16
PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Progres raporti Brukseli: Zbatimi i koncesioneve nga qeveria, i dyshimtë dhe me pasoja Kriza politike Eurodeputeti Kukan: Nuk presim zgjedhje pa opozitën, kjo është tepër negative Takimi në Fier Basha: Oligarkisë po i numërohen orët mbrapsht. Fitorja është në dorën tonë Denoncimi nga artistët Aleanca për Teatrin: Prokuroria refuzon të hetojë heqjen e gërmave. Institucionet të kapura Ekonomi Faqe 10 Politikë Faqe 3 Ekonomi Faqe 5 Aktualitet Faqe 9 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN IA DORËZOI SORECA Presidenti Meta njihet me raportin e KE-së: Shpresoj të marrë miratimin pozitiv të vendeve anëtare Të ngrihemi në këmbë! Diktatura po troket te porta, Junta diktatoriale e mendimit duhet ndalur Faqe 4 Faqe 14-15 Nga Artan Fuga << 2-3 Prishen pa njoftim dy dyqane dhe një banesë te “Selvia”, tension mes banorëve e policisë: I kemi me leje IPR Marketing: Nëse shqiptarët do të votin sot, opozita fiton zgjedhjet me 51.5 përqind Raporti, kërkohen më shumë rezultate për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qeveria: Vlerësim për reformat. PD: Dështimi i radhës në Qershor vjen prej Qeverisë anti-integrim. LSI: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, u vërteua se si Rama mashtroi 1 vit më parë Gjermania ende pa opinion zyrtar për negociatat me Shqipërinë Një vendim që e përshëndes por që më lë zemërthyer! Nga Deutsche Welle Nga Sali Berisha Opinion Faqe 15 Faqe 13

GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

PROGRES RAPORTI I KE

Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9

GAZETË E PËRDITSHMEE ENJTE, 30 MAJ 2019

Nr. 4442, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Progres raporti Brukseli: Zbatimi i koncesioneve nga qeveria, i dyshimtë dhe me pasoja

Kriza politikeEurodeputeti Kukan: Nuk presim zgjedhje pa opozitën, kjo është tepër negative

Takimi në FierBasha: Oligarkisë po i numërohen orët mbrapsht. Fitorja është në dorën tonë

Denoncimi nga artistëtAleanca për Teatrin: Prokuroria refuzon të hetojë heqjen e gërmave.Institucionet të kapura

Ekonomi Faqe 10

Politikë Faqe 3

Ekonomi Faqe 5

Aktualitet Faqe 9

Rekomandohet çelja e negociatave me Shqipërinë, 4 vende kryesore të BE-së thonë “Jo” në Qershor

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

IA DORËZOI SORECAPresidenti Meta njihet me raportin e KE-së: Shpresoj të marrë miratimin pozitiv të vendeve anëtare

Të ngrihemi në këmbë! Diktatura po troket te porta, Junta diktatoriale e mendimit duhet ndalur

Faqe 4Faqe 14-15Nga Artan Fuga

<<2-3

Prishen pa njoftim dy dyqane dhe një banesë te “Selvia”, tension mes banorëve e policisë: I kemi me leje

IPR Marketing: Nëse shqiptarët do të votin sot, opozita fiton zgjedhjet me 51.5 përqind

Raporti, kërkohen më shumë rezultate për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qeveria: Vlerësim për reformat. PD: Dështimi i radhës në Qershor vjen prej Qeverisë anti-integrim. LSI: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, u vërteua se si Rama mashtroi 1 vit më parë

Gjermania ende pa opinion zyrtar për negociatat me Shqipërinë

Një vendim që e përshëndes por që më lë zemërthyer!

Nga Deutsche Welle

Nga Sali Berisha

Opinion

Faqe 15

Faqe 13

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

2 E enjte, 30 maj 2019

KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë: Duhen reforma mbi sundimin e ligjitKomisioni Europian rekoman-

doi dje sërish çeljen e bi-sedimeve për anëtarësim sa më shpejt për Shqipërinë

dhe Maqedoninë e Veriut. Komision-eri i BE-së, Johannes Hahn prezantoi pa-kon e zgjerimit duke theksuar se pavarë-sisht vështirësive në Ballkan, vendet kandidate kanë shënuar përparime thel-bësore. Pakoja e zgjerimit e Komisionit Europian u prezantua së pari në Komite-tin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Komisioneri Johannes Hahn, duke rekomanduar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veri-ut, theksoi se pavarësisht vështirësive në Ballkan, vendet kandidate kanë shënuar përparime thelbësore. Mbetet shumë për të bërë, tha Hahn, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, por Bashkimi Europian duhet të mbajë pretimet e bëra ndaj ven-deve kandidate. “Shqipëria po ecën me reformat, mund të përmendim reformën në drejtësi dhe procesin e patjetërsueshëm

të vettingut. Gjithshtu Maqedonia e Ve-riut ka vijuar me reformat duke arrit-ur dhe një marrëveshje historike me Gre-qinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ka arritur dhe një marrëveshje me Bullgar-inë që siguron marrëdhënie të mira fqin-jësore. Është shembull i shëndritshëm për të gjitha shtetet e tjera. Të dy vendet kanë dhënë rezultate mbi reformat dhe ato që u kemi caktuar në 2018. Me këtë bazë ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithësesi ato duhet të qëndrojnë të bes-ueshme dhe të ecin pozitivisht në çështjet e zbatimit të reformave. Duhet të vazhdo-jnë të implementojnë reformat mbi sundi-min e ligjit, ky është kushti më i veçantë për ta që të ecin përpara në rrugën europi-ane.”, tha Hahn.

Nga të dhënat e deritanishme, Fran-ca, Holanda dhe Belgjika vazhdojnë të kundërshtojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veri-ore në qershor. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që qëndrimet e tyre do të zb-uten. Nëse parlamenti gjerman do të arri-

jë të miratojë negociatat me të vendet në fillim të qershorit, atëherë çështja mund të vendoset në axhendën e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg në 18 qershor, ku sërish nuk përjashtohet de-bat i ashpër midis shteteve anëtare si vi-tin e kaluar. Vendimet e shteteve anëtare gjithsesi do të udhëhiqen nga konkluzio-net e raporteve të Komisionit Europian.

Hahn e MogheriniNë konferencën e përbashkët për

gazetarët me Mogherinin, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn vuri theksin te arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke veçuar reformën në drejtë-si dhe marrëveshjen e Prespës. Komision-eri për Zgjerimin kërkoi nga Këshilli Eu-ropian të vlerësojë me objektivitet dhe të marrë vendimet e duhura për gjetjet e Komisionit. “Shembujt më pozitiv vinë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, e kanë përqafuar këtë erë të re ndrys-himesh. Kanë treguar rezultate sidomos

në ato fusha që në mënyrë unanime kanë qenë pjesë e përfundimeve të Këshillit në qershor 2018. Shqipëria ka vazhduar një transformim madhor të sistemit të drejtë-sisë, duke pasur parasysh dhe rivlerësimin e paprecedent të gjyqtarëve dhe proku-rorëve, proces kaq i rëndësishëm për shfarosjen e korrupsionit dhe rindërtim-it të besimit në këtë fushë. Kanë vazhdu-ar përpjekjet e vendosura në luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimi ndërkombëtar ka sjellë një sërë operacionesh të zbatim-it të ligjit në një shkallë të madhe. Edhe më shumë duhet bërë. Ne duhet të njohim atë që është arritur tashmë. Maqedonia e Veriut jo vetëm ka vazhdur me reformat por edhe ka arritur marrëveshjen historike me Greqinë. Ka ende punë për tu bërë në Ballkanin Perëndimor, gjithë rajoni du-

het të japë rezultate të tjera prekshme për çështje si sundimi i ligjit, lufta kundër ko-rrupsionit, krimit të organizuar, funksion-imi i institucioneve demokratike. Çelja e negociatave nuk do të thotë që përfundo-jnë negociatat nesër apo pasnesër. Proce-si i negociimit është një proces i gjatë me vite. Për Kroacinë, shteti më i ri në BE, janë dashur plot 8 vite. Nuk është real-iste të besohet se çelja e negociatave do të jetë më e shkurtër për vende të tjera pa-varësisht se më duhet të them që gjithçka varet te merita. Por nëse një shtet e mer-iton nuk përjashtohet mundësia që të ecë përpara më shpejt se vendet e tjera. Du-het të kuptojmë që i gjithë procesi është mënyra, mekanizmi më i mirë i mund-shëm për ndryshimin në mënyrë të bes-ueshme dhe të qëndrueshme të tranform-imit të një vendi për të arritur standardet europiane. Dhe për këtë unë mbështem te Këshilli Europian për të pasur reagimin e duhur ndaj këtyre gjetjeve që ne kemi prezantuar sot për të marrë vendimet e duhura sa më shpejt të jetë e mundur.”, deklaroi Hahn.

Ndwrkaq përfaqësuesja e lartë e Bash-kimit Europian, Federica Mogherini, theksoi edhe njëherë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përbushur të gji-tha detyrat e lëna nga BE dhe është radha

Në progress raportin për Shqipërinë duke u ndalur konkretisht tek kriteri politik, në raport thuhet se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në ax-hendën e reformave, por sa i përket qëndrimit të opozitës për djegien e mandateve, në raport thuhet se vep-rimtaria parlamentare u prek nga bo-jkoti i zgjatur duke përmendur dhe djegien e mandatave nga deputetët e opozitës. “Polarizimi i fortë vazhdoi edhe në sferën politike. Veprimtaritë parlamentare u prekën nga një bo-jkot i zgjatur nga partitë e opozitës, të cilat pastaj i dogjën edhe mandatet e tyre parlamentare në shkurt të 2019-ës. Më shumë se gjysma e mandat-eve të pacenuara parlamentare tani janë ricaktuar nga Komisioni Qen-dror i Zgjedhjeve dhe kuorumi për funksionimin e plotë të Parlamentit po mbahet”, thuhet në raport.Më tej flitet dhe për vendimin e opozitës për të mos u regjistruar në zgjedhjet vendore. “Partitë kryesore të opozitës vendosën të mos regjis-trohen për zgjedhjet lokale, të cilat planifikohen të bëhen më 30 qer-shor 2019. Largimi i partive krye-sore të opozitës ka ndikuar neg-ativisht përpjekjet për reformën zgjedhore, pavarësisht nga përpjek-jet e mazhorancës për të vazhduar përpara. Partitë e opozitës, shumica prej të cilave hoqën dorë nga man-datet e tyre parlamentare në shkurt të vitit 2019, duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike dhe të angazhohen për një konsensus të gjerë evropian”, thu-het në raport.Kriza politike ka shkaktuar një kërk-

esë të lartë për emigrim të shqiptar sipas ekspertëve. Por Raporti evi-denton uljen e numrit të kërkesave të pabazuara të azilit. Megjithatë një shqetësim mbetet marrëdhënia e Shqipërisë me vendet partnere dhe jo partnere të unionit. BE-ja ngre si shqetësimin liberalizimin e vizave nga ana e Shqipërisë për vende si Kazakistani, Kuvajti etj. Për shtete për të cilat BE-ja nuk ndan të njëj-tin regjim, theksohet se kjo politikë bie në kundërshtim me standardet europiane.Në lidhje me reformën territori-ale, BE-ja kërkon konsolidimin e mëtejshëm të saj dhe thellimin e de-centralizimit e garantimin e au-tonomisë fiskale vendore. Një nga vlerësimit pozitive të progres rapor-tit është reforma në drejtësi dhe këtu kërkon vazhdimin e procesit si dhe rekrutimin e magjistratëve të rinj. Gjithashtu për reformën në dre-jtësi, kërkohet formimi i shpejtë i Prokurorisë së Posaçme dhe By-rosë Kombëtare të Hetimeve. Përpa-rim i mëtejshëm kërkohet për gjur-mimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale që burojnë nga veprat pe-nale të korrupsionit. Duke iu referu-ar ngërçit institucional që u krijua midis kryeministrit dhe presiden-tit për zëvendësimin e ministrave, e sidomos rastit të ministrit të Jashtëm, Komisioni rekomandon tejkalimin e boshllëqeve të krijuara. Shqetësim është mungesa e vend magazini-meve të posaçme për drogat, ndërsa theksohet se Shqipëria vijon të jetë vend burimi dhe transiti për hero-inën dhe kokainën.

Progres raporti i KE, kërkohen më shumë rezultate për korrupsionin e krimin e organizuar

Politikë

Paketa e zgjerimit

Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini, tha dje se kriza politike në Shqipëri nuk duhet të influencojë në vendi-min për negociatat. Duke theksuar se nuk ka shtet që të mos ketë kalu-ar një krizë politike, Mogherini sht-on se kjo për Shqipërinëështë edhe më e natyrshme. “Cili shtet nuk ka kaluar ndonjë krizë politike dhe së

dyti sa herë që vizitojmë Shqipërinë ka ndonjë gjë politike që ndodh, siç ndodh edhe në vendet e tjera në rajon. Vlerësimi jonë nuk është asnjëherë politik, por teknik. Shqipëria e ka bërë pjesën e vet, detyrën e shtëpisë, punën në procesin e vettigut dhe gjithë fushat e tjera. Rekomandimi ynë për Këshillin është shumë i qartë, që të çelen negociatat për Shqipërinë.”

Kriza në Shqipëri, Mogherini: Vlerësimi jonë nuk është politik por teknik

Komisioneri raporton per progres raportin

Johanes Hahn

Federica Mogherini

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

3 E enjte, 30 maj 2019

nr e

faqeve

Politikë

e kësaj të fundit të njohë arritjet. “Në Shqipëri theksoj zbatimin mbresëlënës të reformës në drejtësi. KE rekomandon për herë të dytë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një rekomandim i bazuar në një vlerësim sol-id. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë pjesën e tyre të punës dhe tani është radha e BE për të përmbushur dhe bërë pjesën e vet, remkomandimi ynë do të shkojë në Këshill, topi ynë do të ka-lojë te Këshilli.” Në mbyllje të mandatit të Komisionit aktual, Mogherini theksoi rëndësinë që BE të mbajë angazhimet e veta dhe të japë ato merita ku ato ekzisto-jnë. “Ne themi që procesi i zgjerimit është

proces i bazuar te merita. Kur vlerësojmë meritat në mënyrë objektive ato duhen njohur. Duke mos njohur këtë lloj progr-esi objektiv do të dëmtohet besueshmëria e BE në rajon dhe më tej. Mosnjohja e këtyre reformave dhe arritjeve që janë bërë do të minojnë stabilitetin dhe do të shkurajonin reformat e mëtejshme dhe në veçanti do të sillnin dhe një element de-siluzioni në rajon dhe BE. Gjatë 5 viteve të fundit kemi parë rezulate në Ballkanin Perëndimor të cilat ndoshta janë dukur krehtësisht të pamunduara kur ka fillu-ar mandatin ky Komision.Ndryshimet du-het të jenë të pakthyeshme për të mirën jo vetëm të rajonit por edhe BE.”.

