4
Ekonomik F a k u l t e t i Forumi i Gruas Elbasan është në fa- zen finale të implementimit të pro- jektit: Në partneritet me të rinjtë, Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elba- san dhe aktorët e tjerë lokal për një komunitet më të sigurtë”, financuar nga Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe Po- licinë... Projekti FGE Provimet FE Kalçeto Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Faqe 2 Faqe 3 Faqe 4 Bordi Editorial Dr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Anxhela Petroshi/ Ambra Agolli/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose Buletini i Fakultetit Ekonomik [email protected] NGA ARTAN SPAHIU N ë Universitetin “A.Xhuvani” Elbasan pritet të vijë grupi i ek- spertëve të jashtëm të akred- itimit, për të realizuar procesin e akreditimit institucional të Uni- versitetit. Për këtë qëllim në të 5 Fakultetet e UAXH, janë ngri- tur grupet e punës. Në Fakulte- tin Ekonomik është ngritur grupi i vlerësimit të brendshëm në nivel Fakulteti, i drejtuar nga zv.Dekani z.Artan Spahiu, si dhe 5 grupet e vlerësimit të brendshëm në nivel departamentesh, të drejtuar nga përgjegjesit e departamenteve re- spektiv. Ngritja e këtyre grupeve vlerësimit është bërë nën përgjegjësinë e titullarit të njësisë, Dekanit Dr.Altin Idrizi, bazuar në propozimet e çdo departamenti dhe mendimin e organit vendim- marrës të Fakultetit (Këshillit të Fakultetit). Në përzgjedhjen e anëtarëve të GVB është marrë parasysh kompetenca profesion- ale, paanshmëria, mundësitë për grumbullimin e informacionit për të kryer vlerësimin dhe shkallën e nevojshme... Faqe 3 Në muajin Prill, Fakulteti Ekono- mik organizon për studentët e këtij fakulteti kampionatin e parë te “Kalcetos”. Ky projekt është një risi për jetën studentore ne këtë fakultet, ku studentët e të gjitha degëve te studimit do të ndeshen midis tyre për fitimin e titullit kampion... Ç mimi i naftës ka rënë me më shumë se 40% që nga Qershori i vitit të kaluar, kur ishte 115$ për fuçi dhe tani është nën 70$. Kjo vjen pas pesë vitesh stabiliteti. Në një takim në datës 27 Nëntor 2014 në Vjenë Organi- zata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), e cila kontrollon afërsisht 40% të tregut ndërkom- bëtar, dështoi në arritjen e një mar- rëveshjeje për frenimin e prodhimit duke bërë që çmimi të ketë luhatje akrobatike. Të prekura rëndë janë edhe vende eksportuese të naftës si Rusia ( ku rubla ka arritur re- korde të rënies), Nigeria, Irani dhe Venezuela. Po përse po bie çmimi i naftës? Çmimi i naftës pjesërisht është i përcaktuar nga kërkesa dhe oferta aktuale, dhe pjesërisht nga pritsh- mëritë. Kërkesa për energji është e lidhur ngushtë... Përse çmimi i naftës është në rënie? Faqe 2 Zhvillohen aktivitete te ndryshme formuese Faqe 3 NDRYSHIMET Vijon Faqe 2 Vetëvlerësimi, FE në proces, fillon puna për grumbullimin e të dhenave Përgatiti për botim: Bardha Nergjoni Aktivitetet që organizohen në Fakultetin Ekonomik, takime me personalitete të ndryshme të fushës juridike dhe ekonomike i ofrojne mundësi studentëve të këshillohen dhe të njohin aspek- te që i hapin rrugën qartësimit të ideve të tyre mbi rrjedhën pro- fesionale. Eksperienca që japin ata dhe trajtimi i problemeve në mënyrë të drejtpërdrejtë me stu- dentët... Shkurti, një muaj i mbushur plot stres për të gjithë studentët. Muaji i sezonit te provimeve. Cdo njeri në jetë ka vështirsitë e veta, për studentët vështiresia me e mad- he jane provimet. Sikurse mos mjaftonin kolegiumet dhe detyrat e kursit, që të arrijmë sa më shume kredite... Nr. 7, Shkurt 2015

