8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E PREMTE, 2.09.202 VITI I - NR.99 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Sarandë!................................f.2 Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, OSBE: Akoma problem!..........................................f.3 Intervistë/Nenada: Hasi ka resurse të shumta që duhen shfrytëzuar!.............................................f.5 Drejtësi dhe Zhvillim/ Vlashaj: Qira tatimore për të nxitur sipërmarrjen dhe rritur punësimin!....f.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.4 P ohimet pozitive mbulojnë një grup pohimesh që kanë qëllim arritjen e paqes së brendshme, jetesës optimale dhe ndërtimit të një besi- mi solid për të përballuar vështirësitë në jetë. Bota sot është e mbushur me pasiguri. Nga vetëvrasjet, bombardimet dhe rëniet ekonomike deri tek sëmundjet dhe fatkeqësitë natyrore, nje- rëzit po kërkojnë për forma të reja motivimi dhe inkurajimi për të ushqyer mendjen e tyre dhe për t’i mbajtur ato mendërisht dhe emocionalisht të fortë në kohë vështirësish. Një nga mjetet më të njohura pas zhvillimit personal janë pohimet. Ekzistojnë të gjitha llojet e pohimeve pozitive. Në vend që thjesht t’i thoni vetes çfarë dëshiro- ni të keni në jetë, nëpërmjet praktikës, pohimet kanë një ndikim më të madh, sepse kur ju i po- honi vetes shpesh, ju në mënyrë të vazhdueshme ndërtoni besime të nën-ndërgjegjshme të forta në mendjen tuaj, të cilat do të reflektohen në botën tuaj të jashtme. Zhytuni thellë në botën e pohimeve pozitive dhe fuqive të palimituara! Shërimi nëpërmjet pohimeve pozitive. Shërojeni mendjen tuaj me fuqinë e pohimeve pozitive. Një pohim pozitiv është një vetësugjerim i fuqizimit të mendimeve në formën e formulimit të diçkaje që ju dëshironi. Kur këto situata ideale i prezantohen nën- ndërgjegjes tuaj në mënyrë të përsëritur, ne he- dhim një themel të fortë, duke fuqizuar besimet në mendjen tonë. Tamam ashtu si besimet tona të të shkuarës ndikojnë >> VIJON NË FAQEN 2 Shërimi nëpërmjet pohimeve pozitive! korrupsionin në Prokurori! ‘‘Hetuesi privat’’ do të minimizojë Avokat Sulstarova:

Gazeta 77 news botimi nr 199

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme infotmative organ i Levozjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 news botimi nr 199

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 2.09.202 VITI I - NR.99BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Sarandë!................................f.2 Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria,

OSBE: Akoma problem!..........................................f.3 Intervistë/Nenada: Hasi ka resurse të shumta

që duhen shfrytëzuar!.............................................f.5 Drejtësi dhe Zhvillim/ Vlashaj: Qira tatimore

për të nxitur sipërmarrjen dhe rritur punësimin!....f.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.4

Pohimet pozitive mbulo jnë n jë

grup pohimesh që kanë qëllim arritjen e paqes së brendshme, jetesës optimale dhe ndërtimit të një besi-

mi solid për të përballuar vështirësitë në jetë. Bota sot është e mbushur me pasiguri. Nga

vetëvrasjet, bombardimet dhe rëniet ekonomike deri tek sëmundjet dhe fatkeqësitë natyrore, nje-rëzit po kërkojnë për forma të reja motivimi dhe inkurajimi për të ushqyer mendjen e tyre dhe për t’i mbajtur ato mendërisht dhe emocionalisht të fortë në kohë vështirësish.

Një nga mjetet më të njohura pas zhvillimit personal janë pohimet. Ekzistojnë të gjitha llojet e pohimeve pozitive.

Në vend që thjesht t’i thoni vetes çfarë dëshiro-ni të keni në jetë, nëpërmjet praktikës, pohimet kanë një ndikim më të madh, sepse kur ju i po-honi vetes shpesh, ju në mënyrë të vazhdueshme ndërtoni besime të nën-ndërgjegjshme të forta në mendjen tuaj, të cilat do të reflektohen në botën tuaj të jashtme.

Zhytuni thellë në botën e pohimeve pozitive dhe fuqive të palimituara!

