16
KUVENDI TËRHIQET NGA SHKARKIMI KUVENDI TËRHIQET NGA SHKARKIMI Raporter për Shqipërinë në CDU/CSU Faqe 4-5 Klajda Gjosha Faqe 4 GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 28 KORRIK 2020 Nr. 4734, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Koronavirusi Përkeqësohet situata, 117 raste të reja me Covid-19, gjashtë humbje jete Viti 1954 Letra e Koliqit, pse shkaktoi zemërim e inat shkrimi i Mustafa Krujës tek “Shejzat” Budina kërkesë Ramës Regjizori: Më lejo të luaj në sheshin e rrënuar të Teatrit shfaqjen time Ligji për Referendumet! Presidenti: Po afron ora që populli të rimarrë sovranitetin në duart e tij Aktualitet Faqe 6 Dossier Faqe 8 Kulturë Faqe 16 Politikë Faqe 2 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Ndalimi i koalicioneve, frikë e Ramës për humbjen e pushtetit. Qeveria e ka sabotuar integrimin! Mesazhi i Gjermanisë, Schmidt: “JO” ndryshimeve në Kushtetutë pa opozitën jashtëparlamentare << 2-3 FLET DEPUTETJA Suzana Topi: “Venecia” i vuri vulën drejtësisë së Presidentit. Parlamenti duhet shpërndarë Faqe 3 Opozita e Bashkuar letër PS: Hiqni dorë nga ndryshimet kushtetuese të njëanshme, jemi të hapur për dialog Flet juristi Jordan Daci: Kuvendi nuk është institucion me opsion faljeje, ose thotë që e ka shkelur dhe e shkarkon ose nuk e ka shkelur. “Venecia” ndali turravrapin antikushtetues të mazhorancës INTERVISTA INTERVISTA Dhimbja e kokës nga vapa; Masa dhe kujdesi që duhet të tregoni Faqe 12-13 Anemia, si kurohet me receta popullore. Ushqimet që ju duhen OSBE në krizë, ka ngelur pa timon Kushtetutë apo diktat Zgjedhjet në universitetet, si dështimi i fundit i ligjit të arsimit të lartë Nga “Financial Times” Nga Çlirim Gjata Nga Dr. Albano Zhapaj Opinion Faqe 9 Faqe 10 Faqe 11

GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 28 KORRIK 2020 Nr. 4734 ... · KUVENDI TËRHIQET NGA SHKARKIMI Raporter për Shqipërinë në CDU/CSU Faqe 4-5 Klajda Gjosha Faqe 4 GAZETË E PËRDITSHME

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • KUVENDI TËRHIQET NGA SHKARKIMI KUVENDI TËRHIQET NGA SHKARKIMI

    Raporter për Shqipërinë në CDU/CSU Faqe 4-5 Klajda Gjosha Faqe 4

    GAZETË E PËRDITSHMEE MARTË, 28 KORRIK 2020

    Nr. 4734, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

    DHE GREQI 1 EURO

    KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

    e-mail: [email protected]@standard.al

    Botim i “standard”

    Koronavirusi Përkeqësohet situata, 117 raste të reja me Covid-19, gjashtë humbje jete

    Viti 1954 Letra e Koliqit, pse shkaktoi zemërim e inat shkrimi i Mustafa Krujës tek “Shejzat”

    Budina kërkesë Ramës Regjizori: Më lejo të luaj në sheshin e rrënuar të Teatrit shfaqjen time

    Ligji për Referendumet!Presidenti: Po afron ora që populli të rimarrë sovranitetin në duart e tij

    Aktualitet Faqe 6

    Dossier Faqe 8

    Kulturë Faqe 16

    Politikë Faqe 2

    CMYK

    nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

    Ndalimi i koalicioneve, frikë e Ramës për humbjen e pushtetit.

    Qeveria e ka sabotuar integrimin!

    Mesazhi i Gjermanisë, Schmidt: “JO” ndryshimeve në Kushtetutë pa opozitën jashtëparlamentare

    RAMA, I HUMBURI I PËRHERSHËM PËRBALLË METËSRAMA, I HUMBURI I PËRHERSHËM PËRBALLË METËSKomisioni pranoi se nuk ka shkelje nga Komisioni pranoi se nuk ka shkelje nga Presidenti për anulimin e zgjedhjeve. Presidenti për anulimin e zgjedhjeve.

    Automatikisht, 30 Qershori i pavlefshëm!Automatikisht, 30 Qershori i pavlefshëm!

  • E martë, 28 korrik 20202

    Mazhoranca votoi dje po-thuajse në bllok për të mos shkarkuar presi-dentin e republikës, Ilir Meta. Raporti për mos shkarkimin e Metës u votua dje ne Kuvend nga 78 deputetë pro, 17 kundër dhe 8 absten-im. Ulsi Manja, ne cilësinë e Kreut të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit njoftoi deputetët për konkluzionet e raportit me 44 faqe. Ai tha se presidenti sipas tij e ka shkelur dy herë Kushtetutën si në ras-tin e zhdekretimit të zgjedhjeve, ash-tu edhe në rastin e emërimit të Mar-sida Xhaferllarit në Kushtetuese. Megjithatë, Manja tha se shkeljet e tij nuk çojnë detyrimisht në shkarkimin e Kreut të Shtetit. Duke folur në pa-ralement për raportin e Komision-it Hetimor për Presidentin e Repub-likës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se arsyeja që nuk e shkarkojmë Ilir Metën është se maxhoranca beson në ndarjen e pushteteve. Sipas raportit këto shkel-je jo domosdoshmërisht cojnë në shkarkimin e presidentit, por vlerëso-jmë si të balancuar komisionin he-timor. Pas pothuajse një vit hetime, mazhoranca u tërhoq turpshëm nga kërkesa për shkarkimin e Presidentit duke dalë në fund me një raport për mos shkarkimin e tij.

    Flet RamaKryeministri i vendit Edi Rama

    pranoi në sallën e Kuvendit se ka bërë “gabim” në rastin kur ka kërkuar shkarkimin e Presidentit Meta, duke i dhënë kështu të drejtë një pale sipër tij, siç është Komisioni i Vene-cias. Rama tha se pavarësisht se Meta është bërë qesharak, duke u bërë Presidenti i parë që bën miting-

    je, ai dhe shumica e tij nuk i ikin ga-bimeve që bëjnë. “Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe jo të bëjë miting-

    je kundër një pale tjetër. Është i pari dhe uroj të jetë i fundit në Europë që del në miting, President i një Re-

    publike Parlamentare në miting që i kërkon popullit të rrëzojë qeverinë. Është sa e paimagjinueshme aq edhe qesharake. Nëse Meta se ka problem të bëhet qesharak, ne nuk mundemi të mos bëhemi serioz dhe të dëgjo-jmë një palë mbi palët që është Vene-cia. S’kemi thënë ndonjëheërë që jemi të pagabueshëm dhe asnjëherë gabi-meve nuk i ikim me idenë se do har-rohen. Gjejeni në historinë e këtyre 30 viteve të një kryeministër që kërkon nd-jesë publike kur dicka e bërë rezulton të jetë e gabuar. Ne jemi të vetëdijshëm se përderisa punojmë, sic thotë populli edhe gabojmë”,- tha Rama.

    Ndonëse për kryeministrin reko-mandimi i Venecias nuk është i dre-jtë dhe se, sipas tij, qeveria ka të dre-jtë kur thotë se shkeljet e Presidentit janë shumë të rënda, Rama sqaron se ai nuk përfaqëson vetëm disa njerëz,

    por shtetin shqiptar, dhe për këtë ar-sye duhet të respektojë Komisionin e Venecias. “Ne kemi qenë dhe mbe-temi gjithmonë për dialog, s’kam re-fuzuar unë ndonjëherë të ulem me Lulzim Bashën, por ka refuzuar ai në vijimësi të ulet me mua. Dhe me idenë gjithmonë të pengmarrjes, por peng PS dhe qeverinë tonë nuk e merr dot askush në gjithë botën. E para iu them atyre që e komentojnë këtë vendim si dnryshim të kursit tonë në raport me Ilir Metën, jo nuk është kështu. Ne mendojmë se Meta duhet shkarkuar, por ne jemi ndry-she nga ju. Ne nuk themi se jemi vetëm ne dhe bëjmë si të duam.

    Komisioni i Venecias na e ka dhënë këtë fjali para syve, se shkeljet nuk janë aq të rënda. Ne mendojmë se janë shumë më të rënda, por në res-pekt të së vërtetës se ne nuk i kemi ngritur asnjëherë vendimmarrjet tona mbi të drejtën e pagabueshmërisë. Mbase kanë të drejtë ata, edhe pse unë mendoj se kemi ne të drejtë, por ne nuk përfaqësojmë vetëm disa njerëz, por shtetin shqiptar seriozisht. Pra, Ilir Meta meriton të shkarkohet, por përderisa kemi këtë rekomandim të Venecias, atëherë i nënshtrohemi kësaj”, tha Rama.

    Votohet raporti i Komisionit Hetimor për Presidentin: Kuvendi “zbythet” turpshëm nga shkarkimi!

    Politikë

    Presidenti Meta: Po afron ora që populli të rimarrë sovranitetin në duart e tijPresident Ilir Meta ka kërkuar që së bashku me parlamentin e ard-hshëm të miratohet ligji për ref-erendumet . Meta duke kujtu-ar protesën e 2 marsit thekson se populli nuk ka ikur nga bulevardi, por do ikë kur të miratohet ligji për referendumet dhe të ketë Pres-ident dhe deputetë 100% nga Pop-ulli. Sipas tij populli i 2 marsit është garancia më e mirë dhe po afron ora që ai të rimarrë tërësisht sovranitetin në duart e tij. Në vid-eon e paraqitur nga Presidenti

    Meta, janë thirrjet e qytetarëve në atë pasdite të 2 Marsit të 2020 kur i kërkon Presidentit të shpërndan-te parlamentin.

    STATUSIDuke kujtuar 1-vjetorin e “Luan-

    it të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të mira-tojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

    Populli flet vetë me zërin dhe votën e tij!

    PO afron ora që të rimarrë tërë-sisht sovraitetin në duart e tij! 1. – Deputetët 100% nga Populli. 2. – President i Republikës nga Populli. 3. – Ligj për zhbllokimin e së dre-jtës kushtetuese për Referendumet. POPULLI I 2 MARSIT është ga-rancia më e mirë. POPULLI nuk ka ikur nga Bulevar-di. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.

    Seanca e djeshme parlamentare

    Rama dje në parlament

    Presidenti Meta

    Deputetët që votuan pro shkarkimit të presidentit janë: Eugen Bojaxhiu, Arlind Cacani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gju-zi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meco, Ko-staq Papa, Krenar Rruci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmodn Stojku, Ylli Shehu, Koci Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli.

    Deputetët që abstenuan: Amra Borova, Spartak Braho,

    Tom Doshi, Ralf Gjoni, Rudina Hajdari, Edlira Hyseni, Ejlo Hys-ko, Enada kapllani, Lefter Koka, Ligoraq Karamelo, Aurora Mara, Nimet Musai, Erjon Piciri, Ar-tur Roshi, Enver Roshi, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali, Fatmri Velaj, Sadi Vorpsi.

    Deputetët që nuk votuan janë: Fatmir Xhafaj, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi, Arben Elezi, Erjon Brace.

    VOTIMI PëR RAPORTIN E KOMISIONIT HETIMOR

  • E martë, 28 korrik 2020 3

    Nga Gëzim SALIU

    Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor për mos shkarkiminm e Presi-dentit së bashku më vërejt-jet përkatëse me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim. Në konkluzionet e raportit të Komisionit thuhet se nuk ka shkaqe të forta për shkarkimin e Kreut të Shtetit por propozohen ndë-rhyrje në Kushtetutë për të qartësuar kompentencat e presidentit si dhe përf-shirjen e një mekanizmi zhbllokues në raste të mosveprimit.

    Por rezultati nul i këtij komisioni është një tregues i vlefshëm dhe i dre-jtpërdrejtë për një tjetër ccështje që ka në thelb të saj paligjshmërinë. Zg-jedhjet e 30 Qershorit!

