16
INTERVISTA E PRESIDENTIT 216 kontrata të klasifikuara/ PD e LSI akuzojnë Faqe 5 Darka e punës Faqe 4 GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 29 MAJ 2019 Nr. 4441, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Vizita në Tiranë Delegacioni i SHBA takime me klasën politikë: Zgjidhje krizës sa më shpejt Zotimi nga Elbasani Basha: Pazar në kurriz të qytetarëve s’ka për të pasur. Largimi i Ramës i panegociueshëm Problemet serioze Politika rrënuese agrare dhe futja e TVSH-së, ndërmarrjet bujqësore në vështirësi Politikë Faqe 6 Politikë Faqe 4 Ekonomi Faqe 10 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN MBYLLJE DYERSH! Deutsche Welle: Franca, Holanda dhe Belgjika kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë Faqe 2 << 3 Zgjedhje pa opozitën, Rama mbledh shtabin elektoral tek ish-vila e Enver Hoxhës Qeveria fshehu korrupsionin, klasifikoi si sekret shtetëror tendera me vlerë miliona euro ANALIZA Karta e studentit, fasada e radhës e qeverisë. Nuk plotëson nevojat bazë Sociale Faqe 9 Diabeti, gjithçka që duhet të dini për rreziqet e sëmundjes së heshtur. Kurat natyrale ALERGJITË, SIMPOTAMAT DHE LLOJET. SI MUND TË PARANDALOHEN ATO Faqe 12-13

GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 29 MAJ 2019 Nr. 4441, … · 2019-05-29 · INTERVISTA E PRESIDENTIT 216 kontrata të klasifikuara/ PD e LSI akuzojnë Faqe 5 Darka e punës Faqe

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

INTERVISTA E PRESIDENTIT

216 kontrata të klasifikuara/ PD e LSI akuzojnë Faqe 5 Darka e punës Faqe 4

GAZETË E PËRDITSHMEE MËRKURË, 29 MAJ 2019

Nr. 4441, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Vizita në Tiranë Delegacioni i SHBA takime me klasën politikë: Zgjidhje krizës sa më shpejt

Zotimi nga ElbasaniBasha: Pazar në kurriz të qytetarëve s’ka për të pasur. Largimi i Ramës i panegociueshëm

Problemet seriozePolitika rrënuese agrare dhe futja e TVSH-së, ndërmarrjet bujqësore në vështirësi

Politikë Faqe 6

Politikë Faqe 4

Ekonomi Faqe 10

NJË VEND PA GJYKATË KUSHTETUESE, ËSHTË NJË VEND PA KUSHTETUTË

Meta: Zgjedhjet pa opozitën, problematike. Pluralizmi

politik garantohet vetëm nga zgjedhjet e lira e të ndershme

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

MBYLLJE DYERSH!Deutsche Welle: Franca, Holanda dhe Belgjika kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë

Faqe 2

<<3

Zgjedhje pa opozitën, Rama mbledh shtabin elektoral

tek ish-vila e Enver Hoxhës

Qeveria fshehu korrupsionin, klasifikoi si sekret shtetëror

tendera me vlerë miliona euro

ANALIZA Karta e studentit, fasada e radhës

e qeverisë. Nuk plotëson nevojat bazë

Sociale Faqe 9

Diabeti, gjithçka që duhet të dini për rreziqet e sëmundjes së heshtur. Kurat natyraleALERGJITË, SIMPOTAMAT DHE LLOJET. SI MUND TË PARANDALOHEN ATO Faqe 12-13

2 E mërkurë, 29 maj 2019

Përfaqësuesit e CDU-CSU në një deklaratë të përbashkët për “Deutsche Welle”-n lidhur me situatën politike në Shqipëri janë shpre-hur të shqetësuar, ndërsa nuk kanë përjash-tuar si mundësi edhe shtyrjen e datës së zg-jedhjeve. “Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog mid-is qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qënë të gatshme për kompromis për të mirën e stab-ilitetit demokratik. Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedh-

jeve në një shtet të pavarur. De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin py-etje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Sta-biliteti demokratik po ashtu përfshin detyrim-in për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar”– citohet në deklaratë.Dy deputetët Johann David Wadephul, nënk-ryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, report-er për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme kanë thënë se palët politike në vend duhet të ulen në dialog për të zgjidhur krizën.

CDU/CSU: Duhet dialog, palët t’i qasen njëra-tjetrës duke qënë të gatshme për kompromis

Opozita ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ-së për mos lejimin e komisionerëveAshtu siç kishte paralajmëruar, opozita ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, marrë më 23 Maj. Datë kur KQZ rrëzoi me shumicën e votave të anëtarëve propozimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për In-tegrim për të zëvendësuar me komisionerët e tyre qytetarët e futur nëpër komisione me vendim kryesisht nga ana e KZ-së.Përfaqësuesi i PD-së pranë KQZ-së, Ivi Kaso, tha se kjo e drejtë ligjore u vjen par-tive të opozitës nga Kodi Zgjedhor, që i njeh ato si parti parlamentare dhe si administruese të proceseve zgjedhore. Vendimi u mor pas një debati të gjatë ligjor dhe etik mes komis-inerëve, ku u cituan shumë nene të Kodit Zg-

jedhor, nëse mund të kishte të drejtën për të patur komisionerë në një proces zgjedhor një parti që nuk regjistrohet në garën zgjedhore.Katër anëtarë të KQZ-së thanë, duke citu-ar nene të Kodit Zgjedhor se një parti që nuk garon vet nuk mund të mbrojë të drejtat e garuesve të tjerë, aq më tepër kur deklaron publikisht se do të bëjë gjithçka që zgjedh-jet të mos zhvillohen. Kryetari i KQZ Kle-ment Zguri ishte i vetmi që mbështeti, po me citime nenesh të Kodit Zgjedhor, propozimin e ardhur nga partitë opozitare, sipas tij, një e drejtë, që atyre ua jep ligji. Megjithatë vota e kryetarit Zguri nuk mjaftoi për të miratuar fu-tjen e komisionerëve të opozitës në Komisio-net Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Komisioni Evropian, të mërkurën i paraqet Parla-mentit Evropian raportet e progresit për shtetet

në procesin e zgjerimit, ku përfshi-hen shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Në raporte nuk pritet të ketë befasi dhe duket se Komi-sioni Evropian do të rekomandojë edhe kësaj radhe çeljen e negociat-ave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në Bruk-sel kjo ngjarje që vitet e mëparshme është shoqëruar me shumë aktivi-tete këtë herë ndodhet nën hijen e Samitit të Jashtëzakonshëm të ven-deve anëtare, të cilat duhet të ven-dosin për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit të BE-së. Këto raporte rekomando-jnë shumë veprime, të cilat zbato-hen në bazë të vendimeve në struk-turat e tjera të BE-së të udhëhequra nga zyrtarë të zgjedhur të vendeve anëtare. Vendimi për çeljen e ne-gociatave bëhet nga Këshilli Evro-pian ku marrin pjesë krerët e ven-deve anëtare.

Raporti në tërësi do të përm-bajë vlerësime për ecurinë e refor-mave në vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe ato të cilat janë kyçe për Shqipërinë si funksionimi i in-stitucioneve, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Sa i për-ket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër ko-

rrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave. Përmbajtja e raportit do të përdoret nga vendet anëtare dhe nga vendet që pretendojnë anëtarësimin si mjete lobimi për marrjen e vendi-meve. Sa i përket çeljes së negoci-atave për Shqipërinë situata nuk ka ndryshuar me Francën si një kundër-shtare me peshë e çeljes së nego-

ciatave, e përkrahur nga vende si Holanda dhe Belgjika. Më herët është spekuluar se qëndrimi nega-tiv i Francës për zgjerimin ka qenë i lidhur me zgjedhjet për Parlamen-tin e BE-së dhe ndikimin që një ven-dim i tillë mund ta ketë në këto zg-jedhje. Rezultatet e zgjedhjeve nuk përmbushën frikën e forcimit tw së

djathtës në nivel evropian, por pozi-ta e Presidentit Makron është godi-tur, pasi partia e tij humbi kundrejt ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen në Francë. Mbetet të shihet se si ky rezultat do të ndikojë në qëndrimin francez. / DW

Raporti i KE

Deutsche Welle: Franca, Holanda e Belgjika kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë

Politikë

Emanuel Macron

Mark Rutte, kryeministri i Holandës

Christian Schmidt Mbledhja e KQZ-sëJohann David Wadephul

3 E mërkurë, 29 maj 2019

nr e

faqevePresidenti i Republikës, Ilir

Meta i ftuar mbrëmë në emisionin “Debat Plus” të gazetarit Ermal Panduri

në TV Dukagjini, përballë analistëve Astrit Gashi, Imer Mushkolaj dhe Fidan Rama ku foli mbi krizën poli-tike në Shqipëri dhe mundësitë e zg-jidhjes së saj. Po ashtu ai deklaroi se “dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe e institucioneve të Kosovës”. Po ashtu ai foli edhe mbi debatin e kufijve si edhe idenë për bvashkimin Kosovë-Shqipëri.

Çfarë po ndodh? A do mbahen zgjedhjet? Kemi dëgjuar shpesh qëndrimin tuaj për dialogun, për të zgjidhur problemet që kanë palët, por kemi parë edhe presionin me faktorin ndërkombëtar që kjo të ndodhë, nuk është se ka shumë lëvizje në kuptimin e arritjes së një marrëveshje apo të një klime që, zgjedhjet të mbahen në bazë të Kushtetutës.

Opozita sikurse ju e dini, ka bërë një veprim tepër të nxituar dhe të papranueshëm siç ishte ai i dje-gieve të mandateve. Por, për fat të keq mazhoranca gjithashtu, ka bërë një veprim të nxituar për shpejtimin për zëvendësimin e këtyre mandat-eve. Ndërkohë, ka patur dhe ka një kohë relativisht të gjatë gati 30 ditë, për të shqyrtuar mandatin e çdo de-puteti, kohë që mund të ishte shfry-tëzuar për të evituar një situatë edhe më të përshkallëzuar se, kjo që pa-raqitet sot. Jemi në një situatë ku të dyja palët duhet të bëjnë hapa pas dhe të gjejmë rrugën e duhur për të shkuar drejt zgjedhjeve demokratike, sepse kjo është e panegociueshme si kriter bazë për çeljen e negoci-atave me Bashkimin Europian. Be-soj është bërë e qartë edhe nga për-faqësues ndërkombëtar, sidomos nga drejtues të fraksionit kryesor në Bun-destagut të CDU/CSU që, zgjedhjet pa opozitën janë zgjedhje problema-tike, përsa i takon aspektit demokra-tik dhe Shqipëria, ka nevojë për sta-bilitet demokratik. Në këtë drejtim unë, shpresoj në një reflektim të të dy palëve dhe në një përgjegjshmëri të lartë. Për fat të mirë, protes-ta e fundit e opozitës, ishte tërësisht paqësore dhe shpresoj që, kjo të ketë ndikimet e saja në përshpejtimin e një zgjidhje.

Pse nuk lihet mandati, të shkojë deri në fund, pse duhet të veprohet në këtë mënyrë, vetëm pse nuk arrihen të fitohen zgjedhjet dhe pastaj krijohet pretekst për të

gjetur probleme të tilla. Po si nga perspektiva, po ju pyes si një politikan më përvojë të gjatë në Shqipëri.

Nuk do të flas si një politikan me një përvojë të gjatë, por do të flas si një President në detyrë, për çështjen e krizës aktuale. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend pa Kus-htetutë. Në këtë drejtim, në këtë sit-uatë ku jemi, unë mendoj që nuk i ka vetëm opozita përgjegjësitë e saj, edhe pse më duhet të them që opozi-ta ka marrë edhe iniciativa në Ku-vendin e Shqipërisë, të cilat pothua-jse nuk janë shqyrtuar fare, që duhet të ishin shqyrtuar për rivendosjen apo për rivlerësimin e reformës dhe afateve të saj Kushtetuese, me qëllim zhbllokimin e institucioneve te reja dhe evitimin e kontestimit të tyre.

Pra, nuk kemi përgjegjëse vetëm opozitën, kemi përgjegjëse edhe mazhorancën. Rruga e zgjidh-jes nuk është rruga përjashtuese, as e mazhoranës për opozitën dhe as opozitës për mazhorancën, duhet një marrëveshje që rivendos vendin në normalitet të plotë kushtetues, in-stitucional dhe demokratik.

Marrëveshje për zgjedhje të afërta kombëtare? Çfarë marrëveshje, do ketë?

Çdo marrëveshje që rivendos këtë normalitet të funksionimit të Kushte-tutës së Shqipërisë, të institucioneve përfaqësuese edhe të përfaqësimit.

Mund të përfshijë dhe një afat kohor të shtyrjes së zgjedhjeve lokale dhe mbajtjes se tyre në një afat kohor të përbashkët?

Rendi kushtetues i Republikës se Shqipërisë, bazohet mbi pluralizmin politik dhe pluralizmi politik, garan-tohet vetëm nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Rendi kushtetues i Re-publikës së Shqipërisë dhe garantimi i tij është çështja më e rëndësishme që të gjithë bashkë duhet të siguro-jmë.

Përse keni deklaruar dhe pse jeni kundër korrigjimit të kufijve, nëse një ide e tillë përfundon dhe e çon deri në fund problemin mes shqiptarëve dhe serbëve apo mes Kosovës dhe Serbisë?

Në mënyrë fare të qartë e të kris-taltë, qëndrimi im i vetëm si President i Republikës së Shqipërisë në raport me çështjen e dialogut Kosovë-Ser-bi ka qenë, është dhe do të mbetet i pandryshueshëm, me çdo faktor të Kosovës apo të Shqipërisë dhe me çdo përfaqësues të faktorëve ndërkom-bëtarë: dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe e institucioneve të Kosovës. Shqipëria, duke e mbështe-tur këtë dialog do të pranojë dhe du-het të pranojë çdo zgjidhje për të cilën institucionet e Kosovës do të shpre-hen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në përputhje me vullne-tin e popullit të Kosovës.

A e dinë të gjitha institucionet e Shqipërisë këtë që po thoni ju? A e di institucioni i kryeministrit?

