8
MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 15.05.2013 VITI II - NR.435 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Qendra e Mendimit Pozitiv Përurohet Qendra e Kontrollit të Trafikut, Berisha: Tirana si kryeqytetet europiane!............fq.3 Anjeza Kastrati: Kundër korrupsionit në arsim!....fq.4 Afrim Laçi: Fuqizimi i sipërmarrjeve të vogla!......fq.4 Ilir Zeqiri: Lyp çdo ditë në rrugët e Tiranës, kam pension të pamjaftueshëm!..........................fq.5 Turqi, projekti rinor nxit angazhimin qytetar!.....fq.7 Kandidatja e Lezhës, Mirgita Margjini: Projekti i Shqipërisë së Re, afër halleve të shqiptarëve!...fq.8 ...>>fq.2 Bëjeni ambjentin tuaj praktik dhe tërheqës! Valbona Xhaferaj: Qeraja Tatimore e PLSHR ofron zgjidhje për përmirësimin e punës së sipërmarrësve! N jë ambient i rrë- mujshëm mund të shkatojë një pikë tërheqjeje të rrëmu- jshme. Nëse ju jeni të rrethuar nga punë të pa përfunduara, letra të pa përgjigjura, projekte të pa përfunduara, fatura të pa paguara, detyra të pa...>> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr.435

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e peridthsme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.435

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 15.05.2013 VITI II - NR.435BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

Përurohet Qendra e Kontrollit të Trafikut, Berisha: Tirana si kryeqytetet europiane!............fq.3 Anjeza Kastrati: Kundër korrupsionit në arsim!....fq.4 Afrim Laçi: Fuqizimi i sipërmarrjeve të vogla!......fq.4 Ilir Zeqiri: Lyp çdo ditë në rrugët e Tiranës,

kam pension të pamjaftueshëm!..........................fq.5 Turqi, projekti rinor nxit angazhimin qytetar!.....fq.7 Kandidatja e Lezhës, Mirgita Margjini: Projekti

i Shqipërisë së Re, afër halleve të shqiptarëve!...fq.8

...>>fq.2

Bëjeni ambjentin tuaj praktik dhe tërheqës!

Valbona Xhaferaj: Qeraja Tatimore e PLSHRofron zgjidhje për përmirësimin e punës së sipërmarrësve!

Një ambient i rrë-mujshëm mund

të shkatojë një pikë tërheqjeje të rrëmu-jshme. Nëse ju jeni të rrethuar nga punë të pa përfunduara, letra të pa

përgjigjura, projekte të pa përfunduara, fatura të pa paguara, detyra të pa...>> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.435

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E MËRKURË, 15 MAJ 2013

MENDIMI POZITIV

Valbona Xhaferaj: Qeraja Tatimore e PLSHR ofron zgjidhje për përmirësimin e punës së sipërmarrësve!

<< VIJON NGA FAQJA 1 përfunduara; letra pune të pa organizuara dhe një mal me revizta, katalogje apo gjëra të ndryshme, ato mund të ndikojnë negativisht në eks-periencat tuaja jetësore. Për arsye se ju zhvilloni një marrëdhënie me çdo gjë në jetën tuaj, gjërat tuaja personale kanë një impakt në mënyrën se si ndjeheni dhe në pikën tuaj të tërheqjes.

Ka dy gjëra kryesore për të pastruar rrë-mujën; Së pari, juve mund t’ju kujtohet se keni hedhur diçka, vetëm për të zbuluar më vonë se në fakt ju do të kishit nevojë për të. Kështu tani keni frikë të hidhni ndonjë gjë. Së dyti, ju e kuptoni se për të bërë një punë të paqme për t’u orga-nizuar do t’ju duhet më shumë kohë se sa do t’i kushtonit projektit. Për çdo rast kur ju keni tentuar të organizoheni, ju jeni përmbytur nga ky proçes rregullimi dhe keni përfunduar duke e lënë punën në mes dhe duke shkaktuar një rrëmujë edhe më të madhe se sa ishte në fillim. Ky proçes eliminon këto pengesa, sepse është një proçedurë rregullimi e cila mund të bëhet shumë shpejt dhe pa pasur nevojën të hedhësh ndonjë gjë që mund të jetë me vlerë më vonë.

