8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 9.09.202 VITI I - NR.97 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Has!......................................f.2 Kuvendi debate për imunitetin dhe paketën e ndryshimeve kushtetuese!...............f.3 Intervistë/ Minierat e Hasit, Cehani: Duhen bërë investime serioze!...............................f.5 Drejtësi dhe Zhvillim/ Arvizu: Politika përgjegjëse për statusin, ndëshkojeni me votë!..........................f.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.4 Babai i fëmijës: Djali vuan nga sindroma “Down”, M e siguri, deri tani, ju keni dëgjuar për Ligjin e Tërheqjes edhe pse nuk ishit të in- teresuar për idetë e reja. E gjithë ideja që shpreh kjo teori është se njerëzit mund t’i arrijnë dëshirat që kanë për aq kohë sa men- dojnë shumë për këto dëshira. Ju përlqen ose jo, Ligji i Tërheqjes do të funksionojë. Gjithmonë ka qenë kështu dhe gjithmonë kështu do të jetë, deri në momen- tin kur të mos këtë më dëshira, lutje, ndjenja ose besime, deri atëherë kjo ide do të mbije- tojë. Çdo gjë që ju bëni, lë një gjurmë në hapë- sirë dhe e njëjta gjë ndodh me ndjenjat dhe dëshirat tuaja. Ligji i Tërheqjes ekziston ashtu si fakti që dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Për disa njerëz, gjërat që nuk mund të vërtetohen ose nuk kanë një shpje- gim, i konsiderojnë si mrekulli ose si gjëra të cilat ishin të shkruara të ndodhnin. Ligji i Tërheqjes studion përtej “ishte e shkruar të ndodhte”. Ligji i Tërheqjes j’u mëson se, nëse men- doni pozitivisht për gjërat që dëshironi, ato do të realizohen. Por, nëse mendoni negati- visht, atëherë gjërat e këqija janë gati për të ndodhur. Gjithashtu, mund të ndodhin edhe gjëra të këqija që nuk janë të lidhura me këtë ligj. Çështje në fjalë, ju jeni të frikësuar sepse dikush mund t’iu vjedhë, ndërkohë që po ecni në rrugë. Ky mendim është çdo ditë. Përfundi- misht, një ditë ky do të bëhet një rast i vërtetë. Por ka raste kur rregullat nuk mund të zba- tohen. P.sh, një bebe e cila është abuzuar nuk mund të kuptojë çfarë po i ndodh dhe nuk atë që do nga jeta! jam i varfër dhe s’e kuroj dot! Të marrësh

Gazeta 77 News botimi Nr 197

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 197

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 9.09.202 VITI I - NR.97BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Has!......................................f.2 Kuvendi debate për imunitetin

dhe paketën e ndryshimeve kushtetuese!...............f.3 Intervistë/ Minierat e Hasit, Cehani:

Duhen bërë investime serioze!...............................f.5 Drejtësi dhe Zhvillim/ Arvizu: Politika përgjegjëse

për statusin, ndëshkojeni me votë!..........................f.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.4

Babai i fëmijës: Djali vuan nga sindroma “Down”,

Me siguri, deri tani, ju keni

dëgjuar për Ligjin e Tërheqjes edhe pse nuk ishit të in-teresuar për idetë e reja. E gjithë ideja

që shpreh kjo teori është se njerëzit mund t’i arrijnë dëshirat që kanë për aq kohë sa men-dojnë shumë për këto dëshira.

Ju përlqen ose jo, Ligji i Tërheqjes do të funksionojë. Gjithmonë ka qenë kështu dhe gjithmonë kështu do të jetë, deri në momen-tin kur të mos këtë më dëshira, lutje, ndjenja ose besime, deri atëherë kjo ide do të mbije-tojë. Çdo gjë që ju bëni, lë një gjurmë në hapë-sirë dhe e njëjta gjë ndodh me ndjenjat dhe dëshirat tuaja. Ligji i Tërheqjes ekziston ashtu si fakti që dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Për disa njerëz, gjërat që nuk mund të vërtetohen ose nuk kanë një shpje-gim, i konsiderojnë si mrekulli ose si gjëra të cilat ishin të shkruara të ndodhnin. Ligji i Tërheqjes studion përtej “ishte e shkruar të ndodhte”.

