8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 22.11.2012 VITI I - NR.261 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Tryeza IV e Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet: Ministria e Punës, kushte më të mira për invalidët!.fq.2 Kryeministri Berisha: Keqardhje për mosmiratimin e tre ligjeve të Integrimit!.......................................fq.3 Urgjenca në "QSUT": Pacientët, mungesë shtretërish dhe para nën dorë për bluzat e bardha!.................fq.4 Dule Ismaili: Me çajin e Tomorrit mbaj familjen, duhen 7 vjet të marr pension!..................................fq.5 Kampusi "Vitrina", premierë për Adem Jasharin!.fq.7 Ju jeni forca e ndryshimit! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qendra e Mendimit Pozitiv J u mund të bëheni një pasqyrim më i mirë i jetës nëse ndryshoni gjuhën që flisni. Ju mund ta ndryshoni mënyrën se si e shpërndani një mesazh, mënyrën se si komunikoni me veten dhe të tjerët. Tani një pyetje e thjeshtë? >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News botimi Nr 261

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 22.11.2012 VITI I - NR.261 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Tryeza IV e Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet: Ministria e Punës, kushte më të mira për invalidët!.fq.2 Kryeministri Berisha: Keqardhje për mosmiratimin

e tre ligjeve të Integrimit!.......................................fq.3 Urgjenca në "QSUT": Pacientët, mungesë shtretërish

dhe para nën dorë për bluzat e bardha!.................fq.4 Dule Ismaili: Me çajin e Tomorrit mbaj familjen,

duhen 7 vjet të marr pension!..................................fq.5 Kampusi "Vitrina", premierë për Adem Jasharin!.fq.7

Ju jeni forca e ndryshimit!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qendra eMendimit Pozitiv

Ju mund të bëheni një pasqyrim më

i mirë i jetës nëse ndryshoni gjuhën që flisni. Ju mund ta ndryshoni mënyrën se si e shpërndani një mesazh, mënyrën se si

komunikoni me veten dhe të tjerët. Tani një pyetje e thjeshtë? >> VIJON NË FAQEN 2

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E ENJTE, 22 NËNTOR 2012

Tryeza IV e Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet:

Ministria e Punës, kushte më të mira për invalidët!

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet në kuadër të plotësimit të platfor-

mës politike të Lëvizjes Shqipëria e Re, me propozimet dhe idetë e shoqërisë civile, organizoi tryezën e katërt në rad-hë. E ftuar ishte Shoqata e Invalidëve të Punës të Shqipërisë, pjesë e së cilës janë mbi 55 mijë anëtarë. Koordinatori i qen-drës Kondi Ilia, ftoi kryetarin e shoqa-tës, Abdulla Omuri si dhe përfaqësuesit e tjerë të saj të jepnin ide konkrete me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor, që mbron këtë kategori shoqërore si dhe zbatueshmërinë e tij nga ana e institu-cioneve. "Qendra për Drejtësi dhe Soli-daritet si pjesë e shoqërisë civile, iu fton të diskutojmë rreth problematikave që invalidët e punës hasin ne vendin tonë. Idetë dhe sugjerimet tuaja do të jenë pjesë e platformës politike të LSHR-së. Shumë raste do të trajtohen ligjërisht nëpërmjet juristëve të QDS-së, si dhe do të vazhdo-jmë t’i bëjmë publike në të përditshmen "77 News", tha Ilia. Abdulla Omuri, krye-tari i Shoqatës së Invalidëve të Punës të

Shqipërisë, e cilësoi tryezën si urë lidhëse për ta përcjellë zërin e invalidëve të punës në institucionet shtetërore që merren me këtë kategori shoqërore. Ai propozoi konkretisht se Ministria e Punës duhet të përmirësojë kushtet social-ekonomike të invalidëve pasi shumë prej tyre jetojnë nën minimumin jetik. Gjithashtu kërkoi të zbatohet ligji i cili i jep të drejtë shu-më invalidëve të pjesshëm të punojnë si dhe të jepet ndihma e paaftësisë e cila në shumë qytete të vendit po i mohohet kësaj kategorie edhe pse me ligj invali-dëve iu takon. " Në vendin tonë akoma nuk është përcaktuar nga MPÇSSHB, minimumi jetik, pasi ju garantoj se inva-lidët jetojnë nën ketë minimum, ndaj ne kërkojmë të rritet ndihma ekonomike. Gjithashtu propozoj zbatueshmërinë e ligjit nr. 7995 për nxitjen e punësimit, i cili është miratuar nga Parlamenti i vendit. Ky i fundit në nenin 15-të të tij përcakton qartë se punëdhënësi është i detyruar që për çdo 24 punonjës duhet të punësojë një invalid të pjesshëm. Problem mbe-

