8
K onfuci ka thënë: “Sa më shumë të dijë një person, aq më shumë ka mundësi të falë”. Hapat e mëposh- tëm mund t’iu ndih- mojnë që të aplikoni faljen tek vetja juaj: Pranoni dhimbjen që sjellja juaj iu ka shkaktuar të tjerëve dhe vetes suaj. >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 3.11.2012 VITI I - NR.242 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Apeli i Lëvizjes Shqipëria e Re dhe Aksion Plus: Të rinjtë narkomanë të rehabilitohen në shoqëri!...fq.2 Berisha: Të miratojmë reformat e integrimit, si shprehje e respektit ndaj mikes Clinton!.............fq.3 10-vjeçari jetim: Lyp për të blerë ilaçet për nënën!....fq.4 Peticioni i banorëve të pallatit nr.5, për ashensorin e pavënë! Bashkia: Shkoni në gjyq!..fq.5 Seminar në Kampusin Universitar "Vitrina" me z. Valon Murati,“Bashkimi Kombëtar si Proces"!..fq.7 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.8 Sa më shumë të dini, aq më shumë falni! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Promovohet libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”! Vlashaj: Na duhet krijimi i një mentaliteti të ri, që ka lidhje me vetëdijen se mirëqenia ndërtohet nëpërmjet punës!

Gazeta 77 News botimi Nr 242

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 242

Konfuci ka thënë: “Sa më shumë të

dijë një person, aq më shumë ka mundësi të falë”. Hapat e mëposh-tëm mund t’iu ndih-mojnë që të aplikoni faljen tek vetja juaj:

Pranoni dhimbjen që sjellja juaj iu ka shkaktuar të tjerëve dhe vetes suaj. >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 3.11.2012 VITI I - NR.242 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Apeli i Lëvizjes Shqipëria e Re dhe Aksion Plus: Të rinjtë narkomanë të rehabilitohen në shoqëri!...fq.2 Berisha: Të miratojmë reformat e integrimit,

si shprehje e respektit ndaj mikes Clinton!.............fq.3 10-vjeçari jetim: Lyp për të blerë ilaçet për nënën!....fq.4 Peticioni i banorëve të pallatit nr.5,

për ashensorin e pavënë! Bashkia: Shkoni në gjyq!..fq.5 Seminar në Kampusin Universitar "Vitrina"

me z. Valon Murati,“Bashkimi Kombëtar si Proces"!..fq.7

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.8

Sa më shumë të dini, aq më shumë falni!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Promovohet libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”!

Vlashaj: Na duhet krijimi i një mentaliteti të ri, që ka lidhje me vetëdijen se mirëqenia ndërtohet nëpërmjet punës!

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 242

2 77 NEWS

Rehabilitimi i të rinjëve përdorues të drogës dhe përfshirja e tyre me punë

në jetën aktive, ka mbledhur dje në një tryezë diskutimesh përfaqësues të Orga-nizatës “Aksion Plus” dhe të “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet”, në funksion të Lëvizjes Shqipëria e Re. Punonjës socialë, juristë dhe gazetarë rrahën mendime se cila do të ishte rrugëzgjidhja për të ardhmen e kësaj pjese të rinjsh, duke iniciuar nga kjo tryezë disa propozime për zgjerimin e plat-formës politike të Lëvizjes Shqipëria e Re. Koordinatori i “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet”, Kondi Ilia, tha se synimi është që të ravijëzohet më qartë bashkëpunimi i “Shoqërisë Civile” me “Lëvizjen Shqipëria e Re” dhe konkretisht me të tilla organizata jofitimprurëse, të cilat realisht kanë pro-

dhuar rezultate. Ai tha se grupi i juristëve të QDS-së është mjaft i interesuar për propo-zimet që vijnë mbi ndryshimet e kërkuara në legjislacion, për të ndihmuar shtresat në nevojë të shoqërisë, siç janë edhe kategoritë e përdoruesve të drogës. Genci Muçollari, Drejtori i “Aksion Plus” tha se që nga viti ’92 merren me grupet e rrezikuara, siç janë të rinjtë e shkollave të mesme, që synohen si klientelë nga trafikantët e drogës. “Qeve-ritë nuk prekin disa çështje të nxehta sepse nuk duan të rrezikojnë elektoratin”, shtoi Z. Muçollari. Ai ngriti shqetësimin e sigurisë së vazhdimësisë së projekteve, pasi nëse një ditë projekti ndërpritet, ai lë në mes trajtimin me metadon dhe psikoterapinë që u jepet përdoruesve të lëndëve narkotike. Kjo do t’i kthente ata automatikisht tek rruga e vjetër e varësisë. “Donatorët e huaj po ikin një nga një, pasi Shqipëria po trajtohet si një vend me të ardhura të mesme e të larta”. Drejtori i “Aksion Plus” tha se, sa herë ndërrohen mi-nistrat e Shëndetësisë, po aq herë kërkohet të rinegociohet. Ndërkohë, Koordinatori i “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet”, Kondi Ilia, sugjeroi që të vendoseshin ura lidhëse edhe me Ministrinë e Punës, pasi shumë të rinj që kanë lënë drogën duhen ndih-muar , veçanërisht me gjetjen e një pune.