Shërimi nëpërmjet pohimeve pozitive.Shërojeni mendjen tuaj me fuqinë e pohimeve

pozitive.Një pohim pozitiv është një vetësugjerim i

fuqizimit të mendimeve në formën e formulimit të diçkaje që ju dëshironi.

Kur këto situata ideale i prezantohen nën-ndërgjegjes tuaj në mënyrë të përsëritur, ne he-dhim një themel të fortë, duke fuqizuar besimet në mendjen tonë. Tamam ashtu si besimet tona të të shkuarës ndikojnë >> VIJON NË FAQEN 2

Shërimi nëpërmjet pohimeve pozitive!

korrupsionin në Prokurori!‘‘Hetuesi privat’’ do të minimizojëAvokat Sulstarova:

Page 2: Gazeta 77 news botimi nr 199

2 77 NEWS

Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në qyte-tin e Sarandës tryezën e rrumbullaktë

me temë ‘‘Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021’’. Kjo tryezë vjen pas shumë të tjerave të organizuara nga Lëvizja Shqipëria e Re në veri dhe në jug të vendit. Koordinatorja e LSHR-së, Nurie Derveni falenderoi të ri-njtë për pjesëmarrjen dhe i ftoi ata të japin idetë e tyre për zgjidhjet që mund të ketë për çdo problematikë në arsim, punësim dhe shërbimet sociale. Kamber Leskaj, i diplomuar për ekonomi tha se të rinjtë hasin shumë vështirësi për t’u punësuar. ‘‘Në arsim ka korrupsion, pro-vimet dhe notat merren me rryshfete’’, u shpreh Leskaj. Sipas tij, turizmi sjell mun-dësi punësimi vetëm në verë. ‘‘Infrastruk-tura rrugore lë për të dëshiruar, kjo është pengesë për zhvillimin e turizmit. Dua të shtoj në këtë rast se politika ndërhyn në të gjitha fushat, njëri pushtet rrëzon punonjësit e krahut tjetër dhe kështu më

rradhë’’, u shpreh Leskaj. Sipas të rinjëve të Sarandës, shërbimi në spital është në nivel mesatar, por kushtet që ofrohen nuk janë të mira. Aldo Kërma u shpreh se në shkolla mësuesit nuk kanë komunikim të mirë me nxënësit. ‘‘Mësuesit janë në moshë të madhe, do preferoja mësues të rinj, të cilët mund të jenë më të përgatitur dhe mund të zotërojnë metoda bashkëkohore në mësi-mdhënie’’, u shpreh Kërma. Sipas Alvaro Gugës, në shkollat shtetërore ofrohen ku-shte jo të favorshme, unë kam vënë re se në shkolla mungojnë mjediset sportive, kushtet higjenike janë të këqija, u shpreh Guga. Sipas pjesëmarrësit Shefit Muahame-taj, në shkollat e Sarandës duhet të ketë më shumë laboratore për zhvillimin e orëve të praktikës. ‘‘Mendoj se do të ishte favori-zuese që në Sarandë të hapet një shkollë profesionale, pasi duke ndjekur një arsim profesional, çdo i ri ka më shumë mundësi për t’u punësuar’’, u shpreh Muhametaj. Sipas Blerta Papadhimës, në arsim ka

korrupsion. ‘‘Në provimet e maturës janë bërë favorizime për nxënës të caktuar, kjo sjell që të fitojë shkollën e lartë ai që nuk e meriton’’, u shpreh Papadhima. Monika Memisha, në profesion mësuese, tha se në arsim nuk ofrohen vende pune për më-suesit e rinj. ‘‘Në shkolla ka dyndje, klasat janë të tejmbushura me nxënës. Duhet të hapet një shkollë e re dhe të krijohen vende pune për mësuesit e rinj’’, u shpreh Memisha. Studentja e infermierisë Oneda Ogici tha se hapja e filialeve të Universitetit të Tiranës edhe në Sarandë, është një faktor pozitiv. Përsa i përket punësimit, ajo tha se vendet e punës janë të limituara, të rinjtë zgjedhin të largohen nga Saranda. Në fund të këtij takimi, koordinatorja e LSHR-së, Nurie Derveni i garantoi të rinjtë se zëri i tyre do të jetë pjesë e platfromës së Lëvizjes Shqipëria e Re dhe do të përcillet në insti-tucionet përkatëse për zgjidhje konkrete.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

E PREMTE, 21 SHTATOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

<< VIJON NGA FAQJA tek sjelljet tuaja të tanishme, nën-ndërgjegjia juaj bazohet në atë që ju përjetoni në të shkuarën dhe kjo ndikon edhe në atë që ne përceptojmë në të tashmen.

