8
MENDIMI POZITIV E MARTË, 18.12.2012 VITI I - NR.287 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Ermelinda Ismailaj zgjidhet kryetare e Forumit Rinor të LSHR-së në Durrës!.............................................fq.2 Ettore Sequi: Themeli i demokracisë, pavarësia e gjyqësorit!...........................................fq.3 F.B nga Gramshi: Iu dhashë para mjekëve për të më kuruar djalin!..........................................fq.5 Universiteti “Vitrina” triumfon në “MODEL NATO”!.fq.7 Hapet zyra koordinuese e LSHR në Lezhë, Vlashaj: Të motivojmë hapjen e sipërmarrjeve të vogla!......fq.8 ...>>fq.4 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Shiheni jetën ndryshe! Gruaja e vetmuar: Jetoj në rrugë, kërkoj punë për të mbajtur veten! J eni zgjuar ndo- njëherë gjatë natës dhe keni pyetur veten se çfarë dreqin po ndodh me jetën tuaj? Shumë njerëz e bëjnë këtë. Kjo na ndodh të gjithëve në një moment të jetës tonë dhe ndodh shumë shpesh. Joseph Cambell na siguron për këtë pasiguri, duke thënë: “Nëse rruga para teje është e qartë, ju me siguri që ndodheni diku tjetër”. Midis përgjegjësive të jetës së përditshme dhe mirëmbajtjes të jetës së thjeshtë, mund të duket sikur ne nuk kemi kohë apo hapësirë për të shqyrtuar drejtimin e jetës tonë. Mund të punojmë si menaxher në një biznes i cili po ecën shumë mirë, kur papritmas ne goditemi nga një fatkeqësi. Kemi humbur vendin e punës. Ose dikush afër nesh sëmuret ose vdes. Ne përba- llemi çdo ditë më sfida të papritura në jetë. Jeta jonë nuk është me e njëjte si dikur dhe ne dety- rohemi të bëjmë zgjedhje të reja. Çfarë mund të bëjmë kur jeta jonë ndryshon papritmas, ose kur kuptojmë se është koha për të ndryshuar? Ka mjaft faza të këtyre dukurive në jetën tonë. Ato mund të jenë një ndarje personale, një krize e momentit ose një zgjim shpirtëror. Ndryshimet e mëdha të jetës janë thjesht ftesa që të rritemi duke u përballur më këto vështirësi të papritura. Këto ftesa mund të na çojnë për- tej asaj që ne dimë, në rrugë të panjohura në mënyrë që të njohim më mirë veten tonë. Gjatë procesit që ne ndryshojmë, mund të humbasim qëllim tonë të vërtetë. Jeta është e pasigurt. Ajo mund të jetë e pakëndshme, por vetëm në këtë mënyrë ju mund të forcoheni dhe të përballoni sfidat e jetës. Megjithatë, egoja juaj mund të dojë të dijë çdo gjë dhe të këtë gjithçka në kontroll. Por, kur ne e kuptojmë që kjo gjë nuk mund të realizohet... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News botimi Nr 287

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 287

MENDIMI POZITIVE MARTË, 18.12.2012 VITI I - NR.287

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Ermelinda Ismailaj zgjidhet kryetare e Forumit Rinor të LSHR-së në Durrës!.............................................fq.2 Ettore Sequi: Themeli i demokracisë,

pavarësia e gjyqësorit!...........................................fq.3 F.B nga Gramshi: Iu dhashë para mjekëve

për të më kuruar djalin!..........................................fq.5 Universiteti “Vitrina” triumfon në “MODEL NATO”!.fq.7 Hapet zyra koordinuese e LSHR në Lezhë, Vlashaj:

Të motivojmë hapjen e sipërmarrjeve të vogla!......fq.8

...>>fq.4

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Shiheni jetën ndryshe!

Gruaja e vetmuar: Jetoj në rrugë,kërkoj punë për të mbajtur veten!

Jeni zgjuar ndo-njëherë gjatë natës

dhe keni pyetur veten se çfarë dreqin po ndodh me jetën tuaj? Shumë njerëz e bëjnë këtë. Kjo na ndodh të gjithëve në një

moment të jetës tonë dhe ndodh shumë shpesh. Joseph Cambell na siguron për këtë pasiguri, duke thënë: “Nëse rruga para teje është e qartë, ju me siguri që ndodheni diku tjetër”.