    Duk përdorur një logjikë të thjeshtë dhe pa i hyrë mekanizmave të ligjit, që gjithsesi u shkelën me ven-dimin e qeverisë dhe institucioneve për-katëse për mbajtjen e votimeve të 30 Qershorit, arrijmë në një përfundim si-

    pas të cilit: në momentin që komisio-ni hetimor deklaron se nuk ka shkel-je për shkarkim të Presidentit lidhur me aktin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019, atëherë automatik-isht zgjedhje e 30/6/2019 dalin të pav-lefshme. Pra është e qartë!

    Një komision hetimor i ngritur nga Kuvendi, ku janë bërë palë Rilind-ja dhe opozita parlamentare, patericë e PS-së, pas muajsh e muajsh hetime nuk arrin dot të gjejë një të dhënë fak-tuese për shkelje të Presidentit lidhur me dekretin e tij për anulimin e zg-jedhjeve të 30 Qershorit. Qartazi, kjo vërteton se votimet e mbajtura në 30 Qershor ishin të paligjshme.

    Për këtë konstatim tonin, morëm

    opinionin edhe të jursitit të njohur Jor-dan Daci. Në prononcimin për “Stand-ard” Daci tha se:

    “Në gjykimin tim duke qenë se jam edhe përgatitës i ankesës së shoqatave te bashkive në Gjykatën Kushtetuese ku kërkojmë pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit, zgjedhjet janë të pav-lefshme përtej faktit nëse do të rrëzo-hej shkarkimi apo do miratohej shkarki-mi i Presidentit. Se ka shkaqe që janë të pavarura nga hetimi që bëri komisioni. Nga ana tjetër hetimi i komisionit kon-firmon të njejtin përfundim. Kjo sepse fakti që “Venecia” konfirmoi që nuk ka shkelje nga ana e Presidenti si edhe vetë këta që sot po konfirmojnë se kreu i shteti nuk ka bërë shkelje me anulim-

    in e zgjehdjeve, automatikisht kjo nënk-upton me logjikën që edhe dekreti i Presidenti ka qenë i saktë dhe për rr-jedhojë zgjedhjet dalin të pavlefshme. Nuk është më shumë për diskutim ju-ridik se sa rjedhojë logjike për këtë

    arsyetim që ju shtroni. Nga pikëpamja juridike, nuk mund

    të dalë mazhorancë të thotë që ne po e falim Presidentin, po ky e ka shkel Kus-htetutën. Kuvendi nuk është institucion me opsion flajeje, ose thotë që e ka shkelur dhe ne e shkarkojmë ose nuk e ka shkelur. Duhe të kemi parasysh se komisioni hetimor dhe përfundimet e tij nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me bindjen e anëtarëve. Këta të fundit kanë qenë të bindur që në fillim që procesi ishte i padrejtë. Duke u përball me ven-dimet e “Venecias”, me të cilat ata nuk kanë as aftësinë profesionale e as gux-imin për ti kundërshtuar, atuomatikisht hedhin poshtë atë që ato e mendonin në nisje të hetimit. Pyetja që ju shtro-ni është një argument më shumë që zg-jehdjet e 30 Qershorit 2019 ishin të pav-lefshme sepse dekreti i Presidentit ishte i vlefshëm, dhe qëndrimi i mbajtur nga KQZ ishte tërësisht antikushtetues, dhe praktikisht edh qëndrimi i Koegjit.

    Pyetja që do ti bëja vetes për sqarim: janë të pavlefshme, po si do të zgjidhet? Kjoi dilemë do të merrte përgjigje nga Gjykata kushtetuese, për të cilën nuk besoj se do të ngrihet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Pse e them këtë? Sepse mazhoranca nuk ka interes që të ngrejë Gjykatën Kushtetus e ecila në mënyrë të pashmangshme do ti jepte një numër shumë të madh kartonash të kuq për të gjitha shkeljet kushtetuese që ka bërë qeveria. Duke përfshirë këtu edhe vetë zgjedhjet e 30 Qershorit. Dhe këto kosto, mazhoranca aktuale nuk do ta marrë para zgjedhjeve të ardhshme, prandaj edhe kjo është një ndër arsyet se pse Kushtetuesja mbahet peng.”.

    Komisioni pranoi se s’ka shkelje për shkarkimin e Presidentit. Autmokatikisht, 30 Qershori i pavlefshëm!

    Nga foltorja e Parlamentit, ku u dis-kutua raporti i Komisionit Heti-mor për shkarkimin e kreut të shtet-it, deputetja Elda Hoti u shpreh se Komisioni i Venecias i dha të dre-jtë Presidentit Meta. “Komisio-ni i Venecias e tha qartë dhe prerë: NUK KA ASNJE SHKELJE NGA PRESIDENTI META! E përsëris se kur flet VENECIA nuk ka asnjeri që mund të kundërshtojë apo të dalë mbi këtë komision që mbahet nga BE si organ konsultativ i nivelit të lartë. “, tha ajo.

    Ajo shkoi edhe më tej duke u shprehur se me nismën për shkarkim, Kryeministri Rama kërkoi të zinte vendin e Presiden-tit. “Me lejoni të shtoj të nderu-ar kolegë deputetë, se kur tur-resh t’i bësh gropen tjetrit bie vetë

    brenda, thotë një fjalë e urtë pop-ullore ndaj dhe ata që u nxituan për ta shkarkuar me qellimin e vetëm

    që kryeministri juaj Edi Rama ti zinte vendin Presidentit Meta dhe të bënte Lulzim Bashen si kryem-inistër, një pazar që doli në publik nga vetë kreu i PD: pra e gjitha kjo që u sajua ishte lojë kulisash poli-tike dhe pabesi e madhe.”

    Dhe për gjithë këtë që ka ndod-hur, sugjeroi që Komisioni duhet të kërkojë ndjesë ndaj kreut të shtet-it. “Komisioni i ngritur për këtë he-tim ti kërkojë falje vetë Presidentit Meta dhe parlamentit sepse u fu-tet në një lojë të padrejtë, të pamor-alshme dhe ngaterruat një dynja vetëm e vetëm që të dëmtonit Presi-dentin. Përfundimisht duhet ta qua-jmë një veprim jo kushtetues dhe jo ligjor për çka u ngrit ky komision dhe le të jetë mësim për shumicën parlamentare.”, theksoi Hoti.

    Deputetja Hoti: Rama donte të shkarkonte Metën për t’i zënë vendin, “Venecia” ndali veprimin antikushtetues

    Deputetja Suzana Topi, ne një posti-mi në facebook, thotë se dje u pa që Rama është shëmbëlltyra e antilig-jit dhe paligjshmërisë në ketë vend. Thirrja e saj është që Parlamenti të shpërndahet.

    Postimi U provua botërisht që Presidenti

    Meta ka rrespektuar Kushtetutën pikê për pikë. Venecia i vuri vulën drejtë-sisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit. Venecia i vuri vulën veprimeve të Edi Ramës që së bashku me deputetët e tij qenë totalisht të paligjshëm. Rama është tashmë shëmbëlltyra e antiligjit dhe paligjshmërisë në ketë vend.

    Asnjë ditë me tej Rama dhe parla-menti i tij dhunues i kushtetutës dhe ligjit s’mund të qëndrojnë më në sal-

    len e parlamentit qê duhet shpërndarë nje orë e më parë duke censuruar edhe fjalën e atyre pak opozitarëve që jane aty. Çdo ditë e mëtejshme e tyre ēshtë ditë e zezë për shqiptarēt dhe oksigjen për krimin e organ-izuar, oligarkët dhe trafikantêt e votës së lirë.

    Deputetja Topi: Venecia i vuri vulën drejtësisë së Presidentit. Parlamenti duhet shpërndarë

    Politikë

    Elda Hoti

    Komisioni hetimor për Metën

    Jordan Daci

    Suzana Topi

  • E martë, 28 korrik 20204

    Opozita e bashkuar duket e palëkundur në qëndrimin e saj kundër ndryshimeve kus-htetuese më 30 korrik. Nga fol-torja e Kuvendit ditën e djeshme, kryem-inistri Rama e bëri të qartë këtë fakt duke thënë se askush të mos lodhet sepse ndry-shimet kushtetuese do të votohen. Opozita përmes një deklarate shkruante dje se Par-tia Socialiste vijon të mos pyesë për një da-kordësi mes të gjitha palëve dhe vijon me logjikën e faktit të kryer. Edhe njëherë ata shprehen se ndryshimet kushtetuese mino-jnë marrëveshjet e 14 janarit dhe të 5 qer-shorit të dakordësuara në Këshillin Politik. Opozita e bashkuar i bën thirrje kryem-inistrit që të heqë dorë nga ndryshimet e njëanshme dhe të ulen në tryezë e të bise-dojnë për këto çështje.

    Deklarata e plotëPropozimi i PS për ndryshime të

    njëanshme të Kushtetutës të cilat lidhen me zgjedhjet haptazi dhunon Marrëveshjen e 5 Qershorit, si dhe Marrëveshjen Politike të 14 Janarit. Këto ndryshime kushtetutese në veçanti zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit, përmes të cilave jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si sub-jekt zgjedhor, por edhe çdo parti bren-da koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat e veta të veçanta. Këto ndryshime të njënanshme të PS, ndryshojnë drejtpër-drejt elementë thelbësorë të sistemit zg-jedhor me impakt në rezultatin zgjedhor,

    dhe gjithashtu ndryshojnë të gjithë proces-in e administrimit zgjedhor.

    Opozita e Bashkuar është shprehur qa-rtë se NUK ËSHTË DAKORD me ndry-shimet kushtetutese të njëanshme që ju po përpiqeni të impononi, përmes një proce-si të mbyllur dhe ku keni përjashtuar par-titë politike të Opozitës, të cilat edhe në zg-jedhjet e deformuara të 2017 përfaqësojnë gjysmën e votuesve. Edhe sot në Parla-ment, Kryeministri Rama u shpreh kundër dialogut dhe pro ndryshimit të njëanshëm kushtetutes, duke e quajtur atë çështje të mbyllur. Kjo tregon se përkundër vullnetit të Opozitës së Bashkuar për të vazhduar di-alogun politik mes palëve në mirëbesim në Këshillin Politik, Partia Socialiste vazhdon të sillet me logjikën e “faktit të kryer”.

    Kjo sjellje nuk është dialog politik, por e kundërta, përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik. Aktet tu-aja përbëjnë po kështu dhunim flagrant të Marrëveshjes politike të 14 Janar-it dhe të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Përmes akteve të njëanshme Partia So-cialiste po përpiqet të imponojë rregulla të njëanëshme të garës elektorale.

    Është i gënjeshtërt pretendimi juaj se sipas jush: “Ekspertiza e ODIHR-it nuk mund të thirret për amendamentet kus-htetuese sepse për to ne nuk kemi asnjë kontestim, për asnjë fjalë, për asnjë pres-je. Nuk kemi asnjë formulim konkurues, apo alternative”. Opozita e Bashkuar ka pa-raqitur zyrtarisht në mbledhjen e shkuar të Këshillit Politik kundërshtimim për ndry-

    shimet e njëanshme kushtetuese të Par-tisë Socialiste, si dhe ka paraqitur zyrtarisht propozimin e saj, me qëllim gjetjen e kon-sensusit, që nëse kalohet në listat e hapu-ra, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kus-ht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandat-eve. Është i gënjeshtërt po ashtu pretendi-mi juaj se kërkesa jonë për hapjen 100% të listave të kandidatëve, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon for-mulës ekzistuese të koalicioneve parazg-jedhore dhe shpërndarjes së mandateve, është sipas jush: “e adresuar si hapësirë e disponueshme në formulimin e kom-promisit të draft-amendamenteve kus-htetuese të cilat ndodhen në procedurën parlamentare. Edhe pretendimi për ru-ajtjen e medoemos të formulës aktu-ale të koalicioneve ka marrë një përgjig-je në parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojmë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropi-an që ka një sistem si yni dhe që ka adoptu-ar listat e hapura.”.

