8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 25.07.202 VITI I - NR.4 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Këshilla për vetëvlerësimin e për jetën! Vlashaj: Të luftojmë korrupsionin e emërimeve në sistemin e drejtësisë!....................f.2 36-vjeçarja A.M., prostituon për bukën e gojës!.....f.4 Antarktida, kontinenti pa kufij!...............................f.6 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Anisa Subashi: Punimet e diplomave me standarde të larta!..........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e pedagoges Julvina Gjermeni....f.5 Qendra e Mendimit Pozitiv T ë mendosh në mënyrë fleksible! Të kesh pretendime e të komandosh, të mendosh në termat e “detyrë” ose “duhet”, kur bëhet fjalë për ju, për të tjerë ose për botën zëvendëson një problem themelor: këto mendime kufizojnë fleksibilitetin tuaj në përshtatjen ndaj realitetit. Aftësia humane për t’u përshtatur ndaj asaj që ndodh është një shenjë dalluese e qenies tonë. Sigurisht qeniet nje- rëzore janë të gabueshme e bota vazhdon të jetë një vend jo perfekt. Të insistosh që “nuk duhet të jetë kështu” mund t’iu nevrikosë, t’iu depresojë, ankthioz e më pak të aftë të përqëndroheni sesi do i përballoni situatat e të përshtateni me realitetin. Të pranosh realitetin e të sforcohesh ta përmirësosh me mençuri kur është e mundur, mund t’iu ndih- mojë të kurseni energji për veprime e mendime negative. Të vlerësoni individualitetin tuaj! Ndoshta hezitoni të shprehni hapur individuali- tetin tuaj sepse i trembeni reagimeve të të tjerëve. Personat që zhvillojnë aftësitë për të vlerësuar vir- tytet e tyre dhe e shprehin vetveten me respekt janë të realizuar e të kënaqur. Të pranoni se jeni unikë e që keni të drejtë të jetoni jetën tuaj, ekzaktësisht ashtu siç të tjerët kanë të drejtë të jetojnë të tyren, është një recetë e mirë për lumturinë. Qeniet nje- rëzore bëjnë pjesë në një grup ose strukturë sociale, e tentojnë të jenë më të lumtur kur ndërveprojnë në mënyrë më domethënëse me të tjerët. Të kuptosh se aprovimi nga të tjerët nuk është e nevojshme! Të marrësh aprovimin e personave të rëndë- sishëm për ne është një gjë e bukur... >> VIJON NË FAQEN 2 PD-PS, draft konsensual për heqjen e imunitetit! ...>>fq.2 Të mendosh ndryshe:

77 News Botimi nr 141

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: 77 News Botimi nr 141

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 25.07.202 VITI I - NR.4BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Këshilla për vetëvlerësimin e për jetën!

Vlashaj: Të luftojmë korrupsionin e emërimeve në sistemin e drejtësisë!....................f.2 36-vjeçarja A.M., prostituon për bukën e gojës!.....f.4 Antarktida, kontinenti pa kufij!...............................f.6 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Anisa Subashi:

Punimet e diplomave me standarde të larta!..........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e pedagoges Julvina Gjermeni....f.5

Qendra eMendimit Pozitiv

Të mendosh në mënyrë fleksible!

Të kesh pretendime e të komandosh, të mendosh në termat e “detyrë” ose “duhet”, kur bëhet fjalë për ju,

për të tjerë ose për botën zëvendëson një problem themelor: këto mendime kufizojnë fleksibilitetin tuaj në përshtatjen ndaj realitetit. Aftësia humane për t’u përshtatur ndaj asaj që ndodh është një shenjë dalluese e qenies tonë. Sigurisht qeniet nje-rëzore janë të gabueshme e bota vazhdon të jetë një vend jo perfekt. Të insistosh që “nuk duhet të jetë kështu” mund t’iu nevrikosë, t’iu depresojë, ankthioz e më pak të aftë të përqëndroheni sesi do i përballoni situatat e të përshtateni me realitetin. Të pranosh realitetin e të sforcohesh ta përmirësosh me mençuri kur është e mundur, mund t’iu ndih-mojë të kurseni energji për veprime e mendime negative.