tet edhe dhënia e ndihmës së paaftësisë e cila edhe pse është një detyrim ligjor nuk po jepet në shumë qytete si Korçë, Lezhë, Sarandë etj.", deklaroi Omuri. Ndërsa kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës për Tiranën, LLesh Prenga u ndal tek indiferenca e institucioneve në vend. Ai tha se zëri i shoqatës nuk është dëgjuar si palë as nga Bashkia e as nga Ministria e Punës. Madje sipas tij pushteti vendor po shkel të drejtat e invalidëve. " Shumë Minibashki në kryeqytet, në bazë të një vendimi të Këshillit Bashkiak, dalin mbi ligjin e miratuar në Parlament dhe i ven-dosin taksa invalidëve edhe pse ligjërisht ata përjashtohen. Kjo situatë ndodh edhe në Komuna. Zëri jonë si shoqatë nuk dë-gjohet. Pra ka ardhur koha të kërkojmë me ngulm zbatueshmëri ligjore, boll me shkelje", u shpreh Prenga. Një propozim konkret erdhi në tryezë edhe nga sekretari i kësaj shoqate Mark Zefi, i cili u ndal tek domosdoshmëria e krijimit të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit. Sipas tij ky institucion do të ndikonte për vënien në efiçencë të pajisjeve të invalidëve me pjesë ndihmëse dhe shërbyese. Juristë të “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet” si dhe gazetarë premtuan vazhdimësi për bashkëpunim në të ardhmen me këtë sho-qatë si dhe ndjekje juridike në rastet ku evidentohen shkelje ligjore. Në mbyllje të tryezës koordinatori i QDS-së, Kondi Ilia pasi përshëndeti pjesëmarrësit i garantoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Punës të Shqipërisë mbështetjen që Lëviz-ja Shqipëria e Re do t’i japë jo vetëm duke i bërë idetë e tyre pjesë të platformës së saj politike por edhe duke i përçuar këto të fundit në institucionet përkatëse nëpër-mjet organit të saj mediatik "77 News" si dhe juridikisht nga QDS-ja.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 Duam që ju ta kup-toni pyetjen, por nuk do të lejojmë që zëri që keni në kokë të kthejë përgjigje. Thjesht lejoni që këto fjalë të shkojnë direkt në zemrën tuaj, aty ku mund të ndjeni kupti-min dhe qëllimin pas këtyre fjalëve. Pyetja është kjo: Çfarë lloj lajmëtari jeni ju?

Nëse na thoni se çfarë lloj ëndrre keni krijuar për veten tuaj, atëherë mund t’iu themi se çfarë lloj lajmëtari jeni. Si e trajtoni

ju veten? A silleni mirë me të? A e doni? A e respektoni? A i respektoni njerëzit e tje-rë? Si ndiheni me veten tuaj? A jeni krenar për atë që jeni? A jeni të lumtur me veten tuaj? A keni ndonjë dramë ose padrejtësi në ëndrrat tuaja? A kanë ëndrrat tuaja një gjykatës dhe një viktimë? A është ajo një ëndërr me grabitqarë apo një ëndërr me dhunë? Nëse është kështu, atëherë ëndrra juaj po iu shtrembëron mesazhin. Gjykatësi,

viktima dhe të gjithë ato zëra në kokën tuaj po shtrembërojnë gjithçka.

Edhe në këtë moment ju po i përçoni vetes dhe të gjithëve atyre që ju rrethojnë një mesazh. Ju dërgoni dhe merrni mesazhe gjatë gjithë kohës, nga njëra mendje te tjetra. Po çfarë është ky mesazh që ju po i dërgoni botës? A është ai një mesazh i përsosur?