Midis përgjegjësive të jetës së përditshme dhe mirëmbajtjes të jetës së thjeshtë, mund të duket sikur ne nuk kemi kohë apo hapësirë për të shqyrtuar drejtimin e jetës tonë. Mund të punojmë si menaxher në një biznes i cili po ecën shumë mirë, kur papritmas ne goditemi nga një fatkeqësi. Kemi humbur vendin e punës. Ose dikush afër nesh sëmuret ose vdes. Ne përba-llemi çdo ditë më sfida të papritura në jetë. Jeta jonë nuk është me e njëjte si dikur dhe ne dety-rohemi të bëjmë zgjedhje të reja. Çfarë mund të bëjmë kur jeta jonë ndryshon papritmas, ose kur kuptojmë se është koha për të ndryshuar?

Ka mjaft faza të këtyre dukurive në jetën tonë. Ato mund të jenë një ndarje personale, një krize e momentit ose një zgjim shpirtëror. Ndryshimet e mëdha të jetës janë thjesht ftesa që të rritemi duke u përballur më këto vështirësi të papritura. Këto ftesa mund të na çojnë për-tej asaj që ne dimë, në rrugë të panjohura në mënyrë që të njohim më mirë veten tonë.

Gjatë procesit që ne ndryshojmë, mund të humbasim qëllim tonë të vërtetë. Jeta është e pasigurt. Ajo mund të jetë e pakëndshme, por vetëm në këtë mënyrë ju mund të forcoheni dhe të përballoni sfidat e jetës. Megjithatë, egoja juaj mund të dojë të dijë çdo gjë dhe të këtë gjithçka në kontroll. Por, kur ne e kuptojmë që kjo gjë nuk mund të realizohet... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 287

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E MARTË, 18 DHJETOR 2012

<< VIJON NGA FAQJA 1 ne e gjejmë veten përsëri të trishtuar. Kur ndodhemi në një udhëkryq në një fazë të re të jetës sonë, është e rëndësishme që të jemi plotësisht të sinqertë me veten, të vlerësojmë ndje-njat tona të vërteta dhe t’i lejojmë ato të na tregojnë rrugën. Të kesh perspektivë për të ardhmen është çelësi. Perspektiva është ajo që e bën dallimin mes rezistencës

ose pranimit të ndryshimeve të reja që po ndodhin në jetën tuaj.

Jeta ndryshon sipas mënyrës që ne ndry-shojmë. Kjo është një pjesë e natyrshme e jetës. Pranimi i këtyre ndryshimeve të pashmangshme është i dobishëm për shën-detin tonë personal dhe lumturinë tonë. Marrja e vendimeve të reja mund të jetë sfiduese. Ne si qenie njerëzore priremi

të frikësohemi kur bie fjala për të marrë një vendim, nëse ky vendim është i drejtë apo do shënojë fundin e jetës ose karrierës tonë. Mësoni të ushqeni veten me ndryshi-met e jetës. Faleni veten dhe falni dhe dikë tjetër që ju ka dëmtuar. Lejoni që dashuria të jetë parimi juaj udhëzues.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Ermelinda Ismailaj zgjidhet kryetare e Forumit Rinortë LSHR-së në Durrës!

Kryetarja e Forumit Rinor për Lëvizjen Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku, së

bashku me koordinatorë të forumit rinor, realizoi takimin e radhës me sekretaren e FRLSHR në Durrës, Ermelinda Ismailaj. Ermelinda është studente në vitin e dytë Juridik dhe si juriste e ardhshme, pika që e ka tërhequr më shumë në platformën politike të Lëvizjes Shqipëria e Re ka qenë ndalimi me ligj i bixhozit dhe fajdeve. Sipas

saj, ky fenomen po dëmton shumë familje në ditët e sotme. Ajo theksoi se bixhozi sjell të mira materiale për një grup të ngushtë njerëzish, të cilat nuk e justifikojnë dëmin e madh që i shkakton shumë të tjerëve, për këtë arsye këto biznese nuk duhet ta vijojnë më aktivitetin e tyre. Një tjetër pikë që mbështeti shumë e sapopërzgjedhura si sekretare e Forumit Rinor në Durrës, është dhe çështja e barazisë gjinore, pasi