Të vlerësoni individualitetin tuaj!Ndoshta hezitoni të shprehni hapur individuali-

tetin tuaj sepse i trembeni reagimeve të të tjerëve. Personat që zhvillojnë aftësitë për të vlerësuar vir-tytet e tyre dhe e shprehin vetveten me respekt janë të realizuar e të kënaqur. Të pranoni se jeni unikë e që keni të drejtë të jetoni jetën tuaj, ekzaktësisht ashtu siç të tjerët kanë të drejtë të jetojnë të tyren, është një recetë e mirë për lumturinë. Qeniet nje-rëzore bëjnë pjesë në një grup ose strukturë sociale, e tentojnë të jenë më të lumtur kur ndërveprojnë në mënyrë më domethënëse me të tjerët.

Të kuptosh se aprovimi nga të tjerët nuk është e nevojshme!

Të marrësh aprovimin e personave të rëndë-sishëm për ne është një gjë e bukur...

>> VIJON NË FAQEN 2

PD-PS, draft konsensual për heqjen e imunitetit!

...>>fq.2

Të mendosh ndryshe:

Page 2: 77 News Botimi nr 141

2 E MËRKURË, 25 KORRIK 201277 NEWS POLITIKËBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA .. .Të marrësh lavdërime nga shefi ose nga miqtë të bën të ndihesh mirë. Por nëse keni nevojë për personat e rëndësishëm për ju ose të çdo-njërit që ju takoni, atëherë ka shumë mun-dësi që të kaloni shumë kohë të palumtur dhe të pasigurtë për veten tuaj. Shumë bëhen depresivë sepse besojnë se janë të zot sipas opinionit që të tjerët kanë për ata. Këta persona nuk mund të ndihen mirë me veten e tyre derisa të marrin nga të tjerët “feedback” pozitiv. Pranojeni veten tuaj, pavarësisht aprovimit të personave pranë jush. Nuk mund t’u pëlqeni gjithmonë të gjithëve e nëse është kjo ajo që po kërkoni

të bëni, ka shumë mundësi që të bëheni shumë pasiv.

Të realizosh që dashuria është e dëshirueshme, por jo esenciale!

Disa persona do pranonin çfarëdolloj lid-hje, edhe jo të kënaqshme ose të dhunshme, sesa të mos kenë asnjë. Kjo nevojë mund të derivojë nga besimi se nuk do jenë në gjendje të përballojnë vetminë ose të kalo-jnë jetën vetëm. Marrëdhëniet emocionale mund të rrisin gëzimin për të jetuar, por nuk janë esenciale për të jetuar mirë. Beso-ni se jeni thellësisht të denjë për dashurinë, pavarësisht nga fakti se di që dikush për momentin ju do, do iu ndihmojë të ndi-

heni më të sigurt kur keni një marrëdhënie.Të tolerosh sikletin e përkohshëm!Njerëzit e shëndetshëm, të fortë e të suk-

sesshëm janë shpesh në gjendje të tolerojnë një siklet të përkohshëm gjatë realizimit të objektivave. Mund të eksperimentoni një kënaqësi intensive në të tashmen e në të ar-dhmen, por shpesh një dozë vuajtje e sfor-cimi është e nevojshme sot për të marrë një lumturi më të madhe nesër. Të suportosh një siklet të përkohshëm është një aspekt kyç në sjelljen e ndjesive të dhimbshme, të ankthit e të depresionit.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

“Ka ardhur koha të kemi një sistem drej-tësie transparent dhe të verifikueshëm”,

ky ka qenë lajtmotivi i diskutuar në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re dhe “Alternativa Civile”, nën moton “Vepro tani kundër padrejtë-