Kreu i opozitës Lulzim Basha komen-toi dje nga Fieri progress raportin e KE-së që rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë. Sipas tij, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë të gjithë raportet e tyre individuale për zhvilli-met në Shqipëri, kanë raportet e agjen-cive të tyre të ligjzbatimit, kanë raportet e agjencive financiare ndërkombëtare që monitorojnë korrupsionin, kanë raportet e shërbimeve të tyre sekrete për gjendjen e kriminalitetit, për lidhjet e krimit të or-ganizuar me qeverinë, për korrupsionin. “Sot Edi Rama duhet t’u kishte kërkuar ndjesë shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë. E mbani mend fare mirë besoj, një vit më parë hapi sham-panjën për të festuar hapjen e negoci-atave. Ju kujtohet apo jo? Le t’ja kujto-jmë çdo shqiptari se çdo shqiptar paguan për shampanjën e Edi Ramës, për qin-dra mijëra euro që hidhen në festa dhe orgjira qeveritare, për të festuar gënjesh-tra dhe mashtrime. Një vit më parë u tha shqiptarëve: negociatat u hapën. Ja ku jemi sot pas një viti, negociatat nuk janë hapur. 5 kushtet e luftës kundër krim-it, luftës kundër korrupsionit, reformës së administratës publike, reformës në drejtësi, që nuk i mbron por i ndëshkon

kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, respektimi i të drejtave dhe li-rive të njeriut. Në asnjë nga këto fusha progresi nuk është i mjaftueshëm. Më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë nga vendet anëtare që kanë parë afera të tmerrshme korruptive, si afera me Un-azën, 30 milionë euro, si kjo afera tjetër 281 milionë euro për 17 kilometra, çmi-mi më i shtrenjtë, babëzia më e mad-he korruptive e regjistruar në historinë e Evropës. Dhe akoma më keq, asgjësimin e çdo institucioni kushtetues që kontrol-lon pushtetin e kryeministrit. Vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, Prokurorinë që mbyll apo vonon

dosjet hetimore që provojnë se pushteti i sotëm ka buruar nga krimi dhe jo nga qytetarët.” deklaroi Basha.

Më tej kryedemokrati tha se vendi-mi i këshillit në Qeverosh do jetë nega-tive për vendin tonë dhe sipas tij fajtor për këtë fakt ëhstë kryeministri dhe qeveria e tij. “Partnerët tanë ndërkom-bëtarë ja kanë bërë të qartë atij, siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropi-an i qershorit do të votojë për mos hap-jen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, ka një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antievropiane. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave, e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se ç’ka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat, se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushte-tarët që kanë abuzuar me pushtetin. Se pa ndodhur kjo nuk ka hyrje dhe afrim në Evropë, se në Evropë nuk shkohet me drejtësi me dy standarde, por me një standard të vetëm. Ndaj Edi Rama po bën çdo përpjekje për ta shtyrë momen-tin kur Shqipëria të futet në Evropë. “, u shpreh Basha.

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama komentoi dje rekomandimin e KE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë duke theksuar se ky vendim nxjerr zb-uluar gënjeshtrën e një viti më parë të kryeminsitrit dhe Qeverisë. “Ne e kemi denoncuar që një vit më parë, gënjeshtrën e para një viti kur qeveria me hipokri-zi dhe pafytyrësi i gënjeu shqiptarët duke ua paraqitur atyre rekomandimin e 2018-ës si vendim për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Jo vetëm kaq, por u bë dhe festë, u hapën shampanja, pati mesazhe emfatike edhe nga ish-eurodeputetë, siç pati një ceremoni shpërndarjeje deko-

ratash nga Kryeministri për disa amba-sadorë që kishin luajtur apo kishin ndi-kuar sipas tij me rolin e tyre të veçantë për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë. Nuk thotë kot populli, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, pavarë-sisht se e keqja e qeverisë për fatin e keq të shqiptarëve i ka jo vetëm këmbët, por edhe duart e gjata.”, tha ai. Më tej Luan Rama pohoi se në një vit Qeveria, mazhoranca me arrogancë dhe me mospërfillje, me fyerje, refuzoi klimën e bashkëpunimit dhe të kompro-misit. “Sabotoi edhe Paktin Kombëtar për integrimin europian, duke e kthyer këtë

prioritet kombëtar në një sfidë të egos së vet politike. Korrupsioni dhe krimi i or-ganizuar janë detyrat e para të qeverisë, ashtu sikundër korrupsioni dhe krimi i or-ganizuar janë përgjegjësi e drejtpërdre-jtë e qeverisë, e cila mesa duket dëshmon se nuk ka prioritet integrimin europian të vendit, dëshmon se ka një axhendë tjetër të ndryshme nga axhenda kombëtare e integrimit europian të Shqipërisë. Prandaj theksohet dhe kjo është e rëndësishme në rekomandim, se Shqipëria duhet të vazh-dojë luftën kundër krimit të organizuar, duhet të vazhdojë luftën kundër korrup-sionit.”, theksoi zv.kryetari i LSI-së.

Basha komenton progres raportin

LSI, Rama: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, u vërtetua se si Rama mashtroi 1 vit më pare

Eurodeputeti Eduard Kukan u shpreh dje se politika shqiptare duhet të ngri-het mbi interesat partiake dhe të bëjë zg-jedhjet e duhura në interes të vendit. Gjatë fjalës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Kukan theksoi se shqiptarët e merito-jnë hapjen e negociatave. “Në Shqipëri kemi një situatë politike të tensionu-ar dhe është pjesë e politikës vendase që të ngrihet mbi interesat partiake dhe të bëjë zgjedhjet e duhura e të marrin ven-dime në interes të popullit shqiptar. Pop-ulli shqiptar e meriton hapjen e nego-

ciatave. Unë mendoj se duhet të bëjmë diçka më dramatike. Duhet të rishiko-jmë instrumentet që kemi në dispozicion

për ti bërë presion kolegëve në Ballkan sepse ata duhet ta bëjnë. Nëse nuk e bë-jnë kam frikë se besueshmëria dhe au-toriteti jonë do të bjerë. Kjo është më keq sepse rajoni ka çështje të ndjeshme të sigurisë.” tha ai. Ndërkohë lidhur me zgjedhjet vendore, Kukan theksoi se: “data duhet të ru-het sepse është caktuar sipas Kushte-tutës. Do të jenë një mundësinë e mirë për elitën tuaj politike që të bien dakord për një zgjidhje dhe zgjedhjet të jenë demokratike. Nuk presim zgjedhje pa opozitën, kjo është tepër negative”.

Eurodeputeti Kukan: Nuk presim zgjedhje pa opozitën, kjo është tepër negative

“Këshilli në qershor do votojë për mos hapjen e negociatave, ndëshkim i pamerituar që ka fajtor, Ramën dhe qeverinë e tij”

Lidhur me konferencën e përbash-kët të dy politikanëve evropianë Hahn e Mogherini reagoi dje edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Përmes një postimi në Facebook, Vasili falënderoi Mogherin-in dhe Hahn për rekomandimet që nuk hapën kurrë negociatat. “Ne konferen-cen melankolike,te nje lamtumire pa lav-di Mogerini dhe Hanh folen per reko-mandimin e radhes dhe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi e per suksesin e saj te “papare” te kesaj reforme. Eshte ven-di per ti “falenderuar” pa fund per kete vleresim sepse vertet i papare ishte suk-sesi i saj i madh i reformes ne drejtesi sepse: -Shqiperia nuk ka as Gjykate Kus-htetuese, nuk ka as Gjykate te Larte, nuk ka as Inspektor te pergjithshem te drej-tesise, ka nje Veting me dy standarte te demaskuar edhe nga organizmat jo qe-veritare, ka anetare te vete komision-eve te Vetingut qe jane pa asnje integritet

e te kompromentuar, ka mbi 50% te an-etareve te KLGJ dhe KLP me standarte shume te ulta, qe rrenojne imazhin e dre-jtesise se “re”, te gjithe anetaret e KLGJ dhe KLP te refuzuar nga ONM u mirat-uan nga rilindja, mbi 63% e shqiptareve nuk kane me besim te kjo reforme. Keto arritje te nje reforme ne drejtesi te abortu-ar i “meritojne” levdatat e Mogerinit dhe Hanh.”, shkruante Vasili.

Vasili: Hahn e Mogherini, faleminderit për negociatat që nuk u hapen kurrë

Petrit Vasili

Lulzim Basha

Eduard Kukan

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

4 E enjte, 30 maj 2019

Rekomandimi pa kushte, ministrja Gjonaj: Të vendosur për drejtësi të pavarurMinistrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përshëndetur rekomandimin për hap-jen e negociatave nga ana e Komi-sionit Evropian. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ministr-ja Gjonaj theksoi se rezultatet pozi-tive të procesit reformues në drejtë-si, si një reformë unikale dhe historike, ka dëshmuar se jemi të vendosur për ti dhënë qytetarëve shqiptarë një dre-jtësi të pavarur, të pakorruptuar, të dre-jtë dhe efektive. “Rekomandimi pozi-tiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është lajmi më i mirë për shqiptarët. Rezultatet e arritura në reformat e vështira që kemi ndërmarrë, të njohura tashmë nga Komisioni Evropian, janë një dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të konsolidimit të shtetit lig-jor. Rezultatet pozitive të procesit re-formues në drejtësi, si një reformë un-ikale dhe historike, ka dëshmuar se jemi të vendosur për ti dhënë qytet-arëve shqiptarë një drejtësi të pavarur, të pakorruptuar, të drejtë dhe efektive. Qëndrueshmëria e zbatimit të reformës në drejtësi është vlerësuar nga Komi-sioni Evropian, dhe me ngritjen e in-stitucioneve të tjera të drejtësisë, do të kemi një sistem drejtësie të bazuar tek profesionalizmi, që lufton korrupsionin dhe në të cilin qytetarët do te kenë be-sim se do të marrin drejtësi. Lufta kundër korrupsionit është një sfidë e cila na ka udhëhequr dhe do vazh-dojë te na udhëheqë në të gjithë vep-rimtarinë tonë shtet-bërës dhe është një nga objektivat prioritare të kësaj Qev-erie.”-shkroi Gjonaj në facebook.

Lleshaj: Certifikatë domethënëse për progresin e ShqipërisëPas dhënies së rekomandimit nga Komisioni Europian, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në një postim në rrje-tin social, tëitter Lleshaj thek-soi se “Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë, një certifikatë domethënëse e progresit të gji-thanshëm të vendit”. Më tej Min-istri shkroi se “Vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtet-it në luftën kundër krimit të organi-zuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë inkurajim për thellimin e mëtejshëm të suksesit”.

Presidenti Ilir Meta u ka bërë disa herë thirrje kryetarit të partisë Demokratike dhe kryeministrit Rama që të gje-

jnë rrugën e dialogut mes tyre për ti dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë krizës. Në kuadër të këtij angazhimi, Presidenti ka thënë se është i gatshëm që të shtyjë edhe datën e zgjedhjeve, madje në kuadër të negocimit mes palëve ai ka vënë në dispozicion edhe mandatin e tij si President. Por këto thirrje për të negociuar nuk janë pran-uar nga Kryeministri Rama, ku ai ka kundërtuar në mënyre rigoroze shtyr-jen e datës. “ PS nuk ka asnjë pëlqim për të diskutuar shtyrjen e datës së zg-jedhjeve. Ne nuk kemi datë për të ne-gociuar dhe nuk kemi kushtetutë për të anashkaluar.”Ky ishte reagimi i kreut të qeverisë, njëkohësisht krye-tari i PS-se si përgjigje ndaj propozim-it që presidenti Meta bërë pak ditë më parë se ishte gati për të rishikuar dekretin për datën e zgjedhjeve.“Besoj që nuk e lexoj gabim raportin e pro-gresit nëse them se siç ka një sërë de-tyrash që mund të nxirren, ka edhe një detyrë që duhet nxjerrë nga opozi-ta. Këtë jua lë ju ta komentoni bazuar në çfarë është shkruar në raport. Presi-denti në këndvështrimin tim ka shpre-hur një gatishmëri për tu vënë në dis-pozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike, sepse kështu e për-cakton dhe Kushtetuta. PS nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Kjo ka lidhje me qëndrimin tonë të prerë. Duhet të fitojë Shqipëria institucion-ale dhe kushtetuese, që nuk mund t’i nënshtrohet axhendave partiake. Në këtë aspekt në raport me Presidentin qëndroj se “i duhet dhënë Çezarit ajo që i takon Çezarit”. Presidenti nuk e keqkupton reagimin në raport me këtë

pyetje. Ne nuk kemi datë për të nego-ciuar dhe Kushtetuetë për të anash-kaluar”-u shpreh Rama.

RaportiDje pasdite kryeministri Edi Rama

dhe ambasadori i BE-se, Luigi Sore-ca ishin në konferencë të përbashkët pasi Komisioni europian rekomandoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve-riut. Kryeministri foli dhe per letrat : “Nuk ka 6 pa 7”. Ai nëpërmjet kësaj deklarate la të nënkuptojë se nuk heq dorë nga ftesa për dialog me Lulzim Bashën. “Letrat thonë nuk ka 6 pa 7. Nuk e di, por mbase do të ketë edhe një të 7. Por në 6 letrat që kanë qenë

6 ftesa të përditëshme unë jam përp-jekur të bëjë me të mirën. Sa ja kam arritur nuk e di. Pak, por e sigurtë është që në 1 qershor PS do të fillo-jë fushatën për zgjedhjet e ardhshmë vendore të datës 30. Nuk bëhet fjalë se kush do të jetë kryetari i ri i Bash-kisë, por për Shqipërinë e gjeneratës

tjetër”-vijoi me tej Rama . Tre javët në vijim janë ven-

dimtare për Shqipërinë në rrugën dre-jt çeljes së negociatave dhe ambasa-dori Luigi Soreca inkurajoi qeverinë dhe opozitën të kontribuojnë pozitiv-isht në vendimmarrjen e Këshillit Eu-ropian pasi Komisioni Europian re-komandoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqe-doninë e Veriut. “Tre javët në vijim do të jenë kyçe. Çdo shtet anëtar du-het të jetë i bindur dhe çdo shtet anëtar ka procesin e vet të vendimmarrjes për këtë çështje. Prandaj ne inkurajo-jmë sistemin politik shqiptar, qever-inë dhe opozitën të kontribuojnë dre-jt këtij objektivi duke komunikuar me të gjitha shtetet anëtare për ti shp-jeguar se çfarë ka arritur Shqipëria”-tha Luigi Soreca. Edhe kryeministri Edi Rama percolli nje apel drejtu-ar Bashës. “Kam një apel për Lulzim Bashën dhe atë pjesë të opozitës që është rrugëve. Deri në momentin e vendimmarrjes së KE është mirë të mendojmë për Shqipërinë dhe jo për partinë, të mendojmë për gjeneratën tjetër dhe jo zgjedhjet e radhës. Është mirë të mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realite-tin nga Tirana, protestash që janë par-tiake, nuk janë popullore”-u shpreh Edi Rama. Sa i takon progres raportit kryeministri la dhe detyrën për minis-trin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme. “E fundit që kam është ne e kemi lexuar me shpejtësi raportin dhe do ta lexojmë me shumë vëmendje dhe ministri në detyrë do të paraqesë në qeveri në mbledhjen e radhës një plan veprimi lidhur me problem-atikat që ngrihen në raport”- vijoi Rama më tej.

Rama: Në 1 qershor PS do të fillojë fushatën, nuk kemi datë për të negociuar

Konferenca me Sorecën

Politikë

Soreca i dorëzon presidentit progres raportin e KE, Meta: Shpresoj të marrë miratimin e vendeve anëtarePresidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Delegacion-it të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.”Presiden-

ti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Euro-pian, me shpresën që ky rekoman-dim të marrë edhe miratimin e ven-deve anëtare” thuhej në njoftimin e

zyrës së shtypit të Presidencës. Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.

Nuk ka munguar edhe komenti i ministrit të brendshëm Gent Cakaj në lidhje me raportin e komision-it Evropian ku pohoi se Vlerësi-mi teknik i Komisionit duhet të shëndërrohet në vullnet politik që Shqipërisë ti hapen negociatat

menjëherë. “Shqipëria ka shënu-ar progresin e nevojshëm për hap-jen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bash-këpunimit ndërpartiak në shër-bim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalo-

sur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës! Vlerësi-mi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë du-het t’i hapen negociatat men-jëherë”-tha Cakaj.