Unë këtë qëndrim ia kam bërë të qartë edhe kryeministrit tonë, zo-tit Rama. Ua kam bërë të qartë edhe faktorëve të tjerë. Kam bërë edhe një qëndrim publik. Çdo përf-shirje e Shqipërisë apo institucio-ni të Shqipërisë në temat e dialogut Kosovë-Serbi, do të ishte një ndë-rhyrje e panevojshme, që mund të mos rezultonte ndihmuese për sa i takon, në radhë të parë demonstrim-it të autoritetit dhe legjitimitetit të plotë të institucioneve të Kosovës. Dhe së dyti mund të krijonte keqkup-time të panevojshme. Shqipëria ka për detyrë, mendoj unë, t’i kërkojë Kosovës një bashkëpunim, një koor-dinim, një unifikim për këto tema. Natyrisht edhe një koordinim tepër të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe të gjithë procesit të integrimit euro-atlantik dhe europian të rajonit tonë. Kam theksuar me të gjithë, se nevojitet një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të veçantë, por edhe me Gjermaninë, sepse është një faktor kyç dhe do të jetë gjithmonë kyç përsa i takon së ardhmes europiane të rajonit tonë, me Britaninë e Madhe që ka pas-ur dhe ka një rol të rëndësishëm për rajonin tonë, sidomos për pa-varësinë e Kosovës dhe me faktorët e tjerë relevantë e të interesuar pozi-tivisht për perspektivën e këtij rajo-ni. Pastaj vendimet i takojnë popullit të Kosovës, u takojnë institucioneve të Kosovës

Të paktën mospërfshirje kah zotit Rama, kryeministrit…? Nëse zoti Rama është i përfshirë dhe ju nuk përfshiheni, kjo tregon tregon një qëndrim të kundërt… Të ndryshëm.

Unë mendoj se qëndrimi im është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, e cila është votuar në Ku-vendin e Shqipërisë.

Por është politika e jashtme e udhëhequr nga kryeministrit i Shqipërisë. Nuk mund të jetë në koherencë…

Kur të bëhet një ndryshim në këtë politikë të jashtme, unë do ta reflek-toj këtë ndryshim.

Zoti Meta, a është qëndrimi i kryeministrit Rama në përputhje me politikën e jashtme, që është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë?

Qëndrimi im është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të Shqipërisë.

Po me kryeministrin?Dhe të Kuvendit të Shqipërisë.

Është politika e gati njëzet viteve.Udhëheqës të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë pasur tendencë që as në një avion të mos hipin, për shkak të dasive dhe përçarje që kanë midis tyre.

Unë nuk e kam këtë informa-cion, por mendoj se është e rëndë-sishme të ecim në këtë drejtim. Men-doj se replikat me njëri-tjetrin, aq më tepër me karakter denigrues janë të panevojshme. Mund të ketë dal-lime për çështje të caktuara, por du-hen gjithnjë argumente dhe duhet të jetë qëllimi i përbashkët për ta fak-torizuar Kosovën në këto negociata, në këtë dialog dhe Shqipëria këtë rol duhet të ketë gjithmonë.Zoti Meta, a pajtoheni me homologun tuaj, Presidentin e Kosovës, zoti Thaçi, se duhet të hiqet ajo gërmadhë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet hequr çdo pengesë, që nuk cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Çdo peng-esë duhet hequr. Heqja e taksës për shembull nuk e cenon këtë mar-rëdhënie.Për cilën taksë po flasim që të mos kemi keqkuptime?

Për taksën tonë, atë të Kali-mashitNë rregull, që të sqarohemi për të mos pasur keqkuptime në mesin e një debati për taksën me Serbinë...

Duhet të jemi i qartë. Çdo ve-prim që nuk cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian gëzon mbështetjen time të plotë.Heqja e këtyre gërmadhave, a e cenon këtë marrëdhënie zoti Meta?

Tani, kur flitet për gërma-dha natyrisht që kemi të bëjmë me një simbolikë të caktuar. E theksoj, çdo gjë që nuk cenon integrimin e Shqipërisë në BE gëzon mbështet-jen time të plotë sa i takon mar-rëdhënieve me Kosovën.

Presidenti: Zgjedhjet pa opozitën janë problematike. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend pa Kushtetutë

Dialogu me Serbinë, përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të Kosovës. Çdo përfshirje e Shqipërisë, ndërhyrje e panevojshme

Intervista e Metës

Politikë

Presidenti Meta në “Debat Plus”

4 E mërkurë, 29 maj 2019

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një darkë pune me deputetët dhe ministrat në ambientet e vilës 31 në ish-bllok. Kjo darkë u mba-jt për të koordinuar fushatën elek-

torale të 30 qershorit, ku PS garon në shumicën e bashkive e vetme pa asnjë kundërshtar. Takimi i mbrëmshëm u mbajt në ambientet e ish-vilës së Enver Hoxhës,

në zonën e Bllokut në Tiranë. Nga ky takim është vendosur se fushata elektorale do të nisë nga Tirana me një tubim elektoral që do të mbahet më 1 Qershor në

ambientet e Parkut Olimpik ora 17:00. Pjesë e kësaj darke pune ishte edhe i gjithë shtabi elektoral i PS përfshi edhe grupet e komu-nikimit.

Kreu i opozitës Lulzim Basha u zotua dje nga Elbasani se nuk do të kthetë asnjë lkthim aps

nga kauza e këtyre tre muajve, duke theksuar se pazar në kur-riz të qytetarëve nuk do të ketë. Referuar disa aludimeve të dala, sipas së cilave është gati një mar-rëveshje Rama-Basha, ky i fundit pohoi dje se në këtë diskutim nuk ka asgjë të ëvrtetë. Kryedemokra-ti u kujdes të nënvizonte disa herë se pazar me të keqen nuk do të ketë asnjëherë. “Zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar, para jush vëllezër dhe motra, dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se bete-ja për Shqipërinë si e gjithë Ev-ropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore. Njësoj si minjtë e zënë në çark, në çarkun e paudhë-sive të tyre, Edi Rama dhe banda e tij kanë nisur të lëvrijnë nëpër anijen që po mbytet. Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë ank-thin, e ndjejnë frikën, kanë fill-uar të përhapin versionet e dal-jes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama. Ndaj, le ta them qartë dhe prerë: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë”, tha Basha.

Takimi në ElbasanMirënjohjes ndaj mikpritjes el-

basanase, kreu i PD tha dje se ko-rrupsioni galopant i qeverisë ka dalë në pah në shumë raste. “Me këto qindra milionë euro që gra-bit, Edi Rama ushqen një grusht hajdutësh që tani vjedhjen e bëjnë me kontratat sekrete, kontrata që as nuk publikohen më. Kjo bandë hajdutësh sipas të dhënave zyr-tare të shtetit shqiptar, ka vjed-hur vetëm 4 vitet e fundit 4.6 mld

euro, pra, sa gjithë buxheti, sa gjithë shpenzimet e shtetit. Por ndërkohë këto para, këto qindra milionë euro që merren me tak-sa dhe tarifa e me çmime të lartë

nuk u kthehen kurrë njerëzve. Për pushtetin e vet dhe të Qazim Sejdinit i bëri bandat krimina-le të Elbasanit, madje u dha krah, i trimëroi, goditën policinë ban-

ditët dhe asgjë nuk i gjen. Sepse ky është shteti i Edi Ramës, shteti i bandës, shteti i hajdutëve, shteti i kriminelëve që shkel Kushte-tutë e ligj, nga mëngjesi deri në darkë. Që ka asgjësuar drejtësinë që të mos ketë asnjë vend ku të japë llogari. Që ka kapur mediat. Por i ka bërë hesapet pa popullin. I kapi të gjitha. Por sot e ka gjithë popullin kundër me një mesazh, me një mesazh: Rama ik! Sot, i gjithë populli është i bashkuar dhe është i vendosur”, deklaroi ai.

Më tej Basha bashkim në protesta i shqiptarëve i tejka-lon kufijtë ideologjikë, të djath-të e të majtë, gegë e toskë, mys-limanë e të krishterë. “Është çuar bota në këmbë dhe ka dëgjuar apelin dhe i thotë: “mos u ngjit pas karriges, hapi rrugë zgjidhjes politike. Largohu”. Është dëg-juar zëri i shqiptarëve në çdo cep

të botës perëndimore, dhe tani të gjithë e dinë se beteja jonë është e vetmja betejë për vlerat e Perëndimit, se nuk ka vlera ev-ropiane e nuk ka demokraci ev-ropiane, nuk ka vlera euroatlan-tike pa zgjedhje të lira, pa votën e lirë, pa ndarjen dhe balancimin e pushteteve, pa garantimin e ren-dit kushtetues, pa çuar para dre-jtësisë politikanët e kapur duke vjedhur votat me krimin e organ-izuar. Të gjithë e dinë se ky është një pushtet ilegjitim, i bazuar tek bashkëpunimi me krimin.”, u shpreh Basha. Në këtë kontekst, lideri i opozitës theksoi se du-het një dialog i vërtetë kombëtar për ti dhënë fund tranzicion-it 30-vjeçar. “Të hapim së bashku kapitullin e Shqipërisë si gjithë Europa! Kapitullin e Shqipërisë me demokraci dhe zgjedhje vërtet të lira, me shtet të së drejtës, me drejtësi me një standard, me ndarje dhe balancim pushtetesh. Sepse vetëm kështu do të paran-dalojmë marrjen peng të vendit nga një grusht kusarësh, nga një grusht hajdutësh dhe një grusht kriminelësh. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak se stan-dartet europiane, praimet euro-piane, normat europiane. Vetëm kështu do të mund të parandalo-jmë kalimin nga kriza në krizë.”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Ba-sha tha se Shqipëria ka nevo-jë për zgjidhje dhe : “për një qeveri që nuk iu bëhet barrë për t’ua vështirësuar jetën me taksa të shtuara dhe çmime të rritura, por që ju ndihmon dhe ju shtrin dorën, që edhe këtu, njësoj si në çdo vend tjetër normal, të keni mundësi të jetoni dhe të punoni me dinjitet, ta keni qeverisjen në krah, jo përballë si kundërshtare.”.

Nga Elbasani

Zotimi i Bashës: Pazar në kurriz të qytetarëve s’ka për të pasur kurrë. Largimi i Ramës i panegociueshëm

Politikë

Zgjedhje pa opozitën, Rama mbledh shtabin elektoral tek ish vila e Enver Hoxhës

Lulzim Basha

Rama në vilën e Enverit

5 E mërkurë, 29 maj 2019

PD e LSI akuzojnë

“Qeveria fshehu korrupsionin, duke klasifikuar si sekret shtetëror qindra tendera me vlerë miliona euro”

PD dhe LSI akuzuan dje Qeverinë se ka fshehur kor-rupsionin duke klasifikuar si sekret shtetëror qindra ten-

dera me vlerë miliona euro. Duke iu referuar investigimit të rrjetit investiga-tiv Birn, dy forcat ktryesore të opozitës kanë shprehur shqetësime lidhur me këtë çështje duke theksuar se me kon-tratat secrete të qeverisë kemi të bëjmë me një vjedhje të pastër.

Petrit Vasili

Përmes një reagimi zyrtar, nënkryetari i LSI Petrit Vasi-li tha dje se qindra milione euro grabiten nga qever-

ia përmes kontratave te klasifikuara gjoja sekrete prej saj per rë elimin-uar sipas tij konkurencën, transpar-encën dhe arritjen e cmimeve sa me te ulta dhe te leverdishme. “Qeveria e ka bere kontrata te tilla gjoja sekrete plot 216 here. Cmimet e kontratave fillo-jne nga 1.5 milion euro nje kontrate e vetme per sigurimin e nderteses se Ag-jensise se Informacionit. Eshte skan-daloze qe konsiderohet sekret nje pro-cedure e tille e rendomte sigurimi ndertese. Skandaloze cmimi i saj, qe do te justifikonte sigurimin e nje nder-tese nga 100 milion euro minimumi deri ne 1 miliard euro maksimumi Es-hte skandaloze sepse pasi paracakto-hen fituesit me pas fshihet informa-cioni me gjoja klauzolen sekret per menyren e prokurimit,cmimet,ofertat etj sepse mashtrimi do te dilte sheshit. Eshte Fakt se: Nga këto 236 kontrata të klasifikuara nga viti 2008 deri në vi-tin 2018, në periudhën e qeverisë së të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Ber-isha, ka pasur gjithsej 20 kontrata të klasifikuara. Ndërsa gjatë periudhës 2013-2018 të qeverisjes se Edi Rames , ka pasur gjithsej 216 kontrata të klas-ifikuara. Rekordin historik e mban viti 2018 me 76 kontrata të klasifikuara,kur Edi Rama rrembeu timonin dhe tep-sine kuptohet qarte se i donte qe ai dhe rilindja te grabisnin pa asnje pengese parate publike. Kjo vjedhje skandaloze e permasave shume te medha,ky shper-dorim dhe dhunim i procedurave e lig-jeve te shtetit me efekt shume te ren-de mbi financat publike kerkon hetim dhe denim pa asnje hezitim”, tha Vasi-li. Sipas tij problem mbetet edhe fak-ti se prokuroria shqiptare nuk leviz as gishtin dhe theksoi Vasili, drejtesia re

u kap nga rilindja per te fshehur vjedh-je te tilla. “Detyre paresore e opozites eshte te denoncoje keto skandale te padegjuara te cilat media e pavarur i ka bere publike. Po presim shpjegimin e kryeministrit per kete vjedhje skan-daloze. Por sic e dini kryeministri lla-fazan behet totalisht memec kur vjen fjala per te bere transparencen e ha-jduterise se qeverise”, deklaroi ai.

Reagimi i Grida DumësPërmes një conference nga selia

blu, Grida Duma tha dje se për të fshe-hur korrupsionin, kryeministri ka klasi-fikuar si sekret shtetëror qindra tendera me vlerë miliona euro. Gjatë drejtim-it të vendit nga Edi Rama jo vetëm që 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej mil-iona eurosh mbahen të fshehta, por edhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët e tij janë sekret shtetëror. Rrjeti investigativ BIRN ka zbuluar se,

që kur erdhi në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka klasifikuar si sekret shtetëror 216 tendera me vlerë miliona euro. Fare pak prej tyre janë të tillë që mund të klasifikohen si sekret, ato të Shër-bimit Informativ apo të Prokurorisë. Qindra tendera të tjerë që Edi Rama fsheh janë pjesë e luksit qeveritar, mirëmbajtje godinash, përfshirë kryem-inistrinë, shërbime qeveritare apo kon-trata që kanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit. Pjesë e klasifikim-it të kontrave publike si sekret është edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili refuzon t’u japë gazetarëve të BIRN-it të dhëna për tenderat e klasifikuar në mënyrë të paligjshme. Kjo është e një-jta agjenci, që miratoi projektin e Un-azës së Re ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro dhe shpalli fitues kom-paninë fantazëm të krijuar me dijen-inë e qeverisë së Edi Ramës në bazë të dokumentave të fallsifikuara në Shte-tet e Bashkuara të Amerikës. Është skandaloze që tenderat për rrugët apo mirëmbajtjen e tyre klasifikohen si se-kret shtetëror. Kjo vetëm shmang llog-aridhënien dhe transparencën, duke I fshur publikut abuzimet dhe shekeljet me ligjin. Partia Demokratike dënon si vjedhje, korrupsion dhe të palig-jshme këtë sjellje skandaloze të ag-jencive qeveritare në varësi direkte të kryeministrit, të cilat fshehin kontra-tat publike për të justifikuar grabitjen e miliona eurove nga taksat e shqiptarëve në favor të klientëve të Edi Ramës. Klasifikimi i sekret shtetëror i qindra kontratave publike është cënim i hapur

i konkurëncës dhe favorizm i palig-jshëm i disa kompanive të tjera. Me fjalë të tjera është vjedhje, është kor-rupsion. “, tha Duma.

