8
MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 03.10.2012 VITI I - NR.211 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al “Rinia Aktive”: Dhuna e Dritan Lamaj flagrante, të reformohet Policia e Shtetit!............................fq.8 Flet avokati i Arben Frrokut: ‘‘Gjykata ka marrë vendim inkriminues’’!.............fq.5 Dhuna e Dritan Lamajt në komisariatin 6, shtohen kallzimet në prokurorinë e Tiranës!.........fq.4 Inspektori i Avokatit të Popullit, Albert Pilo refuzon të përgjigjet për “77 News”!.....................fq.4 Qendra e Mendimit Pozitiv Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134 Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritet email: [email protected] Flet kreu i PD-së Pezë: N ëse jeni ndjerë ndonjëherë të ngopur me jetën tuaj dhe keni vendosur të bëni një ndryshim >> VIJON NË FAQEN 2 Një hap i vogël mund të ndryshojë jetën! ...>>fq.3 Dritan Lamaj Xhelal Merepeza Si e largoi Berisha Lamajn në 2009!

Gazeta 77 News botimi nr 211

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 211

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 03.10.2012 VITI I - NR.211BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

“Rinia Aktive”: Dhuna e Dritan Lamaj flagrante, të reformohet Policia e Shtetit!............................fq.8 Flet avokati i Arben Frrokut:

‘‘Gjykata ka marrë vendim inkriminues’’!.............fq.5 Dhuna e Dritan Lamajt në komisariatin 6,

shtohen kallzimet në prokurorinë e Tiranës!.........fq.4 Inspektori i Avokatit të Popullit, Albert Pilo

refuzon të përgjigjet për “77 News”!.....................fq.4

Qendra eMendimit Pozitiv

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritetemail: [email protected]

Flet kreu i PD-së Pezë:

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të

ngopur me jetën tuaj dhe keni vendosur të bëni një ndryshim >> VIJON NË FAQEN 2

Një hap i vogël mund

të ndryshojë jetën!

...>>fq.3

Dritan LamajXhelal Merepeza

Si e largoi Berisha Lamajn në 2009!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 211

2 77 NEWS

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti në cilësinë e presidentit të Komitetit të

Ministrave të Këshillit të Evropës, ka rapor-tuar dje në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në Strasburg. Ministri Panariti ka shpalo-

sur përpara parlamentarëve të 47 vendeve anëtare mbi aktivitetin e Komitetit të Minis-trave, si dhe mbi ecurinë e implementimit të prioriteteve të kryesisë shqiptare të KiE-së.

Në fjalën e tij, ministri Panariti theksoi se Shqipëria është e vendosur për të përm-bushur të gjitha kriteret e kërkuara për in-tegrimin në Bashkimin Europian. Sipas tij, qeveria është e vendosur të vijojë më tej me implementimin e politikave që do të bëjnë të mundur zhvillimin e të drejtave të njeriut si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demo-kratike vitin e ardhshëm.

Ai ka theksuar më tej se problemet ekono-mike kanë bërë që shumë prej vendeve të BE-së të ngadalësojnë progresin e kërkuar, por

shtoi se vetëm bashkëpunimi mes vendeve do të bëjë të mundur përballimin e proble-meve dhe sfidave. “Vetëm në mënyrë të dre-jtë dhe duke bashkëpunuar së bashku mund t`ia dalim për të bërë të mundur zgjidhjen e këtyre sfidave. Kjo duhet të jetë një nga pikat kyçe që duhet të përçohet në të gjitha shtetet anëtare”, tha Panariti.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, ministri Panariti gjithashtu do të zhvillojë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, Jagland, Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Mi-gnon si dhe me shtetas shqiptarë të punësuar në Këshillin e Evropës.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 drastik, duhet të dini që nuk është dhe aq e lehtë sa duket në kokën tuaj. Mjaft, që nesër do të fillojë një dietë të re, do i them ndal duhanit dhe do bëj shumë ushtrime.

Para se të kuptoni që i jeni kthyer zakonit të vjetër, keni ngrënë një tortë të plotë, keni pirë rreth shtatë cigare dhe jeni ulur para divanit duke parë televizor, domethënë keni hequr dorë.

