28
Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR. 259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA FAQE 6-7 FAQE 5 FAQE 15-22 FAQE 2 FAQE 8 FAQE 4 FAQE 12 FAQE 10 Dështon plani për arratisjen e tretë të Admir Ta¿lit, vëllait të tij, Fran Marashit dhe Gëzim Gurit. Genci Ta¿li, gjashtë orë drekë me birra në Pajovë me miqtë dhe gardianët e shoqërimit JA PLANI I ARRATISJES I KATER TE BURGOSURVE Tahiri: Hetimet për Xhindin nuk janë çuar në fund Shqiptarët e Mesjetës, zëri “Albanua” në Fjalorin e vjetër francez Strategjia e mazhorancës për punësimin e militantëve Referendumet lokale, vendorët shkojnë 250 Sinanaj kishte blerë tritolin e rrugës së Kombit Kuotat e masterave, kushtet për shtetasit e huaj Spiropali: Skanimi i konteinerëve nuk ishte i zbatueshëm Të parandalosh, më mirë se të kurosh! Vizita, Analiza & Diagnostikim Të garantuara sipas protokolleve të mjekësisë bashkëkohore nga Blue Medical Center Adresa: Rruga “Bardhyl” Nr.101, Tiranë Tel: + 355 4 2370 668 Cel: +355 66 20 90 008 Email: [email protected], www.bmc.al Nëse doni të punoni në Australi, Zelandë e Re, Singapor në Mjekësi, OET është hallka e parë! Agjencia ANDE-LM®, në bashkëpunim me “American Training Center”, ka kënaqësinë të prezantojë për herë të parë në Shqipëri Kursin OET, të duhur për Karrierë e Punësim në Fushën e Mjekësisë në Australi, Zelandë e Re, Singapor. Kursi OET ofrohet nga Z. Ma Christie, Dekan i Academy Australasia”, i cili vjen nga Melbourne enkas për ju! Kursi do të zhvillohet në Tiranë në datat 03-14 Nëntor 2014. Rezervimi paraprakisht në [email protected] ose 069 20 21 181. DOSJET E BUJSHME “RILINDASI” ADMINISTRATA “TERRITORIALJA” ATENTATET UNIVERSITETET DOGANAT Ministri i Brendshëm: Që ditën e parë kërkova rihetim të dosjeve Tipare të veçanta të Stradiotit shqiptar që hasen edhe tek Samuraji japonez PS-LSI takime të përbashkëta me strukturat në rrethe Hakmarrja kundër Sarajeve të Pashallarëve të Beratit Si u bënë bashkë Fishta, Asdreni, Poradeci dhe Koliqi Kjo gazetë përdor teknologjinë QR-CODE Dëgjoni Dëgjoni Shikoni Shikoni Lexoni Lexoni NGA ARBEN DUKA NGA FATOS ÇOÇOLI NGA FORCIM KOLA Satirë politike Koment Koment Po opozita???!!!.. Beteja për energjinë Kapitalizmi dhe shteti i mirëqenies Në faqen 24 Në faqen 14 vijon në faqen 13 Pedagog (Pjesa e Parë) N ëse do të rilindnit edhe njëherë, diku në botë, si një person me aftësi, talent dhe nivel mesatar të ardhurash, ju me siguri që... Gëzim Guri Fran Marashi Genci Ta¿li Admir Ta¿li ët “RILINDAS

TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

Cyan magenta yellow black

LEKË 30 VITI IV - NR. 259 - E DIEL - 02-11-2014

TENTATIVA

FAQE 6-7

FAQE 5

FAQE 15-22

FAQE 2

FAQE 8

FAQE 4

FAQE 12

FAQE 10

Dështon plani për arratisjen e tretë të Admir Ta lit, vëllait të tij, Fran Marashit dhe Gëzim Gurit. Genci Ta li, gjashtë orë drekë

me birra në Pajovë me miqtë dhe gardianët e shoqërimit

JA PLANI I ARRATISJES I KATER TE

BURGOSURVETahiri: Hetimet për Xhindin nuk janë çuar në fund

Shqiptarët e Mesjetës, zëri

“Albanua” në Fjalorin e

vjetër francez Strategjia e mazhorancës për punësimin e militantëve

Referendumet lokale, vendorët shkojnë 250

Sinanaj kishte blerë tritolin e rrugës së Kombit

Kuotat e masterave, kushtet për shtetasit e huaj

Spiropali: Skanimi i konteinerëve nuk ishte i zbatueshëm

Të parandalosh, më mirë se të kurosh!

Vizita, Analiza & Diagnostikim Të garantuara sipas protokolleve të mjekësisë bashkëkohore nga Blue Medical Center

Adresa: Rruga “Bardhyl” Nr.101, TiranëTel: + 355 4 2370 668

Cel: +355 66 20 90 008Email: [email protected], www.bmc.alNëse doni të punoni në Australi, Zelandë e Re, Singapor në Mjekësi, OET është hallka e parë!

Agjencia ANDE-LM®, në bashkëpunim me “American Training Center”, ka kënaqësinë të prezantojë për herë të parë në Shqipëri Kursin OET, të duhur për Karrierë e Punësim në Fushën e Mjekësisë në Australi, Zelandë e Re, Singapor.

Kursi OET ofrohet nga Z. Matt Christie, Dekan i “Academy Australasia”, i cili vjen nga Melbourne enkas për ju!

Kursi do të zhvillohet në Tiranë në datat 03-14 Nëntor 2014. Rezervimi paraprakisht në [email protected] ose 069 20 21 181.

DOSJET E BUJSHME

“RILINDASI” ADMINISTRATA

“TERRITORIALJA”

ATENTATET

UNIVERSITETET

DOGANAT

Ministri i Brendshëm: Që ditën e parë kërkova rihetim të dosjeve

Tipare të veçanta të Stradiotit shqiptar që hasen edhe tek Samuraji japonez

PS-LSI takime të përbashkëta me strukturat në rrethe

Hakmarrja kundër Sarajeve të Pashallarëve të Beratit

Si u bënë bashkë Fishta, Asdreni, Poradeci dhe Koliqi

Kjo gazetë përdor

teknologjinë QR-CODE

DëgjoniDëgjoniShikoniShikoni

LexoniLexoni

NGA ARBEN DUKA

NGA FATOS ÇOÇOLI

NGA FORCIM KOLA

Satirë politike

Koment

Koment

Po opozita???!!!..

Beteja për energjinë

Kapitalizmi dhe shteti i mirëqenies

Në faqen 24

Në faqen 14

vijon në faqen 13

Pedagog

(Pjesa e Parë)

Nëse do të rilindnit edhe njëherë, diku në botë, si një person me aftësi, talent dhe nivel mesatar

të ardhurash, ju me siguri që...

Gëzim GuriFran MarashiGenci Ta liAdmir Ta li

ët

“RILINDAS

Page 2: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

2 E diel, 2 nëntor 2014Politikë

GRUPET E PUNËS në dy forcat kryesore në mazhorancë kanë vendosur të bashkërendojnë takimet e tyre me mbështetësit gjatë fushatës për të zgjidhur çështjen e punësimeve

ADMINISTRATA

Strategjia e mazhorancës për punësimin e militantëvePS-LSI takime të përbashkëta me strukturat në rrethe për postet

Mesila Doda vazhdon rebelimin ndaj Bashës, do kthimin në Kuvend

“Njerëzit e Olldashit i larguan nga PD, Ruçi s’mund të bëj opozitë për ne”

Deputetja demokrate Mesila Doda vijon të jetë kundër vendimit

politik të kryetarit Basha për bojkot, duke kërkuar me çdo kusht rikthimin e opozitës në Kuvend. Në një reagim në media, Doda shprehu bindjen se opozita nuk mund të ekzis-tojë vetëm duke reaguar në mënyrë virtuale ndaj atyre që ndodhin dhe aq më tepër të bëj sehir kur opozitën në Kuvend e bën Gramoz Ruçi. “Unë e kam thënë e përsëritur shumë here se bojkoti nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e poli-tikës moderne shqiptare. Vendi ka nevojë për opozitë reale, politika ka nevojë për përballje të forta në parla-ment dhe largimi nuk e forcon staturën politike të një force politike, por e bën atë më vulnerabël përballë elektoratit të saj, intere-sat e të cilëve do duhet të mbrojë fort në parlament, por edhe përpara opinionit ndërkombëtar. Opozita nuk mundet të ekzistojë vir-tualisht, në rrjetet sociale apo akoma më keq, të bëj sehir teksa në parlament opozitari më i thekur del Gramoz Ruçi, siç ndodhi

këtë të enjte, sepse nga ky moment, roli i saj pushon së qëni”, deklaroi Doda. Për deputeten demokrate përballja energjike me mazhorancën do të rriste kapitalin politik të opozitës, duke transmetuar edhe një

tjetër frymë në opinionin publik. Duke mos qenë as-pak dakort me vendimet e marra nga kreu i PD-së Ba-sha, deputetja demokrare thekson se vendimet për bojkot duhet të merren në mënyrën kolegjiale brenda

grupit dhe jo si inisiativë personale e kryetarit. Doda bën me dije edhe faktin se shumë prej përkrahësve të Sokol Olldashit janë lar-guar nga kryesia aktuale. “Shumë prej përkrahësve të Sokolit, dhe jo vetëm, nuk e kanë gjetur veten në strukturën e re. Këto janë rrjedhoja shpeshherë të pakujdesive të personave të caktuar me këtë detyrë apo formave organizative të reja e të paprovuara më parë apo dhe dashakeqësisë që nganjëherë transmetohet nga nivelet drejtuese or-ganizative”, deklaroi Doda.

TIRANEReagimi

QëndrimiOpozita nuk mundet të ekzistojë virtualisht, në rrjetet sociale apo akoma më keq, të bëj sehir teksa në parlament opozitari më i thekur del Gramoz Ruçi.

JUXHIN MUSTAFARAJ

TIRANE

Ma z h o r a n c a k a g j e t u r f o r m u l ë n për të zgjid-hur çështjen

e punësimeve në adminis-tratë të kontribuesve dhe përkrahësve në fushatë. Gru-pet e Punës që po merren me skanimin e punësimeve në administratë në Partinë Socialiste dhe Lëvizjen So-cialiste për Intengrim kanë vendosur të bashkërendojnë takimet e tyre me strukturat për punësimet në adminis-tratë. Burime brenda gru-peve të punës në mazhorancë, bëjnë me dije se PS-LSI për të shmangur çdo lloj përplas-jeje për çështjen e punësi-meve është duke zhvilluar

takime të përbashkëta në të gjitha qytetet e vendit për të vlerësuar cilësinë e punësi-meve në institucionet pub-like. Sipas burimeve, grupet

e punës në javën që lamë pas zhvilluan takimet e parashi-kuara në qytetet e Kukësit dhe Elbasanit ndërkohë që kanë ngelur edhe pak qytete

në të cilat strukturat do të përcjellin kërkesat e tyre për punë në bazën e partive. Një lëvizje e tillë nga dy forcat politike është bërë për shkak

se shumë prej drejtorëve të drejtorive në institucio-net publike po përdornin pushtetin e tyre për të afruar në administratë persona të tyre të afërt të cilët nuk kanë lidhje me pushtetin. Për të shmgangur situata të tilla, grupi i punësimeve në admin-istratë në PS i cili udhëhiqet nga nënkryetari i Komisionit të Integrimit Taulant Balla në bashkëpunim me aleatët e LSI-së kanë vendosur të mos ja delegojnë askujt prej drej-torëve në rrethe punësimet por t’i kryejnë duke respek-tuar kontributin e gjithëse-cilit në bazë të sygjerimeve të dhëna nga baza. Ishte vetë kryeministri Rama që kërkoi nga deputetët e tij pak muaj më parë që të kujdesen për punësimin e kontribuesve socialist në fushatë, duke e cilësuar këtë akt si përm-bushje e detyrimeve ndaj zgjedhësve. Megjithatë kreu i qeverisë theksoi në udhëzi-min e tij që përmbushja e de-tyrimeve ndaj përkrahësve të PS-së të mos bëhet nëpërmjet procedurës që ka ndjekur PD përgjatë 8 viteve kur ishte në pushtet ku i dërgonte qarkore administratës për punësimin e militantëve. Grupet e punës për cilësinë e punësimeve në administratë, kanë theksuar se procedura që do të ndiqet për punësimin e militantëve do të jetë e rregullt dhe do të bazohet jo thjesht në kon-tributin e dhënë për ardhjen në pushtet të së majtës, por në formimin arsimor dhe profesionalit të gjithësecilit. Mbledhjet e grupit çdo të hënë në Partinë Socialiste, shoqërohen me prezencën e konsiderueshme dhe kërkesat e shumta të militantëve për të gjithë deputetët socialist. Punësimet në administratën publike përkohësisht janë të ngrira, ndërkohë që PS-LSI po punojnë që deri në zgjed-hjet vendore të vitit 2015 të mos krijojnë pakënaqësira në rradhët e mbështetësve të tyre.

TakimetGrupet pasi zhvilluan

takimet e parashikuara në qytetet e Kukësit dhe Elbasanit, pritet të njihen

edhe me kërkesat e mbështetësve në qyetet e mbetura për të përcaktuar

mbi punësimet e reja

— K o m i s i o n i Parlamentar i Me-dias pritet të nisë të hënën procedu-rat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshil-lit Drejtues të RTSH-së . Pas zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Medias Audiovizive javën e kaluar nga Kuvendi , në se-ancën e ardhshme pritet dhe zgjedhja e kreut të këtij institu-cioni, tashmë pritet çelja e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit drejtues të RTSH-së. RTSH-së prej 3 vjetësh po funksionon me një këshill të vjetër drej-tues, të cilit i ka për-funduar mandati.

KOMISIONI

Të hënën nis plotësimi i RTSH-së

NË FOTO:Kryeministri Rama dje gjatë takimeve me qytetarët e Divjakës

Mesila Doda

Page 3: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

3E diel, 2 nëntor 2014 Politikë

Rama: Çliruam plazhin e Durrësit, potencial zhvillimi, projekt investimi

Kryeministri në Divjakë: Do t’i japim zhvillimin e duhur zonës. Projekte në shërbim të komunitetit

Rehabilitimi“Pas rehabilitimit të rrugëve natyrale të

Parkut Kombëtar të Divjakës janë 50 km për këmbësoret që presin vizitore”,

shkruan Rama në Twitter.

“Çlirimi i rrugës kryesore të p l a z h i t n ë Durrës ka çli-ruar një po-

tencial të madh ripërtëritjeje urbane e mjedisore! Tani gati projekti i investimit”. Kjo ka qënë deklarata e Ramës e përcjellë përmes rrjeteve sociale përmes të cilës bëri me dije pastrimin e qytetit bregdetar nga ndërtimet pa leje e shpalosjen e projekteve të rilindjes së Durrësit. Ky pohim nga kryeministri është bërë pas kthimit nga zona e Divjakës që ishte ndalesa e radhës e gjatë kësaj fundjave. Rama inspektoi fillimin e punimeve për unazën e re të qytetit që do shërbejë fer-merëve për të nxjerrë produk-tet e tyre në treg. Gjithashtu një projekt i rëndësishëm që ka lluar, është dhe ndërtimi i poliklinikës së Re. Kryemi-nistri Edi Rama zhvilloi një vizitë në zonën e Divjakës duke ndjekur nga afër llimin e punimeve për ndryshimin

e qendrës së qytetit dhe për rikonstruksionin e plotë të poliklinikës së re. Poliklinka parashikohet të jetë e pajisur

me laboratorë të rinj për analizat e sëmundjeve të gjakut, që është një problem që shqetëson gjithë zonën.

Kryeministri shoqëruar edhe me nga deputeti Erjon Braçe, tha se ndërhyrja që ka lluar duhet të krijojë hapësira të

reja për gjithë ko-munitetin dhe jo vetëm për shkol-lat. Ai inspektoi punimet në Un-azën Lindor të Divjakës. Kjo un-azë do të shërbejë për të drejtuar gjithë tregtarët dhe banorët e zo-nës drejt tregut të shumicës, pa kaluar nga qen-dra e qytetit. Me këtë invest im mbyllet tërësisht Unaza Lindore e Divjakës. Për

herë të parë pas 23 vitesh janë pastruar edhe kanalet kulluese të Divjakës. Janë dashur 5 muaj për të hapur 11 km kanal, i cili ishte i gjithi i mbuluar me kallamishte. Për zonën më prodhuese në vend, hapja dhe pas-trimi i kanaleve të vaditjes dhe kullimit është tejet i rëndësishëm për shtimin e prodhimit por edhe mos kripëzimin e tokave. Në kuadër të projektit kombëtar “Rilindje Qyteteve” kanë ni-sur punimet edhe pedonalen e qytetit të Divjakës. Por, me fonde të bashkisë është ndërtuaredhe një lulishte në qendër të qytetit. Paralelisht po ndërhyhet edhe në in-frastrukturën nëntokësore me qëllim rehabilitimin e sistemimit të kanalizimeve. Falë projektit të Qeverisë shqiptare është rehabilituar Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta. Rama pa nga afër realizimin. Në Parkun Kom-bëtar të Divjakës në sajë të Moratoriumit 2 vjeçar të Gjuetisë, vërehet shtim i faunës së egër dhe në park janë ndërtuar 3 kulla vrojtimi për monitorimin e tyre. Për këto rezultate, Kryeministri vlerësoi se “falë moratoriumit kemi një rigjallërim dhe një riafrim të specieve të tjera me specien e njeriut, që për vite të tëra u bë armiku i çdo spe-cieje tjetër”. Rama vlerësoi mbështetjen që po i jepet fermerëve të kësaj zone, duke nënvizuar peshën që ajo ka në të ardhurat për ekonominë kombëtare.

SHBAVizita Lufta ndaj ISIS, Hagel vlerëson

Kodhelin: Luajtët rol kryesorSekretari amerikan i Mbrojtjes: Mbështetje për reformat në FA

Vlerësimi“Ministrja Kodheli theksoi përpjekjet e ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri për të modernizuar Forcat e

Armatosura të Shqipërisë me armë të standardeve të

NATO-s”, tha Kirbi

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas asaj vizite tepër të suksesshme të

ministres shqiptare të Mbro-jtjes në Pantagon. Ka qënë vetë Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel ka falënderuar homolo-gen shqiptare Mimi Kodheli, gjatë një takimi në Pentagon për mbështetjen e Shqipërisë ndaj qeverisë së Irakut në luftën kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit. Në një deklaratë përmbledhëse për takimin, zëdhënësi i Pen-tagonit, John Kirby vuri në dukje se Shqipëria ka luajtur një rol kryesor në përpjekjet ndërkombëtare për rifurni-zimin e forcave kurde të Irakut me municion dhe pa-jisje luftarake. “Udhëheqësit gjithashtu diskutuan mbi reformat e marra nga Minis-tria e Mbrojtjes së Shqipërisë, duke përfshirë edhe o cerët shqiptarë të cilët kohët e fun-dit u diplomuan në SHBA”, tha Kirby. Sipas zëdhënësit të Pentagonit Hagel dhe Kodheli ranë dakort të vazhdojnë të pu-nojnë së bashku.

“Ministrja Kodheli thek-soi përpjekjet e ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri për të modernizuar Forcat e Arma-tosura të Shqipërisë me armë

të standardeve të NATO-s”, tha Kirbi. Nga ana tjetër Sek-retari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë ndaj misionit ndërkombëtar për sig-uri në Afganistan. Ndërkohë q ministra shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës” pas takimeve të suksesshme me homologun Hagel dhe zyr-tare të tjerë të lartë amerikanë, ka nënvizuar faktin se Sh-qipëria është në ballë të luftës kundër terrorizmit. Duke nën-vizuar njëherësh se pavarësisht faktit se është e ekspozuar ndaj aksineve terroriste, Shqipëria është e garantuar. “Shqetëso-hemi sepse, Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe të gjitha ku jtë e NATO-s janë të rrezikuara. Shqipëria është gjeogra kisht në një vend, siç është Ballkani Perëndimor, zonë nga e cila, për fat të keq, shoqëria prodhon të ashtuqua-jturit ushtarë, që shkojnë për të luftuar në Siri apo gjetiu, pa e ditur pse po e bëjnë këtë dhe në emër të kujt po e bëjnë këtë”, tha Kodheli dy ditë më parë në “VOA”.

Aksioni i INUK

PS: Basha t’i kërkojfalje shqiptarëve,

jo prishje selektive — PS i ka kërkuar Lulzim Bashës që t’ju kërkojnë

falje shqiptarëve që lejuan zaptimin e çdo hapësirë publike. Deputeti i PS Ervin Bushati tha se Berisha i legalizoi duke e bërë procesin aktual të prishjeve me të veshtirë e me të kushtueshëm. “Kush i legalizoi çibanët pa leje, në zemër të qyteteve sh-qiptare, duke e bërë sot më të kushtuetshme dhe më të vështirë, rikthimin e hapësirave publike tek qytetarët? Përgjigjja është e thjeshtë: Qeveria e kaluar e Saliut dhe e Lulit, të cilët jo vetëm nxitën ndërtimet pa leje, por edhe i legalizuan shumë prej tyre. Sot Luli e Saliu, gjenden në pozitë të vështirë. Luli, pasi me heshtjen e tij, braktis çdo ditë më shumë punën e kryetarit të Bashkisë, të cilën për hir të së vërtetës nuk e lloi kurrë. Saliu, pasi çdo ditë që deputetët e tij, gjasme denoncojnë rastet e ndërtimeve të paprishura ende nga INUK, kupton se sa fajtor është, se përse ai vetë i ka legalizuar këto mostruozitete në zemër të qytetit”, tha Bushati.

DURRËS/DIVJAKËRilindja

Page 4: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

4 E diel, 2 nëntor 2014Aktualitet

SINANAJ ka deklaruar se, eksplozivin e kishte blerë shtrenjtë, pasi përdorej për shpërthime masive në shpatet e maleve ku është ndërtuar rruga Durrës-Kukës

VRASJET

Atentatet, Sinanaj kishte blerë tritolin e rrugës së KombitEksplozivi i përdorur nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj është vjedhur nga Bechtel Enka

KrimetJulian Sinanaj,

ditar për të gjitha vrasjet

— Gjatë arrestimit të Julian Si-nanajt, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, edhe një ditar personal të vrasësit me pagesë. 31-vjeçari kishte shënuar disa nga veprimtaritë kriminale që ai kishte kryer në kohë dhe vende të ndryshme. Blloku i përbërë nga 20 etë, përmbante një listë të mu-nicioneve që Julian Sinanaj kishte në posedim. Ato ishin shënuar sipas radhëve, që nga armët e zjarrit, e deri te celularët që i për-dorte për montimin e tritolit C4, të telekomanduar. Hetuesit thonë se vrasësi me pagesë kishte shënuar me data seritë e vrasjeve. Në bllok është gjetur dita e saktë, ora dhe vendi i vrasjes së Sokol Veizit, i cili u vra në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit 2013, në një lokal buzë detit.

ARTAN CENA

TIRANE

Në atentatet e tij, killeri me pagesë Julian Sinanaj, ka përdorur ek-splozivin që është

përdorur edhe në ndërtimin e rrugës së Kombit. Kjo gjë është bërë e ditur nga burime pranë grupit hetimor, që është marrë me çështjen e Sinanaj. Kanë qenë dëshmitë e dhëna prej të arrestuarit, që kanë arritur në përfundimin se, eksplozivi është vjedhur nga magazinat e Bechtel-Enka. Sinanaj ka deklaruar se, lëndën eksplozive e kishte blerë shtrenjtë, pasi ishte e importuar nga Turqia në Shqipëri dhe përdorej për shpërthime masive në shpatet e maleve ku është ndërtuar rruga Durrës-Kukës. Disa vite më parë nga magazinat e rmës ameri-kane dhe turke u vodhën rreth 2 ton me eksplozivë që përdorej për të hapur rrugën dhe tunelin e Kalimashit.

EKSPLOZIVI I SINANAJ

Eksplozivi i përdorur në atentatet e kryera nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka rezultuar të jetë i rmës Bechtel Enka, i përdorur nga kjo e fundit për çarjen e malit dhe ndërtimin e tunelit në autostradën Durrës-Kukës. Ky fakt kon rmohet për Shqiptarja.com nga burime pranë grupit hetimor, të cilët kanë arritur në këtë konkluzion pas dëshmive të vrasësit dhe 4 kallëpeve të sekuestruara në banesën me qera ku Sinanaj jetonte në rrugën e Kavajës në kreyqytet. Sinanaj ka mundur të përdor këto kallëp tritoli, i cili rezulton të jetë i njëjtë me atë që ka qenë në administrim të kompanisë Bechtel Enka dhe është përdorur dhe gjatë punimeve për rrugën. Në dësh-minë e tij, Sinanaj ka treguar se, lëndën plasëse të cilësisë së parë e merrte nga përsonat të cilët e kishin blerë eksploz-ivin C4, pikërisht nga ata që e kishin vjedhur në magazinat e kompanisë amerikane.

300 EURO KALLËPIHetimet ende nuk kanë

mundur të hedhin dritë mbi mënyrën se si Julian Sinanaj ka mundur të marrë sasinë e eksplozivit i cili ka qenë në pronësi të rmës Bechtel Enka, teksa ai vetë ka pohuar se i ka blerë tek persona të panjohur me çmim prej 300 euro për kallëp. Sinanaj u prangos pak kohë më parë

teksa ishte duke plani kuar atentatin e radhës ndaj bi-znesmenit Piro bare, ku së bashku me të nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal hetuesit e Krimeve të Rënda prangosën Ndriçim Gjoko-nën, gjithashtu vrasës me pagesë, dhe porositësit Andon Mëhillaj, Marjon Mitron, Ilir Karçinin dhe ende në kërkim rezulton Genis Mëhillaj.

— Disa vite më parë, kur Bechtel Enka ishte duke ndërtuar rrugën e Kombit, atë Dur-rës-Kukës, person ende të paiden-t i f ikuar vodhën atëherë rreth 2 ton lëndë eksploz-ive. Vjedhja ishte bërë në magazi-nat e rmës pranë tunel i t të Kal i -mashit, ku edhe kryhej aktiviteti më i madh i rmës. Eksplozivi i llojit C4, eksportohej nga Turqia në Sh-qipëri, për shkak se ishte i cilësisë së lartë. Fillimisht ishte provuar ek-splozivi shqiptar, por ai kishte qenë i pa efektshëm në shpërthimet e tunelit dhe të shpateve të maleve ku kalon rruga. Pas vjedhjes u bënë he-time por nuk u bë e mundur që të iden-ti kohen autorët.

EKSPLOZIVI

Si u vodhën depot e

rmës Bechtel Enka

Digjet makina e policit rrugor, në pranga i dyshuari

Artur Minxholli kon ikte personale me Rami Hamzallarin — Makina personale e një efektivi

të Policisë Rrugore në Tiranë është bërë pre e një zjarri të qëllimshme në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa autori i dyshuar është arres-tuar disa orë më vonë. Gjatë dëshmisë së tij, autori i krimit ka deklaruar se, kishte pasur konflikte personale me efektivin e policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të ditës së djeshme në rrugën “Bedri Karapici”, ku mjeti tip Benz me targa CB 920 E, ishte parkuar pranë banesës së policit rrugor Rami Hamzallari. Policia ar-restoi pas ngjarjes Artur Minxhollin si autor të djegies së makinës së efek-

tivit rrugor, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet që ngjarja të ketë motiv konfliktet personale mes policit dhe Minxhollit. Për ngjarjen hetimet janë ende të hapura ku dyshohet se Minxholli nuk e ka kryer i vetëm veprën penale por i ndihmuar dhe nga të tjerë. Vetë efektivi i policisë rrugore ka deklaruar në polici se automjeti nuk ka patur asnjë defekt teknik çka hodhi dyshime për një një zjarrvënie të qëllimshme e cila lidhej me pro-fesionin e Hamzallarit. Për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e zjarrëfikseve ndërsa makina është djegur plotësisht.

