8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E ENJTE, 26.07.202 VITI I - NR.42 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Rrëshen-Klos, nëpër gjurmët e rrugës së Zogut!.....f.2 Mosha e tretë, 70-vjeçarja: Shes në rrugë, për të ndihmuar djalin e papunë!.............................f.4 Workshop në Shkodër për një mjedis më të mirë!..f.2 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Elida Neza: Te ‘’Vitrina’’ kam gjetur motivim!.........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e shoferit Kujtim Ramushi...........f.5 F uqia brenda teje është një laborator emocional që lind nga eksperienca e nga kër- kimet e Michel Hardy, në sinergji me teknikat prestigjoze të Louis L. Hay. Objektivi i tij: të sigurojë instrumentat e nevojshme për të rritur nivelin e tij të vetëvlerë- simit. Nëpërmjet ushtrimeve të shënjestruara e lojërave ndjellëse po kërkohen përgjigjet emocio- nale që na ndihmojnë në kërkimin e ekuilibrit tonë. Përse të marrësh pjesë? • Për t’iu përshtatur me fuqinë tënde personale e për të arritur qëllimet e tua. • Për të jetuar e për të zgjedhur si protaganist. • Për të zhvilluar energjinë që transformon dëshirat në veprime. •Për të transformuar zemërimin e marrë, në një forcë shtytëse të orientuar nga suksesi. • Për të pranuar vlerat e tua, unicitetin e buku- rinë që na përket. • Për të mësuar teknikat për të rritur vetëvle- rësimin tonë. • Për të transformuar gabimet tona e eksperien- cat negative gjatë rritjes. • Të individualizosh e të përballosh mekaniz- mat e vetësabotimit e ndikimet e tua të pandër- gjegjshme. Çfarë mësohet? Vetëvlerësimi: është filtri nëpërmjet të cilit precipitojmë ne vetë dhe bota. Është rezultati i skemave tona mendore e të besimeve tona. Fuqia brenda teje të mëson sesi të rritësh vetëvlerësi- min, e si pasojë mundësitë tona të suksesit në çdo fushë të jetës. Shëndeti: është rezultati i stilit tonë të jetës, të kujdesjes që kemi për veten tonë... >> VIJON NË FAQEN 2 Fuqia është brenda teje! Qendra e Mendimit Pozitiv Berisha: Dorë të fortë për ndotjet akustike! ...>>fq.3

77 News Botimi Nr 142

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organi i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: 77 News Botimi Nr 142

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 26.07.202 VITI I - NR.42BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Rrëshen-Klos, nëpër gjurmët e rrugës së Zogut!.....f.2 Mosha e tretë, 70-vjeçarja: Shes në rrugë,

për të ndihmuar djalin e papunë!.............................f.4 Workshop në Shkodër për një mjedis më të mirë!..f.2 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/

Elida Neza: Te ‘’Vitrina’’ kam gjetur motivim!.........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e shoferit Kujtim Ramushi...........f.5

Fuqia brenda teje është një laborator

emocional që lind nga eksperienca e nga kër-kimet e Michel Hardy, në sinergji me teknikat prestigjoze të Louis L.

Hay. Objektivi i tij: të sigurojë instrumentat e nevojshme për të rritur nivelin e tij të vetëvlerë-simit. Nëpërmjet ushtrimeve të shënjestruara e lojërave ndjellëse po kërkohen përgjigjet emocio-nale që na ndihmojnë në kërkimin e ekuilibrit tonë. Përse të marrësh pjesë?

• Për t’iu përshtatur me fuqinë tënde personale e për të arritur qëllimet e tua.

• Për të jetuar e për të zgjedhur si protaganist.• Për të zhvilluar energjinë që transformon

dëshirat në veprime.•Për të transformuar zemërimin e marrë, në një

forcë shtytëse të orientuar nga suksesi.• Për të pranuar vlerat e tua, unicitetin e buku-

rinë që na përket.• Për të mësuar teknikat për të rritur vetëvle-

rësimin tonë.• Për të transformuar gabimet tona e eksperien-

cat negative gjatë rritjes.• Të individualizosh e të përballosh mekaniz-

mat e vetësabotimit e ndikimet e tua të pandër-gjegjshme.

