Download doc - Dy Drinat #14

Transcript
Page 1: Dy Drinat #14

DY DRINAT (14)E PËRKOHËSHME SHKENCORE DHE

KULTURORE

Bicaj, Kukës, Shtator, tetor 2012

1

Page 2: Dy Drinat #14

BOTUES:Essat dhe Muharrem Hamz Bilali

Drejtimi i redaksisë:DY DRINAT (Essat Hamz Bilali)Bicaj, KukësShqipëri (Albania), Europe

DY DRINAT (Dardan E. Bilali)270 Sixh Str.Palisades Park, NJ 07650USATelefoni dhe Faksi: 201 461 9429E-mail-i: [email protected]

Anëtarë të redaksisë:Izet Duraku, poetRexhep Shahu, poetMirjana përzhita, gazetareYrjet Berisha, poetSulejman Dida , poetElmira Muja, gazetareBlerina Halili, gazetareIslam Dogjani, gazetar

Kontribues:Hysen Shehu, poetDr. Fejzullah Gjabri, studiuesIsa Halilaj, studiues

2

Page 3: Dy Drinat #14

PËRMBAJTJA:

DY FJALË ..................................................................................5

NË KATEDRALEN E SHËNGJERGJIT NË BOSTON LIGJËROHET PËR DITËN E FLAMURIT,NGA ROZI THEOHARI.............................................................7

MESAZHI I SË VËRTETËS OSEPAK DRITË MBI LUMË... AGIM SPAHIU............................12

“MOS PYETNI SE Ç’DO TË BËJË ATDHEU PER JU,PYETNI SE Ç’DO TË BËNI JU PËR ATDHEUN!.................24

LETËR MIKUT, Prof. Dr. Lutfi Azizit.....................................30

MBLEDHJA E PRIZRENIT, korrik 1945................................31

INTERVISTË ME PROF. PETER PRIFTI. Një nga bashkëpunëtorët e Nolit, Keze Zylo .........................................34

POEZIA ISHTE ARTI, FEJA DHE IDEOLOGJIA E TIJ. AGIM VINCA, poet..................................................................41

LUMI I KURRESHTJES, Abdullah Thaçi................................46

LUMA, VENDI DHE LAVDIA NË HISTORI,Esat Braha, studiues...................................................................49

HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR #12 – - Disa vështrime -.........................................................................55

3

Page 4: Dy Drinat #14

THE SHKYPETARS(The Albanians)By George Fred Williams……………………….……….……61

LEGJENDA E TIVARIT I ,Sadri Fetiu....................................69

SHOQATA "VATRA" (e downtown-it)DHE KRYETARI I SAJ ARSHI PIPA DHE TË TJERËT...SHKRUAR NGA: ESSAT BILALI........................................72

THE TRUTH ABOUT THE ALBANIANS OF MACEDONIA AND THE DISTORTIONS OF THE ENCYCLOPEDIA OF SHKUP, By professor Kristo Frashëri....................................................86

QYTEËRIMI SHQIPTAR DHE BESAMr. Sc. Nikollë Loka................................................................97

VEPËR E VLEFSHME PËR STUDIUESIT E HISTORISË, Sadri Fetiu..............................101

4

Page 5: Dy Drinat #14

DY FJALË ...

Më 28 Nëntor 2012, Shqipëria do të mbushë, pas disa mijëvjeçarë vuajtjesh dhe luftërash për jetë a vdekje, 100 vjet të qenies së saj si shtet i pavarur. Vuajtjet dhe luftërat e Shqipërisë edhe pas fitimit të pavarësisë nuk përfunduan, për shkak se cungimi i saj me dhuratat që iu dhanë fqinjëve si peshqesh për servilizmin e tyre - Kosovë dhe Çamëri, nuk u mjaftuan fqinjëve të çmendur serbë e grekë, por donin ta gëlltitnin edhe atë copë Shqipëri që mbeti si vend moçalor dhe guror. Po ajo, ndonëse u cungua dhe u luftua për zhdukje, u shndërrua në një arrë gjungsh, e cila u ngeli atyre në fyt dhe edhe sot e kësaj dite i nevrikosë...

Po ashtu në këtë vit bie edhe përvjetori i njëqindtë i sajimit të Federatës Panshqiptare “Vatra” e Amerikës nga dy kolosët e atdhetarizmit dhe të kulturës shqiptare – Fan Stilian Noli dhe Faik Konica ose Faik Konica dhe Fan Stilian Noli, të cilët me përkushtimin e tyre të çiltër dhe fund e krye atdhetar, mundën t’i bashkojnë ngulimet shqiptare në Amerikë, edhe pse ato përbëheshin nga njerëz të thjeshtë dhe edhe pse luftoheshin nga grekofonët me përbetim. ”Vatra” me luftën e saj për popullarizimin e idesë kombëtare, gjë që bëri të njihet kombësia shqiptare në Amerikë para pavarësisë, me botimin e gazetës “Dielli”, organ i saj, me botimin e librave për të ngritur ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, me përfaqësimin e leverdive shqiptare në diplomacinë botërore, sidomos evropiane, me ndihmat lëndësore që mblodhi për Shqipërinë “Jepni për nënën”..., u bë qeveri e përkohshme e Shqipërisë për disa dhjetëvjetësha... Kjo i siguroi “Vatrës” së atëhershme përzemërsinë e të gjithë shqiptarëve atdhetarë. Prandaj të gjithë

5

Page 6: Dy Drinat #14

atdhetarët e vërtetë që vinin në Amerikë donin të punonin për “Vatrën” e Nolit dhe të Konicës.

Por kjo rrjedhë nuk zgjati shumë. Pas Luftës së Dytë Botërore, me sajimin e gjendjes së re dhe me fillimin e luftës së brendshme politike, “Vatra” e humbi si forcën, ashtu edhe efektivitetin e saj, sidomos me ardhjen e emigrantëve të rinj, ndonëse ajo mundi të mbahet gjallë, por u bë si bollë e vrarë, që kishte sy për të parë, por nuk kishte forcë për të lëvizur.

Me rastin e njëqindvjetorit të jetës së saj, në Shqipëri, në Kosovë dhe në ngulime nëpër botë ku ka shqiptarë, “Vatra” u përkujtua me një përzemërsi të jashtërëndomtë, pa bërë fare dallime midis “Vatrës” klasike, si të thuhet, dhe asaj të pas luftës, ose të sotshmes. Të njëjtën gjë bëri edhe “Zëri i Amerikës”. Por për dallim nga të tjerët, ai përmes vatranit të ri të moshuar, z. Kostreci, qe më realist se çdokush tjetër kur bëri dallimin duke thënë “Kjo nuk është si ajo e para”...Shpresoj që ai nuk është shpallur “persona non grata” për t’u zhdukur! “Positive thinking-u” pa mbështetje është jo vetëm marrëzi, por edhe zhdukje e vlerave njerëzore...!

Me këta që e vlerësojnë “Vatrën” klasike, ka qenë edhe atdhetari i shquar Muharrem Bajraktari. Në letrën që i shkruante ai nga Belgjika Essat Bilalit, vërente: “Përsa shënoni për çështjen e anëtarësimit e kuptova..., por sido t’jetë, unë jam mirënjoftës i organizatës së kolonisë shqiptare “Vatra”, sepse ajo ka ba shërbime e luejtë role me randësi politike në historinë kombëtare për pamvarsi e tjera” (13 prill, 1977, Belgjikë). Për këtë ai e nderonte “Vatrën” dhe kërkonte që ta lexonte zëdhënësin e saj “Diellin”. Prandaj kërkon nga Essat Bilali që, “Mbas vdekjes së të ndjerit Mer Doda, fletorja “Dielli” po na mungon, pra, në keni mundësi me na rregullue që fletorja të na

6

Page 7: Dy Drinat #14

vijë rregullisht e të mos na mungojë mbasi jeni anëtar i asaj organizate” (Letra: më 22 mars, 1982, Belgjikë). Dy Drinat

NË KATEDRALEN E SHËNGJERGJITNË BOSTON LIGJËROHET PËR DITËN

E FLAMURIT

BISEDË ME TË PËRNDERSHMIN AT ARTUR LIOLIN— KANCELARI KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE NË

AMERIKË

Nga ROZI THEOHARI

Janë të paharrueshme dhe ngazëlluese shërbesat kishtare që zhvillohen nga Hirësia e Tij Peshkop Nikoni dhe i përndershmi, Kancelari At Arturi në kryekishën e Shëngjergjit në Boston. Ligjërimet, lutjet e bekimet e tyre rezonojnë me zërin e kumbueshëm të Fan Nolit gjatë shërbesave, në ceremonitë përkujtimore, në ditët e festave kombëtare, në celebrimin e martesave, në pagëzimet e fëmijëve, në përshpirtjet mortore e të tjera. Ja pse në katedrale vijnë pjesëmarrës të brezave të ndryshme të diasporës: pjesëtarë të brezit të vjetër, ardhur në shekullin e 20-të, pjesëtarë të brezit të dytë e të tretë, lindur këtu në SHBA, si dhe emigrantët e rinj ardhur kohëve të fundit.

Në historinë e saj, kisha ortodokse shqiptare e krijuar nga Fan Noli, nën kujdesin e tij, hapi klasat e shkollës shqipe qysh para 100 vjetëve. At Liolini, pasues i Fan Nolit, e ka vazhduar këtë traditë dhe për një kohë të gjatë ka qenë drejtues i shkollës shqipe për mësimet që zhvilloheshin në katedrale. At Arturi, jo vetëm si fetar, por edhe si aktivist shembullor i diasporës, me energjinë dhe përkushtimin e tij, e ka kthyer katedralen e Shën

7

Page 8: Dy Drinat #14

Gjergjit në një qendër kulturore të komunitetit, në një institucion kombëtar, me pjesëmarrje të shumë shqiptaro-amerikanëve pa dallim etnie dhe besimi fetar. Është për t'u lavdëruar gjithashtu mirësjellja e At Arturit për të ftuar në kishë edhe besimtarët joshqiptarë. Ai pohon: "Shumica e pjesëmarrësve në kishë janë shqiptarë, por një pjesë tjetër janë joshqiptarë që na duan dhe janë një pjesë e pandarë e grigjës sonë. Edhe ky është një trashëgim i Nolit kosmopolitan."

Mjediset kuqezi të katedrales, duke filluar që nga flamuri shqiptar në altar e deri tek qilimat e kuq me motive të shëmbëlltyrës së shqiponjës dykrerëshe, qirinjtë e kuq dhe vështrimi i ngrohtë nga ikonat e pikturuara nga ikonografë shqiptarë, e kanë kthyer ketë tempull fetar në një shtëpi mikpritëse shqiptare.

Pyetje: -I nderuar At Artur, keni shkruar e ligjëruar për dekada të tëra jo vetëm në drejtimin fetar, por dhe në atë historik, kulturor dhe patriotik. Pas dy vjetësh presim të festojmë 100-vjetorin e pavarësisë. Në kryekishën tuaj është bërë traditë festimi, lutjet dhe bekimi i kësaj dite të madhe, tashmë për një shekull në Boston, në kryeqytetin e mërgimtarëve. Si e shikoni historikisht këtë datë?

At Arturi : -Në ligjëratën time për Ditën e Flamurit kam përmendur se shpallja e pavarësisë më 28 Nëntor 1912, e vuri popullin shqiptar përpara një prove të madhe. Nga vullkani ballkanik i atyre kohëve, lindi një shtet i ri, i cili u përpoq të qeveriste një komb të lashtë, që, fatkeqësisht, ishte i brishtë në shumë aspekte kryesore. Strukturat politike kombëtare ishin akoma të paformuara, arti i qeverisjes ishte i pazhvilluar, nuk ekzistonte arkivi kombëtar. Kufijtë ishin një burim grindjesh, dhe njohja e kombit në arenën ndërkombëtare debatohej me zjarr në kryeqytetet e huaja. Shkollimi në gjuhën amtare ishte mohuar prej shekujsh, burimet letrare dhe historike ishin te pakta, ndarjet fetare dhe ekzistenca e klaneve nxiste mbështetjen

8

Page 9: Dy Drinat #14

e traditave dhe aleancave lokale... e ardhmja ekonomike ishte e përcaktuar me modele arkaike dhe metoda të vjetruara.

Pyetje: -I nderuar At Artur, sipas filozofisë suaj, cili ka qenë roli i figurave të njohura shqiptare pas ngjarjes së pavarësisë?

At Arturi: - Ajo kohë kërkonte nga të gjithë një aftësi krijuese dhe shumëllojshmëri qëndrimesh për ta transformuar gjendjen e trashëguar drejt virtyteve të qytetërimit, pra, drejt qëllimit për dije, siç vazhdon edhe sot.

Këto ishin problemet me të cilat u ndesh udhëheqja e re dhe qytetaria shqiptare në përpjekjet e tyre për të farkëtuar një shtet të unifikuar. Megjithatë, pavarësisht nga pengesat, njerëz të shquar dhe krijues u kalitën në vështirësitë historike, ku mbijetuan për të ëndërruar, planifikuar dhe përgatitur një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për pasardhësit dhe për brezat që do të vinin.

“Pa vizion, populli bëhet i shfrenuar" - e përmend Bibla-Dhiata e Vjetër: "Fjalët e Urta" kap 29: vjersha 18.

Pyetje: -I nderuar At, ju jeni rritur dhe edukuar në Amerikë. Cili është opinioni i të huajve për Shqipërinë?

At Arturi: -Një botues i shquar, dikur shkroi një sërë artikujsh, që me të drejtë i titulloi: "Shqipëria: një komb në krizë të vazhdueshme." Në to, ai rrëfeu përpjekjet e pareshtura të popullit tone fisnik drejt pavarësisë, provat e mëdha që kaloi dhe mjerimet e shumta që ai hoqi gjatë kësaj sage. Siç shihet, duke kapërcyer shumë vështirësi në atë rrugë të mundimshme - disa pengesa rridhnin nga faktorë të jashtëm, të tjerat nga faktorë të brendshëm - populli shqiptar dhe veçanërisht rinia vazhduan të aspironin për një të ardhme të shëndetshme për veten e tyre dhe për atdheun e tyre.

Pyetje: -Po për sot?At Arturi: -Edhe sot Shqipërisë vazhdojnë t’i dalin dhe i

duhet të kapërcejë shumë sfida joshjeje në përpjekjet e saj për një qeveri të balancuar dhe të stabilizuar. Të gjithë e dimë se pa

9

Page 10: Dy Drinat #14

një kushtetutë të mirëformuar nuk mund të përparojë një shtet. Nga arkivi i SHBA-së dimë se nismëtarët e Kuvendit Kushtetutës Amerikan kishin ndër mend "jo të sotmen", por te ardhmen, deri larg, tutje... Duke mejtuar ashtu, ata ndihmuan edhe kohën e tyre. Ka një mësim në të: "Ai që mbjell vetëm për nesër, nuk do të korrë asgjë; ai që përgatitet për të ardhmen, do të trashëgojë shumë." Rrugë e përshtatshme kjo edhe për shtetin shqiptar sot.

Pyetje: -I nderuar At Artur, imami shqiptar i Waterbury-t, në Konektikat, zoti Gazmend Aga gjatë një interviste më dha edhe lutjen që bëhet në xhami për të kujtuar Ditën e Flamurit. Po jap dy radhë nga kjo lutje: "Zoti ynë të na shtosh vëllazërinë dhe respektin për njeri-tjetrin. Bëje flamurin tone të bukur kuqezi të valëvitet gjithmonë i lire dhe krenar..." Përfytyroj se në lutjet për flamurin e ka themelin edhe toleranca fetare në Shqipëri, e cila është një tipar dallues i njohur tashmë në gjithë botën. Si janë lidhjet e katedrales suaj me liderët e tri feve të tjera?

At Arturi: - Lidhjet fetare, domethënë ekumenike, kanë qenë në thelb të formimit të faltoreve tona- pa dallim feje- midis besimtarëve ortodoksë, myslimanë, katolikë dhe bektashianë që në fillim të shekullit të 20-të. Këtë traditë e kemi trashëguar nga marrëdhëniet e ngushta, më të mirat dhe të respektueshmet mes Imzot Fan Nolit, Imam Vehbi Ismailit, Baba Rexhepit dhe Monsinjor Zef Oroshit, duke mos harruar At Gjergj Fishtën, i cili bëri një udhëtim në Boston në vitet e Rilindësve.

Edhe sot, me këtë frymë kombëtare, të gjithë besimtarët dhe udhëheqësit e tyre bashkëpunojnë ngushtë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë njerëzore të garantuara prej vendimeve ndërkombëtare. Gjithsesi, autoritetet fetare të sotme në SHBA kanë vendosur të mos hyjnë krejt në fushën e politikës. Sa i vështirë mund të jetë ky qëndrim personalisht, sepse ata e shohin të papërshtatshme një ndërhyrje të tillë në kohën e sotme. Edhe sikur liderët e tjerë që jetojnë jashtë vendit tonë, në perëndim,

10

Page 11: Dy Drinat #14

mund të kapërcejnë kufijtë midis politikës dhe besimit, ne këtu në SHBA jemi tepër të rezervuar. Në këtë kontekst qëndrimi kryesor për çdo klerik është të ndërtojë e të mbrojë marrëdhënie sa më të mira e tolerante midis besimtarëve të konfesioneve të ndryshme.

Pyetje: -I nderuar Atë, kam parë besimtarë myslimanë në shërbesat tuaja të zakonshme në katedrale.

At Arturi: -Sot për sot nuk ndodhen në Boston ose në Massachusetts klerikë ose faltore shqiptare të fesë katolike ose myslimane. Kështu, për t'iu përgjigjur nevojave shpirtërore, kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar bashkatdhetarët pa dallim feje. Të njëjtën detyrë shpirtërore bëjnë reciprokisht edhe klerikët e tjerë aty ku banojnë shqiptarët.

Në kishë dhe në xhami, lutjet e besimtarëve janë të sinqerta. Nëpër klube dhe kafeneja, seminare dhe fakultete universitare debatohet me intensitet. Megjithatë, ky është një popull që vazhdon të luftojë dhe të shpresojë, të frymëzojë dhe të ëndërrojë.

Pyetje: - Së fundi, i përndershmi At Artur, le të dëgjojmë lutjen tuaj në katedralen e Shën Gjergjit.

At Arturi: - " Në këtë jetë mbi tokë, ne i lutemi Zotit që përpjekjet e së kaluarës dhe vështirësitë e sotme të kthehen në mundësi për njohuri, reformim dhe rilindje në ditët që do të vijnë. Historia na ka mësuar se është në dorën tonë që të ndërtojmë ose të shkatërrojmë. Le të zgjedhim të parën si rrugë për të ardhmen, me ndihmën e Perëndisë.Në këto ditë, kur ne mblidhemi për të kujtuar atë kohë të shkuar lavdie, sakrifice dhe nderi, është e nevojshme që të vizitojmë ndërgjegjen tone dhe të ringjallim në shpirtin tonë ndjenjat për një Shqipëri të përtëritur dhe kreshnike, që të meritojë punën dhe djersën e atyre burrave e grave që besuan në gjeneratat e ardhme.Lusim Zotin që të jemi të gjithë të denjë për këto detyra të

11

Page 12: Dy Drinat #14

larta.”

Ju faleminderit.Boston, nëntor, 2010

12

Page 13: Dy Drinat #14

MESAZHI I SË VËRTETËS OSEPAK DRITË MBI LUMË...

AGIM SPAHIU

(Një sy mbi rezistencën lumjane në vitet '41- '46dhe familjen Bilali)

Prolog 1

"Diktatura do të binte si çdo diktaturë. Prej nesh dikush duhej të mbetej, që të vinte në Shqipëri e të dëshmonte të vërtetën e luftës sonë...»

Neshat H. Bilali (nga një bisedë)

13

Page 14: Dy Drinat #14

Mesazhi për të vërtetën i nisi 63 burra nga Lera e Sorrave atë fund gushti 1946 në rrugën e emigracionit. Dikush do të mbetej... Dikush do të mbetej. Me këtë shpresë shtynin këmbët e rralloheshin rrugës...Me këtë shpresë u përgjysmuan në Prespë... Dikush do të mbetej ...Me këtë shpresë morën frymë për 50 vjet udhëve të Evropës e të Amerikës. ...Dikush do të mbetej...

E mbi Shqipëri ra nata e errët e gjymtimit, mortit, gjakut, lotëve, nata e errët e sakatimit, syrgjynosjes, degradimit, përdhosjes, heshtjes, shpërnguljes, nata e izolimit, zhbërjes, veçimit, pagojësisë, pikëllimit... Ooo, një zezojë e gjatë delirante e paparë as nga vetë Zoti!

E megjithatë dikush do të mbetej... Nga të gjitha viset shqiptare dikush do të mbetej gjallë të sillte mesazhin e luftës, mesazhin e rezistencës kundërfashiste e kundërkomuniste, mesazhin kundra heshtjes e pagojësisë" së detyruar 50 vjeçare. Dhe nata e errët e diktaturës, me shpatën e vet të pamëshirshme të luftës së klasave, shkretoi mijëra e mijëra jetë njerëzore, zhduku mendje të ndritura, shpirtra të vërtetë krijues dogji në zjarret e territ komunist, gjithçka dhunoi, masakroi, robëroi, përbalti kulturën kombëtare, historinë e cungoi, përbalti figurat historike, miratoi politikën përçarëse mes shqiptarëve, çka u shkonte për dore sllavëve dhe grekëve, shiti Kosovën, u shurdhua e u qorrua për Çamërinë, polli e mbolli zinë, shkretimin, injorancën, hipokrizinë, servilizmin, dallkaukllëkun, e mbylli popullin në burgun e hapësirës brenda shtetit-burg-vathë komuniste, as hyrje as dalje – kundërmim përpëlitës e marramendës, asfiksues i erës së keqe dogmatike kudo: në çdo hap, në çdo mendim, në çdo ndjenjë, në çdo shpërthim njerëzor...Shkatërrim i lidhjeve njerëzore midis shqipfolësve midis shqiptarëve të shtetit e atyre në diasporë, të cilët i shpalli armiq të rrezikshëm, u fshiu emrat, bëmat, historinë, vetë qenien e tyre dhe i mbuloi me pluhur dhe heshtje...Heshtje dhe vetmi, vetmi e çmenduri...

14

Page 15: Dy Drinat #14

E megjithatë dikush do të mbetej ... do të mbetej për mesazhin e moszhbërjes...

FAMILJA "BILALI" DHE PESË VJET HISTORI NË DRITË TË RE...

Dihet Mirëfilli se vitet e diktaturës e mbuluan me pluhur, harresë, heshtje dhe dënim fizik e moral emrin e udhëheqësit të rezistencës antifashiste lumjane, Muharrem Bajraktarit. Po këtë fat pësuan edhe bashkëpunëtorët e tij të rezistencës. U ndaluan ernr betejash, luftërash, familjesh, personash, të cilët u shpallën tradhtar të popullit(!), duke mohuar kështu rezistencën kundër fashiste lumjane e duke shkruar në vend të saj një histori të dhunshme, të diktuar nga lart, politizante e të pavërtetë. Po historia mbetet histori,vetëm mbasi kalon stazhin shumëvjeçar të thashethemnajës, dëshirave të vogla, egove fisnore e fshatareske, duke shndritë më shumë, si perlë,e duke rëndur të gjitha politikat e dasitë, për t’u rishfaqë në dritë të re e plotë e sunduese.