Faqe 2 Faqe 3 Faqe 4 Ekonomik F a k u l t e t i · kërkesa dhe oferta aktuale, dhe pjesërisht nga pritshmëritë. Kërkesa për energji është e lidhur ngushtë me aktivitetin

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Faqe 2 Faqe 3 Faqe 4 Ekonomik F a k u l t e t i · kërkesa dhe oferta aktuale, dhe pjesërisht nga pritshmëritë. Kërkesa për energji është e lidhur ngushtë me aktivitetin

EkonomikF a k u l t e t i

Forumi i Gruas Elbasan është në fa-zen finale të implementimit të pro-jektit: Në partneritet me të rinjtë, Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elba-san dhe aktorët e tjerë lokal për një komunitet më të sigurtë”, financuar nga Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe Po-licinë...

Projekti FGE Provimet FE Kalçeto

Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Faqe 2 Faqe 3 Faqe 4

Bordi EditorialDr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Anxhela Petroshi/ Ambra Agolli/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose

Buletini i Fakultetit Ekonomik

[email protected]

nga artan Spahiu

Në Universitetin “A.Xhuvani” Elbasan pritet të vijë grupi i ek-

spertëve të jashtëm të akred-itimit, për të realizuar procesin e akreditimit institucional të Uni-versitetit. Për këtë qëllim në të 5 Fakultetet e UAXH, janë ngri-tur grupet e punës. Në Fakulte-tin Ekonomik është ngritur grupi i vlerësimit të brendshëm në nivel Fakulteti, i drejtuar nga zv.Dekani z.Artan Spahiu, si dhe 5 grupet e vlerësimit të brendshëm në nivel departamentesh, të drejtuar nga përgjegjesit e departamenteve re-spektiv. Ngritja e këtyre grupeve të vlerësimit është bërë nën përgjegjësinë e titullarit të njësisë, Dekanit Dr.Altin Idrizi, bazuar në propozimet e çdo departamenti dhe mendimin e organit vendim-marrës të Fakultetit (Këshillit të Fakultetit). Në përzgjedhjen e anëtarëve të GVB është marrë parasysh kompetenca profesion-ale, paanshmëria, mundësitë për grumbullimin e informacionit për të kryer vlerësimin dhe shkallën e nevojshme... Faqe 3

Në muajin Prill, Fakulteti Ekono-mik organizon për studentët e këtij fakulteti kampionatin e parë te “Kalcetos”. Ky projekt është një risi për jetën studentore ne këtë fakultet, ku studentët e të gjitha degëve te studimit do të ndeshen midis tyre për fitimin e titullit kampion...

Çmimi i naftës ka rënë me më shumë se 40% që nga Qershori i vitit të kaluar, kur

ishte 115$ për fuçi dhe tani është nën 70$. Kjo vjen pas pesë vitesh stabiliteti. Në një takim në datës 27 Nëntor 2014 në Vjenë Organi-zata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), e cila kontrollon afërsisht 40% të tregut ndërkom-bëtar, dështoi në arritjen e një mar-rëveshjeje për frenimin e prodhimit duke bërë që çmimi të ketë luhatje akrobatike. Të prekura rëndë janë edhe vende eksportuese të naftës si Rusia ( ku rubla ka arritur re-korde të rënies), Nigeria, Irani dhe Venezuela. Po përse po bie çmimi i naftës?Çmimi i naftës pjesërisht është i përcaktuar nga kërkesa dhe oferta aktuale, dhe pjesërisht nga pritsh-mëritë. Kërkesa për energji është e lidhur ngushtë...

Përse çmimi i naftës është në

rënie?