Pra, duke hequr dorë nga përpjeket është gjëja më e lehtë kur shohim që nuk kemi rezultate, por nuk duhet të heqësh dorë në asnjë mënyrë. Jam duke u hedhur lart e poshtë nga përdorimi i metodës Kaizen. “Metoda Kaizen është pranuar ndërkombë-tarisht si metoda e vazhdueshme me hapa të vegjël për përmirësimin dhe shpërndar-jen e saj”, siç shpjegohet “Një hap i vogël mund të ndryshojë jetën tënde”.Pra çfarë është metoda Kaizen?

Pra metoda Kaizen ose rrugëtimi Kaizen është një mjet i mirë dhe i vërtetë për të bërë progres për përmirësimin e vetes tuaj dhe për të menduar pozitivisht.

Ta themi thjesht, kjo konstaton në marr-jen e një veprimi të vogël drejt një qëllimi të caktuar.

Është një bazë shkencore që na tregon përse metoda Kaizen funksionon? Pjesët e trurit tonë janë përgjegjës për mekaniz-min e frikës sonë, kurse një pjesë tjetër e trurit tonë është përgjegjës për procesin e krijimtarisë tonë. Kur merremi me ndonjë gjë të re, mekanizmi i frikës shkaktohet natyrshëm. Ajo gjëja e re mund të jetë aq e vogël sa ne mund ta anashkalojmë frikën tonë madje dhe pa e kuptuar.

Megjithatë kur ajo gjëja e re është e madhe dhe e rëndësishme, mjaftueshëm aq sa truri yt ta vërë re, mekanizmi i frikës është shkaktuar dhe ka frenuar procesin e krijimtarisë. Kështu, ne ndoshta dëshirojmë ta ushtrojmë çdo ditë, por frika nga ndryshi-met e rutinës është aq e madhe për trurin tonë sa do mbyllë procesin e krijimtarisë dhe ne nuk do ta ushtrojmë dot atë.

Mënyra Kaizen konsiston për të marrë e për të bërë diçka drejt arritjes së një qëllimi, në një mënyrë që mekanizmi i frikës të mos jetë shkaktuar dhe procesi i krijimtarisë të jetë i angazhuar. Kjo është arritur duke marrë një hap të vogël, ndoshta dhe hapin më të vogël të mundshëm, drejt arritjes së një qëllimi.

Do iu jap disa shembuj. Nëse doni të bëni ushtrime fizike, bëni çdo ditë 30min joga. Duke përdorur metodën Kaizen, ju mund të zgjasni këmbët tuaja gjatë një minuti, çdo ditë gjatë kohës që ju po shikoni televizor.

Nëse keni pasur një zyrë të çrregullt, e cila ka nevojë për sistemim , aplikoni teknikën Kaizen. Ju mund të mendoni se këto hapa janë kaq të vegjël sa që duken qesharakë dhe kjo është pika kur truri juaj kupton se hapat janë aq të vegjël, saqë frika mund të shkaktohet shumë lehtë.

Çfarë ndodh kur ju përdorni mënyrën Kaizen për të bërë gjithçka, që ju të arrini rezultate mbresëlënëse jashtë orarit?

Ndërkohë që ju zgjidhni si të merrni ha-pin më të vogël çdo ditë, në dy javë kohë, ju keni pastruar me të vërtetë një pjesë të zyrës tuaj ose në të vërtetë e keni bërë pa përpjekje.Disa nga përbërësit e “Një hap i vogël

mund të ndryshojë jetën tuaj”‘‘Një hap i vogël mund të ndryshojë je-

tën tuaj”, iu jep juve ide dhe sugjerime të ndryshme për të vënë në praktikë metodën Kaizen, në fusha të ndryshme. Disa kapituj të këtij libri janë:

Bëj pyetje të shkurtra!Mendo shkurtimisht!Bëj veprime të shkurtra!Zgjidh probleme të vogla!Identifiko momente të shkurtra!Përveç kësaj, “Një hap i vogël mund të

ndryshojë jetën tuaj”, është një libër shumë i lehtë për t’u lexuar dhe aty gjen plot prak-tika si të veproni menjëherë, në mënyrën që të përmirësoni jetën tuaj, si ju të doni.Ide praktike

Këtu janë disa sugjerime për përdorimin e metodës Kaizen për të krijuar jetën tuaj sa më mirë.

