12
“O Zot, shpëto popullin tënd dhe be- koje trashëgimin tënd, dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd me anën e Kryqit tënd.” (Përlëshorja) Ti që u ngrite mbi Kryqin, duke da- shur, shtetit të ri të themeluar prej Teje, dhuroju kurdoherë hir, o Krisht Perë- ndi, jepi forcë dhe gëzim, popullit dhe shtetit tonë, fali fitore e triumf në çdo lu- ftë mbi armiqtë; ji gjithmonë bashkëluf- tëtar, armë për paqe, trofe e pamundur. (Shkurtorja) Kryqit tënd po i falemi, o Kryezot dhe Ngjalljen tënde të shenjtë lavdërojmë. (Himn Nderimi para Kryqit) Lartësimi i Kryqit, që kremtohet më 14 Shtator, përkujton gjetjen e Kryqit të Krishtit nga Shën Elena, nëna e perandorit Konstandin, në shekullin IV dhe, pasi u mor nga persianët, rimarrjen e tij nga pera- ndori Irakli, në shekullin VII, kur ai u “lartësua” në Kishën e Ngjalljes në Jerusa- lem. Nga kjo ngjarje e fundit “lartësimi uni- versal” i Kryqit filloi të kremtohej çdo vit. Lartësimi i Kryqit NGJALLJA Nr. 9 (224) Viti XIX i botimit SHTATOR 2011 Çmimi 20 lekë Nga 16-22 shtator, në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, pranë Durrësit, zhvilloi punimet Komisi- oni për Dialogun Anglikano-Orthodhoks. Eshtë hera e parë që ky Komision mblidhet në vendin tonë, me ftesë të Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit. Miqve iu krijuan ku- shte komode, për të pasur një punë sa më të frytshme për të cilat u kujdes drejtori i Akade- misë Teologjike, Hirësia e Tij Nikolla. Të dielën, 18 shtator, miqtë nga Kishat Ortho- dhokse dhe Anglikane morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë. Disa nga Hierarkët orthodhoksë ba- shkëcelebruan me Hirësinë e Tij Andonin. Predi- kimin e rastit e mbajti Episkopi Kalistos (Ware), nga Britania, Patriarkana Ekumenike, teolog i njo- hur botërisht dhe bashkëkryetar i këtij Komisioni. Midis dy Kishave ka pasur marrëdhënie mi- qësore që prej 4 shekujsh, por ky dialog teologjik i drejtpërdrejtë ka nisur që nga viti 1972. Rrje- dhojë kanë qenë tre raporte të përbashkëta, të cilat u janë drejtuar të dy kishave. Tani ka nisur një fazë e re e dialogut, në të cilën po diskutohet për natyrën e qenies njerëzore. Kisha Orthodhokse u përfaqësua në takim nga Mitropoliti Kalistos, Patriarkana Ekumenike; Mitropoliti Serafim i Zimbabves, Patriarkana e Aleksandrisë; Mitropoliti Nifon i Tërgovishtes, Patriarkana e Rumanisë, Episkopi Ilia, Kisha e Shqipërisë, si dhe nga teologë e klerikë nga Ki- shat e Qipros, Rusisë, Serbisë, Greqisë, Polonisë. Bashkëkryetari Anglikan i komisionit ishte epi- skopi Roger Heft, nga Australia. Th. Dh. Veprimtari e rëndësishme ndërfetare në Manastirin e Shën Vlashit Komisioni për Dialogun Anglikano-Orthodhoks mblidhet në Shqipëri

Gazeta e Shtatorit 2011

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta e Shtatorit 2011

Citation preview

Page 1: Gazeta e Shtatorit 2011

1SHTATOR 2011 NGJALLJA

“O Zot, shpëto popullin tënd dhe be-koje trashëgimin tënd, dhurojushpresëtarëve fitore mbi barbarët dheruaje shtetin tënd me anën e Kryqittënd.”

(Përlëshorja)

Ti që u ngrite mbi Kryqin, duke da-shur, shtetit të ri të themeluar prej Teje,dhuroju kurdoherë hir, o Krisht Perë-ndi, jepi forcë dhe gëzim, popullit dheshtetit tonë, fali fitore e triumf në çdo lu-ftë mbi armiqtë; ji gjithmonë bashkëluf-tëtar, armë për paqe, trofe e pamundur.

(Shkurtorja)

Kryqit tënd po i falemi, o Kryezot dheNgjalljen tënde të shenjtë lavdërojmë.

(Himn Nderimi para Kryqit)

Lartësimi i Kryqit, që kremtohet më14 Shtator, përkujton gjetjen e Kryqit tëKrishtit nga Shën Elena, nëna e perandoritKonstandin, në shekullin IV dhe, pasi umor nga persianët, rimarrjen e tij nga pera-ndori Irakli, në shekullin VII, kur ai u“lartësua” në Kishën e Ngjalljes në Jerusa-lem. Nga kjo ngjarje e fundit “lartësimi uni-versal” i Kryqit filloi të kremtohej çdo vit.

Lartësimi i Kryqit

NGJALLJANr. 9 (224) Viti XIX i botimit SHTATOR 2011 Çmimi 20 lekë

Nga 16-22 shtator, në Manastirin e Ri të ShënVlashit, pranë Durrësit, zhvilloi punimet Komisi-oni për Dialogun Anglikano-Orthodhoks. Eshtëhera e parë që ky Komision mblidhet në vendintonë, me ftesë të Kryepiskopit të Tiranës dhe tëgjithë Shqipërisë, Anastasit. Miqve iu krijuan ku-shte komode, për të pasur një punë sa më tëfrytshme për të cilat u kujdes drejtori i Akade-misë Teologjike, Hirësia e Tij Nikolla.

Të dielën, 18 shtator, miqtë nga Kishat Ortho-dhokse dhe Anglikane morën pjesë në LiturgjinëHyjnore, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”,në Tiranë. Disa nga Hierarkët orthodhoksë ba-shkëcelebruan me Hirësinë e Tij Andonin. Predi-kimin e rastit e mbajti Episkopi Kalistos (Ware),nga Britania, Patriarkana Ekumenike, teolog i njo-hur botërisht dhe bashkëkryetar i këtij Komisioni.

Midis dy Kishave ka pasur marrëdhënie mi-qësore që prej 4 shekujsh, por ky dialog teologjiki drejtpërdrejtë ka nisur që nga viti 1972. Rrje-dhojë kanë qenë tre raporte të përbashkëta, tëcilat u janë drejtuar të dy kishave. Tani ka nisurnjë fazë e re e dialogut, në të cilën po diskutohetpër natyrën e qenies njerëzore.

Kisha Orthodhokse u përfaqësua në takimnga Mitropoliti Kalistos, Patriarkana Ekumenike;Mitropoliti Serafim i Zimbabves, Patriarkana eAleksandrisë; Mitropoliti Nifon i Tërgovishtes,Patriarkana e Rumanisë, Episkopi Ilia, Kisha eShqipërisë, si dhe nga teologë e klerikë nga Ki-shat e Qipros, Rusisë, Serbisë, Greqisë, Polonisë.Bashkëkryetari Anglikan i komisionit ishte epi-skopi Roger Heft, nga Australia.

Th. Dh.

Veprimtari e rëndësishme ndërfetare në Manastirin e Shën Vlashit

Komisioni për Dialogun Anglikano-Orthodhoksmblidhet në Shqipëri

Page 2: Gazeta e Shtatorit 2011

2 NGJALLJA SHTATOR 2011

Si çdo vit, ardhja e verës bën qëfëmijët e kësaj zone të presin mepadurim ditët kur në shkollën e tyredo të zhvillohet kampi veror përfëmijë. Për të dhjetin vit radhazi,Kisha Orthodhokse Autoqefale eShqipërisë, nëpërmjet Zyrës Qe-ndrore të Fëmijëve dhe dhjetëra vull-netarëve bëri të mundur që të zhvi-lloheshin katër kampe verore përfëmijë në komunën e Malishevës,në Kosovë. Kampet, të cilët zgja-tën nga katër ditë secili, u zhvilluannga datat 14-31 gusht në katër fsha-tra (Begaj 14-17 gusht; Drenoc18-21 gusht; Banjë 23-26 gushtdhe në Carallukën e Poshtme 28-31gusht). Në këto kampe morënpjesë rreth 1200 fëmijë të moshës5-13 vjeç.

Programi i kampit ishte i larmi-shëm, me diskutime në grupe përnjë temë të caktuar, me këngë, lojë-ra, skeçe etj. Këtë vit tema e përzgje-dhur për diskutim ishte “Lumturia”,nga e cila kishte marrë edhe emrinkampi i sivjetshëm. Gjatë ditëve tëkampit së bashku me fëmijët u traj-tuan dhe u diskutuan aspekte të ndry-shme të lumturisë, si; lumturia vjennga ajo që jemi dhe jo nga ajo që ke-mi, lumturia është në marrëdhënietqë ndërtojmë dhe jo në gjërat që zo-tërojmë, lumturia vjen nga zgjedhjetqë bëjmë dhe s’është rezultat i rre-thanave, lumturia e vërtetë është jetame vlera.

Për t’i ardhur në ndihmë diskuti-mit të fëmijëve mbi temën e lumtu-risë, çdo ditë në fillim të programit,nga stafi i kampit luhej një pjesë eshkurtër, e cila theksonte mesazhinkryesor të asaj dite. Lidhur me te-mën e kampit, çdo vit fëmijët më-sojnë edhe një himn, i cili gjithashtuthekson mesazhet kryesore që dis-kutohen në grupe të vogla.