VIDEO/ ATENTATET E SINANAJT ME

TRITOLIN E RRUGËS SË KOMBIT

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që shkarkohet falas

NË FOTO:Julian Sinanaj dhe makina e ish-perfektit të Vlorës, Besnik Dervishi që ishte vënë një sasi eksplozive

Page 5: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

5E diel, 2 nëntor 2014 Aktualitet

Shqipëria, pajisje të posaçme për kontrollin e eksplozivëve Ministria e Brendshme me teknologji kundër lëndëve plasëse

TEKNOLOGJIA

Shqipëria do të fillojë të aplikojë një metodë të avancuar për kontrollin e territorit për lëndë eksplozive. Në javët

në vazhdim në vendin tonë do të vijnë disa pajisje që do të bëjnë kontrollin e territorit për lëndë plasëse apo eksplozivë. Këto pa-jisje të teknologjisë së lartë mësohet se, do të vijnë nga një vend mik i Shqipërisë dhe do të jenë një mjet shumë i mirë për të paranda-luar krimet e rënda. Këto pajisje do të bëjnë identifikim e vendeve ku ka lëndë plasëse dhe eksplizivë dhe me pas në vendin e ngjarjes do të ndërhyjnë njësitë e spe-cializuara. Këto mjete, kanë të njëjtion funk-sionim si dedektorët e metaleve, që gjejnë gjur-më baruti. Me ardhjen e këtyre pajisjeve do të nisë dhe një fushatë në të gjithë vendin për gjetjen dhe sekuestrimin e lëndëve plasëse të llojeve të ndryshme, që kohët e fundit janë përdorur për atentate dhe terror nëpër Shqipëri. Ndërkaq Të gji-tha depot që mbajnë lëndë eksplozive do të

bllokohen, ndërsa të gjitha rmat që mer-ren me lëvizjen e këtij malli të rrezikshëm do ti nënshtrohet një kontrolli. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, kjo gjë bëhet për të vënë në kon-

troll tregtinë e lëndëve plasëse, që aktualisht kohët e fundit janë kthyer në shqetësim pasi ka pasur shumë atentate që janë bërë me lëndë shpërthyese. Të njëjtat burime thanë se, ky lloj tregu në Shqipëri është shumë kaotik dhe i pakontrolluar. “Tregtia e lëndëve plasëse në vendin tonë është një problem më vete. Ka një legjislacion i cili nuk është i qartë dhe që sjell që kompanitë që merren me këtë tregti të mos kontrollohen siç duhet” thanë dje burime nga

Ministria e Brendshme. Disa muaj më parë, policia nisi një aksion për bllokimin e aktiv-itetit të këtyre shoqërive që transportonin lëndë shpërthyese duke mos respektuar asnjë lloj kushti sigurie. Ndërkaq duket se, tani do të disiplinohet edhe ky treg.

Kontrolli Këto pajisje do të bëjnë identi kim e vendeve ku ka lëndë plasëse dhe eksplizivë dhe me pas në vendin e ngjarjes do të ndërhyjnë njësitë e specializuara.

2 maj 2009Fatmir Xhindi ekzekutohet mbrëmjen e 2 majit 2009. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë banesës së deputetit në Roskoveci. Në momentin atentatit, 49-vjeçari ishte duke parkuar automjetin

25 tetor 2010Remzi Veseli, 40 vjeç, me detyrë kryetari i komunës Tërthore, mbeti i vrarë mbrëmjen e datës 25 Tetor 20110, rreth orës 21:25 minuta kur ai ka zbritur nga makina dhe vrasësi e qëlloi tre herë në kokë

Tahiri: Vrasjet e bujshme, hetimet s’janë çuar në fund

Ministri: Që ditën e parë kërkova rihetim të dosjeve

ARTAN CENATIRANE

Dosjet

Vrasjet e bujshme të ndodhura vitet e fundit nuk janë hetuar deri në fund, nga policia

dhe drejtuesit e saj që ishin më parë. Këtu bëhet fjalë për disa prej krimeve të rënda, si ajo e vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, ekzekutimin me eksploziv të gjyqtarit, Skerdilajd Konomi, vrasjen me tre plumba të kryetarit të Komunës së Tërthores në Kukës, Remzi Veseli dhe disa krime të tjera që ende nuk kanë autorë. Kjo gjë është bërë e ditur dje nga ministri i Brenshëm, Saimir Tahiri i tha se, me të ardhur në këtë detyrë ka kërkuar rihetimin e të gjitha këtyre dosjeve, sigurisht dhe dosje të tjera të cilat kanë mbe-tur të pahetuara plotësisht. Por gjatë hetimeve mësohet se janë prishur edhe vendngjarjet dhe provat në to. Pikërisht për këto

arsye janë duke u rihetuar këto dosje dhe mësohet se, janë gjetur dhe prova dhe dëshmi të reja, që më parë nuk ishin marrë në konsideratë.

RIHETIMI I DOSJEVEQë në muajin Shtator 2013,

me ardhjen në detyrë të qeverisë Rama, janë rihapur disa prej dosjeve të bujshme që aktualisht

kanë mbetur pa u zbardhur. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ka qenë një urdhër i ministritit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kishte kërkuar që

këto dosje të rihetoheshin. Dhe pikërisht këto dosje janë ende duke u hetuar ndërsa pritet që të nxirren dhe personat përgjegjës. Për këtë qëllim janë ngritur disa grupe hetimore të posaçme për zbardhjen e këtyre krimeve të rënda. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, është duke u punuar në lidhje me këto krime dhe arsyet e tyre. Në të gjitha rastet, autorët janë larguar dhe policia nuk ka mundur ti prangosë.

PËRGJEGJËSIT E HETIMIT

Në lidhje me këto ngjarje, është duke u hetuar edhe në lidhje me përgjegjësinë që kanë uniformat blu, ekspertët dhe o cerët të cilët kanë kryer vendime. Një ndër personat e akuzuar nga ministri Tahiri në muajin shtator gjatë një interviste televizive ka qenë pikërisht ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj. Gjatë kësaj interviste, ministri Tahiri deklaroi se, në kohën e qeverisë së shkuar janë prishur qëllimisht pro-vat për vrasjet të cilat janë rihapur sërish nga policia.

Ka qenë një urdhër i

ministritit Tahiri, i cili kishte

kërkuar që këto dosje dhe të tjëra

të rihetoheshin

Atentatet

Dosjet e bujshme që ende kanë mbetur pa emër autori

— Nuk janë 1 apo 2, por janë dhjetëra dosje të cilat janë rikthyer në hetim nga policia. Disa prej tyre janë dosje të bujshme që kanë sjellë edhe indin-jatën e opinionit publik. Vrajsa e cila solli dhe një reagim të madh ishte ajo e Skerdilajd Konomit, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës i vrarë në 9 shtator 2011, nga një shpërthim eksplozivi në bule-vardin kryesor të qytetit të Vlores. 33-vjeçari, baba i dy fëmijeve 4 dhe 1 vjeç, ishte nisur për të shkuar në punë me mjetin e tij kur ndodhi shpërthimi brenda në makine në

ecje e sipër. Gjatë ndërhyrjes për të shpëtuar Konomin u shkatërruan edhe të gjitha provat, sepse ndërhyri dhe zjarr kësja. Edhe vendngjarja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, pasi krimi ndodhi natën dhe ka pasur shumë ndërhyrje në vendin e vrasjes. Edhe këtu është prishur vendi i ngjarjes duke humbur shume elementë të hetimit, siç ishte ajo e një karrikatori kallashnikovi që u gjet më vonë. Edhe vrasja e kryekomunarit të Tërthores në Kukës, ndodhi natën. Gjatë kësaj kohe ishte duke rënë shi që ndikoi dhe në zhdukjen e gjurmëve.

NË FOTO: (në rreth) Eksplozivi i sekuestruar vrasësit me pagesë Julian Sinanajt

Page 6: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

6 E diel, 2 nëntor 2014

telefonike me të dënuarin Genci Ta laj. Ky person nën hetim është në dijeni të faktit që i dënuari posedon një aparat celular ndërkohë që ndodhet i dënuar dhe nuk kryen asnjë veprim raportimi apo or-

ganizimi të masave me qëllim kapjen e këtij sendi të ndaluar. Ka dyshime të bazuara se përdoret nga personi nën hetim Genci Ta laj, që kundrejt për timit të paligjshëm, kryen futjen në ambjentet e brendshme të IEVP Pe-qin, të sende të ndalu-ara si aparate celulare, karta sim. Njofton të dënuarin Genci Ta laj për veprime që kryen në IEVP nga punonjësit e SHKBB Tiranë, për lëvizjet e tyre dhe për dekonspirim të vepri-meve të punonjësve të këtij organi.

GËZIM BEHELULIKryen komunikime

të vazhdueshme tel-efonike me të dënuarin Genci Ta laj. Ky per-son nën hetim është në dijeni të faktit që i dënuari posedon një aparat celular ndërkohë që ndodhet i dënuar dhe nuk kryen asnjë veprim raportimi apo organizimi të masave me qëllim kapjen e këtij sendi të ndaluar. Ka dyshime të bazuara se përdoret nga personi nën hetim Genci Ta laj, që kundrejt për timit të paligjshëm, kryen futjen në ambjentet e brendshme të IEVP Pe-qin, të sende të ndalu-ara si aparate celulare, karta sim. Rezulton të ketë rakorduar me të dënuarin Genci Ta laj gjatë periudhës që ai dhe rrjeti i tij shoqëror po an-gazhohej në plotësimin e dokumentacionit dhe në

in uencimin e funksionarëve të IEVP Peqin me qëllim sigurimin e lejes së veçantë.

ABEDIN HITAJKryen komunikime të vazhdueshme tel-

efonike me persona pjesë e rrjetit shoqëror

Aktualitet

GENCI TAFILI, gjashtë orë drekë me birra në Pajovë me miqtë dhe gardianët e shoqërimit. Mori lejë të vizitonte gruan në spital. Raportet mjekësore falso nxorën nga burgu të dënuarin me burg përjetë

ARRATIA ELTON QYNO

TIRANE

Të arrestuarit Jetmir Guzi

Shok i Admir Tafi lit

Avni Biça Polic IEVP Peqin

Gëzim Beheluli Polic IEVP Peqin

Bilbil Ymeri Polic IEVP Peqin

Abedin Hitaj Përgjegjës i sektorit të sigurisë së IEVP Peqin

Petrit Marnoj Përgjegjës i sektorit ligjor së IEVP Peqin

Dështon plani për arratisjen e tretë të Admir Ta lit, vëllait të tij Genci Ta li dhe dy shokëve të tij Fran Marashi dhe Gëzim Guri. I njëjti grup të dënuarish

më burgim përjetë, që një vit më parë çau burgun e sigurisë së lartë së Drenovës, ka thurur një plan mjaft të detajuar për ar-ratisjen nga burgu i Peqinit. Gjithçka ka lluar me aktivitetin nga jashtë burgu, ku

shoku i Admir Ta lit, Jetmir Guzi ka sigu-ruar disa epikriza dhe analiza mjekësore të falsi kuara se gruaja e Genci Ta lit ndodhej e shtruar në spital në QSUT. Ndërkohë që gruaja e tij, kishte disa muaj që ishte larguar jashtë shtetit dhe se momentalisht nuk ndodhej në spital. Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se katër personat e sipërcituar kishin parashikuar që të pajiseshin me armë, si edhe të grabisnin rreth 1 milion euro në një ambient privat, para të cilat do t’u duheshin për të bërë të mundur largimin e tyre nga Shqipëria pas ar-ratisjes. Hetimet kanë treguar se leja është marrë për 6 orë nga Genci Ta-fili për të shkuar në spitalin QSUT Tiranë. I shoqëru-ar nga mjete të burgut, ai nuk ka shkuar në Tiranë, por ka ndaluar në një lokal në Pajovë dhe ka qëndruar gjatë gjithë kohës së lejes së posaçme duke ngrënë drekë me miq të tij. Edhe ky qëndrim në lokal ka qenë nën vëzh-gimin e grupit sho-qërues të burgjeve, ndërkohë që leja i ishte akorduar për të shkuar në spital. Ky plan,i cili kishte disa kohë që po përpunohej nga të dënuarit, është diktuar nga autoritetet e burgjeve, të cilat kanë referuar materialin në Proku-rorinë e Elbasanit.

TAFILI ME DY TELEFONAShtetasit e arrestuar, punonjës të IEVP

Peqin, në shkelje të rregullores dhe ligjit, lejonin që personat e dënuar që ishin pjesë e planit të arratisjes, të pajiseshin me mjete të ndaluara në ambientet e burgut, si tel-efona celularë, objekte të tjetër, përfshirë edhe dyshimet për futjen e armëve lufta-rake. Gjatë kontrollit dy celularë në qeli ka pasur Admir Ta li dhe një tjetër vllai i tij Genci Ta li. Gjithashtu, këta persona që kryenin funksione në burgun e Peqinit, në bashkëpunim me persona jashtë burgut, kanë krijuar kushtet për të për tuar leje shpërblyese në mënyrë të padrejtë dhe me dokumenta të fallsi kuara shtetasi i dënuar Genc Ta laj.

BIRRA ME MIQ E POLICËNëpërmjet një epikrize të fallsifikuar,

Genc Tafilaj kërkon leje për të vizituar bashkëshorten e tij, e cila, sipas doku-mentave, ishte e shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në QSUT, Tiranë. Kjo kërkesë për leje është shqyrtuar nga shtetasi Abedin Hitaj, i cili, në momentin e paraqitjes së lejes, ushtronte detyrën e titullarit të burgut, në mungesë disa-ditore të drejtorit të këtij institucioni. Pavarësisht se ishte lehtësisht e verifik-ueshme se epikriza ishte fallso, personat përgjegjës për dhënien e lejes nuk kanë kryer asnjë veprim për të kontrolluar

vërtetësinë e dokumentave të paraqitura dhe i kanë akorduar shtetasit Genc Tafilaj lejen shpërblyese 6 orë, me shoqërim, në dt.24.10.2014. Dokumentat ishin të fallsifikuar pasi, së pari rezulton që bashkëshortja e të dënuarit Tafilaj ka dalë nga Shqipëria disa muaj më parë dhe nuk është në Shqipëri. Së dyti, firmat e mjekëve të spitalit QSUT në epikrizën

mjekësore janë të fallsifikuara dhe num-rat e telefonit të mjekëve, vendosur në epikrizë, nuk ekzistojnë. Ndërkohë që, sipas personave përgjegjës të burgut që kanë shqyrtuar lejen është shënuar në librin përkatës të lejeve se është kontak-tuar me mjekët dhe ata (mjekët e QSUT) kanë konfirmuar faktin që bashkëshortja e Tafilit është e shtruar pranë tyre dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Por, siç rezultoi nga hetimi,nuk ka pasur asnjë ko-munikim nga zyrtarët e burgut me mjekët e QSUT. Genc Tafili pasi ka përfunduar pirjen e birrave me miqtë dhe policët është kthyer në burg, në përfundim të orarit të përcaktuar në lejen e posaçme. Fakti i ndryshimit të destinacionit të të dënuarit me leje, nga ai që ishte para-shikuar për në spital në Tiranë, në një lokal në Pajovë të Elbasanit, dëshmon për përfshirjen e drejtëpërdrejtë të personave të arrestuar në veprën pe-nale të shpërdorimit të detyrës, pasi rezulton që kanë qenë në dijeni të plotë të ndryshimit të destinacionit, madje e kanë shoqëruar me mjete policore deri sa Genc Tafili të përfundonte drekën shoqërore me miqtë e tij.

JETMIR GUZIKa paraqitur pranë IEVP Peqin doku-

mentacionin mjekësor të dyshuar si të falsi kuar në emër të shtetases Irma Ta laj me qëllim për timin e lejes së veçantë për të dënuarin Genci Ta laj. Ka qenë në kon-takt telefonik dhe personal me funskionarë të IEVP Peqin, përfshirë shtetasit Abedin Hitaj dhe Petrit Marknoj, me detyrë res-pektivisht përgjegjë të sektorit të sigurisë dhe juridik të IEVP Peqin. Ai ka drejtuar grupin e personave të cilët janë marrë me përpilimin e dokumentacionit justi kues të lejes së veçantë si dhe nëpërmjet veprimeve të dyshuara korruptive dhe ndërhyrjes së paligjshme ka in uencuar pranë funk-sionarëve të IEVP me qëllim sigurimin e miratimit të lejes.

BILBIL YMERIKryen komunikime të vazhdueshme

telefonike me të dënuarin Genci Ta laj. Ky person nën hetim është në dijeni të faktit që i dënuari posedon një aparat celular ndërkohë që ndodhet i dënuar dhe nuk kryen asnjë veprim raportimi apo organizimi të masave me qëllim kapjen e këtij sendi të ndaluar. Ka dyshime të bazuara se përdoret nga personi nën hetim Genci Ta laj, që kundrejt për ti-mit të paligjshëm, kryen futjen në ambientet e brendshme të IEVP Peqin, të sende të nda-luara si aparate celulare, karta sim.

AVNI BIÇAKryen komunikime të vazhdueshme

Grupi i Ta lit, planarratie dhe grabitjen e një milion euroveDështon çarja e burgut të sigurisë së lartë në PeqinTa lajt me 3 telefona në qeli, projektuan arratinë

Admir Ta

liFran M

arashiG

enci Ta li

Gëzim

Guri

Burgu i Peqinit, pamje satelitore

Page 7: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

7E diel, 2 nëntor 2014 Aktualitet

MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE

ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

FTESË PËR OFERTË

1. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Adminstrimit të Ujërave, në zbatim të VKM-së Nr. 460, datë

22.05.2013, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokës bujqësore në

pronësi të shtetit”, zhvillon procedurën konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 41.329 ha,

Fshati Cërrik Fermë, Zona Kadastrale 2281, me nr parcele 292, 293, 294, Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan.

2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së

Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Person kontakti: Lauresha Grezda, nr tel: 04 22 26 297,

email: [email protected].

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për

proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fi timi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të

marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës.

4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si

provë e kërkesave kualifi kuese të përcaktuara dhe të dorëzohen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujërave, Adresa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 2 – Tiranë, në dy kopje (një kopje origjinale

dhe një fotokopje).

5. Vlera fi llestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është

1,405,186 (njëmilionekatërqindepesëmijë e njëqindetetëdhjetegjashtë) lek/vit (34,000 lekë/ha/vit). Ofertat

me vlerë më të ulët se kjo vlerë fi llestare do të skualifi kohen.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 117,100 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë.

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 01.12.2014, ora 15:30.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural

dhe Administrimit të Ujërave, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 01.12.2014, ora 15:30.

Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

të të dënuarit Genci Ta laj. Ky person nën hetim është në dijeni të faktit që që doku-mentacioni i dorëzuar ka qënë fiktiv dhe megjithatë ka miratuar lejen e veçantë për të dënuarin, ka përpiluar planin e masave dhe ka mbikqyrur zbatimin në terren të tij. Ka qënë pjesë e vendimarrjes për dhënien e lejes shpërblyese të dhënë mbi bazën e dokumentave ktive dhe të të dhënave jo reale mjekësore. Rezulton të ketë ra-korduar me të dënuarin Genci dhe rrjetin shoqëror të shtetasve Genci dhe Admir Ta laj gjatë periudhës që ai dhe rrjeti i tij

shoqëror po angazhohej në plotësimin e dokumenta-cionit dhe në in uencimin e funksionarëve të IEVP Peqin me qëllim sigurimin e lejes së veçantë, duke u kujdesur që dokumentacioni justi kues i lejes të ishte i plotë. Ka patur dijeni për ndryshimin e desti-nacionit të të dënuarit Genci Ta laj, gjatë zbatimit të lejes më datë 24.10.2014 nga Ti-rana që rezulton në urdhër dhe në planin e masave për në një lokal në Pajovë të Peqinit, dhe megjithatë jo vetëm që nuk ka reaguar ndaj grupit të shoqërimit për këtë veprim në kundërshtim me urdhërin për miratimin e lejes por ka dyshime se ka qënë personi që ka urdhëruar dhe miratuar ndërrimin e destinacionit.

PETRIT MARNOJKryen komunikime të vazh-

dueshme telefonike me per-sona pjesë e rrjetit shoqëror të të dënuarit Genci Ta laj. Ky person nën hetim është në dijeni të faktit që që dokumentacioni i dorëzuar ka qënë ktiv dhe megjithatë ka miratuar lejen e veçantë për të dënuarin.Ka qënë pjesë e vendimarrjes për dhënien e lejes shpërblyese të dhënë mbi bazën e dokumentave ktive dhe të të dhënave jo reale mjekësore. Madje rezulton të ketë shfaqur shqetësim gjatë komunikimit me shtetasin Jetmir Guzi për faktin se SHKBB kishtë tërhequr dosjen e lejes së Genci Ta- lajt, ka dhënë emrin dhe numrin e telefonit

të o cerit të SHKBB që ka kryer tërheqjen e materialeve, sipas të dhënave të rezultuara nga veprimet e përgjimit. Rezulton të ketë rakorduar me të dënuarin Genci dhe rrjetin shoqëror të shtetasve Genci dhe Admir Ta laj gjatë periudhës që ai dhe rrjeti i tij shoqëror po angazhohej në plotësimin e dokumenta-cionit dhe në in uencimin e funksionarëve të IEVP Peqin me qëllim sigurimin e lejes së veçantë, duke u kujdesur që dokumenta-cioni justi kues i lejes të ishte i plotë.

Gardianët gatitupërpara Ta lajvekatër të dënuarit

“drejtojnë” burgunAutoritet i vëllezërve Ta laj i pazëvendësueshëm.

Pse në të njëjtin burg 4 emrat e njohur

ELTON QYNO

TIRANE

Situata

VIDEO/ PAS DRENOVËS,

GRUPI I TAFILIT TENTON

ARRATISJEN NGA PEQINI

Për të parë videon në smartphonin tuaj

skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që

shkarkohet falas

Kur është mbushur një vit nga arratis-ja e bujshme nga burgu i Drenovës, nga ku ikën 7 të

dënuar mes tyre katër me burgim përjetë, sërisht grupi i Admir Ta lit ka mundur të organizojë një tentativë ar-ratisje të dytë spektakolare. Sërisht ata të tre, Admir Ta- li, Fran Marashi, Gëzim Guri

dhe një i katër, Genci Ta li, vëllai i Admirit, kanë qenë pjesë e kësaj tentative arratie. Çudia më e madhe në këtë rast është se si është e mun-dur që këta persona ndodhen sërisht bashkë në një burg, pasi dy herë të tjera kanë arritur të arratisen dhe më pas të ndalohen me shumë mundim nga Policia e Shtetit. Deri më sot nuk ka një emër konkret të ndonjë zyrtari të Drejtorisë së Burgjeve që ka urdhëruar që këta katër të dënuar me burg përjetë të vuajnë dënimin e tyre në të njëjtin burg. Gazeta “Shqiptarja.com” ka tentuar të komunikojë me zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgje-ve, për të mësuar arsyet e vendimit për bashkimin ne një burg, të katër emrave të mësipërm, por askush nga

zyrtarët e kësaj drejtorie nuk ka pranuar të komendojë këtë “rastësi”. Mësohet se për këtë plan arratie është vënë në dijeni i pari Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgjë që më pas ka njoftuar dhe prokurorinë e Elbasanit.

“GATITU” PARA TAFILAJVE

Përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria e Elba-sanit kanë nxjerë fakte tron-ditëse, pasi e gjithë admin-istrata e burgut të Peqinit, tregohet se është në shërbim

të katër emrave të mësipërm. Me pak fjalë, gardianët qën-drojnë “gatitu” përpara urd-hërave dhe autoritetit të pazëvendësueshëm që kanë në burg dy vllezërit Tafili dhe dy të dënuarit e tjerë me burg përjetë Fran Marashi dhe Gëzim Guri. Përgjimet telefonike kanë treguar se përpara tyre “sus” qëndrojnë dhe shumë të dënuar që janë mbyllur në këtë burg. Ndër-kohë nga kontrolli i fundit që ju krye qelisë së Admir Ta lit, atij i janë sekuestruar 2 aparate telefoni, ndërsa një aparat tjetër i është bllokuar vllait të tij. Ndërkohë në qelitë e Gurit dhe Marashit janë sekuestruar disa sende të tjera të palejuara.

MOLLËT E DRENOVËS

Për tu arratisur në 23 nënëtor 2013 nga burgu i Drenovës si karem për gardi-anët e këtij burgu janë për-dorur fillimisht disa mollë. Njëri nga gardianët ka hapur derën dhe më pas Ta li ka nxjerë një pistoletë duke ia vënë në kokë gardianit. Pas kësaj janë hapur dyer e tjera, dhe se të armatosur me armë kallashnikovi kanë qënë dhe Fran Marashi,e Gëzim Guri. Të gjithë këta të dënuar me burgim përjetë, për vrasjen dhe pjesëmarje në banda kriminale.Ta li në mars 2012 ekzekutoi Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi. Ndërsa Fran Mar-ashi është dënuar me burg përjetë për masakrën e Urës-Vajgurore, ndërsa Gëzim Guri është dënuar me burg përjetë për një vrasje të kryer brenda në burgun e Burrelit.

23 nëntor 2013Pikërisht në mbrëmjen

e kësaj date janë arratisur 7 persona

nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.

24 orë më pas organizatorët e kësaj

arratie u kapën në minierën e Prrenjasit

Burgu i Drenovës

NË FOTO:Momenti i arrestimit

të Admir Ta lit dhe dy shokëve të tij në

minierën e Prenjasit

Page 8: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

8 E diel, 2 nëntor 2014Politika

SHQYRTIMIKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka afat 90 ditë për të shqyrtuar kërkesat e depozituara për zhvillimin e referendumeve lokale

KONSULENCAGrupet e ngritura për mbledhjen e rmave janë paraqitur në selinë e PD-së për të marrë konsulencat juridike nga ekspertët e opozitës

Referendumet lokale,numri i njësivevendore shkon në 250Shoqatat vendore kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve për zhvillimin e referendumeve lokale

250

117

Numri total i kërkesave për të zhvilluar referendume lokale pritet që të shkojnë në 250 njësi vendore që kërkon rrëzimin e ndarjes administrative.

Deri ditën e premte pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar 117 kërkesa për zhvillimin e referendumeve lokale kundër reformës territoriale

LigjiReferendumet lokale kërkohen që të zhvillohen për të rrëzuar ndarjen e re administrative të miratuar nga parlamenti në seancën e 31 korrikut

ERVIN KOÇI

TIRANE

— Der i d i tën e djeshme në Komi-sionin Qendror të Zgjedhjeve ishin de-pozituar 117 kërkesa për referendume të cilat janë marrë nën shqyrtim paraprak-isht nga Komisionit Qendror i Zgjed-hjeve. Kërkesat në institucion janë de-pozituar në dy ditët e fundit, të enjten dhe të premten dhe ajo që bie në sy, është fakti se nismëtar janë bërë edhe të zgjedhur vendor nga Partia Socialiste. gjatë llimit të javës pritet që këto kërke-sa të intensi kohen edhe më shumë pasi paraprakisht grupet nismëtare janë duke përfunduar proce-durën për plotësimin e të gjithë dokument-acionit të nevojshëm që kërkesa e tyre të jetë e saktë nga ana juridike. Numri total i tyre pritet që të shkojnë në rreth 250 njësi vendore ku rmat janë mbledhur edhe nga degët e Partisë Demokratike në rrethe.