Ju mund të thoni një pohim para se të shkoni për të fjetur.

Ju mund të shprehni mirënjohjen tuaj për gjithçka të mirë që keni, kur dilni jashtë shtëpisë suaj.

Ju mund të mendoni një gjë pozitive për një person, kur jeni gati për të drekuar.

Ju mund të memorizoni në mendjen tuaj diçka të bukur që po ndodh në një fushë të jetës suaj.

Zgjidhni veprime të përditshme të tilla si larja e dhëmbëve ose mbyllja e derës së përparme të shtëpisë tuaj, ose bëni një listë të gjërave se çfarë do bëni çdo ditë dhe ven-dosni një pasqyrë në tryezën tuaj të punës.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 3 TETOR 2012POLITIKËE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Panariti raporton në Komitetin e ministrave të KiE-së!

Edmond Panariti

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 211

377 NEWS

Xhelal (Pëllumb)Merepeza aktualisht Kryetar i Partisë Demokratike, i Ko-

munës Pezë, denoncon publikisht dhunën e Shefit të Komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj ndaj familjes së tij dhe të motrës Resmie Pas-maçiu. Merepeza një nga figurat e të djathtës në këtë zonë, që gëzon një respekt të madh nga shumë qytetarë, shprehet se pas ankesës që i ka bërë kryeministrit Sali Berisha në vitin 2009 në lidhje me shkeljet ligjore të Dritan Lamajt, menjëherë ky i fundit është larguar nga detyra e Shefit të Komisariatit nr. 6 (jashtë Tiranës), por pas tre muajsh është rikthyer në Tiranë, ndërsa në vitin 2011 vendoset sërish Shef i Komisariatit nr. 6, tre muaj para fushatës. Kryetari i Partisë Demokratike, i Komunës Pezë u shpreh për qendrën për “Drejtësi dhe Solidaritet” se Lamaj duhet të shkarkohet menjëherë nga kjo detyrë. Cili ka qenë shkaku i persekutimit të famil-jes suaj nga Shefi i Komisariatit nr. 6?

Unë jam Kryetar i Partisë Demokratike, i

Komunës Pezë që prej vitit 1997 e deri më sot dhe familja e motrës sime, e cila banon në fshatin Varosh të Komunës Pezë, Tiranë është persekutuar në vitin 2008 nga Shefi i Komisariatit nr.6 Dritan Lamaj. Me ligjin 7501, familja e motrës sime është furnizuar me tokë në komunën e Pezës po në pronën e gjyshit të tij, pra një sipërfaqe toke e të parëve të tyre dhe për këtë disponon certi-fikatë pronësie. Si rezultat i zaptimit të një sipërfaqe 3 mijë metra katrorë të pronës së motrës sime nga fisi Pasmaçiu, lindi dhe ky konflikt i mbështetur nga kreu i Komi-sariatit nr 6. Më datën 09.03.2008, ditën e dielë, ora 14.26, inspektori i policisë së zonës Gëzim Çipa dhe inspektori i krimeve Gersi Xhepa, me urdhër të Shefit të Komisariatit nr 6 shoqëruan dhëndrin tim me grupin e gatshëm në komisariat pa pasur asnjë proces penal dhe e trajtuan si të ishte kriminel dhe në vazhdimësi vazhdonin presionet e këtij komisariati ku është tronditur e gjithë familja e motrës sime. Madje, vetë Shefi i Komisariatit Dritan Lamaj, nipin tim e ka shoqëruar në komisariat dy herë duke ush-truar presin ndaj tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me motrën time. Po familja juaj, a është ndjerë në presion?