Çfarë mësohet?Vetëvlerësimi: është filtri nëpërmjet të cilit

precipitojmë ne vetë dhe bota. Është rezultati i skemave tona mendore e të besimeve tona. Fuqia brenda teje të mëson sesi të rritësh vetëvlerësi-min, e si pasojë mundësitë tona të suksesit në çdo fushë të jetës.

Shëndeti: është rezultati i stilit tonë të jetës, të kujdesjes që kemi për veten tonë...

>> VIJON NË FAQEN 2

Fuqia është brenda teje!

Qendra eMendimit Pozitiv

Berisha: Dorë të fortë për ndotjet akustike!

...>>fq.3

Page 2: 77 News Botimi Nr 142

2 E ENJTE, 26 KORRIK 201277 NEWS AKTUALITETBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA ...Trupi “tregon” historinë tonë emocionale. Kemi mësuar të kontrollojmë emocionet e ndrydhura?

Tani kemi mundësinë të vendosim në veprim procesin e kundërt, duke liruar kujtimet emocionale të rrjedhin energjinë rigjeneruese e mund të kthehemi të fortë e në formë.

Marrëdhëniet: marrëdhëniet tona mo-delohen mbi marrëdhëniet më të rëndë-sishme të jetës tonë, që ne kemi me veten tonë. Marrëdhëniet tona janë pasqyra e vetëvlerësimi tonë. Nëse e konsiderojmë veten të denjë për dashuri, respekt e konsi-deratë tërheqim persona që konfirmojnë

pritshmëritë tona. Fuqia brenda nesh na mëson ligjet e tërheqjes energjitike për të rregulluar vibrimet mbi çastet tona më autentike, e të bëjmë për vete dashuritë që na bëjnë mirë për zemrën.

Karriera: çfarë është suksesi? E si matet? Çdo njëri prej nesh e përkufizon sipas mëny-rës së tij. “Të bësh karrierë” nuk është gjith-monë ekuivalente me rritjen e fitimeve të një kompanie. Për shumë është rruga e rritjes, për ta bërë punën shprehi krijuese të vetes së tyre. Fuqia brenda nesh na lejon të shiko-jmë brenda vetes e për të zbuluar burimet që kemi në dispozicion për të përmirësuar pozicionin tonë profesional ose për të gjetur

kurajon shpikim një që i ngjason.Prosperiteti: “ Kërkoni e do ju jepet”. Pros-

periteti është një zakon që mund të zhvillo-het. Prosperiteti ekonomik është rezultat i një serie veprimesh të realizuara me të njëjtën sjellje me besim maksimal. Nëse besojmë në univers, ka bollëk për të gjithë, vendosim në veprim automatikisht strate-gjitë e pandërgjegjshme që prodhojnë pros-peritetin. Fuqia brenda nesh na ndihmon të individualizojmë besimet tona të limituara e t’i zëvendësojmë më të tjera pozitive dhe efikase.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Rruga Rrëshen-Klos i Matit, përfaqëson një nga arteriet më të rëndësishme të

veriut të vendit, për vetë pozicionin dhe lidhjet komunitare që afron tre rrethe të verilindjes, Mirditën, Matin dhe Dibrën. Prej një viti punohet në lotin e parë të saj prej 18 kilometrash nga Rrësheni në drejtim të Kthellës-Livadhit të Turkut dhe Urakës. Në këtë lot është arritur të kryhet puna në masën 70 për qind të saj në të gjithë zërat e punimeve, ndërsa ditët e fundit janë

shtruar me asfalto-beton 5 kilometrat e para në dalje të Prosekut. Ky aks merr rëndësi për shkak të lidhjes së shkurtër nëpër një pozicion panoramik të autostradës Durrës-Kosovë, tashmë të përfunduar dhe Rrugës së Arbërit në punim e sipër. Falë studimeve gjeologjike komplekse, është arritur që në kilometrat e para të lotit Rrëshen-Urakë, të kapërcehen vështirësitë e shembjeve në afërsi të Porsekut ku njihet si një nga ven-det më të rrëshqitshme të rajonit të Veriut. Ndërsa në pjesën tjetër rruga kalon nëpër tabanin e rrugës së hershme të vitit 1930, ndërtuar nga mbreti Zogu i Parë. Vetëm ky lot i parë, i cili pritet të përfundojë para afa-teve, iu shërben rreth 15 mijë banorëve të këtyre zonave, gjë që e detajon dhe drejtori i Fondit të Zhvillimit Shqiptar, Benet Beci. Prej një viti që punohet në këtë aks, janë punësuar dhjetëra banorë të zonës, ndërsa jo pak prej tyre po mendojnë për bizneset pritëse ndanë rrugës, e cila po e rigjallëron