Gent Cakaj: Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë

Meta - Soreca

Edi Rama

Rama - Soreca

Etilda Gjonaj

Gent Cakaj

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

5 E enjte, 30 maj 2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi dje një takim në Fier me qyte-tarë të shumtë, ku theksoi

se bashkimi i shqiptarëve në rradhët e protestës popullore shtohen nga dita në ditë sepse sipas tij e gjithë Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë. Që në nisje të fjalës së tij, Basha tha se opozita nuk lufton për karrige apo për pushtetin e një partie. “Ne luftojmë për çlirimin e Shqipërisë nga banda kriminale, nga oligarkia e kusarëve, nga padrejtësia e zuzarëve, për Shqipërinë si gjithë Eu-ropa. Ne e luftojmë këtë betejë që kurrë më e njëjta bandë oligarkësh të pangop-ur e të babëzitur, e njëjta bandë krim-inelësh të mos marrë më peng kryemi-nistrin e radhës dhe qeverinë e radhës. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën, por të varrosim një herë e mirë fenomenin e shëmtuar të rilindjes, të kapjes së gjithë pushteteve, të kapjes dhe dhunimit të Kushtetutës. Ne lufto-jmë t’i japim fund tranzicionit dhe të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane.”, tha Basha.

TakimiPërballë qytetarëve të Fierit, lid-

eri i opozitës tha se rruga e vetme për Shqipërinë evropiane është largimi i Ramës,: “sepse është kapur duke bash-këpunuar me krimin, sepse i futi krim-inelët në parlament dhe në qeveri, sepse Elvis Rroshi i doli trafikant dhe përd-hunues, sepse Shqipërinë e shndërroi në hambar të drogës, sepse Saimir Ta-hiri u provua se ishte jo kampion i lig-jit, por kampion i trafikuar të drogës. Sepse i kanë dalë miliardat e koncesion-eve të vjedhura, sepse Fatmir Xhafa e vuri shtetin në mbështetje të trafikantëve të drogës, duke nisur nga vëllai i tij, sepse bëri aferën 30 milionë euro me kompaninë fallco në Amerikë, sepse

ekonomia shqiptare u kap nga paratë e krimit, sepse shkeli ligjin dhe shkatër-roi shtëpitë e njerëzve të pambrojtur, sepse helmoi fëmijët me gaz lotsjellës, kur prindërit mbronin pragun e derës së tyre, sepse bllokoi dhe mban të bllokuar rrugën tonë drejt Evropës, sepse dëboi nga Shqipëria investitorët e huaj dhe ju dha oligarkëve çdo pasuri publike, sepse tradhtoi integritetin e Kosovës, sepse tradhtoi integritetin e Shqipërisë, sepse buxhetin e përdor për luksin e tij, sepse e ka lënë vendin pa gjykata, duke sab-otuar reformën në drejtësi, sepse nën hyqmin e tij ra demokracia, ra drejtësia, ra shteti ligjor, sepse ai me Dakon dhe

Gjiknurin vodhën votat.”. Sipas Bashës ka ardhur koha për

Shqipërinë e shqiptarëve. “Zgjidh-ja është e thjeshtë nëse Edi Rama një herë në jetën e tij, një çast në jetën e tij, do të vendoste interesin tuaj, për inter-esin e vendit, interesin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, jo të oligarkëve jo të banditëve, jo të vetës dhe pushtet-it të tij, jo të pasurisë së tij, por interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, mbi inte-resat personale, mbi karrigen e tij. Zg-jidhja është e thjeshtë: largimi i tij i hapë rrugë zgjidhjes politike, një qeverie të integrimit europian që do të mundëso-jë zbatimin e kushteve që Edi Rama

dhe banda e tij, nuk i zbatojnë, sepse janë në konflikt interesi me to. Zgjedh-je të lira e të ndershme, dënimin e poli-tikanëve të kapur me krimin në shitbler-je votash.”, u shpreh ai duke nënvizuar edhe një herë se opozita nuk tundo-het nga qëndrimi i saj për largimin e Edi Ramës, qeverinë tranzitore e zg-jedhje të lira dhe të ndershme. “Dialogu mbarëkombëtar që ka nisur do të bëjë të mundur që duke përfshirë të gjithë shqiptarët, të djathtë e të majtë, ti japim fund jo vetëm kësaj krize, por edhe këtij tranzicioni të tejzgjatur. Propozimet tona në këtë dialog mbarëkombëtar do të diskutohen e do të debatohen kudo në Shqipëri. Një parlament që ju për-faqëson ju, me deputetë që e lidhin fa-tin me ju, që përgjigjen para jush, jo para kryetarit të partisë, që merren peng vetëm nga ju dhe vota juaj. Një parla-ment me një apo me dy dhoma, me de-putetë të zgjedhur drejtpërdrejt apo proporcional me lista të hapura, një president me kompetenca të plota kus-htetuese, një president të zgjedhur nga populli, ndarje dhe balancim pushtetesh, drejtësi të vërtetë e të pavarur, që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e lid-hur me krimin. Referendum popullor si e drejtë e patjetërsueshme e qytet-arëve të lirë, në nivel kombëtar dhe në nivel vendor, që të mos ketë askush fu-qinë apo guximin të imponojë afera të tmerrshme për shëndetin tuaj vetëm për të mbushur xhepat e tij, si incenera-tori i Fierit dhe afera të tjera korruptive. Referendum popullor kombëtar dhe vendor me fuqi të plotë mbi çdo ven-dim tjetër dhe të çdo institucioni tjetër. Financimin e partive politike, transpar-encën dhe organizimin e tyre, për të dekriminalizuar njëherë e mirë zgjedh-jet, për të bërë të mundur që asnjë par-ti më të mos merret peng nga trafikantët e drogës, trafikantët e vajzave dhe grave

shqiptare.”, theksoi Basha, duke shtu-ar se do ketë një paketë masash për ti dhënë fund sundimit të krimit, Lig-ji Antimafia kundër oligarkisë. “Oligar-ki, sa emër të madh ka, por janë 6 apo 10 të babëzitur që kanë shtënë në dorë gjithçka në këtë vend, gjithë buxhetin, gjithë pasuritë. Oligarkisë po i numëro-hen orët mbrapsht, çmontimi i saj është prioriteti i prioriteteve. Kurrë s’ka qenë më i madh një bashkim njerëzish, për një transformim që e tejkalon agjendën e një partie politike. Unë jam i vetëdi-jshëm për këtë. Jam këtu për tu zotu-ar para jush, vëllezër dhe motra: asnjë kompromis me të keqen, asnjë pazar me të keqen. Beteja po shkon drejt fitores, por fitorja nuk është vendosur akoma. Atë si asnjëherë në këto 6 vite e gjysmë,

nuk e ka më në dorë pakica e hajdutëve, kriminelëve dhe politikanëve të bërë njish me krimin. Atë e ka në dorë pop-ulli i bashkuar. Fitorja është në dorën tonë, është në dorën tuaj, është në ven-dosmërinë tuaj, për ta çuar betejën deri në fund, deri në fitore. Kjo do të kërko-jë që t’i përgjigjemi këtij plani krimi-nal, me fuqinë e bashkimit të zemrave tona në çdo qytet, në çdo rrugë, në çdo shesh, sepse vetëm kështu do të japim mesazhin e qartë dhe të prerë, se lojërat me Sovranin kanë marrë fund dhe se largimi i Edi Ramës është i panegoci-ueshëm.”, pohoi kreu i PD.

Takimi në Fier

Basha: Oligarkisë po i numërohen orët mbrapsht. Çmontimi i saj është prioritet i priroriteve i opozitës

Politikë

Sondazhi/ IPR Marketing: Po të bëheshin zgjedhje sot, Opozita i fitonRTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Kampioni përfaqësues është 2000 shqiptarë. “Ne nuk kemi intervistu-ar 2 mijë, por 12 mijë, 13 mijë, por ai kampion na jep thelbëësisht të gjitha të dhënave për qëllime politike dhe se si orientohet vota. Qytetarët janë gjetur me telefon si në nr fiks edhe në celular. Marzhi i gabimit është 2.7%.”- tha An-tonio Notto. Një nga rezultatet e son-dazhit ishte ai sipas së cilit shqiptarët e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë. “38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryem-inistrit Rama dhe qeverisë së tij, kra-hasuar me 34.7% nga sondazhi i kalu-

ar. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se puna e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është pozitive, krahasuar me 29.5% nga sondazhi i 3 prillit. Janë 18.3% e shqiptarëve të cilët mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht. Ndër-sa 10.6 % nuk kanë dhënë përgjigje.”.

Ndërkohë në sondazh shqiptarët kanë kundërshtuar zgjedhjet pa opoziten . “47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk du-het të hyjë në zgjedhje pa opozitën. 38.6% thonë se janë mazhoranca du-het të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14 % thonë se nuk e dinë.”.

Lidhur me krizën politike, të in-tervistuarit kanë pohuar se ka sjell-

je jo normale të partive politike. “Në lidhje me krizën politik që po kalon aktualisht vendi, 52.5% e shqiptarëve mendojnë se kjo është

një situatë jo e ligjshme dhe jo nor-male dhe përtej hapësirës demokra-tike. 38.8% e të anketuarve men-dojnë se është një sjellje normale e partive politike në respekt të pa-rimeve demokratike. Ndërsa 8.7% janë përgjigjur se nuk e dinë.”.

Ja orientimi i votës së shqiptarëve Nëse zgjedhjet do të zhvillo-

heshin sot, orientimi i votës së shqiptarëve është në krahun e opozitës, PD – LSI. Por si forcë poli-tike orientimi i votës është majtas.

Konkretisht: Orientimi i votës në 29 maj për PS është 44.5%, krahasu-ar me 44% me orientimin e votës në 3 prill. Ndërsa në vitin 2017, për zg-

jedhjet e përgjithshme orientimi i votës për PS ishte 48.3%.

Orientimi i votës në 29 maj për PD është 38.5%, me një rënie prej 0.5% nga sondazhi i 3 prillit, ku PD kishte 39%.

Ndërsa në vitin 2017 orientimi i votës për PD ishte 28.9%.

Orientimi i votës së shqiptarëve për LSI nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (29 maj) është 13%, me një rënie krahasuar me sondazhin e 3 prillit dhe me sondazhin e 2017 për zgjedhjet e përgjithshme. Forca më e re politike, Bindja Demokratike ka arritur të fitojë zemrat e 2 % të shqiptarëve. Po ashtu 2% e shqiptarëve kanë thënë se do vo-tojnë për parti të tjera.

Basha në Fier

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

6 E enjte, 30 maj 2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin ditën e djeshme për prokuroren Rovena Gashi, duke lënë në fuqi vendimin e parë të vet-tingut dhe duke e shkarkuar nga de-tyra. Gashi, me detyrë pranë Proku-rorisë së Përgjithshme u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit por vendimi i ankimua nga vetë prokurorja. Dje trupi gjykues i KPA, vendosi edhe në prani të vëzhgueses ndërkombëtare, se zonja Rovena Gashi subjekt i rivlerësimit për shkak të funksionit të saj si prokurore të shkarkohet nga detyra. Me sa duket problemet me deklarimin e pasurisë kanë qenë shkak për vendimin e mar-rë nga KPA. Në 25 korrik të vitit të kaluar, anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj

vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi, e pezulluar nga detyra për shkak se ishte nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pran-ishme në seancën e asaj kohe. ILD-KPKI konstatonte se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungesë burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim të rremë te pasurisë.

KPA shkarkon nga detyra Rovena Gashin, shkak pasuria

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, sapo kanë dalë nga ambjentet e një diskoje, pasi iu sekuestruan disa doza kokainë. Mediat fqinje bënë me dije se shqiptarëve të moshave 25 dhe 27-vjeçare iu gjetën dhe se-

kuestruan 5 qese transparente të mbyllura me nxehtësi, që përm-banin kokainë me peshë rreth 5 gram, si dhe 230 euro në para të gatshme, të ardhura të supozuara nga aktiviteti i drogës. Pas këtij moment policia ushtroi një kon-

troll në shtëpinë e shqiptarëve, ku u gjetën edhe 20 gram kokainë të ndarë në dy qese plastike të mbyl-lura me nxehtësi. Policia konfirmoi se shqiptarët kanë pranuar përgjeg-jësinë për trafikimin e drogës dhe më pas iu vunë prangat.

Dalin nga diskoja dhe kapen me kokainë, arrestohen të rinjtë shqiptarë

Shteti i dobët në Shqipëri ka shërbyer për përhap-jen e ekstremizmit dhe radikalizmit në islamin

shqiptar. Kjo është një nga kon-statimet e studimit të publi-kuar nga instituti shqiptar i studi-meve ndërkombëtare, sipas të cilit shkaqet e radikalizmit dhe eks-tremizmit janë fenomene të pan-johura për islamin shqiptar. Shteti i dobët dhe një sërë faktorësh të tjerë kanë ushqyer përhapjen e radikalizmit në Shqipëri edhe pse ekstremizmi është një fenomen i huaj për islamin shqiptar. Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i institutit shqiptari të studimeve ndërkombëtare, për rrënjët ide-ologjike dhe shkaqet e radikaliz-mit në Shqipëri. Drejtori i institu-ti Albert Rakipi, tha se shumica e shqiptarëve që ju bashkuan Shtet-it Islamik gjatë vitit 2012, ishin nga zona të varfra dhe doktrina is-lame në vetvete nuk është shtysë e radikalizmit.

“Ekstremizmi fetar dhe radikalizmi janë të huaja për is-lamin, për traditën kombëtare shqiptare të islamit. Kanë pas-ur të bëjnë me shtetin e dobët, me mungesën e shtetit, me vakumin e krijuar nga mungesa e shtetit”-tha Rakipi. Koordinatori Kombëtar për përballimin e ekstremizmit të dhunshëm Agron Sojati tha se Shqipëria ka dhënë një kontribut modest në luftën kundër radikaliz-mit dhe se vetë komunitetet fetare janë ofruar të kenë një rol më ak-tiv. “Shqipëria ka ndaj ekstremiz-mit të dhunshëm dhe radikali

zmit, është një pjesë integrale duke ofruar një kontribut modest, por shumë të rëndësishëm”-pohoi Sojati. Sipas të dhënave zyrtare mbi 100 shqiptarë janë bërë pjesë e grupit terrorist të ISIS në zonën e konfliktit në Irak dhe Siri gjatë viteve 2011-2015. Ndërkohë ak-tualisht në zonat e luftës janë 52 shqiptarë mes të cilëve 30 gra, 16 fëmijë, dhe 6 persona në moshë madhore.

Policia e Fierit ka vënë në pran-ga një 36-vjeçar, i cili rezulton-te i shpallur në kërkim. Shtetasi me iniciale G.T, kishte thyer le-jen shpërblyese nga burgu. Ai ishte dënuar me 7 vite heqje lirie. “Thyen lejen e dhënë nga IEVP Fier duke mos u kthyer më në vendin e kry-erjes së dënimit, kapet dhe ndalo-het shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgo-surit nga vendi i qëndrimit”. Nga shërbimet e Njësisë Operacion-ale “Sopoti” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vendin e quaj-tur “QTU” u kap shtetasi i shpallur në kërkim: G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh. Shtetasi G.T ishte person i shpallur në kërkim pasi ka thyer le-

jen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për vepën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”. Nga kontrolli i ushtruar i është gje-tur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e fallsifikuar. Në këto kus-hte u bë ndalimi i tij për veprat pe-nale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumen-tave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme pro-ceduriale”- njoftoi policia.