Ligji i Tërheqjes j’u mëson se, nëse men-doni pozitivisht për gjërat që dëshironi, ato do të realizohen. Por, nëse mendoni negati-visht, atëherë gjërat e këqija janë gati për të ndodhur. Gjithashtu, mund të ndodhin edhe gjëra të këqija që nuk janë të lidhura me këtë ligj. Çështje në fjalë, ju jeni të frikësuar sepse dikush mund t’iu vjedhë, ndërkohë që po ecni në rrugë. Ky mendim është çdo ditë. Përfundi-misht, një ditë ky do të bëhet një rast i vërtetë.

Por ka raste kur rregullat nuk mund të zba-tohen. P.sh, një bebe e cila është abuzuar nuk mund të kuptojë çfarë po i ndodh dhe nuk

atë që do nga jeta!

jam i varfër dhe s’e kuroj dot!

Të marrësh

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 197

2 77 NEWS

Lëvizja Shqipëria e Re ka organizuar tryezën e radhës me temë “Arsimi,

punësimi, shërbimet sociale, ide dhe per-spektiva 2012-2021”, në Has. Të rinj nga Kruma, Golaj, Fajza, Gjinaj etj, kanë dis-kutuar dhe kanë dhënë ide konkrete sesi ky rreth mund të zhvillohet. Në Has, sipas tyre, me perspektivë duhet të shihen disa sek-torë, si: turizmi malor, minierat, bujqësia dhe blegtoria. Demush Kastrati, psikolog në profesion sugjeroi menaxhim serioz të minierave si dhe ndihmë për fermerët, kri-jimin e sistemit të kullimit si dhe përmirë-simin e infrastrukturës. “Hasi ka shumë pasuri minerare, por ato shfrytëzohen nga një numër i vogël njerëzish, të cilët pasu-rohen vetë. Nëse shteti do të ndërhynte,

atëherë situata do të përmirësohej përsa i përket punësimit. Rreth 300 vetë do të punësoheshin në to. Gjithashtu, në rrethin tonë ka shumë toka që nuk shfrytëzohen, dikur ka pasur vreshtari dhe prodhim në bujqësi. Mendoj se duhet të ndihmohen fermerët, të krijohet tregu, gjithashtu edhe blegtoria duhet të zhvillohet, të ngrihen baxho”, tha i riu. Sipas Eriseld Danushit, me prioritet duhet të shihet edhe turizmi. “Ne kemi natyrë shumë të bukur, male, pyje dhe liqen. Nuk na mungon as tradita. Le t'i promovojmë këto si dhe të ngremë kampe turistike ose bujtina. Mendoj se kë-shtu do të zhvillohemi ekonomikisht dhe domosdoshmërisht do të punësohemi, por kusht për këtë mbetet infrastruktura rru-

gore”, u shpreh ai. Lidhur me arsimin, të rinjtë kërkuan më shumë kualifikim për stafin pedagogjik. Sipas tyre, infrastruktura në shkolla është përmirësuar, por raporti mësues-nxënës nuk është në nivelet që duhet të jetë. “Në shkolla mungon orien-timi dhe informacioni që duhet t'iu jepet nxënësve nga ana e mësuesve, përsa i përket të ardhmes tonë”, u shpreh i pranishmi Enis Bera. Elda Maçi, mësuese në profesion, pro-pozoi hapjen e shkollave profesionale, sipas saj këto janë një mundësi e mirë për t'u punësuar në profesione, të cilët janë lënë në harresë. Shumë të pranishëm u ndalën tek sistemi i kuotave për pranimin në univer-sitete. Të rinjtë sugjeruan që këto të fundit duhet të përputhen edhe me mundësitë që ofrohen në tregun e punës. Lidhur me shër-bimet sociale, sipas tyre është rritur numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike. Rreth 500 familje në këtë rreth mbahen vetëm me ato të ardhura. Ndërsa, shërbimi në spital sipas të rinjëve jepet, por mungesa e barnave si dhe stafi i vogël mjekësor janë probleme të cilat kërkojnë zgjidhje. Pjesë-marrësit kërkuan gjithashtu më tepër akti-vitete kulturore dhe sportive, por sipas tyre, kjo vjen edhe nëpërmjet sensibilizimit që duhet të ketë gjithkush për të kontribuar sa më shumë në komunitetin ku ai jeton. Të rinjtë e vlerësuan tryezën e organizuar nga LSHR-ja si mundësi për t'u shprehur dhe përfaqësuar. Në mbyllje të saj, koordi-natorja e kësaj force të re politike, Lisana Subashi i njohu të rinjtë me platformën e partisë, e cila së shpejti do të diskutohet në tryeza të tjera më të gjëra, ku do të marrin pjesë persona të ndryshëm të shoqërisë, me qëllim përfshirjen e zërit qytetar.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 19 SHTATOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

