8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E DIELË, 02.09.202 VITI I - NR.80 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Rruga e re në Hamallaj, Berisha: Ky investim do të ketë impakt të madh në turizëm!..f.3 Mosha e tretë, demografi Telo: Duhet të plotësohet projektligji për të moshuarit!.f.4 Intervistë/Petraq Petro: Duhet përkrahje për njerëzit në nevojë!.................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Orges Dervishi: Te ‘‘Vitrina’’ gjeta staf pedagogjik të përgatitur!...f.7 Si të dizenjosh jetën tënde! Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. Takim me të rinjtë në Korçë! ...>>fq.2 Lëvizja Shqipëria e Re, C ili është sekreti për të realizuar jetën tënde? Çdo ditë zgjohemi, vihemi në kontak me ditën, fillojmë me mendi- met tona (negative ose pozitive) dhe kemi prirjet (të vetëdijshme ose të pavetëdijshme) sesi do shkojë dita jonë. Shumë herë jetojmë në pavetëdijen e pastër sesa mendime realisht munden të influencojnë jetën, përse asnjë nuk na ka thënë kurrë që mendimi është një formë energjie. Sa herë ju ka ndodhur të mendoni negativisht dhe pikërisht janë veri- fikuar faktet për të cilat kishit frikë? Shpjegimi i parë përkon në fuqinë e vetësugjerimit: Sapo zgjohemi jemi në gjendje alfa (në gjendjen e mësimit në të cilën nën-ndërgjegjia është lehtë- sisht e programueshme) dhe çdo mendim ten- ton të jap një input. Pjesa jonë emocionale nuk gjykon nëse të dhënat e sugjeruara negative ajo do i zbatojë, sepse është ajo që gjendjet kërkojnë. Ndonjëherë bëhet fjalë për “filmat mendor”, për shembull mbi shefin që na bërtet, mbi partnerin tonë që na kritikon, mbi punën që nuk po shkon mirë, mbi faktin e të qenurit vetëm, etj. Mund të ecësh përpara me shembuj të tjerë, por besoj se këto janë mëse të mjaftueshme për të krijuar një ide. Ajo që mendojmë (mbi të gjitha kur zgjo- hemi) do influencojë sjelljet tona dhe në mënyrë të pandërgjegjshme do shkojmë në atë drejtim, edhe pse racionalisht nuk duam. Ndonjëherë sforcohemi të mendojmë pozitivisht dhe nuk kemi të njëjtat rezultate që arrijmë me negati- vet. Pse vallë? Përgjigja, fatkeqësisht qëndron në faktin se nuk jemi të bindur. Nëse ju them: “Jam i lumtur” por ...>> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr 180

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 180

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 02.09.202 VITI I - NR.80BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Rruga e re në Hamallaj, Berisha: Ky investim do të ketë impakt të madh në turizëm!..f.3 Mosha e tretë, demografi Telo:

Duhet të plotësohet projektligji për të moshuarit!.f.4 Intervistë/Petraq Petro:

Duhet përkrahje për njerëzit në nevojë!.................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Orges Dervishi:

Te ‘‘Vitrina’’ gjeta staf pedagogjik të përgatitur!...f.7

Si të dizenjosh jetën tënde!

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Takim me të rinjtë në Korçë!

...>>fq.2

Lëvizja Shqipëria e Re,

Cili është sekreti për të realizuar

jetën tënde? Çdo ditë zgjohemi, vihemi në kontak me ditën, fillojmë me mendi-met tona (negative

ose pozitive) dhe kemi prirjet (të vetëdijshme ose të pavetëdijshme) sesi do shkojë dita jonë. Shumë herë jetojmë në pavetëdijen e pastër sesa mendime realisht munden të influencojnë jetën, përse asnjë nuk na ka thënë kurrë që mendimi është një formë energjie. Sa herë ju ka ndodhur të mendoni negativisht dhe pikërisht janë veri-fikuar faktet për të cilat kishit frikë? Shpjegimi i parë përkon në fuqinë e vetësugjerimit: Sapo zgjohemi jemi në gjendje alfa (në gjendjen e mësimit në të cilën nën-ndërgjegjia është lehtë-sisht e programueshme) dhe çdo mendim ten-ton të jap një input. Pjesa jonë emocionale nuk gjykon nëse të dhënat e sugjeruara negative ajo do i zbatojë, sepse është ajo që gjendjet kërkojnë. Ndonjëherë bëhet fjalë për “filmat mendor”, për shembull mbi shefin që na bërtet, mbi partnerin tonë që na kritikon, mbi punën që nuk po shkon mirë, mbi faktin e të qenurit vetëm, etj. Mund të ecësh përpara me shembuj të tjerë, por besoj se këto janë mëse të mjaftueshme për të krijuar një ide. Ajo që mendojmë (mbi të gjitha kur zgjo-hemi) do influencojë sjelljet tona dhe në mënyrë të pandërgjegjshme do shkojmë në atë drejtim, edhe pse racionalisht nuk duam. Ndonjëherë sforcohemi të mendojmë pozitivisht dhe nuk kemi të njëjtat rezultate që arrijmë me negati-vet. Pse vallë? Përgjigja, fatkeqësisht qëndron në faktin se nuk jemi të bindur. Nëse ju them: “Jam i lumtur” por ...>> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 180