Më tej ish-deputetja e PD-së tha se ka të bëjë me korrupsionin qeveritar ar-syeja përse Edi Rama hesht dhe nuk u jep përgjgije gazetarëve të BIRN-it, kur ata i kërkojnë shpjegime pse gjatë qeverisë së tij tenderat sekret shtetëror janë rritur. “Këto fakte tregojnë sesi shqiptarët zhvaten dhe shkretëtohen, sesi Shqipëria përdoret si pronë person-ale pa respektuar kushtetutë dhe ligj. Shqiptarët që po ikin të varfëruar dhe të zhvatur, meritojnë zgjidhje urgjente. Partia Demokratike është angazhuar për të ndërtuar së pari rregullat e lo-jës që nisin nga themelet ku gjendet së pari sigurimi i votës së lirë, i zgjedhjes së lirë për të nisur rrugën e merituar të pasurimit dhe miqëqenies së qyte-tarëve shqiptarë. Askush nuk duhet të harrojë se kushdo që ka vjedhur, duke konsideruar sekret shtetësor vjedhjen e Edi Ramës, do të mba-jë përgjëgjësi penale!”, përfundoi deklaratën e saj Duma.

Spahiu: Miliona euro abuzime nga Qeveria, koha që opozita të bëjë thirrje për mos pagim taskash sektit të RilindjesIsh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se për faj të tij, shqiptarët du-het të paguajnë 140 milionë euro biznesmenit italian, Francesco Beçhetti, dhe për këtë e shumë ar-sye të tjera, sipas tij, opozita du-het të bëjë thirrje për masën më ekstreme të mosbindjes civile. Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu, ndër të tjera, shkruante: “Kur vetëm për një fjalë goje të KM-s duhet të paguajmë 140 mil-ionë euro, kur për një kilometër rrugë paguajmë 20 milion euro, kur ndihma ekonomike përgjys-mon familjet në nevojë dhe ad-ministrata dyfishohet me militantë partie, kur miliona euro shpenzo-hen nga 236 tendera sekretë, kur në 6 vite nuk është ndërtuar asn-jë km rrugë, kur në 6 vite nuk kemi rritje pagash e pensionesh, kur këta të korruptuar nuk i heton apo dënon askush, them që opozi-ta duhet të bëjë thirrje për masën më ekstreme të mosbindjes civile. Mospagimi i taksave dhe tatimeve sektit më të korruptuar që ka njo-hur vendi, Rilindjes.”.

Politikë

Petrit Vasili

Grida Duma Përparim Spahiu

6 E mërkurë, 29 maj 2019

Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshil-lit të Atlantikut ishin dje një vizitë në Shqipëri,

duke zhvilluar takime me liderët politikë të vendit. Delegacioni u takua gjatë orëve të para të ditës së djeshme me Presidentin Meta e më pas ka zhvilluar një takim edhe me kreun e qeverisë Edi Rama. Po ashtu në orën 11:15 ai zhvilloi një takim edhe me kreun e Kuven-dit Gramoz Ruçi e më pas në orën 15:30 minuta me liderin e opozitës Lulzim Basha. Kryeministri Rama gjatë ditëve të fundit i ka bërë 6 ft-esa liderit të opozitës për të nisur dialogun pa kushte, por ndërkohë ka theksuar se nuk lëviz as data 30 Qershor e zgjedhjeve lokale dhe as ai nga karrigia e Kryeministrit. Nga ana tjetër opozita është shprehur e vendosur në kauzën e saj duke nënvizuar se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë. Sipas opozitës vetëm përmes një Qeverie tranzitore, do të mundëoshen zgjeh-dje të lira e të ndershme.

Takimi i MetësPresidenti Meta zhvilloi dje një

takim me Delegacionin e Kongre-sit Amerikan dhe Këshillit të At-lantikut, të kryesuar nga Damon

Wilson. Kreu i shtetit e njohu del-egacionin mbi zhvillimet dhe sfidat në rajon, prioritetet e Shqipërisë në kontekstin e integrimit europi-an, si edhe me domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik mid-is Shqipërisë dhe SHBA. “Bash-këbisedim i ngrohtë dhe i hapur me delegacionin e stafeve dre-jtuese të Senatit e Kongresit Ameri-kan, si dhe të Këshillit të Atlantikut

me qendër në Uashington DC, të kryesuar nga z.Damon Ëilson . Zh-villimet e brendshme politike, zg-jidhja sa më e shpejtë e krizës ak-tuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implemen-timi i reformës në drejtësi mbështe-tur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integ-rimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për

stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimeve.”, theksoi Meta.

Takimi i RuçitKryetari i Kuvendit, Gramoz

Ruçi, priti në Kryesinë e Kuven-dit delegacionin e Kongresit Amer-ikan dhe të Këshillit Atlantik, të cilët ndodhen për vizitë në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit. Ruçi, shprehu mirënjohjen për mbështet-

jen e SHBA për reformat inte-gruese në Shqipëri, sidomos Re-formës në Drejtësi, e cila është e pakthyeshme dhe e papengueshme. “Shpreh mirënjohjen për mbështet-jen nga SHBA të reformave inte-gruese, sidomos reformës në dre-jtësi, e cila është e pakthyeshme dhe e papengueshme.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit bashkëbise-doi me anëtarët e delegacionit edhe për situatën politike në Shqipëri, ecurinë e reformave si edhe për ku-jdesin që duhet të tregohet për të ruajtur kursin euro-atlantik, si alter-nativa e vetme e zhvillimit, paqes dhe stabilitetit të rajonit. Delega-cioni amerikan shprehu vlerësime për rolin konstruktiv të Shqipërisë në zhvillimet rajonale, për zhvillim-in, paqen, sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Vizita në Tiranë

Nga kriza te roli i Shqipërisë në Rajon, delegacioni i SHBA takime me krerët e shtetit dhe liderët politikë

Politikë

“Zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale, implementimin e reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE”

Opozita: Mashtrim i madh

Kryeministri në delir: Mjekët specialistë paguhen më shumë në Shqipëri se në GjermaniGjatë ditës së djeshme, Edi Rama ka zhvilluar një takim të quajtur ‘Mjekët për Shqipërinë’ nga ku bëri edhe një deklaratë të papritur kur tha se mjekët në Shqipëri paguhen më mirë se në Gjermani. Duke u munduar ta argumentojë deklaratën e tij, Rama tha nëse një mjek spe-cialist punon jashtë Tiranës, merr bonusin prej 2.5 milion lekë të vjet-ra.Sipas tij fitimet e mjekëve janë më të mëdha në Shqipëri, sesa nëse ata punojnë në Gjermani, duke iu hequr taksat.

“Ka një bonos mbi rrogën, 2.5 milionë lekë të vjetra për mjekët specialistë që pranojnë të shko-jnë në spitalet jashtë Tirane. Mar-rin një rrogë, që po të heqim tak-sat që do të paguajnë po të ishin

në Gjermani, është më e madhe sesa në Gjermani. Në xhep ju mbe-tet më shumë sesa do iu mbetej në Gjermani’, tha kryeministri.

Një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur në fakt shifrat flasin krejt të kundërtën. Numri i infermierëve dhe mjekëve shqiptarë, që po largo-hen drejt Gjermanisë është shumë i larta, aq sa është dhënë edhe alarmi se Shqipëria rrezikon të mbetet pa bluza të bardha.

ReagimiIsh-deputeti Bardh Spahia ka

reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ndaj kryeminis-trit Rama për gjendjen dhe pagat e mjekëve në Shqipëri, duke e cilësu-ar si “gaztorin kryesor në trag-

ji-komedinë ku është zhytur prej 6 vitesh shëndetësia publike”. Spa-hiu shtoi se edhe portali i punësim-it “Mjekë per Shqipërinë” është pjesë e kësaj gënjeshtre dhe mash-trimi të madh. “Sot Rama luajti ro-lin e gaztorit kryesor ne tragjikome-dine ku eshte zhytur prej 6 vitesh shendetsia publike. Me vetedi-je kriminale dhe papergjegjshmer-ine e nje te semuri psikik deklar-oi para salles se mbushur me mjeke te detyruar te shkonin ne takim se mjeket shqiptare paguhen me mire se koleget e tyre ne Gjermani. U foli per paga e bonuse imagjinare kur pak metra me larg salles ku zh-villohej takimi ndodh cdo dite dra-ma e mijera pacienteve qe perbal-len me kushtet skandaloze ne Qsut,

me mungesat e ilaceve, me radhet e pafundme per konsulta e ekzam-inime. Ndjeva keqardhje per ata

kolege qe degjuan delirimet e tij. Pse 70% e punonjesve te shendet-sise te intervistuar nga nje sondazh serioz deklarojne se duan te ikin nga Shqiperia? Rama e di mire te verteten por genjeshtren e ka bere pjese te pandare te vetes”, tha ai.

Po ashtu edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi dje pas deklarat-ave të Ramës ku tha se mëshira për kryeministrin duhet të jetë e mad-he dhe pa kursim. “Na tha sot që ja kaluam edhe Gjermanisë. Kryem-inistri tha me gojën plot dhe me kurajon e madhe që ta jep vetëm budallëku se: mjekët në Shqipëri paguhen si në Gjermani bile edhe më shumë. Fale Zot se ka ikur nga mendja. ”, shkruante Vasili në postimin e tij në Facebook.

Delegacioni amerikan me presidentin Meta

Delegacioni amerikan shkon në selinë e PD-së

Edi Rama

7 E mërkurë, 29 maj 2019

Gjykata e Tiranës vendosi të push-ojë hetimet për Kastriot Gjuzin të akuzuar për vrasjen e Mario Majol-larit rreth një vit më parë. Disa javë më parë, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar pushimin e procedimit, pasi nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Gjuzit. E pran-ishme në seancën e sotme ishte edhe nëna e Majollarit, e cila nuk ishte da-kord me këtë vendim. Prokurori ka argumentuar në seancë se nuk janë gjetur provat materiale, si arma e krimit dhe për këtë nuk vërtetohen pretendimet. Ndërkohë, nëna e Ma-jollarit duke folur për mediat, është shprehur e revoltuar dhe thotë se do të apeloj vendimin. Më tej ajo shtoi se pretendimi i prokurorisë për të gje-tur armën 9 ditë pas vrasjes nuk qën-dron, ndërsa mohon se ata famil-jarisht kanë probleme të tjera që

mund të çonte në vrasjen e djalit të saj. “Prisja më shumë nga ky shtet që i doli për zot djalit tim dhe e ktheu. Këta janë të gjithë të korruptuar, çfarë drejtësie është kjo. Jam thirrur vetëm njëherë nga Prokuroria dhe jam thir-rur për herë të dytë kur mu dha dosja, nuk kam mundur ta lexoja të gjithën por i pyeta se çfarë përmblidhte. Më thanë që është kapur arma. Dja-lin e kam pasur flori, shihte punën e vete, hallin e vet, i vetmi faji ishte që kishte atë mbiemër dhe atë gjak. Ka qenë punëtor. Nuk kam marr avokat por do ta ankimoj çështjen. Ky ishte shteti që ma ktheu, që i doli për zot që ka sigurinë, është ky shtet që ma vrau dhe po mbron kriminelin. Ku është drejtësia, ku është shteti që ka bërë Edi Rama?”, tha ndër të tjera e ëma e Majollarit Naile Nela.

Dy ditë pasi prokuroria e krimeve të rënda mbyl-li hetimet dhe coi në gjykatë dosjen për 613

kg kokainë të kapur në Maminas, organi i akuzës është ende në prit-je te dy leterporosive, njera prej te cilave nga Ekuadori. Burimet thanë se autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapu-ra në Ekuador në periudha kohore të ndryshme. Autoriteteve të hua-ja iu është kerkuar informacion lid-hur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periud-ha kohore te ndryshme. Në dosjen e prokurorisë thuhej se ngarkesa e parë me 90 kg u gjet po me konteni-er me babane në pronësi të Arbër Çekajt, ndërsa sasia e dytë ishte 38 kg e kapur po në Ekuador.Ndërkohë që sasia e fundit po tentohej të fu-tej në Shqipëri në 4 arka bananesh në pronësi të kompanisë ‘Arbri Garden’. Prokuroria për Krime të Rënda, njoftoi dy ditë më parë se mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë për 613 kg kokainë të kapur në kontejnerët e bananeve, ndërsa të pandehur janë Arbër Ce-kaj në mungese si dhe dhe Don-aldo Lushaj dhe Armando Peza-ku. Armando Pezaku ishte shoferi i trailerit që transportonte ngark-esën me banane në të cilën u kap sasia rekord e drogës. Ndërsa Don-ald Lushaj ishte menaxheri i firmës “Arbri Garden” në pronësi të Arbër Çekaj që kishte porositur ngarkesën nga Kolumbia. Cekaj ndodhet në Gjermani, ku edhe atje ka një hetim nga autoritetet pasi dyshohet se ai është i përfshirë në aktivitet krimi-nal edhe në territorin e tyre. Më 27 shkurt 2018 u kapën rreth 613 kg kokainë në Maminas në konteni-

erët e bananeve të Arbri Garden në pronësi të Arbër Çekaj. Aktualisht Çekaj ndodhet në gjykatën gjer-mane të emigracionit. Arrestimi i tij u bë më 4 Maj

Çekaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar që prej datës 1 mars të këtij viti, ndërsa në orët e

para të mëngjesit u bë i mundur ar-restimi i tij. Burime nga Policia e Shtetit thanë dje se Arbër Çekaj u arrestua në një banesë në një pro-vincë në Dyseldorfit. Ndërsa zbu-limi i vendndodhjes së tij u arrit gjatë shkëmbimit të informacionit mes oficerëve të Interpolit shqiptar dhe gjerman. Mësohet se Çekaj, gjatë asaj kohe, ka përdorur edhe mbiemrin Jansen, të bashkëshortes së tij, megjithëse zyrtarisht në do-kumente vijonte të kishte gjeneral-itetet Arbër Çekaj. Burimet thanë se menjëherë pas arrestimit, nga ana e autoriteteve shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij. “Në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arbër Çekaj.