    Propozimi juaj i njëanshëm kushtetutes e bën fakt të kryer:

    1. Mundësinë që hapja e listës të jetë vetëm për 2/3 e saj dhe jo 100 % e listës të jetë detyrimisht e hapur.

    2. Heqjen e koalicioneve parazgjed-hore si subjekt zgjedhor, sic janë të ga-rantuara sot në Kushtetutë dhe në Ko-din Zgjedhor, duke ndryshuar në këtë

    mënyrë edhe formulën e përllogaritjes së mandateve;

    3. Mundësinë për të ndryshuar ndarjen administrative të zonave zgjedhore dhe or-ganizimit elektoral.

    Heqja nga Kushtetuta e koalicioneve parazgjedhore përbën ndryshim të njëan-shëm të rregullave të garës, 8 muaj përpa-ra zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, ju impon-oni edhe formulën e koalicioneve që do të detajojë ligji, sepse ligji nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo nënk-upton që heqja e koalicioneve parazgjed-hore si subjekt zgjedhor nga Kushtetuta, imponon më pas automatikisht edhe heqjen e tyre si subjekt zgjedhor nga Kodi Zgjed-hor, duke zhbërë në këtë mënyrë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Është e qa-rtë se ju kërkoni të ndryshoni në mënyrë të njëanshme Kushtetutën, duke ndryshuar el-ementët bazë të sistemit zgjedhor, që kanë impakt të drejtpërdrejtë në rezultatin e zg-jedhjeve. Ky akt i njëanshëm shkatërron

    konsensusin e arritur, sepse bie ndesh me Marrëveshjen e 14 Janarit, minon Marrëve-shjen e 5 Qershorit, është në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, si dhe zhbën ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.

    Sa më sipër, ju rikujtojmë se sa kohë palët nuk bien dakord, në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërf-shirje në Këshillin Politik dhe palët poli-tike duhet të vijojnë dialogun politik. Mar-rëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet men-dim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkom-bëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”. Për të gji-tha sa më lart, ju bëjmë edhe njëherë thir-rje të reflektoni dhe të jeni të hapur për të diskutuar bashkërisht dhe në mirëbesim në Këshillin Politik lidhur me këtë cështje,

    Opozita e Bashkuar: Hiqni dorë nga ndryshimet kushtetuese të njëanshme, jemi të hapur për dialog

    Qëndrimi

    Mazhoranca ka depozituar dje në Kuvend paketën e dytë të nismave ligjore të dala si produkt i tryezës së Këshillit Politik , me firmat e deputetëve të mazhorancës. Për-faqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, tha se Kuvendi tashmë fillon procedurat parlam-entare për shqyrtimin e amendamenteve të dakordësuara në Këshillin Politik për: 1) Kodin e Procedurës Penale; 2) Ko-din Penal; 3) Ligjin për Policinë e Shtet-it; 4) Ligjin për sinjalizimin dhe mbrojt-jen e sinjalizuesve; 5) Ligjin për Statusin

    e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; 6) Ligjin për Funksionimin e Prokurorisë dhe 7) Lig-jin për Partitë Politike.

    Duke falenderuar opozitën jashtëparla-mentare për bashkëpunimin në përmbylljen e kësaj pakete të dytë amendamentesh, Gjiknuri shpreh besimin se masat e mar-ra adresojnë jo vetëm një pjesë të konsid-erueshme të rekomandimeve te OSBE/ODIHR por edhe shqetësimet e shprehu-ra nga opozita jashtëparlamentare. Duke qenë se tanimë mbetet për tu përmbyllur

    edhe paketa e tretë që ka të bëjë me ligjin e ri zgjedhor i cili do të hyjë në fuqi pas dy proceseve të ardhshme zgjedhore e që sanksionon edhe depolitizimin e ad-ministratës zgjedhore sipas marrëvesh-jes së 5 Qershorit, Gjiknuri propozon mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik ditën e martë (28 Ko-rrik), ora 11:00 në sallën Ovale të Pal-latit të Kongreseve, me rend dite:

    a) Prezantim nga ekspertët i pro-duktit të deritanishëm për ligjin e ri zg-

    jedhor që hyn në fuqi në 2023 dhe hap-at që duhet të ndjekim për miratimin përfundimtar të tij.

    b) Kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejo-jnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet.

    A mund të hapen 100% listat dhe a pengohen koalicionet? Gjiknuri thërret sot Këshillin Politik

    Politikë

    Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi

    Damian Gjiknuri

  • E martë, 28 korrik 2020 5

    Profesorja e të drejtës kushtetuese, Aurela Anastasi, është kundër heqjes se koalicioneve nga Kushtetuta. Një nga zërat më autoritarë në këtë fushë dhe eksperte e lartë e Reformës në Drejtësi, zonja Anasatasi thek-soi se koalicionet sigurojnë qëndrueshmëri në qeveris-je. “Nëse ne themi ‘ndalohet krijimi i koalicioneve zg-jedhore, atëherë ne kemi marrë përsipër të ndalojmë një institut, i cili nuk është i ndalueshëm nga Kushtetu-ta, sepse ai është një institut i krijuar nga Kushtetuta në sistem demokratik. Kushtetuta mund të thotë: ‘Ndalo-het krijimi i organizatave me karakter terrorist ose fashist, por nuk mund ta shtrijmë këtë formulim edhe në këtë rast. Problemi tjetër është sesi do të sigurohet rregulli i mandatit, sepse unë që votoj një parti poli-tike të caktuar nuk e di se me cilën parti do të bëjë ajo koalicion dhe çfarë programi ka ajo parti tjetër. Si do të sigurohet qëndrueshmëria e qeverisjes?”, - u shpreh Anastasi në një intervistë për Euronews Albania.

    Anastasi kundër ndalimit të koalicioneve: Sigurojnë qëndrueshmëri në qeverisje

    Politikë

    duke hequr dorë nga ndryshimi i njënashëm i hartuar dhe miratuar vetëm nga ju pa përfshirjen e Opozitës së Bashkuar. Opozita e Bashkuar ka ofruar një propozim për konsensus mbi këtë çështje, i cili është paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e datës 24 Korrik dhe mbe-tet në pritje të shqyrtimit apo propozimeve tuaja even-tuale, për të arritur në një produkt të përbashkët dhe konsensusal, në përputhje me detyrimet e palëve sipas Marrëveshjes së 14 Janarit dhe Marrëveshjes së 5 Qer-shorit. Opozita e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për dialog, ndaj ju ftojmë që edhe Partia Socialiste të heqë dorë nga refuzimi i dialogut i deklaruar nga Kryeministri Rama sot në Parlament, të hiqni dorë nga aktet e njëanshme dhe të jeni të hapur për dialog, që nesër në mbledhjen e rradhës së Këshillit Politik.

    Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU shpre-het i shqetësuar për ndryshimet kushtetuese pa kon-sensusin e opozitës së bashkuar. Përmes një postimi në facebook Schmidt bën thirrje për kujdes.

    Duke iu referuar lajmit më të hershëm të mar-rëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 Qershorit, ish ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore.Për të favorizuar vetveten?” thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

    “Ky është një sukses i madh dhe po forcon demokracinë në Shqipëri. Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione

    parazgjedhore. (Për përfitimin e vet?) Bëni ku-jdes! Ndryshimet e mëtejshme duhet të mbështet-en nga të gjitha partitë kryesore brenda dhe jashtë parlamentit. Jam i bindur se kryeministri Rama,

    i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i do-mosdoshëm!”- shkruante raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.

    Lidhur me këtë qëndrim ka reaguar edhe Pres-identi i vendit Ilir Meta, i cili pohoi se është “koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë!.”.

    Paralajmërimi për kryeministrin Rama është i qa-rtë dhe shkon në linjën e deklaratës së mëparshme të Bundestagut nga një prej figurave kryesore gjermane Johan Ëadephul, i cili ka bërë të qartë se çdo ndrys-him i njënashëm i kushtetutës në lidhje me zgjedhjet dhe koalicionet parazgjedhore, do të ketë pasoja për integrimin. Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe SHBA i kërkuan qeverisë të mos tento-jë ndryshimet kushtetuese, pa gjithëpërfshirjen dhe konsensusin e opozitës.

    Mesazhi i Gjermanisë

    Schmidt: “JO” ndryshimeve në Kushtetutë pa opozitën jashtëparlamentare

    Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga votimi i ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik. Në fjalën e tij në Kuvend Rama e bëri të qartë këtë fakt duke thënë se askush të mos lodhet sepse ndryshimet kushtetuese do të votohen. “Më 30 korik do te votojme as me shume e as më pak ate qe kemi rene dakord: Listat do te hapen dhe koalicionet do te ngrihen si kudo ne Eu-rope. Ne kemi votuar këtu marrëveshjen e 5 qershorit dhe do të votojmë atë marrëveshje. Ata që thonë që 30 korriku cënon marrëveshjen e e 5 qershorit nuk dinë cfarë flasin, sepse kjo marrëveshje nuk është bllokimi i neneve që duhet të reflektojnë pas ndryshimeve kus-htetuese ato ndryshime. Marrëveshja e 5 qershorit ka thelb, përmbatje, administrata zgjedhore, financimi i partive, dhe të gjitha ato nuk preken dhe do bëhen sic kemi rënë dakord. Sigurisht pas votimit të gjithë kanë në të drejtën e tyre të diskutojnë. Prandaj unë sërish përsëri apelin për PD e të gjithë grupin jashtë parla-

    mentit të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun. 30 korriku është kryer. Është marrëveshje e nënshkru-ar e të gjithë ata që e kanë marë përsipër ta votojnë do e votojnë është e mbyllur. Është vullnet i këtij parla-

    menti, që mund të jetë ilegjitim për Ilir Metën sipas rastit. Është marrëveshje e nënshkruar e të gjithë ata që e kanë marë përsipër ta votojnë do e votojnë është e mbyllur. Është vullnet i këtij parlamenti, që mund të jetë ilegjitim për Ilir Metën sipas rastit. ”

    Rama tha se Metes nuk ka asnjë të drejtë mbi ven-dimin e parlamentit për ndryshimet kushtetuese por vetëm duhet ti nenshtrohet. “Peng PS, shumicën tonë dhe qeverinë tonë nuk e merr dot askush në asnjë gjuhë të botës. 30 korriku, presidenti nuk ka asnjë të drejtë mbi vendimin e parlamentit për ndryshimet kushtetuese. As nuk I kërkohet të ketë një opin-ion, thjesht duhet ta pranojë sic duhet ta pranojnë të gjithë. Sic e pranuat dhe ju i dashur Korab dhe Myslymi. Sic iu nënshtruat ju ndryshimeve Kus-htetuese të 1998. Kështu do ta njohin dhe do i nën-shtrohen ndryshimeve kushtetuese të gjithë. 30 kor-riku nuk leviz jemi të qartë.”.

    Rama i gatshëm për marrëzinë e 30 Korrikut: Është e kryer, nuk na ndalon askush!

    Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një pro-noncim për “standard” mbi ndrishimet e njëanshme kushtetues që pritet ë miratojë Parlamenti më 30 Kor-rik, theksoi se ato vijnë si pasojë e frikës që ka kryem-inistri nga humbja e pushtetit. Po ashtu Gjosha tha se qeveria e ka sabotuar me kohë procesin e integrimit. Partia Socialiste dhe opozita parlamentare pritet të vo-tojnë në Kuvend në 30 Korrik, ndryshimet kushtetuese që hapin jo plotëisht listat e kandidatëve për depu-tetë dhe ku ndërkohë ndalohen koalicionet parazg-jedhore me formulën aktuale. Si e shihni këtë hap që do të ndërmarrin këto palë? Ndalimi i koalicioneve kërkon ndryshim në Kushtetutë dhe unë mendoj se do t’i takonte një parlamenti legjitim të bëj ndërhyr-je në librin themeltar të një shteti. Kjo edhe për faktin se nëse do të ketë ndryshime në Kushtetutë atëherë ato duhet të përfshijnë një gamë të gjerë cështjesh që kanë të bëjnë me balancimin e pushteteve. Nxitimi per ndal-

    imin e koalicioneve tregon frikën e madhe që Kryemi-nistri dhe Partia Socialiste kanë në humbjen e pushtet-it, por çfarëdo lloj formati të aplikohet, opozita ka një

    fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme! A besoni se votimit i ndryshimeve të njëanshme kushetuese në 30 Korrik do të ketë pasoja direkte te negociatat dhe në tërësi në procesin e integrimit të vendit në BE? Si-pas jush cfare rrezikon specifikisht vendi? Qeveria dhe Kryeministri e kanë sabotuar me kohë procesin e in-tegrimit europian. Loja me negociatat dhe mos prani-mi i kushteve e kanë çuar vendin drejt një mbylljeje të perspektivës europiane dhe kanë thelluar kushtet për të vazhduar procesin. Është një rrugëtim që sa vjen dhe vështirësohet për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mbi ngopjes nga pushteti. Integrimi i është servirur qytet-arëve si thjesht një sërë kapitujsh dhe qeveria ka dësh-tuar t’i edukojë qytetarët për standartet, vlerat, të mirat dhe përgjegjësitë e të qënurit pjesë e Europës. Këtë mungesë informacioni e ka shfrytëzuar për të grabitur pushtetin dhe për të vendosur Europën si një alibi për keq qeverisjen dhe dështimet e saj!