sive në drejtësi”. Avokatë, ekpertë ligjorë si dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile propozuan sesi sistemi i drejtësisë në vend mund të ndryshojë. Sipas tyre duhet të gjendet një mekanizëm që këta funksionarë të cilët japin drejtësi në vend dhe llogari tek qytetarët. Kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re z. Edmond Vlashaj u ndal në disa nga problematika që kanë “mbërthyer” këtë sistem. Mungesa e transparencës në emërimet dhe transferimet e gjyqtarëve, mosmbajtja e përgjegjësisë, mungesa e veri-fikueshmërisë së atyre që kanë poste në dre-jtësi, sipas Vlashaj ka çuar në degradimin e sistemit. “Për ne rëndësi ka të kthjellojmë sistemin e drejtësisë mbi rregulla strikte dhe transparente. Tavolina jonë është pro-pozuese. Ne nuk qëndrojmë në nivelin e konstatimit, por synojmë të propozojmë

për ata që kanë fuqi vendimmarrëse. T’i shndërrojnë pse jo, në ligje këto propozimë që të jenë korrigjuese për të ardhmen”, tha Vlashaj. Debati në tryezë është fokusuar edhe tek mënyra sesi zbatohet sistemi i pikëzimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Publicisti i njohur në vend Andrea Stefani propozoi sistemin amerikan, ku gjyqtarët zgjidhen nga populli. “Shoqëria nuk ka besim te drejtësia. Shoqëria civile mund të vëzhgojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të ballafaqojë rezultatet me këtë ins-titucion. Për të gjitha mospërputhjet që dalin nga ky ballafaqim, shoqëria civile ka të drejtë të kërkojë llogari. Mendoj se sis-temi amerikan ku gjyqtarët zgjidhen nga populli është një model i mirë”, tha ai.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Vlashaj: Të luftojmë korrupsionin e emërimeve në sistemin e drejtësisë!

“Vepro tani kundër padrejtësive në drejtësi”

Mazhoranca dhe opozita kanë dhënë sinjalet e konsensusit për heqjen e

imunitetit më 6 gusht. Dy relatorët e nga-rkuar nga Këshilli i Legjislacionit për draftin e heqjes së imunitetit, Edi Paloka dhe Pan-deli Majko kanë rënë dakord që të pranohen 90 për qind e propozimeve të opozitës në mënyrë që në Kuvend të shkojë për votim një draft final konsensual. “Mazhoranca ka pranuar 90 për qind të draftit të propozuar nga PS-ja me arsyen e vetme që të arrihet një konsensus për ta votuar më datën 6 gu-sht”, është shprehur deputeti demokrat Edi

Paloka. Ndërsa deputeti socialist Pandeli Majko ka deklaruar se palët kanë përmby-llur një fazë me shumë rëndësi sa i përket ndryshimeve të Kushtetutës për imunitetin. Ai ka theksuar se Partia Socialiste nuk ven-dos kushte, por kërkon një debat publik me mazhorancën për të mbrojtur opinionin e saj. “Sot kemi një dokument të pranuar edhe nga pala tjetër, e cila përfundimisht mbyll kapitullin për çështjen e imuniteteve. Jemi të gatshëm edhe për ndryshimet e tjera kushte-tuese dhe shpresojmë të merremi vesh si dy palë për ndryshimet e tjera. Kushtetuta nuk

i përket partive politike, por publikut. Do të vijojmë me hapat e mëtejshëm dhe shpreso-jmë të kemi vullnet”, është shprehur Majko. Megjithatë, opozita vijon të këmbëngul që së bashku me heqjen e imunitetit të votohen edhe ndryshimet e tjera në Kushtetutë që të lidhin prokurorinë dhe gjykatat. Majko ka bërë të qartë se opozita nuk do të pranojë që të ndryshohet sërish Kushtetuta në shtator. Sipas tij opozita kërkon një reformë të thellë kushtetuese.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

PD-PS, draft konsensual për heqjen e imunitetit!

Page 3: 77 News Botimi nr 141

E MËRKURË, 25 KORRIK 2012 77 NEWSSOCIALEE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Infinity Call ofron vend pune si operator/e telefonike. Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e e-mail: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Hasmëria dhe konfliktet e pronës dety-ruan Lulëzime Sallanin nga fshati

Bele i Kukësit, që bashkë me pesë motrat, nënën dhe vëllain e saj të vetëm, të shpër-nguleshin për të jetuar në Tiranë, duke eleminuar një gjakmarrje të sigurt. Por ky veprim “i zgjuar” i familjes së Lulëzimes do t’i kushtonte asaj në këmbim, kalvarin e gjatë të problemeve sociale, si mungesa e strehës, lypja e fëmijës 3-vjeçar, si dhe frika për t’u kthyer në vendin e origjinës, aty ku ajo ka shtëpinë dhe pronat. Nga jeni dhe për çfarë arsye jeni larguar nga vendi juaj i origjinës?

