17
1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Teza me Përgjigjet - 2014 SEKSIONI I : Pyetje me alternativa (1 PIKË SECILA) 1. Drejtoria e apelimit tatimor është: a. një njësi e pavarur brenda administratës tatimore qendrore b. një njësi e varur brenda ministrise s financaveadministratës tatimore qendrore. c. një njësi evarur nga Keshilli Konsultativ i Biznesit. d. një njësi e pavarur brenda Keshillit te Ministrave. Përgjigja e saktë: alternativa A 2. Nëse nuk bie dakord me vlerësimin e detyrimit tatimor, të kryer nga administrata tatimore, tatimpaguesi, mund të ankimojë, në përputhje me procedurat e parashikuara në kreun XIII të këtij ligji. a. brenda 90 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar si të jetë marrë. b. brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar si të jetë marrë c. brenda 60 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar si të jetë marrë d. brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar si të jetë marrë Përgjigja e saktë: alternativa B 3. Tatimpaguesi ka të drejtë t’i kundërshtojë rezultatet e kontrollit tatimor: a. brenda 5 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi b. brenda 10 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

  • Upload
    others

  • View
    50

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

1

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT

LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Teza me Përgjigjet - 2014

SEKSIONI I : Pyetje me alternativa (1 PIKË SECILA)

1. Drejtoria e apelimit tatimor është:

a. një njësi e pavarur brenda administratës tatimore qendrore

b. një njësi e varur brenda ministrise s financaveadministratës tatimore qendrore.

c. një njësi evarur nga Keshilli Konsultativ i Biznesit.

d. një njësi e pavarur brenda Keshillit te Ministrave.

Përgjigja e saktë: alternativa A

2. Nëse nuk bie dakord me vlerësimin e detyrimit tatimor, të kryer nga administrata

tatimore, tatimpaguesi, mund të ankimojë, në përputhje me procedurat e parashikuara

në kreun XIII të këtij ligji.

a. brenda 90 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar

si të jetë marrë.

b. brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të

vlerësuar si të jetë marrë

c. brenda 60 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar

si të jetë marrë

d. brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar

si të jetë marrë

Përgjigja e saktë: alternativa B

3. Tatimpaguesi ka të drejtë t’i kundërshtojë rezultatet e kontrollit tatimor:

a. brenda 5 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga

tatimpaguesi

b. brenda 10 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga

tatimpaguesi

Page 2: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

2

c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga

tatimpaguesi

d. brenda 15 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga

tatimpaguesi

Përgjigja e saktë: alternativa D

4. Cili eshte kufiri I detyrueshem I te ardhurave vjetore bruto, qe detyron nje individ te

deklaroje te ardhurat e tij personale:

a. 8 milion leke /vit

b. 5 milion leke/vit

c. 2 milion leke/vit

d. Asnjera prej tyre

Përgjigja e saktë: alternativa C

5. Cila nga te ardhurat personale me poshte , nuk perfiton nga perjashtimi tatimor?

a. Bursat e studenteve

b. Shperblimet e marra ne rast semundje e fatkeqesish

c. Te ardhura te perfituara si kompensim financiar per ish-pronaret

d. Asnjera

Përgjigja e saktë: alternativa D

6. Nje shoqeri gjermane e regjistruar ne Gjermani kontraktohet nga nje shoqeri

Kosovare e regjistruar ne Kosove dhe realizon projektin e nje qendre tregtare qe do te

ndertohet ne Tirane. Vendi i furnizimit te sherbimit te projektimit te qendres tregtare

eshte:

a. Ne Gjermani

b. Ne Kosove

c. Ne Shqiperi

d. Te gjitha te mesipermet

Përgjigja e saktë: alternativa C

Page 3: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

3

7. Cfare eshte furnizimi me Energji Elektrike i popullsise?

a. Furnizim malli

b. Furnizim sherbimi

c. Furnizim i perzier malli

d. Furnizim i perzier sherbimi

e. Asnje nga te mesipermet

Përgjigja e saktë: alternativa A

8. Taksa e reklames paguhet:

a. nje here ne vit

b. nje here ne gjashte muaj

c. percakohet nga keshilli bashkiak

d. percakohet nga taksa paguesi

Përgjigja e saktë: alternativa C

9. Detyrimi i takses doganore paguhet per:

a. regjimin e lejimit te perkohshem me perjashtim te pjesshem

b. regjimin e perpunimit aktiv me perjashtim

c. ne magazinimin doganor

d. ne eksportimin e mallrave

Përgjigja e saktë: alternativa A

10. Te vetepunesuarit ne bujqesi duhet te paguajne kontribut te detyrueshem:

a. Sigurimin shendetesor 23% dhe shendetesor 7% te pages minimale

b. Sigurimin shendetesor 7 %

c. 27.9% te pages minimale 19026 leke

d. Sigurimin shoqeror 30000 leke ne vit

Përgjigja e saktë: alternativa D

Page 4: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

4

SEKSIONI II: Administrimi i detyrimeve tatimore në Republikën e Shqipërisë,

procedurat që zbatohen për mbledhjen e tatimeve dhe detyrimeve të tjera tatimore.

Struktura e tatimeve dhe taksave. Autoritetet përgjegjëse të taksave në nivel kombëtar e

vendor.