ajo mendon se femra duhet të përfshihet në çdo fushë të jetës. Kryetarja e Forumit Rinor të Lëvizjes Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku shpalosi të gjitha pikat e platfor-mës duke theksuar se kjo forcë politike ka në fokusin e saj shtresat në nevojë, të rin-jtë dhe sipërmarrësit. Ajo shtoi më tej se të rinjtë janë një potencial shumë i madh për Shqipërinë e re, të cilën LSHR synon ta ndërtojë pa korrupsion, me shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë e të zhvilluar e të begatë. Duke u ndalur veçanërisht tek lufta kundër korrupsionit, Kërçiku theksoi se LSHR i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj pjese në plat-formën e saj politike. “Ngritja e Agjencisë së Supervizimit të Administratës Publike, referendumet semestrale, edukimi i qyte-tarëve për të mos dhënë ryshfet dhe nxitja e programeve televizive që synojnë zbuli-min e rasteve të korrupsionit, janë disa nga propozimet konkrete që Lëvizja Shqipëria e Re i ka përfshirë në platformën e saj poli-tike, si tepër efektive për të luftuar këtë fenomen shqetësues për shoqërinë tonë”, është shprehur Kërçiku.

Për më tepër: www.77news.al

Berisha: Kredi të buta për kultivuesit e bimëve mjekësore e aromatike!

Kultivimi dhe përpunimi në vend i bimëve mjeksore e aromatike, shi-

het nga kryeministri Sali Berisha, si një mënyrë e mirë për të nxjerrë nga varfëria zonat malore. I pranishëm në punimet e Konferencës së VIII-të Kombëtare të In-dustrisë së Kultivimit dhe Përpunimit të bimëve aromatike-mjekësore, kryeministri ka garantuar se qeveria do të mbështesë me kredi të buta këtë sipërmarrje. “Këto bimë rriten në zonën që përbëjnë hartën e vendeve më të varfra. Për këtë aspekt përpjekja jonë është që të bëjmë gjithçka

për ta çuar më lart qëndrimin ndaj kësaj pasurie të madhe natyrore nga e cila përfi-tojnë familjet e varfra të vendit. Kultivimi i bimëve mjekësore sjell vetëpunësim dhe qeveria do të japë mbështetjen e saj për kultivimin e këtyre bimëve. Do të mun-dësojmë kredi të buta për fermerët që do të përpunojnë bimët mjekësore. Qeveria do të mbështesë laboratorët më moderne që duhen ju për të kontrolluar cilësinë e bimëve”, është shprehur kryeministri. Shqipëria mbetet ende furnizuesi i parë i tregut Amerikan me Sherebelë. Statistika

të Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregojnë se 57% e Sherebelës që hyn në SHBA vjen direkt nga Shqipëria. “Shqipëria sot është kthyer në një aktor të rëndësishëm botëror për prodhimin dhe eksportin e disa bimëve mjekësore dhe aromatike, siç është rasti i sherebelës e cila përfaqëson sot 50 % të gjithë importeve në SHBA apo timusi i cili përfaqëson 70 % të gjithë timusit që importohet në Gjermani”, ka deklaruar ministri i Bujqësisë Genc Ruli.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 287

77 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Albanialtd ofron vend pune për inxhinier mekanik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE MARTË, 18 DHJETOR 2012

Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2013-të, opozita voton kundër!

Sequi:

Themeli i demokracisë, pavarësia e gjyqësorit!

Përfundimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit janë kushtet

kryesore për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Për këtë arsye amba-sadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi, i ka bërë apel poltikës shqip-tare që të punojë për përmbushjen e këtyre dy kushteve, pavarësisht se 2013-ta është një vit elektoral. I pranishëm në takimin e pestë

të Komitetit Drejtues të palëve të interesit të projektit EURALIUS, ambasadori i Bash-kimit Europian, ka theksuar se shteti ligjor është themeli i demokracisë. Ai ka garantuar asistencën e BE-së për amendimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si dhe për hartimin e ligjit të ri për Gykatën e Lartë.“ Themeli i demokracisë është pavarësia e gjyqësorit. Të forcohet lufta kundra korrupsionit dhe