Unë jam me origjinë nga Kukësi dhe kam pesë motra e një vëlla, kurse babai ka vite

që ka vdekur. Prej 13 vitesh jemi detyruar që të largohemi nga fshati Bele, për shkak të hasmërisë, sepse kufitarët e pronës donin që të vrisnin vëllain tim, i cili donte me çdo kusht që të mbronte tokën e trashëguar nga të parët tanë. Duke qenë se ne kemi një vëlla të vetëm dhe ishte i pafuqishëm në atë zonë, për t’i shpëtuar jetën u dety-ruam që të largoheshim nga shtëpia jonë dhe erdhëm në Tiranë. Personat që kishin konflikt në lidhje me pronësinë jo vetëm që na e morën tokën, por mesa di unë tani ata kanë zaptuar edhe shtëpinë. Ne akoma dhe kësaj dite kemi frikë që të kthehemi atje për shkak të ndonjë konflikti që do të përfundonte në gjakmarrje.

Sa e vështirë është jetesa dhe aktualisht ku banoni?

Unë jam martuar para shtatë vjetësh dhe nga martesa kam një fëmijë tre vjeç, e cila është e detyruar të lypë para parlamentit, me gocën e hallës së saj si dhe me një fëmijë tjetër. Edhe bashkëshorti është pa punë dhe është i detyruar që të lypë. Banojmë nën një pemë këtu para parlamentit pasi nuk kemi strehë.Ku jeni strehuar më parë?

Ne u strehuam nga Avokati i Popullit në Sharrë, pasi bashkëshortin e kam të komunitetit rom. Në repartin ushtarak qëndruam vetëm dy muaj, sepse kishim frikë nga banorët e zonës përreth, të cilët na kërcënonin se edhe fëmijët do të na i merrnin me forcë nëse ne vazhdonim të qëndronim aty. Gjithashtu në Sharrë am-bienti nuk kishte as ujë e drita. A mund të jetonim ne njësoj si kafshë? Në këto kushte një pjesë e jona erdhi këtu para parlamentit dhe qëndrojmë nën një pemë të madhe, sepse nuk kemi ku të shkojmë tjetër. E vet-mja gjë që kërkoj nga shteti apo shoqatat është ndihma që mund t’u jepet fëmijëve të mi. Unë jam një njeri pa të ardhme dhe pa prespektivë. As në fshatin Bele të Kukësit, aty ku kam shtëpinë dhe pronat nuk mund të kthehem nga frika e ndonjë hasmërie të mundshme. Vet nuk lyp sepse jam e sëmurë nga migrena dhe kam dhimbje të forta të kokës. Avokati i Popullit të mbajë premtimin që bëri ndaj nesh dhe ta zgjidhë çështjen përfundimisht, pasi ne vazhdojmë të jetojmë në ferr.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Lulëzimja: Hasmëria na detyroi të braktisim shtëpinë!

Lulëzime Sallanin

Page 4: 77 News Botimi nr 141

4 E MËRKURË, 25 KORRIK 201277 NEWS HISTORI NJERËZOREBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Diamond Dental ofron vend pune si kirurg/e. Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën ee-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

A.M. është një 36-vjeçare rome nga qyteti i Fierit që prostituon prej 6

vitesh në rrugët e kryeqytetit. Dikur kjo vajzë kishte shumë ëndrra të cilat nuk i’u realizuan kurrë. Realiteti që ajo jeton është i egër dhe i pashpresë. Gjatë ditës ajo grum-bullon kanaçe në kazanët e plehrave kurse gjatë natës shndërrohet në punonjëse seksi. Aktualisht A.M. jeton në periferi të Tiranës. Në një intervistë për “77 News” 36-vjeçarja ndalet tek vështirësitë ekonomike të cilat e kanë detyruar, sipas saj të dalë në rrugë.Si ka qenë fëmijëria juaj?