1. Sqaro dhe komento 3 llojet e kontrolleve tatimore. (4 pike)

Përgjigja Pyetja Nr.1

Kontrollet jane tre llojesh:

Kontroll i plote – keto jane kontrolle gjitheperfshirese qe ndermerren per te kontrolluar te gjitha

aspektet e biznesit te tatimpaguesit per te gjitha periudhat kohore qe nga kontrolli i plote i fundit.

Ky kontroll kryhet zakonisht nje here ne 3 vjet. Jo me shume se 30 % e te gjitha kontrolleve te

kryera mund te jene kontrolle te plota.

Vizitat fiskale – keto jane vizita te shkurtra te kryera gjate nje periudhe te shkurter kohore per te

verifikuar saktësine e deklaratave dhe pagesave. Gjate kesaj vizite nuk behen perpjekje per te

kryer nje kontroll te plote por ne rastet kur vizita fiskale zbulon tatim te papaguar, kontrollori

mund te shtrije qellimin e vizites nese autorizohet nga organet drejtuese te deges tatimore.

Kontrolli kryhet:

Vetem per nje periudhe te perzgjedhur tatimore

Vetem per nje lloj te zgjedhur tatimi

Vizitat e perziera – keto jane vizita shume te shkurtra per te verifikuar nje çeshtje te veçante

p.sh. nje kerkese urgjente per transaksion e cila eshte derguar ne administraten tatimore. Në këtë

rast mund të verifikohet në detaje transaksioni në fjalë.

2. Cilat jane parimet nga te cilat udhehiqet administrate tatimore per administrimin e sistemit

tatimor të Republikës së Shqipërisë. (5 pike)

Përgjigje Pyetja Nr. 2

Në administrata tatimore udhëhiqet nga parimet e mëposhtme:

a) zbatimi i njëjtë dhe efektiv i legjislacionit nga ana e administratës tatimore;

b) vetëvlerësimi dhe vetëdeklarimi i detyrimit tatimor nga ana e tatimpaguesit;

c) nxitja e respektimit vullnetar të legjislacionit tatimor, nëpërmjet informimit, edukimit dhe

publikimit të akteve nënligjore;

ç) hartimi i strategjive dhe marrja e masave përkatëse për pakësimin e rreziqeve që rezultojnë

nga mosrespektimi i legjislacionit tatimor;

d) bashkëpunimi me organet tatimore vendase dhe ndërkombëtare, në funksion të globalizimit të

ekonomive botërore;

Page 5: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

5

dh) ndjekja e ndryshimeve në mjediset e biznesit dhe atij legjislativ, si dhe përshtatja e sistemeve

të organizimit të burimeve, të teknologjisë së informacionit dhe proceseve të punës, për arritjen e

efiçencës dhe të efektivitetit të duhur;

e) nxitja e veprimtarive elektronike, sidomos të deklarimit dhe pagesës elektronike të detyrimit

tatimor;

ë) rekrutimi, trajnimi dhe ngritja në detyrë e punonjësve tatimorë, të ndershëm, të sjellshëm dhe

të drejtë dhe që, për çdo rast, zbatojnë ligjin, aktet nënligjore dhe vendimet, në bazë të fakteve

objektive

3. Ne cilat raste administrata tatimore e anulon marreveshjen e pageses me keste te detyrimit

tatimor dhe ne cfare afati paguhen detyrimet tatimore te papaguara sipas marreveshjes. (5

pike)

Përgjigje Pyetja Nr.3

Marrëveshja e pagesës me këste zgjidhet nga administrata tatimore kur:

a) tatimpaguesi nuk i bën pagesat në përputhje me marrëveshjen;

b) tatimpaguesi nuk paguan detyrimet e tjera tatimore, që lindin gjatë periudhës së mbuluar nga

marrëveshja.

Nëse marrëveshja e pagesës me këste zgjidhet, të gjitha detyrimet tatimore të papaguara, që

mbulohen nga kjo marrëveshje, paguhen brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së

vendimit të zgjidhjes së marrëveshjes.

4. Kompania shqiptare e ndërtimit “M” ka 100 punonjës. Në muajin maj ajo kaloi një krizë

financiare dhe mbajti në burim tatimin nga punonjësit e saj, por nuk ia pagoi këtë shumë

shtetit. (6 pike)

a. Sa është shuma e kamatëvonesës që duhet të paguajë “M” ? Çfarë faktesh shtesë ju

nevojiten për t’iu përgjigjur kësaj pyetje?

b. Çfarë gjobash mund t’i vendosen “M” ?

c. A mund t’a ankimojë “M” vendosjen e gjobave dhe kamatëvonesave?

Përgjigje Pyetja Nr.4

1- Shuma vjetore e kamatvoneses do te jete 120 % e normes se interesit bankar. Per te bere

llogaritjet na duhet shuma e detyrimit te papaguar ne afat, norma e interesit bankar dhe muajt e

voneses se pageses se detyrimit.

2- Kompanise mund t’i vendoset gjobe per pagese te vonuar. Asaj mund t’i vendoset edhe gjobe

per deklarim te vonuar, nese deklaraten e dorezon tej afatit ligjor.