Duke futur në mënyrë konstante men-dime pozitive në nën-ndërgjegjen tuaj, ju stërvitni veten të mendoni në mënyra që iu fuqizojnë ju në vend që t’iu limitojnë.

Një shembull, pohimi pozitiv mund të jetë “Unë jam një prezantues i mirë publik”. Pohojani vetes çdo ditë këtë mendim dhe ju do të jeni të sigurtë që do të bëheni më besues kur flisni përballë një turme njerë-zish krahasuar me rastin kur ju besoni se nuk mund ta bëni këtë. Pohimet gjithashtu janë quajtur “pohime të përditshme”. Kjo do të thotë që ju duhet t’i praktikoni çdo

ditë që ato të jenë efektive. Thoni ato në mëngjes, përpara se të flini, derisa ta bëni një ritual të përditshëm dhe pohimet do të jenë edhe më efektive.

Pohimet janë një nga mjetet për zhvillim personal të quajtura “Mosha e Re” që ndih-mojnë të arrihen rezultate më të shpejta.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Sarandë!

"Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012- 2021"!

Page 3: Gazeta 77 news botimi nr 199

77 NEWS

Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, sidomos në radhët e zyrtarëve të lartë

vijon të mbetet ende një problem i madh për Shqipërinë. Në raportin vjetor që mban firmën e ambasadorit të OSBE-së Eugen Wo-llfarth, theksohet se një nga problemet krye-sore mbetet mungesa e besimit te sistemi i

drejtësisë, pandëshkueshmëria, sidomos ndaj zyrtarëve të lartë që sipas raportit vjetor të OSBE-së vishen me imunitet thuajse të plotë, duke krijuar një kulturë që shoqërohet me mungesë të theksuar besimi. Raporti vjetor i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vëren me shqetësim se për zgjedhjet e ardhshme pritet një garë mjaft e egër, e cila pothuajse ka nisur edhe pse klima politike gjatë 12 muajve të fundit cilësohet si e qetë-suar me rikthimin e opozitës në parlament.

“Nisur nga kjo përvojë, në ndërthurje me zhvillimet aktuale të përshkruara këtu, mund të pritet që zgjedhjet e ardhshme par-lamentare të shohin një garë shumë të egër. Verejmë se klima politike u përmirësua gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit dhe institu-cionet kushtetuese bënë progres në rrugën për të rifituar funksionimin e tyre të plotë. Pas vitesh amullie dhe bojkoti politik, prania

e OSBE-së dhe aktorë të tjerë ndërkombë-tarë, progresi në rrugën e reformave filloi me kthimin e plotë të Partisë Socialiste në Kuvend, në vjeshtën e vitit 2011 dhe me ma-rrëveshjen pasuese, në muajin nëntor”, shton ambasadori.

Raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vëren se dobësia e vazhdueshme e institucioneve shtetërore, paraqet një kërcënim serioz për arritjet e brishta në fushën e shtetit të së drejtës. Për-sa i përket reformës së pronës, OSBE vëren se ajo është zhvilluar në mënyrë të copëzuar, të pjesshme dhe se procesi i legalizimit të ndërtimeve është, më së shumti, joefektiv dhe i damkosur nga perceptimi publik si i korruptuar. Raporti ka vlerësime pozitive për policinë e shtetit në luftën kundër krimit dhe kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike.

Për më tepër: www.77news.al

E PREMTE, 21 SHTATOR 2012

KRIJOJE VETËÇdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina

në sejcilin prej Fakulteteve, vetëm 550 € / vit

plus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 24 shtator

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Kompania Orion Tiranë, ofron vend pune Financier. Dërgoni CV në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, OSBE: Akoma problem!

Berisha: Këtë vit 20% më shumë nxënës në arsimin profesional!