    Gjosha: Ndalimi i koalicioneve tregon frikën që ka Kryeministri për humbjen e pushtetit

    Christian Schmidt

    Edi Rama

    Klajda Gjosha

  • E martë, 28 korrik 20206

    Eurostat: Shqipëria, e pesta në Europë për peshën e lartë të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

    117 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa gjashtë per-sona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

    “Fatkeqësisht nuk e kanë fitu-ar dot betejën me sëmundjen në spi-talin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkod-ra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmund-je të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkësho-qëruese.

    Janë kryer 500 testime për të dy-shuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e ras-teve është si vijon: 63 raste në Ti-ranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në

    Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkod-ër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mird-itë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak”.

    Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se mesatarja javore e raste-ve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë.

    “Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spita-let Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëru-ar fatkeqësisht me humbje jete”.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po

    trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

    COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020)

    Testime totale 39183Raste pozitive 4880Raste të shëruara 2745Raste Aktive 1991Humbje jete 144 (Qarku Tiranë

    76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

    Përkeqësohet situata, 117 raste të reja me Covid, gjashtë humbje jete

    Shqipëria u rendit e pesta në Eu-ropë sa i përket peshës së lartë të vdekjeve nga sëmundjet e qarkul-limit të gjakut (zemra, tensioni), pas Bullgarisë, Rumanisë, Lituanisë dhe Letonisë.

    Me zemër më të dobët në Europë janë bullgarët, ku 66% e totalit të vdekjeve er-dhi nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të ndjekur nga Rumania (58%), Litua-nia (57%), Letonia (55%) dhe Shqipëria (53.7%). Pas Shqipërisë renditet Serbia me 51.9%.

    Të dhënat për vendet e BE-së dhe disa shtete të tjera janë dhënë nga Eurostat, dhe i referohen vitit 2017, për Shqipërinë nga INSTAT, ndërsa përpunimi i shifrave të Eurostat dhe krahasimi është bërë nga “Monitor”.

    Në vitin 2019, në Shqipëri, nga së-mundjet e qarkullmit të gjakut ndodhën 53.4% e vdekjeve, me një rënie fare të le-htë në raport me 2017-n.

    Në Europë, peshën më të ulët të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullim-it të gjakut e kanë Danimarka (23.4%), Mbretëria e Bashkuar (25.1), Holanda (25.7).

    Për vdekjet nga tumoret, Shqipëria, së bashku me Bullgarinë, renditet në fund, duke pasur peshën më të ulët, me rreth 16% të totalit të humbjeve të jetëve. Re-kordin e mbajnë Slovenia dhe Holanda, me rreth 31-32%.

    Sëmundjet respiratore janë shka-ku i tretë i vdekjeve në Europë, por në Shqipëri ka nivelin më të ulët me 2.9% të totalit. Rekordin e mban Mbretëria e Bashkuar, me rreth 14%.

    Qytetet me zemër më të dobët në

    vend, rriten vdekjet te meshkujt e rinjJeta sedentare, dieta e pakontroll-

    uar dhe ekspozimi i lartë ndaj alkoolit dhe ndaj duhanit po i vret shqiptarët dhe më së shumti meshkujt që çdo vit e më shumë po humbasin jetën nga infarktet

    dhe goditjet në tru. Alarmante është ulja e moshës së vdekshmërisë nga kjo sëmund-je për meshkujt nën moshën 50 vjeç.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se më 2019-n kanë humbur jetën nga së-mundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut 32 persona në ditë.

    Në total 11,704 persona kanë humbur jetën nga zemra ose tensioni, ose 53% e totalit të vdekjeve natyrale.

    Meshkujt përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të humbjes së jetëve nga kjo së-mundje, me 51.5%, përkundjet 50% të grave.

    Në vitin 2019 është konstatuar një rri-tje e lartë e vdekshmërisë nga zemra dhe tensioni në grupmoshën e meshkujve 45-49 vjeç (+17%) dhe 55-59 vjeç (+4.6%)

    46% e vdekjeve të meshkujve nga kjo sëmundje ishin të grupmoshës nga 40-59 vjeç, kundrejt 43% që ishte një vit më parë.

    Mjekët pohojnë se vdekjet më të larta tek meshkujt i atribuohen stilit te jetesës më së shumti. Doktor P. Malaj thotë se, meshkujt janë të ekspozuar më shumë ndaj pirjes së duhanit, alkoolit, dietës së pa kontrolluar dhe punëve të rënda që rëndojnë sëmundshmërinë dhe sidomos sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

    Në të gjithë vendin, në 2019-n kishte

    4.1 vdekje për 1000 banorë, për sëmund-jen e aparatit të qarkullimit të gjakut, me një rritje të lehtë në raport me 4, që ishte ky tregues një vit më parë.

    Sipas qarqeve, qyteti me vdekjet më të larta nga zemra dhe tensioni, në raport me popullsinë është Berati, me 5.3 vdekje për 1000 banorë, me rrit-je në raport me vitin e mëparshëm (shih grafikun).

    Në vend të dytë ka kaluar Shkod-ra, e cila ka shënuar një rritje të lartë të humbjeve të jetës nga zemra dhe ten-sioni në 2019-n (+8%), me 77 jetë të humbura më shumë, duke u ngjitur në 5.3 vdekje për 1000 banorë, nga 4.8% që ishte ky tregues vitin e mëparshëm.

    Më pas renditen Korça e Gjirokastra (5.1 secili) , Vlora (4.9), Dibra (4.4).

    Zemrën më të fortë e kanë tiranasit (3.5 vdekje për 1000 banorë), durrsakët (po 3.5) dhe elbasanllinjtë (3.4).

    Koronavirusi në Shqipëri, eksperti: Shqetësues numri i viktimave, në ditët e fundit i njëjtë me ItalinëPas hapjes së madhe, Shqipëria ka arritur në numrin total të thuajse 4800 të infektuarve me Covid-19. Sa herë që diskutohet për pan-deminë apo qasjen e autoriteteve të shëndetësisë ndaj saj, mjekët dhe ekspertët përplasen në pika të ndryshme. Eksperti i njohur i shën-detit publik, Erion Dasho, foli në A2 mbi situatën aktuale të pande-misë në Shqipëri, për të cilën ai thekson se është jashtë kontrollit dhe për këtë jep edhe arsyet.“Prej kohësh, mua situata nuk më është dukur nën kontroll. Të pasurit e situatës nën kontroll vlerësohet duke parë disa mjedise të caktuara. Në një situatë nën kontroll, siç është në disa vende në Europë, nuk kemi transme-

    tim të koronavirusit në spitale apo në institucione shëndetësore ashtu siç në Shqipëri konstatohet. Ne kemi spitale si qendra të transmetimit të infeksion-it, administrata apo edhe transpor-ti publik ku nuk zbatohen protokollet e sigurisë. Në këto kushte, unë do ta quaja pandeminë në Shqipëri jashtë kontrolli dhe nën mëshirën e virusit”, shprehet eksperti. Dasho ngre alarm-in për rritjen e numrit të viktimave, duke e krahasuar atë edhe me Italinë. “Ditët e fundit vihet re një tendencë shumë shqetësuese, vihet re një rritje e numrit të personave që e humbasin jetën. Në 3 ditët e fundit kanë ndër-ruar jetë 15 persona, me një mesatare prej 5 personazh në ditë, po kaq e ka pasur edhe Italia, por e dimë të gjithë se nga vjen Italia, atje ku ka persona me javë të tëra në intubim. Po ashtu, këto shifra në Itali janë në raport me 700-800 të shtruar, ndërsa ne kemi 5 humbje jete në raport me 120 të shtruar. Kjo tregon se jemi duke bërë diçka jo siç duhet në raport me tra-jtimin”, shprehet eksperti.

    Sociale

    Erion Dasho

    Përfaqësuesja e ministrisë

  • E martë, 28 korrik 2020 7

    Ekonomi

    Komisioni i Ekonomisë ka vendosur në mbledhjen e sotme që të shtyhet mirati-mi i amnistisë për në muajin shtator. Si rrjedhojë, amnistia nuk pritet që të ka-lojë në Kuvend në këtë sesion parlamentar.

    Shtyrja u bë në mënyrë që të lihet më shumë kohë për diskutimin e një prej projektligjeve më të rëndësishëm të kohëve të fundit dhe për të marrë në konsideratë të gjitha mendimet e gru-peve të interesit.

    “Besoj qe për të gjithë ne do ishte më e vlefshme që miratimi nen për nen dhe në tërësi për këtë pr.ligj të kalonte disa javë më vonë sepse ka nevojë për reflektim dhe përshtypje nga të gjithë palët, sidomos nga palët që janë zbatues, nga bankat tregtare të nivelit të dytë”, tha kryetarja e komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi.

    “Sigurisht marrja kohë dhe diskutimi në çështje të cilat nuk janë ezauruar ende të shikohet dhe nga ana e ministrisë me detaje dhe ti jepnim me shkrim të gjithë dablon e pyetjeve për të cilat përtej kon-sultimeve publike që ne kemi marrë ti adresonim edhe pyetjet e bëra”, deklaroi ministrja e Finan-cave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

    “Që të arrijmë në kohë për 2 ditë apo 3 ditë, unë bashkohem me mendimin e ministres që ne të refkeltojmë dhe të arrijmë këtë konsensus me men-dimet e komunitetit të biznesit sidomos disa çësht-je që duken si të thjeshta por duhet të reflektohen në ligj siç janë çështja administrative ato që kanë të bëjnë me sistemin bankarë shqiptarë, të cilat nen për nen duhet të reflektohen më mirë. Konsensusi i fundit ka qënë me faktorin ndërkombëtar dhe mua më vjen mirë që qeveria dhe Ministria e Finan-cave ka dialoguar shumë ditët e fundit dhe është në vazhdim për të marrë sugjerimet pozitive. Në këtë kuadër bashkohem me mendimin ti japim kohë ve-tes”, deklaroi deputeti Anastas Angjeli.

    Projektligji parashikon:-Deklarimin Vullnetar të pasurisë nga të gjithë

    individët dhe subjektet juridike që përfshin pas-uritë e luajtshme dhe të paluajtshme brenda ose jashtë vendit.

    – Rishikim të Pasqyrave Financiare nga të gjithë bizneset.

    – Falje e të gjitha gjobave, kamatëvonesave apo penaliteteve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për regjistrimin e pasurive objekt i këtij ligji.

    Për të siguruar formalizim të ekonomisë, Min-istria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet ligj zbatuese kanë punuar paraprakisht për hartimin e legjislacionit për përmirësimin e administrimit fiskal dhe për ngritjen e sistemeve afatgjata:

    -Sistemi i Fiskalizimit për raportimin e transak-sioneve në kohë reale;

    –Shkëmbimi i informacioni për Logaritë Bankare me Administratat e huaja Tatimore;

    – Regjistri i Pronarëve Përfitues dhe Regjistri i Llogarive Bankare.

    Referuar projektligjit, përfitues të amnistisë do të jenë bizneset dhe individët. Të ardhurat e padeklaruara do të legalizohen kundrejt një tatimi të posaçëm që nis nga 5% deri në 10%.

    Zbatimi i amnistisë do të ketë në thelb të pro-cesit deklarimin vullnetar përmes formularit, përf-shirë edhe emigrantët. Pranë Drejtorisë të Përg-jithshme të Tatimeve do të ngrihet Njësia Speciale një strukturë specifike që do të kryejë verifikimet.