Drejtori i “Aksion Plus”, tha se kanë patur me pushtetin lokal projekte për formimin profesional të personave të rehabilituar në qendrat e tyre, si parukeri, sekretari e zanate të ndryshme. “Përpjekja jonë ka qenë për të përmbysur paragjykimin që i ndjek pas këta njerëz, si ‘të droguar’, të cilët nuk pre-ferohen për punësim. Por duhet kuptuar se ai është përdorues për një kohë, nuk është për gjithë jetën. Pasi rehabilitohet, është si gjithë të tjerët, me të njëjtat vlera të perso-nalitetit dhe aftësi për shoqërinë”. Ndërsa Alban Kano, punonjës social, tha se aksioni i parandalimit të drogës në shkollat e mesme të Tiranës nuk ka qenë i lehtë të iniciohej dhe jo rrallë nuk është kuptuar dhe mbësh-tetur sa duhet nga mësuesit dhe drejtorët e shkollave, madje edhe nga psikologët e tyre. Paratë nga pasuritë e konfiskuara që krijon droga, duhet të shkojnë së paku një pjesë e tyre për projektet që do të parandalojnë dhe rehabilitojnë përdoruesit e drogës. Këtë propozim të përfaqësuesve të “Aksion Plus” e mirëpritën juristët e Lëvizjes Shqipëria e Re. Avokati Bashkim Sulstarova tha se nuk ka punë më të shkëlqyer sesa kjo, që të shpëtosh rininë nga droga.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 Mendoni për këtë ide dhe konsiderojeni pa e gjykuar dhe me mirëkuptim. Merrni të gjitha përgjegjësitë për gabimin e bërë. Për shembull, një vik-timë përdhunimi mund ta fajësojë veten sepse beson se nuk ka qenë e kujdesshme. Nga një këndvështrim realist do të dilte që përdhunuesi është fajtori, jo viktima.

Bëni sa më shumë përmirësime të mund-ni (kërkoni falje, çoni në vendin e saj çfarë të keni marrë etj.).

Mundohuni të jetoni me nder, duke u sjellë ashtu si të dini. Kjo është diçka që mund ta bëjë çdokush. Kuptoni që e ardhm-ja është e paeksploruar dhe mund të priten edhe gabime.

Bëhuni shokë me fajin. Faji është një emo-cion që na lajmëron kur diçka nuk po shkon mirë, në mënyrë që të mund të arrijmë paqe me ndërgjegjen tonë. Pa ndërgjegje nuk do të kishte moral. Pra ne mund ta përshënde-sim fajin përzemërsisht duke e pranuar, ashtu siç bëjmë me gjithë emocionet e tjera.

Gjykoni sjelljet jo vlerën. Ajo që jeni në

thelb është më e madhe se vendimet tuaja të veçuara, jo të mira ose të gabuara. Një veprim i gabuar i marrë në një ditë ose gjatë një periudhe nuk ju cilëson se kush jeni ju. Një kthesë e gabuar nuk do të thotë që nuk mund të ndërroni rrugë ose që nuk mund të ktheheni mbrapsh dhe as që vlera e saj thelbësore ka humbur. Ne duhet t’i prano-jmë gabimet si pjesë e historisë sonë dhe të vazhdojmë me jetën. Duke falur veten, ne kuptojmë që kemi mundësinë të ndrysho-jmë dhe të rivendosim mirësinë në zemrat tona.