Programi ishte i mbushur edheme lojëra të shumta, në grup të vogële të madh, të cilat si gjithmonë iargëtojnë fëmijët pa masë dhe rri-sin aftësitë e tyre bashkëpunuesee krijuese, nëpërmjet punës së do-rës, këngëve të ndryshme me lëviz-je, të cilat fëmijët i mësojnë me shu-

më dëshirë në kampet verore dhemë pas i këndojnë me shokët e sho-qet gjatë gjithë kohës, në shtëpi, nëshkollë e në lagje. Në kampet e kë-tij viti u zhvilluan pesë punë doretë ndryshme, në bazë të grupmo-shave të fëmijëve, duke filluar ngamë të vegjlit dhe deri tek ata më tërriturit.

Për të mbyllur sa më bukur këtoditë të gëzueshme që fëmijët ka-luan në aktivitet, çdo kamp finalizo-het me një festë me poezi, këngë evalle. Për të festuar së bashku mefëmijët, në këtë festë ishin të ftuaredhe prindërit e mësuesit e tyre.

Realizimi i këtyre kampeve,ashtu si edhe në vitet e kaluara, ishte

shumë i suksesshëm. Fëmijët ka-luan një kohë të bukur dhe argëtue-se, gjatë së cilës ata mësuan shumëgjëra të reja rreth lumturisë dhe uargëtuan pa masë në shoqërinë enjëri-tjetrit dhe të mësuesve të tyre.“Çdo vit, fëmijët na presin me pa-durim e me shumë ngrohtësi dhena përcjellin me shumë mirënjohjedhe me shpresën se do të shihemisërish në vitin e ardhshëm. Por kë-të vit, për t’u theksuar është ngroh-tësia me të cilën u pritëm nga fë-mijët në fshatin Drenoc, sepse atjeishte viti i parë që ne po zhvillonimnjë kamp veror. Fëmijët e fshatitDrenoc kishin dëgjuar për kampettona nga miqtë dhe kushërinjtë e

tyre që jetojnë në fshatrat ku kishimorganizuar kampe më parë, kështuqë edhe ata na pritën me padurimdhe shumë të gëzuar që edhe nëfshatin e tyre po organizohej njëkamp i tillë. Falënderime dhe mirë-njohje morëm edhe nga mësuesit eshkollave, si dhe nga prindërit e tëafërmit e fëmijëve. Stafi i kampitishte përgatitur për punën në këtokampe me një trajnim të veçantëpër mësimdhënien, argëtimin dhezhvillimin e fëmijëve, për të arriturpotencialin e tyre të plotë njerëzor”- u shpreh një prej koordinatorevekryesore të kampit, Gabriela Hoppe.

Korresp. i “Ngjallja”

Ajo transmeton për ju 24 orë program.Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale e kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore e klasike, nga vendi dhe bota.Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

“Lumturia” në kampet verore për fëmijë- 10 vjet aktivitete nga Kisha jonë në zonën e Malishevës -

Kosovë

Page 3: Gazeta e Shtatorit 2011

3SHTATOR 2011 NGJALLJA

Kremtimi i festave më kryesore të Vitit Li-turgjik nuk kishte se si të fillonte ndryshe, veçseme kremtimin e Lindjes së të Tërëshenjtës, Hyj-lindëses Mari, më 8 Shtator. Lindja e saj përbënnjë nga pikënisjet e shpëtimit të gjinisë njerëzoreduke qenë kështu, një nga stacionet më kryesoretë vitit liturgjik.

Madhështia e kësaj feste, u ndërthur dhe unjësua aq bukur me atmosferën kataniktike qëtë ofron vetë Manastiri i Hirshëm i Lindjes sëHyjlindëses në Ardenicë të Lushnjës.

Shpresëtarë nga zonat përreth manastirit, siedhe nga qytete të ndryshme të vendit, u mblo-dhën për të marrë pjesë në agripninë që do tëkryhej me rastin e këtij panairi të veçantë. Agrip-nia, e cila filloi rreth orës 21 të datës 7 shtator, ukryesua nga Mitropoliti i Beratit, Hirësia e TijIgnati. Kremtimi filloi me Shërbesën e Pasdarkëssë Vogël, për të vazhduar më pas me shërbesate Mbrëmësores, si dhe të Mëngjesores. Ato ukurorëzuan me Liturgjinë Hyjnore, e cila u kryenë kishën e dytë të manastirit, dedikuar Trinisësë Shenjtë.

Me po të njëjtën atmosferë festive të nesër-men, në kishën qendrore të Lindjes së Hyjlindë-ses, u krye përsëri Liturgjia Hyjnore e drejtuarnga Imzot Ignati. Në fund të Liturgjisë së Shenj-të u lexua predikimi i ditës, ku Hirësia e Tij,theksoi:

“Asnjë grua në botë nuk u denjësua me njënder kaq të madh sa e Tërëshenjta, VirgjëreshaMari, që u bë nëna e Perëndisë në tokë. Prandaj,brezat e besimtarëve, lumërojnë të TërëshenjtënHyjlindëse, ashtu si edhe ajo e tha në mënyrëprofetike: “sepse ja, që tani e tutje gjithë bre-zat do të më lumërojnë” (Lluk. 1, 48). Dheshpirti i çdo të krishteri kthehet gjithmonë, meguximin dhe besimin e fëmijës, te e Tërëshenjta,sepse ajo është nëna dhe në personin e saj tëTërëshenjtë çdo besimtar shikon nënën e tij;

atë që i dha gji, që e mbajti në duart e saj, që embrojti dhe e ngrohu në prehrin e saj. Së Tërë-shenjtës, nënës Mari Virgjëreshë i përket çdomall dhe dashuri, çdo nder dhe respekt, nga tëgjithë ne.

Lindja e Hyjlindëses “i dha gëzim gjithëbotës”, sepse nga ajo “do të lindte dielli i drej-tësisë”. Nga vlerësimi i rëndësisë, mbas lindjessë Krishtit, vjen lindja e Hyjlindëses. Pa Hyjli-ndësen, njerëzimi do të përballej gjithashtu medallgët, në oqeanet e pasigurisë dhe të kaosit.Hyjlindësja ofroi qashtërsinë e saj, përulësinë esaj, besën e saj te Krishti dhe kështu erdhi Krishtinë tokë. Pa këto do të ishte e pamundur të trupë-zohej Hyjnia. Nuk mundte të lindte brenda ego-izmit, pabesisë dhe pandershmërisë. Biri i Pe-rëndisë, që të lindet, donte tempullin më tëqashtër dhe të gjallë të së Tërëshenjtës. E Për-mbishenjta Hyjlindëse është fryt i lutjes të Hyj-prindërve të shenjtë, Joakimit dhe Anës, të cilët

janë të denjë për t’u lumëruar dhe kujtuar nëçdo Shërbesë dhe Meshë Hyjnore, të cilat mba-rojnë me ndërmjetimet e “Hyjprindërve tëShenjtë dhe të Drejtë, Joakimit dhe Anës”.Është fëmijë i martesës, që të bekojë martesëndhe familjen. Hyjlindësja Mari është fëmijë, qëtë mbrojë fëmijët dhe të rinjtë. Është e Virgjër,që të përbëjë mburrjen e virgjërisë dhe murinmbrojtës të virgjëreshave. Është nënë, që tëmbulojë me dhembshuri gjithë botën.

E Përmbishenjtë Hyjlindëse! Ty të kemi, nëtokë, mburojë dhe përkrahje. Ty të kemi në qiellndërmjetëse dhe shpresë përkrah fronit të Jisuitdhe Perëndisë tënd. Ndërmjeto për botën tënde!Ndërmjeto për rininë tënde! Ndërmjeto për fë-mijët! Ndërmjeto për të pikëlluarit! Dhurojudurim dhe shërim të sëmurëve! Ktheji të mash-truarit dhe çliroi nga rrjetat e të ligut. Ndërmjetopër të gjithë, o Hyjlindëse Virgjëreshë!

Joan Qako

U kremtua me solemnitet Lindja e Hyjlindëses

Më 24 Gusht, Kisha kremtondhe nderon kujtimin e hirshëm tëhierodëshmorit të lavdëruar Kozmanga Etolia. Myzeqeja është vendinë të cilin ky shenjtor i madh morikurorën e lavdisë, duke u martirizu-ar për emrin e Krishtit. Pikërisht nëKolkondas, në datat 23 dhe 24 gusht2011, erdhën me mijëra besimtarëpër ta nderuar shenjtin dhe për tëkërkuar ndërmjetimet e tij të vyerapranë Perëndisë. Pelegrinë të shu-

shërbesat u mbyllën me litaninëmadhështore përqark manastirit.

Në mesazhin e tij për këtë festë,ndër të tjera Imzot Ignati theksoi:

“Shën Kozmai kishte një dashu-ri dhe respekt të veçantë për Hyjli-ndësen. Besonte, se personi i së Të-rëshenjtës, është çelësi i besimit dhese besa te misteri i së Tërëshenjtësdhe Hyjlindëses na dallon ngaateistët dhe heretikët.

mtë nga vende të ndryshme të Shqi-përisë, por edhe besimtarë të ardhurnga Greqia u mblodhën me rastine këtij panairi të madh.