Theksoj se bashkëshortja ime është kërcë-nuar nga një punonjës policie me armë, me rrobë policie, pa grada e me makinë pa targa, në ambjentet e pronës sonë private. Në këto kushte, unë i jam drejtuar në maj të vitit 2008 Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në varësi të Ministrisë së Brendshme. Aty kam kërkuar që të hetohej (të bëhej prova e njohjes së personit) dhe të zbulohej kush

e kërcënoi bashkëshorten time dhe cili ishte punonjësi i policisë së komisariatit nr. 6 që kishte kryer kërë akt kriminal. Duke qenë se ky institucion nuk filloi asnjë lloj hetimi lajmërova dy herë 129-tën dhe sërish nuk pati asnjë veprim. As ish Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë nuk e mori parasysh denonci-mimin tim. Gjithashtu, kam denoncuar dhe në një media publike në lidhje me gjithçka kishte ndodhur ndaj meje. Më vonë, në shkurt të vitit 2009, pasi edhe unë e kisha vënë në dijeni nëpërmjet një letre (drejtuar z. Sali Berisha) mësova që Dritan Lamaj u largua nga Komisariati nr 6 dhe largimi i tij është bërë me porosi të Kryeministrit z. Sali Berisha. Por çuditërisht 3 muaj pas largimit të tij, Dritan Lamaj u kthye përsëri në Tiranë dhe në vitin 2011 vendoset sërish Shef i Komisariatit nr. 6, tre muaj para fu-shatës. Në linjë partiake, lajmërova krerët e mi që Lamaj ishte emëruar sërish këtu dhe përse duhet të ndodhte një gjë e tillë, pasi ai kishte lënë një histori të keqe, duke sajuar më parë konflikte si i imi në komunitet. Nuk pata asnjë përgjigje. Për mua si kryetar i Par-tisë Demokratike i Komunës Pezë, Dritan Lamaj nuk duhet të jetë më komisar policie e për këto veprime ai duhet të shkarkohet menjëherë nga kjo detyrë. Uroj që Partia Demokratike të dëgjojë zërin e njerëzve që kanë kontribuar për këtë parti.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 3 TETOR 2012

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 440 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 8 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Mega Sh.p.k ofron vend pune Sekretare administrative. Dërgoni CV në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Si e largoi Berisha Lamajn në 2009!Flet kreu i PD-së Pezë:

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Xhelal Merepeza

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 211

77 NEWS E MËRKURË, 3 TETOR 2012

Primalat Sh.p.k ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

AKTUALITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Pak ditë më parë dhe pikërisht në datën 28 shtator 2012, e përditshmja kombë-

tare “77 News”, publikoi katër kallzime të bëra në prokurorinë e Tiranës nga sipër-marrësi Arben Frroku, nga qytetarët Altin Marinaj dhe Laun Sulaj, si dhe nga kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj.

E përbashkëta e katër kallëzimeve ishte dhuna e ushtruar nga kryepolici i komisa-riatit nr.6 Dritan Lamaj, prandaj secili prej tyre kërkonte ndjekjen penale të tij për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Ndërko-hë burime nga ‘‘Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim” bëjnë me dije se në prokurorinë

e Tiranës janë depozituar të tjera kallzime penale të sipërmarrësve dhe qytetarëve që kanë ndjerë mbi veten e tyre, familjarët dhe bizneset me veprimet e dhunshme të shefit të komisariatit 6. Kështu kallzime penale për Dritan Lamaj kanë bërë Besnik Toma, Evelina Shabani, Vlash Gjoni, Mar-tin Kozhuta, Kledian Deda, Grand Frroku, Ilir Lasku, Aleks Lala dhe Altin Marinaj. Këto kallzime përveç institucionit të akuzës i janë dërguar edhe institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, presidentit Nishani, kryeminsitrit Berisha, kryepar-lamentares Topalli, ministrave Noka dhe Halimi si dhe trupit diplomatik të akredi-tuar në Shqipëri.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Inspektori i Avokatit të Popullit, Albert Pilo, ka refuzuar të japë informacion për

shkresën zyrtare që Avokati i Popullit i ka dërguar Institutit të Mjekësisë Ligjore për dhunën e ushtruar ndaj sipërmarrësit Ar-ben Frroku. I pyetur se kur është dërguar kjo shkresë, pasi “News 77” është duke e ndje-

kur çështjen, ai tha se nuk ishte nevoja të jepte shpjegime pasi “po e ndjekim vetë”. Gjithashtu Pilo tha se edhe rruga nëpër të cilën është dërguar kjo shkresë, është ajo që ka kërkuar paditësi dhe i takon atij.