Nuk u kthye në burg pas lejes, arrestohet 36 vjeçari

Mbrëmjen e djeshme policia ital-iane e Terme Vigliatore vuri në pranga një shtetas shqiptar, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Mediat fqinje bëjnë me dije se në pranga ka rënë shteta-si me iniciale I.J, 47 vjeç. Policia kishte vënë re disa lëvizje të dy-shimta të shqiptarit dhe për këtë kishte nisur ta vëzhgonte. Mbrëm-jen e djeshme kur burri u kthye në shtëpi policia vuri re se para se të hynte, ai pa njëherë zonën përreth. Shqiptari në mënyrë të përsëritur

vazhdoi ta kontrollonte zonën për rreth disa minuta, sikur të fshihte diçka dhe më pas u fut në shtëpi. Lëvizjet e dyshimta të 47-vjeçarit e bënë policinë që t;i ushtron-te shqiptarit një kontroll në shtë-pi. Në shtëpinë e shqiptarit policia gjeti 82 vazo qelqi të paketuara, që ishin të mbushura me marijua-na, pesha totale e së cilës shkonte në 110 kg. Më pas shqiptari u ar-restua dhe u shpqërua në komis-aritat ku është duke iu nënshtruar procedurave ligjore.

Shqiptarit i sekuestrohen 110 kg marijuanë në shtëpi

Raporti: Shteti i dobët dhe problemet sociale shkaktarët kryesorë të radikalizmit islam!

Aktualitet

U dënua me 10 vite burg, Klement Balili kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

Klement Balili i etiketuar nga medi-at e huaja si “Eskobar i Ballkanit” u dënua në fillim të këtij muaji me 10 vite burg, ndërsa tani kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit. Sipas avokatëve, ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe se prokuroria nuk ka prova për të vërtetuar akuzat. Pritet hedhja e shor-tit për të përcaktuar trupin gjykues në

Apel dhe seancën e parë. Kujtojmë se në Shkallë të Parë, mbrojtja e Balilit pretendoi se numri që prokuroria tha se është i tij, në të vërtetë nuk vërte-tohet që i përket Balilit. Për rrjedho-jë, tha mbrojtja edhe personi që del në përgjime nuk është Klement Bali-li. Ndërkohë për numrin e pasaportës, avokati deklaroi se dikush e ka dër-

guar qëllimisht për të implikuar klientin e tij. Por pavarësisht preten-dimeve, treshja gjykuese në Shkallë të Parë e gjeti fajtor Balilin për akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe e dënoi atë me 10 vite burg. Balili u dënua për trafikimin e rreth 678 kilogramë kanabis, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe fshehje të pasurisë.Klement Balili

Rovena Gashi

Albert Rakipi

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

7 E enjte, 30 maj 2019

Rishpallet në kërkim anëtari i grupit “Habilaj”, arratiset nga arresti shtëpiakNjë nga anëtarët e grupit Habilaj është rishpallur në kërkim pasi është arratisur nga drejtësia italiane. Gjyka-ta e Krimeve të Rënda i kishte dër-guar letërporosi për ta njoftuar për gjyqin në Tiranë, por shtetasi Sabau-din Çela nuk është gjetur në banesë. Edhe financieri i grupit Nezar Sei-ti nuk është njoftuar me anë të letër-porosisë pasi ndodhet në “arrest shtëpie” dhe së fundmi ka ndërruar adresë. Dështimi i letërporosive u bë shkak për shtyrjen e gjyqit në Tiranë. Një nga anëtarët e grupit të Habila-jve është rishpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë të dhënë nga gjykata e Katanias në Itali. Sabahu-din Çela nuk është gjetur në “arrest shtëpiak” ku mbahej me byzylyk el-ektronik dhe për pasojë policia e ka shpallur tashmë në kërkim ndërkom-bëtar. Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dërguar letërporosi për ta njoftu-ar për seancën, por njoftimi i tij ka qenë i pamundur pasi i pandehuri nuk është gjetur ne adresë. Një prob-lem i ngjashëm me mos mbërritjen e letër porosisë nga Gjykata e Krimeve të Rënda është konstatuar edhe për Nezar Seitin, i ashtuquajtur financie-ri i Habilajve. Sipas gjykatës, Seitit nuk i ka mbërritur njoftimi pasi ndod-het në “arrest shtëpie” dhe së fundmi ai ka ndërruar banesën. Dështimi i dy letër porosive u bë shkak për shtyrjen për herë të katërt të gjyqit për grupin e Habiljave në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku seanca e radhës u cak-tua me datë 11 qershor. I vetmi anëtar i grupit që po gjykohet në Shqipëri, është Armando Koçerri , i cili gjatë seancës gjyqësore ka kërkuar mos lejimin e kamerave në seancë për shkak të problemeve që kanë shfaqur familjarët e tij në Vlorë. Si-pas Koçerrit, fëmijët kanë shfaqur probleme psikologjike, ndërsa gjyka-ta u shpreh se në seancat e ardhshme do të merret vendimi për këtë kërk-esë. Gjykata e Katanias në Itali po gjykon anëtarët e grupit Moisi Ha-bilaj, Florian Habilaj, Armando Su-laj, Meridian Sulaj, Nezar Seitaj, Fat-mir Minaj, Trigrens Mëzyrajm dhe Sabuadin Çelaj. Prokurori Antonio Bonono kërkoi dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg, 12 vite e 4 muaj për Me-ridian Sulaj, 6 vite për Nezar Seitaj dhe pezullimin e gjykimit në gjend-je të lirë për Fatmir Minaj.

Sasia mbi 8 tonë kokainë e sekuestru-ar tre ditë më parë nga policia span-jolle ka nxjerrë në pah një rol të ri që po luhet në trafikun e pluhurit të bardhë-me çmim 28 mijë euro kil-ja-nga trafikantët spanjollë.

“Me përjashtim të dy organiza-tave që e kanë trashëguar biznesin e mëparshëm, Sito Minanco [Jose Ramon Prado Bugallo] që vazh-don të operojnë në Galici, pjesa më e madhe e narkove spanjollë janë bërë ndërmjetësues, negociues, fur-nizues për bashkëpunëtorët e trans-portuesit e tyre në organizata të tjera të huaja, në veçanti grupet evropi-ane (serbe, shqiptare, angleze, holan-deze) me kartelet latino-amerikane (kolumbiane, braziliane), duke bërë

shoqërimin e mallit gjatë udhëtim-it të parë”, tha një nga përgjegjësit kryesorë të luftës kundër trafikut të drogës, komisari Antonio Martín-ez Duarte, shefi i Brigadës Qen-

drore kundër të Narkotikëve. Pasoja e kësaj situate të re është e dyfishtë: nga njëra anë operacionet fillojnë të kryhen në bashkëpunim me polic-itë e vendeve të tjera të zonës; nga ana tjetër, ndoshta më shqetësues-ja për Spanjën, është hyrja në të e liderëve të disa organizatave më të rrezikshme ndërkombëtare, ‘holandezë me origjinë maro-kene, apo serbë, për shembull, sidomos në Costa del Sol dhe Le-vante, zona në të cilat prefero-jnë të investojnë dhe ku po shtri-jnë logjistikën për të futur droga edhe nga Maroku’, specifikojnë burime të tjera të policisë. “Span-jollët janë bërë bashkëpunëtorë/spektatorë, kryesisht me kolumbi-

anët, të trafikantëve të drogës; iu shesin kontaktet dhe infrastrukturën grupeve të huaj dhe marrin komision për marrëveshjet”. Katër operacionet e javës së fundit janë shembull i mirë i rolit të ri që po luan Spanja-ku më 2018 u arrit rekordi me mbi 35 mijë kile kokainë të sekuestruar-në treg-tinë e kokainës. Në pak ditë, poli-cia ka sekuestruar rreth 800 kile në Barcelonë, 1500 në ishujt Kanarie, 1100 të tjera në Sevilje dhe 1000 në Madrid. ‘Funksioni i spanjollëve është marxhinal, në kërkim të or-ganizatave të reja’, thotë komisa-ri Martinez Duarte. ‘Organizata të reja që vijnë, marrin kontaktet, marrin drogën dhe e transporto-jnë gjetkë’.

Kapen 8 ton kokainë në Spanjë, furnizues për Shqipërinë

Eshtë arrestuar nga poli-cia një person i dënu-ar për vrasje me para-mendin. Gjatë një aksioni

policor u bë i mundur ndalimi i tij në një banesë në fshatin Vuksan-aj të Dukagjinit. “Finalizohet op-eracioni policor i koduar “Duk-agjini”, për kapjen e një personi të shumëkërkuar. Operacioni në Dukagjin nga strukurat e DVP Shkodër zhvilluar në kushte të vështira të motit dhe terrenit. Ka-pet dhe ndalohet i shumëkërkuari, i dënuar me 23 vite burg për “Vrasje”. Gjithashtu në vijim të operacionit u kap në Shkod-ër edhe një shtetas tjetër i dënu-ar me 5 vjet e 6 muaj burg për ve-prën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve‘’. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpal-lur në kërkim, në bazë të infor-macioneve të marra në rrugë oper-ative, falë edhe bashkëpunimit me komunitetin, Strukturat e Drejtor-isë Vendore të Policisë Shkodër, or-ganizuan dhe finalizuan me suk-ses operacionin policor të koduar “Dukagjini”. Në kushte të vështi-ra të terrenit dhe të motit, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalim-

in e shtetasit të shpallur në kërkim Lush Pjollaj 42 vjeç, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit. Ky shtetas është dënu-ar në vitin 2013 nga Gjykata e Rre-thit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vras-ja me paramendim”, pasi me datën 12.09.2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 56 vjeç për

motive të gjakmarrjes. Gjithashtu u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Edmond Beqari, 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi është i dën-uar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 5 vjet e 6 gjashtë muaj burg për veprën penale ‘’Prodhi-mi dhe shitja e narkotikëve”. Mate-rialet iu referuan Prokurorisë së Rre-thit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme”-njoftoi policia.

Në arrati prej 6 vjetësh kapet autori që vrau për gjakmarrje në Shkodër

Kapet dhe ndalohet i shumëkërkuari, i dënuar me 23 vite burg për “Vrasje”. Gjithashtu në vijim të operacionit u kap në Shkodër edhe një shtetas tjetër i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve‘’

“Dukagjini”

Kronikë

Në Shkodër humb jetën djali 2 vjeç, bie nga kati i gjashtëNjë fëmijë 2-vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme në mënyrë tragjike pasi ka rënë nga kati i 6 -të i një

pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, pranë urës Dervishbeg. Pas ngjarjes fëm-

ija u dërgua në spital, por ndërroi jetë pas disa orësh. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

Momenti i arrestimit

Moisi Habilaj

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

E enjte, 30 maj 20198 •

CMYK

Aktualitet

Pak ditë më para u bë e ditur procedimi për 6 deputetët e PD-së me akuzat e dhunës së ambienteve shtetërore

duke nisur një hetim për secilin prej tyre . Por menjëherë pas ndjekjes penale deputetët deklaruan ver-sionin e tyre ditën e djeshme ku po-huan se janë ata të cilët kanë pësuar dhunë nga forcat policore e mbi të gjitha i’u është mohuar e drejta e informimit mbi situatën ligjore të protestuesve çka bie në kundërsh-tim me ligji. Ata kanë folur dje në një konferencë për mediat dhe kanë sqaruar të vërtetën e përplasjeve mes tyre dhe policëve të drejtoria e Policisë së Tiranës. Ish-deputeti En-kelejd Alibeaj tha se Drejtori i Pol-icisë së Shtetit ka agresuar kolegun e tij Gent Stazimirin, ndërsa shtoi se nëndrejtori i policisë ka çuar dorën edhe tek arma. Ai shpjegoi se deputetët shkuan tek ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të ndaluar terrorin që po ushtrohej ndaj qytetarëve, por shtoi se policia jo vetëm që i privoi nga e drejta e tyre, por përdori edhe agresion ndaj kolegut Gent Strazimiri. Ish-deputetët kanë publikuar edhe videon, që sipas tyre tregoi shkak-tarin e përplasjeve te ambientet e drejtorisë. “Është përdorur dhunë dhe janë shoqëruar mbi 50 qyte-tarë dhe menjëherë pas protestës ne morëm të dhënat se sa shumë prej pjesëmarrësve iu nënshkruan dhunës. Një grup deputetësh shkuan te drejtoria e Tiranës sipas detyri-meve që kanë për të marrë informa-cion. Të penguar nga funksionarët e policisë, u pengua e drejta jonë për të marrë informacion dhe pse jo për të ndaluar edhe valën e terrorit të shoqërimeve dhe arrestimeve të bëra me 16 shkurt. Ne shkuam të gjithë se bashku në zyrën e drejtorit të Policisë. Për çudinë tonë dhe jo vetëm tonë Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm, proku-

Një konflikt familjar për pak nuk ka degjeneruar në një përplasje

me armë. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagos-je e lehtë me dashje”, “Armembajtje pa leje”, shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz. “Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D”, thu-hej në njoftimin e policisë. “Shër-bimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar ku është përdorur

Në Kamzë

Sherr me armë mes krushqëve, dy në pranga, 4 në kërkim

dhe arma e zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen Valias i ri, po ndodhte një konflikt midis dy familjeve (krush-

qi), ku ishte përdorur edhe arma e zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë arrestu-ar në flagrancë për veprën penale

“Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armembajtje pa leje”, shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme, pistolete, shtetasin N.D., 43 vjeç, (vellai i dhëndrit), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhune në famije” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. U ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ‘’Plagosje e lehte

me dashje’’ dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, ”Armëmbajtje pa leje”. Njëkohë-sisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D. Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet op-erative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të mëtejshme”-njoftoi policia.

Akuzat

Ish-deputetët e PD-së zbardhin videon: U dhunuam nga blutë, na mohuan të drejtën e informimit!

Ne zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të disa funksionarëve të lartë të policisë së dehur nga alkooli. Pamjet treguan se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agresoi deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me të cilin po filmonte

rori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit. Në zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të disa funksionarëve të lartë të policisë të dehur nga alkooli. Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Poli-cisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën ne brez për të nxjerrë armën.”, tha ai.

Deklarata“Policia na pengoi në të drejtën

tonë kushtetutuese dhe ligjore për të marrë informacion. Interesi ynë ishte për të marrë informacion për pro-testuesit e arrestuar e të dhunuar në mënyrë të kundraligjshme. Drejtori i Përgjithshëm, Nëndrejtori i Përg-jithshëm, Prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit. Ne zyrat e shtetit u vumë përballë

agresionit të disa funksionarëve të lartë të policisë së dehur nga alkooli. Pamjet treguan se Drejtori i Përg-jithshëm i Policisë agresoi deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën në brez për të nxjerrë armën. Kemi depozituar në Prokurori kallëzim penal ndaj çdo personi që na ka penguar të kryejmë detyrat kushtetuese, por Prokuroria nuk ka bërë asnje veprim për këtë

kallëzim. Në përfundim të afatit të mbylljes së hetimeve, më 1 Qershor, ata që hetohen normalisht duhet të ishin thirrur për të dhënë shpje-gime. Jemi përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga pushteti. Ne si deputetë ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur kurrë që policia të godasë apo dhuno-jë deputetët në krye të detyrës. Ky është rast i paprecedentë. Në videon e shpërndarë nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qartë që Flamur Noka largon punonjësin e policisë nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetët janë të paprekshëm. Ata nuk janë policë, janë banda me uniformë që dhunojnë fizikisht përfaqësuesit e popullit në krye të detyrës së tyre kushtetuese. Në rast se do të kishte një prokurori, kjo do të ishte çësht-ja për t’u hetuar. Akti i paprec-edentë po proçedohet penalisht Kushtetuta. Kjo vazhdon të mbetet de jure Republikë Parlamentare. Deputeti është i paprekshëm dhe detyra e policit është ta shoqërojë dhe t’i lehtësojë informacionin brenda ligjit. Jemi agresuar dhun-shëm dhe ajo që po procedohet penalisht nën dhunën e “edvingut” është Kushtetuta, jo ne të 6-ëve. Në 2 qershor të bëhemi bashkë kundër dhunës shtetërore e policore, në oren 19.00, përballë kryeministrisë.”

