202
DY DRINAT (17) E PËRKOHËSHME SHKENCORE DHE KULTURORE Bicaj, Kukës, Tetor, 2015 1

Dy drinat 17 2015

Embed Size (px)

Citation preview

DY DRINAT (17)E PËRKOHËSHME SHKENCORE DHE

KULTURORE

Bicaj, Kukës, Tetor, 2015BOTUES:Essat dhe Muharrem Hamz Bilali

Drejtimi i redaksisë:DY DRINAT (Essat Hamz Bilali)Bicaj, Kukës

1

Shqipëri (Albania), Europe

DY DRINAT (Dardan E. Bilali)270 Sixh Str.Palisades Park, NJ 07650USA

Telefoni dhe Faksi: 201 461 9429E-mail-i: [email protected]

Anëtarë të redaksisë:Izet Duraku, poetRexhep Shahu, poetMirjana Përzhita, gazetareElmira Muja, gazetareBlerina Halili, gazetareIslam Dogjani, gazetar

Kontribues:Hysen Shehu, poetDr. Fejzullah Gjabri, studiuesIsa Halilaj, studiues Dr. Yrjet Berisha, poetSulejman Dida , poet

PËRMBAJTJA

1. Essat Bilali, Sr. Sc.DY TRI FJALË...,5

2. XXXXXXXXXXXXI'DASHUN, EFENDI TAHIR KERNAJA,.........................................9

2

3. Dr. Yrjet BerishaPOEZIA E BEQIR MUSLIUT,:(Vazhdon nga numri i kaluar)POEZIA ME INTERTEKST METAFIZIK,......................................10

4. Dr. Fejzulla GjabriTË DHËNA PËR EPOSIN E KRESHNIKËVE NË VISIN E LUMËSInformation about the Heroic Epos in the Province of Luma,...............................................................................26

5. Msc. Ymer Vehapi, inxhi. dipl. xeh.NJË FAMILJE E MADHE LUMJANO – KOSOVARE,....................39

6. Nga Zudi HamitiDËSHMI NGA KURTISH KOLOVERI I STRAJANIT TË GOSTIVARIT,.....................................................43

7. Isa Halilaj, Studiues, “Mësues i Merituar”Zef Gruda “Artist i Popullit”-FIGURË E SHQUAR E SHKOLLËS MUZIKORE SHQIPTARENë 25 vjetorin e vdekjes,.....................................................................47

8. Aziz BytyçiDoli nga shtypi revista "Dy Drinat"NGA KORIFENJTË CANA E MUSLIU, TEK ATDHETARI I TOPOJANIT,...................................................52

8. Stavro SkendiLETËR HISTORIKE..........................................................................55

9. Essat Bilali, Sr. Sc. ZHDUKJA E XHEMË SIMNICËS – GOSTIVARIT,.......................57

10. Nezir Spahija, Paris, Francë, 1977

3

PER NJE SHQYRTIM ME TE MIRE DHE ME KONKRET TE NGJARJEVE HISTORIKE TE KRAHINES LUMES GJATE PERPJEKJEVE PER PAMVARESI KUNDER PUSHTUESVE TE HUAJ:TURQ DHE SERB:KRITIKA E ZOTNI TAHIR KOLGJINIT (SHEJZAT N 4 E 6 1969),..................................................................67

11. Hysen Shehu, poetPËR NJI NJIQIND VJETOR TE SHTREJTE,................................93

12. Neshat Bilali, veteran i Luftës & Esat Bilali, Sr. Sc.NJË LIBËR MONOGRAFI PËR MUHARREM BAJRAKTARIN,..................................................105

4

DY TRI FJALË...

I nderuari z. Ekrem Bardha,

Ka kohë që e kam marrë letrën tuaj. Atë e kam lexuar me kujdes dhe jam gëzuar shumë që ishit mirë me shëndet. Ka dashtë Zoti që edhe unë jam mirë.

Letra e juaj përmbante disa pika, të cilat më nxitën të bëj pak fjalë.

Së parit, dua të vë në dukje edhe një herë që ndihmesa e juaj kombëtare si nga ana e juaj ashtu edhe përmes përfaqësuesit të Kongresit Amerikan, z. Bloomfield, ka qenë e shënuar dhe çdo atdhetar i vërtetë i ngulimit këtu e di atë dhe e nderon. Po ashtu atë e kam vënë në dukje edhe unë në letërkëmbimin me juve, të cilat letra kanë gjetur vend në librin tim, Essat Bilali Letërkëmbimi 1, botuar më 2014 në Prishtinë, të cilin do t’ua dërgoj së shpejti.

Së dyti, sa i përket asaj se unë me Zërin... nuk jam marrë shumë me bashkësinë, është e vërtetë dhe kjo i ka shkaqet e saja. Në rend të parë, revista që kam botuar unë për më shumë se një çerek qindvejtshi, ka pasur përqendrim tjetër: të jehojë të vërtetën historike të Kosovës në kundërshtim me atë të falsifikuar serbe. Pastaj, ajo kishte gjithashtu për qëllim të nxiste kritikën në bashkësi, së cilës i ishte zënë fryma nga qarqet me botëkuptime politike-ideologjike. Për këto shkaqe, ajo nuk është marrë me punët e bashkësisë. Por ka edhe shkaqe të tjera.

Profesor Stavro Skendi, i vetmi me titull të merituar i dhënë nga instituti ku punonte për veprat që ka pas botuar, jo i vetëquajtur, në një letër të hapur shpërndarë më. 28 tetor 1969, flet për një mbledhje të bërë në Palermo të Italisë, një mbledhje shkencore përkushtuar Skënderbeut, në të cilën ai shkon për të marrë pjesë si shkencëtar, por që ajo mbledhje shndërrohet në politike. Ndër të tjera, Prof Skendi shënon se aty u tha se “Vatrës” “Nëse i mungon shpirti, ne do t’i japim shpirt. Se ç’shpirt kuptonte, gjithë bota shqiptare e di mirë”. Duke u përpjekur për ta sendërtuar këtë ide, në një anë, me shtyse nga duar të padukshme, një luftë shumë vjeçare filloi në bashkësi. Kjo shihet më së miri në Vatër, ku ishin të përfaqësuara, pos Ballit, të gjitha grupet, të them politike. Sa i

5

përket shoqatës, aty njerëzit akuzoheshin, po nuk u shkoi për shtati atyre, se bëjnë politikën e Shqipërisë komuniste, se kanë emra anadollakë dhejanë kundër kësaj feje apo asaj feje. Kjo luftë shkoi aq larg sa u bënë përpjekje për të rehabilituar (E. Liço) edhe pushtuesin fashist me shërbëtorët e tyre. Kishte nga ata që thoshin se do të shkojmë në Shqipëri përmes Jugosllavisë, ndonëse atëherë nuk dihej për marrëveshjen që kishte qenë bërë...

Kjo gjendje pasqyrohej gjithashtu në bashkësinë e gjerë. Kur bënim demonstrata kundër politikës shoviniste kundërshqiptare jugosllave, ndonjëherë grumbulloheshin bukur si shumë njerëz, si në dy demonstratat e mëdha në New York City dhe një në Washington D. C. më 1981, ndonëse u përjashtuan të ashtuquajturit agjentë të Shqipërisë, jo për hir të atdhetarisë, por për të marrë kredit kapadaillëku, por më së shumti në demonstrata ishim të pakët, sa shpesh turpëroheshim nga ai numër i vogl në atë bashkësi të madhe, sepse të gjithë veprimtarët që nuk bënin pjesë në të ashtuquajturat parti konsideroheshin komunistë, sepse këta tjerët ishin nacionalistë dhe kështu asnjë shqiptar atdhetar nuk gjendej. Tahir Kërnaja – Currani, një njeri i mirë dhe atdhetar i kulluar, nuk lejohej të përhapte në xhami lëndë kundërjugosllave në përkrahje të kauzës kosovare kombëtare. Të ndjerit Tahir tashmë, i shkruheshin letra kërcënuese duke e quajtur agjent të Tiranës komuniste për ta diskredituar. Zëri i Malsisë, i cili bënte shumë zhurmë kundër Jugosllavisë në përkrahje të kauzës kosovare me malsorët e tij trima e atdhetarë, quhej Kal Troje i Tiranës komuniste për ta asgjësuar... Flitej se nuk duhet të luftohej kundër Serbisë, se ajo është e vjetër si shtet dhe ka shumë përvojë.. Të gjithë ata që ishin veprimtarë kundër pushtuesit serb ose shikoheshin me dyshim, ose quheshin agjentë të Tiranës komuniste për dallim, madje edhe shkruheshin letra dhe dërgoheshin në Shqipëri më vonë me atë përmbajtje nga agjentët e Serbisë. Kjo lloj propagande shkoi aq larg sa edhe UÇK-ja u quajt krijesë e Serbisë, madje nga ndonjë veprimtar i njohur dhe po ashtu nga ndonjë institucion, që më vonë u bënë me llafe mbrojtje e saj!...Një gjendje e këtillë është jo vetëm për të ardhur keq, por edhe për t’u vajtuar...Çështja e shenjtë kombëtare përzihej e bëhej lëmsh me politikën e pa krye..., sigurisht që vinte nga ata që thotë I. Kadareja që Vuk Drashkoviqi përpiqej të bëhej mik me të për ta

6

shukatur atë, gjë që dihet se ishin shukatur disa të tjerë, madje dikush edhe duke bashkëpunuar me revan me gjithë vrazhdësinë e mundshme kundër kosovarëve “stalinista” dhe luftës së tyre, që ishte luftë kombëtare...

Pra, bashkësia, në përgjithësi, ishte e këtillë, ishte një mbështjellje ku qeni të zotin nuk e njihte. Por, me dorë në zemër, ka pasur individë të veçantë në të dhe, sidomos, nga disa intelektualë, të cilët kanë punuar me gjithë çiltërinë njerëzore dhe atdhetare duke i kushtuar kauzës kombëtare gjithë mundin e tyre, gjithë kapitalin e tyre, gjithë shpirtin dhe zemrën e tyre. Këta nuk mund të harrohen, ashtu siç nuk mund të harrohen ata trima që u rreshtuan në aradhët e UÇK-së për të luftuar kundër pushtuesit serb të kombit... Pa u zgjatur, po përmendi vetëm ndihmesën e z. Jo DioGuard-it si përfaqësues i Kongresit e pastaj edhe vetë dhe veçanërisht me përkrahje të përfaqësuesit të Kongresit Amerian Tom Lantos-it, e cila ka bërë ndryshim, gjë që shqiptarët nuk duhet ta harrojnë.

Duke mos pasur vlerësime kritike për bashkësinë, shumëkush mendonte se bashkësia është e bashkuar dhe atdhetare. Meqenëse ai grupi që e quante veten Vatër, duke aluduar në klasiken, bënte shumë zhurmë dhe paraqitej si përfaqësuese e bashkësisë, gjë që nuk ishte, madje duke shkruar letra diktatoriale për Shqipërinë, për çfarë disa personalitete shqiptare, ashtu edhe zyrtarët shqiptar, duke përfshirë edhe Dr. Berishën, mendonin se ajo ishte ashtu siç e paraqisnin këta. Prandaj mbështeteshin në të, duke e konsideruar si përfaqësuese e bashkësisë, gjë që nuk ishte. Por nuk kaloi shumë kohë dhe ata u njohën me të vërtetën. Duke e parë këtë gjendje të përzier, ata ngelën me gisht në gojë. Po në të vërtetë, kjo nuk duhej të ndodhte. Si demokratë që mëtonin se ishin, duhej të mbështeteshin në bashkësinë, ose në një numër veprimtarësh dhe intelektualësh, se fundja këta ishin ata që mundësuan një ndryshim, jo bashkësia ose ajo shoqata që quhej Vatër dhe që zgjidhte Arshi Pipën ose ndonjë pipë tjetër si ai për kryetar të saj...

Duke mos e parë këtë gjendje dhe duke u manipuluar me demagogjitë e disave, qeveritë demokratike të Shqipërisë i mbyllën sytë ndaj atij realiteti që duhej të shihej me sy qartë. Por kjo nuk ndodhi, jo nga ajo se shqiptarët nuk e çmojnë atdhetarinë, por nga se politika nuk i ka lrjuar, në një anë dhe nga lufta që bëhej gjithashtu

7

në ngulim, nga ana tjetër, për atë se "kur ka hyrë dhelpra në lumë, a e ka lagur bishtin", e mjegullonin gjendjen. Pikërisht për këtë Kryetari i Shqipërisë i dekoroi ata që, e thom me keqardhje, nuk kanë pasur fare merita kombëtare...

Sidoqoftë, për çështjen kombëtare, për Kosovën, nuk duhet të diskurajohet dhe të thuhet, si disa, se nuk e vlen të luftohet për Shqiptarinë, por ata duhet ta ndiejnë veten kryelartë, sepse kanë bërë detyrën e tyre siç thonë ”bëre të mirën dhe hidhe në det, nëse nuk e di peshku, e di Zoti vetë”...

Duke ju përshëndetur, ju bëj shumë të fala, madje me atdhetari të kulluar. Dëshiroj nga zemra që të keni shëndet dhe të jetoni sa më shumë, se Shqiptaria ka nevojë për atdhetarë të vërtetë!

Essat Bilali, Sr. Sc.270 Sixh St.

Palisades Park, NJ 07650 USA

8

I'DASHUN, EFENDI TAHIR KERNAJA.

Me'vjen shum mir qe 'je ba edhe politikan' botnor tash kohnat e fundit. 'Bravo te qoft bre burr malcije. Ndigjo se po t’i shkruj nja dy fjal pse' ta du te miren. dhe jo si ata spijunet e Tiranës qe tallen me ty.Te gjitha keta letra dhe telegrame qe na çon zoidnija e juaj poshtë perpjet, i dijm shum mir se kush i shkrun, kush i perpilon, se aj asht nji spiju i Tiranes.Asht mesu spijuni qe te hedhi gurin dhe te meshefi doren, po derikur ka mend aj qe ta vazhdoj ket veprimtari spijuni anti Shqyptar edhe anti Amerikane' ne 'favof te Stalinistavet te Tiranes. Me ndigjo mu i dashun z, Tahir, hiqju atyne punvet se nuk jan pun te ndershmë ata qe 'po te detyrojn ty me i ba. Te gjith e dijn qe ti nuk je ne gjendje qe te shkrush letra ne gjuhen Engleze, edhe ne at Shqype edhe sje ne gjendje.Aj qe te meson ty me anen e spijunevet te tjer, pse nuk del vet si burr haptaz dhe t’i shkrujn vet keta telegrame dhe letra bombastikesa per sy dhe faqe qe te rrejn Kosovaret e trash qe su mesun me at qeveri majmunash ha la.Ban si te dush po nji dit kan me te lan rrugvet te botes si ata Homles qe jan neper N.Y. dhe qeverija nuk ka me te ndihmu masi ti merresh me nji element shum te ndyt, dhe aj asht elementi Enverist Labo Ortodoks komunist. Çfar asht kjo Rinija Kosovare kur ti je gjysh e mi gjysh, kjo asht turp per ty, mlidhe menden njiher e mir dhe qindro si qindrojn te gjith nacionalistat e ndershem.Mendoju mir pra, dhe lene strajcen me marrina qe ta ngarkojn lopet e Gjinokasters le ta majn ata vet strajcen e turpit.

Me/15/5/89

9

POEZIA E BEQIR MUSLIUT

Dr. Yrjet BERISHA:(Vazhdon nga numri i kaluar)

POEZIA ME INTERTEKST METAFIZIK

Beqir Musliu krijoi sipas traditës së poezisë klasike dhe bashkëkohore frënge, që i hap rrugë lirikës hermetike e neosimbiliste, poezisë bashkëkohore evropiane. Në opusin e tij lirik bie në sy gërshetimi i lirikave medituese me motive metafizike, me intertekste konfesionale. Poeti në librin “Lulëkuqet...” ka një vjershë titulluar: “Rekuiem II”, ndërtuar me motiv meditues, që paraqet problemin e ekzistencës, vështirësitë, humbjet e rastit. Në këto vargje del edhe Krishti, si arketip i shkëputur nga

intertekstualiteti i shkrimeve të shenjta, duket se “zbret” nga afresket që t’ua lajë mëkatet e turpin një frati dhe një murgeshe, që puthen nën afreskun ku ishte portreti i shenjtit. Ata ndëshkohen; shndërrohen hi e pluhur në Golgotha. (Gol. toponim hebre, Kalvar top., latin). Poezia “II. Nokturno” shpreh dilemën e shqiptimit të jetës me ngjyra shqetësuese. Vargjet e tilla tingëllojnë me ton shprese edhe atëherë kur troket fatkeqësia: “Dhe n’at dritare t’kthyeme kah njerzit në rrugë... E – dersia kumbonaret e qytetit t’rrahin n’mesditë E t’ngulen në shtiza – si Krishti n’Golgotha Ju, dilni të gjithë nga shtëpijat, e dashunoni”

1 0

Si e tillë, kjo lirikë ka motiv dashurie, frymë njerëzore të sinqertë, që s’fshehet nga askush. Ndjenjat e pastra dalin nga lëvozhga mistike dhe ireale. Dashuria s’ndalet edhe kur kambanat rrahin në mesditë për të dhënë kumte lutjesh, lumturie a mort të papritur. Të dashuruarit edhe mund të ndëshkohen, ashtu siç e pësoi edhe Krishti në Golgothë. Ka edhe në disa vargje thurur mbi Sermben, që identifikohen me intertekstin metafizik të njeriut të parë - Adamit, kur ëndërron parajsën e ndalur të Adamit, e zemra i ngulet në hu. Ky motiv lexuesit i kujton flijimin e Issa-it në Golgothë. B. Musliu me këto vargje paraqet sakrificat e poetit romantik që u ngjajnë vuajtjeve të interteksteve të sipërshënuara nga shkrimet e shenjta.Në librin “Parabola”, cikli ”Molla e Afërditës”, në disa vargje subjekti urtak zbulon mollën e Ademit nga miti i lashtë i kopshtit të Edenit. Kafkat jehojnë si kambanat, si objekt kushtrimi e ftesë. Portretizohet Ademi, me imazh kompleks nga kopshti i Edenit, që ndërlidhen me mollën e Afërditës, dhe darka e fshehtë e tradhtisë, kobit dhe tragjedisë. Në librin: “Darka e magjisë”, poezia “Anatema A”, subjekti i saj ilustrohet me motiv biblik, mëkate, spastrim, rrugëtim shenjtëror, intertekst antik, lirikë shpitërore, engjëj në krah të djathtë, furtuna, zanafilleje, çështje hyjnore të padukshme, trashëgimia materiale dhe shpirtërore e të parëve të njerëzimit. Lirika mbyllet me motivin e pendimit, dëshpërimit, kërkim – faljeje për pasardhësit, që nuk u lënë asgjë në botë, veç pastërtisë e qetësisë së çiltër shpirtërore, por armiku i dënon nga smira. Vjersha “Anatema Zh” ka tekst dramatik shkruar në veten e dytë, subjekti lirik me emrin e Krishtit del njeri i bekuar, i shenjtë, bredh me këmbëngulje të etshme fushës së lodhshme. Motivi i shiut analizohet si fenomen atmosferik spastron mumiet egjiptase nga mijëvjeçarët e hershëm. Ndërkaq, aty shfaqet edhe arketipi tjetër, Juda, nxënësi i Krishtit, i cili sipas shkrimeve biblike tradhtoi atë, nuk i jep ujë për të pirë, andaj e ndjek hija e vet, shpirtin e ka të rënduar me mëkat e turp. Ciklin “Nata e Bartolomeut” hap poezia “Parabola (1)” dhe mbyllet me “Parabola (2)”, si edhe shtatë vjersha me titull praktik: “Bleni i parë” – “Bleni i shtatë”. Shikuar sipas analizës intertekstuale, “Nata ...” pasqyron në nivel asociativ vështirësitë e popullit. Kështu, tërë ky stof lirik thuret në binarë aludues konfesionalë dhe historikë,

1 1

ku shpalosen mynxyrat, vuajtjet shqiptojnë përbirimin nëpërmjet vrimës së gjilpërës, shtrati i tradhtisë sjell vdekje, ku bozhuret lulëzojnë pas plojës. Nata d.m.th. tragjedia sjell fatkeqësi çnjerëzore, kafkat zhduken. Metafora e kafkave lakohet nëpër shtatë vjersha, frymëzuar nga gjetjet e rralla arkeologjike, ilustruar me kulla, muze, trëndafilat që lulëzojnë, vdekja s’përfundon. Mrekullia vishet me gjuhën e zjarrit, organe njerëzish të vdekur mbijnë bimë. Kullës i shuhet loza. Këngë vaji ka. Nënat vajtojnë plojën e paparë të përlyer me gjak. Në ballë lulëzon trëndafili i gjakut (që simbolizon fundin tragjik të njeriut) nga thikat e kafkat me baltë. Varrezat stolisen nga duarshtrirët në rrugë. Në fushëbozhure shtohen vdekjet. Zogjtë nëpër kulla ndërtojnë çerdhe. Shqiptimi i vjershave të tilla herë - herë shkallëzohet në ambis, hije, teh shpate, ngrirje. Dielli fshihet nga kjo tragjedi. Gijotina e dashuria rrinë afër njëra- tjetrës. Nusja gjarpër sjell krushq të zinj. Korbi përhap kob. Prushi djeg. Njeriu bën jetën e zogut në kafaz. Thikat vallëzojnë, valët e kohës ndahen në sfera gjaku në det. Në ciklin “Fushë – Bozhur” ka një poezi: “Me një ushtë të ndiqet bota përsëri”, që ndërtohet në formë të dialogut, ku poetit vazhdon të paraqesë tmerret e reminisencës (rikujtesës) historike - konfesionale, që lexuesit i rikujton vringëllimën e luftës, ushtën që s’zë vrima e gjilpërës, s’bën punë, kurse dielli vallëzon tehut të shpatës, me frikë, kob, lëkura e ulkonjës ha krerë. Pastaj satanatë në kremten e përgjakshme shfaqen si dëshmitarë të heshtur. Profetët mbeten të mjerë; s’kanë krye e nam, janë të paaftë, humbin besimin e kopesë (besimtarëve). Teksti mbyllet me shqiptimin e formulës së pagëzimit. Cikli “Metafizika e Prishtinës (varianti i parë)”, vjersha “Anatema A”, nis me motivin e udhëtimit të trilluar të heroit lirik, alter ego e një interteksti nga mitologjia e shkrimeve të shenjata. Udhëtimi mistik bëhet në shuplakë, në mënyrën fantastike, bredhjet e ndjekura nga një mijë e një mrekulli. Jeta shtyhet me vështirësi. Nëpër porta të ndryshme përbirohen engjëj që mishërohen, mbrojnë vlerat e botës. Kur keqësohen gjërat, shpëtim gjejnë nga trëndafilat që marrin formë dhe kanë aftësi të të folurit, me forcë magjike dëbohen gjësendet fizike e abstrakte. Cikli “Metafizika e Prishtinës” (varianti i dytë). Vargjet e poezisë “Imazhi i tretë”, subjekti ngjashëm me arketipin e

1 2

Issa-it, përbirohet kurtheve të padukshme të Magjisë i lidhur në qa Musliut dhe garkuar në shpinë. Ky intetekstualitet është sa metafizik edhe në konfesional. Këmbët përbirohen vrimës së gjilpërës, në kopshtin e verdhë fshihet fytyra irnosëse që paraqesin vuajtje, shikojnë përtej çudisë, treqind palë syshtizë në ëndërr e plagë në ndjekin. Në shesh llahtarie zhvishet, nuk zgjohet as si i dehur e as si i vdekur. Mesdita shndërrohet në kambanë shurdhuese. Kurse cikli “Orfeum” ka poezinë “Anatema A”, të cilën poeti B. Musliu e shkroi në frymën e tingëllimës, ku mbisundon motivi metafizik. Vargje shqiptohen pa shfrenim etik e social, babëzi, uri, darka e magjisë si fundi çnjerëzor, fatkeqësi, vaj, mort, vazhdon udhëtimi i fshehtë, në kafka alternohen lulebozhuret mitike. Ka udhë, imazhe ëndrrash, dëshira, shfaqet zjarri i kaltër (i ferrit) në Orfeum, përbirimi nëpër rrathët e ferrit. Në fund të shëtisë, udhëtari mbetet i urituri në darkën magjike. Vjersha “Orfeumi (I)” nis me largimin e kokës nga parajsa, ku edhe varroset me dhëmbë, krejt i ri. Orfeu si këngëtar mitik, në këtë lirikë pasqyrohet si figurë metafizike, që për të shpëtuar të dashurën, sakrifikon të hyjë nëntokë, ecën zbrazësisë së parajsës. Me këmbën e majtë shkel të këqijat, gënjeshtrat, me këmbën e djathtë shkel parajsën, i mbërthyer, i robëruar, i masakruar përcillet me këngë magjepsëse, buzët në gotën e verës i mban, muros zbrazësitë në krahun e djathtë, lumi nëntokësor vërshon brigjet, do të shpëtojë nga Pikëllimi, për Euridikën, që në lirikë s’del, por nënkuptohet se përfundimisht mbetet në Had, i dëshpëruar, i zhgënjyer ai del jashtë pa atë. Cikli “Darka e magjisë (Kreu i dytë)” përbëhet nga pesë vjersha, ndarë në pesë pjesë. Tematika e tyre lidhet me intetrtekste të shkrimeve të shenjta, gërshetuar me motiv meditues, ku gjakohet urtësia, mençuria dardane, fusha mugulluese, gjaku i derdhur nëpër beteja, përgjakjet e nënsqetullave. Shpuza ose hiri i Feniksit ringjallet në Fushë. Dielli, kjo metaforë astrale, simbolozon shenjtin, që vëren sfidat e urisë në Darkën e magjisë. Vera derdhet me ibrik të artë shumëshekullor. Jehonë dasmash të rrejshme, këngëtarët kremtojnë natën e përgjakshme në Darkën e Kokave, pastaj shfaqet, shtrohet Magjia e zezë, ndodh metamorfoza; këmbët thyejnë murin mes thikave. Shpina shndërrohet në sofër grykësish. Ditët

1 3

numërohen në përroje gjaku. Interteksti i krijimit të qenieve njerëzore (Hava) rishfaqet nga brinja e thyer e Adamit. Në sofër ulet dielli turpërues, që shkakton të këqija. Në Darkën e magjisë bota gjunjëzohet nga mëkatet, vuajtjet e bruzta të Robit, që është arketip i Adamit. Në nënkokë fshihet sofra ose darka e flisë. Shtizat puthin (vrasin) shpatullat e Robit të anatemuar nga kopshti parajsor. Magjia pret gjunjë, ngulfatet në gjumin e parë, pas Darkës për të mos u gdhirë nga ankthi i fundit në botë. Fajësia, dilema e flijimit të të shenjtit mbyll këtë cikël poetik. Libri “Orfeiana”, (2004), është lirikë e vëllimshme e poetit, si në tematikë, ide, teknikë vargnimi, rrënjët i ka te librat “Parabola”, 1976 e “Darka e magjisë”, 1978. Nën cikli i parë:”Metafizika e sfidimit - Karta e alkimisë”, hapet me vjershën “Darka e purpurt”, ndërtuar me disa vargje me tekste dialogu, vështrim - lexim në lëkurën e fytyrës, ku deshifrohen magjitë, imazhe fushëbetejash, shtrimi i një sofre, gllabërimi i paqenë. Ky intertekstualitet sërish iu rikthehet ligjërimeve të shkrimeve të shenjta, që poeti i shndërroi në tekste lirike. Me motivin e përbirimit nëpër fushë sprovohet subjekti lirik i lashtësisë. Magjia e panjohur hap kurthe, me duar të subjektit ringjallet Robi. Fati i shenjtit njëjtësohet me Dardaninë e robëruar, mbuluar me purpur dhe imazhe të darkës së magjisë. Në nënciklin “Poetika e përditshmërisë” ka disa poezi, si: “Parathënia e alkimisë”, “Nga poetika e përditshmërisë, 1”, “Nga poetika e përditshmërisë, 2”, “Misteri i germave”; stërmbullari i tyre ka intertestualitet abstrakt, hermetik, fantastik. Këtu pasqyrohet motivi i hapësirës së bardhë, plagë pa autorësi, vuajtje si të thoit të zi. Pastaj shfaqet motivi dionisian, vera në kupë sjell lumturi çasti. Lirika merr motiv mistik; gjakohet dorëshkrimi i mbledhësve të purpurt që ëndërrojnë, sepse në intertekstin mistik hyhej e dilej lirisht. Motivi i verës çrregullon ekuilibrin dhe vendosmërinë dhe i paraprin fatkeqësisë, lëvizjet bëhen me kokë e shpinë ngarkuar me peshën e intrigave etike, që më vonë zgjojnë ndjenjat e fajësisë, pendimi shumëshekujsh. Lirika gërshetohet me intertekst mitik, aktual, lirikë pëshpëritëse etj., me arketipe shkrimesh të shenjta, mistike, si edhe nga artet dhe shkencat e tjera. Me vorbull imagjinues dhe me ëndrra industriale, poeti e ilustron me haxhiografi, germa që krijojnë një Dhjatë fiktive me gjurmë.

1 4

Të poezia “Misteri i germave”, poeti sfidon shkrimet e tipit magjik. Sistemi i germave krahasohet me ushtarë ngadhënjyes. Gjaku i trazuar ndan kohën e artë në simbole, krijon faqet e bardha nga historia e dhjatës së purpurt, që gurëzohet metaforë në lirikë. Vjersha “Nga poetika e përditshmërisë, 3”, krijohet nga një intertekst i tipit didaktik, estetik, sociale dhe strategji njerëzore dhe hyjnore: germat acarohen, fillimisht krijohet përshtypja se gabimisht yshten, sulmojnë bardhësinë, shenjtërinë.Në ciklin “Enigma – Imazhi”, poezia: “Magjia e enigmës”, poeti thur vargje mbi prekje të buta pa iu zverdhur fytyra, kërkon rrënjët e mandragorës në farë shpatulle, gjuha ngjitet në qiellzë, arrin të zgjedhë mrekullitë e botës, lulëzimi në kornizën e kokës së mandragorës grimcohet në shuplakë. Mendimet çelin zogj (shumëzohen), varroset shenjtëria. Lirika “T’i zgjidhim memecët” është me motive udhëtimi nëpër botë. Thika ngulet në mollën e premtuar të zanafillës. Këto motive gërshetohen me intertekstualite me subjekte lirike me emrat e Ademit dhe të Havës në kopshtin e Edenit, mbyllur në farën e fshehtë. Dielli pikon gishtave. Memecët flasin me gjuhë të zjarrtë. Magjia trilluese sjell vetmi, mposhtje vetveteje. Nga Hyu, arketip metafizik, kërkojnë shpëtim. Vjersha “Enigma 3” e shpie lexuesin në kopshtin e Edenit, ku hiri shndërrohet në melodinë e tre fyejve, bëhet hi (zhduken). Në një kodër të madhe vështrohen flijimet sfiduese në formë abstrakte. Dielli purpuror s’rëndohet, mrizon pas veshit si engjëll shekullor, s’del në fund të magjisë së kënduar, shoqëruar me melodi fyejsh. “Enigma, 5”, fara adhuron zanafillën e hershme, gjakohet bota, qetësia e madhe. Alkimistët hulumtojnë barin e zi që të shpëtojnë veten, andaj bëhen pre e sfidave të enigmave. Kori ia thotë këngës si magjistarët. Dielli majë koke zë pisk rrotullimet e magjisë ëndërruese, nënsqetullat mbajnë amshim. Në nënciklin e tretë “Ligjërimi i parë para mollës”, vjershës “Skaska (I)” i paraprin një varg – citat, i A. Bosquet. Subjekti që urtësinë ta shndërrojë në mollë shuplake, të krijojë motive nga flora e shëmtive, të përbirohet nëpër gjilpërë. Dora del nga sytë. Shëtia mbetet në gjysmërrugë, kthen në kopsht të lulëzojë t’i shëmbëllejë fytyrës ku zbulohet zjarrtësia e botës. “Para meje thika”, është lirikë ku molla e sherrit rri para subjektit lirik, pjata me thikë vezulluese “mbjell” duar

1 5

lëvoreverdha, fshihet dhe shndërrohet mburojë nga sulmi i zi. Molla – flia qëndron e pikëllueshme, e pambrojtur para thikës të armikut. Poezia “U ringjall një legjion”, bota e vogël e gjithësisë ringjall legjionin magjik të botës. Nga brinja e Ademit lind Hava e Parë, kopshti i kuq mbyll nënshpatullën, në atë rilindje hyjnore e njerëzore lulëzon lisi i lashtësisë ose pema e mëkatit, lisi i mollës (Hava). Flora me gjuhë mbulon për mrekulli legjionin magjik. Krenarë kthehen ëndërrimtarët zulmëmëdhenj, me lëkurë të zezë, stolisur me perla në kremten e fshehtë. Mes brinjeve të enjtura zbulohet Hava e Dytë, dhe mbi krye rritet një kokë gjithësie. “Tri anët e botës”, në tri horizonte bote purpuri shndrit, e katërta e errta, fshihet në shpinë, shprishet mrekullia. Tri fytyra portretizohen në shuplakë, fara e katërt gjarpëruese ngjitet në degët e duarve. Nëpër trupin e subjektit – Ademit, shtrihet nga sëmundja. Kori – populli vajton, shtrohet në tri anë bote. Ana e katërt bie në pjatën e darkës së magjisë, në darkën e tragjedisë. “Kundruall tryezës” oshtijnë ankesa hyjnish që s’fshehin smirën. Lëkura e trupit shqyhet përnatë. Mjerimi arrin në kremten e kuqe yllëzuese. “Kopshti i artë ”, në këto vargje subjekti lirik ëndërron kopshtin e artë të Edenit në shuplakë, në majëgjuhe vyshket gjarpri. Bota pas Ademit zbulohet në fyt (nga molla e tij), bekimi i pafalshëm rritet me mëkate që përhapen në tryezën më të sëmurë se flora. Duart dërrmohen si me shkopinj. Kërcënohen hiret, ngujohen në arkivol.Lirika “Në pjatë na shikon”, molla sfidon heroin lirik, zhduket në shuplakë, në fund do verën e kotë të lirë, vendoset nën brinjë si Hava mitike, shtrohet në sofrën e zbrazët. Në pjatë shihet viktima e bardhë. Syrin xheloz e zënë magjitë, grimcohen gjymtyrët e paqena të qenieve të lashta. “Vesh lëkurën time”, me lëkurën e subjektit molla vishet, festohet lulëzimi i mërisë, sjellë në pjatë si shëmbëllim i thikës së artë, mbetet syuritur në kornizë. Duart e kopshtarit i zë magjia, ëndërron t’i fusë në zemër edhe pse nuk e ka në dorë këtë veprim, gjakon si magjistar purpurori. Do të shkundë shpirtin e zi. Vesh lëkurën si këmishë feste subjekti. “Një kënd purpuror”, rregullohet këndi purpuror, shihet me çudi, ç’ndodh me mollën e sherrit për popullin e dashur e të urryer nga molla, me mrekullinë e nëntë të farës - jetës. Sofra shenjtërohet me uri, dielli ulet nga barra e shpinës tinëzisht në shuplakë, jep një

1 6

ëndërr pas lulëzimit të shpalljes martir. Zemra e arketipit konfesional pushtohet me rrjetë e kënd purpuror. “Skaska (II)”, i prin një varg i poetit frëng A. Boske, që nis me figura e metafora: gjaku urtësinë shndërron në mollë, shpiken sprova, germat mbesin në gabzherr. Ademi do ndihmë, molla në hyrjen e nënqetullave, subjekti lirik sprovohet në lëkurë alikimie, shqiptohen germat e bekuara, mbjellë nga pararëndësit e paqenë që s’kërkojnë arkën e verdhur me ar. Nëncikli “Imazh – fara”, në vjershën “Fillimi i imazhit”, zë filli i farës mugulluese në fushë, jeta lulëzon. Vera mbushet me florë, lulëzon bozhurja e harruar në shpirt. Mbledhësit e purpurtë gjakojnë zanafillën e krijimit të njerëzimit. ”Imazhi, 1”, mbyllet në kornizën e paqenë. Bozhuret hanë dy pjesët e ditës (para e pasdite). Gjakuesit e alkimisë i zë magjia, kërkojnë lulëzim rrënjëve të Mandragorës, dhe pinë verën e kobshme. Nga koka s’kërkohet vera, flora e pijshme, fusha e tharë përdëllia e zezë. Thika i futet zanafillës në farë dhe e zë ëndrra përbiruese nga dhëmbi e vera hahej kobshëm. Me copa qielli qëllojnë pas shpinës. Në viset e mbetura zbulohet fara e gjakut, alkimia zhvillohet në shuplakë, përhapet seanca e shenjtë purpurore.Poezia “Imazhi, 2” pasqyron kodrën që shndërrohet në fushë të gjërë, ku ngrihet e zbret heroi lirik, futet në ujë gjoja të lahet, por ndyhet. Një imazh i lashtë krijon qytetin nga balta e hiri, mbijnë piramida në hapësirë fushë, përkryhet vera në podium, vuajtjet e gjalla magjia i kthen në fushë. Ballin kaplon dhimbja e purpurtë, blerimi i lodhur lulëzon fushës së Mandragorës, ditëve të vështira gishtat i ngjyen me gjak magjistari që zhvillon sprovat në shuplakën e botës së shpifur, shfaqen lakuriq dhe turpërohen nga mëkatet e pabëra. “Imazhi, 3”, fusha e gjerë s’sheh ëndërr, fara e gjakut përtrihet në magji. Balli si podium shikimi, gjuha ngrin gjatë të kënduarit në amfiteatrin magjik të Madragorës, dielli kur zbret fle në shuplakë. Butësia nëpërkëmbët, anatemohet me paturpësi. Mëkati i paqenë në rrënjë fare, merr fund imazhi i bukur e i shëmtuar. “Imazhi, 6”, fara mugulluese hedh magji alkiminë e parë të zhdukur, pas saj përbirohet nëpër vrimën e gjilpërës, zbrazëtia mbjell shëmti në florën e alkimisë së dytë të zhdukur. Barrë ka shpinën që nga zanafilla. Qielli mbyllet në metafora, yjet e pluhurosura, dielli shkrihet si akull në gjuhë. Zbërthejnë 300 mrekulli e 30 lulëzime e pushtojnë Mandragorën. Kori i shurdhër i udhëtarëve në fushë. Qielli

1 7

errësohet para dehjes së verës me imazhin e vet. “Imazhi, 7” krijohet nga nënsqetulla ku rri engjëlli, fusha s’ndërron pamje, fara mugullon tinëz në Mandragorë, lulëzimet thahen, vera është e zbarazët, blerimi në gishtërinj prehet, ëndrrat shuhen në blerim, Mandragora shndërrohet fytyrë e subjektit lirik, para zënies së verës në purpur, mbyllet sërish në farë yjësore, në rrugë gjurmon zanafilla. “Vazhdimi i imazhit”, fusha hapet - mbyllet, pamja e mrekullueshme para zbritjes në Mandragorë, përhapet purpuri në fushë, fara thahet në përdellesë balsami përkryhet ora e alkimisë. Trillohet fara në alkimi florë me imazh robërues në tatuazh. Mbledhësit e purpurit gjakojnë farën e zanafillës. Anatema krerët e paqenë në fushë, fara vështirë zbret në fytyrë - Mandragorë. Nëncikli “Ligjërimi i dytë para mollës” ka poezinë “Skaska (1)”, me imazh rrëfimi e personazhe, thikën kërkojnë gjakësorët, të bëjnë gjakderdhje. Ademi sheh sytë e Havës purpurore që zbret nga coha, në podium zhvillohet magjia e djallit. Ka gjasa që nga një sprovë magjistari i purpurtë të ngatërrohet. Hava gjakon të mbështillej me lëkurën e Ademit si në zanafillë, e vetëdijshme se gjërat e saj i ngjasojnë atij, se ai e ëndërron në sprovë, e paralajmëron mbi trajtat apokaliptike të kuqërremta dy mijë vjet më parë. “Peizazhi i mollës”, peizazhi hapet me rrathët e zinj. Molla ka emrin mollë - kokë. Martirët flijohen për ngjyrë purpurore, magjia ua lidh duart në shpinën e zezë. Kopshti sfidon verën e ruajtur. Perënditë ziliqarë kokën shndërrojnë. “Fara e mollës”, magjistari i ikën vdekjes. Bota darkon mollën e kuqe, fara zhvillohet në trajtë molle në kopshtin e vyshkur të dashurisë ku u viktimizuan a sakrifikohen Ademi e Hava. Në lëkurë molle gatitën trupin me akull, gjaku zbulohet me alkimi që faraonët e…Egjiptit gjunjëzohen, hanë fara, molla u mbin në fytin e kuq, molla ndëshkoi Ademin të jetojë. “Vera e butësisë”, me imazh shenjtërie zë fill purpuri e pushi përrallor, shirat në shtrihen me forcë titanike, kopshti gjallëron, thatësia i zë në zgripc, rrufetë vrasin gjethet e thara, zanafilla shtrohet në sofër gusht mollë. “Darka e fshehtë”, sfidohet vera, tradhtia në degë stolis mërgimin, largimin – tëhuajësimin e kuqërremtë në lëkurë globi nëpër anët e botës. Në alkimi të paparë rri molla e darkës ku hahen gishtat e paqenë. Vdekja nuk i shëmbëllen mollës sfiduese. Vera e harron mollën në degën e mërdhirë, zbret zemërmirë në darkën e fshehtë ku kafshohet molla.