KQZ

Në dy ditë 117kërkesa për

referendume lokale

Kërkesat për ref-erendume lokale pritet që të shtohen edhe më shumë. Numri i kërkesave

për këto referendume që do t’i paraqitet Komisionit Qën-dro të Zgjedhjeve pritet që të shkojë në rreth 250. Para-prakisht, kryetarët e njësive vendore si edhe degët e PD-së në këto njësi po punojnë që të grumbullojnë firmat e nevojshme në mënyrë që të plotësojnë kërkesën që më pas do t’ia paraqesin KQZ-së. Paraprakisht, çdo nismëtar për këto referendume po shkon në zyrën e PD-së ku po merren edhe konsulencën juridike nëse kërkesa e tyre është e sakë. Deri ditën e premte në ambientet e Par-tisë Demokratike shkonin nismëtar të këtyre referen-dumeve të cilët me dosje në dorë i adresoheshin zyrës ligjore të PD-së ku merrnin aprovimin nëse dokumenta-cioni i tyre është i saktë apo jo. Kësisoj pas çdo kërkese të depozituar në KQZ-së është marrë më parë aprovimi ligjo i PD-së.

DATAAfati i fundit për të depoz-

ituar këto kërkesa pranë Komi-sionit Qendror të Zgjedhjeve është 30 nëntori. Në Kodin Zgjedhor është parashikuar se KQZ pranon kërkesa për referendume lokale nga muaji mars deri në datën 30 nën-tor dhe çdo kërkesë e depoz-ituar jashtë këtyre afateve nuk pranohet. Kësisoj, grupet që janë organizuar për të mbled-hur rmat duhet ti depozitojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesat për refer-endume përpara përfundimit të këtij muaji. Por këtu lind klauzola tjetër ligjore e cila mund t’i shtyjë këto refer-endume për një vit. Kodi ka sanksionuar që gjashtë muaj përpara zgjedhjeve dhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve nuk zhvil-

lohen referendume. Kësisoj, edhe mundësia për ti zhvilluar këto referendume zvogëlohet. Por burime nga selia blu, bënë me dije se shoqatat e komu-nave do të kërkojë tek kreu i shtetit që të shtyjë dekretimin e datës së zgjedhjeve në mënyrë që të arrihen afatet ligjore që të zhvillohen këto referendume. Konkretisht pas datës 28 janar në vend nuk mund të zhvillo-

het asnjë referendum. Ligji ka të sanksionuar se KQZ ka kohë 90 ditë për të shqyrtuar doku-mentacionin e depozituar për zhvillimin e referendumeve lokale. Kësisoj, sipas kësaj, KQZ mund të marrë vendim pas tri muajsh, pra në fund të muajit janar që përkon me të njëjtën datë të fundëm se kur mund të zhvillohen referen-dumet lokale. Në këtë pikë,

shoqatat e njësive vendore, kanë lluar bisedimet e para me kreun e shtetit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për datën e zgjedhjeve që të mund të shtyhet në mënyrë që ti jepet më shumë mundësi kërkesave të tyre për të zhvil-luar referendumet lokale që kundërshtojnë ndarjen e re administrative të miratuar në muajin korrik.

VIDEO/ VENDORËT KUNDËR NDARJES

TERRITORIALE

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që shkarkohet falas

Kon ikti, referendumet lokale kalon në kombëtar

Ligji

— Edhe në KQZ do të jap pëlqimin e saj për të zhvilluar referendumet lokale brenda afateve ligjore, sërish do të nis një debat kushtetues për këtë çështje. Paraprakisht Kodi Zgjedhor i ndan referendumet në dy kategori, ato kombëtare dhe ato lokale. Refer-endumi lokal kërkon 10% të numri të zgjedhësve të njësisë vendore në mënyrë që të iniciohet ky proces, ndër-sa referendumi kombëtar kërkon së paku 50 mijë rma. Duke parë numri ne lartë të kërkesave të depozituara në KQZ të cilat lidhen me të njëjtën

çështje, atë për ndarjen e re adminis-trative, çështja mund të kalojë në një referendum kombëtar. Kjo pasi ligji që kërkohet të kundërshtohet ka shtrirje në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe nëse rrëzohet nga një njësi e vetme vendore, automatikisht është rrëzuar i gjithë ligji për ndarjen administrative. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ana tij institucionale është brenda ko-rnizave ligjore. Për miratimin e këtyre referendumeve duhet një shumicë e thjeshtë votash të anëtarëve, pra katër vota dhe jo më shumë. Kësisoj, institu-

cioni mund të vendos pro tyre nëse dokumentacioni i paraqitur nga ana e nismëtarëve është i saktë gjë e cila do ta kalonte procesin në një hallkë tjetër. Nëse KQZ do të vendos pro zhvillimit të referendumeve, atëherë presidenti i Republikës duhet të dekretojë datën për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve lokale. Por duke parë që kërkesat janë të njëjta nga të gjitha njësitë vendore, pritet që datat për këto referendume të jetë në një ditë të vetme, gjithmonë nëse do të aprovohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Page 9: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

9E diel, 2 nëntor 2014 Aktualitet

Maratonë gjyqesh për energjinë, 20 të

ndaluar lihen në burgVjedhësit e energjisë, administratorët e rmave në qeli. Gjykata punon dhe natën, shqyrtohen mbi masa sigurie

VIDEO/ POLICIA ARRESTOHEN 27

PERSONA TE TJERE PER ENERGJINE

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që shkarkohet falas

ELTON QYNO

TIRANE

Vendimi

Operacioni policor

Policia arreston dhe 26-të shtetas të

tjerë për energjinë — Rreth 26 persona

janë vënë në pranga gjatë ditës së djeshme deri në orën 19:30 për lidhje të jashtëligjshme të energ-jisë elektrike, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në

kërkim. Në ditën e pestë të aksionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim më Policinë e Shtetit, janë ndërprerë 286 lidhje të en-ergjisë të vënë në mënyrë të paligjshme. Vetëm në

Tiranë janë vënë në pran-ga 9 persona si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, ndërkohë që nga të arrestuarit bëhet e ditur se dy janë faturistë dhe një është elektricist, pu-

nonjës të OSHEE. Sipas Ministrisë së Brendshme 12 prej të arrestuarve gjatë ditës së sot-me janë pronarë biznesesh të cilët vidhnin energjinë për aktivitetin e subjekteve të tyre. Policia e Shtetit do të vijojë edhe në

ditët e ardhshme të zba-tojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzo-jnë me energjinë elektrike.

LAJMEshkurt

Ma r a t o n ë gjyqesh në g j y k a t ë n e Tiranës. Mbi 30 persona

të arrestuar nga policia për vjedhje të energjisë elek-trike, kanë dalë dje para gjykatës së Tira-nës, duke u njo-hur me masën e sigurisë. Për shkak të num-rit të madh të të arrestuarve, gjatë ditës së d j e s h m e n ë gjykatën e Tira-nës është zhvil-luar një mara-tonë gjyqesh, duke vijuar dhe jashtë orar i t zyrtar të pu-nës. Kjo pasi për disa prej të arrestuarve nga policia për-fundonte afati i arrestit. Sipas shifrave, 20 persona të pran-gosur si administratorë të kompanive private që kishin kryer lidhje të paligjshme janë lënë në masën e “ar-restit në burg”, ndërkohë që 6 prej të ndaluarve janë lënë me masën e “arrestit në shtëpi” dhe 5 të tjerë në “de-tyrim paraqitje”. Për këta të fundit gjykata gjatë dhënies së vendimit konstatoi se kishin të pashlyer disa muaj të faturave eletrike, dhe për pasojë u është lënë afat që ata të paraqesin para proku-rorëve faturat e paguara. Ndërkohë që personat e lënë në “arrest në shtëpi”, kanë pasur problem shëndetësore dhe se kishin rilidhur në mënyrë të padrejtë energjinë elektrike. Që prej 4 ditësh Policia e Shtetit ka nisur një aksion të përgjithshëm në vend,duke arrestuar per-sonat që vjedhin energjinë elektrike. Ky aksion është shoqëruar me një valë të madhe arrestimesh, deri në burgosjen e personave që kanë vjedhur prej vitesh energjinë elektrike.

19 TË PARËTDy ditë më parë sërisht

në gjykatën e Tiranës, është zhvilluar gjykimi pë 19 të ndaluarit e parë për vjedhjen e energjisë elektrike. Sipas vendimit të gjykatës 11 nga të akuzuarit janë lënë në burg pa afat, ndërsa të tjerët janë izoluar për një periudhë nga 20 në 30 ditore. Trupi gjykues pranoi kërkesat e prokurorisë duke izoluar në qeli me “arrest me burg” pa afat 11 të dyshuarit e parë për vjedhen e energjisë elektrike. Për 7 të dyshuarit e tjerë, gjykata vendosi arrestin nga 20 ditë deri në 1 muaj, për

t’u lënë kohë familjarëve, që të paguajnë detyrimet financiare. Vetëm për një nga 19 të ndaluarit, u vendos lirimi, dhe masa detyrim pa-raqitjeje për shkak të moshës së thyer dhe problemeve shëndetësore. Para gjyqtarit të gatshëm, të dyshuarit e arrestuar ngritën një sërë

pretendimesh ndaj punon-jësve të Operatorit të Siste-mit të Shpërndarjes, duke i akuzuar për manipulime me faturat mujore. Avokatët e të dyshuarve, paraqitën të njëjtin argument, duke i cilësuar të paligjshme dhe anti kushtetuese, prangosjet nga ana e policisë.

Malaveci, zgjihet në krye të përmbarimit privat

— Përmbaruesi Tedi Malaveci është zgjedhur në krye të Dhomës së Përmba-ruesve Privatë. Votimi është kryer ditën e djeshme ndërkohë mësohet se Malaveci ka qënë i vetëm në këtë garë. Kjo për shkak se kandidaturat e Alsid Kamberi, Fatos Alimadhit, Zef Maçaj dhe Johana Konomi janë tërhequr nga gara. Në muajin Tetor është zhvilluar përballja e parë mes tyre, dhe se rezultati ka dalë balotazh. Nisur nga kjo situatë të gjitë kandidatët kanë dalë me një deklaratë ku njoftonin shtyrjen e votimit për ditën e djeshme.Fill pas kësaj është përsëritur mbledhja dhe se garues i vetëm ka qënë përmbaruesi Tedi Ma-laveci, me gati 100 për qind të votave të përmbaruesve private.

Fushë-Krujë, grabitet magazina me ushqime

— Një magazinë në superstradën Laç–Fushë Krujë është grabitur nga persona të armatosur.Sipas policisë 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një magazinë me produkete ushqimore. Magazina ndodhet në pronësi të shtetasit Astrit Kasmi, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Dyshohet se grabitësit kanë marrë edhe një shumë parash.

Sipas shifrave, 20 persona të prangosur si administratorë të kompanive private që kishin kryer lidhje të paligjshme janë lënë në masën e “arrestit në burg”, ndërkohë që 6 prej të ndaluarve janë lënë me masën e “arrestit në shtëpi”.

Masat

MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE

ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

FTESË PËR OFERTË

1. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Adminstrimit të Ujërave, në zbatim të VKM-së Nr. 460, datë

22.05.2013, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokës bujqësore në

pronësi të shtetit”, zhvillon procedurën konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 49.8402 ha,

Komuna Papër, Fshati Lugaj, Zona Kadastrale 2511, me nr parcelash 53/5, 54/2, 55/1, 129/2, Qarku Elbasan.

2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së

Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Person kontakti: Lauresha Grezda, nr tel: 04 22 26 297,

email: [email protected].

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për

proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fi timi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të

marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës.

4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si

provë e kërkesave kualifi kuese të përcaktuara dhe të dorëzohen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujërave, Adresa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 2 – Tiranë, në dy kopje (një kopje origjinale

dhe një fotokopje).

5. Vlera fi llestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është

607,712 (gjashtëqindeshtatëmijë e shtatëqindedymbëdhjetë) lek/vit (12,193 lekë/ha/vit). Ofertat me vlerë

më të ulët se kjo vlerë fi llestare do të skualifi kohen.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 50,643 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë.

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 01.12.2014, ora 12:00.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural

dhe Administrimit të Ujërave, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 01.12.2014, ora 12:00.

Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

Page 10: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

10 E diel, 2 nëntor 2014Ekonomi

PullatPër koncesionin e pullave skale, që deri më parë e mbulonte vetë shteti, kompania koncesionare do të për tonte 150 milionë euro për afatin 10-vjeçar

të zgjatjes së marrëveshjes

MarkimiMarkimi i naftës

është kriter i BE, që e aplikon në vendet e tij një

procedurë të tillë. Ndryshe nga

praktika shqiptare, kompanitë aty

e sigurojnë vetë lëndën markuese

me çmim 0.4 cent/ton

KONCESIONARIKompania e kontraktuar në kohën e qeverisë Berisha për skanimin e mallrave në doganë, i është drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar

ANULIMIQeveria Rama, që në javët e para të marrjes së detyrës, anuloi disa koncesione për HEC-et. Kryeministri tha se po shihen koncesionet e tjera

Spiropali: Skanimi i konteinerëve nuk zbatohejAnkesa të shumta nga biznesi dhe kosto për qytetarët

GENC KONDI

TIRANE

Problemet

KompaniaKompania Rapiscan, pasi ka për tuar koncesionin, i ka transferuar të drejtat e saj tek një kompani shqiptare, e quajtur 2S Albania, ku ajo zotëron gjithsesi 51 për qind të aksioneve.

ArbitrazhiBurime nga qeveria bëjnë të ditur se shkeljet e ligjit kanë qenë të shumta, saqë ata janë të gatshëm ta përballojnë procesin në Arbitrazh dhe ta tojnë. Po kërkohet një studjo e huaj ligjore

GjyqtarëtKërkesaë për arbitrazh ka mbërritur në dorë të qeverisë më 26 gusht. S2 Albania e Rapiscan caktuan si anëtar të tribunalit Audley Sheppard dhe qeveria shqiptare ka caktuar Brigitte Stern

Drejtorja e Përgjith-shme e Doganave, Elisa Spiropali, deklaroi dje se kontrata e kon-

cesionit të skanimit të kon-teinerëve, lidhur ne kompan-

nga ish-ministri i Financave Ridvan Bode në nëntor të vitit 2011 dhe ishte parashikuar të zgjaste 15 vjet. Kompa-nia amerikane Rapiscan, që operpnte më pas nëpërm-jet kompanisë S1 Albania, e kontraktuar për skanimin e mallrave në doganë, i është drejtuar ndërkohë arbitrazhit

ndërkombëtar në Vjenë me pretendimin e prishjes së kon-tratës në mënyrë të njëanshme nga qeveria shqiptare dhe ka kërkuar dëmshpërblim në shumën 359 milionë dollarë për tim të munguar. “Kon-trata e koncesionit të skan-erave në dogana ishte shumë abuzive, unë shpresoj të jetë e

vërtetë ajo që thonë dhe zyr-tarët e lartë të Ministrisë së Fi-nancave dhe Doganave, që ajo kontratë ka shumë probleme. Alternativa e fundit që ka pasur kjo kompani, që ta çojë në arbitrazh, është më shumë një tentativë e fundit për të për tuar diçka, se sa është e vlefshme për të pasur sukses

në gjyq”, tha Oltion Rrumbul-laku, pedagog në Fakultetin Ekonomik. Ndërsa sa u përket përgjegjësve të krijimit të kësaj situate, Rrumbullaku thotë se duhet të jetë Prokuroria organi shtetëror që të vendosë për këtë, pasi, nëse ka shkelje ligji, natyrisht që ka dhe individë, të cilë e kanë lejuar atë.

itë 2S Albania dhe Rapiscan nuk ishte e zbat-ueshme, ndër-kohë që ankesat e biznesit për koston e lartë ishin të mëdha. Kontrata është bërë efektive nga qeveria Berisha dhe ka qenë ob-jekt kritikash nga opozita dhe subjektet, sipas të cilëve këtë de-tyrë e kanë vetë Doganat. Sipas kushteve të saj, për çdo skanim konteineri kom-pania merrte 39 euro, shpenzim që mbulohej nga k o n s u m a t o r i fundor, pasi rriste koston e zhdoganimit. “Qeveria ishte në një proces negociatash me kompaninë. Kontrata ishte e pazbatueshme”, deklaroi Spiropali gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në Shkodër. Ndër, sa i takon gjykimit të ardhshëm në Ar-bitrazh, Spiropali shpjegoi se Avokati i Shtetit është in-stitucioni i cili po merret me procedurat për mbrojtjen e shtetit shqiptar. “Nuk jam unë autoriteti kompetent për të folur për këtë çështje. Çështja po ndiqet nga Avokati i Shtetit, por mund të them se ka një problem shumë të madh me mënyrën si janë dhënë kon-cesionet dhe kontratat që janë lidhur” (nga qeveria e mëparshme), tha Spiropali.

Lidhur me procesin e ska-nimit në dogana, ajo shpjegoi se ky shërbim mund t’i mbetet shtetit. “Dogana nuk është autoriteti vendimarrës për këtë çështje, por në shumë vende të botës skanimi është një kompentencë shtetërore dhe nuk ka pse t’i jepet një kompanie të huaj, që rëndon biznesin”, tha Spiropali. Mar-rëveshja koncesionare me këtë kompani është nënshkruar

Marrëveshja

Shqipëria rmos për luftën globale ndaj evazionit

— Më 27-29 tetor, në Berlin u zhvillua takimi i 7-të i Global Forum (GF) mbi Transparencën dhe Shkëmbimin e Informacionit për Çështjet e Taksave. Ministria e Financave u për-faqësua nga kreu i saj, Shkëlqim Cani. Re-zultati kryesor i këtij takimi ishte Marrëveshja Shumëpalëshe e Autoriteteve Kompetente që angazhon vendet nënshkruese për zbatimin e shkëmbimit automatik të infor-macionit. Shqipëria u angazhua për shkëm-bim automatik të informacionit në fund të vitit 2018, për krijimin e bazës ligjore dhe infrastrukturës për zbatimin e saj.

Edhe dy koncesione të tjera në pritje të “gjykimit”

Pullat skale dhe markimi i naftës nga privatët, objekt shqyrtimi

Në vitin 2012, qeveria Berisha dha me koncesion një tjetër shërbim, atë të pullave skale, mes debatesh

të forta të opozitës së asaj kohe. Ky shër-bim aktualisht është monopol në treg, çka ka bërë që biznesi të mos ketë zgjedhje tjetër, por të pranojë tarifat e përcaktuara nga kompania private. Që nga momenti i aplikimit të këtij shërbimi 2 vite më parë, përfaqësues të Partisë Socialiste deklaruan se për 10 vjet konsumatorët do t’i paguajnë rmës private 140 milionë euro, për një

shërbim që mund ta kryejë shteti. Minis-tria e Financave tashmë po negocion për rishikimin e këtij koncesioni. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe ministri i Financave Shkëlqim Cani kohët e fundit në Kuvend. Por e kishte thënë edhe në muajin janar të këtij viti vetë kryeministri Edi Rama, kur tha se do të ndërhyhet ndaj monopolit të prodhimit dhe shpërndarjes së pullës skale për mallrat me akcizë, e cila është

kthyer në një problem dhe në një barrë për bizneset dhe vetë shtetin. Ky aktivitet

i është dhënë me koncesion një kompanie zvicerane me çmime disa herë më shumë se ato të vendeve të rajonit. “Ky konce-sion mban erë të mirë lltë korruptive dhe është bërë për t’i shërbyer një grupimi të caktuar ekonomiko-politik, i cili në këto dy vite koston e ka patur rreth 25 milionë euro. Kostoja është sa gati 10- shi i pullave skale në vende të tjera të Bashkimit Eu-

ropian dhe në Kosovë. Kosova e ka 3 euro, ne e kemi 28 euro”, ka deklaruar Luan Bregasi, president i BiznesAlbania. Nga ana tjetër, një koncesion i përfolur gjithashtu shumë po vihet në qendër të vëmendjes së qeverisë. Fjala është për markimin e kar-buranteve, për të cilin qeveria paraardhëse miratoi koncesionin 10-vjeçar, pa vendim parlamenti. Ky proces parashikon qe kom-pania të shënjojë naftën në treg, që ta bëjë të dallueshme nga nafta jocilësore. Por, veç rritjes së çmimit, nuk rezulton që kjo të ketë zgjidhur problemin e cilësisë së naftës dhe benzinës në treg. Kostoja plus për 10 vjet është 150 mln euro.

Elisa Spiropali

Page 11: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

11E diel, 2 nëntor 2014Politikë

TE DHENAT E QKR-së Në fakt kompania Gogle ka qëndruar në adresën që thotë PD vetëm dy javë, nga 17/09/2013 deri tek 23/10/20103 . Që nga data 23.10.2013 është vendosur ndryshimi i adresës kryesore të aktivitetit

REAGIMI I QEVERISË Përgojimi në klubin e ish-o cerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik e moral të opozitës

Vizita e Papës fut në sherr opozitën me mazhorancënPD akuza për fondet. Kryeministria: Klub thashethemesh

JUXHIN MUSTAFARAJ

TIRANE

Akuzat

KryeministriaNjësoj siç ka dalë kundër çdo aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët opozita doli kundër Qeverisë edhe për organizimin e pritjes së Papës.

PDDenoncon këtë rast të pastër korruptiv dhe bëjmë me dije se në ditët në vijim do të nxjerrim në dritë të tjera fakte mbi këtë makutëri të pashoqe, të pasurimit dhe abuzimit, edhe me vizitën e Papa Franceskut

Deklarata

Daçiç: Presheva po lë “peng” vizitën e Ramës

— Vizita e Kryeministrit Rama në Serbi në 10 nëntor mbetet ende peng për shkak të caktimit të axhendës që do të ndiqet në Beograd. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç dje në një konfer-encë për shtyp është shprehur se ende nuk është përcaktuar vizita e shefit të qeverisë sh-qiptare pasi mes dy vendeve ka mosmarrëveshje sa i përket axhendës.“ Ka bisedime mes Kabineteve të kryeministrave, të ndihmuar nga Ministria serbe e Punëve të Jashtme”, Daçiç.

Shpenzimet për dekorin në vizitën historike që Papa Françesku zhvilloi në 21 shtator në Shqipëri, është bërë

objekt i akuzave të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhorancës. PD akuzoi dje qeverinë se i ka dhënë 394 milionë lekë kom-panisë së vëllait të Erjon Veliaj AEG, për dekorin gjatë vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri, ndërkohë që me anë të një reagimi zyrtar zyra e kryemin-istrisë i konsideroi shpifje dhe denigrim të opozitës akuzat e ngritura nga PD. Deputeti demokrat Gert Bogdani bëri publike dokumenta të cilat sipas tij vërtetojnë dhënien e kësaj shume e cilas sipas opoz-itës është dhënë me urdhër të kryeministrit Rama. “Me prokurorim të drejtpërdrejtë, Edi Rama ka futur në xhepat e kompanisë EAG Communi-cation, 394 milionë lekë, për shërbimet e ofruara gjatë vizitës së Papës. Kompania EAG edhe pse është krijuar në janar të këtij viti, dhe nuk plotëson kri-teret teknike, është kontraktuar nga qeveria. Të gjithë e dinë se kush është kompania EAG dhe pse ajo u shpall fituese, dhe pse u pasurua brenda ditës. EAG është biznesi i Erion Ve-liajt, për të cilën kujdeset vëllai i tij”, deklaroi në akuzën e tij Bogandi. Deputeti demokrat shkoi edhe më tej në akuzat e tij duke u shprehur se në do-kumentat që opozita disponon vërtetohet mjaft qartë se rma në fjalë, ndonëse janë përpjekur ta fshijnë nga QKR, ka lënë gjurmë dhe është lehtësisht e vërtetueshme se është në pronësi të Arbër Veliajt, vëllait të ministrit të Mirëqenies So-ciale dhe Rinisë. “Është Erion Veliaj, me emër tjetër dhe ad-ministrator tjetër. Ky skandal, dëshmon se Edi Rama dhe të tijtë, janë aty për të shfrytëzuar çdo mundësi, edhe vizitën e Papa Franceskut, për t’u pas-uruar. Qytetarët shqiptarë ose të vobektit, sic i quan Ministri, duhet të kuptojnë mirë, se sa qesharake është kur Erion Veliaj et për të varfërit, teksa me një rmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë”, deklaroi Bogdani.

REAGIMIAkuzat e opozitës për fondet

e përdorura nga qeveria për de-korin e kryeqytetit gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë për kryeministrinë s’janë gjë tjëtër veçse thashetheme të dala

nga selia e tyre e SHQUP-it. Zyra e kryeministrisë e konsideroi të degjeneruar sjelljen e opozitës, ndërkohë që dha edhe version-in e saj për këtë ngjarje.“Duke

ndjekur me keqardhje degjen-erimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të

sajin, Qeveria e Shqipërisë, udhëhiqet nga interesi kom-bëtar dhe publik. Përgojimi në klubin e ish-o cerëve i organi-zimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e de-gjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë”, sqarohej në deklaratën e kryeministrisë.

Kryebashkiaku Basha

“Vota e qytetarëve do ndëshkojë pushtetin e majtë”

— Mënyra e sjelljes së qeverisë Rama po vështirë-son jetën e qytetarë ndërkohë që Bashkia do të jap zgjidhje për problemet që ekzistojnë. Ky ka qenë reagimi i krye-bashkiakut Lulzim Basha gjatë inagurimit të rrugës “Pasho Hysa” në Tiranë,teksa theksoi se vota e qytetarëve do të ndërshkojë pushtetin e majtë në zgjedhjet vendore. “Shpreh bindjen se ata që e mendojnë pushtetin si kalit që i kanë hipur e prej të cilit me arrogancë, arbitrar-itet, nuk mendojnë se si të lehtësojnë jetën e qytetarëve por mendojnë ditë për ditë si t’ua vështirësojnë jetën qytetarëve, si t’ua bëjnë edhe më të vështirë kushtet që tashmë janë vështirësuar gabohen rëndë dhe kam bindjen se kur të ndeshen me gjykimin popullor, me

gjykimin qytetar, këtu në Ti-ranë e anembanë Shqipërisë do të marrin atë që meri-tojnë. Qytetarët nuk voto-jnë pushtetarë për t’i hipur kalit e për t’u dhunuar të drejtat, për të projektuar ar-rogancë, për të përkeqësuar një gjendje tashmë të rëndë dhe të papërballueshme por votojnë zgjidhje për hallet e problemet që kanë, zgjid-hje që sot Bashkia e Tira-nës do të vazhdojë t’ua japë qytetarëve”, deklaroi Basha.

VIDEO/ AKUZAT OPOZITË-QEVERI PËR DEKORIN E SHESHIT

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që shkarkohet falas

MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE

ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

FTESË PËR OFERTË

1. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Adminstrimit të Ujërave, në zbatim të VKM-së Nr. 460, datë

22.05.2013, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokës bujqësore në

pronësi të shtetit”, zhvillon procedurën konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 12.8249 ha, Fshati Zhamë Sektor, Zona Kadastrale 1582, me nr parcelash 228/1, 228/2, 228/3, 228/4, 228/5, 228/6,

228/7, 228/8, 228/9, 228/10, 228/11, 228/12, 228/13, rrethi Lushnje, Qarku Fier.

2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së

Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Person kontakti: Lauresha Grezda, nr tel: 04 22 26 297,

email: [email protected].

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për

proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fi timi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të

marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës.

4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si

provë e kërkesave kualifi kuese të përcaktuara dhe të dorëzohen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujërave, Adresa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 2 – Tiranë, në dy kopje (një kopje origjinale

dhe një fotokopje).

5. Vlera fi llestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është

348,837 (treqindedyzetetetëmijë e tetëqindetridhjeteshtatë) lek/vit (27,200 lekë/ha/vit). Ofertat me vlerë më

të ulët se kjo vlerë fi llestare do të skualifi kohen.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 27,070 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë.

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 01.12.2014, ora 10:00.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural

dhe Administrimit të Ujërave, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 01.12.2014, ora 10:00.

Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

Page 12: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

12 E diel, 2 nëntor 2014Sociale

FondiDy shimi i Fondit të Nxitjes së Punësimit do të ndihmojë shumë të rinj të gjejnë një punë dhe duhet pranuar se privati është punëdhënësi më i madh, jo shteti.

