhëtarëve në portet dheaeroportet e Shqipërisë. Ndërkaq, lajmet për tëvrarë dhe të plagosur dhe ngjarje të tjera të rëndajanë ushqimi ynë i përditshëm. Shqiptarëtkonsumojnë më pak, por bien viktimë eaksidenteve dhe grabitjeve më shumë. Ata blejnëmë pak kudo, por Kryeministri thotë se ata janë tëlumtur, sepse më e keqja paska kaluar Por ndërsashpenzojnë më pak, shqiptarët furnizohen përditëe më shumë me lajme të dhunshme që dalin ngakuzhina e qeverisë.

Ky është buxheti që garanton ngritjen e tëgjitha çmimeve për vitin që vjen, por Edi Ramapremton që ta ulë çmimin e dinamitit. Tritoli nuk

është një zë i parashikuar në buxhet, por ështëmalli i preferuar i Kryeministrit. Kjo qeveri nuk kandërmend të ndërtojë asgjë, por është shumë evendosur për të prishur, shembur, shkatërruar,shkarkuar dhe shkretuar gjithçka. Është e vetmjapunë që ajo ka bërë në këto 100 e pak ditë. Kjoështë e vetmja qeveri në rruzull, e cila nuk kalëshuar asnjë tingull optimizmi që nga dita që morinë dorëzim pushtetin, ndërkohë që çdomaxhorancë i ka të papërsëritshme muajt e saj tëparë kudo në botë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhuredhe në vitin 1997, ndonëse atëherë Shqipëriakaloi një zinxhir të përgjakshëm dhune dhe kaosi.

Pas gjithë këtyre gjërave, lind me të drejtëpyetja: a është dikush që fiton përmes këtijbuxheti? Unë nuk jam dakord me kolegët e mi kurthonë se përmes tij dhe paketës fiskale goditen100 për qind e shqiptarëve, sepse prej tij përfitondikush, dhe ky dikush është qeveria, të cilën po tamarrim bashkë me të gjithë oborrin e saj, nuk shkonmë shumë se 3 për qind e popullsisë së këtij vendi.

Në këtë kuptim, e vetmja shifër e Edi Ramës,që duhet mbajtur mend, është 97-përqindëshi, icili, sipas fjalëve të tij, është përfituesi. Por me këtëbuxhet del se 97%-shi është viktima e vetme dhee qartë e qeverisë, ndaj edhe ky është një buxhetprivat, ashtu siç kemi private edhe qeverinë. Ështëinstrumenti politik për të pasuruar një grup të vogëlnjerëzish në shpinë të të gjithë të tjerëve, ndaj ethem me bindje se ky është një buxhet kundër 97%të shqiptarëve.

Edi Rama, që me siguri je në zyrën e IlirMetës, bëje vetë llogarinë se sa shuplaka janë,nëse ata do të votonin sot. Meqenëse ke problememe aritmetikën, thirr në ndihmë Shkëlqim Canin,se ndoshta të dy bashkë ia dilni dhe e gjeni.Meqenëse ra fjala, ky buxhet është siç theksovamë sipër edhe për një arsye tjetër: sepseKryeministri ynë nuk merr vesh fare nga financat,ndërsa ministri ynë i Financave nuk kupton farenga politika. Këtë e them me bindje të plotë, pordhe me dhembje.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Patozi!Fjalën e ka zoti Peleshi. Përgatiten zotërinjtë

Dushaj dhe Bzheta. Më pas do të konkludojmë mepërfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Niko Peleshi – I nderuar drejtues i seancës,Të nderuar deputetë,Meqenëse u fol për depersonalizimin, do të

thosha se depersonalizimin nuk e gjeni dot në

Viti 2013

194

Legjislatura e 8-të

rreshtat e buxhetit, por mund ta gjeni me shumicësot në fyerjet, sharjet e ministrave, të deputetëvedhe të familjarëve të tyre. Depersonalizimin mundta gjeni edhe në radhët tuaja, mund ta gjeni nëradhët e vajzave, të djemve, burrave dhe grave tëmira, në radhët e opozitës shqiptare, që janë tëdetyruar të ndjekin ritmin e sharjeve dhe tëshpifjeve, në qoftë se duan të vijnë e të diskutojnënë këtë foltore.

Buxheti i vitit 2014 është buxheti më i madhkrahasuar me të gjitha buxhetet që ka votuar kyKuvend. Ndonëse i hartuar në një periudhë krize,me barrën e një borxhi prej 7 miliardë dollarëshnë kurriz dhe të një borxhi të fshehur ndajsipërmarrjes shqiptare prej më shumë se 700milionë dollarë, ky buxhet injekton në ekonomi jomë pak, por më shumë para se buxheti elektoral ivitit 2013: plot 1,1 miliard dollarë.

Buxheti i vitit 2014 nuk ul rrogat dhe pensionet,por ul taksat për 97% të shqiptarëve dhe prek 110mijë familjarë të vetëpunësuar në biznese të vogla,duke rritur kështu të ardhurat personale dhemundësitë për t’u konsumuar më tepër.

Buxheti i vitit 2014 rrit pensionet. Ky buxhetrrit pagat për policët 20-25%, ul çmimin e ilaçeve,duke hequr TVSH-në për ilaçe e shërbimeshëndetësore, ul kontributet shëndetësore për 73mijë të punësuar. Ky buxhet nuk i merr më shumë,por i jep më shumë biznesit të madh. I jep nëdiferencë neto plot 290 milionë dollarë.

Buxheti i vitit 2014 nuk i heq, por i shton 10milionë dollarë buxhetit të pushtetit vendor, përveç100 milionë dollarë të tjerë të planifikuar ekstra përt’u investuar në projektet e infrastrukturës vendore.

Besoj se e keni vënë re të gjithë që kryetari iBashkisë së Tiranës e ka sharë dhe anatemuarkëtë buxhet, por në asnjë rast nuk është ankuarpër buxhetin e pushtetit vendor. E dini pse? SepseBashkia e Tiranës këtë vit do të ketë plot 10 milionëdollarë transfertë të pakushtëzuar. Do të ketë njëgrant më të madh se granti i vitit të transformimitrrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve.

Ky buxhet parashikon jo më pak, por rreth 20milionë dollarë më tepër për bujqësinë krahasuarme vitin elektoral 2013. Këto dhe të tjera shifra tëshkruara i gjeni tek tabelat e buxhetit që keni parasyve, shifra që tregojnë se ky nuk është një buxheti tkurrjes dhe i masave shtrënguese, por i kthesësdhe i rimëkëmbjes. E vërteta më e madhe dhe mëe rëndësishme nuk duket në shifra dhe në tabela.Risia e kësaj qeverie nuk lexohet dot rresht për

rresht dhe shifër pas shifre, sepse nuk është mëshumë e rëndësishme shifra e investimeve nëtabelë. Më e rëndësishme për qytetarin shqiptardhe ekonominë e këtij vendi është se si do tëplanifikohen, se si do të zbatohen këto investime.Më e rëndësishme është se sa me përgjegjshmëridhe efiçencë do të shpenzohen paratë eplanifikuara në këtë buxhet.

Shqipëria nuk është një vend i pasur. Edhepër shumë vjet të tjerë burimet financiare do tëjenë ku e ku më të vogla se nevojat e mëdha tëvendit, dhe për këtë besoj se nuk ka debat, jemi tëgjithë dakord. Po kur një vend, ashtu si një familje,ka më pak burime financiare, kujdeset t’i shpenzojëato me zgjuarsi për të marrë prej tij impaktin më tëmadh social dhe ekonomik. Ajo që ka ndodhur përvite me radhë është pikërisht e kundërta. Qindramilionë euro të shpenzuara në investime pampakte, ose edhe më keq akoma, në projekte që,pasi janë realizuar, në shumicën e rasteve përmesfinancimeve me kredi, nuk janë vënë asnjë ditë nëfunksionim. Vetëm përgjatë bregdetit shqiptar janërealizuar 6 impiante të përpunimit të ujërave tëpërdorura, por që nuk kanë punuar asnjë ditë.Impianti i Lezhës, i Sarandës, i Vlorës, i Durrësit, iShëngjinit dhe i Velipojës nuk janë as sot nëfunksionim. Impianti i Lezhës ka kushtuar rreth 20milionë euro dhe sot nuk punon. Impianti iSarandës ka kushtuar rreth 4 milionë euro dhe sotnuk punon. Impianti i pastrimit të ujërave tëpërdorura në Durrës, me vlerë 28 milionë euro,sot nuk punon. Impianti i trajtimit të ujërave të zezanë Vlorë ka përfunduar në vitin 2009 dhe as nukështë marrë në dorëzim, as nuk është vënë nëpunë. Një investim ky me vlerë 5,7 milionë euro.Impianti i Velipojës ka kushtuar rreth 10,5 milionëeuro, ka probleme në funksionim. Impianti iOrikumit ka kushtuar rreth 3 milionë dollarë, kaprobleme në zbatimin e projektit. Projekti ihidrovorit të Shkodrës, një investim me vlerë 11milionë euro, nuk u arrit të përfundohej, sepsekontrata ka probleme të mospagesës së borxhevenga qeveria e kaluar. Landfilli i mbetjeve në Bushatka kushtuar rreth 4,2 milionë euro, ka problemefunksionimi. Landfilli i Bushatit nuk është nëefiçencë dhe është e vështirë të gjendet një mënyrëpër t’u vënë në funksionim, sepse është investuarpa vlerësuar më parë se si do të mbahej ai nëfunksionim kur investimi të përfundonte.

Miliona dollarë me mbështetjen e partnerëvejanë investuar në vite në sistemin dhe regjistrimin

195

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

e pasurive të paluajtshme nga zyrat e pasurive tëpaluajtshme. Rreth 30 milionë dollarë janë dhënënga partnerët e huaj vetëm për programet epronësisë. Vetëm në 5 vjetët e fundit jo vetëm qëregjistrimi i pronave të shqiptarëve nuk kapërfunduar, por problemet me to vazhdojnë dhesistemi i zyrave të regjistrimit duket qartazi se nukështë efiçent për të zbutur dhe për të zgjidhurproblemet e pronësisë, radhët, konfliktet dhekorrupsionin në këto zyra, për të mos folur përprogramin e regjistrimit të pronave në zonatprioritare të bregdetit, që është pothuajse tërësishti dështuar. Në fakt, impakti i tyre ekonomik dhesocial nuk është zero, por është minus. Është mi-nus vlerën e kredisë, që shqiptarët e paguajnë çdoditë, çdo muaj, çdo vit, pa marrë prej saj asnjëpërfitim.

Të jesh në kushtet e një situate financiare kaqtë rëndë dhe të dëgjosh se si qeveria jote kashpërdoruar mundësitë e pakta me normën më tëlartë të papërgjegjshmërisë, është e dhimbshmedhe irrituese për çdo shqiptar. Papërgjegjshmëriadhe mungesa e efiçencës në qeverisje dhe jomungesa e fondeve të pamjaftueshme ështëarsyeja më e madhe pse rritja ekonomike nuk udha shqiptarëve më shumë punë dhe mirëqenie.Papërgjegjshmëria dhe mungesa e efiçencës nëqeverisje dhe jo mungesa e burimeve ujore, përtë cilat Shqipëria është një nga vendet më tëpasura në Europë, është arsyeja pse edhe pasqindra milionë eurove investime në ujësjellës dheujitje shqiptarët ende nuk kanë ujë në shtëpitë etyre, në tokat e tyre.

E pra, në tabelat e shifrave dhe të bilancevekëto investime raportohen si suksese, sepse janëshifra dhe, po t’i lexosh bardhë e zi, duken sisuksese të qeverisë, por në realitet vetëm sa erëndojnë buxhetin e shqiptarëve, pa asnjë përfitim.Ndaj risia e kësaj qeverie nuk lexohet vetëm nërreshtat dhe në tabelat e buxhetit, por qëndron nëfrymën me të cilën është ndërtuar ai buxhet.

Investimet e planifikuara në këtë buxhet janëpjesë e masterplaneve të orientuara nga impaktimë i lartë ekonomik dhe social, për të cilat qeveriajonë ka filluar punën me mbështetjen bujare tëdonatorëve, të partnerëve dhe të institucionevefinanciare ndërkombëtare. Ne do të kalojmë nëmenaxhimin e integruar të burimeve ujore dhe përkëtë po punojmë për masterplanin e integruar, qëdo t’i orientojë investimet në ujësjellës, në projekteenergjetike, në projekte mjedisore dhe në bujqësi

në mënyrën më efikase, pa shpërdoruar burimetujore dhe paratë e shqiptarëve.

Zhvillimi urban do të orientohet mbi bazën emasterplaneve të zhvillimit, të cilat do të jenëudhëzuesi i shpenzimit të parave publike, por dhetë investitorëve privatë në projektet e investimevetë huaja dhe vendase.

Masterplani i bregdetit do t’i hapë rrugëzhvillimit të planifikuar të bregdetit dhe turizmitshqiptar, sepse ka ardhur koha që qeverisja tëmenaxhohet si një sipërmarrje, ku aksioneri i vetëmështë populli shqiptar. Qëllimi i kësaj sipërmarrjejeështë të menaxhojë përdorimin e burimeve nëdispozicion, të krijojë të ardhura, të alokojëshpenzime në mënyrë sa më efikase. Si rezultat ikësaj veprimtarie prodhuese dhe menaxhuesefitimi që do t’i shkojë aksionerit popull do të jetëkrijimi i shërbimeve dhe përmirësimi i cilësisë sëjetës, e parë kjo në këndvështrimin afatshkurtërdhe afatgjatë.

Buxheti i vitit 2014 është një buxhet rritjeje, ihartuar me partnerë prestigjiozë si Banka Botëroredhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që qeveria edjeshme i refuzoi, duke shtuar kështu kostot eborxhit për shkak të interesave ku e ku më të lartanga bankat e tjera.

Frymëmarrja e biznesit përmes kthimit të 350milionë dollarëve të borxhit do të reflektohetpozitivisht në lehtësimin e bankave nga kreditë epashlyera, në shlyerjen e mijëra faturave tënënkontraktorëve më të vegjël të biznesit të madh,e rrjedhimisht në rritjen e mundësive të tyre për tëzgjeruar biznesin dhe për të hapur vende të rejapune. Duke shtuar këtu konsumin e rritur nga rritjae të ardhurave të 97% të shqiptarëve dhe mijëratë vetëpunësuarve, është e qartë se ekonomiashqiptare me këtë buxhet hyn në një trend pozitiv,që çon në rritje afatgjatë dhe të qëndrueshme.

Por përsëri vlera e shtuar e përgjegjshmërisësë qeverisë së re nuk duket në shifrat dhe nëanalizat bardhë e zi. Vlera e shtuar qëndron tekoptimizmi në ekonomi, që buron nga rikthimi ibesimit të publikut, të sipërmarrësit dhe qytetarittek institucionet e shtetit, të atij shteti që nuk do t’ithotë më “bëni siç them unë, por mos bëni siç bëjunë”, që nuk paguan faturat e borxheve, nukrimburson TVSH-në ndaj biznesit, nuk paguan asfaturat e telefonit dhe të energjisë elektrike, madjeas faturat e drekave dhe të darkave qeveritare,pastaj kërkon nga qytetarët e vet të kenë besimtek e ardhmja dhe të investojnë investimet dhe

Viti 2013

196

Legjislatura e 8-të

paratë e tyre në Shqipëri (!).Investitorët e huaj nuk u shtuan edhe kur taksa

e biznesit shkoi në 10%, por u larguan ngaShqipëria në këta 8 vjet, sepse faktori më i mirë irritjes është besimi, por besimi nuk krijohet ngatabelat e buxhetit. Besimi buron ngapërgjegjshmëria e qeverisjes. Besimi dheoptimizmi në ekonomi burojnë nga vendosja eshtetit të së drejtës.

Në 100 ditët e para të qeverisjes ne filluamme sukses betejën me informalitetin, mekorrupsionin dhe kriminalitetin, duke vendosurkështu gurin e themelit të shtetit ligjor, sepse, kurshteti është në krah të qytetarëve, zgjohen dhemobilizohen, si faktorë rritje në ekonomi, energjitëe ndrydhura nga mosbesimi. Rreth 5 miliardë eurodepozita kursimesh të qytetarëve shqiptarë nukjanë pjesë e tabelave të buxhetit, por pjesë epotencialit financiar të ekonomisë shqiptare, që nëkushtet e besimit tek e ardhmja dhe tekinstitucionet mund të investohen në shkollimin etë rinjve në Shqipëri dhe jo jashtë saj. Mund tëinvestohen pasuri të patundshme dhe biznese tëreja në Shqipëri, që punon për gjeneratën e re dhejo për interesat e një grupi njerëzish që i përkasinkohës së vjetër. Sa më shumë të mos e kuptoni seajo kohë ka perënduar, aq më shumë do tërrudheni e tkurreni, por Shqipërinë e re nuk do tandaloni dot të ecë përpara.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Peleshi!Fjalën e ka zoti Dushaj.Zoti Berisha, nuk ka përmendur asnjë emër.

Ju lutem! Zoti Berisha, dispozita e Rregulloresështë e qartë, nuk ka përmendur asnjë emër,prandaj ju lutem kjo nuk ka asnjë kuptim.

Zonja Topalli, ju më shumë se kushdo e dinise nuk ka asnjë të drejtë, absolutisht asnjë të drejtë.Ju lutem, do të keni rast t’i thoni gjatë diskutimeve,diskutimi vazhdon.

Zoti Berisha, ju lutem nuk ka asnjë kuptim, aspër ne as për ata që na shikojnë.

(Flitet nga salla pa mikrofon)Ju lutem, nuk është koha për tensione të

panevojshme.E drejta nuk është në anën tuaj. Nukështë e vërtetë. Jam i detyruar të lexoj përparakolegëve nenin 50 në lidhje me replikën. “Deputetika të drejtën e replikës kur ndaj tij janë shprehurfjalë të padrejta dhe të pahijshme ose janë bërëdiskutime që kanë shtrembëruar thelbin e fjalëssë tij. Replika bëhet menjëherë pas diskutimit dhe

nuk mund të zgjasë më shumë se dy minuta”. Dotë thotë që nuk plotësoni asnjë nga kushtet që tëkeni të drejtën e replikës.

Zoti Berisha, ju lutemi ta lini podiumin për zotinDushaj! Pesë minuta pushim. Seanca ndërpritet.

(Pas pushimit)

Vangjel Dule - Fjalën e ka zoti Dushaj.Besnik Dushaj – Të nderuar kolegë, dje në

këtë orë, i bie pardje Kryeministri na u shfaq fodull,i fryrë dhe i ç’ekuilibruar sikur të ishte në njëkongres të Internacionales, duke i dhënë leksioneEuropës dhe jo në analizën e 100 ditëve të njëqeverisje të dështuar. Duke përmendur gjoja arritjetai u mundua t’i hidhte “sy” popullit të vet përkatrahurën që ka gatuar gjatë qeverisjes së këtyremuajve, duke u përpjekur të largojë vëmendjen epublikut nga taksat e larta dhe nga borxhi istërmadh që u ka vendosur mbi shpatullashqiptarëve, me anë të këtij buxheti që ka sjellëdhe po shqyrtojmë sot.

Sot (dje), çdo ditë ky kryeministër është borxhlidhe po jep pamje të errëta të karakterit të tij si njerii insinuatave, arrogancës dhe ipapërgjegjshmërisë, ashtu si dje në opozitë dhesot në pushtet. 100 ditët e kësaj qeveria ishin 100ditë tronditëse me shfaqet më të shëmtuara meakte vandale si tritoli, shkatërrimi, kërcënime,antiligj dhe pushimet masive nga puna për mijëradhe mijëra punonjës. Më keq akoma këto 100 ditëparalajmëruan paralizimin e plotë të ekonomisëshqiptare, paralajmëruan rritjen e borxhit, tëtaksave dhe shumë faktorë të tjerë negativë si: rritjetë papunësisë, zhdukjes së bizneseve të vogla dhefshirjes nga harta të investimeve të huaja dhe njëvarfërim të qytetarëve shqiptarë.

Po çfarë mund të presim nga një kryeministëri papërgjegjshëm, i cili përllogarit taksat në një letërtë shkarravitur që i jep një shitëse, dhe kujton sehistorianët nesër do ta përdorin si dokument kurtë shkruajnë historinë e Edvin shkatërrimtarit.

Kolegë të nderuar, këto tre muaj, pamë shtetinpolicor që krijoi zoti Rama, tani shohim buxhetinme rritje të taksave për të gjithë qytetarët shqiptarëdhe që nxori në shesh të gjithë mashtrimet e tijelektorale. Tani të gjithë kemi një portret të vitit qëdo të vijë. Ai do të jetë i vështirë për ekonominë evendit, por edhe për ekonominë e çdo familjeshqiptare. Për këtë vit që po vjen, por edhe përvitet në vazhdim rrogëtarët nuk do të kenë rritje tërrogave, pensionistët nuk do të kenë rritje të

197

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

pensioneve, familjet në nevojë dhe invalidët nukdo të kenë rritje të ndihmës ekonomike, porzvogëlim të saj. Do të kemi rritje të çmimeve dhetë produkteve të tjera të konsumit.

Kolegë të nderuar, me këtë paketë fiskale qëpo diskutojmë sot duket qartës e premtimi iKryeministrit se 97% e shqiptarëve do të paguajnëmë pak, ra poshtë, ashtu siç ranë poshtë edhe tëgjitha premtimet e turpshme të qeverisë së tij. Taniështë e qartë si kristali se 100% e shqiptarëve dotë varfërohen më shumë, por edhe do të paguhenmë shumë, përfshirë edhe atë pjesë që mund tëgënjehet nga rritja minimale e të ardhurave ngaforma e taksës progresive. Qytetarët kur të bëjnënë fund llogaritë, për buxhetin e tyre personal dotë shikojnë se pjesa e të ardhurave që ju mungonnë krahasim me vitet e kaluara, ka shkuar për naftë,për taksën e shtëpisë, e cila është dy herë më elartë. Më keq akoma për ata që zotërojnë një shtëpitë dytë, të cilët do të paguajnë edhe më shumë.Po marr një shembull, të thjeshtë: për një individme pagë 90 mijë lekë në muaj, mashtrimi që mundt’i bëhet atij në pamje të parë është përfitimi ngataksa progresive, që është 14 mijë lekë në vit, porky iluzion përfitimi do të zhduket nga humbjet etaksës së qarkullimit që është 14 mijë lekë në vitdhe do të thellohet drejt fundit më shumë mehumbjet nga inflacioni. Ajo do të jetë 43 mijë lekënë vit. Humbja nga rritja e akcizës, duhanit dhe ebirrës do të jenë 10 mijë lekë. Me një llogari tëthjeshtë kuptojmë se mungesa e të ardhurave përkëtë kategori të familjeve shqiptare do të jetë 53mijë lekë në vit më e vogël, afërsisht me rrogën emashtrimit elektoral të paraqitur me aq bujë ngaKryeministri Rama.

Të nderuar kolegë, kjo qeveri gjatë gjithëkëtyre ditëve ulëriti me të madhe se ekonomia jonëështë në krizë, nëse kjo gjë është e vërtetë, si kamundësi që qeveria me këtë paketë fiskale dhekëtë buxhet nuk planifikon asnjë lehtësim dhe nuknxit zhvillimin ndaj sipërmarrjes së lirë? Jo vetëmkaq, por në mënyrë të papërgjegjshme, godet dypikat ku mbahet ekonomia e çdo vendi: investimetqë vijnë nga bizneset dhe konsumatorët, që janëdy motorë të lëvizjes së ekonomisë, duke krijuarnjë ngërç i cili do të sjellë një kolaps ekonomik.

Qeveritarë të nderuar, si mund të jetë në krizëekonomia jonë, kur të gjitha raportet emekanizmave financiarë që asistojnë ekonominëtonë konfirmojnë se kjo ekonomi edhe këtë vit dotë ketë rritje. Këtë e konfirmoni edhe ju, por zotërinj

qeveritarë ju nuk doni të pranoni realitetin, pasi emorët qeverisjen e vendit me një ekonomi tëshëndoshë, me një ekonomi që i rezistoi krizës, ecila gjunjëzoi një pjesë të madhe të ekonomive mëtë zhvilluara të botës. Me modelin ekonomik dhefiskal që zbatoi qeveria e Sali Berishës arkëtoi nëbuxhetin e shtetit rreth 10 miliardë dollarë mëshumë se qeveria tetëvjeçare paraardhëse e juaja.Falë kësaj ekonomie dhe financave të shëndosha,ne ndërtuam mbi 10 mijë kilometra rrugë: Rrugëne Kombit dhe Rrugën e Elbasanit, por edhe vepratë tjera anembanë vendit. Dyfishuam rrogat,pensionet dhe shërbimet sociale.

Të nderuar deputetë, papërgjegjshmëria ekësaj qeverie nuk qëndron vetëm te rritja e taksave,por edhe te mungesa e një plani real përekonominë shqiptare. Me një mungesë totale tëprofesionalizmit, kjo qeveri merr një hua të madhe.Ju kujtojmë se vetëm për këtë vit parashikohet njërritje e borxhit prej 1 miliardë dollarësh, por ngaana tjetër shpenzon pa kontroll për institucionet esaj dhe për të kënaqur babëzinë qeveritare. I gjithëprogrami i kësaj qeverie, ky buxhet dhe paketafiskale janë të hartuara mbi mashtrimin. Tatimi mbibiznesin e vogël, gjoja shfuqizohet, por biznesit tëvogël do t’i duhet të paguajë tatimin mbi të ardhurat,po të llogarisim këtu ato që përmendëm më lart, siçmimet e rritura të karburantit, dyfishimin e tatimittë pasurisë për shtëpitë dhe dyqanet, rezulton senuk ka asnjë mundësi lehtësimi për biznesin evogël.

Ja një shembull konkret për fitim-humbjet ebiznesit të vogël. Për një biznes me një milionëlekë në vit, përfitimi nga ulja e tatimi-fitimit në 7%nga 10 që ishte do të jetë 25 mijë lekë në vit.Përfitimi nga paketa e “Rilindjes” do të shuhet ngahumbjet nga taksa e qarkullimit, duke llogariturtransportin, ngrohjen, afërsisht 200 litra karburantnë muaj, do të ketë një humbje prej 28 mijë lekësh,po t’i shtojmë edhe humbjet nga rritja e taksës sëpronësisë që do të jetë 12 mijë lekë në vit, për njëhapësirë mesatare 60 metra katrorë, do të arrijnënë përfundimin se vitin që vjen, krahasuar me njëvit më parë për biznesin vogël, humbja do të jetë15 mijë lekë. Ko gjë do të sjellë mbylljen e shumëbizneseve të vogla, duke krijuar një zinxhir negativtë punësimit dhe të ekonomisë së vendit tonë.

Kolegë të nderuar, me justifikimin e gjojapaaftësisë së administratës vendore, zoti Rama,si një diktator që do të ketë çdo gjë në kontroll, umohon të drejtën bashkive dhe komunave të

Viti 2013

198

Legjislatura e 8-të

mbledhin taksa, duke ushtruar trysni mbi ta, dukepasur mundësi të avantazhojë njësitë e veta. Nëkuadrin e reformës territoriale, kjo qeveri organizontakime klandestine nëpër zona, duke u bërëpresion drejtuesve vendorë: këtë njësi do tashkrijmë dhe këtë do ta zgjerojmë, në kundërshtimtë plotë me Kushtetutën. Kryeministri mashtron kurthotë se, ka rritur grandin e pakushtëzuar përnjësitë vendore, por në fakt nuk ka kompensuaras gropën e buxhetit që do t’u krijohet këtyrenjësive nga heqja e taksës së biznesit të vogël.

Kolegët, të nderuar, nga kjo foltore, i bëj thirrjekësaj qeverie, të kapërcejë muret e mentalitetit tëetërve të saj, të propagandave televizive populistedhe të shohë në sy realitetin. Të tregojëprofesionalizëm dhe përgjegjësinë që meritojnëshqiptarët, duke u përpjekur të krijojë sa më shumëlehtësira për ta dhe jo të përpiqet të krijojë prangataksash, pët t’u marrë qytetarëve lirinë ekonomikedhe të krijojë në Shqipëri një burg të madhrecensioni ekonomik.

Të dashur, qytetarë Partia Demokratike sot,por edhe gjatë këtyre ditëve në takimet që kemipasur me ju, ka shpjeguar rrënimin që kjo qeverime taksat e saj do t’i bëjë buxhetit tuaj familjar. Nenuk kemi mundësi të ndryshojmë këto taksa, porsi opozitë jemi të vendosur të ndjekim hap pas hapibëmat e kësaj qeverie, që më sa duket do të jenëtronditëse për vendin tonë. Ajo do të varfërojë dhedo të çojë drejt krizës së papunësisë mijëra familjeshqiptare.

Ne jemi këtu në komunikim të vazhdueshëmme ju, me alternativën tonë dhe me të gjitha mjetetdemokratike për të ndalur hovin, rrënuesit të madhtë Shqipërisë dhe të shqiptarëve: Edi Ramës dhetë qeverisë së tij.

Vangjel Dule - Fjalën e ka zoti Bzheta. Pastajdo të kalojmë te përfaqësuesit e grupeveparlamentare.

Gjovalin Bzheta - Të nderuar deputetë, njëndër sektorët, të cilët nuk performoi mirë gjatëkëtyre viteve të fundit, ishte ai i industrisë sëndërtimit, i cili ka bërë që e gjithë ekonomia tëpunojë nën kapacitetet e instaluara, duke lënë njëpaqartësi rreth të ardhmes së kësaj industrie dhesektorëve që lidhen me të, siç është sektori iorendive të shtëpive, arredimi dhe deri te kreditimi.

Meqenëse Tony Blair po këshillon qeverinë,me platformën e tij elektorale të vitit 1997 mbajtinë pushtet laburistët për tri mandate, duke uorganizuar në uljen e interesave të kredive për

shtëpitë duke ndihmuar të pa strehët dhe industritëe lidhura me ndërtimin, ku është projekti i “Rilindjes”për ndërtimin dhe strehimin? Përveç listës sëproblemeve, vendi ka nevojë edhe për njohjen eresurseve që ka në dispozicion. Modeli i riekonomik duhet t’u japë përgjigje pyetjeve, se kuduhet dhe ku mund të investojë kapitali vendasdhe ai i huaj, privat apo institucional? Siç do vendShqipëria ka resurse, burime natyrore, njerëzoree logjistike, si edhe kapitale të mjaftueshme përzhvillim. Çfarë cilësie i kemi resurset? Çfarë gjenkapitali vendas dhe ai i huaj i tërhequr nga resursetshqiptare që të investojë dhe të rikthejë ritmet elarta të rritjes ekonomike? Para pak kohëve njëkompani prestigjioze bëri një studim të resursevedhe evidentoi se Shqipëria mund të zhvillojë meshumë sukses dhe të thithë më shumë kapitalevendase dhe të huaja, duke u fokusuar në turizëmkonkurrues, në bujqësi organike dhe në prodhiminindustrial. Kanë kaluar tetë vjet që atëherë dhesasia e cilësia e resurseve ka ndryshuar. Do tëishte e udhës të ribëhet kjo analizë e resursevedhe mbi atë bazë të riformulohet modeli i riekonomik. Si bazë e zhvillimit ekonomik shqiptarduhet një projekt resursesh që të mund tëangazhojë aftësitë tona konkurruese në tregjetrajonale dhe globale. Është ajo që ju mungon, pasiky studim është shumëçka. Pyeteni zotin Blair sesi e gjallëroi ekonominë e vendit të tij. Me mungesatë projekteve të tilla çdo shqiptar e trembni memaninë për të marrë borxh. Kur filluat qeverisjentuaj, gjetët një borxh 62%, por pasi kishim ndërtuar10 mijë kilometra rrugë, qindra ujësjellës dheshkolla. Ju për 100 ditë e çuat në nivelet 69%borxhin publik. Për 100 ditë keni rritur borxhin, sane për pesë vjet. Kjo është një papërgjegjshmëritotale, pasi niveli i tij bën vlerësimin e performancëstuaj qeverisëse. Një deficit i tillë krijon një klimëmbytëse për biznesin dhe për krejt ekonominëshqiptare. Ju po shkatërroni prodhimin dhekonsumin, që janë dy faqet e ekonomisë.

“The Economist” në një shkrim të saj, kujepeshin përpjekjet e disa vendeve të EuropësJuglindore për të rikuperuar krizën, nënvizonte sedisa vende në mes të përpjekjeve dhe të reformavetë tjera po shikojnë si mundësi lënien hapur tëklubeve, të bareve dhe të restoranteve pas orës24:00 me shpresën për t’i dhënë pak frymëekonomisë, duke dhënë indirekt mesazhin se,buka e përditshme në këtë situatë është më erëndësishme sesa gjumi i qytetarëve.

199

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Gjatë qeverisë “Berisha” shqiptarët shkelënnë rrugë të paralajmëruara ku piketat e zhvillimitekonomik ishin të qarta dhe prioritetet ishin tëpërcaktuara mirë, ndërsa me ju shqiptarët po hyjnënë rrugë të panjohur, pa vizime dhe pa murembrojtëse. Vonesat e sjelljes së buxhetit nuk kanëasnjë justifikim, por kanë shumë dëme për biznesindhe për ekonominë. Për shkak të kësaj voneseasnjë biznes nuk di se ku ta projektojë të ardhmendhe investimet e veta në janarin e këtij viti qëpresim të hyjmë. Historiku i burokracisë së lëvrimittë buxhetit, ka dëshmuar se edhe pas miratimit tëbuxhetit në parlament, duhet të paktën tri muaj qëtë materializohet në praktikë dhe jo vetëm kaq, porasnjë biznesmen apo qytetarë i thjeshtë nuk i diprioritetet e kësaj qeverie, sepse ato nuk i di asqeveria vetë. Duke i hequr të drejtën pushtetit lokalqë të grumbullojë taksa lokale, për ta centralizuarkëtë proces qeveria, i jepet e drejta dhe luksikomandues dhe përzgjedhës qeverisë që tëcaktojë se cili e “meriton” që t’ia rishpërndajë përinvestime. Kjo është në kundërshtim meautonominë vendore kërkuar aq shumë edhe ngaBE-ja për decentralizimin e pushtetit lokal.

Kryeministri i sotëm, dje kur ishte kryetar ibashkisë, kërkonte me forcë autonominë lokale përmbledhjen e taksave vendore. Ç’është ky ndryshimmendësie për taksën vendore? Apo sipas parimitmarksist: “Kur ndryshon qenia, ndryshon edhe tëmenduarit”. Nuk do shumë mend se decentralizimii taksës vendore në atë kombëtare jep mundësinëe shpërndarjes sipas preferencës kryeministrore,sepse e keni edhe traditë pabarazinë nëshpërndarje dhe rishpërndarje.

Ky veprim është shprehje e cinizmitkryeministror për të turpëruar kë do ai. Kalimi itaksës vendore në taksë kombëtare do ta zbehëpunën dhe entuziazmin e administratës lokalepërballë pamundësisë për të realizuar investimete premtuara, pasi ulja e performancës së qeverisëlokale është edhe qëllimi juaj.

Si përfundim, nga zbatimi i paketës fiskale nukpërfiton as pushteti lokal ashtu siç nuk përfitonasnjë segment i tatueshëm apo shoqëror. Ju do tërrëzoni sipërmarrjen private nga piedestali dhe dotë ngrini taksën progresive, siç premtuat gjatëfushatës, sepse ngritja në piedestal e njërës rrëzontjetrën. Përdorimi i kësaj takse do të penalizojëedhe premtimin tuaj të madh, atë të punësimit të300 mijë vetave, pasi teorikisht dhe praktikisht dihetse taksa progresive dhe punësimi përjashtojnë

njëra-tjetrën. Rritja e taksës së karburantit, përrrjedhojë dhe e çmimit të tij, rrit çmimin e punimittë tokës, që e premtuat me gjysmën e çmimit tëkostos krahasuar me atë të qeverisë “Berisha”.Rritja çmimit të punimeve rrit koston dhe çmimin eprodhimit bujqësor. Për rrjedhojë gjithë popullatado të blejë më shtrenjtë. Fermerëve u premtuatpërveç uljes së çmimit të karburantit edhe rritje tësubvencioneve të inputeve bujqësore. Ju, dukegënjyer këtë kategori të shoqërisë, keni gënjyergjysmën e popullsisë, pasi gjysma e popullsisëjeton në fshat. Le të pranojmë që borxhin e paskenimarrë për të shlyer borxh ndaj kompanive. Po 92milionë dollarë për luks qeveritar çfarë ikonsideroni? Kursim?

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Bzheta!Zoti Halimi, në emër të grupit parlamentar të

PD-së, urdhëroni!Eduard Halimi – Zoti drejtues i seancës,Të nderuar kolegë,Rreth 6 muaj më parë qytetarët shqiptarë

vendosën të ndryshojnë kontratën 8-vjeçare qëkishin me PD-në dhe firmosën një kontratë të reme këtë maxhorancë që ka detyrime. Detyrimetkanë një faturë dhe kërkojnë një buxhet. Ka 100ditë që Rama nga opozitar është bërë pushtetardhe kontratën e lidhur më 23 qershor e ka harruar,prej saj kanë mbetur vetëm disa deklarata.

Deklarata e parë: “Me qeverinë time do tëpërfitojnë 95% e qytetarëve shqiptarë që në vitin eparë të qeverisjes”.

E dyta, një minutë pasi hyri në zyrë tha: “Zyratjanë tonat, pushteti është i popullit”.

E treta: “Unë jam mandatuar për tëudhëhequr, jo për të qeverisur”.

Nga këto të tria kjo e fundit është ajo mbi tëcilën qëndron stoik. Vjen me këtë paketë dukeqëndruar stoik në filozofinë e vjetër të njohur prej50-vjetësh si nga më të këqijat për shqiptarët,filozofia e udhëheqësit që nuk dëgjon dhe që nukqeveris. Të qeverisësh do të thotë të shërbesh metransparencë dhe llogaridhënie; të udhëheqëshështë të mos pyesësh askënd dhe të mos lëvizëshpër askënd. Sot shqiptarët, që e besuan, është erëndësishme të dinë se çfarë po ndodh mekontratën që firmosën. Ku shkuan premtimet? Kaqe fortë ishte era që fryu pas qershorit sa humbëntë gjitha? Ku përfundoi premtimi që ata dhanë?

Rama është munduar me të gjitha mjetet qëtë shmangë përballjen dhe është munduar të

Viti 2013

200

Legjislatura e 8-të

veprojë vjedhurazi. Ndaj sot po ia kujtojmë pakkontratën, zotit Rama.

(tregon kontratën) Kjo është kontrata që kefirmosur me qytetarët. Le ta lexojmë: “Gjatë vitit tëparë nga këta 3 milionë shqiptarë do të përfitojnë95% e tyre vetëm me qeverisjen time”. Kushpërfiton? Përfitojnë ata 1 milion të papunë? Jo, nukpërfitojnë. Përfitojnë ata që e kanë rrogën nën 300mijë lekë? Jo, nuk përfitojnë. Kjo ishte pika e parë.

Pika e dytë, legalizim falas, është në faqen16 të programit. Në Kënetën e Durrësit dhe nëKamëz ke thënë: “Qeveria do të realizojë papagesë legalizimin e të gjitha banesave pa leje nëzonat informale”.

E treta, është në faqen 58. Angazhimi ynë:“Kujdes shëndetësor me mbulim universal,shërbim shëndetësor falas, sipas nevojës për tëgjithë shtetasit me banim të përhershëm nëShqipëri”. Zero.

E katërta, në faqen 80. Zotimet tona: “Nderimish-të përndjekurve politikë. Dëmshpërblim në vitine parë të qeverisjes për të gjithë ish-të burgosuratgra mbi 70-vjeç dhe ish- të burgosurit burra mbi75-vjeç”. Ja, ku është kontrata. Merre dhe mbajekëtë!

Sa është fatura për të gjitha premtimet që kebërë? E di? I ke bërë llogaritë? As ti nuk i ke bërëllogaritë, as ai tjetri nuk i ka bërë llogaritë, as kytjetri nuk i ka bërë llogaritë. Fatura është 40 milionëdollarë. Ju gënjeni!

Çfarë ka thënë në datën 3 qershor në Vaqar?Shikoje që të kujtohesh ti dhe qytetarët! Nafta duhettë jetë më e lirë. Nafta e Saliut është më e shtrenjtëse vendet fqinje. “Niveli i ri i taksimit do të vendosetvetëm pasi të bisedojmë me biznesin dhe tëkonsultohem me të”, thuhet në programin elektoral.Ja, ku e keni, në faqen 18 të programit. Çfarë kabërë? Asgjë!

Kjo paketë ka një arritje të madhe që, sipasudhëheqësit që i di të gjitha, është rritja e litrit tëkarburantit me 120 lekë. Çdo qytetar shqiptar qëka makinë do të paguajë 120 lekë më shumë përnaftën dhe për benzinën. Kush nuk ka makinë, dotë lëvizë me mjetet e transportit urban, ku edhebileta do të rritet. Cili është argumenti i këtijshkencëtari që kemi mbrapa? Argumenti i këtijshkencëtari është se duke rritur çmimin e naftësshqiptarët do të kursejnë më shumë, sepse do tëpërdorin më pak makina dhe duke kursyer mëshumë, do të fitojnë më shumë. Ky është argumentii këtij shkencëtari që kemi mbrapa.

E vërteta është për të qeshur dhe ironike,sepse qytetarët do të paguajnë një më një, si ataqë kanë makina edhe ata që nuk kanë. Të gjithëdo të jenë më të rrënuar. Çfarë do të ndodhë sipasojë e kësaj takse? Nga kjo taksë e këtijshkencëtari të madh që kemi mbrapa do tëpërfitohen 84 milionë dollarë për të mbushur xhepate këtij zotërisë mbrapa. Çfarë thotë ky? Ky thotëse këtë po e bën për drejtësi. Meqenëse ngaekonomia nuk merr vesh, edhe nga drejtësia nukmerr vesh, po i them një gjë që ta dëgjojë. Po tëlexoj një vendim të vitit 2013 të marrë nga njëgjykatë kushtetuese e një vendi europian, citoj:“Tatimi progresiv është një tatim sipas klasave, qëndan qytetarët në kategori të ndryshme socialesipas punëve dhe mënyrës së jetesës. Të drejtatdhe liritë e garantuara nga kushtetuta vlejnë njësojpër të gjithë qytetarët. Ndaj një tatim i tillë sjellpabarazi të rëndë dhe sfilitëse. Ky dallim ështëantikushtetues. Kur bëhet fjalë për të imponuarsakrifica përmes tatimeve dhe taksave mbi tëardhurat për individët, gjoja me arsyetimin epamundësisë për të shmangur një nevojë të tillëpër situatën e rëndë financiare, duhet të mbahetnë konsideratë se kjo nuk ka ardhur për faj tëqytetarëve dhe të punëtorëve, këtu të gjithë fajin eka qeveria me politikën e saj”.

Të nderuar qytetarë, arritja e dytë e këtijudhëheqësi të madh është se do të rrisë tatiminpër çdo banesë të qytetarëve shqiptarë. Do ta rrisëdyfish tatimin për të gjithë për shtëpitë e para. Dota dyfishojë për shtëpitë e dyta, do ta dyfishojë përdyqanet. Çfarë do të bëjnë ata në Kënetë, që nuke kanë legalizuar shtëpinë? Lajmi sot është: “Falasnuk ka”! Zotëria është mashtrues. Nuk ka, por dotë paguajë 2 milionë lekë për tokën. Madje ata qëdo të paguajnë 2 milionë lekë, do të detyrohen tëpaguajnë dhe 400 lekë për metër katror dhe aiqytetari i Kënetës apo i Shkozetit, që ka 100 me-tra, do të paguajë 40 mijë lekë në vit. Falas taharrojnë! Po e regjistruan, do të paguajnë edhetaksën tjetër. Kush fiton këtu? Asnjë! Qytetarëtvetëm humbin çdo ditë, bizneset humbin çdo ditë,qeveria humb.

Nga ky buxhet jo vetëm që nuk përfitojnë 95%e shqiptarëve, por të gjithë do të paguajnë një mënjë, më shumë se në vitin 2013. Kjo është e vërtetadhe shqiptarëve duhet t’ua themi në sy. Asnjë tëmirë nuk kanë qytetarët përveçse paguajnë mëshumë taksa, do të shpenzojnë më shumë dhe dotë fitojnë më pak. Kjo është e vërteta.

201

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Rama e bëri në fshehtësi buxhetin dhepaketën fiskale me shpresën se nuk do tëballafaqohej me qytetarët. Këtë e bën edhe sot,natën, vetëm e vetëm që qytetarët të mos dëgjojnë.Ta harroj se mund t’i tallë e t’i përbuzë qytetarët, t’ishkelë me këmbë premtimet në kontratën e tij.

Ka vetëm një mënyrë që kjo paketë të mosmiratohet. “Bravo, më votuat,- tha,- tani prisni 4vjet dhe pastaj flasim. Për 4 vjet heshtni dhe mëduroni. Vetë më zgjodhët”. Ai tund kartonët eparlamentit dhe i keqpërdor për t’i bërë ligjet sipasqejfit. E miraton buxhetin brenda ditës. Sot do tëpaguajnë qytetarët shqiptarë, por shumë shpejt dota paguash edhe ti. Kujdes thepin!

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Halimi!Zoti Fino, urdhëroni!Bashkim Fino – Pas këtij diskutimi kaq të

mirë, nga Devolli thonë se ky është djalë i mirë.Zoti drejtues i seancës,Zoti Kryeministër,Zotërinj qeveritarë,Të nderuar kolegë,Ligji i buxhetit të shtetit, por edhe ligji “Për

sistemimin e sistemit të taksave vendore” ështënjë nga dokumentet më të rëndësishme që ka sjellëqeveria në programin e saj. Sot maxhoranca sjellnjë buxhet krejtësisht të ndryshëm nga ai që jemimësuar të shikojmë vitet e fundit. Se pse ky ështënjë buxhet i veçantë dhe shumë i rëndësishëm nëjetën ekonomike, unë do të rendis disa arsye:

Së pari, është një buxhet realist, që do të thotëse për herë të parë i bëhet një skaner ipërgjithshëm ekonomisë shqiptare. Në këtëkëndvështrim janë evidentuar detyrimet dheborxhet që për vite të tëra ishin fshehur në mënyradhe forma të ndryshme.

Së dyti, buxheti i vitit 2014 synon rivendosjene ekuilibrave të nevojshëm fiskalë të munguar dhetë prishur vitet e fundit. Ai krijon një mjedis fiskal tëdrejtë, të ndershëm dhe nxitës ndaj individit,biznesit dhe ekonomisë publike; vendos taksimine ndershëm, heq taksën së biznesit të vogël, ulkontributet e detyrueshme për të vetëpunësuaritnë qytet, ul me 25% tatimin mbi fitimin për biznesine vogël, heq TVSH-në për barnat dhe shërbimetshëndetësore.

Së treti, ky buxhet është bërë edhe nëkonsultë me FMN-në dhe, natyrisht, ndërmjetqeverisë shqiptare ka arritur të nënshkruajë njëmarrëveshje me Fondin për një hua të leverdishme

për ekonominë tonë.Së katërti, ky buxhet siguron vendosjen e

stabilitetit makroekonomik e fiskal, nxjerr vendinnga kriza e thellë ekonomike dhe shënon kthesëne parë pas katër vjetësh rënie, duke garantuarrritjen dhe ringjalljen e ekonomisë shqiptare.

Së pesti, ky është buxheti që vjen në ndihmëtë shtresës në nevojë, lehtëson shtresën e mesmedhe mbështet biznesin.

Së fundi, ky buxhet nuk diskriminoninstitucionet e pavarura ose të varura dhe nukdiskriminon shtresa apo zona të ndryshme, praështë buxhet i të gjithë shqiptarëve, ku secilikontribuon dhe përfiton. Buxheti i vitit 2014përmbush premtimet elektorale të koalicionit përShqipërinë Europiane dhe, si i tillë, nuk përmbanasnjë masë të papritur për shqiptarët. Ky buxhetmëshiron premtimet për të cilat koalicioni i sotëmqeveritar u votua më 23 qershor, në mënyrëplebishitare.

Buxheti që diskutojmë sot, natyrisht, ndihmonedhe opozitën, për të parë dhe reflektuar në rrugëne gabuar që ndoqën në buxhetet e tyre, të cilat ikthyen në propagandë dhe në arritje boshe.

Të nderuar deputetë, buxheti i pushtetit ven-dor, si pjesë e buxhetit të shtetit në tërësi, ështëbuxheti më i mirë i 6 vjetëve të fundit. Me gjithëproblemet serioze që ju, zotërinj të opozitës, nalatë si trashëgimi në ekonomi, buxheti për pushtetinvendor është më i madhi në 6 vjetët e fundit. Tëardhurat në vitin 2014 të pushtetit vendor janë 33,1miliardë lekë ose 2,4% e produktit bruto, ndërkohëqë në 6 vjetët e fundit, buxheti vendor ka qenërreth 2,1 % e produktit të brendshëm bruto.

Viti 2014 është viti i parë, pas 8 vjetësh tëqeverisjes së djathtë, që maxhoranca e majtë arritit’i alokojë fonde pushtetit vendor, në raport meproduktin e brendshëm bruto, aq sa alokojnë edhevende të tjera të rajonit. Falë buxhetit të vitit 2014çdo bashki dhe komunë në Shqipëri do të përfitojëmë shumë, krahasuar me investimet që ka marrënë vitin 2013. Buxheti i vitit 2014 parashikongarancinë për çdo njësi të qeverisjes vendore, padallim politik, për të përfituar të paktën 101% tëfondeve të vitit të shkuar.

Paketa fiskale vendore, si pjesë e politikësfiskale të maxhorancës për vitin 2014, synonlehtësimin e biznesit të vogël, duke hequr taksënvendore të biznesit të vogël. Kjo masë do të jetëefektive drejtpërdrejt në ekonomi në mbi 60 mijësubjekte të biznesit të vogël, ku llogaritet që efekti

Viti 2013

202

Legjislatura e 8-të

neto të jetë mbi 1 miliard lekë, shifër e cila, nëpjesën më të madhe do të shkojë në rritjen einvestimeve në këtë sektor dhe për rrjedhojë nëkrijimin e vendeve të reja të punës. Futja eprogresivitetit brenda sektorit të biznesit të vogël,është një tjetër karakteristikë e kësaj pakete.Kështu, ata që do të bëjnë xhiro nga 0 në 2 milionëlekë do të paguajnë vetëm 25 000 lekë në vit,ndërsa ata që do të bëjnë xhiro nga 2 deri në 8milionë lekë do të paguajnë 7,5% të diferencësmidis të ardhurave dhe shpenzimeve. Nëpërmjetkësaj paketë hiqen kufizimet mbi vendosjen enivelit të tarifave vendore të vendosura në vitinelektoral 2009 nga qeveria e djathtë. Nga viti 2009e deri më sot pushteti vendor, si pasojë e këtijkufizimi, çdo vit ka subvencionuar shërbime publikeme 1,5 miliardë lekë nga të ardhurat e veta, pranga taksat vendore dhe nga transferta epakushtëzuar ose për 4 vjet së bashku janësubvencionuar 6 miliardë lekë ose 60 milionëdollarë, që përbejnë 60% të transfertës sëpakushtëzuar në vitin 2013 ose, të përkthyera nëinvestime janë lënë pa bërë me qindra kilometrarrugë, kanalizime vendore.

E shikoni pra se çfarë dëmi i keni shkaktuardecentralizimit dhe eficiencës së pushtetit vendor,zotërinj opozitarë. I përmenda këto momentekryesore jo vetëm për të treguar avantazhet që kybuxhet vendor ka për vitin 2014, por për të treguarse çfarë gabimesh të rënda keni bërë në lidhje medecentralizimin dhe me buxhetin vendor.

Të nderuar kolegë, gjatë periudhës sëqeverisjes socialiste 1997-2005 ju e dini që procesii decentralizimit ka qenë dinamik, i hapur për tëkontribuar secili, pozitë dhe opozitë, shoqëritë civilee të tjerë dhe transparent në zbatimin e tij. Kështugjatë kësaj periudhe është bërë shumë përdecentralizimin, duke nënshkruar e miratuar aktethemelore të decentralizimit.

Zotërinj të opozitës së sotme dhe tëmaxhorancës së djeshme, më thoni një moment,një dokument apo një tullë të vendosur në godinëne decentralizimit gjatë 8 vjetëve të qeverisjes suaj,përkundrazi ju edhe ato që ne i kemi bërë bashkëose jeni bërë pjesë e procesit tonë, vetëm sa i keniprishur. Megjithatë, ato çfarë ne propozojmë përbuxhetin e vitit 2014 nuk kanë të krahasuar meato çfarë ju keni bërë në 8 vjetët e qeverisjes suaj.Unë, dhe maxhoranca që përfaqësoj, sfidën nuk ekemi me ju, sepse po ta bënim një gjë të tillë do tëecnim shumë ngadalë ose do të ngelnim në vend,

ne e kemi sfidën me standardet e BE-së, mestandardet e vendeve të zhvilluara euroatlantike.Në këtë kuptim, unë do të kërkoja buxhet edhemë të lartë. Personalisht, si njohës i pushtetit lokaldo të kërkoja çlirim të mëtejshëm nga disa kufizime,siç është neni 15 i projektligjit, nen të cilin shpresojme shumë të dëshirë, ashtu siç shpresonte dikurish-Kryeministri Berisha, ta votoni siç e keni votuaredhe vjet, pra ta votoni edhe këtë vit. Në qoftë senuk do ta votoni, natyrisht që do të bëni hipokrizinëe radhës, atë çfarë na keni thënë për vite me radhë.

Të nderuar kolegë deputetë, i nderuar zotiKryeministër dhe ministër i Pushtetit Vendor, unëpropozoj disa veprime dhe masa që do ta bëninprocesin e decentralizimit më të dobishëm dhe mëtë përdorshëm në plotësimin e nevojave tëkomunitetit.

Së pari, duhet një mbështetje e plotë ngaparlamenti, pozitë-opozitë për qeverinë shqiptarenë kryerjen e reformës territoriale. Tashmë kaardhur koha që pas 23 vjet tranzicion, pas lëvizjevealokime, rialokime të kapitaleve financiare dhenjerëzore, të ndryshohet harta territoriale pasi nëkushtet aktuale është kthyer në një pengesëserioze për zhvillimin e ekonomisë dhe sidomostë pushtetit vendor.

Së dyti, ka mbi 10 vjet që, për shpërndarjen etransfertës së pakushtëzuar për njësitë eqeverisjes vendore, është përdorur një formulë ebërë nga qeveria socialiste në bashkëpunim meUSAID-in, por kjo formulë pothuajse i ka ezauruarefektet e saj pozitive. Ka ardhur koha që formulatë shikohet me themel, me qëllim që t’u përgjigjetrealiteteve të reja që ka sot dhe kjo formulë mundtë ribëhet duke u mbështetur në këto kritere:

Kriteri i parë: numri i banorëve të ketë pikëtkryesore në shpërndarjen e transfertës sëpakushtëzuar. Numri i banorëve gjithashtu duhettë jetë edhe me grup moshash, me qëllim që tësigurohet mbështetja dhe shërbimi i duhur imoshave të ndryshme që kanë edhe kosto tëndryshme.

Kriteri i dytë: sipërfaqja e komunave mund tëkonvertohet në sipërfaqe të banuara, por edhe nëgjatësi rrugësh.

Kriteri i tretë: kapacitetet fiskale duhet të jenëkapacitete potenciale fiskale dhe jo kapacitetefaktike fiskale që mbështesin mbledhjen e taksave.Aktualisht duhet të merret në konsideratë mbledhjafaktike e taksave që ka të ngjarë, siç ka ndodhuredhe sot që ka kryetar komune e bashkie që

203

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

punojnë më dobët dhe që nuk i marrin dot taksatlokale dhe nga ana tjetër u jep parlamenti transfertëtë pakushtëzuar më shumë, ndërkohë që kakryetarë bashkie e komune, që mund të kenëpunuar më mirë në mbledhjen e taksave, pa çkase kanë mbledhur taksa më shumë, u jepet mëpak transfertë e pakushtëzuar. Pra ka ardhur kohapër të treguar se duhet vënë një kriter i saktë dhei drejtë për sa i përket taksës lokale dhekapaciteteve lokale jo mbi faktin, por mbi atë qëështë potencial i realizueshëm që të bëhet njëformulë më se e garantuar. Kjo ka ndodhur sot meju, zotërinj opozitarë, sepse në të gjitha ndarjet egranteve që keni bërë, të gjitha komunat që judrejtoni, sot kanë banorë më pak, kanë mbledhurmë pak taksa, por kanë buxhet dhe transfertë tëpakushtëzuar shumë herë më të madhe ngakomunat e Partitë Socialiste. Sot ne nuk kemi bërëdiskriminim, por siç e thamë edhe më parë, 101deri në 108% janë rritur automatikisht të gjithagrandet e pakushtëzuara, pavarësisht se kemipresion nga kryetarët e komunave për të cilat jukeni bërë manovra të ndryshme politike. Prandajkriteri i katërt mendoj se është numri i nxënësvedhe i shkollave, që të jetë një kriter tjetër për vlerëne saj.

Kriteri i pestë është numri i të moshuarve përqendrat e ndryshme sociale, që është edhe shumëi rëndësishëm.

Kriteri i gjashtë duhet të ketë një koeficientstimulues për zhvillimin ekonomik vendor, sikundërduhet të ketë një koeficient solidariteti për njësitëmalore dhe ato me pak të ardhura. Reforma edecentralizimit fiskal duhet të orientohet nëdrejtimin e taksave të ndara, kryesisht të taksësmbi të ardhurat personale, që një pjesë e saj tëshkojë në buxhetin vendor. Reforma edecentralizimit fiskal duhet të vazhdojë edhe mereformën e taksimit të pronës në nivel vendor. Kjoduhet të jetë taksa kryesore e të ardhurave tëpushtetit vendor.

Së fundi, ka ardhur koha që të kemi një ligjintegral për financat vendore. Në të gjitha buxhetete qeverive të djathta, në 8 vjet na keni gënjyer,duke thënë se do të sillnit në parlament sa mëshpejt ligjin integral të financave vendore dhe nuke keni bërë asnjëherë. Mendoj se ky është ligji qëduhet të sinkronizojë të gjitha reformat përdecentralizimin e pushtetit vendor. Këto reformadhe ndërhyrje duhet të jenë paketa madhore,ligjore, administrative të miratuara menjëherë. Ky

do të jetë hapi i dytë i madh kryesor dhe vendimtarnë drejtim të reformës së decentralizimit.

Së fundi, ky buxhet shënon kthesën erëndësishme në ringjalljen e ekonomisë,rivendosjen e ekuilibrit fiskal ekonomik dhe social,rrit autoritetin fiskal dhe financiar të pushtetit ven-dor, rrit përsosmërinë e shërbimeve publike dhetë shtresave në nevojë. Më e rëndësishmja ështëse hedh themelet e sigurta të një transformimi tëmadh drejt BE-së. Për këtë, unë dhe shumica eshqiptarëve dhe e këtij parlamenti do ta votojmëkëtë projektbuxhet.

Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Fino!Përfundojmë këtu diskutimin e projektligjit “Për

disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9932, datë30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” tëndryshuar”.

Vazhdojmë me diskutimet për projektligjin “Përdisa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7928, datë27.04.1995 “Për tatimin e vlerës së shtuar” tëndryshuar.” Janë regjistruar për të diskutuar ngaopozita: zonja Albana Vokshi, zoti Halim Kosova,zoti Helidon Bushati dhe në emër të grupeve: zotiIlir Beqja nga maxhoranca dhe zoti Florion Mimanga Grupi Parlamentar i PD-së.

Urdhëroni, zonja Vokshi!Albana Vokshi – I nderuar zoti drejtues i

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Këto ditë, ndër të tjera, kam dëgjuar nga

ministri i Financave, por të perifrazuar në të gjithaformat edhe nga Kryeministri, që buxheti i vitit 2014është më i madhi në histori. Kjo shprehje, njëdeklarim mjeshtëror i “Public Relations”, në fakt, ivjedhur nga libri i thënieve të ish- KryeministritBerisha, përtej efektit që synon të arrijë në opin-ion publik, shpreh në vetvete një të vërtetë shumëtë madhe. Shqipëria nuk është në krizë të thellëekonomike, madje nuk është as në krizë. Një vendnë krizë, sado heroike ta ketë qeverinë, sado su-perman e superwoman t’i ketë ministrat, nuk mundtë prodhojë dot buxhetin më të madh në historikështu si me magji. Nxirja e realitetit dhe e situatësekonomike ka qenë strategji e vazhdueshme dheagresive e qeverisë që ditën e parë kur erdhi nëpushtet. Kjo, së pari, për të ulur e poshtëruarkundërshtarin politik, duke zbehur ndikimin dhebesueshmërinë e publikut ndaj tij dhe, së dyti, përtë ulur pritshmërinë publike ndaj qeverisë e në këtëmënyrë për t’u dukur heroik, kur kuptohet qërealiteti është më i mirë sesa pritshmëritë e ulura

Viti 2013

204

Legjislatura e 8-të

të publikut.Fushata e nxirjes së realitetit ekonomik të

vendit nuk ka qenë asnjëherë më intensive, mëagresive sesa këto ditë të publikimit dhepromovimit të buxhetit 2014 nga qeveria.

Në mënyrë të veçantë Kryeministri Rama kaofruar një sërë ligjëratash të gjata e të lodhshmepër t’u kuptuar, të njëpasnjëshme publike me këtëtemë, në të cilën gjendja e supozuar ekonomikeështë përshkruar përmes lëmshit të koncepteveekonomike nëpërmjet figurave me ngjyrime tëndezura artistike, siç atij i pëlqejnë, të tilla si:katrahurë, greminë, gjunjëzim, hemorragji e tëtjera. Këto ditë është shpalosur edhe pjesa e dytëe strategjisë, ajo e shpalljes dhe e lëvdimit tëshpëtimtarit, ngadhënjyesit që, me heroizëm tëpamasë, si Heronjtë e Punës Socialiste, kanëarritur të shpëtojnë vendin në vetëm 3 muaj pasardhjes në pushtet. Ky heroizëm është shprehurmë shumë se nga kushdo tjetër nga Kryeministri,i cili pak ditë më parë deklaroi, me mënyrën e tijtipike artistike, se i kishte çmontuar minat me sahat,kishte shmangur hedhjen në erë të urave të sëardhmes, kishte ndërprerë rrugën e inercisë së tëkeqes. Se sa i pabazë, i shtrembëruar dhe igënjeshtërt është përshkrimi qeveritar i gjendjesekonomike mund të kuptohet nga pretendimi itriumfit shpëtimtar, nga fakti që pothuajse pa bërëasgjë, pa ndërmarrë asnjë politikë të re ekonomike,si në një show televiziv, ministrat një pas një nëradhë, që vetëm hallet e popullit nuk mbanin,deklaruan se kanë arritur të ndryshojnë situatënnë vetëm 3 muaj.

Çdo njeri që merr vesh sado pak ngaekonomia do ta kuptonte se një gjë ë tillë ështëkrejtësisht e pamundur, madje e gënjeshtërt. Ështëpranuar nga të gjithë që në këta 23 vjet nuk kandodhur kurrë që të ndryshohen kaq shumë ligjefiskale njëherësh, të propozohen kaq shumëndryshime në një sistem fiskal e në një kohë kaqtë shkurtër, madje nëse do të shpreheshaartistikisht, duket si një sallatë frutash, madje ngaato ekzotiket, sepse gjërat ekzotike i pëlqejnëKryeministrit. Në këtë linjë vjen edhe ligji “Përtatimin mbi vlerën e shtuar” i ndryshuar, i cili nëpamje të parë duket sikur do të krijojë një lehtësite qytetarët, duket sikur është në një linjë mepremtimin më të bujshëm të Ramës për shëndetësifalas, por absolutisht nuk është kështu.Shëndetësia falas do të vazhdojë të ngelet ëndërrnë sirtar e shqiptarëve. Demagogjia e shërbimit

shëndetësor falas është false dhe nënkupton njëshërbim që në realitet nuk ekziston. Po ashtupretendimi për ilaçe falas apo me çmime më tëulëta, siç pretendohet në këtë projektligj,

në fakt, sjell ilaçe me çmime më të larta. Me“shërbime mjekësore spitalore të pataksuara” dotë nënkuptojmë shërbime me ryshfete edhe më tëlarta. Politika e zerimit të taksave për barnat dheshërbimet mjekësore është false, e provuarpikërisht nga qeveria juaj socialiste para vitit 2005.Kthejeni pak memorien dhe kujtoni se sa kushtoninbarnat më 2005-n. Në vitin 2005 medikamentet nëShqipëri kushtonin 60% më shtrenjtë se në vendete BE-së. Besoj se pyetja e çdo qytetari shqiptardo të ishte: pse ekzistonte kjo diferencë, si ështëe mundur që ne kishim çmimet më të larta nëEuropë? Pra, ishin pikërisht këto politika të taksimitzero, që tashmë po propozohen rishtas ngamazhoranca e atëhershme, e rikthyer sot nëpushet. Historia përsëritet, pas 8 vjetësh qeveriapo nxit sërish kompanitë klienteliste t’i vendosinvetë çmimet e importit të barnave, duke përfituar:së pari, rimbursim më të madh nga qeveria; sëdyti, në këtë mënyrë rritin shpenzimet e aktivitetittë tyre, duke ulur fitimin e kompanive tregtare tëmedikamenteve në tregun shqiptar.

Relacioni i qeverisë përmend direktivën nr. 6të BE-së, e cila, sipas saj, rekomandon shkallënzero. Kjo absolutisht nuk është e vërtetë, pasi përefekt të kontrollit fiskal dhe të rritjes së formalizimitnë të gjitha vendet zbatohet edhe tarifa minimaleprej 1%.

Dy vjet më parë në linjë me këtë direktivëqeveria jonë ndërmori për herë të parë një masëqë solli risi në skemën fiskale, duke futur njëstrategji të re në fushën e TVSH-së për sisteminshëndetësor: normën e reduktuar prej 10%. Vetëmvendosja e kësaj takse mbi çmimin e ilaçeve bëritë mundur mbikëqyrjen e transaksioneve të ilaçevekonform parametrave cilësorë, çmimeve tëorigjinës etj. Këto jo të deklaruara nga firmatimportuese, por me pullë fiskale të stampuar nëvendin e prodhimit. Ku jemi sot pas dy vjetësh tëaplikimit të kësaj takse? Kjo është tabela që ministrijuaj e përmendi pak më parë dhe burimi i saj ështëINSTAT-i. Nëse do të shohim ndryshimin eçmimeve, do të kemi: më 2011-n janë rritur me 6,4pikë çmimet e medikamenteve; më 2012-n, pasiështë vendosur TVSH-ja 10%, janë rritur vetëmme 3,6. Çfarë ndodh në vitin 2013? Barnat janëulur me 0,4 pikë. Pra, politikat tona bënë të mundur

205

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

që çmimet e barnave të fillojnë të ulen. SipasISKSH-së, në vitin 2013 çmimet e listës së barnavejanë ulur me 7%.

Të nderuar qytetarë, siç e shikoni, pikërishtpolitika e ndjekur nga qeveria jonë bëri që një vitpas aplikimit të TVSH-së tregu të formalizohej dheçmimet të fillonin të uleshin. Natyrshëm lind pyetja:pse kjo qeveri tashmë po e heq kontrollin, po heqTVSH-në? Jam e sigurt se gjithkush e di përgjigjen:ky ndryshim bëhet vetëm për shkak të interesaveklienteliste të kupolës socialiste. Tri palë janë tëprekura nga ky projektligj. Qeveria nuk përfitonasgjë, pasi efekti neto në buxhet është 100 milionëlekë. Çfarë ndodh më biznesin? Heqja e TVSH-sëdo të bëjë që ky treg të mos kontrollohet më, çkado të thotë që biznesi të deklarojë përsëri çmimesipas interesit të ti j. Ju siguroj se tregu imedikamenteve është një kafshatë e madhe dhefitimet janë shumë të mëdha. Çfarë ndodh meqytetarin? Ajo që thuhet se me heqjen e TVSH-sëdo të përfitojnë qytetarët, është thjesht spekulim,sepse heqja e kontrollit të barnave me anë tëTVSH-së do të bëjë që në rastin më optimistçmimet të mbeten kaq sa janë, ndërsa në rastinpesimist ato do të vazhdojnë të rriten. Shto këtuedhe rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimit tëtransportit urban, shto taksat e shtëpisë, shto rritjene çmimit të duhanit, të alkoolit etj. Pra, nga të triapalët në këtë projektligj përfituesit e vetëm janëbizneset e tregtisë së ilaçeve, ndërsa humbësit evetëm janë qytetarët shqiptarë.

Ministri i Mirëqenies përmendi buxhetinsolidar. Në fakt, vetëm në pesë minuta ministri bëritri gabime, pasi vetëm në pesë minuta diskriminoipersonat me aftësi të kufizuara, sepse tha se atanuk e shohin autostradën, ata nuk i japin makinës.Zoti Ministër, nëse ju nuk e dini, ka makina që janëtë përshtatura për ta. Pra, personat me aftësi tëkufizuara tashmë mund të bëjnë gjithçka, mund tëshkojnë edhe në autostrada. Tha se kemi bërëtrajnime për gratë për floktore. Pse nuk duhet tëtrajnohen gratë? Duhen diskriminuar gratë, apo nenuk duhet të shkojmë në floktore? Po ashtudiskriminoi moshën e tretë. Për një ministër tëmirëqenies sociale është e turpshme kjo që bëni.Gjithsesi, ju përmendët buxhetin solidar, kjo përshkak se ishin ditët e solidaritetit të OKB-së. Poçfarë është ky buxheti solidar? Jemi të gjithë solidarpër në varfëri. Ashtu si në kohën e Enver Hoxhës,të gjithë të barabartë, por të varfër. Ky buxhet kashumë pikëpyetje dhe paqartësi për të gjithë ne,

sidomos për qytetarët shqiptarë. Ajo që është eqartë si drita e diellit është se kjo mazhorancë nuke di as vetë se çfarë do, nuk e di as vetë se ku dotë shkojë, nuk e di as vetë se çfarë do të arrijë,përndryshe askush nuk do ta kuptonte një programtë dështuar, diletant, varfërues dhe mbi të gjithaantisocial.

Ju faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Vokshi!Fjalën e ka zoti Halim Kosova. Të përgatitet

zoti Helidon Bushati.Halim Kosova – I nderuar zoti drejtues i

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Të nderuar qytetarë,Në vitin 2010, nisur nga parregullsi të

ndryshme të vëna re në sistemimin e biznesitfarmaceutik, ministri i atëhershëm i Shëndetësisë,zoti Vasili, si dhe ministri i Financave, zoti Bode,duke evidentuar shumë parregullsi në këtë treg,paraqitën në Këshillin e Ministrave propozimin përtë vendosur TVSH-në për barnat në një shifër tëreduktuar në 10%. Për sa i përket aplikimit tëTVSH-së në masën 10%, e përjashtuar më parëpër barnat dhe shërbimet mjekësore, Ministria eFinancave do të referonte se nuk do të sillte asnjërritje të çmimit të barnave në treg, qofshin ato tërimbursueshme ose jo, sepse vendosja e TVSH-së për barnat do të synonte vetëm sistemimin emënyrës së faturimit të çmimeve reale të barnavenë tregun shqiptar. Për qëllimin e mësipërm umendua që ky treg të vihej nën kontroll, duke eulur mbi një karrige me katër këmbë, nga dy qëkishte përpara, Qendrën Kombëtare të Kontrollittë Barnave dhe ISKSH-në, t’i shtoheshin edhetatimet dhe doganat. Katër këto pika tërëndësishme, të koordinuara me njëra-tjetrën menjë sistem on-line, do ta mbanin këtë biznes kaqdelikat për qytetarët dhe për vendin në monitorimtë vazhdueshëm për të bërë profilaksinë e çdoveprimi abuziv në të, të deklaruara dhe të faktuaramë parë. Në fakt, nga kjo TVSH nuk prekeshinpacientët që trajtoheshin në spitale, sepse të gjithatenderat bëheshin me TVSH-në brenda, ashtusikurse të gjithë pacientët ose të gjithë qytetarëtqë u drejtoheshin ilaçeve të rimbursueshme ngashteti. Por mbeti një kontingjent i qytetarëve qëpër shërbimet e tyre shëndetësore i drejtoheshintregut jopublik.

Heqja e TVSH-së justifikohet me argumentinse krijon kushte dhe favorizon kontrabandën në

Viti 2013

206

Legjislatura e 8-të

përmasa të mëdha, ndërkohë që në të vërtetë gjatëaplikimit të kësaj takse ka pësuar ulje tëkontrabandës në vendin tonë, duke ulur edheçmimet në treg në mënyrë të ndjeshme. Pra, edhenjë herë: me heqjen e TVSH-së ne i heqim dykëmbë kësaj karrigeje ku ishte ulur tregufarmaceutik, që janë tatimet dhe doganat. Çfarëndodh në të vërtetë, ndoshta edhe sot? Para se tëdorëzoja detyrën si ministër i Shëndetësisë, ish-drejtori i Doganave kërkoi të më takonte. Kur utakuam, më pyeti: “Si ka mundësi, kam dërguardisa shkresa njëra pas tjetrës në Ministrinë eShëndetësisë për firma që punojnë me dy faturailaçesh: tjetër nga vendi i origjinës dhe tjetër faturënë vendin tonë, dhe nuk ka asnjë lloj reagimi?”.Atëherë, unë në mënyrë urgjente i kërkova të mapërgatiste këtë shkresë dhe të ma ridërgonte.Fatkeqësisht, kjo bisedë është zhvilluar në ditët efundit të dorëzimit të detyrës. Kur po prisja njëshkresë ku të ishin 1, 2 ose 3 firmat farmaceutike,më erdhi një listë shumë e gjatë. Pra, për të mbajturnën kontroll tregun farmaceutik nuk mjafton tëngrihen vetë hallkat e duhura, por njëkohësisht tëgjitha këto struktura jo vetëm që duhet takoordinojnë punën me njëra-tjetrën, por duhet tëpunojnë seriozisht dhe duhet të qëndrojnë larginteresave personale, aq më tepër abuzimeve.

Gjatë diskutimeve që bëmë javën e kaluar nëgrupin parlamentar edhe me ministrin eShëndetësisë, zotin Beqja, pasi deklarova sesistemi shëndetësor nuk është vetëm pjesë emazhorancës, por pas zgjedhjeve, pavarësishtforcës politike që fiton, ai duhet të jetë dhe faktikishtështë pronë e të gjithëve, mendoja dhe arsyetojame të njëjtën mënyrë sikur unë të isha përsëri nëpozicionin që mund të ndikoja direkt dhe i ofrovatë gjitha të dhënat që kisha, të pasuruara sidomosgjatë kohës së shkurtër si ministër, si dhearsyetimet se çfarë do të kisha bërë nëse do tëisha në vendin e tij në krahasim me lëvizjen eTVSH-së apo dhe me mundësitë e tjera tëabuzimeve që ndodhin në këtë treg farmaceutik.Aty i përmenda faktin se ditët e fundit i kam lënënjë shkresë të ardhur nga Drejtori i Doganave tëasaj kohe, ku flitej për një lëvizje të çmimeve ngaato të origjinës deri në hyrje në Shqipëri. Sot nëdrekë ministri e kishte marrë me vete atë shkresë,domethënë e kishte marrë parasysh sugjerimin tim,dhe tregoi se ekziston një gjë e tillë. Kjo tregon,pavarësisht se si mund t’i ketë tendencat për takomentuar, që këto hallka janë shumë të

rëndësishme, por duhet të jenë edhe funksionale,që të nxjerrin në pah mënyrën se si mund tëdevijojë tregu farmaceutik në një vend, gjë qërëndon direkt mbi qytetarët. Po ashtu edhe ju jenidëshmitarë se gjatë asaj kohe kam dhënë disaintervista se si shiteshin ilaçet me çmime shumëherë më të larta se në realitet. Të gjitha këto tëdhëna që atëherë u grumbulluan nga grupi i auditittë asaj kohe, janë dërguar në KLSH dhe sigurishtnjë ditë do të kemi përgjigje profesionale për këtëçështje. Në këtë mënyrë japim edhe një gjë tëvlefshme për vendin, sepse do të parandalojmëshumë gjëra që nuk ishin në rrugën e duhur.

TVSH-ja është një masë që ndihmonparandalimin e rritjes në mënyrë abuzive tëçmimeve, si dhe e mban këtë fushë me mundësitë shumta abuzimi nën kontroll. TVSH-ja është njëpemë në pyllin e madh të mundësive për të devijuarçmimet dhe cilësinë e ilaçeve, kështu që është njëhallkë e rëndësishme, gjykoj unë, që mund të uletose jo, por që lë shenjë në një portë shumë tërëndësishme të vendit siç janë doganat dhe tatimet.Për këtë qëllim çdo vonesë në zbatimin e ligjevepër sektorin farmaceutik, favorizimi selektiv ifirmash farmaceutike, konkurrenca jo e ndershmenë treg, shkelja e procedurave ligjore dhe admin-istrative në praktikat e përditshme të punësgjithmonë do të krijojnë kushte të favorshme përpërfitime të padrejta, për abuzime me detyrën,abuzime që mund të shtohen edhe më shumë nëqoftë se në këto hallka kaq të rëndësishme kanjerëz jokompetentë ose njerëz shumë të stërviturpër këtë lloj sporti.