3- Mund ta apeloje duke dhene shkaqet e forta qe e kane detyruar te deklaroje me vonese dhe te

mos paguaje ne afat detyrimin

Page 6: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

6

5. Shoqeria “Devolli” nuk dorezoi deklaraten e fitimit te tatueshem per vitin 2013. Administrata

tatimore vendosi qe te beje nje vleresim alternativ te detyrimit. Ne vitet 2010-2012 shoqeria

Devolli kishte paguar mesatarisht nga 1.500.000 leke tatim mbi fitimin. Administrata

tatimore ka te dhena se ne vitin 2013 kjo shoqeri ka rritur shitjet me 50 % ndersa blerjet jane

ne nivelin e viteve te kaluara. Cfare vleresimi alternativ do te beje administrata tatimore per

shoqerine “Devolli” ne lidhje me tatimin mbi fitimin per vitin 2013, pasi deklarata nuk eshte

dorezuar. (7 pike)

Përgjigje Pyetja nr. 5

Administrata tatimore ka te drejte te beje vleresim alternativ te detyrimeve kur tatimpaguesi nuk

dorezon deklaraten. Ajo perdor te dhenat e viteve e kaluara qe disponon per te bere kete vleresi

apo edhe te dhenat e vitit per te cilin do te behet vleresimi.

Ne rastin konkret tatimi mbi fitimini paguar per vitet e kaluara 1.500.000 leke, por ne vitin 2013

jane rritur te ardhurat me 50 %, ndersa shpenzimet jane ne te njejtin nivel.

Pra 1.500.000 + 1.500.000x50 %= 2.250.000 leke tatim mbi fitimin do te jete vleresimi alternativ

per shoqerine “Devolli” per vitin 2013.

SEKSIONI III: Tatimet mbi të ardhurat

1. Pershkruani dokumentacioni duhet të përdoret për rastet e promocioneve dhe promovimit, që

të njihen si shpenzime të zbritshme për efekt fiskal? (4 pike)

Përgjigje Pyetja Nr.1

Dokumentacioni qe duhet te perdoret per rastet e promocioneve dhe promovimit jane:

- Vendimi i asamblese se ortakeve ose administratorit ku te jene te percaktuar vendi, periudha e

organizimit te promocionit, sasia e produkteve qe do te shperndahen, materialet publicitare qe do te

perdoren, etj.

- Projekt – ideja lidhur me menyren e organizimit te promocionit dhe promovimit.

- Proçes - verbali per produktet qe shperndahen me personat qe perfitojne produktin falas

- Flete shoqerimi malli, me ekstreme te plotesuara, ku tek marresi i mallit do te firmosin promovusit e

shoqerise. Fleta e shoqerimit te mallit do te jete ditore per çdo promovues te ciles duhet ti bashkangjiten

ne fund te dites process verbalet e mbajtura me personat perfitues.

Dokumentacioni qe duhet te perdoret per dhenien e dhuratave simbolike: -Vendimi i asamblese se ortakeve ose administratorit per llojin dhe sasine totale te mallrave qe dhurohen

dhe kujt do t’i dhurohen.

Page 7: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

7

2. Listoni sipas kategorive respektive : (4 pike)

- Shkallet tatimore

- Afatet e parapagimit

Përgjigje Pyetja Nr. 2

Per efekte te tatimit mbi te ardhurat/ fitimin , bizneset ndahen ne dy kategori : Biznese te medha ,

ato qe realizojne nje qarkullim vjetor mbi 8 000 000 leke dhe Biznese te Vogla me qarkullim

vjetor deri ne 8 000 000 leke.

Bizneset e vogla ne vetvete jane te ndara ne nenkategori :

-Me qarkullim vjetor 0-2 milion leke , dhe jane subjekt i Tatimit te Thjeshtuar mbi Fitimin ne

vlere fikse 25 000 leke. Afati i parapagimit ( nje kest) : Brenda 30 qershorit te vitit korrent.

-Me qarkullim vjetor 2 000 001 leke- 8 000 000 leke , dhe jane subjekt i Tatimit te thjeshtuar

mbi fitimin , me shkalle tatimore 7,5 %.

Afatet e parapagimit ( 4 keste ): 20 Prill, 20 Korrik,20 Tetor dhe 20 Dhjetor te vitit korrent

-Bizneset e Medha me qarkullim vjetor 8 000 0001 leke e lart. Jane subjekte te Tatimit mbi

fitimin me shkalle tatimore 15 %. Afati i parapagimit ( 12 keste) : Brenda dt.15 te cdo muaji

3. Individi AG ka përfituar gjatë vitit 2014 këto lloje të ardhurash personale: (7 pike)

a. Te ardhura nga paga ne vit si inxhinier teknik i punesuar në një shoqëri tregtare

1.200.000 lekë; (paga mujore 100.000 leke)

b. Interesat nga depozita e kursimit, të cilat nuk i ka tërhequr nga banka, 100.000

lekë;

c. Shpërblim nga shoqëria ku punon për një fatkeqësi familjare që i ndodhi 50.000

lekë;

d. Ka përfituar të ardhura nga qeraja 120.000 lekë, pasi ka lëshuar me qera një dyqan

pronë të tij;

e. Nga shpronësimi i një sipërfaqe toke që dispononte, ku do të kalojë autostrada ai

ka përfituar 2.000.000 lekë;

f. Ka përfituar pagesë 3.000.000 lekë kompensim si ish i dënuar politik;

g. Është paguar nga shtëpia botuese me 500.000 lekë si e drejtë autori, në lidhje me

një libër të tij të botuar.

Gjeni shumën e tatimit mbi të ardhurat personale që paguan ky individ për vitin 2014.

Përgjigje Pyetja Nr. 3

a. 70.000 x 13%=9100 x12= 109 200 leke

b. 100 000 x10% = 10.000 leke

Page 8: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

8

c. e perjashtuar

d. 120 000 x 10% = 12 000 leke

e. e perjashtuar

f. e perjashtuar

g. 500.000 x 10% = 50 000 leke

Ne total per vitin 2014, AG duhet te paguaje 181.200 leke Tatim mbi te ardhurat e tij personale.