Kuotat e masterave, kushtet e kriteret për shtetasit e huajMAS parashikon procedurat e dokumentet e nevojshmeSONILA ISAKU

TIRANE

Udhëzimi

Studentët e huaj të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e masterit profesional dhe atij shkencor në

vendin tonë, kanë mundësi që deri në 17 nëntor të aplikojnë për kuotat e parashikuara për këtë kategori studentësh. Në bazë të një udhëzimi të Min-istrisë së Arsimit studentët e huaj që aplikojnë për vitin akademik 2014-2015, për-zgjidhen për programin e studimit të kërkuar, në bazë të dosjeve të aplikantëve të përcjella individualisht nga vetë të interesuarit ose të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë. Sa i përket dokumentacionit kandi-datët duhet të paraqesin një vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje pe-nale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit , fo-tokopjen e dokumentit per-sonal të identitetit, diplomë dhe listë notash të njehsuar dhe të noterizuar, dësh-minë e njohjes së gjuhës shqipe. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira

të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vend i i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe. Po kështu kandidatët duhet të paraqesin kopjen e njësuar të origjinalit të lejëqëndrim-it për shtetasit e huaj, lësh-uar nga Ministria e Brend-

shme, nëse disponohet nga aplikuesi, një Curriculum Vitae si dhe deklaratën e kërkuar nga MAS. Sa i për-ket shpalljes së fituesve ajo do të bëhet në bazë të dokumentacionit. në rastet kur numri i kërkesave është më i lartë se ai i kuotave të

miratuara për shtetasit e huaj për ciklin përkatës të studimit, renditja e kandi-datëve bëhet sipas kriterit të meritës.

Sa i përket procedurave të regjistrimit, do të jetë Minis-tria e Arsimt ajo që në datën 21 nëntor dërgon listat e

Fondi i nxitjes së punësimit, Veliaj:

Rritet në 4.5 mln dollarë

TIRANEProjekti

Prioritet kompanitë private të cilat do të punësojnë të rinj të moshës 18-25 vjeç

Vitin e ardhshëm fondi i nxitjes së punësimit që do tu ofrohet kom-

panive apo bizneseve për pu-nësim pritet të shkojë në 4.5 milion dollarë nga 2,7 që ishte këtë vit. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Mirëqenies So-ciale dhe Rinisë, Erion Veliaj i cili tha se në veçanti do të mbështeten ato kompani që do të punësojnë më shumë të rinj, në veçanti ata të moshës 18-25 vjeç. Ndërkaq ministri Veliaj u shpreh se një klimë e favorshme në vendin tonë do të krijohet edhe për in-vestitorët e huaj të cilët do të kenë më shumë lehtësi skale nëse do të zhvendosin

aktivitetin brenda territorit të Shqipërisë. “Shqipëria do të ofrojë nga viti tjetër taksa më të ulëta dhe iniciativa më të mëdha për biznese që trans-ferohen në Shqipëri. Ajo që na intereson si ministri e Punës dhe Rinisë është dyfishimi i fondit të nxitjes së punësimit.

Duke nisur nga viti tjetër do të kemi në dispozicion 4.5 milionë dollarë, kryesisht për kompani si kjo që punëson të rinjtë shqiptarë. Unë kuptoj që të rinjtë kanë shumë aspi-rata, po për moshën 18, 20, 25 vjeç është mëse e natyrshme të fillosh një punë shumë të mirëpaguar si operator e më pas për tu bërë drejtues, për të hapur një biznes tjetër apo për të shkëlqyer në fusha të tjera të sipërmarrjes”, tha Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Këtë deklaratë min-istri Veliaj e bëri gjatë një vizite në një kompani private që ka punësuar rreth 1800 të rinj në fushën e telekomunikacionit.

Dokumentet që duhet të paraqesin kandidatët

tuesve në universitete, ndër-kohë që kandidatët duhet të regjistrohen brenda datës 26 nëntor. Brenda datës 1 dhje-tor 2014 thotë udhëzimi, të

gjithë ata që do të shpallen fitues do të pajisen edhe me numrin e matrikullimit nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Formularin e aplikimit të parashikuar nga MAS

Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit Fotokopjen e dokumentit personal të identitetit

Fotokopjen të njësuar me origjinalin të vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me kopje të njësuar me origjinalin të diplomës ose të listës së notave

Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fi tuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vend i i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe.

Kopjen e njësuar të origjinalit të lejëqëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme, nëse disponohet nga aplikuesi

Curriculum Vitae

Deklaratën sipas këtij udhëzimi të MAS

— Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin e reg-jistrimit të fituesve në universitete deri në datën 12 nëntor. Sipas udhëzimit, sek-retaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e do-kumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve tues (në formatin e dërguar nga AKP) dhe kon rmojnë ne portalin matura. akp. gov.al dorëzimin e do-kumentacionit.

UNIVERSITETET

Shtyhet deri në 12 nëntor afati i regjistrimit

Studimi Mjekësia

Tryezë e rrumbullakët rreth integritetit të medias

■ Një studim i realizuar nga Instituti i Medias në Shqipëri ka treguar se legjislacioni për median në përgjithësi është i kënaqshëm, por ka problem me zbatimin e tij. Procesi i hartimit dhe këshillimit të ligjeve për median është hapur ndaj një game më të gjerë aktorësh, përfshirë edhe shoqërinë civile. Megjithatë, interesat ekonomike dhe politike kanë një ndikim të dukshëm në këtë proces. Përveç proceseve legjislative, mjedisi mediatik ndikohet edhe nga një sërë faktorësh të tjerë.

■ Studentët e Universitetit të Mjekësisë i kanë dërguar një peticion Rektorit të Universitetit të Mjekësisë ku i kërkojnë të mos heqë sezonin e dhjetorit. Sipas të rinjve ky vendim është marrë dy ditë pas përfundimit të sezonit të vjeshtës nga sta i rektoratit, ku parashikohet se studentët të cilët nuk arritën kushtin nuk do ti llogariteshin kreditet e tuara pas këtij sezoni. Sipas studentëve, rektorati tashmë duhet të marrë një vendim për rikthimin e sezonit në të kundërt ata pohojnë se do të hyjnë në grevë urie.

Studentët kundër heqjes së sezonit të dhjetorit

Page 13: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

13E diel, 2 nëntor 2014OPINIONE E diel, 2 nëntor 2014 13

NGA FORCIM KOLA

vijon nga faqja 1

Pedagog

Kapitalizmi dhe shteti i mirëqenies

...do të dëshironit të ishit një “Viking”. Vendet Nordike qëndrojnë në majë të çdo klasi kimi, nga konkurrueshmëria ekono-mike deri tek çështjet sociale apo indeksi që mat nivelin e lumturisë. Këto vende kanë shmangur si “sklerozën” ekonomike të Europes Jugore, ashtu edhe pabarazinë ekstreme Amerikane (polarizimin social). Kështu do e llonte “The economist” një analizë rreth supermodelit ekonomik që po aplikojnë vendet skandinave, duke ju bërë apel politikanëve të majtë dhe të djathtë të Europës të mësojnë nga vendet Nordike.

Sikurse dihet, nga eksperienca e vendeve më të zhvilluara në botë, sistemet politike dhe ekonomike janë në thelb të ndërlidhura ndërmjet tyre. Në një shoqëri kapitaliste; tregjet politike in uencojnë tregjet ekono-mike, dhe nga ana tjetër, tregjet ekonomike ndikojnë ndjeshëm tregjet politike. Produk-tet e gjeneruara nga tregjet politike përcak-tojnë drejtpërdrejt ligjet që qeverisin apo drejtojnë tregjet ekonomike të një vendi, dhe kështu në mënyrë indirekte ndikojnë në rezultatet e pritshme të tyre.

Çdo sistem politik mund të përballet me një konkurrencë mes atyre që ushtrojnë pushtetin e tyre në tregjet politike dhe atyre që bëjnë këtë gjë në tregjet ekonomike. Fuqia relative e aktorëve do të ndikojë duke anuar nga korniza e tregut; direkt nga fuqi-zimi i aktorëve politikë dhe tërthorazi nga aktorë të fuqishëm ekonomik që ndikojnë të mëparëshmit.

Dikur Karl Marks mendonte se tregjet liberale do të dominoheshin nga kapitalistët (d.m.th., aktorë të fuqishëm ekonomik) dhe kjo do të çonte gjithashtu në dominimin e sistemit politik. Ka pasur një vërtetësi për këtë gjë në kohën që ai shkroi, gjë e cila me siguri që mund të ndodhë ende sot, por kjo nuk është një rezultat i nevojshëm siç edhe supozohet.

Tendenca e sotme e kapitalizmit për të prodhuar rritje gjithnjë e më të madhe të pabarazisë (siç u cilësua më lart pabarazia ekstreme Amerikane, ose polarizimi social) dhe eventualisht me kalimin e kohës një oligarki është gjithnjë e pranishme, por kjo është një tendencë, e cila mund të mbahet nën kontroll, sigurisht nëse këto kontrolle janë vazhdimisht subjekt i prirjes për të s duar të ashtuquajturën oligarki.

Kur vjen puna për të mbajtur nën kontroll këtë tendencë drejt pabarazisë ekonomike gjithnjë në rritje, duke ruaj-tur gjithashtu një sistem legjitim politik, patjetër që demokracia ka avantazhet e veta, duke qenë se bazohet në qeverisjen e popullit nga populli.

Megjithatë, edhe legjislaturat e zgjed-hura në mënyrë demokratike janë të papërsosura, për shembull, një shumicë

prej 51% mund të jetë e mjaftueshme për t’i imponuar vullnetin e saj pakicës, pa shumë kompromis. Për më tepër, legjislaturat, megjithëse demokratike nga natyra, ende mund të jenë të ndjeshme ndaj ndikimeve të interesave private materialiste (si në rastin e SHBA, si historikisht, ashtu edhe sot), një legjislaturë që është e dominuar nga shqetësimet për interesat nanciare të ligjvënësve mund të pritet që të nxjerrë ligje për interesa të veçanta dhe jo për interesat e popullit në përgjithësi.

Ashtu sikurse predikonte Abraham Lincoln duke nënkup-tuar në Gettysburg, një qeveri nga populli nuk ka garanci se është një qeveri për popullin. Për kornizat e tregut të një shoqërie kapitaliste, për të balancuar sa më mirë kos-tot dhe për timet sociale, tregjet legjislative duhet të arrijnë rezultate që janë njëkohësisht; nga njerëzit dhe për njerëzit. Kështu kemi të bëjmë me një lidhje vendimtare midis sistemeve ekonomike dhe politike, apo midis ka-pitalizmit dhe demokracisë. Udhëheqësit politikë që punojnë nëpër institucione politike të legjislativit janë përgjegjës për formimin e institucioneve të kapitalizmit, të tilla që tregjet të funksionojnë për popullin dhe vetëm për popullin.

Është qeveria dhe institucionet e saj, dhe jo aktorët ekonomik privatë, që krijojnë, dhe në fund të fundit zbatojnë ligjet dhe rregulloret që janë udhëzues të prodhimit dhe tregtisë. Duke qenë se të drejtat e pronësisë janë konstrukte shoqërore dhe jo dhurata të natyrës, këto të drejta duhet të marrin në konsideratë kostot dhe për -timet sociale, nëse ata themelohen përmes një procesi politik që është gjerësisht përfaqësues i vetë shoqërisë, p.sh., një demokraci me një klasë të mesme të fortë, gjë e cila do të ishte ideale për Shqipërinë.

Kapitalizmi përgjithësisht ka tri me-kanizma të mëdha koordinuese. Dy prej tyre varen nga manovrime të njeriut, ndërsa dora e padukshme e mekanizmit të përcaktimit të çmimit funksionon vetë automatikisht. Një prej du-arve të dukshme i takon qeverisë, e cila udhë-zon sistemin, qoftë shprehimisht apo jo. Dora tjetër e dukshme i takon menaxhimit të bi-zneseve, dhe veça-nërisht kompanive të mëdha.

Ndryshe nga qeveria, dora e duk-shme e menaxhimit të kompanive mund të koordinojë rrjed-hën e produkteve dhe transaksioneve nan-ciare mbi një bazë të gjerë nevojash.

Si një "dorë e duk-shme", qeveria ka dy mënyra për të ndërhyrë në një ekonomi, direkte dhe indirekte. Mënyra in-direkte e ndërhyrjes ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe operimin e kornizave in-stitucionale që menaxhojnë

të gjitha tregjet. Kjo është thelbësore dhe jo opsionale për funksionimin e një sistemi kapitalist. Roli i drejtpërdrejtë është më shumë opsional, për shembull në zotërimin, menaxhimin dhe kontrollin e ndërmarrjeve publike.

Qeveria gjithashtu ka dy role mjaft të ndryshme për të luajtur në një ekonomi kapitaliste: (a) si një administrator dhe, (b) si një novator. Administrata shtetërore merr pjesën më të madhe të përgjegjësisë për rolin administrativ, ndërsa liderët poli-tik duhet të marrin përsipër përgjegjësinë

jo vetëm për zgjedhjen e personelit kyç administra-tiv, duke bërë funksionale administratën, por edhe për njohjen e nevojave për risi sipërmarrëse në institucione, dhe për ar-ritjen e këtyre të fundit në kohën e duhur.

Nëse veprimtaria in-dividuale fokusohet në shtimin e asaj që është e mirë për shoqërinë, atëherë funksionet rregullatore dhe funksionet e tjera institu-cionale të qeverisë (që ajo ndërmerr në rolin e saj

si sipërmarrëse), duhet të garantojnë një kornizë të drejtë tregu, si dhe sigurimin e të drejtave të pronësisë së aktorëve ekonomikë. Ndërsa konkretisht, vështirë se gjendet një formë "e drejtë" e qeverisjes, në shoqëritë demokratike, të paktën, është e arsyeshme të përcaktohet termi qeverisje "e drejtë" si masa në të cilën tregjet ekonomike konsiderojnë kostot dhe për timet sociale. Arritja e kësaj varet në masë të madhe nga ajo sesa mirë tregjet politike të sistemit të qeverisjes re ektojnë interesat shoqërore.

Forcat e tregut, të vetme nuk mund të arrijnë këto qëllime. Një prej parimeve të kapitalizmit është se tregjet kanë tendencë të jenë të vetë-korrigjueshme; Oferta e tepërt çon në

një rënie të çmimit dhe në një reduktim të furnizimit. Megjithatë, kornizat e tregut nuk janë të vetë-korrigjueshme. Kornizat e tre-gut nuk kanë asnjë mënyrë për të korrigjuar mos-perfeksionimin e tyre, siç është p.sh, për-çmimi i ndotjes. Vetëm ndërhyrja e shtetit mund të sigurojë masat e nevojshme korrigjuese për të parandaluar kapitalistët ose grupet e tjera të organizuara nga abu-zimi i përbashkët për avantazhin e tyre, dhe kështu të promovojnë interesin publik.

Kapitalizmi varet nga qeveria, për të ndërhyrë në mënyrë aktive me kalimin e kohës, duke menaxhuar dhe modernizuar periodikisht kornizat e tregut, ndërkohë që mjedisi evoluon çdo ditë e më shumë, duke përfshirë prioritetet shoqërore, ndërkohë që të ardhurat e individëve rriten. Mod-ernizimi i duhur i strukturave të tregut, duke përfshirë taksat, tatimet, dhe politi-kat e tjera të nevojshme për të shmangur pabarazitë e panevojshme të pasurisë dhe fuqisë, kërkon dorën e dukshme të qever-isë për të bërë zgjedhje të përshtatshme të politikave dhe një mobilizim të fuqisë për miratimin dhe administrimin e tyre.

Një shoqëri pa qeverisje efektive ka pak ose aspak shanse për të ecur prej bar-barizmit të keq-ndarjes së pasurisë drejt një demokracie funksionale me bazë tregun e lirë, dhe ka të ngjarë të mbetet në recension dhe të përkeqësohet akoma më shumë. Një shoqëri e tillë kërkon dorën e dukshme të shtetit për të ndërhyrë për modernizimin e kuadrit të tregut në kohën e duhur, si dhe në të njëjtën kohë për administrimin dhe zbatimin e të drejtave dhe përgjegjësive ekzistuese, si një plotësues të dorës së padukshme të mekanizmit të përcaktimit të çmimeve, në koordinim me prodhimin, shpërndarjen, dhe tregtinë e produkteve dhe shërbimeve brenda ekonomisë së saj.

Në afat të gjatë, nuk mund të ketë zhvil-lim të kapitalizmit efektiv pa ndërhyrjen e kase të qeverisë për modernizimin e ko-rnizave të saj të tregut në kohën e duhur dhe sipas një mënyre të përshtatshme. Zhvillimi i kapitalizmit efektiv mund të sigurohet më mirë nga një qeveri, e cila është për popul-lin, dhe e cila nga ana tjetër konsolidon institucione politike që të jenë funksionale për të arritur këtë qëllim.

Përgjegjësitë e plota të qeverisë nuk janë të njohura në mënyrë adekuate në pamjen e mirë-krijuar, neoklasike të kapitalizmit. Kjo pikëpamje ka qenë e prirur të përqëndrohet në paradigmën tregtare dhe atë të tregjeve të produkteve të kapitalizmit.

Kapitalizmi më shumë se sa tregje, kërkon kompani dhe aktorë ekonomikë individualë. Ai kërkon strukturë, siguri, dhe përshtatshmëri, që vetëm qeveria, në formën e vendimeve njerëzore, mund t’i sigurojë në vazhdimësi dhe në mënyrë të përgjegjshme në kushtet kur me kalimin e kohës, rrethanat dhe faktorët e mjedisit ndryshojnë vazhdimisht.

Kështu, qeveria mund të zhvillojë kapitalizmin duke e ndërthurur atë edhe me parimet themelore të shtetit të mirëqenies sociale, edhe me anë të elementëve të tjerë të rëndësishëm, siç janë transparenca dhe teknologjia, të cilët vendet Nordike i aplikojnë në mënyrë perfekte. Ata matin per-formancën e të gjitha shkollave dhe spitaleve. Qeveritë janë të detyruara të operojnë në “dritë të diellit”, me një transparencë të plotë. Qeveria e Suedisë i ofron akses në dokumen-tacionin zyrtar çdo qytetari. Në disa prej këtyre vendeve, taksat mund të paguhen me një SMS, etj.

pqë është gjerësisht

shoqërisë, p.sh., një asë të mesme të fortë, deale për Shqipërinë.jithësisht ka tri me-koordinuese. Dy prej novrime të njeriut, kshme e mekanizmit

mimit funksionon Një prej du-akon

e n-të

uk-dy

hyrë rektera in-ka të n dhe ve in-xhojnë

p gjkanë tendencë të jenë tëvetë-korrigjueshme; Oferta e tepërt çon në

rnizavesipas ni kapitamirë nlin, dhinstitupër të a

Përtë njohmirë-kpikëpanë partë prod

Kapkërkonindividdhe pëformësiguropërgje kohndry

Kkapedhtë elesiçtënfost

ORGANIZIMI Në afat të gjatë, nuk mund të ketë zhvillim të kapitalizmit

efektiv pa ndërhyrjen e kase të qeverisë për modernizimin e kornizave të saj të tregut në kohën e duhur dhe sipas një

mënyre të përshtatshme. Zhvillimi i kapitalizmit efektiv mund të

sigurohet më mirë nga një qeveri, e cila është për popullin

Page 14: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

14 E diel, 2 nëntor 2014 OPINIONEE diel, 2 nëntor 201414

NGA FATOS ÇOÇOLI

LEK - BONO THESARI, MIN 4.9% PËR VITIN E PARË.NË VAZHDIM BONO THESARI + 1.9%; MIN 4.9%

EUR - 4.9% FIKS VITIN E PARË. NË VAZHDIMEURIBOR + 4.5%; MIN 4.9%

KOMISION ADMINISTRIMI: 0.75%.Oferta është e vlefshme për periudhën 1 Nëntor – 31 Dhjetor 2014.

LEK - BONO THESARI, MIN 4.9% PËR VITIN E PARË.NË VAZHDIM BONO THESARI + 1.9%; MIN 4.9%

EUR - 4.9% FIKS VITIN E PARË. NË VAZHDIMEURIBOR + 4.5%; MIN 4.9%

KOMISION ADMINISTRIMI: 0.75%.Oferta është e vlefshme për periudhën 1 Nëntor – 31 Dhjetor 2014.

Beteja për energjinë

Beteja për një sistem të drejtë dhe treg social të energjisë elektrike sapo ka lluar. E deklaruar

disa herë, si e nisur nga qe-veritë e mëparshme, refor-ma në energjikë ka qenë një butafori e rrezikshme. Viti i kaluar njohu një nivel shumë të ulët të faturave të mbledhura dhe të arketuara nga sistemi i shpërndarjes së energjisë

elektrike në Shqipëri. Përp-jekjet për të shtuar arkëtimet rreshtën qëllimisht. Për pe-riudhën janar-qershor nuk u bë qëllimisht asnjë kon-troll dhe proces-verbal pranë familjeve shqiptare që nuk paguanin, vetëm për t’u marrë votën më 23 qershor. Rezul-tati ishte katastro k. Borxhet e vepruesve në sistemin en-ergjitik shqiptar u shtuan ka-picë, për të kapur 1.1 miliardë dollarë! Sistemi ishte në rrezik shpërbërjeje të plotë. Duhej një ndërhyrje shumë e fortë dhe ajo po kryhet tani. Vala e arrestimeve në shumë rrethe të vendit, për ata borxhlinj të mëdhenj të energjisë, i ka mbushur sportelet e ish-Cez Shpërndarje me qytetarë në rradhë të gjata për të paguar. Dhe morali i gjithë kësaj është sa i trishtët, aq edhe i shën-detshëm për ekonominë tonë. Sheh rrushi-rrushin dhe piqet! Qindra e mijëra familje sh-qiptare që nuk paguanin prej vitesh, apo prej muajsh, tani

janë trembur nga arrestimet dhe nxitojnë të paguajnë. Pra, nuk është se nuk kanë para, por thjesht u ka volitur të jenë në borxh me shtetin. Dhe këtë gjendje borxhliu e ka nxitur qeveria e mëparshme, sidomos në periudhën janar-qershor 2013, kur nuk bëri asnjë kon-troll të mirë lltë nëpër lidhjet dhe sahatet elektrike dhe nuk mori asnjë masë! Dhe mijëra familje u mësuan se kjo gjendje do të vazhdojë gjithmonë, pse edhe qeveria e re do të na e ketë nevojën për votë, dhe do të na lerë të marrim energji e të mos paguajmë. Kjo nuk ndodhi dhe tani me miliona dollarë borxhe të vjetra e të reja po arkëtohen. Është mirë që këto para të ruhen për periudhën nga 1 janari 2014, kur çmimi i energjisë do të rritet shumë për pjesën e 300 kilovatëve të parë të harxhuar çdo muaj, dhe me mijëra familje në gjendje real-isht të vështirë ekonomike, do të vuajnë. Ministri i Mirëqenies dhe Mbrojtjes Sociale bën

mirë që del dhe garanton se këto familje në nevojë, që ditën e parë të zbatimit të sis-temit të ri, do të ndihmohen drejtpërsëdrejti nga pagesa e pensionit dhe e ndihmës sociale. Kjo duhet bërë me shumë seriozitet e saktësi dhe nuk mjafton vetëm deklarata e një ministri. Që tani duhen ngritur grupe speciale pune, për të garantuar pagesën e menjëhershme që në fund të janarit 2015, të kompen-simit për energjinë elektrike që dhjetra mijëra familje në nevojë do të paguajnë më shumë. Është mëse e vërtetë se struktura e sotme e çmimit të energjisë elektrike është e padrejtë, jo-ekonomike dhe fa-vorizon të pasurit e sipërmar-rësit krejtësisht kot, për zonën e 300 kilovat-orëve të para të harxhimit. Kjo strukturë pjell orë e çast abuzimin dhe kor-rupsionin me faturimin e en-ergjisë, pse faturistët kërkojnë para nga familjet që kanë dhe nga bizneset, që t’u faturojnë

vetëm kilovat-orë të harxhuar të kësaj zone të mbrojtur. Reforma e një janarit 2015 është e drejtë, por do të humbë moralin dhe drejtësinë e saj, nëse të gjitha familjet në nevojë që preken prej saj, nuk dëm-shpërblehen dhe kompenso-hen menjëherë. Këtu, krahas prerjeve të lidhjeve pa leje dhe arrestimeve të borxhlinjve të mëdhenj, është s da reale e qeverisë së sotme. Ajo, nga të gjithë qytetarët që e paguajnë ndershmërisht energjinë, për-shëndetet dhe garanton edhe dobinë e 150 milionë dollarëve kredi që po jep Banka Botërore për sistemin tonë energjitik. Të 45 milionë dollarët më tëpër

që janë arkëtuar në një vit e dy muaj të drejtimit të kësaj qeverie, nuk janë asgjë në energjitikë, në këtë treg mbi 4 miliardë dollarë në vit në Shqipëri. Arkëtimet e shtuara të këtyre javeve duhet të vazh-dojnë normalisht këtej e tutje, sepse bisturia e reformës nuk duhet dhe nuk mund të ndalet. Beteja për energjinë shqiptare sapo ka filluar dhe opinioni publik i vendit, pavarësisht lojës politike të njërës parti apo tjetrës, duhet ta mbështesë, si të vetmen zgjidhje që fëmijët tanë të kenë një energji të mat-shme, që nuk do t’u mungojë dhe ku të gjithë pa përjashtim e paguajnë.

Page 15: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

Viti IV - Nr:45 E diel, 2 nëntor 2014

TIPARE TË VEÇANTA TË STRADIOTIT SHQIPTAR TË MESJETËS QË HASEN EDHE TEK SAMURAJI JAPONEZ I KËSAJ PERIUDHE

Zbulohen detajet e historisë së realizimit të fotos historike që

përfaqëson takimin e dy brezave letrarë, por që kumton edhe

bashkimin gegë e toskë…

Kur hidrauliku erdhi dhe pa tubat e banjos, ai tha se ato ishin të bllokuara dhe prandaj uji tërhiqej me zor. Atë ditë s`mund të punonte, pasi veglat ia kishte huajtur një shoku për

pak kohë, ndërsa do të gjente rastin më të parë, pasi për mjekun kishte respekt, madje i vinte zor që nuk mund ta kryente këtë punë siç dëshironte

Historia e trishtë e rrënimit të një monumenti mbreslënës.

Si u shkatërruan rreth vitit 1947 sarajet e pashallarëve në

qendër të qytetit muze

Kjo fotogra e Marubit reali-zuar në vitin 1938 edhe pse është shumë e njohur për pub-

likun e gjerë, ka një histori mjaft të veçantë, e thuajse krejt të panjohur. Detaj ngacmues në të është fakti se janë gjendur së bashku në këtë pozë përpara mjeshtrit Marubi dy poetë gegë (Gjergj Fishta dhe Mar-tin Camaj) dhe dy toskë, (Asdreni dhe Lasgush Poradeci) njëkohë-sisht dy breza poetësh: mjeshtrit Asdreni dhe Fishta të ulur poshtë dhe në këmbë dy të rinjtë Poradeci dhe Koliqi. Por si janë gjendur bashkë këta katër poetë dhe si është fokusuar

Çdo shtëpi ka historinë e saj. Qindra shtëpi krijojnë një qytet me tërë historinë e tij, Si

gjithmonë trashgimtarët, pas rrën-imesh për shkaqe nga më të ndry-shmet, përpiqen të ruajnë vjetërinë e bukur, krahas ndërtimeve moderne në zona të veçanta si vazhdim i jetës në kohë të re. Historia për qytetet e vdekur është e mjegullt, shpesh e sa-juar sipas hamendjeve. Për mrekulli Berati i lashtë, pas dëmtimesh të qëllimshme në vitet e një sistemi të huaj siç qe socialimi, mundi të mbër-rinte në kohët tona, si një dëshmitar i gjallë i ndodhive parake e tragjike, mjerisht vetem ....