Unë ju falënderoj për vëmendjen dhe shprehedhe një herë atë që është në traditën time, se dotë jem i gatshëm të jap mendime, sugjerime dhedo të jem përkrah asaj që populli të arrijë të marrëilaçe të sigurta dhe me çmime të arsyeshme.

Ju faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Kosova!Fjalën e ka zoti Bushati.Helidon Bushati – I nderuar drejtues i

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Mendoj se shumëkush nga ne sot në sallë e

pranon, qoftë edhe në heshtje, se qeveria e majtë,që erdhi me aq shumë premtime në pushtet, vetëm3 muaj pasi ka filluar punën ka humbur shumë ngabesueshmëria dhe nga mbështetja e saj. Nukkishte si të ndodhte ndryshe me këtë draft tëbuxhetit dhe me këtë paketë fiskale. Një gjë e tillë

207

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

nuk kishte si të mos shoqërohej me rritjen epakënaqësisë dhe mosmiratimit të hapur të këtijdrafti nga ana e qytetarëve dhe biznesit. Tëndodhur përpara këtij realiteti, Kryeministri dheministrat e qeverisë po përpiqen t’u mbushinmendjen shqiptarëve përmes show-ve mediatikëpër përmbajtjen e premtimeve dhe realizimet ekëtyre 100 ditëve në qeverisje. Këto dalje nuk janëveçse tentativa të sforcuara dhe të çoroditura, qëflasin për mungesën e ideve dhe panikun që kambërthyer qeverinë për shkak të mosmbajtjes sëpremtimeve. Për fat të keq, e njëjta politikëmashtruese dhe aspak realiste po ndiqet edhe nësektorin e shërbimit shëndetësor, pasi Kryeministripo përpiqet t’ua shesë shqiptarëve si arritje dhembajtje premtimi paketën që lidhet me këtë sektorkaq të rëndësishëm për shëndetin dhe sigurinë ejetës së qytetarëve shqiptarë.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj pakete ështëedhe ajo që lidhet me heqjen e TVSH-së sëbarnave. Në pamje të parë marrja e kësaj maseduket si një vendim lehtësues dhe i mirëpritur, pokur fillon e bën llogaritë e efektit që prodhon teqytetarët një masë e tillë, sheh se ajo jo vetëm qëka nota të theksuara propagande, por duke eanalizuar në tërësi paketën e re fiskale të vitit 2014arrin në përfundimin se ndikimi i saj mund të jetëedhe negativ për ekonominë dhe për qytetarëtshqiptarë.

Po t’i referohesh materialit të qeverisë, në tëthuhet se eksperienca e vendeve të tjera dhedirektiva e BE-së për këtë fushë është përpërdorimin e një norme të përshkallëzuar të TVSH-së. Me këtë ju nuk keni thënë asgjë më tepër, porkeni pranuar atë që qeveria e Partisë Demokratikekishte përmbushur dhe realizuar gjatë qeverisjessë saj. Që të mbanim nën kontroll rritjen e çmimevetë barnave, ne e përshkallëzuam nivelin e TVSH-së me 10%, nga 10 që ishte norma bazë. Sot pafrikë mund të themi se kjo normë e përshkallëzuare aplikuar gjatë tre vjetve të fundit nga qeveria ePartisë Demokratike ka ndihmuar kontrollin e rritjessë çmimeve të barnave krahasuar me çmimet etyre në vendet e tjera. Nga ana tjetër, po t’ureferohesh përllogaritjeve të qeverisë suaj, impaktinë sektorin publik të shërbimit shëndetësor dhe tëmedikamenteve do të ishte në shumën 150 milionëlekë. Ky tregues nuk bën gjë tjetër veçse dëshmonqartë demagogjinë e kësaj mase të ndërmarrë.Vetëm kostoja shtesë nga rritja e taksës mbikarburantet ka një ndikim 3-4 herë më të lartë se

ky “përfitim” nga heqja e TVSH-së së barnave. Përkëtë arsye nuk do të kemi ulje të çmimit të ilaçevedhe të shërbimeve, por rritje të tyre. Në materialinbashkëlidhur projektligjit thuhet: “Përjashtimi ngaTVSH-ja i barnave dhe i shërbimeve shëndetësore,që aktualisht e kanë TVSH-në 10%, do të sjellë joulje prej 10% të çmimit të barnave, por mundetedhe deri në 20%, sepse ky përjashtim do tëshoqërohet me të gjithë reformën e ndërmarrë ngaMinistria e Shëndetësisë për spitalet dhe përklinikat.”.

Zoti Kryeministër, a mund të më jepni njëshpjegim nga ana financiare se si mund të ndikojnënë çmimin e shitjes së barnave në farmaci politikate Ministrisë së Shëndetësisë në klinikat dhe spitaletshtetërore dhe private? Për mendimin tim, në rastinmë të mirë kjo është demagogji, kurse në rastinkonkret kam frikë se është mashtrim. Qytetarëtpresin që heqja e TVSH-së të shoqërohet me uljene çmimit të barnave, megjithatë nuk duket se kjodo të ndodhë realisht. Përvoja ka treguar sereduktimet e taksave jo gjithmonë shoqërohen meuljen e çmimeve.

Ministria e Financave ka parashikuar ta marrëkëtë masë, domethënë heqjen e TVSH-së sëbarnave, por nga ana tjetër askush nuk do tëgarantojë me siguri se çmimi i tyre në treg nuk dotë pësojë rritje. Për ta qartësuar këtë ide, më lejonitë marr një shembull konkret. Një ilaç që hyn menjë çmim 10 lekë për njësi, importuesi me ligjinaktual ka qenë i detyruar të paguajë 10%, pra 1lek, dhe ka dalë në treg duke aplikuar edhe normëne fitimit me një çmim iks. Sot me heqjen e TVSH-së importuesi mund ta sjellë të njëjtin ilaç dukemos qenë i detyruar të paguajë TVSH. Ai do tëdeklarojë në dokumentet e tij shoqëruese një çmim12, 13 apo 14 lekë dhe, duke aplikuar normën efitimit, do ta nxjerrë këtë ilaç me një çmim shumëmë të lartë sesa në rastin aktual. Ky efekt ndodhpër shkak se deri më sot importuesit ishin tëinteresuar të mos e ngrinin çmimin në mënyrëfiktive, pasi mbi atë çmim do të aplikohej edheTVSH-ja. Heqja e TVSH-së do të shkojë gjithmonënë kurriz të qytetarëve, pra çmimi do të rritet.Mendoj se për këtë më mirë se unë, ashtu siç etha edhe zoti Kosova, mund të flasë ish-ministri iShëndetësisë, zoti Vasili, i cili e ka mbrojtur nëqeveri ligjin për vendosjen e TVSH-së me nivel10%.

Një tjetër problem i madh, që nuk ështëparashikuar nga ju dhe që ka ndikim direkt në

Viti 2013

208

Legjislatura e 8-të

çmimin përfundimtar dhe në përqasjen që do tëkenë ndaj paketës së re fiskale distributorët ebarnave, është edhe fakti se cila është zgjidhja qëdo t’i japë qeveria problemit që lidhet me ilaçet stoknë magazinat e distributorëve. E kam fjalën përato ilaçe që kanë hyrë tashmë në vendin tonë meregjimin aktual dhe që kanë paguar TVSH-në. Deritani qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si dotë trajtohet ky problem. Parashikohet rimbursimi iTVSH-së së paguar për sasisë e mallrave gjendjenë magazina, apo depot farmaceutike do tahumbasin këtë vlerë, apo akoma më keq, do tërritin çmimet edhe tani? Siç shihet, këtu kemi tëbëjmë thjesht me një politikë që do të shoqërohetme një efekt të dukshëm, pasi nuk ka garanci realeqë në kushtet e tregut çmimi të ulet me 10%.

Edhe në sektorin e shëndetësisë, ashtusikurse edhe në sektorin e punësimit, legalizimitdhe për shumë premtime të tjera, me këtë paketëfiskale nuk po tregoni tjetër gjë veçse po vijoni mepremtimet tuaja të pambajtura elektorale, prandajnuk kemi pse të habitemi kur në raportin tuaj të100 ditëve të para të qeverisjes konsiderohen siarritje të këtij sektori prishja e ndërtimeve me dhepa leje apo mbjellja e 650 pemëve.

Në programin tuaj qeverisës, që e prezantuattre muaj më parë në parlament, me një frymënihiliste patët deklaruar se sistemi shëndetësor tene nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk kurondhe nuk rehabiliton. Me sa duket, ky është cakudrejt të cilit ju do ta çoni shëndetësinë me politikattuaja.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Bushati!Fjalën e ka zoti Florion Mima në emër të

grupit.(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)Urdhëroni zoti Berisha!Sali Berisha – Zotëri, kjo është se si t’u

fshehim shqiptarëve procesin e vendimit më tërëndësishëm të vitit për jetën e tyre. Kjoantitransparencë është e barabartë me terrin ekësaj nate. Kjo është frikë deri në palcë emazhorancës nga akti që po kryen me rritjen etaksave. Kjo është frikë deri në palcë e kësajmazhorance nga piramida e financave publike qëpo ndërton në mënyrën më të papërgjegjshme. Ijepni mundësi kombit të ndjekë procesin. Jepunimundësi qytetarëve të ndjekin procesin. Mos eshndërroni parlamentin në një shpellë të errët tëmungesës së plotë të transparencës për shkak të

orës kur qytetarët nuk mund ta ndjekin më.Tregohuni të përgjegjshëm, sepse ky është njëofendim për çdo taksapagues dhe për çdo qytetartë këtij vendi. Unë e kuptoj se fjalët e mia nuk dot’ju ndikojnë, por kërkoj edhe një herë, në respekttë atyre që duhet të ndjekin procesin: ndërpritenidhe të vazhdojmë më datën 26 dhjetor, sepse kemihyrë në ditë të shenjtë, në ditën e Krishtlindjes. Tëtregojmë respektin tonë për të krishterët e ritit ro-man dhe joroman dhe t’u japi mundësi ta gëzojnëfestën, ta gëzojnë Krishtlindjen, të përgatiten. Evërteta është se darka e ditës së nesërme ështëedhe momenti më solemn i kësaj feste.

Kërkoj një përfaqësues. U reagua një herë.Përsëri mendoj se për këto dy arsye, së pari festae Krishtlindjes dhe së dyti duhet të tregojmërespekt për transparencën, duhet të marrëshkurën, sepse vjen nga një parti që, pavarësisht ngadredhimet e saj, mbetet partia e të drejtave tënjeriut. Prandaj duhet të marrësh kurajën tërespektosh një të drejtë të qytetarëve tanë, tëdrejtën për informimin, që është e drejtë për tëvërtetën.

Vangjel Dule – Zoti Berisha, ju faleminderit!Ju e dini se nuk është kompetencë e kryesimit

të seancës, por vendos shumica e pjesëmarrjesnë seancë nëse do të ndërpritet një seancë nëproces. Nëse ju propozoni ta hedhim në votim, nukkam asnjë kundërshtim, por nuk mundet...

(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)Domethënë propozoni ndërprerjen e

seancës?(Reagime pa mikrofon nga salla.)Më falni një sekondë, se për këtë ka një

procedurë të parashikuar në Rregullore. ZotiBerisha propozon ndërprerjen e seancës. A ka njëriqë shprehet kundër formalisht për ndërprerjen eseancës? Nuk ka. Atëherë, e hedhim në votim meelektronikë.

(Reagime pa mikrofon nga salla.)Mos u mërzit! Kemi një propozim për

ndërprerjen e seancës, kemi edhe kundër. Atëherë,e hedhim në votim. Nuk ka sqarime, zotëri, sepsekjo është procedura. Cili është sqarimi? Zotëri,seanca ndërpritet me këtë procedurë. A i qëndronipropozimit apo e tërhiqni? Do të bëjmë lojërafjalësh tani?!

(Reagime nga salla pa mikrofon.)Jo po do ta çojmë në datën 6 qershor!Atëherë, vazhdojmë normalisht seancën.Fjalën e ka zoti Mima.

209

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Sali Berisha – Nuk u latë mundësi qytetarëveshqiptarë të ndjekin procesin e miratimit të buxhetit.T’u japim mundësi të krishterëve që të përgatisindhe të festojnë siç duhet me familjarët e tyre festëne Krishtlindjes. Këto të dyja kërkoj unë. Unë e diqë ka edhe ateistë, por unë kam respekt.

Vangjel Dule – Çdo gjë ka vendin e vet: edhedetyrimet parlamentare, edhe respektimi indjenjave fetare. Rrjedhimisht, i qëndronipropozimit tuaj për ta ndërprerë? Ta hedhim nëvotim, apo jo?

Sali Berisha – Propozimi im është që seancatë vazhdojë në datën 26 dhjetor në mëngjes, nëorën 8:00.

Vangjel Dule – Nuk mund ta përcaktoni ju sekur do të vazhdojë, më vjen keq.

Sali Berisha – Ore zotëri, këtë propozim kam!Vangjel Dule – Nuk mund ta përcaktoni ju.Urdhëroni, zoti Beqja!(Reagime pa mikrofon nga salla.)Sali Berisha – Unë propozoj të vazhdojmë

në datën 26. Nëse e pranoni, mirë; nëse nuk epranoni, mirë.

Vangjel Dule – Zoti Beqja, ju lutem keni fjalën!(Diskutime pa mikrofon.)Ilir Beqja – Kanë folur deri tani 60 vetë nga

10 minuta që bëjnë 10 orë. Kemi filluar në orën10:00 duhet të kishim arritur në orën 20:00. Kyzhurmuesi ka 6 orë që na merr kohën këtu nevedhe të gjithë shqiptarëve. Të vazhdojmë dhe tëmbarojmë buxhetin.

Vangjel Dule – I qëndroni propozimit përndërprerjen e seancës?

Për procedurë, urdhëroni zonja Topalli!.Jozefina Topalli – Zoti Dule, këtu ka deputetë

që janë parlamentarë prej disa vitesh dhe e dinëse kur zhvillohet seanca e buxhetit nuk mbylletkurrë brenda ditës dhe zgjat të paktën dy ditë. Por,zoti Dule, ju sot keni marrë përsipër një gjë që nukju takon dhe jeni në kundërshtim me Rregulloren.Në seancën e buxhetit Kryetari i Parlamentit dheKryeministri gjatë gjithë kohës duhet të jenë këtu.Tani, meqenëse është zhdukur Kryetari iParlamentit, është fshehur prej orësh të tëra, dheKryeministri, ju nuk keni asnjë detyrim të vazhdoniseancën. Seanca nuk vazhdon dot në datën 25,sepse në bazë të Rregullores është ditë pushimi,prandaj, në bazë të Rregullores, në datën 26, ora9:00, të vazhdojë diskutimi. Deri në këtë momentkemi 12 orë që diskutojmë dhe ende nuk kemimbyllur paketën fiskale. Nuk kemi filluar ende me

ligjin për buxhetin e shtetit, që është ligji më irëndësishëm i të gjithë vitit.

Zoti Dule, kërkoj që të respektojmë besimetfetare. Sonte është nata e Krishtlindjeve. Secili prejnesh kërkon që të festojë në familje. Ju nuk mundtë na prishni festën tonë familjare, sepse kenimarrë një vendim, orë përpara, që të fshihniKryetarin e Parlamentit, të zhdukni Kryeministrindhe të rrini aty.

Zoti Dule, po merrni përsipër diçka të rëndë.Unë ju respektoj shumë se vini nga minoriteti, porky është parlament shqiptar dhe ky është buxhetii shqiptarëve dhe buxheti i shqiptarëve duhet tëndjekë të gjithë procesin që i takon për të gjithëtransparencën e tij në të gjithë gjatësinë e tij, siçështë bërë çdo vit.

Ju nuk mund të prishni rregullat, ju nuk mundtë shkelni Rregulloren dhe ju nuk mund të na fyeninë një festë që e kemi të rëndësishme dhefamiljare.

Faleminderit!Vangjel Dule - Të nderuar kolegë,Zonja Topalli,E para, dëshiroj t’ju garantoj që respektimi i

Rregullores duhet të jetë maksimal, ashtu siç edheështë. Rregullorja parashikon kalendar të veçantëpër miratimin e projektbuxhetit dhe në qoftë se nukndiqet rruga e Rregullores për ndërprerjen eseancës, askush nuk ka të drejtë ta ndërmarrë njëveprim të tillë.

E dyta, respektimi i ndjenjave fetare ështëmaksimal, por nuk përbën nderim të ndjenjavefetare spekulimi me besimin fetar

E treta, buxheti është i të gjithë qytetarëveshqiptarë, pavarësisht nëse i përkasin shumicësapo pakicës dhe nuk e prisja prej jush, që e kenidrejtuar këtë institucion prej tetë vjetësh, të mëbënit sot në këtë orë dallimin midis qytetarëve, qënuk kanë të drejtë qytetarët që i përkasin një pakicetë kenë fjalën, përgjegjësinë, të drejtat dhedetyrimet e tyre. Ky përbën diskriminim. Pikërishtkoncepte të tilla përbëjnë diskriminimin.

Vazhdojmë me diskutimet.Fjalën e ka zoti Mima.Nëse nuk doni të vazhdoni, është e drejta juaj.Zoti Beqja në emër të Partisë Socialiste.Ilir Beqja – Të nderuar zotërinj deputetë,Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar është një

ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm. Megjithatë, unëprisja që deputetët parafolës, sidomos ata që kanëdrejtuar vendin, të tregonin këtu një shenjë, të

Viti 2013

210

Legjislatura e 8-të

paktën tërheqjeje, sepse po diskutojmë për tatiminmbi vlerën e shtuar dhe të gjithë shqiptarët e panëse çfarë ndodhi me administrimin e kësaj taksesuper të rëndësishme në Shqipëri në muajt maj,qershor, korrik: një megavjedhje në Drejtorinë ePërgjithshme të Tatimeve. Subjekte fantazmë qëprej dhjetë vjetësh ishin në fjetje, me kreditorëTVSH-je prej dhjetë vjetësh, papritur shitënkompanitë e tyre dhe papritur, atyre që i blenë këtokompani, edhe pse prej vitesh bizneset shqiptaredhe të huaja kërkonin me insistim rimbursimin eTVSH-së, por nuk e arrinin dot, brenda dy ditëveju rimbursua TVSH-ja dhe tërhoqën në të holla,cash, 6 milionë euro, duke shkelur ligjin, madjeduke hyrë në aktivitete kriminale të pastrimit tëparasë. Në fakt, unë e kuptoj pse ish-Kryeministriështë në hall dhe i është kthyer zakonit të vjetër tësulmit ndaj FMN-së. Çfarë po zbulon FMN-ja?FMN-ja ka zbuluar që në 31 dhjetor 2011 ështëshkelur tavani që ekzistonte për borxhin publik, qëishte 60%. Pra, që në vitin 2011 borxhi publik ishte60,25%, ndërkohë që në vitin 2012 ishte 62,9%dhe në 30 qershor 2013, 64,7%. Pra, ky ështësikleti që ka ish-Kryeministri.

Le të vijmë tek tatimi mbi vlerën e shtuar, tekefekti që kjo taksë ka te çmimi i barnave. Prejshumë vitesh në Shqipëri, ashtu si dhe në Europë,barnat kanë një treg të rregulluar, çmimi i tyre ështëtreg i rregulluar. Fillimisht fiksohet çmimi midisprodhuesve ose shtëpive farmaceutike qëimportojnë në Shqipëri dhe institucioneve të shtetitshqiptar, proces që po ndodh edhe tani, pastaj,mbi të, po me vendim qeverie, përcaktohenmarzhet e tregtimit për grosistët e për farmacitëdhe prej tre vjetësh aplikohet edhe tatimi mbi vlerëne shtuar.

E thënë më thjesht, nëse për një bar bihetdakord që çmimi i tij duhet të vijë në Shqipëri me100 lekë, pas aplikimit të marzheve dhe TVSH-sëçmimi është 162 lekë. Përpara tre vjetësh, më 16dhjetor 2010, në këtë sallë, kur na sollët propoziminpër vendosjen e TVSH-së mbi barnat, na thatë qëçmimet do të ulen. Vitet kaluan, por çmimet nuk uulën dhe, për fat të keq, kërkoni të talleni meshqiptarët kur thoni që në vitin 2013 kundrejt vitit2012 paska nisur stabilizimi i tregut se qenka ulurçmimi i barnave me 0,4%. Pra mos duhet të presim25 vjet që të kthehemi te çmimi i barnave që kishimnë vitin 2010? Ndërkohë të dhënat zyrtare eprovojnë që në vitin 2012 kundrejt vitit 2010 u rritënbarnat, shërbimet mjekësore dhe shërbimet

spitalore, si dhe e gjithë shëndetësia u shtrenjtuame 10,7%. Në atë kohë është bërë një deklaratënga ish-ministri i Financave, ku thuhej: “Gjatëperiudhës 2006-2007 po hetojmë tregun ebarnave, e kemi studiuar mirë dhe vendosja eTVSH-së do të shmangë evazionin dhe do tëvendosë rregull në këtë treg”. Ky ishte premtimi,angazhimi dhe studimi në atë kohë. Më 11 shtator2013, që do të thotë tani vonë, drejtori, në atëmoment në detyrë, i Doganave konfirmoi që edhepse e kishit studiuar 2006-2007-ën, edhe pse evendosët TVSH-në në dhjetor 2010, pas tre vjetëshvazhdon të ekzistojë e njëjta situatë. Edhe pse evutë TVSH-në në dhjetor 2010, pas tre vjetëshvazhdon të ekzistojë e njëjta situatë.

Pra, praktikisht çfarë bëtë? Vendosja e TVSH-së 10% shtrenjtoi barnat dhe shërbimetshëndetësore. Dikush këtu tha që nuk prish punëse në spitale janë falas barnat. Sigurisht, por metë njëjtat para spitalet u furnizuan me më pak barnase 1/10-ta e fondit shkoi për TVSH-në. Terimbursimi është e njëjta gjë. Sigurisht qërimbursimet janë falas ose pjesërisht falas, por 1/10-ta e fondit që ishte për rimbursim shkoi përTVSH-në dhe kjo është arsyeja që edhe na thoshitpërpara tre vjetësh që nuk do të rritet çmimi dhendërkohë, ndërkohë që ministri i Financave të asajkohe thoshte: “Kemi alokuar 10 milionë dollarë mëshumë nga efekti i rritjes së çmimit”. Në të njëjtënditë, në faqen e parë të deklaratës thotë “a”, nëfaqen e fundit –”a”.

Sigurisht që çmimi i barnave nuk varet ngaTVSH-ja, por për sa kohë që barnat në shumicëndërrmuese në Shqipëri importohen në doganë, nëdoganë ka rregull, pavarësisht sesa është shkallatatimore, dhe ne me angazhimin e një agjencie tëmrekullueshme me eksperiencë europiane si CrowAgency do ta rrisim shumë kontrollin doganor. Kyështë shqetësimi që keni ju edhe ndaj CrowAgency, sepse do t’ju nxjerrë të gjitha paudhësitëqë keni bërë në këto vite në dogana.

Çfarë do të bëj më shumë për tregun ebarnave? Sigurisht me shqetësim e kam parë edheunë që shteti shqiptar negocion për barnat për 10lekë një bar, ndërkohë që vjen me pesë lekë. Ujam drejtuar zyrtarisht 6 ambasadave kryesore nëShqipëri, të vendeve ku shtëpitë farmaceutike kanëzyrat qendrore, për të zgjidhur këtë problem nëradhë të parë.

Së dyti, ne jemi të bindur se brenda vitit 2014,me instalimin e sistemit të gjurmimit të barnave,

211

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

do të kemi transparencë dhe ulje të çmimeve. Ungrit një shqetësim, që është shqetësim i drejtë,se çfarë do të bëhet me barnat e importuara. Kjoështë arsyeja se pavarësisht nga gjithë paketafiskale, TVSH-ja në shëndetësi hyn në fuqi pas tremuajsh, pra më 1 pril l, për t’ i lënë kohëadministratës dhe grosistëve të merren vesh, sidhe për të mos krijuar shqetësime në treg. Më 1prill, me heqjen e TVSH-së, do të nxjerrim edhelistën e re të rimbursimit dhe jemi të bindur që nëmesin e vitit të ardhshëm, shqiptarët, kur të blejnëme para në dorë, kur t’i marrin me rimbursim osenë spitale, do të kenë kursyer për çmimin e çdobari të paktën 25%.

Faleminderit!Vangje Dule – Me diskutimin e zotit Beqja

përfundojnë diskutimet.(Diskutime pa mikrofon.)Zoti Mima s’mund të flasë kur dëshiron ai.Refuzoi të marrë fjalën.Përfundojnë diskutimet e projektligjit “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7928, datë27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, tëndryshuar” dhe kalojmë në diskutimin e projektligjit“Për një ndryshim në ligjin nr.7811, datë 12.4.1994“Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.782,datë 22.2.1994 “Për sistemin fiskal në sektorin ehidrokarbureve në kërkim-prodhim””. Nuk ka asnjëtë regjistruar.

Zoti Paloka e ka fjalën.Edi Paloka – Zoti drejtues i seancës,Ndërkohë që ne po flisnim për të drejtën e

shqiptarëve për t’u informuar, ju po na hiqni dhe tëdrejtën e fjalës?

Zoti Mima e mori fjalën nga ju. Meqë ne ekërkuam fjalën për procedurë dhe propozuam qëkjo seancë të ndërpritet për të gjitha arsyet që uthanë, ju nuk ratë dakord, por s’keni të drejtë t’ihiqni fjalën zotit Mima. Tani s’doni t’i jepni fare fjalënPD-së? Për arsye? Kërkoj t’i jepet fjala zotit Mimanë emër të PD-së.

Vangjel Dule – Askush, ndaj askujt nuk katendencën më të vogël, aq më tepër ndaj opozitësdhe t’i presë të drejtën e fjalës. Këtu jemi përparamaxhorancës dhe opozitës, por edhe përparakamerave. Në mënyrë të përsëritur, ai refuzoi tëmarrë fjalën, dhe me refuzimin e marrjes së fjalës,kalohet te diskutanti pasardhës.

Zoti Bode, urdhëroni!Ridvan Bode – Zoti Kryetar, doja të bëja një

sqarim në lidhje me parashtrimin e ministrit të

Shëndetësisë, lidhur me çmimin e barnave dheaplikimin e tatimit të vlerës së shtuar. Sikundër edini, që në momentin e parë, aplikimi i tatimit tëvlerës së shtuar nuk ka pasur për qëllim krijimin etë ardhurave për buxhetin e shtetit. Vetë fakti qësot, pas kaq vitesh, ju programoni një efekt vetëmprej 100 milionë lekësh, do të thotë se kjo taksënuk ka pasur për qëllim mbushjen e arkës sështetit. TVSH-ja prej 10% u vendos për efektekontrolli, që organi doganor të mund të fillontehetime, për të investiguar çmimet e barnave.

Ju, zoti Ministër, thatë se do të investigonime ambasadat apo me CA-në. Këtë e kemi bërëedhe ne, por kjo nuk ishte ligjore për organindoganor, sepse i importimi i barnave nuk implikonasnjë taksë doganore. Si i tillë, fillimi i procesevetë hetimit doganor s’mund të bëhet për mallra aposhërbime që kanë impakt zero në buxhetin e shtetit.Nga një mungesë e tillë kontrolli, çmimet e barnavenë treg, edhe sipas konstatimeve të qytetarëve tëthjeshtë, dëshmojnë se janë më të larta nga çmimete vendeve analoge që përdorin një taksë tëthjeshtuar mbi ilaçet. Ju e dini që edhe direktiva eBE-së, edhe praktikat e vendeve të tjera rajonaleimpostojnë në TVSH në nivel të ulët.

Prej kësaj takse nuk ka pasur rritje çmimesh,por vetëm përpjekje për të bllokuar rritjen eçmimeve të ilaçeve në mënyrë abuzive. Përse kyshqetësim se çmimet e ilaçeve në treg janë më tëlarta në krahasim me tregun rajonal? Për një arsyetë vetme, sepse çmimet e barnave në Shqipëririmbursohen. Janë në skemën e rimbursimit dhekëto çmime janë shumë të larta në rastet kur kemitë bëjmë me i lace të future në listë. Ato që nukjanë në listë, konkurrojnë në treg me ato elementeqë dini ju. Për më tepër, fakti që importuesit eilaçeve licencohen nga Ministria e Shëndetësisë,e bën këtë treg jo dhe aq konkurrues.

Ju përmendët drejtorin e Përgjithshëm tëDoganave. Në fakt, ai njoftim duhet të përbëntenjë shqetësim për ju dhe nuk është i pari njoftimqë i ka shkuar Ministrisë së Shëndetësisë. Vetëmgjatë vitit 2013 duhet të ketë të paktën 3 njoftimeqë organi doganor m’i ka vënë në dijeni mua dheia ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë. Ministriae Shëndetësisë duhet të vepronte dhe i kemikërkuar se duhet të marrin masa për të gjithakompanitë që kanë raportuar në doganën tonë njëçmim dukshëm më të lartë nga fatura origjinale nëvendin e eksportit. Janë marrë dhjetëra fatura për4-5 kompani që përdorin çmimet e deklaruara në

Viti 2013

212

Legjislatura e 8-të

doganën tonë, shumë më të larta nga sa e blejnëmallin në vendet e tjera. Kjo, për të negociuar atëçmim që thatë ju.

Nuk është vepruar siç duhet, sepse ministratkanë këmbëngulur se nuk ekziston në ligjin ebarnave një e drejtë e ministrit të Shëndetësisëpër të anuluar licencat e atyre që kanë bërëfalsifikime në importin e mallrave. Ta heqësh këtëtaksë, nuk shpëton shëndetësia. Kjo është thjeshtpropagandë, sepse në buxhetin e shtetit ka njëefekt zero. Investigimin e tregut nuk e bën dot CA-ja, po qe se nuk është organi doganor të hetojëfaturat. Nga momenti që është zero, nuk mund tëhetosh fatura.

Ju thoni se shërbimi shëndetësor u rrit. Jo,shërbimi shëndetësor nga kjo taksë ka vetëmpërfitim, se ju e përjashtoni shërbimin shëndetësornga TVSH-ja. Ju e përjashtoni dhe në të vërtetëkjo s’duhej bërë për të pasur një shërbim me kostomë të ulët, sepse importi i makinerive dhematerialeve që përdor sistemi i shëndetësisë inënshtrohet një takse 20% të TVSH-së. Ky tatim,me 20% të vlerës së shtuar, sigurisht rimbursohetpërmes asaj që i kemi thënë shërbimi 10%. E gjithëtaksa e importit të makinerive dhe modernizimit tësektorit shëndetësor privat, do të paguhet ngakompanitë. Kjo do të thotë se shërbimi shëndetësordo të rritet. Ju keni marrë përsipër një sfidë tëmadhe, sepse deklaroni se do të ulni çmimin eilaçeve dhe do të hiqni taksën e shëndetit.

Jam këtu për t’ju thënë t’i qëndroni sfidës. Pasdisa muajsh do të ballafaqohemi me një rritje tëshpejtë të çmimit të shërbimeve shëndetësore dheme një rritje edhe më të shpejtë të çmimit të ilaçeve,jo për shkak të konjukturës ndërkombëtare tëtregut, por për marifetet që ju përmenda.Përmirësoni ligjin e shërbimit shëndetësor, për t’uhequr licencat atyre që gënjenin me fatura nëdogana!

(Drejtimin e seancës e merr zoti Meta.)Ilir Meta – Faleminderit!Urdhëroni, zoti Paloka, për procedurë!Edi Paloka – Zoti Kryetar, në diskutimin e këtij

projektligji, iu hoq e drejta Grupit Parlamentar tëPD-së të flasë. Mbase u shfrytëzua një momentngatërrese, nuk dua ta akuzoj zotin Dule, porfaktikisht nuk iu dha fjala zotit Mima dhe nuk u lejuatë flasë.

Unë kërkoj të flitet në emër të grupit të PD-së. Në qoftë se jo, kërkoj gjysmë ore pushim.

Ilir Meta – Ju duhet të mësoheni të respektoni

Rregulloren! Kjo është e para. E dyta, unë nukmund të rivlerësoj drejtimin e seancës nga koleguim, zoti Vangjel Dule, i cili e bëri të qartë edhepublikisht, se deputeti në fjalë refuzoi të marrëfjalën kur i është dhënë. Unë nuk e zgjidh dot këtëgjë tani. Ju keni sërish mundësinë të shprehenimë pas. Zoti Bode e mori fjalën për replikë dhe ekaloi me dyfishin e saj dhe unë pata gjithë qetësinëdhe gjithë durimin. Në rast se ju doni të bënimbledhje grupi, po ju jap leje pesë minuta dhe mëpas zgjidheni si të dëshironi këtë çështje!

Zoti Ruçi, urdhëroni!Gramoz Ruçi – E para, drejtuesi i seancës

nuk bëri asnjë gabim, se, sipas Rregullores, ftoipërfaqësuesin e grupit të PD-së të merrte fjalën,por ishte përsëri një deputet i PD-së, i cili nuk elejoi atë, sepse insistonte të merrte vetë fjalën dhedrejtuesi i seancës nuk ia dha. Në këto kushte,Rregulloja përcakton qartë dhe saktë se kurdeputeti, nuk ndodhet në sallë, apo i thirret emridhe nuk e merr fjalën, vazhdon deputeti radhës.Këtë bëri drejtuesi i seancës.

E dyta, kolegë të opozitës, është e qartë sekur është bërë kalendari i buxhetit, ju keni kërkuarqë kjo të zvaritej dhe buxheti të mos miratohejbrenda vitit. Tashmë jemi në fazën që parlamentie ka miratuar.

E dyta, kërkoni të ndërpritet seanca. Kjo ështëe pambështetur. Neni 52 i Rregullores flet qartëpër ndërprerjen e seancës. Po citoj: “Drejtuesi iseancës, kur e çmon, ose me kërkesë të një grupiparlamentar, apo të një komisioni parlamentar,mund ta ndërpresë seancën plenare, por jo mëshumë se 60 minuta. Kjo ndodh vetëm një herëpër të njëjtën çështje”

Le të vijmë te kërkesa që shtruat! E kenikërkuar një herë dhe e keni ndërprerë seancën.Kur diskutohet një ligj, vetëm një herë ndërpritetseanca dhe kjo është konsumuar, sipasRregullores.

E treta, kolegë të opozitës, këtu kam 14buxhete me datat e ardhjes, fillimit dhe mbarimittë diskutimit. Përjashto një rast, kur s’ka qenëopozita, buxheti është miratuar brenda dy orësh egjysmë. Vetëm 2 orë e gjysmë.

Zonja Topalli, hapini dokumentet dhe do tëshihni se është hapur seanca pasdite dhe brendaorës 23:00 është miratuar buxheti! Ashtu sikursenë 13 raste të tjera, buxheti, me apo pa paketëfiskale, ka mbaruar maksimumi në intervalet 12deri në 2 e gjysmë. Ka pasur vetëm një rast kur

213

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

buxheti ka shkuar deri në gjashtë të mëngjesit.Madje, a doni edhe ta përmend se çfarë ka ndodhurpas buxhetit? Është bërë interpelanca. Jenidakord, zoti Berisha? Në 14 vjet kjo ka ndodhurvetëm në një rast. Tani jemi këtu, në këtë moment.Në të gjitha rastet për 14 buxhete është përcaktuarkohë dhe ne e kemi konsumuar kohën.

Zonja Topalli, e mora kryetarin e grupit tuajdhe i thashë: A dëshironi të përcaktojmë kohë?Jo, - më tha, - e duam me kohë të lirë. Pastaj jukërkuam të bëjmë një diskutim të vetëm, nuk epranuat. Deri tani kanë folur 70 deputetë, aq sakanë folur në të gjitha buxhetet. Jeni edhe 39deputetë që do të flisni. Ne jemi të vendosur t’judëgjojmë të gjithë, ashtu sikurse edhe ne do t’jushoqërojmë në të gjithë debatin, por seanca nukdo të ndërpritet, paketa fiskale dhe buxheti do tëmiratohen kur të mbarojnë të gjitha diskutimet.

Ilir Meta – Po, zoti Paloka.Edi Paloka - Së pari, po ju sqaroj për atë që

diskutuam.Ne mund të mblidhemi dhe ta shohim, sepse

ka edhe filmime të asaj që ndodhi, ishte apo nukishte e rregullt mënyra se si u drejtua seanca nëato momente. U kërkua fjala nga ne për procedurë,sepse kërkuam që të ndërpritej seanca dhe tëvazhdonte në një ditë tjetër. Kjo kërkesë nuk upranua nga drejtuesi i seancës dhe në vend qët’ia jepte fjalën zotit Mima që kishte radhën, ia dhafjalën përfaqësuesit të Partisë Socialiste. Këtëmund ta verifikojmë, sepse është e regjistruar.

E pranoj atë që tha zoti Ruçi, që merretpushim vetëm një herë për një ligj. Ne nuk e kemimarrë pushimin te ky ligj, e kemi marrë te një ligjtjetër. Mund ta vendosim edhe sipas Rregullores.

Nëse nuk i jepet fjala zotit Mima, kërkojmë 30minuta pushim për të marrë një vendim tonin.

Ilir Meta – Nuk ka si t’ia jap fjalën zotit Mima,sepse i qëndroj drejtimit të seancës nga ana ekolegut Dule. Po ju jap mundësinë për një pushim15 minuta, se edhe këtë mund të mos jua jap,pavarësisht se mund ta kërkoni. Pas 15 minutashdo të vazhdojmë seancën. Në rast se nuk paraqitetasnjë nga diskutantët që ka kërkuar fjalën, u hiqetmundësia për të diskutuar.

E dyta, zoti Berisha, mos u ankoni, keni folursa për 18 deputetë deri tani jashtë Rregullores dheRregulloren nuk e përcaktoni ju në këtë Kuvend,se ju dëgjova kur folët pak më parë. Jua kam thënëedhe herë të tjera, përpiquni ta përdorni nëmënyrën më konstruktive mundësinë që ne ju

japim për të thënë gjëra të mençura në këtë sallë.Faleminderit!15 minuta pushim.

(Pas pushimit)

Ilir Meta – Rifillojmë seancën.Siç e përmendi dhe zoti Dule, lidhur me

projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7811,datë 12.04.1994, “Për miratimin me ndryshime tëdekretit nr. 782, datë 22.02.1994, “Për sisteminfiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)” nuk ka asnjë emër të regjistruar.

Në emër të grupeve ka dëshirë dikush tëshprehet? Nuk ka.

Kalojmë te projektligji “Për disa ndryshime dheshtesa në ligjin nr. 10383, datë 24.2.2011, “Përsigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësornë Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Nga opozita kanë regjistruar emrat deputetët:Albana Vokshi, Halim Kosova, Albina Dede dheMyqerem Tafaj dha nga maxhoranca zonjaKlodiana Spahiu.

Fjalën e ka zonja Albana Vokshi.Albana Vokshi – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë, Është e qartë pse Kryeministri nuk ka qenë

këtu gjithë ditën dhe nuk është dhe tani as për tëdëgjuar, as për të pikturuar, sepse edhe kur ështëkëtu nuk dëgjon, por pikturon ose qesh dhe talletme deputetët. Kjo për dy arsye.

E para, sepse nuk kupton asgjë nga këto qëthuhen këtu.

Dhe e dyta, sepse nuk ka respekt përParlamentin, nuk ka respekt për deputetët ose përdeputetet dhe, nuk di ta them, kjo vetëm përdeputetët e opozitës. Në dokumentin financiarshëndetlig të qeverisë së 99-ave gënjehetzyrtarisht se buxheti i vitit 2014 dhe sistemi i ri itaksimit do të sigurojë shëndetësinë falas përshqiptarët e mashtruar në qershorin e vitit 2013.

Të nderuar qytetarë, që keni ndjekur debatetpër projektbuxhetin e vitit 2014 dhe paketën fiskale,keni dëgjuar dëgjesa, por edhe shumë prej jushkanë marrë pjesë në protestën qytetare për t’uthënë jo taksave të qeverisë “Rama”. Ju më shumëse gjithë të tjerët jeni dëshmitarë të deklarataveçekuilibruese të Kryeministrit që, në pranverën mediell, flet për Shqipërinë pa taksa dhe në dimërkërkon që shqiptarët të paguajnë madje edhe përmjegullën. Shëndetësia falas e Ramës s’është gjë

Viti 2013

214

Legjislatura e 8-të

tjetër, veçse një përrallë në buxhetin e premtimevetë pambajtura. Në ligjëratat e Kryeministrit prej tëpadituri në ekonomi, në bisedat gju më gju mepopullin, si në kohërat e diktatorit Hoxha, Ramathotë se taksa e shtuar për litër benzine dhe naftenuk e rrit çmimin e bukës, sepse furrat pjekin medru. Ndërsa në një deklaratë më të censuruar nëgrupin e tij kuvendor, Kryeministri kujtohet se taksae karburantit, në fakt, po na shkon përshëndetësinë falas. Falë këtij 10 lekëshi, thotëRama, që shtohet në taksën ekzistuese tëqarkullimit, ne do të sigurojmë kontrollinshëndetësor bazë falas për 800 mijë njerëz nëgrupmoshën 40 vjeç deri në 60 vjeç duke filluarnga 1 janari i vitit 2014. Jo më larg se dje, jo mëlarg se pardje Rama premtoi se 800 mijë shqiptarëdo të fillojnë të marrin shëndetësi falas, duke filluarnga janari i vitit 2014.

Tani do t’ju lexoj relacionin e ardhur ngaMinistria e Shëndetësisë paragrafin 4, në faqen 3:në grupmoshën 40 deri në 60 vjeç, ku janë rreth760 mijë rezidentë në Shqipëri, 800 mijë epërmendi Rama, në programin e kujdesit parësorjanë programuar 5 milionë dollarë për kontrollinbazë, i cili realisht pritet të fillojë në gjysmën e dytëtë vitit 2014. Pra, ajo që deklaron me të madheKryeministri që prej dy ditësh është një gënjeshtër,madje me bisht. Paketa për kontrollet falas, edhepër këtë grupmoshë as nuk janë përgatitur dhevetë ministria e pranon këtë dhe thotë se vizitatfalas mund të fillojnë në fund të vitit 2014, papërmendur faktin se 5 milionë dollarë janëkrejtësisht të pamjaftueshme për të përballuar këtoshërbime falas. Kryeministri ose realisht nuk e dise çfarë po ndodh në qeverinë e tij ose nuk seçfarë thotë. Ecim më tej me deklarimet eKryeministrit Rama.

Falë këtij 10 lekëshi, thotë ai, cilido që do tëkontribuojë me këtë taksë duhet ta dijë se 30 mijëgra dhe vajza do të përfitojnë falas ekzaminimetpërgjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Në asnjërresht të këtij buxheti nuk gjen asgjë të përllogariturpër 30 mijë gratë që do të përfitojnë shërbime papagesë gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndërkohëqë në të njëjtën kohë u heq atyre dhe shpërbliminpër lindje, të vendosur nga qeveria “Berisha” si njëstimul që ndikonte në rritjen e lindshmërisë nëvend. Dhe Rama vazhdon: do të përfitojnë falasedhe ekzaminime për kancerin e gjirit, për tëshkuar konkretisht aty ku qëndron problemi nëgjirin e nënave të reja dhe nënave që kanë fëmijë

dhe që gjenden papritur e pakujtuar përballë kësajsëmundje vrastare. Ju gënjeni, zoti Kryeministër,kur thoni se shërbimet parandaluese do të jenëfalas, pasi nuk ka as protokolle për kontrolletperiodike sipas gjinisë, moshës, për sëmundje tëcaktuara. Nuk ka ende një studim se sa është iaftë sistemi shëndetësor të përballojë shërbimet ekërkuara dhe a disponohet teknologjiaekzaminuese në të gjithë vendin.

Në spektaklin e të dielës 100-ditëshe, qeverianë karrige, me një gjuhë të censuruar, të gjithëpër një, përvetësoi dhe reformat që nisi prej 8vjetësh Sali Berisha. Por ajo çka është e qartë sidrita e diellit për të gjithë shqiptarët është bilanci i100 ditëve të para të qeverisë klienteliste: shkeljee Kushtetutës dhe e ligjeve, abuzim me të drejtatthemelore të njeriut, shkatërrimi i pronës, blerja evotave, përndjekje politike e administratës, 4 mijëe 500 të pushuar nga puna për t’u zëvendësuarme militantë. 100 ditët e dështimit Rama zbehëndhe të ardhmen europiane të shqiptarëve. Na urefuzua statusi, e gjithë Europa ishte kundërRamës. Ky bilanc, zoti Kryeministër, ju siguroj seështë me ndikim shumë të madh në shëndetin fizikdhe mendor, si dhe në sigurinë e shqiptarëve.

Ndërkohë që loja me taksat, që bëhet mepretekstin se sigurohet shëndetësia falas, ështënjë mburojë për bizneset klienteliste që financuanfushatën kryeministrore. Qytetarët jo vetëm që nukdo të përfitojnë nga paketa fiskale, por përkundrazido të përfundojnë të paguajnë më shumë përshërbime dhe për kujdesin shëndetësor. Me votate blera ju sillni sot këtu ligjin “Për sigurimetshëndetësore”, duke shtuar natën taksën eshëndetit për qytetarët, ndërsa ditën flisni përshëndetësi falas. Të vetëpunësuarit do të paguajnëmë shumë për kujdesin shëndetësor. Ekspertët emirëfil ltë, të miredukuar, mirëtrajnuar nëuniversitetet me emër në të gjithë botën, do të kenëbarrën më të rëndë fiskale, 23% për pagën 4,5%për sigurimin shëndetësor. Brain Gain që filloiBerisha për të sjellë në vend ekspertët më të mirëshqiptarë do të bëhet pluhur e hi nga kjo paketë.Jam e sigurt që do të jetë incentivë e mirë e largimittë trurit të kombit drejt vendeve të tjera.

Në qeverinë “Berisha” fermerët paguaninmesatarisht vetëm 224 lekë në muaj për siguriminshëndetësor. Tani ata do të paguajnë minimumi 6herë më shumë. Në këtë projektligj ju gënjeni, zotiKryeministër, kur thoni se shërbimi i urgjencës dotë bëhet falas, pasi ky shërbim është falas prej

215

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

kohësh. Ju gënjeni kur thoni se qytetarët janë nëvendimmarrje në këtë projektligj. Me ndryshimetqë ju keni sjellë, Këshilli Administrativ nuk do taketë më zërin më të rëndësishëm, atë tëpacientëve, por as të punëdhënësve.Vendimmarrja në këtë bord do të jetë thjeshtklienteliste. Heqja e parimit të rotacionit të kryetarittë Këshillit Administrativ nuk cenon vazhdimësinë,siç thoni ju, por vret gjithëpërfshirjen. Heqja eparimit të konkurrimit të hapur për postin e drejtorittë përgjithshëm do ta çojë drejt një drejtimi politiknjë institucion i cili duhet të jetë teknik, pasi do tëmbajë të gjithë barrën e financimit të sektorit tëshëndetësisë, privat ose publik. Tashmë kodi i territështë shtrirë dhe në këtë institucion kaq tërëndësishëm, pasi statuti dhe numri i punonjësve,që më parë miratohej nga Këshilli i Ministrave,tashmë do të miratohet vetëm nga KëshilliAdministrativ duke i hequr kështu qafe dheministrat aleatë nga kjo vendimmarrje.

Të nderuar qytetarë shqiptarë,Në vitin zero të propagandës qeverisëse për

shëndetësinë falas, qeveria e demokratëve latrashëgim një skemë të reformuar të shërbimeveshëndetësore. 1,7 milionë shqiptarë janë të pajisurme librezë shëndeti. Të gjithë qytetarët eRepublikës së Shqipërisë janë të regjistruar te njëmjek i përgjithshëm i familjes, duke gëzuar tëdrejtën e përfitimeve. Vizitat te mjeku i familjes janërritur me 2,5 herë, nga 2,4 milionë vizita në 2006-n dhe 6 milionë në 2012-n. I gjithë territori iRepublikës mbulohet me mjekë të familjes.Zgjerimi i skemës u shoqërua me rritjen e buxhetittë rimbursimit me 1 miliard lekë në vit. 1,5 herë urrit numri i recetave të rimbursuara për pacientët epërfshirë në skemë. Në 2013-n u rimbursuan 426barna alternativa të para. Në 2013-n çmimet elistës së barnave u ulën me 7%. Reformat nëshëndetësi u shoqëruan edhe me rritjen më tëmadhe të pagave të personelit shëndetësor: 2,4herë për infermierët dhe rreth 2 herë për mjekët.Këto janë fakte të pakundërshtueshme se qeveria“Berisha” nuk gënjeu për kujdesin shëndetësor tëqytetarëve që i besuan atij qeverisjen për 8 vjet.Ju, zoti Rama, i mashtruat votuesit. Ky buxhet nukështë shëndetësia falas, por politika mavi që rilindskamjen në Shqipëri.

Faleminderit!Ilir Meta - Faleminderit!Fjalën e ka zoti Kosova.Halim Kosova – I nderuar zoti Kryetar,

Të nderuar kolegë deputetë,Të nderuar qytetarë,Sot, më në fund, pas një diskutimi intensiv

me grupet parlamentare në veçanti, është dita kurtë dy krahët politikë po paraqesin argumente dheshifra, që për të gjithë qytetarët e këtij vendi tëbëhet në mënyrën më të thjeshtë të mundshmedhe e qartë sesi do të jetë ekonomia e tyrefamiljare, individuale, si dhe cila do të jetëperspektiva e vendit në vitin në vazhdim.

Si gjatë fushatës elektorale dhe në vazhdimforcat politike deklarojnë se me programet e tyrejanë dhe mendojnë vetëm për prosperitetin e çdofamiljeje shqiptare, ashtu dhe të gjithë vendit nëtërësi.

Diskutimin tim do të dëshiroja që ta zhvillojanë një mënyrë sa më të thjeshtë, për ta bërë tëqartë këtë për çdo qytetar, larg shifravemarramendëse dhe me terma profesionalë, qëshpesh mbërrijnë të pakuptueshëm në veshët etyre, duke krijuar një panoramë sa më të saktë përato që i presim në vazhdim. Në qoftë se do t’ihedhim një vështrim të kujdesshëm buxhetit përvitin 2014, krahasuar me atë të vitit 2013, ai ka njërritje në terma nominalë prej 1,5 miliardë lekëshose 15 milionë dollarë. Duke e parë atë mevëmendje të bie në sy fakti se financimi i huaj përvitin në vazhdim, 2014 është parashikuar 1,2miliardë lekë ose afërsisht 12 milionë dollarë, kusë bashku me TVSH-në përbri këtij investimi,detyrimi i palës shqiptare arrin vlerën 1,32 miliardëlekë ose afërsisht 13 milionë dollarë. Pra, në pamjetë parë duket se ky buxhet ka një rritje afërsishtprej 15 milionë dollarësh për të gjithë sistemin tonëshëndetësor për vitin 2014, kjo në saj të njëfinancimi të huaj në sistemin shëndetësor. Kjoështë rritje artificiale, në fakt, vetëm në letër, përfaktin se ky investim i huaj në sistemin eriformatizimit të sistemit të kujdesit shëndetësor,jashtëzakonisht të rëndësishëm për të, që tëzbatohet në praktikë kërkonte dhe ratifikimin eParlamentit, por është bllokuar gjatë periudhës qëunë drejtoja Ministrinë e Shëndetësisë, për faktinse procedurat e ndjekura në vazhdim deri nëfirmosjen e kontratës nga të dyja palët e kontratësjanë vërejtur me parregullsi, të cilat do të çoninmbi kurrizin e taksapaguesve shqiptarë një barrëtë re të pamerituar në vazhdim. Bllokimi u bë dhepasi zyra antikorrupsion pranë Kryeministrisëkishte bërë verifikimet e veta mbi këtë problem.

Për gjithçka thashë më lart, në mënyrë të

Viti 2013

216

Legjislatura e 8-të

përmbledhur zoti Beqja ka pranë Ministrisë sëShëndetësisë të gjitha materialet e nevojshme dhesaktësisht të sqaruara mbi këtë problem. Në këtëdokument faktohet mjaft qartë se si ky investimishte planifikuar të realizohej nëpërmjet procedurësjotransparente, duke përmbajtur në të shumëprobleme të etiketuara si abuzivë, si dhe i vlerësuarnga informacionet paraprake me një çmim disaherë më të lartë se i tregut.

Nga sa më sipër, natyrshëm vijnë pyetjet emëposhtme për financimin e sistemit të kujdesitshëndetësor në vazhdimësi:

1. A do të ketë rritje pagash për punonjësit esistemit shëndetësor?

2. Me çfarë fondi do të përballohen pajisjetvërtet shumë të domosdoshme për pacientët eonkologjisë?

3. Në përfundim të mandatit lamë disa qendratë fuqishme diagnostikimi para inaugurimit, sepsekërkonin edhe disa testime përfundimtare që atotë ishin në mënyrë perfekte në dispozicion tëpacientit. Këto qendra të fuqishme diagnostikimidhe kurimi kërkojnë një buxhet të caktuar ngambrapa, siç janë: Qendra e Koronografisë nëSenatorium dhe aksileatori linear, nga të cilët njërika përfunduar dhe tjetrit i ka përfunduar kontrata.

4. Me çfarë fondesh do të përballohentransplantet, dializa, implanti koklear nëvazhdimësi e shumë grupe të tjera të tilla nëmjedisin mjekësor?

5. Po fondet për larjen e borxheve, që me tëdrejtë keni deklaruar se do të shlyen, a janëplanifikuar?

Gjithashtu, vihet re qartë se edhe përautonominë spitalore është e njëjta skemëfinancimi si më parë, duke mos përfshirë në këtëdrejtim asnjë premtim, si gjatë fushatës elektorale,ashtu edhe të shkruar në programin e PartisëSocialiste, të cilin vërtet edhe unë e mbështes dhee konsideroj si rrugën e vetme të përmirësimit tëmëtejshëm të sistemit shëndetësor-spitalor, pasiedhe në vazhdim mbetet në këmbë skema efinancimit nëpërmjet degës së Thesarit, si më parë,dhe jo nëpërmjet portofolit apostafat për spitalin.Për këtë, qeveria në vazhdim ka të përfunduar,mbas një projekti të USAID-it, prej dy vjetësh, tremodele në nivele të ndryshme të sistemit spitalor,të gatshme për t’u aplikuar dhe për t’u përhapurmë tej në gjithë sistemin tonë spitalor.

Në relacion pretendohet, gjithashtu, se fondispitalor është rritur në krahasim me vitin e kaluar

me 1.5 miliardë lekë apo 15 milionë dollarë për t’upërdorur vetëm nëpërmjet degës së Thesarit. Shihrelacionin, në faqen 28, në tabelën në faqen 52me objeksion që ato të përdoren për furnizim mëtë mirë me medikamente të spitaleve,diagnostikime falas për moshën 40-60 vjeç, moshëku janë llogaritur rreth 800 mijë banorë.

Po të shihen me kujdes tabelat, do tëkonstatohet se nëpërmjet fondit të sigurimeve tëkujdesit shëndetësor apo ish- ISKSH-së, 600milionë lekë apo 6 milionë dollarë transferohen nëSpitalin e Traumës për financimin e tij, që në faktështë një transfertë fondesh nga Ministria eShëndetësisë në fondin e siguracionit të kujdesitshëndetësor, duke mos dhënë asnjë efekt nësistem. Pra, në fakt, shuma reale e rritjes sësistemit spitalor mbetet jo më 15 milionë dollarë,por vetëm 9 milionë dollarë. Me këtë 9 milionëdollarë të mbetur do të na duhet të plotësojmënevojat për citostatikë shtesë, që të zgjidhimproblemin e dializës dhe shumë e shumë grupsëmundjesh të tjera, të cilat në i kemi në mesintonë.

Për të bërë një llogaritje të thjeshtë dhe tëkuptueshme për çdo qytetar për plotësimin eekzaminimeve periodike për ta nga 40 deri në 60vjeç, që vërtet është një iniciativë për t’u lavdëruardhe shumë e rëndësishme, paraprakisht duhet t’upërgjigjeni disa pyetjeve për të cilat nuk patipërgjigje edhe gjatë takimit me zotin Beqja nëkomisionet parlamentare.

E para, sa burra dhe sa gra bëjnë pjesë nëkëtë grup-moshë, duke pasur parasysh faktin setë dy sekset kanë nevojë për analiza dhediagnostikime deri diku të ndryshme?

E dyta, cilat do të ishin listat e këtyrediagnostikimeve falas që ju do t’u ofronit këtyremoshave për të gjykuar se realisht ato do t’ishërbenin qëllimit për të cilat ju i ofroni?

Sa është kostoja e një grup-analizash dhediagnostikimesh, mundësisht e ndarë dhe në 10-vjeçarë, sipas gjinisë, dihet që gjinitë e ndryshmekanë në vazhdimësi të jetës koeficient të ndryshëmrreziku? Nga informacioni që unë kam, kosto tëtilla për këto check lista variojnë nga 150 deri në200 euro për person në vit. Kësaj shume shumëherë do t’i shtohen edhe kosto shtesëekzaminimesh të tjera shoqëruese, që do të dalingjatë rrugës, si për shembull ekzaminimerezonance, skaner, koronografi, ekzaminimeendoskopike etj.

217

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Pra, duke përllogaritur numrin e personaveqë do të përfitojnë nga ky shërbim, siç e theksovamë sipër, 800 mijë lekë, si dhe koston mesatarepër person, do të rezultonte se fondi i nevojshëmpër këtë objektiv tashmë të deklaruar, duhet të jetënga 120 deri në 160 milionë euro në vit, plusshpenzimet, që siç thashë, mund të ndodhin rrugëspër ekzaminime të tjera shtesë për këtë moshë.Pyetja ime është e thjeshtë: ku janë dhe nga do tëdalin këto fonde? Apo është vetëm demagogji?

Nuk mjaftojnë vetëm përllogaritjet emësipërme për sistemin spitalor, por edhe fondete destinuara për shërbim parësor nëpërmjet fondittë ISKSH-së, të cilat për vitin 2014 kanë pësuarulje të ndjeshme, është reduktuar fondi nëdispozicion të këtij shërbimi nga 94 milionë dollarë,që ishte në vitin 2013, në 87 milionë dollarë nëvitin 2014. (Shih tabelën në faqen 52 të relacionit.)Pra, ai është 6.6. për qind më i ulët se në vitin2013, kur për çdo sistem shëndetësor të çdo vendishërbimi parësor është hallka e parë me të cilënçdo banor i një vendi bie në kontakt me sisteminshëndetësor dhe ku merren të dhënat e para përrreziqet që ai person ka gjatë jetës, për koeficientine shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme tek ai përkapjen në faza fillestare të sëmundjeve tëndryshme, ku edhe kurimi dhe cilësia e të sëmuritnuk cenohen.

Si përfundim, po të marrim në konsideratëzbritjen që është bërë në buxhetin e shërbimitparësor për vitin 2014, nga 94 në 87 milionëdollarë, pra 7 milionë dollarë, efektin artificial nërritje që jep transferimi i fondeve nga Ministria eShëndetësisë në Spitalin e Traumës nëpërmjetfondit të sigurimit të kujdesit shëndetësor prej 6milionë dollarësh, me rritjen e financimit tëshërbimit spitalor me terma realë prej 9 milionëdollarësh, si dhe rriten që u është bërë kontributevetë të vetëpunësuarve me rritjen e tarifave tëkontributeve në këtë kategori, në fakt rritja reale efondit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor përvitin 2014 është zero.

Gjithashtu, zotoheni për ekzaminime falas tëgrave shtatzëna. Në fakt unë mund të sillja këtueksperiencën shumëvjeçare të një institucioni qëdrejtoja, ku çdo grua, e pajisur me librezënshëndetësore, i kryente ato falas. Edhe tani thuhetqë çdo grua shtatzënë i kryen ekzaminimet falasdhe ato i pason një urdhër i dytë. Sipas sistemit tëreferimit, do të thotë që nuk ka ndonjë ndryshim.

Megjithatë, një tjetër korrigjim që unë doja t’i

bëja perspektivës suaj për shëndetësinë është se,nuk mund të thuash kurrë që të gjithë sëmurët mekancer do t’i bëjnë ekzaminimet falas. Shumë herëmë e vlefshme plus kësaj do të ishte që ajo llojsëmundje të kapet në fazat sa më fillestare, nëmënyrë që as cilësia e jetës së të sëmurit të mosdëmtohet as dhe kostoja për kurim të ishte shumëmë e lirë.

E fundit, kontingjenti që mbetet pak ishkëputur deri tani dhe për hir të disakarakteristikave në jetën e përditshme janë romëtdhe egjiptianët. Për këto ne kemi ofruar një llojkarte ku deri sa sistemi të rregullojë hallkat e vetapër të kryer regjistrimin dhe dokumentimin e këtyregrave shtatzëna, ato do të kenë mundësi nëpërmjetkësaj karte, të financuar nga “Save the Children”,të kryejnë të gjitha ekzaminimet falas që me fillimine shtatzënisë në dy maternitetet publike, dhe kjoshumë shpejt do të marrë jetë, sepse dhegatishmëria juaj është e qartë.

Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka zonja Deda.Albina Deda – I nderuar Kryetar,Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë,Kjo qeveri kërkon që në më pak se dy javë

dhe në kohën e festave të fundvitit të kalojë meshpejtësi, pa konsultime, pa transparencë, paoponencë, këtë paketë fiskale buxhetore. Nëkëndvështrimin tonë dhe të shumicës sëshqiptarëve ky buxhet përfaqëson hapin fatal tëkalimit të Shqipërisë nga stabiliteti në varfëri, ngaqëndrueshmëria ekonomike në krizë, nga drejtësiasociale në padrejtësi. Është e njëjta teknikë endjekur me aktin normativ “Për nëpunësin civil”,të cilin e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Të njëjtëngjë bëtë para tri javësh me aktin tjetër normativpër rritjen drastike të borxhit dhe uljen drastike tëplanit të të ardhurave, me të cilën hodhët në erëstabilitetin ekonomik të vendit dhe çelët periudhëne negativitetit. Të njëjtën gjë bëri zoti Rama mearmët kimike, për të cilat mori mësimin mëshembullor nga rinia dhe qytetarët e lirë shqiptarë.

Kjo është qeveria e vetme në Europë që nukplanifikon të sjellë asnjë lehtësim dhe asnjë nxitëszhvillimi në kohë krize ndaj sipërmarrjes së lirë,punës dhe punësimit. Kjo është qeveria që e shehsipërmarrjen jo si partnere. Kjo është qeveria evetme në Europë që rrit taksat në përgjithësi dheato të zhvillimit të konsumit në veçanti, në kohëkrize, duke shkuar në një drejtim diametralisht të

Viti 2013

218

Legjislatura e 8-të

kundërt me politikat që ndjekin kursin e mëkëmbjesdhe shëndoshjes së ekonomisë së vendit.

Nga ana tjetër, kjo është e vetmja qeveri qërrit shpenzimet për luksin e vet dhe borxhin në kohëkrize dhe fshin nga faqja e dheut investimetpublike.

Lidhur me projektligjin “Për disa ndryshime nëligjin nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin edetyrueshëm të kujdesit shëndetësor nëRepublikën e Shqipërisë”, ndryshimi i parë në këtëprojektligj lidhet me përmbajtjen e nenit 7, i cilithotë: “Baza e përllogaritjeve të kontributit përpersonat e siguruar të punësuar është paga brutoe të siguruarit”. Për personat e vetëpunësuar, sidhe për personat që duan të përfshihen në skemëne sigurimit shëndetësor vullnetar, baza e llogaritjessë kontributit është dyfishi i pagës minimale përefekt të llogaritjes së kontributit.

Në shifra konkrete deri tani ky detyrim mujorpër t’u paguar është 1922 lekë, për vitin 2014 mendryshimin e përllogaritjes, detyrimi mujor është1294 lekë. Pra, do të ketë ulje mujore të detyrimitprej 647 lekë.

Sipas Rilindjes ky projektligj shënon kalimingradual në financimin e skemës së detyruar tëkujdesit shëndetësor në taksimin e përgjithshëm.Kjo është strategjia e tyre.

Pra, të nderuar qytetarë, qeveria sapo kafilluar që me këto vendime, me këtë projektligj, tëzhbëjë një reformë të suksesshme dhe tëngjashme me vendet e rajonit dhe disa vende tëzhvilluara. Pra, shëndetësi falas nuk do të ketë,por vetëm shkatërrim të skemës së sigurimeveshëndetësore.

Për këtë reformë janë investuar shumë faktorëduke qenë një nga prioritetet e qeverisë “Berisha”.Janë marrë vlerësime mjaft pozitive ngainstitucione mjaft prestigjioze si USAID-i amerikan,GTZ-ja gjermane, si dhe nga drejtues të Ministrisësë Shëndetësisë, që kanë kontribuar drejtpërdrejtnë ecurinë e kësaj reforme, sot pjesë emaxhorancës.

Të nderuar qytetarë,Qeveria mburret se ka ulur pjesën e kontributit

për sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuaritpasi pas kësaj do të paguhet 3.4 për qind e dyfishittë pagës minimale për efekt kontributesh 19 mijëe 26 lekë. Deri më sot të vetëpunësuarit paguanin7 për qind të pagës minimale, pra 1294 lekë nëmuaj.

Sipas skemës së re do të paguajnë dyfishin e

pagës minimale, e thënë ndryshe, nga 3,4% do tëpaguajnë 6,8% të pagës minimale. Përfitimi përkëtë kategori është 37 lekë. Ajo që është epandershme në këtë kategori është rritja e taksëssë mbi gjysmës së popullsisë, që janë fermerët, tëcilët barazohen me të vetëpunësuarit. Deri sotfermerët paguanin 280 lekë në zonat fushore dhe168 lekë në muaj në zonat malore. Tashmë të gjithëduhet të paguajnë 1294 lekë në muaj, çka do tëthotë se do të paguajnë më tepër në një vit: nga12688 lekë në 13512 lekë në vit. Ky është shërbimishëndetësor falas i “Rilindjes”.

Jo vetëm kaq, por këto kategori tëpunësuarish do t’i nënshtrohen pagimit të taksavembi karburantin, dyfishimit të taksës së banesavesi dhe të gjitha pasojave të rritjes së çmimeve përtë gjithë. Ndryshim tjetër nga qeveria ështëriformulimi i pikës 2 të nenit 12, që parashikonshërbime esenciale për të gjithë popullatën epërfshirë në skemën e sigurimeve të kujdesitshëndetësor të paketës së check up-it, ose tëkontrollit të përgjithshëm parandalues, i ciliparashikohet të bëhet pa pagesë për njëgrupmoshë nga 20 deri në 60 vjeç.

Buxheti i kujdesit parësor shëndetësor, tënderuar qytetarë, është ulur dhe jo rritur. Ministri eka prezantuar këtë si një reformë, që do të bëhetnëpërmjet strukturave të kujdesit shëndetësorparësor. Ku është ky buxhet që nuk i është alokuarende ISKSH-së? ISKSH-ja alokon kujdesinshëndetësor parësor për shërbime të kujdesitshëndetësor. Fondi i sigurimit të detyrueshëmshëndetësor nuk financon shërbime të kujdesitshëndetësor ndaj personave që nuk janë tësiguruar, me përjashtim të rasteve të urgjencësmjekësore. Lind pyetja: si do t’i financojë qeveriakëto grupmosha 40-60 vjeç kur nuk janë tësiguruar? Pra, nuk janë në skemë. Si do t’ikategorizojë ata që të marrin rimbursim, nëse paskontrollit u duhet të trajtohen me mjekim? Do tëpajisen me një status të veçantë? Pra, të nderuarqytetarë, edhe kjo është demagogji dhe mashtrimii radhës. Asgjë nuk është bërë e qartë për këtënismë të qeverisë. Skema e sigurimeveshëndetësore financon shërbime të kujdesitshëndetësor që bëjnë pjesë në paketën bazë tëshërbimeve dhe aktualisht kjo grupmoshë është epërfshirë në paketa të tilla. Përfitimi i vizitës temjeku i përgjithshëm dhe ai i familjes për të gjithëtë siguruarit është falas. Vizitë dhe trajtim falas përtë gjitha rastet urgjente, vizitë falas në banesë kur

219

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

gjendja shëndetësore e të sëmurit nuk mundësonparaqitjen në qendrën shëndetësore; vizitë papagesë te mjekët specialistë apo ambulatorë merekomandimin e mjekut të familjes; shtrimi dhemjekimi pa pagesë në spitalet publike. Të siguruaritpërfitojnë pa pagesë të gjitha ekzaminimetmjekësore të shtrenjta, të cilat janë me njëbashkëpagesë shumë të vogël, prej 10% të vlerës.

Ndryshim tjetër është edhe ulja e numrit tëanëtarëve të Këshillit Administrativ të Fondit nga 9në 7 anëtarë, kjo e prezantuar në projektligj sigjithëpërfshirje. Pra, “gjithëpërfshirje” këta quajnëuljen e numrit të anëtarëve të Këshillit Administrativ,por pikërisht ata përjashtojnë përfaqësuesit esindikatave të të punësuarve dhe organizatës sëkonsumatorëve.

Të nderuar qytetarë, këta eliminojnëpërfaqësimin dhe zërin tuaj.

Ndryshim tjetër është mënyra e zgjedhjes sëdrejtorit të përgjithshëm midis kandidaturave tëparaqitura nga anëtarët e Këshillit Administrativ menjë listë jo më pak se 3 kandidatë. Më parë ishteme dy të tretat e votave. Pra, të nderuar qytetarë,kompetencat e drejtorit të ISKSH-së me këtëndryshim rriten dhe ai kalon nga menaxhues nëurdhërues i skemës.

Ndryshim tjetër është numri i përgjithshëm ipunonjësve të Fondit, i cili miratohet nga KëshilliAdministrativ.

Të nderuar qytetarë, për të shkurtuar numrine punonjësve të ISKSH-së rilindësit janë detyruartë pranojnë dhe të sjellin si argument informatizimindhe dixhitalizimin e ISKSH-së. Gjatë këtyre vitevetë reformës, gjë që ne e kemi cilësuar si arritje tëISKSH-së, janë informatizuar rrjeti farmaceutik,kostoja spitalore në të gjitha spitalet e Republikës,sistemi i informacionit shëndetësor, depistimi ipopullatës nëpërmjet formularëve që janë hedhurnë sistem, pastrimi nga dublimet, regjistri elektronikme IT-të përkatëse.

Ne si opozitë shprehim rezervat tona, pasihyrja në fuqi me vonesë e ligjit “Për disa ndryshimenë ligjin «Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesitshëndetësor në Republikën e Shqipërisë»” do tësillte fuqi prapavepruese për llogaritjen ekontributeve për vitin 2013. Kjo lidhet me ardhjenme një muaj vonesë të projektligjit.

“Ne jemi vendosmërisht në krah të mjekëve,infermierëve dhe profesionistëve të shëndetit.Respektojmë përkushtimin me të cilin ata kujdesenpër shëndetin”, - thotë ministri i Shëndetësisë, por,

të nderuar qytetarë, në fushatën që kaloi ju jenidëshmitarë të fyerjeve drejtuar këtyre stafeve.

Zëvendësimi i taksës së sheshtë me taksëne ndershme, sipas tyre, do të sjellë të ardhura netotë rritura për të gjithë profesionistët e shëndetësisë.Ne dyfishuam pagat e shëndetësisë. Ato variojnënga 400 në 900 mijë lekë dhe të gjithë ne kemibërë përllogaritjet e duhura pas taksimit tëpërgjithshëm, ku ato kalojnë në pagat 500 mijëlekë, 600 mijë lekë, 700 mijë lekë, 800 mijë lekë,900 mijë lekë. Fuqia blerëse vjen gjithnjë në ulje.2,4% për pagat 500 mijë lekë, 3,4% për pagat 600mijë lekë, 3,9% për pagat 700 mijë lekë, 4,3% përpagat 800 mijë lekë dhe 5% për pagat 900 mijëlekë. Kjo paketë fiskale rëndon mbi të gjithëshqiptarët, mbi 100% të gjithë shqiptarëve u biefuqia blerëse.

Kjo paketë fiskale do të rrisë me 12 lekë përlitër çmimin e karburanteve, sepse do të rrisë edheçmimin e paketës së cigareve me 20 lekë. Do tërritet në të gjitha pagat mbi 90 mijë lekë sigurimishëndetësor, duke neutralizuar përfitimin e taksësprogresive për të gjitha pagat 90 mijë lekë deri në130 mijë lekë. Do të rritet qiraja e shtëpive medyfishin dhe me katërfishin për shtëpinë e dytë.Do të rritet evazioni fiskal. Do të bien të ardhuratnga doganat dhe tatimet. Do të mbyllen shumëbiznese dhe do të rritet papunësia. Do tëfragmentohen disa biznese dhe do të frenohetbashkimi i disa bizneseve. Do të rriten çmimet eshportës dhe do të ulet rritja ekonomike deri nërecesion. Do të rriten shanset për pakënaqësisociale dhe ditët do t’iu numërohen.

Ilir Meta – Fjalën e ka deputetja KlodianaSpahiu.

Klodiana Spahiu – I nderuar zoti drejtues iseancës,

Përpara se të diskutoj për dy ndryshimet nëkëtë projektligj, kam një shqetësim, që e kamngritur edhe herë tjetër. Që opozita të kundërshtojëpaketën fiskale të mazhorancës, nuk më duketçudi; që kolegët e opozitës të kundërshtojnë nëfjalimet e tyre çdo nismë të qeverisë, edhe këtë emirëkuptoj. Ajo që duhet të jetë e papranueshmepër secilin nga ne në këtë sallë, majtas, djathtasdhe në qendër, është sjellja flagrante e ish-kryeministrit, që përdhunon me fjalë çdo anëtar tëkëtij kabineti. Nga kolegët e opozitës ka plotintelektualë që ulin kokën nga çfarë dëgjojnë, pornuk i shmangen dot kësaj situate. Fatkeqësisht,mendjet e ndritura djathtas shuhen shumë shpejt.

Viti 2013

220

Legjislatura e 8-të

Të dyja ndryshimet që vijnë në këtë projektligj,në fakt, janë të një ligji që ka qëndruar 8 vjet nësirtarët e ish-mazhorancës për të ardhur me dyndryshime që reflektojnë drejtpërdrejt programine qeverisë lidhur me politikat e reja fiskale përfillimin e shtrirjes së shërbimit shëndetësor papagesë.

Pas 8 vjetësh në sirtar, në shkurt të vitit 2011ky ligj u miratua për të hyrë në fuqi në maj të vitit2013. Po megjithëse hyri në fuqi, përsëri një nen itij u shty për të hyrë në fuqi në janar të vitit 2014.Arsyeja ishte se dyfishohej kontributi për tëvetëpunësuarit dhe për të shmangur këtë efektelektoral u spostua në janar të vitit 2014.

Fatmirësisht, programi vizionar i kësaj qeveriei mbështeti 75 mijë të vetëpunësuarit në qytet, tëcilët nga prilli i vitit 2014 do të paguajnë 650 lekëmë pak për sigurimin shëndetësor. Për të qartësuartë vetëpunësuarit në bujqësi, në fshat, pagaminimale e tyre vendoset me vendim të Këshillit tëMinistrave. Të jenë të sigurt, në qoftë se ndonjërina dëgjon, se përqindja e kontributit të tyre nukndryshon. Do të paguajnë aq sa kanë paguar: 280lekë në muaj.

Do ta përfundoj me atë falas.Më lejoni të vazhdoj me ndryshimet pozitive

që marrin udhë në votimin e këtij projektligji.Eliminimi i regresivitetit në pagesën e kontributeveshëndetësore është hapi i parë për të mbërritur tefinancimi i kujdesit shëndetësor nëpërmjet taksimittë përgjithshëm dhe ofrimit shëndetësor pa pagesëpër të gjithë shqiptarët. Jemi të vendosur dhe dota realizojmë me çdo kusht zotimin kryesor tëprogramit të qeverisë, që është shërbimishëndetësor bazë pa pagesë. Nuk kemi thënëasnjëherë se shëndetësia nuk kushton, por kemiinsistuar në faktin se përfitimi i shërbimitshëndetësor bazë është e drejtë e çdo qytetari dheobligim i shtetit për t’ia ofruar këtë shërbim sipasnevojës.