Mos keni frikë të ndiheni jo perfekt. Të jesh jo perfekt ashtu siç janë të gjithë, nuk e mohon vlerën ose të na cilësojë si të paaftë sepse provojmë. Nuk është e mirë të fajë-soni veten sepse veproni kështu. Nëse jeni penguar në rrugën që vlerësoni, nuk është mirë të mendoni “E shikon, e dija që nuk do ta bëja dot”. Ky nuk jeni ju, është thjesht një mendim. Do të ishte më mirë të pranonit zhgënjimin dhe të mendonit “Vetëm njerë-zit jo perfekt ngecin; Unë mund të ngrihem

dhe të bëj përpara”.Mendoni si dikur. Të mendosh se “Unë

nuk jam i/e mirë”, iu lidh me të shkuarën në një mënyrë shumë negative. Të mendoni ashtu siç keni bërë më parë, na tregon se kush jeni dhe kush do të bëheni. Kjo nuk varet nga ajo që keni bërë në të shkuarën por na motivon të angazhohemi në jetë, në një mënyrë produktive.

Vazhdoni të bëni mirë. Ref lektoni për gjërat që keni bërë mirë në të shkuarën dhe vazhdoni të silleni ashtu edhe tani.

Mos vazhdoni të fajësoni gjithmonë faj-torin. Pothuajse asnjë nuk e bën me qëllim një veprim lëndues. Ai që gabon mund të jetë i sëmurë dhe injorant, i cili don që t’i plotësohen më çfarëdolloj kushti nevojat e tij. Nëse keni bërë atë që keni mundur për të korrigjuar gabimet dhe për të drejtuar rrugën tuaj, ka mundësi që mos ta përsërisni më. Çlirojeni veten nga gabimet.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 3 NËNTOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Apeli i Lëvizjes Shqipëria e Re dhe Aksion Plus

Të rinjtë narkomanë të rehabilitohen në shoqëri!

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 242

377 NEWSE SHTUNË, 3 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 720 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 5 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Teleperformance Albania ofron vend pune Operatorë Telefonik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kryeministri Sali Berisha ka ftuar opo-zitën që të bashkëpunojë me mazho-

rancën për përmbushjen e reformave, për t’u bërë pjesë e familjes Europiane. Nisur nga mesazhet e përcjella nga Sekretarja Ameri-kane e Shtetit Hillary Clinton, gjatë mbled-hjes së qeverisë, ai i ka bërë thirrje liderit të

opozitës të lexojë qartë mesazhet e Clinton. “E shfrytëzoj këtë rast që t'i përgjigjemi thirr-jes së KE-së për të votuar ligjet në parlament, si një dëshmi e vullnetit të hekurt për të mos bllokuar procesin e integrimit, i mbështetur nga qytetarët, por edhe një akt i domosdos-hëm i shprehjes së respektit dhe mirënjohjes ndaj mikeshës së madhe dhe mesazheve që solli qeveria e vendit të madh mik. Do ishte një veprim i qytetëruar dhe i përgjegjshëm. Akt që e presin të gjithë qytetarët”, është shprehur shefi i qeverisë. Duke iu referuar mesazhit të sekeretares amerikane të shtetit për shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë, Berisha tha se ishte një thirrje frymëzuese që të bashkohen për interesat kombëtare të tyre, ndërsa garantoi se do të bëjë gjithçka për të gjetur konsensusin me opozitën. “Ajo ilustroi

këtë thirrje frymëzuese me aspekte personale të jetës së saj të shkëlqyer dhe unë dua ta garantoj se kjo qeveri do bëjë gjithçka për të gjetur konsensusin më të madh me opo-zitën, me të gjithë faktorët në mënyrë që të konsolidojmë më tej vlerat që ne u besojmë”, ka theksuar Berisha. Përsa i takon rëndësisë së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të përmendura nga Klinton edhe në Parlament, kryeminstri ka garantuar se zgjedhjet do të jenë të lira, të ndershme, sipas standardeve ndërkombëtare. Ai ka nënvizuar se diploma-tja amerikane solli mesazhin e një pune të përbashkët që duhet të bëhet në projektin më madhor, atë të integrimit, për të cilin e ka garantuar se qeveria do të bëjë gjithçka.

Për më tepër: www.77news.al

Berisha: Të miratojmë reformat e integrimit, si shprehje e respektit ndaj mikes Clinton!