Fishta, Asdreni, Poradeci e Koliqi,si u bënë bashkë për këtë fotogra

Hakmarrja komuniste

kundër Sarajeve të Beratit

faqe 18-19faqe 22

ADMIRINA PEÇI AGIM XH. DËSHNICA

vijon në faqen 16-17

SHQIPTARËT E MESJETËS

“Çelë si” një tregim nga Qazim Shehu

faqe 20-21

Fjalori historik i gjuhës së vjetër frënge”, apo ndry-she “Glosari i gjuhës frënge nga zana lla deri në shekullin e Luigjit

XIV”, hartuar nga Curne de Sainte-Palaye, anëtar i Akad-emisë së mbishkrimeve dhe i Akademisë franceze, dhe botuar në dy vëllime më 1875, përmban në zërin “Albanua” [Shqiptar] shpjegime historike lidhur me përdorimin e këtij termi, kupti-min e tij në kontekst të ngushtë e të gjerë, sidomos në mori shpre-hjesh karakteristike frënge që pasqyrojnë banorin e Albanisë apo albanojin, siç quhej më konk-retisht, identi kuar njëkohësisht edhe si “ushtar albanoi” apo si “stradiot albanoi” (soldat alba-nois - shqiptar), sikurse njhej në Venedik dhe në krejt gadishullin italik, e më tej në mbarë Europën, nga Spanja në Holandë, duke l-luar që nga Mesjeta.

Një përshkrim të hollësishëm të dukurisë së stratiopisë sh-

qiptare dhe të kapeles së tyre të famshme në Europë, sidomos gjatë shekujve XIV-XVI, të cilën e kemi pagëzuar me termin e vet origjinal “albanua”, e kemi dhënë tashmë në esenë tonë titul-luar “Albanuaja, kapelja historike shqiptare”, botuar në revistën Perla nr. 4, 2008 dhe në esenë “Stradiotët shqiptarë dhe kon-tributi i tyre historik”, botuar në Revistën Ushtarake, nr. 4, 1012. Veçse, vlen të theksojmë këtu tipare tepër të veçanta të stradi-otit shqiptar të Mesjetës që hasen çuditërisht tek samuraji japonez po në të njëjtën periudhë historike mesjetare. Samuraji japonez është një ushtar i vënë në shërbim të dikujt; po ashtu edhe stradioti shqiptar, është një ushtar me pagesë, apo mercenar i kohës, sikundër ishin edhe alemanët, zvicerianët, etj. Veshja e samu-rajit është e rëndë, po ashtu edhe e stradiotit të kohës, me gunën e tyre karakteristike. Heshta jari e samurajit të shekullit XV është po aq e gjatë dhe vdekjeprurëse sa dhe ushta (usht – ushtar) e straditotit ...

Zëri “Albanua” në Fjalorin historik të gjuhës së vjetër frëngeNGA FOTAQ ANDREA

Page 16: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 2 nëntor 2014

16 SH.com

STUDIMI TERMAT

HISTORI

...shqiptar me dy skajet e veta të mprehta. Mburoja e samurajit është e përbërë nga kar-tona të trashë të ngjitur njëmbinjë, po ashtu edhe “sekreta”, që mbulonte kryet e stradiotit shqiptar poshtë kapeles albanua, dhe që i rezistonte për bukuri goditjeve të shpatave. Samuraji priste kokën e kundërshtarit të mposhtur dhe e merrte me vete si trofe. Po ashtu edhe stradioti shqiptar, dukuri kjo ori-entale (turke) për t’u paguar sipas kokave të prera, të cilat mbaheshin në majë të ushtave. Samuraji e kishte kokën të rruar, por duke ruajtur një bisht të gjatë okësh të cilin e bënte topuz pas kryeve. Shqiptari luftëtar po ashtu e ka mbajtur kokën pa okë, por vetëm me një bisht të gjatë leshrash nga pas, për t’i dhënë mundësi kundërshtarit t’ia mbante kokën e tij të prerë nga bishti i okëve, pra në mënyrë të respektueshme, dhe jo t’ia përdhoste krejt kryet. Më në fund, qëllimi nal i tores së shpejtë ishte tipar i tyre i përbashkët i luftimit dhe i mbijetesës në fushën e betejës, ishte vetë thelbi i strategjisë dhe i taktikave kryesore të luftimit, dhe pak rëndësi kishte mënyra e të luftuarit në formacione të rregullta, me pararojë, praparojë, etj. etj.

Po ashtu, tipare të përbashkëta midis stra-diotit (apo estradiotit) shqiptar të Perëndimit europian dhe jeniçerit shqiptar të Orientit - vëllezër armësh të një gjaku, që përbënin di-kur Gardën e famshme të Kastriotit të Madh -, i kemi vënë tashmë në dukje në studimet tona, ku bie në sy tek të dy palët mbuloja e lartë e kryeve dhe shpesh veshja e guntë (e dhirtë), apo mënyra e rrëmbyeshme dhe e shpejtë e të luftuarit, për ta hutuar e shpartalluar armi-kun me goditjen e parë, taktikë dhe strategji kjo skënderbejane e suksesshme dhe e paparë për kohën, që i bëri ballë për një çerek shekulli dy sulltanëve në krye të Perandorisë Osmane, superfuqisë së vetme të kohës.

Po japim më poshtë të plotë zërin “Al-banua” sipas Fjalorit historik të gjuhës frënge (Dictionnaire historique de l’ancien langage françois”, Paris, 1875).

Albanua, në formën mbiemërore, emërore, gjinia mashkullore. 1.Banor i Shqipërisë [Al-banisë]. 2. Stradiot albanua [shqiptar]. 3. Tip heretiku. 4. Skocez.

Kjo fjalë ishte mbiemër kur thuhej: “Estra-diot albanua”, kapele albanua, kapele e bërë në mënyrën albanuaze, shqyt albanua, për-dorim albanua i armës, etj. (Shih J. d’Auton, Anale të Luigjit XII, mss. vit.1503-1505, eta

Zëri “Albanua” në Fjalorin historik tëgjuhës së vjetër frëngeShpjegime historike lidhur me përdorimin e termit “Albanua”, kuptimin e tij në kontekst të ngushtë e të gjerë, sidomos në mori shprehjesh karakteristike frënge që pasqyrojnë banorin e Albanisë apo albanojin, siç quhej më konkretisht, identi kuar njëkohësisht edhe si “ushtar albanoi” apo si “stradiot albanoi”...

62; vëll. V: - Cotgrave Dict.; Rabelais, vëll. IV, f. 130, - La Colombière, theâtr. d’honn, vëll. II, f. 126 – Merlin Cocaie, vëll. II, f. 239, etj).

Si emër, kjo fjalë përckton banorët e Sh-qipërisë: “Vend më i shtrirë nga Albania maqe-donase e të lashtëve; sepse përfshin pothuaj gati krejt Epirin, si dhe një pjesë të Dalmacisë e të Dardanisë” (Fjalori i De La Martinière).

Albanojët që vendosën të mos i nënshtro-heshin sundimit osman, kur turqit zaptuan vendin që ata banonin, zgjodhën tërheqjen drejt Italisë, në mbretërinë e Napolit dhe në shumë ishuj që ndodheshin nën vartësinë e Venedikut. Të tjerët mbetën subjekte të Turkut (Sulltanit), i cili i vlerësoi për vlerën e madhe që kishin.

Kjo vlerë nuk ishte e panjohur as në trevat

ku ata u tërhoqën. Njiheshin albanojët si ushtarë shumë të mirë dhe u përdorën me sukses si trupa të lehta nën emrin “Albanoi”. Quheshin gjithashtu “Moriatë” apo “Morianë”, sepse kishte shqiptarë në More. Njiheshin me emrin “Gjenetarë” tek spanjollët, sepse përdornin kuajt “gjenetë” të Spanjës; tek venedikasit quheshin Korvatë,[1] për s hkak të shtrirjes së tyre si komb; më shpesh quheshin Estradiotë, domethënë që rrihnin shtigjet[2], shpr ehje që tregon mënyrën e tyre të veçantë të luftimit. “Mënyra albanuaze e luftimit është goditje me grupe të vogla, duke shkaktuar rrëmujë në radhët e armikut, pastaj tërheqje e shpejtë, pjesë-pjesë, me t’u dhënë sinjali i tërheqjes” (Merlin Cocaie, vëll. II, f. 239). Secilin nga këto emra e gjen të shpjeguar në rend alfabetik në këtë Fjalor. Ndoshta emri Capelet (Kapëlet – Kapelas) bën drejtpërdrejt aluzion për vetë lartësinë që kishte kapelja e

tyre, e quajtur “kapele shqiptare” (chapeau albanois), e cila përfundonte me majë. (Shih J. d’Auton, Anale të Luigjit XII, viti 1599-1601, f. 91 – Deserey, në vijim të Monstrelet, eta. 99, V – Brantôme, kreu fr. vëll I, fq. 116-117. – Rabelais, vëll. III, f. 141. – Po ashtu, vëll. IV, f. 163. – Cotgrave et Nicot Dic.)

Është krahasuar si me shaka forma e ka-peles albanua me atë të një tamburi: “Pontalis rrëmbeu tamburin e vet dhe rendi drejt atij mëkatari, edhe pasandaj vajti e ia rrasi në kokë si një kapele albanua duke ia ngjeshur nga ana ku ishte çarë” (Rrëfenja të Desperlers-it, f. 214). E megjithatë, kapelja albanua ishte një lloj mbulese e kryeve si kapuçi turk,[3] por në formë piramidale[4]. Dhe për më t epër dukej e lartë ngaqë nuk kishte sesse, atë rrip të gjatë pëlhure apo taftaje që mbështillej përreth një kapuçi çallmë. Nga ana tjetër, që albanojët visheshin edhe si turqit dhe përherë kishin kuaj të mirë. Zakonisht luftonin mbi kuaj. Të palodhur në luftë, nuk e linin një hop të qetë armikun, të cilin e dobësonin me prita të shpeshta. Filipi i Kominës duke folur për albanojët apo stradiotët në shërbim të Republikës së Venedikut më 1494, thotë: “Ata ishin të gjithë grekë [të fesë greke], ardhur nga trevat që zotërojnë venedikasit, disa nga Nauplia, nga Romania në More, të tjerë nga Shqipëria, përreth Durasit [Durrësit]” (Kuj-time, vëll. II, f. 648). “Më këmbë a në kuaj... [ata] janë të veshur si turqit, përveç kryeve, ku nuk mbajnë atë shirit cohe që e quajnë çallmë. Dhe janë njerëz të ashpër, dhe enë jashtë gjithë vitin me kuajt e tyre... Janë njerëz të guximshëm, që dinë ta vënë mirë në përdorim ushtën kur ia nisin.” (Po aty). “Kuajt i kanë të mirë, dhe të tërë kuaj turq” (Po aty). Albanojët që shoqëruan kardinalin Ascaigne, vëllain e Fisnikut Ludovik, kur ky ia mbathi nga Milani më 1500, u kishin hipur kuajve gjenetë. (Shih Desrey në vijim të Monstreletit eta 99, V).

Shqyti albanua me të cilin do duhej të pajisej Fisniku De la Châtaigneraye ditën e dyluftimit të tij me Fisnikun De Jarnac dëshmon për përdorimin e kësaj arme mbro-jtëse midis albanojëve. (Shih La Colombière, Théâtre d’honn. vëll. II, f. 426). Sidoqoftë, armët e tyre ofensive ishin heshta, në majë të së cilës lidhej një banderolë, një pinjall dhe arzegeja[5]. “Albanojët... tek i bënin kuajt e tyre të rendnin me të katra, ishin të bërë enkas për pritat e maleve; ata e shponin armikun me majat e heshtave, duke depërtuar në zemër të përleshjes dhe duke e thyer”. (D’Auton, Analet e Luigjit XII, viti 1507, f. 174). Këto ushta janë pa dyshim më të shkurtra nga heshtat e zakonshme, madje i quanin gjysmë heshta: Al-

banojët me gjysmë heshta / Zhurmë bënin me banderolat që valëviteshin. (J. Marot, f. 25).

Albanojët mbanin pinjallët nën fustan, dhe zakon e kishin ta përvishnin e ta lidhnin këtë në mes të trupit. “Fustane të gjatë përveshur sipas modës albanoi” (J. d’Auton, vep. e cit.f. 283). “Albanoi nuk arrinte të mbërthente pinjallin e vet, që e kishte nga pas kurrizit shtrënguar me një palë të fustës së tij të gjatë. Po më në fund, i ashtuthëni albanoi... gjeti rastin për të mbërthyer thikën dhe me të i preu gurmazin të ashtuthënit gjenovas. (Po aty, viti 1507, fq. 176-177). Kjo thikë, me sa shihej, ishte një biçim këllëçi tepër e shkurtër, me anë të së cilës ata këpusin kryet e armiqve që vrisnin a përmbysnin me goditje të heshtës. “Estradiotët u qepës pas... gjer në truprojën e të ashtuthënit marshall ku ndodheshin ale-manjët, dhe vranë tre a katër syresh; edhe u

vijon nga faqja 15

NGA FOTAQ ANDREA

Page 17: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 2 nëntor 2014

HISTORI

morën kokat: se kështu e donte zakoni i tyre”. (Kujtimet e Kominit, vëll. II, f. 618). Dhe po të qe koka e ndonjë armiku me emër, ajo mbahej lart, në majë të heshtës. “Mbi njëzet nga këta gjenovas të ligë ranë në fushë, madje edhe ka-piteni i tyre, të cilit albanojët ia morën kokën dhe ia vendosën në majën e një prej ushtave të tyre”. (J. d’Auton, Anale, viti 1507, f. 136).

Kur luftonin në këmbë, përdornin arzege-jën. Kjo ishte një shtagë me majë të hekurt nga dy anët, me anë të së cilës mund të mësynin drejt kalorësisë duke shpuar përpara. E për-dornin këtë lloj shkopi me një shkathtësi të paparë, duke goditur herë me një skaj, herë me skajin tjetër. (Daniel, Milicia franceze, vëll. II, f. 439).

Ndonëse albanojët ishin shumë trima, sidomos mbi kuaj, zjarri i artilerisë, me të cilën nuk ishin mësuar aspak më 1491 i trembte: “Sepse kur një fokon[6] bëri një të shtën ë, vrau njërin prej kalorësve të tyre, që në çast i bëri të sprapseshin.” (Kujtimet e Kominit, vëll. II, f. 618.) Kjo frikë i bëri ata supersticiozë. Tek mbanin mbi vete ca germa [tatuazh], besonin se ishin të siguruar nga të shtënat e zjarrit. (De Thou, Hist. Vëll. X, libri 90, f. 226).

Me sa dukej, francezët nuk i shihnin ata me sy të mirë, sepse, me dorëzimin e qytetit të Novarrës më 1500, ata nuk pranuan lejimin e tyre, sikurse ndodhte me të tjerë, ardhur nga vende të largëta që i kishin shpesh për zemër” (J.d’Auton, Anale, viti 1500, f. 103).

Mund të thuhet se efektet e kësaj armiqësie morën fund sapo u morën albanojë në shërbim të Francës. U njoh vlera e tyre gjatë betejës së Fornovës. Më 1503, kishte në ushtrinë e Luig-jit XII në Itali “një kalorës albanoi i quajtur Fisniku Mërkur, njeri shumë i zoti, shumë i

radhët e kalorësisë së lehtë kombëtare. Më 1513, Zotëria De Brissac komandonte në ush-trinë që vepronte në Vendet e Ulta njëmijë e pesëqind kalorës të lehtë, midis të cilëve kishte edhe albanojë. (Shih Daniel, Milicia franceze, vëll. II, f.44). Duka i Majenës [Mayenne] kishte katërqind kalorës albanojë në ushtrinë e tij më 1585. (Shih De Thou, Hist. Vëll. X, L, 82, f. 403). Nicot-i et gjithashtu për praninë e albanojve në ushtri. “Tanimë, thotë ai, itet në mënyrë të veçantë për albanojët, këta kalorës armatosur lehtë... që mbajnë kapele të larta dhe përdoren për kalorësinë e lehtë; vijnë nga vendi i quajtur Shqipëri [Albanie] dhe janë vënë në shërbim të papëve që në ato kohëra

kur kishte garnizone në shumë qytete të Selisë së Shenjtë”[8] (Nicot, Dictionnaire) .

Thuhet se këta albanojë ardhur nga Greqia dhe nga Epiri e kishin zana llën e tyre të parë nga albanojët e Azisë[9]; dhe se quheshin kësh tu për shkak të ngjyrës së tyre. Në këtë rast, fjala latine albus, i bardhë, do të ishte etimologjia e emrit të tyre. (Shih Fjalorin e Martinière dhe Fjalorin e Trévoux).

Në shekullin VIII kishte heretikë që quheshin albanojë nga emri i vendit ku kishte lindur sekti i tyre. Shkatërruar në Orient, ky sekt u riprodhua në Albaninë greke, nga ku u përhap në shumë treva të Francës. Ishte një degë e Manikeasve[10] [apo Manikee-nëve]. ( Shih Fjalorin e Trévoux dhe Fjalorin e Herezive).

Pretendohet gjithashtu se Skocia, pjesa veriore e së cilës është e mbushur me male tepër të bardha është quajtur për këtë arsye Albania, dhe skocezët, si banorë të Skocisë quheshin albanojë. Në fund të fundit, origjina e fjalës Albania mund të jetë po ajo e Albit[11], e prejardhur nga Al b apo Alp, që do të thotë mal.(Shih Albia). Sido që të ketë ndodhur, thotë Walafridius Strabo, vetë zakoni i të udhëtuarit ishte i natyrshëm për Albanojët e për Skocezët, dhe thirreshin kështu Albanojë tërë të huajt. Prej këtej edhe fjalët aubain, aubaine .(Dic. de Trévoux).

[1] Sepse vinin nga zona bregdetare e Dal-macisë (Kroaci), që ndodhej nën sundimin venecian gjatë shekullit XV.

[2] Nga shprehja frënge b attre l’estrade, domethënë t’i biesh kryq e tërthor një terreni për të njohur pozicionin dhe lëvizjen e armi-kut. Në fakt, termi stradiotë nuk ka të bëjë me shprehjen e vjetër frënge, por vjen nga fjala greke stradiotë, që përcakton historikisht banorët e hershëm shqiptarë (albanensis) ardhur nga Arbëria gjatë shekullit XI, kur u thirrën nga perandorët bizantinë si forca ndihmëse ushtarake, duke krijuar në More e gjetkë vendbanimet e tyre të para, të qua-jtura ndryshe stratopia.

[3] Është fjala këtu për ka puçin e lartë të dervishëve, të sektit bektashian. Jeniçerët i përkisnin këtij sekti dhe kishin për simbol e amur “Mëngën e Haxhi Bektashit” (Shih:

Leon Cahun, Hasan Jeniçeri, Historia e një shqiptari më 1516. Përkthyer nga frëng-jishta nga Fotaq Andrea).

[4] Në revistën franceze “L a revue de l’art ancien et moderne” të vitit 1901, f. 336-337, vihet në dukje konkretisht se në vitit 1555, “Papa Pavli IV i dërgoi mbretit të Francës Henrit II, nëpërmjet një prej nipërve të tij, kardinalit Caraffa, një kapele që Brantome [kronikas francez] e ka parë me sytë e tij: “krejtsisht i bërë sipas mënyrës albanuaze, por me cohë të praruar, si dhe një shpatë po të praruar, për t’i kërkuar ndihmë, duke prishur armëpushimin dhe duke nisur luftën”.

[5] Lloj ushte, më e shkurtër nga heshta.[6] Lloj topi i kalibrit të v ogël në artilerinë

e dikurshme franceze. [7] Latinisht: në veprën e ci tuar. Kjo tezë,

në fakt, meriton studim më të thelluar për të vërtetuar se ishin pikërisht stradiotët shqiptarë ata që qëndronin në themel të Kalorësisë së lehtë franceze dhe europiane, po të kemi parasysh edhe Traktatet lidhur me strategjinë dhe taktikat e Kalorësinë europiane të hartuara nga shqiptari Gjergj Basta, Gjeneralisim i Trupave perandorake austro-hungareze, figurë madhore e artit ushtarak mesjetar.

[8] Në ushtritë e Henrit III estradiotët nuk kishin veçse një kuriozitet. Nuk u krijuan më njësi të reja me stradiotë pas betejës së Kutras (1587), ku pothuaj u shfarosën të gjithë. Të fundit u zhdukën në fushën e betejës së Ivrisë.

[9] Tezë e gabuar. Sot është vërtetuar shkencërisht se shqiptarët janë autoktonë, pasardhës të ilirëve të lashtë.

[10] Manikeizmi në Mesjetën e her-shme përfaqësonte mendimtarët dualistë të krishterë, që ndanin, pa dallim, të mirën nga e keqja.

[11] Është e njohur për ne sh qiptarët që emri Albania është i prejardhur nga si ilir i albanëve, të cilët kishin për qendër qytetin Albanopoli.

shkathët në veprmet

luftarake sipas modës së vendit

të tij, të cilit i ishin bashkëngjitur njëqind

albanojë, të tërë një për një të përzgjedhur për zanat të luftës” (J.

d’Auton, Anale, dorëshkrime, fashikulli 60, R, II e V). Pjesa e mëposhtme paraqet një përshkrim të saktë të mënyrës se si luftonin albanojët. “Me gjashtëdhjetë albanojë nga të vetët, ai [Fisniku Mërkur Bua] iu drejtua spanjollëve dhe sapo u ndodhën pranë tyre, ata të tërë nganë mamuzet, rrafshuan heshtat me banderola dhe rendën si furtunë, aq shpejt e aq fort, sa i çanë radhët e spanjollëve të sipërthënë, duke krijuar përmes tyre pështjel-lim dhe thyerje; pasandaj, tek panë Zotërinë e Vandricourt-it që kishte nevojë për ndihmë, i hynë përleshjes, prenë një pjesë dhe i bënë të tjerët të marrin arratinë (Po aty, fashik. 63, R) E hasim të njëjtin Kapiten [Kapedan] me njëqind albanojët gjatë rrethimit të Gjenovas më 1507. (J. d’Auton Anale, vit. 1506-1507, f. 169).

Nevoja për këto trupa të lehta do të sillte doemos shtimin e numrit të tyre [në ushtrinë franceze]. Kështu lexojmë se ndër një mijë e dyqind kalorësit e lehtë, në krye të të cilëve u vu si Gjeneral-kolonel Zotëria De Fontrailles, pjesa më e madhe e tyre ishin albanojë. (Shih Daniel, Milicia franceze, vëll. II, f. 440). Luigji XII e donte atë ngaqë ishte “Komandant i mirë i kalorësve të lehtë, që dinte t’i drejtonte... dhe e bëri kështu Gjeneral-kolonel të albanojëve që kishte në shërbim të tij”. (Brantôme, cap. fr. vëll. I, f. 116.) Megjithëse albanojët nuk na sol-lën formën e kalorësisë së lehtë, ndërkohë që Brantôme pretendon të kundërtën ubi supra[7], e vërteta është të t huhet, të pak-tën, se vetë dobia që ata sillnin qëndron në themel të idesë për krijimin e trupës së Ka-lorësisë së lehtë franceze; sepse nisur thjesht nga kjo ide,” u krijua një trupë e veçantë e Kalorësisë së lehtë në trupat franceze, si trupa e albanojëve, e estradiotëve, ashtu sikurse ishin edhe në ushtritë e turqve dhe në ato të venedikasve; u pajisën këto trupa me kapitenë dhe me o cerë të tjerë të pandryshuar, si dhe me një Komandant të përgjithshëm, etj.” (Daniel, Milicia fr. vëll. II, f. 440).

Mund të shihen me vëmendje gjithashtu basorelievet e varrit të Luigjit XII si një shtojcë e asaj çka lëçitëm më sipër lidhur me veshjen e albanojëve, armët e tyre dhe mënyrën e luftimit. Pas vdekjes së këtij Princi [Fisnikut De Fontrailles], albanojët vijuan të mbushnin

Page 18: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 2 nëntor 2014

18 SH.com SHKATËRRIMI

NDËRTESA E RRALLË

AGIM XH. DËSHNICA

Kino-studio “Shqipëria e Re” ka realizuar një lm dokumentar, ku shfaqet ajo shtëpi e bardhë, në të cilën u strehua e sigurtë disa ditë e netë, shëndosh e mirë Margarita Tutulani, më vonë rreth tridhjetë hebre dhe ushtarë të s litur italianë të arratisur nga kampi gjerman i robërve të luftës

Ish-sarajet e pashait në Berat

Dokumentari

Çdo shtëpi ka historinë e saj. Qindra shtëpi krijojnë një qytet me tërë historinë e tij, Si gjithmonë trash-gimtarët, pas rrënimesh për shkaqe nga më të ndryshmet, përpiqen të

ruajnë vjetërinë e bukur, krahas ndërtimeve moderne në zona të veçanta si vazhdim i jetës në kohë të re. Historia për qytetet e vdekur është e mjegullt, shpesh e sajuar sipas ha-mendjeve. Për mrekulli Berati i lashtë, pas dëmtimesh të qëllimshme në vitet e një sistemi të huaj siç qe socialimi, mundi të mbërrinte në kohët tona, si një dëshmitar i gjallë i ndodhive parake e tragjike, mjerisht vetem me tre lagje edhe këto të prekuara nga ndertime të gabuara. Asnjë popull dhe as një shtet në botë nuk prish monumtet e veta të kultures, sipas manisë perverse të një njeriu, e thënë ndryshe “prish shtëpi e bëj kasolle.” Nga një revistë italiane mësohet se pasi armët e Luftës së Dytë Botërore heshtën, shumë qytete të rrënuar u ringritën siç qenë më parë. Turistët amerikanë me origjinë nga këto vende, befasoheshin. Kur gjenin pallatet, kafet, parqet, rrugët e kohëve të bukura të rinisë.

Në Shqipëri në mbarim të luftës pas largimit të trupave pushtuese gjermane, kudo u ndie fryma e pesha e një jete të re; për disa e lumtur, ndërsa për shumë vetë e panjohur, joshëse, e dhunshme dhe e frikëshme. Të moshuarit ishin më të matur në biseda. Të rinjtë sh etonin libra dhe ëndërronin. Vetëm fëmijët si përherë vraponin pas uturave në botën e tyre të pastër e të lirë.

Shtatëmbëdhjetë vjet më pas, me nje ven-dim të paqartë të qeverisë, Berati u shpall qytet muze. Muze? -pyesnin shumë vetë të hutuar. Pra, shteti i ri tash e tutje do të kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpive të tyre dhe të qytetit në tërësi, të njohur për lashtësinë dhe buku-ritë e rralla; për Kalanë me dramat tragjike, shtëpitë e bardha e dritaret si mijëra yje mbi lum e urë; për ullishtat e qtë, xhamitë e kishat, legjendat, këngët dhe bejtexhinjtë. Por ç’ndodhi në të vërtetë?.

Siç dihet qysh në vitet e para, si një akt hak-marrës i pakuptimtë, ishte rrënimi i Sarajeve të Pashallarëve në qendër të qytetit dhe hedhja në lum e shumë elementëve arkitektonikë. Sot, edhe ashtu të shkallmuara, ato dëshmojnë për bukurinë e hershme dhe për marrëzinë e diktaturës. Pas vendimit për Muze, qendra e qytetit me sheshe, pazare e një varg dyqanesh u shemb dhe u tjetërsua. Xhamitë, medreseja, teqetë e kishat u mbyllën disa u shëmbën. Po atë fat patën gjithë lagjet e tjera. Emrat e vjetër me vlerë historike u ndryshuan.

