24
Përmbajtja: Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP) Aktivitetet tjera Adresa: Lagja e Spitalit Rr. Muharrem Fejzap.n. Prishtinë, Republika e Kosovës infokji@rks-gov.net http://igjk.rks-gov.net Tetor 2015

Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

Përmbajtja:

Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)

Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP)

Aktivitetet tjera

Adresa: Lagja e Spitalit

Rr. “Muharrem Fejza” p.n.

Prishtinë, Republika e Kosovës

[email protected]

http://igjk.rks-gov.net

Tetor

2015

Page 2: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

2

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-

vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka

realizuar trajnimin dy ditorë për gjyqtarë

“Trajnim i avancuar mbi të drejtën e autorit” që

hyn në kuadër të Programit të Specializuar për të

drejtën komerciale.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive

të gjyqtarëve pjesëmarrës lidhur me implementi-

min e koncepteve kryesore dhe praktiken

gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

(GJED) dhe familjarizimi me legjislacionin e BE

-së lidhur me të drejtën e autorit dhe të drejtat e

përafërta në drejtim të mbështetjes së tyre në

zbatimin e praktikës së përditshme sa i përket të

drejtës së autorit në Kosovë.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan raste të

vendimeve të GJED-së lidhur me origjinalitetin,

bartësin fillestar të së drejtës dhe punimet e

mbrojtura si koncepte kryesore të së drejtës së

autorit, raste nga aktgjykimet e GJED-së për të

drejtën e autorit lidhur me kompensimin e kop-

jimit privat, si dhe raste të vendimeve të GJED-

së për komunikimin për publikun. Po ashtu u

trajtuan aspektet konkurruese ndaj menaxhimit

kolektiv në aspekt të vendimeve të KE-së dhe

vendimeve të GJED-së.

Trajnimi u zhvillua në formatin e diskutimeve

interaktive, ku gjyqtarët pjesëmarrës ngritën di-

lemat dhe sfidat e tyre praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët pranë

gjykatës së Apelit - Departamenti për Çështje

Ekonomike, gjyqtarët nga Gjykata Themelore

Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike

dhe Departamenti për Çështje Administrative.

Trajnim i avancuar mbi të drejtën e autorit

Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)

Page 3: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

3

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 07 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në bashkëpunim me CLE-USAID ka realizuar

trajnimin me temë “Provat dhe të provuarit në

konteste ekonomike” që hynë në kuadër të Pro-

gramit të specializuar për të drejtën komerciale.

Synimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive

profesionale të gjyqtarëve pjesëmarrës në

njohjen e mjeteve provuese dhe marrjes së prov-

ave, vlerësimin dhe krahasimin e provave në

lëndët e natyrës ekonomike dhe interpretimin e

drejtë të instrumenteve të zbatueshme ligjore që

rregullojnë këtë fushë.

Trajnimi u fokusua në çështjet që ndërlidhen me

identifikimin, sigurimin dhe analizën e saktë të

provave, administrimin e provave dhe përdo-

rimin e tyre si mjet provues në gjykim në drejtim

të konstatimit të fakteve vendimtare në konteste

të natyrës ekonomike. Në kontest të kësaj u

elaboruan edhe objekti i të provuarit, nevoja e të

provuarit, lirimi nga detyra e marrjes së provave

dhe mos marrja e provave në afatin e caktuar.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e

Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykata e Apelit

– Departamenti për Çështje Ekonomike dhe

gjyqtarët nga Gjykata Themelore Prishtinë - De-

partamenti për Çështje Ekonomike dhe Departa-

menti Administrativ.

Provat dhe të provuarit në konteste ekonomike

Page 4: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

4

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 07-08 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-

vës në mbështetje të projektit

“normallydifferent”, ka realizuar trajnimin dy

ditor me temë “Mbrojtja dhe promovimi i diver-

sitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të

legjislacionit mbi mos - diskriminim”.