4. Shoqeria CD 2 sh.a, rezidente ne Shqiperi, vendos te shperndaje nje dividend ne masen

600.000 leke. Struktura aksionere te shoqerise eshte: (7 pike)

Shtetasi A.B 20% aksione Resident ne Shqiperi

Shoqeria “Ulliri” 30% aksione Me seli ne Berat

Shoqeria “Roma” srl 50% aksione Me seli ne Itali

Pyetje:

Te llogaritet tatimi ne burim qe duhet te mbaje dhe te derdhe shoqeria CD2 si tatim mbi

dividentin, per secilin nga aksioneret. Midis Shqiperise dhe Italise ekziston Marrveshja per

eliminimin e dyfishte. Mund te perfitojne palet nga Marrveshja ne kete situate? Nqs.po ,

pershkruaj procedurat.

Përgjigja Ushtrimi Nr. 4

Shoqeria CD2 shperndan divident ne vlerat respektive :

shtetasi AB 120 000 leke Tatim mbi dividentin 12 000 leke

Shoqeria Ulliri ,me seli ne Berat 180 000 leke Nuk tatohet per dividentin

Shoqeria Roma srl,me seli ne Rome 300 000 leke .

Meqenese midis Shqiperise dhe Italise eshte ne fuqi Marrveshja per eliminimin e Taksimit te

Dyfishte, kjo Marrveshje prevalon (ka epersi) ndaj Ligjit te brendshem. Si rrjedhoje, perpara

taksimit duhet ti referohemi Marrveshjes , ne kapitullin per dividentin. Marrveshja mund t’i jape

te Drejten shoqerise Roma srl ta paguaje ne Itali tatimin mbi kete te ardhur ose te perfitoje nga

ndonje shkalle e reduktuar tatimore ne Shqiperi. Per kete arsye, Shoqeria srl, fillon procedurat tip

ndermjet dy administratave tatimore Itali dhe Shqiperi, per zbatimin e Marreveshjes dhe per te

perfituar nga termat lehtesuese te saj.

Page 9: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

9

SEKSIONI IV: Tatimi mbi vlerën e shtuar

1. Duke pasur parasysh qe prej 1 Prillit 2014 furnizimi i sherbimeve shendetesore nga

insitucionet shendetesore publike dhe private eshte furnizim i perjashtuar nga TVSH-ja.

Permendni te pakten 3 raste sherbimesh te kryera nga institucione shendetesore publike dhe

private per te cilat nuk aplikohet perjashtimi nga TVSH. (4 pike)

Përgjigja Pyetja Nr. 1

Shpjegimi 1 pike; cdo percaktim i saktë i furnizimit jo te perjashtuar nga 1 pike (3 x 1 pike)

Total 4 pike

Shenim: Me poshte sipas udhezimit te TVSH-se jane percaktuar 5 lloje sherbimesh. Eshte e

rendesishme qe pjesemarresi ne testim te kete permendur te pakten 3 nga 5 llojet e meposhtme te

sherbimeve.

Furnizimet e sherbimeve shendetesore te perjashtuara kane te bejne me ato sherbime, te cilat

kane karakter terapeutik si dhe te domosdoshem per arritjen e qellimeve terapeutike te synuara

nga hospitalizimi dhe kujdesi mjeksor ndaj shtetasve.

Ne kete kontekst perjashtimi nga TVSH nuk aplikohet, (duke i trajtuar si sherbime me shkalle

tatimore 20%), per:

1. Analizat biologjike të kryera në kuadrin e kërkimit të atësisë;

2. Lëshimi i certifikatave mjekësore për vlerësimin e dëmeve trupore të pësuara (veprim

gjyqësor) etj;

3. Shërbimet e ofruara nga veterinerët në ushtrimin e profesionit të tyre;

4. Shërbimet e kryera nga qendrat e trajtimit të bukurisë, masazheve, shërbime e trajtime

estetike, kozmetike, rekonstruktive, nga institucione shëndetësore, publike apo private, apo

institucione të tjera të licencuara për këtë qëllim;

5. Shërbimet e ofruara nga individë, të cilët aplikojnë metoda jotradicionale trajtimi

mjekësor.

2. A eshte furnizim per qellime te tvsh-se, transferimi i veprimtarise ekonomike. Sqaroni

transferimin e veprimtarise ekonomike nepermjet sqarimit te kushtit ekonomik dhe ligjor. (4

pike)

Përgjigje Pyetja Nr. 2

Percaktimi i kuptimit te transferimit te veprimtarise ekonomike 2 pike; sqarimi i kushtit

ekonomik 1 pike; sqarimi i kushtit ligjor 1 pike;

(2 pike) Per qellime te TVSH-se sipas legjislacionit tatimor ne fuqi, transferimi i një veprimtarie

ekonomike te tatueshme apo një pjese të saj nga një person i tatueshëm te një person tjetër, i cili

është ose bëhet person i regjistruar per TVSH-ne në lidhje me veprimtarinë ekonomike ose

pjesën e saj që transferohet, nuk është një furnizim mallrash a shërbimesh. Kalimi konsiderohet

Page 10: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

10

transferim i veprimtarisë ekonomike dhe nuk është i tatueshëm, nese ky transaksion plotëson

njëkohësisht kushtin ekonomik dhe ligjor.