Faqe 2

Zhvillohen aktivitete te ndryshme formuese

Faqe 3

nDrYShiMEt

Vijon Faqe 2

Vetëvlerësimi, FE në proces, fillon puna për grumbullimin e të dhenave

Përgatiti për botim: Bardha Nergjoni

Aktivitetet që organizohen në Fakultetin Ekonomik, takime me personalitete të ndryshme të fushës juridike dhe ekonomike i ofrojne mundësi studentëve të këshillohen dhe të njohin aspek-te që i hapin rrugën qartësimit të ideve të tyre mbi rrjedhën pro-fesionale. Eksperienca që japin ata dhe trajtimi i problemeve në mënyrë të drejtpërdrejtë me stu-dentët...

Shkurti, një muaj i mbushur plot stres për të gjithë studentët. Muaji i sezonit te provimeve. Cdo njeri në jetë ka vështirsitë e veta, për studentët vështiresia me e mad-he jane provimet. Sikurse mos mjaftonin kolegiumet dhe detyrat e kursit, që të arrijmë sa më shume kredite...

Nr. 7, Shkurt 2015

Page 2: Faqe 2 Faqe 3 Faqe 4 Ekonomik F a k u l t e t i · kërkesa dhe oferta aktuale, dhe pjesërisht nga pritshmëritë. Kërkesa për energji është e lidhur ngushtë me aktivitetin

Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Në Universitetin “A.Xhuvani” Elbasan pritet të vijë grupi i ekspertëve të jashtëm të akreditimit, për të realizuar procesin e akreditimit institu-cional të Universitetit. Për këtë qëllim në të 5 Fakultetet e UAXH, janë ngritur grupet e punës. Në Fakultetin Ekonomik është ngritur grupi i vlerësimit të brendshëm në nivel Fakulteti, i drejtuar nga zv.Dekani z.Artan Spahiu, si dhe 5 grupet e vlerësimit të brendshëm në nivel departamentesh, të drejtuar nga përgjegjesit e departamenteve respektiv. Ngritja e këtyre grupeve të vlerësimit është bërë nën përgjegjësinë e titullarit të njësisë, Dekanit Dr.Altin Idrizi, bazuar në propozimet e çdo de-partamenti dhe mendimin e organit vendim-marrës të Fakultetit (Këshillit të Fakultetit). Në përzgjedhjen e anëtarëve të GVB është marrë parasysh kompetenca profesionale, paansh-mëria, mundësitë për grumbullimin e informa-cionit për të kryer vlerësimin dhe shkallën e nevojshme të njohjes të anëtarëve të grupit, përfaqësimin në grup të sa më shumë opinion-eve të njësisë kryesore dhe departamenteve perkatese. Grupi i vlerësimit të brendshëm në nivel Fakulteti, ka në përbërje të tij 6 punonjës akademikë të fakultetit dhe është ngritur qëllim-isht për misionin e vlerësimit (grup ad hoc). Vlerësimi i Cilësisë, sipas standarteve shtetërore të Arsimit të Lartë, realizohet nëpëmjët procesit të vlerësimit të brendshëm si dhe procesit të

vlerësimit të jashtëm: akreditimit. Të dy këto procese janë shumë të rëndësishëm dhe duhet të karakterizohen nga profesionalizmi, vërtetë-sia, objektiviteti, paanshmëria, transparenca e plotë dhe përfshirja e të gjithë aktorëve në të gjitha fazat e vlerësimit. Zhvillimi i Sistemit të Brendshëm të Sigurimit të Cilësisë (SBSC) në Njësitë e IAL (njësitë bazë – departamentet dhe njësitë kryesore – Fakultetet) ka si mision të paraqesë një tabllo të qartë dhe transparente të Njësisë nën vlerësim, për të ndërtuar politika zhvillimi në përputhje me misionin e saj dhe të shërbejë si bazë për procesin e mëtejshëm të akreditimit të institu-cioneve e programeve. Gjithashtu vlerësimi i brendhsëm synon të bëjë publik informacionin me qëllim që të gjithë partnerët dhe publiku i gjerë (studentët, prindërit, stafet akademike dhe ndihmëse, partnerët e tjerë socialë, ekono-mikë e politikë) të informohen për gjendjen e