Për të filluar proçesin: Merrni disa kuti kartoni me kapak. Do të ishte mirë të ishin të të njëjtës madhësi dhe me të njëjtën ngjyrë. Në këtë mënyrë ato do të sistemoheshin mirë dhe do të dukeshin bukur. Do të sugjeroja si fillim të merrnit 20 kuti, por ju mund të doni të përdorni më shumë kur të kuptoni fuqinë produk-tive të këtij proçesi.

Një avantazh i madh i këtij proçesi është se ju nuk do të bëni ndonjë sasi të madhe rregullimi tani. Ky është një proçes ku ju thjeshtë lëvizni rrëmujën nga ambienti juaj. Ndërkohë që ju vini objektet në kuti, me zë të lartë thoni për veten tuaj se ku po i vendosni gjërat dhe po ashtu shkruani në kuti llojet e objeketeve që po futni brenda. Për shembull, të gjitha revistat dhe bro-shurat në një kuti dhe të gjithë celularët e vjetër në një kuti, e kështu me rradhë. Bëni kujdes të mos i përzieni objektet dhe mos u merrni shumë gjatë me këtë punë. Ju nuk po bëni një rregullim me themel, ju thjesht po sistemoni rrëmujën dhe po ashtu që ta keni të lehtë t’i gjeni gjërat kur ju nevojiten në të ardhmen.

Për arsye se ju nuk po i rregulloni gjërat me themel, kjo do të ecë shumë shpejt. Ju

do ta kuptoni që do të ndjeheni më mirë pasi hapësira juaj është me më pak rrëmujë dhe ju nuk do të përjetoni shqetësimin e zakonshëm se ju nuk do të keni mundë-sinë për të gjetur atë që kërkoni. Dhe kjo do të ndodhë për arsye se ju do të keni regjistruar saktësisht se ku ndodhet çdo gjë.

Tani, gjeni një mur në shtëpinë tuaj, apo në garazh ku mund të vendosni këto kuti me rregull dhe të keni besim se do të gjeni aty çdo gjë që mund t’ju nevojitet më vonë në të ardhmen. Nëse do t’ju duhet kutia me celularët e vjetër, atëherë do ta gjeni kollaj pasi ju do e keni sistemuar në kutinë me numrin dhe emrin e përshtatshëm.

Pas disa javësh, kur ju ta kuptoni se nuk ju është nevojitur asnjë gjë nga kutia nu-mër 3, për shembull, ju mund ta lëvizni atë kuti nga shtëpia në një vend më të për-shtatshëm për ta ruajtur ose ju mund të vendosni ta hidhni fare, duke e lënë kështu kutinë numër 3 bosh dhe gati për ndonjë gjë tjetër që mund të keni nevojë ta ruani. Dhe ndërkohë që ju vazhdoni proçesin, ju do të filloni të qetësoheni me njohurinë se ju tani keni kontroll të ambientit tuaj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Emisioni “Shqipëria e Re në Fokus” kishte në studio sot kandidaten për

deputete të qarkut të Durrësit, znj. Val-bona Xhaferaj. Një vajzë e re nga qyteti bregdetar që i është bashkuar herët Par-tisë Lëvizja Shqipëria e Re, ku ajo ka gje-

tur shumë të përbashkëta me parimet dhe vlerat e saj. Znj. Xhaferaj ushtron profe-sionin e mësueses së gjuhës dhe letërsisë shqipe në arsimin e mesëm, në qytetin e Durrësit dhe gjithashtu ka një sipërmarrje të vogël të familjes. Znj. Xhaferraj preferoi

