16
Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare Marrëdhëniet ndërkombëtare (m-n) gjatë shekullit XX, e veçanërisht pas vitit 1945, kanë pësuar ndryshime të mëdha. Ajo që bie në sy është numri i shteteve, që janë aktorët kryesorë të m-n, i cili ka ardhur duke u rritur, nga 40-50 në vitet 1900- 1945 deri në mbi 190 pesëdhjetë vjet më vonë. Pas një përvoje të shkurtër e fatkeqe të Lidhjes së Kombeve në periudhën mes dy luftërave botërore, u krijua OKB, një arenë e madhe ku pleksen shtete të fuqishëm dhe të dobët, të pasur dhe të varfër, xhelatë dhe viktima, një lloj qeverie e botës, utopike dhe e papërkryer, por mjaft e domosdoshme për të sfiduar anarkinë në m-n. Historikisht shtetet janë ndeshur mes tyre në mënyra nga më të ndryshmet : mosmarrëveshje diplomatike, konflikte tregtare e doganore, luftëra të mëdha ose të vogla, më natyrë fetare ose civile, etnike ose fisnore, koloniale ose revolucionare, ato mund të jenë bërë për rrëzimin e tiranëve ose lirinë e njerëzve, për dalje në det ose për zotërimin e pasurive dhe zgjerimin e territoreve. Që këtej del, se sipas studiuesit të njohur H. Morgenthau, në themel të shoqërisë ndërkombëtare gjenden dy faktorë: njëri është diversiteti, tjetri është antagonizmi i elementëve të saj, i kombeve të veçanta. Kjo shumëllojshmëri formash të antagonizmit në m-n dëshmon për momentet e vështira që kalojnë marrëdhëniet mes shteteve, të cilat sintetizohen si kriza ndërkombëtare. Ky është rast mjaft i veçantë në histori, kur koha ndalon rrjedhën e saj, çasti kur vihet në pikëpyetje fati i njerëzimit dhe kur shtetarët pyesin vetveten për vendimet që do 1

Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Marrëdhëniet ndërkombëtare (m-n) gjatë shekullit XX, e veçanërisht pas vitit 1945, kanë pësuar ndryshime të mëdha. Ajo që bie në sy është numri i shteteve, që janë aktorët kryesorë të m-n, i cili ka ardhur duke u rritur, nga 40-50 në vitet 1900-1945 deri në mbi 190 pesëdhjetë vjet më vonë. Pas një përvoje të shkurtër e fatkeqe të Lidhjes së Kombeve në periudhën mes dy luftërave botërore, u krijua OKB, një arenë e madhe ku pleksen shtete të fuqishëm dhe të dobët, të pasur dhe të varfër, xhelatë dhe viktima, një lloj qeverie e botës, utopike dhe e papërkryer, por mjaft e domosdoshme për të sfiduar anarkinë në m-n.

Citation preview

Page 1: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Marrëdhëniet ndërkombëtare (m-n) gjatë shekullit XX, e veçanërisht

pas vitit 1945, kanë pësuar ndryshime të mëdha. Ajo që bie në sy është

numri i shteteve, që janë aktorët kryesorë të m-n, i cili ka ardhur duke u

rritur, nga 40-50 në vitet 1900-1945 deri në mbi 190 pesëdhjetë vjet më

vonë. Pas një përvoje të shkurtër e fatkeqe të Lidhjes së Kombeve në

periudhën mes dy luftërave botërore, u krijua OKB, një arenë e madhe ku

pleksen shtete të fuqishëm dhe të dobët, të pasur dhe të varfër, xhelatë dhe

viktima, një lloj qeverie e botës, utopike dhe e papërkryer, por mjaft e

domosdoshme për të sfiduar anarkinë në m-n. Historikisht shtetet janë

ndeshur mes tyre në mënyra nga më të ndryshmet : mosmarrëveshje

diplomatike, konflikte tregtare e doganore, luftëra të mëdha ose të vogla,

më natyrë fetare ose civile, etnike ose fisnore, koloniale ose revolucionare,

ato mund të jenë bërë për rrëzimin e tiranëve ose lirinë e njerëzve, për dalje

në det ose për zotërimin e pasurive dhe zgjerimin e territoreve.