Shërbesat filluan me Mbrëmë-soren e festës, pasditen e datës 23gusht, vijuan më pas lutje të ndry-shme përgjatë gjithë mbrëmjes nëpraninë e shumë shpresëtarëve, tëcilët ishin përgatitur për të kaluarnatën në Manastirin e Shën Kozmait.Të nesërmen u krye Shërbesa e Më-

ngjesores, si dhe Liturgjia Hyjno-re. Ashtu si çdo vit këto shërbesa idrejtoi Mitropoliti i Beratit, ImzotIgnati. Bashkëmeshuan midisshumë priftërinjve të Mitropolisë sëBeratit, edhe disa klerikë të ardhurnga vendi ynë fqinj, Greqia.

Me shpresëtari shumë besimta-rë u kunguan me Trupin dhe Gjakune Zotit Krisht. Gjithashtu u krye përnderin e Shën Kozmait bekimi ipesë bukëve, i grurit, si dhe në fund

Kremtim madhështor i Shën Kozmait

(vijon në faqen 4)

Në Manastirin e Ardenicës

Kolkondas, Fier

Manastiri

i Lindjes

Hyjlindëses

Ardenicë.

Çast

nga

Liturgjia

Hyjnore

e kryer

nga Imzot

Ignati.

Page 4: Gazeta e Shtatorit 2011

4 NGJALLJA SHTATOR 2011

Në datat 21-27 korrik, në Manastirin e Hir-shëm të Shën Vlashit u zhvillua kampi më iveçantë i organizuar ndonjëherë, vetë kampi përfamiljet orthodhokse.

Kampi përfshinte rreth 14 familje nga zonate ndryshme të vendit.

Ndërsa stafi organizator i këtij kampi ishtenjë skuadër prej 12 personash, të ardhur nga Ki-sha Orthodhokse e Amerikës. Drejtues të kësajskuadre ishin Shannon dhe Panajotis Sakella-riou, - koordinator në departamentin e martesësdhe familjes së kësaj kishe.

Programi i kampit ishte mjaft i veçantë, menjë program të larmishëm për fëmijët dhe njëtjetër program për çiftet.

Ditët e kampit ishin të mbushura me momen-te për adhurim, takime në grup të madh me çif-tet, takime në grupe të vogla, mësim këngështë krishtera, lojëra së bashku dhe vizita në vendetë ndryshme historike, si në Ardenicë, Krujë,Durrës etj.

Takimet në grupe të mëdha dhe grupe tëvogla ishin një kohë shumë e vlefshme dhe epëlqyeshme nga të gjithë pjesëmarrësit. Disaprej temave që u mbajtën në grup të madh ishin:“Kisha e familjes”, “

Gjithashtu fëmijët kishin mundësi të përjeto-nin një program mjaft të gjallë, me mësime tëkrishtera, punëdore, lojëra dhe mësim këngështë krishtera.

Kampi i familjeve ishte një përjetim shumë ibukur për të gjitha familjet pjesëmarrëse.

Ditët në Manastirin e Shën Vlashit, brendaprogramit të përgatitur posaçërisht për këtofamilje ishin

- ditë çlodhjeje,- adhurimi së bashku,- ndarje përvoje,- rritjeje në besim,- kohë cilësore me familjen,- argëtim,- njohje me familje të tjera të krishtera,- frymëzim- dhe më e rëndësishmja forcimi i komunitetit

tonë të krishterë orthodhoks.Korresp. i “Ngjallja”

E Tërëshenjta është Eva e re. Nëse nga Evae parë trashëguam mëkatin dhe vdekjen, ngaEva e dytë, Hyjlindësja, trashëguam çlirimin dhejetën. Thotë edhe një koment teologjik të bukurShën Kozmai. Gruaja e parë, Eva, lindi nga bri-

Kampi për familjetKorrik 2011

Kremtim madhështor i Shën Kozmait(vijon nga faqja 3) nja e burrit, e Adamit. Kishte borxh gruaja tek

burri. I detyrohej jetën. Vjen Eva e re, e Tërë-shenjta, dhe shlyen borxhin në gjininë e burrit.Ashtu si pa grua lindi gruaja e parë, kështu paburrë, Eva e re, e Tërëshenjta lindi njeriun e ri,Perëndinjerinë.

Në predikimet e Shën Kozmait ndihet frymae thirrjes për pendim, për kthim në besimin edrejtë orthodhoks dhe ruajtjen nga herezitë endryshme. Si zgjidhje për këtë ai shikonte finan-cimin dhe ndërtimin e shkollave dhe me fondete mbledhura prej të pasurve ndërtoi dhjetëra tëtilla. Ai thellohej edhe në dogmat e sakta ortho-dhokse. Ja sa me thjeshtësi e shpjegon ai doktri-nën triadologjike: “Perëndia i Tërëmirë dhe iShumëmëshirshëm, vëllezërit e mi, është një;dhe kush thotë se ekzistojnë shumë Perëndi,është djall. Është dhe Trini: Ati, Biri dhe Shpirti

Pa këto është e pamundur të shpëtohemi....i Shenjtë; një Lavdi, një Mbretëri, një Perëndi!Perëndia i Tërëmirë dhe i Shumëmëshirshëm,vëllezërit e mi, ka emra të shumtë dhe të ndry-shëm. Quhet Dritë, Jetë, Ngjallje. Por emri i Tijkryesor është Dashuri. Dhe ne, pra, nëse duamta quajmë Perëndinë tonë Atë, duhet të kemidy dashuri, dashuri për Perëndinë dhe dashuripër të afërmin. Ashtu si dallëndyshja ka nevojëpër dy krahë që të fluturojë, kështu edhe nevena duhen dy dashuri, dhe pa këto është e pa-mundur të shpëtohemi”.

“Do t’ju tregoj shkakun, vëllezërit e mi, senga u nxita. Duke u nisur nga atdheu im paradyzet vjetësh shkela shumë vende, kështjella,qytete e fshatra, madje deri në Konstandinopojëdhe më tepër ndenja në Malin e Shenjtë, 17vjet, dhe qaja për mëkatet e mia. Bashkë me dhu-ntitë e pafundme që më dhuroi Zoti im, më de-njësoi të mësoj shkronja. U bëra edhe kallogjer.

Duke studiuar Ungjillin e shenjtë gjeta brendatij shumë kuptime të ndryshme, të cilat janë mar-garitarë, diamante, thesare, pasuri, gëzim, ngazë-llim, jetë e përjetshme. Bashkë me të tjerat gjetaedhe këto fjalë, ku Krishti ynë thotë, se nuk du-het që cilido i krishterë, burrë ose grua, të kujde-set vetëm për veten e tij si do të shpëtojë, por

“Që të predikoj dhe mësoj vëllezërit e mi”të kujdeset edhe për vëllezërit e tij, që të mosmundohen në ferr. Duke dëgjuar edhe unë, vë-llezërit e mi, fjalën e ëmbël që na thotë Krishtiynë, “të kujdesemi edhe për vëllezërit tanë”,më bluante në zemër për aq vite, si mola që hadrurin, ç’të bëja edhe unë duke medituar në pa-diturinë time. U këshillova me etërit e mi shpir-tërorë, kryepriftërinj, patriarkë; u shfaqa mendi-min tim, nëse do të ishte e pëlqyeshme për Perë-ndinë të kryej një vepër të tillë, edhe të gjithëmë nxitën ta bëj, dhe më thanë se një vepër e tillëështë e mirë dhe e shenjtë. ...Lashë kujdesin përveten dhe dola për të shkuar nga vendi në vend,që të predikoj dhe mësoj vëllezërit e mi”.

Shën Kozmai

Page 5: Gazeta e Shtatorit 2011

5SHTATOR 2011 NGJALLJA

Virgjëresha pra, do të ishte ajogrua e lumtur që do t’i jepte Mesiastrupin, trupin njerëzor, të cilin ai dota sillte si Perëndinjeri.

Por kur do të lindte kjo vajzë emrekullueshme? Cili shekull ngagjithë vitet dhe kohërat, të cilët cak-toi Perëndia, do të ishte i priviligjua-ri, që do të shihte fillimin e shfaqjessë misterit të çuditshëm të mishëri-mit të Birit të Perëndisë? “Bënëkonkurrencë shekujt midis tyre -thotë Shën Joan Damaskinoi në fja-limin e tij për lindjen e së Tërë-shenjtës - cili do të denjësohej tëmburrej për lindjen tënde, o Pe-rëndilindëse”.

Por çfarë rëndësie ka ajo që nuke dinin njerëzit, se kur do të lindtenëna e lumtur e Birit të Perëndisë?Ajo nënë e madhe dhe e rëndësi-shme, vjen pa zhurmë, por me si-guri. “Mundte heshtjen e shekujve,shton i njëjti atë, vendim i paracak-tuar i Perëndisë, që bëri shekujt.Dhe kështu u bënë të fundit të pa-rët. Dhe ata rastisën të shihninlindjen tënde, o e PërmbishenjtëPerëndilindëse”.

Dhe vërtet, kjo ditë e dëshiruardhe e gëzuar erdhi. Misteri i shpëti-mit filloi të realizohej. Fillim dhe pa-ralajmërim ishte lindja e asaj, që dotë mbante në prehrin e saj Birin ePerëndisë, Mesian dhe Shpëtimta-rin. “Perëndia i mirë, - thërret Da-maskinoi i shenjtë, u përkul, pa dhei erdhi keq thellësisht për krijesëne duarve të Tij. Dhe, meqenësedonte ta shpëtonte, zgjidhi me hirine Tij shterpësinë e Anës, që kujde-sej për gjërat e larta dhe hyjnore.Dhe ajo lind vajzë, të ngjashme metë cilën as më parë kishte lindur,as herë tjetër do të lindte”.