të fokusohej pikërisht tek problemet që kanë bizneset e vogla me korrupsionin në tatim-taksa dhe burokracirat pa fund për pagesat e këtyre taksave. Në këtë kontekst ajo tha se ka gjetur tek platforma politike e PLSHR, pikërisht atë që i mungon këtij sis-temi, ndërshmërinë, lehtësinë dhe respek-tin e shtetit për bizneset. Koncepti i Qerasë Tatimore, një nga propozimet e PLSHR në platformën politike, sipas znj. Xhaferaj, i jep zgjidhje problemeve të ryshfeteve në sistemin e tatim-taksave. Gjithashtu znj. Xhaferaj foli dhe për arsimin dhe vlerësi-min që PLSHR i bën arsimit, duke kërkuar një sistem vlerësimi transparent për stu-dentët. Znj. Valbona Xhaferaj, që kandi-don në qarkun e Durrësit kërkoi votën e qytetarëve të saj, duke përdorur sloganin e partisë së saj “Për drejtësi dhe Zhvillim”. Emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” mund ta ndiqni online në website 77News.al, në webiste shqipëriaere.al dhe në gazetën e përditshme 77News.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.435

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE MËRKURË, 15 MAJ 2013

Tatani ofron vend pune Mjeke Stomatologe. Kontaktoni në Cel. : 0672013122 / Për më tepër: www.njoftime.com

Tirana si kryeqytetet europiane!Përurohet Qendra e Kontrollit të Trafikut, Berisha:

Në Tiranë u përurua Qendra e Kontro-llit të Trafikut. Kryetari i Bashkisë Lul-

zim Basha tha se me këtë qendër do të jetë e mundur të kontrollohet dhe të shmanget trafiku në kryeqytet. "Inagurojmë një nga

qëndrat më moderne në rajon, qendër e cila bën të mundur kontrollin e drejtëpërdrejtë me kamera dhe semaforë të trafikut, për të gjitha nyjet e rrugëve të qytetit. Për herë të parë ne kemi instaluar edhe semaforët me

buton për këmbësorët", - tha kryebashkiaku. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryemi-nistri Sali Berisha. Ai vlerësoi punën e bash-kisë për të shndërruar Tiranën në një krye-qendër dhe tha se me ndërhyrjet që u bënë në sheshin "Skënderbej", u bë e mundur që Tirana të mos jetë më në listën e qyteteve më të ndotura. Kryeministri vuri në dukje se : "Vizioni i Lulzim Bashës për Tiranën ishte vizioni i Partisë Demokratike dhe që u mbështet nga qeveria. Këtë vit nis jetë Tirana e shekullit XXI me bulevardin e madh që fillon ndërtimin shumë shpejt dhe me sis-temimin e lumit të vet të mrekullueshëm, me vendosjen e tramvajit dhe me projekte të tjera të rëndësishme Tirana rreshtohet kra-has simotrave europiane", - tha Berisha. Ai theksoi se qeveria do të vijojë të mbështesë financiarisht bashkinë në projektet e saj.

Për më tepër: www.77news.al

Ramush Haradinaj viziton zyrtarisht Berlinin!

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë sot për një vizitë zyrtare në

kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. "Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e Haradinajt në këtë vend, i cili ka luajtur dhe luan rol kyç në zhvillimet brenda Bashkimit Europian edhe kur angazhimi në Ballkan dhe Kosovë është në pikëpyetje”, theksohet në komunikatën e AAK. Haradinaj do të pritet në Zyrën e Kancelares Merkel. Po kështu, priten takime me përfaqësues të Ekonomisë e Financave të Gjermanisë, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë gjermanë.

Për më tepër: www.77news.alRamush Haradinaj

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.435

4 77 NEWS

Relaxhotel ofron vend pune Recepsionist. Dërgoni CV në: [email protected] /www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

OPINION E MËRKURË, 15 MAJ 2013

Qen

dra

r Drejtësi dhe Solidaritet

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Anjeza Kastrati: Kundër korrupsionit në arsim!