Nëse personi i tatueshëm jep mallra të cilat janë pjesë e aseteve të veprimtarisë së tij ekonomike,

p.sh. i shet, i fal ose i përdor privatisht, ky është një furnizim i tatueshëm dhe mbi vlerën e

tatueshme të këtyre furnizimeve llogaritet TVSH.

(1 pike) Plotësimi i kushtit ekonomik kërkon që veprimtaria qe transferohet të ketë autonomi

ekonomike, pra të ketë mundësi të funksionojë si e pavarur tek marrësi. Autonomia ekonomike

presupozon ekzistencën e të gjitha kushteve për realizimin e prodhimit, si ambientin, lëndët e

para, makineritë, etj. Shitja vetëm e njërës prej tyre (lëndës së parë, makinerive ose ambienteve,

etj) nuk konsiderohet transferim i veprimtarisë ekonomike, por vetëm një furnizim i zakonshëm

mallrash, për të cilin aplikohet TVSH.

(1 pike) Plotësimi i kushtit ligjor kërkon që të bëhet në të gjitha rastet verifikimi i bilancit të

personit që kalon veprimtarinë, të verifikohet sa dhe cilat asete të aktivit përdoreshin për

prodhimin e produktit dhe sa janë transferuar dhe po kështu në pasiv, sa të ardhura janë realizuar

për shkak të këtij kalimi. Të njëjtat verifikime do të bëhen në bilancin e personit tek i cili kalon

veprimtaria, sa asete kanë hyrë dhe çfarë veprimesh jane bërë në pasiv. Midis dy personave

duhet të jetë përpiluar gjithashtu një kontratë transferimi e noterizuar, mbështetur në Kodin Civil.

3. Nje person i tatueshem A i regjistruar ne Shqiperi kryen veprimtari call-center, duke kryer

sherbime per te promovuar nepermjet telefonit mallrat e nje kompanie te huaj B, qe nuk eshte

e regjistruar ne Shqiperi. Shoqeria A ofron sherbime mujore per kompanine B jo rezidente ne

Shqiperi prej 10.000 euro cdo muaj. Nderkohe nga ana tjeter shoqeria A ka kryer blerje me

TVSH si blerje kancelari, kompjuter, sherbime telefonie dhe energji elektrike total 400.000

leke ne muaj perfshire TVSH. Ka marre edhe nje fature per nje sherbim konsulence kontabel

nga nje shoqeri C jashte shqiperise prej 2000 euro. (1 euro = 140 lek) (8 pike)

a. Kryeni te gjitha veprimet perkatese duke dhene edhe sqarimet e nevojshme per cdo

transaksion shitje ose blerje te kryer.

b. Si do te jete fatura e shitjes e leshuar nga shoqeria A per shoqerine B.

c. Si do te regjistrohen faturat e blerjes te marra brenda dhe jashte vendit dhe tvsh-ja

perkatese.

d. Llogarisni TVSH per tu paguar apo per tu rimbursuar.

Përgjigja Ushtrimi Nr. 3

a) 1 pike; b) 2 pike; c) 3 pike; d) 2 pike

a. Shoqeria A cdo fature te leshuar dhe fature te marre per blerjet e kryera te mallrave ose

sherbimeve e regjistron ne librin e shitjes dhe te blerjes.

Shoqeria A e regjistruar ne Shqiperi per sherbimin qe i kryen shoqerise B jo rezidente ne

Shqiperi cdo muaj i leshon nje fature tatimore me TVSH ne vleren 10.000 euro. Ky sherbim

Page 11: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

11

konsiderohet si sherbim nderkombetar qe perfitohet nga nje shoqeri te huaj e regjistruar

jashte shqiperise dhe sherbimi konsumohet jashte territorit shqiptar, ne baze te nenit 25.9 te

Ligjit “Per TVSH-ne” eshte furnizim sherbimi i perjashtuar nga TVSH.

b. Fatura e shitjes se leshuar nga A per B eshte fature me TVSH dhe pervec pershkrimit te

sherbimit permban vlerat ne euro dhe leke si me poshte:

Vlera e tatueshme: TVSH Vlera totale

Veprimi 1: 10.000 euro (e perjashtuar) 10.000 euro

1.400.000 leke (e perjashtuar) 1.400.000 leke

Ne te njejten kohe ne fature shenohet kursi i kembimit te dites : 1 euro = 140 leke dhe

vlerat e kembyera ne leke te fatures .

Fatura e shitjes me te dhenat perkatese regjistrohet ne librin e shitjes ne muajin perkates. Vlera e

fatures prej 1.400.000 leke do te regjistrohet ne Rubriken me pershkrimin ”Shitje te

perjashtuara” dhe ne te njejeten rubrike ne deklaraten e TVSH-se, pa llogaritur TVSH.

c. Blerjet e shoqerise A sipas faturave per muajin, ne total kane perkatesisht vlerat:

- Per blerjet brenda vendit me fatura me TVSH kemi perkatesisht vlerat:

Vlera e tatueshme TVSH Vlera Totale

333.333 leke 66.667 leke 400.000 leke

- Per faturen e huaj te marre nga jashte per konsulence kontabel nga nje shoqeri C e

regjistruar jashte Shqiperise me vlere prej 2000 euro shoqeria A harton nje fature

me TVSH per vete (autofature) duke e plotesuar me vlerat perkatese si me poshte:

Vlera e tatueshme TVSH Vlera Totale

2000 euro x 140 leke

280.000 leke 56.000 leke 336.000 leke

Kjo fature bashkangjitur ka ne cdo rast faturen e huaj te marre nga shoqeria C per

sherbimin e konsulences, pasi kjo fature regjistrohet ne kontabilitet si fature e furnitorit.