njësisë, programeve, kurrikulave, shërbimeve, etj.Aktualisht grupet e vlerësimit të brendshëm janë në procesin e grumbullimit të dokumenta-cionit zyrtar, për të siguruar dhe përpunuar in-formacionin e nevojshëm, me qëllim vlerësimin e këtyre treguesve: -Veprimtaria shkencore të pedagogeve të brendshëm të Fakultetit Ekonomik.-Vlerësimi i aseteve didaktike, laboratorike dhe infrastrukturore në Fakultet. -Kualifikimi i stafit të pedagogëve të brendshëm të Fakultetit Ekonomik.-Evoluimi kurrikular në Fakultetin Ekonomik. -Numri i studentëve të diplomuar në vite, në të gjitha programet e studimit.-Raporti i numrit të studentëve dhe pada-gogëve.-Punësimi i studentëve në vite, pas diplomimit të tyre. Gjitahshtu, nga grupet e vlerësimit, janë përgat-itur anketimet për studentët dhe nga të gjithë departamentet është realizuar marrrja e opin-ionit të studentëve mbi lëndët përkatëse për çdo program studimi. Ky opinion studentor është një informacion shumë me vlerë dhe do të jetë pjesë e diskutimeve departamentale në lidhje me cilësinë e mësimdhënies dhe problemati-kave që paraqet kurrikula përkatëse. Mbi bazën e kësaj analize, organet drejtuese të Fakultetit, do të marrin masa për përmirësimin e kurrikulës duke bërë përpjekje edhe për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Vetëvlerësimi për procesin e akredimit, FE 5 grupe pune për grumbullimin e të dhënave

Artan SPAHIUzv.Dekan

Forumi i Gruas Elbasan është në fazen finale të implementimit të projektit: Në partneritet me të rinjtë, Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan dhe aktorët e tjerë lokal për një komunitet më të sigurtë”, financuar nga Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe Po-licinë e Shtetit për Policimin në Komunitet”, i cili ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin midis Policisë së Shtetit, të rinjëve, Romëve, komunitetit dhe aktorëve lokalë mbi policimin në komunitet. Ky model i policimit në komunitet i përzgjedhur nga Policia e Shtetit kërkon fokusimin e policisë tek qytetarët, promovimin e zgjidhjeve të prob-lemeve në mënyre pro-aktive, ofrimin e ndih-mës në rastet emergjente, trajtimin e viktimave të krimit sipas standardeve ligjore dhe forcimin e partneritetit të ndërsjelltë me komunitetin.Forumi i Gruas gjatë implementimit të këtij projekti ka përzgjedhur përfshirjen e të rinjëve (nxënës dhe studentë) si përfitues kryesorë pasi partneriteti me ta vendos themelet për një marrëdhënie të gjatë dhe të shëndetshme në të ardhmen, duke përmirësuar imazhin e policisë si një partnere dhe edukuese të brezave të ar-dhshëm.

REZULTATET E DERITANISHME TË PROJEKTIT JANË:

1 Takim për prezantimin e projektit me 41 vendim-marrës nga aktorët lokalë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të komunitetit Rom/Egjyptian dhe të rinjve;

1 Fokus grup me 31 të rinjë studentë dhe për-faqësues të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

1 Fotonovelë e realizuar në formatin Video e publikuar në rrjetet sociale si: website; face-book; youtube.

1 Emision televiziv i realizuar dhe trasmetuar në TV Skampa me pjesëmarrjen e 15 person-ave, të rinjë, përfaqësues të policisë, qytetarë, që ishin pjesë e realizimit të kësaj fotonovele.