krimit të organizuar.Të gjitha të drejtat që Kushtetetuta u jep qyterarëve nuk janë asgjë nëse ato nuk garantohen nga një gjyqësor i pavarur dhe i ndërgjegjshëm. Deri tani janë investuar pothuajse 100 mln euro nga ta-ksapaguesit europian. Forcimi i shtetit ligjor dhe reforma gjyqësore janë në axhendën kryesore të BE-së. Reforma e administratës gjyqësore është thelbësore për përmirësimin e eficencës së gjykatave. Një ligj i ri i cili është hartuar me ndihmën e EURALIUS është çuar në Parlament, por është akoma duke pritur atje. EURALIUS është duke ndihmuar në hartimin e një ligji të ri për Gjykatën e Lartë, i cili gjithashtu po pret në Parlament. Është mjaft i rëndësishëm që të shikohet një progres gjithëpërfshirës dhe bindës në prio-ritet kyçe për Shqipërinë”, ka theksuar Sequi. Nga ana e tij ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shprehu vendosmërinë e institucio-nit që ai drejton, për t'i shkuar deri në fund konsolidimit të sistemit të drejtësisë.

Për më tepër: www.77news.al

Kuvendi ka miratuar buxhetin e vitit 2013-të, me 72 vota pro dhe 60 kundër.

Pas miratimit në parim, ligjvënësit e kanë shqyrtuar dhe miratuar atë, nen për nen dhe në tërësi. Ashtu si edhe në seancën e kaluar, opozita e kundërshtoi buxhetin e paraqitur në Kuvend nga qeveria. Socialistët kanë sh-prehur më tepër kundërshtime për nenet që lidhen me rialokimet e fondeve brenda ministrive, me grantet e qeverive vendore, me paratë e privatizimit të “Albpetrol”, me

borxhin publik e defiçitin buxhetor, si dhe nivelin e të ardhurave për vitin 2013-të. Opozita ka sjellë disa amendamente për buxhetin e vitit 2013-të në Kuvend, që janë rrëzuar nga mazhoranca. Deputetja socia-liste Mimi Kodheli është shprehur se neni 9 i projektbuxhetit i jep të drejtë qeverisë të administrojë të ardhurat nga privatizimi i “Albpetrolit”, pa marrë më parë një miratim nga Kuvendi. “Ne jemi kundër nenit 9 të projektbuxhetit ku janë të përfshira edhe të

ardhurat nga privatizimi i Albpetrolit. Këto para përbëjnë 10% të GDP dhe s`mund të përdoren nga kryeministri pa marrë mirati-min e parlamentit”, është shprehur Kodheli. Në kundërpërgjigje ministri i Financave Bode argumentoi se ky nen është hartuar në bazë të një standardi të përdorur edhe më parë. Buxheti i vitit 2013 kap vlerën 410 miliardë lekë dhe është cilësuar nga mazho-ranca si më i madhi në historinë e vendit.

Për më tepër: www.77news.al

Ettore Sequi

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 287

77 NEWS

Energy System ofron vend pune për inxhinier mekanik. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MARTË, 18 DHJETOR 2012

Jetoj në rrugë, kërkoj punë për të mbajtur veten!Gruaja e vetmuar, Mimoza Osmani:

Tabela që mban përpara vetes, me mbishkrimin “Më ndihmoni se jam

jetime” duket që nga larg, ndërsa 39-vjeçarja Mimoza Osmani i ka mbledhur duart rreth vetes nga i ftohti i dhjetorit. Sapo i afrohesh dhe i flet, sytë e gruas jetime që jeton filli-kat e vetme në këtë botë, e sëmurë dhe pa strehim nisin të lotojnë pa pushim. Qan me denesë për jetën që ka kaluar dhe për të ardhmen nëse do të mundet ta ketë një të tillë. “Nuk kam më shpresa në këtë jetë, jam e vetme jetime, një vëlla që kisha më vdiq përpara disa muajsh, tani jetoj në rrugë, jeta ime mori fund, askush nuk më ndihmon”, shprehet mes lotësh gruaja me origjinë nga Elbasani, por që jeton rrugëve të kryeqy-tetit. Ndërsa përpiqet të përmbajë veten sapo i tregojmë që jemi gazetarë nga Qen-dra për Drejtësi dhe Solidaritet dhe duam ta ndihmojmë, ajo duket sikur vë buzën në gaz e na thotë se, për të mbajtur frymën gjallë do të dëshironte të largohej njëherë e

përgjithmonë nga rruga, pasi shpesh herë kalimtarët e ofendojnë dhe e trajtojnë keq. “Nuk dua të lyp më në rrugë, dua të gjej një punë që të jetoj si gjithë të tjerët, çfarëdo që të jetë si pastruese apo pjatalarëse, kush të mundet të më ndihmojë që edhe unë të kthehem në jetë, pasi jam e sëmurë”, shpre-het e trishtuar 39-vjeçarja duke treguar se prindërit i kanë vdekur përpara disa vitesh dhe një vëlla të vetëm që e kishte, e ka hum-bur jetën përpara disa muajve për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Historia