1 8

“Zanafilla e mollës”, molla e syve të Afërditës me hyjneshat tinëzake përbuzin tryezën e shenjtë. Troja shkatërrohet nga sherri i mollës. Mbetën pa kopshtin hyjnor të Ademit. “Vetulla qiellore”, molla me madhësi vështirë e përshkruar. Mbyllet në shenjtëri (madhështi). “Kopshti i fshehtë”, ai i Edenit, flora me alkimi, Ademi s’e lëshon pemën e shenjtë (mollën), mbyll gojë e zemër, ajo lëshon rrënjë. “Skaska (2)”, Molla s’harrohet. Imzoti e kthen në kopsht ku e harroi Ademi e fisi dinak. Përbirohet subjekti lirik në tri mrekulli: e para verbon sytë purpurorë, gjatë tri udhëtimeve ëndërron. Në mollën e dytë ngarkohet barra e shpinës që shkarkohet në skajin e botës së varfër. Në mollën e tretë ia ha sytë, sheh matanë detit tri mrekulli të tjera, vizaton kurmin e artë të mollës. Kthehet në retortë alkimie dhe i kthehen tri varrë në lëkurën e mollës që e përshkruan heroi lirik, një mijë herë emërtohet nëpërmjet kësaj skaske. Nëncikli “Imazhi - Obelisku”. Vjersha “Ç’u bë me Darkën e magjisë”, heroin lirik e shqetëson rrjedha e darkës së magjisë. Dielli – bari zbret në fron. Në sofër derdhet vera e purpurtë, uria përvidhet fytyrës, hanë ç’patën, shi pinë në ibrikun e Issait, fara hidhet në fushë sërish, kokat dykrerëshe mbijnë, siç i paralajmëroi Mandragora.Nëncikli “Fshehtësia e muraleve”. Poezia “Nëpër birë të gjilpërës”, kokë, bozhurja sillet rreth kupës së saj të skuqur, përpiqet të ruajë përsosurinë, legjionet e pagjumësisë tradhtojnë muret, dora e djallit vizaton një mollë krijuar para Ademit, gjakimi i tij e di tri herë më të madh, heroi lirik përbirohet vrimës së gjilpërës, do të hajë kokën, kur s’ka darkë, të mos qeshin së gjalli. Froni i qetësisë sëmuret. Poemthi “Palestina” pasqyron bijtë mëkatnorë të Ademit e Havës dinake, në rrafshinë ringjallet vdekja qindvjeçe, mbartur me shpinë shkretëtirës së Palesitinës, që Darkën e fshehtë nuk e njohën. Palestina shpiket në natën e korit të të shtatëve të Tebës. Palestinën e ringjall shën Mussai nga dhjetë urdhërat e shenjta. Perëndia ndan kokrrat e kokosit kur mungojnë bijtë e Ademit të parë e të Havës së dytë. Kthehen në rrafshinë, kanë dhimbje gishtash, me nënthonj të nxirë, shpina me barrën e fajësisë hyjnore e djallëzore. Në botë duan t’i gjejnë hijet e humbura të bijve të Ademit të mjerë e të Havës së shenjtë. Nga murana mistike kërkohet Zbulesa e fundit e profecisë. Subjkti lirik nga nëntoka s’do të humbë si Ademi. Kurse bën mëkate kur bijtë e Havës dinake i quan qyqarë e të dëlirë që shëtisin nëpër

1 9

botë, shndërrohen mollë - sherri. Biri i vogël i Ademit, mëkati më i madh i Havës, udhëton nëpër botë i pamëkatshëm, nuk takon të atin. Bijtë si të mallkuar që i shpallin, s’takohen në vendin e shenjtë, shputave varin mëkatin e paqenë të të atit, të emën ndjek shkëlqimi purpuror. Mëkati i tyre përlyen dyzet bijtë e bijat e Ademit e Havës në tokën e premtuar (Palestina), mbetën të tetovuar në një lëvore (sipërfaqe) ranore. Hipin në Olimpin e rrenës së madhe, në piramidën e lartë të krenarisë së qelbur, pështyjnë Babiloninë e pushtuar e të shkatërruar. Mëkatnorët udhëtojnë, sfidohen, kërkojnë zanafillën e gjenealogjisë së popullit të Perëndisë që nga krijimi i botës deri sa largohen ata.Poeti vendos edhe pjesën e dytë titulluar “Ky është refreni im për ty Palestinë”, subjekti vesh lëkurën e Nesimiut të gjorë. Fatamorgana i vjen në darkë, por shenjtin e rrënon qiriu i fikur. Nesimiu do lëkurën që të zbresë në kremte të darkojë kokën e vet dhe e lë udhëtimin. Bijtë kërkojnë kalë të drunjtë, a një kafshë të shenjtë për të zbritur në Palestinë ose një burak të profetit Muhamed, del grindja e vizatuar në fleta lakre. Udhëtimi i gjatë vazhdon. Palestina ishte si i biri i vogël i Ademit e mëkati më i madh i Havës.Kurse cikli karakteristik “Libri i Zanafillës, 1” , ndërtohet sipas intertekstualitetit konfesional. Këtë tekst autori e shkroi në formën e lirikës bashkëkohore amerikane, që nis me thënie religjioze: “në fillimi qe fjala”. Ademi zbret brinjëve dhe kërkon Havën. Ringjallen dhimbje. Molla në sofër pikon. Atëbotë, kur e botoi poeti këtë poezi, të zënit ngojë Ademi e Hava ishte rrezik të prekë rrapullitë (burgjet e monizmit). Arketipi metafizik mbetet lakuriq, pa gjethe kokosi, lëkurë irnosëse nga shirat, por jo i pabekuar, i gjorë, i paemër. Libri i zanafillës lexohet. Ecën zbathur (Imzoti), këmbët i ngjiten për tokë. Fillojnë haxhillëkun e ecjes së gjatë, brenda gjashtë ditëve Hyji i krijoi në ditën e në kështjellë. Irodi pëlcet i vetmuar, përsërit Salomianën, Irodiada pi gjakun e vet e klith. Bukuria shtatë. Dhimbjet shndërrohen në trajtën e Havës.Nëncikli “Saloma”, është tekst i shkruar në formë poemthi që ka narracion, heronj, etj. Subjekti lirik dhe Imzoti vazhdojnë dialogun. Mbretëron frika, shtangia, gjumi i rëndë i rrakullimës. Me urdhër të Irodit vallëzohet, rituali kërkon gjak. Xhelati ia heq kokën Johanit dhe Salomës ia dorëzon kokën. Mbretëria e mpirë vallëzon valle

2 0

hyjnore. Irodiada dehet. Salomën e shpallin të çmendur. Në mur shfaqen dy figura shenjtërësh në trajtat e Mërisë e Jeshua Issa Ga Nocrri. Udhëtojnë, shtrohet darka e Salomës qe dehëse, dhe i dashuri i saj pi e vallëzon. Në çini ia sjellin kokën - fli të shën Joanit të gjorë. Herodiada çmendet shkul flokët. Ceremonia e vdekjes së Kipcit shenjtëror bëhet në darkë, kthehen petkat e Ga Nocrrit në përfundim të gozhdimit. Takimi hyjnor me Mejremen udhës së Magdallës. Shkretëtirave të Sinait mbledhësit e purpurtë takojnë Imzotin, nga brinja e tij krijojnë Salomën për fëmijë, të shtrijnë lozën rrakullimës. Mbretëria e Irodit gjunjëzohet. Nëncikli “Libri i Zanafillës, 2”. Poeti me këtë motiv shkroi edhe dramën “Familja e shenjtë” dhe tregimin “Kabili dhe Habili”, etj. Vjersha ka tekst të gjatë, paraprirë nga citati: fillimisht fjala”, që nuk e shqipton Imzoti – Ademi kërkon Havën pa e njohur askush. Akullnajat në skenë, në frigorifer ruhet gjaku i fisit të anatemuar. Edeni ka pamje të vjetër. Hava ndjen dhimbje shpine: lind njeriun e parë. Ademi kur zgjohet sheh gishtat e foshnjës. Lexohet Libri i Zanafillës, krahasuar me mileniumin e parë. Në Babiloni ndërrojnë gjuhët nga i dërguari i Hyjit.Beqir Musliu ka edhe disa vjersha me intretekst mistik, gërshetuar me lirikën neosimboliste a hermetike. Vjersha “Nga poetika e përditshme, 5”, s’pushtohet poetika - vrazhdësia e përditshmërisë që nga zanafilla, pa vërtitje krimbash përrallorë që ripushtojnë me zjarr e akull, në lëkurë rritet trëndafili tatuazh purpuror, zemra zog e trembur vdes nga përdëllimi. Fortesa ironizuese ngrihet nga hiri. Gishtat digjen fshehurazi, dhimbja zë vendin në trëndafil. Sofra shtrohet për martirë të paemër, mësohen butësi, peshohet në fund Dorëshkrimi i Mbledhësve të purpurtë. “Mbasthënia e alkimisë” vendoset në një kopsht letrar, balsam nder a dashuri e përjetshme. Hieroglifet zhburavisin fushën – jetën ku hahet buka, del uria për gjak, sofra si e tillë s’duhet të shtrohet. Grykësit shkruajnë histori letre, alkimi purpurore, këndojnë, udhëtimi shndërrohet në simbol, shkëpusin metafora nga poetika e përditshmërisë a bota banale.Nëncikli “Alkimia apo zanafilla”. Poezia “Ligjërata, 1” himnizon imazhin e një luleje të veçantë Agave, era e së cilës është mbytëse, kush largohet merr pikën e zezë në ballë. Lirika e tillë na kujton një poezi të Pol Valeri-ut, titulluar “Gjethi i rënë”, teksti i së cilës

2 1

pasqyron një botë të re dhe atë të botës që vdes për t’u ringjallur më vonë. Nëpër gishta pikon purpuri i shenjtë, kur shteren fjalët, lulëzimi ndihmon. Kopshti thahet nga të pjekurit. Lulja lulëzon fshehtë si purpuri në fytyrë ngjashëm me fushën e Kosovës. Mbrojtja bëhet me këmishë purpuri e alkimie. “Ligjërata, 2”, sfidon vetveten në pasqyrë, përbirohen shumë kalorës legjionesh nëpër rrathë hyjnorë. Në betejë këmbë vallëzojnë - rrezikojnë nëpër tehun e shpatës. Vera derdhet. Fitoret e paqena dehen, poeti ironizon me irealitetin ultraortodoks të kohës së monizmit, kur humbësit mesjetarë kremtonin humbjen e aleancës ilirike nga pus pushtuesit turq, që trumbetonin se “veç ata luftuan” (sic). Bozhure këmishat zëvendësojnë lëkurën. Kryqëzata përhap dyllin e nënsqetullave, vështirë depërtohet përtej robërisë së lules në vazo. Pelegrinët njëjtësohen në kornizë. Shpatat në muze s’pajtohen me heshtjen, në afreskë ringjallet purpuri. Poezia “Ligjërata, 3” thur lavde e ligjërime të reja, të vdekurit e të gjallët kthehen nga udhëtimi, vazhdojnë pokuset tërthoreve të rrezikshme që përfundojnë në kohën e gurit. Tatuazhet ruajnë Mbledhësit e purpurtë, ku sprova e subjektit lirik njeh hirin. Ai që s’shkoi në pelegrinazhin e shenjtë përshëndet Imzotin nga mermeri i paqenë. Në “Ligjëratën, 4”, udhëtari gjakon një vend të zbarkojë barrën e bota të përfitojë nga pesha e tij. Shfaqet gjakimi purpuror. Udhëtarët udhëtojnë kornizës së fushës, hapësirën zbusin me bozhure e gjuhë. Zhurmë kori në amfiteatër antik – ilir, të magjepsur përmendsh lexojnë fatin në rulet, në majë shpate, nga muzetë e vjedhura. Këndohet kënga (himni) e rrezikojnë të pinë zanafillën. Përgjakjet mistike, fantastike vazhdojnë; shihen koka, murana, kori dëgjohet në amfiteatro antike. “Ligjërata, 5”, për alkiminë shpaloset trashëgimia purporore e humbur, shfaqen vuajtje e lulëzimi i fshehtë. Nga retorta e alkimisë shpëton vera, shkrihen akuj nënsqetullave të dyllta, lules ia zë vendin shkëlqimi purpuror. Në brohorimën e fushës shfaqet beteja. Vjersha “Ligjërata, 6”, njerëzit s’e shpëtojnë lulëzimin, lugina s’ecën me këmbë, koha e keqe mërgon në lulëkuqen sfiduese. Pokusi i alkimisë vazhdon ëndrrën e zezë. Imazhi i kuqërremtë harrohet. Udhëtimi i shpëton sfidës, pastron ditët nga njolla trëndafilash. Mbledhësit e purpurtë zbulojnë botën dhe shpërlajnë verdhësinë e gishtave me prekje të zeza.

2 2

Nëncikli “Fyelli apo mbi anatominë e fjalëve”. Vjersha “Këndimi i parë”, alkimia zhvillohet pasi vera s’ka forcë shenjtërimi, në lëkurë lexohet trishtimi, në tatuazh sfidohet shëmtia, pokuset premtojnë profeci, në çast s’ndeshen njerëz të anatemuar. Mëkatet, ëndrrat, gjërat e trilluara shfaqen shpejt. Dhembja, vdekja, kënga shkaktojnë ftohtësi. Zogu i përgjumur ngrihet nga hiri mu si Feniksi. Në lirikën “Hiri”, poeti gërsheton vargjet me intertekstualitet nga miti i ringjalljes së tre fyelltarëve nga hi. Motiv orfeian, ku këngëtarët hutohen nga ndriçimi. Prushi s’le fytyrat e pastra të alkimisë që përbiron urtësive, banorët duan natën e vet. Gjërat materiale digjen, purpuri shndërrohet në hi. Subjekti lirik ka tatuazh talisman në shuplakë. Kipci shpëton në pasqyrë dhe përgatit vetëvrasjen e Ikarit në fytyrë. Vjersha “Shëmtia”, ka heshtje, apati, ringjallje në trilemë. Bota merr pamje të gjorë. Hiri bëhet fjalë. Shëmtia largohet. Udha e shenjtë fsheh purpurin. Sizifi përjashtohet nga ora e alkimisë, lulja me vesë vështirë lulëzon, shëmtia i gëlltit. “Urtësia”, koka ruan urtësinë, marazi i gjuhës lidhet me magji guri, mëson fshehtësinë e barit balsamues. Alkimia sprovohet dhe kthehet purpuri. Koha mbyllet në hirin e sezamit. Vera e zezë trashëgohet në lëkurën me tatuazh. Gjërat treten, mbetet urtësia, gur – safir (i çmuar). Poezia “Ndriçimi”, në ferr shkel gjithkush, hiri himnizon zjarrin e vdekur. Heroi lirik i thur lavde ferrit. Falënderon kokën për vargun (këngën). Në purpurin e zjarrit lahen e shpërlahen duart në hi (pas krimit të kryer, gjakësori nga interteksti i shkrimeve të shenjta pastron duart dhe fajin ia lë popullit të pafajshëm). Vjersha “Falendërimi”, koha e lashtë ndriçon hirin në zjarr. Fytyra me lot pastrohet, vera e zhdukur mbetet, s’ka uratë.Mëria s’durohet në botë. Mbetet imazhi i luftës purpurore në tatuazh. “Tragjika”, s’mashtron veç bukurinë, fyelli tinëzisht përbiron (mynxyros) shëmtinë. Deti i thellë vizatohet në gjumë. Me limfë gjaku ngrihet dollia për shpëtim bozhuresh. Khajamin takon në dafrungën hyjnore. Vjersha “Fyell”, stinët plakin këngët e pamëkatë, gishtat ringjallin melodi, ëndërrohet purpuri i shenjtë magjik, kur s’ka gjëra të denja për zjarr dashurie s’duhet gjakuar. Muranat dokumentojnë mitin e të humburve në shenjtin Albanopol, kënga me alkimi në fytyrë i shëmbëllen vetes në pasqyrë. Nëncikli mbyllet me

2 3

poezinë “Vazhdimi i këndimit”, për dafrungë hyjnore ngrihet dolli, interpretohet afreska e Imzotit në mur. Subjekti lirik përbirohet në purpur, Imzoti gjatë peligrinazhit mbërrin në skëterrë. Të njohurit përgatisin alkiminë, shpina s’ka shenja vulash. Ferri i ndjek në… parajsë. Në murim flora, flet për ngrohtësinë (pranverën), kënaqet me ëndrra, lule, vesë. Shfajësimet – mëkatet digjen në zjarr. Martirët në shuplakë u ngjajnë atyre të antikës. Nëncikli “Zanafilla apo alkimia”. Vjersha “Ligjërata, 1”, zanafillës s’i flet për alkimi, s’shkarkon barrën e shpinës, këmbët shërojnë verëra parahistorie. Kryeneçët sfidohen, të harrojnë në gojëdhëna përhirtëse, t’i kthejnë në podium Ballkani, këmbët në Kosovë, lexohen dorëshkrimet e mbledhësve të purpurtë gjetur në kor një ditë para Orfeianës. “Ligjërata, 2”, nga ligjëratat e alkimisë krijohet kori i lirë, të humburit drekojnë në mesditë në bozhure për të marrë forcë, por kryet ua do obelisku (statujat ngrihen në sheshe). Balta e Kosovës u ngjitet fshputave. Sofra ur s’shuan, shputave të këmbëve vera lulëzon, majë gishtash purpurohej dielli nëpër fushë. Kori i lirë shpëton nga këngët. Kosova ngjitet pas zanafillës së shputave. Alkimia zhvillohet tri herë për të mposhtur veten e të zëvendësojë bozhuren. “Ligjërata, 5”, vështirësi kohë në gur epokë, lënë tridhjetë e tri herë alkiminë. Emri – qeniet, kërcënohen prore. Lajmëtarët e Apokalipsit kremtojnë zhdukjen e martirëve të paqenë. Historia vizaton tatuazh në ballë, për kohën të rilexohet në gur. Bozhurin e merr mortja. Gjuha ha kremte të paqena. Flijimi merr trajtë të shenjtë puprurore. Poezia “Ligjërata, 6”, është një tekst në formë lutjeje për verën, lulen e Kosovës. Gjërat sillen rreth emrave të zanafillës. Fushë-Kosova me gjak strehohet në një retortë alkimie, në botën e rrafshtë. Dashuria për verë e lule është e pashuar. Purpuri duket pluhur ashtëror, këmbët zbulohen nga hiri i gjallë kur subjekti njëjtësohet me lulebozhure. Vjersha “Ligjërata, 7”, maestro bekohet me germë rikrijuar tri herë. Ngjyhet këmisha e purpurtë, heq mynxyra në eksperiment alkimik. Ringrihet intreteksti metafizik në beteja vetë i treqindti në kremten e kuqe - luftë. Vera pihet, Imzotit çdo gjë i mungon. Tri seanca zhvillohen në Orfeianë, e katërta e zë pisk Imzotin zanafilla, që e rikthen të pergamenë dhe lexohet Manueli i fshehtë, i ndaluar si dorëshkrim i mbledhësve të purpurtë përsosë bukurinë e të zhvillojë

2 4

një alkimi të shenjtë, gjaku shndërrohet në Lirikat me këtë intertekst, kur i krijoi e botoi poeti, me tepër u trajtuan si lirika hermetike, me motive konfesionale. Kritika tradicionale këtë lirikë nuk e përfilli, e arti i tij atëbotë shikohej me mosbesim. Poeti i vetëdijshëm se arti s’njeh kufij, s’përfilli rregulla, andaj nuk i bëhej vonë për shijen e penave oborrtare – moniste, që u rritën e u afirmuan nën tutelën e politikës e jo të poetikës.

2 5

Dr. Fejzulla Gjabri

TË DHËNA PËR EPOSIN E KRESHNIKËVE NË VISIN E LUMËSInformation about the Heroic Epos in the

Province of Luma

Dr. Fejzulla GjabriQendra kombëtare e veprimtarive folklorike Tiranë

Përmbajtja e shkurtër. Në ketë kumtesë është shqyrtuar gjendja e sotme e këngëve kreshnike në Lumë, duke u bazuar në kërkimet që janë bërë në shekullin e 20-të dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shek. 21-të. Në fillim është

përcaktuar terreni i kërkimit, Luma, duke bërë një krahasim dhe me disa fshatra rreth saj, si në Has dhe Dibër. Janë evidencuar këngë të botuara dhe të mbledhura në viset e Lumës, disa këngëtarë me veglën e lahutës, si arketipi më i vjetër, apo edhe me vegla tjera të mëvonshme.

Për hartimin e këtij punimi janë shfrytëzuar botimet e deritanishme, anketa, bisedat direkte me artistë popullorë, si dhe njoftime nga bashkëpunëtorë e kolegë, me synimin për të argumentuar ciklin e kreshnikëve dhe praninë e lahutës në Lumë dhe rrethinat e saj.

2 6

Hyrje

Këngët në përgjithësi janë vlerë kulturore. Kultura shqiptare, së pari ajo shpirtërore tradicionale falë studimeve që janë bërë shekuj përpara deri në ditët tona, jep pamjen e një etnie kulturore të zhvilluar dukshëm. Kjo kulturë i ka kryer më së miri të gjitha funksionet shoqërore në kompaktësimin e kombit dhe identitetit të tij. Dihet se pa kulturën shpirtërore nuk do të kishim komb, nuk do kishim troje shqiptare. Në argument, po ritregoj të shkurtuar udhëtimin e Mbretit Zog në Himarë në vitet ’30, kur himarjotët në takim me Mbretin i kërkojnë: Së pari t’i ndihmojë për botimin në disqe të disa këngëve të të parëve të tyre dhe së dyti, i kërkuan për t’u dhënë autonomi. Ai pranon kërkesën e parë dhe për të dytën u thotë se do ta shqyrtonte kolegjialisht. U botuan këngët në Paris dhe, kur shkojnë disa përfaqësues për të marrë këngët e botuara, ndër ta Neço Muka1, i kujtojnë kërkesën për autonomi. Zogu merr gramafonin dhe ua ve përpara për të dëgjuar këngët. Ishin këngët që kishin kënduar vetë ata dhe të parët e tyre. Të gjitha ishin shqip dhe u thotë: “Ndigjoni këngët. Nëse ato flasin si unë dhe ju, janë këngë shqipe dhe ne jemi shqiptarë”. Kaq mjaftoi që himarjotët të largohen shqiptarë.(1)

Me të drejtë studiuesit e kanë përcaktuar folklorin pjesë e kulturës tradicionale, sy, zë dhe vesh i kombit. Epika legjendare, si krijimtaria artistike më e hershme ka lëshuar rrënjë në çdo cep të trojeve shqiptare.

Terreni i kërkimitKërkimi është bërë në krahinën e Lumës. Të paktën deri

tani, Luma nuk është konsideruar si krahinë epike e cilësuar në ciklin e Mujit e Halit. Ndërsa krijimtaria epike në tërsi me gjithë llojet e saj është mjaft e pasur e aktualisht aktive, si dhe 1 Neço Muka, himarjot, këngëtar dhe poet i njohur popullor në Himarë dhe më tej.

2 7

një pjesë e kësaj pasurie është mbledhur e trajtuar në një vëllim2 dhe herëpashere në shtyp.

Luma është dokumentuar së pari në fund të shek.XVI (1571 -1591), si nahije e Sanxhakut të Dukagjinit. Në sh. XVII e përmend F. Bardhi si cakun më lindor të dioqezës katolike të Sapës (Zadrimës)3

Ndërsa Hahn ka shënuar i pari versionin se Krahina e Lumës e ka marrë emrin nga Përroi i Lumës. Ai shënon: “Lugina e këtij përroi përbën madje pjesën kryesore të të gjithë këtij territori, gjë që për mendimin tonë, i gjithë ky rreth e ka marrë emrin prej tij, pra prej luginës…”4

Kështu, emri i krahinës së Lumës është i lidhur me apelativin ‘lum’ (lum-i, lum-a) dhe ky vjen prej lat. Flumen, sipas G. Meyer, të cilin e ka cituar Çabej: “Tipi Lumë që emërton një krahinë gjeo-etnografike është një krijim vendës nga “lum” (em.) dhe ky nga apelitivi latin “flumen” (G. Meyer), ose një formë e ndikuar prej shumësit, si një shumës i singularizuar, ...”5.

Luma si krahinë etnografike kufizohet nga këto rrethina etnografike: Hasi (v,vp), Malziu, Fani e Oroshi (p), Reçi e m’Ujë e m’Uja (j), Reka, Gora e Opoja (l), Vërrini i Prizrenit (v). Gjeografikisht kufizohet: në Veri me përroin e Poslishtit; në Jug me përroin e Veleshicës, Drinin e Zi, Qafën e Drajës e përroin e Mallës; në Lindje kufiri shkon nga Maja e Koritnikut, në Kallabak, në Korab e bie nëpërmjet lumit të Veleshicës në Dri të Zi; në Perëndim. Luma shkon deri në Malin e Zepës, Qafën e Komit, Truellin e Surrojt, përroin e Kalimashit; në VP,

2 Vëllimi i përgatitur nga Sh. Hoxha, “Epikë legjendare nga rrethi i Kukësit”,T. 1983, si dhe revista e almanakë, botime të Pallatit Kulturës, Kukës.3 Relacione II, fq. 345.4 Hahn, “Reise Durch Die Gabiete Des Drin Und Vardar”, Vien, fq. 80)5 Studime etimologjike, vëll. I

2 8

prej andej kufizohet me Drinin e Bashkuar (sot Liqeni i Fierzës)6

Organizimi shoqëror ka qenë bërë me pleqësi dhe në raste organizimi të përgjithshëm (si luftërat), me bajrakë. Luma ka pasur 7 bajrakë: Bajraku i Rrafshës (me bajraktarin në Bicaj), Bajraku i Tejdrines (Bajraktari në Ujmisht dhe më pas në Domaj), Bajraku i Qafës (me baraktar Gjinin në fshatin Bushtricë), Bajraku i Kalisit (Bajraktari në Zallë-Kalis), Bajraku i Radomirës(bajraktari në Tejs), Bajraku i Çajës (Bajraktari në Fshat), Bajraku i Topojanit (Bajraktari në Brekijë). Organizimi i fundit në bazë të këtyre bajrakëve është bërë në vitin 1912, në betejën e Qafës Kolesjanit, në luftë kundër serbëve.7

Krijimtaria shpirtërore popullore, (gojore, koreografiko-muzikore) është mjaft e pasur dhe e dallueshme nga vise të tjera përqark. Mbizotërojnë baladat, lirika grarishte dhe kënga historike; janë të njohura vallet e burrave si kolloçojat, gishtm’gishtja, krahem’krahja, shkrepza e tjera. Nga veglat muzikore veçojmë fyejt, çiftelia, curlja e lodra, bishnica etj. Është thënë nga studiues se “mungon cikli i kreshnikëve dhe lahuta”(*), për të cilën do flitet në ketë trajtesë.

ZhvillimiHasi dhe Luma janë dy zona etnografike, që i ka lidhur

fqinjësia jo vetëm gjeografike, por historia e përbashkët dhe administrata shtetërore, që, pothuajse një shekull e kanë të përbashkët. Para Luftës së dytë Botërore Luma dhe Hasi bënin esë n ë n/Prefekturën e Kosovës, më pas në një rreth e tani në një qark. Meqë jemi tek trashëgimia shpirtërore festivalet folklorike i kanë zhvilluar e i zhvillojnë në. Përbërj të. një grupi të përbashkët, ku shpalosin vlerat e artit. popullor po s’bashku. Një ndikim tjetër kulturor mes Lumës dhe.6 Shih Sh. Hoxha, “Bajrakët e Lumës”, T. 2001.7 . Po aty.

2 9

Hasit ka qenë popullimi pas vitit 1960 i fushës së Hasit dhe qytezës së Krumës me banorë lumjanë, që u punësuan në fermën e Krumës së bashku me familjet e tyre. Një ndër ata banorë thotë se: “Na pëlqejnë këngët e Hasit, por ne s’mund të këndojmë si ata”*.

Duke veçuar nga Eposi, ciklin e këngëve të Mujit e Halilit, aktualisht i pranishëm është në Has, ndërsa në Lumë gjenden vetëm gjurmë. Në Dibër gjurmët e këtij cikli janë edhe më të zbehta.

Pikërisht, nisur nga ky konstatim, duam të bëjmë një vlerësim të pranisë së poezisë dhe prozës së epikës legjendare, duke veçuar gjurmët e ciklit të Mujit dhe Halilit, si dhe të mënyrës së interpretimit me vegla muzikore apo ndryshe, të gjurmëve e lahutës, për të arritur në një përfundim. Përsa u takon këngëve legjendare dhe baladave, veç ciklit të Mujit e Halilit, në Lumë kanë qenë dhe janë të pranishme edhe në ditët e sotme. Ato bëjnë jetë folklorike në çdo fshat dhe janë të evidentuara*.

2a. Baza e këtij punimi janë botimet nga autorë lumjanë, të cilët japin informacion të mjaftueshëm për gjendjen e këtyre këngëve. Ndër këto botime janë: Vëllimi “Epikë legjendare nga rrethi i Kukësit,8 Vëllimi “Dri, o Dri”9, F. Gjabri, Tiranë, 2000; “Qamil Hoxha, jeta dhe vepra”, Sh. Hoxha, T.2009; “Shtigjeve ë kohës”, I. Halili, T.2010; Dorëshkrime nga S. Dida10; Njoftimi i Elez Brahës më 1936, se “ka këngë kreshnikësh, që për fat të keq po zbehen…”11.

Kohët e fundit, siç na njofton studiuesi Prof. dr. Zymer Neziri, në Koleksionin e Albert Llordit, në Harvard, ndodhet

8 Sh. Hoxha, “Epikë legjendare nga rrethi i Kukësit”, T. 19839 F. Gjabri, “Dri, o Dri”, T.200010 Elez Braha, “Darsma në Lumë, T.2008(në “Darsma në Lumë, T.2008), botuar në Bukuresht në gazetën “Ylliria”, në tre numra,11 Dorëshkrime nga S.Dida, Arkiv personal

3 0

një grup këngësh të mbledhura nga bashkëpunëtori Qamil Hoxha, nga Luma.12

Sigurisht nuk janë vetëm këto botime, pasi pjesë të tyre ka në shtypin e shkruar dhe në vëllimet folklorike “Visaret e Kombit’ etj.

2b. Përmbledhja “Epikë legjendare nga rrethi i Kukësit”, botim i vitit 1983, raporti i këngëve epike Has-Lumë është 80 me 5, ku në hyrje, autori Sh. Hoxha, thotë: Luma është më e varfër me këngët e kreshnikëve, ku ato të ciklit të Mujit e Halilit janë mjaft të zbeta”13. Megjithatë, autori na ka dhënë një material të vlefshëm për pasurinë e kësaj trashëgimie, si në Has e në Lumë. Vetë fjala ‘Epikë’, e vendosur titull i vëllimit, është në shumësin e pashquar, që tregon se nuk është gjithë epika lumjane. Nga ky vëllim seleksionojmë tekstet e këngëve të Lumës: “Jemin Plaki çka ish kanë” – Topojan; “Çika e Plake Jemin Agës” – Kollovoz, “Halili i vogël Çajë, “Hasan Aga i ri vret Bajlozin” – Novosej, “Motra liron vllaznit prej burgi” – Kalis, Çika e Ferat Pashës vret Kralin” – Matranxh-Bushtricë.14

Veç këtyre teksteve të këngëve, janë shënuar dhe 7 tregime legjendare në prozë, si: Arnaut Osmani, “Ali Bajraktari”, “Halili i Vogël i del n’mejdan Maxharrit”,”Muja shpëton Halilin”, “Halili pret kralin” dhe “Fundi i kreshnikëve”15. Nëse në poezitë kemi ndryshime në Vpërmbajtje dhe në personazhe, në prozë përsonazhet janë të përafërta ose dhe të njëjtë me ato të ciklit të Mujit dhe Halilit.

Në botimin “Dri, o Dri”, botuar në vitin 2000, janë një grup legjendash në prozë që lidhen me Mujin e Halilin si dhe 12 Gjurmime Albanologjike, folklor dhe etnologji, 38, Prishtinë, 2009, f. 142) 13 Cituar, Hyrja14 Cituar, nga fq.155-17715 Po aty, fq. 182-2001

3 1

me kreshnikë të tjerë. Vetëm me ciklin e Mujin janë këto tregime: “Forca e Mujit”, “Veni ku u shituen krushqit”, “Ku hupi Muja” dhe “Zanat apin uha”. Tregimi “Ku hupi Muja”, tregon daljen dhe përdorimin e armëve me përfundimin: “Ja m’u këtu në bjeshkë hupi Muja. Bjeri vendit me këmbë dhe ban bum-bum, që tregon se poshtë ka boshllëk” (Brekijë).16 (Dri, o Dri, F. Gjabri, T. 2000, f.__)

Informacioni që japin këto tregime, flet për një bazë të jetës folklorike të këngëve për kreshnikë.

Informacionin më të plotë për këngët e kreshnikëve, veças të ciklit të Mujit e Halilit në Lumë, e gjejmë në Koleksionin e A .Llord, në Harvard. Duke u mbështetur në të dhënën e Z. Nezirit për këtë koleksion, studiuesi I.Halili shënon: “Në Bicaj, A. Lordi nëpërmjet Qamilit (Hoxha), takoi një nga këngëtarët e njohur të Ciklit të Kreshnikëve, Dalip Ramadanin, prej të cilit dëgjoi dhe regjistroi vetëm 57 vargje. ... Llordi shprehu mirënjohjen për ketë dhe për këngëtarë dhe lahutarë të tjerë... ”. *(Shtigje të kohës, I. Halili, T. 2010, f.171). Pra, sipas këtij njoftimi, këngët e Mujit dhe të Halilit, si dhe këngët tjera të kreshnikëve të shoqëruara me lahutë, kanë qenë të pranishme në Lumë. Megjithatë, duhet pritur që të dalin në dritë e të botohen gjitha materialet e A. Llordit, që të kemi këngët kreshnike të bartësve lumjanë.