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

E enjte, 30 maj 2019 9•

CMYK

Sociale

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar publikoi ditën e djeshme një njoft-im për opinionin publik,

duke denoncuar direkt prokurorinë e Përgjithshme dhe kreun e saj, Arta Marku, për bllokim dhe refuzim të hetimit për autorët e shkatërrimit dhe heqjen e emrit, shkronjave në fasadë, të Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat Ale-anca theksoi dhe njëherë që heqja e shkronjave nga ballina e Teatrit Kombëtar është bërë nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe ky fakt ishte denoncuar dhe më herët prej tyre. Në këtë deklaratë thuhet se ata mendonin se identifikimi i autorit do të ishte i lehtë duke qenë se ngjarja ndodhi pak metra larg Ministrisë së Brendshme që është e vëzhguar nga kamerat e sigurisë.

Sipas Aleancës për Mbrojt-jen e Teatrit Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës, institucioni që ka në pronësi godinën e Teatrit Kombëtar, nuk kanë marrë përsipër përgjegjësinë për këtë veprim dhe vazhdojnë të heshtin. “Gjithashtu, ne kemi bërë publik faktin se shkronjat u hoqën nga punonjës të Bashkisë, vërtetuar kjo nga foto të publikuara në faqen tonë në Facebook por edhe në media. Si përgjigje ndaj këtij veprimi, Aleanca denoncoi heqjen e shkronjave në Prokurorinë e Përgjithshme. Duke qenë se ky ve-prim ndodhte vetëm pak metra larg godinës së Ministrisë së Brendshme, e cila ruhet me kamera të shumta, ishte e arsyeshme të mendonim se personat përgjegjës do të identifiko-heshin shpejtë, e më pas edhe arsyet pse e kishin ndërmarrë këtë veprim. Ju rikujtojmë se gjatë kësaj kohe qoftë Bashkia Tiranë e qoftë Minis-tria e Kulturës, institucioni që ka në pronësi godinën e Teatrit Kombëtar, nuk kanë marrë përsipër përgjeg-jësinë për këtë veprim dhe kanë re-fuzuar të shprehen në publik sa herë që pyeten për këtë çështje. Heshtja nga ana e institucioneve vërteton se nuk ka pasur asnjë urdhër zyrtar

Një ngjarje e rëndë është zhvil-luar në orët e mbrëmshme të

darkës në mes të Tiranës në zonën e “Selvisë”. Dy dyqane dhe një banese janë prishur nga policia bashkiake të ndhimuar ehe nga forc atë polisisë së shtetit që rrehtu-an banorët. Njëri nga pronarët e biznesëve është shprehur se i është dëmtuar malli me një vlerë prejh 30 mijë eurosh duke shtuar se nuk ka pasur asnjë njoftim që të kishte bërë kështu edhe lëvizjen e mallit përpara se të niste shembja. Për prishjen e befasishme të 2 bizneseve dhe një banese folën për FaxNews, dy banorët të cilët ishin dhe pronarë të këtyre objekteve. Sipas banorëve ata disponojnë leje ndërtimi dhe hipotekë për objektet e tyre, ndërkohë që prishja ka ndodhur pa asnjë document zyrtarë dhe pa asnjë lajmërim. “Këto janë ndërtime që në 1989. Nuk na kanë lajmëruar fare. Qytetarët e ndryshëm na kanë marrë në telefon dhe na kanë thënë që po na prishin lokalin. Ne do të bëjmë kallzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës që nesër në mëngjes. Nuk

Pa asnjë njoftim, prishen dy dyqane dhe një banesë te “Selvia”. Banorët: I kemi me leje, kallëzojmë Bashkinë

ka pasur asnjë lajmërim për këtë prishje, ndaj unë do të ndjek rrugën ligjore. Ne jemi dy persona, të dy me leje ndërtimi, gjithçka e kemi në rregull. Vetëm ne na kanë prishur të tjerët jo.”- u shpreh Gani Kajtazi. Ndërkohë që pronari tjetër, i cili dis-ponon dy biznese ka rrëqethur me fjalët e tij, duke u shprehur se është

I gatshëm të vetëeflijohet në bizne-sin e tij të prishur. “Ne disponojmë 2 biznese, me letra të rregullta, me tokë të blerë. Dhe vijnë na e prishin biznesin pa asnjë lajmërim pa asgjë. Nuk jemi njoftuar as për të hequr objektet brenda bizneseve. Unë me atë jetoj. Jam dhe i sëmurë, nuk kam mënyrë tjetër jetese. Më kanë

lajmëruar punëtorët. Më vjen më kollaj të fus duart në korrent, nuk di si të veproj. Edhe policët erdhën, por ata janë të njëanshëm.”- tha Edmond Shllaku.

Reagimi i PDNdërkohë që për ngjarjen e

djeshme në zonën e Selvisë në

Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike përmes ish-de-putetes Jurida Tabaku. Kjo e fundit në reagimin e saj se në mes të Tiranës dhe në kulmin e qarkullimit të mjeteve, Erion Veliaj u dërgon pronarëve fadromat të mbështetura nga forcat special duke rrënuar barbarisht sipas saj, pasurinë e qytetarëve të pambrojtur. “Tek Sel-via, në mes të Tiranës, në pikun e qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim. Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur. Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie”, shkruante ajo.

Denoncimi

Aleanca për Teatrin: Prokuroria refuzon të hetojë heqjen e gërmave. Institucionet, të kapura nga interesat e qeverisëqë lejonte heqjen e shkronjave nga fasada e Teatrit Kombëtar.”-thuhet në deklaratën për mediat.

Në vijim të deklaratës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pohoi se Prokuroria e Përgjithshme refuzon të hetojë çështjen megjithëse është e qartë që punonjësit e Bashkisë kanë vepruar pa asnjë leje zyrtare.” Fatkeqësisht, sot duhet t’ju informo-jmë se Prokuroria e Përgjithshme praktikisht refuzon të hetojë çështjen. Megjithëse i jemi drejtuar vazhdimisht, megjithëse mjetet për hetimin e çështjes ekzistojnë, meg-jithëse është e qartë që punonjësit e Bashkisë kanë vepruar pa asnjë leje zyrtare, Prokuroria shprehet se ende nuk ka caktuar prokurorin përkatës – hap ky që duhet të kishte ndodhur menjëherë pas denoncimit përkatës.

Sidoqoftë, Aleanca mbetet e ven-dosur t’i shkojë deri në fund kësaj historie, me të njëjtën vendosmëri që ka treguar deri më sot në mbrojtje të godinës.”-shkruhet më tej.

Në fund të deklaratës për medi-at theksohet se kjo ngjarje tregon që institucionet shtetërore janë të kapura nga interesat e qeverisë dhe prokuroria nuk po bën hetime për të mbrojtur personat me pushtet politik. “Kjo histori tregon edhe njëherë se institucionet e shtetit shqiptar, qoftë edhe ato që duhet të funksionojnë si të pavarura, janë tërësisht të kapura nga interesat e Qeverisë. Veprime të cilat janë shkelje të ligjit dhe lehtë-sisht të hetueshme, nuk merren për-sipër nga Prokuroria e Përgjithshme thjesht e vetëm për të mbrojtur per-sonat me pushtet politik. Kjo histori,

sado e vogël mund ti duket dikujt, është treguesi më i qartë i kolapsit institucional dhe autoritarizmit politik që përjeton sot Shqipëria.”

Situata e heqjes së gërmave te Teatri Kombëtar

Mbrëmjen e 26 prillit gërmat e teatrit u hoqën në mënyrë misteri-oze. Ato u hoqën gjatë natës dhe në mënyrë të fshehtë. Ky veprim u krye në kohën kur protesta e aktivistëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar vazhdonte ky veprimi nxiti reagime të shumta nga grupet e artistëve, por asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse shtetërore. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në atë kohë e dënoi këtë akt duke e konsideruar si të ulët dhe kërkoi nga Ministria e Kulturës të mbajë

qendrim për ç’ka ka ndodhur si dhe të rivendosë shkronjat. Kur kaluan rreth 2 javë, nga heqja misterioze e gërmave, artistët dhe Aleanca për Teatrin, bashkë me qytetarë dhe aktivistë organizuan rivendosjen e gërmave akt i cili u duartrokit nga qytetarët e shumtë që ishin mbled-hur. Ky akt simbolik hasi kundërsht-inë e policëve privat që ndodheshin në hyrjen e së Teatrit, çka solli edhe një përplasje mes ish-deputes së PD, Albana Vokshi dhe të një grupi aktivistësh me policin privat.

Reagimi i djeshëm i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit erdhi pasi kanë kaluar mbi një muaj që nga ndodhja e kësaj ngjarje dhe ende nuk ka dalë ndonjë fajtor. Sipas tyre prokuroria po i fsheh autorët pasi këta të fundit janë të lidhur me politikën.

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

10 E enjte, 30 maj 2019

Brukseli: Zbatimi i koncesioneve nga qeveria Rama, i dyshimtë dhe me pasoja negative

Nga institucionet ndërkombëtare, tek ek-spertët e ekonomisë, të gjithë kanë shprehuar

deri më sot rezerva për rendjen e qeverisë drejt projekteve të Partner-itetit Publik-Privat dhe sidomos për mënyrën se sip o përdoren ato për të fshehur një korrupsion të shfren-uar, që do të rëndojë për vite e vite mbi kurriz të shqiptarëve. Komi-sioni Europian në raport progres-in e tij të djeshëm për Shqipërinë ka kritikuar ashpër praktikat e nd-jekura për projektet me partneritet publik-privat, që janë zgjeruar nd-jeshëm së fundmi. Raporti thotë se mbështetja gjithnjë e më shumë në këto projekte përbën rrezik fiskal. Për më tepër, thekson raporti, pjesa më e madhe e kontratave PPP janë përzgjedhur në bazën e ofertave të pakërkuara, çka redukton konkur-rencën në prokurime.

Komisioni Europian me qën-drimin e tij ndaj PPP-ve është në të njëjtën linjë me institucio-net ndërkombëtare, sidomos Fon-di Monetar Ndërkombëtar, që ka paralajmëruar për rreziqet fiskale që i vijnë buxhetit nga përqendri-mi në projektet e partneritetit pub-lik privat dhe për faktin që pjesa më e madhe e tyre janë borxh i fshehur. Jan Kees Martijn, shefi i Mision-it të FMN-së për Shqipërinë, ka po-huar se, ndërsa është e mundur që PPP-të të ofrojnë cilësi të mirë dhe kosto më të ulët, në shumë vende ka rezultuar, që kostot fiskale aktu-ale të PPP-ve mund të jenë shumë më të larta se sa pritej. “Shqipëria ende nuk ka një sistem të mirë për të menaxhuar kostot dhe rreziqet që

vijnë nga PPP-të. Ne këshillojmë që Ministria e Financave të ndërmar-rë një vlerësim të plotë të rreziqeve të lidhura me PPP-të, ndikimin e tyre në kuadrin afatmesëm buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit. Ne mirëpresim përpjekjet e deritan-ishme për t’i dhënë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë rol më të fortë si gardianë në frenimin e kos-tos fiskale potenciale të PPP-ve. Ne gjithashtu këshillojmë që të nxitet procesi konkurrues i ofertave, duke ndaluar pranimin e propozimeve PPP të pakërkuara në të gjithë sek-torët”, ka pohuar z. Martijn.

Përveç kësaj, FMN ka këshil-luar qeverinë që të marrë në kon-sideratë zbatimin e “kontabilitet-it me të drejta të konstatuara” dhe të forcojë diskutimin lidhur me rreziqet fiskale që lidhen me PPP në Deklaratën Fiskale të Rreziqeve. Kjo deklaratë duhet të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të të gji-tha kontratave të PPP-së dhe të për-shkruajë politikën e qeverisë për zbutjen e këtyre rreziqeve. Maryam Salim, Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, ka tërhequr vëmend-

jen se po shtohen rreziqet fiskale jashtë bilanci, përfshirë shpen-zimet e larta të qeverisë nëpërmjet PPP-ve dhe krijimit të detyrimeve të prapambetura, të cilat kërko-jnë përmirësime domethënëse në menaxhimin e riskut, që vjen nga detyrimet potenciale. Për më tepër, duke pasur parasysh nivelet shumë të larta të borxhit, forcimi i trans-parencës fiskale do të rriste besimin e tregjeve dhe do të ulte rreziqet e financimit në tregjet e brendshme dhe të jashtme.

Ajo shton se në fillim të këtij mandati, Kryeministri shpalli pro-jektin “1 miliard”, si një mënyrë për mobilizimin e burimeve për in-vestime që janë shumë të nevo-jshme në vend. Disa nga këto in-vestime janë nisur përmes PPP-ve. “Ndërsa është shumë herët për të gjykuar mbi ndikimin e këtyre in-vestimeve, ne gjithmonë kërkojmë për shqyrtim të fortë të ndikimeve fiskale afatshkurtra dhe afatgjata të PPP-ve. PPP-të, në vetvete, janë një instrument i ligjshëm, por përdori-mi i tyre kërkon një mjedis të fortë për sa i takon një administrate të fortë publike, mekanizmave të kon-trollit dhe transparencë të plotë”, pohon znj. Salim. Përdorni huatë nga institucionet ndërkombëtare të kombinuara me grante

Për Matteo Colangeli, kreu i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri, PPP-të mund të jenë një instrument i nevojshëm për financime në infra-strukturë, veçanërisht në projekte që gjenerojnë të ardhura si aero-portet ose autostradat. Ai shton se kur PPP-të konsiderohen si mjeti duhur për financim, kërkesa duhet të përgatitet nga sektori publik dhe t’u ofrohet investitorëve nëpërmjet një procesi tenderimi konkurrues. Kjo do të siguronte më shumë transparencë dhe do të gjeneronte më shumë të ardhura për qeverinë, sesa përdorimi alternativ i ofertave të pakërkuara të nisura nga vetë in-

vestitorët. “Kur PPP-të konsistojnë thjesht në një detyrim ndaj investi-torit privat, që do të duhet të shly-het nga qeveria për disa vite me radhë, atëherë nuk kemi një ndar-je të vërtetë të riskut të projektit me investitorin privat dhe si rrje-dhim detyrimet do të zvogëlojnë hapësirën fiskale në mënyrë të ng-jashme me borxhin publik”, po-hon z. Colangeli.

Ndërsa prof. Selami Xhepa, de-kan i Fakultetit të Ekonomisë në UET, shprehet se zhvillimet në borxhin publik, për shkak të kon-tratave të Partneritetit Publik-Pri-vat, do të vazhdojnë të mbeten një rrezik potencial serioz, jo thjesht

për vitin 2019, por në një perspek-tivë më afatgjatë. Më i drejtpër-drejtë është dhe Sherefedin She-hu, ish-zv.ministër i Financave, tani Këshilltar i Lartë për Programin e Stabilizimit Ekonomik të Libisë. Ai thotë se rreziku i Partneriteteve Publike – Private (PPP) do të rri-tet gjatë vitit 2019 dhe për rrjedho-jë, do të ulet vëllimi dhe cilësia e investimeve publike të bazuara në studime dhe me ndikim afatgjatë në rritjen ekonomike. “Mungesa e

disiplinës dhe rregullave në mira-timin dhe zbatimin e projekteve të investimeve publike ka bërë që ato të dominohen nga PPP-të, të cilat kanë kosto më të lartë dhe efek-tivitet më të ulët. Edhe në bux-hetin e vitit 2019, ato do të shto-hen, ndonëse niveli i sotëm i tyre prej 31% të Produktit të Brend-shëm Bruto (PBB) është i lartë dhe me rreziqe.