Korrupsioni në sistemin e arsimit është tashmë një fakt i njohur. Nisur nga

ky fakt po edhe nga raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për nivelin e korrupsionit në Shqipëri, men-doja se partitë politike do ta kishin një pikë të platformës së tyre.

Megjithatë kjo nuk ka ndodhur në rreth 70 të tilla që marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, madje nuk ka ndodhur as në dy partitë kryesore që këm-bejnë pushtetin ekzekutiv, pas zgjedhjeve parlamentare.

Kjo pikë gjendet në platformën e PL-SHR, nën siglën e të cilës edhe unë kan-didoj si deputete në qarkun e Tiranës. Me të drejtë Partia Lëvizja Shqipëria e Re pro-

pozon heqjen e atributit të vlerësimit nga mësuesit, duke e zëvendësuar me mode-lin e vlerësimit kombëtar elektronik të nxënësve në çdo semestër (me pyetësor, në kompjutera të lidhur online me qendrën kombëtare të vlerësimit në Ministrinë e Arsimit).

Sipas arsyetimit të kësaj force politike në këtë mënyrë do të zgjidhnim një herë e mirë mospërfshirjen e mësuesve dhe peda-gogëve në korrupsionin e ushtrimit të pus-htetit të notës, si dhe do të korrigjonim në një mënyrë më të drejtëpërdrejtë dhe më të shpejtë devijimin e sistemit, sa i përket mungesës së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Për më tepër: www.77news.al

Afrim Laçi: Fuqizimi i sipërmarrjeve të vogla!

Sipërmarrja e lirë në vendin tonë ka kri-juar mundësi që ajo të ushtrohet nga

shumë njerëz si një mundësi mbijetese, por edhe për të krijuar begati e standarde në familjet tona.

Por ndyshe nga mundësitë që krijohen, ka edhe një sërë barrierash që vijnë krye-sisht nga institucionet që janë në varësi të Ministrisë së Financave. Duke qenë vetë një sipërmarrës më është dukur me interes propozimi i PLSHR për futjen e konceptit të ri ekonomik të Qerasë Tatimore. Par-tia Lëvizja Shqipëria e Re propozon këtë koncept duke sugjeruar që të gjitha llojet e bizneseve në Shqipëri të ndahen në 7 kategori, sipas xhiros vjetore. Këto biznese

do të paguajnë Qeranë Tatimore, sipas një sistemi transparent të shpallur publikisht. Sipas PLSHR “Qeraja Tatimore do të jetë në formën e pagesës 50% në krye të çdo viti, si dhe 50% të shpërndara në çdo muaj. Verifikimi i xhiros vjetore do të bëhet nëpërmjet kasave fiskale. Policia tatimore në këtë rast duhet të jetë e fuqizuar edhe nëpërmjet një ligji, i cili i jep të drejtë policit të posedimit të 50% të pasurisë së çdo sipërmarrësi, kur verifikohet dhe faktohet nga ky polic se sipërmarrësi ka kryer një veprim pa faturë tatimore. Kjo gjë garanton korrektësi në maksimum, si dhe rit efikasitetin”.

Për më tepër: www.77news.al

Anjeza Kastrati

Afrim Laçi

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.435

577 NEWSE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MËRKURË, 15 MAJ 2013

Furrë BukeProdhime Brumi ofron:-Kroasant-Fokaçe-Hamburger

Adresa: Maminas, Durrës Cel: +355 69 34 06 889

DGA Sh.p.k ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Njeriu pa duar, Ilir Zeqiri: Lyp çdo ditë në rrugët e Tiranës, kam pension të pamjaftueshëm!

Njeriu pa duar, 40 vjeçari Ilir Zeqiri është i detyruar që të lypë çdo ditë

në rrugët e Tiranës, duke kërkuar lëmoshë nga qytetarët. Ai ka lindur pa duar dhe kjo fatkeqësi do t’i kushtonte gjithë jetën. Pesioni i invaliditetit është i pamjaftue-shëm për të jetuar dhe kjo gjë ka bërë që ai prej vitesh të dalë në rrugë për të lypur. Iliri thotë se paguan persona të ndryshëm për t’u kujdesur ndaj tij, të cilët janë bes-nikë dhe nuk i vjedhin paratë e fituara nga lypja. Për më tepër rreth kësaj historie lexoni intervistënNga është origjina juaj?