Në Lumë pushtimi fashist kishte shkaktuar revolta popullore dhe M. Bajraktari e gjeti prushin e urrejtjes shpuzë... Në dorëshkrimin e Esssat Bilalit "Me shpifje, shtrembërime dhe akuza M. Bajraktari nuk mund të bëhet as tradhtar i atdheut, as armik i popullit:" veçojmë për këtë gjendje në Lumë:

Pothuajse menjëherë pas kthimit nga mërgimi më 1939, M. Bajraktari, duke vazhduar me pikëpamjet rezistuese dhe mosbashkëpunuese me ata që përgatitnin pushtimin e ardhshëm të Shqipërisë (ai nuk mori. pjesë në mbledhjen e Francës, ndonëse ai ishte ftuar, ku u bisedua për përmbysja e monizmit zogist dhe vendosja e pushtuesit fashist italian, u solidarizua me shpirtin rezistues kundërfashist në Shqipëri dhe në vis të Lumes në veçanti. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Tiranë, ai jo veç refuzoi propozimet e pushtuesit për bashkëpunim, por u

15

Page 16: Dy Drinat #14

solidarizua me veprimtarinë kundërfashiste, duke u përfshirë edhe në dy demonstrata të organizuara nga rinia kundër pushtuesit. Pasi erdhi në Lumë, ndonëse tashmë ishte fashitur pak shpirti kundërfashist pas tërheqjes së tubimit në fillim në Bicaj dhe pastaj në Kukës të krerëve dhe popullit për të kërkuar armë për të shkuar në, Muharrem Bajraktari e gjeti të revoltuar dhe gati popullin e visit. Dostan Rexhepi, duke i refuzuar propozimet e pushtuesit dhe të shërbëtorëve të tij, ishte i arratisur kaherë, kurse Nexhip Ahmeti, mbase i pari në gjithë Shqipërinë, u arrestua dhe u internua në Itali, për shkak të kundërvënies - të pështyerjes, të shqyerjes dhe të shkeljes me këmbë të fotografisë së Duçes në kafene të Riza Hoxhës në Bicaj... M.Bajraktari në pranverë të vitit 1941, me një numër burrash e luftëtarësh, si Dostan Rexhepi, Xhemë Ahmeti, Hamz Rexhepi, Zulfi Maliqi dhe të tjerë, doli në mal dhe filloi përgatitjen për sulm të përgjithshëm kundër pushtuesit italian dhe fashistëve të' vendit."(E. Bilali, N. Bilali, Maj 1993, SHBA).

Rezistenca kundërfashiste në Lumë u bë shqetësim vërtetë e bash për këtë në maj 1942 vijnë rreth 2,000 forca të komanduara nga Gjon Marka Gjoni, Pashuk Biba, Halil Alia e Selim Kaloshi, të cilët ishin në shërbim të Italisë fashiste. Ata kishin në dispozicion 3 muaj për të shuar rezistencën e për të shuar rezistencën e për të zhbërë M. Bajraktarin. Shënojmë se kjo ishte e para rezistencë e organizuar kundërfashiste.

Forcat me mandate tremujor në Lumë, e ndanë Lumën copa-copa dhe lëshuan thirrjen: ata që dorëzohen - falen, ata që s'dorëzohen do merret pasuria - do t’u merret pasuria, do t’u internohet familja e do t'u digjet shtëpia. Familja e Rexhepit shpërndahet: nipi Neshati, me nënën, motrën, gruan e Dostanit dhe vajzën e tij kalojnë në Kosovë. Kulla shkrihet në flakë e kthehet në gërmadhë, Rexhepi dhe dy nipërit, Qemalin dhe Esatin, i internojnë në Tiranë. Prej Kosove Neshati kalon në Gostivar, ku qëndron gjer në shtatorin e vitit '42, atë ditë kur

16

Page 17: Dy Drinat #14

baba Hamz e mixha Dostari do t'i venë më supet 15 vjeçare armën, të cilën nuk do ta lëshojë nga dora gjer më 13 shtator 1946, në Greqi. Në frontin e rezistencës kundërfashiste shtohet tashmë edhe 15 vjeçari nga familja "Bilali", i cili do të regjistrojë në shpirt, në zemër e në trup dramat e tragjeditë e pafundme, duke mbajtur e ruajtur thellë vetes mesazhin e së vërtetës historike. Prej Gostivari kthehet në Lumë, ku do të përgatiten për takimin e nëntorit '42. Takimi i M.Bajraktarjt në Gjurrë Reç me udhëheqësit e frontit Nacionalçlirimtar përfaqësuar nga Haxhi Ileshi, Dali Ndreu e Abedin. Shehu, zgjati 3 ditë dhe u morën vendime të rëndësishme si: bashkëpunim me njëri tjetrin, respektim i njëri tjetrit, luftë kundër okupatorit italian. (Kush e prishi me vonë këtë marrëveshje? Kush i shkeli këto vendime të Gjurrë Reçit? Përgjigjja, megjithëse dihet, nuk është objeksion i shkrimit tonë, ndaj nuk po zgjatemi me këtë.

Dimri i vitit ‘42 – ‘43 do t'i mbledhë luftëtarët e rezistencës në Dollovisht kurse në mars Hamzi, Neshati e të tjerë, nisen për Gostivar, duke lënë me M.Bajraktarin Dostanin. Qëllimi: në vise të Gostivarit, Tetovës e Kërçovës të zgjonin te shqiptarët ndjenjën e rezistencës dhe të krijonin një bazë të sigurt. Në këto vise shumë shpejt stabilizohet një rezistencë shqiptare dhe bëhen përleshje me pushtuesin si në Gradec dhe Gorjan, krijohet një këshill i përhershëm me Xhemë Simnicën, Rrahman Kalishtin, Bajram Dobërdollin, Selim Agën, Mefail Zajazin. Pjesëtar dhe këshilltar i përhershëm i të cilit ishte Hamz Rexhepi.

Nga vjeshta e vitit '43 gjer në nëntor '44 lumjanët dhe vendasit me Hamzin në krye janë në Gostivar, Tetovë e Kërçovë dhe vende përqark Shkupit, bëjnë vazhdimisht luftëra me forcat sllavokomuniste dhe vetëm në nëntorin '44 Neshati me disa luftëtarë kthehet në Lumë, kurse Hamzi vjen në janar 1945 bashkë me Mefail Zajazin me djalin Xhemën.

17

Page 18: Dy Drinat #14

Qëndresa kundërfashiste u shkaktoi Bilalëve marrjen e pasurisë, shpërndarjen e familjes ndër miq e dashamirë, internimin e një pjese të saj dhe djegien e kullës. Po kaq i egër dhe mizor do të jetë edhe pragu i vendosjes së diktaturës së kuqe për ta.

"Gjyshi Rexhepi, nëna, motra Lije, vëllezërit Esati dhe Qemali vendosën të mbeten në Gostivar, në Kalisht, për arsye se "qeveria jugosllave nuk i internonte familjet, kurse qeveria e Shqipërisë i internonte", tregon Neshati dhe vijon: "Në gusht ‘45, Qemali kthehet nga Gostivari për të zezë të vet, se në dimër regjimi komunist do ta internojë, në Berat bashkë me gruan e mixhës, vajzën e djalin, Agimin."

Lufta kaçake i detyron të ndahen në çeta të vogla për lehtësi manovrimi, fjetje dhe ushqimi. Krijohet kështu çeta e Dostanit, i cili qëndron në Lumë dhe çeta e Hamzit, që merr rrugën e Gostivarit për të siguruar bazën e re. Shkurti i vitit 1946 do ta detyrojë çetën e Dostanit, ku bënte pjesë edhe Neshati, të niset për Gostivar, pasi mendojnë se janë diktuar në Lusën të Lumës. Po në Gostivar e gjejnë luftën e ndezur, se edhe a jo bazë ishte ekspozuar. Të dyja çetat, që numëronin tashmë vetëm 25 luftëtarë, bashkohen në Muzdaqe ku qëndrojnë dy ditë. Falë të ftohtit e furtunës së madhe, ushtria jugosllave nuk i ndjek një ditë. Por ditën e tretë përmirësohet koha dhe bien në përpjekje duke zhvilluar disa ore luftë.

Në këtë përpjekje të pabarabartë vritet Hamz Rexhepi andej nga mbarimi i luftimeve. “Nisi të bëhet terr, ishte borë e madhe, ngricë. Toka ishte e fortë, vegla s'kishim...Bëmë një gropë në borë dhe e varrosëm aty Hamzin, me mendimin se do të ktheheshim shpejt e do ta varrosim tamam” - tregon Neshati. Mbas pak kohe e gjetën kufomën e Hamzit forcat sllavo-komuniste dhe një ditë pazari kryet e tij e ekspozojnë në Gostivar.

18

Page 19: Dy Drinat #14

Prof. Miftar Spahija në një letër që i dërgon nga Amerika Sabri Domit në Kanada, do të shkruaj për betejën e Vrasës buzë Muzdaqes dhe vrasjen e Hamzit: "Jeta e tyne (e Hamzit dhe Dostanit-shënim imi-AS.) jo veç qi pat nji marim të hieshëm e burrnuer, por edhe nji kuptim ideal e komtarë, pse ata u banë dishmorë për idealin e naltë të lirisë komtare, qi Shqipnija MOS të bahej nji krahinë jugosllave, ashtu sikur qe u ba sidomos në vitet e para kur komunizmi muer fuqinë në dorë.

Hamzi i ngratë u vra tue luftue në Muzdaqe n!at dimnin tragjik të vjetit 1945-1946. Ai qe nji dimën i zi për nacionalizrnin e shkretë shqiptarë, sidomos për nacjonalistat e Lumës. N’at luftë, në Muzdaqe, menxi shpëtoi me krye i biri Hamzit, Neshat Bilali: Ajo luftë e Muzdaqes ka qenë e rrebtë dhe e egër sidomos kur të kemi para sysh dimnin e atyne bjeshkëve të veneve tona, mushë me vdorë teh e më teh. Me nji anë lufita e egër edhe gjaksore, m'anë tjetër vdora e tftofti, edhe shto manej vuajtjen për bukë, dhe ke me kuptue sa heroike qe ajo luftë në të cilën u vra Hamz Rexhepi. Nonji tjetër që shpëtoi prej lufte, maroj prej ngrisës: marimi qe nji tragjedi e vërtetë jo veç për Hamz Rexhepin e familjen e tij, por edhe për krejt nacionalizmin e Lumës edhe të Shqipnisë: kalasë nacjonaliste po i hiqeshin nji nga nji gurët e shnoshë.

Sikur u vra heroikisht Hamz Rexhepi në Bjeshkë Vrasës buzë Muzdaqes, ashtu u vra heroikisht me pushkë në dorë edhe vllaj i tij. Dostan Rexhepi në luftën e përgjakshme të Lojmes, në Gjalicë, në verë të vjetit 1946. Qindresa dhe vdekja e atyne dy vllazënve jo vetëm qi neron kujtimin e atyne vetë, por edhe të birëve të" tyne qi kanë mrapa, edhe të krejt nacjonalistave shqiptarë edhe lumjanë. Vdekja e tyne neron qindresën e komit, e nacjonalizimi duhet t'i kujtojë me mallë e me nerim." "Shqiptari i lirë" (SHBA) në shtator 1955 do të shkruajë për këtë betejë: "Luftimet, me disa ndërpremje të herë pas hershme, zgjasin tri ditë dhe i shkaktojnë anmikuit ma shumo se 100 të

19

Page 20: Dy Drinat #14

vramë. Aty nga mbramja e ditës së tretë , me 2 fror (shkurt) 1946, nji ushtar i plagosun e vret Hamzin me nji të qëllueme në krahnor. Me vrasjen e Hamzit qeveria shkatërroi gjithë grupin, tue qenë se Hamzi ishte forca tërheqëse dhe qendrore që e mbante të bashkuem ate. Kur u vra Hamzi, për pjesëtarët e atij grupi s'mbeti ma tjetër, veç me u shpërnda: Z. D hodhi pushkën, dhe u dorëzua bashkë me vëllain e Xhemë Simnicës, Bajram Dobërdolli dhe Xhelë Kalishti hodhën martinat, ndërruan emnat dhe shkuen në Tiranë, për të fitue kafshatën e bukës, Hazir Tërnova. ra në burg, Sulë Asllani vdiq nga të ftohtit, Ramadan Bresa u dorëzue, kurse Dostan Rexhepi, Elmaz Tosuni (u dërozue, por prapë u arratis) dhe Neshat Bilali mbetën në mal."

Pas vrasjes së Hamzit çeta shpërndahet, kthehen në Lumë 5 veta, dy prej të cilëve dorëzohen. Ishim të ftohur, të sëmurë, të shkatërruar nga këmbët. U kthyem në Lumë dhe mbetëm të arratisur në vend," tregon Neshati. Dostani vazhdon të kryesojë çetën e tij duke mbajtur vazhdimisht lidhje me Bajraktarin. Në pranverën e vitit 1946 trupat speciale të ndjekjes, komanduar nga Muhedin Kërxhaliu, bënë ndeshjen e parë me grupin e Bajraktarit (në Limth të Lusnës), kurse me 17 prill do të bëhet ndeshja e dytë (në Shpatëz), ku do te vriten: Hamdi Bajraktari, Ymer Miftar Nika, Ibrahim Bajraktari, kurse Zeqir Nura nga Mamëzi dorëzohet dhe pushkatohet nga vetë Zylfi Saliu në Kodër të Gjabricës.

Çeta e Dostanit numëronte tashmë Neshat Bialin, Tosun Çejkun dhe Elmaz Tosunin. E me që çeta e Bajraktarit dëmtohet rëndë, bashkohen dhe mendojnë të tërhiqen për në Greqi, mbasi u pa qartë se qeveria komuniste do të vazhdonte për disa kohë.

Data e tërheqjes për në Greqi caktohet 25 gushti. Mbeteshin ende edhe 3 muaj Muharrem Bajraktari orienton të lajmërohen të gjithë njerëzit e tij në Has, Tropojë, Gjakovë e në katunde të tjera, se ka vendosë të tërhiqet në Greqi, dhe, kush të dojë ta ndjekë, po edhe në mos donin të shkonin me të paktën të mos

20

Page 21: Dy Drinat #14

rrinë në shpresë të Bajraktarit duke menduar se ishte në Shqipëri. Për lajmërimin caktoi të vëllanë, Bajramin me disa të tjerë.

Më 17 qershor, mbas një qëndrimi dyjavor në Lojme, Maja e Vogël e Gjalicës, çeta e bashkuar hetohet nga forcat e sigurimit dhe në përpjekje me të. Në këtë përleshje vriten Dostan Rexhepi, Sefë Xheladini, Tosun Çejku dhe Elmaz Tosuni.

Nga dorëshkrimi i Sabri Domit (Ontario, Kanada 1976) veçojmë për vetitë e Dostan Rexhepit: "I vetmi n'atë kohë të larget që mbante nji qëndrim të patundun me ta mbushun menden dhe mos me të lëkundun, i gatshëm me ndreqë, me paqtue e qesue, ish i ndjeri Dostan Rexhep Bilali nga Canaj (Bicaj), e që gjithmonë u gjend në ballë me evitue çdo gja të pamirënsi në grup e jashtë tij. Asht interesant për këtë person, për Dostan Rexhep Bilalin, e për hiri të së vërtetës në kuptim ma kana, i bindun se thon të vërtetën e opinionin tim të formuem për të, të përshkruej këto rreshta: Dostani, ndjesë pastë, si e shifshem unë tash afër, në punë dhe në veprim, sepse së largu e kam pasë njoftun edhe ma parë, ma kishte fitue zemrën sidomos për dy punë, përpos se ishte simpathik, i bashëm jo i tepruem, me ato mustaqe të zeza, të mëdhaja e të hijshine, pamje vigane i jepshin, buzëqeshun, tanë llafe e gaz të hijshëm që i përcillte me urti e shkathtësi me dije të rrallë, i jepshin këto nji hije të randë e të pëlqyeshme e përveç se burrë i besës si kah fjala e puna. Ai ishte edhe shqiptar në shenjë. Flitte e ndiente për Shqipni e për detyrën që duhej ba, shoqnue me sakrificë, jo ndryshe, por si të kishte pasë edukatën Kombtare në shkollë te specializueme, si ma i miri nacionalist për nji malsuer, i pa shkollë, por mos me ta lypun syni kërkund ma të mirë. Kurrë nuk më ndahet mendje ky njeri e më dukej gjithnji se ky asht ndihma ma e madhe e imja, e jo veç e imja, por e gjithkujt. Me këto përshtypje mbetem gjithmonë te Ai. Zoti ja baftë dritë shpirtin e tij kudo në jetën e pambarim.

21

Page 22: Dy Drinat #14

Pas këtij portreti të mrekullueshëm të sjellim edhe një fragment nga letra e Prof. Dr. Miftar Spahija dërguar Sabri Domit për të prekur edhe një here fytyrën heroike të qëndresës: Ai (Dostani-shënim im - A.S) ra si dishmor i vërtetë për lirin e Shqipnisë qi mos të binte në duert e komunistave e emni i tij duhet të mbetet i pavdekshëm në qindresën e nacionalistave shqiptarë. Dostani nuk ia shmang idealit kombëtar, po vazhdoi s'lufitumi bashkë me vllanë e vet dritëpastin Hamz deri n’at ditë kur dhanë jetën si njani ashtu edhe tjetri vlla... Vdekja e tyne qe nji vdekje e hijëshme e burrënore ashtu sikundër i ka pas gjithmonë hije shqiptarit heroik."

"Kalasë nacjonaliste po i hiqeshin nji nga nji gurët shnoshë", theksonte Prof. Sr. Miftar Spahija në letrën e tij. Dhe vërtetë, rezistenca tashmë regjistronte vetëm katër: Muharrem Bajraktari, Bajram Bajram Bajraktari, Neshat Bilali dhe Esat Bajraktari. Edhe pse katër, vetëm katër, vazhdojnë rrugën e caktuar lajmësve për tërheqjen përfundimtare në fund të gushtit. Dhe bashkimi i 63 burrave u bë me 25 gusht te Lera e Sorrave, 30 prej të cilëve mbërritën në Greqi me 13 shtator 1946. Është me vend të shënoj këtu emrat e atyre që qenë nga viset tona, mbasi me bindje them se historia kombëtare do t'i kërkojë një ditë t'i shënojë me gjithë të tjerët si dëshmorë të lirisë e përparimit kombëtar: Ramadan Elezi, Shtiqën, Nang, Nebi Seda, Arrën, Sali Doda, Reç, Avdi Rakipi, Canaj (Bicaj).

Këta mbetën në (diku në mes Strugës e Prespës në përpjekje me sllavokomunistët).

Ata që mbetën gjallë morën rrugët e mërgimit me shpirt ndër dhëmbë... Se diktatura do të binte një ditë si çdo diktaturë e se dikush prej tyre, qoftë dhe një i vetëm, do të mbetej gjallë, për të sjellë në Shqipëri mesazhin e së vërtetës ...

22

Page 23: Dy Drinat #14

Epilog 1

Rezistenca e nacionalistëve shqiptarë, u thye më '45 - '46. Të vrarët në betejë shpëtuan. Të mërguarit ishin gjysmë të gjallë, të gjallët që u kapën e panë ferrin me sy. Kampet e përqendrimit mbinë si kërpudha për familjet dhe farefisin e nacionalistëve. Ferri komunist shqiptar i hapi dyert së pari për ata, duke i lënë vite me radhë në ëndrra të makshme, delirante me fytyrat e njerëzve të dashur që s’i kishin pranë e që nuk shpresonin t’i shihnin më... Pastaj ky ferr do të shtrihej tej e përtej Shqipërisë së rrethuar me tela me gjemba, ku do të sundonte me egërsi të llahtarshme shteti komunist.

Prolog 2

"Falëmeshëndet Qafes së Kolesjanit, falëmeshëndet Shejës së Bice, falëmeshëndet Kullës së Lumës, falëmeshëndet Kroit të Bardhë, falëmeshëndet Ligatës së Madhe, falëmeshëndet tërë Lumës, tërë Shqipërisë. Falëmeshëndet kullës së Islam Spahisë, falëmeshëndet murnajave e kullës së Rexhep Hamzit, falëmeshëndet, falëmeshëndet ....Vis shpirtit falëmeshëndet... »

Essat H. Bilali(nga korrespondenca me autorin e shkrirnit, A. Spahiun).

Mund ta dhunosh trupin, masën e kockave e të mishit njerëzor, mund ta prangosh e ta dënosh përjetësisht, po shpirtit ç’mund t’i bësh shpirtit...Ç’mund t’i bësh fluturimit të marrëzishëm të tij?! Ai shalon atin e mallit shpejt e shpejt e sakaq është në gurin e në drurin, në sythin e në lulen, i pranishëm si ajri, si drita, dashuria…Fluturon mbi kontinente, mbi shtete, në njerëz e në dhera, te të gjallët e të vdekurit, hyn në varre e del prej varreve, sjell kohëra të harruara e sjell kohëra

23

Page 24: Dy Drinat #14

të reja...Shpirti e mund edhe terrin e diktaturës me lirinë e vet, e lanë baltovinën e pamerituar mbi emrin dhe bëmat, e të tjerëve u jep ç’meritojnë dhe vjen...vjen me flatra pëllumbi te djepi e te varri i vet, që ka një emër tronditës, ngjethës gjer në palcë, një emër që s’njeh moshë: VENDLINDJE. E në vendlindje edhe ajri është tjetër, edhe drita është tjetër, edhe ylli është tjetër, edhe shpresa tjetër është...Se veç aty shpirti gëlon kujtimesh dhe gjen qetësi, paqe e urti. Dhe aty do të rrojë. Dhe aty do të vdesë...

EMIGRACIONI

Me fatin e nëmur të emigrantit mbi shpinë e me peshën e rëndë të fatkobit në shpirt, luftëtari i rezistencës kundër fashiste e kundërkomuniste, Neshat BilaIi, do të durojë pesë vjet në Greqi. Më 17 qershor 195l do të përshëndetet me M. Bajraktarin e do të marrë rrugën e Gjermanisë Perëndimore, ku do të qëndrojë gjer në dhjetorin e vitit 1955. Me që shpresat e një revolucioni kundërkomunist ishin të vakta, Neshati merr rrugën e Amerikës, në pritje të një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.

I vetëm, me shpresë për të bashkuar degët e pemës familjare, ai do të përpiqet për gjashtë vjet rresht, gjersa më 1961 do të bashkohet me Esatin dhe me Muharremin, kurse vitin pasues edhe me Qemalin dhe me Lihen në Amerikë.

Po a mbaron këtu rezistenca e kësaj familjeje për t’iu kthyer rehatisë, qetësisë e mirëqenës me djersën e ballit që afronte Amerika demokratike? Tamam në këtë çast bashkimi nis një rezistencë të re. Po tash jo me pushkë në dorë, por me mendje të zgjuar e sy të përfjetur. Betejat e reja kërkonin armë të reja…

Familja BILALI do të nxjerrë përfaqësuesin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në politikën kombëtare, në histori, në eseistikë, në diplomaci, në publicistikë dhe në shkenca të përpikta: Essat Bilalin.

24

Page 25: Dy Drinat #14

“MOS PYETNI SE Ç’DO TË BËJË ATDHEU PER JU,PYETNI SE Ç’DO TË BËNI JU PËR ATDHEUN!...

.I prirë në jetë nga ky parim universal i shprehur nga

Presidenti Kenedi në fjalimin inaugurues (fjalimi është përkthyer nga anglishtja prej E. Bilalit dhe botuar në “Dielli” të Bostonit - A.S), Essat Bilali e shikon veten në frontin e rezistencës botërore për të rifituar shqiptarët qenien dhe lirinë e nëpërkëmbur.

Qysh si fëmijë i mitur i pa me sy dhe ndjeu gjithnjë flakët e kullës. Retina e syrit të njomë, e fotografoi atë flakë që nuk do ta shuhej kurrë…E me prushin në shpirt, u end ndër miq e dashamirë, u rrit nëpër internime (1942, Tiranë, në burgje 1946), Gostivar, internime Kratovë (1949). Vrasjet, djegiet e padrejtësitë do ta mbushin odisenë e intelektualit të ardhshëm. Gjimnazin e kryen në Prizren më 1960, ku ka qenë nxënës i dalluar jo veç në mësime, por edhe si veprimtar duke iu kundërvënë politikës serbe kundërshqiptare, për çfarë iu ndërpre ndihma dhe si organizator i orës letrare për disa vite në gjimnaz, kurse fakultetin e filozofisë dhe të psikologjisë më 1970, duke përfshirë edhe magjistraturën në filozofi më 1975 në SHBA, papaguar faret për shkak të mesatares së lartë në nota. Në ndërkohë diplomohet edhe në shkencat e përpikta, kimi, ku për kontributin krijues dhe zbulues (në kimi industriale), i jepet titulli Sr. Sc.