Që këtej del, se sipas studiuesit të njohur H. Morgenthau, në themel të

shoqërisë ndërkombëtare gjenden dy faktorë: njëri është diversiteti, tjetri

është antagonizmi i elementëve të saj, i kombeve të veçanta. Kjo

shumëllojshmëri formash të antagonizmit në m-n dëshmon për momentet e

vështira që kalojnë marrëdhëniet mes shteteve, të cilat sintetizohen si kriza

ndërkombëtare. Ky është rast mjaft i veçantë në histori, kur koha ndalon

rrjedhën e saj, çasti kur vihet në pikëpyetje fati i njerëzimit dhe kur shtetarët

pyesin vetveten për vendimet që do marrin dhe kur nuk dinë ende se si do

të zgjidhin konfliktin dhe shtegun e rrezikshëm që duhet të zgjedhin, i cili

ndan frikën nga shpresa dhe paqen nga lufta.

A. Koncepti mbi krizën ndërkombëtare

Shpesh herë duket sikur jetojmë në një epokë krizash të përhershme.

Pas viteve 1990, përcaktime të reja janë përdorur për termin “krizë”, të cilat

përfshijnë një gamë të gjerë ngjarjesh ndërkombëtare: si p.sh. kriza e Afrikës

së Jugut, kriza e Lindjes së Mesme, kriza e Ballkanit apo e ish-Jugosllavisë,

kriza e borxheve, kriza e ushqimit, janë disa prej shembujve të shumtë. Disa

1

Page 2: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

karakterizohen nga dhuna, si në Afrikën e Jugut, Lindjen e Mesme, Ballkan,

ndërsa të tjera jo, si ajo e borxheve dhe e ushqimit.

Për qëllimin tonë, kërkohet një përcaktim më i ngushtë. Një prej

përcaktimeve të dobishme mbi shpërthimin e krizës kërkon katër elementë:

Prioritet i lartë i qëllimeve i shtetit që kërcënohet;

Kohë e kufizuar në dispozicion përpara se ndërmerren veprime;

Situatë e paparashikueshme në pjesën më të madhe të rasteve;

Situata nuk shkallëzohet deri në konflikt të armatosur.

Krizat dhe konfliktet ndёrkombёtare, veçanërisht ato nё Evropë,

përbëjnë tiparin më të rёndёsishёm të m-n pas vitit 1945, pra periudhës së

Luftës së Ftohtë. Kriza e Berlinit (1958-1961) dhe kriza e raketave në Kubë

(1962), janë ato ndër më ato më klasiket e kësaj periudhe. Por krizat nuk

janë kufizuar vetëm në marrëdhëniet Lindje-Perëndim, madje edhe sipas

kriterit të përcaktuar si më sipër. Kriza e pengjeve në Iran (1979), p.sh.

plotëson kërkesat e një krize të vërtetë ndërkombëtare: prioritet i lartë i

objektivave amerikane, në lidhje me sigurimin e legatës diplomatike në

Teheran, që ishte e kërcënuar; administrata e presidentit Karter e

konsideronte situatën tepër shqetësuese; kapja peng e diplomatëve

amerikanë ishte e paparashikuar; situata nuk u shkallëzua në konflikt të

armatosur.

Studimi i krizave ndërkombëtare është një dukuri e vonë, jo më shumë

se gjysmë shekulli. Analizat e para u shfaqën në mes të viteve 1970. ShBA,

të nxitura nga kriza e raketave në Kubë, u bënë pararendës të këtyre

studimeve. Koncepti crisis management lindi nga studimet e kësaj periudhe

dhe u shndërrua në disiplinë për studimin e m-n. Prej këtyre përpjekjeve të

para për analiza dalin dy aspekte me rëndësi: kriza në m-n është një dukuri

e veçantë dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme; ka një mungesë thuajse

të plotë mirëkuptimi mbi atë se çfarë është kriza saktësisht. Ky paradoks në

dukje mund të shpjegohet me dy mënyra: në radhë të parë, duke ditur

numrin e madh të krizave gjatë shekullit të XX, vihet re një kompleksitet i

madh i fenomenit; sipas autorëve dhe përcaktimeve të bëra, nga kriteret më

kufizuese deri tek më të zgjeruarat, numri i krizave varjon nga disa qindra në

disa mija.