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka kërkuar nga opozita konsensusin për

miratimin e ligjeve me 3/5, kritere këto të kërkuara nga BE-ja për marrjen e statusit kandidat. Deklarata është bërë gjatë takimit ku misioni i asistencës europiane EURALIS në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtë-sisë, paraqiti reformën për modernizimin e administratës gjyqësore. Ministri Halimi ka bërë me dije se shpërndarja e gjyqtarëve do të bëhet brenda muajit nëntor. "Mbësh-tetur vetëm në vullnetin dhe meritat pro-fesionale të gjyqtarëve kemi nisur punën për rishpërndarjen e gjyqtarëve nga gjyka-tat me ngarkesë më të ulët, në gjykatat me

ngarkesë të lartë, me fokus uljen e numrit të gjyqtarëve në gjykatat e shkallës së parë dhe rritjen në gjykatat e apelit. Synimi ynë është që brenda muajit të fillojë riorgani-zimi i ri i gjykatave, i cili do t’i japë një frymëmarrje të re sistemit gjyqësor dhe një fizionomi të re secilës gjykatë", tha ministri Halimi. Një nismë e re në bashkëpunim me EURALIUS është edhe administrata gjyqësore. Reforma e saj bëhet për herë të parë pas 20 vjetësh dhe është hallkë e rëndësishme pasi është përballja e parë me qytetarin. Statusi i ri garanton dhe për-forcon administratën gjyqësore, tha minis-tri. "Më së fundi administratës gjyqësore po

i jepet statusi që meriton, i cili e mbron, e përforcon dhe e garanton në ushtrimin e veprimtarisë së përditshme në gjykatë, si barriera e parë e përplasjes së publikut me gjykatën. Është mëse e kuptueshme që të gjitha këto janë ngushtësisht të lidhura në radhë të parë me konsolidimin e profesio-nalizmit dhe përgjegjshmërisë, por edhe me rritjen e besueshmërisë së këtij opera-tori, tek sytë dhe mentaliteti i qytetarëve, të cilët përgjigjen e parë të halleve të tyre e kërkojnë nga administrata gjyqësore", u shpreh Halimi.

Për më tepër: www.77news.al

Halimi: Brenda nëntorit përfundon rishpërndarja e gjyqtarëve!

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 242

4 77 NEWS

Imcak, i uritur, me dy sy që shprehin skamje dhe vuajtje pa fund, e me mone-

dhat që në ditët me diell i ndrijnë si pas-qyra para këmbëve të zbathura. Në pamje të parë të duket si fëmijë i sëmurë, por sapo afrohesh 10-vjeçari rom A.G t’i zgjat duart e vogla dhe të buzëqesh duke të kërkuar lëmoshë. “Zoti të ndihmoftë, a ke ndonjë lek se kam nënën sëmurë”, lutet vogëlushi dhe kur ndihet i lodhur, pasi shpesh herë është i pangrënë, shtrihet në mes të rrugës si të ishte në një krevat gjigand pambuku, e jo në trotuarin e ftohtë. Nuk ka njeri që mos ta njohë vogëlushin që lyp në afërsi të kryqëzimit “Zhan D’ark”, në zonën e bllokut. Shpesh herë kur e merr uria ai shkon në afërsi të ndonjë furre buke dhe me fytyrën e trishtuar u lutet njerëzve t’i japin diçka për të ngrënë, pasi paratë që fiton nga lypja në rrugë i duhen për të blerë ilaçet, për nënën e sëmurë. Sapo i afrohemi dhe i tregojmë që jemi gazetarë e vijmë nga “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet”, ai fillon të flasë e

të na tregojë historinë e tij të dhimbshme. Historia

10-vjeçari A.G tregon se jeton me nënën e paralizuar dhe me dy vëllezërit e vegjël në një shtëpi plasmasi, në periferi të Tiranës. Babai i ka vdekur para disa vitesh nga një sëmundje shumë e rëndë dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje, tre fëmijët dhe nënën e vogëlushit. “Kur ishte babai gjallë e hanim ndonjë gjë të mirë, kurse tani kemi disa vite që hamë bukë thatë, mundohem të bëj lekë duke lypur, që t’i blej nënës ilaçet pasi ajo ka shumë dhimbje dhe nuk i duron dot, ndonjëherë kur qan e ulëret ajo, qajmë dhe ne me të”, rrëfen vogëlushi 10-vjeçar duke rregulluar kartonët, ku shpesh herë e zë gjumi në rrugë. Jetimi na tregon se nëna e tij është paralizuar para disa vitesh për shkak të një aksidenti. Sipas vogëlushit, mjekët nuk i kanë kushtuar vëmendje për faktin se ishte rome dhe nuk kishte asnjë përkrahje. “Kur të rritem do të bëj të pamundurën ta shëroj nënën time, prandaj edhe kam dalë të lyp në rrugë që ajo të mjekohet rregullisht dhe të shërohet, madje do ta gjej edhe atë mjekun që e la të paralizohej, ai është fajtori për gjithçka”, rrëfen i shqetësuar 10-vjeçari. Apeli