Ky trajnim synonte avancimin e njohurive profe-

sionale të përfituesve në qartësimin dhe zbërthi-

min e kompleksitetit të legjislacionit për dis-

kriminimin dhe ngacmimin si dhe qasjen dhe

trajtimin e barabartë të komunitetit LGBT nga

ana e gjyqësorit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u trajtuan ne-

net kryesore të ligjit që e rregullojnë çështjen e

identitetit gjinor, diskriminimin e drejtpërdrejt të

tërthortë dhe ngacmimit, duke e elaboruar me

shembuj praktik me qëllim të promovimit të em-

patisë ndaj të tjerëve që janë të ndryshëm. Për

ngritjen e vetëdijesimit për mundësi të barabarta

në shoqëri si dhe të kultivohet një botëkuptim

mbi pasojat e mundshme personale e të qenit

pjesëtar i pakicave të caktuara shoqërore apo

grupeve kulturore.

Çështjet e adresuara në këtë trajnim përfshijnë:

pabarazinë sociale si burim i shpeshtë i dis-

kriminimit dhe përjashtimit.

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarë të

gjykatave themelore dhe të Apelit si dhe Proku-

rorë nga Prokuroria Themelore dhe të Apelit.

Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos - diskriminim

Page 5: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

5

TETOR NR. 9

Gjykimi i madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijës

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 08 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

ka realizuar trajnimin me temë “Gjykimi i

madhorëve për veprat penale të kryera ndaj

fëmijës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i mëtejmë

i njohurive teorike dhe shkathtësive praktike

lidhur me procedurën gjyqësore për veprat

penale të kryera ndaj fëmijës, dallimin në mes

kësaj procedure dhe procedurës së rregullt dhe

në trajtimin e problemeve dhe vështirësive prak-

tike me rastin e zbatimit të kësaj procedure.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua korniza

ligjore që rregullon këtë materie, me theks të

veçantë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale

dhe dispozitat e posaçme të Kodit të Drejtësisë

për të Mitur, kushtet dhe mënyrat e veçanta të

marrjes në pyetje të fëmijës të dëmtuar me vepër

penale dhe përbërja e trupave gjykues në shkallë

të parë dhe të dytë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe pro-

kurorët e nivelit themelor dhe bashkëpunëtorët

profesional.

Page 6: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

6

TETOR NR. 9

Programi i Specializuar i trajnimit për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit – sesioni I

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 09-10 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-

vës ka realizuar sesionin e I të programit trajnues

”Program i Specializuar trajnimi për zhvillimin e

kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit”.

Qëllimi i këtij sesioni trajnues konsiston që në

mënyrë të kujdesshme dhe të detajuar të trajtohet

kuptimi i korrupsionit sipas legjislacionit penal

në fuqi, pasojat e korrupsionit dhe diskutimet

rreth formave më të suksesshme në luftimin dhe

parandalimin e korrupsionit.

Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte diskutimi i

sfidave rreth implementimit të legjislacionit ven-

dor në luftimin efikas kundër korrupsionit, zhvil-

limi i planeve hetuese dhe hapat e parë, analiz-

imi i informatave publike të disponueshme dhe

qasja në dokumente dhe informata publike.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues po ashtu u

diskutuan çështje që ndërlidhen me zhvillimin e

masave për ruajtjen dhe fuqizimin e institucion-

eve që merren më luftimin e korrupsionit,

ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe profesion-

ale të gjykatësve dhe prokurorëve, forcimin e

Agjencionit Kundër Korrupsionit si organ i

pavarur dhe i specializuar për zbatimin e poli-

tikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e

korrupsionit në Kosovë.

Programi përmban dhe sesionin II dhe sesionin

III në të cilat do të jenë grupi i njëjtë i

pjesëmarrësve, në mënyrë që të përfundojnë këtë

cikël trajnues.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe pro-

kurorët e nivelit themelor.

Page 7: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

7

TETOR NR. 9

Zbatimi i ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 13 tetor 2015, në kuadër të Programit për

Trajnime të Vazhdueshme, Instituti Gjyqësor i

Kosovës, ka realizuar trajnimin me temë

“Zbatimi i Ligjit për Klasifikimin e Informacion-

eve dhe Verifikimin e Sigurisë”.