Në dosjen e prokurorisë thuhej se ngarkesa e parë me 90 kg u gjet po me kontenier me babane në pronësi të Arbër Çekajt, ndërsa sasia e dytë ishte 38 kg e kapur po në Ekuador. Ndërkohë që sasia e fundit po tentohej të futej në Shqipëri në 4 arka bananesh në pronësi të kompanisë “Arbri Garden”

Kronikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetim pasuror për 6 të ndaluar-it për grabitjen e Rinasit të ndodhur më 9 prill të këtij viti .Burimet rapor-tuan se Krimet e Rënda ka nisur het-imin për shtetasin nga Kosova Ragip Hajdini dhe 5 të tjerët, Elton Pik-lin, Alkond Bengasin, Renaldo Sulaj, Oltjan Veselin dhe Saimir Çelën. Nga grabitja ku pjesë e grupit ishte dhe

Admir Murataj u morën 6 milionë euro. Krimet e Rënda kanë siguru-ar informacion se disa prej të arrestu-arve dhe familjarëve të tyre dispono-jnë automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme. Për këtë arsye iu është dërguar nga Prokuroria kërk-esë bankave, hipotekës, Drejtorisë së Transportit Rrugor për të verifikuar origjinën e pasurive.

Rritet bilanci i policëve të Kosovës të plagosur në Veri. Mediat kosovare shkruajnë se katër polic janë plago-sur gjatë aksionit në Veri e Jug të Mi-trovicës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa. “Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa. Njësia Speciale e Kosovës ka nisur në mëngjesin e së martës një ak-sion arrestimesh në veri. Sipas med-iave kosovare, janë dëgjuar të shtë-

na me armë zjarri në Zubin Potok dhe në zonët përreth tij. Krismat e armëve janë dëgjuar edhe në fsha-trat Varage dhe Zupç ku janë mbled-hur edhe qytetarët. Sipas Tanjug të Serbisë, Njësitë Speciale kanë ar-restuar 13 persona në këtë aksion i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit. Po kështu janë arrestuar edhe disa policë kufitarë në zonën e Leposavicit mes tyre komandanti i Zubin Potokut. Ndërkohë, dy nga të arrestuarit në aksionin e veriut tashmë janë dërguar në Inspektora-tin Policor të Kosovës.

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë-Voskopojë. Gazetarja e “BalkanËeb” Lorena Kodra rapor-ton se një makinë ka dalë nga rruga

dhe si pasojë kanë mbetur të plago-sur katër maturantë. Ngjarja ka ndod-hur pak minuta më parë, ndërsa të plagosurit janë dërguar me shpejtësi

drejt spitalit rajonal të Korçës.. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia dhe gru-

pi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit. Gjithashtu mësohet se maturantët ishin organ-

izuar dhe po shkonin me tre maki-na në vendin turistik të Voskopojës. Ende nuk dihet identiteti i të plago-surve.

Aksioni në Veri të Kosovës, rritet numri i policëve të plagosur

Vrasja e Mario Majollarit, gjykata pushoi hetimet. Nëna: Gjykatës të korruptuar

Grabitja në Rinas, nis hetimi pasuror për 6 të ndaluarit

Dosja për 613 kg kokainë të Arbër Cekajt, Prokuroria pret të dhënat nga Ekuadori

Detaje e reja

Aksident rrugor në Korçë, plagosen 4 maturantë

Arbër Çekaj

Kokaina e sekuestruar

Grabitja në Rinas

E mërkurë, 29 maj 20198 •

CMYK

Aktualitet

Lirohet punonjësi rus i UNMIK-ut që u arrestua në veri të Kosovës

Institucionet e Drejtësisë në Kosovë e kanë liruar shtetasin rus, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), i cili u

arrestua nga policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të vendit. Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se zyrtari i UNMIK-ut, është liruar pasi ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të mbahet apo ndalohet në polici. Lidhur me arrestimin e shtetasit rus gjatë ditës, ka reaguar edhe ambasada e Rusisë në Serbi e cila kërkoi që Kosova menjëherë të lirojë atë, rapor-toi agjencia e lajmeve RIA. “Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të shtetasit rus dhe që përgjegjësit për këtë incident flagrant të merren në përgjegjësi”, citohet të kenë thënë zyrtarë të ambasadës ruse. Po ash-tu, edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, kishte kërkuar lirimin e zyrtarit të këtij misioni, si dhe një punonjësi lokal, të cilët ishin ndaluar gjatë operacionit policor. Policia e Kosovës të martën ka filluar një aksion në jug dhe veri të Mitrovicës për, siç është thënë, luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Arrestohet shqiptari në Itali, kishte fshehur drogën në pikerinën e vezëve

Një shqiptar është arrestuar nga Policia e Bolzanos në Itali në akuzat për trafik droge dhe ndalim të paligjshëm. 37 vjeçari

ishte në monitorim prej një jave, para se të arrestohej. Shqiptari në dukje bënte një jetë normale si shofer, por policia kishte konstatuar se kishte lidhje me shqiptarë të tjerë të lidhur me trafikimin e drogës. Gjatë momentit të kontrollit shqiotarit iu gjetën një qese najloni me 53 gramë kokainë. Por në kërkimin e mëtejshëm në shtëpi shqiptarit iu gjetën edhe një sasi tjetër kokainë prej 267 gramësh kokainë në kuzhinë dhe 3 kg e 260 gram hashash, të ndarë në vezë. Analizat e drogës kanë konstatuar se përbërësi aktiv i kokainës ishte mbi 70%, ndërsa ajo e hashashit ishte mbi 25%.

Kapen duke vjedhur në market, në pranga 2 persona

Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona teksa ishin duke vjed-hur marketin e shtetasit V.L në Himarë. Në pranga kanë rënë A.O

dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd. Pas kontrollit fizik, në çantën e shtetasit A.O, shërbimet i gjetën të fshehur 3 doza lëndë narkotike kanabis. Ndërsa policia e Sarandës ka arrestuar një 19 –vjeçar me inicialet Ll.I., pasi gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu sekuestruan 7 doza lëndë narkotike kanabis. Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Një emigrant i jashtëligjshëm shqiptar ndodhet pas hek-

urave, pasi akuzohet se kujdesej për një fabrikë kanabisi në rrethi-nat e York të Anglisë. 26-vjeçari L. Zenelaj pretendoi para autoriteteve britanike se ishte trafikuar nga Shqipëria dhe ishte detyruar të punonte në këtë fabrikë. Por pasi gjykata u njoh me faktin se gjatë kohës që kujdesen për kanabisin, 26-vjeçari udhëtonte për qejf sëbashku me të dashurën e tij nëpër Angli, trupa gjykuese hodhi poshtë pretendimet e tij për skl-lavëri moderne dhe e shpalli fajtor.

Prokurori David Ward tha se policia kishte gjetur 49 bimë kanabi-si sëbashku me pajisjet e nevojshme për kultivimin e drogës në fabrikën në fjalë, gjatë një operacioni të zhvilluar në Nëntor të 2018-s. Ata gjetën gjithashtu 320 paund kesh, një telefon në të cilin ndodhej një video e Zenelajt duke numëruar paratë, si dhe dokumente identifi-kimi false, rumune e italiane. Gjatë mbrojtjes së tij, Zenelaj tha se kishte qenë 21 vjeç kur kishte vendosur të emigronte drejt Britanisë. Ai tha se një person me nofkën “Ujku” i kishte siguruar atij dokumente false

dhe udhëtimin drejt këtij shteti në këmbim të 6 mijë eurove. 26-vjeçari tregoi se për të shkuar në Britani kishte përdorur dokumentin e identifikimit rumun dhe se kishte udhëtuar për 1 muaj me autobus e kamion, duke përshkuar 6 shtete, para se të mbërrinte në desti-nacion. Para gjykatës shqiptari deklaroi se organizatorët e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit, duke e kërcënuar atë dhe familjen e tij. Megjithatë, në fund pretendimet e tij nuk u pranu-an nga gjykata dhe dënimi për të riun pritet të jepet në fund të muajit.

Arrestohet 26-vjeçari në Angli, kishte fabrikë kanabisi

Një 22-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu në Greqi. Ai është Albion Xhezairi nga Ksamili,

një person që konsiderohet shumë i rrezikshëm nga policia i akuzuar për vrasje e trafik droge.

Xhezairi ishte dënuar në Greqi me 16 vjet burg pasi më 11 maj 2017 është kapur në lagjen “Galtasi” në Athinë. Ai ishte përfshirë në nje grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi. Roli i tij ishte të vinte nga Athina në kufirin e gjelbër, merrte drogën dhe e maga-zinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë për ta shitur më pas. Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pisto-

Albion Xhezairi nga Ksamili

U arratis nga burgu grek 22-vjeçari shqiptar që ishte dënuar me 16 vite burg

Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistoletë, 1 thikë dhe 1 peshore. Ndërkohë ai është në kërkim në Sarandë dhe vazhdon gjykohet në Gjykatën e Sarandës për vrasje. Konkretisht, më 24 shtator 2016 ai ka vrarë në Shëndëlli të Sarandës, 47-vjeçarin Aleksandër Bardhi

letë, 1 thikë dhe 1 peshore. Ndër-kohë ai është në kërkim në Sarandë dhe vazhdon gjykohet në Gjykatën e Sarandës për vrasje.

Në 30 tetor 2016, babai i Albian Xhezairit, Agroni, gjeti një sasi lëndë plasëse të llojit tritol me celular në automjetin e tij. Bomba nuk kishte arritur të plaste dhe ajo u çaktivizua nga forcat RENEA. Por paralajmërimi nuk do të mbetej kaq për të, pasi më 11 dhjetor 2016, 53-vjeçari Agron Xhezairi u vra në një pritë teksa po hynte në banesën e tij. Ai u qëllua me “Kallash-nikov” nga një distancë e shkurtër dhe mbeti i vdekur në vend, në një ngjarje që ende nuk është zbardhur. Ndërsa në 19 gusht, është vrarë

në Ksamil, Vangjel Ciko, babai i Dhimitrit. Ndërsa familja Lame nga fshati Shalës i Sarandës, është larguar nga Shqipëria dhe është marrë në mbrojtje nga shteti. Albi-ano Xhezairi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndërsa familja Bardhi, ku ai ka kryer vrasje, konsiderohet një nga familjet më me influencë ne rrethin e Sarandës. Vëllai i Aleksandrit, Petriti ka qenë Kryetar i Komunës Kaçinar në Mirditë, ndërsa vëllai tjetër Floriani është biznesmen dhe aktualisht Këshilltar në Bashkinë Konispol. Albian Xhezairi dysho-het të ketë kryer dhe vrasje në burg në Greqi dhe konsiderohet pjesë e “Mafies se Koridhalos”.

E mërkurë, 29 maj 2019 9•

CMYK

Sociale

Karta e studentit ka qenë kryefjala e ditëve të fundit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës,

Erion Veliajt. Qeveria dhe Bashkia e Tiranëse kanë cilësuar si mbajtje të premtimit dhënien e kartës së studentit, dhe sipas tyre falë kësaj karte studentët do të përfitojnë një numër të konsiderueshëm shër-bime falas ose me kosto të reduk-tuar në institucionet shtetërore dhe ato private. Veliaj dhe Rama do shfaqen nëpër fakultete për të festuar “suksesin” e radhës ose më saktë fasadën e radhës.

Në radhë të parë karta e studen-tit nuk ishte as premtim i mbajtur dhe as sukses i qeverisë. Studentët shqiptarë kanë po aq të drejtë sa gjithë studentët e tjerë në mbarë botën të kenë në duart e tyre kartën dhe të përfitojnë prej saj. Ajo nuk ishte as premtim i mbajtur prej qeverisë pasi ishin vetë studentët që protestuan për ditë me radhë në kërkim të një arsimi cilësor, dhe një nga kërkesat e tyre ishte dhe karta e studentit. Pra, studentët shqiptarë u detyruan të protestonin për të marrë një të drejtë që u takon me ligj, një e drejtë që po manifestohet si prem-tim i mbajtur i qeverisë.

Karta e Studentit parashikon që të gjithë studentët e universiteteve të Tiranës që pajisen me të, përfito-jnë shërbime falas apo me kosto të reduktuar. Përmes kësaj karte, stu-dentët presupozohet se do të kenë lehtësira në shërbimet e ndryshme publike dhe private që ofrohen në Tiranë, që nga bankat, telekomu-nikacioni, transporti, supermar-ketet, njësitë e shërbimit kulturor,

Karta e studentit, fasada e radhës e qeverisë, nuk plotëson nevojat bazë

Gabimi mjekësor nuk do të gjy-kohet më si një vepër penale,

por si një çështje administrative. Kjo kërkesë e bluzave të bardha tashmë është bërë pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal duke bërë një ndarje të neglizhencës dhe gabimit mjekësor.

Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë, tha se kjo u bë pas një konsultimi edhe me mjekët dhe persona kompetentë të ministrisë së drejtësisë. ”Gabimi mjekësor është atëherë kur mjeku pa dashje duke zbatuar protokollet mjekësore bën një veprim ose nuk ndërmerr një ve-prim që ka sjellë për pasoje një dëm-tim të të sëmurit, ndërsa neglizhenca është që nuk merresh me pacientin, nuk vepron sipas protokolleve të përcaktuara më parë për mënyrën se si trajtohet, diagnostikohet dhe mjekohet. Gabimi mjekësor do të gjykohet administrativisht dhe neg-lizhenca penalisht” – u shpreh ajo.

Nëse një pacient humb jetën për shkak të neglizhencës së bluzave të bardha, atëherë mjeku dënohet me burg deri në 4 vjet. Neglizhenca do

Krijohen për herë të parë hartat digjitale topografike. Projekti

synon të përmirësojë kapacitetin e stafit të ASIG dhe të prodhojë hartën digjitale topografike (1:2000) në zonat e Tiranës dhe Durrësit ba-zuar në njohuritë dhe teknologjitë e transferuara nga ky projekt. Amba-sadori i Japonisë Makoto Ito, tha se “shumë punë janë realizuar gjithash-tu, verifikimet në terren tashmë kanë përfunduar, janë prodhuar fotografitë e para ajrore të Tiranës dhe të Durrësit dhe është krijuar një mostër e hartave topografike digjitale”. “Për më tepër, 10 anëtarë të stafit të ASIG kanë zhvilluar trajnime në

Japoni gjatë dy viteve të fundit, në përpjekje për të rritur kapacitetet e këtij institucioni dhe për të plotësu-ar nevojat e popullsisë shqiptare që jetojnë në zonat e Tiranës dhe Durrësit. Përmes këtij hapi të ndar-jes të njohurive dhe eksperiencave tona me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Civile të Universitetit Politeknik i Tiranës, ne shpresojmë t’u ofrojmë këtyre profesionistëve të ardhshëm një mundësi për të kuptuar më mirë këto pajisje dhe këtë teknologji, që në të ardhmen ata të jenë në gjendje të përgatisin në mënyrë të pavarur harta topo-grafike digjitale”, theksoi ai.