2

Page 3: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Kriza mund të përcaktohet si një moment ndërprerje ose ndryshimi i

beftë brenda një sistemi të organizuar. Në aspektin ndërkombëtar ajo mund

të jetë rezultat i një gjendje tensioni, apo i një qëllimi voluntarist ofensivë i

një prej aktorëve të shoqërisë ndërkombëtare. Në çfarë do lloj rasti, kriza për

arsye se ajo është mbartëse e rreziqeve për sigurinë kombëtare ose

ndërkombëtare, kërkon që të merren me shpejtësi vendime e duhura dhe të

gjenden mjetet e përshtatshme për ta zgjidhur. Kriza ndërkombëtare përbën

kështu një dukuri të mprehtë dhe jo një kronikë, ku për pasojë, dinamika e

vendimmarrjes është anormale dhe e jashtëzakonshme. Kriza mund të

përkufizohet ndryshe edhe si një gjendje midis paqes dhe luftës.

Aktualisht, në dy dekadat e fundit, krizat ndërkombëtare nuk janë

detyrimisht ndërshtetërore. Në botën e pas Luftës së ftohtë, shtetet nuk

kanë as monopolin e dhunës së armatosur as atë të fuqisë ekonomike e

madje ushtarake. Shtetet nuk janë më aktorët e privilegjuar të lojës

ndërkombëtare. Në një farë mënyre, roli i tyre po dobësohet dhe

ngandonjëherë preferohet ti akordohet kujdesi i zgjidhjes së konflikteve,

organizmave ndërkombëtare, që po kthehen gradualisht aktorë të krizave

dhe rregullimit të tyre.

B. Krizat, luftërat dhe konfliktet ndërkombëtare

Mosmarrëveshje, konflikte, kriza dhe luftërat zakonisht karakterizojnë

m-n. Mungesa e konflikteve mes shteteve është e rrallë. Historia jep pak

shembuj të jetesës së njerëzve, shoqërive ose shteteve pranë njeri tjetrit për

një farë kohe, pa manifestuar herët a vonë mosmarrëveshje ose konflikt

pikëpamjesh apo interesash. Këto mosmarrëveshje në se janë të thella

bëhen shkak për kriza dhe rrezikojnë, po qe se ashpërsohen, të çojnë në

luftë.

Por si mund të dallojmë krizën nga mosmarrëveshjet dhe luftërat? Cili

është pragu kur kalohet nga njëra gjendje në tjetrën? Cilat janë raportet mes

tyre? Si mund t’i dallojmë ato?

Kriza dhe lufta përfaqësojnë dy nën-kategori të një dukurie më të

gjerë, konfliktet ose mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Në kuadrin e këtyre

3

Page 4: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

konflikteve ndërkombëtare ose mosmarrëveshjeve, marrëdhëniet mes

shteteve marrin katër forma të ndryshme:

konflikte ndërkombëtare pa kriza dhe luftëra;

kriza që nuk çojnë në luftë;

kriza si përgatitje për luftë;

lufta ose konflikti i armatosur.

Në rastin e parë kemi një gjendje tensioni permanent që zgjat në kohë,

e paqëndrueshme dhe shpërthyese. Shtetet kërcënojnë njeri tjetrin në

mënyrë pak a shumë të fshehur ose të hapur. Por në se kërcënimi me

përdorim armësh mbetet një eventualitet, marrëdhëniet mes dy shteteve në

konflikt mbeten relativisht normale dhe thuajse paqësore. Në rastin e dyte,

kriza që mund të ketë si shkak direkt ndodhi të ndryshme (vendime,

rrethana, aksidente), përcakton marrëdhënie tepër të veçanta mes shteteve.

Atëherë këta përballen papritur me një gjendje në dukje e vështirë dhe e

mbarsur me rreziqe. Menjëherë duhen marrë vendime, që mund të shpien

në reagime të ashpra e të dhunshme nga pala tjetër.

Krizat, (rasti i tretë), të cilat çojnë në luftë (rasti i katërt), janë

relativisht të pakta. Në shekullin e XX, shumica e krizave kanë qenë nën

kontroll, qoftë në mënyrë jo të dhunshme, qoftë me anë të një përdorimi të

kufizuar të forcës. Por përse atëherë ndodh që krizat të klasifikohen

ndonjëherë brenda tipologjisë së luftërave? Thjesht sepse mendohet se një

përqindje e konsiderueshme e krizave shkallëzohet në dhunë dhe luftë.