Duke na parë drejt e në sy vogëlushi na rrëfen se nuk janë të pakta rastet kur ai ndi-het i frikësuar, pasi shpesh herë i qepen nga pas djem të rritur dhe njerëz të panjohur dhe i bëjnë presion që ai të punojë për ta. “Kohët e fundit jam ankuar disa herë tek policët pasi kam pasur frikë, se çuna të rinj

dhe në disa raste edhe burra në moshë, më janë afruar dhe më kanë thënë të lyp e tua jap atyre paratë, ndaj edhe i bëj apel policisë të na ruajë, pjesa me madhe e fëmijëve romë janë në rrugë duke lypur, ose të na ndihmo-jnë me para për familjet tona që ne mos të dalim në rrugë e të jemi të rrezikuar ”, thotë 10-vjeçari. Ndërsa i gëzohet ditës me diell, 10-vjeçari tregon se ai do të donte shumë të bënte një jetë si gjithë të tjerët, por hallet e shtëpisë e kanë rritur përpara kohe. “Babai më ka vdekur dhe unë kam mbetur burri i shtëpisë, vëllezërit janë të vegjël, nëna nuk mund të punojë, ndaj detyrohem të dal herët në mëngjes e të qëndroj deri në orët e vona të darkës në rrugë për të lypur, por ka raste që fitoj shumë pak dhe nuk më dalin as për bukë”, shprehet 10-vjeçari që duket se bën përjashtim nga pjesa më e madhe e moshatarëvë të tij. Ai ka mësuar të lexojë e të shkruajë vetë dhe në shkollë ka shkuar vetëm 2 vjet, ndërsa dëshira e tij më e madhe është vetëm shërimi i nënës dhe shpresa se një ditë ajo do të ngrihet e do të ecë si dikur. “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” do të ndjekë në vazhdimësi raste të tjera të fëmi-jëve që lypin në rrugë, duke sensibilizuar kështu institucionet përkatëse, që të marrin masa për këta vogëlushë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 3 NËNTOR 2012

Shekulli Media Group ofron vend pune Drejtor i Shoqërisë: Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

10-vjeçari jetim:

Lyp në rrugë për të blerë ilaçet për nënën e sëmurë!

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 242

77 NEWS

Në redaksinë e “77 News” dhe pranë “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet”

ka mbërritur ankesa e banorëve të një prej pallateve të ndërtuar nga firma “Bremen” në Tiranë, në rrugën “Petrela”, pranë “Sta-cionit të Trenit”. Banorët ankohen për një varg mangësishë, që firma e ndërtimit ka lënë, duke radhitur si kryesorin mungesën e ashensorëve në tri prej katër shkallëve të godinës. Prej katër vitesh ata i kërkojnë fir-mës që të mbarojë punimet e parashikuara në kontratë, por e vetmja përgjigje që ma-rrin është: “Nuk kemi lekë”. Pas kësaj banorët i janë drejtuar Bashkisë së Tiranës me një peticion për plotësimin e kërkesave të tyre, peticion i cili ka mbërritur edhe në dosjet e juristëve të qendrës sonë, bashkëngjitur me përgjigjen që kanë marrë nga Drejtoria e Urbanistikës së Bashkisë. Pas kësaj, gazetarët e “77 News” kanë shkuar të verifikojnë gjend-jen, ku kanë marrë më shumë informacion

nga administratori i pallatit, Astrit Pengeli. Sipas bisedës me të, mësohet se në objektin e përfunduar nuk ka zyrë kontakti me firmën ndërtuese, pasi të gjitha apartamentet janë të shitura. Nga ana tjetër, gjatë një komunikimi që patëm me pronarin e firmës, ai theksoi se i ka plotësuar të gjitha detyrimet ligjore të kësaj kontrate.Mangësitë e tjera që nga pompa e ujit deri tek hidroizolimi