Ligji i ri në Kodin Penal

Gabimet mjeksore s'do të cilësohen më si vepra penale

të dënohet penalisht dhe dënimi do të jetë në bazë të shkallës së dëm-timit që neglizhenca ka shkaktuar. Është propozuar që dënimi të shkojë nga gjobë deri në dy vite burg , ndërsa nëse si rezultat i neglizhencës mjekësore pacienti ka humbur jetën dënohet vetëm me burgim deri në 4 vjet. Deri më sot mjekimi i paku-jdesshëm e dënonte mjekun deri në 5 vite burg, pavarësisht shkallës së dëmtimit të pacientit. Në tre vitet e fundit numëroheshin mbi 20 mjekë

të arrestuar për shkak të gabimit mjekësor. Ky ndryshim i Kodit penal ka ardhur si pasojë e protes-tave që bënë mjekët pak kohë më parë të cilët kundërshtonin ligjin 96 te kodit penal, sipas të cilit gabimet mjekësore trajtoheshin si vepër pe-nale. Sipas bluzave të bardha protes-ta nuk ishte në mbrojtje të interesave individuale, po një kundërshtim të fenomeneve negative që mund të vijnë nëse gabimet mjekësore kon-siderohen vepër penale.

Krijohen hartat digjitale topografike, niset me Tiranën dhe Durrësin

kinematë, teatrot, sporti etj.Studentët e shhohin me dyshim

kartën e prezantuar nga pasi duket se ajo nuk përmbush nevojat bazë të tyre. Kjo kartë parashikohen disa ulje në çmimet e biletave në muzetë, teatrot dhe kinematë e kryeqytetit. Përfshihen gjithashtu ulje në Galeritë, tetrin e kukullave ose ambiente si fusha sportive. Pavarësisht propagandës së Ramës e Veliajt si fitore të tyren karta e studentit ka një sërë mangësish dhe sipas vetë studentëve ajo nuk përm-

bush nevojat bazë të tyre. Nevoja parësore e studentëve

është transporti publik i cili me daljen e kartës nuk pësoi asnjë ndryshim. Ndërkohë, çmimi për abonentë e autobusëve për stu-dentët nuk ka ndryshuar, mbetet po 600 lekë në muaj si ka qenë që në krye të herës. Një tjetër mangësi është se kjo kartë nuk përfshin ulje në cmimet e librave. Askund nuk shihet ndonjë library që të ofrojë cmime të reduktuara për librat ndërkohë që librat për studentët

janë më bazikë sesa kafenetë, piceritë ose kinematë. Për më tepër ulje nuk shihen as në supermarkete ose mensa, të cilat gjithashtu janë nevoja parësore të studentëve. Pra shumica e shërbimeve që ofrohen nga karta, nuk janë imediate, në listën e shërbimeve me ulje kapërf-shihen kafene, kinema, që nuk janë nevojabazike për një student. Me me gjithë këto fakte të paraqitu-ra nuk mbetet gjë tjetër vecse ta cilësojmë dhe kartën e studentëve si fasadën e radhës së qeverisë.

10 E mërkurë, 29 maj 2019

Politika rrënuese agrare dhe futja e TVSH-së, ndërmarrjet bujqësore në vështirësi seriozeNdërmarrjet bujqësore

thonë se janë në vështirësi gjatë aktivitetit të tyre. Si-pas një raporti të Bankës

së Shqipërisë i cili bazohet mbi an-ketimin e ndërmarrjeve bujqësore në vend, këto të fundit kanë referuar se kanë probleme të lidhura me speci-fikën e sektorit, me shitjet, vështirësinë e gjetjes së tregut, mungesën e inves-timeve, koston e financimit, barrën e rëndë të huave dhe konkurrencën. Të pyetur në lidhje me ecurinë e shit-jeve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, 43% e ndërmarrjeve bu-jqësore pohojnë se shitjet e tyre nuk kanë ndryshuar gjatë kësaj periud-he dhe 40% e ndërmarrjeve shpre-hen se shitjet e tyre kanë rënë. Vetëm 16% e ndërmarrjeve bujqësore po-hojnë se shitjet e tyre janë rritur në këtë gjashtëmujor. Për sa i përket

pritshmërive për gjashtëmujorin e dytë 2017, 44% e ndërmarrjeve bujqësore presin rritje të shitjeve dhe 19% presin rënie të tyre.

Në lidhje me rezultatin finan-ciar, gati gjysma e ndërmarrjeve bu-jqësore të anketuara pohojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, ai ka mbetur i pandryshuar, 37% e ndër-marrjeve pohojnë se rezultati finan-ciar ka rënë. Ndërmarrjet duken opti-miste për gjashtëmujorin e dytë 2017, ku 42% e ndërmarrjeve presin rrit-

je të rezultatit financiar, ndërsa 39% e tyre presin që rezultati financiar të mbetet të paktën i pandryshuar. Vetëm 19% e ndërmarrjeve bujqësore pres-in rënie të rezultatit financiar gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2017. Për sa i përket zgjerimit apo jo të aktivi-tetit (apo të investimeve), mesatarisht 78% e ndërmarrjeve bujqësore poho-jnë se nuk e kanë ndryshuar aktivitetin gjatë gjashtëmujorit të parë dhe pres-in që të mos ketë ndryshime as gjatë gjashtëmujorit të dytë 2017.

Të pyetur mbi burimet kryesore të financimit, ndërmarrjet bujqësore janë shprehur se 64% e tyre kanë përdorur shitjet për të financuar veprimtarinë e biznesit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 dhe 30% e ndërmarr-jeve kanë përdorur rezervat e mbartu-ra. Ndërsa huaja përdoret si burim fi-nancimi nga vetëm 5% e ndërmarrjeve

bujqësore, që tregon për një ndërm-jetësim të ulët financiar ndaj këtij se-ktori . Ndërmarrjet bujqësore u pye-tën në lidhje me huanë dhe përdorimin e saj prej tyre. Të dhënat e marra nga vrojtimit tregojnë se vetëm 18% e ndërmarrjeve bujqësore kanë aktual-isht një hua, ndërsa 82% e tyre poho-jnë se nuk kanë.

Të dhënat tregojnë se ndërmarr-jet bujqësore kanë marrë hua kryesisht nga bankat, (65% e ndërmarrjeve) dhe nga personat fizikë. Ndërsa burimet e tjera të financimit, përdoren më pak nga ndërmarrjet bujqësore për të finan-ciar veprimtarinë e tyre. Të pyetur mbi qëllimin e përdorimit të huasë, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve bujqësore pohojnë se e kanë marrë huanë krye-sisht për të përballuar shpenzimet kor-rente (73%), si dhe për të kryer një in-vestim afatgjatë. Ndërsa për të shlyer një hua të vjetër dhe për arsye të tjera përdoret relativisht pak.

Ndërmarrjet bujqësore, të cilat kanë marrë një hua për të financuar veprimtarinë e tyre janë pyetur për të dhënë një vlerësim mbi huanë që kanë marrë. Rezultatet tregojnë që 41% e ndërmarrjeve bujqësore që kanë mar-rë një hua, deklarojnë se huaja e mar-rë është e përshtatshme, pjesa tjetër deklarojnë se do të donin të mer-rnin më shumë dhe dhe të tjerë se do të donin të merrnin më pak. Pak më shumë se gjysma e ndërmarrjeve bu-jqësore, të cilat kanë marrë një hua, pohojnë se vlera e kolateralit të tyre është nën 50% të vlerës së huasë dhe 22% e ndërmarrjeve bujqësore po-hojnë se kolaterali është sa 50-100% të vlerës së huasë. Ndërsa vetëm për 26% të ndërmarrjeve, vlera e kolat-eralit të vendosur tejkalon mbi 100%

vlerën e huasë. Barra e huasë për 51% të ndërmarrjeve bujqësore është bren-da intervalit 20 deri 50% të totalit të ardhurave, për 40% e ndërmarrjeve lu-hatet në nivelin e 20% të të ardhurave, që tregon se barra e huasë është rela-

tivisht e shtrenjtë për këto ndërmarr-jeve. Kurse për 10% e ndërmarrjeve, barra e huasë është në intervalin 50 deri në mbi 80% të të ardhurave totale të ndërmarrjeve, që tregon për këto ndërmarrje barra e huasë është shumë e kushtueshme.

Më shumë se gjysma e ndërmar-rjeve bujqësore e vlerësojnë ngark-esën e borxhit të lartë. Të pyetur mbi mundësinë e tyre për të marrë një kredi bankare në 6 muajt e ardhshëm, 52% ndërmarrjeve bujqësore pohojnë se nuk ka asnjë mundësi për të marrë kredi dhe 42% e ndërmarrjeve vlerëso-jnë se ka pak mundësi. Vetëm 15% e ndërmarrjeve bujqësore, vlerësojnë se ka shumë mundësi që do të marrin kredi në gjashtëmujorin e dytë 2017.

Nga ana tjetër, pavarësisht percep-timit të tyre se kredia bankare është e shtrenjtë, ndërmarrjet bujqësore i vlerësojnë të rëndësishme dhe të do-mosdoshme bankat për ecurinë e vep-rimtarisë së tyre. Megjithatë një pjesë e konsiderueshme, rreth një e tre-ta e ndërmarrjeve bujqësore gjykojnë se marrëdhënia e tyre me bankën nuk është dhe aq e rëndësishme

Banka e Shqipërisë ka raportuar se çmimet e banesave janë rritur me 15.2 për qind gjatë periudhës 2013-2018. Të intervistuarit raportojnë që rreth 54% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitu-ra prej tyre janë blerë me hua banka-re, nga vrojtimi i aktivitetit kredi-tues të Bankës së Shqipërisë, gjatë T4 2018, rezultoi se kërkesa e indi-vidëve për kredi për pasuri të pal-uajtshme ka ardhur në rritje, ndër-

kohë që kushtet e miratimit për këtë lloj kredie dhe për këtë kategori hua-marrësish kanë vijuar të lehtësohen. Koha mesatare e shitjes së pronave në rang vendi, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit, ishte mesatarisht 10.9 muaj ose rreth 1 muaj më e gjatë se në gjashtëmujorin e kaluar. Për Ti-ranën dhe Zonat e Tjera, koha e shit-jes është rritur me rreth 1-2 muaj, ndërsa për zonën e Bregdetit koha e shitjes është shkurtuar me rreth 2.5

muaj. Nga këndvështrimi i ofertës të dhënat e INSTAT-it tregojnë një rri-tje të qenësishme të sipërfaqes dhe numrit të lejeve të ndërtimit për ob-jekte banimi gjatë 2018. Rezultatet e vrojtimit tregojnë që vëllimet e shit-jeve janë rritur vetëm për qendrën dhe periferinë e Tiranës, dhe kanë shënuar rënie në Bregdet dhe në Zo-nat e Tjeratë vendi. Teprica e kredisë për ndërtim është rritur me 8.7% në krahasim me fundin e gjashtëmu-

jorit të parë, dhe me 3.1% në kra-hasim me fundin e vitit të kaluar. Kredia për ndërtim zë 15% të te-pricës së kredisë për bizneset dhe kjo peshë ka ardhur në rritje, por mbetet nën nivelin prej rreth 20% të regjis-truar gjatë harkut kohor 2007–2011. Cilësia e kredisë për pasuri të palua-jtshme është përmirësuar dhe rapor-ti i kredive me probleme ka rënë në 5.7%, nga 6.8% në qershor 2018 dhe 7% një vit më parë.

BSH: Çmimet e banesave u rritën 15.2 për qind në pesë vitet e fundit

Ekonomi

Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet bujqësore kanë marrë hua krye-sisht nga bankat, (65% e ndërmarrjeve) dhe nga personat fizikë.

Ndërsa burimet e tjera të financimit, përdoren më pak nga ndërmar-rjet bujqësore për të financiar veprimtarinë e tyre

Për 10% e ndër-marrjeve, barra e huasë është në intervalin 50 deri në mbi 80% të të ardhurave totale të ndërmarrjeve

10%

Për sa i përket pritshmërive për gjashtëmujorin e dytë 2017, 44% e ndërmar-rjeve bujqësore presin rritje të shitjeve dhe 19% presin rënie të tyre

44%

11 E mërkurë, 29 maj 2019

Amerikanët duhet të jenë të kënaqur që refuzuan politikat e sugjeruara nga George Soros dhe zgjodhën një poli-tikan jo-konformist si Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet. Vendosmëria e presidentit të SHBA nuk ka vonuar të sjellë frutet e veta në ekonominë e parë botërorë. Ja pas-qyra e arritjeve të kësaj ekonomie dy vitet e fundit. Për më shumë se një shekull, Shtetet e Bashkuara kanë qenë fuqia më e madhe ekonomike në botë. Nga GDP-ja e saj botërore në bursën e saj të fuqishme, SHBA është tregu ku pjesa tjetër e globit referohet.

Por në vazhdën e recesionit të madh, SHBA ka akoma shumë paqa-rtësi kur është fjala për të ardhmen e ekonomisë së saj. Ja disa fakte inte-resante për ekonominë amerikane, që nga rritja e shpejtë ekonomike që po ndodh tani, në GDP-në mbresëlënëse të shtetit të saj më të madh si Kali-fornia. SHBA është në prag të zg-jerimit të saj më të madh ekonomik. Majin e kaluar, rritja e ekonomisë amerikane pas më shumë se një pe-riudhe tetë vjeçare e rënies ekono-mike u bë e dyta më e madhe e ven-dit. Nëse ekonomia vazhdon të rritet deri në korrik, do të ishte zgjerimi më i madh në historinë amerikane, duke e përmirësuar periudhën 1991-2001.

SHBA pati një rekord prej 13 vitesh pa rritje të GDP-së reale prej 3%

Shtetet e Bashkuara kanë ard-hur afër, duke arritur një rritje prej 2.9% në 2018, por Amerika nuk ka arritur një rritje reale të Prodhim-it të Brendshëm Bruto prej 3% që nga viti 2005, kur u rrit 3.5%. Vitet 1930, një kohë e errët në ekonominë amerikane pas rrëzimit të tregut të aksioneve të vitit 1929. Deri në vitin 1934, rritja reale e GDP-së po shkonte duke u rritur 10.8% në atë vit.

Zgjerimi dhjetëvjeçar ka krijuar mundësinë për 20 milionë vende pune

Me rritjen ekonomike që shtrihet në dekadën e fundit, figurat kryesore vazhdojnë të përmirësohen. Rritja vjetore e pagave prej 3.4% është më e madhja në më shumë se një dekadë.