12 Takime ndërgjegjësimi në shkollën e mesme “Tomorr Sinani” Cerrik.

11 Takime ndërgjegjësimi në shkollën e mesme “Anastas Cakalli” Kuqan.

6 Takime ndërgjegjësimi në shkollën e mesme “Fiqiri Baltëza” Papër.

4 Forume diskutimi në Bashkinë Elbasan, Cerrik dhe Komunat Shirgjan dhe Papërr me pjesëmarrjen e mbi 60 të rinjëve/ grave/ bur-rave/ rom/ egjyptian dhe vendim-marrës në çdo aktivitet.Instumenti kryesor dhe inovatorë i përdorur në gjithë fushatën e ndërgjegjësimit ishte foto-

Realizimi artistik i fotonovelës:Idea Erjola RikaSkenari & Regjia Eduart ҪalaFotograf & Montazh Andi AllkoMuzika Agron ShalaProducente Mirela GjoniVargjet Behauddin GashiInterpretuan:Nertila Toli, Petrit Hodaj, Ilda Drizari, Valmira Pajenga, Sokol Todri, Kejsi Bylykbashi, Alessia Ҫiftja, Ilir Hoxha, Arben Gjika, Panajota Merko, Sadjona Shkurta

Forumi i Gruas finalizon projektin sensibilizues me partnerët për një komunitet më të sigurtë

novela “Telefono edhe Ti! Shpëto një Jetë! Alo 129! Kjo fotonovelë u realizua me të rinjtë studentë të Universitetit “A. Xhuvani”, Dega Gazetari, Ekonomi, Psikologji, nxënës të shkollave të mesme Elbasan përfaqësues të “Zërit 16+”, efektivë të policisë, qytetarë dhe profesionistë, të cilët gjejmë rastin ti falenderojmë për gjithë kontributin e tyre vullnetarë.Kjo fotonovelë u realizua në variantin video dhe është publikuar në faqe web dhe rrjetet sociale. Për gjithë të interesuarit mund ta shikojë këtë fotonovelë në:Website: www.forumigruaselbasan.orgFacebook: Forumi Gruas ElbasanYouTube: fotonovela final

Page 3: Faqe 2 Faqe 3 Faqe 4 Ekonomik F a k u l t e t i · kërkesa dhe oferta aktuale, dhe pjesërisht nga pritshmëritë. Kërkesa për energji është e lidhur ngushtë me aktivitetin

Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Çmimi i naftës ka rënë me më shumë se 40% që nga Qershori i vitit të kaluar, kur ishte 115$ për fuçi dhe tani është nën 70$. Kjo vjen pas pesë vitesh stabiliteti. Në një takim në datës 27 Nëntor 2014 në Vjenë Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), e cila kontrollon afërsisht 40% të tregut ndërkombëtar, dështoi në arritjen e një marrëveshjeje për frenimin e prodhimit duke bërë që çmimi të ketë luhatje akrobatike. Të prekura rëndë janë edhe vende eksportuese të naftës si Rusia ( ku rubla ka ar-ritur rekorde të rënies), Nigeria, Irani dhe Ven-ezuela. Po përse po bie çmimi i naftës?Çmimi i naftës pjesërisht është i përcaktuar nga kërkesa dhe oferta aktuale, dhe pjesërisht ngapritshmëritë. Kërkesa për energji është e lidhur ngushtë me aktivitetin ekonomik. Ajo arrin mak-simumin në dimër në hemisferën veriore, dhe gjatë verës në vende të cilat përdorin ajrin e kondicionuar. Oferta mund të ndikohet nga moti ( i cili pengon mbushjen e çisternave) dhe ngaproblemet gjeo-politike. Nëse prodhuesit men-dojnë se çmimi do të qëndrojë i lartë, ata in-vestojnë, gjë që pas një periudhe rrit ofertën. Në mënyrë të ngjashme, çmimet e ulëta bëjnë që edhe investimet të ulen. Vendimet e OPEC-ut formojnë pritshmëritë: nëse frenon ofertën në mënyrë drastike, çmimet mund të rriten mënjëherë. Arabia Saudite prodhon afërsisht 10 milion fuçi në ditë- një të tretën e prodhimit