Jeta e Mimoza Osmanit i përngjan një seriali dramatic pasi vuajtjet, sëmundjet dhe fatkeqësitë në familjen e saj duket se e kanë ndjekur hap pas hapi. 39-vjeçarja nga Elbasani tregon se edhe kur ishte fëmijë nuk ka mundur të gëzojë fëmijërinë pasi është rritur në një familje tepër të varfër dhe me një baba të sëmurë. Pas vdekjes së babait, nëna e Mimozës zhvendoset me dy fëmijët në Tiranë, ku mundohet ta mbaj familjen duke punuar rreth 15 orë në ditë e vetme dhe pa përkrahje. Më pas, ajo humbi jetën pas një sëmundjeje të gjatë dhe e la vetëm Mimozën me vëllain e saj. Gruaja jetime tregon se vëllai i saj ishte i vetmi njeri që ajo kishte në jetë dhe tani që ai nuk jeton më, ajo ka mbetur fillikat dhe pa asnjë mbështetje, për më tepër që është edhe e sëmurë. “Jam me ramatizëm të rëndë dhe kur jam vizituar mjeku më ka dhënë 50 mijë lekë ilaçe dhe si kam blerë, sepse nuk kam para. Jam pa asnjë mundësi financiare”

Apeli39-vjeçarja Mimoza Osmani rrëfen se

ajo nuk merr asnjë ndihmë ekonomike nga shteti dhe del në rrugë për të lypur, pasi do të jetojë dhe nuk ka para të blejë asgjë. Apeli i 39-vjeçares së vetmuar i shkon të gjitha institucioneve shtetërore që do të munden ta ndihmojnë apo edhe ndërmarr-jeve të ndryshme por edhe individëve që kanë bizneset e tyre ku Mimoza mund të punësohet. Ajo bën apel se do ta dëshironte shumë një punë që të mos detyrohej të dilte në rrugë në të ftohtë për të lypur para. Ndër-sa bën apelin e saj, gruaja thekson faktin se ajo jeton në rrugë ku të mundet, herë pas herë shkon tek të njohurit e saj për t'u larë e për t'u pastruar, por ata kanë hallet e tyre dhe nuk mund ta strehojnë gjithmonë 39-vjeçaren. Ndërsa, sytë nuk i shteren prej lotëve, 39-vjeçarja thotë se në jetën e saj ka pasur edhe një martesë të dështuar ku bashkëshorti i saj e ka keqtrajtuar për një kohë të gjatë. Apeli i fundit nga 39-vjeçarja e vetmuar i shkon Ministrisë së Punës. “I bëj apel Ministrisë së Punës dhe Inspektoratit që merret me punësimin e njerzëve që të krijojnë më tepër mundësi për ne gratë që dalim në rrugë, pasi jemi të pambrojtura dhe shpesh herë biem pre e dhunës”, e mbyll rrëfimin e saj Mimoza Osmani.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 287

77 NEWS

Health Care ofron vend pune për agjente marketingu. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MARTË, 18 DHJETOR 2012

F.B nga Gramshi,

Iu dhashë para mjekëve për të më kuruar djalin!

"Mjekët në përgjithësi janë arrogantë, duan para, ndryshe nuk të kapin me

dorë", kështu shprehet e irrituar kjo grua që ka kthyer kokën mënjanë teksa e foto-grafojmë. E mbushur me hidhërim, e lo-dhur nga hallet që ka mbi supe, F.B rrëfen se çfarë i ka ndodhur një vit më parë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Te-reza". Qytetarja me origjinë nga Gramshi jeton prej 7-të vjetësh në kryeqytet. Në urgjencën e vjetër të spitalit është kuruar i biri. Gruaja ndalet tek marrëdhëniet me bluzat e bardha, shumica e të të cilëve, sipas saj, nuk kanë profesionalizëm. Ndër-sa, dhënia e parave nën dorë është kthyer tashmë në normalitet. Në një intervistë për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, ajo i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë

të kontrollojë punën e mjekëve, pasi sipas saj, korrupsioni bëhet ashiqare, në dritë të diellit. Cila është situata me të cilën jeni për-ballur në këtë spital?