Megjithatë, evidencat sasiore tregojnë se shkallëzimi i krizave drejt luftës

është bërë më pak i dendur dhe kjo për arsye të rritjes së kostos së

luftërave. Nga pikëpamja historike, sipas një studimi të bërë mbi 217 kriza

që kanë ndodhur nga viti 1929 deri në vitin 1985 dallojmë:

kriza që nuk kanë çuar në luftë, 65% e rasteve;

krizë e pasuar nga një luftë, 12% e rasteve;

kriza që ndodhin gjatë luftërave, 23% e rasteve.

Konkretisht në rastin e fundit, disa studiues amerikanë përpiqen të

dallojnë kriza brenda luftërave: beteja e Stalingradit ose zbarkimi në

Normandi përbëjnë kriza për Gjermaninë naziste, ndërsa ndalimi i sulmit të

Aleatëve në malet Ardene (dhjetor 1944), ishte krizë për këta të fundit.

4

Page 5: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Një krizë me zgjidhje të kënaqshme mund të rregulloj problemet dhe

të zhdukë tensionet dhe mosmarrëveshjet që kanë qenë shkaku i saj. Por ka

gjithashtu shumë mundësi një rikthim i gjendjes së tensionit që parapriu

krizën, madje një tension edhe më i fortë. Ecuria e ngjarjeve mund të ndjekë

një rrjedhë më dramatike dhe kriza përfundon realisht me luftë. Ky është

rasti, kur gjatë shekullit të XX, kjo ka ndodhur afërsisht një në dhjetë raste.

Pra kriza nuk është luftë. Krizat mund të shihen si një fazë speciale në

marrëdhëniet mes aktorëve ndërkombëtarë. Ato, në një kuptim klasik janë

manifestime të kushteve “as luftë dhe as paqe”.

Lufta ose konflikti i armatosur janë shpesh produkt i krizave të

menaxhuara keq. Lufta ndryshe nga kriza, përcaktohet si një instrument i

politikës shtetërore dhe konsiderohet si një formë relativisht e re e dhunës

së organizuar. Një luftë, megjithatë, shpesh përbën një krizë për një vend të

tretë, i cili nuk është implikuar direkt ose menjëherë, por që mund të jetë në

mënyra të ndryshme gjatë zhvillimit të mëtejshëm të një konflikti të caktuar.

Për gjatë viteve 1980 dhe 1990, luftërat civile në Liban, Kamboxhia, Somali

apo ish-Jugosllavi, megjithëse nuk implikonin direkt ShBA ose aleatët e tyre

perëndimorë, përbënin për këto vende kriza ndërkombëtare të rrezikshme.

C. Fazat e krizës dhe karakteristikat e tyre

Kriza është një gjendje ndërprerje përgjithësisht momentale dhe e

përkohshme në marrëdhëniet mes shteteve. Ndërkaq, kjo gjendje mund të

zgjasë javë madje dhe muaj. Kriza evoluon në funksion të vendimmarrjeve

dhe rrethanave. Një krizë ndërkombëtare tip zhvillohet përgjithësisht sipas

katër fazave të dallueshme nga njëra tjetra:

para-kriza,

shkallëzimi,

detanta,

ndikimi, ose rezultati i krizës që merr në konsideratë aspekte të

ndryshëm të ekuilibrit të ri të krijuar nga rregullimi i krizës.

Para-kriza është një periudhë tensioni jo-normal, por e kufizuar në

marrëdhëniet konfliktuale mes dy ose më shumë aktorëve. Kjo është një

fazë e rrezikshme, e cila po të mos kontrollohet dhe rregullohet, degjeneron

5

Page 6: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

papritur me rast ngjarjesh që mund të ndezin fuçinë e barutit. Atëherë

ndodh ndërprerja e marrëdhënieve, ajo çka nuk duhej të ndodhte, pasi ajo

fshin çdo gjë, duke filluar nga vullneti i mirë. Kjo ndërprerje ndodh në tre

mënyra të mundshme: - një veprim armiqësor si p.sh. marrja peng e një

territori nga një shtet në dëm të një vendi fqinj; - një ngjarje destabilizuese si

vrasja e një kryetari shteti; - një ndryshim i frymës ndërkombëtare si p.sh.

një deklaratë e njëanshme aneksimi territorial.