total të OPEC-ut.Katër janë çështjet me rëndësi që po ndiko-jnë situatën. Kërkesa është e ulët sepse ak-tiviteti ekonomik është i dobët, sepse ka rritje të efiçencës, dhe sepse ka një zëvëndësim në rritje nga nafta tek burimet të tjera alternative. E dyta, trazirat në Irak dhe Siri - dy nga prod-huesit më të mëdhenj me një prodhim të kom-binuar ditor prej 40 milion fuçi- nuk e kanë ndi-kuar prodhimin e tyre. Tregu është më optimist kur bëhet fjalë për risqe gjeo-politike. E treta, Amerika është kthyer në një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë. Edhe nëse nuk eksporton naftë bruto, tani ajo importon shumë më pak, duke krijuar kështu ofertë të tepërt. Së fundi, Sauditët dhe aleatët e tyre të Gjirit kanë vendo-sur të mos sakrifikojnë pjesën e tyre të tregut për të rregulluar çmimin. Ata mund të ndalojnë super prodhimin, por përfitimet më të mëdha do të shkonin për vende që ata i urrejnë siç janë

Irani dhe Rusia. Arabia Saudite mund të bëjë një ulje në çmimin e naftës fare lehtësisht. Ajo ka 900 miliard dollarë në rezerva dhe kostot përnxjerrjen e naftës së saj janë shumë të ulëta (rreth 5-6 dollarë për fuçi).Efekti kryesor në gjithë këtë histori, është copëzimi i rrezikshëm i industrisë së naftës. Kjo përfshin ‘frackers-at’ Amerikanë të cilët kanë huazuar sasi të mëdha në pritje të rritjes së vazhdueshme të çmimit. Kjo përfshin edhe kompanitë perëndimore të naftës të cilat kanë projekte të kushtueshme si p.sh shpimet në ujërat e thella ose në Arktik, ose firmat që op-erojnë ne Detin e Veriut. Por ndikimi më i madh është për vendet ku qeveritë janë të varura nga çmimi i lartë i naftës për të paguar mallrat ehuaja dhe programet sociale të kushtueshme. Bëhet fjalë për Rusinë ( e cila është e goditur nga sanksionet perëndimore lidhur me ndë-rhyrjen e saj në Ukrainë) dhe Iranin ( i cili po paguan për mbajtjen në pushtet të regjimit të Assad-it në Siri).Optimistët mendojnë se pak dhimbje ekono-mike mund ti bëjë këto vende ti binden presionitndërkombëtar. Pesimistët mendojnë se nëse këto vende vendosen me shpatulla pas muri, kjo gjë mund të përkthehet në dëshpërim dhe mungesë arsyeje.

Përktheu Kladiola Gjini3 Shkurt 2015 Ghent, Belgjikë

Aktivitetet që organizohen në Fakultetin Ekonomik, takime me personalitete të ndry-shme të fushës juridike dhe ekonomike i ofro-jne mundësi studentëve të këshillohen dhe të njohin aspekte që i hapin rrugën qartësimit të ideve të tyre mbi rrjedhën profesionale. Ekspe-rienca që japin ata dhe trajtimi i problemeve në mënyrë të drejtpërdrejtë me studentët bën që këta të fundit të dinë më shumë rreth asaj që i pret kur të jenë të punësuar. Gjate muajit janar nuk kanë munguar takimet midis studentëve dhe personave të rëndësishëm në fusha të ndryshme, përkatësisht takimi i studentëve me kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Znj.Lefteri Lleshi dhe takimi me ministren Znj.Milena Harito.Në të dy takimet është biseduar për tema aktuale dhe që prekin studentët. Një takim shumë i nevojshëm ishte takimi me ministren e shtetit për Inovacion dhe Adminis-tratën Publike Znj.Milena Harito. Në fakultetin tonë Znj.Harito nisi turin me studentët për të prezantuar reformën në Administratën Pub-like dhe procesin e konkurseve për vendet vakante në Administratë. Në këtë takim pjesë-marrja e studentëve ishte shumë e lartë, por më të interesuar ishin studentët e viteve të treta dhe ata të masterit pasi janë ata që së shpejti do të dalin në tregun e punës. Ishin të shumtë studentët që pyetën Znj.Milena Harito për të gjitha paqartësitë që kishin rreth ndry-shimeve që janë bërë në administratë por edhe rreth procesit të konkurseve për vendet vakante në administratë. Studentët morën përgjigje rreth pyetjeve që bënë dhe pas këtij bisedimi ata janë më të përgatitur për atë se c’ka i pret nëse duan ose fitojnë një vend pune