e ka aftësinë të thotë, do të doja që kjo të mos më kishte ndodhur mua.

Mendoni për një moment sikur mjedisi juaj të ishte një film komik që krijohet sa herë ju shfletoni faqet e një libri. Kjo do të thotë që ju, qenia juaj, është përgjegjëse për mjedisin, që është krijuar rreth jush.

Ju jeni të vetmit që komandoni span-gon, ndërkohë që të gjithë njerëzit e tjerë dhe ngjarjet që iu rrethojnë, janë mario-

netat tuaja. A është kjo mënyra se si ju ecni përpara në jetë? Thjesht, ndryshoni mënyrën se si shfaqen gjërat, nëse kjo nuk është mënyra si ju dëshironi të jenë gjërat.

Çdo qënie ka aftësinë për të ndryshuar atë çka nuk pëlqen tek gjërat që e rrethoj-në. Askush nuk mund ta krijojë këtë për ju, kështu që ju duhet ta bëni këtë vetë nëse nuk i pëlqeni gjërat që iu rrethojnë.

Kështu që, është koha të largoheni nga

stili i mërzitshëm i jetës që po jetoni, dhe vetëm mendimi pozitiv, është mënyra për ta arritur këtë. Duke ndryshuar stilin e je-tës dhe mënyrën se si ju mendoni, mund të jetoni realisht ashtu siç keni ëndërruar. Mos e harroni trurin tuaj, sepse është një mjet i rëndësishëm që duhet ta përdorni për aftësitë tuaja.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Has!

Barbara Prammer

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 197

77 NEWS

Heqja e imunitetit dhe paketa e ndryshimeve kushtetuese të opozitës

kanë qenë temat që kanë ndezur debatin në seancën plenare. Mazhoranca dhe opo-zita kanë qëndruar të palëkundura në qën-drimet e tyre për këto çështje. Për heqjen e imunitetit, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, pas shumë muajsh opozita ka

deklaruar se do ta votojë atë. Ndërsa, për paketën e ndryshimeve kushteuese, palët qëndrojnë të ndara. Mazhoranca ka bërë të qartë se nuk do ta votojë atë me argumen-tin se synon të bllokojë institucionet dhe të transferojë pushtetin nga mazhoranca tek opozita. “Ndryshimet e propozuara prekin thelbin dhe konfigurojnë plotësisht siste-min gjyqësor të vendit. Këto propozime kërkojnë një debat shumë të gjerë. Zgjedhja e krerëve të institucioneve me 3/5 nuk është i karakterit teknik, por synon që të transfe-rojë një pjesë të pushtetit nga mazhoranca tek opozita. Kush garanton se opozita nuk do ta përdorë politikisht zgjedhjen e kre-rëve të këtyre institucioneve? Problemet me të cilat përballet sot gjyqësori, mund të zgjidhen përmes ndryshimeve në ligjet organike dhe jo domosdoshmërisht me ndryshimin e Kushtetutës”, është shprehur