2. Anketa përmbante disa pyetje të shkurtra si: Shënoni titujt e këngëve të kreshnikëve dhe me ç’vegla muzikore janë kënduar; Jepni një këngë dhe kush e këndon; kush ka patur lahutë në shtëpi dhe nga e ka marrë e ndonjë veçanti tjetër, si tregime në prozë etj.

Pyetjeve iu përgjigjën disa nga ish punonjësit e kulturës, miq të mi, mësues etj. Nga Brekija u përgjigjën dy vetë, dy nga Topojani, dy nga Ujmishti, si dhe Mësuesi i

16 Arkiv Personal3 2

Merituar Isa Halilaj. Disa nga të dhënat e tyre do shënohen në ketë material.

Nga anketa del se ka dhe këngë të tjera kreshnikësh, si “Djali i vetëm merr kalanë”, që i kushtohet një djali që, kur rritet “shkon e hyn në kullat e kralit, merr të bijën e tij dhe jeton në bjeshkët e Mdhoja”(Çajë). Ose ka këngë që afrohen me epikën historike, por ka aspekte legjende, duke zgjatur dorën 10 metra, kap për fyti kralin”(Vilë) -15) etj.

3. Shtrirja e këngëve brenda LumësKëngët janë në disa fshatra, që përafërsisht

përfaqësohet gjithë krahina. Ato gjenden në fshatin Kalis në jug e deri në Nangë në Veri dhe nga Topojani e Kollovozi në lindje e në fshatrat e dy anëve të Drinit Zi, Vilë dhe Sinë (Dibër).

Në Kollovoz: Fort m’ish plak-e Jemin Aga,/ E shkrujke ni letër Felike Maxharri:/ “Ti çi je Aga Jemin Aga,/ no n’mejdan ti për me m’dalë,/ no kije çikën Plak-e me ma dhanë”17, ku vargjet përkojnë me ato të Gjergj Elez Alisë.

Me Halilin e ciklit, ngjashmëria është te një këngë mbledhur në fshatin Çajë. Citojmë: “... Sa shpejt krali ka lajmërue: se të gjithë n’mejdan me dalë,/ nësër varet Halili xhallë’/..., duke përfunduar: “... se për kto ban,/vetëm shpata ato i lan”18. punë Një shtrirje më të gjerë ka proza legjendare. Në përgatitjet festivalit FK, Gjirokastër 1978, në konkurrim brenda rrethit të Dibrës u paraqitën dy lahutarë nga Sina (Dibra e Poshtme, në të e. majtë të

4 Gjurmët e Lahutës dhe të interpretimitDrinit Zi). Nga të dhënat që jep Shaban Xhajku(1947-

2010), punonjës kulture në Peshkopi, thotë: “Ata morën pjesë vetëm në festivalin e rrethit dhe nuk u klasifikua në 17 Cituar fq. 15918 Cituar, f.167

3 3

Gjirokastër. Lahutarët ishin Rustem Pashnjari dhe Halit Krashi. Të dy nga fise të hershme të Sinës”.19

Në fshatin Ujmisht (Lumë), në familjen e Destan Halilit, tregohet se ka patur lahutë. Lahutë ka patur në fshatin Fshat (Grykë-Çajë-nahije e Lumës) në familjen Shtini, që i binte dhe këndonte Mehmet Shtini. Gjithashtu, në festivale lokale janë paraqitur lahutarët Myrtë Sefa nga Topojani, Milaim Baftjari dhe Rrahim Dani nga Lojmja (Dollovisht, nahije e Lumës). Të tre këta këngëtarë këndonin me lahutë në vitet 1950-1960. Deri në këto vitet e fundit, në familjen e Xhemali Izetit në Topojan, lahuta mbahet e varur në mur. Këngë të kreshnikëve këndonin dhe Jahe Rrahmani me të vëllanë Sedë Rrahmani (Mhole-Bicaj), që në dasma përdornin dhe lahutën. Në Bicaj këngët e kreshnikëve janë kënduar në vitet 1930-1940 nga Nur Sadiku dhe Dalip Rrahmani.20

Kur i pyet për lahutën, të thonë: “E kemi nga të parët”, duke sqaruar se këngët i këndonin me lahutë të parët e tyre.

4a. Interpretimi i këngëve është dëgjuar edhe pa vegël muzikore dhe herë pas here në mes vargjesh i bihej fyellit. Kjo mënyrë është konstatuar në familjen Brenolli në Çajë, kur këngëtari Dali Imer Brenolli (Vjeç 50, viti 1981) këndoi këngën “Halili i Vogël”, pas disa vargjeve i binte fyellit. Gjithashtu është dëgjuar në Kalis edhe shoqërimi me çifteli.21

Më çifteli kanë shoqëruar këngët kreshnike vëllezërit Karanxha nga Topojani, në vitet 70-80. Në këngët: Hasan Aga i Ri vret Balozin” e kanë kënduar me çifteli në vitin 1978, në fazën përgatitore për në festival.22

19 Treguar nga Shaban Xhajku, Peshkopi, punonjës kulture, vjeç 63, viti 201020 Të dhënat janë marrë nga Mesuesi i Merituar Isa Halili, Bicaj.21 Anketa: Shaban Shira 90 vjeç, Gështej Kalis, 200922 Dëshmi e E.Allarajt, punonjës kulture në Kukës në vitet 1975-90

3 4

4b. Interpretimi recitativ në viset e Lumës, sipas të anketuarëve, “ndigjohet fort rrallë dhe vetëm tek njerëzit me shkollë. Recitonte Latif Jata që kishte punuar në Malësine e Gjakovës, nëpunës i Zogut. Mbaj mend disa vargje që i thojte shpesh: Fort po shniste ai djell e pak po nxehte, /Bash ditë dimini kishte qillue,/ Kanë marrë udhë trimat e kanë shkue,/ Udhë kanë marrë e shkue n’krajli,/ bash pëmrena kralit me i hi/..., e do fjalë tjera që unë s’i mbaj mend” – thotë treguesi.23 Raste tjera të recitimit janë dëgjuar “... o kur s’kishte vegla, o kur kërkojshin mexhlisi”24.

4c. Tregimet dëgjohen zakonisht pas këngës në mjedise odash. Kur këndohet kënga, dalin pyetje, nga ata që s’e kanë kuptuar qartë, pra mesazhi nuk është marrë në masën e duhur nga dhënësi i tij. Atëhere fillon tregimi në prozë. Shkas të të treguarit në prozë bëhen dhe diskutimet në mjedise me përbërje nga vise të ndryshme. “Tregonte gjyshi se njerëzit shumë heret kanë qenë ma të fortë. Thojte se Muja kish kanë fort i fortë, po kish takue një njeri me patllake dhe e pyetën: Xhit asht kjo? I thotë se kjo të shpon i. Bane provë n’dorë teme! - i thotë Muja. Dora e madhe sa trupi jem, u shpue e doli pak xhak. Muja tha: -S’paskem ven ma ktu e hupi n’gjeshkë. Ja mu gat ati guri, po t’i biesh me kamë fort, ban bum-bum, si me kanë bosh nër tâ”25.

23 Treguar Xhetan Jata, viti 2008, vjeç 65. Latif Jata, xhaxhai i Xhetanit, lindi më 1883 dhe vdiq në vitin 1978, njohës i disa gjuhëve të huaja. Në vitin 1915 ka qenë përkthyes në Vjenë në një delegacion me krerët e Shqipërisë së Veriut. Ka shërbyer në detyra ushtarake ushtarak në kohën e Zogut dhe pas Luftës së dytë Botërore ka kryer detyra të rëndësishme, si n/prefekt e drejtor në ndërmarrje bujqësore në Kukës) 24 Shënuar në librin “Dri, o Dri”, Tiranë, 2000, fq. 1525 Treguar në vitin 1982 nga S. B esa, Buzmadhe, vjeç 60, Shënuar në disertacionin me temë: F. Gjabri, “Nëpër legjendat e Drinit Zi”, T. 2006)

3 5

5. Së fundmi, bazuar në këto konstatime, ndarjen e zonave që jep Qemal Haxhihasani, në cilën zonë hynë Luma?

Epikologu i njohur Qemal Haxhihasani, Lumën e përcakton si zonë “...ku kanë depërtue një tog elementesh nga zona verilindore e trevës së mirëfilltë” dhe e klasifikon në zonën e dytë, nënndarja c (zona lindore), kur zonë të mirfilltë quan anën e djathtë të Drinit (Drini i Bashkuar- F.GJ). Citojmë: “Krahinat në të djathtë të këtij lumi (Lumi Dri), me përjashtim të katundeve të Gropës së Shkodrës, përbëjnë trevën e mirfilltë të cilklit të kreshnikëve. Aty elementet e këtij cikli njihen si një trashëgimi e lashtë autoktone...”26

Mendoj se nga gjurmët e këngëve të kreshnikëve Muji e Halil, të lahutës, krahasimisht me gjendja e sotme të tyre, mund të thuhet se kemi një kalim nga ‘zonë aktive’ të këtyre këngëve në ‘zonë arkive’. Kjo se: a. Mjaft fise në tregimet gojore paraqiten se e kanë prejardhjen nga zona sot aktive. Kështu në Kalis gjysma e kësaj komune ‘janë Berishë’, Fisi Gjini në Bushtricë, ardhë nga Hasi,*(shënime të autorit). Fisi Hasa në Vilë, thuhet se asht nip në Vilë që ka ardhë nga Hasi, fisi Dervishi (brenda Peposhit) në fshatin Lusën, vjen nga Berisha* (L. Dokuzi, “E vërteta mbi Lusnën”, T.2006, f.26) e shumë fise të tjera në Lumë, thuhet se vijnë nga Malësia e Gjakovës e më tej. Gjithashtu aty ku erdhën gjetën shtratin e këngëve të kreshnikëve, pasi thuhet se “na e kanë lënë të parët” dhe jo ‘na e sollën këto që erdhën’*.

26 Kosguni, sipas studiuesit francez Zhenep, “ka depërtuar nga Lindja me legjendat e veta deri në Evropë”. Për lidhjen mes figurës së zanës dhe një figure që jep forcë nga qumështi i gjirit, thotë: “Në një udhëtim të largët një djalë të ri e merr urija dhe takon një egrese (qënie e përçudshme). Ajo kishte hedhur gjinjtë sipër shpatullave dhe bluante drithë. ... Djali pi sisën e djathtë dhe ngopet. E falenderon dhe ajo i thotë: Ti pive sisën time dhe do bëhesh i fortë...”. Zhenep thotë se variante të tilla janë zbuluar në disa vise të Lindjes ...., Egjipt, në Kostandinopojë, por edhe në Shqipëri.... (Gennep, “La formation des legendes”, Paris 1901, f.50).

3 6

b. Në mendimin e shumë studiuesve dhe të drejtuesve politikë të pas Luftës së Dytë Botërore, ka ekzistuar mendimi se ‘në Lumë nuk ka këngë të Mujit e Halilit e veçanërisht që këndohen me lahutë’. Për ketë ‘arsye’ nuk janë lejuar të dalin në festivale kombëtare këngë të tilla e lahuta, siç u theksua më lart.

Përfundim

Në ketë material sollëm shembuj për të vërtetuar se në Lumë ka këngë te Eposit të kreshnikëve, ka gjurmë të ciklit të Mujit e Halilit, edhe pse janë të rralla. Ato nuk praktikohen më si këngë, por, si për të dëshmuar ekzistencën e tyre dikur, sillen në prozë në formë tregimi. Proza legjendare dhe motërzimet e tyre të ciklit të Mujit e Halilit praktikohen në raste të veçanta si: kur nuk mund të përdoren veglat muzikore (si lodra dhe curlja), çiftelia e vegla të tjera, siç është rasti i grumbullimeve në raste miqësish, vdekje apo në përkujtime. Në ketë lloj krijimtarie artistike popullore, dallohen tri veçoritë kryesore të këtij zhanri: epizmi, fryma heroike dhe legjendariteti.

Për hershmërinë e këngëve dhe tregimeve legjendare, ndërmjetësit (bartësit) thonë: “Janë të kohës së Kosgunit”(25), duke dhënë idenë e një hershmërie të madhe të papërcaktuar27. Për ketë do të shkonte më mirë konstatimi i Çabejt, i cili thotë se për këngë të tilla: “Koha, e vjetër a e mesme, kjo nuk do të jetë e mundur të caktohet kurrë.”28 Gjurmët e lahutës janë të dukshme në disa fshatra, gjë që tregon se ajo ka qenë një vegël muzikore në përdorim në Lumë. Ajo gjendet tashmë vetëm e varur në mur apo, dhe vetëm në tregimet e trashëgimtarëve përdoruesve të saj. 30-40 vjet përpara, edhe kur ka tëntuar të dalë në skenat e festivaleve, është shmangur me pretendimin se 27 E. Çabej, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, SGj,V, f.122Shënime të autorit28 . E. Çabej, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, SGj,V, f.122

3 7

“nuk është tradita jonë”. Aty ku ajo gjendet, trashëgimtarët në gjitha të rastet nuk thonë “e ka sjellë baba a gjyshi nga andej”29

Flitet se ka pas dhe lahutëpunues në fshatin Fshat, të cilët në ditët tona janë me banim në Buzëmadhe (fshatra në Grykë-Çajë, në Lumë); por nuk provohet me emra konkretë.

Në bazë të dhënave të konsultuara, duket se këngët e kreshnikëve deri vonë (së paku deri në vitet ’60-të të shek. 20-të) kanë bërë jetë folklorike në disa vise të Lumës, ndërsa tani bëjnë jetë vetëm arkivore.

Prishtinë, 29.08.2010

29 Shënime të autorit

3 8

NJË FAMILJE E MADHELUMJANO - KOSOVARE

Tungjatjeta Daja NeshatPo të shkruaj një histori të shkurt të familjes tonë Vehapi-Qehaja.

Jemi të ardhur në Topojan nga malësia e Shkodrës. Në fshatin Skaj jetonte i pari i ynë në fukarallëk të madh. Një ditë i vjen mysafir një udhëtar dhe mbetet për darkë. I zoti i shtëpisë nuk kishte vorbë për t’i qit ca koka pasul me i zie për dark prandaj shkoi te kojshia me ia lyp vorbën e pasulit. Kojshia i tha se nuk mundem me ta dhënë vorbën se ma then. Ky i thotë ti lëshoi trojet nëse ta thej vorbën, prandaj edhe ia jep kojshia vorbën. Ky posa e ven vorbën në zjarr ajo kërcet e thyhet. Ky i ban do bukë atij mysafiri e në sabah e përcjell mysafirin dhe i thot gruas veshi fëmijt e bahuni gati se duhet me i lëshua trojet se e thyem vorbën e kojshis e ashtu i kena lan fjalët. Gruaja i merë fëmijë e do tesha sa kanë pas me një kal e shkon i thotë kojshis: "Kojshi unë ta theva vorbën e pasi të kam thanë se ti lëshoi trojet i pash hajrin se unë shkova". Ky e lut të mos shkoi për një vorbë por ky nuk pranon sepse donë me e qua në vend fjalën e dhënë.

Ky ecë me fëmijët dhe gruan disa ditë e net derisa arin në fushën e Topojanit aty kah akshami e ndez një zjarr për me u nxeh dhe me hëngër pak kaçamak. Nga tymi i zjarrit mbulohet një pjesë e rrafshit Topojanit dhe këtë e vëren një plak i vendit dhe u thot djemve se kush është ai njeri që ka kall atë zjarr. Djemtë i thonë "Babë është një fukara me do fëmijë të vegjël e një grue". Plaku thotë jo nuk qenka fukara por qenka pasanik i madh. Nuk ka me shkua një kohë e gjatë e ky ka me e marrë krejt këtë lafshën që e mbuloi tymi. Ky i shkret e ndërton ni kolibe e fillon të punoi e të mbjellë toka të lëna shterpë. Dal ngadalë ky fillon të shkoi në kurbet në Selanik e Tiran e një

3 9

ditë shkojnë me vjedhë kuaj e dhen. Këtij i takon një kalë pasi ishin disa shok. Natën kur bien me fjet ky sheh një andër ku i thotë qu e lëshoje kalin. Ky ngrihet dhe e lëshon kalin dhe me këto dhen fillon tregtinë me Selanik. Dal ngadalë i bën 40.000 copë dhen dhe i blen tre dyqane në Selanik. Ndërkohë e blenë gati gjysmën e Topojanit dhe ishte ba financues i njohur i 7 bajraqeve të Lumës. U jepte njerëzve dorgj pa fajde vetëm nëse blejnë tokë, kije (qe) apo për martesë. Në ndërkohë shkon në Edrene të Turqisë në kufi me bullgarin dhe atje blen 500 hektar vilajet ky ishte baba Vehap i cili kishte katër djem. Ishte viti 1850.

Kurë kthehet në Topojan dhe u tregon djemve se ka ble tokë në Edrene. Pasi ishte shumë larg djemtë nuk pranojnë me shkue prandaj detyrohet me shkua dhe me e shit dhe kthehet në Ferizaj e kishte pas një byrazer dhe i tregon se është i interesuar me ble tokë në Kosovë. Ai e dërgon te begu i Banullës i cili kishte 500 hektar tokë në Robovc afër Lipjani. E blenë kët tokë dhe vjen në Lipjan në kafen e Lipjanit dhe aty e gjen në kafe begun e Sodollit i cili kishte qenë rakigji-pijanec, ky e pyet a ka tokë me shit begu i thotë po sepse nuk besonte se ky qehaja- çoban me tirq e opinga do të kishte 500 copë lira ari në ato duqit që i mbante të varur në qafë. Baba Vehap i thotë kafegjisë piqe nga një kafe për mysafirët se unë paguaj pasi po biejë vilajet 500 hektar për 500 lira. Begu i bije pishman dhe nuk pranon por ky i thot kafegjis bjere drasën që t'ia numroi 500 lira.

Pasi kthehet në Topojan dhe u tregon djemve se ka ble tokë 500 hekter në Robovc e 500 hekter në Sodoll. Djemtë e pyesin se çfarë vendi ishte ai thotë: "Si tua shpjegoi Stamboli kam pa e Sodoll skam pa".

Pasi kishte shumë pasuri e dhen u thotë djemve blen ka një shpi në Prizeren sepse Prizereni është për sefallëk Sodollin e keni magje buke kurse për zor e keni Topojanin.

4 0

Kur sëmundet për me vdes djemtë ishin mërzit shumë e ky u thotë: "mos u mërzitni se borgjli me gjakovar nuk ju kam lanë, mikë në Kosovë nuk ju kam lanë edhe tokë nër ujë (vade) nuk u kam lan. Këto nuk qiten në krye se tjerat i zgjidhni vet".

Djemtë e Vehapit ishin katër: Ahmeti, Gjela, Zeqiri e Ramadani. Këta e ndan tokën e Sopdollit në katër hise në vitin 1905. Pas luftës parë botërore Kosovën e okupun Serbia dhe në vitin 1921 mer reformën e parë agrare ku u mer tokat shqiptarve dhe i bjen shkijet, edhe neve na i marrin 400 hektar dhe e krijojnë katundin e kolonistave malazez në Sodoll. Reforma e dytë agrare bëhet në vitin 1931 me 16 maj. Daja Shemë Hashani vjen prej Prizereni dhe me gërshan të dhenve e pret kryetarin e reformës agrare dhe një shka tjetër të cilët kishin ardhë tani me na i marr krejt tokën. Prishet komisioni dhe na mbeterni në Sodoll me pojata e me dhen sepse shtëpit i kishim në Prizeren.

Në Prizeren kishte ardhë babagjyshi Tosuni me djemtë e Mahmutit pasi me 20.11.1913 baba Ahmet dhe Mahmutin i vrajn shkijet në Taure dhe Topojan. Babgjyshi Tosuni vendos me ra në Prizren sepse Topojani u bar afsh me tokë nga masakrat serbe.

Me grunin si e mernin prej Sodolli baba Tosun blen një shpi për veti dhe një shpi ma te miren (kete qe e ka Avdili sot) në Prizeren kurse Rrahimi dhe Bajrami mbeten nëTaure.

Tusuni kishte dy djem Ahmetin dhe Sadikin. Rrahimi kishte dy djem: Zylfin dhe Ramizin, Mahmuti kishte vetëm Selimin kurse Bajrami kishte vetëm Zenllahin dhe katër vajza emrat e të cilave nuk i diej.

Baba im Ahmeti ka 4 djem: Ymerin, Enverin dhe Skenderin. Sadiku kishte 2 djem Nuralin dhe Elhamin. Zylfi kishte 1 djal Osmanin, Ramizi kishte 5 djem Rrahimin Qazimin Mejdin, Rrahmanin dhe Musën. Selimi kishte 4 djem Avdilin, Mahmutin, AQvnin dhe Saqmin. Zenllahi kishte 2 djem Esadin dhe Bakin.

4 1

Tani brezi i ynë unë Ymeri kam një djalë Ilirin. Enveri ka 2 djem Armendin dhe Leutrimin, Skenderi ka 2 djemë Lumjanin dhe Flamurin, Nazmija ka 2 djem Edlirin dhe Kastriotin. Osmani ka 3 djem Mehmetin, Bujarin dhe Tasimin. Rrahimi ka 3 djem Halili, Naserin dhe Rasimin. Qazimi ka 1 djalë Gazmendin. Mejdia ka 3 djem. Rrahmani ka 2 djem. Musa ka 2 djem. Avdili ka dy djem, Mahmuti ka 1 djal. Avnia ka 1 djal, Samia ka ni djal. Esati ka 3 djem. Bakija ka 3 djem.Tani fëmijët tanë se nga sa fëmi kan nuk i diej për ata në Topopjan tani edhe ata jan shpërngul në Tiran.

Daja Neshat në pika të shkurta jam mundue sado pak ta përshkruaj historin e trungut tanë familjar.

Përshëndetje të përzemërta nga Msc. Ymer Vehapi, inxhi. dipl. xeh.

4 2

DËSHMI NGA KURTISH KOLOVERII STRAJANIT TË GOSTIVARIT

Nga Zudi Hamiti

Më 14 prill 1949, arrestimet e pa mëshirshme nga agjentët e OZN-ës serbo-sllave kanë ndodhur. Kurtish Koloveri, i lindur në vitin 1918 në fshatin Strajan të Gostivarit, tani me vendbanim në qytetin e Gostivarit, është njëri që dëshmon për atë fushatë të egër. Xha Kurtishi rrëfen se si e arrestuan agjentët e OZN-ës, në Minierën mbi Vrutok të Gostivarit, ku

punonte pa pagesë. Xha Kurtishi tregon se po e shfrytëzonin djersën e tij nga shkaku se vëllai i xha Kurtishit, Sutki Koloveri, ka qenë vullnetar i Xhemë Gostivarit. Prandaj, simbas tij edhe hakmerreshin agjentët e OZN-ës ndaj tij dhe familjes së tij, "Më 14 prill 1949, duke punuar në minierën e fshatit Vrutok, papritmas erdhën tre agjentë të OZN-ës ku bisedonin për arrestimin tim me drejtorin, i cili e kishte emrin Zote nga Gostivari dhe me inxhinierin, i cili ishte i ardhur nga Serbia me mbiemrin Çupiç, thotë xha Kurtishi. Çdo gjë kishte qenë vonë për xha Kurtishin nga tre agjentët e OZN-ës.

Njërin e njihja mirë, Ai emrin e kishte Marçe dhe ishte nga fshati Beliçicë të Gostivarit. Duart m'i lidhën me litar dhe më dërguan në Gostivarë. Xha Kurtishi rrëfen për natën e pare të arrestimit të tii. Thotë që agjentët silleshin mirë për të më bindur që të tregoj se ku ështe vëllai im Sutki Koleveri dhe për disa bashkëveprimtarë të Xhemë Hasës. Në disa raste agjentët

4 3

Rrahman Ali Qeehaja

më afronin poste dhe para për të më mashtruar që t’i pranoja se kush ka vepruar me vëllaun tim dhe me Xhemë Gostivarin. Por ai thotë që u ka thënë agjentëve haptazi edhe sikur të më vritni asgjë s'pranoj dhe s'kemi gjakë shqiptari tepër me ua falë juve. Pasi mbaron me fjalët e tia, krye agjenti me emrin Marçe filloi të më rrahë pa mëshirë duke më thanë se ke me vdekur në burg.Më 17 prill 1949, xha Kurtishin e transferojn në burgun e kalasë së Shkupit. Atje xha Kurtishi takon disa veprimtarë shqiptarë të arestuar, si Sali Lisin nga fshati. Dobëridoll, Hashim Vrutoku nga fshati. Vrutok, Idriz Lushin nga fshati Vrapçisht, Rahman Qehajën nga fshati Kalisht.Xha Kurtishi rrëfen pikllueshëm edhe sot e kësaj dite me shpirtin e trazuar nga vrasja barbare e Rahman Qehajës nga fshati Kalisht i Gostivarit. Rahman Qehajën për çdo ditë e merrshin nga dhoma e burgut dhe e nxjerrshin në korridor dhe e rrihnin me shufra të hekurit. Nga rrahja e përditshme, në muajin mars 1950 Rahman Qahajën e nxorën përsëri nga dhoma disa gardijanë me krye agjentin Marçe Beliçica dhe e tortururonin disa ore radhazi dhe e kthyen në qeli të vdekur ku Rahman Qahaja qëndroi katër ditë i vdekur në dhomën ku ishim na të arestuar. Pas katër ditëve krye agjenti me emrin Marçe më urdhëroi që ta marr kufomën e Rahman Qehajës dhe ta çoj në Bodrumin e burgut. Unë zbatova urdhërin e gjakpirësit duke e çuar kufomën e Rahmanit në vendin e caktuar. Atje vërejta nji numër të madh të vrarësh që mund të them se kishte mbi 200 të vrarë. Akoma nuk më harrohet ajo erë e gjakut të vrarëve dhe pasi që më kthyen nga Bodrumi i burgut, Marçeja më tha para të burgosurve tregoju shokëve të tu se çka ke parë në bodrum se edhe juve ai fat ju pret nëqoftëse s'pranoni t’i tregoni emrat e ballistave që kanë vepruar me Xhemë Hasën dhe me Hamëz Rexhepin.Ka mesi i vitit 1950 në qelinë e burgut përsëri erdhi krye agjenti Marçe dhe na urdhëroi mua dhe Sali Lisin që të dilnim jashtë për të na pushkatuar, edhe nji s'provë për të na bindur që

4 4

të pranojmë atë që donte Marçeja. Por kur panë që ne ishim të gatshëm edhe të vdisnim, atëherë ata na urdhëruan që të hipnim në furgonin ushtarak dhe na dërguan në monopol të Tetovës, ku po atë ditë edhe më liruan nga burgu, kurse Sali Lisin e dënuan dhe vuajti disa vite burg, por tash mundë të them se Sali Lisi përsëri është kthye në jetë, me që sot shkolla e fshatit Dobërdoll e mori emrin e tij dhe futi në Historiografinë shqiptare emrin e tij. Xha Kurtishi thotë tash mund të vdesë i rehatshëm dhe e ndiej veten të çliruar nga shkaku se atë që e mbajta në vete tashë më do ta mbajë populli im si kujtesë e vuajtjeve të popullit shqiptar në kazamatet serbo-sllave.Intervistoi pas shkatrrimit të komunizmit z. Zudi Hamiti, Gostivar.Shënim: Rrahman Ali Qehaja ka qenë fytyrë e dalluar e Kalishtit të Gostivarit. Familja e tij e madhe ishte njëra nga më të dhënat ndaj fesë. Si e këtillë, ajo kurrë nuk punonte të premteve, se e kalonte kohën duke u falur dhe lutur. Kurse qetë dhe kualët atë ditë ua jepte të vobegëtëve për t’i përdorur. Për këtë, në Pollog thuhej se “Para se të përmendet emri i Rahman Qehajës, duhe të merret avdes”! Rrahman Qehaja ka qenë dhëndurr i Ahmet Iljaz Qehajës nga Topojani i Lumës, nipa të të cilit ishin Hamëz e Dostan Rexhepi. Ai po ashtu ishte dhëndur i Bilalëve të Bicajve të Lumës, me që bashkëshortja e tij ishte mbesë e tyre. Si i këtillë, që nga vjeshta vitit 1941, ai i mori nga bjeshka e Bicajt për t’i ruajtur dhentë e Hamëz Rexhepit. Pastaj, me arratisjen e Hamëzit dhe të Dostanit (prill, 1942), kur Hamëzi e vazhdoi veprimtarinë në Pollog, Rrahman Qehaja e mbajti atë për një kohë në shtëpinë e vet dhe, duke e përkrahur çiltërisht me tërë fshatin e tij Kalisht, e njoftoi, me miqët e tij dhe, duke e paraqitur atë si fetar, si njeri i një oxhaku të përmendur në Lumë, e paraqiti edhe te paria e vendit, me besimin se ai do ta ndihmonte visin nga plaçkitësit, që e kishin zënë për fyti popullin dhe ishin duke ia shkyer gabzherrin, një ndërmmarrje

4 5

që Hamëzi e kreu për disa vite me arritje. Pastaj, pas shkatrrimit të familjes së Hamëz Rexhepit, Rrahman Qehaja, me bujari dhe guxim, i mori edhe fëmijët e tij (pranverë 1948) për t’i shpëtuar nga zhdukja që i kërcënonte...Prandaj, pas pushtimit të vendit nga serbo-maqedonët, OZN-a bëri atë që bëri kundër Rrahman Qehajës… Por ajo, megjithatë, nuk ia arriti qëllimit, sepse Rrahman Ali Qehaja ka lënë dy djem, Avdiun dhe Shabanin, me plot e përplot nipa e mbesa… Qoftë i paharrur kujtimi i atij burri, Rrahman Ali Qehajës, nga Kalishti i Gostivarit!

4 6

Zef Gruda “Artist i Popullit”-

FIGURË E SHQUARE SHKOLLËS MUZIKORE SHQIPTARE

Në 25 vjetorin e vdekjes

Isa Halilaj, Studiues“Mësues i Merituar”

U mbushën 25 vjet, kur ra një yll, u nda nga jeta “Artisti i Popullit” Zef Gruda muzikanti i shquar i shkollës se muzikës shqiptare. Shkodra e kulturës ka dhënë shumë figura të shquara për kulturën, artin e muzikën shqiptare. Një prej tyre është edhe Zef Gruda.

Ai lindi më 1927 dhe u edukua ne qytetin Shkodër e herët u njoh si një nga përfaqësuesit e denjë në shkollën e Muzikës Shqiptare. Rrjedh nga një familje atdhetare.

Me mbarimin e Kolegjit të Jezuitëve të këtij qyteti, ku kishte fituar bazat e kulturës europiane perëndimore ai arriti të zotëronte italishten dhe gjermanishten të cilat i hapën horizont të mjaftueshëm për jetën. Po vazhdimi i shkollës për Zefin ishte një “mollë e ndalueme” për motive politike të kohës. Tregoi talent të rrallë në fanfarën e atij Kolegji, duke qenë zotërues virtuoz i klarinetës dhe veglave të tjera frymore.

4 7

Isa Halilaj

Kur me fanfarën e Kolegjit punoi kompozitori i talentuar Prek Jakova, i sapo kthyer nga studimet e larta në Itali, ndër talentet e reja që zgjodhi, qe muzikanti i ri si shumë premtues Zef Gruda. Ndër shokët e tij, po thuaj të një niveli, qenë të mirënjohurit Tonin Rrota, Çesk Zadea. Tonin Arapi. Tish Daia, Simon Gjoni, Pjetër Dungu, Abdulla Grimci, Lekë Kaçaj e Gjon Kujxhin të njohur si kontribues të shquar të muzikës shqiptare, të gjithë këto ish-nxënës të At Martin Gjoka (1890 – 1940) kompozitori i Simfonisë dhe Operës së parë shqiptare.

Me krijimin e Filarmonisë Shqiptare, fill pas Çlirimit, një nga më të mirët në përzgjedhjen e bërë ndër muzikantët e vendit, ishte edhe Zef Gruda që zuri vend si oboist i parë i orkestrës. Duke parë aftësitë e tij profesionale, atij iu besua edhe drejtimi i orkestrës së Estradës së Shtetit si dhe një formacion orkestral, ku këndonin të gjithë këngëtarët lirik të shkolluar jashtë shtetit si: sopranoja Marie Kraja, Kristaq Antoni,

Zihni Berati, Isuf Pelingu, Jorgjia Truja, etj. Zefi mori pjesë edhe në Bandën

Frymore të Ushtrisë si instrumentist dhe si asistent dirigjent i saj. Në këto detyra artistike ai bashkëpunonte me Dhora Lekën, një muzikante e talentuar dhe e përgatitur profesionalisht. Por, në kulmin e krijimtarisë së tyre artistike e krijuese, që të dy këto, në një konferencë të Partisë së Punës për Tiranën u cilësuan si antistalinistë. E për këtë shkak, Zef Gruda u dënua me 10 vjet burg, ndërsa Dhora u internua në Gjirokastër.

Mbas kryerjes së dënimit, Zefi vendoset në Durrës si muzikant, natyrisht, i mbykqyrur si njeri me hije në biografi politike. Por falë aftësive profesionale, aty i ngakrohet detyra e drejtorit të

4 8

At Martin Gjoka (1890 – 1940)

orkestrës dhe hapi edhe një kurs për mësimin e instrumentistëve të veglave frymore. Mirëpo, ne Durrës duke u parë me syrin e njerkës, nuk iu krijuan as kushtet elementare të jetesës. Në këto rrethana, ai iu përgjigj kërkesës për të punuar në rrethin e largët malor të Kukësit.

Kështu, më 1 Tetor 1961 Zefi filloi punën si drejtor i orkestrës së Estradës Profesioniste të qytetit të Kukësit. Aty u mirëprit dhe që në premierën e parë që dha kjo trupë e përgatitur nga ai në Kukës dhe në turneun që bëri nëpër Shqipëri, u provua se ajo udhëhiqej artistikisht nga një muzikant i talentuar dhe i aftë për të përgatitur trupën profesioniste e amatore aq të nevojshme për kohën.

Zefi, në Qarkun e Kukësit, ku qëndroi shumë kohë, me pasion mblodhi e njohu në hollësi folklorin muzikor të Kukësit, Hasit e Tropojës si dhe të Kosovës, traditë të cilën do ta vazhdonte edhe kompozitori i talentuar Aleksandër Lalo që edhe ky si Muharrem Fejzo ka punuar pas tij në Kukës. Pikërisht kjo pasuri e madhe burimore me vlera të jashtëzakonshme u bë shkak që Zefit t’i lindëte ideja për krijimin e një formacioni muzikor me instrumente popullor të temperuar. Këtë formacion ai e realizoj me ndihmën e mjeshtrit të punimit të veglave popullore kordofone Mahmut Çeliku dhe instrumentistit Sheqer Ademi.

Zef Gruda (në saks) dhe orkestra e tij e temperuar, Kukës 1976

4 9

Kështu, në vitin 1964 hyri ne jetën koncertore muzikore të vendit një formacion i ri orkestral nga temperimi dhe modulimi i instrumenteve kordofonë të traditës. Ky novacion i shënuar artistik i Zef Grudës u mirëprit nga publiku artdashës, kolegët dhe muzikantët në Kukës e në mbarë vendin. U ftua ky formacion për të marrë pjesë edhe në veprimtaritë kombëtare muzikore. Ai ka shoqeruar shumë këngëtare të mirënjohur si: Vaçe Zela, Naile Hoxha, Sali Brari, Qemal Kërtusha e të tjerë. Më 1966 Orkestra e temperuar e Zef Grudës mori pjesë në festivalin e Radio Tiranës e më pas në RTSH. Me 1968 kjo orkestër mori medaljen e artë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, kurse me 1969 mori çmimin e pare si ansambël i Kukësit në takimin e Vlorës, po ashtu më 1970 në Durrës, dhe më 1971 mori pjesë në Festivalin e parë të këngës së ushtarit si dhe në Fastivale dhe takime të tjera në vazhdim. Deri sa Zef Gruda e mbylli punën e tij me këtë formacion muzikor në Festivalin e 16-te ne RTSH.

Veç këtij formacioni instrumental të llojit të veçantë, me vlera të njohura brenda dhe jashtë vendit, Zef Gruda ngriti edhe Bandën Frymore të qytetit Kukës. Gjithashtu nuk mund të lemë pa përmendur se ky formacion muzikor ka kryer me sukses edhe dy veprimtari të rëndësishme vjetore zonale si: Festivali i Këngës në Radio Kukës më 1970 e më 1974 me pjesëmarrjen e këngëtarëve të rretheve Kukës, Tropojë, Peshkopi, Pukë dhe grupi kosovar i Rrashbullit me të famshmin Dervish Shaqja. Po kështu, Zefi është nismëtar dhe organizator i Festivalit të parë për fatosa e pionierë në Kukës, i cili që nga 1970 u kthye ne traditë e vijon edhe në këto vite.

Pas daljes ne pension, Zefi familjarisht vendoset në qytetin e lindjes në Shkodër. Edhe këtu sedra profesionale e nxit për t’ju vënë punës deri edhe për ngritjen e një formacioni tjetër popullor për këngën qytetare shkodrane. Për këtë orkestroi shumë këngë shkodrane për bandën frymore. Shkodra e mirëpriti. Po jo si më parë, raportet e komunikimit shoqëror po edhe profesional kishin ndryshuar mjaft me kohën e rinisë së tij. Edhe në këto kushte ai nuk e ndërpreu punën. Por në kulmin e kësaj pune krijuese dhe të shpresës se erërave të demokracisë, për të cilën kishte ëndërruar gjithë jetës, që do të hapnin shtigje të reja edhe në Shqipëri, në prag

5 0

të agimit të saj, më 9 mars 1989 ai mbylli sytë përgjithmonë, duke i lënë shkollës së muzikës shqiptare gjithë përvojën e krijimtarinë e tij muzikore.