Për prindërit e Perëndilindësesdhe për lindjen e saj, Dhiata e Renuk na thotë asgjë. Ungjillorët me-rreshin me ngjarjen e mrekullue-shme të mishërimit të Shpëtimtaritdhe punën e Tij shpëtimtare, nuk ekonsideruan të domosdoshme tërrëfenin me hollësi jetën e Perëndi-lindëses, dhe madje as nga fillimi isaj. Atë që dimë, për këtë periudhëtë jetës së të Tërëshenjtës, e dimënga tradita e Kishës sonë. Ajo nashfaq disa pika në lidhje me lindjene nënës së Zotit.

Pra, sipas traditës, e cila u bë epandarë në adhurim, Joakimi dheAna qenë prindërit e saj. Ishin ngaata izraelitë të rrallë, që nuk kishintjetër dëshirë, veçse si t’i pëlqeninZotit me jetën e tyre. Por vetëm njëpasion tronditi paqen e shpirtit tëtyre shpresëtar: Nuk kishin fëmijë.Çifti jetonte në harmoni, por ishinpa fëmijë. Këta nuk ngjanin me atabashkëshortët e këqij që i shma-ngen bërjes së fëmijëve. Prindërit eshenjtë e quanin mungesën e fëmi-jëve fatkeqësi. Shumë herë ky çifti zgjedhur i ishte lutur të Tërëmiritt’i çlironte nga kjo dhe t’u dhurontenjë fëmijë! Por vitet kalonin dhePerëndia nuk e plotësoi dëshirën etyre. Dhe sa më shumë kalonte ko-ha, dukej që i Larti nuk do t’u jeptepërgjigje në lutjen e tyre këmbë-ngulëse. Dhe tani kishin arritur nëmoshë të kaluar, që nuk lejonteasnjë shpresë për të bërë fëmijë.Ja çfarë përmendet në veprën eShën Grigorit të Nisës: “Dëgjovakëto t’i rrëfente një histori e fsheh-të. I ati i Virgjëreshës ishte njeri ishquar, sepse jetonte sipas dëshirëssë Perëndisë dhe ishte gjithashtu i

njohur midis të mirëve. Por mbetipa fëmijë deri në pleqërinë e tij tëthellë, sepse bashkëshortja e tijishte shterpë”. Dhe vazhdon i njëjtiatë: “Dhe ajo (d.m.th. Ana), imitongjithë sa rrëfehen për të ëmën eSamuelit. Mbasi erdhi në të Shenj-tat e të Shenjtave, u gjunjëzua dhelutej…”. Dhe çfarë lutej? “Të bë-hej nënë, me premtimin ta përku-shtojë te Perëndia fëmijën që dotë lindte”.

Por “sytë e Zotit janë mbi tëdrejtët dhe veshët e Tij në lutjen etyre”. A mund të mos dëgjonte lu-tjen e këtyre njerëzve kaq të drejtëdhe shpresëtarë, siç ishin Joakimidhe Ana? “Thirrën të drejtët dheZoti i dëgjoi”, siguron përsëri profeti(Ps. 33.18). Dhe Zoti i dëgjoi metë vërtetë. Pikërisht, atëherë kurngjarja duket e pamundur, atëherështerpësia e Anës u zhduk. “Mbasiu forcua, shton ky atë i madh, meshenjë hyjnore, mori hirin që kaqshumë nxehtësisht e kërkonte”.Dhurata e Perëndisë erdhi. Ishtevajzë, “me emër kryesor Maria”.E thotë këtë dhe Shën Grigori iNisës. “Meqë lindi vajzë e quajti

Maria, që të theksojë me këtëemërtim dhënien e hirit nga Perë-ndia”. Dhe vërtet Maria ka kupti-min, forcën, lavdërimin, shpresën,zonjën, lartësinë, dhuratën, buku-rinë. Dhe pikërisht, sepse i shprehtë gjitha këto dhe me gjithë jetën esaj i bëri realitet, prandaj dhe u bëemër kaq i dashur, emër që gjendetnë buzët e të gjithëve!

Si pra, dita e lindjes së Perëndi-lindëses të mos mbushë me gëzimtë gjithë dhe të gjitha? “Sot, thërretDamaskinoi i shenjtë, u bë fillimi ishpëtimit. Le të dëfrejë qielli sipërdhe le të kërcejë nga ngazëllimitoka poshtë. Le të tronditet dhe detii botës… Sepse lindet delja, prej sëcilës do të vijë qengji i Perëndisë…Këndoni, pra, dëfreni dhe psalni.Lartësoni zërin tuaj, lartësojeni atë,mos u frikësoni. U lind sot në Jeru-salem nëna e Perëndisë, nga e cilapëlqeu të lindet qengji i Perëndisë,i cili ngre mëkatin e botës”.

Shkëputur nga libri “Panagjia”,botim i Vëllazërisë “Zoi”.Përktheu Rozeta Baba

Lindja e Shën Marisë - gëzim mbarëbotëror

Në lindjen tënde virgjë-rinë e ruajte, në fjetjentënde s’e harrove bo-tën, o Hyjlindëse. Nëjetën e qiellit shkove, oNënë e Jetës, me lutjete tua çliro shpirtrat ta-në prej vdekjes.

(Përlëshorja)

Zonjën që është e pa-fjetur për ndërmjetimedhe shpresën tonë tëpatundur për çdo mbroj-tje, varri dhe vdekja s’ezotëruan dot, se ishteNëna e Jetës dhe për-sëri në jetë e çoi, Ai qëbanoi në gjirin e saj tëvirgjër.

(Shkurtorja)

Page 6: Gazeta e Shtatorit 2011

6 NGJALLJA SHTATOR 2011

Rreth 1200 studiues nga 46 vende të Evropës,të Azisë, të Australisë, Amerikës Latine dhe tëShteteve të Bashkuara të Amerikës morën pjesënë Kongresin e 22-të Ndërkombëtar të Studi-meve Bizantine, i cili u mbajt në Sofje të Bullga-risë në datat 22-27 gusht. Kongresi u organizuanga Lidhja e Studiuesve Bizantinë dhe Mesjetarënë Bullgari nën kujdesin e UNESCO-s dhe tëPresidentit të Republikës së Bullgarisë, z. GeorgiParvanov. Punimet e Kongresit u mbajtën nëmjediset e Universitetit të Sofjes “Shën Klementii Ohrit”. Ky Kongres ishte një nga evenimentetmë të mëdha shkencore të organizuara në Evro-pën Juglindore prej dekadash dhe njëkohësishtrenditet i dyti për nga numri i pjesëmarrësvepas atij të Moskës, zhvilluar në vitin 1991, i cilimblodhi rreth 2000 studiues. Kongresi i Studime-ve Ndërkombëtare Bizantine organizohet 1 herënë 5 vjet dhe ka shumë konkurrencë mes vende-ve pritëse të tij. Për herë të parë Bullgaria mirëpritiKongresin e 4-t Ndërkombëtar të StudimeveBizantine në vitin 1934. Ajo u zgjodh përsëripër të qenë vendi pritës i këtij Kongresi nga kon-kurrimi me Turqinë dhe Republikën e Qipros.Kësisoj, Kongresi u mblodh për herë të dytë nëSofje pas 77 vjetësh dhe ishte i pari, i organizuarnë një vend ballkanik, që nga Kongresi i Athinësmë 1976.

Në këtë Kongres u vu re një interes i madhnga ana e studiuesve bizantinë nga e gjithë bota.Përmendim këtu emra të dëgjuar si prof. PeterSchreiner, President i Lidhjes Ndërkombëtaretë Studimeve Bizantine, prof. Johannes Koder,drejtor i Institutit të Studimeve Bizantine dheNeohelene në Akademinë e Shkencave tëVjenës, prof. Heintz Miklas, drejtues i kërkime-ve në Studimet Sllave në Austri, prof. Cyril Mango,i Universitetit të Oxford-it, Evangelos Chrysos,bizantinolog i shquar grek, etj.

Zgjedhja e temës së Kongresit “Bizanti pakufij” rrekej të hidhte dritë mbi rolin e kësaj pe-

randorie të madhe në botën mesjetare, si edhetë çmonte vlerat e saj të pandërprera në epokëne sotme. Perandoria Bizantine është ruajtur jovetëm në termat gjeografikë, por gjithashtu ajokonsiderohet edhe si simboli shpirtëror i trashë-gimisë kulturore që i është lënë gjeneratave. Njëprej themeluesve të studimeve bizantine, AlfredRambeau, pohon se misioni historik i Bizantitkonsistonte në mbrojtjen dhe ruajtjen e dijes sëLindjes, të Antikitetit, të shkencave rrezatuesetë lashtësisë si edhe në trashëgimin e saj buja-risht në të gjithë Evropën. Në këtë kuptim,Bizanti është me të vërtetë një vend pa kufi.