këtë zonë. Por mbetet me rëndësi aftësia thithëse e këtij aksi nevralgjik për verilindjen sa i përket tranziteve njerëzore, tregtare si me zonat afër, por dhe me Matin, Dibrën dhe Maqedoninë. Ashtu si dhe për zhvillimin e turizmit të kësaj zone të pasur me këtë resurs të larmishëm që nga Mirdita, Mati e veçmas Lura, distanca e të cilës tashmë shkurtohet. Pas përfundimit të këtij loti 18 kilometra, pritet financimi i lotit të dytë Urakë-Klos, 12 km i gjatë, pjesa më e vështirë e të cilit do të jetë kalimi i liqenit me një urë të madhe, aty afër urës së Zogut, që e ndërtoi në vitin 1930, ndërsa u përmbyt në vitin 1957 nga baseni ujor i liqenit të Ulzës, pikërisht kur dhe u ndërtua hidrocentrali në këtë rajon. Financuesit e projektit bëjnë me dije se edhe për këtë lot është bërë projekti dhe gjetur financimi për ta vazhduar, me idenë e përm-bylljes së tij vitin e ardhshëm.

Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

Rrëshen-Klos, nëpër gjurmët e rrugës së Zogut!

Ruajtja dhe kujdesi ndaj mjedisit është një ndër detyrat kryesore që paraqiten

si të domosdoshme për shoqërinë civile, me qëllim sigurimin e një të ardhme më të mirë. Pikërisht për realizimin në mënyrë sa më efektive të kësaj detyre ka ofruar ndihmën e saj edhe Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri. Ndihma e REC konkretizohet me realizimin e programit SENIOR-A “Mbë-shtetje për organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore në Shqipëri”. Në kuadër të këtij programi u organizua edhe workshopi rajonal me shoqërinë civile në mjediset e “Grand Hotel Europa” në Shkodër. Qëllimi

i realizimit të këtij workshopi është vlerë-simi i objektivave specifike të programit, duke i përshtatur me nevojat konkrete të shoqërisë civile në realizimin e objektivit final, atë të përmirësimit të zhvillimit të kujdesit ndaj mjedisit. Në këtë mënyrë pjesë e programit SENIOR-A bëhet kontributi i të gjithëve. Për programin në fjalë, drejtori i REC, z.Mihallaq Qirjo u shpreh se vetëm për Shqipërinë fondi është 1.8 milion euro për 3 vitet e ardhshme, kurse investime të ndryshme do të ketë në të gjithë rajonin. Me anë të realizimit të këtij programi synohet specializimi i mëtejshëm i shoqërisë civile

në fushën e mjedisit për të qenë e aftë të përballojë probleme nga më të ndryshmet, të plotësojë nevojat e komunitetit dhe të jetë e aftë të zhvillojë dhe të bëhet pjesë e komuniteteve dhe rrjeteve të përbashkëta drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe cilë-sor të mjedisit. Sigurisht që edhe Shkodra ka përfitime të konsiderueshme nga ky pro-gram, sidomos në aspektin social, pasi bën të mundur që shoqëria të ketë një ndjeshmëri më të lartë ndaj një problemi mjaft delikat siç është zhvillimi cilësor i mjedisit.

Nga Vasilika ZekaPër më tepër: www.77news.al

Workshop rajonal në Shkodër për një mjedis më të mirë!