Regjistrimet e nxënësve që preferojnë të ndjekin arsimin e mesëm profesional

janë rritur me 20%. Shifrat janë bërë të ditura nga kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në qyte-tin e Fierit. “Arsimi profesional është forma më e shkëlqyer e përshtatjes me kërkesat e tregut dhe kushtet e tij. Sot, ministri i arsimit më dha një nga lajmet më të gëzueshme, nga vjet në këtë vit, në një hark kohor 1-vjeçar, regjistrimi i fëmijëve në arsimin profesional është rritur me 20%, çka na bën të kapim së shpejti nivelin evropian, i cili është 50% i nxënësve të shkollave të mesme, ndjekin arsimin profesional”, është shprehur krye-

ministri. Shkolla e re e pajisur me kabinete e laboratorë, përbën një investim prej 187 milion lekë, me një kapacitet prej 1200 nxënësish. Në këtë vizitë të tij, Kryeministri u prit nga nxënës të shkollës, stafi pedagogjik i saj, prindër të mbledhur me këtë rast, të cilët i uroi për shkollën e re, me premtimin se qeveria nuk do të reshtë përpjekjet për ta ngritur arsimin e brezit të ri në nivele edhe më të larta. Duke përgëzuar për bashkëpu-nimin frytdhënës mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore në qarkun e Fierit, kryeministri u shpreh se në sajë të këtij mirëkuptimi në këtë qytet janë ndërtuar dhe rindërtuar nga viti 2006 e deri më sot 56 objekte shkollore,

nga të cilat 16 shkolla të reja. Kryeministri theksoi se gjatë këtyre viteve qeverisje janë ndërtuar dhe rindërtuar 1300 shkolla dhe garantoi se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës çdo shkollë, duke përfshirë edhe ato në largësitë më të mëdha të territorit të këtij vendit, do të ketë standardet më të mira evropiane. Duke theksuar se për qeve-rinë arsimi është “leva e Arkimedit”, e cila do të bëjë realitet ëndrrën “Shqipëria vend i zhvilluar”. Kryeministri tha se Shqipëria do të mund të jetë e tillë vetëm si Shqipëri e mendjes, e dijes, e shpikjes dhe e novacionit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Eugen Wollfarth

Page 4: Gazeta 77 news botimi nr 199

77 NEWS

Instituti i hetuesit privat, aktualisht s’ësh-të pjesë e legjislacionit shqiptar. Në këto

kushte, qendra për «Drejtësi dhe Solidari-tet» po angazhohet me qëllim sensibilizi-min, për të bërë të mundur krijimin nga strukturat përkatëse të këtij instituti shumë të rëndësishëm, që do ndikojë në redukti-min e kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe funksionimin më të mirë të Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe Prokurorit. Ja sesi u shpreh për «77 News» në lidhje me këtë problematikë, avokati me përvojë, Bashkim Sulstarova. Në vitin 2008, Avokati i Popullit i është drejtuar në rrugë zyrtare Ministrit të Drej-tësisë së asaj kohe, ku rekomandonte ngri-tjen e hetuesit privat. Sa e rëndësishme është krijimi i këtij instituti?

Mendoj se kjo iniciativë është ngritur në kohën dhe momentin e duhur, si rrjedhojë e shumë ngjarjeve të dhimbshme krimi-

nale, ku sot e kësaj dite shumë familjarë të viktimave përjetojnë dy dhimbje, së pari humbjen e njeriut të tyre të dashur, së dyti, paaftësia e organit të prokurorisë për të gjetur dhe për të vënë para përgjegjë-sisë autorët e veprave penale. Për ato raste që organi i prokurorisë nuk ka arritur t’i zbardhë krimet, kjo iniciativë do të ndikojë në rritjen e besimit tek organet e drejtësisë dhe do të ulë në mënyrë të ndjeshme ko-rrupsionin në organet e policisë kriminale dhe të prokurorisë si dhe do të krijojë edhe konkurrencë në fushën e zbulimit të krimit. Si do të funksionojë investigatori privat, nëse do të krijohet?

Ky organizëm privat do të jetë i njohur nga shteti, do të ketë kompetenca të cak-tuara sipas Kodit të Procedurës Penale, i cili do të caktojë se çfarë dhe si do të trajtohen provat që do të mbledhë hetuesi privat. Pra, do të kemi një ligj të posaçëm për këtë organizëm privat, ku do të caktojë mëny-rën e organizimit të këtij instituti (dhoma e hetuesisë private), juridiksionin, të drejtat dhe detyrimet si dhe kompetencat.Pse mendoni se do të ulet kriminaliteti në sajë të krijimit të hetimit privat?