Ky Kongres mbartte specifikën e tij, sepseështë mbajtur në një atmosferë interesi të ve-çantë ndaj kërkimeve shkencore në fushën earkeologjisë dhe të filologjisë për vendet ballka-nike. Gjithashtu, ai përfaqësohej në pjesën dërr-muese nga shkencëtarë të rinj dhe nga një qas-je ndërdisiplinore, e prezantuar nga një gamë elarmishme këndvështrimesh studimore bizan-tine, si Filologji, Paleografi dhe Kodikologji, Ar-keologji dhe Histori, Histori Arti dhe Muzikë,Teologji dhe Filozofi, Ekonomi, Politikë, JetëUrbane etj. Në Kongres nuk munguan edhe pu-nime nga studiues të huaj që lidheshin mehapësirën shqiptare gjatë periudhës bizantine.Ndër to përmendim punimin me temë “Dorë-shkrimet muzikore të Ohrit dhe të Tiranës”,të Asen Atanasov, nga Akademia e Shkencavetë Bullgarisë; punimin me temë “Prirjetstilistike dhe paradokset ikonografike tëpikturës murale në territorin e Shqipërisësë sotme”, të Ralitsa Russeva, nga Akademiae Shkencave të Bullgarisë; punimin me temë“Bizanti në hapësirën perëndimore të pe-randorisë; kisha Fjetja e Shën Mërisë nëLabovën e Kryqit, në Shqipërinë e Jugut”të Ana Christidou nga Instituti Caurtauld iLondrës; punimin me temë “Një paraqitje bi-zantine e Hyjlindëses “banesa e të panxënit”

në një kishë në Shqipërinë Juglindore”, tëstudiuesit Ioannis Vitaliotis, nga Akademia eShkencave të Athinës; punimin me temë “Njëzonë peshkopale: rasti i Bylisit në shek. e VI-të”,të studiuesve Pascale Chevalier (UniversitetiClermont-Ferrand, Francë), Nicolas Beaudry(Universiteti Quèbec à Rimouski, Kanada) dheSkënder Muçaj, punimin me temë “Koleksionibizantin dhe pasbizantin i kodikëve të ArkivitQendror Shtetëror të Tiranës dhe një konkor-dancë mes Katalogut të J. Kodder & E. Trappdhe rendit aktual të kodikëve në AQSh” tëstudiuesve Sokol Çunga (Arkivi Qendror i Shte-tit) dhe Andi Rëmbeci (Departamenti i Historisë,Universiteti i Tiranës) etj.

Në mjediset e Universitetit të Sofjes, ku zhvi-lloheshin punimet e Kongresit, u çel edhe njëpanair libri, ku institucione shkencore dheshtëpitë botuese nga e gjithë bota ofruan botimete tyre në lëmin e studimeve bizantine. Punimete Kongresit u shoqëruan, gjithashtu, edhe meçeljen e një varieteje ekspozitash, si ajo në Krip-tën e Katedrales “Shën Aleksandër Nevsky”,në Muzeun Historik të Sofjes, në Galerinë Ko-mbëtare të Arteve të Huaja etj. Kjo e funditmirëpriti një ndër ekspozitat më të rëndësishmeme temë “Shkëlqimi i Bizantit. DorëshkrimeGreke të Dekoruara të Ballkanit”. Kjo ekspozitëparaqet kodikë grekë të dekoruar që datojnënga shek. VI-XVIII dhe vijnë nga koleksionetë vendeve të ndryshme të Ballkanit, si Sofja,Plovdivi, Beogradi, Ohri, Kaleniku dhe Tirana.

Në fund të punimeve të Kongresit u kryesipas traditës edhe zgjedhja e presidentit të ri tëLidhjes Ndërkombëtare të Studimeve Bizantinesi edhe e vendit pritës të Kongresit të radhësNdërkombëtar të Studimeve Bizantine. Postine presidentit e mori znj. Judith Herrin, ProfesorEmerita i Studimeve të Antikitetit të Vonë dhetë Bizantit në “King’s College”, në Londër.

Kodikët e Shqipërisë spikatin në BullgariKongresi i 22-të Ndërkombëtar i Studimeve Bizantine

Page 7: Gazeta e Shtatorit 2011

7SHTATOR 2011 NGJALLJA

Një vend tepër të veçantë ndër evenimentete organizuara në kuadrin e Kongresit të 22-tëNdërkombëtar të Studimeve Bizantine zë edheekspozita me titull “Shkëlqimi i Bizantit. Dorë-shkrimet greke të dekoruara të Ballkanit”. Ek-spozita u çel në mjediset e Galerisë së Artevetë Huaja në Sofje, më 22 gusht, me fillimin epunimeve të Kongresit dhe do të qëndrojë ehapur deri më 30 shtator 2011.

Qëllimi i ekspozitës ishte prezantimi i dorë-shkrimeve të periudhave nga shek. i VI-të deri nëshek. e XVIII-të. Kjo periudhë e konsiderueshmekronologjike lejon, nga njëra anë, vëzhgimin eevoluimit estetik të kodikëve përgjatë shekujve,fenomen që lidhet ngushtë me porositësit ekodikëve dhe destinacionin funksional të tyre,si p.sh., nëse janë përdorur për nevojat e përdit-shme fetare apo për lutjen liturgjike të shtresëssë lartë shoqërore të kohës. Nga ana tjetër, bre-nda këtij rrugëtimi shumëshekullor arrihet tëkuptohet dhe të shpjegohet jetëgjatësia e tyrevërtet e jashtëzakonshme. Përzgjedhja e biblio-tekave dhe institucioneve, ku ruhen kodikët, ki-shte si synim prezantimin e studiuesve dhe tëpublikut me koleksionet pak të njohura të ve-ndeve ballkanike. Kjo gjë do t’u lejojë studiuesvetë ardhshëm të plotësojnë njohuritë e tyre mbikodikët grekë të dekoruar jo vetëm në qendratkopjuese të Konstandinopojës, por edhe në atotë vendeve të tjera të Bizantit.

Kjo ekspozitë mirëpriti dorëshkrimet më tëveçanta dhe më përfaqësuese të periudhës bi-zantine dhe pasbizantine. Studiuesve nga e gji-thë bota, por edhe publikut të gjerë iu paraqitën115 kodikë-libra mesjetarë nga 13 biblioteka dheinstitucione të Ballkanit. Ndër këta 86 kodikëvijnë për t’u ekspozuar nga biblioteka dheinstitucione të Bullgarisë: 57 kodikë nga Qendrae Studimeve Sllavo-Bizantine “Ivan Dujèev”,13 kodikë nga Biblioteka Kombëtare “ShënKirilli dhe Shën Metodi”, 12 kodikë nga InstitutiKishtar i Historisë dhe Arkivimit, 2 kodikë ngaAkademia e Shkencave e Bullgarisë dhe 2 ko-dikë nga Biblioteka Kombëtare “Ivan Vazov”e Plovdiv-it. Vendet e tjera ballkanike u përfaqë-suan me 29 kodikë, prej të cilëve 12 vinin ngaInstituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo-re dhe Muzeu Kombëtar në Ohër, 14 kodikë ngaArkivi Qendror Shtetëror në Tiranë dhe 3 kodikënga manastiri Kalenic, Serbi, nga BibliotekaKombëtare në Beograd dhe nga Muzeu i KishësOrtodokse në Serbi.

Një vend të rëndësishëm dhe mbizotëruesmidis eksponateve të paraqitura në ekspozitëzunë 14 kodikë të periudhave nga shek. VI-XIVtë Fondit 488 të Arkivit Qendror të Shtetit nëTiranë. Mes kodikëve u paraqit dhe nga 1 frag-ment prej kodikëve më të famshëm të purpurtqë ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror, në

Tiranë. I pari, Kodiku i Purpurt i Beratit nr.1, i njohur me emrin Purpureus BeratinusCodex Ö apo Beratinus 1, i shek. të VI-të, qëpërmban ungjijtë e Mateut dhe të Markut, është,krahas kodikut Vaticanus (Vat. gr. 1209) dhekodikut Sinaiticus (Add. Ms. 43725 i Bibliote-kës Britanike), një nga më të rëndësishmit nëbotë. Kodiku i dytë është Katërungjillëshi iBeratit, i njohur si Codex Aureus Anthimi oseBeratinus 2; teksti është i shkruar, sipas shkrimitgermëvogël (minuscule), me ngjyrë ari, në per-gamenë ngjyrë blu-vjollcë të purpurt. Sivëllai iBeratinus 2 ndodhet në Bibliotekën Kombëtaretë Rusisë, në Shën Petersburg, me emrin Cod. gr. 53.Katër miniaturat e Beratinus 2 janë pikturuarnë ar dhe janë të pashembullta në artin e deko-rimit të kodikëve të purpurt të shek. të IX-X-të.Nuk është rastësi që këta dy kodikë janë bërëpjesë e regjistrit të “Kujtesës Botërore” tëUNESCO-s.

Edhe pse ka tërhequr tashmë këtu e 140vjet të shkuara vëmendjen e studiuesve, kolek-sioni i kodikëve të Shqipërisë mbeti për arsyetashmë të njohura më pak i njohur në Ballkandhe më gjerë, pavarësisht se është një nga kolek-

sionet më tërheqëse. Interesi për këtë koleksionfillon në vitet ’60 të shek. të XIX-të, kur mitropo-liti i Beratit, Anthim Aleksudhi, përmend në bo-timin e tij me titull “Përshkrim i shkurtër histo-rik i Mitropolisë së Beratit dhe i vendeve qëndodhen nën varësinë e saj shpirtërore...” disanga kodikët e vjetër që ndodheshin në bibliotekëne Mitropolisë së Beratit, mes të cilëve edhekodikët e purpurt Beratinus 1 dhe Beratinus 2,të përshkruar më pas nga P. Batiffol. Midisviteve ‘60 dhe ‘80 të shek. të XX-të, koleksionii kodikëve është pasuruar me dorëshkrime tëkishave të ndryshme, bibliotekave të mitropolivedhe të manastireve të Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë, siç është rasti i Kodikëvetë Korçës nr. 92 dhe 93, të shek. të X-të, të hyrënë Arkivin Qendror Shtetëror pas viteve 1980.