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

Grant Resort ofron vend pune Menaxher/e. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE ENJTE, 22 NËNTOR 2012

Berisha:

Keqardhje për mosmiratimin e tre ligjeve të Integrimit!

Nderohet ish-presidenti Wilson, përurohet shtatorja e tij në Tiranë!

Shqipëria ka nderuar në 100-vjetorin e pavarësisë, ish-presidentin e Shteteve

të Bashkuara të Amerikës Thomas Woo-drow Wilson, i cili përcaktoj ekzistencën e shtetit shqiptar në konferencën e Lon-drës. Shtatorja e Wilson, personalitetit që i mundësoi shqiptarëve të festojnë këtë vit 100-vjetorin e shtetit të tyre, është vendosur në Tiranë, në sheshin që mban emrin e tij. Në ceremoninë e përurimit të shtatores, ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu

dhe kryeministri Sali Berisha. Ambasa-dori Arvizu ka shprehur mirënjohje për nderimin që iu bë ish presidentit ame-rikan Wilson. “Ju jam mirënjohës ndaj kësaj ceremonie nderimi për presidentin Wilson. Ne e dimë që Shqipëria e fitoi pa-varësinë më 1912 dhe Wilson ndihmoi në njohjen e saj. Ju jeni njohur me fjalimin e famshëm të Wilson, me 14 pika. Pjesët nga fjalimi i Wilson njihen nga të gjithë shqiptarët”, tha Arvizu.

Ndërsa kryeministri Berisha theksoi se

shtatorja e Wilson ka qenë e gdhendur në kujtesën e shqiptarëve. “Përurojmë sot shtatoren e presidentit shpëtimtar të Shqipërisë, Wilson. Sot nderojmë ëndrrën e gjithë asaj gjenerate që për pavarësinë gjetën mbështetjen e Wilson. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për shembjen e perdeve të hekurta të regjimit komunist”, tha Berisha. Shtatorja-monument kush-tuar Thomas Woodrow Wilson është tre metra e lartë.

Për më tepër: www.77news.al

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur keqardhje për mosmiratimin e ligjeve

me shumicë të cilësuar brenda afateve të përcaktuara nga Komisioni Europian. Gjatë mbledhjes së qeverisë, ai ka theksuar se mos-votimi i tre ligjeve ishte një qëndrim absurd dhe i papërgjegjshëm. “Shpreh keqardhje për qëndrimin e kryetarit të PS-së, i cili me një qëllim jashtëzakonisht do të thosha ab-

surd dhe jo të përgjegjshëm bllokoi votimin e tre ligjeve që ishin kërkuar nga KE që të votoheshin deri më 20 nëntor në mënyrë që Komisioni Europian të merrte mesazhin e plotësimit të kritereve të kërkuara prej tij. Është një gabim politik fatal duke men-duar se kjo do të dëmtojë qeverinë, duke përdorur një çështje lokale pa asnjë lidhje me procesin e integrimit”, është shprehur

kryeministri. Ai ka akuzuar Ramën se ka përdorur çështjen e qarkut të Fierit. “Sot një ditë pas 20 nëntorit, datë e fiksuar në raportin e KE, data që duhej të ishin votuar ligjet, përmes një intrige të turpshme dhe të paimagjinueshme, Rama urdhëroi Van-gjel Ndreko të tërhiqet nga padia gjyqësore. Me këtë Rama tha: Misioni i u krye, nuk na duhet më Fieri”, ka sqaruar kryeministri. Sipas tij, kreu i opozitës bllokoi tre kushtet e KE, me qëllim që Shqipëria të mos merrte statusin e kandidatit në BE, në 100-vjeto-rin e Pavarësisë. Ai ka theksuar se Rama ka faktuar me veprimet e tij, profecinë e Faik Konicës. “Po të shohim historinë në këtë 100 vjetor, del njëqind herë e vërtetë ajo që ka thënë Faik Konica: Zoti e ruajt Shqipërinë, nga shqiptarët! Sado e hidhur të duket kjo, por kjo thënie e Konicës do të faktohej abso-lutisht një nga profecitë më të mëdha, për këtë komb”, ka theksuar kryeministri.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Federico Mahora Group Albania ofron pune konsulent/e marketing. Dërgo CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

PUB

Cel: +355 69 67 41 378/+355 218 246 16

Adresa: Qendër (Blv “Elez Isufi),Peshkopi

Parking nëntokësor, kushte moderne,ambjente luksoze, 20 dhoma, 44 shtretër,ambjent i gjelbëruar

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Urgjenca në "QSUT"

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E ENJTE, 22 NËNTOR 2012

Pacientët, mungesë shtretërish dhe para nën dorë për bluzat e bardha!