Një vit më parë, im bir u aksidentua në kokë. Një fqinji im e kishte dërguar djalin në spital, pasi kishte shumë gjakderdhje. Më pas, na njoftuan ne prindërit të vinim menjëherë në urgjencën e QSUT-së. Aty jam përballur me mjekë matrapazë dhe të pashpirt. Pashë djalin që i rrjedhte gjaku dhe askush nuk e prekte me dorë. Një fëmijë dhjetë vjeç me dhimbje, si mund ta shohësh e të rrish?!Çfarë ndodhi më pas?

Ata më kishin pritur mua dhe më thanë se nuk e kuruam pa ardhur prindi. Me-njëherë u irritova dhe i thashë pse nuk e keni kuruar kur iu ka ardhur në këtë gjendje? Çfarë iu duhet prindi, ky është një pacient që ka nevojë për ndihmë. Po sikur të kishte rrezikuar jetën, kush do të mbante përgjegjësi për të? Filluan të më sqaronin, por sinqerisht është skandaloze, nuk ka justifikim.Dhatë para nën dorë zonjë?

Patjetër që dhashë. Shumë mjekë nuk të prekin me dorë nëse nuk jep para. Të qën-drojnë shumë ftohtë e flasin në mënyrë të prerë pa të dhënë asnjë sqarim. Doktorit i futa në xhep 5 mijë lekë të vjetra. Nuk kisha më shumë mundësi, madje i thashë jam e varfër dhe e papunë, por nuk reagoi fare. Ai më pa shtrembër, pasi me siguri

donte më shumë para. Para nën dorë u kam dhënë një javë rresht edhe infermie-reve. E kam sjellë djalin për mjekim dhe heqjen e penjëve. Dy mijë lekë çdo ditë ua kam futur në xhep duke iu thënë që s'kam më tepër mundësi, pasi jam e papunë dhe me qera.Kujt i bëni apel?

E rrëfeva këtë ngjarje edhe pse nuk dua të dal me pamje, pasi mund hyj në telashe. Vë re se deri më sot nuk është ndëshkuar ndonjë mjek që abuzon me profesionin, ndërkohë që përditë ne qytetarët flasim e ngremë zërin në media se duhet të merr-en masa. Ministria e Shëndetësisë duhet të kontrollojë bluzat e bardha. Korrupsioni bëhet hapur. Mjafton të sillesh si pacientë i zakonshëm dhe menjëherë shumë nga këta mjekë që shërbejnë këtu kapen në shkelje. Megjithatë, nuk dua t'i fus të tërë në një thes, por shumica janë problema-tikë.

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet ka ndjekur hap pas hapi rastet abuzive dhe shqetësimet e qytetarëve do i paraqesë në organet kompetente në mënyrë që të merr-en masat e duhura. Rastet e njëpasnjëshme janë pasqyruar çdo ditë në faqet e së për-ditshmes "77News".

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 287

77 NEWS

Personazhet Vip femra më të pasura të Hollywood!

Ital Promotel ofron vend pune për operator. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E MARTË, 18 DHJETOR 2012

Zbulohet dinozauri më i lashtë!Një grup shkencëtarësh të Sterling

Nesbitt, të Universitetit të Washing-ton pretendojnë se kanë zbuluar dino-zaurin më tw vjetër të shfaqur në Tokë. Studimi i tyre është publikuar në revistën “Biology Letters” dhe në thuhet se dino-zauri i parë kishte përmasat e një qeni të madh dhe kishte një bisht shumë të gjatë. Sipas rindërtimit të shkencëtarëve, specia ka jetuar rreth 250 milionë vite më parë aty ku sot ndodhet Tanzania, në zonën jugore të Pangea. Mbetjet e Nyasasaurus parringtoni, (ky është emri i tij shkencor), të cilat ndodhen që prej vitit 1930 në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës, të analizuar vetëm këto ditë, kanë lejuar ta identifikojnë këtë dinozaur si një ndër më të lashtit.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Edhe këtë vit Forbes ka bërë klasifi-kimin e personazheve Vip femra

më të pasura për vitin 2012 dhe ajo që kryesonte listën në 5 më të mirat vitin e kaluar Sandra Bullock, këtë vit është zhdukur nga lista. Ja dhe pesë perso-nazhet Vip femra më të pasura të Ho-llywood të cilat sigurisht janë dhe ato më të paguarat.