Pallati nr. 5 në rrugën “Petrela”, një degë-zim i “Jordan Misja” nuk është kolauduar, nuk është marrë në dorëzim dhe për rrje-dhim, as nuk është hipotekuar. Kontratat e banorëve te pallatit kanë mbetur ato provizo-ret (të porosisë,) siç quhen në gjuhë juridike, të cilat janë hartuar mes banorëve dhe firmës ndërtuese, ose në fazën e themeleve ose të karabinasë. Përveç mungesës së ashensorit, mungon një nga dy pompat e depos krye-sore të ujit, e pavendosur. Mjedisi përreth pallatit ka mbetur i pasistemuar, pa ndriçim, që janë kritere detyruese për çdo firmë ndër-timi. Administratori Astrit Pengili tregon se gjelbërimi që shihet, është investuar prej tij, ndërsa firma nuk ka mbjellë as edhe një pemë. Dyert e jashtme të pallatit janë të cilë-sisë më të dobët, jo të blinduara. Gjithashtu, mungojnë dyert e shkallëve që të çojnë po-shtë në garazh dhe punimet e tjera nëntokë-sore. Me sy duket lagështia që ka nisur nëpër muret e jashtme dhe siç shpjegojnë banorët, nuk janë bërë hidroizolimet e themeleve të pallatit. Sistemi kullues i ujërave të shiut, po

ashtu duket që nuk është përfunduar. Përgjigjia zyrtare e Urbanistikës

Bashkia u sqaron me një përgjigje zyrtare banorëve të pallatit nr. 5 në rrugën “Petrela” se nuk i ka lëshuar leje përdorimi (shfrytë-zimi), për objektin, subjektit ndërtues “Bre-men” dhe as subjekti nuk e ka kërkuar një leje të tillë. Ndërkohë, firma i ka nisur puni-met me leje të rregullt ndërtimi nga bash-kia (pra, nuk kemi të bëjmë me një ndërtim të paligjshëm nga firmë pirate, për të cilën nuk do të kishte përgjegjësi institucioni le-jelëshues). Madje, firma ndërtuese ka kryer edhe një sërë aktesh kontrolli që kanë dalë të rregullta, si akt kontrolli i karabinasë etj, ndërsa akt-kontrolli i sistemimit nuk është realizuar plotësisht. Sipas përgjigjes zyrtare me nr. Protokolli B-14834/1, nga verifikimi që kanë kryer në terren specialistët e drejto-risë përkatëse në bashki, kanë konstatuar se subjekti ndërtues nuk ka përfunduar plotë-sisht punimet e ndërtimit. Pra, pallati është i pakolauduar dhe i pahipotekueshëm. Por, Zyra e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës nuk ka marrë përsipër të zgjidhë kërkesat e peticionit të banorëve që i kërkojnë të dety-rojë firmën të mbarojë punimet.

Për më tepër: www.77news.al

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 3 NËNTOR 2012

HOTEL “VILA ALBA” ofron vend pune Recepsionist. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Peticioni i banorëve të pallatit nr.5 për ashensorin e pavënë!Bashkia: Shkoni në gjyq!

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 242

77 NEWS

Pas vetëm një viti nga tërmeti i 23 teto-rit dhe 7 nëntorit të vitit të kaluar në

qytetin Van të Turqisë, kanë përfunduar ndërtimet e reja ku do të vendosen banorët, shtëpitë e të cilëve ishin dëmtuar nga tër-meti. Por, këto ndërtime nuk janë çadra ose ndërtesa të improvizuara, por një qytet i tërë me pallate të tëra, të cilat kanë gjithsej 17,471 banesa.

Ndërtimi i këtyre pallateve ka filluar pas vetëm 39 ditësh nga tërmeti i parë (23 tetor 2011), ndërsa me 3 nëntor pritet të bëhet dorëzimi tek pronarët e rinj, i pjesës më të madhe të banesave, projekt ky i cili është financuar nga qeveria turke.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Femrat, të qarën e kanë të kushtëzuar biologjikisht, kështu që ato gjatë jetës

“lëshojnë” dukshëm më shumë lot se me-shkujt, ndërsa me kontrollin mikroskopik mund të vërehet edhe dallimi gjinor në ndërtimin e gjëndrrave të lotëve, shpjego-jnë shkencëtarët. Duke studiuar dallimin konkret, në mes lotëve mashkullorë dhe

femërorë dhe lotëve në përgjithësi, kanë zbuluar që kanali i lotit tek mashkulli është më i madh se tek pjesëtarët e gjinisë “më të butë”, prandaj te femrat lotët ndahen dhe rrjedhin ose rrëshqasin nëpër faqe, shpje-gon dr. Louann Brizendine nga Universiteti California. Lotët e meshkujve nuk ndahen, por rrjedhin, si pikat. Lotët e tyre janë më