Problematikat e shumta që ndeshin qytetarët në dyert e urgjencës së spi-

talit të ri, pjesë e Qendrës Spitalore Uni-versitare Nënë Tereza, duket se nuk kanë të sosur. Një 57-të vjeçar nga kryeqyteti ka rrëfyer për “Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet” një situatë të cilën e ka për-jetuar vetëm pak kohë më parë, teksa ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e këtij spitali. Gj.B. vuan nga një sëmundje në zemër. Ai thotë se kontakti i parë me mjekët nuk ka qenë ashtu siç duhej, pasi është ndeshur me arrogancën dhe korr-upsionin. Ai kërkon të ruaj anonimatin pasi nuk dëshiron të ketë pasoja në tra-jtimin e mëvonshëm që pritet të marrë. "Do ta tregoj historinë time, pasi është

vërtet për të ardhur keq, kur sëmundja dhe halli të sjellin në këtë vend. Mjekësia është kthyer në biznes, nuk ka më huma-nizëm, është shuar çdo vlerë njerëzore. Nëse nuk jep para vdes", thotë i indinjuar ky qytetar. Le të ndalemi tek situata me të cilën jeni ndeshur në këtë urgjencë?

Para disa muajsh pata probleme me zemrën. Kisha shtrëngime dhe nuk merr-ja dot frymë. Bashkëshortja së bashku me djalin më sollën në urgjencën e spitalit të ri, pjesë e QSUT-së. Kur erdhëm këtu, ishte një rrëmujë e madhe, kërkuam ndihmë menjëherë. Disa infermiere na sorollatën pasi nuk kishte shtretër. Pas 20 minutave, më në fund u gjet një krevat për mua. Mjeku vjen me nxitim më tërheq rrobat me forcë, më pyet se çfarë kam shkurti-misht dhe nis të më vizitojë. E pyes pas disa minutash për të ditur problemin, ai nuk më përgjigjet por urdhëron infermie-ren të më bëjë një serum si dhe të më marrë gjak për analiza. Kjo e fundit i dre-jtohet bashkëshortes time duke i thënë se duhet të vejë në farmaci për të blerë medikamentin si dhe provëzën ku do të merrej kampioni i gjakut. Ajo e sqaron se spitali nuk ka të tilla pajisje ndaj të gjithë pacientët i sigurojnë vetë. Ndërkohë unë i thashë se jam me sigurime shëndetësore, por ajo ngriti supet dhe nuk ktheu asnjë përgjigje.Çfarë ndodhi më pas?

Më morën kampionin e gjakut dhe më

pas më ngatërruan analizat. Gjithashtu bëra edhe një EKG, aty u përballëm me një infermier a mjek të cilit i dhamë para nën dorë pasi e krijoi të tillë situatën që ne të vepronim kështu. Gjithashtu më shtruan në spital ku duhet të rrija disa ditë. Kërkova të shkoja në shtëpi për të marrë plaçka dhe për t’u pastruar, pasi u ktheva më kishin zënë shtratin. U detyrova të prisja për të gjetur një tjetër. Por problematika vazhdoi pasi veç kësaj infermieret nuk më ndërronin fluturën në krah. Gruaja detyrohej sa herë që ato merrnin turnet t’iu jepte ndonjë lekë në xhep. Jeni ankuar diku në një nga zyrat e dre-jtorisë së spitalit lidhur me këtë situatë?