    Tatimi i posaçëm

    Sa i takon shkallëve të tatimit neni 12 parashi-kon se në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban një tatim të posaçëm prej:

    a) 5 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;

    b) 7 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit;

    c) 10 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

    Në rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera të deklaruara vullnetarisht pranë njësisë spe-cial, tatimi i posaçëm paguhet si vijon:

    a) 5 për qind të vlerës së deklaruar për deklar-ime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;

    b) 7 për qind të vlerës së deklaruar për deklar-ime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit;

    c) 10 për qind të vlerës së deklaruar për deklar-ime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

    Bankat e nivelit të dytë apo institucionet finan-ciare transferojnë të ardhurat nga pagesat e tatim-it të posaçëm në kuadër të këtij ligji, në llogarinë e posaçme të thesarit të ministrisë përgjegjëse për fi-nancat.

    Detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, në lidhje me vlerën dhe llojin e pasurisë së deklaru-ar, konsiderohen të paguara rregullisht dhe au-toritetet kompetente tatimore nuk mund të kërko-jnë pagesën e detyrimeve të tjera shtesë ndaj atyre të paguara.

    Të gjithë kundër, por amnistia thjesht shtyhet për shtator

    Nuk i mjaftoi shkatërrimi nga pandemia dhe mbyllja e muzikës në orën 20.00! Turizimi “pushtohet” nga kontrollet tatimore

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka nisur zbatimin e plan-it të masave për Sezonin Turistik 2020. Ky plan synon informimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në mbarë vendin, në sektorin e veprimtarive të turizmit (bar, restorant, hoteleri etj.) për zbatimin me korrektësi të legjis-lacionit tatimor, si dhe rritjen nivelit të vetëdekla-rimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

    Situata e pazakontë e këtij viti, për shkak të COVID-19, e bën edhe më të rëndësishme mbarëvajtjen e sezonit, e cila është në interes të së gjithë ekonomisë, si dhe të bizneseve, që usht-rojnë veprimtari në zonat turistike.

    Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që operojnë në fushën e turizmit të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor, si dhe të përmbushin detyrimet tatimore.

    Strukturat e Shërbimit për Tatimpaguesit në çdo DRT do të kryejnë vizita në vendet e ush-trimit të aktivitetit të subjekteve, me qëllim in-formimin e tyre për legjislacionin tatimor, këshillimin për rritjen e nivelit të përmbush-jes vullnetare, si dhe marrjen e informacionit në kohë reale për sa i takon ushtrimit të dhënave të përgjithshme subjekteve që ushtrojnë aktivitete në fushën e hoteleri-turizmit, të cilat kanë të bë-jnë me: regjistrimin e subjekteve, instalimin e pajisjes fiskale, numrin e punonjësve të përfshirë në skemën e kontributeve të sigurimeve sho-qërore, shëndetësore etj.

    Më pas do të vijohet me verifikime dhe kontrolle në vend, përgjatë gjithë sezonit në lidhje me:

    – Respektimin e detyrimit për regjistrim në QKB dhe në administratën tatimore.

    – Respektimin e detyrimit për dokumen-timin e mallrave gjendje apo në transport.

    – Respektimin e detyrimit për të lësh-

    uar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij.

    – Respektimin e detyrimit për të regjistru-ar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm.

    – Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

    Administrata Tatimore, me të gjitha strukturat e saj, njofton se është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrol-luar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.

    Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, qëllimi kryesor është zbatimi i ligjit, duke u sig-uruar se sistemi është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë. Kjo është arsyeja, pse strategjia jonë e vë theksin te rritja e cilësisë së shërbimeve për tatimpaguesit.

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpreh bindjen se mënyra më efektive për ta arritur këtë është nëpërmjet ndërtimit të raporteve të besim-it dhe respektit të ndërsjelltë, përfundon njofti-mi i tatimeve.

    Policia tatimore

    Drejtoria e Tatimeve

  • E martë 28 korrik 20208 •

    CMYK

    Dossier

    Kuvend letrash me mi-qtë, botuar OMSCA-1 në 2012, ka pasur dy vëllime, një letërkëm-bim i pasur i Mustafa Krujës dhe familjes Gjomarkaj, e prof. Zef Nekës, ku po ashtu në këtë letërkëmbim përfshihen edhe profe-sorëve të shquar të universiteteve të ndryshme të botës, njëkohësisht ndër personalitetet më të spikatura të jetës kulturore shqiptare, përkatësisht Ernest Koliqit, Karl Gurakuqit, Mar-tin Camajt, Namik Resulit, Atë Zef Valentinit dhe Stavro Skendit. Siç thotë Eugjen Merlika, nipi i Mustafa Krujës, kjo është një nismë e famil-jes për t’i paraqitur lexuesit të sotëm letërkëmbime të Tij me personalitete të ndryshme të jetës kulturore e politike të Shqipërisë. “Ideja, për të botuar atë pjesë të letërkëmbimeve të mbetur në arkivin e familjes, është nxitur edhe nga vlerësimi që personalitete si E. Koliqi apo K. Gurakuqi kanë shprehur për to”, thotë Eugjen Merlika, duke sjellë dy citime të Koliqit e të Gurakuqit. Koliqi në revistën Shęjzat me rastin e 70 – vjetorit të lindjes së M. Krujës shkruan se “Aty ku Mustafa, mendoj, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij, duhet t’i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun visar i paçmim i shqipes”. Nga ky letërkëmbim i Mustafa Krujës vjen atmosfera politike e mogracion-it, ku “nji pjesë e udhëheqësve të t’cilit qenë angazhue thjesht për me kapë dollarë prej amerikanëve e s’tregonin as ma të voglin vullnet e zell për me organizue nji aktivitet konkret kundër regjimit të Tiranës”, shkruan prof.Ardian Ndreca në hyrje të vëllimit të dytë të “Kuvend letrash me miqtë”. Sipas tij në këto letra ndihet gjithnjë e më tepër, me kalim-in e viteve besimi në rritje i Mustafa Krujës ndaj figurës së sovranit, “të cilin ai e trajton si nji element që mundet me favorizue bashkimin e të gjitha forcave politike jashtë atd-heut”. Nga ana tjetër prej letrave që i drejton Koliqi shihet qartë vështirë-sia për të bashkërenduar veprimet mes grupeve e partive, ndihet at-mosfera e mosbesimit dhe e ndasive, paqartësia për të ardhmen dhe pesha

    Kuvend letrash me miqtë, botuar OMSCA-1 në 2012, ka pasur dy vëllime, një letërkëmbim i pasur i Mustafa Krujës dhe familjes Gjomarkaj, e prof. Zef Nekës, ku po ashtu në këtë letërkëmbim përfshihen edhe profesorëve të shquar të universiteteve të ndrys-hme të botës, njëkohësisht ndër personalitetet më të spikatura të jetës kulturore shqiptare, përkatësisht Ernest Koliqit, Karl Guraku-qit, Martin Camajt, Namik Resulit, Atë Zef Valentinit dhe Stavro Skendit. Gazeta “standard” i ka publikuar këto letra, me të drejtë ekskluzive, nga botuesi, përgjatë viteve 2013-2014, dhe tan i risjellim nga debati i hapur për çështjen Camaj-Koliqi. Në këto numra do të publikojmë letërkëmbimin që Kruja ka pasur me Koliqin, një epistolary që ka përfshirë datat 30 prill 1948 – 10 dhjetor 1958

    1954/ Letra e Ernest Koliqit, pse shkaktoi zemërim e inat shkrimi i Mustafa Krujës tek “Shejzat”

    e sakrificave morale dhe ekonomike që i duhet të përballjë një grushti të vogël idealistësh atdhetarë që jeta “i ka hjedhë e shpërnda pa plang e pa shtëpi”. Gazeta “standard” i ka publikuar këto letra, me të drejtë ekskluzive, nga botuesi, përgjatë viteve 2013-2014, dhe tan i risjel-lim nga debati i hapur për çështjen Camaj-Koliqi. Në këto numra do të publikojmë letërkëmbimin që Kruja ka pasur me Koliqin, një epistolary që ka përfshirë datat 30 prill 1948 – 10 dhjetor 1958.

    LETËRKËMBIM/ MUSTAFA MERLIKA KRUJA –

    ERNEST KOLIQI

    Romë, 25.XII.1954

    Mustafë i dashun,Mora letrën (shum t’interes-

    antshme) e artikullin.Sod po të shkruej me të dhânë

    nji trazim të vogël. Të lutem me i dorzue Kolonel Selmanit letrën e biljetën këtu të mbyllun.

    Për shum mot Vjetin e Ri Tý edhe Haxhires (kam dërgue urimet

    para dý ditvet, por pse përsriten nuk prishet puna!). Problemi qi po na lodhë e shqetëson në këto dit âsht ai i emigrantavet qi duen të lânë Jugo-slavin e Italija ngurron me i pranue. Plasa tue u sjellë poshtë e përpjetë.

    Jacomonit i lexova pjesën e letrës qi flet mbi absenteizmat e këtyne këtu. E pelqei. Do të flasi. Të fala Xhires.

    Të përqafon Ernesti.

    Romë, 30 /1/ 1955I dashun Mustafë, Artikulli yt, dalë në numurin e

    janarit të gazetës sonë, ka plasë si nji bombë. Kohët e para nuk kanë mujtë me e zbulue ate qi mshifej mbas pseudonimit. Hamêndësuen se mos e kishte shkruejtë ndonji i huej (ndoshta amerikan) e mandej përk-thye nga Liço në bashkëpunim me Eqerem Vlorën, mue e Ali Këlcyrën ; së fundi nuk dij se kush, Selim Damani a Nexhat Peshkëpija filluen me përmêndë emnin tand. Fundi i artikullit dhe fraza qi bân thirrje për bashkëpunim të Shqipnisë së Mesme, i bindën, pothuejse të gjithë, se ti ishe autori.

    Para se me u botue u mblodhëm me Kapidanin, të birin dhe Ismailin. E kemi studjue në çdo rrjesht. Kemi peshue pro dhe kundër. Në nji mênd-je u vendos të botohet, pa marrë parasysh pasoja të mundëshme e të rânda. Pra ke Blokistat asnji krisje.

    Të gjithë, me përjashtim të Blokistëve, janë të mëndimit se âsht nji shkrim .... ogurzí. Kupto-het: pothuej të gjithë janë goditë në thelbin e hipokrizisë së tyne e në interesin. Asht aq e përshtatëshme me kalue për atdhetarë kaq lehtë, për mâ shumë me marrë dollarë pa bâ kurrgjâ. Nji trach e poshtër ka qënë, deri tash, përgjigja për shkrimin tând. Natyrisht shfryn inatin me ne me repertorin stereotipik të akuzave e shamjeve. Po t’a fus në zarf. Nga nji hetim i parë duket se ajo kryeve-për mârreje âsht redaktue nga Hasan Kupi, Ndue Zef Ndoci e Gani Tafili. Nuk ka qenë në nji mëndje Selim Damani i cili, (simbas informatave tona të besueshme) nuk ka këshillue nji gjest të tillë dhe ka kundërshtue seriozisht me marrë pjesë. Kjo gjâ duhet vërtetue. Do të njoftojmë.

    Nëse autorët do të njihen dhe nuk do të tërheqin publikisht fyemjet, âsht e vështirë qëndrimi i Bllokut, tue mbajtë parasysh detyrën qi kryetari i kalemxhijve mban në Komitet. Do të shkojmë me lëvizje shumë të matuna, jo të vendosuna. Alea jacta est!

    Ali Këlcyra, për inat të Beslidh-jes, rrjeshtohet me shumicën. Bân me qeshë ! Shumë nga ata qi zunë poste në periudhën 1939 – 1943, tue shpresue me u riabilitue me kopilí, duen me u deklarue kundër nesh e ideve tona. Poshtërsí qi bâjnë me i u çue të pshtjellët nga neveria edhe amerikanëvet !