Për arsye se kemi shumë çështje të ve-prave të rënda penale, që për mungesë të gjetjes dhe zbulimit të provave janë pu-shuar. Gjithashtu, kemi dhe raste mosfillimi të hetimeve, ku investigatori privat sheh se policia gjyqësore dhe prokurori kanë dështuar që të zbulojnë autorët e vrasjeve,

grabitjeve, vjedhjeve, etj. Në këto kushte, familjarët me mjetet e tyre financiare anga-zhojnë një studio me hetues privatë për të zbuluar këto vrasje. Kriminaliteti do të ulet sepse keqbërësit do të përballen edhe me një institut tjetër (përveç OPGJ-së dhe Pro-kurorisë) siç është investigatori privat, sepse ky institut do të punojë me shumë pasion e këmbëngulje, bazuar në legjislacionin për-katës dhe me motivimin financiar që ata do të kenë. Nga ana tjetër, do të vendosen në pozita pune OPGJ dhe Prokurori. Pse nuk është realizuar deri më tani inves-tigatori privat?

Bazuar dhe në njohuritë e mia si avokat, Ministria e Drejtësisë është vënë në dijeni të kërkesës së Avokatit të Popullit dhe prej ka-tër vjetësh nuk është treguar efiçent në për-gatitjen e draftit për këtë institut, i cili zbato-het në shumë vende dhe po implementohet në shumë vende të tjera. Gjithashtu, krijimi i këtij instituti do të lehtësonte dhe punën e avokatëve, sepse shumë prova të reja që nuk mundësohen nga organet ekzistuese, do t’i sjellë investigatori privat. Gjithashtu, do të ketë shumë kërkesa për rishikimin e vendimeve drejtuar Gjykatës së Lartë mbi bazën e provave të reja të zbuluara nga investigatori privat.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 21 SHTATOR 2012

ABSS shpk kërkon Operator Telefonik.Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: QTU, Tiranë - ALBANIACel: +355 69 58 31 105

e-mail: [email protected]

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Avokat Sulstarova: ‘‘Hetuesi privat’’ do të minimizojë korrupsionin në Prokurori!

Bashkim Sulstarova

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Page 5: Gazeta 77 news botimi nr 199

77 NEWSE PREMTE, 21 SHTATOR 2012

RT Design Group ofron vend pune Professional PHP Developer. Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

Tel: 355 67 20 782 80+

INTERVISTË

"Arsimi, punësimi, shërbimet sociale , ide dhe perspektiva 2012-2021"!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Bajram Nenada, një nga të rinjtë e Hasit, në një intervistë për «77 News» thotë

se zhvillimi i turizmit malor në këtë rreth si dhe i bujqësisë apo sektorit minerar do të ndikonte në përmirësimin e situatës ekono-mike të banorëve dhe në hapjen e hapësirave të reja të punësimit. Sipas tij, Hasi tashmë me rrugën e re e cila po ndërtohet, do të shihet më me prioritet pasi ka resurse të shumta. Si paraqitet situata e punësimit në rrethin e Hasit?

Hapësirat e punësimit janë të pakta. Të

rinjtë përgjithësisht largohen nga ky qytet, emigrojnë pasi nuk gjejnë dot një vend pune. Të vetmet mundësi, ku brezi i ri mund të punojë, janë institucionet si në Bashki, shkolla apo në spital. Biznese në këtë rreth ka shumë pak.Çfarë sugjeroni ju për të përmirësuar situa-tën?

Duhet të shfrytëzohen resurset e shumta që ka ky rreth. Të zhvillohet turizmi malor, bujqësia, blegtoria si dhe sektori minerar. Të gjitha këto do të mundësonin zhvillim

ekonomik si dhe punësim të sigurt. Megji-thatë, një pikë e fortë është infrastruktura me rregullimin e rrugës në mënyrë që Hasi të shihet me një sy tjetër. Si funksionon sistemi arsimor në Has?

Lidhur me këtë sektor, do të thoja se janë bërë investime. Shkolla është rikonstruk-tuar dhe shumë të rinj kanë dëshirë të arsi-mohen. Mendoj se duhet bërë më shumë në trajnimin e stafit pedagogjik.Si funksionojnë shërbimet sociale ?