Unë jam me origjinë nga qyteti i Du-

rrësit. Jam invalid që nga moment që kam lindur. Kam lindur pa krahë. Gjithsej jemi 10 fëmijë dhe prindërit e m’i kanë kohë që kanë vdekur. Unë jam i detyruar që të lyp në rrugët e Tiranës me qëllim që të mbijetoj. A merrni pension invaliditeti?

Kam dal në kemp që në kohën e demo-kracisë. Trajtohem veç me 95 mijë lekë të vjetër në muaj, njëkohësisht dhe kujdes-tari im merr 95 mijë lekë. Sezoni që punoj është vetëm në periudhën prill – shtator, sepse më pas është ftohtë dhe e kam të pamundur që të qëndroj jashtë. Nga mesi e lart jam i detyruar që të rri lakuriq që nje-

rëzit ta besojnë që unë jam pa duar dhe se vetëm kështu ata mund të më ndihmojnë. Sa lekë fitoni këtu në rrugë?

Shuma që fitoj është 20-30 mijë lekë në ditë. Rri 3-4 orë në mes të rrugës në mbikqyrje të personave që unë i paguaj të më kryejnë këtë shërbim, që janë besnikë dhe nuk më marrin paratë që kam fituar. Aktualisht ku banoni?

Aktualisht unë banoj në Tiranë tek mo-trat dhe vëllezërit e mi. Shkoj dhe qëndroj për periudha kohore të ndryshme tek ata. Shërbimet ndaj vetes si i kryeni?

Edhe pse jam pa duar arrij që të kryej disa shërbime për veten time, si përshëm-bull, të ndez televizorin me këmbë, të shkruaj gjithashtu me këmbë, të ushqe-hem me këmbë, etj. Por kuptohet që disa shërbime të tjera e kam të pamundur t’i kryej, nëse nuk do të kisha ndihmën e kujdestarit. Cili është apeli juaj?

Unë kërkoj që të më rritet pensioni i invaliditetit. Nëse unë do të kisha një pen-sion të mjaftueshëm nuk do të dilja në rrugë e të lypja, pasi kjo gjë asnjëherë nuk më ka pëlqyer. Jam i detyruar nga halli që të përfundoj në rrugë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Ilir Zeqiri

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.435

77 NEWS

Vanity Salon ofron vend pune Estetiste. Kontaktoni në Cel. : 0696064864 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E MËRKURË, 15 MAJ 2013

Google zgjeron hapësirat e komunikimit!

PLSHR, surpriza e zgjedhjeve parlamentare!Juristë të rinj te “ Multimedia 77”, Loloçi dhe Marku:

Një grup juristësh të rinj në datën 13 maj 2013 ishin të ftuar të veçantë në mje-

diset e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re dhe në

qendrën “Multimedia 77”. Të ftuarve u uruan mirëseardhjen drejtues të PLSHR, Çerçiz Lo-loçi dhe Aida Marku. Të ftuarit u njohën nga

afër me mënyrën se si funksionon kjo forcë e re politike, strukturat e saj drejtuese nga qendra në bazë, mënyrën e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në Kuvendin e ri, aspiratën e PLSHR për të pasur përfaqësuesit e vet në pushtetin legjislativ, etj. Loloçi dhe Marku u thanë të pranishëmve se PLSHR do të jetë surpriza e vetme e këtyre zgjedhjeve parlamentare, sepse ka tashmë një platformë dhe disa synime që prekin problematikat që kanë të gjitha shtresat e popullsisë. Në fund të takimit të ftuarve iu dhuruan dy libra për Turqinë e sotme, platformën dhe synimet e PLSHR për katër vitet e ardhshme, si dhe revistën “77 people & more...” e materiale të tjera elektorale.