Kjo menyre aplikohet nga shoqeria A e njohur si reverse-charge (autofaturim i TVSH-se)

ne zbatim te percaktimit ligjor sipas nenit 15, pika 5, te ligjit të TVSH, bazuar ne parimin

e vendit te furnizimit te sherbimit per sherbime të furnizuara nga një person që nuk ka

vend të veprimtarisë ekonomike në Shqipëri, për një person që kryen veprimtari

ekonomike(i regjistruar) në Shqipëri.

Personi A në Shqipëri, të cilit i janë furnizuar shërbimet, konsiderohet sikur ta ketë bërë

furnizimin në Shqipëri si pjesë të veprimtarisë së tij ekonomike.

Page 12: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

12

Për këto raste dokumentimi i furnizimit bëhet me anë të skemës së autofaturimit (reverse-

charge).

Faturen e leshuar me vlerat e mesiperme shoqeria A e regjistron ne librin e shitjes dhe te

blerjes njekohesisht:

Pra, ne librin e shitjes, autofatura e leshuar nga A regjistrohet ne rubrikat:

Shitje te tatueshme TVSH Vlera totale

Veprimi 2: 280.000 56.000 336.000 leke

Ne librin e blerjes si faturat per blerje brenda vendit dhe autofatura e leshuar per

sherbimin e marre nga jashte do te regjistrohen ne rubriken “Blerje me TVSH jo te

zbritshme” me vlerat perkatesisht:

Veprimi 3: Blerje me TVSH jo te zbritshme 400.000 leke (blerje brenda vendit)

+ 336.000 leke (autofatura)

= 736.000 leke

Pra shoqeria A sipas nenit 33 te ligjit “per TVSH-ne” ka te drejte te kreditoje (zbrese)

TVSH-ne e blerjeve qe i sherbejne veprimtarise (shitjeve) te tatueshme, jo te perjashtuar.

Keshtu shoqeria A nuk ka te drejte te zbrese (kreditoje) tvsh-ne e paguar ne blerje dhe as

te autofaturuar, pasi keto blerje shoqeria i perdor per veprimtarine e saj te perjashtuar nga

TVSH.

d. TVSH per tu paguar = TVSH e llogaritur ne shitje - tvsh e zbritshme ne blerje

TVSH e llogaritur = 0 leke (fatura e shitjes me TVSH te perjashtuar) + 56.000 leke (tvsh e

autofatures ne shitje) = 56.000 leke

TVSH e zbritshme = 0 leke, (faturat e blerjes brenda vendit dhe autofatura regjistrohen si blerje

me tvsh jo te zbritshme )

TVSH per tu paguar sipas deklarates: 56.000 leke – 0 leke = 56.000 leke

4. Firma e ndertimit T (person i regjistruar) ne Tirane ka mare prej tregtarit te makinerive D nga

Durresi detyren qe ne territorin e tij ne Durres te ndertoj nje magazine me vlere investimi 12

milion lek (perfshire TVSH). T do te bleje materialet dhe do ti dorezoje ne fund te cdo muaji

vleren e punimeve te kryera D-se me situacionet perkatese. (8 pike)

T fillon ndertimin me 10.04.2013 dhe e mbaron pastaj me 20.6.2013.

Faturat e blerjeve kane te regjistruar perkatesisht vlerat e TVSH-se si me poshte:

Page 13: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

13

Prill = 200.000 lek, maj = 800.000 lek, qershor = 200.000 lek, korrik = 200.000 lek

D i ka paguar me 10.3.2013T-se 3,6 milion lek paradhenie sic kane rene dakord, dhe pjesen tjeter

kane rene dakord tia likujdoje me 20.7. 2013.

Situacionet dhe faturat perkatese te T-se per D-ne kane regjistruar vlerat si vijon:

Prill = 2.857.143 leke TVSH = 571.428 leke

Maj = 4.285.714 leke TVSH = 857.143 leke

Qershor = 2.857.143 leke TVSH = 571.428 leke

10.000.000 leke 2.000.000 leke

Per cdo periudhe me vete, kryeni llogaritjet perkatese per TVSH-ne dhe shumat perkatese te

TVSH-se se llogaritur, te zbritshme dhe te mbartura per T.

Llogaritjet mujore te TVSH-se mund te paraqiten edhe ne tabele.

Përgjigja Ushtrimi Nr. 4

1) 1 pike; 2) 2 pike ; 3) 3 pike ; 4)1 pike; 5) 1 pike total 8 pike

Shenim nese zgjidhja eshte dhene me tabele ndarja e pikeve eshte e njejte si me siper per cdo

muaj.

Vlera e investimit 12.000.000 leke

Vlera e tatueshme: 10.000.000 leke (Vlera totale /1.2 = 12.000.000/1.2=10.000.000 leke)

Tvsh : 2.000.000 leke

Koha e ndertimit perfshin periudhat tatimore mujore per TVSH-ne :

Prill, Maj, Qershor .

Sipas Ligjit « Per TVSH-ne » punimet e ndertimit jane furnizim sherbimi dhe faturohen me

fature me TVSH cdo muaj sipas vlerave perkatese te situacioneve te punimeve te kryera.