I kompletuar tashmë me dije dhe kulturë të gjerë, e ndien veten të gatshëm, të nisë beteja të reja me armë të reja. Si një rilindës i vërtetë, qyqe vetëm, Essati do të bëjë luftë për ta shpënë të vërtetën shqiptare në qarqet amerikane, duke sensibilizuar senatorë, e kongresmenë për çështjen kombëtare shqiptare, në thelb duke iu kundërvënë propagandës dhe pseudoshkencës kundërshqiptare serbe. Një vend të veçantë zënë përkthimet e tij nga shqipja në anglishte të botuara në

25

Page 26: Dy Drinat #14

“Diellin” e Bostonit dhe gjetiu. Korrespondenca e pasur me personalitetet amerikane për çështjen kombëtare shqiptare dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, dhe të vendeve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavinë, Essat Bilalin, si një shpirt kryengritës, e mendjeftohtë, individualitet të spikatur në fushën e diplomacisë.

Në përgjigje të njërës nga letrat e tij të deputetit Jim Courter, për të shënuar vetëm një nga ato të shumta, do t’i shkruajë më 25 gusht 1989: “Jam i një mendimi me ju për sa u përket të drejtave të njeriut në Jugosllavi. Është e drejtë që SHBA-ja të bëjë një përpjekje për t’i ndihmuar shqiptarët. Të jesh i sigurt se unë do të jem avokat i të drejtave të njeriut në Jugosllavi e në krejt botën. Të lutem mos mungo të bësh kontakt me mua!” Në një letër të hapur drejtuar kongresmenes Helen Bentley, përfaqësuese e lobit serb në dhomën e përfaqësuesve, botuar në “Liria” të Bostonit, i vë në dukje me fakte e argumente historinë e shqiptarëve të Kosovës. Çështja kombëtare edhe në letër shkëmbimin me senatorin Frank Lautenberg më 1990, për të vënë në dukje edhe një tjetër ndër të tjera. “Jemi këshilluar gjithnjë me Presidentin Bush…Rrethi ynë të falënderon dhe shpresoj të jemi në bashkëmendime”, do t’i shkruaj ndër të tjera, në përgjigjen e vet senatori Fill Gram. Korrespondenca në këtë fushë edhe e senatorit Pell dhe Bob Dole, përkatësisht më 1989 e 1991 janë disa çaste që vizatojnë portretin e luftëtarit të shquar Essat Bilali prej visit të Lumës.

E vërteta historike do të jetë përqendrimi i përhershëm i tij. Do ta pasqyrojë këtë të vërtetë që nga lashtësia e shqiptareve gjer në vitet ‘4l - ’46 të shekullit tonë… Do të hedhë dritë gjithashtu edhe mbi rezistencën kundërfashiste e kunderkomuniste në bashkë autorësi me të vëllain, Neshatin Kujtojmë këtu shkrimin e gjatë historik me disa vijime në “Zëri i së vërtetës”, “Kush nuk ka qenë dhe kush ka qenë Muharrem Bajraktari”. Shkrimin: “Gjakderdhjen në Kukës e shkaktoi

26

Page 27: Dy Drinat #14

Komanda e Brigadës V Sulmuese, jo Muharrem Bajraktari”, edhe ky me bashkë autorësi me Neshatin, i cili botohet edhe në Shqipëri në “Zëri i rinise” në dy vijime nga një faqe gazete. Për pasqyrimin e vërtetës historike autorët përshëndeten nga Presidenti i Republikës z. Sali Berisha, Kryetari i Kryesisë së Parlamentit z. Pjetër Arbnori e drejtori i Institutit të Historisë Prof. Dr.Kristaq Prifti .

Nga letra e z. Pjeter Arbnori veçojmë: “Tashmë, për të gjithë shqiptarët e ndershëm e demokratë, është e qartë se historia në vitet e errëta të diktaturës është shkruar nën diktatin e komunistëve, është shtrembëruar me qëllime të caktuara politike, është injoruar e interpretuar me subjektivizëm të tejskajshëm nga pozita ideologjike sllavo-komuniste. Pra, përpara një gjendjeje të këtillë të historiografisë sonë del detyrë e çdo atdhetari dëshmitar okular, sidomos i ngjarjeve të 50 vjetëve të fundit, dhe studiuesve të ndershëm të sotëm dhe të nesërm, të hartojnë historinë reale e objektive (larg çdo ideologjizimi e politizimi) të popullit e kombit tonë…Ju në shkrimin tuaj hidhni dritë mbi një ngjarje të dhimbshme, që kuptohet, është pasqyruar me syze komuniste në shkrimin e botuar në gazetën “Kushtrim brezash” në gusht 1992. E shoh të nevojshme që një kopje të shkrimit tuaj t’ia dërgoni Institutit të Historisë. Edhe një herë ju falënderoj për ndihmesën tuaj për sqarimin e një ngjarjeje tepër delikate të Luftës Nacionalçlirimtare”, (Tiranë, 25.12.1992). Ndërsa Instituti i Historisë do të arrijë në konkluzion: “Drejtoria e Institutit të Historisë ka ngarkuar për të dhënë përgjigje për figurën e Muharrem Bajraktarit në bazë të dokumenteve që disponon, Sektorin e Historisë së Luftës Nacionalçlirimtare pranë këtij Instituti.” (Letër e Prof. Dr. Kristaq Priftit, Tiranë, 7.2.1993).

Publicistika është një fushë tjetër e rëndësishme e veprimtarisë atdhetare e Essat Bilalit, ndërmarrje përmbi 20 vjeçare në frymën e Rilindësve. Shumë kohë debuton në gazetën

27

Page 28: Dy Drinat #14

“Dielli” të Bostonit, ku për vite me radhë është edhe anëtar i Këshillit Drejtues, gjer kur tërhiqet për mospajtim në shenjë proteste. Në “Krahu i Shqiponjës” (revistë e botuar fillimisht në Amerikë nga shkrimtari i mërguar shqiptar Bilal Xhaferi), boton studimin kritik “S’fitohen betejat e reja me armë të vjetra”. Në “Shqiptari i lirë”, veçojmë dy më të rëndësishmet: “Qëndresa heroike e shqiptareve kundër pushtimit serb (1966) dhe “Një veprim barbar: masakrimi i Proshevcës” (1967).

Por më e rëndësishmja në publicistikë është padyshim, puna nisur para pesë vjetësh me revistën “ZERI I SË VËRTETËS” (numri i parë dhjetor 1988), e cila botohet në dy gjuhë: anglisht e shqip dhe shpërndahet falas ndër intelektualët më në zë të huaj e shqiptarë në Amerikë dhe në botë. Revista drejtohet, financohet dhe botohet nën kujdesin e Essat Bilalit dhe vëllezërve. Thelbin e qëllimit të botimit të kësaj reviste do ta gjejmë në korrespodencën me shkrimtarin Kapllan Resulin, ku ndër të tjera, Essati i shkruan: “...Fillova ta botoj “Zërin e së vërtetës, i cili kishte dhe ka për qëllim të jehojë të vërtetën - aspiratat e kombit shqiptar, Kosovës, në luftë me të pavërtetën kandërshqiptare serbe dhe shërbëtorëve të tij të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë - disa shqiptarë”. Nga eseistika e Essat Bilalit veçojmë “Pjetër Bogdani - luftëtar me penë dhe me pushkë për çlirimin e Arbërisë”, ”Pse qeshë kundër Arshi Pipës” e tjera, kurse nga fusha e përkthimeve veç artikujve të shumtë dhe informacioneve të ndryshme, veçojmë esenë e nobelistit Octavio Paz “Poezia dhe tregu i lirë”, e cila u botua edhe në gazetën “Drita” Tiranë. “Hapja e mendjes amerikane” e Artur Shelesinxhër (i riu), etj.

Për shtrirjen, gjerësinë dhe thellësinë e punës intelektuale të Essat Bilalit në letrat shqipe, mjafton të ofrojmë një fragment nga letërshkëmbimi me Kapllan Resulin, ku veç të tjerash spikat një lloj harrimi i vetes para emergjencës së përditshme të çështjes kombëtare shqiptare: ”Unë nuk kam vepra të botuara në

28

Page 29: Dy Drinat #14

trajtë libri, jo pse nuk kam shkrime, (ato përbëhen nga disa vëllime prej qindra faqesh), por sepse për shkak të kushteve nuk kam qenë i angazhuar për të botuar libra, nuk janë përmbledhur ende. Ato janë të shumënduarshme: historike, letrare, kritike, letra në trajtë studimesh në mbrojtje të çështjes kombëtare (Kosovës), përkthime nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas, nga serbishtja në anglisht, punime nga veprimtaria në “Vatër” (të Rilindësve) dhe shumë dorëshkrime të pabotuara, të shpërndara në shtypin e ngulimeve “Shqiptari i lirë” (nuk botohet më), “Koha jonë”, “Dielli” (ish), “Liria” dhe në fund “Drita” dhe “Zëri i rinisë” në Shqipëri dhe shumë të tjera të pabotuara.

Edhe sot e kësaj dite intelektuali Essat Bilali, bir i Lumës, i prirë nga parimi universal “Le të mos pyesim ç’do të bëjë atdheu për mua, po le të pyesim ç’do të bëjë unë për atdheun”, parim të cilin e shpall në numrin e parë të revistës “Zëri i së vërtetës” është vital, shpirtërisht dhe trupërisht i dhënë e në shërbim të atdheut të vet Shqipërisë – Shqiptarisë.

Epilog 2

Vite më parë në një emision të “Zërit të Amerikës”, më pat befasuar intervista e një emigranti shqiptar. Pyetja: “Si arritët ju të bëheni njeri i shquar”, ai iu përgjigj:

“Falë Amerikës që vlerëson kokën e jo këmbët!” Sot nuk befasohem më.

Epilog për epilogun e parë dhe të dytë:

“Gjithmonë dikush do të mbetet për të përcjell mesazhin e së vërtetës në të sotmen dhe të ardhmen. …Dikush do të mbetet. Dikush do të mbetet për të përcjell vitalitetin e materies gri të shqiptarit... intelektin e tij… Dikush do të mbetet … Edhe

29

Page 30: Dy Drinat #14

Luma, visari ynë i shenjtë duhet të mendohet, në kohë të re, të ndreqë shpejt ç’u prish këtu për pesëdhjetë vjet... Dhe ta nderojmë gjakun… Dhe ta nderojmë mendjen njerëzore… Se ajo është e jona, në shërbim të të gjithëve, në shërbim të bukurisë, të pavdekësisë e të ardhmes…

Dëshiroj t’i përfundoj këto shënime me amanetin e intelektualit të shquar shqiptar, Essat Bilali, amanet gjer sot i mbetur brenda shpirtit tim e që nga ky çast është te të gjithë ju, njerëz e vende të Lumës:

“Falëmeshëndet Qafës së Kolesjanit, falëmeshëndet Shejës së Bice, falëmeshëndet Kullës së Lumës, falëmeshëndet Kroit të Bardhë, falëmeshëndet Ligatës së Madhe, falëmeshëndet tërë Lumës, tërë Shqipërisë… Falëmeshëndet Kullës së Islam Spahisë, falëmeshëndet murnajat e kullës së Rexhep Hamzit, falëmeshëndet…falëmeshëndet…Vis shpirtit falëmeshëndet…”

Kukës, 15 qershor 1993.

Shënim: Shkrimi i mësipërm, siç po shihet, është jo vetëm një pjesë historike tronditëse e visit të Lumës, por edhe një copë poezie në prozë, të cilin e ka pas sajuar vjershëtori Agim Spahiu. Si i këtillë, kur e tejtoi “Radio Kukësi” në disa tejtime, bëri që jo vetëm t’u rrëqethet trupi shumë njerëzve, por edhe t’u përloten sytë. Megjithatë, kur u përkujtua poeti i ndjerë Agim Spahiu me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të humbjes tragjike, jo vetëm nuk u përmend kjo copë proze poetike, por as nuk u shënua në librin me punimet përkujtimore me titull “Agim Spahiu metaforë e lirisë së munguar”, Tiranë, 2008.

30

Page 31: Dy Drinat #14

LETËR MIKUTProf. Dr. Lutfi Azizit

Xhemil Bytyçi

Po të përgjigjem shumë thjeshtO miku im, gjithmonëKudo të gjendemi , edhe në kreshtë,Zemrat rrahin me një jehonë.

Nëpër peizazhet e pikëllimit,Kur bridhnim të dy të ri,Kërkonim fijet e gëzimitTë dy së bashku, unë e ti.

Këngë s’këndoj, kali im s’vrapon,Brengat më brejnë nga pak,Kudo varfëria e njerëzve më mundon,Pyes: kush u ka hak?

Shpirti im kalorës bredharakMidis pritash kalo shumë netNë ag takohem, më thotë: pritëm pakSe brengat i hodha në det!

Sot po ta shkruaj këtë letërO miku im i vërtetëKupën e dëshirave kurrë s’e pi vetë,Pos me ty, ja me askënd tjetër.

Mos i ngrys në heshtje ditët e kësaj bote,Pra, shkruam ë edhe ti, o miku im,Se edhe mua gjithnjë fjala jote,Me forcë magjike më sjell ngushëllim!

Nga : “Zjarr i lënë në harresë”, Dija, Prishtinë, 2008.

31

Page 32: Dy Drinat #14

MBLEDHJA E PRIZRENIT, korrik 1945

Në fletoren “55” të datës 7 kallnor, 2012 (Internet), është botuar shkrimi “Konferenca e Bujanit, parë ndryshe”, shkruar nga Dr. Shefqet Hoxha. Në të posë tjerash, shkruhet për qëndrimin e Fadil Hoxhës në “Mbledhjen e Prizrenit mbajtur më 4 – 10 korrik 1945”. Aty Fadil Hoxha citohet të ketë thënë: “Të gjithë anëtarët e Bujanit kanë qene aty e të gjithë janë pajtuar”....(siç). Më tutje, ai shton: “... ligjshmërisht e në mënyrë demokratike njëherit anulohet pjesa e gabueshme e Rezolutës e miratuar në Konferencën e Bujanit”(siç). Pra, sipas Fadil Hoxhës, jo vetëm kanë qenë aty të gjithë anëtarët e Konferencës së Bujanit, por ata janë pajtuar pa vështirësi me vendimet e marra në Mbledhjen e Prizrenit në kundërshtim me ato të marra në Mbledhjen e Bujanit. Mbështetur në rrethanat historike, kjo është e pamundshme, por edhe nuk qëndron faktikisht. Këtë e ilustron historia e popullit shqiptar.

Godina ku u mbajt Mbledhja e Prizrenit 1

32

Page 33: Dy Drinat #14

Ajo është e pamundshme të qëndrojë për shkak se dhunon një numër vlerash për të cilat u luftua për dhjetëvjetësha: Së pari, kjo do të dhunonte të drejtën e kombit për të qenë një dhe i bashkuar, për të cilën jo veç u aspirua, por edhe u derdh gjak, madje shumë. Së dyti, ajo do të dhunonte premtimin e dhënë që çështja do të zgjidhej pas luftës, kuptohej në të mirë të shqiptarëve, gjë që mobilizoi shqiptarët në luftën kundër pushtuesit. Së treti, ajo do të dhunonte edhe vendimin kryesor të Mbledhjes së Bujanit, që ishte “për t’i treguar rrugën e bashkimit popullit të Kosovës”. Në këto rrethana, vendimi nuk mund të pranohej aq lehtë. Se kjo qëndron, atë e provon edhe një faktor tjetër:

Kur banonim si emigrantë në Grekoc dhe në Gjinoc të Therandës me Maliq Gjanën e Ujmishtit/Lusnës para 1960-ve, ai bënte takime shpesh me Ibrahim Ukë Korishën, nga se ky i fundit kishte qëndruar në tokën e tij në Pobreg në Lumë kur kishte ikur nga pushtuesi serb para Luftës së Dytë Botërore. Adem Gjana, djalë i Maliqit dhe normalist i Elbasanit, kishte lidhje të ngushta edhe të fshehura me djemtë e nipat e Ibrahim Ukës – Ukën, Vebiun dhe të tjerë, të cilët ishin të përndjekur nga pushtuesi serb. Ademi tregonte që Ibrahim Uka, në rrethana të ndryshme e besnike, fliste për Mbledhjen e Prizrenit 1945. Ai kishte thënë se ajo u bë në sallën e fiskulturës së gjimnazit të vjetër (Gjimnazi ku e kam kryer unë maturën më 1960). Aty u është shtruar pyetja të pranishmëve se “a doni të bashkoheni me administratën e Beogradit, apo me atë të Tiranës?” Kur është dëgjuar kjo, është pëshpëritur emri i Tiranës, një tollovi është shkaktuar në sallë. Ndërkaq hapen dritaret e sallës dhe tytat e mitralozave shfaqen... Pas kësaj merren vendimet, të cilat Fadil Hoxha i ka quajtur ”ligjshmërisht e në mënyrë demokratike”...Kjo është biseduar shumë në atë anë... Se kjo ka qenë ashtu e tregon edhe një informacion nga shoku im

33

Page 34: Dy Drinat #14

gjimnazist, i cili vëren: “Edhe shkrimin për Mbledhjen e Prizrenit e kam marrë... Unë këtu e di se ka qenë, mbase ndër të paktit që ka kundërshtuar Ramiz Cërnica, i cili ka thënë “Jo me Beogradin, por me Tiranën”. Ai ka qenë i dënuar me vdekje, por i ka mbajtur njëzet vjet burg, kurse biri i tij Raifi, Raif Halimi, i ka mbajtur tetëmbëdhjetë vjet burg. Që të dy kanë shpëtuar nga pushkatimi, sepse për ta ka intervenuar Fadil Hoxha për një arsye të veçantë. Ramiz Cërnica, si kryetar komune i Gjilanit gjatë luftës e ka shpëtuar Fadilin me shokë (me aradhen partizane të rrethuar nga italianët, pa mundësi shpëtimi) në luftën e Livocit (S. F.).Po ashtu dihet se ka pasur edhe përndjekje të disa përfaqësuesve të mbledhjes së Bujanit. Mjafton të përmendet pjesëmarrësi dhe anëtari i kryesisë në mbledhje të Bujanit, Zekria Rexha, profesori i filozofisë dhe i frëngjishtes të gjimnazit të Prishtinës, i cili u përndoq dhe u përzu për Shqipëri...

Essat Bilali, Sr. ScKallnor, 2012SHBA

34

Page 35: Dy Drinat #14

INTERVISTË ME PROF. PETER PRIFTI-Një nga bashkëpunëtorët e Nolit-

Keze Zylo

Prof. Peter Priti është një nga figurat më të shquara të diasporës shqiptare në Amerikë, është shkrimtari, studiuesi dhe bashkëpunëtori i Imzot Fan Nolit, që i kanë dhënë aq shumë kombit shqiptar. Puna e tij studimore dhe akademike ka filluar Prof. Peter Prifti është një nga figurat më të shquara të Diasporës shqiptare në Amerikë, është shkrimtari, studiuesi dhe bashkëpunëtori pikërisht me botimin e studimit "Kosova në Tronditje," qysh në vitin 1969, që bëri përshtypje ndër intelektualët e Amerikës. Për bashkëpunimin me Nolin ai shkruan: "Gjatë intervistës Noli tha se ai e konsideronte anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (më 1920) si fitoren më të madhe në veprimtarinë e tij kombëtare, ndërsa trishtimi i tij më i madh ishte largimi nga Shqipëria (më 1924), sepse - sikundër u shpreh ai - "ajo i dha fund punës sime në Atdhe."

KZ -Kur keni ardhur në Amerikë dhe si e përjetuat ndarjen me Atdheun? PP - Unë erdha në Amerikë më 1940 për të banuar me atin tim dhe vëllanë e madh në Filadelfia, Pensilvania. Unë isha atëherë 15 vjeç, një moshë delikate, dhe ndarja nga familja dhe të afërmit, si gjithmonë në raste të tilla, ishte e dhimbshme.

KZ - Cili ka qenë bashkëpunimi juaj me Imzot Fan Nolin dhe Vatrën? PP - Me Imzot Nolin unë u njoha pasi ika nga Filadelfia dhe u vendosa në Boston, për të punuar në zyrën e Vatrës si sekretar i Federatës dhe si bashkë-redaktor i gazetës "Dielli" me Qerim Panaritin . Ishte viti 1958. Noli në atë kohë ishte Kryetar Nderi i Vatrës dhe ishte në komunikim të përhershëm me zyrën

35

Page 36: Dy Drinat #14

e Vatrës. Pata fatin të ndodhesha në praninë e Nolit shumë herë, në lidhje me punët e Vatrës, qoftë në Kryekishën Shën Gjergji, ku ai meshonte nga koha në kohë, po ashtu në mbledhjet që bënin shqiptarët e Bostonit me rrethet, për të festuar ditë të shënuara të Kombit shqiptar, si Ditën e Flamurit, etj. Takimet me Nolin u dendësuan sidomos në vitin 1959, kur Vatra përgatitej për të festuar 50-vjetorin e "Diellit" dhe Noli ftohej në mbledhjet që bëmë atë vit për t'u këshilluar me të, si dhe për të stimuluar bashkatdhetarët që të merrnin pjesë në ngjarjet e përvjetorit që kishim planifikuar. Mbaj mend sidomos dy takime që pata me Imzot Nolin: Herën e parë kur vajta në shtëpinë e tij, në vjeshtën e vitit 1958, për të marrë një intervistë me të (apo "audiencë" siç e quajta unë). Ishte shumë interesante, jo vetëm për shkak të intervistës, por edhe sepse pata rastin të shihja personalisht banesën e Nolit, me mobiliet e shtëpisë, me bibliotekën e tij, me mjedisin. Gjatë intervistës Noli tha se ai e konsideronte anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (më 1920) si fitoren më të madhe në veprimtarinë e tij kombëtare, ndërsa trishtimi i tij më i madh ishte largimi nga Shqipëria (më 1924), sepse -sikundër u shpreh ai - "ajo i dha fund punës sime në atdhe." Herën e dytë e takova në shtëpinë e tij i shoqëruar nga një shoku im, Peter Vangel. Ishte viti 1960 dhe unë si sekretar i Vatrës, isha duke organizuar Seminarin e Parë të Studimeve Shqiptare në historinë e Federatës. Peter dhe unë shkuam te Noli për ta ftuar që të merrte pjesë në seminarin si folës mbi ndonjë temë shkencore, sipas dëshirës së tij. Noli erdhi në seminarin dhe e bëri për vete gjendjen me fjalimin që mbajti për Skënderbeun.

KZ - A keni pasur lidhje me intelektualët shqiptarë dhe veçanërisht me gratë intelektuale, ku një ndër to është Safete Juka?

PP - Po. Unë e kam për nder të them se kam pasur lidhje me

36

Page 37: Dy Drinat #14

intelektualë si Arshi Pipa, Sami Repishti, Nicholas Pano, Stavro Skendi, Elez Biberaj, Gjon Sinishta, si dhe me Prof. Safete Juka. Më vonë hyra në marrëdhënie shkencore ose letrare me bashkatdhetarë të tjerë që emigruan në Amerikë, sidomos me shkrimtarin e njohur Naum Prifti. Ai më ka dhënë një ndihmë të veçantë në lidhje me përgatitjen e dorëshkrimeve të librave që kam botuar gjatë 10-12 viteve të fundit. Me të gjithë këta kam pasur korrespondencë dhe kam bashkëpunuar në fusha të ndryshme, nga të cilat kryesore ishin çështja e Kosovës, demokratizimi i qeverisë shqiptare, dhe studime për historinë dhe letërsinë shqiptare. Me Prof. S. Juka u takova në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën ("International Conference of Kosova"), që u mbajt në City University of New York, më 6 nëntor 1982. Ajo bëri studime origjinale për të sqaruar problemin e Kosovës para opinionit publik ndërkombëtar. Më vonë unë botova një recensim të librit të saj "The Albanian in Yugoslavia in Light of Historical Documents." Mund të them se kam përfituar shumë nga intelektualët e diasporës shqiptare në Amerikë. Marrëdhëniet e ngushta me ta kanë qenë ndihmë e frymëzim për mua.

KZ - Ju keni mbaruar studimet duke marrë bakalaureatin në Penn State University, një ndër universitetet e njohur në Amerikë. Çfarë kujtoni nga ky universitet në Pensilvania?