Jemi vendosmërisht në krah të personelitshëndetësor, të mjekëve, infermierëve dheprofesorëve. Në 100 ditët e para të qeverisë së rejanë organizuar disa takime dhe tryeza tërrumbullakëta me profesionistë të shëndetit për tëdiskutuar dhe konsultuar me ta vendimet erëndësishme në sektorin e shëndetësisë. Jo mëlarg se dje u organizua një konsultim i gjerë meprofesorë të nderuar, të drejtuar nga fondi isigurimeve shëndetësore pikërisht për të hartuarsa më shpejt të jetë e mundur paketat e

shërbimeve që ju nuk i bëtë për 8 vjet: paketat eshërbimeve në kardiologji dhe kardiokirurgji, nëdializë dhe transplant të veshkave dhe të mëlçisë,që do të realizojnë kostifikimin për këto shërbimepër t’ua ofruar qytetarëve shqiptarë edhe ngashërbimi privat, nëse publiku nuk i plotësonnevojat. Profesorët pranuan njëzëri se këtopraktika të reja janë të gjitha në shërbim të pacientitdhe të rritjes së cilësisë së shërbimit, praktika qënuk kanë aplikuar më parë. Në fakt, dje në atëtryezë pashë për herë të parë të gjithë bashkëprofesorët demokratë dhe socialistë në bindje,sepse ne kemi një vizion tjetër. Për ne shëndetësianuk ka ngjyrë, siç u ngjyros për 8 vjet. Ne popërpiqemi, me gjithë atë thes borxhi në kurriz prej4,4 miliardë lekësh, të bëjmë çfarë është e mundurqë qytetarët ta ndiejnë sa më shpejt përmirësiminnë sektorin jetik të shëndetësisë.

Zëvendësimi i taksës së sheshtë me taksëne ndershme do të jetë favorizues për të gjithëpersonelin mjekësor. Janë rreth 15 mijë infermierë,që do të përfitojnë rreth 320 mijë lekë më shumënë vit, ose pagën e 13-të. Po ashtu janë 3700mjekë, që do të kenë 250 mijë lekë më shumë nëvit, dhe këtë nuk e mohojmë dot.

Përmirësimi i shërbimit shëndetësor aq tëdëshiruar për çdo shqiptar nuk mund të realizohetpo nuk bashkëpunuan besnikërisht me njëri-tjetrinkëta tre aktorë kryesorë: personeli shëndetësor,pacienti dhe shteti. Besimi reciprok i humbur në tëdyja hallkat e para duhet rikthyer nga hallka e tretë.Ne po japim shembullin se hallka e tretë ka filluartë funksionojë dhe po punon për dy të parat. Popunon fort për të rikthyer besimin e humburpadrejtësisht te personeli shëndetësor, të cilin edhenjë herë gjej rastin ta përshëndes për sakrificat ejashtëzakonshme që bëjnë.

Duke e vlerësuar tepër të rëndësishëm trendine rritjes së sëmundjeve malinje dhe sëmundjevekronike që janë me shkaktarë multifaktorësh, neishim zotuar se do të fillonim sa më shpejt kontrollinperiodik të popullatës për të zbuluar sëmundjet qënë stadet e hershme. Kjo do të bëhet realitet dukefilluar që në 6-mujorin e dytë të vitit 2014 nëpopullsinë me interval moshor 40 dhe 60 vjeç, sidhe në mosha më të reja për disa shtresa tëveçanta të shoqërisë. Kjo është përkrahur edhenga deputetë opozitarë të Komisionit tëShëndetësisë. Përfitojnë jo pak, por, ashtu siç thaedhe kolegia e opozitës, janë 760 mijë veta qëkanë nevojë për kontroll. Pesë milionë dollarë janë

221

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

programuar për kujdesin shëndetësor parësor përkëtë kontroll bazë. Është një prej investimeve mëefiçente në planin afatmesëm dhe afatgjatë, sepsendikon direkt në parandalimin dhe diagnostikimine hershëm të sëmundjeve.

Ndryshimet e karakterit administrativ tëfunksionimit të Fondit janë të detyruara me ligj. Ligjinr. 90 i vitit 2012 “Për organizmin dhe funksionimine administratës shtetërore”, neni 20, pika 1, kuthuhet se këshillat nuk mund të jenë me më pakse 3 anëtarë ose me më shumë se 7 anëtarë, nadetyron ta votojmë për 7 anëtarë.

Për këshillin administrativ, siç e theksova edhemë lartë, miratimi i këtyre ndryshimeve do të bëjëtë mundur kalimin drejt taksimit të përgjithshëmdhe përgatitjes për të ofruar shërbim shëndetësorpa pagesë për të gjithë popullatën. Për të qartësuartë gjithë shqiptarët, ky hap kaq i rëndësishëm nukmund të realizohet menjëherë. Jemi të vetëdijshëmse kemi shumë vështirësi për të kapërcyer, por tëjeni të sigurt se jemi në rrugën e duhur. Pa dyshimqë duke punuar shumë, edhe mund të gabohet,por jo me dashje. Ne prandaj mundohemi të rijmëpranë qeverisë, për të bërë vërejtjet tona në çdomoment.

Si përfundim, doja t’u bëja një ftesë të gjithëkolegeve dhe kolegëve të Komisionit, se misioniynë si mjekë është i shenjtë. Gjithkush nga neështë shkëputur nga një pjesë e jetës që e kadashuruar dhe ka sakrifikuar për ta arritur. Le tëjapim secili kontributin modest, që të kenë edheshqiptarët shërbimin shëndetësor që meritojnë.Përpjekjet tona duhet të jenë fisnike. Tëinvestohemi me zemër dhe me shpirt, që përmespërpjekjeve tona të fitojnë ata njerëz që vuajnë metë vërtetë.

Ju faleminderit!Ilir Meta - Ju faleminderit!Zoti Berisha, çfarë problemi keni? Keni

replikë?Ju lutem vendosni kohën e replikës!

Urdhëroni!Sali Berisha – Së pari, doktoreshë, shpreh

keqardhjen që i përket një partie që premtoishërbim shëndetësor falas dhe vjen këtu dhembron rritjen e sigurimeve shëndetësore.

Nuk ka qëndrim më të papranueshëm sesaky.

Së dyti, këtu vendosët për të kthyer te 20-përqindëshi taksën për shërbimet shëndetësore.U ngutët shumë. Pse? Ka një sektor privat të

shërbimeve shëndetësore, i cili përballon një pjesëshumë të madhe të këtyre shërbimeve. Vite mëparë vetëm një spital në Stamboll merrte ngaqytetarët shqiptarë çdo vit me vizitat dhe shërbimet35 milionë dollarë. Sot ka spitale moderne tëteknologjive më të avancuara private. Sado që janëprivate, shërbimi shëndetësor është shërbimshëndetësor. Duke u kthyer atyre 20-përqindëshinju nuk e vini në pozita të barabarta me sektorinpublik. TVSH-ja, që kishte zbritur në 20%, synontet’u ofronte qytetarëve shqiptarë shërbime më tëlira.

Së fundi, doktoreshë, thatë një fjalë shumë tërëndë, thatë se “ish- kryeministri po përdhunonanëtarët e kabinetit”. Nëse ke mençurinë tatërheqësh, bën mirë. Unë dua t’ia lë kësaj ore tëvonë, përndryshe do të thosha se je fatlume qënuk je anëtare e kabinetit.

Ilir Meta – Po, zonja Spahiu.Klodiana Spahiu - Shpresoj të mos e

vazhdojë më replikën.Zoti ish-kryeministër, nëse do të vazhdoni me

të njëjtën mënyrë trajtimi për anëtarët e këtijkabineti, mendoj se është gabimi më i madh qëbëni. Ju vazhdoni të bëni politikën tuaj, por do tëvazhdoni të humbni pikë te shqiptarët. Më vjen keqrealisht për të djathtën shqiptare. Unë këtu jampër të gjithë shqiptarët.

(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)Sali Berisha - Po, moj, po, por nuk meriton

të të them asgjë.Ilir Meta – Përfundon diskutimi në parim edhe

për këtë çështje.Kalojmë te diskutimi në parim të projektligjit

“Për buxhetin e vitit 2014”. Fjalën e ka zoti GencRuli.

Genc Ruli – Mirëmbrëma!I nderuar zoti Kryetar,Projektbuxheti është pa dyshim dëshmia e

parë zyrtare (dëshmitë orale janë dhënë tashmë)që shpalos mentalitetin qeverisës që kamazhoranca, por do të jetë edhe testi matës iaftësisë dhe i përgjegjshmërisë së qeverisë suaj,po t’i quajmë të shkuara hardallisjet që keni pasurnë qeverisjen e këtyre tre muajve dhe t’i falim, dukee quajtur periudhë shtrimi dhe trajnimi të ekipit.

Normalisht do të prisnim të kishit një programtë politikave të shtetit. Një program që do tëdëshmonte vizionin tuaj për qeverisjen në situatënkonkrete, mendjeftohtësinë që ju dallon nëkalkulimin e përftimit apo të kostove nga këto masa

Viti 2013

222

Legjislatura e 8-të

që merrni, si dhe një reflektim të politikave ndajsituatave dhe jo të situatave ndaj politikave dheemocioneve që keni. Pa dyshim, ne menduam seduke qenë programi i parë ekonomik dhe financiari qeverisë, do të kishit edhe më shumë motiv përt’u shpjeguar me durim, guxim dhe me sinqeritetshqiptarëve se cilat janë projektet tuaja që do tërealizoni këtë vit, duke i përgatitur ata edhe përpritshmëritë dhe rezultatet që ju mendoni se do tëarrini. Aleati më i madh i një qeverie, në fund tëfundit, kur pretendon se do të kryejë reforma tëmëdha, kur pretendon se do të përballojë situatatë vështira, është vetëm një: qytetari. Kur ky qytetarbindet për kostot individuale që do të ketë nga atopolitika dhe nga ato masa, por njëkohësisht kurbindet për përfitimet që do të ketë dhe për kohënkur do t’i prekë këto përfitime, atëherë qeveria kashpresë të ketë sukses, por ju që në vendimin eparë qeverisës shpërfillët pikërisht këtë gjë:kurajën, sinqeritetin dhe transparencën meqytetarin. Është hera e parë në 23 vjet që buxhetidhe paketa fiskale lejohet të diskutohet nëparlament vetëm dhjetë ditë. Sigurisht që erdhijustifikimi se “kishim negociata të gjata e tëlodhshme me FMN-në”. Me FMN-në ështëdiskutuar në vite më të vështira, po ju kujtoj vitet1991-1992, 1997-1998, por përsëri buxheti nëparlament është lejuar të diskutohej me kohë.Çfarë mendoni, se zyrtarët në ato kohë tregoninbarsoleta dhe ju keni bërë me FMN-në negociatakaq të gjata? Kjo është për të qeshur! Pojustifikoheni para shqiptarëve se ky programbuxhetor i vitit 2014 është një veprim gati in extre-mis dhe se është e keqja e domosdoshme, sepsenuk kishit asnjë mundësi për të vepruar ndryshe,sepse gjetët “një Shqipëri të mbytur në borxhe, tërrënuar, katrahurë”, dëgjova edhe shumë fjalë tëtjera. Cilën quani “katrahurë”? Bëni krahasim mendonjë kohë tjetër? A quhet vërtet “katrahurë” kjosituatë që gjetët? Gjetët një borxh zyrtar prej 62%.Po jua shtoj edhe borxhin ndaj biznesit me 3%,shkoi 65%. Ku është sot në këtë ditë? Ai është75%. Kjo është katrahura? “Katrahurë” quani atëqë po bëni apo atë që gjetët? Nuk dini t’i ndanidhe të jeni të kthjellët. Po ju them se është vit ivështirë. Dilini për zot dhe qeverisni vitin e vështirë,por nuk është vit i mbrapshtë 1913-a, se ndryshedo të gjejmë Haxhi Qamilin, Osman Balin dhe tëtjerë, por nuk është ai vit që e ekzagjeroni me këtëfjalë.

Unë nuk dua t’i gjej ndonjë shpjegim programit

tuaj buxhetor, duke iu kthyer programit të qeverisë,që është i freskët, sepse nuk i është tharë akomaboja në letër, pa dyshim, mund të them me njëfjalë të vetme se ky që ka ardhur nuk është buxhetiqë duhet t’i përgjigjet realizimit të atij programi. Çdoditë të kësaj jave në mënyra të ndryshme jenimunduar të sqaroni gati në një përdëllim prej martirise “po sakrifikojmë shumë nga premtimet tona, porpo e bëjmë që të shpëtojmë Shqipërinë”. Unë e disa ju dhemb shpirti për këtë sakrificë që po bëni,por jeni të detyruar ta bëni, sepse, në fund të fundit,gjetët “një katrahurë”, që jua lanë “zullumqarët mëtë mëdhenj që ka parë historia e Shqipërisë”, qëjemi ne këtej. Ky është argumenti që keni përdorurgjithë këto ditë dhe me këtë mendoni se keni bindurnjerëzit. Po ju them se është përsëri ajo që bëniprej tremuajsh: përdorim dinak i së djeshmes dhepërballim i çoroditur i së nesërmes. Kur e përdorëtstigmatizimin agresiv ndaj PD-së dhe ishit nëfushatë, pa dyshim që do ta përdornit. Mund tëquheni të justifikuar se ju dhanë vota me bollëk,por të vazhdoni të përdorni në mënyrë groteskeketë stigmatizim negativ sot, kam dyshim se atovota do t’i lini shpejt rrugës. Kapërcen kufijtë eparadoksit dhe jo më të urtësisë politike apo tëteorive ekonomike kur konstaton vetë se kërcënimimë i madh për këtë ekonomi është borxhi dhezgjedh si terapi shërimi e shpëtimi një rritje me15% të këtij borxhi. Mendimi ekonomik tradicionalderi më sot nuk i ka gjetur emër kësaj terapie, pormeqenëse një emër do t’ia vëmë, ky është modeliekonomik i doktor Adhamudhit, se tjetër emër nukmund t’i vëmë.

Sinqerisht, do të isha i përgatitur të besojase, kur vërtet lë retë e fantazisë dhe zbret nëterrenin konkret, fillon të qeverisësh, ndoshta keedhe më shumë burrëri dhe më shumëpërgjegjshmëri. E mendova se edhe mund t’uthoshit njerëzve: “O shqiptarë që na dhatë votëndhe ju që nuk na e dhatë atë, duke dashur t’ipërgjigjemi situatës, të ndalim hovin e krizës, qënuk është më mbrapa derës, por tani është nëderë, ne ju premtojnë se disa nga ato premtime,që nuk i harrojmë, do t’i shtyjmë për një apo dyvjet, por do të marrim masa të tjera, që së pari tëshpëtojmë kasollen e përbashkët dhe ekonominëtonë.” Jo, nuk denjuat ta bënit këtë gjë. Ju eshpërfillët këtë konsensus dhe këtë sqarim meqytetarin dhe menduat se keni aftësinë të martonidy linja krejt të kundërta me një të vetme: të martonilinjën e populizmit dhe të premtimeve që ishin bërë

223

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

qesim me linjën e një përgjegjshmërie financiare,për të vënë në rregull financat e shtetit dhe për tëbërë stabilizimin financiar. Kjo martesë sjell vetëmnjë lloj hibridi, dhe ai hibrid është ai që pollët:mashtrimi në këtë buxhet. Nëse nuk do të ishit tëkompleksuar nga mungesa e vullnetit, se ky vullnettregon se doni të qeverisni lehtë e pa vullnet përtë bërë asgjë, por edhe nga vesi tjetër që keni,nga mania për të bërë bujë në gjithçka, do të kishittë gjithë mundësinë për të ardhur sot me një buxhetmë të mirë. Një buxhet që nuk e rriste borxhin mëshumë se 68-69% dhe nuk e rriste kurrë deficitinmë shumë sesa 5%. Me këto nivele më të ulëta tëborxhit dhe të deficitit do të kishit mundësinë tëbënit edhe më shumë investime publike dhe tëorientuara më mirë sesa keni orientuar. Në bujqësitë kishit çuar të paktën një të tretën e atyreinvestimeve publike, por i keni lënë në gjendjen evjetshme. Këtu gënjehet pa turp dhe thuhet një epavërtetë e madhe nga Kryeministri se “i kam rritur50%”. Do t’u kishit dhënë një mbështetje më tëmadhe shtresave në nevojë sesa u keni dhënë.Do të kishit futur edhe pensionistët, të cilët as nuki indeksoni me inflacionin. Do të kishit futur edheata që kanë rroga të ulëta deri në 200 mijë lekë.Këto kategori as janë parë dhe as janë përfillur.Do të kishit nxitur dhe stimuluar edhe entuziazmine biznesit, që sot është përtokë, apo të investitorit,sepse neve na duhet rritja ekonomike.

Për të thënë fjalën e fundit, do t’i kthehempërsëri programit tuaj. Kishte një konstatim nëprogramin tuaj se “me ardhjen tonë në pushtet ijapim fund tranzicionit të lodhshëm 22-vjeçar”. Memarrëveshjen që bëtë me FMN-në e sollëttranzicionin përsëri. Nëse ndonjëri nga ju do të ketëmendjen si Kryeministri juaj, që sa bën kritikat epara për këtë marrëveshje na tha se ishte primi-tive. Për parantezë ju kujtoj se të paktën në këtësallë janë nja dy burra që kanë firmosurmarrëveshjen e parë me FMN-në. Një marrëveshjepër të përballuar situata që kanë qenë tragjike. Kjoështë si fizkultura e mëngjesit, sepse në mëngjesjemi me këtë situatë që keni sot. Kjo tregon sevërtet keni ardhur me mendimin se “nuk ka historipara nesh, historia fillon me ne dhe vështirësitëfillojnë me ne, sepse nuk ka pasur ndonjëherëvështirësi në këtë vend”. Prandaj unë po ju thempërse e bëri zoti Kryeministër këtë marrëveshjeme FMN-në, e bëri për 360 milionë eurot që gjetiborxh? E bëri këtë marrëveshje për 30 aspra, mëfalni për 300 milionë dollarë? Për këtë gjë e bëri?

Është një marrëveshje e panevojshme dhe për mëtepër e bërë në një kohë që nuk duhej. Po ju themse ka edhe një defekt të dytë, ndryshe ngamarrëveshjet e FMN-së që kemi pasur deri në vitin2005 a deri në vitin 2007. Atëherë kishim një FMNtjetër edhe për nga roli, edhe për nga funksioni.Vetëm Rama e ka pasur ngutin dhe dalldinë të bëjëatë lloj marrëveshje sot.

Ne jemi në prag të një transferimi tësovranitetit tonë financiar. Dëshiruam tre vjet tëmarrim statusin e vendit kandidat dhe ajo ishteperspektiva jonë, ta delegonim atje sovranitetintonë. Po delego sot për 300 milionë dollarë, kurvetëm me taksat e këtij viti merrni 220 milionëdollarë. Ju nuk keni ardhur me mendje të qeverisni,zotëri. Por po ju ngacmoj sedrën, ju jeni me sedër,unë ju njoh si të tillë, pse nuk bëtë një rregull treshi.Ne zullumqarët që bëmë batërdinë, që nga viti2005 e deri në vitin 2009 çdo vit kemi pasur gati 1miliard dollarë më shumë të ardhura të mbledhuranga plani. Ju si rilindës dhe në një kohë më tëvështirë të mblidhnit të paktën 500 milionë në vit ,ja ku i kishit 500 milionë në vit, po të donit tëpunonit, i kishit pa bërë marrëveshje me FMN-në.

Po ju marr një shifër tjetër, që do t’u kishterritur përsëri të ardhurat në buxhet, borxhet qëbiznesi u ka organeve tatimore, një shumë prej 76miliardësh. E zëmë se gjysma e tyre janë mearbitrarizëm, ja ku i kishit edhe 400 milionë dollarëqë mund t’i kishit mbledhur. E për më tepër akuzuatqë ajo është klientela e PD-së. Shkoni e mblidhjani,do të kishit edhe 400 milionë më shumë po të donitt’i mblidhnit. Gjithashtu, keni edhe industrinë elojërave të fatit, krejt e paligjshme në kohën tonë.Tahiri trim për dy muaj e bëri të ligjshme. 50 milionësjell ajo më shumë. Ja ku i kini edhe 50 milionë tëtjera. Po ju nuk keni besim as te ndershmëria qëpredikoni, se vetëm me atë ndershmëri ju hynë 1miliard dollarë në vit më shumë nga arka dhe nukkishit nevojë të bënit këto akrobacira.

Së fundi, nga këto politika që po ndiqni, trirreziqe potenciale keni përpara:

Po futeni në një spirale fatale të binomit “defi-cit dhe borxh”, në një kohë që rritjen ekonomike ekeni një të panjohur të madhe për vitin që vjen epër vitet që janë mbrapa, të jeni të bindur që uljene borxhit do ta filloni afër vitit 2018.

Së dyti, inflacionin që e keni targetuar 2.7% ,i cili në muajin maj do të jetë 4 %, ne do të hyjmënë një spirale inflacioni, të cilën kemi të paktën 20vjet që e kemi harruar.

Viti 2013

224

Legjislatura e 8-të

Së treti, do të kemi ndonjë goditje tëmundshme të vlerës së lekut, pa pasur asnjëmundësi dhe potencial për ta frenuar dhe për tastabilizuar së shpejti. Pra, zoti Kryeministërdeklaroi para dy ditëve, sigurisht me atë patosin etij që është një delir kronik, se u frenua rrënimiekonomik i Shqipërisë dhe më e keqja në situatënekonomike dhe financiare tashmë ka kaluar. Atij ilumtë, por më e keqja është përpara dhe nuk kakaluar.

Ju faleminderit!Ilir Meta - Faleminderit, zoti Ruli!Urdhëroni, zoti Paloka!Edi Paloka – Zoti Kryetar, së pari filluat

diskutimin e projektbuxhetit, ndërkohë që atë nukna e ka paraqitur askush, sepse, sipas nenit 150të Kushtetutës, Kryeministri, në emër të Këshillittë Ministrave, i paraqet Kuvendit projektligjin përbuxhetin e shtetit. Në qoftë se dikush do tëpretendojë se Kryeministri e ka paraqitur sot nëmëngjes, unë po ju them se nuk mund të paraqitetnjë projektligj që nuk ka filluar ende. Ka paraqiturpaketën fiskale. Projektbuxhetin me vullnetin tuajpo e fillojmë tani. Kështu që Kryeministri duhet tëvijë e të paraqesë buxhetin.

Së dyti, a ju duket si parlament ky, zotiKryetar? Këtu vetëm t’u japim edhe nga një birrëtani deputetëve dhe vazhdojmë jetën e natës. Këtomirë që flasin, por të paktën të ulen.

Ilir Meta – Lidhur me këtë çështje, besoj seështë bërë e qartë, në takimin që unë kam zhvilluarme kryetarët e grupeve u vendos që Kryeministridhe relatori i Komisionit për Ekonominë dheFinancat do të shpreheshin që në fillim, përparase të fillonim diskutimin në parim për çdo projektligjtë paketës fiskale që shoqëron projektbuxhetin.Tani do të flasë ministri i Financave përprojektbuxhetin.

Zoti Cani fjala për ju.Shkëlqim Cani – Faleminderit!Të nderuar zotërinj deputetë,E kam të qartë që opozita nuk ka ndonjë

interes për projektbuxhetin, thjesht ka hall të bëjëndonjë zhurmë, të bëjë sikur po merret mebuxhetin. Kam ndjekur me vëmendje seancën.Dëgjoj që flet kush i teket dhe çfarë t’i teket, ngaAmerika shkon në Australi, flet për pushtetin lokal,po pushtet lokal të ndonjë vendi europian. Kuptohetmirë se çfarë interesi kanë. Megjithatë, ne të bëjmëmirë punën tonë.

Le të parashtrojmë shkurt disa nga momentet

kryesore të projektbuxhetit të vitit 2014.Të ardhurat parashikohen 364 miliard lekë

ose 42 miliard lekë më shumë nga viti 2013.Shpenzimet janë 455 dhe deficiti llogaritet 91.6miliard lekë. Borxhi publik llogaritet 74.8% dukepërfshirë edhe pagesën e borxhit të vonuar. Rritjaekonomike gjykohet rreth 2% dhe veçoritëbuxhetore janë disa.

Së pari, ky buxhet hedh themelet për të vijuarmë tej në vitet 2015-2016 e më tej. Ai sheh ngaplotësimi i shërbimeve për shqiptarët dhe rivendosstabilitetin ekonomik. Vërtet rritet pak borxhi në vitin2013, por ky është fundi. Duke filluar nga viti 2015,do të fillojë ulja graduale e borxhit publik. Ky ështëbuxheti më i madh dhe historik në vendosjen edisiplinës në financat publike, mbështetur siç epamë nga një paketë e thellë tërësore dhe fiskale.

Parashikimet bëhen mbi bazën e treguesvemakroekonomikë të konsoliduar, të mbështetur paskonsultash të gjera tremujore me FMN-në dheBankën Botërore. Shlyhet gradualisht borxhi ivjetër, i lënë nga qeveria e shkuar, borxh që, nësekeni kureshtje, do ta mësoni shumë shpejt se saështë. Por sido që të jetë, do të shlyejmë një pjesëtë tij prej 350 miliard dollarë. Ndërkohë, e mira ekëtij buxheti është që nuk do të lejojmë më nga viti2014 të krijohet borxh i ri.

Mbështeten sektorë prioritarë, si: arsimi,shëndetësia, bujqësia, infrastruktura. Investimetjanë 75 miliardë, përfshirë dhe 35 miliardë shlyerje.Pra, i jepet likuiditet biznesit dhe ekonomisë 1.1miliard lekë dollarë, më e madhja shifër në historinëe buxheteve shqiptare.

Së fundi, është një buxhet që jep mbështetjesociale për shtresat në nevojë. Ndihma ekonomikedhe paaftësia marrin 19 miliardë lekë nga 17.4miliardë që kishte buxheti juaj elektoral, kuspekuluat sa deshët me invalidët dhe ndihmënekonomike për të marrë vota, pa përfshirë këtudhe 1.9 miliardë lekë që ne do t’i shlyejmë detyrimetë prapambetura që në buxhetin e këtij viti. Janëedhe 1.1 miliard lekë mbështetje sociale përushqim, pesë artikuj bazë dhe për energjinë.

Por, siç ju thashë, për ju nuk kanë interes këtoshifra. Për ju ka interes që të kemi një shfaqje ngaçifti 2B, çift që bëhet herë aktiv, herë inaktiv, herëplotëson njëri, herë tjetri. Tani u shtua dhe zoti Ruli.Çifti na solli 1997-n, solli 2013-n dhe mendon si esi të sajojë ndonjë kohë tjetër, kohë të tretë, pornuk i kanë shanset më. Janë dy dështakë modelnë financat publike, nuk po flas për privatet, se

225

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ato i dinë mirë. Palo isha, që mbasi flasin përçart,nuk gjejnë edhe një fjali pendese për zararet që ikanë shkaktuar ekonomisë shqiptare, që pothuaje kanë çuar të dyja herët në prag të greminës.Unë nuk do të argumentoj me shumë argumentedhe shifra atë që thashë tani në fillim, por do tëmarr dy- tre momente.

Le të marrim atë që është borxhi i fshehur, imohuar në mënyrë stoike nga ish-kryeministri dheish-ministri i Financave deri më tani. Një krim nëvete ky, pa ndjenje faji, pa turp. Ish-kryeministribën akrobacira dhe fillon e bën zhurmuesin sapërmendet shifra reale. Atë po bëjmë, do tëverifikojmë, do ta çertifikojmë do t’jua japim, por tadini është shumë më e madhe nga maja eajsbergut që kemi çertifikuar deri tani. Është pranë1 miliardëshit dhe do të përgjigjeni për këtë.Shqiptarët duhet të mësojnë se buxhetet e vitevetë fundit nuk kanë qenë të vërteta. Ato kanë fshehurafro 100 miliard lekë. Në 2011-2012 është shkelurligji i buxhetit sepse borxhi publik ka qenë më imadh se 60 %, edhe pa e lejuar ligji. Nëse nuk dotë kishim shlyer në vitin 2014, 35 miliard lekë, nedo të kishim bërë mjaft e mjaft investime të tjeradhe tërë fjalitë tuaja që i keni artikuluar gjatë tërëkohës do të kishin qenë pa kuptim.

Po na detyroni të marrim borxh, po marrimborxh për të shlyer borxhin që na latë ju, por po jukujtoj që borxhin që na latë ju, e shpenzuat kuturu.E morët me 12.8 %. Dëm më vete, krim më vete.Ne po marrim borxh me 2.8%, pothuajse 5 herëmë lirë. Ju patëm paralajmëruar që në vitin 2009-të në mënyrë sistematike që po i bëni këto veprime.Në fakt ish-kryeministri e kuptoi që diçka po vjenrrotull me punën e borxhit, tani bën të padituri, bënsikur nuk ka borxh. Do ia lërë kolegut, do ia lërëatij që ka në krah, Bodes, që me demek e ka marrëai, ai është zararexhiu, le ta mbajë. Punë e tyre.Dihej që kështu do të shkonte kjo punë.

Le të marrim një tregues të dytë, të ardhuratnga tatimet dhe doganat. Sa janë? Janë 40miliardë, janë dyfishi i të ardhurave që kenirealizuar ju në dhjetë vitet fundit. Mesatarisht kanëqenë nga 20 miliardë dhe janë 40 miliardë. Praështë dyfish. Mos e harroni! Madje të ardhurat qëdo të realizojmë në vitin 2014, kur ju prisnikatrahura, e të tjera, e të tjera, vetëm ngaadministrimi më i mirë fiskal do të realizojmë tëardhura baras me ato që ju keni realizuar me tëgjitha llojet e të të ardhurave, që i keni rritur ngaviti në vit.

Meqenëse jemi tek të ardhurat, më jepet rastit’ju them t’u bëjnë thirrje atyre miqve, familjarëve,që t’i paguajnë ato, sepse nga një krah na rriten tëardhurat, por edhe vetë shpëtojnë nga zararet, sepo u mblidhet laku. Shumë shpejt do të dalinpërpara drejtësisë si disa të tjerë që po dalin.

Së fundi, kjo paketë fiskale është më e thella,më e plota dhe më e studiuara. Me guxim kemiprekur degë dhe sektorë mjaft të rëndësishëm tëekonomisë që ju nuk guxuat t’i preknit në 8 vjet. Edi që kjo paketë ka një të metë thelbësore, ka njëbroçkull që e ka lëshuar ish-kryeministri, që dontetë tatonte sanitaret e shtëpive. Këtë gjë nuk e kemi,por do ta përfshijmë më pas. Unë prita për orë eorë të tëra nga ju se mos gjeja ndonjë mendim tëvlefshëm, ndonjë sugjerim për buxhetin e vitit 2014,por më kot. Meqenëse përmenda emrin e zotitBerisha, të zotit Bode, të zotit Ruli, ndoshta përreplikë na i thonë mendimet e tyre të vyera.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Zoti Mima, urdhëroni!Florion Mima –Të nderuar kolegë deputetë,Zoti Ruli përmendi një personazh që ne, që

jemi pak më të moshuar (po shoh zonjën Dade),mund të na kujtohet nga novelat kineze për fëmijë.Quhej Lej Feni. Ai ishte një i ri, anëtar i rinisëkomuniste, i cili nuk dilte dot i pari në hedhjegranate dhe gjatë kohës që kolegët e tij flinin nëfjetore, ai çohej natën dhe bënte stërvitje që të diltei pari. Personazhi i dytë ishte Lu Pani, i cili ecterrugës dhe gjente copa hekuri, gozhda dhe fillontei fërkonte për t’i bërë gjilpëra. Më kanë mbetur nëmendje, dhe sot është rasti që me historitë qëdëgjuam t’i kujtojmë këto përrallat kineze, sepsena bëjnë mirë.

Në rreth 18 orë diskutime, deputetët eopozitës ia dolën të elaborojnë në mënyrëelokuente, të plotë dhe gjithëpërfshirëse, se tëgjitha ndërhyrjet që i bëhen sistemit fiskal shqiptarjanë totalisht të çoroditura. Pavarësisht se thuhetse do të prezantojnë një sistem të drejtë dhe tëndershëm taksimi, ai do të ketë vetëm një rezultat:çmontimin e gjithçkaje të arritur me mund e medjersë në ngritjen e një sistemi tatimor të thjeshtë,sa më shumë të drejtë dhe që përballon në njëmasë të ndershme nevojat e vendit për financimete shpenzimeve publike.

Nëse për ngritjen e sistemit të mëparshëmPD-ja, por edhe PS-ja gjatë qeverisjeve tëmëparshme, kishin si synime kryesore formalizimin

Viti 2013

226

Legjislatura e 8-të

e ekonomisë, futjen në rrjetën e të ligjshmes të tëgjitha subjekteve që realizonin të ardhura,konsumonin mallra dhe shërbime ose zotëroninpasuri, rritjen e deklarimit dhe pagesës vullnetaretë detyrimeve, shmangien e kontakteve fizike dheminimizimin e diskrecionit të zyrtarëve tatimorë,prezantimin e teknologjive dhe metodave të rejabashkëkohore për vjeljen e taksave, kjo paketëfiskale ka vetëm një qëllim, të materializojëpremtimet demagogjike dhe totalisht të çartura tëzotit Rama në fushatën elektorale për gjoja njësistem të drejtë taksimi, të ndershëm dhe që mbron95% të shqiptarëve.

Në 20 vjet përpjekje për ngritjen e një sistemitatimor modern, ku PD-ja në mënyrë tëpadiskutueshme ka rolin vendimtar, gjurmëlënës,me prezantimin e taksës së sheshtë, u arrit tëzerohej çdo përpjekje për arbitrazh tatimor, e thënëme fjalë të tjera, ranë të gjitha mundësitë qëkeqpërdoruesit e sistemit të kishin nxitje ligjore përtë kaluar dhe devijuar të ardhurat nëpërmjet enëvekomunikuese të sistemit nga një grup me taksiminmë të rëndë, në një tjetër me taksim më të lehtë.Pra, pavarësisht se realizoje të ardhura në formëdividendi, interesi, page, qiraje, fitimi kapital e tëtjera, të gjitha këto grupe kishin të njëjtin taksim,çka bëri që ajo që quhet përmbushje vullnetare tërritej ndjeshëm dhe tendencat për evazion fiskaldhe shmangie tatimore të minimizoheshinndjeshëm.

Një tjetër arritje e sistemit ishte se ranë tëgjitha mundësitë e keqpërdoruesve të boshllëqeveligjore për të lëvizur nga një sektor me taksim mëtë rëndë në një sektor me taksim më të lehtë. Pakrëndësi kishte nëse ishe biznes i madh apo i vogël,shkalla tatimore ishte e njëjtë dhe askush nukkishte më leverdi të ndante aktivitete në dysh aponë tresh për të përfituar nga taksimi me shkallëmë të lehtë i biznesit më të vogël.

Me prezantimin e taksimit mbi fitimin real tëbiznesit të vogël ku taksa vendore ishte thjesht njëparadhënie për tatimin përfundimtar mbi tëardhurat, ku biznesi i vogël kishte leverdi tëvetëpolicohej për marrjen e faturave të blerjes ngabiznesi i madh, u arrit jo vetëm të ruhej një arritje edecentralizmit fiskal, por edhe të shmangejpadrejtësia ligjore e taksimit mbi xhiron, si dhe tëbinte incentivi ligjor për taksimin me kuota më tëlehta, që i korrespondonte xhirove më të ulëta qëishin pasqyrë e blerjeve të nënraportuara. Sirezultat i taksës së sheshtë u arrit të regjistroheshin

për herë të parë në historinë e financave publiketë Shqipërisë rreth 460 mijë tatimpagues ekontribuues në sektorin urban, publik dhe privat,nga rreth 280 mijë të tilla të skeduara ngaparaardhësit tanë socialistë, si dhe numri ibizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha tëregjistruara të arrinte në rreth 150 mijë nga vetëm40 mijë që gjetëm në inventarin e socialistëve nëvitin 2005.

“Ky është buxheti më i madh në historinë eShqipërisë”, u shpreh Kryeministri. Shprehje ehabitshme! Për hir të së vërtetës, e kemi përdoruredhe ne, por me kuptimin se ishte më i madhi përtë ardhurat që i shkëputeshin çdo vit nga kthetrate informalitetit, evazionit dhe kontrabandës. Sotështë më i madhi, por me deficitin më të madh,prej rreth 1 miliard dollarë. Të marra për çfarë?Për t’i dhënë qetësi qeverisë që të mos e provojëveten në luftën kundër informalitetit, krimit,evazionit dhe kontrabandës, por të preferojë qëbarrën e këtij thesi prej 1 miliard dollarësh ta hedhëmbi shpinën e të varfërve.

Nesër Shqipëria nuk do të ketë më një fushëtë sheshtë për të tatuar në mënyrë uniforme tëardhurat e krijuara, por të kundërtën, një terren tëmbushur me gropa dhe me maja të thepisura qëjanë thjeshtë dhe qartë ftesa për evazion. Kështu,individët që realizojnë të ardhura nga pagat do tëkenë si kapuç shkallën tatimore prej 23%-ësh;korporatat e mëdha kapuçin do ta kenë 15% dhebizneset e vogla do ta kenë vetëm 7.5%. Ajo qëdo të ndodhë në javët dhe muajt në vijim do të jetënjë rikthim në zgjidhjet e gatshme të vitit 2005, kurlëvizjet nga i madh në të vogël, nga i punësuar nëpërfitues page, përfitues dividenti apo qiraje do tëkthehen në dominante të sistemit dhe administratajo vetëm që do ta ketë të vështirë të administrojësistemin, por do të jetë edhe shumëfish më etunduar për t’u bërë pjesë e lojërave që ulinpagesën për arkën e përbashkët dhe rrisin pjesëne pandershme të ryshfeteve dhe bakshisheve.

Goditje të rëndë merr decentralizimi fiskal dhekapaciteti i pushteteve vendore për të gjeneruartë ardhurat e veta. Ajo që do të ndodhë do të jetënjë rikthim në gjendjen e para vitit 2005, ku grantetshpërndaheshin thjeshtë dhe të bazuara nënjohjen e pushtetarëve lokalë me ata qendrorë.Edhe në këtë fushë është vënë në buxhet një shifërprej rreth 2 miliardë lekësh për të kompensuarheqjen e taksës vendore mbi biznesin e vogël.Nëse taksa vendore zerohet, do të ishte e

227

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ndershme që pushteti lokal të kompensohej për tëgjithë pjesën e tatimit mbi fitimin që biznesi i vogëlduhet të paguante dhe ai nuk është më 2 miliardë,por 4.6 miliardë. Duhet që kjo shifër të ishtevendosur në buxhet dhe qeveria qendrore tëmerrte masa për ta mbledhur dhe t’ia kalonte nëllogari të gjitha pushteteve lokale, qofshindemokrate, qofshin socialiste.

Goditje të rëndë marrin edhe dhjetëra e mijërafamilje shqiptare, që kanë marrë nga një shtëpi tëdytë në zonat turistike, të cilët duhet të paguajnësi tatim pasurie 400 lekë për metër katror. Po ashtu,tatimi i pasurisë për shtëpinë e parë nga 15 lekëshkon në 30 lekë për metër katrorë. Të gjithëpronarët e bizneseve të vogla që kanë dyqane,magazina dhe ambiente të tjera biznesi, duhet tëpaguajnë rreth 4 dollarë për metër katrorë nga 2që paguanin deri më sot si tatim pasurie, çka do tëbëjë që të paguajnë edhe më shumë taksa sa ç’dotë sillte nga ulja e shkallës tatimore nga 10 në 7.5.Po kështu të gjithë ambulantët që paguajnë derimë sot 5 deri në 8 mijë lekë, do të ndëshkohen menjë kuotë fikse prej 25 mijë lekësh. Pra rritje mbi300%.

Vërehet se shkalla tatimore zero dhe segmentii parë i të ardhurave është njësoj si ajo që qeveriae mëparshme kishte prezantuar qysh përparazgjedhjeve, pra, zero lekë taksë për pagat deri në30 mijë lekë në muaj. Pra, nuk ka asnjë arritje,asnjë lek ulje dhe përfitim për rreth 250 mijë tëpunësuar me këtë pagë. Shkalla e dytë përfitonnga shkalla zero për qind e segmentit tëmëparshëm. Pra, nuk do të paguajë tatim për 30mijë lekët e para, por do të mbajë 13% për tëardhurat mbi 30 mijë lekë. Kështu, një individ metë ardhura tatimore 130 mijë lekë në muaj do tëpaguajë 13 mijë lekë ekzaktësisht, sa paguanteedhe me taksën e sheshtë. Një individ tjetër, qëështë afër dyshemesë, me të ardhura rreth 40 mijëlekë në muaj, dikur me taksën e sheshtë paguante4 mijë lekë, sot do të paguajë 2700 lekë më pak, ethënë ndryshe më pak se 1 kafe në ditë.

Gjithsesi, me kafe ose pa kafe, me akcizë dhepa akcizë, këta individë, që janë rreth 39% e totalittë të punësuarve, janë të vetmit që përfitojnë diçkadhe përsëri, edhe sikur në invers ta shkruash 39-ën, ajo kurrë nuk mund të bëhet 97%, siç thuhetnga lejfenët dhe lupanët tanë.

Shkalla e tretë, që zoti Rama i quan“pasanikë” të Shqipërisë, por që me standardeteuropiane do të ishin pak më mirë se grupi i

asistencës sociale atje, do të jetë e vetmja që dotë goditet. Janë rreth 15-16 mijë vetë që marrinpagë mbi 130 mijë lekë në muaj, që do të paguajnë23% të pagave. Një individ, të themi një menaxhernë një bankë ose një redaktor në një televizionme pagë 200 mijë lekë, dikur paguante 20 mijëlekë, sot do të paguajë 29 mijë e 100 lekë ose45.5% më shumë.

Rritja e shkallës tatimore nga 10 në 15, oseme 50% të subjektit të tatim fitimit do të përkthehetthjesht dhe qartë në më pak investime, më pakpunësim, më pak eksport, më pak konsum, çkado të sjellë edhe ulje të qëllimshme të xhiros përtë shkuar në segmentin 7.5%. Një kompani përpunimin e mishit, që prodhon e shet sallam dheqë ka 15 dyqane, më mirë do të preferojë tëregjistrojë secilin dyqan që i mbetet si biznes i vogëldhe të paguajë gjysmën e tatimit që paguante,nëse nuk do të ndahej, ashtu siç do të ndajë edhevetë fabrikën, që sot e ka të organizuar në formërepartesh në subjekte të veçanta. “Vetë sistemi iprish njerëzit”, thotë Rama dhe ky është pikërishtshembulli se si mund të të ndreq sistemi.

Opozita qëndron fort kundër këtij propozimi,pasi ajo beson se kjo paketë dhe ky buxhet do tëjenë rrënues për ekonominë e vendit. Ju tashmë ikeni hyrë kësaj rruge dhe për ju nuk ka kthimmbrapa. Ne kemi laps dhe letër e do të mbajmëshënim gjithçka që do të ndodhë.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Zoti Imami, urdhëroni!Arben Imami – Faleminderit, zoti Kryetar!Zonja e zotërinj deputetë,Ky është buxheti më i madh që ka pasur

ndonjëherë Shqipëria, por arsyeja pse është më imadh është se ka borxhin më të madh. Edhe nëçdo buxhet familjar po të marrësh një borxh tëmadh, mund ta rrisësh sa të duash, por kjo nukështë as e mençur dhe as e këshillueshme.

Ky buxhet nuk ka vetëm borxhin më të madh,por ka edhe taksat më të mëdha në këto vite. Pot’i mbledhim taksat më të mëdha me borxhin mëtë madh, tullumbacja do të vazhdojë të fryhet.Borxhi i buxhetit të këtij viti është 91 miliardë lekë,ose 910 milion dollarë. Nga këto 12 miliardë lekë,pra, rreth 120 milionë dollarë shkojnë për pagesate detyrimeve, dhe shumë mirë, nuk ka asnjëmendim të keq që të mos bëhet. Ku shkon pjesatjetër? 23 miliardë lekë ose 230 milionë dollarëshkojnë në formë TVSH-je, ndërkohë që ne e dimë

Viti 2013

228

Legjislatura e 8-të

fare mirë se shteti u ka borxh bizneseve, por edhebizneset i kanë shumë më tepër borxh shtetit. Kjolarje e njëanshme e llogarive nuk është vetëm epadrejtë, por ka edhe një kosto shumë të lartë. Kushkojnë paratë? Shpenzimet korrente janë rriturme rreth 200 milionë dollarë, pra qeveria do tëharxhojë më shumë para. Megjithëse thotë seështë në kushtet e krizës, ajo vijon ta thellojëborxhin në 75%, ndërkohë që për pensionistët rritjaështë vetëm 10 milionë dollarë në pensione.

Çështja e dytë e rëndësishme e këtij buxhetiështë sistemi i taksimit. Deri më sot kemi pasurnjë sistem taksimi të thjeshtë dhe nxitës, por mekëtë sistem të ri rritet barra dhe sistemi ndërlikohet.Kjo është një taksë e padrejtë, ku për të njëjtat tëardhura, një punonjës që merr pagë, taksohet dyherë më tepër se dikush, i cili ka të njëjtat tëardhura, por jo si pagë, por si biznes i vogël apo imadh.

Në relacionin e Ministrisë së Financave thuhetse me taksën e sheshtë ne shkuam nga 1,1% në2,2% të prodhimit të përgjithshëm bruto.Megjithatë, Ministria e Financave nuk sheh asnjëkorrelacion midis taksës së sheshtë dhe rritjes sëpërqindjes së të ardhurave nga ky taksim përtatimin mbi të ardhurat personale dhe nuk kuptonqë në bazë të kësaj u bë e mundur nxitja einvestimeve të huaja në Shqipëri, që në 8 vjet, nga50 milionë dollarë në vit u rritën në 1 miliard dollarënë vit. Madje, Ministria e Financave, mençurisht,thotë se nuk është bërë asnjë studim për rezultatin.Megjithëse pati aftësinë apo mençurinë që takuptojë, ta identifikojë apo ta diagnostikojë që kystudim nuk është bërë, ajo po e ndryshon sisteminpa e bërë këtë studim. Do t’ua marrim paratë tëpasurve dhe do t’ia japin të varfërve. Kush janë tëpasurit, zoti Ministër? A janë të pasurit ata që marrin130 000 lekë a më shumë në këtë vend? Jo. Kjoështë shtresa e mesme, që ne duhet të krijojmë.Kjo është shtresa e mesme menaxheriale ebiznesit në Shqipëri. Këta janë ata djem e vajzaqë kanë bërë shkolla të mira, që kanë kapacitete,kanë talente dhe duan të ndërtojnë jetën. Kanënevojë sigurisht edhe për një makinë që do t’ukushtojë më shumë, kanë nevojë edhe për njështëpi që do t’u kushtojë akoma më shumë. Nëkëtë mënyrë, po rrënoni themelet e klasës sëmesme në Shqipëri.

Është rritur në 15 % tatimi i fitimit. Me uljen10% dhe duke vendosur taksën e sheshtë, nepatëm një sistem fiskal të thjeshtë dhe nuk kishte

interes për të kaluar nga një taksë në tjetrën. Merritjen e taksës 15% do të pengohen investimet ebrendshme dhe të huaja në Shqipëri. Nëpërmjetakcizës së karburanteve do të shtohen kostot eprodhimit. Fakti është se rreth 70% e karburantevenuk janë për konsum personal, por janë pjesë epandarë e prodhimit, e shërbimeve, e tregtisë, çkado të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kostove, nërritjen e çmimeve dhe sigurisht edhe në kontraktimtë biznesit.

Rritja e borxhit në 75% të prodhimit tëbrendshëm bruto, ndërlikimi i sistemit fiskal, rritjae barrës fiskale nëpërmjet rritjes së tatimit mbi tëardhurat personale apo të tatimit mbi fitimin, rritjae akcizës dhe në veçanti e karburanteve, rritja eshpenzimeve qeveritare, ulja e investimevepublike, koha e pamjaftueshme për të njoftuarbizneset që kanë bërë projektet e tyre, të gjithakëto së bashku do të çojnë në klientelizëm tëmbledhjes së të ardhurave, në monopol, si dhe nëuljen e investimeve të brendshme dhe të huaja.Më e rëndësishmja është se do të shkojmë në uljene punësimit. Pa investim, nuk mund të ketëpunësim. Në fakt, në ato fantazmat e mendjes sësëmurë, që është në krye të kësaj qeverie, prejkohësh flitet për një 1 milion të papunë. Tani qëINSTAT-in e kontrollon drejtpërdrejtë Kryeministri,ne mund të vërtetojmë se nuk janë 1 milion tëpapunë, por, me sa duket, në vend që mendja tëshkojë te realiteti, duhet të shkojë realiteti temendja. Kjo është rruga më e sigurt për të bërëme të vërtetë 1 milion të papunë në Shqipëri. Nekemi të drejtë të pyesim: ku janë 300 000 vendet epunës, zotërinj? Si do të ecim, zoti Kryetar iKuvendit, më shpejtë drejtë punësimit? Nuk kaasnjë fjalë për punësimin. Kryeministri sot vetëmnjë herë e përmendi punësimin. Si mund tëndihmohen shtresat në nevojë, veçse nëpërmjetpunësimit? Kjo nuk është rruga e duhur. Kjo nukështë rilindje dhe ne e kemi ditur. Kjo është varrosjae ekonomisë shqiptare, e paralajmëruar prejmuajsh. Ne nuk na çudit, por do të përpiqemi tëluftojmë për më shumë ndriçim dhe për më shumëvëmendje për qytetarin shqiptar.

Mosrritja e pagave, rritja e taksave dheakcizave në tërësi, krahas varfërimit të vendit, dotë çojnë edhe te varfërimi i njerëzve dhe familjevetona, nga fëmijët e porsalindur, që u hiqet nga një5000-lekësh e deri te pensionistët, të cilëve do t’urriten të gjitha kostot e jetesës.

Faleminderit!

229

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Ilir Meta – Urdhëroni, zonja Bregu!Majlinda Bregu – Mirëmëngjesi të gjithëve!Ka më shumë se 17 orë që, duke filluar nga

Kryeministri Robespier, ju këtu mbrapa dhe ju këtejnë këtë sallë, nuk u lodhët duke lyer njëri-tjetrinme lëvdata për buxhetin që na keni sjellë sot. Nuku tutët fare që me ndërhyrjet tuaja të kërcënonimiletin, nga momenti në moment, me këtë buxhetqë i keni sjellë, më keq se ç’kërcënonte Robespierime thikën e gijotinës. Sot këtu kemi dëgjuar ngaju fjalë të përgjithshme, oratori didaktike. Nukdëgjuam nga Kryeministri të thotë asnjë numër,nuk po them shifra, por po ato fjalime që në fundtë ditës, të natës së zgjatur dhe të bashkuarabashkë, i bie të bësh vetëm “uf”, sepse nuk morëmvesh se çfarë argumentesh keni ju për t’uduartrokitur dhe për të lyer njëri-tjetrin për këtëbuxhet.

Shkalla e magjepsjes nga budallallëqet tuajadhe talljes që kemi dëgjuar sot nga ju për qytetarëtshqiptarë, është sipërore , akoma më tepër kurarrin ora 5:00 e mëngjesit. Kështu ndodh kur nukndjek masën në radhën e gjërave: o vret për shumëlart, o vret për shumë poshtë. Çdo premtim ështënjë borxh që duhet shlyer. I gjithë mileti në Shqipërika fatin e keq të kujtojë se pse e votoi këtë qeveri,si një ankth që bëhet gjigant çdo ditë e më shumëpër ata që nuk e votuan këtë qeveri, por edhe përata që e votuan këtë maxhorancë. Sot ata popërjetojnë me tmerr përçudnimin e votës së tyre.Ky buxhet dhe kjo paketë fiskale vijnë këtu për votë,duke u ofruar qytetarëve shqiptarë një borxh prej75% të prodhimit të brendshëm bruto në termafiskalë apo ndryshe 1 miliard dollarë borxh. Po t’ishtosh edhe borxhin për çdo premtim të papërfillur,kjo qeveri kap rekordin e borxhit me qytetarëtshqiptarë që në 100 ditët e para. Pra, për 100 ditë,ju u bëtë qindin shqiptarëve. Urime! Askush nuk ekishte bërë dot më mirë se ju deri më sot.

Kush priste transparencë nga qeveria, u bindqë me projektligjin e parë, që qeveria solli nëparlament, se nuk do të ketë aspak transparencë.Transparencë do të thotë të mbash premtimin dhejo të fshihesh, sepse gënjen. Nëse opozita nuk dotë kishte zhvilluar një proces dialogu intensiv megrupet e interesit gjatë kësaj jave, pak ose aspak,ndonjë ose askush nuk do të kuptonte se çfarë pondodh me buxhetin dhe me paketën fiskale.

Të nderuar kolegë, çdo premtim është njëborxh që duhet shlyer. Kush priste ulje taksash dheme shpresë radhiste veten te 95%-shi i popullsisë

me barrë më të lehtë fiskale ose pa barrë fare, ekuptoi se tashmë radhët u shtuan vetëm për keq.Janë 100% e shqiptarëve që ky buxhet do t’ivarfërojë. Kush priste ulje të çmimeve, do të ketërritje me 120 lekë të taksës mbi karburantet, do tëpaguajë 10% më shtrenjtë biletën e autobusit dhetë furgonit dhe do të blejë më shtrenjtë bukën,miellin, vajin, orizin, sheqerin dhe çdo mall tjetërtë konsumit, pra rreth 7% më shtrenjtë. Kush pristerritje rrogash, siç ishte mësuar të kishte gjatë 8vjetëve të fundit, duhet të fillojë nga autosugjestioni,të paktën për 3 vjet, sepse rritjen e rrogave qeveriajuaj e ngriu dhe pas 3 vjetësh, të lodhur, qytetarëtnuk do të presin më asgjë. Kush priste shëndetësifalas, do të jetë 1 ndër 100% të shqiptarëve, që,për ilaçe, do të paguajë një çmim 3 deri në 6 herëmë të lartë se sot. Premtimi për shërbimshëndetësor falas u kthye në një rritje takse prejmë shumë se 900 milionë lekësh në total. Kushpriste legalizim falas, siç premtonte Kryeministrigjatë fushatës, do të paguajë një më një, sepse,sipas nenit 6 të buxhetit, shpenzimet për fondin ekompensimit në vlerë të ish-pronarëveparashikohet në total në masën 1,6 miliardë lekë,prej të cilave 300 milionë lekë financohen ngabuxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër parashikohettë mbulohet me të ardhurat e krijuara nga procesii legalizimit të pronave, pra nga ALUIZN-i. Kështubie poshtë premtimi elektoral për legalizime falas.

Kush nga të përndjekurit priste pagesë prej25 eurosh në ditë, siç ishte premtimi elektoral, tëpërndjekurat gra, që janë gjallë dhe mbi 70 vjeç,do të përfitojnë dëmshpërblim të plotë në vitin eparë të qeverisjes, të përndjekurit burra, që janëgjallë, mbi 75 vjeç, do të përfitojnë dëmshpërblimtë plotë në vitin e parë të qeverisjes. Ky ështëprogrami juaj elektoral. Gjatë dy vjetëve të parë tëqeverisjes do të ketë dëmshpërblim për të gjithëtë burgosurit që janë ende gjallë. Kush i priste tëgjitha këto, me fondin që ka caktuar qeveria eRamës, duhet të presë të paktën 23 vjet përdëmshpërblim. Janë vetëm 1,8 miliard lekë qëmbulojnë pjesërisht pagesën për këstin e dytë tëdëmshpërblimit, i nisur si proces që në vitin 2013.Ky është një fond i pamjaftueshëm në raport mevlerat e miratuara për dëmshpërblim, fond që është40 % më pak se fondi prej 3 miliardë lekësh, qëështë akorduar për vitin 2013; një cinizëm ky ipakufi.

Kush priste punësimin, do të gjejë më shumëshokë të papunë. Kultura e hakmarrjes: bjeri atij

Viti 2013

230

Legjislatura e 8-të

që ka, duke i rritur taksën biznesit në 15%, nuk dotë dëmtojë vetëm të ardhurat, por do të rrezikojëmundësinë e biznesit të madh për të krijuar vendepune.

Kush nga fermerët priste heqjen e akcizës sënaftës, do të përballet me rritjen e çmimit të sajdhe me 10% më pak të ardhura për familjen e tij.Vjet, në datën 11 dhjetor, kryeministri i sotëm, djelideri i opozitës, ka thënë, duke urdhëruarKryeministrin Berisha në atë kohë: “Hiqe TVSH-në e plehrave kimike! Reduktoje TVSH-në efarërave 10 % dhe do të ketë lehtësim tësipërmarrjes në fshat, do të ketë lehtësim në rrugëne shitjes së prodhimit të fshatit!” Faktikisht, vetëmnga heqja e TVSH-në për plehrat dhe ngareduktimi i TVSH-së për farërat janë 350 mijëfamilje që jetojnë në fshat dhe që e ndjejnë efektin.Ky efekt përkthehet në lehtësim të punës së tyrenë fshat, që, sigurisht, kërkon edhe një masë tjetër,që është heqja e akcizës së naftës dhe e taksëssë qarkullimit për naftën, duke ndarë qartësishtnaftën për konsum të përditshëm për vetura, nganafta bujqësore dhe industriale. “I ndava këto, -thoshte Rama vjet, më 11 dhjetor, - sepse ne këtodo t’i realizojmë në 100 ditët e para të programittonë qeverisës, qoftë heqjen e taksës së biznesittë vogël, qoftë heqjen e TVSH-së për plehratkimike, qoftë reduktimin e TVSH-së për farërat”.

Kush nga pensionistët pret një pension më tëmirë, duhet t’i lutet Zotit që të ketë fëmijët në punëdhe të ndajnë çfarë munden bashkë. “Reformajonë për pensionet,- thoshte programi i Rilindjes, -është që t’i nxjerrim pensionistët nga shtresat evarfra”. Por me indeksin as 2% pensionistët nukdo të kenë mundësi të dalin nga shtresa e varfër.

Arsimi. Çfarë nuk kemi dëgjuar për arsimingjatë fushatës, për Ipad-e falas dhe investime përdijen. Nga 5% e prodhimit të brendshëm bruto, qëishte premtimi, kokoshi u katandis në 2,9% këtëvit.

“Rrugë, rrugë, rrugë, a thua se rrugët hahen”,thoshte Rama gjatë fushatës së këtij viti, porinvestime për shtrimin e rrugëve ai tashmë nuk ika fare në buxhet. Gjatë vitit 2014, edhe pse deficitirritet, rrugë nuk do të ketë. Investimet nga buxhetiulen me 80 milionë dollarë, pra shteti merr përsipërqë vitin e ardhshëm të investojë 80 milionë dollarëmë pak. Ndonëse taksat rriten, borxhi rritet në 75%.Por ai rrit me 7 miliardë lekë shpenzimet për vetendhe për shpenzime qeveritare. Rrit vetëm këto, jopagat dhe pensionet.

Cila nga bashkitë dhe komunat pristeinvestime dhe më shumë mbështetje, duhet të dise niveli maksimal i transfertës së pakushtëzuarështë ulur përsëri. Bashkitë që kanë deri në 20000 banorë përdorin deri në 25 %, pra 5% më pakse në vitin 2013. Komunat që kanë deri në 3000banorë përdorin deri në 45%, 5 % më pak se viti2013. Komunat që kanë nga 3000 deri në 10 000banorë përdorin deri në 40%, 5 % më pak se nëvitin 2013. Komunat që kanë nga 10 000 deri në15 000 banorë po përdoren deri në 35%, edhe këto5% më pak se viti që kaloi. Komunat që kanë mbi15 mijë banorë përdorin deri në 30%, 5 % më pakse viti 2013.

Rama vjet, më saktë gjatë fushatëselektorale, sepse ky vit po mbyllet, thoshte: “Unënuk kam folur asnjëherë për taksë progresive përkompanitë, duhet një model i ri ekonomik dhe njëekonomi prodhuese. Ne kemi problem varfërinë,ne duhet të nxitim pasurinë. Ne me taksimin endershëm i japim mundësi policit që të kursejë mëshumë se një rrogë në vit. Biznesi këtu ka njëpadrejtësi të madhe, që furra e bukës paguan mëshumë sesa 15-katëshi.”. Ai vazhdonte përsëri mepropozime për ish-kryeministrin Berisha në atëkohë. “Duke e përmbyllur, do të shtoja në vazhdëne kërkesës së Kryeministrit për alternativë përpropozime konkrete për amendamente se është edomosdoshme që ne të biem dakord për njëndryshim me rëndësi të madhe, që ka të bëjë meadministrimin e borxhit. Së pari, të gjithë duhet takuptojnë se borxhi nuk është i shtetit, sepse shtetinuk është gjë tjetër veçse një mekanizëm qëfunksionon në bazë të parave që merr ngaqytetarët. Heqja e kufirit të borxhit, çuarja e tij mbi62% bie ndesh me interesin e çdo familjeje tëzakonshme shqiptare”, - thoshte Rama në dhjetor2012. Nuk e di çfarë do të thotë sot që borxhin eçoi në 75%.

Dikush gënjen: ose gënjeni ju, ose gënjejnëqytetarët. Ose gënjeni ju, sepse ju kanë inatbizneset ngaqë ju rritët taksën 15%, pra biznesete mëdha; ose gënjejnë ata që punojnë në fushëne turizmit, të cilët duhej të ishin ndihmuar që ju tëmos gënjeni për imazhin e vendit; ose gënjenDhoma Amerikane e Tregtisë; ose ajo Britanike;ose gënjen biznesi vendas, ose gënjen biznesi ihuaj, ose gënjejnë ata që thonë se investimet ehuaja direkte nuk do të preken, ose gënjen qeveriajuaj. Kush priste integrimin nga ju, i ofruatmenjëherë rrënimin e brendshëm dhe përveç tij

231

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

mungesën e transparencës së ligjit, çka solli një“jo” të madhe nga vendet anëtare të BE-së përstatusin e vendit kandidat. Edhe këtu qeveria juajgënjen.

Rama thoshte: “Qeveria e integrimit europiando të vazhdojë traditën e mirë të krijuar në këtëaspekt. Parametra makroekonomikë optimalë,parametra bazë optimalë që qeveria mendon seprofilizojnë stabilitetin janë: inflacioni nën nivelin3% në vit, borxhi publik nën nivelin 50%, deficitinën nivelin 3%.” Gënjeshtra! Inflacioni sot është4%, borxhi publik 75% dhe deficiti 4,6%, papërmendur të ashtuquajturat borxhe të tjera tëRamës, që e çojnë në 6,6%.

Ju fshiheni, përdorni sloganin “kush fiton mëshumë, paguan më shumë” si metodë armiqësorepër të rritur një sërë taksash të tjera. Pra, sipërfundim, ky nuk është buxheti i mosmbajtjes sëpremtimeve, por i shpërfilljes totale nga premtimet.

Ministri i Financave në mbledhjen eKonferencës së Kryetarëve tha një fjali brilante. Aina u drejtua ne deputetëve: “Do të kërkojamirëkuptimin tuaj dhe të qytetarëve për mosruajtjene stabilitetit ekonomik të vendit me anë të këtijbuxheti.” Është njëlloj sikur t’u thuash qytetarëve:“Kërkoj mirëkuptimin tuaj që t’ju çoj prapa diellit.”Prandaj ju tha Barosso: “Kujdes me situatënekonomike!”. Por, ku ta dijë Barosso se ju bëni tëkundërtën e asaj që të tjerët jua lënë porosi ta bëni,sepse i keni dhënë fjalën vetes për rrënim. Mbajeni,por, kush mbjell erën, korr furtunën! Priteni se ekërkuat vetë.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Sherefedin Shehu.

Të përgatitet zonja Mimoza Hafizi.Sherefedin Shehu – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Buxheti i vitit 2014 është një plan taksash të

rritura, godet konsumin e qytetarëve, shkurtonvendet e punës dhe përgatit recesionin eekonomisë.

Sot në ditën e 101-të të qeverisë qytetarëtprisnin zero taksa dhe rritje të mbështetjes ngabuxheti, ndërsa me buxhetin e 2014-s qeveria pou dhuron një paketë me rritje taksash, me rritje tëshfrenuar të borxhit, me ulje të investimeve publikedhe me mbështetje sociale minimale. Barratatimore e këtij buxheti është më e madhja në 10vjetët e fundit.

Si çdo vit, qytetarët prisnin rritje të pagave dhetë pensioneve, por më 2014-n ata duhet të

shtrëngojnë rripin. Në ditën e 99-të të qeverisjessë tij Kryeministri, si i zënë në faj, akuzoi ata qëthanë se nuk do të ketë rritje pagash dhepensionesh për tre vjet. Por kjo ishte për të kaluarradhën, sepse në buxhet nuk ka asnjë qindarkëpër rritjen e tyre. Në faqen 26 të raportit të buxhetitqeveria deklaron se buxheti nuk përmban fond përrritje të përgjithshme pagash në administratënpublike, ndërsa në faqen 28 deklarohet se buxhetii pensioneve mbulon vetëm nevojat ekzistuese. Kyështë buxheti i papërgjegjshmërisë. Qeveria i morivotat duke premtuar se do të qeveriste pa borxh,por, kur hyri në zyrë, deklaroi se po e rriste borxhinpër të shlyer detyrimet ndaj biznesit, madje përllogaritjen e tyre u pagua edhe një kompani e huaj,ndërsa sot deklaron se e ka çuar borxhin në 69%të PBB-së, kundrejt 62% që e gjeti atë para katërmuajsh. Pra, në katër muaj e rriti borxhin 7%, ose3% më shumë sesa rritja në katër vjetët e shkuar.Më e keqja nga kjo rritje e shfrenuar është se asnjëlek nuk u përdor për detyrimet ndaj biznesit apopër investime publike, mbasi këto të fundit u ulënnë buxhetin e rishikuar nga qeveria. Të njëjtën gjëqeveria po bën edhe me buxhetin e vitit 2014.Deficiti do të jetë rreth 7% të PBB-së, ose më i lartinë të gjithë historinë e re 23-vjeçare. Qeveria dotë marrë borxh rreth 1 miliard dollarë, ose 2,5 herëmë shumë se huamarrja mesatare vjetore eperiudhës gusht 2006-2013. 30% e borxhit qëmerret do të përdoret për shpenzime administra-tive dhe borxhi publik do të arrijë në 75% të PBB-së. Ashtu si në rishikimin e buxhetit 2013, edherritja e borxhit në vitin 2014 bëhet për të mbuluarpaaftësinë e qeverisë. Në këtë buxhet të ardhuratparashikohen 2 miliardë lekë më pak se në vitin2013. Në mënyrë spekulative rritja e të ardhuraveparaqitet 42 miliardë lekë, por, po të zbriten ngakjo shumë 20 miliardë lekë rimbursime të TVSH-së, siç është bërë gjithmonë dhe siç e kërkojnëstandardet e statistikave financiare të qeverise, dhe24 miliardë nga rritja e tatimeve dhe taksave, delse të ardhurat nga përmirësimi i administrimit janëzero dhe të ardhurat pa rritje taksash do të ishin 2miliardë lekë më pak se më 2013-n.

Ky është buxheti i paaftësisë për të qeverisur,por edhe i paligjshëm. Qeveria nuk arriti tëpërgatiste buxhetin në 100 ditët e para, ndonëseqeveritarët e rinj e gjetën mbi tavolinë më 5 tetordhe duhej ta kishte paraqitur më 1 nëntor, siç ekërkon ligji. Ky aspekt mund të quhet formal, pornuk mund të tolerohet ulja e investimeve publike

Viti 2013

232

Legjislatura e 8-të

me 17 miliardë lekë kundrejt buxhetit të qeverisësë mëparshme dhe 18 miliardë lekë kundrejtbuxhetit të rishikuar. Nuk mund të tolerohet qëinvestimet publike ulen, ndërsa borxhi publik rritetnë rekord historik dhe mbi 30 miliardë lekë borxhmerren për administratën, çka është në shkelje tënenit 57 të ligjit “Për menaxhimin e sistemitbuxhetor”.

Ndonëse infrastruktura konsiderohet prioritet,investimet e këtij sektori ulen dyfish: nga 17,4miliardë bëhen 9,6 miliardë.

Rritet buxheti i bujqësisë si rrjedhojë ekontratave të financimeve të trashëguara ngaqeveria e PD-së; mbështetja për fermerët ulet.Edhe shlyerja e detyrimeve ndaj biznesitparashikohet të jetë pjesore dhe listimi i Deloitte-itishte vetëm për të justifikuar rritjen e borxhit. Në tëvërtetë këto detyrime u përkasin projekteve tëpërfunduara ose në proces. Sipas standardeve tëmenaxhimit financiar, ato duhet të shlyen para setë buxhetohen projekte të reja.

Ky buxhet përmbush tekat e qeverisë.Shpenzimet administrative rriten me 70 milionëdollarë, ndërsa investimet publike ulen. Tëpërndjekurit politikë dhe ish-pronarët marrinrespektivisht 12 milionë dollarë dhe 2 milionëdollarë më pak se në vitin 2013.

Shtresat në nevojë nuk do të marrin asnjëlek më tepër, pasi në faqen 29 të raportit mbibuxhetin qeveria thotë se shtesa e parashikuar përndihmën ekonomike dhe për aftësinë e kufizuardo të përdoret për të paguar detyrimet e vitit 2013.Në fakt, këto detyrime i krijoi vetë qeveria, pasishuma mujore e tyre është rreth 1,5 miliardë lekë.Në fillim të muajit shtator gjendja e fondeve tëpapërdorura ishte 4 miliardë lekë.

Qeveria mburret se ka buxhetuar 1 miliardlekë për shtresat në nevojë për të kompensuarçmimet e ushqimeve bazë. Në fakt, ajo tallet mekëtë grup, sepse, në vend që të rrisë ndihmënekonomike, krijon xhepa për pagesa selektive.

Edhe rinia, e cila u mashtrua më shumë gjatëfushatës elektorale, nuk ka pjesë në këtë buxhet.Në vend të politikave të punësimit të tyre, në buxhetparashikohet një shumë qesharake prej 9,5 milionëlekësh, pa asnjë objektiv të qartë për të ndihmuarkëtë shtresë, më vitalja e shoqërisë.

Ndryshe nga pritshmëria e qytetarëve përshërbim shëndetësor falas, ky buxhet rrit taksat epërgjithshme dhe kontributin e sigurimeveshëndetësore, sidomos për fermerët e zonave

malore.Ndërsa për arsimin kjo qeveri premtoi dyfishim

të buxhetit dhe rritje të tij jo më pak se 5% tëproduktit të brendshëm bruto, në këtë buxhet kavetëm 4% rritje. Arsimi profesional, i trumbetuar siprioritet, ka një rritje simbolike, ndërsa financimipër universitetet ulet ndjeshëm: 500 milionë lekë,ose 7% e buxhetit.

Edhe njësitë e qeverisjes vendore në këtëbuxhet marrin nga qeveria 700 milionë lekë mëpak se në vitin 2013 dhe nuk kanë asnjë siguri përtë ardhurat nga tatimi mbi biznesin e vogël, të cilinqeveria e konfiskoi. Ky buxhet nuk ka as politikadhe as projekte të reja.

Rruga e Arbrit është fshirë nga lista einvestimeve. Ndërsa “korridori i gjelbër dhe i kaltër”do të jenë referenca më e mirë e talljes sëKryeministrit me qytetarët.

Shlyerja e detyrimeve ndaj biznesit do tëmbetet premtim, pasi varet nga kredia e FMN-së,e cila disbursohet në tre vjet dhe kundrejt kushtevetë paracaktuara.

Rritja e taksave dhe keqpërdorimi i parave tëshqiptarëve rrezikojnë krizën dhe shkurtimin evendeve të punës. Goditjen më të madhe do taketë fshati, sepse përveç taksës së naftës, tëduhanit e mallrave të tjera rriten edhe kontributete sigurimeve shëndetësore.

Mbështetja për fermerët ulet dhe përsubvencionimin e input-eve bujqësore janëparashikuar 600 milionë lekë, të cilat nuk mbulojnëas një të tretën e kostos së tyre.

Premtimi 160 milionë dollarë për çuarjen e ujitnë parcelë është katandisur në 7 milionë dollarë.Atëherë, qytetarët pyesin me të drejtë: “Ju i morëtkarriget për të qeverisur apo për t’u eglendisur?”

Ilir Meta – Fjalën e ka deputetja MimozaHafizi. Përgatiten deputetja Albana Vokshi, pastajdeputetët Igli Cara, Roland Keta dhe OerdBylykbashi.

Mimoza Hafizi – Të nderuar kolegë deputetë,Në fakt, këtë fjalë e kisha përgatitur për t’iu

adresuar në veçanti kolegëve të mi universitarë,pedagogëve të 15 universiteteve publike shqiptare.Besoj se ndonjëri do të jetë zgjuar në ketë orë tënatës. Në orën kur ata ishin zgjuar, nuk mund tëflisja, sepse isha e detyruar të dëgjoja fjalë tëpapërshtatshme, me të cilat jam ndierë e fyer, e jovetëm unë, por besoj se edhe shumë zonja të këtijparlamenti, sepse kemi një aleancë grash, e cilaështë krijuar për të mbrojtur ambientin parlamentar

233

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

edhe nga fyerje dhe nga situata të tilla.Gjithsesi, besoj se mesazhi i kësaj fjale do t’u

kalojë kolegëve të mi universitarë. Domethënë,buxheti i vitit 2014 për institucionet e arsimit të lartëpublik do të jetë në rritje në krahasaim me vitin2013 me 3,1%. Gjithashtu përkundër skemave tëmjegullta të financimit, të përfolura gjatë dhe tëlëna trashëgimi nga qeverisja e kaluar, ky buxhetdo t’u kalojë tërësisht vetëm universiteteve publike,të cilat do të kenë prioritetin e merituar nëhapësirën e arsimit të lartë, sepse verdikti i 23qershorit ishte edhe për universitetet publike.

Edhe fondi për shkencën në vitin që vjen dotë jetë 22% më i lartë, përkundër thumbave cinikese shkenca shqiptare u zhduk bashkë me emrinnë Ministrinë e Arsimit. Edhe fondi për ekselencën,për studentët e shkëlqyer, në vitin 2014 do të jetë2,6 herë më i lartë se në vitin 2013. Ne jemimaxhoranca që mbështet meritën, konkurrencëndhe ekselencën.

E para që dua të theksoj në fjalën time ështëse 457 milionë lekë, ose 4,5 milionë dollarë, janëborxhe që qeverisja e kaluar i la mbi kurriz rrjetit tëinstitucioneve publike të arsimit të lartë, që ua lapedagogëve dhe studentëve. Shifër e lartë kjo përne, e barabartë me dhjetëra auditorë të rinj,mungesa e të cilëve bën që studentët euniversiteteve publike të mbajnë radhën deri nëorët e vona të natës për të marrë një leksion, apome dhjetëra salla studimi ose laboratorë bashkë,që sistemi ynë i ka mangët.

Buxheti i ri, përpos disa investimeve tërëndësishme, ka marrë përsipër ta sheshojë këtëbarrierë që pengon zhvillimin, për t’i lënë universitettë lira në rrugën e tyre në aleancë me qeverisjen ere, që po punon me moton “zero lekë borxhe tëlëna pas”.

Pesha kryesore e financimit shkon nëshpenzime për pagat dhe shpenzime të tjera, qëdo të jenë rreth 3,9 miliardë lekë, ose 39 milionëdollarë, pa përfshirë këtu 4 milionë dollarë bursapër 8 mijë studentë e 3,5 milionë dollarë ndihmëpër strehimin e studentëve.

Financimi kalon nga shteti në formën e njëtransferte të pakushtëzuar dhe shpërndahet nëpërtë gjitha universitetet sipas një formule që merr nëkonsideratë kryesisht numrin e pedagogëve dhetë studentëve. Dua të ndalem veçanërisht në këtëfond, që është burimi kryesor i funksionimit tëuniversiteteve publike, i cili jepet nga shteti, pormenaxhohet nga universiteti. Theksojmë se motoja

e qeverisë së re është mirëmenaxhimi i fondevepublike. Ky mirëmenaxhim nuk mund të fillojë tëinstalohet kurrkund më parë se në universitete,sepse janë mjediset më të besueshmetradicionalisht, besim që e ka gjetur mishërimin tenocioni dhe praktika e autonomisë universitare.Vetëm nëpërmjet transparencës në universitetemund të funksionojë korrektësisht menaxhimi ifondeve publike, pa zhgënjyer pritshmërinë. Kyzhgënjim ka ndodhur edhe para syve të publikutdhe të profesoratit.

Së dyti, qeveria ka deklaruar tashmëbashkëpunimin për ta reformuar formulën eshpërndarjes, apo edhe më tej, për të reformuarskemën e financimit, e cila do të ndodhë krahasakreditimit të universiteteve. Këto dy ngjarje duhenintegruar për të përfshirë në skemën e financimitedhe cilësinë e diplomave të lëshuara për të marrënë konsideratë edhe nivelin e punësimit qësigurohet përmes diplomës, në mënyrë qëstruktura universitare të çlirohet nga diploma tëpadobishme. Detajimi i buxhetit duhet të shkojëderi në departamente. Janë edhe elemente të tjeratë njohura tashmë teorikisht.