Page 3: 77 News Botimi Nr 142

E ENJTE, 26 KORRIK 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania I.S.D.C kërkon të punësojë Inxhinier Ndërtimi për Drejtues Teknik. Dërgoni Cv në adresën [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Zgjerimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, diskutimi

mbi ecurinë e proceseve integruese rajo-nale dhe europiane, pjesëmarrja e Kosovës në nismat e forumet rajonale, si dhe bashkë-punimi dhe koordinimi i përpjekjeve për njohje të reja, janë motivet e vizitës së minis-trit të Jashtëm Edmond Panaritit në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Panariti do të ketë bisedime dypalëshe me homologun e tij, zotin Enver Hoxhaj, presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, me Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, me zv/kryeministrin e parë, Behgjet Pacollin dhe me zv/kryeministrin dhe Ministrin për Administrimin dhe Pu-shtetin Lokal, Sllobodan Petroviç. Ai do

të zhvillojë homazhe në vendin ku prehet presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, si dhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz. Kjo vizitë dy ditore e Panaritit, është e para që do të çelë turin e vizitave të tjera në rajon të ministrit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Ndotja akustike do të marrë zgjidhje përmes një akti normativ. Problemi

tepër shqetësues për qytetarët, sidomos në këtë periudhë vere, ka bërë që Kryeministri Berisha të kërkojë nga kabineti i tij zbati-min e një akti normativ me të gjitha përcak-timet ligjore. Kështu Këshilli i Ministrave miratoi dje Aktin Normativ “Për krijimin e Task-Forcës për marrjen e masave të me-

njëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare”. Z. Berisha, duke prezantuar këtë akt, tha se hartimi i tij erdhi si domosdoshmëri jetike për ndërhyrjen e organeve të zbatimit të ligjit, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi shqetësues për qytetarët. “Me situatën e kri-juar nga zhurmat e diskotekave, ky vend

bëhet një vend surrealist, i cili në zona të tëra shëmbëllen më tepër si një vend i realizmit fantastik”, tha Berisha. Akti pa-rashikon krahas masave për subjektet që sh-kelin orarin e lejuar, duke shkaktuar zhur-ma në mjedis, edhe masa ndaj punonjësve publikë, përgjegjës për zbatimin e ligjit, që e neglizhojnë atë. “Unë ftoj me shumë njerëzi e miqësi pronarët e këtyre lokaleve që të mos i verbojë babëzia e të mendojnë se ka një orar, pas së cilit njerëzit duhet të flenë, të mendojnë se përreth lokaleve të tyre ka të moshuar, të sëmurë, foshnja, të cilët përtej një kohe të caktuar nuk mund ta tolerojnë zhurmën që ata krijojnë me lokalin e tyre. Zotërinj ministra, ky akt do të hyjë në fuqi dhe ju do të angazhoni të gjithë aparatin e ministrisë e të gjithë meka-nizmat, për të kontrolluar zbatimin e tij. Nuk po kërkojmë veçse të bëhemi një vend normal dhe nuk ka asgjë më anormale se kjo që ndodh në brigjet tona, që ndodh në zemër të Tiranës, që ndodh në Shqipëri. Është njësoj si të lexosh novelat e realizmit fantastik”, nënvizoi Berisha.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Berisha: Dorë të fortë për ndotjet akustike!

Ministri Panariti, vizitë dy ditore në Kosovë!

Page 4: 77 News Botimi Nr 142

4 E ENJTE, 26 KORRIK 201277 NEWS HISTORI NJERËZOREBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Një restorant në Tiranë kërkon të punësojë Kuzhiniere. Të interesuarit të telefonojnë në nr: 0694013786/Për më tepër: www.njoftime.com

Mosha e tretë shpeshherë sakrifikon duke punuar në kushte të vështira,

për të ndihmuar më të rinjtë (anëtarët e familjes), kjo për shkak të vullnetit që e karakterizon njeriun, sakrificës apo situatës së papunësisë që po kalon vendi ynë. Prej 2 vjetësh 70-vjeçarja Lutfie Durrësi, pasi ka përgatitur me shumë mund punimet e saj të dorës (çentrot) del e i shet në rrugë në kushte shumë të vështira, me qëllimin e vetëm që të ndihmojë familjen e madhe të djalit, i cili është i papunë. E moshuara ka 10 fëmijë, por ka zgjedhur që të jetojë me djalin që ka vështirësi më të mëdha ekono-mike për ta ndihmuar atë. Sipas nënës së 10 fëmijëve, punës së vështirë që ajo bën i

shtohet dhe shqetësimi nga Policia Bash-kiake, e cila nuk lejon asnjë shitës ambulant që të shesë në rrugë. Nga jeni dhe përse shisni në rrugë?