1. Ne momentin e arketimit te parapagimit ne Mars 2013 per vleren e arketuar 3.6 million

leke T leshon fature me TVSH dhe llogarit dhe paguan TVSH perkatesisht :

Vlera e tatueshme 3.000.000 leke TVSH : 600.000 leke

Ne Mars T nuk ka blerje te kryera, pra nuk ka TVSH te zbritshme keshtu qe TVSH per

tu paguar : 600.000 leke

2. Ne Prill T harton situacionin dhe faturen me TVSH per punimet e kryera perkatesisht me

vlere e tatueshme 2.857.143 leke ; TVSH 571.428 leke.

Meqe kjo vlere e situacionuar ne Prill eshte me e vogel se vlera e arketuar parapagim per

te cilen eshte paguar TVSH ne Mars 2013, kjo fature deklarohet ne librat e shitjes se Prill

2013 (me te kuqe) duke stornuar faturen e parapagimit te deklaruar ne Mars dhe persa

akoma vlera e tvsh nuk e kalon vleren e tvsh-se se paguar ne Mars per parapagimin ne

deklaraten e tvsh-se ne rubrikat e shitjes me tvsh deklarohet 0 leke .

Page 14: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

14

Ne librin e blerjes dhe rubriken perkkatese te blerjes TVSH deklarohet perkatesisht sipas

fatures se blerjes se Prill : 200.000 leke.

Ne Prill deklarata e TVSH rezulton me TVSH te zbritshme -200.000 leke qe do te

mbartet ne muajin pasardhes.

3. Ne Maj T harton situacionin dhe faturen me TVSH per punimet e kryera perkatesisht me

vlere totale : 4.285.714 leke; TVSH = 857.143 leke

Stornon vleren e tvsh qe e mbulon tvsh e paguar ne Mars sipas parapagimit prej 28.572

leke:

600.000 (Mars) – 571.428 leke (prill) = 28.572 leke, tvsh e paguar sipas parapagimit ne

Mars 2013.

TVSH e llogaritur (situacion – parapagim) = 857.143 -28.572 leke = 828.571 leke

Pra ne rubrikat perkatese te shitjes se Maj 2013, T deklaron perkatesisht :

Shitje : 4.142.857 leke TVSH 828.572 leke

TVSH per tu paguar ne Maj 2013 : 828.572 leke – 800.000 lek(tvsh fature blerje) –

200.000 tvsh e zbritshme e mbartur nga Prill = - 171.428 leke.

Pra ne Maj deklarata e TVSH rezulton me TVSH te zbritshme -171.429 leke qe do te

mbartet ne periudhen pasardhese qershor 2013.

4. Ne Qershor 2013 harton situacionin dhe i deklaron ne librin e shitjes dhe ne deklarate

perkatesisht vlerat 2.857.143 leke; TVSH = 571.428 leke

TVSH per tu paguar ne Qershor 2013: 571.428 leke- 200.000 leke (blerje)-171.428

(tvsh e zbritshme e mbartur) = 200.000 leke

5. Ne Korrik 2013 T regjistron ne blerje faturen e blerjes me TVSH te zbritshme prej

200.000 leke dhe rezulton me tvsh te zbritshme prej -200.000 leke.

E paraqitur me tabele zgjidhja e mesiperme eshte :

Muaji Baza e

matjes

TVSH TVSH e

zbritshme

e blerjeve

Tvsh per

t’u paguar

TVSH e

zbritshme

Mars

(parapagim

3.000.000 600.000 - 600.000

Prill 0 0 200.000 0 -200.000

Maj 4.142.857 828.572 800.000 0 -171.428

Qershor 2.857.143 571.428 200.000 200.000 0

Korrik - - 200.000 0 -200.000

Page 15: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

15

Shuma 10.000.000 2.000.000 800.000

Shpjegime per tabelen e mesiperme:

TVSH mujore llogaritet fillimisht sipas situacioneve te ndertimit duke stronuar tvsh te paguar per

parapagimin.

Parapagesa: - 3.000.000 leke - 600.000 leke

Prill(situacioni) 2.857.143 leke 571.428 leke

Mbetet -142.857 leke - 28.572 leke

Maj (situacioni) 4.285.714 leke 857.143 leke

Mbetet 4.142.857 leke 828.571 leke

SEKSIONI V: Taksa vendore direkte

1. Sa eshte taksa e ndricimit per nje biznes te klasifikuar me tatim fitimi 15%, me keto te dhena:

subjekti ka dy adresa ku ushtron aktivitetin, brendas nje qyteti. Tarifa eshte 4,000 leke / vit.

biznesi ka filluar ne date 01.10.2013. (4 pike)

Përgjigja Ushtrimi Nr. 1

2 njesi x 4000 here x 50% = 4000 leke

SEKSIONI VI: Akcizat dhe Taksat doganore

1. Nje prodhues kafeje qe ka fituar statusin e regjimit te pezullimit, fut ne proces prodhimi 100

kilogram kafe per te cilat nuk ka paguar dogane dhe i rezulton se 25 kilogram jane firo

teknologjike dhe 75 kilogram produkt i gatshem qe leshohet per shitje. Sa detyrim

parashikohet te paguhet bazuar ne firot teknologjike te kafese qe parashikohet ne ligjin per

akcizen. Kush jane keto procedurat e parashikuara nga ligji per akcizat, nese shoqria kerkon

te ule detyrimin per akcizen. kush jane dokumentat me te cilat shoqeria ben deklarimin ne

sistemin informatik te doganes per te gjithe kete proces. Sa detyrim paguan njesia nese

aplikon ne baze te procedurave te parashikuara ne ligjin e akcizes per uljen e ketij detyrimi.