Për kontribut të veçantë në zhvillimin e kulturës dhe artit muzikor kombëtar, Presidenca e Republikës së Shqipërisë i dha titullin e lartë “Artist i Popullit”, pas vdekjes. Ky vlerësim është shprehje e shtetit demokratik edhe për ata artistë të cilët u persekutuan nga regjimi komunist, ndonëse kontribuuan me përkushtim e me gjithë forcën e talentit të tyre për kulturën kombëtare.

Nuk mund të lëmë pa theksuar se vlera e figurave të kësaj natyre çmohet edhe nga gjurmët që lanë pas vdekjes në vendet ku kanë punuar.Në këtë kuptim puna e krijimtaria muzikore e Zef Grudës në Kukës, ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm si kujtim po veçanërisht në pasurimin arkivor të Shtëpisë Kulturës Qytetit Kukës, në Radio Kukës e, më e rëndësishmja në përgatitjen e një brezi të ri të kualifikuar muzikantësh e instrumentalistësh si: Binak Elezi, Hamdi Gjana, Petrit Sinamati, Din Vukaj, Luan Pëzhita, Bashkim Doda, Islam Beqiri, Shpresa Çurçiali, Kozeta Mezini e tjerë. Dëshmi e kësaj vlere të këtij muzikanti të shquar është edhe krijimi në shkurt të vitit 1991 i Asamblit Artistik “Jehona e Gjalicës” të Kukësit, me bazë orkestrën “Zef Gruda” e regjizurën e Bilbil Herenit të cilin e ka drejtuar ish nxënësi i tij, muzikanti i ri e i talentuar Petrit Sinamati pasuar nga i nipi Parid Sinamati. Kjo trupë e njohur për disa vite, me veprimtaritë koncertale brenda dhe jashtë Shqipërisë ka synuar ta mbaj dhe ta zhvillojë më tej punën që krijoi, vite më parë, kompozitori dhe dirigjenti i paharruar, Zef Gruda.

Tiranë, Mars 2014

5 1

Doli nga shtypi revista "Dy Drinat"

NGA KORIFENJTË CANA E MUSLIU, TEK ATDHETARI I TOPOJANIT

Aziz Bytyçi

Doli nga shtypi numri i 16-të i revistës "DY DRINAT”. Një gjak, një gjuhë e një zakon, një popull i ndarë një shekull, në vitin 1998 të shekullit të kaluar Dy Drinat u bashkua. Drini i Bardh i Dukagjinit dhe Drini i Zi i Lumës ishte ëndërr e kamotshme, sepse ishin motër e vëlla. Lumjani sojnik nga oxhaku i bjlalajve të Bicajve të Kukësit, edhe pse ishte shumë vite dhe është duke jetuar përtej oqeanit atlantik në Amerikën e largët, ai filloj ta botoj revistën "Dy Drinat" që nga viti 1998 e deri më sot. Ky kontribut i madh i Essat e Hamëz Bilalit krijoi lexues të shumtë nga të katër anët e atdheu. Berat Batiu poet nga Prizreni dhe kryeredaktor i revistës për fëmijë "FIDANI”, thotë se doli nga shtypi revista tashmë me një traditë disavjeçare. "Dy Drinat", kjo revistë që me publikimet e veta ndër vite ka zgjuar kureshtjen e lexuesit për shumë tema interesante nga lëmit e ndryshme të jetës njerëzore. Ndër të tjera thotë se nuk i fle shpirti pa thënë se kjo revistë që nga numri i parë e deri më tani për shumë tema nxiti debate të frytshme, më të mira të zbardhjes së të vërtetës historike për shumë ngjarje që e shoqëruan popullin tonë. Që nga viti 1998 e deri në këtë vit të numrit të l6 me radhë të revistës kontribute të shumta dhanë poetë, profesorë universitar, intelektualë të mëdhenj nga Kosova në shkrimet e tyre shkencore në revistën "Dy Drinat". Në këtë numër të radhës pos tjerash mund të lexoni prof. dr. Sadri Fetiun "Fatin e njeriut", në prozën e Ramadan Rexhepit. Krahas shkrimeve të ndryshme publicistike dhe eseistike ai ka botuar në Suedi në vitin 2004 romanin "Dilemat e Emrush Dokos". Duke i pasur parasysh këto tri vepra, mund të konstatojmë se Ramadan Rexhepi hynë në radhën e shkrimtareve të letërsisë shqipe që e ka krijuar individualitetin e veçantë krijuese si prozator, vepra e të cilit meriton të studiohet në mënyrë të plotë analitike. Radhazi më pastaj te kjo revistë e bashkimit të një populli të ndarë nga regjimi i shekullit të kaluar, kemi bashkëpunëtorë të ngushtë të Prizrenit që

5 2

kontribuojnë me shkrimet e tyre si prof dr. Yrjet Berisha, ku flet për poezinë e Beqir Musliut , lirika me intertekste nga mitologjia iliro-arbënore janë të bollshme.. Vjershat e tilla gërshetohen me kulturën tonë të lashtë, mbështetur në intertekste mitesh, mitesh ilire, kreshnike, legjenda, balada, Betejën e Kosovës, motin e madh ose shekullin e Skënderbeut.Punëtori dhe udhëheqësi shëndetësor i infermierisë në spitalin regjional të Prizrenit, humanisti i rrye i këtyre anëve, poeti i njohur në botën e shkrimeve shqipe Salajdin Krasniqi me vullnetin e tij për të kontribuar për këtë revistë shumë domethënëse dhe shumë te qëlluar me poezinë e tij apo poemën e tij "Shën Premtja Bukuroshe", poeti Krasniqi me intuitën e tij shpreh shumë domethënie gjatë interpretimit të kësaj poeme te Rrapi i Prizrenit. Citoj poeti Krasniqi: Shën Premtja Bukuroshe, tempull ilir brenda kalës se heshtur. Thjesht poeti Salajdin Krasniqi gjithmonë i përfiton lexuesit e shumtë me poezitë, poemat, tregimet e tija që me mendje mprehtësi të rrallë i përpilon ato vargje që truri i tij i thotë e gishtërinjtë e tij pa heshtur së lodhuri shkruajnë. Pastaj poeti Hysen Shehu me poezinë e tij "DADA E MANTT', nëna e të vetmit djalë Osman Sherif Domajt, martiri i parë në luftën nga falangat kanibale në Lumë. Kjo vazhdon me vjershën e poetit Ramdan Haxhiaj “Lufta e Gjinocit”, Më pastaj me shkrimin e Dali Bilalit, një përgjigje shumë me e vonuar për kullën e Rexhep Hamzës. Pasataj vjen Fatjona Muja me prozën e me poezinë e saj të shkruar "Festa e Nënës".Kurse me një shkrim shumë domethënës e shkencor të punuar nga Isa Halilaj studiuesi; Mësues i merituar, shkruan: “Prof. Dr, Zekriia Cana", figure dinjitoze në panteonin e kulturës shqiptare. Për figura të tilla themi në ngjallje se me veprën dhe punën e tyre mbeten të gjallë e në jetë si udhërrëfyes dhe edukatorë të idealit kombëtar. Prof. dr. Zekiria Cana është konsidemar si një nga korifenjtë e historianëve për Kosovën e Shqipërinë dhe e ka vendin e nderit me merifë në Panteonin e Kulturës Shqiptare. Si lis i madh ka bërë hije të freskët jo vetëm për një fis në Gjakovë e Kosovë, por për mbar popullin e kombin shqiptar, prandaj kjo revistë e përkujton historianin e madh të kombit prof. dr. Zekiria Canen. Po ashtu mund të lexoni për Ahmet Iljaz Qehajajn, luftëtar dhe udhëheqës i masave popullore, kundër pushtuesit serb, i bajrakut të

5 3

Topojanit (1852-1913). si dhe shumë shkrime të tjera, të cilat me përmbajtjen e tyre jo vetëm që zbardhin shumë fakte për të kaluarën tone të bujshme, por edhe ofrojnë shumë përjetime artistike. Kur është diskutuar në Topojan për veprën dhe jetën e disa patrioteve dhe atdhetarëve të kësaj zone për Ahmet Qehajën janë nënvizuar me të madhe edhe disa fakte. Ishte njeri i mençur, ishte burrë trim me karakter të fortë, i dilte Zot fshatit, rrethit e tërë vatanit

*Ky shkrim është botuar në gazetën “Bota Sot” të datës 7 shtator, 2014.

5 4

***Shkrimtari e vë shpirtin, e vë zemrën dhe e vë mendjen e tij në veprën e tij, Pra, vepra e tij është pasqyrë e personalitetit të tij. Me fjalë të tjera, ajo i ngjanë asaj që “Më thuaj me ken rri, të të them se kush je”!

** * 50 East 72 St., Apt. 8-c

LETËR HISTORIKE

New York, N.Y. 10021H. H. Oruci, H. D.National Chairman of Vatra Festivities 316 Boundary AvenueNO. Hassapequa, L. I. , N. Y. 11758

I ndershëm Zoti Oruci,Ju falënderoj për ftesën t'uaj qe te marr pjese si “honored

guest and speaker" ne seminarin kulturor qe Vatra do te mbaje (28-30 Nëntor 1969) ne New York per 6o-vjetorin e "Diellit".

Është çudi si Vatra kremton këtë 60-vjetor. "Dielli" ne te shkuarën (ne kohen e Faik Konicës dhe në periudhën e parë të aktivitetit të Fan Nolit) i ka bere shërbim çështjes kombëtare, por jo. pas Luftës se lI-te. Kur me 1946 erdha këtu, "Dielli” ishte bërë një “lëvere” dhe editori i tij ishte një "kakemxhi”. Keto fjale nuk i përdor sot; i kam përdorur në traktet e mija (“Një Grup Demokrat Shqiptar") kur përpiqesha te ndriçoja Shqiptaret e këtushme për gjendjen e Shqipërisë nene regjimin komunist. Atëherë “Dielli” ngrinte në qiell sundimtaret e kuq te Tiranes dhe Peshkop Noli brenda në kishë krahasonte Enver Hoxhen me Krishtin. Është afër mendsh që unë të mos pranoj të marr pjese ne kremtimin e një gazete te tille.

Vatra po prish pa vend dollarë për kremtimin e 60-vjetorit te “Diellit”. Kishte për te qenë shumë e dobishme sikur ato te holla të shpenzoheshin për te ngritur nivelin e "Diel1it"- për t'a bërë një gazetë për te qenë. Shqiptaret edhe s’kanë mësuar të shikojnë në punët substancën dhe jo dukjen.

5 5

Një nga organizatoret ndofta me kryesori i mbledhjes se Palermos në Nëntorin e kaluar tha se, ne se Vatrës i mungon shpirti, “ne do t’i japim shpirt.” Se ç'shpirt kuptonte, gjithë bota shqiptare e di mirë. Lajka. te shumta, se lajka ishin se, po qe nuk i përshtateshin se vërtetës, u derdhen për Kryetaret e Vatrës dhe për Vatrën në mbledhjen e Palermos. Thua se ajo mbledhje shkencore që duhej t'i kushtohej Skënderbeut u kthye në një mbledhje lajkash për te tërhequr Vatrën. Po le te mos gënjehen dashamiret". Anëtaret e Vatrës i duan Shqiptaret kudo që janë dhe interesohen për çështje shqiptare, por nuk duan që të jashtme, larg andej nga Italia, te ngarrohen në punët e tyre. Janë te sigurt se, po të pranojnë një gjë të tille, do të jetë falimentimi i plote i Vatrës.

Shënim i “Zëri ...”. Pushtimi i Shqipërisë nga fashistët me 7 Prill 1939 u përgatit në Zarë të Jugosllavisë (Mustafa Kruja), Kurse ai i “Vatrës” në Palermo të Italisë!

5 6

ZHDUKJA E XHEMË SIMNICËS – GOSTIVARIT

(Rishikim)Një ngjarje historike mund të falsifikohet në shumë trajta. Por njëra që ndodhë më shpesh është keqpërdorimi i të dhënave, të cilat nuk i përshtaten tezës së të interesuarit, thotë një gazetar i “The New York Times-it” në një studim për këtë dukuri kundër të vërtetës historike. Në këtë shkrim do të bëhet fjalë për këtë dukuri, veçanërisht lidhur me disa aspekte përkitazi me disa çaste të veprimtarisë dhe zhdukjes së Xhemë Simnicës – Gostivarit.

Falsifikimi i datave të ngjarjeve për leverdi vetjake

Trimit legjendar të Pollogut, Xhemë Simnica, i është dhënë me të drejtë ajo që i takon, por në ndonjë rast janë bërë përpjekje që t’i jepet atij edhe ajo që nuk i takon, madje edhe t’i rrëmbehet diçka që është e tij, e fituar me gjak e therori, për shkak të përpjekjes për ta përdorur luftën e tij për leverdi vetjake ose në dëm të dikuej tjetër.

Me sa dihet, për zhdukjen e Xhemë Simnicës, për herë të parë, duke e parë si esnaf, gjë që nuk qëndron, ka shkruar një Tahir Zajmi, kukësian nga Gjakova, në librin e tij “Lidhja e Dytë e Prizrnit dhe luftat e popullit për mbrojtjen e Kosovës”, Bruksel, 1964, libër me temë të vlefshme, por me përmbajtje të hallakatur Në të, posë tjerash, jepet si datë e zhdukjes së Xhemës “... pranvera e vitit 1946”. Këtë datë për zhdukjen e Xhemë Simnicës e përvetëson edhe Tajar Zavalani, e cila shfaqet në librin e tij “Histori e Shqipnisë”, Londër, 1966. Dhe kjo datë për zhdukjen e Xhemë Simnicës është bartur edhe në ribotimin e librit të tij nga Phoenix, Tiranë, 1998. Kështu një rrenë është përhapur e ka marrë malin...

5 7

Këto paraqitje ishin jo vetëm të gabuara, por duket se u ishin ofruar të interesuarve me qëllime të caktuara për të fshehur një numër çastesh historike, të cilat nuk i përkisnin atij. Si njëri që kisha qëndruar atje gjatë luftës, që isha mbështjellë pastaj me hallet e saj me popullin edhe në burg e në internime, kisha mësuar për zhdukjen e Xhemë Simnicës. Për më tepër, atë e kisha mësuar edhe nga pjesëmarrës në lufta, si p.sh. z. Neshat Bilalit, bir i Hamz Rexhepit, aleat i Xhemës dhe i Mefailit në luftën e tij pas shtatorit të vitit 1943 dhe një numri të tjerësh, si Sabri Çejku, Adem Gjan, luftëtarë të çetës së Hamz Rexhepit në Pollog. Prandaj, për qortimin e kësaj date dhe për ndriçimin e disa çështjeve të tjera të historikut të Pollogut, shkrova një shkrim që u botua në gazetën “Shqiptari i lirë”, New York, 1966. Në të, midis të tjerave, e përcaktova me mjaft saktësi datën e zhdukjes së Xhemë Simnicës, duke pohuar me nënvizim se zhdukja e Xhemë Simnicës “... ka ndodhur në pranverën e 1945-tës, në fillim të majit” (Esat Bilali, “Shkrime historike”, Tiranë, 2002. f. 22).

Me ta parë artikullin Tahir Zajmi, një veprimtar i mbështjellë në anë të pushtuesit fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas shqyrtimesh për vërtetësinë e datës së zhdukjes së Xhemë Simnicës, më shkroi një letër, pos tjerash, duke thënë si hidhërueshëm: “Përsa i përket shkrimeve të mija mbi ngjarjet dhe luftimet qi janë zhvillue në qarkun e Tetovës dhe rrethet e Gostivarit dhe Kërçovës i kam marrë prej vllaznëvet Abdyl e Hysen Xhelili nga Gostivari (Kalishti – e.b)”, të dy vëllezër të një Xhelë Xhelilit. Kurse Hysen Xhelili, vëlla i Xhelës, sigurisht se pasi e kishte parë artikullin, më shkroi një letër me këtë rast nga Bruxelles-i pa përmendur datën e zhdukjes së Xhemës. Ndër të tjera, ai vuri në dukje:“Mbas vrasjes së Hamz Rexhepit në Vracë/Muzdaçe (të Gostivarit – e.b) kanë vazhdue grupet prapë në Malet e Tetovës” (letra 1966). Kjo ishte si përgjigje për atë se unë pata thënë që vrasja e Hamz Rexhepit, e cila kishte ndodhur me dy shkurt, 1946, shënon shkatërrimin e Qëndresës së armatosur kundër forcave pushtuese serbo-maqedone në Pollog.

Nuk ka dyshimi se ky Xhelë Xhelili me vëllezërit e tij, si njerëz të thjeshtë ose të djallëzuar, janë fajtorë, madje shumë, të pështjellimit lidhur me datën e zhdukjes së Xhemë Simnicës, sepse e kanë bërë me qëllim për keqpërdorimin e historikut, por ka mundësi

5 8

edhe nga injoranca, sepse të gjithë kanë qenë pa arsimim, madje as me fillore. Megjithatë, nuk është pa faje edhe autori Tahir Zajmi, madje më shumë, për mos qenien jo vetëm kritik ndaj të dhënave të marra nga njerëz të tillë, por as dyshues për vërtetësinë e tyre. Por më shumë, si intelektual i rryer, është fajtor Tajar Zavalani, i cili nuk i ka shoshitur kritikisht, siç e kërkon shkenca e historisë, për vërtetësi të dhënat që i ka marrë nga libri i Tahir Zajmit.

Datën e pasaktë për zhdukjen e Xhemë Simnicës, Xhelë Xhelili e vazhdon edhe më vonë, ndonëse tashmë ajo ishte përcaktuar sa topi nuk e luante, nuk kishte se si. Këtë e tregon shkoqitmas një farë libri që shkroi ai me kalem të Halit Elshanit me titull që nuk i përgjigjet assesi, madje as për së afërmi, realitetit historik "Çeta e Gostivarit", (Prishtinë, 2007), ku shtrembërohen ngjarjet, ku falsifikohen ato dhe ku thuhen gjysmë të vërteta të fakteve historike me një papërgjegjësi të tmerrshme. Kështu këtu datën e zhdukjes së Xhemës e shënon se ka ndodhur në pranverë të 1944-shit (shih faqen 148). Pra, bëhet një prapakthim nga 1946 shkohet në pranverë 1944. Kështu, Xhelë Xhelili nuk din se çka thotë dhe shkruesi i tij Halit Elshani nuk ka qenë në gjendje t’i zbulojë ato, sepse të dyve u ka munguar përfytyrimi i historikut dhe çiltëria për saktësi, që ka qenë pranverë e 1945-shit.

Kur është dhënë data “pranverë e 1944” për zhdukjen e Xhemës, sigurisht se është menduar që Xhela, duke mos qëndruar në hallet e tij, të marrë një pjesë të luftës së Xhemë Simnicës, i cili vazhdoi me zjarr e gjak atë vit, me që ai është vrarë herët dhe luftën, ose një pjesë të saj, gjoja e ka “udhëhequr” Xhela, një djalosh atëherë pa gjurmë vetjake. Dhe kur e ka pas thënë se Xhema është zhdukur më “pranverën e 1946-tës”, në kohën kur u vra Hamz Rexhepi në Luftën tri (3) ditore të Vracës, ka bërë pothuajse të njëjtën gjë, duke i manipuluar të dhënat autentike për t’ia marrë dikujt atë që i takon dhe për t’ia dhënë dikujt tjetër atë që nuk i takon, një praktikë e shëmtuar jo pa shembull në historinë tonë.

Falsifikimi i ngjarjeve me trillime

Këto keqpërdorime të historikut të Pollogut, Xhelë Xhelili dhe mentori i tij, Halit Elshani, nuk i përfundojnë vetëm me datat.

5 9

Ata bëjnë pothuajse të njëjtën gjë për çdo gjë që ka lidhje me veprimtarinë e Xhemë Simnicës, Mefail Shehut, Hamz Rexhepit dhe të shumë të tjerëve në Pollog. Kjo shihet në faqen 129 të librit të përmendur, kur e paraqet trajtën e zhdukjes së Xhemë Simnicës, ku midis të tjerave, thotë me kapadaillëk: "... Kishte shumë kohë që nuk kishte mundur të flejë sa duhet pasi kishte organizuar terrenin për ta çliruar Tetovën. Duke e parë ashtu fjetur tradhtarët e sulmuan njëherësh të gjithë së bashku dhe e vranë. Pasi e vranë nuk u kënaqën me kaq, por edhe ia prenë kokën, e mbështollën në një copë pëlhurë dhe me kokën ndër duar zbritën nga mali për në Gostivar" (sic). Dhe si datë e zhdukjes së Xhemë Simnicës tani jepet " ... ra dëshmor ..., në fund të luftës, më 1945" (faqe 104) dhe " ... kjo rezistencë në rrethin e Gostivarit është bërë nën komandimin e Xhemë Gostivarit - gjer në vrasjen e tij më 1945" (faqe 109). Këta bëjnë të njëjtën gjë kur japin një shkrim të hallakatur (faqen 111), që veç Xhela e Haliti e bëjnë. Në të thuhet: “Xhema nisi të hante. Mirëpo, posa hëngri petullën e parë, e ngjyer plot pekmez ... për disa çaste ndjeu dhimbje në lukth dhe nisi të rrotullohej ... Ah tradhtarët e nënës në pekmez kanë futur helm...”, thuhet sikur ka thënë Xhema!?

Sikur që po shihet, këtu jepen dy ndryshorë për zhdukjen e Xhemë Simnicës, një, që ai është vrarë dhe dy, që ai është helmuar. Pra, është zhdukur dy herë. Kjo tregon se Xhela dhe mentori i tij, Halit Elshani, nuk dinë se çka thonë. Sidoqoftë, kështu siç është thënë të dy ndryshorët nuk qëndrojnë. I pari është fund e krye trillim.... Kurse i dyti, duke u treguar sikur Xhela ka qenë i pranishëm dhe e ka parë zhvillimin e tmerrit, është shtrembërim, madje i çmendur.

Megjithatë, tash pranohet viti 1945 për zhdukjen e Xhemë Simnicës, por nuk qëndron përmendja “fundi i luftës”, sepse ajo ka pas mbaruar kah fundi i vitit 1944, përafërsisht një vit më parë, se është thënë, që e detyroi Xhemën dhe krerët e tjerë të Qëndresës shqiptare të arratisen me disa përkrahës. Por edhe përmendja e vitit 1945 ka pasaktësi, sepse ai vit përbëhet prej 12 muajsh. Prandaj, ka qenë e nevojshme të thuhet në pranverë, më saktë, në mars ose

6 0

maj, të vitit 1945 (Neshat Bilali, “Shkrime për historinë”, Tiranë, 2012) është zhdukur Xhemë Simnica, pra afër një vit më parë sesa është thënë. Sigurisht se pas kaq shumë gënjeshtrash këtë e kanë përvetësuar Xhela dhe shkruesi Haliti me vështirësi, se ai ka dashur që zhdukja e Xhemës të ishte bërë më 1946, kështu që lufta e Hamz Rexhepit në Vracë/Muzdaçe, lufta e lumjanëve dhe e pollogasëve, të zhdukej krejt dhe lufta e tij t’i mveshej tjetërkujt, një ide jo vetëm kundërshkencore, por edhe e turpshme, më saktë, me ngjyrë tipike fashisto-komunisto-serbiste për falsifikim.

Me trajtën e përshkrimit të mësipërm për zhdukjen e Xhemë Simnicës, jepet përshtypja se Xhelë Xhelili e ka parë vetë zhvillimin e ngjarjes tragjike të zhdukjes së trimit të Pollogut, duke e paraqitur se sikur është duke bërë një zbulim të ri. Ka nga ata si Halit Elshani dhe një numër tjerësh si ata, ta besojnë këtë. Por kjo ka qenë e pamundur, sepse në atë kohë Xhela ka qenë duke u fshehur diku nëpër mashnat e Kalishtit, të Nijaziut....

Si pasojë, si datat ashtu edhe trajta e zhdukjes së Xhemë Simnicës kanë qenë jo vetëm të shtrembëruara, por edhe të trilluara fund e krye dhe kështu nuk kanë përkuar assesi me të njëmendtën historike, e cila kaherë ka qenë bërë dituri e mendjes së shëndoshë. Po fatkeqësisht edhe për këtë askush në Pollog nuk bëzan, sepse sikur nuk e dinë se edhe me heshtje falsifikohet historia!?

Trajta e zhdukjes së Xhemë Simnicës

Në të vërtetë, trajta se si është zhdukur Xhemë Simnica nuk dihet me saktësi, sepse ajo ka ndodhur vetëm midis Xhemës dhe miqve të tij të ligë, tradhtarë e kriminelë nga fshati Gorjan i Tetovës. Ajo që është përhapur fill pas dukjes së kokës së Xhemës në Gostivar, nuk dihet me saktësi se nga ka rrjedhur. Megjithatë mund të spekulohet me mjaft vërtetësi se burim kryesor janë gorjanasit duke mëtuar trimëri dhe besnikëri ndaj pushtuesit. Sidoqoftë, ashtu siç është thënë prej tyre, duke qenë mjaft bindëse në ato rrethana, është përvetësuar si e vërtetë dhe është bërë dituri e mendjes së shëndoshë, kështu duke mos lënë vend tjetër të kuptimtë për ndonjë

6 1

spekulim. Prandaj çdo përpjekje për ta ndryshuar atë, sidomos në trajtën që i paraqet Xhela e shkruesi i librit Haliti, është e pakuptimtë dhe përbën dhunë në të vërtetën historike. Se ajo është ashtu, po tregohet edhe një herë.

Pas pushtimit të pjesës së Kosovës – Pollogut - nga forcat serbo-maqedono - jugosllave andaj kah fundi i vitit 1944, Qëndresa shqiptare e Pollogut u arratis, pas shumë luftërash të përgjakshme kundër serbo-maqedonasve. Xhema “... na la neve dhe shkoi në Bjeshkën e Qafë Kadisë me gorjanasit, Nazifin...”, dëshmon luftëtari i Xhemës, Sutki Koloveri, në një “Dokumentar” (Neshat Hamz Bilali, “Rindërtimi i historikut të Pollogut 1941-1946”, Prishtinë, 2012). Kështu bënë edhe krerët tjerë të Qëndresës, Mefail Shehu – Zajazi nga Zajazi i Kërçovës dhe Hamz Rexhep nga Bicajt e Lumës, i cili gjatë luftës vepronte në anë të Pollogut dhe të tjerë. Ata kishin me vete një numër të vogël pasuesish. Qëllimi kryesor në ato rrethana ishte shpëtimi i menjëhershëm, por edhe përpjekja për kalimin e dimrit që afrohej. Me Xhemën ngelin miqtë e tij nga fshati Gorjan, - Aliu, Nazifi, Rizai ... , për të cilët dihet mirë dhe të cilët njiheshin si njerëz shumë të pa qëndrueshëm dhe dallaverxhinjë. Prandaj, Hamz Rexhepi, me që ai kishte pas të bënte me ta më parë sesa Xhema, bashkëluftëtar dhe mik i Xhemës pas rënies së pushtuesit italian, duke e ditur këtë mirë, e këshillon Xhemën që të largohej nga ata, thotë z. Neshat Bilali, bir i Hamz Rexhepit dhe luftëtar i çetës së tij. Por ai nuk kishte si ta bënte atë, sepse gorjanasit i kishte miq dhe vetëm ata i qëndruan afër atij në atë rast të vështir pas rënies së vendit nën pushtimin e ri serbo-maqedon, jo për shkak të luftës, por për shkak të dallavereve të tyre dhe miqësisë, (le të harrohet ajo ëndërr e parë me sy hapur se Xhema kishte kaq e kaq luftëtarë me vete pas rënies së vendit, sepse rrethanat me pushtimin prapë të vendit ndryshuan, sidomos me dukjen e partizanëve nga Shqipëria, që u shikuan si çlirimtarë...).

Pas largimit të Xhemës nga Pollogu, ai shkoi në një bjeshkë afër Lumës. Kjo dihet mirë. Sutki Koloveri, një luftëtar i Xhemës, thotë: “... kah fundi i vitit 1944, fill pas rënies së vendit në duar të partizanëve shqiptarë, që pastaj ua dorëzuan pushtuesve serbo - maqedonë, unë jam ndarë nga Xhema,...”, i cili “... na la neve dhe shkoi në bjeshkën e Qafë Kadisë me gorjanasit...” (Libri i përmendur

6 2

më sipër). Këtë e specifikon më saktë z. Neshat Bilali, kur thotë: “Xhema me miqtë e tij shkoi në Lumë, te stanet e fshatit Çajë, ose të një bjeshke aty afër, sepse babai i tij Hamz Rexhepi ishte ende në Pollog në atë kohë, në Negotinë te Izet Zylbehari (Ku bashkohet me Mefail Zajazin para se të shkonin në Lumë në dimrin e 1944/1945...), dhe kishte informacione për të. Pos këtyre, një informacion i zbuluar rastësisht tani vonë, e specifikon qartë vendin e vendosjes së Xhemës: ”Bjeshka e Kokeve të fshatit Çajë të Lumës, e cila kufizohet me Bjeshkën Kësula e Priftit”, thotë z. Zija Darsi, burrë afër 80 vjeçar nga katundi Fshat, vend i afërt me bjeshkën ku kishte ndërtuar koliben Xhema për kalimin e dimrit, një vend shulla. “Sa herë që shkonim me dhen ose me dhi aty afër, thoshim qe ku asht kolibja ose stani i Xhemë Gostivarit”, shton ai. Më tej ai jep edhe të dhëna të tjera: “Xhema furnizohej me ushqime nga njerëzit e fshatit Çajë, si nga Daut Hoxhë Lushi dhe të tjerë. Por ma shumë nga Demir Bilali i Çajës”, i cili, sipas z. Neshat Bilalit, ishte mik i besueshëm i Hamz Rexhepit. (Kjo bisedë u bë në prill - qershor 2012 në shtëpinë e rindërtuar më 2002 të Hamz Rexhepit në fshatin Bicaj të Lumës). Edhe dëshmitarë të tjerë nga ato vende e përkrahin këtë rrethanë.

Kur merret për bazë pohimi i disa dëshmitarëve për shkuarjen e Xhemës në bjeshkët e përmendura ose në stanet e Çajës së Lumës dhe kur dihet që informacioni i z. Zija Darsit u shfaq spontanisht, më duket se nuk ka vend për ta dyshuar edhe të dhënën e fundit me të gjitha të tjerat. Në të vërtetë, kjo i konfirmon ato më tej.

Dhe është e kuptueshme se gorjanasit nuk e ndërpresin lidhjen me të vetët në Gorjan gjatë disa muajve të qëndrimit atje (Një ditë rrugë më këmbë). Ata duket se vijnë dhe shkojnë atje te familjet e tyre. Ndërkaq OZN-a, duke i pas forcuar pozitat e saj tashmë, fillon të veprojë. Flitej gjerësisht që një njeri i njohur nga fshati Pirok, Shoip Piroku ose një tjetër, Brahim Piroku, agjent i OZN-ës, ka qenë i njohur mirë. Si i këtillë, Shashivar Qerimi i Gjurgjovishtit, një herë, duke ardhur nga tregu i Gostivarit, i thotë, për ta fyer, Brahim Pirokut ose Shoip Pirokut: "Kjo dujaja rripa rripa, ni herë m’hype, di herë t’hipa", që do të thotë se këtij i erdhi dita gjatë kohës së “Shqipnisë” dhe prapë u miqësua edhe me këta, se donin ta dërgonin në Shqipëri si diversant (Sqaroj se këto informacione i kam nga Shashivar Qerimi me familjen e të cilit kam pas qenë në internim më

6 3

1949-1951, pas miqësimit të tij me familjen e Rrahman Qehajës nga Kalishti, por edhe Hamz Rexhepi ka pasur miqësi me ta, sidomos me vëllanë e tij, Fejzën).

Pra njëri nga këta agjentë bie në lidhje me gorjanasit, Shoipi ose Brahimi nga fshati Pirok, të cilët, siç duket, e kishin përvetësuar planin e OZN-ës për zhdukjen e Xhemë Simnicës, që duket se përfshinte helmimin e tij si zgjidhje më e mundshme... Si shpërblim, ata do të dorëzoheshin dhe do të jetonin të lirë, nuk donë mend se për një kohë, siç edhe ndodhi, sepse tradhtarët janë të mirë vetëm për t’u shfrytëzuar... (Shpesh e kam pas parë pehlivan Nazifin dhe Rizain në fushë të Negotinës të lyer me vaj, duke i rrahur duart kofshëve dhe duke ngajtur në fushë me kokën lart për mundje si hamshoj).

Flitej gjerësisht dhe këtë e pohon edhe z. Neshat Bilali, se gorjanasit i kanë pas dërguar Xhemës petulla të helmuara, duke i thënë se t’i ka dërguar gjyshja nga Gjurgjovishti, nëna e gruas së tij, bijë e goranasve, i cili, për shkak se ia ka dërguar ajo dhe për shkak se ka qenë i uritur si ujku në male, i ka hëngër, madje me shumë ëndje. Nuk donë mend se brenda një kohe, helmi ka vepruar ... Kur e kanë parë të humbur dhe të mbaruar atë, gorjanasit e ligë dhe të pa besë të dhëndrit të tyre, duhet të kenë vepruar... Pastaj, si kriminelë të vërtetë dhe të kërkesës së OZN-ës, ia kanë prerë edhe kokën, nuk flitej se me çka, për të dëshmuar zhdukjen e tij ... dhe për ta ekspozuar në Gostivar.

Se Xhemë Simnica është zhdukur në këtë trajtë dhe tradhtisht nga miqtë e tij gorjanas në vendin e caktuar përafërsisht ka qenë dituri e mendje së shëndoshë fill pas ngjarjes tragjike dhe gjithnjë pastaj. Për këtë përafërsisht në këtë trajtë, e kanë paraqitur në librin e tyre bashkë me datën e saktë të zhdukjes edhe autorët kosovarë, Ali Llunji dhe Ilaz Metaj "Xhemë Gostivari", Tiranë, 2001, ndonëse libri ka mjaft gabime të dhënash, nga se ata nuk kanë pasur dëshmitarë pamës dhe nga se nuk kanë qenë vendas dhe u kanë munguar shumë të dhëna, disa nga të cilat janë cekur në një vështrim në librin e përmendur sipër....

Prandaj tregimi i Xhelës dhe i Halit Elshanit, si shumë pjesë të tjera pa kokë, pa bark e pa këmbë në librin e tyre, është jo vetëm i gabuar, por edhe trillim patologjik i njerëzve jo vetëm të thjeshtë por edhe të djallëzuar. Pa fije dyshimi kjo përbën edhe keqpërdorim dhe

6 4

dhunë serioze në të vërtetën objektive historike të visit shqiptar të Pollogut ...

Shënim përmbyllës

Pothuajse në çdo libër historie që botohet dhe të tjera, për shkaqe të ndryshme objektive dhe subjektive, bëhen gabime të ndryshme, të cilat i vënë në dukje jo vetëm studiuesit, por edhe vetë autorët kur i hetojnë, madje duke kërkuar falje. Por kjo e vërtetë e madhe, ndonëse e njoftuar kaherë dhe me nënvizim, nuk ka vlerë për njeriun e thjeshtë në pleqëri të thellë, Xhelë Xhelin dhe sidomos mentorin e tij, Halit Elshanin. Kjo është jo vetëm për të ardhur keq, por edhe për t’u vajtuar. Ndonëse Xhela është burimi i të gjitha këtyre kallpësive, pasaktësive, trillimeve dhe përpjekjeve për të përvetësuar theroritë dhe veprimtaritë e të tjerëve, ai, për shkak të gjendjes së tij të thjeshtësisë dhe sidomos të pleqërisë së thellë, nuk mund të jetë gjithë aq përgjegjës. Por barra më e rëndë për këto kallpësi, si guri i Sizifit, i bie Halit Elshanit, i cili nuk ka pasur aftësi dhe guxim të hetojë dhe të zbulojë trillimet dhe djallëzitë halucinacioniste të Xhelës si ai studiuesi tjetër, i cili, posa e pa atë gjendje, jo vetëm e la punën, por edhe iku e humbi.

Në këtë rrethanë, besoj se nuk është pa vend të pyetet: Si nuk skuqen pak njerëzit kur përpiqen, madje me vetëdije, të përvetësojnë theroritë e të tjerëve, të mohojnë dikënd duke u përpjekur të dalin vetë pehlivanë, të përvetësojnë luftëtarët trima të çetave të tjerëve dhe t’i shndërrojnë në kërkusha ata që kanë luftuar me grykë të pushkës e flakë të baritit për shumë vite dhe që kanë shkatërruar miqtë, familjet dhe kanë dhënë jetën “si me le” në luftëra të përgjakshme kundër pushtuesve, sidomos serbo-maqedonë... Por kjo, thotë ai historiani i “The New York Times-it” është gabim dhe e pamundshme, kurse ne thomi se ato shkërputhje janë jo vetëm të pamundshme, por edhe faqezeza edhe tradhti!

Essat Bilali, Sr. Sc. Dhjetor, 2010 USA

6 5

PER NJE SHQYRTIM ME TE MIRE DHE ME KONKRET TE NGJARJEVE HISTORIKE TE KRAHINES LUMES GJATE PERPJEKJEVE

PER PAMVARESI KUNDER PUSHTUESVE TE HUAJ:TURQ DHE SERB:

KRITIKA E ZOTNI TAHIR KOLGJINIT (SHEJZAT N 4 E 6 1969)

Nezir Spahija, Paris, Francë, 1977

** *

Historia është e habitëshme. Ajo nuk ka ndjenja, nuk ka shpirt, nuk ka sy, nuk ka arsye, nuk njeh farë, nuk njeh fis, nuk don të dijë për mik dhe për asgjë tjetër. Ajo është aq e vrazhdë sa edhe sikur bota të pëermbyset, ajo nuk çanë kokën, sepse ajo di vetëm për vetëveten: Faktin...Mjer ai që nuk e di këtë!