të mëdhenj dhe bien në sasi më të madhe dhe më të shpejtë. Rrethanat shoqërore si dhe dallimet individuale kushtëzojnë se sa do ta ketë vështirë individi të përmbajë dëshirën dhe nevojën për të qarë. Djemtë për dallim nga vajzat, kanë mekanizmin e ndërtuar ashtu, që ato sinjale udhëtojnë më ngadalë, ndërsa për shkak të rregullave shoqërore ata gjatë rritjes edhe më shumë mësojnë si të mbajnë kontrollin dhe t’i shtypin lotët. Për këtë arsye, hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që rrethi reagon më pozitivisht ndaj meshkujve sesa ndaj femrave që qajnë, sepse konsiderohet se ata për këtë shkak janë më të ndjeshëm dhe “më të mirë” se meshkujt e tjerë. “Edhe pse mekanizmi i formimit të lotëve dhe qarjes nuk është tërësisht i qartë për shkencëtarët, dihet që njerëzit janë specia e vetme, që qan lot emocionalë”, thotë dr. Ad Vingerhoets nga Universiteti Tilhurg.

Anjeza Kastrati

www.77news.al

E SHTUNË, 3 NËNTOR 2012KURIOZITETE

Qyteti që lindi brenda një viti nga gërmadhat e tërmetit!

Meshkujt dhe femrat nuk qajnë njëlloj!

Kompania Brunes ofron vend pune Prezantuese. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 242

77 NEWS

Në ambientet e Kampusit Universi-tar “Vitrina” u zhvillua një tryezë e

rrumbullakët me temë “Bashkimi Kom-bëtar si Proces”. I ftuari i rradhës ishte Z. Valon Murati, pedagog në fushën e të dre-jtave të njeriut, njëkohësisht dhe politikan i ri në Kosovë. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Koordinatorja nga Kosova Znj. Shefqete Gozalci, Zv. Rektori i Sh.L.U.P “Vitrina” Dr.Teki Kurti, Përfaqësuesja e Fondacio-nit “Banka e Ideve” Znj. Kozeta Zavalani, pedagogë e studentë. Z. Kurti i uroi mirë-seardhjen të ftuarit si dhe për të gjithë të pranishmit bëri një prezantim të biogra-fisë së Z.Murati, më pas një përshkrim të shkurtër rreth Kampusit “Vitrina”. Më pas fjala iu dha të ftuarit, i cili u shpreh se ndi-het i vlerësuar që ndodhet në këtë ambjet kaq të ngrohtë dhe mikpritës. Ai e nisi dis-kutimin për çështjet kombëtare, si një ide folklorike dhe e parealizueshme, por men-don se në këtë bisedim do t’i jepet një dozë gjeneraliteti. Në Shqipërinë e copëtuar ka

2 shtete, 2 Republikë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, por duhet të bashkohen dhe të ekzistojë vetëm një Shqipëri e madhe. Çështja e bashkimit debatohet jashtë mase kohët e fundit, nëse themi bashkim sho-him përpjekje për liri dhe e anasjellta. Ky proces është mjaft i rëndësishëm, pasi liria njihet si vlerë në rritjen e bashkimit ndër-mjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo çështjë është shumë e gjerë, duhet të ndërtojmë argument dhe vërtetime për të paraqitur idenë e bashkimit nga kundërshtimet e vendeve të tjera. Procesi i integrimeve mund të ndodhë në mesin tonë, bashka-risht duke shfrytëzuar Integrimin Evro-pian. Kriza aktuale ekziston sesi ky bash-kim do të ndodhë dhe se çfarë duhet të bëjmë që të ndodhë ky proces. Lind pyetja: A ka dallime ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Shqipërisë? Sipas tij, ndarjet nuk janë të thella, sa të flasim për dy shtete dhe që nuk janë ndarë asnjëherë. Viti ’90 është kyç sepse pas këtij viti ka filluar ko-munikimi masiv ndërmjet vendeve tona. Kur f lasim për bashkim duhet të kemi parasysh disa pyetje shtoi Z.Murati. A ka qenë padrejtësi ndarja në vitin 1913? Ai iu përgjigj se të gjithë nga ne themi që po. Mund të jetë padrejtësi, por sot bashkimi është i dobishëm. Dobishmëria ndërmjet vendeve tona vendoset në 3 shtylla krye-sore: ekonomike, politike dhe në planin e sigurisë.

Për më tepër: www. 77news.al

E SHTUNË, 3 NËNTOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 480 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 5 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Personat që do të takoni në këtë periudhë, do të ndajnë të njëjtat interesa me ju dhe do të jeni të kënaqur.