Unë jam me origjinë nga Kruja dhe banoj me qira tek “Tregu i Vjetër” në Tiranë, ku paguaj 120 mijë lekë në muaj. Aty jetoj me familjen e djalit, por fatkeqësisht ai është pa punë. Bashkëshorti më ka vdekur para 30 vjetësh. Vetëm unë marr një pension 140 mijë lekë pasi dikur kam punuar në fermë. Me pensionin që marr paguaj qiranë e shtëpisë si dhe kujdesem për familjen edhe pse jam në një moshë të thyer. Djali nuk ka shkollë e për këtë arsye nuk ka gjetur punë. Ai ka 7 vjet pa punë dhe unë dety-rohen prej 2 vjetësh të shes punime dore (çentro) në rrugë, pasi të ardhurat janë të pamjaftueshme. Familja jonë përbëhet nga katër anëtarë, por djali kujdeset edhe për dy fëmijët që ka nga martesa e parë. Unë ditën torturohem duke shitur në mes të vapës, ndërsa natën përgatis çentrot e reja. Është një punë e vështirë dhe mezi i kaloj rruazat në pe, sepse nuk shoh mirë nga sytë. Sa është fitimi nga puna që bëni?

Një nga këto punimet që ju shikoni e jap sa më lirë të jetë e mundur. Çmimi shkon 5 mijë lekë të reja, por ka raste që i shes edhe 7 mijë lekë të reja. Ka shumë ditë që njerëzit nuk blejnë çentro fare. Mesa duket shumë njerëz këto punime mund t’i bëjnë edhe vetë në shtëpitë e tyre. Gjithsesi ky mall

shitet me periudha dhe shpenzimet janë të mëdha. Ajo që më tepron nga shpenzi-met e një pune të tillë është gjithsej 2 mijë lekë të reja. Cilat janë vështirësitë nëse shet në rrugë?

Policia Bashkiake është bërë një shqetë-sim shumë i madh, sepse nuk lejon që të shesim në rrugë. Unë e di këtë gjë, por ku mund të shes? Duhet të punojmë. Me se të jetojmë nëse nuk shesim? Po qëndro-jmë në kushte të vështira në një vend dhe s’po mashtrojmë askënd me punën tonë të ndershme. Gjithçka që bëjmë është një sakrificë për familjen, pasi prej hallit dety-rohemi të punojmë në këto kushte. Unë kam dhjetë fëmijë e shumë mirë mund të rrija me ata që kanë mirëqënie të mirë ekonomike, por kam zgjedhur të rri me djalin, i cili ka vështirësi ekonomike se më dhimbset e dua ta ndihmoj. Bëj një sakrificë të madhe për fëmijët, ata janë rritur jetimë dhe nëna për ta bën të pamundurën. Qiraja e shtëpisë më vret shumë. Unë kam prona në Tiranë me të gjithë dokumentacionin e rregullt, por nuk kam dashur që fëmijët të konfliktoheshin për këto prona. Personat që kanë ndërtuar shtëpitë mbi truallin tonë në Laknas akoma si kanë privatizuar shtë-pitë e tyre. Nuk ndihet autoriteti i shtetit dhe neve të na sigurohej jeta, por ngelëm duke paguar qira me pensionin e pleqërisë.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Mosha e tretë, 70-vjeçarja: Shes në rrugë, për të ndihmuar djalin e papunë!

Lutfie Durrësi

Page 5: 77 News Botimi Nr 142

E ENJTE, 26 KORRIK 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

LIM-EM Construction kërkon Inxhinier miniere. Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Kujtim Ramushi, shofer në kampusin universitar "Vitrina", dëshmon dhu-

nimin e këtij institucioni arsimor më 17 janar. Ai kujton se atë ditë jo vetëm që u dhunua personeli dhe çdo zyrë e kampu-sit, por u krijua edhe kaos me studentët dhe nxënësit. Z. Ramushi shprehet se për shkak të rrëmujës së shkaktuar nga policët mësimi u prish dhe nxënësit e studentët u frikësuan shumë. Bllokimi i portës hyrëse të kampusit, ka bërë që nxënësit e shkollës së mesme të mbeteshin pa u shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre dhe të largoheshin nga shkolla shumë vonë, duke shqetësuar prindërit e tyre.