14 kodikët e dekoruar të Fondit 488 të ArkivitQendror Shtetëror të prezantuar në ekspozitën“Shkëlqimi i Bizantit. Dorëshkrimet greke tëdekoruara të Ballkanit”, tërhoqën vëmendjen estudiuesve nga e gjithë bota, të pranishëm nëpunimet e Kongresit të 22-të Ndërkombëtar tëStudimeve Bizantine. Të dhënat shumë tëvlefshme të këtyre kodikëve, kryesisht nga anae dekorimeve, i bënë këta kodikë të veçoninnga sivëllezërit e tyre të tjerë, duke krijuat tekstudiuesit një ide të qartë mbi thesaret e jashtë-zakonshme që përfaqësojnë kodikët e ruajturnë Arkivin Qendror Shtetëror, në Tiranë. Përveçdy kodikëve Beratinus 1 dhe 2, në ekspozitë spi-katën edhe dy kodikët e Korçës nr. 92 dhe 93.Ata ngjallën një interes të madh për shkak tëdekorimit të tyre të veçantë. Nëpërmjet këtyredorëshkrimeve, mund të përftohet një ide më eplotë e artit të librit të dekoruar në kohën e Dina-

Kodikë të Shqipërisë në ekspozitën “Shkëlqimi i Bizantit.Dorëshkrimet greke të dekoruara të Ballkanit”

(vijon në faqen 8)

Page 8: Gazeta e Shtatorit 2011

8 NGJALLJA SHTATOR 2011

Në datat 17-21 shtator, në Ma-nastirin e hirshëm të Shën Gjergjitnë Haxhidimovo të Bullgarisë, uorganizua Asambleja e Pestë e Për-gjithshme e Federatës Rinore të tëRinjve të Ballkanit, BOYA (BalkanOrthodox Youth Association), në tëcilën u diskutua plani i aktivitetevenga drejtuesit e saj për katër vitete ardhshme. Në Asamble morënpjesë përfaqësues nga Greqia, Ser-bia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumaniadhe Shqipëria.

Gjatë zhvillimit të punimeve ucaktua bordi i ri drejtues me anë-tarë nga të gjitha vendet pjesëma-rrëse. Presidenca e radhës për ka-tër vitet në vazhdim u vendos t’ipërkasë Rumanisë, duke u zgje-dhur në këtë post Katalin Todea.

Te gjitha kishat pjesëmarrëse për-faqësohen me një zëvendëspre-sident.

Kisha jonë u përfaqësua ngakoordinatori i Zyrës Qendrore Ri-nore, Joan Meni. Sekretar i përgjith-

shëm u zgjodh i riu nga Athina Va-silis Petrolekas, i cili zëvendësoi pa-raardhësin e tij Janis Zervos, i cilipër 20 vjet me radhë kontribuoi nëmënyrë të vazhdueshme për mba-rëvajtjen e të gjitha programeve tëBOYA-s.

Federata Rinore e të Rinjve tëBallkanit funksionon dhe i zhvillonaktivitetet e saj me bekimin e Patri-arkanës Ekumenike, si dhe të ki-shave të tjera orthodhokse të Ball-kanit, që prej vitit 1993. Qëllimi krye-sor i këtij organizmi është forcimidhe zhvillimi i marrëdhënieve të tërinjve orthodhoksë dhe nxitja e ba-shkëpunimit mes kishave orthodho-kse të Ballkanit, nëpërmjet lëvizje-ve të tyre rinore.

J. M.

Takim i të rinjve orthodhoksë të Ballkanit në Bullgari

Kodikë të Shqipërisë në ekspozitën “Shkëlqimi i Bizantit.Dorëshkrimet greke të dekoruara të Ballkanit”

stisë Maqedonase. Në kuadrin e pasurimit tënjohurive mbi librin e dekoruar bizantin, cikletmadhështore të 10 miniaturave të Kodikut tëVlorës nr. 10 (shek. XIV-XV) çelin shtigje tëreja mbi artin e Rilindjes Paleologe. Siç edhemund të kuptohet do të ishte e pamundur, tëkrijohej një pamje e plotë e evolucionit të libritbizantin, pa një studim të detajuar të koleksionittë kodikëve të Shqipërisë.

Kodikët e Shqipërisë u gjykuan të ishin pjesëe kësaj ekspozite mjaft të rëndësishme gjatëvizitave të bashkë-presidentes së Kongresit të22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine,prof. Aksinia Dzurova, në Arkivin Qendror Shte-tëror dhe falë vizionit të Drejtores së Drejtorisësë Përgjithshme të Arkivave, znj. Nevila Nika,për të informuar botën shkencore mbi koleksio-nin pak të njohur të kodikëve bizantinë dhepasbizantinë që ruhen në Fondin 488 të AQSh-së.Pas disa vizitash në AQSh, prof. Aksinia Dzuro-va ka përmbledhur vëzhgimet e para mbi deko-rimin e dorëshkrimeve në botimin dyvëllimëshshkencor me titull “Manuscrits grecs enluminésdes Archives Nationales de Tirana (VIe - XIVesiècles)” (Dorëshkrime në greqisht, të deko-ruara, të Arkivit Qendror Shtetëror të Tiranës(shek. VI-XIV-të)”), pjesë e përgatitjeve të vetëautores për Kongresin e 22-të Ndërkombëtartë Studimeve Bizantine. Në shërbim të ekspozi-tës qarkulloi edhe Katalogu i ekspozitës, i botuarnga prof. Aksinia Dzurova. Dorëshkrimet janëgrupuar në katalog, sipas përmbajtjes së tyredhe rrjedhës kronologjike. Gjatë përshkrimit tëdorëshkrimeve, autorja është udhëhequr ngaqëllimi i ekspozitës për të treguar lindjen dhe

(vijon nga faqja 7) zhvillimin e stileve kryesore dekorative në librinbizantin dhe në variacionet e tij.

Me përjashtim të një volumi të kodikut Bera-tinus 1, të paraqitur në vitin 2000 në ekspozitëne organizuar nga Biblioteka Apostolike e Vati-

kanit me titull “I Vangeli dei Popoli”, dorëshkri-met e tjera bëhen për herë të parë të njohurabotërisht, duke u ekspozuar jashtë territorit tëShqipërisë në një nga evenimentet më të rë-ndësishme shkencore në rang botëror.

“Shqipëria - E njohur dhe e panjohur” ështëtitulli i një prej 12 ekspozitave që u çelën nëkuadrin e Kongresit të 22-të Ndërkombëtar tëStudimeve Bizantine, që u organizua në Sofje,në datat 22-27 gusht 2011.

Kuratori i kësaj ekspozite ishte z. Emil Ivanov,profesor i Universitetit të Sofjes “Shën Klementii Ohrit”. Në ekspozitë u paraqitën fotografi hi-storike të monumenteve të periudhës së lashtë-sisë dhe të mesjetës në Shqipëri si edhe fragme-nte nga jeta e përditshme në Shqipërinë e fund-shekullit të XIX-të e deri më sot. Eksponatetfotografike ishin pjesë e arkivit personal të pro-

“Shqipëria - E njohur dhe e panjohur”

fesor Emil Ivanov-it, si edhe e arkivave e kolek-sioneve të ndryshme private të Austrisë dheGjermanisë. Fotografitë historike paraqisninentuziazmin e gjetjeve të mëdha arkeologjike nëvitet 1920-1940 në Butrint, Finiq, Apolloni, Anti-gone dhe Durrës.

Në korrik 2011 profesor Emil Ivanov kambatur gjithashtu edhe një referat mbi temën ekësaj ekspozite në Universitetin e Jenës dhe tëMunihut në Gjermani.

Andi Andrea RëmbeciLektor i Historisë dhe Paleografisë Bizantine në

Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës.

Page 9: Gazeta e Shtatorit 2011

9SHTATOR 2011 NGJALLJA

SARANDË - Për herë të parë pas disa shekujshPagëzimorja në Butrintin antik i është kthyertraditës që e ka zanafillën që në periudhën bi-zantine. Një ceremoni origjinale është realizuarkohët e fundit falë iniciativës së dy prindërvesarandjotë, të cilët gjithnjë kanë admiruararkeologjinë dhe janë njohur gjatë shfletimeveme historinë e këtij vendi ku dhjetëra shekujmë parë kryheshin pagëzimet e fëmijëve. Pagë-zimi i Amarilës 16-muajshe, ka gjallëruar jetëne Pagëzimores së Butrintit, ose e quajtur ndryshe,Baptisteri. Tradita e mëpasshme e pagëzimevetë besimit orthodhoks ka vazhduar në kisha. Por,këtë traditë të vjetër duket se ka arritur ta rino-

vojë një çift sarandjot, që vendosën të bëjnëdiçka ndryshe, duke iu rikthyer periudhës bi-zantine për ta pagëzuar fëmijën e tyre të dytënë Butrintin antik, aty ku askush nuk e kishtepërlyer prej shekujsh. Milian dhe Albana Kolagjikërkuan një pagëzim të veçantë për vajzën etyre, gjë që në momentin fillestar të idesë u dukpaksa e çuditshme. Por, kur dimensioni i këtijriti të hershëm u zhvillua në objektin antik, tePagëzimorja, apo i thënë ndryshe, Baptisteri,gjithçka u shndërrua në një histori, e cila përfamiljen, por edhe mjaft miq të ftuar të tyre, dotë ngelet e paharrueshme.