Ndërkohë një ditë më parë familjarë të Arben Frrokut u pritën në një takim nga inspektori i Avokatiti të Popullit, Arben Pilo ku paraqitën shqetësimet e tyre në lidhje me sipërmarrësin e dhunuar Arben Frroku. Familjarët thanë ndër të tjera se me-gjithëse z. Totozani ka kërkuar që të bëhet sa më shpejt ekspertiza nga Instituti i Mjekë-

sisë Ligjore, kjo shkresë nuk ka mbërritur ende në destinacion.

Inspektori u tha të pranishmëve se kjo shkresë i është dorëzuar qysh të premten, djalit të biznesmenit, por nuk e kishte veri-fikuar nëse kishte mbërritur në insitucionin e mjekësisë ligjore.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Dhuna e Dritan Lamajt në komisariatin 6, shtohen kallzimet në prokurorinë e Tiranës!

Komisariati nr.6

Inspektori i Avokatit të Popullit refuzon të përgjigjet për “77 News”!

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 211

77 NEWS

Avokati i sipërmarrësit Arben Frroku ka reaguar menjëherë pas vendimit të

Gjykatës së Tiranës. Në një intervistë për "77 News", z. Baftjar Rusi u shpreh se vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në prova. Av. Rusi si e vlerësoni ju vendimin e Gykatës së Tiranës?

Mendoj se ky vendim është i padrejtë dhe i pabazuar në kushtet që përcakton kodi i pro-cedurës penale përkatësisht, neni 229, 251, 253 dhe 254 si dhe Kushtetuta e RSH- së, përkatë-sisht neni 27 dhe 28. Mendojmë se është një ndër rastet më të paprecedentë. Pse e cilësoni të paligjshëm?

Aty mungojnë kushtet e dyshimit të arsye-shëm dhe të bazuar në një provë të vetme që i mbrojturi nga ne z.Frroku dhe shoferi i tij Gjoni, të kenë kryer jo më vepër dhune ndaj policisë në ngjarjen e datës 28 shtator, por nuk kanë kundërshtuar me asnjë fjalë. Pra nuk e kanë bërë cënimin të asnjë punonjësi policie të komisariatit 6. Çështja është bërë prezente

tek Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsin-kit. Ne si specialistë të ligjit, prononcohemi publikisht se vendimi është abuzues, inkrimi-nues dhe arbitrar. Kushtetuta, Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe Kodi Penal shkelen. Këto të fundit e kanë përcaktuar qartë kur pritet urdhërarresti. Si e vlerësoni urdhërarrestin?

Urdhërarresti është i paligjshëm mungon kushti përcaktues dhe bazë neni 228, që për-cakton se ndaj qytetarit dhe shtetasit merret masa e sigurimit vetëm kur ka dyshim të arsyeshëm për një krim dhe të bazuar në prova. Pamja është e tillë, Arben Frroku ka dalë nga biznesi i tij në qendër të Kombina-tit, në momentin që patrulla i ka thënë do të shoqërojmë për në komisariatin nr.6, është goditur nga mbrapa dhe ballë për ballë pu-blikisht duke u diskriminuar dhe përgjakur përpara publikut. Pastaj në komisariat është goditur disa herë, është masakruar deri në humbje ndjenjash. Më pas vazhdojnë shkeljet, në spital nuk kanë dashur ta dërgojnë, kanë dashur ta marrin pa vendimin e mjekëve dhe pa kartelë. Pastaj gjyqtarja e pa edhe vetë në

spital sesi ishte i mavijosur me hematoma dhe nën trajtim mjekësor. Këtu ka shkelje të garan-cive proceduriale të neneve 228 dhe vijues, pasi nuk ka provë dhe ai nuk ka vepruar ndaj policisë. Neni 236, përcakton dhe kërkon si element ushtrimin e dhunës nga subjekti i dyshuar ndaj policisë. Gjyqtarja Gazidede, deklaroi në sallë gjatë vendimit se vlerësohet i ligjshëm arresti në flagrancë. Mungesa e akt-ekspertimeve mjekoligjore të policëve dhe të dyshuarit, Arben Frroku në raport me këtë vendim, si ju duket?