PP - Kujtimet e mia për Penn State University janë mjaft të lashta, pas gati 60 vjetëve, qëkur u diplomova në degën "Arts & Letters" më 1949. Një nga kujtimet më të bukura është peizazhi rreth e përqark "kampus-it" një vend shumë tërheqës me panorama madhështore të natyrës, dhe një mjedis ekologjik të pastër. Më kujtohet gjithashtu se universiteti ishte shumë i fortë nga ana sportive, sidomos me ekipin e futbollit. Por mbi të gjitha unë ruaj kujtime të veçanta për profesorët e mi, jo vetëm si pedagogë, por edhe si njerëz, si individë me tiparet e

37

Page 38: Dy Drinat #14

ndryshme të karakterit që kishin. Ka të ngjarë që unë të kem qenë i pari shqiptar që u regjistrova dhe u diplomova nga Penn State. Sidoqoftë, për ata që nuk e dinë, dëshiroj të vë në dukje se sot gjendet atje një zonjushe shqiptare e quajtur Valbona, bija e Qemal Zylos me banim në New York. Valbona jep mësime si profesoreshë dhe njëkohësisht ndjek studimet për doktoraturën. Domethënë ajo ka shkuar nja dy-tre hapa më larg se unë, kur isha student në Penn State.

KZ - Në kërkimet e mia në Google, në internet, për t'i dhënë publikut shqiptar dhe më gjerë një intervistë sa më të plotë për portretin tuaj, gjeta një sërë librash të publikuara në Amazan.com. Cilin libër keni më shumë për zemër?

PP - Në të vërtetë unë kam për zemër tre nga librat që kam botuar, por për arsye të ndryshme, "Socialist Albania Since 1944" (botuar më 1978) e çmoj veçanërisht sepse është libri im i parë; "Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999" (1999) sepse ky ka të bëjë me një çështje jetike për kombin shqiptar, pra me përpjekjet e shqiptarëve për të fituar pavarësinë e tyre nga Serbia, dhe libri i tretë "Mozaik shqiptar" (2003), nga që ky është i vetmi libër që kam botuar në gjuhën amtare, dhe si i tillë zë një vend të veçantë në krijimtarinë time.

KZ -Në vitin 1978 keni publikuar librin "Socialist Albania Since 1944" (Shqipëria Socialiste që nga viti 1944). Si është pritur nga publiku amerikan ky libër dhe cilat ishin reagimet nga shteti shqiptar?

PP - Ky libër u prit mirë si nga lexuesit e thjeshtë, ashtu edhe nga specialistët apo ekspertët në lëmine shkencës politike. Reagimet ishin pozitive pothuajse pa përjashtim. Arsyeja kryesore ishte se deri atëherë, librat që ishin botuar për Shqipërinë Socialiste, si nga të huajt, ashtu edhe nga shqiptar

38

Page 39: Dy Drinat #14

nuk mbanin qëndrim vërtet shkencor. Në përgjithësi ata mbanin qëndrim të prerë, ose në favor, ose kundër Shqipërisë komuniste, pra ishin të njëanshëm, dhe kjo u ra në sy lexuesve. Si pasojë, më të shumtat e komplimenteve që mora nga lexuesit, bënin fjalë pikërisht për këtë aspekt të librit. Nga ana tjetër, qëndrimi im objektiv nuk u prit mirë nga shteti i kuq shqiptar. Tirana zyrtare u zemërua kur pa se libri kishte kritika ndaj regjimit. Ata donin vetëm lëvdata për sistemin e tyre, dhe një vërejtje negative mjaftonte që të hyje në listën e kundërshtarëve ose njerëzve të dyshimtë, nga këndvështrimi i regjimit.

KZ - Në vitin 1969 ju keni shkruar studimin "Kosovo in Ferment" (Kosova në tronditje). Si u prit ai studim nga Perëndimi dhe nga Diaspora shqiptare?

PP - Përgjigja është "shumë mirë." Ai ishte studimi im i parë serioz në botën akademike dhe pati jehonë ndër shtresat intelektuale të Amerikës. Në atë kohë unë punoja në Institutin Teknologjik të Masaçusets (MIT). Me botimin e monografisë fillova të njihesha nëpër universitetet dhe qendrat shkencore të vendit që interesoheshin për problemin e Kosovës dhe për Shqipërinë. Monografia u prit mirë dhe nga Diaspora shqiptare. Ai studim shënoi fillimin e njohjes sime dalëngadalë me intelektualët shqiptarë më të dëgjuar në Amerikë. Ishte pikënisja e një faze të re për mua si shkrimtar dhe si studiues në fushën e studimeve shqiptare.

KZ - Libri juaj i fundit që lexova në Amazon.com ka qenë "Unfinished Portrait of a Country." Si e keni pasqyruar kulturën shqiptare në këtë libër?

PP - Mendoj se kultura shqiptare paraqitet mjaft e pasur në këtë libër. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e lëndës së librit i përket kulturës shqiptare. Ajo pasqyrohet aty me shkrime për figurën e

39

Page 40: Dy Drinat #14

Nolit, midis tyre dhe intervista që mora nga ai kur isha redaktor i “Diellit”. Aty ka një seksion të tërë me studime dhe kritika letrare, përfshirë dhe një përmbledhje të historisë së letërsisë shqiptare. Mandej ka disa recensione librash që kanë për temë kulturën shqiptare, si dhe material për besimet popullore të arbëreshëve dhe botën para-kristiane të Ilirëve. Por ndofta lënda më e pasur e librit në lëmin e kulturës janë përkthimet në anglisht nga poezia dhe proza shqipe, përkthime këta që janë botuar faqe-për-faqe me tekstet origjinalë. Është fjala për poemën e Naim Frashërit, për poezi të Nënë Terezës, etj., dhe pjesë nga proza klasike e letërsisë shqipe.

KZ - Një nga përkthimet tuaja që më ka lënë më shumë mbresa dhe që personalisht e kam më të lehtë për t'ua dhënë kolegëve amerikanë si lexim për kulturën shqiptare, është ajo e Vaso Pashës "O moj Shqypni." Kur e keni përkthyer dhe pse? PP - Vjershën e Vaso Pashës e përktheva në vitin 1980. E përktheva sepse ajo ka vlera të shquara historike dhe letrare. Ajo u hartua dhe u botua më 1878, pra në vitin që u themelua Lidhja e Prizrenit, pikënisja e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia. Veç kësaj, vjersha është ndërtuar bukur, si një dramë e vogël me disa akte, dhe duke e lexuar të prek dhe të frymëzon, sidomos përfundimi që ka karakterin e një vepre epike. Ajo është nga ato vjersha që nuk harrohen.

KZ - Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me poetin e mirënjohur, president Z. Gjekë Marinaj, ka nderin që t'u ketë anëtar të saj. Si ndiheni midis shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë?

PP - Fare mirë. Shoqata ka mbledhur në gjirin e saj shkrimtarë të vjetër e të rinj. Mua më kujtohet veçanërisht konferenca e shoqatës që u mbajt në Dallas, Teksas më 2005. Ajo më dha rast të takohesha dhe të bisedoja me shkrimtarë të cilët deri atëherë unë i dija vetëm me emër. Njohja nga afër me ta ishte

40

Page 41: Dy Drinat #14

kënaqësi dhe nder për mua. Shtoj këtu se me themeluesin e shoqatës, z. Gjekë Marinaj, unë u njoha dhe u miqësova më se dhjetë vjet të shkuar, kur ai banonte në San Diego, dhe që atëherë kemi mbajtur lidhje të ngushta me njeri tjetrin.

KZ - Çfarë mendimi keni në lidhje me disidencën e letërsisë shqiptare?

PP - Disidentët janë pjellë e natyrshme e realitetit politik të diktaturës në Shqipëri. Unë kam simpati për disidentët e sinqertë që u bënë viktima të monizmit, dhe tash reklamojnë vuajtjet e tyre nëpërmjet shtypit, librave dhe me mënyra të tjera. Ata kanë plot të drejtë të kërkojnë nga shteti shqiptar që të marrë masat e duhura për të gjykuar dhe dënuar njerëzit që u bënë vegla të diktaturës për të shtypur bashkatdhetarët e tyre të pafajshëm. Shkrimtarët disidentë meritojnë jo vetëm simpatinë, por edhe solidaritetin e komunitetit shqiptar në Amerikë, në përpjekjet e tyre për të bindur udhëheqësit e Shqipërisë se e kanë për detyrë të tunden e të shkunden për të mbyllur sa më parë këtë faqe të zezë në historinë e kombit shqiptar. Për mendimin tim, simboli i dramës së disidentëve në Amerikë sot është Dr. Sami Repishti, pedagog, shkrimtar dhe aktivist i respektuar në fushën e të drejtave njerëzore; madje dhe viktimë e regjimit monist. Puna e tij disa vjeçare, si dhe ajo e kolegëve dhe shokëve të tij, për rigjenerimin shpirtëror të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, meriton përkrahjen e plotë të diasporës sonë. Zgjidhja me nder e drejtësi i këtij problemi, si rezultat i angazhimit të shqiptarëve të Amerikës, do të jetë një fitore e shkëlqyer për ta, si dhe një fitore historike për Shqipërinë.

KZ - Ju faleminderit për intervistën! San Diego, Kalifornia Dhjetor, 2007

41

Page 42: Dy Drinat #14

POEZIA ISHTE ARTI, FEJA DHE

IDEOLOGJIA E TIJ

AGIM VINCA, poet

Lajmi për vdekjen e Ali Podrimes më gjeti në vendlindje, në Strugë, tek gjendem në pushime. Mu për këtë, duke qenë larg Prishtinës e Ulpianës, lagjes ku deri dje, në jo më shumë se dyqind metra largësi, jetonim bashkë, e përjetova rëndë këtë lajm. Nuk më vjen turp aspak të them se kur më njoftuan se në France, në afërsi të qytetit të Lodeve, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në manifestimin letrar "Zërat e Mesdheut (Voix de Mëditerranëe), është gjendur trupi i tij i pajetë, qava. Gati dënesa midis Struge, në pikë të ditës. E ishte e shtunë, ditë pazari! "A qan burri? Vërtitem poshtë-lart/ Nuk mund e gjej një pëllëmbë tokë për varrin tim/... Do të qajë edhe burri njëherë" - pat shkruar dikur në një poezi me titull "Poesie forte" ai vetë. Poesie forte! (Poezi e fortë) - e tillë ishte dhe është poezia e Ali Podrimes. Nerv i gjallë, puls që rreh jetë.

Kur mora vesh, në "qytetin e poezisë", se Ali Podrimja nuk rron më, në çast m'u kujtua viti i largët 1968, kur bashkë me Bacën Esad, Bacën Vel (si e quante Aliu Enver Gjerqekun) e Ali Podrimen vetë dhe me disa poetë e intelektualë vendorë, në krye me Nuhi Vincën e Rahmi Tudën, tentuam ta shënonim 30-vjetorin e vdekjes së Migjenit, duke u shpallur nga organizatori i Festivalit, sidomos dy të fundit, "minues të tij" dhe duke u penguar në qëllimin tonë nga organet shtetërore. Unë atëbotë isha një copë student, kurse ai poet i njohur, që kishte bërë emër me përmbledhjen "Thirrje" (1961), përplot vargje e metafora si ajo e paharruara: "Lili - livadh i kositur i harrimit. Kishte bërë emër akoma më shumë me poemën "Hija e tokës" kushtuar Kosovës, vuajtjeve e shpresave të saj, botuar fillimisht te "Jeta e

42

Page 43: Dy Drinat #14

re" dhe pastaj edhe si libër më vete. Vargu emblematik i kësaj poeme, ndër vargjet më të fuqishme të krejt poezisë shqipe: "Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet" do të bëhet në rrjedhën e viteve shenjë identifikimi e poezisë së Ali Podrimes, kurse ai vetë një nga poetët më të frytshëm dhe më të rëndësishëm të mbarë hapësirës kombëtare, duke i kaluar me kohë kufijtë e saj. Bashkë me Enver Gjerqekun, Din Mehmetin, Fahredin Gungën, Adem Gajtanin, Azem Shkrelin, Rrahman Dedajn, Beqir Musliun, Teki Dervishin e ndonjë tjetër, Ali Podrimja hyn në grupin e poetëve, që e modernizuan strukturën e poezisë shqipe të këtij krahu, gjuhën dhe përmbajtjen e saj. Madje është në ballë të kësaj "çete poetësh", siç do të thoshte Martin Camaj. Ai e shkroi historinë tragjike të Kosovës dhe të mbarë etnisë shqiptare në vargje të një epopeje moderne. Në vargje përplot ankth, ironi, protestë, revoltë, grotesk e paradokse gjithfarëshe. Dëshmi për këtë janë përmbledhjet e tij të shumta me poezi, ndër të cilat po përmendim: "Sampo", "Torzo", "Credo" e "Folja" - nga ato të viteve shtatëdhjetë dhe "Në bisht të sorrës", "Buzëqeshja në kafaz", "Zari", "Fundi i gëzuar", "Ishulli Albania", "Pike e zezë në blu" e shumë të tjera nga ato të mëvonshmet

I lindur shtatëdhjetë vjet më parë, në Gjakovë, në qytetin buzë Çabratit, Ali Podrimja ishte poet jo vetëm i kosovarëve e gjakovarëve, por edhe i arbëreshëve e i çamëve... i shqiptarëve ku janë e ku s'janë. Ishte poet kombëtar. Bard. Ai, Baba Ali, "bardi me farmerka", siç e pata quajtur në një takim të mbajtur në Tetovë, kur mbushi gjysmë shekulli jetë dhe pothuajse po aq vjet karrierë të pasur letrare, poetike. Ishte poet i të sotmes dhe i të djeshmes, i lashtësisë dhe i bashkëkohësisë. A do të jetë edhe poet i të ardhmes? Le t'ia lëmë kohës ta konfirmojë këtë fakt, tani që poezia e tij do ta vazhdojë rrugën pa praninë fizike të krijuesit të saj.

Nuk pushoi së shkruari edhe atëherë kur "kohë t'egra

43

Page 44: Dy Drinat #14

trokitën pullazeve tona gërmuqe" dhe kur "buzëqeshja u mbyll në kafaz". "Dodona", "Ura e Shenjtë", "Molla e Kuqe", "Guri i Prevezës", "Ja-nina", "Tomori", "Pashtriku" "Korea", "Ohria", "Joni" etj., ishin toponime të shpeshta të poetikës së tij. Shkodra, Gjakova, Shkupi, Vlora, Kruja gjithashtu. Shkupi i dhembte në shpirt, sidomos kur ia shtrembëronin emrin ardhacakët e rinj dhe vendësit e stërkequr.

Ali Podrimja poet do të mbahet mend patjetër, besojmë në shekuj, si njeri që krijoi një libër të rrallë me poezi në gjuhën shqipe, vëllimin poetik "Lum Lumi", të botuar per here të pare në vitin 1982 në Prishtinë dhe të ribotuar shumë here të tjera më vonë. Të përkthyer edhe në shumë gjuhë të tjera të botës, posaçërisht të Ballkanit dhe Evropës, si pjesa dërrmuese e poezisë së tij.

Rrafsh tridhjetë vjet më parë, në kulmin e pjekurisë krijuese, ai e gjeti çelësin si ta mundte dhimbjen për humbjen e djalit, Lumit, duke krijuar një nga librat më tronditës e më të fuqishëm të poezisë shqipe, duke arritur t'i jepte tragjedisë familjare përmasa kombëtare e universale. 'Ti po vdes me krye në jastëk/ Turp, vogëlushi im/ Ke mundur t'i ngjeshësh armët e Asimit/ e të shkosh në Bejrut/ të vdesësh për Palestinën".

Më vonë, kur të vinte koha, do ta shkruante "Marshin e UÇK-së" dhe vargun karakteristik për stilin e tij: "Ju s'keni plumba sa jemi ne".

"Kur ia beh e keqja, munde me këngë" - kjo qe deviza e tij. Ai i besonte këngës. Dhe nuk i besonte vdekjes, edhe pse e apostrofonte shpesh në vargje dhe në jetë. Deri tani shkruanim: Ali Podrimja (1942), kurse tani e tutje do të detyrohemi të shkruajmë: Ali Podrimja (1942-2012). Do të detyrohem ta bëj këtë unë i pari në antologjinë time të 100-vjetorit të Pavarësisë, si për poezisë "Atdheu i mbërthyer në arkë", që flet për fatin e poetit mërgimtar shqiptar, që detyrohet ta braktisë atdheun, duke e marrë me vete nëpër botë si një relikt. Si s'e botova sa ishte

44

Page 45: Dy Drinat #14

gjallë! Ai gëzohej si fëmijë për çdo krijim të ri dhe për çdo botim të ri të tij dhe kishte zakon të të pyeste shumë herë: "A m'i lexove poezitë? A ma lexove librin?" Por nuk përtonte të të merrte sakaq në telefon edhe kur ti botoje diçka që i kishte pëlqyer atij.

Ishte poet sui generis, puro poet dhe animator par excellence i kulturës dhe letërsisë shqipe këtu e gjetkë.

Me Ali Podrimen mund të grindeshe tri here në ditë duke e pasur mik dhe po aq here edhe të pajtoheshe. I tillë ishte, "Baba Ali", e tillë ishte natyra e tij e veçantë prej poeti rebel. Ai jetonte me poezinë dhe për poezinë si rrallëkush tjetër. E tërë jeta e tij ishte poezi dhe vetëm poezi. Mund të thuhet lirisht se për poetë si Ali Podrimja poezia ishte jo vetëm art, por edhe fe e ideologji. Poezia ishte arti, feja dhe ideologjia e tij.

Ali Podrimja ishte poeti më i përkthyer shqiptar në botë. Poeti, jo shkrimtari. Vdiq në Francë, në vendin e poetëve si Hygoi, Bodleri, Remboja, Malarmeja, Apolineri, Elyari, Preveri... Pasi u takua me përkthyesin e tij shqiptar, bir mërgimtarësh himarjotë, profesor Aleksandër Zoton, që sillte në frëngjisht librin e tij të tretë a të katërt me poezi."Mbeçë more shok mbeçë, përtej urës së Qabesë...". Jo, në Lodeve, qytet në jug të Francës, ku për të 15 herë u mbajtën takimet letrare "Zërat nga Mediterani". Ishte një zë nga Ballkani, Kosova, Shqipëria. Ndër më të fuqishmit dhe më origjinalët. Vdekje në krye të detyrës! - do të mund të thoshim. Ky ishte misioni dhe vokacioni i tij.

Iku Ali Podrimja. Iku përgjithmonë. Iku në amshim miku ynë i shtrenjtë, poeti dhe bredhacaku i madh e i paqetë, një Ahasfer i llojit të vet. Do të na mungojë të gjithëve.

Shënim: Vdekja e vjershëtorit Ali Podrimja qe jo veç tejet e dhimbshme, por edhe pandehëse. Ajo qe e dhimbshme sepse kombi shqiptar humbi një vjershëtor të madh. Ajo qe pandehëse,

45

Page 46: Dy Drinat #14

sepse para nja një muaji, pikërisht me 25 maj 2012, e pashë në orën letrare në Prizren, drejtuar nga veprimtari z. Berat Batiu, ku u promovua libri i Dr. Xhemil Bytyqit “Dasma” dhe ku morën pjesë një numër sajuesish, duke përfshirë edhe shkrimtarin e njohur Agim Gjakova, (me të cilin zhvillova një bisedë), vjershëtori Abdullah Thaçi dhe shokun gjimnazist Subi Pasuli. Aty, tashmë i ndjeri Ali Podrimja lexoi do punime. Në atë çast ai dukej i ri, i fort dhe, me sy të mprehtë, të gjallë dhe zhbirues, ndonëse i kishte mbushur shtatëdhjetë vjet. I dhashë disa punime të miat dhe fola për periudhën kur në gjimnaz organizonim orën letrare me Dr. Sadri Fetiun, bisedë që u prit mirë.

Kryetari Shoqatës historike “Agimi”, z. Skeja, mik i vjetër, më dhuroi disa kujtime, për çfarë e falënderoj nga zemra..

Për veprën e vjershëtorit Ali Podrimja nuk po zgjatem, sepse atë e vë në dukje më lartë mjaft mirë miku im vjershëtor Dr. Agim Vinca....

46

Page 47: Dy Drinat #14

LUMI I KURRESHTJES1

Abdullah Thaçi

A rriten të mëdha Gështenjat n’Deçan?Sa të shurdhër ka Në fshatin Shurdhan?

Në pyll të ujkonjësÇ’vashë mblodhi dredhza?Frutat e limonitA sëmuren nga verdhëza?

Ç’e solli mermerinNë shpellë të Gadimes?Kush e fsheh verënNë rrush të Podrimes

A bëjnë gara maletNë rritje përpjetë?Kush i qetson valëtN’Oqean të Qetë?

E nxjerr kova HënënNga fundi i një pusi?I shuan etjen devesëUjët e një kaktusi?

1 Nga libri “Mes dy dashurish”

47

Page 48: Dy Drinat #14

Ujërave të DrinitKa diç t’Niagarës?Rëra e UlqinitËshtë si e Saharës?

Sa arrihet, vallëKu bren miza hekur?A ka peshq të gjallë Në detin e vdekur?

Është a s’është fytyrë,Një fytyrë me leqe?N’pasqyra palaçoshSi duken të urtit?

Arusha e MadheE ka Kashtën e Kumtrit?Pse njerëzit në HënëJanë ca më të lehtë?

A djersiten peshqit Verës kur bën nxehtë?Me ç’konventë hyhet N’sistemin Diellor?

M çfarë dryni ndyhetMalli në kraharor?Banorët e LisnajësPse s’kanë ashensorë?

48

Page 49: Dy Drinat #14

A janë paqedashësPeshkaqenët n’Paqësor?Çfarë zogjsh kalirohen Mbi çerdhe t’skifterit?

Me ç’brushë pikturohen Shokëzat e ylberit?N’fluturim, pilotët,Pse humbin nga pesha?

Ç’padrejtësi robotët,Pse s’kanë robotesha?Sie pinë retë DetinKur zhegitet Toka?

Në u prishka peshku,Pse prishet nga koka...?

***Thyeni dyert e heshtjes!M’i ktheni përgjigjet...Lumi i kureshtjes –Po m’i vërshon brigjet!

49

Page 50: Dy Drinat #14

LUMA, VENDI DHE LAVDIA NË HISTORI

Esat Braha, studiues

Luma, njësi e madhe gjeoetnografike, deri në vitin 1912, ishte pjesë e pandarë e vilajetit të Kosovës. Kishte lidhje kaq të ngushta politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore me Kosovën, saqë mund të emërtohet , asgjë mangët, Malësi e Prizrenit.

Kjo krahinë kryengritëse, luftarake, e panënshtruar njihet kudo në Shqipëri, si

Luma e kuqe.

Gjatë shekujve të rëndë të pushtimit osman, Luma dhe disa krahina të tjera malore, gëzonin njëfarë pavarësie, mbaheshin si krahina autonome, dhe qeveriseshin me ligjet e vendit, me kanunet e malësisë, , me normat e pashkruara të së drejtës zakonore popullore

Turqit e shtrinë ndikimin deri në Bicaj, në qendër të Lumës, ku ndërtuan një kazermë ushtarake, këshilla, ku përqendruan një tabor, një batalion. Sipas sheh Ali Bogdanit, punimet e ndërtimit të këshllasë zgjatën tre vjet (1858-1861).

Ka mbetur proverbiale urrejtja e pushtuesve për popullin e pashtruar lumjan. Pafuqia e tyre në luftë me një krahinë të lavdishme shqiptare pasqyrohej në shprehjen përbuzëse: - Kosova vilajeti, Prizren sanxhaki, Luma karasi, allahën belas!

50

Esat Braha

Page 51: Dy Drinat #14

Nizamët e Kalasë së Dodës shkruanin adresën (drejtimin) në letrat që çonin në vendlindje: Dodasi kalasi.

Sa i përket historisë, lavdisë dhe krenarisë, Lumes i gjendet simotra në Kosovë, pikërisht në Drenicën e Shotës dhe Azem Galicës, në të pavdekshmen “Arbani e vogël”.

Si hapësirë gjeografike, Luma në veri shtrihet brenda Kosovës, përfshinë Zhurin duke pasur kufi ndarës përroin e Poslishtit. Si kufi jugor natyror, që e ndan me Dibrën, qëndron lumi i Veleshicës, degë e Drinit të Zi. Kjo rrjedhë e rrëmbyeshme malore buron te livadhet e Preshit, në bjeshkët e Korabit, mbi fshatin Radomirë.