Së treti, Ministria e Arsimit dhe Sportit duhettë ridiskutojë me universitet publike rregulloret etyre të brendshme për një kthesë në tatëpjetën qëka marrë pamja e universitetit liberal; universitetitqë i sorrolat studentët me vite të tëra të humbura,që nuk finalizohen me asnjë diplomë. Vit pas vitirregulloret po liberalizohen, duke u dhënë liristudentëve që t’i kapërcejnë vitet mësimoreformalisht, pa i marrë provimet, duke vështirësuarkështu detyrimet, duke rritur kot shpenzimetpersonale apo ato publike, si dhe duke rënduarartificialisht buxhetin dhe në fund të 4-5 vjetvestudenti e gjen veten pa diplomë dhe me shumëvite jete e lekësh të humbura kot. Në dobi tëefikasitetit të fondeve publike, por kryesisht në dobitë jetës së çdo të riu, ndaj të cilit universiteti duhettë jetë i ndershëm për ta udhërrëfyer, rregullat eshkollimit duhet të bëhen më rigoroze. Besoj senjë rrugë e re po hapet para universiteteve tonanë dialog me qeverinë dhe në përputhje me frymëne re të mirëmenaxhimit të fondeve publike, e ciladobinë në shifra nuk do ta ketë vetëm 3,1% mëshumë, siç e thashë, por shumë më tepër se kaq.

Për ta mbyllur, dua të them dy fjalë përuniversitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Dua tainkurajoj si një ndër universitetet më seriozepublike që të jetë luftarak për të merituar një pjesë

Viti 2013

234

Legjislatura e 8-të

të rëndësishme të transfertës së buxhetit. Pokështu dua të veçoj edhe një universitet të ri publiknë Shkodër, atë të Arteve. Jam dëshmitare epërkushtimit të personelit drejtues atje për tambajtur gjallë këtë krijesë njëvjeçare me besiminte shpirti artistik i shkodranëve. Si ligjvënëse, kyuniversitet më bën të ndjeshme ndaj politikavembështetëse të shtetit aty ku ka interes dheveçanërisht aty ku ka vullnet dhe shpirt për studimetë larta. Kjo duhet të jetë edhe fryma e financimittë universiteteve publike.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka deputetja Albana Vokshi.

Përgatitet deputeti Igli Cara.Albana Vokshi – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Kemi kaq muaj që dëgjojmë Kryeministrin-

piktor që sillet rrotull dhe bërtet duke u ankuar seBerisha ia la vendin në një krizë të thellë dhe i laarkën bosh, prandaj shqiptarët e mashtruar nëqershor të vitit 2013 nuk mund dhe nuk duhet tëkenë asnjë pritshmëri në mbajtjen e premtimeveapo në performancën e kësaj qeverie.

Në vazhdën e qasjes nihiliste ndaj gjendjesreale ekonomike ku e gjeti vendin kur moripushtetin, qeveria ka deklaruar në relacionin ebuxhetit se objektivi i saj i parë do të jetë vendosjae stabilitetit makroekonomik dhe nxjerrja e venditnga kriza e thellë.

Në literaturën ekonomike stabilitetimakroekonomik i një vendi përshkruanqëndrueshmërinë e disa treguesve bazëekonomikë, si: inflacioni, papunësia, rritjaekonomike, kursi i këmbimit etj. Që vendi të jetënë krizë, duhet të përmbushen minimumi trielemente: rritja ekonomike të jetë negative,papunësia të jetë në rritje dhe të ketë mungesëstabiliteti në financat publike. Të gjithë këtatregues, siç e dëshmon vetë qeveria juaj nërelacion, janë krejtësisht stabël. Merita kryesore eekonomisë shqiptare për këta vjet ka qenë pikërishtrezistenca ndaj krizës globale dhe krizës nëmendjet tuaja. Megjithëse në shifra modestendërmjet 1,5% dhe 2,5%, rritja ekonomike vazhdoitë ishte pozitive. Nuk patëm rritje të nivelit tëpapunësisë. Investimet e huaja u dyfishuan. Patëmnjë sistem bankar solid, të mirëkapitalizuar e likuid,që u vlerësua si një nga më të qëndrueshmit nëBallkan. Arritëm të mbajmë vlerësimin B+ nga Stan-dard and Poor për stabilitetin e financave publike.

Mbajtëm një inflacion të ulët në intervalin 2-3%,qëndrueshmëri relative të lekut ndaj euros dhe ndajdollarit dhe një stabilitet çmimesh të vlerësueshëm.Pra, ku është kriza që lamë, zoti Kryeministër?(Nëse ai vazhdon të na shohë akoma edhe në këtëorë!)

Kriza e thellë ekonomike së cilës i referohetKryeministri dhe qeveria, nuk mund të jetë më keqse kaq pasi vetë shifrat e ofruara nga qeveria nëprojektbuxhet e hedhin poshtë këtë hipotezë ngapikëpamja ekonomike. Natyrisht që pikëpamjetartistike lejojnë më shumë hapësirë interpretimidhe përdorim më të çlirët të metaforave me fjalën“krizë”.

Po cilat janë veçoritë kryesore të buxhetit tëvarfërimit të vitit 2014? Së pari, është buxheti mëdiletant, i hartuar në mënyrën më mekanike, madjeedhe të çorientuar. Në një këndvështrim më tëpërgjithshëm, problemi thelbësor i buxhetit që nepo shqyrtojmë është pikërisht mbështetja e tij mbinjë panoramë të shpërfytyruar të gjendjes realeekonomike të vendit, si pasojë e së cilës qeveriamerr përsipër të rregullojë gjëra që nuk kanënevojë të rregullohen. Është pranuar nga të gjithëse në njëzet e tre vjet nuk ka ndodhur tëndryshohen kaq shumë ligje të paketës fiskalenjëherësh, të propozohen kaq shumë ndryshimenë sistemin fiskal e në një kohë kaq të shkurtër.Për të bërë këtë hap të madh, do thosha shumë tëguximshëm, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjëanalizë të mirëfilltë ekonomike të realitetit, nuk kandërmarrë asnjë vlerësim objektiv profesional tëpolitikave fiskale dhe ekonomike të zbatuara derimë tani, madje jam e bindur se nuk ka analizuaras efektet apo ndikimet e mundshme të politikavetë reja që po na propozon. Me sa duket, qeveriaështë mjaftuar me një vështrim sipërfaqësor, joekonomik, por thjesht artistik të realitetit të venditdhe në rastin më të mirë ka bërë një vlerësimmekanik e statik të treguesve publikë. Për këtëarsye ndryshimet që ajo propozon janë krejt tëpanevojshme dhe në disa raste do të kenë efektetë ndryshme nga ato që pret qeveria, më së shumtiefekte negative për qytetarët.

Rasti më tipik i qasjes diletante të qeverisëështë ai i heqjes së taksës së sheshtë.Mazhoranca i ka bërë një gjyq politik të ashpërtaksës së sheshtë, por pavarësisht nga siguria eshtirur prej eksperti me të cilën flasin përfaqësuestë mazhorancës, qëndrimet e tyre janë shumësipërfaqësore, pasi faktikisht nuk bazohen në

235

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ndonjë studim apo analizë ekonomike aekonometrike, që do të shqyrtonte efektet reale tëtaksës së sheshtë në ekonomi, mbi të gjitha nërritjen ekonomike, në investimet e huaja dhe uljene informalitetit. Çdo deklarim i mazhorancës setaksa e sheshtë ka qenë dështim është deklarimapriori, i pabazuar dhe pa asnjë meritë teknike.Madje, edhe ajo pjesë e mazhorancës që ështëmunduar të tingëllojë si eksperte bazohet vetëmnë leximin mekanik të shifrave dhe ia ka veshurçdo ndryshim negativ shifrash ekonomike taksëssë sheshtë, pa marrë parasysh gjithëkompleksitetin e faktorëve që ndikojnë në zhvilliminekonomik…

(Ministri Arben Ahmetaj flet nga vendi.) Zoti Ahmetaj, edhe juve ju vlen kjo.Akoma më amatore duket mënyra se si janë

hartuar ndryshimet e propozuara për nivelin etaksave. Buxheti është mjeti kryesor që ka qeveriapër realizimin e objektivave të veta, por mungesae analizave serioze e efektive të politikave tëpropozuara ka bërë që pothuajse të gjitha masatfiskale që propozon qeveria të bien ndesh me këtoobjektiva.

Së dyti, në mënyrën si është hartuar, kybuxhet bie ndesh me objektivat e programit tëqeverisë, me premtimet elektorale dhe objektivate procesit të integrimit. Një nga prioritetet kryesoreqë ka shpallur qeveria është lufta kundërkorrupsionit dhe aktivitetet kriminale, përfshirë këtuedhe atë kundër evazionit fiskal. Qeveria ka rriturtaksat dhe në mënyrë paradoksale ka deklaruarse këto ndryshime të sistemit të taksave do tëndihmojnë në uljen e evazionit fiskal dhe në luftënkundër korrupsionit. Në ekonomi shumë pak gjëramund të thuhen me siguri, por vetëm njëra prejtyre është e sigurt: sa më të larta të jenë taksatdhe sa më i ndërlikuar të jetë sistemi fiskal, aq mëshumë rriten përpjekjet për evazion fiskal dhekorrupsion.

Një prioritet tjetër i qeverisë për zhvilliminekonomik të vendit është tërheqja e investimevetë huaja. Është e qartë se taksat e ulëta e tëthjeshta janë më nxitëse për investimet e huajasesa taksat e larta dhe një sistem i ndërlikuar.Paradoksalisht, qeveria përsëri deklaron tëkundërtën.

Së treti, ky është buxheti i varfërimit. Një ngaprioritetet kryesore të shpallura nga qeveria ështërishpërndarja e madhe e të ardhurave me motonsocialiste të shpërndarjes së thellë nga të pasurit

tek të varfrit. Në fakt, në mënyrë paradoksale, mefutjen e tatimit progresiv vetëm mbi të ardhurat dhenë mënyrën e propozuar qeveria nuk ofron asnjëlehtësim për shtresat e varfra. Ofron një lehtësimtë papërfillshëm për shtresat e ulëta e të mesme,dënon shtresën e sipërme të mesme dhe nuk prekfare shtresën e pasur. Madje, nëse e shohim nganjë pikëpamje tjetër, tatimi i propozuar mbi tëardhurat ndëshkon tatimpaguesit e ndershëm dhejo ata që evadojnë më shumë taksa, që janë tëpasurit. Elementi tjetër i buxhetit është mosrritja errogave, madje edhe mosindeksimi i tyre për efektetë inflacionit. Kjo politikë do të prekë të gjithërrogëtarët publikë më shumë se të gjithë personatme rroga të vogla, pa përmendur këtu mungesëne një përgjegjësie totale ndaj të varfërve, duke futurelementin tjetër të politikës së re fiskale, pikërishtrritjen e akcizës për karburantet, alkoolin, cigaret.Është e padiskutueshme që rritja e akcizës sëkarburantit do të rrisë çmimin e një sërë produkteshe shërbimesh që kanë si impute karburantin. Kyshtrenjtim do të jetë më i rëndë për familjet e varfra,tek të cilat disa shërbime e produkte bazë lidhenme karburantin, si buka, transporti, që zënë njëvend më të madh në buxhetin familjar.

Së katërti, ky është buxheti i pakënaqësisësociale. Qeveria e luksit vjen sot me paketën mëtë shtrenjtë financiare, e cila rëndon jetesën e mbi97% të shqiptarëve. Ky sistem i ri taksash shtonvarfërinë. Të gjitha janë mashtrime. Në dokumentinfinanciar nuk ka buxhet të mjaftueshëm për nevojate personave me aftësi të kufizuara. Nuk ka buxhetpër gratë që janë viktima të dhunës. Nuk ka buxhetpër gratë që i rritin të vetme fëmijët dhe mbajnëfamiljet. Nuk ka buxhet për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Sigurisht, kësaj radheneobllokmenët aplikojnë për ish-të përndjekuritdiskriminimin financiar, sepse 23 vjet më parë etërite tyre vranë, burgosën e përndoqën politikishtshqiptarët që kërkuan të drejtat e tyre.

Në fund dëshiroj të theksoj edhe një herë sepaketa fiskale dhe buxheti i qeverisë janë tëmbështetura në një qasje amatore dhesipërfaqësore të analizimit të realitetit dhe tëalternativave të politikave publike. Për këtë arsyekëto propozime do të rëndojnë mirëqenien epothuaj të gjithë shqiptarëve, me përjashtim tështresës më të pasur të vendit, dhe do të kenëpasoja negative në zhvillimin ekonomik të vendit,mbi të gjitha duke shkurajuar investimet e huaja eduke cenuar kapacitetin konkurrues të produkteve

Viti 2013

236

Legjislatura e 8-të

shqiptare. Ky buxhet është dëshmi e qartë e asajqë të gjithë ne i frikësoheshim: krijimit të një shtetipolicor antishqiptar, që jo vetëm s’po na afron, porpo na çon shumë larg Europës. Faleminderit!

Ilir Meta - Zoti Igli Cara, zoti Roland Keta,përgatitet zoti Oerd Bylykbashi e zoti Genc Pollo.

Igli Cara - I nderuari zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Më 23 qershor koalicioni juaj fitoi zgjedhjet.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj e pranuanhumbjen dhe që nga shtatori, kur ju morëtqeverisjen e vendit, opozita ka kryer misionin esaj për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të ngriturzërin e tyre. Ka qenë në mbrojtje të institucionevetë pavarura dhe të atyre të qeverisjes vendore. Kaqenë shumë e vendosur për të kontribuar nëvazhdimin e reformave për integrimin e Shqipërisënë Bashkimin Europian. Por ka tre muaj qëqeverisja juaj po zhgënjen shqiptarët dhendërkombëtarët, gjë e cila u duk edhe nëmosmarrjen e statusit të vendit kandidat për nëBashkimin Europian. Ka tre muaj që nuk kenivizion, nuk respektoni Kushtetutën. Paligjshmëria,lufta ndaj institucioneve të pavarura, nxjerrja eakteve normative, çka u kundërshtua edhe ngaGjykata Kushtetuese. Të jeni të sigurt se opozitame çdo deputet të sajin këtë do të bëjë për çdo aktantiligjor që prek interesat e qytetarëve shqiptarë.Ka rreth një javë që diskutojmë në komisionepaketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2014.Opozita kishte mbi një muaj që ngrinte zërin përvonesën e këtij projektligji, ndër më të rëndësishmitpër vendin e për shqiptarët. Është hera e parë gjatëkëtyre viteve që sillet me kaq vonesë buxheti dhepaketa fiskale. Edhe për këtë vazhdoni të shkelniligjet. Nuk organizuat asnjë tryezë me grupet einteresit. Nuk informuat dhe nuk dëgjuat zërin efermerëve, bujqve, minatorëve, shoqatave tëbashkive e të komunave, dhomave të tregtisë.

Si deputet i qarkut të Dibrës dhe i rrethit tëBulqizës, kam parë me vëmendje buxhetin që ishërben këtij qarku dhe rrethit tim të Bulqizës. Nukka asnjë investim të ri për bashkinë Bulqizë dhe tëkomunave Martanesh, Fushë-Bulqizë, Zerqan,Shupenzë, Gjoricë, Ostren e Trebishtë. Kafinancime vetëm në një pjesë të investimeve tëvitit të kaluar. Janë planifikuar vetëm një milion lekëpër shkollën e mesme të përgjithshme, një investimi përfunduar nga qeverisja e Partisë Demokratike.Jepen kaq pak fonde sepse nga ky qytet jam unë.Është viti me më pak investime që nga viti 2000.

Unë nuk jam i befasuar, as i habitur, sepseqeverisja socialiste ka një urrejtje për këto zona.E ka pasur edhe në kohën e komunizmit, e ka edhesot. Por mos harroni se në vitet 1990–1992 qenëkëta burra, këta intelektualë që u dhanë leksionedemokracie, që udhëhoqën Shqipërinë për lirinëdhe të drejtën e fjalës. Qenë bashkë me të gjithëshqiptarët për rrëzimin e komunizmit. Të jeni tësigurt se këtë do ta bëjmë përsëri, po i qeverisëtkeq.

Të nderuar deputetë,Është hera e parë që në parlament ka tre

deputetë nga Bulqiza: dy nga mazhoranca dhe unënga opozita. Njëri prej tyre është edhe ministër.Jam i gëzuar dhe jam i gatshëm të bashkëpunojpër të mirën e atyre njerëzve punëtorë e bujarë, tëvarfër por të ndershëm, por Partia Socialiste nukpo mban asnjë premtim për ta. Sot po ndodhndryshe. Premtoi rentën minerale, nuk po ua jep.Zoti Ministër, është ligj dhe duhet ta japësh. Unëkam pasur rezerva për rentën edhe gjatëqeverisjes së mëparshme, por kjo nuk do të thotëtë vazhdoni të shkelni ligjin. Partia Demokratike endryshoi ligjin në vitin 2010 për marrjen e 25 përqind të rentës. A e dini se qyteti dhe qytetarët e mii kanë dhënë buxhetit të shtetit të ardhura ngaaktiviteti minerar? Vetëm në buxhetin faktik të vitit2012 tre milionë dollarë, ndërsa në dhjetë vjetët efundit mbi tridhjetë milionë dollarë, pa llogaritur vitete mëparshme, kohë kur janë prodhuar mbi 13,5milionë tonë. Ky qytet ka përfituar shumë pak dhepolitika i ka shumë borxhe dhe vazhdon të mos ijapë atë që i takon. Pse nuk jepen fonde përvazhdimin e ujësjellësit të disa fshatrave tëShupenzës? Pse nuk jepen fonde për vazhdimine rrugës Tri-Çezmat–Zerçan? Pse nuk jepen fondepër vazhdimin e rrugës Ura e Çenezit–Librazhd?Nuk planifikoni asnjë fond për Gjoricën, përfurnizimin me ujë të pijshëm, për kanalet e ujëravetë zeza. Nuk planifikoni asnjë fond për komunënKrastë, Bulqizë. Nuk planifikoni asnjë fond përspitalin e Bulqizës, nuk keni asnjë politikë përmungesën e specialistëve, të kirurgëve,gjinekologëve e reanimatorëve. Të paktën tëplanifikoni fonde për aparatin e radiologjisë. Nukplanifikoni asnjë fond për shërbimin shëndetësorpër shtatë komunat.

Qytetarë të Dibrës e të Bulqizës, ju dini t’ikrahasoni investimet e qeverisjes së mëparshme.Vetëm për periudhën qershor 2010–maj 2013 kapasur njëzet e tre vepra investime në bashki e

237

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

komuna, rrugë e qendra shëndetësore, ujësjellëse shkolla, me një fond total për tre vjet prej 45milionë lekë të rinj. Pa përmendur vepra të nisura,si Rruga e Arbrit, rruga Peshkopi–Kukës, rrugaShupenzë–Librazhd, ku vetëm për qytetin tim janëinvestuar për katër vjet mbi 1.7 miliard lekë.

Qytetarë të Bulqizës, vetëm nga këtoinvestime u hapën me qindra vende pune. Sot mekëtë buxhet jo vetëm që punësimi juaj nuk shtohet,por ulet me 50 për qind. Që nga janari banorët eDibrës, të Bulqizës dhe Burrelit do të paguajnë mëshumë lekë për të udhëtuar drejt Tiranës, pasiështë rritur çmimi i naftës. Biznesi i transportevedo të ketë më pak të punësuar, më pak të ardhura.Në Bulqizë do të ketë më pak të punësuar nëaktivitete minerare, pasi qeveria nuk ka vëmendjepër minatorët. Për statusin e minatorit as që bëhetfjalë. Nuk do të ketë zhvillim të biznesit të madh,pasi qeveria e ka rritur tatimfitimin nga 10 deri në15%. Me të drejtë presidenti i Dhomës Amerikanetë Tregtisë deklaroi se është buxhet jotransparent,se është si ta vrasësh lopën dhe t’i kërkoshqumësht. Kështu po vepron qeveria ndaj biznesit.E persekuton me taksa të larta dhe i kërkon tëkontribuojë në buxhetin e shtetit. Kështu veproiedhe në Bulqizë me pezullimin e aktiviteteveminerare, kur shkurtoi 750-800 punëtorë, duke isjellë vetëm për një muaj shtetit një dëm prej 250mijë dollarësh.

Të nderuar deputetë,Si anëtar i Komisionit për Punën, Çështjet

Sociale dhe Shëndetësinë, por edhe si mjek, vëre se është viti me më pak investime në spitaletrajonale dhe ato të rretheve. Asnjë fond për spitaline Bulqizës dh atë të Peshkopisë. Me këtë buxhetpër shëndetësinë nuk mbahet premtimi përmjekësinë falas. Tani të gjithë e kuptojnë se ajo kaqenë një demagogji. Ju në këtë buxhet nuk uaktheni besimin shqiptarëve te shërbimishëndetësor. Deklaroni se do të keni planekombëtare për sëmundjet tumorale dhekardiovaskulare, por nuk planifikoni asnjë fond përta. Nuk keni planifikuar asnjë fond për aparatura,për pajisje, laboratorë për spitalet e rretheve e atorajonale. Vazhdoni të mos u jepni autonomispitaleve rajonaleve dhe të rretheve.

Të nderuar përfitues të ndihmës ekonomikedhe persona me aftësi të kufizuara, qeveria jovetëm që ju la pa lekë muajt e fundit, që ishte detyrae saj, dhe jo të bënte show, por nuk ka planifikuarasnjë fond më shumë për vitin 2014. Dhe të jeni të

sigurt se me atë fond që është në këtë buxhet dotë ngelet edhe tetori e dhjetori i vitit 2014 pa fondepër ju. Invalidë të punës dhe persona me aftësi tëkufizuara, nuk ka asnjë shërbim shtesë për ju. Tënderuar kolegë, jam kundër këtij buxheti sepse nukështë buxhet transparent, nuk është konsultuar megrupet e interesit, shoqatat e bashkive, shoqatëne qarqeve, nuk rrit ekonominë e shqiptarëve, nukka investime publike, nuk planifikon fonde përRrugën e Arbrit, nuk ka fonde për zhvillimin e qarkuttë Dibrës dhe të rrethit të Bulqizës. Faleminderit!

Ilir Meta - Fjalën e ka deputeti OerdBylykbashi. Përgatitet deputeti Genc Pollo.

Oerd Bylykbashi - I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Ky buxhet që na paraqet sot Kryeministri

Rama ka vetëm një veti: i hap portën krizësekonomike në vitin 2014, pikërisht asaj krize që,sado që na preku, nuk hyri kurrë brenda nesh sakohë ishte qeveria e Partisë Demokratike.

Banka Botërore dhe BE-ja jua thanë që tëruanit parametrat e ekonomisë që të vazhdoni tëqëndroni jashtë krizës, por ju jeni të paaftë ta bënikëtë dhe paaftësinë tuaj do ta paguajnë shqiptarët.Shumë prej atyre që ju votuan e kanë kuptuar këtëpaaftësi, por të tjerët do ta kuptojnë gjatë vitit 2014kur të shohin se si Kryeministri Rama u merr mëshumë para nga xhepat.

Kryeministri tha që është buxheti më i madhnë histori. Në fakt, kjo është piramidë qëmbështetet në tre shtylla: bllokim të punësimit,mosmbështetje të përformancës ekonomike dhenë borxhe. 300 mijë vende pune që premtoi EdiRama nuk duken kurrkund. Sigurisht nuk ka si tëkrijohen vende pune kur biznesit të madh, vendasdhe atij të huaj i rritet tatimi 15%. Nuk ka vendepune kur tatimi 7,5% i biznesit të vogël gërryhetnë çast nga dyfishimi nga 200 në 400 lekë përmetër katror i taksës së pasurisë ku ai operon, ngashtrenjtimi i kostos së punës dhe nga rritja e çmimittë karburantit. Nuk mund të presim vende punenga biznesi me xhiro deri në 2 milionë lekë të rinj.Një pjesë e mirë e tij është biznes mbijetese.Paketa fiskale mbi të cilën vendoset ky buxhetështë një kënetë plot me taksa. Terren më të dobëtnuk mund të bëjë. Kryeministri premtoi se do tëulë taksat për 97% të shqiptarëve. Po si ka mundësiqë vetëm 3% e tyre të mbajë gjithë shoqërinë mbikurriz? Sigurisht, kjo jo vetëm që është epapranueshme moralisht, por është edhe epamundur. Për këtë arsye është një gënjeshtër.

Viti 2013

238

Legjislatura e 8-të

Po për këtë arsye Rama po rrit taksat në kurriz tëindividëve dhe bizneseve, po u fut dorën në xheptë gjithë shqiptarëve, sepse nuk i del llogaria dhe iduhen më shumë para.

Përveç opozitës, alarm për këtë buxhet dhepaketë fiskale kanë dhënë industritë e prodhimit,investitorët e huaj, biznesi i vogël, pensionistët,ish-pronarët, ish-të përndjekurit dhe grupe të tjerainteresi. Në alarm janë të gjithë profesionistët,shtresa më e përgatitur dhe e shkolluar, që do t’ijapë impulse përpara ekonomisë, sepse është ngamë të goditurat nga paranoja e Kryeministrit përata që dinë më shumë se ai. Ajo që surprizoncilindo analist është se gjithë ky alarm është krijuarnë vetëm tre muaj e parë të qeverisë. Kjo është epaprecedentë për një qeveri rishtare. Kushdo ponënvizion me forcë dy rreziqe të mëdha, evazioninfiskal dhe informalitetin. Të dyja këto fenomenejanë vrastare për financat publike dhe përadministrimin e shtetit.

Së pari, shumë kompani do të gjejnë rrugëqë t’i shmangen rritjes së tatimit. Për shembull,një kompani me xhiro 12 milionë lekë në vit do tëndahet në dy kompani me 6 milionë lekë secila qëtë paguajë 7,5% dhe jo 15% që i vë KryeministriRama. Një mundësi tjetër është që punonjësitprofesionistë do t’i marrin me kontratë si të jashtëmapo do të ulin rrogën e deklaruar dhe pjesën tjetërdo t’jua japin në të zezë.

Me siguri njerëzit kanë filluar t’i mendojnë qëtani mënyrat sesi tu shmangen taksave tëKryeministrit Rama. Një gjë është e sigurt: kybuxhet është formulë e sigurt për rritjen einformalitetit. Një pjesë e sipërmarrjeve do takalojnë biznesin e tyre në të zezë, madje një pjesëtë punonjësve do ta paguajnë me dy bordero, njëpër shtetin dhe atë realin në të zezë. Bizneset ereja nuk do të regjistrohen fare, për rrjedhojë jovetëm nuk do të mblidhen taksa, por as kontributeshoqërore dhe shëndetësore. Për fat të keq,punonjësit do të jenë ata që do ta vuajnë këtëinformalitet, por edhe ata që paguajnë taksarregullisht dhe ata që presin shërbime nga shteti,të cilat nuk do të jenë, sepse qeveria nuk mbledhdot të ardhura.

Ulja e të ardhurave do të sjellë spiralin e rritjessë taksave në vitin 2015 mbi ata që nuk mund tëshmangen. Sigurisht, Qeveria do t’i mjelë këtataksapagues qofshin biznes i madh, i vogël aporrogëtar, por një ditë të bukur ata që e dinin vetentë varfër, do të gdhihen të pasur, sepse kështu ka

vendosur Kryeministri Rama, sepse atij nuk imjaftojnë paratë në buxhet. Ajo që sot na shitet sitatim mbi të ardhurat nga pagat do të kthehet nëtatim mbi të ardhurat. Pra nuk do të tatohen vetëmpagat e shqiptarëve, por edhe të ardhurat ngaqiratë, depozitat dhe çdo e ardhur tjetër dhe ai qëtatohej me 13% më vonë do të tatohet me 23%,sepse Kryeministri e ka arkën bosh. Ata që e dinëveten për biznes të vogël, do të gdhihen biznes imadh dhe do të tatohen me 15% dhe jo 7,5, sepseKryeministrit i duhen para. Dhe kjo bëhet thjesht,pa ndryshuar shkallën tatimore. Biznesit të vogëlnga 8 milionë që e ka xhiron sot, do t’i bëhet 4 ose5. E gjithë kjo rrit koston, ul kompetivitetin eekonomisë shqiptare, për rrjedhojë çon nëshkurtime vendesh pune ose në falimentim. Kyështë një spiral i frikshëm krize. Mosrealizimi i tëardhurave do t’i sjellë represivitet shtetit dhe rritjetë gjobave. Kjo sjell arbitraritet dhe korrupsion.Biznesi do të kërkojë ta zgjidhë hallin me taksidarindrejtpërdrejt. Represioni i taksidarëve të shtetit dhegjobat arbitrare sigurisht që e prishin klimën ebiznesit dhe me prishjen e klimës së biznesit nukvjen gjë tjetër veçse ulet vlerësimi i ekonomisë, epërkthyer në kushte më të vështira financiare përShqipërinë.

Viktimë e këtij buxheti bazuar në informalitet,mungesë nxitje të biznesit dhe borxhe do të jenëmijëra vende pune apo pagat e dhjetëra, mijërapunonjësve. Punëmarrësit do të kërkojnë tërikuperojnë paratë e humbura nga vlera neto qëata merrnin përpara se të vendoseshin taksat eEdi Ramës. Ata ose do të bien dakord përmosdeklarim të plotë të pagës, pra evazion, osedo t’u bëjnë presion punëdhënësve dhe nëse kykonflikt do të shtrihet në numër, kjo do të sjellëpakënaqësi sociale dhe mungesë stabiliteti socialdhe politik.

Në përfundim, miratimi i këtij buxheti ështëporta përtej së cilës shqiptarët i pret krizaekonomike. Duke kaluar pragun, të tërhequrpërdhunshëm prej kartonëve tuaj, zotërinjsocialistë, shqiptarët duhet të lënë çdo shpresëjashtë kësaj porte.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Genc Pollo.Genc Pollo – Mirëmëngjesi, zoti Kryetar!Mirëmëngjesi, zonja dhe zotërinj deputetë!Në këtë orë të herët kam bindjen që edhe ju

keni bindjen se është relativisht e vështirë të thuashgjëra të padëgjuara për buxhetin ose për paketën

239

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

fiskale, kam dhe shpresën e vagullt se në këtëorë kanë filluar të zgjohen ata që u del gjumi mëherët, fshatarët e pensionistët, që ndoshta, menjëfarë interesi për ekonominë e tyre, mund t’i vënëedhe pak veshin fjalës sonë.

Vërej që në sallë ka pak deputetë dhe vërej,gjithashtu, edhe ministrin Shkëlqim Cani, që duhettë ishte në ballë të vendit dhe në krye të debatit,por ndodhet në qoshen e sallës së seancësplenare, duke u marrë me çështje ekstrabuxhetore.Pavarësisht nga kjo, do t’i referohesha parashikimittë tij për rritjen e PBB-së për vitin 2014. Flet për2% dhe çdo ministër serioz në një vend serioz, qëe parashikon seriozisht rritjen 2%, do ta kishte tëvështirë ta përputhte këtë projeksion, të ruantepretendimin e vazhdueshëm, që kemi dëgjuar jovetëm tre muajt e fundit, por edhe gjashtë muajt efundit, se vendi ndodhet në një krizë ekonomike.Kriza ekonomike do të ishte e barabartë merecesion, pra me tkurrje të PBB-së, ose mestanjacion, me mosrritje të tij. Nuk njihet, nuk kamdëgjuar dhe nuk njoh njeri që të pretendojë krizëdhe të parashikojë një rritje të tillë. Dhe vijmë tepretendimi i rremë se jemi në krizë ekonomike, sejemi në një situatë dramatike, se jemi në prag tëgreminës për të sjellë këtu një projektbuxhet të tillë,të shoqëruar nga masa që i kanë paraprirë atij dheqë i kemi kritikuar fort, si ulja e paarsyeshme eplanit të të vjelave të tatimeve dhe të doganave, tëcilat, me një qeveri të re, fare mirë mund tëngriheshin dhe mund të zëvendësonin atë që u bëme një akt normativ me fuqinë e ligjit të parasë sëkollajshme për qeverinë, të marrjes së borxhit dukeblerë bonot në popull dhe në banka, që është rrugamë e kollajshme, rruga më e shpejtë për tëshpenzuar para, por rruga më me pasoja për vitemë tej, për dy vjet, për tre vjet, ndoshta edhe përnjë brez e më shumë më tej. Këto janë shenjat ekëtij buxheti, por le të ndalemi dhe të bëjmëkrahasimin, një krahasim që e kërkon thelbi imoralit dhe i etikës. Një forcë politike garon për tëmarrë besimin e popullit me disa premtimekonkrete dhe me të ardhur në fuqi, ndoshta jopërnjëherë, se për disa duhen katër vjet ose dhemë shumë, jep shenja që do t’i bëjë dhe unë do tëkujtoja disa, jo të gjitha premtimet kryesore.

Legalizimet, ka thënë zoti Rama, do të jenëtë gjitha falas. Mund të bëheshin falas gradualisht,mund të bëheshin falas menjëherë, se bëhet fjalëpër një shumë të vogël, pa impakt në buxhet, porprojektbuxheti i paraqitur nga qeveria parashikon

shifrën 3 milionë dollarë të ardhura nga tarifat, qëgjithkush që do të legalizojë banesën e tij tëndërtuar deri tani pa leje do të derdhë në buxhetine shtetit. Ka edhe një premtim tjetër, edhe më tëhershëm, dhe shoh që zonja Spahiu, që dolishpesh në këtë podium, nuk është në sallë për tëfolur, siç premtoi përpara një ore e gjysmë, premtimi saj në mënyrë të veçantë, po pastaj edhe mëshumë i Ilir Beqjes në kohën e opozitës, dhe mëshumë se i këtyre të dyve ai i Edi Ramës, qëshërbimi kombëtar shëndetësor i modeluar tebritaniku National Helth Service do të ishte realitetishqiptar fill pas vitit 2013. As edhe një grimë nukka në projektbuxhetin, as edhe një grimë nuk kanë paketën fiskale kur flitet për detyrimet përsigurimin shëndetësor të kësaj ideje, që gjithkushe quajti me të drejtë mendoj donkishoteske, dhekëtu nuk jemi tek elementi teknik: bën përShqipërinë apo për Europën Kontinentale njësistem që e kanë gjykuar anglezët ishullarë si tëpërshtatshëm për veten e tyre, por te një elementmorali që është i rëndësishëm në politikë si në çdoaspekt të jetës, te premtimi serioz dhe te fjala embajtur. I dyti, që në mënyrë të hapur nuk ështëpërmbajtur, i dyti që më bën të besoj bashkë metë tretin, të katërtin, të pestin e më tej që kemi tëbëjmë me një gënjeshtër të paramenduar, me njëpremtim të rremë që në fillim, qysh në konceptimine tij, mbi bazën e të cilit mund të jenë marrë ose jovota, se kjo nuk është çështje e rëndësishme.

Mungon në bankë edhe zonja Nikolla,ministrja e Arsimit, që ashtu si dhe zoti Cani kazënë radhët e pasme të sallës dhe ndoshta edhemë mirë për folësin, se i ka përballë. 5% ka qenëpremtimi, ndoshta jo i zonjës Nikolla, se nuk kabërë fushatë kaq hapur e kaq dukshëm në publik,por i zotit Rama dhe i të tjerëve: 5% e PBB-së dotë shkonte te arsimi. E kishim zonjën në komisiondhe me të drejtë lexoi shifrat, 2,9%, aq sa ka qenënjë vit përpara, ndoshta një presje dhjetore me njënjësh të vogël më shumë, por as edhe një hapserioz që një premtim i tillë, që është shumë pozitivnë vetvete, pavarësisht se duhet të tregosh seçfarë do të heqësh nga fushat e tjera, është bërërealitet. Asnjë.

Prandaj, zonja dhe zotërinj, kur flasim përrealitetet e buxhetit le t’i krahasojmë me ato qëkemi premtuar dhe të jemi pak më të përulur kurpretendojmë që kemi gjetur tmerrin, problemet,zezonën brenda, sepse nuk është ashtu.Problemet dyshoj se shkaktohen nga ky buxhet.

Viti 2013

240

Legjislatura e 8-të

Thashë që 2% e pretendon zoti Cani rritjenekonomike, por 2%, 3%, 1,7% mund të ketë qenërritja ekonomike edhe katër vjetët e fundit,pavarësisht nga kriza që përshkoi eurozonën dhevendet fqinjë, çka tregon një linjë të drejtë, njëgjendje lineare pozitive të ekonomisë shqiptare dhekur kjo është e tillë, pavarësisht se mund të ketëdetyrime kontraktuale të mbartura, që është enevojshme të shlyhen, ato fare mirë mund tësigurohen nga burimet e brendshme dhe jo nganjë kredi e butë ose qoftë edhe mbështetjebuxhetore nga organizata financiare,bashkëpunimi me të cilat do të duhet të kishte tëtjera trajta. Duke shtuar këtu edhe taksat që nakeni sjellë, plotësohet ajo panoramë që besoj edheme gjysmën e parë do të mjaftonte për t’i prishurqejfin çdo njeriu që është zgjuar në orën 5 e 30 tëmëngjesit, ka idenë e ekonomisë dhe ka durimintë dëgjojë diskutimet tona.

Kemi rritur taksën e karburanteve, duke equajtur taksë qarkullimi, ndërkohë që premtimi kaqenë për të ulur taksat e biznesit të vogël dhe jovetëm të biznesit të vogël, por edhe biznesit tëmesëm dhe çdo konsumatori, rritja e çmimit tëkarburanteve do t’i peshojë në kurriz shumë mëtepër sesa një ulje kozmetike, që i bëhet taksëssë biznesit të vogël. Po ashtu, edhe tatimi mbifitimin, i rritur nga 10% në 15%, nën pretendimin enjë drejtësie sociale thyen një linjë të njëjtë për tëgjitha bizneset, duke bërë të mundur evazioninfiskal, çka ishte reduktuar shumë.

Evazioni fiskal në një vend si Shqipëria dhenë vende të ngjashme me të është problem. Ështëproblem edhe në vende që janë anëtare të BE-së,ndaj në vendin tonë edhe më shumë, prandajinstrumentet kanë qenë të tilla, jo thjesht përbukurinë e fjalës “taksë e sheshtë”, por sepse njëtaksë e tillë administratës tatimore, me atë cilësiqë ajo ka, i bën të mundur të reduktojë nëmaksimum evazionin fiskal dhe tatim-paguesit ibën më joshës, që të jenë më korrektë me shtetin,më korrektë me thesarin e tij, në mënyrë që të jenëmë të qetë edhe me veten e tyre. Pra, kemi prishjene një sistemi, kemi rritjen e taksave, kemi në disaraste një rritje frymëmarrëse të taksave, qëkrahasuar me buxhetin që paraqitet dhe me këtëpaketë fiskale do të jetë, gjithashtu, frymëmarrësepër biznesin, do të jetë e padrejtë përkonsumatorin, do të jetë përgjithësisht e padrejtëpër shtresën e mesme dhe për shtresën e ulët.Për të mos vazhduar pastaj më kot me premtimet

që iu bënë, edhe kur u paraqit programi i qeverisë,për vepra publike të rëndësishme për zhvilliminekonomik, social të vendit. Për Boshtin e Jugut,që do të lidhë Tiranën me Elbasanin, ka shkuarderi atje dhe më tutje me Beratin dhe Gjirokastrën,ministri i infrastrukturës publike premtoi dhe thase do të bëhet, e kemi në program. Më kujtohet see dëgjova. Nuk ka asnjë gjurmë të ti j nëprojektbuxhetin e paraqitur. Po kështu mund tëvazhdoja me plot shembuj të tjerë që u premtuan.Është e vërtetë që nuk janë premtuar shumë, pordisa edhe zoti Rama, edhe ministrat përkatës icituan që do të fillojnë që këtë vit. E kam fjalën përdiskutimin që bëtë në shtator, por prapë nuk gjejmëasnjë gjurmë në këtë buxhet, çka është një dëshmitjetër që jo vetëm çfarë u tha në fushatë, por edheçfarë u tha në programin e qeverisë kishte një tëpavërtetë.

Do të mbyllja me një sugjerim, sepse gjërat emira nuk mbarojnë së bëri: dëgjoj që ministri iFinancave, siç ia do zakoni, flet me lekë të reja,Kryeministri me lekë të vjetra, kolegët kanë folurnjëri me dollarë e tjetri me euro dhe kjo e kaorigjinën te reforma e bërë në vitin 1965, që lekune vjetër e pjesëtoi me dhjetë dhe e ktheu në lek tëri. Që atëherë populli flet me të vjetrën, kursezyrtarët e financave flasin me të renë. Ndoshta njëide do të ishte se mund ta bëni një reformë tëmonedhës edhe njëherë që ta pjesëtoni lekun jome 10, por me 7 e me 3, në mënyrë që tëshpëtojmë nga përdorimi i panevojshëm i dollaritapo i euros, për sa kohë nuk jemi pjesë te kjo efundit.

Ilir Meta – Faleminderit zoti Pollo!Fjalën e ka deputeti Tafaj.Myqerem Tafaj – I nderuar zoti Kryetar,Kjo mazhorancë në ditën e njëqindtë të

ardhjes në pushtet del përpara qytetarëve mebuxhetin e vitit 2014 dhe çdo qytetar mund tëgjykojë dhe të vlerësojë se çfarë do të ndodhë memegapremtimet e bëra në zgjedhjet e 23 qershorit.Çdo qytetar është i interesuar të dijë se çfarë dotë sjellë ky buxhet për mirëqenien dhe standardine jetesës së tij. Të rinjtë dhe të rejat janë tëinteresuar të dinë nëse me këtë buxhet do të kenëmë shumë punë, studentët dhe nxënësit dëshirojnëtë dinë nëse me këtë buxhet jetesa dhe shkollimi ityre do të shtrenjtohen apo do të shpenzojnë mëpak. Në fakt, ky buxhet nuk pritet të hapë vende tëreja pune.

Mazhoranca pati premtuar të hapte 300 mijë

241

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

vende të reja pune, çka do të thotë se që në vitin eparë të mandatit qeverisës duhet të ishin planifikuarsë paku rreth 70 mijë të tillë. Por ky buxhet nuk erealizon këtë premtim. Buxheti parashikon tëtrajnojë vetëm 10 mijë të rinj. Në këtë kohë të krizësglobale punësimi, qoftë edhe i një të reje apo tëriu, përbën një lajm të mirë jo vetëm për vetëindividin, familjen e tij, por edhe për shoqërinë tonë,sepse do të thotë një i papunë më pak.

Ndërkohë, buxheti për arsimin është 2,9% tëPBB-së, pra nën 3% nga 5% që pat premtuar kjomazhorancë. Buxheti për arsimin e lartë është ipamjaftueshëm, ndërsa ai i arsimit profesionalështë rritur pak. Ky nivel i buxhetit tregon se arsimitnuk i është dhënë prioriteti i duhur. Qeveriapretendon që do të rrisë të ardhurat në vitin 2014me 42 miliardë lekë, ndërkohë në këtë buxhetparashikon 1 miliardë dollarë borxh. Nëse kyplanifikim është realist siç pretendon qeveria,atëherë do të ishte kuptimplotë që së paku 10%në mos 20% të të ardhurave që parashikohet tërriten, pra të këtij 42 miliardë, ose të paktën 5% tëkëtij 1 miliardë dollarë borxh, të investoheshin përzhvillimin e burimeve njerëzore, pra t’i shtoheshinbuxhetit të arsimit.

Punëtorët vrasim mendjen nëse më këtëbuxhet do të ketë më shumë punë dhe do të fitojnëmë shumë nga puna e tyre apo do të mbeten papunë dhe do të varfërohem më shumë. Ky buxhetnuk pritet të hapë vende të reja pune, përkundrazimund të mbyllë një pjesë të tyre. Punëtorët qëfitojnë 300-500 mijë lekë të vjetra në muaj do tëkenë një pagë neto më të ulët, pra do të blejnë mëpak dhe familjet e tyre do të jenë më të varfra. Kjosepse ajo çka fitojnë përmes taksimit progresivhumbet me taksat e tjera që prekin transportin,banesat, duhanin, alkoolin e kështu me radhë.

Të mos përmendim këtu efektet e tjera nega-tive që do të sjellë akciza e naftës në rritjen eçmimeve të produkteve. Pensionistët pyesin nëseme këtë buxhet, pensionet e tyre do të jenë pakmë të mira dhe me to mund të jetojnë pak më mirëdhe të mjekohen më mirë. Në fakt, ky buxhet dhekjo paketë fiskale do t’i varfërojë më shumëpensionistët, sepse pensionet nuk rriten, por vetëmindeksohen për inflacionin pa përmendur këtundikimet negative që do të kenë taksat e tjera dheakcizat.

Mësuesit, pedagogët, mjekët, infermierët dhenëpunësit dëshirojnë të dinë nëse me këtë buxhetpagat e tyre do të rriten apo do të ulen. Në fakt

edhe për to përgjigja nuk është e mirë. Për herë tëparë pas gati një dekade pagat e tyre nuk do tërriten për vitin 2014, madje edhe për 3 vjetët qëvijnë. Kjo paketë fiskale bën që këto kategori të tëpunësuarve në sektorin publik të humbasin mëshumë se sa ajo që përfitojnë nga taksaprogresive. Në fakt, ky buxhet jo vetëm nuk rritpagat, por edhe shkurton ndjeshëm vendet epunës në sektorin publik, çka nënkupton që qindrapunonjës të sektorin publik të humbasin vendet epunës.

Çdo qytetar pret përgjigje nga ky buxhet nësedo të realizohet premtimi elektoral përshëndetësinë falas. Në fakt edhe ky premtim nukrealizohet. Ulja e TVSH-së së ilaçeve ka shumëmë tepër gjasa të rrisë çmimet për shkak se do tëvështirësohet kontrolli dhe mund të rritet abuzimime të.

Çdo sipërmarrës i vogël apo i mesëm në qytetkërkon përgjigje nëse ky buxhet do të mbështesëzhvillimin e biznesit të tij dhe nëse ai do të ketëmundësi të punësojë një, dy apo më shumëpunëtorë apo do të jetë i detyruar të bëjë tëkundërtën. Pra, ta zvogëlojë këtë biznes e për mëkeq ta mbyllë atë. Shqipëria ka nevojë të madhepër biznese të reja, të vogla dhe të mesme, krijimii biznesit të vogël është rruga kryesore evetëpunësimit të të rinjve. Zhvillimi i biznesit tëmesëm konsiderohet si shtylla kryesore mbajtësee ekonomisë, madje edhe në vendet më tëzhvilluara. Çdo biznes i ri që hapet është një lajmi mirë për vendin. Çdo biznes që mbyllet është njëlajm i keq, sepse çon të punësuarit në shtëpi.Fermerët prisnin një buxhet që do t’u jepte atyretë zhvillonin më mirë fermat e tyre, të prodhojnëmë shumë dhe të shesin më shumë produkte nëtreg, çka do të thotë jo vetëm një rritje e standardittë jetesës së familjeve të tyre, por edhe mundësipër të punësuar të tjerë nga familja osepunëkërkues të rinj.

Ky buxhet, së bashku me paketën fiskale nuke nxisin sipërmarrjen në bujqësi dhe zhvillimin ru-ral sepse rritja e taksës së qarkullimit, e sigurimeveshoqëror, banesës e akcizave të tjera ulë tëardhurat e fermerëve. Ndërkohë vendi ka nevojëshumë të madhe për rritjen e shpejtë të fermavedhe bizneseve të tjera në bujqësi dhe në industrinëagro-përpunuese në mënyrë që të rritet shfrytëzimii potencialeve të mëdha të vendit në bujqësi, agro-turizëm dhe agro-përpunim.

Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë së vendit tonë,

Viti 2013

242

Legjislatura e 8-të

sidomos asaj prodhuese, kërkon që çdo sipërfaqetoke bujqësore, pyje kullota, frutikulturë tëshfrytëzohen maksimalisht.

Çdo sipërmarrës që ka një biznes të madh kamundësi të një menjëherë llogaritë, nëse buxhetidhe paketa fiskale që e shoqëron atë e ndihmojnëpër ta zgjeruar biznesin e tij, për të punësuar mëshumë punëtorë të rinj, apo do të bëjë të kundërtën,të fillojë menjëherë të mendojë që ta copëtojë atë,ta zvogëlojë dhe për rrjedhojë t’i çojë në shtëpi njëpjesë të punëtorëve të tij, sepse nuk do të ketëpunë për ta.

Një sipërmarrës i madh mund të llogarisë sesi i del më mirë me këtë buxhet, të vazhdojëveprimtarinë e tij sipërmarrëse këtu në vend, apotë kërkojë një vend tjetër për të transferuar biznesine tij, sepse klima e biznesit në ndonjë vend tjetërfqinjë është më e mirë dhe më miqësore. Rritja eshkallës tatimore nga 10-15% për subjektet e tatim-fitimit do të thotë më pak investime, më pakpunësim, më pak eksport, më pak të punësuar,çka mund të sjellë edhe një ulje të qëllimshme tëxhiros për të shkuar në segmentin 7.5%. Pra njëkompani e madhe më mirë do të preferojë të krijojësubjekte të vogla.

Çdo vend i ngjashëm me vendin tonë për nganiveli i zhvillimit është në garë për tërheqjen einvestimeve të kompanive të mëdha të huaja,ndërsa Shqipëria me këtë paketë fiskale i largoninvestitorët e huaj, sepse e bën më pak atraktivvendin tonë. Ky do të jetë një regres, sepse shkallae tërheqjes së investimeve të huaja në vendin tonëpësoi një rritje të shpejtë gjatë viteve të fundit. Pra,ky buxhet do të rrisë papunësinë dhe do tëprodhojë më shumë varfëri.

Të nderuar kolegë deputetë, buxheti 2014tregon qartë se kjo qeveri nuk mund të përmbushëpremtimet e bërë dhe nuk garanton edhe atë niveltë rritjes ekonomike të parashikuar me 2%,përkundrazi, gjasat janë që ky buxhet të çojëekonominë shqiptare në recesion.

Kryeministri në fjalën e tij tha se opozita pokërkon përmbushjen e premtimeve brenda 100ditëve. Në fakt, ne si opozitë e dinim qëmegapremtimet janë të parealizueshme, por duhettë kujtojmë se buxheti i vitit 2014 është buxheti ivitit të parë të mandatit të një mazhorance të re,gjatë të cilit, normalisht, ndodhin reformat më tërëndësishme të një programi qeverisës. Si i tillë aiështë për nga rëndësia shumë më i rëndësishëmse një buxhet i një viti qeverisës, por meqë ju nuk

keni program, nuk mund të presim të keni edhenjë buxhet që premton zhvillim të qëndrueshëm tëvendit.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit, zoti Tafaj!Fjalën e ka zoti Islami.Kastriot Islami – Zoti Kryetar,Të nderuar qytetare dhe qytetarë të zgjuar në

këtë mëngjes Krishtlindjesh,Besimtarë të krishterë,Gëzuar festën tuaj më të rëndësishme të vitit!Po kthehem te ky debat, i vendosur në mënyrë

të paarsyeshme që tregon një mungesë të plotëtë kapacitetit të këtij parlamenti për të vendosur 3orë për të diskutuar në mënyrë demokratike, tënjerëzishme dhe të arsyeshme një nga projektetdhe ligjet më të rëndësishme. Ndihem keq dhe mëduhet t’i tërheq vëmendjen edhe Kryetarit tëParlamentit, i cili duhet të aplikonte me një forcëmë të lartë moderacioni gjetjen e një zgjidhjeje,për të qenë sa më afër publikut dhe syve të tij përtë ndjekur këtë seancë të rëndësishme. Unë besojse radhës tjetër, zoti Kryetar, ju do ta bëni mesukses këtë punë.

Po kthehem tani te debati. Është hera e parënë këto 23 vjet, që paketa fiskale dhe buxheti janëtë pakonsultuara me biznesin, investitorët e huaj,shoqërinë civile dhe publikun, gjë që e keni dëgjuardisa herë sot.

Paketa fiskale rrit barrën fiskale me 220milionë dollarë për 100% të shqiptarëve, ndonësepjesa e taksës progresive duket sikur s’i ngarkontë gjithë dhe dihet se sa është shifra e atyre qëngarkohen më pak: 97% e një numri prej rreth 500mijë. Dhe janë rreth 300 e ca mijë vetë, ndërkohëqë në Shqipëri jetojnë rreth 3 milionë vetë dhepjesa tjetër ngarkohet nga taksat e tjera.Matematika është e thjeshtë për shqiptarët. Paketafiskale godet gjithë individët e suksesshëm tëklasës së mesme dhe shumë nga bizneset esuksesshme, pra godet në zemër suksesin.Imagjinoni dikë që ka mbaruar jashtë, që merr 1mijë euro në muaj dhe futet te 3%-shi i të pasurve!Të paktën të mos e stigmatizojmë si të tillë, sepsevetë qeveria u bëri thirrje këtyre njerëzve të vijnëe të punojnë dhe i fut te 3% i njerëzve që do t’irëndojë me barrë fiskale.

Kjo paketë ka krijuar shqetësim jo për shkaktë xhelozisë së opozitës ndaj suksesit të qeverisë,sepse do ta donim këtë sukses të qeverisë, porpër shkak të panikut të publikut prej dështimit të

243

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

saj dhe gjasave të larta për të futur vendin në krizë.Ka krijuar zhgënjim për shkak të mungesës sëvullnetit të qeverisë për t’u konsultuar me të gjithagrupet e interesit dhe me shoqërinë civile. Ka rriturpanikun e publikut, të biznesit, të investitorëve tëhuaj, për shkak të ndikimit të saj tëpaparashikueshëm në fuqinë blerëse të qytetarëveapo normën e fitimit të bizneseve. Ka rriturpërpjekjet e biznesit dhe të investitorëve përzgjidhje alternative, për shkak të paaftësisëqeverisëse për të kuptuar se kjo paketë nxitevazionin dhe ul të ardhurat, ka rritur gjasat përlargimin e investitorëve të huaj, për shkak tëshurdhërisë së qeverisë për të mos dëgjuarkërkesat e tyre. Të gjitha këto nuk jua thotë vetëmopozita, nuk ua them vetëm unë, sepse në këtërast ju me të drejtë do të thoshit se gjithçka vjennga xhelozia juaj dhe e opozitës, madje e thënë,përtej pritshmërive tona. Jo. Absolutisht jo. Juathotë fuqimisht Dhoma Amerikane e Tregtisë, juathotë Dhoma Angleze e Tregtisë, jua thonëinvestitorët italianë, gjermanë etj., DhomaShqiptare e Tregtisë, të gjithë individët esuksesshëm të klasës së mesme, bizneset esuksesshme, pensionistët, njerëzit në nevojë,përveç disa klinetelistëve që s’preken.

Nuk është çudi që ju nuk e dëgjoni opozitën,por mos u sillni me Dhomën Amerikane siç u sollëtme armët kimike, sepse nga pas vjen zhgënjimi;mos u sillni kështu me Dhomën Angleze tëTregtisë, se nga pas vjen deklarata e Kameronit,siç erdhi për statusin! Mos u sillni kështu meinvestitorët gjermanë, se kancelaria Merkel mundtë përsërisë atë që tha në Bundestag për statusin.E kështu me radhë. Por më e rëndësishmja, përtë mos u marrë me çfarë thonë të huajt, është t’jukujtoj sjelljen e rinisë shqiptare, që nuk u pyet dhenuk u përfill. E mbajtët të fshehtë vendimin tuaj, irritët pasigurinë, i rritët panikun dhe frikën dhe atadolën në shesh të vetorganizuar, të vendosur siasnjëherë tjetër dhe thyen frikën, madje dukekërkuar që sjelljet dhe veprimet e tyre të ishin përtejpolitikës dhe arritën t’ju ndalojnë. “Ia dolën mbanë”siç thoshte Obama. Njerëzit, në shumicë, sidomostë rinjtë me dinjitet, e kanë vrarë frikën dhe janë tëgatshëm të ndalojnë cilindo dhe çfarëdo veprimiqë është kundër interesit të tyre.

Të nderuar qytetarë, në aktin normativ të para50 -ditëve, qeveria e rriti deficitin me 350 milionëdollarë, shpenzimet mbetën të paprekura, borxhiu rrit me 64%, plani i të ardhurave për doganat

dhe tatimet u ul 35 milionë dollarë dhe asnjëdetyrim i trashëguar nuk u shlye. U morën borxh350 milionë dollarë për të mos shlyer asnjë detyrim.

Borxhi me këtë buxhet rritet me 74%, me 91miliardë lekë, ose me rreth 1 miliard dollarë. Pra,vetëm në 50 ditë deficiti është rritur 2 herë me 1milard e 300 milionë dollarë. Nuk kanë mjaftuar 1miliard e 300 milionë dollarë borxh, por në paketëne re fiskale qeveria i fut duart direkt në xhepat eshqiptarëve dhe në arkat e bizneseve, për të marrëedhe 220 milionë dollarë me taksa të rritura. Pra,në 50 ditë, nga kursimet dhe xhepat e shqiptarëvemerren gjithsej 1 miliard e gjysmë dollarë. Përsekaq shumë? Thuhet se duhet të shlyen detyrimete trashëguara. Si është e vërteta? Në buxhetin evitit 2014 është vendosur të shlyhen vetëm 120milionë euro detyrime nga punimet einfrastrukturës, të trashëguara dhe të përcaktuaranga Deloitte, ndërkohë që shuma e grumbulluarderi tani nga rritja e borxhit dhe barrës fiskale është1 miliard e gjysmë, gati 10 herë më shumë borxhepër të shlyer detyrimet që mund të përfshiheshinnë zërin e shpenzimeve, në vitin 2013 apo 2014.

Qeveria, me sa duket, e ka gjetur më komodedhe më të rehatshme, të krijojë idenë e një buxhetihistorik, duke rritur shpenzimet deri në 455miliardë, ose 50 miliardë më shumë. Është evërtetë që ky buxhet është më i madhi dhe kështuduhet të jetë. Është edhe 50 miliardë më shumëse i mëparshmi. Po pse ndodh kjo? 4.5 miliardëdollarë është ky buxhet, 1 miliard janë deficit, rreth300 milionë janë taksa të rritura dhe realisht kybuxhet është 3.2 miliardë dollarë dhe s’ështëbuxhet historik, por është bërë historik vetëm ngaborxhi dhe deficiti.

Filozofia e kësaj pakete është: mblidh tëardhura sa të kesh mundësi dhe pa u shqetësuarpër evazionin me të cilin do të merret CA, shpenzopër administratën sa më shumë, kurse investimet,mund edhe të shkurtohen, sepse nuk sjellin vota!

Për ta mbyllur, duke dëgjuar këto ditë disashpjegime për paketën, më erdhi ndër mend“Ferma e kafshëve” dhe thashë t’i organizojarsyetimet në të njëjtin stil. Çfarë thuhet në këtëbuxhet? Përfiton më shumë ai që punon më pakdhe penalizohet më ashpër ai që punon më shumë.Është më mirë të jesh i varfër sesa i pasur. Mëmirë të kesh biznes të vogël, se biznes të madh.Paketa nxit duhanpirësit të ndërpresin duhanin, nxitpijanecët të abandonojnë alkoolin.

Më mirë të kesh fitim të vogël, sesa fitim të

Viti 2013

244

Legjislatura e 8-të

madh; më mirë të kesh një shtëpi sesa dy; madjemë mirë të mos kesh fare. Më mirë të mos lindëshfëmijë, se nuk e merr shpërblimin; më mirë të keshrrogën e vogël, sesa të madhe, apo akoma mëmirë, të jesh fare pa rrogë, se kështu merr shërbimshëndetësor falas.

Të nderuar qytetarë, bizneset amerikane,britanike, vendase, dhe qytetarët janë tëshqetësuar se nga ky buxhet dhe kjo paketë mundtë rritet evazioni fiskal, mund të bien të ardhuratnga doganat dhe tatimet, nga evazioni, mund tëmbyllen shumë biznese dhe të rritet papunësia,mund të largohen disa nga investitorët e huaj,mund të fragmentohen disa biznese dhe tëfrenohet bashkimi i mëtejshëm i tyre. Mund të uletfuqia blerëse e të gjithë shqiptarëve, mund të uletkonsumi dhe kursimet e qytetarëve, mund të rritençmimet dhe të ulet rritja ekonomike deri nërecesion, dhe nga të gjitha këto mund të rritetpakënaqësia sociale.

Keni thënë që është buxhet i kthesës. Do tëisha shumë i lumtur të ishte kështu, por kujdes sepas kthesës është humnera!

Faleminderit për vëmendjen!Ilir Meta – Fjala është për deputetin Aldo

Bumçi.Aldo Bumçi – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Dëshiroj t’u drejtohem kolegëve të së majtës

me pyetjen: a ju duket dinjitoze që buxheti i parëqë hartoni si shumicë, të kalohet në këtë formë,aq më tepër, kur nuk bëhet fjalë për një paketërutinë? Ju me këtë buxhet rrëzoni sistemin dhemodelin ekonomik të derisotëm. Është epakuptueshme se pse nuk arritëm dot konsensuspër ta diskutuar ditën për diell, që të na ndiqninqytetarët shqiptarë, por gjithçka duhej tëkonsumohej natën në errësirë dhe kjo është eturpshme.

Ky buxhet, që është diskutuar më pak se çdobuxhet tjetër në seancën plenare dhe nëkomisionet parlamentare, është diskutuar mëshumë se çdo buxhet tjetër nga qytetarët shqiptarë,si asnjëherë tjetër, jo vetëm në rrethet e ngushtatë ekspertëve, përfaqësues të bizneseve apo tësipërmarrjeve të mëdha, por edhe nga qytetarët ethjeshtë, familjet, fermerët. Nga është nxitur gjithëky debat? Është nxitur nga lajmi i mirë se ju po ishpëtoni nga kriza. Ka një thënie në media se lajmii mirë nuk bën lajm. Nuk është lajmi i mirë ai që kanxitur këtë debat. Këtë debat nuk e ka nxitur as

mospërmbushja e premtimeve nga ana juaj, sepseedhe kjo nuk përbën më lajm. Gjithë ajo zhurmëpër një rrënim tremujor ka pasur vetëm një qëllimtë ulë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, pasiaskush nuk pret që ju të realizoni shëndetësinëfalas apo premtimet e tjera që bëtë. Ka vetëm njëarsye se pse është nxitur ky shqetësim nëshoqërinë shqiptare: është shqetësimi dhe frika qëka ngjallur ky buxhet. Pra, është lajm i keq. Mjaftonky reagim, për të kuptuar se masat që ju propozonigodasin rëndë qëndrueshmërinë ekonomike,buxhetin familjar, mbysin sipërmarrjen, dëmtojnëmirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

Me këto propozime, Kryeministri Rama pondryshon rrënjësisht modelin e derisotëmekonomik, modelin ku ishte bazuar ekonomiashqiptare. Çfarë po propozohet? Është një modelqë bazohet në një buxhet të borxhit të madh dhetë taksave të larta.

Janë tri çështje që dua t’i theksoj. E para,modeli ekonomik. Ndryshimi i modelit ekonomikqë propozohet nga ky projekt-buxhet është dëmimë i madh, goditja më e rëndë që i bëhet stabilitetitekonomik dhe rritjes ekonomike në Shqipëri. Nëseka diçka, që ne duhet t’i ruhemi nga trashëgimiajonë se është jona, por është modeli ekonomik qëe mbajti Shqipërinë jashtë recesionit, jashtë krizësekonomike që ka pllakosur rajonin dhe më gjerënë 5 vjetët e fundit. Pyetja më e rëndësishme qëçdo njeri i interesuar duhet të bëjë dhe pyetjathelbësore për kryeministrin e për ju si shumicëështë: si ka mundësi që ne i rezistuam krizësekonomike botërore? Ne nuk ramë në recesion,edhe pse të gjitha gjasat flisnin për të kundërtën.Është e vërtetë që rritja ekonomike ra ndjeshëmnga 7% në 3%, vjet ra në 1,6%, një rritje modeste,por është përsëri rritje dhe nuk është një rritje nega-tive siç kemi parë në vendet fqinje. Ne nuk ishimjashtë gjeografisë së krizës, përkundrazi, ishim nëzemër të saj. Ekonomia shqiptare është e lidhurme njëmijë fije me ekonominë greke dhe italiane,si dy partnerët tanë kryesorë, por përsëri nuk ranë recesion. Pse ne i rezistuam krizës? Kjo ështëpyetja bazë mbi të cilën duhej të ndërtohejprojektbuxheti dhe paketa fiskale.

Përpara zgjedhjeve ishte normale që zotiRama dhe opozita e djeshme kritikonin qeverinëdhe performancën ekonomike, ndërsa sot zotiRama ka përgjegjësinë që qeveris këtë vend dheduhet ta konsolidonte atë sistem që funksionon.Demagogjia dhe ideologjia nuk kanë vlerë para

245

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

përgjegjësisë së drejtimit të vendit.Zoti Rama shpesh i referohet gazsjellësit

transadriatik, TAP-it, si një arritje e qeverisë sëkaluar që ia njeh meritat. Është e vërtetë qëShqipëria luajti një rol jashtë peshës së saj përkëtë projekt, jashtë peshës së saj ndërkombëtare,por kjo arritje është shumë pak në krahasim mearritjen që ne e ruajtëm Shqipërinë nga krizaekonomike. Unë mendoj e besoj se ruajtja eShqipërisë, mosrënies në recesion ekonomik ështënë fakt arritja më e madhe, më me vlerë sesaliberalizimi i vizave, sesa anëtarësimi në NATO,sesa projektet e mëdha infrastrukturore. Kjo ështëarritja më e madhe se si në 5 vjet ne arritëm tëruanim Shqipërinë. Pikërisht për këto arsyeKomisioni Europian, komisionari Fyle deklaroi se“jemi të impresionuar nga rezistenca ekonomike eShqipërisë”. Pse do të bëhej kjo deklaratë, nëseajo çfarë kishim arritur nuk përbënte një lajm? Tënjëjtën gjë ka thënë bordi i drejtorëve të FMN-së,Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, BankaBotërore, përfaqësuesja e saj për EuropënQendrore e Juglindore, zonja Goldstein. Nëse neparagjykohemi se duam të ruajmë trashëgiminëtonë, besoj se vlerësimi i institucionevendërkombëtare, si dhe i agjencive të tjera tëspecializuara konfirmon më së miri se Shqipëriapërkundër të gjitha gjasave i rezistoi krizës. Pse irezistuam krizës? A ishim ne të paintegruar, siçthonë disa, në ekonominë botërore? Italia dheGreqia janë partnerët tanë të parë në shkëmbimettregtare, janë burimet nga vijnë investimet e huaja,janë vendet ku jetojnë 1,3 milionë emigrantëshqiptarë, të cilët nuk sjellin të ardhura si më parë,që kanë dalë të papunë e janë kthyer në Shqipëri.Sistemi ynë bankar është tërësisht i privatizuar,ku mbizotërojnë degë të bankave italiane, greke,austriake, pra jemi pjesë e këtij sistemi. Ka vetëmnjë përgjigje pse ne nuk ramë në krizë dhe ky ështëmodeli ekonomik i bazuar në lirinë ekonomike dhetaksa e sheshtë 10%. Arritjet e këtij modeli janë tëprekshme për të gjithë qytetarët shqiptarëlehtësisht të verifikueshëm.

Në vitin 2005 kishte në Shqipëri 40 mijëbiznese të regjistruara. Në vitin 2013 janë 215 mijësipërmarrje, nga 40 mijë në 215 mijë. Nuk janë tëgjitha nga rritja ekonomike, një pjesë e mirëekzistonin, por ishin të painformalizuara, nuk ishinpjesë e tregut formal. Në vitin 2005 kishte 280 mijëpunonjës të regjistruar në skemën e sigurimeveshoqërore. Në vitin 2013 ka 470 mijë, pra nga 280

mijë punonjës në skemën e sigurimeve në 470mijë.

Në vitin 2007, kur ne zbatuam taksën esheshtë për herë të parë, stoku i investimeve tëhuaja ishte 1 miliard e 830 milionë euro. Në vitin2011 është 3 miliardë e 36 milionë euro. Gjatë 8vjetëve të qeverisjes sonë ne mblodhëm 9 miliardëdollarë më shumë se ju. Ky model i bazuar në linjënekonomike dhe taksën e sheshtë 10% bëri tëmundur që të dyfishohen pagat e 44 mijëarsimtarëve, më shumë se të dyfishohen rrogat e18 mijë mjekëve dhe infermierëve, të dyfishohenpensionet e ulëta në fshat, të rriten mesatarisht60% pensionet në qytet. Ky model bëri të mundurqë të dalim nga kriza energjetike, nga gjeneratorëtnë mes të Tiranës. Ky model tregon që kafunksionuar në vite të vështira. Çfarë propozon zotiRama? Është e kundërta, një model që mbytiniciativën e lirë, godet buxhetin familjar, ulkonsumin.

Çështja e dytë, formalizimi i ekonomisë. Taksae sheshtë realizoi një arritje historike, formalizoiekonominë shqiptare, nga 40 mijë biznese në 215mijë, nga 280 sipërmarrje në 470 mijë. Sa ishtetatimi mbi fitimin përpara se të vihej taksa esheshtë? 23% dhe është normale që biznesi tëgjente mënyra me dy bilance, me dy bordero. Çfarëdo të ndodhë sot kur ju të sillni taksën progresive,taksën e lartë? Zgjedhjet janë aty. Qytetarët dhesipërmarrësit do të detyrohen të kthehen nëinformalitet, të nëndeklarojnë xhiron, tënëndeklarojnë numrin e të punësuarve. Ky ështëakti që nxit informalitetin, nxit evazionin, nxitkorrupsionin. Do të jenë me mijëra sipërmarrësit,me mijëra qytetarët që do të mundohen të gjejnëmënyra e të ulin tatimin mbi fitimin për të mospaguar taksën e pandershme. Zoti Rama thotë qësistemi korrupton njerëzit, atëherë çfarë po bëni?Po vendosni një sistem që nxit korrupsionin. Memijëra qytetarë e biznesmenë do të mundohen t’ishmangen këtij sistemi që nuk nxit atë që punon,që nuk nxit atë që është i suksesshëm, por bën tëkundërtën, taton më shumë atë që punon dhe atëqë është i suksesshëm. Modeli juaj i taksësprogresive është një ftesë për evazion dheinformalitet.

Çështja e tretë dhe e fundit, liria ekonomike.Liria ekonomike është shpirti i sistemit. Ka qenëpikërisht liria ekonomike që bëri të mundurringritjen nga rrënojat ku na la komunizmi. Ishteliria që bëri të mundur rimëkëmbjen e Shqipërisë

Viti 2013

246

Legjislatura e 8-të

nga rrënojat e komunizmit. Liria nuk janë vetëmtaksat, por taksat janë shtylla kryesore e lirisëekonomike. Ne besojmë se është më mirë që lekëttë qëndrojnë te qytetarët, sepse qytetarët e lirë,sipërmarrësit e lirë i shpenzojnë më mirë se shteti.Çfarë bëni ju me këto propozime? Gjithçka, çdovlerë e shtuar në ekonomi merret nga shteti.

Gjithashtu, e kam shumë të vështirë ta kuptojqë si ka mundësi që qeveria që del nga PartiaSocialiste e vitit 2013 është shumë herë më eideologjizuar, më pak liberale, më etatiste se PartiaSocialiste e vitit 1997-2005. Me atë qeveri që dolinga viti 1997, me atë qeveri dhe Parti Socialisteqë ishte shumë afër vitit ’90 filluan koncesionet epara në Shqipëri, kishte një frymë shumë mëliberale në ekonomi e në përgjithësi sesa sot.

Ne jemi shtëpia e lirisë, PD-ja dhe djathta janështëpia e lirisë për qytetarët shqiptarë.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka deputetja Liljana

Elmazi.Liljana Elmazi – Të dashur qytetarë,Të dashur deputetë, që jeni në sallë dhe nuk

e keni braktisur atë,Për herë të parë në 10 vjetët e fundit qeveria

i kthehet politikës së rritjes së taksave jo vetëmme progresion të fortë, por edhe në një kontekstekonomik të brendshëm dhe global tërësisht tëpapërshtatshëm, që pritet të ketë impakt të rëndënë ecurinë ekonomike të vendit, si dhe mirëqeniene përgjithshme të shoqërisë. Alibinë për këtë e gjetifare thjesht. Demokratët na e lanë vendin në krizë,me borxhe e deficit të lartë, me borxhe ndajbizneseve, por edhe me borxhe të pambledhuranga shteti, borxhe që sipas qeverisë duhet kohë,shumë kohë për t’i identifikuar, sepse ka vështirësidhe e gjitha kjo bëhet vetëm për një qëllim, për tëjustifikuar ndërhyrjen me masa të ashpra të rritjessë taksave dhe fajin për këtë nuk e ka qeveria eRilindjes, por ish-qeveria.

Qeveria mendon se rritja me lehtësi dhe nënivele marramendëse e borxhit publik me 10 pikënë 16 muajt e qeverisjes së saj dhe rritja progresivee taksave janë rruga më e shkurtër dhe më e lehtëpër t’i krijuar asaj komoditet qeverisës dhe për tëmënjanuar rrezikun e një dështimi të shpejtë, poredhe për të varfëruar më shumë shqiptarët dukepërshpejtuar përkeqësimin dhe kolapsin eekonomisë dhe çuarjen e vendit në buzë tëgreminës dhe jo në Rilindje.

Projektbuxheti i vitit 2014 është përgatitur në

një mungesë totale konsultimi me grupet e interesit,për më tepër ky buxhet, i ardhur me vonesë përdiskutim në Parlament, nuk lë vend për të bërë njëdiskutim të gjerë qoftë edhe këtu, qoftë edhe përtë marrë edhe opinionet e grupeve të interesit. Ajoqë bie në sy në mënyrë të veçantë është rritja emadhe e shpenzimeve në total me 12.3%krahasuar me buxhetin e rishikuar. Në totalshpenzimet përbëjnë 32.7% të produktit tëbrendshëm bruto nga 21.6 që janë të ardhurat,ndërkohë që pretendohet se kemi një vit të vështirëpërpara.

Të ardhurat janë rritur në një masë të madhe,22 milionë dollarë, nga rritja e taksave dhe jo ngamiradministrimi i tyre, ndërkohë që rritenshpenzimet korente, 6.5% krahasuar me buxhetine rishikuar, si dhe ato operative të mirëmbajtjesme 9.4% krahasuar përsëri me këtë buxhet tërishikuar, shpenzimet kapitale ulen me 10,5%krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2013.Atëherë, si mund të nxitet ekonomia, ndërkohë qëinvestimet ulen ndjeshëm? Pse qeveria ështëtreguar e njëanshme duke futur në buxhet vetëmdetyrimet tatimore që shteti ka ndaj biznesit, kurdihet që biznesi ka ndaj shtetit rreth 2,5 herë mëshumë? Pse qeveria nuk ka një instrument apomënyrë për të mbledhur këto detyrime? Sepse dotë zvogëlonte borxhin dhe nuk do të ishte nevojatë merrej 990 milionë dollarë apo 910 miliardë lekëborxh. A nuk është detyrë e qeverisë dhe eorganeve të mbledhjes dhe administrimit të parasëpublike që të miradministrojnë mbledhjen e këtyreparave? Pse për të mbledhur këtë borxh ajo reagonnë formën e gjuetisë së shtrigave ndaj disakompanive që kanë qenë kliente të qeverisëdemokrate, dhe jo ndaj shumë e shumë biznesevetë tjera? Kjo është thjesht paaftësi, klientelizëm apofle lepuri i qeverisë? Koha do ta tregojë.

Paketa fiskale është e keqe jo vetëm përekonominë, por edhe për shoqërinë. Ajo në faktështë një paketë kundër zhvillimit, kundërpunësimit, kundër prodhimit, kundër dijes e talentit.Për individët ajo ndikon në të ardhurat epunonjësve me një pagë mbi 130 mijë lekë në muajduke i ulur ndjeshëm ato. Në këtë mënyrë dukeulur edhe kursimet e këtyre qytetarëve, pasi kjoështë edhe pjesa më e madhe e qytetarëve qëmund të kursejnë, në të njëjtën kohë ulen edhefondet në funksion të institucioneve financiare përt’u investuar.

Paketa fiskale dhe buxheti janë kundër

247

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

zhvillimit. Këtë kushdo e ka të qartë dhe kjo nukka shumë nevojë për sqarim. Kushdo e kupton setatim-fitimi i rritur me 50%, pra në 15% nga 10%,pengon investimet, pengon rritjen ekonomike dhepunësimin. Jo vetëm që nuk do të krijohen vendetë reja pune, por do të humbasin me mijëra vendepune ekzistuese.

Dëgjova kolegët socialistë që thanë se rritjae tatimit mbi fitimin nga 10% në 15% nuk i frenoninvestitorët e huaj dhe nuk ka pse të largojë edheata vendas, sepse krahu i punës te ne krahasuarme rajonin është më i ulët. Në fakt, është ekundërta. Krahu i punës krahasuar me Kosovën,Maqedoninë, Bosnjën dhe Serbinë është edhe mëpak i kualifikuar, pasi Shqipëria ka një emigraciontë lartë dhe pjesa më e madhe e fuqisë punëtoretë kualifikuar është pikërisht në emigracion, dihetemigracioni i trurit të shqiptarëve. Po ashtu ështëdhe pjesa më e madhe e ekspertëve dhe especialistëve. Të gjitha këto e bëjnë ekonominëmë pak kompetitive në rajon.