Ndihma ndaj familjeve në nevojë është e pakët. Mungon përkrahja edhe për perso-nat me aftësi të kufizuar. Ndërsa, shërbimi në spital është i mirë por ka mungesë bar-nash dhe staf të vogël mjekësor. Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në Has një tryezë të rrumbullaktë, e cila mblodhi rreth vetës të rinj të shumtë, të cilët dhanë ide konkrete sesi mund të përmirësohet si-tuata e punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale në këtë rreth. Kjo forcë e re poli-tike më pas do të krijojë edhe platformën e ideve të cilat do të sugjerohen për insti-tucionet që kanë fuqi vendimmarrëse. Si i vlerësoni të tilla organizime?

Tryeza më pëlqeu shumë. Është hera e parë që organizohet një e tillë në rrethin e Hasit. Përgëzoj Lëvizjen Shqipëria e Re për këtë nisëm, e cila sipas mendimit tim shërben për të organizuar rininë e cila ka nevojë të flasë e të dëgjohet.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Nenada: Hasi ka resurse të shumta që duhen shfrytëzuar!

Bajram Nenada

Page 6: Gazeta 77 news botimi nr 199

77 NEWS E PREMTE, 21 SHTATOR 2012KURIOZITETE

Maskat e duhura për lëkurë të dëmtuar nga pushimet!

Fuqia shëruese e kurkumit!

Kompania FINAL ofron vend pune Collection Manager. Dërgoni CV në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kurkumi, mëlmesa e cila ia jep ngjyrën e verdhë pluhurit curry, përdoret në mjekë-

sinë indiane si digjestiv. Në vitet e fundit, ndër-gjegjësimi për kurkumin dhe përdorimin e tij si ilaç rritet vazhdimisht. Në Indi, shumë pro-bleme shëndetësore, siç janë problemet me

mëlçinë, çrregullimet tretëse, me sëmundjet e lëkurës dhe shërimin e plagëve, shumë kohë më parë, rregullohen me kurkum.

Kurkumi nuk është më mëlmesë që për-doret vetëm në përgatitjen e ushqimeve. Hulumtimi i kryer në United States Depart-ment of Agriculture (USDA) zbulon se si kurkumi përmban përbërësin, i cili mund të bëjë mrekulli për shëndetin tonë.

Kurkumina është përbërës aktiv i kurku-mit, ndërsa është treguar që ka ha pësirë të gjerë të efekteve terapeutike dhe ka aftësinë e parandalimit të rritjes së kancerit të qelizave dhe shpejton metabolizmin.

Kurkumi ndihmon të shërohen inflamacio-net, të cilat i kontribuojnë rritjes së tumorit, parandalon që kancerogjenët të dëmtojnë ADN-në qelizore dhe rregullon dëmet tashmë të shkaktuara të ADN-së.

Studime të ndryshme laboratorike trego-jnë që kurkumi ndihmon të ndalet rritja dhe përhapja e qelizave të kancerit. Hulumtimet tregojnë që mund të mbrojë nga kanceri i zorrës së trashë si dhe melanoma, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

Kurkumi mund të parandalojë shfaqjen, si dhe të reduktojë simptomat e sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit. Hulumtimet e menjëhershme kanë treguar që kurkumi mund të shërojë sëmundjet e zemrës, artritin dhe depresionin.

Sigurisht që kurkumin mundeni akoma ta konsumoni si mëlmesë të ushqimeve.

Kurkumi është mëlmesë e shkëlqyeshme, e cila përdoret në përgatitjen e shumë ushqi-meve nacionale.

Përgatiti: Xhulia Zefiwww.newnews.al

Pushime të gjata ose të shkurtra, ato sigu-risht që i japin efektet e tyre fizike, jo

vetëm ato psikologjike.Orët e kaluara në diell dhe në ajër të pastër

mund të kenë krijuar probleme në lëkurë edhe nëse janë marrë masat e nevojshme, pa pasur parasysh faktin se nxirja dalëngadalë venitet.

Sugjerohet që disa minuta në ditë i duhen dedikuar bukurisë së lëkurës dhe zgjedhjes së formulave të duhura për hidratimin e saj.

E dobishme dhe delikate duhet të jetë maska mbrojtëse e përdorur jo vetëm për fytyrën por edhe për trupin.

Për fytyrën rekomandohet vaj bajame dhe produkte të Aloe Vera, ndërsa për trupin pas dushit duhet aplikuar një krem hidratues, duke e masazhuar trupin lehtësisht.