Arsyeja e organizimit dhe mbajtjes së këtij tra-

jnimi ishte ngritja dhe avancimi i njohurive të

pjesëmarrësve për ligjin për klasifikimin e infor-

macioneve dhe verifikimin e sigurisë.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u diskutua për

dilemat rreth zbatimit të disa dispozitave (nenet

25, 32 dhe 54) të këtij ligji. Pasi që ky ligj zbato-

het ndaj të gjitha institucioneve publike që ush-

trojnë kompetenca ekzekutive, legjislative dhe

gjyqësore dhe ndaj Presidencës së Kosovës. Po

ashtu vëmendje e posaçme ju kushtua edhe rreg-

ullave të përgjithshme mbi qasjen e informacion-

eve të klasifikuara, meqenëse ky ligj zbatohet

edhe ndaj personave fizik dhe juridik të cilët në

çfarëdo forme mund të kenë qasje në infor-

macionet e klasifikuara.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve me

pjesëmarrës, për mbrojtjen e dosjeve dhe të

dhënave.

Pjesëmarrës në kë trajnim ishin gjyqtarët e de-

partamentit administrativ të Gjykatës së Apelit

dhe Gjykatës Themelore si dhe zyrtarë e Agjen-

cisë të Kosovës për Inteligjencë.

Page 8: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

8

TETOR NR. 9

Punëtori- Konfiskimi ndër-kufitar i Pasurive

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 19-20 tetor 2015, IGJK në bashkëpunim me

Projektin e Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit

Perëndimor i implementuar nga Agjencioni

Gjerman për Bashkëpunim (GIZ) dhe projektin e

financuar nga BE-ja për mbështetje Agjencionit

për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara

dhe të Konfiskuara, ka realizuar “Punëtorinë

lidhur me Konfiskimin Ndër-kufitar të

Pasurive”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte thellimi i njo-

hurive teorike dhe praktike lidhur me kon-

fiskimin e pasurisë, ngritja e bashkëpunimit të

gjithë akterëve vendor që merren me ngrirjen

dhe konfiskimin e aseteve të fituar në mënyrë

ilegale si dhe njohja me mënyrat më efikase të

bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.

Fillimisht në këtë punëtori u paraqit një pasqyrë

e gjendjes aktuale të konfiskimit në Kosovë me

ç’ rast u prezantuan statistika për vlerën e aset-

eve të konfiskuara viteve të fundit. Punimet në

këtë punëtori vazhduan me prezantimet e ek-

spertëve të huaj të cilët trajtuan parimet elemen-

tare të konfiskimit të pasurive me prejardhje nga

krimi, parimet e konfiskimit të mjeteve apo in-

strumenteve të krimit, si dhe elementet e kon-

fiskimit ndër-kufitar. Çështjet e lartpërmendura u

trajtuan prej një aspekti më praktik ku

pjesëmarrësit punuan në grupe të ndryshme për

studimin e rasteve dhe përdoren shembuj praktik

nga fusha e krimit të organizuar.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin gjyqtarë, pro-

kurorë, zyrtarë nga Agjencia për Administrimin

e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Poli-

cia e Kosovës, Drejtoria e hetimeve kundër kri-

meve ekonomike dhe korrupsionit, NJIF, Doga-

na, AKK.

Page 9: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

9

TETOR NR. 9

“Bashkëpunimi dhe komunikimi i prokurorëve me hetuesit policor në procedurën paraprake”

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 20 tetor 2015, në kuadër të Programit për

Trajnime të Vazhdueshme, Instituti Gjyqësor i

Kosovës, ka realizuar tryezën e diskutimeve me

temë “Bashkëpunimi dhe komunikimi i prokuro-

rëve me hetuesit policor në procedurën para-

prake”

Kjo tryezë u fokusua në sfidat, problemet dhe

praktikat aktuale lidhur me bashkëpunimin dhe

komunikimin mes prokurorëve dhe hetuesve

policor në procedurën paraprake.