2 E DIELË, 02 SHTATOR 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

Lëvizja Shqipëria e Re, Takim me të rinjtë në Korçë!

<< VIJON NGA FAQJA brenda meje nuk jam i bindur, nuk funksionon. Në të kun-dërt, shpesh jemi plotësisht të bindur që gjërat po shkojnë keq. Ekziston edhe një shpjegim tjetër, më spirituale dhe që merr në konsideratë energjinë universale. Gjithçka që na rrethon (karrigia në të cilën ulemi, tavolina, kompjuteri, veshjet tona dhe ne vetë) është e përbërë nga energjia që varion në bazë të shpejtësisë së ndryshme të vibrimit. Bëhet fjalë për një energji që i përgjigjet ligjeve preçize, të cilat ndërgje-gjia mund t’i lejojë të bëhet e vetëdijshme dhe e përgjegjshme për ekzistencën tonë. Mistikët thonë: Çdo gjë që buron, kthehet.

Ky ligj është i rëndësishëm sepse na bën të kuptojmë sesi vallë emocionet dhe mendimet influencojnë jetën tonë. Ima-gjinoni të jeni në një pishinë, çdo lëvizje e juaja krijon valë që përplasen me anët e kthehen drejt nesh. Veprimet tuaja, men-dimet dhe emocionet funksionojnë në të njëjtën mënyrë: çdo gjë që buron kthehet mbrapsht. Nëse jeni të inatosur, kthehet

inati, nëse keni frikë, tërhiqni atë që keni. Po kuptoj që nuk është thjesht të ndrys-hosh skemat e mendimit dhe emocionet, mbi të gjitha kur gjërat nuk shkojnë mirë, por të vazhdosh mos ta bësh do të thotë të vazhdosh të kesh aktiv rrethin viskoz. Atëherë çfarë të bësh? Të gënjehemi se gjërat shkojnë mirë? Disa ia arrijnë, por nuk është një gjë e thjeshtë sepse nëse nuk djeheni të bindur, nuk funksionon. Një këshillë shumë efikase konsiston në fillimin e ndryshimit të disa aspekteve të ekzistencës tonë për të filluar të rrisim nivelin tonë energjitik. Ekzaminoni per-sonat që iu rrethojnë: Si janë? Ju motivo-jnë apo ju deprimojnë? Nuk e keni idenë sesa e rëndësishme është kjo pikë, sepse nëse keni në krahun tuaj persona që iu thonë “gabon gjithmonë. Është e kotë që të mundohesh, gjithsesi nuk do ndryshosh kurrë”. Do iu influencojnë në mënyrë sin-jifikante mbi nivelin “kush jeni” dhe mbi vlera dhe besimet. Hapi i parë konsiston në fillimin e frekuentimit të personave që

favorizojnë pozitivisht dhe që besojnë tek ju: “Mund t’ia dalësh. Je i zoti. Mund të realizosh ëndrrën tënde”. Nuk them që duhet të hiqni nga jeta juaj “sponsorët “ negativ, por të rrisni në mënyrë sinjifika-tive ato pozitive. Ky mekanizëm gjen dhe shpjegim në “sistemin e informacionit” që krijohet në bazë të personave që frekuen-toni. Nëse njerëzit nuk besojnë në ju dhe i thoni projektet tuaja, do japin mendime “skeptike” që do pengojnë forcat tuaja. Më saktë, sa më shumë të jenë ata që nuk beso-jnë në ju, aq më lehtë gjërat nuk do shkojnë mirë, pra një tjetër këshillë është: Thojini ëndrrat tuaja atij që me të vërtetë beson tek ju. Për t’iu bërë të kuptoni më mirë këtë mekanizëm, mendoni një moment për jetën tuaj në të cilën frekuentoje njerëz që nuk iu vlerësonin, gjërat sigurisht nuk shkonin mirë. Në të kundërt, si shkonin gjërat kur frekuentoje persona që besonin në ju? Me siguri shumë më mirë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