Sfidat më të mëdha për vitin 2019 lidhen me nivelin e lartë të informalitetit dhe mungesën e in-vestimeve me efekte afatgjata. Qa-rkullimi dhe investimi i parave in-formale deformojnë tregun, godasin sektorët prodhues të ekonomisë dhe ulin cilësinë e investimeve publike. Ekonomia do të dominohet nga in-vestimet në sektorin e ndërtimeve të banesave dhe të koncesioneve ku paratë informale mund të përdor-en më me lehtësi. Të parat janë in-vestime që nuk sjellin efekte në rritjen ekonomike të viteve të ard-hshme, ndërsa të dytat do të mba-jnë peng pjesën e buxhetit për zh-villim në 10-15 vitet e ardhshme”, pohon Shehu. Ndërkohë, raporti ak-tual i Komisionit Evropian thek-son se rritja e mbështetjes tek PPP gjeneron detyrime potenciale dhe rrjedhimisht risqe fiskale. Njësia e sapokrijuar e rrezikut fiskal nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të monitoruar këto rreziqe.

Përfshirja e shtetit dhe subven-cioneve publike mbetet përgjithë-sisht e ulët në ekonominë shqiptare,

Ekonomi

Duke pasur parasysh nivelet shumë të larta të borxhit, forcimi i transparencës fiskale do të rriste besimin

e tregjeve dhe do të ulte rreziqet e fi-nancimit në tregjet e brendshme dhe të jashtme

Pagesat e qever-isë për këto kon-trata, sipas ligjit kufizohen në 5% të të ardhurave tatimore të vitit të kaluar

5

Sfidat më të mëdha për vitin 2019 lidhen me nivelin e lartë të informalitetit dhe mungesën e inves-timeve me efekte afatgjata

2019

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

11 E enjte, 30 maj 2019

Që nga viti 2011, janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të lar-gohen nga vendi për arsye emi-grimi, çka është e barabartë me popullsinë e një qyteti të mesëm si Durrësi, apo Fieri. Shifrat janë publikuar nga INSTAT, i cili ka përditësuar dhe të dhënat për vi-tin 2018. Përgjithësisht nga ven-di largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijëpersonave në vit, ku numri më i lartë raporto-het në 2011-2013, me 50-55 mijë në vit, që përkon dhe me fillim-in e periudhës së liberalizimit të vizave. Në vitet e mëpasshme numri është ulur, duke u luhatur mes 32-40 mijë të larguar në vit.INSTAT publikon dhe të dhënat për imigrantët, (ata që kthe-hen në vend), numri i të cilëve ka rënë dukshëm, nga 37 mijë të kthyer në 2011-n, në 23 mijë në 2018-n. Në tetë vjet kanë kthy-er në atdhe nga emigracioni rreth 215 mijë persona. Si rrjedhojë, migracioni neto, dmth diferen-ca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen, është negative. Nga viti

2016 ka një përkeqësim të treg-uesit të migracionit neto, që është rritur sërish, pasi numri i të ikurve mbetet i lartë dhe i të kthyerve ka rënë.Që nga viti 2011, popullsia është reduktuar neto me 141 mijë per-sona, vetëm si rrjedhojë e emi-gracionit. INSTAT i mbledh këto të dhëna përmes Anketës së Forcave të Punës. Të dhënat të tjera indirekte për numrin e azi-lantëve tregojnë se numri i per-sonave që kanë kërkuar të em-igrojnë mund të jetë shumë më i lartë. Psh në 2015-n, sipas të dhënave të Eurostat, aplikuan për azil nga Shqipëria rreth 69 mijë persona (në 2015-n, IN-STAT raporton 41 mijë emi-grantë). Në total nga viti 2011, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, duke u renditur ndër të parë të botë në raport me popullsinë. Ndërkohë, numri i atyre që ikin jashtë vendit dhe nuk kthehen më, pa u regjistruar si azilantë, nuk di-

het. INSTAT pritet të fillojë Cen-susin e popullsisë në 2020-n, i cili do të japë një ide më të qa-rtë të popullsisë që ka mbetur në vend dhe asaj që ka emigruar. Si-pas të dhënave të deritanishme, emigrantët e ikur në 8 vjet për-bëjnë rreth 12% të popullsisë që deklarohet se jeton në vend. Eu-rostat raportoi pak ditë më parë për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migra-cioni neto në krahasim me të gji-tha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017.Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga trevendet që raporton normë neg-ative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion neto prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2.

“Lumë” shqiptarësh braktisin vendin

Në komisionin parlamentar të Ve-primtarisë Prodhuese tri ditë më pare është diskutuar në lidhje me një projekt të OSHEE për leximin e matësit të energjisë elektrike një herë në tre muaj. “Dy muajt e tjerë që nuk bëhet leximi, klientit do t’i shkojë fatura në bazë të mesa-tares shumëvjeçare. Fatura e mua-jit të tretë do jetë faturë sistemuese, kështu është eksperienca dhe në Itali dhe në zona të tjera. Ne men-dojmë që diku nga shtatori mund të fillojmë në një zonë të caktu-ar, të fillojmë me leximin tre mujor, dhe pastaj në muajt në vazhdim të shohim ta zgjerojmë në dimensione më të gjëra. Duhet të ndërojmë të gjitha matësat, sepse janë të gjithë lehtësisht të manovrueshëm”, tha drejtori i OSHEE Ardian Çela.

Drejtori Çela do të shpre-

hej në kuvend se mbifaturimi vi-jon të jetë present, pavarësisht se tanimë klientët paguajnë detyrimet pa probleme. Por pranë ERE ende nuk ka një projekt me shkrim nga ana e OSHEE. Ky projekt ngre një serë problemesh. Në fakt me këtë mënyrë të re të mundshme faturi-mi implikohen çështje të lidhura drejtpërdrejt me konsumatorin, af-tësinë paguese të tyre, mentalite-tin e përgjithshëm të kosnumatorit shqiptar dhe raste të veçanta të rre-thanave jetësore të konsumatorëve. Nëse një konsumator i energjisë el-ektrike që në maj të 2018-ës jeton-te me familjen prej 5 vetash dhe sot jeton vetëm, pse duhet të pagua-jë një faturë 15 mijë lekë duke iu referuar majit të 2018-ës dhe të presë të kreditohet pas tre muajsh nga OSHEE?

Për pensionistët që përbë-jnë 24 % të popullsisë së ven-dit dhe sipas të dhënave zyrtare 30 për qind e punonjësve që mar-

rin pagën minimale të përcaktu-ar nga qeveria, që do të thotë për të paktën 54% të popullsisë që janë në vështirësi financiare për të

kaluar muajin, kjo mënyrë faturi-mi do të ishte e papërballueshme. Si këto, ka edhe raste të tjera të mundshme problematike: kur një konsumator mund të ndryshojë banesë dhe në atë të mëparshme ka harxhuar shumë më shumë en-ergji për shkak se ka jetuar me një familje të madhe dhe aktual-isht jeton vetëm. Si do të vijojë mandej rimbursimi apo llogarit-ja kredi-debi dhe e anasjellta mes kompanisë OSHEE dhe konsuma-torëve fundorë të energjisë?

Kjo mbetet për t’u sqaruar nga ana e OSHEE në përfundim të hartimit të projektit përfundimtar, e cila pritet të sqarojë gjithë ç’rr-jedh prej ndryshimit të mënyrës së leximit të sahatit dhe faturim-it e pagesës nga ana e konsuma-torit fundor.

Projekti i OSHEE për fatura të reja aforfe, ja çfarë problemesh lindin

Ekonomi

por rritja e mbështetjes tek PPP ngre potencialin e ndikimit të shtet-it në tregje të caktuara, thuhet në raport. Qeveria është angazhuar gjithnjë e më shumë në projektet PPP-të, veçanërisht për energjinë dhe transportin, ku ka marrëvesh-je çmimesh apo vëllimi për shër-bime dhe mallra. Pagesat e qever-isë për këto kontrata, sipas ligjit kufizohen në 5% të të ardhurave tatimore të vitit të kaluar dhe për

vitin 2018 ky kufi thuhet se është respektuar. Por, shumica e kontrat-ave ekzistuese të PPP janë përzg-jedhur në bazë të propozimeve të pakërkuara, të cilat reduktojnë konkurrencën në prokurime. Meg-jithëse legjislacioni i prokurim-it kohët e fundit është përmirësu-ar, zbatimi i prokurimit publik ka mbetur i mangët dhe vazhdon të perceptohet si jo transparent, thu-het në raport.

Azilantë shqiptarë

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

E enjte, 30 maj 201912 •

Sociale

Shqiptarët gjithmonë e më shumë po braktisin vendin e tyre. Sipas shifrave të përditësuara nga INSTAT

për vitin 2018, që nga viti 2011 janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjed-hur të largohen nga vendi për arsye emigrimi shifra që janë të barabarta me popullsinë e një qyteti të mesëm si Durrësi, apo Fieri. Shqiptarët kryesisht largohen nga vendi për arsye emigrimi. Përgjithësisht nga vendi largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijë personave në vit, ku numri më i lartë raportohet në 2011-2013, me 50-55 mijë në vit, që përkon dhe me fillimin e periudhës së liberalizimit të vizave, thuhet në raportin e Institutit të Statistikave.

INSTAT publikoi dhe të dhënat për imigrantët, (ata që kthehen në vend), numri i të cilëve ka rënë dukshëm, nga 37 mijë të kthyer në 2011-n, në 23 mijë në 2018-n. Në tetë vjet kanë kthyer në atdhe nga emigracioni rreth 215 mijë persona. Si rrjedhojë, migracioni neto, dmth diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen, është negative. Nga viti 2016 ka një përkeqësim të treguesit të migracionit neto, që është rritur sërish, pasi numri i të ikurve mbetet i lartë dhe i të kthyerve ka rënë.

Që nga viti 2011 popullsia është reduktuar neto me 141 mijë persona, vetëm si rrjedhojë e emigracionit.

Të dhënat të tjera indirekte për numrin e azilantëve tregojnë se numri i personave që kanë kërkuar tëemigrojnë mund të jetë shumëmë i lartë. Psh në 2015-n, sipas të dhënave të Eurostat, aplikuan për azil nga Shqipëria rreth 69 mijë persona (në 2015-n, INSTAT raporton 41 mijë emigrantë) . Në total nga viti 2011, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, duke u renditur ndër të parë të botë në raport me popullsinë. Ndërkohë, numri i atyre që ikin jashtë vendit dhe nuk kthehen më, pa u regjis-

Në një raport të publikuar nga INSTAT për vitin 2018, në

lidhje me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë duket se sëmundjet që prekin më shumë shqiptarët janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret. Në nivel popullsie sipas po këtij raporti kuksianët janë ata që vuajnë më së tepërmi nga sëmundjet e enëve të gjakut, ndërsa vdekshmëria më e lartë për shkak të sëmundjeve tumorale shënohet në Shkodër dhe Vlorë.

Ndërkohë vetëm gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën rreth 21 804

Raporti

Shqiptarët preken më shumë nga sëmundjet e zemrës dhe tumoretpersona ku përvec sëmundjeve të ndryshme kemi dhe shkaqet naryrale apo dhe aksidentet të cilat kanë si pasojë vdekjen. Përsa i përket së-mundshmërisë shpiptarët e humbin më shumë jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut të cilat zënë 53,5 të vdekshmërisë. Numrin më të madh e mbajnë sëmundjet e zemrës dhe ishemisë. Duke iu referuar shifrave të INSTAT vendin e dytë e zënë sëmundjet tumorale të cilat janë rritur, ndër tumoret më të përhapur është ai i aparatit tretës. Nga sëmundjet

tumorale më shumë duket se preken burrat ku vetëm gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën 32 burra për 100 mijë banorë, më shumë sesa gratë.

Gjirokastra ka numrin më të lartë të vdekjeve në 1 vit me 1194 perso-na duke u pasuar nga Korca e Berati. Numrin më të ulët e mban Tirana me 58 vit. Sociologët thonë se kjo lidhet me jetëgjatësinë, duke qenë se një pjesë e mirë e banorëve të Gjirokas-trës dhe Korcës kanë emigruar. Kanë mbetur moshat e mëdha, të cilët kanë numër më të lartë vdekjesh për shkaqe natyrore.

E barabartë me popullsinë e Durrësit

INSTAT publikon shifrat alarmante, 356 mijë shqiptarë kanë emigruar që nga 2011

truar si azilantë, nuk dihet.INSTAT pritet të fillojë Censin e popullsisë në 2020-n, i cili do të japë një ide më të qartë të popullsisë që ka mbe-tur në vend dhe asaj që ka emigruar. Sipas të dhënave të deritanishme, emigrantët e ikur në 8 vjet përbëjnë rreth 12% të popullsisë që deklaro-het se jeton në vend. Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga trevendet që rapor-ton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2.

Pse emigrojnë shqiptarët?Në 25 vite të demokracisë vendi

ynë është përfshirë disa herë në emigrime masive. Shqiptarët kanë emigruar ne fillim të demokracisë, në vitin 1997 për shkak të situatës me firmat piramidale, por banorët

e këtj vendi vazhdojnë të emigro-jnë masivisht dhe pse vendi ynë konsiderohet jo i prekur nga lufta duke “konkurruar” kështu dhe Sirinë e cila ka përjetuar luftëra civile përgjatë viteve të fundit. Shqiptarët emigrojnë për shkak të varfërisë që ka pllakosur gjithandej dhe sepse kanë humbur shpresën se vendi i tyre do të mund t’ju

ofrojë një të ardhme më të mirë. Të rinjtë shqiptarë diplomohen pa patur shpresë se do futen në tregun e punës, ata largohen kryesisht me idenë se do të stabilizojnë jetën jashtë vendit. Ata largohen, sepse nuk gjejnë punë. Shumica punojnë në call center-a ose kamarierë. Për këtë arsye dëshirojnë të largohen sa më parë nga vendi i tyre, ndonëse

shpeshherë nuk ndihen mirë në vendin ku kanë emigruar.

Sipas statistikave të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon, për sa i përket nivelit të varfërisë. Papunësia në Shqipëri është absolute, largohen për të gjetur një punë për të mbi-jetuar. Duke punuar për vendet e tjera ndodh që vendi ynë varfërohet gjithnjë e më shumë dhe shtetet e tjera pasurohen me djersën, mundin dhe sakrificën e shqiptarëve. Të tjerë fenomene që i shtyjnë shqiptarët të emigrojnë janë pagat e ulëta, sistemi arsimor apo edhe sistemi shën-detësor. Ata nuk arrijnë ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri pasi ky vend nuk u ofron as kushtet mini-male të jetesës, i largon humbja e shpresës. Emigrimi po shndërrohet në një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, një fenomen që ka paso-ja të mëdha negative për të ardhmen e ekonomisë, financave publike, por edhe në rrafshin social.

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

E enjte, 30 maj 2019 13•

Opinion

M iq, sot (dje) ne nje konfer-ence shtypi te perbashket Perfaqesuesja e Larte per

Politiken e Jashtme dhe sigurine e BE, Frederica Mogherini dhe Komisioneri per Zgjerimin dhe Fqinjesine i Komisionit Europian, Johannes Hahn njoftuan rekoman-dimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Une e pershendes rekomandimin e raportit te Komisionit te BE per hapjen e negociatave pavaresisht se une vleresoj se Shqiperia qe nga vjet nuk ka plotesuar asnjerin nga 13 kushtet e caktuara ne deklaraten e 27 qershorit te vitit 2016 te ministrave

Një vendim që e përshëndes por që më lë zemërthyer!Nga Sali Berisha

dimit te Komisionit Europian dhe do rendise se paku edhe njehere 13 kushtet e meparshme per tu plotesu-ar nga Shqiperia ne menyre qe te votohet per hapjen e negociatave me se afermi nga fundi i vitit 2020 per te mos thene edhe me vone. Por kesaj radhe nuk besoj se do kete eurokrate apo europarlamentare qe do vijne te mashtrojne shqiptaret siç bene fillim korrikun e vitit 2018 se negociatat u hapen.