    Tash për tash kjo âsht gjêndja. (......) Kapidani âsht prekë thellë nga fyemjet! Për mos me mbetë të mënjanuem (nëse do të ruejmë gjakftohtësinë) ndoshta do të jetë mâ e përshtëshme me u afrue tek grupi i Gaqos. Presim gjykimin dhe përshtypjen Tânde. Si âsht kryesori i atyshëm ? (bâhet fjalë për Mbre-tin Zog, qi ishte i smunë. Shënim i E.M.) Këtu qarkullojnë lajme të kundërta për shëndetin e tij. Ne urojmë (mbi të gjitha për ndjenjë njerzore e, mandej, për njiqind arsye të tjera) qi ai t’a marrë veten shpejt, të dalë nga pritja e, nga nji vend evropian, të rimarrë funksionin e nxitësit e të frenuesit.

    Shëndete Xhires. Përqafime ty

    Ernesti

    Nëse autorët do të njihen dhe nuk do të tërheqin publik-isht fyemjet, âsht e vështirë qëndrimi i Bllokut, tue mbajtë parasysh detyrën qi kryetari i kalemxhi-jve mban në Komitet

  • E martë, 28 korrik 2020 9

    CMYK

    Financial Times, gazeta e njohur ne te gjithë botën shkruan se OSBE është zhytur në krizë, pasi ka ngelur pa timon. Ironia është se OSBE drejto-het sivjet nga Shqipëria, e cila vetë është në një krizë, pasi kryetari i OSBE, Edi Rama, është mësuar të marrë timonin, por ta lërë makinën pa drejtim.

    “Organizata më e madhe ndërkombëtare e sigurisë në botë është në krizë pasi përplas-jet kanë provokuar largimin e ekipit drejtes, duke ngjallur frikë se vakuumi i pushtetit mund të pengojë punën jetike në zonat e konfliktit,” shkruan gazeta.

    “Mandati i OSBE përfshin parandalimin e konflikteve dhe menaxhimin e krizave, si dhe mbështetjen e standardeve demokratike dhe të drejtave të njeriut. Misionet e saj veprojnë si sytë dhe veshët e komunitetit ndërkombëtar në disa pika problematike siç janë Ukraina lindore, en-klava e Nagorni-Karabakut, shteti i shkëputur i Transnistrias, vëzhgimin e zgjedhjeve dhe pro-jekte më të gjera në rajonin mes Europës dhe Azisë”, vijon gazeta.

    Sipas saj, tani i bie Tiranës që të zgjidhë krizën, kur ministrat e Jashtëm të OSBE të mblidhen në

    Tiranë në dhjetor. Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë në Shqipëri tha se kriza është shenjë e problemit të multilaterizmit.

    Po çfarë ka ndodhur?Shqipëria kishte lobuar për të zgjatur mandatet

    e Sekretarit të Përgjithshëm, Thomas Greminger dhe të Komisionerit për Minoritetet, Lamberto Za-nier; Drejtorit të ODIHR, Ingibjorg Gisladottir dhe të Komisionerit për Lirinë e Medias, Harlem Desir. Por një grup vendesh kundërshtuan zgjatjen e mandatit për Thomas Greminger dhe Lamber-to Zannier. Mes tyre Franca, Kanadaja, Norvegjia, Islanda dhe Armenia.

    Kurse Azerbajxhani dhe Taxhikistani kundër-shtuan zgjatjen e mandatit për Harlem Desir. Ndërsa Turqia dhe Taxhikistani rezistuan për mandatin e Ingibjorg Gisladottir. Negociatat e Shqipërisë për të arritur një konsensus për situ-atën dështuan.

    Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Edi Rama si drejtues i OSBE nuk u pranua për vizitë nga homologët e disa vendeve. Ai për-mend raportin sekret të OSBE për Ramën, që e akuzon se ka një pasuri të paligjshme prej 200 milionë dollarësh.

    “Financial Times”: OSBE në krizë, ka ngelur pa timon

    Aktualitet

    KULT

    URE

  • E martë, 28 korrik 202010

    Në vitin 1997, në kohën kur Shqipëria po kalon-te një gjëndje të rëndë, në marrveshjet për zg-jedhjet u arrit deri dhe në absurd-itete. Kështu, p.sh. 10 parti të vogla (me pak ose pa elektorat), ishin pa-raqitur në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur një nga këto absurde në lidhje me ligjin për zgjedhjet e de-putetëve. Thelbi i saj ishte:“Çdo votë që fitojnë këto parti të vogla të ketë vlerën e trefishtë, pra, të llog-aritej tre vota”. Ato ditë në Tiranë ishte edhe Kryenegociatori Euro-pian Vranicki. Ndonjë prej për-faqësuesve të partive kishte ngritur zërin, se për këtë cështje ishte dis-kutuar edhe me të dhe se ky i fun-dit kishte rënë dakord. Në seancën gjyqësore për shqyrtimin e çësht-jes binte në sy vetëm mungesa e kryetarit të Partisë Republikane, të ndjerit Sabri Godo (e kuptonte plaku i urtë budallallëkun). Gjyka-ta ua rrëzoi pretendimin “të veg-jëlve” si të papranueshme. Njëri nga Gjykatësit më të vjetër, me iro-ni u shpreh: “Një votë e barabartë me tre? Ku jemi këtu, në feudal-izëm?!”. Ndërsa një nga kryetarët e vegjël shumë i revlotuar, arri-ti deri atje sa ta quajë vendimin “tradhëti kombëtare”. Më pas, disa prej përfaqësuesve të partive shkuan për t’u ankuar tek Vran-icki, por ky nuk i priti.

    Kjo ngjarje përbën një arti-kull më vete, prandaj të kthehemi tek problemi ynë sot. Duke kujtu-ar atë situatë, kushdo vret mendjen për gjendjen e sotme në Shqipëri. Është tepër e vështirë të gjesh diçka të dobishme e njerëzore në qever-isjen e vendit dhe në marrëdhëniet e saj me shoqërinë. Në çdo linjë të jetës ndeshesh me të keqen, zul-lumqaren, kaosin, mjerimin, pap-unësinë, që të rrethojnë si bari i keq e që nëpërkëmbin e godasin të dre-jtat e njeriut, duke i shtrirë ato për-tokë. Dhe këtij përçudnimi i prin kryeministri si një UFO, jashtë real-itetit të njerëzve. Njerëzit sapo zg-johen në mëngjes u shkon mendja tek kryeministri: a ka bërë ndon-jë “shpikje” tjetër të paparashi-kueshme?

    Dhe ja, kryeministri na gdhin me mendimin për të hequr edhe një pjesë të dispozitave të Kushtetutës. Këtu do të ndalem vetëm në lidh-je me projektin e tij për cungimin e paragrafit të parë të nenit 68 të Kushetutës, që parashikon: “Kan-didatët për deputet paraqiten nga partitë politike, koalicionet zgjed-hore, si dhe nga zgjedhësit”. Dhe në vend të këtij paragrafi të vihen fjalët: “nga partitë politike, si dhe nga zgjedhësit”. Po të pranohet ky propozim nga Kuvendi, partitë poli-tike humbasin të drejtën për të kr-

    ijuar koalicione parazgjedhore. Si-pas tij, këto koalicione janë pa vend dhe si mbështetje të mendimit të vet i referohet on block vendeve të tjera, që nuk e kanë parashikuar këtë drejtë.

    Në lidhje me propozimin në fjalë lindin pyetje, përgjigjet e të cilave bëjnë të mundur për të kuptuar sesa i pabazuar e antikushtetues është projekti në fjalë. Kështu, duhet shtruar për zgjidhje: A mos vallë bie ndesh me parimet dhe normat e tjera kushtetuese që sanksionojnë të drejtat dhe liritë e njeriut? Kjo kërkon një përgjigje më të thelluar.

    Sanksionimi në nenin 68 të Kus-htetutës i mundësisë-të drejtës, për paraqitjen e kandidatëve për depu-tet edhe nga koaliconet zgjedhore të partive politike, është një e dre-jtë themelore kushtetuese që shpreh vullnetin e anëtarëve dhe simpati-zantëve për një parti politike të cak-tuar, në lidhje me zgjedhjet e de-putetëve. Si subjekte zgjedhore, partitë politike shprehin dhe trans-metojnë vullnetin e zgjedhësve, si një nga mënyrat e ushtrimit të së drejtës sovrane në zgjedhje. Dhe ajo që është më themelorja, kjo e drejtë nuk mund të cënohet nga askush dhe me asnjë lloj akti nor-mativ. Sanksionimi dhe karakteri i saj e bëjnë të paprekshme. Në asn-jë normë të Kushtetutës nuk është njohur mundësia për të hequr prej saj këtë të drejtë të njeriut. Pra, është një e drejtë kushetuese e fitu-ar. Në mbështetje të këtij konkluz-

    ioni i referohemi Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Dre-jat e Njeriut, si dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

    Që në nenin 1 pika 3 të Kushe-tutës sanksionohet parimi: “Qever-isja bazohet në një sistem zgjedh-jesh të lira…”. Pra, bazohet në ushtrimin e vullnetit të zgjedhësve. Po citojmë dispozita të tjera të Kus-htetutës. Neni 15, pika 1: “Të dre-jtat themelore të njeriut janë të pan-dashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të rendit juridik”. Neni 17/1: “Kufizimet e të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbro-jtjen e të drejtave të të tjerëve…”. Pika 2: “Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e të drejtave dhe në asnjë rast, nuk mund të tejka-lojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Dre-jtat e Njeriut”. Pra vini re, flitet për kufizim, jo eleminim të dre-jtash. Neni 45/1: “Çdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjeç, ka të dre-jtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”. Kjo normë kushtetuese për nga karak-teri e përmbajtja e saj e sanksion-on këtë të drejtë si një e drejtë eksk-luzive e zgjedhësve dhe që qëndron në themel të të gjithë rendit juridik. Nga kjo e drejtë politike buron edhe e drejta e njeriut “për t’u organizuar kolektivisht për çdo qëllim të lig-jshëm”. Në nenin 17 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    parashikohet: “Asnjë nga dispozi-tat e kësaj Konvente nuk mund të interpretohet sikur i jep një shteti, grupimi ose individi, të drejtë që të ndërmarrë ndonjë veprimtari ose të kryejë ndonjë akt që synon cënimin e të drejtave të njohura në këtë Konventë, ose kufizime më të gjera të këtyre të drejtave…”. Neni 18 i Konventës: “Kufizimet që në bazë të kësaj Konvente iu bëhen të dre-jtave mund të zbatohen veçse për qëllimin për të cilin ato janë para-shikuar”. Neni 11:“Çdokush e ka të drejtën e tubimit paqësor dhe të organizmit, përfshirë të drejtën e themelimit të sindikatave”, etj., mund të vazhdojmë.

    Në parimin themelor të sank-sionuar në nenin 4 të Kushte-tutës është sanksionuar se “E dre-jta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit” dhe kjo në praktikë quhet korniza kushtetuese. Shkelja e bazës apo tejkalimi i kufi-jve nga organet shtetërore është an-tikushtetuese, që do të thotë se asn-jë organ shtetëror, pa përjashtim, nuk mund të nxjerrë apo miratojë akte juridike në kundërshtim me të drejtën, pasi ai është nul që në fil-lim. Ky parim ka veprim të përg-jithshëm dhe nuk njeh asnjë për-jashtim. Rrjedhimisht, në asnjë normë të kushtetutës nuk është par-ashikuar mundësia e shfuqizim-it, por vetëm ajo e kufizimit të zba-timit të saj për një kohë të caktuar. Prandaj, kryeministri nuk legjiti-mohet të ushtrojë për miratim një projekt që shfuqizion një të dre-jtë kushtetuese të fituar. Nga ana tjetër, as Kuvendi nuk legjitimo-het ta marrë në shqyrtim atë pro-jekt. Pra, me këto parime përcakto-hen në mënyrën më rigoroze baza dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit. Qëndrimi i kryeministrit është krejt i kundërt me këto parime, pasi asn-jë organ nuk ka të drejta të pakufi-zuara me Kushtetutë.

    Nga sa cituam del qartë se, pro-jekti për ndryshimet kushtetuese është hartuar n`kambë e n’dor, pa asnjë lloj studimi, asnjë analize të kuptimit dhe të përmbajtjes së të drejtave të njeriut, konkretisht të së drejtës për të formuar koali-cione zgjedhore. Kjo e drejtë nuk mund të çnjihet, sepse është garan-tuar siguria e zbatimit të saj. Koali-cionet zgjedhore shprehin vullnetin e zgjedhësve për mënyrën e marrjes pjesë në zgjedhje, që natyrisht nuk mund të preket me asnjë lloj akti.