Qyteti i Korçës ka qenë ndalesa e radhës e Lëvizjes Shqipëria e Re, për mble-

dhjen e ideve dhe propozimeve të të rinjve për zgjidhjen e problematikave të arsimit, punësimit dhe shërbimeve sociale. Të rinjtë e Korçës duke u bërë pjesë e tryezës së deba-tit me temë “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, kanë evidentuar si problematika kryesore korrup-sionin në arsim e shëndetësi, si dhe nivelin e lartë të papunësisë. Elenica Qazolli, studente e Fakultetit Ekonomik në degën Financë-Kontabilitet, duke vënë theksin tek korrup-sioni në arsimin e lartë, është shprehur se në Universitetin e Korçës nuk merret parasysh përgatitja e studentëve, pasi pedagogu nuk e korrigjon tezën nëse nuk paguan për të marrë provimin. Alkida Tako studente e anglishtes,

duke bërë një përmbledhje të problematikave kryesore është shprehur: “Në bashki punë-sohen vetëm militantët e Partisë Socialiste. Korrupsioni në shkolla sa vjen edhe shtohet. Këtë nuk mund ta mohojë askush. Pedagogët kërkojnë shuma të mëdha kundrejt dhënies së provimit. Punësimi është gjithashtu pro-blem madhor. Të gjithë vetëm premtojnë. Rrogat janë shumë të ulëta. Zhvillimi i kul-turës është i dobët. Problem për qytetin është edhe infrastruktura”. Korrupsioni është evi-dentuar si problem shqetësues edhe nga Elda Spahiollari, Valentina Goro dhe Arsida Peli-vari. Ato kanë shprehur shqetësim edhe për abuzimet me ndihmën ekonomike që sipas tyre jo vetëm që është shumë e vogël, por edhe shpërndahet në mënyrë të padrejtë. Një tjetër shqetësim i ngritur në tryezën e deba-

tit, ka qenë niveli i lartë i papunësisë. Gjergji Çite, Andrea Vasili, Erjon Pirgu, janë ndalur veçanërisht në këtë pjesë. “Problem i madh është papunësia. Rrogat janë shumë të ulta dhe çmimet janë rritur shumë. Korrupsioni është i lartë në arsim dhe shëndetësi. Ndihma sociale është për të ardhur keq, njerëzit në nevojë jetojnë në kushte çnjerëzore. Me gjithë këto probleme, ne nuk kemi si të bëhemi pjesë e BE-së”, është shprehur Erjon Pirgu. Xhani Demika student për Fizioterapi, është shprehur se korrupsioni është problemi krye-sor në Korçë. Sipas tij shqetësuese është edhe papunësia. Ai e ka cilësuar të pavend që gjatë sezonit turistik të bëhen rikostruksione në qy-tet. Kjo sipas tij e ka dëmtuar mjaft turizmin. “Po dëmtohet trashëgimia kulturore e qytetit, me argumentat se po rikonstruktohet”, është shprehur Demika. Në përfundim të takimit përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re Çerciz Loloçi ka premtuar se të gjitha shqetësimet e tyre, si dhe propozimet e dhëna nga të rinjtë korçarë do të jenë pjesë e platformës që do t’i drejtohet Kuvendit dhe institucioneve të tjera me fuqi vendimmarrëse. “Lëvizja Shqipëria e Re mendon se ka ardhur koha që shqetësimet e qytetarëve të marrin zë”, ka theksuar Loloçi.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 180

E DIELË, 02 SHTATOR 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kea studio kërkon të punësojë arkitekt. Të interesuarit të dërgojnë Cv në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Rruga e re në Hamallaj, Berisha: Ky investim do të ketë impakt të madh në turizëm!

Ligji anti-duhan, nisin gjobat, lokalet indiferente!