Për më tepër: www.77news.al

Google ka konsoliduar hapësirën mes Gmail, Drive dhe Google+ duke

ofruar gjithsej 15 GB në total për të treja platformat. “Jeta bëhet më e lehtë kur pro-

duktet e Google funksionojnë së bashku, qoftë duke përfshirë një skedar nga Drive në e-mail, apo duke shpërndarë një foto nga Drive në Google+. Duke qenë se kjo eksperiencë po përdoret gjithmonë e më tepër, hapësirat e ndara nuk kanë më kup-tim,” shkruhej në blogun e kompanisë. Me hapësirën e bashkuar, tashmë përdoruesit kanë mundësi të ruajnë gjithçka që duan në një vend të vetëm dhe t’i aksesojnë ske-darët e tyre nga të treja platformat. Ndërsa më parë përdoruesit kishin 10 GB hapësirë të lirë në Gmail dhe 5 GB hapësirë për Google+ dhe Google Drive, tashmë ata

kanë mundësi ta menaxhojnë vetë hapë-sirën mes të tre shërbimeve. Po ashtu, më parë përdoruesit nuk kishin mundësi ta tejkalonin 25 GB hapësirë të lirë në Gmail, ndërkohë që sot, ky kufizim është hequr. Google ka përditësuar gjithashtu edhe faqen e hapësirës së disponueshme për Google Drive. Në të keni mundësi të shih-ni përmes grafikëve se si po e menaxhoni ju hapësirën në dispozicion. Përdoruesit kanë mundësi ta zgjerojnë hapësirën e tyre edhe në 100 GB apo 200 GB, përkatësisht duke paguar 4.99 $/muaj dhe 9.99 $/muaj.

www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.435

77 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Një kurs nëntëmujor për:

pa asnjë detyrim tjetër.= 220 euro- Shef Kuzhine,

- Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik,- Elektriçist,- Marangoz,- Berber,- Teknik Ndërtimi,

- Rrobaqepës,- Topograf,

- Administrator Rrjeti,

- Auto Servis, etj. Deri më 15 Maj

Bëjeni Ndryshimin e Madh!Royal Sh.p.k ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

TURQIAE MËRKURË, 15 MAJ 2013

AKP analizon dhunënnë rritje, në Siri!

Këshillit Qendror Ekzekutiv i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) do të mblidhet nën kryesimin e Kryeminis-trit Erdogan. Pritet që tema kryesore e kësaj mbledhjeje të jenë shpërthimet në nënprefekturën Rejhanllë të Hatajit. Në mbledhjen e Këshillit që do të mbahet në selinë e AKP, Kryeministri Erdogan do të informohet nga ministrat përkatës, në lidhje me detajet e rastit. Në tavolinën e bisedimeve do të jenë edhe pasqyrimet e shpërthimeve në rajon dhe masat që duhen marrë. Pritet që gjatë vizitës së Kryeministrit Erdogan në Uashington, së bashku me shpërthimet në Rejhanllë, në rend të ditës të jenë edhe kërcënimi që paraqet regjimi i Esadit për fqinjët dhe dhuna në rritje në Siri me krizën humani-tare në këtë vend. Kryeministri Erdogan gjatë mbledhjes së këshillit do t’i bëj vle-rësimet e duhura para vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq punimet për hartimin e kushtetutës së re, janë një temë tjetër kritike që do të shqyrtohen në mbledhjen e këshillit.

Për më tepër: www.77news.al

Turqi, projekti rinor nxit angazhimin qytetar!