Shumë e vështirë. Unë kam jetuar në Levan të Fierit. Babanë nuk e kam njohur kurrë ndërsa mamaja u martua me dikë

tjetër dhe mua më mbajti gjyshja, e cila nuk është më në jetë. Isha pa përkrahje dhe pas gjimnazit erdha në Tiranë. Në pamundësi për të vazhduar fakultetin fillova të punoj por fitoja shumë pak para, me të cilat nuk paguaja dot as qeranë e dhomës që kisha marrë. Më pas mosha ime jo shumë e re bëri që unë të humbja punën dhe të mbe-tesha në mes të katër rrugëve. Çfarë ndodhi më pas ?

Më pas fillova të punoja me para. Pra, të dilja në rrugë si prostitutë. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Unë kërkova punë të tjera por askush nuk më ofroi asgjë. Të gjithë më shihnin me përçmim dhe racizëm. Për më tepër që kërkonin të kishe shkollën e lartë.

Zakonisht ku dilni në mbrëmje?Në qendër të kryeqytetit. Pranë zonës

së ish-gropës së dikurshme, tek 9-katëshet. Aty qëndroj me orë të tëra dhe pres për klientë.A ka vajza të tjera në atë zonë ku rrini ju?

Po, ka edhe shumë të tjera si unë që prostituojnë. Ka edhe nga komuniteti rom por edhe vajza që i quajmë “dorë e bardhë”. Të gjitha janë pa përkrahje dhe jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Ja u siguroj, ne dalim për bukën e gojës.Si janë klientët tuaj në moshë?

Janë të të gjitha grupmoshave. Ka stu-dentë dhe burra të moshës 40-50 vjeç, të cilët janë edhe të martuar.Keni kontakte me ta ?

Po, ka edhe nga ata të cilët e kanë nu-mrin tim të telefonit. Keni pasur raste kur një klient iu ka dhunuar ?

Po, më ka ndodhur që dikush më shfry-tëzoi dhe nuk më pagoi. Unë i kërkova paratë dhe ai më goditi.Si e shihni jetën tuaj pas disa vitesh?

Të mjerë, siç e kam tani. Nuk kam shpresa por një gjë e them me bindje, dua të dal nga ky ferr. Unë dua të jetoj si gjithë të tjerët me dinjitet. Kam 22 vite që nuk shkoj në vendlindje pasi më vjen turp nga të njohurit dhe të afërmit që më kanë ngelur. Edhe pse faj për këtë që jam unë sot mbajnë edhe ata pasi kurrë nuk më kanë ndihmuar.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

36-vjeçarja A.M., prostituon për bukën e gojës!

Foto ilustruese

Page 5: 77 News Botimi nr 141

5E MËRKURË, 25 KORRIK 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Operator Genesis ofron vend pune si operator në call center. Të interesuarit të kontaktojnë nënumrin e cel: 0696763386 / Për më tepër: www.njoftime.com

Çfarë ndodhi në 17 janar?

“77 News” po vijon misionin e saj për të përcjellë tek publiku të vërtetën mbi dhu-nimin e universitetit “Vitrina”, në 17 janar, duke mbledhur çdo ditë fakte dhe detaje, që të gjitha së bashku japin një panoramë më të plotë të ngjarjes. Pedagogia e gjuhës angleze, dëshmon dyndjen e efektivëve të policisë në kampusin universitar, në shkelje të plotë të ligjit për arsimin e lartë. Ajo tre-gon për presionin psikologjik të përjetuar nga studentët dhe stafi pedagogjik.Çfarë kujtoni ju nga 17 janari?

17 janari ka qenë ditë e martë në mos gaboj, ka qenë një ditë e trazuar që ka nge-

lur në mendjen time. Fillimisht dita ka nisur si zakonisht. Konkretisht unë kam qenë duke dhënë mësim tek viti i dytë tek gjuha angleze, por që fatkeqësisht ky proces mësimor u ndërpre për shkak të një ngjarje të pahijshme që tek mua personalisht ka lënë një ndjenjë jopozitive. Në momentin që kam dalë nga auditori dhe jam drejtuar në oborrin e kampusit, kam parë shumë policë me uniformë dhe pa uniformë. Si silleshin policët në mjediset e brendshme të kampusit?