Një rrugë e re, që lidh fshatrat e bash-kisë së Sukthit dhe komunës së

Manzës me plazhet e gjirit të Lalzit është përuruar dje në prani të kryeministrit të vendit Sali Berisha. Kryeministri vlerësoi se rruga e re do t’i shërbejë veçanërisht turizmit të zonës. “Kjo rrugë do të ndikojë për ta kthyer territorin në një nga zonat më të bukura turistike të vendit. Rruga e re do të ndihmojë biznesin dhe do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Kryeministri Berisha, duke shtuar se punësimi i njerëzve është një nga objektivat madhore të qeverisë. Kreu i qeverisë theksoi se kriza e rëndë në BE dhe rajon nuk e ka prekur Shqipërinë pasi këtë e tregojnë investimet e një-pasnjëshme. “Do ketë investime që do e bëjnë Shqipërinë një superfuqi. Do t’i japim frymëmarrje të gjerë investimeve

në sektorin privat”, shtoi më tej Berisha. Sipas tij, investimet në rrugë rikthehen pesë herë më të mëdha në formën e të ardhurave që sjell zhvillimi.

"Që nga viti 2005 ne kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar afro 10 mijë km rrugë. Ulja e taksave ka sjellë gjithashtu shti-min me 2-3 herë të numrit të bizneseve. Që nga anëtarësimi i vendit në NATO, investimet e huaja janë rritur në masën 316 për qind", u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri Sali Berisha tha se turizmi po bëhet industria kryesore e vendit. Nga 300 mijë turistë në vitin 2004, aktualisht ne mirëpresim, sipas parashikimeve deri në 4.4 milion turistë.

Lidhur me rrugën e sapondërtuar kreu i qeverisë vuri në dukje se ky investim do të ketë impakt të madh në turizëm.

Për më tepër: www.77news.al

Edhe në këtë rikthim të radhës, procedurë që ndiqet prej 7 viteve, duhanpirja në

vendet publike ndodh sikur asnjëherë të mos kenë vepruar kontrollet. Edhe pas kriti-kave të OBSH se ligji anti-duhan ka mbetur pas në kohë, Kryeministri Berisha kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë që ligji nuk ka qenë efektiv, duke kërkuar mobilizimin e këtij institucioni.

Më herët, Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, pak kohë pasi mori detyrën si kreu i kësaj ministrie kërkoi rikthimin e task-forcës anti-duhan. Ministri i Shëndetësisë

u duk i prerë për këtë mobilizim, duke i kërkuar autoriteteve shëndetësore referimet përkatëse. Task-forca anti-duhan drejtohet nga eksperti Roland Shuperka dhe përbëhet nga 10 anëtarë.

Më 1 shtator fillonte puna në terren, ku baret dhe restorantet janë të lajmëruar të mos lejojnë konsumimin e duhanit, por në të vërtetë asgjë nuk e ka ndryshuar situa-tën. Madje gjobat dhe penalitetet nuk janë vendosur më. I kontaktuar kreu i kësaj task-force, Shuperka tha se puna po vazhdon me paralajmerimet jashtë Tirane, por që sipas

tij ky ligj do të funksionojë.Në të vertetë, panorama në kryeqytet

është e njëjtë si më parë. Në bare dhe në res-torante pihet qetësisht duhan edhe pse dre-jtuesi i task-forcës është shprehur se gjoba nuk do të falet dhe se pronarët nuk mund të apelojnë pranë institucioneve shëndetësore.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, edhe 1 shatori i caktuar si data kur fillonte puna në terren është lënë mënjanë, duke parala-jmëruar se nuk do të funksionojë as në këtë përpjekje të radhës.

Për më tepër: www.77news.al

Kryeministri Berisha

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 180

E DIELË, 02 SHTATOR 201277 NEWS

Lavanteria «W CENTER» kërkon të punësojë punonjese lavanterie. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 04 2404334 /Për më tepër: www.njoftime.com

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet në Shkollën e Mesme "Vitrina".

Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 80 euro deri më datë 03.09.2012

Me profilet: -E Përgjithshme, -Mjekësore, -Ekonomike, -Hoteleri - Turizëm, -Elektronike

Kjo ofertë vlen vetëm për 37 personat e parë të regjistruar deri më datë 03.09.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

SOCIALEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Mosha e tretë, demografi Telo: Duhet të plotësohet projektligji për të moshuarit!