Në vendin e 5 ndodhet Rihanna me një pasuri prej 53 milion dollarë.

Në vendin e 4 ndodhet Ellen Dege-

neres me një pasuri prej 53 milion e pak.Në vendin e 3 ndodhet Taylor Swift me

një pasuri prej 57 milion dollarë.Në vendin e 2 ndodhet Britney Spears

me një pasuri prej 58 milion dollarë.Në vendin e 1 ndodhet Oprah Winfrey

me një pasuri prej plot 165 milion do-llarë që rezulton të jetë dhe personazhi Vip më i paguar në të gjithë Hollywoo-din.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 287

777 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

plus detyrimet e tjera.vetëm 130 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Dhjetor

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Sektori i dashurisë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar sot. Me financat do të keni qëndrueshmeri gjatë kesaj dite!

Demi: Marrëdhënia me partnerin do jetë paksa delikate gjatë kësaj dite. Financat do jenë goxha të mira, kjo do iu ofrojë qetësi.

Binjakët: Jeta në çift do jetë e bukur dhe do iu sjellë kënaqësi pa fund.

Gaforrja: Heshtjet e zemrës do shko-jnë më së miri gjatë kësaj dite. Në pla-nin financiar situata do jetë me e qën-drueshme se më parë, por mos shpenzoni pa kriter.

Luani: Bashkëpunimi në çift do the-llohet edhe më tepër gjatë kësaj dite.

Virgjëresha: Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj në çift.

Peshorja: Ju çifte duhet të bëni kujdes sot nga influenca negative e Neptunit.

Akrepi: Ata që janë në çift do kenë një ditë të mbushur me debate dhe konflikte.

Shigjetari: Ju që jeni në një lidhje do jeni të shqetësuar dhe në ankth. Mun-dohuni të bashkëpunoni.

Bricjapi: Ditë mjaft e bukur dhe e lumtur kjo e sotmja për të dashuruarit.Edhe financat do ju shkojnë mjaft mirë. Shijoheni ditën deri në fund.

Ujori: Për pjesën më të madhe të çif-teve dita pritet të jetë e mirë dhe emo-cionuese.

Peshqit: Ata që janë në çift që prej shumë kohësh do marrin vendime të rëndësishme.

GENIUSS ofron vend punë për operator, konsulentë shitjesh. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE MARTË, 18 DHJETOR 2012

Universiteti “Vitrina” triumfon në “MODEL NATO 2012”!

Organizata Balkan Youth Link Albania me mbështetjen e Programit të Gran-

teve të Vogla të Ambasadës Amerikane në Tiranë, organizuan Konferencën Model NATO 2012. Modeli NATO është një kon-kuruese arsimore për studentët rreth Orga-nizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), si dhe një ushtrim në praktikat, diplomacinë dhe marrëdhëniet me jashtë. Kjo Konferencë nga vetë natyra është një stimulim konkurrues, në të cilin pjesëma-rrësit që përfaqësojnë vende të ndryshme përpiqen të veprojnë në një mënyrë sa më autentike dhe efektive të mundshme për të arritur triumfin në politikat e lobimit dhe negocimit, duke i garantuar kështu shtetit që përfaqësojnë miratimin e rezolutave të propozuara. Në vazhdën e stimulimit, studentët, përveçse kanë të bëjnë me një axhendë të përcaktuar, gjithashtu gjenden përballë sfidës së ballafaqimit me çështje bashkëkohore të politikës ndërkombëtare.