Unë mbaj mend që ata kanë hyrë edhe nëpër zyra, përveçse në auditore. Tek rek-

torati, në katin e parë ku ndodhesha unë, u futën disa civilë të cilët pa u prezantuar na pyetën për të dhënat personale dhe pozi-cionin e punës. Sa ka zgjatur situata e tensionuar?

Ka zgjatur gjatë gjithë ditës. Kur unë jam larguar nga kampusi rreth orës 16:00, kam parë ende policë të pranishëm. Ndërsa lar-gohesha, në dalje të kampusit disa civilë më ndaluan, më pyetën për emrin, më kërkuan kartën e identitetit dhe informacione mbi punën që unë bëja në universitet, më pas më lanë të lirë. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

Personalisht situata më ka lënë një ndjenjë shumë të pakëndshme. Për një moment mu kujtua viti 1997, kur unë kam qenë në shkollë dhe më është dashur të kthehem në shtëpi për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Edhe atë ditë forcat e policisë kanë prishur mësimin dhe kanë qëndruar në territor deri vonë. Kjo ngjarje ka lënë gjurmë tek unë. Ne luftojmë çdo ditë për të mbajtur arsimin në këmbë sepse arsimi është gjenerator i zhvillimit. Një ndërhyrje e tillë e që shkaktoi trazira dhe ndërpreu procesin mësimor është krejtë-sisht e kundërta e asaj që duhet të ndodhë për të mbështetur sistemin arsimor.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e pedagoges së gjuhës angleze, Julvina Gjermeni

Julvina Gjermeni

Page 6: 77 News Botimi nr 141

E MËRKURË, 25 KORRIK 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Në Nju Jork ë shtë hapur bar i i parë që shërb en vetëm ujë për k l ientët dhe b ëhet f ja lë për u jë r u b i n e t i , i c i l i s h i t e t 1 d o l l a r gota . Bashkëpronari Adam Ruhf i t regoi ag jenci së “Reuters” mbi b iznes in e çudi t shëm dhe i dha shpjegime edhe për just i f ikimin që i bëhet shitjes së ujit të çezmës. “Trupi i njeriut përbëhet nga 60-70% ujë. Është jashtëzakonisht e

rëndësishme që njerëzit të pi jnë u jë çdo d i të dhe pat je tër që a i duhet të jetë sa më i pastër. Tek n e , k j o re a l i z o h e t p ë r m e s n j ë procesi të sof istikuar purif ikimi. Uj i i n ë n s h t ro h e t n j ë f i l t r i m i 7 - fazësh, t ra j t imesh magnetike, katat i l ike, e të t jera s i këto, që e b ëjnë 100% të s igur të”, t regoi Ruhf.

Për më tepër: www.newnews.al

Hapet bari i ujit!

Ande-Lm ofron vend pune si inxhinier/e mekanik dhe elektrik. Të interesuarit të dërgojnë njëcv në adresën e e-mail:[email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

100 vjet më parë, më 7 mars të vitit 1912, norvegjezi Roald Amundsen i bëri të ditur

botës mbi nënshtrimin e Polit të Jugut. Ekspedita e tij në Antarktidë, në pikën më

të paarritshme kishte zgjatur pothuajse një vit. Ekzistenca e kontinentit të gjashtë për një kohë ka qenë veç një hipotezë e shkencëtarëve, por ajo u vërtetua më 1820. Sot Antarktida është në llojin e vet një repu-blikë shkencëtarësh. Atje punojnë studiues nga 27 vende të botës. Numri i përfaqësimit nga të gjitha kontinentet në Antarktidë, gjatë sezonit veror, mbërrin deri në 10 mijë persona. Gjatë dimrit, kur temperatura e ajrit zbret deri në minus 60-80 gradë celcius, atje mbesin rreth 1000 vetë. Studiuesit rusë punojnë në pesë stacione me kohë të plotë vjetore. Në shkurt të këtij viti, në stacionin “Vostok”, pas një shpimi për 40 vjet u arrit në sipërfaqen e një liqeni subglacial me ujë të ëmbël, që mban të njëjtin emër, i cili gjendet nën një shtresë akulli me trashësi rreth katër kilometra. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Antarktida, kontinenti pa kufij!