deputeti demokrat Edmond Spaho. Ndërsa deputeti socialist, Saimir Tahiri ka shpre-hur vendosmërinë e opozitës për të votuar heqjen e imunitetit dhe ka argumentuar se paketa e ndryshimeve kushtetuese synon të garantojë pavarësinë e institucioneve. “Ndryshimet kushtetuese që kemi pro-pozuar, synojnë një prokuror të pavarur. Kemi propozuar ndryshime kushtetuese që synojnë një gjyqësor të pavarur. Ne duam institucione të pavarura kushtetuese. Ne duam që rregullorja e Kuvendit të votohet bashkarisht. Ne dum që prokurori të jetë i pavarur, gjykatat të bëjnë drejtësi për nje-rëzit. Ju në doni votojini ndryshimet kushtuese, ne imunitetin do ta votojmë sepse besojmë tek kjo histori”, është shpre-hur Tahiri.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 19 SHTATOR 2012

Autoshkollë (A, B, C, D)

pa asnjë detyrim tjetër.vetëm 220 euro

Krijoje vetë fatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri me date 24 Shtator.

POLITIKË

Shpëtimi ofron vend pune Inxhinier Informatik. Dërgoni CV në email: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kuvendi debate për imunitetin dhe paketën e ndryshimeve kushtetuese!

Fule-Nishanit: Integrimi varet nga progresi me 12 rekomandimet!

Kufizimi i imunitetit, miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë dhe përfundimi

i reformës parlamentare kanë qenë shqe-tësimet kryesore të Komisionerit për Zgje-rim në Bashkimin Europian Stefan Fule, gjatë takimit që ka zhvilluar me presiden-tin Bujar Nishani, në Bruksel. Ai i ka bërë apel Shqipërisë që të mbetet e fokusuar në realizimin e reformave gjithëpërfshirëse, të cilat janë të nevojshme për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Fule ka kërkuar rezultate konkrete në përmbu-shjen e 12 rekomandimeve të Komisionit

Europian, ndërsa ka përshëndetur progre-sin e arritur deri tani. Ai e ka vënë theksin gjithashtu tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësia e gjyqë-sorit, si prioritete kyçe për ecurinë pozitive për aspiratën integruese të Shqipërisë. Ko-misioneri Fule ka përshëndetur angazhi-min e Presidentit Nishani për reformën në drejtësi dhe për integrimin europian. Ai e ka uruar kreun e shtetit për emërimin e tij, duke kujtuar rolin kyç të Presidentit në promovimin e dialogut ndërpartiak dhe vazhdimin e procesit të reformave në

vend. Komisioneri Fule ka përshëndetur gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe për të inkurajuar vendin për të vazhduar qëndri-min e saj konstruktiv për bashkëpunim rajonal. Presidenti Nishani falenderoi Fule për mbështetjen. Në një prononcim për gazetarët ai tha se do të bëjë gjithçka për reformën në drejtësi, qoftë si president dhe si kryetar i Këshillit të Lartë të Dre-jtësisë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 197

77 NEWS E MËRKURË, 19 SHTATOR 2012

LN TRAVEL & TOURS ofron vend pune part time AGJENT MARKETINGU. Dërgoni CV në email: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Binak Berisha nga Tirana e ka patur të pamundur deri më tani të gjejë

një shkollë për të kuruar djalin e tij (të vetëm) 13 vjeçar, që vuan nga sindroma “Down”. Kushtet e vështira ekonomike dhe neglizhenca e institucioneve përgje-gjëse, kanë detyruar 45 vjeçarin që të rrisë