** *

Inisjativa e Zotni Tahir Kolgjinit i cili me mundime shum te medhaja e penen per t’vu ne pah perpara lexuesvet se si plotesohet historija e nji kombi zotni Kolgjini citon, se historija plotsohet tue i aneksue te gjitha veprimet e popullit; d.m.th. tue mbledhe; per cdo vend apo krahin, ngjarjet e ndodhuna, ku bie per popullin tone ton te plot vuejtun.

Kolgjini na m’son se te gjitha ngjarjet pasi te jen mbledhe dhe shoshit duhet ti dorzohen atyne njerzvet t’cilet kan aftesi per ti rregullue simas numrit vet per ta kompletue historin.

Para se ti hedhim nji shyrtim

6 6

E. Bilali, N. Spahia dhe S. Çejku

shkrimit te tij, s’parit duhet me e ba te ftum perpara publikut personin: se kush ishte Tahir Kolgjini.

Tahir Kolgjini rrjedh nga nji familje e thjesht katundare, te part e tij kan te ardhun simbas Gojdhanes nga Lura me besim Kristjan i pari i tyne ka qen Kol Gjini. Kol Gjini kur bie ne Lume, natyrisht kjo duhet te kete ndodhe ne kohet e para invadimit Turk ose ne kohen e invadimit, nuk dime me siguri; largimi nga trualli i vjeter se pse u larguen, mundemi me than se zen vend ne ate kohe kur filloj levizja e fisevet prej nji vendi ne nji tjeter, tue mujt me gjet vend ma te pershtatshem per jeten. Ndikimi i fort dhe presioni i Turqise per te kthy popullin ne fene e islamit, si te gjithe populli tjeter i katundit Lusen edhe familja e Kol Gjinit u kethye ne fen Muhamedane e qe prej asaj kohe kjo famile ka te pandryshuem mbiemnin e vjeter, prandaj quhet familja Kol Gjini. Mbas sa kohet bile si e pohon edhe vet kjo familje me besim Islamik, ne ditet tona filloj me i shkollue aty, ketu ndonji djal e me ba Hoxhe, e hoxhe katundi sa per te krye sherbimet fetare te katundit dhe as’gja tjeter.

6 7

Nuk jan familje e nalt sa shprehen aq fort nalt Tahir Kol Gjini! Nuk ka qen familje patriotesh si thote ai, asht familje e ulte kurrnji her nuk ka ba mbledhje per te shyrtue pune patriotike se ka pas te tjer ma me za ne Lumen ton dhe deri ne ditet e pushtuesit fashist. Tahir Kol Gjini leu ne katundin Lusen te Lumes, studimet fetare i kreu ne Stamboll, mbasi u kethye ne atdhe filloi sherbimin si fetar ne katundin e tij, por tue pa se nga xhamia nuk shifte kurrefare shprese perparimi, e braktisi postin tue e lane menjane herken dhe callmen; dhe kerkon me i sherbye popullit ma mir tue marre pjese ne arsim, por dhe kjo si duket nuk e knaqin. Nuk gjeti derman tjeter vecse me u shpergul nga katundi dhe me u stabilizue ne qytetin Kukes tue veprue si lutje shkrues. Ketu fillon veprimtaria e Tahir Kol Gjinit, se pari si lutje shkrues dhe ketu merr pjese aktive ne politike. Nxori kanditaturen per deputet ne kohen e Ahmet Zogut, luma ishte nji per ta votue unanimisht dhe ne kohen e votimeve votuesit e votuen, por qeveria e athershme tue dit mire veprimtarin e Kol Gjinit i cili qe prej kohesh kishte hy ne sherbim te fashizmit aty per aty ja pervetesuan votat dhe keshtu arka e tij mbeti bosh, dhe kur u cel per tu numrue asnje kokerr nuk kishte mbet. Per hesapet e tij dhe veprimevet armiqsoret votuesit tue mos dit, shamatohen me autoritetet e vendit. Mbas ketyne votavet pozita e Kol Gjinit nuk ishte me e sigurt; u interrnue ne Porto Palermo per disa kohe, lirohet dhe vjen prap po ne Kukes; tue zhvillue propogande pro fashiste si p.sh…., …etj. Deri ne ditet e fundit kur trupat e Duces zbriten ne truallin e atdheut ton dhe Shqipnija ra rob i te huajve. Per Tahirin ne kto dit fillun reagimet plot shpres dhe tue ferkue duret thrriste plot enthuziazem! Rroft Ducja, rrnoft fashizmi; tashme erdhi kaha per tu hakmarre! Por mjerisht nuk e kishte forcue poziten ashtu si duhet, pse nuk ishte i njoftun aq sa me fitu besimin e italianeve dhe nuk e njihnin per pari te Lumes se Luma kishte shume burra dhe ma t’zotet dhe ato kerkonte per ti ba per veti por mjerisht kjo pari e urrejti dhe nuk ju afrue fare. Atehere i erdhi rendi Tahirit dhe qe menzi pritshin qe t’ju hapshin nje vend ne sofer sa me shti gjunin dhe u rrasen brenda me nje servilizem te pashoq tue i krye sherbime vullnetare e bile tue dhunue popullin me anen e dhunes dhe te violences ku bie fjala, ne pranveren e vitit 1942 me propozimin e Tahir Kol Gjinit te nen mbrojtjen e ushtrive italiane u organizua nje operacjon te

6 8

perbam prej fuqish Merditas dhe Pukes te kryesum nga vet Gjon Marku dhe Pashuk Bib Mirakaj.

Keto fuqi ju rrasën prefektures Kosoves si nje rrmet i madh tue torturue popullin me qellim mbledhje armesh, gjersa njerezit i kan vdesh ashtu si i ka lind nana dhe tue i afrue ne zjarm me i pjek te gjall. Ja pra masakrat çnjerzore te vllaut ne vllan sec ban! Te gjitha te shkaktueme prej Tahir Kol Gjinit per kto poshtersi te tija, Luma vendosi qe prandaj ktyne njerzve tu veni nji leqi per Tahir Kol Gjinin, …, …, …te perzihen dhe te mos pranohen ne asnje kuvend qe Luma mund te bante dhe i damkosi si spiun te okupatorit dhe bile as mos me i marr, as mos me i dhan, as per dasem as per mort mos me i shkue (mos me i hi mbrenda).

Tahir Kol Gjini del me pende ne dor ki demek per histori por per nje biografi e me i met emri pari e Lumes. Biografi e tij eshte kjo qe thame ma nalt dhe ketu posht po vazhdojm me i rradhit nji nga nji te thanun ne pergjigjej te Shejzavet Nr 4 e 6 viti 1969.

Pseudonimi i Tahir Kol Gjinit asht “Lok Limthi” i cili e shkruen edhe ne Shejzavet NR 4 e 6. Nje pjese nga historia kombetare. Luma dhe luftat e saja kushtue deshmoreve te harruem. Tue dasht me vu ne pah ngjarjet e ndodhuna ne Lume gjate sundimit Turk a me vone ate te Serbise, zotni Kol Gjini ven ne pah me hollsi ashtu si ja ka marr mendja e tij tue dasht me i dhan ngjyr dhe vler njashtu si asht e verteta; Kol Gjini bie ne nje hendek qe nuk mundet me u ngrit ma pasi fund e maje e ka shtrembnue te verteten. Tue dasht me shkrue nje cop histori, nermjet kesaj ka desht me shkrue jetshkrimin e tij tue nxjerr veten patriot qe prej koheve te paraardhsve te tij. Biografia e tij shkurtimisht eshte kjo qe diftova ma nalt.

Dorshkrimi te Zotit Kol Gjini patjeter duhet me i ba nje revizionim mbasi te thanat nuk jane te verteta tej e per tej.

Tahiri kur thot se historia kombtare asht veprimi i nji personi a e nji….. Zotni Kol Gjini tue dasht me ndertue nji godin e ne te me shti te gjith popullin e tij; hipokrizi, dallkauklleqe, pabesi e me ne fund e do tradhti. Hipokrizia me te tjera tue perfshi bashke edhe tradhtin bajn veprimin ma te madh te personit i cili don me ndertue nji godin si ajo e Kol Gjinit dhe me i shti te gjith brenda e me i perdor kur i vjen nevoja.

6 9

Kur flet per land te pastra si per personin ashtu dhe per krahinarin si person nuk ke se qi nep ksaj godine; edhe ne qof se i nep, padyshim ne Lumen ton, ti ke me i dhan mjaft land te dyta dhe jo land te pasterta pasi, por ti bashke me shoket e tu je korit si burrat, pra korija kori ska! Apo turpi turp ska!.

Gishti i madh gjak spaguen. Mire e thue se cdo berr varet per kam tvet, padyshim ti bashk me shoket e tu e ke qelb vendin e Lumes dhe qe prej asaj dhe deri sa te jesh gjalle e bile dhe pas vdekjes ka me shkue shume gjate dhe era e qelbesines ka me u ndije. Prandaj si familje ti nuk ke humb randesin e veprave qe ke ba gjate jetes tande pse……..!

Me ksi baza morali qe ke ti zoti Kol Gjini po te vazhdosh jo tre breza por sikur ti bajsh edhe treqind se zen vendin e parotes.

Sjelljet e tua nuk kane qene te mira prandaj skllapin ja ka lshue venit, as fis ska, as komb jo, se po te kish pas pak ndergjegje dhe itikat familiar nuk kishe veprue ashtu sic ke ba. Per ket gja te urren krejt Luma dhe nuk ke fare te drejt per ta hap gojn, si i thone nje fjale popullore…….ha per berret ti dooo, mos ban.

Bamja pjes ne bashksin e historis se kombit padyshim esht permledhja e mbar kombit i cili vepron si nje trup i vetem, por e till ishte koha ne te cilen beheshin lufta, arsyeja ka qen me at koh dhe sot mjerisht po vazhdon ; e pse? Gjithkush e din se nder ne edhe ndikojn rrymat e ndryshme te ndam nder bajraqe e fise, troq ndergjegja kombtare te ne nuk asht e pjekun. Ne vend qe te shihet nje histori tue mos permend krahina, e kur bie fjala tek njerzit qe kan humb besimin, jo bona, ose boni ai, ti sbone, ai sboni.

Ska njeri qe mundet te mohoje nje gjak te derdhun rreke, ne mos flasshim na do te flas gjaku vet prandaj nuk meten ne harres.

Na çudit zoti Gjini kur thoni se qellimi juaj sesht tjeter vecse mund me i sherbye historis kombtare dhe me knaq shpirtnat e atyne qe kane ra deshmor, mire se shpirti i atyne qe vdiqen nga serbet dhe turqit po knaqen, po a thue shpirti i atyne qe rane deshmor gjate okupatorit fashist a jane knaq? E vertet asht ajo qe thue se e ndjej per detyr me ju fal nderes zoti professor Koliqi per mundime dhe sakrificat qe po ban per te mbajt ne kamb Shejzat te cilat perdoren si sofer bisedimesh. Ke plot te drejt; se ne kohen e fashizmit ta kan dhan nje koc per ta lpi, ki esht mentaliteti yt dhe i shokve tu.

7 0

Sa bukur na thue per zotni Koliqin se ai e deshti dhe e dashunoj, por diti me dasht dhe me dashunue boten shqiptare, sikurse ta ket dasht kaq fort ket bot Koliqi pse sna thue se si e deshti dhe e dashunoj? Krejt thelbi i atdhedashunis qenka vetem me vepru ashtu si ka veprue Koliqi me shoket e tij; dmth me hy ne sherbim te armikut me luftue vllan e vet dhe me e debue nga vendi e me ne fund me ju perku armkut tue i sherbye me kok e me kemb, e tue mos e lan me kaq por edhe tue than botnisht se edhe njeher atdheu jon Shqipnija i perpoq fatet e saja me imperatorin fashist italiane si dikur motit, pra qenka shum leht dhe pa kurr fare mundi me dasht atdheun. Ne e dime se me dasht atdheun; spari tna duhet se nrast nevojet kur atdheut i kercenohet rreziku duhet me dhane jeten per ta mbrojt me arm. Kjo eshte skema e par dhe me e thjesht per te desht atdheun, te tjerat detyra vine me rradhe. Ernest Koliqi dhe ti me shoke; nuk e keni ba ket gja. Ju vepruat ne te kunderten, ne vend qe ti rrokni armet dhe me ra ne vijat e para te ballit te luftes dhe me dhan shembullin e duhun e me i dhan me kuptue cdo shqiptari se si mbrohet atdheu e ne te ardhmen me e pas gojen e lir me fol dhe me shkrue e me plotsue me tvertet historin kombtare; ju vepruet krejt ndryshe: vrapuet sejcili me pare se shoqi per ti dale perpara me duartrokitje ushtrive thuaja e me nje servilizem zut karrikat per te sundue popullin e mbytun per hesap te okupatorit. Per tu shty ma gjat besoj se nevoj nuk ka, sepse ju vet i dini kto pun ma mir se askush tjeter. A esht e vertet apo jo? Atdheu nga duart e Koliqit ka prit disa pune patriotizmi si intelektual i mir, fjale te mira dhe keshilla per ta, por jo t’thot vet se e kam per nder tjem fashist italian. Ne e dime se Koliqi ka lind ne locen Shkoder dhe e ka pjell nje nan shqiptare dhe jo nje nan italiane. Shif sa poshte bie nje njeri kur don me e lshue veten na ka dhan edhe disa shembulla te tjera por shembulli ma i mir ka qen se kur ishte minister i fashizmit; si e ka pohue edhe vet se gjoja edhe kete e paskan mobilizue ne rradhet e ushtrise italiane dhe tue ba nje dit stervitje, ne qitje me arm menjeher por sa e paska vu pushken per faqe dhe ka shenjue shenj ne poligon, me nje te shtim menjeher dhe me te paren her e paskan pas vra shenjn por se ne te shtimen e dyt kokrra i paska pas tret diku fort larg dhe nuk i asht afrue shenjt kurkun. Ketu skemi se cte themi se vet na e thot si me fjale ashtu edhe me shembulla; sepse sa qe pa u fut kok

7 1

e kemb me fashizmin si intelektual dhe me parime te mira e kishte qellue mire shenjn me te paren, por me te dyten e humbi krejt kokrren….!

Koliqi dhe shoket e tij nuk u treguan te denje per atdhe dhe te gjitha forcat e tyne i perdoren per tkeqen e atdheut, prandaj si i ditun nuk duhet ti vij keq. Per veprat e tija ai eshte renegat shqiptar ne sherbim te okupatorit, per te gjithe shoket e Koliqit populli shqiptar ka nje opinion te idhet dhe i konsideron peme te idheta.

Tu i bo nje pershkrim topografik krahines Lumes, Kol Gjini thot se Luma von ne kohen e perandoris osmane paska qen nje neprefektur e Prizrenit. Kufizimet na i jep ashtu si e ndan natyra e vendi, por Kol Gjini gabon se thote me von Luma ka qen malsi e Prizrenit qe se njef historia, e aq me teper ne kohen e dushanit e cila ishte ba si nji qender peshkopate e mandej edhe ne kohen e Turqise mbeti ne administraten e Prizrenit.

Tue citat mbi veshjen e Lumes, Kol Gjini ve ne dukje veshjen e burrave me cakcir e me xhurdine por gabon ne veshjen e grave tue krahasue xhyben me xhybleten. Xhyblet ne Lumen tone nuk ka, ka vetem ne Malesi te Shkodres ate e perdorin per veshje edhe ne vend te fustanit dhe kete e bejn femnat me gjylpan. Ndersa xhybja qe i thomi na ajo asht nje cop zhguni e cila mbulon vetem shpinen pa krah e asgja tjeter. Mos e perzi xhyben me xhybleten dhe toma per toma.

Kur prek te folunit e Lumes Kol Gjini thot se ban pjes ne pellgun e dialekteve si Kol Gjini. Luma flet shqip dhe Lumjani kupton cdo dialekt te Shqipnis qofte ne veri apo jug por e folmja e Lumes nuk eshte dialekt por nendialekt; se ndryshimet me te mdhaja mes katundeve. Kte gja po jua lam atyne qe merren me gjuhe dhe qe kan me e zgjidh ma mir.

Ne kuptimin e fjales, kur thue se dikur ne lashtesi se gjoja Luma paska formue nje objekt grindjesh ne mes Shkodres, Dibres dhe Prizrenit. Ky mendim asht krejt gabim, s’asht aspak e vertet. Turqia se pari si shtet asht formue ose themelue rreth shekullit 12 ose 13 dhe rreth shekullit 14 vun per here te pare kambe ne Gadishullin e Ballkanit d. m th. ne mesjete e jo ne kohe te lashta; ne kohe te vjeter p.k, Luma na thue ti paska pas fillue qe ne koh te vjetra p.k me qen grindavece ne mes te Shkodres, Dibres e Prizrenit.

7 2

Si ta merr mendia qe nje krahin e vogel dhe e pazhvillume tju dale rival qyteteve qe kane nje jete pak ma te provueme, dhe me nje vellim me te mire se katundet e Lumes. Kjo ngrihet vetem ne mendimet tuaja zotni Kol Gjini. Me ket shkrim qe shpreh ti ne vend qe ta shijoj lexuesi, po e corodit krejt e po ja humbet drejtimin tu e bind se shkrimi nuk eshte i drejt dhe objektiv.

Zoti Kol Gjini harron te paren dhe kap te dyten tu i shpjegue grindjet se si ndodhen. Ketu havazin e kap me Di ber ne lidhje me njefar Kalesh Rruken se ky gjoja paska qen sherbetor i pashajt te Tetoves. Kaleshi si sherbetor i pashajt paska pas ndjek nje politik te kundert me qeveritarin e Dibres. Si ta merr mendia zoti Gjini qe nje sherbetor i paditur i asaj kohe din te bej politik e aq me teper nje lusjan si Kaleshi. Kjo na ngjan vetem me mitologjine e vjeter…!

Kaleshi nje dite na paska pas marr leje per me ardh ne Lusen dhe pashaj ja paska plotesue deshiren tu i dhan leje, ku i paska hip atkis dhe me zaptijet para e mrapa tu ardh ne Lusen. Zaptijet e Dibres i paskan pas zan prit ne tri vende dhe i paskan pas plagos atkin dhe Kaleshi paska pas shpetue shendosh e mir tu e ca priten me atki por mbas disa minutash atkis na i paskan pas ftoh aget dhe atkia bie ngordhun, atehere Kaleshi e merr frenin ne dore dhe ja con Pashes ne Tetove. Si jua merr mendja se shpeton nje njeri nga pritet e sigurta e kjo ndodh vetem me Kalesh Rruken prej Lusne.

Mbas kesaj Kaleshi del perpara Pashes me fre ne dore, pasha e pyet se ceshte Kalesh? Kaleshi pergjigjet se me preu Dibra, dhe ky i paska pas kerkue ndihme me i ndihmue dhe Pasha menjeher i paska pas dhan leje me i pre shpata Kaleshit ne te majte e ne te djathte, por Kaleshi e paska pas refuzu hakmarrjen po ne popull e ngul kamb vetem ne ato forca qeveritare qe i kane zane pritat por kete pasha e ka refuzue tue thane se jane forca qeveritare. Kaleshi na kane idhnue dhe pashes i paska marre hallallin dhe e len zotnin e vet. Kaleshi me nje ribe kaq te madhe del prej pashes e shkon tek Ismail Batalli ne katundin Breki se ky gjoja qenka kajak i forte dhe dikur Kaleshi me nje pozite te madhe e paska pas ndjek fort kete Batallin me e vra si zullumqar. Per tu cudit! Se si Kaleshi njeri i veshun me nji petk te nje qeveritari, sherbetor i nje pashe mberrin ne nje shkalle kaq poshte me takue e me bashkepunue me njerez te kalibrit te ulet! Kjo

7 3

ngjet vetem ne shpikjet e Kol Gjinit se arsyeja nuk e jep por edhe faktet jo kurr.

Zotni Kol Gjini tue dasht me sugjerue edhe nje gja tjeter ne lidhje me Kaleshin e me Rroken si thame edhe ma nalt se Kaleshi e braktisi postin te pasha dhe u bashkue me Batallin, gjoja me u hakmarre kundra forcave te sundimit te Dibres, si i thone nje fjale nje udhe e dy pune: me u hakmarre dhe me u shkund nga sundimi i rande i Dibres, paskan vendos me i ra nder kamb Lleshit te zi per nje ndihme; dhe ky thirrjes u kana pergjigj tu u dhan me veti 300 pushke dhe keto i paskan pas bashkue treqind ne Lusen dhe ne Breki dhe u paskan pas ra karakullave te u bo nje rrethim te sigurte dhe i paskan pas shue te tan ato forca.

Padyshim Mirdita ne ate kohe i nxjerrte treqind pushke por Lusna dhe Brekia kurr jo. Ne kete tregim Kol Gjini ekzagjeron fort dhe tregimi mbetet i pavlere dhe humb te verteten prandaj nuk eshte e vertet.

Ashte per mos me u besue se pritat Kaleshit i ishin vue te ardh ne Lusen dhe padyshim duhet te jen kane edhe karakullat aty afer katunit. Ketu na del e kunderta e kur u dogjen keto ma vone na dalen ati pari rreth e rrotull Dibres, se mbasi u shkrine forcat dhe u dogjen fortesat u paskan pas ra plack katunevet aty pari.

Simbas mendimit tim Kol Gjini ka harru te paren dhe mundohet me kujtue te dyten, mjerisht nuk i permbahet qendrimit drejt por e humbet tue ba nji mish-mash.

Lidhja me ndryshimin e ligjes se Qeveris Turke, mbi taksat ne natyre i paska pas gjithandej ne t’holla. Arsyja se dy Lusjan Kuct Ciku dhe Xhep Tusha me dhen ne More kan refuzue me i dhan taksat ne natyre se kapedani jau paska vjedh e marr dhent ma te mira. Zija paska fillue dhe puna paska shkue deri ne hasem. Xhasi vriten Turq e Shqiptare e shkrihen mir ner vedi dhe puna nuk kryhet. Kjo qenka binde per padrejtesit e saja, at’her paska vendos ligjin e ri mbi pronat ne natyr e mandej ne t’holla. Asht me vend dhe mase e vertet se dy lusjan e detyruen nje qeveri me ba ndryshime ligjesh, po sikur se t’ju ket shkue permend ene dy burravet me ba nji gja edhe ma te madhe, si per shembull per pamvarsi t’a padyshim pamvarsija e atdheut do ti vinte shum vjet ma heret se sa c’prej vjet. Minarja

7 4

n’thes nuk hyn aqe edhe Kurti e Xhepa tjen shkaktar te ndryshimit te Shijevet te Turqis….!

Zotni Kolgjini nuk din mir te kaluemen e Perandoris Turke. Turqija, jo vetem Shqiptaret por tja thuesh se ne kohen e saj ka qen fuqija ma e fort dhe ma e madhe, bile per Europen ka qen nje kock e forte dhe e pathyeshme ne kohen e saj, nuk ka sy tja ndyshojn forcen e saj fuqite ma te medhaja te botes, e jo ma ligjet e dyndet si sundonte, ketu zotni Kolgjini ke gabue dhe nuk na ke kallxue te ve por ke….! Ska mundesi qe Kurti e Xhepa tja ken kalue Skrnder-Beut, para ske per njizet e pes vjet lufte te rret, dhe qendres te pashoq nuk mujti me ja shue ligjet Turqis, vetem ne tregimet e historis Lusnes mund te gjinden kto shenime ma mir me than ne arshiven tande.

Tue perfundue ket cop tregim, zotni Kolgjini: thot keshtu, trimat perher vdesin per te drejtat e veta. Dhe nuk shkojn mercin si disa qi tremben prej hijes vet….

Trim quhet ai qi vdes per te drejta tjera dhe jo per nji kok dele, qi sa vertet. Trima si Kurti e Xhepa, qi sdijn se cbajn ka shum. Por edhe si ju: si te rralle qe mburri me punet e tij jeni si to, por ato falen per cdo gabim qe mund te bajn, si kusht i padijes dhe i prapambetunis dhe i injorances por ti kurr jo, e dyt asht si fajin ma te madh qi bane me shkrimet tua ksi sojit frymzohen brezat.

Lidhja e Prizrenit Zotni Kolgjini neper mes te tregimit te tij kerkon ti japi nji randesi te dores se dyte ksaj lidhje, tue i vu randesi edhe Lumes. Luma ne te shumten luejti rrolin e saj si te gjitha krahinat e tjera te Shqiperise por Lidhja e ashper ishte me te vertet nji qeveri dhe luejti rrolin vendimtar te saj; ashtu sikur pushtimi Svicerian, ajo thej me nji zotsi dhe tue perdor nji diplomaci si te prishen vendimet e kongresit te Berlini. Bindi kombet e mdhaja, se me te vertet ka shqiptar dhe se ky popull per njizet e pes vjet me rradh trimnisht ndali pushtimin Otomane dhe shpetoj qytetnimine e Evropes. Vet kancelari i Gjermanise perpara ksaj shfaqje u gjujzu, i cili kishte ne at kohe gurin dhe arren ne dorë.

Jeni ne kundershtim me te gjith ato qi mburren per veprimet e te parvet tyne; asht e vertete se t’part e tyne kanë punue për atdhe dhe pasardhësit e tyne kanë trashëgue kët traditë; prandaj ju nuk mund të flisni per to.

7 5

Famila e juej me të cilën keni dhanë nji përshkrim të dendu dhe patriotic s’asht e vertete aspak dhe se fillim e mbarim asht nji genjeshter dhe me qit hi syve lexusvet qi nuk ta njofin familjen tande ashtu si e njofim na, Abdyl Frasheri kur del ne Prizrend, natyrisht ka ra neper Lume se edhe rruga pershkohet neper te Diber e Kosove, ai ka shkue konak m’konak tue bujt; e natyrisht ner shtepi te zgjedhuna, ku bie fjala n’Lume ne shtepine e Shaqir Palushit. Natyrisht per me shoqnue mikun Shaqirit i jan desht njerz per ta shoqnue deri ne Prizren. Por jo me nji force te organizueme si na e paraqet zotni Kolgjini, se gjoja Fetah Kolgjini qysh me kohe na paska pas nji fuqi te gatshme per luft e ket forc me ven e paska pas perzije me forcat e Shaqir Palushit per te shoqnue Abdyl Frasherin ne Prizren dhe me ju ba garda e tij; me ket sugjerim Kolgjini don me provue se a mun me u bind opinjoni public qi net e ardhmen me u paraqit si shampjon i patriotit ne Lume! Kjo familje ne Lumen ton kurr, nuk asht digjue per mir dhe se luma ket familje se ka njoft kurr vetem si katundar te thjesht; katundaret e tij, dhe jashta kat ne Lume nuk njifet si familja e pare. Por as nuk asht ndie se Fetahi u cue syrgjynoj Dervish Bashes; e mandej Osmani ti ket ra mbrapa per me nxjerr nga burgu tue nderhy te Padishahu; tue dasht me ba rrene te vertet bukur mir e dramatizon carra vdekjen e Fetahut se gjoja ky paska pas vdek ne burgun e Prizrenit; shif Shejzat numer 4e6 1969 faqe 170.

Asht per ti ardh turp zotni Kolgjinit per shkrimet e tija, e aq ma teper kur flet per patriotizem; i cili patriot nuk asht.

Tue mos u zgjat dendun ne lavdatat e Fetahavet dhe t’Misinavet, Kolgjini kalon me nji her ne nje pike tjeter se mos po i zbulohen edhe ma kambet sic edhe ne ligjratat e tija mbajtur perpara.

Me asht quajtur Kongres te Lidhjes se II te Prizrendit ne Nju York te Shtetevet Bashkueme t’Amerikes. Pa pike turpi permend tue mos i zane emen se edhe nji i shtepis teme ka dhan jeten ne Prizrend bashk me Abdyl Frasherin. Jo ore Kolgjin te vertese se as Fetahat po edhe as Misinat nuk kan qene; e se prej Lumjanesh ka qen vetem Mehmet Sherifi (shif Lidhja e Prizrenit prej Xhafer ….., faqe 40, rreshti 6 te i cili bante pjese ne komisjonin e ushtrise e skuadres tjeter lumjan. Edhe sikur se t’ket pas pjestarvet tu nuk u binte hise

7 6

me ngrane në ket sofer, se ne Lume ka pas burra tjer dhe te zotet shume e ma shume se Fetahat e Misinat. Besoj se me ket citat ja kam ba te qart lexuesit se kush asht Tahir Kolgjini dhe t’paret e tij, besoj se mbas ksaj vrejtje Tahir Kolgjini nuk ka me e perserit genjeshtren e trillueme rreth t’parvet tij ne Lidhjen e Prizrenit.

Ketu posht po vazhdojm tue i rendue te tan te thanat e tij dhe nji her edhe ngjarjet e verteta qe kan ndodh ne Lumen ton.

Aty kah vjeti 1903 Porta e Nalte per te shtyp levizjet Shqiptare, ne krye te nji ushtrije te forte urdhnon gjeneral Shemsi Pashen; me origjin shqipetare; e bile edhe me fis; nga fiset e Shqipnis eper (prej Berishe).

Me qellim se Shqiptaret do ti ulin armet tue e konsideru te tyne, por ketu ndodhi e kunderta se vete Shqiptaret ma vone e vrane ne Manastir ne vjetin 1908.

Si dihet Shemsi Pasha per te shtrue Shqipnin e veriut kishte marre urdhna te rrebta dhe Shqiptarevet me ju dhan nje mesim te mire. Ai hyni ne lume tue zbrit nga Kosova dhe me une ne dore filloi operacionin, e se parit prishi Bislim Elezin si nje nga faktoret ma kryesor te turbullimeve ne Lume e mandej ne Shtiqen Hoxhe Mehmetin e me rradhe deri ne Kolesjan i cili aty u ndal jo pse sdonte dhe skishte fuqi; por kishte frike se po te hynte ne ato gryka ishte e veshtire qe mund te dilte mo ashtu si hynte. Sepse kishte perballe plakun e Lumes Islam Spahijn e se me te pasha e kishte fort pisk, prandaj preu operacionet ushtarake dhe filloi me te bute tue vu bete e tue shue ngaterrese, kun me te bute e kun me te eger, ngre e mos kput e me mujt me dal shendoshe prej atyne grykave ku kishte shty kryet.

Asht krejt e pavend ku thote Kolgjini per Bajram Currin se gjoja per shkak te …u largua nga detyra e tij si allaj bej (Kolonel). A thu mor Kolgjin sikur qe Mustaf Lita bimbash? E se sa forca zaptijesh kishte dhe kuj i sherbente qeverise turke ne ate zaman! Jo ska qene major kurre … dhe kurre ska pas zaptije mundesh me thane ma lehte se ne fillim mund te jete kan bimbash kumbullash e ma vone bimbash hajdutash tue vjedh e p-lackit poshte e nalt neper Reke e Tetove. Ajo qe e ul … asht kur grabiti djalin e Verskalles ne Radomir per disa mijera lira ari. Mandaj Bajram Currin e njeh e tane

7 7

Shqipnija per kah trimnija dhe qe nuk u trem prej topave te Turkise e serbise e jo prej fjaleve te Mustaf Lites.

Ashte vertet, Lumjanet shpeshhere e kan sulmu qytetin e Prizrenit, por o me qellim clirimin prej Turqise o me qellim plackitje, dhe ne menyre ilegale por keta kur diktopheshin nga autoritetet e vendit largoheshin. Edhe sikur se te ken pas qellim kombetar, per te ndihmu levizjet e formueme si ajo e Pejes; mbas Lidhjes se Prizrenit me 1889e 1900 e cila vazhdoi si efekt i saj, mjrerisht turmat te paorganizueme dhe pa udheheqes te denje shkonin krejt huq. Por sidoqofte per ne ate koh ka qen e mjaftueshme, mjaft me iu tregue Turqis dhe me jau bo te ditun botes atehershme se edhe na dime te bajm kerkesat tona.

Xhavit Pasha me 1909 aty ka 11 maj i cili ishte caktue per te shtyp cdo levizje ne Kosove; u nis me nje ushtri prej 5 batalionesh kembesoresh dhe nje grup artelierie e perbome prej kater baterish malore. Nga Shkupi per Prizren, Gjakove e Peje. Por gjate rruges neper Kosove Xhavit Pasha filloi te carmatosi popullin, te mbledhi taksat e papagueme qe prej kohesh dhe njeheresh te bej edhe rekrutimin. Kishte fillu edhe te burgosi njerezit e dalluem dhe me nje dore dogj e poc katunde me rradhe. Si ne Peje ashtu dhe ne Gjakove Xhavit Pasha u thye keqas tue u sprap. Prej kendej Pasha ju drejtu Lumes gjoja me vu rregullin ne vend por atje u ndesh me nje qendres te forte dhe te organizueme shume mir sepse datje kishin ardh njerez te sprovuem per lufte si Nikoll Ivanaj dhe Isa Boletini. Ndeshja me ushtrine turke u ba ne Qafen e Kolesjanit.

Keshtu e pershkrun Nikolla Ivanaj kete perpjekje te armatosun kunder Xhavit Pashes ne Lume. Pasi deshtuan nji mbas nji te gjithe operacionet ushtarake turke edhe ne Shqiperine e Veriut. Per ti dhan edhe me gjallni luftes per pamvarsi kudo qe ishte Turqija. Prandaj meqe Xhavit Pasha i ishte drejtu Lumes e pam te arsyeshme nje organizim me e bo ma te kombinum dhe fitorja te dali ma me sukses prandaj une dhe Isa Boletini shkum te ndodhemi ne Lume. Ne Lume ram ne konak te Islam Spahis, e per tu cudit po edhe aty u bo ndeshja me ushtrin e Turqise ne Qafen e Kolesjanit. I tille ishte veni per te dy palet, turqit e zune qafen para ndeshjes por dhe populli i grumbulluem kishte zane pozitat me te forta. Filloi lufta mes dy paleve. Aty u maten te dy forcat dhe sejcila mundohet tja kalonte

7 8

njera tjetres, megjithe se ushtrija turke perdori artiljerine, shqiptaret u tregun ma luftare se synimet e tyne ishin krejt kombetare.

Ketu duhet ti diftoj z.Kolgjini se ku sihin ato te paret e tu qe nuk u ndigjuen ne keto lufta, pse Nikoll Ivanaj dhe Isa Boletini nuk rane ne kontakt me familjen tande por me ate te Islam Spahis, pse nuk u rrahen shtepijat tua me artiljeri por u rrahen te Islam Spahis?

Në ket lufte populli i Lumes u tregu shume i forte dhe ne mes ketyne burrave qe mbajten barren e luftes, i pari u dallue Islam Spahija nga katundi Kolesjan, Hoxhe Mehmeti nga katundi Shtiqen, Bislim Elezi nga Kukesi, Dervish Bjraktari nga katundi Domje i Ujmishtit etj, por mjerisht ne keto perpjekje nuk ju ndigjue zani ndonjanit prej familjes tande.

Qeveria e Stambolit me te marrun vesht disfatat e ushtris saja ne Shqipnin e veriut dhe ne Kosove hartoi nje plan te ri dhe me nje kombinim forcash ma te mir dhe kesj ju shtue dhe numri i forcave. Simbas mendimit perandorak ky plan do te ishte perfundimtar per Shqiperine qe keshtu mbas kesaj ekspedite mos te munden ma me ngrit krye shqipetaret. Plani u hartu ne nje shkalle te nalt, numri i njesive ushtarake u caktua gjithashtu dhe pajimet e saja. Kjo pregatijte e madhe e cila do te shprazej mbi Shqipnin bani nje buje te madhe mbi qarqet e Perandoris dhe bile bahej edhe pershperitje se ajo ushtri asht e fundit qe kalon neper shqipni dhe kjo ushtri asht ora e pamvarsis saj. Ne krye te ksaj ushtrie u zgjodh edhe gjenerali ma i eger i Turqise Turgut Shefqet Pasha. Ky u vu ne krye te ksaj ushtrie dhe ne mars te 1910 ju drejtu Shqipnis veriut tue zbrit nga Kosova u derdh nga te kater anet, por si nje lum vershoi tue qellu sa majtas a djathtas aq para dhe mbrapa, grykat e topave vellnin gjyle qe me t’hy mënera, ushtrija versulej si miza e tokes tue djeg dhe asgjesue cdo gje qe gjen perpara, mjer kush del perpara!

Ne muajin prill te po ketij viti ushtrite turke ju rrasen Lumes dhe popullin e zune pothuajse pa ba kurrfare levizje, megjithate populli ishte ne gjendje per tu bashkue, por lufte ne ket shtek sishte ne gjenje me ba, se armiku ishte ne numer shume i madh dhe se numeronte gjisejt me teper se 72,000 ushtare te strevitur mire nen arme.

Turgut Pasha porsa hyni ne Lume dhe mbasi u instalu per nje kohe te shkurt ne Bicaj, ku aty ishte dhe qendra e saj ushtarake

7 9

dhe e admninistrates, se ajo kishte edhe nje keshlla e cila zinte nje ushtri te mire.

Menjeher Pasha jep urdhen qe paria e vendit te paraqiteshin pran tij, por paria e Lumes nuk ju dorzue pashes, vetem Hoxh Mehmeti nga Shtiqni dhe Dervish Bjraktari nga Domajt e Ujmishtit te cilet ne befasi u kapen dhe u arrestuen tu i mbyll ne burgun e Prizrenit ku ma von u lirun nga burgu per arsye te gjendjes krijueme, dhe mbasi u pershkuen nji her neper gjyqet e dyerve ushtarake ne Shkup.