Absolutisht jo, pasi edhe nëse do ta bëja jam i sigurtë që asgjë nuk do të zgjidhja. Mendoj se si institucioni ashtu edhe blu-zat e bardha kanë përgjegjësinë e tyre. Mjekët nuk kanë faj që nuk ka pajisje apo medikamente por në anën tjetër i fajësoj për arrogancën që tregojnë ndaj pacien-tëve, pasi këtu zë fill edhe problematika e marrjes së parave nën dorë. Një mjek indiferent të detyron në një farë mënyre t’i fusësh lekë në xhep pasi ndryshe nuk do të marrësh shërbimin që kërkon.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

77 NEWS

Spa-relaxprimavera ofron vend pune estetiste, masazhatore, parukiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Bulevardi “Dhjetë Dëshmorët e Pojsës”, Pogradec

Cel: +355 69 56 06 900

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Si mbijetojnë fshatarët e ardhur në Tiranë, Dule Ismaili:

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE ENJTE, 22 NËNTOR 2012

Me çajin e Tomorrit mbaj familjen, duhen 7 vjet të marr pension!

Me çajrat që sjell që nga Mali i Tomorrit dhe me shallin kuqezi në qafë, Dule

Ismaili del në tregun e shkollës së Bale-tit në Tiranë. Pak, shumë pak artikuj për të tregtuar. Çaj mali, sherebelë, trëndafil të egër, dëllinjë të zezë e bidonë të vegjël rakie rrushi, kumbulle ose thane. Kjo është gjithë çka mund të ofrojë ai për blerësit dhe vetëm me periudha. Pasi kalon maji, nuk shitet më çaji i malit. Edhe rakia është me periudha, trëndafili i egër bëhet afër fundit të vitit. Dule Ismaili tregon: “Erdha prej fëmijëve në Tiranë, por mbijetesa është shumë e vështirë. Gdhihemi e ngrysemi me pikëpyetje të rënda për të nesërmen”. Dulja vjen nga Trebla e Skraparit. Në shtëpi ka gruan të papunë dhe fëmijët janë të gjithë nëpër shkolla. “Me çajin që nxjerr me çantë në pazar, nëse nuk më largon policia, sjell diçka në shtëpi. Unë dua edhe 6-7 vite të dal në pension, nëse nuk shtyhet më tej mosha e pensionit për burrat, thotë Dule Ismaili. Edhe kur të dal, do të më bjerë diçka e vogël,

se ne që kemi qenë në kooperativa, pak na e kanë dhënë pensionin. Por prapë e presim atë ditë, se pak-pak, por i kemi të sigurta ato para”. Të dëshirosh afrimin e pensionit, do të thotë të dëshirosh të plakesh sa më shpejt. Kjo mund të jetë ëndrra më e çuditshme në botë! Vetëm ëndrra e njerëzve që nuk shtyjnë dot të sotmen. Burri nga Skrapari tregon se me kalimin e viteve, gjetja e një pune në Tiranë për të u bë gjithnjë edhe më e vështirë. Tani që është vjetruar, gama e punëve që mund të bëjë është edhe më e kufizuar. “Mund të punoj si roje, si kopsh-tar sepse jam marrë me lulet, - thotë Dulja,- por nuk po më krijohet asnjë shans. Ndërsa djalit që vazhdon shkollën e mesme ekono-mike, kush të mundet, t’i ofrojë një vend në një firmë edhe pa rrogë, vetëm për të mësuar profesionin që studion”. Vetë i biri, Avniu, me një tufë çaji në duar, na thotë: “Jam gati të punoj pa lekë, mjaft të krijoj përvojë për ekonomist”. Shumë pranë vendit ku shet i moshuari, pranë tregut të fruta-perimeve në rrugën “Mihal Grameno” shesin çdo ditë ba-rishtet e tyre fshatarë të ardhur nga Petrela. “Ne jemi nga Tërmasi i Petrelës, fshat me rreth 140 shtëpi ose 380 votues, thotë Asqeri M. Vijmë çdo ditë me autobus në Tiranë që nga fshati, të shesim erëza të freskëta. Me këto 100-lekësha që mbledhim nga kopra e majdanozi po e mbajmë frymën. Asqeriu na tregon se në fshatin e tij, shumica kultivojnë barishtet që përdoren për sallata apo erëza. Lëpjeta, selino, çikore, qumështore, sinap, majdanoz hithra, disa nga të cilat rriten