i vetëm djalin në shtëpinë e tij, edhe pse për kurimin e kësaj sindrome ekzistojnë shkolla të posaçme. ”Jam përpjekur disa herë të gjej një sistemim për djalin, por askush nuk ma pranonte në shkollën shte-tërore të personave më aftësi të kufizuar”, thotë Binaku, teksa një ndjesi dëshpërimi i mbulon fytyrën. ‘‘Në privat më kërkojnë para, unë mezi siguroj bukën e përditshme për tim bir, jo më të paguaj për një shkollë të tillë”. Ndërkohë, kryefamiljari tregon do-kumentet që dëshmojnë gjendjen e djalit dhe shpjegon me detaje dyert ku ka troki-tur për të zgjidhur problemin e tij. ‘‘Unë i kam të gjitha dokumentet, pse vallë nuk i pranojnë’’, shprehet Berisha. Banesa ku banon Binaku sëbashku me djalin, (pasi nga bashkëshortja është i divorcuar), gjendet në zonën e Shallvareve dhe nuk i ngjan aspak një shtëpie, veçse një bodrumi të vjetër. 45 vjeçari tregon se shpeshherë ai ka dalë i vetëm rrugëve të Tiranës, për të kërkuar të birin, pasi largohej pa asnjë adresë. ‘‘Nuk dua asgjë më shumë, vetëm që këto dokumente të m’i marrë dikush dhe djali im të shkojë në një shkollë për këtë kategori’’, shprehet babai i fëmijës. Sipas tij, mësojmë faktin se 13-vjeçari që vuan nga sindroma «Down», është kthyer në një endacak që bredh në rrugët e Tiranës, duke rrezikuar shpeshherë jetën e tij, për shkak të automjeteve që kalojnë në rrugë me shpejtësi. ‘‘Kur më humbte fëmija, menjëherë lajmëroja policinë ose spitalet

për ta gjetuar atë’’, shprehet kryefamiljari. Gjithsesi, për momentin 13-vjeçari qën-dron në bodrum, pa marrë asnjë lloj mje-kimi dhe në kushte skandaloze. ‘‘Shkollat për personat me aftësi të kufizuar urgjen-tisht duhet të vijnë dhe të interesohen, me qëllim zgjidhjen e këtij problemi, thotë për «77 News» 45-vjeçari. Në të kundërt, djali mund të bëhet pre e ndonjë veprimi të paligjshëm, pasi nuk ka asnjë lloj mbro-jtjeje kur largohet nga shtëpia’’. Nga ana tjetër, mësojmë faktin se Binaku shet çdo ditë produkte bujqësore, në një tezgë të ndërtuar me hekura të ndryshkur, jashtë kushteve normale në zonën e Shallvareve, sa për të mbajtur frymën gjallë. Ai shprehet se paratë për të blerë produktet i ka marrë borxh tek një shok, duke u përpjekur të nxjerrë shpenzimet e bukës së përditshme për vete dhe për të birin. Sipas specialistëve të mjekësisë, problemi thelbësor i fëmijëve që vuajnë nga sindroma «Down» nuk është sëmundja nga e cila janë të destinuar të vuajnë gjithë jetën, por shkollimi i tyre. Nga ana tjetër, jo të gjithë këta fëmijë gjejnë mundësinë e një shkollimi profesional dhe të specializuar, ashtu siç ndodh në shumë vende të botës perëndimore.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Babai i fëmijës: Djali vuan nga sindroma “Down”, jam i varfër dhe s’e kuroj dot!

Binak Berisha

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134.

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 197

77 NEWSE MËRKURË, 19 SHTATOR 2012

FM GROUP WORLD MLM ofron vend pune Marketing. Dërgoni CV në email: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale , ide dhe perspektiva 2012-2021 në Has”

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Zek Cahani, qytetar i Krumës, në një intervistë për “77 News” thotë se

zhvillimi i sektorit minerar, i bujqësisë dhe turizmit malor në këtë rreth, do të sillte zhvillim dhe hapësira punësimi për të gjithë qytetarët. Lidhur me tryezat e organizuara nga Lëvizja Shqipëria e Re në të gjithë vendin, ai i cilëson këto të rëndësishme për të organizuar rininë, tek e cila sipas tij mblidhet edhe energjia që do të sjellë ndryshime në vend.Si paraqitet situata e punësimit në Has?

Në rrethin e Hasit, problematike mbe-tet situata përsa i përket punësimit. Të vetmit sektorë ku mund të punësohen

njerëzit janë shëndetësia dhe arsimi. Më pas mbetet vetëm vetëpunësimi.Çfarë sugjeroni ju për të përmirësuar situatën?