Shkallëzimi si fazë lidhet me një prishje të thellë të ekuilibrit

ndërkombëtar dhe rreziku i luftës rritet ndjeshëm. Ngjarje të tilla si :

deklarata shtetarësh, shfrenime mediatike, manifestime nacionaliste,

demonstrime ushtarake, ose ultimatume ndaj akteve që gjykohen si të

papranueshëm, e rëndojnë jashtëzakonisht situatën. Adoptimi i masave

mbrojtëse nga një shtet, që vështrohet nga një shtet tjetër si shtim i rrezikut,

shkakton si reagim kundër-masa dhe ushqen procesin e shkallëzimit. Kjo i

përgjigjet tipit të marrëdhënieve ndërvepruese që modifikojnë tërësinë e

marrëdhënieve.

Ky çast, kur tensioni ka arritur kulmin është mjaft i rrezikshëm. Faktorë

emocionalë, psikologjikë ose irracionalë rrezikojnë të ndikojnë mbi

vendimmarrjen e drejtuesve. Ankthi dhe nervozizmi, i zënë vendin gjykimit

në qetësi. Opinioni publik, i manipuluar, reagon befasisht ndaj ngjarjeve dhe

luan një rol të veçantë herë në favor e herë kundër qetësimit të situatës.

Në këto rrethana kriza është afër me luftën dhe kalimi nga njëra tek

tjetra është i lehtë por dhe i frikshëm. Faktorët që shndërrojnë krizën në

luftë gjenden në karakteristikat e sistemit ndërkombëtar, shtetet-aktorë e në

natyrën e vetë krizës. Një sistem ndërkombëtar i bazuar në ekzistencën e

shteteve sovranë, mes të cilëve mosmarrëveshjet janë të thella e të vjetra,

ku konfliktet e shkuara janë të gjalla në kujtesën kolektive, është i

përshtatshëm për kalimin nga kriza në luftë. Përdorimi i dhunës në të

kaluarën përbën një precedent me rrezik, pasi kjo shihet si një mundësi e

madhe që kriza të degjeneroj në luftë.

Kalimi nga kriza në luftë mes shteteve favorizohet nga katër rrethana

të caktuara:

6

Page 7: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

1- Ekzistenca e një çekuilibri të thellë në raportet e forcave, ndikon në

zvogëlimin e kostos së një lufte dhe në pasigurinë e zgjidhjes së saj.

Shteti më i fuqishëm natyrisht nxitet të mos frikësohet nga shkallëzimi

madje as edhe nga vetë lufta.

2- Paqëndrueshmëria e brendshme e një ose e disa shteteve favorizon

nxitjen e luftës. Drejtuesit e shteteve të paqëndrueshëm, të

preokupuar për të kapërcyer tensionet e brendshme, mund ta gjejnë

me leverdi të orientojnë vëmendjen e publikut të tyre drejt rreziqeve

të jashtme, burim i të “gjitha të këqijave”. Kjo është një prirje e

zakonshme për regjimet autokratike. Por nga ana tjetër, kjo dobësi e

brendshme e shteteve të paqëndrueshëm i bën ata më të cenueshëm.

Shtete të tjerë mund të përpiqen të përfitojnë nga dobësia e tyre dhe

të mos tuten nga shkallëzimi i konfliktit. Dy shtete të pa qëndrueshëm,

në gjendje krize mes tyre, në mënyrë të natyrshme tentojnë të hyjnë

në luftë.

3- Një shtet ndjehet i kërcënuar në atë çka ai e konsideron jetike për

ekzistencën ose mbijetesën e tij. Sa më shumë shteti vlerëson si

themelore interesat dhe vlerat e rrezikuara nga kriza, si tërësia

territoriale, sigurimi kombëtar, ekzistenca e vendit, aq më shumë ky

shtet tenton të marrë përsipër rreziqe që mund të çojnë në luftë.