Njëra nga lagjet edhe sot mban emrin Murat Çelepi. Ky emër i shqiptarit Kara Murat-Çelepi, mytesarif i Sanxhakut të Vlorës me qender në Berat, mbeti i pashlyer nga ku-jtesa, edhe pas vendimit zyrtar “Çlirimi” edhe shpalljes Muze. Flitej nga të gjithë, përdorej nga postierët e policët. Karrocierët e pajtoneve, deri sa u ndaluan, thërrisnin “Hajt! Për Çelepi”. Dikur kjo lagje e mbuluar nga një gjelbërim i dendur, shtrihej nga hyrja e qytetit deri në urën e Goricës, me shtëpi në shpatin e Kalasë dhe në zonën fushore buzë Osumit. Ajo kujtohet për shkollat, për Kullën e Sahatit e xhamitë e teqetë, për parkun plot me lule, me Përmen-doren e Dëshmorëve të Kombit, për ndertesat

dhe bahçetë monumetale që ku zoheshin me fushat e fshatrave në rrethinën e qytetit. Njëra nga mëhallat e saj, afër lumit e përballë Shpira-gut, njihej me emrin Sarajet. S’dihet as sot, sesi ato saraje madhështore të Omer Pashës me rojtarë e shërbyes të shumtë, u përfshinë nga akët e një zjarri të madh dhe u kthyen në gërmadhë, brenda mureve të lartë. Në atë vend të braktisur me një portë të zymtë, nuk u ndërtua asnjë shtëpi. Askush nuk guxonte ta blinte atë tokë të mbuluar nga hithra e ferra, ku lëvrinin gjarpërinj e hardhuca. Gjyshet sha-mibardha pëshpërisnin, se atje, kur binte nata, shfaqeshin xhindet e bukura që endeshin si hije poshtë e lartë me veshje të bardha dhe hidhnin valle. Çdo njeri, që besonte rrë met me xhinde të gjysheve, nëse kalonte natën nëpër sokak përbri mureve gjysëm të rënuar, s’kthente sytë anash, por shpejtonte hapat. Edhe emri Sarajet, seç kishte diçka të frikëshme. Në atë mëhallë të pastër me sokakët e gjerë, shtruar me gurë të sheshtë kalonin lehtë e lehtë, kuaj e karroca, biçikleta, vetura dhe kamiona. Një nga sokakët llonte nga porta e bejlerëve Vokopo-las, vijonte përmes shtëpive të mësuesve, tregtarëve dhe zejtarëve të njohur beratas. Pak më thellë, djathtas, ndodhej shtëpia e Ibrahim Buharasë, më vonë e Vexhi Buharasë. Në fund të një rrugice të vetmuar majtas, lartohej një portë e rëndë me dy kanata druri nën harkun e gurtë. Në çastet kur qe e hapur, dukej një pjesë e shtëpisë së bardhë e të madhe e gjysh Sulejmanit, me prejardhje nga Roshniku. Sipas kujtimeve, ai qe një burrë i pashëm, shtatlartë, me sy e okë gështenj, i respektuar nga të gjithë, herë herë i rreptë, por i matur e bujar. Thuhej, se shtëpia qe themeluar aty nga viti 1750, fare afër Osumit. Shtëpia ngrihej ngjitur me muret e Sarajeve. Rreth motit 1880, Sulejmani aso kohe o cer me gradën kapiten, e bleu dhe shtoi një pjesë të dytë sa e para. Në përfundim të punimeve u ruajt pamja e bardhë beratase me shumë dyer e dritare, në katër anët me dy pjesët bashkë në harmoni të plotë. Në anën lindore gjyshi u kish falur shërbyesve, që merreshin me punë të ndryshme në shtëpinë e madhe dhe në bahçe, një shtëpi përdhese, me disa kthina, oborr, pus e kopësht. Nga ob-orri kryesor nëpër dy dyert e gjerë, shkohej në mjediset e brendëshme të ndërtesës së bardhë që shihte diellin tërë ditën. E freskët në verë, e ngrohtë në dimër. Pjesa e dytë megjithëse u ndërtua me mjeshtëri, e vjetra në krahun e djathtë. qe vepër e shkëlqyer arti. Atje, miqtë kalonin nëpërmjet katoit, ku lidhnin kuajt. Pastaj nëpër shkallët e brendëshme, ngjiteshin në dhomëne pritjes. Njerëzit e shtëpisë e qua-nin “dhoma me bojë”. Aty binin në sy tavanet me rombe ngjyra-ngjyra; gura zoqsh, zam-bakësh e tranda lash, gdhendur në kanatat e derës, kamareve dhe musandrës. Në dhomë shkëlqente gjithçka, nga muret, vatra me rasa guri gri dhe daullja e saj e bardhë tek dysheme-ja e mbuluar me qylym persian. Llampadarët në tavanë dhe disa shandanë shumëdegësh në dysheme, plotësonin ndriçimin natën, kurse

brenda një dere të gjerë me dy kanata, ngjyrë kafe shtrihej hajati, një koridor i gjatë e i gjerë, i mbuluar me pllaka guri të gdhëndura imët. Në të djathtë ndodhej kthina e kafesë me nime për miqtë, ku shërbehej nëpërmjet një dollapi rro-tullues të vendosur në murin e hajatit. Kafetë zbrisnin me tabaka nga dhoma e zjarrit nëpër një shkallë të fshehtë me kapak sa nje derë. Në fund të hajatit hapej një derë tjetër për në odën e freskët gjatë muajve të verës. Majtas përsëri pas një dere, ndodhej qilari i errët e i ftohtë pa asnjë dritare, me voza druri, shtëmba e qypat e mëdhej për zahiretë e dimrit. Një shkallë rrethore e brendëshme me parmak, të hipte lart në sallonin e gjerë me piktura e katër dyer. E para, për dhomën ku inte gjyshi, e dyta për dhomën me bojë të miqëve, e treta tek e zjarrit, e katërta për dhomën e bibliotekës me nime në krahun jugor plot dritë që përçonte rrezet e diellit përmes tri dritareve të brendëshme për në odën e zjarrit. Një zgjidhje e mençur e ustal-larëve të panjohur. Nga oborret dukej kalaja, mali i Goricës dhe më tej shpesh, kur shkrepte dielli i mëngjezi shfaqej në lartësi madhështor mbi re mali i Tomorit. Në fund të pusit herë pas here shiheshin ngjala që ndaheshin nga tufa në lum, pas shtegtimit të gjatë nga deti i Sargaseve dhe mbërrinin në puset e mëhallës së Sarajeve. Në orë të caktuara dëgjoheshin kambana nga Kulla e Sahatit pranë xhamisë e çesmës dhe zeri i myezinit nga minareja. Në oborr hera herë kryheshin rite fetare. Në raste festash e dasmash dëgjoheshin këngët qytetare beratase të shoqëruara me def e saze. Në ato çaste hareje, kur hëna qe e plotë, dukej sikur zbriste mbi kullat e muret e Kalasë dhe dëgjonte e kënaqur ato këngë të paharruara.

Bahçeja u ngjante oazeve të përrallave arabe, me palma, kopshte, lulishte e zoq. Anës bahçesë nxitonte rrjedha e remës, që kthehej më sipër nga lumi me anën e një sfrati me trungje e degë drurësh, më vonë digë betoni. Deri në kohët e vona ai pellg i pastër, ku la-heshin të rinjtë, quhej “te trarët.” Dy ledhet e remës i lidhte një urë druri. Pranë saj sillej rrotull me kërkëllima çikriku me kova teneqeje, që hidhte me gurgullimë ujë në vijën për të vaditur perimet. U bënte mirë, edhe pemëve. Kalimtarët tek kalonin përtej remës deri në kohët e shqetësuara te pasluftës, ndalonin e so-disnin pamjet e pemëve me fryta gjthfarësh, si q, kumbulla e rrush i bardhë e i zi në hardhitë,

që kacavireshin në kavakët e lartë; mes tyre arra,lajthi, bajame, mana, ftonjë, shegë, kajsi e zerdeli. Në një kënd të ngrohtë afër murit dukeshin zgjonjtë e bletëve. Në kohë pranvere e gjatë verës nëpër breg tej remës, vraponin fëmijtë e mëhallës me pipëzat e gajdat prej druri të njomë.Disa hidheshin “topçe” në remë dhe ndiqnin rosat. Ato zhyteshin në nujë dhe shfaqeshun larg mbi sipërfaqe. Në freskinë e blerimit, tok me cicërimat e zoqëve, ndiheshin edhe xhi-xhi-të e gjinkallave në trungjet pemëve. Bletët, uturat e pilivesat uturonin lule më lule. Ndërkohë ndihej mërmërima e uturima nanuritëse e Osumit me ajrin e pastër

ditën gjashtë dritare me perdet hapur kapnin rrezet e diellit nga lindja e perëndimi. Në katin dyte ndodheshin, edhe dy hamame, dhoma e zjarrit, (akçillëku apo guzhina), e ndriçuar nga një baxha konike nën çatinë me katër gërshanëza e strehë të gjera. Në një kënd të saj shihej hambari i drunjtë dhe mokra e gurtë për bluarjen e drithit. Më tej pas nje dere kalohej në një mjedis, ku renditeshin furra për të pjekur bukët e tavat, larësja e enëve, robelarësja me një koridor të zgjatur që kthehej në anën jugore për tharjen e teshave. Hapësira mbi tavan shërbente si depo. Në pjesën e dytë të shtëpisë

Page 19: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 2 nëntor 2014

SHKATËRRIMI

Historia e trishtë e rrënimit të një monumenti mbreslënës. Si u shkatërruan rreth vitit 1947

sarajet e pashallarëve në qendër të qytetit muze

Hakmarrja komuniste kundër Sarajeve të

Pashallarëve në Berat

nga kodrat përtej nën lartesitë e malit Shpirag, që shtrihej si i fjetur nën diell e re.

Gjysh Sulejmani, priste në ditë të kremte, në atë shtëpi, madje edhe në bahçe nën një qoshk apo verandë të mbuluar, për kafe, drekë a darkë, miq nga qyteti e fshati, zyrtarë, ushta-rakë, doktorë, mësues, sherbestarë të feve, si Bab Dud Karbunara, Xhelal Koprencka, Sulo Resuli, Baki Gjebreja, Ibrahim Buharaja dhe shumë të tjerë nga mëhalla, të njohur në gjithë qytetin. Aty, bisedohej edhe për çështje të mëdha, siç qenë hapja e shkollave shqipe dhe ngritja e amurit në qytet e në Vlorë.

Ç’farë ndodhish ndoqën njera tjetrën, në rrjedhën e kohës në atë shtëpi të rallë për nga bukuria, vlerat artistike dhe historia e saj? Mund të tregohen shkurt kështu:

U ndërtua nën pushtimin osman.U gëzua kur lindi djali që do të shquhej më

vonë si patriot.Kremtoi në kohën e pavarësisë. U dhunua

nga rebelët më 1914, me kërcënime, zënka, sharje e qortime ndaj gjyshit për gjuhën e amurin shqiptar nga myftiu i Tiranës Musa

Qazimi, por nuk u prek.U vlerësua në kohën e Austro-Hungarisë.Festoi në vitin e Kongresit të Lushnjës.U gëzua më kot në ngjarjet qershorit dhe u

braktis nga djali i vetëm i arratisur mal më mal në dhjetorin e shqetësuar dhe mbeti në duart e motrës me të shoqin, telegra st, i njohur në gjithë prefekturën. Në ato ditë ndodhi diçka e papritur. Një mëngjes trokitën në portën e madhe. Një tog xhandarësh me teneqe vajguri në duar u duk në oborr. Dilni jashtë, thirri kap-teri, se kësaj shtëpie do t’i vëmë zjarrin! Për një

çast u step, kur pa atë shtëpi aq të bukur. Halla mbylli dyert nga brenda, doli në dritare dhe thirri: po të jeni burra digjeni! Asnjë njeri nuk del nga kjo shtëpi. Kapteri u hutua, edhe më teksa po mbërrin burra e gra nga mëhalla. Me urdhërin e tij xhandarët ngritën teneqetë me vajguri dhe u larguan për të mos u kthyer më.

Në kohën e Luftës italo-greke, në shtëpi me urdhër të Bashkisë u vendosën në katin e parë zyrat e komandës së një reparti ushtarak italianë që kishte fshehur kamionët e luftës me topa e mitroloza në sokakët e lagjes Murat Çelepi. Shpesh herë o cerët dilnin në oborr për të soditur në qiell dyluftimin e ajrorëve anglezë e italianë mbi fushën e Otllakut. Halla e shqetësuar për shtëpinë u iste o cerëve të hynin brenda. Pasi ikën italianët në qytet erdhën trupat gjermane. Një ditë në oborr u pa një ushtar gjerman pa pushkë e pa helmetë. me kapelen me strehë në duar. Halla doli e trembur në dritare. Gjermani me duar e kapele bënte shenjë drejt bahçesë. U kuptua se lutej për pak kumbulla të një peme rritur vetiu buzë remës, kokrat e tharta e të cilës njerëzit e shtëpisë nuk i mblidhnin kurrë. Ato piqeshin e binin në remë dhe i merrte me vete rryma e ujit. Merrni, merrni bëri me shenjë halla. Pas pak ushtari u kthye e tregoi kapelen me pak kumbulla, falenderoi e u largua drejt urës me dërrasa, ku e priste shoku i tij. Një ditë tjetër halla pa një ballist që kishte mundur të ngjitej në një nga kavakët e po shijonte rrushin e verdhë të pjekur për bukuri. O djalë, i bërtiti halla, kjo bahçe ka zot! Hë moj hallo. ia ktheu ballisti, s’u bë kiameti, më shumë se një vesh rrush nuk ha dot. Ja mbarova! Zbriti poshtë

dhe duke qeshur kaloi urën e u zhduk.Kur Shqipëria u çlirua prej “armiqëve e

tradhtarëve”, siç shkruhet edhe sot nga aka-demikët e thinjur dhe gazetarët e rinj, erdhën ditë të papara ndonjëherë. Në kohën e hapjes së tokave të reja, aty nga orët e para të mëngjezit, një civil me dhjetë punëtorë me sharra e sëpata u futën në bahçe. Ai që printe me letër në dorë njoftoi se me vendim të Komitetit të PP dhe Komitetit Ekzekutiv, bahçeja qe shtetëzuar për të mbjellë grurë e misër. Halla aktiviste guximtare e luftës u përpoq t’i bindëte që pemët të mos priteshin dhe në atë gjendje le t’i mbante ferma e shtetit. Pra, pas pushkatimit e bur-gosjes së të gjallëve, do të priteshin pa mëshirë edhe pemët e ëmbëla të gjyshit. Përfytyroni për disa çaste rrëzimin e kavakëve të lartë, ku pat hipur ballisti për dy tri vesh rrush, këputjen e dhimbëshme dhe harlisjen mbi parcelat e peri-meve të hardhive me rrush të verdhë e të zinj; shembjen e zhurmëshme të arrës vigane me degë si direkët anijesh me etët e blerta; pland-osjen e manit të lartë; përmbysjen e pemëve me kumbulla e q e trungjet e pemëve të frytave gjithfarësh; hedhjen në remë të kumbullës së thartë që kurseu gjermani. Merreni me mend dhimbjen e hallës dhe fyerjen e rëndë të vëllait nën dhe. Më pas e kishte radhën tragjedia e shtëpisë së regjistruar nga etnografët si monu-ment kulture. Në oborr u panë disa ustallarë me përgjegjësin e tyre. Mos vallë kishin ardhur për mirëmbajtjen e saj? Përgjegjësi mbante në duar një letër nga Komiteti Ekekutiv, ku lexohej fjala urdhër, si vendim gjyqi politik nga Komiteti i Partisë së dashur. Punëtorët të ngjashëm me xhelatë kohësh barbare, mbanin

në duar kazma, lopata, sharra, sëpata, sqeparë, ganxha e qysqi. Sipas vendimit ata rrafshuan shtëpinë më të bukur të lagjes Murat Çelepi tok me historinë saj dhe artin e mjeshtrave të panjohur. Kazma e qysqia shkallmuan muret e gurtë të rrethimit, përmbysën portën me qemer guri; sharra shembi tavanet e çatinë e gjerë tok me oxhakët e llampadarët, nimet e shkallët, furrën e qilarin me qypa, hajatin e dhomën e kafesë. Gjithçka me vrull revolucionar. Halla nuk jetonte më dhe s’mund ta mbronte shtëpinë deri në vetmohim. Dhimbjen me lot e provoi i nipi, shkruesi i këtyre radhëve, i pafuqishëm si të gjithë. Përse e prishën atë mrekulli bujare? Shkaku nuk u mor vesh kurrë. Mister!

Ndoshta në arkivin e Kino-studios “Sh-qipëria e Re” ruhet edhe sot një lm dokumen-tar, ku shfaqet ajo shtëpi e bardhë, në të cilën u strehua e sigurtë disa ditë e netë, shëndosh e mirë Margarita Tutulani, më vonë rreth tridhjetë hebre dhe ushtarë të s litur italianë të arratisur nga kampi gjerman i robërve të luftës. Disa foto të asaj shtëpie në prag të rrënimit rrëfejnë për hijeshinë e saj edhe në ditët e fundit të jetës. Një etnografe e vonuar në kërkim të veprave monumentale për studime shkencore, ashtu si policët që mbërrijnë disa orë pas krimit, gjeti nje rrafsh të pastruar nga mbeturinat e një ndërtese të shkatërruar nga një bombardim në kohë paqeje, edhe heshtje varri. Tashmë trualli i rrafshuar ka mbetur shkret. Nuk dëgjohen më zërat e një brezi të tërë njerëzish me kulturë që lindën, u rritën, banuan aty e shërbyen në arsim, shëndetësi dhe ekonomi. Pipëzat e gajdat prej druri të njomë të pranverës heshtin. Nuk ndihen as cicërimat e zogjëve, as krisma e kaposhit mbi degët e kut në oborr, as kakarisja e pulave, as xhi-xhi-të e gjinkallave në trungje pemësh, as kërkëllima e çikrikut e llapashitja e krahëve të rosave në remë. Rema është diku nën themelet e shtëpive pa vlerë. Nuk uturojnë më bletët e uturat lule më lule, as pilivesat mbi ujë. Askush s’e merr me mend, se ku ndodhej ajo shtëpi zemër gjerë si vetë madhësia e bardhësia e saj. Në atë mëhallë të ngrohtë u rrafshuan, edhe shtëpitë e dijetarit e poetit Vexhi Bu-haraja, e mësuesve, tregtarëve dhe e zejtarëve të njohur në gjithë qytetin. Edhe shtëpia e vogël me oborr, por e këndëshme e pep Avdylit, që mblidhte gjarpërinj në Saraje edhe në remë, për barnatoret, shkollat dhe spitalet. Nuk dëgjohet më, as kambana nga Kulla e Sahatit e rrafsh-uar tok me çesmën, pranë xhamisë në lagjen Murat Çelepi, sipas vendimit zytar “Çlirimi”, në qytetin e shpallur MUZE.

Eshtë për të ardhur keq, kur ndonjë nga ish-banorët e asaj mëhalle, që merret me punë arti dhe me studime të monumenteve të kul-turës, i qan hallin Shkodrës e Tiranës për zonat historike, që tashmë pak nga pak po marrin frymë, në një kohë, kur qyteti i vet i lindjes, ka një një gjendje të dhimbëshme për shkak të shkujdesjes së ish-bashkëpunëtorëve, atij vetë dhe zyrtarëve përgjegjës sot, që mburren me librushkat për turistët.

Tashmë në truallin e harruar, shihen vetëm disa shtëpi përdhese. Kalldrëmet e sheshta dhe shtëpitë e mëhallës janë zhdukur. Pamjet e di-kurshme përtej mureve e mbi pemët e bahçesë së dhunuar, kanë humbur trishtueshëm. Janë shlyer edhe nga kujtesa. Diku pranë tyrbes së Baba Aliut të shenjtë, prehet gjyshi i urtë. Ai nuk e di seç bëhet me shtëpinë e vet të bukur, ku gëzoi dhe u hidhërua gjatë një pjese të jetës. Edhe hëna, teksa ulet mbi muret e Kalasë, ashtu e zbehtë mallkon e qan. Vetëm mrekul-lia e Zotit ka shpëtuar nga shfarosja, shegën, mjaltë të ëmbël e plot lëng të fshehur në një kënd, pranë murit, që dikur rretonte shtëpinë dhe bahçenë. Shega qysh nga koha e gjyshit, rrit kokrat e shëndosha duke dëshmuar, ashtu siç ndodh shpesh pas një masakre barbare, se jeta në atë vend të shenjtë vazhdon.

Page 20: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 2 nëntor 2014

20 SH.com LETËRSI

TRADITA VLERA

QAZIM D. SHEHU

Kur hidrauliku erdhi dhe pa tubat e ban-jos, ai tha se ato ishin të bllokuara dhe prandaj uji tërhiqej me zor. Atë ditë s`mund të punonte, pasi veglat ia kishte huajtur një shoku për pak kohë, ndërsa do të gjente rastin më të parë, pasi për mjekun kishte respekt, madje i vinte zor

që nuk mund ta kryente këtë punë siç dëshironte. Gruaja e mjekut vështroi anës murit dhe rrudhi buzët me një pakënaqësi të hapur dhe ai duke vënë re fytyrën e saj të menduar asesi nuk e mendoi se ajo duhej të sillej pikërisht ashtu, ndërsa po pinte më këmbë një gotë raki nga një zor i imponuar për të mos e fyer atë grua ; u kujtua se duhej të linte numrin e telefonit, nxori një letër të zhubrosur dhe me një laps të shkurtër e shkroi numrin duke e mbështe-tur letrën mbi lavatriçen që rrinte e heshtur në koridor. Gruaja nuk e preku letrën dhe ashtu me fytyrë të vërejtur në re eksin e një mundimi të dikurshëm e luti për gotën e dytë, shtriqi krahët sikur të mos i kishte mjaftuar gjumi i natës dhe hapi derën e dhomës së gjumit, po ndërkohë hidrauliku kishte dalë në koridorin e jashtë dhe po zbriste shkallët. Duke i zbritur ato me hap të ngadaltë atij po i sillej ndërmend pamja e asaj gruaje, fytyra e saj e bukur po e përhumbur në një qetësi që vinte pas një lufte shpirtërore dhe sidomos mjeku i njohur që e kishte takuar disa herë dhe disa herë i qe lutur të vinte e të shihte ato të amosura tuba se nuk duroheshin gratë.

Mjekun e njihte edhe kishte respekt, po gruaja e tij sesi iu duk, sikur ai t`i kishte ndonjë faj. Hidrauliku mendoi se ia behu një punë e mirë, mjeku kishte para dhe në atë çast u ndërmend se sa hajvan ishte treguar që kishte huajtur veglat e punës. Asnjëherë nuk jepen të shkretat, ckërmitej me vete, ndërsa kishte dalë në sheshin e madh para pal-latit dhe ktheu kokën edhe një herë për të ksuar katin ku banonte mjeku. Ishte një pallat i ri, ndërtuar me shijen e arkitekturës më të fundit;kuptohet jo kushdo mund të blinte hyrje aty, vetëm pasanikët. Ndërsa iu kujtua shtë-pia e tij e thjeshtë në periferi, e në atë çast i hodhi sërish sytë për të parë katin e tretë, aty ku banonte mjeku dhe iu duk se një perde lëvizi. Mos vallë ajo gruaja po e ndiqte me sy, e pezmatuar me të drejtë;qëndroi dhe pa sërish, po në heshtjen e dritareve të katit të tretë asgjë nuk lëvizte.

Ishte një mbrëmje kur hidrauliku po shetiste nëpër një rrugë kot më kot, pa asnjë kacidhe në xhep. Ai sërish po mendonte për veglat e huajtura shokut, për shokun që kishte mbyllur telefonin dhe s`dihej ku ishte. Kishte dëgjuar kalimthi se kishte shkuar në një brigadë punë-torësh në Sarandë dhe në ato çaste po ndjente në vetvete peshën e një gabimi të pafalshëm. Bëj nder e gjej qeder, mërmëriste me vete, kur ndjeu se dikush e kapi për krahu. Ishte mjeku. Kur gjërat vijnë e mblidhen për ters ngan-jëherë bëhen aq të bezdisshme sa sikur të duash t`i rreg-ullosh kaq përpikmërisht në kahun e tyre, nuk mundesh, çfarë duhej t`i thoshte tani mjekut të nderuar, të thoshte se duhej të gjente një hidraulik tjetër, vallë nuk e dinte mjeku këtë, por edhe s`mund t`ia thoshte këtë edhe për faktin se ajo punë ishte me leverdi, mjeku paguante aq sa ai do t`i kërkonte. Ustai pa vegla është si një ulok pa paterica, mendoi, ndërsa mjeku e tërhoqi nga krahu sikur ta kishte zënë në faj. Dhe vëtetë ai ishte në faj, në faj të vetvetes. Mjeku një mesoburrë thatim, me një trup të lehtë, fytyrë imcake dhe një tufë okësh që i binin mbi ballin e pjerrët e ftoi për kafe. Në llim deshi ta refuzonte, do të ndjehej si mbi gjëmba për punën e mosbërë, po mjeku nuk i foli fare për tubat, ai tha se atë mbrëmje kishte nevojë ta shoqëronte një njeri, dhe se njeri më të përshtatshëm se ai nuk mund të gjente, pasi edhe e njihte mirë dhe do rrinin diku. Fjalët e tij ishin të sinqerta dhe ai nuk po kuptonte pse kishte gjetur pikërisht atë, një mjek i sojmë të pinte

ÇELË SIme një punëtor, kur mjeku mund të thërriste ndonjë shok të sërës së vet, ndërsa po mendonte se në ato çaste nuk mund të kundërshtonte për asgjë. Fundja nuk kishte pse tregohej shpër llës as të sajonte ndonjë punë kur nuk kishte, mjeku po e ftonte dhe duhej të shkonte pas tij.

Ishte vonë, ndoshta ora dhjetë, kur ata sapo kishin dalë nga klubi dhe u gjendën para pallatit të lartë, kur mjeku çuditërisht tha se duhejtë ktheheshin sërish në klub. Ai pa nga dritaret e shtëpisë së tij dritat e ndezura, të trija dritaret llamburinin dhe atij iu duk se ato llamburisnin më fort. Kthehemi, tha mjeku, nuk qenkan shuar…Hi-drauliku që duhej të shkonte në periferi dhe autobuzët urbanë mbase kishin orarin e fundit pikërisht tani, deshi ta thoshte enkas këtë, po unuk e tha . Ierdhi zor, apo mbase iu dhimbs ai njeri, po nuk po kuptonte përse duhej të pinte prapë, i cili me atë trup të hollë s`dihej ku e çonte rakinë, sidoqoftë duhej të zbatonte urdhërin e tij sepse ishte fajtor. U rikthyen në lokalin ku kishin qenë, i cili ishte boshatisur.

Mjeku nxori një shuk parashë dhe i vuri mbi tavolinë. Këto do t`i pimë, tha. Hidrauliku heshti dhe i pa paratë ku përziheshin ca kartmonedha euro. Kur erdhi kamarieri ai ia zgjati shukun e parave atij duke i thënë se lokali për atë natë ishte i bllokiuar. Kamarieri nuk i mori paratë, vetëm shkëputi një je prej tyre me lutjen e mjekut dhe solli pas pak dy pjata me mëlçi të ngrohta dhe gotat e rakisë. Ai e ckërmiti një cope, ndërsaedhe pjatën e vet ia zgjati hidraulikut.

-E që ta dijsh ti, mik vëllai, në të gjithë qytetin shuhen dritat vetëm dritat e shtëpisë sime rrinë ndezur…, mërmëriste mjeku, ndërsa thithte me një etje të ngopur pikat e rakisë. Vonë ata u ngritën. Ishte ora afër dymbëd-hjetës, ndërsa mjeku tani ishte në një gjendje jo të mirë. Ai nuk kishte ngrënë, madje pjata e tij rrinte aty. Mjeku po iste për ca punë të ngutshme që kishte bërë atë ditë. Veçse sqarimet e tij vinin të ndërprera, aq sa ai nuk po merrte vesh se për çfarë po iste, veçse miratonte me zë fjalët e tij. I shkreti e kishte humbur toruan për shkak të asaj të amosure raki. Rakia ka hedhur poshtë burrat më të mirë të kësaj bote, rakia dhe kurvnia, mendonte hidrauliku me vete, ndërsa shkonte ndërmend sërish shokun e tij, veglat e huazuara, dhe po ta kishte kryer atë punë, me siguri nuk do ndodhej sonte këtu.