Projektligji “Për kujdesin ndaj personave të moshës së tretë”, i cili para se të mirato-het në parlament (po diskutohet edhe me shoqërinë civile), sipas Ilia Telos, Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Demografëve, është një nismë pozitive, pasi të moshuarit për-fitojnë një sërë të drejtash, por gjithsesi ka nevojë të plotësohet. Sipas demografit të njohur shqiptar në këtë projektligj duhet të përcaktohet “rishikimi i ligjit të sigurimeve shoqërore”, si dhe të përcaktohet niveli i minimumit jetik për gjithë popullsinë e në mënyrë të veçantë për të moshuarit. Si e shihni ju në përgjithësi nismën në lidhje me hartimin e projektligjit “Për kujdesin ndaj personave të moshës së tretë”?

Së pari dua të them një proverbë shqip-

tare: “Më mirë vonë se kurrë”, pasi kemi rreth 10 vjet që kemi kërkuar një projektligj të tillë e tashmë erdhi koha. Përvoja në botë e veçanërisht në SHBA është që personat e moshës së tretë gëzojnë privilegje, kurse në Shqipëri kjo pjesë e popullsisë është e diskriminuar. Emancipimi i shoqërisë përcaktohet nga qëndrimi që mban gjithë shoqëria ndaj moshës së tretë. Cilat janë disa nga të drejtat ligjore që përfitojnë të moshuarit?

Sipas projektligjit disa nga të drejtat janë, pensioni i 13-të, që do të thotë rritje e pen-sioneve rreth 8 për qind, udhëtimi falas i të moshuarve në transportin urban, disa lehtësira në shërbimin shëndetësor, të cilat ata aktualisht i përfitojnë, si dhe ngritja dhe zgjerimi i qendrave ditore.Fatura e këtij ligji parashikohet që të jetë rreth 6 miliardë lekë të vjetër çdo vit, që do të shkojnë në favor të personave të moshës së tretë, mendoni se është një shifër e përballueshme nga buxheti i shtetit?

Unë mendoj që shoqëria i ka borxh mo-shës së tretë, që kjo shtresë e shoqërisë ka punuar dhe ka përfituar shumë pak. Por të tregohemi të sinqertë, qeveria në fuqi, gjatë dy legjislaturave, ka rritur pensionet në mënyrë të konsiderueshme, në qytet e sidomos në fshat dhe kjo rritje është më e madhe sesa inflacioni, kjo tregon se është rritur pensioni i vërtetë, megjithatë Shqipëria vazhdon të ketë nivele shumë të

ulëta, 4-5 herë pensione më të ulëta sesa në Greqi, e shumë herë më të ulëta në vende të tjera të Bashkimit Europian. Pse themi që pensionistët janë të diskriminuar? Sepse pensioni mesatar është rreth 28 për qind krahasuar me pagën mesatare në sekto-rin publik, kur më parë ishte 70 për qind. Gjithashtu në Shqipëri rreth 60 për qind e pensionistëve marrin pension minimal ose pranë minimalit. Mendoj nëqoftëse nuk mungon vullneti politik kjo kosto e faturës financiare të ligjit është e përballueshme. Mund të gjenden mënyra nëpërmjet luftës kundër korrupsionit, rritjes së punësimit etj. A mendoni që ky projektligj ka nevojë për rishikim dhe sa do të ndikojë ai në mirëqenien e personave të moshuar?

Zbatimi i këtij ligji do të ndikojë në mirëqenien e pensionistëve. Megjithatë unë sugjeroj që pjesë përbërëse në kërkesat e plotësimit të projektligjit duhet të jetë, rishikimi i ligjit të sigurimeve shoqërore, (ku të caktohet afat) me pjesëmarrjen e ins-titucioneve shtetërore, të shoqërisë civile, të sindikatave, botës akademike etj. Gji-thashtu të përcaktohet niveli i minimumit jetik si për gjithë popullsinë e në mënyrë të veçantë për të moshuarit. Ky tregues nuk ekziston zyrtarisht. Mbi këtë bazë do të përcaktohet cila është popullsia e varfër, e më pas reduktimi gradual i saj.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Ilia Telo

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 180

E DIELË, 02 SHTATOR 2012 77 NEWS

Electronic Line Apple kërkon të punësojë shitëse. Të interesuarat të dërgojnë Cv me foto në adresën: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Korçë!

Petraq Petro: Duhet përkrahje për njerëzit në nevojë!

Punësimi dhe mbështetja e njerëzve në nevojë, janë dy nga problematikat krye-

sore që shqetësojnë qytetin e Korçës. Këto problematika bëhen të ditura për “77 News”, nga qytetari i Korçës, Petraq Petro. Ai shpre-het se investimet tek baxhot, leshpunuesja dhe rrobaqepësitë janë alternativat që mund të shfrytëzohen për hapjen e vendeve të reja të punës.