Demi: Keni nevoje për më shumë siguri sentimentale në këtë moment dhe ndoshta partneri nuk është gati për një gjë të tillë.

Binjakët: Realizimi profesional do iu bëjë të jeni më të realizuar edhe nga ana personale.

Gaforrja: Mos lejoni që disa mendime të shkatërrojnë marrëdhënien tuaj sentimen-tale. Partneri do t’u bëjë të kuptoni që mes jush gjërat nuk kanë ndryshuar.

Luani: Nuk duhet të shpikni sot, apo të jeni dikush që nuk jeni. Do ta tërhiqni me spontanitetin tuaj.

Virgjëresha: Bëni kujdes me komentet dhe ndërhyrjet e personave që nuk janë ende mikë për ju.

Peshorja: Sot është dita për t’u deklaruar ndaj personit të zemrës. Rezultatet do të jenë pozitive për ju.

Akrepi: Ka ardhur momenti të riktheni atë pak magji që keni dhe duhet për ta bërë jetën më të bukur.

Shigjetari: Nuk do të arrini të krijoni disa baza në lidhje me raportin tuaj në çift dhe iu vjen shumë keq për këtë gjë.

Bricjapi: Mos u shqetësoni pasi mund të gjeni një mënyrë që gjëra të mund të shkojnë më së miri.

Ujori: E vetmja gjë që duhet të bëni është të hapni mirë sytë dhe të përqëndroheni tek objektivi juaj.

Peshqit: Përballë një zgjedhje të vështirë sentimentale do iu mungojë guximi për të zgjedhur.

Kompania "Sejega" ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Seminar në Kampusin Universitar "Vitrina" me z. Valon Murati, “Bashkimi Kombëtar si Proces"!

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 242

77 NEWS E SHTUNË, 3 NËNTOR 2012DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Ambjetet e Kampusit Universitar “Vitrina” ishte epiqendra e rradhës

ku u bë promovimi i librit “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”. Në këtë eveniment morën pjesë pedagogë e studentë, miq e të ftuar. Libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” është vepër e “Lëvizjes Shqipëria e Re” dhe “Qendrës së Mendimit Pozitiv”. Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje, Çerçiz Loloçi falenderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe u shpreh se jemi këtu në destinacio-nin e gjashtë të promovimit të librit. “Kjo vepër flet për Turqinë e sotme, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dhje-tëvjeçarin e fundit dhe për arritjet e liderit, Erdogan”, u shpreh Loloçi. Koordinatorja e “Qendrës së Mendimit Pozitiv”, Mira Për-lala tha se libri sjell ecurinë e liderit, që është pozitive dhe që mbështetet në dëshirën

pozitive për të zhvilluar vendin e tij. Lideri i LSHR-së, Z. Edmond Vlashaj falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre, bashkëpunëtorët e LSHR-së, “Qendrën e Mendimit Pozitiv” si dhe përkthyesit e informacionit. Gjithashtu, ai nënvizoi fak-tin se përse po e përcjellim këtë nismë në të gjithë territorin shqiptar. “Ne besojmë se ky është një model i ri pozitiv që mund të përshtatet në Shqipërinë e sotme për t’i dhënë zgjidhje shumë problematikave ekonomiko-sociale”, u shpreh Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re. Vlerësojmë që Tur-qia është një shtet i madh jo vetëm ekono-mik dhe ushtarak por është përballur me problematika të ndryshme si korrupsioni. Kur fitoi zgjedhjet Erdoganin e pyetën, sesi do ta zgjidhë këtë çështje. Ai përgjigjet me parimin e njohur botërish: “Thjeshtë do të

mbyllim rrubinetat e korrupsionit, pra duke eleminuar korrupsionin në administratën publike”. Zgjidhja tjetër ishte insistimi i sa më shumë të rinjëve në administratën publike por jo duke përjashtuar moshën e vjetër. Me anë të këtij modeli pozitiv po përcjellim një burim frymëzimi që do na shërbejë jo vetëm në aspektin politik por edhe në rrafshin shoqëror e ekonomik. Le ta përshtatim këtë mentalitet të ri shtoi ai, duke thënë se mirëqënia ndërtohet nëpër-mjet punës dhe jo nëpërmjet rrugëve të paligjshme. Në përfundim të këtij promo-vimi të gjithë të pranishmëve iu dhurua libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” si dhe ishin të ftuar në një kokteil.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Na duhet krijimi i një mentaliteti të ri,që ka lidhje me vetëdijen se mirëqenia ndërtohet nëpërmjet punës!

Promovohet libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”!