Rritja e taksës së qarkullimit për benzinën dhegazoilin është një rritje e cila do të ketë efekte nega-tive për një pjesë të madhe të qytetarëve nëmënyrë direkte, por dhe për të gjithë qytetarët nëmënyrë indirekte, pasi kjo rritje do të ketë efektenegative për të gjitha bizneset në vend, duke rriturkostot e tyre, gjë që do të çojë në rritjen emëtejshme të çmimit të produkteve dheshërbimeve që i përdorin këta. Dyfishimi i taksësmbi ndërtesat është gjithashtu një barrë tjetër që ivendoset bizneseve. Përjashtimi nga TVSH-ja përfurnizimin e barnave heq mundësinë e biznesevetë kësaj fushe që të rimbursojnë TVSH-në përfurnizimet që ato kryejnë në aktivitetin e tyre, dukerritur në këtë mënyrë kostot e këtyre subjekteve.Edhe kjo ulje çmimi që mund të reduktonte ngapërjashtimi i TVSH-së në rastin më të mirë do tëjetë shumë e ulët, si pasojë e rritjes së kostos qësjell moshkarkimi i TVSH-së për blerjet që do tëbëjnë subjektet.

Përjashtimet nga taksat për sektorin ehidrokarbureve gjithashtu është një masë që dotë frenojë ardhjen në vendin tonë të investitorëvetë rinj, të huaj ose vendas, ndërkohë që sektori ihidrokarbureve është një sektor që duhet parë meprioritet për thithjen e investimeve, sidomos atyretë huaja nga të cilat do të përfitonin jo vetëm mëshumë vende pune, por edhe më shumë të ardhurapër buxhetin. Ndaj sa më sipër mund të them sekjo paketë fiskale është shkatërrimtare për biznesin

dhe si e tillë edhe për ekonominë në përgjithësi.Kjo rritje drastike e taksave për biznesin patjetërqë do të japë efekte negative si për sa i përketpunësimeve të reja, ashtu edhe për sa u përket tëardhurave në buxhetin e shtetit dhe është një oguri zi për perspektivën e ekonomisë shqiptare.

Rritja galopante e borxhit publik është dhelajmi më i keq që ky buxhet u jep të gjithëshqiptarëve, por dhe investitorëve të huaj.Ndërkohë që kjo qeveri, sipas të dhënave qëparaqet vetë në këtë buxhet, gjeti një borxh publiknë nivelin 64,7% dhe e çoi atë në 67,7% vetëmpër 3 muajt e fundit të vitit 2013. Ende shqiptarëvenuk u është bërë transparente se ku shkuan 300milionë dollarët që qeveria mori borxh me aktinnormativ të rishikimit të buxhetit të 2013-s,përveçse 100 milionë dollarëve që do të shkoninpër luks qeveritar. Pavarësisht rritjes prej 3 pikësh,që qeveria i bëri borxhit publik në 3 muajt e fundittë vitit 2013-s, aq sa e rritën demokratët në 4 vjetëte fundit në periudhën e krizës globale, kjo qeveripropozon dhe një rritje tjetër me 7 pikë në vitin2014 nga 67,7 në 74,8%. Pra, vetëm për 16 muajkjo qeveri ka bërë një rritje të borxhit me 10 pikë,por ndërkohë borxhi ndaj biznesit është vetëm 12miliardë lekë. Nga rezulton kjo rritje galopante eborxhit në 910 milionë? Ju mund ta llogarisni vetë,se sa është pesha e detyrimeve ndaj bizneseve.Ndërkohë ky është buxheti që varfëron të gjithëshqiptarët nëpërmjet rritjes dramatike të taksavetë tjera të konsumit dhe mosindeksimit të inflacionitqë tashmë ka arritur në 4%. Ky është buxheti ivarfërimit, i krijimit dhe i shpërndarjes së varfërisënë të gjithë vendin, është buxheti që paralajmërondhe garanton rrënimin e ekonomisë, është buxhetii premtimeve të pambajtura për ish-pronarët, ish-të përndjekurit politikë, për shëndetësinë falas, përuljen e çmimeve, për rritjen e pensioneve, e shumëpremtimeve të tjera të pambajtura të tullumbacesqë tashmë ka plasur. Me këtë buxhet rikthehettradita e qeverisjeve të para vitit 2005, ku deficitibuxhetor ishte dhe me këtë buxhet sërish vazhdontë jetë, më i madh se investimet kapitale publike.Kjo do të thotë se shqiptarët do të marrin borxhrreth 300 milionë dollarë të tjerë jo për investimetpublike, por për pagat, karburante e shpenzimezyrash për ministritë, autovetura për qeveritarë.Kompensimi i ish-të përndjekurve politikëpothuajse është harruar fare. Kompensimi i ish-pronarëve është lënë vetëm me 300 milionë,ndërkohë që buxhetohen dhe 1,2 miliardë lekë si

Viti 2013

248

Legjislatura e 8-të

e ardhur nga ALUIZNI duke premtuar në fakt edhelegalizimin falas. Kushdo e kupton që borxhi publikafro 75% do të jetë rrënues për ekonominë e sotmedhe të nesërme për brezin e sotëm dhe të nesërm.Në fakt është një pyetje që më shqetëson mua,por ndoshta dhe të gjithë shqiptarët quo vadis mekëtë qeveri.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Namik Kopliku.Namik Kopliku - Të nderuar qindra e mijëra

mbase miliona shqiptarë, që na keni ndjekur gjithënatën në këtë debat. Unë si deputet që përfaqësojbanorët e qarkut të Shkodrës kisha përgatitur njëdiskutim ku doja të shprehja pikëpamjet e mia ngapikëvështrimi im për buxhetin dhe paketën fiskale,por të them të drejtën në këtë orë nuk më duket epërshtatshme dhe e mora fjalën vetëm për t’u thënëatyre që përfaqësoj, banorëve të qarkut tëShkodrës se unë shumë shpejt në media lokaledo t’i shpreh pikëpamjet e mia për këtë buxhet dhepaketën fiskale, sidomos arsyet që më bëjnë tëvotoj pro këtij projektbuxheti. Sidoqoftë pjesë elojës që të shtyhen nga 10-12 minuta diskutimetpër të pritur sa të zgjohet kapedani në mëngjes,për të filluar dhe një herë rrëmujë në Parlamentunë nuk bëhem.

Faleminderit!Ilir Meta - Faleminderit!Fjalën e ka zoti Papa.Gjergji Papa - Faleminderit!Kolegë deputetë, që i keni rezistuar

pagjumësisë në këtë orë të papërshtatshme, sotnë mëngjesin e 24 dhjetorit në kundërshtim fla-grant me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Vetëmnjë javë pasi qeveria e shpërndau atë ne podiskutojmë në parim në seancë plenareprojektbuxhetin e vitit 2014. Në 23 vjet të shtetitdemokratik shqiptar është hera e parë që buxhetidhe paketa fiskale diskutohen vetëm në dy javëdhe në mungesë të plotë transparence. Tashmëpër të gjithë qytetarët shqiptarë është e qartë searsyeja e vetme e vonesës së projektbuxhetit kaqenë dhe është vendimi arbitrar i Kryeministrit përta futur procesin e shqyrtimit të tij në mungesë kohedhe transparence, me qëllim shmangien e plotëtë konsultimit me grupet e interesit, me biznesin,me investitorët e huaj dhe me publikun.Antikushtetuetshmëria, antiligjshmëria dhearbitrariteti tashmë u bënë më se të zakonshmepër këtë qeveri dhe për Kryeministrin e saj. Ështëe njëjta rrugë e ndjekur me aktin normativ “Për

nëpunësin civil”, është e njëjta rrugë e ndjekur para3 javësh me aktin tjetër normativ për rritjen drastiketë borxhit dhe uljen po aq drastike të planit të tëardhurave. Kjo është e njëjta rrugë që po ndiqetdhe aktualisht me shqyrtimin e këtij projektbuxheti.Në analizën ekonomike që unë kam bërë gjatëkësaj jave e them me bindje të plotë se ky buxhetnuk është gjë tjetër veçse buxheti i rrënimitekonomik, i varfërimit të të gjithë shqiptarëve papërjashtim, i humbjes së vendeve të punës, i kalimittë Shqipërisë nga stabiliteti dhe qëndrueshmëriaekonomike në krizë dhe varfëri, i kalimit ngadrejtësia sociale në padrejtësi. Kryeministri Ramapo përpiqet të krijojë një imazh të degraduar tëekonomisë së vendit dhe të financave publike.Shprehjet rruga e rrënimit të financave, rrugëdaljanga gjendja e katrahurës përdoren jo pa qëllim prejtij.

Së pari, për të justifikuar rritjen më të lartë tëtaksave të bëra në këto 23 vjet. Nuk ka ndodhurasnjëherë gjatë këtyre viteve që nëpërmjet këtyretaksave barra fiskale të rritet me 22 miliardë lekë,ose 220 milionë dollarë.

Së dyti, për të larë duart me 1 milionëshqiptarët për premtimet e bujshme gjatë fushatëselektorale për taksa të ulëta, ushqime pa TVSH,ulje të çmimit të energjisë elektrike, shëndetësifalas, legalizime falas, inpute bujqësore pa TVSH,naftë pa akcizë, vende të reja pune, etj. Porekonomia shqiptare sot është shumë më stabëlsesa tabloja e kobshme, por false që Kryeministrii pikturon çdo ditë përpara shqiptarëve. Ekonomiashqiptare, ndonëse me shtrëngesën e fortë tëdorës së krizës europiane dhe veçanërishtefekteve të ekonomive të vendeve fqinje Greqi dheItali nuk ra asnjëherë në recension gjatë viteve2009-2013. Deficiti buxhetor parashikohet nëmasën 91,6 miliardë lekë ose 6,6% të PBB-së.Deficiti në vitin 2014 është mbi 30 miliardë lekëmë shumë sesa planifikimi fillestar i vitit 2013 dhembi 8 miliardë lekë më shumë sesa vetë planifikimii deficitit, sipas aktit normativ të muajit tetor 2013,duke treguar dhe njëherë tendencat dhe dorën elehtë që ka qeveria për të marrë hua, duke rriturkështu borxhin me nivele mjaft të larta dhe shumëtë rrezikshme për ekonominë shqiptare. Kushdo ekupton se borxhi publik afër 75%-it do të jetërrënues për ekonominë e sotme e të nesërme, përbrezin e sotëm dhe të nesërm. Qeveria mendonse rritja me lehtësi dhe në nivele marramendëse eborxhit publik dhe rritja progresive e taksave janë

249

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

rruga më shkurtër dhe më e lehtë për t’i krijuarasaj komoditet qeverisës dhe për të mënjanuarrrezikun e një dështimi të shpejtë. Në fakt, të dyjainstrumentet e zgjedhur nga qeveria veçsepërshpejtojnë përkeqësimin dhe kolapsin eekonomisë.

Kolegë deputetë të maxhorancës,Nuk besoj se e keni harruar zhurmën që bënit

kur ju ishit në opozitë kundër rritjes së borxhit publikdhe pse ne arritëm të mos e nxjerrim asnjëherëatë jashtë kontrollit. E paraqitnit borxhin si gogoldhe gënjyet se me të ardhur në pushtet do t’i vinitborxhit fre. Në programin tuaj elektoral u zotuat sedo të synoni uljen graduale të borxhit, por në faktpo bëni të kundërtën. Deficiti buxhetor është më imadh se investimet kapitale publike. Qeveria ulme 80 milionë dollarë, pra me 11% investimetpublike dhe rrit me 7 milionë lekë shpenzimetqeveritare. Kjo paketë fiskale edhe buxhetoreështë qartazi kundër zhvillimit. Kushdo e kuptonse tatimfitimi 15% pengon investimet për arritjenekonomike dhe punësimin. Jo vetëm që nuk do tëkrijohen vende të reja pune, por do të humbasindhe shumë e shumë vende pune ekzistuese. Kjoështë qeveria e vetme në Europë që nuk planifikontë sjellë asnjë lehtësim dhe asnjë nxitës zhvilliminë kohë krize ndaj sipërmarrjes së lirë, si motori izhvillimit të ekonomisë i punës dhe i punësimit tënjerëzve. Rritja e taksave largon investitorët e huaj,sepse ulet shkalla e konkurrencës krahasuar mevendet e tjera të rajonit. Qëndrueshmëria financiaredhe rritja e të ardhurave në buxhet, në kushtet esotme të vendit nuk mund të arrihen me politika tëtaksave të larta, por me miradministrim të taksavedhe luftën kundër evazionit fiskal. Rritja e taksavedhe e tatimeve për qytetarët e kategoritë e biznesit,që punojnë në kushtet e konkurrencës së lirë,tregjeve të hapura dhe të paprivilegjuara dheshmangies tepër të lartë fiskale të sotme është mepasoja të rënda për zhvillimin afatgjatë tëekonomisë tonë kombëtare. Tatimi mbi biznesin evogël në dukje shfuqizohet, por biznesit të vogëldo t’i duhet të paguajë tatimin mbi të ardhurat dhepo të llogarisim këtu dhe çmimet e rritura tëkarburantit me 120 lekë për litër, dyfishimin e tatimittë pasurisë për shtëpitë dhe dyqanet e tyre, rritjene pagës mbi të cilën llogariten kontributetshoqërore dhe shëndetësore për ta del e qartë sekjo lëvizje nuk është bërë për të lehtësuar biznesine vogël, sepse vetëm kjo nuk ndodh, por për t’umarrë komunave dhe bashkive të vetmin burim të

ardhurash që mund ta administronin vetë. Kybuxhet ka zbehur shumë mundësitë dhe shpresate ish-të përndjekurve të cilëve u ishte premtuar nëqershor një kompensim si asnjëherë më parë ngaqeveria e Partisë Demokratike. Dhe këtë herëqeveria ia ka arritur t’i shkojë deri në fund talljesme këtë kategori, duke ulur fondin nga 3 miliardëlekë të dhënë deri në tetor të vitit 2013 me 1,8miliardë lekë, pra 1,2 miliardë lekë më pak ose40% më pak. Me këtë fond vjetor do të duhen 23vjet për t’u shlyer detyrimet, ndërkohë që gjatëfushatës elektorale Partia Socialiste kishtepremtuar dëmshpërblim të plotë vitin e parë tëqeverisjes për gratë mbi 70 vjeç dhe burrat mbi 75vjeç, të gjallë dhe dëmshpërblim të plotë gjatë dyviteve të para të qeverisjes për të gjithë ish-tëpërndjekurit e tjerë.

Në relacionin për buxhetin thuhet se ky fondmbulon pjesërisht pagesën për këstin e dytë tëdëmshpërblimit, i cili ishte në proces që nga viti2013. Edhe ish-pronarët u joshën jo pak gjatëfushatës elektorale të Partisë Socialiste meçështjen e kompensimit. Në relacionin për buxhetinthuhet se fondi për kompensimin e ish-pronarëvedo të jetë 1.6 miliardë lekë nga 1.8 miliardë lekëqë ishte në vitin 2013. Pra, 200 milionë lekë mëpak. E rëndësishme, gjithashtu, është të theksohetse vetëm 300 milionë lekë do të financohen ngabuxheti i shtetit. Pjesa më e madhe, 1.3 miliardëlekë, do të mbulohet si e ardhur nga procesi ilegalizimit të pronave. Pra, nuk do të ketë legalizimfalas, një premtim tjetër i bujshëm dhe i pambajturnga Partia Socialiste.

Disa fjalë edhe për buxhetin e disa ministrive,pjesë përbërëse të Komisionit të VeprimtariveProdhuese, Tregtisë dhe Mjedisit. Buxheti iMinistrisë së Transportit dhe infrastrukturës është27 për qind më i ulët krahasuar me buxhetin erishikuar të vitit 2013 si për shpenzimet kapitalenga buxheti i shtetit, ashtu dhe për financimet ehuaja. Investimet e planifikuara janë vetëmvazhdimi i veprave të nisura më parë. Nuk kainvestime për vepra të reja. nuk investime nëinfrastrukturë në asnjë nga komunat e rrethit tëKorçës. Buxheti i Ministrisë së Mjedisit nukparashikon projekte të reja për mjedisin. Buxhetimbulon vetëm kostot lokale të projekteve tëdonatorëve të huaj. Ministria e Zhvillimit Urban dheTurizmit nuk ka fonde të planifikuara nga buxheti ishtetit për hartimin e planeve urbanistike për njësitëe qeverisjes vendore.

Viti 2013

250

Legjislatura e 8-të

Si përfundim, dua të them se pasojat e këtijbuxheti dhe kësaj pakete fiskale do të jenë shumëtë rënda, do të rritet evazioni fiskal dhe do të bientë ardhurat nga doganat dhe tatimet, do të mbyllenshumë biznese dhe do të rritet papunësia, do tëlargohen investitorët e huaj seriozë drejt vendevetë tjera të Ballkanit, do të ulet fuqia blerëse e tëgjithë shqiptarëve, do të ulet konsumi dhe kursimete qytetarëve, do të rriten çmimet. Për këto arsye,deklaroj votën time kundër miratimit të këtijprojektbuxheti në Kuvend.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Zonja Albina Deda e ka fjalën.Albina Deda – I nderuar Kryetar,Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë,Buxheti i Rilindjes është buxheti i varfërimit, i

rrënimit ekonomik dhe humbjes së vendeve tëpunës. Periudha deri në miratimin e projektbuxhetitka qenë për Partinë Demokratike një punë inten-sive për të zbërthyer e demonstruar meprofesionalizmin më të lartë dhe me përgjegjësinëmë të madhe se ku do ta çojë vendin ky buxhet,për të nxjerrë zhveshur në sytë e shqiptarëve tëvërtetat drithëruese të tij, për të nxjerrë në pah meargumente zgjidhjet e gabuara dhe të rrezikshmetë qeverisë, për të denoncuar me fakte konkretedemagogjinë, mashtrimet, padrejtësitë dhearbitraritetin me taksat, për të përfshirë nëkonsultime të domosdoshme gjithë grupet einteresit që duhet të ishin konsultuar nga qeveria,për të paraqitur ne si opozitë, me përvojën dhevizionin tonë, disa nga alternativat tona të zhvillimitpër vitin buxhetor 2014.

Të nderuar qytetarë,Ky është buxheti i varfërimit dhe i

shpërndarjes së varfërisë. Ky është buxheti qëparalajmëron dhe garanton rrënimin e ekonomisëshqiptare, rënien e saj në pikiatë drejte në pellgune recesionit, me gjithë pasojat që sjell kykundërzhvillim dramatik për çdo shqiptar. Ky ështëbuxheti i gënjeshtrave dhe premtimeve tëpambajtura për pronarët, të përndjekurit politikë,shëndetësinë falas, uljen e çmimeve, rritjen epensioneve dhe shumë premtime të tjera tëpambajtura.

Me këtë buxhet rikthehet tradita e qeverisjevetë para vitit 2005, kur deficiti buxhetor ishte, si edheme këtë buxhet, më i madh se investimet kapitalepublike. Kjo do të thotë që shqiptarët do të marrin

borxh rreth 300 milionë dollarë, jo për investimepublike, por për paga, karburante, shpenzimezyrash për ministritë, autovetura për ministrat etj.Ky buxhet lë jashtë dhe nuk adreson reforma tërëndësishme të vendit, si ato të pensioneve,shëndetësisë, arsimit etj. Shembulli më i qartëështë se deficitet e skemës së pensioneve dhesigurimeve shëndetësore njohin thellim në vendtë përmirësimit që pritej. Kompensimi i tëpërndjekurve politikë tashmë pothuaj është harruarfare. Kompensimi i pronarëve është lënë me vetëm300 milionë lekë, dhe 1.2 miliardë lekë si e ardhurnga ALUIZN-i, që, siç është premtuar, do tëlegalizojë falas.

Kjo është paketa fiskale më e dobët, mëjoprofesionale dhe me efekte më shkatërrimtarenë ekonominë individuale dhe atë kombëtare qëvendi ka parë ndonjëherë. TVSH-ja do të hiqet mbibarnat duke na kthyer vite prapa, kur këta ishin nëqeveri, në situatën kur ato tregtoheshin në Shqipërime çmime më të larta se në vendet e origjinës.Shqiptarëve do t’u duhet të paguajnë rreth 70milionë dollarë më shumë për ilaçet e shtrenjtuara.Po kështu, rreth 70 milionë dollarë më shumë dot’u duhet t’u paguajnë operatorëve të huaj qëoperojnë në industrinë e naftës dhe që punësojnëdhjetëra –mijëra shqiptarë si rezultat i thyerjes sëpremtimit dhe heqjes së përjashtimeve për të gjithaimportet e tyre, përjashtime që i kishin nderuar tëgjitha qeveritë e mëparshme shqiptare. Natyrisht,në fund çmimin do ta paguajnë të punësuarit ekësaj industrie.

Tatimi mbi biznesin e vogël gjasmeshfuqizohet, por biznesit të vogël do t’i duhet tëpaguajë tatim mbi të ardhurat dhe po të llogaritimkëtu edhe çmimet e rritura të karburantit, me rreth100 lekë për litër, dyfishimin e tatimit të pasurisëpër shtëpitë nga 15 në 30 lekë për metër katror,dhe dyqanet e tyre nga 200 në 400 lekë për metërkatror, rritjen e pagës mbi të cilën llogaritenkontributet shoqërore, shëndetësore, për ta delqartë se kjo lëvizje nuk është bërë për të lehtësuarbiznesin e vogël, sepse vetëm kjo nuk ndodh, porpër t’u marrë komunave dhe bashkive të vetminburim të ardhurash që mund ta administronin vetë.

Taksa kombëtare më e rëndë dhe që do tërëndojë xhepin e çdo shqiptari pa përjashtim ështëajo mbi qarkullimin, e cila do të rritet nga 7 në 17lekë për litër, duke i marrë çdo shqiptari nga xhepinjë shumë të barabartë në nivel kombëtar me 70milionë dollarë, nga çmimi më i shtrenjtë i

251

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

karburantit, ose rreth 200 deri në 400 milionëdollarë më shumë, nga çmimet e shtrenjtuara tëbiletave të transportit të pasagjerëve apo dhemallrave që transportin e kanë pjesë të çmimevefinale të tyre.

Goditje të rëndë marrin rreth 200 mijëshqiptarë, të cilët kanë një shtëpi të dytë, për tëcilën do të duhet të paguajnë tatim të dytë, si tatimpasurie, 400 lekë për metër katror nga rreth 11.5deri në 19.5 lekë për metër katror që paguajnëpër shtëpinë e parë. Akcizat rriten pothuajse përtë gjitha mallrat e akcizës, por impaktin më të rëndëato do ta japin në mbi rreth 1 milion konsumues tëprodukteve të duhanit, të cilët do të duhen tëpaguajnë rreth 50 milionë dollarë në vit më shumë,për shkak të rritjes së akcizës nga 70 në 90 lekëpër paketë.

Rritja programohet të vazhdojë edhe në trivitet e ardhshme. Sigurimi shëndetësor do të bëhetme miratimin e kësaj pakete shumë më i shtrenjtëpër të gjithë shqiptarët, pra hiqet kufiri i sipërm ipagave mbi të cilat paguhej kontributi duke bërëqë heqja e tavanit të rëndojë xhepat e shqiptarëvepër rreth 18 milionë dollarë më shumë.

Ata që vërtet besuan për shëndetësi falas përtë gjithë, kanë në dorë jo vetëm provën emashtrimit, por edhe faturën e mashtrimit. Heqjae TVSH-së së medikamenteve do të sjellë rritje tëçmimeve, barna jo cilësore, favorizim të klientelëssë qeverisë. TVSH-ja formalizon dhe rregullontregun. Këtë e tregon ecuria e çmimeve dhe çmimimë i ulët për vitin 2013, në 0.4 për qind, nuk rritenpagat dhe humbjet janë më të mëdha. Tatimi mbitë ardhurat përbën edhe rrënimin më flagrant tësistemit të taksimit të të ardhurave dhe të sistemittë administrimit tatimor të arritur me mund dhesakrifica në këto 20 vjet. Me këtë paketë nukpërfitojnë 97 për qind e shqiptarëve, porpenalizohen 100 për qind e shqiptarëve. Me këtëprojekt çdo shqiptar do të paguajë më shumë.Kushdo e kupton se tatim-fitimi 15 për qind pengoninvestimet, pra, rritjen ekonomike dhe punësimin.Jo vetëm që nuk do të krijohen vende të reja pune,por do të shkatërrohen, pra do të humbasin memijëra vende pune ekzistuese. Kushdo e kuptonse borxhi publik në afro 75 për qind do të jetërrënues për ekonominë e sotme dhe të nesërme.

Ne do ta bëjmë betejën tonë parlamentare përtë treguar gjithë rrezikshmërinë e kësaj pakete dhekëtij buxheti si për njerëzit, ashtu edhe përsipërmarrjen dhe ekonominë, do të denoncojmë

procesin antiligjor, të errët dhe të mbyllur tëqeverisë lidhur me këto dy paketa të rëndësishme.

Gjatë këtyre ditëve ne paraqitëm në komisionpropozimet tona, që në bindjen tonë mund tëevitojnë recesionin që serviret nga ky projektbuxheti qeverisë. Paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2014do të rrisin evazionin fiskal, do të bien të ardhuratnga doganat dhe nga tatimet, do të mbyllen shumëbiznese dhe do të rritet papunësia, do tëfragmentohen disa biznese dhe do të frenohetbashkimi i bizneseve, do të ulet fuqia blerëse e tëgjithë shqiptarëve, pavarësisht taksimit të pagave,do të ulet konsumi, do të ulen kursimet eqytetarëve, do të rriten çmimet e shportës, do tëulet rritja ekonomike deri në recesion, do të rritenshanset për pakënaqësi sociale, do të largoheninvestitorët e huaj seriozë drejt vendeve mëtërheqëse të Ballkanit.

Në këtë buxhet ka mungesë investimesh.Vetëm për investimet nuk fl itet në këtëprojektbuxhet. Qeveria “Berisha” vetëm në qarkune Lezhës investoi në infrastrukturën rrugore mbi750 kilometra rrugë. Rruga e Kombit mbetejinvestimi më i rëndësishëm që bëri të mundurlidhjen e shqiptarëve, shkurtimin e distancave,uljen e kostos së transportit, shtim të biznesit,shpronësime në kohë, investime në 78 shkolla, në57 ambulanca, në 25 qendra shëndetësore, në 23ujësjellës etj.

Por çfarë ndodh? Ka vende të reja pune? Nukka. Ka rrugë të reja? Asnjë kilometër rrugë nuk ka.Ka shkolla të reja? Asnjë shkollë të re nuk ka nëkëtë buxhet. Ne jetojmë në këtë vend, shqiptarëtkëtu jetojnë, këtu punojnë sot, dhe nesër do tëhumbasin vendin e punës. E pra, ne nuk do tëlejojmë që papërgjegjshmëria, mungesa e vizionit,paaftësia, që është demonstruar deri më sot meprocesin e buxhetit, të tolerohet. Nuk bëhet fjalëmë për marzhe vendimmarrëse, nuk do të kemiasnjë vend të ri pune, përkundrazi, rrezikohenvendet aktuale të punës.

Ne duhet të ngremë zërin në çdo formë. Jujeni përgjegjës për qindra-mijëra familje që hanëbukë në ndërmarrjet prodhuese. Ne nuk mund t’ilëmë ato që, pa zë dhe me gojën mbyllur, të hanëdajakun që premton ky projektbuxhet dhe tëhumbasin vendet e punës, të humbasin të ardhuratdhe të zhyten në mjerim. Kjo është epapranueshme. Ne jemi në opozitë. Ne pranojmërolin tonë në opozitë, por si pjesë e rolit tonë nëopozitë nuk fërkojmë duart tek shohim qeverinë e

Viti 2013

252

Legjislatura e 8-të

papërgjegjshme të shtyjë vendin drejt greminës erecesionit.

Ky është buxheti i varfërimit, i krijimit dhe ishpërndarjes së varfërisë, paaftësi dhe boshllëkut,që ai përpiqet ta mbushë me arbitraritet dhepaligjshmëri. Përballë kësaj duhet dhe do tëvendosim forcën e plotë të opozitës, fuqinë enjerëzve të lirë, që janë e reja dhe e ardhmja nëkëtë vend.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka ministrja, Milena Harito.Milena Harito – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuara zonja deputete dhe zotërinj

deputetë, që jeni ende këtu pas kësaj nate të gjatë,Dy herë që Partia Demokratike ka qeverisur

Shqipërinë, e ka çuar vendin në buzë të greminës:në vitin 1996 dhe në vitin 2013. Të dyja herët, nënjë moment, i është dashur të largojë FMN-në,ashtu si keqbërësi që largon dëshmitarët. Në vitin1996 FMN-ja rekomandoi mbylljen e firmavepiramidale. “Berisha 1” i akuzoi si destabilizues tëShqipërisë, madje, poshtëroi dhe ministrin e tij tëFinancave, duke e detyruar të tërhiqte mbrapshtdeklaratat që kishte bërë. FMN-ja u kthye nëShqipëri me qeverinë socialiste dhe kontribuoi nëvendosjen e stabilitetit makroekonomik, duke idorëzuar “Berishës 2” një ekonomi të stabilizuardhe në rritje. Por në vitin 2009 “Berisha 3”, se ështëbërë si ato filmat që kanë sukses një herë dhemendon se do të kenë sukses pafundësisht,vendosi përsëri të largojë FMN-në dhe filloi sërishhedhjen në erë të ekonomisë shqiptare. E mbytishtetin në borxhe për një rrugë që, me atë çmimqë pati, duhej të ishte shtruar me argjend; liberalizoinë ekstrem kreditë, duke kthyer për herë të dytënjë sistem piramidal, pak më të sofistikuar se iSudes, ku bankat sot posedojnë prona pa vlerëreale tregu dhe ku biznesmenët e mëdhenj umbytën në borxhe.

Përse e largoi FMN-në këtë herë? Për të mospasur më asnjë dëshmitar, për të manipuluar shifratsipas skenarit grek, për të privatizuar shtetin përinteresat e familjes. Këtë mund ta kishim bërë edhene, nëse do të donim t’i kishim duart të lira dhe tëmos kishim kontroll, nëse do të donim tëvazhdonim euforinë delirante dhe grabitjen eorganizuar. Nuk ishim të detyruar ta thërrisnimFMN-në më 27 shtator 2013, pra kur sapo kishimmarrë përgjegjësinë e shtetit, FMN-ja deklaronte:“Pritet që borxhi publik të arrijë në 70% të prodhimittë brendshëm bruto në fund të vitit 2013, nga 59%

që ishte në vitin 2010, për shkak të devijimevefiskale në gjysmën e parë të vitit 2013, e përsëris,në gjysmën e parë të vitit 2013, rritjes së faturavetë papaguara dhe detyrimeve të prapambetura tëqeverisë të akumuluara sidomos në dy vjetët efundit. Kjo është mina me sahat që na latë, zotërinj!

Në javën e parë të shtatorit janë hequr ngafaqja zyrtare e Ministrisë së Financave shpenzimete qeverisë që prej muajit shkurt 2013. Kjo ështëkoshienca juaj e keqbërësit. U detyruat t’i kthenitpërsëri të dhënat, duke u bërë, në fakt, edheqesharakë pas presionit në media nga organizata,si Open Data, që ju thanë se ishte e kotë t’i fshinit,pasi ndërkohë ata i kishin regjistruar. Kjo është ekeqja e transparencës: kur e fillon, duhet t’i dalëshpër zot.

Konkretisht, disa nga borxhet që na keni lënë:vetëm TVSH-ja dhe tatim-fitimi i rimbursueshëmjanë 36 miliardë lekë; vetëm vendime gjyqësorepër ekzekutim nga zyrat e Përmbarimit Shtetërorjanë 1,2 miliardë lekë, por ka të tjera. “Internetnëpër shkolla,” thoshte qeveria e mëparshme. Nukpo flas këtu për tenderët dhe për cilësinë ekompjuterëve, sepse janë përmendur kaq e kaqherë, por a e dini sa është borxhi që i keni lënëvetëm një operatori, që sillte internet në shkolla?Plot 2 milionë dollarë. Edhe 1 milion dollarë të tjerëborxh vetëm për telefonat dhe internetin po të njëjtitoperator në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Pas internetit në shkolla, një tjetër virtual ështëAutoriteti i Informacionit Gjeohapësinor, autoritet idomosdoshëm për të sistemuar njëherë epërgjithmonë çështjen e hartave dhe të kontrollittë territorit. Si e gjetëm? Kjo agjenci kishte vetëmnjë drejtor dhe asgjë tjetër, as zyra, as njerëz, asnjë faqe web-i, madje as buxhet, por bënin vetëmca transferime njerëzish fantazmë nëpër letra. Porsigurisht ju nuk doni autoritet, as mbi tokë, as nëajër, asgjëkund, sepse ju mjafton autoriteti supremtek udhëheqësi juaj legjendar, prandaj jeni tallursa keni dashur me ligjet në letër, pa pasur asnjënevojë t’i zbatoni ato.

Ne vetëm në 100 ditë i dhamë realitetAgjencisë. Konkurset janë të hapura, faqja e Web-it është krijuar dhe në janar fillon puna, madje mundtë lajmëroni këdo se mund të vijë të kandidojë tëenjten, pas Krishtlindjeve, në 26 dhjetor. Vendetjanë të hapura.

Tjetër minë me sahat, që na keni lënë, mepasoja potencialisht edhe financiare, ështëdixhitalizimi i Radiotelevizionit Publik Shqiptar.

253

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Procedura e kryer gjatë beharit, pas zgjedhjeve,sapo është shpallur e paligjshme dhe e pezulluarnga Gjykata e Tiranës. Procedurat tuaja të tipit“Topi është imi, penalltinë do ta gjuaj vetë”përfundojnë në gjyq. Nuk ju bëhet vonë për këtë.Nuk ju bëhet vonë që bllokohet procesi. Nuk jubëhet vonë që Shqipëria rrezikon angazhimet esaj ndërkombëtare, as që një pjesë e popullatësrrezikon të mbetet fare pa televizion në qershor tëvitit 2015, madje as që paratë e taksapaguesverrezikojnë potencialisht të hidhen përdëmshpërblime.

“Shteti jam unë”, thoshte Luigji XIV, por tëpaktën ai ishte mbret. Ndërsa ky efendiu juaj naka luajtur për 20 vjet parodinë e demokracisë. Kjoështë papërgjegjshmëria juaj. Kjo është situata qëne kemi gjetur.

Vetëm për dhjetëra e dhjetëra vendime tëformës së prerë të pazbatuara për kthime në punë,dëmi i shkaktuar shtetit llogaritet me mbi 130milionë dollarë. “4500 të larguar”, thuhet në listëne Shindlerit, e këtyre shpëtimtarëve. Kemiverifikuar me qindra: disa janë në punë, disa nukkanë qenë fare në punë, disa janë hequr që nëvitin 2011; një farsë e tërë lista juaj, pa asnjëverifikim.

Me paketën tonë fiskale specialisti nëadministratë, i cili dje paguante më shumë lekësesa ministri, do të ketë në xhepin e tij plot 300mijë lekë të vjetra në vit më shumë. E gjithëadministrata publike, absolutisht e gjitha, përveçdisa sekretarëve të Përgjithshëm, i ka rrogat nën1 milionë e 300 mijë lekë të vjetra në muaj, dukepërfituar kështu në mënyrë direkte nga taksa jonëprogresive.

Buxheti ynë është i majtë dhe ne jemi krenarëpër të e për vlerat që përfaqësojmë jo vetëm sepseçdo shoqëri e ka për detyrë morale të mbrojë ataqë janë më të dobët, por edhe më tepër, sepsenuk ka zhvillim të qëndrueshëm në një shoqëritepër të polarizuar. Nuk e themi ne, e ka thënëindustrialisti vizionar Henri Ford në zemër tëkapitalizmit: “I paguaj mirë punëtorët e mi, që atatë blejnë veturat që prodhojnë fabrikat e mia.” Ethotë thuajse njëzëri i gjithë mendimi ekonomik ipaskrizës së vitit 2008, ndërsa juve ju ka ngelurora me doktorin tek ekonomia e Luftës së Ftohtë,atëherë kur ai zbuloi derën e Bllokut dhe bashkëme të veprat e plota të Marksit. Te liberalizmiprimitiv i tejkaluar; vetëm aty arrin sofistikimi juajekonomik.

Falë buxhetit të vitit 2014 jo vetëmadministrata publike, por 97% e të punësuarvepërfitojnë ulje të ndjeshme taksash. Edhe nëkushtet e rrënimit, ku e latë shtetit, ne që pas 100ditësh po mbajmë zotimin tonë: “Kush fiton më pak,paguan më pak”.

Buxheti ynë i vitit 2014 është një buxhetsolidar. Çdo shqiptar që bën pjesë në kategorinëe shtresave në nevojë do të përfitojë subvencion10% për energjinë e paguar dhe për produktetbazë të shportës. Kësisoj, për të gjithë këtëkategori TVSH-ja, energjia dhe produktet bazë tëshportës bëhen zero. Ky subvencion do tëmbulohet plotësisht nga buxheti i vitit 2014, prapër një vlerë prej 110 milionë dollarësh.

Buxheti i vitit 2014 parashikon rritjen me 25%të rrogës së policëve, sepse pa rend dhe sigurinuk ka shtet, sepse vetëm kështu mund të keminjë trupë policore profesioniste, çka siguronefikasitet më të lartë në luftën kundër krimit dhesiguri për çdo qytetar.

Buxheti mbron ata që kanë më shumë nevojë,sepse rrit pensionet, pra pensionistët përfitojnë jovetëm rritjen e pagesës mujore, por edhe uljen eçmimit të ilaçeve dhe të shërbimit shëndetësor. Ado të votoni për pensionistët?

Menjëherë po mbajmë zotimin tonë përheqjen e taksës së biznesit të vogël dhe,njëkohësisht, uljen me 25% të tatimfitimit përbiznesin e vogël. Ju ka ardhur për të qeshur kur edëgjonit, kur ishit në qeveri, ndërkohë ne po ebëjmë që në buxhetin e parë, edhe në kushtet errënimit ku na keni lënë.

A jeni dakord që të gjithë ata të vetëpunësuar,të cilët mezi arrijnë fundin e muajit, të cilët Ministriajuaj e Financave i trajtonte si numra pa rëndësi, tëkenë çdo muaj më shumë para në xhepin e tyre,apo ata nuk janë shqetësimi juaj?

Jemi angazhuar ta kalojmë arsimin nëshekullin ku jetojmë, me një axhendë europianepër teknologjinë e informacionit dhe tëkomunikimeve elektronike, duke filluar që nështator 2014 metodat mësimore dixhitale dheshpërndarjen e Tablets-ave për nxënësit eshkollave të mesme, sepse dëgjova dikë tëmerakosej. Nuk është ndonjë çudi e madhe.Maqedonia fqinje e ka kryer para disa vitesh, qënë vitin 2007, por duhet thjesht vizion, vullnet politikdhe profesionalizëm.

Meqenëse e kalova minutazhin, po e shkurtojpak.

Viti 2013

254

Legjislatura e 8-të

Aq shumë e kemi ne ndjenjën e shtetit dhe tëpërgjegjshmërisë, sa do të shlyejmë edhe borxhete qeverisë suaj ndaj sipërmarrjes private, dukeinjektuar 350 milionë dollarë në ekonomi. Që nëvitin 2014 do të shlyejmë TVSH-në dhe tatim mbifitimin e marrë paradhënie. Po pse i keni mbajtursipërmarrësit në këtë gjendje? Që t’ju rrinin dyervedhe telefonave tuaj duke u lutur për paratë e tyre,duke ju dhënë pjesën që të merrnin paratë e tyre?Ky ishte regjimi juaj, nuk ju bëhej më vonë përaskënd. Jetuat në botën tuaj të mbyllur dhe, nëfakt, edhe pse keni shumë pak kohë në opozitë,ende jetoni aty.

Fenomeni juaj, të nderuar kolegë të opozitës,ku vetë flisni, vetë dëgjoni; vetë buzëqeshni midisjush, vetë besoni se i dini të gjitha dhe se ne nukdimë asgjë, se keni bërë gjithçka mirë, madjebesoni se jeni ende në pushtet, mund të quhetautizëm politik. Me sa di unë ka një shoqatë qëmerret me këtë çështje dhe, ndoshta, po t’idrejtoheni, mund t’ju bëjë lehtësim në pagesa apondoshta edhe ndonjë tarifë preferenciale në grup.Jua them me shumë dashamirësi, sepse Shqipëriadhe qeveria kanë nevojë për opozitën, që të mosna lini të bëjmë gabime. Kaq për sonte.

Faleminderit!Ilir Meta – Zoti Mima, jua përmendi emrin?Fjalën e ka zoti Mima.Florjon Mima – Zonja Harito, sinqerisht e kam

mirëpritur kthimin tuaj në Shqipëri si një individe eshkolluar dhe e punësuar në Perëndim që, krahasardhjes së saj në Shqipëri, sjell edhe metodatperëndimore, bashkëkohore të punësimit e tërekrutimit. Me keqardhje ju them që më mirë do tëbënit të rrinit në Shqipëri dhe të mos ktheheni mëatje, sepse kam frikë që me modelet e 36drejtorëve të policisë (të gjithë me origjinë ngaTepelena) dhe 36 drejtorëve të arsimit (të gjithëkryetarë ose bashkëshortë të kryetarëve të PS-së), do të infektonit edhe Francën.

Faleminderit!Ilir Meta – Po, zonja Ministre.Milena Harito – Në qoftë se nuk jeni i

mirinformuar, unë jam përgjegjëse për nëpunësitcivilë, pra për administratën publike, që përfshinnëpunësit civilë. Policia e Shtetit dhe Ministria eArsimit mund të përgjigjen vetë.

Ilir Meta – Do t’ju ftoja të mos përmendnimmë krahina këtu në Kuvend!

Vazhdojmë me deputetin Bedri Hoxha. Tëpërgatiten deputetët Keltis Kruja dhe Gerti

Bogdani.Bedri Hoxha – Faleminderit, i nderuar zoti

Kryetar i Kuvendit!Të nderuar kolegë deputetë,Është e vërtetë! Mirë është që krahinat të mos

përmenden, por kur krahina të tëra diskriminohen,atëherë kur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëvedhe e territoreve mbeten pa përfaqësim nëinstitucione qendrore dhe lokale, përmendja ështëme vend dhe ne vazhdimisht do t’i theksojmë këto,pavarësisht se ju si maxhorancë nuk ju vjen faremirë.

Sot vëmendja e të gjithë shqiptarëve ështëdrejtuar te ky Kuvend, pasi kjo seancë do tëmiratojë paketën e re fiskale dhe buxhetin e shtetitpër vitin 2014.

Sot vëmendja e të gjithëve është drejtuar teqeveria e “Rilindjes”, se çfarë do të përmirësojëajo me këtë buxhet në ekonomitë familjare për vitin2014? Si do të jetë niveli i çmimeve me këtë paketëfiskale? Sa vende të reja pune do të hapen në vitine ardhshëm? Sa do të rriten investimet vendasedhe të huaja? Sa do të përmirësohet jeta efamiljeve në nevojë, e invalidëve, e jetimëve, e tëpastrehëve, e ish-të përndjekurve politikë, e ish-pronarëve, pra e të gjitha kategorive sociale tëshoqërisë? Pyetje që nuk marrin asnjë përgjigje.

Kjo paketë fiskale dhe ky buxhet vjen si njëthikë pas shpine për të gjithë shqiptarët jo vetëmsepse është në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës,por se në fund të vitit 2014 shqiptarët do të jenëmë të varfër dhe ekonomia shqiptare e pashpresë.

Paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2014,i hartuar në mungesë të plotë transparence dhe ipakonsultuar me biznesin vendas, me investitorëte huaj, me grupet e interesit dhe me shtresat mëvulnerabël të shoqërisë, do të përkeqësojë të gjithëtreguesit ekonomikë në vend dhe do ta çojë atënë krizë të pashmangshme. Teksa dëgjonkukuvajkën apo vajtimoren “Rama” për gjendjen emjerueshme të ekonomisë, pas ardhjes së tij nëpushtet dhe të atyre çka ai shkruan në projektligjinpër buxhetin, natyrshëm lind pyetja: kë duhet tëbesojnë shqiptarët, Ramën me shkrim, apo Ramënme fjalë?

Ja çfarë shkruan ai në faqen 2 të projektligjit:“Ekonomia ka vazhduar me një normë të moderuarrritjen prej 3,8% në vitin 2010 dhe 3,1% në vitin2011. Gjatë vitit 2012 rritja ekonomike ështëdobësuar, duke zbritur në shifrat e 1,6% dhe 1,4%në gjysmën e parë të vitit 2013.” Po kështu, në

255

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

faqen 4 të projektligjit, në kapitullin “Tregu i punës”ai thekson: “Vijueshmëria e gjenerimit të një rritjejepozitive të ekonomisë, edhe pse me ritme më tëulëta, duket se ka shmangur efekte negative nëtregun e punës, pasi niveli i pagave reale nëekonomi ka vijuar të ulet disi dhe përgjatë vitit 2013punësimi ka vijuar të ketë rritje të lehtë. Mesatarishtrritja e punësimit, gjatë 9 muajve të parë të vitit2013, ka qenë 1,1% më e lartë në terma vjetorë.”I solla këto dy argumente nga vetë Rama për tëqartësuar opinionin se nxirja e situatës ekonomikeështë e qëllimshme për të përligjur mosrealizimine mashtrimeve të mëdha elektorale, si dhemungesën e vizionit dhe të programit ekonomik tëkësaj maxhorance.

Për herë të parë në këto 23 vjet do të kemirritjen më të madhe të taksave si në vlerë, ashtuedhe në numër. Përmes këtyre taksave barrafiskale e rritur në kurriz të qytetarëve shqiptarë dotë jetë 220 milionë dollarë. Ky buxhet dhe ky sistemdo të mundësojnë 220 milionë dollarë më pak nëxhepat e shqiptarëve, të biznesit të vogël dhe tëmadh, si dhe do të krijojë kolonat kryesorembajtëse të ekonomisë, me ritme të vogla të rritjessë saj dhe nën presionin.

Qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar ngaKryeministri se ky është buxheti më i madh nëhistorinë e shtetit shqiptar. Edhe një lekë më shumënatyrisht që është më i madh se paraardhësi.Kështu ndodh me çdo buxhet dhe me çdo qeveri,por qytetarët duhet të dinës se ky është buxhetime huamarrjen më të madhe në histori, me 300milionë dollarë, duke i shtuar edhe 240 milionëdollarë të marrë në tetor të vitit 2013, niveli i borxhitshkon në 75% të prodhimit të brendshëm bruto,nga 63% në shtator të vitit 2013. Debati i madhpër borxhin tashmë është qartësuar: nga njëmiliard dollarë në fillim, ka zbritur në 240 milionëdollarë pas auditimit të “Deloytte & Tuche” Akomaasnjë biznes nuk ka marrë asnjë lekë nga detyrimete prapambetura. Edhe ne nuk jemi të qartë se kukanë shkuar 240 milionë dollarë të marrë borxhme akt normativ nga qeveria e re. Akoma ngaKryeministri nuk kemi dëgjuar se në çfarë afati dotë shlyhen detyrimet ndaj sipërmarrjes, edhe pseato mund të paguheshin me borxhin e sivjetëm.Me sa shihet, do të kemi vetëm një likuidim tëpjesshëm të këtij borxhi dhe se një e katërta eborxhit në vlerë 60 milionë dollarë, do të paguhetnga vetë biznesi me rritjen 50% të tatimit mbi fitimin.

Taksa e re progresive për pagat e individëve

në pamje të parë krijon idenë se do të ndikojë nërritjen e pagave të mesme dhe të ulëta, si dhe dotë zvogëlojë diferencën mes tyre, por i gjithësistemi i taksimit, si: dyfishimi i taksës për metërkatrorë të shtëpive të ndërtuara para vitit 1993,katërfishimi i taksës për shtëpitë e dyta, dyfishimi itaksës për ambientet e biznesit nga 200-400 lekëpër metër katrorë, shtimi i akcizës për duhanin nga70-90 lekë për paketë, rrit ja e taksës përkarburantet me 120 lekë për litër e kështu meradhë, tatimi mbi fitimin bëhet 15%, duke i detyruarkompanitë të ulin ritmin e investimeve dhe tëzvogëlojnë fuqinë punëtore. E thënë ndryshe,Rama u jep qytetarëve dy lekë me një dorë dhe umerr dhjetë me të dyja duart.

Kryeministri kishte zgjedhur ta bënteprezantimin me qytetarët për taksimin e ri në tëftohtë te kodrat e Liqenit Artificial, pasi nuk mundtë gjendeshin salla në Tiranë. Nga ky monologqytetarët mësuan se në vitin 2014 Rama do t’i bëjëmë pak obezë. E thënë më shqip, do t’i dobësojëpasi janë majmur shumë, dhe se rritja e çmimit tëkarburanteve nuk do të kishte një ndikim zinxhirnë të gjithë ekonominë shqiptare.

Gjëja më interesante ishte se ministri Kokanuk do të lejojë të futet 20% ujë në serbatorët emakinave që kolegët e tij të LSI-së u paskan futurqytetarëve në mandatin e kaluar nëbashkëqeverisje me ne demokratët. Për këtë nukmund të fajësoj Kokën, por Priftin, Metën, Naçondhe Haxhinaston.

Rritja e çmimeve dhe shtrenjtimi i jetës sëqytetarëve do të jetë një tipar kryesor i buxhetit qëpo diskutojmë. Në takimin me grupin parlamentartë PS-së Kryeministri theksoi se solidariteti ështëprincipi themelor i këtij buxheti. Mendoj se ka pasurtë drejtë, pasi me këtë buxhet Rama ua fut të gjithëshqiptarëve.

Si deputet i qarkut të Dibrës, dua të pyes zotinKryeministër: me rritjen e çmimit të naftës me 12lekë dhe me rritjen e tatimfitimit mbi 50% çfarëpërfitimesh do të ketë industria minerare? Me këtomasa që po merrni në shumicën e rasteve këtëindustri po e çoni në faliment, duke marrë parasyshse çmimi i kromit në tregun ndërkombëtar ështëshumë i ulët, si rezultat i krizës globale dhe kostojae prodhimit dhe e transportit është gjithnjë në rritje.Çdo punë që kryhet në sektorin minerar është elidhur me naftën dhe këtu sasitë janë tëkonsiderueshme. Të njëjtin fat do të ketë edhebujqësia. Fermeri do të blejë naftë më shtrenjtë,

Viti 2013

256

Legjislatura e 8-të

sepse qeveria nuk kishte mundësi të gjentemekanizmin e ndarjes së naftës për bujqësinë, siçtha Rama. Kjo dëshmon edhe një herë se kjomazhorancë nuk ka një program të qartëekonomik.

Konsumatori do të ketë çmime më të larta nëtreg të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, tëushqimeve bazë, si: mielli, sheqeri, orizi, vaji ekështu me radhë, prandaj më të drejtë PartiaDemokratike ka denoncuar me fakte ekonomikepërkeqësimin e jetesës së qytetarëve dhe rëniene ekonomisë në recesion. Ky buxhet, “më i madhi”në historinë e Shqipërisë në qarkun e Dibrës, nukdo të ketë asnjë financim të ri në arsim, nëshëndetësi, infrastrukturën rrugore, ujësjellës-kanalizime dhe financimin e fermerëve nëvreshtari. Të vetmet punë që do të mbyllen mekëtë buxhet janë ato të filluara nga ne dhe tëpërfunduara një vit më parë: shkolla “Ilia Qiqi” nëBurrel, shkolla në Gurrë të Vogël dhe shkolla“Kuldari”. Janë lënë jashtë skemës së financimitshkolla e mesme e bashkuar në Bruç, shkolla nëDukagjin, shkolla 9-vjeçare në Ulzë, edhe pse janërealizuar mbi 80% të punimeve. Po kështu jashtëskemës së financimit janë lënë rrugët e fshatitDashëz dhe Pjesë. Sistemim-asfaltimi në qytetine Klosit, ujësjellësi i Muzhakut, ujësjellësi iShoshajt, rruga e fshatit Shëlli, edhe pse janërealizuar më shumë se 50% të punimeve. Rrugae Arbrit tashmë është një histori e harruar dhe nëbuxhetin e këtij viti nuk është parashikuar asnjëlekë, ndonëse ishte një nga premtimet e bujshmetë Ministrit të Financave për ta përfunduar këtëprojekt.

Për të gjitha këto dhe për shumë arsye tëshprehura nga kolegët e opozitës do të votojkundër këtij projektbuxheti, pasi nuk është buxhetii kthesës, por i varfërimit të shqiptarëve.

Ilir Meta - Fjalën e ka zoti Keltis Kruja.Keltis Kruja - I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë, ky buxhet vjen në Kuvend,

si kurrë më parë, me shkelje flagrante me afatet epërcaktuar nga ligji, me urgjencë të madhe dhenë fshehtësi të plotë nga publiku i gjerë, nga grupete interesit dhe ekspertë të nderuar të fushës. Kyprojekt u paraqit jo më parë se 6 ditë dhe futi nënjë zallamahi të paparë vetë Kryesinë dhekomisionet e Kuvendit, që nuk dinin nga si e qyshta nisnin më parë. Si mundet që vetëm 6 ditë tëmjaftojnë për t’u njohur dhe për të diskutuar njëbuxhet që sipas Kryeministrit ka qenë më i vështiri

në këto vite për t’u hartuar? Si mundet që vetëmnë 6 ditë deputetët, grupet e interesit, qytetarët,analistët dhe ekspertët e ekonomisë të njihen dhetë japin mendimet e tyre për një paketë fiskale, ecila do të jetë për katër vjet mbushësja apozbrazësja e arkës së Shqipërisë dhe e xhepave tëshqiptarëve?

A mundet vallë që ligji më i rëndësishëm i vititdhe ndryshimet për katër vitet e ardhshme nëpaketën fiskale të trajtohen si të ishinprojektvendime krejt të pavlera dhe thjeshtburokratike? Po ja që edhe kjo nuk qenka e thënëtë jetë më ndonjë çudi në qeverisjen epapërgjegjshme që na ka zënë derën. Ështëpraktikë e kësaj qeverie dhe e këtij Kryeministriqë çdo vendim apo iniciativë ligjvënëse ta marrëme duar të mbyllura dhe madje edhe me drita tëfikura. Na e tregoi që në vendimet e para tëqeverisë, kulmoi me marrëveshjen për armëtkimike dhe tashmë po vazhdon me të njëjtin stilme buxhetin dhe me paktën fiskale.

Ju ftoj të kujtoni se çdo akt i rëndësishëm indërmarrë nga kjo qeveri është ndërmarrë nëfshehtësi të plotë nga sytë dhe veshët e opinionitpublik dhe në fshehtësi të plotë nga opozita.

Më lejoni t’jua rikujtoj këtë mani konspirativetë Kryeministrit. Deri më sot asnjë mbledhje dheasnjë vendim i Këshillit të Ministrave nuk ka qenëtransparente. Të gjitha vendimet janë marrë veshpas investigimit të medieve, a thua se janë vendimetë korporatave private. Akti normativ për shtyrjene hyrjes në fuqi të ligjit “Për nëpunësin civil” ukonceptua dhe u votua vetëm disa orë para se ligjitë hynte në fuqi, pa u konsultuar me askënd,megjithëse ishte produkt i marrëveshjes politikedhe kërkesës për marrjen e statusit. Vendimi përarmët kimike, siç u pa nga të gjithë qytetarët, umbajt i fshehtë deri ditën që do të merrej vendimi,pavarësisht se mediet e huaja dhe shqiptarët kishinzbuluar çdo gjë. Tani në fund buxheti dhe paketafiskale, me të cilën njihemi vetëm ditën kur duhejta paraqiste në Kuvend për shkak të procedurave.Kjo nuk është thjesht dhe vetëm paaftësi e qeverisëdhe e Kryeministrit. I solla në vëmendjen tuaj këtosepse kjo vetëm paaftësi nuk është. Kjo është evetmja mënyrë me të cilën di të qeverisë kyKryeministër: i vetëm, në errësirë dhe në fshehtësitë plotë nga qytetarët e tij, sepse çdo vendim qëmerr e ndërmerr i udhëhequr vetëm nga interesate tij, ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që ka frikëtë përballet me opinionin dhe me qytetarët për

257

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

vendime që më së shumti u përkasin qytetarëvetë këtij vendi, si dhe cilësisë së jetës së tyre. Japse ky buxhet erdhi me kaq vonesë dhe për t’ukaluar kaq me urgjencë, sepse Kryeministri ka frikënga qytetarët e tij, ka frikë nga diskutimi përbuxhetin me çdo kënd, sepse ky buxhet nuk kaasgjë nga ato që duhej të kishte një buxhet serioz,edhe në kohëra të vështira, siç ka qejf ta quajëKryeministri çdo qaravitje të tij publike, sepsepavarësisht mosdijes së tij të thellë në punët eekonomisë, e di se ky është buxheti i rritjes sëborxhit dhe të asgjëje tjetër. E di që ky ështëbuxheti në të cilën qeveria shpreh pa ekuivokefilozofinë e saj: të marrim borxh për të shlyerborxhin, sepse pavarësisht atyre që rreket të thotë,e kupton shumë mirë se ky është buxheti i uljes sëinvestimeve publike dhe private. Ky është buxhetiqë i thotë “jo” punës, “jo” rritjes së performancëssë institucioneve, por i thotë “po” borxhit.Pavarësisht se nuk kupton gjë nga termat apoteoritë ekonomike, Çimi duhet t’ia këtë thënë sedeficiti publik në vitin 2014 do të arrijë në 91miliardë lekë, duke kaluar me 31 miliardë lekëinvestimet programuara, duke bërë kështu që përherë të parë që nga viti 2005 Shqipëria të marrëborxh jo vetëm për investime, por edhe përshpenzime korrente. Me gjithë justifikimin se borxhido të arrijë në nivelin 75% për shkak të borxhevetë trashëguara, Çimi dhe klientët e tij duhet t’ia kenëthënë se u munduan shumë, por nuk arritën dot tëfabrikonin shifrat e kërkuara për të mbuluar këtërritje galopante të borxhit. U munduan shumë, pornuk nxorën dot gjë nga shifrat dhe skenarët qëjanë artikuluar gjithë këto kohë nga goja e shefit,sepse në kaq pak ditë tashmë të gjithë qytetarëtshqiptarë e kanë kuptuar se ky është buxheti qëdo t’i rëndojë më shumë ekonomitë e tyre familjare,më shumë se çdo buxhet tjetër i paraqitur këto vitetë demokracisë dhe të ekonomisë së tregut nëShqipëri.

Shoku i Çimit e di mirë se i ka prerë në besëtë gjithë punonjësit e administratës, për të cilëtpremtoi rritjen e rrogave dhe një jetë më të mirësapo të merrte drejtimin e qeverisjes. Madje i kaprerë në besë edhe punonjësit e Policisë së Shtetit,e vetmja kategori e administratës për të cilëttrumbeton se ka rritur rrogat në një masë më tëmadhe e të njohur ndonjëherë. I ka prerë në besëjo vetëm se shifrat që thotë janë të pavërteta, poredhe se me një sërë masash që do të miratojë nëpaketën fiskale, siç janë rritja e çmimit të

karburantit, rritja e akcizës së duhanit apo taksatpër banesat, u merr me të dyja duart shumë mëtepër sesa u jep me një dorë në rritjen modeste tërrogës.

Pensionistët sot e kuptojnë fare qartë seshoku i Çimit nuk do t’i rrisë asnjë gjysmë lekupensionet e tyre, pavarësisht se janë shtresat mënë nevojë dhe kanë marrë borxh qindra miliardëqë në muajin e parë të qeverisjes së tij dhe nëkëtë buxhet synon të marrë borxh edhe mijëra tëtjerë.

Fermerët shqiptarë sot, pavarësishtpremtimeve të shokut të Çimit për subvencionimdhe lehtësira në aktivitetin e tyre bujqësor, nukshohin asnjë grosh të parashikuar për ta në këtëbuxhet.

Ish-të përndjekurit politikë sot, me gjithë rritjenhistorike të borxhit të parashikuar me këtë buxhet,shikojnë në dritën e diellit se si shkelmohetpremtimi i shokut të Çmimit në fushatën elektoralese brenda vitit të parë të qeverisjes do tëkompensonte plotësisht burrat e gjallë mbi 75 vjeçdhe gratë e gjalla mbi 70-vjeçe. Ata e shohin sedo t’u duhet të jetojnë ndoshta edhe një herë kaqpër të pasur shpresë se do t’u realizohenpremtimet.

Të gjithë qytetarët shqiptarë, megjithëse kybuxhet i zhyt në borxhe deri në fyt, nuk shohin tëparashikuar asnjë qindarkë për legalizimin eshtëpive të tyre falas, premtim të cilin shoku iÇmimit e bëri triumfalisht këtu e pak muaj të shkuar.

Megjithëse rritet deficiti dhe borxhi në niveletdrithëruese, asnjë qytetar shqiptar shëndetlig aposhëndetmirë nuk gjen në asnjë paragraf apo rreshttë parashikuar shëndetësinë falas, që shoku iÇmimit me aq dhembshuri e servirte si fytyrënhumane të qeverisë së tij.

Çdo shqiptar me këtë buxhet dhe me paketënfiskale shoqëruese të paraqitur nga Çimi dhe ngashoku i Çimit do të jetë më i varfër, më i papunëdhe më me pak të ardhme se kurrë më parë nëkëto vite.

Ky do të jetë buxheti i shqiptarëve për vitin2014. Buxheti në të cilin si asnjëherë tjetër dhe siaskund tjetër qeveria njëkohësisht merr borxh dherrit barrën fiskale, por nuk do t’i përdorë paratë aspër investime të mëdha publike në infrastrukturë,nuk do t’i përdorë paratë dhe taksat e shqiptarëveas për të nxitur rritjen ekonomike, as punësimindhe iniciativën e lirë të tyre.

Ky do të jetë buxheti vetëm i Çimit dhe i shokut

Viti 2013

258

Legjislatura e 8-të

të Çimit, sepse vetëm ata e dinë se ku do tëshkojnë të gjitha paratë që do të marrin borxh dheqë do peshojnë mbi supet e brishta të ekonomisëfamiljare të shqiptarëve të thjeshtë. Ky do të jetëbuxheti i rrënimit të klasës së mesme shqiptare,klasë kjo që në këto vite me shumë punë, munddhe sakrifica ka arritur të krijojë fizionominë e sajkryelartë, duke iu imponuar realitetit të polarizuarpostkomunist.

Ky do të jetë buxheti i shkatërrimit të biznesitshqiptar, që pas investimeve madhore në kapitaldhe në energji do ta shohë veten të gjunjëzuarnga politika robinhudiane e atyre që thoshin se dotë ishin partnerë të biznesit.

Ky është pa dyshim buxheti i intransparencës,i paaftësisë dhe i injorancës në njohjen eekonomisë së vendit, më së paku, për të mos thënëse është buxheti i një kryeministri që e ka inatpopullin e vet dhe prosperitetin e tij. Ky nuk ështëbuxheti i “Rilindjes” së ekonomisë! Ky është buxhetii rifutjes në dhe të një ekonomie që kishte filluar tëecte me këmbët e veta.

Vangjel Dule - Faleminderit, zoti Kruja!Fjalën e ka zoti Bogdani.Gert Bogdani – Të nderuar kolegë,Ky buxhet që po diskutohet sot dhe që me

shumë gjasa do të votohet nga kolegët emazhorancës, nuk është buxheti i një “RilindjejeShqiptare”, sepse në 2014-n me këtë buxhet kjoqeveri dhe kjo mazhorancë nuk kanë planifikuarasnjë rrugë të re, asnjë ujësjellës të ri praktikishtasnjë investim të ri. Problemi nuk është se kjoqeveri do të rrijë, sepse këtë ka bërë 3 muaj meradhë tashmë dhe këtë e pamë në njëqindtitëshine parë të qeverisë, problemi qëndron në faktin seShqipëria do të rrijë në vendnumëro dhe me këtëbuxhet bie slogani elektoral i Kryeministrit duketqartë se nuk do të kemi një rilindje, por do të keminjë rri lindje. Gjithashtu, bie dhe slogani i partnerittë tij në koalicion, sepse me këtë buxhet nuk mundtë ecet më shpejt, siç premtoi LSI, por rrimë nëvendnumëro në rastin më të mirë dhe ecimmbrapsht në rastin më të keq. Them do të ecim ,jo nga dëshira, pasi pavarësisht se në qeveri janëkundërshtarë politikë, askush nuk mund t’ia urojëvendit të vet diçka të tillë. Rritja e akcizave, mbi tëgjitha e asaj të karburantit me njëqind lekë për litërnaftë apo benzinë, do të dëmtojë rëndë jo vetëmekonominë shqiptare, por edhe ekonominëfamiljare të çdo shqiptari. Kjo paketë fiskale dheky buxhet dëmtojnë biznesin e vogël, të mesëm

apo të madh dhe këtë e kanë bërë të qartë dhomate ndryshme të biznesit që operojnë në Shqipëri ,të cilat njëzëri dolën kundër këtij buxheti dhe kësajpakete fiskale. Dëmtojnë rëndë dhe frikësojnëbiznesin e huaj, pra vitin e ardhshëm do të ketëulje të investimeve të huaja, pra kjo qeveri do tërrijë përsa i përket investimeve të huaja. Por dëmimë i rëndë është fakti që kjo qeveri e çon borxhinvitin e ardhshëm, mbi 74%. I kemi dëgjuar për muajme radhë gjatë fushatës elektorale dhe tre muajte fundit në qeverisje duke kritikuar nivelin e borxhittë lartë të qeverisë së Partisë Demokratike, që ishterreth 62 %, por siç kemi faktuar dhe siç faktohetsot gjatë diskutimeve, tjetër thuhet e tjetër bëhet,për 100 ditë e çojnë këtë borxh në mbi 70 %. Kjoështë një barrë që, për njëqind ditë do ta vuajnëçdo ditë të vitit të ardhshëm qytetarët shqiptarë.Rrënimi që kanë predikuar me kaq zell këta muajte fundit duke e nxirë realitetin që nga dita e parë eqeverisjes, duke përmendur arkën bosh një herënë çdo 10 fjalë, nuk kanë bërë gjë tjetër veç kanëtentuar të ulin pritshmërinë e qytetarëve ndaj vetëtyre dhe qeverisë dhe të paralajmërojnë rrënimine vërtetë të ekonomisë së familjeve shqiptare,rrënimin dhe rëndimin e xhepit të çdo qytetarishqiptar, sepse, të themi të drejtën, ky buxhet drejtkëtij destinacioni të çon. Por ky shtrembërim irealitetit ekonomik dhe psikoza e rrënimit nuk ështëpa qëllim. Jo vetëm që është qëllim i prapë ifushatës elektorale i rri lindjes dhe jo rilindjes, por,gjithashtu, është alibia që kjo qeveri i jep vetespër t’u dukur si shpëtimtare e shoqërisë shqiptareapo siç quheshin dikur në traditën dhe historinëtyre “heronj të punës socialiste” duke harruar qëai sistem dështoi. Përmes kësaj zhurme,zallamahie përforcuar dhe nga mungesa etheksuar eksperiencës dhe padijes, Qeveria sjellpër votim një nga buxhetet më të këqija përekonominë shqiptare, dhe që cenon mirëqenien eçdo familje shqiptare sepse e vetmja gjë e madhenë këtë buxhet është borxhi i madh , janë taksat emëdha.

Nuk ka si të ndodhte ndryshe. Në njëqind ditëte para të kësaj qeverie buxheti 2014 është vetëmakti final i dështimit të saj para dhe ndaj qytetarëve.E filluan punën duke prishur konsensin për ligjin enëpunësit civil, tashmë të revokuar nga GjykataKushtetuese e që për më tepër do t’i shtojë kostodhe barrë buxhetit të vitit 2014, gjë që kjo qeveri epakujdesshme nuk e ka llogaritur. Vazhduan metritol ndaj bizneseve, kur herë u mbeti dinamiti në

259

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

dorë dhe herë u dështoi eksperimenti, por dukeharruar që dhe këto eksperimente u kanë kushtuarqytetarëve shqiptarë dhe do t’i kushtojnë buxhetittë vitit 2014, por që përsëri kjo qeveri epakujdesshme nuk e ka llogaritur. Për të vazhduarakoma më tej me arratisjen e bujshme nga burgui Drenovës dhe arrestimin e ndalimin e tremushkave në kufi. Pse? Sepse e thashë: kjo qeverinuk është një qeveri “Rilindje” por është një qeveri“rri lindje” dhe në këtë rast rri në vendnumëro dhekështu do të rrijë dhe në 2014, sepse nukparashikon asnjë fond për asnjë investim të ri nëinstitucionet e vuajtjes së dënimit. Vazhdon meprotestat masive kundër vendimit të dhe dëshirëspersonale të Kryeministrit për importin e armëvekimike të Asadit në Shqipëri, ku qytetarë e të rinjshqiptarë e detyruan të thotë jo, pavarësisht se aie kishte bindur të paktën një deputet tëmazhorancës duke thënë se gazi sarinë nuk ështëi dëmshëm dhe lahet me ujë e sapun. Për tëpërfunduar në jo-në që i tha Europa Kryeministritshqiptar për statusin e vendit kandidat. Statusi ubllokua nga ai vetë në opozitë dhe iu mohua, sotnë qeveri. Njëqind ditë të mbushura me fototakimesh me asgjë të prekshme për qytetarëtshqiptarë, plot dështime e vulosur nga dështimi ifundit: ky buxhet që ne diskutojmë sot. Është eqartë se pasiguria ndaj një buxheti të dobët apodhe besimi apo vetë dija që taksat do të rëndojnëdhe do të rrënojnë qytetarët shqiptarëprovohetedhe nga fakti që nuk pranuat ta diskutonit gjatëditës buxhetin vitit 2014 ku çdo qytetar shqiptar dotë kishte mundësi të dëgjonte, kur çdo qytetarshqiptar do të kishte mundësi të shikonte, çdoqytetar shqiptar do të kishte mundësi të kuptontese ç’ parashikohet për të ardhmen e tij në vitin2014. E bëtë këtë në orët e vona të natës kuraskush nuk mund ta shohë, një mungesë totaletransparence, megjithatë një transparencë që nukdo të vonojë të bëhet sepse duke filluar nga 1 janari2014 qytetarët shqiptarë do ta ndiejnë në jetën etyre të përditshme rritjen e kostos që ky buxhetdhe kjo paketë fiskale do t’u sjellin. Dhe besoj qëpas janarit 2014 nuk do të ketë asnjë qytetarshqiptar (këtu po përdor një fjalë të kolegëve tëmazhorancës) që nuk të mbetet i fascinuar “ngaky buxhet i ashtuquajtur solidar”. Themi “iashtuquajtur solidar” sepse veç solidaritet nuktregon, nuk përfishin shtresat në nevojë, nuk përfillish – pronarët, nuk përfill ish-të përndjekurit, jo sekjo i përket filozofisë së majtë, por se kjo ishte pjesë

e rëndësishme e premtimit elektoral, premtim qëky buxhet nuk e mban. Megjithatë, të nderuarkolegë, në një pikë jam dakord me Kryeministrin,kur thotë që ky është buxhet i kthesës ekonomike.Vërtetë është buxheti i kthesës ekonomike, por njëkthesë në një rrugë të mbrapshtë e të gabuar, njëkthesë që ngarkon qytetarët shqiptarë me një borxh74%që duhet ta ndajnë të gjithë së bashku embrapshtë dhe e gabuar, sepse rëndon me rritjetaksash, sidomos me atë të karburantit e të tjera,qytetarët shqiptarë, as 5 %, as 95%, për çdo qytetarshqiptar, e mbrapshtë dhe e gabuar sepse çon drejtrrënimit real dhe jo suksesit të predikuar qëministrat dhe kryeministri e kanë bërë me zell dhee kanë përmendur pa u lodhur, duke u bërë tëlodhshëm. Megjithatë, të nderuar kolegë, duhet tëjemi të vetëdijshëm që vlerësimi në fund të ditës ejapin vetë qytetarët shqiptarë.

Ju faleminderit !(Drejtimin e seancës e merr zoti Dule.)Vangjel Dule – Faleminderit! Zonja Felaj e

ka fjalën.Ermonela Felaj – Faleminderit zoti drejtues i

seancës!Thonë që shpesh ëndrrat e bukura shihen me

sy hapur. Ma do mendja që shumë ndër ju kanëëndërruar qe këtë natë qytetarët shqiptarë taharronin se ç’buxhet ju latë, ç’ekonomi ju latë.Kisha vendosur që këtë fjalë t’ua drejtoja të gjithëatyre që besimin dhe shpresën i kishin vendosurnë fjalën tonë se do të qeverisnim dhe do të dinimt’i bënim gjërat më mirë, dhe në fakt ashtu do tëbëjmë.

Historia e buxhetit që qeveria jonë prezantonështë më së pari ajo e uljes së taksave përshumicën e njerëzve të zakonshëm, ç’ka do tëthotë, më shumë liri, më shumë mirëqenie përcilindo që ka shpresuar dhe ka ëndërruar për këtëdo të ketë më shumë shëndet për ekonominë tonëkombëtare.

Pikërisht për këtë, sot dua të ndaj disa llogaritë thjeshta, disa llogari nga ato që, çdo njëri që idëgjon, i kupton lehtësish dhe mund t’i bëjëlehtësisht. Projektbuxheti 2014 heq taksën mbipagën, dhe këtë e bën për shumicën e shqiptarëveqë punojnë në publik apo privat. Bëhet fjalë për56 % të tyre që marrin një pagë deri në 300 mijëlekë. Këta nuk do të paguajnë asnjë taksë, mbipagën, në kohë që një shumicë prej prej 41 % tëpunësuarish, ku hyjnë të gjithë ata që paguajnëderi në 130 mijë lekë ky buxhet i ul tatimin mbi

Viti 2013

260

Legjislatura e 8-të

pagën duke bërë që secili prej këtyre tëpunësuarve, të gjithë bashkë, të përfitojë në fundtë vitit nga një gjysmë page shtesë, deri në njëpagë të plotë.

Ja pse pikësëpari, buxheti ynë ul taksat nëpër97%të shqiptarëve dhe kjo është fjala jonë e parëe mbajtur në raport me shqiptarët.

Buxheti i ri i heq tatimin mbi vlerën e shtuarnë masën 10 % ilaçeve dhe shërbimetshëndetësore, pra barnat dhe shërbimetshëndetësore do të jenë, më të lira pikërisht sepsene kemi vendosur të hiqnim atë pagesë tëpaskrupullt që Saliu doktor u kujdes t’u vinte tësëmurëve.

Sërish një premtim i mbajtur përkundrejt çdotë moshuari, burri a gruaje të riu a fëmije të këtijvendi që meriton mbi gjithçka dhe shumëçkavëmendje për më të mirën e tyre.

Edhe në vijim të pagesave për shëndetin unëdo të ndaj edhe disa të tjera po aq të rëndësishme.Janë 800 mijë shqiptarë të zakonshëm të moshës40- 60 vjeç që nga 1 janari i vitit që vjen do t’i kenëvizitat shëndetësore fals dhe po ashtu dhe 30 mijëgra dhe vajza që do të marrin falas ekzaminimetgjatë shtatzënisë dhe ato për kancerin e gjirit.

Prej 1 prillit 2014 të vetëpunësuarit dhe janë73 mijë në të gjithë Shqipërinë, dhe këtu ështëfjala për tregtarët e vegjël, fjala vjen ato ambulantëdo të paguajnë më pak kontribute shëndetësore.Buxheti ynë nuk është buxheti i tam-tameve as igarave të atyre që maten me hijen e mëngjesit,është buxheti që ka në zanafillë fillimin e zgjidhjevetë halleve dhe shqetësimeve, të cilat po rrënoninekonominë, jetën dhe shëndetin e shqiptarëve tëzakonshëm. Ne i prekëm nga afër ato halle, nuk ikemi harruar. U përpoqëm t’i dëgjonim njerëzitmbase shumë më tepër nga ata çfarë ata na kanëdëgjuar. Kjo ishte dhe mbetet detyra jonë. Dhe sot,kemi rastin të konstatojmë, për çdonjërinparashikim të buxhetit, se është punuar për tëmbajtur fjalën e dhenë. Këtë kemi bërë edhe mekategorinë e atyre që unë do t’i quaja më tëmunduarit, personat me aftësi të kufizuar, jo thjeshtpër shkak të problemeve të tyre që u krijon shëndetifizik, por për mënyrën se si u trajtua nga qeveriajuaj, e cila arriti deri në pikën sa t’ua hiqte pagesat,duke na lënë kështu një borxh prej 3.9 miliardlekësh. Edhe gjatë javës që shkoi, nga zona imeelektorale më kanë telefonuar shumë njerëz, dhemë kanë pyetur me shumë drojë, nëse do t’imerrnin këto pagesa në dhjetor. Sot siguroj secilin

prej tyre se gjatë këtij muaji do t’u shlyhet çdopagesë e prapambetur. Po ashtu, nuk do të ndodhëmë historia e hidhur që la pa të vetmen shpresëinvalidët, paraplegjikët, tetraplegjikët, të verbritnjëkohësisht edhe gjithë ata që jetojnë me ndihmëekonomike. Veç sa më sipër, kjo kategori do tëmarrë edhe subvencionim për energjinë elektrikedhe për të gjitha mallrat e shportës. Duke rikthyertë gjithë atë garanci të nevojshme jetike, që nëfakt ju sa kohë ishit në qeverisje ia hoqët, dukepremtuar se do t’i bënit me akt të Këshillit tëMinistrave etj. , por në fakt i fshitë nga çdo defter.