Në aktet që shoqëronin kërkesën e proku-rorit ka dy vendime për akt-ekspertimi mjeko-ligjor për dy policët. Për njërin thotë se është dëmtuar gërma e policit mbi bluzë, ndërsa tek tjetri ka një çarje afër mëngës. Këto nuk janë dëmtime mjeko-ligjore që tregojnë dhunë sepse mund të shkaktohen në çdo çast nga secili polic. Dëmtime janë njollat, mavijosjet ,hematomat, gërvishtjet që janë në trupin e të ashtuquajturit subjekt, që është policia. Për ne gjithçka është e paligjshme: masa e sigu-risë nga Prokuroria dhe vendimi nga gjykata e Shkallës së Parë. Ne do të vëmë së shpejti në dispozicion të gjykatës dhe të organit të akuzës akt-ekspertimin mjeko-ligjor të të dëmtuarit dhe të policëve që sipas nesh nuk kanë marrë asnjë dëmtim.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 3 TETOR 2012

VASS-MED Sh.p.k ofron pune Perfaqësues Farmaceutiko – Mjekesor. Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Bulevardi Blu, Rruga Nacionale,pranë karburant FAFATel: +355 69 20 97 212/ +355 69 20 57 012

Sprinter

SharonFord Galaxy

Mercedes Benz

INTERVISTËE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Baftjar Rusi

Av. Rusi: Policia ka goditur Arben Frrokun

"Gjykata ka marrë vendim arbitrar dhe inkriminues"!Burime të ‘‘77 News’’ bëjnë me

dije se shkresa e Avokatit të Popu-llit për t’i bërë ekspertizën mjeko-ligjore sipërmarrësit Arben Frroku është bërë gati ditën e premte dhe ka mbërritur në destinacion ditën e hënë, pas kontaktimit të familjarëve me inspektorin e Avokatit të Popu-llit, Albert Pilo.

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 211

77 NEWS

Të fjeturit në një shtrat me kafshët shtëpiake, si macet apo qentë, mund

të bëhet burim i shumë sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe meningjitin. Në këtë përfundim ka arritur një grup studiuesish, duke shtuar se nga të fje-turit me qentë, mund të shkaktohen

edhe sëmundje vdekjeprurëse. Studiue-sit këshillojnë familjarët, që të mbajnë një distancë me kafshët e tyre, dhe në mënyrë absolute të mos f lenë në një shtrat me to.

Përgatiti: Xhulia Zefiwww.newnews.al

E MËRKURË, 3 TETOR 2012KURIOZITETE

Fjetja me kafshët, burim i një sërë sëmundjesh të rrezikshme!

Kinezja që jeton në 2 m katrorë!

Shekulli Media Group ofron vend pune gazetar. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Se disa banesa janë ekstreme të vogla dhe se nuk e meritojnë as të quhen

banesa, dëshmon një histori për shtëpinë më të vogël që vjen nga Kina. Inxhinieri i dalë në pension Huang Risin nga Pekini, në moshën e tij 78-vjeçare është kujtuar

si të sigurojë pension më të madh. Ai në shtëpinë e tij ka rregulluar tetë vende për banim, duke e lëshuar me qira secilin nga 25 euro në muaj. Ndonëse Risin pohon se qëllim i tij kryesor nuk është fitimi, por të ndihmojë të rinjtë që nuk kanë mundësi

të sigurojnë banesë me qira të shtrenjtë, sipërfaqja që ai e lëshon me qira është shumë e pazakontë, kurse cilësia e jetesës në të me shumë pikëpyetje. “Dhomëzat” që ai i ka rregulluar për t’i lëshuar me qira janë më të vogla se dy metra katrorë. Në secilën prej tyre ka vend vetëm për një dyshek fjetjeje dhe një policë të vogël për gjësendet më të domosdoshme. Pasi nuk mundi t’i lëshonte me qira, pensionisti kinez vendosi t’i ofrojë pa pagesë dhe vetëm pas këtij testi arriti të sigurojë qira-xhiun e parë. 25-vjeçarja Zhang Chi jeton në Pekin tash pesë vjet dhe punon për një agjenci të shpalljeve, ku fiton rreth 380 euro në muaj. Ajo ka banesën e saj, por atë e ka lëshuar me qira për të siguruar të ardhura më të larta mujore, kurse vet ajo ka dalë të jetojë në “banesën” prej 2 metrave katrorë. Me gjithë kushtet tejet të pavolitshme, ajo ka vendosur të qën-drojë në këta dy metra të paktën një vit, e ndoshta edhe më shumë.