4- Gjeografia luan rol në dinamikën e procesit krizë-luftë. Afërsia

territoriale mund të acaroj shqetësimet e vendimmarrësve përballë një

rreziku të pritshëm, në momentin kur nuk ka kohë në dispozicion për

të vepruar dhe kur rreziku i ndeshjes është i madh.

Njohja e këtyre faktorëve rëndues mund të ndihmoj në sensibilizimin e

shtetarëve për rreziqet e degjenerimit të një krize, me qëllim që një

shkallëzim i pakontrolluar të mos çoj në një konflikt të armatosur. Kontrolli i

një tipi të tillë mosmarrëveshjesh, do të thotë të pengosh shkallëzimin, do të

thotë të veprosh në mënyrë që të ruash kontrollin e situatës me qëllim që, si

rezultat të kalohet nga kriza në detantë pa pasur nevojë të bëhet luftë.

Detanta është faza e tretë, ajo më e shpeshta, pasi shumica e krizave

nuk përfundojnë në luftë. Pra detanta është procesi i kalimit nga kriza në

paqe. Në këtë fazë, intensiteti i marrëdhënieve konfliktuale mes shteteve

7

Page 8: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

zvogëlohet ndjeshëm. Shtetet në krizë normalisht përpiqen të arrijnë një

rregullim falë të cilit, në mënyrë progresive krijohej një ekuilibër i ri. Kjo fazë,

e cila ka një kohëzgjatje variabile, dallohet nga një zvogëlim i tepër i

dukshëm i rrezikut të konfrontimit ushtarak. Vendi i lihet normalizimit të

marrëdhënieve dhe detantës. Interesat themelore të shtetit nuk duken se

janë në rrezik të veçantë dhe lufta bëhet e pamundur. Faza e tensionit

ekstrem zëvendësohet nga një fazë e padiskutueshme detante. Frika nga një

ballafaqim ushtarak mes palëve kish qenë e tillë sa që ata premtuan të

bëjnë gjithçka për të evituar që të gjendeshin përsëri në buzë të greminës.

Shkaqet që favorizojnë detantën janë pak a shumë të kundërtat me

ato që ashpërsojnë krizën gjatë fazës së shkallëzimit: mosmarrëveshja ka

pak kohë që ka lindur dhe pak shtete janë përfshirë në të; këto shtete, ma

forca thuajse të njëjta, regjimet politike të të cilëve janë kryesisht

demokratike, i japin përparësi mjeteve jo të dhunshme në zgjidhjen e

krizave.

Faza e fundit e krizës, ndikimi (impact), është gjurma që lë ajo,

pasojat e saj kur çështja ka përfunduar. Marrëdhëniet mes palëve

protagoniste megjithëse të modifikuara, rifillojnë dhe drejtuesit konstatojnë

rikthimin e gjendjes para-krizës. Çdo krizë transformon marrëdhëniet mes

shteteve dhe çon në një ekuilibër të ri në gjirin e sistemit ndërkombëtar.

Kriza që përfundon me suksesin e njërës palë dhe me humbjen e tjetrës dhe

zgjidhet me një kompromis të dyshimtë ose përfundon pa rrugëdalje,

rrezikon të çoj në një ringjallje të tensioneve dhe të paqëndrueshmërisë.

Vetëm një përfundim harmonik që çon në një zgjidhje të kënaqshme të

krizës për të dy palët krijon kushte për marrëdhënie të bazuar në besim

reciprok dhe për pasojë edhe më të qëndrueshme.

Rrugëdalja nga kriza nuk është mënyra e vetme që ndikon mbi pasojat

e saj. Mirëkuptimi pak a shumë pozitiv i kundërshtarëve pas krizës

mbështetet edhe mbi karakteristikat e vetë krizës dhe të qëndrimit dhe

sjelljes së protagonistëve të saj. Krizat që kanë një ndikim destabilizues, janë

ato ku janë përfshirë disa pjesëmarrës, shpesh herë tepër të ndryshëm njëri

nga tjetri, ku pleksen shumë kërkesa, debate dhe kundërshtime, të cilat janë

8

Page 9: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

administruar me mjete dhune, që kanë kohëzgjatje të madhe dhe që janë

zhvilluar në zona gjeografike veçanërisht të ndjeshme.