Z. Petro përgëzon nismën e Lëvizjes Shqipëria e Re për organizimin e tryezës së rrumbullakët me temë: “Arsimi, punë-simi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”.

Si paraqitet niveli i punësimit në Korçë?Niveli i punësimit në Korçë është i dobët.

Po të ishin industritë që ka patur dikur Kor-ça, do të ishte shumë mirë me punësimin. Të paktën janë disa kompani konfeksionesh greke ku punojnë gratë, sepse për burrat këtu është shumë e vështirë për punë. Cilat janë potencialet e Korçës që mund të shfrytëzohen për të hapur vende të reja pune?

Të gjitha janë prishur. Kombinati i triko-tazhit dhe uzina e instrumentaleve janë kthyer në rrënojë. Tani vetëm investimi tek baxhot, leshpunuesja dhe rrobaqepësitë

mund të shfrytëzohen për të hapur vende të reja pune. Cilat janë problematikat e arsimit që kanë nevojë për përmirësim?

Arsimi është mirë. Nuk kam informa-cione për problematika në këtë sektor. Jam i kënaqur nga arsimi. Mendoj se është në nivel të lartë. Shërbimet sociale a janë në nivelin e duhur?

Në këtë pjesë dua të ndalem edhe më tepër. Ajo që më shqetëson është mungesa e përkrahjes nga shteti për familjet në nevojë. Njoh familjarë të papunë, të cilëve i është ndërprerë edhe ndihma sociale. Kjo nuk është e drejtë. Shteti duhet të mendojë për këtë kategori. Nëse në familje nuk punon asnjë, ku do të hanë këta njerëz?!Lëvizja Shqipëria e Re organizoi një tryezë debati me të rinjtë e Korçës, ku diskutoi për problematikat në këto fusha dhe u mblod-hën idetë dhe propozimet e të rinjve për zgjidhjen e tyre. Këto ide dhe propozime do të jenë pjesë e një platforme konkrete që do t’i adresohet edhe institucioneve me fuqi vendimmarrëse. Mendoni se një nismë e tillë mund të ndikojë pozitivisht?

Mendoj se këto tryeza duhet të bëhen. Unë mendoj se do të ndikojë pozitivisht. Pas 22 vitesh demokraci, ka ardhur koha që dikush të bëjë diçka dhe të mendojë për këtë popull.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Petraq Petro

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 180

E DIELË, 02 SHTATOR 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Në Kinë zbulohet instrumenti më i lashtë astronomik në botë!

Kodet sekrete të Illuminatit!

Alb Pastrim kërkon të punësojë punonjese pastrimi. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 069 60 58 155/Për më tepër: www.njoftime.com

Një eksplorim në shoqëritë më sekrete të botës. Lapis Exillis, guri që quhet

dhe Grali nga Illuminatët, ka influencuar historinë botërore për shekuj me radhë. Ky kod është subjekti i këtij dokumentari

origjinal dhe shumë kontradiktor. Duke i mbijetuar rrëmbimeve të mbuluara nga hija e vdekjeve misterioze dhe nga torturat e ndryshme, këshilltari ndërkombëtar mbi shërbimet sekrete dhe njëkohësisht kod-thyesi Louis Buff Parry, del në skenë pas më tepër se tre dekadash kërkimesh në bren-dësi të shoqërive sekrete më të rëndësishme dhe arkane të botës. Emëruesi i përbashkët i këtyre shoqërive sekrete ishte obsesioni për të patur një gur antik të veçantë, të ashtëquajtur Lapis Exillis, guri i njohur si Grali, i zbuluar së fundmi në vitin 1743. Duke përmendur studiues të mëdhenj, themeluesit e hershëm të shkencës dhe

luminarë të fuqishëm të së kaluarës, Louis Buff Parry sjell bashkë copëzat e një histo-rie të mrekullueshme të mbështetur nga fakte të rëndësishme, duke qenë të sigurt që do të ndryshojnë përfundimisht dhe rrënjësisht këndvështrimin tuaj mbi his-torinë, përgjithmonë. Lapis Exillis është një udhëtim në zbulim të së vërtetës, misterit, vrasjeve dhe lëndimit të përhershëm që rrethon ngjarjet dramatike mbas kësaj his-torie të mirëmenduar dhe zbulon se si kjo copë guri ka influencuar fuqitë qendrore që qeverisin fatin e vërtetë të qytetërimit perëndimor.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Një objekt i lashtë i gjetur 35 vjet më parë në një varr të dinastisë Han, në

qytetin Fuyang (Kinë), mund të jetë një gnomon (instrument) për matjet astrono-mike. Deri tani ka qenë etiketuar si “objekt për qëllime të pazakonta”.

Ekipi i Yunli Shi, një profesor në De-partamentin e Historisë së Shkencës dhe Arkeologjisë, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, ka hedhur idenë që objekti është një gnomon i veçantë që duke përdorur një palë disqe lacquered, ka funksionuar si një pajisje ekuatoriale për të përcaktuar pozicionin e trupave qiel-lorë. Të dyja janë instrumentet më të vje-tra astronomike të matjes së informacionit më të saktë mbi të dhëna të ndryshme që ende shihen në gjithë botën. Rezultatetet u paraqiten në revistën Shkenca dhe Natyra me titull “Studime dhe Histori”.

Shkencëtarët kanë vënë në dukje se ky gnomon është një mjet tipik i përdorur

nga astronomët e lashtë kineze,në përcak-timin e ardhjes së stinëve duke përdorur modelin me hijen e diellit të mesditës.

Gnomoni(instrumenti) nga varri e Xia-hou Zao ka dy pjesë dhe është simetrik i përkryer. Nëse ai ishte i vendosur në drejtimin jug-veri, dielli i mesditës do të lëshonte një hije mbi një tavolinë vertikale në gjysmën veriore në tre pozicione fikse mbi model, duke na lejuar për të llogaritur në mënyrë të përsosur si solsticin veror, atë dimrit si dhe ekuinoksin e vjeshtës.

Mosha e këtij objekti daton në shek II p.e.s. dhe është 2200 vjet!

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 180

E DIELË, 02 SHTATOR 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Jeta në çift do jetë harmonike sot. Do flisni qetësisht dhe për gjithçka me atë që keni në krah.

Demi: Financat do jenë të favorshme, por shmangni transaksionet e mëdha.

Binjakët: Në përgjithësi kjo ditë do jetë e qetë për jetën tuaj në çift. Klimë e favorshme edhe për beqarët.

Gaforrja: Yjet do iu bëjnë sot të trego-heni të kujdesshëm me financat dhe me shpenzimet.

Luani: Nëse jeni në çift, lidhja juaj do kalojë një ditë jo shumë të qetë. Mos u druani, lërjani gjërat kohës.

Virgjëresha: Gjatë kësaj dite do luftoni shumë që të stabilizoni sektorin e finan-cave. Me pak mundim do ia dilni mbanë.

Peshorja: Çiftet do përjetojnë emo-cione. Së bashku me partnerin do filloni të mendoni më tepër për të ardhmen.

Akrepi: Përsa iu përket financave, situa-ta do jetë më e mirë dhe ju mund të kryeni transaksione të rëndësishme.

Shigjetari: Marsi dhe Dielli do ndiko-jnë në jetën tuaj në çift. Marrëdhënia me partnerin do bazohet tek mirëkuptimi dhe besimi.

Bricjapi: Ambienti yjor premton për-mirësim të buxhetit. Do të përmirësohen financat.

Ujori: Marrëdhënia me partnerin do jetë e kënaqshme sot dhe do rrethohet nga sensualiteti dhe bashkëpunimi.

Peshqit: Ka rrezik që sot të lindin disa mosmarrëveshje me atë që keni në krah. Mundohuni të falni më shumë.

Orges Dervishi: Te ‘‘Vitrina’’ gjeta staf pedagogjik të përgatitur!

Bar Arsnova kërkon të punësojë kameriere. Të interesuarat të dërgojnë Cv me foto në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Orges Dervishi studion në degën Shkenca Politike në vitin e parë në

universitetin ‘‘Vitrina’’, në kuadër të pro-jektit “Vitrina në familje” ne kemi vizituar familjen e Orgesit, për t’i pyetur nga afër sesi ka rezultuar shkollimi i djalit të tyre në universitetin “Vitrina”. Mund të them që më ka pëlqyer politika që kur kam qenë vetëm një fëmijë, shprehet Orgesi, tek uni-versiteti “Vitrina” në fillim më tërhoqi oferta mjaft ekonomike, por edhe mje-

diset ku zhvillohej mësimi pasi dukeshin me standard të larta. Por tani pas një viti studimi në degën e Shkencave Politike, Orgesi është i aftë të zbulojë për ne edhe aspekte të tjera të shkollimit. “Ka qenë një vit ku kam mësuar shumë, sepse stafi peda-gogjik është tepër i përgatitur. Universiteti “Vitrina’’ ka si pikë të fortë mësimdhënien e shkëlqyer, që dhe po të mos duash të bën të mësosh dhe të futesh në rrjedhën e stu-dimit’’, shprehet Orgesi. Gjatë intervistës Orgesi na flet edhe për aktivitetin “People to People”, të universitetit “Vitrina”, nga i cili Orgesi ka mbetur shumë i kënaqur dhe ka mësuar gjëra të vlefshme, jo vetëm nga programi i këtij projekti, por edhe nga personalitetet e ndryshme të ftuar në të, që paraqitën eksperiencat e tyre në fushat përkatëse. Orgesi punon në një restorant, duke qenë se ai ka përfunduar shkollën e mesme profesionale, në drejtimin e Hote-leri-Turizmit, por edhe sepse i pëlqen të merret edhe me këtë punë. Motra e Orge-sit, Alba na tregon në lidhje me marrëd-hënien motër-vëlla. Si të gjithë fëmijët në një familje, kemi edhe ne “konflikte”, por Orgesi për mua është dashuri e madhe, na tregon Alba. “Që prej nisjes së studimeve te universiteti “Vitrina”, Orgesi është bërë një fëmijë, vëlla por edhe djalë më i mire”, shprehet Alba.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Orges Dervishi

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 180

8 E DIELË, 02 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 270 euro deri më datë 03.09.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 03.09.2012

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Mirësevini në bujtinën e Luce Shqutaj në Vermosh!Turizmi në Vermosh, aty ku mund të përjetosh një pjesë të jetës autentike të fshatit!

Vermoshi është një ndër fshatrat më të lartë dhe më të bukur në terri-

torin e Shqipërisë, një fshat i mbushur me turistë të shumtë nga krahina dhe ra-jone të ndryshme. Mu në qendër të kësaj mrekullie është e ndërtuar shtëpia mik-pritëse Luce Shqutaj, një shtëpi e rrethuar nga një dekor i mrekullueshëm pemësh, lulesh, ajri të pastër e të freskët. Një eks-periencë me të vërtetë unike, bujtinë në rajonin më verior të Shqipërisë me një pamje mahnitëse. Kjo është një bujtinë për vizitorët që janë të interesuar për të përjetuar jetën autentike në këtë zonë të bukur rurale me zakone dhe mikpritjen e ngrohtë. Ky han është i përbërë nga katër dhoma dhe dymbëdhjetë shtretër, e ako-moduar dhe përshtatur shumë mirë për të rritur dhe fëmijë. Numri i kontaktit i kësaj bujtine është tel: 00 355 693164310 dhe ndodhet në qendër të këtij fshati. Zona e Vermoshit është e përmendur për cilësinë e lartë të bulmetrave. Shquhen më së shumti kullotat në stanet e Seferçes, i cili është edhe skaji më ekstrem verior i Republikës së Shqipërisë nga ku me-rret edhe ushqimi që shërbehet në këtë bujtinë. Gjithçka që konsumohet këtu është bio, ushqim tradicional i zonës, ku spikatin djathë lope, djathë dele, gjalpë, vezë, djathë i zier, djathë i shkrirë, mish derri, mish qengji, patate, kaçamak, ferlik, mish lepuri të egër, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania dhe petullat me mjaltë. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe pemët frutore që rriten në oborrin e kësaj shtëpie -han si qershia, kumbulla e zezë, molla dhe dardha. Fsh-ati ndodhet në një zonë malore e kri-

juar nga lumi Vermosh dhe shquhet për pamjet e bukura dhe rreshjet e borës. Një avantazh ky që iu ofron mundësi argëtimi të apasionuarve për ski dhe ngjitje alpine të ndihmuar edhe nga stafi i kësaj bujtine. Aktivitete argëtuese të tjera që ofrohen për pushuesit nga kjo bujtinë dhe stafi

i saj janë dhe shoqërimet në mal, shëti-tje në Bjeshkët e mrekullueshme, gjueti dhe peshkim, shëtitjet në luginat e thella alpine (të Lëpushës dhe Cemit), turet e biçikletave malore etj.

Nga Olta ZhillaPër më tepër: www.77news.al