Gjithçka ishte e përgatitur siç do të ndodhte

në një pagëzim të zakonshëm në mjediset e kishës.Mes shumë pjesëmarrësve, që kjo ditë nuk imblodhi thjesht për të vizituar si zakonisht Bu-trintin antik, atë Gjergji, në emër të Atit, Biritdhe Shpirtit të Shenjtë, zbatoi ritin, ashtu si dhenë çdo rast tjetër kur pagëzimi bëhet brendamureve të kishës. Në enën e gurtë të Pagëzimo-res u hodh uji, vaji dhe ceremonia e pagëzimit ukrye në natyrshmëri të plotë. Por, pagëzimi tePagëzimorja në Butrintin antik nuk ka kaluarpa tërhequr vëmendjen edhe të arkeologut Dhi-mitër Çondi, i cili u shpreh se ky pagëzim nëkëtë vend është një eveniment i veçantë. Sot urealizua një ceremoni origjinale në Pagëzimore,si në periudhën bizantine. Realizimi i këtijpagëzimi ndodh për herë të parë në këtë monu-ment, gjë që krijon emocione, gjallëri jetese nëBaptisterin e Butrintit, si në kohën bizantine, sinë shekullin e vet. Baptisteri është monumentnga më të mëdhenjtë në Mesdhe. Pagëzimorjaka shërbyer për pagëzimin e brezave të periu-dhës së Bizantit, u shpreh arkeologu Çondi. Kypagëzim në kohën e sotme ka gjallëruar monu-mentin, duke e sjellë atë në realitet.

Sh. D.(Marrë nga shtypi)

Në atmosferë pune dhe përkushtimi ka nisurudhëtimin e këtij viti të ri mësimor çdo institucionarsimor parauniversitar i Kishës sonë. Më 12shtator nisi dita e parë e shkollës me entuziazmine nxënësve dhe mobilizimin e mësuesve. Kishajonë e Shenjtë Orthodhokse i kushton shumërëndësi misionit edukues për të gjitha grupmo-shat, ku një vend të veçantë zënë shkollat 9-vje-çare dhe shkollat e mesme kishtare. Me ndih-mën dhe fondet e mbledhura nga KryepiskopiAnastas, në të gjithë Shqipërinë ndër vite janëhapur shkolla të ndryshme, ku vlen të përme-nden: shkolla 9-vjeçare shqiptaro-amerikane“Protagonistët”, në Tiranë, shkolla 9-vjeçareshqiptaro-greke “Frymë Dashurie”, pranë ki-shës së Shën Gjergjit, Durrës dhe në Gjiroka-stër, shkollat e mesme kishtare “Kryqi i Nde-ruar” në Gjirokastër dhe në Sukth të Durrësitdhe shkolla e mesme profesionale “ApostullPavli”, në fshatin Mesopotam të Delvinës.

Sipas informacioneve që kemi marrë ngadrejtuesit e këtyre shkollave mësuam se stafi kapunuar me përkushtim për përshtatjen me programbashkëkohor mësimdhënieje, ndërkohë që këtë

vit do stimulohen edhe më shumë nxënësit përtë qenë më krijues në të gjitha veprimtaritë, përtë rritur edhe më shumë standardin dhe cilësinëe rezultateve. Numri i regjistrimeve edhe për këtëvit ka qenë i kënaqshëm. Vlen të veçohet kërke-sat e larta që ka pasur shkolla e mesme kishtare“Kryqi i Nderuar”, në Sukth të Durrësit, kunumri i kërkesave të nxënësve për vitin e parësivjet ka qenë më i larti se çdo vit tjetër.

Nxënësit e të gjitha shkollave të Kishës sonëjanë pajisur me të gjithë librat dhe mjetet didak-

tike, duke pasur kushte shumë të mira, me kabi-nete të rregulluara dhe klasa me parametra mo-derne.

Shkollat e themeluara nën përkujdesjen dhembështetjen e gjithanshme të KryepiskopitAnastas kanë si synim jo vetëm të përgatisinprofesionistë të aftë, por edhe njerëz me virtytetë larta, të cilët me ndihmën dhe besimin te Zoti,do të asistojnë në krijimin e një shoqërie tëshëndetshme.

I. Koti

Më 12 shtator nisi mësimi në shkollat e Kishës sonë

Butrint, kryhet pagëzimi i parë që nga koha e BizantitFëmija 16-muajshe duke u pagëzuar

Page 10: Gazeta e Shtatorit 2011

10 NGJALLJA SHTATOR 2011

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

TETOR 20111 E Shtunë † Mbrojtja e Hyj-lindëses. Ap. Anania. Joan Ku-kuzeli. Roman melod.

2 E Diel † 2 LLUKAIT. Hierod.Qipriani i Kartagjenës e dëshg.Justina.8 E Shtunë † Oshg. Pelagjia.Oshg. Taisia. Dëshg. Pelagjia.

9 E Diel † 3 LLUKAIT. Ap.Jakovi i Alfeut. Abrahami e Loti,të Drejtë.15 E Shtunë † Hierod. Lukiani.Ep. Varsi. Osh. Savini. Osh. Ef-thimi i Ri.

16 E Diel † 4 LLUKAIT. EETËRVE SIN. VII EKU-MENIK. Dësh. Longini.18 E Martë † Ap. e UngjillorLlukai. Dësh. Marini. Petro iCetinjës.20 E Enjte † Dëshm. Artemi.Gjerasimi në Kefaloni. Oshg.Matrona.22 E Shtunë † Averki i Jerapojës.7 djemtë e Efesit. Osh. Loti e Rufi.

23 E Diel † 6 LLUKAIT. Ap. Ja-kovi i Jerusalemit, vëlla i Krishtit.26 E mërkurë † Dëshm. Dhi-mitër mirovliti. Dësh. Glikoni,Leptina. (Vaj e verë.)29 E Shtunë † Oshdg. Anasta-sia romake. Oshg. Ermelinda.

30 E Diel † 5 LLUKAIT. Ap.Kleopa, Justi, Artemai, Terti ngatë 70-t.

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtarepërpiqet të përcjellë mesazhin dhe informacionin e sajedhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve,- botimet kishtare etj.Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,

muzikor e filmik.Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,

anglisht e greqisht.

Me www.orthodoxalbania.orgdo të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në momentdhe kudo në të gjithë globin me

www.orthodoxalbania.org

Në qytetin e Elbasanit ka nisur puna për zbulimine mozaikut dhe bazilikës së Bezistanit. Aktualisht njëgrup arkeologësh janë përqendruar në gërmimet pranëkishës, ku sërish janë zbuluar fragmente mozaiku.Ndërsa grupi tjetër është duke punuar për të riparuardhe konservuar pikturat murale të dëmtuara rëndëgjatë dy viteve të fundit, për shkak të mosruajtjes dhelënies pas dore të mozaikut. Pikturat murale nëmozaikun e Elbasanit cilësohen unike në llojin e tyredhe janë të vetmet e ndoshta nga më të rrallat nëBallkan. Ato do të dërgohen në Tiranë, do të riparohendhe më pas do të sillen sërish në Elbasan, kur bazilikatë jetë zbuluar tërësisht dhe kur mozaiku të jetëmbuluar.

Gjatë ditëve të para të gërmimit nuk kanë munguaredhe surprizat. Kështu arkeologët kanë zbuluar një

pjesë tjetër të mozaikut, më lart se i pari, objektepaleokristiane, elemente dekorative, qeramikë tëperiudhës paleokristiane etj. Sipas tyre, zbulimi i plotëdo të prezantojë para vizitorëve një kompleks unikal,një bazilikë me të gjitha elementet e saj. Elemente tëmadhështisë së saj janë dekoracionet e mozaikut, tëcilat përmbajnë 18 ngjyra të gurëve prej qelqi, kra-hasuar me 10 të tillë që ka ajo e Durrësit.

Bazilika i përket shekullit të 6-të në periudhënpaleokristiane dhe aty mendohet se shtrihej një lagjee pasur romako-bizantine. Zbulimi i bazilikës ështëpjesë e projektit për rregullimin e qendrës historike tëElbasanit. Paralelisht ka nisur puna edhe për rindërti-min e vijës Egnatia, që kalon në mes të lagjes Kala.

F. S.

Elbasan, zbulohet mozaiku paleokristian

Lindja e Hyjlindëses Mari, u festua me plot ma-dhështi e gëzim në qytetin e Elbasanit, në kishën eShën Athanasit, sepse kisha me të njëjtin emër në la-gjen Kala ende mbahet peng nga një person i vetëshpa-llur klerik.

Në kishën e Shën Athanasit, gjatë meshës së mbaj-tur nga atë Gjergji, dhjetëra besimtarë me përulësi ebesim, përjetuan çaste të bukura në këtë ditë tëshënuar. Fëmijë me borzilokë në duar drejtoheshin tekikonat e Shën Marisë dhe Jisu Krishtit. Gratë besimtaree nikoqire si Fona, Vasilika, Iljana, Landa, Sofia dheKostandina, gatuan meshën e kësaj dite të shenjtë.Në fund të Liturgjisë servirën për të gjithë besimtarëtpetullat dhe shalqinin sipas një tradite të vjetër.