D. Tipet e ndryshme të krizave, origjina dhe shkaqet e tyre.

Tipet e mundshme të krizave janë të shumta. Disa studiues i klasifikojnë

sipas shkallës së intensitetit ose mënyrës së rrugëdaljeve të tyre, paqësore

ose luftarake, sipas rezes gjeografike të veprimit, botërore ose rajonale, ose

vetëm dypalëshe, të tjerë përpiqen t’i klasifikojnë sipas një rendi kronologjik,

duke i ndarë në kohë dhe hapësirë në raport me këtë periudhë të

jashtëzakonshme të shek. XX që është Lufta e Ftohtë. Në këtë mënyrë mund

të dallojmë tre tipe krizash në këtë shekull të trazuar dhe të shkurtër, siç

është quajtur me të drejtë nga historiani i njohur E. Hobsbawun i rrëmbyeri

shekulli i njëzetë.

1- kriza periferike të fillimit të shekullit. Ato quhen të tilla për arsye se

prekin interesat periferike të fuqive të ndryshme, të cilat nuk kanë

arsye themelore për të përdorin armët, pasi ato nuk prekin interesat e

tyre jetike;

2- krizat qendrore të Luftës së Ftohtë. Këto janë kriza të vazhdueshme

dhe gjenden në zemër të sistemit ndërkombëtar, kryesisht në Evropë

dhe veçanërisht rreth çështjes gjermane dhe qytetit të Berlinit, si

simbole të Luftës së Ftohtë. Në këtë rajon ku ballafaqohen dy blloqet

më të mëdha ushtarake të botës, u zhvilluan krizat kryesore dhe më të

rrezikshmet, megjithëse rrezja e tyre e veprimit shtrihej herë herë disa

qindra km më në veri ose jug, në Budapest, Pragë ose në Mesdhe.

3- krizat pas vitit 1990, që nuk janë më kriza qendrore për shkak të

mungesës së rivalitetit mes dy superfuqive. Somalia, Rwanda,

Kamboxhia janë kriza periferike, ndërsa krizat në ish-Jugosllavi ose ato

në Lindjen e Mesme dhe Korenë e Veriut, lidhen me probleme të

rëndësishme të organizimit ose të prishjes së raportit të forcave

brenda të sistemit ndërkombëtar aktual. Por ato kanë një ndryshim të

thelbësor me periudhën e Luftës së Ftohtë. Krizat aktuale tentojnë të

gjejnë zgjidhje jo më në ballafaqimin mes aleancave antagoniste që

sot nuk janë më, por në kuadrin e bashkëpunimit të pasuesve të tyre.

9

Page 10: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Klasifikimi i krizave sipas shkaqeve dhe origjinës së tyre është

relativisht më i thjeshtë. Nga njëra anë, dukuritë konfliktuale të vëzhguara

mund të jenë të befasishme ose në të kundërtën progresive, nga ana tjetër,

ato janë rastësore ose, në të kundërtën voluntariste.

Kriza progresive. Kriza klloçit për njëfarë kohe dhe në mënyrë

graduale, ajo shpërthen në momentin kulmor të një procesi të ingranuar e të

shkallëzuar tensioni mes dy kundërshtarëve. Megjithatë, kohëzgjatja e

inkubacionit të krizës sipas rasteve është shumë më e gjatë se disa ditë, ose

javë, si p.sh. kriza mes Izraelit nga njëra anë dhe Egjiptit e Sirisë nga ana

tjetër në qershor të vitit 1967, që rezultoi në “luftën e Gjashtë Ditëve”.

Shfrytëzimi progresiv i burimeve natyrore, zbatimi i teknologjive të reja,

popullsitë në rritje ose që emigrojnë, janë dukuri që ushtrojnë gradualisht

presione mbi sistemin ndërkombëtar ose mbi shtetet, deri në atë shkallë sa

bëhen shkak për kriza.

Si kriza potenciale, aktualisht figurojnë rastet e Koresë së Veriut dhe

Iranit. Përpjekjet e këtyre vendeve për tu pajisur me armatim atomik,

përbëjnë një shqetësim të madh për shoqërinë ndërkombëtare. Imigracioni i

hebrenjve në Palestinë gjatë gjysmës së parë të shek. XX është në një masë

të konsiderueshme origjina e mjaft krizave në Lindjen e Mesme që prej vitit

1947 e deri sot. Kjo tregon qartë rolin e mundshëm të migracionit

ndërkombëtar në shpërthimin e krizave. Katastrofat natyrore, si thatësirat e

mëdha për vite me radhë në Afrikë, të cilat shkaktuan në Somali në 1992 uri

dhe luftë civile, janë në orgjinë të një krize të gjatë dhe progresive.