Të jetuarit në Shqipëri, të dashur miq, nuk dotë jetë më sfida e njerëzve të zakonshëm.

Duke dashur ta mbyll sepse kemi kaluar njënatë goxha të gjatë desha të them vetëm dy fjalë.Shqiptarët dinë vetëm atë që duan, por e dinë mirë,ata duan të kthejnë 360 gradë nga ajo çfarë ju urezervuat në tetë vjet qeverisje dhe buxheti ynëështë opsioni më i mirë për ta bërë këtë.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit zonja Felaj! E

ka fjalën zoti Paloka.Edi Paloka - Faleminderit! Megjithëse është

mëngjes herët pas një nate të, jo për replikë meparafolësen, unë jam i bindur që vërtet shqiptarëtdo të duan të kthehen prapë 360 gradë, do të thotëtek ne, aty ku kanë qenë sepse për fatin tuaj tëkeq, me atë Kryeministër që keni, që është mësuartë thyejë rekorde për keq ja keni arritur që vetëmnë tre muaj t’i bëni prapë shqiptarët që të mendojnëtë na rikthejnë ne në pushtet. Dhe sigurisht këtëjua dimë për faleminderit. Paketa fiskale qëdiskutuam dje dhe projektbuxheti që po diskutojmësot ashtu siç nisi në ilegalitet të plotë me njëmbledhje qeverie në mes të natës pa aspakinformacion, për askënd, me vendime të mara nëfshehtësi, vendime që u mbajtën fshehtas edheditët në vijim si për deputetët, ashtu dhe për mediat,vazhdon dhe sot e gjithë natën të diskutohet nëpo atë errësirë, kur qytetarët shqiptarë janë më tëinteresuarit që të njihen me paketën fiskale dheme projektbuxhetin që u ofron Rama, sepse atajanë të parët që dënohen nga kjo paketë dhe ngaky buxhet.

Dje diskutuam gjatë për paketën fiskale, udhanë mendime pro dhe kundër dhe një gjë doli eqartë (pavarësisht se maxhoranca u përpoq shumëta fshehë të vërtetën): me këtë paketë fiskaledënohen njëqind për qind e shqiptarëve, përveçRamës dhe qeverisë së tij.

261

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Kryeministri xhepist, kur them xhepist, nuk ekam fjalën për xhepistat e autobusit, sepse edheata ta fusin dorën në xhep fshehtazi, por ky xhepistii madh dhe i gjatë ua ka futur dorën në xhepshqiptarëve në ditën për diell dhe pa pikë turpi poua merr paratë nga xhepi, dhe u thotë të gëzojnë,sepse kjo është për të mirën tyre.

I dëgjuam kolegët e maxhorancës të pranojnëatë që ne kemi thënë, pavarësisht se përsërisinvazhdimisht si papagall se nga kjo paketë dhe ngaky buxhet fitojnë 97% e shqiptarëve. Ata thoshintë kundërtën kur deklaronin se kanë qenë tëdetyruar ta bëjnë këtë paketë për të mbushurgropat që u ka lënë qeveria paraardhëse. Tënjëjtën gjë e tha edhe Kryeministri i tyre pak ditëmë parë, kur tentoi të tallej me shqiptarët dhe kuru deklaronte se ishte i detyruar të rriste taksat dhet’u fuste dorën në xhep dhe se këtë gjë e bëntepër të mirën e tyre. “Këto vite jemi përpjekurshumë,- tha,- që t’i bëjmë shqiptarët të dalin mebiçikletë dhe jo me makinë. Jemi përpjekur shumëpër shëndetin e shqiptarëve,- tha,- sepse është ivetmi vend ku qytetarët janë trashur dy herë.”

Në fakt, kjo më kujtoi një film të realizmit so-cialist, kur dikush si Rama u thoshte fshatarëvese gjithçka e bënte për të mirën e tyre. Dhe njënga ata fshatarët iu kthye dhe i tha: “E di që e bënpër të mirën tonë, sepse ti edhe paratë na i shton,edhe taksat na i ul, edhe fëmijët gëzojnë kur tëshikojnë”. Ai fshatari kërkoi që të kishte edhe njëkujtim për vitin 2014, që unë s’do t’ia kërkoj zotitRama, sepse kam frikë nga tendencat e tij.

U tha e u stërtha se vërtet po u merrenshqiptarëve paratë nga xhepi, por ky do të jetëbuxheti më i madh që ka njohur Shqipëria. Kur kemibuxhet të madh, ne gëzohemi, sepse do të kemiedhe shumë të mira. U janë marrë paratëshqiptarëve, janë marrë edhe borxhe të pafundme,por në fund, kur vjen buxheti, na tregon si do tëprishen këto para, si u kthehen këto parashqiptarëve. Ku pasqyrohen këto para të marranë këtë buxhet?

Është buxheti më i madh, por këtë vitpunonjësit e administratës nuk do ta marrinshpërblimin në fund të vitit, që u takon me ligj; ështëbuxheti më i madh, por pensionistët nuk do tamarrin as atë gjelin për vitin e ri; është buxheti mëi madh, por 50 mijë-lekëshi i fëmijëve të sapolindurnuk do të jetë më; është buxheti më i madh, porish-pronarët, që Rama i dogji me benzinë në mestë Tiranës, do të marrin më pak para. Rrogat nuk

do të rriten më siç janë rritur vit për vit, po ashtuedhe pensionet. Atëherë, ku shkuan paratë? Kudo të shkojnë paratë? Ku shkuan paratë që morëtborxh, 250 milionë dollarë, me aktin normativ? Kudo të shkojnë një miliard dollarë që do të merrenborxh nga kjo qeveri? I vetmi investim serioz qëkam dëgjuar se do të bëhet nga kjo qeveri meparatë e shqiptarëve është Spitali Psikiatrik nëVlorë. Të paktën ky është investimi më i madh dhemë serioz që do të bëjë kjo qeveri. Siç duket, Ramaka vendosur të investojë në banesën e tij tëardhshme.

Ua thashë edhe sot paradite kolegëve tëmajtë, se gjithë këto ditë janë përpjekur tëmashtrojnë shqiptarët duke u thënë se me këtëpaketë fiskale dhe me këtë buxhet do të përfitojnë97% e tyre. Kur qytetarët t’i ndiejnë vetë pasojat,si do t’i mashtroni? Rama duhet të bëhet gatishpejt, sepse koha po i mbaron.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Paloka!Zoti Strazimiri, urdhëroni!Gent Strazimiri – Faleminderit, zoti drejtues

i seancës!Me gjithë respektin që kam për kolegët e

maxhorancës, një pjesë e mirë e fjalimeve të tyreishin me gënjeshtra të përcaktuara dhe të shkruaramirë nga sektori i propagandës së PS-së. Mendojse prej gati 24 orësh që jemi në këtë seancë herëpas here duhet të themi ndonjë të vërtetë. Punëne borxhit të madh, ku na ka zhytur Saliu dheqeverisja e tij, është mirë të mos e përmendni, jovetëm se është gënjeshtër, por edhe sikur të ishtee vërtetë, pjesën e borxhit e ka edhe zotëria që ekeni sot shumë të vlefshëm si aleat. Ju këtë eharroni!

Nga ana tjetër, ka një mosërputhje midisministrit Çimi dhe Kryeministrit, shoku i Çimit.Ministri vazhdimisht thotë se jemi në krizë, ndërsaKryeministri na thotë se kriza kaloi. “Muaji dhjetore mbylli krizën”, tha kryeministri. A takohen menjëri-tjetrin? A koordinojnë me njëri-tjetrin? Apo tinuk e ke idenë, sepse nuk shikon as njërin as tjetrinprej tyre?

Paturpësisht tha në fjalën e tij se është njëbuxhet që nxit punësimin. Në fakt është premtim imadh drejtuar një milion të papunëve. Pastaj ezmusoi dhe tha se në 4 vjet do të punësojë 350mijë vetë, pjesëtuar për katër i bie që në vitin 2014të punësojë 87 mijë. A mundet që një buxhet tëndikojë në punësim? Po, ka dy instrumente: njëra

Viti 2013

262

Legjislatura e 8-të

është puna publike, investimi i qeverisë për tëhapur vende të reja pune dhe tjetra është politikafiskale më elastike, taksa më të ulëta, në mënyrëqë biznesi të jetë i interesuar të zgjerojë aktivitetin,të fusë sa më tepër njerëz në punë. Në këtë buxhetju për punët publike keni parashikuar zeroinvestime. Mbetet elasticiteti i politikave fiskale përtërheqjen e investimeve të huaja. Të shikojmë paksi jemi me rajonin: Mali i Zi e ka 9%, Maqedonia eka 10%, mendohet ta bëjë 9%, po ashtu edheSerbia. Me taksën tonë të sheshtë prej 10%-ëshkonkurronim rajonin dhe përveç kësaj kishimpolitika shumë ambicioze investimesh nëinfrastrukturë.

Pyetja është: me këtë buxhet që ju keniparaqitur, pra, zero punë publike, rritje taksash dhetatimesh, çfarë interesi do të kishte një investitor ihuaj të vijë e të investojë në Shqipëri dhe jo nëMalin e Zi, jo në Maqedoni apo në Serbi? Përdashuri? Për simpati dhe romaticizëm ndaj këtijvendi? Për hatër të Kryeministrit? Apo se jemishkëmb graniti në brigjet e Adriatikut?

Kolegëve të maxhorancës në mënyrë tëvazhdueshme Kryeministri u ka bërë thirrje tëtërheqin investitorët e huaj. Keni bërë edhe njëgjysmë seminari apo mbledhje grupi, si e quani ju,për të thirrur investitorët. Kurioziteti që vazhdon tëmë mbetet është nëse keni biseduar ndonjëherëme investitorë të huaj. Ju kam pyetur edhe mëparë: çfarë avantazhesh u paraqisni? Çfarë u ofronShqipëria këtyre investitorëve për t’u mbushurmendjen se kanë leverdi të investojnë këtu? Taksëmë të ulët dhe më konkurruese në rajon? Jo. Vetëmnëse u thoni: “Hajdeni, jemi ne në pushtet, nuk dotë paguani as taksa as tatime, sepse drejtori itatimeve aty ku do të investoni është i PS-së”. Amund të ketë biznesmen serioz që të vijë tëinvestojë dhe të rrezikojë paratë e tij duke e varurveten te një drejtor tatimesh meqenëse është i PS-së? Nuk më duket se jeni në rrugë të mbarë.Kështu mekanizmat e njohura deri tani nëpërmjettë cilave një buxhet influencon punësimin i kenizero. Ndoshta keni një rrugë të tretë, që e mbanisekret, por me këtë buxhet që po diskutojmë 24orë nuk keni asgjë. 87 mijë të papunë që duhet tëfillonin punë në vitin 2014 duhet të presin ende.Ata, për shkak të këtij buxheti dhe paketës fiskaleqë e shoqëron, për shkak të rritjes së çmimit tënaftës apo të karburanteve, do ta blejnë 20% mështrenjtë bukën, makaronat, orizin, vajin dhemiellin.

Thoni se është buxheti më i madh. Në faktështë buxheti i urisë. Me këtë lustër që i bënibuxhetit dhe me këtë dritë sociale që ai reflektonnuk bëni asgjë tjetër veçse rivendosni në skenëpaçavuren e Sofokli Lazrit të vitit 1989, kur kypopull ishte në uri proteinike. Shoku Sofokli Lazriështë edhe kumbari i kësaj qeverie, se të gjithëaty lëvizin Vuno- Qeparo-Himarë, ajo është familja.Shkoi dhe na solli nga Meksika në vitin 1989çmimin e parë në botë për ushqim, kur ishte kulmii urisë së këtij populli, dhe pompuan me të madhese më mirë se ne nuk ushqehej njeri në botë.Biznesi i vetëm që ishte harruar dhe me sa duketdo të ringjallet, dhe ringjallet sa herë që ju vini nëpushtet, është organizimi i emigracionit duke filluarnga skafet, duke përfunduar te lotaria amerikanedhe ajo kanadeze. E vetmja mundësi suksesi ështëqë nëpërmjet këtij buxheti të realizoni uljen epafundësisë, të zbrazni Shqipërinë nga shqiptarët.

Tha se është buxheti më i madh dhe na i shton106% fondet në kulturë, “kultura e harruar”. Në fakt,kur e prezantoi, harroi edhe emrin e ministres. Nëfakt as ky nuk i njeh mirë, as ai që i prezantoi nuki njeh fare. Asnjëri prej jush nuk i ka parëndonjëherë, këtu i patë për herë të parë, sa u bëministre, njësoj me mua.

Përmendet diçka edhe për Krujën. Është evërtetë që ka një problem në Krujë. Janë disagëlqere, të cilat as turku nuk i ka mbyllur. Atombajnë me bukë rreth 500 familje. Është punëskllavëruese. Disa prej tyre djegin goma makine.Mirëpo, duket se ajri i Krujës do të rregullohet mëmirë duke prishur gëlqeret dhe duke lënë pa bukë500 familje të Krujës. Pjesa tjetër e Krujës do tëhanë ajrin. Pra, do të prishen gëlqeret në vend qëtë mbyllen ose të marrin sanksione vetëm ata qëdjegin goma. Po ashtu, ka edhe një fabrikëçimentoje 400 milionë euro investim. Atje punojnërreth 1200 persona, të gjithë banorë të zonës dhepaguhen shumë mirë. Sipas banorëve thuhet sediku nga ora 2 e natës diçka ndodh me filtrat qënxjerrin tymrat, sepse vjen një erë që nuk durohetdhe ka rrezik të jenë toksike. Çfarë duhet bërë?Duhet shembur fabrika? Jo, duhet ta detyrojmë tëvendosë filtrat, në mënyrë që të mos dëmtojë ajrine zonës dhe të ngelet si burim punësimi e si burimpasurie e zonës.

Në Krujë ka bërë edhe disa premtime të tjera,se do të shembte disa gjëra që i bënin hije kalasë,por edhe këto i ka harruar. Kruja po pret se çfarëdo të bëhet. Gëlqeret i shkatërroi. A do t’i prishë

263

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ato ndërtime? Sigurisht që jo, sepse pasi bërtitime të madhe në sheshin kryesor të Krujës, çoikëtë sms, dhe më duhet ta citoj: “Me nënë e motër,nuk e kisha seriozisht”. Ky është Kryeministri. Kyështë serioziteti i buxhetit. Kjo është shpresa që ijep secilit prej të papunëve, secilit prej atyre qëjanë për përkrahje sociale, secilit prej atyre, qëthotë se janë 1 milion dhe që presin të kenë një tëardhme më të mirë për vete dhe për fëmijët e tyre.

Të nderuar kolegë, pas 24 orësh diskutime,ne po tregojmë se çfarë buxheti kanë sjellë qeveriadhe ministrat që ju ende nuk i njihni, sepse nukkanë lidhje as me ju. Bëni një gjest kuraje: mos ilini ta kalojnë kështu natën, në emër të popullit,për popullin, që populli t’jua shohë sherrin! Bëninjë xhest kuraje, me qëllim që edhe ju të dilni nesërballëhapur para atyre njerëzve. Mos e votoni këtëbuxhet! Kthejeni mbrapsht dhe atë borxh qëtashmë është marrë, orientojeni te njerëzit nënevojë, te gratë e dhunuara, zonja Hysi, te jetimët,tek të papunët, te paraplegjikët. Kaq mirënjohje udetyrohesh për aq projekte sa ke marrë dhe përaq kohë sa ke drejtuar një organizatë të të drejtavetë njeriut.

(Ndërhyja nga salla)Po, sepse ti po qeshje.Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Strazimiri!Urdhëroni, zonja Nikolla!Lindita Nikolla – I nderuar zoti drejtues i

seancës,Të nderuar deputetë,Gjendja e arsimit sot tregon qartë se ai nuk

ka qenë kurrë prioritet i qeverisë që shkoi.Dritëshkurtësia e politikave arsimore të sëshkuarës ka sjellë pranë nesh një çmim të lartëpër të tashmen. “Edhe po të kishim paguar dikëpër ta prishur sistemin arsimor, nuk do t’ia kishtedalë dot ta prishte kaq me themel sa ç’ështërrënuar në këta vjet”, më tha me lot në sy njëmësuese e moshuar, të cilën e takova gjatëkonkurseve të organizuara për herë të parë nëShqipëri, për përzgjedhjen e 13 drejtorëve tëdrejtorive arsimore rajonale, konkursegjithëpërfshirëse, që do të thotë demokratë esocialistë, transparente, të hapura dhe bazuar nëmeritë.

Projektbuxheti që kemi përpara është hapi iparë për ta ndryshuar këtë trend.

Më lejoni të bëj një parantezë të rëndësishme.Problemet e arsimit tonë nuk mund të zgjidhen menjë buxhet dhe as me një mandat, por ne jemi të

vendosur dhe në rrugën e duhur për të bërë njëkthese historike në sistemin tonë arsimor, që nuklidhet vetëm me buxhetin, por me vullnetin dhevizionin e duhur për të bërë ndryshimin, që nukështë thjesht çështje fondesh.

Ne nuk kishim buxhet, por gjetëm partner përtë punësuar klasën pilot për mësime me tableta.Ne nuk kishim buxhet, por gjetëm partnerë për tëfilluar pilotimin në 36 shkolla në të gjithë vendin,pra projektin tonë “Shkolla, qendra komunitare”.Ne nuk kishim buxhet, por me partnerëmundësuam kodin e etikës dhe fushatënpublicitare për informimin e prindërve dhe për roline ri që ata duhet të kenë në përzgjedhjen emësuesve dhe të drejtorëve të shkollave. Ne nukkemi planifikuar buxhet, por gjetëm partnerë qëdo të mundësojnë ekspertizën e akreditimit të tëgjitha institucioneve të arsimit të lartë publik dhejo publik në vend. Të gjitha këto vetëm në 100 ditëte para të punës sonë. Prandaj, edhe këtë buxhet,që për arsimin ka një rritje prej 3,8% krahasuarme një vit më parë, ne e shohim si një instrumenttë rëndësishëm për jetësimin e prioriteteve tëidentifikuara.

Investimet shënojnë rritje me 15%. Po ashtu,kemi një rritje në raport me prodhimin e brendshëmbruto nga 2,7 në 2,9. Duke konsideruar edhe tëardhurat që vijnë nga institucionet e arsimit të lartë,ai shkon në 3,5 % të prodhimit të brendshëm bruto.Edhe më i madh do të ishte buxheti nëse ne, falëkeqmenaxhimit tuaj, nuk do të gjenim një borxh tëkonsiderueshëm, plotë 2,5 miliardë lekë kundrejt249 debitorëve. Ky borxh është 8,42% i totalit tëborxhit që na keni lënë në derë. Ai vjen pas borxhittë krijuar nga Ministria e Transporteve dhe eShëndetësisë dhe zë 96% të buxhetit tëinvestimeve me financim të brendshëm të vitit2013.

Kemi trashëguar 1184 kopshte me nevojëemergjente për investime, 105 shkolla në rrezikshembjeje dhe 720 të tjera në nevojë për ndërhyrjeemergjente. Kemi 150 shkolla të cilat që nga kohae diktaturës nuk kanë pasur asnjë investim. Atojanë aty, por investimet që ju realizuat në vitin 2013kanë shkuar për 47 shkolla që nuk paraqisninnevojë emergjente për ndërhyrje, sepse nëpërballjen mes nevojës që shkollat realisht kanëdhe favoreve politike klienteliste, sigurisht, nënqeverisjen tuaj kanë fituar gjithmonë këta të fundit.Mirë se nuk ka pasur rend prioritar nevojash nëplanifikimin e buxhetit, por përse nuk ka pasur as

Viti 2013

264

Legjislatura e 8-të

kohë punimesh, siç thuhet në ligj: “Një vit përshkollat e reja dhe 6 muaj për rikonstruksion”. Përarsye elektorale investimet janë copëzuar aq sapër ndërtimin dhe rikonstruksionin e një shkolle,qeverisë së shkuar i janë dashur 3 vjet. Kështu,borxhi shtohej, sepse duhej një kosto shtesë përtransportin e nxënësve dhe mësuesve. Mosvënianë eficiencë e investimeve ka bërë që nxënësit tëtransportohen në shkolla të tjera ose të merrenmjedise me qira.

Ju na latë 2,5 miliardë lekë detyrime. Mebuxhetin e vitit 2014, ne do t’i zerojmë këto borxhedhe do të ndërhyjmë me rikonstruksione në 150shkolla në të gjithë vendin. Nga këto ndërhyrje dotë përfitojmë 15 000 nxënës dhe 1000 mësues.Edhe aty ku ndërtuat, ju ndërtuat vetëm mure,sepse për t’i kthyer në shkolla do të na duhet t’ipajisim me bazë materiale e laboratorë. Për këtëky buxhet adreson 400 milionë lekë.

Është folur gjatë për dixhitalizimin e shkollave.Ajo që gjetëm në fakt, ishte një katastrofë dixhitale.Mund të vini dhe të shikoni vetë në ministri. Ështënjë dhomë me servera të shtrenjtë dhe me disasisteme të financuara me kredi, pra edhe mështrenjtë, që askush nuk i ka përdorur ndonjëherë,investime, që për erën dixhitale bëhen më shpejtëtë vjetër, edhe pa u përdorur asnjë ditë. Për këtaservera dhe sisteme janë shpenzuar 618 milionëlekë, që nuk janë pak. Ne do të vëmë në punëpjesën më të madhe të sistemeve elektronike tëpapërdoruara deri tani, si dhe do të ngremësisteme të reja për të dixhitalizuar sistemin arsimorshqiptar. Sa shumë keni folur për moshën einternetit, por ne vetëm në 30% të shkollave gjetëminternet dhe këtë të lokalizuar vetëm në laboratorëte informatikës.

Me anë të buxhetit të vitit 2014, ne do tëinvestojmë rreth 700 milionë lekë për pajisjen metableta të nxënësve të klasave të 10-ta të të110shkollave të arsimit të mesëm të përgjithshëm nëtë gjithë vendin, duke ofruar kështu një standardtë lartë mësimdhënieje dhe mësimnxënieje, kuparashikohet të përfitojnë 125 000 nxënës dherreth 5000 mësues. Do të sigurojmë pagesën përblerjen e pajisjeve teknologjike për shkollat earsimit profesional, si dhe pajisjet për konviktet etyre me rreth 114 milionë lekë, ku parashikohet tëpërfitojnë 13 000 nxënës dhe rreth 8000 mësues.

Të nderuar kolegë, reforma e altertekstit, qëduhet të përmirësonte cilësinë dhe të luftontekorrupsionin në arsim, u kthye në një procedurë

të deformuar. Unë nuk do të ndalem këtu për tëgjitha masat që ne po ndërmarrim me grupet einteresit, me diskutime me mendimtarë për tëpërmirësuar këtë proces, por po ju sjell 2 shembujnga fatura për tekstet që Ministria e Arsimit dheSportit ka detyrim t’u paguajë familjeve në nevojëdhe fëmijëve rom. Në arsimin bazë, në një shkollëtë Durrësit, një paketë tekstesh blihet me 3554 lekëpër nxënës, ndërkohë që në Delvinë, po për tënjëjtin nivel, e njëjta paketë për të njëjtën klasëblihet me 2145 lekë për nxënës, pra me njëdiferencë prej 1409 lekësh. Në arsimin e mesëm,çmimi i paguar për nxënës varion nga 5900 lekënë një qytet si Durrësi në 3389 lekë për nxënës nënjë qytet tjetër si Librazhdi, pra me një diferencëprej 2516 lekësh. Si ka mundësi që njëkonkurrencë e ndershme për tekstet shkollore tëprodhojë këtë diferencë? Si ka mundësi që tëpaguhen fatura dhe askush të mos arsyetojë, tëmos reflektojë e të mos analizojë?

Buxhet dhe ide, transparencë dhe komunikim,nevoja dhe prioritete, kjo është rruga jonë përrimëkëmbjen e arsimit. Ne nuk do të kënaqemithjesht sa shumë, por sa më mirë. Ne nuk mundtë vijojmë me 1020 shkolla me më pak se 35nxënës, të cilat nuk ofrojnë standarde dhe cilësidhe ku grotesku ka arritur që për 6 nxënës të kemi7 mësues. Do të realizojmë racionalizimin eshkollave në territor për të optimizuar shpërndarjene shkollave dhe trupës mësimore, por edhe për tëngritur një sistem transparent planifikimi tëinvestimeve afatmesme në infrastrukturënarsimore. Ky është një proces i vështirë dhe bëhetakoma edhe më e vështirë nga zyra e ministrit,prandaj edhe ne e kemi nisur ndryshe këtë proces,me përditësimin e hartës së shkollave realizuarnë vitin 2011 dhe me ballafaqimin e të vërtetavenë terren, në komunikim me prindërit dhe aktorëtlokalë.

Ju i keqtrajtuat mësuesit, duke i zëvendësuartë aftit me militantë politikë dhe duke i detyruarmësuesit e rinj të blinin vendin e punës me shifraprej mijëra eurosh. Për të larë këto borxhe, ataduhet të kalonin virusin e korrupsionit në shkeljejetë kodit të etikës përmes kurseve private dheblerjes së notës.

Ju e poshtëruat figurën e mësuesit, duke idetyruar me forcë të braktisnin mësimin për t’u bërëpjesë e dekorit të mitingjeve tuaja elektorale.Keqmenaxhimi i burimeve njerëzore ka bërë qëvetëm në qarkun e Durrësit sot të kemi 180 mësues

265

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

mbi normë, 48 mësues jashtë profilit dhe 79 paarsim përkatës.

Në qarkun e Fierit janë 171 mësues pa arsiminpërkatës.

Në qarkun e Elbasanit janë 246 mësues paarsimin përkatës, 34 jashtë profilit dhe 135 mësuesmbi normë. Pa folur për klasat fiktive që janë krijuarme fëmijë emigrantësh apo rrethe fantazmë, përtë justifikuar emërimet pa kriter e pa karar që kenibërë anë e kënd vendit e për të cilat do tëpërgjigjeni. Për të gjitha këto abuzime keni përdorurparatë e taksapaguesve shqiptarë, por ne do tëzhvillojmë përgjegjësi të reja, edhe pse ky ështëturpi juaj.

Ne po ndërtojmë një partneritet dhe njëmënyrë të re ligjore, transparente dhe të bazuarnë meritë për përzgjedhjen e mësuesve në arsim.Këta njerëz të keqtrajtuar, të demoralizuar dhe tënëpërkëmbur nuk mund të jepnin rezultate nëmësimdhënie. Ku ka buxhet që të shlyejë dëminqë ju keni bërë në denigrimin e figurës së mësuesit.Çmimin për këtë e kanë paguar fëmijët merezultatet e tyre dhe me analfabetizmin funksional.Ne kemi një lajm të mirë për çdo mësues: ata nukdo të jenë më të detyruar të blejnë vendin e tyre tëpunës, sepse do të vlerësohen sipas meritës,nëpërmjet konkurseve.

Ky buxhet garanton indeksimin e pagave nëpërputhje me ligjin, por, nga ana tjetër, i kombinuarme politikat e reja fiskale, të cilat i dhanë fundtaksës së sheshtë për ta zëvendësuar me taksënprogresive, siguron një rritje efektive të pagës prej9% për punonjësit mbështetës dhe një shtesë tjetërsuplementare prej rreth 4% për mësuesit. Deri dje,një punonjës i kësaj kategorie, pra punonjësarsimor, paguante 3342 lekë të rinj në muaj, pramë shumë se 40 000 lekë të rinj në vit. Me paketëne re fiskale, ky punonjës do të paguajë vetëm 444lekë, pra duke përfituar më shumë se një pagëmujore në vit. Deri dje një mësues apo mësuesepaguante taksa 5598 lekë të rinj në muaj, pra 50385 lekë të rinj në vit. Me paketën e re fiskale çdomësues do të paguajë jo më 5598 lekë, por 3377lekë të rinj në muaj, duke kursyer 2220 lekë të rinjnë muaj.

Projektbuxheti i vitit 2014 na mundësonrimbursimin për blerjen e teksteve shkollore për tëgjitha familjet në nevojë, dhe për këtë do tëpërdoren 315 milionë lekë. Me këtë projektbuxhetdo të akordohen bursa për 1650 nxënës në arsimine mesëm dhe 1900 studentë në arsimin e lartë.

Ne do të vijojmë të mbështesim studentët eekselencës nëpërmjet fondit të ekselencës, që dotë jetë 150 milionë lekë, por jo siç e keni bërë ju.Sot studentët e ekselencës u janë drejtuar dyervetë gjykatave për të marrë me ligj dhe drejtësi atëqë ua mohuat padrejtësisht.

Nëpërmjet buxhetit të vitit 2014 Ministria eArsimit do të mbulojë shpenzimet e transportit për29 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues që punojnëdhe studiojnë në fshat. Do të mbështesimrealizimin e objektivave në drejtim të përmirësimittë cilësisë së sportit, duke përdorur 177 milionëlekë, por nuk do t’i shpërdorojmë, siç keni bërë,për të financuar entitete fantazmë, siç ka ndodhurvitet e kaluara. Që nga viti 2006 janë plot 5 milionëdollarë që janë shpenzuar për të financuar entitetetë tilla të panjohura nga gjykata dhe në kundërshtimme ligjin.

Ky është buxheti i rimëkëmbjes. Ky debatështë mirëfilli një debat që e kapërcen atë vetë,është një debat midis dy qasjeve të ndryshme qëkemi ne dhe ju: ne për rilindjen dhe ju për rrënimin;ju duke na përfolur me dashakeqësi për dekurajimherë si të paaftë, herë si të papërvojë dhe herë sitë pazotë për t’u shprehur, duke u fshehur pas kodittë heshtjes. Jeni të lirë të zgjidhni rrugën tuaj, nedo të vijojmë të flasim me punë të ndershme dhevepra zotimesh të mbajtura.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Nikolla!Fjalën e ka zoti Turku. Të përgatitet zoti

Dushaj.Ardjan Turku – Faleminderit, zoti drejtues i

seancës!Të nderuar kolegë deputetë,Po e vazhdoj te sektori i arsimit, në respekt të

kolegëve të mi të universitetit dhe profesoreshëssë nderuarës, zonjës Hafizi. Po e nis me njëllogaritje të thjeshtë: në këtë fashë llogaritenpërafërsisht 110 mijë lekë të rinj paga. Deri tanime 10-përqindëshin e taksës së sheshtë paguanin110 mijë lekë të vjetër taksë në muaj. Nga llogaritëe bëra del se tani nuk do të paguajnë më 110 mijëlekë taksë, por në atë 800000-lekëshin që taksohetmbi 300000-lekëshin e vjetër përfitojnë 104 mijëlekë. Fitojnë 6 mijë lekë të vjetër në muaj, duke ishumëzuar me 12, del se profesori me këtë që posillni ju fiton 72 mijë lekë të vjetër në vit. Një koleguim, sepse gjatë këtyre ditëve këta që janë tëshkolluar bëjnë llogari, tha: “Për çfarë më duhen,unë e kam apartamentin 100 metra katrorë, duke

Viti 2013

266

Legjislatura e 8-të

e shumëzuar me 150-lekëshin që rritet në bashkinëe kategorisë së parë, jo në kryeqytet, bëjnë 150mijë lekë, iku 72000-lekëshi.” Ai përsëri tha sekishte një makinë, 200 litra në muaj i nevojiteshinpër nevoja familjare, dhe shtohen 250 mijë lekënga akciza në vit. Ja ku u bënë 400 mijë lekë, tëcilave po t’u heqim 72 mijë, mbeten 328, dukeekuilibruar krahun e uljes dhe të përfitimit te ky97-përqindëshi i shqiptarëve që dhatë ju. Nuk pollogaritim më rritjet e tjera të çmimeve, sesa minusmë tej ikën ky profesori i universitetit apo inxhinierëte punësuar thjesht nga pagesat që kanë bërë dikurpër t’u shkolluar vetë, për t’u trajnuar vetë. Ngakualifikimet që kanë bërë për të kapur një rrogëmë të lartë qoftë në sektorin privat, qoftë nësektorin publik, pikërisht nga karriera e tyreprofesionale. Profesori ndihej keq, sepse mendoise kishte vjedhur më të varfrit. Ne qenkemi shtresae pasur! Por tha: “Hallall ju qoftë, rregullojeni këtëpunë, që edhe ne të mos ndihemi në të ardhmennë turp!” Në fakt, nuk dua të bëj llogari të tjera, poe mbyll me sektorin e arsimit, që e njoh më mirë.Ajo që na ka dalluar në këto 24 orë në diskutimettona është kjo: ju përmendi këtu vetëm ato qëpaketa me të drejtë i sjell si përfitime, por nuk ujepni përgjigje pyetjeve që të tjerët, njëlloj si kyprofesori i universitetit apo të punësuarit e tjerë nësektorin privat, humbin nga ana tjetër. Prandaj unë,megjithëse kam bërë disa llogari, nuk do t’i lexojfare, sepse nuk kemi as kohë, as nerva t’idëgjojmë, por po ju them se përgjigjet që nukmorëm ne janë përgjigje të këtyre pyetjeve ngaprojektbuxheti juaj dhe paketa fiskale. A do të ketërritje kostoje për biznesin e vogël? A do të ketërritje çmimesh nga rritja e akcizës së karburanteve,sepse çdo biznes i vogël e ka një makinë, që epërdor edhe për nevoja familjare, edhe përbiznesin? A do të ketë rritje kostosh nga rritja etaksës mbi ndërtesën apo truallin e biznesit?Sigurisht që po, me vlerë shumë më të lartë sesaajo e shtëpisë. A do të rëndohet më tej biznesi metarifa nga pushteti lokal, sepse keni hequr edhenjë kufi të 10-përqindëshit, që nuk duhet ta kalonintarifat e pushtetit lokal mbi biznesin e vogël,llogaritur mbi nivelin e taksës? Tashmë pushtetilokal ka mundësi të pakufizuara për ta kaluar këtë10-përqindësh. Përgjigjen nuk e kemi marrë. Përbiznesin e madh të njëjtat pyetje: a do të ketë rritjekostosh nga rritja e çmimit të naftës? A do të ketërritje kostosh nga rritja e taksës mbi ndërtesën dhetruallin e biznesit? Sigurisht që po. A do të ketë

rritje kostosh të administrimit nga kjo formulë e re?Sigurisht që po. A do të ketë fshehje apo reduktimtë dhënash, ose rritje të evazionit fiskal ngabiznesi? Po përgatitet de jure t’i ulë pagat epunonjësve të vet? Gjithnjë e më shumë. A do tëketë përdorim të pritshëm teknikalitetesh, si përshembull copëzim biznesesh, nga i madhi për tëbërë një seri të voglash? Sigurisht që po. A do tërëndohet më tej biznesi me tarifa nga pushtetilokal? Sigurisht që po, është tendencë epërhershme. A ka dalë ky propozim juaji mbi bazëne një studimi të gjendjes financiare të biznesevetë mëdha? Pra, a dihet saktë se sa biznese tonatjanë të gatshme dhe të afta ta përballojnë këtë rritjetaksash? Sa nga këto biznese ndodhen në riskdhe taksa e ashtuquajtur “progresive” i shtyn nërrokullimë? Nuk e kemi dhe nuk na jepet këtu.

A të flasim për tatimin mbi të ardhuratpersonale? Sapo mora një shembull mepedagogun e shkollës së lartë. Po përpensionistët? Më mirë të mos flasim. Flitet për njëindeksim hipotetik: “Të shohim gjatë vitit se çfarëdo të kemi”, asgjë tjetër, as gjelin e Vitit të Ri. Popër të përndjekurit, pronarët, fituesit e gjyqeve, tëgjyqeve të vjetra dhe të reja që do të dalin mbibazën e rrëzimit të aktit normativ? A i kemi ne taparashikuara? Me pikatore, që nuk do të mjaftoninas për një të njëqindtën e tyre. Po fermeri çfarëfiton? A fiton gjë fermeri me rritjen e çmimit tënaftës? Sigurisht merr rrokullimën. Merr shumë mëpak fondacione, me skema akoma më të paqarta,që ministri i Bujqësisë na tha në komision se “dot’i shohim, sepse kemi dy-tre variante, por nuk dihetende se cilat do të jenë skemat e subvencioneve”.Po për investimet në kullim dhe vaditje, tëpremtuara me 160 milionë dollarë, që i biemesatarisht 40 milionë dollarë çdo vit dhe qëparashikohen vetëm 1,9 prej tyre? Sa keq qëkatandisen! Po për familjet qytetare pa asnjë tëpunësuar dhe pa prona e pa biznese? Çfarë mundtë themi për familjet shqiptare që kategorizohen si“fshatarë pa tokë”? Është thënë edhe në medie(çudi e madhe!) se politikanët janë të pasur, atakanë një shtëpi të dytë. Po sa familje fshatare kanëndërtuar shtëpi të dyta me djersën e tyre dhe mevuajte në të gjitha qytetet, lagjet informale, a do t’uvihet taksa mbi pasurinë, sepse e kanë shtëpi tëdytë? Sigurisht që po. Përgjigjja këtu nuk jepet dhenuk i llogarit që në thelb ata janë fermerë. Pra,kemi një mori pikëpyetjesh, për të cilat nuk na jepnias ju përgjigje, as buxheti i shkruar dhe as

267

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

relacionet përkatëse.Unë do të përqendrohem në diçka tjetër. Të

gjithë kolegët, nga e majta dhe nga e djathta, kemibërë analiza të detajuara, sigurishtbashkëshoqëruar edhe me interpretime politike.Kjo nuk është e re, sepse ka ndodhur edhe mëparë gjatë viteve të kaluara, por këtë vit ka njëdallim të madh, se përveç adresimit në problemetë caktuara apo grupe të caktuara interesi,përplasja jonë këtë herë është në të tjera niveledhe me parashikime pasojash diametralisht tëkundërta në makro. Në fakt, është pothuaj një vijëdemarkacioni, që na ndan sot për mënyrën se si ekemi përballuar ne presionin e krizës gjatë vitevetë kaluara, nga njëra anë, dhe se si po e ndërtoniju përballjen me të dhe zhvillimin e ardhshëm tëvendit, nga ana tjetër. Janë pothuajse dy shkollatë ndryshme. Deri tani ne kemi konceptuar dhekemi bërë reforma, kemi thjeshtuar procedura,kemi vënë në efiçencë burimet natyrore dhe asetetnëpërmjet koncesioneve dhe privatizimeve, kemiulur taksat dhe kemi rritur efikasitetin e tyrenëpërmjet taksës së sheshtë dhe rritjes së bazëssë tatimpaguesve, e kemi bërë vendin atraktiv përinvestimet vendase dhe të huaja krahasimisht nërajon, kemi rritur prodhimin dhe përmirësuareksportet, kemi përdorur buxhetin, por dhehuamarrjen e kujdesshme vetëm për investime,kemi pasur kujdes që tregu të mos asfiksohet dhekemi ndjekur edhe politika sociale, kemi ndjekurpolitika liberale ndaj biznesit, si motori i ekonomisë,dhe kemi investuar në ato drejtime që gjenerojnëzhvillim ekonomik etj. Për pasojë edhe ky vit imbrapshtë, siç thoni ju, mbyllet me rritje pozitiveekonomike.

Me këtë paketë dhe buxhet që ju keniparaqitur në pamje të parë keni përpjekje për disapolitika në mbështetje të të varfërve apo të atyreme të ardhura të pakta nëpërmjet taksësprogresive mbi pagën apo punën. Në fakt, tërësiae taksave apo akcizat e tjera të rritura do të japinefektin nul, në mos negativ, mbi kurrizin eqytetarëve, duke rrëzuar pretendimin tuaj se fitojnë97% e qytetarëve, pikërisht si shembulli që sollapër profesorin, por edhe për të tjerët. Ju në pamjetë parë keni bërë disa përpjekje për stimulimin ebiznesit të vogël, i cili gjithashtu do të kërruset nënpeshën e rritjes së taksave të tjera. Ju në pamje tëparë keni bërë disa përpjekje për të paraqiturtaksimin progresiv të biznesit të madh, por nuktatoni dividendin e tyre. Dihet tashmë se dividendi

gjithmonë justifikohet nga biznesi i madh siinvestim dhe nuk paguhet, asgjë nuk vjen në arkëne shtetit. Ky është dështimi i vërtetë i pretendimevepër taksën progresive, për aq kohë sa nuk tatohetdividendi, duke e hibridizuar atë, këtë sistem. Junë pamje të parë po bëni kujdes për sektorin eshëndetit, por analizat e detajuara tregojnë se dotë ketë pak ose aspak përfitim, pa u futur nëvështirësitë e zbatimit. Ju po rritni realisht me 24%rrogat e policëve, dhe kjo na kënaq, se e meritojnë,por nuk kam qejf t’i shoh policët e rendit si hamejngarkim-shkarkimi makinetash, nuk kam qejf t’ishoh ata si tatimorë, si ndërtimorë, si kontrollorë,si audit të pushtetit vendor dhe të institucioneve,si prokurorë etj., etj.; nuk kam qejf ta shoh shtetintim si shtet policor, sepse dua që dashuria juaj përPolicinë e Shtetit të jetë e sinqertë, në respekt tëfunksioneve dhe punës së saj, jo si shpërblim përarbitraritetin.

Ju nuk po e ndihmoni aspak fshatin,përkundrazi, po shënoni hapa mbrapa. Ju keniparashikuar një buxhet historik, rreth 4,5 miliardëdollarë, i paparë ndonjëherë, është e vërtetë, por imbështetur në rreth 220 milionë dollarë nga rritjae taksave, pra ia merrni përsëri popullit mbi supe,dhe rreth 350 milionë të tjera si huamarrje. Jusynoni të lani borxhin ndaj kompanive, por edherimbursimin e TVSH-së, rreth 390 milionë dollarë.Kjo është gjë shumë e mirë, pasi i çliron ato biznesedhe mundëson gjallërimin e tregut, por nuk shohimshenja të mbledhjes së borxheve që bizneset ikanë shtetit, dyfishin e kësaj. Larjen e borxheve ekeni mbështetur te kredia e marrë. Ju po rritnishpenzimet dhe synoni të gjallëroni tregun, por,nga ana tjetër, me anë të taksave dhe rritjes sëçmimeve u hiqni plot 220 milionë dollarëshqiptarëve, pra 220 milionë dollarë më pakprodukte për konsum. Ndërkohë po vazhdonivetëm një pjesë të investimeve të filluara nga nedhe ju mungojnë investimet e reja.

Kryesorja është se paketa juaj fiskale dhe kyprojektbuxhet nuk krijon klimë pozitive për biznesindhe investimet e huaja. Politikat e skicuara fiskaledhe buxhetore dëshmojnë se keni gjetur rrugënmë të lehtë: me rritje taksash, me marrje huaje,duke kaluar në nivele të papara të borxhit publikpër vitin e ardhshëm, me rritje shpenzimesh, meulje investimesh dhe përgjithësisht të një buxhetiqë nuk garanton gjenerim dhe rritje ekonomike.Ky është rreziku kryesor për të cilin e ngremë zërin,sepse ekonomia është një çati që, po ra, na zë të

Viti 2013

268

Legjislatura e 8-të

gjithëve brenda. Ky është dallimi kryesor ipozicioneve tona sot dhe shumë specifik e irëndësishëm, krahasuar me debatet e viteve tëkaluara. Në fund të fundit, vendi ka një mazhorancëtë dalë nga zgjedhje të lira dhe të drejta. Njëmazhorancë ka të drejtë dhe detyrimin të hartojëprograme, të përpunojë politika, t’i shndërrojë atonë ligje dhe t’i implementojë. Këtë kemi bërë edhene gjatë tetë vjetve të kaluar, nga të cilët rreth 5vjet i kemi kaluar nën presionin e jashtëzakonshëmtë krizës rajonale botërore dhe ia kemi dalë qëvendi të mos binte në krizë. Jo se nuk kemi pasurtë meta, por përgjithësisht kemi ndërtuar politikatë drejta dhe kemi pasur rezultate në implementim.Pra, rruga jonë e provoi veten. Ju i dinit të gjithakëto, mos bëni të paditurin dhe të habiturin se sanë vështirësi qenkeni apo qenka vendi. Askush nuke ka pasur të lehtë, as ne, për hir të së vërtetës,nuk keni të lehtë edhe ju tani, madje shumë tëvështirë. Ne kemi qenë shumë të impenjuar për tëshprehur opinionet tona në lidhje me këtondryshime të rëndësishme në këtë moment delikattë zhvillimit të vendit, sepse u mbështetëm nëpërvojën tonë. Këto ndryshime që ju po ndërmerrnime gjasa të çojnë në recesion, jo vetëm sipas nesh,por sipas shumë specialistëve dhe grupeve tëbiznesit. Do të ishte mëkat që ekonomia jonë, që ishpëtoi recesionit vite me radhë, të binte nërecesion tashmë që kriza po thyhet dhe me shumëgjasa ekonomitë po rigjallërohen. Ju tashmë e kenindarë mendjen dhe do t’i votoni këto ndryshimeqë keni sjellë, pothuaj pa reflektuar, me devizën eKryeministrit se me këtë paketë fiskale dhe me këtëprojektbuxhet tashmë e keqja ka kaluar. Për tëmirën e vendit, për të mirën tonë të përgjithshme,me gjithë shpirt ju them: Zoti qoftë me ju! Ashtu siçju them se, nëse dështoni të paktën deri atëherë,ju dhe qeveria juaj jeni të maturuar aq sa të pranonipërgjegjësinë, e cila do të jetë totalisht juaja.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Turku!Fjalën e ka zonja Gjermeni.Ju kujtoj se kanë mbetur për të diskutuar nga

ana e opozitës zoti Dushaj, zonja Qirici, zonjaAdemi, zoti Berisha, kurse nga ana emaxhorancës, zonja Kodheli dhe zoti Beqja. Pastajdo të vazhdojmë me përfaqësuesit e grupeveparlamentare.

Eglantina Gjermeni – Faleminderit! Të nderuar kolegë deputetë,Jam sot këtu përpara jush jo thjesht për të

dhënë vlerësime për buxhetin e vitit 2014, por edhepër t’i parë në sy të gjithë shqiptarët, absolutishtpa asnjë përjashtim, dhe për t’u thënë se jemi nërrugë të mbarë për të përmbushur premtimet tonagjatë katër vjetve, disa prej të cilave po i realizojmëedhe me hartimin e këtij projektbuxheti.

Filluam me uljen e taksave për 97 % tëshqiptarëve, duke u krijuar mundësinë që në fundtë muajit të kenë më shumë të ardhura për vetendhe për familjen. Jemi të ndërgjegjshëm se përshkak të situatës së krizës ekonomike, tëpapunësisë dhe të problemeve të shumta sociale,me të cilat janë përballur qytetarët shqiptarë gjatëkëtyre tetë vjetve, ata kërkojnë përmirësim tëmenjëhershëm të gjendjes dhe kanë pritshmëri tëlarta ndaj qeverisë. Pa dyshim që është më se ikuptueshëm dhe tërësisht i justifikuar ky reagim.

Ajo që dua të theksoj është se asnjëherë nukkemi premtuar mrekulli dhe as se gjërat do t’indryshojmë me “shkop magjik”, sepse kemi dashurtë jemi realistë dhe shumë të hapur me të gjithëqytetarët. Ajo çka mund të themi me siguri ështëse jemi të angazhuar dhe të përkushtuar sepremtimet që kemi dhënë do t’i mbajmë dhe po imbajmë. Ky projektbuxhet dhe kjo paketë fiskaleqë po diskutojmë sot e dëshmon më së miri këtëgjë.

Njëqind ditë janë vërtet shumë pak për tëndryshuar jetët e gjithë qytetarëve shqiptarë, porjanë të mjaftueshme për të analizuar situatën nëtë cilën i gjetëm institucionet, për të krijuar një frymëdhe përqasje të re në drejtimin e shtetit, si dhe përtë hedhur piketat e zbatimit të programit qeverisës.

Të nderuar kolegë,Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit është

një ministri e re në mënyrën e organizimit dhefunksionimit, por e vjetër në të dyja fushat epërgjegjësisë që mbulon. Theksoj se situata qëhasëm dhe që kemi evidentuar është një situatëme borxhe flagrante dhe shpërdorime, ashtu siedhe në të gjithë sektorët e ekonomisë. Si pasojëe keqadministrimit të fondeve dhe të punës sëpapërgjegjshme të drejtuesve të InspektoratitNdërtimor Urbanistik Kombëtar, në fund të muajitgusht të vitit 2013 u trashëgua një gjendje borxhinë vlerën rreth 208 milionë lekë.

Në Entin Kombëtar të Banesave në fund tënëntorit të vitit 2013 u trashëgua një borxh nëshumën 236 milionë lekë.

Më lejoni t’ju sjell në vëmendje se zhvillimiurban, planifikimi i territorit, aq më pak kontrolli i tij

269

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisë “Berisha” nukkanë qenë prioritet dhe sot përballemi me njësituatë kaotike, një zhvillim urban spontan dhe tëpakontrolluar. Për ta ilustruar këtë gjë mund të sjellnjë statistikë domethënëse: nga 1332 rasteobjektesh të kundërligjshme të konstatuara gjatëperiudhës së vitit 2012-shtator 2013 është prishurvetëm një objekt i tillë. Pra, jo vetëm janë lejuar tëndërtohen, por, edhe kur janë denoncuar, nukështë marrë asnjë masë ndaj tyre.

Në vijim të kësaj po ju bëj me dije se nëbuxhetet e shkuara nuk ka pasur fonde tëplanifikuara për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëmmbi bazën e planifikimit kombëtar, që zbret nëplanifikime vendore, sektoriale dhe ndërsektoriale.

Ajo që ka rezultuar si praktikë në vitet qëshkuan është pikërisht krijimi i hapësirave “ligjore”nëpërmjet vendimeve të marra, të cilat, në fakt,nuk kanë pasur qëllim tjetër veç favorizimitklientelist. Mund të përmend këtu se në prill të vitit2013 janë bërë ndryshimet e fundit ligjore në ligjin“Për planifikimin e territorit” vetëm për tëmundësuar dhënien e lejeve klienteliste, për shkakse nuk kishte një plan. Nga “nxitimi” në disa rasteka pasur edhe gafa të tilla: janë miratuar vendimetë Këshillit të Ministrave, të cilat kanë hyrë në fuqipa miratuar më parë ndryshimet e ligjit, siç ështërasti i VKM-ve nr. 312 dhe nr. 314, që janë miratuarpara hyrjes në fuqi të ligjit “Për planifikimin eterritorit”. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, i cili ështëpërgatitur nga qeveria e mëparshme, ështëpërcaktuar qartësisht si një detyrim ligjor hartimidhe miratimi i Planit të Përgjithshëm Kombëtarbrenda 2 vjetve, detyrim që nuk është zbatuar derimë sot.

Ndërkohë, mund të them se situatë praktikishttë falimentuar gjetëm në Agjencinë e Legalizimit,Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dheNdërtimeve Informale, ku në dyshemetë e tijgjendeshin rreth 50 mijë praktika, për të cilatqytetarët kanë bërë pagesat dhe janë arkëtuar nëbuxhet, në një kohë që nuk u është dhënë leja elegalizimit, duke i lënë për vite me radhë në pritjetë pakuptimtë.

Më duhet të theksoj se ndërsa qeveria“Berisha” trumbetonte me të madhe vullnetin e sajdhe “suksesin” e procesit të legalizimeve, nga tëardhurat e arkëtuara nga legalizimet për periudhën2008-2013, në shumën 7.9 miliardë lekë, qeveria,në mënyrë të veçantë Ministria e Financave, kanëpërdorur 3 miliardë lekë për qëllime të tjera dhe

në kundërshtim të plotë me ligjin.Në fushën e strehimit janë shkelur

sistematikisht dispozitat ligjore për menaxhimin esistemit buxhetor nëpërmjet kryerjes së pagesavep¸r shlyerjen e subvencionit t¸ kredis¸ s¸ leht¸suart¸ banesave, në tejkalim t¸ fondeve buxhetore t¸planifikuara.

Nga ky podium më duhet të denoncoj shkeljetligjore që përmbajnë elemente korruptive lidhur metrajtimin me strehim t¸ n¸pun¸sve civil¸ t¸administratës s¸ lart¸ shtet¸rore dhe tëfunksionarëve politikë. Sapo kemi përfunduarauditimin në Entin Kombëtar të Banesave përproblemin e strehimit. Shumë shpejt do t’jua bëjmëtë ditur juve, publikut të gjerë dhe medias çfarërezultonte aty.

Të nderuar kolegë deputetë,Pa dyshim që nuk është aspak e lehtë të

krijosh një ministri të re, me dy fusha prioritare dhetë përballesh me borxhe në një situatë kaqproblematike.

Fondet e parashikuara për ministrinë që unëdrejtoj në projektbuxhetin e vitit 2014 bëjnë tëmundur hedhjen e disa hapave të rëndësishëmnë fushën e planifikimit e të zhvillimit urban,administrimit të tokës dhe zhvill imit tëqëndrueshëm e kontrollit të territorit, në zhvillimine qëndrueshëm të turizmit, në fushën e strehimit,si dhe të legalizimit e të integrimit të zonave dhendërtimeve informale.

Në terma konkretë, me buxhetin e vitit 2014për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit sisistem janë parashikuar rreth 2,85 miliardë lekëshpenzime, pra krahasuar me vitin 2013 janë 34% më shumë. Në këtë projektbuxhet janëparashikuar për investime rreth 1,65 miliardë lekë,nga të cilat 562 milionë lekë investime publike mefinancim të brendshëm dhe rreth 1,1 miliard lekëme financim të huaj, pra 42% më shumë sesa nëvitin 2013.

Bëhet fjalë për investime në projekte tërëndësishme, që kanë impakt direkt nëpërmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë, siçjanë projektet për strehimin e shtresave në nevojë,të familjeve rome, projekti i menaxhimit të integruardhe pastrimit të zonës bregdetare, si edhe projektete veçanta për turizmin dhe zhvill imin eqëndrueshëm të këtij sektori në harmoni të plotëme mjedisin dhe territorin.

Ndër prioritetet dhe detyrat që kemi marrëpërsipër, të programuara për vitin 2014, veçoj:

Viti 2013

270

Legjislatura e 8-të

Rishikimin dhe përmirësimin e legjislacionittë planifikimit të territorit, proces i cili ka filluar dhepritet të finalizohet në gjashtëmujorin e parë të vitit2014.

Një nga sfidat më të mëdha që kemi si Ministriështë puna për hartimin e Planit të PërgjithshëmKombëtar të Territorit, nismë e miratuar nga KëshilliKombëtar i Territorit. Për këtë projekt madhor dotë punohet maksimalisht për ta finalizuar para afatittë parashikuar në ligj.

Gjatë vitit të ardhshëm do të punohet përhartimin e Planit Sektorial për Bregdetin, si dhepër Planin e Përgjithshëm të Integruar për zonënekonomike Tiranë-Durrës.

Pikërisht përmes qasjes që Ministria eZhvillimit Urban dhe Turizmit ndjek në punën e saj,ndiqet cikli “planifikim-pilotim-zbatim”, duke synuarkrijimin e modeleve të zhvillimit që garantojnëzhvillim të qëndrueshëm dhe të kontrolluar tëterritorit.

Në fushën e strehimit krahas shlyerjes sëborxhit të qeverisë së kaluar synimi ynë ështëmbështetja e rajoneve dhe komunitetevevulnerabël në përmirësimin e kushteve të strehimit.

Gjithashtu nuk mund të lë pa përmendurristrukturimin e programit të kreditimit të lehtësuar,ku synojmë të reformojmë sistemin e strehimit qëmbështet funksionarët politikë dhe të lartë tëadministratës, si dhe zgjerimin e partneritetit mesipërmarrësit privatë dhe donatorët.

Kryerjen e investimeve me fonde buxhetorenë vlerën 30 milionë lekë për përmirësimin ekushteve të banimit të komunitetit rom, kuparashikojmë të strehojmë rreth 80 familje rome.

Përfundimin e ndërtimit të rreth 214apartamenteve të banimit, si dhe përfundimin erreth 70 apartamenteve të banimit nëpërmjetprogramit “Rehabilit imi i banesave nëbashkëpronësi”.

Duke nxjerrë mësime nga niveli i zhvillimit tëmëparshëm kaotik të turizmit dhe nga mangësitëevidente në nivelin e shërbimit, duke filluar ngaviti 2014 synojmë sigurimin e instrumenteve tëduhura, që e orientojnë turizmin shqiptar drejtzhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Me ndryshimet ligjore që po përgatitim dhedo t’i paraqesim për shqyrtim e miratim, do t’i jepetzgjidhje kategorizimit të aktorëve të tregut turistikpër tërësinë e produkteve. Kemi filluar punën përhartimin e Projektit të Strategjisë së Zhvillimit tëTurizmit 2014-2020 dhe po punohet intensivisht

për platformën “Imazhi i Shqipërisë turistike”.Puna dhe aktivitetet që kemi zhvilluar gjatë

këtyre 100 ditëve në fushën e turizmit na kanë bërëtë kuptojmë sa shumë është folur për turizmin dhesa pak është bërë.

Në të njëjtën kohë promovimi i Shqipërisë dhei potencialeve të saj unike për zhvillimin e turizmitna bën optimistë për të parashikuar disa arritje nëkëtë sektor kaq të rëndësishëm, që siguron mëshumë punësim, më shumë të ardhura përqytetarët shqiptarë dhe më shumë mirëqenie. Mëkonkretisht parashikojmë: rritjen e numrit tëvizitorëve të huaj në masën 15%; hapjen evendeve të reja të punës në fushën e turizmit, rreth30 mijë vende të reja pune; rritjen e kontributit direktnë sektorin e turizmit dhe produktin e përgjithshëmbruto në masën 2-3%.

Mbase ju duken shumë optimiste ato që duamtë arrijmë, edhe duke menduar arkën bosh, e kamtë qartë se do të ketë skepticizëm për realizimin etyre. Ajo që dua të theksoj është se jo çdo përpjekjeose ndërmarrje në fushën e zhvillimit të turizmitkërkon shumë para dhe të gjitha këto para vetëmnga shteti. Në fakt, kërkon më shumë vizion, mëshumë angazhim, më shumë planifikim dhe përmë tepër gjetjen e qasjes së duhur për tëmundësuar realizimin e këtyre objektivavenëpërmjet instrumenteve të bashkëpunimit, sipartneriteti publik-privat për të nxitur zhvilliminekonomik nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëmurban dhe zhvillimit të turizmit. Tashmë këto urabashkëpunimi janë krijuar. Ministria e ZhvillimitUrban dhe Turizmit, si lider në këtë proces, do tëgarantojë vizionin, strategjinë, guidat dhe iniciativatfiskale në funksion të këtij partneriteti jetik.

Do të kemi bashkëpunim të ngushtë edhe medonatorët, që do të jenë një shtyllë e rëndësishmepër të lehtësuar proceset e nisura, si dhe për tëkonkretizuar më tej objektivat e Ministrisë.

Buxheti i vitit 2014 synon të rikthejëekonominë shqiptare me këmbë në tokë, dukesiguruar rritje reale, larg iluzioneve ose historivese jemi vendi i dytë me rritjen më të madheekonomike në Europë, pas Gjermanisë.

Dokumenti për të cilin po diskutojmë sot nëparlament shpreh mbi të gjitha përgjegjshmërinëtonë si qeveri dhe vetëdijen se vendi nuk mund tëzhvillohet me borxhe të pashlyera, duke shtrydhurdhe duke gjobitur biznesin apo duke e parë atë siarmik. Ne do të vendosim një standard të ri edhenë këtë drejtim, duke ndërtuar një partneritet të

271

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

fortë mes shtetit dhe privatit.Në fund të fjalës sime dëshiroj të theksoj se

buxheti i vitit 2014 në përgjithësi, në veçanti ai përMinistrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, jo vetëmqë paraqitet me një rritje të konsiderueshme, porështë realist dhe tërësisht në funksion tëpërmbushjes së prioriteteve të qeverisë dhe tëkësaj ministrie.

Faleminderit për vëmendjen!Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Gjermeni!Fjalën e ka zoti Dushaj.Besnik Dushaj - Të nderuar deputetë,Zoti drejtues i seancës,Që ditën që u votëbesua nga ky Kuvend e

deri sot, kur ka kanë kaluar 100 ditë, qeveria Ramanuk ka marrë asnjë vendim bazuar në ligj dhe kjoështë unikale dhe e paprecedent. Kështu veproikjo qeveri edhe me buxhetin dhe paketën fiskaletë vitit 2014, që i solli në Kuvend në thyerje të çdoafati kohor dhe praktike të konsoliduar nga të gjithaqeveritë paraardhëse prej vitesh, por edhe pa asnjëlloj transparence, pa asnjë konsultim me grupet einteresit dhe në kundërshtim me premtimet e bëra.Ne si opozitë sot nuk kemi votën për ta ndryshuarkëtë projektbuxhet as ligjet e paketës fiskale, porjemi këtu për t’u thënë të vërtetën votuesve tanëdhe qytetarëve shqiptarë dhe e vërteta është ehidhur dhe tronditëse, ashtu siç është portretindjellëzi i Kryeministrit Rama.

Pas gjithë atyre bëmave që kanë në themelshkeljen e pashembullt të ligjeve dhe tëKushtetutës, pas gjithë asaj trysnie me shpërthimetritoli, pas një sulmi të gjithanshëm mbiadministratën shtetërore, pas një shfaqjejeantikombëtarizmi dhe antieuropianizmi, model përdiktaturat e Lindjes, qeveria na sjellë sot buxhetine varfërimit. Në fakt është një buxhet rrokullisjejee rrënimi për ekonominë e gjithë vendin, është njëbuxhet që shkatërron vendet e punës, është njëbuxhet që rrit në mënyrë dramatike borxhin, borxhqë do të rëndojë mbi çdo familje shqiptare. Ky ështëbuxheti i varfërimit për të gjithë shqiptarët. Ky ështënjë buxhet që nxjerr në shesh faqen e zezë dheturpin e premtimeve të bujshme të kësajmaxhorance që me këtë buxhet nuk po realizonasnjë prej tyre.

Unë nuk kam ndërmend të ndalem në detajeme treguesit e buxhetit dhe të paketës fiskale,sepse kolegët parafolës, por edhe mediat gjatëgjithë këtyre ditëve, i kanë pasqyruar këto të dhëna,por te ajo çfarë parashikon buxheti për dy shtresa

të ndjeshme të shoqërisë sonë, siç janë tëpërndjekurit politikë dhe pronarët.

Ju, zoti Kryeministër, me këtë buxhet keniguximin e madh të talleni me vuajtjen dheqëndresën legjendare të kombit që janë tëpërndjekurit politikë. Si deputet i PartisëDemokratike dhe pjesë e kësaj shtrese jam sotkëtu t’i mbroj me zjarrin e shpirtit, t’i mbroj nga ju,demagogë, që ju premtuat shumë gjatë fushatës:u thatë që do të rrisnit 25 euro vlerën e një ditedënimi, u thatë se do të shlyenit të gjitha detyrimetnë dy vjet e se janë gënjyer e përdorur nga qeveria“Berisha” e Partia Demokratike. Çfarë nuk thatë ebëtë kur ishit në opozitë. U munduat të futnipërçarjen mes tyre për përfitime politike, organizuatgreva tragjike urie dhe vetëflijime, u përpoqët tëshfrytëzoni vuajtjen dhe mundimin e tyre, të cilatqeveria jonë ndoshta nuk arriti t’ua kompensontenë masën që duhej.

Ju bijtë të etërve që jeni sot në pushtet guxoinit’i kërcënoni me fytyrën e diktatorit dhe nuk ivlerësoni e nderoni vuajtjet e sakrificat e mijëraburra e grave që kaluan përpara plumbit e u shkoirinia në pranga apo në kampet e shfarosjes nëmasë. Ne demokratët, siç thashë më lart, nuk themse bëmë sa duhet për ta, sepse gjithë ari i botësnuk e kthen rininë e tyre të humbur, jetën e tyre tëkëputur nga plumbi i hakmarrjes klasore, porevidentuam plotësisht çdo ditë burgu apo internimidhe bëmë çdo vit shpërblimin sipas mundësisë.Vitin e kaluar vendosëm në dispozicion të kësajshtrese 30 milionë dollarë, ndërsa ju, me gjithë atëspektakël poshtërues, vitin që vjen nuk keniparashikuar as gjysmën e kësaj shume.

Kolegë deputetë, nuk harrohet lehtë ajodeklaratë tronditëse që Edi Rama në opozitë u patibërë pronarëve: “Ju nuk keni punë me ne, shkonite partia juaj”.

Në fakt këtë deklaratë në fushatë e ndryshoi,madje tha se ne nuk i njohim si ish-pronarë, por sipronarë, sepse do jua kthejmë ose do juakompensojmë pronat. Sigurisht që ishte njëmashtrim, sepse në realitet në buxhetin qëplanifikon për këtë shtresë i është kthyer deklaratëssë parë: shkoni te partia juaj.

Zoti Kryeministër,Partia e pronarëve që u shpronësuan

barbarisht nga diktatura komuniste është prona,toka, vendi i të parëve dhe e drejta e tyre me tëgjitha ligjet, madje dhe me kodet e lashta, natyrishtedhe Kushtetutën e shtetit shqiptar, është të marrin

Viti 2013

272

Legjislatura e 8-të

e të gëzojnë pronën e tyre të shenjtë ose tëshpërblehen për këtë, por sa ka parashikuar kjoqeveri për pronarët në vitin që vjen? Një shifërqesharake prej 300 milionë lekësh dhe 1,2 miliardëlekë që do të sigurohen nga legalizimi i banesave,të cilat qenë premtuar të bëheshin falas. Edhe kjonjë gënjeshtër e turpshme.

Të nderuar kolegë,Çfarë na kanë parë sytë e na kanë dëgjuar

veshët këto ditë. Njëri prej ministrave, ministri iPunës doli me vrap nga mbledhja e qeverisëpërpara kamerave dhe dha lajmin e bujshëm sedo të jepen pagat për invalidët. Interpretonte nëatë formë sikur ishte shumë i lumtur, sikur kishterealizuar një arritje të madhe personale dhe tëqeverisë së tij.

Zoti Ministër, nuk është arritje t’ju japësh pagatinvalidëve, të cilat kjo shoqëri dhe qeveria jua kaborxh, por detyrim dhe si detyrim, por edhe sindjeshmëri ndaj kësaj shtrese më të vuajtur tëshoqërisë, qeveria e Sali Berishës ua dyfishoi këtëpagesë dhe ua shpërndau sipas të gjitha rregullavedhe afateve. Kurse ju, qeveria juaj, edhe sot që poflasim, po bën tre muaj që invalidëve, por edhefamiljeve në nevojë, nuk po ju jep pagesat dhe junë mënyrë të turpshme u thoni shqiptarëve seqeveria e mëparshme i ka shpenzuar fondet përfushatë: demagogji e hipokrizi pa fund. Pse nukua jepni pagesat kur buxhetin prej 40 milionëdollarësh e kishit aty, pasi jua la qeveria emëparshme pikërisht për këto pagesa, apo ishpërdoruat për të tritol, për luksin e ngjyrave tëzyrave apo për vizita pa bereqet në Europë? Thempa bereqet, sepse në një vend mik shkuan treministra dhe i priti sekretarja e Kryeministrit. Ata injihnin. Nga këta të tre, dy prej tyre ishin ata qëvitin e kaluar kishin lobuar në këto vende kundërstatusit e tani shkonin e u luteshin për statusin. Saturp!

Zonja e zotërinj qeveritarë,Statusi i vendit kandidat nuk u mor, sepse ai

nuk merret me lutje, por me qeverisje të mirë eserioze. Europa nuk i tha jo popullit shqiptar, pojuve, kësaj qeverie arrogante e të papërgjegjshmedhe Kryeministrit Rama, i cili kudo që shkon vendine vet e shpall si më të korruptuarin dhe me krimine organizuar më të madhin në planet. Pas refuzimittë statusit për të shfajësuar veten dhe qeverinë etij, Kryeministri ia hodhi fajin Europës dhe opozitës,kurse Kryetari i Kuvendit sulmoi Sali Berishën.

Zoti Meta ishte shumë konfuz dhe aspak re-

alist në atë deklaratë, ku, ndër të tjera, u shprehse mosmarrja e statusit e gëzoi Berishën. Unë edi që atë deklaratë ti e bën për të fituar besimin esocialistëve dhe të zotit Rama, i cili ju mungon,sepse edhe ju e dini se në qoftë se në Shqipëri kanjë njeri që ka punuar dhe luftuar me pasion përintegrimin e vendit në Europë në këto 23 vjet dheqë ka pasur rezultate të mëdha, ai është SaliBerisha. E sa për tifozllëkun tënd me portokallinëholandeze, ma thotë mendja, se zor se do të tëpranojnë për tifoz të tyre, pasi kanë frikë se jutrukon ndeshjet ashtu si trukove zgjedhjet.

Të nderuar kolegë,Si deputet i Tropojës dua të shpreh indinjatën

time të thellë për qeverinë “Rama”, e cila nëbuxhetin e vitit 2014 nuk ka parashikuar asnjëinvestim në Tropojë.

Të dashur bashkëqytetarë të Tropojës kudoqë jeni, në Tiranë apo në rrethe të tjera të vendit,kjo qeveri raciste, ashtu siç po bën me vëllezërit emotrat tona në Tiranë dhe kudo ku janë punësuar,duke i larguar nga puna me urrejtje të madhe, pobën edhe në Tropojë, me veprimet e saj, dukepërgjysmuar shërbimet sociale, pra fondin endihmës ekonomike dhe të invalidëve, dukendërprerë energjinë elektrike, duke larguar ngapuna punonjësit dhe duke i zëvendësuar memilitantë të kësaj maxhorance, duke zvogëluargrantin e pakushtëzuar të njësive tona vendore,të cilat nuk janë kompensuar as për heqjen etaksës së biznesit të vogël e këtu rasti më tipikështë ai i Bashkisë së Bajram Currit, të cilës nëvend që t’i shtohej granti i është zvogëluar, poredhe duke mosparashikuar në këtë buxhet për tërealizuar ndonjë investim në Tropojë për vitin eardhshëm, madje nuk do të përfundojë as projektinë vazhdim i rrugë turistike të Valbonës.

Të gjitha këto na bëjnë të besojmë se qeveria“Rama” po synon që të varfërojë Tropojën, tëvarfërojë tropojanët dhe të hakmerret përmungesën e mbështetjes sonë, mbështetje që nukka për ta gjetur kurrë.

Të nderuar deputetë,Buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2014, që po

diskutojmë sot, na bën të besojnë se shqiptarëtduhet të shtrëngojnë rripin, sepse çdo ditë, çdomuaj e vit do të varfërohen më shumë. Ne duhettë ruajmë fort e të shfrytëzojmë sa më mirë atoautostrada dhe rrugë të reja, por edhe vepra tëmëdha të ndërtuara nga Veriu në Jug të Shqipërisënga qeveria e Sali Berishës, t’i puthim e të vëmë

273

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

në ballë, siç thotë populli, sepse sa të jetë kjo qeveriduket se nuk do të shohim të tjera.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Dushaj!Zonja Qirici e ka fjalën.Eleina Qirici – Të nderuar kolegë deputetë,Projektligji i paraqitur erdhi në komisionet

parlamentare dhe në këtë parlament me vonesëjo vetëm në shkelje të plotë me ligjin, por dukemos u dhënë kohën e mjaftueshme grupeve tëinteresit për t’u shprehur. Ky është buxheti qëparalajmëron dhe garanton rënien e ekonomisëshqiptare, është buxheti i premtimeve të pambajtura për shqiptarët dhe nuk realizon aspremtimet e programit të qeverisë së sotme,prandaj dhe opozita është kundër miratimit të këtijbuxheti. Buxheti i hartuar tregon qartë që kjo qeveripo rrit shpenzimet për luksin e vet dhe borxhin nëkohë krize, duke fshirë nga faqja e dheut investimetpublike. Buxheti tejkalohet, por totalisht nga rritjae taksave dhe jo nga miradministrimi fiskal. Ngaana tjetër, guximi për të rritur shumicën e tatimevepo shihet me spekticizëm për rezultatet që mundtë sjellë. Kjo sepse në këtë kohë krize qeveritë errisin tolerancën e taksimit të biznesit, me qëllimqë të mos e frenojnë rritjen ekonomike, por te nendodhka ndryshe. Edhe Dhoma Amerikane eTregtisë shprehet e zhgënjyer nga fakti se paketafiskale nuk pati diskutime edhe me partnerë të tjerëpër të dhënë opinionet e tyre për këtë paketë.Ndërkohë ndryshimi i menjëhershëm i sistemitfiskal, në mungesë të një debati publik efikas, nukbën gjë tjetër veçse çon në rritjen e evazionit fiskal.

Pra, kur nuk ka transparencë, nuk kakonsultim; kur nuk ka konsultim, nuk ka miratim tëgrupeve të interesit dhe mbërritja me vonesë ekësaj pakete fiskale nuk bëri gjë tjetër, veçse nukla hapësira kohore për të reflektuar edhe kërkesate drejta që kanë bizneset edhe shoqëria civile përtë. Por të votohesh nga 2/3-at e shqiptarëve,pikërisht sepse ata besuan në këtë maxhorancëdhe në këtë qeverisje që do t’i mbështesë, dhe nëtë njëjtën kohë të godasësh besimin e konsumatoritdhe të investitorëve vendas, kjo nuk quhetpërgjegjshmëri. Nga takimet e hapura me biznesetdhe grupet e interesit rezultojnë pengesa tëkonsiderueshme edhe për bujqësinë, pasi kjopaketë i penalizon sipërmarrjet e reja bujqësore.Këtyre sipërmarrjeve, në vend që të marrin formëne një biznesi të organizuar, ju intereson më mirëtë rrinë ashtu siç janë, të paguajnë 7,5% dhe jo

15% tatimfitimi plus 10% të dividentit.Po të shohim premtimin elektoral të bujqësisë,

parashikohet një ulje e çmimit të naftës 35% dhenjë zerim të taksave për plehra, fidanë dhemakineri bujqësore. Programi qeverisës shprehetse do të nxitet prodhimi bujqësor nëpërmjet uljessë kostos, por, në fakt, çfarë ndodh me këtëagrobiznes, kur karburanti mbetet një nga zëratbazë të kostos që siguron ngrohjen e serave,prodhimin e avullit në punishten e ambalazhimittë fruta-perimeve, konservimin etj.? Rezultati ështëi qartë, kemi më shumë toka të pambjella.

Programi qeverisës gjithmonë ka dhënëelemente pozitive, por ama cilat janë faktet dhepikërisht realiteti i planit me faktin është ajo qëduhet të na shqetësojë të gjithëve, zotërinjdeputetë. Pasoja është pikërisht frenimi i kalimitnë biznes të madh, duke frenuar zhvilliminekonomik. Vetë investitorët janë shprehur tëtrembur për investimet e huaja, ndërkohë që nekemi një taksë 15%, që është më e lartë se vendete rajonit. Kur ju intereson përdorni krahasimetrajonale, por në këtë rast siç duket nuk doni t’utregoni shqiptarëve sa është kjo taksë për Malin eZi dhe për Maqedoninë. Pasoja është më pakinvestime, më pak prodhim, më pak të punësuar,më pak mirëqenie.

Për vitin 2014 parashikohet një rritje eprodhimit të përgjithshëm prej 2%, ndërkohë qënë vitin 2012, që ishte vërtet vit i vështirë, rritja kaqenë 1,6%, a thua se kjo rritje prej 0,4% do të ishtevërtet shpëtimi nga e ashtuquajtura gropëbuxhetore!

Le të marrim normën e papunësisë, nga 12,9do të kalojë në 12,8. Pra, vetëm me një ulje 0,1%.Po vendet e reja të punës që janë premtuar kudalin për këtë buxhet të vitit 2014? Të papunët janëkategoria më e goditur e këtij projektbuxheti, sepsenuk aplikon asnjë nxitës zhvillimi. Pra e frenonfirmën për investime.

Po të ndalemi tek objektivat e buxhetit 2014përmendet se ai siguron vendosjen e stabilitetitmakroekonomik e fiskal dhe nxjerrjen e vendit ngakriza e thellë, por nuk ka stabilitet ekonomik kur kybuxhet dhe kjo paketë fiskale i rëndon biznesit, eshtyn drejt falimentimit, krijon më shumë papunësi,më pak mirëqenie dhe largon investitorët e huaj.Me këto masa ekonomia do të hyjë në krizë.

Te përfitimet e publikut dhe të biznesit ngapaketa e buxhetit 2014 thuhet që çdo politikë e rebuxhetore do të reflektojë opinionin e publikut,

Viti 2013

274

Legjislatura e 8-të

biznesit dhe të shoqërisë civile. Në fakt, takimet ehapura me grupet e interesit treguan se kjo paketënuk e mori në konsideratë mendimet e tyre. Përveçkësaj, a ka kohë më të merren në konsideratëmendimet e biznesit dhe të shoqërisë civile përpaketën dhe për komplet buxhetin e vitit 2014?