Ku ndodheshit ju më 17 janar?Në datën 17 janar unë ndodhesha në

kampusin universitar "Vitrina" në Kashar. Punoj si shofer këtu prej tre vitesh. Si u informuat mbi ngjarjen?

Rreth orës 10:30-11:00, në kampusin uni-versitar u dyndën forca të shumta policie. Kurioziteti më shtyu për t’u afruar tek porta, në mënyrë që të shihja se çfarë ka ndodhur. Aty shikoj Drejtorin e Përgjithshëm z. Vla-shaj të futet në furgonin e policisë. Pas këtij momenti të gjithë policët që ndodheshin jashtë kampusit u sulën brenda. Pasi u futën brenda, të gjithë meshkujt që i dilnin për-ballë i merrnin dhe i shoqëronin në komi-

sariat. Mua nuk më morën sepse ndoshta më njihnin, ngaqë kam punuar për shumë vite shofer në Tiranë. Si silleshin efektivët e policisë me perso-nat që shoqëronin dhe me personelin e kampusit universitar "Vitrina"?

Sjellja e punonjësve të policisë nuk ishte aspak e mirë. Unë kam shëtitur në shumë vende të botës, por në asnjë vend policia nuk sillet në këtë mënyrë dhe kaq ashpër me njerëzit. Atë ditë ata nuk lanë vend pa u futur. U futën në çdo zyrë të kampusit, u futën në klasat e studentëve dhe tek bar-restoranti. Morën të gjithë meshkujt që ndodheshin këtu në kampus dhe lanë ve-tëm femrat. Mua nuk më morën, por kanë marrë disa kolegët e mi shoferë. Disa të tjerë ngelën jashtë, shkolla u pezullua, nxënësit e shkollës së mesme ngelën pa u shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, i kemi çuar shumë vonë, sepse policët nuk linin të hynin e të dilnin njerëz nga kampusi. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

E kam përjetuar shumë keq ngjarjen. Një gjë më bëri shumë përshtypje, marrja e femrave në pyetje. Unë dëshminë time jam i gatshëm ta jap kudo që të ma kërkojnë, sepse kam thënë vetëm të vërtetën.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e shoferit të kampusit universitar "Vitrina", Kujtim Ramushi

Kujtim Ramushi

Page 6: 77 News Botimi Nr 142

6 E ENJTE, 26 KORRIK 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Bananet j anë shumë të rëndë -s i s h m e n ë p ë r d o r i m i n k u n d ë r hemorragj i së cerebrale, p o ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aci-ditetin e stomakut, si dhe ndihmo-jnë kundër d iarresë . Në qof të se vuani nga tens ioni i lar të duhet të mendoni gj i thmonë, për frutin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania b ën të kundër tën e t i j. S tudimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium dhe s i e

t i l lë a jo ndihmon në ul jen e rre -z ikut nga hemorragj ia cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frut i t i l lë ka 11 për qind të mine -ra leve të nevo j shme të n jë d i te . “Dy der i t re banane në di të janë optimale”, thotë biof iz ikanti Da -vid Young. Nëpërmjet kët i j f rut i ndodh ulja e aciditetit të lar të në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bl lokojë bakteret që mund të jenë aktive në të .

Për më tepër: www.newnews.al

Vetitë kuruese të bananes!