Kur u gjendën para pallatit ai vuri re se dritat ishin kur.

-Qenkan kur tha mjeku, u duk se këtë fjalë e mërmëri-ti me një gëzim të papërshkuar. Pse duhej të iste ashtu ai këtë s`kishte për ta kuptuar kurrë, ashtu siç nuk mund të kuptonte sesi një njeri kaq i nderuar mund të katandisej ne këtë gjendje, po mirë që ishte natë dhe njerëz kishte rrallë ose aspak që ata të shihnin këtë njeri kaq të nderuar në këtë gjendje. Për atë nuk kishte rëndësi, fundja një hidraulik ishte dhe nuk banonte në zonën e zotërinjve të sëm. Mjeku qëndroi befas dhe turfulloi. Mbase për të

shprazur pakëz efektin trullosës të rakisë, trufulloi si një kalë që ka ngrënë shumë tërshërë. I erdhi të qeshte me këtë qëndrim dhe vuri re se mjeku mbase u bë më esëll, i erdhi mirë për këtë, tani do ndaheshin ndërsa ai do shpë-tonte nga ky siklet ankthi dhe padurimi për tu ndarë. Por turfullimi i tij nuk solli ndonjë gjë që të merrte për mirë. Ai turfullim ishte mbase përpjekja e fundit për të dalë nga një kujtim i lig. E ngaqë s`doli dot, befas mjekut iu varën këmbët nën peshën e një dobësie të papritu dhe ai ra në tokë. Hidrauliku i fuqishëm e ngriti, po çuditërisht, trupi i tij ishte i rëndë, megjithatë ai e pati fuqinë e duhur ta ngrinte mjekun i cili në ato çaste nuk kuptonte, kurrësesi, asgjë. O zot, ç`më gjeti, psherëtiu hidrauliku me vete, po sikur të vdesë, larg, qoftë, hajde ec nëpër hetuesira dhe gjyqe, hajde përballoje këtë të keqe, po sikur të bënin atë fajtor, ?Hidrauliku u dodh. Për pijanecin, mos kij mëshirë, lere aty ku e lë rakia, kishte dëgjuar dikur, ndërsa tani po mendonte se çfarë duhej të bënte. Vendosi që ta çonte në

shtëpi. Nuk mund ta linte në mes të rrugës, nuk shkonte, shtëpia ishte afër.

Ai e ngriti në këmbë, e hodhi mbi kurriz dhe me hap të ngadaltë mori për nga rruga ku gjendej pallati. Kur arriti tejk dera e hyrjes kapi dorezën dhe kuptoi se dera ishte mbyllur. Futi duart nëpër xhepat e xhaketës së mjekut dhe çelsat i gjeti lehtësisht. Dera u hap. Ai ndezi dritën e koridorit ndërsa iu duk se dëgjoi zërin e mjekut që e poro-siste të mos e ndizte dritën. Pastaj u nis me të andej nga ishte guzhina apo ndonjë dhomë tjetër. Vuri re një divan. E shtriu mjekun aty. Fytyra e tij ishte e qetë. Le të erë, mendoi, fundja nesër do i dalë rakia, do mendojë për këtë turp dhe s`do pijë më. Mjeku tha diçka nëpër gjumë iu duk se dëgjoi fjalën dritë. I erdhi për të qeshur, do ishte mirë edhe ai të shtrihej tek divani tjetër. Ndjehej i lodhur, tani ishte ora një e natës dhe nuk kishte ku shkonte, po a mund të rrinte në një shtëpi të panjohur. Kjo nuk shkonte. Po si mund të dilte, dera duhej mbyllur, çelsat merreshin me vete. Sikur ta linte hapur, a shkonte, mjeku ishte njeri i pasur dhe shtëpitë e pasura i gjuanin hajdutët. Jep një pare hyj në valle, jep pesë dhe s`del dot, mendoi e në ato çaste i erdhi një mendim. Të shkonte të zgjonte të shoqen e mjekut, po ku inte ajo?Po nëse do ta zgjonte, ajo sigurisht do lemerisej, ishte mesi I natës do vinin komshijtë dhe do ta merrnin për hajdut, ose për përdhunues. Ai kishte grua, fëmjë, të nesërmen televizori do thoshte emrin e tij. Hidrauliku po mendonte se çfarë duhej të bënte ndërsa mjeku gërhiste me sforca, kur u dëgjua se thiri për ujë. U ngrit dhe hapi frigoriferin. Çfarë nuk kishte aty. Dhe të gjitha të paprekura. I ngriti kokën dhe i dha ujë. Mjeku mërmëriti:Oh, nëna ime, pastaj vaisi kokën dhe e zuri sërish gjumi kllapitës.

Ai u ngrit dhe hapi një derë. Dhoma shërbente si parad-homë për një drerë tjetër. Sa dhoma duhej të kishte kjo shtëpi?Ndoshta katër, ndoshta pesë. Në dhomën tjetër ndezi dritën. Ambienti ishte i tejheshtur, si i vdekur. Rafte të mëdha me rrobe, tesha fjetje, sirtarë dhe komo. Çfarë të shihte. U kthye mbrapsht. Tani nuk po i kujtohej

Page 21: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 21www.shqiptarja.comE diel, 2 nëntor 2014

LETËRSI

dhoma ku shtriu mjekun. Koridori i gjatë dhe errësira p o e hutonte. Me tahmin u gjend diku. Vuri re një derë. Ndezi dritën. Aty pa një krevat martesor dhe të shoqen e mjekut shtrirë mbi krevat. Ishte ndehur gjysmëlakuriq mbi tesha dhe inte e qetë. U tmerrua kur dora e saj lëvizi po sërish ra në qetësi. Një buzëqeshje e lehtë nga ato që faniten në gjumë iu nder mbi buzë po shpejt buzëqeshja iu shua. Ç`të bënte. U kthye mbrapsht, ku dritën dhe doli me çap të lehtë. Tani po mendonte se duhej të ikte. Donte edhe një orë të gdhinte po si mund të ikte?Kujt do ia linte çelsat?Të zgjonte të shoqen mund ta lemeriste, të ikte si mund ta linte derën hapur. Vendosi të rrinte.

Edhe një orë dhe kur të zgjohej e shoqja ai do ia shpjegont të gjitha. Fundja nuk ishte një maskara. Kur gdhiu plotësisht ai po mendonte që ta zgjonte të shoqen e mjekut. Po a s`do ishte më mirë që ajo të zgjohej vetë?Vendosi të priste edhe ca. Mjeku gërvishtej në ëndrra në gjumin e një qetësie të thellë. Në banjo u dëgjua ardhja e ujit që vërshëlleu nëpër tubat gjysmë të zëna. Uji përpëlitej me sforco. Me siguri uji do ta zgjojë dhe ajo si grua do ngrihet shpejt për të vënë lavatriçen apo larë diçka tjetër. Dhe vërtet në koridor u ndien hapa. Atij iu bë se ato ishin hapa…Pas pak u bë qetësi. Uji pasi kishte mbushur tubat nuk ndihej më. U ngrit dhe hapi derën. Koridori qetësohej në një gjysmëerrësirë. Përkuli dorezën e dhomës së gjumit.

Dëgjoi një zë:-Gjithë natën përjashta dhe tani vjen në krevat. Këput

qafën, mor hajvan…Një zë i guximshëm, ulëritës, tmerrues. Një send i

fortë e goditi në dorë. Ai mbylli derën me shpejtësi, hapi derën e jashtme dhe i la çelsat mbi lavatriçe. E shoqja ishte zgjuar dhe nuk kishte rrezik për derën e hapur. Vuri re se në shpinën e dorës lëkura qe gërvishtur dhe rridhte një je e hollë gjaku. Mirë që shpëtova, tha, ndërsa doli me shpejtësi në sheshin e pallatit duke i rënë anës së kundërt…. Sikur mjeku të mos e mbante mend këtë ndodhi do qe një kryevepër, por edhe nëse kujtohej pike për pike, me siguri do shprehte mirënjohje, se derën nuk ia la hapur dhe çelsat nuk ia mori me vete…

Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe, shtatzënë

me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj. Në plazh njeh Kris-tensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmo-jnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur. Karina dhe Frederiku sikur i zgjidhin problemet e Sandrës dhe madje i ofrojnë një rrogë për ta shoqëruar Karinën në se-sionet e riaftësimit, në shëtitje apo për të bërë pazarin.Askush nuk do të mendonte se ato tri jetë të bashkuara rastësisht

përbëjnë arsyen e ekzistencës së Huli-anit, një i moshuar që sapo ka mbërritur nga Argjentina dhe që ndjek hap pas hapi vajtjet dhe ardhjet e norvegjezëve. Një ditë Huliani i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë. I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqen-drimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në ndonjë film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me të. Dhe Kristensenët nuk janë ata që duken. Megjithëse në llim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit, pak nga pak do të llojë t’i shikojë ndryshe zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vëjetën në rrezik. “Aroma e gjetheve të limonit” është një rrë m tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji.

Unë shkruaj tani vazhdimisht. Prish ato radhë ku gënjej dhe që dëshmojnë se i kam ende ca

doza mashtrimi në gjak. Zgjeroj ato faqe ku nuk jam treguar maksimalisht e sinqertë. Shkruaj dhe prish... Dhe, teksa shkruaj, më mbushet mendja se kësaj pune unë vërtet i kam hyrë për të shpëtuar shpirtin tim, por ama edhe për t’iu vënë gishtin ca të tjerë njerëzve me pamje e jetë të rregullt, me rregullsi tejet të rregullt, që kanë, megjithatë, plot ditë kriminelësh në jetën e tyre.

Ja, Ana! Tani, m’u përgjigjni, ju lutem: pse e vramë?

Aroma e gjetheve të limonit

Shënimet e një gruaje

Mallkimi i priftëreshave të IlirisëAutore: Mira Meksi

Titulli: Mallkimi i priftëre-shave të Ilirisë

Lloji: RomanShtëpia Botuese: Toena

Faqe: 392Çmimi: 1000 lekë (kopertinë

e butë)

Aroma e gjetheve të limonitAutor: Clara Sánchez

Gjinia: RomanPërktheu: Adrian Beshaj

Botoi: DudajFaqe: 408

Çmimi: 1000 lekë

Shënimet e një gruajeAutori: Teodor Keko

Gjinia: RomanBotoi: Dudaj

Faqe: 208Çmimi 700 lekë

një fshat vjeçe, e

-ë te

uli-itur hapi ë ditë ollësi mtë. I ijetuar përqen-ë ndonjë ë tmerr të. Dhe gjithëse

Hulianit, ndryshe ftit të të afajësisë gjetheve merri pa hashtu,

AAAArAroAroAromAroma e gjetheve të limonitAutor: Clara Sánchez

Gjinia: RomanPërktheu: Adrian Beshaj

ÇÇÇÇÇÇÇÇÇmm

Shtëpia botuese Toena hodhi në treg “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” i shkrimtares Mira Meksi – një roman me ngjyresë historike mbi

Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Është një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në Letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë. Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Ku-jtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote. Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi.

Page 22: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 2 nëntor 2014

22 SH.com HISTORI

NJË FOTOGRAFI

-MOTËRZIM-Në artikullin “At Gjergj Fishta, vazhdimtar në mendimin

e kombit”, Lasgush Poradeci shkruan:“…Vajta t’a shoh (Gj.Fishtën-shënimi im-K.D) rishtas më

1937, në Shkodër, në Kuvend. S’e gjeta…Ardhi më mori…Folmë mi mjeshtëri të vjershës në atë tryezë përrallore. Në librën t’ime të falur, i kisha shkruar pjesën e njëqindtë nga ç’desha: “Njeriut të Zotit meditans dhe militans,/Burrit sh-qiptar përfaqësonjës,/Më të madhit epik të shekullit.”

Si shpërblim snikërije për këtë të vërtetë, Fishta më përkëdheli toskërisht: “Lasgush unë mirë të lexoj, mirë

kuptoj. Ajo mënyrë e brendëshme është mundim, vojtje...Edhe unë do të mundnja të shkruaj ashtu, veç se druhem…”. “Pater, shkruaj pasi e kam mundur dhëmbjen dhe vojtjen, pasi jam pastruar-në kujtime…” Atëherë Fishta pohoj dyke u zbuluar: “Vërtet, kam bërë unë kështu me Oson, Alinë, Hajrijen…”.

M’a shpjegoj pastaj i çelur në zemër atë veprim kur-reshtjeje të fshehtësirave të punëtorisë vjershëtore, që është fshetësija e forcës dhe e fuqisë së racës shqiptare, atavizma dhe dinamizma e gjakut shqiptar, Frymë, Parim, Fjalë e përjetëshme e Mendimit të Kombit.

Fishta, Asdreni, Poradeci e Koliqi,si u bënë bashkë për këtë fotogra Zbulohen detajet e historisë së realizimit të fotos historike që përfaqëson takimin e dy brezave le-trarë, por që kumton edhe bashkimin gegë e toskë…

Kjo fotogra e Marubit realizuar në vitin 1938 edhe pse është shumë e njohur për publikun e gjerë, ka një histori mjaft të veçantë, e thuajse krejt të panjohur. De-taj ngacmues në të është fakti se janë

gjendur së bashku në këtë pozë përpara mjeshtrit Marubi dy poetë gegë (Gjergj Fishta dhe Martin Camaj) dhe dy toskë, (Asdreni dhe Lasgush Poradeci) njëkohësisht dy breza poetësh: mjeshtrit Asdreni dhe Fishta të ulur poshtë dhe në këmbë dy të rinjtë Poradeci dhe Koliqi. Por si janë gjendur bashkë këta katër poetë dhe si është fokusuar ky mo-ment nga fotogra ? Hollësitë e këtij takimi zbulohen rastësisht nga publikimi i dy fotogra ve nga vajza e Lasgushit, Marie Gusho, e cila postoi në faqen e saj para do kohësh një foto mjaft të bukur, realizuar në Shkodër në llim të vitit 1938, me diçiturën “Në çajin e profesorëve të gjimnazit Shkodër (shkurt 1938). Pas publikimit të kësaj fotoje, ku në qendër janë Lasgush Poradeci e Asdreni; Çezar Ndreu i bash-kangjiti kësaj historie foton e njohur të katërshes së poetëve me shënimin poshtë saj: dy breza letrarë dhe një shënim të një reviste, me shumë gjasa “Shejzat”, ku shpjegohet pikërisht historia e fotogra së së katër poetëve dhe e takimit të tyre në Shkodër.

Shënimi mban titullin “Takim poetnësh shqiptarë më 1938” dhe vijon: Me rasën e 30-vjetorit të veprim-tarisë si ordinar universiteti të prof. Koliqit, po botojmë nji fotogra qi përkujton nji udhëtim në Shkodër më 1938 të poetënve Asdreni e Lasgush Poradeci. Këta dy poetën të jugut të Shqipnisë, të ftuem nga Ernest koliqi, vizituen Shkodrën, e cila i priti me shfaqje të nxehta sympathije e admirimi. Para një publiku jashtëzakonisht të dendun, në sallën e Kinema Rozafat, poeti kombëtar At Gjergj Fishta u dha mirardhjen dy poetënve toskë me nji fjalim të shkëlqyeshëm si ai e kishte zanatë.

Gjatë ndejes s’Asdrenit e të Lasgushit në Shkodër, qi ngjati pesë ditë, u muer kjo fotogra e cila paraqet të bashkuem katër poetënt qi asokohe njeheshin si përfaqësuesat ma të cilësuem të parnazit shqiptar.

Fotogra a doli në të përkohshmen e mirënjohun “Përpjekja shqiptare” e drejtueme nga shumë i vlerti shkrimtar e njeri të pajisun me kulturë të gjanë his-torike e sociologjike, Branko Merxhani.

Përmes këtij shënimi zbulohet kështu historia e plotë e një fotogra e, që në të vërtetë nuk është thjeshtë një vepër arti e realizuar mjeshtërisht nga Marubi, por një mesazh kulturor e historik që iu vlen sot e gjith-monë të gjithë brezave të shkrimtarëve e poetëve, për të dhënë mesazhe bashkimi e përparimi.

ADMIRINA PEÇI Gjuha e poetëve

Fishta: Edhe unë do të mundnja të shkruaj ashtu, veç se druhem…”

“Në çajin e profesorëve të gjimnazit Shkodër (shkurt 1938).

Page 23: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

23E diel, 2 nëntor 2014 Kultura

Tetëdhjetë e dy filma në garë nga e gjithë bota që do të pasohen nga një kategori e zgjedhur vetëm për produksio-

net shqiptare do të shfaqen në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fil-mit TIFF 2014, i cili ngre siparin e tij në Tiranë më 3 nëntor. I kthyer tashmë në tra-ditë, festivali ka pasur këtë vit aplikime nga 107 vende të botës. Agron Domi, drejtor i festivalit, është shpre-hur dje në një kon-ferencë për mediat se “prodhimi shqiptar, kryesisht ai i Kosovës ka një rritje cilësore”. Gjithashtu, Domi bëri të ditur se bashkë me garën në 6 kategori, si gjithmonë TIFF sjell edhe shfaqje speciale të prodhimeve me me-trazh të gjatë. Një nga aspektet më të veçanta të këtij festivali do të jetë edhe çelja e festi-valit me një nga filmat më të mirë shqiptarë, prodhim i ish-Kinos-tudios “Shqipëria e re”. “Si homazh ndaj regjisores Xhanfize Keko, të hënën në mbrëmje fes-tivali pritet të nisë me shfaqjen e filmit kult “Tomka dhe shokët e tij”, i cili vjen tashmë i restauru-ar”, tha drejtori i festivalit Domi. Gjatë prezantimit të djeshëm të festivalit u bë e ditur se gjinia e filmit dokumentar, atij të ani-muar, filmit eksperimental, atij të shkurtër, filmit të gjatë dhe gara e prodhimit shqiptar janë katego-ritë nga të cilat, më 9 nëntor, në fund të festivalit do të dalin edhe fituesit e këtij edicioni të 12-të.

PSE U ZGJODH “TOMKA DHE SHOKËT E TIJ” PËR ÇELJEN E TIFF

Filmi i regjisores Xhanfise Keko “Tomka dhe shokët” tij, me skenar të Nasho Jorgaqit, është një nga filmat më të mirë shqiptar që i rezistoi për nga vlerat artistike kohës. Organizatorët e TIFF 2004 së bashku me Arkivin Shtetëror të filmit zgjodhën filmin shqiptar të realizuar 37 vite më parë pas një përpunimi teknik në një prej studiove më të njohura në botë në SHBA. Filmi do të shfaqet duke çelur TIFF 2004 më 3 nëntor në orën 19.00 në kinema Mil-lenium 2. Organizatorët pohojnë se filmi me vlerat e tij artistike i ka rezistuar kohës dhe meriton të duartrokitet. Filmi shqiptar ka marrë pjesë dhe është vlerësuar në dhjetëra festivale ndërkombëtare. Një nga kritikët më të njohur të filmit Marc Cousins në revistën Sight & Sound (Janar 2013) ka shkruar një artikull që mban titullin “Toka e panjohur”. Në këtë artikull ai e vlerëson filmin

Regjisori Armand Bora vijon edhe këtë fundjavë shfaqjen e premierës së tij në Teatrin e Metropolit. “Ata hyjnë pa troki-

tur” është premiera që ka çelur sezonin e ri ar-tistik në Teatrin e Metropolit. Historia e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” është historia e një çifti intelektualësh të izoluar brenda ambienteve të shtëpisë së tyre në kërkim të pjesës së fajit. Në këtë kërkim i kthehen dhe rikthehen jetës së tyre duke e parë dhe analizuar, për të gjetur gabimin. Kjo jetë, e cila del nga kujtesa ashtu siç edhe ata futin dhe nxjerrin nga valixhja plaçkat (rrobat) e tyre që i kanë bërë gati për t’i marrë me vete, për të shkuar në kampet e përqendrimit, kalon si një lm përpara spektatorit, me të gjitha ngjyrimet

e tij, duke nisur nga situatat komike, e duke përfunduar tek ato më dramatiket. Personazhet

EDICIONI i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ngre siparin e tij në Tiranë më 3 nëntor deri më 9 nëntor. Marrin pjesë 82 lma në garë

FESTIVALI

“Tomka dhe shokët e tij” çel festivalin TIIF

Vijon premiera e Armand Borës “Ata hyjnë pa trokitur”

Filmi, homazh për regjisoren Xhan ze Keko. Shfaqet të hënën në mbrëmje i restauruar

DHURATA HAMZAI

TIRANE

një regjisore e madhe. Filmi i saj “Tomka dhe shokët e tij” është realizuar në vitin 1977, pas shkëputjes së Shqipërisë nga Kina (Hoxha u zemërua përse Kina mik-priti Niksonin). Ai flet për fëmijët, sikurse shumë nga filmat e tjerë të saj, dhe është më i freskët se “Vjed-hësi i biçikletave”. Me subjektin gjatë Luftës së II Botërore, ai ndjek një grup fëmijësh, të cilëve nazistët u kishin zënë fushën e futbollit. Filmi ka një natyralizëm dokumentar, kuadratimi akade-mik është i bukur dhe mizanskena është mjeshtërore.. Couins vijon të tehksojë meritat artistike të filmit, ndërsa shkruan më tej në artikulin e tij se “Tomka dhe shokët e tij” të kujton filmin “Emili dhe dedek-tivët”. Portretet e fëmijëve janë edhe shkaku përse unë jam pjesë e projektit të kinemasë shqiptare. Në këto arkiva ka thesare që duhen shpëtuar dhe shpërndarë. Filmi “Tomka dhe shokët e tij” është në gjendje shumë të mirë, e pra çfarë na ka penguar të mos e shohim prej 40 vjetësh? Sigurisht, mentaliteti i mbyllur i Hoxhës, por edhe mungesa e përkthimit me subtitra, sikurse mungesa e inter-esit real të të huajve për këtë tokë të panjohur (terra incognita).“ Sight& Sound-Janar 2013

Teatri i Metropolit

e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” janë dy, burri dhe gruaja që interpretohen përkatësisht nga aktorët Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani. Burri është artist, instrumentist në profesion. Njëri sensibël me ndjeshmëri të lartë, që në raport me gruan e lidh që pasioni i një dashurie sub-lime dhe deri në bezdisjet më të vogla të një jete banale, që ata bëjnë. Gruaja edhe pse nuk ka një profesion të përcaktuar, është kthyer në simbol të bukurisë zike dhe asaj shpirtërore. Bora thotë se për dramën është frymëzuar nga jeta e çiftit të njohur Pirro dhe Pavlina Mani, edhe pse vepra nuk është historia e tyre, por një homazh ndaj kujtesës sonë. Premiera do të ngjitet edhe sonte në skenën e Metropolit, nën interpretimin e dy artistëve të njohur të teatrit Alfred Trebickës dhe Rozi Kostanit.

e Xhanfise Kekos me këto fjalë: “Në arkiv gjithashtu janë filmat e regjisores së madhe Xhanfise Keko. Ajo nuk përmendet në bot-imin e besueshëm të Annete Cuhn “Bashkëudhëtari i Grave në filmin ndërkombëtar”, ndonëse një rrugë kryesore në Tiranë ka marrë emrin e saj. Unë vajta në treg dhe bleva disa DVD nga 11 filmat e saj; pasi i pashë (të papërkthyer), e kuptoj përse ajo është aq e famshme në Shqipëri. Xhanfise Keko është

Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani në role

NE FOTO: (Majtas) Filmi "Tomka dhe shokët e tij". (Lart) Regjisorja Xhan se Keko. (Poshtë) Drejtori i festivalit Ndërkombëtar TIFF 2014, Agron Domi dje në konferencën për median

Page 24: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

24 E diel, 2 nëntor 2014

Shënim: Për mendimet dhe sugjerimet që kini për këtë faqe mund të kontaktoni me mesazhe me numrat e telefonit 0696031369 & 0696546873 . Mendimet dhe sugjerimet tuaja do të vlerësohen nga autori

NGA ARBEN DUKA

KRIJ IMTARIE diel, 2 nëntor 201424

SATIRË POLITIKE

Po opozita???!!!..(Pjesa e Parë)

Vargjet do të vijnë,ndryshe kësaj here,po nga SHQUP’ i Salës,s’kemi shumë habere!

Sala s’po bërtet,s’bën më uragan,e vijon bojkotin,por është bërë pishman!..

Po është bërë pishman,sa ai e di,se bojkot mavria,s’ka rënë hiç në sy!

Nuk ka bërë zarar,si dhe kishin shpresë,ligjet kanë kaluar,pa asnjë pengesë!

Nëse në Kuvënd,do kishin qëndruar,ndonjë nen i mbrapshtë,s’do qe miratuar!

Mund të qe tërhequr,pala dominuse,dhe çdo ligj s’do shkonte,gjer në Kushtetuse!

Këtu asnjëherë,askush s’vuri mënd,që sherr-opozita,bëhet në Kuvënd!

Kur ti s’je prezent,dhe nuk debaton,është krejt e kotë,që i ankimon!

Sepse opozita,ka mision vërtet,duhet që të mbrojë,popullin e vet!

Të mos qajë për vete,por të qajë halle,aq më shumë kur kemi,mazhorancë të madhe!

Fronti i opozitës,nuk braktiset kurrë,se pa opozitë,bëhet diktaturë!

Punë e opozitës,s’është punë vullnetare,sepse është e zgjedhur,me vota shqiptare!

Me ne çfarë të dojë,shteti bën çdo ditë,nëse opozita,s’bën dot opozitë!

Duket mazhoranca,punët i ka vaj,po gjithnjë liria,cenohet kollaj!

Në fakt opozitë,sot e nga llimi,më shumë kam bërë unë,se sa Lulëzimi!

Është kujë e zezë,opozitë e tyre,kur mendon Ristanin,që tregon qyfyre!

Kur mendon Palokën,që është kot së koti,kur bën kërcënime,porsi Don Kishoti!

Porsi Don Kishoti,terezit nishanin,edhe vë ca kushte,sikur do bëjë namin!

Opozita ka,gjëndje të mjerushme,se e di dhe vetë,që s’është e besushme!

Dhe nuk di ç’të bëjë,pas kësaj pauze,që e mësoi Lulin,të shkruaj romuze!

Të shkruaj romuze,si një qerrata,kur ai matanë,ësht’ kryeusta!

Basha me romuze,vazhdon fare kot,se atë matanë,ai s’e tall dot!

Dhe të ligem-dhe të tretem,dhe të bie-të rrëzohem,dhe Një i vetëm të mbetem,unë kurrë s’dorëzohem!

Le të më braktisin miqtë,në një stinë varfërie,më mirë vdes dhe për të liqtë,nuk thur himne dashurie!

Dhe kur bosh ta kem kuletën,meraku nuk do më hajë,dhe të mbetem Një i vetëm,derrit kurrë s’do t’i them dajë!

Ju të liq e hipokritë,që gjithmonë duartokisni,shpata do t’ju bjerë një ditë,nga ai që nuk e prisni!

Pak ësht’ dhe kazan’ i Ferrit,për ju që s’doni Lirinë,jini gijotinë e nderit,jini një me shtazërinë!

Për batakun ku ju rrini,jam vërtet i zëmëruar,se për hallet që ju kini,jetën time kam shkurtuar!

Tërë jetën kokëulur,në kënetën ku jetoni,me gurë më jeni sulur,ndaj llumin e meritoni!

Jini turp i njerëzisë,që qëlloni veç me gurë,po unë këngën e lirisë,nga buza nuk e heq kurrë!(Vijon numrin e ardhshëm)

Sa të zhduken zvarranikët!..Këndoj këngët e Kreshnikëve,qëkur feks e gjer sa muket,gjersa rracë e zvarranikëve,nga historia të zhduket!