Në kuadër të kësaj tryeze u diskutua për kompe-

tencat dhe detyrat e hetuesve policorë, kompe-

tencat dhe autorizimet e prokurorit, raportet mes

prokurorëve dhe hetuesve policorë si dhe format

e bashkëpunimit dhe komunikimit më efikas.

Gjatë kësaj tryeze panelistët përmes pyetjeve

orientuese hapen diskutime për këto tema me

qellim të evidentimit të problemeve dhe

paqartësive aktuale në praktikë në drejtim të

zhvillimit të një bashkëpunimi dhe komunikimi

sa më të mirë.

Përfitues në këtë tryezë ishin: prokurorë dhe

gjyqtarë të nivelit themelor dhe hetues policorë.

Page 10: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

10

TETOR NR. 9

Krimi i organizuar, bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe kor-rupsioni

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 21-23 tetor 2015, IGJK në bashkëpunim me

Projektin e Binjakëzimit “Fuqizimi i Ka-

paciteteve për Hetime Penale kundër Krimit të

Organizuar dhe Korrupsionit” ka realizuar tra-

jnim tre ditorë me temë “Krimi i organizuar,

bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe korrup-

sioni”.

Ky trajnim kishte për qëllim njohjen me prak-

tikat e BE-së për luftimin e krimit të organizuar

dhe korrupsionit si dhe ngritjen e bashkëpunimit

vendor dhe ndërkombëtarë të hetuesve policorë

me prokurorët në drejtim të efikasitet në luftimin

e veprave të krimit të organizuar dhe korrup-

sionit.

Trajnimi u fokusua kryesisht në elaborimin e

kornizës ligjore vendore dhe ndërkombëtare që

rregullon këtë fushë, evidentimin e indikatorëve

që ndikojnë në zhvillimin e krimit të organizuar

dhe korrupsionit, struktura e grupeve kriminale,

metodat moderne të hetimit dhe. Në kuadër të

këtij trajnimi gjithashtu u elaborua dhe profiliz-

imi i përgjithshëm dhe i specializuar financiar,

zhvillimi i hetimeve të fshehta dhe marrja e aset-

eve të fituara me veprat penale të krimit të or-

ganizuar dhe korrupsionit.

Gjatë zhvillimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit u

ndanë në grupe dhe punuan në identifikimin e

indikatorëve të krimit të organizuar dhe korrup-

sionit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin, gjyqtarë të nivelit

themelor, prokurorë të nivelit themelor dhe spe-

cial, si dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Page 11: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

11

TETOR NR. 9

Shqyrtimi paraprak i padisë dhe seanca përgatitore

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 23 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në kuadër të trajnimeve në PTV, ka realizuar tra-

jnimin me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë

dhe seanca përgatitore”.

Ky trajnim kishte për synim të ndihmoj

pjesëmarrësit në njohjen e dispozitave ligjore të

cilat kanë të bëjnë me shqyrtimin paraprak të

padisë pasi që procedurat në çështjet civile po

zvarriten shpesh për shkak të zbatimit të këtyre

dispozitave ligjore.

Gjatë këtij trajnimi përveç shqyrtimit paraprak të

padisë u trajtuan edhe pengesat procedurale,

prezumimet procedurale për zhvillimin e proce-

durës kontestimore, vendimet e gjykatës të cilat

merren gjatë shqyrtimit paraprak të padisë,

hedhja poshtë e padisë si e palejueshme shpallja

jo kompetente e gjykatës si dhe përgjigja në

padi.

Gjithashtu, në fokus të këtij trajnimi ishte seanca

përgatitore ku u elaboruan veprimet dhe au-

torizimet e gjykatës, caktimi dhe mbajtja e

seancës përgatitore si dhe caktimi i seancës për

shqyrtimin kryesor të çështjes.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit

themelor, bashkëpunëtorë profesional dhe

zyrtarë ligjorë.

Page 12: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

12

TETOR NR. 9

Ndërmjetësimi

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 29 tetor 2015, në kuadër të PTV-së, Instituti

Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me CLE-

USAID ka realizuar trajnimin me temë

“Ndërmjetësimi”.