Hasi është i pasur me minerale, me krom dhe hekur nikel, por këto të fun-dit po shfrytëzohen brutalisht dhe jo në interes të qytetarëve. Mendoj se ka ardhur koha që këto të fundit të hapen dhe menaxhohen seriozisht duke u res-pektuar ligji. Kjo do të sillte punësim dhe zhvillim ekonomik. Gjithashtu, mendoj se duhet të zhvillohet edhe bujqësia, pasi Hasi dikur ka prodhuar shumë grurë e misër, gjithashtu edhe pemtarinë e ka

pasur frytdhënëse. Edhe turizmi, nëse do të investohej në infrastrukturë, do të sillte hapësira punësimi.Si funksionon sistemi arsimor në Has?

Sistemi arsimor funksionon si në të gjithë Shqipërinë. Shkollat, kohët e fun-dit janë rikonstruktuar dhe janë krijuar kushtet, për të zhvilluar mësim në kushte të mira.Si funksionojnë shërbimet sociale ?

Ndihma ndaj familjeve në nevojë është e pakët. Mungon përkrahja për personat me aftësi të kufizuar. Ndërsa, shërbimi në spital është mirë, mendoj se bluzat e bardha përpiqen të japin ndihmë me ato kushte që kanë.Lëvizja Shqipëria e Re, do të organizojë në Has, një tryezë e cila do të mbledhë rreth vetës të rinj të shumtë për të dhënë ide konkrete sesi mund të përmirësohet situata e punësimit, arsimit dhe shërbi-meve sociale në këtë qytet. Kjo forcë e re politike, më pas do të krijojë edhe plat-formën e ideve, të cilat do të sugjerohen për institucionet që kanë fuqi vendim-marrëse. Si i shihni të tilla organizime?

I shoh këto tryeza të domosdoshme për të organizuar rininë, e cila vitet e fundit ka qenë e çorganizuar. Energjia është tek brezi i ri. Nëse këta të fundit do të disiplinohen, atëherë do të sjellin edhe ndryshime në vend.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Minierat e Hasit, Cehani: Duhen bërë investime serioze!

Zek Cehani

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 197

77 NEWS E MËRKURË, 19 SHTATOR 2012KURIOZITETE

Cigarja të lë të jetosh deri në 45 vjet!

Puna më e mirë në botë, 1 mijë paund ora!

FM GROUP WORLD MLM ofron vend pune Marketing. Dërgoni CV në email: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Shefat e turizmit në Australi ofrojnë “punën më të mirë në botë”. Ata thonë

se kërkojnë një kujdestar për faqen e inter-netit. Vendi i punës në ishullin Quennsland kërkon “përpjekje minimale” për detyra mbikëqyrjeje. Pagesa për këtë vend punë është 1 mijë paund në orë. Reklama e re në “Hamilton Island”, në Gjirin e Madh të Koraleve, ofron mundësinë për të ndërruar vend e për të jetuar në tokën e detit dhe diellit.

Ky vend pune nuk kërkon kualifikime akademike, por aplikantët duhet të dinë të notojnë. Personi i zgjedhur duhet të tregojë në faqen e internetit se çfarë ndodh në atë vend.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Mosha e mesme është përcaktuar të jetë koha më “ideale” që ju keni

më shumë të ngjarë të vdisni nga kan-ceri, për shkak të pirjes së duhanit. Kjo edhe pse përqindjet ndryshojnë disi në varësi të gjinisë, nëse je mashkull apo femër. Për të paralajmëruar njerëzit e moshës së mesme nga një rrezik i tillë, ka qenë pikërisht një studim i SHBA-ve, saktësisht i Shkollës së Mjekësisë të Nor-thuestern University, i cili ka identifikuar se duhanpirësit meshkuj kanë një rrezik 75% më të madh të vdesin nga kanceri se sa ata joduhanpirës.

Në mënyrë të ngjashme, studimi për-cakton se duhanpirësit kanë një rrezik të shtuar me 64%, për të vdekur në mo- shën 45-vjeçare. “Zakonet, mosha, seksi dhe pirja e duhanit, luajnë një rol të madh në shëndetin e njerëzve”, tha në një deklaratë, Donald M. Lloyd Jones, autor i studimit. Sipas të cilit, ky studim duhet të tingëllojë si një thirrje «wake-up» për ata duhanpirës të moshës mesatare, shu-mica e të cilëve kanë pirë për dekada të tëra duhan.