    Këtë kuptim ka edhe reforma zgjedhore. Me reformën mund të përmirësohen, zgjerohen e thello-hen të drejtat e njeriut, por kurrëse-si ato nuk mund të shkelen e cëno-hen e aq më pak të zvogëlohen.

    Në fund e quajmë me vend që të citoj disa vendime të Gjykatës Kus-

    Kushtetutë apo diktatNga Çlirim Gjata

    Komente & Opinione

    Projekti për ndryshi-met kushtetuese është hartuar n`kambë e n’dor, pa asnjë lloj studimi, asnjë ana-lize të kuptimit dhe të përmbajtjes së të dre-jtave të njeriut

    Koalicionet zgjed-hore shprehin vullne-tin e zgjedhësve për mënyrën e marrjes pjesë në zgjedhje, që natyrisht nuk mund të preket me asnjë lloj akti

  • E martë, 28 korrik 2020 11

    htetuese, në lidhje me të drejtën kushtetuese të fituar dhe sigurinë juridike. Vendimi nr. 43/2011: “Gjykata ka vlerësuar se siguria juridike, mbrojtja e të drejtave të fituara… si standarte kushtetuese të trajtuara vazhdimisht nga ju-risprudenca kushtetuese, përbëjnë elementët e parimit të shtetit të së drejtës të sanksionuara në nenin 4 të Kushtetutës. Parimi i sig-urisë juridike përfshin, krahas qa-rtësisë, kuptueshmërisë dhe qën-drueshmërisë së sistemit normativ edhe besimin tek sistemi juridik… Sanksionimi i të drejtave dhe li-rive të njeriut të pranuara në kus-htetutë dhe shoqërimi me masat për vënien e tyre në jetë, duhet të synojnë përmirësimin dhe rritjen e

    standarteve të së drejtës”.Vendimi nr. 3/2006: “Gjyka-

    ta Kushtetuese rithekson se për çdo rast kur rregullimi kushtetues para-shikohet shprehimisht prej saj (siç është neni 61/1), ai detyrimisht do të zbatohet drejtpërdrejtë. Përmba-jtja e dispozitave kushtetuese nuk mund të mënjanohet ose të tejkalo-het duke i dhënë përparësi akteve juridike që dalin në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim rrjedh nga përmbajtja e nenit 4/3 të Kushtetutës”.

    Vendimi nr. 36/2007: “Siguria juridike parakupton besueshmërinë e qytetarit tek shteti dhe pandry-shueshmërinë e ligjit për mar-rëdhëniet e rregulluara… qytetari nuk duhet të shqetësohet vazh-

    dimisht për ndryshueshmërinë dhe pasojat negative të akteve nor-mative që cënojnë dhe përkeqëso-jnë një gjendje të vendosur me akte të mëparshme. Parimi kushtetues i shtetit të së drejtës do të konsid-erohej i dhunuar nëse mohohen ose shkelen siguria juridike, stabiliteti ligjor… ligjëvënësi nuk mund të përkeqësojë gjendjen ligjore dhe as të mohojë të drejtat e fituara ose të shpërfillë interesat lgjitime të tyre”.

    Në rastin tonë qytetari është i lirë të zgjedhë zbatimin e kushtetutës ash-tu siç është apo zbatimin e urdhëri-meve arbitrare dhe rregullimin e kus-hetutës sipas interesave subjektive e të çastit të kryeministrit. Si përfundim duke i analizuar të gjitha këto që cit-uam më lart, arrijmë në përfundimin

    se kryeministri nuk po ndryshom kushtetutën, por po vendos dikta-tin. Dhe e gjithë kjo, thjesht për pushtetin e tij.

    Po në vitin `97, pas zgjedh-jeve erdhi në Shqipëri kryetari i Komisionit të Venecias, Z.La Per-gola. Kishte qënë edhe më për-para, që në fillim të demokra-cisë në Shqipëri. Ai bëri një vizitë edhe në Gjykatën Kushetuese, si gjykata më e re në Evropë, por me moshën mesatare të anëtarëve të saj më të madhe, po në Ev-ropë. Ishin të pranishëm, përveç gjyqtarëve edhe shumë personal-itete të jurisprudencës. Z.La Per-gola foli gjatë dhe me respekt për Gjykatën tonë Kushtetuese. Ndër të tjera, duke u njohur më për afër

    me gjendjen e pasigurisë dhe ka-otike në Shqipëri, ai u tregoi të pranishmëve se kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese Austriake, e cila ishte, po ashtu, e para gjykatë kushtetuese në Evropë, Hans Kelzen, kishte dhënë dorëheq-jen kur Hitleri pushtoi Austrinë dhe u vendos Anshlus-i me Gjer-maninë, në vitin 1938. Kelzeni u larguar nga Austria. Hans Kel-zen njihej si një teoricien i shquar i së drejtës dhe, siç u tha, krye-tar i Gjykatës Kushtetuese të Aus-trisë. Pas shumë pyetjesh nga stu-dentët se përse dha dorheqjen dhe një heshtjeje të gjatë, ai u përg-jigje shkurt:“Gjykata Kushtetuese dhe diktatura nuk mund të bash-këjetojnë”.

    Sot, ashtu si shtatë vite më parë, vazhdojmë e dëg-jojmë të njëjtat përral-la me qeveri dhe minis-tri arsimi për një arsim të lartë më cilësor, për nevojën e transformi-meve, të reformave të thella, për modernizim të arsimit të lartë, për “fajin e kanë rektorët e vjetër”, për “fajin e ka sistemi” dhe për meri-tat e “padiskutueshme” të qeveris-jes femërore në menaxhimin e ar-simit dhe qasjen e tij drejt një (de)gjenerate tjetër.

    Kushdo e ka vënë re prirjen e (pothuaj) politikbërësve të arsimit për t’a dhënë të dëshiruarën real-itet, për ta zbukuruar situatën qe-veritare të menaxhimit dhe për të nxirë punën e të tjerëve, kur bëhet fjalë për dështimet e tyre. Me një kurajo të paditurish vazhdo-jnë e flasin për kushtet që kërko-hen, vazhdojnë e ulërasin se du-het rritur cilësia, dhe këtë deri tani e kanë bërë vetëm nëpërmjet ul-jes së kuotave të pranimeve në uni-versitetet publike, a thua se kjo të ishte rruga e duhur, dhe së fundmi po e bëjnë nëpërmjet kapjes, vënies nën kontroll absolut të pushtetit, të gjithë sistemi drejtues universitar.

    Sot, ashtu si shtatë vite më parë, kanë kurajon dhe flasin për nevojën e vëmendjes ndaj punës së pedagogëve të çdo rangu, për përmirësimin e mirëqenies së tyre, për përqëndrimin e vëmend-jes tek studentër, tek shërbimet ndaj tyre, por qartësiosht vërehet se fjalët nga veprat kanë një humn-erë të madhe ndarëse. Realisht asg-

    jë s`ka ndryshuar nën politikat ak-tuale të arsimit, asnjë shërbim nuk është përmirësuar, asnjë rritje pagat për pedagogët s’ka pasur, edhe pse kuotat tek publiku janë ulur dhe ato tek privati janë rritur.

    Gjendemi përballë fakteve të padiskutueshme të mospërputhjes së qartë ndërmjet fjalëve dhe vepri-meve të politikbërësve të arsimit të lartë, gjë e cila s’mund të shpjeg-ohet ndryshe, se jo, me mungesën e dëshirës për të bërë reforma të qënësishme.

    Sot, ashtu si shtatë vite më parë, problem madhor ngelet një “sta-tus quo” i arsimit të lartë, mbe-tur tashmë midis një “reforme cilësore” të trumbetuar, dhe pamjes së saj reale në kthetrat e politikës së qeverisjes aktuale, interesave të grupimeve të ndryshme (pothuaj) intelektuale apo thjesht marketingu ekonomik i arsimit të lartë, që duk-shëm janë kthyer në një grupim oli-garkësh të arsimit të veshur me pet-kun akademik.

    Zgjedhjet në universitetet publike si dështim i ligjit të arsimit të lartë

    Prova e parë e suksesit apo jo të një ligji, në rastin konktret të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, i meg-afonuar si sukses i rrallë i qeveris-jes aktuale, natyrisht që është ajo e zgjedhjeve të strukturave drejtuese në universitet. Një vit mbas mirati-mit, në provën e tij të parë, ky ligj u pa qartë se dështoi, pikërisht nga qëllimet për kapjen e universiteteve dhe jo zhvillimin e tyre, ndërhyr-

    ja e politikës qeveritare në zgjedh-je emrash dhe jo profesionistësh, shantazhimi i akademikëve konkur-rentë dhe jo promovimit të gar-ave të lira e të ndershme, zgjedh-je universitare me nga një kandidat dhe jo konkurrencë vlerash, pasu-ar këto edhe nga udhëzimi i mbrap-shtë i zgjedhjeve në universitete që penalizoi apo përjashtoi a priori të padëshiruarit nga politika qever-isëse, Ministria e Arsimit apo krerë të caktuar të tij/tyre.

    Reformën në arsimin e lartë të filluar nga famëkeqi ligj 80/2015, edhe sikur të përpiqemi ta shiko-jmë në tërësinë e saj si reformë me qëllime të rritjes cilësore në periud-hë afatmesëm dhe afatgjatë, prapë të dështuar mund të konsiderojmë, pasi padyshim që procesi i trans-formimeve nuk fillon vetëm nga strukturat drejtuese të arsim-it, por fillon në institutet dhe qen-drat kërkimore universitare, dhe pikërisht në fakultetet dhe në de-partamentet e tyre, në punën e ped-agogëve konkretë, në punën në auditor, në mbarëvajtjen e mar-rëdhënieve pedagog-student.

    Ç’model i ofron democracisë procesi i shtrembëruar i zgjedhjeve

    në universitetet publike? Në një kohë kur vendi ynë kërkon të jetë pjesë e familjes së madhe Evropi-ane, kur standardet zgjedhore poli-tike lënë shumë për të dëshiru-ar, universitetet tona do të duhej të ishin vatra demokracie të padisku-tueshme, modele të transmetimit jo

    vetëm të dijes, por edhe të mbarëv-ajtes, integritetit, gjithëpërfshirjes dhe respektit për njerëzit, vendin dhe demokracinë.

    Në një kohë kur ndërtimi i poli-tikave të menaxhimit të arsim-it të lartë duhej të kishin për bazë mirëqenien e studentëve dhe famil-jeve të tyre, e cila duhet konsideru-ar si “origjina dhe limiti” i ekziz-tencës së një institucioni të lartë arsimor, drejtuesja e qeverisë në ekzekutivin përgjegjës për arsimin, mes debatesh e intimidimesh të trupave akademikë zgjedhorë, se për kë apo si duhet të votojnë, zg-jedh të bëjë votime në kohë kovidi-ane, pa faktorin kryesor për të cilin funksionon dhe ekziston universi-teti, studentët e tij.

    Mospërfshirja e të rinjve në ven-dimmarje të së ardhmes së tyre ar-simore, është modeli më i shëmtu-ar që një shoqëri mund e duhet t`i ofrojë brezave të rinj mbi vazh-dimësinë e jetës, shoqërisë dhe demokracisë. Përdorimi i arteficave teknikë dhe burokratikë, ndërhyrja pa limit e ekzekutivit dhe kontrolli i tejskajshëm politik i procesit zg-jedhor në universitet publikë, nën flamurin e gjasme reformës apo rri-jtes së cilësisë në arsimin e lartë, po sjell rezultat jo në modernizimin e arsimit të lartë, siç megafonohet nga të paarsimuarit që menaxhojnë politikat e arsimit të lartë, por në shndërrimin e tij në një arsim pub-lik të kapur, më pak cilësor, më pak të arritshëm, më pak efektiv dhe në modelin më të keq të përçimit të demokracisë.