Firo e lejuar per kafene eshte 19%, akciza per kafen eshte 60 leke / kg. (4 pike)

Përgjigja Pyetja Nr.1

a) detyrimi per akcizen qe lind eshte 100 kilogram x 81%x 60 leke / kg = 4,860 leke

b) Shoqeria njofton me ane te nje kerkese me shkrim organin doganor lokal per kete firo,

doganieri mbikqyres e konstaton kete firo prej 25 kilogram me ane te nje procesverbali,

c) shoqeria perdor Dokumentin Shoqerues Administrativ ose DSHA per te bere deklarim ne

sistemin informatik te doganes, nga numri 1 deri ne numrin 6

d) nese ndodh kjo procedure lehtesuese shoqeria paguan 75 kg x 60 leke / kg= 4500 leke.

Page 16: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

16

SEKSIONI VII: Kontributet e detyrueshme të Sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

1. Nje punemarres, me kontrate me kohe te plote, me page mujore 130,000 leke ne muaj ,

ka ne muajin korrent 10 dite raport. (muaji I plote ka 22 dite dhe personi ka me pak se 10

vjet i siguruar) (4 pike)

a. Sa jane detyrimet per sigurime shoqerore per kete punemarres?

b. Sa jane detyrimet per sigurimet shendetesore per kete punemarres?

c. Sa jane detyrimet per sigurime shoqerore per kete punemarres , nese personi ka me shume se

10 vjet i siguruar ?

d. Sa jane detyrimet per sigurime shendetsore per kete punemarres , nese personi ka me shume se

10 vjet i siguruar?

Përgjigje Pyetja Nr. 1

a. 23,307

b. 3,818

c. 23,307

d. 4,018

2. Jeni ne kushtet e konsulentit fiskal dhe duhet te shpjegoni si duhet te veprojne

personat qe jane para dy situatave te meposhtme. (5 pike)

a. Henri A është administrator ne dy shoqeri te regjistruara prane Drejtorinë Rajonale Tatimore

Durres. Ne secilen nga shoqerite ai perfiton nje page vjetore 1.200.000 lekë. Si duhet te

veproje Henri ne llogaritjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetsore dhe

tatimi i tij mbi paga?

b. Si duhet te llogarisi kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore një individ i dy-

punësuar në dy shoqeri A dhe B, me pagë bruto respektivisht 80.000 dhe 67.000 lekë. Si

procedohet në nje rast të tille?

Përgjigje Pyetja Nr. 2/a

Henri A duhet të paguajë detyrime për pagë maksimale. Ai paguan në një shoqëri sigurimet

mbi pagen e tij bruto dhe në shoqërinë tjëtër paguan sigurime për diferencë. Në rastin e

detyrimit për TAP, ai paguan këtë detyrim duke zbatuar progresivitetin e pagës duke u

klasifikuar në shkallën më të lartë përkatëse. Në njërin prej subjekteve ku është punësuar ai

paguan për atë normë tatimi mbi pagën që prek paga e tij për segmentin nga 0 zero deri

1,200,000 lekë dhe për pagën e dytë normën për segmentin nga 1,200,000 lekë në 2,400,000

lekë

Përgjigje Pyetja Nr. 2/b

Subjekti nga i cili ai merr pagën më të lartë deklaron dhe paguan kontributet mbi bazën e pagës

reale.

Page 17: Teza me Përgjigjet - 2014 - IEKA 2014/Teza me pergjigjet provimi i peste 2014.pdf · 2 c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga tatimpaguesi

17

2.Subjekti tjetër, nga i cili punëmarrësi merr pagën më të ulët, deklaron dhe paguan kontributet

mbi bazën e pagës mujore, që rezulton si diferencë midis pagës maksimale mbi të cilën llogariten

kontributet me pagën, që punonjësi merr nga subjekti prej të cilit ai merr pagën më të lartë.

3. Në këtë rast subjekti i dytë, nga i cili punëmarrësi merr pagën më të ulët, te reshti i emrit në

listëpagesë, në kolonat e kontributeve shënon “Paguar kontribute me pagë ......... te subjekti ”x”

me NIPT..........”, duke dorëzuar në organin tatimor vërtetimin e subjektit që deklaron dhe paguan

pagën më të lartë.

4. Për personat e punësuar gjatë muajit në dy ose më shumë subjekte të regjistruara në drejtori

rajonale të ndryshme, me të vetmin ndryshim që në këto raste vërtetimet për kontributet e

paguara në emrin e këtyre personave të jenë t ё lëshuara zyrtarisht nga Drejtoria Rajonale

Tatimore ku është regjistruar subjekti tjetër ku ata kanë punuar gjatë muajit përkatës.

Te subjekti 1

-Llogarit sigurime shoqerore dhe shendetesore mbi pagen 80,000 leke. Pra , Sigurime shoqerore

19,600 leke dhe sig shendetesore 2,720 leke

Te subjekti 2

-Shenohet tek shenimi perkates se : personi paguhet me page 80,000 leke ne subjektin XXXX me

NIPT xxxxx.

- Llogarit sigurime shendetesore mbi diferencen e pages maksimale me pagen ne subjektin me

tjeter (ku paga ishte me e larta) gjithsej 3.707 leke.

- Por, Llogarit sigurime shendetesore mbi pagen bruto 67.000 leke gjithsej 2,278 leke.