në Administratën Publike. Përvec pyetjeve dhe gjërave të tjera në fjalën e saj Znj. Harito thek-soi se: ’’Administrata e ka të domosdoshme që të fillojë të shkojë drejt standarteve evropiane. Që të shkojmë drejt këtyre standarteve duhet të kemi një administratë që është e aftë ta përbal-lojë atë.’’Ndërsa Kryetaren e KQZ-se Znj.Lefteri Lleshi e solli në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit in-formimi i të rinjve mbi zgjedhjet, sidomos të atyre që votojnë për herë të parë në zgjedhjet vendore 2015. Znj.Lefteri Lleshi shpjegoi të gjithë procesin zgjedhor dhe gjithashtu iu përg-jigj të gjitha pyetjeve që bënë studentët (duhet thënë që interesimi i studentëve ishte shumë i lartë). Gjate shpjegimit të saj pati edhe një demostrim konkret se si duhet të sillesh gjatë procesit të votimit. Në fund të fjalës së saj Znj.Lefteri Lleshi tha se është domosdoshmëri

edukimi i brezit të ri me rëndësinë e votës.Gjithashtu duhet të themi që gjatë muaji Janar e ne vazhdim nuk kanë munguar edhe leksio-net e hapura në auditorët e universitetit nga pe-tagogë të ndryshëm. Të gjitha këto takime ose aktivitete e bëjnë Fakultetin Ekonomik jo vetëm një universitet ku studentët mësojnë, por edhe të marrin njohuri direkte nga praktika të zakon-shme të profesionit që ata kanë zgjedhur.Pergatiten Erisilda Qose, Esjona Allidri, Ardenisa Hasani

Shkurti, një muaj i mbushur plot stres për të gjithë studentët. Muaji i sezonit te provimeve. Cdo njeri në jetë ka vështirsitë e veta, për stu-dentët vështiresia me e madhe jane provimet. Sikurse mos mjaftonin kolegiumet dhe detyrat e kursit, që të arrijmë sa më shume kredite, një stres tjetër është dhe sezoni I provimeve përfundimtare. Një nga problematikat krye-sore dhe një nga veshtirësite që hasim në këtë periudhë është koha në dispozicion. Koha që çdo student ka në dispozicion për të mësuar dhe arritur rezultatin që ai kërkon nuk është e mjaftueshme: kemi 4-5 provime në një hark kohor prej 14 ditesh, ku nga provimi në provim ndajnë mesatarish 2-3 ditë. Nga intervistat

e bëra me vitet e para të dyta dhe të treta kemi vërejtur reagime të ndryshme për kla-sa të ndryshme. Për vit-paristat (ndër te cilët jam edhe une). Gjithçka është marrë më me shumë qetësi se sa vitet e dyta dhe të treta të cilët e kanë kaluar njëherë dicka të tillë ndërsa ne na duket çdo gjë si në gjimnaz. Por stu-dentet e viteve te treta theksojnë që jo çdo gjë është aq e lehtë sa duket pasi provimet jane provime. I urojmë suksese të gjithë stundentëve per kete sezon qe të arrijnë rezultatete sa më të mira por dhe durim profesorëve në dhenien e saktë të vlersimeve për cdo student. Pergatiti Anxhela Petroshi

Hera e parë, shans i duhur

Përse çmimi i naftës ështe në rënie (Why the oil price is falling Dec 8, 2014 arti-kulli më i lexuar në The economist)

Aktivitete formuese per studentet e FE

Page 4: Faqe 2 Faqe 3 Faqe 4 Ekonomik F a k u l t e t i · kërkesa dhe oferta aktuale, dhe pjesërisht nga pritshmëritë. Kërkesa për energji është e lidhur ngushtë me aktivitetin