Kriza të befasishme. Këto lloj krizash janë më të zakonshme dhe më

të shpeshta. Ato shkaktohen nga ngjarje të çastit dhe që zgjasin shumë pak,

por që parashikohen me vështirësi. Këto kriza përbëjnë një moment

dramatik në marrëdhëniet mes dy shteteve, në rastin kur një incident i

veçantë prish stabilitetin dhe ekuilibrin mes tyre. Për nga vetë natyra, këto

kriza të karakterizuara nga një surprizë thuajse e plotë, nuk mund t’i

parandalosh. Megjithatë, shtetari mund të përpiqet të përgatitet,

intelektualist dhe materialisht për një sprovë të tillë. Ngjarje të tilla si marrja

peng e diplomatëve amerikanë në Teheran (1979), bombardimi ajror Tripolit

(1986) nga aviacioni amerikan, masakrat ndëretnike në Rwanda (1990-

10

Page 11: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

1991), përbëjnë shembuj ngjarjesh që ndodhin befas dhe që gjenerojnë kriza

në m-n.

Kriza voluntariste ose rastësore. Të bësh dallimin mes një krize

voluntariste ose të shkaktuar në mënyrë të ndërgjegjshme me një krizë të

rastësishme lidhet me faktin se në cilën anë vendoset vëzhguesi i tyre.

Shpërthimi i një krize është ngandonjëherë rezultat i politikave të

qëllimshme. Një shtet shpreson të marrë kështu nga një shtet tjetër

avantazhe ose përfitime, me qëllim që të përmirësoj pozitën ose sigurimin e

tij. Për një nga shtetet kriza është voluntariste, për tjetrin ajo është

rastësore. Rimilitarizimi i Rhenanisë (1936) dhe copëtimi i Çekosllovakisë

(1938) nga Hitleri, janë shembuj klasik të shpërthimit të krizave në mënyrë

të ndërgjegjshme, duke u bazuar në kalkulime paraprake për të dalë fitues

nga kriza ndërkombëtare. Një situatë e ngjashme përsëritet me rastin e

nacionalizimit të kanalit të Suezit nga koloneli Nasser (1956), ose kur serbët

e Bosnjës bombarduan Srebrenicën për të përzënë që andej myslimanët

(1995).

Pasojat e një krize të qëllimshme, sigurisht që nuk mund të jenë

doemos ato që shpresoheshin dhe rezultatet e parallogaritura nuk janë kurrë

të garantuar. Megjithë këtë, bota ka ecur në këtë shekull nga kriza në krizë.

Njohja dhe dijenitë rreth krizave të kaluara dhe se si ato janë vënë nën

kontroll dhe zgjidhur, përbëjnë kushte paraprake dhe mjaft të nevojshme për

një drejtim të mirë dhe efikas të shtetit.

Kriza, krahas rrugëve të tjera si bisedimet diplomatike, integrimi

ekonomik dhe politik, krijim i organizatave ndërkombëtare, ose madje edhe

lufta, është një mekanizëm i dobishëm për zhvillimin e sistemit

ndërkombëtar. Megjithatë, karakteri i saj i trazuar dhe shpërthyes e bën

krizën një mjet të vështirë për tu zotëruar dhe aspak i përshtatshëm për një

evolucion paqësor të marrëdhënieve ndërshtetërore. Kjo për arsye se

momenti kur shpërthen kriza është zakonisht i paparashikueshëm dhe

shtetarët gjenden të papërgatitur. Por ajo ndërkaq shfaqet si një katalizator i

fuqishëm i përcaktimit, vendosjes ose transformimit të raporteve të forcës

mes shteteve. Kjo është arsyeja që kriza përbën një mjet të privilegjuar të

11

Page 12: Krizat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

përmirësimit të sistemit ndërkombëtar dhe si e tille ajo duhet konsideruar e

dobishme.

www.erletshaqe.com

12