Kesaj radhe Edvin Kristaq Mashtrimi nuk do arrije te hape shampanjen e festes per hapjen e negociatave apo te ndaje dekoratat per ata qe bene te mundur hapjen e tyre siç beri vjet. Kesaj radhe, ai deri ne fund te qershorit do jete flakur aty ku e ka vendin, ne koshin e plehrave te historise!

Kesaj radhe Edvin Kristaq Mashtri-mi nuk do arrije te hape shampanjen e festes per hapjen e negociatave apo te ndaje dekoratat per ata qe bene te mundur hapjen e tyre siç beri vjet. Kesaj radhe, ai deri ne fund te qershorit do jete flakur aty ku e ka vendin, ne koshin e plehrave te historise!

Rekomandimi pozitiv per celjen e negoci-atave të Shqipërisë nuk është një sur-prizë dhe as hera e parë për vendin tonë.

Është rekomandimi i katërt që nga viti 2016. Në një analizë të ftohtë kjo do të thotë:

1. Qeveria nuk i kishte çelur ne-gociatat ashtu siç deklaroi në delir të plotë Qershorin e vitit 2018 dhe këtu del qartë loja politike që qeveria bën me këtë proces të rëndësishëm për cdo qytetarë shqiptarë.

2. Negociatat kanë ende një rrugëtim të gjatë për të marrë një dritë jeshile sepse gjithcka do të varet nga provimi më I vështirë që duhet të kalojmë në mbledhjen e Këshillit Europian dhe shpresoj që ekzekutivi të tregoj përgjegjshmëri dhe seriozitet në këtë sfidë që ka përpara. Sot që flasim janë mini-mumi katër shtete anëtare të pozi-cionuara qartë në votën kundër.

3. Rekomandimi pozitiv tregon rolin e katalizatorit që ka Komisioni Europian në lehtësimin e rrugës inte-gruese të Shqipërisë dhe vendeve aspirante, për t’i dhënë një shtysë

Çfarë duhet të kuptojmë nga rekomandimi i katërt për negociatat, Shqipërisë i mungon maturia politike

Nga Klajda Gjosha

me mos funksionimin e shtetit, mungesën e shtetit ligjor, mungesën e dialogut politik, çështjet e krimit organizuar, korrupsionit dhe shkel-jen flagrante të të drejtave të njeriut ku përfshihet edhe e drejta e pronës. Kjo kërkon një udhërrëfyes urgjent që do të koordinonte intitucionet mes njëra tjetrës për plotësimin e këtyre kushteve thelbësore.

7. Theksi i vecantë është ven-dosur te kriteri ekonomik dhe dhe te papunësia, duke vënë në dukje sistemin e dobët ekonomik dhe duke e kthyer tashmë një kusht të rëndë-sishëm në vazhdimësinë e procesit.

Shqipërisë sot i mungon maturia politike më shumë se cdo aspekt tjetër që i nevojitet asaj për të përm-bushur këtë detyrë historike për një Shqipëri europiane. Teknikisht debati do të ishte shumë i gjatë dhe druaj se argumentat do të shkonin në favor të cilësdo palë për t’u mburrur. Rekomandimi pozitiv është vetëm një shtysë për procesin, sfidat tona janë të pafundme dhe askush nuk duhet të ketë kohë për të humbur dhe për ta kthyer këtë në debatin e përhershëm të triumfit apo dështimit politik!

edhe vendeve anëtare të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor.

4. Komisioni Europian do të duhet të qëndroj fort në qëndrimet e mbajtura deri tani për të ruajtur edhe kredibilitetin kundrejt vendeve anëtare. Debat ky që ka qënë në qendër të vëmendjes të BE kur flitet edhe për një reformim të brendshëm të mënyrës si funksion BE sot dhe

institucioneve të saj!5. Rekomandimi pozitiv vjen

edhe si pasojë e nevojës ekzisten-ciale që Shqipëria ka për të mos u ndarë nga blloku me Maqedoninë e Veriut. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte shkatërruese për perspektivën europiane të vendit tone.

6. Raporti në brëndësinë e tij ngre çështje serioze që kanë të bëjnë

te jashtem te vendeve anetare te BE. Une e pershendes dhe mbesht-es rekomandimin e Komisionit sepse kam qene dhe jam i bindur se hapja e negociatave do ndihmonte ne menyre te padiskutueshme ne plotesimin e kritereve dhe kushteve te kerkuara qe Shqiperia te perparoje drejt anetaresimit ne BE.

Perveç ketyre pershendes reko-mandimin e Komisionit per hapjen pa kushte te negociatave duke hedhur poshte keshtu pretendimin se protes-tat e opozites dhe vendimi i saj per te djegur mandatet pengojne apo dem-tojne hapjen e negociatave me BE. Por perseri dua te them se megjithe rekomandimin e hapjes pa kushte te negociatave une mbetem zemerthyer. Kjo sepse ne vleresimin tim, megjithe rekomandimin per hapjen pa kushte

te negociatave, jemi identik si para skenarit te nje viti me pare.

Vjet Komisioni, njelloj si kete vit rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Mirepo pavaresisht nga kjo, ministrat e jashtem te BE hodhen poshte me unanimitet kete rekomandim dhe, po me unanimitet, caktuan 13 kus-hte qe duhet te plotesonte Shqiperia ne menyre qe Keshilli i Ministrave te vendoste ne qershor te vitit 2019 qe vendimi te merrej pasi te shqyrtohej plotesimi i kushteve ne dhjetor te vitit 2019.

Une jam zemerthyer se ne gjendjen aktuale, ku asnjera nga 13 kushtet e kerkuara nuk jane plotesu-ar ndaj dhe ne bindjen time Keshilli i Ministrave do mbaje te njejtin qen-drim qe mbajti vjet ndaj rekoman-

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

E enjte, 30 maj 201914 •

Opinion

Perdja e synimeve për të kontrolluar politikisht në Shqipëri arsimin e lartë universitar, shkencën dhe kërkimin shkencor, më tej akoma, vetë botën e ideve dhe të dijes në përgjithësi,

po ngrihet përditë e më tepër! Ende pa u ulur mirë në kolltuqet e uzurpuara të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, Vasil Tole dhe Salvatore Bushati, shpaloset një plan tjetër ogurzi për liritë dhe të drejtat demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri.

Fantazma e diktaturës po shfaqet nëpërm-jet deputetes Eglantina Gjermeni, e cila pasi depozitoi përpara dyjavësh në Komisionin e Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit Publik projektligjin e rrëmbyer nga ministria e arsimit, në mënyrë antikushtetuese sepse nuk e ka sho-qëruar as sot e kësaj dite me një raport financiar, qysh të hënën e parë pas zgjedhjeve, pra pardje, ka paraqitur propozime shtesë në atë Komision. Ugurzeza. Sigurisht poqese do të ishte fjala për propozime të vetë Eglantina Gjermenit nuk do ta kisha marrë mundimin të harxhoja as një minutë kohë. Nuk do të shqetëshesha. Nuk mendoj se ajo është në gjendje të sjellë as dik-taturën dhe as demokracinë.

Problemi mbetet se është zgjedhur pikërisht ajo që të promovojë propozime ligjore të mbrapshta, tinzare dhe fshehurazi komunitetit shkencor dhe universitar të vendit, pas kurrizit të tij, pa u konsultuar me të, t’i nguli thikën pas shpine lirive universitare dhe shkencore. Dhe të mendosh se ky njeri dikur ka qenë pjesë e komunitetit administrativ dhe pedagogjik të Universitetit të Tiranës!!! Përse Eglantina Gjer-meni kujtohet pak ditë pasi ka prurë në Komi-sion një projektligj të rrëmbyer në ministrinë e arsimit, ku drejtojnë njerëz që as qimen nuk po e heqin dot nga qulli, pra krejt të paaftë, të sjelli ndryshime të tjera, pra sikurse shkruan vetë, të sjelli «përmirësime» të tjera?

Çfarë e bëri atë të «përmirësohet» kaq shpe-jt? Asgjë tjetër nuk ka ndodhur veç uzurpim-it të premten që kaloi, në mënyrë antiligjore, nëpërmjet një «puçi ushtarak» të Akademisë së Shkencave. Pasi drejtuesit e saj u rehatuan atje, sigurisht tani u ka ardhur oreksi i ri, ose ndjehen të lirë ta zgjidhin rripin dhe të tregohen tamam ashtu sikurse erdhën pra si «imponuesit» ose cenzorët e shkencës, arsimit të lartë dhe ideve në Shqipëri. Nga propozimet e reja ligjore që Eglantina Gjermeni sjell për llogari të Skënder Gjinushit dhe të implikuarve me të në Akadem-inë e Shkencave, Vasil Tole dhe Salvatore Bushati, Akademia e Shkencave del nga suaza e vet institucionale dhe paraqitet si kamzhiku i qeverisë ndaj universiteteve, agjencive publike të kërkimit shkencor, instituteve shkencore dhe të gjithë botës të ideve dhe kualifikimit shken-cor në Shqipëri.

Tani çdo doktor apo doktorant, cdo peda-gog që kërkon një titull shkencor, çdo univer-sitet apo senat, cdo ekip kërkimi shkencor, cdo kërkues shkencor duhet të bëjë kujdes të jetë në përputhje me politikën qeverisëse sepse janë të vëzhguar nga syri vigjilent i saj, Akademia e Shkencave e Skënder Gjinushit, Vaso Toles dhe Salvatore Bushatit. Po le të kthehemi pa humbur kohë te propozimet e reja ligjore të mbrapshta dhe tä paditura të Eglantina Gjer-menit! Sipas saj, fjalë për fjalë, «Akademia e Shkencave duhet të orientojë dhe monitorojë kërkimin shkencor nga institucionet publike në varësi të nevojave të qeverisjes të vendit...»

Diktatura po troket te porta! Të ngrihemi në këmbë!

Nga Artan Fuga*

Shihni çfarë perversiteti që e kthen shkencën edhe kërkimin shkencor në shërbëtorë të qever-isjes! Kush nuk është në përputhje me këto nevoja, për rrjedhim nuk quhet madje kërkim shkencor. Një përkufizim dhe një funksion kaq banal dhe mediokër të shkencës dhe kërkimit shkencor nuk mund ta bënte kush! Por ajo që na intereson këtu nuk është niveli shkencor i kësaj teze, por te rrezikshmëria e saj sociale sepse tani se çfarë duhet të bëjë shkenca në Shqipëri kjo lidhet me nevojat e qeverisjes që sigurisht i for-mulon qeveria kurse Akademia e Shkencave na u ktheka në një burmë dhe rrotë që monitoroka se kush është në përputhje dhe kush nuk është me politikat qeveritare! Ndofta për këtë cilësi vëzhgimi ka të specializuar në atë Akademi qysh nga kohët e sigurimit të shtetit!!!

Dhe fantazma e diktaturës nuk ndalet sepse nëpërmjet fjalëve të saj ajo rrotullohet sipër kokave tona si çomange: «Autoriteti i saj akademik (pra i Akademisë të Shkencave. Shën. im) duhet të jetë garanti i vlerësim-it objektiv të punimeve shkencore me të cilat me të cilat përfitojnë titujt e pretenduar në të gjitha fushat...». Këtu deliri i Eglantina Gjer-menit dhe atyre që kanë uzurpuar Akademinë e Shkencave nuk njeh asnjë kufi. Edhe rrësh-kitja drejt një diktature mbi kërkimin shkencor dhe idetë në shoqërinë shqiptare është tërësore. Vini re: «Autoritet është garanti i vlerësimit objektiv»!!! Përcaktimi i një autoriteti si garant i të vërtetave është një politikë që ka qenë në fuqi në Mesjetën e hershme dhe të Mesme . Në kohën e Inkuizicionit veçanërisht! Unë dyshoj nëse Eglantina Gjermeni, Skënder Gjinushi ose ta zemë Salvatore Bushati dinë ndonjë gjë pak a shumë të qendrueshme nga historia e Mesjetës, por që autoriteti i kujtdoqoftë të konsiderohet si garant «vlerësimi objektiv» në shekullin e XXI, këtë mund ta bëjë vetëm dikush që nuk ka turp që padijen e vet ta shpalli në publik ose ta çojë si normë ligjore në Kuvend!

Universitarët dhe shkencëtarët, intelektualët dhe ata që duhet të kualifikohen këtej e tutje duhet të jenë në përputhje jo me faktet edhe me të vërtetat por me autoritetin e Akademisë së Shkencave që zëvendëson Zotin mbi tokë, që ngrihet në nivelin e kamxhikut të qeverisë me politikat e së cilës duhet të jenë në përputhje të gjithë. Po ata shkencëtarë, studjues, intele-ktualë që larg qoftë zbulojnë të vërteta që janë në kundërshtim me autoritetin e Akademisë së Shkencave ose të anëtarëve të saj një pjesë e madhe e të cilëve ka sëpaku 32 e vjet që nuk ka ndonjë botim shkencor të realizuar? Atëhere aq më keq për shkencën! Ligja shqiptare i jep të drejtë autoritetit të Aristotelit, më falni të Eg-lantinës, dhe atyre që qendrojnë pas saj.

Kujdes! Kështu ndodh edhe me ata që duan të kualifikohen. Shikoni gjuhën përbuzëse të politikës, të deputetes, të diktaturës të ideve. Flitet për kërkues shkencorë që «pretendojnë» tituj, jo që i meritojnë!!! Sepse sipas kësaj gjuhe plot mllef titujt pretendohen, nuk meritohen! Edhe këta duhet të jenë në përputhje me atë që i shkrepet kryesisë të Akademisë së Shkencave si autoriteti që garanton vlerësimin objektiv të rezultav të kërkimit shkencor.

Mua më ka filluar të më marrë malli kur Akademinë e Shkencave e drejtonte prof. Gu-dar Beqiri sepse të tilla budallalliqe dhe ëndërra diktatoriale së paku nuk besoj se atij i shkonin ndërmend! Por pasardhësve të tij u pëlqen dhe duan t’i venë në jetë! Kaosi institucional

ku ndodhet zëvendësministri për shkencën ne ministrinë e arsimit, zoti Redi Shtino, duhet të jetë i përmasave tragjike. Nga njera anë në arsimin e lartë ka një ligj që u akordon uni-versiteteve të drejtën e dhënies së titujve dhe gradave shkencore, nga ana tjetër del Eglantina dhe Akademia e Shkencave që e akaparon këtë për vete! Sepse ajo përfaqëson qeverinë pra! Ajo është syri besnik i qeverisë.

Madje Akademia e Shkencave e drejtu-ar nga Skënder Gjinushi, sipas Eglantinës si zëdhënëse e interesave të saj, orienton edhe Ministrinë e Arsimit, madje këshillon dhe i bën oponencë dhe qeverisë! Edi Rama do të shohë shumë shpejt sesi Skënder Gjinushi do t’a këshillojë, orientojë dhe do t’i bëjë recenca!!! duke u ngritur në rolin e Liderit Suprem ose Timonierit të Ideve! Eglantina po punon fort për këtë! Madje duke kërkuar përfaqësimin gjinor në Akademinë e Shkencave, pra si në politikë, t’a imagjinojê veten shumë shpejt atje! Që Ak-ademia e Shkencave t’a luajë rolin e syrit vigji-lent të qeverisë, Eglantina Gjermeni propozon: «Kësisoj, prezenca ligjore e autoritetit akade-mik, të Akademisê në institucionet që kryejnë ose çertifikojnë kërkimin shkencor do të rriste cilësinë…». Budallalliku i një ideje nuk ka brirë, as dëshira për të vendosur diktaturën e Akademisë së Shkencave mbi institucionet ar-simore dhe shkencore që ligja i njeh të pavarura dhe që tani e humbin pavarësinë.