Mbas kesaj ekspedite turke e cila perfshiu te tan Shqipnin, punet dhe situate nuk shkonte mire jo vetem ne Shqipni por edhe ne mbar Ballkanin. Turqija numeronte vitin e fundit ne Europe e se trupi i semur kishte vetem hijen dhe prite nje te shtyme, dhe kjo ju pregatit se parit prej Mal te Zi qe i deklaroi lufte, dhe mbas kesaj edhe Serbia, Bullgaria, Greqija dhe Shqipnija.

Kjo ngjau me 18 tetor 1912 shtetet e ballkanit te ujdisun mire nder veti e te pregatitun mire prej kohesh, Turqise i numeronin ditet, kishin vendos me nda mirazin nder vejti tue synu me nda tokat e Shgqipnis si pjes e Perandoris turke. Shqiptaret ne ket situate u gjenden krejt te papergatitun dhe u gjenden perballe nje rreziku qe te mbaronin fare, por e mira e te keqes u ba dhe ashtu si u gjenden u mblodhen ne Vlore dhe shpallen pamvarsin me 28 Nentor te po ketij vjeti.

Ashte per tu shenu se njerezite nje vlere si Fetahi dhe Misini juaj z. Kolgjini me nje ridobe (vlere) ne kohe te Sulltanit pse nuk ndihen qe te jen kan edhe ne Vlore?

Kur luma luftonte dhe grihej me Serbet, digjej dhe shkrihej ne zjarrin ma te tmerrrshem, e kur Lumes po i hapej skena me tragjike, e se populli shihte vdekjen para syve, as Fetahat e as Misinat nuk ndiheshin per te gjalle, por kish tjer burra qe permenen per pune trimnije dhe patriotizmi.

Popullit shqiptar ne ket periudh kaq te zeze ju desh te luftonte ne shume krah; nji kunder Turqise e cila e kishte rrjep e pjek per pese shekuj me rradhe dhe nga ana tjter kunder grekeve e serbeve te cilet kerkonin ta glaberonin pergjithnji. Te gjitha keto peripeci na i deshmojn katundet te cilat u shkrin duke i hedhur te gjalle ne zjarrin e shtepive te djeguna gra e burra, plaka e pleq edhe

8 0

femijet pa perjashtim moshe. Te gjitha keto masakra qe ju ben popullit rrjedhin si pasoj e carmatimit qe kishte bo ushtrija turke, te cilin e la me dur lidhun pa kurr fare arme n’dor.

Si e tham edhe ma nalt, Turqija e kishte kthye shpinen dhe ishte vu ne terhekje. Ushtrite e kualicionit ballkanik e kishin vu perpara, startegjija e tyne ne zhvillimin e operacjoneve ushtarake gjithnji vinte dhe kalonte te asaj te Turqis. Turqija sishte me e zonja te luaj rolinh e saj ushtarak qe te shtyp levizjet apo te shuaje nje lufte, pervec kesaj Turqis ja shtergonin edhe fuqite e mdhaja e sidomos Rusija e cila mbronte me kembenguklje shtet e ballkani me perjashtim te vendiot tone.

Serbet tue e ndjek kamba kambes, ata ju drejtun vendit tone tue zbrit ne drejtim te Kosoves “shqiptaret nga nje armik ne nje tjeter, nga nji lufte bane nje tjeter” dje me turk e tash me shkije. U dha kushtrimi se shkjau po na bie mbrapa kush e kap me dore! Prej Lume u organizuan shume dhe u nisen per ne drejtim te Qaf Duhla per te plotesu vendet e zbrasta per tu mbrojt nga nje armik fqinj. Lufta plasi dhe mbrojtesit e vendit mbas nje gjaku te derdhun me te vdeklun dhe te plagosun u terhoqen me deshprim ne drejtim te Prizrenit, dhe ktu nuki mujten te banin nji qendres per arsye se qyteti mund te vihej ne rrezik pa pas ndonj rezultat. Me ket rast lumjaneve u shkoj per dore qe te armatosen mire tue thye nji depo armesh dhe municione ne terhkje e siper dhe tu u fut ne vendet e tyne. Kjo ishte nje pakic e vogel qe u armatios por shumica ishte krejt me duar that si pasaj e carmatimit te Turgut Pashes.

Serbet me pretekst ndjekje dhe me nje ushtri te fort e te rregullt ju rrasen Lumes tu avancue deri ne Bicaj, kjo ishte qendra e neprefektures dhe njeheresh edhe qender ushtarake e Turqis. Ketu e kam fjalen dhe due te permendi edhe fjalimin e patrijarkut dhe politikanit te shquem ne Lume Baba Ali Bogdani i cili ne fjalimin e tij me rastin e 25 vjetorit te pamvarsis tone kombetare, tue vu ne dukje vujtjet dhe perpjektjet qe ka bo kjo krahin gjate perpjekjes per pamvbaresi tha: se popullit te Lumews liria i ka kushtu shume shtrenjt, me mija viktima te vram, armiku nuk e kursej ket popull liridashes por e vrau e dogji me hekur dhe me zjarr, ne rradhe te par Turqija e cila ishte ngul ne mes te vendit ketu ne Bicaj me nje garnizon te fort ushtraresh te ngujuem ne Keshlla (ndertes e qeveris

8 1

dhe ushtris) por kjo ndertes u dogj kur turqit u largun perfundimisht prej vendit ton. Mbas kesaj erdhen serbet; keto me un ne dor dhe maje te bajonetes shkrin katunde me rradh, kund tui vra e kund tu i hedh te gjalle ne zjarrin e shtepuive te djeguna. Keshtu per shembull pesuen katundi Pobreg i cili u shu krejt rralle mbeti noj nji qe nuk e zuni rrethimi brenda e aq me teper barinjte qe ruenin bagetit ne male, katundi i Topojanit etj. Keto kujtime, Bab Ali Bogdani tha qe cdo njeri prej nesh duhet ti ruj dhe ti kujtoj me indinjaten ma te thelle, se keto therore qe dhane jeten per liri ne zemrat tona do te mbeten gjithmone te gjalle deri sa te rroje rraca jone. Duke perfunduar fjalen me lot ner sy baba Ali tha: I pavdekshem qofte kujtimi i tyne; ne shenje zie te gjithe burrat, katundare, nxansa shkollash, arsimtar dhe nepunsa tue hek plisat e bardh dhe kapelat me kok ulun te tan te pranishmit dhe tue mos lujtun vendit mbajten nje minut zi.

Baba Ali Bogdani rrjedh nga familja e bogdanvet e cila familje mbas vdekjes se Skenderbeut nxori burra me za si na lamin e kultures ashtu edhe ne ate te luftes. Me 1644 e 1669 kur Turqija ishte ne lufte me Venedikun, Shqipnija u perzie ne nje levizje dhe tue perfshi qe nga Ohri gjer ne Shkoder me malsit e saja, ne ket perpjekje te armatosun mori pjese edhe i famshmi Pjeter Bogdani, prelat i shquar ne lamin fetar e letrar. Ndjekjet qe paten te krishtenet dhe familja e Bogdaneve si familje e njoftun ne rrethin e Prizrenit u detyrue te shpergulet nga vendlindja dhe banimi i tyne dhe erdhi ne Lume. Lumjanet tue pa punet e ksaj familje fort te vlefshme i dhan perkrahjen dhe u instalun ne vend pergjithnji simas rrjedhjes se ngjarjevet te kohes kjo familje pranoj besimin musliman.

Qe prej asaj kohe e deri me sot kjo familje ka pas nje respekt te madh ne Lumen tone e posacerisht me Baben Ali.

Si tham edhe ma nalt, ushtrite serbe tue dasht me realizu endrren e tyne si duhet, ata ne planin e tyne kishin vu qe sa te munden me u shty ne tokat e Shqipnis e perfundimisht me u ngul pergjithnji deri ku ndan vendi me drinin. Por ketu ndodhi e kunderta se tue u perfgshi nje zon e tan qe nga Shkodra e deri ne Diber t’eper populli ishte nji, troq kishte vendos pa gjak mos me ju shtru serbise dhe ashtu ngjau: Shkodra u rrethu dhe po e mbanin qendresen me dhame Dibra po ashtu edhe Lujma si per her pa e la mir me gjak nuk do te shtrohej. Luma mblidhet dhe pa humb koh vbendos lufte.

8 2

Serbet jan grumbullu vetem ne Bicaj, ndoshta shqyrton plane te reja per ndonje operacjon ose per avancim edhe me te thelle. Asht vjeshte dhe luftetaret e lumes zan vendet: tue perfshi te tan nje seri pikash strategjike te vendit ku armiku ka me shume mund per ta ca ate mbrojtje; ne piken ma te fort dhe ma te mbrojtme (qafa e Kolesjanit) ishin instalu edhe tre topa me nje sasi gjylesh te mjaftueshme te cilat i kishte sjelle me vete Elez Isuf Ndreu dhe ky kishte ardh vet dhe me nji kontigjent luftetaresh te mledhun nga katunet Reç e Dardhe. Jemi ne fazat e fundit te nje perleshje; serbet sdine gja njoftimin jau nep nje e paritun. Shej i zjarrmit u dha, i pari e shprazi Ramadan Selmani (Zaskoci) per nji her edhe altilerija. Ketu do te maten dy forca njana me tjetren, nga nje ane ushtrija e rregullt dhe e stervitun mire me luftra te rregullta dhe nga ana tjeter nji popull qe skishte pa kurr njiher ket formacione ushtarake te rregullta dhe perdorim strategjije, por ketu ne ket rast nuk hynin ne pun as strategjija as formacionet e rregullta ushtarake por vetem shpirti i celnikosun i nje populli i cili don te mbrohet per te mos ju nenshtrue te huejit.

Ushtrit armike te kapuna ne befasi e cila ishte godit ne kater anet nuk mundi te vihet ne nje vij per te marr pozicion qendxrese, por menjeher kthen shpinen dhe u vu ne te ikun tu u terheq e crregullt dhe tue e lan te vrame mese 12,000.

Ne ket lufte mori pjese populli i Lumes dhe Elez Isufi me Rec e Dardhe. Islam Spahija dhe shume te tjer te cileve po ju permeni edhe emnat e tyne Hoxh Mehmeti nga Shtiqni, Ramazan Zaskoci nga Mamzi, Ramadan Ciku nga Lusna e te tjer burra, por per fatkeq nder kto perpjekje nuk permendet ndonje emen i amiljes tuej z. Kolgjini, e valle pse?

Ushtrite serbe mbasi u thyen ne Lume, mbeturinat erdhen dhe u perqendruan ne qytetin e Prizrenit dhe aty u riorganizuan por edhe lumjanet kishin perqendrue forca permbi ujin e katundit Vlashen ne te cilen e kontrollonin vendin fort mire si ne te majte ashtu dhe ne te djathte. Por per fat te keq kjo nuk ngjau sipas mendimit te lumjanevet qe te mbrohen vetem ne drejtim te Prizrendit, por pa prit e pa kujtu nje ushtri e cila ishte nis ne drejtim nga Dibra dhe nji nga Tetova tue e kalu Bjeshket e Sharrit u bie mbas shpine lumjanvet. Lumjanet tue pa veten te kaperthyem ne mes

8 3

dy zjarresh e se per to ishte kriju nje situate krejt e rrezikshme menjeher moren masa per tu shpernda por gjithnji tue i bo vetes roje se armiku asht krejt i pabes. Ushtrija tue perparue gjithnji me hapa te sigurte hyni ne krejt Lumen por jo me ba ndonji operacjon hakmarrje. Kjo ngjarje ngjau ne pranveren e vitit 1913. menjeher filloi stabilizimi i ushtrise dhe administrates. Ushtrija zuni pothuajse gjithe pikat strategjike dhe puna ka hesht. Populli pret me ankth se cdo te behet, ditet ner dit kalojn e atmosfera eshte si ajo perpara (lap gjethi sluen).

Aty ka mesi i shtatorit po te ktij viti pa prit e pa kujtue krisi ne Diber, u dha kushtrimi ane e m’ane serbet fillojn te terhiqen po ndrejtim te lumes, te ndjekun prej Dibraneve dhe tu u pershkue neper kalan e Dodes Qazim Lika me nje shumic njerezish i pret udhen, por ushtrija tue veprue ne nji menyr taktike dhe ndonese e thyme nuk ndalet prej forcash te popullit por gjithnji vazhdon itinerarin dhe vjen e rrethohet dhe smund te caje rrethimin mo ne majen e Pikellimes, bjeshken e Koritnikut pak ne verilindje te Lumes. Luftimet vazhduen plot nje jave shtate dite e shtate nete, per te vrame nuk dime gjo por tja thuesh se tri te katertat u asgjesuen. Gjate ketij rrethimi simbas te thanavet te disa ushtareve te zan rob, se ishin nis nga manastiri gjashte bataljone dhe per se shpejti do te mrrishin per ndihme te rrethuemev. Nuk kaluen shume dite dhe ushtri te tjera ju rrasen Lumes e mos ma keq per popullin se cdo te kriste mbi koke. Kjo disfate e dyte e serbeve si kishte lan ma vend si ne rradhet e para me ba nji politik ngre e mos kput, por kjo i kishte dhan fund leshimit pej dhe me perdor bajoneten dhe zjarrin; dhe ngjau tue shkri katunde me rradh si Pobregun, Lojmen, Topojanin te cilat i shkriu me gra burra e femij. Nuk perfshihen listat emnore te ketyne deshmoreve se jane me qindra, para gjithe keto deshmor qe ran deshmor per atdhe skan bo gjo tjeter vecse nje detyr per atdhe sikur e kan bo gjithe kombet e qytetnume per mbrojtjen e liris. Para ketu asht fjala per Hasan Kolgjinin i cili na paska ra deshmor ne ket lufte; seshte e vertet se nuk i eshte degju zani por edhe ne qoft se ka ra nuk duhet permend Hasani pasi Luma ka dhan me mijera deshmor ne at kohë.

8 4

Terheqja e ushtrive serbe neper Shqipni

Si dihet se ne vitin 1914 u vra ne Sarajave Arqi Duka i Austrise Princ ferdinandi, i vetmi trashegimtar i familjes se Habsburgeve. Me vrasjen e ketij gjopja se perandorija austro-hungareze i shpalli lufte Serbise (ashtu sikuse Italia Greqise ne luften e dyte boterore) nuk asht e vertet qe nji shtet te prish ekuilibrin e vet ashtu edhe te tjervet per nji njeri me i deklaru luft tjetrit; por nji luft sic ngjau mes ketyne ka pas shkaqe te tjera dhe ka qen e pregatitun pak me para, mund te thoni se vrasja e princ Ferdinandit vetem se e ka shpejtu pak para afatit.

Ushtrite Austro-Hungareze sulmunan Serbine dhe ne pak perleshje ushtrite serbe u thyen keqas, qendresa ishte e pamundur prandaj parlamenti serb vendosi te largohej nga Belgradi tu u terhek me te gjitha forcat neper Shqipni. Me keto forca shoqnohej edhe vete mbreti Pjeter i I Karagjeorgjevic te tere fuqit serbe jane grumbullu te kulla e Lumes dhe aty jane nda ne dy drejtime, nje pjese me mbretin dhe parlamentin ne drejtim te Shkodres dhe pjesa e dyte ne drejtim te Lumes dhe Dibres per ne Durres. Para qe te dy kolonat serbe mbasi kapen Shkodren dhe Durresin dhe skelen me rendesi ne Adriatik sigurun daljen ne det te bashkuem. Ata u perqendruen ne Korfuz me ndihmen e Frances dhe prej andej sic e pame ma vone u organizuan dhe te parat njesi can frontin e dyte ne Selanik te drejtueme nga francezet dhe te perkrahun bashke me ushtrite e tyne.

Lufta ne Aravel nuk e shkatrroi ushtrine serbe sic na thue se po te ishte shkaterrue me te vertet ajo mori e ushtris nuk do ta ket bo kurr efektin e saj mo ne frontin e selanikut. Prandaj nuk duhet me e ekzagjeru aq teper, mund te thuesh se lan kafshe qe nuk ju hynin ne perdorim, po! Por armatim jo.

Zotni Kolgjini, harron apo sdon se ne vitn 1920 ku jan perpjeket ma me rendesi dhe levizjet ma te denduna per shpetimin e Shqipnis, viti 20 per ne ka qen ma i trishtueshmi ne te cilin dulen ne shesh te gjithe te palamet e shteteve evropjane; te cilet me ane traktatesh te mshefta kishin kurdis coptimin e atdheut ton te dashtun. Ne ket vit Shqiptaret te kapun fort ngusht dhe te papregatitun te rrembyem prej nji befasie te papritun prap se prap nuk ju mungoj refleksi i tyne por pa humb koh u mblodhen ne Lushnje per te shpetu

8 5

atdheuhn dhe e shpetuen. Megjithese Vlona ishte e okupueme prej italianeve, Korca dhe cmerr vendi per Dri te okupuem prej Serbo-Malazezeve.

Shqipnija prej vitit 1912 e deri me 1918 qer bo ur ne te cilen kaluen shtete nderluftuese deri sa me 1918 mori fund lufta shtetet fituese filluen ti rregullojne punet e tyne tue vu pace e tue vendos me ane konferencash dhe traktatesh. Shqipnija e cila kishte shpall mvetesin e saj me 1912 dhe qe kishte ne gjirin e saj kater vilajete: Shkodra, Kosova me qender Shkupin, Manastiri dhe Janina. Mjerisht ki i fundit u aneksu nga grekerit ne 1913 dhe ma von Kosova dhe Manastiri prej Serbis.

Kombi asht ne rrezik! Ai kerkohn mbrojtje! Dalezotesit e atdheut ne kete rast ben ate qe u takon per shpetimin e tij tue mos marr parasysh sakrificat dhe gjakderdhjen qe banin armiqte e vendit; por u hodhen si nje grusht i vetem per mbrojtje dhe si te gjithe kombet e tjera edhe populli jone e qau rrugen e historis me anen e shpates.

Me 1920 u mblodh ne Lushnje ne nje kuvend dhe ati te gjithe gjeten nji shpres dhe nji mendim te perbashket per ta zgjidh problemin vet. Vendimet qe mori edhe i zbatoi ashtu sic e donte interesi i atdheut. Meqe ne ate kohe problemi i shqipnis u be nje lamsh i ngaterruem dhe i merzitun per shtete e Evropes edhe diplomacia kishte ra ne nje pike te cilet as nuk qanin e as nuk danin por kur shqiptaret filluan ta ndanin shapin nga sheqeri tue hedh hapin e pare Avni Rustemi u nis per Paris per te likujdu fizikisht Esat Toptanin, dhe nga na tjeter rrethimi i Vlores e cila i dha grushtin Italise dhe e hodhi ne det. Ne Prais Avniu e kreu misionin e tij ashtu sic i qe ngarku por edhe Evropa ne kete rast po e shiqonte punen e Shqipnis ma me serjozitet. Mbasi kryen shqiptaret keto dy misione puna tash ishte edhe ma e larte.

Dy episode ma interesante jane per tu permend: nji e presidentit te republikes Franceze dhe e dyta ajo e gjenerlit Serraj francez, komandant i frontit ne Selanik i cili ka qene edhe Esat Toptani me te.

Presidenti i republikes Franceze i saj kohe Gjergj Klemanso tue hi ne Asamblene Kombetare psheretiu thelle dhe duke shkundun xhaketen tha: se Shqiptaret e zgjidhen vete problemin e tyne. Po

8 6

edhe gjeneralin Serraj ne gjyqin e Avniut kur e pyeti kryetari se si e njihni Esat Toptanin? Ai u pergjigj: se ka qen i mire per Francen! Sic e thame edhe ma nalt se me 1920 edhe Luma vendosi te dergoj delkegatet e vet ne kete kuvend kombetar, mjerisht zoti Kolgjini nuk e ven ne pah ket akt te fort dhe te vlefshem qe na shpetoj nga robnija po as nuk e zen me goj. Na thuj ore Zotni se ku u mblodh Luma, ne c’katund dhe ne shpijn e kujt dhe kush u zgjodh si perfaqsus? Ja para zoti Kolgjini: Mbledhja u ba ne katundin Shtiqen dhe ne shtepin e Hoxhe Mehmetit; shkaktari i kesaj mbledhje ka qen Nexhip Ahmeti nga Bicajt. Ne bised e siper Hoxhe Mehmeti ne shtepin e tij vendosen me i bo thirrje Lumes per te dergu perfaqesuesit e saj ne Lushnje. Lajmi u dha an e kan Lumes por u lajmru edhe qeveria e vendit. Ne Bicaj si nenprefekt ka qen Stojan Dajiçi nga katundi i Neredimes te Ferizajt, mjaft burre i poshter dhe perqas i madh dhe i pabes. Serbet qe me koh e kishin pa qe pjesen e kendejme qe ndan kufijni i sotem e kishin te humbun prandaj sa per sy e faqe e pranuan por nga ana tjeter lajmeruan Prizrenin per punet qe po zhvilloheshin ne Lume. Autoritet e Prizrenit tue dasht mos me e leshue ende menjeher nisen per Lume nje agjent per tu informu se cpo behet dhe njeher me bo cmos per tu zgjerue dhe per te pengue delegat e Lumes por kjo anderr e tyne nuk u realizu keto uishin Selim Efendiu i Prizrenit dhe Shani Llahusha qe te dy te njoftun fort mir prej lumjanesh si spijuj te Serbis.

Luma zgjodhi delegatet e saj dhe i nisi menjeher dhe keto ishin Vehap Bici i Fshatit dhe Osman Lita i Radomires.

Nje tjeter tregim krejt i pavend i zotni Kolgjinit kur na thote se Mus Prenci si delegate i qevertis Tiranes paska ardh ne shtepin e tij per te bisedu me Alush Agen qe te shperndaj forcen e xhandarmerise ne sherbim te serbeve. Jo kjo ka ndodh krejt ndryshe zoti Gjini: Alush Aga kur e ka marr ket detyr e ka pas bo edhe me fjal se kur te vij ushtrija e Tiranes per Drij une te dorezoj armen. Keshtu i tha Alush Aga Katanicit dhe Haxhi Selimit, aty ka qene present edhe Hoxhe Mehmeti, pasi ki i fundit ka qen caktu per ket mission por ki e refuzoj. Pikerisht kur ushtrija e qeveris erdhi per Drij Alush Aga i dorezoj armet por me kte qe tue psu me humbjen e jetes se kontrata e lidhur ishte bo verbale dhe jo me akte zyrtare. Vendin e Alush Ages e zuri Mahmut Rexhepi per te vazhdu mbajtjen

8 7

ne kambe te forces se xhandarmerise por e pa vlere. Serbet e humbasin Lumen. Sic e thame edhe ma siper serbet e humben toruan dhe delegatet nuk ju zgjodhen per ne Lushnje filloi te marr masa ndeshkimuese, nje bataljon ushtar serb hyn ne Lum dhe ne katundin Shtiqen hyn me qellim qe te arrestojn Hoxhe Mehmetin inistjator i mbledhjes, por Hoxha dinak me ta marr vesht ardhjen e ushtrise serbe ne katund ja mbathi kambeve dhe doli pertej Drinit si refugjat politik!..... Trupat serbe mbasi ndejten nji kohe, e pane se edhe puna nuk u krye si mbase deshires e ngrejten bllokaden dhe u kthyen ne Prizren.

Asht per te shenue edhe nje episod tjeter guximi i mesuesit te katundit Kolesjan Riza Spahise, bir i burrit me guximtar te lumes Islam Spahise i cili lujti nje rol te dores se pare ne perpjekjet per atdhe luftoj: kunder Turqise dhe kunder Serbvet deri ne clirmin e plote te vendit.

Riza Islam Spahiju leu ne katundin Kolesjan rreth vjetit 1885, mesimet e para i mori ne Prizren prane medreses po te ketij qyteti tue vazhdue arriti kohet e fundit te jete edhe me graden e nje oficeri ne sherbim te shtetit në shërbim të Turqisë dhe mbas shpalljes se indipendences u vu koke e kembe ne sherbim te atdheut, si arsimtar po ne katundin e tij. Me 1918 e 20 serbet e arrestuan dhe e mbajten per disa kohe nen vrejti ne Prizren me qellim qe te heqe dore nga arsimi, mbasi i mbyllen shkollen na kujtohet Arkimedi kur ju thote ushtareve romake mos mi prishni rrathet, dhe ky i fundit me guxim ju thote autoriteteve serbe mos e mbyllni shkollen se eshte shkolle shqipe dhe populli eshte Shqiptar dhe toka eshte e Shqiperise.

Mbasi e derguan ne Prizren Riza Spahin, atje ju bene te gjitha shterngesat e duhuna, dhe kercenimet qe te heqe dore nga shkolla. Todorovic i thoshte haptasi se Luma eshte vendi i Serbise, e se ketu eshte Serbija e jo Shqiperija! Por e kote ishte se Rizai nuk u perkulte, ishte i vendosur dhe kishte plot besim se Luma nje dite do te jete toke Shqiptare dhe e lire. Keto fjale ja thoshte ne sy Todorovicit.

Mbas shume kercenimesh Riza Spahiu u la i lire dhe iku per ne Lume ku perseri ja filloi punes per ne shkolle pa patur ndonje frike.

8 8

Todoroviç ishte Shef i seksjonit te puneve te brendshme te prizrenit, mbas disa kohesh e urdheron Stojan Daiçin N/Prefektin e Bicaj qe ti bej nje vizite shkolles se Kolesjanit, bashke me te te ndihmohet edhe me materiale te duhura per nxenesit dhe kjo vizite ju be por sa mori urdher nga Prizreni. Mjerisht serbeve nuk ju vinte mire se me ket shkolle shikonin sifilet e para te shpreses bjerrun per ne ket krah.

Riza Spahiu sherbeu si arsimtar qe nga fillimi e deri sa e la forca e trupit dhe qe nuk ishte ne gjendje me qe te qendroj ne kembe per mesim, sherbeu ne katundin e tij vendlindje si mesues i paluajtun, gezonte nje respekt te madh per arsimtaret e Qarkut te Kukesit dhe madje puna dhe zelli i tij ndjeheshin dhe me larg. Ende sot jeton me banim ne Tirane si Drejtor i bibliotekes kombetare, dy here i dekoruara me medalje ari, nje here me urdherin Naim frasheri dhe nje here me urdherin Ismail Qemali, qe te dyja te klasit te pare. Keto dekorime qe ju bene ishin meritat dhe perpjekjet e tija per gjuhen dhe per atdheun dhe sot numerohet si i vetmi arsimtar me i vjetri ne Shqiperi, i lodhur nga fiziku dhe i kerrucun fare pret dita dites mbarimin e jetes. Me sa mundi dhe diti Riza Spahiu nuk e kurseu veten dhe po te ishte edhe jeten e bente fli per atdheun dhe provat i pame me lart duke ndjekur traditat e te pareve te tij.

Bie fjala ketu: ti zotni Kolgjini qe tani po uleret kaq forte per patriotizem a mund te na thuash se cfare bere? Asht shume pune te besh sic kane bere shume lumjane dhe asht shume e lehte te besh sic ke bere ti me te paret e tu, per te paret be tu nuk do te flasim se ato nuk kane bere asgje dhe ka qene nje genjeshter krejt e pavend ne ligjeraten tende te mbajtur kohet e fundit ne Njuy Jork perpara mbledhjes Lidhja e Prizrenit 1878-1881. Mundesh te thuash se yt ate e zuri per dore djalin e Elmaz Hasan Çikut 5-vjeçar dhe ja dergoi ne shtepi Mal Çotes dhe se bashku e pushkatuan ne vend per hakmarrje. A eshte veper e mire dhe a thote kanuni i maleve tona qe nje djale qe ska vu pushke ne krah nuk mund te kerkohet gjak mbi te. Te tilla veprash ngjajne vetem e vetem ne gjirin e familjes tende dhe ne te ty vete.

Qendrimi yt gjate okupatorit fashist eshte i paharrueshem ne Lumen tone, pa besija e dobet e juaja dhe e shokeve te tu, si… , …… … si bashkepunetor te fashizmit, Luma ju vuri leqi.

8 9

Nje shembull eshte per tu shenuar vetem Asllan Zejneli nder te cilet doli si shampin i tyne duke i devijuar vijes se fashizmit me nje kthese ne legalitetin e ky nuk pushon duke rrejt te tjeret se gjoja ky paska qene zogist qe nga viti 1924 qe as Zogu vete ne ate kohe nuk ka qene zogist e tani … na del me zogist se sa Zogu vete. Mire e ka … se me te mencur se …i ne ate grup ska prandaj ju vjen rrotull duke i rrejt deri sa nje dite do ti dalin kembet ne shesh.

Tashë jemi ne paqe e ne qetesi pasi serbet na u hoqen qafe, Shqiperia mbeti e lire, populli gezon lirine. Qe prej dites qe Serbet u larguan d.m.th. 1920 e me 1924, me ato pak turbullina populli ecte drejt njje paqeje dhe gjendja ishte restauru dhe cdo shqiptar i ishte vene punes dhe ishte kthyer ne nje jete qetesi. Shqiperija kerkonte nje qeveritar te mire qe ta rregullonte dhe ta zhvillonte me kampet e tjera te Evropes. Mjerisht brenda ne aparatet e shtetit ishin ngrite rivalet kunder njeri tjetrit dhe shpesh here luante edhe revolveri kunder shokut deri sa erdhi si perfundim i nje ndryshimi me 1924 kur kryerivali me i madh Ahmet Zogu mundi ti mposhte te gjithe te tjeret dhe vete doli ne krye te vendit.

Si erdhi Zogu ne fuqi dhe si sundoi deri me 1939 nuk e shohim te aresyeshme qe te shtyhemi se cdo shqiptar e ke te pasqyrueme ate periudhe. Por fjala eshte ketu ti zotni Tahir Kolgjini gjate sundimit te Zogut ku ishe dhe cfare pune bere?

Me sa dime ju keni qene lutje shkrues ne Kukes dhe me kete profesion nje: Due te shtoj se Musolini gjate vjeteve te fundit te para okupacionit e shtoi edhe me shume presjonin dhe ajo qe u ndie edhe me shume ishte presjoni ekonomik, mbasi Zogu e kishte lidhe koke e kembe Shqiperine me Italine, dhe ekonomikisht Shqiperija varej prej saj. Mire e kishte fut ne thes dhe bente lojen si te donte dhe Zogu sipas urdherit te tij i luante kembet. Varferija kishte arritur kulmin, njerez te shumengjyrave kishin fillu me u ushqy me eren e pareve te Duçes i cili nepermjet agjenteve nuk pushonte duke shperndare ngapak te holla sa te mbanin shpirtin dhe duke i bere per veti koke e kembe. Nga keto jeni dhe ju zotni Kolgjini qe me ardhjen e Kol Bibe Mirakes i cili kishte sipermarrjen e transportit te drunit arres, u lidhet nje grup i mire ne Lume ku me i pari i ketij grupi ishte Tahir Zaimi sekretar i prefektures se Kukesit, Tahir Kolgjini, … , … dhe…. Pa pike turpi keta burra silleshin si qen zorresh neper Lume po njeri si

9 0

perfillte se i njihnin forte mire se ç’pune benin dhe ishin te urryer prej popullit.

Kur plasi dita e zezë e shtate prillit te paret keta burra e ngrejten zanin duke bertitur rroft Duçja e poshte Zogu! Vrapuan edhe per te marre pozitat qe jua premtuen qe me kohe, Tahir Zaimi u be federal, Tahir Kolgjini u gradua me graden e kolonelit dhe u emerua Komandat i pergjithshem i gjandarmerise shqiptare. Asllan Zejneli, Hazis Fetahu dhe Osman Lita te cilet silleshin si qen pazarit poshte e larte qe te kapin dhe keto nje pozite, por mjerishte keta nuk mund te merrnin se ju munjgonte kultura (ishin analfabete) sidoqofte edhe ketyre ju dhane nga nje pozite te vogel.

Kur plasi kryengritja per pamvaresi e udhehequr nga Balli Kombetar ne rrethet e Vlores dhe perfshiu mbare jugun e Shqiperise ashtu edhe ne Lume. Asllan Zejneli mblodhi nje fuqi bashibuzukesh dhe vajti ne Vlore per ta shtyp kryengritjen, por atje ju dhan grushtet e duhura fashistit te terbuar dhe armikut analfabete te Shqiperise qe tani behet si nacionalist kombetar.

Tahir Kolgjini per te vene ne vend ambicjet e tija duke perdorur metoda me te turpshme (te cilin turpi e ka mbuluar) nxiti qeverine qe ne Lume te dergonte fuqi civile per te shtyp kryengritjen te cilen e udhehiqte Muharrem Bajraktari, kete barre e moren dy fashiste te terbuar Mark Gjon Marku dhe Kol Bibe Miraka qe te dy ministra shteti ne pushtetin fashist.

Iu rrasen Lumes kryq e terthuerr Mirditasit dhe Pukjanet duke dashur te vene ne vend te kaluaren ato hakmarresit kunder vllaznive te vet me forca fashiste dhe te mbrojtur prej tij, bene ate qe nuk e ben shqiptari: vune ne hell per se gjalli njerez, nje shembull: Mark Frrok Bajraktari i Bugjonit te Pukes e vendos ne hell Zaim Banushin nga katundi Kollovoz, keto barbarizma nuk kane ndodh as ne mesjete ku vepronte inkuizicjoni fame keq i …….! gjith keto barbarizma qe pesoi populli gjate okupacionit u perseriten edhe me tiranine e kuqe qe nuk ka te pershkruem.

Ju dhe shoket e tu zotni Kolgjini pse mburreni per pune dhe vepra atdhetarizmi? Pse nuk rrini ne hallin tuaj qe deri tani nuk keni bere asgje, e kunderta ju perzini ne cdo sahan. Disa mburren per lufta te bera, thone se kemi luftue Turqine, mire dhe kjo, por thone se kemi luftuar edhe Serbine, edhe kjo asht me vend, edhe i

9 1

siguruem atdheut lirine jetike, ahte detyre e domosdoshme per cdo shqiptar qe done vertet Shqiperine? Dhe me ne fund thone se kemi luftuar edhe komunizmin. Gjithe keto patriote qe u permbahen ketyre pretendimeve dhe e gjithe perpjekja e tyre u vihet ne dyshim! Po fashizmin cilit po ja leme, d.m.th. se me fashizmin qene martue e ba burre e grue.

9 2

PËR NJI NJIQIND VJETOR TE SHTREJTE

Në Tetor 2014 shkolla në Bicaj kremtoi 100 vjetorin e sajë. Pata ftesë evazive, telefonatë, sikur drejtue nji çobani…Nuk qesh gabue për platformën, për aktorët démodé, si gjithmonë për atë filozofijë të perëndueme të vjetër gjykimi, për po ato parashtrime, për suksese, heroizma, për frymën: “suvato” sa të mundesh atë të shkueme të pa meritueme, paradoksale,”… hajt se ka pasë dhe gjana të mira!!…” Po si

mundet kështu, kur aq potencialisht batërdisnin zemër e

shpirtë gjeneratorë falangash arbitrare; inkuizicioni me luftë të gjamshme të klasave, urrejtje, helmim të krijesave humane me filozofinë e njeriut të ri grotesk, surreal…Ansambli drejtues i këtijë kremtimi, referuesit kryesorë, aktorët ishin po ata kuadro “superstrukturë”, që vegjetuan me çelësa në xhep tan karierës; megafonë të ideologjisë së fillit të kuq, diktaturës me ankth e gjak, si rrallë kund mbi shqiptarët fukarej…Ishem i pa gabuem se kështu do të ndodhte, porse patkojtë e kalit të ngordhun të kenë mbetun hala vezullues me thumbat fringo e pa imagjinueshme!!

Koshient, nuk asistova; nuk mund të aprovoja fasada e parada rrufjanësh, të pa rinovueshish,që edhe sot bijen erë të randë epidemije; si mund të durohen sot ?! Të ndodhesha spectator ma trishtueshëm se para skenave, fantazmave Shekspiriane ?!... Aty, ku nuk të ndigjojnë, apo bajnë se nuk të kuptojnë, nuk ke pse rrin me ta. Nuk prisha “rehatinë”, le të rrija në hapsinat e lirisë time, ndryshe… në atë përkujtimore pjesmarrës për të drejtën e Zotit si për çdo popull, do të anatemoja fort djallzinë dhe djallzorët, që denatyruen,

9 3

Hysen Shehu, poet

helmuen dhe përse, këtë sipërmarrje të fitueme me gjak kombtarë! Nuk ishte çështja veç për nji alfabet, kjo do ishte arritja ma e vogël, por kryesorja, vatrat e tijë shkollat e tj, t’i shpëtojnim e zhgënjimit prej helmimesh pseudo kulturore, morale, politike, kundër fashitjes së vitalitetit të shpirtit kombtarë…Do të vija kujën në mbrojtje të andrrave shkrumb e hi të tim eti, të vërsnikëve të tijë heroj, që pa dallim krahine, ideje, feje qenë flamur për Atdhe, për lumin e nxanësve për dije në lirijë, për ata, që vezulluen në të gjallë…

* * *

Do të baja homazh mësueses time të klasës së parë, 1945-6, shum të dashtun sakate, z. Meliha Shpuzës, çalamane, që veç lufta e klasave në atë gjendje të mjerë shëndetsore e kishte degdisë nga Shkodra larg në Lumën tonë !! Pas mbarimit të mësimeve, më kapte për dore dhe shkonim, ku banonte në nji dhomë.Shpesh hanim nji vezë, çaj, bukë misri bashkë. Në klasë i ndjeja frymë marrjen mbi kokë; (i vetmi në gjithë shkollën me pontollona të shkurta, këmishë krahë shkurtë, këpucka. Si fëmijë i lindun në Tiranë, kushedi, veç afinitetit për prindët e mijë, asajë i dukesha si evlat, lanë në Shkodërlocen e largët!...Fluturuen vite, nuk e takova kurr ma; hallet male!..Pas shum vitesh, vitin e parë në fakultet, rastësisht nji student shkodranë kish mësue se jam kuksianë. Më saktësoi…Nji ditë m’u afrue, i randuem më tha:

-Me porosijë, amanet Zojë Meliha Shpuza më ka shtyjë me hulumtue ndër kuksianë nji ish nxanës të dikurshëm të sajë fort të dashtun, Hysen Sulejman Shehun, Bogdani E njeh ? A mos je ti ?! Brofa, e rroka i përlotun fort të panjohunin e rijë:

-Zojushë Meli e paharrueme ma kaloi, ashtë gjallë, o Zot!!Dhe kur dola në jetë, Shkodra me nji rrjet të prapambetun rrugorë, duke qenë për kuksianët tranzit, larg, apendiks, plus natyrës së punës pa shkëputje të mësuesit, humbjes së madhe në kohë, sot fare e pa imagjinueshme për këtë grusht Shipnijë, nuk u pamë kurrë…Mbi të gjitha varfnija na kishte prangosë, kur grafomanët shpallnim vehten kala, fanarë, të pamposhtun…

Me këtë rast, në njiqind vjetorin Shkollës së Bicajt, (me vetdije, për sa thash, i munguem në atë kremtim,) në faqet dritë të “Dy

9 4

Drinave”, i shtrejti Z. Esat Bilali, lutem të më qetsoni shpirtin; më pranoni përjetsisht homazh këto pak rrjeshta për këtë mbrekullijë shpirti njerzorë, flakadane drite e kulture prej kryekështjellës mija vjeçare, të Shkodres tonë. Ajo ma nuk rron. Në këto çaste zemra ime e bardhë dhimbshëm për Z. Meliha Shpuzën po dhemb.