Nga Elona Gjelaj,

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 211

77 NEWS

Në mjediset e Kampusit Universitar “Vitrina”, në sallën “Sami Frashëri”,

u zhvillua trajnimi me temë: “Nutricioni dhe Digjestioni”. Ky trajnim u organizua në kuadër të programit të parashtruar nga projekti “77 Club”. Për të referuar rreth kësaj teme ishte i ftuar Msc. Erand Lla-naj. Në këtë trajnim morën pjesë të gjithë të interesuarit si dhe anëtarët e projektit “77 Club”. Fillimisht, koordinatorja e këtij trajnimi, znj.Elizabeta Gjonpalaj, njëkohë-sisht dhe moderatore e këtij takimi, bëri një prezantim të shkurtër të ftuarit dhe tematikave kryesore që do trajtoheshin. Më pas, z. Llanaj u referoi të pranishmëve temat e lidhura me Nutricionin dhe Di-gjestionin, mënyrën e të ushqyerit dhe

problemet që mund të hasen gjatë tretjes ushqimore. I ftuari i radhës na shpjegoi sesi të kemi kujdes gjatë sigurimit të një ushqyerje të shëndetshme dhe të sigurtë pasi ka përfitime për gjithë jetën. Gji-thashtu, nënvizoi se kur ndodh kequs-hqyerja dhe se cilat janë pasojat e saj. Gjatë këtij seminari u trajtuan edhe pijet kryesore gjatë një vakti, pasi kanë një rën-dësi të veçantë. Në veçanti pijet që rrisin aciditetin e stomakut. Ky trajnim kishte si qëllim informimin rreth mënyrave të shëndetshme të ushqyerit, për avantazhet dhe disavantazhet që sjell promovimi i një ushqyerje të shëndetëshme.

Për më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 3 TETOR 2012 VEPRIMTARI

HOROSKOPI DITOR

Dashi:Pas një periudhe kujdesi dhe re-flektimesh ju jeni gati të riktheheni sërish më të fortë se kurrë.

Demi: Nëse në dashuri ëndërroni të gjeni personin e duhur atëherë duhet të prisni edhe pak për këtë dëshirë.

Binjakët: Të qënit karizmatik dhe aftë-sia për të bërë për vete të tjerët nuk do iu mungojnë gjatë ditës së sotme.

Gaforrja: Planetet i keni në kundër-shtim në këtë periudhë dhe ju nuk keni fuqi që të ktheheni kundër tyre, do të ndi-heni të lodhur dhe të stresuar.

Luani: Venusi në shenjën tuaj iu garan-ton ekuilibër dhe mirëqënie nga të gjitha pikëpamjet.

Virgjëresha: Merrni pak kohë përpara se të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm sepse jeni shumë konfuzë.

Peshorja: Sot do të ndiheni më të sigurtë se asnjëherë tjetër tek vetja juaj.

Akrepi: Aftësitë tuaja do të habisin edhe ata njerëz që iu njohin mirë. Kur ju e dëshi-roni diçka do ta arrini patjetër.

Shigjetari: Nuk është e nevojshme që të jeni shumë realistë por të paktën duhet të mbani këmbët në tokë.

Bricjapi: Për të përfunduar me sukses këtë ditë duhet të mësoni, të mos kërkoni të fitoni me çdo kusht dhe në çdo rast.

Ujori: Ndoshta ka ardhur momenti që ta shikoni situatën tuaj me shumë kujdes në mënyrë që të mundoheni që ta ndry-shoni atë.

Peshqit: Kërkoni më shumë nga vetja juaj ashtu si jeni gati që të kërkoni nga partneri juaj.

Best Solutions 1 ofron vende pune operatorë dhe supervizorë. Kontaktoni në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Seminar me temë "Nutricioni dhe Digjestioni"!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 211

77 NEWS E MËRKURË, 3 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 650 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 8 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

“Rinia Aktive”: Dhuna e Dritan Lamaj flagrante, të reformohet Policia e Shtetit!