Rreth 100.000 dollarë e ndajnë klasën e mesme nga klasa e lartë

Në vitin 2011, 51% e amerikanëve u konsideruan si klasa e mesme, dhe ky numër shkoi deri 52% në vitin 2016. Të ardhurat mesatare të famil-jeve të klasës së mesme u rritën nga 74.000 në 78.000 dollarë, ndërsa kla-sa e sipërme pa të ardhura mesatare nga 172.000 në 189.000 dollarë.

Gjenerata Z mund të shpenzojë më shumë se 143 miliardë dollarë vi-tin e ardhshëm

Gjenerata Z, popullsia e lindur midis 1997 dhe 2012, do të përbë-jë 40% të konsumatorëve amerikanë deri në vitin e ardhshëm. Ata konsu-matorë pritet të kontribuojnë me 143 miliardë dollarë në shpenzime të dre-jtpërdrejta, të cilat do të shkaktojnë “dhimbje koke” për shumë shitës me pakicë pasi do u duhet të kuptojnë se si të merren me zakonet në ndryshim të një brezi të rritur në internet dhe me pajisje teknologjike.

Nëse Kalifornia do të ishte një shtet i veçuar do të kishte GDP-në e pestë më të lartë në botë

Shtetet e Bashkuara janë fu-qia ekonomia më e madhe në botë, të përbërë nga 50 shtete ekonomik-isht të ndryshme. Disa prej këtyre shteteve kanë ekonomi të mëdha të mjaftueshme për veten e tyre, sido-mos Kalifornia. Nëse ky shtet do të ishte i veçuar, ekonomia e tij do të ra-dhitej i pesti më i madh në botë, duke tejkaluar GDP të Mbretërisë së Bash-kuar. Me një prodhim të brendshëm bruto prej 2.747 trilion dollarë, Kali-fornia vetëm do të gjurmonte Gjer-maninë, Japoninë, Kinën dhe SH-BA-të si një e tërë.

“Boom”-i ekonomik, ja çfarë u solli amerikanëve refuzimi i Sorosit

Ekonomi

E mërkurë, 29 maj 2019 13•

Opinion

E mërkurë, 29 maj 201912 •

Shëndet&Estetikë

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflekto-het në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës

në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pank-reasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipo-glicemia (niveli i ulët i glukozës). Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjith-monë të angazhuar me trajtimin e saj. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaq-ja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Diabeti ndahet në dy tipe në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I, ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lekurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është vetëm në gjysmat e rasteve i trashëgueshëm, pra një pjese e të së-murëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidencë që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështi-ra të kontrollit të sheqerit, mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë.

Tipet e diabetitNë përgjithësi personat me diabet

futen në dy tipe kryesore të diabetit; diabeti mellitus, tipi 1 dhe diabeti mellitus tipi 2. Përveç këtyre tipeve të diabetit ka edhe forma të tjera që janë: Diabeti gestacional (diabeti qe shfaqet gjatë shtatzënisë) dhe forma të tjera specifike.Tek diabetikët tip 1 sëmundja shfaqet në moshat e reja dhe karakterizohet nga mungesa apo deficienca absolute e insulinës. Në diabetin tip 2 që përbën grupin më të madh të pacienteve, sëmundja shfaqet në moshat me të mëdha mbi 35-40 vjeç dhe karakterizohet në stadet e para nga rezistenca në vep-

Diabeti, llojet dhe simptomat. Këshillat për të shmangur sëmundjen dhe ato për kurimin e tij

rimin e insulinës. Kanë predispozitë gjenetike, do të thotë personat që kanë të afërm me diabet tip 2, sido-mos të brezit të parë, kanë rrisk më të madh që gjatë jetës të zhvillojnë po të njejtin tip të diabetit. Gjithash-tu, ky tip i diabetit haset kryesisht në personat që janë mbi peshë dhe obezë. Edhe mënyra e të ushqyerit dhe ajo e jetesës, janë ndër faktorët që ndikojnë në krijimin dhe zhvil-limin e sëmundjeve diabetike.

Diabeti tip 1 takohet kryesisht tek fëmijët dhe moshat e reja.Ky tip diabeti zhvillohet në përgjithësi pa-pritur,shpejt, zakonisht mbas ndonjë gjëndje virale ,zbulohet me lehtësi, sepse shoqërohet me shenjat klinike karakteristike, që e shqetësojnë të sëmurin dhe e çojnë te mjeku apo e detyrojnë të bëjë analizat. Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Në këtë tip diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të insulinës. Diabeti tip 2 shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeç,por ai po haset gjithnje dhe me shpesh edhe tek fëmijët dhe të rinjtë me mbipeshë dhe obeze. Ai përparon shumë ngadalë, shpesh herë i heshtur, pa treguar shenja për shumë vjet me radhë dhe zbulohet më me vështirësi. Ky tip diabeti nuk kërkon mjekim me insulinë por kërkon “çbllokimin” e insulinës së trupit nga faktorët që e pengojnë atë të veprojë,si mbipesha,obeziteti

Lufta ndaj sëmundjes së diabetitNë botë janë rreth 230 milionë

persona të prekur nga sëmundja e diabetit, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta

sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat më delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë.

Simptomat e diabetit Urinim i bollshëm dhe i shpe-

shtë. Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, trupi e eliminon atë me urinën: kjo rrit sasinë e urinës të dëbuar në 24 orë, e cila përmban sasi të larta të sheqerit. Zgjimi dy herë në natë për të urinuar kur nuk kishte ndodhur kurrë më parë mund të jetë një sinjal alarmi.

Një etje e fortë. Me një eliminim më të madh të lëngjeve ju dehidra-toheni, kështu që pini më shumë dhe ndiheni përsëri të etur. Disa pacientë që nuk e dinë se janë dia-betikë shuajnë etjen e tyre me pije të ëmbla me sheqer ose me lëngje frutash, duke rritur kështu sheqer-in në gjak dhe duke përkeqësuar akoma më tej situatën. Pra, fakti që ju ndjeheni veçanërisht të etur pa djersitje për shkak të nxehtësisë së tepruar ose trajnimit intensiv mund të jetë simptomë e diabetit.

Era e keqe nga goja. Aroma e acetonit e erës së gojës, ashtu si ajo që përdoret për të hequr manikyrin nga thonjtë, është një simptomë klasike e diabetit të tipit 1, një tregues i dekompensimit të rëndë metabolik. Kjo erë e veçantë është rezultat i të ashtuquajturës ketoac-idozë: në thelb, trupi i diabetikëve, i cili nuk ka insulinë, nuk mund të përdorë glukozën si një burim energ-jie, kështu që për të marrë atë, djeg acidet yndyrore. Në këtë proces for-mohen trupat ketone që shkaktojnë erën e acetonit në frymëmarrje. Kjo simptomë mund të jetë e dobishme për t’u vlerësuar, kur një pacient vjen në dhomën e urgjencës në

Këshilla për personat që vuajnë nga diabeti

– Këshillohet të hahen rregullisht (të paktën 3 vakte në ditë) sidomos mëngjesin. – të përdoren karbohidrate me GI të ulët (siç janë drithërat, perimet etj). Si dhe të paktën 5 porcione me fruta dhe produkte vegjetarianë në ditë.

– Duhet të Konsumohet vaj peshku ose produkte deti të paktën 2 here në javë si dhe të hahen më pak ushqime ose aspak ushqime të ëmbla me sheqer.

–Këshillohet të reduktohen në maksimum ushqimet me yndyra sidomos ato me yndyra shtazore dhe reduktimi i sasisë së kripës në ushqime.

Pesha: Shtimi i peshës, në veçanti në zonën e barkut, e vështirëson mbajtjen nën kontroll të diabetit. Rënia në peshë është e vështirë, por rënia qoftë edhe e vogël 5-10% e peshës trupore sjell përfitime të mëdha në normalizimin e diabetit. Rekomandohet ulja e ngadaltë në peshë 0.5-1kg në javë.

Frutat dhe perimet: Sa më shumë fruta dhe perime do të hani, aq më shumë do të ulet rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe ato kanceroze. Njerëzit me diabet mund të hanë çdo lloj tip frutash por jo në sasi të mëdha, p.sh duhet të marrë një porcion të një madhësie mesatare p.sh.: një mollë, një banane, një portokall. Mund te marrin edhe 2 fruta të vogla kumbulla ose kajsi, mund të marrin një dore rrush ose feta të ndara të një fruti (p.sh. të një pjepri). Mund të marrin një gjysmë luge gjellë me fruta të thata. Mund të marrin një gote të vogël me lëng frutash 150 ml. Mund të marrin 1-3 luge gjellë me perime të ziera ose sallate të përzier.

Vaji i peshkut: Përmban omega 3, i cili ka shumë efekte pozitive mbi organizmin tonë sidomos në mbrojtjen e zemrës, dhe rekomandohet që njerëzit me diabet të marrin 2-3 porcione në javë. Këto merren duke ngrëne sardele, ton ose trate. Nuk rekomandohen suplementet me vaj peshku, sepse janë më të mira të konsumohen të freskëta. Sheqeri duhet të reduktohet në maksimum por nuk është e thëne që duhet të eliminohet fare, këshillohet të merret sheqeri i frutave në formën e fruktozës. Ekzistojnë edhe forma të tjera sheqeri si p.sh. pluhuri i bimës Stevia që mund përdoret të diabetikët, për ëmbëlsimin e kafesë, çajit,dhe për ëmbëlsira si kek, kremkaramel etj. Format artificiale me zero sheqer janë të këshillueshme tek diabetikët që duan të bien në peshë.

Yndyrat: Janë lehtësisht më të pasura me kalori prandaj sa më pak të konsumojnë diabe-tikët prej kësaj kategorie aq më shumë do ti ndihmojë në rënien në peshë. Yndyrat ndahen në të ngopura (saturuara) dhe të pa ngopura (pa saturuara). Yndyrat e saturuara janë të dëmshme për diabetikët, këtu përfshihen yndyrat që vijnë nga pastat, gjalpi, mishi me yndyrë, djathi i deles etj. nga këto ushqime duhen konsumuar më shumë se 10% e gjithë totalit të yndyrave që nevojiten. Këto çojnë në dëmtimin e zemrës, prandaj këto duhen të zëvendësohen me yndyra të pa saturuara siç janë vaji i pastër vegjetal, vaji i ullirit, vajrat bimore në përgjithësi.

Kripa: Është e rekomandueshme që çdo diabetik të mos marrë më shumë se 6 gr kripë në ditë. Mënyra më e mirë për të ulur kripën është të përdori sa me shumë prodhime të freskëta të prodhuara në kushte shtëpie. Nuk duhet harruar se më shumë se gjysmën e nevojave ditore të kripës i marrim me ushqime të konservuara. Reduktimi i kripës tek diabetikët çon në ulje të vlerave të tensionit, reduktim të sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve të zemrës, trombozës cerebrale dhe disa tipa të sëmundjeve malinje.

Aktiviteti fizik: Të paktën 5 ditë në javë të gjithë të sëmuret me diabet që munden, duhet të lëvizin jo më pak se 30 min. Preferohen ecjet e lehta dhe të moderuara përfshi këtu disa lloje sportesh aerobike si noti, vrapimi, basketbolli, ecjet sportive, të moderuara nënkupton që diabetiku duhet të ndihet mirë, të marre frymë thelle dhe të mos ndihet i sforcuar.

E mërkurë, 29 maj 2019 13•

Shëndet&Estetikë

Alergjia është një reagim armiqësor i sistemit imun ndaj një substance që normalisht do të

konsiderohej e padëmshme. Reaksionet alergjike shkaktohen nga ekspozimi ndaj alergjeneve. Një alergjen është një proteinë që organizmi e vlerë-son si të huaj dhe të rrezikshme. Alergjenët mund të jenë ushqime të veçanta, toksina të mjedisit, poleni i luleve dhe pemëve, myku, morri i bimëve, zemërimi shtazor dhe një mori irrituesish të tjerë. Menjëherë pas ekspozimit ndaj një alergjeni, sistemi imun lëshon antitrupa specifike për të shkatërruar këtë alergjen armik, duke angazhuar një seri komplekse veprimesh që përfshijnë një sërë reaksionesh biokimike. Më pas, këto kimi-kate prodhojnë një inflamacion ose simptoma të tjera të një reagimi alergjik. Reagimet alerg-jike mund të jenë nga më të lehtat deri te më të rëndat, ku këshilla profesionale mjekësore e menjëhershme bëhet e domosdoshme.

SimptomatNë simptomat e përbashkëta të reaksioneve

alergjike tipike përfshihet vështirësia në fry-mëmarrje, përflakja, përskuqja e syve, kruajtja dhe lotimi i tyre, teshtima, kollitja, kruarja, se-krecionet e hundëve, mufatja, nxehja e fytyrës, rrethi i errët nën sy, kullimi i hundëve, ënjtja, urtikaria, të vjellat, shtrëngimet e stomakut dhe acarimi i zorrëve apo ënjtja e tyre. Reaksionet më të rënda përfshijnë shtrëngim të kanalave bronkiale (astma), vështirësi në frymëmarrje apo edhe krizë anafilaktike, e cila mund të bëhet vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet në kohë. Alerg-jitë mund të rezultojnë gjithashtu në stresimin e sistemit të tretjes, në gazrat e zorrëve dhe në mostretjen e ushqimit apo keqtretjen e tij. Njerëzit e ndjeshëm mund të ndiejnë edhe pez-matim në gjuhë ose në gojë.

Llojet e alergjeneve që shkakto-jnë reagim alergjik

Shumica e alergjeneve apo shkaktarëve të zakonshëm të alergjive ndeshen në katër kat-egori kryesore: kontakti, gëlltitja, nuhatja dhe injeksioni. Nëse jeni alergjik, ju shpeshherë jeni të ndjeshëm ndaj më shumë se një substance.

Alergjenët e kontaktit mund të jenë bimë të tilla si dredhka helmuese, lisi dhe valanidhi, bizhuteri, produkte shtëpiake për pastrim, duke përfshirë edhe sapunët dhe detergjentë të tjerë, apo produktet e zbukurimit të tilla si ato kozme-tike dhe ngjyrat e flokëve.