Amazona Kadriuwww.newnews.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 197

777 NEWSE MËRKURË, 19 SHTATOR 2012 FOKUS

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ditën e sotme do të shpenzoni shumë orë duke biseduar në telefon apo online.

Demi: Disa ngjarje pozitive pritet të ndodhin ditën e sotme në mjediset ku punoni apo studioni.

Binjakët: Gjërat parësore, të cilat i keni vënë vetes si objektiv janë në qendër të vëmendjes për ju sot, duke iu bërë të ndiheni optimist.

Gaforrja: Mendimet që keni në kokë mund të kthehen në realitet ditën e sotme.

Luani: Kujdes me shpenzimet pasi nuk është dita e duhur për ta tepruar.

Virgjëresha: Jeni në një ditë të shën-detshme sot, inteligjenca juaj pasqyrohet edhe nga mimika juaj. Jeni në kërkim të aktiviteteve argëtuese.

Peshorja: Natyra juaj intuitive iu bën të kaloni një ditë të këndshme me njerë-zit që iu rrethojnë.

Akrepi: Harmonia iu shoqëron ju dhe familjen tuaj duke bërë që sëbashku të nisni diçka të re dhe frytdhënëse.

Shigjetari: Disa ngjarje pozitive në vendin ku banoni do iu bëjnë të ndi-heni rehat.

Bricjapi: Një surprizë e këndshme do t'iu vijë sot. Mund të merrni një pako apo një sasi parash nga larg.

Ujori: Një ditë e cila mund t’iu shër-bejë për të komunikuar me një mik, i cili është i një mendje me ju.

Peshqit: Një ditë plot frymëzim sot, në të cilën do të jeni plot gjallëri dhe optimizëm.

Kompania FINAL ofron vend pune Collection Manager. Të interesuarit të dërgojnë CV në email: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Ambasadori Bernd Borchardt duke iu kthyer zhvillimeve të 20 viteve

më parë në Shqipëri, i përshkruan ato si “ngjarje dramatike“ në periudhën nga 2 korriku deri në mesnatën nga 12 deri në 13 korrik 1990.

‘‘Në fund, mbi 3000 njerëz kërkuan strehim në ambasadën tonë duke dashur kështu të arrinin largimin nga Shqipëria. Ngjarjet u shoqëruan, jo vetëm me shkelje nga më masivet të të drejtave të njeriut nga regjimi komunist kundër atyre që donin të udhëtonin jashtë vendit, por edhe me shkelje të rënda të së drejtës ndërkombë-

tare ndaj ambasadës: të shtëna në territorin e ambasadës, hyrje me forcë e policëve në ambasadën tonë, ndërprerja e furnizimit të ambasadës, madje as posta diplomatike nuk u lejua të vinte te ne. Disa ndoshta ende do të kenë në kujtesë, se çfarë kush-tesh katastrofale, higjienike dhe mjekësore solli e gjithë kjo në territorin e ambasadës’’.

Ngjarjet e ambasadave shkaktuan një hap të madh mbrapa në marrëdhëniet gjermano-shqiptare.

Kryediplomati gjerman në Shqipëri vë theksin tek acarimi në kulm i marrëdhë-nieve mes dy vendeve, të cilat arritën deri në ndërprerjen e tyre pas ngjarjeve të amba-sadave, duke mbajtur vetëm disa aspekte nga fusha e kulturës dhe nga arsimi.

‘‘Sigurisht, që për ne kjo shkaktoi një hap të madh mbrapa në marrëdhëniet dypalë-she. Ndryshe nga shumica e partnerëve të tjerë perëndimorë të Shqipërisë, ne kishim nisur që në kohën e komunizmit bashkë-punimin për zhvillim me Shqipërinë. Këtë bashkëpunim ne e ndërpremë pas ngjar-jeve të korrikut 1990 duke vazhduar vetëm bashkëpunimin kulturor, si dhënien e bur-save. E kishim nisur bashkëpunimin për zhvillimin duke besuar në premtimet për reforma të regjimit komunist në Shqipëri dhe e pamë të konfirmuar qëndrimin tonë në reformat e para ekonomike dhe disa për-mirësime në maj 1990’’.

www.dw.dePër më tepër www.77news.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Era e ndryshimeve, i dha impuls të ri bashkëpunimit!