edhe në gjendje të egër. Për të shitur fruta dhe perime? As që bëhet fjalë. “Fshati ynë është shkretëtirë. Ka 20 vjet pa ujë, qëkur është prishur sistemi vaditës. Fshatarët nuk bëhen me njëri-tjetrin në një mendje që ta rregullojnë. Ne vijmë i blejmë këtu në tregun e Tiranës frutat dhe perimet për veten tonë”, thotë fshatari. Havaja, një tjetër banore nga Tërmasi i komunës së Petrelës pohon se mungesa e ujit për vaditjen e to-kave e ka varfëruar ekonominë e fshatit, që ka mbetur sipas saj, më keq se në sistemin feudal. “Fshati ynë është vetëm 8 km larg nga Tirana dhe 2 km larg një qendre biznesi ku është bërë një investim i madh. Por është kaq larg zhvillimit”! Të dy bashkëfshatarët dhe të tjerë aty në treg pohojnë se njerëzit atje janë të përhumbur, moshohen ditë pas dite duke pritur qindarkat e pensionit që i pret, pasi janë marrë gjithë jetën me bu-jqësi. “Diskriminimi fshat-qytet që nga koha e Enverit vazhdon edhe sot, edhe me ligje të shkruara, thotë Asqeri M. - Kur ankohen pensionistët e qytetit, pensionistët e fshatit as që llogariten”. Asqeriu shton se vetë ka punuar në ndërtim për 35 vjet, me katego-rinë e shtatë dhe ka bërë shumë zanate të lidhura me ndërtimin. Por sot sipërmarrjet private janë të pasigurta.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Dule Ismaili

6 77 NEWS

Sa e dëmton kompjuteri shikimin tuaj!

Kappaoil ofron vend pune Inxhinier Kimist. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E ENJTE, 22 NËNTOR 2012

Facebook sjell risinë e radhës, vjen tasti “Listen”!

Nëse do të klikoni këtë tast do të dë-gjoni veprat e muzikantëve të prefe-

ruar. Jeni gati për risinë e re të Facebook? Pikërisht, në rrjetin e famshëm shoqëror pritet të hyjë edhe tasti “Listen” (Dëgjo). Ky tast do të jetë i frymëzuar nga ai i MySpace,

teksa do t’i dedikohet të gjithë grupeve të muzikantëve dhe do të jetë përkrah buto-nit “Like”. Nëse do të klikoni në tastin “Lis-ten”, do të dëgjoni veprat e muzikantëve që do të transmetohen nga Spotify, që do të shfrytëzojë lidhjen me Facebook, ose nga

MOG. Ndërsa nëse nuk jeni të regjistruar në asnjë shërbim muzikor “streaming” do të mendojë Facebook për t’iu garantuar atë që është më e përhapur mes miqve tuaj, ose në të gjithë botën. Falë këtij tasti, kushdo mund të dëgjojë në kohë reale të rejat e grupeve të preferuar, ose të zbulojë gjëra të reja interesante. Për momentin, tasti do t’i dedikohet vetëm versioneve të Facebook për PC, ose Mac. Në të ardhmen duhet të zhvillohet edhe për versionet e celularëve. Shumë shpejt pritet të hyjë edhe funksioni “Watch”.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Të shikuarit më shumë se duhet ekra-nin e kompjuterit po bëhet një pro-

blem mjaft shqetësues nga dita në ditë sepse rrezikon të dëmtojë rëndë shikimin e çdo personi. Mbyllni sytë kur jeni duke shikuar për një kohë të gjatë para kom-pjuterit, kështu herë pas herë shtrëngoni sytë që t’iu normalizohet kthjelltësia e të shikuarit. Femrat priren të kenë më shumë thatësirë tek sytë se sa meshkujt, prandaj tek femrat shkaktohet më pas i ashtuqua-jturi loti i thatë. Fikni dritat, pakësoni sa më shumë kilovatët e hargjuar duke shuar llambadarin e tavolinës ku keni kompjute-rin, gjithashtu zbritni sa më shumë fuqinë e dritës së kompjuterit sepse ka një dritë shumë të fortë. Planifikoni orare që të bëni

pushim për sytë tuaj. Shoqata amerikane e kujdesit ndaj syve këshillon që duhet të bëni një pushim të paktën 15 minuta krye dy orësh para një ekrani elektronik. Brenda 20 minutash ri-fokusohuni tek objekti juaj dhe shikoni objektin nga një distancë më e largët tani. Nga një studim i bërë në Indi, ku u testuan rreth 291 njerëz të cilët kanë punuar me kompjuter, kishin po të njëjtin nivel shikimi të presionit dhe qartësisë në të shikuar. Ndërsa këshilla më e thjeshtë që mund t’iu bëjmë, pastroni ekranin sa më shpesh dhe mos gjeni fjalë të vështira të cilat kërkojnë angazhim në shikim, fakt ky i cili lodh shikimin e njeriut.