Alergjenët e gëlltitjes përfshinë ushqimet, ilaçet, si dhe metalet e rënda në ujin të pijshëm. Ushqimet më të shumta që shkaktojnë reak-sione alergjike janë: gruri, misri, qumështi dhe produktet tij, e bardha e vezës, domatet, soja, guaskat e detit, kikirikët, çokollatat, si dhe ng-jyrat e ushqimit, aditivët dhe pesticidet. Kurse prej medikamenteve që shkaktojnë reaksione alergjike përmendim aspirinën, ilaçet nonsteroi-

Alarmi, rreziqet që vijnë nga cigarja elektronike

Inxhinierët zhvilluan para disa vjetësh cigaret elektronike për të promovuar për përdoruesit

e duhanit një burim tymi pa nikotinë. Atyre u ishte mundësuar që të kishin një lloj përmbajtje brenda cigareve që nuk do të kishte tym. Në cigare ka një lëng që zëvendëson duhanin. Megjithatë studimet e fundit kanë treguar se ka goxha shumë toksinë edhe në cigaret elektroni-ke. Më parë ka pasur pretendime të prodhuesve se cigaret elektronike ishin të sigurta dhe se nuk do të kishte kurrfarë rreziku për shëndetin e përdoruesve por kjo nuk ka rezultuar e vërtetë pasi duket se se ka rreziqe shumë më të mëdha shëndetësore prej cigareve elektronike sesa ishte menduar më herët prej shkencëtarëve. Cigaret elektronike kanë shumë nanocopëza, që mund të shkaktojnë inflamacione që mund të jenë të lidhura me astmën, gjakderdhjen e brendshme,

sëmundjet e zemrës dhe lloje të ndryshme diabeti. Niveli njëmend ngre shqetësime për sëmundjet e zemrës dhe kushtet e tjera të sëmundjeve kronike ku ka inflamacione. Përdorimi i cigareve elektronike apo fenomeni i ashtuquajtur “vaping” mund t’jua rritë rrezikun

për të pësuar sulm në tru ose në zemër për shkak të aromatizuesve që gjenden aty. Shkencëtarët të cilët i kanë testuar likuidet aromatizuese që gjenden në këto pajisje, kanë zbuluar se i dëm-tojnë qelizat të cilat merren me enët e gjakut dhe rrjedhimisht mund të shpie në sëmundje kardiovaskulare. cigaret elektronike përmbajnë nikotinë, e cila mund t’i ngushtojë arteret. Përveç nikotinës, cigaret elektronike përmbajnë edhe aromatizues të dëmshëm, efekti i të cilave është ta bëjnë më tërheqëse thithjen e atyre cigareve. Shkencëtarët kanë zbuluar se aromatizuesit, përfshirë edhe nivele të ndryshme të nikotinës, shkaktojnë dëme në ADN, vdekje të qelizave dhe inflamacion. Ekspertët besojnë se ky dëm në qeliza mund të shkaktojë probleme në enë të gjakut dhe të formojë bllokada, të cilat pastaj e rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe tru.

Alergjitë, simpotamat dhe llojet e tyre. Si mund të parandalohen ato

dal antiinflamator (NSAID) dhe antibiotikët si Amoxicillin dhe Penicilina.

Alergjenët e nuhatjes, ku përfshihen produk-tet kimike ajrore dhe tymi, tymi i duhanit, inati shtazor, zhgualli i kacabunjve, pluhuri i morrave të bimëve, sporet e mykut, nxjerrjet e makinave dhe kamionëve dhe poleni i bimëve të tilla si bari, pemët dhe barërat e këqija.

Alergjenët e injeksioneve, përfshirë këtu pickimin dhe thumbimin e insekteve dhe në disa raste, medikamentet injektuese (duke përfshirë edhe vitaminat sintetike-artificiale të farmacisë).

Shkaqet e alergjiveNë përgjithësi shkaqet kryesore për alergji

dhe ndjeshmëri kanë të bëjnë me dietën ushqi-more dhe stilin e jetesës dhe këto shkaqe janë: funksioni imun i pabalancuar, funksionet pen-guese të supozuar, (siç është sindromi i “zorrës që pikon”) dhe mbingarkesa toksike. Secili prej këtyre shkaqeve në shkallë të ndryshme është përgjegjës për zhvillimin dhe vazhdimin e alergjisë dhe nd-jeshmërisë. Shkaqet e tjera të mosfunksionimit imun janë dobësia e trashëguar, mungesat ushqi-more, dietat e përsëritura dhe monotone, kimika-tet në ushqim, si pesticidet dhe lëndët ruajtëse, si dhe tharma kronike dhe gjithnjë në rritje e zorrëve (Candidiasis). Dieta mesatare e një pacienti alergjik normalisht përbëhet nga 30 ushqime ose më pak dhe ushqimet që ai ha më shpesh mund të bëhen bazë për intolerancën ushqimore.

Menaxhimi i alergjiveAlergjitë sezonale mund të ndikojnë neg-

ativisht në aktivitetet ditore si në punë ose në shkollë, e çka edhe më shumë medikamentet

që merren për trajtimin e e simptomave alerg-jike mund të japin efekte anësore duke përfshirë problemet me gjumë.

Gjithashtu reaksionet alergjike mund të liro-jnë kemikalie ose substanca të ndryshme vazoak-tive në trup me ç’rast mund të shkaktojnë lodhje. Të gjitha këto mund të shkaktojnë nervozizëm, me humbje të humorit. Krijimi i një plani të menaxhimit të alergjisë është çelësi i parandal-imit të reaksioneve alergjike. Gjithashtu është e nevojshme të kontrollohet alergjia. Pacienti duhet të bashkëpunojë me doktorin e tij dhe të krijojë planin e menaxhimit të alergjisë së tij.

Kontrollimi i alergjisë dhe parandalimi i reak-sioneve alergjike varet nga tipi i alergjisë.

Disa metoda te menaxhimit të alergjisë

– T’i ikim kontaktit me alergjenët. Kjo është shumë e rëndësishme, por jo edhe e lehtë. Në rast se nuk mund të largohemi nga ndonjë alergjen i caktuar, duhet të mundohemi që të kemi kontakt sa më pak me atë alergjen.

– Duhet t’i marrim medikamentet e për-shkruara nga doktori. Ato mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave. T’i marrim ato përderisa nuk mund të largohemi nga alergjeni.

– Nëse pacienti është i rrezikuar nga ana-filaksia, ai duhet ta mbaj me vete gjatë tërë kohës epinefrinen, autoinjeksionin.

– Mbajtja e një ditari. Të shkruhet çdo ve-prim, çfarë ushqimi ka marr pacienti, kur kanë filluar simptomat.

– Çdoherë ta pyesim doktorin se çka duhet të dimë dhe si të veprojmë në rast të një reaksioni alergjik.

koma: koma mund të ketë arsye neu-rologjike, metabolike ose arsye të tjera dhe fryma e acetonit është një tregues i rëndësishëm për mjekun që menjëherë e trajton problemin duke e lidhur me diabetin e tipit 1.

Humbje peshe e papritur dhe lodhje. Humbja e menjëhershme e peshës ndikon kryesisht te pacientët me diabet të tipit 1, në diabetin e tipit 2 mund të jetë më gradual. Normalisht, sheqernat e marra me dietën, të absorbuar një herë, transportohen në gjak në të gjitha rrethet e trupit ku qelizat janë në gjendje t’i përdorin ato në sajë të insulinës. Nëse kjo substancë mungon ose prodhohet në sasi të vogla, energjia e prodhuar nga sheqernat nuk është më në dispozi-cion dhe trupi lodhet shumë shpejt. Trupi përdor depozitat yndyrore për nevojat ushqyese të tij dhe, në raste të rënda, indet e muskujve. Kjo rezulton në humbje peshe.

Uri e tepruar. Të kesh uri pa asnjë arsye mund të jetë mund të jetë simptomë e diabetit. Sëmundja e pengon trupin nga shndërrimi i sheqernave në energji, kështu që ju ndiheni të uritur dhe jeni gjithmonë në kërkim të ushqimit që të jeni të karikuar. Në diabetin e tipit 1, një simptomë tipike është polyphagia e shoqëruar me humbje peshe: rritja e oreksit dhe marrja e ushqimit është pasuar nga një humbje paradok-sale e peshës (në vend të shtimit të peshës që pritej). Ky fenomen ndodh më pak në diabetin e tipit 2 ku pacienti është shpesh mbipeshë ose obezë dhe mund të vëzhgojë një humbje peshe duke ruajtur ushqimin e zakonshëm të tepërt. Në raste të tjera të diabetit të tipit 2, humbja e peshës nuk ndodh.

Shërimi i ngadaltë i plagëve. Di-abeti është një faktor i rëndësishëm kufizues në shërimin e plagëve. Nivelet e larta të sheqerit zvogëlojnë aftësinë për të shëruar plagët dhe një plagë aksidentale që nuk shërohet shpejt mund të jetë sinjal alarmi.

Infeksionet gjenitale ose urinare (cystitis, vaginitis, balanitis). Nivelet e larta të sheqerit në gjak krijojnë një mjedis të favorshëm për rritjen e baktereve. Diabeti dobëson përgjig-jet imune dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut dhe organizmi bëhet më i ekspozuar ndaj infeksion-eve të llojeve të ndryshme, sidomos nga kërpudhat (candida) ose madje edhe nga bakteret. Kërpudhat dhe bakteret shpërthejnë në mjedise të pasura me sheqer. Nëse verifiko-hen shumë infeksione (sidomos nga kërpudhat) në disa muaj dhe trajtimet standarde nuk bëjnë efekt, është e mundur që shkaku të jetë diabeti. Pasi niveli i sheqerit në gjak të mbahet nën kontroll, shpeshtësia e infeksioneve duhet të ulet.

Pamje e turbullt. Kur sheqernat janë shumë të larta në gjak, syri ndikohet gjithashtu. Glikemia shumë e lartë shkakton ndryshime në lentet kristalore dhe në lëngun endokular që zvogëlon aftësinë për të parë, zakonisht duke e bërë vizionin të paqartë. Për të korrigjuar këtë lloj problemi te sytë është e nevojshme për të ulur nivelin e glukozës në gjak. Problemi i vizionit të paqartë mund të jetë vetëm i përkohshëm. Disa pacientë me diabet të padiag-nostikuar shkojnë te oftalmologu, duke u ankuar që nuk shohin qartë dhe kthehen në shtëpi me syze me recetë. Në fakt, duke korrigjuar nivelet e glukozës, efekti kthehet dhe vizioni i paqartë zhduket. Ky problem vizual nuk është retinopati diabetik, i cili është një ndërlikim i diabetit që zakonisht lind pas viteve të sëmundjes. Ajo mund të jetë e pranishme në fillim vetëm nëse dia-beti diagnostikohet me vite vonesë në lidhje me fillimin e tij aktual.

Rritja e infeksioneve te dhëmbëve. Hiperglicemia dëmton dhëmbët dhe mishrat, duke e bërë më të mundshëm kariesin dhe infeksionet. Nëse vëreni një rritje të këtyre problematikave, është e mundur që shkaku të jetë diabeti.

E mërkurë, 29 maj 201914 •

Aktualitet

Disa ish-deputetë të Partisë Demokratike janë vënë nën hetim nga prokuroria për

kundërshtim të policisë. Burime nga Prokuroria bënë me dije se po ndiqen penalisht një grup ish-de-putetësh të Partisë Demokratike, pasi kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë. Sipas prokuror-isë, pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi-rin, Klevis Balliun, Xhemal Gjunkshin, Anton Frrokajn hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtor-isë Vendore të Policisë, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë.

Në lidhje me këtë rast Proku-roria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtim i punon-jësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal. Ky hetim ka filluar pas protestës së datës 16.02.2019. Ende deputetë në atë kohë, Noka, Alibeaj, Strazimiri, Balliu, Gjunk-shi e Frrokaj hynë në ambientet e policisë pas ndalimit të 20 pro-testuesve në protestën e parë kom-bëtare të opozitës nga policia për dhunimin e ambienteve publike.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar të takojnë protestuesit brenda

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaroi të gjithë

shqiptarët për blerjet online. Përmes një informacioni sqarues të shpërndarë për mediat, DPD tha se nga detyrimet e importit përjashto-hen ato mallra që e kanë vlerën të papërfillshme e që nuk e kalojnë 22 euro. Po ashtu përjashtohen ato dërgesa që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro. “Informacion sqarues mbi udhëzimin e DPD mbi blerjet online. Nisur nga interesi i disa mediave mbi Udhëzimin e nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbi blerjet online, ju sqarojmë si më poshtë: Në bazë të Kodit Doganor, çdo dërgesë mall-

Endrit Braimllari: Letrat e Ramës shprehin frikën e tij nga pjesëmarrja e masive popullore

Letrat e Edi Ramës kanë shkaktuar debat tek të gjithë politikanët të PD edhe LSI . Sekretar

i Përgjithshëm i LSI-së Endrri Braimllari ka deklaruar nga Korça se tani më Edi Rama ndihet ne rrezik sepse ai është vetëm atë e ka tmerruar pjesëmarrja e jashtëzakonshme popullore që ka opozita. “Letrat e Ramës drejtuar kreut të opozitës janë letra të cilat shprehin frikën e Ramës. Ai është i frikësuar, i tmerruar dhe në panik sepse është vetëm. Është në panik më shumë nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme popullore që ka opozita. Opozita është e bashkuar për t’i shkuar betejës deri në fund . Ka ardhur koha të ndërtojmë në Shqipëri një sistem demokratik, parlamentar ku zbatohet ligji. Një sistem për të nxjerrë Shqipërinë nga varfëria. Për këtë duhet kon-tributi i të gjithë shqiptarëve. Opozita e ka të qa-rtë axhendën e saj që pas djegies së mandateve të deputetëve. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë për të protestuar. Protestat kane qenë paqësore, të përqendruara tek qëndresa qytet-are. Të rinjtë korçarë janë larguar të gjithë pasi këtu nuk ka shpresë. Bujqësia është në mëshirë të fatit. Parlamentarizmi ka rënë për shkak të një politike kriminale të Edi Ramës. Në 2017 Rama deformoi vullnetin e qytetarëve shqiptarë duke deformuar votën me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar”-tha Braimllari.

Një efektiv policie në arrati për plagosjen në Sauk

Një femër dyshohet se është shkaku i sherrit mes dy të rinjve në zonën e saukut,

ngjarje kjo e ndodhur në parkimin e një hoteli. 27-vjeçari Ervis Murati është plagosur nga punonjësi i policisë Ndue Ndoi. I riu është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën,ndërsa efektivi Ndoj vijon të jetë në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës, (28 maj) kur punonjësi i policisë nga Lezha, Ndue Ndoj dhe Ervis Murati një persona të tjerë janë konfliktuar në ambientet e parkimit. Nga burimet mësohet se shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se ka qenë një vajzë. Nga të dhënat e para mësohet se autori i dyshuar e ka qëlluar 27-vjeçarin me armën e shërbimit në pjesën e barkut dhe është larguar me shpejtësi,i cili ndodhet në kërkim nga blutë e kryeqytetit. Murati është dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndue Ndoj është punonjës policie i qarkullimit në qytetin e Lezhës, ndërsa në kryeqytet ndiqte një kurs pranë akademisë së sigurisë.