Ky trajnim kishte për qëllim të kontribuoj në

thellimin e njohurive tek gjyqtarët dhe prokuro-

rët lidhur me rregullat kombëtare dhe ndërk-

ombëtare për ndërmjetësim, në identifikimin e

rasteve se kur mund të referohen rastet në

ndërmjetësim si një zgjidhje alternative e kon-

testeve jashtë gjykatës.

Në kuadër të këtij trajnimi u trajtua infrastruktu-

ra ligjore që rregullon këtë fushë, duke përfshirë

edhe protokollet për referimin e rasteve për

ndërmjetësim nga gjykatat dhe prokuroritë, llo-

jet, fushëveprimi, përparësitë, procedura e

ndërmjetësimit si dhe roli dhe përgjegjësit e

gjyqtarit dhe prokurorit në referimin e rasteve në

qendrat për ndërmjetësim, me ç’ rast u potencua

nevoja dhe rëndësia që numri i rasteve të

referuara të përshtatshme për ndërmjetësim të

rritet me qëllim të zvogëlimit të rasteve dhe

shkarkimin e gjykatave nga këto lëndë. Gjithash-

tu u elaboruan marrëveshjet e ndërmjetësimit

dhe njohja e përmbarimi i marrëveshjeve të ar-

ritura në procedurën e ndërmjetësimit.

Gjatë këtij trajnimi u prezantua eksperienca dhe

praktika amerikane në sistemin e ndërmjetësimit,

nga ana e një ndërmjetësuese nga ky shtet.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve ak-

tive nga pjesëmarrësit, të cilët paraqiten sfidat

dhe shkëmbyen përvojat që hasin praktikën ak-

tuale lidhur me këtë temë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe pro-

kurorë, si dhe bashkëpunëtorët profesional në

gjykata dhe prokurori.

Page 13: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

13

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 15 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-

sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën

promovuese për resurset elektronike që ofron

IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin

mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që

pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-

ke që ofron IGJK, dhe këto informacione ti

shpërndajnë edhe tek përfituesit tjerë që nuk

ishin pjesë e fushatës.

Gjatë kësaj fushate promovuese pjesëmarrësit u

njoftuan me platformën e mësimit në distancë,

avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-

imit të saj, bibliotekën ligjore elektronike dhe

platformat me të cilat operon kjo bibliotekë si

dhe data bazat ligjore ndërkombëtare të qasshme

për përfituesit.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin

gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga

Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për

gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive – Regjio-

ni i Prishtinës

Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime

Page 14: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

14

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 16 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-

sovës" financuar nga BE, ka realizuar fushatën

promovuese për resurset elektronike që ofron

IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin

mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që

pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-

ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me

mbështetjen e BE-së.

Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u

njoftuan me platformën e mësimit në distancë,

avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-

imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me

të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat

ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin

gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga

Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për

gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive – Regjio-

ni i Pejës

Page 15: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

15

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 19 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Arsimimit Ligjor në

Kosovë" financuar nga BE, ka realizuar fushatën

promovuese për resurset elektronike që ofron

IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin

mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që

pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-

ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me

mbështetjen e BE-së.

Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u

njoftuan me platformën e mësimit në distancë,

avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-

imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me

të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat

ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin

gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga

Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –

Regjioni i Ferizajt

Page 16: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

16

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 21 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-

sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën

promovuese për resurset elektronike që ofron

IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin

mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që

pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-

ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me

mbështetjen e BE-së.

Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u

njoftuan me platformën e mësimit në distancë,

avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-

imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me

të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat

ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.

Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në

praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të

bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-

tancë me qëllim të drejtës së aplikimit për

pjesëmarrje në kurset trajnuese, si bëhet kërkimi

i materialeve ligjore në dy platformat që ofron

biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat

ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin

gjyqtarët dhe stafi mbështetës nga Gjykata

Themelore e Gjilanit dhe degës në Kamenicë.

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –

Regjioni i Gjilanit

Page 17: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

17

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 23 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-

sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën

promovuese për resurset elektronike që ofron

IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin

mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që

pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-

ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me

mbështetjen e BE-së.

Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u

njoftuan me platformën e mësimit në distancë,

avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-

imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me

të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat

ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.

Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në

praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të

bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-

tancë me qëllim të drejtës së aplikimit për

pjesëmarrje në kurset trajnuese, si bëhet kërkimi

i materialeve ligjore në dy platformat që ofron

biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat

ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin

gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga

Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –

Regjioni i Mitrovicës

Page 18: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

18

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 26 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-

sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën

promovuese për resurset elektronike që ofron

IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin

mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që

pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-

ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me

mbështetjen e BE-së.

Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u

njoftuan me platformën e mësimit në distancë,

avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-

imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me

të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat

ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.

Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në

praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të

bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-

tancë me qëllim të drejtës së aplikimit

pjesëmarrje në kurset trajnuese, si bëhet kërkimi

i materialeve ligjore në dy platformat që ofron

biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat

ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin

gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga

Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për

gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –

Regjioni i Prizrenit

Page 19: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

19

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 28 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-

sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën

promovuese për resurset elektronike që ofron

IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin

mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që

pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-

ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me

mbështetjen e BE-së.

Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u

njoftuan me platformën e mësimit në distancë,

avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-

imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me

të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat

ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.

Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në

praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të

bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-

tancë me qëllim të drejtës së aplikimit për

pjesëmarrje në kurse trajnuese, si bëhet kërkimi i

materialeve ligjore në dy platformat që ofron

biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat

ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin

gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga

Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për

gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive – Regjioni i

Gjakovës

Page 20: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

20

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 30 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-

sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën

promovuese për resurset elektronike që ofron

IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin

mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që

pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-

ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me

mbështetjen e BE-së.

Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u

njoftuan me platformën e mësimit në distancë,

avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-

imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me

të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat

ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.

Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në

praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të

bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-

tancë me qëllim të drejtës së aplikimit për

pjesëmarrje në kurse trajnuese, si bëhet kërkimi i

materialeve ligjore në dy platformat që ofron

biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat

ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin

gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga

Gjykata dhe Prokuroria e Apelit.

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për

gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –

Regjioni i Prishtinës – Gjykata dhe Prokuroria e Apelit

Page 21: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

21

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 13-14 tetor 2015, IGJK është përfaqësuar në

Konferencën me temë “Liria e shprehjes, ende

një parakusht për demokracinë”, të organizuar

nga Këshilli i Evropës e cila është mbajtur në

Strasburg.

Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i të gje-

turave në fushën e lirisë së shprehjes në shtetet

anëtare dhe analizimi i situatës si dhe diskutimi

për sfidat në zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-

së.

Ndër të tjera në këtë konferencë u analizua edhe

evoluimi i praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së në

çështjet e lirisë së shprehjes në veçanti me

zgjerimin e hapësirës për komunikim online të

publikut. Tema tjera të trajtuara mundësia e kri-

jimit të një ambienti të përshtatshëm për debat

publik, lufta kundër terrorizmit dhe aspektet e

lirisë së shprehjes si dhe mbrojtja e lirisë së

shprehjes online.

Pjesëmarrës në këtë konferencë nga IGJK ishte

Udhëheqësi i Programit të Vazhdueshëm.

Konferencë: Liria e shprehjes, ende një parakusht për demokracinë?

Aktivitetet Tjera

Trajnim i Përbashkët i Këshilltarëve Rezident të Binjakëzimit

Më 15-16 tetor 2015, Komisioni Evropian ka

organizuar trajnim me të gjithë Këshilltarët Re-

zident të Binjakëzimit, të cilët janë caktuar nga

institucionet respektive.

Qëllimi i trajnimit ishte informimi me rregullat

dhe procedurat e Unionit Evropian rreth zbatimit

të Projekteve të Binjakëzimit. Konkretisht u el-

boruan shkresat e ndryshme në rastet kur devi-

johet nga kontrata bazë si dhe limitet brenda të

cilave lejohet devijimi. Në përgjithësi u elabo-

ruan ndryshimet në procedurat e zbatimit të pro-

jekteve të Binjakëzimit dhe u prezantuan prak-

tikat e mira në implementim të projekteve.