Ata duan veç një jetë,llumin ku veten ushqejnë,ndaj kanë miliona vjet,që shqiponjat i urrejnë!

Të dalin nga llumi i tyre,zvarranikët nuk guxojnë,ndaj së fundmi këtë Botë,shqiponjat do ta gëzojnë!

Nesër Diell’ i Lirisë,do të thajë çdo kënetë,e ardhmja e Njerëzisë,guximtarëve u përket!

Për vete nuk kam shumë shpresa,të shoh me sy mrekullinë,ndaj bekim për njëmijë breza,do lë Hymnet për Lirinë.

Do vijnë kohë të reja,si shpërblim i gjithë mundit,jam i lodhur nga beteja,por kjo s’ësht’ kënga e fundit!

Page 25: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

25E diel, 2 nëntor 2014 Spektakël

En x h i N i n i d i k u r këngëtarja e festi-valeve në Shqipëri

sot instrumentistja e “La Scalës” në Itali mëngjesin e këtij fillim muaji është bërë nënë për herë të dytë. Nini ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Adele.

Nëpërmjet një statusi

në profilin e saj në Face-book ajo ka shkruar: “Pas 9-muajsh pritje jemi shumë të lumtur t’iu themi që mëngjesin e sotëm në orën 06:30 lindi vogëlushja jonë Adele. Dhurata më e bukur që Mia mund të kishte, motrën e saj të ëmbël”,- ka shkruar në gjuhën itali-ane Nini.

E themeluar në nën-tor 2011, “Shqiptar-ja.Com” në një kohë

relativisht të shkurtër arriti të bëhet një emër i njohur dhe i vlerësuar për publikun shqiptar, si në tregun e produktit të shtypur, edhe në atë të teknologjisë së fundit, në internet, ku faqja zë një nga vendet e para ndër mediat shqiptare në klasifikimin kombëtar. Kjo është arritur falë një pune me përkushtim nga ana e stafit dhe drejtuesve të saj. Pro-fesionalizmi i spika-tur në pasqyrimin e lajmit, investigimin në fusha të ndryshme, në kohë reale, ka bërë që lexuesi të tërhiqet nga media e re, duke e bërë atë të renditet në ato më të pëlqyerat dhe, sidomos, më të besuesh-met. Të pranishmit në një ceremoni të thjeshtë në redaksi dje u bashkuan në një urim që përvjetorët e ardhshëm të vijnë me re-zultate edhe më të mira se sa deri tani, çka sta dhe drejtuesit e gazetës “Sh-qiptarja.Com” i meritojnë me plot të drejtë.

“Shqiptarja.com” mbledh themeluesit dhe kontribuesit, feston përvjetorin e 3-të

Festa

ë .

e ë ,

Nuk kam lënë garën rikthehem në skenë

DODAElgit

Mjekët vendosin a do të kërcej të hënën

Çifti më i përfolur në spek-taklin “Dance Ëith Me”, Elgit Doda dhe Xhen-sila Myrtezaj do të vazh-dojnë garën edhe pas

spekulimeve që janë bërë. Këtë e vërtetëton kantautori Elgit Doda, ku thotë edhe pse ka pësuar një dëmtim të vogël, ai po rikuperon me hapa të shpejtë edhe fal ndih-mës së mjekëve. “Aktualisht kam pak dhimbje, por jam në gjendje shumë të mirë. Ndjek rregullisht provat dhe jam në pritje për të marrë konfirmimin e mjekëve nëse do të ngjitem këtë herë në skenë. Ju siguroj se javës tjetër do të jem patjetër në skenën e “Dance Ëith Me”, më i fuqishëm se kurrë në konkurim”. Kujtojmë se, Elgiti është dëmtuar gjatë provave dhe pret konfirmimin e mjekëve nëse do të ngjitet në skenë të hënën. Elgiti është shoqëruar menjëherë në Spitalin Amerikan ku ka bërë konsultat dhe ka marrë dhe mjekimet e para. Elgiti sqaron, për të gjithë të interesuarit pas kon-sultës me mjekun, se dëmtimi që ka pësuar është këputje ligamenti dhe krisje e meniskut dhe po bën mjaftë përmirësime.

ProvatNdjek rregullisht provat dhe jam në pritje për të marrë kon rmimin e mjekëve nëse do të ngjitem këtë herë në skenë. Ju siguroj se javës tjetër do të jem patjetër në skenën e “Dance With Me”,

Këngëtarja

Enxhi Nini bëhet nënë për herë të dytë,

vjen në jetë Adele

soSce bëNie pa

n

Page 26: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

26 E diel, 2 nëntor 2014Sport

UEFA nuk i bëri llogaritë mirë me vendimin për dhunën në Beo-grad, prandaj sot

në orën 14:00 do të përbal-let me një tjetër protestë të shqiptarëve për vendimin skandaloz të Disiplinës për ndeshjen Serbi – Shqipëri që akuzoi kuqezinjtë për gjithçka ndodhi si shkaktarë. Përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve të grupit të tifozëve Kuqezi, pritet që dhjetëra shqiptarë nga Zvi-cra, por edhe vende të tjera në

Napoli rikthehet duke mundur Romën 2-0 dhe rihapur garën për

titullin në kampionatin ital-ian të futbollit. Ndeshja u zhvillua nën masa të rrepta sigurie duke u nisur nga precedentët. Vendasit ia ar-ritën që falë dy golave të sul-muesit argjentinas Higuain dhe spanjollit Callejon të mposhtin verdhekuqtë. Me këtë tore Napoli ngjitet në vendin e 3 me 18 pikë, 4 më pak se Roma dhe -6 nga Ju-ventusi që mundi Empolin 0-2 me golat e Pirlos dhe Moratës duke rimarrë kryes-imin i vetëm me 25 pikë.

LA LIGAReali i Madridit mposht

Granda-n 0-4, golat u shënuan nga Ronaldo, dy herë James dhe Benzema duke u ngjitur në krye, pasi Barcelona humbi 0-1 me Celta Vigon brenda në shtëpi duke zbritur në vendin e tretë. Theksojmë që kjo ishte humbja e dytë për Barcelonën. Në vendin e dytë u ngjit Atle-tiko e Madridit.

PREMIER LEAGUELiverpuli është shumë larg

formës së edicionit të kaluar duke harruar që të tojë. Hum-bja e radhës vjen përballë Neë-

La LigaReali i Madridit mposht

Granda-n 0-4, golat u shënuan nga Ronaldo,

dy herë James dhe Benzema duke u

ngjitur në krye, pasi Barcelona humbi 0-1

me Celta Vigon brenda në shtëpi duke zbritur

në vendin e tretë.

Valë protestash në Europë ndaj UEFA-ssot tubim në ZvicërTifozët Kuqezi: Kombëtarja Shqiptare ka nevojë për të gjithë, së bashku jemi më të fortë

DYLBER BALLATIRANE

ProtestaEuropë të mblidhen përpara selisë së UEFA-s për të kërkuar drejtësi. Në njoftimin e tyre në Facebook, TKZ bën thirrje “2 Nëntor 2014 ora 14 00, Nyon përballë zyrave të UEFA-s, ti-fozët Kuqezi në Zvicër ftojnë të gjithë anëtarët, sportdashësit, median dhe shqiptaret kudo ndodhen për protestën që do të zhvillohet përpara selisë së UEFA-s. Të protestojmë kundër vendimit të UEFA-s në lidhje me episodin e ndeshjes Serbi – Shqipëri. Të protes-tojmë në mënyrë paqësore para këtij institucioni, që me vendimin e tij na diskriminon dhe na penalizon padrejtë-sisht. Të protestojmë kundër vendimit që favorizoi dhunën dhe racizmin e shprehur në Beograd. Duhet të jemi sa më të shumtë, të bashkojmë zërat tanë për të vënë në vend

drejtësinë. Sepse kombëtarja Shqiptare ka nevojë për të gjithë ne. Së bashku jemi më të fortë” thuhet në deklaratë.

“PLISAT” DRONE AKUZA UEFA-S

Tifozët e Prishtinës “Pli-sat” nuk e kapërdinjë lehtë vendimin e UEFA-s për

Shqipërinë për ndeshjen e 14 Tetorit në Beograd. Në ndeshjen e së shtunës mes kryeqytetasve të Kosovës dhe

Besës, tifo grupi i famshëm në mbarë trevat shqiptare ka protestuar ndaj vendimit të UEFA-s dhe deklaratave të Platinisë, teksa motoja krye-

sore është “Thu-aj JO racizmit”. “Plisat” përmes 11 pankartave me disa fyerje raciste kanë kundërsh-tuar vendimin, ndërsa e 12 është një pyetje drej-tuar UEFA-s: “UEFA, a është

kjo e mjaftueshme?”. Në fund “Plisat” kanë lëshuar një dron që mbante një mesazh “Bo-jkoto produktet e Serbisë”.

PROTESTA EDHE NËLONDËR E DORTMUND

Pas Dortmundit në Gjerm-ani dhjetëra shqiptarë janë tubuar para selisë së Komi-sionit Evropian në Londër për të protestuar kundër vendimit të UEFA që vendosi kundër Shqipërisë. Me pankarta të shumta në duar dhe altopar-lantë shqiptarët kanë kërkuar drejtësi për atë që ndodhi në Beograd duke bërë thirrje për anulimin e vendimit të Disipli-nës në Apel. Ndërsa nuk kanë harruar që të lëshojnë thirrje dhe pankarta kundër Platinisë, i cili nuk gëzon aspak simpati edhe nga anglezët, që i kanë denoncuar disa skandale.

TIRANEFutboll Bayern ton klasiken,Barça

humbet, Napoli mposht Romën Reali i Madridit, Atletiko, Arsenali dhe Juve pa surpriza

castle me rezultatin minimal 1-0 duke larguar akoma më shumë të kuqtë nga pretend-

imet e këtij edicioni, teka edhe vendi i dytë që arritën edicion-in e kaluar duket shumë larg. Arsenali siguroi një triumf të lehtë nda Burnley 3-0 me golat e Sanchez dhe Chambers. Edhe Chelesa toi, por me vështirësi me QPR 2-1.

BUNDESLIGABayern Mynih ton klasik-

en e Gjermanisë përballë Dortmundit 2-1. Ndryshe nga pozicionet në renditje, ekipet rivalizuan fuqishëm deri në fund.Pjesa e parë u mbyll me

Super Liga

Flamurtari premton kthesën, Tirana

tenton ta fundosë — Sot do të zhvillohen ndeshjet e kampion-

atit shqiptar të futbollit, të vlefshme për javën e dytë të fazës së dytë, teksa spikat dueli i Vlorës mes Flamurtarit që pret Tiranën në një moment shumë të vështirë, pasi ka pezulluar 4 lojtarët dhe shkarkuar trajnerin Gjoka. Mirëpo në një ndeshjet të tillë asnjëherë nuk i dihet. Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu udhë-ton në Laç, vendasit synojnë kthimin te pikët pas humbjes me Partizanin. Apolonia vjen në kryeqytet me ëndrrën për të përsëritur toren e fazës së parë me Partizanin që vështirë se do të bëjë një tjetër hap fals, pasi ndodhet në një moment shumë të mirë. Elbasani, i fundit i renditjes pret Kukësin, ndërsa Teuta luan në një transfertë të vështirë si ajo e Shkodrës.

avantazhin e miqve me golin e Rues, por që u zhvleftësua nga golat e Levandovskit dhe Robenit me penallti. Fitorja

i jep akoma më shumë siguri bavarezëve në luftën për titull, teksa Dortmundi zhytet akoma më shumë në fund.

APELI“Të protestojmë në

mënyrë paqësore para këtij institucioni, që me vendimin

e tij na diskriminon dhe na penalizon padrejtësisht” TKZ

Kalendari Dje

Premier League

Newcastle 1 - 0 Liverpool

Arsenal 3 - 0 Burnley

Chelsea 2 - 1 QPR

Everton 0 - 0 Swansea

Hull 0 - 1 Southampton

Leicester 0 - 1 West Bromwich

Stoke 2 - 2 West Ham United

Serie A

Napoli 2 - 0 Roma

Empoli 0 - 2 Juventus

Parma 2-0 Inter

La Liga

Granada 0 - 4 Real Madrid

Atletico 4 - 2 Cordoba

Barcelona 0 - 1 Celta Vigo

Bundesliga

Hamburger 1 - 0 Leverkusen

Hannover 1 - 0 Frankfurt

Mainz 1 - 2 Werder Bremen

Stuttgart 0 - 4 Wolfsburg

Bayern Munich 2 - 1 Dortmund

Sot

Premier League

14:30 Manchester City - United

17:00 Aston Villa -Tottenham

Seria A

15:00 Chievo - Sassuolo

15:00 Sampdoria-Fiorentina

15:00 Torino -Atalanta

15:00 Udinese -Genoa

20:45 Milan –Palermo

La Liga

12:00 Athletic Bilbao-Sevilla

17:00 Villarreal -Valencia

19:00 Levante -Almeria

21:00 Elche -Espanyol

Super Liga

13:00 Elbasani- Kukesi

13:00 Laci- Skenderbeu

13:00 Vllaznia- Teuta

16:00 Partizani -Apolonia

19:00 Flamurtari - Tirana

Page 27: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

27E diel, 2 nëntor 2014 Zbavitje

Dash

iPe

shor

jaGa

forr

jaBr

icja

piDe

mi

Akre

piLu

ani

Ujo

riBi

njak

ëtSh

igje

tari

Virgjë

resha

Pesh

qit

J E T A I K F M A FA H U F I N A L E T AN U S A N A T O R I U MA H E R E T I K U T R IR R U F A I L E I LI T S E T I A J

G J E S T E T S U P AA J E A H E T A N D YD I A N A R O S S R E R

N N K I A T L E T ET O T E L L E R Y J EO J U R I A O L A D

SHKRONJAE NJËJTË

PËR NUMËRTË NJËJTË

Plotësoni vendet

bosh në mënyrë

që çdo rresht e

kolonë të ketë

numrat nga 1-9

2 18 7 17 1 4 8 9 2 4

10 6 1 6 8 9 7 7 1 10 1

9 9 1 6 1 16 1 5 9

1 4 2 6 2 16 1 5 4 3

2 9 3 7 1 4 2 4 7 6

14 3 11 8 11 8 4 1 9 3

1 8 5 3 1 4 3 1 4

3 6 3 7 7 11 18 6 10

7 6 2 5 N 4 19 2 7 3

9 1 2 8 O 2 2 10 4 3 5 16

1 4 6 2 4 T 20 2 12 16 1

4 8 6 3 I 13 2 7 3 2 2 20

I KRIPTOGRAFUAR

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni dhe do doni te mos shkëputeni për asnjë çast. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm për te gjetur shpirtin e tyre binjak. Ne planin nanciar ka rrezik te përballeni me surpriza negative për shkak te moskujdesit me shpenzimet.

Nëse jeni ne një lidhje do kaloni një dite shume te bukur dhe te mbushur plot emocione sot. Do ndiheni me te bekuar se kushdo tjetër nga yjet. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë te hedhin hapin e pare nëse vërtet duan te krijojnë një lidhje. Situata nanciar do varet nga mënyra se si ju do i menaxhoni te ardhurat. Shpenzimet duhen ku zuar sa me shume.

Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa probleme. Beni atë qe ndjeni pa menduar se çfarë do ndodhe nesër. Do e vuani mjaft vetminë sot ju beqaret dhe do bini shpesh ne melankoli. Fatkeqë-sisht mundësitë për takime do mungojnë tërësisht. Situata nanciare do jete goxha me e mire dhe me e qëndrueshme.

Mos hezitoni t’i shprehni sa te mundni ndjenjat gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do e mbani zgjuar dashurinë dhe ngrohtësinë ne çift. Beqaret nuk duhet ta humbin durimin dhe te dorëzohen, pasi mundësi te mira për takime do ndodhin nga fundit i ditës. Financat do jene me te mira se kurrë me pare. Për toni për te kryer shpenzimet e menduara.

Projektet e përbashkëta qe keni nisur do ju afrojnë edhe me tepër me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Ne krahët e tij do ndiheni si princesha. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësitë për takime do jene te mrekullueshme. Ne planin nanciar do keni mbështetjen e miqve dhe familjareve, prandaj gjendja do vije duke u stabilizuar dalëngadalë.

Do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje sepse partneri nuk do ju kushtoje aspak vëmendjen qe meritoni. Flisni me te dhe mësoni arsyen e kësaj sjelljeje te tij. Beqaret duhet te për to-jnë sa te mundin nga ftesat qe do ju bëhen sepse me vone nuk i dihet çfarë ndodh. Ne planin nanciar duhet te vazhdoni te tregoheni sa me te matur.

Dashuria ne çift do rindizet edhe njëherë si ne llim sot. Do ndiheni te emocionuar dhe do i shprehni ndjenjat ashtu si do i ndjeni. Beqaret do takojnë shume persona neper vende te çuditshme. Merrni kohen e duhur për t’i njohur sa me mire ata. Ne planin nanciar do ju dalin para probleme serioze te cilat vetëm me ndihmën e te tjerëve do mund t’i kaloni.

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do isni hapur për çdo gjë dhe do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj. Beqaret do takojnë papritur disa persona te cilët me shpejt nga sa ata mendojnë do bëhen pjese e jetës se tyre. Te ardhurat do llojnë te stabilizohen dalëngadalë dhe do ndiheni shume me te qete se me pare.

Me ne fund do e kaloni situatën delikate qe ka mbi-zotëruar ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaj. Beqareve do ju pëlqejë liria qe kane dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një person ne krah. Financat do mbeten te mira edhe pse do kryeni ndonjë shpenzim me tepër. E gjithë kjo për shkak te organizimit qe keni bere kohet e fundit.

Jeta juaj ne çift do marre një drejtim shume me te mire gjate kësaj dite. Do jeni te vetëdijshëm për hapat qe do hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Beqaret nuk do ndihen ende gati te bëjnë ndryshime te rëndësishme ne jetën sentimentale dhe do mbeten vetëm. Finan-cat do jene me te mira për shkak te përpjekjeve dhe maturisë qe keni treguar se fundmi.

Do e ruani bashkëpunimin ne çift gjate gjithë kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaj. Te shumte do jene ata qe do ju kenë zili dhe do kërkojnë t’ua prishin planet. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura, por duhet te tregohen sa me realiste. Ne planin nanciar do mbizotërojë qetësia. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Venusi do jete i pozicionuar me se miri sot ne jetën tuaj sentimentale dhe do ju beje te përjetoni kënaqësi pa fund. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do kenë një dite te bukur, por nuk do llojnë lidhje afatgjata. Edhe aventurat do jene te pëlqyera për ta. Ne planin nanciar situata do konfuze dhe nuk do dini çfarë te bëni për ta ndryshuar.

FJALËKRYQI PA SKEMË

A K U T I P H M A T E R I A LD A R M I K E N A E R E B U SA S I A R O L E T A M E T I SM E A D O M E N I K A N E T T PI M A R A T O N A L U E U R AS K P I N E D A T O N A S T I LT O L T E K E A H I E N A T A AA R N E Z N T F A L T O R E T DD I X E E I D A B E M I R A T II A R A T K D E R R A S E E NU N I K T E P I R I E L O A Z EM A S A T M A L E S S I A N E T

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17123456789101112

PARADE FJALEKRYQESHNGA KADRI VOKOPOLAAA

FJALEKRYQI

FJALËKRYQI SPORTIV1 2 3 4 5 6 7 8

9 10 11 12

13 14 15

16 17 18 19 20

21 22 23 24

25 26 27 28

29 30 31 32 33 34

35 36 37 38

39 40 41 42 43

44 45

HORIZONTAL1. Inicialet e Connery.4. Një sport me brez të zi.9. Një pjesë e paci stëve.11. Një as brazilian.13. Janë ndeshjet e fundit.15. Sapo llojnë.16. Personazhi në foto.

21. Ente Lokale Sportive.24. Personazhi në foto.25. Është trofe sportiv27. Ente Ekonomike Ndërkombëtare.28. Një pjesë e taktikave.29. Ka merituar medaljen e artë.

31. Ku jtë e vetes.32. Sharif aktor.35. Një grupim politik.37. Janë në temë.39. Mbyllin katete.41. Marco, zv/i Buffon.44. Janë pesë të tillë olimpikë.

45. Janë sportistë të noble art.

VERTIKAL1. Futet në prizë.2. Antonio te Lazio.3. Shtypi ndërkombëtar.4. Kalimi në ekstreme.

5. Janë në qendër.6. Richard Harris.7. Qendër në kaos.8. Tase e volejbollit.10. Puyol futbollist spanjoll.12. Ever te Valencia.13. ... simile, kopja e dokumentit.14. Spinks ish-kampion i ringut.15. Errani teniste.17. Në fund të fundit.18. I katërti në kapitull.19. Ente Ekopnomike Elbasan.20. Janë tek në syza.

21. Eshtë klasi kimi me skuadër.22. Është lente zmadhuese.23. Skuadër çeke.26. Kërkojnë talent.30. I dyti në kapitull.33. Një planeti i kuq.34. Rrjedh në klepsidër.36. Ajo dhe ajo.38. Njuë stacion legjendar orbital40. Fillojnë sefte.41. Sean Bean.42. Oskar Kokoschka.43. Fundi i një samurai.

P A K O P J E T G O LA L V A P E U G E O T IS A R P L R K S KS E R G I O A G U E R O A

A D A N I E L E D E R O S S IC R I S T I A N O R O N A L D OE U R N T T I

B E S T T I E B R E A KA I K O M E N T A T O R EL O R I K T S T A R

Përgjigje e fjalëkryqit sportiv

Përgjigje e fjalëkryqit pa skemë

Përgjigje

Përgjigje

Sudoku

VIDEO/ TE DOKTORESHA

KA EDHE SURPRIZA

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që shkarkohet falas

HORIZONTAL1. Eshtë habiotat për luanë. -Janë pjesët e hekurta. 2. Vreri pa ku j. -Para Fe në New Mexico. -Një cak që s’duhet kaluar. 3. Eshtë e lashta. -Fillojnë tatë pjetën -Në krye të notarëve. -Kukulla e Ibsen.4. Polanski regjisor -Edme zikan i njohur. -Ekstreme në kamp.5. Pelin, shkrimtar bullgar. -Imponohen nga epidemitë . 6. Gjysmë ndalim. -Interpretojnë lë vizjet politike. 7. Eshtë ministri. 8. Janë mjedise pë r drama. -Eshtë lojtari under 21. -Është fazë rakete. 9. Inicialet e Klee piktor. -Një … dollar. -Unë dhe ti. -Eshtë shpina. -Role pa zë .10. Engjëlli rebel. -Janë vërsniket. 11. Kush bën…. tallet. -Fillojnë romanin. -Ari në tabelë.12. Mbahet një me inat. -Janë përbindësha. -Një tip... në kërcim.

DUHET TË NXINI 34 KUTI

VERTIKAL1. Mund të jenë cirku. -Pak simpatike.2. Emri i Schwarzenegger. -Eshtë lënda për prodhim.3. Rrethon... heremitin. -Një është Robert Ndrenika.4. Një i racës së pastë r. -Duhet në ku j. -Gjysma e anijes.5. Kapen në ku j. -Centauri i Shigjetarit.6. Haset pa ku j. -Tritan, gazetar i njohur sportiv.7. Kanë lindur fë mijë. -Fillojnë romanin.8. Ylli i shndritshëm i Akrepit. -I imi në Francë.9. Quentin i Kill Bill.

10. Në krye të masave. -Mund të jenë bankare.11. Eshtë sportist si Ian Thorpe. -Gjysma e hurmës.12. Eshtë infeksion në veshë . -Kapen të parat.13. Pacino i kinemasë. -Janë tek në tango. -Janë drenusha.14. Një metër... tub. -Një mjet rrethanor lundrimi.15. Pak imoralitet. -Mbyllin aeroporte. -Mund të kenë kokosi.16. Douglas aktor. -Mbahet për të ruajtur linjë n.17. Fitohet nga çiklisti. -Hurley aktore. -Tipi, por jo ti

Page 28: TENTATIVA JA PLANI I I KATER TE · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.259 - E DIEL - 02-11-2014 TENTATIVA } FAQE 6-7 } FAQE 5 } FAQE 15-22 }BURGOSURVE

28 E diel, 2 nëntor 2014Reklamë

LAJMEnga bota

Departamenti i Marketingut:Vera Përleka

Cel: [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: [email protected] - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba Malltezi - Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group ; Aurel Pepa - Zv/kryeredaktor Genc Kondi- Administrator i Përgjithshëm & Ekonomi ; Admirina Peçi- Kryeredaktore e “Rilindasi” ; Politika: Ervin Koçi ; Aktualitet: Elton Qyno ; Sociale: Sonila Isaku ; Kulturë: Dhurata Hamzai ; Sporti: Dylber Balla ; Design: Altin Aliaj, Erjon Ymeri ; Website: Greta Malaj ; Shpërndarja: Spiro Meshini cel: +355696088847

VALË UHFSATELITORTOKESOREKANALI 50KANALI 48

NË PREFEKTURAT:TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158

Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi

Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë

Të martën

5Pyetjet ngaBABARAMO5Pyetjet ngaBABARAMO

Ritransmetim

Ditën e hënëOra 21:00-22:00

në tv na ndiqni live

Në emisionin

me gazetarin Ilir Babaramo

00:30-01:30 & 14:30-15:40

Fillon punën Komisioni i ri Evropian

— Nisi dje zyrtarisht mandati i Komisionit të ri Europian, që drejtohet nga luksemburgasi Jean-Claude Juncker. Pas dy mandatesh të Jose Manuel Barrosos, i cili mes viteve 2004-2014 futi në BE 13 vende të reja anëtare, zgjerimi ka kaluar tashmë në plan të dytë. Megjithatë, Johannes Hahn, komisioner i Politikave të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerimin, ka siguruar se do të impenjo-het për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë e Serbisë, duke theksuar se është e nevojshme të vazhdo-jnë negociatat edhe me Tur-qinë. Impenjimin për vazh-dimin e procesit të zgjerimit e ka premtuar edhe shefja e re e diplomacisë europiane Mogherini, e cila ka vënë theksin tek rinisja sa më shpejt e dialogut të nivelit politik mes Kosovës e Serbisë.

Skandali tek EULEX-i, heton Brukseli

— Brukseli ka dërguar në Kosovë Kenneth Deane, drej-tues i Operacioneve Civile të BE-së, për të hetuar skanda-lin e shpërthyer së fundmi tek EULEX mbi akuzat për korrupsion. Prokurorja Ma-riah Bamieh ka akuzuar zyr-tarë të këtij misioni se kanë pranuar shumë të mëdha parash për të ndryshuar proçese gjyqësore. Ndër-kohë Bamieh është pezullu-ar nga EULEX, i cili ka nisur një hetim administrativ dhe ndaj saj. Pas shtatë viteve punë, ky mision shihet i padobishëm, thjesht vazh-dimësi e misionit të OKB, UNMIK, që kishte vepruar në Kosovë nga paslufta.

BE vendos patrulla detare në Mesdhe

— Bashkimi Europian ven-dosi ditën e shtunë patrulla detare në Mesdhe në kuadër të operacionit për frenimin e emigrantëve të paligjshëm. Tashmë prej muajsh brigjet e Europës po pushtohen nga mijëra njerëz që vijnë krye-sisht nga Afrika ose Lindja e Mesme. Të dhënat e fundit dëshmojnë se destinacionet kryesore të tyre janë Italia e Spanja. Udhëtimi bëhet në kushte çnjerëzore dhe mjetet lundruese mbajnë një numër shumë herë më të lartë sesa kapaciteti i tyre. Komisioni Europian deklaroi se Italia duhet të vazhdojë me përmbushjen e detyrimeve të saj ndërkombëtare për të shpëtuar njerëzit që janë në rrezik mbytjeje në ujrat e saj.