    Zgjedhjet në universitetet publike, si dështimi i fundit i ligjit të arsimit të lartëNga Dr. Albano Zhapaj

    Komente & Opinione

    Prova e parë e sukse-sit apo jo të një ligji, në rastin konktret të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, i megafon-uar si sukses i rrallë i qeverisjes aktuale, nat-yrisht që është ajo e zg-jedhjeve të strukturave drejtuese në universitet

  • E martë, 28 korrik 202012

    Me anemi kuptojmë pa-kësimin e numrit të rruazave të kuqe të gjakut qarkullues ose ulje e përqindjes së hemoglobinës.

    Si pasojë e kësaj pakësohet përqendrimi i oksigjenit në gjak dhe në inde, duke favorizuar infek-sionet e ndryshme.

    Anemia mund të jetë si rrjedho-jë e gjakderdhjeve të menjëhershme dhe të plagosjeve të ndryshme, ose gjakderdhjeve të vogla, por të vazh-dueshme.

    Kjo mund të ndodhë (nga zor-rët, stomaku, mushkëritë, mitra, majasëlli etj). Edhe nga mosmarrja prej organizmit e lëndëvetë ndrys-hme, të nevojshme ushqimore, të vitaminave dhe mineraleve të ndryshme, sidomos të hekurit.

    Shenjat e kësaj sëmundje janë të njejta dhe kanë të njejtat anke-sa. Llojet e anemisë përcaktohen më saktë vetëm nga analiza labora-torike të gjakut, ku do të konstato-het numri i rruazave të gjakut.

    Të sëmurët kanë lëkurë dhe mu-koza të zbehta, lodhen shpejt, kanë këputje, kanë apati, nuk kanë oreks, kanë ulje të presionit arterial, rrah-je të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, marr-je mendsh, sytë me miza, te femrat mund të ketë mosardhje të menstru-acioneve ndërsa te meshkujt pa-mundësi seksuale.

    Në forma të lehta dhe mesa-tare nuk ka nevojë për regjim shtra-ti, por duhet patur kujdes dhe du-

    het kufizuar puna fizike. Për format më të rënda duhet patjetër regjim shtrati.

    Kushtet duhet të jenë të mira, dho-ma e pastër, e ajrosur, me diell, shëtit-je në vende malore dhe me gjelbërim. Ushqimet duhet të jenë të pasura me vitamina sidomos me proteina.

    Vezë, peshk, qumësht, gjalp i freskët, lakra, spinaq, karota, brokoli dhe fruta.

    Në mjekësinë populloe përdor-en shumë bimë që shërbejnë për të ndihmuar shumë në anemi, sidomos në përmirësimin e rruazave të kuqe të gjakut.

    Mjekime populloreMerrni 1-2 lugë kafeje të bimës

    së pelinit. Hidheni në një gotë ujë dhe ziejeni për 15 min. Përdor-eni 3 herë në ditë nga 1 lugë gjelle, gjysëm ore para buke. Kura vazh-don 1-2 muaj rresht, deri në përm-irësim të plotë të anemisë.

    Merrni 1 lugë me gjethe nga fletët e grimcuara të thata të hithrës. I zieni në 1 gotë me ujë për 15 min. Kullohet, ëmbëlsohet dhe pini 3 herë nga 1 gotë me çaj të ëmbëlsu-ar me mjaltë për 1 muaj rresht deri-sa të përmirësoheni.

    Mëlçia është i vetmi produkt

    blektoral që përmban shumë hekur. Përmban 850 kalori, që ndihmon shumë në përmirësimin e rruazave të kuqe. Çdo ditë duhet të konsu-moni 400 gr mëlçi të zezë viçi, të skuqur mirë në tigan. Hani 2 va-kte në ditë për 20-30 ditë rresht dhe pastaj bëni një kontroll për analizat e gjakut dhe do vini re se ndryshimi është i madh në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut.

    Molla është një frut që ndih-mon në kurimin e anemisë. Të konsumoni gjatë ditës 300-400 gr mollë, por është mirë të jenë mol-lë vendi, sepse efektshmëria është

    më e lartë.Porsa arra fillon të rrisë

    gjethet, fillon menjëherë kurimi i anemisë me to. Merrni 90 gjethe dhe i zieni në 2 litra ujë për 1 orë. Lëngu kullohet mirë dhe i ftohur i jepet të sëmurit 1 filxhan çdo mëngjes esëll, me pak sheqer ose mjaltë. Me këtë vazhdohet 2-3 javë rresht. Me gjethe arre ane-mikët bëjnë edhe banjo gjatë gji-thë muajit maj.

    Për shërimin e fëmijëve të dobët e të verdhë, përdorni po-lenën e pishës. Për këtë merr-ni 1 lugë gjethe pluhur pishe dhe e përzieni me 1 lugë gjelle mjaltë dhe me 1 filxhan kos. Kjo i jepet fëmijës së sëmurë ditën. Mjeki-mi vazhdon 4-5 javë rresht, derisa fëmija të përmirësohet.

    Merrni 1.5 kg dëllinjë dhe 4 li-tra e gjysëm uthull të fortë rru-shi. I hidhni në një enë dheu. I lini për 40 ditë. pasi kullohet peshoni lëngun e mbetur, e për çdo kg hi-dni 3 kg mjaltë të pavënë në zja-rr, ku lihet derisa të avullohet gji-thë uthulla. Nga ky ilaç i jepet të sëmurit 40 ditë rresht nga 3 lugë esëll, duke e holluar 1 lugë të këtij ilaçi në 3 lugë ujë të ngrohtë.

    Anemiku duhet të konsumojë për 1 muaj çdo ditë 6-10 kokrra hurma të pjekura shumë për 1 orë para ose pas buke.

    Merrni 1 kg thelpinj lajthie. I thërrmoni dhe i përzieni me 1 kg mjaltë. Çdo ditë merrni 3-4 lugë gjethe. Kjo bëhet për 30 ditë.

    Anemia mund të kurohet me këto receta popullore

    Ushqimet që duhet të hani nëse jeni anemikëAnemia është një sëmundje që ku-fizon furnizimin me oksigjen të muskujve dhe indeve.

    Ajo shoqërohet me disa simp-toma siç është lodhja, ndjeshmëria ndaj të ftohtit, marramendja, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimb-je koke. Kjo sëmundje shkaktohet nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe prek veçanërisht femrat.

    Hekuri është një mineral që mer-ret nga suplementët por burimet më të mira të tij janë mishi dhe bimët.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org gjeni më poshtë ushqimet më të pasura me hekur që duhen konsu-muar nga anemikët dhe jo vetëm.Barishtet

    Trupi arrin të përthithë 70% të hekurit me burim shtazor dhe vetëm 30% të hekurit nga burime bimore.

    Rrjedhimisht, nëse konsumoni barishte, duhet të rrisni numrin e ra-

    cioneve të konsumuara në ditë.Spinaqi i gatuar dhe i plotësu-

    ar me limon është një burim i shkëlqyer i hekurit.

    Vitamina C ndihmon në përthith-jen e hekurit nga organizmi.Arrorët dhe farat

    Arrorët dhe farat janë burimet më të shëndetshme të proteina-ve, yndyrnave të shëndetshme dhe hekurit.

    Me 28 gramë fistik do të plotësoni 6.1% do të nevojës ditore për hekur.Mishi i kuq pa dhjamë

    Një copë me mish viçi të rritur në natyrë plotëson 22% të nevojës ditore për hekur.

    Për të maksimizuar nivelin e hekurit të përthithur nga organiz-min, AgroWeb.org ju rekomandon që mishin ta shoqëroni me spinaq, domate, speca të kuq, luleshtrydhe, lakra të vogla dhe brokoli.Soja

    Kjo fasule e vogël është një burim i shkëlqyer i hekurit me bazë bimore.

    Ajo është ideale për veganët dhe vegjetarianët.

    Soja është e pasur edhe me pro-

    teina ndaj nuk duhet lënë mënjanë.Vezët

    Vezët janë një ushqim që nuk duhet të mungojë në regjimin ush-qimor të një anemiku.

    Ato përmbajnë shumë hekur dhe

    mund të kombinohen me spinaqin, domaten ose kinoan në një vakt të pasur e të shëndetshëm.Mishi i bardhë i pulës

    Pjesa e gjoksit të pulës është një burim i shkëlqyer i hekurit.

    Nëse e gatuani në zgarë pa yn-dyrë, atëherë është shumë më e shëndetshme.

    Mund ta shoqëroni me spinaq, brokoli dhe domate.

    BishtajoretBishtajoret, veçanërisht thjerrë-

    zat janë të shkëlqyera kundër ane-misë.

    Në gjysëm racioni do të plotëso-ni 20% të hekurit për të cilin ka nevojë organizmi çdo ditë.

    Për më tepër, ato janë burim i shkëlqyer i fibrës që e mban sto-makun të shëndetshëm.

    Kafeja dhe çaji ndërhyjnë dhe pengojnë përthithjen e hekurit nga organizmi.

  • E martë, 28 korrik 2020 13

    Disa persona janë të predis-pozuar që të vuajnë nga ngadalësi-mi i metabolizmit, pra i tretjes.

    Në raste të tilla, zgjidhja e duhur është të riedukoni trupin tuaj për të tretur më thjeshtë dhe lehtë ush-qimet që konsumoni.

    Këta persona, gjatë stinës së dimrit shtojnë më shumë peshë se të tjerët edhe pse mund të hanë më pak.

    Pasojat e një metabolizmi të ngadalësuar janë të shumta, duke filluar nga fryrja e deri tek gjendrat tiroide debele.

    Një pasojë tjetër e tretjes së avashtë është dhe grumbullimi i lëngjeve të tepërta në zonat e barkut dhe këmbëve.

    Mjafton të ndiqni hapat për shtatë ditë dhe do të shikoni një le-htësim në sistemin tretës.Sapo të zgjoheni nga gjumi

    Dietologët dhe specialistët e ushqimit vazhdojnë të nënvizojnë rëndësinë e pirjes së ujit me sto-makun bosh.

    Pirja e një gote me ujë sapo or-ganizmi është zgjuar, i jep trupit hi-dratimin e duhur si dhe nuk ju lejon që të hani shumë.

    Dhe pse uji nuk mendohet një ushqim, në stomak ai zë një pjesë të volumit të tij, që do të mbushej me ushqim.Mëngjesi duhet të jetë i mbushur me antioksidantë

    Nëse metabolizmi është i ngadaltë, duhet t’i jepni një “alarm zgjimi” sidomos në mëngjes.

    Ju mund të konsumoni një filx-han me çaj trëndafili, tre feta buke pa maja, kos natyral duke e sho-qëruar me një kivi dhe tre bajame.Mes vakteve kryesore

    Një pikë e rëndësishme është të durosh tundimit të ëmbëlsirave.

    Të gjithë dietologët sugjero-

    jnë që të konsumohen ushqime nga natyra.

    Mund të konsumoni 100 g rrush të bardh apo të zi, ose një frut të stinës, me tre bajame.

    Ose provoni të hani pak kos me fara kungulli plot omega 3.Në drekë kini kujdes nivelin e jodit

    Dreka është pjesa më e rëndë-sishme e ditës për të plotësuar për-qindjen më të madhe të vlerave ushqyese.

    Mund të provoni oriz dhe ma-jdanoz të gatuar me vaj ulliri, limon dhe piper të kuq ose djegës.

    Ose supë me patate, presh dhe pak gjizë të shoqëruar me sallatë me rukola dhe domate.Kur ju kaplon lodhja e mesditës

    Më e mira për të ndihmuar tret-jen është pastrimi i mëlçisë nga hel-met që ka mbledhur gjatë ditës.

    Shafrani i Indisë ose tumerik i tretur në një gotë me ujë, arrin jo vetëm largimin e helmeve por dhe eliminimin e yndyrnave dhe nxit dj-egien e kalorive.

    Shafranin e Indisë e gjeni në markete ose në pikat ku shiten erë-zatPër të shuar urinë

    Frutat janë miqtë tuaj më të mirë, dhe për një sistem tretës në formë janë thelbësore.

    Mund të provoni të hani një mollë të ndarë ne feta e të spërka-tur me pak pluhur xhenxhefili ose kanellë.Darka duhet ngrënë me armiqtë

    Vakti i fundit të ditës duhet të jetë dhe më i lehti, si dhe duhet konsumuar para orës 19:00.

    Perimet e ziera me avull janë dhe zgjidhja perfe