Besimtarët u larguan me gëzimin e festës në shpirt,por edhe me trishtimin që sjell pamundësia për të fe-stuar siç ka qenë tradita shekullore në kishën historike

të Hyjlindëses, në lagjen Kala, kujtime e dhimbje përtë gjithë ata që e kanë frekuentuar më parë.

Pavlina Dedja

Festa e Hyjlindëses në Elbasan

Kisha e Hyjlindëses në Elbasan,ende e okupuar me dhunë.

Page 11: Gazeta e Shtatorit 2011

11SHTATOR 2011 NGJALLJA

Me një ceremoni hapëse në mjediset e Hotel Tirana, më 16 shtator,filloi në kryeqytet Workshop-i Ndërkombëtar “Marrëdhëniet ndërkultu-rore dhe ndërfetare, shans dhe sfidë për solidaritetin tonë - Një kontributi Shqipërisë për ndërtimin e Evropës”. Ky aktivitet u organizua nëkuadër të takimit të komisioneve “Drejtësi dhe Paqe”, të KishaveKatolike nga vende të ndryshme të Evropës. (Justitia et Pax Europe),që këtë vit u mbajt në vendin tonë.

“Marrëdhëniet ndërkulturore dhe ndërfetare, shans dhe sfidë për solidaritetin tonë”

Në ceremoninë hapëse merrnin pjesë dhe përshëndetën përfaqë-suesit e të gjitha komuniteteve fetare. Në emër të qeverisë përshëndetiKryeministri Berisha. Në emër të Kryepiskopit Anastas dhe të Kishëssonë përshëndeti Hirësia e Tij Andoni, Episkop i Krujës.

Veprimtaria e workshop-it vazhdoi deri në datën 18 shtator, me ta-kime njohëse me komunitetet fetare të vendit tonë, tryeza të rrumbu-llakëta për të shkëmbyer mendime etj.

Shërbesa orthodhokse në kujtim

të tragjedisë së 11 shtatorit

Fotoja paraqet kishën e Shën Nikollës në New York.Ajo u shkatërrua më 11 shtator 2001, bashkë me kullat bi-njake. Në kuadrin e përvjetorit të këtij sulmi makabër, umbajtën përshpirtje në kishat orthodhokse. Në vendin etragjedisë ajo u mbajt nga Kryepiskopi Dhimitër.

Kremtimi i Lartësimit të Kryqitnë Patriarkanën e Aleksandrisë

INDINdalohet shkatërrimi i kishave në Orisa

Nuk do të shkatërrohenkishat e krishtera në shtetine Orisës, në Indi. Ky qe laj-mërimi i qeverisë lokale.Por një udhëheqës i krishte-rë i zonës tha se deklaratatverbale nuk i ndalojnë fun-ksionarët dhe fanatikët përtë keqtrajtuar të krishterët.Në gushtin e kaluar, në kua-drin e një programi kundërtë krishterëve, qeveria loka-le kishte shpallur shkatërri-min e 5 kishave, me prete-ndimin se ato ishin ndërtuarpa leje në një truall shtetë-ror. Ndërkohë që këto kishaishin ndërtuar që në vitin1942 dhe kanë funksionuarpa ndalesa për komunitetin.

Urdhri për të ndaluar shka-tërrimin arriti vonë për një ki-shë në Betticola. Asaj tash-më i kanë mbetur vetëm rrë-nojat. Komuniteti i krishterë

lokal ka qenë prej kohëshnë shënjestër të ekstremi-stëve indu, që kanë keqtraj-tuar në vazhdimësi priftindhe besimtarët.

Në gjithë botën e kri-

shterë u festua me madhë-

shti e kremtja e Lartësimit

të Kryqit të Shenjtë.

Në katedralen e Patriar-

kanës së Aleksandrisë ajo

u krye nga Papa dhe Patri-

arku i Aleksandrisë dhe i gji-

thë Afrikës Theodhori II.

Page 12: Gazeta e Shtatorit 2011

12 NGJALLJA SHTATOR 2011

Monumenti më i vjetër i ruajtur në Voskopojë është kisha e manastirittë Shën Prodhromit, që ngrihet rreth 2 km në veri të qytetit, në një pozitëtë bukur natyrore dhe me një pamje të gjerë të peizazhit rrethues.

Ndër vite kisha e manastirit ka pësuar ndërhyrje të ndryshme restau-ruese, por në përgjithësi ato ose janë bërë të pjesshme, ose nuk janëbërë në cilësinë e duhur dhe në krye të dy-tre vjetëve kjo kishë përsërivuan nga çarjet e shumta, dëmtimet e materialeve jo cilësore, si dherrjedhje të ujërave në interier nga pjesa e çatisë. Duke parë rëndësinëshpirtërore dhe monumentale të saj, u bënë të gjitha përpjekjet që nëfund të krijohej mundësia e një ndërhyrjeje të plotë restauruese. Është erëndësishme të theksojmë fjalët ndërhyrje e plotë restauruese, sepseme të vërtetë kjo kishë duhej trajtuar me këtë ndërhyrje, pasi degradimii saj ishte i madh gjithashtu dhe si pasojë e djegies që i është bërë asaj nëkohë të luftës, duke dëmtuar materialet deri në strukturën e saj të brend-shme. Si gjithmonë ne kemi një vlerësim dhe interesim të veçantë për

Ndërhyrje të plota restauruese në kishën e manastirit të Shën Prodhromit,në Voskopojë të Korçës

këto monumente nga Kryepiskopi Anastas, i cili, duke vlerësuar këtëkishë jo vetëm nga ana shpirtërore, por edhe nga vlerat e saj në mënyrëprofesionale, nuk hezitoi të akordonte një shumë prej 3 978 240 lekëshpër restaurimin.

Ndërhyrjet restauruese tani janë drejt përfundimit. Këtu mund tëpërmendim përforcimin me beton të armuar të themeleve, qepjen e mu-raturës, ndryshimin e brezave të drurit të djegur, qepjen e qemerëve dhetë kupolave, zëvendësimin e muraturës së dëmtuar si dhe rikonstruksio-nin e të gjithë çatisë. Kjo ndërhyrje po shoqërohet dhe me zbankime tëdherave rreth monumentit, si dhe sistemimin e tyre me mure mbajtës,trotuar dhe kuneta kulluese. Parashikohet që punimet në këtë manastirtë mbyllen në mesin e muajit tetor, duke pasur parasysh që në Vosko-pojë dimri vjen më shpejt se në zonat e tjera.

Gentian Stratobërdha Arkitekt Restaurator

Qendra Mjekësore Diagnostike“Ungjillëzimi” në Tiranë është paji-sur kohët e fundit me aparatura tëreja dhe bashkëkohore. Nën kujde-sin e Kryepiskopit Anastas, i cili inte-resohet dhe kujdeset vazhdimishtpër cilësinë e shërbimit shëndetë-sor që ofrohet në këtë klinikë, qëKisha të ofrojë më të mirën për bano-rët e Tiranës dhe më gjerë, asaj iushtuan edhe dy aparatura bashkë-kohore e moderne; Panorameksidhe Elastografia. Elastografiaështë e vetmja me këtë teknologjimoderne në Shqipëri, një dimensioni ri i ekografisë. Si një metodë meultratinguj për matjen e elasticitetitdhe ngurtësisë së indeve ajo zbato-het pothuajse për të gjitha organetnë trupin e njeriut, është zgjerim iimazheve me ultratinguj dhe shtonnjë dimension të ri në studimin eindeve. Elastografia çon në një biopsivirtuale, pra priret drejt diagnozës

Aparatura të reja në KlinikënOrthodhokse “Ungjillëzimi”

histologjike joinvazive, duke shtuarpërveç informacionit të propozuartashmë nga ekografia edhe informa-cion të ri për elasticitetin e indeve.

Gjithashtu, në mjediset e klini-kës gjendet edhe aparatura e re dhemë e fundit, Panoramex-i Dixhital,një teknologji bashkëkohore SironaOrthophos XG5 DS. Kjo aparaturëbën grafinë e gjithë gojës, ku dalinnë pah dhëmbët, si dhe artikulacio-net temporo-mandibulare. Shërbenpër të parë infeksionet e pranishme,pozicionet e dhëmbëve, sidomos tëdhëmbëve të pjekurisë kur ata dalinme vështirësi, po ashtu diagnosti-kohen artikulacionet dhe deri dikuedhe sinuset.

Aparaturat e reja do të përdo-ren nga një personel i zgjedhur dhei kualifikuar jashtë vendit, i përbërënga profesorë dhe mjekë të njohur,të cilët jo vetëm ndihmojnë pacien-

tin të kurohet, por edhe krijojnë njëambient njerëzor, të ngrohtë e mi-qësor. Këto aparatura janë vënëtashmë në funksion dhe u kanëshërbyer shumë njerëzve, të krye-

Tiranë

Faqja e re e internetit Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi”, ku mundtë gjenden të gjitha informacionet për shërbimet që ajo ofron.

qytetit dhe gjithë Shqipërisë, qëtashmë kanë një mundësi më shu-më për diagnostikimin e shpejtë dhetë sigurt.

Isidor Koti