Faqe 4 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

Ndeshjet ne grupin A:1. Financa vs Administrimin (3 Prill)2. Informatika Ekonom vs Shkencat. Biznes (3 Prill)3. Shkencat. Biznes vs Administrim (10 Prill)4. Financa vs Informatika Ekonom (10 Prill) 5. Administrimin vs Informatika Ekonom (17 Prill)6. Shkencat. Biznes vs Financa (17 Prill)

Ndeshjet ne grupin B:1. Ekon. dhe e Drejta vs Adm. Dhe Inxheneri (3 Prill)2. Shkencat. Publike vs Ekonomi Turizem (3 Prill)3. Adm. Dhe Inxheneri vs Shkencat. Publike (10 Prill)4. Ekonomi Turizem vs Ekon. dhe e Drejta (10 Prill)5. Ekon. dhe e Drejta vs Shkencat. Publike (17 Prill)6. Adm. Dhe Inxheneri vs Ekonomi Turizem (17 Prill)

Ndeshjet 1/2Finale:1. Fituesja 1 (Grupi A) vs Fituesja 2 ( Grupit B) (24 Prill)2. Fituesja 1 (Grupit B) vs Fituesja 2 (Grupit A) (24 Prill)

Ndeshja Finale:Finalisti 1 vs Finalisti 2 (30 Prill)

GRUPI A1. Finance Kontabilitet 2. Administrim Biznes3. Shkencat Juridike Biznes 4. Informatika Ekonomike

GRUPI B1. Ekonomia dhe e Drejta 2. Adm. Biznes dhe Inxheneri3. Ekonomi Turizem 4. Shkenca Juridike Adm. Publike

Ndeshjet do të zhvillohen nga 60 min, zakonisht ditave të Premte sipas programit (që mund të ketë edhe ndryshime për arsye klimaterike apo objektive).- Muaji Prill në datat 3, 10, 17, 24, - Finalja 30 Prill- Orari do të jetë rreth ores 10:00

Skuadrat do të ndeshen midis tyre ku fitorja ka 3 pikë, barazimi 1 pikë dhe humbja 0 pikë. Në fund të ndeshjeve në grup, kualifikohen 2 skuad-rat me më shumë pikë. Në rast të pikëve të barabarta, vlen rregulli i golavarazhit.Në gjysëm finale do të ndeshen 2 skuadrat e para të Grupit A me 2 skuadrat e para të Grupit B.Fituesit e këtyre ndeshjeve do të jenë Finalistët.

Në muajin Prill, Fakulteti Ekono-mik organizon për studentët e këtij fakulteti kampionatin e parë te “Kalcetos”. Ky projekt është një risi për jetën studentore ne këtë fakultet, ku studentët e të gjitha degëve te studimit do të ndeshen midis tyre për fitimin e titullit kampi-on për këtë vit akademik. Ndeshjet do të zhvillohen pranë Komplek-sit Sportiv “Pepa” gjatë muajit Maj sipas programit të miratuar nga Dekanati i Fakultetit. Programin e ndeshjeve e gjeni të afishuar ne ambjentet e Fakultetit.Ftohen të gjithë studentet e Fakultetit Ekonomik, që dëshiro-jne te marrin pjesë në këtë aktivitet sportiv të regjistrohen në skuadrat

e degëve të tyre. Afati i fundit i regjistrimit është data 30 Mars.Per me shume info dhe per regjistrimet kontaktoni ne in-box ne Facebook: BULETINI I FAKULTETIT EKONOMIK.

Në muajin Prill në ambjentet e Kompleksit Sportiv “PEPA”

Msc. ArsiM BerishA

TURNEU“FE KALCETO” 2014-2015

NjoftimFakulteti Ekonomik njofton të gjithë studentët që kanë detyrime të prapambetura të nxito-jnë për ti shlyer ato pasi në të kundërt nuk do tu njihet nota e marrë në provimet e sezonit të dimrit. Ky njoftim eshte gjithashtu edhe për studentët që kanë përfunduar por kanë ende provime të prapambetura apo nuk janë diplomuar nga ky fakultet.

Sekretaria e FE