Në Model NATO 2012 morën pjesë 56 studentë nga të gjitha institucionet e arsi-mit të lartë në vend, të përzgjodhur mes 350 aplikimantëve. Shkolla e Lartë Private "Vitrina" u përfaqësua në këtë aktivitet nga studentët e Fakultetit të Shkencave Politike, Klaudio Brari, Blerta Haka, Besford Goxhi, Olisia Bali, Zade Hasanpapaj, Klodiana Seferi, Erkida Isufi, Rozeta Hysuka, Estela Xhafa, Xhulian Ferzaj të cilët demostruan angazhim maksimal dhe një performancë të shkëlqyer në këtë kompeticion kombëtar. Në tre ditë trajnim dhe simulim të mble-dhjeve të Komitetit të Lartë të Politikës dhe Komiteti Ushtarak të NATO-s, ku stu-dentët diskutuan, shqyrtuan dhe miratuan vendime të rëndësishme mbi tematikat më të nxehta të politikave të sigurisë ndërkom-bëtare si Stabiliteti Politik në Lindjen e Mesme, Politikat e NATO-s për luftën kun-dër terrorizmit, Strategjia për reduktimin e turpave ushtarake nga Afganistani. Në prani të të ftuarve të shquar Kryetrajneria e Model NATO 2012, pedagoge e Shkencave Politike znj. Ejona Isufaj falenderoi studen-tët për seriozitetin, angazhimin, vullnetind dhe rigorozitetin e treguar gjatë punimeve të Konferencës. Si çdo aktivitet tjetër edhe ky pati një skuadër fituese, skuadrën që përfa-qësonte shtetin anëtar të NATO-s, Francën, e përbërë nga studenti i Drejtësisë Emiljano Kondi dhe studenti i Shkencave Politike të Universitetit “Vitrina” Klaudjo Brari.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 287

8 77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MARTË, 18 DHJETOR 2012

Hapet zyra koordinuese e LSHR-së në Qarkun e Lezhës

Vlashaj: Të motivojmë hapjen e sipërmarrjeve të voglapër të rritur punësimin!

Lëvizja Shqipëria e Re ka hapur zyrën koordinuese në qarkun e Lezhës dhe

ka prezantuar koordinatorin e saj Ermir Gjokhilaj. Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe kryetari i LSHR-së Edmond Vlashaj, i cili ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse. Vlashaj e ka vënë theksin tek qasja e Lëvizjes Shqipëria e Re për të ndërtuar një qeverisje pa ko-rrupsion, në nivel qendror e lokal. Duke informuar të pranishmit në ceremoni se LSHR është një parti politike e pozicio-nuar në qendër dhe djathtas, ai ka bërë të ditur se në zgjedhjet e vitit 2013 do të bashkëpunohet me koalicionin qeverisës

dhe kryeministrin Berisha. “Ne besojmë se orientimi i deritanishëm politik është i drejtë, por besojmë gjithashtu se ka disa gjëra që duhen korrigjuar. Ne duam të kontribuojmë për të sjellë afër qytetarëve shërbimet sociale, që deri tani nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Ka pasur raste korrupsioni dhe këtë nuk mund ta moho-jë askush. Ne nuk e duam qeverisjen me korrupsion. “E duam Shqipërinë pa ko-rrupsion”, është një moto e jona që na ka shoqëruar deri tani dhe do të na shoqërojë edhe kur të marrim qeverisjen e vendit”, ka deklaruar kreu i LSHR-së. Ai ka shtuar më tej se, kjo forcë e re politike synon të

marrë drejtimin e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministrinë e Turizmit dhe Ministrinë e Diasporës, sepse beson se këto tre institucione lidhen me punë-simin. Sipas Vlashaj, pas investimeve të mëdha në infrastrukturë, ka ardhur koha që të përqendrohemi tek projektet e vogla, që i vijnë në ndihmë nevojave të famil-jeve shqiptare. “Në momentin që ka pro-jekte të vogla dhe para që shpërndahen kudo në mënyrë të barabartë, jo vetëm për infrastrukturën, por edhe për moti-vimin e hapjes së sipërmarrjeve të vogla do të rrisim punësimin dhe mirëqenien”, ka theksuar Vlashaj. Në vijim të takimit, ai është ndalur edhe tek problemet që po has Shqipëria në furnizimin me energji elektrike. Ai e sheh zgjidhjen afatgjatë për këtë problem tek prodhimi i ener-gjisë përmes burimeve alternative. Kreu i LSHR-së ka marrë si shembull Brazilin, Kinën, Indinë e Turqinë, si vende me ritmet e zhvillimit më të larta në botë, të cilat kanë arritur të shfrytëzojnë me sukses burimet alternative për prodhi-min e energjisë elektrike. Në përfundim të takimit, Vlashaj ka shprehur ambicien e Lëvizjes Shqipëria e Re për të marrë 12 deputetë në të gjitha qarqet e vendit, në mënyrë që pas zgjedhjeve të vitit 2013 të ketë forcën për të bërë ndryshimet e nevojshme në tre institucionet që synon të drejtojë në të ardhmen, për t'i sjellë ato sa më afër nevojave të njerëzve të thjeshtë e familjeve shqiptare.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re