Nuk mund të asistoja, dëgjoja, aprovoja për fasadë “suksese,” arritje ku dhe siç duhej, kur ishin mundsitë, dëshirat si në çdo fushë, bile ma shum; në arsim, kur institucioni ishte në shërbim, ilustrim i politikave, të sistemit totalitarë, kur lufta e klasave si kulshedra me dymbdhjetë krena përpinte ke zinte në atë gjuetijë, kur dhe ferishtet helmoheshin të baheshin aktorë të zellshëm të së keqes!

Nuk mund të pranoja devizën: “Partija” mbi të gjitha, partija në plan të parë, kontravers monist, idiot e djallzorë ndaj filozofisë humane shqiptare, që në shekuj ishte: Atdhe e Fe!!...

Në do isha pjesmarrës në atë fasadë idalgësh ekstremë të majtësh ala shqiptare, nuk do ishem ky, që jam: i pa varun familiarisht; asnjeni në trung pindorë, as nga dajët kurrnji AP…!!Duke dijtun mirë, se rrymat politike ekstreme të djathta, të majta shkollat i kthenin në kudhra, llogore zjarri… Ç’mund të pritej veprim ndryshe nga të vet deklaruemit ienterrnacionalistët proletarë shqiptarë?! Ku ma lirë mund të vihej politika në plan të parë, ku ma përshtatshëm ekzistonte mundsija me kushte optimale me maestro të hunit e litarit do të përçudnonin këtë ferishte të virgjër humane, ku mund të ezistonte laborator ma optimal për t’u ngjizun çmendunija e kuqe; mllefi, do mbruhej përbindshi “Njeriu i rijë ?!

** *

Do isha aut; fuqijshëm të përftoja figurat, vlerat patriotike, filozofinë humane Rilindase, të vis shpirtit tonë lumjanë e kombtarë, bijë dhe arsim dashës të mdhej…Kam para syshë gjerdanin e artë, për shum fat të ish mësuesve të mijë, të normalistëve lumjanë, të përgatitun falas me bursa nga Mbretnija Shqiptare, perëndimorë në dije dhe nivel si zotnijtë e pa harrueshëm Islam Axhami, Rifat Domi, Qamil Hoxha, Ramadan Rexhepi, Rustem Domi e tj. Sejcili ravijëzonte që në prezencën intelektuale figurën plot qibër të mësuesit të dijtun, Njerijë!...Gjithnji të përmbajtun, komunikues të

9 5

qetë, me nji gegnishte letrare kumbuese, me tinguj gjoksorë, total në shërbim të andrrës për konsolidimin e gjuhës së njisueme, duke vlersue arritjet jasht kurtheve të sëmuna, lokalizmave,, gjoksit gropë, lobeve politike, kundër vendimeve separatiste mohimi, diskriminimi trashëgimije, deri në tradita, kulturë me puce, kngrese “Partije”, siç ndodhi gjamziu më 1972 për të ashtuquejtunin “standart i gjuhës letrare…”

Kambngulja fjalë për fjalë për shqiptim të saktë zanoresh dhe bashktinglloresh ishte e dukshme te të gjithë, por e preme me urdhnat sopatë: “… tingllo”, “tingllo”, “bukur”,” shqip”ishte refreni frenetik i të pa prituemit Zotnijë Qamil Hoxhës!… Vetëm kështu mund të qetsoje ekzigjencën, karizmën profesionale të këtijë mësuesi!! Kalvarë i randë, i gjatë e përndoqi pa mëshirë Z. Qamilin, përse mendonte ndryshe, mbijetoi gjthsesi!

Gjeografija fizike e Botës bahej vizuale me spjegimet e gjana të z. Rifatit.! Që atëherë zotnonim smbyllunazi, përmendësh pozicionet, karakteristikat gjeofizike, kufijtë, lumejtë, detet, kryeqytetet, popullsitë e shteteve të Botës… Toni i tijë i shtruem, asnji fjalë e tepërt, qartsija në mendim, vërtetë na e banin olimpik…

Z. Islami përzgjedhte ligjrata model nga autorë të shquem kombtarë, ne suksesshëm përcaktonim logjikën, renditjen, emërtimin e fjalive; aq të zotët ishim ne, sa të gjithë shquheshim, ku dhe ma nalt vazhdonim studimet.

Mësues Rustemi për herë të parë në shkollën tonë futi sukseshëm metodën e konkursit në zgjidhjet matematike. Ndër të parët thyente korrnizat tradicionale të kontrollit dhe dhanies së mësimit.Dialogu masiv ngjallte aktivizim, vetbesim, vlersim njikohsisht…

I pa harrueshëm më ka mbetë verbimi akut i shokut tonë të klasës, Avni Kërxhliut, në mes të orës së mësimit me mësues Rakipin!! Britma e tijë tronditëse: - Zotnijë, nuk po shoh, breh !! Mësuesi ynë me kostum të zijë, jakë të bardhë, kollare kaf, zebër, i përmbajtun me dy duert e bardha prindore nuk pushonte së ledhatuemi, fërkuemi faqet, ballin në ato çaste të randa alarmante të shokut tonë të fëminijsë. Pas pak çastesh e mori për dore dhe e uli në bangë të parë:-… Do bahesh mirë, Avni. Ja, tabela…!!- E rroku, e puthi në majë të kokës…Të gjitha këto lëvizje me pak fjalë, me shum shpirtë, etyd i përkryem teatri i nji bote shum humane normalisti…

9 6

** *

Po të isha pjesmarrës, nuk mund të rrija indiferent për të mos jetsue ish nxansin e shkëlqyem, të varfën bicjanë, si ish brezi i vet, i kësajë shkolle, luftëtarë kundër nazizmit Rrahman Palushin, shefin ma popullorë të rrethit të Kukësit! Proverbjal masovik, i thjeshtë si ma i miri lumjanë, punëtorë, i dhimsun, i kudo gjindun, pasionant për arsimin në çdo skaj të rrethit tonë. Nuk e teproj, i vetmi, çuditshmi shef arsimi në rrepublikë; mjeshtër i komunikimit, shembëlltyrë, ç’fliste ai, heshtja të zhvendoste, mendja, zemra , merrnin krahë…Komuna e Bicaj nuk kishte probleme kontigjenti nxanësish falë dashunisë së natyrshme të të prindve të kësajë treve për arsimim me çdo kusht!! Rrethinat malore të thella e detyronin shum të rropatej për sigurimin, vijueshmëninë,vazhdimin e mësimit ma nalt me pjesmarrës…Aq i njohun ishte Rrahmani si shef arsimi, sa digasteret nga Tirana në situata të jashzakonshme atë e kërkonin të parin për informim. Nji rast nga kryeministrija për informacion pyesin:- Shoku Rrahman, a po ndihet pranvera andej? Si po shkojnë të mbjellat?- Si kanë me shkue, more, shoq?! Veç mirë…-Misrin çfar fare e keni mbjellë?-Farë të bardhë qind për qind….- Po rritet?,-Deri në brez, diku në gju…Krejt bardh!!Telefonuesi tiranës i entuziasmuem rraportoi shefave për sukseset në të mbjellat e Pranverës në malsinë e Kukësit. I habitun krye shefi e ripyeti nëpunësin e shërbimit:- Kush ta dha këtë informacion, ore?!- Shefi i arsimit të rrethit atje…shoku R-ahman.- Po si të tha?- Seriozisht, i qetë…” Bardh, kudo bardh kemi arat deri në brez, në gju !!”- Po atje ka bore deri në fyt, more merhum… Paske dijtë, kë me pyet, pa le!!- të gjithë qeshën, si zakonisht me batutën e qëllueme të Rrahman Palushit të madh.

Të paharrueme janë xhevahiret e këtijë lumjani shum simpatik. Kur emnoheshin a transferoheshin mësues, me të drejtë lindnin

9 7

pretendime; ndonjeni i paknaqun, duke besue dhe përfitue te mirsja qytetare e shefit i shprehej:- Së pakut vini dorë në zemër, shoku shef; kam dipllomë !... - Ashtu, jo more, allah, allah, qenka habjë ?!…-Po, kam dipllomë, shkëlqyeshëm…-Shih, shih;…ti e paske dy pllamë! Po, kush të pyet, deri sa të kanë pru këtu, se si e ke, bre burrë…- Dipllomën, shoku shef ?!..-Ti e paske dy pllambë, veç ne tan nga nji pllambë, or ti ?! ( Ende më rrijnë në veshë e qeshuna, zani tenor kandshëm i tijë…H. Sh.!!)-Bane për hajrë, more, ç’po na thuen !!...- me këto batuta lubrifikonte ndryshkun e kohës, hallet e vartësve të tijë …Notonte, triumfonte në ato tallaze mbi çmendunijnë e politikës moniste.!!

Nji fillim jave Shefi u nis me shërbim në nji zonë të thellë. Anë udhe vendosi t’i hidhte sy shkollës. Nuk e kishte objekt kontrolli por thjeshtë të përshëndette mësuesin, që punonte me katër klasët e fillores. Ora po shkonte tetë, zhurmë, nxanësit në kambë!!- Po ju kështu ?!..- Hala nuk na ka ardhë mësuesi sot.- Nëpër vendet tueja. Hapni librat para.!U nis drejt shpisë së mësuesit. Hapi portën, iu sul me zhurmë qeni në oborr. U mbrojt pa dam prej tijë. U shfaq mësuesi verdhacuk i sapo ngritun prej shtrati:- Shoku shef ! Jam…- Or ti…, a t’u thanë kambët me ndejtë me fëmijët?!- !!...- A t’u tha goja me i çue fjalë kshillit?...Mirë që qeni nuk të dhimbet, se u ndodha unë..., po gjashtë mijë lekët e bukës, nuk të dhimben!!..Shpejt ty do të shoh. Me qenin u bana mik…Shef Rrahmani ktheu shpinën mësuesit, të vazhdonte angazhimet. Kurr ma keq nuk po i dukej vehtja mësuesit me sytë pas atij nejriu, që po largohej mal….Që pa mbrrijë te shkolla, harroi sëmundjen. I therte shpirti; si i qëlloi ashtu… me Atë Njerijë

As në të gjallë të këtijë biri Lume, as fëmijëve të tijë deri sot, po tik tak ore “zenith”, konstant vehtes i kam thanë:”…arsimin e mesëm pedagogjik, sudimet e nalta i ke në saje të Rrahman Palushit, i ke në saje të profesionalizmit, objektivitetit, që nuk duronte

9 8

përbaltje, tymtajë për askand, o Hysen Sulejman Shehu!...” Ky shef arsimi i jashtzakonshëm në ndjekjen e përparimit në shkolla ish dëgjue duke iu drejtue orakujve djajë në pushtet e partijë në rreth:-… Jepjani të drejtën e studimit, mos e pengoni djalin e Sulejmanit; toger ka qenë partizan! Jepjani; ka mbarue provimet me të gjitha pesa !.. Po kështu, kambngulës, me po të njejtin za sikur këndonte:-…Të vazhdojë deri të fund..Dorën e zgjatun mos e krrucni, ashtë i sukseshëm, bre! Te Rrahmani, deri sa mbylli sytë, patriotizmi dhe ndjesija humane ishin binjakë të natyrshëm…

** *

Shkolla mban emnin e nji shpirti të rrallë të vetijave ma morale, epike, patriotike, njerzore, lumjane, shqiptare të Vehbi Ramadan Shehut: gjithë ditët e viteve të luftës në fushë, gjithë netët maleve me Doriun e ngarkuem me ushqime të vetat për shokët luftarë të Çetës së Lumës!!...Komandant kompanije me dy shokë partizanë ra me armë në dorë kundër tankut nazist në Kamëz për çlirimin e Tiranës. Kam merak, se bash për këto merita, për të shartue karaktere me shembëlltyrë Vehbiun, jo se shkolla ka emnin e tijë, se pa emën nderi nuk do mbetej, virtytet e tijë me konsekuencë, natyrshëm duhen vehtësue vecanrisht nga sejcili nxanës i kësajë shkolle, nga fëmijët e vendlindjes…Dit, net për të tjerët, shpirt i huej, vlla e prind, simbol vetsakrifikimi për Atdhe !!.. Përzgjedhja e emnit të tijë të pavdekshëm, mendoj se ashtë sa atdhe dashunijë, fisniknijë, djellore dhe qiellore për filizat e jetës dhe të shpresës për ma mirë me djersë e gjak për popullin tand…

Mes shum e shum yjeve, nxanës qenë dëshmorët Ibish Milaimi 19 vjecarë i ramë heroikisht, i rrethuem qyqe vetëm, me nji automatik në dorë deri sa dha jetën në fishekun e fundit, i flakruem në gjak, përclluem nga tym i zi i flakëve të betejës kundër milicëve sterrë kolaboracionistë…Nji mosvdekje kaq heroike e tillë më ndezi shpirtin, zemrën për mamëdhe në të gjitha stadet e jetës njerzore, deri sot në moshë të tretë dhe ma sa do të mbylli sytë. Nuk do të shterr vargje e poema për këtë sokol lirije!!

9 9

I pa harrueshëm me inteligjencën, thellsinë e kërkimtarit shkenctarë, personalitetit me aftësijë krijuese, korrekt deri vet mohues në ralizimin e premtimit, fjalës së dhanë, përmbushjes së detyrës, bilbil Gjallice ishte ushtaraku me kulturë, horizont martiri Elez Braha! Nuk numrohen yjet e bicjanëve, sa ka pasë, sa ka, sa do jenë…Shkolla, ambjentet e sajë, ashtë horizonti iluminal nën qiellin e përjetshëm të shoqnisë tonë.

** *

Jo më kot lash në fund të engjullorëve të dritës, të pishtarëve të mendjes të zemrës, bash në këtë njiqind vjetorë të hapjes së skollës në mes të Bicjanëve të mijë nji nga ish nxanësit e sajë, mësuesin normalist, me pushkë e me penë në Shipnijë, themeluesin e sa shkollave të reja, ku punoi në Kosovë, Ramadan Rexhep Shahinin!...Për nderim të këtijë Burri do të ngrija në kambë, male epikë pjesmarrësit, auditorin!! Jeta i kulmon nga përpjekjet për reaizimin e andrrave djaloshare për lirijë, bashkim kombtarë!Që partizan në formacionet e vendlindjes, hapun agjitonte:- Kosova ashtë e jona. Në kojshijë vllaun nuk e lamë…. Sot, o kurr; armët i kemi në krah !!-Për të madhe ia kishin marrë misionarët e “vllaznimit shoven…” Nuk do të ia harronin…

Pas përfundimit të luftës, e emnuen në Kosovë mësues. Veç mësimit angazhohej fuqijshëm në ndërtimin e shkollave në rrethinat e Prizrenit. Pas vitesh e transferuen në Shqipnijë, shpejt e arrestuen sherbëtorët e Jugosllavisë!...Të parën akuzë i banë për trathtijë: - E kujtë ashtë Kosova !! Sa stepej Korapi, a Gjallica, që e kishte përkundë, ngulmonte:-…Kosova ashtë e jona. Në burgje opozitë dhamb për dhamb për njisimin e trojeve shqiptare. Inskenime, gjygje të njipasnjishme, rrufe, tranzit; sa në Tiranë, Shkodër, ridënime… E zuni deri 1986 !!..Pas daljes prej burgimi, e venosën hekur kthyes në ndërtim, katër orë shkuemje, ardhje…

Me hapjen e kufijve, nji vizitor kuksianë në Kosovë, kishte pa nji portet në murë te miqtë në odë pritje. Pas valëve të pyetjeve dhe përgjigjeve për të njohunit këndej e andej, pa ia nda sytë portretit, kuksiani vizitor pyet:- Kush ashtë ky burrë në ballë të odës?

1 0 0

- A nuk po e njeh, more ?!- Po si me e njoftë; ju këndej, ne andej…- Shife, shife.- Heret nuk ia kam nda sytë; se kush më duket, nuk do të kishem pyet…- Ashtë mësuesi prej Shqipnije, na ka hapë shkollën, krejtëve na ka msue.- Ma shum marak kam; ku e kam pa, me ke më përhijen…Po si e ka emnin ky mësues?- Ramadan Rexhepin, nuk e ban nana! Ka vuejtë shum burgjeve në Shqipnijë.Për kujtimet, punën, që ka ba nëpër katune, shum si une, edhe sot fotografinë e tijë ia mbajnë në zit…

Mbas katër dit po shkojmë te nji kushrijë i të zotit të shipsë, ku kshem ardhë prej Kuksi musafir.

Në të djathtë të oxhakut, sipër në murë, zit, siç i thonë dhe këtu shoh portretin varun, kopje me ate të zotit shpisë nga erdha…- Se ke më kujton ky njerijë, nuk po e gjejë?!- Ashtë prej Bicaj të Kuksit, ka ba shum për anët tona. Zotnijë Ramadani ashtë thirrë nga Tirana, menjiherë i kanë vu hekrat, ka pa shum tortura veç se ka dashtë Kosovën…Sot, më kanë thanë, punon hekur kthyes në Ne, she, ne…Atë natë ndenjëm deri vonë, thash kushrinit: - do të flejmë këtu sonte, a të prishet punë?!- Kurrnja.- Ashtu u baftë, pafshi Zotin!- gjithë qejf pasoi I zoti I shpijsë- Mue do të më shtrojni bash në këtë odë, te oxhaku, mu aty poshtë nën mësues Ramadanin….T’i tregoj, sa e dojni ju…U ligshtova shum. Askush nuk piptinte, vaglluem përplasëm sytë e e përlotun njeni tjetrit, vazhdova pas castesh:- Unë jam ma I rijë…, Po, po, i Bicaj ashtë Zotnijë Ramadani, mësues, partizan, vlla I forte për ju; bani burgje gjithë jetës.U pre çdofjalë, nji nga ji u rrëzuem të flejmë…Uë me carcaf mbulova kryet, me zabullimë më hypi nji vajë, Nji e qame e pa provueme!! Fjalët e tim eti për moshatarin e vet, ç’kisha ndigjue për te, si e shihja në të rrallë të ajtun, me dispne të theksueme, sa lodhshëm

1 0 1

rronte, si ishin mëkambë, rritë ato fëmijë, si Nanë Naxhija, shqipe, i mbajti me thoj nga urija, përbuzja e egër ortodokse e luftës së klasave…Të gjitha këto si sekuenca filmi, tronditës nuk më linin të mbyllja sy. Athue, a e din, a e mësoi së gjalli ndonji here, sa e nderojnë, e duen “mësuesin e Shqipnijsë” dhe sot e kësajë dite vllaznit kosovarë Zotnijë Ramadan Rexhepin, Shahinin, bashkfshatarin tim, dikurë kaq të pashëm, brrnorë e njerzorë, si në ato foto mirnjohje për te?!..Mezi prisja të vijnin ditët, të kthehem në Shqipnijë, drejt për drejt së parit më u përgjunjë te varri I tijë me iu falë e me o folë; sa të gjallë të pashë e të lash atje, Në Kosovën tande, tonën !!

** *

Sa detyrim i madh, nevojë e domosdoshme, ç’përgjegjsijë e randë të angazhohesh dhe të realizojsh objektivisht si qenë, si do duheshin dhe ma mirë, sa arritën, kush i pengoi, përse, këto vlera qoftë qytetare, institucionale për nji të ardhme vizionare?!. Të mos e pranojsh copë, se fatkeqsisht ajo që u politizue aq skajshëm, për të deprimue ngutshëm shpirtin e bardhë njerzorë, qe shkolla, me tamtame slloganesh të interrnacionalizmit prroletarë për të mos pasë kombsijë reale, të prekshme, por ekzistencën e iluzive duke shpresue te “lala i madh,” do të thoshte:pa tjetër nënshtrim!.. Qorrazi, vetë t’i uleshe në prehën ?!.

Duke pasë shikimin para, duke selitë të mirën, rreptësisht duke tëharrë të keqen me gjithë rrajë, vetëm me kombtarët shqiptarë idealistë me horizont të pa kufizuem mund të realizojmë, restaurojmë çdo arritje objektivisht. Vetëm ata, që për hirë të filozofisë së idealizmit të kulluem, pathyeshmënisht nuk përfillin lobe fantazmash, konjuktura të çastit, interesa dritshkurta, të cilët botnisht në sy të së mirës i hapin dyer dhe dritare: “Mirseerdhe,”të keqes kështjella natyrore si malet vejnë gjoksin: “Shporru!!”kanë të drejtë dhe janë të besueshëm, të vendosun për shqiptarët. Këta duhen dëgjue e vlersue ! Kështu kemi dhe ngjallim herojtë tanë…Kështu bahet Shqipnija jonë e shtrejtë siç e duem në të vërtetë.

Sa larg e pashë vehten në këtë organizim të ç’organizuem mjerisht të këtijë fenomeni lumturues; njeriu dhe për renë ka nevojë, por pa Diell nuk mund të rrojë. I duhet vu gishti tregues vrik të

1 0 2

shembet, të fshihet gjithçka damtuese, ku u fut, mpiu, shëmtoi shëndetin; mirsinë dhe në shkollë: filozofinë, humanizmin, sterilitetin social…”,Me frymë të vjetër, me armë të vjetra, nuk fitohen beteja të reja.” Mjaft ma kortezijë banale, hajt këtu e hajt atje! Rroftë idealizmi, ky qiell kristal me maksima optike të shqipes në abitatin e vet! Larg konformizmit dhe izmave të tjerë iluzivë gjoja në promovime veprimtarishë, jetësh të pa meritueme! Vetëm idealizmi, konsekuenca, dëshira për mirë, me ecë përpara ngren në kambë shoqnijnë, siç duhet të jetë, jetën tonë.

** *

Me këtë rast due të them:kurrsesi nuk kam mungue në ritualin e themelimit të shkollës në vendlindje, të visnorëve të mijë nga ma të shquemit në Atdhe për etjen me u arsimue. Po kujtoj nji rast: në Gusht 1971 nga Vlona po udhtoja për në Berat, fatorinoja e autobuzit, që vite kishte bredhë me atë detyrë, në mes tjerash më tha:-…Gëzoheshkam shum, që qenkëshit nga Luma! Frashërllijtë, Bicjanët, Zerqanasit jeni kampionë për dashurinë dhe sakrificat e mëdha ndaj arsimit në Shqipërijë …- Për mue kjo ishte e njohun, por dëshmijë e kësajë të vërtete nga nuk të shkonte mendja, në rrethana të pa prituna, më ngazlleu. Fatorinën, dhe passi u ndamë, e ndjeja mik engjull tan ditën sa qëndrova vizitornë atë qytet të lashtë…

Ky vlersim për etjen për arsimim, më kujtoi të pa harruemin z.Islam Axhamin, që vonë në pension, së bashku me shum të nderuem tjerë, demokracija e nderoi “Mësues i merituem”:Ai me emocoin pat ligjërue:“…Popull i Bicajt ashtë i pa shoq, shum i etshëm për shkollë, dije!! Si rrallë ndodhë, më ka ndihmue, çmue. Ashtë lumtunijë të kesh para nxanësit e zellshëm bicjanë, të punojsh me ta. Fjala e dijes, e mësuesit fort gdhendet dhe zen vend …Me ta e ndjen vehten profesionist mësues…Kam qenë fatlum, që në këtë shkollë në Bicaj vite kam punue !!”

A thuen, kjo ashtë mungesë modestije, zotnijë, mik, vlla a kushdo qofsh , të baj enumeracin, parade këtyne shpirtnave malsorë të kësajë treve?! Atje, ku tjetër gja thuhet dhe ndryshe veprohet, baj

1 0 3

sikur mungoj, por gurrë shprazem për shpirtna të mdhej, me besimin; duke përndritë idealizëm kombtarë, nnëpër mjet fletëve të bardha të periodikes tonë “ Dy Drina “, ndihhmoj me optikën e shëndoshë dritë shkurtët të shërohen në përqasje…… Idealizmi më ngren peshë të jem konsekuent, luftëtarë veçanrisht kundër deformimit të qëllimshëm, tjetërsimit, mohimit të akteteve, veprimtarive madhore, të shtrejta dhe të shejta për çka ndodhin dhe si duhet të militojnë bashk kombasit e mijë. Çdo qëndrim i vakët, evaziv ashtë i pa vlefshëm, i huej për të.… Periodikja e nderueme, e Atdhetarit të Përkushtuem z. E. Bilali, që i jep frymë, jetë; “ Dy Drinat “më thotë: - Jo. Ti si gjithmonë, dhe këtë herë shpirtnisht nuk ke mungue! Shqiptarët tashma duhet të shkëputen prej të shkuemes; të flakin të keqen përfundimisht, ta pështyjnë në sy, të dijnë të ngrejnë vlerat, këtyne t’u falen, t’u luten për dritë pa vonesa !!

Hysen Shehu, poetTiranë, 7.11.2014

1 0 4

NJË LIBËR MONOGRAFI PËR MUHARREM BAJRAKTARIN

Disa fjalë si hyrje.

Në këto kohët e fundit doli nga shtypi libri “Muharrem Bajraktari - monografi”, shkruar nga studiuesi Nazif Dokleja dhe botuar në Tiranë më 2014. Ai përbëhet prej 300 faqesh të formatit mesatar. Një kopje, me mbishkrimin “Z. Esat Bilali miqësisht” iu dërgua, për çfarë ai e falënderon atë po ashtu miqësisht.Librin e mora me pandehje dhe e lexova me interesim, madje disa herë. Atë e gjeta interesant dhe informues jo vetëm për disa gjëra që nuk diheshin, por edhe për konfirmimin e mëtejshëm të disa të tjerave. Si i këtillë, libri i studiuesit N. Dokles jo vetëm meriton të lexohet, por edhe të rilexohet, sepse bëhet fjalë për atdhetarinë e pastër. Pikërisht për këto vlera, vendosa ta vështroj atë, për më tepër sepse sa doja që t’i shquaja arritjet e N. Dokles, po aq doja që të hidhja pak dritë mbi ndonjë çast, që në këso rastesh të përbëra shkaktuar nga e keqja shqiptare, sidomos për jetën dhe veprën atdhetare të M. Bajraktarit, mund t’i shpëtojnë edhe studiuesit më të zhdërvjelltë.Shumë është shkruar për M. Bajraktarin. Sikur që dihet tashmë, janë shkruar shumë artikuj, shumë studime dhe shumë libra si për atdhetarin Muharrem Bajraktarin në veçanti, ashtu edhe për rrethanat në të cilat ai ka vepruar, në përgjithësi. Po të gjitha ato që janë shkruar gjer tani, nuk kanë qenë shumë përfshirëse. Këtë edhe autori e vë në dukje, duke thënë: “Megjithë këto na duhet të pohojmë se njohja e Muharrem Bajraktarit është e fragmentuar si e tillë, e pa ndriçuar në tërësinë dhe dimensionin e saj real para opinionit publik, lexuesve dhe studiuesve”. Prandaj studiuesi N. Dokleja e spërhellë penën dhe, i armatosur me një zell të madhe prej studiuesi me përvojë, vendosë ta ndriçojë më tej tërë jetën e shtetarit, atdhetarit dhe trimit legjendar shqiptar nga Luma, Muharrem Baraktarit, me një studim të hollësishëm shkencor – monografi. Kështu, libri i tij jo vetëm është i veçantë, por edhe është më i ploti, më i thelluari dhe më përfshirësi dhe i shkruar më me logjikë të trurit se të gjithë të tjerët. Kur thotë autori se “..., vepra e jeta e Muharrem Bajraktarit më dhanë krahë t’i futem kësaj pune t’i kontribuoj sado pak...” e vë në dukje këtë gjë, që nuk është pak, por

1 0 5

është një ndihmesë jo vetëm e shquar, por edhe me shumë peshë, për të cilën, pos tjerash, kanë shumë nevojë si njerëzit e tanishëm, ashtu edhe brezat e ardhshëm. Veprimtaria e M. Bajraktarit, duke qenë pothuajse fund e krye “suis generis” për atdhetarinë shqiptare, është parë si kërcënim jo vetëm për pushtuesit e huaj dhe patericat e tyre, por edhe për vetë shqiptarët ambiciozë. Prandaj si të parët ashtu edhe të dytët kanë bërë çmos që jo vetëm ta shkatërronin personalitetin e këtij burri, por edhe ta zhduknin trupërisht. Kështu, atë do bëjë tradhtar Bajram Curri dhe do ta rrethojë hermetikisht për ta zhdukur. Fashisti Mustafa Kruja do ta bëjë atë dhe bashkëluftëtarët tij hajdutë dhe ushtar të Jugosllavisë për ta diskredituar dhe pastaj do t’i turret, me një operacion fashist gjithëpërfshirës tremujor, duke përdorur të gjitha forcat e tija italiane dhe fashiste shqiptare, për ta zhdukur dhe pastaj edhe gjatë dy vjetëve me radhë. Lëvizja Nacionalçlirimtare do t’i sajojë komplote dhe do ta godasë prapashpine tradhtisht për ta zhdukur këtë njeri “të pakopmpromituar”, sepse, sipas urdhrave të jugosllavëve, M. Bajraktari është i rrezikshëm, kurse pas marrjes së pushtetit do ta ndjekë, si ujku gjahun, për afër dy vjet me radhë, madje duke kërcënuar tërë Lumën me uri, vetëm e vetëm për ta zhdukur atë, të cilit do t’i ngrehen shumë prita, shumë rrethime hermetike dhe shumë përleshje të befasishme... Edhe shokët “nacionalistë” gjatë ’51-shit, me që nuk mundnin ta zhduknin atë, do t'u dërgonin letra emigrantëve në Kosovë dhe do të kërkonin nga përkrahësit e tyre që të “bënin çmos dhe t’i zhduknin luftëtarët e tij”, gjë që së pakut në dy raste u bënë përpjekje.... Kurse në demokraci do të bëhen përpjekje që ai të mos dekorohet, “pa u parë dokumentacioni jugosllav”, kështu që të shuhet emri i tij. Por as me grykë të pushkës, as me përbetimet e ulëta, as me sajimet e pista për ta poshtëruar, nuk mundën ta zhduknin M. Bajraktarin, sepse atë e mbronte diçka, jo këmisha me të cilën flitej se kishte lindur, por drejtësia e kauzës që i shërbente, shkathtësia e pashoqe që shprehte në beteja dhe guximi i palëkundur që e shoqëronte. Një politikë e këtillë e egër, jonjerëzore dhe burracake, pa fije dyshimi jo vetëm e ka mjegulluar personalitetin atdhetar të Muharrem Bajraktarit, por edhe e ka koklavitur. Ndonëse disa punuan me zell të madh dhe me përkushtim shkencor për t’ia dhënë atij atë që e meritonte dhe së pakut për t’ia përmendur theroritë titanike atdhetare që bëri, nuk u bë mjaft për ta zhdukur atë mendësi përbetuese kancerioze, ato dhelpra ende ishin gjallë dhe punonin natë e ditë. Prandaj autori Nazif Dokleja është marrë

1 0 6

gjerësisht me të drejtë me shkatërrimin e kësaj balte, të këtyre thashethemeve, pikërisht si Noel Malcolm-i me shkatërrimin e miteve serbo-pravosllave për shqiptarët, sidomos të Kosovës. Për ta sendërtuar këtë qëllim të zellshëm të tij, ai e mbështetë punën e tij në themele të shëndosha - fakte të ngurta, dokumente të konfirmuara për vërtetësi dhe dëshmitarë pamës, madje edhe në ato të instancave më të larta partizane dhe shtetërore komuniste. Ndër këta më e dalluara është “Promemorie ...“ e Bajram Bajraktarit, vëlla dhe bashkëluftëtar i M. Bajraktarit, dëshmitë e z. Neshat Bilalit, njohës i tij që nga mosha më e re dhe luftëtar i tij besnik i palëkundshëm dhe një numër studiuesish me përvojë shkencore historike dhe njohës të mirë të tij, si Essat Bilali, Shefqet Hoxha, Petrit Palushi dhe të tjerë.Këtë hulli të punës së tij, autori e vazhdon më tej me të dhëna të tjera. Një burim përbën për të konfirmuar pikëpamjet e tija edhe një literaturë nga shkrimet e vetë M. Bajraktarit dërguar burrështetasve të huaj, sidomos atyre anglezë, me të cilat jo vetëm e informon për gjendjen në Shqipëri para dhe pas diktaturës, por edhe kërkon përkrahje në të mirë të aspiratave të drejta e të ligjshme të popullit shqiptar. Një burim tjetër është përdorimi i dëshmive nga individë vendas gjithashtu për të konfirmuar më tej pikëpamjet e tija. Një vend të veçantë në këtë drejtim zënë edhe të dhënat e ndryshme nga autorë të huaj gjatë dhe pas Luftës së Dytë, sidomos nga misionarët anglezë që vepruan në Shqipëri, të cilët dëshmojnë për veprimtarinë politike dhe atdhetare të M. Bajraktarit. Pra, autori ka përdorur në punën e tij burime autentike, më së shumti të konfirmuara për vërtetësi dhe me vlerë për ndriçimin e jetës dhe veprimtarisë së M. Bajraktarit. Duke e marr parasysh këtë, në një anë dhe përbërjen e veprimtarisë së Muharrem Bajraktarit, në anë tjetër, nuk mund të mos arrimë në përfundim se, studiuesi Namik Dokleja, ka bërë jo vetëm një punë të mundimshme, por edhe ka hedhur dritë, madje të thelluar, në shumë anë si për personalitetin atdhetar të Muharrem Bajraktarit, ashtu edhe për rrethanat historike në të cilat ai ka vepruar, veçanërisht të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë do të thuhej se lënda e grumbulluar e shumtë, duhej të përzgjidhej, sepse çdo gjë që shkruhet nuk përbën ose nuk përmban histori dhe kështu do ta lehtësonte punën e autorit bukur shumë...Kështu, në saje të këtyre të dhënave të përpunuara me zell të madh dhe me përkushtim të palëkundshëm për të vërtetën, Nazif Dokleja i ka ballafaquar drejtpërdrejti konstruksionet djallëzore, injorante dhe fyese të ndryshme ndaj Muharrem Bajraktarit të bëra me qëllime të caktuara

1 0 7

përbetuese për zhdukjen e tij jo vetëm politike, por edhe trupore, si p. sh. ato që e bënin bashkëpunëtor të pushtuesit italian fashist, kur ai ishte ndër të parët që e refuzoi atë, që e kundërshtoi atë, dhe që ia vuri pushkën atij me sajimin e Qëndresës së parë të armatosur në Shqipëri (prill 1941), atëherë kur ajo ishte forcë e madhe përbindëshe; ata që e bënin Muharrem Bajraktarin bashkëpunëtor të pushtuesit nazist gjerman, kur ai që nga fillimi e priti atë me pushkë në Kukës, nuk bashkëpunoi me të dhe pastaj e luftoi në trajtë frontale atë bishë kolosale; dhe ata që e bënin Muharrem Bajraktarin bashkëpunëtor të mjekroshit serbo-nazist, Drazha Mihajloviqit. Duke i vështruar ato akuza dinake me një sy kritik të mprehtë dhe me guxim si shkencëtar i vërtetë galilean, Nazif Dokleja i shqyrton ato me dorë në zemër dhe mendje të principshme dhe i hedh poshtë, madje me përbuzje, si injorante, dashakeqe dhe të ulëta politike, trillime fund e krye të pista. Një përgjigje këtu merr edhe pikëpamja së fundi e Veli Haklajt kur pohon luftën e M, Bajraktarit kundër pushtuesit italian, por e mohon atë kundër atij gjerman, duke thënë “... por nuk evidentohet ndonjë betejë e tij kundër nazistëve”, një pohim i pa mbështetur dhe madje qesharak, sidomos kur ai shqyrtonte “Promemorie...” e Bajram Bajraktarit, që e pohonte atë. Shih Veli. Haklaj, “Si e përgatiti M. Bajraktari revoltën kundërkomuniste në veri, (Që duhej të ishte: Si u përpoq M. B. për të përgatitur revoltën kundërkomuniste në Veri”. (Botime në “Gazetën shqiptare”, 12 shtator, 2014).Po studiuesi Nazif Dokleja nuk i hedh poshtë vetëm mendësitë që i kanë përhapur armiqtë politikë të M. Bajraktarit gjatë Luftës dhe fill pas saj, por ai i shqyrton me mjaft hollësi edhe disa që janë munduar të shkruajnë histori gjoja me mendësi tjetër në kohën e demokracisë, por kanë përfunduar, në trajtë kamufluese, duke shkruar një lloj proze, sipas këngës së vjetër, por jo histori, siç thotë Hallett Carr-i, filozofi anglez i historisë për ata që e shkruajnë të kaluarën me një sy në të tashmen. Këta nuk janë pak dhe kanë tituj akademikë, por që nuk kanë mundur të çlirohen nga mikrobi dogmatik i diktaturës bolshevike. Ai shembullen: “Autorë të ndryshëm, duke shpërfillë fakte, data, ngjarje dhe vende, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta ngarkojnë me faje, krime, që Muharremi e forcat e tija nuk i kanë menduar e kryer kurrë”. Më i përmenduri nga këta është Dr. Vangjel Kasapi, kur në emër të gjoja mendimit shkencor, si me mjeshtri kamufluese, shtrembëron faktet si kasap i vërtetë kur përkrahë qëndrimet e rreme të partizanëve kriminelë, kur thotë: “njerëzit e tij u çuditën”, në vend të “u goditën” (f. 196). “U hap zjarr...”, në vend