Thelbësore për këtë proces është aplikimi në masën e duhur e kremit në çdo periudhë të vitit, por kryesisht pas pushimeve, kur lëkura ka pësuar edhe më shumë dëmtime. Rekomandohet që për lëkura me të ashpra duhet përdorur një hidratues i nivelit më të lartë, ndërsa për trupin hidratuesi duhet të jetë disi më i butë.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 news botimi nr 199

77 NEWS

‘‘Më ftuan për të festuar me ta fundin e përpjekjeve të mia" - Intervista që

Strauss dha për median gjermane në vitin 1987 pas kthimit nga Shqipëria!

Roli i kryeministrit të famshëm të Bava-risë, Franz-Josef Strauss për vendosjen e ma-rrëdhënieve midis RFGJ-së dhe Shqipërisë është një nga temat e trajtuara disa herë nga mediat shqiptare. Vizita e Straussi-t në Shqipëri ishte një nga kontaktet shumë të rralla me personalitete të rëndësishme pe-rëndimore në Shqipëri në mes të viteve 80-të. Etja e shqiptarëve për kontakte me botën dhe dëshira për hapjen e vendit, si dhe fakti që media e Shqipërisë në vitet 80-të ishte plotësisht e kontrolluar dhe e censuruar, bëri që kontaktet e Straussi-t me Shqipërinë të vishen shpejt me vellon e një legjende. Këtë sikur e tërhiqte personaliteti i pazakontë i Franz-Josef Strauss-it: si një nga aktorët krye-sorë në politikën gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore, i pranishëm personalisht ose me partinë e tij, CSU në shumë qeveri federale, kryeministër shumëvjeçar, shumë

popullor dhe i padiskutueshëm i landit të fu-qishëm ekonomikisht të Bavarisë; iniciator i zhvillimit të marrëdhënieve të Gjermanisë me një sërë vendesh të Lindjes komuniste; një personalitet me ambicie personale për sa i përket politikës së jashtme të Gjermanisë.

Vizita turistike merr karakterin e bisedimeve.

Në intervista me mediat e Shqipërisë, i biri i kryeministrit të Bavarisë, Max Strauss ka treguar se udhëtimi në Shqipëri i familjes së tij ishte një vendim që familja e tij e mori, sepse u voliste nga ana logjistike në itinera-rin e pushimeve të verës 1984.

Në këtë intervistë të rrallë të kohës (1987), të gjetur në arkiv është vetë Franz Josef Strauss-i që f let për kontaktin me Shqipërinë. Ai thotë se ishte nisur si turist për të kaluar në Shqipëri, kur e pa veten të përfshirë në bisedime politike. Shqiptarët i shprehën Strauss-it interesin e tyre për ma-rrëdhënie ekonomike.

Interesi i tij ishte që Gjermania të ishte një nga vendet e para të pranishme në këtë vend të pasur me lëndë të para, që po hapej. Strauss-i është pragmatik në marrëdhëniet me Shqipërinë: ai është i ftohtë ndaj ideolo-gjisë së Shqipërisë. Megjithatë kryeministri bavarez u thotë partnerëve shqiptarë që i bie në sy që ata nuk përdorin fjalën “reforma” por vetëm “përmirësime” të sistemit. Në 1987 ai konstaton që hapja e Shqipërisë ka nisur, por nuk ka iluzione që hapat do të jenë nën sistemin ekzistues mikroskopikë.

www.dw.dePër më tepër www.77news.al

E PREMTE, 21 SHTATOR 2012 FOKUS

ENCO GRUP

Adresa: Rruga Shtraus, Lezhëe-mail: [email protected]

Tel: +355 69 28 141 26/ +355 67 20 491 75

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Do kaloni momente të mreku-llueshme pranë atij që dashuroni. Mos shpenzoni pa menduar.

Demi: Marrëdhënia me partnerin tuaj do përmirësohet ndjeshem. Do tregoheni më të kuptueshëm dhe do bëni disa lëshime.

Binjakët: Duhet me patjetër të beni kujdes me shpenzimet e tepruara. Sot marrëdhënia me partnerin mund të ketë probleme.

Gaforrja: Në planin financiar do jeni me fat. Raporte të mira me partnerin.

Luani: Do kaloni momente të mreku-llueshme sot me atë që keni në krahë. Ekui-libri financiar do përmirësohet.

Virgjëresha: Sot partneri do iu përgatisë disa surpriza të këndshme. Ulni menjëherë shpenzimet .

Peshorja: Ditë mjaft e bukur dhe e mbu-shur me emocione kjo e sotmja. Do i kaloni më në fund vështirësitë që iu kishin dalë.