Populli i Kalisit e Kalasë ka krijuar një shprehje të figurshme duke u nisur nga ngjashmëria e njeriut me udhën e lumit të rrezikshëm e të paqetuar.

Në atë anë dëgjohet frazeologjia e bukur: - Ai luen si Veleshica. Shprehja popullore me kuptim e ndërtim artistik cilëson a veçon njeriun me karakter të paqëndrueshëm, me natyrë të lëkundshme, i cili s’mban besë as fjalë (Lumi malor duke zbritur me vërtik poshtë, ndërron shtrat disa herë në vit).

Nga lindja Luma ndahet prej Gorës. Nga perëndimi kufizohet me Hasin, Krumën, qendër), Malziun, Shëmria, qendër), Fanin e Mirditës (Klos ose Kall-xhuxhë, qendër, në breg të lumit Fani i vogël), Reçin e Dibrës.

Krahinën tonë e përshkojnë rrjedha ujore të mëdha dhe të vogla, lumenj e përrenjtë dëgjuar, si Drini i Bardhë, Drini i zi, Luma, Sheja e Bicajve, Rropniçja, Bushtrica (Uji i Lapave), Veleshica, Çeshniçja, degë të Drinit të Zi) etj.

51

Page 52: Dy Drinat #14

Makrotoponimi Lumë mendoj se rrjedh prej lumenjve të shumtë që lagim malet e fushat e krahinës.

Nga pikëpamja etnografike Luma përbëhet prej pesë krahinash e nënkrahinash: Rrafsha e Lumës, Tejdrinja, (në bregun e majtë të Drinit të Zi), Tërthorja (nga Lumi i Lumës deri në lumë të Poslishtit, Dollovishti sllavisht, luginë, bjeshkë e lartë) dhe Nahija ose Ana e Epër. Për njërën nënkrahinë lumjanët shprehen: - Tërthur, deri n’Zhurë.

Turqit për lehtësi sundimi në shekullin XII e ndanë Lumën në shtatë bajraqe, njësi të veçanta administrativo-ushtarake.

Instituti i bajrakut veproi 300 e ca vjet në jetën politike, shoqërore të malësorëve tanë. Luma s’u bindej kurrë të huajve. Ajo njohu ndër shekuj të parët e vet, burrat e dheut, krerët, agallarët dhe bajraktarët. Edhe sot kujtohen 7 bajraqet: Rrafshja (Bicaj), Tërthorja (Bardhoc), Tejdrinja (Mema i Skavicëc, Domaj, Ujmisht), Dollovishti (Topojan), Bushtrica, Kalisi dhe Radomira.

Në vitin 1930 në Grakën e Çajës shënova prej gojës së një këngëtari dy vargje me vlerë historike: - Bajraku i Bed Gjimit, / si lulja e drandafillit (Në Bushtricë).

Luma provoi plagën e nizamit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak në viset e Perandorisë Osmane. Djemtë e rinj forcat më të gjalla, krahët e vlefshëm të punës i merreshin popullit tonë dhe dërgoheshin në shkretëtirat e Anadollit e të Arabisë. Si rast tipik marrim një shembull nga vendlindja jonë Bicaj. Iljaz Kamberi (Zelaj) shkoi ushtar, bedel në vend të vëllait, Kurtishit. Nga që i ishte i gjatë e trupmadh, e thërrisnin Koxha (Goxha)

52

Page 53: Dy Drinat #14

Kurtishi dhe e caktuan në bandën frymore të ushtrisë. Në Prizren ku u mblodhën rekrutët, Iljazi u tha shokëve: - “S’di si do t’i kërkoj leje komandantit, se më ka mbetun pa punue ara e konakut në Bushat”.

Misri ishte bërë për t’u punuar, për shat. I ziu lumjanë largohej i shqetësuar dyfish, djegur prej mallit të atdheut dhe i dëshpëruar për punët e bujqësisë. Lumjanët tradicionalisht shquhen si njerëz punëtorë.

Për të folmen e Lumës duhet thënë që ajo i përket nëndialektit të gegërishtes veriore. Tri pjesët karakteristike të sajë janë: e folmja e Rrafshës, e Arrnit dhe e Vilë Kalisit. Kalisesit e Vilësit e dallojnë veten duke u quajtur malësorë. Fshatrave të Bushtricës e të Kalasë së Dodës u thonë dhetarë e topallti.

Në luftërat e gjata për liri dhe pavarësi lumjanët u treguan atdhetarë të mëdhenj e luftëtarë të sprovuar si të gjithë shqiptarët. Luftërat legjendare të malësorëve trima patën jehonë të gjerë në epikën heroike historike të popullit shqiptar. Me pak vargje jepet qëndresa titanike lumjane në vitet 1908-1912 kur shpërthyen kryengritjet e mëdha kundër osmane në Lumë, Kosovë dhe mbarë Shqipërinë, të cilat u kurorëzuan me fitoren e pavarësisë kombëtare në një të tretën e tokave shqiptare.

Në përmbledhjen folklorike “Visaret e Kombit”, vëllimi ... f. ... botohet një këngë trimërie, që sintetizon ndihmën e popullit të trevës sonë në luftërat çlirimtare: - S’asht nji ditë, po katër vjet, / dang me kral e dang me mret,/pa xhephane e pa fishek,/ me sakica bëjnë gajret.

Në ditët tona numri vendbanimeve u shumëfishua. Luma e sotme përbëhet prej 87 fshatrash e një qytet (Kukësi). Fshatrat:

53

Page 54: Dy Drinat #14

Drinas, tek Ura e Drinit të Zi, liqenit afër Muç-Mmzit, Gostil e Kulla e Lumës ish-bozhe, sektor i fermës, ndërmarrjes bujqësore të Kukësit, në bregun e majtë të lumit të Lumës, liqenit i përfshinë bashkia Kukësit.

Sipas ndarjes së famshme administrative, po renditim fshatrat, ndarë në komuna. Komuna e Bicajt (10): Bicaj, Bushat, Domaj – Umisht, Gabrricë, Kolesjan, Mholaj, Mustafaj, Nangë, Osmanaj, Tërshenë. Komuna Ujmisht (7): Lusën, Malqene, Resk, Skavicë, Tejdrine, Ujmisht, Zall. Komuna: Tërthore (6): Bardhoc 1, Bardhoc 2, Breg – Lumë, Gjegjën, Përbreg, Morin. Komuna Shtiqën (4): Gjalliçe, Krenzë, Lumë, Shtiqën. Komuna Orgjost (gjithsejtë 6, 1 Lumë): Bele. Komuna Shishtavec (gjithsejtë 7, 3 Lumë): Kollovoz, Novosej, Shtrezë. Komuna Topojan (6): Brekijë, Lojme, Nimçe, Topojan, Turaj, Xhaferaj. Komuna Bushtricë (7): Barruq, Bushtricë, Gjegjë, Matranxh, Palush, Shpat (ish-Mzhuzh), Vilë. Komuna Çajë ose Gryka e Çajës (4): Buzëmadhe, Çajë, Fshat, Shkinak. Komuna Kalis (5): Gështejë, Gurrë, Kalis, Kodër – Gështenjë, Pralisht. Komuna Surroj (4): Alijaj (ish-Surroj), Çinamak, Fusharë, Surroj. Komuna Arrën (gjithsejtë, 5, 4 Lumë: Arrën, Arrër, Barr, Vërri. Komuna Kolsh (3): Kolsh, Mamëz, Myç-Masnër.

Në vitin 1978 u përmbytën fshatrat: Kënetë, Kukës e Ramhas.

Tetë fshatrat e Kalasë së Dodës (1 komunë, në rrethin e Dibrës, me Peshkopinë qendër, kanë qenë etnikisht Lumë: Ceren a Caren (qendër), Kullës, Ploshtan (Qoshte e Plosht, qendër e dikurshme), Radomirë, Shullë, ish-Bythup a Bythujt, rreth ujit, në bregun e djathtë të Veleshicës), Tenë, Ujmirë, Vasie. Prej fshatit të madh, Radomirë, me 5 lagje, dolën: dolën 4 fshatra Kullas (ish-Çernjevë), Radomirë, (Rade, Shërdak), Terë (ish-lagje me të njëjtin emër), Ujëmirë (ish-Dërbaç).

54

Page 55: Dy Drinat #14

Një fshat i Lumës, Zall Kalisi ndodhet përtej Veleshicës, në krahun e majtë të saj, në komunën e Sllovës, rrethi i Dibrës. Shekullin e kaluar Dacallarët e Kalisit me trimin Mahmut Daci në krye dhe shtëpia e fortë e bajraktarit Merë Sufës (Ymer Isufit), kaluan lumin, zunë toka matanë dhe krijuan ngulimin e ri, fshatin Zall – Kalis, duke zgjeruar kështu kufijtë e krahinës. Pasardhësit e derës bajraktarëve tani mbajnë mbiemrin Ymeraj.

Në fund shtojmë disa të dhëna kumtuar gojarisht nga Sinan Gjorgja, prej Vërmice, që jetoi dhe vdiq në Kukës. Ai tregonte që brenda në Kosovë gjenden 8 fshatra të Lumës: Billushë, Dobrusht, Goricë, Poslisht, Shkozë, Vërmicë, Vlashën, Zhur.

Historinë e Lumës nuk e nxënë kornizat e një shkrimi. Prandaj duke shfrytëzuar burime të tjera do ta ndriçojmë edhe në të ardhmen.

55

Page 56: Dy Drinat #14

HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR #12 – - Disa vështrime -

Në vitin 2009 doli nga shtypi dhe u përhap nëpër shkollat e mesme të Shqipërisë “Historia e popullit shqiptar” për gjimnazin #12. Fill pas përhapjes, një debat i bujshëm u mbajt për një numër çështjesh, sidomos për ato ideo-politike. Pavarësisht nga kjo gjendje, teksti i historisë, duke bërë fjalë për të gjitha periudhat e historisë së popullit shqiptar, në vetvete dhe në atë që trajtoi dhe metodologjinë interpretuese shënon hapa përpara. Megjithatë aty-këtu mund të gjinden çaste historike që duhet ose të vihen në dukje, ose të interpretohen më drejt. Ndër këto, po vihen në dukje disa prej tyre.Në faqen 63 bëhet fjalë, posë tjerash, për Luftën e Kosovës të vitit 1389 kundër pushtuesit osman. Në përgjithësi, ajo temë shtjellohet mirë dhe në pajtim me të dhënat e njohura objektive historike. Po në veçanti ka vend për qortim. Në një vend aty thuhet: “U shqua sidomos një nga prijësit e shqiptarëve të Kosovës, Millosh Kopiliqi, i cili vrau Sulltan Muratin I”. Kjo qëndron. Por duket se emri i luftëtarit është marrë nga trajtat e shqiptimit serb. Ata, në përpjekjet e tyre për ta deformuar historinë shqiptare, emrin Milesh e kanë bërë Millosh, mbiemrin Kopili e kanë bërë Kopiliq dhe emrin shqiptar të qytetit Gllobader e kanë shndërruar në Obilic Kopilic. Milesh Kopili ka qenë nga Drenica, gjë që e dëshmojnë, posë tjerash, emërvendet e atij fshati (Essat Bilali, “The Struggle for the Historical Truth of Kosova II”, pjesa “Serbization of Kosova”, Dr. Rexhep Doçi, Prizren, 2008).Në Kapitullin e XV bëhet fjalë për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste dhe sajimin e Qëndresës shqiptare kundër saj. Në nëntitujt “Fillimet e luftës çlirimtare antifashiste “ dhe “Krijimi i partisë komuniste shqiptare dhe programi i saj”, faqe 260, jepet një informacion i mirë për ngjarjet që trajtohen dhe interpretimi

56

Page 57: Dy Drinat #14

i tyre është në nivel. Por në këtë mes ka mungesa faktike ose injorim. Nuk përmendet fare qëndresa e visit të Shqipërisë Luma. Ajo që në ditët e para të pushtimit fashist u përpoq për të dhënë ndihmesë kundër pushtuesit Italian. Nexhip Ahmeti nga Bicajt, si kundërshtar i papajtueshëm, u burgos dhe u internua në Itali (fundi i vitit 1939). Dostan Rexhepi po ashtu nga Bicajt, duke mos iu bindur kërkesave të pushtuesit, rrëmbeu armët dhe doli në mal. Me ardhjen e Muharrem Bajraktarit nga mërgimi në fund të 1939, qëndresa mori trajtë tjetër. Në prill të vitit 1941, u sajua Qëndresa e armatosur kundërfashiste me Muharrem Bajraktarin, Xhemë Gjanën dhe Dostan Rexhepin. Kjo u bë shkak i operacionit fashist i drejtuar nga Mustafa Kruja me dy mijë policë, të cilët keqpërdorën, vranë, plaçkitën, dogjën shtëpia dhe internuan familje (Muharrem Bajraktarit, Rexhep Hamzit dhe të tjera), duke e ndjekur për ta asgjësuar qëndresën (Esat Bilali, “Shkrime historike #1, Lezhë, 2001).Në faqen 274 bëhet fjalë për “Zhvillimi i Luftës Çlirimtare dhe Shkallzimi i Luftës Civile”, kurse në një nëntitull flitet për “Kalimi i UNÇ në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Shkallzimi i luftës civile”. Në një vend të kësaj pjese thuhet: “Muharrem Bajraktari donte të luftonte kundër gjermanëve, por nuk pranoi të bashkohej me Frontin Nacionalçlirimtar. Për këtë arsye ai u godit pabesisht nga forcat partizane. Në luftime që u zhvilluan midis të dy palëve pati mjaft të vrarë”. Kështu siç është thënë, nuk qëndron. Edhe kundër pushtuesit nazist, qëndresa e Lumës ka dhënë ndihmesë luftarake. Me udhëtimin e gjermanëve për në Kukës, Dostan Rexhepi, me urdhër të M. Bajraktarit; ua vuri pritën atyre me një grup luftëtarësh para afrimit në Kukës, ku pati armiq të vrarë. Pas hyrjes në Kukës (Shtator, 1943), Muharrem Bajraktari me forcat e tij, në përleshen që u bë aty, u detyrua të tërhiqet në brendi të visit. Në Domaj pastaj, afër shtëpisë së M. Bajraktarit, u bënë luftime të ashpra (17. 8. 1944), ku u vranë disa gjermanë. Lufta frontale

57

Page 58: Dy Drinat #14

kundër gjermanëve në Kukës (10. 9. 1944) zgjati afër një muaj dhe u ndërpre pas sulmit tradhtisht prapashpine që i bënë M. Bajraktarit partizanët e Brigadës së 5-të të famëkeqit Shefqet Peçi, të cilët e kishin planifikuar eliminimin e M. Bajraktarit më parë...(Esat Bilali, “Shkrime historike #1), Lezhë, 2001.Në faqen 370 bëhet fjalë për “Diaspora shqiptare në Evropë, në SHBA dhe në vende të tjera. Sa i përket asaj të ngulimit në SHBA dhe të tjera, është interesante. Nuk ngurroj të them se jo veç është e përciptë, por edhe e politizuar. Sa për ilustrim, po pyes se çka ka bërë Elez Biberaj për Shqipërinë ose për Shqiptarinë, kur ai ka punuar gjithnjë për Amerikën, madje për shtetin, që të zërë vend në faqet e historisë shqiptare, ose të dekorohet si atdhetar shqiptar, madje duke u krahasuar me burrë shtetin, atdhetarin kundër të keqes shqiptare –fashizmit, nazizmit dhe komunizmit, Muharrem Bajraktarin, madje duke harruar shumë atdhetarë të mirëfilltë, që ia kanë kushtuar tërë jetë çështjes kombëtare, jo politikave dhe grupeve të leverdive të ngushta që kanë nxitur luftën meskombëtare?... Po në përgjithësi, më duket se këtu është harruar thelbi i asaj që zbulon historinë dhe që është çka-ja dhe pse-ja dhe si-ja...Posë kësaj, atje të tërheqin vëmendjen fotot e Nolit e të Konicës, të Mitat Frashërit dhe të Ernest Koliqit, të Abaz Ermenjit dhe të Abaz Kupit. Një kompromis i habitshëm për njerëzit që kanë sajuar grupe për të luftuar kundër njëri tjetrit për gjysmë qindvjetshi? Shkencëtarët tanë edhe këtu nuk kanë mundur të gjejnë dallime për hir të së vërtetës, nga obsesioni politik!Në faqen 371 thuhet: “Pjesa më e madhe e emigracionit politik shqiptar u bashkua në organizata (më drejt, parti të ashtuquajtura – eb) si Balli Kombëtar, Legaliteti, Lidhja Kosovare, Besëlidhja shqiptare, Blloku independet etj.” Kjo nuk qëndron. Një pakicë e vogël e mërgatës është njoftuar me grupet politike, ndonëse fushata të ashpra, madje beligjerante për të rritur anëtarësinë, janë ndërmarrë. Për këtë, ato nuk kanë mundur të botojnë

58

Page 59: Dy Drinat #14

rregullisht e seriozisht një gazetë për të luftuar të keqen shqiptare, se lere më të bëjnë ndonjë punë tjetër kundër komunizmit dhe kundër pushtuesit serb në Kosovë. Kjo gjendje ishte pasojë e grindjeve që filluan duke e akuzuar njëri tjetrin, si dhia delen..., për çfarë Ernest Koliqi thoshte se “Kur qemë në Shqipëri, qemë shumë fashistë, kurse kur dolëm në Perëndim, ngelëm pak. Prandaj sajuam Bllokun, (partinë e fashistëve – eb), që të mbrohemi”, që nxiti edhe më shumë luftën kundër njëri tjetrit. Kurse Lidhja Kosovare e Luan Gashit, si pjesë e Ballit - nuk e di mirë se e cilit Ballë: e atij të Mitat Frashërit që kishte si krah të djathtë ministrin e drejtësisë që vriste atdhetarët shqiptarë gjatë pushtimit fashist italian,- Hasan Dostin..., të Ali Këlcyrës me Qazim Emrën e mirë nga Gjakova, apo atë të Abaz Ermenjit të agrares, - kishte disa kosovarë, ndër ta një nga Theranda dhe tjetri nga Prishtina...? Po ashtu nuk e di se për cilin Legalitet bëhet fjalë, për atë që luftoi kundër fashizmit në Shqipëri, apo për atë që u bë strehë e ish- fashistëve dhe neo-fashistëve dhe ish-serbistëve të vjetër dhe të rinj në mërgim, të cilët për pak desh ia morën frymën). Po habitem që në këtë mes pse nuk janë shënuar edhe partitë tjera, sa shumë kanë qenë(!), si ajo e Lidhjes së Prizrenit, që e sajoi Xhafer Deva me Rexhep Krasniqin si negacion kundër Ballit e Lidhjes Kosovare..., Partia Katundare e Isa Ndreut dhe Seit Kryeziut dhe të tjera “heroizma”. Ku është lënë “Vatra” e gjorë!? Kjo bëri që, sikur që nuk mundën ta luftonin komunizmin në Shqipëri, për shkak të grindjeve politike, në të vërtetë, grindje për atë se “kur hyri dhelpra në lumë a e lagu bishtin” dhe kështu komunizmi nuk mundi të luftohet edhe në botën e lirë... Sepse u bënë shumë “nacionalistë” me llafe... të cilët e humbën besimin te populli shqiptar...Kurse në faqen 373, posë tjerash, thuhet: “Në gjirin e diasporës shqiptare kanë zhvilluar dhe zhvillojnë veprimtarinë patriotike e krijuese dhjetëra e dhjetëra politikanë...” Kjo është e vërtetë.

59

Page 60: Dy Drinat #14

Këtë mund ta ilustrojë ajo klisheja e njohur “dy shqiptarë, tri parti kur flitet për politikë”. Po fatkeqësisht këta politikanë nuk kanë përbërë atdhetarë të mirëfilltë, edhe sikur të ngrihej Diogjeni nga varri me fener në dorë në mes të ditës me diell... zor se do të gjente... Kurse politikanë të zellshëm, sa të duash për tu hëngër me njëri tjetrin. Por edhe jo politikanët nuk kanë qenë bash në rregull. Stavro Skendi, i vetmi shqiptar me titull autentik shkencor profesor, nuk çante kokën për atdhetarinë shqiptare. Kur i thoshte Nexhat Peshkëpia, botues i gazetës “Shqiptari i Lirë”, organ i Komitetit Shqipëria e Lirë, që të shkruajë një studim historik për Shqipërinë Jugore, për çfarë grekët me Senatorin e tërbuar Dirkson ulërinin si ujq të uritur kundër Shqipërisë, jo kundër komunizmit, thoshte se “Kam disa miq grekë dhe nuk dua të prishem me ta”.Por është e habitshme se pse është futur këtu me këta politikanë, pse është politizuar, krijesa më e ndjeshme e Zotit, Nënë Tereza?! Këta lloj emrash që janë paraqitur në histori, nuk e kanë bërë historinë... Kurse disa atdhetarë që dolën të demonstronin para OKB-së kundër komunizmit më 1951, ishin atdhetarë të tillë që guxuan ta lënë komunizmin në një anë dhe të vërsulen kundër grekëve... Të dhënat duhet të vërtetohen për vërtetësi dhe të interpretohen në mbështetje të tyre, jo të shkruhet për hatër të individëve dhe të klaneve...Diaspora në Amerikë ka qenë një bashkësi jo vetëm e përbërë, por edhe e ngatërruar dhe e bërë lëmsh. Këtë gjendje e kanë mundësuar garat për ta përvetësuar atë për të fituar një anëtarësi, një simpati dhe një miqësi nga brena dhe nga jashtë. Kjo luftë ka qenë aq e ashpër sa jo veç ka ekzistuar urrejtje për politikë në familje,në miqësi, në shoqëri, por edhe janë vrarë për të, gjë që të kujton luftën e klasave në Shqipëri. Megjithatë, ka pasur përpjekje thjeshtë kombëtare, megjithëse jo efektive. Prandaj ata që merren me studimin e diasporës duke e shikuar atë nga larg si Galileu yjet me teleskop, që duket si mali kur e shikon nga larg

60

Page 61: Dy Drinat #14

dhe sheh vetëm gjelbërime të bukura, nuk shihet e vërteta. Por ajo duhet të shikohet nga afër, duke ushtruar si Galileu me rënien e lirë të trupave në Pizza, ku mund të shihet realiteti, i cili ka qenë plot thera e shkurre, gropa e hendeqe, për çfarë jo vetëm kanë dështuar shqiptarët, por edhe i kanë shfrytëzuar të huajt.

Essat Bilali, Sr. Sc.Korrik, 2010USA

61

Page 62: Dy Drinat #14

THE SHKYPETARS(The Albanians)

By George Fred Williams

IV.—The Struggle for Liberty

Every oppressed people has the right to shake off its yoke, and if the Albanians arë tired of Turkish mis-government and wish to be independent, my best wishes go with them. True, I can do nothing directly for them, but when your plan has really succeeded, the Turkish flag has disappeared and the independence of Albania is declared, let your provisional government be officially declared and England will be the first power to acknowledge independent Albania. I will also do my utmost to influence others to follow the example.—Gladstone, Prime, Minister, 1880.

This is the nearest approach in modern history to a kind word for Albania from an official source. It had at least the spirit of sympathy, and if the present prime minister of England would say as much for a provisional government in Albania now, it would be an easy matter to make it independent and free.

When I have spoken of the oppression of the Shkypetars by Turkey, I have not had in mind cruelties, tortures, assassinations or even massacres. These are aimed at individuals who suffer and die and are forgatten. The science of torture, the essence of oppression, the diabolism of assassination are reached when they are aimed at the body, life and soul of an entire nation.

It seems inconceivable that a government should plan with

62

Page 63: Dy Drinat #14

apparent deliberation to crush out all prosperity and knowledge all hopes and aspirations … people: yet such is the …record of Turkey in Albania. This brave mountaineers were neve conquered and for the most part refused to pay taxes. They died in droves defying the Turkish hosts, and never gave up their rude homes to the invader. But they could not hold the lowlands, where were all the opportunities for wealth, education and civilization. For the Turk they had two values: first as sources of revenue and second as soldiers. They were therefore taxed to the utmost limit. The taxes were farmed and reformed so that the revenues of the government only partly represented the exactions of the tax-gatherers. The taxes were then, sent to Turkey and but little was expended in the country. Thus the land was sapped of its wealth. San Giu-liano. Italy's late Minister of Foreign Affairs, says that the City of Avlona paid in a year 1,000,000 francs and only 15,000 to 20,000 were spent there; also that in the Vilayet Janina 9,000,000 francs were collected of which 2,000,000 were spent in the country.

Breeding of Soldiers

But the other asset was more valuable: Albania could furnish soldiers second to none in Europe. The strong, hardy, fearless mountaineers of Albania formed the body guard of the Sultan. The Malisores and Miridits were awarded their places on the wings of all the Turkish troops; they looked down with contempt on the regular forces; many rose to high honors in the army and the state. Even in the days of Rome, the idea was conceived of making Albania a warren for the breeding of warriors and the Ottoman brought the science to perfection. But Albania prosperous, educated and happy would not supply soldiers; ignorance, isolation and poverty were chosen by Turkey as the instruments not only to hold a brave people in

63

Page 64: Dy Drinat #14

subjection but also to make it the breeder of soldiers.

Wrecking the Country

Apparently ingenuity was exhausted to bring about the moral, intellectual, spiritual, economic and political degradation of this people. The officials were all corruptible; so-called courts of justice gave no protection to person or property. Men were thrown into prison on secret testimony or for purposes of extortion. All motives or opportunities for accumulation were closed to honest industry by conscience less tax-gatherers and officials. But these are conditions common elsewhere; not so the systematic destruction of wealth. Mines of gold were operated by the Romans, of silver by the Venetians; these were long since closed by government order and even their locations are now mostly unknown. Vast forests of oak and other valuable timber rot on the stump, because of restrictive laws and the utter failure of transportation. While all the other countries of Europe show a network of railroads, this country has not and the testimony is universal of a rod of rails from North to South. Vast water powers run to waste; fine harbors arë without docks or warehouses; Rivers which should carry steamboats inland and raft the huge timber supplies to market are choked, swallen and useless. Saving what the Romans as legacy there are no roads and ome traves from coast to the interior and from town to town on meare trails.

Harbors and railroads were avenues to and from the outer world and highways would be means of easy access from one town to another; but such communications would make known to the people the advantages of civilization and promote protests and revolutions. The awful policy of isolation from within and without promoted the savage state while Turkish ……the cars of

64

Page 65: Dy Drinat #14

strangers with stories of the fierceness of this people and the dangers of travel without armed escort; yet records fail to show that strangers were ever in danger, who bought with them no plots against the people and the testimony is universal of generous hospitality to those who visited this unhappy country with friendly pupose.One place of 40,000 inhabitants is all that we should dignify with the name of city.

A Rich Land

There are enormous plains and valleys of richest alluvial soil, which could feed millions, but are now merely scratched with the wooden plows, and mainly run to weeds, on which the peasants pasture their sheep and goats.

The mineral resource are unexploited, unknown. The best authorieties credit the country with anthracite, oil, iron, antimony, asphalt, cooper; but their exploration and development have never been allowed. The opportunities are unlimited for the raising of grain, olives, fruites, wines and silk, wile the fish supply is inxhaustible.

Gradually the farmer, rackrented, overtaxed and poor, has given place to the shepherd and the splendid soil of the valleys, deep, rich and inexhaustible, which should be producing millions at every harvest, is mostly a feeding ground for sheep and goats. Even these are a miserable sort; the wood of the sheep is hardly marketable and the stock had probably not been renewed in generations. The large natural supply of pelts fails for want of transfportation and treatment. Lo! in the midst of Europe a rich land blighted ; in the midst of plenty a desert!

65

Page 66: Dy Drinat #14

The Process of Degradation

Albania is filled with the relics of the past, but the Turks would not permit excavations, which might remind this people of its ancient glories.

The teaching of the native language was forbidden in any schools. Today there is no established alphabet, no presscs provide newspapers and books to the people; indeed under Turkish rule arrests and exiles followed the discovery of Albanian books, grammars or alphabets in the mails or on the persons of natives, whose ancient tongue must be silenced in the interest of the oppressor.

The enmities of families, of sections, of villages, of religions and races wore fomented to divide and confuse all efforts for union and freedom. The religious superstitions and bigotries grew in well fertilized soil, and the bribery of leaders has been the most fatal poison to enterprise and advancement.

The peasant boy born in Albania was brought up in ignorance, for few schools, excepting those furnished by foreigners, were allowed to stir the intellects of the young to hope and ambition. The father plodding in poverty could offer his son only one avenue out of his own miserable state; he could send him to Constantinople where he would be fitted out as a soldier, strut in a gaudy uniform, and feed on govcrnment rations; enter the career of a swashbuekler and accumulate the vices of his calling.

Europe Maintains Turkey

European diplomacy has been well aware of the wicked and degrading character of Turkish rule. A decent shame has

66

Page 67: Dy Drinat #14

suppressed the awful truth, and to all who protested the answer was made to sufliee, "It is a race of savages."

No public man of Europe knew the Shkypetar land and people better than Italy's distinguished statesman, Marquis de San Giuliano. With a powerful pen he has depicted the utter misery to which Turkish rule has reduced a people, whose bravery and capacity he respected. With entire frankness, however, he placed them beyond hope from his administration as Minister of Foreign Affairs in these words: "Hence Italy is interested to leave untouched the dignity of the Sultan, outwardly and inwardly, in Albania, even, if possible, to strengthen it and to avoid everything which will hasten its dis-appearance, or may create conditions that sooner or latter may furnish an excuse for foreign interference or "international disturbance.”

It was in this spirit that Europe condemned the Shkypetars to their wretched slavery and isolation, the suppression of their wealth and industry, the promotion of ignorance, superstition and poverty, the subjugation of their souls and intellects.

Efforts for Liberty

I will not attempt to recite the long record of leagues and rebellions by which the Shkypetar has sought to wrest his freedom from tyranny. Suffice it that Turkey was compelled to recognize through centuries its inability to conquer the mountaineers. No Turkish soldier dared to enter their fastnesses, and once the Sultan was compelled to ask permission of the Malisores to pass through their territory for an attack upon Montenegro. Not once has Europe been able to enforce its edicts when it has attempted by treaties to dismember this nation. It defied the: treaty of Berlin, and now defies the London Accord.

67

Page 68: Dy Drinat #14

At this moment Italy has occupied the coast cities of Avlona and Durrazzo only to find the people in arms to resist the invasion.

It remains to be seen whether or not the imperialism, militarism and navalism which have brought Europe to the death-clutch will survive the punishment of sin. If the just judgment of humanity shall bring in a new order of international confidence, peace and brotherhood, it must also drive down to the depths of oblivion the secret diplomacy of international distrust, violence and hatred, which have wrought the present misery.

It is the same diplomacy' that held Albania for centuries under the wicked rule of Turkey, .reduced it to poverty, shut from it the light of civilization and put at all the highways to its impoverished territory the sign, "Dangerous, keep out.". When at last the cruel grasp of Turkey was broken, Europe set upon this brave people, carved oil some of its most useful territory, and then undertook to impose upon it a government, as despotic in its character as ever the Porte had conceived. In place of a charter of liberty Europe brought a Prince, a commission and a police to rule Albania without apparently a thought that this people should have a voice in its own government. It was tyranny, pure, simple, absolute.

A Nation of Patriots

The brave mountaineers gave speedy answer, the same which sounded from the mountain sides of Switzerland into the ears of the Hapsburgs, and rang the clarion tones from the Old South Church into the halls of Westminster. The brave people of Albania were not awed by the might of Europe; they had fought one oppressor and would fight another; they put the word "justice" on their banners and to every request for a parley

68

Page 69: Dy Drinat #14

'answered: "First, send away your. Prince." From Epirus to the fastnesses of the Albanian Alps rang out a defiance, which kept the European agents trembling on the beach at Durazzo, and finally drove them bag and baggage from Albanian soil.

These patriots were not led by crafty diplomats or fooled by ministers and parliaments; they were merely freemen fighting for liberty, who should be welcomed by Americans into the temple of patriots.

America Does Not Know

But America is silent; no ships cross the seas to save the starving shepherds of Avlona, no busy fingers knit coverings for the poor hands and forms of the freezing victims of Europe's injustice. It is because the people of the United States do not know the facts that I am writing these lines to spread before them the pitiful story of the brave Shkypetars, who crave freedom and independence for themselves, their children and their children's children.

I may be wrong in putting the claims to charity last, but tyranny has taken terrible toll from this people and a few thousand corpses more or less staring their mute appeal to Heaven from the mountain sides of Albania count but little. It does count whether this people is to have liberty and rescue the generations to come.

(Continued on next issue).

69

Page 70: Dy Drinat #14

LEGJENDA E TIVARIT I

Sadri Fetiu

Tivari i Vjetërnë zukamë mushkonjashvarroset pikëllueshëm…Ullishta heshte vitet e mplakurapërvajshëm kalojnë…

Është një vend këtu – ku në pranverë e vjeshtëvijnë dallëndyshet në mortje cicërojnë:“Ku janë varret – trupi ku ju treti?!...”...........................

Në këto brigje sa herë vjen pranvera,thonë malësorçe gjëmon gjithmonë deti:“Eu, ç’janë këto gjam-o, more, o, që po na i bien era?!...”

(Shkruar më 2 prill 2005, më rastin e 60-vjetorit të Masakrës së Tivarit)

70

Page 71: Dy Drinat #14

LEGJENDA E TIVARIT II

Në Antivar po binte shiSi në legjendë – histori…

Këtu veç mortja rri në pritëMoteve që po kalojnëUllishta mëson të heshtëI bashkon pranverë e vjeshtë…Për çdo vit këtu është një ditëKur dallëndyshet cicërojnë:

“Oh, sa burra këtu ranë! Në stuhi e në murrlanKund s’ ka varr e as muranëShkuan pa nam e pa nishan!”

E cicërima kurrë nuk ndaletSi jehonë shkon hove – hovePërshkon fushat - kalon malet Si shungullimë shkon drejt Kosove…

Re e mllefin me duhiSi dikur prej KaradakutMbi Kosovë po binte shiApo derdhen lotët e gjakut Nga legjenda – histori…

Vetëm deti rëndë gjëmonteAto ditë s’ vinte pranveraNga thellësia sikur këndonte:“O. ç’janë këto gjamë që po i bje era!?”

71

Page 72: Dy Drinat #14

Po ullishta ngultas – heshtëI bashkon pranverë e vjeshtë…

Sa shumë pezmi derdhet në detNëpër kohën që kalonVetëm ai duket i qetëBrenda vetes rëndë rënkon:

“ Sa shumë burra këtu ranë!Në stuhi e në murrlanKund s’ ka varr e as muranëShkuan pa nam e pa nishan!”

Ecte moti - kaluan vjetPër habi ullishta flet:

“Më e thellë dhembja se ky det!Këtu legjenda rron përjetë…”

Në Tivar të Vjetër binte shiSi në legjendë – histori…

(prill, 2005)

72

Page 73: Dy Drinat #14

SHOQATA "VATRA" (e downtown-it)

DHE KRYETARI I SAJ ARSHI PIPA DHE TË TJERËT...

SHKRUAR NGA: ESSAT BILAL1

Kur flitet për "Vatrën" e downtown-it, të perhihet, madje me imponim, gjendja e atij katolikut të sëmurë që bëhet mysliman për të gjetur shërim. Por, posa myslimanizohet i gjori vdes, sepse ndjek rrugë të gabuar, për çfarë Zoti nuk e ndihmoi!

Edhe "Vatrës" së Bostonit ia ndërruan vendlindjen e saj dhe atdheun nënë për të gjetur një atdhe nënë tjetër, por nuk ia arritën qëllimin, nuk kanë se si, sepse vendlindja dhe atdheu janë vetëm një, unikalë! Vetëm tradhtarët kanë shumë atdhera!

Gjatë këtyre 50 vjetëve, të qenies së saj, “Vatra", (fjala është për atë të Bostonit, për klasiken), ka pasur qenie të përshkuar nga një krizë e vazhdueshme, e cila, ndonëse nuk ia zuri frymën, e bëri si bollë të vrarë që, ndonëse shihte, lëvizte me vështirësi. Kriza veçanërisht filloi të ashpërsohej pas viteve të '60-ta, kur u pranuan si anëtarë emigrantët e pas Luftës së Dytë Botërore, sepse u pa një shteg jo veç për të mbijetuar, por edhe për t’u forcuar. Por, kjo rrjedhë filloi me dyshime dhe u zhvillua me zhgënjime të hidhura, që jeta i ka vërtetuar dhe po i vërteton edhe sot e këtë dite si të tilla.

Qëllimi i elementit të ri që hyri në shoqatë, nuk ishte për ta ndihmuar vazhdimin e qenies së "Vatrës", ose për ta forcuar atë, por tentim për ta kontrolluar dhe shfrytëzuar atë për qëllime të tyre politike. Kjo bëhej ngadalë dhe me mjeshtëri. Ata ose fusnin përzemërsues të tyre, gjoja jo politikë ne fillim, nga të cilët kishte mjaft aso që thoshin "mirë kosi e mirë

73

Page 74: Dy Drinat #14

tërnbli"... Aparatçikët e partive politike, madje ata që mbanin poste të larta partiake të Legalitetit dhe të Bllokut, e para me përvojë nga lufta kundër-fashiste dhe tjetra jo veç përkrahëse (Blloku është sajuar pas luftës, krerët e të cilit kanë qenë përzemësues, por edhe bashkëpunëtorë të pushtuesit fashist italian... Ata tashmë i bashkonte ideali i njëjtë: rrëmbimi i shoqatës për leverdi politike, specifikisht kundër atyre që nuk ishin në radhët e tyre, dhe, në përgjithësi, gjoja kundër regjimit komunist në Shqipëri, madje, ajo që ishte dhe më keq, edhe duke bashkëpunuar me serbo-Jugosllavët... (Shih "Emigracioni shqiptar 1948-1953", Prishtinë, 2005).

Një qëllim të këtillë për shoqatën nuk e donin veteranët e Bostonit, jo sepse ata ishin, përkrahës të regjimit komunist (në Amerikë regjimi kishte "Lirinë" e Bostonit me disa anëtarë dhe Shoqatën "Naim Frashëri" me kryetarin e saj...), por sepse nuk donin që ta politizonin shoqatën, sepse në thelb ajo kishte si devizë: "Vatra nuk duhet të marrë pjesë në politikë" (Shih neni 6 i "Kanunores"). Këta përkraheshin edhe nga disa veprimtarë jo vetëm kundërkomunistë, si veprimtari i zellshëm Ymer Doda, gazetari dhe poeti Xhevat Kallajxhiu me një numër atdhetarësh të pa politizuar, duke përfshirë edhe disa intelektualë të rinj, të shkolluar në vend, të cilët mendonin të sajonin një front gjithëkombëtar për mbrojtje të çështjes kombëtare... Megjithatë, veteranët e Bostonit nuk dorëzoheshin. Dr.Ilia Andrea, kryetar i shoqatës për shumë vite, i shkruante intelektualit Essat Bilalit në letrën e 19 shtatorit, 1981: "Mos u bëj merak, se armiku e nxori faqen në Kuvend".

Këtu më poshtë po jepen disa specifika, të cilat e konkretizojnë këtë antagonizëm, i cili shpesh shndërrohej në armiqësi:

74

Page 75: Dy Drinat #14

Për "Vatrën" s'çahej koka gjatë një viti. Por kur afrohej koha për mbajtjen e kuvendit, ku zgjidheshin zyrtarët e saj, njerëzit e grupeve gumëzhinin si bletët në zgjua. Anëtarë apo jo, paguar apo pa paguar anëtarësinë, paraqitnin lista me emra fare të panjohur dhe emëronin dhe zgjidhnin zyrtarë njerëzit e tyre. Kjo ndonjëherë bëhej edhe me ballafaqime që çonte në një acarim kur për pak nuk pëlciste dyfeku... Më kujtohet, më duket se në Kuvendin e viti 1981 që u mbajt në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, një ballafaqim midis veprimtarit veteran të zellshëm Ymer Dodës (i cili u vra duke luftuar për “Vatrën" dhe njerëzve të grupeve), sidomos ..., një legalit i zellshëm, i cili këmbënguli: "Nëse nuk pranohet propozimi im, unë me përfaqësuesit e mi do të dal nga kuvendi". Për shkak të kësaj gjendjeje, kur merreshin vendime për veprim, ato pothuajse kurrë nuk zbatoheshin, sepse sabotoheshin në prapaskena. Prandaj, sa herë që mblidhej Këshilli Drejtues, bëhej fjalë për të njëjtën gjë dhe kështu “njëri thumbat dhe tjetri patkoit”, kali ngelte pa u mbathur...

Po ajo që u diskutua nëpër degë, në këshillin drejtues dhe në kuvende, madje për shumë kohë në trajtë mjaft të gjallë, ishte çështja e "Kanunores", e cila me gjithë diskutimet e shumta, kurrë nuk u miratua, sepse të politizuarve nuk u shkonte për shtati neni 6 i Kanunores, ku thuhej: "Vatra s'duhet të jetë pjesëmarrëse në politikë", po donin të ishin "Lala Kros, vetë shkruaj, vetë vulos", siç thoshte për politikanët At Gjergj Fishta.

Kjo çmenduri ka pasur qenie sigurisht edhe për kanunoren e re, në "Vatrën" e downtown-it, të cilën dikush e paska përpunuar, por qenka lënë në heshtje, sigurisht se me muhanati, duke bërë rrapadapa si në mullirin pa drithë, por edhe sepse një kuvend kuptimplotë dhe në saje të Kanunores, kurrë nuk është

75

Page 76: Dy Drinat #14

mbledhur...

Gjendja në "Vatrën" e Bostonit u acarua veçanërisht me afirmimin e Misionit Shqiptar në OKB-në, si pasojë e një farë politike të daljes së Shqipërisë nga izolimi, kur Amerika e zbuti politikën e saj ndaj Shqipërisë dhe ajo u lejua të zgjerohej në vend. Kjo ishte një kohë kur çdo mospajtues, çdo veprimtar i pa politizuar, me parimin fashistokomunist "ja me ne, ja kundër nesh", etiketohej si komunist, pro enverist dhe të tjera, po kurrë fashist, serbist apo grekofil, ndonëse kishte plot sosh. Kështu u sulmua me letra Sami Repishti, madje më duket se me emra te rremë. Për sulm përdorej përvoja fashisto-serbiste e disa horrave që veprojnë edhe sot e kësaj dite me ato metoda, por burimi u mor vesh, që ishte një ish-fashist i përbetuar. Sami Repishti ishte veprimtari më i zellshëm jo veç kundër serbo-sllavëve në sajë të të drejtave të njeriut, por jepte ndihmesë me shkrime edhe për "Diellin" e Bostonit, ndonëse nuk ishte anëtar. Kjo politikë kishte për qëllim shkatërrimin e tij si veprimtar dhe si dashamir i shoqatës, sepse pos tjerash, ua fashiste ëndrrat atyre që rrinin e prisnin, si langoi në gjah, me duar lidhur për t'u bërë kryetarë dhe redaktorë të gazetës. Kur u bë redaktor i "Diellit", Eduard Liçoja, me marifete duke bashkëpunuar me Agim Karagjozin, me të cilin u prish pastaj, mbase për ndarjen e posteve (!), ai bëri orvatje të rehabilitonte pushtuesin fashist me shërbëtorët e tij, madje duke sulmuar edhe veprimtarë në bashkësi. Ndonëse ai qe emëruar redaktor në mënyrë subversive, jo nga këshilli drejtues, kur bisedohej për Bilal Xhaferin, botuesin e "Krahu i shqiponjës", gjë që bëri Essat Bilalin të dalë nga Këshilli Drejtues në shenjë proteste. Duke vazhduar këtë politikë, Sami Repishti u sulmua haptas në kuvendin e “Vatrës" për gjoja për propagandë komuniste, që u mbajt më 1985 në restorantin e Anton Atanasit, kur lexoi temën e porositur nga këshilli drejtues "Ç'ka qenë, ç'është dhe

76

Page 77: Dy Drinat #14

ç'do të jetë Vatra?", e propozuar nga E. Bilali, me të cilin u autorizua nga këshilli drejtues të flasë Tonin Mirakajt. Samiun u përpoq ta mbronte, tani i ndjeri, z. Antoni Atanasi. Sulmi ndaj Sami Repishtit buronte nga mendimi se siç flitej, ai paska pas shkuar, mbase për "të marrë dorë", në një natë me stuhi, me Sejdi Bytyqin, te Misioni Shqipërisë (?!) Por, edhe sikur të ishte e vërtetë, ata ishin njerëz të lirë dhe qytetarë amerikanë, kurse për ata që shkonin në Legatën jugosllave nuk thuhej asgjë, gjë që dihet sepse... (Shih: Emigracioni Shqiptar 1946-1953, Prishtinë, 2005 dhe të dhënat e gazetës “Infopres”).

"Unë e ndjeva gabimin që bëri Peter James-i kur ishte editor. Ai njeri ishte vënë ta prishte "Vatrën”, i shkruante Essat Bilalit, në letrën 19 shtatorit 1982, kryetari i "Vatrës", dr. Ilia Andrea, fill pas kuvendit. Po atë që e filloi Peter Jams-i me herët, do ta vazhdojnë më vonë të tjerët. Këtë do ta bëjë Eduard Liçoja kur u be redaktor i "Diellit". Por fill pas botimit te disa numrave të "Diellit", ai vdiq. Duke mos pasur ndonjë njeri tjetër që kishte mundësi të shkruante, u zgjodh në trajtë të ligjshme redaktor i gazetës “Dielli” Din Derti, një djalosh i shkolluar në SHBA në letërsinë frënge. Ai ishte edhe veprimtar i zellshëm, i cili e donte shoqatën dhe shqiptarinë pa kufizime. Por Din Derti kishte një të keqe për ata që e quanin veten "nacionalistë", sepse s'ishte i politizuar... Prandaj, edhe kundër tij u zhvilluan armiqësia. Njëherë, kur qesh rastësisht te shtëpia e Agimi Karagjozit me Shefqet Vatën e ndjerë, ai na tha: “Thuaj Dinit se po të vazhdosh kështu...", ishte një kërcënim i mjegulluar, që do të qartësohej më vonë, madje në kuvendin që pasoi.

Në një gjendje të këtillë mjaft të acaruar, do të mbahet Kuvendi vjetor i "Vatrës" më 20.4.1991 në qytetin e Nju Jorkut, në të cilin u debatua shumë për çështje të ndryshme dhe veçanërisht pas vënies së kandidaturës për kryetar të Arshi Pipes, pa qenë i

77

Page 78: Dy Drinat #14

pranishëm dhe pa qenë anëtar, përkundër Heri Stojës, ish-kryetarit të mëparshëm shqiptaro-amerikan nga Bostoni, i cili ishte rritur me shoqatën dhe kishte dhënë ndihmesë të madhe për të. Kandidaturën e Arshi Pipes e kundërshtoi në mënyrë të rreptë shkruesi i këtyre radhëve (që tani ishte vetëm anëtar i thjeshtë i saj, me mbështetjen se ai nuk ishte anëtar i shoqatës dhe veprimtaria e tij e politizuar ishte në kundërshtim me dispozitat e "Kanunores" dhe më tej e dyshimtë. Këtij kundërshtimi iu bashkëngjitën edhe një numër përfaqësuesish, si z.Anton Atanasi, Din Derti, Heri Stoja, Abdullah Kaloshi, Muahrrem Bilali dhe të tjerë. Por kur u hodh në votim, Arshi Pipa fitoi, ndonëse nuk ishte i pranishëm. Me këtë rast Anton Atanasi tha: "Kjo është dita më e zezë e jetës sime". Te gjithë ne e lëshuam sallën, duke përfshirë edhe redaktorin e "Diellit" Din Dertin, i cili dha dorëheqje të menjëhershme. Pra, edhe me këtë rast "Vatra" humbi tre intelektualë, të cilët më duket se ishin të vetmit në shoqatë dhe të cilët mund të jepnin për të dhe veteranët kryesorë të Bostonit, përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e Nolit. Por me marifete dhe me vota margjinale, u zgjodh Arshi Pipa kryetar. Kjo qe pasojë e mos marrjes pjesë në votim e disa përfaqësuesve nga Kosova (Shih: Essat Bilali, "Një zë tjetër", 2001).