IGJK është përfitues i Projektit të Binjakëzimit

me titull “Mbështetje e Mëtutjeshme e Reformës

së Edukimit Ligjor”.

Në këtë trajnim ka marrë pjesë Udhëheqësi i

Programit të Vazhdueshëm që është caktuar si

Këshilltar Rezident i Binjakëzimit nga IGJK.

Trajnimi është mbajtur në Bruksel.

Page 22: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

22

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 23-24 tetor 2015, IGJK ka realizuar

“Punëtorinë për Hartimin e Programit Trajnues

për Vitin 2016”.

Qëllimi i punëtorisë ishte hartimi i programit

trajnues për vitin 2016 për gjyqtarë dhe prokuro-

rë, bazuar në procesin e vlerësimit të nevojave

trajnuese.

Programi trajnues i IGJK-së do të jetë program 1

vjeçar, që përmban tema të karakterit profesional

dhe atij ndër-disiplinar. Ky program reflekton

nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kërke-

sat e dalura nga politikat e institucioneve të Ko-

sovës (proceset euro-integruese, agjenda legjisla-

tive, prioritetet qeveritare).

Në këtë aspekt ekspertët e ftuar fillimisht anali-

zuan propozimet e nxjerra nga mekanizmat e

përdorur nga IGJK për vlerësimin e nevojave

trajnuese dhe bazuar në kërkesën e IGJK-së rreth

strukturës së përgjithshme që duhet të përmbajë

programi trajnues përcaktuan temat me prioritet

që duhet të trajtohen gjatë vitit 2016.

Ekspertët hartuan konceptin e secilit trajnim

duke u mbështetur në sfidat dhe problemet e

shfaqura në praktikën gjyqësore në vend. Kon-

cepti i secilës temë përfshinë qëllimin ku bëhet

përshkrimi i temës, evidentohen dilemat dhe

përshkruhet qasja në adresimin e këtyre dilema-

ve gjatë trajnimit. Po ashtu koncepti përmban

edhe përmbajtjen dhe përfituesit e trajnimit.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin trajnues të

IGJK-së nga radhët e gjyqtarëve dhe prokuro-

rëve si dhe përfaqësues të KGJK-së dhe KPK-së.

Punëtori për Hartimin e Programit Trajnues për Vitin 2016

Page 23: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin

23

TETOR NR. 9

BULETINI JANAR, NR. 1

Me ftesë të Akademisë së Drejtësisë të Repub-

likës së Turqisë, një delegacion në përbërje të

përfaqësuesve nga Këshillit Prokurorial të Koso-

vës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti

Gjyqësor i Kosovës, nga data 26-30 tetor 2015

realizuan një vizitë pune në institucionet e

drejtësisë së Republikës së Turqisë.

Gjatë qëndrimit në Ankara delegacioni nga Ko-

sova është pritur në takime të ndara nga drejtues

të institucioneve më të larta të drejtësisë turke,

duke filluar me Kryeprokurorin e Republikës

pranë Gjykatës së Kasacionit, që është niveli më

i lartë i sistemit të prokurorisë në Republikën e

Turqisë, me Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën

Kushtetuese, Gjykatën e Kasacionit, Gjykatën

për Zgjidhjen e Konfliktit të Kompetencave,

Gjykatën e Lartë Administrative dhe Akademinë

e Drejtësisë.

Gjatë këtyre takimeve delegacioni nga Kosova

është njoftuar me organizimin dhe funksionimin

e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Republikës

së Turqisë. Me theks të veçantë në këto takime

është diskutuar edhe për luftën kundër krimit të

organizuar, krimit transnacional dhe luftën

kundër terrorizmit.

Gjithashtu, është biseduar edhe për intensi-

fikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve

të drejtësisë së dy vendeve, në drejtim të ngritjes

së kapaciteteve profesionale të prokurorëve,

gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të sistemit pro-

kurorial dhe gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Vizitë pune e delegacionit të sistemit të drejtësisë të Republikës së

Kosovës në Republikën e Turqisë

Page 24: Tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net fileTETOR NR. 9 2 BULETINI JANAR, NR. 1 Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin