8
Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al E SHTUNË, 06.07.2013 VITI II - NR.487 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE MENDIMI POZITIV Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.8 Çfarë dua unë dhe pse? Drejtues të lartë të AKP së Erdoganit në Bursa presin delegacionin e lartë të PLSHR! .....................fq.2 I mituri: U largova nga shkolla sepse jemi të varfër, tani shes në rrugë!...................................................fq.4 Xhevdet Mehmetaj: Të merren masat ligjore për prishjen e ndërtimit pa leje!............................... fq.5 Kopshtet e varura të Babilonisë!..........................fq.6 Ankaraja dënon ashpër grushtin e shtetit në Egjipt!..............................................................fq.7 Kreu i PLSHR, Edmond Vlashaj takohet me shoqatat e shqiptarëve në Bursa, Turqi! E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Partia M base rezistenca më e madhe që njerëzit kanë kur fillojnë të tregojnë një histori për jetën e tyre është besimi mbi “të vërtetën”. Por, ju kuptoni se Ligji i Tërheqjes po ju përgjigjet gjatë tregimit të his- torisë tuaj, ju sjell edhe... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr.487

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.487

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

E SHTUNË, 06.07.2013 VITI II - NR.487BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

MENDIMI POZITIV

...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.8

Çfarë dua unë dhe pse?

Drejtues të lartë të AKP së Erdoganit në Bursa presin delegacionin e lartë të PLSHR! .....................fq.2 I mituri: U largova nga shkolla sepse jemi të varfër,

tani shes në rrugë!...................................................fq.4 Xhevdet Mehmetaj: Të merren masat ligjore

për prishjen e ndërtimit pa leje!...............................fq.5 Kopshtet e varura të Babilonisë!..........................fq.6 Ankaraja dënon ashpër grushtin e shtetit

në Egjipt!..............................................................fq.7

Kreu i PLSHR, Edmond Vlashaj takohet me shoqatat e shqiptarëve në Bursa, Turqi!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Partia

Mbase rezistenca më e madhe

që njerëzit kanë kur fillojnë të tregojnë një histori për jetën e tyre është besimi mbi “të vërtetën”. Por, ju kuptoni se Ligji i

Tërheqjes po ju përgjigjet gjatë tregimit të his-torisë tuaj, ju sjell edhe... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.487

2 77 NEWS

E SHTUNË, 06 KORRIK 2013POLITIKËE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re Z. Edmond Vlashaj vizitoi Kryesinë e

AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) në qytetin Bursa dhe u takua me Zv. Kryeta-rin e saj z. Xhemaletin Torun. Zv. Kryetari Xhemaletin Torun duke shprehur këna-qësinë e tij për këtë vizitë tha: “U gëzuam shumë pasi mësuam rreth veprimtarisë tuaj të përafërt me misionin e AKP. Ne si AKP, kemi 11 vite që me një mision të ri kemi hyrë në politikën e Turqisë dhe qeverisja jonë është duke vazhduar qeverisjen me mbështetjen e kombit. Unë jam i mendi-mit se ajo parti e cila nuk ka mbështetjen e popullit, nuk mund të jetë afatgjatë. Ne falenderojmë Zotin sepse ne jemi një me popullin tonë dhe shpresojmë që të vazhdo-

jmë gjatë me këtë. Ne kemi objektiva të mëdha për të ardhmen”. Duke vendosur theksin mbi faktin se Turqia arriti të dalë nga guaska e saj vetëm në periudhën e qeve-risjes së AKP, Torun tha se “Turqia ka hedh-ur hapa të mëdha në fushën e ekonomisë. Turqia zë vendin e dytë në botë për nga ana e rritjes më të shpejtë. Por rritja e saj nga ana politike dhe ekonomike u bë shqetësim për fuqitë e jashtme. Këto fuqi synuan që të krijojnë trazira brenda Turqisë, por me qëndrimin vendimtar të Kryeministrit Er-dogan dhe me sensin e përbashkët të kom-bit, problemi i ngjarjeve të parkut “Gezi” u kapërcye, duke arritur kështu që kjo lojë të dalë pa rezultat. Gjatë këtyre trazirave në shumë shtete të jashtme u organizuan

mitingje në mbështetje të Kryeministrit Erdogan. Njëri nga këto mitingje ishte edhe ai në Shqipëri. Për këtë unë e falënderoj veçanërisht Z. Edmond Vlashaj”.Thirrje për bashkëpunim nga Shqipëria.

Ndërsa Kryetari i PLSHR Z. Edmond Vlashaj duke rikujtuar se partia e tij është një parti e re, tha: “Një nga veçoritë që na dallon ne nga partitë e tjera në Shqipëri, është frymëzimi që ne kemi marrë nga AKP dhe nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan. Z. Vlashaj duke bërë të ditur se dëshiron që të bashkëpunojë me Kryesinë e AKP në Bursa tha: “Në Shqipëri është shu-më e nevojshme një ideologji si ajo e AKP. Qëllimi ynë është që të trajnojmë sekretarët e partisë tonë këtu. Ne duam që sekretarët tanë të ndjekin më nga afër mënyrën e zh-villimit të qytetarëve turq gjatë periudhës së udhëheqjes së Partisë AK dhe të shohin më nga afër funksionimin e sistemit të AKP. Për këtë arsye, ne dëshirojmë nga ju një trajnim për të rinjtë tanë të cilët do të vijnë në Bursa”. Në përgjigje të kësaj thirrje, Zv. Kryetari Xhemaletin Torun tha se Kryesia e AKP në Bursa, është e gatshëm që të nda-jnë përvojat e tyre me PLSHR dhe të japin çdo mbështetje të nevojshme në lidhje me këtë çështje. Pas takimit, Kryetari i PLSHR z. Edmond Vlashaj dhe koordinatori i Mar-rëdhënieve me Jashtë Gazment Shkrela, vizituan ndërtesën e re rajonale të AKP-së në Bursa.

Për më tepër: www.77news.al

Drejtues të lartë të AKP së Erdoganit në Bursa presin delegacionin e lartë të PLSHR!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

<< VIJON NGA FAQJA 1 më shumë situata të ngjashme me historinë që do të ishte në interesin tuaj të përjetonit në të ardhmen. Kur ju e kuptoni atë që nuk e doni, pyesni veten: “Çfarë është ajo që dua unë?”, atëherë keni filluar një ngritje graduale në tregimin e historisë dhe jeni në një pikë tërheqje shumë më të përmirësuar.

Është gjithmonë e vlefshme të mbani mend që duhet të kuptoni thelbin e asaj që mendoni, pavarësisht nëse e doni apo jo, sepse Ligji i Tërheqjes është gjithmonë i vazhdueshëm. Prandaj, ju jo vetëm që tre-goni historinë se si “është tani”, por tregoni edhe historinë e eksperiencave të ardhshme që po krijoni pikërisht tani. Shpesh, njerëzit e keqkuptojnë proçesin e arsyes kryesore, sepse

ata në mënyrë të gabuar hamendësojnë se të mendosh për arsyen kryesore do të thotë të shikosh diçka që nuk e do dhe ti mbushësh mendjen vetes se është diçka që e do. Ata mendojnë se ne po u kërkojmë të shikojnë diçka që vërtet mendojnë se është e gabuar dhe ta deklarojnë atë si të saktë, apo si një mënyrë për të gënjyer veten për të pranuar gjëra të padëshirueshme. Ju nuk jeni kurrë në një pozicion ku mund të gënjeni veten, sepse ajo që ndjeni është ajo që ndjeni, dhe mënyra se si ndiheni është gjithmonë rezultati i men-dimit që keni zgjedhur. Është një gjë me të vërtetë shumë e bukur ku nëpërmjet proçesit të jetesës dhe vënies re të gjërave që nuk i doni, të arrini në konkluzione të qarta për ato gjëra që dëshironi. Kur i kushtoni vëmendje

mënyrës se si ndiheni, mund ta aplikoni me shumë lehtësi “proçesin e arsyes kryesore”, për ta drejtuar vëmendjen më tepër drejt aspekteve më të dëshiruara dhe më pak në aspektet e padëshiruara të jetës. Ndërkohë që Ligji i Tërheqjes i përgjigjet mendimeve tuaja të përmirësuara, ju do të vini re se eksperiencat jetësore do të transformohen në përputhje me ato aspekte të dëshiruara, ndërsa aspektet e padëshiruara do të fillojnë të fshihen nga eksperiencat. Kur ju e aplikoni me qëllim proçesin e arsyes kryesore do të thotë se i zgjidhni me qëllim mendimet, me qëllim zgjidhni pikën vibruese të tërheqjes, zgjidhni se si të shpaloset jeta juaj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.487

377 NEWSE SHTUNË, 06 KORRIK 2013 MENDIM POZITIV

Tiranë, kërkohet part-time Mësuese e GJUHËS SHQIPE. Pagesa: 400 lekë/ora. Na kontaktoni në: 069 29 38 741 / Për më tepër www.njoftime.al

Mos rrini ulur duke u ndjerë mirë me ëndrrat tuaja!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Adresa: Lagja: “Kala”, Rruga: “Rinia”, Elbasan Cel: +355 69 55 21 267e-mail : [email protected]

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Çdo person, në disa pika të jetës së tij apo të saj, e ka konsideruar veten si dikë të

veçantë. Kush nuk ka fantazuar në lidhje me të qenit një fitues? Kush nuk ka ëndër-ruar për të qenë një mbret ose mbretëreshë? Dhe sa e sa herë kemi fantazuar sikur jemi të pasur, efektivë, apo të kënaqur me ma-rrëdhëniet tona?

Zakonisht, ne ëndërrojmë ëndrra do-methënëse dhe kemi pasione fantastike. Ëndrrat tona qëndrojnë thjesht kështu dhe pasionet tona thjesht mbledhin papastërtitë në "papafingon" tonë.

Kjo është një kthesë rastesh të trishtuara në jetën tonë. Në vend që të përjetojmë aventurat fantastike, ne bllokohemi në ru-tinën e mallkuar të jetesës. Por më lejoni të hedh dritë këtu. Jeta mund të jetë shumë më e mirë, vetëm nëse zbulojmë se si ne mund

të bëjmë më shumë dhe të jemi në gjendje të synojmë për gjëra më të mëdha.

Komplikimi më tipik për ngritjen e objek-tivave apo aspiratave është fjala e paima-gjinueshme. Shumica e individëve mbeten të mbërthyer duke supozuar dhe menduar "unë nuk mund ta bëj këtë. Është shumë e vështirë dhe e pamundur. Askush nuk mund ta bëjë këtë".

Nëse çdo person mendon kështu, nuk do të ketë risi, nuk do të ketë shpikje dhe nuk do të ketë zhvillime në arritjet individuale.

Nga ana tjetër, disa njerëz përjetojnë ëndërrimin e disa ëndrrave absolutisht të padurueshme dhe nuk veprojnë mbi to. Rezultati? -Ëndrra të coptuara dhe aspirata të prishura.

Nëse ju kufizoni veten me vetë-dyshim, si edhe keni pritshmëri të vetë-kufizuara, ju

përfundimisht nuk do të keni kurrë aftësinë për të thyer besimet e mëparshme, pikërisht atë që ju e shihni si të pakonceptueshme.

Përqëndrohuni shumë , si dhe filloni të veproni drejt atij objektivi pak nga pak. Gjithashtu është qesharake të ngrini një objektiv që është absolutisht jopraktik.

Ata që thjeshtë ëndrrojnë për një objektiv pa punuar shumë dhe pa vepruar, përfun-dojnë të frustruar dhe të zhgënjyer .Duhet të ketë veprim dhe ai do të thotë: "punë e vështirë!"

Pra ëndërroni shumë, fantazoni! Men-doni në mënyrë të konsiderueshme, për-qëndrohuni në të me zemër dhe mendje punoni për të përmbushur ato ëndrrat duke vepruar!

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.487

4 77 NEWS E SHTUNË, 06 KORRIK 2013

“Kolonat Q.S.R”, ofron vend pune: Ekonomist/e dhe Magazinier. Na dërgoni CV me fotografi, në: [email protected]/ Për më tepër www.njoftime.al

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

ep & partners consultancy sh.p.k, ofron vend pune Specialist i shitjeve për materiale elektrike. aplikoni në adresën e e-mail-it: [email protected] / www.njoftime.al

I mituri nga Tirana O.Leka është një djalë trembëdhjetë vjeçar, i cili çdo ditë

del nëpër qytet për të shitur produkte të ndryshme për t’i siguruar të ardhura fami-ljes. Djaloshi bën një jetë mjaft të vështirë dhe mosha e tij nuk e ndihmon të përba- llojë punën e rrugës. Është për të ardhur vër-tetë shumë keq për këtë shtresë të shoqërisë e cila ka nevojë për shumë vëmendje nga instuticionet e shërbimeve psiko-sociale. Në këto kushte, nëpërmjet këtij shkrimi qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet”, bën apel për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve që detyrohen të punojnë. Ata kanë nevojë të shkollohen e të zhvillojnë aftësitë e tyre gradualisht, pa i'u ndërprerë ëndrrat që në moshë kaq të vogël.

Si quheni?Unë quhem O.Leka dhe jetoj me familjen

time në kushte mjaft të vështira ekonomike. Babai dhe nëna janë të pa punë, ndërsa mo-tra është në klasën e dytë. Rutina ne punën time të përditshme më ka bërë që të lë veten pas dore. Me vjen keq ta them këtë, por ky është realiteti im. Mund t’më flisni mbi gjendjen ekonomike në familjen tuaj?

Gjendja në familjen time është shumë e vështirë. Shpesh prindërit krijojnë situata të vështira në shtëpi duke debatuar në sytë tanë. Kjo situatë më shkakton gjendje të vështirë shpirtërore. E vetmja gjë që bëj në këtë situatë, është të dal nga shtëpia, sepse nuk mund ta duroj grindjen e prindërve

të mi. Unë çdo ditë dal edhe shes produkte të vogla si kartëpeceta, leokoplastë, etj. Në të shumtën e rasteve nuk arrij të shes asnjë produkt, pasi shumë bashkëmoshatarë të mi bëjnë të njëjtën punë dhe e mbulojnë ata pjesën që unë planifikoj të shes në atë zonë.A shkoni në shkollë?

Kam një vit që e kam lënë shkollën. Ar-syeja ishte pamundësia për të mbuluar sh-penzimet e librave dhe detyrimeve të tjera. Më vinte zor sa herë mësuesja na kërkonte që e gjithë klasa të mblidhte lekët për të blerë objekte për klasën. Unë isha i vetmi që nuk paguaja. Tani duhet të mbaroja klasën e pestë edhe të hidhesha në të gjashtën, por fatkeqësisht jam shkëputur nga shkolla. Kam qënë nxënës shumë i mirë në mësime dhe ëndërroja që një ditë të bëhesha doktor. Tashmë kjo gjë duket e pamundur.Do ta rifilloni sërisht shkollën?

Do të doja shumë që të rifilloja shkollën, sepse unë e di se pa arsimim nuk do të kem të ardhme , por nuk po arrij dot të përba-lloj jetesën. Nëse do t’më jepet mundësia të iki me disa shokë të mi jashtë shtetit, do të përpiqem të siguroj para për të ndihmuar prindërit e mi edhe të rifilloj shkollën.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

I mituri: U largova nga shkolla sepse jemi të varfër, tani shes në rrugë!

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.487

77 NEWSE SHTUNË, 06 KORRIK 2013

ep & partners consultancy sh.p.k, ofron vend pune Specialist i shitjeve për materiale elektrike. aplikoni në adresën e e-mail-it: [email protected] / www.njoftime.al

HOTEL ILIADA

Adresa : Kashar, Tiranë Cel : +355 67 40 52 924 / +355 68 32 32 213 +355 68 60 24 242

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Në lidhje me çështjen e Ylli Jaupaj, qytetarit nga Durrësi, i cili ka denon-

cuar pranë Qendrës për Drejtësi dhe Soli-daritet (QDS) ndërtimin e një objekti pa leje, bar- kafe ngjitur me shtëpinë e tij, ka reaguar Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, nëpërmjet Sekreterit të Për-gjithshëm të saj Xhevdet Mehmetaj. Ky i fundit në shkresën që i ka dërguar Ins-pekoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombë-tar, (njëkohësisht ka vënë në dijeni dhe Qendrën për “Drejtësi dhe Solidaritet”), kërkon që të merren masa në bashkëpu-nim dhe me INU – Durrës në lidhje me

prishjen e plotë të ndërtimit pa leje. Në fakt ky institucion, kohë më pare, bazuar dhe në kërkesën e qytetarit pranë QDS ka kryer prishjen e ndërtimit pa leje, por jo në mënyrë të plotë. Për më tepër lexoni intervistën me qytetarin Ylli Japuaj, i cili shprehet për shqetësimet në lidhje me këtë konflikt që po vazhdon akoma. Përse mendoni se nuk u bë ekzekutimi i plotë i prishjes së ndërtimit pa leje?

Menjëherë pas ndjekjes së çështjes nga qendra juaj filloi prishja e objektit, por nuk arriti të kryej ekzekutimi i plotë, pasi në vendngjarje ka qenë prezent Kryetari i Bashkisë së Durrësit. Fadroma prishi ve-tëm gjysmën e shtesës së lokalit. Më tej, ky person që ka ndërtuar në mënyrë të pali-gjshme arriti të rikthejë objektin e paligj-shëm në gjendjen e mëparshme, duke kryer punime dhe vendosur profile hekuri. Tani mungon që të vendosë vetëm xhamat dhe objekti merr formën e mëparshme. Po shqetësimet kanë vazhduar gjatë kësaj periudhe nga aktiviteti i lokalit?

Po. Jam shqetësuar, madje një herë zhurma vazhdoi deri në orën një të natës, ku unë telefonova menjëherë policinë dhe punonjësit e saj më thanë: “lëri reto-rikat!”. Asnjë prej tyre nuk më ndihmoi. Unë u thashë: “nëse ka ligj dhe Zot na ndimoni!”. Ky subjekt nuk ka asnjë lloj leje për këtë aktivitet. Më është bërë jeta e padurueshme. Lokali qëndron hapur deri në orët e vona. Zhurma e klientëve,

zërat e lartë e kanë bërë jetën në shtëpi të pabanueshme. Madje, nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) më kanë ardhur dy shkresa që i drejtohen INU – Durrës, ku kërkohet marrja e masave për prishjen e këtij ndërtimi. Gjithashtu, eksperti i Avokatit të Popullit më tha që ky institucion (INU-Durrës) e ka marrë ve-ndim në datën 24 prill dhe duhet të pres 60 ditë për ekzekutimin e tij. Gjithashtu, kam kërkuar nga Avokati i Popullit që për çë-shtjen time të zgjidhet një ekspert me për-vojë dhe i paanshëm si dhe të vijë e të shohë në terren realitetin se në çfarë gjendje jetoj unë mes zhurmave dhe informalitetit. Ju vë në dijeni, se nga burime zyrtare kam marrë presione se mund të më largojnë nga puna, por unë po zbatoj ligjin dhe askush nuk ka të drejtë të më mohojë të drejtat e mia. Madje, pasi të bëhet prishja e plotë e shtesës, nuk dua që ai të lërë tavolinat tek sheshi përballë shtëpisë e të ushtrojë akti-vitetin e paligjshëm. Administrata duhet që të marrë masat plotësisht, me qëllim që edhe unë të fitoj të drejtën. kështu dhe vet administrata nuk shpenzonë pa fund, duke ndërmarë herë pas here veprime jo të plota që nuk e zhdukin paligjshërinë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Xhevdet Mehmetaj: Të merren masat ligjore për prishjen e ndërtimit pa leje!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Xhevdet Mehmetaj

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.487

6 77 NEWS E SHTUNË, 06 KORRIK 2013KURIOZITETE

Internet & Computer Klaudio

Adresa: Bulevardi, “Gjergj Kastrioti”, Lagja 10, pranë parukeri Iden, KorçëTel: +355 082 253 657

Pirja e duhanit zvogëlon inteligjencën!

Kopshtet e varura të Babilonisë!

Gjergj Dilo, ofron vend pune Mjeke stomatologe. Dërgoni Cv,me fotografi në adresen e e-mailit: [email protected] / www.njoftime.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Të ndodhur në qytetin e lashtë të Babi-lonisë, pranë Bagdadit të sotëm, Ko

pshtet e varura të Babilonisë janë ndër-tuar rreth 590 p.e.s nga mbreti Nebuko-

donosor II. Legjenda tregon se mbre-tëresha gjente trëndafila të freskët në kopshte çdo ditë, madje edhe në klimën e thatë që karakterizonte qytetin.

Në kulturën tradicionale të Mesopo-tamisë, thuhet se këto kopshte i ngjajnë kopshtit të Xhennetit(parajsës).

Studimet e fundit kanë dhënë teorinë, se kopshtet nuk ishin të vendosur të gjithë në Babiloni, por në qytetin e afërt të Nine-vehit.

Mendohet se kopshtet janë vendosur në këndin verilindor të Pallatit të Jugut, meqënëse është zbuluar një strukturë e madhe e mbuluar me fuçi, e përbërë nga katërmbëdhjetë dhoma dhe një mur perimetrues.

Në Kopshtet e varura të Babilonisë, janë mbështetur disa skena nga opera “Semi-ramide”, shkruar nga Gioacchino Rossini, në një nga librat e Gaetano Rossi.

Për më tepër:www.banka-ideve.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Një studimi i kryer në "Sheba Medi-calCenter” në Izrael, i publikuar dhe

shpërnadarë në revistën shkencore "Addic-tion", tregon se niveli i pirjes së cigareve është në mënyrë proporcionale me nivelin e ulët të inteligjencës. Duket si shaka apo një mënyrë e re për të shtyrë duhanxhinjtë që të lënë cigaret, por në të vërtetë, tashmë është shkencërisht e provuar, duke anali-zuar mbi 200.000 ushtarak, mbi moshën

18 vjeç ku mbi 58 % janë duhanxhinj që pijnë më tepër se nje cigare në ditë. Rezul-tati që doli në pah nuk vihet në dyshim por është edhe i pabesueshëm. Koefiçenti i inteligjences së i duhanpirësve është mesatarisht 7.5 pikë më pak se ai i një jo duhanpirësi. Pikët mesatare të një njeriu që nuk ka pasur midis duarve asnjëherëcigare, është rreth 101. Për më tepër:www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.487

777 NEWSE SHTUNË, 06 KORRIK 2013 TURQIA

Tiranë, Gjergj Dilo, ofron vend pune recepsioniste.Dërgoni Cv me fotografi në adresen: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.al

Ankaraja dënon ashpër grushtin e shtetit në Egjipt!

Harta 10-vjeçare, bashkëpunim turistik mes 8 vendeve!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Husejn Çelik

Turqia reagon pas marrjes në dorë të u-dhëheqjes së vendit nga ana e ushtrisë

në Egjipt. Politikanët turq dënuan ashpër grusht shtetin ushtarak. Zëvendëskryetari i Partisë AK dhe zëdhënësi i partisë, Husejn Çelik, i cili bëri të ditur se “Mospërulja e Mursisë është për çdo lëvdatë”, tërhoqi vëmendje se, nëse përkrahësit e Mursisë përleshen me ushtrinë dhe opozitarët e tij atëherë do të jetohet një gjakderdhje e madhe.

Pasi bëri të ditur se nuk e miratojnë një gjë të tillë, Çelik tha se shtresa e gjerë e

popullit, e cila e solli në pushtet Mursinë duhet ti dalë për zot votës dhe nderit të saj. Edhe Zëvendëskryetari i partisë, Numan Kurtullmush deklaroi se grusht shteti i Egji-ptit është mjaftë shqetësues. Kurtullmush, i cili bëri deklarata në një kanal televiziv, tha se “në këtë grushtshtet duket qartë ndikimi i fuqive të jashtme dhe forcave të intere-sit”. Ndërsa Mevlud Çavushollu, një zëven-dëskryetar tjetër i kësaj partie, deklaroi se populli egjiptian nuk dëshiron përleshje, por populli egjiptian duhet të tregoj një rea-gim dhe të mbaj një qëndrim të qartë ndaj

grushtshteteve. Ndërkaq, Zëvendëskryetari i Partisë Republikane Popullore,CHP, Faruk Loollu deklaroi se nuk dëshirojnë një ten-sionim më të gjerë në Egjipt, po nuk gjetën të drejtë ndërhyrjen e ushtarëve në politikë ashtu siç ndodh në çdo vend të botës.

Për më tepër: www.77news.al

Takimi i 2-të i Ministrave të Turizmit të D8-s, që u themelua me iniciativën e Turqisë në vitin 1997 dhe që ndryshe nji-het si Aleanca për Zhvillim Ekonomik, u realizua në kryeqytetin Teheran të Ira-nit. Gjatë fjalimit të tij në këtë mbledhje dyditore, Sekretari i Përgjithshëm i D8-s Sejid Ali Muhamed Musavi theksoi se vendet anëtare të D8-s (Turqia, Pakis-tani, Nigeria, Malajzia, Irani, Indonezia, Egjipti dhe Bangladeshi), nga aspekti i potencialit turistik, zotërojnë një vend të rëndësishëm në mesin e vendeve në zhvillim e sipër në botë. Në takim u morën në shqyrtim shumë çështje, që nga problemet me të cilat përba-llet sektori privat e deri tek mbrojtja e trashëgimisë historiko-kulturore, teksa në komunikatën përfundimtare zuri vend vendimi për përgatitjen e Hartës Rrugore 10-vjeçare të D8-s për Bashkëpu-nim Turistik, në mënyrë që të përfitohet më shumë nga pasta botërore e sektorit të turizmit. Ministrat e Turizmit të D8-s vendosën gjithashtu që takimi i radhës të zhvillohet në muajin shkurt të vitit 2014, në Turqi.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.487

8 77 NEWS E SHTUNË, 06 KORRIK 2013

Kryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), Z. Edmond Vlashaj, gjatë

qëndrimit disa ditor në Bursa të Turqisë ka vijuar me takime të tjera të rëndësishme. Pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Bur-sës, Z. Altepe dhe pas vizitës në Qendrën e Profesioneve Osmane, ai zhvilloi një takim edhe me shoqatat e shqiptarëvë në Bursa.

Në këto takime është folur për zgjerimin e bashkëpunimit midis Bursës dhe qyteteve shqiptare dhe kryesisht me Tiranën. Shqi-ptarët në Bursa janë një komunitet shumë i fuqishëm dhe i organizuar, por edhe i inte-gruar në të gjitha institucionet shtetërore. Sipërmarrësit me origjinë shqiptare në këtë qytet janë lokomotiva kryesore që e shndë-

rron Bursën si një nga bashkitë më të suk-sesshme jo vetëm brenda kufijve shtetërorë të Turqisë, por edhe jashtë saj. Bursa lloga-ritet se ka më së shumti shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Rajoni i Bursës është me sipërfaqe 11.087 km2 dhe popullsi prej 2.600.555. Bursa është qyteti i katërt më i madh i Turqisë. Në këtë rajon përfshihen edhe qytetet si Adapazar, Kutahja, Bandër-maja, Ballëkesir, Çanakala e deri në Ajval-lëk, një qendër e vogël e banuar buzë Detit Egje. Brenda qytetit Bursa ka disa mëhalla si “Zafer” plot e përplot me shqiptarë, ku shqipja gjallon deri në ditët tona. Kjo lagje njihet si lagje e shqiptarëve. Ata kanë sho-qatat e tyre kulturoro – artistike dhe janë të mirorganizuar. Ka shqiptarë të hershëm si ata të Nishit që i gjen në qytete si Adapazari, Kutahja etj. Shqiptarë ka dhe Bandermaja, Ballëkesiri, si dhe rajonet bregdetare, por me klimë relativisht të ftohtë si Çanakala apo diçka më ndryshe Ajvallëk, Akçaj etj.

Për më tepër: www.77news.al

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Tel.&Fax +355 4 2235 932 Cel: +355 67 20 50 324/ +355 67 20 50 325/ +355 67 20 50 329 e-mail: [email protected] Adresa: Rr.”Myslym Shyri”

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kreu i PLSHR, Edmond Vlashaj takohet me shoqatat e shqiptarëve në Bursa, Turqi!

MASH redukton tekstet e përkthyera nga autorët e huaj!

Këtë vit shkollor do të ketë shumë pak tekste të përkthyera nga autorët

e huaj. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit thonë se programi i sistemit tonë parau-niversitar nuk përputhet me tekstet e autorëve të huaj. Vetëm librat e gjuhëve të huaja mund të përshtaten, ndërsa tekstet e tjera është shumë e vështirë të gjejnë për-puthje me kurrikulat e shkollave shqiptare. "Në tekstet e përkthyera ka pasur vështirësi jashtëzakonisht të madhe sepse ne kemi një program dhe detyrimisht teksti duhet t’i përshtatet këtij programi, gjë që shumë raste nuk kombinon. Praktika tregoi që dhe ato tekste të huaja që kemi, hasin në

shumë vështirësi për tu aplikuar. Kështu që, nuk kemi ndonjë risi të re në futjen e teksteve me autorë të huaj", thotë Jovan Kristiqi, specialist i Arsimit. Aktualisht, shtëpitë botuese janë në procesin e shtypjes së teksteve shkollore për vitin 2013-2014. Ato do të fillojnë të shpërnda-hen gjatë gushtit dhe javën e parë të shta-torit, ndërkohë që çmimi i teksteve është rritur vetëm në bazë të normës së inflacio-nit në vend, një rritje që shkon përafërsisht deri në 10 lekë për tekst.

Për më tepër: www.77news.al