Bar-kafe RedPassion ofron vend pune kamarier. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e cel: 0696666985/Për më tepër: www.njoftime.com

Mali më i lartë i Shqipërisë (2751 m), që shtrihet në kufirin lindor, në

rrethin e Dibrës, në lindje të Drinit të Zi, midis dy degëve të djathta të tij, përroit të Gramës në jug dhe atij të Veleshicës në veri. Bën pjesë në vargun lindor ose vargun e Korabit të Krahinës Malore Qendrore. Në Korab gjenden tre majat më të larta të Shqipërisë mbi 2700 m; maja e Kora-bit (2751 m); maja Porta e Korabit (2725 m) dhe maja e Moravës (2716 m). Korabi përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gël-qerore të paleozoit, me strukturë luspore e bllokore dhe nga gjipset permo-triasike tepër të shkatërruara nga tektonika. Relie-vi është shumë i thyer, në veçanti relievi i formuar nga gëlqerorët është mjaft i

ashpër, me kreshta e maja të mprehta që përfundojnë në gremina, kurse në rresh-pet është relativisht më i butë. Korabi for-mon dy kreshta të mëdha në drejtimin verilindje-jugperëndim, kreshtën e Kora-bit dhe atë të Portave të Korabit që ndahen midis tyre nga gropa e Staneve të Preshit. Ka shumë cirqe akullnajore që zbresin shkallë-shkallë në gropën e Panairit në verilindje dhe atë të staneve të Preshit në jug-perëndim. Disa prej tyre janë kthyer në liqene të vogla akullnajore. Korabi në përgjithësi është i zhveshur nga bimësia pyjore, por dallohet për kullotat alpine shumë të pasura. Mali i Korabit vazhdon me malin e Sharrit në Kosovë. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Korabi, mali që bashkon viset shqiptare!

Page 7: 77 News Botimi Nr 142

7E ENJTE, 26 KORRIK 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kërkohet marangoz për të punuar me kompaninë Turke High Kimeks.co. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Jeta juaj në çift nuk do jetë pro-blematike sot nëse ju nuk tregoheni shumë kërkues dhe nëse bëni lëshime.

Demi: Nëse do iu duhet të merrni ven-dime të rëndësishme në planin financiar, reflektoni mirë që buxheti mos tronditet.

Binjakët: Jupiteri do iu sjellë fat me financat, por kjo nuk do të thotë që iu të shpenzoni pa u menduar.

Gaforrja: Do qëndroni më shumë me partnerin tuaj sot dhe bashkëpunimi në çift do të rritet.

Luani: Me Jupiterin në anën tuaj do keni fat me financat. Përfitoni për të kursyer ndonjë lek dhe për të rritur buxhetin.

Virgjëresha: Perspektivat financiare do jenë shumë të mira. Do mund të kryeni edhe transaksione afatgjata dhe shumë të rëndësishme.

Peshorja: Reflektoni mirë para se të bëni çdo shpenzim. Gabimi më i vogël me finan-cat mund t’iu rrënojë.

Akrepi: Përfitoni nga momentet e shum-ta të intimitetit sot në çift për t’ia hapur zemrën partnerit tuaj.

Shigjetari: Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen të matur me çdo gjë që do thonë në mënyrë që të mos krijojnë debate të kota.

Bricjapi: Plutoni do jetë planeti që do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj në çift. Shijoni çdo moment bashkë.

Ujori: Me financat do keni disa probleme të vogla sot por do arrini t’i rregulloni shpejt.

Peshqit: Venusi iu këshillon të tregoheni më të kuptueshëm dhe më të hapur me atë që keni në krah.

Fakulteti i Shkencave të Edukimit diplo-moi studentët e degës së Psikologjisë.

Për të sjellë emocionet e tyre dhe pasqyri-min e punimit të diplomës ne intervistuam studenten Elida Neza.Si do ta cilësoje këtë ditë?

Kjo është një ditë e rëndësishme, ku gjej rastin të falenderoj udhëheqësen time të diplomës, zonjën Anisa Subashi, e cila më ka dhënë mbështetje jo vetëm në punimin përfundimtar por gjatë tre viteve akade-mike.Cila është tema që prezantove sot dhe cilat janë objektivat e saj?