Leonard Dedej Drejtor Ekzekutiv i Forumit “Rinia Aktive” ka reaguar për

dhunën e ushtruar ndaj disa qytetarëve dhe sipërmarrësve nga shefi i Komisariatit Dritan Lamaj. Sipas “Rinisë Aktive” rastet e dhunës nga Lamaj janë flagrante dhe në lidhje me këtë fenomen duhet të merren urgjentisht masa drastike nga organet shte-tërore. Dedej shprehet gjatë intervistës se Policia e Shtetit duhet të reformohet dhe nuk duhet të mbajë në radhët e saj persona të dhunshëm që nuk kursejnë të rrahin e të keqtrajtojnë edhe gratë.Çfarë mendoni për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve nga Dritan Lamaj?

Forumi Rinia Aktive shpreh keqardhje për rastet që po ndodhin së fundmi në shte-tin shqiptar dhe për më tepër nga dhuna e ushtruar ndaj individëve të thjeshtë nga një person i veshur me pushtet, siç është edhe shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj. Rinia aktive dënon ashpër dhe shprehim indinjatën tonë më të thellë për mënyrën

f lagrante si janë trajtuar njerëz të thje-shtë, biznesmenë si edhe aq më keq gra të dhunuara nga dora e një personi që mban veshur uniformën e policisë. Në lidhje me këto ngjarje të shëmtuara i bëjmë thirrje shtetit të reagojë ndaj rasteve f lagrante kur shkelen hapur të drejtat e njeriut në mënyrën më çnjerëzore ndaj shtetasve shqiptarë. Gjatë kohëve të fundit kemi një abuzim strukturor shtetëror që fyen dhe keqtrajton qytetarët shqiptarë në format më ordinere dhe çnjerëzore. Në lidhje me rastet e dhunës nga kryepolici Lamaj, ne kërkojmë të reformohet policia e shtetit nga këto elementë të dhunshëm sepse të gjithë kërkojmë mbrojtje nga uniforma e policisë e jo dhunë.Çfarë masash duhet të marrin organet kompetente ndaj një kryepolici që rreh dhe dhunon qytetarët?

Duke u bazuar tek rastet e dhunës për të cilat ne jemi në dijeni nga qendra “Për Drejtësi dhe Solidaritet” dua të shpreh në

emër të lëvizjes që përfaqësoj mbështetjen tonë të vazhdueshme. Ne jemi kundër çdo lloj dhune të ushtruar nga një shef policie dhe kërkojmë të merren masa drastike, të menjëhershme nga Policia e Shtetit, Minis-tria përkatëse si edhe nga Avokati i Popu-llit. Të kujtojmë këtu rastet më të fundit që kanë ndodhur, siç ishte ndërhyrja agresive e pajustifikueshme e forcave të policisë së rajonit numër 6 përpara disa muajve në zonën e Astirit ku një grua dhe familja e saj u dhuna egërsisht dhe u tërhoq zvarrë nga policët dhe vetë shefi i komisariatit Dritan Lamaj. Ndërsa një tjetër rast i pazakontë është dhuna e ushtruar ndaj një gruaje shtatzënë e cila ka dështuar fëmijën e vet në komisariatin nr. 6. Cili është apeli i Rinisë Aktive?

I bëjmë thirrje Avokatit të Popullit të konstatojë dhe të bëjë me dije Policinë e Shtetit si edhe t’i trajtojë këto raste. Abu-zime të tilla duhen të marrin fund sepse ne si popull nuk e meritojmë këtë standard çnjerëzor të ushtruar nga njerëz të degra-duar që kanë si detyrë të mbrojnë jetën e çdo individi shqiptar dhe të krijojnë një mjedis të sigurtë për të gjithë qytetarët. Rasti i shefit të komisariatit Dritan Lamaj është cënues dhe terrorizues me dhunën psikologjike dhe fizike që është ushtruar nga ky zyrtar ndaj qytetarëve të ndryshëm. Policia e shtetit duhet të jetë garantuese e ligjit dhe e jetëve të qytetarëve, ndaj nuk duhet të mbajë në radhët e saj persona që terrorizojnë dhe dhunojnë qytetarët si në rastin e Dritan Lamajt.

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130