Rinia anembanë Turqisë dhe Ballka-nit është angazhuar në përgjegjësinë

civile nëpërmjet projektit të komunitetit mbështetur nga YouthBank. Programi ka qenë operacional në Turqi që nga 2011 në bashkëpunim me Fondacionin e Vullne-tarëve të Komunitetit (TOG) dhe mbës-htetjen e Fondacionit të Partneritetit të Euroazisë. Vende të tjera ku YouthBank operon janë Irlanda, Britania e Madhe, Gjermania, Armenia, India, Bosnja, Azer-bajxhani, Kazakistani, Turqia, Gjeorgjia, Rumania, Serbia dhe Afrika e Jugut. Pro-jektet në Turqi nisën së pari në Stamboll dhe Samsun. Pastaj me grante nga Fonda-

cioni Çarls Stjuart Mot dhe Fondacioni Sabaçi i Programit të Grantit të Zhvilli-mit Social, u shtri në pesë qytete shtesë: Artvin, Adijaman, Çanakale, Batman dhe Izmir. "YouthBank-Turqi synon të nxisë pjesëmarrjen e të rinjve në rajonet ku ata nuk janë aktivë, për shkak se shumë prej tyre janë të irrituar nga mungesa e mundësive dhe lehtësive brenda komuni-teteve të tyre", - tha Erçebe, koordinator i projektit nga TOG. Erçebe thotë se nje-rëzit pa arsim universitar kanë probleme të rëndësishme në angazhimin qytetar. YouthBank synon të arrijë tek ata njerëz dhe t'i inkurajojë ata të marrin përgje-

gjësi sociale në nivel lokal dhe të bëjnë një dallim në komunitetet e tyre. Youth-Bank-Turqi përfundoi vitin e kaluar me 50 projekte financuar nga gjashtë ekipe të YouthBank. Vullnetarët e YouthBank, me moshë 15-24 vjeç, morën pjesë gjithashtu, në disa takime ku është diskutuar mbi ngjarjet kombëtare e ndërkombëtare.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.435

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

PLSHR2013UNË VOTOJ

Drejtësi dhe Zhvillim

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MËRKURË, 15 MAJ 2013

Kandidatja për deputete e Lezhës, Mirgita Margjini: Projekti i Shqipërisë së Re, afër halleve të shqiptarëve!

Një çaj me studentin Edlir Danglli në mjediset e USSH-së!

Kandidatja kryesore për deputete në qarkun e Lexhës, Mirgita Margjini ka

vijuar takimet me qytetarë të ndryshëm të qyteti të Lezhës. Ajo u ka shpjeguar bashkë-biseduesve se PLSHR shfaqet para shqip-tarëve dhe banorëve të këtij qarku me një sërë alternativash që janë sintetizuar në një dokumet prej 7 pikash dhe 12 synimesh. PLS-HR, ka thënë ajo, është e papajtueshme me çfarëdolloj korrupsioni që shfaqet në nivel qendror apo lokal dhe në 23 qershor është koha më e mirë që njerëz të inkriminuar, apo që janë simbole të korruptimit dhe të padrejtësisë të largohen me votë. PLSHR ka hedhur para votuesve projektin e Shqipërisë së Re që nuk është thjesht për këtë periudhë zgjedhore, por për një kohë më të gjatë duke u investuar në fuqizimin e familjes, të sipër-marrjes, të shtetit, kombit dhe duke u dhënë përparësi të rinjve në çdo nivel drejtimi.

Për më tepër: www.77news.al

Në mjediset Unionit të Sipërmar-rësve të Shqipërisë (USSH), më datë

14.05.2013 ishte i ftuar studenti Edlir Danglli, nga Devolli, i cili prej disa mua-

jsh jetonte në Tiranë. Nën shoqërinë e një çaji, përfaqesuesit e USSH, Sonada Gurra dhe Odeta Biçaku e njohën atë më të gji-tha shërbimet që Unioni i Sipërmarrësve të Shqipërisë ofron për bizneset. Gjithashtu ai u njoh edhe me Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, Platformën Politike të së cilës e kishte lexuar dhe u shpreh se e mbështet këtë forcë politike, për vlerat që përcjell dhe për frymën pozitive, për një zhvillim sa më të madh të vendit. Në shenjë mirënjo-hjeje dhe falenderimi që u bë pjesë e kësaj nisme, në fund atij iu dhuruan disa mate-riale zgjedhore të PLSHR.

Për më tepër: www.77news.al