Opozita: Po dhunoheshin të ndaluarit!

Pasi sekuestroi kamerat te Drejtoria e Policisë, Prokuroria vë në hetim ish-deputetët e PD-së

Në lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal

Dogana: Blerjet online përjashtohen nga detyrimi i importit

rash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papër-fillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashto-het nga detyrimet e importit.

Mallra me vlerë të papërfillshme janë:

a) mallrat e blera nëpërmjet po-rosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuiva-

lente në lekë të shumës 22 euro;b) dërgesat e mallrave nga një in-

divid jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro. Për dërgesat postare, me natyrë jo tregtare, vlera e të cilave e tejkalon kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet dekla-rimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar. Lidhur sa më sipër Udhëzimi i Doganave, që ka hyrë në fuqi gjatë muajit Mars, nuk ndryshon asgjë, por saktëson procedurën dhe vlerën e taksueshme për blerjet online.

ambienteve të Drejtorisë së Poli-cisë, por oficerët e policisë i kanë ndaluar. Deputeti i PD-së Flamur Noka pasi doli nga Drejtoria e Pol-icisë tha se numri i protestuesve të arrestuar është 7. Ai tha ndër të tjera se policët e krerët e tyre i kanë gjetur duke konsumuar uiski e vodka. Po kështu deputet kanë qenë të nervozuar sepse në protestë u shpërnda në masë gazi

lotsjellës ku dëmtoi shëndetin e shumë qytetarëve. “E gjithë kupola e policisë la deputetët 1 orë këtu pa përgjigje. Menduam se kish-in punë, por kur u ngjitëm sipër çfarë gjetëm? Kupola e drejtorisë, drejtrorë e vartës i gjetëm si një tufë derrash të zhgërryer në uiski, vodka dhe red bull. Kemi pamje filmike se si janë dhunuar të ndalu-arit”,- tha Noka.

E mërkurë, 29 maj 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Janë kufij, caqe. 8. Kroos mesfushor gjerman. 9. Një mund të jetë edhe sheqeri. 15. Mund të jetë therëse dhe e hollë. 16. Një Baba përrallor. 18. Kopjon një tjetër. 20. Një fjalë gratis.21. Janë këngët... në kor. 26. Pak konkretisht. 27. Mënyrë për të dhënë mësim. 29. Dalë në krye. 30. Gjysma e lutjes. 31. Jetojnë edhe në Pago-Pago.

32. Një mund të jetë dallues. 34. Janë forca... në pakicë. 36. Shitet me një... set. 37. Njëlloj si legjendare. 38. Antonin kompozitor. 39. Inicialet e Mann, që qe shkrimtar. 41. Rrethojnë një ring. 42. Kufizojnë një sektor. 43. Doktrina e Moisiut për hebrejtë. 44. Oxa këngëtare. 46. Janë shpendë. 47. Një pjesë e teveqelëve. 49. Siten pa çifte. 50. Ekstreme në telex.

51. Ishte Blood ai i Errol Flynn. 54. Eshtë nusja për antonomazi. 55. Fyerja e fundit e Jezu Krishtit.57. Bëhet për zakon. 58. Ai që. 61. Nuk i kthehet mjekut. 64. Bond i Ian Fleming. 66. Mbahet me... dietë. 68. Një peshk... 10kv. 69. Eshtë edhe ajo e cirkut. 70. Edgar Allan i Korbi. 71. Një fjalë për gjoja.72. Eshtë orë mali.

HORIZONTALE1. Janë kapo kozakë -Sefte pa binjake -Mund të jenë cigaresh2. I takojnë fituesit -Agjenci Civile Polake -Inicialet e Asimov -Bëhet kundër vendimit të gjykatës3. Ishin ushtarët e Pirros -Rruga e Molnar -Ceyloni tani4. Mbarojnë fare -Inicialet e Morata

-Kështu thuhet se janë ndërtimet shumë luksoze, monunentale -Alexandre i Konti i Monte-Kristos5. Është i sëmuri i kerq -I deshifroi Champollion -Pak iniciative6. Jo atë -Instrument tipik rus me tre tela -... King Cole7. Aktualisht kryesojnë -Vesh dhëmbët -Ekstreme në gabime

-Frank piktor amerikan8. Dikur merrej me duvak -Instiutucione Urbane Ndërtimi -Ai dhe ai -Këndohet në opera -Kështu fillon praktika9. Parashtesë për shumë -Norma pa çifte. -Vërteton firma -Ente Ekonomike10. Është e dollarit në tre filna të fam-shëm të Sergio Leone-s -Pak akademike -Përdoren kundër malaries

11. Emri i Idromenos -Ka një shpejtësi fantastike -Janë godina në miniaturë12. Gaudí që që arkitekt i famshëm -Është leader totalitar -Është anestetik VERTIKALE1. Jetojnë në botën e re2. Kujt i luan... është në telashe -Howard regjisor3. Ai i zi është nafta -Në fund të vitit -Gjysmë spiune4. Një gjuajtës francez -Kishte mbret Neleun5. Egoyan regjisior -Lokal me shumë cowboys në far west6. Ndërmarrje Autonome Tiranë -Human Body Model -Tare te Lazio7. Një verë në Paris -Zanore për militant -Kështu fillon jeta8. Federico regjisori i Ginger e Fred9. Ka shumë manometra

10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 221 2 3 4 5 6 7 8 9123456789

101112

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 48 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

10. Otero që thirrej La Belle -Inicialet e Kerr që qe aktore11. Duhet mjekuar -Tatum që qe pianist12. Sundim i një grushti njerëzish13. Janë aristokratë -Artet pa re14. Paguhet për shërim -Mbyllin një dyqan -Qendër në kaos15. Kështu thirrej Eisenhower -Oskar Kokoschka16. Janë në gjyq -Mund të jetë mbi xhiro17. Pak aparaturë -Williams teniste18. Është i drejtë në skuadër -Janë këngëtaret si soprano19. Kështu thirret Agüero -Janë litarë të Tarzanit20. Është vitaminë B1 -Matet pa kufij21. Të parat në Amsterdam -O’Toole që qe akrtor22. Markë ore -Kështu fillon reforma -As unë as ai

VERTIKALE1. Tre në lifting. 2. Eshtë shtet aziatik. 3. Një shishe... bombë. 4. Kush ka ka zët. 5. Një vel mjegulle. 6. Ente Autonome. 7. Ngrihen lart me pe dhe me... terezi. 8. Nuk mund të jenë objektivë të tillë. 9. Kufij në kufij. 10. Ai dhe ajo. 11. Fillojnë luftën. 12. … Zeppelin rock band. 13. Majtas në fund. 14. Nuk mungojnë në xhami. 17. Kështu thirrej Fidel Castro.18. Masive janë eksod. 19. Një si... kufomë. 21. Ka një “xhep” nën sqep. 22. Një sëmundje veshësh. 23. Pak olimpike. 24. Yannick që qe tenist i famshëm. 25. Një markë elektroshtëpiakesh. 27. Kompozoi Cosí fan tutte. 28. Film i James Cameron.

29. U thyen nga Trajani. 30. Fillojnë listën. 31. I merr kamerieri. 32. Kishte mbret Oberon. 33. Përcjellë... për lëngun. 35. Shpotitur pa shitur. 37. Një është edhe ce-ce. 38. Ka brirë piktoreskë. 40. Ishin shtetasit e Manko Kapak. 41. Amerika në... Asuncion. 42. McQueen i Papillon. 45. Agjenci Ajrore Durrës. 46. Ndahet një nga ortakët. 48. E famshme ajo e Kolombit. 50. Kështu thirret Trapattoni. 52. Është O Rey. 53. Këngëtare e njohur italiane. 56. Fillojnë njëzëri. 59. Ditar pa krye e pa fund.60. Chaney, që qe aktor i famshëm. 62. Inicialet e Rossellini, aktore. 63. Janë në qendër. 65. Ekstreme në ekstreme.67. Inicialet e Kerouac.

E mërkurë, 29 maj 201916 •

CMYK

Sport

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, doli në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020

me Islandën dhe Moldavinë, ku zb-uloi edhe listën e futbollistëve me të cilët do të punojë gjatë grumbullimit për këto ndeshje.

Të grumbulluarit: Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biasin. Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuccin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit, por janë edhe lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani, kam një listë 35 lojtarë, që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara.

Objektivat e Shqipërisë: Objek-tivin e dini të gjithë, është të arrijmë në Europian. Janë 6 skuadra, 2 të parat kualifikohen. Do të mundohe-mi të rregullojmë pjesën mbrojtëse e më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objek-tivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë, lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë skuadrën. Futbolli është sport primar këtu në Shqipëri dhe shikoj që janë shumë të lodhur.

Entuziazmi në Kombëtare: Është moment thelbësor. Kam folur me lojtarët dhe kam udhëtuar shpesh për t’i takuar. Ka dëshirë dhe entuziazëm që unë i ndiej. Futbol-listët duan të bëjnë më të mirën e mundshme. Ne kemi punuar një javë me futbollistët që kishin përfun-duar kampionatet. Falënderoj dhe Partizanin që më dha mundësinë të shoh futbollistët. Lojtarët që kishin përfunduar kampionatin i afrova për t’i mbajtur në aspektin e duhur fizik. Stërvitja e vërtetë do të fillojë sot.

Mungesat në listë: Do t’i shohim të gjithë në vazhdimësi, 11 lojtarë luajnë, nuk mund t’i aktivizojmë të gjithë. Ai që është thirrur në Kom-bëtare do të jetë krenar, ai që nuk luan do të inkurajojë shokët e skuad-rës. Do t’i shoh të gjithë, do shkoj t’i shoh edhe në klubet e tyre. Do të flas me ta dhe do t’i njoh dhe më shumë.

Trajneri Reja publikon listen e të grumbulluarve: Kam në mëndje një 3-5-2, duhet rregulluar mbrojtja

Elseid Hysaj duhet të ndryshojë ekip gjatë merkatos së verës.

Presidenti Aurelio de Laurentiis e ka deklaruar publikisht se kërkon një tjetër mbrojtës krahu, ndërsa napoli-tanët janë duke arritur marrëveshjen me Empolin për Giovanni Di Loren-zo. Afrimi i tij i hap derën e largimit Hysajt. Mediet italiane raportojnë se Interi dhe Atletico Madridi kanë shfaqur interes për futbollistin. Ata duan që ta marrin mbrojtësin

Zyrtare, Gattuso nuk do jetë më trajner i Milanit. Klubi e falenderon: Nuk ndodhte nga sezoni 2012/13

Gennaro Gattuso ka prishur zyrtarisht kontratën e tij

me Milanin, që e lidhte deri në vitin 2021. Klubi kuqezi sapo ka publikuare dhe deklaratën zyrtare për shtyp: “AC Milan dhe Gennaro Gattuso lajmëro-jnë se kanë prishur me efekt të menjëhershëm raportin profesional si trajner në ekipin e parë. Klubi tani do të nisë procesin e zgjedhjes së trajner-it të ri të cilit do t’i dorëzojë skuadrën në prag të Turneut ICC, të kampionatit Serie A, Kupës së Italisë dhe Edicionit të Europa League”.

“Milani falënderon Genn-aro Gattuson që udhëhoqi skuadrën në 18 muajt e fundit. Rino mori drejtimin në një moment të vështirë të klubit, duke përmirësuar paraqitjen e skuadrës dhe duke e ngjitur klubin në një pikavarazh më të lartë, që nuk ndodhte nga se-zoni 2012/13. Milani tani sheh të ardhmen në shenjën e vazh-dimësisë, stabilitetit financiar dhe rritjes së mbështetur”.

Ivan Gazidis, admin-istratori i deleguar i AC Milan, deklaroi: “Kam pasur privilegjin të njoh Rinon këto gjashtë muaj që kur mbër-rita në klub. Rino ka dhënë gjithçka këtë sezon, duke e çuar Milanin në një pozi-cion që nuk ndodhte që prej sezonin 2012/2013. Punoi pa pushim, duke marrë gjithmonë të gjitha përgjegjësitë, duke vendosur klubin përpara çdo interesi tjetër. Nga thellësia e zemrës: faleminderit Rino”.

Interi dhe Atletico në garë për Elsi Hysaj

shqiptar. Tuttosport shkruan se në zyrat e Napolit ka ardhur oferta e parë e Atleticos që është 20 milionë euro për shqiptarin, por napolitanët duan 40 milionë euro. Interi po interesohet gjithnjë dhe më shumë për shkodranin. Danilo i Manchester City-t duket një pistë më e vështirë se Hysaj, prandaj dhe vëmendja është kthyer te 25-vjeçari. Shqiptari e njeh dhe kampionatin italian, prandaj ka dhe më shumë siguri.

Sqarimi me Lenjanin: Me Lenjanin është qartësuar gjithçka, kam qenë në Zvicër dhe kam folur me të. Lenjani është lojtar ofensiv dhe ndoshta nuk ishte pjesë e skemave të trajnerit Panuccit. Më ka dhënë përshtypjen që ka ardhur me shumë entuziazëm dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë na maksimum. Më vjen keq kur ka probleme mes trajnerit dhe lojtarit. Tani është i disponueshëm. E thashë dhe më përpara që kush thirret në Kombëtare duhet të jetë krenar.

Loja e Shqipërisë: Modulin e bëjnë lojtarët. Nuk po them se do të bëj lojë sulmuese, le të shohim. Sa i përket pjesës mbrojtëse, nuk e kam caktuar akoma. Dua që kur të krijo-

hen mundësitë në zonë, të jetë dikush për të shfrytëzuar. Ndeshjen e dytë besoj do t’i kem gjërat e qarta.

Moduli: Kemi mesfushorë që mund të luajmë me skemën 3-5-2.

Lenjani e Roshi mund të luajnë, por është Hysaj që nuk është i përshtat-shëm për këto krahë. Kur luan me 2 sulmues ke nevojë që skuadra të jetë e ekuilibruar, nuk shkon në sulm pa pasur municione. Do të ekuilibroj skuadrën përtej modulit. Janë lo-jtarët që duhet të dinë çfarë të bëjmë dhe kjo është e rëndësishme. Kam një 3-5-2 ose 4-3-1-2 që i përafrohet më shumë karakteristikave të ekipit.

Objektivi në dy ndeshje: Firmos menjëherë për 4 pikë, pasi do t’i jepte besim ambientit. Janë të gjithë të bindur se mund të bëjë mirë, por rezultati të jep harmoni. Unë dua të kujdesem që kur të nis punën të bë-jmë gjëra të rëndësishme./ supersport