Page 7: 77 News Botimi nr 141

7E MËRKURË, 25 KORRIK 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Ervis.Fm ofron vend pune si agjent marketing. Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Edhe pse do bëni shpenzime të tepruara buxheti do jetë i ekuilibruar.

Demi: Organizojini më mirë financat që të mos keni probleme më vonë. Ju i keni të gjitha aftësitë.

Binjakët: Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do ia kaloni për mrekulli me atë që keni në krah.

Gaforrja: Venusi do ta favorizojë mjaft jetën tuaj në çift sot. Është momenti të afroheni më tepër me partnerin.

Luani: Në planin financiar do kaloni një ditë të vështirë. Tregohuni sa më të matur me shpenzimet.

Virgjëresha: Me financat do keni fat. Gjithë maturia që keni treguar kohët e fundit do japë frytet e veta.

Peshorja: Ekuilibri financiar nuk do ketë probleme. Do i kontrolloni me kujdes shpenzimet.

Akrepi: Ata që janë në një lidhje nuk do kenë më as debate as mosmarrëveshje. Periudha e tensionuar do të përfundojë.

Shigjetari: Hëna do jetë e pozicionuar shumë mirë sot në jetën tuaj në çift. Do keni ndryshime pozitive dhe do ndiheni të lumtur.

Bricjapi: Menaxhojeni me kujdes buxhetin sot në mënyrë që mos keni probleme.

Ujori: Ditë premtuese për jetën tuaj në çift. Do përjetoni emocione falë surpri-zave që do iu bëjë partneri.

Peshqit: Në sektorin financiar gjërat do shkojnë mirë. Do keni gjithë energjinë e duhur për të ekuilibruar buxhetin. Bravo!

Fakulteti i Shkencave të Edukimit diplo-moi studentët e Mësuesi Cikli i Ulët

dhe Mësuesi Arsim Parashkollor. Zv/rek-tore dhe anëtare komisioni, dr. proc. Anisa Subashi në një intervistë për “77 News” jep vështrimin e saj mbi referimet e temave të diplomave.Si është kryer procesi i punimit të temave të diplomave?

Çdo student ka patur një pedagog udhëheqës, që ka patur si detyrim të konsul-

tohet me studentin mbi 5 herë. Është për-caktuar tema, studentët kanë marrë të gjithë një udhëzues, ku do të bazohet tema e diplomës, numrin e faqeve, metodologjia, përmbajtja, si duhet të funksionojë, sa për qind duhet të kenë pjesët e punimit. Çdo punim ka qëllimin, objektivin, metodolo-gjinë, analizën e të dhënave, konkluzionet, rekomandimet dhe bibliografinë.Si u paraqit procesi i mbrojtjes së temave të diplomave?

Fakulteti i Shkencave të Edukimit diplo-mon këtë vit një numër të konsiderueshëm studentësh dhe procesi është ndarë në pesë ditë. Ajo që unë gjykoj nga prezantimet e ditëve të para është se studentët kanë bërë një prezantim mjaft serioz dhe janë përga-titur sipas standardeve të kërkuara dhe të përcaktuara nga fakulteti ynë.Ku ishin fokusuar më së shumti temat e punimeve?

Duke qenë se këto studentë ndjekin Fakultetin e Edukimit, degën e Mësue-sisë, temat ishin të fokusuara tek edukimi, metodat e mësimdhënies, tek psikologjia e edukimit, psikologjia e zhvillimit të fëmi-jëve, krahasimi i metodës klasike të mësi-mdhënies me metodat moderne, ndikimi që kanë nënat toksimane te nxënësit dhe si ndikon kjo në nxënien e tyre në mësim. Siç i përmenda dhe më sipër vihet re që temat janë mjaft të goditura dhe interesante.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Anisa Subashi: Punimet e diplomave me standarde të larta!