Arshi Pipa ishte një personalitet i njohur dhe me kulture të gjerë. Ai jo veç kishte shkruar shumë, por edhe ishte autor i disa librave, bile quhej edhe profesor, se jepte elementet e shqipes dhe të italishtes në një fakultet për amerikanë fillestarë në këto fusha. Por pas '81-shit, ai u rreshtua me forca kundër-shqiptare, që thuhej kundër "Shqipërisë staliniste" dhe kundër "kosovarëve enveristë", qe luftonin kundër pushtuesit serb. Sjellja e Arshi Pipës e skajshme, duke bashkëpunuar edhe me Kapllan Resulin, i ngjante asaj partizane të '45-shit. Ai ishte kundër luftës së kosovarëve për liri, "sepse murit nuk i bihet

78

Page 79: Dy Drinat #14

me krye" ("Albanika" 1990, f. 123), ose "Ata duhej ta dallonin veten nga shqiptarët e atdheut të tyre nënë sesa të njoftoheshin simbolikisht me të" (Ibid f. 60) dhe marri te tjera. Por ajo që ishte e habitshme, megjithëqë ishte me prejardhje nga jugu i Shqipërisë, ai ishte shumë kundër jugorëve sa donte ta zhbinte edhe Nolin e madh, madje duke e shfrytëzuar veprën e tij dhe ta shkatërronte tërë kulturën shqiptare, duke përfshirë edhe gjuhen standarde në të mirë të gjuhës së tij (ndonëse dikur pat filluar ta pranojë atë), jo për ta përpunuar atë... Si i këtillë, ai ishte fund e krye i papërshtatshëm për shoqatën. Por, ai ishte e vetmja letër që u kishte mbetur në duar esnafëve të tij dhe, vërtet e bëri punën e tyre, sepse bëri të mundshme që ata ta rrëmbenin shoqatën nga "komunistet", siç shpreheshin disa përkrahës të tij, dhe kështu t'ia shkulnin edhe rrënjët asaj nga vendlindja dhe atdheu i saj i vjetër, me një fjalë, ia ndërprenë jetën, për të mos thënë se ta mbysin.

Por, meqë Arshi Pipa nuk ishte marrë me punët e shoqatës, madje as duke qenë anëtar i thjeshtë dhe meqë nuk i njihte njerëzit e saj, madje ai kishte qëndruar edhe larg bashkësisë shqiptare, "sepse nuk kishin kulturë të lartë", punët nuk mund t'i shkonin mirë. Së pari, ai nuk mundi të gjente një redaktor për gazetën, sepse as nuk kishte njerëz që kishin mundësi ta bënin atë punë, as që donin të punonin në atë mjedis, as nuk mund të punonin me Arshi Pipën. Prandaj, ai u detyrua ta kryente vetë detyrën e redaktorit të gazetës. Së dyti, edhe ai si redaktori i parë i skajshëm dhe patologjik para Dinit, bëri disa akrobacione, sigurisht se edhe për t'ia bërë qejfin dikujt tjetër. Kështu, u përpoq shumë për ta zhvleftësuar Nolin duke e përdorur Konicën si model. Por ai u bë si redaktori tjetër, edhe brutal, duke e sulmuar Essat Bilalin, njeriun që kishte punuar për shoqatën për shumë vite, me një shënim në "Diellin", duke e quajtur me qëndrime vërtet komunisto-fashiste për asgjësim,

79

Page 80: Dy Drinat #14

"psihopat" ( shqiptim serb i fjalës), që duhet të shkojë në "shtëpinë e të çmendurve" dhe si "njeri i patrurë" që ishte, një metastazë arshipipane, sepse ai vetë ishte me tru, por të mykur, që nuk i duhen askujt... Sa i përket mendjes, Arshi Pipa kishte një diplomë nga Italia "buono për Albania", që ishte sa gjysma e diplomave akademike që kishte E. Bilali dhe që i kishte fituar me punë të rëndë në gjithë mësimoret e Amerikës. Në atë kohë Arshi Pipa kishte disa libra të shkruara, një me vjersha dhe një libër “Trilogia", (të cilën e ka pas kritikuar z. Peter Prifti, shih "Zëri i së vërtetës"), ku jepte mendime për letërsinë shqipe që ka pas mësuar në shkollë të mesme, po të shkruar mirë anglisht, sigurisht se redaktuar nga plaka amerikane me të cilën bashkëjetonte (se anglishtja në moshë të shkuar është vështirë të mësohet) dhe jo pa rëndësi për lexuesin amerikan, ku mungonin të dhënat për kulturën shqiptare, por jo me zhbirime dhe origjinalitet novator... Kurse Essat Bilali, pas kryerjes së studimeve në filozofi B. A. dhe M. A.) dhe të tjera, posa kishte filluar të afirmohej dhe në atë kohë nuk kishte asnjë libër të botuar, sepse ishte me pak se në gjysmë të motit dhe nuk punonte për libra. Por më vonë, ai do të paraqitet me një numër titujsh dhe vazhdon edhe me të tjerë, një numër mjaft i madh, të cilët po t'ia ngarkosh gomarit, mund t'i shtrembërohen këmbët. Sulmi që i bëri Essat Bilalit, pra, Arshi Pipa, nuk ishte një kritikë e një intelektuali me qëllime ndërtuese, por sulm hakmarrës për kritikën që i kishte bërë Essat Bilali për sjelljen e tij jo veç të dyshimtë, por edhe tradhtare, si i disa rrugaçëve të tjerë dhe asgjësues në pajtim me ato që i bëheshin Sami Repishtit (Shih "Zëri i së vërtetës" USA dhe "Një zë tjetër 3", Prishtinë, 2002), duke zbuluar qëndrimin e tij kundërshqiptar qejf bërës të të huajve, tipike e një njeriu "mushk", siç e quajti një studiues kosovar për kokëfortësinë e tij. Kurse si kryetar, Arshi Pipa erdhi me një qëndrim shumë armiqësor, pikërisht si terrorist, pa një platformë për rindërtimin e shoqatës, pikërisht

80

Page 81: Dy Drinat #14

si trimat e maleve tona, me dyfek në dorë dhe mend përmbi kapuç, ndaj zyrtarëve të mëparshëm të shoqatës, sa deshi ta hidhëte në gjyq tashmë të ndjerin, Antoni Atanasin, sepse ngurronin t’ia dorëzonin shoqatën për të cilën kishin investuar jetën...

Po një qëndrim të këtillë të egër duket se ai mbajti edhe ndaj atyre që e zgjodhën për kryetar të shoqatës së downtown-it, mbase nga kokëfortësia e një mendjemadhi, por edhe nga ajo se ai nuk ka mundur t'i durojë diktatet e atyre njerëzve të këshillit drejtues "që nuk kanë shkruar asnjë fjali", nga pamundësia për t'i pranuar diktatet e atyre "njerëzve të mirë të shoqatës" dhe që "DUAN TË BËJNË VETËM ANËTARË TË MIRË", të “Trojkave", ose duke shkuar me atë mendimin absurd se "të gjithë flasin mirë për shoqatën, përveç teje", siç i qenka thënë poetit, publicistit dhe redaktorit të fundit të "Diellit", z. Anton Çefës, "gjenerali pa ushtri". Prandaj, brenda një kohe të shkurtër do ta përjashtojnë Arshi Pipën, madje kur ishte në Shqipëri, duke ngrehur gjyqet për t'u hakmarrë ndaj komunistëve, ku do të sëmuret nga dëshpërimi dështues dhe do të vdesë pas pak kohe.

"E vetmja rrugë e këshillueshme për ne në periudhën e tashme, sipas gjykimit tim, është durimi dhe shpresa se me kohë kushtet do të përmirësohen", i shkruante A. Karagjozi Essat Bilalit, në letrën e cituar më sipër. Me përjashtimin e Arshi Pipes, kjo ditë, duke i fërkuar duart, sikur i erdhi Agimit, sigurisht se i imponuar nga "providenca historike"... Dhe kështu Agim Karagjozi e fillon karrierën e tij në majë të asaj "Vatrës" së downtown-it. Por edhe ky fillim, si ai i Arshi Pipes, jo i një kryetari, i një timonieri të anies, por tipike për të, siç pohon vetë "të shumtën e rasteve qëndrimi im ka pasur si

81

Page 82: Dy Drinat #14

pasojë vetëm shtimin e kundërshtarëve dhe përçarjen, asgjë tjetër”.

Rrëmbimi i udhëheqjes së "Vatrës" në mënyrë subversive dhe me ndërkëmbëza, si përfundim i një lufte të gjatë dhe përplot me armiqësi, të kujton rrëmbimin e pushtetit të komunistëve në Shqipëri fill pas Luftës së Dytë Botërore. Duke e parë veten jo veç shpëtimtar, por edhe heronj të kombit, ata i hynë Shqipërisë, prirë nga Enver Hoxha me klanin e tij prapë e mbarë duke e shkatërruar tërë të kaluarën për ta sajuar njeriun e ri duke shkatërruar, në dukje si i pari, po me tru, me flokët e gjata të klasikëve komunistë me mjekrën prej cjapi të Lenint dhe me mustaqet e përqirrura të Stalinit dhe e shndërruan Shqipërinë në një vend bunkerësh...Të njëjtën gjë disi bënë edhe krerët e rinj të shoqatës. Për të sajuar një vatër të re, duke filluar me ardhjen e Arshi Pipes, ata e shkatërruan "Vatrën" e Bostonit, të vendit ku lindi e u rrit për “t'i ndihmuar, përparuar dhe arsimuar shqiptarët që vinin nga Shqipëria" (Shih, Qëllimi i Federates, Kanunorja), dhe e transferuan zyrat e saj në qytetin e Nju Jorkut. Me këtë rast jo veç iu shkulën rrënjët e shoqatës nga atdheu i saj, por edhe humbi përkrahësit me të zellshëm dhe më të përkushtuar, ata që me shpirt dhe me zemër ishin veteranë të Bostonit. Për ta dëshmuar punën e tyre më tej, me të hollat që kishte nga Bostoni i “Vatrës" së shkulur nga vendlindja, ia blenë edhe një shtëpi, e cila qenka transformuar në një shkatërrinë tipike për vendin e zezakëve, siç thotë veterani i ri Ramiz Gjini në një shkrim të botuar në "Illyria". Ai shton: "Ndërtesa trekatëshe është shkatërruar. Më tepër se nga qiraxhinjtë, që nuk kanë paguar për shumë muaj, më tepër se nga krimbat që i brejnë trarët, ajo është shkatërruar nga indiferenca e jonë kolektive", gjë që do të ishte më saktë të thuhej nga lufta që ka mbretëruar në shoqatë midis zyrtarëve dhe nga mungesa e fondeve që jepnin disa njerëz për të blerë

82

Page 83: Dy Drinat #14

poste, duke u bërë kryetarë ose nënkryetarë, mbase nuk e di se të kujt, madje ndër më të lartat dhe kur e fitonin atë, nuk bënin gjë...

Kjo gjendje ka mbretëruar për një kohë të gjatë dhe çështja dukej sikur tani pothuaj se kishte përfunduar. Por me ardhjen e disa njerëzve nga Shqipëria pas '91-shit, madje disa jo veç të shkolluar, por edhe autorë të njohur, shpresohej se "Vatra", mbase e downtowni-it, do të rilindej, sepse këta njerëz kishin mundësi të jepnin çdo gjë që kërkohej për mirëvajtjen e shoqatës: një udhëheqje të shkathtë e të pa politizuar, të aftë për të dhënë ndihmesë për "Diellin" dhe të aftë për të qenë përgjegjës për ato që merrnin për sipër - atdhetarë të mirëfilltë. Mjafton të përmendet këtu shkrimtari i njohur Naum Prifti dhe redaktori i tanishëm i "Diellit" Anton Çefa. Por sa herë që ata, mesa merrej vesh, përpiqeshin të zhvillonin veprimtari me këso mendësie për shoqatën, duke rënë në kundërshtim me krerët e paligjshëm të saj, jo veç kundërshtoheshin, por edhe etiketoheshin si komunistë, një strategji që pinte ujë te budallenjtë e bashkësisë....

Si pasojë e kësaj gjendjeje, ndërtesa, ndonëse e shkatërruar, ekziston, mbase me minj të Bronx-it, pa njerëz, me përjashtim të "Vetëm nga një herë, të shtunën, dalin atje kryetari Agim Karagjozi, Zef Pëmdocaj, Gjon Buçaj, Agim Rexhaj e ndonjë tjetër sa për të shkëmbyer me njëri-tjetrin shqetësime dhe mërzi"...

Po "Vatra" e downtown-it, pos kryetarit dhe nënkryetarëve të shumtë, nuk e di se të kujt, kanë edhe një këshill drejtues, i cili është shumë i madh. Ai trumbetohet në gazetë, meqenëse atyre që japin dhurata duhet t'u jepet nga një ofiq, nga një emër bosh dhe kështu edhe ta fshehin të kaluarën, se për ndryshe nuk ta

83

Page 84: Dy Drinat #14

japin jo dollarin, por as penin. Por, "këshilli drejtues nuk ka çfarë e cilin të drejtojë, pasi djemtë anëtarë të kësaj familjeje, pothuaj e kanë braktisur", shkruan Ramiz Gjini, mbase sepse ai këshill është edhe i paligjshëm, sepse sipas Kanunores, ai duhej të përbëhej "Nga katër anëtarë" (Shih Kanunorja dhe rregullorja nën "Zyrtarët"). Po ashtu, siç është i paligjshëm këshilli drejtues, janë të paligjshëm të gjithë të ashtuquajturit zyrtarë, sepse sipas Kanunores ata "Janë zgjedhur për një vit nga kuvendi i ‘"Vatrës" dhe i cili parashihet të mbahet për çdo vit në mbledhje të përfaqësuesve..." (Shih: Kushtetuta, faqe 3), kurse kuvendet e saj nuk janë mbajtur për shumë vite, gjë që kuptohet se pse...

Si qenia, ashtu edhe veprimtaria e paligjshme e "Vatrës" së downtown-it, pa fije dyshimi janë jo veç kundërligjore, por edhe të dënueshme. Por, më e dënueshme, madje qesharake, është kur ata njerëz flasin në emër të “Vatrës", duke mos bërë dallim midis asaj të Bostonit dhe të downtown-it, madje me atë zërin plot besim kur kishte jo 400 anëtarë kur në shumicë i kishte bërë Ymer Doda, as kur kishte 5000 anëtarë si në kohën e klasikes, por në emër të bashkësisë shqiptaro-amerikane me qindra mijëra. Kur dihet se askush nuk i ka zgjedhur këta njerëz si përfaqësues të tyre, fryrja e tyre është gënjeshtër e madhe dhe si e tillë e dënueshme. Kjo gënjeshtër fryhet edhe më shumë me ndonjë letër që nënshkruan kryetari i pazgjedhur për çështje të mëdha kombëtare duke i dhënë këshilla Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve... Po ajo që është më e habitshme, se kësaj "Vatre" i japin publicitet si gazetat, radiot dhe televizori i Shqipërisë dhe i Kosovës, duk përfshirë një rrenë edhe nga “Zëri i Amerikës" me disa manipulime, të cilat çdokujt i binin në sy. Një qëndrim i këtillë jep përshtypjen se në shoqatë punohet me atë hipnozën fashiste-komuniste ku ka qenë mjeti kryesor shoqëror për të fshehur shëmtinë:

84

Page 85: Dy Drinat #14

zmadhimi, kallpësia, rrena, me të cilët i gënjejnë edhe zyrtarët legjitimë të Shqipërisë, të cilët duhet të priten nga bashkësia shqiptaro-amerikane, jo nga kapadainjtë e vet emëruar...

Shkrimet që u shkruan për "Vatrën" e downtown-it këto kohët e fundit dhe u botuan në "Illyria" të Nju Jork-ut, të cilat zbuluan gjendjen e saj të mjerueshme, ndonëse zyrtarët e saj donin t'i mbanin të mbyllura çështjet si në komunizëm, kanë shumë rëndësi, sepse kanë dhënë shkasë, siç thotë një psikolog për sëmundjen e njeriut, të merren me gjetjen e barërave për shërimin e saj. Kjo kuptohet tërthorazi, sepse drejtpërsëdrejti asnjëri nuk vuri në dukje një plan për ta arritur atë. Prandaj po paraqiten disa sugjerime për ta rindërtuar shoqatën, për ta bërë pjesë të bashkësisë, jo pronë të individëve:

Së pari, dikush duhet të mbahet përgjegjës për këtë gjendje. Nuk ka fije dyshimi se barra më e rëndë i bie të ashtuquajturit kryetar, Agim Karagjozit.

Së dyti, të hetohen se cilët e kanë ndihmuar kryetarin më së shumti për ta bërë dhe mbajtur këtë gjendje të mjerueshme të shoqatës. Pas vërtetimit të këtij mendimi, edhe ata duhet ta mbajnë përgjegjësinë e tyre.

Së treti, në vend të këtyre krerëve të paligjshëm të shoqatës, që e quajnë veten "vatranë të .mirë", të zgjidhet një këshill i përkohshëm, i përbërë nga disa njerëz të bashkësisë të pa politizuar, që përbën shumicën dërrmuese të bashkësisë, i cili jo veç do të kujdeset për mbajtjen gjallë të shoqatës, por që në ndërkohë do të përgatisë një mbledhje të përgjithshme të bashkësisë nga tërë Amerika shqiptare, e cila do të jetë përfaqësuese e kësaj bashkësie.

85

Page 86: Dy Drinat #14

Së katërti, nga ky këshill i përkohshëm të zgjidhen zyrtarët e përkohshëm të "Vatrës" me vota të lira absolutisht, duke zgjedhur njerëz që jo veç duan të punojnë, por edhe që kanë mundësi të japin ndihmesë, nuk do mend, se duke i përjashtuar njerëzit e politikës dhe ata që fshihen e nuk e dimë se nga vinë, pikërisht ashtu siç thotë Ramiz Gjini: "Ama një gjë duhet varur vëth në vesh: “Vatra” nuk ka nevojë për strategët e prapaskenave, as për mjeshtrit e mëdhenj të luftës së bërrilave, as për komunistë demagogë të thekur (duhej të thoshte as për fashistë dhe neofashistë e tradhtarët e së kaluarës -eb), as për stërvinat e politikës partiake, as për spiunë të serbit e grekut, që s'e kanë për gjë ta shesin atdheun për pesë pare. Por edhe nëse do të na hyjnë në mes nesh të tillë nuk kemi pse frikësohemi aspak, sepse “Vatra” do t'i site dhe do t'i hedhë tej si krunde", Le të vazhdojmë. Betejat e reja nuk fitohen me dyfekët e vjetër!

*Botuar në të përditshmen “Epoka e re”, e shtunë, 2 shkurt dhe e hënë 4 shkurt 2008, Prishtinë, Republika e Kosovës

86

Page 87: Dy Drinat #14

THE TRUTH ABOUT THE ALBANIANS OF MACEDONIA AND

THE DISTORTIONS OF THE ENCYCLOPEDIA OF SHKUP

By professor Kristo FrashëriIII

The issue whether the territories inhabited by the Illyrian population at the end of the late Antiquity were covered by Slav population at the VII century and whether the Illyrian population escaped the pressure of Slavization from the new invaders, is sufficiently debated in the last century. Generally, historiography has admitted in principle that the Albanians, as a nationality, are the genetic descendants of the ancient Illyrians and that they resisted the pressure of Romanization as well as Slavization. Nevertheless, there are historians who show reservation for this thesis. The reservations are linked with the geographic space that the Illyrians took at the end of Antiquity. Among them, there are historians who think that to the process of Romanization escaped only the Illyrian populations living in the narrowed mountains of Albania of our days. But there are historians who think that the Illyrians who resisted the Romanization and the Slavization lived in the province of Dardania. As a result, they consider the Dardanian province as the cradle where during early Middle Ages was formed the Albanian nationality. But there is another group of historians, among them also the author of this work, who defend the thesis that to the process of Romanization and then to that of Slavization, escaped perhaps the Illyrians living more in mountainous regions and less in plains of four provinces of Balkan Peninsula (Dardania, Prevalitania, New and Old Epiruses). The authors that treated the voice of the Albanians in Macedonia which was enclosed in the mentioned Encyclopedia

87

Page 88: Dy Drinat #14

of Shkup defend the first thesis. Inside this problematic circle is the issue that interests us: if the northern and northwestern regions of the present-day Macedonia, as it was said, inhabited by Illyrian population in the VI century did Slavicize or not during the VII century.In fact, the issue we are treating is linked with a wider theme, with the issue if the province of Dardania where were also part the Albanian regions of present-day Macedonia did Slavicize or not during the VII-VIII centuries. This is also a constitutive part of a very large theme continuously debated in the international historiography, with the issue of Slav migrations that endured the Balkan Peninsula in the VII century, not that much with the migrations than with the places where the Slav groups settled for ever in the Balkan Peninsula. To clarify the problem of Slavization or not of these regions it is necessary to follow the dynamic of Slav tribes in this part of Balkan Peninsula. This from itself requires keeping in mind the practice that followed the Byzantine prominent historians, who divide the Slav flooding into Balkans in two periods – in the true period of migrations, or as they call it, of invasions and the period of migrations or their forced settling in various regions of the peninsula. During the first period, the Slav masses ordered in the north of Danube, led by Avar masses, after they passed the big river, performed kidnapping incursions – pillaging objects, burned villages, kidnapping livestock and with the pillage gathered, they pulled back in their dwellings of Danube. During the second period, Slav groups travelled looking for permanent dwellings mainly appropriate for farming.It is known that the first Slav tribes appearing in Illyrian dwellings at the beginning of the VI century. For almost 80 years, after performing pillage incursions associated with devastating cities and villages, they either pulled back or were again expelled by Byzantines in the north of Danube. The first

88

Page 89: Dy Drinat #14

incursion in Macedonian territories occurred at the time of Emperor Anastas, in the year of 517. According to Maecelin Domesi at that year they devastated both Macedonies and even further the Thessaly, but he mentions no Dardania (M. Comes, Chronicon, An. 517). Two decades later, during the years 539-540, the Kuturgurs (proto-bulgars), marching toward Saloniki, touched the eastern part of present-day Macedonia. In 547or 548 other Slav tribes set foot in western part of present-day Macedonia and then through the road Egnatia, rushed toward the province of New Epirus, reaching till the doors of her capital of Durrës (Procopiius Caesarensis, De aedificiis, 434-435).Due to numerous fortresses built Emperor Justinian, the Slav incursions in the Peninsula became rare. Danube remained for few decades the northern border of Byzantine Empire. But after his death, during the rule of Justin (564-578), the Danube line cracked, whereas during the rule of Tiber (578-582), the Danube line broke. At this time began the second phase of Slav history. The first steps of settlements appeared in Panonia and in Mezzia, in Dalmatia and in Thrace. Nevertheless, the Byzantine Emperor Mourick compelled the Slavs to pull back from their forced settling regions, Macedonia was not populated at once with forced settlers, but continued for some more time to be attacked by the Avars and Slavs, who after common pillaging and ruins, dispersed in other directions. One of the historical documents with extraordinary value speaking for Slav migrations in the Balkan Peninsula is the known codex called Miracula Sancit Demetrii (The Miracles of Saint Dimitre). The codex was kept by the Episcopes of Saloniki in Greek language during the VI century. In it do not lack also documents belong to the end of the VI century. According to Miracula, in the year of 586, about 100,000 Sklavines pushed by Avars appeared in the walls of Saloniki, but after seven days of battling with no successes, they were

89

Page 90: Dy Drinat #14

forced to back down. After the failure of the attack, the Avars supported again by Sklavines headed toward the south of the Peninsula. In this part of the narration, Miracula does not mention at all neither Macedonia, nor Dardania. For this incursion is talked also in the chronicle of Monemvasis, written in the same century. Here also are mentioned the regions where the Slavs set their foot: Thessaly, Helada, Atika, Fubeja, New Epirus. But here also neither Macedonia, nor Dardania are mentioned. In the Miracula is said that in the first part of Heracli’s rule (610-641), the Slav tribes of Dragovites, Sagudates, Velegezites, Vajunites, Berzites and other tribes invaded the entire of Thessaly, Epirus, Akain and the greatest part (not all) of Illyricum, including a good part of Egian Ilands, the chronicle continues, “leaving devastated after them the cities and the eparchies.” Then they attacked Saloniki, which was not seized. From this information that Miraclua gives, many mediaeval historians concluded that excluding Salonika, Nish and Sardik, practically all Illyricum fell in the hands of Sklavines. But such a conclusion is wrong, because when in the Miracula were treated their attacks against Saloniki, there is spoken not for settling of Sklavines, but for the ruins they left after them in the most part of the Illyricum and in all regions of Epirus, but again they left. In the meantime, according to Miracula, around the middle of the VII century, some Slav tribes settled in the space outside of Saloniki. Based on the context of Miracula, is seen that till that historical moment, the Slav tribes settled in Thrace (Sagudates, Rancines, Draguvites, Smolienes), in Macedonia (Vajunitess, Berzites), in Thessaly (Velegezits) and in Peloponnesus (Milinges, Ezerites). Again there is said nothing for settling of Sklavines in the southern provinces of Illyria including also Dardania. (Miracula), book 2, I, 158. Then from her information

90

Page 91: Dy Drinat #14

is understood that there lived no Slav tribes west of Berzites, who settled in present-day Macedonia, around Manastir (Bitolj).As it is seen, these facts are very poor. It is hard to pull out persuasive conclusions. Nevertheless, the historians who treated this theme have composed some formulations which defer in many points among them. We have in mind the vision that formulated five internationally known Byzantine scholars: Ch. Diehl, Le Monde Oriental de 395 a 1081, vol. I, Paris 1944; A. A. Vasiliev, History of Byzantine Empire, Madison 1952; L. Niederle, Manuel de l’Antiquite slav, Paris 1923; G. Ostrogorski, Geschichte des Byzantinschen Staates, Munchen 1963 (In Albanian The History of Byzantine Empire, translated by P. Juffi, Tiranë 1997); P. Lemarle, Invasion et migrations dans le Balkans – depuis la fin de l’epoke Romaine jusqu au VIII e siècle – Revue historique, 78 (1954).Thus, for example, the prominent French medieval expert, Ch. Diehle, says that at the end of the barbarian storm and the Slav phalanges, the Illyrian territory endured a deep capsize (un profond bouleversment) in economic and social as well as in political and ethnic realms. Acording to him, around the middle of the VII century, all of Yllyrian provinces were economically .ruined. Generally, the cities were rubbles (ruins). The majority of the fortresses collapsed. The previous inhabitants massively escaped. Throughout their streets now was known more the Slav language than the Illyrian and the Latin. Across the cities, concludes the French historian, the number of craftsmen and traders were very small. After asserting that Illyria Slavicized totally (l’Illyricum deisormais slavis) and since in the Slavicized territory was included the inside of Macedonia (l’interieur de la Macedoine), nevertheless, writes Ch. Diehl, few ancient ethnicities of the Balkans survived the Slavization, whereas few regions or Illyricum were touched a little by it. Among those that were touched a little, he brings

91

Page 92: Dy Drinat #14

as example the present-day Albania (Ch. Diehl, ibid, p. 212, 214, 221). The French historian does not mention Dardania, but he implies that as part of the Illyricum also her inhabitants Slavicized. As it will be seen, the inclusion of Dardania with the Slavization of the regions is not accurate not only for the VI century, but also for the later centuries. G. Ostrogorski admits too that at the beginning the Slavs “were satisfied with ransacking of the place and returning to the other side of the Danube again”. None of the great events that happened in the early period of Byzantine Empire, G. Ostrogorski writes: “did not have those consequences for the future of the Empire as did the penetration of Slavs in the Balkans. All barbarian previous migrations had a temporary character. On the contrary, Slavs after the period of ransacking settled permanently in the Balkans and with their settling began a totally new process, which at last will develop in the formation of Slav states in Byzantine territory” (G. Ostrogorski, ibid. p. 50). According to him, the beginning of the Slav forced settling appeared in the year of 592. That year, Ostrogorski writes, a decisive war began for the future of Balkans. At the beginning appeared that things were going well for Byzantines, because the Slavs, supported by the Avars, losing a few times, were forced to return in the north of Danube. But with the deepening of inside crises meshing the Byzantine Empire, the Slavs succeeded to compel the Emperor Heraklius to accept their permanent settling in the Balkan Peninsula. G. Ostrogorski informs that special Slav groups settled in the Balkan Peninsula till the end of the VI century (the place is not given), whereas the settling began to develop in a larger scale in the years before the VII century (even in this occasion he does not determine the place). Their migrations, not the settlings, led by Avars continue toward the south of the Peninsula. “After the terrible ruins and ransacking, the greatest part of Avars returned again on the

92

Page 93: Dy Drinat #14

other side of Danube, whereas the Slavs settled and grabbed part of the territory.” After the Slav settling ended in the Balkan Peninsula, G. Ostrogorski writes for the places of forced settling by them. Nevertheless, these also are not given in details. He writes: “Not only Danubian provinces, but the entire Macedonia was invaded by Slav miseries, whereas Thrace was devastated till the walls of Constantinople. Especially the attacks against Saloniki were fierce that was circled and attacked in repetitious manner by Slav and Avar hoardes. The city resisted, but the places around it fell in the Slav hands; the Slav Avar wave went to Thessaly and continued down to central Greece and till Peloponnesus… The Slav incursions in Dalmatia were also with consequences… Excluding Solona and the other Dalmatian cities, at this time in the hands of Slav invaders fell the majority of the big cities of the interior portion of Balkan Peninsula, as Singuidun (Belgrade), Viminaci, (Kostolaci), Naisus (Nishi), Serdica (Sofie)”. (G. Ostrogorski, Ibid. p. 55). He admits that in the coastal Adriatic belt the autochthonous populations resisted Slav migrations, but in these zones, he underlines, there were Slav infiltrations. “The greatest part of Balkan Peninsula and the interior regions in their totality, he concludes, were turned into simple Slav places.” As it is seen, G. Ostrogorski, mentions no further Dardania. One of the most known scholars of the geneses of the Slav peoples of the Balkans, the Check Middle Age scholar L. Niederle, trying to determine the objectively the mass of forced settling that Southeastern Europe endured by them at the beginning of early Middle Ages. He admits that early homeland of Slavs in the Balkans was very narrow than the one they formed with land invasions in the XII-XIII centuries. According to him, the western borders of the Sklavenes of the Balkans extended till there where settled the Berzites, in the territory

93

Page 94: Dy Drinat #14

between Manastir, Përlep and Velesh.(L. Niederle, Ibid. p. 106).Up to here the historians speak based on documentation and then they start to talk based on toponymy. The science has proved that toponymy is not a categorical historical fact. Especially in the Balkan Peninsula the toponymies often were dictated by the pressure of the administration of the invader. Thus it happened, for example, in the period of Bulgarian, Serbian, or Ottoman rules in Albania. It is also known the phenomenon of emigration of the toponyms. When groups of Albanian villagers immigrate into new dwellings, they take with them also the name of their village of the origin, no matter if it is of Slav origin or not.According to historians, those which do not often change and show continuity are not the names of villages, but of the cities and the big rivers. Based on this point of view, historians relying on linguists accept as continuous proof of the population the continuity of the names of the cities. Thus for example, though the turmoil the Balkan Peninsula endured during early Middle Ages, at least the names of four main cities of the territory of present-day Macedonia, Shkup, Shtip, Ohër, Nish, sometimes Illyrian cities (Scupi, Astribos, Lychnidos, Naissus), show that they were inhabited continuously from the same population. It is not, therefore, coincidence that this territory to overlap exactly with the geographical space that was not touched by early Slav forced settling. Historical information, archaeological findings, and language observations show that this overlapping is not due to coincidence. Historical sources show that even later during the early Middle Ages the territory between these cities was not touched by Slav forced settling. In the year of 658 with military help that gave Khagan of Avars, the Sklavenes attacked again Saloniki, but after 33 days of battling and after they made peace with the

94

Page 95: Dy Drinat #14

Byzantines, they again pulled back. After the agreement, the Sklavenes settled in eastern territories, the northern and western territories of Saloniki. From a concise information that Theofan gives, a chronicler of the court of Constantinople, we learn that in the year of 658 the Sklavenes rebelled and that the Emperor Constantin II undertook, he says, “an expedition against the Sklavenes, made a lot of slaves and imposed on them his authority”.(Theophanes, Ed. Bonn, I, p.347). The naming “Sklavenes” imply the new dwellings created by settlings of Sklavenes, who gained the right with, the approval of Constantinople of a territorial autonomy. (See: V. Popovic, Aux origins de la slavization des Balkans, la constention des premiers Skllavenies macedoniennes vers la fin du VI – siecle. In: “Compterendus de L’Academic des inscription“, Paris 1980).Theophan of the VII century did not say where were located these Sklavenes. His follower also does not give information (Theophanes Continuatur), who speaks also for the existence of the Sklavines. An author of the IX century Ignac Diaconi (Ignatio Diacone), in the biography of Gregor Dekopoliti (Vita Gregori) Decapolitani), let us to understand that the Skllavines traversed the territories from Struma river to Eastern Macedonia, whereas Joan Zonaras (Ioanes Zonaras), in the Lexicon of his History located the Sklavines in Bulgaria. On the other hand, the medieval scholars of new times, searching with historical means the places where the Skllavine tribes settled during the VII century in the Central Balkans, admit the same result that arrived L. Niederle that the most western corner where the Sklavenes settled were the Berzites around Përlep.Another source that contains information about the migrations of Slavs in the Balkan Peninsula is the work of Byzantine Emperor of X century, Costandin Porfirogjeneti entitled On the Administration of the Empire (De Administrado Imperio),

95

Page 96: Dy Drinat #14

which, though is written two and more centuries later from the events, relies on older believable historical information, unknown by us. The writer Emperor gives us a sufficient number of Slav tribes settled in the Western Balkans during the rule of Byzantine Heraklius (610-641). He mentions the Croations, the Serbs, the Zahlums, the Terbunians, the Diocleanes and the Pagans, which, as it is known, settled from the VII century in the regions of today’s Croatia, Serbia, Bosnia and Hercegovina, Dalamtia and in part of Montenegro. Kostandin Perfirogjeneti mentions no Slav population that settled in Dardania, in Macedonia or in the regions of today’s Albania (C. Perphyrogeneti, De administrado Imperio, 7, p. 206). In one word, until today there appear no written historical source and no archaeological material trace to prove that the Slav populations settled during the VII-VIII centuries in western and north western part of present-day Macedonia, in the regions where today still the Albanians comprise the overwhelming majority of the population. The possibility is not excluded that during these early centuries of Middle Ages to have penetrated in the Illyrian territories limited groups of Slav inhabitants and to have survived for some time as enclaves spread in the Albanian sea. But the existence of these enclaves in the VI-VIII centuries also remains hypothetical, since they are not proved till now neither in written sources, nor in archaeological materials. It is important the fact that also the Byzantine scholars known in the realm of world historiography, who speak with scientific competence about the invasions and migrations of Slavs during the early Middle Ages in the Balkan Peninsula, do not bring proof for ther forced settling in Dardania in these centuries. In the series of these testimonies, we brought further not by chance the testimonies of four Slav Byzantine scholars - A. A.

96

Page 97: Dy Drinat #14

Vasiliev, L. Niederle, G. Ostrogorsky and V. Popovic – with the intention that not to give a chance to the historians of the Encyclopedia of Macedonia of Shkup to accuse us as anti-Slavs. Translated from the Albanian into English by Essat H. and Muharrem H. Bilali(Continued on next issue)

97

Page 98: Dy Drinat #14

QYTEËRIMI SHQIPTAR DHE BESA

Një trajtesë për librin e studiuesit të njohur, Mësuesit të Merituar Isa Halilaj “Besa është kushtrim”

Të jesh mësues, pavarësisht shkencës ku je diplomuar, bëhesh së pari edukator, por edhe sociolog, studiues i dukurive shoqërore. Nuk është rastësi që pas pasionit të mësuesit dhe vlerësimit për një karrierë të shkëlqyer në mësimdhënie, tek shumë mësues të njohur del në pah edhe natyra e tyre e studiuesit, një akumulim dhjetëra vjeçar me vlerë që kurorëzohet me botime interesante. Njëri

ndër këta është Isa Halilaj, mësues i respektuar, drejtues i arsimit në rrethin e Kukësit, i cili ka botuar kohët e fundit një libër interesant etno-historik për besën shqiptare.

Studiuesi lumjan, Mësuesi i Merituar Isa Halilaj, si intelektual, kërkon të japë ndihmesën e tij, duke gërshetuar me sukses përvojën e gjatë, njohjen e gjerë të traditës dhe fakteve historike, me njohjen e gjerë si studiues. Duke analizuar situatën në të cilën kalon vendi ynë, ai mendon se ka ardhur koha e një besëlidhje shqiptare. “Besë burra! Besa-besë vëllezër e motra” e titullon ai librin që u botua para pak kohësh. Dhe jo vetëm titulli, por edhe lënda që përmbahet në libër e merr shtysën nga tradita, historia, besëlidhjet e njohura lumjane që i lejuan kësaj krahine t’u mbijetojë ekspeditave osmane dhe barbarizmit të serbëve, ku siç dihet Luma ka shënuar një ndër faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Studiuesi Halilaj e fillon librin e tij me kuptimin e besës, duke bërë ndoshta trajtimin më të gjerë që i është bërë deri më sot në

98

Nikollë Loka

Page 99: Dy Drinat #14

studimet shqiptare. Dihet se besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një kalaje dhe ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë. Në librin e studiuesit Isa Halilaj merret në analizë e kaluara e popullit shqiptar, të gjitha momentet historike kulmore të historisë sonë kombëtare, të cilat janë shoqëruar me besëlidhje. Aty ideali kombëtar, bashkimi kombëtar dhe besa shihen si hallka të pashkëputura të një zinxhiri të vetëm. Nuk ka ideal pa besë dhe as besë pa ideal kombëtar. Pra besa shqiptare lidhet drejtpërdrejt me atdhetarizmin e popullit tonë dhe mbijetesën e tij. Autori ka mundur të nxjerrë dobinë e besës, rezistencën në kohën e Skënderbeut, ngritjen e shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve të tyre në vitet e Lidhjes së Prizrenit, besën e shpalljes së shtetit të pavarur në Vlorë e të tjerë. Isa Halilaj nxjerr përfundimin: “Pa besë nuk ka ideal, nuk ka bashkim… Pikërisht si nevojë jetike mendimtarët e Rilindjes, drejtuesit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare që me Skënderbeun e sidomos me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit përqendruan të gjithë punën dhe luftën e tyre për realizimin e bashkimit kombëtar me anën e besës dhe besëlidhjeve historike”.Besa është e nevojshme edhe në ditët e sotme, në kohë paqeje për mirëqeverisje. Shqiptarët e kanë përdorur besën për të eliminuar dhe pakësuar dukuritë negative në shoqërinë e tyre si lakmia, smira, egoizmi. Njeriu me tipare shqiptare është patjetër edhe njeri i besës, pra beson në vlerat kombëtare që janë trashëguar brez pas brezi, i çmon këto vlera, udhëhiqet prej tyre dhe betohet për to. Njerëzit e besës pra janë edhe atdhetarë, edhe familjarë të mirë, drejtues të duhur të institucioneve shtetërore, qytetarë të denjë të vendit, e të tjerë. Sipas autorit besa dhe

99

Page 100: Dy Drinat #14

besëlidhja fillojnë me veten. Qytetari i gjendur përballë problemeve të ndërlikuara shoqërore duhet t’i kërkojë zgjidhjet shqiptarisht “me besë” dhe mos të udhëhiqet nga e keqja, ligësia, të mendojë që mos t’ia bëj kujt atë që nuk do ta dëshironte për veten e tij, e të tjerë. Natyrisht që realiteti na jep edhe shembuj të mungesës së kësaj bese, prandaj vërehen edhe dukuri negative në shoqëri që fillojnë me zyrtarët e lartë dhe politikanët dhe përfundojnë me qytetarin e thjeshtë. Isa Halilaj krejt shoqërinë e sheh si bashkim individësh bestarë, që japin familje bestare dhe nga familja që ka rëndësi shumë të madhe në edukim në bashkëpunim me institucionet shtetërore kalohet në besën e madhe që i jepet Atdheut si garanci për të ecur përpara.Mësuesi i Merituar Isa Halilaj, që është marrë tërë jetën e tij me shkollën, auditorin dhe edukimin vëren me keqardhje se në emër të modernitetit po shkallmohen disa vlera shumë të çmuara të

shoqërisë shqiptare. Kështu sipas tij “besa, nderi e burrëria po quhen të vjetruara dhe si tregues të prapambetjes shoqërore”(!) Dhe duke goditur me fakte dukuritë negative që vëren në shoqërinë e sotme, autori kërkon që shkolla, institucionet e tjera edukative në Shqipëri e në trojet shqiptare, të këmbëngulin për t’u mësuar të rinjve qytetërimin shqiptar, atë traditë shekullore që e trashëguam brez pas brezi dhe që na e vlerësoi e gjithë bota. Sipas tij

besa si institucion i përshtatet shumë mirë natyrës së shqiptarëve dhe mund të përdoret fare mirë si çelësi i zgjidhjeve të problemeve shoqërore. Në këtë nismë duhet të marrin pjesë sociologë, etnologë, politologë, shkrimtarë e studiues të tjerë të fushave të albanologjisë, si dhe intelektualë të tjerë të shquar vendës dhe të huaj.

100

Page 101: Dy Drinat #14

Libri i studiuesit të njohur, Mësuesit të Merituar Isa Halilaj bën edhe një trajtim të plotë të besës, duke analizuar të Drejtën Zakonore Shqiptare, mendimet e albanologëve të huaj dhe të studiuesve më të mirë vendës, por duke sjellë këndvështrim të ri, duke analizuar besën shqiptare në rrethana të ndryshme historike të së djeshmes dhe të sotmes. Përmes këtij libri dhe librave të tjerë të studiuesit Isa Halilaj mësohet shumë për historinë e popullit tonë, për kulturën e tij shpirtërore, për vlerat kombëtare që kemi si popull, prandaj ia vlen që ky libër, krahas librave të tjerë të autorit, të jetë në bibliotekat e studiuesve të shkencave shoqërore, juristëve, misionarëve të pajtimit, mësuesve e pedagogëve, si një ndihmesë me vlerë në ruajtjen e traditës së vyer të popullit tonë.

Mr. Sc. Nikollë Loka

101

Page 102: Dy Drinat #14

VEPËR E VLEFSHME PËR STUDIUESIT E HISTORISË

(Edward Hallet Carr, Ç'është historia?, (përkthyes: Esat H. Bilali),botoi: www.siprint-ks.com dhe [email protected], Prizren, 2011, f. 226)

Studiuesi dhe veprimtari i çështje kombëtare, Esat H. Bilali, këto ditë paraqitet para lexuesve me një përkthim fort të mirë të veprës "Ç'është historia?" të profesorit të njohur anglez Edward Hallet Carr. Në të vërtetë, vepra filozofiko-historike e profesorit anglez është një përmbledhje prej gjashtë ligjëratash, në të cilat me një stil të qartë dhe plot konkretizime prezantohen çështjet

fondamentale të kuptimit filozofik të historisë dhe rolit të historianit për të treguar se ç'është historia dhe si duhet të shkruhet ajo.

Në kapitullin e parë autori merret gjerësisht me raportin midis historianit dhe të dhënave historike në bazë të të cilave bëhet historia, duke analizuar në mënyrë të gjithanshme nismën fillestare të hartimit të veprave historike në bazë të të dhënave relevante, që i posedon shkencëtari dhe mënyrës së përdorimit tyre për ta kryer me sukses detyrën e tij.

Në kapitullin e dytë autori i qaset me një konkretësi të kuptueshme deri në fund relacionit midis individit dhe shoqërisë, duke e trajtuar këtë problematikë në aspektin e

102

Sadri Fetiu

Page 103: Dy Drinat #14

gjerë dualist, qoftë si rol i individit në relacionin me shoqërinë, qoftë edhe në atë të historianit si individ që trajton problematikën e gjerë shoqërore në procesin e ndryshimeve të vazhdueshme historike.

Kapitulli i tretë i këtij libri trajton relacionet filozofiko-historike midis historisë, kuptimit të përgjithshëm të shkencës dhe moralit shoqëror. Në bazë të përvojës shumë të pasur jetësore dhe shkencore dhe të njohjes së hollësishme të historisë së përgjithshme, autori i ka trajtuar këto çështje duke lënë vazhdimisht shtigje të hapura për trajtime të mëtutjeshme, pa e dogmatizuar kuptimin e shkencës, dhe pa e absolutizuar historinë si shkencë e veçantë shoqërore me rrezatime të mëdha në të sotmen dhe në të ardhmen e njerëzimit.

Kapitulli i katërt merret hollësisht me shkakësinë në histori, duke bërë hulumtime në mënyrë të shkallëzuar për t'i gjetur, zbërthyer e seleksionuar shkaqet e vërteta të ndodhive historike. Edhe brenda këtij kapitulli, studiuesi Edward Hallett Carr flet me një gjuhë konkrete, madje dhe me shembuj nga jeta e përditshme, për t'i bërë sa më të qarta shkaqet e ndodhive shoqërore që i determinojnë rrjedhat e ecurive historike.

Kapitulli i pestë i librit titullohet "Historia si përparim" dhe merret me kuptimin e mirëfilltë të historisë si fushë e dijes dhe si rrjedhë e zhvillimit shoqëror. Autori këtu i bën një përqasje të plotë diakronike kuptimit të historisë që nga fillet e saj e deri në kohën tonë. Nocioni "përparim" këtu ka të bëjë si me zhvillimin e dijes shkencore për historinë, ashtu edhe me vetë kuptimin e lëndës historike si rrjedhë e zhvillimit të shoqërisë në lidhshmëri të vazhdueshme të së kaluarës, që

103

Page 104: Dy Drinat #14

vihet në shërbim të së sotmes dhe së ardhmes së shoqërisë njerëzore.

Kapitulli i fundit i librit "Ç'është historia?" titullohet "Horizonti i zgjeruar" merret përgjithësisht me disa çështje që kanë të bëjnë me gjendjen e historisë dhe të historianit në kohën tonë. Duke i trajtuar rrjedhat e zhvillimit historik dhe të kuptimit të vet historisë, autori konstaton se "përparimi në punët njerëzore - qoftë në shkencë, në histori ose në shoqëri - ka ardhur kryesisht nga gatishmëria e guximshme e qenieve njerëzore, jo duke kufizuar vetveten për të kërkuar pak nga pak përmirësimin në shtegun se si janë bërë gjërat, por duke paraqitur sfida rrënjësore në emër të arsyes për rrjedhën e tanishme...". Me një fjalë historia përfaqëson tashmë horizontin e zgjeruar të një bote që është në lëvizje të vazhdueshme.

Përkthyesi i kësaj vepre fort të rëndësishme për historinë, në parathënien e shkurtër të librit jep edhe një sqarim për arsyen pse i ka hyrë përkthimit dhe botimit të kësaj vepre, duke pohuar se sot ndër ne shumëkush po 'shkruan" histori, madje, edhe pa njohjen e elementare të bazave të kësaj disipline shkencore. Prandaj, si historianët e shkolluar, ashtu edhe "amatorët" e historisë, është e domosdoshme t'i njohin jo vetëm parimet themelore, por edhe ta kuptojnë më mirë historinë. Këtë mundësi ua ofron libri i profesorit të Universitetit të Kembrixhit, Edward Hallet Carr "Ç'është historia? i përkthyer me shumë kujdes nga Essat H. Bilali. Ky libër kushton vetëm 5 euro dhe të interesuarit mund ta gjejnë në librarinë Universitare "ARTINI" – të Instituti Albanologjik të Prishtinës.

104

Page 105: Dy Drinat #14

DY DRINAT (14)E PËRKOHËSHME SHKENCORE

DHE KULTURORE

Botues: Essat dhe Muharrem Hamz Bilali

U shtyp në shtypshkronjën: __________________

Formati: 145mm X 210 mm

Realizimi kompjuterik:Berat Batiu

E-mail: [email protected]: +377 45277633

Doli nga shtypi: Tetor - 2012

105


Recommended