U premtua legalizimi falas dhe fakti është qëtë ardhurave të krijuara nga procesi legalizimit jugjendet shumë shpejt vendi i përdorimit, por kuështë pjesa falas, apo ndoshta te shërbimet edokumentacionit të legalizimit?

Edhe në vitet e mëparshme Shqipëria ka qenënën ndikimin e krizës globale, por shqiptarët nëprag të Krishtlindjeve e morën këtë 10 mijë lekëshpërblim, ndërkohë që edhe pensionistët morëndiçka për të festuar Vitin e Ri. U premtua një uljeborxhi publik, madje edhe kur ishte në opozitëmaxhoranca e sotme, por kalimi deri në 74% mekëtë tendencë kaq të lartë, nuk sjell mundësikurrsesi për investime, borxh për të larë borxhin.

Treguesit e buxhetit edhe në fushën e arsimit,kulturës, medies dhe një sërë institucionesh tëpavarura, tregojnë mosrealizim të programit politikdhe të angazhimeve që janë marrë përsipër.Buxheti i arsimit dëshmon që arsimi nuk mbetetmë pjesë e reformave të vendit. Në raport meprodhimin e përgjithshëm, projektbuxheti iMinistrisë së Arsimit dhe Sporteve për vitin 2014është planifikuar 40.1 miliardë lekë, apo 2.9% ePBB-së, por ka pasur rënie buxheti i arsimituniversitar.

Cilat janë argumentet e kësaj rënieje? Kjoqeveri parashikon për arsimin universitar njëbuxhet më minimalist, i cili nuk përmbush nevojatqë ka vendi për këtë arsimin, por në të njëjtën kohënuk përmbush premtimet e qeverisë për rritje tëpagave të personelit akademik, por siç shpreheni,do të sjellë edhe ngushtimin e hendekut me pagatnë universitetet private.

Ky projektbuxhet nuk përmbush as premtimintjetër të qeverisë, sipas të cilit do të synohetpërmirësimi i të ardhurave reale të mësuesve, aqmë tepër kur mbi mësuesit apo stafin euniversiteteve do të bien efektet negative financiaretë taksës progresive, sepse përpara se të jenëmësues dhe pedagogë në universitete, ata janështetas, mbi të cilët rëndojnë të gjitha taksat e njëbuxheti.

Në këtë projektbuxhet nuk flitet për mbështetjetë vazhdueshme buxhetore ndaj arsimit, sepsevihet re që në fushën e investimeve fondet jo vetëm

janë të pakta, por janë të kufizuara në zëra. Shifrate buxhetit vënë në dyshim serioz që progresishkencor të jetë si paraprijës i zhvillimit ekonomikdhe kulturor, si një faktor i konsolidimit demokratik,ashtu siç kërkoni ta realizoni në programin tuaj tëqeverisë. Me gjithë propagandën e bërë ngaqeveria se arsimi profesional do të mbetet prioritetme qëllim sigurimin e një lidhjeje më të mirë metregun e punës, ky buxhet nuk parashikonprograme të punësimit të të rinjve, dhe aq më tepërfatura financiare për këta programe, duke parë seedhe projektet janë pjesë e komunitetit evropianose të realizuara me fondet IPA, për sa i përketarsimit profesional.

Ndërkohë që duhet të ketë një rritje tëautonomisë së universiteteve publike në funksiontë mirëqenies, rritje të pagës së pedagogëve, shtimtë fondeve për kërkim në universitetet dhe shkollate larta, me qëllim që të arrihen standardebashkëkohore.

Për sa u përket sporteve, vihet re një rëniedrastike e shifrës së buxhetit për këtë kategori,duke mos e përmbushur përsëri premtimin eqeverisë për një rritje të fondeve për sportin dhenxitjen e kryerjes së aktiviteteve sportive në nivellokal. Edhe ato kanë faturën e tyre financiare.

Për Akademinë e Shkencave vihet re një rëniee shifrës së buxhetit prej 2.1% krahasuar me njëvit më parë, duke mos iu përmbajtur përsëripremtimit të qeverisë për rritjen e kontributitshkencor të Akademisë së Shkencave dhe ofrimine mbështetjes së saj për t’u bërë një forcë shtytësee veprimtarisë kërkimore-shkencore.

Buxheti i Ministrisë së Kulturës nuk është imjaftueshëm për të përmbushur qëllimet që duhettë realizojë, madje edhe te zëri “Arti dhe kultura”.

Së fundi, nuk do ta përmendja, por meqenësekëtu u bë fjalë për konkurset e hapura për drejtoritëarsimore, po, konkurse të hapura ishin vërtet,madje aq të hapura, sa rrëshqitën edhe CV-të,edhe kriteret për të zgjedhur njeriun e duhur dheqëndruan çuditërisht ata që i shkelnin këto kritere.

Ndërkohë që jemi pikërisht afër festës sëKrishtlindjes, nisën pushimet nga puna tëspecialistëve të financave në institucione, madjenë mënyrë totale, jo me një e dy, por të gjithëpunonjësit e zyrave të financës në këto institucione.Vërtet ishin specialistë ekonomie, por është mëmirë të flaken këta në rrugë të madhe, pa asnjëmotivacion, pikërisht në javën e Krishtlindjeve,duke marrë si dhuratë pushimin e tyre nga puna

275

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

dhe duke mos pasur më mundësi për tëmbështetur fëmijët e tyre me studime nëuniversitete.

E pra, buxheti i ndihmoi shqiptarët. Paketafiskale i ndihmoi shqiptarët. Po rrënimi, prapë përshqiptarët do të jetë? Edhe për çfarë tjetër do tëbjerë kambana e së keqes në vitin 2014?

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Qirici!Urdhëroni, zonja Ademi!Voltana Ademi – Të dashur qytetarëTë nderuar zonja dhe zotërinj deputetëGjatë kësaj jave, me ngut, në kushtet e një

mungese totale transparence, në mungesë të njëkonsultimi paraprak me secilin prej nesh, qytetarë,biznesmenë, persona me aftësi të kufizuar apofamilje në nevojë, fermerë, organizatë a korporatë,në pritjen me etjen për të kuptuar se çfarë do tëndodh me ne shqiptarët në vitin që vjen, umunduam të lexojmë, të hapim veshët, u përpoqëmtë bëjmë llogari për veten, familjen, për shtresatnë nevojë, për biznesin, për klimën e ardhshmeekonomike, për stabilizimin e Shqipërisë për sa ipërket indikatorëve të zhvill imit dhe atyreekonomik.

Dhe tek bënim llogari, do të duhej të kujtonimpremtimet e hedhura pa karar e përmes njëdemagogjie të shfrenuar gjatë e pas fushatëselektorale, e që vazhdojnë të trumbetohen nëvazhdimësi sot përsëri nga qeveria në këto 100ditë të qeverisjes, si një çekiç që më shumë po biembi kokat tona, sipër të na thënë: Ç’bëtë o të varfër,me të vërtetë na besuat!?

U premtonte mazhoranca shqiptarëve:do t’ju ulim taksat 95%; do të përfitoni nga

ulja e taksave mesatarisht 40 mijë lekë në muajdhe një rrogë më shumë në fund të vitit; do t’jupesëfishojmë financimin publik për mbështetjen ebujqësisë; do t’ju ulim 35% çmimin e naftës, do tëzerojmë taksat për plehrat, fidanët e makineritëbujqësore; do t’ju çojmë ujin në çdo metër katrortokë bujqësore; do të mundësojmë kujdesshëndetësor me mbulim universal; shërbimshëndetësor falas; do t’ju legalizojmë banesatfalas, ju, ish-të burgosur do t’ju dëmshpërblejmënë vitin e parë të qeverisjes, për ish-të burgosuratgra mbi 70 vjeç dhe ish- të burgosurit burra mbi 75vjeç. Në dy vitet e para do t’u shpërblejmë tërësishtju ish-të burgosur që jeni në jetë; juve qytetarëshqiptarë do t’ju krijojmë kushtet për 300 mijëvende të reja pune; do të ndërtojmë menjëherë,

po menjëherë një proces transparence për kthimindhe kompensimin e pronave; asnjë ligj fiskal nukdo të ketë efekt të menjëhershëm pa i lënë kohëbiznesit të përgatitet për ndryshimet.

Në këmbim të premtimeve elektorale, keminjë paketë fiskale dhe një buxhet që nuk përcaktonse cili nga premtimet do të jete prioritet, çfarë dotë bëjë qeveria, nga do të filloje? Në një amulliamatore të shprehur në shifra e kontradikta edheme vetë politikën e promovuar qeveria:

1. nuk planifikon të sjellë asnjë lehtësim dheasnjë nxitës zhvill imi në kohë krize, ndajsipërmarrjes së lirë, si motori i zhvillimit tëekonomisë, i punës dhe punësimit të njerëzve;

2. do të rrisë taksat në përgjithësi dhe ato tëzhvillimit e konsumit në veçanti, përkundrejtkërkesës më ringritje dhe zhvillim të ekonomisë;

3. do të rrisë borxhin në kohë krize deri në75 %, duke rrezikuar të futet në një spirale pa kthim,që do të rëndojë, jo vetëm mbi mua, mbi ju, poredhe por edhe për djalin tim 5 vjeç në Shkodër;

Shqiptarët do të marrin borxh rreth 300 milionëdollarë, jo për investime publike, do merret borxhpër të shlyer borxh. 300 milionë të tjera borxh dotë merren gjithashtu për paga, karburant eshpenzime zyrash për ministritë. Ky buxhet, tëvarfërve, përmes taksimit progresiv së pagës dot’u jepe me ngizhde atë që do t’ua marrë megaruzhdë, duke u ngrirë buzëqeshjen sapo tëshkojnë në dyqanin më të parë për të blerëushqime, veshje, shërbime, apo sapo të hipin nëautobus. Për pronarët dhe të përndjekurit politiknuk ka. Kompensimi i pronarëve është lënë vetëmme 300 milionë lekë, ndërkohë që buxhetohet edhe1.2 miliardë lekë si e ardhur nga ALUIZNI, i ciliështë premtuar të legalizojë falas. Pritshmëria imedhe e shumë të tjerëve, në fakt, nuk ishte, dhekëtu nuk u deziluzionuam shumë.

Me këtë buxhet, s’ka vende të reja pune,deklaruar kjo nga vetë qeveria. Tatimi mbi biznesine vogël do të shfuqizohet, por biznesit të vogël dot’i duhet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat, çmimine rritur të karburantit, dyfishimin e tatimit të pasurisëpër shtëpinë dhe dyqanin, rritjen e pagës mbi tëcilën llogariten kontributet shoqërore eshëndetësore për ta, del qartë se kjo lëvizje nukështë bërë për të lehtësuar biznesin e vogël, sepsevetëm kjo nuk ndodh, por për t’u marrë komunavedhe bashkive të vetmin burim të ardhurash qëmund të administronin vetë.

Me paketën e re fiskale janë hequr kufizimet

Viti 2013

276

Legjislatura e 8-të

që ishin deri tani për tarifat e biznesit të vogël përshërbimet. Kështu që për t’iu përafruar kostos sëshërbimeve pushteti vendor do të rrisë nivelin etarifave të pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit. Kjodo të rëndojë më shumë barrën e biznesit të vogël,duke zvogëluar frymëmarrjen dhe rrezikuarmbijetesën në treg.

Më bëri përshtypje tabela bashkëngjiturprojektligjit, ku detajohet transferta e pakushtëzuar(granti) për njësitë vendore, bashkitë dhe komunat.Unë e kam barë me grafik për të qenë më e qartëpër të gjithë ju (tregon një grafik)

Nëse transferta e pakushtëzuar për buxhetinvendor në total është rritur me 7,4%, (në fakt, ishteminimum pas gjoja heqjes se taksës së biznesit tëvogël dhe uljes së tatimit mbi fitimin) ajo çfarë pritettë reflektohet është një rritje pothuajse me po tënjëjtin koeficient të përafërt për të gjithë qarqet,duke reflektuar kështu në një raport të afërtproporcional, bazuar në koeficientet dhe variablate formulës, të ndarjes së kësaj transferte në qarqe,bashki dhe komuna.

Ajo çfarë vërehet është fakti se krahasuar mevitin 2013 transferta për qarkun e Vlorës është rriturme 18.2%, për qarkun e Gjirokastrës është rriturme 11.1%, krahasuar me qarqet Dibër, Kukës,Elbasan dhe Shkodër, është rritur me përkatësisht5.2%, 5.5%, 6.1% dhe 7.2 % më shumë se në vitin2013. Nëse kjo transfertë në total rritet, ajo do tëjetë shumë më pak për komunat e bashkitë eqarkut te Tiranës, përkatësisht me 5.8% me pakse në vitin 2013. Cila është formula e respektuar?Ne asnjë rast ndryshimi midis të dhënave tecensusit dhe të gjendjes civile nuk mund tepërftojnë një ndryshim kaq te thelle.

Rishpërndarja e transfertës, sikurse shihet,nuk ka respektuar aspak formulën, duke reflektuarmungesë transparence, shpërndarje jo të drejtë,duke mos respektuar aspak kriteret për një zhvillimtë balancuar në Shqipëri. Dhe si për ironi tehistorisë që gati e kishim harruar, njësia vendoreme rritjen më të vogël në % te transfertës ështëShkodra, me vetëm 0.3 %, rritje shumë më e vogëlse vetë indeksi i inflacionit.

Jo vetëm kaq, qeveria kushtëzon më tepërpërdorimin e transfertës së kushtëzuar duke bërëndryshime akoma edhe më të thella dhe duke ulurakoma edhe më shumë nivelin maksimal tëtransfertës së pakushtëzuar, e cila mund tëpërdoret për koston e personelit administrativ.Kështu:

• bashkitë që kanë deri në 20.000 banorë,përdorin deri në 25% (5% më pak se viti 2013)

• komunat që kanë deri në 3.000 banorë,përdorin deri në 45% (5% më pak se viti 2013)

• komunat që kanë deri në 3.000-10.000banorë, përdorin deri në 40% (5% më pak se viti2013)

• komunat që kanë deri në 10.001- 15.000banorë, përdorin deri në 35% (5% më pak se viti2013)

• komunat që kane mbi 15.001 banorë,përdorin deri në 30% (5% më pak se viti 2013)

Një tjetër aspekt që prek dukshëmautonominë vendore lidhet me kushtëzimin eparashikuar në nenin 15 të projektligjit kushprehimisht thuhet: “Kur shoqëritë aksionare tëujësjellës-kanalizimeve dhe njësitë e qeverisjesvendore për sistemin e pompimit rezultojnëdebitore për furnizimin me energji elektrike ndajkompanisë së shpërndarjes deri në fund tëtremujorit të tretë, transferta e pakushtëzuar enjësive të qeverisjes vendore e tremujorit të katërtbllokohet dhe përdoret për shlyerjen e këtyredetyrimeve”. Por jo vetëm kaq.

Qeveria përkundrejt këtij kushtëzimi zvogëlonnë masën 450 milionë lekë nga 600 milionë lekëtë planifikuara në buxhetin e vitit 2013,subvencionin e ujësjellës kanalizimeve. Kjo do tëverë në vështirësi më të mëdha duke kondicionuarnjësitë vendore, menaxhuese dhe administruesetë ndërmarrjeve SH.A, të cilat do të detyrohen tëzvogëlojnë investimet, apo të shkurtojnë zërat përshpenzimet për shërbimet dhe funksionet e tjera.

Një program kombëtar mbështetjeje për njëmenaxhim më të mirë të këtyre ndërmarrjeve dotë ishte një alternativë me e mirë, përpara se tëmerrej një masë e tillë e fortë kushtetuese drastikedhe nuk ka si të ketë decentralizim pushteti padecentralizim fiskal dhe ekonomik. Koncepti iagjentit tatimor mishëron përzgjedhjen e subjektitose institucionit me pëlqimin e të dy palëve.

Kalimi i biznesit të vogël në administrim tëpushtetit qendror, cenon nenin 13 të Kushtetutëssë Shqipërisë, ku citohet: “Qeverisja vendore nëRepublikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimittë decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipasparimit të autonomisë vendore”.

Në takimet e shoqatave të bashkive dhekomunave, njësitë vendore kanë propozuar qe kjotë mund të aplikohej vetëm sipas kërkesës sëbashkive ose komunave të interesuara.

277

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Argumentet se performanca e punës së bashkiveështë e dobët nuk qëndron. Në shumë bashki dhekomuna është investuar shume për ngritjen e njësistemi të menaxhimit të taksave dhe tarifave tëbiznesit te vogël, janë rritur kapacitetet eadministratoreve, duke pasur parasyshprespektiven e një decentralizimi të vërtetë fiskalnë ketë drejtim.

Së fundi, niveli i të ardhurave të parashikuaraështë i ulet, krahasuar me kapacitetet e ekonomisë,duke krijuar me pak mundësi për investime publikedhe shpenzime të tjera të domosdoshme. Paketafiskale që shoqëron projektligjin 2014 cenon rritjenekonomike, rendon veprimtarinë e biznesit dhe ulnivelin e jetesës së qytetareve shqiptarë. Rritja ete ardhurave në projektbuxhet do të vijë vetëm ngarritja e tatimeve dhe taksave. Politikat eshpenzimeve u japin prioritet rrit jes seshpenzimeve korrente dhe jo atyre kapitale. Këtopolitika çojnë në thellimin deficitit buxhetor dhesjellin rritje të konsiderueshme të nivelit të borxhitpublik, me pasoja negative për brezat e sotëm dhetë ardhshëm.

Faleminderit!Vangjel Dule - Faleminderit! Fjalën e ka zonja

Kodheli.Mimi Kodheli – Mirëmëngjesi!Kolegë, që nga momenti i hyrjes në zyrë, së

bashku me bashkëpunëtorët e mi, kemi kaluar 100ditë dhe net të gjata pune për t’u kthyer Forcave tëArmatosura funksionin e tyre kushtetues përmesshpenzimit sa më korrekt të çdo qindarke tëbuxhetit, si dhe përmes një sistemi sa më trans-parent dhe ligjor karriere.

Ministria e Mbrojtjes është një dikaster që nukprodhon, por konsumon para në funksion tëqytetarëve, por edhe stabilitetit rajonal dhe atij glo-bal.

Kur morëm 100 ditë më parë çelësat e zyrave,konstatuam në mënyrë të faktuar se Forcat eArmatosura ishin kthyer në depon personale dhenë bazën logjistike të partisë në pushtet. Çdo ditëpo auditojmë, kontrollojmë, inspektojmë, sipas ligjit,çdo procedurë tenderimi, prokurimi, emërimi apogradimi. Kemi vënë në lupën e ligjit të gjithëveprimtarinë e Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes(AIM), Ndërmarrjen e Import-Eksportit Ushtarak,institucionet e varësisë, vetë ministrinë dheSHPFA-së.

Kompleksiteti i çështjeve të trajtuara ështëshumë i madh, por jemi në përfundim të të gjitha

kontrolleve të nisura pas marrjes së mandatit. Kainstitucione, brenda apo në varësi të ministrisë, tëcilat nuk ishin audituar prej vitesh. Kjo ka bërë tëmundur keqmenaxhimin e parave tëtaksapaguesve shqiptarë. U kemi thënëshqiptarëve hapur, se mbi bazën e shifrave, kurishim në opozitë, rruga e qeverisjes së qeverisëderi dje, ishte rruga e rrënimit të themeleve tëekonomisë së vendit, rrënimit të dinjitetit,pseudosukseseve, se politika e tyre e vjetër eborxheve të pashlyera, po e fuste Shqipërinë nëqorrsokak dhe e futi. U kemi thënë shqiptarëve se,me të ardhur në qeveri, prisnim të gjenim njëgjendje më të rëndë të shifrave të manipuluara.Sot vështirësia në ekzekutimin e buxhetit për vitin2014 rritet shumë për shkak të detyrimevefinanciare ose borxheve të mbajtura nga vitet ekaluara dhe të papaguara, rrjedhojë e përdorimittë buxhetit në mënyrë abuzive dhe shpeshherë përnevoja elektorale.

Kështu, për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin2014 do të na duhet të mbajmë në kurriz jo pak,por 1 miliardë e 550 milionë lekë, ose 15 milionëdollarë detyrime të pashlyera, që datojnë shumëherët dhe që janë 10% e totalit të buxhetit të MM-së për vitin 2014. Kështu, ne do të na duhet tëpaguajmë nga buxheti i vitit 2014 rreth 334 milionëlekë detyrime, si paga, shpenzime të tjerapersoneli, dieta, si të atij ushtarak dhe atij civil,detyrime që u përkasin viteve 2010-2013. Do tëna duhet të paguajmë 194 milionë lekë të tjeradetyrime, ushqim i ushtarakëve, i papaguar.

Ju, zotërinj, u hoqët bukën ushtarakëve,trajtimin modest në mensa. Situata financiare ekrijuar në MM nuk ka kursyer as misionet tona tëdërguara në Afganistan, aty ku luftohet, të cilat nedo t’i paguajmë që në ditët e para të vitit 2014. Ne,gjithashtu, do të na duhet të paguajmë 328 milionëlekë detyrime të papaguara, një kontratë absurdeshumëvjeçare abuzive të lidhur me këtë ministri,pa pasur buxhet të miratuar: uniformat eushtarakëve që janë o të dala boje, o të huazuaranga vende të tjera. Rreth 4 milionë dollarë kanëdalë në tre vjetët e fundit për shërbimin e dializëstë një spitali privat; nga 72 veta që janë shërbyer,vetëm dy janë pjesëtarë të FA. Shumë mirë kenibërë që u keni shërbyer 70 qytetarëve të tjerë, porparatë për ushtarakët janë para për ushtarakët.

Projekti i buxhetit të vitit 2014 për MM-nëparashikohet të jetë 14 miliardë e 151 milionë lekë,që përfaqëson 1.2 për qind të PBB-së. Dhe ky

Viti 2013

278

Legjislatura e 8-të

është buxheti më i mirë, që harmonizon drejtinteresat e taksapaguesve dhe prioritetet eqeverisë socialiste. Është një buxhet i bazuar nëmundësitë reale që gjeneron aktualisht ekonomiajonë. Në kushtet e rrënimit të ekonomisë sëtrashëguar, arritja më e madhe jona është pastrimiqë i bëmë buxhetit të MM-së nga fondi i pensionevedhe ushtarakëve. Thuhet se 30% e buxhetit tëderidjeshëm, ishte një artific i shtuar qëllimisht, përt’u treguar vendeve aleate që ne po i rrisnimshpenzimet për ushtrinë.

Shqipëria ka nevojë të përmbushë disadetyrime jetike ndaj aleatëve dhe njëri prej tyreështë se trupat tona duhet të modernizohen, tëpajisen me armatim modern. Këtu e kam fjalën përtrupa që janë të përgatitura për të shkuar nëmisionet tona paqeruajtëse. Këta zotërinjtë që ikënia kishin premtuar NATO-s që Batalioni iKëmbësorisë së Motorizuar të ishte i gatshëm nëvitin 2014. Ju tregoj ushtrinë që gjeta: jo njëbatalion, por as edhe një togë e një kompanie nukka as edhe një pushkë të standardeve të NATO-s.E dini sa bën të pajiset një togë me armatim tëlehtë? Vetëm 10 mijë dollarë. Por anipse gjendemipërpallë nevoja kushtetuese që ka ushtriashqiptare dhe përballë nevojave reale, asnjëherëtë plotësuara, që ajo ka për modernizimin e saj sinjë ushtri e denjë e një vendi anëtar të NATO-s,ne do t’ia dalim, pasi nuk do të harxhojmë 3 milionëdollarë të destinuara për këtë modernizim, që nëfakt ju i harxhuat komplet për AIM-në, për më tepërkur ky shërbim kishte paratë e tij.

Ne do t’ia dalim, pasi nuk do të harxhojmë1.8 milionë dollarë të modernizimit për aktiviteteshpirtërore, në kuadër të shumë ministerialeve, kunëna e bën tenderin dhe djali e fiton.

Ne do t’ia dalim, pasi siç e kemi edhe treguarnë këto 100 ditë, kemi 8 milionë dollarë të kthimittë FA drejt shtetit ligjor, kemi një shef të ri të SHPFA-së dhe një ish-ministër të Mbrojtjes të kallëzuarpenalisht.

Ne do t’ia dalim, sepse do të përmirësojmërrënjësisht menaxhimin financiar dhe kontrollin, qëçdo qindarkë e destinuar për FA-të të shkojëdetyrimisht aty ku është projektuar, të përdoret nëmënyrë efikase. Për këtë qëllim ne do të forcojmënë një shkallë më të lartë përgjegjësinëmenaxheriale të të gjithë njësive shpenzuese deritek nëpunësi më i lartë autorizues.

Ne do t’ia dalim, pasi në mirëmenaxhim tëparave do të jetë një audit i kulluar dhe funksional,

i cili do të mbështesë arritjet e objektivave tonapër përdorimin efektiv dhe efikas të të gjithaburimeve ekonomike.

Ne do t’ia dalim, pasi do të forcojmë disiplinënfinanciare nëpërmjet përsosjes së procedurave tëvendimmarrjes në përdorim të parave publike.

Ne do t’ia dalim të mbështesim komunitetinnë emergjencat civile. Kurrë nuk do të angazhojmëFA-të dhe teknikën e saj në funksion të interesaveelektorale, siç ka ndodhur rëndom në qeverisjen ekaluar. Vetëm karburanti i përdorur për këtë qëllim,pa llogaritur kostot e tjera për vitin 2013, llogaritetme qindra milionë lekë. Nuk do të lodhem sëpërsërituri shifrat për karburantin e shpenzuar, kumë shumë se 62.000 litra u shpërndanë pa asnjëdokument në muajt maj-qershor 2013, dukeboshatisur tërësisht rezervat e MM-së dhe dukecenuar rëndë gatishmërinë e ushtrisë.

Kam një fotografi në zyrën time, por nuk ekam sjellë këtu në respekt të etikës parlamentare,ku shihen ushtarë me mëngë të përveshura dhenjë ish-deputet që nuk u bë dot deputet, i hipur nëmajë të kovës së një ekskavatori të ushtrisëshqiptare. Kjo nuk do të jetë më pamja as eushtrisë, as e deputetit, madje as e ekskavatorit.

Ne do t’ia dalim, pasi do të përdorim tëardhurat që ushtria siguron nga demontimi imunicioneve, shitja e armatimit, apo shitja epronave, shfrytëzimi apo dhënia me qira e tyre.Eksperiencat e kaluara edhe në këtë sektor janëantiligjore dhe abuzive. Në këtë kuadër ne do tëbashkëpunojmë me Ministrinë e Financave, nëmënyrë që trashëgimia e akumuluar ndër dekadatë jetë në shërbim të modernizimit të ushtrisë dhetë lehtësojë barrën e taksapaguesve për ushtrinë.

Ne do t’ia dalim, pasi do të rishikojmë të gjithaangazhimet tona në lidhje me pronat. Ato synojnëpërshpejtimin e procedurave për shitjen e tyre, sidhe pjesëtimin e kostove me ministritë që janë tëpërfshira në këtë proces.

Do të orvatemi fort të shkurtojmë shpenzimetqë nuk na duhen, do të përdorim në mënyrë efikaseparatë në dispozicion, do të luftojmë në çdo sfondkorrupsionin. 100 ditët e para do të ndiqen nga100 ditët e dyta e kështu me radhë. Gjithnjë, tëjeni të bindur, tek ne do të gjeni të njëjtin motiv, sinë ditën e parë të punës.

Ju faleminderit dhe për shumë vjet festat!Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Kodheli!Urdhëroni, zoti Berisha!Sali Berisha – Të nderuara zonja deputete,

279

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Zotërinj deputetë,Zoti kryesues i seancës,Të nderuar qytetarë, që na ndoqët apo nuk

patët mundësi ta na ndiqnit për shkak tëkarakterit klandestin të buxhetit, i cili siç umiratua fshehtas dhe në sekret të plotë nëshpellën e qeverisë, me një procedurësemiklandestine, maratonë gjithë natën, për tafshehur nga ju. Por ky është një finish turpi, kyështë finishi i turpit të procedurës të atyre qëkanë frikë nga veprat e tyre. Ky është finishi iturpit të një procedure, e cila vihet në funksiontë fshehjes së një krimi monstruoz ekonomik,që përmban në vetvete ky buxhet. Kjo ështënjë procedurë e turpshme, e cila vihet nëfunksion të fshehjes së një gjëme të vërtetë përqytetarët shqiptarë, që përmban në vetvete kybuxhet.

Kjo është një procedurë e turpshme nëfunksion të një buxheti që mashtron çdo qytetarshqiptar, që shkelmon mbi ta, produkt iinjorancës totale të një mendjeje të sëmurë, qëka krijuar, për shkak të proceseve psikike, njërealitet që nuk ekziston kund në Shqipëri dheoperon nga mëngjesi deri në darkë për tëshkatërruar Shqipërinë reale. Kjo mendje, kjoshëmbëllesë sjell këtu gjoja buxhetin më të madh,sepse deliri i thotë: “paraardhësi yt gjithmonë kadeklaruar se ky është buxheti më i madh”. Harronsi struci, del lakuriq, sepse ky është buxheti igropës më të madhe në histori. Për herë të parëfinancat publike të Shqipërisë shndërrohen në njëpiramidë të vërtetë, në një piramidë të rrezikshme,në një piramidë që do ta rrokullisë Shqipërinë nënjë skenar ogurzi. Këta rrenacakë kanë dy muajqë thonë se po ulim taksat për 97% të shqiptarëve.Këta përsërisin si papagaj megamashtrimet e njëmendjeje që prodhon çdo ditë gënjeshtra të tilla.Cilat taksa ulni ju kur u rrisni taksat atyre që janënë ndihmë ekonomike dhe u pakësoni të ardhuratvjetore me 84 mijë lekë, me më shumë se njëndihmë ekonomike mujore? Cilat taksa keni ulurju kur atyre që numërojnë kafshatat në ndihmëekonomike çdo muaj u keni ulur të ardhurat me 7mijë lekë? Cilat taksa keni ulur ju kur fermerëvenë mbarë Shqipërinë u keni vënë një taksë përnaftën dhe banesën, që arrin në vlerën 200 mijëlekë dhe arrin në muaj 60 mijë e 250 lekë? Cilattaksa ulni ju, që përsërisni si papagaj një mashtrimdhe u shpërfytyron? A keni ju ndjeshmëri njerëzorendaj këtyre njerëzve? Cilat taksa ulni ju për

pensionistin shqiptar? Jua them unë. Atij në fshati fusni dorën në xhep dhe i merrni 53 mijë lekë,4400 lekë në muaj, ndërsa atij në qytet edhe mëshumë, i fusni dorën në xhep dhe i merrni 79 mijëlekë, 6600 çdo muaj, sepse i dyfishuat kafen dhetani të mos guxojnë më të pinë një kafe. I dyfishuatpijet, i dyfishuat naftën, i dyfishuat çmimin ebanesës. Si ju bën zemra të bëheni kaqmashtrues? Hajdeni, hidhini poshtë këto që thashëunë, provojini! Unë provoj çdo gjë këtu. Edhe mëgjakftohtësi diskutoni.

Ky është një buxhet i bazuar fund e krye mbimashtrimin. Doni ju të ulni taksat për 97% tëshqiptarëve, do i ulim ne dhe ju jap fjalën e nderitse ky vend do të përdorë të gjitha mjetetdemokratike për të ulur taksën e vlerës së shtuar.Ju po rrisni taksat që kapin 97% të shqiptarëve,rrisni naftën me 120 lekë për litër, rrisni akcizat,rrisni qiratë e banimit.

Kur ka qenë kryetar bashkie ky zotëria qëështë këtu, mblidhte vetëm 10% të taksës sëbanesës. Ja ky që ju ka futur në gojën emashtrimeve. Nuk flas për këtë, flas për ju, se jushkoni te zgjedhësit, ai shkon te Koçua.

Ky është një buxhet, i cili e përjashtonShqipërinë nga investimet. Keni 6 muaj që si nëasnjë vend të botës, me një shpërfytyrim totalsulmoni bizneset nga mëngjesi deri në darkë,nxirrni dufe dhe urrejtje primitive ndaj tyre, e kenifutur vendin në stanjacion dhe po ecën drejt krizës.Pse? Vetëm e vetëm sepse nuk keni mundur t’ifusni në xhep ato. Nuk ndodh kurrë në botë qëkreu i ekzekutivit nga mëngjesi deri në darkë tëbëjë beteja donkishoteske me bizneset. Po ikin ato,paraja është me trembura, struket e para.

Ju nuk flisni dot për punësim, sepse vetëmshkatërrim vendesh pune sillni. Në tre muaj arritëttë daunlodonit ekonominë shqiptare. Kjo nuk u bëpër katër vjet, në vitet më të vështira të krizës. Jukujtoni se po ngjiteni, por po zbrisni edhe mëposhtë si Papandreu, atë do të ndjekë mbrapa. Juduhet të merrni shembull një ekonomi pa probleme,që është e garantuar dhe me një rrit je tëqëndrueshme.

Vangjel Dule – Zoti Berisha, ju mbaroi koha.Sali Berisha - Unë mendoj se ne duhet ta

respektojmë njëri-tjetrin. Duke bërë rrugaçërira ngatavolina, ti shpërfytyron veten. Natyrisht ke njëshpërblim nga sms-të që merr nga kryekreu, poredhe kjo do ketë një zgjidhje.

Pra, edhe një herë ky është buxheti i një

Viti 2013

280

Legjislatura e 8-të

mashtrimi të turpshëm. Kryekreu rrahu gjoksin seky është buxheti më i madh.

Të dashur qytetarë e qytetare shqiptare,Në vitin 2009 janë investuar në Shqipëri në

rrugë, shkolla, autostrada 960 milionë dollarë, janëmarrë borxh 540 milionë dollarë. Në këtë vit merretborxh 1 miliard dollarë dhe gjoja investohen 660milionë. Në këtë vit borxhi i Shqipërisë bëhet 75%.Ekonomia shqiptare e paralizuar do të gjenerojëvitin tjetër një borxh jo 85%, por mbi 87%. Shqipëriaështë në rrokullisje të lirë. Ndaj edhe thirrja imeështë votoni kundër këtij buxheti. Vetëm përMinistrinë e Mbrojtjes, për të lumturuar ushtrinëtonë, nga 200 milionë dollarë investimet janë zbriturnë 140 milionë, duke e shpallur edhe një herëbuxhetin si rrezik kombëtar.

(Diskutime pa mikrofon)Ashtu është, zoti deputet, se atë rrogë e merr

dhe i ke përfitimet e tua, po ai që numëronkafshatat, ai do t’i bjerë murit me kokë, ai qënumëron kafshatat, do të qajë me lot të ftohtëmjerimi. Ai që numëron kafshatat priste të merrteshpërblimin e fundvitit, por lekët avullojnë nëxhepat e qeveritarëve.

(Diskutime pa mikrofon)Mbylle gojën, se mund të them gjëra që nuk

kam ndërmend t’i them tani, se po flas për buxhetin,se po të hyj e të flas për ty, e di vetë si të pikturojunë ty, të bëj autoportretin më origjinal që të kabërë kush ndonjëherë. Ta bëj autoportretin në tëgjitha variantet, e kupton ti vetë, nudo edhe nudo,siç e di ti, shqeto e shqeto. Po rri aty e dëgjo osedil jashtë po deshe.

(Diskutime pa mikrofon)E ke hall atë punën e synetit, po unë flas në

politikë. Mos u fut në atë fushë, se nuk të del fizikuty. Të veshin me një këmishë të gjatë ty kur të bëjnësynetin, të kontrollojnë.

Ky buxhet është i një mendjeje të sëmurë, qëudhëhiqet nga fiksimet dhe që prodhon çdo ditëenergji negative, vetëm shkatërrime, vetëmrrënime, vetëm ekspansione. Si mund të bëhetekonomia me këtë njeri?

Ftoj qytetarët që të përgatitemi për të bërëbuxhetin e ri në çdo rrugicë, në çdo rrugë, në çdoqytet, në çdo fshat. Unë ju jap fjalën, mos mendonise shqiptarët do t’i kapërdijnë gënjeshtrat që ibëhen. mos harroni Ju premtuat një kosh mepremtime antiglobaliste, por mos kujtoni se ato dotë kapërdihen lehtë nga qytetarët shqiptarë.

Ju u morët besimin, por jo dinjitetin, ata ju

dhanë besimin juve, por dinjitetin nuk jua japinkurrë. Nuk do të mund të vazhdoni më të shkelmonikurrë dinjitetin e tyre.

Do të flas këtu si ballë për ballë dhe mos ushërbe me delikuent apo me intim. Sot të garantojqë çdo gjë që kam ta them drejt e në sy. Ky jamunë, ndërsa ti që fshihesh pas vetes tënde, fut tëtjerët, ke këtu tre, katër shals profesionistë që iorienton me sms, por fshihesh prapa tyre, tregonqë nuk ke pikën e burrnisë.

Ky buxhet është buxheti i diskriminimitmaksimal, ka përjashtuar tërësisht Veriun, meshpatë ka ndarë investimet e Veriut. Ka ndëshkuarVeriun në mënyrë shembullore dhe ky është njëturp kombëtar, ndaj edhe ky buxhet ështëantikombëtar.

Të dashur qytetarë katolikë e të krishtere, embyll fjalën time me urimin më të përzemërt përKrishtlindje. Uroj që kjo ditë të na frymëzojë përdrejtësinë sociale, të na frymëzojë për një marshimdrejt të vërtetave për të cilat ka nevojë çdo qytetarshqiptar!

Vangjel Dule – Zonja Topalli, keni fjalën.Jozefina Topalli – Në 23 vjet nuk ka ndodhur

kurrë që të diskutohet gjithë natën, sepse nuk dotë na dëgjojnë çfarë është ky buxhet, çfarë kabrenda ky buxhet e çfarë do të ndodhë me këtëbuxhet. Dëgjova gjatë gjithë kohës dhe fliste siKryeministri, si ministri i Financave për një borxhtë madh që e kishit trashëguar, për një situatëjashtëzakonisht të vështirë për shkak të Saliut.

Në shtator 2013 FMN-ja bën fotografinë eekonomisë dhe thotë: “rritja ekonomike 1,4%,deficiti 3%, borxhi 63%, llogaritë korrente me suficit,rritje eksportesh, rritje investimesh”. Ky ështëbilanci që ju ka lënë Sali Berisha në shtator kur jue keni marrë pushtetin. Të njëjtat shifra konfirmonKomisioni Europian në tetor të vitit 2013, të njëjtënnotë jep Banka Botërore: “I vetmi vend në rajonme rritje pozitive, me 4 miliardë investime të huajanë vitet e fundit, me rreth 1 miliard dollarëmesatarisht investime kapitale në vit nga buxheti”.Ky ishte Saliu.

Ti premtove parajsën. U premtove që do tëhanë me lugë të artë. Fitove dhe ja ku jemi. Qënga ajo ditë kanë kaluar 3 muaj. Brenda 3 muajverikonfirmuat si standard blerjen e votës me 2 mijëlekë; në tre muaj pamë që ju me vendim qeverieabrogoni ligjin; në tre muaj, meqenëse keni edhe100 ditëshin, me urdhër të Kryeministrit, zhbënivendimet gjyqësore; në tre muaj shohim një shtet,

281

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ku policia ha në resorte, mbyll biznese, hap e mbylllojërat e fatit, sulmon Policinë Ndërtimore, operonme dënime kolektive, shkarkon, shkrin, ikin tëburgosurit nga burgu i sigurisë së lartë. Prej 3muajsh administrata jeton nën stres, frikë e panik.Prej tre muajsh fshesa është rendi i ditës për çdotitullar në këtë qeveri, kryefamiljarë, të rinj, nënatë reja të shkolluara që jetojnë me djersën e ballithidhen në rrugë, thua se kishin punuar për një shtetarmik, por edhe show në këta tre muaj nuk kamunguar.

Për depolitizimin e shkollës pamë konkursetmë fyese e më tallëse që mund të dëgjoje, ku fitoninvetëm kryetarja e gruas së PS-së, gruaja e kryetarittë PS-së, kushërira e deputetit të PS-së apo aktorjae spotit të PS-së. Prej tre muajsh në parlamentnuk vjen një ligj, nuk ka një reformë, thua se kyvend nuk ka nevojë për reforma. Edhe një ligj qëka mbërritur është refuzuar nga partnerëtndërkombëtarë. Në tre muaj shqiptarët jetuanankthin e armëve kimike dhe panë turpin e fshehjessë të vërtetës dhe pastaj të mashtrimit tëpartnerëve tanë nga kryeministri ynë. Në tre muajme akt normativ morët 240 milionë dollarë borxhdhe hapët një gropë 500 milionë dollarë. Në tremuaj Standard and Poor’s deklasifikoi ekonominëtonë. Në tre muaj na humbët edhe statusin erekomanduar dy herë.

Në shkelje të ligjit sollët buxhetin me 1 muaj egjysmë vonesë. Buxheti fshihet tinëzisht tamam si“po”-ja në parim që thoshte ai zotëria i armëvekimike. Ju qytetarë nuk duhet të dini se çfarë kanë ligjin e buxhetit, ju duhet vetëm të dëgjoniKryeministrin dhe paraardhësin që ai ju paraqet.Çdo fletë e këtij buxheti ka një C4 për familjen tuaj.Çdo nen i këtij ligji, çdo tabelë e këtij libri është njëminë me sahat për ekonominë tuaj. Libri i financavesë shtetit është një eksploziv tamam si ato qëhedhin pallatet në erë, por kësaj radhe eksplozivihedh në erë jo një pallat, por një resort për vendintonë. Kjo nuk vjen vetëm nga taksat e larta që dotë paguani, as vetëm nga rritja e çmimeve të bukës,të ushqimit, të veshmbathjes, të transportit, tëenergjisë, por nga borxhi i çmendur ku po fundosetShqipëria dhe kjo është ajo që ju nuk e ndieni tani.Vetëm për tre muaj Kryeministri rriti deficitin nga 3në 7%. Për 100 ditë dyfishoi deficitin e vendit. Përtre muaj këta që vetëquhen rilindas, zhysin vendine tyre me 1 miliard dollarë. 1 miliard dollarë përekonominë tonë është jashtë çdo arsyeje. 1 miliarddollarë është një tsunam për ekonominë e brishtë

shqiptare. Për tre muaj ky zotëria borxhin nga 63%e ka çuar në 75%. 8 vjet rresht, kur ngrihej borxhi,bëhej një betejë e jashtëzakonshme, me njëdhimbje të madhe kur çohej me 0.5%. Për tre muajkëta e kanë çuar 13%. Në cilin vend të botës kandodhur kjo? Gjeni një vend që e ka rritur borxhinme 13% si ju. Kërkoni, lexoni tani ose në tëkaluarën, por nuk do të gjeni kurrë që të dyfishohetdeficiti siç po e bëni ju! Nuk do të gjeni në botë njëkryeministër me mend në kokë që t’ia bëjë këtëvendit të tij. Vetëm një të zalisuri mund t’i kalojënëpër mend që të dyfishojë deficitin dhe të rrisëme 13% buxhetin. Vetëm në anarkizëm,komunizëm, fashizëm mund të ndodhin gjëra kaqtë rënda saç kanë ndodhur gjatë këtyre tre muajve.Ku ndodh që të rriten edhe taksat, edhe borxhipërnjëherësh dhe në këto proporcione? Vetëm njëkryeministër si ky aktual, që mbajti me frikë e meankth një popull pa i thënë një fjalë, pa i dhënë njëshpjegim siç e bëri për armët kimike, mund të çojëdrejt greminës vendin e tij, por vetëm një si kyKryeministër mund të ndodhë që pa kaluar dy muaj,i mblidhen gjithë ata njerëz pas dritares dhe edetyrojnë të ndërrojë vendimin, i cili kishte të bënteme sigurinë globale.

Të nderuar qytetarë,Po të ktheni kokën pas e të kujtoni se çfarë

ka thënë e çfarë ka projektuar për portofolin tuaj,do ta kuptoni se vetëm ju ka mashtruar. Ju kapremtuar 300 mijë vende pune, por me këto taksa,me këtë borxh po shkatërron edhe ato vende qëekzistojnë. Ju ka gënjyer. Ju ka premtuar legalizimefalas, por ka vendosur që të paguani. Përsëri ju kagënjyer. Ju premtoi shëndetësi falas, ju gënjeu,sepse ju do të paguani disa herë më shumë. Jupremtoi se do të ulte me 35% taksën e naftës.Gënjeu përsëri, e rriti me 13%. Ju premtoi se kushka më shumë, do të paguajë me shumë e kush kamë pak do të paguajë më pak. Ky ishte mashtrim.Jo vetëm që do paguani më shumë, por kushpunon më shumë, do të paguajë edhe më shumë.Sa herë premton një gjë, përgatituni për tëkundërtën.

Aleancën e 1 pril l it e quan Aleanca eShqipërisë Europiane dhe të vetmen gjë që mundtë mos e prishte ishte statusi i vendit kandidat, poredhe atë e prishi. Jo më larg se dje Rama tha sekushti i parë i mirëqenies është transparenca. Edhetallet, edhe mashtron. E fshehu këtë buxhet sikurtë ishte klandestin, e mbajti të mbyllur sikur të ishtesekret shtetëror e nuk i lëviz as fytyra.

Viti 2013

282

Legjislatura e 8-të

Sa herë që Kryeministri thotë një gjë, tënderuar qytetarë, ju duhet të nënkuptoniekzaktësisht të kundërtën. Mbajeni mend, mbajenishënim dhe pastaj do të bëni bilancin! A nuk ju kathënë dy javë rresht se nuk kishte marrëveshje përarmët kimike? A nuk u detyrua pastaj të pranontese kishte? A premtoi se do të anulonte ligjin embetjeve të ngurta, ndërkohë që përgatiste sjelljene armëve kimike? A nuk ju tha se politika jonë ejashtme me fqinjët do të jetë polikë me zeroprobleme, por krijoi si kurrë ndonjëherë problemeedhe me aleatët tanë më të mëdhenj? A nuk itradhtoi ai Fuqitë e Mëdha brenda tre muajve? Anuk sulmoi ai Europën si ekstremiste? A nuk thasolemnisht se ndryshe nga ato, do të respektonteopozitën, por qysh ditën e parë e kërcënoi atë?

Thoni se ky është buxheti më i madh. Kjoështë gënjeshtra më e madhe. Ky është borxhi mëi madh. Thoni se është buxhet solidar. Mashtrim.Solidaritet ka vetëm për miliarderët e grupit. Thonise ky është buxheti i kthesës. Ka kthesë e kthesë.Ky është prej atyre kthesave që të hedhin në kanal.Premtove se do të ulësh borxhin. Gënjeve si di tëgënjesh vetëm ti. E rrite me 13%. Thua se ështëturp borxhi 63%, por qenka nder borxhi 75%! Sotkëto janë numra, nesër këto janë lekë, nesër kjoështë ekonomia. Do të jetë vonë nëse nukndryshon këto numra, zoti Kryeministër.

Njerëzit reagojnë, reagojnë atëherë kur ty nukta pret mendja. Për shkak të vetëdijes që kam seçfarë mund të sjellë ky buxhet dhe ky borxh, kampër detyrë për t’u thënë qytetarëve:

Të dashur qytetarë,Ndaleni këtë Kryeministër, ndaleni para se të

jetë vonë, ndaleni para se vendi të shkojë në zgrip,ndaleni përpara se t’ju lidhë për bukën e gojës,ndaleni përpara se vendi të shkojë atje ku asnjëshqiptar nuk do ta mendojë e nuk do ta imagjinojëdot.

Vangjel Dule – Faleminderit, zonja Topalli!Fjalën e ka zoti Beqja.Ilir Beqja – Faleminderit, zoti drejtues i

seancës!Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë,Dëgjuam para disa minutash nga një

parafolës fjalët “turp”, “krim”, “shpellë”. Për fat tëkeq, ish-kryeministri e quajti shpellë Kryeministrinë.Nëse nuk ka fijen e respektit për veten dhe nëseish-ministrat e tij ia pranojnë këto gjëra, nuk kapse të fyejë as Ismail Qemalin, as Fan Nolin.

“Krim”- thotë. Po, krim është të mos paguash

faturat e punëve publike, krim është të mosrimbursosh TVSH-në, t’ua marrësh paradhënietatim-fitimin bizneseve. Krim, po krim është të mospaguash personat me aftësi të kufizuar.

Turp, po turp është të flasësh larë pa larë, tëbësh garën kush është më gojëpërdalë. Me saduket, Saliu këto 24 orë kishte shumë fjalorseksual, ndoshta ky buxhet e ka eksituar, sepsenuk mund të ndodhë ndryshe.

Buxheti i shëndetësisë për vitin 2014 është38.7 miliardë lekë. Në vitin 2013 që po mbyllim kaqenë 86.3. Ky buxhet është sa 2.8% e produktit tëbrendshëm bruto, niveli më i lartë i shpenzimevepublike për shëndetësinë në më shumë se 10 vjetëte fundit. Në katër vjetët, 2009-2013, gjithsej u rritme 18,1% ose me 56 milionë dollarë, por pjesë tëkësaj rritjeje e hëngri edhe TVSH-ja.

Ky buxhet është nominalisht 6.6% më i lartëse viti 2013. Shtesa në vlera absolute është 24milionë dollarë, pra vetëm në një vit, që është viti iparë, në një vit të vështirë buxheti rritet sa 43% easaj që u rrit për katër vjet, por, nëse do të marrimnë konsideratë edhe heqjen e TVSH-së nga data1 prill me efekt 9 milionë dollarë, rritja e buxhetitështë 9,1%. Por nuk ndalon vetëm këtu.Institucionet shëndetësore kanë 44 milionë dollarëborxhe. Borxhe të papaguara për barna, materialemjekësore, shërbime bazë apo mbështetëse, ngatë cilat 3,4 miliardë i ka vetëm Qendra SpitaloreUniversitare këtu në Tiranë. Këto shpenzime janësa 45 ditë shpenzime për gjithë shëndetësinë. Pra,me gjithë borxhet që kemi vendosur të shlyejmë,që nuk janë pjesë e shëndetësisë, por pjesë egjithë shlyerjes së borxheve, pa dyshim që kybuxhet do të ketë më shumë se 10% rritje.

Në buxhetin e vitit 2014 për shëndetësinë, poredhe në paketën fiskale gjejnë pasqyrim një pjesëe mirë e angazhimeve të programit të qeverisësonë për shëndetësinë. Thamë se do të heqimtaksën e sëmundjes, tatimin mbi vlerën e shtuarnë shërbime dhe mallra mjekësore, po e bëjmërealitet. Kemi thënë se do të arrijmë te financimi ikujdesit shëndetësor me taksim të përgjithshëm,duke eliminuar fillimisht regresivitetin në pagesëne kontributeve dhe këtë eliminim e bëjmë që nëdatën 1 janar. Prej shumë vitesh paguhet 1,7%për shëndetësinë nga punëmarrësi dhe po aq ngapunëdhënësi, por deri në një pagë tavan, e cilasot është rreth 95 mijë lekë. Çfarë do të thotë kjo?Do të thotë që unë që kam pagën e ministrit me1,7 milionë nuk paguaj 1,7 po 0,9. Nuk është e

283

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ndershme, kolegë deputetë, që unë si ministër tëkem barrë kontributive 2 herë më të lehtë se mjekëtose infermierët. Kryeministri aktual edhe ish-Kryeministri, Kryetari i Kuvendit ose ish-Kryetari iKuvendit paguajnë vetëm 0,65% të pagës përshëndetësinë. Kjo nuk është e drejtë. Nuk është endershme të paguajë Kryeministri tre herë më pakse mësuesi, polici, infermieri dhe mjeku. Ne këtëthamë dhe këtë po bëjmë. Nga data 1 janar do tëulen kontributet e detyrueshme për tëvetëpunësuarit, sepse ju i rritët. Ju ishit ata që thatënë shkurt 2011 se kontributet e vetëpunësuara janë3,4% e mesatares pagë maksimale, pagë minimalepjesëtim për dy. Është e thjeshtë: minimalja njësh,maksimalja pesë, shuma 6:2=3. Kjo është ajo qëbëtë, kurse ne u angazhuam të mos i rëndojmë tëvetëpunësuarit. Këtë keni në këtë ligj, se keni 10ditë që po gënjeni gjithë shqiptarët se po rrisimkontributet. Ju i bëtë tri herë pagë minimale, ne poe kthejmë në dy herë pagë minimale dhe poshfrytëzoj këtë mundësi t’u them fermerëve, atyreqë merren me bujqësi, që nuk do të ketë asnjëqindarkë rritje të kontributeve, sepse katetëmbëdhjetë vjet që në Shqipëri, nëse përqindjae kontributeve përcaktohej në ligj, sigurisht pagaminimale përcaktohej me vendim qeverie. Ndrysheështë paga për kontributet në qytet, ndryshe ështëpaga në fshat.

Në program jemi angazhuar të jemivendosmërisht në krah të mjekëve, të infermierëvedhe të profesionistëve të shëndetësisë, sepserespektojmë përkushtimin me të cilin ata kujdesenpër shëndetin e bashkëqytetarëve tanë. Dhe këtëpo bëjmë. Zëvendësimi i taksës së sheshtë metaksën e ndershme do të sjellë të ardhura neto tëngritura për të gjithë profesionistët e shëndetësisë.Kështu me taksën e ndershme secili prej rreth 15mijë infermierëve do të përfitojë në vit 32 mijë e400 lekë të rinj më shumë. Pra, një pagë të 13-të.Për rreth 3700 mjekë e mjeke, taksa mujore do tëulet nga gjashtë mijë lekë në 3900 lekë. Pra, do tëpërfitojnë 25 mijë lekë në vit më shumë, që do tëthotë një gjysmë page vjetore.

Në program u angazhuam që brenda vitit 2014do të fillojë zbatimi i një programi kombëtar përkontrollin bazë të shëndetit për popullsinë nëgrupmoshën 40-60 vjeç, si dhe për mosha më tëreja në disa kategori më të veçanta. Ky buxhet këtëe ka. Ka fondet e nevojshme që vitin e ardhshëmtë fillojë zbatimi i këtij programi dhe me ligjin qëdiskutuam përpara disa orësh këtë bëmë,

përfshimë në kujdesin shëndetësor, pavarësisht isiguruar apo jo, këtë kontroll bazë.

Në program ne jemi angazhuar që do të hapimkantierin e shëndetësisë, me qëllim modernizimininfrastrukturor dhe rritjen e sigurisë në spitale.Edhe ky program këtë bën, sepse garantonpagesat përfundimtare për rikonstruksionin espitalit neurologjik në QSUT me vlerë 1 miliondollarë, garanton përfundimin e pagesave përrikonstruksionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, 600mijë dollarë; garanton përfundimin erikonstruksionit në maternitetin “Koço Glozheni”,350 mijë dollarë; garanton pagesën për bunkerinpër akseleratorin linear në shërbimin eneurokirurgjisë; do të vijojnë pagesat për ndërtimine spitalit të ri psikiatrik në Vlorë; do të bëjmëprojektin e zbatimit për kirurgjinë e re për SpitalinOnkologjik, për Spitalin e Pediatrisë, për Spitalin eSëmundjeve të Brendshme, si dhe për Spitalin e riRajonal në Qarkun e Fierit. Edhe shërbimi parësorshëndetësor do të ketë përmirësime të qendraveshëndetësore me një vlerë rreth 5 milionë dollarë.Këto do të jenë në zona rurale dhe urbane,përfshirë Tiranën, Korçën, Gjirokastrën,Peshkopinë e Durrësin.

Në program jemi shprehur se sëmundjetjongjitëse kanë rritur përhapjen në Shqipëri, kuveçanërisht sëmundjet kardiovaskulare dhetumorale janë kthyer në ndikues të ndjeshëm tëshkurtimit të jetëgjatësisë apo të shkurtimit të jetëssë shëndetshme. Në buxhetin e vitit 2014 do tërritet ndjeshëm kujdesi për sëmundjet tumorale.Fondet për furnizimin e Spitalit Onkologjik mebarna dhe materiale mjekësore do të rriten rreth2,5 herë duke arritur 8 milionë dollarë. Do tëndërtohet një bunker i ri për akseleratorin linearpranë Spitalit Onkologjik dhe do të vihet nëshfrytëzim ky akselerator. Do të blihen dymamografë të lëvizshëm, me vlerë rreth 700 mijëdollarë, me qëllim që të shkohet sa më pranë gravenë zonat rurale. Me buxhetin e vitit 2014 do të rritetndjeshëm kujdesi për sëmundjet kardiovaskulare.Fondet për furnizimin e shërbimit me materialemjekësore do të trefishohen. Do të plotësohetreaminacioni në spitalin “Shefqet Ndroqi”, meqëllim që shërbimi i hemodinamikës të transferohetedhe atje. Në shërbimin e kardiokirurgjisë do tëinvestohen 500 mijë dollarë për të përmirësuarsallat e operacioneve. Po hartohen paketat eshërbimeve të hemodinamikës, me qëllim që këtoshërbime të paguhen me para publike edhe pranë

Viti 2013

284

Legjislatura e 8-të

institucioneve shëndetësore jo publike. Do tazgjerojmë më tej bashkëpunimin me shëndetësinëjopublike si komplementare në përmbushjen eqëllimit të përmirësimit të kujdesit shëndetësor. Nëbuxhetin e vitit 2014 do të bëhet e mundur tëfinancohen edhe transplantet e veshkës, edhe tëmëlçisë. Po punohet për hartimin e këtyrepaketave. Sigurisht, ne i qëndrojmë angazhimittonë solemn: mbulim universal të financuar ngataksimi i përgjithshëm dhe do t’ia dalim me gjithëshenjat që ka disa të sëmurë të fundit që janërënduar.

Faleminderit!Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Beqja!Këtu përfundojmë diskutimet edhe për

projektbuxhetin e vitit 2014.Kalojmë te mendimi i grupeve parlamentare.(Drejtimin e seancës e merr zoti Meta.)Ilir Meta - Fjalën e ka zoti Duka, në emër të

Grupit Parlamentar të Partisë Republikane.Agron Duka – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Do të isha shumë optimist sikur edhe gjysma

e premtimeve të fushatës elektorale të ishte ereflektuar në projektbuxhetin e paraqitur përmiratim dhe do të votoja pa asnjë hezitim pro këtijbuxheti. Por, fatkeqësisht, sipas optikës simenatyrisht, në përgjithësi jemi në kuotat e buxhetittë vitit 2013. Meqenëse kolegët realizuan mehollësi si të metat, ashtu edhe përparësitë e këtijbuxheti, unë po analizoj në mënyrë skematikebuxhetin e akorduar për bujqësinë dhe sportet. Përtë qenë sa më korrekt në atë çfarë dua të analizoj,po citoj fjalë për fjalë çfarë thotë PS-ja për buxhetine qeverisë paraardhëse të vitit 2013: “Kjo qeveripo e lë më keq se e gjeti fshatin shqiptar. Sot fshatiështë tërësisht i braktisur dhe vuan mungesën eujit. Kostot e prodhimit janë marramendëse dhedalja e prodhimit në treg është e pamundur. Sotvetëm 3% e familjeve që merren me bujqësi nëfshat përfitojnë nga financimi publik. Neangazhohemi – thuhet në programin e PartisëSocialiste kur ishte në opozitë- ta rilindim fshatinpërmes planit tonë me pesë pika: pesëfishimi ifinancimit publik për bujqësinë, garantimi i ujitjesdhe kullimit në çdo pëllëmbë të tokës prodhuese,heqja e akcizës dhe taksës së qarkullimit të naftëspër bujqësinë dhe blegtorinë, heqja e TVSH-së përmakineritë e plehrat kimike dhe reduktimi i TVSH-së për farërat, si dhe rajonalizim i prodhimit dhembështetje ligjore e logjistike për nxjerrjen e

prodhimit në treg”.Nëse do të shohim se çfarë mund të realizohet

në këtë buxhet, na rezulton se asnjë nga pikat nukmund të realizohet. Struktura e buxhetit nëMinistrinë e Bujqësisë është po e njëjtë me atë tëvitit 2013. Ajo përbëhet nga shtatë zëra, ështështuar mbështetja për peshkimin një më shumësesa në vitin 2013 dhe ky ndryshim është mekanik.Buxheti për mbështetjen e peshkimit ështëtransferuar nga Ministria e Mjedisit në Ministrinë eBujqësisë, të Zhvillimit Rural dhe të Administrimittë Ujërave.

E fillova me strukturën e buxhetit, sepse ajoduhet të pasqyrojë filozofinë e re të përmirësimitcilësor të jetës së popullsisë në zonat rurale, tëpropaganduar si këndvështrim i ri i zhvillimit tëzonave rurale, dhe jo vetëm rritjen e prodhimitbujqësor. Është kritikuar shumë programi i qeverisësë kaluar. Në fakt, formati i buxhetit nuk pasqyronndryshimin. Kur themi zhvillim rural, kemi parasyshndryshim prioritetesh dhe riorganizim të zërave tëbuxhetit. Çfarë ka ndodhur në fakt? Struktura ebuxhetit është e njëjtë. Kjo strukturë i përgjigjetorganogramës ekzistuese të ministrisë në katërvitet e kaluara, që do të thotë se në këtë ministrinë këto 100 ditë ka ndryshuar vetëm emri.

Për sa i përket pesëfishimit të fondeve, mëvjen keq për pozitën e vështirë të ministrit tëBujqësisë, por me këtë buxhet nuk bëhet kthesa.Unë e kuptoj se pesëfishimi nuk do të bëhet që nëvitin e parë, por të paktën në këtë buxhet tëjepeshin shenjat se qeveria e ka vërtet prioritetbujqësinë dhe zhvillimin rural.

Buxheti për menaxhimin e qëndrueshëm tëtokës bujqësore është i njëjtë me vitin 2013. Tëpaktën këtë vit të ishin planifikuar fonde përhartimin e një projekti, në mënyrë që vitin tjetër tëfillonte implementimi i tij.

Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dheujitjes.

Dihet rëndësia që ka ujitja dhe kullimi përprodhimin bujqësor, prandaj edhe premtimet përshpenzimin e 160 milionë eurove për një mandatqeverisës, duke mundësuar rehabilitimin e plotëtë sistemit ekzistues, u besuan si një ëndërr qëme sa dukej do të realizohej. Por, e vërteta sipaskëtij buxheti është krejt ndryshe. Edhe vetëdrejtuesit e ministrisë gjatë diskutimit në komisionkërkuan rritje të fondeve për investimeve.

Për sa më sipër, me këtë buxhet, unë nukbesoj dhe nuk di se si do të modernizohet dhe

285

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

mirëmbahen 28 hidrovore, do të rehabilitohetsistemi kullues e vaditës, do të rehabilitohenstacionet e pompimit etj. Zhvillimi rural, dukembështetur prodhimin bujqësor, blegtorinë dheagroindustrinë në këtë buxhet kundrejt vitit 2013rritet vetëm me 4 pikë, 52%. Pra, si në formë dhepërmbajtje, janë e njëjta gjë, që do të thotë se kybuxhet nuk legjitimon as ndryshimin e emrit tëministrisë, aq më tepër funksionimin oseimplementimin e konceptit europian të zhvillimitrural.

Nga ana tjetër se çfarë do të bëhet mezhvillimin e artizanatit, të aktiviteteve ndihmëse,të agroturizmit, të shfrytëzimit të resurseve qëofrojnë pyjet etj., pa studime e projekte që natyrishtkërkojnë buxhet, unë këtë nuk e kuptoj dhe nukshoh perspektivë. Çfarë konstatohet me politikënmbështetëse? Konfuzion. Nuk dihet çfarë do tëbëhet me skemat e subvencioneve të naftës, memënyrën sesi do të aplikohet përfitimi direkt ngafermerët i uljes së kostos si rezultat i heqjes dhereduktimit të TVSH-së për plehrat kimike, përmakineritë bujqësore, për farërat, për materialetmbjellëse dhe për materialin gjenetik. Është ipaqartë zgjerimi i tregjeve në bazë të prioriteteverajonale të prodhimit. Nuk ka studime për zhvillimrajonal. Nuk dihet nëse do të ketë politikambështetëse për kooperimin, për konsolidimin etokës etj. Aktualisht janë rreth 100 mijë hektarëtokë bujqësore që nuk janë dhënë në shfrytëzim.Nga analiza ka rezultuar se arsyeja kryesore ekësaj gjendjeje është pamundësia financiare efamiljes fshatare për të kultivuar kultura bujqësore,si dhe kostoja e lartë e produkteve bujqësore, gjëqë i fut ata në një konkurrencë të pandershme nëtreg. Vënia në eficiencë e kësaj sipërfaqeje do tërriste prodhimin bujqësor dhe do të krijontemundësi punësimi për rreth 150 mijë banorë tëzonave rurale.

Për sa i përket zhvillimit të sporteve nëprogramin e PS-së thuhet se një nga detyratkryesore të saj do të jetë ruajtja dhe mirëmbajtja eterreneve sportive, mostjetërsimi i tyre, përmirësimii infrastrukturës ekzistuese, madje vazhdohet mëtej në ngritjen e një qendre kombëtare olimpike nëqytetin e Korçës, e cila do të ketë një status tëveçantë. Thuhet që projekti për ndërtimin e kësajqendre është gati, ngritja e dy pista skish etj. Porme buxhetin e akorduar, a mund të realizohen këtoangazhime? Unë mendoj se jo. Për të mos ezgjatur po sjell vetëm një shembull: në vitet 2004-

2005 u akorduan disa fonde të pjesshme, me vlerë20 milionë lekë të rinj, nga buxheti i shtetit përndërtimin e një pallati sporti në qytetin e Shijakut,me mendimin që do të vazhdohej në vitetpasardhëse. Këto fonde, të cilat siç e theksovaishin të pjesshme, u realizuan dhe si përfundimnë vendin e caktuar për këtë qëllim janë hedhurthemelet e disa kapriata hekuri. Qytetarët shijakasjanë shumë sportdashës e mund të them me bindjese sporti i tyre i preferuar është volejbolli. Ekipi ityre për meshkuj, i cili është përfaqësuar për rreth30 edicione në kampionatin e parë dhe është fituesi tre kampionateve dhe i dy kupave të Republikës,tashmë rrezikon ekzistencën e tij për mungesë tënjë ambienti për t’u stërvitur e për të zhvilluarndeshjet.

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me njëpremtim të pa mbajtur, por edhe me njëpapërgjegjshmëri të theksuar për fatin e investimitqë është realizuar. Nëse ai objekt do të vazhdojëkështu i braktisur në mëshirën e fatit, me kalimin ekohës rrezikon të zhduket plotësisht dhe bashkëme të të zhduket edhe një sasi e konsiderueshmeparash të taksapaguesve shqiptarë. Çfarë do tëbëhet në të ardhmen? A do të bëhen efektiveparatë e hedhura? Do të arrijmë më në fund tëshohim një pallat sporti? Nëse në këtëprojektbuxhet nuk është parashikuar, nuk do tëketë. A do ta ketë vëmendjen e kësaj ministrie nëtë ardhmen? Personalisht jam interesuar meqeveritë paraardhëse, i kam thënë edheKryeministrit aktual, asokohe në opozitë, i cili kapremtuar përpara shijakësve, kam bërë përpjekjete mia kudo, por pa rezultat. Por, me sa duket mekëtë projektbuxhet nuk realizohen pretendimet përnjë jetesë normale të popullit shqiptar. Prandaj përtë mos e zgjatur, unë do të votoj kundër miratimittë tij.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën, në emër të Grupit

Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, eka zoti Petrit Vasili.

Petrit Vasili – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë,Nuk është aspak surprizë që seanca e sotme

ishte një seancë maratonë, sepse realisht ligji ibuxhetit të shtetit është ligji më i rëndësishëm ivitit, është ligji që ka të bëjë me interesin edrejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve të të gjithagrupmoshave, të komunitetit të biznesit dhe tëshoqërisë civile. Pavarësisht këtij fakti, e vërteta

Viti 2013

286

Legjislatura e 8-të

është se çdo fundviti ligji për buxhetin, fatkeqësisht,konceptohet si beteja më e flaktë mesmaxhorancës dhe opozitës, ku patjetër duhet tëketë një fitues e një humbës. Uroj dhe do të dojaqë të mos e ta konsideronim kështu këtë praktikëdiskutimi, sepse është jo vetëm joproduktive, poredhe nuk përcjell asnjë mesazh të qartë e konkrette qytetarët, të cilët e presin një gjë të tillë, ndonësemund të them, me modesti dhe pa shpërdoruarkapitalin e jashtëzakonshëm të votave, që kjomaxhorancë, me një soliditet të tillë përfaqësiminë parlament, nuk e ka ndonjë problem ngapikëpamja e votave, ta fitonte lehtësisht këtë betejëtë radhës, sepse realisht buxheti i viti 2014 ka njërëndësi historike, por kishte më shumë tërëndësishme se çdo gjë tjetër e të çmueshme qëta ndante këtë opinion të saj gjerësisht me qytetarëtlidhur me atë çka ajo ka paraqitur për të miratuarnë sallë. Gjithashtu gjykoj se në radhë të parë dotë ishte në të mirë të opozitës që këtë debat takthente në një debat konstruktiv, sepse vetëprojektligji i buxhetit të vitit 2014, i cili është nëshenjën e një konstruktiviteti dhe realizmi, nukështë thjesht dhe vetëm një platformë financiarerealiste e propozuar nga maxhoranca e nisur nganevoja e një konteksti makroekonomik të njëvështirësie të jashtëzakonshme, por, njëkohësisht,edhe një sfidë e jashtëzakonshme ekonomike përvitin që na pason. Ky projektligj është një qasjerealiste, jo një dhuratë e ardhur nga qielli që do tëshndërronte në parajsë Shqipërinë brenda 24orëve. Njëkohësisht lind edhe në një moment tëcaktuar, ku mungesa e plotë e përgjegjshmërisëdhe taktika e tokës së djegur të financave publiketë maxhorancës së djeshme, opozitë të sotme,vështirësoi së tepërmi gjithë procesin e hartimitdhe përqasjes së këtij buxheti. Nuk është momentiqë shqiptarëve t’u tregojmë përsëri sesi janëqeverisur financat publike, sepse ata e kanë tëqartë e për këtë arsye janë shprehur në 23 qershorme votën e tyre, duke refuzuar t’i thoshin po njëpraktike të tillë. Njëkohësisht jemi këtu për të qenërealistë e për të mos premtuar ishuj të izoluarparajse ekonomike në Shqipëri, ishuj që janë tëpamundur e iluzionistë. Sot kemi detyrimin t’utregojmë shqiptarëve dhe e bëmë këtë gjëgjerësisht në tërë diskutimin që shoqëroi këtë debattë gjatë, që nuk është momenti për të paraqiturnjë tabelë thjesht numrash e shifrash, të cilat do tëlëviznin nga skëterra drejt parajsës, por rrugënreale si shkohet drejt transformimit e rikthimit të

besimit të humbur.Të nderuar deputetë,Qytetarët shqiptarë presin nga kjo

maxhorancë natyrshëm ndryshime të prekshme,një perspektivë më të qartë të zhvillimit ekonomik,një frymëzim pozitiv, atë frymëzim i cili sjell vullnetetë mira dhe që krijon mundësitë që vërtet lulëzimiekonomik të ecë në hullinë e shumëpritur, pornjëkohësisht kërkon edhe një axhendë të qartë tëveprimeve të qeverisë, nëpërmjet instrumentevefinanciare të saj, për të mundësuar një biznes, icili ecën përpara, që nxit, në radhë të parë e mbiçdo gjë punësimin. Por, siç thotë një shprehje:edhe 1000 km fillojnë nga një hap i vetëm. Kështuqë buxheti është mbi të gjitha realist, është e vetmjazgjidhje për situatën dhe këtë do ta nënvizoja sifakt, sepse nuk është se ndodhemi përpara njëmomenti që kemi disa zgjidhje dhe preferuam këtëapo atë dhe për këtë duhet të përballemi me kritika,por ishte e vetmja zgjidhje, e vetmja rrugë ku nemund të ecnim në ndryshim të plotë nga buxhetetiluzioniste, populiste, të parealizuara dhe tëdështuara në mes të vitit. Kushdo që do takonceptonte buxhetin si dhuratën e madhe tëfestave të fundvitit, do të gabonte. Në fakt ështëportofoli i shtëpisë sonë të përbashkët, ku të gjithëduhet të kontribuojmë me taksat tona e të gjithë tëpërfitojmë sipas meritës e mundësisë.

Buxheti i vitit 2014 është i pazakontë, se përherë të parë pas disa vjetësh është kolauduar edakortësuar me institucionet financiare mëprestigjioze, si FMN-ja dhe Banka Botërore dheshënon një pikë kthese pas “rënies së lirë” ku poshkonte ekonomia shqiptare. Mjafton të përmendetfakti se ky buxhet i parë i qeverisë njeh detyrimete akumuluara në vite për të dëshmuar përparashqiptarëve se operacioni për shpëtimin eekonomisë ka filluar seriozisht.

Vërtet ekonomia shqiptare është metaforikishtnjë pacient i shtrirë në krevat, por ndërkohë kjoështë edhe terapia efikase e mundshme për tarimëkëmbur atë. Prandaj, për herë të parë ndoshta,FMN-ja pati fleksibilitetin dhe pranoi masatndërhyrëse të qeverisë për të certifikuar dhelikuiduar borxhin e fshehur, duke injektuar mbi 350milionë dollarë në të vetëm për shlyerjen eborxheve të vjetra si një pjesë e detyrimeve përvepra të caktuara, si TVSH etj. dhe njëkohësishtpër të vazhduar investimet publike si një shenjë tëseriozitetit dhe të ecjes përpara të vendit. Ky ështëakti më i rëndësishëm i këtij buxheti, sepse në të

287

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

kundërt po të rrinim duarkryq e të thoshim që kyborxh i qeverisë së djeshme është kaq i madh ene nuk kemi çfarë të bëjmë e do të qëndrojmë nëvend, ekonomia natyrshëm do të rrokullisej drejtgreminës, do të falimentonte shpejt, biznesi nukdo të kishte më motive të investonte për të ecurpërpara, duke bërë që dy probleme të mëdha, krizaekonomike dhe papunësia, të qëndroninkëmbëkryq në çdo tavolinë shqiptari, por edhe nëçdo vend ku bëhej biznes për të krijuar pastaj atëqë do të ishte vërtet një rrugë pa kthim dhe njëqorrsokak i vërtet.

Praktikisht, sot i është dhënë një dorë biznesitpër t’i rikthyer besimin e humbur, konfidencën meekonominë, çlirimin e kapaciteteve për investimetë reja me reduktimin e ndjeshëm të borxheve tëkëqija dhe mundësinë e rritjes së kreditimit ngasektori bankar në shmangien e falimentimit tëdhjetëra bizneseve, që tashmë nuk do të kenë mëmotive që jo vetëm të shkurtojnë njerëz nga punaapo të ngrijnë kantieret e tyre, por të krijojnë vendetë reja pune. Fryma dhe fytyra e buxhetit të vitit2014 është një frymë e cila ka në vetvete njëfrymëzim pozitiv dhe shpresëdhënës, ka një di-mension social, i cili vërehet në mënyrën edhe sipaketa fiskale është përshkruar e unë do të kursejakomente të cilat u bënë në pjesën përkatëse, por,njëkohësisht jemi koshientë që jemi të detyruar, sitë vetmen zgjidhje, të kemi një rritje të borxhit nënjë moment afatshkurtër si e vetmja mënyrë përtë rritur ekonominë, për të sjellë atë besim, kupavarësisht frymëzimit të kundërshtarëve tanë përtë mbjellë panik artificialisht, ekonomia të frymëzojëdrejt pozitivitetit.

Në këto kushte qeveria duhet të dëshmojëpatjetër kurajë dhe nuk duhet të ketë asnjë hezitimpër ta bërë e demonstruar këtë jo vetëm meshpjegimet e saj politike, por edhe me shpjegimetkonkrete nëpërmjet asaj që buxheti realizon, përtë çarë shtigje të reja dhe për të bindur biznesetdhe konsumatorët se edhe me një faturë më tëlartë të borxhit publik ka një të ardhme që ndërtohetndryshe, e cila të jetë vërtet më e begatë dhe mëpremtuese sesa ajo e sotmja.