Akademia e Shkencave, deritani, Eglanti-na Gjermeni na thoshte se ishte autoritet, tani shkon edhe më tutje në urinë pushtetore të Kryesisë të Akademisë të Uzurpuar të Shken-cave dhe e paraqet si autoritet që u imponohet universiteteve dhe instituteve shkencore, të gjitha institucioneve publike, me anë të ligjit! Autoriteti shkencor i vendosur me anë të ligjit. Gjeni të tillë pozicionim të ndonjë Akademia Shkencash në botë veç kësaj tonës që paskka luajtur nga fiqiri sikurse deputetja e propozon si pjesë e shumices socialiste në Kuvend.

Mos është e vërtetë hipoteza e Kantit se pa opozitën në Parlament pushtetarët çmenden?!

Drejtuesit, thotë ligja në fuqi, në institucio-net shkencore dhe universitare zgjidhen nga personeli. Kjo është norma demokratike euro-piane. Kurse «autoriteti» akademik, Skënder Gjinushi dhe bashkëpuntorët e tij u dashkan të emërohen në çdo skutë të agjencive publike me anë të ligjit. Përsëri roli i Ajatollahut! Mos i shkon ndërmend dikujt të bëhet Junta diktato-riale e mendimit dhe e rezultateve të kërkimit shkencor në Shqipëri? Rreziku është te porta. Eglantina Gjermeni, mbështetur në hapin e saj të parë nga 14 deputetë të shumicës po e propozon këtë juntë kundër ligjeve në fuqi dhe kundër Kushtetutës në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik të Kuvendit.

Madje as Akademia e Albanologjisë nuk ka më vlerë sepse sipas përcaktimeve të propozi-meve në Kuvend «Duhet… përforcuar në mënyrë të veçantë roli i padiskutueshëm dhe i domosdoshëm që Akademia e Shkencave mund dhe duhet të luajë në studimet Alban-ologjike.» Lajthitja do të ishte këtu qesharake sikur të mos na trishtonte shfaqja e fantazmës të diktaturës. Pra Akademia e Shkencave na del jo vetëm si garante e vlerësimit objektiv shken-cor, por edhe që bën vetë studime. Pra, garan-ton edhe vlerësimin objektiv të vetvetes!

Tamam si Zoti që askush nuk e gjykon, por që mund të gjykojë vetëm vetveten! Kurse rolin e saj

Madje Akademia e Shken-cave e drejtuar nga Skënder Gjinushi, sipas Eglantinës si zëdhënëse e interesave të saj, orienton edhe Ministrinë e Arsimit, madje këshillon dhe i bën oponencë dhe qeverisë! Edi Rama do të shohë shumë shpejt sesi Skënder Gjinushi do t’a këshillojë, orientojë dhe do t’i bëjë recenca!!! duke u ngritur në rolin e Lid-erit Suprem ose Timonierit të Ideve! Eglantina po punon fort për këtë! Madje duke kërkuar përfaqësimin gjinor në Akademinë e Shkencave, pra si në politikë, t’a imag-jinojê veten shumë shpejt atje! Që Akademia e Shken-cave t’a luajë rolin e syrit vig-jilent të qeverisë, Eglantina Gjermeni propozon: «Kësisoj, prezenca ligjore e autoritetit akademik, të Akademisê në institucionet që kryejnë ose çertifikojnë kërkimin shken-cor do të rriste cilësinë…»

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

E enjte, 30 maj 2019 15•

Opinion

Deutsche Welle: Gjermania ende pa opinion zyrtar për negociatat me Shqipërinë

Raporti i komisionit të BE-së reko-mandon çeljen e negociatave me

Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ky rekomandim duhet të shqyrtohet tani në 28 shtetet anëtare. Njëri prej të cilëve është Gjermania.

Qeveria gjermane ende nuk ka kri-juar një opinon unik për çeljen e nego-ciatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nërsa ministri socialdemokrat i Evropës, Michael Roth, rekomandon qartazi çejen e negociatave, kabineti i kancelares Angela Merkel pret pro-gres-raportet që ta shqyrtojë me hollësi vendimin e komisionit.

E pyetur në konferencën e rregullt për shtyp nga DW për këtë çështje zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjer-mane Martina Fietz tha, se “do ta analizojmë me kujdes dhe pastaj do të shohim se cilat janë konkluzionet operative që do të ndërmarrim”.

Por sikurse i ka deklaruar agjencisë gjermane të lajmeve DPA, kryetari i komisionit të Bundestagut për Europën, deputeti kristiandemokrat Gunther Krichbaum, nga ana e unionit konserva-tor “mund të jetë tetor kur të merret një vendim”. Sipas tij “sigurisht që s’pritet gjë” me një votë pozitive të 28 vendeve anëtare në mes të qershorit.

Në prag të publikimit të pro-gres-raporteve të Komisionit të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanin Perëndi-mor, ministri gjerman i shtetit, Michael Roth, i është drejtuar opinonit të sotëm gjerman me një koment të botuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Michael Roth, i cili është edhe vetë deputet socialdemokrat, por edhe përgjegjës për politikën gjermane në Bashkimin Evropian, ka përsëritur kërkesën për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pjesën për Shqipërinë, ministri shtetit thotë se “në vështrim të parë situata mund të duket më e komplikuar. Por arsyeja është sepse opozita ia del vazhdimisht që të prod-hojë tablo dramatike – në vend që të garojë me qeverinë me ide konstruktive në parlament, të cilin për momentin e bojkoton.” Roth tërheq vëmendjen se: “Kjo politikë e papërgjegjshme penguese nuk duhet të fshehë atë që ka arritur vendi.” Duke përmendur këtu reformën e drejtsësië, bashkëpunimin e suksesshëm të organeve shqiptare të sigurisë, me partnerët gjermanë, austriakë dhe italinë si edhe rishtazi me agjencinë kufitare të BE-së, Frontex.

në albanologji do ta realizojë si duket me studjues-in e luleve, të këngëve partizane, të leshterikëve të liqenit të Shkodrës, apo edhe të Kushtetutës të vitit 1974!!! Eshtë njësoj sikur Zidani të ishte tra-jner i një ekipi boksierësh ose çiklistësh!

Dikur kur dëgjoheshin të tilla fjalë në fillim vere, me urgjencë thërritej : Ndihmë!!! Komu-niteti shkencor, universitar i vendit, agjencitë e arsimit të lartë, institutet shkencore, bota e ideve, intelektualët ndodhen, shihet qartë, për-para rrezikut të një diktature në fushën e ideve, shkencës, kulturës, dijes.

Neni 55 po vjen! Agjitacion e propagandës kundër qeverisë! Akademia e Shkencave po mbron një projektligj që e kthen atë në polici të trurit, në hetuesi të dijes dhe kërkimit shken-cor! Kërkon kryetari i akademisë së shkencave të shndërohet në një Ajatollah, pra në një lider i ideve të tranzicionit shqiptar? Kemi një zh-danovizëm të egër?

Synohet që Akademia e Shkencave të kthe-het në Pallat të ëndërrave! Do të kthehet dija universitare në një propagandë qeveritare nën kontrollin e sektorit të agjit-tropit në Akadem-inë e Shkencave?

stitucion që me ligj imponon standartet metod-ologjike të kërkimit shkencor! Po liria e kërkimit shkencor, liria e ndërgjegjes, liria e ideve, plural-izimi i ideve, ku shkoi, ku shkoi kjo e drejtë që garanton Kushtetuta në Shqipëri?

Diktatura po afron. Kujdes! Ne duhet te jemi vigjilentë dhe aktivë, në asamble, senate, rektorate, departamente. Të tilla ligje nuk duhet t’i lemë të kalojmë sepse përndryshe turpi dhe harxhet do të jenë mbi kurrizin tonë!

Një grevë e përgjithshme e universitarëve dhe e punonjësve shkencorë do të ishte ende pak për të protestuar kundër këtyre përpjekjeve kobzeza! Komisioni i Edukimit dhe i Mjeteve të Informimit Publik duhet të mos pranojë fare t’i marri në shqyrtim propozimet e Eglantina Gjermenit, sikurse duhet t’a shpalli antikus-htetues dhe nul prezantimin e saj të parë të një projektligji që nuk është i saj, por i marrë hua, dhe që paraqitet me mungesa që i kërkon Kus-htetuta të ishin plotësuar!

*Titulli original i autorit i hedhur në faqen e tij në FB është:

Kamzhiku i Qeverisë mbi liritë universitare dhe të mendimit shkencor

Të tilla propozime si ide, e them me përg-jegjësi e pedagogut të lëndës të metodave të kërkimit shkencor, as në kohën e fashizmit në Itali, as në kohën e nazizmit në Gjermani, ndonjë intelektual nuk ka guxuar t’i paraqe-si përpara ligjëvënësit. Dhe mos harrojmë se gjithçka bëhet me bekimin e deputetëve të shu-micës qeveritare në Kuvend dhe me aprovimin e kryeministrit Edi Rama! Ka ardhur koha që rektorët të zgjohen ose të ikin! Senatet të zgjo-hen ose të ikin! Ne si profesorë të ngrihemi në këmbë për të mbrojtur lirinë e kërkimit shken-cor ose të ikim nga sytë këmbët!

Diktatura po troket te porta! Ngrihemi në këmbë!

Vec budallallikut, mediokritetit, delireve për pushtet, është dhuna që po kërcënon mendimin e lirë! Sot se nesër është vonë! Unë po ju dal borx-hit! Përndryshe do të jeni të detyruar të respektoni si ligj paditurinë e Eglantina Gjermenit dhe uzur-puesve të Akademisë të Shkencave që thonë se Akademia e Shkencave ka të drejtën dhe detyrën «të promovojë standardet e reja të kërkimit shken-cor si edhe të garantojë respektimin e tyre…». E imagjinoni makabritetin që propozohet! Një in-

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 30 MAJ 2019 Nr. 4442, ÇMIMI ... · PROGRES RAPORTI I KE Sondazhi/ Rezultatet e plota Faqe 5 Bashkia vepron në orët e natës Faqe 9 GAZETË E PËRDITSHME

E enjte, 30 maj 201916 •

CMYK

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Merret me të kaluarën.10. Caterina e këngës italiane.17. Kush është... nuk është aspak tërheqës.19. Eshtë fe japoneze.21. Tommy… Jones aktor.22. Janë tek në Brazil.24. Një pjesë e alkimistëve.25. Ajo e punës paguhet.27. I mungon të lëkundurit.32. Ishte ferr.33. Paguhen për të luftuar.34. Ndjehet në kufij.

37. Ndjek por… jo dje.39. Një parafjalë.40. Kështu thirret skuadra e Napolit.41. Sharon aktore. 43. Zanafilla e…zanafilës.44. Në krye të armatës.45. E ka simbolin Co një i tillë.47. Ushtrohet një me… dhunë.46. Në krye të ekstremeistëve.48. Eshtë lloj papagalli.50. Guximi në kufij.52. Dy shkronja për disa.53. As unë, as ti.54. Eshtë veshje sportive.

56. Preminger i kimenasë.57.Art që këndonte me Paul Simon.60. Raketa pa zë.61. Një pjesë e largësive.62. Fillojnë pushimet.63. Një klasifikimin me CD.64. Fund ushtrie.65. Eshtë llahtar.67. Institute Bukurie italiane.68. Rifillojnë nga kreu.69. Ka shpejtësi fantastike.71. Një pjesë e tartarëve.72. Eshtë shtet me Java dhe Sumatra.73. Një lloj…. njeriu.

HORIZONTALE1. Në fund majtas -Janë si deve -Janë në fazë -Mbretëron një në kaos 2. Janë dukuri -Kështu fillon hetimi -Një komandë në computer 3. Kanë aderuar në parti -Sir... që qe aktor, regjisor e dramaturg britanik4. Morissette këngëtare -Janë aftësitë për telepati -Të fundit në studim

5. Mbetet në fund -Diftong në teatër -Si karateristike -McKellen aktor -I ka tek tenda 6. Claude-Oscar piktor -Kanë bërë gjynahe -Një stacion i famshëm orbital7. Inicialet e Reitman regjisor -U shkrua nga Aristofani -Duhen fituar me djersë8. Girone aktor -Pacino aktor -Poeti kur nuk pi -Coelho i Alkimisti

-Hidhte një një në tavëll9. Ai i Shenjtë është papa -Inicialet e Selleck -Fare pa fe -... Paulo qytet në Brazil -Një zhvillohet me temë10. Hapet një për ajër -Ishin prijësat si Çerçiz Topulli -Një mund të jetë fetar 11. Fiorucci i modës -Bëhet duke u bërë i madh -Letra pa kufij -Campion regjisore

12. Nënkupton sintetizatorin -Jean King ish-teniste -Një eksploziv

VERTIKALE1. Gjysma e afatit -Janë edhe ato arabe të bashkuara2. Ulen në dhomën e lartë -Nota e diapazonit3. Ngelur pa gur -Ndërmjet është ndryshe4. Është për të pirë -Pak elokuente -Tre në Rotterdam5. Është porosi e fundit -Fillojnë titrat6. Mbahet me inat -Inés aktore7. Sastre aktore -Gjysmë milion -Gjysmë arrest8. Fletë pa kufij -Gjysma e testit -Këndohet në opera9. Inicialet e Thompson aktore -Janë artistë si Edouard Manet10. Një ushqim gratis -Inicialet e Binoche

10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 221 2 3 4 5 6 7 8 9123456789

101112

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

11. I takojnë fituesit -I ka tek klani12. Përplasen me gatitu -Sapo fillojnë13. Afërdita ndryshe -Një thirrje me emra14. Kështu fillon romani -Thur ode15. Është dëshirë e zjarrtë, djegie nga malli. -Gjysma e drerit16. Agolli që qe aktore -Duhan pa kufij17. Gjysmë tandem -Thuren për t’u realizuar.18. Young rockstar -Janë indigjenët që kërcejnë haka19. Heche aktore -Mirë në qendër -Ekstreme jetimi20. Ritmon pa çifte -Janë destabilizuese21. Costner aktor -Dashuron Pamina-s22. Inicialet e Reitman regjisor -Nëna e Ciceronit -Telefoni në kartëvizitë

VERTIKALE1. Gjysma e hallit2. Sastre aktore.3. Pak sterilitet.4. Në krye të titullarëve.5. Fillojnë operacionin.6. Mund të jetë rrallë.7. Italia në Internet.8. Ajri i Londrës.9. Inicialet e Kidman.10. Të parat në cilësi.11. Mbyllin një dyqan.12. Një vend nisjeje.13. Qe zot i erërave.14. Ulërasin si.. ujqër.15. Lëviz në kufij.16. Eshtë ajo që më përket.18. Ai i Hekurt ishte otto Bismarck.20. Janë llogari që.. qërohen.22. Emër vajze.23. Janë ato që janë të njëllojta.25. Eshtë zonjë që ha… gurë.26. Mund të jetë i posaçëm në…

kronikë.27. Janë proceset në… mbledhje.28. Yoko e John Lennon.29. Eshtë vepër taumaturgu.30. Ente Ekonomike Autonome. 31. SuperPippo në… tani trainer.33. Udhëhoqi Marshimin e Madh.35. Bëheshin me “Virgjëreshën e Nurembergut”.36. Urdhëroi masakrën e foshnjeve.38. Një det i bukanierëve.40. Prek me një re.41. Mbyllin kurse.42. Një sport me stilt ë lirë.47. Eshtë pëlhura për.. kilt.49. Eshtë i shtatë me kinemanë.51. Mbishkrimi në kryq.55. Fillojnë tatëpjetën.58. Inicialet e Petrarca-s.59. Kaluar në krye.66. Qëndron ndryshe.69. Janë tek në doza.70. Fund ditari.