Tema ime është: ‘’Si ndikon motivimi në procesin e të nxënit’’? Unë kam përfunduar

shkollën pedagogjike dhe doja ta trajtoja motivimin si një pikë të fortë për një mësi-mdhënie sa më efektive. Mund të them që kam lexuar mjaft literaturë, por ajo që më ka ndihmuar më shumë në këtë punim është praktika mësimore. Në saje të kësaj praktike kam cituar disa informacione, të cilat janë grumbulluar posaçërisht nga unë. Punimi im përmban dhe një pyetësor me klasat e 7, 8 dhe 9 në shkolla të ndryshme. Në fund të këtij pyetësori më rezulton se 90 për qind e të intervistuarve ishin të motivuar, ndërkohë që 10 për qind nuk i jepnin shumë rëndësi motivimit. Pjesa më e madhe e nxënësve janë shprehur se motivimi është shumë i rëndësishëm në procesin e mësimit, qoftë në aspektin e frekuentimit apo edhe të nxënies.Sa e motivuar ke qenë në tre vite studimi pranë SH.L.P ‘’Vitrina’’?

Ka qenë pikërisht motivimi që kam gjetur këtu, mbështetja e madhe që më kanë rritur mua si person nga ana profe-sionale por edhe në shumë aspekte. Kur je e motivuar, gjërat shihen në një kënd-vështrim pozitiv. Te ‘’Vitrina’’ motivimi ndaj studentëve është një pikë e fortë, kjo ka ndodhur jo vetëm me mua, por me të gjithë studentët e degës time dhe më gjerë. Në këto tre vite studimi pranë ‘’Vitrinës’’ unë kam ndryshuar në formim, konceptim dhe në gjykim.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Elida Neza: Te ''Vitrina'' kam gjetur motivim!

Elida Neza

Page 8: 77 News Botimi Nr 142

E ENJTE, 26 KORRIK 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM!

Deri më 30 Korrik

1 Vit Konvikt + Mensë

= 1000 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

InfermieriStomatologjiFarmaci

Mjekësi 2000 € = 840 €2000 € = 840 €2000 € = 840 €2000 € = 840 €

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Për të mirëmbajtur zemrën e makinës tuaj, motorin, zgjidhni cilësinë gjer-

mane. Vaji Rowe, një ndër markat më të mira europiane, prodhuar në Gjermani, gjendet në tregun tonë prej disa vitesh. Ekskluziviteti i këtij produkti vjen në Shqipëri nën të njëjtin emër dhe shitet në pika të specializuara vaji për automjete, nën siglën e kompanisë gjermane Rowe, e cila është edhe prodhuesja e tij. Për çdo lloj automjeti pavarësisht tonazhit dhe në çdo kohë, pavarësisht ngricave, Rowe është certifikuar si vaji lubrifikant më cilë-sor në treg. Kompania që tregton këtë vaj automjetesh në vendin tonë e shoqëron produktin me certifikatën e cilësisë dhe ka të përcaktuar vajin sipas tipit të automje-tit. Para se të përcaktohet lloji i vajit që do të përdoret për automjetin tuaj firma që tregton vajin merr parametrat teknik të makinës dhe më pas përcakton llojin e vajit që i nevojitet. Duke filluar që nga autoveturat dhe deri të automjetet e tona-zheve të mëdha mund të furnizohen me vajin lubrifikant Rowe, i cili garanton më së miri funksionimin jo vetëm të motorit por të gjithë pjesëve të tjera të makinës. Vaji tejet cilësor mund të gjendet në Ti-ranë, në afërsi të ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, por këtë produkt mund ta gjeni në çdo dyqan tjetër që mban stemën Rowe në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë. Vaji është i paketuar në for-mate të ndryshme, duke nisur nga shishet e vogla dhe deri te fuçitë. Kompania që ka ekskluzivitetin e vajit Rowe mund të dërgojë porositë edhe në destinacionin që kërkon klienti. Së shpejti kompania ka si objektiv shtrirjen e rrjetit të dyqaneve në të gjithë vendin. Vaji është një ndër produktet më kryesore për sa i përket

mirëmbajtjes së makinës, në jetëgjatë-sinë e saj dhe në lehtësimin e komandave. Vaji i makinës duhet të ndërrohet, pasi automjeti të ketë kryer rreth 20 mijë kilo-metra rrugë. Për të mbajtur automjetin tuaj në formën më të mirë të mundshme

specialistët rekomandojnë përdorimin e vajit gjerman Rowe. Cilësia gjermane e certifikuar nga ekspertët më të mirë në të gjithë Europën, vaji Rowe është ekologjik.

Nga Ornela Manjani Për më tepër: www.77news.al

Rowe, vajrat më cilësorë në treg!