1 0 8

të “u goditën prapa shpine” (f. 197), “Dostan Halilaj” në vend të “Dostan Rexhepi” dhe të tjera kështu me rradhë (“Mrekulli...”, Tiranë, 1998). Po kështu N. Dokleja ka bërë edhe për një farë “Historia ... maket” me ato pyetjet retorike për mjegullim të së vërtetës. Ai nuk i bën bisht as të ashtuquajturës “koxha” “Enciklopedisë...” së Aziz dhe Mahmut Bulicës, me pasaktësinë për të shtrembëruar se gjoja ka pas thënë M. Bajraktari: “Unë nuk bashkëpunoj me komunistat”, në vend që “Nuk ka nevojë për bashkim forcash. Ju luftoni në një anë dhe ne në tjetrën anë...” dhe të tjera. Këta dhe një numër të tjerë, të cilët shkruajnë për të njëjën gjë me kaq ndyshorë pa konfirmime për saktësi, i ngjajnë gjyshes kur u tregon fëmijëve përralla me “Na ishte një herë një...”. Të gjitha këto Nazif Dokleja i shqyrton me logjikë të ngurtë dhe arrin në përfundime kogjente, të cilat, pa u luhatur fare, ua hedh atyre strupëll ndër këmbë dhe, siç thotë filozofi gjerman i historisë, Ranke-ja, i lë ato që të bërtasin vetë gjer në kupë të qiellit për të dëgjuar edhe ata që i mbyllin veshët. Ai shembullen: “Duke mos u ndalur me hollësi në mospërputhjen midis këtyre autorëve për të treguar ngjarje (historike-eb) kundërthëniet skandaloze brenda kumtit të secilit, sofizmat, tregimin e historisë në nivelin e përrallave të dimrit, bazën dokumentare e burimore të munguar të tyre dhe për të mos lënë shteg për akuza njëanshmërie dhe subjektiviteti ndaj meje, po ua lë fjalën dokumenteve e burimeve të ndryshme të pavaruara për këtë ngjarje”. Dhe kështu autori vazhdon të sjellë të dhëna përmes dëshmitarësh okularë dhe dokumeentesh autentike për veprimtarinë dhe personalitetin fund e krye atdhetar të Muharrem Bajraktarit...Po studiuesi N. Dokleja nuk i harron pa i shoshitur edhe disa shkërputhje të tjera për ta serbizuar Muherrem Bajraktarin. Ndër këta Izber Hotin, që “i shton edhe një kryengritje udhëhequr nga Muharrem Bajraktarit” (sic, f. 111) të paqenë dhe e bën atë “... agjent të Jugosllavisë (sic, f 215), gjithashtu përrallë, Bernard Fisher-in, që thotë se ai ka qenë “Oficer i ushtrisë serbe (sic, f. 215)”, pa qenë kurrën e kurrës, Muhamet Shatrin, që thotë se ai “.... Ishte vënë në dispozicion të shërbimit informativ jugosllav” (sic, 215), një ëndërr e parë me sy hapur, drejtorin fashist të Kuesturës së Shkodrës, ku thuhet se ai “... ka kaluar direkt në shërbim të Jugosllavisë” dhe këto akuza injorantësh, mbyllen me hamendje shumë të lirë kur Faik Qoku thotë: “Nji kolonë e nisun nga ana e Prizrenit pushton Kukësin e Lumën, ku bashkohen me Muharrem Bajraktarin (sic, f. 215)” (Po edhe sikur të ishte bashkuar kundër pushtuesit italian, qenka gabim?!) dhe... Këtë baltë unë e kam dëgjuar, madje edhe jam

1 0 9

ballafaquar me njerëz pa njerëzi mendjelehtë, madje duke u kërkuar të dhëna dhe të dhëna të shkruara, por agjentët e tërbuar të partive të ndryshme që punonin dhe zbatonin politikën e tyre kundër shqiptare, nuk kishin asgjë në dispozicion... Duke qenë llomotitje hamendëse dhe të papërgjegjshme, autori N. Dokleja u jep përgjigje më të mirë edhe këtyre kur thotë: “Ai është akuzuar dhe vazhdon të akuzohet, ndonëse me gjysmë zëri, edhe sot e kësaj dite si bashkëpunëtor me serbët, madje si vegël e tyre, kur realiteti flet krejtësisht për të kundërtën” ( sic. f. 215).Kthimi në atdhe nga mërgimi i M. Bajraktarit. Por aty këtu, ka ndonjë lajthitje. Njëra ndër këto është edhe çështja e kohës së kthimit të M. Bajratarit në Shqipëri pas pesë vjetësh mërgimi. Për të thuhet: “në fund të qershorit 1940 u kthye nga mërgimi politik Muharrem Bajraktari rreth 46 vjeç kryetar shpirtror e politik i shumicës dërmuese të parisë së Lumës (sic, f. 7). Kurse në faqen 10 thuhet: “Nuk mori pjesë në festimet pompoze që pushtuesit italianë organizuan në qytetin e Kukësit më 28 nëntor 1939 (sic). Pyetja shtrohet se kur u kthye në të vërtetë në atdhe M. Bajraktari? Kjo lajthitje nuk është bërë vetëm më këtë rast. Ajo është paraqitur edhe në ndonjë rast tjetër. Kjo e bën të vërtetën pak nebuloze. Po Bajram Bajraktari në “Promemorie...” e zgjidhë këtë çështje duke vënë në dukje: “Papritmas në qershor 1939 Muharremi u kthye ... “. Mbas kësaj radhe ka qenë edhe dy herë në Tiranë, i thirrur nga Luogotenenca një herë në dimër të 1939 dhe një herë në vjeshtë të 1940” (sic), faqe 2 dhe 3 të “Promemorie...”Nacionalistë vs. Komunistë. Në këtë vazhdë duhet përmendur edhe një dogmë fashisto - komuniste, e cila vazhdon të zhagitet në historinë tonë si një sëmundje që as nuk vdes, as nuk shërohet, po vetëm torturon. Kjo ka të bëjë me shprehjen nacionalist vs. komunist. Kështu, të gjitha pataricat e pushtuesit italian, që pas kapitullimit të tij u bënë paterica të pushtuesit gjerman dhe pas zhdukjes së këtij të fundit e quajtën veten nacionalistë, e mbajnë këtë qëndrim. Këtë kostrukcion diabolik, e përvetëson edhe autori N. Dokleja, ndonëse ai i quan ata drejt me emër e mbiemër. Më duket se ky është një gabim që nuk i përgjigjet realitetit historik, sepse kush bashkëpunon me pushtuesin dihet se çka është, po jo nacionalist në kuptimin e drejtë të fjalës. Kurse nacionalistë, ose atdhetarë janë ata që i luftojnë pushtuesit, një e vërtetë e mendjes së shëndoshë. Për këtë ne kemi folur dhe kemi shkruar edhe në raste të tjera, sidomos në dy librat e përmendura më sipër.Kroi i Verrëjshtës. I përkushtuar për të vërtetën, të pricipshmen dhe atdhetaren, N. Dokleja, shqyrton edhe çështje të tjera të mjegulluara nga

1 1 0

shkrues që flasin me logjikën e zemrës. Një çast i këtillë është mbledhja e ashtuquajtur e Kroit të Verrëjshtës në Bicaj më (10/8/’44), e cila trumbetohet me një foto që tregon disa paterica të pushtuesve italo-gjermanë. Po N. Dokleja e shikon drejt çështjen dhe e thotë fjalën e tij. Ai shkruan: “Kuvendi i Bicajt u inicua dhe u përgatit nga organet e pushtetit të instaluar prej pushtuesit gjerman me një përfaqësim tepër të kufizuar përkrahësish të këtij okupatori”.(sic, f. 56). Këta ishin mbledhur si negacion i Mbledhjes së Kroit të Bardhë, të përgatitur nga Muharrem Bajraktari me atdhetarë të tjerë nga Luma. Ky është nji interpretim i drejtë që ka bërë Nazif Dokleja dhe mjafton të tregohen emrat e tyre për të parë shkoqitmas se çfarë karakteri ajo ka pasur.Mbledhja e Kroit të Bardhë. Në këtë rrethanë, është mirë të hidhet pak dritë për një çast të Mbledhjes së Kroit të Bardhë. Kjo do të bëhet në saje të dëshmitarëve pjesëmarrës. Ramadan Gjanaj, i cili nuk ishte përfaqësues, po kishte shkuar me Dostan Rexhepin, i cili ishte përfaqësues, ka pas folur për këtë ngjarje. Gjatë bisedës që zhvilloi Muharrem Bajraktari në mbledhje, vuri në dukje rrezikun që i kanosej vendit nga “Një pushtues”, që ishte ai gjerman. Në këtë çast ndërhynë Tasim Spahia duke thënë se “Nuk është një pushtues, po janë dy”, duke aluduar në LNÇ-në, thonte pjesëmarrësi Ramadan Gjanaj i Ujmishtit/Lusnës. Kjo përbën një çast që e ilustron qëndrimin e N. Dokles se Muharrem Bajraktari nuk ishte, madje assesi, për luftë vëllavrasëse, sidomos kur vendi lëngonte nën thundrën e pushtuesit gjerman (Shih: Esat Bilali, “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra”, f. 169, Lezhë, 2004; libri që është përpiluar me dëshmi të pjesëmarrësve dhe nuk duhej të injorohej). Megjithatë, ka disa çështje që e vlenë të bëhet fjalë më tej dhe disa të tjera të shquhen më shumë.Tradhëtia partizane në Gjostil. Pothuajse fill pas mledhjes së Kroit të Bardhë, kur filloi lufta e hapur frontale kundërgjermane (10 gusht, 1944) dhe kur ende vazhdonte, ndodhi ngjarja e Gjostilit, goditja ndaj Muharrem Bajraktarit prapa shpine tradhtisht e partizanëve të brigadës së 5të të posa ardhur në Lumë për ta zhdukur atë. Kjo ngjarje e ka tërhequr, si me rëndësi të veçantë që është, edhe vëmendjen e N. Dokles. Edhe për këtë, autori e mbështetë punën e tij si në dokumente (Velimir Stojniq), po ashtu edhe në dëshmi të Sabri dhe Elez Çejkut të dhëna nga Lutfi Çejku. Ndonëse ata kanë qenë pjesëmarrës në luftë, ata nuk kanë qenë në Gjostil, por kanë qenë në Frontin e Krenzës në grupin e Dostan Rexhepit. Për këtë, sa i përket ngjarjes në Gjostil, ku u zhvillua ajo dramë që përfundoi në tragjedi, madje të madhe, në luftë civile. ata e

1 1 1

kanë pasur me të dëgjuar. Kurse të rinjët Lutfi Çejku dhe Ramadan Gjana, të dy nga Lusna, u kanë sjellë ushqime luftëtarëve në Krenzë. Kështu, dëshmia e tyre, ndonëse informative për luftën kundërgjermane në përgjithësi, si ajo e Velimir Stojniqit serb për Gjostilin, në veçanti, ka shprazëti. Duke qenë ata të dy analfabetë, është e qartë se “dëshmitë” e tyre sikur që janë paraqitur, janë të përpunuara dhe, me siguri, edhe janë zbukuruar me imagjinatën e mjekut Lutfi, gjë që ka qenë jo vetëm guximtar për këso gjërash, por edhe ka pasur shkathtësi në atë drejtim. Për ta parë këtë, mjafton të shihet fjalori i pjesëve, i cili nuk u përket atyre fshatarëve, kurse Elezi ka pas vdekur disa dekada më parë se të përpilohej shkrimi, pa lënë gjë as me gojë, as me shkrim. Nëse kanë ekzistuar ato, gjë që nuk dyshohet ajo e Sabriut, se ai ka jetuar gjer vonë (dhe shkruesi i ka shiritat manjetofonik me dëshmi të tij kur qe në Amerikë, më shumë se tetë orë), ato duhej të jepeshin ashtu siç kanë folur ata, katundarçe, thjeshtë e qartë, “shul e ship”. Sidoqoftë, këta bashkë me V. Stojniqin serb, kanë qenë dëshmitarë të dorës së dytë sa i përket Gjostilit, i pari i informuar nga veglat e tij partizane dhe të dytët nga pjesëmarrësit ose nga ndonjëri që ka pasë dëgjuar për të, shprazëtitë e së cilës e tregojnë këtë.Por për ngjarjen e Gjostolit, për atë tradhti të madhe që mori jetë njerëzish dhe shkaktoi luftë qytetare dhe që është përfolur aq shumë, ka të dhëna me shkrim, së pakut, nga një pjesëmarrës. Ky quhet Dalyp Zyberaj nga fshati Breki i Lumës. Për këtë ngjarje, ai ka pas folur shpesh pothuajse sa herë që jemi takuar, sepse tregonte për trimërinë e tij. Më vonë, sipas kërkesës së shkruesit, edhe e ka pasë ngurtësuar atë me shkrim. Në njërën nga letrat që i dërgoi atij nga Parisi, Francë (24/9/1992), ai flet për atë ngjarje. Ndër të tjera, ai thotë: “Sa i përket luftës me komunista në Gjostil me Muharrem Bajraktarin kam qenë prezent dhe jam plagos në Gjostil”(sic). Ai shton në atë letër: “Këto janë të vërteta se kamë qenë vetë prezent (sic)”. Po këtë e tregon më gjatë D. Zyberaj në letrën tjetër që i ka pas dërguar atij, më 6/12/1975, e cila ka qenë botuar në të përkohshmen “Luma”, Kukës (...). Në të D. Zyberaj shkruan: “Ishim tue qindrue anmikun përball me pushkë e pa pushkë. Nji ditë të sabahit posa kish lind dielli ishim rrethue tansisht nga komunstat internacional dhe qëllimi kryesor ishte me mujt me vra Muharrem Bajraktarin dhe erdhën që të diskutojnë me kryekomandantin e Lumës, M. Bajraktarin. Për këtë qëllim dy ushtarë erdhën te M. Bajraktari ku qe i vendosun dhe e thirrën me ba nji takim. Tue u pajtue me ta, ai u tha”: “Shkoni se do të vij”. Me që u vonue pak, përgjegjësit partizanë dërguen

1 1 2

edhe dy të tjerë, tue kërkue që ai të shkojë sa ma parë në takim. Mbas kambënguljes së partizanëve, M. Bajraktari, pa u këshillue me njerëzit e tij, por si i shqetësuem, u drejtue për në vendin që e kishin caktue partizanët. Këtë, pa u kërkue e shoqënoi “Zulfi Maliqi, Sadik Spahija, dhe ndonjë tjetër, gjithsejtë nja 10 deri 15 veta”(sic), thotë Dalyp Zyberaj. Kurse Ramadan Gjanaj (i cili ka qenë në frontin e Krenzës me Dostan Rexhepin) sqaron më tej: “Sadik Spahija, Hamdi Bajraktari, Dalyp Zyberaj me mitroloz, Zenel Gjuta, Isuf Koka, Qazim Dragoshi, Taip Nuhija, Osman Sherifi” dhe ndonjë tjetër. Shih edhe (E. Bilali, “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra”, Lezhë, 2004, f.181-182) dhe letrat e cituara.“Me ta fillue bisedën, partizant i kërkuen M. Bajraktarit që t’i bashkojnë forcat” (sic). Këtë propozim nuk e pranon M. Bajraktari, duke thënë se: “Nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Ju luftoni në një anë, ne në një tjetër” (sic). Pra, jo ashtu siç e vënë në dukje disa se gjoja ai “... nuk pranoi t’i angazhojë forcat kundër gjermanëve”, ose “Nuk donte të bashkëpunojë me komunistët”, një mendim absurd, sidomos kur dihej se ai ishte i angazhuar në atë luftë. Qëndrimi i M. Bajraktarit, s’do mend, se i pritur, sikur nuk u pëlqeu përfaqësuesve partizanë. Prandaj ata filluan t’i japin atij disa leksione “atdhetare”. “Fjalët ishin të shkurta me komandantin e kuq Bako Dervishin” (sic), thotë dëshmitari pjesëmarrës Dalyp Zyberaj. Sjellja e tyre e shqetëson M. Bajraktarin, i cili duke nuhatur gjendjen, pyeti se “Kush ua ka mësue këto marifete, sllavët e Ballkanit që përpiqen me i zhdukë shqiptarët nga vendet e tyne ... ?” (sic) dhe duke u sjell pak si përçmueshëm dhe duke mos e zgjatur fjalën, largohet nga takimi. Pas një çasti, sidomos pasi e ndiejnë veten të sigurt përfaqësuesit partizanë, s’do mend se me urdhër të “Bako Dervishit, komandanti që na ra në Gjostil” (sic), thotë D. Zyberaj, duke u përpjekur për të realizuar skenarin e parapërgatitur për të vrarë M. Bajraktarin, sulmojnë. “Të gjitha predhat u hodhën mbi kryetarin. Nuk kishim se nga të rrotullohshna nga zjarmi i anmikut dhe altileria gjermane. Hidhen me mija predha..(sic). “ nji za na ka britë: Zjarm djemt e Lumës” (sic), ky, tue mbajtë cigarishten në gojë, pa u ulur fare dhe pa u përpjekur të mbrohet, gjuen shpesh me pushkë. “Po ashtu filluem të gjuejmë edhe na me pushkë, me mitroloz, me bomba dhe me çka kishim. Ka vazhdue nji zjarm i papremë, që bana edhe unë nji qendresë me mitroloz të randë "Preta" Italian, e cila mbahet mend prej të gjithë si kanë qenë në luftë me ta, ku hidhen me qinda predha në minut. Kështu zjarmi i jonë hapi rrugën e daljes nga rrethimi” (sic). Pushka vlon tashmë nga të gjitha

1 1 3

anët. Pas pak kohe ajo përqendrohet te kulla e Kadri Ahmetit në Gjostil nga ku, për shkak të sulmit të rreptë, u detyruan të tërhiqeshin....Vlen të shtohet se M. Bajraktari kurrë nuk ka bajtur marshinkë, por vetëm pushkë që gjuan rrallë, por vret shpesh e larg!“Kështu zjarmi i jonë hapi rrugën e daljes nga rrethimi komunist. ... Nga ana e jonë u vra Osman Sherif Bajraktari, Ilmi Dani i Kolesjanit dhe Dalyp Nuhija (Zyberaj) i Topojanit u plagos dhe Tasim Spahija u zu rob”. Lidhjet e M. Bajraktarit me viset shqiptare të pushtuara. Në po të njëjtën faqe, studiuesi N. Dokleja bën fjalë edhe për lidhjen e M. Bajraktarit me vendet shqiptare të Kosovës së ngushtë dhe të Kosovës së gjerë - Pollogut. Këtë e vë në dukje B. Bajraktari duke thënë se, “Një letër identike i kishte dërgue Nijazi Alushani(t) me anën e Hamëz Rexhepit” (sic), “Promemorie...”, f.125 e shkruar me dorë dhe f. 63 e shtypur me makinë). Kur thotë autori se M. Bajraktari “Siguroi bashkëpunimin e nacionalistëve shqiptarë në Prizren dhe Maqedoni” e vë në dukje këtë, po emrin e Hamëz Rexhepit nuk e shënon.Pra lidhjet me Kosovë, mbahen përmes Hamëz Rexhepit dhe sidomos me Mefail Zajazin në Pollog, me që Hamëz Rexhepi jetonte dhe vepronte atje, pa i humbur lidhjet me M. Bajraktarin dhe njerëzit tjerë të Qëndresës në Lumë.Po kështu është një hall edhe me shkuarjen e Mefail Zajazit në tubimin te Shkoza e Fshatit. Për këtë Bajram Bajraktari bën fjalë në “Promemorie ...” faqe 63 e shtypur me makinë dhe 125 e shkruar me dorë, e cila faqe në kopjen që kam nuk lexohet qartë. Prandaj po jepet pjesa që ka venë në dukje N. Dokleja: “Gjatë periudhës korrik gusht (Në të vërtetë kanë qenë vetëm 10 ditë - Neshat Bilali, pjesëmarrës), Muharremi ka qëndruar në pyellin “Shkoza e Fshatit” dhe “Mali i Gjegjun” (Buzmadhe). Këtu erdhi Mefail Zajazi nga Kërçova e Maqedonisë me 8 vetë...” (sic). Kjo ashtu siç është thënë është një gjysmë e vërtetë. Ja e vërteta e plotë:Në dimrin e vitit 1944/’45, Hamëz Rexhepi ishte strehuar në Negotinë, Gostivar, te Izet. Zylbehari, mik shtëpie i Mefail Zajazit. Me që i ishte bërë i pamundshëm qëndrimi Mefailit në vend të vet, ai me djalin e tij, Xhemën, vjen te miku i tij, Izet Zylbehari, ku ishte Hamëzi. Me që aty tashmë nuk mundnin të qëndronin se u bënë shumë, në një ditë dimri me stuhi e dëborë, shkojnë në Lumë dhe ... përfundojnë te Daut Hoxha i Çajës, ku qëndrojnë gjithë dimrit. Gjatë pranverës dhe një pjesë e verës sillen për disa kohë nëpër Lumë. Kur bëhet takimi te Shkoza e Fshatit

1 1 4

dhe Mali i Gjegjun, atje shkon Hamëz Rexhepi bashkë me Mefail Zajazin dhe djalin i tij. Pas përfundimit të mbledhjes, ata shkuan në Pozhoran te familja e Hamëzit, ku u bë përleshja me rojet... Pastaj Mefailin e përcolli Hamëzi me luftëtarët e tij për në vend të vet, ku ra në pritë dhe pas luftimesh, u vra (Esat Bilali, “Shkrime Historike” Lezhë, 2002, f. 77-78 dhe E. Bilali, “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra”, Lezhë. 2004, f. 129; po ashtu, madje më gjatë shih Neshat Bilali, “Rindërtimi i historikut të Pollogut 1941-1946”, Prishtinë, 2012, f. 129 dhe 130). Kështu, pra, qëndron çështja e Mefai Zajazit dhe pjesëmarrja e tij në tubimin e Fshatit. Se çka kanë bërë me Muharrem Bajraktarin dhe çfarë informacionesh i ka dhënë Mefaili atij, nuk dihen, sepse B. Bajraktari nuk ka qenë pjesëmarrës, po ka qenë, siç thotë vetë, i sëmurë në Ujmisht. Megjithatë, M. Bajraktari mund t’i ketë pas treguar atij se çka ka pas folur me të.Një pështjellim në interpretim. Po ka edhe një hall tjetër. Te shumë studjues dhe te jo studjues, luftëtarët e M. Bajraktarit quhen bashkëluftëtarë të tij, dmth. të gjithë janë bërë gjeneralë. Këtë mendësi e kanë shprehur njerëzit sa të paditur, aq edhe qejfbërës. Kjo mendësi ka qenë aq e përhapur, sa ia kanë shitë edhe autorit të monografisë, N. Dokles. Por kjo nuk i përgjigjet njëmendësisë historike, sepse çdo njëri në radhët e M. Baraktarit bëhet i barabartë me të, gjë që jo vetëm nuk qëndron, por është edhe e pa kuptimtë edhe qesharake. Në të vërtetë, M. Bajraktari e ka pasë quajtur bashkëluftëtar të tij vetëm Dostan Rexhepin (Esat Bilali, “Letërkëmbimi 1”, Prishtinë, 2014). Kjo ishte edhe e drejtë, sepse Dostan Rexhepi ka qenë në shumicën e herëve me të, madje, siç thotë B. Bajraktari, ai ecte para në paq dhe para në luftë. Po kështu, në letrën që i shkruan Esat Bilalit Sebri Domi nga Kanadaja më 9 nëntor 1994, pjesëtar i Qëndresës kundër pushtuesit fashist për një kohë, ndër të tjera thotë: “... Dostani, ka qenë një ndër udhëheqësit kryesorë dhe anëtar permanent në Shtabin e Bajraktarit pa u nda deri në përpjekje me të kuqtë. Bile për rrethana të kohës, i ndjeri Dostan, rezistencën kundër okupatorit fashist e ka filluar shumë herët, po, menjëherë mbas Shtatë Prillit, 1939, për të cilin mendoj që....” Po kështu nuk mund të konsiderohet bashkëluftëtar i tij as Tahir Vata, as z. Neshat Bilali dhe as Elmaz Çejku, madje as Imer Miftari, sepse këta të gjithë, si shumë të tjerë, kanë qenë luftëtarë të tij, ushtarë.Po ndër këta veçanërisht Elmaz Çejku është tjetërsuar. Në të vërtetë, ai kurrë nuk ka qenë në radhët e Muharrem Bajraktarit, po gjithnjë në ato të

1 1 5

Hamëz Rexhepit për disa vite në Gostivar bashkë me Sabriun dhe ndonjë çëjk tjetër sipas rastit. Kur e filloi luftën M. Bajraktari kundër pushtuesit gjerman, Elmazi dhe Sabriu, të ardhur në Lusën nga Gostivari për t’u parë me familjet e tyre, iu bashkuan me lusjanë tjerë me Dostan Rexhepin dhe, pasi arritën në Bicaj përmes Kolesjanit dhe u bashkuan me M. Bajraktarin, u turrën dhe hapën frontin e Krenzës. Pas shkatërrimit të frontit kundërgjerman për shkak të sjelljes së pabesë dhe tradhtare të partizanëve të Shefqet Peçit, ata prapë shkuan në bazën e tyre te Hamëz Rexhepi në Gostivar, ku morën pjesë në shumë përleshje, luftëra dhe beteja me të dhe vendas kundër forcave pushtuese serbo-maqedone. Pas mbarimit të luftës, Sabriu u dorëzua. Po ashtu bëri edhe Elmazi pas vrasjes së Hamëzit, ndonëse ai kishte kaluar që më parë në radhët e Dostanit, duke e dorëzuar edhe pushkën. Por Elmazi, si luftëtar trim dhe besnik i Qëndresës, prapë u arratis dhe shkoi të Dostan Rexhepi, të cilit, në të vërtetë, ia kishte dhënë besën se do të vdiste me të. Me të ndodhi edhe në do përleshje të tjera kundër komuniste, si në Limth dhe te stanet e Buzëmadhes (Esat Bilali: “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra”, Lezhë, 2004). Në ndërkohë merret vesh se Elmazit do t’ia internonin familjen. Prandaj babai i tij, Tosun Çejku, për t’i ikur internimit për shkak të moshës, u arratis. Pas luftës kasaphane njëditore të Shpatzës, ku nuk ndodhi as Dostan Rexhepi, as Sefë Xheladin dhe ku u vranë disa luftëtarë të M. Bajraktarit, ”me të u bashkua Dostan Rexhepi” me grupin e tij, “që përbëhej nga Neshat Bilali, Elmaz Çejku, Tosun Çejku, Avdi Rakipi” dhe, në ndërkohë, edhe Sefë Xheladini, të cilët erdhën nga Tërshena në Majë të Vogël të Gjalices, afër fshatit të Lojmes. “Shih N. Dokle, “M. Bajraktari monografi”, f. 73.Tjetërsimin e Elmaz Çejkut, pra, e ka bërë Lutfi Çejku me metodologjinë e tij të shkruarjes “histori” me panegjerizimin e disa fotove (shih foton e tij dhe dorën e prishur...) dhe me litotën e disa të tjerave, gjë që është folur shumë në librin Esat Bilali, “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra”, Lezhë, 2004). Shtoj se këta të gjithë ishin pjesë e Qëndresës prirë nga M. Bajraktarit, të Dostanit dhe të Hamëzit. Duhet vënë në dukje se ngjarja e Lojmes është bërë pak e koklavitur. Këtë gjendje e ka shkaktuar paraqitja lajthitëse e B. Bajraktarit, me siguri për qejfbërje të komunistëve dhe për lehtësime vetjake në rrethanat nëpër birucat komuniste. Po këtë mund ta kenë ndihmuar edhe pasojat e gjata dhe të rënda disa vjeçare në birucat e UDB-së jugosllave dhe të Sigurimit të Shqipërisë. Si mund të shpjegohet ndryshe kur thotë

1 1 6

se Neshat Bilali ka dalë në greqi pa pushkë, kur ai kishte rënë në duar të serbo-maqedonëve në Maqedoni një ose dy ditë para dhe nuk e dinte se si u zhvilluan punët pastaj?! Po ashtu atë mund ta ketë ndihmuar edhe ndërhyrja e aparatçikëve komunistë gjatë daktilografimit të dorëshkrimit. Për shembull, ku e diti Bajram Bajraktari emrin e Shyqyri Mekës të vrarë në Lojme, kur dihet, siç thotë z. Neshat Bilali, se “emrin e tij e kemi mësue kur kemi shkue në kampe të Greqisë nga një i afërm i tij?” Sigurisht se aparatçikët ia kanë treguar Bajramit për t’i sajuar atij lëvdata! Po nuk ka fije dyshimi se këtë koklavitje e ka ndihmuar, madje më shumë, përvetësimi me zell i Lutfi Çejkut i pikëpamjeve të gabuara të komunistëve, për t’iu kundërvënë dëshmive që kanë dhënë pjesëmarrësit për arsye se ata nuk i përkrahin fryrjet hamendëse të tij dhe të cilët kanë qenë ndër bërësit e asaj ngjarjeje, z. E. Bajraktari dhe z. N. Bilali, të dy ende jetojnë në Amerikë, duke përfshirë edhe deklaratën e vetë M. Bajrajtarit fill pas ngjarjes, të cilat mendoj se nuk lënë vend për luhatje. Për këto, jo vetëm kur kemi shkruar kundër kritika, por edhe kur e kemi vlerësuar “Promemorie... “ e Bajram Bajraktarit (“E. Bilali, Betejat e reja ...”, Lezhë, 2004 dhe E. Bilali, “Shkrime historike”, Lezhë, 2002), i kemi bërë një numër sqarimesh. Ka qenë e nevojshme, prandaj, që të konsultoheshin dy librat e përmendura më lart dhe të përpiluara më së shumti në mbështetje të dëshmitarëve okularë dhe të dokumenteve autentike...Një analogji turpi e njerëzve të këqinj. Është mjaft interesant hetimi i autorit, N. Dokles, i analogjisë për gjakderdhëje midis shpirtit fashist të zi dhe atij komunist të kuq. Kështu, ata do të përdorin çdo mjet të dhunshëm, do të siellen në çdo mënyrë të egër dhe do të zhyten në çdo baltë të pistë jo vetëm kundërnjerëzore, por edhe fund e krye kundërshqiptare, për të derdhur gjak vëllëzërish. Kështu, autori vëren etjen për gjak të të kuqëve: “Duhet të gjakoset Luma me Muharrem Bajraktarin sepse vetëm atëherë ai do të ndiqet dhe do të urrehet dhe që të bahet kjo, propozojmë që të bëhet kundërforma e njësiteve me elemente vendës...” (sic, f. 190). Sigurisht se kjo etje për gjak e kishte zanafillën te paraardhësit e skajshëm të tyre të zi, kur nënprefekti fashist i Kukësiti më 1942 kërkonte me tërbim nga eprorët e tij fashistë për ta zhdukur Muharrem Bajraktarin me bashkëluftëtarët e tij edhe me një mënyrë tjetër më të egër. Edhe për këtë autori vë në dukje: “Kërkohet ... bashkë me Tasim Spahinë për të ndjekur Muharrem Bajraktarin, se me fjalën e Muharremit Dostan Rexhepi nga Bicajt vrau vëllaun ... dhe kanë armiqësi” (sic, f. 190).

1 1 7

Këto kërkesa të komunistëve dhe të pataricave të pushtuesit fashist, edhe pse kanë manipuluar me të vërtetën faktike, nuk u sendërtuan. As njëri nga këta nuk pranuan të vinë në Lumë dhe të mbështillen në atë baltë fashite. Kurse Tasim Spahia, pasi u arrestua në Vlorë nga komunistët, që i shpëtoi pushkatimit me ndërhyrjen e Rrahman Parllakut (Rr. Parllaku, “Mirënjohje”, Tiranë 2007), i njoftuar për thirrjen apo jo sipas kërkesës së Sadik Spahis (Shefqet Hoxha, “Muharrem Bajraktari gjatë pushtimit italian 1939 - shtator 1943”, Tiranë 2001), Tasim Spahia erdhi në Lumë dhe iu bashkëngjit njësitit të Muharrem Bajraktarit. A ka pasur ndërmend, sipas parashikimeve fashiste, ta kryente aktin kriminel që i kërkote pushtuesi me patericat e tij, nuk dihet. E vërteta është se ai nuk ka pas shprehur as dyshimin më të vogël.Si të këqija dhe të pista që ishin përpjekjet e fashisto - komunistëve, asnjëra nuk dhanë pasoja të pritura, pos asaj që sajuesit e tyre ngelën, si nismëtarë të këtyre qëndrimeve të errëta, me shpirt të gëlbazuar fashisto- komunist përgjithmonë. Megjithatë, sa thuhet për Dostan Rexhepin me zell e vend e pa vend për denigrim, duhet shikuar ajo më drejt. Për shkak të këmbënguljes për vendosjen e rendit në fshat, vritet kryeplaku. Për ta marrë gjakun, të afërmit e tij marrin disa shokë, gjë që e marrin përsipër përgjegjësinë, dhe e marrin gjakun... Pra atë punë s’e ka kryer një person, po katër vetë, më kryesori ndër ta gjakmarrësi...Me zhdukjen e të menduarit përmes ideologjive, më duket se ka ardhur koha që gjërat të shikohen me gjakftohtësi dhe me dorë në zemër, jo me kuptime politike, madje duke mos e ngatërruar edhe Muharrem Bajraktarin në atë fatkeqësi bashkë me ata tjerët që nuk u takon barra e “fajit”. Gazetarët dhe studiuesit bashkë me disa neofashistë, spiunët e djeshëm dhe të sotshëm të UDB-së dhe të Sigurimit famëkeq, që e potencojnë këtë ngjarje fatkeqe pa rëndësi historike dhe pa e ditur mirë thelbin e saj, duhet të mendojnë më shkoqitmas, më shkencërisht, kështu që mos të lejohen klishët e fashistëve, të serbistëve dhe zërat e djallëzuar ta keqpërdorin atë duke e interpretuar sipas qejfit të tyre për qëllime djallëzore. Studjuesi N. Dokleja, me kritikën e rreptë që u bën të dyja palëve me guxim dhe drejtësi, i mëshon gozhdës me çekan në kokë.Në dritën e kësaj që u tha, vepra e N. Dokles “M. Bajraktari – monografi”, është shkoqitmas përpjekje e një studiuesi të rryer me një varg përfundimesh syzuese. Së pari, ajo është vepra e parë që e trajton jetën dhe veprimtarinë e atdhetarit të shquar M. Bajraktari që nga fillimi i veprimtarisë dhe mbarimi i jetës së tij. Së dyti, ai e shqyrton me sy e

1 1 8

mendje tejet kritike gjithë baltën qi i është hedhur M. Bajraktarit nga patericat e pushtuesve, nga politika e skajshme komuniste-bolshevike e nxitur dhe e drejtuar nga agjentët serbo-jugosllavë bashkë me atë baltën që hedhin sot pasardhësit e tyre pa u skuqur fare me gjithë ato grada akademike që mëtojnë se kanë... , duke përfunduar se ato janë shpifje, shtrembërime, dashakeqësi, injorancë, urrejtje patologjike, përpjekje të ulëta ziliqare, burracaki... Së treti, Të njëjtën gjë autori, Nazif Dokleja, duke i shikuar tejet me sy kritik edhe disa shkrime tejet hamendëse dhe fund e krye të pa mbështetura të disa shkruesve që spekulojnë vetëm për të mbushur faqe për tregun dhe për rrahje të shpinës, të cilat gjithashtu i hedh poshtë si të pa mbështetura dhe pa asnjë vlerë. Së katërti, duke mbajtur parasysh të dhënat autentike të para me dorë në zemër dhe të shqyrtuara me ndërgjegjen e një shkencëtari të vërtetë, studiuesi Nazif Dokleja vjen në përfundimin e pa shmangshëm se “Muharrem Bajraktari pa më të voglin dyshim është figura më e shquar e historisë së Lumës, Kukësit, nga më të spikaturat e historisë moderne shqiptare dhe njëherit më e përbaltura e regjimit komunist për 45 vjet me radhë...”.

Neshat Bilali, veteran i LuftësEsat Bilali, Sr. Sc.

Tetor, 2014Sh. B. A

1 1 9

DY DRINAT (17)E PËRKOHSHME KULTURE

DHE SHKENCORE

Botues: Essat dhe Muharrem Hamz Bilali

E-mail-i: [email protected]

U shtyp në shtypshkronjën:“................” - Prizren

Formati:140mm x 210mm

Realizimi kompjuterik:Berat BatiuE-mail-i: [email protected], +37745277633

Doli nga shtypi: tetor, 2015

1 2 0