Shpenzimet buxhetore, me 455 miliardë mëshumë, kanë pasur si orientim prioritizimin enevojave që janë themelore të shoqërisë, dukevazhduar të ketë një qasje pozitive ndaj sektorëvevitalë si arsimi e shëndetësia dhe njëkohësishtbëhen reflektimet përkatëse në sektorin ebujqësisë, duke i cituar si sektorë të mëdhenj,

prioritarë qoftë në pikëpamje të reflektimit socialtë tyre, qoftë në drejtim të së sotmes, por edhe tëardhmes së jetës së vendit. Projektbuxheti për herëtë parë vjen i shoqëruar me një paketë logjikefiskale që e realizon atë dhe përpos të gjithapolemikave të natyrshme që ai ka prurë, të cilatjanë amplifikuar herë në mënyrë reale, herë nëmënyrë artificiale, ka një meritë parësore,parashikueshmërinë e politikave fiskale, e cila kaqenë e pamundur më parë. Njëkohësishtqëndrueshmëria e saj dhe mosndryshimi dhjetëraherë rrit mundësinë për një planifikim më të qartëe më të detajuar të biznesit për ta evituarshpërqendrimin, konfuzionin dhemosbesueshmërinë e tij për shkak të kryerjes sëndryshimeve të vazhdueshme. Paketa e re fiskalevjen dhe si përgjigje ndaj kontekstit ku jemi, pormbi të gjitha kërkon edhe një angazhim tejetenergjik në luftën kundër korrupsionit, informalitetit,evazionit, klientelizmit, monopoleve dhenjëkohësisht korrupsionit e arbitraritetit nëfunksionimin e administratës tatimore, ku taksat“burokratike”, pra jo të vërteta, janë mjaft më tëlarta sesa taksa prej 10%.

Të nderuar kolegë,Nëpërmjet këtij qëndrimi të ri dhe duke ecur

në një rrugë të një konstruktiviteti të qartë e tëspikatur, ne mendojmë që mund ta përmirësojmëkëtë buxhet edhe me amendamente të tjera, tëcilat do të jenë në seancën e 28 dhjetorit, shprehemnë parim pro dhe ftoj që këtë ta bëjnë edhe kolegëttanë opozitarë.

Faleminderit!Ilir Meta – Në emër të Grupit Parlamentar të

Partisë Demokratike, fjalën e ka zoti Ridvan Bode.Ridvan Bode – Zoti Kryetar,Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,Qytetarë shqiptarë,Prej më se 4 vjetësh ekonomia globale dhe

sidomos hapësira ekonomike europiane janëpërfshirë nga kriza më e thellë që kanë përjetuarpas asaj të ndodhur në vitet 30 të shekullit të kaluar.Është një krizë që pati në origjinë tregun e sëmurëfinanciar, por që shumë shpejt preku financat eqeverive dhe të gjithë sistemin e ekonomisë reale,uli konsumin, rriti papunësinë, pakësoi investimetdhe zvogëloi në tërësi ekonominë e vendeve që uprekën. Është një krizë e përgjithshëm, por përspecifikat e saj të strukturës ekonomike dheveçanërisht karakteristikat fiskale, ku veçohet nivelii lartë i taksave dhe borxhi publik, eurozona dhe

Viti 2013

288

Legjislatura e 8-të

disa ekonomi të saj po e përjetojnë më dramatikishtdhe pa një perspektivë të qartë daljeje. Është njëkrizë që nuk kurseu edhe ekonomitë periferike tëBashkimit Europian dhe ekonomitë e rajonit tonëtë Ballkanit Perëndimor, të cilat në këtë periudhëkanë rënë dy herë në recension, respektivisht nëvitin 2009 dhe në vitin 2012.

Ekonomia shqiptare në këtë kontekst patizhvillime pozitive. Nuk ra në recension, por u rritnë mënyrë modeste nga 1,6 deri në 3% të PBB-sësipas viteve në katër vjetët e fundit kur rajoni patinjë rritje mesatare prej 0,2% dhe eurozona njërënie 0,3% të PBB-së. Investimet direkte nëekonomi u ulën në 25% të PBB-së nga 30 që ishinnë periudhën para krizës, por ato të mbështeturanga dyfishimi i financimeve të huaja direkte mbetënmë të larta se mesatarja e rajonit dhe në të njëjtinnivel me periudhën 2000-2005. Niveli i papunësisëmbeti pothuajse i pandryshuar dhe të ardhurat epopullsisë u rritën me një rritëm shumë modestkrahasuar me periudhën përpara krizës, por ishinrreth 5 herë më të larta nga dinamika e rajonit.Respektivisht në tri vjet rritja sipas Bankës Botëroredhe FMN-së ishte 12,7%, ndërkohë që rajoni 2,9%.

Borxhi publik u rrit me 5% krahasuar me17,4% që ishte mesatarja e rajonit apo 18,5% qëishte eurozona. Sigurisht që lëngata e zgjatur eekonomisë sonë përballë presioneve të krizësrajonale ka dobësuar dinamizmin e saj tëbrendshëm, ka ezauruar kapacitetet për tëprodhuar stimuj fiskal në planin makro dhe katheksuar probleme strukturore e tëkonkurrueshmërisë shoqëruar me rënie tëkapaciteteve vetëfinancuese në nivelin ekompanive dhe të sipërmarrjeve. Pikërisht në këtësituatë, gjithë opinioni i gjerë publik u përball menjë përgjigje aspak në përputhje me nevojat ekontekstit ekonomik të kohës, u përballë mesistemin e taksimit progresiv “Rama”, i cili në rastinmë të mirë bllokon ringritjen e ekonomisë së vendit,por me shumë gjasa do t’i japë asaj goditjen drejtrrokullisjes fatale. Është një rast unikal ndërmarrjae një nisme të tillë nga një qeveri. Asnjë ngaekonomitë e rajonit nuk ka guxuar, përtejvështirësive dhe krizës që ka përjetuar, dy rënievenë këtë periudhë, t’i adresohen një sistemi taksimiprogresiv. Është unikale dhe e paprecedent edhenë hapësirën e vendeve europiane, që kanëpërjetuar vështirësi ekstreme, por në asnjë rastnuk kanë goditur zemrën e zhvillimit dhe të daljesnga kriza, që është mbështetja dhe nxitja e

investimeve direkte në ekonomi. Në fakt,ndërmarrja e një akti të tillë po përgatitej prejmuajsh përmes një veprimi unikal të bërë ngandonjë qeveri, ndërmarrjes së një fushatedenigruese, shpifëse e deformuese për ekonominëe vendit që qeveris. Edhe pse një akt i tillë, duketse përbën një përpjekje të dështuar politike për tëbindur opinionin publik se çdo dështim imundshëm, me shumë gjasa, kur sheh boshllëkunprogramor, angazhimin e vakët dhe kapacitetet emangëta të qeverisë, nuk është faji i kësaj qeverie,por i opozitës së sotme. Një fushatë e tillë, absurdedhe e padëgjuar ishte justifikimi i asaj që po bënqeveria në këtë seancë të sotme në parlament:nga një anë, të zhytë duart më thellë në xhepat eqytetarëve dhe të bizneseve për të marrë mëshumë taksa, nga ana tjetër, të shtrijë dorën nëarkat e bankave për të marrë kursimet e qytetarëvee për të rritur me lehtësinë më të madhe e në nivelmarramendës borxhin publik të vendit. Në fakt, tëdyja instrumentet e zgjedhura nga qeveria veçsepërshpejtojnë përkeqësimin dhe kolapsin eekonomisë, si dhe lezionojnë me shpejtësikohezionin e përgjithshëm shoqëror, aq tërëndësishëm për të përballuar këtë situatë jo tëmirë ekonomike të vendit. A kanë nevojë për njëaxhustim fiskal buxheti i shtetit dhe financatpublike? Sigurisht që po. Modelet e këtij axhustimitashmë janë të njohura dhe janë në praktikën eshumë vendeve, po kurrë nuk ka ndodhur që njëbuxhet dhe një program i ri fiskal të mund tëadresojë kuturu problematikën që has ekonomiae vendit. Në këtë kuadër, projektbuxheti i vitit 2014përbën një aritmetikë të thjeshtë qeveritare, përbënnjë aritmetikë të keqe të hartuar në panik. Në tënuk ka as filozofi politike. Përbën një aritmetikëdhe në të nuk ka asnjë ide ekonomike. Pse e themikëtë? Shihni mënyrën e formimit të të ardhuravenë buxhetin e shtetit. Nga vijnë të ardhurat shtesë,që propozon qeveria, për vitin 2014? A mbështesinkonsumin? A mbështesin investimet dhesipërmarrjet? Të dyja goditen në mënyrë tënjëtrajtshme, në të njëjtën kohë, pa asnjë objektiv,pa asnjë model të propozuar. Taksohet në rritjekonsumi familjar dhe ai prodhues në të gjithakategoritë ekonomike dhe shoqërore. Karburanti,ky produkt me konsum të përgjithshëm, do tëtaksohet më shumë për 84 milionë dollarë. Pagat,përtej përfitimeve simbolike të një kategorie tëvogël, por që humbet përballë zhvillimeve tëekonomisë, do të pësojnë një rritje të taksimit

289

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

përgjithshëm të tyre prej 13 milionë dollarë. Taksae shëndetit do të rritet e do të taksohen pagat edheme 900 milionë lekë, apo me 9 milionë dollarë.

Akciza mbi cigaret dhe pijet alkoolike. Taksimido të rritet edhe me katër miliardë dollarë. Dhepër nivelin e lartë të informalitetit dhemosfunksionimit taksa e banesave dhe e pronësdo të pësojë një rritje prej pesë milionë dollarësh.Gjithsej rreth 14 miliardë lekë, 140 milionë dollarë,do të preket konsumi i qytetarëve, do të uletkërkesa konsumatore në tregun e vendit.

Do të pakësohet mundësia për të mbajtur nëpunë një numër prej rreth tridhjetë mijë tëpunësuarish në sektorin privat. Po nëse do tëkishim një taksim vetëm të konsumit, sikurse kanëbërë disa ekonomi me nivel të lartë të konsumit etë mirëqenies, do të kishim një mbështetje mbisipërmarrjet dhe biznesin për ta konsideruar sizgjidhje të situatës, për t’u dhënë kurajë e shpresëqë të rritin investimet dhe punësimin, të rritinofertën e ekonomisë. Jo, edhe sipërmarrjetvendosen në një taksim shtesë. Rritet taksa ekompanive dhe e sipërmarrjeve me 50% , ose me7 miliardë lekë, po ashtu rriten kostot e kompaniveme vlerën 5 miliardë lekë. Gjithsej kompanive dot’u hiqen 12 miliardë lekë, 120 milionë dollarë,vetëm sipas paketës, më shumë nga sa i janëmarrë në vitin 2013 e në vitet e mëparshme nëformën e taksave shtesë. Kjo do të thotë se do tëpakësohen mundësitë për të investuar dhepunësuar rreth pesëmbëdhjetë mijë të punësuartë rinj. Kjo është filozofia në krijimin e të ardhurave.

Po në anën e shpenzimeve çfarë ndodh? Mosqeveria ka ndërmarrë ndonjë politikë aktive përzhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e konsumitnga ana e shpenzimeve të buxhetit? Aspak jo. Nukka asnjë rritje pagash. Në këtë buxhet dhe nëbuxhetet që do të vijnë, sipas deklarimeve tëqeverisë, nuk do të ketë më rritje pagash. Dhe mosharroni se gjatë kësaj periudhë, para dhe pas fillimittë krizës, fondi i pagave i vendosur në dispoziciontë konsumit, për të mbështetur konsumin në treg,ka lëvizur nga 39 miliardë lekë, 390 milionë dollarë,në 600 milionë dollarë, me një shtesë prej 210milionë dollarë. Në buxhetin e vitit 2013 ka vetëm10 milionë dollarë, dhe këto tërësisht për policinë.

Pensionet rriten vetëm 1%, ose mbi bazëgjashtëmujore vetëm me 2%. Dhe mos harroni senë këtë periudhë, kur është mbështetur kërkesakonsumatore në treg, si një instrument i zhvillimitdhe i mbështetjes së ekonomisë, rritja e fondit të

ofruar nga qeveria për të rritur pensionet ka shkuarnga 44.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2004,në 94.5 miliardë lekë. Pra, këtij fondi i janë shtuar500 milionë dollarë në harkun e tetë vjetve. Nëkëtë buxhet, sikurse e thashë, rritet vetëm me 1miliard lekë. Sigurimet shoqërore, pagesa e ilaçevedhe reformat që pretendon të ndërmarrë qeveriarriten vetëm me 2%, duke mos përballuar dot asinflacionin e mundshëm të vitit që vjen, le pastaj tëndërmarrin politika të reja shtesë apo për tëpërmirësuar këtë shërbim në tërësi. Mund t’ju themse në këtë periudhë, periudhën para krizës dhegjatë krizës, kontributi i buxhetit për sigurimetshoqërore, për shërbimet, për ilaçet dhe gjithëshërbimin parësor, është rritur nga 5.8 miliardë lekëqë ka qenë në vitin 2004, në 30.8 miliardë lekë,ose 25 miliardë lekë, 250 milionë dollarë. Ju shtonivetëm 20 milionë dollarë, ndërkohë që deklaronipolitika të reja shtesë.

Ndihma ekonomike rritet me zero, kursepersonat me aftësi të kufizuara nuk përballojnë dotpagesën e të gjithë vitit. Shtohet me një muaj,ndërkohë që këtë vit u mbeten dy muaj pa paguar.Nga 17.4 miliardë shkon 19 miliardë. Do tëpaguajnë për njëmbëdhjetë në muaj, një muajpërsëri qeveria do të mbetet borxh, pale pastaj përtë rritur pagesën e personave me aftësi tëkufizuara. Të përndjekurit politikë do të marrin 12milionë dollarë më pak, ndërsa ish-pronarët 2milionë dollarë. Ja, pra, që në tërësi, kërkesakonsumatore, për aq sa i takon buxhetit të shtetit,pëson një goditje, një ulje edhe më të madhe ngaajo që pësoi përmes rritjes së taksave nëshpërndarjen e parë.

Po investimet? Më të ulëta se një vit më parë,rreth 0.8 % të prodhimit të brendshëm bruto, edhepse niveli i deficitit shkon në 1 miliard dollarë. Dotë jenë 100 milionë dollarë më pak investimepublike në vitin 2014 krahasuar me vitin 2013. Përherë të parë në historinë disavjeçare të buxhetevetë Shqipërisë niveli i investimeve publike do të bjerënë nivelin 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Kypërbën një problem të madh strukturor të buxhetit,i cili pakëson edhe konsumin, edhe investimet dherrit vetëm shpenzimet që kanë të bëjnë me politikae programe qeveritare të administratës.

Përballë këtyre zhvillimeve të gjithë kanë tëdrejtë të pyesin: po deficiti dhe borxhi? 92 miliardëlekë të reja, rreth 920 milionë dollarë, do të merrenhua, borxh i ri, duke e çuar nivelin e borxhit publiknë 74.8%, duke e rritur me rreth 13 pikë përqindje

Viti 2013

290

Legjislatura e 8-të

vetëm në harkun e katër muajve të fundit, sipasprogramit të qeverisë. Sigurisht, ky borxh ështëbërë gogoli i shqiptarëve disa muaj të shkuar, kurqeveria aktuale ishte në opozitë, dhe u shtri dorame lehtësinë më të madhe për të rritur borxhinpublik të vendit. Dhe pikërisht për të rritur borxhinpublik u përdoret përsëri alibia e borxhit që qeveriaka ndaj bizneseve në Shqipëri. Një e pavërtetë qëia konfirmoi edhe “Deloytte & Tuche”. Sigurisht qëka borxhe, dhe sigurisht që do të ketë borxhe.Gjithmonë krijohen prapambetje në pagesa, porkjo nuk do të thotë të justifikosh rritjen në harkun ekatër muajve të borxhit publik të vendit me 1.3miliard dollarë, 400 milionë dollarë në katërmujorine fundit dhe 920 milionë dollarë për vitin që vjenme pretekstin se do të paguajë detyrime dheborxhe, ndërkohë që vlera totale e borxheve sipas“Deloytte & Tuche” është 24 miliardë lekë, ndërsasipas qeverisë, programuar në këtë buxhet, është35 miliardë lekë. Pra, rritin borxhin pa paguar asnjëborxh. Dhe ky është gjithë kolapsi ku po futetqeveria në çështjen e borxhit.

Ç’ndodh? Nuk ka ndodhur asnjëherë mëpërpara, që në huamarrjen e brendshme, nëkursimet e shqiptarëve, edhe në kohërat më tëmira, edhe në ditët kur niveli i kursimeve në vit kaqenë 20 apo 22% shtesë viti me vit, që qeveria tështrijë dorën dhe të grumbullojë gjithë kursimet eqytetarëve për t’i marrë për shërbimin e borxhit.Niveli maksimal i huamarrjes ka qenë 28 miliardëlekë pikërisht në vitin kur niveli i depozitave u rritme 24%.

Ç’ndodh? Për vitin 2013, duke përfituar nganjë likuiditet i tepërt i sistemit bankar, qeveria shtriudorën dhe mori rreth 53 miliardë lekë huamarrjetë brendshme. Sigurisht që nuk do ta ezaurojë tëgjithën, por i ka dhënë të drejtën vetes për taezauruar të gjithën. 530 milionë dollarë ngakursimet e qytetarëve do të përdoren si t’i ndajëqeveria për vitin 2013. Për vitin 2014 qeveriakërkon edhe 46 miliardë të tjera, ndërkohë qëdinamika e rritjes së depozitave të kursimit ështëfatale. Për vitin 2013 programohet që të jetë vetëm2% dhe sigurisht që në vitin 2014 do të jetë nërënie, pasi tendenca e muajve të fundit është rëniee depozitave për të rritur konsumin qytetar përshkak të mungesës së alternativave të tjera. Dheky buxhet, që nga qeveria deklarohet se do tëinjektojë, se do bëjë injektimin më të madh, në tëvërtetë shter, than çdo burim për të financuarekonominë. Tërësisht 1 miliard dollarë pretendohet

të merren nga qeveria në harkun e 16 muajve ngakursimet e qytetarëve shqiptarë, kursime qëtashmë nuk ekzistojnë, për t’u konsumuar nëmënyrën më të padobishme të mundshme, qëështë qeveria dhe shpenzimet publike, si dhe dukehequr çdo mundësi që biznesi të ketë mundësinëtë investojë apo t’u adresohet kredive. Ndërkohëkemi një problem të dytë, ku do të ndalem për t’jutreguar riskun e madh që kemi përpara. Kemi, pra,një problem të dytë: bankat do të ulin gjithnjë e mëshumë ekspozimin ndaj blerjes së bonove tëthesarit nga ana e qeverisë për shkak të normavetë mbikëqyrjes që kanë, sepse janë të gjitha bankaperëndimore, me përjashtim të BKT-së.

Ç’do të ndodhë për shërbimin e borxhit? Nekëtu nuk kemi një deklaratë nga Banka eShqipërisë se garanton likuiditetin për 460 milionëdollarë shtesë për të cilët do ta shtrijë dorën qeveriagjatë vitit 2014 si burim nga rritja e depozitave tëkursimit. Përballë kësaj mungese likuiditeti do t’iadresohemi kërkesës së Bankës së Shqipërisë përtë emetuar likuiditet në sistemin bankar? A mendonise riskut të inflacionit që vjen nga rritja e taksave,e të gjitha taksave, që çojnë në rritjen e çmimevenë treg, i shtohet edhe një risk i jashtëm, i cili nukvjen nga koniunktura ndërkombëtare, por pikërishtnga një rrezik i zhvlerësimit të lekut në raport meeuron dhe që do të përbëjë një inflacion tëimportuar për vetë faktin se konsumi i ekonomisësonë bazohet në ekonominë e importeve? Nukkeni ndonjë deklaratë nga Banka e Shqipërisë segaranton 460 milionë dollarë shtesë likuiditeti përvitin 2014. Sigurisht që kjo përbën riskun, riskun einflacionit të madh. Për të kaluar në fund teparadoksi që përmban vetë ky buxhet dhe qeveria,sikurse e thashë ka bërë thjesht aritmetikë dhe joekonomi. Ka sjellë një rritje ekonomike në termarealë 2% të prodhimit të brendshëm bruto. Duketse është një objektiv jo agresiv. Por ç’ndodh? Ngado të rritet kjo ekonomi? Kush do ta financojë këtërritje të ekonomisë, sepse të pretendosh të rritetekonomia do të thotë të kesh burimet respektivetë financimit të saj? Në vitin 2014, sipas qeverisë,programohet një rritje e prodhimit të brendshëmbruto prej 400 milionë dollarësh. Njëkohësishtprogramohet një rritje e të ardhurave nga taksatprej 420 milionë dollarësh. Nga do të financohetrritja? Konsumi nuk mund të rritet, do jetë zero,sepse çdo vlerë të re që krijojmë, gjithë shtesën eprodhimit të brendshëm bruto, qeveria do ta thajë,do ta marrë nga buxheti. Investime nuk mund të

291

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

ketë, sepse çdo vlerë e re që mund të krijohet ngainvestitorët do ta marrë e do ta thajë qeveria. Dhejo vetëm kaq. Qeveria nuk merr vetëm 400 milionëdollarë nga 420 milionë dollarë që krijon prodhimtë brendshëm bruto, por merr njëkohësisht edhe460 milionë dollarë depozita të vjetra, sepsedepozita të reja s’ka. Nuk është orë leksioni, porpo ju them se ky buxhet në vetvete. Unë u futa nëdisa teknikalitete për t’ju thënë se… (Flitet pamikrofon nga salla.)

Ilir Meta - Ju lutem me qetësi!Ridvan Bode - Unë u futa në disa teknikalitete

për t’ju thënë se ju me shifra, me aritmetikë keniprogramuar recesionin në vitin 2014, pale pastajçështje që kanë të bëjnë me mirëqenien, mepunësimin e të tjera. Ju faleminderit!

(Flitet pa mikrofon nga salla.)Unë ju thashë ato që ju do të provoni në kurriz

në vitin 2014.Ilir Meta - Në emër të Grupit Parlamentar të

Partisë Socialiste fjalën e ka ministri i Ekonomisë,zoti Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj - Të nderuar qytetarëshqiptarë,

Fiksojeni këtë moment, sepse është fundi injë historie dhe fillimi i një historie tjetër. Kanë qenëtre muaj të vështirë për ne, por jo të papritur. Kanëqenë tre muaj kur ne si qeveri u përballëm me tëshkuarën e afërt dhe atë të traditës së shëmtuartetëvjeçare. E lanë Shqipërinë me borxhe, si tëishte një krijesë e mjerë dhe pa zot. 740 milionëdollarë janë vetëm sot të skanuara nga FondiMonetar Ndërkombëtar, që vepron në Shqipëri mepseudonimin e ri “Dëshmitari i Rremë”. Kam sjellënjë dokument të “Dëshmitarit të Rremë” për t’utreguar shqiptarëve se këta e dinë mirë. 720milionë dollarë u ka lënë kjo opozitë me në kryeSali Berishën në kurriz shqiptarëve. Do t’ju lexojnjë fragment se çfarë thotë “Dëshmitari i Rremë”:“Janë borxhe të akumuluara deri në nëntor të vitit2013”, pra deri në ditën tonë të pesëdhjetë. Etrajtuan sipërmarrjen shqiptare si të ishte njërastësi në jetën ekonomike dhe në pushtetin e tyretë abuzuar vetëm për ta detyruar të rëndohet nëfavor të shiritave të tyre qesharakë në rrugët qëakoma dhe sot vrasin për shkak të cilësisë dhekorrupsionit. E detyruan sipërmarrjen të bëjë punëtë detyruar, si të ishte e dënuar për shkak tësuksesit të tyre dhe papërgjegjshmërisë earrogancës së kësaj opozite, dje mazhorancë. Edërguan në punë të papaguar, po, e dërguan

sipërmarrjen në punë të papaguar. Dhe“Dëshmitari i Rremë” thotë se puna e papaguarpër sipërmarrjen ka qenë fiks 285 milionë dollarë.Ndërsa këta bëhen sy- e veshëhumbur. Dhe tani imbledhin nëpër tryeza qesharake, a thua se nukjanë pikërisht këta që deri dje i torturuan duke mosua paguar kontratat, duke mos u rimbursuar TVSH-në, duke u grabitur me arrogancë tatimfitimin nëavancë, apo duke refuzuar t’u paguajnë faturat eshërbimeve, drekave, darkave dhe festive. Gropaprej 720 milionë dollarësh është pothuajse (tënderuar qytetarë shqiptarë, më falni që ju kthej nëkujtesë tmerrin e vitit 1997) e barabartë me gropëne Sudes, të Vehbiut, Rrapushit dhe disa të tjerëve.Është gropë që u ngjan piramidave të ’97-s. Ështëe dyta herë në historinë 20-vjeçare që ky njeri ebën këtë. Do të jetë e dyta herë, shpresojmë efundit, që kjo mazhorancë, mazhoranca e majtë,do të detyrohet të bëjë rolin e zjarrfikësit,gropëmbushësit dhe sigurisht të zhvilluesit.

Të dashur qytetarë të Shqipërisë,Më 16 shtator ne u prezantuam me humbjen

më të madhe të të ardhurave nga tatimet dhedoganat në gjithë historinë e Shqipërisë. Vetëmnë pesë muaj keqmenaxhimi, korrupsioni dhepasioni elektoral i tyre shkaktoi një dëm prej 110milionë euro. Në çastin që ne hymë në zyrë buxhetii shtetit nuk kishte asnjë lek, sepse i kishin harxhuartë gjitha, i kishin bërë rrush e kumbulla. Epraktikisht e drejta e qeverisë për të marrë borxhkishte mbaruar, ta konfirmojë ish-ministri iFinancave. Dhe kishte mbaruar që në fillim tëkorrikut, pas datës 23 qershor, pra kur këta upërballën me pseudosuksesin e tyre tetëvjeçar dhemorën një milion shpulla. Por qytetarët eShqipërisë duhet ta dinë se këta që ikën e kishinlënë arkën bosh dhe përpara kanë lënë një mal tëmadh me borxhe. Me borxhe vehbiane,rrapushiane, të cilat sërish një qeveri e majtë sijona do të duhet t’i sistemojë, t’i dokumentojë dhet’i paguajë. Duhet të mos harroni se vetëm në katërvjetët e fundit vendi ka humbur 1.4 miliard dollarëkorrupsion, keqmenaxhim nga taksat. Dua të mosharroni se vetëm para një viti një institucionprestigjioz ka investiguar se shuma pothuajse ebarabartë me korrupsionin dhe vjedhjen në tatimeka shkuar afërsisht 1.3 miliard dollarë, që kanë dalënga Shqipëria të padeklaruara.

I mbajtët paratë sipërmarrjes. Jo pak, por 400milionë dollarë fatura të papaguara punësh publike,TVSH të parimbursuar, tatimfitim i grabitur në

Viti 2013

292

Legjislatura e 8-të

avancë. Dakord, se këtë e keni filozofi, por meinvalidët çfarë patët? Apo edhe ata i patë si armiqtëtuaj? I hëngrët dhe i bëtë rrush e kumbulla 42milionë dollarë të bukës së tyre, të ilaçeve të tyre,të nevojave të tyre. Çdokush në vendin tuaj do tëkishte heshtur, por ju jeni këmbëngulës në mizorinëqë u keni bërë. Ju dilni përditë dhe flisni për borxhe.Ju duhet të heshtni, por ju jeni këmbëngulës përt’u kujtuar shqiptarëve se pikërisht ju jenialternativë e borxhit dhe e shkatërrimit. Muapersonalisht nuk më vjen fare mirë, sepse do tëpreferoja që ju të mos heshtnit. Do të preferoja qeju të vinit këtu dhe të jepnit një alternativë. Më thonise cila ishte alternative që ju u dhatë shqiptarëvegjatë këtyre njëzet e katër orëve debat?

Të nderuar qytetarë shqiptarë, a ju dha ndonjëalternativë midis nesh dhe këtyre? Alternativa evetme është të rikthehen në pushtet për tëshkatërruar Shqipërinë nga e para. Harrojeni! Sotështë një ditë e re. Sot mbyllet një epokë dhe hapetnjë tjetër. Sot fshihen mbeturinat e fundit të firmavetuaja dhe rinis një Shqipëri e re. Në traditën ebuxheteve do të ishte në të mirë të punës dhe nëambicien e një mazhorance si kjo të krahasonimsi e gjetëm, si është këtë vit, si është reduktuarapo rritur. Po me çfarë t’ju krahasoj? Me çfarë?Me gënjeshtrën tuaj në katër vjet, apo me atë qëgjetëm e që ju e kishit lënë të pashkruar? Nuk kenitë krahasuar. Jeni unikë dhe të papërsëritshëm nëdëshirën dhe garën për ta lënë vendin si mos mëkeq. Këtë radhë garuat me veten tuaj dhe e kenilënë më keq se ’97-a. Unë u them qytetarëveshqiptarë se lajmi i mirë është se më e vështira kakaluar, ajo që vjen është vetëm punë në favor tëqytetarëve.

Me çfarë t’ju krahasoj? Me çfarë ta krahasojekonominë tuaj? E morët me 6% rritje ekonomikedhe e katandisët në 1.3%. Dhe ish-ministri iFinancave thotë 2%. Nuk është ambicioze.Sigurisht që nuk është ambicioze, sepse ne kemiambicien tonë që në katër vjetët që vijnë ta çojmënë 6% dhe në tetë vjetët që vijnë ta konsolidojmëte 7-8%. Dhe këtu do të jemi, sërish në këtëparlament. Do të flasin vetë shifrat.

Me çfarë t’ju krahasoj? Me atë që duhej tëbënit në energjetikë e me atë që gjetëm? S’kashkallë krahasimi. E latë energjetikën e Shqipërisëme 1.2 miliardë dollarë borxhe, të cilat kompanitëia kishin njëra-tjetrës.

Me çfarë mburreni? Me çfarë t’ju krahasoj?Me plagën që i keni lënë Shqipërisë? Me CEZ-in?

me çfarë mburreni? Me çfarë t’ju krahasoj? Meprivatizimin e dështuar të “Albpetrolit”? Çfarëkrahasimi të bëj tani? Çfarë shifrash të krahasojkur aty po dalin akoma dhe sot të flasin? Milionadollarë devijime nga firma fantazmë dhe së shpejtido të dalë ku përfundon kablli i urdhrit të bosit.Qeverisët me arrogancë, sigurisht, dheinstitucionalizuat padrejtësinë, madje u tallët meshqiptarët duke u sjellë taksën e sheshtë e dukeua shitur si mrekullinë e tetë të botës. Ai në nevojëpaguante më shumë, ndërkohë që vetëm 4% eshqiptarëve zotërojnë më shumë se 50% tëdepozitave. Kjo është Shqipëria që latë ju, që nëkatër vjet fuqia blerëse ka rënë 40%. Dua t’i rikujtojparafolësit një fakt tejet të rëndë për t’i kujtuar atoqë bënë gjatë tetë vjetve, e sidomos gjatë katërviteve të fundit. Kujt i tregoni ju për qytetarët?Shikojeni shifrën rrëqethëse të rënies drastike sëkursimeve të shqiptarëve, qoftë në përqindje tëprodhimit të brendshëm, qoftë në vlerë nominale.E pra, kjo është dhuratë nga ju, nuk është dhuratënga ne gjatë 100 ditëve tona. Sigurisht që do tëisha i dëshiruar të mos flisja fare për atë që gjetëm,por të flisja vetëm për atë që do të bëjmë mebuxhetin tonë të parë, por nuk mundem. Nukmundem sepse e di që kjo është dita e fundit eshenjave të mbetura të firmave tuaja. Jua rikujtojsepse është dita e fundit e shenjave dhembeturinave tuaja.

Buxheti i vitit 2014 është buxheti i parë ialeancës sonë dhe është buxheti më i madh nëhistorinë e Shqipërisë, jo thjesht nga madhësia,por dhe nga përgjegjshmëria e tij. Buxheti i vitit2014 është një ekuilibër njerëzor i maturuar midisdomosdoshmërisë për një disiplinë financiare dhenevojës për zhvillim ekonomik në favor të qytetarit.Buxheti garanton në disiplinën e tij një deficit vetëm4% të prodhimit të brendshëm bruto, pas asajkatrahure financiare që keni lënë dhe gjithashtupaguan borxhet kusur që ju i keni lënë këtij buxhetidhe sipërmarrjes shqiptare. Por ka të përfshirë, tëdashur qytetarë, pagesën e faturës që këta i lanënë kurriz vendit. Në buxhet ka një shumë 350milionë dollarë detyrime të papaguara, shkurt,borxhe ndaj kompanive, të cilat në përgjegjshmëritë plotë ne i dokumentojmë dhe i marrim përsipërt’i paguajmë. Paketa fiskale e disiplinimit financiarështë paketa e taksave të ulëta për qytetarin.Paketa rrëzon përfundimisht taksën e sheshtë,taksën e padrejtësisë mbi qytetarin e zakonshëmdhe prezanton taksën progresive. Po, 97 për qind

293

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

e shqiptarëve përfitojnë nga ulja e taksave! Ata mënë nevojë në shkallën e pagesave përfitojnë 1 pagështesë dhe ata më sipër: infermierë, mësues apotë tjerë, përfitojnë 270 mijë lekë të vjetra në vit,dhe paga reale u rritet gati nga 5 deri në 10 përqind.

Paketa rrëzon përfundimisht taksën e biznesittë vogël dhe ul tatimin-fitimin për bizneset e vogla.Zotim i mbajtur. I shikojmë qytetarët në sy. Neheqim taksën e sëmundjes, ndërsa ju e tatuatsëmundjen e shqiptarëve në hall; ne sot heqim 10-përqindëshin e TVSH-së duke ulur ilaçet. Paketarrëzon taksën absurde të 10-përqindëshit tëtransaksionit brenda trungut të familjes në fshat.Ishte qesharake që, kur babai kalonte pronat tek ibiri, dhe detyrohej të paguante 10 për qind.

Ku kapeni? Te 15 për qind tatim-fitimi? Po juathem: edhe atë praktikisht e kemi ulur, sepse në tëgjitha përllogaritjet, bizneset, sipërmarrja ka paguar25 për qind për shkak të borxheve, për shkak tëmbajtjes së TVSH-së të tatim-fitimit. Po, i themsipërmarrjes duke e parë në sy: e kemi ulur tatimfitimin nga 25 në 15 për qind, megjithësestatistikisht kalon nga 10 deri në 15 për qind. Kushfiton më shumë, sigurisht do të kontribuojë mëshumë.

Gjithë ngarkesa për sipërmarrjen është 60milionë dollarë shtesë, ndërkohë që vetëm në vitin2014 i paguajmë borxhet mbrapsht në shumën 350milionë dollarë dhe po kaq më shumë në vitin 2015.

Ju kapeni me taksën e shëndetit. Taksa eshëndetit është në favor të qytetarit, sepse detyronuljen e konsumit të panevojshëm dhe trafikut jo tëdomosdoshëm në territorin urban dhe shkon nëfavor të shërbimeve publike, të përmirësimit të tëgjitha shërbimeve publike.

(Zotit Arben Ahmetaj i kërkohet të ndërpresëdiskutimin pasi ka kaluar kohën e caktuar.)

Zoti drejtues i seancës, do të më lejoni edhedy-tri minuta të tjera, sepse është dita e fundit enjë epoke dhe dita e re e një epoke tjetër.

Qytetarët mbi 40 vjeç do të kenë vizita falas.30 mijë gra dhe vajza do të përfitojnë vizita falasnë luftën kundër kancerit të gjirit dhe jo thjeshtgallatë në bulevard çdo vit, pa asnjë masë. Jukujton, të nderuar kolegë dhe qytetarë, ndokëndkjo? Qarje për dashamirësit e duhanit. Ju kujtojnjë fakt: kur e morët pushtetin, taksa ishte 250 lekë,kur e latë pushtetin taksa ishte 750 lekë, tri herëmë shumë. Po, po, ne do ta taksojmë më shumëduhanin, sepse ne besojmë te shëndeti i qytetarëve

dhe te përmirësimi i shërbimeve publike.E pra, ky buxhet do të mbahet mend si buxheti

i uljes së taksave, pavarësisht nga frika eapokalipsit. Po ju them: votojeni këtë buxhet edheju të opozitës, sepse po nuk e votuat, ju në faktzhgënjeni qytetarët që ju votuan, atyre që upremtuat ulje taksash!

Përsa i përket sipërmarrjes, ata nuk po izhgënjeni. Do të votoni kundër pagesës sëdetyrimeve. Ju i ngarkuat me detyrime, u tallët, dhesigurisht, tani i refuzoni.

Para se ta mbyll do t’i kujtoj përsëri ish-ministrittë Financave: buxheti injekton në ekonominëshqiptare 1.1 miliardë dollarë. Është stimuli më imadh ekonomik në 20 vjet që vjen nga buxhetidhe janë 660 milionë dollarë investime, 350 milionëdollarë pagesa mbrapsht, 100 milionë dollarë ngaFondi Rajonal dhe 80 milionë dollarë nga Fondi iZhvillimit. Vetëm në infrastrukturë janë 89 projektetë reja dhe 5 mijë vende pune. Gjithë Shqipëria dotë jetë kantier, Veriu do të jetë kantier, Jugu do tëjetë kantier, edhe Shqipëria e Mesme do të jetëkantier.

Në ditën e fundit të një epoke të vjetër dhe nëditën e parë të një epoke të re, më lejohet tëzgjatem, por do ta mbyll duke thënë se ky ështëbuxheti i parë i Aleancës për Shqipërinë Europianedhe ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, po eprezantojmë këtu për ta aprovuar, aprovim i cilihap rrugën e zhvillimit të Shqipërisë jo vetëm përvitin 2014, por për një zhvillim afatgjatë, jo thjesht3 vjet, por më shumë se 8 vjet.

Faleminderit!Ilir Meta – Fjalën për replikë e ka deputeti

Berisha, pasi iu përmend emri.Sali Berisha – Dëgjuat këtu më parë

alternativën e Hermesit, e një hajduti që i ka vjedhur11 milionë euro Albtelekomit shqiptar dhe që ia kambyllur dosjen prokurori socialist. E gjithë kjo kavetëm një qëllim: të fshehë heqjen e shpërblimitpër Vitin e Ri, të fshehë heqjen e rrogës së 13-tëpër mësuesit, të fshehë rritjen e taksave për çdoqytetar shqiptar, të fshehë uljen me një pension,me një rrogë, më një ndihmë ekonomike për çdoqytetar shqiptar si rezultat i rritjes së taksave, tëfshehë shndërrimin, vërtetimin e të gjithapremtimeve si mashtrime dhe vetëm mashtrime,të fshehë bllokimin për 3 vjet të rritjes së rrogavedhe pensioneve, të fshehë diskriminimin etmerrshëm gjeografik që është stimuluar në këtëbuxhet, të fshehë gropën më të madhe në historinë

Viti 2013

294

Legjislatura e 8-të

e vendit të krijuar në financat publike nga njëmendje e sëmurë, që nuk ka asnjë njohuri përekonominë e vendit, të fshehë nxjerrjen eShqipërisë mizorisht nga harta e investimeve tëhuaja, të fshehë dënimin e rëndë për fshatarëtshqiptarë, pensionistët shqiptarë, qytetarëtshqiptarë, të fshehë skenarin alla Papandreu, nëtë cilin do të rrokullisin Shqipërinë. Ky që foli parameje kontrollon Tanin, se e konsiderojnë një llojmatufi dhe nuk kanë besim plotësisht.

Ilir Meta – Fjala është për Kryeministrin, zotiRama.

(Deputeti Sali Berisha flet pa mikrofon.)E ka filluar dhe e ka mbaruar Kryeministri

seancën për buxhetin, zoti Berisha, kështu kemibërë edhe kur kemi qenë bashkë!

Edi Rama – Dua të falënderoj çdo qytetar dheçdo familje që e ka ndjekur aq sa ka mundur gjithëkëtë debat të gjatë, ditë dhe natë. Dua t’ju kërkojndjesë të gjithë atyre që janë ndjerë të lënduar nëndjekjen e këtij debati, për shkak të shpërdorimittë gjuhës sonë amtare dhe për shkak të shkeljessë të gjitha normave etike në përdorimin e gjuhëssonë amtare. Dua ta mbyll këtë debat me njëmesazh shumë të qartë: miratimi i këtij buxheti haprrugën e re, që është fundi i rrugës së rrënimit dhefillimi i rimëkëmbjes ekonomike.

Nga ana tjetër, besoj se më takon që në emërtë qeverisë të bëj një përmbledhje shumë tëshkurtër dhe konkrete të të gjitha arsyeve që janënë themel të këtij buxheti dhe që në fakt u bënëedhe shkak i kësaj përplasjeje të fortë mes njëshumice që ka ardhur për të rivënë rregull në librate llogarive të shtetit dhe një pakice që iku, dukelënë pas vetëm borxhe dhe katrahurë në librat ellogarive të shtetit.

Flitet dhe u fol këtu gjatë për një rritje tëbefasishme të borxhit publik. Është e vërtetë! Nekemi qenë, jemi dhe do të mbetemi të bindjes, see ardhmja nuk merret borxh për të siguruarmbijetesën e së tashmes në pushtet. Por, çfarë kandodhur? A jemi ne që kemi rritur borxhin, apo nethjesht jemi gjendur përpara një situate, që naështë dashur ta legalizojmë borxhin? Ajo që kemigjetur është njësoj si një shtëpi, e cila ka një borxh,një borxh, të njohur karshi bankave apo karshi tëtretëve, që rezulton në llogaritë e ekonomisë sëfamiljes dhe që i bën të vetëdijshëm të gjithënjerëzit e familjes, se ndërkohë që jetojnë nështëpinë e tyre i kanë këto detyrime. Por, ndërkohë,shtëpia ka një kryefamiljar kumarxhi, i cili ikën dhe

akumulon borxhe që shtëpia dhe familja nuk i dinëfare, duke hedhur në zare paratë dhe të ardhmene familjes së vet. Dhe, një ditë të bukur, shtëpiagjendet përpara një trokitjeje. Hapet dera dhe shehnjë karvan njerëzish që kërkojnë para. Janë njerëz,lidhjen me të cilët anëtarët e familjes nuk e dinëfare. Por janë pikërisht ata që i kanë dhënë borxhkryefamiljarit kumarxhi, që të shkojë e të lozë përtekat e tij, për qokat e tij, për deliret e tij, duke ezhytur shtëpinë në një hall shumë të madh.

Ky është halli i madh në të cilin shtëpia jonë epërbashkët, Shqipëria, u gjend pikërisht për shkaktë një zinxhiri borxhesh që nuk figuronin në defterëte qeverisë, kur qeveria vinte këtu në parlamentdhe fliste për nivelin e borxhit. Këtë sot,fatmirësisht, nuk jemi ne, nuk është një palë që ethotë për t’i rënë në qafë një pale tjetër. Këtë tanimëe kemi certifikuar nga dëshmia e Fondit MonetarNdërkombëtar. Fondi Monetar Ndërkombëtarështë njësoj si një kujdestar që një shtëpi të zhyturnë halle, për shkak të një kryefamiljari kumarxhi, emerr për të dalë nga halli dhe për të mos qenë edetyruar ta braktisë fare strehën dhe të mbetetrrugëve.

Kjo tabelë, e cila titullohet “Breakdoën of gen-eral government payment Arrears”, që është, nëfakt, lista e këtyre borxheve, e borxheve të kumaritelektoral, përshkruan një e nga një çdo zë tëparave që nuk gjendeshin, deri përpara se Aleancapër Shqipërinë Europiane të merrte në duardrejtimin e kësaj shtëpie, në defterët e llogarive tështëpisë. 285 milionë dollarë kontrata, tënënshkruara nga kryefamiljari, por që shtëpia nuki di; 128 milionë dollarë TVSH, detyrim i marrë ngakryefamiljari, por që shtëpia nuk e di; 50 milionëdollarë fatura për energji dhe për ujë të hedhuranë bixhoz, që shtëpia nuk i ka të regjistruara; 60milionë dollarë të tjera fonde ndihmë ekonomike,kostosh lokale, që përsëri shtëpia nuk i kishte tëregjistruar në defterët e vet kur llogariste borxhinkarshi të tretëve; 42 milionë dollarë marrë nga bukae gojës së invalidëve për kumarin elektoral, që nukfiguronin. Më tutje, 40 milionë dollarë kontratalokale, të financuara nga buxheti, si puna e asajrrugës këtu, që del për në Elbasan dhe që kambetur rrugëve, por është qeveria që ka marrëpërsipër ta financojë, që nuk figurojnë në defterëte shtëpisë; 10 milionë dollarë mosrimbursim itatimeve, mosrimbursim i atyre taksave tëbizneseve të vogla e të mëdha që me demekrimbursoheshin në fund të vitit, që u janë marrë

295

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

mijëra e mijëra njerëzve për kumarin elektoral dhepër harbimin e të qëndruarit me çdo kusht nëkarrigen e kryefamiljarit, të një kryefamiljari të ikurnë drejtim të paditur; 20 milionë dollarë të tjerëfatura të papaguara për qoka, për telefona, përlloj-lloj detyrimesh të mbartura.

Më lejoni t’ju jap vetëm një shembull se si janëshpenzuar këto para që figurojnë në borxhin eshtëpisë dhe me të cilat ne duhet të përballemipatjetër sot, për të mos e lënë të zgjatet zinxhirin enjerëzve që presin te dera e shtëpisë t’u lahenborxhet. Kjo është përsëritja e historisë së Sudesdhe të Vehbiut, por në një formë të re, në formëndiabolike të mbajtjes me çdo kush të pushtetit, dukee marrë hua të ardhmen për të luajtur kumar dhepër të bërë qejf në të tashmen.

Kur Madona shkoi të këndonte në Budva, egjithë teknologjia për skenën dhe për foninë kushtoi120 mijë euro. Kur Robin Uilliams shkon për tëkënduar në Londër apo Nju-Jork, e gjithëteknologjia për skenën dhe për foninë kushton 250mijë euro. Kur Çiljeta ia mori këngës më 28 nëntor,teknologjia për skenën dhe foninë kushtoi 1 milione 420 mijë dollarë. Ja, kjo është fatura e kumaritdhe e ahengut të një kryefamiljari që mori peng tëardhmen e shtëpisë dhe la mbrapa një rrëmujë nëllogaritë e shtëpisë, duke lënë te dera mijëra emijëra njerëz që thonë: “Duam lekët tona! Duamlekët tona!”

I kam dëgjuar të thonë: “Paratë e invalidëve içuat për shpenzime.”

Kam këtu një tabelë krahasuese tëshpenzimeve për fluturime mes meje dheparaardhësit tim, mes delegacioneve të sotme tëKryeministrisë dhe delegacioneve të deridjeshme.Kam marrë tre shembuj, në tri destinacione:

Kur ka vizituar Nju-Jorkun delegacioni imëparshëm, ka marrë nga paratë e shtëpisë 51937dollarë. Kur delegacioni ynë vizitoi Nju-Jorkun, morivetëm 13162 dollarë, domethënë 38775 dollarë mëpak.

Kur delegacioni paraardhës vizitoi Londrën,mori nga poshtë jastëkut 9243 dollarë. Kurdelegacioni ynë vizitoi Londrën, mori 1157 dollarëmë pak.

Kur delegacioni paraardhës vajti në Bruksel,i kushtoi shtëpisë së përbashkët 6399 dollarë,ndërsa kur ne shkuam në Bruksel, morëm vetëm2333 dollarë. Dhe e dini se sa është diferencavetëm për 3 udhëtime mes këtyre dhe nesh? Është43998 dollarë.

Tani le të vij te shembujt konkretë që kanënevojë të dëgjojnë njerëzit, se shumë kanë dëgjuarnë një ditë e në një natë dhe mbase është enevojshme t’i dëgjojnë edhe këto për tëpërmbledhur shumatoren e gjithçkaje që kanëdëgjuar.

Dy shembuj:Një farmaci, një biznes i vogël, me një xhiro

72 milionë lekë në vit, këtë vit, që është viti i funditi marrëzisë, ka paguar 1 milion e 620 mijë lekëtaksa. Vitin tjetër, falë këtij ndryshimi themelor qëne kemi sjellë, do të paguajë vetëm 540 mijë lekëtaksa. Pra, vitin tjetër falë taksimit të ndershëm,falë heqjes së taksës së biznesit të vogël, falëndryshimit të drejtimit të vendit, farmacia do tëpaguajë 300% më pak, ose 3 herë më pak.

Një furrë buke, me një xhiro 27 milionë lekëtë vjetra në vit, i ka paguar marrëzisë dhe i kapaguar asaj të famshmes taksë të sheshtë, qëështë taksa që, në fakt, rrafshon çdo gur nëpërpjekjen e më të dobëtëve për të ngritur një mur700 mijë lekë, do të paguajë vitin e ardhshëmvetëm 375 mijë lekë. Pra, thuajse 50% më pakose 2 herë më pak.

Këto janë xhepat e njerëzve që jetojnë menjë biznes të vogël dhe xhepat flasin më mirë seçdo fjalim që mbajmë ne këtu, edhe pse këtushumë fjalime vijnë nga dhimbjet e shkaktuarapikërisht prej xhepave.

Le të shohim se çfarë ndodh me kalimin ngataksa e sheshtë në taksën e ndershme për 97% tënjerëzve që jetojnë me një rrogë në sektorinshtetëror apo në sektorin privat.

Ja çfarë ndodh:Sanitarja, edhe për këtë vit, për vitin e fundit

të taksës së sheshtë, për vitin e fundit tëadministrimit të shtëpisë nga një kryefamiljar qëtë ardhmen e shtëpisë e ka luajtur bixhoz, do tëpaguajë 37 mijë lekë, ndërkohë që vitin e ardhshëmdo të paguajë vetëm 9 500 lekë. Pra, në fund tëvitit sanitarja do të ketë 357 mijë lekë më shumënë xhep, nga 307 mijë lekë që e ka rrogën.

Punonjësi mbështetës në arsimin e mesëm,ose të ulët, me taksën e sheshtë paguan sot 36600 lekë; do të paguajë 8 580 lekë. Në fund të vititdo t’i mbeten nga ulja e taksave 336 mijë lekë.

Infermierja e lartë sot paguan taksë 42 mijëlekë. Me taksimin e ndershëm do të paguajë vetëm16 mijë. Në fund do t’i mbeten 313 mijë lekë mëtepër.

Specialistja në nivelin e një page 545 mijë lekë

Viti 2013

296

Legjislatura e 8-të

ka paguar deri sot 54 mijë lekë çdo muaj; do tëpaguajë vetëm 31 mijë lekë. Në fund do të ketë271 mijë lekë të kursyera nga ulja e taksave.

Mësuesi i shkollës 9-vjeçare paguan sot çdomuaj 54 mijë lekë; do të paguajë vetëm 32 mijëlekë. Në fund do të ketë 270 mijë lekë fitim nga kjoulje taksash.

Mësuesi i shkollës së mesme sot paguan 59mijë lekë çdo muaj; do të paguajë vetëm 38 mijëlekë. Në fund do të ketë 252 mijë lekë fitim vetëmnga ky ndryshim themelor mes taksës së sheshtëdhe taksimit të ndershëm, mes filozofisë që kushfiton më pak t’ia këpusim më shumë në xhep dhekush fiton më shumë le të paguajë më pak.

Për ta mbyllur me mjekun, i cili sot paguan 59mijë lekë direkt çdo muaj, për shkak të taksës sësheshtë, nesër, me miratimin e këtij buxheti dhekëtij sistemi të ri taksash, do të paguajë vetëm 45mijë lekë. Në fund do t’i mbeten 233 mijë lekë nëxhep.

Kjo është llogaria dhe llogaria flet vetë, të tjeratjanë “dokrra hini”, siç i quante At Gjergj Fishta.Dokrra hini që i mbeten këtij debati, i mbeten kësajsalle, i mbeten logoresë së gjatë të një dite dhe tënjë nate, ku u tha çfarë nuk u tha, po ku, në fundtë fundit, po votohet për t’u dhënë më në fund atyreqë meritojnë më shumë vëmendje dhe atyre qëmeritojnë të paguajnë më pak, pikërisht, sepsefitojnë më pak, atë që iu është mohuar për vite tëtëra, si edhe për t’u dhënë 97% të shqiptarëvemundësinë që të paguajnë më pak taksa, të kenëmë shumë para reale në xhep qofshin në shtet,qofshin në privat, qofshin të punësuar, qofshin tëvetëpunësuar në një biznes të vogël.

Nga ana tjetër, kjo votë na jep mundësinë qëtë fillojmë dhe t’i kthejmë një e nga një mbrapshtata që janë te dera e shtëpisë, ata që tundin faturate borxheve, jo duke ua përplasur derën në fytyrë,siç ua përplasën këta dhe duke e lënë shtëpinë tëmbytet nga flakët dhe nga dhimbjet e borxheve etë pamundësisë për të mbijetuar, por duke uakthyer ato para, sepse është një detyrim që nuk eka marrë përsipër kjo qeveri, e ka marrë përsipërqeveria paraardhëse, por është detyrimi që do tëbëjë qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe jopërfaqësinë e një grushti njerëzish që morën borxhtë ardhmen e këtij vendi për të mbijetuar dhe përtë vënë mënjanë pasuri të mëdha, duke e lënë tëtashmen të lëngojë nën peshën e këtyre borxheve.

Në fund fare, besoj që të gjithë ata që e kanëndjekur këtë debat duhet që, përtej mërzisë, përtej

zhgënjimit, përtej edhe neverisë për shumëçkadëgjuan këtu dhe përtej çdo kufiri etik, të ndihenmirë. Të ndihen mirë, sepse, më në fund, kyParlament është salla dhe arena e fjalës së lirë,është salla dhe arena ku nuk mbyllet harbutërishtas goja e opozitës dhe as seanca e radhës, porështë salla dhe arena ku të gjithë kanë mundësinëtë flasin edhe kur kanë çfarë të thonë, edhe kurnuk dinë se çfarë thonë. Në fund të fundit, kësajlirie të rikthyer të parlamentit do t’i paguajmë edhenjë çmim, dhe çmimi dihet. Unë do ta përkufizojapër këdo që na bën ta paguajmë këtë çmim mefjalët e Shekspirit te “Komedia e gabimeve”: “Mjerëti që gjuha të është bërë oratoria e turpit tënd!”

(Flitet nga salla pa mikrofon.)Ilir Meta – Zoti Berisha, nuk jua ka përmendur

emrin. Ai vetëm një emër ka përmendur, që nukështë në këtë sallë.

Urdhëroni!Sali Berisha – Në Rregullore e drejta e fjalës

për ministrat për paraqitjen e projektligjeve thuhet:“Kryeministri, ministri kundërfirmues kanë të drejtëtë flasin pa kufizim kohor. Gjatë diskutimeve të tjeraministrat kanë të drejtë të marrin fjalën dhe atyre ujepet ajo sa herë e kërkojnë, por jo më shumë se10 minuta për çdo ndërhyrje”. Kjo është pika e parë,zoti Kryetar.

Pika e dytë në çdo seancë parlamentare, nëçdo parlament të botës diskutimet mbyllen pasdiskutimit të kryetarëve të grupeve....

(Flitet nga salla pa mikrofon.)... mund të flasin, por debati rihapet nga e

para.Ilir Meta - Dakord. Ju dhatë interpretimin tuaj,

unë do të jap interpretimin tim.Sali Berisha – Unë nuk kam interpretim timin.

Unë të garantoj se nuk është lejuar kurrë në këtëparlament, dhe ja ku i ke të gjithë deputetët, qëpasi kanë folur kryetarët e grupeve, një qeveritartë marrë fjalën. Jo, sepse diskutimi fillon nga epara. Tani diskutimet filluan, prandaj të lutemshumë...

Ilir Meta – Cilat diskutime filluan? Po të japedhe unë shpjegimin tim:

E para, kur fillojnë diskutimet, regjistrohenemrat.

E dyta, neni 80 i Kushtetutës thotë:“Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit tëMinistrave ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjete Kuvendit ose në komisionet e tij dhe i jepet fjalasa herë që e kërkon.”.

297

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

Së treti, zoti Rama nuk e ka kërkuar fjalënpasi janë shprehur kryetarët e grupeve, por e kakërkuar fjalën që më parë.

(I drejtohet zonjës Topalli)Së katërti, e kërkuat fjalën të flisnit mbas zotit

Berisha, dhe zoti Dule jua dha fjalën edhe pse nuke kishit emrin në listë, që të jemi të sinqertë menjëri-tjetrin. Unë nuk mbaj mend ndonjëherë qëdiskutimi për buxhetin në parim të mos jetë hapure mbyllur nga Kryeministri si përfaqësues imaxhorancës.

Në rast se ju dëshironi të bëni një replikë,pavarësisht se nuk ju ka përmendur askush meemër drejtpërdrejt, po jua japim këtë mundësi.

Sali Berisha – Së pari, për shpenzimet. Nëtë gjithë karrierën time si President dhe siKryeministër kam ruajtur standardet më normaletë shpenzimeve se kushdo tjetër. Në udhëtimin eparë në New York ka fjetur në hotel me 4 mijëdollarë, nuk kam fjetur kurrë në ndonjë hotel mëshumë se 750 dollarë, aty janë faturat e çdoudhëtimi. Asnjë nga stafi im nuk ka udhëtuar mebiznes klas. Manari i tij, sugari fuga, udhëtongjithmonë me biznes klas ngjitur me të. Le t’imarrim të gjitha këto dhe t’i krahasojmë kur të dojë,por një gjë ta dijë: as nuk më ka peshuar dhe asnuk do të më peshojë njeri kurrë, qoftë edhe menjë qindarkë. Ky është standardi im, të tjerat janëmashtrime.

Së dyti, zotëri, bëre mirë që shkove teShekspiri, sepse rëndom quhesh Edi Drama,prandaj edhe unë kam kohë që u bëj thirrjeshqiptarëve. Ti mund të recitosh çfarë të duash,por një vizitë te psikiatri është jetike për vendin,sepse vetëm një mendje e sëmurë mund tëmashtronte dy muaj rresht administratënamerikane. A e dini që janë ofruar 7 vende për tëmarrë armët kimike dhe ky zotëri u ka thënë se dot’i marr unë të gjitha? Pas dy muajsh, për të njëjtinmotiv, u tha se në Shqipëri nuk bëhet. Çfarëmendoni ju? A e patë këtë zotëri pas refuzimit tëstatusit, detyroi kryeministrat kryesorë të Europëstë dalin dhe t’i japin Shqipërisë paralajmërime përshkak të fjalimit të tij. Çfarë prisni ju për të vizituarkëtë njeri, që me një të rënë të lapsit merr borxh 1miliard dollarë, ku nuk janë marrë kurrë dhe nëasnjë vit, dhe ndërton piramidën e financavepublike? Çfarë prisni ju që t’i bëjë këtij vendi,ndërkohë që ai ka nevojë për të bërë një vizitë tëthjeshtë psikiatrike? Pse e them këtë? E them këtëme ndërgjegjen më të pastër të mjekut, sepse

kolegët e mi e kanë mjekuar këtë, sepse në vite jotë largëta ky ka shkuar i shtrirë me barelë dhe ilidhur nga krahët për mjekim dhe në gjendje shumëtë rëndë.

Ilir Meta – Zoti Berisha, ju lutem, ka mbaruarkoha e replikës!

(Diskutime pa mikrofon.)Sali Berisha – E di këtë gjë, sepse i di edhe

ato që bëheshin. Në momentin e duhur do t’ju sjellfirmat. Pra, lëri të gjitha këto, vizitohu dhe mjekohu,sepse je në një post në të cilin në tre muaj kerrënuar marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Nëtre muaj rrënove ekonominë e vendit dhe po errokullis atë. Në tre muaj po rrënon Kushtetutën,ligjet, gjykatat dhe kontratat e vendit. Në tre muajçdo ditë dhe çdo orë gjeneron veçse energji nega-tive dhe negativitet. Në tre muaj dramënshpirtërore, që nuk të ndahet kurrë nga mendja,dëshiron ta bësh dramë të çdo shqiptari.

Faleminderit!Ilir Meta – Mos harroni që janë Krishtlindjet

sot.Po, zoti Kryeministër!Edi Rama – Ajo që na takonte ne për

shqiptarët e bëmë më 23 qershor kur e larguamproblemin e tyre të madh. Atë që na takon neve, sishumicë pas 23 qershorit, ne po e bëjmë duke mosndërhyrë në problemin e madh që ka opozita dheduke i dhënë mundësi opozitës të ndihet mirë; dhekur ndihet mirë, duke bërë keq për parlamentin,për opinionin dhe për nivelin e sjelljes që kyparlament duhet të demonstrojë. Por, besoj se nukna takon neve, ajo që i takon opozitës: them seduhet të sillet si çdo familje e përgjegjshme që,kur plakut të shtëpisë i soset kandili i arsyes, nuke lë të dalë nga shtëpia që të sillet vërdallë nëpërlagje dhe të merojë gjithë lagjen. Bëjeni këtë përfamiljen tuaj! Bëjeni këtë për opozitën! Bëjeni këtëpër ta lënë Shqipërinë të vazhdojë përmes njëdebati normal mes nesh dhe jush, dhe për të mosta kthyer këtë parlament në një lagje që turbullohetsa herë plaku del nga shtëpia, edhe pasi i ështësosur kandili i arsyes.

Ilir Meta – Vazhdojmë me çështjen tjetër, mekërkesën...

(Diskutime në sallë.)Ju lutem!Po të ishte për Rregulloren, këtu duhet të ishte

përjashtuar një e treta e diskutantëve për gjuhëne përdorur.

Sali Berisha – Vetëm dy fjalë kam.

Viti 2013

298

Legjislatura e 8-të

Ilir Meta – Kini parasysh që janë Krishtlindjetsot!

Sali Berisha – Është i pafe. Nuk ka besimtek ai. Në çdo 6 muaj ndërron besimin.

Ilir Meta – E ka për qytetarët, jo për ne qëjemi këtu.

Sali Berisha – E kam për atë unë, më falninjë minutë!

Pra, në një hark tremujor diskreditoiShqipërinë para botës. Më 15 nëntor, e bëri përkarrigen e tij. Në një hark tremujor bllokoi statusine vendit kandidat; në një hark tremujor zgjoireagimin më të ashpër në historinë 23-vjeçare tëvendit nga liderët europianë; në një hark tremujorpo i shndërron financat publike në një piramidëgjigante, e cila do të zërë, në radhë të parë, atëbrenda, por edhe çdo qytetar shqiptar do të vuajë.Ndaj edhe ky qëndrim e bën edhe njëherë jetiketezën time të domosdoshme. Unë e di se ju nuk iathoni, por unë jam për të thënë të vërtetën në emërtë qytetarëve shqiptarë: ai duhet të vizitohet.

Ilir Meta – Duke e konsideruar të përfunduardiskutimin në parim për projektbuxhetin dhe përprojektligjet që e shoqëronin atë, kalojmë te çështjatjetër, që ka të bëjë me kërkesën e GrupitParlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen ekomisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluarzbatimin e legjislacionit në fuqi, për administrimine bazës së të dhënave shtetërore tatimore.

Ju njoftoj se në datën 16.12.2013 Konferencae Kryetarëve diskutoi për kërkesën e GrupitParlamentar të Partisë Demokratike për këtëqëllim. Në këtë mbledhje nuk u arrit konsensusilidhur me kërkesën e paraqitur. Pika 3 e nenit 7 tëligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimindhe funksionimin e komisioneve hetimore”parashikon se, kur Konferenca e Kryetarëve nukarrin të përcaktojë me konsensus elementet eprojektvendimit të paraqitur, atëherë kjo çështje iadresohet seancës plenare, e cila vendos meshumicën e anëtarëve të pranishëm. Kërkesa,sipas këtij neni, i paraqitet për miratim seancësplenare më të afërt, por jo më vonë se 15 ditë ngadata e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Kush dëshiron të shprehet në emër të grupevepër këtë çështje?

Kemi dy mendime të ndara: Grupi i opozitëska paraqitur kërkesën dhe kërkon ngritjen, kursegrupi i maxhorancës e ka kundërshtuar, duke qenëse prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje.

Po, zoti Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi - Zoti Kryetar,Siç e përmendët edhe ju, në datën 11 dhjetor

ne kemi bërë kërkesë për ngritjen e një komisionipër hetimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi përadministrimin e bazave të të dhënave shtetëroretatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar nëthellësi fenomenin e ndërhyrjeve dhe bllokimit përdisa ditë të sistemeve elektronike tatimore. Kjokërkesë është bërë nga1/4 e deputetëve tëparlamentit të Shqipërisë dhe, siç përcaktohet ngaKushtetuta, nga ligji “Për komisionet hetimore” dhenga Rregullorja e Kuvendit, kjo kërkesë është edetyruar për miratim.

Po them shkurtimisht dy fjalë.Në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2013 në

Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ështëkonstatuar një situatë e rëndë paligjshmërie nelidhje me administrimin e informacionit dhe tëdhënave të subjekteve tatim-paguese. Persona tëpaautorizuar kanë kryer veprime në kundërshtimme ligjin në bazën e të dhënave të Drejtorisë sëPërgjithshme të Tatimeve, duke kopjuar të dhënadhe administruar ato në kundërshtim me ligjin,ndërkohë që ligji përcakton qartë se siadministrohen këto të dhëna, se si ato trajtohendhe kush mund të ketë akses në to. Këta personakanë qenë të autorizuar nga Kryeministri nëmënyrë verbale, por në bazë të asnjë procedureligjore. Për më tepër, bashkë me ta janëbashkëngjitur edhe persona privatë tëpaautorizuar, të cilët gjatë këtyre veprimeve kanëpasur akses në të dhëna konfidenciale tësubjekteve tatimore.

Menjëherë pas kësaj ndërhyrjeje janëkonstatuar fshirje të informacionit për milionadeklarata tatimore në të shkuarën, po ashtu edhendryshime të të dhënave kohore, të cilat më paskanë krijuar kaos në sistemin tatimor.

Është konstatuar mosfunksionimi i sistemit tëraportimit të të dhënave të subjekteve tatimore dhepër rrjedhojë është krijuar vështirësi e madhe përtë gjitha këto subjekte gjatë kësaj periudhe.Personat që kanë kryer veprime në kundërshtimme ligjin kanë vepruar me porosi të Kryeministrit,porosi verbale dhe të pambështetura në ligj.

Me këtë komision ne synojmë të hetojmë, nëpërputhje me nenin 77 të Kushtetutës dhe me ligjin“Për komisionet hetimore”, këtë çështje të veçantëme objekt hetimi të mirëpërcaktuar, me qëllimhetimin e problemit në funksion të zbatimit tëlegjislacionit në fuqi, identifikimin e ndërhyrjeve në

299

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

legjislacion për të parandaluar shkelje të tilla në tëardhmen dhe eventualisht identifikojmë personatpërgjegjës, në mënyrë që me pas të ndiqenprocedurat e përcaktuara nga ligji.

Kërkesa jonë mbështetet në fakte dherrethana të përcaktuara qartë, të njohura botërishtdhe që kanë ndodhur në të shkuarën, përpara sesa kjo kërkesë të bëhej, për rrjedhojë kjo nuk ështëkërkesë për ngritjen e një komisioni për të hetuardiçka hipotetike, por një fakt konkret, një problemspecifik dhe ne kërkojmë të hetojmë se si mund tëparandalohet në të ardhmen.

Komisioni parlamentar është një instrument ifuqishëm kontrolli i parlamentit për të kontrolluarzbatimin e ligjit nga administrata. Kushtetuta dheligji “Për komisionet hetimore”, po ashtu edhejurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese përcaktojnëbazën e nevojshme për ngritjen e këtij komisioni.Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese përcaktonse e drejta e komisionit parlamentar është një edrejtë e posaçme e opozitës, si mjet kontrolli mbimaxhorancën dhe qeverinë.

Kushtetuta përcakton se ligji është baza dhekufiri i veprimtarisë së administratës publike dhe,për sa kohë veprimet e kryera kanë qenë nëkundërshtim me ligjin, është shumë e rëndësishmeqë ngjarjet e ndodhura në Drejtorinë ePërgjithshme të Tatimeve të hetohen, në mënyrëqë të parandalohen në të ardhmen jo vetëmshkeljet e ligjit, por edhe kaosi që u vu re nëperiudhën nëntor-dhjetor me pasoja të rënda përinteresat e qindra mijëra subjekteve tatim-paguese.Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese përcakton sengritja, në kushtet e një interesi të tillë publik dhekur kërkesa është bërë nga 1/4 e deputetëve tëparlamentit, se kërkesa për këtë komision është edetyruar të pranohet nga parlamenti. Gjithashtu,Kuvendi nuk mund të ndryshojë apo të ngushtojëobjektin e hetimit, i cili është në përputhje meKushtetutën dhe me ligjin, për rrjedhojë parlamentiduhet ta miratojë ngritjen e këtij komisionit hetimor.

Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Urdhëroni, zoti Ruçi, në emër të

maxhorancës, për këtë çështje!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Unë nuk do të zgjatem. Thjesht dua të shpreh,

sipas Rregullores, mendimin e maxhorancës.Vendimi që paraqitet, ose miratohet ose

rrëzohet. Unë do të isha dakord me parafolësindhe ne do të kishim shprehur dakordësinë tonë

edhe në kryesi, edhe këtu në seancë, nëse 3elemente që përmban një vendim, siç është objekti,të jetë brenda Kushtetutës dhe brenda ligjit, nësekoha të jetë përsëri brenda ligjit dhe nëse përbërjatë jetë përsëri brenda ligjit. Këto janë tri elementete një komisioni hetimor.

Së pari, ky problem sot ndodhet në duart eProkurorisë së Përgjithshme dhe fytja e parlamentitnë mes është në kundërshtim me Kushtetutën dheme ligjin, në dublim të institucioneve dhe nëndërhyrje të punëve të brendshme të institucionevekushtetuese të pavarura. Pra, objekti është nëkundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe jo nekundër objektit dhe kërkuesve që e kanënënshkruar këtë objekt.

Së dyti, në përbërje përcaktohet që kërkuesitdo të kenë edhe kryetarin, edhe maxhorancën,ndërkohë që ligji u njeh të drejtën e kryetarit, porjo të drejtën e maxhorancës.

Së treti, ne ju kemi akuzuar politikisht ju dheju na keni akuzuar politikisht ne, por ne nuk kemibërë atë që keni bërë ju, që drejtuesin e IT-së ekeni marrë në mbrojtje dhe keni dalë në konferencështypi me të dhe, më pas kryetari i partisë e morinë bashki. Pra, jeni të pabesueshëm. Keni konfliktinteresi, sepse keni qenë në qeveri. Jeni tëparagjykuar nga veprimet që keni bërë, ashtusikundër edhe ne, që jemi sot në pushtet, në akuzattuaja, jemi të pabesueshëm, prandaj të bëjmëkujdes me këto çështje. Ky është një skandal ipërmasave të papara në asnjë vend demokratikdhe shtet juridik. Prandaj, qeveria dhe institucionete pavarura kushtetuese të këtij vendi, duke uinteresuar me partnerët tanë, për arsye tëmadhësisë së këtij skandali dhe me institucionete pavarura ndërkombëtare, t’i japin përgjigje kësajçështjeje sa më parë, por jo politika.

Ilir Meta – Lidhur me këtë çështje, vendiminr. 18 i Gjykatës Kushtetuese, datë 14.05.2003, ebën të qartë se e drejta e ¼-ës së deputetëve përtë ushtruar hetimin parlamentar nuk mund tëkonsiderohet absolutisht e pakufizuar. Më pas jepnjë sqarim të saj se i vetmi kufizim është i lidhurme detyrimin që objekti i hetimit të jetë në përputhjeme respektimin e parimeve të sanksionuara ngaKushtetuta. Ekzistenca e kufizimit të tij, edhe psenuk përmendet në nenin 77 të Kushtetutës, ështëe kuptueshme dhe buron nga dispozita të tjera tësaj. Kështu që për këtë çështje kemi dy mendimetë ndryshme, sepse po të kishit edhe ju këtëmendim, nuk do ta kishit paraqitur mendimin tuaj.

Viti 2013

300

Legjislatura e 8-të

Kalojmë te çështja tjetër, kërkesa e Komisionittë përhershëm Parlamentar për Punën, ÇështjetSociale dhe Shëndetësinë për ngritjen enënkomisionit Për Çështjet e të Miturve, BarazisëGjinore dhe Dhunës në Familje, në përbërje të këtijKomisioni.

Ju njoftoj se në mbështetje të nenit 19, pika 2e Rregullores, Konferenca e Kryetarëve e kagjykuar si pozitive kërkesën e paraqitur ngaKomisioni Parlamentar për Punën, ÇështjetSociale dhe Shëndetësinë për ngritjen e këtijnënkomisioni dhe i propozon seancës plenaremiratimin e kësaj kërkese.

Projektvendimi do të votohet kur t’i vijë radha.Është shumëfishuar për të gjithë deputetët.Njëkohësisht do të lexoj edhe emrat e deputetëvedhe deputeteve. Zonja Olta Xhaçka kryetare, zonjaLiljana Elmazi nënkryetare, Klodiana Spahiu An-drea Marto, Bujar Kllogjëri, Albina Dede, VoltanaAdemi janë anëtarë.

Çështja e fundit është për një ndryshim nëvendimin nr. 482013 “Për caktimin e përbërjes sëkomisioneve të përhershme parlamentare”, tëndryshuar”, ku në mbështetje të nenit 21, pika 2 eRregullores, nga Grupi Parlamentar i PartisëRepublikane është propozuar që deputeti FatmirMediu të jetë anëtar në Komisionin për ÇështjetLigjore, Administratës Publike dhe të Drejtat eNjeriut. Për këtë ka pasur mirëkuptim nëKonferencën e Kryetarëve.

Hapet votimi me elektronikë për prezencën.Mbyllet votimi.Janë 115 deputetë të pranishëm.Fillojmë me projektligjin “Për disa ndryshime

në ligjin nr. 8438, “Për tatimin mbi të ardhurat”, tëndryshuar”.

Hapet votimi me elektronikë, në parim.Mbyllet votimi.78 vota pro, 37 kundër, asnjë abstenim.

Kuvendi miraton në parim projektligjin.Kalojmë te projektligji “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 9975 “Për taksat kombëtare”,të ndryshuar”.

Hapet votimi me elektronikë, në parim.Mbyllet votimi.78 vota pro, 37 kundër, asnjë abstenim.Kuvendi miraton në parim projektligjin.Kalojmë te projektligji “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 9920 “Për procedurat tatimorenë Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Hape votimi me elektronikë, në parim.

Mbyllet votimi.79 vota pro, 34 kundër, 1 abstenim.Kuvendi miraton në parim projektligjin.Kalojmë te projektligji “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 612012 “Për akcizat nëRepublikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Hapet votimi me elektronikë, në parim.Mbyllet votimi.79 vota pro, 37 kundër, asnjë abstenim.Kuvendi miraton në parim projektligjin.Kalojmë te projektligji “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 9632 “Për sistemin e qeverisjessë njësisë vendore”, të ndryshuar”.

Hapet votimi në parim.Mbyllet votimi.79 vota pro, 37 kundër, asnjë abstenim.Miratohet në parim.Kush është dakord me projektligjin “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7928, datë27.04.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, tëndryshuar”?

Hapet votimi.Mbyllet votimi.79 vota pro, 36 kundër, asnjë abstenim.Miratohet në parim.Kush është dakord me projektligjin “Për një

ndryshim në ligjin nr.7811, datë 12.04.1994 “Përmiratimin me ndryshime të dekretit nr.782, datë22.2.1994 “Për sistemin fiskal në sektorin ehidrokarbureve (kërkim-prodhim)”?

Hapet votimi.Mbyllet votimi.78 vota pro, 37 kundër, asnjë abstenim.Miratohet në parim.Kush është dakord me projektligjin “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10383, datë24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm tëkujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”,të ndryshuar”?

Hapet votimi.Mbyllet votimi.79 vota pro, 35 kundër, asnjë abstenim.Miratohet në parim.Kush është dakord me projektligjin “Për

buxhetin e vitit 2014”?Hapet votimi.Mbyllet votimi.79 vota pro, 37 kundër, asnjë abstenim.Miratohet në parim.Vazhdojmë me çështjen tjetër të rendit të

ditës: projektvendimi “Për ngritjen e komisionit

301

Viti 2013 Legjislatura e 8-të

hetimor të Kuvendit për të kontrolluar zbatimin elegjislacionit në fuqi për administrimin e bazës sëtë dhënave shtetërore tatimore”. Ka vetëm njëvotim të hapur me elektronikë. I dëgjuammendimet, atë të përfaqësuesit të PartisëDemokratike dhe të mazhorancës.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.35 vota pro, 76 kundër, asnjë abstenim.Nuk miratohet.Vazhdojmë me kërkesën e Komisionit të

Përhershëm Parlamentar për Punën, ÇështjetSociale dhe Shëndetësinë për ngritjen eNënkomisionit për Çështjet e të Miturve, BarazisëGjinore dhe Dhunës në familje në përbëje të këtijkomisioni. Kemi vetëm një votim të hapur meelektronikë. Listën e lexuam, jemi të gjithë dakord.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.108 vota pro, 1 kundër, asnjë abstenim.Miratohet.Kemi edhe çështjen e fundit, projektvendimin

“Për një ndryshim në vendimin nr.48/2013 “Përcaktimin e përbërjes së Komisioneve tëPërhershme të Kuvendit”, ku zoti Mediu kalonanëtar i Komisionit të Ligjeve.

Besoj se te gjithë jemi dakord, Konferenca eKryetarëve ka qenë dakord, kështu që miratohet.

Gëzuar Krishtlindjet, këtë festë të shpresës,të besimit! Mbarësi të gjithëve!

Suksese edhe qeverisë në zbatimin ebuxhetit, megjithëse kemi përsëri punë ditën eshtunë.

Seanca mbyllet.