Bernd Borchardt

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 197

77 NEWS

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Ar-

vizu ka prezantuar në qytetin e Elbasanit iniciativën «Vepro tani», që synon të nxisë popullin shqiptar të reagojë ndaj padrej-tësive, shkeljeve të ligjit dhe korrupsionit. Gjatë këtij prezantimi, diplomati amerikan ka paralajmëruar politikën shqiptare për ndëshkimin që populli do t’i japë në rast se Shqipëria nuk do ta marrë statusin e ven-dit kandidat në Bashkimin Europian edhe këtë vjeshtë. Ai ka theksuar se politika është përgjegjëse për mosrenditjen e Shqipërisë përkrah vendeve të tjera të rajonit, pasi nuk po punon aq sa duhet me reformat e kër-kuara. ‘‘Shqipëria nuk po performon aq sa duhet, ka shumë debate për marrjen e sta-

tusit. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos renditet përkrah vendeve të tjera të rajonit. Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon”, është shprehur Arvizu. Ai i ka bërë apel popullit shqiptar të reagojë dhe ta ndëshkojë me votë poli-tikën, nëse nuk përmbush objektivat e premtuara. “Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet e qytetarëve. Ky problem është edhe në Amerikë, por populli nuk e pranon këtë gjë. Atëherë, që të ketë zgjidhje, do të jetë vota ajo që do të ndëshkojë’’, ka theksuar ambasadori i SHBA-së. Ai ka shprehur shqetësim për çmimet e larta të teksteve shkollore, pro-blemet në shëndetësi dhe ndotjen e lartë të mjedisit. Ambasadori i ka bërë apel qyte-

tarëve të Elbasanit të ngrenë zërin dhe të angazhohen për të luftuar këto fenomene, duke iu përgjigjur kështu nismës së Amba-sadës Amerikane, “Vepro tani”. Vepro Tani! Bëj të dëgjohet zëri yt!

Për Qeverisjen: Bëj të dëgjohet zëri yt! Merr pjesë në mbledhjet e bashkisë dhe përcilli shqetësimet e tua përfaqësuesve bashkiakë. Voto! Ushtro të drejtën tënde të votës për të zgjedhur ata që të përfaqë-sojnë dhe që do të të japin llogari ty dhe komunitetit tënd. Përfshihu! Kandido për në Këshillin Bashkiak, ose në një parti politike.

Për Mjedisin: “Riciklo! Veço materia-let e përdorura, si plastikë, letër, pajisje elektronike dhe kërko nga bashkia zba-timin e një programi për menaxhimin e mbetjeve të ngurta. Ndihmo të mbash pas-tër Shqipërinë! Organizohu dhe vepro për te ruajtur, zbukuruar mjedisin në Shqipëri. Thuaji “Jo” paketimeve plastike! Përdor çanta pëlhure për të mbajtur ushqimet.

Për Arsimin: Kemi shumë për të rregu-lluar dhe në fushën e dijes që duket sikur i kemi dhënë prioritet me liberalizimin, por në të vërtetë kemi krijuar një xhungël plot korrupsion, pa rregulla e cilësi në treg.

Për Shëndetësinë: “Paguaj sigurimin tënd shëndetësor! Mos u jep para nën dorë mjekëve dhe infermierëve dhe denonco korrupsionin në spitale dhe klinika. Ofro gatishmërinë tënde për t’u kujdesur, një pasdite në muaj, për fëmijët jetimë. Dhuro gjak! Çdo ditë nevojiten më shumë se 13.5 mililitra gjak për të rriturit dhe fëmijët talasemikë në Shqipëri.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 19 SHTATOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

KRIJOJE VETËÇdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina

në sejcilin prej Fakulteteve, vetëm 550 € / vit

plus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 24 shtator

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

Arvizu: Politika përgjegjëse për statusin, ndëshkojeni me votë!

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Aleksandër Arvizu