Anisa Subashi

Page 8: 77 News Botimi nr 141

E MËRKURË, 25 KORRIK 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM!

Deri më 30 Korrik

1 Vit Konvikt + Mensë

= 1000 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

2000 € = 840 €2000 € = 840 €2000 € = 840 €2000 € = 840 €2000 € = 840 €2000 € = 840 €

FAKULTETI I INXHINIERISË Inxhinieri ElektronikeInxhinieri InformatikeInxhinieri ElektrikeMekatronikë

Inxhinieri Telekomunikacioni Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK)

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Në qendrën shëndetësore "Dragoi i Zjarrtë" shërbejnë dy specialistë ki-

nezë, të pajisur me kualifikimin plotësues ndërkombëtar të diplomuar për fushat përkatëse masazhator dhe estetiste. Masa-zhi kurativ dhe ai relaksues bëhen në këtë qendër. Akupuntura dhe masazhi kinez janë pjesë shumë e rëndësishme e mjekësisë tra-dicionale kineze, të përdorura për mijëra vjet me radhë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, për t'u siguruar njerëzve një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme. Kurimi termik me flakë kuron me anë të nxehtë-sisë në pika të caktura të trupit. Është një metodë natyrale që ka si qëllim funksioni-min e mirë të qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin. Kjo metodë bën më aktivë të gjithë kapilarët e gjakut dhe stimulon funksionimin e tyre, ka efekt kurues dhe shërben për të pasur një trup të shëndoshë e më të fortë. Idea për hapjen e kësaj qendre në Tiranë, masazhatores i lindi pasi është specialiste e kësaj fushe. Gjatë kohës që ka qenë në shkollë pa efektet e kësaj mjekësie në popullin kinez dhe mendoi ta ushtrojë profesionin e saj në Shqipëri, sepse mjekë-sia tradicionale kineze ka një ekperiencë të lashtë mbi 5 mijë vjeçare. “Kryesisht apliko-jmë akupunturë dhe masazh. Njëkohësisht bëjmë edhe mjekimin me kupa edhe me ngrohje. Mendojmë se terapia me akupun-turë është shumë sensitive dhe kurative, gjithashtu edhe masazhi kinez është mjet kurativ. Këtë masazh e bëjmë fillimisht duke bërë larjen dhe disifektimin e duarve. Unë jam e specializuar në fushën e mjekësisë popullore kineze. Qysh në mosha të reja e kam ndjerë rolin që luan kjo mjekësi në Kinë dhe unë mendoj se të gjitha ato që kam mësuar për mjekësinë kineze t’i vë në shërbim të popu-llit shqiptar. Këtë detyrë që

kam filluar para disa viteve do ta vijoj më tej në Shqipëri. Njëkohësisht të sëmurëve me dhimbje të artikulacioneve të qafës ose të shtyllës kurrizore mendoj që mjekimin ta bëj në mënyrë të kombinuar me aku-punturë e me masazh, pasi kam vënë re se edhe rezultatet janë më të dukshme”, pohon masazhatorja kineze. “Edhe të sëmurët me herrje diskale me trajnimin e kombinuar mendojmë se i lehtësojmë shumë sa që edhe ato ndjehen relativisht shumë mirë, në krahasim me trajtimet e tjera që mund të bëhen. Daljet në rastet e hernies që ngac-

mojnë nervat, me masazhin e kombinuar që bëjmë arrijmë t’i çojmë në vend derisa të shërohen. Duke çuar në vend këto dalje atëherë mpirja edhe dhimbja që ndjejnë njerëzit në ekstremitetet e poshtme lehtëso-hen aq shumë sa që kanë një përmirësim të ndjeshëm. Shpreh dëshirën edhe vullnetin që njerëzit që janë me probleme të vijnë në klinikën tonë për t’u shëruar. Pas trajtimit që të sëmurët kanë marrë në këtë qendër janë ndjerë shumë mirë”, pohoi ajo.

Nga Ornela Manjani Për më tepër: www.77news.al

Kultura e masazheve kineze, tani edhe në Tiranë!