Eugena Bishawww.77news.al

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet për kurset profesionale 9-mujorevetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Jeni duke kaluar nëpër disa faza dhe periudha të rëndësishme në jetën tuaj profesionale. Duhet të tregoni guxim.

Demi: Herë pas here bëni mirë që të ndryshoni ambientin ku jetoni. Nuk jeni shenjë që e pranoni lehtë monotoninë.

Binjakët: Një investim që keni bërë do të shpërblehet me para dhe mirënjohje duke iu hapur shumë dyer për të ardhmen.

Gaforrja: Do të arrini të bëni për vete njeriun special i cili deri dje nuk i është përgjigjur ndjenjave tuaja.

Luani: Do të keni shumë angazhime në punë ndërsa bëheni gati për një udhëtim jashtë vendit.

Virgjëresha: Mësoni të thoni jo atëherë kur gjërat nuk janë të volitshme për ju. Në këtë mënyrë do të fitoni respektin e perso-nave që keni pranë.

Peshorja: Merreni në dorë situatën dhe mos lejoni njeri që të luajë me ju.

Akrepi: Gjendeni para disa vendimeve të vështira të cilat po iu pengojnë që të shikoni me qartësi. Konsultohuni edhe me të tjerët para se të merrni një vendim.

Shigjetari: Aspekti planetar iu ndihmon që të keni marrëdhënie të mira me kolegët, por aspekti emocional nuk është në formë.

Bricjapi: Në fushën profesionale ju pre-sin shumë sfida të cilat vetëm ju mund t’i zgjidhni. Përgjigja e ekuacionit është në dorën tuaj.

Ujori: Me optimizëm do shikoni që gjithë kjo situatë do të kthehet në favorin tuaj.

Peshqit: Mos mendoni negativisht edhe nëse ylli juaj nuk po shkëlqen me të gjithë forcën e tij. Është moment kalimtar.

TEN ofron vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE ENJTE, 22 NËNTOR 2012

Zhvillohet në Kampusin ”Vitrina” premiera e monodramës “Unë jam Adem Jashari”!

Në kuadër të festimeve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në

ambientet e Kampusit Vitrina janë zhvi-lluar një sërë promovimesh, seminaresh, konkursesh e shumë aktivitete të tjera. Një ndër këto aktivitete ishte edhe shfaqja e monodramës e Lebit Murtishit, “Unë jam Adem Jashari” e cila u cilësua si më e veçan-tat e ofruar në ambientet e këtij Kampusi. Kjo monodramë u interpretua me mje-shtëri nga aktori i madh dhe i mirënjo-hur Pajazit Murtishi. Sakrifica sublime në altarin e Lirisë e familjes Jashari, shprehur në monologun e Adem Jasharit, i rrethuar me një skenografi me ngjyra të gjakut të lirisë, aktori (Adem Jashari), kaloi nëpër-

mjet kësaj monodrame përmes udhëve të jetës së Adem Jasharit, deri në flijimin e tij dhe të familjes së tij. Rrëfimi barte me vete Kullën e fisnikërisë, besës, atdhedashu-risë, qëndresës dhe flijimit, pushkën dhe plisin e bardhë, mesazhin e fuqishëm dhe të qartë se e djeshmja do t’i prijë të sotmes sonë kombëtare, për themelet e kodit për shtetin e ri të Kosovës. Kjo shfaqje u ndoq jo vetëm nga stafi akademik i Shkollës së Lartë Private “Vitrina” dhe studentë e nxënës të këtij kampusi por edhe nga shu-më të ftuar të tjerë të cilët e përcollën me një duartrokitje të ngrohtë dhe të madhe aktorin e mirënjohur z. Pajazit Murtishin.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E ENJTE, 22 NËNTOR 2012