Akrepi: Do e përforconi bashkëpunimin gjatë kësaj dite. Për sa iu përket beqarëve do kenë takime mbresëlënëse. Kujdes me financat.

Shigjetari: Tregohuni të kujdesshëm me çdo veprim që do bëni nëse nuk doni të keni më tepër probleme.

Bricjapi: Të dy do mendoni si për veten ashtu edhe për atë që keni në krah. Në fakt kjo është dashuria e vërtetë.

Ujori: Monotonia do të mbarojë dhe do fillojë një fazë e re, e mbushur plot emo-cione.

Peshqit:Venusi do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe do krijojë një ambient të ngrohtë.

Planet sh.p.k. ofron vend pune Teknik suporti. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Vizitori i rrallë i Shqipërisë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Franz-Josef Strauss

Page 8: Gazeta 77 news botimi nr 199

77 NEWS E PREMTE, 21 SHTATOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Shtator.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 420 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

KREU I LSHR-SË TAKIM ME KRYESINË E DEGËS SË "ASTIRIT"!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, z. Edmond Vlashaj, ka zhvilluar

një takim me kryesinë e Degës së Asti-rit për të diskutuar 7 pikat e platformës politike. Vlashaj ka theksuar se bindja e kësaj force të re politike është zgjedhja në mënyrë të drejtëpërdrejtë e krerëve të institucioneve, duke filluar nga Pre-sidenti i Republikës. Gjithashtu, Agjen-cia e Supervizimit të Administratës Publike, një strukturë e propozuar në platformën politike të LSHR-së, për të shmangur korrupsionin, sipas Vlashaj duhet të zgjidhet nga populli. Vendosja me ligj e referendumeve semestrale për forcimin e shtetit shqiptar ndaj korru-

psionit, ka qenë një tjetër pikë ku është ndalur Vlashaj. Ai ka marrë në analizë të gjitha pikat e platformës politike duke filluar nga Fuqizimi i shtetit dhe Kombit Shqiptar kundër korrupsionit, Fuqizimi i Institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale, Fuqi-zimi i Sipërmarrjes Shqiptare, Fuqizmi i Shtetit Shqiptar, Fuqizimi i Familjes Shqiptare, Fuqizimit i Kombit Shqiptar, duke përfunduar tek Fuqizimi i Politikës së Jashtme dhe Rolit Ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Shqiptarëve, për të shpa-losur detajet e shtatë shtyllave themelore. Duke u ndalur veçanërisht tek fuqizimi i sipërmarrjes shqiptare, kreu i LSHR-

së ka prezantuar një formulë të re tati-more, që konsiston tek qiraja tatimore e ndarë sipas kategorive të bizneseve, në mënyrë që të gjithë t'i paguajnë shtetit aq sa i detyrohen dhe të mos shmangen përmes korrupsionit. Kontrolli i faturave tatimore përmes policisë tatimore dhe motivimi i qytetarëve të ruajnë të gjitha faturat tatimore kundrejt rikthimit nga shteti të 2% të shpenzimeve të tij vjetore, sipas Vlashaj, do të ndikonte ndjeshëm në uljen e informalitetit. “Hapja e ven-deve të reja të punës lidhet ngushtë me thjeshtimin e formulës tatimore. Sipër-marrja private është shpëtimi në këtë pe-riudhë krize ekonomike. Qiraja tatimore nxit investimet private, pasi sipërmarrësi nuk rri me frikën se inspektori tatimor do t'i ushtrojë presion”, është shprehur Vlashaj. Ndryshimi i Kodit të Familjes për lejimin e poligamisë, vendosja e dënimit me vdekje për një periudhë 10 vjeçare, forcimi i policisë së shtetit dhe vitalizimi i administratës publike duke punësuar të rinjtë e duke përjashtuar nga ky sektor i personave mbi 45-vjeç, kanë qenë pikat e tjera që janë bërë pjesë e debatit në tryezën me kryesinë e Degës së Astirit.Platforma politike e Lëvizjes Shqipëria e Re, një parti politike tashmë me mbi 7 mijë anëtarë, do të diskutohet fillimisht me strukturat e ngritura pothuajse në të gjithë territorin e vendit dhe do të voto-het në fund në Konventën Kombëtare.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Vlashaj: Qira tatimore për të nxitur sipërmarrjen dhe rritur punësimin!